41
UNIVERSITETI “FEHMI AGANI”- GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR (PUNIM DIPLOME) TEMA: Disleksia dhe disgrafia tek fëmijët e moshës parashkollore MENTORI: KANDIDATE: Prof.Ass.Dr.Shefqet MULLIQI Kujtesa KARAXHA Gjakovë, qershor, 2020.

UNIVERSITETI “FEHMI AGANI”- GJAKOVË FAKULTETI I ......sjellin proceset e disleksisë dhe disgrafisë tek fëmijët parashkollor nëse ato neglizhohen; Mësojmë më shumë rreth

  • Upload
    others

  • View
    25

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: UNIVERSITETI “FEHMI AGANI”- GJAKOVË FAKULTETI I ......sjellin proceset e disleksisë dhe disgrafisë tek fëmijët parashkollor nëse ato neglizhohen; Mësojmë më shumë rreth

UNIVERSITETI “FEHMI AGANI”- GJAKOVË

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI PARASHKOLLOR

(PUNIM DIPLOME)

TEMA: Disleksia dhe disgrafia tek fëmijët e moshës parashkollore

MENTORI: KANDIDATE:

Prof.Ass.Dr.Shefqet MULLIQI Kujtesa KARAXHA

Gjakovë, qershor, 2020.

Page 2: UNIVERSITETI “FEHMI AGANI”- GJAKOVË FAKULTETI I ......sjellin proceset e disleksisë dhe disgrafisë tek fëmijët parashkollor nëse ato neglizhohen; Mësojmë më shumë rreth

Punimi është mbrojtur me: / / para komisionit vlerësues në përbërje

1. Udhëheqës kryesor

2. Kryetar

3. Anëtar

Nënshkrimet e anëtarëve të komisionit vlerësues

1.

2.

3.

Page 3: UNIVERSITETI “FEHMI AGANI”- GJAKOVË FAKULTETI I ......sjellin proceset e disleksisë dhe disgrafisë tek fëmijët parashkollor nëse ato neglizhohen; Mësojmë më shumë rreth

Përmbajtja ...................................................................................................................................1

Falenderim ................................................................................................................................ A

Abstrakt .................................................................................................................................... B

Hyrje ......................................................................................................................................... C

KAPITULLI –I-..........................................................................................................................2

1. Pedagogjia speciale si shkencë .......................................................................................2

1.1. Si ndahet pedagogjia speciale ..................................................................................3

1.2. Logopedia ....................................................................................................................4

1.3. Etapat e zhvillimit gjuhësor ........................................................................................5

KAPITULLI -II- .........................................................................................................................6

2. Arsimi dhe gjithëpërfshirja ............................................................................................6

2.1. Shkollat gjithëpërfshirëse ...........................................................................................6

2.2. Klasat gjithëpërfshirëse dhe roli i mësimdhënësit .....................................................8

2.3. Sa dhe si e njohin në shkollat tona disleksinë.............................................................9

KAPITULLI –III-..................................................................................................................... 10

Disleksi-aspekti teorik ........................................................................................................... 10

3. Ç’është disleksia? ........................................................................................................... 10

3.1. Pikëpamjet e profesionistëve të ndryshëm lidhur me disleksinë ............................. 11

3.2. Karakteristikat dhe shenjat e shfaqjes së disleksisë ................................................ 12

3.3. Të lexuarit ................................................................................................................. 13

3.4. Të shkruarit............................................................................................................... 14

3.5. Të mbajturit në mend ............................................................................................... 15

3.6. Vështirësitë gjuhësore dhe të kuptuarit ................................................................... 15

3.7. Shkaktarët e disleksisë .............................................................................................. 16

3.8. Shenjat klinike tek fëmijët disleksikë ....................................................................... 17

3.9. Cilat janë shenjat e para të disleksisë që i ndihmojnë prindërit të kuptojnë se

fëmija i tyre mund të jetë me disleksi? ............................................................................... 17

3.9.1. Format e zhvillimit të disleksisë ............................................................................ 18

3.9.2. Përjetimet emocionale tek fëmijët disleksikë ........................................................ 19

3.9.3. Si mund të parandalohet disleksia? ...................................................................... 19

Page 4: UNIVERSITETI “FEHMI AGANI”- GJAKOVË FAKULTETI I ......sjellin proceset e disleksisë dhe disgrafisë tek fëmijët parashkollor nëse ato neglizhohen; Mësojmë më shumë rreth

3.10. Trajtimi .................................................................................................................. 20

KAPITULLI –IV- ................................................................................................................. 22

Disgrafia -aspekti teorik ...................................................................................................... 22

4. Ҫ’është disgrafia? ............................................................................................................ 22

4.1. Mënyra e të shkruarit e këtyre përsonave ................................................................... 25

4.2. Format e disgrafisë ....................................................................................................... 25

Foto 2, Shkrimi disgrafik- Burimi- (Zabeli, Behluli; Qasje pedagogjike me fëmijër me

prapambetje mendore) .......................................................................................................... 26

4.3. Simptomat e fëmijëve me disgrafi ................................................................................ 26

4.4. Si ndikon disleksia dhe disgrafia në përvetësimin e matematikës ........................... 27

Përfundime .......................................................................................................................... 28

Rekomandime ...................................................................................................................... 29

Literatura ................................................................................................................................ 30

Page 5: UNIVERSITETI “FEHMI AGANI”- GJAKOVË FAKULTETI I ......sjellin proceset e disleksisë dhe disgrafisë tek fëmijët parashkollor nëse ato neglizhohen; Mësojmë më shumë rreth

Falenderim

Së pari dëshiroj të falënderoj dhe t'i shpreh mirënjohjen time të veçantë udhëheqësit shkencor

Prof.Ass.Dr. Shefqet Mulliqi, për ndihmën e pakursyer në realizimin e këtij punimi të diplomës

kaq të rëndësishme për mua sepse ndihma profesionale dhe inkurajimi i tij më sollën në këtë nivel.

Mirënjohje dhe falenderime edhe për të gjithë profesorët e Universitetit "Fehmi Agani" ku falë

punës së tyre profesionale kam arritur deri në diplomim.

Mirënjohje dhe falënderime të veçanta për familjen time gjithashtu. Prindër të dashur që gjith-

monë jeni munduar të më udhëzoni drejt rrugës së drejtë, keni qenë për mua një frymëzim i pash-

tershëm në këtë rrugëtim sa të bukur dhe njëkohësisht sfidues.

Me dashurinë dhe ndihmën e juaj unë sot i kam arritur qëllimet e mia, jam në prag të diplomimit

dhe ëndrra jonë e përbashkët po realizohet.

Sinqerisht, Kujtesa Karaxha

Page 6: UNIVERSITETI “FEHMI AGANI”- GJAKOVË FAKULTETI I ......sjellin proceset e disleksisë dhe disgrafisë tek fëmijët parashkollor nëse ato neglizhohen; Mësojmë më shumë rreth

Abstrakt

Çdo fëmijë është i veçantë, ata ndryshojne nga njeri-tjetri nga aftësitë, kapacitetet, interesat, dëshi-

rat, stilet e të nxënit, zhvillimi intelektual, emocional dhe fizik. Aftësia e kufizuar në të nxënë është

një llojë “ombrelle” në kuadër të së cilës konstatojmë se përfshihën një numër i caktuar i aftësive

të kufizuar në të nxënët, cilat rezultojnë më vështirësi të ndryshme të të nxënit ku ndër to veçohen

edhe vështirësitë në shkathtësitë në të lexuar dhe vështirësitë në të shkruar.

Kam bërë përpjekjen maksimale që ky punim të jetë sa më i saktë dhe objektiv. Të gjithë fëmijët

me vështirësi në të nxënë duhet t'i gëzojnë të drejtat e tyre duke qenë të lirë nga çfardo diskriminimi

dhe duhet patjetër tu mundësohet integrim në arsimin e rregullt fillor. Të gjithë duam që fëmijët

tonë të kenë një fillim të mirë të jetës, të rriten shëndetshëm dhe të jenë të lumtur.

Kur flasim për mënyrën se si fëmijet tonë mendojnë, ndjejnë dhe aftësitë e tyre për të bashkëpunuar

me të tjerët, ne njëkohësisht i referohemi shëndetit të tyre mendor. Duke mësuar më shumë rreth

disleksisë, mësuesit, prindërit dhe lexuesit e interesuar do të jenë më të vetëdijshëm për vështirësitë

reale që ndeshin këta fëmijë dhe do të priren të kërkojnë ndihmë të specializuar për të siguruar

një diagnostikim korrekt dhe përshtatje edukative të suksesshme.

Disa persona e quajnë këtë shëndet emocional apo mirëqenie mendore. Ajo çka i ndihmon fëmijët

me vështirësi në të nxënë dhe dëmtime të lehta mentale që të gëzojnë një shëndet të mire është:

Të jenë pjesë e një familje të qetë;

Pjesë e një shkolle me mësues të mirëkuptueshëm dhe të përkushtuar ndaj tyre, të ndjeshëm,

optimist dhe me shpresë për jetë si dhe të jenë pjesë e shoqërisë ;

Çdo individ duhet të shikohet si unik, prandaj trajtimet dhe konsideratat arsimore duhet të

jenë të dizajnuara për të përmbledhur nevojat individuale.

Fjalët kyçe: Fëmijët, disleksia, disgrafi, familja, mjedisi, shkolla.

Page 7: UNIVERSITETI “FEHMI AGANI”- GJAKOVË FAKULTETI I ......sjellin proceset e disleksisë dhe disgrafisë tek fëmijët parashkollor nëse ato neglizhohen; Mësojmë më shumë rreth

Hyrje

Në vitet e fundit është verifikuar një shtim i fëmijëve që paraqesin vështirësi në procesin e të

mësuarit në shkollë. Jo të gjitha vështirësitë dhe dështimet shkollore janë pasojë e mosinteresimit

për mësim, mospërqëndrimit, realizimit të dobët të detyrave dhe mosfrekuentimit të rregullt të

shkollës.

Të gjithë fëmijët janë të ndryshëm, por të gjithë kanë të drejta të njejta në arsim, pa marrë parasysh

prejardhjen ose aftësitë e tyre. Për të gjithë ata duhet të jemi dora për të cilën do të mbështeten kur

do ta kenë vështirë dhe buzëqeshja e cila do ti motivon të vazhdojnë më tutje, për shkak se besojnë

se secili fëmijë mundet ti shfrytëzon të gjitha potencialet e veta në rast se ka përkrahje përkatëse.

Nxënësit nuk do ti vlerësojmë sipas asaj që nuk e kanë ose që bëjnë ndryshe nga të priturat e

zakonshme, por sipas asaj që e kanë dhe që i bën ata të jenë të vetmit.

Në shumë shkolla hasim fëmijë tek të cilët procesi i mësimnxënies së shkrimit dhe leximit real-

izohet dukshëm më ngadalë sesa tek fëmijët e tjerë, me më shumë mundim apo me shumë më pak

sukses. Një pjesë e këtyre fëmijëve deri në fund të klasës të parë të paraparë për shkrim lexim, bile

edhe në pjesën e parë të klasës së dytë nuk munden asesi të lexojnë. Në rast se bëhet fjalë për

nxënës me aftësi mesatare intelektuale, shkak mundet të jetë disleksia.

