31
1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT Programi Fillor PUNIM DIPLOME Tema: Analizë sintaksore e lektyrës për fëmijë: “Në festën për Hallouin” të Suzy Kline Udhëheqës shkencor:Kandidate: Prof. ass. Dr. Sindorela Doli Kryeziu Denisa Domi Gjakovë, maj 2019

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Domi.pdf · përkasin: përcaktori, përcaktori kallëzuesor, kundrinori dhe rrethanori. Edhe këto njësi sqarohen duke dhënë definicione

  • Upload
    others

  • View
    5

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Domi.pdf · përkasin: përcaktori, përcaktori kallëzuesor, kundrinori dhe rrethanori. Edhe këto njësi sqarohen duke dhënë definicione

1

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

Programi Fillor

PUNIM DIPLOME

Tema: Analizë sintaksore e lektyrës për fëmijë:

“Në festën për Hallouin” të Suzy Kline

Udhëheqës shkencor:Kandidate:

Prof. ass. Dr. Sindorela Doli Kryeziu Denisa Domi

Gjakovë, maj 2019

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Domi.pdf · përkasin: përcaktori, përcaktori kallëzuesor, kundrinori dhe rrethanori. Edhe këto njësi sqarohen duke dhënë definicione

2

KOMISIONI

Kryetar______________________________________

Anëtar_______________________________________

Anëtar_______________________________________

Kandidate Nënshkrimi

______________________ ______________

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Domi.pdf · përkasin: përcaktori, përcaktori kallëzuesor, kundrinori dhe rrethanori. Edhe këto njësi sqarohen duke dhënë definicione

3

PËRMBAJTJA

DEDIKIME DHE MIRËNJOHJE…...……………………………………………………………5

ABSTRAKT………………………………………………………………………………………6

HYRJE…………………………………………………………………………………………….7

1. NJOHURI TË PËRGJITHSHME PËR SINTAKSËN

1.1 Objekti dhe metodat e sintaksës…………………………………………………………….....8

1.2 Njësitë sintaksore……………………………………………………………………………...9

2. TOGFJALËSHI

2.1 Çfarë ështëtogfjalëshi?.............………………………………………………………….......12

2.2Llojet e togfjalëshave………………………………………………………………………...13

3. SINTAKSA E FJALISË

3.1 Njohuri të përgjithshme për fjalinë…………………………………………………………..17

3.2 Llojet e fjalive sipas llojit të kumtimit……………………………………………………….17

3.2.1 Fjalitë pohore dhe mohore………………………………………………………………....19

4. KRYEFJALA

4.1 Kryefjala dhe mënyrat e të shprehurit të saj………………………………………………....20

5. KALLËZUESI

5.1 Kallëzuesi dhe ndarjet e tij…………………………………………………………………..21

5.1.1 Kallëzuesi foljor……………………………………………………………………….......20

5.1.2 Kallëzuesi emëror………………………………………………………………………….23

6. PËRCAKTORI

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Domi.pdf · përkasin: përcaktori, përcaktori kallëzuesor, kundrinori dhe rrethanori. Edhe këto njësi sqarohen duke dhënë definicione

4

6.1Përcaktori dhe nëngrupet e tij………………………………………………………………..24

6.2 Përcaktori kallëzuesor…………………………………………..…………………………....25

7. KUNDRINA

7.1 Kundrina dhe llojet e saj……………………………………………………………………..27

8. RRETHANORI

8.1 Rrethanori dhe llojet e tij…………………………………………………………………….28

9. PËRFUNDIM…………………………………………………………………………………30

10. BIBLIOGRAFIA…..………………………………………………………………………...31

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Domi.pdf · përkasin: përcaktori, përcaktori kallëzuesor, kundrinori dhe rrethanori. Edhe këto njësi sqarohen duke dhënë definicione

5

DEDIKIME

Studimet e mia katërvjeçare, të cilat po kompletohen me këtë punim diplome, dua t’ia

kushtoj botës së pastër të fëmijëve. Ëndrra e madhe që të arrij të nxjerr talentin nga bota e

brendshme e secilit fëmijë që kam pranë, më motivoi dhe mbajti tek unë zgjuar vullnetin

që të punoj vazhdueshëm në këtë drejtim.

MIRËNJOHJE

Fillimisht, dua të shpreh falënderimet e mia të përzemërta për familjen dhe gjithë të

afërmit që besuan në suksesin tim. Pos tyre, iu jam shumë mirënjohëse profesoreshave dhe

profesorëve që më motivuan, duke vlerësuar aftësitë dhe përpjekjet e mia serioze. Një

falënderim i veçantë për mentorin, Prof. ass. Dr. Sindorela Doli Kryeziu që më priu në

realizimin dhe finalizimin e kësaj teme diplome.

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Domi.pdf · përkasin: përcaktori, përcaktori kallëzuesor, kundrinori dhe rrethanori. Edhe këto njësi sqarohen duke dhënë definicione

6

Deklarata Studentore

Quhem Denisa Domi. Jam studente e rregullt e Universitetit të Gjakovës“Fehmi

Agani”,përkatësisht Fakultetit të Edukimit, Programi Fillor. Me përgjegjësi të plotë deklaroj se

punimin e diplomës me temë: “Analizë sintaksore e lektyrës për fëmijë: “Në festën për Hallouin”

të Suzy Kline” e kam realizuar në mënyrë të pavarur dhe se ai është tërësisht punimi im autorial,

duke respektuar rregullat etike të punës shkencore dhe kërkimore sipas Universitetit “Fehmi

Agani”.

Gjithashtu deklaroj se punimi në fjalë nuk është i publikuar e as i përdorur për qëllime të kryerjes

së obligimeve mësimore në këtë apo në ndonjë institucion tjetër shkollimi.

Më tutje deklaroj se në shkrimin e punimit kam respektuar përdorimin e literaturës së autorëve

vendas, duke cituar përmes fusnotave secilin material të shfrytëzuar.

Gjakovë, maj 2019

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Domi.pdf · përkasin: përcaktori, përcaktori kallëzuesor, kundrinori dhe rrethanori. Edhe këto njësi sqarohen duke dhënë definicione

7

ABSTRAKT

Analizësintaksore. Studiojmë njësitë e sintaksës, duke marrë shembuj nga lektyra “Në

festën për Hallouin”.

Denisa Domi, Universiteti “Fehmi Agani”;e - mail: [email protected]

Në këtë studim do të shtjelloj sintaksën dhe njësitë e saj. Do të paraqes definicionet për secilën

njësi sintaksore dhe njëkohësisht do të marr shembuj nga lektyra për fëmijë: “Në festën për

Hallouin”.

Qëllimi i këtij punimi është analizimi i lektyrës në fjalë, por kuptohet që shembujt e marrë nga

lektyraështë e domosdoshme të sqarohen përmes definicioneve, njëjtë si praktika qëka nevojë për

sqarime teorike. Pra, do të rifreskoj definicionet në lidhje me sintaksën dhe do të analizoj

ndërtimin sintaksor tëlektyrës për fëmijë. “Në festën për Hallouin” është njëlektyrëpër fëmijë, që

trajton ngjarje të ditëve të sotme. Përveç ngjarjeve interesante qëautori shtjellon për të tërhequr

vëmendjen e fëmijëve, ajo ka edhe një strukturë të veçantë gramatikore e cila kuptohet që i

përshtatet literaturës bashkëkohore.

Do të analizoj ndërtimin e lektyrës, njësitë sintaksore që janë përdorur më shumë dhe mënyrën e

lidhjes së njësive mes vete. Analizën sintaksore do të mundohem ta bëj në atë mënyrë që secilës

njësi sintaksore t’ia jap hapësirën e duhur në këtë punim, duke mos lënë anash asnjë sqarim të

nevojshëm.

Fjalët kyçe: sintaksë, analizë, lektyrë, njësi, definicione etj.

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Domi.pdf · përkasin: përcaktori, përcaktori kallëzuesor, kundrinori dhe rrethanori. Edhe këto njësi sqarohen duke dhënë definicione

8

HYRJE

Këtë punim do ta filloj me theksimin e disa pikave të shkurta lidhur me sintaksën. Pra, do të

sqaroj objektin e sintaksës, metodat e saj dhe njësitë sintaksore.

Më pas, do të vazhdoj me sqarimet në lidhje me togfjalëshin dhe disa shembuj për të. Në veçanti

do të mundohem të sqaroj të gjitha llojet e togfjalëshave. Ndërsa në pika të shkurta do të flas për

llojet e lidhjeve sintaksore mes fjalëve në togfjalësh.

Punimi do të vazhdojë me disa sqarime në lidhje me fjalinë. Pra, do të sqaroj ndërtimin e fjalive

në mënyrën sintaksore dhe kuptohet se gjatë tërë kohës do mundohem të gjej shembujt më të

qartë nga lektyra. Më pas, do të flas shkurtazi për llojet e fjalive sipas llojit të kumtimit e

njëkohësisht do të paraqes në punim llojet e fjalive që janë përdorur më shumë nëlektyrë. Kreun

e Fjalisë do ta përmbyll me sqarimet në lidhje me fjalitë pohore dhe mohore.

