32
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: METODIKA E MËSIMIT TË KËNGËS SE NXËNËSIT Mentore: Kandidate: Prof. Asoc.Msc: Mimoza Kurshumlia Admira Canziba Gjakovë, 2019

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-12-09 · dhe varësisht prej zhvillimit psiko-fizik të nxënësve, sepse e rëndësishme është të ceken mundësitë e fëmijëve

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-12-09 · dhe varësisht prej zhvillimit psiko-fizik të nxënësve, sepse e rëndësishme është të ceken mundësitë e fëmijëve

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

TEMA: METODIKA E MËSIMIT TË KËNGËS SE NXËNËSIT

Mentore: Kandidate:

Prof. Asoc.Msc: Mimoza Kurshumlia Admira Canziba

Gjakovë, 2019

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-12-09 · dhe varësisht prej zhvillimit psiko-fizik të nxënësve, sepse e rëndësishme është të ceken mundësitë e fëmijëve

2

Ky punim diplome u mbrojt me: _________________________ para Komisionit Vlerësues në

përbërje:

1._______________________________________Kryetar

2._______________________________________Anëtar

3._______________________________________Mentore

Komisioni Vlerësues e vlerësoi punimin me notën : _________________ (_____)

Nënshkrimet e anëtarëve të Komisionit Vlerësues:

• _______________________________________

• _______________________________________

• _______________________________________

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-12-09 · dhe varësisht prej zhvillimit psiko-fizik të nxënësve, sepse e rëndësishme është të ceken mundësitë e fëmijëve

3

PËRMBAJTJA MIRËNJOHJE .................................................................................................................................................. 5

ABSTRAKT ...................................................................................................................................................... 6

HYRJE............................................................................................................................................................. 7

KAPITULLI I .................................................................................................................................................... 8

1. “NE DHE MUZIKA” ..................................................................................................................................... 8

1.1.Ç’ËSHTË MUZIKA? ............................................................................................................................... 8

1.2. ROLI I MUZIKËS NË SHOQËRI ............................................................................................................. 9

1.3. EDUKIMI ESTETIK MUZIKOR ............................................................................................................. 10

1.4. EDUKIMI MUZIKOR NË KLASAT E FILLORES ..................................................................................... 11

1.5. SI NDIKON MUZIKA TEK FËMIJËT? ................................................................................................... 13

KAPITULLI II ................................................................................................................................................. 15

2. METODIKA E MËSIMIT TË KËNGËS SE NXËNËSIT” ................................................................................... 15

2.1. METODIKA DHE MËSIMDHËNIA ....................................................................................................... 15

2.2. PROCESI METODIK I MËSIMIT TË KËNGËS ....................................................................................... 16

2.3. TEKNIKAT DHE STRATEGJITË PËR MËSIM TË SUKSESSHËM MUZIKOR............................................. 18

2.4. METODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES BAZUAR NË KOMPETENCAT E LËNDËS SË MUZIKËS ............... 21

2.5. OBJEKTI I METODIKES SË MËSIMIT TË MUZIKËS .............................................................................. 23

2.6. PERSONALITETI I MËSIMDHËNSIT TË EDUKIMIT DHE ARSIMIMIT MUZIKOR .................................. 25

KAPITULLI III ................................................................................................................................................ 26

3. LOJA DHE KËNGA .................................................................................................................................... 26

3.1. MËSIMI PËRMES MUZIKËS ............................................................................................................... 26

3.2. LËVIZJA ME RITMIN E MUZIKËS ....................................................................................................... 27

3.3. PLANI DITOR I PËRPILUAR SIPAS KURRIKULËS SË KOSOVËS ............................................................ 29

REZYME ....................................................................................................................................................... 30

LITERATURA ................................................................................................................................................ 31

BURIME NGA INTERNETI………………………………………………………………………………………………………………………..32

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-12-09 · dhe varësisht prej zhvillimit psiko-fizik të nxënësve, sepse e rëndësishme është të ceken mundësitë e fëmijëve

4

“Nëse nuk mund të më mësoni që të fluturoj, më mësoni të këndoj.”

- JM Barrie -

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-12-09 · dhe varësisht prej zhvillimit psiko-fizik të nxënësve, sepse e rëndësishme është të ceken mundësitë e fëmijëve

5

MIRËNJOHJE

Çdo punë që realizohet me ndihmën e të tjerëve është punë që të dhuron akoma më

shumë dashuri brenda saj, kështu edhe në lidhje me finalizimin e këtij punimi duhet të falënderoj

disa persona. Në radhë të parë falënderoj familjen time. Nuk do t’ia kisha dalë mban pa

mbështetjen, inkurajimin dhe dashurinë tuaj të pafund! Ndiej nevojën për të falënderuar

profesorët e Fakultetit të Edukimit, në mënyrë të veçantë të programit fillor, të cilët me punë dhe

pasion përcollën tek unë njohuritë e nevojshme për t’u formuar intelektualisht.Për mbështetjen

dhe ndihmën e pakushtëzuar që më ofroi për realizimin e punimit tim të diplomës, e

falënderojpërzemërsisht mentoren time, Prof. Ass. Msc: Mimoza Kurshumlia.

“Çdo art duhet të ndërtohet nga një tërësi pjesësh të lidhura mes tyre, pjesë që artisti i

ndryshon në mënyrë të tillë që të shfaq një veçori, edhe pse nuk është e nevojshme që në çdo lloj

arti, kjo tërësi t’i përgjigjet objekteve reale, mjafton vetëm të ekzistoj”

(Hippolyte, 2004)

JU FALEMNDERIT!

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-12-09 · dhe varësisht prej zhvillimit psiko-fizik të nxënësve, sepse e rëndësishme është të ceken mundësitë e fëmijëve

6

ABSTRAKT

Në këtë punim diplome do të trajtohet tema “ Metodika e mësimit të këngës të nxënësit”.

Punimi shtjellohet në 3 kapituj ku synohet të sqarohet në mënyrë të qartë metodika e

mësimdhënies, teknikat dhe strategjit për një mësim të suksesshëm muzikor, objekti i metodikes

së mësimit të muzikës, konceptet muzikore etj.Në kapitullin e parë flasim për muzikën, si diçka

universale, fantastike, njerëzore.Emersoni ka thënë: “E bukura nuk ka nevojë për shpjegime”.

Pastaj flasim për rëndësinë e edukimit muzikor në klasat fillore.Në kapitullin e dytë qëështë dhe

kapitulli kryesor i punimit flasim për metodikën dhe teknikat e mësimdhënies.Mësimdhënia

është një proces i qëllimshëm, ku duhet të realizohen objektivat e caktuar.Gjithashtu përmendim

karakteristikat e personalitetit tëmësimdhënsit të edukimit dhe të arsimimit muzikor.Pastaj, në

kapitullin e tretëflasim për mësimin përmes muzikës, për lëvizjet dhe muzikën.Gjithashtu kam

përgatitur një plan ditorsipas Kurrikules së Kosovës.

Fjalët kyçe: metodika, kënga, edukimi, mësimdhënia, mësuesi, nxënësi, etj.

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-12-09 · dhe varësisht prej zhvillimit psiko-fizik të nxënësve, sepse e rëndësishme është të ceken mundësitë e fëmijëve

7

HYRJE

Elementi kryesor në jetën e përditshme të njeriut është kënga. Ajo është forma më e

shprehur e gjendjes emocionale të njeriut në çfarëdo situate që gjendet. Në aspektin muzikor,

këngë është një melodi e mbështetur në një tekst të zgjedhur, ku melodia ia jep fuqinë " fjalës së

shkruar. Ne çdo ditë dëgjojmë cicërimat e zogjëve. Ato janë të këndshme dhe relaksuese gjatë

shetitjes në orët e hershme të mëngjesit, por janë edhe të ndjeshme në çaste jo të mira të njeriut.

Në procesin edukativ, kënga zë vend të rëndësishëm në faza të ndryshme, si në fazën e

përjetimit po ashtu edhe në fazën e njohjes e cila aplikohet kur nxënësit janë në gjendje të njihen

me simbolet muzikore që quhen nota muzikore. Teksti, përmbajtja dhe lartësia e tingujve duhet

të jenë në përputhje me moshën e fëmijëve dhe të jenë të lehta teknikisht për t’u mësuar. Në

fazën e përjetimit, ritmi, melodia, teksti letrar, janë elementet kryesore në zhvillimin e shijeve

muzikore, ku këngë me karaktere të ndryshme mundësojnë zhvillimin e njohurive dhe

shkathtësive muzikore tek nxënësit. Të kënduarit sipas veshit apo imitimit është shumë e

përshtatshme në përjetimin e karakterit të këngës, të mbajturit në mend të tekstit letrar,

zhvillimin e kujtesës, si dhe zhvillimin e kreativitetit të nxënësve. Nxënësit të cilët tregojnë

talent dhe muzikalitet në vetvete mund të vazhdojnë zhvillimin e tyre profesional në shkollat e

muzikës.(Shkolla e muzikës është një institucion arsimor i specializuar në studimin, stërvitjen

dhe kërkimin e muzikës. Një institucion i tillë mund të njihet edhe si një shkollë muzike,

akademi muzikore, fakultet muzikor, kolegj muzikor, etj.)Kënga është e pranishme në të gjitha

zhvillimet e njeriut. Që në fëmijëri përjetohet në rrethin familjar, në organizime e festime

familjare e pastaj në kopshte e institucione parashkollore. Një melodi e modeluar në një tekst

poetik është në gjendje që përveç emocioneve të ndikoj në shpirtin e njeriut.Ajo të kënaq, por

edhe të trimëron, të jep jetë, por edhe të mallëngjen. Atë e këndojmë në organizime familjare, në

rrugë, në shoqëri, por edhe në institucione shkollore. Praktikimi i këngës në aspektin shkollor

është e një rëndësie të veçantë, pasiqë mobilizon nxënësit në të kënduar aktiv dhe mundëson që

ata ta përjetojnë këngen dhe ta reprodukojnë atë në forma individuale dhe grupore. Varësisht

prej moshës së fëmijëve dhe zhvillimit të ambitusit të tyre vokal, duhet të përzgjedhen këngët që

iu përshtaten moshës së tyre dhe zhvillimit psiko-fizik. Këndimi i këngëve sipas veshit apo

imitimit është faza kur nxënësit ende nuk e njohin sistemin notal, dhe kjo është faza më e

rëndësishme kur fëmijët përjetojnë muzikën dhe përmes imitimit e reprodukojnë atë.

