34
UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I STUDIMEVE PROFESIONALE DEPARTAMENTI I MJEKËSISË MASTER PROFESIONAL: INFERMIERI KIRURGJIKALE PEDAGOG UDHËHEQËS :VIOLETA ZANAJ VITI: 2012-2014 TEMË DIPLOME: KANCERI I LEKURËS PUNOI : ALBANA BALLIU

UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I ...‹S.pdf · universiteti “aleksandËr moisiu” durrËs fakulteti i studimeve profesionale departamenti i mjekËsisË

  • Upload
    others

  • View
    11

  • Download
    3

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I ...‹S.pdf · universiteti “aleksandËr moisiu” durrËs fakulteti i studimeve profesionale departamenti i mjekËsisË

UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS

FAKULTETI I STUDIMEVE PROFESIONALE

DEPARTAMENTI I MJEKËSISË

MASTER PROFESIONAL: INFERMIERI KIRURGJIKALE

PEDAGOG UDHËHEQËS :VIOLETA ZANAJ

VITI: 2012-2014

TEMË DIPLOME:

KANCERI I LEKURËS

PUNOI: ALBANA BALLIU

Page 2: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I ...‹S.pdf · universiteti “aleksandËr moisiu” durrËs fakulteti i studimeve profesionale departamenti i mjekËsisË

2

DEKLARATË STUDENTORE

Nën përgjegjësinë time deklaroj se ky punim është shkruajtur prej meje, nuk

është prezantuar asnjëherë përpara një institucioni tjetër për vlerësim dhe

nuk është botuar i tëri ose pjesë të veçanta të tij. Punimi nuk përmban

material të shkruar nga një person tjetër përveç rasteve të cituara dhe

referuara.

Albana Balliu

Page 3: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I ...‹S.pdf · universiteti “aleksandËr moisiu” durrËs fakulteti i studimeve profesionale departamenti i mjekËsisË

3

Falenderime

Një punim diplome është një punim dhe shkrim akademik, që ka një strukturë dhe një

qëllim të caktuar. Për realizimin e kësaj teme diplome shpreh mirënjohjen dhe

falenderim te vecantë për udheheqësin tim te diplomës Pedagoge Violeta Zanaj,e cila me

asistencën dhe ndihmën e dhënë në zhvillimin e punimit duke filluar që nga ndihma për

rekomandimin e literaturës,ndihmën për ndarjen dhe organizimin e kapitujve si dhe

mbeshtjetjen e saj për cdo paqartësi apo kërkese nga ana ime. Gjithashtu falenderoj

stafin pedagogjik të Universitetit Aleksandër Moisiu Durrës,për mbështjen e dhënë gjatë

këtij viti akademik.

Page 4: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I ...‹S.pdf · universiteti “aleksandËr moisiu” durrËs fakulteti i studimeve profesionale departamenti i mjekËsisË

4

Përmbajtja

Kapitulli 1

Hyrje 1

-Anatomia e lëkurës........................................................................................................8

1.1 Shtresat që e përbëjnë..............................................................................................8

-C’është kanceri i lëkurës?..............................................................................................9

-Shenjat dhe simptomat e tij..........................................................................................10

-Stadifikimi i kancerit....................................................................................................11

-Etiologjia.......................................................................................................................11

-Epidemiologjia..............................................................................................................12

-Metodat diagnostikuese................................................................................................13

Kapitulli 2

-Klasifikimi.....................................................................................................................13

2.1Karcinoma bazocelulare.............................................................................................13

2.2Karcinoma skuamocelulare........................................................................................16

2.3Melanoma malinje......................................................................................................16

Kapitulli 3

-Rast klinik.....................................................................................................................22

3.1Vlerësimi infermieror................................................................................................23

3.2Diagnozat infermierore.............................................................................................23

3.3Pritshmëritë...............................................................................................................23

3.4Ndërhyrjet infermierore.............................................................................................24

Kapitulli 4

-Trajtimi i kancerit të lëkurës........................................................................................25

4.1Trajtimi kirurgjikal...................................................................................................25

4.2Radioterapia.............................................................................................................25

4.3Kemioterapi..............................................................................................................26

--Imunterapi...................................................................................................................26

--Photodynamic.............................................................................................................26

Kapitulli 5

-Edukimi shëndetsor.....................................................................................................27

Kapitulli 6

-Statistika.......................................................................................................................28

-Referenca......................................................................................................................32

-Konkluzion....................................................................................................................33

-Rekomandime...............................................................................................................33

Page 5: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I ...‹S.pdf · universiteti “aleksandËr moisiu” durrËs fakulteti i studimeve profesionale departamenti i mjekËsisË

5

Akronimet:

RREZET UV : Rrezet ultraviolet

TNM :Stadifikimi i tumorit ku T(përhapja e tumorit), N(invadimi i nyjeve

limfatike),M(metastazat e pranishme)

MM :Melanoma Malinje

ABCDE :Ku A(Asimetria e lezioneve), B(Kufij jo të rregullt), C(Ndryshim në

ngjyrë), D(Diametri mbi 6 mm), E(Evolucioni, zmadhimi).

LDH :Laktat dehidrogjenaza

SPF :(Solar-protection-factor)

PDT : Fotodinamik(një ndër mënyrat e trajtimit të kancerit të lëkurës)

Page 6: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I ...‹S.pdf · universiteti “aleksandËr moisiu” durrËs fakulteti i studimeve profesionale departamenti i mjekËsisË

6

Hyrje

Termi kancer përdoret për të përkufizuar një rritje anormale mbi nivelin e lëkurës, e cila mund

të jetë me natyrë beninje ose malinje.

Epidemia e kancerit të lëkurës prek njerëzit në të gjithë botën . Kongresi Botërornë kancerit të

lëkurës është një pjesë integrale e përpjekjeve ndërkombëtare të Fondacionit për të luftuar

sëmundjen . Kongresi Botëror mbahet në vende të ndryshme çdo dy vjet dhe është sponsorizuar

bashkarisht nga Fondacioni per Kancerin e Lëkurës si edhe organizatat dermatologjike . Që nga

viti 1983 Kongresi ka mundësuar mjekëve për të bashkëvepruar me fakultete të shquara

ndërkombëtare për të mësuar në lidhje me parandalimin , diagnostikimin dhe trajtimin e të

gjitha llojet e kancerit të lëkurës.

Kongresi Botëror jo vetëm që bashkon mjekë nga bashkësia ndërkombëtare ,por përhap

mesazhet në media(gazeta,televizione,radio,revista)rreth kancerit,kjo ndihmon në absorbimin e

informacionit nga një masë e gjerë e popullatës.

Page 7: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I ...‹S.pdf · universiteti “aleksandËr moisiu” durrËs fakulteti i studimeve profesionale departamenti i mjekËsisË

7

Abstrakt

Ky studim është bazuar në statisikat e marra ne Spitalin Onkologjik Tiranë si dhe Spitalin

Rajonal Durrës,Klinika e Dermatologjisë.Kryesore në këtë studim është

shkaqet,shenjat,simptomat,metodat diagnostikuese si dhe trajtimi rezultativ i kancerit të

lëkurës. Me rëndësi është informimi i popullatës rreth mënyrave parandaluese të kancerit të

lëkurës(mosekspozimi në diell në orët ku rrezatimi diellor është i lartë,përdorimi i kremave me

SPF >30,i veshjeve mbrijtëse.Si dhe informimi rreth shenjava të para të kancerit si ndryshime

në ngjyrë apo madhësinë e nishaneve shoqëruar këto me kruajtje ndonjëhreë deri në gjakosje.