Përmes këtij punimi do të arrihet të kuptohet rëndësia e hulumtimit të fëmijëve disleksikë dhe

faktorëve që e vështirësojnë të nxënit tek fëmijët në vendin tonë. Faktorët të cilët e shkaktojnë këtë

sëmundje të shërueshme nëse mirret masa me kohë, gjithashtu dhe se nga kush duhet të fillohen

këta hapa shumë të rëndësishëm dhe si mund të vijmë deri tek suksesi i fëmijës apo përmirësimi

nga këto vështirësi që shkakton disleksia.

Në po të njejtin punim kemi trajtuar edhe problemet e disgafisë duke i konsideruar si aftësi e ku-

fizuar për të mësuar shkrimin, prandaj kur fëmija ka një nivel të aftësisë nën atë që pritet për

moshën kronologjike, mendore dhe nivelit arsimor, vlerësohet se kemi të bëjmë me procesin e

disgrafisë. Punimin e kemi realizuar në katër kapituj duke u përpjekur që të prezantojmë një punim

modest nga ana teorike me synim që të shërbej për studime tjera shtesë në fushën e pedagogjisë

sociale.

Page 8: UNIVERSITETI “FEHMI AGANI”- GJAKOVË FAKULTETI I ......sjellin proceset e disleksisë dhe disgrafisë tek fëmijët parashkollor nëse ato neglizhohen; Mësojmë më shumë rreth

Qëllimi i punimit

Punimi me titull “Disleksia dhe disgrafia tek fëmijët e moshës parashkollore” ka për qëllim të

paraqes në mënyrë kronologjike ecurinë e një diagnozë para kohe e deficiteve të tilla të cilat duhet

të ndihmojnë shkollën dhe mësuesit në adoptimin e metodave të mësimdhënies dhe mësimnxënies

më të përshtatshme në procesin edukativo-arsimore, si dhe mund të bëjë më të kuptueshme për

prindërit vështirësitë e fëmijës parashkollor në proceset e disleksisë dhe disgrafisë.

Objektivat e punimit janë të sistemuara si më poshtë:

Studentët e fushës së edukimit mamisë njohin më mirë faktorët dhe rreziqet që mund ti

sjellin proceset e disleksisë dhe disgrafisë tek fëmijët parashkollor nëse ato neglizhohen;

Mësojmë më shumë rreth teknikave dhe metodave për të interpretuar një kujdes sa më të

shtuar gjatë mësimnxënies;

Zgjerimin e njohurive shtesë lidhur me fazën e parë të të folurit dhe të shkruarit tek fëmijët;

Identifikimin e faktorëve kyç në parandalimin dhe trajtimin e faktorëve të lartëshënuar;

Metodologjia

Metodologjia e ndjekur në punimin me titull “Disleksia dhe disgrafia tek fëmijët e moshës pa-

rashkollore”, është orientuar kryesisht në metodën teorike dhe empirike. Të dhënat janë marrë

nga burime të ndryshme shkencore dhe materiale e studime shtesë të publikuara në revista shken-

core të cilat kanë trajtuar proceset e disleksisë dhe disgrafisë tek fëmijët e moshës parashkollore.

Page 9: UNIVERSITETI “FEHMI AGANI”- GJAKOVË FAKULTETI I ......sjellin proceset e disleksisë dhe disgrafisë tek fëmijët parashkollor nëse ato neglizhohen; Mësojmë më shumë rreth

KAPITULLI –I-

1. Pedagogjia speciale si shkencë

Pedagogjia speciale është një disiplinë e pedagogjisë e cila merret me studimin e edukimit dhe

arsimimit të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore në një mënyrë e cila i merr parasysh

nevojat dhe dallimet individuale të tyre. (Schuman, 2014)

Nga fjala pedagogji rrjedh emri pedagog/e - njeriu që merret me punë pedagogjike, apo me

edukimin dhe arsimimin e fëmijëve dhe të rinjëve dhe mbiemri pedagogjik/e, që lidhet me peda-

gogjinë apo me pedagogun.

Në fjalorin elektronik të gjuhës shqipe fjala "pedagog" përkufizohet si një person që mëson dhe

edukon fëmijët dhe të rinjtë, duke zbatuar parimet dhe metodat e pedagogjisë, specialist për peda-

gogji, mësues në një shkollë të lartë, i njohur me titullin (pedagog i zoti, i aftë) apo pedagog i

jashtëm, pedagog që jep mësim në një shkollë të lartë pa qenë punonjës i përhershëm i kësaj

shkolle, por edhe si pedagogu i gjuhës shqipe.

Nocioni “special” zakonisht nënkupton diçka të jashtëzakonshme, të veçantë, jo të rëndomtë,

diçka që dallon nga normat e rëndomta. Kur i shtojmë edhe nocionin “pedagogji” atëherë fitojmë

sintagmën (pedagogji speciale) si disiplinë shkencore që studion ligjësitë e zhvillimit, edukimit

dhe arsimimit të personave me nevoja të veçanta.

Ky emërtim si rrjedhojë e faktorëve të ndryshëm në radhë të parë gjuhësorë, pëson ndryshime në

shumë raste edhe përmbajtësore. Trendet bashkëkohore në arsim sot janë të orientuara drejt

edukimit për të gjithë, prandaj edhe flitet vetem për fusha të edukimit special, por edhe me këtë

rast shpeshherë, me apo pa qëllim, ne edhe i fyejmë këta persona. Kjo ndodhë me terminologjinë

që e përdorim si në të folurit e përditshëm, ashtu edhe atëherë kur shkruajmë për ata.

Disa shembuj që ilustrojnë këtë konstatim:

fëmijë të hen-

dikepuar

fëmijë të defor-

muar

fëmijë me të

meta

fëmijë atipikë fëmijë jonor-

malë

fëmijë me

defekte

fëmijë të

gjymtuar

fëmijë me

paaftësi

fëmijë jonormal

Page 10: UNIVERSITETI “FEHMI AGANI”- GJAKOVË FAKULTETI I ......sjellin proceset e disleksisë dhe disgrafisë tek fëmijët parashkollor nëse ato neglizhohen; Mësojmë më shumë rreth

1.1. Si ndahet pedagogjia speciale

Pedagogjia ndahet në disa pjesë mirëpo ne do përcaktohemi tek pedagogjia speciale.

Pedagogjia speciale është një disiplinë e pedagogjisë e cila merret me studimin e edukimit dhe

arsimit të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore në një mënyrë e cila i merr parasysh nevojat

dhe dallimet individuale të tyre.

Logopedia - subdisiplinë e cila merret me edukimin, arsimimin, trajnimin, përshtatjen sociale

dhe integrimin e fëmijëve me çrregullime në të folur.

Tiflopedagogjia - subdisiplinë e cila merret me edukimin, arsimimin, trajnimin, përshtatjen

sociale dhe integrimin në shoqëri të fëmijëve me dëmtime vizuale (shikim të dëmtuar).

Surdopedagogjia - subdisiplinë e cila merret me edukimin, arsimimin, trajnimin, përshtatjen

sociale dhe integrimin në shoqëri të fëmijëve me dëgjim të dëmtuar (fëmijët me vështirësi në

dëgjim).

Oligofrenopedagogjia - subdisiplinë e cila merret me edukimin, trajnimin, përshtatjen sociale

dhe integrimin e fëmijëve me prapambetje mendore.

Ortopedagogjia (Somatopedagogjia) - subdisiplinë e pedagogjisë speciale e cila merret me

edukimin special të fëmijëve me invaliditet fizik që manifestohet me çrregullimet e organeve

të lëvizjes trupore, me çrregullim të eshtrave dhe muskujve. (Gottfried Bieëer Grundlagen der

Heilpadagogik und Inklusiven Pedagogik, Klinkhardt, Bad Heilburn 2010)

Page 11: UNIVERSITETI “FEHMI AGANI”- GJAKOVË FAKULTETI I ......sjellin proceset e disleksisë dhe disgrafisë tek fëmijët parashkollor nëse ato neglizhohen; Mësojmë më shumë rreth

1.2. Logopedia

Logopedia është subdisiplinë e pedagogjisë speciale e cila merret me parandalimin, diagnozën,

edukimin, arsimimin dhe trajtimin e fëmijëve me pengesa në të folur si dhe të gjitha formave tjera

të çrregullimeve të komunikimit. Përveç kësaj, logopedia merret edhe me hulumtime të aplikuara

si themelore në këtë fushë.

Në sistemin arsimor, logopedët punojnë si pedagogë në procesin mësimor edhe me fëmijët me

dëmtime dëgjimi dhe mësimdhënien e fëmijëve me pengesa në të folur dhe komunikim.

Logopedia është një fushë e cila praktikohet nga specialistë të quajtur logopedë, të cilët janë të aftë

të vlerësojnë, diagnostifikojnë dhe trajtojnë çrregullime të komunikimit, çrregullime konjitive,

çrregullime të zërit dhe të gëlltitjes.

Terapija e logopedis i përkrahë fëmijët dhe të rriturit me probleme në të folur, në zhvillimin e tyre

gjuhësor dhe në shkrim, si dhe i mbështet aftësitë komunikuese, gjithashtu forcon vëtëbesimin dhe

zhvillimin e tyre personal.

Logopedia si shkencë përfshinë dy komponente kryesor:

1. Kordinimi i muskujve buko-facialë për të prodhuar tinguj, për të formuar fjalë dhe fjali

(artikulim, rrjedhëshmëri dhe rregullim i volumit të zërit)

2. Të kuptuarit dhe të prodhuarit të gjuhës (komunikimi përmes së folurit, të shkruarit, trupit,

shenjave, figurave dhe përdorimi i gjuhës nëpërmjet sistemeve alternative të komunikimit

si media sociale, kompjuter dhe tableta).

Secili prind nëse gjatë zhvillimit të fëmijës s tij kupton se fëmiu i tij ka mbushur dy vjeç dhe ai

akoma nuk flet, apo edhe mund të ketë mbushur pesë vjeç dhe ka një të folur bebe, apo edhe në

rastet kur fëmiu zgjedhë disa persona për të folur dhe me pjesën tjetër të njerëzve përdor komu-

nikimin jo-verbal, në situata të tilla duhet patjetër t’i drejtohet një logopedi për të trajtuar të gjitha

dilemat dhe dyshimet në lidhje me fëmijën e tyre.

Si shumë aftësi dhe etapa të tjera zhvillimi, mosha në të cilën fëmija mëson gjuhën dhe fillon të

flasë ndryshon nga një fëmijë tek tjetri.

Page 12: UNIVERSITETI “FEHMI AGANI”- GJAKOVË FAKULTETI I ......sjellin proceset e disleksisë dhe disgrafisë tek fëmijët parashkollor nëse ato neglizhohen; Mësojmë më shumë rreth

Shumë fëmijë mund të gugasin fjalë si “mama” apo “dada” para se të mbushin 1 vit, e shumë

fëmijë të tjerë mund të thonë rreth 20 fjalë para se të mbushin 18 muaj.

Nga ana tjetër, mund të ketë fëmijë në moshën 2 vjeçare, të cilët nuk flasin akoma ose mund të

krijojnë fjali me dy fjalë. Për prindërit është shumë e rëndësishme të dinë se çfarë quhet normale

dhe çfarë jonormale në zhvillimin e të folurit dhe të gjuhës së fëmijëve.

