32
UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: MËSIMI I KËNGES PA TEKST NOTAL ME ANË TË VESHIT Mentorja: Kandidatja: Prof.Asoc. Mimoza Kurshumlia Violeta Mustafaj Gjakovë, 2019

UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · Instrumentet muzikore mund ti ndihmojnë fëmijët ti shprehin emocionet e tyre, veaçnërisht kur ata kanë një zotërim

  • Upload
    others

  • View
    10

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · Instrumentet muzikore mund ti ndihmojnë fëmijët ti shprehin emocionet e tyre, veaçnërisht kur ata kanë një zotërim

UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

TEMA: MËSIMI I KËNGES PA TEKST NOTAL ME ANË TË

VESHIT

Mentorja: Kandidatja:

Prof.Asoc. Mimoza Kurshumlia Violeta Mustafaj

Gjakovë, 2019

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · Instrumentet muzikore mund ti ndihmojnë fëmijët ti shprehin emocionet e tyre, veaçnërisht kur ata kanë një zotërim

2

Ky punim diplome u mbrojt me ________________________ para Komisionit

Vlerësues në përberje:

1. ______________________________ Kryetar

2. ______________________________ Anëtar

3. ______________________________ Mentorja

Komisioni Vlerësues e vlerësoi punimin me notën _________ (___)

Nënshkrimet e anëtarëve të Komisionit Vlerësues :

1. __________________

2. __________________

3. __________________

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · Instrumentet muzikore mund ti ndihmojnë fëmijët ti shprehin emocionet e tyre, veaçnërisht kur ata kanë një zotërim

3

DEKLARATA E ORIGJINALITETIT

Unë, Violeta Mustafaj, deklaroj se kjo temë e Diplomes e titulluar: Mësimi i kënges pa tekst

notal me anë te veshit është punim origjinal i imi dhe është përgatitur nga unë.

E gjithë literatura dhe burimet tjera që janë shfrytëzuar gjatë këtij punimi janë të renditura në

referenca dhe plotësisht të cituara, në bazë të autorit dhe të punimit të caktuar.

Tërë ky punim është përgatitur duke respektuar rregulloren dhe duke u mbështetur në

këshillat për përgatitjen e temës së diplomës të përcaktuara nga ana e Universitetit “Fehmi

Agani’’ në Gjakovë.

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · Instrumentet muzikore mund ti ndihmojnë fëmijët ti shprehin emocionet e tyre, veaçnërisht kur ata kanë një zotërim

4

PËRMBAJTJA FALENDERIME................................................................................................................................... 5

ABSTRAKT........................................................................................................................................... 6

HYRJE ................................................................................................................................................... 7

KAPITULLI I........................................................................................................................................ 8

1.BAZAT HISTORIKE TË EDUKATËS MUZIKORE DHE METODIKËS SË SAJ .................. 8

1.1ROLI EDUKATIV I EDUKATËS MUZIKORE .......................................................................... 8

1.2ROLI DHE RËNDËSIA E EDUKATËS MUZIKORE NË SHKOLLAT FILLORE ............... 9

KAPITULLI II .................................................................................................................................... 11

2.1 NOCIONI I EDUKATËS MUZIKORE ..................................................................................... 12

2.2VENDI I EDUKATËS MUZIKORE NË PLANIN MËSIMOR TË SHKOLLËS FILLORE 13

2.3 ANALIZA E PLANPROGRAMIT PËR KLASËN E I DHE II TË SHKOLLËS FILLORE14

2.3.1 KËNDIMI I KËNGËVE: .......................................................................................................... 14

2.3.2 LOJËRAT MUZIKORE FËMINORE: ................................................................................... 15

2.3.3 EKZEKUTIMI NË INSTRUMENTE FEMINORE RITMIKE: .......................................... 16

KAPITULLI III .................................................................................................................................. 17

3.PËRVETËSIMI I KËNGËS SIPAS VESHIT (MEMORJES) .................................................... 17

3.1 KRITERET PËR ZGJEDHJEN E KËNGËVE ......................................................................... 17

3.2ECURITË METODIKE TË PËRVETËSIMIT TË KËNGËS .................................................. 17

3.2.1 FAZA E PARË: .......................................................................................................................... 18

3.2.2 FAZA E DYTË: .......................................................................................................................... 18

3.2.3 FAZA E TRETË: ....................................................................................................................... 18

3.3 DIKSIONI ...................................................................................................................................... 19

3.4 INTONACIONI ............................................................................................................................. 19

3.5 RITMI ............................................................................................................................................ 19

KAPITULLI IV ................................................................................................................................... 21

4.HYRJE NË EDUKIMIN DHE ARSIMIMIN E NDJENJËS MELODIKE ............................... 21

4.1 VESHI MUZIKOR ....................................................................................................................... 22

4.2 RIPRODHIMI I DUKURIVE AKUSTIKE NGA NATYRA .................................................... 22

PËRSHKRIMI I PUNËS PRAKTIKE ............................................................................................. 25

PËRFUNDIMI..................................................................................................................................... 27

AUTOBIOGRAFIA ............................................................................................................................ 28

LITERATURA .................................................................................................................................... 30

LITERATURA NGA INTERNETI ................................................................................................... 31

LEKTURIMI ....................................................................................................................................... 32

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · Instrumentet muzikore mund ti ndihmojnë fëmijët ti shprehin emocionet e tyre, veaçnërisht kur ata kanë një zotërim

5

FALENDERIME Fillimisht falenderoj Allahun i cili më dha shëndetin dhe dijen që t’i përfundoj studimet

bachelor në fakultetin e edukimit.

Një falenderim i veçantë shkon për të gjithë profesorët e Universitetit “Fehmi Agani” të cilët

na dhuruan dituri dhe na lehtësuan rrugën për përfundimin e këtyre studimeve. Po ashtu

falenderoj përzemersisht mentoren time, Prof.Ass.Msc: Mimoza Kurshumlia, për mbështetjen

dhe ndihmën që më ofroi për realizmin e punimit tim të diplomës.

Respektin dhe falenderimin më të sinqertë ia dedikoj familjes time, që ishin mbështetja dhe

motivi kryesor që unë të arrijë këtu ku jam sot.

E një vend të rëndesishëm në këtë rrugëtim padyshim zë edhe shoqëria për ndihmën dhe

këshillat e tyre gjatë këtyre viteve.

Falenderuese çdoherë ndaj jush.ǃ

VIOLETA MUSTAFAJ

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · Instrumentet muzikore mund ti ndihmojnë fëmijët ti shprehin emocionet e tyre, veaçnërisht kur ata kanë një zotërim

6

ABSTRAKT

Mësimi i këngës zë vend të rëndësishëm në mësimin e kulturës muzikore. Kënga është e

rëndësishme për klasën e parë si për zhvillimin e muzikalitetit të veshit melodik e të aparatit

zanor ashtu edhe për rëndësin e përgjithshme që ka kjo veprimtari në zhvillimin tërësor të

fëmijëve.

Nxënësit e kësaj moshe e përvetsojnë këngën me vesh: si melodin e saj ashtu edhe tekstin.

Roli i mësuesit/es është që t’u ofrojë nxënësve përmbajtjen, karakterin dhe atmosferen e

këngës, me qëllim që të nxisë interpretim përjetus dhe shprehës .

Reagimi i nxënësve ndaj tingujve të ndryshëm gjatë procesit të këndimit dhe interpretimit me

vegla muzikore duhet të stimulohet përmes hulumtimit të tingujve dhe interpretimit të tyre

mbi gjithqka që i rrethon ata.