Më tutje, do të vazhdoj me sqarime për kryefjalën dhe mënyrat e të shprehurit të saj, duke

nxjerrë paralelisht format më të shpeshta me të cilat shprehet kryefjala nëlektyrën e fëmijëve. Pas

kryefjalës do të vijoj së analizuarikallëzuesin dhe format me të cilat ai shprehet më së shumti

nëlektyrë.

Mandej, i vjen radha njësive sintaksore që futen në grupin e gjymtyrëve të dyta. Këtij grupi i

përkasin: përcaktori, përcaktori kallëzuesor, kundrinori dhe rrethanori. Edhe këto njësi sqarohen

duke dhënë definicione e njëkohësisht edhe shembuj nga lektyra, për të paraqitur sakt mënyrat

më të shpeshta të të shprehurit.

Rrjedhimisht dalim te përfundimi i punimit, ku do të paraqiten disa grafikë në të cilët nxjerrim

statistikat përmënyrën se si është shprehur çdo njësi sintaksore nëlektyrën e sipërpërmendur.

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Domi.pdf · përkasin: përcaktori, përcaktori kallëzuesor, kundrinori dhe rrethanori. Edhe këto njësi sqarohen duke dhënë definicione

9

NJOHURI TË PËRGJITHSHME PËR SINTAKSËN

1.1. Objekti dhe metodat e sintaksës

Sintaksë quhet tërësia e mënyrave të bashkimit në ligjërim të fjalëve të një gjuhe sipas kuptimit e

natyrës gramatikore, bashkë me marrëdhëniet e vendosura midis njësive të formuara prej tyre,

me rregullsitë përkatëse, për të shprehur mendimet e për t’ua bërë ato të njohura të tjerëve

(Akademia , 2002).

Objekt i sintaksës është ligjërimi i lidhur. Pra, në procesin e ligjërimit, fjalët duke u bashkuar për

të shprehur një mendim, formojnë mes vete lidhje të ndryshme kuptimore e formale gramatikore.

Përderisa i studiojmë këto lidhje arrijmë të dallojmë njësi sintaksore të ndryshme.

Sintaksa si disiplinë gjuhësore, mundëson që gjuha të funksionojë si mjet komunikimi mes

njerëzve. Konkretisht, përmes studimit të sintaksës mësojmë se si duhet t’i lidhim fjalët në të

shkruar dhe në të folur, në mënyrë që të shprehemi sa mësakt.

Metodë themelore e studimit të fakteve sintaksore ështëvëzhgimi i shoqëruar me analizën dhe

përgjithësimin e të dhënave të tij (Akademia , 2002). Duke përdorur këto metoda, studiuesit e

sintaksës arrijnë të kategorizojnë, sipas rregullave sintaksore, elementet ndërtuese të një fjalie.

Gjatë një studimi sintaksor mund të vërejmë shpesh elemente, strukturë dhe njësi sintaksore të

njëjta, po të përdorura në raste të ndryshme. Për ta sqaruar atë që thashë, do të marr një

shembull: Më quajnë Dag.; Çdo vit kostumet që ai vesh bëhen përherë e më të frikshëm.(Kline).

Në rastin e parë, elementi ndërtues i fjalisë “më” ka rolin e kundrinës së drejtë të shprehur me

trajtën e shkurtër të përemrit vetor të vetës së I, ndërsa në rastin e dytë, pjesa “më të frikshëm”

paraqitet si gjymtyrë e krahasimit të pabarazisë. Përpos këtij, kemi edhe raste të tjera ku mund të

hasim dy fjali që kanë ndërtime të ndryshme sintaksore por kanë përmbajtje të njëjtë, p.sh: Sytë e

zonjës Majkëll gati dolën nga vendi.; Të gjithë po tregoheshin të vëmendshëm(Kline). Në të dyja

këto fjali mund të dallojmë që bëhet fjalë për prezencën e vëmendjes, por te fjalia e parë mund

tëdallojmë një ton më ndryshe të të shprehurit. Përmes mënyrës se si është ndërtuar fjalia e parë,

mund të dallohet një intensitet më i lartë i vëmendjes. Nga shembujt e dhënëvërtetuam që për të

studiuar faktet sintaksore, na duhet të vëzhgojmë dhe të studiojmë raste të fjalive të ndryshme.

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Domi.pdf · përkasin: përcaktori, përcaktori kallëzuesor, kundrinori dhe rrethanori. Edhe këto njësi sqarohen duke dhënë definicione

10

Në këtë mënyrë, duke bërë dallime mes mënyrave të ndryshme të të shprehurit, ne arrijmë të

qartësojmë kuptimin e njësive tëndryshme sintaksore.

1.2 Njësitë sintaksore

Dallojmë këto njësi sintaksore: fjalinë, periudhën, gjymtyrët e fjalisë dhe togfjalëshin. Prej tyre

mund të dallojmëfjalinë, e cila është mjet kryesor për të shprehur mendimin.

Fjalia është fragment i ligjërimit i përbërë zakonisht prej dy a më shumë fjalëve kuptimplota të

bashkuara sipas raportesh të caktuar, në bazë të ligjeve të një gjuhe, në një tërësi të vetme

kuptimore, gramatikore e intonacionare (Akademia , 2002).

Në fjali duhet të ketë medoemos një bërthamëkallëzuesore, por ajo mund të paraqitet në vëllime

të ndryshme. Vëllimi ose gjatësia e një fjalie varet nga elementet ndërtuese të saj. Pra, pjesë e

fjalisë mund të jenë një ose dy kallëzuesorë, si dhe gjymtyrë të tjera të lidhura sipas sintaksës.

Për të qartësuar vëllime të ndryshme të fjalisë, do të shohim disa shembuj:

E shikon!; Kuptova zonjë.; Ti je hajduti.; Papritmas mësuesja doli jashtë klasës.; pastaj ajo

vendosi pelerinën e saj të shtrigës mbi kokën e vet.; Ne duartrokitëm dhe brohoritëm, por nuk e

kishim idenë se surpriza tjetër do na bëhej ne(Kline).

Pas fjalisëvjen një njësi tjetër më e madhe e cila njihet me emrin periudhë. Pra, me bashkimin e

disa fjalive formohet periudha. Fjalia qëështë pjesë e periudhës nuk i ka të gjitha tiparet e fjalisë

së mëvetësishme. Mësakt, ta themi se ajo mund të mos jetë komplete në anën kuptimore e

strukturore të saj. Gjithashtu ajo nuk ka intonacionin e saj të mbarimit.

Periudhëështë njësia e tërësishme e lidhur kuptimore, strukturore e intonacionare, e përbërë prej

dy a më shumë njësish kallëzuesore në formë fjalie, në raporte të caktuara midis tyre (Akademia

, 2002).

Duke pasur parasysh definicionin për fjalinë dhe atë për periudhën, mund të flasim për dallimet

dhe tëpërbashkëtat e tyre. Nëse flasim për atë se çfarë ato shprehin, mund të përfundojmë që këto

dy njësi, nuk kanë ndryshime me njëra - tjetrën, pasi që të dyja kanë rol kumtues. Ndërsa nga

pikëpamja strukturore e formale gramatikore, mes këtyre dy njësive dallojmë më tepër

ndryshime. Shumë shpesh mund të hasim që përdoret i njëjti term për këto dy njësi, konkretisht,

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Domi.pdf · përkasin: përcaktori, përcaktori kallëzuesor, kundrinori dhe rrethanori. Edhe këto njësi sqarohen duke dhënë definicione

11

me termin fjali mund të nënkuptohet edhe fjalia e thjeshtë (e mëvetësishme), por edhe fjalia e

përbërë, të cilën më lart e quajtëm periudhë. Edhe periudha, njëjtë si fjalia, mund të ketë vëllime

të ndryshme, herë më e gjatë e herë më e shkurtër, mund të paraqitet në struktura të ndryshme si

dhe me përbërje të ndryshme. P.sh.: Song Li erdhi e veshur me pantallona dhe bluzë ngjyrë blu.

Kishte veshur doreza plastike dhe një stetoskop rreth qafës. Ajo iu afrua Merit dhe po e vizitonte

si mjeke.

Vë bast se nuk do të mundemi ta gjejmë se si dhe çfarë ka veshur Herri, -tha ajo,- po personi që

do të futet në klasë tani pasi filloi mësimi, do të jetë Herri. Ai është i vetmi që nukështë këtu

(Kline).

Ndërsa tani, do të flasim për një tjetër njësi sintaksore, e njohur me emrin togfjalësh.

Togfjalësh quhet njësia strukturore e formuar nga bashkimi i dy a më shumë fjalëve të

plotkuptimshme në raporte të caktuara kuptimore e gramatikore midis tyre (Akademia , 2002).

Togfjalëshi është njësi më e vogël nga ato qëpërmenda deri tani. Ky, si i tillë funksionon vetëm

brenda fjalisë, pra nuk shpreh kumtim si fjalia. Për këtë arsye emërtohet si pjesë e nënrenditur e

fjalisë e cila nuk mund të qëndrojë vetëm. Përmes shembujve të marrë nga libri “Në festën për

Hallouin”, do të mundohem të sqaroj qartë kuptimin e togfjalëshit, duke u ndalur në disa fraza:

“akrepi i madh; magjia e Merit; kokën e ariut; një bllok shënimesh; disa nga historitë e mia të

preferuara për Hallouin; një elektrik dore; në tabelën e zezë(Kline).