Në këtë punim prezantohen të dhëna statistikore,konkluzionet dhe rekomandimet e dala nga

këto të dhëna.

Page 8: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I ...‹S.pdf · universiteti “aleksandËr moisiu” durrËs fakulteti i studimeve profesionale departamenti i mjekËsisË

8

Anatomia e lëkurës

ëkura është organi më i madh i trupit.Ajo mbron nga nxehtësia,dielli,plagosjet,

infeksionet.Ndihmon për

të rregulluar temperaturën

trupore, prodhon vitaminën D.

Lëkura ka tre shtresa:

Epiderma, që është shtresa

e jashtme,e përbërë nga

qelizat skuamoze, qelizat

bazale qe gjenden nën

qelizat skuamoze dhe

melanocitet.

Derma, që përmban enë

gjaku, enë limfatike,

folikujt e qimeve,

glandula. Disa nga këto

glandula prodhojnë djersë,

që ndikon në rregullimin e

temperaturës së trupit.

Melanocitet,prodhojnë melaninën, pigmentin që i jep lëkurës ngjyrën natyrale.Kur lëkura

ekspozohet në diell melanocitet prodhojnë më shumë pigment.

Hipoderma, ose indi subkutan është një shtresë dhjamore që përmban enë më të mëdha

gjaku,nerva,përmban edhe enë limfatike.

L

Page 9: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I ...‹S.pdf · universiteti “aleksandËr moisiu” durrËs fakulteti i studimeve profesionale departamenti i mjekËsisË

9

C’është kanceri i lëkurës?

Termi kancer përdoret për të përkufizuar një rritje anormale mbi nivelin e lëkurës, e cila mund

të jetë me natyrë beninje ose malinje. Tumoret e lëkurës sipas klasifikimit i ndajmë në dy lloje:

Tumore që prekin lëkurën dhe që origjinën e tyre primare e kanë nga shtresat sipërfaqësore të

saj.

Tumore që prekin anekset e lëkurës. Zakonisht kancerat e lëkurës zhvillohen në epidermë,e

cila është shtresa më e jashtme e lëkurës dhe tumori shihet qartë. Kjo bën që sëmundja të kapet

që në stadet e para të saj.

Shenjat dhe simptomat: Është një

patologji që zhvillohet ngadalë, pacientët

prezantojnë:-Ndryshime në simetri,kufij,ngjyrë

dhe diametër,gjithashtu shfaja e këtyre

lezioneve mund t’i shkaktoj pacientit

dhimbje,kruarje,ndonjëhrë gjakosje dhe

formimin e krusteve.

Ndryshime në simetrinë e nishaneve, në

rastet beninje lezionet janë kryesisht në

harmoni dhe simetrike, në rastet malinje

janë asimetrik.

Lezionet benjinje kanë kufij të rregullt

në lëkurë,ato malinjet janë të çrregullta,ndonjëhrë dhe të ngritura në lëkurë.

Tumoret malinje mund të jenë në ngjyrë kafe e errët në të zezë,tumoret benjinje janë

më të hapura në ngjyrë.

Melanomat arrijnë një diameter mbi 6mm,nën këtë diametër tumori mund të jetë

benjinj.

Page 10: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I ...‹S.pdf · universiteti “aleksandËr moisiu” durrËs fakulteti i studimeve profesionale departamenti i mjekËsisË

10

Stadifikimi i kancerit të lëkurës

Për të përcaktuar stadin e tumorit përdoret sistemi TNM,ku T(përhapja e tumorit),N(invadimi i

nyveve limfatike,M(metastazat e pranishme).

T0: Nuk ka prani të tumorit

T1: Tumori nuk është më tepër se 1mm

T2: Tumori është midis 1 dhe 2mm

T3: Tumori është midis 2 dhe 4mm

T4: Tumori është më i madh se 4mm

Tx: Shtrirja e tumorit nuk mund të gjykohet

N0: Nuk ka nyje limfatike të invaduara

N1: Është invaduar një nyje limfatike

N2: Janë invaduar 2-3 nyje limfatike

N3: Janë invaduar katër ose më shumë nyje limfatike

Nx: Invadimi i nyjeve limfatike nuk mund të gjykohet

M0: S’ka prani të metastazave

M1: Ka metastaza në organe të tjera si pulmone dhe coste

Mx: Prania e metastazave nuk mund të gjykohet

Page 11: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I ...‹S.pdf · universiteti “aleksandËr moisiu” durrËs fakulteti i studimeve profesionale departamenti i mjekËsisË

11

Etiologjia

1. Rrezet ultraviolet (UV):

Mbiekspozimi në rrezet ultraviolet

është shkaku kryesor i tre llojeve

të kancerit të lëkurës. Melanoma

lidhet me ekspozimin e gjatë në

diell gjatë fëmijërisë.

2. Rajoni gjeografik:Lidhet me

shpërndarjen e rrezeve UV.Rreziku më i madh është në vendet afër ekuadorit.

3. Hollimi i shtresës së ozonit:Kjo ka ardhur si pasojë e clirimit të klorofluorokarboneve.

Reduktimi 1% i shtresës së ozonit rrit 10% rrezikun për kancer.

4. Tipi i lëkurës: Personat me ngjyrë të hapur të lëkurës, biondët kanë më shumë rrezik.

5. Trashëgimia:Nëse një familjar ka vuajtur nga kanceri i lëkurës rritet mundësia që të

zhvillohet kanceri.

6. Lezionet e mëparshme: Lezionet e mëparshme prekanceroze të lidhura me ekspozimin në

diell nëse janë lënë të patrajtuara cojnë në një rritje të riskut.

Epidemiologia

Popullsia e vendeve Nordike ka më shumë mundësi të zhvilloj kancer lëkure. Gjysma e këtyre

tumoreve është diagnostikuar tek pacientët mbi 72 vjec, dhe 51% janë diagnostikuar tek

meshkujt.Shumë pacientëgjatë jetës së tyre kanëpatur të paktën një tumor të lëkurës.

Page 12: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I ...‹S.pdf · universiteti “aleksandËr moisiu” durrËs fakulteti i studimeve profesionale departamenti i mjekËsisË

12

Si vendoset diagnoza?

Metodat diagnostikuese të kancerit të lëkurës:

Hapi i parë është marrja e historisë së pacientit,si ka qënë shenja e parë e shfaqur në

lëkurë,ngjyra e saj,ka ndryshuar në

madhësi ose në pamje,a ka pasur shenja të

tilla si dhimbje,kruarje,gjakrrjedhje?

Merret historia familjare për kancera të

mëparshëm.

Dermatoscopy,nëpërmjet saj përcaktohet

fillimi i kancerit,si dhe shihet lezioni për

karakteristikat e tij.