Instrumentet muzikore mund ti ndihmojnë fëmijët ti shprehin emocionet e tyre, veaçnërisht

kur ata kanë një zotërim të limituar të gjuhës shprehëse.

Këngët e interpretuara nga mësimdhënësit bashkë më fëmijët, lëvizjet e trupit i japin bukuri

interpretimit të këngës, e bëjnë më të plotë.

Fjalët kyçe: kënga, fëmija, tingujt, instrumentet muzikore, emocion etj.

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · Instrumentet muzikore mund ti ndihmojnë fëmijët ti shprehin emocionet e tyre, veaçnërisht kur ata kanë një zotërim

7

HYRJE

Elementet e para të edukatës muzikore fëmija i merr në familje qysh në moshë të hershme.

Më pas në arsimin parashkollor përmes këngëve të thjeshta, imitimeve të tingujve të

ndryshëm nga jeta e përditshme dhe lojrave muzikore, kalohet në një punë të organizuar për

t’i paisur fëmijët me elemente muzikore dhe për ti përjetuar ato. Të gjitha këto elemente, te

cilat ndërthuren gjatë të kënduarit, të dëgjuarit, janë forma fillestare të të kuptuarit të saj, të

cilat do të vijojnë të zhvillohen mëtejë në arsimin fillor.

Në klasën e parë të ciklit fillor elementet bazë të muzikës jepen në mënyrë shumë të thjeshtë,

duke i marrë dhe duke i konkretizuar ato kryesisht nga jeta e përditshme. Në këtë mënyrë

nxënësit do të aftësohen për të praktikuar ato elemente muzikore, duke përdorur një gjuhë të

thjeshtë dhe të kuptueshme për këtë moshë.

Njohurit muzikore të cilat nxënësi do t’i njohë,do t’i dallojë dhe do t’i përdorë gjatë procesit

mësimor janë: 1) Shprehitë e të kënduarit ku ai do të filloj të bëjë shprehi në cdo orë që

këndon, shqiptimi i saktë i fjaleve të këngës etj. 2) Ritmi, 3) Vetit e tingullit, 4) Njohja e

veglave muzikore ritmike me goditje, melodike dhe përdorimi i tyre gjatë këndimit, 5)

Përjetimi i muzikës dhe shprehja e saj duke përdor mjetet e arteve tjera.

Këndimi i këngëve dhe luajtja me instrumente( ritmike, melodike), sjellin kënaqësi në jetën e

fëmijëve dhe stimulojnë imagjinatën dhe kreativitetin e tyre.

Duke dëgjuar muzikë dhe duke parë një mësues që luan në instrumente muzikore, fëmijët

bëhen më të interesuar për këto instrumente.Përdorimi i instrumenteve gjatë këndimit

ndihmon fëmijët t’i shprehin emocionet e tyre, veçanërisht kur ata kanë një zotërim të

limituar të gjuhës shprehëse.

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · Instrumentet muzikore mund ti ndihmojnë fëmijët ti shprehin emocionet e tyre, veaçnërisht kur ata kanë një zotërim

8

KAPITULLI I

1.BAZAT HISTORIKE TË EDUKATËS MUZIKORE DHE

METODIKËS SË SAJ

Edukata muzikore është pjesë e pandarë e kulturës muzikore në përgjithësi. Njohja e bazës

historike ka rëndësi të madhe për edukatën muzikore meqë muzika ka lindur me krijimin e

shoqërisë njerëzore.

Që të kemi një pasqyrë të shkurtër të zhvillimit të historisë së edukatës muzikore, le të

rikthehemi në gjenezën e saj:

Në shoqërinë primitive nuk dihet me saktësi se si janë marrë njerëzit me muzikë, por me

saktësi dihet se ata kanë kënduar dhe kanë ekzekutuar në instrumente muzikore primitive. Në

shpella të ndryshme janë gjetur vizatime apo gdhendje me gurë me motive nga jeta muzikore

e kohëve më të lashta. Janë gjetur edhe vizatime me motive të vallëzimit, ku paraqitet loja

shpesh e përcjellur edhe me instrumente muzikore. Aty muzika ka pasur rol lutjesh gjatë

ceremonive të ndryshme, sidomos kur magjinë e përdornin si mjet, i cili do t’u ndihmonte në

plotësimin e kërkesave të ndryshme.

Në atë kohë nuk ka pasur institucione të caktuara edukative, por nga përvoja e breznive është

bartur dhe begatuar muzika si dhe mënyra e të mësuarit të saj brez pas brezi. Me shfaqjen e

klasave shoqërore, edhe muzika ndahet: në atë të rendit sundues dhe atij të sunduar. Brezi i ri

skllavopronar edukohej në institucione edukative, kurse fëmijët e klasës së sunduar me

muzikë merrëshin vetë, gjatë punës apo kohës së lirë.1

1.1ROLI EDUKATIV I EDUKATËS MUZIKORE Edukata muzikore në pedagogjinë bashkëkohore ka vend parësor dhe është komponente me

rendesi në zhvillimin e gjithanshëm të personaltetit. Edukata mbështetet në zhvillimin pozitiv

të cilësive të personalitetit duke i përvetësuar vlerat morale si në shoqëri ashtu edhe në punë.

Edukata estetike dhe muzika si mjet i saj, i pergatit nxënësit që ta kuptojnë dhe përjetojnë të

bukurën në shumë aspekte të jetës dhe punës. Ajo begaton jetën emocionale duke e zhvilluar

të menduarit dhe aftësitë krijuese të fëmijëve.2

Muzika shpesh ka forcë më të madhe se fjala. Sa më shumë që fëmijët të merren me muzikë,

ajo do të ndikojë së tepërmi në sjelljet e tyre të kulturuara. Të vrejturit dhe ekzekutimi

1 Prof. Ajmone Dhomi, Metodikë e edukatës muzikore. Fq.3

2 Prof. Ajmone Dhomi, Metodikë e edukatës muzikore. Fq.7

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · Instrumentet muzikore mund ti ndihmojnë fëmijët ti shprehin emocionet e tyre, veaçnërisht kur ata kanë një zotërim

9

muzikor është i lidhur ngushtë me proceset intelektuale sepse aty kërkohet vëmendja,

përceptimi, krahasimi dhe dallimi gjatë një tërsie muzikore. P.sh. nxënësit që në fillim

dallojnë se kënga me tekstin e saj ka shprehje më të fortë dhe të bukur nëse përcillet me

ndihmën e mjeteve muzikore (instrumentit, zërit, ritmit, etj. ).

Muzika edukon dhe arsimon me mjetet e saj shprehëse-tingujt muzikorë të organizuar në

pikëpamje melodike, metro-ritmike, harmonike, koloristike etj. Muzika shpreh gjendjen

emocionale të njeriut duke i mundësuar përjetim dhe perceptim estetik të realitetit, pra,

“muzika është njohje emocionale e botës shpirtërore.”

Fuqia e madhe shprehëse që ka ky art, bën që të depertojë thellë në vetëdijen, madje edhe në

nënvetëdijen tonë. Pikërisht këtu qëndron mundësia për ndikim edukativ-muzikor të muzikës.

1.2ROLI DHE RËNDËSIA E EDUKATËS MUZIKORE NË SHKOLLAT

FILLORE Në shkollat fillore muzika nuk është privilegj i atyre fëmijëve që janë më të talentuar por i të

gjithëve. Kjo lëndë i aftëson që të gjithë të jenë pjesëmarrës aktiv në jeten shkollore, duke e

bërë atë më të bukur e më të begatshme. Secili nxënës në mënyrën e vet është i talentuar dhe

detyrë e mesuesit është që të përpiqet që secilitt t’ia njohë aftësitë muzikore e ato t’ua

zhvillojë mëtej.

