24
U përlan studentëve 35 mijë euro LËNDA HELMUESE NË PRODUKTE Amianti, ku gjendet dhe si mund të mbrohemi prej tij »10 SPARTAKIADA NË PESË ETIKE Kupa “Agim Boni”, njeriu që iu përkushtua futbollit »10 E PREMTE 1 SHKURT 2013 VITI IX, NR. 2886 TEL: 04 2 233 991 FAX: 04 2 233 998 ÇMIMI: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com BABAI VRASËS Po të isha mbajtur në polici, s’do t’i kisha ekzekutuar »10 DUSHAN MUGOSHA Si e torturoi dhe më pas e vrau të riun nga Devolli DOSSIER/ Dëshmia e Xhelal Staraveckës. Përplasjet e kryengritësve me forcat partizane në vitin 1945 PRESIDENTI IA HEDH FAJIN FONDACIONIT, NUK PRANON TË MBULOJË SHPENZIMET STUDENTËT NGA VITI I PARË DERI NË VITIN E TRETË HUM- BIN FONDET DHE DIPLOMËN QEVERIA I HEQ LICENCËN SHKOLLËS PRIVATE, KËRKON KTHIMIN E LEKËVE »18-19 Dëshmi në polici: Mallkoj veten kur m’u errësuan sytë dhe kreva vrasjen. Trupi i bashkëshortes italiane tërhiqet nga ambasada UNIVERSITETI FALS Replikat mes palëve për përqindjen e votave në secilin qark. Mazhoranca kërkon gjetjen e gjuhës së përbashkët RUÇI FTESë PATOZIT »3 Të përndjekurit, emrat e rinj që do të dëmshpërblehen Ministri Panariti takon ambasadorin grek për alët shqip në pasaportë Bllokohen dokumentet »3 »8 Ministria e Financave publikon tabelat për marrjen e kësteve të radhës. Përfitimi sipas fondit të posaçëm në buxhet Nga ALEKSANDËR ARVIZU “Përgjigja është shumë e thjeshtë” Nga GËZIM TUSHI Jeta moderne, qyteti dhe “qytetari egoist” »17 »16 Opinion »7 Zajmina & Vesa lojëra me të kafshuara, publikojnë fotot Rozana publikon metodën për një trup të shëndetshëm Linda Halimi në rrezik për t’u kthyer anoreksike GOSSIP Afërdita Provokon me fotot e nxehta »12-13

Universiteti fals,vrau te birin, Gosip Vip

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Universiteti fals,vrau te birin, Gosip Vip

Citation preview

Page 1: Universiteti fals,vrau te birin, Gosip Vip

U përlan studentëve 35 mijë euro

Lënda heLmuese në produkte

Amianti, ku gjendet dhe si mund të mbrohemi prej tij»10

spartakiada në pesë etike

Kupa “Agim Boni”, njeriu që iu përkushtua futbollit»10

E prEmtE1 shkurt 2013Viti iX, Nr. 2886Tel: 04 2 233 991FAx: 04 2 233 998Çmimi: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com

BaBai vrasësPo të isha mbajtur në polici,

s’do t’i kisha ekzekutuar

»10

DushAn mugoshAsi e torturoi dhe më pas e

vrau të riun nga DevolliDossier/ Dëshmia e Xhelal Staraveckës. Përplasjet e kryengritësve me forcat partizane në vitin 1945

Presidenti ia hedh fajin

fondacionit, nUk Pranon

të mBUlojë shPenzimet

stUdentët nga viti i Parë

deri në vitin e tretë hUm-

Bin fondet dhe diPlomën

Qeveria i heQ licencën

shkollës Private,

kërkon kthimin e lekëve

»18-19

Dëshmi në polici: Mallkoj veten kur m’u errësuan sytë dhe kreva vrasjen. Trupi i bashkëshortes italiane tërhiqet nga ambasada

Universiteti fals

Replikat mes palëve për përqindjen e votave në secilin qark. Mazhoranca kërkon gjetjen e gjuhës së përbashkët

Kuvendi miraton ndarjen e mandateve, mbetet sistemi i 2009

RuÇi FTesë PAToziT

»3

Të përndjekurit, emrat e rinj që do të dëmshpërblehen ministri Panariti takon

ambasadorin grek për fjalët shqip në pasaportë

Bllokohen dokumentet»3

»8

ministria e Financave publikon tabelat për marrjen e kësteve të radhës. përfitimi sipas

fondit të posaçëm në buxhet

nga aLeksandër arvizu

“Përgjigja është shumë e thjeshtë”nga Gëzim tushi

Jeta moderne, qyteti dhe “qytetari egoist”

»17

»16

opinion

»7

• Zajmina & Vesa lojëra me të kafshuara, publikojnë fotot• rozana publikon metodën për një trup të shëndetshëm• Linda halimi në rrezik për t’u kthyer anoreksike

GossiPafërditaProvokon me fotot e

nxehta

»12-13

Page 2: Universiteti fals,vrau te birin, Gosip Vip

02 E premte 1 shkurt 2013 •

« politikë

Rrjedhje e anëtarësisë në Sarandë

largohen nga pS, i bashkohen lSi 3 këshilltarë

Raporti i organizatës për punën e komisionit

iDM: komisioni i ligjeve, jo punë të mirë më 2012

Konferenca për zgjedhësit me aftësi të kufizuar

lefterije lleshi: po merren masat për këta votues

Tronditet sërish anëtarësia socialiste. Largohen nga PS-ja për t’iu bashkuar LSI-së tre këshilltarë të këshillit bashkiak të Sarandës. Delfin Hajno, Enkeleda Vasili e Hajri Goxhaj përmes një deklarate drejtuar Edi Ramës dhe kreut të PS-së së Sarandës, Feruz Basho, zyr-tarizuan vendimin për largimin e tyre nga PS-ja. “U bëjmë me dije largimin nga PS-ja nisur nga fakti se programi dhe ud-hëheqja aktuale e PS-së nuk përfaqëson më interesat dhe idetë e së majtës shqiptare”, - thuhet në deklaratën e ish-këshilltarëve socialistë. Sipas tyre, PS-ja përfaqësohet nga grupe interesi, që kanë për qëllim pushtetin dhe pasurimin e tyre. “Vendimi vjen nisur nga fakti se PS-ja përfaqëso-

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) në raportin vjetor për decen-tralizimin e veprimtarisë së komisioneve parlamentare thekson se Komisioni i Ligjeve ka pësuar një përkeqësim në funksionimin e tij për gjatë vitit 2012. Gjatë një tryeze të zhvilluar dje së bashku me përfaqësues të këtij komisioni, IDM theksoi se përgjithësisht ka pasur një performancë të pamjaftueshme në drejtim të shqyrtimit të projektligjeve me impakt në decentralizim dhe qeverisjen vendore. Në këtë pikë të raportit u vlerësua se Komisioni i Ligjeve nuk ka arritur të garantojë një proces ligjor cilësor në arritjen e standardeve minimale për të përfshirë në diskutime

Kryetarja e KQZ-së, Lefterije Lleshi, theksoi dje se institucioni që ajo drejton po merr masat e nevojshme për lehtësimin e votimit për personat me aftësi të kufizuar. Në një tryezë të zhvilluar dje mbi të drejtën zgjedhore për votuesit me aftësi të kufizuar ajo theksoi se me akordimin e buxhetit vjetor për KQZ-në do të bëhet e mundur edhe blerja e pajisjeve për të mundësuar votimin e këtyre personave. Krahas kësaj Lleshi theksoi se institucioni që ajo drejton po merr të gjitha masat që të stërvit komisionerët, në mënyrë që këta persona me aftësi të kufizuar të mund të votojnë pa probleme. “Natyrisht, do të ketë edhe trajnime për per-sonat me aftësi të kufizuara

het nga shtresa dhe grupe interesi, që kanë për qëllim pushtetin dhe pasurimin e tyre, nga mungesa e demokra-cisë në organizimin dhe funk-sionimin e strukturave brenda partisë, nga fakti se në këtë parti nuk vlerësohet individi, nuk mbështeten vlerat, nuk mbështetet rinia, aq më pak femra, pavarësisht sloganit që kjo parti ka”, - thuhej në deklaratë. Njëkohësisht vendi-mi i tyre bazohej dhe në faktin se në Partinë Socialiste mungon fryma bashkëpunuese jo vetëm brenda strukturës partiake në Sarandë, por dhe në strukturat më të larta organizative të PS-së, duke e bërë të pa-mundur përfaqësimin e tyre, aq më tepër të qytetarëve që ata përfaqësojnë.

dhe për t’u konsultuar me përfaqësuesit e qeverisjes vendore. Një çështje tjetër problematike që prezantoi raporti i monitorimit ishte regresi në decentralizimin fiskal për vitin 2012. Krahas kësaj raporti thekson se performanca e “Ligjeve” për gjatë 2012 ishte më e dobët sesa në vitin 2011, duke kryer një punë më të dobët për sa i përket decentralizi-mit të veprimtarisë së tij. Në konkluzion evidentohet se “në vitin 2012 Komisioni i Ligjeve nuk ka arritur të garantojë një proces ligjor cilësor si në arritjen e stand-ardeve minimale për të përf-shirë në diskutime edhe për t’u konsultuar me përfaqësuesit e qeverisjes vendore”.

që mund të jenë komisionerë, si dhe për komisionerët e qendrave të votimit. Gjithash-tu do të ketë edhe fushatë sensibilizuese, që zgjedhësit me aftësi të kufizuara të lexojnë fletën e votimit dhe të votojnë në mënyrë të pavarur. Domosdoshmëria e krijimit të një mjedisi të përshtatur në qendrat e votimit diktoi nevojën e hartimit të stand-ardeve të përshtatshmërisë për qendrat e votimit, si një nga faktorët kryesorë që ndikojnë në pjesëmarrjen e personave me aftësi të kufizuar në një votim të barabartë, të fshehtë dhe të drejtpërdrejtë”, - theksoi kryetarja e KQZ-së. Në këtë konferencë ishte e pranishme edhe anëtarja e KQZ-së Al-bana Shtylla.

MajKo, Gjoni dhe iSaRaj vijojnë qëndRiMin abStenueS

Marrëveshjet me kosovën në serbisht, abstenojnë tre socialistervin Koçi

Deputeti Majko së bashku me dy socialistët Ilir Gjoni dhe Arben Isaraj vijuan

qëndrimin e tyre abstenues për marrëveshjet me Kosovën. Gjatë votimit të tri marrëveshjeve në fushën e drejtësisë ndërm-jet Shqipërisë dhe Kosovës tre deputetët socialistë shprehën abstenimin e tyre, për shkak se dokumentacioni ishte shkruar edhe në shqip, edhe në serbisht. Këtë qëndrim deputeti Majko e ka mbajtur edhe në Komisionin e Ligjeve, ku është shprehur se është e papranueshme që mar-rëveshjet ndërmjet dy vendeve të hartohen në dy gjuhë. Këtë qëndrim kanë mbajtur edhe dy deputetët e tjerë socialistë, Ilir Gjoni dhe Arben Isaraj, në Komi-sionin e Sigurisë disa ditë më parë, kur këto tri marrëveshje në drejtësi kaluan për miratim. Kur çështjet u shqyrtuan në komi-sionet parlamentare, ekspertët u shprehën se marrëveshjet ishin hartuar në dy gjuhë për shkak se Kosova ka si gjuhë zyrtare shqipen dhe serbishten. Por deputetët socialistë nuk u pajtuan me këtë ide, pasi sipas tyre ishte hera e parë që i paraqiten në bashkëpunim me shtetin tjetër shqiptar edhe në shqip, edhe në serbisht dhe shprehën abstenimin vetëm për këtë fakt. Kuvendi i miratoi dje marrëveshjet me Kosovën me 131 vota pro dhe 3 ab-stenim të socialistëve Majko, Gjoni dhe Isaraj. Për këto tri marrëveshje për bashkëpunim dypalësh nuk pati debat në parlament, pasi deputetët nuk kishin kundërshtime për funk-sionin që do të kenë.

MarrëveshjetMarrëveshja e parë ishte

“Për ndihmë të ndërsjellë ju-ridike në çështjet penale”, e cila synon forcimin e bashkëpun-imit në çështjet penale mes dy vendeve në luftën kundër krimit. Krahas kësaj ekspertët e çështjeve juridike mund të japin konsulencën e tyre në shtetet e ndryshme, nëse thirren nga organet e drejtë-sisë. Marrëveshja tjetër mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës, “Për transfer-

imin e personave të dënuar”, synon mundësimin e vuajtjes së dënimit të personave të dënuar në vendin e origjinës. Pra, nëse një shtetas shqiptar është dënuar në Kosovë për kryerjen e një vepre penale, mund ta vuajë dënimin në Sh-qipëri. Ndërsa marrëveshja e tretë, “Për ekstradimin”, syn-on nxitjen e bashkëpunimit gjyqësor në çështjet penale në frymën e respektit reciprok për parimin e sovranitetit dhe barazisë së të drejtave, si dhe

kontribuon në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit efek-tiv ndërkombëtar në luftën kundër krimit, duke lehtësuar procedurat e ekstradimit në shkallën më të lartë të mund-shme. Këto tri marrëveshje janë propozuar nga Këshilli i Ministrave të Shqipërisë në bashkëpunim me homologët kosovarë. Marrëveshja është hartuar nga Ministria e Drejtë-sisë dhe do të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare të shtetit shqiptar.

Majko e ka mbaj-tur edhe në Komi-sionin e Ligjeve, ku është shpre-hur se është e papranueshme që marrëveshjet ndërmjet dy vendeve të harto-hen në dy gjuhë. Këtë qëndrim kanë mbajtur edhe dy deputetët e tjerë social-istë, Ilir Gjoni dhe Arben Isaraj, në Komisionin e Sigurisë disa ditë më parë, kur këto tri marrëveshje në drejtësi kaluan për miratim...

LSI, PDIU dhe Islami kanë bashkuar votat me demokratët për të lënë në fuqi ndar-jen e deputetëve sipas zgjedhjeve të shkuara, duke bërë që vendimi i shumëdebatuar të marrë 72 vota “pro” dhe 63 “kundër2 nga ana e opozitës, e cila gjatë gjithë seancës kundër-shtoi miratimin e vendimit. Deputeti i PBDNJ-së Van-gjel Dule abstenoi në votim, ndërsa deputeti i FRD-së Gazmend Oketa nuk mori pjesë fare.

Page 3: Universiteti fals,vrau te birin, Gosip Vip

03• E premte 1 shkurt 2013

»politikë

toponiMet, panaRiti në një tjetëR taKiM Me aMbaSadoRin RoKanaS “informacion rreth interpretimit të kodit Shengen”

Ngec diplomacia, zgjidhja vetëm në kuadër deklaratashÇështja e toponimeve në

mjetet e identifikimit të emi-grantëve shqiptarë që jeto-jnë dhe punojnë në shtetin helen vazhdon pa zgjidhje. Në mënyrë të vazhdueshme au-toritetet greke rikthejnë emi-grantët, ndërkohë që diplomaci shqiptare mjaftohet vetëm me paraqitjen e kërkesës për të zgjidhur problematikën. E njëjta situatë ishte dhe dje, kur ministri i Jashtëm, Edmond Panariti, priti në një takim ambasadorin grek në Tiranë Leonidas Rokanas, me të cilin bisedoi për çështjen e toponi-meve në pasaporta dhe nevo-jën për një zgjidhje urgjente të këtij problemi. Por kërkesës për zgjidhje urgjente i përgjigjet re-fuzimi në mënyrë sistematike i autoriteteve kufitare greke, të cilat së fundi refuzojnë futjen në Greqi të fëmijëve shqiptarë në pasaportat e të cilëve emrat

VenDiMiShqipëria është zgjedhur anëtare e Këshillit Ekonomik e Social të Kombeve të Bashkuara (ECOSOC) për këtë vit. Gjatë takimit të parë, që u mbajt në Nju-Jork, vendi ynë u zgjodh anëtare e byrosë në cilësinë e zëvendëspresi-dentit të Këshillit. ECOSOC përbëhet nga 54 anëtarë, shtete anëtare të OKB së. Në cilësinë e zëvendëspresidentit të Këshillit ECOSOC, së bashku me presidentin si dhe tre anëtarët e tjerë të byrosë, Shqipëria do të koor-dinojë gjithë aktivitetin e ECOSOC-ut gjatë këtij viti. Ajo do të drejtojë punimet e ECOSOC-ut mbi aktivitetet operacionale të OKB-së.

e qyteteve greke ku ata kanë lindur shënohen në shqip dhe jo në gjuhën greke apo angleze. Zyra e shtypit pranë Ministrisë së Jashtme bëri me dije se min-istri Panariti në takimin me ambasadorin grek ka rikujtuar faktin se qeveria Shqiptare ka paraqitur tashmë një propo-zim për zgjidhjen e kësaj çështjeje bazuar në praktikat ndërkombëtare dhe mbetet e hapur për dialog, në mënyrë

që ky problem të adresohet sa më shpejt dhe në mënyrë për-fundimtare. Sipas njoftimit për shtyp, dy bashkëbiseduesit ranë dakord që të intensifiko-hen negociatat për zgjidhjen e kësaj çështjeje përmes taki-meve mes grupeve të punës të ngritura në vendet respektive. Gjithashtu ministri Panariti kërkoi që të publikohet një in-formacion zyrtar rreth inter-pretimit të kodit “Shengen”

nga autoritetet kufitare greke, në mënyrë që qytetarët sh-qiptarë të kenë një udhëzim të qartë për përllogaritjen e afateve të hyrje-daljeve në shtetin grek, duke shmangur kështu penalizimin e tyre në pikat e kalimit kufitar. Min-istri Panariti dhe ambasadori Rokanas shprehën vullnetin e ndërsjellë për të zgjidhur pa vonesa çështjet teknike që janë në interes të qytetarëve.

Ruçi fteSë patozit pëR ndRyShiM e Mandateve: të GjejMë fRyMën e baShKëpuniMit

kuvendi miraton mandatet, modeli i 2009-sPatozi: Jeni nën paranojën e Ramës, po bëni debat të pastër politik

ervin Koçi

Vendi do të shkojë në zgjed-hje parlamentare me të njëjtën skemë mandatesh

si në vitin 2009. Projektvendimi u miratua dje në seancën plenare të Kuvendit me votat e mazho-rancës. LSI, PDIU dhe Islami kanë bashkuar votat me demokratët për të lënë në fuqi ndarjen e deputetëve sipas zgjedhjeve të shkuara, duke bërë që vendimi i shumëdebatuar të marrë 72 vota “pro” dhe 63 “kundër2 nga ana e opozitës, e cila gjatë gjithë seancës kundërshtoi miratimin e vendimit. Deputeti i PBDNJ-së Vangjel Dule abst-enoi në votim, ndërsa deputeti i FRD-së Gazmend Oketa nuk mori pjesë fare. Pak çaste para se projektvendimi të dilte për votim në seancë, kryetari i grupit parlamentar të opozitës, Gramos Ruçi, e ftoi kolegun e tij Patozi që të mos merrnin një vendim përfundimtar, sepse çështja duhej të shtyhej për rishikim. “Të mos e votojmë sot, të vazhdo-jmë ashtu sikurse kemi pasur të gjithë precendentët parlamen-tarë, të gjejmë dhe të përafro-jmë qëndrimet tona politike në zbatim të plotë të Kushtetutës, ndryshe e kemi kompromentuar procesin zgjedhor të 2013 që sot”, - tha kreu i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruçi. Kërkesa e tij nuk gjeti mbështetjen nga de-putetët e kampit kundërshtar, të cilët ishin të vendosur për të miratuar vendimin, pasi sipas tyre KQZ-ja i kishte konsumuar kompetencat e saj për ta marrë çështjen sërish në shqyrtim. Në emër të deputetëve të Partisë Demokratike, Astrit Patozi u shpreh se çështja e

mandateve duhej të zgjidhej në mënyrë të menjëhershme dhe të gjitha manovrat e opoz-itës ishin paranojë e kreut të saj Edi Rama. “Ky është një debat i pastër politik për shkak të Edi Ramës, i cili sheh pas çdo kaçubeje një diver-sant, që i kërcënon karrigen për pushtet. Për rreth 2 muaj me radhë PS-ja akuzoi PD-në se po kërkonte manipulimin e zgjedhjeve 7 muaj para se ato të mbaheshin. Përfaqësuesit e opozitës në KQZ refuzuan të kryenin detyrën për shkak të një urdhri politik. Sot ne po akuzohemi si manipulatorë se nuk po pranojmë që pikërisht ai projekt i rrezuar nga PS-ja

në KQZ të mos miratohej. Kaq banale është historia. Nuk dini çfarë kërkoni. Largoni parano-jat, hiqni barrikadat në KQZ”, - u shpreh Patozi në foltoren e parlamentit. Krahas kërkesë së Ruçit mbledhja e djeshme e parlamenti u shoqërua me një numër të madh akuzash ndërmjet palëve. Socialisti Klosi e akuzoi Kryeministrin Berisha, edhe pse nuk ishte prezent në seancë, se po përdor të gjitha mënyrat e mundshme për të manipuluar zgjedhjet. “Ju doni t’i fitoni zgjedhjet me manipulime, me Ferdinand Ponen dhe Njazi Kosovrastin, dy persona që janë regjur me këtë punë”, - tha deputeti Kolosi. Edhe social-

isti Sajmir Tahiri hodhi akuza të rënda në drejtim të Kryeminis-trit, i shtyrë edhe nga ngjarja e pak ditëve më parë, ku përm-barimi kishte shkuar te shtëpia e tij për çështjen e gjobës që ka marrë për shkak të vendimit të gjykatës për shpifje. “Ti që sillesh si dashnor i zellshëm për lirinë e votës, fshihesh vetëm pas humbjes. Nuk do të fitosh gjë me kryetaren e ad-ministratës Lefterije apo me gjyqësorin e Shashenkës”, - u shpreh Tahiri. Me miratimin e skemës së mandateve të viti 2009, qarku i Berati nuk do të cenohen për nga numri i man-dateve, konkretisht 8 mandate deputetësh.

Paloka – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ezauroi plotësisht rrugën e tij administrative për të vendosur numrin e mandateve të zonave zgjedhore. Në përfundim të procedurës, parashikuar në Kodin Zgjedhor, KQZ-ja nuk mundi të miratonte këtë çështje. Njollosja e procesit ka përgjegjës tre anëtarët e KQZ-së të propozuar nga opozita. Kuvendi ka kompetencën e plotë ligjore për caktimin e mandateve të deputetëve për zgjedhjet. Kjo nuk është vetëm e drejtë, por detyrim i Kuvendit i vendosur në Kodin Zgjedhor.

Blushi - Ju kërkoni që t’i ndani rregullat e lojës në mënyrë të njëanshme. Ne si opozitë jemi palë me ju. Ne nuk duam që të qeverisim me ju, por jemi palë, pasi po garojmë për të qeverisur. Ju nuk po merrni parasysh lëvizjet e popullsisë këta katër vjetët e fundit. Në 20 vjet ky parlament nuk ka bërë këtë që po tentoni të bëni ju sot: të ndani në mënyrë të njëanshme rregullat e lojës. Ky është vendim i njëanshëm, që nuk ju çon asgjëkundi. Doni ta ndani Shqipërinë si të doni, po ndani vendin jo në banorë, por në votues. Me ç’të drejtë i thoni një kuksiani “jeto në Kukës sa të mbarojnë zgjedhjet”?

Tahiri - Ti nuk ke bërë asnjë palë zgjedhje të ndershme. Nxit familjen tënde për sekserllëqe e trafiqe dhe për të manipuluar ato po përdor paratë e vëna mënjanë. Bandat i le në rrugë, një pjesë të tyre e ngrite në qeveri. Shqiptarët janë sot të pasigurt, më të varfër. Zoti Kryemi-nistër, të të mos gënjejë mendja se do të fitosh gjë. Premtove drejtësi, por e ke kapur gjyqësorin nga fyti dhe e drejton nga zyra e vajzës.

aliBeaj: Sot ju kerkoni që Berati të mbahet me 7 mandate? Pse? Thjesht dhe vetëm se ju mendoni po me të njëjtat përllogaritje matema-tikore, që bën po i njëjti i marrë politik, atë të fundit mandat t’ia hiqni LSI-së, sepse mendoni tashmë dhe kjo është e vërtetë, që ju nuk mund të arrini një aleancë politike parazgjedhore me LSI. Shihni se sa banale është e gjithë sjellja apo qasja juaj politike në këtë proces.

ruçi - Parlamenti nuk mund të vihet në lëvizje me firmën e sekre-tares së KQZ-së dhe me firmë të sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit. Jemi në shkelje të plotë të Kushtetutës, kodit elektoral, precedentëve të procedurave tona parlamentare.

PaTozi - Ky është një debat i pastër politik për shkak të Edi Ramës, i cili sheh pas çdo kaçubeje një diversant, që i kërcënon karrigen për pushtet. Për rreth 2 muaj me radhë PS-ja akuzoi PD-në se po kërkonte manipulimin e zgjedhjeve 7 muaj para se ato të mbaheshin. Përfaqësuesit e opozitës në KQZ refuzuan të kryenin detyrën për shkak të një urdhri politik. Sot ne po akuzohemi si manipulatorë, se nuk po pranojmë që pikërisht ai projekt i rrezuar nga PS-ja në KQZ të mos miratohej. Kaq banale është histo-ria. Nuk dini çfarë kërkoni. Largoni paranojat, hiqni barrikadat në KQZ. Ndaj ne nuk trajtojmë një projektvendim që për shkak të aritmetikës së dobët të Ramës u rrëzua në KQZ kundër vullnetit tonë.

Replika

Page 4: Universiteti fals,vrau te birin, Gosip Vip

04 E premte 1 shkurt 2013 •

«politikë

pSe MbëShtetje inteGRiMit evRopian të ShqipëRiSë

Svoboda: i nevojshëm rotacioni politikRuçi komenton deklaratat nacionaliste të Berishës

Partitë Socialiste Europiane ritheksojnë mbështetjen e tyre për Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian. Një garanci e tillë u dha gjatë mbledhjes së grupit socialist dhe demokrat në Parlamentin Europian, pjesë e së cilës ishin dhe drejtuesit e grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla. Në këtë takim ishin të ftuar edhe drejtuesit e grupeve parlamentare të partive të majta nga të gjitha vendet e Ballkanit. Kryetari i grupit, Hanes Svoboda, në hapje të këtij takimi rajonal garantoi mbështetjen e vazh-dueshme të socialistëve dhe demokratëve për zgjerimin e Bashkimit Europian edhe me vendet e Ballkanit Perëndimor. “Në dallim nga e djathta evro-piane, ne socialistët mendojmë se Bashkimi Europian duhet të vazhdojë zgjer-imin edhe me vendet e Ballkanit Perëndimor”, - tha Svoboda. Duke iu referuar vendi tonë ai u shpreh se “Shqipëria ka nevojë për ndryshim të qeverisjes dhe se zgjedhjet e këtij viti kanë

një rëndësi të madhe për ecurinë e procesit të integrimit”. Po në këtë mbledhje eurodeputetja Tanja Fajon shprehu shqetësimin se disa vende anëtare të BE-së po kërkojnë rivendosjen e viza-ve për qytetarët e disa vendeve të Ballkanit. Në përgjigje të këtij shqetësimi kreu i ligjvënësve

socialistë në Kuvendin e Sh-qipërisë, Gramoz Ruçi, u shpreh se qytetarët shqiptarë kanë respektuar në tërësi kushtet e lëvizjes së lirë dhe numri i azilkërkuesve nga Shqipëria është i pakonsiderueshëm në krahasim me vendet e tjera. Njëkohësisht Ruçi kërkoi që eurodeputetët e majtë të vazhdojnë të mbështesin lib-eralizimin e vizave edhe për qytetarët e Kosovës. Ndërsa në përgjigje të shqetësimeve për rritjen e retorikës nacion-

aliste në Shqipëri, kryetari i grupit kuvendor socialist tha se në Shqipëri kryeministri Berisha po mundohet të kapet me dëshpërim pas fan-tazmës së nacionalizmit primitiv ballkanik, siç kapet pas fijes së barit ai që mbytet.

pS Mbyll tRyezat e diSKutiMit pëR SiGuRinë dhe Rendin

Rama: polici Shteti reale në çdo metër katror të vendit

oli Xhilaga

për Partinë Socialiste siguria në vend dhe im-azhi i uniformave blu në

aktualitetin e sotëm kanë një panoramë të errët. Për dy ditë radhazi kjo parti ka organi-zuar tryezë diskutimesh me ish-përfaqësues të Policisë së Shtetit, të cilët kanë qenë pjesë e niveleve të ndryshme në këtë institucion. Në këto tryeza është shpalosur programi i PS-së për policinë, por është dëgjuar edhe zëri i të ftuarve në diskutime. Megjithatë, më shumë sesa dëgjimi i tyre, pasi kjo i përkiste një faze të mëparshme, lidershi-pi socialist bëri një përmbledhje të të gjitha anëve negative të aktualitetit. Sipas tij, garantimi i jetës së qytetarit dhe pronës janë jashtë kontrollit të policisë, ndërsa kontributet që shqiptarët paguajnë për këtë shërbim janë marramendëse. Madje, referuar deklaratave të ardhura nga Min-istria e Brendshme, pas tryezës së dy ditëve më parë të organi-zuar nga PS-ja Rama i mëshoi me forcë faktit se shifrat mbi kriminalitetin janë të frikshme dhe policia ndihet e harruar nga shteti. “Deklarata si ato të djeshmet janë të shkëputura nga realiteti dhe kanë arritur në pikën që policin nuk e konsi-derojnë më punonjës të shtetit, vetëm kur duhet ta përdorin si militant partie. Kanë harruar sa paguhet polici i terrenit, kanë harruar t’i paguajnë shpër-blimet dhe punët jashtë orarit dhe kanë harruar se ai ekziston. Kjo është e vërteta e hidhur të një deklarate që tregon se në çfarë katandie është sot Min-istria e Brendshme dhe kupola drejtuese e uniformave blu”, - vuri në dukje Rama. Për këtë arsye kreu i PS-së ripërsëriti premtimet se me ardhjen në pushtet polici do të rifitojë din-jitetin dhe trajtimin e merituar financiar. “Do të vëmë në dis-pozicion një Polici të Shtetit që do të mbrojë pacenueshmërinë

e individit dhe të qetësisë së tij dhe pacenueshmërinë e pronës publike apo private. Kushdo që do të cenojë indivi-din apo pronën do të përbal-let me Policinë e Shtetit sh-qiptar, në çdo metër katror të Republikës së Shqipërisë”, - premtoi Rama, duke shtuar se “nuk do të ketë asnjë lar-gim nga puna të policëve për arsye bindjesh politike”.

pRogRaMi pëR ShënDetëSinë

I gjithë muaji shkurt do të përqendrohet tek anonçimi i strategjisë së Partisë Socialiste për sektorin shëndetësor. Evidentimi i problematikave në këtë sistem dhe dhënia e zgjidhjeve përmes programit të PS-së do të jenë në qendër të tryezave që do të organizojë selia rozë gjatë këtij muaji. “Politika e re më radikale në programin tonë është në shëndetësi, ku do të ketë një përmbysje të plotë të skemës ekzistuese. Një skemë e re financimi. Kjo qeveri u thotë njerëzve ‘po s’patët para, mos u sëmurni’. Ne do t’u ofrojmë shërbim shëndetësor edhe atyre që nuk kanë para. Muajt që vijnë do të shpallim programin e 100 ditëve të para dhe do ta nënshkruajmë si një kontratë me shqiptarët. Për ekskluzivitetin e kësaj konference mund të zbuloj një detaj: aktet e procesit të transparencës për koncesionet dhe pronat”, - pati premtuar më herët Rama.

takimi me Kryeministrin niksic

haxhinasto: të intensifikohet bashkëpunimi në fushën ekonomike

Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Bosnjë-Hecegovinës në fushën ekonomike, shkëmbimet tregtare, turizmit apo agrobiznesit duhet të intensifikohet. Në këtë përfundim arritën zv/Kryeministri dhe ministri i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, dhe Kryeministri i Federatës së Bosnjë-Hercegovinës Nermin Niksic, gjatë takimit të djeshëm, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Transportit dhe Tel-ekomunikacionit të Bosnjë-Hercegovinës, Enver Bijedic. “Duhet të shkojmë përpara duke integruar ekonomitë e rajonit, duke hequr pengesat në shkëmbimet tregtare e duke shfrytëzuar potencialet ekonomike si në sektorin energjetik, minerar, turizëm, agrobiznes”, - tha ministri Haxhinasto. Delegacioni boshnjak shoqërohej nga drej-tues të kompanisë “Energoinvest d.d Sarajevo”. “Ekzisto-jnë marrëdhënie të shkëlqyera politike mes dy vendeve që po reflektohen edhe në fushën ekonomike”, – u shpreh Haxhinasto gjatë takimit. Kryeminstri boshnjak u shpreh se “nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet kompanisë Energoinvest d.d Sarajevo dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit shqiptar tregon se jemi në rrugë të drejtë dhe pas Energoinvest do të vijnë kompani të tjera bosh-njake”. Kryeministri Niksic vlerësoi se hapja e ambasadës së Bosnjë-Hercegovinës në Tiranë së shpejti do të krijojë kushte për bashkëpunim më të mirë mes dy vendeve, pasi të dy vendet aspirojnë integrimin në BE. “Rritja e shkëmbimeve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve përsh-pejton integrimin në BE”,- u shpreh zëvendëskryemisnitri Haxhinasto. Gjithashtu të dy bashkëbiseduesit ranë dakord për organizimin e panaireve tregtare të përbashkëta, rritjen e shkëmbimeve mes dhomave të tregtisë.