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-12-09 · dhe varësisht prej zhvillimit psiko-fizik të nxënësve, sepse e rëndësishme është të ceken mundësitë e fëmijëve

8

Kjo fazë është deri në klasën e tretë ose të katërtë, varësisht prej kurrikulës që aplikojnë shkollat

dhe varësisht prej zhvillimit psiko-fizik të nxënësve, sepse e rëndësishme është të ceken

mundësitë e fëmijëve për të arritur rezultate të parapara.Mësimdhënësi i njeh mirë mundësitë e

nxënësve në shkolla fillore dhe varësisht prej mundësive të tyre e zgjatë ose e shkurton këtë fazë,

që njihet si faza e përjetimit muzikor.Teksti përmbajtja, lartësia e tingujve duhet t’u kushtohet

shumë kujdes në zgjedhjen e këngëve për fëmijë.

Trajtimi metodik i çështjeve, proceseve, dukurive, që i përkasin arsimimit muzikor të

përgjithshëm, përkatësisht mësimit te muzikës, është bërë në mënyrë teoriko-praktike, aq sa e

lejon natyra e metodikes si disipline shkencore me karakter aplikativ, prandaj është proceduar në

mënyrë komplementare shtjellimi teorik dhe mundësia e zbatimit praktik. Duhet përmendur fakti

se brenda lëndës së metodikës disa tema vetvetiu çojnë më natyrshëm në trajtimin më të theksuar

teorik, kurse disa kanë natyrë më të theksuar praktike. Metodika e edukimit dhe arsimimit

muzikor është realizuar nëpërmjet procedurave me tërheqëse të bazuara në aktivitetin e plotë

emocional-psikologjik, intelektual dhe fizik të nxënësve.

KAPITULLI I

1. “NE DHE MUZIKA”

1.1.Ç’ËSHTË MUZIKA?

Muzika është universale.Ne jemi të rrethuar me të, të zhytur brenda saj. A do të donit të

jetonit në një botë pa muzikë? Me siguri se jo! Të dëgjosh muzikë, ka të bëjë me thellësinë

njerëzore. Na ndihmon ta kuptojmë kush jemi ne, çfarë dëshirojmë dhe si ta gjejmë veten tonë në

botë? Dhe meqenëse ne jetojmë në një botë shumë të pasur me vlera muzikore, ne kemi mundësi

që të zgjedhim muzikën që i shkon përsonalitetit tonë dhe disponimit (pra kemi melodi te

ndryshme që mund t’i dëgjojmë, p.sh. jemi te lumtur, ritme te gjalla, të shpejta, ndërsa të

mërzitur, melodi e qete, balada, etj).Muzika na e mundëson që ta prekim zemrën tonë përmes

gishtave(me anë të gishtave që janë një lloj instrumenti në trupin tonë që krijojmë ritme me

kërcitje të tyre, melodi në instrumente muzikore). Por, muzika është shumë më shumë se kaq.Ne

mund t’i shprehim sekretet tona përmes saj. Muzika është kaq e natyrshme sa të folurit me njëri-

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-12-09 · dhe varësisht prej zhvillimit psiko-fizik të nxënësve, sepse e rëndësishme është të ceken mundësitë e fëmijëve

9

tjetrin, të prekurit, dhe të afruarit me njëri – tjetrin. Pse mos t’ua japim nxënësve një mundësi që

ata të njohin njëri – tjetrin në këtë mënyrë.Muzika është magjike, ajo mund të përcjellë përmes

tingujve fjalët që unë s’do të mund t’i thoja kurrë.I shtyen njerëzit të lëvizin, ta prekin trurin

përmes tingujve, të mbërrijnë në zemrat e të tjerëve.

Muzika na lidhë me njerëzit e tjerë, dhe është e papërshkrueshme mënyra se si afrohesh

me ata që si ke njohur kurrë më parë. Nxënësit mund të mësojnë të ndihmojnë njëri – tjetrin

përmes muzikës dhe të bëhen bashkë për çështje të caktuara, në mënyrë shumë të lehte.Në sporte

ka vetëm një fitues, në muzikë fitues janë të gjithë.Në muzikë ju mund ta kërkoni përsosmërinë

dhe mrekullinë e tingujve, pa patur frikë se do të turpëroheni. Çdo kush mund të jetë i

mrekullueshëm.Muzika është fantastike, është njerëzore.Është universale.Ajo e ka një vlerë të

thellë e të fuqishme njerëzore.Emersoni ka thënë: “E bukura nuk ka nevojë për shpjegime”.

1.2. ROLI I MUZIKËS

MUZIKA NË SHOQËRI

Me rolin që ka luajtur dhe që luan muzika në jetë dhe në shoqëri merren shumë shkenca

shoqërore si: filozofia, pedagogjia, psikologjia, estetika, sociologjia e arteve, etj. Në fillim

muzika, poezia, loja (pantomima) ishin të pandara dhe shoqëronin procesin e punës dhe të

prodhimit. Rolin e muzikës do të duhej shqyrtuar tëpandarë nga tërësia e jetës si ngjarje, si

domosdoshmëri shoqërore. Njeriu përpiqet që me anë të muzikës, që nga këngët e vallet e para,

të ndikojë dhe ta begatojë jetën, si atë individuale, ashtu edhe atë kolektive.

Filozofët klasikë grekë Platoni dhe Aristoteli shkojnë shumë larg në besimin e tyre në

rolin e fuqisë së muzikës nëedukimin e rinisë.Platoni, në veprën e tij "Shteti", në të cilën e

koncepton rregullimn e shtetit demokratik skllavo-pronar, në kuadër të të cilit parasheh muzikën

si pjesë përbërëse të edukimit të rinisë së Athinës krahas mësimit të filozofisë dhe të lëndëve

tjera.1 Platoni shkon aq larg duke pohuar se "sa më zhvilluar të jetë muzika, aq më i forte është

shteti". Kështu, shihet qartë sesa besonin filozofët e vjetër në funksionin e muzikës në

shoqëri.Për rolin e muzikës në jetë dhe në shoqëri gjatë historisë ka pasur mendime të ndryshme

të filozofëve, të cilët mendojnë se muzika është më tepër një shkathtësi për argëtim ndërsa, në

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-12-09 · dhe varësisht prej zhvillimit psiko-fizik të nxënësve, sepse e rëndësishme është të ceken mundësitë e fëmijëve

10

anën tjetër, shumica dërrmuese kompozitorëve këtë vështrojnë ndryshe.Sa për ilustrim po

përmendim dy mendime të kompozitorëvetë njohur: G. F. Hendel mendon se muzika nuk ka

vetëm argëtim e zbavitje, por luan rol etik dheedukativ. Ndërsa gjeniu i muzikës V. Bethoveni

thotë: "Muzika është zbulim më tepër se urtësia e filozofia".

1.3. ROLI I MUZIKËS

EDUKIMI ESTETIK - MUZIKOR

Estetika si nocion për herë të parë është paraqitur në gjysmën shekullit XVIII (nga

Baumgarteni).Kjo fjalë, nga greqishtja përkthehet si ndijim, si perceptim i së bukurës.Estetika

është degë e filozofisë, që merret me të bukurën në natyrë, në art dhe me shijen për artin.Merret

me krijimin dhe vlerësimin (gjykimin) për të bukurën (objektive e subjektive).Estetika është e

definuar edhe si studim mbi ndijimin, mbi vlerat emocionale dhe si gjykim i ndjenjës, sentimentit

e shijes.Teoria më specifike e estetikes, ka të bëjë me degë të caktuara të artit dhe ndahet në

fusha të ndryshme të estetikës së arteve si; estetika e muzikës, e pikturës, e letërsisë, etj.

Akti i kuptimësimit të artit, ose të bukurës, është përceptimi emocional i tij. Emocionet,

ndjenjat që shkakton estetika, janë reflektim i artit, si “pasojë” e artit, e cila mund të jetë ndjenjë

e mirë, e keqe, e gëzimit, e ngazëllimit, e dëshpërimit apo e trishtimit, varësisht nga përmbajtja e

vlerës estetike.2 Estetika, si shkencë mbi të bukurën, mbi artistiken, si shkencë mbi ligjshmëritë e

trajtimit estetik, i ka kategoritë e veta, siç janë: e bukura, e shëmtuara, tragjikja, komikja, e larta,

e madhërishmja, simpatikja, simetrikja, asimetrikja, etj. Edukimi estetik, realizohet në mënyra të

ndryshme, kurse në këtë kontekst, flasim për edukimin estetik në shkollë, i cili realizohet përmes

lëndëve specifike mësimore, e veçanërisht përmes muzikes, e cila është objektivë e këtij

punnimi. Duke ua zhvilluar nxënësve ndjenjën për ta vërejtur, e për ta përjetuar të bukurën në

art, në natyrë e në jetë përgjithësisht, edukimi estetik, së bashku me fushat e tjera edukative

arsimore, intelektuale e morale, përbën një tërësi unike të edukimit, që ka për qëllim, formimin e

gjithanshëm të njeriut të ri, nxënësin. Edukimi estetik, përshkon tërësinë e personalitetit të

nxënësit dhe reflekton në të gjitha përformancat e tij shkollore e jetësore.Ai ndikon në raportin e

