30

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...5 HYRJE Objekti dhe motivimi i temës Letërsia shqipe e zhvilluar në vitet 20 të shekullit XX, si përfaqësuesin më të denjë të

  • Upload
    others

  • View
    12

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...5 HYRJE Objekti dhe motivimi i temës Letërsia shqipe e zhvilluar në vitet 20 të shekullit XX, si përfaqësuesin më të denjë të
Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...5 HYRJE Objekti dhe motivimi i temës Letërsia shqipe e zhvilluar në vitet 20 të shekullit XX, si përfaqësuesin më të denjë të

2

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: LETËRS SHQPE

PUNIM DIPLOME

NOLI-PERSONALITET I KULTURËS SHQIPTARE

KANDIDATI MENTORI

LIRIM REXHEPI DR. ROVENA VATA

GJAKOVË, 2019

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...5 HYRJE Objekti dhe motivimi i temës Letërsia shqipe e zhvilluar në vitet 20 të shekullit XX, si përfaqësuesin më të denjë të

3

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: LETËRSI SHQIPE

PUNIM DPLOME

NOLI-PERSONALITET I KULTURËS SHQIPTARE

KANDIDATI MENTORI

LIRIM REXHEPI DR. ROVENA VATA

Komisioni:

Kryetar____________________________________

Anëtar_____________________________________

Anëtar_____________________________________

GJAKOVË, 2019

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...5 HYRJE Objekti dhe motivimi i temës Letërsia shqipe e zhvilluar në vitet 20 të shekullit XX, si përfaqësuesin më të denjë të

4

PASQYRA E LËNDËS

HYRJE ………………………………………………………………………………….. 5

I. Fan Noli- Një personalitet i rrallë në kulturën shqiptare ….……….......................….... 8

1.1. Biografia e Nolit ........................................………..………………………………... 8

1.2. Fan Noli sipas vetvetës- "Skicë biografike e mitropolit Fan Stylian Nolit" …...........11

II. Zhanret letrare në krijimtarinë e Fan Nolit ….....................……………………...........14

2.1. Noli si dramaturg ..............................………...……………………………………...14

2.2. Poezia e Nolit ……………………………………………………………………......17

III. Fan Noli- Figurë poliendrike …….......…………………………………………........23

3.1. Noli publicist...………...………..................………………………………………...23

3.2. Noli përkthyes ..……………….....………..………………………………………...25

Përfundim ....………..……………………………….…………………………..............27

Bibliografia....…………..……………………………….…………………………….…30

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...5 HYRJE Objekti dhe motivimi i temës Letërsia shqipe e zhvilluar në vitet 20 të shekullit XX, si përfaqësuesin më të denjë të

5

HYRJE

Objekti dhe motivimi i temës

Letërsia shqipe e zhvilluar në vitet 20 të shekullit XX, si përfaqësuesin më të denjë të

kulturës shqiptare Fan Nolin. Poezia e tij, e përshkuar nga fryma demokratike dhe luftarake,

antifeudale, u bëri jehonë përpjekjeve të masave të popullit, për drejtësi shoqërore dhe për një

jetë më të mirë në vend. Noli dha një ndihmesë të jashtëzakonshme në zhvillimin dhe

pasurimin e kulturës kombëtare, qoftë si: poet, publicist, orator, kritik letrar, shqipërues i

letërsisë botërore, historian, kompozitor, historian i muzikës, lëronjës i gjuhës letrare, klirik

fetar etj.

Të hetosh e të studiosh në burime përkatëse zhanret në krijimtarinë letrare të Fan Nolit, do

të thotë të hedhësh dritë për të njohur e çmuar më mirë vlerat e vërteta të veprës së këtij,

njeriu me përmasa të mëdha. Duhet të themi që në fillim se zgjidhja dhe përfundimi i kësaj

tema diplome ballafaqohet me disa vështirësi jo të vogla, pasi kemi parasysh nga njëra anë se

krijimtaria e Fan Nolit shtrihet në disa fusha dhe nga ana tjetër, burimet e mirëfillta, që do t’i

shërbenin njohjes së thellë të zhanreve letrare në krijimtarinë e tij, janë të kufizuara dhe të

tërthorta.

Fan Noli e fillon krijimtarinë poetike në Rilindje por bëhet përcaktues në gjysmën e parë të

shek. XX, përgjithësisht me frymëzimin e ri dhe tonet e forta të pandjera në lirikën shqipe të

kohës (ndoshta tek Gjergj Fishta i shohim këto tone, por me tjetër frymë me tepër satirike)

dhe veçanërisht me lëvrimin e lirikës politike, pothuajse të palëvruar nga poetët pararendës

dhe nga bashkëkohësit e tij.

Ai merre edhe me studime, publicistikë, retorikë e përkthime. Figura prej eruditi e Fan

Nolit, pa dyshim, ndërtohet në më shumë sfera të artit, por atë si personalitet e madhështon

pikërisht poezia, ndonëse nga kritikët letrarë çmohet lart edhe si dramaturg, orator, publicist,

përkthyes, kritik letrar, klerik, historian muzikolog, politikan e burrë shteti.

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...5 HYRJE Objekti dhe motivimi i temës Letërsia shqipe e zhvilluar në vitet 20 të shekullit XX, si përfaqësuesin më të denjë të

6

Baza teorike e punimit

Zgjedhja për t’u marrë me këtë figurë të shquar të botës shqiptare, vjen pas shqyrtimit

paraprak të rëndësisë dhe llojeve të ndryshme të zhanreve letrare në krijimtarinë letrare të Fan

Nolit. Kjo temë diplome, duke vëzhguar kuptimin dhe domethënien e teksteve të këtij autori,

synon të arrijë t’i argumentojë disa nga veçantitë dhe fenomenet e prozës, studimeve, poezisë,

dramës, publicistikës, retorikës dhe përkthimeve të Fan Nolit.

Metodologjia e punës dhe synimi i temës

Një shkrimtar shumë i rëndësishëm në botën e letrave shqiptare është Fan Stilian Noli,

i cili e fillon krijimtarinë letrare në periudhën e Rilindjes, por bëhet një nga përcaktuesit

kryesor të kësaj periudhe në gjysmën e parë të shek. XX. Një përcaktim i tillë bëhet nga

talenti i tij thuajse në të gjitha zhanret letrare. Përgjithësisht me frymëzimin e ri dhe tonet e

forta të pandjera në lirikën shqipe të kohës dhe veçanërisht me lëvrimin e lirikës politike,

pothuajse të palëvruar nga poetët pararendës dhe nga bashkëkohësit e tij, me publicistikën

dhe retorikën, me studimet dhe dramën, Noli mbetet i pakrahasueshëm në çdo aspekt.

Noli hyn me shumë ambicje në një kohë të filluar historiko-letrare, që i jepte

mundësinë të merrte me veprën e vet shpjegime kombëtare si dhe paraardhësit, por në një

fazë relativisht të përparuar, me një trashëgimi që ata e kishin ndërtuar nga hiçi. Kjo ishte një

përparësi që ai e përforcoi me kontributet, që solli dhe vetë. Ai mbart me data hyrjen në

materien shqiptare diku pas kulmeve të Rilindjes dhe shfaqjes së asaj që shumë kritikë e

studiues e mbajnë për nisjen e kohëve moderne të Shqipërisë.

Jeta 83 vjeçare e Fan Stilian Nolit mbulon një periudhë vendimtare, një periudhë

kthese në jetën e popullit tonë që, siç mund të thuhej, si një hark vigan, shkon nga feudalizmi

në periudhën e demokracisë sonë revulucionare- një përiudhë në të cilën ai nuk qe vetëm

dëshmitarë përjetues, por njëkohësisht pjesëmarrës aktiv në ngjarje e procese me domethënie

si në aspektin historik ashtu edhe në atë letrar.

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...5 HYRJE Objekti dhe motivimi i temës Letërsia shqipe e zhvilluar në vitet 20 të shekullit XX, si përfaqësuesin më të denjë të

7

I. Fan Noli-Një personalitet i rallë në kulturën shqiptare

1.1. Biografia dhe karakteri i Nolit

Të gjithë studiuesit e veprës së Nolit pajtohen në një pikë, kur është fjala për Nolin, si

një personalitet poliendrik i rrallë dhe një njeri me kulturë universale. Noli ishte një militant i

paepur i lëvizjes patriotike dhe demokratike shqiptare. Antagonizmat dhe tensionet në jetën

personale të Nolit fillojnë qysh në abientin, ku ai kaloi fëmijërinë dhe rininë- në fshatin e

largët, të humbur shqiptar të Ibrik Tepës. Ishte ky një fshat i izoluar në një ambient

heteroetnik, në kufi mes botësh, gjuhësh dhe kulturash.

Noli i ri gjimnazist në një shkollë greke, nuk eci në rrugët e atyre që dolën nga këto

shkolla si bartës e përçues të “idesë së madhe”. Edhe në këtë rrethim, të riun e arriti, tregimi

për kalorësin legjendar Skënderbeun, e arriti fjala rilindese shqipe, lajmi se gjëkundi, larg,

ekziston një “komitet shqiptar”, që i riu s’rreshti së kërkuari dhe e gjeti larg, përtej deteve, në

Egjipt, në Amerikë, për të marrë prej atij forcë dhe për t’u bërë në atë mjedis, më vonë, një

nga figurat kryesore.

I rritur nën hijën e kishës me tingullin e psalmeve bizantine që këndonte i ati, ish-

gjimnazisti u gjend pa punë, i hedhur në një botë të egur shfrytëzimi mizor, si aktor bredhës,

si punëtor krahu në një “botë të mallkuar”, siç e quajti ai në fillim kurbetin amerikan, por ai

asnjëherë nuk humbi në tallazin e jetës.