Në përputhje me nenin 13, pika 7 të ligjit Nr.8549, datë 11.11.1999, “Statusi i Nëpunësit Civil” si dhe pikën 20 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.231, datë 11.05 2000

“Për Pranimin në Shërbimin civil dhe Periudhën e ProvëS”, z. Fatmir Vejsiu është fitues i konkursit për pozi-cionin e DrejtOr i PËrGjitHsHËm NË DrejtOriNË e PËrGjitHsHme tË arsimit ParauNiVersitar NË miNistriNË e arsimit DHe sHKeNCËs.

rePubliKa e sHqiPËrisËministria e brendshme

Departamenti i administratës Publike

sHPallje e reZultatit tË KONKurimit

Page 5: Universiteti fals,vrau te birin, Gosip Vip

05• E premte 1 shkurt 2013

»Sociale

aktivitet social

Qendra “Don Bosko” feston 20-vjetorin e krijimit

Qendra sociale “Don Bosko” festoi dje 20-vjetorin e krijimit të saj. Kjo qendër saleziane ka dhënë një kontribut në arsimin shqiptar si dhe në mbarë botën nën urdhrin dhe kujdesin e salezianëve me shkol-lat që kudo quhen “Don Bosko”. Qendra vlerësoi me Çmimin e Mirënjohjes fondacionin “Vodafone Albania” për kontributin që ka dhënë në përfitim të nxënësve të kësaj shkolle. Në aktivitetin e organizuar prej qen-drës sociale kishte të ftuar figura të njohura të popullit shqiptar. I pranishëm në këtë festë, Kryeministri Sali Berisha vlerësoi rolin e tyre në vendin tonë, besimin në politikat arsimore për nxënësit e Tiranës si dhe gjithë kontributin e salezia-nëve për arsimin tonë. Përpara 20 vjetësh ishin thjesht baraka, sot është një kampua, ku mësojnë nxënësit për të përbal-luar jetën.

bashkia e tiranës

“punimet të domosdoshme, jo për fushatë elektorale”

“Punimet që po bëhen në Tiranë janë të domo-sdoshme, nuk bëhen për fushatë elektorale”, - kjo është deklarata që krye-bashkiaku Lulzim Basha ka bërë gjatë inspektimit të rikonstruksionit të rrugës “Agush Gjergjevi-ca.” Në projekt parashi-kohet rikonstruksioni i plotë i rrugës me gjatësi 1.8 km dhe gjerësi 7 m. Basha i ka garantuar banorët e zonës se kjo rrugë do të ketë gjithë parametrat e duhur, duke theksuar se Tira-nës i ka mbaruar koha e asfaltimeve elekto-rale. Projekti për rrugën “Agush Gjergjevica” parashikon ndërtimin e sistemit të kanalizimeve të ujërave të zeza dhe të bardha, vendosjen e 42 shtyllave elektrike, mbjelljen e 228 fidanëve si dhe zëvendësimin e mureve rrethuese me kangjella. Basha u tha se rruga do të mbarojë brenda një afati 8-mujor dhe jo 10, siç është parashikuar në projekt. Shtyllat elektrike do të vendosen përgjatë trotuareve 1.5-2 m të kësaj rruge, po ashtu dhe fidanët.

feStatavo: bRenda një afati 2-vjeçaR duhet të Ketë MbaRuaR Ky pRoceS

Spitalet nën efektin e akreditimit Kalo: Nuk do të përfitojnë nëse s’kanë 70 pikë për akreditim

erta bode

Spitaleve në gjithë vendin u jepet dy vjet kohë për t’u akredituar. Tani ata do

të funksionojnë si universite-tet, akreditimi i tyre ka lidhje me cilësinë. Ministri i Shënde-tësisë, Vangjel Tavo, njoftoi sot se brenda dy vjetësh të gjitha spitalet duhet të jenë të akredituara. Të gjitha institu-cionet shëndetësore duhet të plotësojnë minimumi 70 pikë për t’u akredituar dhe mak-simumi 80 pikë. Të gjitha in-stitucionet që kalojnë 80 pikë për akreditim do të përfitojnë akreditimin për 5 vjet. Në të gjitha spitalet dhe klinikat e licensuara do të ngrihen grupe me koordinatorë, të cilët do të merren me finalizimin e këtij projekti. Akreditimi i institu-cioneve shëndetësore garan-ton pacientët për shërbime më cilësore dhe të sigurta. “Tani që janë të paakredituara të gjitha qendrat spitalore, klinikat etj., janë të rrezikshëm për garanci-në dhe cilësinë që u ofrojnë pa-cientëve”, - bëri të ditur drejtori i Qendrës së Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucion-eve Shëndetësore Isuf Kalo. Në qoftë se deri tani pacientët sh-qiptarë janë vizituar pa pasur garancinë dhe cilësinë, akred-itimi është një tjetër reformë, që do të prekë qendrat shënde-tësore për përmirësimin e tyre dhe për garancinë jetësore të pacientëve. Tavo bëri të ditur se ky proces duhet të përshpe-jtohet. Ai tha se do të vihen në dijeni gjithë koordinatorët e in-stitucioneve shëndetësore për

të përshpejtuar këtë iniciativë. Ndaj drejtuesve që do të pen-gojnë këtë proces do të ketë masa ndëshkuese, që do të konsistojnë me uljen e pikëve të akreditimit ose me shtyr-jen e akreditimit. Kalo theksoi gjithashtu se do të jetë një konkurrencë në ofrimin e shër-bimeve shëndetësore, duke bërë të ditur se qendrat shën-

detësore do të plotësojnë disa kritere për t’u akredituar. Ai theksoi gjithashtu se ka bind-jen se jo të gjitha institucionet shëndetësore e meritojnë të akreditohen. Për pacientin do të ketë dy mundësi: spitale të akredituar dhe të paakreditu-ara. Zgjedhja është e tij. Kalo theksoi se pacientët nuk do të gabojnë në zgjedhje për-

derisa tarifat e shërbimeve shëndetësore nuk do të ndry-shojnë, dhe kështu do të kenë garantin dhe cilësinë. Kjo do t’i shtyjë edhe spitalet që nuk do arrijnë të akreditohen të rritin cilësinë e tyre për t’u akredituar. Kalo thekson se pa kaluar këtë proces të gjitha in-stitucionet shëndetësore janë të rrezikshme.

Ministri i shëndetësisë, Vangjel Tavo, ka thënë se nisma për akreditimin e spitaleve është një nismë që i ka munguar shëndetësisë në vendin tonë. akreditimi është onfirmuar nga oBsh-ja. Në një grup vendesh

që aspirojnë me këtë proces është studiuar se akreditimi ka dhënë rezultate në përmirësimin e cilësisë. Pacienti që do të dijë të vërtetën nuk do të gënjehet më nga reklamat. Ne do të kemi në treg spitale të akredituara dhe të paakredituara dhe këta të fundit do të ndëshkohen vetë nga tregu. Brenda këtyre dy vjetve do të përpiqemi që të gjitha institucionet shëndetësore të vendit tonë të jenë të akredituara

për t’u sjell pacientëve cilësinë e munguar. çdo drejtor që do të pengojë këtë nismë do të ndëshkohet. kështu konkurrenca për të ofruar shërbim sa më cilësor do të rritet nga vetë kërkesa e tregut.

70 pikë pëR akReDitiM

Drejtori i QKCSA-ISH, Isuf Kalo, bën të ditur se çdo qendër spitalore, institu-cion shëndetësor, klinikë etj. duhet të plotësojë minimumi 70 pikë për t’u akredituar. Nga 70 pikë deri në 80 pikë këto in-stitucione do të përfitojnë një vit akreditim dhe nëse cilësia e qendrës, institu-cionit apo klinikës i kalon 80 pikë, ajo do të përfitojë akreditim 5-vjeçar. Kalo bën të ditur se tani që të gjitha institucionet përkatëse në Shqipëri janë të paakredituara, janë të rrezikshme për pacientin.

Kule: S’Ka paSuR dhe S’do të Ketë pRobleMe në paGat e aKadeMiKëve pedagogët e Ut-së rrezikohen të mbeten pa rrogë

Përgjysmohet fondi i pagave, MASH të mbajë përgjegjësi

Gjendje kritike në financat e Universitetit të Tiranës. Peda-gogët rrezikojnë të mbeten pa rrogë. Fondi i miratuar për pagat e pedagogëve është përgjysmuar. Rektori i Univer-sitetit të Tiranës, Dhori Kule, ka deklaruar se fondi për pa-gat e pedagogëve është i pamjaftueshëm. Ky është një problem që duhet të zgjidhet drejtpërsëdrejti nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Deri sot pedagogët asnjëherë nuk kanë pasur probleme me pagat e tyre, por përgjysmimi i fondit të caktuar pikërisht për pagat e tyre do të sjellë një klau-zolë në shpërndarjen e tyre, madje edhe në vetë rrogën e përcaktuar. Pedagogët shpre-hen të pakënaqur për këtë situatë, duke ngritur zërin se duhet të justifikohen për punën që bëjnë. Në mbrojtje të tyre janë edhe dekanët e fakulteteve përkatëse, që janë

të shqetësuar për ndryshimin buxhetor për Universitetin. Drejtuesit e fakulteteve bëjnë të ditur se deri tani rrogat janë shpërndarë rregullisht, por me përgjysmimin e buxhetit, që është fiks sa gjysma e buxhetit të 8 muajve më parë, ata japin alarmin se shumë shpejt peda-gogët do të mbeten pa rrogë. “Ne kishim 4 muaj mungesë të fondit të pagave. Shpresojmë që kjo distancë të ulet sa më shpejt dhe të zerohet, sepse kemi një staf akademik prej 168 punon-jësish dhe jo thjesht 168 pu-nonjës. Pedagogët akademikë duhet të shpërblehen për punën që bëjnnë”, - kjo është deklarata e dekanes së Fakultetit të Gjuhëve të Huaja Klodeta Di-bra. Kule ka deklaruar se është koshient për këtë veprim dhe pret një ndërhyrje të men-jëhershme nga MASH, duke theksuar se ana financiare e pagave të pedagogëve është

drejtpërdrejtë kompetencë e këtij institucioni. Aktualisht në Shqipëri universitet gë-zojnë autonomi në adminis-trimin e të ardhurave të tyre dytësore, të cilat përfitohen

nga tarifat e shkollimit dhe projekte të ndryshme. Ndërsa pagat e pedagogëve janë përgjegjësi direkte e MASH, në një zë të veçantë në buxhetin për arsimin.

“Është e vërtetë që ka një problem me mjaftuesh-mërinë e fondit të pagave. Është sa gjysma e fondit që ka qenë 8 muaj më parë. Me llogaritë që bëjnë me stafin efektiv, mbetet rreth 1muaj e gjysmë në totalin e vet, pa llogari-tur stafin plotësues, ndaj i kemi kërkuar Ministrisë së Arsimit ta kompensojë. Edhe nëse nuk kthejnë përgjigje, do të bëhet realitet kur të vinë pagat. Asnjëherë s’ka mbetur kush pa u paguar, dhe s’do të mbesë as kësaj here. Unë besoj se MASH do të ndjekë një politikë në mbrojtje të kontributit të pamohueshëm të stafit akademik të UT-së.”

Page 6: Universiteti fals,vrau te birin, Gosip Vip

06 E premte 1 shkurt 2013 •

« aktualitet

Dje, strukturat kundër Narkotikëve në policinë e kryeqytetit, në kuadër të realizimit të operacionit policor “Parkingu” sekuestruan gjysmë kg hashash të presuar, që ndryshe njihet si çokollatë dhe pran-gosën 2 trafikantë. Në pranga ranë Aidi Dylberi, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë dhe Edmond Islamaj, 28 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan. Policia tha se arrestimi në flagrancë i tyre, u arrit pas posedimit të informacioneve policore mbi këta shtetas, përgjatë momenteve të transportimit të lëndës narkotike e dyshuar cannabis sattiva, nga qyteti i Elbasanit për në drejtim të kryeqytetit. Sa-

sia e lëndës narkotike e llojit hashash i presuar në formë çokollatë ishte 500 gramë, me destinacion shitjen për tregun e Tiranës. Sa më sipër, mesditën e djeshme, u bë ndalimi i këtyre shtetasve në zo-nën e tregut ushqimor në afërsi të Stacionit të Trenit Tiranë. Aktualisht nga strukturat e policisë, vazhdon puna e specializuar hetimore në drejtim të implikimit të të tjerë personave të përfshirë në këtë prodhim dhe shpërndarje të lëndës narko-tike, në çdo rast duke bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë për veprën penale të parashikuar nga neni 283 të Kodit Penal. 

Mariglen Mulla

pas një hetimi që bën fjalë për gra-bitjen e 3.1 milionë eurove në Gjerm-ani, Gjykata e Krimeve të Rënda

vendosi të sekuestrojë një hotel 5-katësh në këtë qytet, me pronar një shqiptar të dyshuar në këtë vjedhje. Burimet zyr-tare pranë Prokurorisë së Përgjithshme thanë se dje është sekuestruar një hotel në plazhin e Sarandës, pas një hetimi në bashkëpunim me Prokurorinë e Mynihut. Kështu, Gjykata e Shkallës së Parë të Kri-meve të Rënda, me kërkesë të Prokurorisë pranë kësaj gjykate, ka vendosur sekues-tro konservative për një hotel 5-katësh në plazhin “Pllakat” të Sarandës.

Hetimet për 3.1 milionë euroProkuroria thotë gjithashtu se ky

pallat është pronë e shtetasit shqiptar K. Dervishi, i dyshuar nga autoritetet e shtetit gjerman si i përfshirë në veprim-tarinë kriminale të vjedhjes në vlerë rreth 3.1 milionë euro. Prokuroria e Krimeve të Rënda, në zbatim të kërkesës për ndi-hmë juridike të autoriteteve gjermane të drejtësisë, përkatësisht të Prokurorisë së Mynihut, ka ofruar mbështetjen në hetim, si edhe ka kryer veprime procedurale në prani të ekspertëve të huaj. Në objek-tin e kërkesës së letërporosisë kërkohej konfiskimi i aseteve, si dhe ushtrimi i

Përplasje tragjike me dy viktima

i ndiqte policia se vodhën 50euro, vdes shqiptari e italiania

itali - Bilanc tragjik me dy të vdekur u shënua orët e fundit në Itali, kur dy shqiptarë me një makinë përplasën një vajzë italiane, duke e lënë të vdekur, ndërsa më pas vdiq njëri prej tyre. Mediet italiane thanë se një vajzë 25 vjeçe në Montefranco vdiq natën e kaluar, pasi makina me të cilën ajo po udhëtonte u përplas me mjetin e dy hajdutëve shqiptarë, të ndjekur nga policia pasi kishin grabitur vetëm 50 euro. Gjithashtu një nga dy kriminelët vdiq në aksident. Policia tha se është arrestuar në spital, ku ndodhet i plagosur, shqiptari 21-vjeçar, që udhëtonte me një “Fi-esta”, kur u përplas me një “Panda”, ndërsa nga ngjarja e rëndë vdiq vajza italiane dhe një tjetër shqiptar 28 vjeç, pasagjer. Ata ishin duke u kthyer nga një grabitje që u kishte dhënë vetëm 50 euro, sipas hetimeve të policisë. Shqiptarët në makinë u për-plasën në mes të Ternit dhe Spoletos. Teksa ishin duke u ndjekur nga policia. Grabitja është kryer pardje rreth orës 23:45 në fshatin Alba Fucens në Aq-uila, ku 4 persona me kapuç, një i armatosur me një thikë, hynë në një shtëpi të izoluar dhe pas kërcënuan pronarin 64-vjeçar, i morën 50 që ai kishte pasur në portofol. Për shkak të shpejtësisë së lartë makina ka pushtuar korsinë e kundërt dhe si pasojë e përplasjes mbetën 2 viktima, ndërsa shqiptari tjetër është në gjendje të rëndë në spitalin e Spoletos. Vajza italiane 25 vjeçe Maria Elena Petruçilli, ishte duke u kthyer në shtëpi pas një nate që kishte kaluar me të dashurin e saj, e cila rezultoi të ishte edhe e fundit.

Shqiptari 15 vjeç troket në polici

“Dua bukë, më rreh babai”,karabinierët e strehojnë

 itali - Historia e një 15-vjeçari shqiptar duket si prej romanesh, por mbetet dramë e vërtetë njerëzore. Bëhet fjalë për një shtëpi mod-este të një familjeje të paaftë për t’i ofruar një të ardhme të ëndër-ruar për djalin 15 vjeç, i cili ruan momente të traumës dhe dhunës. I mituri dha dëshminë e tij në polici, në Citta di Castello, pasi karabi-nierët, që i kishte parë në televizor kur ishte në Shqipëri, i kanë hapur derën. “Hapeni, jam i uritur”,- ka belbëzuar i lodhur 15-vjeçari që ishte endur rrugëve për disa ditë. Përmes një përkthyesi merret vesh se ai kishte një baba të dhunshëm, ndërsa policia dëshiron të shohë qartë dhe t’i japë ngrohtësi njerëzore që ndoshta i është refuzuar. 

Grindeshin shpesh pas ndarjes

policia: italiani vrau ish-gruanshqiptare për çështje parash

itali - Vrasja e 47-vjeçares shqiptare, nuk ka ardhur vetëm nga re-fuzimi i saj për t’u ribashkuar me ish-bashkëshortin italian që e qël-loi me armë, por kanë ndikur edhe problemet e shumta ekonomike. Sipas mediave italiane, pas krimit në rrugën “Garibaldi”, fshihet një histori me rrënjë të thella. “Lufta” shpërtheu të enjten mes Donika Xhafës, shqiptares 47 vjeçe, dhe ish-burrit të saj Raffaele Vorraro, mekaniku 59-vjeçar nga Asti. Marrëdhëniet mes të dyve ishin në fakt të vështira dhe tensionet ishin pothuajse gjithmonë të lid-hura me shkaqe ekonomike, paratë. Pasi u martuan, ata jetonin së bashku në Callander gjatë viteve 2005-2010. Të dy më pas ven-dosën të largohen, edhe pse nuk u ndanë zyrtarisht. Në vitet e fun-dit, megjithatë Donika Xhafa dhe Raffaele Vorraro kanë diskutuar shpesh për problemet ekonomike. Situata vazhdoi e tillë deria të enjten italiani vrau me pistoletë ish-gruan e tij dhe u dorëzua në po-licinë e Astit. Hetuesit ende nuk kanë dëgjuar dy fëmijët e gruas, dy djem të moshës 20 dhe 24 vjeç, një banor i Vercellit dhe tjeri në To-rino. Muajt e fundit janë shpeshtuar rastet e vrasjeve të shqiptarëve që jetojnë në Itali, ku kryesisht autorët janë bashkëjetuesit.

itali - Fakte të tmerrshme dalin pak ditë pas vrasjes së barisit shqiptar. “Duhet të të kisha gjuajtur më fort më atë shkelm”. Kjo është fjalia që 18-vjeçar shkroi në facebook, pak minuta pasi qëlloi për vdekje baristin shqiptar 45 vjeç. Policia, në kuadër të hetimeve për këtë ngjarje tepër të rëndë, ka mundur të zbardhë edhe lëvizjet e itali-anit, tashmë të arrestuar. Ar-tan Meta ishte i njohur dhe i pëlqyer edhe nga të gjithë në Villasor. Të enjten e kaluar italiani 18 vjeç Nicholas Melis e kishte kritikuar, sepse maki-neria nuk i kthente kusurin prej 20 centësh. Më pas i riu

KriMeT e rënda: në Mynih Pronari vodhi 3.1 Milionë euro

Vjedhjet në Gjermani, sekuestronjë pallati 5-katësh në Sarandë

italiani në Facebook pasi vrau shqiptarin

nicholas melis: Duhet ta kisha gjuajtur më fort me shkelm

kishte reaguar barbarisht duke e rrahur dhe më pas mburrej në Facebook, ku është rënduar pozita mbrojtëse me fjalët e tmerrshme, ndonëse më pas kërkoi ndjesë dhe ndihej i penduar. Sot në orën 10.00, një pedagog mjekësor do të kryejë autopsinë, ndërsa në darkë trupi i tij i pajetë do të sillet në Tiranë, ku do ti jepet lamtumira e fundit. Ndërkaq, në Villasor të Italisë, do të mblidhen disa njerëz që do të mbajnë qirinj në duar për të kujtuar se Artan Meta ishte i mirë, i pëlqyer dhe i respektuar nga të gjithë për bujarinë e tij dhe ndihmën që jepte shpesh, ndërsa këshilli i qytetit ka

deklaruar një ditë zie. Nga ana tjetër familja e baristit, ka vendosur t’i dhurojë organet e 45-vjeçarit për të shpëtuar tre jetë njerëzish. Emigranti shqiptar u godit me një shqelm në fytyrë nga një djalë i ri, i nervozuar sepse një makinë automatike për shitjen e cigareve nuk i kishte

dhënë reston prej 20 centësh. Kur baristi shqiptar e kishte qortuar, iu përgjigj me goditjen vdekjeprurëse. Në rrjetet so-ciale kërkohet drejtësi, është organizuar edhe një mbled-hje parash për të përballuar shpenzimet e transportimit të trupit dhe të varrimit të Artanit në Shqipëri.

haShaSi i PreSuar, u niS nGa elbaSani, GaTi Për T’u ShiTur Me PaKicë në Tiranë

antidroga e tiranës kap gjysmë kg çokollatëPranga dy të rinjve te Stacioni i Trenit, hetohen të tjerë

kontrollit dhe sekuestrimit të sendeve në kuadër të procesit hetimor kundër shtetasit K. Dervishi. Nga studimi i akteve ka rezultuar se Prokuroria e Mynihut në Gjermani është duke kryer hetime lidhur me shtetasin shqiptarë K. Dervishi, lindur dhe banues në Sarandë, si dhe për disa shtetas të tjerë shqiptarë dhe gjermanë, si të dyshuar se kanë kryer veprat penale të vjedhjes së pasurisë më shumë se një herë dhe në përmasa të mëdha në kuadër të një bande kriminale, të parashikuara këto nga nenet 242, 243, 244 dhe 245 të Kodit Penal gjerman. Nga hetimet e autoriteteve gjermane të drejtësisë ka rezultuar një veprimtari e spikatur krimi-

nale e kryer nga shtetasi K.Dervishi e bashkëpunëtorët e tij. Personi nën hetim së bashku me disa persona të tjerë janë bashkuar për të kryer një seri veprash penale të vjedhjes me thyerje. Në përfun-dim të hetimit, më 30.01.2012, Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë pranë kësaj gjykate që të vendosë sekuestron konservative ndaj hotelit në pronësi të shtetasit K.Dervishi. Gjatë kontrollit në këtë hotel janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale, dokumentacione të ndryshme, telefona celularë, pasaporta të falsifikuara, një kamer, municione lufta-rake, celularë, karta telefonash, etj.

Page 7: Universiteti fals,vrau te birin, Gosip Vip

07• E premte 1 shkurt 2013

»aktualitet

Mariglen Mulla

një skemë e mirëfilltë mashtrimi ka prekur dhjetëra familje shqip-

tare që duket se kanë humbur kursimet e një jete për të shkolluar fëmijët. Megjithatë studentët enden mes shpresës se një ditë do ulen në bankat e “Universtitetit Europian për Turizmin” që u mori nga 5 mijë euro për 3 vite arsim të lartë, por që tashmë të vetmet fakte konkrete janë përgjigjet e thata që marrin herë pas here. Qeveria i ka hequr licecën këtij universiteti sepse nuk plotësonte kushtet minimale. Siç duket bosi italian, Salva-tore Messina, që i bëri gjatë reklamë universitetit të tij, e kishte kurdisur më së miri këtë marifet, për t’iu shmangur kë-sisoj çdo ndjekjeje penale nga drejtësia shqiptare. Fillimisht ai flet personalisht me studentët, i pret në zyrat e universitetit të tij, por për pagesën i drejton te “Fondacioni Universiteti Europian për Turizimin”, ku vetë ishte një anëtar i thjeshtë, ndërsa drejtoreshë ekzekutive ishte Marjeta Imaku, kontabël i miratuar. Pra, pagesa u bë te zonja Imaku dhe kështu Messina “lan duart”. Sa herë që ai i takon studentët u thotë se “pagesën e keni bërë te fondacioni, unë s’kam punë me lekët”. Por italiani që “bën qejf me shqiptarët”, në mungesë të Guardia di Financës, karabi-nierëve, apo dhjetra struk-turave të specializuara që të kapin për mashtrimin më të vogël, e ka gati hallkën e dytë të këtij zinxhiri mashtrimi. Ai do hapë universitet të ri dhe fton studentët e gjorë të regjis-trohen aty. Interesant është fakti se themeluese e “Univer-sitetit Europian për Turizmin” më 2008-ën ishte Brunilda Trebicka, bashkëshortja e të ndjerit Kosta Trebicka, i cili humbi jetën në një aksident rrugor në Korçë, pas daljes në dritë të fakteve tronditëse për Gërdecin. Të dërrmuar nga indiferenca totale që kanë gjetur pranë organeve kompetente, studentët ven-dosën ta denoncinin rastin e tyre pranë gazetës “Metropol”, duke rrëfyer kaluarin e gjatë të mundimeve...

Joshja e studentëveMë konkretisht bëhet fjalë

për 7 të rinj shqiptarë nga 20 deri në 25 vjeç, nga qytete të ndryshme, që ëndrrën për t’u bërë mjeshtra të turizmit e sendërtuan me regjistrimin në këtë universitet, gjatë fillimit të sezonit shkollor 2011-2012. Rektori Salvatore Messina i joshi me ofertën marramendëse “paguaj 5 mijë euro për 3 vite shkollë dhe ulet tarifa”, por ky sezon po i gjen të pashkollë, të papunë dhe të dëshpëruar për humbjen e parave. “Na u duk variant i mirë, sepse paguanim më pak”-thotë Ilgi Bardhi, i cili duket

SKandal Me univerSiTeTin euroPian Për TurizMin. iu hoq licenca, S’liKuidoi STudenTëT

universiteti u “përlan” 35 mijë € studentëve Skemë mashtrimi në mes të Tiranës, 7 studentë denoncojnë te “Metropol”

se ndihet disi fajtor që i hoqi 5 mijë euro familjes së tij që banon në Lushnjë. Një tjetër ish-studente e këtij universiteti Imelda Dandollaku, nga Korça, e shoqëruar nga i fejuari i saj, edhe ai student në një tjetër universitet privat, por i qetë për paratë dhe shkollimin, shprehet se “Dëshiroja një të ardhme të mirë për veten dhe familjen time, ndaj vendosa të regjistrohesha aty. Edhe sikur të mi japin paratë nuk kthehem më aty”. Rubin Bulku, nga Dibra thotë se “I besuam shumë, por tani na kanë hum-bur shpresat”. Në të njëjtën situatë të vështirë ndodhen edhe Erjola Rudo, Keti Saroshi, Lindi Jakrama dhe një tjetër që s’dëshironte të identifikohej, të

gjithë nga Tirana.

Problemet dhe falimentiPasi paguan nga 5 mijë euro

dhe nisën shkollën studentët nisën të kuptonin që diçka nuk shkonte mirë, pasi pedagogët shpeshherë ankoheshin se nuk paguheshin, ndërsa vetë rektori Messina shfaqte sjellje jo të denja për një akademik, duke i lënë në këmbë të rinjtë, nëse nuk i pëlqente. Me paga jo të rregullta dhe me kushte jo të përshtatshme për mësim-dhënie ky universitet vijonte punën, dersia më 26 shtator të vitit të kaluar gjendja u bë aq serioze sa vetë Këshilli i Minis-trave vendosi tia heqë licencën. Që prej asaj dite “Universiteti Europian për Turizmin” nuk

funksionon më dhe përveç 6 studentëve që humbën 5 mijë euro dhe 2 vite shkollë, në këtë fakultet ekzistonin rreth 60 të tjerë që ishin në vitin e dytë apo të tretë, të cilët gjithashtu mbetën të pakënaqur. Sipas studentëve, në total shifra e vjedhur me anë të mashtrimit mund të shkojë deri në 200 mijë euro. Mirëpo ndonëse në vendimin e Këshillit të Ministrave përcaktohet qartë se “Shkolla e lartë private “Uni-versiteti Europian i Turizmit” të ofrojë mjetet e nevojshme financiare dhe mundësitë për përfundimin e studimeve të filluara për të gjithë studentët që janë të regjistruar në institucion, në përputhje me përcaktimet ligjore në fuqi”,

përfaqësuesit e saj i kanë lënë studentët me gisht në gojë.

Italiani josh sërishNë fakt, italiani Messina

është treguar “zemërmirë”, pasi menjëherë pas heqjes së licencës, ai ka vendosur të hapë një universitet të ri, me Evropën si fjalë kyçe. Oferta e tij është e thjeshtë. Nëse stu-dentët arrijnë të marrin 5 mijë eurot nga fondacioni, atëherë me ato lekë mund të regjistro-hen te universiteti i ri, me zyra dhe adres të re, ndërsa për të parin s’mban përgjegjësi. Këtu studentëve “u ka ardhur në majë të hundës” dhe përveçse kërkuan paratë e tyre, nuk pranuan të binin pre e mash-trimit të radhës. Ndërkaq, sa

herë paraqiten te fondacioni i parë apo takojnë italianin Messina, studentët marrin të njëjtën përgjigje “Para s’ka”.