1.3. Etapat e zhvillimit gjuhësor

Në muajin e parë të jetës komunikimi nuk ngjason me gjuhën e folur ngase tingujt e përdorur nga

fëmijët janë të qarat. Rreth 2-3 muajsh, fëmijët vokalizojnë tingujt e parë të cilët janë zanore të

gjuhës, ai sheh duart e tij, reagon ndaj tingujve, vështron fytyrat, njeh fytyrën e nënës dhe aromën

e saj. Ai gjithashtu e mban kokën drejt pa lëvizur, dhe aty rreth moshës 6-muajsh, shumica e fo-

shnjeve bashkojnë disa tinguj, të cilët megjithëse nuk kanë ndonjë kuptim të plotë, ngjasojnë me

tingujt e rrokjeve të fjalëve të përdorura nga të rriturit si: ma, ba, da, ga etj.

Aftësia e fëmijës për të demostruar ndjenjat e tij është në zhvillim e sipër. Fëmija tani dallon

objekte shumë të vogla dhe i ndjek ato kur lëvizin. Aftësitë komunikuese të fëmijës shtohen me

shpejtësi, të cilat dëshmohen nga çjerrjet, britmat, mërmëritjet dhe ndryshimet në zë. Tingujt e tij

demonstrojnë qëndrimin e fëmijës ose reagimin e tij ndaj objekteve, siç mund të jetë shprehja për

lumturinë, inatin mërzitjen. Në moshën 15-18 muajsh fëmija fiton vrullin e fjalorit, thotë 20-30

fjalë, bashkon me njëra tjetrën fjalë të thjeshta "jo,"jo dhe fillon të krijojë fjalitë e para, dhe në

moshën 2 vjeç arrin të ndërtojë një fjalorë të konsiderueshëm prej rreth 100-300 fjalësh si dhe të

ketë filluar të krijojë fjali me tri fjalë. Rreth moshës 6-vjeçare, fëmija fillon të ndikohet nga pro-

grami shkollor ku përveç abetares, ai përfiton njohuri të përgjithshme të cilat merren edhe në sis-

temin parashkollor sepse e gjithë periudha parashkollore është ajo që do tē përcaktojë të ardhmen

e tij akademike.

Page 13: UNIVERSITETI “FEHMI AGANI”- GJAKOVË FAKULTETI I ......sjellin proceset e disleksisë dhe disgrafisë tek fëmijët parashkollor nëse ato neglizhohen; Mësojmë më shumë rreth

KAPITULLI -II-

2. Arsimi dhe gjithëpërfshirja

Arsimi gjithëpërfshirës është pjesë integrale e gjitha politikave të Ministrisë se Arsimit Shkencës

dhe Teknologjisë (MASHT), dhe si e tillë bënë të mundur që arsimi në Kosovë të jetë në përputhje

me trendet bashkëkohore të arsimit. Përpjekjet për arsim gjithëpërfshirës kanë filluar vite më herët

por me Ligjin për arsimin parauniversitar 2011 dhe ligjet tjera, arsimi gjithpërfshirës tanimë është

realitet dhe i tillë ka bërë që edhe koncepti i gjithëpërfshirjes të bëhet pjesë e të gjitha politikave

të MASHT-it.

Përfshirja sociale është një çështje e të gjithë shoqërisë dhe jo vetëm e sistemit arsimor. Arsimi

gjithëpërfshirës, si një hap i parë drejt përfshirjes sociale, është në dobi të të gjithë shoqërisë.

Përvoja e shekullit të kaluar i dha një mësim të çmuar shoqërisë se veçimi i një pjese të nxënësve

në shkolla të veçanta ka efekte negative në jetën e tyre të mëtejme por edhe të shoqërisë në

përgjithësi.

Në shumë sisteme arsimore të vendeve të ndryshme, gjithëpërfshirja është bërë tashmë realitet,

por i shoqëruar me vështirësi të shumta. Me këtë sfidë po ballafaqohet edhe Kosova, e cila po bënë

përpjekje në drejtim të realizimit të konceptit të arsimit gjithëpërfshirës. Gjithëpërfshirja në arsim

ka si synim përfshirjen e të gjithë fëmijëve pa dallim race, gjinie, etnie, aftësie të kufizuar apo

ndonjë dallim tjetër në shkollën më të afërt të rregullt.

2.1. Shkollat gjithëpërfshirëse

Shkollat gjithëpërfshirëse promovojnë dhe sigurojnë edukim dhe arsimim për të gjithë fëmijët pa

marr parasysh kushtet e tyre fizike, intelektuale, shoqërore, emocionale dhe gjuhësore.

Gjithëpërfshirja është proces i cili nuk mund të arrihet brenda një kohe të shkurtër por e njejta

kërkon angazhim dhe përkushtim në kontinuitet të kohës.

Kjo ka si synim ndryshimin e vazhdueshëm të sistemit arsimor, të shkollës por edhe të vetë mësim-

dhënësit për ta bërë atë më fleksibil, më të përshtatshëm për t'ju përgjigjur nevojave dhe larmisë

së nxënësve. Synimi është që shkolla të jete një vend ku çdo fëmijë apo nxënës të ketë mundësi të

Page 14: UNIVERSITETI “FEHMI AGANI”- GJAKOVË FAKULTETI I ......sjellin proceset e disleksisë dhe disgrafisë tek fëmijët parashkollor nëse ato neglizhohen; Mësojmë më shumë rreth

shpalosë vlerat individuale, të ndjehet i pranuar, i vlerësuar dhe të përfitojë maksimalisht nga pro-

cesi mësimor.

Shkolla gjithëpërfshirëse promovon dhe respekton këto parime:

Fig.1. Elementet e shkollës gjithëpërfshirëse

Shkolla gjithashtu duhet vazhdimisht të organizoj grupe të mësimdhënies në mënyrë që të ndihmoj

të gjithë nxënësit që kanë vështirësi në të nxënë. Ndërkaq organizimi i trajnimeve për mësim-

dhënësit në trajtimin e temave për çdo shqetësim të nxënësve, ndërkohë praktikat e punës me

fëmijët me nevoja të veçanta duhet të shfrytëzohen maksimalisht për zvogëlimin e pengesave në

mësimdhënie dhe pjesëmarrje aktive në procesin mësimor të të gjithë nxënësve.

Përfshirjen, edukimin dhe arsimimin e çdo nxënësi

Planifikimin e mësimdhënies duke marrë parasysh nevojat e

secilit nxënës në klasë.

Shkolla përpiqet të minimizojë çdo rast të diskriminimit

Rritjen dhe pjesëmarrjen në procesin arsimor.

Eliminimin e pengesave të çdo nxënësi në mësimnxënie

Ekziston partneriteti midis shkollës dhe

komunitetit.

Nxënësit janë të përfshirë në mënyrë

aktive në mësimnxënie.

Drejtoria e shkollës dhe mësimdhënësit

bashkëpunojnë

Mësimdhënësi dhe gjithë personeli bashkëpunojnë me

njëri-tjetrin.

Mësimdhënësit dhe nxënësit trajtojnë njëri-

tjetrin me respekt.

Mësuesit planifikojnë dhe vlerësojnë në

bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Planifikimi i mësimdhënies duke

marrë parasysh nevojat e secilit nxënës në

klasë.

Nxënësit vlerësohen në mënyrë të drejtë.

Page 15: UNIVERSITETI “FEHMI AGANI”- GJAKOVË FAKULTETI I ......sjellin proceset e disleksisë dhe disgrafisë tek fëmijët parashkollor nëse ato neglizhohen; Mësojmë më shumë rreth

2.2. Klasat gjithëpërfshirëse dhe roli i mësimdhënësit

Klasë gjithëpërfshirëse është ajo në të cilën janë të përfshirë të gjithë nxënësit pavarësisht nga

pengesat që mund ti kenë ata. Gjithëpërfshirja është term i cili natyrshëm i referohet të gjithë

nxënësve. Çdo nxënës ka nevoja dhe aftësi të ndryshme dhe për këtë arsye është e nevojshme që

secili mësimdhënës të ketë informata për fëmijët në mënyrë që mësimdhënia e zhvilluar të jetë e

përshtatshme me nevojat dhe interesimet individuale të nxënësve.

Egzistojnë disa elemente të rëndësishme të cilat e karakterizojnë klasën gjithëpërfshirëse:

Partneriteti dhe bashkëpunimi me mësimdhënës tjerë, stafin profesional të shkollës dhe

prindër konsiderohen si faktorë kyç për përmirësimin e arritjes së të gjithë fëmijëve duke

përfshirë edhe ata me nevoja të veçanta arsimore.

Organizimi i përshtatshëm i klasës për të gjithë fëmijët duke përfshirë edhe organizimin

brenda orëve mësimore, duke angazhuar të gjithë fëmijët në aktivitete me interes për ta

mund të përfitohet kohë e disponueshme në klasë për të përkrahur me mësim shtesë apo

punë individuale për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore;

Zhvillimi aktiviteteve interaktive me nxënës në të cilat përfshihen të gjithë, pa marrë

parasysh nevojat e theksuara të fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore sepse fëmijët në

klasë janë një bashkësi e tërë, dhe çdo fëmijë ka nevojë për të stimuluar imagjinatën e tyre

të mjaftueshme për t'i bërë ata të duan të mësojnë dhe të përkrahin njëri-tjetrin;

Përdorimi i metodave dhe teknikave të ndryshme të mësimdhënies;

Hartimi i materialeve didaktike të përshtatshme për moshën e nxënësve, literatura, mjetet

dhe pajisjet ndihmëse që ndihmojnë të gjithë për zhvillim të mësimdhënies, mësimnxënies

dhe planeve individuale në mënyrë efikase dhe të përshtatshme për çdo fëmijë;

Page 16: UNIVERSITETI “FEHMI AGANI”- GJAKOVË FAKULTETI I ......sjellin proceset e disleksisë dhe disgrafisë tek fëmijët parashkollor nëse ato neglizhohen; Mësojmë më shumë rreth

2.3. Sa dhe si e njohin në shkollat tona disleksinë

Vështirësi në mësim është term i përgjithshëm për një grup të ndryshëm të çrregullimeve të ka-

rakterizuara nga vështirësi të rëndësishme në përvetësimin dhe përdorimin e dëgjimit, të folurit, të

lexuarit, të shkruarit, të arsyetuarit dhe të llogaritjes. Këto çrregullme janë individuale dhe mund

të paraqiten gjatë ciklit jetësor.

Për fëmijët me disleksi është me rëndësi komunikimi dhe ndihma shtëpi-shkollë. Nëse vështirësitë

e fëmijës nuk janë vërejtur në shkollë, duhet të njoftohen mësimdhënësit, pedagogët sigurisht që

duhet të jetë e ndërsjelltë nëse mësimdhënësit e identifikojnë në shkollë duhet të raportohet prindi.

Pas diagnostifikimit sigurisht logopedët japin udhëzime se si duhet të punojmë me atë fëmijë.

Planprogrami (kurrikula) në shkollat tona nuk është fare e përshtatur apo adekuate për fëmijët

disleksikë. Shkollat tona zakonisht bazohen dhe iu referohen leximit të madh të teksteve dhe një

situatë e tillë për fëmijët disleksikë paraqet vështirësi të vazhdueshme.