Në fillim të këtij kapitulli përmendëm disa njësi sintaksore që dallohen si kryesore. Në këtë grup

futet edhe gjymtyra e fjalisë. Si e tillë, ajo mund të jetë një fjalë e mëvetësishme, por mund të

jetë edhe ndonjë lloj i togfjalëshit. Gjymtyra e fjalisë mund të jetë cilado fjalë, që e vetme nuk

shpreh ndonjë kumtim por në raport me njësi të tjera i jep kuptim fjalisë. Gjymtyrët e fjalisë

paraqiten në funksione të ndryshme, dhe varësisht prej funksioneve të tyre mund të dallojmë

gjymtyrët kryesore dhe gjymtyrët e dyta. Si gjymtyrë kryesore duhet të përmendim: kryefjalën

dhe kallëzuesin, të cilat janë pjesa kryesore e fjalisë, pasi ato i japin kuptim asaj. Pas tyre rolin

plotësues e kanë gjymtyrët e dyta, të cilat mund të mungojnë në fjali por në shumë raste janë gati

të domosdoshme.

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Domi.pdf · përkasin: përcaktori, përcaktori kallëzuesor, kundrinori dhe rrethanori. Edhe këto njësi sqarohen duke dhënë definicione

12

2. TOGFJALËSHI

2.1 Çfarë është togfjalëshi?

Në ndërtimin e një fjalie marrin pjesë disa gjymtyrë. Secila gjymtyrë ka rolin dhe funksionin e

vet, e në këtë mënyrë ato dallojnë nga njëra - tjetra sipas veçorive specifike. Është radha të

flasim për gjymtyrën më të madhe të fjalisë që njihet si togfjalëshi.

Togfjalëshi është njësia sintaksore strukturore e përfituar gjatë ligjërimit nga bashkimi

gramatikor dhe kuptimor i dy ose më shumë fjalëve kuptimplota të bashkuara me lidhjen e

nënrenditjes, që tregon marrëdhënie midis sendeve, dukurive, proceseve e tipareve (Akademia ,

2002).

Në emërtimin e togfjalëshave marrin pjesë: emrat, mbiemrat, përemrat, numërorët, foljet,

ndajfoljet si edhe fjalët shërbyese si parafjalët e lidhëzat. Togfjalëshat mund të shprehin:

marrëdhënieobjektori, marrëdhënie përcaktore dhe marrëdhënie rrethanore (vendore, kohore,

shkakore, qëllimore etj.)

Tog.marrëdhënie objektori Tog.marrëdhënie përcaktore Tog.marrëdhënie rrethanore

Kishte përtypur luleshtrydhe,

kishte lënë lëngun e kuq, do të

kesh fuqi magjike, tundi

kokën, të vizatojmë rrasa

varresh, të luajmë top.

Në festën e Hallouinit, ne

nxënësit e shkollës, pyetja më

e rëndësishme, në klasën e

tretë, shoku im i ngushtë,

ndonjë sajesë tëçuditshme.

Çdo herë, një javë para festës,

ditën para Hallouinit, në cepin

e bibliotekës, atë mëngjes, pas

qafës së Merit.

Pos këtyre llojeve tëtogfjalëshave, ata mund të ndahen në të thjeshtë dhe të zgjeruar. Togfjalëshat

e thjeshtë janë të ndërtuar nga dy fjalë kuptimplote, ndërsa togfjalëshat e zgjeruar janë të

ndërtuar prej një fjale kuptimplotë dhe njëtogfjalëshi ose prej dy togfjalëshave. Për të gjitha llojet

që përmenda, do të jap sqarim përmes togfjalëshave të dhënë nëlektyrë.

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Domi.pdf · përkasin: përcaktori, përcaktori kallëzuesor, kundrinori dhe rrethanori. Edhe këto njësi sqarohen duke dhënë definicione

13

Togfjalëshat e thjeshtë që janë përdorur nëlektyrë janë: Babai më solli dhjetë minuta para kohe

në shkollë sepse I duhej të ishte në një mbledhje. Kam lexuar rreth figure mitike. Pastaj eca me të

shpejt deri tek tavolina ku ishin kungujt. Të gjithë mendojnë se ka shumë më tepër fara në

kungullin e madh se sa në kungullin e vogël. Pas dhjetë minutash I kisha nxjerrë tëgjithë faratnga

kungulli dhe ishin në tabaka gati për t’u numëruar. Ra zilja e parë. Hodhi pak pluhur magjik

nëshkopin e saj. Kishte veshur doreza plastike dhe një stetoskop rreth qafës. Po a i lave duart që

të futesh në sallën e operacionit.Njeriu misterioz hoqi kokën e tij të ariut. Foli që nga koka e

ariut. Ajo gjë duket si pudër fëmijësh.Halla ime e përdor për kushëririn tim të vogël. Zilja e dytë

do të bjerë tani. Nëpër tavolinat tuaja do të gjeni nga një fjalëkryq për Hallouin.

Më lart theksuam që në grupin e togfjalëshave të zgjeruar futen dy nëngrupe tëtogfjalëshave:

fjalë kuptimplotë+togfjalësh dhe togfjalësh+togfjalësh.

Nëngrupin e togfjalëshavetë ndërtuar fjalë kuptimplotë+togfjalësh do ta qartësojmë duke i

paraqitur të gjithëtogfjalëshat e tillë nga lektyra.

Ajo ishte pranë tavolinës së shkencës duke prerë pjesën e sipërme të dy kungujve. Një kungull i

madh ishte në njërën tabaka ndërsa tjetri, mëi vogël, ishte nënjë tabaka tjetër. Më pëlqen kostumi

yt i centaurit, gjysmë njeri e gjysmë kalë. Ka një histori të frikshme. I kam shënuar këtu

parashikimet tona të djeshme, se sa fara do të kishte kungulli. Disa zile të vogla ishin qepur në

pjesën e poshtme të fustanit të saj. Uroj që të gjithë nxënësit të marrin dhjeta në testin e tyre të

gërmëzimit. Pastaj preku zonjën Majkëll, tri herë me shkopin e saj magjik.

Ndërsa tani, përmes shembujve do të qartësojmëtogfjalëshat e ndërtuar sipas

skemëstogfjalësh+togfjalësh. Në vijim, do të tregojmë gjithëtogfjalëshat e tillë që janë

nëlektyrën e lartpërmendur. Ajo ishte pranë tavolinës së shkencës duke prerëpjesën e sipërme të

dy kungujve. Më pëlqen kostumi yt i centaurit, gjysmë njeri e gjysmë kalë. Meri kërceu në klasë

duke tundur një shkop magjik ngjyrë argjendi. Disa zile të vogla ishin qepur nëpjesën e poshtë të

fustanit të saj. Meri hapi kutinë e saj të artë prej satini. Sapo mësuesja duartrokiti me duart e saj

ngjyrë jeshile, Ida kërceu brenda në klasë.

2.2 Llojet e togfjalëshave

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Domi.pdf · përkasin: përcaktori, përcaktori kallëzuesor, kundrinori dhe rrethanori. Edhe këto njësi sqarohen duke dhënë definicione

14

Togfjalëshat dallohen nga njëri-tjetri dhe emërtohen duke u bazuar në fjalën bazë me të cilën

janë të ndërtuar. Sipas kësaj mënyre dallojmë: togfjalëshat emërorë, togfjalëshat foljorë,

togfjalëshat mbiemërorë, togfjalëshat numërorë, togfjalëshat përemërorë, togfjalëshat

ndajfoljorë. Më tutje do të paraqesim ato lloje të cilat janë përdorur nëlektyrënqë kemimarrë në

trajtim.

Në grupin e togfjalëshave emërorë futen edhe disa nëngrupe të tjera, të cilat do t’i përmend me

radhë duke dhënë shembuj.

Togfjalëshi emër+emër i pashquar. A) Kemi të bëjmë me togfjalëshin e ndërtuar nga dy emra,

kui dyti qëndron si fjalë përcaktuese dhe kur lidhet me emrin e parë, i dyti merr rol përcaktues.

Në këtë rast ata mund të paraqiten në marrëdhënie të ndryshme, si: lënde-doreza plastike, tasa

plastikë; prejardhje: figurave mitike, gurë varresh, kungull Hallouini, dy kokrra rrush, dhimbje

stomaku; drejtimi: shkop magjik, pluhur magjik, ngjyrues ushqimor, vështrim qortues, bllok

shënimesh, elektrik dore, kostume kafshësh; B) Në këtë grup futen togfjalëshat emër+emër, ku

emri i dytë ruan kuptimin e vet sendor. Ky i dyti zakonisht lidhet me togfjalësh emër+numër, që

kanë si bosht emra që tregojnë sasi, masë a peshë: një mijë vjet, një kokërr rrushi.

Togfjalëshat në vijim i përkasin llojit: emër+parafjalë+emër i pashquar. A) emër+me+emër: kuti

me pluhur, kolltukun me dizajno, eksperimente me ujë, enë me ujë, gotën me ujë, shishe me ujë;

B) emër+pa+emër: një klasë pa koka; C) emër+për+emër: librave për fëmijë, zilja për orën;

D)emër+në+emër: vonesë në mësim, gotën në dorë, notë në regjistrin e saj, fara në kungullin; E)

emër+prej/nga+emër: shami nga xhepi, farat nga kungulli, pluhur nga kutia, sytë nga ora.