Fan Noli, sikurse dhe i ati, pati ndonjë iluzion dhe besonte se dhe atë perëndia e kishte

krijuar për qëllime të larta fisnike, prandaj s’ishte për t’u çuditur që ndonjëherë, gjatë

periudhave të ndryshme të jetës së vet, atë e kaplonte ndonjë ndjenjë e tepruar e dashurisë

ndaj vetvetes. Gjithë vepra e tij shumëdegëshe kishte një qëllim të vetëm: emancipimi,

afirmimin dhe krijimin e një gjithëbashkësie shtetërore shqiptare.

Kur u shugurua prift-që për Nolin ka qenë një gjest sakrifice, caku ishte lufta e

vendosur për autonominë e Kishës Ortodokse Shqiptare- që shënoi shkëputjen e saj nga

ndikimi i rrezikshëm grek, që, në istancë të fundit, kishte për qëllim asimilimin e shqiptarëve

ortodoksë. Nuk ka asnjë dyshim që figura e cila dominoi historinë e Kishës Ortodokse

shqiptare pothuajse gjatë gjithë shekullit XX ishte Peshkop Theofan Stilian Noli.

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...5 HYRJE Objekti dhe motivimi i temës Letërsia shqipe e zhvilluar në vitet 20 të shekullit XX, si përfaqësuesin më të denjë të

8

Në planin e veprimit politik, Nolin e shohim në Lidhjen e Kombeve ku me mish e me

shpirt lufton për të drejtat e popullit të vet. Marrëdhëniet diplomatike shqiptaro-amerikane

kanë prehistorinë dhe historinë e tyre, në të cilat një rol parësor padyshim ka luajtur Fan Noli.

Në këtë rol e kanë zanafillën përpjekjet e shqiptarëve të Amerikës për të hedhur që herët urën

e njohjes dhe bashkëpunimit të ndërsjelltë mes vendit të tyre të vogël dhe njërës prej fuqive

më të mëdha të botës.

Në qoftë se pranojmë se Federata “Vatra” në vitet 1915-1920 u bë si të thuash një

qeveri e shqiptarëve në mërgim, atëherë nuk mund të lemë në harresë tërë atë veprimtari të

dendur e të frytshme, që ajo zhvilloi për t’u hapur rrugën marrëdhënieve diplomatike të

mëvonshme. Aksionet politike e kulturore, që Noli ndërmori në vitet 1917-1918 janë të

gjithanshme dhe nga më të ndryshmet, të papraktikuara deri atëherë në atë shkallë nga qarqet

shqiptare për të njohur e propaganduar kauzën e atdheut të tyre në Amerikë. Kanë hyrë në

analet e historisë së bashkësisë shqiptare konferencat e tij përpara auditorëve amerikane, duke

filluar nga Universiteti i Harvardit, nëpër klube e shoqata, e deri nëpër kisha të sekteve të

ndryshme.

Në ngjarjet që erdhën më vonë, ku Noli u bë i njohur si një nga protagonistët e tyre, mund

të përmendim dy momente që lidhen me marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Në shkurt të vitit

1924 vdiq, siç dihet, presidenti i Amerikës Uillsoni dhe me këtë rast Noli mbajti para

Parlamentit shqiptar një fjalim, nga më të fuqishmit e oratorisë së tij. Ishte mirënjohje ndaj

këtij vendi bujar, por dhe nderimi i thellë për gjithçka sa kish bërë presidenti Uillson për

Shqipërinë që, me propozimin e Vatrës, qeveria e kryesuar prej Nolit, më 21 gusht 1924, i

dha portit të Shëngjinit emrin e tij.

Koha e qeverisjes së Nolit pas Revolucionit të Qershorit, nga sa dëshmojnë

dokumentet, nuk u pa me sy të keq nga shteti amerikan, sidomos në fillimet e veta, por më

vonë, kur erdhi puna për ta njohur zyrtarisht, nuk e hodhi këtë hap. Kjo ndodhi si për shkak të

ndikimit negativ të Anglisë dhe të politikës izolacioniste, që ndiqte SHBA-ja asaj kohe, ashtu

dhe për radikalizmin e pikëpamjeve dhe qëndrimeve të vetë Nolit. Megjithatë, Noli do t’i

qëndrojë besnik atdheut të tij të dytë dhe gjithë sa ndodhën në jetën e tij të trazuar deri në

fillim të viteve 30’ nuk do ta lëkundin pozitën e shqiptaroamerikanit të madh.

Edhe në Lidhjen e Kombeve, edhe si ministër, kryetar qeverie më 1924; kudo dhe

kurdo ai mbrojti çështjet e lirisë dhe pavarsisë, për t’i siguruar popullit të vet një zhvillim

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...5 HYRJE Objekti dhe motivimi i temës Letërsia shqipe e zhvilluar në vitet 20 të shekullit XX, si përfaqësuesin më të denjë të

9

përparimtar. Si person Noli gëzonte të gjitha të metat e njeriut plus të metat e tij si individual.

Po paraqesim këtu shkarazi disa nga veçoritë kryesore të karakterit të tij:

Noli rebel- Rebelizmin, mospajtimin e vet të parë Noli e shfaqi që në gjimnazin e

Edrenesë, kur organizoi demonstratë të nxënësve, në mënyrë që të ndihmonte profesorin e

larguar pa të drejtë. Për këtë iu shty diploma. Ky rebelizëm i tij mandej u manifestua në

ndarjen e Kishës shqiptare nga ajo greke, në organizimin e një revolucioni social më 1924.

Noli person i mbyllur- Nuk i hapte zemrën deri në fund askujt. Kjo veti herë

shpjegohet si veti e njerëzve të mëdhenj, e herë si pasojë e lindjes dhe e formimit në vende

sociale të mbyllura si Turqia, ku mbretërojnë intrigantët, shpifësit dhe spiunët. Kjo veti e

Nolit, thonë, i ka dhënë mundësinë që të ketë shumë adhurues, por edhe asnjë mik besnik deri

në fund. Ky qëndrim i tij mund të jetë më vonë edhe pasojë e përvojës me shqiptarët e

Amerikës, për të cilët thotë: “të lënë si gunën e vjetër”. Si kontrast ne ta e sheh shqiptarin,

malësorin e Shqipërisë, i cili me besnikërinë e vet di të të kuptojë kur nuk ke qëllim t’i bësh

të keqen.

Noli jomikpritës- Nuk pagunante në kafe po edhe nuk ofronte gjë atyre që i shkonin

në shtëpi. Diqka e përkundërt me mikëpritjen e Faik Konicës. Ka shpjegime se kjo e ka bazën

edhe në varfërinë e tij që e ndoqi vite me radhë. Po a mund të shpjegohet edhe vetëm kështu

kur të kihet parasysh rezerva e tij ndaj njerëzve, pamundësia që t’u hapej deri në fund nga

zemra. “Koprracia” e tij duhet ta ketë një bazë në vetë mbylljen ndaj të tjerëve.

Noli johakmarrës- E adhuronte luftën e mendimeve deri në fund po dallimin në

pikëpamje nuk e kthente në implus hakmarrës, madje edhe ndaj atyre që herë-herë e lakonin

vijën. Ky nga një anë, duhet të jetë një mësim historic, një mësim i përvojës, se kur të vetët

njeriu i ka pak, duhet t’i ruajë pa tjetër. Noli duhet ta ketë ndjerë vetë këtë. Nga ana tjetër,

kësaj vetije duhet t’i ketë dhënë shumë mësimi i tij kristian: jo kundër të keqes me dhunë, që

në një formë më të ashpër del: armikun duhet ta kesh më panë, se e njeh kështu më mirë.

Noli adhurues i lirisë së mendimit- Këtë e kërkonte edhe në fe edhe në politikë.

Prandaj, edhe heroi i tij bëhet Krishti, si tribun i mendimit të lirë, po edhe i vegjëlisë, si

profeti më i madh i botës. Noli është prodhuar si individ jo sipas kushtesh të qarta, të duhura

e shqiptare në vend, por sipas kulturash të zhvilluara dhe në kërkime intensive me vetveten.

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...5 HYRJE Objekti dhe motivimi i temës Letërsia shqipe e zhvilluar në vitet 20 të shekullit XX, si përfaqësuesin më të denjë të

10

1.2. Fan Noli sipas vetvetës- "Skicë biografike e mitropolit Fan Stylian

Nolit"

Në vitin 1958, në prag të Krishtlindjeve, Krist Maloki një tjetër personalitet i shquar

nga bota e letrave shqipe, nga Graci i Austrisë, ku jetonte prej vitesh, i nisi një letër Fan Nolit

në Amerikë. Nga shtjellimi i saj, marrim vesh se deri në këtë moment, ata nuk kanë patur

kurrë ndonjë rast njohjeje a komunikimi të drejtpërdrejtë mes tyre. Letërshkruesi i drejton atij

me përvuejtni një kërkesë: Të ulet e të shkruajë biografinë e tij. Në fakt, rezulton se Noli e

shkroi (Auto)biografinë, të titulluar: “Skicë biografike e mitropolit Fan Stylian Nolit”,

përfshirë tek libri: “Historia e Kishës Ortodokse Shqiptare” (1908 – 1958), botuar më 1960

në Boston, në përkujtim të 50- vjetorit të kësaj kishe, e themeluar dhe drejtuar prej tij.

Këtu ai vlerëson në mënyrë përmbledhëse punën e tij kulturore e kombëtare: në

fushën e veprimtarisë kishtare-atdhetare, të pavarësisë së Kishës Ortodokse Shqiptare nga ajo

greke; në fushën e diplomacisë, në fushëne publicistikës etj. Noli e shkroi “Autobiografinë”

në prozë, në vetën e tretë duke synuar një shkrim objektiv.

Noli zgjodhi të flasë për veten, pikërisht modelin e biografisë në vetën e tretë, që së

jashtmi, e distanconte autorin nga personazhi për të cilin rrëfehej, i cili ishte po vetja e tij, por

që ndërkaq, ia shtonte (potenconte) atij mundësinë, për t’u zhytur lirshëm në ujëra realë e

fiksionalë të jetëshkrimit, me të drejtën e autorit të gjithëdijshëm. Dhe kësisoj, vepra

shkarkohej nga paraqitja e thatë e rrjedhës së ngjarjeve të personazhit.