Qëllimi dhe detyra e lëndës së edukatës muzikore është që fëmijët ta njohin dhe ta duan artin

muzikor. Duke u marrë me muzikë, fëmijët zhvillohen më mirë emocionalisht sepse në

mënyrë aktive kultivohet tek ata ndjenja për të bukurën. Kështu ngadalë përgatiten për t’u

marrë edhe vetë me punë kreative dhe krijimtari artistike.

Qëllimi kryesor i edukimit dhe i arsimimit muzikor në shkollën fillore është që nxënësit të

bëhen muzikëdashës dhe njohës të artit muzikor, të bëhen pjesëmarrës aktiv në jetën

muzikore të mjedisit shkollor dhe më gjerë. Me fjalë të tjera, nxënësit duhet të aftësohen për

ta përjetuar muzikën dhe për tu shprehur nëpërmjet saj. Një ndër komponentet më të

rëndësishëm të edukimit muzikor, pa mëdyshje, është zhvillimi veshit muzikor të nxënësve

duke nënkuptuar, para së gjithash, zhvillimin e ndjenjës ritmike dhe melodike.

Kjo lëndë ka për qëllim, që me anë të metodave dhe formave të ndryshme të punës, të

përvetësohen dituritë dhe shkathtësitë artistike-muzikore dhe çdo njeri ta ndiejë

domosdoshmërinë për muzikën.3

3 Prof. Ajmone Dhomi, Metodikë e edukatës muzikore. Fq.8

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · Instrumentet muzikore mund ti ndihmojnë fëmijët ti shprehin emocionet e tyre, veaçnërisht kur ata kanë një zotërim

10

Përmbledhje

Muzika është pjesë e formimit kulturor dhe nevojë shpirtërore e përherhme e njeriut.

Nisur nga roli i muzikës në jetën e njeriut dhe ndikimit që ka në të, del edhe rëndësia e

formimit edukativo-muzikor. Edukata muzikore në shkollën fillore ka synim t’u ofrojë

mundësi nxënësve që të aftësohen para se gjithash:

Për degjim aktiv të muzikës në programet e mediave dhe shfaqjet muzikore

kushtuar fëmijëve.

Pjesëmarrje në formacione në grup (këndim dhe interpretim në instrumente)

Arsimim të mëtejshëm dhe interesimi i fëmijëve për këngën, instrumentet etj.

Kjo lëndë i aftëson që të gjithë të jenë pjesmarrës aktiv në jetën shkollore, duke bërë atë

më të bukur e më të begatshme. Secili nxënës në mënyrën e vet është i talentuar dhe

detyra e mësuesit është të përpiqet që secilit t’ia njohë aftësitë muzikore artistike. Qëllimi

dhe detyra e lëndës së edukatës muzikore është që fëmijët ta njohin dhe ta duan artin

muzikor.

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · Instrumentet muzikore mund ti ndihmojnë fëmijët ti shprehin emocionet e tyre, veaçnërisht kur ata kanë një zotërim

11

KAPITULLI II

2.METODIKA E EDUKATES MUZIKORE

Metodika është tërësia e metodave, rregullave dhe e mënyrave që përdoren në një fushë të

caktuar të veprimtarisë për të studiuar dicka ose për të kryer një punë.

Në procesin mësimor ajo na paraqitet e ndërlidhur me lëndet e ndryshme ku njëherit në rastin

tonë kjo lëndë përmbledh tërë procesin arsimor-edukativ në mësimin e edukatës muzikore.

Metodika e edukatës muzikore bënë pjesë në grupin e disiplinave shkencore-pedagogjike, në

fushën e veprimtarisë së saj shpjegon detyrat dhe qëllimet të cilat objektivisht na paraqiten

gjatë punës edukative-arsimore.

Duke i parashtruar kërkesat dhe parimet didaktike si lënd në vecanti, na ndihmon se si t’i

përdorim format dhe metodat e ndryshme, qëndrimet, organizimin e faktorëve ndihmës, që në

këtë etapë të ciklit të ulet të shkollës fillore, t’u përshtaten zhvillimit psiko-fizik të nxënësve.

Mësimdhënësit në fillim duhet të kenë orientim të qartë në procesin mësimor edukativ të

muzikës. Pastaj, gjatë procesit të punës duke pasë parasysh kushtet e shkollës, të klasës, apo

të individëve, mundë të zgjedhë ato orientime didaktike, që përmbajnë ide të qarta dhe që do

t’i ndihmojnë dhe t’i plotësojnë punën teoriko-praktike muzikore.

Duke i njohur dhe zbatuar detyrat komplekse që na i parashtron kjo lëmi, na bëhet

udhërrëfyese që studentët dhe arsimtarët e rinj ta kuptojnë kryesoren e edukatës muzikore të

brezit të ri. Që nxënësi të zhvillohet si individ i gjithëmbarshëm, me kulturë të edukatës

muzikore, metodika e muzikës gjatë shkollimit, përcakton se rol vendimtar ka personaliteti i

mësimdhënësit në lëmin muzikore.4

4 Prof.Ajmone Dhomi, Metodikë e edukatës muzikore. Fq.13

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · Instrumentet muzikore mund ti ndihmojnë fëmijët ti shprehin emocionet e tyre, veaçnërisht kur ata kanë një zotërim

12

2.1 NOCIONI I EDUKATËS MUZIKORE Edukata muzikore është pjesë e pandarë e kulturës muzikore, është faktor vendimtar e me

rëndësi në formimin e personalitetit të fëmijës. Në zhvillimin muzikor, edukata dhe mësimi

janë të lidhura me ndikim të ndërsjelltë. Pra, nuk ka mësim që nuk mund të jetë edhe

edukativ. Edukata zhvillon disa virtyte morale e shoqërore si pjesë të pandara të edukimit

estetik.

Muzika, si pjesë e edukatës estetike, e begaton jetën fëminore emocionalisht dhe ndihmon të

kuptuarit dhe zhvillimin e dhuntive krijuese të tyre. Duke u formuar qëndrimi pozitiv ndaj

punës, kultivohen cilësit pozitive të personalitetit: shija për të bukurën, karakteri, vullneti,

botëkuptimi i drejtë për jetën dhe të vërtetat e saj shkencore.

Edukata ndikon në të përshtaturit e jetës së fëmijëve në shoqëri. Gjatë veprimtarive muzikore

kolektive, sic është: kori, orkestra, grupi etj. mësohet që interesat personale t’u nënshtrohen

atyre kolektive, të cilat gjithnjë ngrihen në vlera më të larta.

Në edukimin bashkëkohor ka vlerë të madhe edukimi i jetës shoqërore në punë dhe gjatë

kohës së lirë, si nevojë e re edukative. Edukata sot duhet të mbështetet në arritjet kulturore,

duke ndërlidhë e gërshetuar muzikën kombëtare me ate botërore dhe anasjelltas. Brezi i ri

duhet të formohet në mënyrë të gjithanshme dhe të jetë i pergatitur për të përvetësuar arritjet

e mëdha në të ardhmen. Edukata muzikore ndikon me efekt pozitiv gjatë aktiviteteve fizike,

siç janë lëvizjet nën ndikim te ritmit për formimin estetik trupor.5

5 Prof. Ajmone Dhomi, Metodikë e edukatës muzikore. Fq.14

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · Instrumentet muzikore mund ti ndihmojnë fëmijët ti shprehin emocionet e tyre, veaçnërisht kur ata kanë një zotërim

13

2.2VENDI I EDUKATËS MUZIKORE NË PLANIN MËSIMOR TË

SHKOLLËS FILLORE

Edukata muzikore në planin mësimor vjetor përfaqësohet me orë të rregullta mesimi, që nga

klasa e parë nga kjo kuptohet rëndësia e saj arsimore-edukative. Muzika është pjesë e

hapësirës artistike në përgjithësi dhe për këtë në procesin mësimor-edukativ jepet vend me

rendesi dhe përfaqësohet në cdo etapë të shkollës filore.

