51
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Mbiemri në romanin PSE?- Sterjo Spasse UDHËHEQËSE SHKENCORE: KANDIDATJA: Prof. asoc. dr. Sindorela Doli- Kryeziu Ardelina Tafa Gjakovë, 2020

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2021. 1. 14. · Spasse shkroi që më 1946 i cili nuk u botua për shkak të një preference të pandehur të parisë . 10 politike

  • Upload
    others

  • View
    5

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

  • UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

    FAKULTETI I EDUKIMIT

    PROGRAMI FILLOR

    PUNIM DIPLOME

    TEMA: Mbiemri në romanin “PSE?”- Sterjo Spasse

    UDHËHEQËSE SHKENCORE: KANDIDATJA:

    Prof. asoc. dr. Sindorela Doli- Kryeziu Ardelina Tafa

    Gjakovë, 2020

  • 2

    Ky punim diplome u mbrojt me para komisionit vlerësues në përbërje:

    1. Kryetare

    2. Anëtar

    3. Anëtar

    Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën

  • 3

    Dedikuar

    Këtë punim diplome ua dedikoj atyre që pa ndalë më

    përkrahën në çdo hap të këtij rrugëtimi dhe që

    gjithmonë janë ndierë krenarë për arritjet e mia.

    Prindërve të mi.

  • 4

    PËRMBAJTJA

    MIRËNJOHJE …………………………………………………………………………….. 6

    ABSTRAKT …………………………………………………………………………………7

    HYRJE ……………………………………………………………………………………… 8

    KAPITULLI I

    1. Jeta dhe veprimtaria e Sterjo Spasses …………………………………………………..9

    1.1. Tematika e romanit “PSE” ………………………………………………………………10

    KAPITULLI II

    2. Objekti i morfologjisë ………………………………………………………………….. 11

    2.1. Lidhjet e morfologjisë me sintaksën dhe fonetikën …………………………………… 11

    2.2. Kuptimet gramatikore dhe format gramatikore..……………………………………......12

    2.2.1. Format gramatikore sintetike …………………………………………………………13

    2.2.2. Format gramatikore analitike …………………………………………………………13

    2.3. Pjesët e ligjëratës ………………………………………………………………………. 14

    KAPITULLI III

    3. MBIEMRAT ………………………………………………………….............................15

    3.1. Formimi i mbiemrave …………………………………………………………………. 16

    3.2. Klasifikimi i mbiemrave ………………………………………………………………. 18

    3.3. Klasifikimi kuptimor …………………………………………………………………...18

    3.3.1. Mbiemrat cilësorë …………………………………………………………………….18

    3.3.2. Mbiemrat marrëdhëniorë ……………………………………………………………..19

    3.4. Klasifikimi morfologjik ……………………………………….. ………………………19

    3.4.1. Mbiemrat e nyjshëm ………………………………………………………………… 19

    3.4.2. Mbiemrat e panyjshëm ……………………………………………………………….20

  • 5

    KAPITULLI IV

    4. Kategoritë gramatikore të mbiemrave ………………………………………………..21

    4.1. Kategoria e gjinisë ……………………………………………………………………. 21

    4.1.1. Formimi i gjinisë femërore të mbiemrave të nyjshëm ……………………………….21

    4.1.2. Formimi i gjinisë femërore të mbiemrave të panyjshëm …………………………….22

    4.2. Kategoria e numrit ……………………………………………………………………..22

    4.2.1. Formimi i numrit shumës të mbiemrave të nyjshëm të gjinisë mashkullore ………...23

    4.2.2. Formimi i numrit shumës të mbiemrave të panyjshëm të gjinisë mashkullore ……...23

    4.2.3. Formimi i numrit shumës të mbiemrave të nyjshëm të gjinisë femërore ……………23

    4.2.4. Formimi i numrit shumës të mbiemrave të panyjshëm të gjinisë femërore ………….24

    4.3. Kategoria e rasës ……………………………………………………………………....25

    4.3.1. Gjinia mashkullore …………………………………………………………………..26

    4.3.2. Gjinia femërore ………………………………………………………………… …. 27

    4.4. Kategoria e shkallës ……………………………………………………………… …. 29

    4.4.1. Shkalla pohore ……………………………………………………………………... 30

    4.4.2. Shkalla krahasore ……………………………………………………….………...…30

    4.4.3. Shkalla sipërore ……………………………………………………….……………..32

    KAPITULLI V

    1. ANALIZË GRAMATIKORE E MBIEMRAVE TEK ROMANI “PSE”- STERJO

    SPASSE.................................................................................................................................34

    5. PËRFUNDIMI ………………………………………………………………………… 49

    6. BIBLIOGRAFIA ……………………………………………………………………… 50

    VËRTETIM LEKTURIMI………………………………………………………………51

  • 6

    MIRËNJOHJE

    Ky rrugëtim, i bukur dhe më shumë përpjekje dhe sfida, nuk do të kishte qenë aspak i lehtë pa

    mbështetjen dhe ndihmën e disa personave të veçantë për mua.

    Respektin dhe mirënjohjen më të sinqertë, ia dedikoj profesoreshës, njëherazi udhëheqëses sime

    shkencore prof. asoc. dr. Sindorela Doli Kryeziu, një profesoreshë me virtyte shumë të larta dhe

    një model se si duhet të jetë një mësimdhënëse. E falënderoj për ndihmën e ofruar dhe

    mbështetjen gjatë përgatitjes së këtij punimi.

    Një falënderim të sinqertë të gjithë profesorëve e pedagogëve të Universitetit të Gjakovës

    ‘‘Fehmi Agani“. Një staf i përgatitur dhe çdoherë i gatshëm për studentët e tyre, për të mirën dhe

    për suksesin e tyre.

    Një falënderim të veçantë edhe për shoqërinë time, me të cilët udhëtuam së bashku në rrugën

    drejt dijes. Pa ju studimet e mia nuk do të kishin kuptim.

    Dhe së fundmi, por jo për nga rëndësia, dua t’i falënderoj e gjunjëzuar, familjen time, për

    dashurinë e tyre pa kushte dhe me bindje të plotë, theksoj se pa mbështetjen e tyre morale do të

    ishte shumë i vështirë përfundimi i këtij rrugëtimi. Në pamundësi për t’i falënderuar të gjithë,

    falënderoj të gjithë ata që zënë një vend të veçantë në zemrën time dhe që kam pasur fatin të jenë

    pjesë e jetës time.

    Faleminderit të gjithëve!

  • 7

    ABSTRAKT

    Ky punim diplome pasqyron studimin tim rreth temës: “Shtjellimi i mbiemrave te romani

    “PSE?” i autorit Sterjo Spasse. Përmes këtij punimi në fillim do të paraqes njohuri të

    përgjithshme rreth objektit të morfologjisë, lidhjet e saja me fonetikën dhe sintaksën, si dhe do të

    flas në mënyrë të përgjithësuar për pjesët e ligjeratës. E gjithë vëmendja do jetë te tema kryesore

    që ka të bëjë me shtjellimin dhe analizimin e mbiemrave.

    Rëndësia e mbiemrave dëshmohet edhe nga fakti i përdorimit të shumtë të kësaj pjese të

    ligjeratës nga autori i lartëpërmendur te romani që kisha objekt studimi.

    Nëpërmjet këtij punimi jam munduar të bëj një lloj analize të mbiemrave te romani i lartëcekur.

    Por, qëllimi kryesor ishte shtjellimi i mbiemrave te ky roman, duke i klasifikuar ata sipas

    kuptimeve, dhe sipas kategorive gramatikore. Dua të shtojë gjithashtu se gjatë analizës së

    mbiemrave jam munduar ta përgjithësoj në një mënyrë sa më të detajuar duke shpresuar që ky

    punim të shërbejë dhe t’i ndihmojë sadopak brezat e rinj mbi njohuritë ndaj mbiemrave, sepse

    gjithçka që mësohet duhet të jetësohet dhe të përcjellet te gjeneratat e reja.

    Fjalët kyçe: morfologjia, mbiemri, shtjellimi, rëndësia, analiza, etj.

  • 8

    HYRJE

    Ne si popull duhet të jemi njerëzit më krenarë në botë për faktin që e flasim gjuhën më të bukur,

    kjo gjuhë që është simbol i një kulture të lashtë, histori, e sotmja dhe e ardhmja jonë. Gjuha

    shqipe është forca jonë morale, është abetarja me të cilën fillojmë ta shohim botën më të bukur.

    Edukata dhe kultura jonë është vetë rëndësia që ia kushtojmë gjuhës sonë, jo rastësisht është

    thënë se ai që zotëron gjuhën e tij vlen më tepër se ai që pushton një qytet, e shpeshherë e

    meriton t’i kërkojmë falje për çdo lëshim të mundshëm. Historia e një vendi nuk mund të

    mbrohet me asnjë gjuhë tjetër përveçse me gjuhën e atij vendi.

    Në këtë punim diplome jam munduar që t’i shfrytëzoj njohuritë e marra gjatë viteve të

    studimeve, si dhe shfrytëzimin e literaturave të autorëve të ndryshëm në mënyrë që të krijoj një

    punim të suksesshëm.

    Në kapitullin e parë të këtij punimi shtjellohen jeta dhe veprimtaria e autorit Sterjo Spasse, si dhe

    në pika të shkurtra tematika e romanit “PSE?”

    Kapitulli i dytë përmbledh në vete objektin e morfologjisë, lidhjet e saj me sintaksën dhe

    fonetikën, kuptimet dhe format gramatikore si dhe pjesët e ligjeratës.

    Në kapitullin e tretë kam përmendur në mënyrë të theksuar mbiemrat, formimin e tyre,

    klasifikimin e tyre kuptimor ku bëjnë pjesë mbiemrat cilësorë dhe marrëdhëniorë, si dhe

    klasifikimin morfologjik ku bëjnë pjesë mbiemrat e nyjshëm dhe të panyjshëm.