Duke e shqyrtuar këtë vepër të Nolit nga pikëpamja e klasifikimit të modelit të tij

tekstor, mund të shtrohet pyetja: a kemi të bëjmë me një biografi apo autobiografi? Përpara

se t`i japim përgjigje se cilit lloj zhanror i përket kjo vepër, duhet kujtuar se autobiografinë

nuk e shënjon domosdoshmërisht si të tillë vetëm veta e parë e rrëfimit. Ky rrëfim mund të

jetë dhe në invers, në vetën e tretë, në ato raste kur identifikohet autori me narratorin e

personazhin, siç është rasti i kësaj vepre të Nolit.

Vepra e tij është e rëndësishme si tekst letrar, në pjesën ku shkruan për fëmijërinë dhe

rininë e autorit. Aty më tepër ka detajet domethënëse, pa të cilat s’mund të shkruhet asnjë

tekst intim autobiografik, nënvizon vetë Noli më vonë. Noli e shkroi veprën në moshë të

pjekur, kur kishte një përvojë të madhe jetësore. Në “Autobiografi”, vetë Noli organizon se

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...5 HYRJE Objekti dhe motivimi i temës Letërsia shqipe e zhvilluar në vitet 20 të shekullit XX, si përfaqësuesin më të denjë të

11

shfaqja e tij në aspekte, që mund të quhen publike sipas kuptimit të sotëm të kontributit, i

përket karrierës kishtare, punës organizative, punës si gazetar, përfaqësimit politik të

komunitetit të shqiptarëve të Amerikës, aktivitetit me peshë diplomatike në funksione

përfaqësimi, si dhe karrierës së mirëfilltë politike.

Noli vlerëson se ai mundi të jetë një shqiptar dhe pse ishte arsimuar në shkolla jo

shqipe “...ishte një djalë i rritur që dinte të fliste vetëm shqip. Ai kishte marrë një farë

edukate nga e gjyshja...një grua fshatare shqiptare”.1

Në një tregim autobiografik të veçantë Noli na ka dhënë një sërë ngjarjesh

“kontigjent” që mund të shprehin prirjet e mekanizmit përpunues të tij, drejtpërdrejt ose jo.

Noli është rikthyer në jetë dy herë dhe ngjarjen fizike e ka “lexuar” në predispozitën e vet të

ambicies. Momenti që e la në jetë, kur mendohej se e kish ndërruar atë me siguri, dhe një

tjetër që e lidhi me shkollën me këmbënguljen e nënës së tij, “ndihmojnë” krijimin e figurës

së ëngjëllit për nënën e gjyshen.

Në tregimin autobiografik të shumë viteve më pas ai ka bërë pyetje retorike: “Si do të

mund t’i harronte Fan Noli ata dy engjuj rojtarë?”2.

Në “Autobiografi” tregimi për lidhjen me këto figura e ka kapërcyer kronologjinë dhe

është ndërtuar një njësi e veçante teksti, ku koha është kthyer në tipar. P.sh., figura e ngulitur

e nënës: “Verës punonte prej agimit të ditës gjer në mugëtirë nëpër ara. Dimrit, ishte

ngaherë e zënë me punët shtëpiake”3.

Në rastin e shkollës, të treguar përsëri nga Noli, figura e nënës vazhdon të përforcojë

konsekuencën e “ëngjëllit” madje deri aty sa e ‘përkthen” në dobi çastin e imponimit. Të

shkoje në shkollë i futur në thes, ishte njëra pamje, dobia e së cilës u shndërrua me kohë nga

detyrimi në përfitim dhe bazë për ambicie karriere. Vlerësimi vjen nga nëna, treguar nga

Noli: “Tani e di se veprën më të madhe që bëra në jetë qe ajo kur të shpura në shkollë me

thes”4.

Në këtë tekst janë disa të elemente autobiografike që krijojnë mitin për autorin: ai

lindi Natën e Shenjtë (6.1.1882); në zemrën e tij kishte vend vetëm për Shqipërinë; shpëtoi

nga rreziqet si Davidi i Biblës në strofullën e luanit; vendi i tij i lindjes Ibrek Tepe u zhduk

1 Fan Noli, Autobiografia, tek Noli, Vepra 6, f. 247. 2 Fan Noli, Autobiografia, Elena Gjika, Tiranë, 1994, f. 29. 3 Po aty, f.30. 4 Po aty, f.32.

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...5 HYRJE Objekti dhe motivimi i temës Letërsia shqipe e zhvilluar në vitet 20 të shekullit XX, si përfaqësuesin më të denjë të

12

nga faqja e dheut pasi kishte lindur misionarin e madh. Aty ka edhe mitizime të tjera. Noli

tregon se është rritur duke adhuruar muzikën dhe heronjtë si Krishtin, Skënderbeun dhe

Napoleonin.

Figura e Skënderbeut: Skënderbeu është figura model për apelin që kërkon të bëjë

në auditor. Në pikëpamje ideore, figura përputhet dhe me qëndrimin politik të Nolit- kundër

turqve- dhe me atë “ideologjik” të Rilindjes Kombëtare: organizimi i kombit në nivel shteti të

pavarur. Me theks të qartë, realitetet politike të Shqipërisë janë konteksti i aktualizimit të

figurës së Skënderbeut të udhëhequr nga shpresa. Skënderbeu është kapedani i anijes

shqiptare në kohët e lavdishme të saj dhe shfaqet në një situatë nevoje e kontekst të

ndërkallur me figuracionin e krishterë. Heroin kombëtar, Skënderbeun e çmonte si

organizator dhe prijës të qëndresës shqiptare kundër të huajve dhe për krijimin e kultit të

lirisë të kulturës autentike.

Figura e Krishtit: Noli ëndrrat dhe veprimet e tij i maste me veprimet e Krishtit në

situata të ngjashme. Krishtin e çmonte si të vetmin profet në historinë e njerzimit, që luftoi

për barazi në botë, dhe e cilësonte si tribun të vegjelisë dhe të mendimit të lirë.

Figura e Napoleonit: Napoleoni ndërmjetëson në njëfarë mënyre shqyrtimin e Nolit

si politikan. Napoleonin e çmonte për ndërrime revulucionare të bëra në Evropë, për kalimin

nga shoqëritë e ndara feudale në shoqëri më qarkullimin e lirë.

Në mbyllje, mund të themi se kemi një rast të rrallë në historishkrimin letrar në shqip, kur një

letër e kritikut, nxit krijimin e një vepre të shkrimtarit, siç është rasti i Krist Malokit me Fan

Nolin. E zakonshmja është ajo, që shkrimtari krijon letërsinë e tij, dhe kritiku ka për mision

vlerësimin e pavarur të saj.

Kurse në këtë rast, në inversin e rregullit, kritiku ka projektuar atë që duhej të realizonte

shkrimtari, e që pastaj, ta shfrytëzonte për metodikat e tij studimore. Vërehet se shkrimtari e

modeloi këtë vepër pothuaj në simetri me sugjerimet e propozuara, aq sa kjo simetri shkon

deri dhe në shprehjet skofiare përmbyllëse të letrës së kritikut drejtuar mjeshtrit: me

përvuejtëni, dhe të parathënies së Nolit drejtuar lexuesit: përunjësisht, që kanë të njëjtin

objekt referencial: botimin e (Auto)biografisë.

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...5 HYRJE Objekti dhe motivimi i temës Letërsia shqipe e zhvilluar në vitet 20 të shekullit XX, si përfaqësuesin më të denjë të

13

II. Zhanret letrare në krijimtarinë e Fan Nolit

2.1. Noli si dramaturg

Arti i teatrit është një nga shprehjet më të plota të natyrës së njeriut. Çdo kulturë e

madhe dëshmon një traditë të gjerë teatrore dhe nxit përvijimin artistik të saj me vepra të

mbrujtura në kohë: shkëlqejnë shembujt e Teatrit të Rusisë, të Francës, të Anglisë. Drama ka

qenë më pak e shtjelluar se gjinitë e tjera letrare në Shqipëri, ndaj përherë krijimet

dramaturgjike, nga ai rreth i ngushtë autorësh shqiptarë, hapin vend për analizë dhe reflektim.

“Izraelitë dhe Filistinë” është drama e vetme e botuar nga Noli. S’ishte sprova e tij e parë në

dramaturgji, por e dyta. Noli kishte punuar për dy vjet si sufler pranë një teatri ambulant, çka

nxiti tek ai pasionin për teatrin. Asohere shkroi në greqisht dramën “Zgjimi”, që u luajt nga

trupa shëtitëse, por që për fat të keq nuk ka mbërritur dot në ditët tona.

Fan Noli e shkroi dramën “Israilitë e Filistinë” më 1902 në Athinë, si njëzetvjeçar,

atëherë kur punonte në një teatër. E botoi pesë vite më vonë, më 1907 në Boston. Gjatë kësaj

kohe autori mendonte ta përpunonte, po nuk ja doli. Në pasthënie veprën e quan “sqelet

dramë”, “foshnjë-dramë” duke sygjeruar përsosjen e saj dramatike; për të përfunduar: “Për

andej ua heth vëllezërve t’im si një enigmë, shohem kush do t’a zgjidhë”5.

Në këtë mënyrë Noli sygjeron leximin e veprës së tij si zgjidhje të enigmës. Drama

merr temë nga Bibla. Samsoni si hero e misionar izrealit niset të hyjë në botën e filistinëve,

t’ua perdikojë atyre të vërtetën për jetën, zotin e vdekjen. Historia e Samsonit merret nga

“Libri i Gjykatësve”.