Në të vërtetë, as mësimdhënësit e shkollave nuk janë të përgatitur për këto problematika të cilat

nëse intervenimi është i hershëm tek këta fëmijë atëherë edhe suksesi do të jetë më i arritur. Edhe

përkundër angazhimeve të organizatave të shumta (të licencuara nga MASHT) të cilat përmes

projekteve të ndryshme organizojnë trajnime për të trajtuar çështjet e disleksisè dhe disgrafisë

shumë mësimdhënës neglizhojnë pjesëmarrjen e tyre në këto seanca.

Page 17: UNIVERSITETI “FEHMI AGANI”- GJAKOVË FAKULTETI I ......sjellin proceset e disleksisë dhe disgrafisë tek fëmijët parashkollor nëse ato neglizhohen; Mësojmë më shumë rreth

KAPITULLI –III-

Disleksi-aspekti teorik

3. Ç’është disleksia?

Fjala disleksi është e sajuar prej fjalës së gjuhës greke “dys” (që do të thotë i dobët, i ligësht, i pa

krahasuar) dhe fjalës”lexsis” (d.m.th. gjuhë, fjalë). Sipas Orton Dysleksia Society disleksia “është

vështirësi gjuhësore e themeluar, bazuar në prejardhje konstitucionale, pra ç’rregullim që paraqet

vështirësi në kodifikimin e fjalëve të veçanta, të cilat zakonisht kanë mangësi të aftësive për

përpunime fonologjike. Vështirësitë në dekodimin e fjalëve të veçanta janë të pa pritura, në varsh-

mëri nga koha (mosha), aftësitë kognjitive e akadamike. Ato nuk janë rezultat i zhvillimit të

përgjithshëm apo i vështirësive senzorike. Disleksia paraqitet me vështirësi dhe forma të ndryshme

në gjuhë, shpeshherë e kyçur me probleme në lexim dhe në arritjen e mjeshtëris së të shkruarit ku

paraqet vështirësi të theksuar. (Orton, Dyslexia Society Research Committee, 1996)

Vështirësitë kyçe te fëmijët me disleksi janë vështirësitë në procesin e bashkimit të shkronjave dhe

rrokjeve dhe të lexuarit automatik të fjalëve të tëra, të cilat janë shpesh të përcjella me të kuptuarit

jo të mjaftueshëm të asaj që është lexuar dhe vështirësi të të shprehurit gojor. Vetë disleksia nuk

paraqet problem të vetëm të leximit, por bëhet fjalë edhe për problem të të folurit dhe psikomo-

torik.

Disleksia është një vështirësi në të nxënë, ose më saktë hyn në grupin e tyre, lidhet me vështirësinë

që ka individi për të lexuar apo për të perceptuar shkronjat. Nocioni disleksi është i kohës më të

re, i’u takon emërtimeve të sajuara në bazë të kritereve të sjelljeve të individit dhe funksioneve të

mangëta. Emërtimet e më hershme kanë qenë më tepër të terminologjisë medicinale, si dis-

funkcioni cerebral, çrregullime organike, ose çrregullime psiko-neurologjike. Disleksia shpesh-

herë emërtohet zhvilluese e disa autor, si neurologu britanik Critcheya (1978), për disleksinë thotë:

“Është ç’rregullim në nxënie i cili fillon me vështirësi në nxënien e teknikës së të lexuarit, që tutje

përcillet në shkrimin drejtshkrimin e keq, me vështirësi në përdorimin e gjuhës së shkruar në dal-

lim prej gjuhës së folur. Është e natyrës kognjitive dhe shpeshherë gjenetikisht e kushtëzuar”.

Page 18: UNIVERSITETI “FEHMI AGANI”- GJAKOVË FAKULTETI I ......sjellin proceset e disleksisë dhe disgrafisë tek fëmijët parashkollor nëse ato neglizhohen; Mësojmë më shumë rreth

Shoqata disleksike britaneze, disleksinë e definon si “Vështirësi të veçantë në nxënie, me

prejardhje konstitucionale, prezente në një apo më shumë aspekte siç është leximi dhe shkrimi i

gjuhës së shkruar e cila është e përcjellur me vështirësi në fusha tjera. (Evans, London 2002)

3.1. Pikëpamjet e profesionistëve të ndryshëm lidhur me disleksinë

Ekzistojnë mendime nga më të ndryshmet lidhur me disleksinë nga studiues të ndryshëm të cilët

bazuar në studimet e tyre kanë arritur të konkludojnë se disleksia shkaktohet nga ndryshimet në

pjesë të veçanta të trurit që e bënë të vështirë përpunimin e saktë të të folurit. Ndërkaq disa të tjerë

e vlerësojnë si një prapambetje në maturimin e trurit duke theksuar se mund të shfaqet tek të gjitha

grupmoshat pavarësisht moshës, gjinis apo të ardhurave. Bazuar në studimet e bëra në këtë fushë

ka edhe të atillë studiues të cilët disleksinë e kanë përcaktuar si një faktorë të rëndësishëm siç është

trashëgimia familjare e konsideruar si gjenetike dhe se nuk shkaktohet nga qasja e keqe e

prindërve, nga problemet në familje ose nga depresioni dhe ankthi në fëmijëri.

Ndërkaq sa i përket aftësisë dhe talentit tek kjo kategori, studimet vlerësojnë se fëmijët disleksikë

mund të jenë të talentuar në art, muzikë apo edhe në sporte të ndryshme.

Samuel Orton është një nga hulumtuesit e parë që përshkruan aspektin emocional të disleksisë,

hulumtimet e tij tregojnë se një numër i madh i fëmijëve prej lindjes e deri në moshën parashkollore

janë të lumtur dhe janë përshtatur mirë me mjedisin.

Problemet e tyre emocionale fillojnë të zhvillohen me fillimin e shkrimit, leximit, kur ato nuk

mund ti përshtaten sistemit të zakonshëm arsimor dhe metodave arsimore.

Page 19: UNIVERSITETI “FEHMI AGANI”- GJAKOVË FAKULTETI I ......sjellin proceset e disleksisë dhe disgrafisë tek fëmijët parashkollor nëse ato neglizhohen; Mësojmë më shumë rreth

3.2. Karakteristikat dhe shenjat e shfaqjes së disleksisë

Nxënësit me disleksi mund të shfaqin njërën ose më shumë nga karakteristikat e mëposhtme:

Fig 2. Karakteristikat e fëmijëve disleksikë

Në paraqitjen e formave të ndryshme të disleksisë, shumë lehtë mund t’i vërejmë karakteristikat e

saja. Ato më së shumti janë të përcjellura me vështirësitë gjatë nxënies dhe zhvillimit të leximit

dhe shkrimit, por edhe më gjerë, në zhvillimin e përceptimit apo në zhvillimin e të folurit. Të gjitha

vështirësitë shkaktojnë ç’rregullime në lexim dhe shkrim. Disleksia pra, është prezente sidomos

me vështirësitë e veta në këto fusha.

Sëmundja e disleksisë dita ditës po konsiderohet nga studiuesit si një problem social në moshat

parashkollore andaj të gjithë fëmijët disleksikë kanë nevojë për trajtim në qendra të

specializuara multidisiplinare me metoda të mësuarit efektive, shumëshqisore.

Karakteristikat e fëmijëve

disleksikë

Vështirësi në

dekodim

Ngatërrojnë zanoret ose

zëvëndësojnë një bashkëtingëllore

me një tjetër

Vështirësi për të zbatuar atë

çfarë kanë lexuar në situata të ndryshme

mësimore ose sociale

Vështirësi në procesin e dëgjimit

Memorje të dobët

vizuale për simbolet e

gjuhës

Paaftësia për të mësuar dhe për të mbajtur

mend fjalët vetëm duke i

shikuar

Page 20: UNIVERSITETI “FEHMI AGANI”- GJAKOVË FAKULTETI I ......sjellin proceset e disleksisë dhe disgrafisë tek fëmijët parashkollor nëse ato neglizhohen; Mësojmë më shumë rreth

Shenjat e shfaqjes së disleksisë mund të jenë të pranishme qysh herët dhe të njejtat mund të

trajtohen në kohë reale. Disa shenja të tjera prezente tek fëmijët e moshës parashkollore që janë

atakuar me disleksinë janë të rënditura si më poshtë:

Zakonisht fëmijët disleksikë ngatërrojnë shkronjat dhe i vendosin në vendin e gabuar, si

psh. (punë) mund të lexohet (unë), (mami) lexohet (maim), (mali) lexohet (malli);

Mund të kenë edhe konfuzion morfologjik që prekin shkronjat simetrike si psh (b me d)

,(p me q), apo edhe (m me n);

Problemet shfaqen në formën e boshllëqëve si fshirja e rrokjeve;

Gabime kur lexojnë me zë të lartë dhe moskuptimi i asaj që lexojnë;

Probleme me germëzim,rrokëzim dhe vështirësi të theksuara për të shprehur idetë me

shkrim si dhe nuk dinë si ta nisin një detyrë;

3.3. Të lexuarit

Vështirësitë në lexim vërehen në shpejtësinë, precizitetin, kuptueshmërinë e tekstit të lexuar.

Fëmijët me disleksi një kohë të gjatë i përcjellë mënyra e të shqiptuarit të fjalëve, fitojnë shprehi

të folurit me zë të qetë gjatë të lexuarit, lexojnë me pasaktësi. Duke i dëgjuar gjatë leximit me zë,

kemi përshtypje se nuk i respektojnë shenjat e pikësimit, nuk i ndajnë fjalët qartë. Mënyra dhe

ritmi gjatë të lexuarit janë të përcjellura kohë pas kohe me vonesa për arsye të leximit jo të saktë.

Jo preciziteti nganjëherë mund të vërehet gjatë leximit të fjalëve të shkurta siç janë: nga, prej, në,

nën. Gjatë të lexuarit bëjnë ndërrime të ndryshme, shkurtimi ose shtimin e shkronjave, bëjnë

ndërrimin grafik të formave, të shkrojave të ngjajshme si grafik, por edhe shqiptimin si (d) për (b)

dhe fjalët (baba) në (dada). Kanë vështirësi në leximin e fjalëve të shkurtra, në lidhje të tyre, disa

fjalëve ju shtojnë prapashtesa, disa tjerave ju heqin prapashtesat. Të lexuarit e pa qartë dhe i nga-

dalshëm është ai që e bënë leximin të padëgjuar edhe pse shumë fëmijë me disleksi e zënë

mjeshtrin e gjetjes së kuptimit të fjalës kontestuese duke zbuluar fjalën që nuk mundet për ta lexuar

gjegjësisht për ta shqiptuar. (Nushi, Prishtinë, 2002)

Page 21: UNIVERSITETI “FEHMI AGANI”- GJAKOVË FAKULTETI I ......sjellin proceset e disleksisë dhe disgrafisë tek fëmijët parashkollor nëse ato neglizhohen; Mësojmë më shumë rreth

Përpunimi fonologjik i fjalëve

Bërthama e deficiteve fonologjike lë vështirësi në përdorimin e informatave fonologjike, kur

përparon gjuha gojore dhe ajo e shkruar. Komponentët kryesorë të deficiteve fonologjike përf-

shijnë vetëdijësimin fonetik, marrëdhëniet tingull-simbol si dhe ruajtjen dhe shpëtimin e informa-

tave fonologjike në memorie. (Mulliqi, Prishtinë, 2008)

Mangësitë në përpunimin fonologjik të fjalëve, vështirësojnë vetëdijësimin e fëmijës për ti njohur

tingujt në fjalë, pra që të gjitha janë të një rëndësie të veçantë për periudhën e nxënies së

mjeshtërisë të teknikës para leximit.