    Në kapitullin e katër janë të përfshira të gjitha kategoritë e mbiemrit duke filluar nga kategoria

    gramatikore e gjinisë, numrit, rasës dhe të shkallës. E kam shjelluar secilën kategori veç e veç

    duke u munduar të sqaroj në mënyrën më të mirë të mundshme.

    Dhe në kapitullin e pestë dhe të fundit kam shkëputur pjesë nga romani “PSE?”, ku kam

    identifikuar mbiemrat dhe kam analizuar ata.

  • 9

    KAPITULLI I

    1. JETA DHE VEPRIMTARIA E STERJO SPASSES

    Sterjo Spasse lindi në vitin 1914 në Golloboç, Korçë.

    Ishte shkrimtar, publicist. Spasse ishte me prejardhje

    maqedonase. Sterjo shkollën fillore e kreu në Korçë,

    ndërsa shkollën normale në Elbasan. Më pas nisi punën

    si mësues në fshatin Derviçan në jug të Gjirokastrës, ku

    nisi të shkruante romanin që njihet shkurt Pse!?. Më

    vonë nisi një kurs me korrespondencë për pedagogji në

    Firence të Italisë, por nuk arriti të marrë provimet e

    fundit. Me Kutelin, Kokonën dhe Hakiun qe

    bashkëthemelues i të përkohshmes "Revista letrare" në

    Tiranë më 15 shkurt 1944. Në fundin e vitit 1944, pak

    pas fitores komuniste, ai e kishte botuar veprën e tij të

    parë të realizmit socialist në organin partiak, gazetën "Përpara" të Korçës: Si e pashë Tiranën e

    porsaçliruar. Po pas lufte punoi në Ministrinë e Arsimit e Kulturës për hartimin e teksteve

    shkollore me Aleksandër Xhuvanin, Dhimitër Shuteriqin e Qemal Draçinin. Punoi gjithashtu në

    revistat pedagogjike dhe letrare: "Shkolla e re", "Arsimi popullor", "Literatura jonë”, "Nëntori",

    etj., dhe pranë Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë. Ndërsa kohën e fundit e

    kaloi në Tiranë, si shkrimtar me profesion të lirë. Veprimtaria letrare e Sterjo Spasses është e

    shumëllojshme. Shkroi punime pedagogjike, tekste shkollore, ishte merr edhe me përkthime,

    shkroi artikuj të ndryshëm, monografi, tregime, romane etj. Veprimtaria e tij, sidomos ajo letrare

    zë fill që nga vitet tridhjetë të shekullit të kaluar. Kjo ishte një periudhë në të cilën Sterjo Spasse

    u dallua me krijimet e veta, sidomos në fushën e tregimit dhe atë të romanit. Botoi katër

    përmbledhje tregimesh: "Kurorë rinie" (1934), "Në krahët e një femre" (1934), "Nusja pa duvak"

    (1944) dhe "Të fala nga fshati" (1958) si dhe dhjetë romane: "Nga jeta në jetë - Pse!?" më 1935 -

    që mbahet si kryevepra e tij, "Afërdita" (1944), "Ata nuk ishin vetëm" (1952), “Afërdita përseri

    në fshat " (1954), "Buzë liqenit"(1965), "Zjarre..." (1972), "Zgjimi" (1973), "Pishtarë" (1975),

    "Ja vdekje ja liri" (1978), dhe "Kryengritësit" (1983). Sipas Trebeshincës, romani "Harbutët" që

    Spasse shkroi që më 1946 i cili nuk u botua për shkak të një preference të pandehur të parisë

  • 10

    politike ndaj Dhimitër Shuteriqit. Redaksia e Botimeve "Rilindja" i botoi më 1968 një komplet

    veprash në tetë vëllime, ndërsa herë pas here ka botuar vepra të ndryshme. Më 1980-1985 iu

    botuan po ashtu në Tiranë botimi integral "Vepra" me nëntë vëllime. Më 1980 iu përkthye në

    anglisht romani "Zgjimi".

    1.1. TEMATIKA E ROMANIT “PSE”

    Vepra është e zhanrit roman, e shkruar në prozë. Që nga titulli jo i

    zakonshëm, “PSE?!”, me një pikëpytje dhe një pikëçuditëse

    mbrapa bëhet edhe më i pazakonshëm duke na bërë të kemi një

    pasqyrë se është një roman i kërkimeve jo të zakonshme e

    filozofike, të abstraktes apo të retorikës. Përveç lidhjes logjike ka

    edhe lidhje kronologjike ku autori ngjarjen e ndan në bazë të

    datave që në dukje ngjason me një ditar ku kap kohën prej një viti,

    ku ngjarjet marrin karakter të ndryshëm zhvillimi.

    Tematika është sociale me shtresim filozofik. Sfondi i ngjarjeve është vendosur në qytet dhe

    fshat, pra në dy mediume, ku autori mundohet t’i krahasojë ndërmjet vete këto mediume.

    Në mes të jetës dhe vdekjes. Luftë, ideale, filozofi, dhe dëshira e tjetërsimit të një kohe të pa

    kohë, dhe një dëshmi që bota e injorancës është fatkeqe ky është thelbi i tematikës së romanit

    “PSE”. Një jetë e një djaloshi që kishte shumë për t’i dhënë jetës, i ngritur në mendime, që

    kishte krijuar një botë të nxjerr nga shkronjat, faqet dhe kopertinat e librave, mirëpo të vrazhdë,

    dhe zakone që nuk mund t’i shkruante më shkronjat që kishte lexuar.

    Ngjarjet nuk kanë fund të lumtur, nuk gjendet një zgjidhje klasike e problematikave që trajtohen

    në vepër. Personazhi kryesor i merr me vete formulat e tij filozofike drejt vdekjes dhe lë pas një

    letër që e shkruan para se të vdesë e cila shpjegon shumë gjëra.

    Të ëndërrosh duhet guxim, të mos përshtatesh më kohë, traditat e rrethin do të thotë sakrificë,

    është e vështirë të përshtatesh në të njëjtën linjë me injorancën, fatkeqësisht personazhit kryesor

    të romanit “PSE” i mungon guximi dhe dëshira e sakrificës për jetësimin e ëndrrave që kishte,

    fatkeqësisht zgjodhi rrugën e mohimit të jetës.

  • 11

    KAPITULLI II

    2. OBJEKTI I MORFOLOGJISË

    Morfologjia (nga greqishtja morphe = fomë dhe logos = fjalë, teori) studion:

    a) Format e ndryshme që marrin fjalët gjatë përdorimit dhe kuptimet e këtyre formave;

    b) Klasifikimin e fjalëve në kategori leksiko-gramatikore, ose klasa fjalësh që quhen

    tradicionalisht pjesë të ligjëratës;

    c) Strukturën morfologjike të fjalëve-morfemat dhe llojet e tyre;

    d) Tipat kryesorë të fjalëformimit.

    Morfologjia dallohet nga leksikologjia e cila, gjithashtu, ka si objekt studimi fjalën, por e

    vështron këtë si njësi të leksikut, që shërben për të emërtuar diçka, d.m.th., nga pikëpamja e

    kuptimit leksikor.1

    Morfologjia nuk merret me studimin e fjalëve të veçanta. Ajo studion veçoritë e përbashkëta të

    fjalëve të së njëjtës klasë, duke nxjerrë kështu rregulla me karakter të përgjithshëm, që kanë vlerë

    për mbarë klasën e dhënë e, si rrjedhim, edhe për secilën nga fjalët e asaj klase. Kështu, p.sh.,

    paradigmë e lakimit të emrave sipas tipit të lakimit, në rasat e ndryshme të trajtës së pashquar

    dhe të së shquarës në njëjës e në shumës, ka vlerë për gjithë klasën e emrave, pra edhe për çdo

    emër të veçantë, i cili lakohet kështu sipas tipit të lakimit përkatës. Po kështu edhe paradigmë e

    zgjedhimit të foljeve sipas tipit të zgjedhimit, në mënyrë e kohë të ndryshme, ka vlerë për gjithë

    klasën e foljeve, pra edhe për secilën folje të veçantë.2

    2.1. Lidhjet e morfologjisë me sintaksën dhe fonetikën

    Morfologjia lidhet shumë ngushtë me sintaksën dhe quhen dy pjesë të gramatikës. Nuk studiohen

    format gramatikore të fjalës në morfologji, pa pasur parasysh dhe funksionet e tyre sintaksore, të

    cilat konkretizohen gjatë përdorimit të fjalës në fjali të ndryshme. Morfologjia ka lidhje të

    1 Jashari.A, Çitaku.F (2013): Morfologji e zbatuar, Prishtinë, f.5. 2 Agalliu.F, Angoni. E, Demiraj. SH, Dhrimo. A, Hysa. E, Lafe. E, Likaj. E (2002): Gramatika e gjuhës shqipe I, Tiranë, f. 29.

  • 12

    ngushta edhe me fonetikën. Shumë dukuri fonetike kanë funksione gramatikore të caktuara.