2 Berisha, E (2004). "Studime dhe veshtrime per muziken”: Prishtinë.

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-12-09 · dhe varësisht prej zhvillimit psiko-fizik të nxënësve, sepse e rëndësishme është të ceken mundësitë e fëmijëve

11

tij me artistiken, por edhe në raportin e tij me njerëz dhe me mënyrën e përgjithshme të jetesës së

tij.Pra, edukimi estetik, përveç ndikimit në zhvillimin emocional, ushtron ndikim edhe në

zhvillimin intelektual të njeriut e në këtë kontekst të nxënësit, duke ndikuar në thellimin e

njohjes së realitetit, në begatimin e përjetimeve, kështu që ndikon në plotësimin e personalitetit

të tij.3

1.4. EDUKIMI MUZIKOR NË KLASAT E FILLORES

Edukimi muzikor në klasat e fillores, bashkë me lëndët e tjera zë një vend kryesor si një

nga mjetet për edukimin estetik të nxënësve. Dihet që muzika ka një rol me rëndësi në jetën e

njeriut: ajo prodhon emocione, formon zërin, zhvillon shijen për harmoninë dhe dashurinë për të

bukurën. Praktika ka treguar që vogëlushëve ju pëlqen edukimi muzikor.Që në vitet e para të

fëmijërisë ata i tërheq muzika. Aty fëmija gjen mjetin për të jetuar një emocion. Duke folur për

një proces që zgjat e që fillon që në vitet e para, mund të themi se muzika i ndihmon fëmijët të

formojnë veshin muzikor, të edukojnë zërin, të kuptojnë mesazhin e veprave muzikore. Në fillim

të klasës së parë fëmijët që nuk arrijnë të kapin në mënyrë të saktë intonacionin dhe që nuk

arrijnë të këndojnë një pjesë, kanë vesh të dobët muzikor dhe ndonjëherë edhe diksionin e keq.

(Me termin diksion quajmë mënyrën e qartë te artikulimit të fjalëve gjatë të kënduarit.Pra, ne

rastin kur një nxënësi nuk i kujtohet teksti i poezisë të cilën është duke e kënduar, atëhere themi

se ai nuk ka diksion të mirë.)

Por nëse mësuesi këmbëngul dhe merret me zërin e tyre duke punuar me këndimin dhe

me ushtrimet e zhvillimit të zërit, nëse orët e mësimit janë të bëra me profesionalizëm, aq sa të

jenë tërheqëse për nxënësit, atëherë edhe rezultatet vijnë e bëhen më të mira. Nëse mësuesi ka

një lloj shqetësimi për zërin e fëmijës, nëse ora e muzikës nuk konsiderohet si e parëndësishme,

atëherë edhe nxënësit do guxojnë më shumë dhe kënga do hyjë në shpirtin dhe jetën e tyre.

Përvoja ka treguar se qasja e fëmijëve ndaj muzikës krijohet vetëm nëse i jepet rëndësia e

duhur.Tingulli është material muzikor i kuptueshëm nga çdo fëmijë.4

Një ndër kushtet më të rëndësishme për orën e edukimit muzikor është që mësuesi të ketë

një zë të bukurtë ngrohtë dhe shprehës.Kur mësuesi është i talentuar, kur ka një zë të spikatur,

3 Shamku, V & Hala, M.(2005) “Edukimi muzikor”. Tiranë:PEGI

4 Plakolli, Z. (2015).“Edukimi estetik i nxënësve dhe letërsia për fëmijë”.Prishtinë.

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-12-09 · dhe varësisht prej zhvillimit psiko-fizik të nxënësve, sepse e rëndësishme është të ceken mundësitë e fëmijëve

12

kur ju këndon nxënësve, ai bën të vibrojnë kordat më të imta të ndjeshmërisë së tyre. Ka ndodhur

që fëmijët kanë qenë aq shumë të befasuar nga mësuesi kur ju ka kënduar për herë të parë himnin

e vendit, sa fëmijët janë përlotur! Si rezultat i vëzhgimeve të kryera në breza të ndryshëm

nxënësish, është parë se edukimi muzikor nuk është dhe aq i thjeshtë.Në klasat e para dhe të dyta

nxënësit mësojnë me vesh.Ata edukohen përmes ushtrimeve muzikore dhe këngëve të thjeshta

dhe tërheqëse.Në këtë periudhë ata formojnë aftësitë për të njohur, riprodhuar pushimet mes

këngës dhe kohëzgjatjen e një pjese.Është vënë re se në nxënësit e klasava të para formohen

saktë përcaktimet muzikore që përbëjnë dhe bazën për formimin e kujtesës muzikore.Është

shumë e rëndësishme që nxënësit të kenë kujtesë muzikore të mirë, sepse kështu ata mund të

këndojnë në mënyrë të saktë.Sa i takon shkrimit të notave ato vijnë e bëhen pak më të vështira në

kuptimin që nxënësit, nisin të mësojnë elemente nga teoria e muzikës: notat, masat, vlerat etj.

Tani gjuha muzikore që fëmija ka mësuar në klasat paraardhëse, vjen e plotësohet me koncepte

të reja.Këngët që propozohen vijnë e bëhen më komplekse, me një linjë melodike më të vështirë

për t’u deshifruar.Mesazhet janë më të thella.Zakonisht janë shumë të mirë në teorinë e

muzikës.Ata rriten në sytë e të tjerëve në klasë duke treguar njohuri të gjera të teorisë muzikore.

Duke filluar periudha e notave, këta vogëlushë fitojnë më shumë besim te vetja. Ata përvetësojnë

njohuri nga teoria e muzikës duke treguar se, mund të plotësojnë mungësinë e aftësisë për të

kënduar, me njohuritë teorike.Praktika ka treguar se një objekt me rëndësi i edukimit muzikor në

klasat e para është ai i të formuarit të një repertori me këngë të bukura, të vërteta, kombëtare të

cilat t’u mbesin fëmijëve në mendje dhe ne zemër dhe të kenë edhe mundësinë t’i transmetojnë

më tej. Ky repertor duhet të përmbajë këngë të ndryshme nga të gjitha llojet e gjinive muzikore

sidomos nga këngët tradicionale të folklorit. Realiteti tregon se tani më shumë se kurdoherë

tjetër, ndjehet nevoja për një edukim të mirë me vlerat kombëtare duke i ruajtur fëmijët nga

ndikimet e gjithëfarë lloji. Mësuesi ka detyrimin t’ju ofrojë nxënësve modele këngësh kombëtare

që rrisin dashurinë për të bukurën.Edukimi muzikor është një nga mjetet që formon shijet

estetike tek nxënësit. Jeta jonë, e të gjithëve, duhet të zbukurohet përmes këngës! Nëse këngët që

jepen në shkollë zgjidhen me kujdes, duke ju përshtatur mundësive vokale të nxënësve dhe nëse

kanë vlera estetike dhe janë të pëlqyeshme, ato arrijnë në shpirtin e fëmijëve dhe ata i mësojnë

lehtë.Është e qartë se shija për muzikën formohet në shkollë në mënyrë progresive. Duhet të

shtojmë këtu se edhe emocionet artistike krijohen jo vetëm nëpërmjet interpretimit por edhe

përmes dëgjimit.

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-12-09 · dhe varësisht prej zhvillimit psiko-fizik të nxënësve, sepse e rëndësishme është të ceken mundësitë e fëmijëve

13

Të dëgjuarit e veprave muzikore nga kompozitorët vendas por jo vetëm, krijon tek

fëmijët përjetimet e ndjenjave të larta estetike. Në klasat I-II fëmijët pëlqejnë të dëgjojnë këngë

me ritëm, me tekste dhe mesazhe të thjeshta.Kur dëgjojnë këngë që flasin për fëmijërinë, i

përjetojnë me intensitet maksimal dhe mësojnë më lehtë tekstet e këngëve të dëgjuara. Nga fundi

i klasës së tretë fëmijët nisin të kenë aftësinë të dëgjojnë këngë të ndryshme: këngë për fëmijë,

opera simfonike, këngë nga foklkori. Por meqë këto janë më të vështira për t’u kuptuar nga

nxënësit, mësuesi duhet t’i ndihmojë duke ju dhënë shpjegime mbi përmbajtjen dhe formën e

veprave muzikore, mbi mjetet e realizimit të tyre.Në mënyrë të pakundërshtueshme edukimi

muzikor pasuron bagazhin e njohurive të përgjithshme që ka marrë në klasat e para. Duhet që

fëmijët të shkojnë drejt klasave më të larta me disa njohuri nga muzika: mbi gjinitë muzikore,

stilet muzikore, mbi mënyrën si ndahen pjesët dhe sipas përmbajtjes.5 Duhet të pranojmë se ka

dhe një element me rëndësi lidhur me procesin e të mësuarit dhe këto janë librat e muzikës.Në

disa klasa librat përdoren me vështirësi sepse janë ndërtuar keq, mësimet nuk kanë vazhdimësi,

ilustrohen me shembuj që nuk përshtaten dhe aq me temën etj.Përtej kësaj mësuesi profesionist,

ai që ka përvojë dhe dashuri për punën mund ta zëvendësojë shumë mirë librin kur nuk është i

përdorshëm dhe mund të gjejë edhe forma të tjera të shpjegimit.Sepse siç thotë Bethoveni

“Muzika është shkëndija që ndez zjarrin në shpirtin e njeriut”.

Posa ndizet kjo shkëndijë, ajo ka për ta ngrohur dhe ndriçuar fëmjën drejt deshfrimit të

muzikës pa kërkuar shumë ndihmë! Një tjetër element i vënë re në vitet e fundit është interesi në

rënie i nxënësve për folklorin.Këngët popullore nuk ju duken tërheqëse dhe ata përvetësojnë çdo

lloj muzike që ju vjen nga të gjitha anët.Këtu duhet të ndërhyjë mësuesi, që ka detyrimin të

formojë shijet e nxënësve për muzikën e mirë dhe autentike.Për këtë ai duhet të ofrojë modele të

mira dhe këngë tradicionale kombëtare.