Studentët s’kanë ku denoncojë

Absurdi më i madh i kuaj çështjeje qëndron në faktin se Policia dhe Prokuroria e Tiranës, të ndodhur përballë një skeme klasike mashtrimi, nuk kanë marrë përsipër të regjistrojnë asnjë kallëzim penal të studentëve. Sipas studentëve, shkak për mosreg-jistrimin e denoncimit është mosplotësimi i elementëve për vepër penale, pra edhe policia edhe prokuroria nuk shohin mashtrim në këtë rast klasik të “vjedhjes me anë të mashtrim-it”. Të ndodhur përballë kësaj papërgjegjshmërie totale nga organet kompetente studentët vendosën ta denonconin rastin pranë redaksisë së gazetës “Metropol”, teksa së shpejti do të regjitrojnë një padi civile në Gjykatën e Tiranës, pas bisedimeve që janë duke kryer me avokatin e tyre.

Salvatore Messina, përmes një deklarate për pub-likim të datës 29 shtator 2012, thotë se Universiteti Europian i Turizmit, i krijuar në vitin 2008 nga Fondacioni Europian për Turizmin, zhvilloi aktivitetin e tij me rektor Salvatore Messina dhe drejtohej nga Bordi Drejtues që përbëhej nga pesë anëtarë, ndërsa e gjithë ana administrative drejtohej nga presi-dentja B.T dhe me drejtorë ekzekutivë fillimisht Q.Sh dhe më pas M.I. Messina thotë se pas auditimit të bërë në shtator 2011, është evidentuar në bilancin financiar të Fondacionit “Universiteti Europian të Turizmit” një deficit në shumën 400.000 euro, për të cilin është bërë kallëzim penal ndaj presidentes së Fondacionit Universiteti Europian i Turizmit, dhe drejtorëve ekzekutivë, proces që ende nuk ka për-

funduar. Ndërkohë që ky fondacion nuk kishte paguar as docentët dhe as ambientet ku zhvillohej mësimi. Pas kërkesës së bërë nga rektori Messina drejtuar ministrisë së Arsimit, që studimet e Fondacionit “Universiteti Europina për Turizmin” të trans-feroheshin në një subjekt tjetër, - vijon deklarata, - përgjigja që vjen prej këtij institucioni, me nr. pro-tokolli 3594/1 të datës 14.06.2012 drejtuar rektorit Salvatore Messina dhe Drejtoreshës Ekzekutive, është sipas Messinës ky tekst: “Licenca nuk mund të transferohet në një subjekt tjetër juridik, por duhen filluar procedurat për marrjen e një liçense të re. Për këtë, ministria i kërkon Universitetit Europian të Turizmit të vijojë detyrimet akademike për studentët deri në fund të vitit akademik”.

S’plotësoi kushtet

Vendimi i qeverisë që i hoqi licencën univeristetitUniversiteti Europian i Turizmit, që u licencua nga Këshilli i Ministrave i Repub-likës së Shqipërisë më 4 qer-shor 2008, që në fillim tregoi mungesë serioziteti, teksa nuk paguante rregullisht pedagogët e brendshëm apo të jashtëm. Me një vendim nr. 662, datë 26.9.2012 “Për heqjen e licencës shkollës së lartë private Universiteti Eu-ropian për Turizmim” qeveria vendosi që “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 44 pika 8, e 45, pika 4, të ligjit nr. 9741, datë 21.5.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Minis-trave vendosi: 1. Heqjen e licencës shkollës së lartë private “Universiteti Europian i Turizmit”, si dhe të lejeve për hapjen e programeve të studimeve në zbatim të saj. 2. Shkolla e lartë private “Uni-versiteti Europian i Turizmit” të ofrojë mjetet e nevojshme financiare dhe mundësitë për përfundimin e studimeve të filluara për të gjithë stu-dentët që janë të regjistruar në institucion, në përputhje me përcaktimet ligjore në fuqi. 3. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe shkolla e lartë private “Universiteti Europian i Turizmit” për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletore Zyrtare”.

iTaliani aKuzon PreSidenTen e FondacioniT univerSiTeTi euroPian Për TurizMin

messina: Fondacioni, deficit 400.000 €, bëmë kallëzim

Salvatore Messina

(nga e majta) Rubin Bulku, Imelda Dandollaku dhe Ilgi Bardhi

Page 8: Universiteti fals,vrau te birin, Gosip Vip

08 E premte 1 shkurt 2013 •

« inteRViStë

“Të mos prisnim 500 vjet të tjerë për të përkthyer “Rrethimin e Shkodrës”

Intervistë e misionarit ungjillor amerikan David Hosaflok (David Hosaflook) përkthyes për herë të parë në anglisht i veprës “Rrethimi i Shkodrës” dhënë radios “Kosova” të Radio Tel-

evizionit të Kosovës dhe gazetës “Illyria” të komunitetit shqiptaro-amerikan në SHBA

nuk kisha asnjë njohuri, nuk kisha asnjë dijeni për Barletin, as për his-torinë e Shkodrës, as për rrethimin e Shkodrës. Edhe kjo më çuditi kur zbulova se sa e madhe ishte ngjarja. Zbulova që arsyeja që nuk dija asgjë,

ishte pikërisht për shkak se askush nuk e kishte ndërmarrë për ta përkthyer në anglisht. Kam rrë-fyer edhe në hyrjen e librit, që “është përkthyer nga shqipja” duke rrëfyer që “më e mira është që të përkthehet nga origjinali. Por, meqë kemi 500 vjet që askush nuk e ka marrë përsipër, më mirë “të punoj me ato vegla që kam në dorë”, se sa të presim edhe 500 vjet. Urrejtja fetare nuk është mënyra e duhur. Mosmarrëveshjet teologjike do të qëndrojnë gjithmonë, përsa kemi besime të ndry-shme. Këto mund të bisedohen, jo të luftohen”

-U falenderoj që në fillim zoti hosaflok për kohën që gjetët për të ndarë me lexuesit e gazetës “illyria” në Shtetet e Bashkuara të amerikës dhe me me radion “kosova” të Radio televizionit të kosovës, disa pikë-pamje mbi botimin tuaj të përkthyer “Rre-thimi i Shkodrës”.

“Faleminderit! Është kënaqësi që të kem këtë mundësi për të folur pak mbi këtë libër mad-hështor”.

-Mund të na tregoni se çfarë u nxiti fillim-isht që ta përkthenit “Rrethimin e Shkodrës” të Marin Barletit në gjuhën angleze? a gjetët diçka të re nga Barleti, nisur nga gjithçka që kishit ditur për të deri në këto kohëra?

 “Në fakt, mund të them që filloi si nga rastësia. Isha në Shkodër. Sapo kisha filluar një punë atje me jetimoret dhe Kishat Ungjillore. Dhe, kisha filluar të mësoja gjuhën shqipe. Një profesor i gjuhës sh-qipe, i cili po më jepte mësime, më tha “duhet të përkthesh në anglisht disa rreshta nga një vepër e letërsisë shqiptare”. Më këshilloi që në trotu-arët e Shkodrës kishte vepra. Atëherë, rastësisht përpara turizmit të Shkodrës e gjeta një libër, një botim i “Rrethimit të Shkodrës” i Marin Barletit me pamjen e kalasë “Rozafa” në kopertinë. Më pëlqeu kopertina, për shkak se më pëlqeu kajala. (Qesh). Atëherë, e mora pa ditur se çfarë kishte brenda. Prandaj, nxitja ishte një porosi nga profesori si detyra e shtëpisë, si të themi.

Më vonë, kur zbulova se sa i bukur ishte libri, se sa e madhe ishte ngjarja, atëherë kam filluar pak nga pak në kohën time të lirë dhe tani domethënë pas pothuajse 20 vjetësh ka dalë një libër i plotë”.

-Unë po e vërej David, që shqipja juaj është shumë herë më e mirë se sa anglishtja ime. por, në përkthim a përbënte ndërmarrje të vështirë Marin Barleti?

 “Përkthimi është i vështirë patjetër, kur bëhet fjalë për një libër që është shkruar në vitin 1504. Dhe, përkthimi i një libri të kësaj natyre, nuk është i thjeshtë sa një libër bashkëkohor, sidomos kur bëhet fjalë për emra vendesh, për emra njerëzish dhe për t’i sjellë në anglisht, duhet t’i gjesh se ku është ky vend. Atëherë ishte shumë e vështirë! Kam pasur edhe shumë njerëz që më kanë ndihmuar jo vetëm me problemet që kam hasur nga shqipja, por edhe në latinisht, sepse kemi bërë krahasime me latinishten”.

-po më thoni që keni dalë në terren për të njohur vendet, lumenjtë, luginat, fshatra të ndryshëm, për t’u takuar me banorët, njohjen e frazeologjisë, shprehjeve të tjera të njerëzve të zonës?

  “Patjetër! Duke banuar në Shkodër, mund të them se isha më i përshtatshmi për të bërë këtë punë. Një anglishtfolës. Domethënë, që gjuha ime ishte gjuha angleze e gjithashtu duke banuar në Shkodër, mund të them që mund ta di çdo cep të kalasë së Shkodrës, lumenjve e që më kanë ndihmuar shumë arkeologët e vendit, historianët e vendit. Pra, përvoja ime, ose jeta ime në Shkodër ka funksionuar më së miri për kërkimet shkencore lidhur me përkthimin”.

-e njihnit më parë historinë e Shkodrës në rastin konkret dhe veçanërisht krijimtarinë e Barletit? “Rrethimi i Shkodrës” është vepra e parë letrare e shqiptarëve dhe rrjedhimisht e vetë Barletit. a kishit ndonjë pengesë, ose më saktësisht ndonjë trembje disi me këtë nismë që ndërmorët?

- (qesh) “Jo, në radhë të parë nuk kisha asnjë njohuri, nuk kisha asnjë dijeni për Barletin, as për historinë e Shkodrës, as për rrethimin e Shkodrës. Edhe kjo më çuditi kur zbulova se sa e madhe ishte ngjarja. Zbulova që arsyeja që nuk dija as-gjë, ishte pikërisht për shkak se askush nuk e kishte ndërmarrë për ta përkthyer në anglisht.

Prandaj kur je i ri, se isha 23 vjeç në atë kohë, je i ri nuk të tremb asgjë! Po ta dija në atë kohë se çfarë lodhjeje do të më kushtonte, ndoshta do të isha i trembur. Por, në fillim ishte “hajd po e bëj, ta kryej këtë porosi, këtë detyrë nga profesori” e pastaj “uh, sa bukur!” e “po shtoj, po shtoj, po shtoj” e në fund “ou, po! Kam diçka vërtetë të bukur për historinë e shqiptarëve, që është tamam kënaqësi t’ua paraqes atyre në shenjë mirënjohjeje për mik-pritjen e tyre gjatë viteve”.

-në tërësi, në fushën e përkthimit në Sh-qipëri, figurat kanë qenë të shquara dhe kanë pasur peshë të rëndësishme në përkthimin e letërsisë shqipe në gjuhë të ndryshme dhe të letërsisë botërore në gjuhë të ndry-shme. pa përmendur emrat e Jusuf Vrionit, Shkrelit, kemi pasur edhe henrik lacajn që ka punuar. a u ndikoi ndopak përkthimi i tij, puna e tij në aspektin letrar, në aspektin si përkthim apo në këndvështrimin historik. Çfarë roli patën historianët, përveçse përk-thyesit me veprat e tyre për t’u bërë të njohur çështjen e rrethimit të Shkodrës?

  “Për Henrik Lacajn. Unë kam një respekt kaq të thellë për të! Duket si një, tamam një përkthyes i klasit të parë, i cili ka bërë edhe fjalorin latinisht-shqip. Dhe, ky ka bërë një punë të mrekullueshme për sa kam mundësi unë ta gjykoj. Kam rrëfyer edhe në hyrjen e librit, që “është përkthyer nga shqipja” duke rrëfyer që “më e mira është që të përkthehet nga origjinali. Por, meqë kemi 500 vjet që askush nuk e ka marrë përsipër, më mirë “të punoj me ato vegla që kam në dorë”, se sa të presim edhe 500 vjet”. Njëkohësisht, kam kërkuar ndihmën e profesorëve të latinishtes për të sqaruar në disa vende ose për të bërë kontrolle herë pas here, a është ashtu siç ka thënë Henrik Lacaj?

Për disa çështje historike, unë rrëfej që as jam historian i mirëfilltë. Kam bërë punën shkencore sa të mundem, por më shumë kam shtuar këto shën-ime për të ndihmuar historianët: “Shihe edhe këtu”, “referojuni edhe këtij personi”!

Kemi në libër edhe hyrjen e Aleks Budës, his-torianit të famshëm, që është shumë e aftë dhe hyrja e tij ka shumë vlerë! Gjithashtu kam kërkuar ndihmën e profesorëve të historisë nga jashtë Sh-qipërisë, edhe brenda Shqipërisë, por nga jashtë Shqipërisë, në mënyrë që të shqyrtojnë tekstin, draftin dhe sidomos të shqyrtojnë shënimet e mia të reja, shtojcat, sepse nuk kisha as fort besim te vetvetja dhe kisha dëshirë që puna ime së paku të mos dalë shumë interpretim, por thjesht përk-thim që historianët të ndeshen me këto fakte ose me këto debate që mund të ngrihen. Por, shumë historianë, po bëhet fjalë për historianin turk Halil Nalçik, për David Abulafija në Kembrixh Juniversiti (University, Cambridge), kemi shumë studiues, si Robert Elsi e të tjerë, që e kanë mirëpritur këtë përkthim me shumë gëzim, gjë që më habiti, pra që njerëzit me kaq shumë punë në tavolinat e tyre të zyrës, që janë përgjigjur, që kanë marrë draftin, që e kanë parë, që më kanë dhënë vëre-jtje, korrigjime e sugjerime. E, nëpërmjet këtyre përgjigjeve kam zbuluar që “ou, kjo vepër ka rëndësi të madhe dhe është një boshllëk i madh në historinë e Shqipërisë, të Ballkanit, Evropës, Perandorisë Osmane dhe Venedikut”.

-kjo është e qartë. problematika e pushtimit osman, pushtimit turk në tërësi në Shqipëri, ishte e gjatë. këtu ka pasur edhe një problematikë që lidhej edhe me karakterin fetar të popullatës. a është mesazh përk-thimi i Barletit, ose më saktë, e ndeshët këtë fenomen, që nëse kishte ndasi gjatë përk-thimit të librit? a pati ballafaqime të kronika-nëve osmanë me veprën e Barletit dhe a pati gjithashtu në tërësi, mospërputhje në kënd-vështrimin fetar?

  “Unë duke qenë ungjillor, personalisht duke përkthyer edhe fragmentet në librin e Barletit që janë të karakterit fetar (që ka sa të duash (qeshet), sepse edhe Aleks Buda thoshte që “ka”, ai ishte

prift katolik... Pra, (Davidi vazhdon të qeshë me kënaqësi për gjetjet në libër dhe punën me tekstin për shkak të përkatësisë së tij fetare), për mua ishin pak të vështirë për të përkthyer, meqë kisha probleme teologjike me ato pasazhe, si të “Lut Marisë” që nuk e kemi dot në teologjinë tonë.

Por, është histori. Dhe, për sa i përket faktorit fe-tar, gjithmonë pushtimi dhe lufta është e vështirë. Sidomos kur karakteri i luftës merr edhe pamjen fetare ose aspektin fetar. Sepse, në libër kemi sh-tuar për shembull, dëshmitë e kronistëve osmanë në versionin e ri shqip dhe në anglisht, në mënyrë që disi të jepej (për sa kam gjetur unë dhe për sa kisha mundësi) edhe pikëpamja e osmanëve edhe pikëpamjen e Marin Barletit. Prandaj, kur që të dy përdorin gjuhën fetare në përshkrimin e luftës ose në motivimin e luftës, është pak e vështirë. Por, unë shpresoj që të mësojnë nga historia, që urrejtja nuk është rruga e duhur, urrejtja fetare nuk është mënyra e duhur. Mosmarrëveshjet te-ologjike do të qëndrojnë gjithmonë, për sa kemi besime të ndryshme. Këto mund të bisedohen, jo të luftohen. Dhe, shpresoj që të mësojë populli që të mos përsërisim historinë. Ata që nuk mësojnë nga historia, janë të destinuar ta përsërisin.

Nuk e di, nëse është kjo përgjigja që keni kërkuar apo se çfarë kërkoni më tepër”.

-po, po saktësisht! tani, a patët mbështetje tek origjinali, nëse ju keni mundur ta shfle-toni tërësisht apo me botime të ndryshme të mëpasme për përkthimin e “Rrethimit të Shkodrës”? Çfarë dallimesh vëreni?

  “E kam parë origjinalin e vitit 1504 në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë. Ekziston atje. Është edhe online. Kam parë dhe kam punuar me një fotokopje të versionit të vitit 1578 në lati-nisht, por siç thashë më përpara, aftësia ime është shumë më e madhe në shqip se sa në latinisht. Kështu që, kam përdorur disa versione të Lacajt. Versioni i parë është i vitit 1962, versioni i dytë në 1967 dhe pastaj versioni i tretë në 1980. Ka edhe një version tjetër në 1988. Por, ka pasur ndryshime sidomos në gjuhën shqipe. Në 1961 Henrik Lacaj ka përdorur dialektin e veriut dhe gradualisht është ndryshuar në gjuhën stand-arde shqipe. Dhe, botimi i ri është marrë nga viti i botimit 1980, meqë Henrik Lacaj akoma ishte gjallë dhe mendohet që duhet të jetë edicioni i fundit që ai ka miratuar ose redaktuar vetë. Shumë ndryshime nuk ka pasur, përveçse hyrja e Aleks Budës është zgjeruar në vitin 1967. Por, pak a shumë ai tekst është thuajse identik në shqip, po të krahasoni këto botime”.

-pra, po kuptoj drejt, që një problematikë gjatë punës ka qenë më shumë njehsimi, përshtatja e dialekteve të shqipes me fraz-at apo shprehjet e duhura, apo përkthimi i shqipes në gjuhën angleze? Meqë thatë që ishte fillimisht dialekti i veriut e pastaj kthimi në gjuhën letrare, pra ballafaqimi i dialekteve të shqipes?

 “Jo, jo, nuk ka qenë shumë problem ballafaqimi i gjuhës shqipe brenda botimeve të “Rrethimit të Shkodrës në shqip”, sepse pak a shumë lexohet pa problem, në daç (kupto “daç”: “nëse dëshironi”, krahinarizëm), versioni i vitit 1962, në daç versioni i vitit 1980. Problemi më i madh ka qenë përkthimi në gjuhën angleze, në anglisht. Kjo, sepse Barleti në hyrjen e tij thotë që ai për pak nuk e përktheu fare librin, pra pothuajse nuk do ta shkruante fare rrethimin e Shkodrës, sepse kishte frikë në radhë të parë se nuk ishte i aftë për të bërë një punë shkencore ose një punë historike dhe se në radhë të dytë, sepse nuk kishte dëshirë të rëndonte lexuesit me një libër të trashë dhe jo të bukur. Domethënë, kishte dëshirë edhe estetikën. Ishte letërsi, në të cilën ka histori dhe ishte histori, në të cilën ka letërsi. Ai kishte dëshirë për të dyja. Për këtë arsye debatohet për saktësinë e shumë fakteve që jep, të ngjarjeve. Ishte një libër për t’u lexuar.

Në anglisht unë kisha dëshirë po ashtu që të jepja jo një përkthim “të thatë”, por edhe një përk-

thim që do të reflektonte këtë dëshirë të Barletit. Që, të dilte mirë si histori e të dilte mirë si letërsi. Prandaj, jam munduar që ta bëja (kupto: shkruaja), me një stil të rrjedhshëm. Kjo ka qenë një sfidë!

Gjithashtu nga ana historike jam munduar të shtoj këto “fusnot”-a, këto shënime në fund të faqes, në mënyrë që historianët të kenë mundësi të gërrmojnë në këtë libër e të kenë burime të mëtejshme, në daç me bibliografi, në daç me in-deksin, që të mund të studiojnë më thellë”.

-Si e gjetët Shkodrën e 20 vjetëve më parë me syrin e një amerikani që nisi të përkthente ngjarjet e qytetit të 500 vjetëve të shkuara? a ishte “i njejti” qytet?

- “... Jo, nuk mund të them aspak që ishte i njëjti qytet. E gjeta Shkodrën, tamam siç e gjejnë të gjithë Shkodrën, një vend me mikpritje, një vend me humor, një vend me kulturë. Shkodra e viteve 1474-1478 ishte nën sundimin e Venedikut, me drejtuesit nga Venediku, ishte një qytet nën sul-min e osmanëve, ishte një qytet që siç ka zbuluar Luçiana Dini në “Statutet e Shkodrës”, që kishte po këto vlera patjetër, kultura, nderi e besa! Ndoshta, përgjigja është edhe “po” edhe “jo”! Ka evoluar, është ndryshe”!

-në dy rrethimet e Shkodrës, Barleti ka qenë një herë si i pranishëm dhe te tjetri edhe mbrojtës i qytetit. cili Barlet u la më shumë mbresë?

“Nuk e di. Besoj që është i njejti Barlet që është formuar gjatë viteve. Të them të drejtën unë kam parë që ka luftuar në rrethimin e dytë. Por, vetë në libër nuk është që thotë “unë kam bërë këtë gjë”, apo “unë kam luftuar”, ose “unë jam ndeshur me një osman këtu, me një turk këtu”. Nuk thotë një gjë të tillë. Prandaj, nuk e di tamam-tamam se ku. Duhet të jetë diku, por për momentin nuk e di se ku është e thënë shprehimisht që “Barleti ka luftuar”. Nënkuptohet që duhet të ketë luftuar meqë thotë që “të gjithë kanë luftuar”. Por, libri i tij nuk e ka atë pamjen se si “kam luftuar unë”, por ka më shumë pikëpamjen e një dëshmie. Ai tregon me detaje sa të shtëna nga topat os-manë, tregon me përpikmëri edhe me “lezet”, marrëdhëniet me njëri-tjetrin, roli i grave, trishtimi i fëmijëve. Është një libër që tamam të ngjall emo-cion. Sikur je me të kur përshkruan kampion osman atje përpara rreth e rrotull. Të tregon, të jep një pamje sikur je në bedenat e kalasë së Shkodrës. Vërtetë është një gjë kaq e bukur, mënyra që për-shkruan (Davidi entuziazmohet gjatë intervistës). Prandaj, nuk dyshohet që ishte aty”.

-promovimin e librit ju e nisni në tiranë, mandej besohet të vazhdoni në Mal të Zi dhe në kosovë dhe në Mal të Zi. ky promovim në trevat etnike të Shqipërisë politike të sotme, por që ndodhen jashtë kufijve të saj, a është mesazh për shqiptarët?

  “Nuk e kam parashikuar si një mesazh për shqiptarët. Në radhë të parë, nuk është planifikuar akoma një promovim jashtë Shqipërisë. Kemi bërë një në Shkodër, që ishte vendi më i përshtatshëm për promovimin e parë, tani në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë. Është folur nga botuesi që përse të mos japim disa promovime atje. Për mua mesazhi i vetëm do të ishte ky: Që, çdo shqiptar të ketë dijeni për këtë histori të vyer që kanë. Prandaj, nuk kam ndonjë motivim dytësor përveçse, ja “shi-joni këtë libër nga historia juaj”! Kam krijuar disa faqe në internet, një faqe në “facebook” për rrethimin e Shkodrës dhe i shoh që njerëzit janë nga këto anë. Pra, që shumë prej tyre duken (për mua se nuk e di pasi nuk thuhen), që kanë emra më shumë kosovarë dhe se sikur në Kosovë e vlerësojnë më shumë se sa vetë në Shqipëri. Nuk e di, është thjesht përshtypja që kam. Shpresoj që të vlerësohet gjithkund, jo vetëm në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, por edhe kudo, në Amerikë. Se, kryesisht përkthimi në an-glisht është për fëmijët e emigrantëve që nuk dinë më shqip, por dinë vetëm anglisht, që duan të mësojnë historinë e tyre të vyer”.

Bisedoi: Denion ndrenika

Page 9: Universiteti fals,vrau te birin, Gosip Vip

09• E premte 1 shkurt 2013

»ekonoMi

Ministria e Financave miraton emrat e ish-të përndjekurve që do të përfitojnë paratë e dëmshpërblimit. Sipas të dhë-nave të dikasterit të Financave, këta per-sona janë kualifikuar pasi është shqyrtuar i gjithë dokumentacioni i plotë që ata kanë paraqitur, lidhur me përfitimin e këstit të parë, apo të dytë. Bëhet fjalë për rreth 135 persona që janë kualifikuar për të

tërhequr pagesën në llogaritë bankare që kanë hapur për këtë qëllim. Paralelisht me miratimin e listave të reja, Ministria e Financave vijon të presë edhe dosjet e miratuara nga Ministria e Drejtësisë. Qeveria ka marrë çdo masë për lëvrimin e fondeve për dëmshpërblimin e të gjithë kësaj shtrese. Këtë vit do të vijojë dhënia e këstit të parë, për ata persona që nuk e

kanë përfituar ende atë, por njëkohësisht ka vazhduar edhe dhënia e këstit të dytë për personat që janë mbi 65 vjeç, sipas ligjit që qeveria miratoi dy vite kaluar. Ligji për dëmshpërblimin e kësaj shtrese është miratuar në vitin 2007, ndërkohë që janë depozituar mbi 17 mijë kërkesa për dëm-shpërblim dhe ka përfunduar procesi për mbi 11 mijë prej tyre.

aktualisht importi është 0

Ministri Ruli: është rriturme 30 herë eksporti i vezëve

projekti 49 milionë euro

Marrëveshja, jugu i venditkëtë vit energji pa ndërprerje

olldashi dhe niksic

Bosnja do të ndjekë modelinshqiptar të infrastrukturës rrugore

Shqipëria ka ulur trendin e importit të vezëve vitet e fundit, duke plotësuar jo vetëm nevojat e qytetarëve me prodhim, por edhe duke ek-sportuar. Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, u shpreh gjatë një vizite në një nga pularitë e Dur-rësit, se falë teknologjisë dhe aplikimin të standardeve më moderne në këtë sektor, vitet e fundit kemi njohur vetëm rritje të prodhimit të vezëve, si nga pularitë, ashtu dhe nga fermat e shpendëve. Ruli u shpreh se Ministria e Bujqësisë do të ofrojë skema mbështetëse për modernizimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të kësaj industrie. “Kjo është një nga industritë më konkurruese në tregun shqiptar dhe tregjet e huaja. Në sajë të 15 impianteve të përqendruar, që prodhojnë rreth një të tretën e prodhimit

Në shkurt pritet të nisë ndërtimi i linjës unazore 110 kv për furnizimin me energji të Jugun e Shqipërisë. Ky është një nga projektet më të mëdha të financuar për Shqipërinë nga shteti gjerman. “Gjermania mbështet ndërtimin e linjës 110 kV- të energjisë në Jugun e Shqipërisë me një kredi prej 49 milionë eurosh. Ky është një nga projektet më të mëdha të asistencës financiare në historinë gjermano-shqiptare. Punimet e kësaj linje do të nisin në mesin e muajit shkurt dhe pritet të përfundojnë brenda vitit. Nga kjo linjë en-ergjetike do të përfitojnë qin-dra mijëra qytetarë shqiptare dhe biznese falë furnizimit me energji elektrike”, u shpreh ambasadorja gjermane në Ti-

Shqipëria dhe Bosnja do të intensifikojnë marrëdhëniet e tyre në fushën e transportit, sikurse do të shkëmbejnë eks-perienca në sektorin e ndërtimit të infrastrukturës rrugore. Kjo u diskutua dje në takimin që ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi, pati me Kryeministrin e Federatës së Bosnjë Hercegovi-nës, Nermin Niksic. Kryeministri Niksic deklaroi se Bosnja po përpiqet të implementojë mod-elin e Shqipërisë në zhvillimin e infrastrukturës rrugore, ndër-kohë që ministri Olldashi ofroi gatishmërinë e institucionit që drejton për të vënë në dispozi-cion të gjithë eksperiencën e mbledhur prej stafeve teknike të MPPT dhe Autoriteti Rrugor

total të vezëve, është arritur që të sigurohet një eksport në rritje vit pas viti. Kjo ka bërë që eksporti i vezëve nga 2005 në 2012-ën të rritet me rreth 30 herë, ndërsa importi është ulur me 17 herë dhe aktu-alisht është pothuajse zero. Ministria e Bujqësisë zbaton skemat e saj për modernizimin e mëtejshëm të kësaj industrie, e cila veç të tjerave ka dhe avantazhet konkurruese për të përmirësuar teknologjinë dhe për të rritur më tej prodhimin dhe eksportet. Në të gjitha pularitë në Shqipëri zbatohen standardet më të fundit evro-piane të rritjes dhe sigurisë së shëndetit të kafshëve”, tha Ruli. Në vend ekzistojnë 15 pulari të specializuara për prodhim vezësh dhe vetëm 9-mujorin e vitit 2012 u prodhuan rreth 215 milionë kokrra vezë.

ranë, Karola Myler Holtkemper. Projekti do të realizohet nga kompania fituese e ndërtimit të kësaj linje Energoinvest, e cila nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me Operatorin e Sistemit të Transmetimit. Drejtori i OST, Arben Ibro, u shpreh se ndërtimi i linjës 110 kv në Jugun e Shqipërisë do të ketë një impakt pozitiv në zhvillimin e turizmit. Drejtori i Enrgoinvest ka premtuar se projekti do të përfundojë brenda aftit të përcaktuar. Punimet për ndërtimin e linjës janë ndarë në dy lote. I pari përfshin linjën bregdetare Sarandë-Vlorë me një gjatësi prej 105 km, ndërsa loti tjetër do të kalojë në pjesën lindore të Shqipërisë, Korçë, Përmet Tepelenë.