Samsoni (në gjuhën hebraike Shimshon që do të thotë “diell i vogël”) ishte një

gjykatës biblik i përshkruar në “Librin e Gjykatësve”. Nuk përjashtohet që në origjinë, mund

të bëhej fjalë për një figurë mitike gjysmë hyjnore, meqenëse emri i tij lidhet me Diellin. Kjo

tezë, shumë e përhapur në shekullin XIX, sot gjen konsensuse më të pakta akademike sesa në

të shkuarën. Bukuroshja filistine Dalila merr detyrë të mësojë fshehtësitë e Samsonit, të

fuqisë së tij mbinjerëzore.

5 Sabri Hamiti, Vepra letrare 8, Faik Konica, 2002, f.355.

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...5 HYRJE Objekti dhe motivimi i temës Letërsia shqipe e zhvilluar në vitet 20 të shekullit XX, si përfaqësuesin më të denjë të

14

Samsoni i dorëzohet bukurisë së Daliles, zbulohet se fuqinë e ka te flokët. Dehet, e

qethin, mandje e verbojnë dhe e vënë në lojë. Në fund Samsoni rimerr fuqinë vetëm sa të

rrënojë tempullin filistin dhe të vrasë veten dhe të pranishmit.

Analiza e Nolit si autor drame, duhet të nisë nga raporti i ngushtë i tij me artin

dramatik, me botën skenike dhe me dramaturgët e mirëfilltë botërorë. Procesi i krijimit dhe

botimit të saj na lejon të shohim Nolin si një autor të dyzuar, ndërmjet një shekulli që vdes

dhe tjetrit që porsa ka filluar. Noli nuk dukej në këtë kohë i ndërgjegjësuar plotësisht me

panoramën artistike të kohës. Ambientet letrare e për pasojë bota teatrore në Evropë ishte në

pështjellim të madh.

Dolën dhe u krijuan avangardat e kohës që hynë në çdo fushë të artit, duke rrëzuar me

dhunë të padyshimtë kanonet estetike dhe shprehëse të së shkuarës. Fare pak u pa një ndikim

i tillë në dramën e Nolit, por ajo çka e bëri të veçantë dhe tunduese këtë vepër, qëndroi

pikërisht te rrugëtimi që bëri dorëshkrimi nga Athina ku u shkrua në moshën 20 vjeçare deri

në Boston ku pa dritën e botimit.

Ndaj, nëse në vepër nuk shohim të reflektohen luhatjet e ndjenjave avangardiste evropiane,

procesi i udhëtimit të veprës lejon të ndriçohet natyra kërkuese e autorit i cili dëshiroi të

gjente tempin e duhur dhe bindjet e forta për të ndërhyrë dhe redaktuar veprën me frymën dhe

nevojat e kohës. Ishte e dukshme tek autori i ri dëshira për të dalë në skenë. Përballja

dramatike në art s’qe gjë tjetër veçse pasqyrim i asaj çka do të ofronte më vonë jeta reale e

Nolit. Kështu krijimi i dramës mund të përkthehet edhe si mbivendosje e skenës mbi jetën

konkrete.

Pra vepra s’është gjë tjetër veçse një laborator i vogël, ku luajnë e gjallojnë ide. Noli

studioi në teorinë dramatike, atë që do të luante vetë në jetë, ndaj drama u bë për të një

zgjatim kuptimplotë i jetës reale. Për shekuj figura e Samsonit mbeti një arkeotip i figurës së

heroit duke përfaqësuar efektet e asgjësimit të prodhuar mbi heroin nga tërheqja femërore –

asgjësim nga i cili ai arrin të shkundet vetëm kur paguan si çmim sakrificën ekstreme të

vetes. Në këtë formë, Samsoni është heroi më i përshtatshëm për dramën e Nolit. Heroi, i

detyruar të jetojë kundërvënien e idealeve frymëzuese me realitetin pasionant, lejon që

subjekti biblik të harmonizohet natyrshëm me brendi filozofike, shoqërore dhe morale.

Antitezat e Samsonit duke njohur më vonë dhe predispozitën e veçantë të Nolit për

këtë figurë retorike, i japin skenave kolor tragjik, lartësojnë veprimet dhe gjestet e

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...5 HYRJE Objekti dhe motivimi i temës Letërsia shqipe e zhvilluar në vitet 20 të shekullit XX, si përfaqësuesin më të denjë të

15

mundësojnë bashkëjetesën e situatave të kundërta mes tyre. Kundërvëniet ndërmjet rolit

përfaqësues dhe mendime në kundërshtim me të, shfaqen që në fillim të veprës edhe te

personazhe dramatike si, figura e rabinit. Ky personazh, në fjalët e para hapëse të dramës,

ndërpriten nga turma dhe akuzohet:“Blasfemon, në mos i ke besë fuqisë së Perëndisë”6.

Samsoni reflekton dilemën morale të popullit të tij. Mëdyshjet dhe luhatjet se cila është

rruga më e mirë për të përçuar të vërtetën dhe dritën e Zotit tek filistinët, orientojnë luftën e

brendshme të tij para nisjes. Dëshirat dhe nevojat universale që në fillim ndeshen me

paragjykimin kritik të një rrugë që është provuar nga të tjerë predikues. Samsoni duhet të ecë

aty ku kanë dështuar më parë. I ngjizur me pasionin e fjalës, ndryshe nga heronj të tjerë, ai

nuk pranon të ketë shoqërues dhe ndihmës.

Përmes këtij personazhi, Noli e përqendron dramën tek uni njerëzor, që shpërdoron ëndrrën

heroike për t’u bërë shpëtimtar i popullit, duke nxjerrë në pah brishtësinë e natyrës njerëzore.

Njëherësh kjo mospërputhje ndërmjet ankthit të madhështisë së individit dhe limiteve që

vijnë nga kushtet e tij, shoqërohen me idenë e nënshtrimit ndaj Zotit, i cili në aktin final i

përgjigjet lutjes së protagonistit duke i rikthyer forcën e tij, si për të treguar që njerëzit e

mëdhenj, edhe ata janë njerëz, e gjysmë-perëndi mund të bëhen veçse kur kalojnë përtej të

mundshmes e reales, sa dhe veprimet e tyre të fiksohen në kohë, e të ngelen në përjetësi.

Thelbi që krijon konfliktin tragjik në dramën e Nolit është ndeshja e dy kulturave të

ndryshme, është përpjekja e izraelitëve për t’i detyruar filistinët të ndërrojnë besimin e tyre

politeist, në atë monoteist. Do të thotë, dramatizohet përplasja e këtyre dy kulturave të

ndryshme, ku njëra do ta imponojë veten, besimin e vet, etikën e vet, të vërtetën e vet.

Prandaj, edhe dramën e Nolit e quajmë dramë të ideve. Bartës i idesë është Samsoni, si figura

themelore e veprës.

Tematika e dramës është marrë nga mitologjia biblike, por të cilën Noli e ka ngritur

mbi çështje të brendshme shqiptare. Ndodh kështu pasi që rrëfimi në tekstin biblik përfundon

shumë qartë: Samsoni nuk ndjek siç duhet rrugën e Zotit dhe në fund ndëshkohet nga ai, si

edhe çdo rrëfim tjetër biblik. Te Noli drama merr përmasa të tjera. Teksti i tij arrin një kuptim

të ri ideor. Tejkalon domethënien biblike, duke e realizuar në një jetë njerëzore. Samsoni i

Nolit është personazh i subjektivuar.

6 Fan S. Noli, Vepra I, Rilindja, Prishtinë, 1989, f. 133.

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...5 HYRJE Objekti dhe motivimi i temës Letërsia shqipe e zhvilluar në vitet 20 të shekullit XX, si përfaqësuesin më të denjë të

16

Që në moshën 20-vjeçare, Noli ka përcjellë situatën e vendit, duke e bërë që me këtë

dramë të ngrejë çështjen se si duhet thënë e vërteta: me fjalën e Zotit, Samsoni/Noli, apo me

forcë, Rabini si njeri në moshë e me përvojë. Në dramë fiton mundësia e dytë, pra është forca

ajo që mund ta imponojë të vërtetën. Normalisht, kjo mundësi është përdorur nga Noli vetëm

si tezë, si enigmë, sepse ai ka provuar në dramën e tij mundësinë e parë, ka përdorur “fjalën e

së vërtetës”.

Qëllimi i tij ishte kërkesa për theksimin e idesë. Noli dramën e ka parashtruar si

enigmë, duke e lënë me mundësi të ndryshme interpretimi nga vetë lexuesit. Prandaj, dramën

mund ta shtrojmë edhe në një çështje tjetër. Samsoni duhet të simbolizojë një ide, që duhet

t’u imponojë edhe të tjerëve. Ai është i zgjedhuri i Zotit, prandaj edhe nuk duhet të mposhtet

nga asnjë e ligë. Ai është misionari, por, në kundërshtim me këtë rregull, ai mundet nga

dashuria. Mundet nga bukuria e vashës, mundet nga vera, mundet nga jeta njerëzore.

Dashuria këtu del si esenë e jetës.

Samsoni nuk mundet nga asnjë forcë, është me fuqi të panatyrshme njerëzore e

mendore, por mundet nga dashuria. Dashuria është forca më e madhe, që tejkalon çdo kufi.

Për më tepër, drama në vete implikon çështje që kanë interes edhe sot. Do të thotë janë këto

dy tema përherë aktuale: diskutimi se si duhet imponohet e vërteta, forca, apo fjala e paqes,

dhe mbi të gjitha dashuria si e vërtetë e të vërtetave.

2.2. Poezia e Nolit

Poezia e tij është përmbledhur në vëllimin e njohur “Albumi”, që u botua në vitin

1948. Noli, si shumë poetë të tjerë, e ka filluar krijimtarinë e tij poetike në frymën e letërsisë

së Rilindjes Kombëtare. Këtë e dëshmon poezia e parë “Fryn, moj erë”, botuar më 23 janar

1907, e cila shkon në shtratin e poezisë së kohës. Shkëputja nga krijimtaria poetike për një

kohë të gjatë dhe rikthimi pas dështimit të Revolucionit na prezanton me profilin e vërtetë të

Nolit poet, krejtësisht i ndryshëm dhe i largët nga modelet sentimentaliste dhe poetët e

romantizmit. Duket se viti 1924 me ngjarjet që lanë gjurmë të rënda në fatin e Shqipërisë dhe

të vetë poetit e frymëzojë të shkruajë poezitë më të mira. Pikërisht poezitë e cilësuara si

autobiografike qëndrojnë më lartë nga poezitë e rastit e të rrethanave.