Për moshen më të re të fëmijëve, edukata muzikore ka përmbajtje të vecantë edukative dhe

programi i saj përmbledh nevojen për muzikë dhe deshirën që të mësojnë. Kështu aftësohen

që të mirren në mënyre aktive me muzikë, e kjo arrihet duke u ofruar vepra me vlerë për t’u

degjuar.

Në planprogramin mësimor për muzikën, në klasën e I dhe II është planifikuar vetëm nga një

orë në javë, kurse në klasën e III dhe IV nga dy orë. Duke e marrë parasysh mundësinë e

clodhjes së fëmijëve me anë të këngës dhe rëndësisë që ka muzika në jetën e tyre, muzikës në

shkollë i është dhënë një hapësirë e merituar, duke u marrë me të dhe jashtë orëve të mësimit.

Në planprogramin e tërësishëm mësimor-shkollor udhëzohet që muzika të ndërlidhet me të

gjitha lëndët e tjera shkollore. Kjo ndërlidhje në mes tyre është e nevojshme dhe e

mundshme, sepse kënga për çdoherë është e mirëseardhur. Çdo ditë fëmijët duhet të jenë në

shoqëri me muzikën, si në fillim ashtu dhe në mbarim të ndonjë ore mësimore nga fushat e

tjera mësimorë.

Në veprimtaritë e lira të shkollës, muzika ka vendin kryesor, e në to duhet të përfshihen sa më

shumë nxënës, duke i aktivizuar sipas aftësive dhe dhuntive të tyre: në këndim koral, në

grupe këngëtarësh, në punën me solistët, në orkestrën e shkollës si dhe në veprimtari të

ndryshme ku muzika mund t’i shoqërojë ato, si p.sh. në grupin e dramës, recituesve, në

grupin e vallëtarëve apo ushtruesve ritmikë etj.

Çdo shkollë është e detyruar të ketë korin e klasëve të larta dhe atë të klasëve te ulta. Për

korin parashihen orë të veçanta në planin mësimor me trajtim të rregullt.6

6 Prof. Ajmone Dhomi, Metodikë e edukatës muzikore. Fq.15

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · Instrumentet muzikore mund ti ndihmojnë fëmijët ti shprehin emocionet e tyre, veaçnërisht kur ata kanë një zotërim

14

2.3 ANALIZA E PLANPROGRAMIT PËR KLASËN E I DHE II TË

SHKOLLËS FILLORE

Edukata muzikore për këtë moshë, e cila është më e reja dhe më e ndieshmja në shkollë, është

mirë t’u ofrohet më tepër si një lojë, e ndërlidhur me melodi ritmikisht interesante.

Veprimtaritë muzikore që u ofrohen fëmijëve nëpërmjet kësaj mënyre janë:

Këndimi i këngëve (mundësisht me lojë ose lëvizje)

Ekzekutim në instrumente ritmike fëminore

Lojëra fëminore muzikore

Shprehja e lirë dhe e pavarur muzikore

Degjimi i muzikës (mundësisht me ndonjë mjet shprehës)

2.3.1 KËNDIMI I KËNGËVE: Në klasën e parë iu mjaftojnë që të jenë të mësuara rreth dhjetë këngë të reja. Ato duhet të

zgjedhen me kujdes, ndër më të bukurat melodikisht dhe të thjeshta ritmikisht. Përmbajtja

e tyre të jetë nga vetë jeta e fëmijëve. Në klasën e II, mund të mësohen një apo dy këngë

më shumë, por tani të ketë ndonjë këngë patriotikë. Mund të mësohet edhe ndonje melodi

artistike e cila është mirë që të shoqërohet me një instrument, nësë di mësuesi ta përdorë,

ose me ndonjë instrument ritmik nga vetë fëmijët. Për këtë moshë mundet që këngët të

këndohen edhe pa përcjellje instrumentale, sepse janë të thjeshta dhe më të kapshme për

t’u interpretuar.

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · Instrumentet muzikore mund ti ndihmojnë fëmijët ti shprehin emocionet e tyre, veaçnërisht kur ata kanë një zotërim

15

2.3.2 LOJËRAT MUZIKORE FËMINORE: Lojën dhe levizjet në kuadër të saj, duhet ta orientojmë kah melodija dhe ta realizojmë

përmes muzikës. Muzika nëpërmjet lojës gjithnjë del disi më e fuqishme dhe, bashkë me

lëvizjetë, bëhet më e afërt dhe interesante.

Lojërat muzikore gjithnjë sjellin në klasë gjallëri dhe gëzim që duke u mishëruar me

muzikën, bëjnë që më lehtë të mbahet në mend. Ato lojra të cilat tregohen më efikase dhe

interesante, paraqiten edhe para prindërve ose në ndonje orë mësimi me klasë të tjera. 7

8

7 Prof. Ajmone Dhomi. Metodikë e edukatës muzikore. Fq.18

8https://www.google.com/search?q=lojra+te+femijeve+me+instrumente+muzikore&rlz=1C1CHBF_enUS815US

815&source=lnms&tbm=isch&sa=X&ved=0ahUKEwin9d

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · Instrumentet muzikore mund ti ndihmojnë fëmijët ti shprehin emocionet e tyre, veaçnërisht kur ata kanë një zotërim

16

2.3.3 EKZEKUTIMI NË INSTRUMENTE FEMINORE RITMIKE:

Do t’i përmendim disa instrumente të cilat kanë treguar efikasitet dhe përdorshmeri në

praktiken e muzikës shkollore në përgjithsi. Deri më tani vend më të merituar në praktikë

kanë instrumentet e pedagogut e kompozitorit gjerman të shekullit XX Carl Orf. Këto

instrumente ndahen sipas tingullit të cilat janë: instrumentet me lartësi të caktuar të

tonit(melodik) dhe instrumentet me lartësi të pacaktuar të tonit(ritmik).9

Instrumentet feminorë melodik sipas Orfit janë: Fyelli, zilet, metalofoni, timpanet, melodika

etj.

Kurse instrumentet ritmik janë: Defi, triangle, pjatat, shkopinjtë etj.

10

9 Prof.Ajmone Dhomi, Metodikë e edukatës muzikore Fq.74-82

10https://www.google.com/search?q=disa+instrumente+muzikore&rlz=1C1CHBF_enUS815US815&sxsrf=ACYBGNRuVouyZo4L1P0FquwXi59x9OmqIg:1570043541733&source=lnms&tbm=isch&sa=X&ved=0ahUKEwiq1Nj8o_7kAhUM0aYKHcqjB_IQ_AUIEigB&biw=1366&bih=657#imgrc=_

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · Instrumentet muzikore mund ti ndihmojnë fëmijët ti shprehin emocionet e tyre, veaçnërisht kur ata kanë një zotërim

17

KAPITULLI III

3.PËRVETËSIMI I KËNGËS SIPAS VESHIT (MEMORJES)

3.1 KRITERET PËR ZGJEDHJEN E KËNGËVE Para se të fillohet të mësohet kënga në klasë, mësuesi është mirë që qysh në fillim të vitit

shkollor, të ketë bërë zgjedhjen e këngëve, por edhe gjatë vitit mund t’ua mësoi fëmijëve

ndonjë këngë të re, ose të zgjedhë ndonjërën që është vlerësuar në ndonjë festival si më e

suksesshme.