Biopsia është një procedurë standarte,ku

merret një material lëkure dhe dërgohet

në laborator për tu parë me mikroskop.

Biopsia mund të jetë incizionale dhe ekscizionale,realizohet me anestezik locale.

-- Biopsia incizionale heq vetëm një pjesë

të tumorit dhe studion qelizat.

--Biopsia ekscizionale heq të gjithë

masën,ka edhe efekt trajtues.

Tomografia e kompjuterizuar,përdor rreze X

për të dhënë imazhe të detajuara të

trupit,ndihmon dhe për vizualizimin e

metastazave

Rezonanca magnetike është metodë e mirë

diagnostikuese

PET scan tregon nëse kanceri është përhapur në nyjet limfatike ose pjesë të tjera të

trupit.Kjo realizohet përmes injeksionit të sheqerit radioaktiv,qelizat kanceroze

konsumojnë më tepër glukozë krahasuar me ato normalet dhe kështu mund të

vizualizohen.

Page 13: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I ...‹S.pdf · universiteti “aleksandËr moisiu” durrËs fakulteti i studimeve profesionale departamenti i mjekËsisË

13

Analizat e gjakut,bëhet testi për nivelin e LDH(laktat dehidrogjenaza)ky i fundit është i

lartë tregon që sëmundja mund të ketë metastazuar dhe trajtimi është i vështirë.

Testet kimike bëhen për të parë funksionin e heparit,reneve dhe të palcës së kockave.

Klasifikimi:

1.Karcinoma Bazocelulare

2.Karcinoma Skuamocelulare

3.Melanoma Malinje

-- Të dy llojet dhe karcinoma bazocelulare dhe ajo skuamocelulare janë të njohur si kancera jo

melanomë të lëkurës.

-- Rrallë janë metastasike,por mund të japin destruksione lokale të vazhdueshme dhe mund të

përfshijnë zona të gjera të indit të butë, kartilagos dhe kockës.

-- Kanë prognozë të mirë.

-- Diagnostikimi i qelizave bazale kancerozedhe qelizave skuamoze kanceroze bazohet vetëm

në klinikë.Kur ka dyshime në klinikë bëhët një biopsi preoperative.

Karcinoma Bazocelulare:

Është kanceri më i shpeshtë i lëkurës. Një në tre raste të reja kanceresh të diagnostikuar është

kancer lëkure dhe në pjesën më të madhe të rasteve janë karcinoma bazocelulare. E merr

origjinën nga qelizat bazale, të cilat gjenden në pjesën e poshtme te epidermës.

Incidenca:

Deri pak kohë më parë, pjesa më e prekur ishin personat në moshë madhore, veçanërisht burrat

qe kishin punuar ne ambjente te ekspozuara ndaj rrezatimit.

Ne dekadat e fundit numri i rasteve të reja është rritur çdo vit, edhe mosha mesatare e fillimit

te patologjise është ulur në mënyrë konstante.Megjithëse tashmë semundja shfaqet tek grate,më

frekuente se në të kaluarën, akoma burrat vazhdojnë të përbëjnë pjesën më të madhe të rasteve.

Page 14: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I ...‹S.pdf · universiteti “aleksandËr moisiu” durrËs fakulteti i studimeve profesionale departamenti i mjekËsisË

14

Shkaku kryesor:

Ekspozimi kronik ndaj rrezatimit diellor është shkaku i pothuajse të gjitha karcinomave

bazocelulare, të cilat shfaqen më me frekuence në pjeset e ekspozuara të trupit: në fytyrë,

veshë, qafë, skalp, shpatulla dhe kurriz.Megjithatë ndonjëherë, tumori shfaqet edhe në zona jo

te ekspozuara.

Në një numër të vogel rasteshjanë faktorë që kontribuojnë për të shkatuar këtë sëmundje:

-- Kontakti me arsenikun,

-- Ekspozimi ndaj radiacionit

-- Komplikacionet e djegieve

-- Cikatrice

-- Vaksinat

-- Tatuazhet inkluzive

Katër shenjat kryesore që shfaqen:

Lezion i hapur ose ulçer, që sanguinon, është e

supuruar, ose formon njëkruste dhe mbetet e hapur

për tre ose më shumë javë. Një lezion persistent, që

nuk cikatrizohet, është një shenjë e karcinomës

bazocelulare.

Një makulë e kuqe,ose zonë e irrituar, që

shfaqet shpesh në gjoks, kurriz, krahë apo

këmbë. Në disa raste kjo makulë formon një

kruste. Gjithashtu mund të shkaktojë ndjenjën

epickimit, pruritit ose dhimbjes. Në disa raste

mund të mos japi asnjë shqetësimi.

Page 15: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I ...‹S.pdf · universiteti “aleksandËr moisiu” durrËs fakulteti i studimeve profesionale departamenti i mjekËsisË

15

Bulë eritematoze, me një bordurë të

rrumbullakosur, lehtësisht të ngritur, dhe një fisurë

me kruste në qendër. Ndërkohë që ky lezion rritet

ngadalë, në sipërfaqen e tij mund të shfaqen vaza

sanguine të shkurtra.

Protuberancë me shkëlqim,ose një nodul si perlë

transluçid, në pergjithësi me ngjyrë të kuqe, rozë apo të

bardhë. Kjo protuberancë gjithashtu mund të jetë me

ngjyrë kafe të pjekur, tëzezë apo kafe të errët,

veçanërisht në personat me pigment të errët të lëkurës,

dhe mund te ngatërrohet me një makulë.

Tipet e trajtimit:

-Pas egzaminimit mjekësor, diagnoza e karcinomës bazocelulare konfirmohet me një biopsy,

proçedura e së cilës konsiston në ekstraksionin e një pjese materiali indor dhe egazminohet në

laborator me mikroskop.

N.q.s takohen qeliza tumorale, është i nevojshëm një trajtim, zakonisht kirurgjikal. Fatmirësisht

egzistojnë disa metoda efiakse për të trajtuar karcinomen.

Përzgjedhja e trajtimit varet nga:

1. Tipi i tumorit

2. Dimensionet e tumorit

3. Lokalizimi

4. Thellësia e penetrimit

5. Stadifikimi

Në pjesën më të madhe të rasteve trajtimi mund të realizohet pa qënë nevoja e hospitalizimit,

në një konsultore mjekësore apo klinike. Në përgjithësi përdoret anestezi lokale,për procedurat

kirurgjikale. Këto trajtime japin një dhimbje apo diskomfort minimal, dhe rrallë shoqërohet me

discomfort në vendin e interventit.

Page 16: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I ...‹S.pdf · universiteti “aleksandËr moisiu” durrËs fakulteti i studimeve profesionale departamenti i mjekËsisË

16

Karcinoma Skuamocelulare:

Është kancer i përhapur,700000 raste të

reja diagnostikohen cdo vit në SHBA.

Zakonisht shfaqet te personat që janë

ekspozuar për një kohë të gjatë ndaj

rrezeve të diellit,personat me ngjyre blu

të syve,flokë biond,ngjyrë të bardhë të

lëkurës.

Ekspozimi ndaj arsenikut dhe

insekticideve e rrit rriskun. Mund të

lokalizohet në kokë,ne qafë,në duar,në

kavitetin bukal si edhe në organet

genitale.