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...5 HYRJE Objekti dhe motivimi i temës Letërsia shqipe e zhvilluar në vitet 20 të shekullit XX, si përfaqësuesin më të denjë të

17

Edhe poezia e Nolit shfaq qartazi “shfrytëzimin” e diskursit biblik. Pjesa më e madhe

e poezive të Nolit janë ndërtuar mbi tema, motive, figura dhe simbole biblike. Diskursi biblik

është i pranishëm në krijimtarinë e disa poetëve pararendës e bashkëkohës të Nolit, i

shfrytëzuar në forma të ndryshme. Noli, ndryshe nga Fishta (dhe poetë të tjerë klerikalë) apo

edhe Çajupi e Asdreni, krijon në poezi një raport të veçantë me diskursin biblik. Në këtë

raport Noli arrin të procedojë nëpërmjet ndërthurjes së niveleve kuptimore të shprehjes,

dikotomisë së shprehjes, tipike për poetikën e tij.

Projeksioni letrar ka të ndërthurur shenjat biblike me shenjat personale të cilat ngrihen

në nivelin e një sistemi origjinal shkrimor. Këtu Noli i shkoqet traditës por edhe

bashkëkohësisë. Edhe pse klerik, në poezinë e tij nuk ndihet një angazhim i tillë, siç ndodh

pothuajse te të gjithë poetët e tjerë klerik. Është një rast unik, krejtësisht origjinal. Lirika e tij,

ngritur mbi motive, figura dhe simbole fetare, madje shpesh edhe mbi vargje të tëra marrë

nga Bibla, nuk shfaqet si poezi me brendi fetare.

Këtu qëndron dhe origjinaliteti i poezisë noliane. Edhe pse në një vështrim

sipërfaqësor bie në sy mbizotërimi i elementeve të diskursit biblik (në leksik, ligjërim,

figuracion), këto trajta i largohen domethënies biblike nëpërmjet funksionalizimit të ri poetik,

nivelit të ri simbolik që i vesh poeti për të arritur vlera të reja letrare.

Teksti i shkruar, në këndvështrimin parësor shfaq përmbajtje fetare, por nënteksti i

poezive është larg qëllimeve religjoze. Vështirë të kuptohet qëndrimi poetik i Nolit ndaj

besimit dhe fesë. Nëpërmjet simboleve dhe alegorisë poeti përcjell ide dhe dimensione

universale që i tejkalojnë nivelet autobiografike të leximit dhe interpretimit të poezive. Të

gjitha tiparet e veçanta që mbart poezia e tij: toni luftarak, herë-herë tragjik, kumbimi i

jashtëzakonshëm, satira goditëse, vargu ritmik e i rimuar lidhen drejtëpërsëdrejti me

qëndrimin që mban ndaj fenomenit për të cilin shkruan. Fan Noli e bën poezinë mjet të luftës

poetike. I dha një vokacion tejet origjinal poezisë shqipe me raportin që krijoi mes artit dhe

politikës.

Personalitet i angazhuar në jetën politike të kohës, përfaqësues i idealeve,

kundërshtar i klasës së prapambetur, klasës shtrytëzuese, përthyen çdo ide, çdo përjetim

personal dhe të shoqërisë së kohës, e cila po përpiqej të hynte në rrugën e progresit, në vargje

me mesazhe të fuqishme. Duke shfrytëzuar gjuhën e simboleve dhe të alegorisë godet

anakronizmin politik të kohës.

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...5 HYRJE Objekti dhe motivimi i temës Letërsia shqipe e zhvilluar në vitet 20 të shekullit XX, si përfaqësuesin më të denjë të

18

Në poezinë e Nolit, shëmbëllyeshëm ndoshta me asnjë poet tjetër, ndodh kalimi nga

përjetimet personale, shkaktuar më së tepërmi nga ngjarje polike e sociale, në përgjithësim

dhe përcjelljen e ideve universale. Angazhimi politik e social del si shprehje kuptimore e

përgjithësuar në poezi. Situatat konkrete dhe idetë universale ndërthuren në nëntekstet

poetike, evokohen ide aktuale nëpërmjet miteve e figurave simbolike. Me këtë procede poeti

kalon nga e veçanta tek e përgjithshmja ku kufijtë midis tyre jepen të shkrirë e, si e tillë

poezia e tij sa lidhet me aktualitetin dhe historinë aq përcjell mesazhe e ide gjithëkohore. Në

këtë mënyrë poezia i shpëton autobiografizmit. Një interpretim vetëm në kuadrin e e një

poetike autobiografike ia ul vlerat poezive të tij, të cilat përvijojnë risi në kuadrin e

zhvillimeve nëpër të cilat po kalonte poezia shqipe e kohës.

Poezitë me motive sociale “Anës lumenjve” dhe “Rent, or Maratonomak” kanë si

bosht temën politike. Në to spikat përjetimi i poetit kundrejt gjendjes së mjerë shoqërore dhe

reagimi me tone të forta, të pranishme në gjithë poezitë e tij. Gjithashtu këto poezi, shkruar

pothuaj në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën gjendje shpirtërore, shprehin dramën personale të

poetit, dëshpërimin prej humbjes, por nuk mungon besimi dhe shpresa duke na dhënë dy

poezi ndërtuar mbi një kontrast të goditur. Noli shpërthen në thirrje të drejtëpërdrejta për liri

shoqërore drejtuar vegjëlisë. Jemi në linjë të njëjtë me romantizmin ku ligjërimi thirrmor

ishte i kudogjetshëm, veçse tashmë në qendër vendosen problemet sociale dhe drama

shpirtërore e poetit. Te Noli nuk mund të flasim për poezi sociale ashtu siç nuk mund të

flasim për një klasifikim tematik të poezisë së tij për shkak se ai botoi vetëm një vëllim me

një numër të vogël poezish.

Pavarësisht këtij fakti mund të themi se në kuadrin e poezisë së viteve ‟20 – ‟30

vargjet e Nolit shënojnë risi. Dallohen për frymën e revoltës e të thirrjes së drejtëpërdrejtë, e

cila mungon në poezinë e kohës. Spikat ky qëndrim edhe për faktin që vinte nga një poet

klerik i cili i drejtohet dhunës si rrugës së vetme për të ruajtur, mbrojtur dhe emancipuar

atdheun.

“Ngrihuni dhe bjerini,

Korrini dhe shtypini,

Katundar‟e punëtor,

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...5 HYRJE Objekti dhe motivimi i temës Letërsia shqipe e zhvilluar në vitet 20 të shekullit XX, si përfaqësuesin më të denjë të

19

Që nga Shkodra gjer në Vlorë.” 7

Tematika atdhetare në një trajtim të drejtëpërdrejtë preket pak prej tij. Përmendim

poezitë “Himni i flamurit” dhe “Thomsoni dhe kuçedra” ndërtuar mbi patos të fuqishëm

poetik. Veçse atdheu është bosht i gjithë poetikës noliane, sendërtuar në forma poetike të

veçanta.

Poezia e Nolit, politike-patriotike në aspektin tematik, në frymën e përgjithshme të saj

është poezi satirike. I nxitur prej ngjarjeve politike të vitit 1924, protagonist i të cilave ishte

vetë, poeti evokon në lirikë dimensione të thella personale, por nëpërmjet një procedimi

simbolik Noli dëshmon aftësinë për të kaluar nga personalja në përgjithësim. Satira në

poezinë e tij është në radhë të parë ndaj klasës politike. Mllefin, urrejtjen ndaj armiqve

personal, kundërshtarëve politikë Noli e ka shtysë të realizimeve poetike nëpërmjet të cilave

realizon hakmarrjen personale, hakmarrje e maskuar artistikisht.

bukur. Talljen dhe qesëndisjen poeti e përdor ndaj kundërshtarëve më të vegjël ndërsa ironinë

dhe sarkazmën ua drejton kundërshtarëve më të mëdhenj. Ndaj këtyre të fundit poeti shkon

deri në mallkim.

Në një pjesë të vjershave të veta, në ciklin e poezive biblike, Noli ironizon e satirizon

figurën e mbretit Zog, ministrat dhe mbështetësit e tij. Nxitur prej ngjarjeve e figurave

konkrete Noli përdor simbolin si mjet mbartës të përjetimit subjektiv. Noli, ashtu si Çajupi,

përdor figura e simbole biblike, fjali e mendime të tëra, por duke mos pasur asnjë lidhje të

brendëshme me to, përveçse si lëndë nga e cila gjenerojnë kuptime, vokacione artistike. Noli

shfrytëzon simbole të përdorura nga poetë të shquar europianë. Simbolet noliane bëhën

bartëse të motiveve universale, mënyrë kjo për t‟i shpëtuar një leximi thjesht autobiografik të

poezisë së tij. Poezi si “Marshi i Barabajt”, “Bismilah tridhjet seneja”, “Kënga e

monarkisë” janë mirëfilli satirike. Por nënteksti ironik është sfond i pjesës më të madhe të

poezisë së Nolit.

Në vargjet e Nolit gjejmë të trajtuar edhe motivin erotik, i cili del i ndërthurur me

motive të tjera. Në vjershat “Plak topall dhe ashik” dhe “Sofokliu” ndërthur motivin erotik

me nota humori. Poezia e Nolit para lexuesve të të gjitha kohërave shfaqet si poezi e fortë,

shpërthyese, mbartëse e idealeve të larta humane, mbështetur në figura e simbole historike,

fetare, në raporte ndërtekstualiti me fragmente të shkëputura nga bible etj.