1.5. SI NDIKON MUZIKA TEK FËMIJËT?

Në qoftë se fëmijëve do t’u jepej mundësia të zgjidhnin ndërmjet matematikës, gjuhës

shqipe dhe muzikës, me shumë mundësi ata do të zgjidhnin muzikën. Kjo ndoshta për shkak se

fëmijët insistojnë të zgjedhin gjërat më argëtuese në jetë, ato që i bëjnë të ndihen mirë dhe ato ku

gjejnë veten.Padyshim që muzika është njëra ndër to.Çdo prind e ka çuar një herë në mendje që

5 http://opusalb.com/sq/music-education-in-elementary-classes/

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-12-09 · dhe varësisht prej zhvillimit psiko-fizik të nxënësve, sepse e rëndësishme është të ceken mundësitë e fëmijëve

14

fëmija i tij të fillojë një kurs muzike, por deri më sot nuk e keni ditur se cilat janë benefitet që kjo

sjell.

• Muzika zhvillon aftësitë fizike të fëmijëve.

Ka shumë instrumente muzikore të cilët kanë nevojë për të gjithë trupin e fëmijës dhe jo vetëm

duart e tij. Për këtë nevojitet qafa, këmbët, duart dhe koka.Kur fëmijët luajnë në instrumente nuk

duhet të harroni që ai po ushtrohet fizikisht po ashtu, çka është diçka shumë e mirë për shëndetin

e fëmijës.

• Muzika kultivon tek fëmijët ndjenjën e punës në grup.

Kur fëmijët fillojnë një kurs muzike ata bëhen pjesë e një grupi shumë të madh nxënësish, ku

detyrohet të bashkëpunojnë me ta.Për të krijuar një melodi të gjithë duhet të kompozojnë

sëbashku, për kënduar në kor të gjithë duhet të përputhen me njëri-tjetrin.Pra me pak fjalë

gjithçka ka të bëjë me mirëkuptimin dhe bashkëpunimin ndërmjet tyre.Në këtë mënyrë fëmijët

bëhen më social dhe të komunikueshëm.

• Muzika është themelore në edukatën e fëmijës.

Kur keni vendosur të mësoni një instrument, nuk do të thotë të filloni të luani menjëherë me të,

por si fillim duhet t’ia nisni me disa rregulla themelore si, pozicionimi i duarve, këmbëve,

mbajtja e instrumentit etj. Në një kurs muzike fëmijët mësojnë si të tregohen të duruar dhe të

respektueshëm.Ata janë të detyruar që të presin rradhën e tyre për të demostruar një melodi dhe

duke e bërë këtë kanë shfaqur respekt gjithashtu.

• Muzika rrit vetbesimin e fëmijës.

Kur fëmijët bëhen pjesë e një kursi muzike janë të hapur për të pritur kritika dhe për të kritikuar

po ashtu. Aty fëmijët mësojnë që jo çdokush është përfekt dhe se gjithkund ka vend për të

përmirësuar. Kjo gjë e rrit shumë vetbesimin e fëmijëve.

• Muzika i përball fëmijët me kultura të ndyshme

Kur fëmijët luajnë instrumente të ndryshëm ata insistojnë të dinë më shumë rreth tyre si,

historinë apo prejardhjen. Kjo gjë e përball atë me kultura të vendeve të ndryshme dhe e bën atë

një njeri më të mirë.

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-12-09 · dhe varësisht prej zhvillimit psiko-fizik të nxënësve, sepse e rëndësishme është të ceken mundësitë e fëmijëve

15

KAPITULLI II

2. METODIKA E MËSIMIT TË KËNGËS SE NXËNËSIT”

2.1. METODIKA DHE MËSIMDHËNIA

Në “Fjalorin e edukimit” mësimdhënia përkufizohet si akti i të dhënit mësim në një

institucion arsimor; është veprimtaria dhe drejtimi i procesit mësimor nga mësuesi. Mësimdhënia

gjithnjë është një proces i qëllimshëm, ku duhet të realizohen objektivat e caktuar.Si çdo

veprimtari e qëllimshme, mësimdhënia nuk ndodh rastësisht, është një proces i planifikuar, që

kushtëzon realizimin e efektshëm të këtij procesi.

Mësimdhënia është:

a) transmetimi i njohurive nga mësuesi te nxënësi, që shoqërohet me pyetjen “Çfarë?”- çfarë do

t’i mësoj atij;

b) organizimi dhe drejtimi i punës së nxënësit, që shoqërohet me pyetjen “Si?” dhe

c) lehtësimi i mësimnxënies (Çfarë do të mësojë dhe si do ta mësojë nxënësi?).6

Përdorimi i rrugëve dhe metodologjive për të forcuar njohuritë muzikore është shumë i

rëndësishëm. Cilado qoftë rruga e ndjekur për mësimdhënie, ajo duhet:

- të edukojë kënaqësinë e të bërit të muzikës,

- të zhvillojë aftësitë për të kuptuar muzikën dhe për të mbajtur qëndrim ndaj saj,

- të zhvillojë aftësitë krijuese të çdo nxënësi.

Procesi metodik fut dy qasje kryesore (të cilat mund të kombinohen): që nga njohja me

kontekstin drejt futjes në shembullin muzikor dhe njohjes së lidhjes me kontekstin në kuptimin e

të shprehurit të tij specifik muzikor ose përmes vetë shembullit muzikor (i cili edhe mund të

tregohet me incizimin muzikor ose direkt) ka konteksti.

6 Grillo, K. (2002). “Fjalor edukimi” (Psikologji-Sociologji-Pedagogji), “DITA 2000”, Tiranë.

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-12-09 · dhe varësisht prej zhvillimit psiko-fizik të nxënësve, sepse e rëndësishme është të ceken mundësitë e fëmijëve

16

2.2. PROCESI METODIK I MËSIMIT TË KËNGËS

Hapi i parë gjatë ushtrimit metodik të këngës është krijimi i atmosferës në klasë, duke

bërë bisedë hyrëse të përshtatshme lidhur me këngën, duke dhënë informata të duhura për

autorët e saj , poetin dhe kompozitorin. Nxënësit duhet ta përjetojnë tërë bukurinë e këngës me

të gjitha nuancat gjuhësore e muzikore, që të arrihet ngjallja e interesit te ata, që t’ju zgjohet

kërshëria për këngën e re. Kjo mund të arrihet jo vetëm kur ajo i ka të gjitha ato veti artistike, por

nëse edhe paraqitja e parë e këngës bëhet në mënyrë artistike nga ana e mësimdhënësit.

Kjo s’do të thotë se mësimdhënësi duhet të jetë këngëtar profesionist, por ai duhet t’i njohë

kërkesat elementare të kënduarit të bukur dhe të drejtë. Duke kënduar

mësimdhënësi, me artikulim të mirë, sidomos me shqiptimin e drejtë të vokaleve,

frymëmarrje të drejtë, qëndrim dhe mimikë të duhur ai e bënë më interesante

brendinë muzikore dhe gjuhësore të saj. Mësimdhënësi e këndon këngën disa herë sipas rastit, e

kur të jetë i bindur se nxënësit janë të gatshëm për t’ia filluar punës nis procesi i analizës së saj.

Tërësia gjuhësore muzikore zbërthehet tani në pjesë përbërëse.

Përpunimi i tekstit kushtëzon edhe përpunimin e ritmit të këngës. Kjo ngjan kështu: së

pari bëhet ligjërimi normal i vargut, e pastaj të gjatësisë së rrokjeve, varësisht nga organizimi

meloritmik i tekstit. Kur të jetë mësuar mirë kështu veprojmë deri në vargun e fundit të strofës

së parë. Kur të jetë mësuar mirë kalojmë në strofat tjera. Ndërsa, në klasat ku është përvetësuar

shkrimi dhe leximi strofat e tjera mbesin t’i mësojnë nxënësit vetë.

Të ushtruarit të ritmit të këngës duhet shoqëruar me lëvizje të ndryshme ritmike të trupit,

duartrokitjeve, marshim në vend ose duke ekzekutuar në ndonjë instrument me goditje. Këto

lëvizje kanë rëndësi sidomos në fazën e edukimit muzikor para shkrim – leximit muzikor, sepse

anticipojnë lëvizjet në masat e ndryshme. Jorgensen (2008, p. 141) argumenton, “pasi që të

kënduarit është një aktivitet fizik, ajo mundëson muzikantët të përjetojnë muzikë trupore pa

ndërhyrjen apo domosdoshmërinë e instrumenteve të tjera”.7

Pjesa melodike rekomandohet që të ndahet në fraza të logjikshme për t’u lehtësuar

mësimi i melodisë. Frazat e mësuara më parë lidhen me frazën e ardhshme e kështu dalëngadalë

krijohet tërësia e plotë melodike. Motivet më të vështira melodike dhe ritmike mund të

7 http://iipccl.org/wp-content/uploads/2017/03/Vol-

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-12-09 · dhe varësisht prej zhvillimit psiko-fizik të nxënësve, sepse e rëndësishme është të ceken mundësitë e fëmijëve

17

ushtrohen veçmas e pastaj brenda tërësisë. Në praktikë vërejmë se këto motive të vështira

përvetësohen mjaftë lehtë kur ato punohen të ndara e pastaj bashkohen. Gjatë përvetësimit të

tekstit, ritmit dhe melodisë mësimdhënësi me këmbëngulje do të kërkojë zbatimin e të gjitha

kërkesave të të kënduarit bukur dhe drejt, sepse vetëm ashtu do të arrihet interpretimi artistik i

këngës. Mësimdhënësi mund të përdorë disa teknika, forma dhe mënyra për të arritur

interpretimin e këngës:

1. Përdorimi i instrumenteve të ndryshme që ta shoqëroj këngën.

2. Këndimi i nxënësve në mënyrë individuale, duet, trio, në grup.

3. Këndimi në grupe të vogla në forma të pyetjes dhe përgjigjjes.

4. Këndimi vetëm me përcjellje ritmike.

5. Këndimi duke i aktivizuar të gjithë nxënësit (si formë kori).

Gjatë interpretimit të këngës duhet që mësimdhënësi të jetë aktiv duke i drejtuar me kohë

nxënësit të fillojnë së bashku në të njejtën kohë, të jenë në tempo të njejtë, të këndohet me

dinamikën e kërkuar, t’i kushtohet kujdes në frymëmarrje, në qëndrim të drejtë të trupit, në

artikulimin e drejtë, në saktësinë ritmike, në saktësinë intonative, të korrigjohen gabimet

eventuale që mund të dalin gjatë përpunimit të këngës. Para se kënga t’i paraqitet nxënësve duhet

të kontrollohet në mënyrë të detajuar:

1. Çdo këngë që e tejkalon lartësitë e tingujve të ambitusit të fëmijëve nuk duhet të përzgjidhet,

sepse tek fëmijët krijon pasiguri dhe vetbesim të ultë.