    Kështu, formimi i shumësit dash→desh, derë→dyer ose dallimi i vetave në të tashmën dal→del,

    marr→merr, realizohen nëpërmjet ndërrimeve fonetike.3

    Këto dukuri gjuhësore nuk i studion vetëm fonetika, por këto janë objekt studimi edhe të

    morfologjisë, kanë të bëjnë me kategoritë gramatikore të numrit (njëjës: shumës), të mënyrës, të

    kohës dhe të vetës (jap, flas – veta e parë; jep, flet – veta e dytë dhe e tretë njëjës)4

    2.2. KUPTIMET GRAMATIKORE DHE FORMAT GRAMATIKORE

    Fjala, duke u përdorur në fjali gjatë ligjërimit, shpreh një kuptim leksikor të caktuar, të cilit

    zakonisht i mbishtrohen edhe një a më shumë kuptime të përgjithshme të karakterit gramatikor,

    që quhen kuptime gramatikore të fjalës. Nëpërmjet kuptimeve gramatikore të fjalës shprehen

    lidhjet e saj më fjalë të tjera në fjali, marrëdhëniet kohore të veprimit, qëndrimi i folësit ndaj asaj

    që kumton etj. Kuptimi gramatikor ka një karakter shumë të përgjithshëm. Ai është karakteristik

    për një klasë të tërë fjalësh me kuptim leksikor (kategorial) të përbashkët dhe me veçori

    gramatikore të përbashkëta.

    Kuptimet gramatikore dhe format gramatikore përkatëse ekzistojnë vetëm në bazë të

    kushtëzimit të ndërsjelltë.5

    Format gramatikore - shprehin kuptime gramatikore të caktuara. Kjo do të thotë se pa forma

    gramatikore nuk ka kuptim gramatika dhe anasjelltas. Format gramatikore në gjuhën shqipe janë:

    sintetike dhe analitike.6

    3 Jashari.A, Çitaku.F (2013): Morfologji e zbatuar, Prishtinë, f.5. 4 Nushi.M, (2003): Gjuha e sotme shqipe I, Prishtinë, f.53. 5 Agalliu.F, Angoni. E, Demiraj. SH, Dhrimo. A, Hysa. E, Lafe. E, Likaj. E (2002): Gramatika e gjuhës shqipe I, Tiranë, f.31-32. 6 Nushi.M, (2003): Gjuha e sotme shqipe I, Prishtinë, f.54.

  • 13

    2.2.1. Format gramatikore sintetike

    Format gramatikore sintetike ndërtohen:

    1) Me anë mbaresash që i shtohen temës së fjalës, si p.sh: (një) mal-i, fush-e; hap-a; hap-e;

    hap-i; hap-ëm; hap-ët; hap-ën etj.

    2) Me anë ndërrimesh fonetike që pëson tema e fjalës, si p.sh: metafonia a/e (dash-desh; jap-

    jep; dal-del ) etj.

    3) Njëherazi me anë mbaresash (a prapashtesash formuese) dhe ndërrimesh fonetike, si p.sh:

    breg-brigj-e; bredh- bridh-ni.7

    2.2.2. Format gramatikore analitike

    Format gramatikore analitike janë të përbëra prej dy (a më shumë) elementesh. Si bartës i

    kuptimit leksikor është rregullisht elementi i fundit, kurse elementet e tjera shërbejnë si mjete

    gramatikore për ndërtimin e këtyre formave.

    Format gramatikore analitike ndërtohen:

    1) Me anë të foljeve ndihmëse kam dhe jam, si p.sh: kam punuar, kisha punuar, kam për të

    punuar etj.; jam përpjekur, isha përpjekur etj.

    2) Me anë pjesëzash formante, si p.sh; të punoj, të punoja, do të punoj, do të punoja, duke

    punuar etj.;

    3) Me anë të nyjeve; formohet kështu rasa gjinore, e cila, me anë të këtij mjeti gramatikor,

    dallohet formalisht prej dhanores, si p.sh: libri i nxënësit, fletorja e nxënësit etj.8

    Format gramatikore të një fjale, përkatësisht të një klase të tërë fjalësh me tipare të përbashkëta,

    që shprehin një kuptim gramatikor dhe formojnë një unitet të pandashëm quhen kategori

    gramatikore.

    7 Jashari.A, Çitaku.F (2013): Morfologji e zbatuar, Prishtinë, f.6. 8 Agalliu.F, Angoni. E, Demiraj. SH, Dhrimo. A, Hysa. E, Lafe. E, Likaj. E (2002): Gramatika e gjuhës shqipe I, Tiranë, f.33-34.

  • 14

    Gjuha shqipe ka kategoritë gramatikore të gjinisë, të numrit, të rasës, të shquarsisë e të

    pashquarsisë (të trajtës), të vetës, të mënyrës, të kohës dhe të diatezës. Këto kategori

    gramatikore janë të mëvetësishme (të pakushtëzuara a josintaksore) dhe të pamëvetësishme (të

    kushtëzuara a sintaksore)9

    2.3 PJESËT E LIGJËRATËS

    Të gjitha fjalët e një gjuhe, sipas veçorive të përbashkëta leksikore e gramatikore, grupohen

    nëpër klasa a kategori leksiko-gramatikore, që quhen pjesë të ligjëratës. Pjesët e ligjeratës janë:

    emri, mbiemri, numërori, përemri, folja, ndajfolja, parafjala, lidhëza, pjesëza, pasthirrma. Në

    bazë të veçorive morfologjike, pjesët e ligjeratës ndahen në pjesë të ndryshueshme e në pjesë të

    pandryshueshme të ligjëratës.

    Pjesët e ndryshueshme të ligjëratës janë fjalët që lakohen:

    ❖ Emri,

    ❖ Mbiemri,

    ❖ Përemri,

    ❖ Numërori,

    ❖ Folja.

    Pjesë të pandryshueshme të ligjeratës janë fjalët që as lakohen, as zgjedhohen:

    ❖ Ndajfolja,

    ❖ Parafjala,

    ❖ Lidhëza,

    ❖ Pjesëza,

    ❖ Pasthirrma.10

    9 Nushi.M, (2003): Gjuha e sotme shqipe I, Prishtinë, f.56 10 Agalliu.F, Angoni. E, Demiraj. SH, Dhrimo. A, Hysa. E, Lafe. E, Likaj. E (2002): Gramatika e gjuhës shqipe I, Tiranë, f.36-39.

  • 15

    KAPITULLI III

    3. MBIEMRAT

    Mbiemër- quhet ajo pjesë e ligjëratës që shënon një tipar të reales dhe përshtatet në gjini, në

    numër, e për një pjesë edhe në rasë me emrin e kësaj realeje. Mbiemri ka edhe kategorinë e

    shkallës. Ndërsa kategoritë gramatikore të emrit janë të mëvetësishme, të mbiemrit janë të

    varuara edhe nga ato të emrit, p.sh: Mbi barin e ri shndritnin ca pika të mëdha vese, që

    pasqyronin dritën e fortë të diellit mëngjesor. Kuptimi kategorial i mbiemrit është edhe kuptimi

    i tiparit të reales, të emërtuarit e një cilësie, vetie a karakteristike dalluese të kësaj realeje. Pra,

    mbiemrat emërtojnë cilësinë si diçka që i përket një realeje të dhënë, prandaj në fjali ata janë në

    lidhje të ngushtë gramatikore me emrin që emërton ose me përemrin që tregon. Mbiemri ka edhe

    një kategori karakteristike të cilën se ka emri, kategorinë e shkallës: këngë e vjetër (më e vjetër,

    shumë e vjetër). Në fjali mbiemri kryen këto funksione sintaksore: të përcaktorit me përshtatje,

    të gjymtyrës emërore, të kallëzuesit emëror dhe të përcaktorit kallëzuesor të kryefjalës e të

    kundrinorit të drejtë p.sh: Vepra poetike e Naimit është e pavdekshme. Ajo çmohet si

    udhërrëfyese për të gjithë letërsinë e mëvonshme.11

    Gjatë përdorimit të tyre në fjali mbiemrat ndryshojnë në numër e një pjesë e tyre edhe në rasë,

    p.sh: Kjo është një fitore e madhe historike. Populli ynë ka arritur një fitore të madhe historike.

    Kategorinë e rasës e vetëm mbiemrat e nyjshëm, ndërsa mbiemrat e panyjshëm, siç do të shihet

    më tej, janë të palakueshëm, p.sh: Stacioni hekurudhor i kishte akoma të dobëta lidhjet e tij me

    fushën. Zgjerime e përmirësime do të bëhen në fushën e transportit hekurudhor e detar. Ndryshe

    nga emri, mbiemri ndryshon formën edhe sipas gjinisë, p.sh: Kjo ishte një këngë e re për fëmijët.

    Do të freskohem, do të këndoj, se një shpirt do të lind i ri. Veçori kryesore strukturore e

    gramatikore të mbiemrave janë ndarja e tyre në të nyjshëm e të panyjshëm: i mirë, i ri, i zi,

    popullor, vendimtar, masiv etj, dhe emërzimi: i madh- i madhi, i mirë- i miri.12

    11 Jashari.A, Çitaku.F (2013): Morfologji e zbatuar, Prishtinë, f. 47. 12 Agalliu.F, Angoni. E, Demiraj. SH, Dhrimo. A, Hysa. E, Lafe. E, Likaj. E (2002): Gramatika e gjuhës shqipe I, Tiranë, f. 154-155.

  • 16

    3.1. FORMIMI I MBIEMRAVE

    Në gjuhën tonë mbiemrat sipas formimit të tyre ndahen në mbiemra: a) të parmë, b) të

    prejardhur dhe c) të përbërë.

    1. Mbiemra të parmë janë ata mbiemra të cilët në gjendjen e sotme të tyre janë të

    paanalizueshëm e të pandashëm në pjesët e tyre përbërëse. Në të vërtetë, po t’u hiqen

    këtyre mbiemrave nyjet a ndonjë pjesë tjetër përbërëse, ndonëse është vështirë t’u

    dallohen këto përbërje, do të humbnin kuptimin mbiemëror. Të këtillë janë: i gjallë, i ri, e

    re, i keq, e keqe; pastaj real, naiv, elegant etj.