Shqiptar në këto 8 vite. Sa i për-ket njohjes reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve mes të dy vendeve, të dy zyrtarët u angazhuan të përshpejtojnë procedurat, nisur edhe nga fakti që shkëmbimet turistike mes Shqipërisë dhe Bosnjës kanë nisur të konsolidohen. Sipas statistikave zyrtare, vitin e fundit 29 mijë qytetarë shqiptarë vizituan Bosnjën, ndërsa akoma më i lartë ishte numri i boshnjakëve që vizituan Shqipërinë, duke arritur në 31 mijë. Ky numër pritet të rritet veçanërisht gjatë verës, për shkak të interesimit në rritje të operatorëve turistikë boshnjakë për plazhet dhe infrastrukturën turistike të Shqipërisë.

eMeR MBieMeR ateSia

keSti i 1

SHABAN BELEGU MUHARREM

TOME MIRI TOM

KOLI VINJAU LIPE

REFAT BOJKA OSMAN

BAJRAM SENI BAJRAM

METUSH KABASHI MYSLIM

HALIL MANE ALI

DAN DANI VELI

RAMADAN MEHMETAJ SADIK

SOKRAT DODBIBA ANASTAS

XHEVAT TARELLI AVDYL

MEHMET DAUTI IZET

ZYLFO MUCO ALO

SHEFKI KREKA MYFTAR

MITRO KSERA SPIRO

NEZIR KATESHI BEQIR

HAJDAR BALLA ALUSH

SELAMI HISO DALIP

RAME LAJTHIZA BAJRAM

SPIRO KUMI QIRJAKO

NIKOLL DAKAJ ZEF

VANGJEL MANUSHI JORGJI

ISUF SHINGJINI MUSA

MUHAMET GJIONZENELI MURAT

ADEM BEÇA SADIK

MEHMET DOKUZI RAMADAN

GJEK LULAJ GJON

THANAS MELLO KOSTA

ILIJAZ PEPOSHI LIMAN

VASIL GRAZHDANI KOLE

SHAHE SHUTI DERVISH

NUHI NELA ALI

SYLE MUCAJ ISUF

ALUSH SKENDERI ALUSH

GJUSH LUMCI MARK

DODE GJERKAJ FRANO

PRELE DUKU MAC

ELES DEMA ALUSH

RUZHDI OSMANAJ HAMIT

ISLAM ABDIU ABDI

SADIK DAJLANAJ MYSLIM

LUC NILAJ GJON

ALI VISHA XHAFERR

VILFRED FEKECI ZEF

RAME CANI BEQIR

NESIBE NUHIALLARI ALI

VATH VRIONI ABAZ

PETRO MARQIDHI KRISTO

SURJA SHEHAJ FEIM

DOD GJERA GJET

ANDREA BUCKA LLAMBI

MICO NOTE KRISTO

ARISTIDH GORA NIKOLLA

NEVRUZ KULLA XHAFER

MIFTAR XHELESHI RRAHMAN

GJOK QAFA DOD

MiniStRia e financave: peRSonat që pëRfitojnë KëStin e paRë dhe të dytë

Botohet lista e ish-të dënuarve qëmarrin paratë e dëmshpërblimit

HAKI MANCE ZENEL

OLLGA ADHAM NIKOLLAQ

NEBI MEMUSHAJ SINAN

KOSTANDIN BOZDO MINA

APOSTOL EKSARKO KRISTO

këSti i 2

REXHEP LAZRI QERIM

ISMAIL DIDA HASAN

NIKO HASANI PILO

ROPI TAJKO PANDI

KUJTIM VELIA VBEQIR

DURO SHEHU ISMAIL

MUSTAFA GRAMSHI KADRI

NUSTRET CELA IRFAN

BARDHYL CITOZI MUHARREM

FAIK MARKAJ LLAN

IDAI CAPAJ VELEDIN

PJETER MARGJINI NIKOLL

DED GJOKA NDUE

MEDI LLULLA DEMIR

GEZIM PENGILI ISLAM

VASIL GERBURA MITRO

VINCENS MARKU NDOC

IRFAN SOJLI ABDURAHIM

MARIE ZOGAJ KOL

THEODHORI MILANI SALO

AVDULLA HYSENAJ QEMAL

ISLAM DOCI DYLE

AGIM GJOKA JONUS

BEHIE VATHI BRAHIM

SATIRAQ NASTO PETRO

RUZHDI PELINKU SHABAN

MAKENSEN BUNGO ALI

BEDRI FRESKO TUFAN

FERZI CEKICI SHERFI

FATMIR DACI ISMAIL

DHIMITER VASILI LLAZAR

ARBEN SEITLLARI ZALO

BESNIK KASHARI KADRI

PREL HASANI NIK

ASQERI GADUNI HYDA

NIKOLIN KURTI TOM

SKENDER BEJLERI QANI

ISMET YZEIRAJ QEMAL

MANTHJO GUNELLA KRISTO

FLORENC ADRI NEZHDET

NESTI MURRIZAJ LAZER

RIDVAN BUZO IZET

ADNAND MEHMETI QANI

GJOK BUJAJ MARK

PANDELI PJETRI VANGJEL

FATMIR MUSLIKA RAM

LULASH MARKAJ PREKE

ANESTI PLASA LLAMBI

CAJUP BEJKO AQIF

PREK PREKA NDUE

HIQMET SHEHU SALI

Page 10: Universiteti fals,vrau te birin, Gosip Vip

10 E premte 1 shkurt 2013 •

« Speciale

Amianti i njohur gjerësisht nëpërm-jet eterniteve që kanë mbuluar dikur ndërtesat, por janë ende në përdorim nga shumë familje dhe industri në Elbasan nuk është vetëm tek ky lloj materiali i përdorur për mbulimin e objekteve. Kjo lloj substance gjendet në furra, frigoriferë dhe materialet e ndërtimit e sidomos ai shpërndahet më lehtë në pluhurin që shkaktohet nga riparimi apo shembja e ndërte-save. Inxhinieri i mjedisit, Beqir Kila, shpjegon se njerëzit duhet të kenë më shumë njohuri për të qenë të kujdesshëm në ekspozimin ndaj materialeve që mbajnë amiant. Ai u bën thirrje firmave të ndërtimit të pajisin me mjetet e domosdoshme po kështu dhe familjeve që i kanë në përdorim për mbulesa objektesh të mos bëjnë asnjë veprim vetë, pasi kështu ekspozimi ndaj amiantit është edhe më i madh. Ai sugjeron trajnimin e specialistëve të kontrollit për të garantuar zbatimin e rregul-lave që të minimizojnë efektet e ami-antit në shëndetin e punëtorëve, por edhe të njerëzve...

në çfarë formash gjendet tek ne amianti, dhe si përdoret ai?

Në mënyrë të veçantë, tek ne, përqendrimi i vëmendjes do të duhej të ishte tek përdorimi i amiantit për qëllime komunale, pra në ndërtimin e mjediseve të punës dhe banimit, ku përdorimi ka qenë i shumtë për arsye të aftësive të tij të veçanta që lidhen me durueshmërinë dhe shkëlqimin që ai u jep materialeve si pjesë për-bërëse e tyre. Eterniti, si mbulues, por dhe materiale të tjera izoluese, janë përdorur në masë në Shqipëri për vite e vite me radhë.

Mund të themi që amianti ose as-besti ose eterniti me emrat e ndry-shëm që e njohin shqiptarët është një nga elementët që shkakton kancer në organizmin e njeriut. Pra, është një vrasës i heshtur pasi fibrat mund të flenë në trupin e njeriut për një afat

SpoRti në fShatin e lapaRdhaSë, oRGanizohet SpaRtaKiada Me 5 eKipe në ndeR të talentit

kupa “agim Boni”, njeriu që i kushtoi jetën futbollit

Sulo Gozhina

BeRat – Në nderim të jetës spor-tive në futboll të lojtarit Agim Boni, drejtuesit e sportit të futbollit të fshatit Lapardha, sektori i sportit pra-në komunës Otllak kanë organizuar një spartakiadë futbolli mes skuadrave të fshatrave të kësaj zone që përfshihet në juridiksionin e kësaj komune. Në këtë spartakiadë kanë marrë pjesë 5 ekipet e futbollit mes të cilëve i ftuar nderi edhe ekipi i futbollit i të rinjve të Beratit me trajner Sandriono Dule. Spartakiada u çel me Himnin tonë Kombëtar dhe me skuadrat e rresh-tuara në fushën e blertë të veshur me kompletet sportive dhe në prani të qindra sportdashësve në fshatit Lapardha dhe të fshatrave për rreth tij. Ish-trajneri në pension Dilaver Jau-pi përshëndeti ekipet pjesëmarrëse duke bërë dhe një ekspoze të qëllimit të organizimit të kësaj spartakiade. Kryetari i komunës Dalip Kanaçe citoi në fjalën e tij mes të tjerave: Futbolli në zonën tonë është një traditë e her-shme dhe nuk është ndërprerë gjatë gjithë viteve në skuadrat e fshatrave të komunës tonë Otllak vazhdojnë të jenë ekipet dhe sot po organizohet kjo spartakiadë sportive në futboll. Kjo kupë, e cila do të ketë emrin e futbollistit të njohur për zonën tonë Agim Boni që i kushtoi gjithë jetën futbollit në fshat e më gjerë. Ndaj unë si kryetari i komunës jo vetëm ju për-shëndes, por dhe ju garantoj se në të ardhmen do të bëjë më shumë për të ndihmuar qoftë dhe me fonde mod-este këtë sport kaq popullor. Tashmë trajneri juaj Erjon Jaho dhe trajneri në pension Dilaver Jaupi në bashkëpunim po punojnë për përgatitjen e ekip-eve zinxhir në futboll dhe për këtë i falenderoj. Kjo spartakiadë ka një fat të mirë se bëhet në kuadër të festës të 100-vjetorit dhe të festive të fund dhe fillim vitit 2013, çka do të thotë se do të jetë një ogur i mirë për futbol-listët, drejtuesit e tyre dhe të gjithëve neve që jemi mbledhur sot në këtë ditë festive. Teksa mësova lajmin për spartakiadën, sektori i sportit pranë komunës më informoi se gjatë gjithë këtyre viteve të spikatura kanë qenë skuadrat e Dushnikut, Moravës, Otlla-kut, Lapardhas Orizajt etj, por ndryshe nga këto fshatra në fshatin Lapardha ka një traditë tjetër për sa i përket përgatitjes në zinxhir të skuadrave që fillon nga fëmijë të moshës 7 vjeç deri tek të rriturit. Por për të thënë se zona jonë e ka traditë futbollin këtë e tregon mbrojtja e fushave të sportit që janë ende ekzistente edhe sot pra nuk u prishën dhe u uzurpuan edhe në vitet më të këqinj që kaloi kombi ynë në ndërrimin e sistemit dhe atë të vitit 1997. Për këtë krenohemi dhe unë edhe njëherë ju garantoj se do të jem në vijën e parë të ndihmës.

Jeta sportive e ish-mbrojtësit të talentuar Agim Bonit

Trajneri në pension i skuadrës të futbollit Lapardha tha për gazetën se në jetën time sportive, si sportist, por dhe si trajner, mes lojtarëve më të talentuar kam pasur edhe futbol-listët Gramoz Velo dhe Agim Boni të dy mbrojtës që të nderonin me lojën e tyre të talentuar në mbrojtje dhe në sulm. Por le të flasim sot për Agim Bonin. Qëkur ishte fëmijë Boni dallohej mes shokëve të skuadrës. Ai dinte të luante thuajse në të gjithë sektorët e fushës, aq sa shpesh herë unë e ndërroja atë në të tre repartet dhe kur më duhej avantazhi në gola apo dhe fitorja, unë e ndërroja duke e dërguar në sulm, ku të nderonte me

zhdërvjelltësinë e tij, me talentin dhe ta merrte penalltinë apo faullin, si dhe shënonte gola spektakolar duke të lënë të habitur jo vetëm portierin që hidhej gjithmonë në anën tjetër të gjuajtjes, por dhe të sportdashësve. Boni ashtu siç arrinte të mirrte faul-lin apo penalltinë, po ashtu të merrte duartrokitjet edhe të kundërshtarëve me triblimet apo gjuajtjet e golat e tij. Brezi i futbollistëve të atyre viteve zor se vjen më tani edhe pse teknika është modernizuar, janë rregulluar fushat apo është shtuar impenjimi në stërvitje ato vite ishte shpirti i vetë-mohimit ai që i bënte lojtarët të lua-nin kompakt, të luanin edhe pse ishin me temperaturë 39 apo me rrufë dhe të iknin sërish dy orë në ditë pas ndeshjes dhe të laheshin me ujë të vakur në shtëpi me kanaçe e të nesër-men në punë nga më të rëndomta në kooperativë. Asnjëherë nuk kam pasur probleme për grumbullimin në stërvitje të lojtarëve që tani dua t’i falënderoj apo për të ndjerit t’i kujtoj me respekt ashtu siç dhe organizuam këtë kupë për njërin prej tyre që unë dua t’i përmend të gjithë me emra. Janë lojtarët që mua më dëgjonin me respekt në stërvitje apo në lojë dhe më flisnin profesor edhe pse unë isha një njeri me 4 klasë shkollë. Emrat e tyre që luajtën me Lapardhanë apo me Tomorin me të rinjtë e të vjetrit janë Agim Boni, Gramoz Velon, Kadri Kana, Kujtim, Braho, Agim Hatija, En-ver Hatija, Nuri Hajdari, Zyber Kuçi (portjer i talentuar), Robert Hajdari, Qerim Meçka, Bujar Jaho, Myrteza Vosela, Arber Gjolena, Pllumb Beqiri (portjer edhe me Tomorrin)Skënder Jaupi, Azbi Bilçari, Ëngjëll Bilçari Fe-jzi Qulli (Diku), Estref Gjolena, Bardhi Hatija, Bardh Vosela, etj. Unë e them me bindje se 90% e tyre kanë qenë me të rinjtë dhe më pas me të vjetrit e Tomorit. Për Gramoz Velon një vit më parë organizuam kupën Velo, por fati e deshi që në këtë 100-vjetor të të or-ganizojmë kupën “Boni”. Unë mund të përmend disa episode nga loja e tyre në spartakiadat kombëtare të zonave apo të kooperativave bujqësore në fil-lim në shkallë rrethi e më pas vendet e para në shkallë kombëtare. Aty rreth viteve 80 u organizua një spartakiadë në Vlorë me 13 skuadrat më të mira të spartakiadave të rretheve. Ishim në Vlorë dhe po me Vlorën po luanim i futa të dy në fushë edhe Velon edhe Bonin, por ndeshja po fliste për vlo-njatët. I ndodhur keq se doja fitoren bëra një lëvizje taktike ktheva një mesfushor në mbrojtës të majtë dhe e nxora këtë në mesfushë. Nuk kaluan as 5 minuta dhe erdhi rezultati; një faull në zonë dhe me të majtën Boni e dërgon në rrejtën e vendasve nga 25 metra. U kënaqëm të gjithë e teksa u duk se ndeshja do shkonte në barazim në 5 minutat e fundit një rrëmujë në zonë dhe topi i kthyer nga portieri në këmbët e Bonit që me dy triblime të mbrojtësve dhe më pas të portierit e dërgoi atë në rrjet. Ja këto të bënte Boni, nga një me zero në dy me një për ne. Por e veçanta e këtij sportisti ishte se me lëvizjet me top, triblimet dhe gjuajtjet që bënte ai fitonte dhe duartrokitjet e kundërshtarit edhe pse shënonte. Një tjetër rast ka qenë ai i Shkodrës, Divjakës, Korçës, Laçit etj. Unë Bonin e çoja nga mbrojtësi i majtë në sulëm vetëm kur e shija pu-nën keq se edhe e ruaja se më duhej ku lojtar që në mbrojtje ishte i pa-kalueshëm. Ky grup futbollistësh nuk vjen më, për arsye se ata luanin me pasion, vinin futbollin mbi gjithçka. Do të tregoj një episode të Agim Bonit me gruan e tij. Me skuadrën po iknim

në Kutalli, nga fshati deri asfalt iknim në këmbë aty na merrte makina, mbaj mend pohon ish-trajneri Jaupi (qesh), në rrugë para doli gruaja e Agimit që punonte në arë aty pranë rrugës dhe i tha: “Po ku vete re Gimi tani je bërë me fëmijë”. Të gjithë qeshëm, qeshi dhe Gimi dhe vazhduam rrugën, ja këta ishin lojtarët e Lapardhas që meritojnë falënderimet dhe respektin më të madh për sportin.

Spartakiada Ndeshjet u luajtën me një takim

eleminimi dhe në finale doli Lapard-haja, e cila pasi kishte rrahur Moravën me trajner Ajet Ferra dhe të rinjtë e Lapardhasë, mundi në finale skuad-rën e të rinjve të Beratit me trajner Sandriono Dule me rezultatin 3 me dy. Më pas kreu i komunës Dalip Kanace i dorëzon kupën, kapitenit të skuadrës Platon Tabaku që së bashku me ekipin dhe trajnerin Erjon Jaho dhe ish-trajnerin në Pension Di-laver Jaupi festuan së bashku.

Amianti, ku gjendet dhe si të mbrohemi prej tijInxhinieri i mjedisit, Beqir Kila, flet për materialin ndërtues, shkaktues të kancerit30 deri në 40 vjet. Ato shkaktojnë sub-stanca që janë shumë të dëmshme për organizmin. Shumë persona vdesin si rezultat i efektit të amiantit në organ-izëm.

ku gjendet amianti konkretisht në elbasan?

Sot për sot në qytetin e Elbasanit ai gjendet si në mjediset shtëpiake, ashtu edhe në mjediset e ndryshme sidomos në ndërtim. Pavarësish se me vendim qeverie është ndaluar importimi i këtij elementi ka akoma dhe e gjejmë si në industri, ashtu edhe në spitale apo në ambiente shtëpiake. Kujdes duhet tre-guar sidomos në prishjen e godinave të vjetra duhet patjetër që punëtorët

dhe të gjithë ata që qëndrojnë afër të jenë të mbrojtur me pajisje mbrojtje, por jo të thjeshta, por maska aspiruese që të mos lejojnë grimcat dhe fijet e asbestit të hyjnë në organizëm.

Sa i përket mbulesave prej ami-anti në shtëpi apo godina. Si duhet të veprohet me to pasi në elbasan ka shumë të tilla dhe në shtëpi?

Duhet të largohen këto elementë nga punonjës të specializuar. Tek ne nuk i tregohet kujdes këtij fenomeni sidomos nga firmat ndërtuese, të cilat duhet të kenë njohuri dhe të marrin masat për punonjësit, pasi janë ata të parët që e pësojnë. Po kështu institu-cionet siç është shëndeti apo i punës

duhet të informojnë dhe të kontrollo-jnë në zbatimin e masave kundër efek-teve të amiantit. Fillimisht duhet bërë informimi, pasi jo vetëm qytetarët, por ka edhe specialistë që ose e njo-hin shumë pak ose nuk e njohin fare. Duhen trajnuar mjekët dhe specialistët e tjerë që të kemi më shumë informa-cion dhe më shumë masa ndaj efektit të amiantit.

kë do të veçonit si mënyrën më efikase të veprimit në luftën ndaj amiantit dhe pasojave të tij shën-detësore?

Duke pasur parasysh se nuk ka evidenca për pragun e efektit kancerogjen të asbestit dhe që vihet

re një rritje e sëmundjeve të kancerit në popullatat e ekspo-zuara edhe në nivele shumë të ulëta, mënyra më efikase për të eleminuar sëmundjet e lidhura me azbestin, është ndalimi i përdorimit të të gjithë llojeve të tij. Përdorimi i vazhdueshëm i çimentos së azbestit në in-dustrinë e ndërtimit përbën një shqetësim të veçantë, pasi numri i forcave të punës është i madh dhe është e vështirë të

kontrollohet ekspozimi. Materialet që përmbajnë azbest duhet të izolohen dhe në përgjithësi nuk rekomando-het që të kryhen procese pune që mund të dëmtojnë fibrat e tij. Nëse është e nevojshme, procese të tilla duhet të kryhen vetëm nën masa të rrepta parandaluese, të tilla si izolimi, procese me përdorimin e ujit, dalje lokale për ventilim me filtër dhe pastrimi rutinë. Këto kërkojnë edhe përdorimin e pajisjeve personale mbro-jtëse, maska respiratore të veçanta, syze mbrojtëse, doreza dhe veshje mbrojtëse, si dhe parashikimin e vendeve te veçan-ta për dekontaminimin.

Bisedoi: ledia lleshi

Page 11: Universiteti fals,vrau te birin, Gosip Vip

11• E premte 1 shkurt 2013

»aktUalitet

ledia lleShi

elBaSan- Tragjedia famil-jare pas vrasjes së dyfishtë të djalit dhe nuses së tij ka zgjuar të tronditur gjithë banorët me shumë pikëpyetje për shkakun pse 60-vjeçari Engjëll Ucaj ar-riti deri në krimin makabër. Ndërkohë dje është përcjellë për në banesën e fundit viktima nga dora e të atit 27-vjeçari Sokol Ucaj, ndërsa trupi i bashkëshortes së tij, Gulias është tërhequr nga am-basada italiane.

Varrimi Dje rreth orës 16.00 mes

lotëve të nënës dhe të të afërmve është varrosur duke mbyllur jetën në moshën 27-vjeçare Sokol Ucaj. Varrimi është bërë vetëm pas kthimit të vëllait ë tij, Klevisit që qën-dron në Itali. Nga burime heti-more mësohet se i ati është shprehur tërësisht i penduar duke thënë se nëse do ta kishin mbajtur në polici asgjë nuk do të kishte ndodhur. Ai mallkon atë moment kur iu verbuan sytë dhe në konflikt e sipër qëlloi mbi të birin fillimisht dhe mbi nusen e tij që sipas fjalëve të fqinjëve ishte shtatzënë. Nëna e viktimës, Rajmonda është gjendur pa djalin dhe njëkohësisht pa bashkëshortin duke shënuar tragjedinë më të madhe në jetën e saj. Ndërkohë bashkëshortja e shqiptarit e vrarë një natë më parë nga vjehrri i saj, i është nënshtruar autopsisë mjeko-ligjore. Sipas burimeve të Prokurorisë, pas përfundimit të kësaj procedure për trupin e shtetases italiane janë bërë të gjitha procedu-rat dhe trupi është tërhequr nga ambasada italiane për t’u rikthyer në vendlindjen e saj. Sipas të njëjtave burime, fakti nëse ajo ishte shtatzënë apo jo duket të ketë rënë poshtë pas rezultateve nga mjekësia lig-jore. Ditën e sotme Prokuroria pritet të marrë në dorë edhe dosjen për çështjen.

Konflikti Duket se sherri kishte ni-

sur prej një muaji pas ardhjes në Shqipëri të Sokolit me bashkëshorten Gulia Baltasarri 24 vjeç nga Palermo. Kjo e

kakaViJe - Një numër i konsider-ueshëm veprash arti fetare u bllokuan sot disa çaste më parë në doganën Kakavijës, ndërkohë një person u ndalua, njoftoi policia kufitare, në jug të vendit. “Vepra e artit që u bllokuan në vijën e dytë të kontrollin, ishin fshehur në bagazhin e një automjetit”, tha Gen-

tian Mullai, zëdhënësi i policisë kufitare. I njëjti zyrtar theksoi se gjatë bllokimit u ndalua një person, nga Tirana, E. Abazi, 24 vjeç nga Tirana. Mullai sak-tësoi se çantën e të ndaluarit u gjetën një kryq, një afresk, dy ikonostase, si dhe një epitafit, që të gjitha të vjed-hura nga objekte të ndryshme fetare.

“Procesi është nën hetim, ndërkohë një procedurë ligjore për paraburgimin e trafikantit tashmë ka nisur”, tha Mullai, ndërsa specifikoi se objektet fetare kishin destinacion Greqinë. Ndërkohë pas verifikimeve ka reaguar MKRTS e cila është shprehur se objektet e gjetura janë pjesë e trashëgimisë kulturore. t. Skuqi

parandalohet katastrofa

Zjarr në pikën e karburantit, lëndohet një 14-vjeçar

pogRaDec-Një zjarr në një pikë karburanti në Pogra-dec ka shkaktuar një të plagosur lehtë dhe dëme materi-ale. Zjarri fatmirësisht është lokalizuar nga dy zjarrfikëse duke evituar kështu përhapjen e flakëve në cisternat aty pranë. Nga zjarri u plagos lehtë një punonjës i pikës së karburantit, shtetasi Etien Xhukollari, 14 vjeç, ndërsa policia po heton rrethanat në të cilat ra zjarri. Paraprak-isht dyshohet se 14-vjeçari, ndërsa punonte po përdorte një pajisje elektrike për t’u ngrohur dhe shkëndijat e saj mund të kenë shkaktuar flakë në vendin e ngjarjes.

Këshilli bashkiak

Sarandë, 3 këshilltarë socialistë largohen te lSi

SaRanDe- Tre anëtarë të Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Sarandës, e kanë braktisur këtë forcë poli-tike, duke u bashkuar me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Mësohet se anëtarët që kanë lënë PS-në duke u rreshtuar në radhët e LSI-së janë Delfin Hajnaj, Enkeleda Vasili dhe Hajri Goxhaj. Bëhet me dije se këta anëtarë nëpërmjet një deklarate i kanë komunikuar Partisë Socialiste vendimin e tyre për t’u larguar tek LSI, bashkë me arsyet e këtij largimi.

policia arreston 2 shtetas

konflikt për shfrytëzimin e Bitumit, 3 të plagosur

VloRe- Në Sallën e Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë është marrë njoftim se në lagjen “Resulaj” në Selenicë kishte një konflikt mes disa banorëve të kësaj lagjeje dhe disa punonjësve të një subjekti tregtar që shfrytëzon bi-tumin në Selenicë. Menjëherë në vend kanë shkuar shër-bimet e komisariatit të policisë Vlorë, të cilët kanë kryer veprimet e para procedurale në vendngjarje dhe kanë shoqëruar për në spital për ndihmë mjekësore 3 shtetas të dëmtuar, të tre punonjës të një subjekti tregtar, si dhe ka shoqëruar për në ambientet e komisariatit të policisë dhe ka arrestuar në flagrancë për “Plagosje të lehtë”, “Heqje të paligjshme të lirisë” dhe “Shkatërrim prone”, të kryera në bashkëpunim 2 shtetas. Arrestimi i këtyre shtetasve është kryer pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë rrahur 3 shtetasit e mësipërm, kanë marrë peng për disa orë një prej tyre, si dhe kanë dëmtuar mje-tet e një subjekti tregtar. Gjithashtu do të ndiqen penal-isht në gjendje të lirë 2 shtetas, njëri prej tyre punonjës i subjektit tregtar për “Mbajte pa leje të armëve të gjahut”, pasi iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri gjahu pa leje.

epiqendra në detin jon

tërmet në Sarandë, banorët nën panik

SaRanDe- Pjesa e bregdetit të jugut dhe saktësisht zona e Sarandës janë tronditur në orët e mëngjesit nga një tërmet. Ende nuk ka të dhëna për shkallën e tërmetit, por epiqendra mësohet se ka qenë në detin Jon. Lëkundjet zgjatën disa sekonda dhe kaq ka mjaftuar që banorët e zonave të Sarandës dhe Ksamilit të alarmohen. Shumë prej tyre kanë braktisur banesat dhe kanë pritur për disa minuta jashtë nga frika e rënies së ndonjë tërmeti tjetër. Deri më tani nuk janë raportuar dëme në njerëz apo dëme materiale.

KaKavijë, blloKohen diSa objeKte. MinStRia e KultuRëS: tRaShëGiMi KultuRoRe

tenton të kalojë vepra arti të vjedhura, ndalohetArrestohet trafikanti nga Tirana, hetime për rrjetin e shitjes

vaRRiMi i tRiShtë i SoKolit, tRupi i italianeS tëRhiqet nGa aMbaSada

Babai: pse s’më mbajtët në polici, s’do e kisha vrarë tim bir

fundit kishte më shumë se një vit që ishte bashkëshortja e djalit shqiptar që qëndronte dhe punonte në Palermo. Gulia kishte mbaruar universitetin e Maceratas në Shkenca Ko-munikimi. Madje mësohet se Sokoli e quante vendlindje zo-nën ku edhe ka njohur vajzën italiane. Mësohet se rreth 23 dhjetorit dy të rinjtë tashmë të martuar kishin ardhur në shtëpinë e prindërve të Sokolit. Sapo ai është paraqitur me nus-en italiane kanë filluar sherret në familje. Nga ajo ditë për më shumë se një muaj në familjen Ucaj nuk ka pasur qetësi edhe pse nga dëshmitë e fqinjëve sjellja e tyre ishte mjaft normale dhe nuk kishin vënë re shenja apo grindje deri një ditë më parë.

Një ditë më parëAjo çfarë ka prishur

qetësinë e këtij pallati ishte

bashkëshortja e Engjëll Ucajt, Rajmonda, e cila pasi ka parë situatën e acaruar në shtëpi ka njoftuar policinë. Sipas fqin-jëve, ajo ka dalë për të kërkuar ndihmë për atë që po ndodhte në familjen e saj, por ndërkohë burri i saj ka marrë armën që e mbante në dhomën e tij të gjumit dhe ka qëlluar disa herë mbi të birin dhe nusen. Pasi kanë mbërritur efek-tivat ka qenë e kotë pasi gjithçka kishte mbaruar dhe atij i mbetej vetëm të dorëzohej.

PoliciaPolicia sapo është njoftu-

ar për ngjarjen e ndodhur në lagjen “Sulë Papërri” ku mbetën të vrarë me armë zjarri 27-vjeçari Sokol Ucaj dhe bashkëshortja e tij Gulia Baldasari shtetase italiane ka mbërritur duke bërë arrestimin e shtetasit Engjëll Kolë Ucaj 67 vjeç. Sipas deklarimeve të

policisë, disa orë më parë ata kanë qenë të shoqëruar në komisariat për të sqaruar një konflikt dhe pasi është sqaruar se nuk do të kishte më konfron-time atëherë at e bir janë kthyer në shtëpi. Shkaku që ka sjellë krimin e dyfishtë janë konfliktet e vazhdueshme familjare për shkaqe të problemeve ekono-mike që Engjëll Ucaj ka pasur me djalin e tij Sokol Ucaj. Këto konflikte ka sjellë edhe vrasjen e djalit dhe të nuses së tij. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma automatike, si dhe një thikë që mbahej nga 27-vjeçari. Ndaj autorit të kësaj ngjarjeje, shtetasit Engjëll Ucaj është marra masa e arrestit në flagrancë, pasi akuzohet për veprën penale “vrasje në rrethana te tjera cilësuese”, si dhe “armëmbajtje pa leje”, par-ashikuar nga nenet 79/dh dhe 278/2 të Kodit Penal.

Sokol Ucaj dhe Gulia Baltasarri

Page 12: Universiteti fals,vrau te birin, Gosip Vip

12 E premte 1 shkurt 2013 •

« thashethemeVip

artistja shqiptare Afërd-ita Dreshaj ka filluar të shfaqet më provokative

se kurrë. Vajza-imazh e Birra Tiranës ka postuar së fundi në faqen e saj zyrtare në Facebook disa foto ku shfaqet shumë seksi, madje edhe në ato raste kur mund të duket se është në punë e sipër apo në një udhëtim rastësor e veshur thjesht, me një shishe uji mes këmbëve. Të gjithë adhuruesit, mund ta sodisin Afërditën në këtë mori fotosh të ngjashme me “një set fotografik”, ku padyshim ajo shfaqet shumë provokative.

një gjoks si i tunës!Ajo di të bëjë për vete të gjithë, qoftë meshkujt, por edhe femrat, si me këngë, ashtu edhe me pamje. Të gjithë do e kishin lakmi këtë aparencë të këngëtares së njohur, e cila përveç talentit ka edhe pjesën femërore me të cilen josh meshkujt dhe bën xheloze femrat.

Sakrificat e Rozanës për një trup të shëndetshëm

Seksi?! Sigurisht që po. Trupi, vithet e saja, madje edhe gjok-si i Rozanës gjithmonë kanë tërhequr vëmendje. Këngëtarja dhe aktorja e njohur Rozana Radi i është përveshur punës për të mbajtur trupin akoma në formë. Pasi afrohet sezoni i verës dhe këngëtarëve i’u duhet të këndojnë nëpër koncerte dhe madje edhe të zhvishen, sigurisht që në të shumtën e rasteve duhet vizituar edhe palestra nëse keni probleme me peshën. Këtë gjë e praktikon këto ditë këngëtarja e njohur Rozana Radi. Efekti shihet nuk ka nevojë për koment, ndo-nëse Rozi të le pa fjalë.

nora istrefi, e pasionuar pas sportit të skive

Nora Istrefi flet pak për pasionet e saj, por përveç këngës, duket të ketë qejf edhe spor-tin e bukur të skive. Mund të jetë një sport shumë i bukur, por që në të vërtetë kërkon paksa guxim dhe duket se ky nuk i mungon as-pak Norës, nisur edhe nga disa eksperimente që ka bërë me lookun e saj. Ajo së fundmi ka publikuar foto, ku shihet në një qendër skish. Këngëtarja nuk ka dhënë detaje për vendin që ajo kishte zgjedhur për të bërë ski, por nga ajo që shihet, duket se Nora jo vetëm ia ka kaluar shumë mirë, por ka pasur edhe veshjet e duhura, si një frek-uentuese e rregullt e këtij sporti.