Në zgjedhjen e këngëve ekzistojnë disa kritere të cilat duhet të respektohen. Në këtë rast kemi

të bëjmë me këngët, të cilat mësohen sipas të mbajturit në mend. Mjeti më i mirë që fëmijët ta

ndiejnë bukurinë e muzikës është vetë kënga. Ajo sjell gëzim e kënaqësi në të kënduarit së

bashku, si veprimaria më e dashur në shkollë.

Si kriter i parë është që kënga t’u përgjigjet mundësive muzikale dhe zërave të fëmijëve.

Kënga e re, para së gjithash duhet të paraqesë një përjetim për nxënësit. Pa marrë parasysh se

çfarë cilësi të zërit ka mësuësi, rëndësi ka që ta këndojë rrjedhshëm dhe kuptueshëm. Është

mirë që mësuesi ta këndojë këngën përmendësh, e mundësisht edhe me sado pak përcjellje të

ndonjë instrumenti muzikor. Kënga do të sjellë freski e çlodhje shpirtërore të fëmijët, në

mënyrë që edhe në orët mësimore të lëndëve të tjera, të bartet kjo gjendje e mirë. Deri në

klasën e parë, nxënësit janë mësuar që këngët t’u ofrohen shumë të “ëmbëla” d.m.th me

brendi nga jeta e tyre e përditshme. Pra mësuesi është ai që, në masë më të madhe, ndikon në

ngritjen dhe formimin e shijes artistike muzikore të nxënësve.

3.2ECURITË METODIKE TË PËRVETËSIMIT TË KËNGËS

Në organizimin e orës së përvetësimit të këngës së re, dallojmë tri faza: në fazën e

parë krijohet atmosfera e përshtatshme emocionale, që fëmijët të pergatiten për

këngën në fjalë. Në fazën e dytë është puna me tekstin letrar. Faza e tretë i kushtohet

përqëndrimit dhe pjesa më e madhe e punës bëhet këtu për përvetsimin e melodisë.

Këtu mësohet e tërë kënga, përforcohet dhe përsëriten: e në fund mund ta

shëndrrojmë edhe në lojë.

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · Instrumentet muzikore mund ti ndihmojnë fëmijët ti shprehin emocionet e tyre, veaçnërisht kur ata kanë një zotërim

18

3.2.1 FAZA E PARË: Hapi i parë i punës bëhet në krijimin e atmosferës në klasë, në këtë pjesë hyrëse bëhet

përgatitja e fëmijëve që në mënyrë sa më aktive të bëhen pjesëmarrës në përvetësimin e

këngës së re. Duhet të zgjojmë interesin dhe kërshërinë dhe gjatë bashkëbisedimit, të

vijmë deri te qëllimi i përmbajtjes.

3.2.2 FAZA E DYTË: Kjo periudhë i përket mësimit dhe përvetësimit të tekstit. Nësë teksti është i gjatë në oren

e mësimit të këngës mësohet vetëm një strofë e tekstit, që të kursehet koha për

përvetësimin e melodisë, strofat e tjerë mund të lidhën për t’u mësuar në orën tjetër te

muzikës, e cila duhet të jetë edhe si përsëritje nga njësia e kaluar.

Qëllimi arrihet kur titullin e këngës e shkruajmë në dërrasë (por jo në klasën e parë, kur

ende nuk janë përvetësuar germat).

Pasi fëmijët ta kenë kuptuar qëllimin, teksti vendoset i shkruar në hamerë, bukur e qartë,

që edhe fëmijët në bankat e fundit të mund ta lexojnë. Është mirë që mësuesi të ketë një

shkop te hollë në dorë, që duke e lexuar fillimin e këngës të shënohet shenja e

tempos(shpejtësisë) edhe ndonje shenjë e dinamikës (piano) gjatë këngës.

3.2.3 FAZA E TRETË: Në fillim nxënësit janë vetëm dëgjues të vëmendshëm. Mësuësi së pari e këndon tërë

këngën vet e pastaj edhe njëherë me një përcjellje të lehtë në ndonjë instrument muzikorë

(nësë di të ekzekutojë, bile në ndonjë nga ato feminore. Më tej kalohet në përvetësimin e

melodisë. Së pari, mësuesi këndon frazën e parë të strofes, e pastaj ngadale i

bashkangjitet klasa, duke e përsëritur.

Për të mbetur kënga në kujtesë dhe që të mos pakësohet intensiteti i interesit të fëmijëve

nga përsëritjet e shumta, ka mjaft mënyra që kënga t’iu duket akoma më interesante.

Mund të këndohet melodia edhe pa tekst me rrokjet neutrale: “la”, “na” etj. sepse, e

begaton edhe më shumë kuptimin melodik. Kështu memorja melodike përqendrohet edhe

më mirë.

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · Instrumentet muzikore mund ti ndihmojnë fëmijët ti shprehin emocionet e tyre, veaçnërisht kur ata kanë një zotërim

19

Kënga në vete përfshin disa elemente që nuk duhet anashkaluar për një këndim të mirë

dhe të drejtë. Janë shumë elemente që ndikojnë në këndim të drejtë dhe të mirë, mirpo do

të ndalem duke u nisur nga mosha e fillestarit në pikat kyçe si në vijim.

Dhe këto pika janë: diksioni, intonacioni dhe ritmi.

3.3 DIKSIONI Diksioni është të shqiptuarit e drejtë të tekstit muzikor dhe letrar. Ky është një element

shprehës me rëndësi në këngë. Rrokjet shqiptohen drejtë dhe me theks sipas kërkesave dhe të

melodisë. Vokalet (zanoret) duhet të jenë te theksuara në mënyrë logjike në mënyrë që fraza

të dalë bukur. Gjatë përsëritjeve, përmisohen gabimet, duke pasur kujdes që mos t’i lëndojmë

nxënësit që nuk këndojnë mirë, sepse për këtë moshë mund të ketë pasoja të përherëshme.

3.4 INTONACIONI Është një element i cili edhe pse duket i vogël e bart tërë barrën e melodisë dhe mbarëvajtjen

e saj. Intonacioni kuptohet në fillimin e sakt të tonit të parë të këngës. Në fillim gjithnjë

mësuesi e këndon rrokjen e parë, pastaj e provon me të gjithë nxënësit.

3.5 RITMI Ritmi është element ndër më kryesoret e melodisë, pra pjesë përbërse e muzikës dhe tekstit

dhe gjatë tërë orës e përcjell këngën dhe tekstin. Ritmi është i lindur në vetë qenjen e fëmijës

dhe është shtytës me rendesi në veprimtaritë fëminore, sidomos në ato muzikore siç është

kënga.

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · Instrumentet muzikore mund ti ndihmojnë fëmijët ti shprehin emocionet e tyre, veaçnërisht kur ata kanë një zotërim

20

Ritmi ekzekutohet me:

Rrahjet e shuplakave, duke i potencuar pjesët e theksuara, dhe rrahja e duarve nga

shpina e tyre për të patheksuarat,

Me thembër të këmbës, duke u dëgjuar e theksuara dhe me gishtërinjë përpara, për të

patheksuarat,

Me instrumente ritmike, ku gjithashtu ritmi përcillet me tërë klasën apo duke iu ndarë

rolet sipas llojit të instrumentit,

Me mimikë dhe gjeste të tjera të lëvizjes së kokës,

Me levizje të lira të trupit.

Gjatë këngës, ritmi nuk duhet të jetë shumë i zëshëm dhe i potencuar, sepse përveç që krijon

nervozizëm, e prish bukurinë e melodisë, duke e mbuluar atë.