7 Fan Noli, Album, Tiranë, Almera, 2007, f. 26.

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...5 HYRJE Objekti dhe motivimi i temës Letërsia shqipe e zhvilluar në vitet 20 të shekullit XX, si përfaqësuesin më të denjë të

20

“Fan S. Noli i shfaqet botës shqiptare edhe si poet, poet i vërtetë i një inspiracioni të ri. Ay

krijoj poezinë dinamike, të metaforave të forta, të rrepta (…) Vjersha e Fan S. Nolit është

esencialisht vjershë politike-patriotike”.8

Poezia dëshmon fuqinë e frymëzimit dhe punën e madhe për formësimin e saj. Tipare

të veçanta të aspektit formal në poezinë e tij përmendim vargun ekspresiv dhe muzikalitetin,

e pahasur më parë në poezinë shqipe. “Vargu i tij nuk është vizual, po auditiv. I drejtohet,

pra, veshit, jo syrit.” 9Në poezinë e Nolit ndjehet ndikimi i poezisë orientale. Kjo duket në

frymën e konceptimit të përgjithshëm të poezive, në mjedisin dhe mentalitetin që trajtohet.

Gjithashtu në përdorimin e një sërë turqizmash e fjalëve arabe e perse. Një frymë e tillë haset

edhe te ndonjë poet tjetër siç është Ali Asllani.

Ndikimi i Nolit nga poezia orientale është i kuptueshëm po të kemi parasysh praninë e

motiveve biblike dhe personazheve nga mitet e orientit. Gjithashtu edhe njohja e gjuhëve të

orientit ka ndikuar në evokimin e fjalëve turke, arabe e perse, duke i përdorur ato jo vetëm

për efekte të ndërtimit të rimës dhe ritmit por edhe me vlera të veçanata kuptimore e

emocionale. Në poezinë e Nolit janë të pranishme si orintalizma të ngulitura në gjuhën shqipe

(të përfshira në leksikun e shqipes por edhe të përdorura në ligjërimin bisedor) ashtu edhe

orientalizma të pangulitura (të pangulitura në leksikun e shqipes, por që mund t‘i gjejmë në

ligjërimin bisedor) që poeti i përdor për qëllime të ndryshme (efekte metrike e muzikore:

rima, ritmi, asonanca, aliteracioni etj.; qëllime stilistike dhe emotive).

Në studime të ndryshme është vënë në dukje dhe është analizuar prania dhe përdorimi

i tyre. Kështu Mitrush Kuteli thekson se në mungesë të fjalëve në shqipe, dhe veçanërisht në

toskërishte, Noli do të përdorë një mori fjalësh arabisht, turqisht e persisht. Përgjithësisht

studiues e gjuhëtarë e kanë vlerësuar këtë aspekt të gjuhës së Nolit duke theksuar

origjinalitetin dhe aftësinë e tij për ta ripërtërirë, pasuruar e zgjeruar leksikun e gjuhës

shqipe.

Noli ka shkruar gjithësej 26 vjersha të njëmendëta, të cilat nisin me vjershën “Fryn,

moj erë” botuar për herë të parë në gazetën “Kombi”, 25 janar 1907, me pseudonimin letrar

Ali Baba Qyteza. E fundit ishte poezia “Vdekja e Sulltanit”, e cila u shkrua më 1964. Të

shkruash për 6 dekada poezi, një rast i veçantë ky për kulturën tonë dhe jo vetëm për këtë, por

8 Mitrush Kuteli, Poeti F. S. Noli, Vështrim panoramik, në: “Kuteli, Shënime letrare”, GrandPrind 2007, f. 45:

Botuar për herë të parë në librin “Fan S. Noli, Mall e brengë” (Me një vështrim kritik prej Mitrush Kutelit),

Tiranë, 1943. 9 Mitrush Kuteli, Poeti Fan S. Noli, Parathënie e Albumit, Rilindja, Prishtinë, 1968, f. 25.

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...5 HYRJE Objekti dhe motivimi i temës Letërsia shqipe e zhvilluar në vitet 20 të shekullit XX, si përfaqësuesin më të denjë të

21

edhe për veçoritë artistike dhe stilistike të këtyre vjershave. Për këtë figura e Nolit vendoset

në piedestalin më të lartë të kësaj kulture. Prandaj mund të thuhet me gojën plotë se “Noli

është shembulli më i njohur në letërsinë shqipe për të parë cilat janë vlerat e mungesat e

poezisë qëllimore; sa mund të ndërtohet fuqishëm e sa jo poezia që mbëshetet kryesisht në

ide.”10

Po Nasho Jorgaqi shkruan se poezitë e Nolit „përcjellin dhe sot e gjithë ditën idealet e

revolucionit demokratik, mësimet e nxjerra nga fitorja dhe disfatat e tij, aspiratat njerëzore

për progres, të vërtetën e përjetshme se i vogli mund viganin. S’ka dyshim se poezia më e

mirë e Nolit është pjellë autentike e revolucionit demokratik shqiptar”11.

Në vargjet e Nolit realizmi është gërshetuar me frymën romantike të ëndrrës e të

shpresës. Në poezinë e tij, figuracioni popullor i shkrirë me frazeologjinë e zgjedhur e të

pasur të gjuhës së folur ka sjellë vargje me forcë të jashtëzakonshme shprehëse. Duke

përdorur me mjeshtëri figura si epiteti, antiteza, alegoria etj., ai portretizon me art

personalitete reale historike të jetës shqiptare

“Fan S. Noli sjell në letrat e shqipes një stil individual, të tijnë, një vibracion

energjik, një verb violent me shprehje metaforike të forta, që rrokullisen njëra pas tjetrës12.”

Ky stil i veçantë qëndron në harmoninë mes përmbajtjes dhe formës. Edhe tipari kryesor,

muzikaliteti, ashtu si edhe simbolet me domethëniet e tyre, por edhe tiparet e tjera të formës

në vargun e Nolit (rima, ritmi, toni, strukturat sintaksore etj.), qëndrojnë si përzgjedhje në

përshtatje me përmbajtjen e poezive.

10 Sabri Hamiti, Letërsia moderne shqiptare, Tiranë, Alb-ass, 2001, f.70. 11 Nasho Jorgaqi, Estetika e fjalës shqipe, Onufri, Tiranë, 1996. 12 Mitrush Kuteli, Poeti F. S. Noli, Vështrim panoramik, në: Kuteli, Shënime letrare, GrandPrind 2007, f. 61:

Botuar për herë të parë në librin Fan S. Noli, Mall e brengë (Me një vështrim kritik prej Mitrush Kutelit),

Tiranë, 1943.

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...5 HYRJE Objekti dhe motivimi i temës Letërsia shqipe e zhvilluar në vitet 20 të shekullit XX, si përfaqësuesin më të denjë të

22

III. Fan Noli- Figurë poliendrike

3.1. Noli publicist

Fan Noli ka hyrë në historinë e kulturës shqiptare jo vetëm me krijimet e tij të shquara

poetike, por edhe me publicistikën e pasur dhe plot mendime thella e të rëndësishme që na ka

lënë. Ai është pa e tepruar një nga publicistët më të përmendur e më aktivë të periudhës së

luftrave të pupullit shqiptar. Noli shkroi me dhjetra e dhjetra artikuj e shënime politike,

pamflete dhe fejtone, me të cilat zuri një vend nderi në publicistikën patriotike dhe

demokratike shqiptare.

Veprimtarinë e tij si publicist Noli e fillon më 1905 me një varg artikujsh që botoi në

gazetën “Drita” të Shahin Kolonjës. Në veprimtarinë e gjatë publicistike të Nolit dallojmë tri

periudha të mëdha. Periudha e parë nis me vitin 1905, kur ai hyri në lëvizjen patriotike

shqiptare dhe mbyllet me Shpalljen e Pavarësisë. Në këto vite puna e tij si publicist ishte e

lidhur ngushtë me përpjekjet e palodhura për zgjimin dhe organizimin e shqiptarëve të

Amerikës në lëvizjen patriotike kombëtare. Periudha e dytë e veprimtarisë publicistike të

Nolit fillon nga fundi i vitit 1912 e deri më 1920.

Ndonëse jo aq e pasur në krahasim me periudhën e parë, publicistika e kësaj kohe

paraqet interes për idetë që Fan Noli shprehu për problemet që po perjetonte lëvizja patriotike

shqiptare. E frytshme dhe me interest të veçantë është periudha që pushton vitet 1925-1932.

Ishte koha kur qarqet sunduese të Athinës i shqetësonte fort bashkimi i popullit shqiptar.

Propaganda e tyrë antishqiptare që kishte filluar qysh herët, u ndez me një furi të paparë në

fillim të shekullit XX. Nga faqet e gazetave dhe nga tribunat e mledhjeve publike të Athinës

vërshoi një lumnajë sulmesh e shpifjesh kundër lëvizjes patritike shqiptare.

Sipas kalemxhinjëve të gazetave greke “To Kratos”, “Pirros”, që shquheshin për

zellin e veçantë në këtë fushatë propagandistike, nuk ekzistonte kombi shqiptar. Sulmit të

egër shovinist, veprimtarët e lëvizjes kombëtare i dhanë përgjigje të merituar. Ata demaskuan

shpifjet e armiqve dhe në të njëjtën kohë treguan qëllimet që këta synonin të realizonin. Në

kuadrin e kesaj polemike Noli botoi në gazetën “Drita” në gjuhën greke gjashtë artikuj:

“Budallallëke turko-greke”, “Çetat e andartëve”, “Na shajnë edhe llustarxhinjët”,

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...5 HYRJE Objekti dhe motivimi i temës Letërsia shqipe e zhvilluar në vitet 20 të shekullit XX, si përfaqësuesin më të denjë të

23

“Mendime të kripura”, “Lexime të pshtira”, dhe “Jam unë”. Luftën e tij kundër propagandës

shoviniste greke Noli e vazhdoi më tej në faqet e gazetës “Kombi” dhe “Dielli” me një varg

artikujsh dhe shënimesh politike, me të cilat polemizoi me shovinistët grekë dhe elementet

grekomanë të gazetës “O Pelasgos” që dilte në Korçë nga mesi i vitit 1910.