Grupi iradhës përfshin togfjalëshat: emër+emër i shquar. Në këtë grup dallojmë togfjalëshat

sipas: A) marrëdhënies së përkatësisë:në festën e Hallouinit, nxënësit e shkollës, Monstra e Loç

Nesit, ditën e Hallouinit, kostumin tim të Elvis Prisllit, orës së shkencës, çantën e shpinës;

B)marrëdhënie të pjesës me të tërën:në cepin e bibliotekës, dhëmbët e Sidnit, në sipërfaqen e ujit,

qafës së Merit, kokrrën e rrushit, sytë e znj.Makëll, cepin e bankës, stërkalat e ujit; C)

marrëdhënie e veprimit me subjektin e veprimit: magjia e Merit, përgjigja e Sidnit, marifetet e tij

të Hallouinit.

Pjesë e lektyrës kanë qenë edhe togfjalëshat e ndërtuar nga emër+paskajore: derës për të pritur,

një punë për të bërë.

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Domi.pdf · përkasin: përcaktori, përcaktori kallëzuesor, kundrinori dhe rrethanori. Edhe këto njësi sqarohen duke dhënë definicione

15

Emër+mbiemër: shoku im i ngushtë, gjërat e tmerrshme, sajesë tëçuditshme, problemit tonë të

rëndësishëm, lëngun e kuq, rrobave të përdorura, një fustan të bukur, veshjen e zakonshme,

Emër + përemër: ne nxënësit, shoku im, çdo vit, problemit tonë, dhëmbët e tij, atë ditë, asaj dite,

kostumin tim, ti Herri, gjithë kungull, gjithë nxënësit, dëshira jote, atë mëngjes, regjistrin e saj,

Emër + numëror: një javë, klasën e tretë, orën e dytë, klasën e dytë, klasën e parë, pesë dollarë,

një fustan, një shkop, një kuti, një kitarë, tri fjalë, katër enë, dy kokrra, dhjetë minuta.

Emër + ndajfolje: Brenda dhomës, larg nga tabela, me nxitim në klasë, pranë tavolinës, më tepër

fara, shumë pluhur, frymë thellë, në klasë tani, Herri me ngadalë, drejt Herrit, lart kokës.

Pas togfjalëshave emërorë do të flasim për togfjalëshat foljorë. Edhe ky grup i togfjalëshave

përfshin në vete shumë nëngrupe tëtjera, të cilat do i qartësoj më poshtë.

Togfjalëshat foljorë pa parafjalë: a) folje +emër në rasën kallëzore:mbaj mend kostumin, kishte

përtypur luleshtrydhe, ishte gjak, duke vënë krahët, tundi kokën, ndryshoi bisedë, të luajmë

top;b) folje+emër në rasën dhanore: ia tregoi shoqes, jua pranova të gjithëve, ju lutem fëmijëve,

ishin qepur në pjesën e poshtme të fustanit, duke i drejtuar derës, i futem punës.

Togfjalëshat foljorë me parafjalë: a) folje + nga + emër:rridhte nga buzët, nxori një shami nga

xhepi, dolën nga vendi, foli që nga koka e ariut, ma bëri nga një peliçe, kërceu nga karrigia, vij

nga policia;

b) folje + tek/te + emër:drejtoje dritën për tek unë, u ndal tek karriga,u kthye tek tavolina.

Togfjalëshat foljorë me lokucion parafoljorë dhe emër në gjinore: a) togfjalësh foljor (para):doli

para klasës;B) togfjalësh foljor(prapa): tha një zë nga prapa derës; C) togfjalësh foljor(pas): të

rrinte pas mësimit, ishte pas shpinës; D) togfjalësh foljor(sipër/poshtë): mbajti lart një patate, të

shohin më sytë lart; E) togfjalësh foljor (përmes/ ndërmjet/ midis):dukeshin ndërmjet vrimave; F)

togfjalësh foljor: (kundrejt/ballë për ballë, përballë, rreth):po flisnim rreth problemit,mendonte

rreth asaj; G) togfjalësh foljor (brenda/jashtë):vrapoi brenda dhomës, hodhi kungullin brenda;

H) togfjalësh foljor (gjatë):gjatë orës së shkencës po bënim, ndodhi gjatë orës së matematikës;I)

togfjalësh foljor (drejt):eci drejt Herrit, eci drejt menysë, eci drejt tryezës;J) togfjalësh foljor

(sipas): ulemi sipas alfabetit, sipas germës me të cilën fillon;K) togfjalësh foljor (afër/ pranë/

anës/ përbri): kishte vendosur një tavolinë aty pranë, më tregoimua nga afër.

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Domi.pdf · përkasin: përcaktori, përcaktori kallëzuesor, kundrinori dhe rrethanori. Edhe këto njësi sqarohen duke dhënë definicione

16

Togfjalësh folje + formë e pashtjelluar e foljes: A) folje + paskajore:nuk ka për ta gjetur, kam

për të gjetur, iu afrova derës për të pritur fëmijët; B) folje + përcjellore:u përgjigj ai duke u

mbështetur, thoshte Herri duke qeshur.

Togfjalësh folje + ndajfolje: a) folje + ndajfolje mënyre:aksidentalisht goditi, hyra me nxitim,

eca me të shpejtë, mori frymë thellë, me ngadalë futi dorën, eci drejt, hiqte nga koka ngadalë; B)

folje + ndajfolje sasie:mbush lugën me pak vaj, u ndal pak, merrte pak pluhur, desha të përdor

pak; C) folje +ndajfolje vendi:në mes të saj kishte të vizatuar, u ndal pak larg, të shohin me sytë

lart, ngriti kovën lart, vështruam rreth e rrotull, e mbajti lart, ishte ngritur lart; D) folje +

ndajfolje kohe:bënë gjithmonë, pastaj iu drejtova, ndërkohë që ai vrapoi, nuk ka për ta gjetur

kurrë, të luajmë sot.

Togfjalëshat mbiemërorë janë një lloj tjetër i togfjalëshave, ku gjithashtu futen disa nëngrupe

tjera. A) mbiemër +si+emër:e bukur si Tinker Bell; B) mbiemër + ndajfolje: b1 (ndajfolje kohe) -

përherë më të frikshëm; b2 (ndajfolje sasie) -shumë e frikshme, shumë mirë, shumë vapë; b3

(ndajfolje cilësie) -shumë i rrëshqitshëm, shumë serioz, shumë e bukur, aspak i frikshëm.

Togfjalëshat ndajfoljorë janë lloji i fundit i togfjalëshave që ishin përdorur nëlektyrën e

përmendur. I vetmi togfjalësh i këtij lloji në këtëlektyrë ishte togfjalëshi ndajfolje + ndajfolje:

pak larg.

Shembujt e dhënë janë të gjithë të marrë gjatë analizimit tëlektyrës për fëmijë, prandaj ka edhe

lloje të togfjalëshave që janë përmendur më lart, por për të cilat nuk kemi dhënë shembuj

konkretë sepse të tillët nuk kanë qenë pjesë e lektyrës.

Fj. Kuptimplot+fj.kuptimplotFj. Kuptimplot+togfjalshTogfjalsh +togfjalshTog. EmerorTog. FoljorTog. MbiemrorTog. Ndajfoljor

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Domi.pdf · përkasin: përcaktori, përcaktori kallëzuesor, kundrinori dhe rrethanori. Edhe këto njësi sqarohen duke dhënë definicione

17

3. SINTAKSA E FJALISË

3.1 Njohuri të përgjithshme për fjalinë

Fjalia, si njësi e gjuhës, mund të ketë gjymtyrë kryesore (kryefjalë dhe kallëzues), pra

kryegjymtyrë dhe gjymtyrë të dyta. Fjalia mund t’i ketë dy kryegjymtyrët dhe të quhet

dykryegjymtyrëshe, por ka raste kur ajo ka vetëm njëkryegjymtyrë, dhe si e tillë quhet fjali

njëkryegjymtyrëshe. Pos këtyre llojeve, fjalia mund të jetë edhe e pazbërthyeshme në gjymtyrë,

as në kryefjalë as në kallëzues e as në ndonjë gjymtyrë tjetër, pra fjali e pagjymtyrëzuar.Në fjali

dallohen dy anë, ajo strukturore dhe ajo kuptimore. Ana kuptimore mund të shprehet edhe me

definicione të tjera, siç e hasim shpesh: “fjalia është shprehje e mendimit”. Ndërsa ana

strukturore, ndryshe njihet si ana formale dhe ka të bëjë me lidhjen e fjalëve sipas ligjeve të

gjuhës shqipe, sipas llojeve të lidhjeve sintaksore që funksionojnë në fjali. Fjalinë mund ta

përshkruajmë përmes këtij përkufizimi: “Fjalia është njësia sintaksore themelore e kumtimit

ligjërimor, që shprehet me një a më shumë fjalë të lidhura gramatikisht, të shqiptuara me një

intonacion mbarimi”. Varësisht prej pjesëve që e ndërtojnë fjalinë, dallohen edhe llojet e

ndryshme të fjalive. Përveç fjalive të pazbërthyeshme që u theksuan më lart, kemi edhe fjalitë e

zgjeruara. Të tilla quhen ato fjali që në ndërtimin e tyre kanë gjymtyrët kryesore si edhe

gjymtyrët e dyta. Por, fjali të zgjeruara mund të hasim edhe te lloji i fjalive njëkryegjymtyrëshe.