    2. Mbiemra të prejardhur quhen ata mbiemra që janë formuar prej një pjese tjetër të ligjëratës

    (prej foljeve, emrave, ndajfoljeve etj.) me prapashtesa, me parashtesa, me nyja të përparme ose

    me dy a me të tri morfemat njëkohësisht. T’i shohim, pra këto tri lloje mbiemrash:

    a) Numri më i madh i mbiemrave të prejardhur formohen me prapashtesa prej fjalëve të

    ndryshme. Prapashtesat, me anë të të cilave formohen mbiemrat, janë mjaft të shumta. Mirëpo si

    më prodhimtare dallohen: -shëm, -t (të, -ët), -më (ëm), ar (ose -tar), -or etj.

    Shembuj me –shëm

    i fuqishëm (nga i + fuqi + shëm), i lavdishëm (i + lavdi + shëm), i djeshëm (i + dje + shëm),

    pastaj i atëhershëm, i lexueshëm, i shkëlqyshëm etj.

    Shënim: Të gjithë këta mbiemra vihen në trajtën e gjinisë femërore duke zëvendësuar nyjën e

    përparme i me e dhe duke marrë mbaresën e gjinisë femërore -e: e fuqishme, e shkëlqyeshme, e

    lexueshme ejt. Me fjalë të tjera ndërron nyja e përparme i në e dhe prapashtesa -shëm e gjinisë

    mashkullore në atë femërore -shme.

    Shembuj me -t (-të, ët):

    I hekurt (nga i + hekur+ t), i artë (i + ar + të), i lagët (i + lag + ët) etj.

  • 17

    Shembuj me -ar/ -tar:

    Bregdetar (breg + det + ar), vendimtar (vendim + tar) etj.

    Shembuj me -më (-ëm, -m):

    I prapmë, i mesëm, i nesërm etj.

    Shënim: Edhe këta mbiemra, si ata me –shëm, kur vihen në gjininë femërore, pëveç nyjës së

    përparme e, marrin edhe mbaresën -e: e sotme, e sipërme, e këndejme etj.

    Shembuj me -or:

    Femëror, njerëzor, arsimor etj.

    Shënim: Siç shihet, mbiemrat e prejardhur me prapashtesat -ar, -tar, -or janë të panyjshëm. Në

    trajtën e gjinisë femërore, këta mbiemra vihen duke marrë mbaresën -e në fund: elementare,

    amtare, malore etj.

    b) Në gjuhën shqipe disa mbiemra të prejardhur, qofshin të nyjshëm a të panyjshëm, janë

    formuar nga fjalë të ndryshme me parashtesa. Parashtesa më prodhimtare, me anë të të cilave

    formohen mbiemrat, janë: pa-, para-, për-, ç-, sh- e ndonjë tjetër.

    Shembuj:

    I pabotuar, e pashkolluar, i parregullt etj;

    Parashkollor, parafundor, i parashikuar etj;

    I përgjthshëm, i përditshëm, i përhershëm etj;

    I çrregullt, i çarmatosur, çnjerëzor, i shndritshëm, i shfaqur, i shpalosur etj.

    c) Në radhën e mbiemrave të prejardhur hyjnë edhe ata që janë formuar nga pjesorja e foljeve

    dhe nga ndajfoljet duke paravënë një nyje të përparme: i ditur, e mbyllur, i lënduar, e tretur etj.

  • 18

    3. Mbiemra të përbërë quhen ata mbiemra që formohen me bashkimin e dy fjalëve në një fjalë të

    vetme. Ja disa shembuj: zemërbardhë, gojëmjaltë, frytdhënës, faqebardhë etj.13

    3.2. KLASIFIKIMI I MBIEMRAVE

    Mbiemrat klasifikohen sipas dy kritereve:

    1. Sipas kuptimit të tyre leksikor

    2. Sipas veçorive të tyre morfologjike.

    3.3. KLASIFIKIMI KUPTIMOR

    Duke u nisur nga se çfarë tipari emërtojnë gjithë mbiemrat e gjuhës shqipe mund të ndahen në dy

    grupe të mëdha:

    a) Mbiemra që tregojnë cilësi, të cilët quhen mbiemra cilësorë (të mirëfilltë).

    b) Mbiemra që tregojnë marrëdhënie, të cilët quhen mbiemra marrëdhëniorë (jo të mirëfilltë).14

    3.3.1. Mbiemrat cilësorë

    Mbiemrat cilësorë (të mirëfilltë) janë ata që emërtojnë tipare, cilësi a veti që perceptohen

    drejtpërdrejt me anë të organeve të shqisave, ose janë të përfytyrueshme, si p.sh:

    a) Lloje ngjyrash: i bardhë, i zi, i kaltër, i blertë, i kuq etj.

    b) Shtrirje hapësirore, madhësi, formë: i ngushtë, i gjerë, i gjatë, i shkurtër, i drejtë etj.

    c) Shije: i thartë, i ëmbël, i hidhur, i shijshëm etj.

    d) Veti fizike a gjendje shpirtërore: i butë, i fortë, i ri, i kënaqur, memec, i thatë etj.

    e) Cilësi të karakterit a cilësi mendore: besnik, budalla, dinak, i ndershëm, i zgjuar etj.15

    13 Maloku.L, Kelmendi.A (1984): Gramatika e gjuhës shqipe, Prishtinë, f.103-105. 14 Agalliu.F, Angoni. E, Demiraj. SH, Dhrimo. A, Hysa. E, Lafe. E, Likaj. E (2002): Gramatika e gjuhës shqipe I, Tiranë, 155. 15 Nushi.M (1998): Gjuha e sotme shqipe I, Gjakovë, f. 106

  • 19

    3.3.2. Mbiemrat marrëdhëniorë

    Mbiemrat marrëdhëniorë (jo të mirëfilltë) e japin tiparin e sendit, emrin e të cilit e

    karakterizojnë, nëpërmjet emërtimit të marrëdhënieve të këtij sendi me një send tjetër ose me një

    rrethanë, me një veprim a me një numër. Pra, këta mbiemra emërojnë marrëdhëniet e mësipërme,

    por këto, i japin si tipare tipike e të qëndrueshme të sendeve. Kështu, këta mbiemra emërtojnë

    marrëdhëniet e sipërthëna si tipare (karakteristika) të qëndrueshme të sendeve duke shprehur:

    a) Marrëdhënie lëndore: (unazë) e artë, (derë) e drunjtë, (bukë) e misërt etj.

    b) Marrëdhënie kohore: (dita) e sotme, (gazeta) e djeshme, (orët) e vona etj.

    c) Marrëdhënie përkatësore: (gabim) ideor, (orari) javor, (dashuri) atërore etj.

    d) Marrëdhënie hapësirore: (jeta) e këtushme, (pamja) e jashtme, (kati) i sipërm etj.

    e) Marrëdhënie të një sendi me një numër: (viti) i katërt, (vepra) e tretë etj.16

    3.4. KLASIFIKIMI MORFOLOGJIK

    Një veçori strukturore që është karakteristike kryesisht për mbiemrin është nyjëzimi.

    Sipas kësaj veçorie mbiemrat e shqipes, ndahen në dy grupe: të nyjshëm dhe të panyjshëm.

    Te mbiemrat e nyjshëm nyja e përparme përbën një të tërë fonetike me trupin e mbiemrit dhe

    është pjesë e domosdoshme e tij, e cila nuk mund të mungojë në asnjë rrethanë.17

    3.4.1. Mbiemrat e nyjshëm

    Mbiemrat e nyjshëm janë: të gjithë mbiemrat e parmë që mbarojnë me -ë, si: i bardhë, i mirë, i

    parë, i fortë; mbiemrat e formuar me prapashtesat -(ë)m, (ë), -shëm, -(ë)t, (ë) si: i mesëm, i

    parmë, i sjellshëm, i fortë; të gjithë mbiemrat që vijnë nga pjesorja, si: i shtruar, i mbyllur, i

    lyer, i zënë; mbiemrat që formohen me nyjëzim dhe përngjitja e togut pa+emër, si: i pagjumë, i

    papunë; disa mbiemra të tjerë të parmë a të prejardhur, si: i verbër, i ëmbël, i shurdhër etj.18

    16 Agalliu.F, Angoni. E, Demiraj. SH, Dhrimo. A, Hysa. E, Lafe. E, Likaj. E (2002): Gramatika e gjuhës shqipe I, Tiranë, f. 157-158. 17 Agalliu.F, Angoni. E, Demiraj. SH, Dhrimo. A, Hysa. E, Lafe. E, Likaj. E (2002): Gramatika e gjuhës shqipe I, Tiranë, f.159. 18 Jashari.A, Çitaku.F (2013): Morfologji e zbatuar, Prishtinë, f. 48

  • 20

    3.4.2. Mbiemrat e panyjshëm

    Mbiemrat e panyjshëm janë: ata që formohen me anë të konversionit nga emrat përgjegjës duke

    u mbiemërzuar, si: shkodran, fierak; mbiemrat me kuptim përkatësor me prapashtesat -ar, -tar, -

    ik, -ist, -iv, -or, -tor etj., si: djaloshar, kombëtar, heroik, edukativ, dimëror, punëtor etj;

    mbiemrat e prejardhur nga pjesorja, si: bombardues, sulmues, goditës, shkelës; mbiemrat e

    përbërë, si: ditëgjatë, fatmirë, buzëplasur, ekonomiko-shoqëror etj.19

    19 Agalliu.F, Angoni. E, Demiraj. SH, Dhrimo. A, Hysa. E, Lafe. E, Likaj. E (2002): Gramatika e gjuhës shqipe I, Tiranë, f.160.

  • 21

    KAPITULLI IV

    4. KATEGORITË GRAMATIKORE TË MBIEMRIT

    4.1. KATEGORIA E GJINISË

    Ndryshe nga emrat që përcaktojnë, mbiemrat ndryshojnë edhe sipas gjinisë. Ndërsa, çdo emër ka

    një gjini të vetme, mbiemri, si fjalë që përshtatet me emra gjinish të ndryshme, ndryshon sipas

    gjinisë.