Shenja kryesore që prezanton pacienti është gungë e vogël e kuqe,ndonjëherë me luspa,e cila

jep kruarje shpeshherë edhe gjakosje.

Tipet e trajtimit:

Pasi diagnostikohet me anë të biopsisë merret vendimi për trajtimin e kancerit në varësi të

përmasave,lokalizimit të tij. Në pjesën me të madhe të rasteve preferohet heqja e masës

nëpërmjet ndërhyrjes kirurgjikale. Në periudhën postoperatore mundësia për të bërë

komplikacione është e ulët.

Melanoma malinje:

MM ndodh kur melanocitet bëhen

malinje.Shumica e këtyre qelizave

janënë lëkurë dhe kur melanoma fillon

në lëkurë quhet melanomë

kutane.Melanoma mund të ndodhi në

sy dhe quhet melanomë okulare ose

melanomë intraokulare.Më rrallë

Page 17: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I ...‹S.pdf · universiteti “aleksandËr moisiu” durrËs fakulteti i studimeve profesionale departamenti i mjekËsisË

17

melanoma mund të ndodhi dhe në meninge,traktin digestiv, limfonoduj, dhe në zona të tjera ku

gjenden melanocitet.Melanoma është një ndër kancerat më të zakonshëm.Mundësitë për tu

zhvilluar melanoma rritenme rritjen e moshës.Mund të ndodhi në cdo pjesë të lëkurës.Tek

meshkujt zakonisht ndodh tek shpatullat, në qafë dhe në kokë.Tek femrat zakonisht ndodh tek

ekstremitet e poshtme.Është e rrallë tek personat me lëkurë të errët dhe nësë ndodh tek këto

persona zakonisht zhvillohet në gishtat e këmbës dhe në pëllëmbën e dorës.

Këto qeliza kanceroze mund të përhapen në limfonoduj, hepar, pulmone, tru, dhe në këto raste

kemi të bëjmë me melanomë metastazike.

Patofiziologjia:

Ekspozimi ndaj rrezeve UV është shkaku kryesor i shfajes së melanomës. Ky rrezatim sjell

shtypjen e sistemit imunitar të lëkurës, induksionin e ndarjes qelizore dhe prodhimin të lirë

radikal. Radikalet e lira janë molekula shumë reaktive që prodhohen në organizëm si një efekt

anësor i metabolizmit, dhe si rezultat i ekspozimit ndaj toksinave në mjedis, si tymi i duhanit

dhe rrezatimi ultra-violet. Këto radikale të cliruara kërkojnë një lidhje elekronike për të

stabilizuar veten,ky proces dëmton ADN si dhe një pjesë të qelizave humane,ky mund të bëhet

shkak për shfaqjen e melanomës.

Shenjat që prezanton:

Shenjat primare (Majore):

Ndryshime në përmasat e një nishani, ai mund të zmadhohet.

Ndryshimi në formë, kufij jo të rregullt.

Ndryshimi në ngjyrë, bëhen më të errët, apo kanëkolore të ndryshme ndërmjet kafes dhe

të zezës.

Melanomat mund të jenë dhe të kuqe si pasojë e inflamacionit.

Shenjat sekondare (Minore):

Diametri, nishanet normale zakonisht janë më të vegjël se 6 mm

Inflamacioni

Kruarje dhe gjakosje

Ndryshime sensore

Page 18: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I ...‹S.pdf · universiteti “aleksandËr moisiu” durrËs fakulteti i studimeve profesionale departamenti i mjekËsisË

18

Personat që mund të preken:

Personat me rrezik më të lartë për melanomë janë:

Personat me shumë nishane

Lekura e bardhë

Kancer i mëparshëm

Histori familjare me melanomë.

A, B, C, D, E

A- Asymmetry (Asimetria e lezioneve)

B- Border irregular (Kufij jo të rregullt)

C- Colour change (Ndryshim në ngjyrë)

D- Diammeter (Diametri mbi 6 mm)

E- Elevation, Evolution, Enlargement (Ngritja e nivelit të lëkurës në atë zonë, evolucioni,

zmadhimi)

Stadet e melanomës:

Kur diagnostikohet melanoma mjeku duhet të di dhe stadin e zhvillimit përpara se të planifikoj

trajtimin. Stadifikimi do një kujdes shumë të madh, duhet të dihet sa thellëështë invaduar

lëkura, nëse qelizat kanceroze jane perhapur në limfonoduj apo pjesë të tjera të trupit. Mjeku

bën një ekzaminim fizik të kujdesshëm. Bëhen analizat laboratorike, ekzaminimet e tjera në

aparate dhe sisteme (radiografi, skaner).

Page 19: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I ...‹S.pdf · universiteti “aleksandËr moisiu” durrËs fakulteti i studimeve profesionale departamenti i mjekËsisË

19

Stadi 0: Në këtë stad qelizat kanceroze ndodhen vetëm në shtresën e sipërme, nuk kanë

invaduar në indet e thella.

Stadi 1: Tumori nuk është më shumë se 1 mm shtresa e jashtme e lëkurës, epiderma duket e

ulceruar ose tumori mund të jetë ndërmjet 1-2 mm por nuk ka ulceracion dhe qelizat kanceroze

nuk kanë krijuar metastaza në limfonoduj.

Stadi 2: Tumori është të paktën ndërmjet 1-2 mm, ka ulceracion ose tumori është më shumë

se 2 mm dhe mund të ketë ulceracion. Nuk ka metastaza në limfonoduj.

Stadi 3: Tumori ka metastazuar në indet e afërta pa kaluar në limfonoduj ose qelizat kanceroze

janë shpërndarë në një ose më shumë limfonoduj.

Stadi 4: Tumori ka metastazuar në organe, limfonoduj apo në zona të lëkurës larg nga origjina

e tumorit.

Gjatë periudhës preoperatore:

Periudha preoperatore është mjaft e rëndësishme për tëvlerësuar statusin fizik dhe psikologjik

të pacientit.

1. Duhet të bëhet një histori e plotë dhe një ekzaminim fizik i përgjithshëm i pacientit

lidhur me prezencën e dhimbjeve,balancën hidroelektrolitike,statusin

nutriocional,prezencën e infeksioneve,funksioni

kardiovaskular,pulmonary,renal,gastrointestinal,neurologjik,endokrin,imunologjik.

Merret informacion për historinë medikamentoze të pacientit. Rëndësi i jepet zakoneve

të shëndetit,operacioneve të mëparshme,sëmundjeve kronike si dhe historisë sociale të

tij (statusi civil,është i siguruar ose jo).

2. Bëhet vlerësim i detajuar i gjendjes së përgjithshme fizike dhe psikologjike të

pacientit,në mënyrë që të parandalohen komplikacionet postoperative.Përpara

operacionit pacienti duhet të jetë në kushte të mira fizike,të kuptojë natyrën e

operacionit dhe atë që e pret në periudhen postoperatore.

3. Bëhen analizat preoperatore, ekzaminimet e nevojshme si: EKG, radiografi, analizat

laboratorike.