Varësisht nga lloji i kallëzuesit, i cili është pjesë përbërëse e fjalisë, edhe fjalitë mund t’i

dallojmë në fjali me kallëzues foljor dhe në fjali me kallëzues emëror. Pos këtyre llojeve që

përmendëm duhet të theksojmë edhe fjalitë e plota dhe ato të paplota ose mungesore. Këto të

fundit dallohen nga prania ose mosprania e gjymtyrëve gjuhësore të domosdoshme (Akademia ,

2002).

3.2 Llojet e fjalive

Varësisht nga ajo qëështë shprehur brenda fjalisë, dallojmëtri llojefjalish: fjalitë dëftore, fjalitë

nxitëse a dëshirore, fjalitë pyetëse. Fjali dëftore quhen fjalitë që kumtojnë zakonisht fakte të

realitetit. Brenda këtij tipi të fjalisë mund të dallojmë edhe dy nënlloje, si: fjalia e thjeshtë dëftore

dhe fjalia dëftore thirrmore. Fjalia dëftore, kur është e mëvetësishme, shqiptohet me një

intonacion tregues, zakonisht të qetë, të njëjtë me një ritëm mesatar. Ndërsa me fjali dëftore-

thirrmore shprehet para së gjithash një gjendje mjaft e ndjeshme. Tipi i fjalisënxitëse a dëshirore

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Domi.pdf · përkasin: përcaktori, përcaktori kallëzuesor, kundrinori dhe rrethanori. Edhe këto njësi sqarohen duke dhënë definicione

18

përfshin fjalitë që shprehin vullnetin e folësit, në formë dëshire ose kërkese, për realizimin e

mosrealizimin e një veprimi a të një gjendjeje. Ky tip i fjalive ka përgjithësisht një përmbajtje

afektive, prandaj shpesh shqiptohen me intonacion thirrmor, por ka mjaft raste kur intonacioni

thirrmor është i mekët. Për këtë arsye, edhe këto fjali mund t’i dallojmë nëdisa lloje: fjali

dëshirore e nxitëse dhe në fjali dëshirore-thirrmore dhe nxitëse-thirrmore. Fjalitëdëshirore

shprehin një fakt të dëshiruar prej folësit, diçka që folësi do që t’i ngjasë (a të mos i ngjasë) një

tjetri a disa të tjerëve, bashkëbiseduesit a bashkëbiseduesve ose një personi të tretë a disa

personave të tretë, ndonjëherë vetes a disa vetave duke përfshirë edhe folësin. Ndërsa fjali

nxitëse janë fjalitë që shprehin kërkesën e qartë të folësit për realizimin a mosrealizimin e një

pune, fjalitë që japin shfaqje të ndryshme të vullnetit të tij, që prej urdhrit të prerë gjer te

propozimi, porosia, këshilla, lutja, pranimi etj. Tipi i tretë i fjalisë është fjalia pyetëse me anë të

së cilës folësi kërkon të mësojë, zakonisht prej bashkëbiseduesit a bashkëbiseduesve, diçka që

nuk e di a s’e di në mënyrë të plotë, ose do që të sigurohet për vërtetësinë e një fakti që njeh.

Edhe ky tip i fjalisë dallohet në fjali pyetëse dhe pyetëse thirrmore, fjali pyetëse të mirëfillta dhe

pyetëse jo të mirëfillta, fjali pyetëse të pjesshme dhe pyetëse tërësore, si dhe fjali pyetëse të

drejta dhe pyetëse të zhdrejta (Akademia , 2002). Më poshtë do të jap shembuj të fjalive pyetëse

që kam hasur nëlektyrën për fëmijë të lartpërmendur.

Fjali dëftore: Më quajnë Dag. Jam në klasën e tretë. Ai i pëlqen gjërat e tmerrshme. Mund të

shihje veç dhëmbët e tij. Ishte gjithë jargë e jeshil. Edhe në kopsht Herri ishte i frikshëm. Meri u

drodh si e tmerruar. Ai vetëm tundi kokën dhe ndryshoi bisedë. Unë do të jem Tinker Bell.

Pluhuru magjik quhet piksi dast. Gabim përsëri, Sepje. Po shtoj ngjyrues ushqimor ngjyrë

portokalli meqëështë Hallouin;Fjali dëftore - thirrmore: Sa bukur! Shumë mirë! Shkëlqyeshëm!

Ishte shumë e frikshme! Një kufomë që ecën! Sa bukur! Domethënë, ditën e Hallouinit ti do të

kesh fuqi magjike! Fjali dëshirore:Me siguri kam për të gjetur tjetrën! Besoj se do ta pëlqesh

historinë që do t’ju lexoj këtë mëngjes; Dëshirore-thirrmore: Shpreh një dëshirë! Shpreh një

dëshirë!; Dëshira jote do të plotësohet!; Pluhur magjik bëje Herrin të shfaqet në derë!;Fjali

nxitëse: Herri na trego! Hë të lutemi na trego! Mos më turfullo mua!; Pluhur magjik bëje Herrin

të shfaqet në derë! Nxitëse-thirrmore:Ua Herri! Të lumtë Uuu, sa i shpifur! Meri!

Shikojeni!Meri! Zonjë! Uuu! Ohh! Joo!Fjali pyetëse:Ku është Herri?Çfarë do të jetë Herri? Hej,

po ti çfarë do të veshësh? Një komo dodragon? Si dhe me çfarë je veshur? Mos ndoshta sapo

dole nga kisha Herri? Po ti si e njeh atë personazh? Pra çfarë kategorish do të vendosim për

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Domi.pdf · përkasin: përcaktori, përcaktori kallëzuesor, kundrinori dhe rrethanori. Edhe këto njësi sqarohen duke dhënë definicione

19

kostumetqëkemi veshur sot? Kur ishte hera e fundit që e pe pluhurin në kutinë tënde? A hëngre

në drekëushqimin që kishe marrë nga shtëpia apo drekën që na japin në shkollë? Ku e mbaje

kutinë, kur ishe duke ngrënë drekë? Për sa kohë zonjë? Kush ishte pas jush nëradhë, zonjë? A

keni ndonjë dijeni rreth kutisë?A mund të flisni me zë më të lartë zotëri? Sidni a nuk ke vapë me

maskën në kokë? A do të na tregosh Sid?

3.3 Fjalitë pohore dhe mohore

Këto fjali dallojnë prej njëra - tjetrës jo vetëm nga natyra e përmbajtjes, por zakonisht edhe nga

shprehja, nga forma. Fjalitë pohore shprehin pohim, qenien e një fakti nëpërmjet lidhjes midis dy

gjymtyrëve kryesore, kryefjalës dhe kallëzuesit, miratojnë, vërtetojnë, mbështesin një

thënie.Pohimi mund të jetë i sigurt e i pasigurt, edhe i zbutur ose i përforcuar. Ndërsa te fjalitë

mohore, mohohet përmbajtja e gjithë fjalisë ose një elementi i saj, qenia e një fakti, shprehet

dëshira a kërkesa për të mos u bërë diçka, për t’u parandaluar një veprim, gjendje, pyetet për

vërtetësinë e mosqenies së diçkaje (Akademia , 2002).

Më tutje,këtëdo ta sqaroj përmes shembujve. Fjali pohore:Ai erdhi me vonesë në mësim; Ai ishte

veshur si Monstra e Loç Nesit; Ishte gjithë jargë e jeshil; Unë do të jem Tinker Bell; Të luajmë

top në gurë varresh; Tani do të tregoj hap pas hapi si të veprosh; Papritur Herri teshtiu; Meri

kryqëzoi krahët duke treguar kënaqësi; Në fillim nxori një kungull të vogël; Të gjithë ngritën

dorën; Dukej si një kokë e shtypur; Herri e hodhi pataten në ujë; U zhyt në akuarium afër me

pataten; Fjali mohore: Këtë herë askush nuk tha asgjë; Askush nuk filloi të zgjidhte fjalëkryqin;

Askush nuk tha asnjë fjalë; Ai nuk është kostum; Zilja për orën e dytë nuk kishte rënë ende;

Askush tjetër nuk u mahnit nga ajo që tregoi Herri;Tinker nuk ke për ta gjetur kurrë në njëmijë

vjet Po Herri nuk e bëri, nuk na tregoi; Uji dhe vaji nuk përzihen; Këtë herë askush nuk tha

asgjë; Ai nuk ka ardhur akoma; Unë nuk shoh gjë.

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Domi.pdf · përkasin: përcaktori, përcaktori kallëzuesor, kundrinori dhe rrethanori. Edhe këto njësi sqarohen duke dhënë definicione

20

4. KRYEFJALA

4.1 Kryefjala dhe mënyrat e të shprehurit të saj

Kryefjala është gjymtyra kryesore emërore a përemërore e fjalisë dykryegjymtyrëshe, që hyn në

marrëdhënie e në lidhje kallëzuesore me kallëzuesin. Rasa tipike e kryefjalës është rasa emërore

(Akademia , 2002).