2. Teksti duhet të jetë i përshtatshëm për moshën e fëmijëve.

3. Melodia nuk duhet të jetë e vështirë për t’u mbajtur në mend.

4. Ritmi duhet të jetë i thjeshtë.

Kënga fillimisht mund të mësohet vetëm me rrokje neutrale: la, ta, e pastaj kur të

njoftohen me zhvillimin e melodisë fëmijëve t’u tregohet edhe teksti i këngës. Teksti duhet të

ndahet në rrokje, sipas melodisë së caktuar të këngës.Kënga nuk mund të përvetësohet e tëra për

një orë mësimore, sepse ajo duhet të punohet dhe të përpunohen në më shumë orë mësimore.Ky

përpunim duhet të jetë i natyrshëm ku nxënësit të kenë kohën e caktuar për përjetimin dhe

përvetësimin e saj në mënyrë artistike. Talentët e dalluar pastaj munden që me rekomandimin e

mësimdhënësit të drejtohen në shkolla profesionale të muzikës, që aftësitë e lindura t’i zhvillojnë

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-12-09 · dhe varësisht prej zhvillimit psiko-fizik të nxënësve, sepse e rëndësishme është të ceken mundësitë e fëmijëve

18

në institucione përkatëse. Zhvillimi i tyre i mëtutjeshëm medoemos i takon një rangu tjetër të

shkollimit, ku ata të cilët kanë ineteresim, dashuri, vullnet dhe i plotësojnë

kërkesat muzikore, të vazhdojnë shkollimin e tyre profesional në shkollat profesionale muzikore.

Deni Didro thotë: “Sa e sa talenti, mjerisht, ka vdekur pa pasur rastin që të tregonte se kush ka

qenë”. Ndërsa artisti e regjisori i mirënjohur shqiptar, Pirro Mani, thekson: “Talenti është si

prushi që rri poshtë hirit të vatrës. Duhet ta fshish, ta pastrosh që të shkëlqej si një margaritar i

madh”.Përmes organizimit të prirur në zhvillimin e kompetencave, kënga mundëson krijimin e

artistëve të së ardhmës.

2.3. TEKNIKAT DHE STRATEGJITË PËR MËSIM TË SUKSESSHËM

MUZIKOR

Ka teknika dhe strategji që mund t'i përdorim të nandihmojnë që nxënësit të gjejnë

dëshirën e tyre për të mësuar dhe për të rritur aftësinë e tyre për të kuptuar mësimet tona

muzikore.

1. Qëndrimi i juaj pozitiv.

2. Angazhimit praktik.

3. Teknologjia është shoku më i mirë i mësuesit të shekullit njëzet e një.

5. Jini të vetëdijshëm për nivelet e ndryshme të aftësive të nxënësve tuaj.

6. Kreativiteti është një mjet i fuqishëm mësimor.

7. Mësimdhënia përmes lojërave është më shumë argëtuese!

• Qëndrimi i juaj pozitiv - Le të tregojë qëndrimi juaj pozitiv dhe ndjenjat e gëzuara. Nxënësit tuaj

do të marrin me disponim dhe do të mësojnë edhe më shumë se zakonisht. Planifikimi i

kujdesshëm do të thotë që ju mund të zhvilloni një qëndrim pozitiv ndaj karrierës tuaj mësimore.

Kjo do të kalojë automatikisht tek nxënësit në klasë. Muzika mësohet më së miri duke bërë, jo

duke lexuar dhe shkruar. Bëni mësimet tuaja aktive dhe shtoni disa energji për ta! Edhe nëse po i

mësoni teorinë e muzikës, ka mënyra për të përfshirë aktivitete praktike. Zhurmat e ritmeve dhe

të kënduarit janë mënyra të thjeshta për të lëvizur pa ndonjë pajisje specialistike të nevojshme.

Kombinimi i dëgjimit me bërjen e muzikës është një mënyrë e shkëlqyer për të bërë lidhjen

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-12-09 · dhe varësisht prej zhvillimit psiko-fizik të nxënësve, sepse e rëndësishme është të ceken mundësitë e fëmijëve

19

midis proceseve të të mësuarit. Përdorimi i trupit tuaj për të luajtur një instrument mund ta bëjë

mësimin shumë më të lehtë sa akti fizik i veprimit i ndihmon nxënësit tuaj të kryejnë mësimin në

kujtesë.

“Mos harroni se edhe në shkollë, për të mësuar muzikë, duhet të luani muzikë, jo vetëm të flisni

për këtë.”

• Angazhimit praktik - Teknologjitë e reja po e bëjnë më të lehtë për ne të lexojmë dhe të

mësojmë në hov të shkurtër. Po bëhet gjithnjë e më e vështirë për të rinjtë që të përqëndrohen në

një temë ose detyrë për një periudhë të gjatë kohore. Fitoni mësimet tuaja në nivelet e

përqendrimit të nxënësve tuaj. Mos e ndërto çdo mësim rreth një detyre të gjatë. Thyejnë atë në

aktivitete të shkurtra që zgjasin 5 deri në 15 minuta në varësi të grupmoshës së nxënësve tuaj.

Mësimdhënia e muzikës mund të bëhet përmes këngëve, duke luajtur instrumente dhe duke

dëgjuar muzikë. Shkrimi i tekstit ose kompozimi i pjesëve, dhe të mësuarit rreth muzikantëve

dhe kompozitorëve janë mënyra të tjera të mrekullueshme për të mësuar. Ju duhet të përzieni

aktivitetet duke përfshirë : të dëgjuarit, duke luajtur instrumente, lexim, shkrim, kompozimin.

Secili sjell një ndjenjë të ndryshme në klasën tuaj, që do të thotë nxënësit kanë më pak gjasa të

mërziten. Brenda çdo teme të gjerë, planifikoni të përfshini një shumëllojshmëri të detyrave dhe

aktiviteteve të shkurtra. Mbani një atmosferë aktive në klasë. Përputhni shpejtësinë e secilës

detyrë me grupmoshën e nxënësve tuaj, ose për çdo nxënës individual aty ku është e mundur.

Angazhoni nxënësittuaj menjëherë duke u mësuar atyre këngët ose zhanret e tyre të preferuara.

Të gjitha llojet e muzikës mund të jenë burime të vlefshme për mësimdhënie dhe mësim.

Teknologjia është shoku më i mirë i mësuesit i shekullit tënjëzete një- Muzika është lënda e

përsosur për përdorimin e teknologjisë së re në klasë, dhe përdorimi i zgjuar i teknologjisë

mund ta bëjë mësimin tuaj shumë më efektiv. Përdorni aplikacionet dhe YouTube ose faqet e

tjera të videos. Ndonjëherë shikimi i një videoje mund të bëjë një mësim më të paharrueshëm

sesa të dëgjosh të njëjtën pjesë muzike pa një video. Shfaqja e videove është një mënyrë e

shkëlqyer për t'u mësuar nxënësve tuaj se si luhen instrumentet. Është gjithashtu një mënyrë

e mirë për të parë shfaqjet e artistëve të famshëm. Nxitni nxënësit të instalojnë aplikacione

muzikore në telefonat e tyre. Ka aplikacione të mira për çdo aspekt të edukimit muzikor.

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-12-09 · dhe varësisht prej zhvillimit psiko-fizik të nxënësve, sepse e rëndësishme është të ceken mundësitë e fëmijëve

20

• Jini të vetëdijshëm për nivelet e ndryshme të aftësive të nxënësve tuaj- Nxënësit e ndryshëm

kanë nivele të ndryshme të aftësive dhe nevojave të ndryshme. Sigurohuni që detyrat që

vendosni janë të përshtatshme për secilin nxënës. Në mënyrë ideale, një detyrë duhet të jetë e

kuptueshme për nxënësin, jo shumë e vështirë, por jo shumë e thjeshtë. Që nga fillimi, nxënësit

tuaj duhet të ndihen se do të jenë në gjendje ta përfundojnë detyrën. Një detyrë që duket shumë

sfiduese që nga fillimi mund t'i bëjë nxënësit të heqin dorë dhe të mos përpiqen më mirë.

Bëni një detyrë argëtuese duke u dhënë nxënësve mjete për sukses dhe duke inkurajuar

bashkëpunimin.

• Kreativiteti është një mjet i fuqishëm mësimor- Sapo nxënësit të fillojnë të gëzojnë përmbushjen

e detyrave, është mirë që të futen në projekte krijuese. Jepu atyre një detyrë pa përgjigje të

gabuar, siç është një projekt përbërës. Ndoshta ata kanë mësuar rreth një pjese të veçantë ose stili

të muzikës. Faza e ardhshme e mësimit është t'u japë atyre detyrën për të kompozuar një pjesë në

të njëjtin stil. Përkushtimi i kohës në projekte kreative si kjo është shumë e rëndësishme kur

mësojmë muzikë për fëmijët. Muzika nuk është thjesht teorike por praktike. Mënyra më e mirë

për studentët tuaj për të mësuar muzikë është të zhytemi në të sa më shumë që të jetë e mundur.