Shumë autor akordohen se mos përpunimi fonologjik i fjalëve në gjuhë është një çrregullim

themelor i pa ndriçuar. Vështirësitë e përpunimit fonologjik mund të mbesin në të folurit e fëmijës,

por edhe të mos mbesin. (Nushi, Prishtinë, 1997)

Disa fëmijë mund pa u vërejtur të flasin apo ti shqiptojnë fjalët drejtë, por megjithatë kanë

vështirësi në ndarjen e fjalëve në rrokje e tinguj. Te disa fëmijë qysh në moshën parashkollore

vërehet se në të folurit e tyre kanë vështirësi fonologjike.

Shumë herët prindërit e fëmijëve parashkollor mund ti vërejnë fëmijët e tyre duke i shqiptuar ga-

bimisht fjalët dhe tingujt e veçantë. Të gjitha këto elemente duhet të jenë sinjale që fëmija në

shkollë mundet të ketë vështirësi në fillim në nxënien e leximit, por mund ta përcjellë edhe dis-

leksia e vërtetë. (Bardhyl Musai, Tiranë, 1999)

3.4. Të shkruarit

Vështirësitë më së shpeshti vërehen gjatë diktimit kur fëmijët shkruajnë ashtu siç e dëgjojnë shqip-

timin e fjalëve. Shkrimin e kanë të pa formësuar, shkronjat, edhe pse fëmija ka aftësi për ti dalluar,

nuk janë sa duhet të diferencuara. Kanë vështirësi për të dalluar fillimin e fjalisë si mendim të ri

dhe e harrojnë shpesh shkronjën e madhe. (Bajrami, Prishtinë, 2007)

Të vetë shkruarit është pjesa më e vështirë në zhvillimin gjuhësor të fëmijëve, fatkeqësisht, shumë

herë i lëmë të ballafaqohen me nxënien e lëndëve mësimore në shkollë ose në terapi nuk ju ndihmo-

jmë për ti tejkaluar dhe nxënien e drejtë të teknikës së të lexuarit ose të shkruarit. Në të vërtetë

gjuha e shkruar është më e përbërë në rënditjen formale sesa gjuha e folur, sepse në gjuhën e folur

më lehtë komunikohet me gjeste, mimikë etj.

Page 22: UNIVERSITETI “FEHMI AGANI”- GJAKOVË FAKULTETI I ......sjellin proceset e disleksisë dhe disgrafisë tek fëmijët parashkollor nëse ato neglizhohen; Mësojmë më shumë rreth

Sigurisht që fjalët në gjuhën e shkruar duhet të jenë të rënditura mirë dhe të jenë të rregulluara në

aspektin gramatikor gjë që e komplikon më tepër gjuhën e shkruar. Fëmijët me disleksi por edhe

fëmijët tjerë me vështirësi e formojnë mendimin e tyre në fjalë dhe me rënditje dhe rregulla ma-

tematikore. (Zabeli, Prishtinë, 2004)

3.5. Të mbajturit në mend

Disleksia, godet në etapën e mbamendjes së shkurtër, kështu pamundëson në mënyrë suptile bash-

këveprimin e shëndrrimit të shkronjave në tinguj dhe rrokje që të renditen njëra me tjetren për t’i

formësuar fjalët të cilat shqiptohen gjatë të lexuarit me zë ose “mundohen” nëse lexohen në vetvete

pa zë. (Bajrami, Prishtinë, 2007)

Disleksia nganjëherë përfshinë edhe vështirësitë tek memoria për një kohë të gjatë. Atëherë para-

qiten vështirësitë në nxënie nga fushat e lëndëve mësimore. Këto vështirësi natyrshëm i’u bash-

kangjiten vështirësive të mbajturit mend, në organizimin e materialeve për nxënie dhe shpeshherë

janë dezorientuar.

3.6. Vështirësitë gjuhësore dhe të kuptuarit

Fëmijët me disleksi mund të kenë edhe vështirësi gjuhësore. Ato nuk vërehen në të folurit të

përditshëm. Të folurit më së miri e pasurojnë me të nxënit e gjuhës së shkruar, tekstet e lexuara

ose të shkruara në shkollë dhe jashtë saj. Disa fëmijë me disleksi, pa marrë parasysh punojnë me

prindër, mësimdhënës, terapeut ose të pavarur arrijnë të lexojnë, shkruajnë, analizojnë gjuhën.

Kështu përparojnë, zhvillojnë gjuhën e vet me nocione, kuptimin e fjalëve dhe me shqiptimin e

drejtë.

Tek fëmijët e lënë pas dore nga prindërit apo mësimdhënësit që nuk punojnë tarapet për pasurimin

dhe zhvillimin e gjuhës, apo kur fëmija vet nuk angazhohet për të lexuar, gjatë viteve këta fëmijë

zhvillojnë rezistencë të fortë për të lexuar, shkruar dhe të njejtit e humbin rastin për të shfrytëzuar

begatimin e gjuhës së folur dhe të shkruar, humbin komunikimin dhe zhvillimin njohës. Tek këta

fëmijë, fatkeqësisht ekziston mundësia që disleksinë ta shëndrrojnë në vështirësi në të nxënë në

formën më drastike, që i’u bëhet pengesë në shkollim. (OPEA: OKB, 1989)

Page 23: UNIVERSITETI “FEHMI AGANI”- GJAKOVË FAKULTETI I ......sjellin proceset e disleksisë dhe disgrafisë tek fëmijët parashkollor nëse ato neglizhohen; Mësojmë më shumë rreth

3.7. Shkaktarët e disleksisë

Në kuptimin e ngushtë disleksinë e përshkruajnë si vështirësi-pengesë në të lexuarit e shpejtë dhe

të saktë. Këto pengesa janë nga çrregullime jo të veçanta të të lexuarit, ku shkaktarë është zhvillimi

mental i vonuar, dëmtimi i shqisës së dëgjimit ose në të parë, të folurit e pa zhvilluar dhe lënia

anash nga kujdesi prindëror, nga gjendja e pavolitshme familjare. (Bajrami, Prishtinë, 2007)

Përveq shumë vështirësive në të folur dhe atyre gjuhësore siç janë vështirësitë e veçanta gjuhësore,

shkaktarët e disleksisë nuk janë qartë të vërtetuar. Konstitucioni është ajo që e trashëgojmë nga

kodi gjenetik dhe ajo që e arrijmë në periudhën e paralindjes ose gjatë procesit të lindjes. Tërthorazi

pas lindjes secili prej nesh e ka konstitucionin specifik. Kjo është ajo me të cilin vijmë në këtë

botë. Është një çrregullim që ka bazë neurologjike, por që ka edhe një precedencë goxha të lartë

65% deri në 71% që të jetë edhe e trashëguar nga ana gjenetike. Ka një probabilitet shumë të lartë

që prindërit, të cilët kanë pasur vështirësi në të nxënë apo në proceset e të mësuarit e të lexuarit, të

kenë fëmijë që shfaqin probleme me disleksinë. (Zabeli, Behluli, Prishtinë, 2011)

Kërkimet e fundit për disleksinë kanë nxjerrë përfundime për shfaqen e problemeve të fjalëve dhe

leximit në më shumë se një person në familje. Një djalë që ka babain të prekur nga disleksia ka

40% mundësi që të jetë edhe ai disleksik, ndërsa nëse nëna e tij është me disleksi rreziku shkon në

35%.

Për vajzat është konstatuar se pavarësisht se cili prind është me disleksi rreziku për të zhvilluar

disleksi është 17%-18%. Rrisku për disleksi tek fëmijët që kanë një prind me probleme leximi

është 8 herë më i lartë sesa tek fëmijët që nuk e kanë. Studiuesit thonë gjithashtu që jo të gjithë ata

që kanë gjenet përgjegjës për disleksinë mund të jenë me disleksi. Siç dihet mjedisi luan një rol të

madh në zhvillimin e njeriut.

Shkencëtarët kanë gjetur gjenet përkatëse me anën e analizës lidhëse. Sigurisht që me rishikimin

e shumë studimeve krijojmë përfundimet se shkaktarë kryesor të disleksisë janë gjenet e

trashëguara nga njëri prind të paktën. Duke ditur se disleksia nuk është sëmundje mund të themi

se ajo është bashkësi e shumë vetive të marrura nga shumë faktorë duke u nisur nga prindërit, pra

gjenet, rrethi ku jeton, intervenimi jo në kohë sigurisht nga ana e prindërve, mësueses, tarapeutit e

kështu me rradhë. (Frabboni, Pinto, Tiranë 2012)

Page 24: UNIVERSITETI “FEHMI AGANI”- GJAKOVË FAKULTETI I ......sjellin proceset e disleksisë dhe disgrafisë tek fëmijët parashkollor nëse ato neglizhohen; Mësojmë më shumë rreth

Problemet me aftësinë e mësipërme mund të shkaktojnë probleme me kujtesën afatshkurtër, pra

personat me disleksi kanë probleme fonologjike që konsistojnë me kodimin e shkronjave në tinguj

dhe me kujtesen afat-shkurtër që pa dyshim ndikojnë në performancën e leximit. Për fëmijët me

dilseksi, të lexuarit bëhet vështirësi e rëndë, e pa zëshme, pengesë, për shkak të pa sigurisë që

ndjejnë, ndihen të pasuksesshëm, dhe ndihen ndryshe nga fëmijët tjerë. Për këtë arsye të vërejturit

me kohë, bashkëpunimi i prindërve, mësimdhënësve, tarapeutëve që merren me disleksi, simpto-

mat e disleksisë tek fëmiu mund të zbuten dhe të mundet ajo vështirësi që krijon negativitet tek

fëmiu.

3.8. Shenjat klinike tek fëmijët disleksikë

Duke ju referuar studimeve të bëra në fushën e sëmundjes së disleksisë dhe mangësitë e tyre në

procesin e mësimnxënies , profesionistët shëndetësor rekomandojnë që me fëmijët disleksikë duhet

pasur vëmendje të shtuar gjatë procesit të mësimnxënies ngase këta fëmijë shfaqin vështirësi në të

lexuar, nuk mund të dallojnë të majtën nga e djathta, nuk mbajnë dot mend atë që sapo lexuan,

kanë probleme të theksuara me drejtshkrimin. Pastaj mund të kenë vështirësi të theksuara në mësi-

min e tabelës së shumëzimit apo alfabetin si të plotë, ndiejnë shpesh ankth, akuzohen se janë

përtacë, manifestojnë shpesh dhe shenja të depresionit, kanë mendime negative për vetën,

probleme me sjelljen, janë të irrituar dhe shumë shenja tjera klinike të cilët i përcjellin ata gjatë

veprimtarive të shumta ditore. (Brada, Pejë, 1995)

3.9. Cilat janë shenjat e para të disleksisë që i ndihmojnë prindërit të kuptojnë se

fëmija i tyre mund të jetë me disleksi?