Le ta sqarojmëkëtëpërmes shembujve. Rastet kur kryefjala shprehet me emër (trajta e shquar):

Herri veshi; Zilja për orën e dytë; Mësuesja i tha; Meri vazhdonte; Dhëmbët e Sidnit; Mamaja do

ta rregullojë; Pluhuri magjik quhet; Spugër ishte i fundit; Sidni u hodh; Znj.Makëll kishte

vendosur; Vaji po notonte, Nxënësit vazhdonin të mendonin; Song li ishte e fundit; Uji ngeli;

Babai më solli; Mësuesja u kënaq; Ida kërceu; Zemra të punon; Mamaja ma bëri; Xho

Frajdejështë i zgjuar; Libri titullohet; Përgjigja e Sidnit ishte e vështirë, Balli po më pikonte;

Kutia më ra; Pudra që kishte mbetur u derdh; Farat e kungullit janë pjekur.

Rastet kur kryefjala shprehet me emër (trajta e pashquar, njëjës): Do më bëjë edhe një shkop

magjik; Vendosi një notë; Duke treguar kënaqësi; Se si vepron forca centrifugale; Je një ari

leshatak; Ishte një ari i madh; Më duhet më shumëpluhur magjik; Merit i erdhi një ide; Tha Herri

duke nxjerrë një bllokshënimesh; U bënjë hije e madhe; Një kategori mund të jetë kostume nga

përrallat.

Rastet kur kryefjala shprehet me emër (trajta e pashquar, shumës): Kishte veshur doreza plastike;

Ne i quajmë profesione.

Rastet kur kryefjala shprehet me përemër (vetor I, II): Ne ishim ulur; Unëmbaj mend kostumin;

Ti do të kesh fuqi magjike; Nuk dua qëju t’i hiqni vëmendjen askujt; E shikon ti pastaj; Unë i

futem punës; Ti je hajduti;Unëkisha shumë vapë; Ti je hajduti.

Rastet kur kryefjala shprehet me përemër (dëftor ky, kjo, këta, këto, ai, ajo, ata, ato): Ai pëlqen

gjërat e tmerrshme; Ajo u zhyt në fund; Ata ulën kokat; Ai uli kokën; Ai bëri edhe marifetet e tij;

Ai i bëri pyetjet njëra pas tjetrës; Ato kishin veshur ato kostume; Ajo kërceu nga karrigia; Ai nuk

ka ardhur; Ainxori një shami.

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Domi.pdf · përkasin: përcaktori, përcaktori kallëzuesor, kundrinori dhe rrethanori. Edhe këto njësi sqarohen duke dhënë definicione

21

Rastet kur kryefjala shprehet me përemër (pyetës kush, cili, çfarë, ç’, sa):Cili do të pluskojë;

Kush mendon se do të fundoset; E di se cili jeni.

Rastet kur kryefjala shprehet me përemër (lidhor, të caktuar e të pacaktuar): Për ju që nuk më

njihni; Iu deshën 10 minqëtë rrëshqiste; Mësuesja i tha që të rrinte pas mësimit; Sipër germës me

të cilën fillon mbiemri; Foli Herri duke vënë krahët pas koke që të mbështetej mirë; Foli Herri i

cili mbylli sytë; Song li ishte e fundit që do të dilte para klasës; Vazhduan që të shohin me sytë

lart; Po laja duart që i kisha gjithë kungull; A i lave duart qëtë futesh në sallën e operacionit;

Dëgjuam dikëqë po këndonte nëkorridor; Ai është i vetmi që nuk është këtu; E di se cili jeni; Në

tabelën e zezëqëishte pas shpinës së saj u bë një hije e madhe; Herri eci drejt menysë së drekës e

cila ishte ngjitur në mur; Kur ishte hera e fundit që e pe pluhurin; Ai është i vetmi që nuk është

këtu; E di se cili jeni; A i lave duart që të futesh në sallën e operacionit; A mund të të

ndihmojëqëtë heqësh farat; Në një libër qëe mora në bibliotekë.

Rastet kur kryefjala shprehet me përemër (i pacaktuar): Të gjithë po tregoheshin të vëmendshëm;

Të gjithë ngritën dorën; Ështëdiçka e ngurtë; Shumica e fëmijëve qeshën; Dikush po vjen tani;

Askush nuk filloi të zgjidhte fjalëkryqin; Dikush filloi të bënte zhurmë; Të gjithë lëvizën nga

karriget;Të gjithë brohoritën; Të gjithë tërhoqën;Të gjithë u kthyem; Askush nuk tha asnjë fjalë;

Të gjithë donin ta shihnin Herrin; Të gjithë i drejtuan sytë nga ata; Dikush po vjen tani; I vetmi

ndryshim ishte.

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Domi.pdf · përkasin: përcaktori, përcaktori kallëzuesor, kundrinori dhe rrethanori. Edhe këto njësi sqarohen duke dhënë definicione

22

5. KALLËZUESI

5.1 Kallëzuesi dhe ndarjet e tij

Kallëzuesi është gjymtyra kryesore foljore e fjalisë dykryegjymtyrëshe, që hyn në marrëdhënie e

në lidhje kallëzuesore me kryefjalën. Varësisht se me çfarë pjesë të ligjëratës shprehet kallëzuesi,

do të dallohet kallëzuesi foljor, kallëzuesi emëror dhe kallëzuesi me pjesë të pandryshueshme të

ligjëratës (Akademia , 2002).

5.1.1. Kallëzuesi foljor

Kallëzuesi foljor shprehet me folje dhe tregon një veprim a gjendje që i referohet kryefjalës. Ai

mund të jetë i thjeshtë ose i përbërë. Tutje do të japim shembuj tëkallëzuesit të thjeshtë foljor.

Forma më e zakonshme e shprehjes së këtij të fundit është folja e vetës së III njëjës dhe shumës

në të gjitha kohërat, mënyra dëftore: vishemi, pëlqen, bënë, nuk kishte rënë, po flisnim, shënoi, e

drejtoi,i kërkoi, e pranoi, kërciti, u afrua, buzëqeshi, zbuloi, rrotulloi, erdhi, kishte përtypur, u

drodh, quhet, tregoi, vrapoi, u hodh, u përgjigj, e ngacmoi, nguli, tundi, ndryshoi, kishte veshur,

pëshpëriti, kishte të bënte, e drejtoi, ishte zhdukur, brohoritën.

Mënyra habitore:duket se i njohke;

Mënyra lidhore: të ulin,i duhej të ishte, të rrëshqiste, të rrinte, që të ulej, të thuash;

Mënyra kushtore: Po a i lave duart, qëtë futesh në sallën e operacionit;

Mënyra urdhërore: Drejtoje dritën tek unë.

Kallëzuesi i shprehur në formën e pashtjelluar të përcjellores: duke tundur, duke u mbështetur,

duke vënë, duke prerë,duke qeshur,duke nxjerrë, duke shkruar, duke treguar, duke e pyetur,duke

nxituar, duke filluar, duke i drejtuar.

Kallëzuesi i shprehur në formën e pashtjelluar të paskajores: kam për të gjetur, për të mësuar,

për të mbledhur, për të pritur, për të mësuar, për të zbuluar, për të bërë.

Kallëzuesi i përbërë foljor formohet nga dy fjalë kuptimplota, nga të cilat e para tregon një formë

veprimi (fillim, vazhdim, mbarim, përforcim, rritje progresive të veprimit) ose modalitetit

(domosdoshmëri, supozim, mundësi), kurse e dyta shpreh një veprim (Akademia , 2002).

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Domi.pdf · përkasin: përcaktori, përcaktori kallëzuesor, kundrinori dhe rrethanori. Edhe këto njësi sqarohen duke dhënë definicione

23

Një prej llojeve të këtij kallëzuesi është i formuar nga një folje gjysmëndihmëse dhe nga një folje

në lidhore. Në vazhdim, japim shembuj që tregojnë fillimin e veprimit: filluan të dridhen, filloi të

nervozohej, nuk filloi të zgjidhte, filloi të tallej, filloi të bënte, filloi të vizatonte; Shembujt që

tregojnë vazhdimin e veprimit: vazhduan që të shohin,vazhdonte të mendonte, vazhdonte ta

bezdiste; Shembujt që tregojnë veprim të përforcuar: mund të shihje, mund të luajmë; Shembuj

që tregojnë veprim të dyshimtë:mund ta bëjmë, mund të vendosësh;Shembujt që tregojnë

domosdoshmëri: duhet të mbushësh, duhet të bëhesh, i duhej të ishte; Kallëzuesi foljor i përbërë

nga një folje gjysmëndihmëse dhe një emër foljor asnjanës, që shpreh mbarimin e veprimit:

mbaruam së numëruari; Kallëzuesi i formuar nga një folje gjysmëndihmëse dhe një folje në

formë të pashtjelluar: ishte duke ardhur, nuk ka ardhur. Kallëzuesi i formuar nga dy folje në

dëftore: flinte e gërhiste.

