41
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI SHQIPE PUNIM DIPLOME HUMORI, IRONIA DHE SARKAZMA NË ROMANIN SHKËLQIMI DHE RËNIA E SHOKUT ZYLOMENTORJA: KANDIDATI: Dr. Rovena Vata Ardita Kastrati Gjakovë, 2018

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Kastrati_Punim Diplome.pdf · Dritëro Agolli duket se e ka pasur të qartë se shkrimet e tij letrare, qoftë në poezi, qoftë në prozë

  • Upload
    others

  • View
    95

  • Download
    6

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Kastrati_Punim Diplome.pdf · Dritëro Agolli duket se e ka pasur të qartë se shkrimet e tij letrare, qoftë në poezi, qoftë në prozë

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: LETËRSI SHQIPE

PUNIM DIPLOME

HUMORI, IRONIA DHE SARKAZMA NË ROMANIN “SHKËLQIMI DHE RËNIA E

SHOKUT ZYLO”

MENTORJA: KANDIDATI:

Dr. Rovena Vata Ardita Kastrati

Gjakovë, 2018

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Kastrati_Punim Diplome.pdf · Dritëro Agolli duket se e ka pasur të qartë se shkrimet e tij letrare, qoftë në poezi, qoftë në prozë

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: LETËRSI SHQIPE

PUNIM DIPLOME

HUMORI, IRONIA DHE SARKAZMA NË ROMANIN “SHKËLQIMI DHE RËNIA E SHOKUT ZYLO”

Komisioni:

Kryetar____________________________

Anëtar____________________________

Anëtar_____________________________

MENTORJA: KANDIDATI:

Dr. Rovena Vata ARDITA KASTRATI

Gjakovë, 2018

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Kastrati_Punim Diplome.pdf · Dritëro Agolli duket se e ka pasur të qartë se shkrimet e tij letrare, qoftë në poezi, qoftë në prozë

3

FALËNDERIMET

Falënderim të posaçëm i shpreh udhëheqësit të këtij punimi:

Dr. Rovena Vata, profesore e Fakultetit Filologjik të Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë,

e cila me korrektësi maksimale, në çdo kohë ka qenë e gatshme për të më dhënë këshilla,

sugjerime dhe mendime për realizimin dhe përfundimin e këtij punimi.

U jam mirënjohës të gjithëve, që në çfarëdo mënyre kontribuuan në kryerjen dhe

përfundimin e këtij punimi e sidomos:

- Profesorëve, asistenteve, stafit udhëheqës dhe gjithë personelit të Universitetit “Fehmi

Agani”, të cilët në mënyrën më të mirë të mundshme u munduan që dijen e tyre ta transmetojnë

edhe tek ne studentët.

- Në fund, por jo edhe në vendin e fundit, falënderoj familjen time, të cilët më mbështetën drejt

rrugëtimit tim në përfundimin e këtij synimi.

- Pa ndihmën dhe përkrahjen e tyre, nuk do të mund të realizoja synimet e mija, për çka për

jetë u jam mirënjohëse dhe falënderuese.

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Kastrati_Punim Diplome.pdf · Dritëro Agolli duket se e ka pasur të qartë se shkrimet e tij letrare, qoftë në poezi, qoftë në prozë

PASQYRA E LËNDËS

HYRJE .................................................................................................................................. 6

1. Objekti dhe motivimi i temës ................................................................................... 6

2. Metodologjia dhe metodat e punës ......................................................................... 6

3. Baza teorike e punimit ............................................................................................ 7

4. Synimi i temës ........................................................................................................ 7

KREU I

Jetëshkrimi dhe veprimtaria krijuese e Dritëro Agollit ..................................................... 9

1.1 Jeta e Dritëro Agollit dhe proza e tij ........................................................................ 9

1.2 Njohuri të përgjithshme rreth prozës së Dritëro Agollit .......................................... 10

KREU II

Ironia dhe sarkazma e autorit për shokun Zylo .............................................................. 12

2.1 Kronikë e karrierës së Zylo Kamberit .................................................................... 12

2.2 Arroganca e Zylos e shprehur nga autori në roman .............................................. 15

KREU III

Demka dhe roli i tij në roman ........................................................................................... 18

3.1 Figura e Demkës në roman ................................................................................... 18

3.2 Përfaqësimi shoqëror i Demkës dhe Zylos ............................................................ 21

KREU IV

Humori dhe ironia që prodhohet nga personazhet në roman ........................................ 28