    Gjinia e mbiemrit është e varur nga gjinia e emrit. Kjo do të thotë se cilën gjini e ka emri, po atë

    duhet ta ketë edhe mbiemri, p.sh: nxënës i mirë (gjinia mashkullore), nxënëse e mirë (gjinia

    femërore). Gjinia asnjanëse të mbiemrat është në rrugën e zhdukjes së plotë. Meqë mbiemri i

    gjinisë asnjanëse përdoret shumë rrallë, themi se mbiemrat në gjuhën e sotme letrare shqipe kanë

    dy gjini: gjininë mashkullore dhe gjininë femërore.20

    4.1.1. Formimi i gjinisë femërore të mbiemrave të nyjshëm

    Mbiemrat e nyjshëm e formojnë gjininë femërore kështu:

    a) Duke ndryshuar vetëm nyjën e përparme i në e, si: i njomë – e njomë, i rëndë – e rëndë, i

    bukur – e bukur, i vogël – e vogël, i verbër – e verbër;

    b) Duke ndryshuar nyjën e përparme i në e dhe duke marrë mbaresën femërorizuese –e, si: i

    djeshëm – e djeshme, i afërm – e afërme, i kuq – e kuqe, i këndshëm – e këndshme.

    (Mbiemrat i ri, i zi, i lig e formojnë ndryshe gjininë femërore).21

    20Nushi.M (1998): Gjuha e sotme shqipe I, Gjakovë, fq. 107 21 Agalliu.F, Angoni. E, Demiraj. SH, Dhrimo. A, Hysa. E, Lafe. E, Likaj. E (2002): Gramatika e gjuhës shqipe I, Tiranë, f.162.

  • 22

    4.1.2. Formimi i gjinisë femërore të mbiemrave të panyjshëm

    Këta mbiemra e formojnë gjininë femërore:

    a) Duke i shtuar temës së gjinisë mashkullore mbaresën femërorizuese –e. Në këtë mënyrë e

    formojnë gjithë mbiemrat e parmë, të prejardhur a të formuar me konversion nga emra të

    ndryshëm të gjinisë mashkullore, si edhe mbiemrat e përbërë, elementi i dytë i të cilëve është një

    emër çfarëdo i gjinisë mashkullore, a një mbiemër me prapashtesën –sh(-ç): absolut – absolute,

    fizik – fizike, normal – normale, relativ – relative, dinak – dinake, gjakpirës – gjakpirëse, kyç –

    kyçe, kokëderr – kokëderre, sylesh – syleshe, zemërkatran – zemërkatrane, dhjetëkatësh –

    dhjetëkatëshe, shumëkëmbësh – shumëkëmbëshe, vjeç – vjeçe etj.;

    b) Duke ruajtur të pandryshuar fare formën e gjinisë mashkullore. E formojnë kështu gjithë

    mbiemrat e përbërë, që kanë si element të dytë një emër të gjinisë femërore ose një emër të

    gjinisë mashkullore që tregon lëndë e që zakonisht nuk ka shumës: bishtgërshërë,

    flokëgështenjë, sqepgjilpërë, sypishë, zemërhekur, gojëmjaltë, këtu hyn edhe kokëjashtë;

    c) Ashtu si do ta formonte elementi i dytë i mbiemrit të përbërë: zemërmadh-e; shpirtlig-ë,

    ekonomiko-shoqëror-e, gojëmbël.

    Një numër mbiemrash që janë formuar me konversion prej emrash, në gjininë femërore kanë

    formë të njëjtë me atë të emrave femërorë përkatës, si: plak – plakë, punëtor – punëtore,

    budalla – budallaqe.22

    4.2. KATEGORIA E NUMRIT

    Mbiemri në gjuhën shqipe ka dy numra: njëjës dhe shumës. Formimi i shumësit të mbiemrave

    ndryshon jo vetëm midis dy gjinive, por edhe midis dy grupeve (të nyjshëm e të panyjshëm) të

    secilës gjini.23

    22 Jashari.A, Kryeziu.B (2011): Gjuhë Amtare, Prishtinë, f.184. 23 Agalliu.F, Angoni. E, Demiraj. SH, Dhrimo. A, Hysa. E, Lafe. E, Likaj. E (2002): Gramatika e gjuhës shqipe I, Tiranë, f.163.

  • 23

    4.2.1. Formimi i numrit shumës të mbiemrave të nyjshëm të gjinisë

    mashkullore

    Këta mbiemra e formojnë shumësin duke ndryshuar nyjën e përparme i në të: i mirë – të mirë, i

    thatë – të thatë, i lehtë – të lehtë.

    Disa mbiemra pësojnë ndryshime tingujsh në temë ose marrin edhe mbaresë: i keq – të këqinj, i

    madh – të mëdhenj, i ri – të rinj, i lig – të ligj etj.24

    4.2.2. Formimi i numrit shumës të mbiemrave të panyjshëm të gjinisë

    mashkullore

    Mbiemrat e panyjshëm që nuk janë fjalë të përbëra, e formojnë shumësin:

    1. Duke marrë mbaresën –ë. E formojnë shumësin kështu të gjithë mbiemrat e panyjshëm që janë

    fjalë me theks fundor, të parme dhe të prejardhura: absurd-ë, abstrakt-ë, agresiv-ë, industrial-ë,

    naiv-ë, zemërak-ë, induastrial-ë, përparimtar-ë etj.

    2. Duke ruajtur të pandryshuar trajtën e njëjësit. Këtu hyjnë gjithë mbiemrat e formuar me

    prapashtesën – (ë) s/-ues: krijues, lotues, përkëdhelës, pyetës, shkelës, veprues; dhe gjithë

    mbiemrat e formuar me prapashtesën –sh: ditësh, javësh, katësh, muajsh etj; gjithë mbiemrat që

    mbarojnë me –ë: gegë, toskë etj.25

    4.2.3. Formimi i numrit shumës të mbiemrave të nyjshëm të gjinisë femërore

    Këta mbiemra e formojnë numrin shumës:

    a) Duke ndryshuar vetëm nyjën e të njëjësit në të. E formojnë shumësin në këtë mënyrë

    mbiemrat që në njëjës dalin në -e: e bëshme- të bëshme, e djeshme- të djeshme, e sotme- të

    sotme, e sjellshme- të sjellshme, e pakundshoqe- të pakundshoqe etj. Bëjnë përjashtim nga

    kjo rregull mbiemrat: e keqe- të këqija, e madhe- të mëdha, e re- të reja, e ve- të veja.

    24 Jashari.A, Kryeziu.B (2011): Gjuhë Amtare, Prishtinë, f.184-185. 25 Agalliu.F, Angoni. E, Demiraj. SH, Dhrimo. A, Hysa. E, Lafe. E, Likaj. E (2002): Gramatika e gjuhës shqipe I, Tiranë, f.164.

  • 24

    b) Duke ndryshuar nyjën e të njëjësit në të dhe duke marrë njëherazi mbaresën –a., këtu hyjnë të

    gjithë mbiemrat që në njëjës nuk mbarojnë me -e: e afërt- të afërta, e mirë- të mira, e zezë-

    të zeza, e verdhë- të verdha, e mundur- të mundura etj.26

    4.2.4. Formimi i numrit shumës të mbiemrave të panyjshëm të gjinisë

    femërore.

    Mbiemrat e panyjshëm të gjinisë femërore që nuk janë të përbërë ruajnë të njëjtën formë si në

    njëjës edhe në shumës. Kjo ndodhë sepse të gjithë këta mbiemra në njëjës dalin me -e: dinake,

    malore, trime, shqetësuese etj. Ndërsa mbiemri plakë e formon sipas emrit plakë- plaka.

    Mbiemrat e përbërë femërorë e formojnë numrin shumës në dy mënyra:

    a) Kur mbiemri mbaron me -e të patheksuar, me një zanore të theksuar ose ka si element të dytë

    një emër të gjinisë femërore me -ë, atëherë ai ruan të njëjtën trajtë në të dy numrat: buzëgaze,

    faqekuqe, syqershi etj.

    Këtu hyjnë edhe mbiemrat që kanë si element të dytë një emër lënde të gjinisë mashkullore që

    nuk ka shumës: gojëmjaltë, zemërhekur etj.

    Kur mbaron me -e a me një zanore të theksuar dhe kur si element të dytë nuk ka një emër

    femëror më -ë, atëherë mbiemri e formon shumësin duke marrë mbaresën -a (pra, njëlloj si

    elementi i dytë, kur përdoret i mëvetësishëm): derëbardhë- derëbardha, gojëmbël- gojëmbla,

    kokëfortë- kokëforta, kuptimplotë- kuptimplota etj.27

    26 Agalliu.F, Angoni. E, Demiraj. SH, Dhrimo. A, Hysa. E, Lafe. E, Likaj. E (2002): Gramatika e gjuhës shqipe I, Tiranë, f.165. 27 Agalliu.F, Angoni. E, Demiraj. SH, Dhrimo. A, Hysa. E, Lafe. E, Likaj. E (2002): Gramatika e gjuhës shqipe I, Tiranë, f.166.

  • 25

    4.3. KATEGORIA E RASËS

    Gjatë ligjërimit mbiemri zakonisht vendoset pas emrit që përcakton, p.sh: Ai nxori në fillim ca

    tinguj të çjerrë, të thellë, e të ndërprerë. Por mbiemri mund të vendoset edhe pandërmjetshëm

    para emrit, sidomos mbiemri me ngarkesë emocionale, p.sh: Pse nuk mendonte kështu edhe për

    fatin e të mjerit Filip?

    Mbiemri mund të lakohet kur është në një togfjalësh me emrin dhe vetëm.