5.1.2. Kallëzuesi emëror

Kallëzuesi emëror formohet prej dy pjesësh, prej këpujës dhe prej gjymtyrës emërore. Si këpujë

përdoret folja jam, e cila del në vetën e III njëjës dhe shumës, në të gjitha kohët e mënyrës

dëftore, lidhore, habitore, kushtore e dëshirore; në kushte të caktuara edhe në vetën e I e II të të

gjitha mënyrave. Ndërsa, si gjymtyrë emërore e kallëzuesit emëror mund të jetë një emër,

mbiemër, përemër, një paskajore e një togfjalësh. Karakteristikë kryesore e kësaj gjymtyre është

përshtatja e saj me kryefjalën(Akademia , 2002).

Më tutje, japim shembujt për kallëzuesin emërorjam+emër: ishte gjak, ishte Deksteri.

Shembujt për kallëzuesin emëror:jam+mbiemër: është i frikshëm, ishte i fundit, ishte e fundit,

isha i pari, ishte kureshtare, ishte e para, është i vetmi, është i zgjuar, isha më e vogël, është aq i

bukur, ishte i hapur, ishte e vështirë, ishte i mbuluar.

Shembujt për kallëzuesin emëror:jam+togfjalësh: është shoku im, është festa e Hallouinit, ishte

gjithë jargë e jeshil, ishte radha e tij, ishte dita e tij, është radha ime, ishin dy kokrra, ishin disa

nga marifetet, të ishte ndonjë profesor, ishte pranë tavolinës, është shumë i rrëshqitshëm, ishte

shumë serioz, ishte hera e fundit, ishte pjesë e kostumit, ishte surpriza më e madhe.

Kallëzuesi emëror ka edhe disa nëngrupe të tjera, por ngaqë nuk ishin pjesë e lektyrës që po e

analizojmë, nuk janë paraqitur fare në punim.

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Domi.pdf · përkasin: përcaktori, përcaktori kallëzuesor, kundrinori dhe rrethanori. Edhe këto njësi sqarohen duke dhënë definicione

24

6. PËRCAKTORI

6.1 Përcaktori dhe nëngrupet e tij

Përcaktor është ajo gjymtyrë e dytë e fjalisë qëështë në marrëdhënie përcaktore me gjymtyrën

prej së cilës varet e që bashkohet me të në lidhje përshtatjeje, drejtimi a bashkimi (Akademia ,

2002). Përcaktorët me përshtatje shprehen me mbiemër, me përemër dhe me numërorë. Ja një

shembull i shprehur me mbiemër: Herri është shoku im i ngushtë. Shembull i shprehur me

përemër dëftor: Mësuesja i tha që të rrinte pas mësimit atëditë. Shembull i shprehur me përemrin

e pacaktuar igjithë: Uau Herri!- thamë ne të gjithë.Shembull i shprehur me përemër pronor: Ishte

radha e tij. Dikush ka marrë pluhurin tim.Shembull i shprehur me përemrin tjetër: Përveç Song

Lisë askush tjetër nuk u mahnit nga ajo që tregoi Meri. Surpriza tjetër do të na bëhej ne.

Përcaktori me drejtim shprehet me emër në rasën gjinore, në rrjedhore e në kallëzore pa parafjalë

dhe në rasën emërore, në kallëzore e në rrjedhore me parafjalë. Shembull i shprehur me emër në

rasën gjinore: Ne nxënësit e shkollës vishemi me kostum. Shembull i shprehur me emër në rasën

rrjedhore pa parafjalë: Tek dyqani i rrobave të përdorura për pesë dollarë gjeta një fustan të

bukur ngjyrëfloriri. Shembulli i shprehur me emër në rasën kallëzore pa parafjalë: Meri kërceu

në klasë duke tundur një shkop magjik. Tutje, do të paraqiten shembuj të përcaktorëve të njëjtë,

me parafjalë: I kisha nxjerrë të gjithë farat nga kungulli.Pas shpinës së saj u bë një hije e madhe e

kokës me kapele. Zilja për orën e dytë nuk kishte rënë ende. Ne po flisnim rreth problemit tonë.

Meri e mbajti gotën në dorë. Meri hapi kutinë e saj të artëprej satini.Pastaj ajo vendosi pelerinën

e saj të shtrigës mbi kokën e vet.

Përcaktori me bashkim shprehet me përemra të palakueshëm, me numërorë, me forma foljore të

pashtjelluara dhe me ndajfolje.Përcaktorët e shprehur me përemër të palakueshëm: Çdo herë në

festën e Hallouinit, ne nxënësit e shkollës vishemi me kostum. Herri bënëgjithmonë ndonjë

sajesë tëçuditshme. Dukej se i bënte shumë vapë. Çfarë surprize? Nuk deshëm të humbnim asnjë

fakt. Dukej se i bënte shumë vapë. Përcaktorët e shprehur me numërorë: Iu deshën dhjetë minuta

që të rrëshqiste nëpër oborr. Përcaktorët e shprehur me paskajore: Nuk ke për ta gjetur kurrë.

Përcaktorë të shprehur me ndajfolje: Herri hodhi kungullin brenda në ujë.

Page 25: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Domi.pdf · përkasin: përcaktori, përcaktori kallëzuesor, kundrinori dhe rrethanori. Edhe këto njësi sqarohen duke dhënë definicione

25

6.2. Përcaktori kallëzuesor

Përcaktor kallëzuesorështë gjymtyra e dytë e fjalisë me lidhje dyanësore që vihet në marrëdhënie

rrethanore me foljen në funksionin e kallëzuesorit dhe në marrëdhënie përcaktore me një emër a

përemër, kryesisht në funksionin e kryefjalës ose të kundrinës. Duke u nisur nga gjymtyra me të

cilën përcaktori kallëzuesor lidhet drejtpërdrejt, do të dallohen: 1) përcaktori kallëzuesor pranë

një foljeje, 2) përcaktori kallëzuesor pranë një mbiemri foljor dhe 3) përcaktori kallëzuesor pranë

një emri foljor (Akademia , 2002). 1) Përcaktori kallëzuesor pranë një foljeje i shprehur me

emër: Kjo ishte surpriza më e madhe. Balli i tij ishte i mbuluar me pudër. Herri nuhati kostumin

e Sidnit. Ndoshta mund ta bëjmëkategori të përrallave. Në hundë dukeshin tamam si nishan të

mëdhenj. Përcaktori i shprehur me mbiemër: Edhe emri i tij ështëi frikshëm. Meri u drodh si e

tmerruar.

Page 26: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Domi.pdf · përkasin: përcaktori, përcaktori kallëzuesor, kundrinori dhe rrethanori. Edhe këto njësi sqarohen duke dhënë definicione

26

7. KUNDRINA

7.1 Kundrina dhe llojet e tij

Kundrina është gjymtyra e fjalisë që vihet në marrëdhënie objektori në kuptim të gjerë dhe që

lidhet me lidhje nënrenditëse drejtimi me gjymtyrën prej së cilës varet. Kundrina mund të jetë e

drejtë dhe e zhdrejtë. Kundrina është e drejtë kur nga kundrinë e ndërtimeve veprore mund të

kthehet në kryefjalë të ndërtimeve joveprore. Kundrina është e zhdrejtë kur ky kthim nuk mund

të bëhet. Kundrina e zhdrejtë mund të jetë me parafjalë dhe pa parafjalë. E drejta vihet në rasën

kallëzore, ndërsa e zhdrejta pa parafjalë në rasën dhanore(Akademia , 2002).

Kundrina e drejtë mund të jetë e brendshme (Ra zilja) dhe e jashtme (Do ta pëlqesh historinë; Po

laja duart; Duke tundur një shkop; Meri hapikutinë; Lëvizte kthetrat).

Kundrina e drejtë e shprehur me emër: Ia kishim ngulur sytë Herrit; Meri e theu heshtjen; Ajo

mbushi kovën si kungull me ujë. Song Li filloi eksperimentin sërish. Ne të gjithë shikuam flokët;

Meri e mbajti gotën në dorë. Besoj se do ta pëlqesh historinë.A i lave duart?Sidni hoqi kokën.

Duke vënëkrahët pas koke. Unë mbaj mend kostumin.Lëviztekthetrat në ajër. Ai veç hoqi

lapsinnga veshi. Ai rishikoi faktet. M’u desh të vendosja tabakanë në radhë. Meri e drejtoi

gishtin nga ariu. Ai e pranoi gabimin. Të gjithë ngritën dorën.Të përfshijmë edhe centaurin. Meri

kafshoi gjuhënpastaj vazhdoi përgjigjen.Sidni shtrembëroi turinjtë. E nuhati ajrin. Të gjithë

donin ta shihnin Herrin.Një re pluhuri e bardhë mbushi klasën. Ai zbulon krimet.E shprehur me

togfjalësh: Herri buzëqeshi duke treguar dhëmbët e bardhë. Herri nuhati kostumin e Sidnit. Do

më bëjë edhe një shkopmagjik. E vendosi prapëkokën e ariut.Herri veshi një kostum si gjarpër.

Gjithashtu kam lexuar të gjithë serinë e librave për fëmijë. Zonja Majkëll fiku dritat e

klasës.Vendosi akuariumin bosh në bankën e Merit. Mund të dëgjojefrymëmarrjet tona. Ajo

vendosi pelerinën e saj. Mbaruam së numëruari farat e kungullit.