4. Firmoset konsensusi për ndërhyrjen kirurgjikale.

Page 20: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I ...‹S.pdf · universiteti “aleksandËr moisiu” durrËs fakulteti i studimeve profesionale departamenti i mjekËsisË

20

Trajtimi i melanomës:

Terapia lokale dhe regionale,sistematike:

Terapi lokale, regionale dhe sistemike përdoren për të trajtuar melanomën.

Terapia lokale trajton tumoret primare në lëkurë.Kirurgjia eshtë një mënyrë e trajtimit lokal.

Terapia regionale përfshin heqjen e limfonodujve. Terapia sistemike realizohet nëpërmjet

interferoneve.

Trajtimi kirurgjikal. (Tipet e kirurgjisë)

1. Ekcizion i gjerë lokal. Kryhet nëse je diagnostikuar me melanomë pas biopsisë. Në

shumë raste duhet hequr më shumë lëkurë rreth melanomës. Në këtë lloj ndërhyrje

kirurgjikale një pjesë e lëkurës dhe indeve rreth melanomës hiqet, muskuli nuk preket.

Sasia e indeve qe hiqen varet nga thellësia.

2. Graft lëkure. Disa pacientë kërkojnë që të bëhet zëvendësimi i lëkurës mbi ekcizion.

Kjo pjesë lëkure quhet graft. Pjesa nga ku është marr grafti quhet “zona donore”.

Pse janë të rëndësishëm limfonodujt?

Qelizat kanceroze mund të shpërndahen në pjesë të tjera të organizmit nëpërmjet limfës apo

gjakut.Ato kalojnë në limfonoduj dhe kjo prezencë e qelizave kanceroze në limfonoduj indikon

se është një tip agresiv i kancerit. Një faktor i rëndësishëm në trajtimin e melanomës është të

dish nëse kanceri është prezent në limfonoduj dhe sa noduj janë prekur,kur kjo është prezent

rekomandohet ndërhyrja kirurgjikale.

Nëse gjatë ekzaminit fizik vërehen limfonoduj të zmadhuar rekomandohet një

procedurë(aspirohet me një shiringë) kjo procedurë kryhet para ndërhyrjes kirurgjikale dhe

bëhet ekzaminimi i qelizave me mikroskop nga një citopatolog. Nëse në këto qeliza që

ekzaminohen përfshihen qeliza kanceroze rekomandohet disekimi i limfonodujve.Nëse nuk ka

qeliza kanceroze rekomandohet vetëm biopsi.Në shumicën e rasteve kur një pacient

ekzaminohet limfonodujt janë të zmadhuara.

Page 21: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I ...‹S.pdf · universiteti “aleksandËr moisiu” durrËs fakulteti i studimeve profesionale departamenti i mjekËsisË

21

Periudha postoperatore:

a) Një ndër përgjegjësitë kryesore të infermieres është kryerja e vlerësimeve fillestare të

menjëhershmepër pacientin. Funksionet jetësore dhe psikologjike duhen mbrojtur derisa

efektet e anestezise të kenë mbaruar.

b) Prezenca e dhimbjes është prezente te pacientët postoperatorë,pyete pacienti për shkallën e

dhimbjes, si e përshkruan ai dhimbjen, më pas infermierja konsultohet me mjekun

anestezist dhe fillon dhënia e analgjezikëve.

c) Ruajtja e sigurisë dhe e komfortit është shumë e rëndësishme, ndryshimi i pozicionit herë

pas here, për të parandaluar shfaqjen e plagëve dekubitale si dhe ngritja lart e pjesëve

anësore të shtratit për të parandaluar rrëzimet.

d) Infermierja vlerëson rrugët respiratore te pacienti,aplikon oksigjen të lagështuar duke

pëedorur kanjula nazale ose maskë.

e) Vlerësohet niveli i vetëdijes së pacientit,aftësia e tij për të reaguar dhe për të ndjekur atë që

i thuhet,si është reagimi i tij ndaj dritës ose prekjes. A reagon pacienti nëse preket ose i

jepet një urdhër i thjeshtë? A lëviz ai vullnetarishtt apo kryen lëvizje të pavullnetshme?

f) Mbahen shënim parametrat vitalë të pacientit:presioni gjakut.ritmi dhe thellësia

respiratore,temparatura,ngjyra e lëkurës). Shenjat jetësore monitorohen cdo 15 min,derisa

ato të stabilizohen.

g) Vlerësohen infuzionet,garzat,tubat e drenimit. Shënohet gjendja e garzave nëse janë të

thata,të ndotura,apo të lagura,ngjyra,lloji dhe sasia e rrjedhjes.

Shënohet lloji i infuzioneve që pacienti do të mar,sasia dhe ritmi i tyre. Shënohen gjithashtu

të gjitha medikamentet që pacienti do të marr me këto solucione.

Infermierja vlerëson tubin e drenimit,kujdeset që të mos kemi përdredhje të tij,pacienti të

mos jetë shtrirë mbi të,pra të kemi rrjedhje të lirë të tubit.

Komplikacionet postoperatore:

Hemoragjia është një komplikacion,e cila mund të shfaqet si rezultat i moslidhjes së

enëve të gjakut ose lirimit të sututrave Aplikohet presion mbi vendin e hemoragjisë dhe

lajmërohet menjëherë mjëku.

Edema mund të jetë prezente, shpeshherë formon dhe përmbajtje me pus çka rrit

mundësinë për infeksione. Nëse tempreatura trupore arrin në 38°C,nuk është për tu

Page 22: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I ...‹S.pdf · universiteti “aleksandËr moisiu” durrËs fakulteti i studimeve profesionale departamenti i mjekËsisË

22

shqetësuar sepse ndodh si pasojë e tërheqjes së gjakut në limfë nga plaga operatore,

nëse temperatura arrin ne 39°C ose më shumë,atëherë bëhet fjalë për infeksion të plagës

ose një infeksion të përgjithshëm. Infeksioni mund të shfaqet nga dëmtimi i lëkurës dhe

i mukozave nga kontakti me kateter apo tubat e drenimit. Mungesa e teknikave aseptike

gjatë ndërrimit të plagës mund të rris mundësinë për infeksione.

Shpeshherë pas operacionit pacientët për shkak të qëndrimit shtrirë për një kohë

relativisht të gjatë,kanë ulje të tonusit të vezikës urinare. Për të ndihmuar eleminimin

vendoset pacienti në pozicion Semi-Foëler dhe i vihen borsa me ujë të ngrohtë,nëse nuk

arrin të urinojë do të bëhte kateterizimi i tij.

Një tjetër komplikacion qe shfaqet është mungesa e peristaltikës intestinale. Nëse nuk

fillon mbas 48 oresh pas operacionit pacientit do ti vendoset sondë nazo-gastrike për

aspirimin e përmbajtjes së stomakut.

Nauze dhe vomitus,janë fenomene post-operatore që shafqen si pasojë e veprimit të

agjentëve anestezikë. Gjithashtu mund të shkaktohen nga akumilimi i lëngjeve gastrike

përpara fillimit të peristaltikës,nga distensioni abdominal si dhe nga faktorët

psikologjik. Kur të vjellat janë të shumta,i sëmuri mund të humbasë shumë lëngje dhe

elektrolitë,të cilat mund ta cojnë në dehidratim dhe crregullim të elektrolitëve dhe

lëngjeve. Nëse të vjellat janë janë të shumta atëherë pacienti trajtohet me likide I/V dhe

25mg klorpromazinë ose primperan. Dhënia e ushqimeve fillon pasi ka filluar

perstaltika intestinale.