Mësuesit në klasë nuk mund të jenë në gjendje të përcaktojnë nëse një fëmijë ka apo jo disleksi,

por ata mund të zbulojnë shenja të hershme që sugjerojnë një vlerësim të mëtejshëm nga mjeku

specialist neurolog, por edhe nga psikologu. Shenja të hershme janë vonesat në zhvillimin e

hershëm të gjuhës, probleme me dallimin e tingujve, ose fjalëve të ngjashme, vështirësi me mësi-

min e fjalëve të reja të fjalorit, vështirësi në kopjime tekstesh nga libra ose kompjuteri, vështirësi

në të mësuarit e shkrimit.

Page 25: UNIVERSITETI “FEHMI AGANI”- GJAKOVË FAKULTETI I ......sjellin proceset e disleksisë dhe disgrafisë tek fëmijët parashkollor nëse ato neglizhohen; Mësojmë më shumë rreth

Gjithashtu, një fëmijë i tillë mund të mos jetë në gjendje të mbajë mend përmbajtjen e një teksti,

apo përralle të preferuar. Fëmijët në këto raste mund të kenë vështirësi në kujtimin, ose kuptimin

e asaj që dëgjojnë duke prodhuar vetëm sekuenca të asaj që dëgjojnë dhe shpesh herë bëhen

qesharak, gjë që fëmija e vuan shumë. (KEC, Prishtinë, 2004)

Fëmijët që luftojnë me këtë problem mund të dinë se çfarë duan të thonë, por kanë vështirësi në

gjetjen e fjalëve të duhura për të shprehur mendimet e tyre.

Tek fëmijët me disleksi mund të jenë prezent shenja shumë delikate, si për shembull: tërheqja në

vetvete dhe zhytja në depresion ose ana tjetër, veprojnë duke tërhequr vëmendjen nga vështirësitë

e tyre. Mund të lindin probleme me vetëbesimin dhe bashkëveprimet me shokët dhe familjarët e

tyre, mund të humbasin interesin në lidhje me aktivitetet që lidhen me shkollën, duke u dukur si të

pamotivuar, ose dembelë. Po ashtu janë mjaft të rëndësishme dhe kërkojnë vëmendje të veçantë

edhe situatat emocionale që mund të krijohen tek këta fëmijë.

Disleksia paraqitet edhe me gjendje të tjera si: çrregullim i vëmendjes, mungesë e vëmendjes,

çrregullime hiperaktiviteti, disa lloje të epilepsisë etj. Për këtë arsye mjeku-pediatër, pasi që logo-

pedi i shkollës e diagnostifikon se fëmija ka disleksi, duhet të kërkon nga prindi për hulumtime

tjera medicionale, më së shpeshti të bëhet EEG (elektroencefalografia), me të cilën vërehet gjendja

e aktivitetit elektrik të trurit. Pra kjo vërteton nëse fëmija është në njërën prej gjendjeve të sipër

përmendura, një prej shkaktarëve pse duhet të dërgohet tek neurologu, sepse vlerëson të dhënat

me incizimin e lartë përmendur.

3.9.1. Format e zhvillimit të disleksisë

Tipi më i zakonshëm është disleksia primare, e cila nuk ndryshon me moshën. Në këtë rast kemi

mosfunksionim të anës së majtë të trurit (korteksit cerebral). Në këtë formë të disleksisë merr

rëndësi të veçantë ndërhyrja adekuate arsimore, përkujdesja e veçantë, gjë e cila bën që këta indi-

vidë të jenë akademikisht të suksesshëm gjatë jetës së tyre.

Në rast se nuk ndërhyhet në kohën e duhur, atëherë këta individë do të luftojnë gjatë gjithë jetës

së tyre me shkrimin dhe leximin. Disleksia primare kalon në linjat familjare nëpërmjet gjeneve (të

trashëguara), ose nëpërmjet mutacioneve (ndryshimeve) të reja dhe është gjetur më shpesh tek

djemtë, sesa tek vajzat.

Page 26: UNIVERSITETI “FEHMI AGANI”- GJAKOVË FAKULTETI I ......sjellin proceset e disleksisë dhe disgrafisë tek fëmijët parashkollor nëse ato neglizhohen; Mësojmë më shumë rreth

Një formë tjetër është disleksia e mesme, ose zhvillimore e cila zakonisht shkaktohet nga

problemet e zhvillimit të trurit gjatë fazave të hershme të jetës fetale (në barkun e nënës).

Problemet e këtij rasti zvogëlohen kur fëmija maturohet. Edhe ky lloj është më i zakonshëm tek

djemtë, sesa tek vajzat. Ndërkaq në rastin kur truri nuk interpreton siç duhet sinjalet vizuale (pa-

more), atëherë flasim për disleksinë vizuale. Në rastin kur nuk përpunohen siç duhet sinjalet që

vinë nga tingujt atëherë flasim për disleksi auditive. Përmendim gjithashtu edhe disgrafinë, e cila

i referohet vështirësive së fëmijës për të mbajtur dhe kontrolluar një laps në mënyrë që të hidhen

në letër vizatime, ose shenja të sakta.

3.9.2. Përjetimet emocionale tek fëmijët disleksikë

Një diagnozë para kohe e deficiteve të tilla mund të ndihmojnë shkollën dhe mësuesit në adoptimin

e metodave të mësimdhënies së përshtatshme, dhe mund të bëjë më të kuptueshme për prindërit

vështirësitë e fëmijës ngase gjendja emocionale e këtyre fëmijëve shumë shpesh mund të jetë edhe

e ndërlikuar.

Këta fëmijë gjatë rutinës së tyre ditore mund të kenë probleme të theksuara edhe me menaxhim të

gjendjes së tyre emocionale duke u ballafaquar me vetizolim dhe mbyllje në vetvete, mungesë të

theksuar interesi për botën që e rrethon, kanë dëshirë të mbeten vetem e jo të shoqërohen,

vetëbesim të ulët si dhe frikë të theksuar nga dështimi dhe frustrimi që mund ti bëhet nga shoqëria.

Po e njejta kategori mund të ketë edhe ndjenjë të theksuar të inferioritetit, vështirësi në ndjenjën e

turpit dhe fajit dhe vështirësi të mëdha për të bashkëvepuar me bashkëmoshatarët.

3.9.3. Si mund të parandalohet disleksia?

Parandalimi parësor i cili mund të jetë i lidhur me rritjen e interest të fëmijëve disleksikë

posaqërisht për botën magjike të librave që në fëmijëri të hershme konsiderohet të jetë element

kyç për parandalimin e disleksisë. Përveq kësaj edhe identifikimi nga institucionet dhe mësim-

dhënësit që në fëmijërinë e hershme për vonesat në të folur mund të konsiderohet si parandalim

dytësor për disleksinë, ndërkaq eksplorimi i mjeteve audiovizuale për zvogëlimin e pasojave të

Page 27: UNIVERSITETI “FEHMI AGANI”- GJAKOVË FAKULTETI I ......sjellin proceset e disleksisë dhe disgrafisë tek fëmijët parashkollor nëse ato neglizhohen; Mësojmë më shumë rreth

disleksisë mund të vlerësohet si parandalim shtesë për fëmijët disleksisë. (Ferrari.p, Epelbaum,

C1993)

3.10. Trajtimi

Egzistojnë faktorë të ndryshëm të cilët konsiderohen të jenë shkaktarë për disleksi, të njohur si

faktorë të jashtëm sidomos gjatë periudhës së shtatëzanisë edhe pse shumë studime citojnë se para

apo gjatë kohës së lindjes, nuk është se janë shkaktarë të paraqitjes së disleksisë.

E rëndësishme është që ne si shoqëri të dijmë se paraqitja e simptomave të disleksisë sigurisht që

kërkon studim, analizë, përpilim të planeve individuale, punë të vazhdueshme të tarapeutëve e

njohur si koha më e përshtatshme për të flakur disleksinë. (Irlen, 2005)

Trajtimet për disleksinë zakonisht fokusohen në atë që quhet “aftësi fonologjike”. Qëllimi

themelor është që fëmijët të jenë të aftë të bëjnë lidhjen e shkronjave, tingullit dhe leximit. Thuhet

që personat me disleksi kërkojnë praktikë të konsiderueshme për aftësinë e leximit.

Mjete ndihmëse për disleksikët

Përdorimi i shkrimit me ngjyra ose letrave me ngjyra (shkrimi i zi mbi letrën e bardhë është

i vështirë për tu lexuar nga disleksikët)

Të mos përdoret shkrimi me shkronjat kapitale.

Përdorimi i një gjuhe të thjeshtë nnë tekst.

Përdorimi i fonteve të shkrimit të qarta.

Përdorimi i figurave apo grafikëve me ngjyra në tekst për të ndihmuar disleksikët ne lexim.

Të bëhet e mundur që materiali të jetë në disa forma si tekst, audio dhe vizual.

Objekte për të shoqëruar leximin.

Markues për të ngjyrosur rreshtat në tekst.

Karta apo vizore për të mbajtur rreshtin.

Ekrane me ngjyrë për kompjuterat.

Ikona të mëdha në ekranet e kompjuterave, etj.

Page 28: UNIVERSITETI “FEHMI AGANI”- GJAKOVË FAKULTETI I ......sjellin proceset e disleksisë dhe disgrafisë tek fëmijët parashkollor nëse ato neglizhohen; Mësojmë më shumë rreth

Trajtimi medikamentoz

Trajtimi i disleksisë kryesisht konsiston në fushën e edukimit dhe terapisë korigjuese bashkë me

mbështetjen psikologjike. Por përveç trajtimeve të tilla përmirësuese të arsimit, ekzistojnë qasjet

mjekësore që përfshijnë përdorimin e ilaçeve anti-ankthi dhe anti-emocion. Këto barna përfshijnë:

Cyclizine (Marezine)

Meclizine (Antivert)

Dimenhydrinate (Dramamine)

Methylphenidate (Ritalin)

Piracetam

Mjete ndihmëse për disleksikët

Përdorimi i shkrimit me ngjyra ose letrave me ngjyra (shkrimi i zi mbi letrën e bardhë është

i vështirë për tu lexuar nga disleksikët)

Të mos përdoret shkrimi me shkronjat kapitale.

Përdorimi i një gjuhe të thjeshtë në tekst.

Përdorimi i fonteve të shkrimit të qarta.

Përdorimi i figurave apo grafikëve me ngjyra për të ndihmunar disleksikët ne lexim.

Të bëhet e mundur që materiali të jetë në disa forma si tekst, audio dhe vizual.

Objekte për të shoqëruar leximin.

Karta apo vizore për të mbajtur rreshtin.

Page 29: UNIVERSITETI “FEHMI AGANI”- GJAKOVË FAKULTETI I ......sjellin proceset e disleksisë dhe disgrafisë tek fëmijët parashkollor nëse ato neglizhohen; Mësojmë më shumë rreth

KAPITULLI –IV-

Disgrafia -aspekti teorik

4. Ҫ’është disgrafia?