4.1 Shoku Q ................................................................................................................ 28

4.2 Shoku Shemshedin ............................................................................................... 28

4. 3 Zaim Avazi ............................................................................................................ 29

4.4 Kleopatra .............................................................................................................. 30

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Kastrati_Punim Diplome.pdf · Dritëro Agolli duket se e ka pasur të qartë se shkrimet e tij letrare, qoftë në poezi, qoftë në prozë

5

KREU V

Shprehjet pezhorative që shprehin humor, ironi dhe sarkazëm .................................... 31

5.1 Qasje moderne ..................................................................................................... 32

5.2 Shembuj nga romani ............................................................................................. 34

PËRFUNDIME: ................................................................................................................... 38

BIBLIOGRAFIA: ................................................................................................................. 41

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Kastrati_Punim Diplome.pdf · Dritëro Agolli duket se e ka pasur të qartë se shkrimet e tij letrare, qoftë në poezi, qoftë në prozë

6

HYRJE

1. Objekti dhe motivimi i temës

Dritëro Agolli është një emër i përveçëm, i cili në brendinë e tij bart një domethënie ndriçuese,

një qëndrim i palëkundshëm dhe dëshmues ndaj çështjes shqiptare, në përgjithësi dhe sidomos

ndaj çështjes së Kosovës, një ndikim i pamohueshëm në letërsinë shqipe; një vend i nderuar në

panteonin e kulturës shqiptare; janë disa nga veçantitë përcaktuese të fizionomisë jetësore dhe

krijuese të Dritëro Agollit.

Në këtë temë jemi përqendruar në romanin: “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, në elementin

e humorit dhe të ironisë që ky roman ka prodhuar. Objekti i kësaj teme është nxjerrja në dukje

e personazheve të romanit dhe ironinë që ata përcjellin qoftë si individë, qoftë si prodhues të

kohës.

Ky roman u nis në fillim si fejton, më tej si tregim, si tregim i gjatë, si novelë dhe vetëm në

fund e botuar me tipologjinë e vërtetë, si roman satirik. Ky roman pasqyron një kronikë të

karrierës së palavdishme të një zyrtari “në vijë”, romani është në të njëjtën kohë pasqyrë e

pozitës së mjerë të vartësit të tij, Demkës, një kalemxhi i stërvitur, që pak nga pak është ndarë

me talentin.

Por të gjitha jemi të vetëdijshëm se kontributin më të rëndësishëm të Dritëro Agollit në prozë

është sjellja para lexuesit këtë roman. Ky roman është një kronikë e karrierës së palavdishme

të një zyrtari “në vijë”, romani është në të njëjtën kohë pasqyrë e pozitës së pandashme të

vartësit të tij. Produkt të njëri-tjetrit, këta dy personazhe kryesorë shoku Zylo dhe Demka, japin

një pasqyrë të pozitës së pandashme të intelektualit si shoku Zylo.

Zylo dhe Demka, siç ndodh në të gjitha romanet apo veprat që kanë karakter humoristik, janë

pasqyrë e anës qesharake dhe njëherësh dramatike të funksionimit të burokratizmit.

2. Metodologjia dhe metodat e punës

Për të bërë të mundur realizimin e kësaj pune ne do të përdorim disa metoda, siç është metoda

biografike, e cila përmes fakteve të vërteta që ndikuan në jetën e autorit, në mënyrën që u rrit,

mënyrën sesi u shkollua dhe në mënyrën sesi emigroi jashtë atdheut ndikuan në botëkuptimin

e tij letrar dhe jetësor, metoda sociologjike dhe psikologjike, të cilat u bënë shkas për të nxjerrë

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Kastrati_Punim Diplome.pdf · Dritëro Agolli duket se e ka pasur të qartë se shkrimet e tij letrare, qoftë në poezi, qoftë në prozë

7

në dritë të dhënat nga rrethanat e jetës dhe mjedisit si dhe shpesh herë këta faktorë të mjedisit

ku ai jetoi, ndikuan edhe në gjendjen e tij shpirtërore. Gërshetimi i këtyre tre metodave në

gjuhën akademike, përbëjnë atë që e quajmë metodologji e kërkimit të punës shkencore.