RAST KLINIK

A.K mashkull, 69 vjec. Në pension. Në moshë të re ka luajtur basketboll dhe tenis, dhe 10

vitete fundit ka luajtur golftë paktën 2 herë në javë. Ka shumë nishane, por nuk i kushtonte

rëndësi.Vëzhgoi që njëri nga nishanet ishte zmadhuar dhe errësuar dhe la një takim me mjekun

për këtë problem.

Page 23: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I ...‹S.pdf · universiteti “aleksandËr moisiu” durrËs fakulteti i studimeve profesionale departamenti i mjekËsisË

23

Vlerësimi infermieror:

Pasi pacienti paraqitet në klinikë merret historia e plotë shëndetësore e tij.Dhe u dokumentua

informacioni i mëposhtëm:

Ka pasur një histori familjare me kancer lëkure.Babai i tij ka bërë një ndërhyrje

kirurgjikale duke hequr disa qeliza skuamoze kanceroze ne fytyrë.

Pacienti tha se atë nishan e ka patur gjithmon por kohët e fundit ishte zmadhuar,

errësuar dhe jepte kruarje por asnjëherë dhimbje apo gjakosje.Gjithashtu u shpreh se

gjithmonë digjej nga dielli përpara nxirjes.

--Nishani kishte diametër 3 cm, kufij jo të rregullt, sipërfaqe nodulare, ka varietet në

ngjyrë me disa nuance të kafes. Lëkura që e rrethon atë është eritematoze.Nishani

lokalizohej në regjionin medial anterior të këmbës së majtë, nën patelë.Limfonodujt

inguinal nuk janëtë zmadhuara ose të dhimbshëm.

--Pacientit iu rekomandua ekcizioni. Fillimisht u krye një biopsi dhe rezultoi melanoma

insitu pa metastaza në limfonodujt regional.

--Pacienti iu nënshtrua ekcizionit.

Diagnozat infermierore:

1. Ndryshime në integritetin e lëkurës lidhur me ekcizionin e melanomës në këmbën e

majtë.

2. Rrezik për infeksione lidhur me plagën kirurgjikale.

3. Dhimbje akute si pasojë e ekcizionit.

4. Ankth dhe frikë lidhur me diagnozën e kancerit.

5. Deficencë njohurish lidhur me aktivitet për vetkujdesje.

Pritshmëritë:

1. Të ketë një shërim të plotë të plagës pa praninë e infeksionit.

2. Të mos ketë dhimbje.

3. Të largojë ankthin dhe frikën e diagnozës.

4. Pacienti zotëron të gjithë informacionin lidhur me procedurat e kujdesjes në shtëpi.

Page 24: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I ...‹S.pdf · universiteti “aleksandËr moisiu” durrËs fakulteti i studimeve profesionale departamenti i mjekËsisË

24

Ndërhyrjet infermierore:.

1. Reduktimi i dhimbjes,është shumë e

rëndësishme administrimi i

analgjezikëve.Vlerësohet intesiteti,frekuenca

dhe kohëzgjatja e dhimbjes për të përcaktuar

analgjezikët efektivë që duhet të përdoren.

Bashkëpunimi me pacientin është shumë i

rëndësishëm për të siguruar një ambient

relaksues,ripozicionime të vazhdueshme,

kufizim i vizitorëve në orare jo të

përshtatshme.

2. Ruhet ajo pjesë e lëkurës që i është nënshtruar

ndërhyrjes,që të mos bie në kontakt me irritues.

3. Identifikohet niveli i ankthit të

pacientit,ndihmohet të shpreh shqetësimet e tij

dhe frikën që ndjen lidhur me diagnozën.

Pacientë të ndryshëm e shprehin në mënyra të

ndryshme nivelin e ankthit,disa me mosbesim

ndaj ekipit mjekësor ,madje edhe ndaj

interventeve të kryera lidhur me trajtimin e

sëmundjes,disa të tjerë bëhen agresiv. Pikë

kryesore është sigurimi i intimitetit të pacientit

gjatë kryerjes së procedurave të ndryshme

Pacienti ka nevojë edhe për suportin e familjarëve.Në trajtimin psikologjik të pacientit

mund të përfshihen edhe persona të tjerë si:psikolog,psikiatër,punonjës social,persona

fetarë. Përfshirja e pacientit në vetkujdesje do rriste vetbesimin.

4. Përmirësimi i koncepteve për vetkujdesje: Ndryshimet që ndodhin në lëkurën e pacientit

shpeshherë sjell shqetësim,infermierja përpiqet të kuptoj ndryshimet e tij si dhe ti qëndroj

sa më afër. Shpeshherë u këshillohet të konsultohen me estetiste të specializuar për

problemet e lëkurës.

Page 25: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I ...‹S.pdf · universiteti “aleksandËr moisiu” durrËs fakulteti i studimeve profesionale departamenti i mjekËsisË

25

Një javë pas ndërhyrjes kirurgjikale pacienti paraqitet në spital për kontroll.Incizioni është mirë

dhe nuk shfaq shenja infeksioni.Merr terapinë me antibiotik dhe nevoja për të marrë

analgjezikëështë reduktuar.Ka akoma ankthin e diagnozës dhe për këtë arsye po i bashkohet

një grupi për suportin ndaj kancerit.

Trajtimi i kancerit të lëkurës:

Trajtimi për kancerin e lëkurës vendoset pasi merret në konsideratë:

Lloji i qelizave kanceroze

Stadi i kancerit

Nëse ka metastazuar në

organe të tjera ose jo.

-Kirurgjia:Është ndër metodat më të

përdorura në trajtimin e kancerit të

lëkurës. Kur kanceri nuk ka dhënë

metastaza trajtimi efikas është ai

kirurgjikal. Për këtë trajtim mund të

përdoret:

a) Excision: konsiston në prerjen e

lëkurës së prekur nga kanceri dhe një

pjesë e vogël e lëkurës në dukje

normale. Lloji i anestezisë së përdorur varet nga madhësia dhe lokalizimi i tumorit.

b)Kirurgjia Mohs: hiqet pjesa e dukshme e kancerit në lëkurë,por hiqet dhe pjesë në dukje

normale,që mund të përmbajnë qeliza

kanceroze,të cilat nuk shihen me sy të lirë.

-Radioterapia: pëerdoret përpara opercaionit

për të trajtuar kancerit e përhapur në nyjet

limfatike,ose në periudhën postoperatore për

të shkatërruar qelizat e mbetura,ose për

lehtësimin e simptomave,konsiderohet si

trajtim ndihmës.

Page 26: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I ...‹S.pdf · universiteti “aleksandËr moisiu” durrËs fakulteti i studimeve profesionale departamenti i mjekËsisË

26

-Kemioterapia:konsiston kryesisht në përdorimin e kremrave kemioterapeutikë,sic është

fluorouracil(5FU). Tabletat ose injeksionet përdoren vetëm në ato raste ku kanceri është

përhapur.