    Lakimi i mirëfilltë i mbiemrit është kur ai është në bashkëvajtje me emrin, ndërsa i pashoqëruar

    me emër, mbiemri lakohet si i emërzuar, pra si një emër.

    Mbiemri i nyjshëm kur është pas emrit, gjatë lakimit ndryshon vetëm nyjën, kurse mbiemri i

    panyjshëm nuk ndryshon fare.28

    Në gjuhën e sotme shqipe kemi pesë rasa:

    ❖ Emërore

    ❖ Gjinore

    ❖ Dhanore

    ❖ Kallëzore

    ❖ Rrjedhore.29

    28 Agalliu.F, Angoni. E, Demiraj. SH, Dhrimo. A, Hysa. E, Lafe. E, Likaj. E (2002): Gramatika e gjuhës shqipe I, Tiranë, f.167. 29 Jashari.A, Çitaku.F (2013): Morfologji e zbatuar, Prishtinë, f.49-50.

  • 26

    4.3.1. Gjinia mashkullore

    a) Emri i gjinisë mashkullore i pashquar + mbiemri i nyjshëm

    Njëjës Shumës

    Emërore (një) djalë i gjatë (disa) djem të gjatë

    Gjinore i (një) djali të gjatë i (disa) djemve të gjatë

    Dhanore (një) djali të gjatë (disa) djemve të gjatë

    Kallëzore (një) djalë të gjatë (disa) djem të gjatë

    Rrjedhore (një) djali të gjatë (disa) djemsh të gjatë30

    b) Emër i gjinisë mashkullore i shquar + mbiemër i nyjshëm

    Njëjës Shumës

    Emërore djali i gjatë djemtë e gjatë

    Gjinore (i) djalit të gjatë (i) djemve të gjatë

    Dhanore djalit të gjatë djemve të gjatë

    Kallëzore djalin e gjatë djemtë e gjatë

    Rrjedhore djalit të gjatë djemve të gjatë31

    30 Jashari.A, Çitaku.F (2013): Morfologji e zbatuar, Prishtinë, f.50 31 Jashari.A, Çitaku.F (2013): Morfologji e zbatuar, Prishtinë, f.50

  • 27

    b) Mbiemri i nyjshëm + emër i gjinisë mashkullore

    Njëjës Shumës

    Emërore i dashuri shok të dashurit shokë

    Gjinore i, e të dashurit shok i, e të dashurve shokë

    Dhanore të dashurit shok të dashurve shokë

    Kallëzore të dashurin shok të dashurit shokë

    Rrjedhore të dashurit shok të dashurve shokë32

    4.3.2. Gjinia femërore

    a) Emër i gjinisë femërore trajta e pashquar + mbiemri i nyjshëm

    Njëjës Shumës

    Emërore (një) vajzë e paturpshme (disa) vajza të paturpshme

    Gjinore i, e (një) vajze të paturpshme i, e (disa) vajzave të paturpshme

    Dhanore (një) vajze të paturpshme (disa) vajzave të paturpshme

    Kallëzore (një) vajzë të paturpshme (disa) vajza të paturpshme

    Rrjedhore prej (një) vajze të paturpshme prej (disa) vajzash të paturpshme33

    32Beci, Bahri (2004): Gjuha shqipe VII, Pejë, f.87. 33 Beci, Bahri (2004): Gjuha shqipe VII, Pejë, f.88.

  • 28

    b) Emër i gjinisë femërore trajta e shquar + mbiemër i nyjshëm

    Njëjës Shumës

    Emërore vajza e dashur vajzat e dashura

    Gjinore i, e vajzës së dashur i, e vajzave të dashura

    Dhanore vajzës së dashur vajzave të dashura

    Kallëzore vajzën e dashur Vajzat e dashura

    Rrjedhore prej vajzës së dashur prej vajzave të dashura34

    c) Mbiemër i nyjshëm + emër i gjinisë femrore

    Njëjës Shumës

    Emërore e dashura shoqe të dashurat shoqe

    Gjinore (i) së dashurës shoqe (i) të dashurave shoqe

    Dhanore së dashurës shoqe të dashurave shoqe

    Kallëzore të dashurën shoqe të dashurat shoqe

    Rrjedhore së dashurës shoqe të dashurave shoqe35

    34 Beci, Bahri (2004): Gjuha shqipe VII, Pejë, f.88. 35 Beci, Bahri (2004): Gjuha shqipe VII, Pejë, f.90.

  • 29

    4.4. KATEGORIA E SHKALLËS

    Shkalla e mbiemrit shpreh masën në të cilën shfaqet cilësia te frymori ose sendi i dhënë. Këtë

    kategori e kanë vetëm mbiemrat cilësorë, kuptimi i të cilëve lejon, tipari i emërtuar prej tyre

    shprehet në shkallë të ndryshme. Nuk shkallëzohen mbiemrat marrëdhëniorë (i drunjtë, i

    metaltë, i tretë etj.); gjithashtu, nuk shkallëzohen edhe mbiemrat cilësorë që tregojnë një tipar

    absolut: i vdekur, i verbër, i çmendur etj. (kur përdoren jo në kuptim të figurshëm).36

    Mbiemri në gjuhën shqipe ka tri shkallë: shkallën pohore, krahasore dhe sipërore. Duke u

    bazuar në mënyrën e shkallëzuar se si i shprehin tiparet e emrave, kam paraqitur edhe figurën,

    duke filluar nga shkalla më e ulët (pohorja) e deri të shkalla më e lartë (sipërore).37

    Fig.1. Shkallët e mbiemrit

    36 Jashari.A, Çitaku.F (2013): Morfologji e zbatuar, Prishtinë, f.53. 37 Mulaku.L, Kelmendi.A (1984): Gramatika e gjuhës shqipe, Prishtinë, f. 102.

    Shkalla sipërore

    Shkalla krahasore

    Shkalla pohore

  • 30

    4.4.1. Shkalla pohore

    Mbiemri në këtë shkallë emërton një cilësi të sendit jashtë krahasimit, p.sh: Ishte ditë e bukur, si

    gjithë ditët e tjera të atij muaji, po i ngjante fort ditës me diell, pas një furtune të madhe. Shkalla

    pohore e mbiermrit është bazë për ndërtimin e dy shkallëve të tjera. Janë të shkallës pohore

    mbiemrat, si: i mirë, i bukur, i kaltër, i bardhë, i zellshëm, i dobishëm, i dashur, trim, bujar etj.

    Në përgjithësi nuk mund të shkallëzohen mbiemrat marëdhëniorë, si: i artë, i pambuktë, i gurtë,

    i sotëm, i djeshëm, i këtushëm, i brendshëm etj.38

    4.4.2. Shkalla krahasore

    Shkalla krahasore e mbiemrit tregon se cilësia e dhënë krahasohet me vetveten ose me një cilësi

    tjetër. Gjatë krahasimit mund të kemi të bëjmë:

    a) Me të njëjtën cilësi, e vështruar të dy a më shumë sende: Dreni është më i gjatë e më i bukur

    se ti. Tringa dukej më e madhe në moshë dhe më e pjekur nga të tjerët;

    b) Me të njëjtën cilësi, vështruar tek i njëjti send, por në kohë e kushte të ndryshme:

    Tani dhoma e Mimozës duket më e pasur dhe më e bukur se herët e tjera;

    c) Me të njëjtën cilësi, vështruar të mbarë klasa ku sendi a sendet bëjnë pjesë:

    Gëzimin e çmojnë dhe e mbrojnë të gjithë si një ndër djemtë më të zgjuar e më të dashur të

    fshatit tonë. Ishtë djali më i gjatë në atë grup të vogël njerëzish.39

    Cilësia e dhënë mund të jetë: e barabartë, më e lartë, më e larta ose më e ulëta se cilësia e

    krahasuar.

    Nga kjo del se kemi shkallën krahasore të barazisë dhe shkallën krahasore të pabarazisë.

    38 Nushi.M (1998): Gjuha e sotme shqipe I, Gjakovë, fq.112. 39 Agalliu.F, Angoni. E, Demiraj. SH, Dhrimo. A, Hysa. E, Lafe. E, Likaj. E (2002): Gramatika e gjuhës shqipe I, Tiranë, f.173.

  • 31

    1. Shkalla krahasore e barazisë.

    Mbiemri është në shkallën krahasore të barazisë, kur cilësia e dhënë është në të njëjtën shkallë

    me cilësinë e krahasuar. Mbiemri i kësaj shkalle nuk ka ndonjë tregues morfologjik, mirëpo

    mund t’i prijë mbiemrit ndajfolja, dhe të lidhet gjymtyra e parë me të dytën me lidhëzën sa, p.sh:

    Teuta është aq e gjatë sa Majlinda. Fëmijët ishin aq të urtë e të mirë sa edhe prindërit e tyre.

    2. Shkalla krahasore e pabarazisë.

    Shkalla krahasore e pabarazisë ndahet në:

    a) Shkallën krahasore të sipërisë relative

    b) Skallën krahasore të sipërisë absolute

    c) Shkallën krahasore të ultësisë.

    1. Shkalla krahasore e sipërisë relative.

    Mbiemri është në këtë shkallë, kur cilësia e dhënë është në një shkallë më lartë se cilësia e

    krahasuar. Kjo shkallë ndërtohet duke ia paravendosur mbiemrit në shkallën pohore ndajfoljen

    më, p.sh: Ajo dukej më e pjekur se shoqet e saj. E kërkoj për djalin e tij të vetëm, Artanin që

    ishte tre vjet më i madh.

    Për të treguar intensitetin e tiparit, përpara formës së mbiemrit të shkallës krahasore të sipërisë

    relative mund të vihen ndajfoljet: shumë, tepër, pak, akoma, jashtëzakonisht etj. Pra, kështu:

    shumë më i dashur, edhe më i dashur, edhe më i madh, akoma më trim, pak më i vogël,

    jashtëzakonisht i dashur etj.