Një numër i madh i nxënësve shfaqin vështirësi në të shkruar, kjo vështirësi është ë njohur më

termin (dis-vështirësi, grafien- në te shkruar). Nuk ka mësimëdhënës i cili gjatë punës së vet nuk

ka hasur në nxënës të cilët e kanë këtë vështirësi. Këto vështirësi mund të jenë të ndryshme dhe të

shkaktuara nga faktorë të ndryshëm. Disgrafia është, si disleksia, sindrom i përbërë, i cili nuk

kufizohet vetëm në vështirësitë e të nxënit e të shkruarit, por kyç vështirësitë e ndryshme të formi-

mit, të funksioneve para intelektuale dhe gjuhësore.

Disgrafia ka bazë psiko-neurologjike, ka gjithashtu dhe vështirësi gjuhësore, është sindrom i

përbërë dhe mund të merr forma të ndryshme. Disgrafia është, si disleksia, sindrom i përbërë i cili

kufizohet vetëm me vështirësi të nxënit dhe të shkruarit, përkatësisht vështirësi të ndryshme të

fomimit qofshin ato intelektuale dhe gjuhësore, është çrregullim i cili shkakton probleme të të

shprehurit në formë të shkrimit. (Gjokutaj dhe Zabeli, Prishtinë, 2004)

Disgrafia është një problem i shkaktuar nga truri dhe nuk vjen si rezultat i fëmijës i cili mund të

jetë përtac. Edhe pse një numër i madh i njerëzve kanë shkrim të keq, disgrafia është një çrregullim

më serioz. Për shumë fëmijë të diagnostikuar me disgrafi, mbajtja e lapsit apo radhitja e shkronjave

në vijë të fletores është e vështirë. Një numër i konsiderushëm i tyre kanë probleme me gërmëzim

dhe shprehjen e mendimeve në letër. Studimet tregojnë se disgrafia si sëmundje kategorizohet edhe

e bazuar në shkaqet e shfaqjes së saj dhe si e tillë ndahet në:

1. Disgrafia trashëguese e njohur si disgrafia e fituar e shkaktuar nga faktorët e jashtëm jo të

përshtatshëm në zhvillim.

2. Disgrafia e lehtë e njohur si disgrafia e shprehur si agrafia apo joaftësia e plotë për shkrim,

e përcjellur me vështirësi serioze specifike në mësimnxënien fillestare, veçanërisht të

shkronjave

Nëse fëmija ka këtë çrregullim, ekspertët besojnë se një ose dy nga këta faktorë në procesin e

shkrimit devijon. Diagnostikimi i hershëm i fëmijës dhe testimi që përcakton se a është ky çrreg-

ullim i pranishëm, duhet të vazhdohet me trajtim dhe metoda stimuluese nga ana e terapeutit.

Page 30: UNIVERSITETI “FEHMI AGANI”- GJAKOVË FAKULTETI I ......sjellin proceset e disleksisë dhe disgrafisë tek fëmijët parashkollor nëse ato neglizhohen; Mësojmë më shumë rreth

Faktorët që shkaktojnë disgrafinë janë disa: shkaktohet nga baza gjenetike, memoria afat shkurte,

gjithashtu këta përsona kanë vështirësi ta paraqesin mendimin e tyre në letër me anë të shkrimit.

Kuptohet që truri i merr informatat nëpërmjet shqisave dhe i ruan ato për më vonë. Para shkrimit,

truri merr informata nga kujtesa afatshkurte dhe ajo afatgjate dhe pastaj organizohet për të filluar

shkrimin. Procesi i njëjtë ndodh edhe tek personat të cilët vuajnë nga disgrafia. Dallimi qëndron

në atë se rezultat i shkrimit të tyre është një prodhim i shkruar i cili vështirë lexohet dhe ka shumë

gabime. (Bajrami, 2007)

Disgrafia

Një numër i madh i nxënësve shfaqin

vështirësi në të shkruar, kjo vështirësi është ë

njohur më termin (dis-vështirësi, grafien- në

të shkruar). Nuk ka mësimëdhënës i cili gjatë

punës së vetë nuk ka hasur në nxënës të cilët

e kanë këtë vështirësi. Këto vështirësi mund

të jenë të ndryshme dhe të shkakturara nga

faktorë të ndryshëm.

Foto 1. Disgrafia-Burimi (Nushi, Psikologji e përgjithshme)

Page 31: UNIVERSITETI “FEHMI AGANI”- GJAKOVË FAKULTETI I ......sjellin proceset e disleksisë dhe disgrafisë tek fëmijët parashkollor nëse ato neglizhohen; Mësojmë më shumë rreth

Mirëpo faktorët që shkaktojnë këto vështirësi specifike në të shkruar janë: dëmtimet e trurit dhe

traumat e mëdha. Këta nxënës karakterizohen me:

Figura 3. Disgrafia-Burimi: (Zabeli, Vështirësitë në të nxënë, 2004)

Gjitashtu këta fëmijë paraqesin edhe vështirësi në dallimin e tingujve apo të shkronjave që kanë

ngjajshmëri apo edhe numrave: b=d, p=q, 9=6, 1=11, vështirësi me lidhjen e tingujve me simbolin

e shkronjave, vështirësi në të mbajturit mend të porosive dhe interpretimit të udhëzimeve, si dhe

vështirësi në gjetjen e fjalëve adekuate, në dhënien e ideve dhe krahasimin e tyre. (Saqellari, Tiranë

2003)

DISGRAFIA

Vështirësi në lidhjen e fjalëve në

fjali

Vështirësi në përceptimin

vizuel të shkronjave.

Vështirësitë në

përdorimin e shkrimit si

mjet komunikimi,Shkonja

gjysmake (të papërfundua

ra)

Të shkruar jodrejtë të shkronjave

për nga forma dhe madhësia,

Shkronjat zakonisht i shkruajnë mbrapësht

Page 32: UNIVERSITETI “FEHMI AGANI”- GJAKOVË FAKULTETI I ......sjellin proceset e disleksisë dhe disgrafisë tek fëmijët parashkollor nëse ato neglizhohen; Mësojmë më shumë rreth

4.1. Mënyra e të shkruarit e këtyre përsonave

Fig.4. Mënyra e të shkruarit tek fëmijët me disgrafi

Fëmijët me disgrafi shpesh bëjnë gabime të veçanta, zakonisht gabimet e tyre vazhdojnë e

përsëriten dhe sigurisht që mësimdhënësi duhet t’i vërejë këto gabime drejtshkrimore.

4.2. Format e disgrafisë

Kemi disa forma të digrafisë sipas shkaktarëve, sipas shkallës së shprehur, sipas sindromit domi-

nant.

Disgafia sipas shkaktarëve: konsiderohet si disgrafia trashëguese ku vështirësitë në të

shkruar janë nga shkaktarët e pa volitshëm, format e kombinuara të trajtuara si veprimi i

dy apo tre shkaktarëve të jashtëm;

Disgrafia sipas shkallës së shprehur: konsiderohet si disgrafia e lehtë, disgrafia e shpre-

hur, agrafia (paaftësi totale për të shkruar);

Disgrafia sipas sindromit dominant: këtu llogariten të bëjnë pjesë disgrafia fonologjike,

disgrafia artikulatore akustike, disgrafia gjuhësore, agramatike, vizuale dhe motorike;

Shkrim i pa lexueshëm

Bëjnë përzierje të shkronjave

Lapsin nuk e përdorin në mënyrën e

duhur

Distancë mes fjalëve apo shkronjave

gjatë shkrimit

Pozicion jo stabil

Page 33: UNIVERSITETI “FEHMI AGANI”- GJAKOVË FAKULTETI I ......sjellin proceset e disleksisë dhe disgrafisë tek fëmijët parashkollor nëse ato neglizhohen; Mësojmë më shumë rreth

Fëmijët me disgrafi shpesh bëjnë gabime të pa zakonshme, andaj kur një mësimdhënës shikon

punimet e një fëmije me disgrafi, gabimet gjithmonë përsëriten.

Foto 2, Shkrimi disgrafik- Burimi- (Zabeli, Behluli; Qasje pedagogjike me fëmijër me

prapambetje mendore)

4.3. Simptomat e fëmijëve me disgrafi

Në mjediset e objekteve parashkollore dhe fillore, vlerësohet se rreth 4% e fëmijëve vuajnë nga

disgrafia. Nga shkolla e mesme kur kompleksiteti i detyrave të shkruara fillon të rritet në mënyrë

dramatike atëherë vlerësimet mund të arrijnë deri në 20%. Disa nga simptomat janë të shprehura

në vendosjen e hapësirës mes fjalëve, shkronjat zakonisht i shkruajnë në madhësi të ndryshme si

dhe probleme të theksuara në mbajtjen e lapsit. Fëmijët e atakuar me disgrafi tentojnë ti shmangen

aktiviteteve të cilat kanë të bëjnë me shkrime, vizatime dhe ngjyrosje si dhe dallime të theksuara

mes kuptimit të asaj që është shkruar në raport me atë që duhet thënë.

Për shumë fëmijë të diagnostikuar me dis-

grafi, mbajtja e lapsit apo radhitja e

shkronjave në vijë të fletores është e vështirë.

Një numër i konsiderushëm i tyre kanë

probleme me gërmëzim dhe shprehjen e

mendimeve në letër.

Foto 3. Mbajtja e lapsit nga fëmijët me disgrafi-Burimi: https://ëëë.logopedia.al/disleksia-

karakteristikat-dhe-trajtimi/

Page 34: UNIVERSITETI “FEHMI AGANI”- GJAKOVË FAKULTETI I ......sjellin proceset e disleksisë dhe disgrafisë tek fëmijët parashkollor nëse ato neglizhohen; Mësojmë më shumë rreth

4.4. Si ndikon disleksia dhe disgrafia në përvetësimin e matematikës

Është një numër relativisht i madh i fëmijëve që kanë vështirësi në mësimin e matematikës.

Vështirësitë e tilla mund të jenë si pasojë e shumë shkaktarëve të cilët mund të jenë jashtë individit,

si programi mësimor, metodat e papërshtatshme të mësimdhënies. Por, ka dhe shumë vështirësi

specifike që janë si pasojë e shkaktarëve të brendshëm konkretisht mosfunksionimi i duhur në

sistemin nervor. Nxënësit e tillë që kanë probleme të përherëshme më njohjen e numrave, kryerjen

e veprimeve të ndryshme matematikore, në të mbajturit mend të fakteve, njihen si nxënës që kanë

një vështirësi specifike të quajtur diskalkuli. Në shumë përkufizime hasim qe diskalkulia është

problem që shfaqet për llogaritje (kalkulime). Në kuader të këtyre problemeve përfshihen:

vështirësi me numra, vështirësi në të kuptuarit e shenjave (“+”, “-“, “>” ) apo edhe shumë

vështirësi të tjera. (Zabeli, 2004)

Shembuj të vështirësive në përvetësimin e matematikës që mund t’i kenë fëmijët me disleksi:

Vështirësitë në leximin dhe kuptimin e udhëzimeve në detyrat e dhëna me fjalë (shpesh nuk

i zgjidh detyrat ose nuk mundet të ketë concept;

Vështirësitë në nxënien e vlerave të mesme, marrëdhëniet mes numrave;

Vështirësi në mbajtjen në mend të shprehjeve numerike;

Vështirësi në tabelën e shumëzimit;

Vështirësi në veprimet e llogaritjeve të thjeshta;

Vështirësi në përgjigje të shpejtë në rastin e tabelës së shumëzimit;

Vështirësi në përdorimin e shenjave, matjen, etj.