Mësimi i një gjuhe të huaj është më efektive përmes vizitës në vend. Pra, gjuha e muzikës

mësohet më së miri nëpërmjet zhytjes maksimale. Bëni klasën tuaj të muzikës vendin për të

mësuar këtë gjuhë krijuese. Mësimdhënia e fëmijëve për të qenë krijues u jep atyre një aftësi që

shkon përtej klasës së muzikës. Kjo është për shkak se kreativiteti vlerësohet shumë nga

punëdhënësit. Për më tepër, duke i dhënë fëmijëve një hapësirë të sigurt për të qenë krijues,

gjithashtu mund të ndihmojnë me çështjet e sjelljes. Përfshirja e kreativitetit në mësimet tuaja

kombinon mirë me metodat bashkëpunuese të mësimit.

• Mësimdhënia përmes lojërave është më shumë argëtuese- Bëni një plan afatgjatë mësimi që

përfshin lojëra. Ndani nxënësit tuaj në grupe dhe jepni disa pikë në çdo mësim. Në varësi të

klasës dhe projekteve të tyre, ju mund të jepni një pikë për nxënësin më të mirë në çdo mësim. Ju

mund të jepni pikë për përgjigje të sakta dhe madje edhe për një qëndrim pozitiv. Të jesh në

gjendje të garosh në një mënyrë të shëndetshme dhe të gëzuar është një aftësi e vlefshme për

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-12-09 · dhe varësisht prej zhvillimit psiko-fizik të nxënësve, sepse e rëndësishme është të ceken mundësitë e fëmijëve

21

nxënësit. Ai kombinon mirë aktivitetet bashkëpunuese. Por, është e rëndësishme të siguroheni

që asnjë nxënës nuk ndjehet i lënë jashtë kur përdorni një lojë si pjesë të mësimit tuaj.

Nuk ka pasur kurrë një kohë më të mirë për të shtuar në stokun tuaj të metodave, ideve dhe

strategjive të mësimdhënies.Megjithatë, duhet të ndani idetë tuaja me mësuesit e tjerë duke marrë

pjesë në forumet e mësuesve të muzikës dhe duke kontrolluar faqen e internetit çdo ditë.Ju mund

të bëheni kontribues dhe t'u jepni edukatorëve të tjerë qasje në strategjitë dhe teknikat tuaja të

testuar.Edukimi i muzikës mund të përmirësohet vetëm nëse mësojmë nga njëri-tjetri.

2.4. METODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES BAZUAR NË

KOMPETENCAT E LËNDËS SË MUZIKËS

Përdorimi i metodologjive efikase në procesin e të nxënit të muzikës është kusht për

rritjen e cilësisë së arritjeve nga ana e nxënësve, duke i dhënë secilit /ës mundësinë të shfaqë dhe

të zhvillojë potencialin muzikor-artistik që zotëron brenda vetes. Organizimi i mirë i procesit të

mësimit të muzikës, do të thotë që nxënësit/et vendosen në situata konkrete krijuese, ku ata/ato

përjetojnë dhe provojnë vetë gjatë proceseve muzikore. Kjo arrihet vetëm nëpërmjet motivimit

dhe përkundrejt zhvillimit të kompetencave të caktuara si dhe tematikave përkatëse

mësimore.Mësimdhënia e muzikës, për nga vetë natyra, nënkupton një veprimtari krijuese,

shprehëse, emocionale.Çdo përmbajtje dhe veprimtari mësimore muzikore është e pëlqyeshme

dhe krijon emocione, kur nxënësit/et qasen drejt saj në mënyrë të vetëdijshme, çka u mundëson

atyre shprehjen e potencialit intelektual/krijues dhe artistik në shumë aspekte.Mësimdhënia e

muzikës, synon gjithëpërfshirjen dhe bazohet në mësimdhënien dhe në nxënien bazuar në

kompetenca; në mësimdhënien me në qendër nxënësin dhe në mësimdhënien e nxënien e

integruar. Nxënësit/et e një klase janë të ndryshëm, për sa i përket mënyrës se si ata/ato nxënë:

individualisht, në grup, nën udhëheqjen e mësuesit/es, të pavarur/a, me anë të mjeteve konkrete

etj.

Planifikimi dhe përzgjedhja e metodave të mësimdhënies në mësimin e muzikës mban parasysh:

• kompetencat kryesore të të nxënit në muzikë;

• vazhdimin e formimit dhe forcimin e aftësive dhe të shprehive muzikore;

• rëndësinë e zbatimeve krijuese/interpretuese/vlerësuese muzikore (brenda dhe jashtë klasës), të

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-12-09 · dhe varësisht prej zhvillimit psiko-fizik të nxënësve, sepse e rëndësishme është të ceken mundësitë e fëmijëve

22

cilat lidhin konceptet muzikore me situata të jetës reale;

• rëndësinë e përdorimit të mjeteve muzikore konkrete didaktike dhe ato të teknologjisë CD,

DVD, kompjuter, magnetofon;

• nevojën e individit për të nxënë gjatë gjithë jetës;

• rëndësinë e qëndrimit pozitiv ndaj lëndës së muzikës dhe vlerësimit të përdorimit të

gjithanshëm të saj;

• nxitjen e bashkëveprimit mësues/e-nxënës/e që në procesin mësimor mësues/ ja dhe nxënësi/ja

të jenë plotësues/e të njëri-tjetrit.

Konceptet e përgjithshme janë të organizuara në katër dimensione themelore. Ato janë:

- Krijimtaria dhe performanca artistike

- Gjuha dhe komunikimi artistik

- Relacioni art – shoqëri

- Çmuarja dhe vlerësimi estetiko-artisitik

Krijimtaria dhe performanca artistike - ka të bëjë me veprimtaritë artistike përmes të të

cilave nxënësit inkurajohen të krijojnë ose/dhe performojnë(marrin pjesë) në aktivitete artistike

individualisht ose në grup, sipas prirjeve, dispozitave dhe interesave të tyre. Konceptet kryesore

në këtë dimension janë vetë veprimtaritë artistike si: kënga, loja, punimi (vepra artistike),

vallja,vallëzimi, shfaqja, koncerti, ekspozita, performanca etj.

Gjuha dhe komunikimi artistik - gjuha artistike ka mjetet (elementet) e ndryshme

shprehëse (tingujt, vijat, ngjyrat, ritmet, meloditë, harmonitë etj.) dhe rregullat/parimet me te

cilat nxënësit mësojnë t’i njohin, kuptojnë dhe të zbatojnë ato për komunikim artistik në mënyra

dhe nivele të ndryshme. Elementet (mjetet) shprehëse artistike që përfshijnë: fjalët, tingujt,

ngjyrat, vijat, format, ritmet, lëvizjet, meloditë, harmonitë, kontrastet, etj., të cilat përdoren nga

artet e ndryshme, janë koncepte të veçanta nga të cilat do të rrjedhin tema e njësi mësimore në

klasat përkatëse. Me qëllim të komunikimit artistik, në lloje, zhanre e stile të ndryshme artistike

nxënësit njohin edhe teknikat e procedurat e ndryshme të përdorimit të mjeteve shprehëse

artistike (P.sh. këndimi me imitim, këndimi me nota, improvizimi i ritmit ose melodisë etj., kurse

në arte pamore, psh. vizatimi, pikturimi (ngjyrosja), modelimi, kolazhi, mozaiku, etj., janë disa

nga teknikat e ndryshme të përshtatshme për nxënësit e klasës përgatitore dhe arsimit fllor.

Relacioni art - shoqëri – ka të bëjë me qëndrimet dhe vlerat që zhvillohen duke trajtuar artin në

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-12-09 · dhe varësisht prej zhvillimit psiko-fizik të nxënësve, sepse e rëndësishme është të ceken mundësitë e fëmijëve

23

kontekste të ndryshme shoqërore (lokal, regjional, kombëtar, global etj.). Nxënësit vërejnë dhe

përjetojnë vepra artistike nga: gjini, zhanre dhe stile të ndryshme artistike. Njohin dhe vlerësojnë

e çmojnë ngjarje e institucione artistike në kontekste të ndryshme shoqërore (lokale, regjionale,

kombëtare, globale etj.). Në kuadër të temave e njësive mësimore nxënësit njohin edhe ndonjë

krijues, interpret të shquar e zhvillime artistike kryesore që kanë lënë gjurmë në shoqëri,

gjithmonë në përputhje me mundësitë përjetuese dhe moshës së nxënësve. Këto koncepte

ndihmojnë mësimdhënësit të trajtojnë tema dhe njësi mësimore të veçanta edhe në këtë

dimension, kryesisht të shfaqura përmes vlerave dhe qëndrimeve.

Çmuarja dhe vlerësimi estetiko- artistik ka të bëjë me një proces të vazhdueshëm në

mësimin artistik që përfshin çdo temë, njësi e orë mësimore dhe përmes së cilit synojmë t’i

aftësojmë nxënësit që të përdorin konceptet e mësuara për të gjykuar dhe vlerësuar krijimin dhe

performimin artistik vetanak dhe të të tjerëve.Edhe këtu kemi të bëjmë me zhvillim të vlerave

dhe qëndrimeve.

2.5. OBJEKTI I METODIKES SË MËSIMIT TË MUZIKËS

Në teorinë dhe praktikën e punës mësimore, çështja e metodave është një nga problemet

me rëndësi të veçantë. Fjala “metodë” rrjedh nga gjuha greke (methodos), që do të thotë rrugë

ose mënyrë me të cilat udhëhiqemi me rastin e realizimit të detyrave dhe veprimeve të punës. Në

punën mësimore, përdorimi i metodave shpie në realizimin e qëllimeve dhe detyrave edukative

dhe arsimore.Metodat mësimore janë procese të veprimeve të përbashkëta të mësuesit dhe të

nxënësve në mësim.