    2. Shkalla krahasore e sipërisë absolute.

    Mbiemri është në shkallën krahasore të sipërisë absolute, kur cilësia e dhënë të një a disa sende

    të një grupi homogjen është në shkallën më të lartë, në krahasim me po atë cilësi te mbarë grupi.

    Në këtë shkallë mbiemri mund të përdoret si emër në trajtë të shquar i paraprirë nga ndajfolja

    më, ose kur kemi: emër në trajtë të shquar + më + mbiemër në shkallën pohore, p.sh: babai

    është më i gjati në familjen tonë. Gjersa ishte me prindër, Luani i kaloi ditët më të lumtura të

    jetës.

  • 32

    3. Shkalla krahasore e ultësisë.

    Mbiemri është në këtë shkallë, kur cilësia e dhënë është në një shkallë më të ulët se cilësia e

    krahasuar. Kjo shkallë ndërtohet duke ia shtuar përpara mbiemrit në shkallën pohore lokucionin

    ndajfoljor më pak, që është më tepër i gjuhës letrare, p.sh: Memli nuk dukej më pak i zgjuar nga

    shokët. Ai nuk është më pak trim se ata.40

    4.4.3 Shkalla sipërore

    Shkalla sipërore e mbiemrit tregon se cilësia e dhënë është në një shkallë shumë të lartë dhe

    kundrohet jashtë çdo krahasimi. Forma e kësaj shkalle është analitike, e sajuar me mjete

    leksikore. Ajo ndërtohet me ndajfolje të ndryshme sasie, të cilat vendosen përpara formës pohore

    të mbiemrit. Këto ndajfolje ruajnë kuptimin, theksin dhe një farë lirie në vendosjen e tyre. Më

    rëndom në këtë funksion përdoren ndajfoljet shumë, jashtëzakonisht, mjaft, tepër, fortë, por

    edhe krejt, fare, absolutisht. Ndajfolje të tilla përdoren edhe disa ndajfolje të tjera përforcuese si:

    thellësisht, tmerrësisht, çuditërisht etj., p.sh.: Midis reve dukej një copë qielli shumë e kaltër.

    Kam dëgjuar që je fort duarshtrënguar. Kjo ka domethënie jashtëzakonisht të madhe. Ndonjë

    nga ndajfoljet që përdoren në këtë shkallë, edhe mund të përsëritet: veprimtaritë e saj janë

    shumë e shumë të rralla. Për të shprehur një shkallë shumë të lartë të cilësisë, në gjuhën

    popullore dhe letrare, përveç shkallës sipërore të mbiemrit përkatës, përdoren edhe disa emra me

    kuptim të fytyruar, të cilët në rastin e dhënë nuk emërtojnë më sende, por një nga tiparet më

    karakterstike të këtyre sendeve, të cilën ata e kanë në një shkallë shumë të lartë: akull, mjaltë,

    borë etj., p.sh: Të vegjlit flakë nga fytyra e me buzën në gaz shkonin në shtëpinë tjetër. Prapa

    faqeve të tij prush fshihej një shpirt energjik. Por zakonisht këto fjalë përdoren në bashkëvajtje

    me mbiemra, të cilët e emërtojnë shkoqur tiparin e dhënë nga këto emra në mënyrë të fytyruar.

    Prandaj në këto përdorime këtyre fjalëve u mbetet vetëm funksioni “shkallëzues”. Por ky

    funksion është vetëm kontekstual. Këtë e vërteton fakti që këto fjalë mund të përdoren vetëm

    fare si përcaktues të sendit, dhe, nga ana tjetër, fakti që ato nuk mund të shoqërojnë çdo

    mbiemër, por vetëm ata që emërtojnë cilësi, të cilat sendet e emërtuara prej tyre i zotërojnë në

    40 Nushi, Musa (1998) Gjuha e sotme shqipe I, Gjakovë, f.113-115.

  • 33

    një shkallë shumë të lartë: akull i ftohtë; borë e bardhë; mjaltë i ëmbël. Përdorimet e tilla janë

    pasojë e një krahasimi: Ajo u bë e kuqe si flakë. Ishte veshur me një fustan të kuq si gjaku.

    Nga gjuha popullore kanë hyrë në letërsinë artistike edhe ndërtime të tilla me vlerë shkallëzimi:

    Trupin e ka mashallah të gjatë. I hollë, i gjatë, ashtu siç kish qenë dikur: trim mbi trimat. Në

    përgjithësi në përdorimin e shkallëve krahasore dhe sipërore mbizotëron përdorimi kallëzuesor

    me atë përcaktor.41

    41 Agalliu.F, Angoni. E, Demiraj. SH, Dhrimo. A, Hysa. E, Lafe. E, Likaj. E (2002): Gramatika e gjuhës shqipe I, Tiranë, f.178- 181.

  • 34

    KAPITULLI V

    5. ANALIZË GRAMATIKORE E MBIEMRAVE TE ROMANI “PSE”-

    STERJO SPASSE

    Fig.1. Përdorimi i mbiemrave te romani “PSE?”

    ❖ E frikëshme → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore,

    shkalla pohore.

    ❖ E shkumbëzuara → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri shumës, rasa

    emërore, shkalla pohore.

    ❖ I vetëm → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore,

    shkalla pohore.

    ❖ Të mëdha → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri shumës, rasa kallëzore,

    shkalla pohore.

  • 35

    ❖ Të vogla → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri shumës, rasa kallëzore,

    shkalla pohore.

    ❖ Të dukura → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri shumës, rasa kallëzore,

    shkalla pohore.

    ❖ Të padukura → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri shumës, rasa

    kallëzore, shkalla pohore.

    ❖ Më e vogël → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore,

    shkalla krahasore.

    ❖ Më e dalluar → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore,

    shkalla krahasore,

    ❖ E vogël → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore,

    shkalla pohore.

    ❖ Shumë e vogël → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa

    emërore, shkalla sipërore.

    ❖ E pasur → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore,

    shkalla pohore.

    ❖ E gjerë → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore,

    shkalla pohore.

    ❖ E qetë → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore,

    shkalla pohore.

    ❖ E lumtur → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femëore, numri njëjës, rasa emërore,

    shkalla pohore.

  • 36

    Fig.2. Përdorimi i mbiemrave te romani “PSE?”

    ❖ I shkurtër → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore,

    shkalla pohore.

    ❖ I trashë → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore,

    shkalla pohore.

    ❖ Përcelluese → mbiemër marrëdhëniorë, i panyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa

    kallëzore, shkalla pohore.

    ❖ Të mirë → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa kallëzore,

    shkalla pohore.

    ❖ Shumë e bukur → mbiemër cilëor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa

    emërore, shkalla sipërore.

    ❖ Shumë terheqëse → mbiemër cilësor, i panyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, shkalla

    sipërore.

  • 37

    ❖ Shumë i dashur → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa

    emërore, shkalla sipërore.

    ❖ Shumë i sjellshëm → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa

    emërore, shkalla pohore.

    ❖ Më të pjekur → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numri shumës, rasa

    kallëzore, shkalla krahasore.

    ❖ I zgjuar → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore,

    shkalla pohore.

    ❖ I ditur → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore,

    shkalla pohore.

    Fig.3. Përdorimi i mbiemrave te romani “PSE?”

  • 38

    ❖ E gjatë → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore,

    shkalla pohore.

    ❖ Trupselivije → mbiemër cilësor, i panyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa

    emërore, shkalla pohore.

    ❖ Shumë e bukur → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa

    emërore, shkalla sipërore.

    ❖ Të mëndafshtë → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa

    kallëzore, shkalla pohore.

    ❖ Të gjatë → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa kallëzore,

    shkalla pohore.

    ❖ Floriri → mbiemër cilësor, i panyjshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore,

    shkalla pohore.

    ❖ Të hollë → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa kallëzore,

    shkalla pohore.

    ❖ Shumë më e bukur → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa

    emërore, shkalla krahasore.

    ❖ E gjallë → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore,

    shkalla pohore.

    ❖ E bukur → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore,

    shkalla pohore.

    ❖ Të bukura → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore,

    shkalla pohore.

    ❖ Shumë e dashur → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa

    emërore, shkalla sipërore.

  • 39

    Fig.4. Përdorimi i mbiemrave te romani “PSE?”

    ❖ Të forta → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numër shumës, rasa kallëzore,

    shkalla pohore.

    ❖ Të mëdha → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore,

    shkalla pohore.

    ❖ Të bukur → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore,

    shkalla pohore.

    ❖ E tmershëm → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa

    kallëzore, shkalla pohore.

    ❖ Të dashur → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore,

    shkalla pohore.

    ❖ E pasosur → mbiemër marrëdhënior, i nyjshëm, gjinia femërore, rasa kallëzore, shkalla

    pohore.

  • 40

    ❖ Hynjore → mbiemër cilësor, i panyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, shkalla pohore.

    ❖ E shkumbëzuara → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri shumës, rasa

    emërore, shkalla pohore.

    ❖ E coptuar → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numër njëjës, rasa kallëzore,

    shkalla pohore.

    ❖ Të pakuptuar → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa

    kallëzore, shkalla pohore.

    ❖ E pashëruar → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore,

    shkalla pohore.

    Fig.5. Përdorimi i mbiemrave te romani “PSE?”

    ❖ Të shkurtër → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore,

    shkalla pohore.

    ❖ Të tmerrshme → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri shumës, rasa

    emërore, shkalla pohore.

  • 41

    ❖ Të bukura → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore,

    shkalla pohore.

    ❖ Të vjetra → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri shumës, rasa emërore,

    shkalla pohore.

    ❖ Të zverdhur → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa kallëzore,

    shkalla pohore.