Vildane Zeneli dhe Xhoana Xheneti janë dy nga shqiptaret që parajsën e suksesit e kanë gjetur jo vetëm në SHBA, por edhe në vende të tjera të botës. Kësh-tu, të dyja janë shfaqur në portalin kroat “index.hr”, duke u cilësuar si femra shumë të nxehta.

aurela Gaçe kundër martesësFlitet se ajo po e menaxhon shumë mirë situatën në një nga diskot më të mëdha dhe më të vjetra në Tiranë, madje e quan tashmë “Crazy Calvin”. E kjo është këngëtarja Au-rela Gaçe, e cila jo vetëm që këndon aty, por edhe bisedon dhe jep këshilla për fansat e saj, sidomos me gjininë femërore. Aurela nuk është se e ka shumë qejf martesën, e për këtë ajo u ka thënë para disa ditëve vajzave që ishin në këtë ambient se për ta pasur një mashkull pas vetes, nuk duhet që ato t’i kërkojnë martesë, ashtu siç po bën edhe ajo vetë me Skerdin.

leonora Jakupi i bie saksofonitKëngëtarja Leonora Jakupi sikur ka humbur paksa nga muzika apo nga programet festive, pasi nuk është se së fundi e kemi parë me ndonjë këngë të re. Por, flitet se do të vijë shumë shpejt me një këngë të re, baladë, madje në këtë foto që mendohet të jetë pjesë e videos, duket artistja me një instrument në duar, siç është saksofoni. Është thjesht një foto-performancë, apo ajo i bie atij instrumenti? Kjo nuk dihet, por këngëtarja duket mjaft seksi, e veshur edhe me një fund zebër.

Xhoana & Vildanja çmendin kroatët

Afërdita Dreshaj provokative

Page 13: Universiteti fals,vrau te birin, Gosip Vip

13• E premte 1 shkurt 2013

»thashethemeVip

Ka dashur vetëm ta titullojë në shqip këngën e saj, kur ka realizuar videoklipin. Kjo është këngëtarja e cilësuar si një yll shqiptar, Dafina Zeqiri, që nga versioni audio e quajti “Your love”, kurse në video e titulloi “Veç ti”, por të gjithë pyetën se kujt ia dedikoi ajo këtë këngë. Duke ditur se teksti është krye-sisht i saji në bashkëpunim me Shpat Dedën, flitet se i këndon një personi shumë të veçantë, të dashurit të saj të ri. Ndërsa kënga në audio i ka pushtuar top-listat shqiptare, videoja e saj është duke u klikuar mjaft.

nuk është diçka e re apo çudi tek e shikon këngëtaren Altuna Sejdiu të shajë, e

ndërsa nuk është dakord me vendimin e publikut, i cili e eleminoi konkurrenten e saj. E në fakt, Tuna ka thënë vetëm kaq “Fuck”, ndërsa Alketa e ka shqiptuar verdiktin e publi-kut për ta dërguar në shtëpi Xhinën nga Gjakova, e cila e kishte si mentore këngëtaren shkupjane. Jo vetëm që ka reaguar me një të sharë, por Tuna edhe është prekur shumë, duke derdhur lot për këtë eleminim. Por, vajza me zërin e veçantë, Xhina e ka fituar një kontratë me një producent të famshëm në Suedi. Ndërsa në faqen e saj në “Twitter”, Tuna ka shkruar: “Sidoqoftë, ‘e nderuara’ polici shqiptare, korruptoni pak me shije dhe lezet”. E ka pasur fjalën për policinë e Shkodrës, ku ajo ka qenë në një koncert

Zajmina dhe Vesa provokojnëZajmina Vasjari dhe Vesa Luma shfaqen në skena të nxehta se bashku, për të tërhequr vëmendjen e fansave. Së fundi, ato kanë realizuar disa fotografi së bashku, në njërën prej të cilave, Vesa puth Zajminën në gushë. Por ka edhe disa pozime të tjera, po kaq provokuese.

Femrat shqiptare seksi të amerikës

Të trija janë të bukura dhe ndoshta kanë marrë këtë nur nga malësia e bukur e Shqipërisë dhe e Malit të Zi. E kemi fjalën për vajzat që jeni duke parë në këtë foto, të cilat akomodimi në Amerikë ka bërë që të jenë shqiptaret më seksi në këtë vend të madh. Vajzat modele Tika Camaj, Angela Martini dhe Afërdita Dreshaj pozojnë dhe shpesh herë i shikon me njëra-tjetrën. Për nga gjatësia, vajzat e Malësisë ia kalojnë shkodranes, por ende jo nga fama.

Linda

haLimi Gati

anoRekSikeLinda Halimi nuk resht së treguari punën e saj në qendrën e dobësimit që ka hapur së fundmi. Madje ajo ka postuar edhe një foto ku shfaqet tepër e dobët, nëse do të kemi parasysh format e saj trupore të para pak kohëve. Këngëtarja pas shumë seancave dobësim, tanimë ka një trup për t’u pasur zili, edhe pse për disa fansa kjo foto është komentuar si anoreksike. Me këto foto ajo ka dashur të tregojë se çfarë është e mundur të arrihet në qendrën e saj të dobësimit, duke shtuar edhe pyetjen “A ka më vend për dyshime?”, duke iu përgjigjur kështu atyre që janë skeptikë për punën e saj.

Arta Bajrami një mama tipike

I është përkushtuar me pasion të madh vajzës së saj, Viktorias. Këngëtarja Arta Bajrami është kaq shumë e dashuruar pas së bijës, saqë edhe në bluzën e saj, siç duket, është shkruar emri i vajzës, madje me citatin “I love Victoria”. Kjo është mami Arta, e cila kohëve të fundit është rikthyer në tregun muzikor me këngën e saj, “Femër tipike”, por nga përkushtimi dhe veshja, ne shohim edhe një ‘mama tipike’.

Ja se kujt i këndon Dafina

Tuna na “habit”

me të folurënKëngëtarja

thotë Fuck në

“X Factor”, por di të

flasë edhe si “tironse”

në qytetin verior të Sh-qipërisë. E, në fakt, si duket ajo ka marrë ndonjë gjobë apo ia kanë falur, se mos ndoshta ka dhënë ndonjë para. Por, ajo që na bën përshtypje, është fjalori i saj në versionin e shprehjeve të tiranasve, por duket se qëndrimi i saj në Tiranë ka bërë të veten.

Page 14: Universiteti fals,vrau te birin, Gosip Vip

14 E premte 1 shkurt 2013 •

« GoSSip

Rihanna rrëfehet për pajtimin me Chris Brown, insiston

se kësaj here është ndrysheEdhe pse lidhja e saj me Chris Brown tmerroi gjithë fansat, ajo nuk pendohet për vendimin e saj edhe pse ishte Chris që ushtroi dhunë fizike mbi të para katër vjetësh. Duke folur për Rolling Stone, ajo ka pranuar se ka vendosur ndjenjat në rradhë të parë duke insistuar se është ndryshe kësaj here, krahasuar lidhjen me Chris në 2007-2009. Ajo e dinte shumë mirë se dhënia e një shansi të dytë Chris do ta bënte atë të gjykohej, nga miqtë, fansat dhe media, por ajo vendosi të dëgjojë zemrën. “Ajo që unë vendosa është shumë e rëndësishme për mua që të jem e lumtur dhe nuk mund të lejoja që asnjë opinion të ndërhynte në këtë lid-hje. Nëse është gabim, është gabimi im”, është shprehur Rihanna. Ajo çka është ndryshe në këtë lidhje, është se ka më shumë komunikim dhe se të dy janë të qartë për atë që ndiejnë tani, gjë të cilën nuk duan ta humbin.

Justin timberlake nominohet për çmimet Grammy

Justin bëri një shkëputje nga muzika për gjashtë vjet për të ndjekur karrierën e tij në aktrim. Tani ai i është rikthyer përsëri muzikës, i cili do të sjellë singelin e parë që prej kohës që ai u shkëput ‘Suit&Tie’. Por lajmi i madh kësaj here ka të bëjë me konfirmimin e tij në 55th Grammy Awards në 10 Shkurt. Në websiten e tij zyrtar thuhet se kjo është një sur-prizë dhe se Justin është i emocionuar që po rikthehet në skenën e madhe. Nominuesit kryesorë të këtij viti në Gram-my përfshihen Fun, Frank Ocean, Mumford, Kanye West and Jay-Z, i cili është nominuar për gjashtë çmime. The Black Keys dhe këngëtari R&B Miguel nominuar për pesë çmime.

ende bashkë Sharon Stone dhe martin mica

U spekulua se lidhja mes Stone 54 dhe Mica 27 kishte mar-rë fund për shkak se nuk kishin asgjë të përbashkët. Por teksa janë parë bashkë në rrugët e Beverly Hills nuk janë dukur sikur ka patur probleme mes tyre. Ata janë dukur të lumtur duke u kapur prej duarsh dhe duke dhënë përqafime në rrugë. ‘Ndarja’ e tyre u bë e ditur nga revista Us, ku thuhej se Shanon nuk kishte asgjë të përbashkët dhe se dëshironte të fokusohej në rritjen e fëmijëve. Ata nuk nda-jnë të njëjta interesa pasi pasioni i Sharon është filantropia, politika, aktivizmi, kurse Martin nuk është shumë i dhënë pas tyre. Me sa duket këto mospajtime nuk kanë shumë rëndësi për çiftin, ndërsa vazhdojnë lidhjen bashkë.

anne Hathaway: kam takuar shumë djem të këqij para burrit timPas Scren Actors Guild Awards, Anne Hathaway dukej se e shijonte lidhjen e saj të dashurisë me Adam Shulmanin në një festë në hotelin “Four Seasons” në Beverly Hills. Hatha-way – e cila atë natë kishte fituar shpërblim për rolin e saj në “Les Misérables” –është dëgjuar duke thënë, “Jam në hu-mor shumë të mirë.” Me një pije në dorën e saj, Hathaway u tha miqve që unaza e saj e fejesës nga burri Adam Shulman është “posedimi i saj i çmuar” dhe që as bendi i martesës “nuk është i keq”, tha një burim i afërt për PEOPLE. Hatha-way, e cila, sipas burimit, “luante Kupidin gjatë gjithë natës” – më vonë ishte dëgjuar duke u thënë miqve të saj që ajo “ka takuar shumë të këqij” para se ta takonte Shulmanin.

SHBA, tani gripi ndiqet në TwitterTë tregosh gjendjen shëndetësore

në Twitter mund të ndihmojë shumë mjekët të ndjekin përhapjen e një

sëmundjeje, si për shembull gripet stinore. Një grup studiuesish të univer-sitetit John Hopkins prej kohësh përdor faqen e mikroblogjeve më të famshme në botë për të vlerësuar intensitetin dhe kapacitetin e penetrimit të sëmundjeve të ndryshme infektive tek popullsia. Lajmin e bën të ditur “Wall Street Jour-nal”, me titullin: “Tani doktori të ndjek në Twitter”. Merita e kësaj metode të re është marrje e informacioneve të dobishme  në kohë reale, nga një numër i madh pacientësh me epidemi të ndryshme, në mënyrë më efikase dhe ekonomike krahasuar me sistemet tradicionale. Një proçedurë kjo që deri më sot i është besuar agjencisë federale që merret me këtë argument, Center for Disease Control and Prevention.

Harrojeni palestrën dhe provoni ushtrime

natyrale me rritëm të ulët

Harrojeni pal-estrën dhe pro-voni shkallët apo çdo lloj aktiviteti me ritëm të ulët si pastrimi i gjetheve apo korrja e barit,

të cilat sjellin të njëjtat benefite sa dhe të shkuarit rregullisht në palestër. Ky është sugjerimi i një studimi të fundit në Universitetin e Oregone në Amerikë. Ushtrimet e lehta si të ecurit teksa flisni në telefon, ngjitja apo zbritja e shkallëve, ndihmojnë në uljen e riskut të sëmundjeve kardiovasku-lare, diabetit, presionit të gjakut dhe rritjes së kolesterolit. Profesor Brad Cardinal, ekspert në fushën e sportit dhe ushtrimeve, thotë se ngjitja e shkallëve apo një ecje e shkurtët, apo thjesht pak lëvizje, janë mënyra natyrale të të ushtruarit. Bërja e aktivitetit fizik një mënyrë jetese, është më pak shpenzuese sesa anëtarësimi në një palestër të shtrejntë. Njerëzit që janë në lëvizje janë më të shëndetshëm. Cardinal sugjeroi se në vend të shëtitjes me makinë, mund të përdorni biçikletën ose të ecni. Kjo është një mënyrë e të jetuarit shëndetshëm.

Page 15: Universiteti fals,vrau te birin, Gosip Vip

15• E premte 1 shkurt 2013

»GoSSip

eduardo Cruz rikthehet për mirë tek eva longoria?Eduardo Cruz është parë teksa ka lënë shtëpinë e Eva Longoria në LA. Ndarja e tyre një vit më parë ishte surprizë, kështu që dhe ripajtimi mund të jetë i tillë. Pas festimit të përvjetorit të tyre në një varkë në Miami, ku dukeshin më të dashuruar se kurrë, disa javë më vonë 37 vjeçarja bëri publike lajmin e ndarjes. Një burim tregoi se ndarja ishte një vendim i përbashkët dhe se ata janë ende miq. Eva tashmë është e fokusuar te puna dhe në për-fundimin e serialit ‘Shtëpiake të dëshpëruara’. Shpresojmë që ky rikthim mes Longoria dhe Cruz të jetë për mirë.

miley Cyrus bën yoga me rroba banjeMiley Cyrus ka një dietë të re që e ndihmon atë për t`u dukur e mrekullueshme. 20 vjeçarja ka ndryshuar linjat e trupit të saj në pak muaj. Që nga flokët e deri tek trupi i saj ajo është një tjetër njeri. Gjatë pushimeve me të fejuarin e saj në Kosta Rika, Cyrus tregoi një trup krejt në formë. Ajo gjithashtu na ka dhënë dhe mësim yoge. Cyrus është parë duke bërë yoga me kostum banje duke na treguar edhe njëherë trupin e tonifikuar. Një vit më parë ajo tregoi rreth dietës që për-dorte pa gluten, por ajo nuk le pas edhe aktivitetin fizik, tani edhe më tepër yogan.

Blackberry prezanton 2 modelet e reja, Z10 dhe Q10

Blackberry ka zbuluar së fundi dy telefona të rinj celularë në një për-pjekje për të ringjallur markën. Z10, i cili ka një ekran “touchscreen” dhe Q10 i cili ka një tastierë fizike, pritet të dalin nesër në shitje, fillimisht në Britaninë e Madhe dhe në të gjithë botën muajin tjetër. Përfaqësuesi i kompanisë, gjatë prezantimit të markave tha se tel-efonat e rinj janë për njerëz që kanë lidhje të forta shoqërore dhe që kanë nevojë për ekuilibër në jetën personale dhe atë profesionale. Telefonat e rinj kanë një sistem të ri operativ i quajtur Blackberry 10.

spielberg regjisori i vitit

në eddie awards Krijuesi legjendar i filmave Steven Spielberg pritet të marrë çmimin si regjisori i vitit në Eddie Awards për vitin 2013 që ndahet nga American Cinema Editors. Regjisori i nominuar për Oskar do të marrë çmimin Golden Eddie Filmmaker of the Year në edicionin e sivjetmë të Ace Eddie Awards që do të zhvil-lohet më 16 shkurt në Los Angeles – vetëm tetë ditë para ndarjes së Çmimeve të Akademisë (Oskar). “Steven Spielberg është një pasuri e kinemasë. Për më shumë se katër dekada ai e ka shëtitur audiencën nëpër botë me markën e tij unike, të fu-qishme të tregimit të ngjar-jeve. Si një prej regjisorëve më të suksesshëm në histori, ai ka sjellë filmat më të dashur, të cilët jo vetëm na kanë ngazëllyer neve, por do të jenë të pashlyeshëm në fabrikën tonë kulturore”, thuhet në deklaratën e Bordit të Drejtorëve.

Drew BArrymore

Pse e kam Përqafuar judaizmin

Drew Barrymore më në fund ka gjetur mashkul-lin e duhur dhe nuk e ka ndërmend ta lërë këtë romancë të bukur t’i ikë nga dora. Gjatë paraqitjes në emisionin “The View”, aktorja ka pranuar që marrëdhënia me burrin Will Kopel-man është diçka që ajo kurrë s’do ta marrë si të mirëqenë. “Më njihni, kurrë nuk do ta shkatër-roja këtë. Kjo është gjëja më e rëndësishme që

ndonjëherë do të bëj me jetën time”, tha ajo. “Unë zgjedh mirë, jam shumë me fat që ai më dashuron. Është fantastike”. Duke folur për bashkëshortin e saj, i cili është konsulent arti, ajo ndau me audiencën që “ai është një person i mirë, hebre nga një familje e mirë hebraike” tha Barrymore, e cila po ashtu ka filluar ta praktikojë fenë e Kopelmanit dhe planifikon që vajzën e tyre, Olive, ta rrisë sipas këtij religjioni. Vendimi i saj për të praktikuar judaizmin i ka sjellë një paqe të brendshme nënës së re. “Është një fe shumë  e bukur dhe ndihem e nderuar që kam të bëj me të”, tha ajo. “Është shumë e orientuar nga familja. Historitë janë shumë të bukura dhe është shumë e ndriçuese“. Drew Barry-more po ashtu rikujton kur ajo është rritur në frymën hippi dhe që nuk pendohet për këtë duke thënë që “Nuk do të isha këtu, po të mos kisha bërë çdo gjë që kisha bërë”, shpjegon ajo.

Page 16: Universiteti fals,vrau te birin, Gosip Vip

16 E premte 1 shkurt 2013 •

« opinion

modelet e strukturimit urban dhe të funksion-imit social të qyteteve tona të kohës së ko-munizmit kanë qenë nga më të shëmtuarat. Politikat urbane dhe demografike i kthyen qytetet në bunkerë të mbyllur për njerëzit, nga të cilët askush nuk mund të dilte dhe të hynte pa lejen e shtetit. Një model social arkaik, gati mesjetar. Sot gjërat kanë ndrysh-

uar. Qytetet tona, me gjithë problemet sociale dhe defektet ur-bane që kanë, janë bërë ambiente socialekonomike të hapura për të gjithë. Të paktën në kuptimin e së drejtës demografike dhe të lirisë së banimit. Madje, siç po duket, liria u dha qyteteve zhvillim ekonomik, por të shoqëruar me koston e shthurjes urbane, sepse qytetet vërtet janë zhvilluar, por bashkë me të edhe janë përf-shirë nga kaotizmi demografik. Kjo simbiozë është pasojë e faktit që në qytetet tona për shkak të lëvizjeve urbane në formën e dyndjes ka bërë që tani struktura e qyteteve ka marrë një pamje dyfishe të ndarë midis pjesës urbane dhe periferike, të cilat bëjnë që një pjesë e qytetarëve të ardhur, por të paabsorduar, të ngulur në qytet, por të paintegruar në jetën urbane sociale, nganjëherë e ndiejnë veten sikur jetojnë në ambientet e “qytetit përjashtues”. Nuk mjafton vetëm hapja politike dhe hapësinore e qytetit ndaj popullsisë fshatare. Procesi është kompleks politik, ekonomik, so-cial dhe kulturor.

Kjo është arsyeja që, edhe pse procesi i integrimit të popull-sisë fshatare gjeografikisht në territorin e qyteteve tona është proces i lirë, përsëri duket se ndërtimi i tipologjisë së qytetërimit dhe problemet e bashkëjetesës të qytetarëve autoktonë me ata të ardhur është bërë një simbiozë delikate, e cila ndihmon për të kuptuar thelbin e fshehtë të “qytetit përjashtues”, në të cilin nuk është shumë e vështirë të bëjmë dallimin midis qytetarëve të vjetër dhe qytetarëve të rinj, kanë ardhur në qytete dhe po përpiqen të integrohen në jetën qytetare, të paktën me idenë se jeta e urbanizuar është kushti i parë i plotësimit të dëshirës për të kaluar kufirin e standardit minimal të jetës rurale.

Në këto kushte, ata e kanë llogaritur koston e jetës urbane dhe çmimin që duhet paguar në emër të qytetit dhe standardeve të përbashkëta të qytetërimit. Në këtë kontekst, në jetën e sotme qytetare jo vetëm nuk ka kushte dallimi të origjinës regjionale të qytetarit të ardhur, por ka ikur përfundimisht koha e mentaliteteve diskriminuese dhe egoizmit qytetar për trajtimin pezhorativ e të diferencuar të popullsisë fshatare të ardhur nëpër qytetet tona, sepse koha moderne në Shqipëri ka fshirë nga faqja e dheut mod-elin e vjetër të qyteteve si zona të purifikuara urbane apo si am-biente me struktura gjeografike dhe urbane të mbyllura me “mure izolimi” për të penguar penetrimin e fshatarëve. Tashmë gjërat duhen parë me optikën moderne, sepse ka marrë fund filozofia e trashëguar nga e kaluara e bazuar në mentalitetin segregativ sipas të cilit “fshatari nuk bëhet kurrë qytetar”. Por megjithatë, edhe pse janë kapërcyer paradigmat ekstreme të dallimit, ndarjes, diferencimit dhe diskriminimit të popullsisë fshatare, për shkak të origjinës gjeografike dhe mentalitetit të jetës rurale, nuk mund të themi se kemi arritur gjithçka, se lidhjet, marrëdhëniet dhe relacionet midis fshatarëve dhe qytetarëve janë harmonike, normale, organike, pa ngarkesa dis-kriminuese dhe fare, pa ndikim nga paragjykimet sociale të së kaluarës dhe së sotmes.

Çështja është se, nëse bën një analizë më të hollë të situatës së këtyre marrëdhënieve, kupto-het lehtë se mentalitetet akoma kanë mbetur. Ato shpesh janë si pranga nëpër këmbët tona, që na pengojnë optikën dhe arsyen e shëndoshë kur me egoizmin e qytetarit gjykojmë apo paragjykojmë popullsinë fshatare të ardhur në qytetet tona. Në të vërtetë qytetet tona janë politikisht dhe de-mografikisht të hapura për të gjithë. Lëvizja de-mografike me sens urban në Shqipëri ka qenë në përmasat e një revolucioni të vërtetë demografik. Por kjo nuk do të thotë se sasia e procesit ka ndi-kuar në cilësinë e lidhjeve dhe marrëdhënieve të popullsisë autoktone me atë të ardhur. Realizmi sociologjik nuk të lejon të mos dallosh atë që fshi-het pas pamjes së qetë të këtyre marrëdhënieve.

Mentaliteti diferencues dhe shpesh pezhorativ dhe mospëlqyes për fshatarët ndoshta sot nën ndikimin e peshës sociale dhe demografike të popullsisë së ardhur në qytetet tona është bërë

më i rafinuar. Pas këtij mentaliteti fshihet i maskuar qëndrimi re-fraktar, ndikimi i tij në rikonceptimin e një modeli të heshtur për-jashtues, që është i pranishëm si realitet social në qytetin shqiptar të kohës së sotme. Qoftë në trajtën e vjetër gati obskurante të bazuar në idenë e vjetër, sipas së cilës “fshatari nuk bëhet kurrë qytetar”, e cila është e vjetër e dalëboje nga koha dhe realitetet e bashkekzistencës dhe bashkëjetesës qytetare. Kjo sepse qytetet tona tashmë nuk kanë më tipologjinë e tyre të purifikuar urbane, por janë bërë identitete të përziera urbane, me përbërje të pop-ullsisë qytetare dhe fshatare, të aliazhuara në strukturat urbane të qytetit sipas imperativave që solli qytetërimi i lirë dhe koha moderne në Shqipëri.

Pa dyshim, ky “bombardim” njerëzor i qyteteve tona, që u bë për një kohë shumë të shkurtër, ka qenë proces sociodemografik shumë i shpejtë, intensiv, që e gjeti shtetin, shoqërinë dhe qyte-tet tona të papërgatitura për t’i përballuar këto flukse spontane. Ky ndryshim patjetër që do të kishte impakte dhe indikacione të natyrshme ekonomike e sociale, të cilat doemos do t’i thyenin rregullat e vjetra të qytetërimit tradicional dhe do të ndryshonin tipologjinë tradicionale të qytetit si zonë urbane e izoluar dhe hermetikisht e mbyllur ndaj fshatit.

Kjo kosto është e merituar për shoqërinë shqiptare. Në vend që të lodhemi duke u marrë me gjykime dikotomike të përbërjes së popullsisë qytetare dhe identiteteve të trashëguara të qytetarit apo fshatarit, është më e udhës të përpiqemi për integrimin nor-mal qytetar dhe qytetërues të masave të ardhura në qytet, duke u nisur nga e vërteta e pandryshuar se në shoqërinë moderne sh-qiptare përfundimisht qyteti politikisht, ekonomikisht dhe demo-grafikisht është zonë e hapur për lëvizje dhe riorientime urbane. Kjo është pjesa më thelbësore e së drejtës së qytetarisë së çdo shqiptari për të banuar kudo, qytetar apo fshatar qoftë. Të mëso-hemi se në kohën e sotme në qytetet tona nuk ka më hapësirë për njerëz që e mendojnë qytetin të ndarë në dy lloj popullsie: fsha-tare dhe qytetare, apo në qytetarë të dorës së parë dhe të dorës së dytë, për shkak të origjinës apo raporteve kohore me qytetin, apo vendin e ri të banimit qytetar.

Duken qesharake dhe shpesh shqiptarët e bëjnë me humor dallimin e “qytetarëve të vjetër” nga “qytetarët e rij” të ardhur në qytetet pas viteve ’90. Këto dallime mund të kenë vlerë demo-grafike, ekonomike, kulturore e studimore, por nuk kanë asnjë in-dikacion politik dhe social. Koha e imagjinuar nga egoizmi qytetar si mundësi lineare për të fituar apo rifituar të drejtën e qytetarisë është një mentalitet tipik mesjetar, kundër kohës moderne dhe që tenton të mbajë gjallë frymën e diskriminimit, që në fakt nuk ka asnjë vlerë në kohën e lirisë dhe standardeve të qytetërimit të hapur dhe modern. Qyteti nuk ka pse të jetë egoist dhe të kundërshtojë të drejtën e integrimit të lirë, por të qytetëruar të të tjerëve në të. Qyteti nuk ka pse bëhet paranojak dhe i prirur që të mbrohet nga frika e ardhjes së qytetarëve të rinj, kur ata zbatojnë rregullat ligjore, kondicionet urbane dhe që kanë kushtet e duhura për plotësimin e dëshirës humane të banimit në qytet. Liria dhe drejta e qytetarëve vendas në këto kushte nuk cenohet nga e drejta dhe liria e lëvizjes drejt qytetit të njerëzve të tjerë.

Natyrisht, nuk është popullsia e ardhur nga fshati shkaku i vetëm që disa qytete janë transformuar, deformuar dhe në disa drejtime mund të kenë marrë “pamje fshati”, të cilën “qytetari egoist” e ka kollaj ta lidhë me vërshimin apo dyndjen e popullsisë fshatare drejt qyteteve tona. Ata nuk kanë faj që nuk kemi plane paraprake e studime perspektive të zgjerimit të qyteteve, që këtë proces të mos ia lëmë në dorë kaotizmit, voluntarizmit dhe spon-tanitetit. E drejta e njeriut për të lëvizur dhe banuar ku të dojë është liri dhe e drejtë universale, që nuk mund të kufizohet me paragjykime e restriktime pezhorative, por me politika dhe zgjid-hje të parashikuara për absorbimin e qytetëruar të masave të të ardhurve në rrjedhat e qytetërimit tonë të përbashkët.

Nuk është faji i fshatarëve të ardhur nëse jeta në disa qytete ka filluar të humbasë cilësinë qytetare, madje është e vërtetë që në disa drejtime ka filluar edhe të fshatarizohet. Fajin që e kanë të tjerët nuk ka pse e përdorim si gjyle topi mbi masat e të ard-hurve nga fshati. Nuk ka pse na pengojnë paragjykimet për të parë dhe vlerësuar në kompleks të vërtetat e këtij procesi social të vështirë dhe kontradiktor, progresiv dhe përkeqësues. Është e vërtetë se ka disa tregues të jetës urbane në të cilën fshatarët dallohen, apo kultura e tyre i pengon në integrimin qytetar, në mënyrën e të jetuarit me kondicione dhe kërkesa të jetës urbane. Pa dyshim, në disa drejtime akoma dallohen si të ardhur, dallohen edhe në ecje, edhe në sjelljet në vendet publike, lokale, urbane, në mungesën e respektimit të disiplinës komunitare. Ndonjëherë edhe në mangësitë higjienike personale dhe shtëpiake. Por të mos e bëjmë djallin më të zi se ç’është.

Sociologjikisht nuk na lejohet që të shikojmë vetëm njërën anë të medaljes, atë që duket më lehtë apo atë që kanë qejf disa qytetarë egoistë, që nuk duan të vlerësojnë ndryshimet sociale që ka bërë kjo popullsi e ardhur në qytet dhe e integruar fare mirë me parametrat dhe standardet e jetës urbane. Një pjesë e madhe e popullsisë fshatare është urbanizuar plotësisht, ngaqë kanë përmirësuar nivelin e jetës, të shkollimit dhe punësimit, ata mba-hen më mirë. Sipas mendimit tim, ata janë përfshirë normalisht në jetën kulturore, sociale, ekonomike të qytetit, kanë kapërcyer me sukses atë të metë që sociologët e konsiderojnë si “ngathtësi të njeriut rural”. Ata punojnë dhe janë bërë të shkathët në punë, në industri dhe administratë, në tekstorët e shërbimit dhe arsimit, shëndetësi dhe ushtri. Një pjesë prej tyre kanë aftësi personale të orientimit në tregun e punës dhe, ngaqë janë shumë punëtorë, kanë ngritur edhe bizneset e tyre. Fëmijët e tyre janë në shkolla dhe universitetet dhe janë shumë të suksesshëm. Kjo është ana tjetër e realitetit social që nuk duhet mohuar, që ka të bëjë me ritmet e përshpejtuara të integrimit të kësaj popullsie në rrjedhat urbane të qyteteve dhe qytetërimit tonë.

Ideja e gabuar se ata e kanë vështirë të përshtaten me kërke-sat e qytetërimit dhe standardet e jetës moderne qytetare nuk është e vërtetë. Ose është pasojë e egoizmit qytetar, narcizmit urban dhe paragjykimit diskriminues social. Të ardhurit nuk e kanë vështirë t’i nënshtrohen vullnetarisht dhe me dëshirë procesit të mësimit dhe përshtatjes me rregullat e qytetërimit. Ata nuk kanë nevojë të shtrohen me forcë, sepse vërtet janë nga fshati apo të

lindur fshatarë, por janë nga i njëjti brumë social dhe kanë të njëjtin gjen qytetërues.