Në shkrimet e tij publicistike Noli i hodhi poshtë pohimet e propagandës armike,

sidomos tezën e parapëlqyer të gazetarëve dhe të historianëve shovinistë të Athinës, sipas të

cilës grekët dhe shqiptarët ishin vëllezër gjaku, gjë që, sipas tyre, u dëshmoka që në kohët më

të lashta. Duke iu referuar fakteve historike dhe duke përdorur armën e sarkazmës, Noli nxori

në shesh karakterin e pathemeltë të këtij pohimi. Për t’u bindur për këtë, shkruante ai, mjafton

t’u drejtohesh veprave të historianëve të njohur të lashtësisë, Tukiditit dhe Strabonit, të cilët

ilirët, maqedonasit etj i quanin “barbarë” në kuptimin që nuk flisnin greqisht, d.m.th nuk ishin

grekë. Historia tregon sheshazi, pohonte Noli, se shqiptarët dhe grekët janë dy popuj që

dallohen nga gjuha dhe u përkasin etnive të ndryshme. Noli nxori në shesh absurditetin edhe

të pohimit të shovinistëve grekë se në shekujt e mëvonshëm poulli grek dhe populli shqiptar

mbeten dy popuj farefis nga gjaku e gjuha dhe se stërgjyshërit e shqiptarëve në lëmin e

kulturësdhe në marrëdhëniet tegtare me popujt e tjerë kanë përdorur greqishten.

Në artikujt “Përgjigjia jonë”, “Alvanoi kai Alvanistai” etj. publicisti i ri, me dijet e tij

të gjera në lëmin e historisë,të kulturës dhe të historisë së fesë, vërtetoi në mënyrë bindëse se

zhvillimi kulturor i shqiptarëve ka ndjekur rrugën e vet të përcaktuar nga rrethanat shoqërore-

historike dhe nuk është aspak e vërtetë se në ta kultura greke ka ushtruar ndikim të thellë

nëpërmjet kishës ortodokse që përdorte greqishten në ritet fetare. Në artikuj “Detyra e parë”,

“10 gusht 1906”, “Hanibal ante portas”, “Që njeriu të hedh sytë...”, “Vjeshtë II, 1906”,

“Kur të dojë njeriu të punojë”, “Jo lundërthyerit” etj. Noli trajtoi çështje të mrehta që i

paraqiteshin lëvizjes patriotike shqiptare në fillim të shek.XX, si krijimi i një qendre të vetme

drejtuese, taktikat që duhej ajo të zbatonte, dalja në krye të saj e një udhëheqësi të zot e me

autoritet, përdorimi i dhunës etj.

Ndonëse në këtë kohë po bënte hapat e parë në lëvizje, Noli mori pjesë gjallërisht në

diskutimin e këtyre çështjeve në faqet e shtypit patriotik. Siç do ta shohim më poshtë ai kishte

një sistem të tërë pikëpamjesh për të gjitha këto çështje që shqetësonin Lëvizjen Kombëtare

Shqiptare. Në publicistikën e Nolit një faqe të veçantë zë periudha që nis pas shpalljes së

kushtetutës. Kësaj kohe i përkasin një varg artikujsh dhe shënimesh publicistike në të cilat ai

u përpoq t’u japë përgjigje çështjeve të rëndësishme dhe të mprehta që shtronin kushtet

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...5 HYRJE Objekti dhe motivimi i temës Letërsia shqipe e zhvilluar në vitet 20 të shekullit XX, si përfaqësuesin më të denjë të

24

politike në të cilat zhvillohej lëvizja patriotike shqiptare pas revolucionit xhonturk. Të bie në

sy në shkrimet e tij publicistike thellësia e mendimit, talenti prej polemisti të rallë, qëndrimi i

papajtueshëm ndaj armiqve të popullit shqiptar. Në këtë program të lëvizjes patriotike, që

Noli parashtroi në artikullin “Vigjëloni” botuar në numrin e 28 gushtit 1908 të gazetës

“Kombi”, nuk figuronte kërkesa për autonomi.

Por ai nuk harroi të shënonte se kërkesën për “vetqeverim”, shqiptarët do ta

parashtronin më vonë. Gjashtë muaj më pas, në artikullin “Programi i Diellit” që shkroi për

numrin e parë të gazetës “Dielli” që doli më 15 shkurt 1909, Noli e shtroi hapur çështjen e

autonomisë së Shqipërisë. Ka interes të vihet në dukje se fill pas kësaj, Noli shfaqte rezervat e

tij lidhur me kërkesën e autonomisë, duke e parë këtë si kërkesë minimale të lëvizjes

patriotike shqiptare. Në qoftë se Turqia s’rron dot në Evropë, shtonte publicisti demokrat,

Shqipëria do të bëhet më vete. Vetëm me një punë sistematike me një të menduar të thellë

Noli arriti që publicistika e tij të çmohet shumë dhe të vlerësohet pa masë.

3.2. Noli përkthyes

Kontributi më i gjerë i Nolit qe në fakt ai i stilistit, siç shihet ndër përkthimet e tij.

Bashkë me Faik Konicën mund të vlerësohet si ndër stilistët më të mëdhenj të dialektit Toskë.

Afria që kishte me gjuhët e huaja, greqishten, anglishten dhe frëngjishten e aftësoi ta bënte

shqipen në një gjuhë të stërholluar dhe elegante, ndonëse pak folklorike. Noli përktheu mjaft

autor amerikanë dhe europianë të shek. XIX, duke vënë në punë veshin muzikor, mundi të

pasqyronte stilin dhe ngjyrat e ritmit të origjinalit. Noli si përkthyes i krijoi vetes një vend

nderi në letrat shqiptare. Por këtë nuk e arriti vetëm se ai ishte njohës i mirë i disa gjuhëve si

greqisht, latinisht, frengjisht, spanjisht, anglisht, gjermanisht, turqisht etj. Krahas talentit për

të mësuar gjuhët e huaja, Noli njihte mire thesarin e gjuhës amtare e gjithashtu njihte thellë

kulturën botërore dhe atë kombëtare, kishte aftësi të tilla gjykimi dhe shije aq të hollë sa

mundi të zgjedhë e të përkthejë vepra të shquara të shkrimtarëve të mëdhenj botëror, që jo

vetëm e pasuronin kulturën tonë kombëtare por edhe u bënin indirekt jehonë shumë

problemeve aktuale të realitetit shqiptar.

Page 25: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...5 HYRJE Objekti dhe motivimi i temës Letërsia shqipe e zhvilluar në vitet 20 të shekullit XX, si përfaqësuesin më të denjë të

25

Punën e përkthyesit Noli e nisi si vazhdues i traditës që kishte krijuar Kristoforidhi,

duke përkthyer disa libra të shërbesës për nevojat e kishës shqiptare, që posa ishte themeluar.

Më pas ai përktheu disa krijime nga Molieri e Stendali dhe më vonë i hyri punës për

përkthimin e atyre veprave të rëndësishme që do t'a bënin të njohur si përkthyes jo vetëm në

Shqipëri, por edhe përtej kufijve shqiptarë, siç janë: poema "Skënderbeu" e Longfellout ,

tragjeditë "Otello", "Hamlet", "Makbethi", "Jul Qezari", të Shekspirit, Dramat "Armiku i

popullit" dhe "Zonja Igra e Ostronit" të Ibsenit; "Rubairat" e Omar Khajamit, "Don Kishoti i

Mançës" i Servantesit ; "Kasollja" e Ibanjezit etj.

Pothuajse të gjitha këto vepra Noli i pajisi edhe me parathënie, ku dha gjykime kritike

estetike e filozofike me shumë vlerë. Përkthimet e Nolit janë vlerësuar mjaft nga personalitete

të shquar të kulturës botërore. Kështu albanologu i njohur Norbert Jokli, kur lexoi përkthimin

e "Rubairave" të O.Khajamit nga Noli tha :"Pas përkthimit të Filxheraldit, nuk di në ia

kalojnë përkthimeve të Fan S.Nolit ato të gjermanishtes e të spanjishtes, që janë të dorës së

parë."

Page 26: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...5 HYRJE Objekti dhe motivimi i temës Letërsia shqipe e zhvilluar në vitet 20 të shekullit XX, si përfaqësuesin më të denjë të

26

PËRFUNDIME:

Kundërthëniet e nisura me ndjeshmërinë e madhe të një fëmije shqiptar të lindur në

provincë të largët jashtë Shqiperisë, do ta bënin të vështirë përkufizimin e këtij reflektimi në

veprën e tij letrare.

Më e dukshme në këtë pikëpamje mbetet angazhimi kombëtar, i cili nuk shfaqet

vetëm me letrat e në mjetet e letërsisë në të cilat Noli demostrohet me vlera antologjie. Fakti i

vlerave të Nolit si autor, jo vetëm që rierdhi përmes një shtjellimi të tillë, por shtroi një

praktikë diskutimi që ne shpresojmë të jetë një kontribut mbi vlerat reale të tij, sa dhe zbulim

i arsyeve të tyre si prurje.

Thuajse në asnjë variant, poezia e Nolit e cila e ka si burim ideologjinë, nuk ka arritur

që ta bëj pjesë e qenies së tij në art. Poezia e tij të mund të lexohej pa praninë e autorit të saj

si ndihmesë themelore interpretimi.

Vepra e tij është e rëndësishme si tekst letrar, në pjesën ku shkruan për fëmijërinë dhe

rininë e autorit. Aty më tepër ka detajet domethënëse, pa të cilat s’mund të shkruhet asnjë

tekst intim autobiografik, nënvizon vetë Noli më vonë. Noli e shkroi veprën në moshë të

pjekur, kur kishte një përvojë të madhe jetësore.