Kto veprimtari bëhen si një lloj garash:

Me tërë klasën,

Me rreshta,

Me vajza, pastaj me djem,

Me grupe,

Me individë, etj.

Në fund, këngën mundë ta kthejmë në valle, e cila është një formë shumë interesante, ose

duke i lënë nxënësit, që vetë me lëvizjet e tyre të bëhen krijues të ritmit.11

12

11

Prof Ajmone Dhomi, Metodikë e edukatës muzikore. Fq. 48,51,52,53

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · Instrumentet muzikore mund ti ndihmojnë fëmijët ti shprehin emocionet e tyre, veaçnërisht kur ata kanë një zotërim

21

KAPITULLI IV

4.HYRJE NË EDUKIMIN DHE ARSIMIMIN E NDJENJËS MELODIKE Melodia është ajo që na mundëson të dallojmë një vepër nga një tjetër, ajo që e bënë muzikën

të paharrueshme, pra melodia është ajo që qenjet njerëzore janë në gjendje ta riprodhojnë në

mënyrë individuale duke kënduar dhe duke shoqëruar me ritëm. Melodia është bashkësia e

tingujve që këndohet apo ekzekutohet sipas një ritmi të caktuar.

Fëmija para se t’i shqiptojë fjalët e para, para se t’i hedhë hapat e parë, fillon të reagojë ndaj

tingullit. Kështu, tingujt e fortë, të ashpër e shqetësojnë, e bëjnë të qajë, kurse tingujt e butë,

ninullat e nënës e qetesojnë.

Në muajt e parë te femija vërehet ndjenja e kënaqësisë, përkatësisht e pakënaqësisë që e

nxisin tingujt me karakter të ndryshëm. Ndërkaq duke shtuar stimulimet melo-ritmike nga

mjedisi social, sidomos nga kënga e nënës, diferencohen edhe reagimet e fëmijës. Në familjet

më muzikale, ku muzika është e pranishme, këto stimulime janë më të fuqishme dhe

frytdhënëse.

Pyetjes se si hyn muzika në jetën e fëmijës, mund t’i jepet përgjigjja: së pari, fëmija e përgjon

muziken, pastaj e dëgjon më i përqëndruar dhe më pastaj përpiqet ta riprodhojë. Që nga muaji

i gjashtë fëmija kthehet në drejtim të muzikës, e përgjon dhe përpiqet të reagojë. Muzika

zgjon te ai disponim,gëzim,qetësim. Më vonë fillon ta kërkojë më me ngulm burimin e

këngës dhe nga fundi i vitit të parë përpiqet ta imitojë këngën e të rriturve, duke i inkuadruar

edhe lëvizjet e duarve të veta. Në fillim lëvizjet nuk janë të koordinuara, por me kohë vjen

duke u harmonizuar këndimi me lëvizjet-rrjedhen ritmike.

Ndjenja melodike ka zhvillim më të ngadalshëm në krahasim me ndjenjën ritmike. Deri nga

mosha dy vjeçare fëmija nuk është në gjendje të interpretojë në mënyrë të saktë tërësi

melodike. Këndimi i fëmijëve nuk është sa duhet i diferencuar është më tepër ligjërim i

intonuar. Kjo është fazë e këngëtimit, pra është fazë kur fëmija bën skicimin e përgjithshëm

të vijës melodike. Në zhvillimin e mëtejshëm muzikor, duke u bazuar në përshtypjet në rritje,

si dhe aktivitetit të veshit muzikor, të organeve të zërit, fëmija arrin të këndojë më me siguri

lartësi tingëllore, përkatësisht përmbajtje muzikore. Këndimi i sigurt është pasqyrë e

përqendrimit të veshit, krijimit të përftyrimeve dhe koordinimit më të mirë të veshit muzikor

dhe të aparatit të këndimit.13

12https://www.google.com/search?rlz=1C1CHBF_enUS815US815&tbm=isch&q=femijet+duke+zhvillu+lojra+te+ndryshme+me+instrumentet+ritmike&spell=1&sa=X&ved=0ahUKEwjLqcXz5vHkAhWMr6QKHWCCAD0QBQg8KAA&biw=1366&bih=608&dpr=1#imgrc=_ 13

Prof.Mr. Seniha Spahiu, Metodika e mësimit të muzikës. Fq.105

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · Instrumentet muzikore mund ti ndihmojnë fëmijët ti shprehin emocionet e tyre, veaçnërisht kur ata kanë një zotërim

22

4.1 VESHI MUZIKOR Koncepti i veshit muzikor mund të merret, në kuptimin e ngushtë, aftësi e përceptimit të

lartësive tonale dhe në kuptimin më gjithë përfshirës, më të plotë- aftësi konkrete e

përceptimit të toneve, tërësive muzikore për nga lartësia,forca(dinamika), ngjyra(timbri) dhe

gjatësia. Në këtë kuptim bëhet i mundshëm informaiconi muzikor, i cili mund të ketë tipare

dalluese, varësisht nga prirja e aftësisë individuale ndaj ndonjëres nga këto cilësi, së pari duke

treguar potencial melodik ose ritmik.

Mbështetur në cilësinë e perceptimit të toneve ralizohet saktësia e përftyrimit, përkatësisht

mbajtja mend dhe riprodhimi i saktë i tyre. Shqyrtimi i veshit muzikor ose i ndjenjës për

tonalitet, kur vështrohet nga aspekti praktik, gjithnjë është i realizuar në bashkëtingëllim me

ritmin dhe kjo çon drejt ndjenjës melodike, përkatësisht melo-ritmike. Kështu veshi muzikor

profilizohet nëpërmjet ndjenjës për tonalitet në ndjenjë melodike. Në këtë proces ndjenja

melodike është aftësi e konkretizuar.

Ndjenja melodike nënkupton perceptimin e tërësive melo-ritmike, mbajtjen mend dhe

riprodhimin e saktë të tyre. Ky process nuk realizohet gjithmonë në mënyrë të drejtpërdrejtë,

sepse ndërmjet perceptimit dhe riprodhimit të saktë duhet të bëhet identifikimi(njohja) e kësaj

përmbajtjeje, kurse si rrjedhim i saj arrihet përftyrimi. Kjo është pika analizuese kontrolluese

e ndjenjës melo-ritmike.

4.2 RIPRODHIMI I DUKURIVE AKUSTIKE NGA NATYRA Sikurse në edukimin dhe arsimimin e ndjenjës ritmike, kur fëmijët – nxënësit vërenin dhe

riprodhonin dukuri të ndryshme ritmike nga natyra, ashtu edhe tash kur duhet zhvilluar

ndjenja melodike e tyre, sërish do të vërejnë dhe riprodhojnë shumë dukuri akustike

nëpërmjet të cilave mprehet dhe përsoset veshi i tyre muzikorë. Këto dukuri, që në moshën

parashkollore fëmijët i kanë përjetuar spontanisht, tash të udhëzuar nga mësimdhënësi, do t’i

riprodhojnë me vetëdije dhe me qëllim të caktuar edukativ. Nga dukurit e shumta akustike do

të veçohen ato dukuri për të cilat supozohet se ata i kanë përjetuar më parë. Numri i këtyre

dukurive, sidomos i atyre që mund të shprehen nëpërmjet onomatopeve melodike, është i

madh.

Disa nga ato janë:

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · Instrumentet muzikore mund ti ndihmojnë fëmijët ti shprehin emocionet e tyre, veaçnërisht kur ata kanë një zotërim

23

1.Onomatopetë e shpendëve dhe të kafshëve: mjaullima e maces (mjau-mjau), blegërima e

deles (be-be), kokorisja e pulës (ko-ko), të lehurit e qenit (ham-ham), e të tjera.