3. Baza teorike e punimit

Për të realizuar këtë temë diplome si fillim jemi mbështetur në veprën e vetë autorit, romanin:

“Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”. Dritëro Agolli ka dhënë një ndihmëse të madhe në

historinë e zhvillimit të letërsisë shqipe, por përqendrimi ynë është te studimet, monografitë

dhe artikujt që kanë studiuar veprën e gjerë të Agollit. Përmendim këtu studimet teorike të

akademikes Floresha Dado, studimet që ka bërë studiuesi dhe akademiku Shaban Sinani me

studimin e tij: “Njerëzit e krisur” të Dritëro Agollit, të shtëpisë botuese Naimi, Tiranë, 2012.

Studimin “Probleme letrare” të studiuesit Koço Bihiku, Naim Frashëri, Tiranë, 1979, Studimin

e përgatitur nga Merxhan Avdyli të titulluar: “Vargu agollian”, Ma, Prishtinë, 2010.

Studimet që ka bërë Robert Elsie në historinë e letërsisë shqiptare, por edhe shumë e shumë të

tjerë.

4. Synimi i temës

Synimi i kësaj teme në këtë punim diplome është raporti që vendoset në zyrat shtetërore, mes

drejtuesit dhe vartësit të tij.

Dritëro Agolli duket se e ka pasur të qartë se shkrimet e tij letrare, qoftë në poezi, qoftë në

prozë janë pikërisht të determinuar për të ngritur lart idealet e njeriut të ri, për të ngritur lart

moralin e tij, për të lartësuar frymën e tij dhe në fund për të funksionalizuar rolin e tij shoqëror.

Ai dallohet për kontributin e tij dhe të dobishëm në letërsinë dhe kulturën shqiptare.

Vepra e Dritëro Agollit, emri i tij, si një prej shenjave referenciale të historisë së letërsisë shqipe

të gjysmës së dytë të shekullit të 20-të, është kërcëllitur nëpër dhëmbë, është mërmëritur e

bërtitur, është vëzhguar e përplasur, pa pësuar atë humbje që shpresohej dhe madje mezi ç’pritej

nga “kalorësit e çmistifikimit”1.

1 Shaban Sinani, “Njerëzit e krisur” të Dritëro Agollit, Naimi, Tiranë, 2012, f. 46.

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Kastrati_Punim Diplome.pdf · Dritëro Agolli duket se e ka pasur të qartë se shkrimet e tij letrare, qoftë në poezi, qoftë në prozë

8

Rruga sesi një individ zgjedh për të ecur përpara, por mbi të gjitha për të fituar simpatinë e

njerëzve dhe për t’u rritur intelaktualisht, e gjejmë mirëfillin përmes personazhit të Zylos dhe

vartësit të tij, të palodhur Demkës.

Zyloja nuk është një burokrat bujëmadh, i zhurmshëm. Arroganca e tij është e hedhur, kurse

veprimet e tij përherë priren nga qëllime të mbara, por çojnë në gabime trashanike. Zyloja është

një figurë fatkeqe, ku bëhen bashkë mirësia e qëllimit me humbjen e ndjenjës së realitetit, të

masës për të vërtetën.

Ndryshe nga shumë burokratë të tjerë skematikë që kishin përmbytur jo vetëm letërsinë shqipe,

por edhe publicistikën, Zyloja është një burokrat me dramë2.

2 Shaban Sinani, “Njerëzit e krisur” të Dritëro Agollit, vep. e cit., f. 24.

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Kastrati_Punim Diplome.pdf · Dritëro Agolli duket se e ka pasur të qartë se shkrimet e tij letrare, qoftë në poezi, qoftë në prozë

9

KREU I:

Jetëshkrimi dhe veprimtaria krijuese e Dritëro Agollit

1.1 Jeta e Dritëro Agollit dhe proza e tij

Dritëro Agolli3 lindi më 13 tetor 1931, në Menkulastë të rrethit të Devollit afër qytetit të Korçës

dhe u nda nga jeta më 3 shkurt 2017 në Tiranë. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi

gjìmnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë. Ai vazhdoi studimet e tij në Fakultetin

e Arteve në Shën Petërsburg. Ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme “Zëri i

popullit”, dhe për shumë vjet ka qenë Kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të

Shqipërisë. Për tridhjetë vjet me radhë Dritëro Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare

është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama,

skenarë filmash etj.

Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij

janë përkthyer në Perëndim e në Lindje. Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare

(vitet’60) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes. Në veprën e Agollit

e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku. Agolli

u bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore.

Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Ajo na bën të ndihemi

me dinjitet përballë botës së madhe. Shkrimtar i madh i një “gjuhe të vogël”, ai është po aq i

dashur prej lexuesve bashkëkombas, sa edhe në metropolet e kulturës botërore. Dritëro Agolli

dhe brezi i tij letrar (vitet ‘60) nuk u paraqitën me ndonjë poetikë të re, sido që u diskutua mjaft

edhe për rimën dhe ritmin, për vargun e lirë dhe vargun e rregullt, për “rreptësinë” e poezisë.

Më shumë përvoja e tij krijuese, se traktatet teorike, bëri që të ndryshohej rrënjësisht tradita e

vjershërimit shqip. Dritëro Agolli u shfaq në letërsi si një autor me kërkesa të larta për poezinë.

Ai synoi një poezi më të përveçme, me më shumë individualitet. Agolli krijoi poezinë e “un-

it”, përkundër poezisë së “ne-ve”, që shkruhej “për të bashkuar masat”.

3 Bashkim Kuçuku, Bota poetike e Dritëro Agollit, në revistën Studime filologjike, 1991/1, f. 151-160; Klara

Kodra, Bota poetike e Dritëro Agollit , revistën Studime filologjike, 2012/1-2, f. 59-72.

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Kastrati_Punim Diplome.pdf · Dritëro Agolli duket se e ka pasur të qartë se shkrimet e tij letrare, qoftë në poezi, qoftë në prozë

10

Agolli krijoi një model të ri vjershërimi në problematikë dhe në mjeshtërinë letrare, gërshetoi

natyrshëm vlerat tradicionale të poezisë me mënyra të reja të shprehjes poetike. Thjeshtësia e

komunikimit, mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmërisë janë shtyllat e forta ku

mbështetet poezia e tij.

Në prozën e tij Agolli solli risi vetëm në strukturën narrative, por dhe në galerinë e

personazheve të veta. Ata janë sa të çuditshëm aq edhe të zakonshëm, sa tragjikë aq edhe

komikë, sa të thjeshtë aq edhe madhështorë. Frazeologjia e pasur popullore dhe filozofia

jetësore e bëjnë përgjithësisht tërë veprën letrare të Agollit sot për sot ndër më të lexuarën. Në

moshën 85 vjeçare ndahet nga jeta me një sëmundje kronike në mushkëri, por ai do të mbetet

një nga figurat më të shquara të penës shqiptare.

1.2 Njohuri të përgjithshme rreth prozës së Dritëro Agollit

Për nga gjinitë, krijimtaria e Dritëro Agollit është e larmishme. Poezia e Agollit krijoi një model

të ri vjershërimi në problematikë, në shqetësime personale dhe në mjeshtërinë letrare. Këto

tipare dalin në pah që në vëllimin e parë që botoi në vitin 1985 dhe deri në ditët e fundit të jetës

së tij. Në vjershat dhe poemat e Dritëro Agollit gjejnë shprehje mendimet dhe ndjenjat e njeriut

të ri, patriotizmi dhe besnikëria ndaj idealeve revolucionare, cilësitë e tij morale në jetë dhe në

vepra të tilla si:

“Në rrugë dolla”, “Hapat e mia në asfalt”, “Shtigje malesh dhe trotuare”, “Devoll Devoll”,

“Mesditë”, “Fjala gdhend gurin”, “Udhëtoj i menduar”, “Pelegrini i vonuar”, “Lypësi i

kohës”, “Fletorkat e mesnatës”.

Vepra e tij poetike më e shquar është “Nënë Shqipëri” (1975), ku krijohet figura e Atdheut me

traditat heroike, me vështirësitë e shumta që ndeshi në rrugën e vet dhe me vendosmërinë për

të përballuar çdo pengesë e armik. Dritëro Agolli është nga zërat më të veçantë të brezit të

viteve 60’. Me poezinë e tij ai u bë poet i tokës e i dashurisë, ndërsa me prozën shkrimtari i

filozofisë dhe dhimbjes njerëzore.