-Imunoterapia: përdoret interferoni,i cili stimulon sistemin imunitar për të luftuar qelizat

kanceroze,kryesisht për kancerin skuamocelular të avancuar.

-Photodynamic(PDT):është një metodë e re e

trajtimit,që i bën qelizat neoplazike të

ndjeshme ndaj dritës.Kryesisht përdoret për

trajtimin e kancerit bazocelular.

Edukimi shëndetsor:

Screening për kancerin e lëkurës

Pyetje

1.Duhet qënë mënyrë rutine të kryhet ekzaminimi total i lëkurës në popullatë për të vlerësuar

praninë e melanomës, karcinomën e qelizave bazale dhe karcinomën e qelizave skuamoze?

2.A duhet të këshillohet popullata që tëkryejë vetekzaminimin e lëkurës për detektimin e

hershëm të melanomës?

3.A duhet që individët me rrezik të lartë për melanomë të bëjnë vizita të shpeshta?

Page 27: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I ...‹S.pdf · universiteti “aleksandËr moisiu” durrËs fakulteti i studimeve profesionale departamenti i mjekËsisË

27

Karcinoma e qelizave bazale si dhe karcinoma e qelizave skuamoze janë të lidhura me

ekspozimin për një kohë të gjatë në diell. Melanoma zhvillohet nëse lëkura digjet nga

dielli.Dihet që edukimi i popullsisë luan rolin uljen e rrezikut.Përdorimi i kremrave mbrojtës

është rritur vitet e fundit kjo si pasojë e edukimit të popullsisë lidhur me këtë cështje.

Të ndalohen ekspozimet në diell,vecanërisht në orët kur rrezatimi ultra-violet

është shume intensive(ora 10:00-15:00).

Nëse pacienti do të ekspozohet në diell duhet të aplikoj krem mbrojtës diellor

me SPF(solar-protection-factor) 15 ose më shumë.

Të vishen veshjet mbrojtëse të përshtatshme si kapele,rroba me mëngë të gjata.

Kur rrobat nuk bëjnë mbrojtje të plotë 50% e rrezeve të dëmshme depërtojnë

përmes tyre.

Të mbahen syze dielli për të mbrojtur sytë,por edhe lëkurën përreth tyre.

Këshillohet pacienti të vëzhgoj për ndryshime si zmadhim I nishaneve,kufinj të

crregullt të tyre,kruarje,ulcerime apo gjakrrjedhje,në rast se këto janë present të

raportoj menjëherë mjekun.

Page 28: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I ...‹S.pdf · universiteti “aleksandËr moisiu” durrËs fakulteti i studimeve profesionale departamenti i mjekËsisË

28

STATISTIKA

Pacientët e diagnostikuar me Melanomë Malinje në Sptalin Onkologjik Tiranë (2011)

NR

EMER

MBIEMER

SEKSI

MOSHA

LLOJI I CA

DIAGNOSTIKIMI

TRAJTIMI

1 LATIF GURGURI M 45 MELANOMA

MALINJE HISTOLOGY KIRURGJI

2 SHEMSIE BERATI F 53 MELANOMA

MALINJE HISTOLOGY RADIOTERAPI

3 VALBONA SALIASI F 67 MELANOMA

MALINJE` STATUS KLINIK

KEMIOTERAP

I,KIRURGJI

4 LIZA VASIA F 46 MELANOMA

MALINJAE HISTOLOGY KIRURGJI

5 GJYLE MUSABELLIU F 59 MELANOMA

MALINJE HISTOLOGY

KIRURGJI,KE

MIOTERAPI

6 AIDA CIBUKU F 49 MELANOMA

MALINJE STATUS KLINIK KIRURGJI

7 VESTAR BALLIU M 54 MELANOMA

MALINJE HISTOLOGY KIRURGJI

8 GEZIM SADIKU M 47 MELANOMA

MALINJE HISTOLOGY KIRURGJI

9 FATMIR CEKA M 58 MELANOMA

MALINJE HISTOLOGY

KIRURGJI,KE

MIOTERAPI

10 FARIE TOMORICA F 60 MELANOMA

MALINJE HISTOLOGY KIRURGJI

11 SADETE VRIONI F 89 MELANOMA

MALINJE HISTOLOGY KIRURGJI

13 GJYLEZA BELEGU F 76 MELANOMA

MALINJE HISTOLOGY KIRURGJI

14 BESNIK RRAHMANI M 56 MELANOMA

MALINJE STATUS KLINIK RADIOTERAPI

15 QAMILE BAJRAKTARI F 69 MELANOMA

MALINJE HISTOLOGY

KEMIOTERAP

I

16 BEDRI SHEHU M 78 MELANOMA

MALINJE STATUS KLINIK KIRURGJI

17 NEXHMIE ISUFI F 77 MELANOMA

MALINJE HISTOLOGY KIRURGJI

18 NAIM NUCOLLARI M 56 MELANOMA

MALINJE HISTOLOGY KIRURGJI

19 NAILE BREGU F 69 MELANOMA

MALINJE HISTOLOGY KIRURGJI

20 BEDRI BEQIRI M 88 MELANOMA

MALINJE HISTOLOGY

KIRURGJI,KE

MIOTERAPI

21 LAVDOSH SUBASHI M 91 MELANOMA

MALINJE STATUS KLINIK KIRURGJI

22 MERSIN MELAJ M 58 MELANOMA

MALINJE HISTOLOGY KIRURGJI

23 AURELA CITAKU F 34 MELANOMA

MALINJE HISTOLOGY

KIRURGJI,RA

DIOTERAPI

24 SOKRAT DOKRO M 49 MELANOMA

MALINJE HISTOLOGY KIRURGJI

25 XHAFERR CELAJ M 65 MELANOMA

MALINJE HISTOLOGY

KEMIOTERAP

I,KIRURGJI

26 BARDHA PRENDI F 71 MELANOMA

MALINJE HISTOLOGY KIRURGJI

27 ENTELA HYSI F 40 MELANOMA

MALINJE HISTOLOGY KIRURGJI

Page 29: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I ...‹S.pdf · universiteti “aleksandËr moisiu” durrËs fakulteti i studimeve profesionale departamenti i mjekËsisË

29

Grafik 1

Gjatë vitit 2011 në spitalin Onkologjik Tiranë ,ashtu sic është paraqitur edhe në grafikun 1

rezultoi se 60% e pacientëve me Melanomë Malinje ishin femra dhe 40% meshkuj.