2.Onomatopetë e tjera: e tupanit (bum-ta), e ziles (cin-cin), e kambanes (din-don), e

automobilit (ty-ty), e të tjera.

Riprodhimi i këtyre onomatopeve duhet të bëhet nga nxënësit sa më realisht, duke i vënë në

këtë mënyrë në gjendje aktive. Duke kërkuar prej tyre t’i imitojnë këto onomatope me

vetëdije vihen bazat e ushtrimeve për zhvillimin e zërit e edhe më shumë – të arritjes së

koordinimit të veshit muzikor dhe aparatit të këndimit. Qëllimi kryesor i kësaj procedure

mësimore është të arrihet diferencimi i tonit – mjetit shprehës muzikor, nga dukurit e tjera

akustike ; me fjalë të tjera nxënësit duhet ta kuptojnë dallimin në mes të tingullit ta caktuar

dhe atij te pacaktuar.

Perjetimi i vetive të tonit – për ta përjetuar dhe kuptuar ndryshimin kualitativ në mes të

tingullit të pacaktuar – zhurmës dhe atij të caktuar – tonit, nxënësit duhet t’i përjetojnë dhe t’i

vërejnë cilësitë që ka toni.

Lartësia – ky kualitet kryesor i tonit do të përjetohet po ashtu duke vënë në raport dy tone më

lartësi të ndryshme (“më i larte “dhe “më i ulët”). Mësimdhënësi, sipas diapazonit të vet do ta

këndojë tonin më të lartë dhe më të ulët. Nuk është për t’u habitur në rast se nxënësit tonin e

parë e cilësonjë “i hollë” kurse të dytin “i trashë”. Identifikimi vizual i lartësisë së tonit është

në natyrën e fëmijëve, i cili me kohën do të zëvendësohet me shprehjet përkatëse: “më i lartë”

dhe “më i ulët”. Mund të ndihmohet edhe me levizje të dorës: kur interpretohet toni më i

lartë, dora ngrihet lart, kurse për tonin e ulët dora zbret poshtë.

Ngjyrimi dinamik i tonit – fuqitë e ndryshme të tingullit fëmija i ka provuar që në

fëmijërinë më të hershme, ai këto nuanca të ngjyrimit të ndryshëm dinamik i ka përjetuar në

gradacione të ndryshme. Tingujt teper të fortë kanë bërë shpesh të frikësohet, kurse ata të

butë e kanë qetësuar. Ky reagim i fëmijës mdaj forcave të ndryshme tingëllore, që më pak, a

më shumë shkaktojnë dridhjen e membranës së veshit, tregon se fëmija shumë herët i vëren

këto dukuri. Nuancat e ngjyrimit dinamik i dallojnë edhe ata, muzikaliteti i të cilëve është në

gradë mjaft të ulët.

Ngjyra e tonit – në proceduren mësimore gjatë përjetimit të kësaj vetie subtile të tonit t të

aplikohet posaçërisht kërkesa” prej të njohures nga e panjohura “. Meqenëse zëri i njeriut

është burim më i njohur dhe më i afërt tingëllor, duhet nisur nga identifikimi i ngjyrës së zërit

tonë. Loja “symbylltas” është shumë interesante për nxënësit dhe mpreh veshin muzikor në

dallimin e ngjyrës së zërave. Një nxënësi që i mbyllen sytë, ka për detyrë ta njohë ngjyren e

zërit të atij shoku që do ta thërrasë. Loja vazhdon duke i ndërruar nxënësit rolet ndërmjet

vetës. Loja mund të bëhet edhe më interesante kur në vend të emrit të shqiptuar këndohet

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · Instrumentet muzikore mund ti ndihmojnë fëmijët ti shprehin emocionet e tyre, veaçnërisht kur ata kanë një zotërim

24

fillimi i ndonjë kënge që e dinë nxënësit. Me këtë procedurë edhe më shumë vëmendja

drejtohet në ngjyren e zërit gjatë këndimit.14

Si konkluzion i gjithë kësaj mundë të themi që dëgjimi dhe mësimi i muzikes ndikon në

zhvillimin e interesimit për koncepte dhe njohuri të reja, forcon vullnetin, ndikon në

zhvillimin e kujtesës dhe imagjinatës e çka është më e rëndësishmja ajo mundëson formimin

e personalitetit të fëmijës.

Ndjenja melodike ka zhvillim më të ngadalshëm në krahasim me ndjenjën ritmike, sepse deri

nga mosha 2 vjeçare fëmija nuk është në gjendje të interpretojë në mënyrë të saktë tërësi

melodike, prandaj edukimi indjenjës melodike duhet të arrihet nga mësuesi nëpërmjet

dëgjimeve konkrete me instrumente nëpërmjet magnetofonit ose duke i gjetur ato në mjedisin

e klasës.Ndjenja melodike nënkupton përceptimin e tërësive melo-ritmike, mbajtjen mend

dhe riprodhimin e saktë të tyre.

14

Prof.mr.Seniha Spahiu, Metodika e mësimit të muzikës. Fq.106-110

Page 25: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · Instrumentet muzikore mund ti ndihmojnë fëmijët ti shprehin emocionet e tyre, veaçnërisht kur ata kanë një zotërim

25

PËRSHKRIMI I PUNËS PRAKTIKE Puna praktike është obligative gjatë kohës së studimeve akademikë në Universitetin e

Gjakovës “Fehmi Agani”.Unë praktikën e kam përfunduar në shkollën fillore “31 Marsi” në

fshatin Guri i Kuq – Rahovec.

Nga praktika ime kam vërejtur që këngët më tepër janë recituar se sa janë kënduar. Por një

gjë e tillë në të ardhmen shpresoj që mos të ndodhë, ngaqë fëmijët i duan tingujt ku siç e ceka

gjatë punimit janë relaksuese dhe është një aktivitet që nuk ka kosto, vetëm duhet vullneti dhe

dëshira.

Page 26: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · Instrumentet muzikore mund ti ndihmojnë fëmijët ti shprehin emocionet e tyre, veaçnërisht kur ata kanë një zotërim

26

PLANI DITOR

Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimore

Fusha kurrikulare : Artet Shkalla e kurrikulës : I Klasa :

I

Lënda : Edukata Muzikore

Tema : kënga " Qengji i vogël "

Mjetet mësimore - didaktike: magnetofon, cd, veglat me goditje, lapsa

me ngjyra.

Lidhja me lëndët tjera: Art figurativ, gjuhë shqipe

Fjalët kyce : Qengji, melodia, tingull

STRUKTURA E ORËS

Evokim: në fillim, pyesim nxënësit për qengjin? Qfarë ngjyre ka qengji, si

bën qengji, me qfarë ushqehet qengji etj.

Realizim i kuptimit: njihen nxënësit me tekstin e këngës, duke bërë

komente për këngën. Ua shpjegojmë nxënësve fjalët e panjohura që

ndodhen në tekst. Kërkojmë nga nxënësit që ta këndojnë këngën bukur

dhe lehtë.

Relfektim: së bashku me nxënësit rikujtojmë këngën, pastaj kërkohet nga

nxënësit ta interpretojnë këngen duke iu përshtatur tekstit me anë të disa

instrumenteve me goditje dhe përplasje të duarve.

Vlerësimi : vlerësohen nxënësit për një këndim të bukur dhe me ndjenjë të

këngës.

Page 27: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · Instrumentet muzikore mund ti ndihmojnë fëmijët ti shprehin emocionet e tyre, veaçnërisht kur ata kanë një zotërim

27

PËRFUNDIMI

Përzgjedhja e kësaj teme është bërë me qëllim që të kuptohet rëndësia e mësimit të këngës, që

gradualisht do të thotë ndikon tek fëmijët në zhvillimin e muzikalitetit dhe veshit muzikor.