Disa shembuj të mundshëm, të vështirësive që i kanë fëmijët me disgrafi për mësimnxënien e

matematikës. (Zisi, Tiranë, 2003) Fëmijët kanë vështirësi në formimin e figurave gjeometrike

Kanë vështirësi në të mbajturit mend;

Gabojnë në punime me shkrim;

Vështirësi në llogaritje, shkrimi i numrave;

Vështirësi në mjete të imëta;

Vështirësi të dallojnë formën, madhësinë renditjen etj.

Page 35: UNIVERSITETI “FEHMI AGANI”- GJAKOVË FAKULTETI I ......sjellin proceset e disleksisë dhe disgrafisë tek fëmijët parashkollor nëse ato neglizhohen; Mësojmë më shumë rreth

Përfundime

Në këtë punim diplôme pas shumë hulumtimeve të librave, studimeve të ndryshme vijmë në

përfundim se disleksia është një aftësi e kufizuar e të mësuarit në lexim. Fëmijët me disleksi kanë

vështirësi të lexojnë me saktësi dhe rrjedhshëm. Ata gjithashtu mund të kenë probleme me

drejtshkrimin që njihet ndryshe si vështirësi në lexim e shkrim dhe prek deri në 10% të fëmijëve.

Disleksia zakonisht zbulohet në shkollë, kur fëmija mëson për të lexuar dhe shkruar. Zakonisht

diagnozën e disleksisë e jep psikologu pasi është njoftuar nga mësuesi.

Gjithashtu u cek se si duhet të ndërmarim hapat rreth femijës nëse mendohet se mund të ketë shenja

disleksie. Sigurisht që nëse fëmija është disleksik atëherë janë dy gjëra të rëndësishme që duhet t’i

dijmë:

Disleksia është një çështje e zakonshme e të mësuarit që kanë shumë njerëz të suksesshëm.

Ekzistojnë strategji dhe metoda të mësimdhënies që mund të ndihmojnë këta fëmijë di-

sleksikë.

Kuptimi i sfidave të saj është çelësi për t’i gjetur fëmijës ndihmën më të mirë prandaj me këta

fëmijë duhet të mirren një sërë ekpertësh duke u nisur nga mësuesi i cili merr hapin e parë identi-

fikimi nga psikologu, tarapeuti dhe sigurisht trajtimi nga logopedi.

Për prindërit është e detyrueshme të bisedojnë me mjekun e fëmijës për trajtimin ose mundësitë e

terapisë. Këto mund të përfshijnë punën me një specialist të leximit ose një patolog të gjuhës së

folur.

Sipas disa studimeve është e preferueshme të ushtrojmë sa më shumë me këta fëmijë në shtëpi. Të

shikojmë për mënyra argëtuese për të inkurajuar leximin dhe shkrimin jashtë shkollës. Ka edhe

strategji që mund të provojmë në shtëpi për të ndihmuar me disleksinë. Të prekim interesat e tyre

dhe të përdorim pikat e forta. Të krijojmë një hapësirë e atmosferë të përshtatshme për detyrat e

shtëpisë dhe sigurisht është e domosdoshme të inkurajojmë dhe të ju kujtojmë shpesh fëmijëve se

disleksia nuk i mposht ata.

Page 36: UNIVERSITETI “FEHMI AGANI”- GJAKOVË FAKULTETI I ......sjellin proceset e disleksisë dhe disgrafisë tek fëmijët parashkollor nëse ato neglizhohen; Mësojmë më shumë rreth

Rekomandime

Rekomandimet e nxjerrura nga ky studim janë të shumta por ne kemi veçuar disa prej tyre për të

cilat konsiderojmë se shoqëria duhet të ketë kujdes dhe angazhim të shtuar kur ka të bëjë me

fëmijët të cilët pa dëshirën e tyre janë atakuar me disleksinë.

Ngritja e qendrave të specializuara multidisiplinare, me metoda të mësuarit efektive;

Rehabilitimi duhet të jetë logopedik, psikomotor dhe psikoterapik.

Dislektikët kanë nevojë vecanarisht, për mësim të qartë, të organizuar dhe shumë- shqisor.

Fëmijët me disleksi lodhen më shpejtë se fëmijët e tjerë, prandaj i duhet më shumë kujdes,

përqëndrim më i madhë, të ketë mundësinë të përcjellë se çka po ndodhë rreth tij.

Fëmija me disleksi mund ta lexoj disa herë nje fjali në menyra te gabuara dhe mundet të

mos e vërej fare gabimin.

Mund ti lexoj fjalët e sakta por duke mos ia ditur kuptimin. Disa ditë mund të shkëlqej dhe

disa ditë mund të jetë i pa sigurt.

Në disa raste mund të na duket se po na dëgjon dhe duhet pasur kujdes sepse fëmija nuk

din ti renditë informatat se cilat janë më të rëndësishme e cilat jo.

Duhet të ju tregojmë se si bëhen punët që të mos jenë përtaca.

Zakonisht kanë vështirësi në nxënien e gjuhëve të huaja1

Këta fëmijë kanë vështirësi në shënime, diktime, janë më të ngadalshëm në detyrat e klasës,

harrojnë më shpejtë.

Mund të kenë veprime më ndryshe për shkak të mos besimit në vetvete.

Gjithashtu vlen të theksohet se duhet kujdes të shtuar nëse dëshirojmë të arrijmë suksesin me fëmi-

jët disleksikë dhe se progresi nuk arrihet vetëm me mjete didaktike por rëndësi të madhe ka dhe

qasja jonë ndaj tyre, ndjenjat, dashuria, respekti e shumë mirësi tjera.

Page 37: UNIVERSITETI “FEHMI AGANI”- GJAKOVË FAKULTETI I ......sjellin proceset e disleksisë dhe disgrafisë tek fëmijët parashkollor nëse ato neglizhohen; Mësojmë më shumë rreth

Literatura

1. Bajrami Vedat, Disleksia, disgrafia, diskalkulia dhe vështirësitë tjera në të nxënë, Prish-

tinë, 2007;

2. Brada Riza,: Pedagogjika Familjare, Pejë,1995;

3. Brigitte Schuman: Neubewertung der sonderpadagogischen Geschichte, Dezember 2014

4. Woolfolk.A (2011): Psikologji edukimi, Tiranë

5. Evans,Bj Joseph F: ”The effect of coloures filters on the rate of reading in an adult student

population”, London, 2002;

6. Frabboni Franco, Minevra Pinto Franca: Manual i pedagogjisë së përgjithshme, Tiranë;

7. Gjokutaj Mimoza dhe Zabeli Naser: Për një mësimdhënie ndryshe, për cilësi të lartë të të

nxënit, Prishtinë, 2004;

8. Gottfried Biewer Grundlagen der Heilpadagogik und Inklusiven Pedagogik, Klinkhardt,

Bad Heilburn 2010

9. Irlen, H: Reading by the colours, Neë York, 2005;

10. Johnson, D.W & Johnson. R.T: Cooperation and Competiton: Theory and Research;

11. KEC, Te nxënit në bashkëpunim, Prishtinë, 2004;

12. Mulliqi, Shefqet, Metodikë e punës me fëmijë me nevoja të veqanta, Prishtinë, 2008;

13. Musai Bardhyl: Psikologji edukimi-zhvillimit, të nxënët, mësimdhënia, Tiranë, 1999;

14. Nushi, Pajazit: Psikologji e përgjithshme, Prishtinë, 2002;

15. Nushi, Pajazit: Të nxënit e lëndëve mësimore dhe zotërimi i tyre, Prishtinë, 1997

16. OPEA: Komunikimi me fëmijë, Kosovë, 2004; Konventa Për Të Drejtat e Fëmijëve,

OKB, 1989; QPEA:Si të krijohet kontakti i suksesshëm me nxënësit, Kosovë,2003;

17. Orton, Dyslexia Society Research Committee, 1996;

18. Schuman, Brigitte Neubewertung der sonderpadagogischen Geschichte, 2014;

19. UNESCO: Guidelines for inclusion. Ensuring Access to Education for All.UNESCO, Paris,

2005.

20. Zabeli Naser: Vështirësitë në të nxënë, Prishtinë, 2004;

21. Zabeli, Nase, Lulavere Behluli; Qasje pedagogjike me fëmijër me prapambetje mendore,

Prishtinë, 2011;

22. Zisi, Aurela: Të nxënët, natyra dhe teoritë e tij, në kurrikula dhe shkolla, Tiranë, 2003;

Page 38: UNIVERSITETI “FEHMI AGANI”- GJAKOVË FAKULTETI I ......sjellin proceset e disleksisë dhe disgrafisë tek fëmijët parashkollor nëse ato neglizhohen; Mësojmë më shumë rreth

Burime nga interneti

https://www.logopedia.al/disleksia-karakteristikat-dhe-trajtimi/

http://top-channel.tv/2015/02/18/cfare-eshte-disleksia-si-ta-zbulojme-ate-si-ta-per-

qafojme/

http://shkronjat.al/cfare-eshte-logopedia/

http://www.collinsdictionary.com/dictionary/english/pedagogy

http://www.etymonline.com/indexable?term=pedagogy

https://masht.rks-gov.net/uploads/2017/03/korniza-kurrikulare-finale.pdf

https://www.facebook.com/QendraDIja/posts/356942591417221/

https://veshtiresitenetenxene.org/artikuj/si-te-trajtosh-nje-femije-me-disleksi/

Page 39: UNIVERSITETI “FEHMI AGANI”- GJAKOVË FAKULTETI I ......sjellin proceset e disleksisë dhe disgrafisë tek fëmijët parashkollor nëse ato neglizhohen; Mësojmë më shumë rreth

Shtojcë

Disa mjete didaktike dhe lodra rekomanduse që ndikojnë në intelegjencën e fëmijëve

Kubet didaktike » lojrat prej druri ndihmojnë për njohjen e ngjyrave dhe formave, gjithashtu

ndikon në aftësit dhe zhvillimet motorike.

Labirinti i vogël me rruaza » ndikon në intelegjencen, përqëndrrimin dhe precizitetin e fëmijës

duke i mësuar format dhe ngjyrat.

Page 40: UNIVERSITETI “FEHMI AGANI”- GJAKOVË FAKULTETI I ......sjellin proceset e disleksisë dhe disgrafisë tek fëmijët parashkollor nëse ato neglizhohen; Mësojmë më shumë rreth

Lodrat shumë ngjyrëshe » Ti mësojnë kafshët nëpërmjet formave duke i prekur me dorë që hyn

në pjesën e zhvillimit të vështirësive në të mxënë. Zhvillimi i shqisave të parit dhe të prekurit.

Formimi i figurave të ndryshme me mjete të buta duke ndihmuar në formimin e formave të

ndryshme, koncentrimi, kreativiteti dhe zhvillimi i intelegjencës.

Page 41: UNIVERSITETI “FEHMI AGANI”- GJAKOVË FAKULTETI I ......sjellin proceset e disleksisë dhe disgrafisë tek fëmijët parashkollor nëse ato neglizhohen; Mësojmë më shumë rreth

DISLEKSIA DHE DISGRAFIA TEK FËMIJËT E MOSHËS PARASHKOLLORE

Autore-Kujtesa Karaxha___________________

Lektore-Mr.Sc. Eldita Mullahasani______________