Metodat mësimore janë struktura të përmbajtjes didaktike, të organizuara dhe të

planifikuara drejt organizimit të zhvillimit të procesit mësimor në përvetësimin e diturive,

shkathtësive dhe shprehive të reja, si dhe të përsëritjes dhe përforcimit të tyre.

Përdorimi i drejtë i metodave mësimore ndikon edhe në formimin e personalitetit të

nxënësve, duke i aftësuar dhe përgatitur ata për jetë dhe punë, sidomos për vetëarsimim dhe

vetëmësim.

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-12-09 · dhe varësisht prej zhvillimit psiko-fizik të nxënësve, sepse e rëndësishme është të ceken mundësitë e fëmijëve

24

Definicioni i metodës mësimore:

“Metoda mësimore është mënyrë, mjet dhe formë e veprimit në punën mësimore me anë

të ligjërimit dhe të përvetësimit të diturive, shprehive dhe shkathtësive, ku realizohet drejt dhe

përpunohet materiali edukativo-arsimor dhe në atë përpunim bëhet përshtatja psikologjike dhe

ideologjike e materialit sipas mjedisit të caktuar shkollor, që mundëson zhvillimin e

personalitetit shoqëror të nxënësit dhe të të gjitha aftësive të tij”.

Krahas pranisë gjithnjë e më intensive të artit muzikor në jetën e njeriut bashkëkohor,

rritet rëndësia dhe interesi për edukimin muzikor. Për këtë arsye duhet t’i kushtohet kujdes

metodikes së edukimit dhe arsimimit muzikor, me qellim që në mënyrësa me racionale dhe

efikase, me forma dhe procedura metodike që plotësisht përshtaten me metodat bashkëkohore

muzikore – didaktike, të ngrihet niveli i arsimimit dhe edukimit muzikor.8 Objektin kërkimor të

metodikes së mësimit të muzikës e përbëjnë dukuritë, proceset dhe çështjet që i përkasin

edukimit muzikor, përkatësisht mësimit të muzikës.9 Duke kërkuar, vërejtur dhe shpjeguar një

numër të madh çështjesh dhe fenomenesh, kjo medotike krijon specifiken si disipline shkencore.

Nga vetë objekti i metodikes së edukimit dhe të arsimimit të përgjithshëm muzikor dalin më afër

objektivat studiuese qe i referohen.Metodika e mësimdhënies se përgjithshme muzikore aftëson

studentët – mësimdhënësit e rinj,si nga ana teorike ashtu edhe praktike, që të realizojnë me

sukses në mënyrësa më kreative, efikase dhe racionale edukimin e përgjithshëm muzikor.

Në këtë aspekt objekti i metodikes merret me trajtimin e procesit edukativo-arsimor

nëpërmjet të cilit nxënësit i zhvillojnë dispozitat e tyre muzikore në mënyrësa më optimale,

fitojnë shkathtësi, shprehi dhe dituri muzikore në udhëheqjen profesionale pedagogjike.Metodika

e edukimit dhe arsimimit muzikor trajton edhe pjesëmarrjen e nxënësve në kuadër të

asociacioneve të ndryshme kulturore, ku ata mund të inkuadrohen në asamble korale,

instrumentale, në klube të muzikë dashësve,duke marrë pjesë në koncerte,shfaqje muzikore dhe

veprimtari të tjera në mënyrë të organizuar.

8 https://masht.rks-gov.net/uploads/2017/03/kurrikula-berthame-1-finale-2.pdf

9 Spahiu, S.(2008). “Metodika e mësimit të muzikes”: Prishtinë.

Page 25: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-12-09 · dhe varësisht prej zhvillimit psiko-fizik të nxënësve, sepse e rëndësishme është të ceken mundësitë e fëmijëve

25

2.6. PERSONALITETI I MËSIMDHËNSIT TË EDUKIMIT DHE

ARSIMIMIT MUZIKOR

Të jesh mësimdhënës është privilegj.Është privilegj të ndihmosh gjeneratat e reja të

pajisen me njohuri dhe shkathtësi të nëvojshme për t’u përballur me kërkesat e të sotmes dhe me

sfidat e të ardhmes.10

Por, njëkohësisht ky është edhe obligim. Për të qenë në nivel të detyrës,

mësimdhënësit duhet të kujdesen në mënyrë të vazhdueshme për zhvillimin profesional të tyre,

në mënyrë që të informohen me risitë në sferën e arsimit dhe zbatimin e tyre në procesin

mësimor.Roli i mësuesit në krijimin e “njohurive të përgjithshme” në klasë është me interes të

veçantë.Njohuritë e përgjithshme krijohen nga përdorimi prej mësuesit i kurrikulës dhe

përmbajtjes së njohurive pedagogjike për të ndihmuar nxënësit të artikulojnë e vlerësojnë

njohuritë e tyre individuale në një rrugë ndërvepruese.11

• Por cili është personaliteti i mësuesit të muzikës?

Një mësues i muzikës duhet të jetë optimist, me prirje muzikore dhe i gatshëm të këndojë

gjatë gjithë ditës dhe çdo ditë. Normalisht, mësuesit e muzikës duhet të jenë në gjendje të luajnë

instrumente bazë dhe të lexojnë muzikën. Një mësues i muzikës duhet gjithashtu të jetë dikush

që mund të trajtojë një zhurmë të madhe nga fëmijët, instrumentet dhe këndimin çdo ditë. Një

mësues i muzikës është i fortë në organizimin e një numri të madh fëmijësh për të mësuar

harmoni, këngë, etj.Një mësues i muzikës duhet të jetë i gatshëm të eksplorojë një gamë të gjerë

muzike me nxënës të të gjitha moshave.Mësuesit e muzikës duhet të tregojnë aftësi, njohuri,

durim dhe kreativitet të konsiderueshëm; ata inkurajojnë vlerësimin e muzikës si dhe udhëzojnë

studentët në aspektet teknike të muzikës dhe performancës.

10 Berisha, E (2004). "Studime dhe veshtrime per muziken”: Prishtinë.

11 Edwards, D. and Mercer, N. (1987). Common knowledge: the development of understanding in the classroom

London: Methuen.

Page 26: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-12-09 · dhe varësisht prej zhvillimit psiko-fizik të nxënësve, sepse e rëndësishme është të ceken mundësitë e fëmijëve

26

KAPITULLI III

3. LOJA DHE KËNGA

3.1. MËSIMI PËRMES MUZIKËS

Muzika është komunikimi. Mësimdhënia përmes muzikës është frymëzuese dhe

edukative. Sjellja e një programi muzikor në klasë krijon një mjedis mësimor që frymëzon

nxënësit duke shtuar dimensione të reja dhe një kuptim më të thellë në mësim.

Platoni tha: " Muzika i jep një shpirt universit, krahët e mendjes, fluturimi për imagjinatën dhe

jetën për gjithçka ". Asnjë shkallë muzike apo talent i veçantë nuk është i nevojshëm - vetëm pak

përpjekje.Fëmijët e duan muzikën. Si mësues është e rëndësishme të kuptohet se është një

mënyrë e mrekullueshme për të kuptuar vëmendjen e klasës. Luaj disa këngë dhe studentët kanë

më shumë gjasa që të jenë të interesuar.

Muzika është tregim. Luaj një copë muzike që tregon një histori. Prezantoni personazhet

në tregim dhe dëgjoni fragmentet (motivet e karakterit) të rezultatit muzikor pa rrëfim. Nxënësit

duhet të pranojnë se çdo karakter është portretizuar nga një instrument tjetër dhe një motiv tjetër

melodik. I bëni studentët të zhvillojnë një lëvizje për të shoqëruar çdo motiv melodik. Dëgjoni

një pjesë të muzikës. Merrni nxënësit që të kryejnë lëvizje për të sinjalizuar se dëgjuan çdo

karakter të saktë.Është e zakonshme që një mësues të luajë një këngë disa herë, por pastaj nuk e

di se çfarë tjetër duhet të bëjë. Çelësi është që të shtrydh të gjitha potencialet nga këngët për të

maksimizuar ndikimin e tyre në të mësuarit.Ka fjalë për fjalë qindra ide krijuese që mund të

ndihmojnë një mësues të inkorporojë muzikën për të krijuar një atmosferë emocionuese mësimi

në klasë.Nxënësit mund të diskutojnë muzikën në grupe dhe madje të veprojnë nga skena.12

Është vërtetuar se arti ështe thelbesor për procesin e të mësuarit dhe ka mënyra të

panumërt të krijimit të muzikës.Nje mësues që përdor muzikë, do të duhet qasje në një pajisje

regjistrimi: Formatet e pranueshme për regjistrim përfshijnë: Ngarkimin e një videoje në

YouTube, Kasetë audio; CD; DVD, etj. (Çdo metodë që mund të arrihet nga instruktori juaj).

12

https://www.teacher.org/career/music-teacher/

Page 27: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-12-09 · dhe varësisht prej zhvillimit psiko-fizik të nxënësve, sepse e rëndësishme është të ceken mundësitë e fëmijëve

27

Ju gjithashtu do të duhen artikuj të ndryshëm dhe të ndryshëm si kanaçe, shkopinj, shirita

gome, kuti këpucësh, etj, për të bërë instrumente të ritmit të bërë në shtëpi.13

Mësoni të mësoni se si t'i bëni instrumentet muzikore nga materialet e përditshme.

Një kurs i zhvillimit profesional mund t'u tregojë mësuesve se si të krijojnë listat e tyre të lojës

dhe të përdorin reklama, pamore dhe instrumente. Ka dhjetëra mënyra për të kënduar një këngë

ndryshe çdo herë dhe mësuesit mund të mësojnë rreth aktiviteteve për të praktikuar gjuhën, për të

folur në të folur, për të shkruar imitimin, për projektet dhe për të dëgjuar.Aktivitetet mund të

përfshijnë mimën, simulimet, videot muzikore, shfaqjet, fotografitë në skenë, shkrimin e

këngëve, dramatizimet, shkrimet krijuese, lëvizjet, vallëzimet, skutat, paroditë, imitimet dhe

shumë më tepër.Muzika hap derën e krijimtarisë.