Kundrina e zhdrejtë mund të jetë me parafjalë dhe pa parafjalë. Kundrina e zhdrejtë pa parafjalë:

Iu afrova derës për të pritur fëmijët. Meri i hodhi një vështrim qortues Herrit.I tregova asajzilet e

vogla. Atëherë unë i futem punës.Të gjithë tërhoqën lart kokës kostumet e tyre. Herri i hodhi një

shikim Merit.Foli Meri duke i drejtuar derës shkopin e saj magjik. Kundrina e zhdrejtë me

parafjalë: Foli qënga koka e ariut. Merrte pak pluhur nga kutia e saj ngjyrë ari. Ne nxënësit e

shkollës vishemi me kostum. U hodh në kolltukun me dizenjo ngjyrë qielli. Ai vazhdonte ta

Page 27: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Domi.pdf · përkasin: përcaktori, përcaktori kallëzuesor, kundrinori dhe rrethanori. Edhe këto njësi sqarohen duke dhënë definicione

27

ngacmonte Sidnin rreth kostumit. Këto janë materialet që të duhen për eksperimentin. Herri mori

çantën e shpinës me veti e doli para klasës. Ajo mbushi kovën si kungull me ujë. Të gjithë

lëvizën nga karriget.

Page 28: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Domi.pdf · përkasin: përcaktori, përcaktori kallëzuesor, kundrinori dhe rrethanori. Edhe këto njësi sqarohen duke dhënë definicione

28

8. RRETHANORI

8.1 Rrethanori dhe llojet e tij

Rrethanori është gjymtyra e dytë e fjalisë që vihet në marrëdhënie rrethanore me gjymtyrën prej

së cilës varet dhe lidhet me të me drejtim a bashkim. Rrethanori tregon kryesisht vend, kohë,

shkak, qëllim, mënyrë, masë a shkallë por edhe raporte të tjera. Ai varet nga një gjymtyrë

qëështë e shprehur me folje, me mbiemër e me ndajfolje.

Rrethanori i vendit shpreh marrëdhënie hapësinore, tregon vendin e kryerjes së veprimit ose të

shfaqjes së tiparit. Ai mund të shprehet me ndajfolje: Ai vrapoi brenda dhomës. Stërkalat e ujit u

përhapën kudo.Unë e dija qëpërpara.Ai është i vetmi që nuk ështëkëtu. I kam shënuar këtu

parashikimet tona të djeshme. Mund të shprehet me emër me ose pa parafjalë: Herri hodhi

kokrrën e rrushit nëakuarium.Ishin në tabaka gati për t’u numëruar. Babai më solli dhjetë minuta

para kohe në shkollë sepse i duhej të ishte nënjë mbledhje. Kam lexuar rreth figurave mitike, në

një libër që e mora në bibliotekë.Lëvizte kthetrat e saj në ajër. Në ato momente dëgjuam dikë që

po këndonte nëkorridor. Edhe në kopsht Herri ishte i frikshëm. Është koha të uleni nëpër vende.

Te dyqani i rrobave të përdorura, për pesë dollarë gjeta një fustan të bukur ngjyrë floriri.Pluhur

magjik bëje Herrin të shfaqet nëderë. Sidni e hoqi kokën e ariut dhe e vendosi në tavolinë. Pastaj

mbush lugën me pak vaj dhe hidhe nëgotë.Rrushet e kuq që kishte vënënëmjekërr dhe në hundë

dukeshin si nishan të mëdhenj. Vijnga policia e Los Angelos. Shoh filma të vjetër në televizor.

Sytë e zonjës Majkëll gati dolën nga vendi.U zhyt nëujë. Zonja Majkëll lexonte historinë e

fantazmës nëkështjellë. Mund të dëgjoje frymëmarrjet tona në klasë.Meri e mbajti gotën në dorë

që të shihnin të gjithë. Dolipara klasës.E shprehur me togfjalësh, si: Në dërrasën e zezë ishin

shkruar me shkrim dore tri fjalë. Zonja Majkëll kishte vendosur në një tavolinë aty pranë një

akuarium të zbrazët. Vendosi një notënë regjistrin e saj të kuq. Ai nxori një shami nga xhepi i

pasëm. Herri hodhi kungullin brenda në ujë.

Rrethanori i kohës tregon karakteristikë kohore të veprimit, të gjendjes a të tiparit. Mund të

shprehet me togfjalësh: Çdo herë, në festën për Hallouin, ne nxënësit vishemi me kostum. Pyetja

më e rëndësishme një javë para festësështë…Mund të shprehet me ndajfolje: Herri

bëngjithmonëndonjë sajesë të çuditshme.

Page 29: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Domi.pdf · përkasin: përcaktori, përcaktori kallëzuesor, kundrinori dhe rrethanori. Edhe këto njësi sqarohen duke dhënë definicione

29

Rrethanori i qëllimit tregon qëllimin e veprimit. Mund të shprehet me togfjalësh, si: Vazhdonte

ta bezdiste Herrin rreth kostumit që do të vishte për Hallouin. I shprehur me paskajore: Ishin në

tabaka gati për t’u numëruar.

Rrethanori i mënyrës tregon cilësinë e veprimit, të gjendjes, shkallën e shfaqjes së tij a të tiparit

ose mënyrën e kryerjes së veprimit. I shprehur me ndajfolje si: Foli Herri duke vënë krahët pas

koke që të mbështetej më mirë.Mëngjesin tjetër unë hyra me nxitim në klasë. Pastaj eca me të

shpejtë.I shprehur me emër: Meri u kthye mbrapsht duke e parëme habi. Me kujdes vendosi

akuariumin bosh në bankën e Merit.

Rrethanori i sasisë tregon karakteristikë sasiore, masën e veprimit, të gjendjes, të kohës, të

hapësirës, shkallën e një cilësie a mënyre veprimi. Mund të shprehet me ndajfolje: Mbush lugën

me pak vaj. I shprehur me togfjalësh: Të gjithë mendojnë se ka shumë më tepër fara në kungullin

e madh.

Page 30: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Domi.pdf · përkasin: përcaktori, përcaktori kallëzuesor, kundrinori dhe rrethanori. Edhe këto njësi sqarohen duke dhënë definicione

30

9. PËRFUNDIM

Duke u bazuar në definicionin per sintaksën dhe njësitë sintaksore sipas botimit të Akademisë së

Shkencave të Shqipërisë “Gramatika e gjuhës shqipe”, u analizua mënyra e ndërtimit dhe llojet e

njësive sintaksore të veprës për fëmijë“Në festën për Hallouin” tëautores Suzy Kline. Sipas

analizës së bërë, u arrit përfundimipër mënyrën e të shprehurit të secilës njësi sintaksore në

veprën e lartpërmendur për fëmijë. Më tutje, përmes grafikëve do të paraqiten përfundimet e

arritura.

Kryefjala

Kallëzuesi

Përcaktori

Kundrinori

Rrethanori

30

9. PËRFUNDIM

Duke u bazuar në definicionin per sintaksën dhe njësitë sintaksore sipas botimit të Akademisë së

Shkencave të Shqipërisë “Gramatika e gjuhës shqipe”, u analizua mënyra e ndërtimit dhe llojet e

njësive sintaksore të veprës për fëmijë“Në festën për Hallouin” tëautores Suzy Kline. Sipas

analizës së bërë, u arrit përfundimipër mënyrën e të shprehurit të secilës njësi sintaksore në

veprën e lartpërmendur për fëmijë. Më tutje, përmes grafikëve do të paraqiten përfundimet e

arritura.

Shprehur me peremer

Shprehur me emer

Kallezuesi emerorKallezuesi foljor

Percaktor me pershtatjePercaktor me drejtimPercaktor me bashkimPercaktor kallezuesor

Kundrina e drejte

Kundrina e zhdrejte

Rreth. VendiRreth. KoheRreth. MenyreRreth. SasieRreth. Kushti

30

9. PËRFUNDIM

Duke u bazuar në definicionin per sintaksën dhe njësitë sintaksore sipas botimit të Akademisë së

Shkencave të Shqipërisë “Gramatika e gjuhës shqipe”, u analizua mënyra e ndërtimit dhe llojet e

njësive sintaksore të veprës për fëmijë“Në festën për Hallouin” tëautores Suzy Kline. Sipas

analizës së bërë, u arrit përfundimipër mënyrën e të shprehurit të secilës njësi sintaksore në

veprën e lartpërmendur për fëmijë. Më tutje, përmes grafikëve do të paraqiten përfundimet e

arritura.

Shprehur me peremer

Kallezuesi emeror

Page 31: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Domi.pdf · përkasin: përcaktori, përcaktori kallëzuesor, kundrinori dhe rrethanori. Edhe këto njësi sqarohen duke dhënë definicione

31

11. BIBLIOGRAFIA

ÇELIKU, Mehmet; DOMI, Mahir; FLOQI, Spiro; MANSAKU, Seit; PËRNASKA, Remzi;

PRIFTI, Stefan; TOTONI, Menella: Gramatika e Gjuhës Shqipe II, Botimi i Akademisë së

Shkencave, Tiranë 2002.

KLINE, Suzy: Në festën për Hallouin.Botimi i dytë, përktheu Valbona Bitri.