Në “Autobiografi”, vetë Noli organizon se shfaqja e tij në aspekte, që mund të quhen

publike sipas kuptimit të sotëm të kontributit, i përket karrierës kishtare, punës organizative,

punës si gazetar, përfaqësimit politik të komunitetit të shqiptarëve të Amerikës, aktivitetit me

peshë diplomatike në funksione përfaqësimi, si dhe karrierës së mirëfilltë politike.

Noli hyn me shumë ambicje në një kohë të filluar historiko-letrare, që i jepte

mundësinë të merrte me veprën e vet shpjegime kombëtare si dhe paraardhësit, por në një

fazë relativisht të përparuar, me një trashëgimi që ata e kishin ndërtuar nga hiçi. Kjo ishte një

përparësi që ai e përforcoi me kontributet, që solli dhe vetë. Ai mbart me data hyrjen në

materien shqiptare diku pas kulmeve të Rilindjes dhe shfaqjes së asaj që shumë kritikë e

studiues e mbajnë për nisjen e kohëve moderne të Shqipërisë.

Fan Noli, sikurse dhe i ati, pati ndonjë iluzion dhe besonte se dhe atë perëndia e kishte

krijuar për qëllime të larta fisnike, prandaj s’ishte për t’u çuditur që ndonjëherë, gjatë

periudhave të ndryshme të jetës së vet, atë e kaplonte ndonjë ndjenjë e tepruar e dashurisë

Page 27: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...5 HYRJE Objekti dhe motivimi i temës Letërsia shqipe e zhvilluar në vitet 20 të shekullit XX, si përfaqësuesin më të denjë të

27

ndaj vetvetes. Gjithë vepra e tij shumëdegëshe kishte një qëllim të vetëm: emancipimi,

afirmimin dhe krijimin e një gjithëbashkësie shtetërore shqiptare.

Kurse përsa i përket dramaturgjisë ai na la një pasuri në ide dhe në tematikë të

zhvilimit të saj.

Përmes këtij personazhi, Noli e përqendron dramën tek uni njerëzor, që shpërdoron ëndrrën

heroike për t’u bërë shpëtimtar i popullit, duke nxjerrë në pah brishtësinë e natyrës njerëzore.

Njëherësh kjo mospërputhje ndërmjet ankthit të madhështisë së individit dhe limiteve që

vijnë nga kushtet e tij, shoqërohen me idenë e nënshtrimit ndaj Zotit, i cili në aktin final i

përgjigjet lutjes së protagonistit duke i rikthyer forcën e tij, si për të treguar që njerëzit e

mëdhenj, edhe ata janë njerëz, e gjysmë-perëndi mund të bëhen veçse kur kalojnë përtej të

mundshmes e reales, sa dhe veprimet e tyre të fiksohen në kohë, e të ngelen në përjetësi.

Thelbi që krijon konfliktin tragjik në dramën e Nolit është ndeshja e dy kulturave të

ndryshme, është përpjekja e izraelitëve për t’i detyruar filistinët të ndërrojnë besimin e tyre

politeist, në atë monoteist. Do të thotë, dramatizohet përplasja e këtyre dy kulturave të

ndryshme, ku njëra do ta imponojë veten, besimin e vet, etikën e vet, të vërtetën e vet.

Prandaj, edhe dramën e Nolit e quajmë dramë të ideve. Bartës i idesë është Samsoni, si figura

themelore e veprës.

Tematika e dramës është marrë nga mitologjia biblike, por të cilën Noli e ka ngritur

mbi çështje të brendshme shqiptare. Ndodh kështu pasi që rrëfimi në tekstin biblik përfundon

shumë qartë: Samsoni nuk ndjek siç duhet rrugën e Zotit dhe në fund ndëshkohet nga ai, si

edhe çdo rrëfim tjetër biblik. Te Noli drama merr përmasa të tjera. Teksti i tij arrin një kuptim

të ri ideor. Tejkalon domethënien biblike, duke e realizuar në një jetë njerëzore. Samsoni i

Nolit është personazh i subjektivuar. Që në moshën 20-vjeçare, Noli ka përcjellë situatën e

vendit, duke e bërë që me këtë dramë të ngrejë çështjen se si duhet thënë e vërteta: me fjalën

e Zotit, Samsoni/Noli, apo me forcë, Rabini si njeri në moshë e me përvojë. Në dramë fiton

mundësia e dytë, pra është forca ajo që mund ta imponojë të vërtetën. Normalisht, kjo

mundësi është përdorur nga Noli vetëm si tezë, si enigmë, sepse ai ka provuar në dramën e tij

mundësinë e parë, ka përdorur “fjalën e së vërtetës”.

Qëllimi i tij ishte kërkesa për theksimin e idesë. Noli dramën e ka parashtruar si

enigmë, duke e lënë me mundësi të ndryshme interpretimi nga vetë lexuesit. Prandaj, dramën

mund ta shtrojmë edhe në një çështje tjetër. Samsoni duhet të simbolizojë një ide, që duhet

Page 28: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...5 HYRJE Objekti dhe motivimi i temës Letërsia shqipe e zhvilluar në vitet 20 të shekullit XX, si përfaqësuesin më të denjë të

28

t’u imponojë edhe të tjerëve. Ai është i zgjedhuri i Zotit, prandaj edhe nuk duhet të mposhtet

nga asnjë e ligë. Ai është misionari, por, në kundërshtim me këtë rregull, ai mundet nga

dashuria.

Mundet nga bukuria e vashës, mundet nga vera, mundet nga jeta njerëzore. Dashuria

këtu del si esenë e jetës. Samsoni nuk mundet nga asnjë forcë, është me fuqi të panatyrshme

njerëzore e mendore, por mundet nga dashuria. Dashuria është forca më e madhe, që tejkalon

çdo kufi. Për më tepër, drama në vete implikon çështje që kanë interes edhe sot. Do të thotë

janë këto dy tema përherë aktuale: diskutimi se si duhet imponohet e vërteta, forca, apo fjala

e paqes, dhe mbi të gjitha dashuria si e vërtetë e të vërtetave.

Koha e qeverisjes së Nolit pas Revolucionit të Qershorit, nga sa dëshmojnë

dokumentet, nuk u pa me sy të keq nga shteti amerikan, sidomos në fillimet e veta, por më

vonë, kur erdhi puna për ta njohur zyrtarisht, nuk e hodhi këtë hap. Kjo ndodhi si për shkak të

ndikimit negativ të Anglisë dhe të politikës izolacioniste që ndiqte SHBA-ja asaj kohe, ashtu

dhe për radikalizmin e pikëpamjeve dhe qëndrimeve të vetë Nolit.

Noli gjithashtu ka dallohet si personalitet i kulturës dhe botës shqiptare, siç e kemi

përmendur edhe gjatë gjithë temës, për kontributetin e tij në fushën e politikës dhe ngritjën e

zërit në arenën ndërkombëtare. Kujtojmë këtu se Noli shprehu mendimin e tij për projetligjin

e reformës agrare.

Si përfundim mund të themi se Noli, me kontributin e vlefshëm që dha në letërsinë

shqipe në fushën e krijimit, studimit dhe përkthimit meriton të quhet mësues dhe prijës i të

gjithë asaj plejade shkrimtarësh që do të vijojnë më tej rrugën e krijimtarisë letrare në

letërsinë shqiptare.

Page 29: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...5 HYRJE Objekti dhe motivimi i temës Letërsia shqipe e zhvilluar në vitet 20 të shekullit XX, si përfaqësuesin më të denjë të

29

BIBLIOGRAFIA:

AGALLIU, Fatmir, Gjuha e Nolit në veprat origjinale të tij, Toena, Tiranë, 1999.

DUKA, Valentina - Çështje të historisë bashkëkohore të shqiptarëve, Tiranë, Shblu, 2003.

DUKA,Valentina - Histori e Shqipërisë 1912-2000, Tiranë, Shblu, 2007.

HAMITI, Sabri, Letërsia moderne shqiptare, Tiranë, Alb-ass, 2001.

HAMITI, Sabri, Vepra letrare 8, Faik Konica, Tiranë, 2002.

JORGAQI, Nasho - Fan S. Noli Portrete dhe skica, Tiranë, Jon, 2001.

JORGAQI, Nasho - Për Fan Nolin e të tjerë, Tiranë, DUDAJ, 2001.

JORGAQI, Nasho - Udhëtim me Fan Nolin, Tiranë, Dituria, 1994.

KËLCYRA, Ali - Shkrime për historinë e Shqipërisë, Tiranë, Onufri, 2012.

KODRA, Masar - Fan Noli në rrjedhat politike të shoqërisë shqiptare 1905-1945, Prishtinë:

Rilindja, 1989.

KUTELI, Mitrush, Poeti Fan S. Noli, Parathënie e Albumit, Rilindja, Prishtinë, 1968.

KUTELI, Mitrush, Shënime letrare, GrandPrind 2007: Botuar për herë të parë në librin “Fan

S. Noli, Mall e brengë” (Me një vështrim kritik prej Mitrush Kutelit), Tiranë, 1943.

MERLIKA-Kruja, Mustafa - Gjysmë shekulli me pendë në dorë, Tiranë, OMSCA-1, 2015.

MILO, Paskal - Fan Noli diplomat, Fan Noli Kryeministër, Tiranë, M&B, 2015.

NOLI, Fan, Album, Tiranë, Almera, 2007.

NOLI, Fan, Autobiografia, Elena Gjika, Tiranë, 1994.

NOLI, Fan, Autobiografia, tek Noli, Vepra 6.

NOLI, Fan, Vepra I, Rilindja, Prishtinë, 1989.

Page 30: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...5 HYRJE Objekti dhe motivimi i temës Letërsia shqipe e zhvilluar në vitet 20 të shekullit XX, si përfaqësuesin më të denjë të

30

PUTO, Arben - Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare pas Luftës së Parë Botërore,

Tiranë, Albin, 2001.

TATO, Piro - Fan Noli në fushën politike dhe publicistike, Tiranë, Naim Frashëri, 1975.

VICKERS, Miranda - Shqiptarët, një histori moderne, Tiranë, Bota Shqiptare, 2008.