    ❖ E verdhë → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore,

    shkalla pohore.

    ❖ Të mëdha → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore,

    shkalla pohore.

    Fig.6. Përdorimi i mbiemrave te romani “PSE?”

    ❖ Të lulëzuara → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa

    dhanore, shkalla pohore.

    ❖ Të katranosur → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa

    kallëzore, shkalla pohore.

  • 42

    ❖ Shumë i gjatë → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa

    emërore, shkalla pohore.

    ❖ Shumë të madhe → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa

    emërore, shkalla sipërore,

    ❖ I gjallë → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore,

    shkalla pohore.

    ❖ Të madhe → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa kallëzore,

    shkalla pohore.

    ❖ Të trashë → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore,

    shkalla pohore.

    ❖ I ri → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore,

    shkalla pohore.

    ❖ E flakruar → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore,

    shkalla pohore.

    Fig.7. Përdorimi i mbiemrave te romani “PSE?”

  • 43

    ❖ E nderit → mbiemër marrëdhënior, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa

    kallëzore, shkalla pohore.

    ❖ I shpejtë → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore,

    shkalla pohore.

    ❖ E turbullta → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri shumës, rasa emërore,

    shkalla pohore.

    ❖ I zbetë → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore,

    shkalla pohore.

    ❖ E famshëm → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa

    emërore, shkalla pohore.

    ❖ I papërshkruar → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa

    emërore, shkalla pohore.

    ❖ I mpirë → mbiemër cilësor, i nyjshëm gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore,

    shkalla pohore.

    ❖ Të pastër → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore,

    shkalla pohore.

    ❖ Shumë i menduar → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa

    emërore, shkalla sipërore.

  • 44

    Fig.8. Përdorimi i mbiemrave te romani “PSE?”

    ❖ Të rinj → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numër shumës, rasa emërore,

    shkalla pohore.

    ❖ Të hollë → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numër njëjës, rasa emërore,

    shkalla pohore.

    ❖ E bukur → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numër njëjës, rasa emërore,

    shkalla pohore.

    ❖ Madhështore → mbiemër cilësor, i panyjshëm, gjinia femërore, numër njëjës, rasa

    emërore, shkalla pohore.

    ❖ Të kaltër → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numër njëjës, rasa dhanore,

    shkalla pohore.

    ❖ Të zhdukur → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numër njëjës, rasa

    emërore, shkalla pohore.

  • 45

    ❖ Të padjallëzuara → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numër njëjës, rasa

    emërore, shkalla pohore.

    ❖ Të zhdukur → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numër njëjës, rasa

    emërore, shkalla pohore.

    ❖ E dëshpërimit → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa gjinore,

    shkalla pohore.

    Fig.9. Përdorimi i mbiemrave te romani “PSE?”

    ❖ I mbyllur → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numër njëjës, rasa emërore ,

    shkalla pohore.

    ❖ I trembur → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numër njëjës, rasa emërore,

    shkalla pohore.

    ❖ E re → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numër njëjës, rasa kallëzore, shkalla

    pohore.

  • 46

    ❖ I riu → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numër njëjës, rasa

    emërore,shkalla pohore.

    ❖ I bukur → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numër njëjës, rasa emërore,

    shkalla pohore.

    ❖ Tërheqës → mbiemër cilësor, i panyjshëm, gjinia mashkullore, numër njëjës, rasa

    emërore, shkalla pohore,

    ❖ I pashëm → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numër njëjës, rasa emërore,

    shkalla pohore.

    ❖ I gjallë → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numër njëjës, rasa emërore,

    shkalla pohore.

    ❖ I zgjuar → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numër njëjës, rasa emërore,

    shkalla pohore.

    ❖ I zbetë → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numër njëjës, rasa emërore,

    shkalla pohore.

    ❖ I dobët → mbiemër cilësor, i nyjshëm,gjinia mashkullore, numër njëjës, rasa emërore,

    shkalla pohore.

    ❖ Të shkapërdredhura → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numër njëjës, rasa

    emërore, shkalla pohore.

    ❖ I paharruar → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numër njëjës, rasa

    emërore, shkalla pohore.

    ❖ Të parregullt →mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numër njejes, rasa

    gjinore, shkalla pohore.

    ❖ Të zhubravitur → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numër njëjës, rasa

    gjinore, shkalla pohore.

    ❖ Të shkopsitur → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numër njëjës, rasa

    gjinore, shkalla pohore.

    ❖ I menduar → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numër njëjës, rasa emërore,

    shkalla pohore.

  • 47

    Fig.10. Përdorimi i mbiemrave te romani “PSE?”

    ❖ E bardhë → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore,

    shkalla pohore.

    ❖ E qëndisur → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore,

    shkalla pohore.

    ❖ Shumë e bukur → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa

    emërore, shkalla pohore.

    ❖ Ngjyrëbardhë → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa

    emërore, shkalla pohore.

    ❖ Të hollë → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa kallëzore,

    shkalla pohore.

    ❖ E bukur → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore,

    shkalla pohore.

  • 48

    ❖ E shkreta →mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emëore,

    shkalla pohore.

    ❖ Të rrumbullakët → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa

    emërore, shkalla pohore.

    ❖ Kaltëroshe → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, në shkallën

    pohore.

    ❖ Të mbyllur → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa

    kallëzore, shkalla pohore.

    ❖ Të gjatë → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa kallëzore,

    shkalla pohore.

    ❖ Të rregullt → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numri shumës, rasa

    kallëzore, shkalla pohore.

    ❖ Të mbushur → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore,

    shkalla pohore.

    ❖ Floriri → mbiemër cilësor, i panyjshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore,

    shkalla pohore.

    ❖ I natyrshëm → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa

    emërore, shkalla pohore.

    ❖ E largët → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore,

    shkalla pohore.

    ❖ E fortë → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore,

    shkalla pohore.

    ❖ E re → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore, shkalla

    pohore.

  • 49

    PËRFUNDIMI

    I gjithë rrugëtimi deri këtu, në finalizimin e këtij punimi ishte një nga rrugëtimet më të bukura i

    mbushur më përkushtim dhe emocione, duke u nisur nga vetë rëndësia që mbartë në vete kjo

    temë.

    Është ndjenjë e papërshkrueshme të jesh në rolin e mësimdhënëses. Ne si mësimdhënës duhet ta

    ruajmë rëndësinë e gjuhës amtare. Gjuha shqipe është lëndë e domosdoshme, që mësohet nga

    klasa e parë, është bazë dhe duhet t’i kushtohet rëndësi mënyrës se si shpjegohet ajo.

    Temë studimi kisha shtjellimin e mbiemrave, rëndësinë e përdorimit të tij si dhe analizimin e

    mbiemrave te romani “PSE?”

    Gjatë analizës së punimit, kemi parë që mbiemri si pjesë e ndryshueshme e ligjeratës ka

    kategorinë gramatikore të gjinisë, numrit dhe rasës, gjithashtu dua të theksoj se autori ka

    përdorur një laramani të mbiemrave ku kam hasur në shumë mbiemra cilësorë, marrëdhëniorë, të

    nyjshëm, të panyjshëm, të gjinisë femërore dhe mashkullore, në shkallën pohore, krahasore por

    edhe atë sipërore. Pra, trjatimi i hollësishëm i mbiemrave do të kërkonte një punim me

    voluminoz, por unë jam munduar të trajtoj pjesët më të rëndësishme të mbiemrit dhe përdorimin

    e tij te romani “PSE?”.

    Këtë punim diplome e përmbylli me një thënie të gjuhëtarit dhe albanologut shqiptar Eqrem

    Çabej:

    “Gjuha është pasqyra më e qartë e një kombi dhe e kulturës së tij”

  • 50

    BIBLOGRAFIA

    • Jashari.A, Çitaku.F (2013): Morfologji e zbatuar, Prishtinë.

    • Nushi.M (1998): Gjuha e sotme shqipe I, Gjakovë.

    • Agalliu.F, Angoni. E, Demiraj. SH, Dhrimo. A, Hysa. E, Lafe. E, Likaj. E (2002):

    Gramatika e gjuhës shqipe I, Tiranë.

    • Agalliu.F, Angoni. E, Demiraj. SH, Dhrimo. A, Hysa. E, Lafe. E, Likaj. E (2002):

    Gramatika e gjuhës shqipe II, Tiranë.

    • Mulaku.L, Kelmendi.A (1984): Gramatika e gjuhës shqipe, Prishtinë.

    • Cipo.K (1949): Gramatika shqipe, Tiranë.

    • Beci.B (2004): Gjuha shqipe VII, Pejë

    • Hamiti.A, Hamiti.I (2011): Gjuhë shqipe për klasën e VI të arsimit nëntëvjeçar, Shkup

    • Jashari.A, Kryeziu.B (2011): Gjuhë Amtare, Prishtinë

    • Nushi.M (2003): Gjuhë e sotme shqipe I, Prishtinë

  • 51

    VËRTETIM LEKTURIMI

    Unë, Leomir Smajli dëshmoj që e kam lekturuar punimin shkencor si punim

    diplome, (Bachelor) të studentes Ardelina Tafa, me temë: “Mbiemri në romanin

    “PSE?” –Sterjo Spasse” nën mentorimin e prof. asoc. dr. Sindorela Doli-

    Kryeziu.

    Tema vjen nga radhët e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Fakulteti i

    Edukimit. Programi: Fillor.

    Tema është shikuar nga aspekti gjuhësor në përpikëri dhe nga ai drejtshkrimor.

    Gjithsesi, punimi nga ana e lekturuesit ka marrë vëmendje edhe në të shikuarit në

    aspektin teknik dhe gabimet strukturore.

    Lekturues:

    Leomir Smajli

    +383 (0) 45678108

    [email protected]

    mailto:[email protected]