Qyteti nuk është vend për të bërë duel qytetërimi midis autoktonëve dhe të ardhurve. Përkundrazi, nga mënyra si janë rikopozuar qyte-tet tona, nuk duhet t’i bëjmë hapësira duelesh identiteti, por ambient social për të ndërtuar së bashku “autoktonë” dhe të “ardhur” hapësirat e përbashkëta qytetare me standarde qytetërimi. Sepse nuk është lëvizja e duhur, koherente me kërkesat e qytetërimit, nëse me mentalitetin e qytetarit egoist ushqejmë ide të deformuara, që mund të na çojnë nga koha e qyteteve të mbyl-lura të komunizmit në qytetet margjinalizuese e përjashtuese të demokracisë. Ka ca gjëra që janë përtej inateve dhe paragjykimeve momentale, të përkohshme, sociale apo personale. Lëvizjen e popullsisë dhe riorientimin urban, qoftë edhe të sforcuar, duhet ta shikojmë si hap përpara të qytetërimit tonë. Sociologët urbanë thonë se “sh-trirja gjeografike është forma e parë (që koman-don të tjerat) e çdo zhvillimi ekonomie të një kombi, të një shteti, jo më pak të një qytetërimi”. (Fernard Braudel, Gramatika e qytetërimit”, f. 455.)

jeta moderne, qyteti dhe “qytetari egoist”

nga GëziM TuShi

Page 17: Universiteti fals,vrau te birin, Gosip Vip

17• E premte 1 shkurt 2013

»opinion

Shqipëria festoi 100-vjetorin e pavarësisë në muajin nëntor. Ishte koha për të qenë krenarë, një kohë përsiatjeje mbi sukseset e vendit në kapërcimin e trazirave të mëdha për t’u bërë anëtar i NATO-s dhe që aspiron për në BE. Tani, ndërsa shqiptarët sho-hin përpara drejt zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, gjendemi në fillimin e një kapitulli të ri në historinë e Shqipërisë, një kapitull që duhet të karak-

terizohet nga demokracia e lulëzuar, ndërtuar në mënyrë të padis-kutueshme mbi vullnetin e popullit. Ndërsa udhëtoj nëpër Shqipëri, gjej tema të përbashkëta në bisedat që bëj, pavarësisht nëse jam në Shkodër apo Gjirokastër, në Vlorë apo Elbasan. Shqiptarët janë të shqetësuar për probleme reale: punësimin, të ushqyerit e familjeve të tyre, kujdesin shëndetësor, arsimin, degradimin e mjedisit dhe krimin, për të përmendur disa prej tyre. Shumë njerëz më janë an-kuar se udhëheqja politike (dhe këtu më lejoni të jem i qartë se njerëzit flasin si për koalicionin qeverisës, ashtu dhe për opozitën) duket e fokusuar më tepër në interesat vetjake ose partiake sesa në zgjidhjen e këtyre problemeve të përhapura gjerësisht. Ndërsa shqiptarët përgatiten për të nisur këtë kapitull të ri, një element ndryshimi duket sikur del mbi të gjithë të tjerët për nga rëndësia: mënyra se si zhvillohen zgjedhjet në Shqipëri, veçanërisht nevoja për ta zhvendosur vëmendjen te njerëzit, ku institucionet qeveri-tare dhe partitë politike u shërbejnë interesave të njerëzve.

Kur sekretarja Klinton iu drejtua parlamentit, ajo u bëri një kërkesë të qartë zyrtarëve të zgjedhur në auditor që të sigurojnë që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira e të ndershme dhe të shihen si të tilla nga bota, në mënyrë që populli shqiptar të ketë besim në rezultatet dhe në institucionet demokratike, të besojë në drejtuesit e

tyre. Demokracia nuk është një bunker betoni, që izolon udhëheqjen politike prej popullit. Përkundrazi, zyrtarët e zgjedhur kanë detyrimin të shërbejnë në mënyrë të përgjegjshme dhe t’i përdorin postet e tyre të pushtetit që të përfitojnë të gjithë qytetarët. Udhëheqësit duhet të fitojnë besimin e njerëzve përmes një procesi transparent, të lirë dhe të ndershëm. Gjithashtu sjellja e partive politike ndikon drejtpërsëdrejti në besimin e publikut te zgjedhjet. Si miqtë më të palëkundur e më të qëndrueshëm të Shqipërisë gjatë viteve, Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje qeverisë dhe të gjitha partive politike që të fokusohen në forcimin e besimit të publikut në procesin zgjedhor dhe të besimit tek udhëheqësit e tyre.

Më lejoni të përmend një të vërtetë të thjeshtë e të dhimb-shme: besimi publik në procesin zgjedhor është i ulët. Për rrjedhojë, edhe yni është i ulët. Në një demokraci të fortë qeveria dhe partitë politike kanë përgjegjësinë – quajeni detyrim – të fitojnë besimin e njerëzve. Ata mund ta bëjnë këtë duke bashkëpunuar brenda in-stitucioneve zgjedhore, duke shmangur në mënyrë të vetëdijshme dredhitë politike dhe duke hequr dorë prej një gjuhe shkatërruese dhe provokuese në takimet publike ose në literaturën partiake. Me-sazhet që kërcënojnë persona të tjerë ose nxitin dhunë, të cilësdo formë, vetëm sa do të gërryejnë besimin se kandidatët dhe par-titë janë të gatshme të punojnë së bashku. Legjitimiteti i cilësdo qeverie që do të dalë prej zgjedhjeve të ardhshme do të varet nga mënyra se si do të sillen partitë gjatë muajve pasardhës.

Qeveria ka detyrimin solemn të veprojë në mënyrë llogarid-hënëse, transparente dhe të paanshme. Ky është një parim kyç i kritereve të Kopenhagës, i cili përcakton nëse një vend kualifiko-het për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Për më tepër, qeve-ria duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe jopartiake në marrjen e

vendimeve institucionale. Partia qeverisëse ka përgjegjësinë të inkurajojë besimin duke kërkuar në mënyrë aktive konsen-sus përmes kompromisit dhe dialogut. Jo më pak e rëndësishme, opozita duhet të përkushtohet të marrë pjesë në mënyrë kon-struktive në proces dhe të shmangë kërcënimet për bllokim ose bojkot. Gjithsecili është përgjegjës për të bashkëpunuar tërë-sisht me agjencitë e zbatimit të ligjit dhe të tjera për të promo-vuar sigurinë dhe integritetin e procesit zgjedhor.

Kur mendoj mbi fjalimin e sekretares Klinton, është një pasazh i veçantë që bie në sy. Ajo shpjegoi se njerëzit shpesh e pyesnin se si mundi të punojë me Presidentin Obama, pasi kishin luftuar aq fort kundër njëri-tjetrit në fushatën për zgjedhjet presidenciale të 2008-s. “Përgjigjja është shumë e thjeshtë, – tha ajo: - të dy e duam vendin tonë.” Dashuria për vendin do të thotë të vësh interesat kombëtare mbi interesat partiake. Do të thotë të bësh gjithçka që është e mundur për ta mbajtur politikën partiake jashtë institucioneve zgjedhore. Dashuria për vendin nënkupton të votuarit lirisht dhe me përgjegjësi. Dashuria për vendin përcillet përmes veprimeve, jo fjalëve, me sytë drejt 100 vjetve të ardhshëm të ndërtimit të vendit. Ndërsa 23 qershori po afrohet, u bëj thirrje shqiptarëve që të nisin një kapitull të ri me këto zgjedhje, të lënë mënjanë interesat vetjake dhe partiake, të këmbëngulin për llogarid-hënien e klasës politike. Më shumë se çdo gjë ju bëj apel që të pranoni përgjegjësinë vetjake që ta bëni këtë të mundur. Pasi vetëm ata që vënë përpara interesat e Shqipërisë mund të ndërtojnë një shoqëri të drejtë, demokratike, që do t’i bëjnë brezat e tashëm dhe të ardhshëm ta përligjin krenarinë e tyre. Dhe vetëm këta mund ta bëjnë Shqipërinë vendin që ju doni.

Gjermania vazhdon të luajë rol kyç në menaxhimin e krizave ekonomike dhe financiare dhe duket se i ka bindur edhe kritikët më të zëshem se mrekullia ekonomike gjermane jo vetëm që nuk është tani më ‘histori’ por iu ofron leksione të rëndësishme edhe ekonomive më të avancuara sot në botë. Nga roli që shteti luan përmes mekanizmave rregullativ në treg, stimulimit të bizneseve të

vogla dhe të mesme, deri te kultura konsumatore, si dhe dizajnimi i politikave ekonomike afatëgjata të sukseshme sa vjen e përfor-cojnë bindjen se modeli ekonomik gjerman duhet të studijohet seriozisht dhe mundësisht të replikohet. Por, cili është kodi sekret i suksesit të ekonomisë më të madhe evropiane?

Ekonomia gjermane është e lidhur ngusht me parimet e ekon-omisë sociale të tregut. Përveç që luan rol kyç në mbrojtjen e in-teresave të të gjithë pjesëmarrësve në treg, duke siguruar para së gjithash konkurencë të shëndoshë brenda tregut të lirë dhe inovacion, shteti gjerman përmes politikave të ndryshme siguron që fuqia a tregut nuk arrinë deri në atë nivel ku do të cenonte barazinë sociale. Në këtë kontekst, shteti gjerman është tejet ak-tiv në mbrojtjen e drejtave të puntorëve, ruajtjen e interesave të kompanieve të vogla ekzistenca e të cilave mund të rrezikohet nga kompanitë e mëdha, si dhe në krijimin e një rendi ekonomik, ku ‘të fortit’ nuk mund t’i marrin të gjitha.

Ekonominë gjermane dhe sistemin e biznesit e karakterizon para së gjithash fleksibiliteti, kreativiteti, dhe numri i madh i ndër-marrjeve të vogla dhe të mesme, të cilat përbëjnë shtyllën e sek-torit industrial të ekonomisë gjermane. Sipas Ministrisë Federale për Ekonomi dhe Teknologji, numri i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme është afro 3.7 milionë dhe ato përfaqësojnë 99.7% të të gjitha bizneseve ne vend. Një veçori dalluese te këto ndërmarrje është tendenca e tyre t’i qëndrojne besnik lokales edhe atëhere kur synimi i tyre është të marrin primatin e liderit në tregun botëror. A nuk tingëllon paksa paradoksale kjo formulë ekono-mike në kohën e globalizimit? Jo, aspak në rastin e Gjermanisë.

Nëse keni pasur rastin të udhëtoni nëpër fshtara të ndryshme të Bavari-së ose Baden-Württemberg-ut, do të vëni re që secili fshat ose qytezë shquhet për prodhim të një produkti të veçantë dhe se ai produkt zakonisht ka një histori të gjatë të ekzistencës në treg. Shpeshëherë madje ka raste kur prodhimet vendore si birra lokale Schlenkerla, e cila prodhohet në qytetin mesjetar

Bamberg, mund të gjendet më lehtë në disa qytete në SHBA dhe Azi sesa në qytetet gjermane si Nürnberg-u ose München-i, të cilat ndodhen relativisht afër Bambergut. Schlenkerla paraqet një rast tipik të një biznesi familjar, historia e të cilit daton nga viti 1405 dhe gëzon monopol në nivel lokal, por jo domosdosh-mërisht edhe në qytetet tjera gjermane. Prodhuesi tjetër i njohur gjerman i tenxhereve “Fissler” operon nga një fshat krejtë i vogël i quajtur Idar-Oberstein, dhe është themeluar 165 më parë. Ashtu sikurse Schlenkerla, “Fissler” është biznes familjar dhe punëson mbi 700 puntorë. Sipas prezentimit zyrtar ne web, një produkt Fissler blihet çdo 3 sekondë në botë dhe s’është nevoja të thuhet që kjo kompani është një ndër liderët në tregun botëror.

Mirepo, çka duhet te theksohet këtu është se Fissler prodhon 90% të të gjitha produkteve në Gjermani. Tendenca për të zhven-dosur bazën e ndërmarrjes në Azi nuk ka munguar, por udhëheqësit e Fissler kanë llogaritur mençur: ata e kanë kuptuar që kjo do të kishte një çmim të lartë për kompaninë. Do të thoshte para së gjithash kompromis në kualitet të produkteve, transfer të aftësive profesionale dhe risive teknologjike ‘know-how’ gjetkiu si dhe ulje të cilësisë puntore. Në aspektin afatgjatë, kjo nuk do t’ja vlente për Fissler. Është interesant të vëzhgosh se si lojaliteti ndaj lokales dhe cilësisë se produkteve mbretëron edhe në sfera tjera të jetës gjer-mane. Po që se jeni vizitor i rregullte në tregjet e gjelbërta, në cilin do qytet gjerman sot, do të veni re që aty shiten pothuajse eksluz-ivisht produkte vendore: prej gjalpës dhe djathërave deri tek llojet e ndryshme te pemëve dhe perimeve. Kur po jetoja një verë në Freiburg, qytet ky që shtrihet ne gjirin e fushës pjellore Rajnë dhe rrethohet nga vargmalet magjepse të Schwarzwaldit, e kuptova se me çfarë lojaliteti konsumatorët po i blinin produktet nga fermerët, të cilët zbrisnin tri herë në javë nga fshatrat përreth Schwarzwaldit.

Fermerët jo vetëm që shisnin produkte të freskëta (bio) në tregjet e gjelbërta, por furnizonin madje edhe dyqanet në Freiburg, pronarët e së cilave krenoheshin për bashkëpunim të ngushtë me bi-zneset e vogla familjare të fermerëve. Shteti gjerman mund t’u japë subvencione fermerëve në Schwarzwald, por ai defnitivisht nuk i ob-ligon qytetarët të blejnë nga të njëjtit. Ky model biznesi funksionon sukseshëm për shkak të përgjegjësise individuale të qytetarëve dhe vetëdijes së tyre për të krijuar nje harmoni ekonomike në mjedisin, ku jetojnë. Dhe është pikërisht ky mentalitet konsumator që e sfidojë Wal-Mart-in ne Gjermani, i cili u mbyll me po të njëjtën shpejtësi që u hap—një betejë e rrallë kjo e humbur nga Wal-Mart.

Ky lojalitet ndaj ‘lokales’ flet për një model ekonomik dhe kul-turë të veçantë konsumatore që mbretëron në tërë Gjermaninë. Tregon që mund të jesh ekonomikisht ndër shtetet më të fuqishme në botë dhe njëkohësisht të zhvillosh një ndër ekonomitë nacion-ale më të lokalizuara. Tregon që shteti mund të jetë mjaftë inter-venist, por kjo në asnjë mënyrë nuk do të thotë se e pengon ino-vacionin dhe zhvillimin ekonomik në përgjithësi. Tregon qe sektori industrial mund të përbëhet kryesisht nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të bëhesh lider në tregun botëror. Kompanitë gjermane Fissler, Miele, Villeroy & Boch gëzojnë reputacion të shkëlqyeshem ndërkombëtar njëjtë sikurse Mercedes Benz, BMW dhe Audi. Pa përjashtim, ato udhëhiqen nga parimi i vlerës së produktit dhe jo i çmimit më të volitshëm në treg.

Çka e mundëson sot monopolin e produkteve gjermane në tre-gun botëror është pikërisht numri i madh i bizneseve të vogla dhe të mesme që arrijnë të prodhojnë produkte specifike me vulën e shkëlqesisë “Made in Germany”. Këto produkte posedojnë një cilësi aq të lartë sa që thjeshtë janë udhëheqës pa konkurencë në tregun vendor dhe atë botëror. Sipas profesorit Hermann Simon, autor i librit “Kampionet e fshehë të shekullit 21: Strategjitë e udhëheqësve të panjohur të tregut botëror” një numër i konsiderueshëm i ndërmar-rjeve te vogla dhe të mesme ne Gjermani, jo rrallë herë, janë kam-pion të fshehtë sepse ato rangohen per produktet e tyre numër 1 në kontinent ose numër 3 në tregun botëror, mirëpo opinioni publik nuk mund t’i indenftikoj lehtë. Kampionët e fshehtë vazhdimisht ngadhënjenjë kundër korporatave të mëdha në tri sfera: inovacion, lojalitetit ndaj puntorëve, si dhe afërsi me konsumatorët. Mbi 80% te tyre vijnë nga bota gjermanofolëse dhe shtetet skandinave.

Gjermania mbetet ekonomia më e madhe në Evropë dhe një fuqi ekonomike a pakontestueshme në botë. Nga viti 2003 deri ne vitin 2008, Gjermania ka qenë eksportuesi më i madh në botë. Aktualisht, është ndër pesë ekonomitë më të mëdha botërore dhe eksporton pothuajse sa Franca, Italia dhe Anglia së bashku. Megjithatë, Gjer-manët gezojnë rreth 30 ditë pushim me pagesë në vit. Shtesë kësaj, i kanë te garantuara 9-13 ditë (dallon prej landit në land) pushim të festave zyrtare, punojnë mesatarisht vetëm 35.6 orë në javë, dhe kanë një ndër sistemet më te avancuara të sigurimit shoqëror dhe shëndetësor ne botë. Duke pasur parasysh që ka vetëm rreth 82 milion banorë, ky pozicionim i admirueshëm i Gjermanisë kundruall ekonomive emergjente me mbi 1 miliard banorë e bën edhe aq më të rendësishme te studijohet modeli ekonomik gjerman.

“Përgjigjja është shumë e thjeshtë”

modeli ekonomik gjerman: sekretet e suksesit

nga aleKSandër a. arvizu

nga Flora FeraTi-SachSenMaier

Page 18: Universiteti fals,vrau te birin, Gosip Vip

18 E premte 1 shkurt 2013 •

« DoSSieR

nga albert Kotini

(vijon nga numri i kaluar)

Shkresa nr 27. dt 3.4.1945, Shkodër përcakton:

“Komandës së Përgjithshme Mbrëmë ora 1. pas mesnate, kur kalonin

trapin e Bunës, për të shkuar në Tivar, 200 të rimobiliziuar jugosllavë (kosovarë), njëri prej tyre çarmatosi në befasi, një ndër 20 partizanët shoqërues, jugosllavë dhe vrau... prej tyre. Filloi qitja nga ana e partizanëve tanë, duke lënë 7 të vrarë edhe 1 të plagosur ndër të rimobilizuarit. Kolonel Shefqet Peçi.”

Dokumenti nr. ekstra rezervat, Shkodër 27. 2. 1945, dërguar Brigadës II të Mbrojtjes së Popul-lit. Bashkë me këtë shkresëiu dërgohen edhe të arratisurit e poshtë shënuar, të cilët janë kapur nga forcat e Brigadës XXIV të divizionit të II, që operojnë në rrethet e Dukagjinit. Gjithashtu, iu përshkruajmë edhe akuzat e tyre. 1. Nok Nik Noka, në katundin Plan, ky ka qenë graduat në qeveritë kuislinge dhe ka luftuar lëvizjen tonë. Ka qenë korrier, si ndërlidhës, duke shpënë postën e reaksionarëve prej Dukagjini në Malësi të Madhe dhe anasjelltas. Ka pasur lidhje me Xhelal Begun (të birin e Sulçe Begut), të cilit i është zotuar për t’i dhënë vullnetar dhe ka qenë i caktuar, si komandant i tyre. Kohët e fundit, ka qenë udhëheqës i të arratisurit politik, kapitenit Gjergj Vata. 2. Lulash Sikoli nga katundi Boka i Planit. Ky ka qenë strehues i kapitenit Gjergj Vata dhe dyshohet të ketë qenë strehues dhe udhëheqës i reaksionarëve të tjerë. Këto infor-mata i ka dhënë Komanda e Rrethit të Dukagjinit. Zëvendëskomandant i operacionit Shefqet Peçi”.

AQU, dokumenti 6/2, rezervat. Nr.14, i dt. 23. 1. 1945, përmban “Shtabi i Divizionit II dhe VIII dhe për njoftim komandës së qarkut. Dërguar nga komandanti i Korparmatës III, kolonel Shefqet Peçi... “Në vijim të urdhrit të operacionit nr.6. rez-ervat dt. 12. 2. 44. në faqen 4, kryerreshtin 5, ku bëhet fjalë mbi çarmatimin që duhet të bëhet, ju vëmë në dukje me anën e kësaj shkrese, për shpe-jtimin e çarmatimit, i cili duhet të bëhet rrënjësor me përjashtim të elementëve shumë të sigurt që kanë marrë pjesë në luftën nacional-çlirimtare...Popullit t’i shpjegohet gjerësisht arsyeja e mbled-hjes së armëve, që bëhet për nevojat e brigadave të reja, që po formohen”.

AQU, dok. nr 48, rezervat, Shkodër, 4. 2. 1945. Komandës së Përgjithshme Tiranë: “Njoftojmë se në datën 23. 1. 1945 rreth orës 18 në katundin Bajzë të Kastratit, një bandë kriminelesh dhe reaksionarësh, të udhëhequr nga tradhtari Llesh Marashi, tentojnë të qëllojnë me armë, kundër komandës së vendit, Bajzë. Komandanti i vendit, shoku Jonuz Naço, menjëherë grumbullon forcat e tij dhe vihet, në ndjekje të tradhtarëve, të cilët me gënjeshtra kërkonin të shtinin në dorë komandën e vendit me gjithë partizanët. Në këtë kohë heroi Jonuz Naço, u përgjigj me armë në dorë, duke qël-luar drejt e në këmbë bashkë me shokun, Mestan Sokoli. Që të dy këta trima, luftuan ashpërsisht armikun, derisa plumbat e tradhtarëve goditën për vdekje heronjtë shembullorë të komandës së vendit, Bajzë. Trimëria dhe guximi i pashoq i dëshmorëve të Bajzës, është garancia më e fortë, për t’iu dhënë të kuptojnë tradhtarëve, speku-latorëve dhe dallaveraxhinjve, që nuk kanë më vend demagogjirat, gënjeshtrave të tyre, në pop-ullin tonë të shumëvuajtur, prej tyre. Lavdi e për-jetshme shokëve heronj, që nuk kursyen, as jetën e tyre, kundër tradhtarëve të vendit dhe është një shembull heroizmi që treguan këta dëshmorë, duke ndenjur gjithmonë në krye të detyrës, dhe duke gjurmuar e hetuar strehinat e këtyre trad-htarëve. Ky urdhër dite, tu komunikohet të gjithë reparteve ushtarake të këtij shtabi”.

Vazhdojmë me informacionin tjetër të Shefqet Peçit, dërguar Komandës së Përgjithshme, me shkresën, nr.198. rezervat. dt.4.4.1945, të AQU-

së: “Informohemi dhe sipas njoftimit që na bën Brigada II e Mbrojtjes së Popullit në mesnatën e dt.1.4.1945, shoqëroheshin, të rimobilizuar ko-sovarë, prej partizanëve të ushtrisë jugosllave, për arsye ende të paditura e ndoshta aksidentalisht u mbyt në skelën e lumit Buna një partizan ju-gosllav, e një nga të mobilizuarit. Partizanët e tjerë jugosllavë, pandehën se mbytja u bë me paramen-dim dhe menjëherë hapën zjarr, kundër turmës së të mobilizuarve, që ndodheshin në pritje për të kaluar lumin. Zjarri i armëve, zgjati pesë minuta dhe u pre vetëm me urdhrin e komandantit të kolo-nës, Çiros Tikoviç, divizioni 46, Brigada 27, batal-ioni II. Mbetën 6 të vrarë dhe 11 të plagosur nga të mobilizuarit dhe një i vrarë e një i plagosur nga par-tizanët që shoqëronin të mobilizuarit, të cilët ishin të çarmatosur. Një gjë e tillë, sipas informatës që ka Brigada II e Mbrojtjes së Popullit, kështu paska ngjarë edhe në Tivar, ku duket se kanë mbetur afër 55 veta të vrarë. Shefqet Peçi”.

Shefqet Peçi i dërgon këtë informacion gjeneral Mehmetit, sipas shkresës nr. 3, rezer-vat, Shkodër 26.2.1945, ndodhur në AQU: “Në komunën e Shalës, mbaroi operacioni me këto rezultate: 500 armë, 222 të mobilizuar, 12 të arrestuar, 3 shtëpi të djegura, 3 të pushkatuar...” Në informacionin tjetër të dërguar gjeneral Meh-metit, nr.ekstra Shkodër dt.26.2.1945 shkruhet: “Forcat e Brigadës XI dhe XXIV morën urdhër që të vazhdojnë operacionin në Nikaj-Mërtur...”. Në dokumentin nr.44. në 7.3.1945 dërguar Koman-dës së Përgjithshme: “Në Nikaj dhe Mërtur op-eracioni vazhdon, por populli është betuar të

mos i dorëzojë armët. Dyshohet të ketë material anglez, pasi atje kanë qenë dy anglezë në verën e kaluar, kanë qenë ca sende ushqimore dhe ma-teriale të radios transmetuese. Sipas informat-ave që na vijnë, në Vuksanaj, sikur ka depo me material anglez. Dhamë urdhër të zbulohet. For-cat që operojnë në Nikaj e Mërtur i urdhëruam të veprojnë të dy brigadat atje dhe me çdo kusht të bëhet çarmatimi rrënjësor në krahinat e tjera”.

Të tilla urdhra kundër reaksionarëve në Sh-qipërinë e Veriut e më pas në Kosovë janë të do-kumentuara dhe aq të shumta të cilat, zbulojnë vërtetësinë e krimeve të këtyre heronjve të pop-ullit. Në veçanti në Kosovë, në bashkëpunim me OZNA-n, paraardhëse e UDB-së, Brigada V Sulm-uese, që komandohej nga Shefqet Peçi, përpara se të bëhej komandant i Korpusit III në Shkodër, fitoi një “përvojë” serbe se si mund të vriteshin nacionalistët e vërtetë nën etiketën e antiko-munistit dhe nën emrin e vëllazërim-bashkimit me sllavët. Shefi i informacionit Koço Gjergji ka treguar pak kohë para se të vdiste të gjitha bë-mat e komandantit të tij Shefqet Peçi, të cilin e quante një kriminel dhe aspak një trim apo hero, që të ishte dalluar në ndonjë betejë reale kundër nazistëve apo fashistëve.

Motra e babait tim Violeta Kotini, ka qenë partizania më e vogël e Brigadës V Sulmuese, 13 vjeçe dhe më ka folur gjerë e gjatë për këtë anë të rrugës së lavdishme të kësaj brigade. Më mbetet në mëndje një episod i thjeshtë i saj: “Kur ishim e luftonim kundër forcave të Muhar-rem Bajraktarit në Kukës u vranë shumë prej

partizanëve tanë. Unë shpëtova vetëm, sepse isha cucë, dhe malësorët e kishin zakon prej sh-qiptari, që nuk i vrisnin femrat dhe mbi të gjitha e kishin hasëm serbin dhe jo vllanë e një gjaku që mendonte ndryshe”. Dihet vrasja makabre, që ka bërë Shefqet Peçi, në dalje të Kukësit, e mbajtur mënd nga tërë populli i veriut, si varri i “Shehitëve”, për 21 veta gra, pleq, fëmijë.

Mehmet Shehu ia kaloi Shefqetit me 22 të vrarë, në të ashtuquajturën “arratisja e burgut të Spaçit”, i cili urdhëroi që me automatik të shfaroseshin armiqtë e popullit. Drejtori i burgut të Spaçit, meqenëse kishte kërkuar urdhër me shkrim nga lartë për ta zbatuar këtë masakër, u tha me gojë nga Mehmet Shehu, por nuk e zbatoi, detyrë të cilën e bënë organet e speciali-zuara të Ministrisë së Brndshme. Krimi nuk ka ngjyrë e formë që të mund të përshkruhet për të gjitha alibitë e kësaj natyre gjatë diktaturës.

Për të vërtetuar në histori, se kush janë kriminelët e vërtetë të këtij populli, po radhitim edhe disa fakte të tjera nga mijëra të tilla që janë zbardhur në këtë fillim shekulli XXI.• Për sa u vra Llazar Fundo, në tetor të vitit

1944 nga forcat partizane të Petrit Dumes?!• Përse u vra Sul Dumi në Elbasan dhe Dh-

mitër Duda në Gjirokastër nga torturat e tmerrshme?! Kjo, pasi iu rrëmbye e gjithë pasuria, për t’iu dërguar falas të gjithë Ju-gosllavisë titiste edhe pse vetë shqiptarët po vdisnin nga uria, i zhduknin pa lënë gjurmë pronarët e tyre. E në këtë shembull u grum-bullua i gjithë floriri dhe gurët e çmuar të barasvelfshëm me 4 miliardë dollarë, duke i zhdukur pa lënë gjurmë.

• Në emër të reformës agrare pati qindra të ekzekutuar e të burgosur. Në Lushnjë u var në litar, mësuesi shembullor Fuat Kurti, në Tiranë u ekzekutua inxhinieri gjeodet Selim Zyma, i diplomuar në universitetin e Vjenës.

• Po të flasim për krimet dhe “heroizmat” e bëra nga Divizioni i Mbrojtjes së Popullit dhe Sig-urimi i Shtetit, nuk kanë të numëruar, vrasjet e personave dhe dekoratat e dhëna për këta “heronj” të popullit. Këto më mirë se kushdo i ka pasqyruar në Albumin “Burgjet e Diktat-urës Komuniste në Republikën e Shqipërisë” të vitit 2004, autori i njohur i kësaj fushe Agim Musta, kur shkruan: “U ekzekutuan për motive politike, 5037 burra dhe 450 gra. Për motive politike u dënuan me burgim e me punë të detyruar dhe konfiskim të pasurisë 19250 persona, u internuan 48217 burra dhe 10792 gra. U dëbuan në qytetet krye-sore dhe nga fshatrat kufitare 11536 familje. Në Shqipëri u ngritën 40 burgje dhe mbi 50 kampe pune. Nga përdorimi i dhunës dhe i torturës, kanë gjetur vdekje 980 të dënuar politikë dhe 380 persona kanë pësuar trauma psikike”. Ky bilanc e kishte prejardhjen, tek lufta vëllavrasëse, e cila u nxit nga sllavët në emër te komunizmit për të gjithë shqiptarët e të tjerë, që nuk pranuan të bëheshin vegla të tyre. Kështu, p.sh., vetëm në krahinën e Korçës janë pushkatuar thjesht, si ballistë, 19 veta. Mirëpo nga 13 lokalitete të këtij qarku, në të cilat 1910 veta ishin ballistë, deri në 4.12.1945, patën një bilanc të vrarësh, prej 116 vetash, dhe të pushkatuar nga gjyqet 145 veta, të dënuar 226.