Për të arritur deri në temën kryesore, për ta kuptuar mirë se si arrihet mësimi i muzikës

sigurisht që duhet të mësohet baza historike e saj. E nga kjo bazë historike mësojmë ecurinë

dhe zhvillimin e muzikës, si dhe mënyrat se si është bartur e mësuar muzika deri në ditët e

sotme. Me hulumtimin e këtij kapitulli është kuptuar që mësimi i muzikës është edukativ

sepse ndikon në zhvillimin e interesimit për koncepte dhe njohuri të reja, ia fisnikëron

ndjenjat dhe ia forcon vullnetin, ndikon në zhvillimin e kujtesës dhe imagjinatës, etj. Pra, me

muzikë ndjejmë kënaqësi, dëgjimi i saj fillon në moshën e hershme rinore e deri tek të rriturit

dhe ka rëndësi të veçantë në jetën e njeriut. Muzika ka qenë e rëndësishme që nga kohët e

hershme dhe do të jetë e pranishme në çdo kohë me qëllim të edukimit dhe arsimimit

muzikor.

Kënga zë vend të posaçëm në procesin mësimor sepse në tërë aktivitetin muzikor, këndimi

është forma më e shpeshtë. Ajo ka rëndësi të madhe në jetën e fëmijëve sepse tek ata zgjon

disponim, gëzim dhe qetësim. Kënga është e rendësishme për fëmijët e kësaj moshe si për

zhvillimin e muzikalitetit të veshit melodik ashtu edhe për rëndësinë e përgjithshme që ka kjo

veprimtari në zhvillimin tërësor të fëmijëve. Nxënësit e kësaj moshe e përvetsojnë këngën me

vesh: si melodinë e saj ashtu edhe tekstin. Nga kjo kuptohet se po të mos ishte kënga,

zhvillimi i muzikalitetit nuk do të ishte i mundur.

Roli i mësuesit/es është që t’u ofrojë nxënësve përmbajtjen e këngës dhe atmosferen e

këngës, me qëllim që të nxisë tek ata interpretim përjetues dhe shprehës, që do të thotë

përmes këtyre zhvillohet edhe kujtesa muzikore.

Poashtu, është e rëndësisë së veçantë këndimi i këngëve dhe luajtja me instrumente (ritmike,

melodike), sepse ato sjellin kënaqësi në jetën e fëmijëve dhe stimulojnë imagjinatën dhe

kreativitetin e tyre. Dëgjimi dhe mësimi i muzikës mundëson formimin e personalitetit të

fëmijës dhe aftësimin për jetë dhe punë.

Si konkluzion i gjithë kësaj mund të them që kuptimi, dëgjimi dhe mësimi i këngës tek

fillestarët ndikon në zhvillimin e kujtesës dhe imagjinatës, e më e rëndësishmja ndikon në

zhvillimin e veshit muzikor.

Page 28: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · Instrumentet muzikore mund ti ndihmojnë fëmijët ti shprehin emocionet e tyre, veaçnërisht kur ata kanë një zotërim

28

AUTOBIOGRAFIA Unë Violetë Mustafaj, e lindur me 28.02.1995, në Petkoviq. Shkollën fillore e kam

përfunduar në shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Mustafë Ibishi” – Kramovik, ndërsa

shkollimin e mesëm në shkollen “Luigj Gurakuqi” në Klinë. Studimet universitare i fillova në

vitin akademik 2014/2015, në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” Fakulteti i Edukimit,

përkatesisht, programi fillor, sepse doja të isha mësuese, profesion që kërkon punë dhe

përkushtim maksimal për fëmijët të cilët janë thesari i ynë më i çmuar.

Sot para jush po e mbroj Temën e Diplomes me titull: “Mësimi i Këngës Pa Tekst Notal Me

Anë Të Veshit”, ku edhe me këtë përfundoj studimet Bachelor.

Page 29: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · Instrumentet muzikore mund ti ndihmojnë fëmijët ti shprehin emocionet e tyre, veaçnërisht kur ata kanë një zotërim

29

Dedikuar Dedikuar tashmë engjullit tim

(BABIT)

Page 30: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · Instrumentet muzikore mund ti ndihmojnë fëmijët ti shprehin emocionet e tyre, veaçnërisht kur ata kanë një zotërim

30

LITERATURA

1. Msc. Majlinda Hala, Violeta Shmaku.

Libër Mesuesi Edukim Muzikor 1,2,3,4,5. (2011)

2. Prof.mr. Seniha Spahiu.

Metodika E Mësimit Të Muzikës. (2008)

3. Prof. Ajmone Dhomi.

Metodikë E Edukatës Muzikore. (2000)

4. Prof.mr. Seniha Spahiu.

Muzika Dhe Edukimi. (2012)

Page 31: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · Instrumentet muzikore mund ti ndihmojnë fëmijët ti shprehin emocionet e tyre, veaçnërisht kur ata kanë një zotërim

31

LITERATURA NGA INTERNETI

https://ëëë.google.com/search?q=lojra+te+femijeve+me+instrumente+muzikore&rl

z=1C1CHBF_enUS815US815&source=lnms&tbm=isch&sa=X&ved=0ahUKEëin9dSd4P

HkAhXIJpoKHaG_CXëQ_AUIEigB&bië=1366&bih=608#imgrc=MgrQM51s6vmUrM:

https://ëëë.google.com/search?rlz=1C1CHBF_enUS815US815&tbm=isch&q=femijet

+duke+mesuar+kengen+me+ritem&chips=q:femijet+duke+mesuar+kengen+me+rite

m,online_chips:muzika,online_chips:instrumentet&usg=AI4_-

kSDë8uQ8ëFJxrTx_eYppLË2XQEeaQ&sa=X&ved=0ahUKEëjPyvrP5fHkAhXC2KQKHËqJ

C68Q4lYINigN&bië=1366&bih=608&dpr=1#imgrc=lBk_mnVatMRrHM:

https://ëëë.google.com/search?rlz=1C1CHBF_enUS815US815&tbm=isch&q=femijet

+duke+zhvillu+lojra+te+ndryshme+me+instrumentet+ritmike&spell=1&sa=X&ved=0

ahUKEëjLqcXz5vHkAhËMr6QKHËCCAD0QBQg8KAA&bië=1366&bih=608&dpr=1#img

rc=_

https://ëëë.google.com/search?q=disa+instrumente+muzikore&rlz=1C1CHBF_enUS

815US815&sxsrf=ACYBGNRuVouyZo4L1P0FquëXi59x9OmqIg:1570043541733&sourc

e=lnms&tbm=isch&sa=X&ved=0ahUKEëiq1Nj8o_7kAhUM0aYKHcqjB_IQ_AUIEigB&bi

ë=1366&bih=657#imgrc=_

Page 32: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · Instrumentet muzikore mund ti ndihmojnë fëmijët ti shprehin emocionet e tyre, veaçnërisht kur ata kanë një zotërim

32

LEKTURIMI

Unë, Agnesa Fetahu dëshmoj që e kam lekturuar punimin etemës së diplomës, të studentes

Violeta Mustafaj me temë: Mësimi i këngës pa tekst notal me anë të veshit nën

mentorimin e Prof. Asoc. Mimoza Kurshumlia. Tema vjen nga radhët e Universitetit të

Gjakovë “Fehmi Agani”, Fakulteti i Eduikimit, Programi Fillor.

Tema është shikuar me përpikëri nga aspekti gjuhësor dhe ai drejtshkrimor.

Lekturoi : Nënshkrimi:

Agnesa Fetahu.