“Ai njeri që s’ka muzikë mu në shpirt

Dhe që bashkim i ëmbl’i i zërave nuk e trondit

Ësht i pabesë dhe gati për gracka dhe plaçkitje

Lëvizj’ e mendjes tij si nata ësht’ e ngrysur

Edhe ndjenjat i ka t’errëta si Erebi”

Të mos i zini besë një t’atilli.”

- Shekspiri –

3.2. LËVIZJA ME RITMIN E MUZIKËS

Interesi i nxënësit për muzikën bëhet më i madh, kur mësimet zhvillohen në formë loje.

Loja është pronësia e fëmijëve dhe duhet të tregojmë kujdes të mos e shkelim atë! T’i lëmë të

këndojnë, të luajnë sepse vetëm kështu ata zhvillojnë zërin dhe kuptojnë ritmin.Duhet të

theksojmë se ka dhe disa fëmijë, që janë të paktë në numër, të cilëve zëri nuk ju vjen në ndihmë

dhe nuk kanë vesh muzikor. Por këta fëmijë nuk duhen mënjanuar!

13

https://dominicancaonline.com/art-in-the-classroom/teaching-through-music/

Page 28: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-12-09 · dhe varësisht prej zhvillimit psiko-fizik të nxënësve, sepse e rëndësishme është të ceken mundësitë e fëmijëve

28

Vallëzimi është në natyrën e fëmijëve.Ata vërtet janë valltarë të mirë. Madje, edhe

foshnjat e vogla, kur dëgjojnë muzikë, fillojnë të lëkunden. Lëvizja kreative, përveç që është

argëtuese dhe e natyrshme për fëmijët e vegjël, ajo edhe u ndihmon fëmijëve të mësojnë shumë

koncepte. Përmes lëvizjeve dhe pozave të ndryshme ata mësojnë ta mbajnë baraspeshën e trupit

sipas ritmit të muzikës. Ndërkaq përmes lëvizjes sipas ritmit të muzikës fëmijët e zhvillojnë

shkathtësinë e parashikimit të asaj që vijon, duke i dëgjuar refrenet e muzikës. Lëvizja kreative

paraqet mjet të fuqishëm për zhvillimin e vetëbesimit dhe vetëdijes për trupin. Fëmijët mund t’i

nxitni shumë lehtë për të vallëzuar ose për t’i inkuadruar në forma të ndryshme të lëvizjes

kreative.Vetëm lëvizni bashkë me ata.Fëmijët kanë shumë dëshirë të vallëzojnë bashkë me

familjen e tyre.Thjesht lëshojeni radion ose ndonjë shirit të vjetër dhe kënaquni duke vallëzuar

dhe kënduar bashkë me fëmijën tuaj.Gjatë vallëzimit shfrytëzoni edhe disa mjete për t’u

mbështetur (shkop, bastun) ose për t’u maskuar, si për shembull ndonjë shami. Kjo e rrit

argëtimin dhe kënaqësinë te fëmijët që vallëzojnë. Përpiquni që këtë ta bëni bashkë me

fëmijën.Kjo është një mënyrë e mirë që përmes argëtimit dhe lojës ta nxitni zhvillimin motorik te

fëmijët.14

14

https://www.unicef.org/tfyrmacedonia/Muzika_ALB.pdf

Page 29: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-12-09 · dhe varësisht prej zhvillimit psiko-fizik të nxënësve, sepse e rëndësishme është të ceken mundësitë e fëmijëve

29

3.3. PLANI DITOR I PËRPILUAR SIPAS KURRIKULËS SË KOSOVËS

Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimore

Fusha kurrikulare: Artet Shkalla e kurrikulës:II Klasa:IV

Lënda:Edukata muzikore

Tema - njësia mësimore: Këndojmë e luajmë “Loja e shqiponjave”

Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):

Kompetenca e komunikimit dhe të të shprehurit: (2) Shfrytëzon mjetet artistike, mundësitëe

komunikimit dhe të të shprehurit në muzikë në mënyrë të pavarur.

Kompetenca personale: (1)Zhvillon besimin te vetja gjatë veprimtarive muzikore.

Kompetenca qytetare: (1)Bashkëpunon me të tjerët për çështje të ndryshme kulturore.

Rezultatet e të nxënit: - këndojë duke luajtur këngën-lojë në ritmin e

duhur;

- zhvillojë lojën muzikore në role;

-luajë lojën muzikore duke kombinuar

muzikën me lëvizjen.

Kriteret e suksesit: -Trego për shqiponjat,

-Shpjego me fjalë të thjeshta lojën.

Mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: magnetofoni, Cd, (shqiponjë foto)vegla me goditje shkopinj, zilka etj.

Përdorimi i TIK-ut:

Çështjet e ndërlidhura (korrelacioni): - Gjuhët dhe komunikimi: Letërsia

- Edukimi qytetar: shpjegoni fjalët simbol i flamurit, atdheu.

- Edukimi figurativ: vizatimi i shqiponjës.

- Edukim fizik: lëvizje trupore

FJALET KYÇE: shqiponjat, loja, kënga etj.

Page 30: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-12-09 · dhe varësisht prej zhvillimit psiko-fizik të nxënësve, sepse e rëndësishme është të ceken mundësitë e fëmijëve

30

REZYME

Si përfundim mund të themi se ora e edukimit muzikor ështe e dashur për nxënësit.Kjo

orë u krijon gjendje të mirë për orët e tjera.Përmes kësaj ore nxënësit edukohen nga pikëpamja

estetike dhe formojnë shijet estetike.Muzika buron nga natyra njerëzore, por ajo duhet kultivuar,

kuptuar dhe zgjedhur me kujdes.Ne mënyrë që ajo të arrijë objektivat, mësuesit duhen të jenë të

vëmendshëm ndaj mënyrës si nxënësit zgjedhin këngët, t’i ndihmojnë ata të deshifrojnë

mesazhet.Praktika ka treguar se nxënësit që arrijnë të kuptojnë muzikën që në klasat e para dhe

arrijnë të depërtojnë në gjuhën e saj, këta fëmijë përvetësojnë më lehtë të gjitha konceptet e

lidhura me muzikën dhe i bëjnë me kënaqësi këto aktivitete. Në përgjithësi, fëmijët që e kuptojnë

muzikën do të jenë të rriturit me një kulturë muzikore që do të dinë çfarë të dëgjojnë, si ta

dëgjojnë, do të dinë të dallojnë gjinitë muzikore dhe sidomos do të dinë të dëgjojnë muzikën e

cilësisë së mirë. Por në mënyrë që të gjitha këto të ndodhin vërtet, ka vetëm një kusht: t’u

kushtojmë vëmendje orëve të muzikës dhe sidomos të mos i zëvendësojmë ato me orë të tjera.

Mësuesi nëse dëshiron, ka në dorë të zëvendësojë muzikën, me muzikën vokale.Kjo do të jetë një

fitore e madhe për nxënësit. Motivimi i një fëmije për muzikë, zgjimi i ndikimit për muzikën dhe

zhvillimi i dashurisë së tij për muzikën dhe artin në përgjithësi janë qëllimet kryesore të edukim

muzikor.Metoda e futjes së një fëmije në botën e muzikës është një nga momentet kryesore në

zhvillimin e tij të mëtejshëm të muzikës.

“Kënga mbetet vazhdimishtforma me aktive e komunikimit muzikor”

Page 31: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-12-09 · dhe varësisht prej zhvillimit psiko-fizik të nxënësve, sepse e rëndësishme është të ceken mundësitë e fëmijëve

31

REFERENCAT

Berisha, E (2004). "Studime dhe veshtrime per muziken”: Prishtinë.

Plakolli, Z. (2015).“Edukimi estetik i nxënësve dhe letërsia për fëmijë”.Prishtinë.

Shamku, V & Hala, M. (2005) “ Edukimi muzikor”. Tiranë: PEGI.

Grillo, K. (2002). “Fjalor edukimi” (Psikologji-Sociologji-Pedagogji), “DITA 2000”, Tiranë.

Berisha, E (2004). "Studime dhe veshtrime per muziken”: Prishtinë.

Spahiu, S.(2008). “Metodika e mësimit të muzikes”: Prishtinë.

Edwards, D. and Mercer, N. (1987). Common knowledge: the development of understanding in

the classroom London: Methuen.

Page 32: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-12-09 · dhe varësisht prej zhvillimit psiko-fizik të nxënësve, sepse e rëndësishme është të ceken mundësitë e fëmijëve

32

BURIME NGA INTERNETI

https://dominicancaonline.com/art-in-the-classroom/teaching-through-music/

https://www.kultplus.com/muzika/muzika-eshte-e-natyrshme-se-sa-te-folurit-te-prekurit-dhe-te-

afruarit-njeri-tjetrin/

https://masht.rks-gov.net/uploads/2017/03/kurrikula-berthame-1-finale-2.pdf

https://www.teacher.org/career/music-teacher/

https://www.unicef.org/tfyrmacedonia/Muzika_ALB.pdf

http://iipccl.org/wp-content/uploads/2017/03/Vol-

1.pdfhttps://r.search.yahoo.com/_ylt=AwrIDKFEEYpdIdcAnnJfCwx.;_ylu=X3oDMTByaW11d

nNvBGNvbG8DaXIyBHBvcwMxBHZ0aWQDBHNlYwNzcg--

/RV=2/RE=1569358277/RO=10/RU=https%3a%2f%2fbr.pinterest.com%2fsingplaycreate%2fel

ementary-music-education%2f/RK=2/RS=5XLlut4DovnO3SHcInAqAdQTAz4-

https://sq.wikipedia.org/wiki/Diksioni