• Pa e zgjatur me këto bilance të dokumentu-ara vetëm për Gjirokastrën dhe Korçën mund të theksojmë faktin e mos pranimit të fajit

Dëshmia e Xhelal Staraveckës: Si e torturoi dhe më pas e vrau të riun nga Devolli Dushan mugosha

Page 19: Universiteti fals,vrau te birin, Gosip Vip

19• E premte 1 shkurt 2013

»DoSSieR

për këto krime, gjatë të gjithë historisë së shkruar gjatë luftës antifashiste, përfshirë edhe atë të diktaturës. Vetëm në nëntor të vitit 2005, Ramiz Alia deklaroi në televizion vrasjen e 64 vetave prej Mehmet Shehut, që ishin të pafajshëm, ndërsa në fakt ishin 72 veta, prej të cilëve vetëm 67 vetave iu dihet emrave. Kur iu bë pyetja Ramizit nëse kishte qenë vëllavrasje, ai u përgjigj se “kishte qenë një luftë e egër”. Mirëpo nacionalistët pyesin sot: Në fakt kush i vrau? Mehmet Shehu dhe Shefqet Peçi nuk kanë qenë vetëm, por me udhëheqës si Enver Hoxha dhe me ata parti-zanët, që kanë mbushur gjoksin me dekorata, dhe shumica prej tyre mbajnë vulën e vrasjes së shqiptarit nga shqiptari.Pyetja që shtrohet sot në historiografinë sh-

qiptare, është së çfarë vendi zënë personalite-tet e mëposhtme të vrara prapa krahëve? Ana-stas Lula, Sadik Premte, Pali Terrolla, Qazim dhe Xhavit Çakërri, Neki Ymeri, Mynir Xhindi, Sinan Gjoni, Haki Xhelo, Idajet Biçolli, Selam Riza, Padër Lekë Luli, Gaqo Goga, Dule Allmani, Gjergj Kokoshi, Ndoc Çoba, Isan Toptani, Kam-ber Qafëmolla, Suat Asllani, Ibrahim Kupi, Tesim Spahiu; Shyqyri Peza, Njazi Islami, Dali Ndreu etj. Deri në vitin 2006, mbetet enigmë zbardhja e një fakti historik të zbuluar nëpërmjet doku-menteve gjermane të luftës, por të mbajtur në heshtje nga i gjithë dokumentacioni arkivor sh-qiptar. Dokumenti gjerman është një telegram i shifruar me nr.96 me këtë përmbajtje: “Konsulli i Përgjithshëm në Tiranë. Ministrisë së Punëve të Jashtme. Dt.17.2.1944. Në lidhje me udhëzi-min nr.170, dt.15.12.1943...Në afërsi të fshatit Shipskë të Voskopojës është zbuluar një varr i përbashkët me 170 kufoma. Këtu kemi të bëjmë me fshatarët e vrarë nga rrethi i Korçës, Beratit dhe të Vlorës, të cilët komunistët i kanë çuar atje dhe i kanë vrarë. Kam kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme që të dërgojë një komi-sion hetues në vend. Njoftimet e tjera vijojnë”. Në lidhje me këtë dokument që është një akuzë historike, ka mbetur pa përgjigje nga historiogra-fia shqiptare, se si është e vërteta?!

Kriminalistikë sllavësh në eposin e Brigadës I Sulmuese

Xhelal Staravecka, akoma i palarguar nga Brigada I Sulmuese tregon se çfarë i puno-jnë kapterit Adil Maksuti: “Kapterin megjithatë, për ta shpëtuar e morëm me vete për t’i marrë mendimin dhe pëlqimin e Dushanovicit. U kthy-em ne Brigadë, në Fravesh, ku sa kohë arritëm i dhamë raportet komandantit terrorist Dush-anoviç, midis të tjerëve edhe për vendimin për Adil Maksudin. Pas raportimit Dushani tha: Ani, ani, po lë ta shohë edhe Tahiri një herë kapterin. Tahir Kadareja, nga Gjirokastra, me zemër, si Du-shani II. Ky shkoi, pa kapterin dhe, kur u kthye, sipas shkeljes së syrit të Dushanit tha, se: Ai ka-pter duhet vrarë, pse ka qenë në Milici në 1918...! Dhe e vranë! Atë ditë kemi vrarë 13 viktima të pafajshme. Atë ditë torturat i ka bërë vetë Dushani, dhe i quante të zakonshme”. Xhelali tregon: “Pa më pyesni mua? Edhe unë kriminel jam, shpirt të fortë, e zëmër të eshkët kam, gju-mi natën më del nga tmerri, por ah, sa larg jam unë nga ata”. Xhelali e argumenton këtë episod, si dëshmitar okular, që ishte: “Ndodhemi akoma në katundin Fravesh, atje ku jehona e ulërimave, e bërtitmave, anktheve, dhe e ngashërimeve, kanë bërë veshët, dhe zëmrën time sakate. Nga

të 13 të ekzekutuarit, vetëm për dy prej tyre më morën, që të asistoj, duke parë ato tortura... Marin një djalë të gjatë, të shëndoshë, të drejtë, 30 vjeçar. Ishte nga Devolli, emrin jo vetëm nuk ia dinim, por edhe vetë Dushani, që e torturoi gjer në vdekje nuk ia mësoi. Këtë e kishin kapur jashtë Tiranës, duke dalë për shëtitje. E arres-tuan, si të dyshimtë dhe së andejmi e shoqëruan në brigadë. Atje e zhveshën vetëm me të mbat-hura. Dushani dha urdhër të armatosen partiza-nët me dru të trashë sa qafa dorës. Filloi tortura. Të dhjetë kopaçet uleshin e ngriheshin me një ritëm të çrregullt mbi trupin e viktimës së mjerë, pa marrë parasysh se ku binin. Oh! Sa djalë i shëndoshë dhe i fortë, po e vrasin si gjarprin me kopaçe. Pas ca kohe Dushani jep urdhër, që të ndalonin goditjet. Kujtova se do t’i bënte ndonjë pyetje dhe natyrisht në anën e torturave, do t’i nxirrte diçka. “Çfarë kërkoni nga unë, iu tha vik-tima?”. “Po ta shkërdhejmë nënën vetë”, -shton Dushani. (Oh, ç’nervozitet! Nënat shqiptare që shahen nga Dushan sërbiani). Dushani merr një kopaçe në dorë dhe pasi e ka vënë në këmbën e djathtë në boshllëk, i bie me atë kopaçe nja tetë herë në qafën e këmbës dhe ia thyen. Çfarë torture? Çfarë ulërime e britme, me t’u ngjethtë mishtë! Këmbën e thyer, ia rregulluan prapë në atë mënyrë, që me një goditje tjetër, nja 20 cm më lartë, në kërci, ia thyen prapë. Nuk mjaftoi kaq, Dushani, i heq brekët dhe me një spango të hollë e lidh në vendin e keq. Pastaj me një purtek të shëndoshë, fillon e godet në vendin e keq. Viktimës akoma, nuk i del shpirti. Atëherë me një thikë dhe duke i çarë kërcirin e mëngjër, fillon me anën e thikës, ta kruajë kockën lartë e poshtë, me një ritëm të rregullt derisa maja e thikës del më tej, tej poshtë. Viktima qëndron akoma e gjallë dhe e fortë. Dushani jep urdhër, t’i sjellin një litar me një copë dru të shkurtër e të trashë sa llëra. Litarin ia holli në kokë, duke ia kaluar përmes ballit, mbi veshin e prapa kokës rreth e përqark. Pastaj kombinon drurin me litarin dhe me këto, e bie rrotull viktimën. Druri i vinte rro-tull, litari shtrëngohesh, mishi dhe lëkura u pre. Kocka po i ndrydhej. Qepallat e syve të viktimës hapeshin me gishta dhe cigarja e ndezur vihej nën dritën e syve. Thonjtë e gishtave të dorës së tij Dushani ia fuste si gjilpëra në mishin e viktimës. Hë, ç’thua ti, o Vangjel Argjiri, o kasap besnik i Dushanit në brigadë? Ç’më thua t’i o par-tizan Ibrahim Hoxha nga Korça, që duke bërë tor-turat me aq etje, kujtoja se Dushani do t’u bënte Timoshenko? A gënjej unë? A po i bëj të pa bëra këto? Viktima është akoma gjallë? Fol o Tahir Kadareja, fol, që nuk je razi që këtë çik frymën e fundit të kësaj viktime t’ia heqësh, duke i dhënë një plumb kokës, por akoma insiston, për t’ia marrë me kopaçe! Rrëmbejnë prapë kopaçen dhe fillojnë goditjen. Eshtra të thyera, gishtërinj të shpuar dhe trupi i copëtuar, nuk lëvizte më. Jo se i kishte rënë të fikët, por pse kishte dhënë jetën. Dushani heq koburen e tij dhe i jep dy plumba të ngrohta kufomës se ftohtë, që kishte vdekur nga torturat. Të tetë këta ishin në gaz për trimërinë që kishin kryer. Dushani në krye kishte qetësuar urinë e tij gjakatare. Në këtë kohë vjen tjetri. Pas katër orë pune nën torturë, Dushanin e kishte marrë uria. Ai i thotë nuk kemi ngrënë, do të shkojmë të hamë bukë. Njëri nga partizanët e pyeti: “Po këta të arrestuar, që kemi këtu?” - “Këputi një plumb”, - i thotë Dushani.

Eh, sa fatlume që ishte viktima e dytë, që u pushkatua pa u torturuar vetëm e vetëm se nuk pati kohë Dushani! U kthyem në çadër duke ecur. Dushanit i shkova krahun dhe e pyeta: “Po ç’kishte bërë ky maskarai?” Ai u përgjigj: “Besa kurrgjë, por këtyre devollinjve duhet t’ua bësh të gjithëve kështu, sepse qenë me ne dhe u kthyen me Ballin”. – “Ç’thua t’i Dushan, nuk janë të vërteta këto? Çfarë mendon ti, se me anën e terrorit do të hidheshin shqiptarët në grushtin tënd? Jo! E pra, ky moral për t’i futur të gjithë nacionalistët e dhunës me anën në rrugën e ko-munizmit ishte metoda e sllavo-komunizmit.”

Në tetor të vitit 1943, koloneli italian, me prirje antifashiste, i quajtur Gamuco, me 130 karabinierë kalorës, dorëzohen tek partizanët në Orenjë, pranë komandantit Kadri Hoxha. Kur vjen Brigada I Sulm-uese me Mehmet Shehun dhe Xhelal Staraveckën në Shëngjergj të Tiranës, pasi kishin parë, karabi-nierët italianë të veshur me uniformë dhe këpucë të reja, i kërkuan Kadri Hoxhës, që karabinierët t’iu dorëzoheshin atyre, sepse partizanët nuk kishin këpucë dhe ishin të ç’veshur. Mirëpo, u desh urdhri tjetër të cilin e morën, nga Enver Hoxha në Labinot. Ky urdhër anulonte të parin. Menjëherë të 130 karabinierët italianë, të pafajshëm, mer-

ren dhe ekzekutohen, nga Xhelal Staravecka, me dijeninë e plotë të Mehmet Shehut dhe urdhrin e Enver Hoxhës. Deri sot e kësaj dite, me gjithë in-teresimin e madh të shtetit italian, nuk është zbu-luar vendi i ekzekutimit të këtyre karabinierëve të ekzekutuar në mënyrë barbare. Në mënyrë hi-potetike, të thëna me heshtje, nëpër gojë, vendi i ekzekutimit, jepet, në dy variante: Varianti i parë: te buza e lumit të Rrapunit (atje ku bashkohet me Shkumbin); varianti i dytë: te Guri i Muzha-qit (në të dalë të Librazhdit). Më i sakti dhe që duhet ta dinte, por që nuk ka folur deri sa vdiq, ka qenë Kadri Hoxha. Në kërkim të dokumentacionit arkivor dhe të ndonjë dëshmitari okular, që është gjallë, ky krim është për t’u zbuluar ende. Aspekt tjetër kriminal i vrasjes së të pafajshmëve, është ngjarja e Selenicës në maj të vitit 1943, kur batal-ioni Vlorë-Mallakastër sulmoi, komandën e kara-binierëve italianë, në Selenicë dhe i pushkatoi në vend nëpërmjet Xhelal Staraveckës dhe Mehmet Shehut. Ky fakt i është fshehur historisë. Xhelal Staravecka ka qenë kriminel dhe konkurronte për këtë fenomen me Mehmet Shehun. Kur Xhelali, tenton të arratiset për në Greqi, nuk mundi dhe nga Shkodra hidhet në Itali, zbulohet dhe dënohet me 10 vjet burg. Gjatë luftës partizane, Rasim Ba-bameto, ka qenë prefekti i Gjirokastrës dhe kur do të vinte në Përmet ishte zënë në pritë nga partiza-nët. Xhelali e lajmëron Rasimin, që të mos shkonte në Përmet, se do ta vrisnin. Në vitin 1945-1946, kur Xhelali, bënte burg në Itali (në Barleta), i dër-gon letër Rasim Babametos, duke i kujtuar se i ke shpëtuar jetën dhe duhej ta ndihmonte për të dalë nga burgu. Rasimi ishte mik i Stavri Vinjaut që në vitet 1920 dhe ky i fundit ishte arratisur në Itali, i martuar me një italiane mjaft të pasur dhe mbi të gjitha mik i PSD-së italiane, prej së cilës kishte dalë edhe presidenti Saragati. Rasimi, i shpjegoi Stavri Vinjaut, që Xhelali i kishte shpëtuar jetën, ndërsa Stavri i tha që Xhelali është një kriminel, vrastar i lindur. Megjithatë Rasimi i kërkoi ta lironte. Kësh-tu që presidenti Saragati me anë të një dekreti e fal Staraveckën. Një djalë i Xhelalit, ka bërë burg, ndërsa tjetrin e kanë pushkatuar.

Ekzistojnë “listat e zeza” në të cilat përfshihen emrat e të gjithë të deklasuarve të cilësuar armiq të rrezikshëm. Urdhri i veçantë për ta është, që në rast lufte të asgjësoheshin menjëherë, nga reparte të veçanta, kudo qofshin, nëpër burgje, të internuar apo nën survejim. Në vitin1993 u botua një “listë e zezë” me emrat e kosovarëve të Fierit, me të cilët do të veprohej, në bazë të këtij urdhri. Këto lista ekzistojnë për të gjitha rrethet e Shqipërisë, ku ka pasur kosovarë, por që nuk u lejuan të botoheshin. Në arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të tilla lista kriminale, përf-shinë emra irredentistësh, agjenturash të huaj, armiqsh antikomunistë etj, të seleksionuar, por të mbështetura gjoja me ligjin penal “tepër sekret” për kohë lufte (MCR) të vitit 1989. Diktatura, krimin e ka legjitimuar, deri ne vitin 1990.

Krimi politikKihet në vëmendjen e lexuesit se faktet e

publikuara në këtë trajtesë janë objekt i krimit në shoqërinë shqiptare, të përvijuara deri në kohët e sotme. Ekuivalentimi i vrasjeve të dik-taturës, duket se u bë realiteti kriminal edhe për periudhën post saj. Kështu tregohet për rreth mbi 5000 të vrarë pas lufte, por po aq lloga-riten të ekzekutuar nga komuniteti gjatë viteve të post diktaturës. Kjo për arsyen kriminale të

mosndëshkimit të vetë metastazës së krimit, që ka tejkaluar çdo normativë morale të zhvillimit.

Sidoqoftë Lufta e Dytë Botërore për Sh-qipërinë passolli një katastrofë më të madhe se vetë komunizmi në botë. Populli shqiptar, i lënë në injorancën historike, arriti të mashtro-hej lehtë nga dogma e luftës partizane, e cila thjesht u induktua nga sllavo-komunizmi. Kjo psikozë ideologjike nuk mund të përftonte një regjim të arsyeshëm publik apo shtetëror, në një vend ku fatet i përcaktoi pushteti i banditëve.

Tipologjia kriminale në fytyrat e kriminelëve të tillë si Peçi apo Shehu, është akti më vlef-shëm i antropologjisë kriminale, që u ndërtua në të gjithë periudhën e mëpasme të politikës shoqërore në Shqipëri. Kështu ato çeta të vet-eranëve të luftës, sollën shpërbërjen e çdo demokratizimi të mundshëm të jetës shqiptare, por mbi të gjitha “vranë” frymën kombëtare, të një populli me histori dhe vitalitet të jashtëza-konshëm. Paradat e këtyre njerëzve të quajtur veteranë të luftës, ishin thjesht alibia e një lufte kundër vetë shoqërisë, natyra e të cilës, masakroi fatin historik të këtij vendi. Kuptohet që njerëzit këtu veçohen, me gjithë pjesëmar-rjen e tyre nën urdhrat e krimit. Në këtë mënyrë, mjaftë idealistë, nuk mundën, sidoqoftë të ndry-shonin fatin e vendit. Thelbi i kulturës popul-lore u zëvendësua nga propaganda e atyre per-sonaliteteve, të cilët përfaqësonin më tepër se kurrë, kultin e depersonalitetit shoqëror. Mjetet, që kjo diktaturë zgjodh për të ruajtur sistemin e krimit të vet ishin një formë e paeksperimentuar më parë, e një akti kriminal, për një shoqëri me probleme të forta etnikopolitike.

Arsyeja kriminale në këtë kontekst, mund të vlerësohet me një shembull objektivisht të pashpjegueshëm, qoftë edhe në rastin shqiptar. Kështu që nuk mundet të jepet një shpjegim shkencor për çështjen e reagimit kriminal në Sh-qipërinë viteve 1940-1990.

Sidoqoftë, besoj se Hitleri nuk është gabuar në librin e tij “Meine Campfe”, kur ka përcaktuar Stalilin si një kriminel të zakonshëm, i cili i kishte lyer duart me gjak. E njëjta situatë, mund të deter-minojë edhe shkaktarët e vrasjeve në Shqipërinë e pas Luftës së Dytë Botërore, luftë e cila nuk pati shansin të zhvillohej më shumë, se vetë krimi vendas. Sipas të drejtës penale, kriminelë në kohë lufte, janë ata që kryejnë krime pa u diktuar nga nevojat e luftës. Megjithatë, edhe kjo dispozitë është përcaktuar përkundrejt subjekteve të njo-hura si palë ndërluftuese në të vetmin kontekst që është taktika dhe rregullat luftarake. Kështu, nuk ka strategji të asnjë force ushtarake, që të sanksionojë sulmin dhe vrasjet e paarsyeshme ndaj shoqërisë. Ndërsa forcat tona të luftimit ar-ritën të vrisnin më së miri intelektualë apo njerëz të vetë komunitetit shqiptar, duke shprehur hap-tazi veprimin e krimit kundër shtetit. Kjo praktikë vazhdoi edhe në periudhën e instalimit të diktat-urës, e cila sidoqoftë as si e tillë nuk funksionoi, pasi në shekullin XX shqiptarët kanë jetuar çmen-durinë më të madhe të krimit patologjik, më tepër se vetë çështja e madhe e organizimit shoqëror apo forma politike e kësaj race të përfaqësuarish në kampin e Lindjes komuniste.

Nga pikëpamja e brendshme nuk kemi të bëjmë thjesht me një paranojë diktatorësh, por me një prirje të veçante kriminale, ku njerëzit kënaqeshin me dehumanizimin e tyre naty-ror. Shfaqje e këtij përshkrimi, është edhe vetë kohëzgjatja e bunkerizuar e torturës kriminale, nën kontrollin e njerëzve, pa asnjë mundësi qytetare të udhëheqjes së një grupimi shoqëror apo drejtimi politik. Tendenca kriminale është fakti i pandëshkuar ende sot nga vetë shoqëria e shndërruar habitshëm në një izotop të krimit politik. Besohet se brezat e rinj të edukuar dhe urdhëruar nga niveli ndërkombëtar i demokra-cive, do të kenë mundësinë të transmetojnë për të tjerët, qenien e shqiptarit, si një element të drejtë të zhvillimit bashkëkohor.

Profesori i shkencave politike në universite-tin e Shefieldit, autor i librit “Demokracia” shpje-gon, që për totalitarizmin historia, duhet të mos lodhet kurrë për zbardhjen e së vërtetës. Kështu ai shkruan: “Nëse çdo gjeneratë ka të drejtën të vendosë për vete, mbi mënyrën e qeverisjes së saj, atëherë nuk mund të jetë legjitime që një gjeneratë, t’i dhurojë këtë të drejtë, dikujt tjetër në emër të pasardhësve të saj... Një gjeneratë mund të heqë dorë nga demokracia ose të lërë veten nën diktaturë, por gjenerata që vijon, ka të drejta absolute për të anuluar këto vendime. Sovraniteti popullor duhet të jetë, pra, me të vërtetë i patjetërsueshëm.”

Xhelal Staravecka

Page 20: Universiteti fals,vrau te birin, Gosip Vip

20 E premte 1 shkurt 2013 •

« Bota

JacQUeS le goffNë Mesjetë u mboll “FARA” e Evropës

Intervistap

aris. Ndalojmë në sta-cionin Crimee të linjës Nr. 7 të metrosë, në skajet e lagjes që kryqëzohet me kanalin e Saint-Martin, që tashmë është shndërruar

në lagjen e vërtetë në modë të Par-isit, kalojmë një urë të vogël që të çon direkt në shtëpinë-studio të një prej institucioneve të gjallë të kulturës franceze: Jacques Le Goff, i fundmi i Annalistë-ve (emër që buron nga “Annales”, revistë e krijuar në vitin 1929 nga Marc Bloch dhe Lucien Fe-bvre, përreth të cilës janë bashkuar historianët më të mirë francezë të shekullit XX), historiani më i rëndë-sishëm i gjallë i Mesjetës, me siguri ai që ka shitur më shumë libra në të gjithë botën dhe që ka ndikuar më së shumti gjatë këtyre gjashtëdhjetë viteve të fundit (në 1 janar mbushi 89) shijet dhe tendencat e historio-grafisë mesjetare.

Të bën përshtypje, sapo hyn, fakti që asgjë (përveç 5 mijë vëllimeve të sistemuar kudo nga pak) nuk të bën të mendosh që ndodhemi në shtëpinë e një historiani të Mesjetës: maska af-rikane dhe objekte etnikë zbukurojnë, dyqind metra katrorët e apartamentit dhe të krijohet përshtypja se ndod-hesh në shtëpinë e një antropologu kulturor, por siç do të na e shpjegojë vetë Le Goff, “historiani duhet të dijë të bëhet edhe etnograf e antropolog”.

Mesjeta ka qenë një epokë e nënvlerësuar nga Rilindja, e lartësuar nga Romanticizmi në drejtimin folkloristik. Sot thuhet se është rivlerësuar, e megjithatë kuptimi i saj krijon ende shumë probleme. përse?

Mendoj atë që mendonte mësuesi im Fernand Braudel: historia mund të kuptohet vetëm në terma afatg-jatë dhe duke u nisur nga pohimi që ajo është një proces i pandalshëm ndryshimi. Kështu nga Mesjeta (që thuhet deri në fundin e shekullit XV, por që unë e shtrij deri në Revolu-cionin Industrial për Anglinë dhe deri në Revolucionin francez në Francë), shoqëria evropiane ka ndryshuar shumë. Megjithatë, njerëzit kanë za-konin që të flasin dhe gjykojnë pe-riudhën mesjetare sipas konceptimit tonë bashkëkohor. Historiani duhet të bëhet antropolog, ose më saktë dikush që dëshiron të futet nën lëkurën dhe në mendjen e tjetrit. Për ne, burrat dhe gratë e Mesjetës janë nga njëra anë paraardhësit tanë, ata që na kanë lënë një trashëgimi të jashtëzakonshme, por nga ana tjetër janë persona “të tjerë”, të ndryshëm nga ne, që i përkasin një tjetër qytetërimi dhe një tjetër kulture dhe përbëjnë për ne, një lloj “objekti et-nografik”. Megjithatë, nëse jemi his-torianë dhe jo vetëm antropologë, kemi detyrën që të rivendosim në mendimin tonë, në punët tona, në kuptimin tonë për Mesjetën disa elementë thelbësorë: ndryshimin, kohën dhe kohëzgjatjen.

përse sipas jush, epoka e Mes-jetës mbetet viktima e preferuar e një letërsie kaq të keqe mbi disa aspekte të saj ezoterikë, magjikë, neë age?

Ka dy karakteristika të Mesjetës që kanë bërë shumë njerëz edhe in-teligjentë, nga Rilindja e deri sot, që të zhvlerësojnë Mesjetën. Pikësë-pari për disa aspekte të saj fetarë: njerëzit në Mesjetë besonin tek mrekullitë, por duhet të kuptohet se

farë do të thoshte për ta mrekullia dhe të mos i konsiderojmë si bes-imtarë të papërvojë. Nëse ata nuk kishin vënë në veprim atë që ne e quajmë “shpirti kritik” në një mënyrë të mprehtë dhe shkencore sic e kup-tojmë ne sot, ata gjithësesi e kishin një farë shpirti kritik dhe një nocion të autenticitetit. Sapo kam përfun-duar një libër mbi Legenda aurea të Jacopo da Varazze, tekst që duhet të konsiderohet një best seller i vërtetë i Mesjetës. Ruhen në fakt më shumë se një mijë edicione të shkruar me dorë, gjë që e bën Leg-enda aurea librin e dytë pas Biblës për numrin e ekzemplarëve të ruaj-tur. Legenda aurea është përqeshur nga humanistët – dhe nga intelek-tualët në përgjithësi – për faktin që flet për shenjte dhe mrekullira. E megjithatë, edhe vetë Jacopo hedh poshtë shumë burime dhe besime që i konsideron falsë.

Më pas vepra u atakua për shkak të etimologjive të saj, të vendosura si hyrje të çdo kapitulli të dedikuar një shenjti. Etimologët i quajtën frut i fantazisë, ndërkohë që Jacopo ndjek një metodë që, në këndvështrimin e tij, është shkencore dhe bazohet në atë të babait të etimologjisë mesje-tare, Isidoro da Siviglia. E gjithë kjo për të thënë që sigurisht etimologjitë e Jacopo da Varazze nuk janë shken-core nëse i vlerësojmë me konceptin tonë modern të kërkimit shkencor, por ata gjithësesi ndjekin një metodë plotësisht racionale.

Arsyeja e dytë përse përcmohet Mesjeta është se burrat dhe gratë e asaj epoke besonin se bota ishte e populluar nga engjëj dhe djaj. Të parët ishin në shërbim të Zotit

ndërsa të dytët ishin në shërbim të Satanait. Për të mos folur, për monstrat. Ishte një prej detyrave të burrave dhe grave të Mesjetës që të mbroheshin nga këta monstra dhe t’i rezistonin demonit. Kjo botë fan-tazie që ata kishin imagjinuar për-faqëson për mua një element shumë magjepsës, duke qenë se i ka rrënjët e veta në mitin antik, në kulturën klasike, në testamentin e vjetër përveç se në imagjinatën popullore mesjetare. Një botë e tillë fantas-tike është shumë më interesante dhe mbresëlënëse se sa filmat tanë të fantashkencës apo fan-tazisë. Pra, mendoj se imagjinata e burrave dhe grave të Mesjetës vlen më shumë se e jona. Çdo shoqëri, në çdo epokë, ka pasur imagjinatën e saj, dhe pikërisht imagjinata më duket se është një prej objekteve

të mëdha të studimit për historianin.

Mesjeta gëzon në francë një vëmendje shumë më të madhe se gjetkë, shumë më tepër se në itali për shembull, ndonëse histo-ria italiane dhe mbi të gjitha arti dhe skulptura i detyrohen shumë pikërisht asaj periudhe. përse ky diversitet kundrejt Mesjetës?

Motivi është i thjeshtë. Nëse është e vërtetë që në shekullin XVIII Mesjeta ka pësuar në Francë sulme të pashembullt nga ana e ilu-ministëve, më pas ka përfituar – në tetëqindën dhe nëntëqindën – prej marrjes së pozicionit të intelektu-

alëve të rangut të parë, që ditën të rivlerësojnë atë periudhë historike. Mendoj mbi të gjitha për Viktor Hy-gonë – që duhet konsideruar poeti më i madh francez – i cili ushqente një pasion shumë të madh, ndonëse jo shkencor, për Mesjetën. Mendoj për kineastë të mëdhenj si Robert Bresson, i cili me kryeveprën e tij “Lancelot du lac” ka ditur të sjellë thelbin e botës mesjetare më mirë se çdokush tjetër. Mendoj në fund për atë që përbën artikulacionin e vërtetë të rivlerësimit të plotë të Mesjetës: lëvizjen e Annales, të his-torisë sociale, lindur në Francë nën mburojën e historianëve të mëd-henj, të gjithë studiues të Mesjetës, si Marc Bloch dhe George Duby. Italia është e ditur, na ka dhënë poetin më të madh që ka njohur Mesjeta, Danten. Por në atë kohë ishte një vend i fragmentuar dhe i ndarë, ndërsa Franca ishte tashmë një komb, i cili personazhet më të famshëm të Mesjetës i ka heronjtë e vet kombëtarë: Luigji IX, Bertrand Du Guesclin, Zhan D’Ark.

karli i Madh konsiderohet nga shumëkush si babai i evropës. a mendoni se mund të qëndrojë kjo ide, apo është e sforcuar?

Nuk bëhet fjalë vetëm për një ekzagjerim, por për një gabim të vërtetë. Për mua gjërat janë të qarta: në shekullin XI, Evropa, e më tej me ardhjen e Karlit të Madh nuk sheh më përpara, por sheh prapa, dëshira e saj është rikrijimi i peran-dorisë romake. Personalisht më vjen keq që Karli i Madh konsiderohet ba-bai i Evropës sepse bëhet fjalë për një të pavërtetë historike.

po atëherë, sipas jush, cilët janë personazhet apo momentet e epokës së Mesjetës që i kanë dhënë jetë evropës?

Është një tematikë për të cilën kam punuar gjatë dhe që e kam shp-jeguar në një libër “Në origjinë të identitetit evropian”. Unë mendoj se praktikisht në Mesjetë u hodhën far-at e Evropës. Fenomeni universitar, pikësëpari, është një fenomen evro-pian që nuk gjendet tjetërkund. Në shkolla dhe veçanërisht në univer-sitete, flitej një gjuhë e përbashkët për të gjithë studentët, latinishtja, që ofronte një ndjesi përkatësie në një kulturë të përbashkët. Një kul-turë që e gjen përmbushjen e saj të plotë tek Erazmi i Roterdamit. Sot studentët universitarë përfitojnë bursa studimi europiane me emrin “Erasmus”, dhe mendoj që kjo është absolutisht e drejtë. Por ka një fushë të dytë ku ka lindur Evropa, dhe ajo është gaztronomike. Përtej gaz-tronomive lokale ekzistonte tashmë që në Mesjetë një gaztronomi që mund ta quajmë evropiane. Manu-ali i parë i kuzhinës është shkruar nga një francez në fillim të shekullit XIII për një peshkop danez që kish studiuar në universitetin e Par-isit. Përmes faqeve të këtij manuali mund të shihet se si edhe tradita kulinare përbën një element bashki-mi dhe identiteti për popujt që je-tonin në Evropë. Në fund është arti, sidomos arkitektura gotike, që i ka lënë Evropës një pamje të veçantë që e dallon nga pjesa tjetër e botës.

Ju jeni marrë me dy prej per-sonazheve më të famshëm të Mesjetës, San francesco dhe luigji iX i francës. Si lindi inter-esi për dy burra që ishin, veç të tjerash, bashkëkohës?

Do të filloja duke thënë se për një historian është themelore mbi të gjitha zgjedhja e burimeve. Për sa i përket San Francescos, interesi ka lindur nga fakti që, nëse nga njëra anë bëhet fjalë për një personazh mitik, nga ana tjetër historiani ka privilegjin e rrallë, në rastin e tij, të punojë mbi vetë shkrimet e tij. Nëse pastaj kam zgjedhur Luigjin për të shkruar atë që në mënyrë vetëm të papërshtatshme mund të quhet një biografi, kjo ka ndodhur sepse Luigji IX më është dikur gjithmonë një “objekt globalizues”, apo më saktë një prej atyre personazheve që të detyrojnë të flasësh për ekonominë, kulturën, shoqërinë e një epoke.