28 JOANA HARUNI F 47 MELANOMA

MALINJE STATUS KLINIK

KIRURGJI

29 BASRI CUKAJ M 78 MELANOMA

MALINJE HISTOLOGY KIRURGJI

30 DONIKA VEISI F 49 MELANOMA

MALINJE HISTOLOGY

KIRURGJI,KE

MIOTERAPI

31 XHEMILE MALOLLARI F 67 MELANOMA

MALINJE STATUS KLINIK KIRURGJI

32 ENKELEJDA HALLULLI F 78 MELANOMA

MALINJE HISTOLOGY

KIRURGJI,RA

DIOTERAPI

33 VIOLLANDA LULAI F 69 MELANOMA

MALINJE HISTOLOGY KIRURGJI

34 HANIFE TAIPI F 61 MELANOMA

MALINJE STATUS KLINIK KIRURGJI

35 RAHMI MOLLA M 66 MELANOMA

MALINJE HISTOLOGY KIRURGJI

36 XHEVDET DUKA M 87 MELANOMA

MALINJE HISTOLOGJI

KIRURGJI,KE

MIOTERAPI

37 LILJANA ALLULLI F 43 MELANOMA

MALINJE HISTOLOGJI KIRURGJI

38 ARJANA CANGO F 54 MELANOMA

MALINJE HISTOLOGJI KIRURGJI

39 MYZEJENE GJONI F 67 MELANOMA

MALINJE STATUS KLINIK

KIRURGJI,RA

DIOTERAPI

40 HYSEN DULE M 79 MELANOMA

MALINJE HISTOLOGJI KIRURGI

41 BUKURIJE HASANI F 59 MELANOMA

MALINJE HISTOLOGJI KIRURGI

42 BALE JAUPAJ F 85 MELANOMA

MALINJE HISTOLOGJI KIRURGJI

60%

40%

Raporti M/F me Melanomë

FEMRA MESHKUJ

Page 30: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I ...‹S.pdf · universiteti “aleksandËr moisiu” durrËs fakulteti i studimeve profesionale departamenti i mjekËsisË

30

Grafik 2

Trajtimi më efikas në trajtimin e Melanomës Malinje është kirurgjia dhe më pak i përdorur

kemioterapia.

Grafik 3

Të dhënat janë marë nga një studim epidemiologjik i rasteve të diagnostikuara me

Melanomë Malinje në periudhën 2008 – 2011, referuar statistikës së Spitalit

Onkologjik dhe Klinikës së Dermatologjisë.

0

5

10

15

20

25

TRAJTIMI MË I PËRDORUR

KIRURGJI

KEMIOTERAPI

RADIOTERAPI

KIRURGJI,KEMIOTERAPI

KIRURGJI,RADIOTERAPI

49%

51%

Raporti M/F me Melanome

FEMRA MESHKUJ

Page 31: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I ...‹S.pdf · universiteti “aleksandËr moisiu” durrËs fakulteti i studimeve profesionale departamenti i mjekËsisË

31

Ka një tendencë për rritje në numrin e pacientëve të diagnostikuar me melanoma nga

viti 2008 - 2011 ku pacientët e diagnostikuar në vitin 2011 përbëjnë 46% të rasteve në

total.

Midis femrave ka një rritje të numrit të rasteve tëdiagnostikuara nga viti 2008 në vitin

2012, nga 19 raste në 21 raste, edhe midis meshkujve ka një rritje të numrit të rasteve

nga 16 raste në 25 raste.

Rreth 51% e pacientëve të diagnostikuar me melanomë janë meshkuj dhe 49 %

janeëfemra.

Mosha mesatare në total është 54. 4

Mosha mesatare e femrave është 52 , 5

Mosha mesatare e meshkujve është 55.4

Sipas grupmoshës:

Në përgjithësi, mosha më prekur është 40-59 vjec, me frekuence 46.6%

Sipas gjinisë:

Tek femrat mosha më e prekur është mosha 40-59 vjec, ndërkohë tek meshkujt tëdyja

grupmoshat 40 -59 dhe > 60 janë njësoj të prekur.

Nga viti 2008-2011 u vu re se në Spitalin Onkologjik Tiranë numri i të prekurve me

melanomë malinje ishin më shumë femra sesa meshkuj,ndërsa në Spitalin Rajonal Durrës

dominonin pacientët meshkuj.

Page 32: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I ...‹S.pdf · universiteti “aleksandËr moisiu” durrËs fakulteti i studimeve profesionale departamenti i mjekËsisË

32

Referenca

1www.medical.net

2. Balch CM et al ( 2009) Versioni final i 2009 AJCC melanoma skenë dhe klasifikimin

Gazeta e Clinical Oncology , 27 : 36 , 6199-6206 .

3.BoËers B (2008 ) mbështetje efektive për pacientët me të cilat përballet kirurgji disfiguring .

British Journal i Infermierisë , 17 : 2 , 97 .

4.BresloË A ( 1970) Trashësia , zona ndër- sektorial dhe thellësinë e pushtimit në prognozë e

lëkurës melanom. Analet e Kirurgjisë , 172 : 5 , 902-908 .

5.Chapman BP et al ( 2011) e përmirësuar mbijetesën me vemurafenib në melanoma me Braf

V600E mutacion . NeË England Journal e Mjekësisë , 364 : 26 , 2507-2516 .

6.Cochran AJ et al ( 2000) prognoza individualizuar për pacientët melanoma . Patologjia e

njeriut , 31 : 3 , 327-331 .

7.Instituti Kombëtar për Shëndetësi dhe Përsosmëri Klinike ( 2012) Melanoma ( Braf V600

Mutacioni pozitive , Unresectable metastatic )

8.Lange JR, Fecher LA, Sharfman ËH, et al. Melanoma. In: Abeloff MD, Armitage JO,

9.Accessed at www.cancer.gov/cancertopics/pdq/treatment/melanoma/HealthProfessional

on September 13, 2013.

10.www.org/professionals/physician_gls/PDF/melanoma.pdf on September 13, 2013.

Page 33: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I ...‹S.pdf · universiteti “aleksandËr moisiu” durrËs fakulteti i studimeve profesionale departamenti i mjekËsisË

33

Konkluzione

Një ndër faktorët etiologjik të kancerit të lëkurës është edhe ekspozimi i zgjatur ndaj

rrezeve UV, kjo mund të jetë e kontrollueshme nga secili prej nesh.

Diagnostikimi i hershëm i MM ka rëndësi në reduktimin e mortalitetit.

Edhe pse mund të metastazojë në pjesë të tjera të trupit është e kurureshme nëse

trajtohet si duhet.

Trajtimi më efikas në trajtimin e melanomës është ai kirurgjikal,kur nuk ka dhënë

metastaza të largëta,kur kjo e fundit ka ndodhur trajtimi kirurgjikal shoqërohet me

kemioterapi dhe radioterapi.

Rekomandime

Mendoj se Qeveria shqiptare përmes Ministrisë së Shëndetësisë të bëj të mundur

informimin e popullatës përmes medias vizive,të shkruar,rrjeteve të ndryshme sociale

lidhur me kancerin e lëkurës.

Meqë jemi qytet bragdetar,sezoni veror është afër, Departamenti i Mjekësisë i

Universitetit Aleksandër Moisiu Durrës do ishte me shumë interes të ndërmerte një

nismë studentore ,ku të zhvilloheshin seminare nëpër gjimnaze të ndryshme të qytetit

apo ambiente të tjera dhe të ftoheshin të githë qytetarët për tu informuar rreth kancerit të

lëkurës,nga se shkaktohet,si mund të parandalohet,cilat janë shenjat dhe simptomat e

para,metodat diagnostikuese si edhe trajtimet efektive.

Page 34: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I ...‹S.pdf · universiteti “aleksandËr moisiu” durrËs fakulteti i studimeve profesionale departamenti i mjekËsisË

34