Kur, në vitin 1996, botova bio-grafinë e tij më fajësuan se po i kthe-hesha një zhanri që ne të lëvizjes së Annales e kishim mohuar, duke qenë i paaftë të sjellë dinamikat më të jera sociale dhe ekonomike mbi të cilat duhej të përqëndro-hej “historia e re”. Megjithatë, disa personazhe, i pari Luigji IX, janë në gjendje të katalizojnë, me veprim-tarinë e tyre humane dhe historike, të gjithë dinamikat e një epoke. Në fund, edhe për Luigjin IX rezultoi vendimtare gjetja e një burime të veçantë. Bëhet fjalë për biografinë e shkruar nga krahu i tij i djathtë, Jean de Joinville, i cili ishte me të në rastin e kryqëzatës së parë. E megjithatë nuk hezitoj të them se gjendemi për-para një biografi të veçantë, një laik, që ishte nejri shumë i afërt i mbretit dhe me të ishte i burgosur i mysli-manëve. Ai ka një stil që sot mund ta quajmë “gazetaresk”. Joinville kërkon në fakt të jetë objektiv, të japë një portret të vërtetë të personazhit të tij e kështu, ndonëse e admiron shumë, nuk heziton të japë limitet dhe defek-tet, bashkë me sjelljet, që ai i quante negative, kundrejt bashkëshortes.

Page 21: Universiteti fals,vrau te birin, Gosip Vip

21• E premte 1 shkurt 2013

»Bota

eVRopaNjë identitet kompleks

evropa qe fillimisht një mit dhe konceptim gjeografik. Miti e bën Evropën të lindë në Lindje. Fjala dhe ideja e bëjnë shfaqjen e tyre në mitologjinë greke,

bërthama më e vjetër e qytetërimit të pranishëm në territorin e asaj që më pas do të bëhet Evropë. Evropa figuron si bijë e Agenorit, mbretit të Finikisë, Libani aktual. Zeusi, mbreti i zotave grekë dashurohet me të dhe, duke e transformuar në dem, do ta transportonte për në Kretë. Nga dshuritë e tyre do të lindë Mi-nosi, mbret civilizator dhe legjisla-tor, i bërë pas vdekjes një nga tri gjykatësit e Ferrit. Grekët u dhanë emrin e evropianëve banorëve të ekstremit perëndimor të kontinetit aziatik. Kontrasti midis Lindjes dhe Perëndimit – me të cilin Evropa vjen e ngatërrohet – mishëron për grekërit një konflikt themelor midis qytetërimeve.

Mjeku i famshëm grek, Hipokrati, jetuar midis fundit të shekullit të 5-të dhe fillimit të shekullit të 4-ët, i kundërvë evropianë e aziatikë në dritën e konflikteve që panë qyte-tet greke të ngriheshin kundër per-andorisë persiane dhe që padyshim përfaqësojnë shfaqjen e parë të an-tagonizmit Lindje – Perëndim; luftërat persiane në të cilat Davidi greku mun-di në Maratonë Goliathin aziatik. Me thënien e Hipokratit, evropianët janë kurajozë, por edhe luftëtarë e lufta-rakë, ndërsa aziatikët janë të mënçur e të kulturuar, përveçse paqësorë e të privuar nga energjia.

Evropianët i qëndrojnë lirisë dhe janë të gatëshëm të vdesin për të. Regjimi i tyre politik i preferuar është demokracia, ndërsa aziatikët e pranojnë qetësisht shërbëtorllëkun në shkëmbimtë prosperitetit dhe të qetësisë. Ky imazh i lindorëve ka vazhduar ndër shekuj. Në shtatë-qindën, filozofët evropianë të Il-uminizmit kanë përpunuar te-orinë e despotizmit illuminist, i individualizuar si regjimi më i përhapur në Azi dhe, në të njëjtin drejtim, marksizmi i tetëqindës do të përkufizonte një mënyrë prodhimi aziatike, bazë e regjimeve autoritare.

Origjina

Greqia antike i lë kështu Evropës një trashëgimi të dyfishtë: atë të opozicionit ndaj Lindjes, ndaj azisë, dhe atë të modelit demokratik. Pavarësisht se demokracia antike greke është larg së qeni një demokraci e vërtetë – duke parë se përjashton gratë, të huajt dhe skllevërit – ajo ia transmeton këtë ideal një Evrope që do të bëhet demokra-tike gjatë tetëqindës dhe nëntëqindës, por termi Evropë përdorej sidomos nga gjeo-grafët për të caktuar ekstremitetit perëndimor të kontinentit euraziatik. Qenë ata që ngritën një pyetje, e cila dhe sot përbën një nga problemet e mëdha relative në përkufizimin e Ev-ropës. Nëse në veri, në jug dhe në lindje deti përbën kufirin natyror të Evropës, cili është kufiri lindor i saj? Stepat e Rusisë aktuale, vendi i Shi-itëve në Antikitet, Bosfori dhe rraf-shnaltat, që ndajnë Anadollin nga luginat e Eufratit dhe Tigrit, janë zona të papërcaktuara, në të cilat Evropa buron nga Azia.

Kjo papërcaktueshmëri ngre në ditët tona problemin e madh të për-katësisë ose jo në Evropë të Turqisë në juglindje dhe sidomos të Rusisë

në lindje. Turqia dhe Rusia i përkasin hapësirës demokratike që përfaqë-son aktualisht një nga karakteris-tikat thelbësore të Evropës? Gjeo-grafët e Greqisë antike, si normë, mendonin se kufiri midis Evropës e Azisë ndoshta përbëhej nga lumi Tanai – Doni actual – që derdhet në Detin Azov, që përfshin Bjellorusinë dhe Ukrainën aktuale, por thuajse e cek Rusinë. Në epokën moderne është menduar se kufiri ndiqte zo-nën aksiale të maleve Urale. Nëse udhëtohet me linjën e famëshme hekurudhore Transiberiane, që lidh Perëndimin e Rusisë me ekstremite-tin lindor të Siberisë, në kilometrin 1777 është e mundur të lexohet mbi një obelisk «Evropa», nën një shigjetë të orientuar nga perëndimi, dhe «Azia», nën një shigjetë të drej-tuar drejt lindjes. Por bëhet fjalë për një dallim gjeografik pak a shumë arbitrar, përballë një problemi është thelbësisht politik.

P e r i u d h a vendimtare për lindjen dhe par-a f i g -

ur imin e Evropës

është Mesjeta. Por duhet shmangur rënia në dy gabime. Evropa nuk është rezultati i ndër-timit të gjatë të një entiteti që është formuar pak nga pak gjatë historisë. Nuk është një objektiv i amëshuar. Është një qëllim i vonë, qartësisht i afirmuar vetëm pas Luftës së Dytë Botërore dhe i ndjekur nga një grup i ngushtë ekonomistësh e politika-nësh. Midis tyre eksponenti krye-sor qe francezi Zhan Moné (1888-1979), i ndihmuar nga një treshe demokristianësh të përfaqësuar nga gjermani Konrad Adenauer (1876-1967), nga italiani Alçide De Gasperi (1881-1954) dhe nga francezi Rob-ert Shuman (1886-1963). Evropa duhet akoma të bëhet, megjithëse

janë shëmuar përparime të rëndë-sishme, si adoptimi i një monedhe të përbashkët: euro.

Nga ana tjetër, deri në Mesjetën e vonëshme, Evropa nuk ka qenë kurrë as një krijim i vazhdueshëm, as një individualitet kolektiv i njo-hur. Në perspektivën e një ndërtimi evropian janë verifikuar avancime dhe tërheqje, veçanërisht si pasojë e ndarjes së Evropës në vende të mbyllura në vetëvete. Janë verifi-kuar edhe eklipse të ndërgjegjjes evropiane. Kristianizmi e ka zhdukur Evropën në Mesjete dhe Revolu-cioni Francez ka zëvendësuar më imazhin e tij atë të revolu-cionit, ndërsa dy luftërat e mëdha të shekullit të 20-të e kanë mbytur Evropën në kon-flikt. Por, në çdo rast,

qysh nga An-tikiteti, janë sedi-mentuar trashëgimi që pak nga pak kanë formuar pasurinë e Evropës dhe kanë kon-tribuar për t’i dhënë trup idesë së saj, ashtu dhe modelimit të per-sonalitetit të saj.

Midis gjërave kryesore të An-tikitetit duhen nderuar gjuhët greke dhe sidomos ato latine, të cilat për-bëjnë bërthamën më antike e më solide të kulturës e të dijes evropi-ane., në mënyrë të veçantë – edhe pse jo vetëm – në vendet që kanë adoptuar gjuhë romane (Spanja, Franca, Belgjika valone, Zvicra ro-mande, Italia, Portugalia). Por nuk duhen harruar as filozofia, arkitek-tura, skulptura, teatri e sporti, të lëna si trashëgimi nga grekët, as e drejta dhe artet liberale, sidomos retorika, të

trashëguara nga romakët. Në fushën e ushqimit, grekë e romakë na kanë lënë verën, vajin dhe bukën e ardhur nga Lindja e Mesme. Mesjeta e Vo-nëshme, në periudhën që shkon nga shekulli i 4-ët deri në shekullin e 7-të, nuk u kënaq së shtuari ndonjë shtresë suplementare të vagullt. Nga dy his-torianët që u kanë dhënë jetë «An-nales» dhe kontribuar në një ri-

novim të thellë të historisë njëri prej tyre, Mark Blok, ka shkruar: «Evropa ka lindur kur Perandoria u shemb»; tjetri, Lysien Febvre, e ka marrë këtë frazë, duke i shtuar: «Le të themi se Evropa u bë një mundësi në momentin kur Perandoria shpër-bëhet».

Ajo që në këtë pikë e bëri të mundëshme Evropën qe se pjesa perëndimore e Perandorisë u nda nga pjesa lindore dhe se pjesa perëndi-more i’u hap popujve ‘barbarë’ të Ve-riut dhe të Lindjes – keltë, gjermanë e më vonë sllavë – për t’u dhënë jetë atyre popujve të metizuar që më pas do të bëheshin evropianët. Qe edhe

fakti që të gjithë banorët e saj u kon-vertuan gradualisht në kristianizëm, i cili u dha atyre çimenton fetare, ide-ologjike e kulturore të nevojëshme në realizimin e një uniteti ideshë, ndjen-jash dhe praktikash. Evropa e sotme dhe e nesërme nuk duhet të jetë një Evropë kristiane.

Pas Mesjetës, Evropa ka fituar lir-inë në çështjen e besimit dhe besimi fetar mund të bashkëjetojë me një laicitet të bërë rregull mazhoritar. Por në procesin ngritës të një ‘komuniteti’, kristianizmi ka pasur qysh në fillim një rol thelbësor. Nga ana tjetër, vetë kjo gjurmë fetare i ka shtyrë evropianët në gabime, bile dhe krime, që rëndo-jnë goxha mbi historinë e Evropës. Ngjyrimi fetar i identitetit primitiv evropian (në mesjetë Evropa tenton të konfondohet me kristianizmin) çoi në persekutimine heretikëve, të cilët e kundërshtonin doktrinën e Kishës, dhe atë të hebrejve, që në territorin

evropian përbënin një trup jokris-tian që bënte rezistencë;

Inkuizicioni ju drejtua tor-turës. I njëjti ngjyrim fe-tar shtyu në Kryqëzata, replica ushtarake ndaj ekspansionit musliman, që e transferoi luftën jashtë Evropës dhe ngjalli një urrejtje të zg-jatur midis popullsive

jashtëevrop iane , duke kundërvënë një lloj xhihadi kris-tian kundër xhi-hadit islamik. Një identitet kolektiv u

plazmua nëpërmjet faktorësh të shumtë

të brendëshëm e të jashtëm. Në rastin e Ev-ropës, faktori ekstrem u përfaqësua nga Islami. Një fe e re e predikuar nga Muhamedi lindi në Arabi në shekullin e 7-të

dhe në harkun e njëqind vjetëve u përhap në pjesën

më të madhe të Lindjes dhe Afrikës Veriore. Muslimanët

sulmuan kristianët në Lindje të Mesme dhe në Afrikën Veriore,

që i’u muar bizantinëve, dhe më pas, duke filluar nga

viti 711, kaluan në Ev-ropë, ku pushtuan me

shpejtësi Spanjën deri në Pirenej. Në vitin 732 një

armatë musli-mane përp-aroi në veri të Pirenejve;

mbreti frank Karl Shtiza, në

krye të një armate kristiane, e ndaloi

në afërsi të Puatjesë, duke e shtrënguar të tërhiqej.

Një kronikë kris-tiane e kohës thotë

se bëhej fjalë për një fitore te ‘evropianëve’ mbi

‘të pabesët’, duke shënuar me këtë termin ‘evropian’, që përvec se të jetë vetëm një shprehje gjeo-grafike, shpreh tashmë edhe një ndjenjë fetare e kulturore të vu-losur në vlera identitare. Rifitimi i Gadishullit Iberik mbi myslimanët, i përfunduar më 1492 me marrjen e Granadës, është një nga ndërmarrjet kolektive të evropianëve gjatë Mes-jetës. Nga ana e tyre, myslimanët pushtuan për një kohë të shkurtër një pjesë të Provansës e të Siçilisë dhe për dy shekuj qenë padronë të Palermos, përpara se të përziheshin nga normanët.

Jacques le goff

Page 22: Universiteti fals,vrau te birin, Gosip Vip

22 E premte 1 shkurt 2013 •

« Speciale

Ukraina po përgatit “revolucionin e gazit shist”

Midis Rusisë dhe Ukrai-nës po ndizet përsëri konflikti i gazit. Kon-cerni rus “Gazprom” i ka paraqitur kompa-nisë ukrainase “Nafto-

gaz” llogarinë prej 7 miliardë dollarësh për mosmarrjen e vëllimit të duhur të gazit të kontraktuar në vitin 2012, kurse në Kiev nxituan të deklarojë se nuk kanë ndër mend t’i pagua-jnë kurrfarë gjobash holdingut rus të gazit. Ndërkohë ditët e fundit Ukraina ka ndërmarrë hapin e radhës për të reduktuar vartësinë nga “Gazprom-i”.

Qeveria nënshkroi një kontratë me “Shellin” anglo-holandez për ndarjen e produktit të nxjerrë nga vendburimi lokal i gazit shist argjilor, por shumë ekspertë janë tejet skeptikë në lidhje me perspektivat e këtij projekti, po ashtu si dhe ato të “revolucionit shist argjilor” në përgjithësi, i cili përfshiu të mbarë Eoropën.

Po çfarë është gazi shist argjilor dhe pse ai duhet të përmbysë situ-atën në arenën gjeopolitike? Në thelb ky është po ai gaz natyror, vetëm se i depozituar në shtresa të forta min-erare shist argjilore dhe që kërkon teknologji të veçantë të prodhimit. Në këto formacione pompohet ujë nën presion shumë të fuqishëm dhe për llogari të kësaj krijohen çarje, prej të cilave çlirohet gazi natyror. Sipas disa vlerësimeve, vetëm në Amerikën e Veriut janë zbuluar depozitime me vëllim rreth 1 miliard metra kub të këtij lloj karburanti. Duke gjykuar nga treguesit e konsumit aktual, Shteteve të Bashkuara ai do t’u mjaftojë për një gjysmë shekulli. Megjithatë, si zor të besohet se e ardhmja i përket gazit shist argjilor, - tha eksperti rus Vitali Bushujev. - Nëse do të flasim për rezervat e gazit jotradicional, atëherë po, kjo është një e ardhme serioze. Por këto rezerva jotradicion-ale përfshijnë në vetvete edhe ga-zin metan të galerive të minierave të qymyrit, edhe gazin shist argjilor, si dhe shumë e shumë burimeve të tjera të pazakonta.,Gazi shist argjilor në këto vendburime ndoshta zë një të dhjetën, prandaj nuk ka asnjë ar-sye për të deklaruar se “revolucioni i gazit shist” do të transformojë të gjithë botën.”

Kostoja e prodhimit të gazit sh-ist argjilor luhatet në kufijtë e vlerës 200-300 dollarë për një mijë metra kub. Sa për krahasim, kostoja e nxjer-rjes (prodhimit) së tij prej “Gazpromit” nuk i kalon të 20 $. Me fjalë të tjera, gazi shist argjilor nuk është rentabël, besojnë ekspertët.

Përkundër kësaj, Ukraina nuk dëshiron të heqë dorë nga ideja e or-ganizimit të një “revolucion të gazit shist”. Në një nga këto ditë vendi ka nënshkruar një kontratë për prodhim-in e gazit shist argjilor me “Shellin” anglo-holandez. Marrëveshja u për-fundua për 50 vjet dhe parashikon shpimin e 15 puseve në vendburimin Juzovskij (Yuzovsky) në lindje të Ukrai-nës. Kontrata me vlerë 10 miliardë $ është një nga investimet më të mëdha në Europë në mënyrat alternative të prodhimit gazit. Hapi i ardhshëm për Ukrainën është lidhja e marrëveshjes me kompaninë amerikane “Chevron”. Siç është planifikuar nga autoritetet ukrainase, aty nga viti 2018 vendi më në fund do të fillojë të shkëputet nga varësia e gazit rus. Por profesori Universitetit Shtetëror rus të Naftës dhe Gazit, Boris Tumanjan, beson se “Gazpromi” nuk ka pse t’ia ketë frikën asgjëje: “Vështirë të besohet se ekzis-ton aktualisht ndonjë forcë e tillë që të mund të spostojë “Gazpromin” nga tregu, sepse “Gazpromi” është një nga kompanitë më të mëdha në botë, me një reputacion ndërkombëtar, një nga

liderët në sferën e prodhimit dhe për-punimit të gazit.

Edhe sipas skenarit më optimist, Ukraina do të jetë në gjendje të prod-hojë deri në 20 miliardë metra kub gaz shist argjilor në vit. Ndërsa “Gazpromi” furnizon në Kiev rreth 27 miliardë me-tra kub gaz. Kjo do të thotë se Ukraina nuk është në gjendje për të mbuluar kërkesën e vet për gazin natyror rus.

Ekspertët thonë se në vitin që sapo hyri supozohet se çmimi mesa-tar i naftës të ruhet në nivelin rreth 100 $ për fuçi, po në qoftë se do të ketë ndonjë shpërthim të situatës në Lindjen e Mesme, nafta atëherë mund të tejkalojë edhe treguesin maksimal 200 dollarë për fuçi.

Gjatë gjithë vitit 2012 çmimet e burimeve të energjisë kanë qenë në një diapazon të favorshëm për ekonominë globale - pa oshilacione të forta uljeje apo ngritjeje deri në stra-tosferë. Siç vënë në dukje ekspertët, luhatjet e moderuara të valëve janë të përshtatshme për të gjithë. Analisti rus Vitali Krjukov pret që çmimi me-satar i naftës të mbetet afërsisht në të njëjtin nivel me atë të vitit 2012. “Çmimi i naftës mund të pritet mesa-tarisht në treguesin 100 $. Por unë jam i prirur t’i përmbahem mendimit se luhatjet e çmimeve do të jenë shumë të forta, meqenëse këto muajt e fundit po ushtrojnë ndikim fort të ndjeshëm faktorët gjeopolitike, dhe në këtë drejtim në vitin 2013 asgjë nuk do të ndryshojë. Megjithatë, ky skenar nuk do të funksionojë nëse situata në Lindjen e Mesme do të dalë jashtë kontrollit. Eksperti rus Denis Borisov është më se i bindur se në këtë rast çmimi i naftës mund të thye-jnë madje rekorde.”

“Zgjedhjet presidenciale në SHBA tashmë përfunduan dhe çështja ira-niane mund të përfshihet përsëri në rendin e ditës. Gjatë zhvillimit të rrjed-hës së ngjarjeve sipas skenarëve më negativë çmimi mund të rritet edhe deri në 200 dollarë për fuçi.

Ekspertët vënë tradicionalisht theksin mbi situatën gjeopolitike si faktorit vendimtar joekonomik që përcakton çmimin e naftës. Edhe një tjetër aspekt i rëndësishëm do të jetë aktiviteti investues në rajone të ndryshme të botës në sferën e pro-dhimit të burimeve të energjisë. Në radhë të parë bëhet fjalë për rritjen e prodhimit në SHBA, - vë në pah Vitali Krjukov. - Kryesisht këto janë projekte të fokusuara në përvetësimin e vend-burimeve dhe prodhimin e naftës sh-ist argjilor. Dhe ato do të ushtrojnë ndikim të fortë në një periudhë afatg-jatë. Por unë nuk pres që këto projek-te të kenë ndonjë ndikim të dukshëm në çmimin e naftës gjatë vitit 2013.”

Përveç kësaj, vërejnë ekspertët, Shtetet e Bashkuara po merren ak-tivisht me zhvillimin e projekteve për nxjerrjen e gazit shist argjilor. Ndërsa kjo siguron tashmë nevojat e tyre të brendshme. Por Europës, sipas mendimit të Denis Borisov, nuk ka gjasa t’i kërcënohet “revolucioni i gazit shist”. “Që në fillim perspektivat europiane të lidhura me prodhimin e gazit shist argjilor dukeshin shumë më pak tërheqëse, atraktive për shkak të marrëdhënieve të komp-likuara përkatësisht zotërimit të tokave. Përveç kësaj dendësia e popullsisë në Europë është mjaft e lartë, kurse puse për nxjerrjen e gazit shist argjilor nevojiten shumë. Heqja dorë prej “ExxonMobil” nga zbatimi i projekteve në Poloni u bë një mesazh, sinjal bindës se përhapje masive të projekteve të naftës shist argjilor në Europë nuk do të ketë.

Ndërkohë kompanitë ruse po vazhdojnë të rritin ndikimin e tyre në tregun global të hidrokarbureve. Në veçanti kompania “Rosneft”, e cila në vitin 2013 do të përfundojë mar-rëveshjen për blerjen e aseteve të “TNK-BP”, do të bëhet një nga më të mëdhatë në botë në aspektin e rezervave të provuara disponuese dhe nivelit të prodhimit të përdit-shëm të lëndëve hidrokarbure. Sipas mendimit të analistëve, kompania do t’i forcojë akoma më shumë pozi-tat e veta kur të fillojë nxjerrjen e naftës në shelf. Ndërsa kjo, siç tho-në ekspertët, është vetëm çështje kohe, dhe madje të shkurtër.

Page 23: Universiteti fals,vrau te birin, Gosip Vip

23• E premte 1 shkurt 2013

»SpoRt

s t a f f

kryeredaktorBRahim Shima

zv/kryeredaktor: aRmaNd maho

maRigleN mulla

politika: oli Xhilaga ekonomia: BRikeNa deRviShaj sociale: eRviN koçi rrethet: BleRiNa Spaho kronika: maRigleN mulla kultura: BleRiNa goce design&layout: daNiel pRifTi, gëzim duzha

marketing: eligeRTa dyRmiShi

cel: 067 20 62 200

adReSa: RR. dull keTa, NR. 5. (RR. e diBRëS), TiRaNë

www.gazetametropol.com

e-mail:[email protected]

e-mail:[email protected]

Ja blerjet e orës së fundit në Serinë a

Orët e fundit të merkatos padyshim kanë qenë intere-sante në Serinë A, megjithatë, vlen të theksohet se nuk ka pasur ndonjë “bum” të madh. Pa asnjë dyshim, blerja më e madhe e merkatos së dimrit i shkon Milanit me Mario Balote-lin. Ndërkaq, edhe skuadrat e tjera, ndonëse jo në të njëjtat nivele, kanë bërë përpjekjet e tyre për të përmirësuar ndonjë gjë. Kështu, Palermo merr dy lojtarë në minutën e fundit, Fabrini dhe Faurlin. Nga ana tjetër, Torino merr Kopolan. Sforcini shkon tek Peskara që sfidon Zenit për Salamon. Del Groso e Kontini tek Atalanta, Mateu tek Siena që merr edhe Uvinin. Kaljari, zyrtare Kabrera. Bolonja, ikën Akuafreska, ndërsa vjen trekuartisti Kristodhulopulos.

Mesi sherr me arbeloan dhe karankën

Klasikja kundër Realit të Madridit në gjysmëfinalen e kupës së mbretit të mërkurën në mbrëmje pa dyshim nuk ka qenë më e mira për Lionel mesin. Argjentinasi nuk është dukur në formën e tij më të mirë në fushën e lojës. E si të mos mjaftonte kjo, siç raportojnë gazetat spanjolle ai është konfrontuar edhe me mbrojtësin e Realit, Arbeloan si dhe me zëvendës-trajnerin Aitor Karankën. Sipas “Punto Pelota”, Mesi ka ofenduar mbrojtësin e Realit, si dhe ndihmësin e Murinjos. Ndihmësit të Murinjos, Mesi i është drejtuar me fjalët: “Rri urtë ti zari i Murinjos.”

klop: Do të jem Murinjo i ri për guardiolën

Trajneri i Dortmundit, Jurgen Klop, në një prononcim të dhënë për gazetën gjermane “Sport Bild” i ka lëshuar sfidën trajnerit të ardhshëm të Bajenrit, Pep Guardiola. Klop ka theksuar se ai do të bëhet makthi i Guardiolës, pais ky të nisë punë më 1 korrik tek Bajerni. “Do të jem Murinjo i ri për Guardiolën. Në vitet e ardhshëm do të jem një kundërshtar i bezdisshëm për Bajernin”- ka thënë trajneri i Dortmundit.

Bekam firmos për pSg-në, rrogën e çon për fëmijët

Devid Bekam do të jetë një lojtar i PSG-së për pesë muajt e ardhshëm. Dje pasdite ai është prezantuar te parizienët. Dhe siç është bërë e ditur, Dediv Bekam nuk do të përfitojë as-një euro nga ky transferim. Në fakt ka qenë një vendim i vetë ish-kapitenit të Anglisë, i cili ka bërë të ditur se të ardhurat e fituara nga transferimi në Paris do t’i kalojë për fondacionet për fëmijët. “Një nga arsyet përse dëshiroja të vija në Paris ishte se ne morëm një vendim unik. Nuk do të marr asnjë lek nga ky transferim, pasi e gjithë pagesa ime do të shkojë për përkujdesjen e fëmijëve. Kjo është diçka emocionuese dhe që na bën të ndjehemi krenar. Është diçka e veçantë që nuk e di nëse është aplikuar më parë”- ka deklaruar Bekam.

Bejl: ëndërroj të bëhem sa gjysma e Ronaldos

Mbrojtësi i Totenhemit Garret Bejl ka shprehur sërish simpatinë e tij për Ronaldon. “Vazhdoj të mendoj se Ronaldo është lojtari më i kompletuar në botë. Ëndrra ime është të bëhem sa gjysma e tij”-ka thënë Bejl. Emri i uellsianit është lidhur shumë me Realin e Madridit dhe flitet se ai mund të jetë blerja e re e kastiljanëve në merkaton e verës.

emre kthehet tek fenerbahçeMesfushori turk i Atletikos së Madridit, Emre Belozoglu

është kthyer sërish në kampionatin turk tek Fenerbahçe. Vetëm pas 7 muajsh nga kalimi i tij në Spanjë, mesfushori ka vendosur të kthehet sërish në vendlindjen e tij. Trans-ferimi i tij është bërë me kosto zero.

Mario Baloteli prej orësh vazhdon të jetë në qendër të vëmëndjes së shtypit italian dhe kjo jo gjithnjë për fajin e tij. Ku shkon

Baloteli ndodhin trazira. Ka ndodhur fillimisht në drekë, kur ai po kryente vizitat mjekësore në një spital pranë Milanelos e më pas në darkën e parë të sulmuesit italian me Adriano Gal-lianin dhe trajnerin e tij të ardhshëm, ku tifozët e shumtë kuqezinjë që ndodheshin jashtë restorantit kanë pasur përplasje. Pra Baloteli gjith-një hap probleme, por ky nuk është mendimi i agjentit të tij Mino Raiola që nuk i kursen lëvdatat për numrin 45 të Milanit. “Blerja e Balotelit nga ana e Milanit ka ndryshuar vlerat: Se-ria A tani vlen 50% më shumë ndërsa Premier League 50% më pak. Italia ka rimarrë një kampion të madh dhe të mos harrojmë se nuk kemi parë akoma as gjysmën e asajt që Ba-loteli mund të bëjë. Italia do të ketë më shumë vëmendje tani. Gazetarët në Angli janë të trishtuar mendojnë se mund të humbasin vendin e punës. Duke lënë mënjanë shakatë e rëndë-sishme është që Mario është rikthyer në shtëpi”, ka thënë agjenti i Balotelit. Më pas Mino Raiola shpjegoi të gjitha detajet dhe vështirësitë e një opera-cioni kaq të vështire por edhe të rëndë-sishëm për të, klientin e tij dhe Milanin. “Momenti më i vështirë? Në 60 ditët e fundit tratativa ka dështuar 7 apo 8 herë veçanërisht për fajin e medias që e bezdiste shumë Sitin. Pronarët nuk ishin të bindur për ta shitur ndaj na u desh ti bindnim hap mbas hapi. Fraza e mollës së kalbur nga Berluskoni? E rëndësishme është se çfarë bën një njeri dhe jo ajo që thotë. Edhe Barbara është e kënaqur. Tratativa kishte filluar prej muajsh, Mario është një idhull dhe rikthimi i tij është një sinjal pozitiv për të gji-tha skuadrat italiane. Kemi ruajtur ekuilibrat dhe në fund ja arritëm qëllimit falë edhe Milanit që besojë deri në fund”, përfundoi Mino Raiola.

Interi ka konfirmuar në ueb-faqen zyrtare se ka komplet-uar nënshkrimin me Ezequiel Sheloto, nga Atalanta për një shumë të pazbuluar. Skuadra milaneze dëshironte të sjellë gjak të ri në ekip këtë dimër, dhe trajneri Andrea Stramaçoni tashmë do ta ketë në dispo-zicioni 23-vjeçarin. “Mbi të gjitha, dua të falënderoj të gjithë tifozët e Atalantas për shkak se kanë qenë shumë të mirë me mua dhe familjen time gjatë këtyre viteve. Dua të përshëndes Atalantan, ekipin, tifozët, trajnerin, çdokënd që ka besuar në mua”,- u shpreh lojtari. “Por jam krenar që i bashkohem Interit, klubit më të madh në botë. Shpresoj të jem në gjendje të jap më të

tjetër goditje e interit, 5 në totalmirën për ekipin. Jam i ngazël-lyer që jam këtu dhe kam qenë i mirëpritur me krahë të hapu-ra”, ka thënë Sholeto. Mesfush-ori bëhet nënshkrimi i katërt i këtij afati kalimtar për Interit, pas arritjeve të Tomaso Rokit, Mateo Kovaçiç dhe Zdravko Kuzmanoviç. Kovaçiç: Interi një endërr e realizuar

Një prej të ardhurve tek Interi gjatë merkatos dimërore është Kovaçiç. Ky i fundit e ka quaj-tur si ëndërr ardhjen tek Interi. “Gjithë jetën time kam menduar për Interin, dhe kjo është një ëndërr e kthyer në realitet. Do të jap më të mirën time për këtë skuadër”,- u shpreh Kovaçiç.

MaRio Baloteli, lëvizja më e madhe e dimrit

Blerja e Mario Balotelit nga ana e Milanit shikohet si transferta më e bujshme

në botë këtë merkato dimri, teksa kjo transfertë pritet të rrisë edhe inter-esin për Serinë A, të rënë sezonet e fundit. Ndërkaq

agjenti i lojtarit zbulon edhe prapaskenat

Page 24: Universiteti fals,vrau te birin, Gosip Vip

24 E premte 1 shkurt 2013 •

« Reklamë