Në poemën “Baballarët” theksohet rëndësia e veçantë e vijimësisë së traditave revolucionare

në jetën e shoqërisë. Në një sërë vjershash dhe poemash Dritëro Agolli pasqyron frymën

heroike të periudhës së Luftës ANÇ (Poema e udhës, Poemë për babanë dhe për vete etj.) Në

prozë bëri emër sidomos romani “Komisari Memo” (1969). Nga ngjarjet e kësaj periudhe e

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Kastrati_Punim Diplome.pdf · Dritëro Agolli duket se e ka pasur të qartë se shkrimet e tij letrare, qoftë në poezi, qoftë në prozë

11

merr subjektin edhe romani “Njeriu me top” (1975), që flet për ndikimin e luftës çlirimtare në

mentalitetin e njerëzve.

Dritëro Agolli ka botuar edhe mjaft tregime e novela nga jeta e sotme. Ndër krijimet satirike

romani “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” (1973) vë në lojë konformizmin, servilizmin dhe

vanitetin si shfaqje të huaja për njeriun e ri. Në tërë prozën e tij (novela e tregime) me temën e

jetës dhe marrëdhënieve njerëzore në diktaturë, dënohen vese tipike si paaftësia, arrivizmi,

gënjeshtra, servilizmi, hipokrizia, opinioni fals etj., duke denoncuar artistikisht deformimin

tragjik të relacioneve mes individit dhe mekanizmave të djallëzuara zyrtare e shtetërore.

Në vitin 2011 Dritëro Agolli, është nderuar me titullin doktor Honoris Causa nga Universiteti

Europian i Tiranës. Në një ceremoni të veçantë, iu dha ky titull shkrimtarit të shquar “Për

kontributin e madh dhe të rëndësishëm në krijimtarinë e tij letrare për më shumë se 60 vjet, si

poet, prozator, dramaturg përkthyes e eseist”.

Dritëro Agolli është personalitet i shquar i shoqërisë shqiptare dhe i letrave shqipe. Ai është pa

diskutim zëri më përfaqësues i viteve 60’, ai është poet, prozator, publicist, eseist, kritik,

shqipërues, dramaturg. E gjithë veprimtaria e tij artistike krijuese është pasqyrim artistik i asaj

periudhe historike që nis në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar e që Dritëro Agolli e ka jetuar

në mënyrë aktive.

Dritëro Agolli hyri në letërsinë shqiptare si një protagonist i saj, duke ndryshuar përmasën e së

ardhmes. Letërsia e viteve 60’ do të ishte e mangët pa veprën e Dritëro Agollit. Protagonist i

veprës agolliane u bë bujku, fshatari, bariu, studenti, malësori dhe fusharaku. Ndaj jo më kot

ai është quajtur poet i tokës dhe i dashurisë. Agollin e shohim si shkrimtarin e madh “të një

gjuhe të vogël”, ai me veprën e tij u bë i dashur për lexuesin bashkëkombas edhe në qendrat e

kulturës botërore.

Agolli ishte shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore, gërshetoi shumë bukur natyrshëm

vlerat tradicionale me mënyra të reja të shprehjes artistike. Thjeshtësia e komunikimit,

mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmërisë janë shtyllat e forta ku mbështetet

krijimtaria agolliane. Në prozën e tij Dritëroi solli risi jo vetëm në strukturën narrative, por

edhe në galerinë e personazheve të veta. Personazhet e Agollit janë sa të çuditshëm aq dhe të

zakonshëm, sa tragjikë aq edhe komikë, sa të thjeshtë aq edhe madhështorë.

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Kastrati_Punim Diplome.pdf · Dritëro Agolli duket se e ka pasur të qartë se shkrimet e tij letrare, qoftë në poezi, qoftë në prozë

12

KREU II:

Ironia dhe sarkazma e autorit për shokun Zylo

2.1 Kronikë e karrierës së Zylo Kamberit

Njeriu për nga natyra e tij krijuese është i thjeshtë, përpos që arsyeja ia jep atributin e të qenit

i njohur me vetitë e kësaj ekzistence.

“E mbarova raportin dhe e dhashë në drejtorinë N të ministrisë sonë, nga e cila ishte ngarkuar.

Drejtoria N merrej me sektorin e kulturës masive. Në zyrë, përveç shoku Zylo, që drejtonte

sektorin e artit dhe të letërsisë.

Shoku Shemshedin e mori raportin dhe ja shpuri shokut Q, i cili i kishte nën kujdestari të dy

këto drejtori të afërta me njëra-tjetrën. Tek shoku Q shkuan të dy drejtorët dhe unë tok me ta.

Rrija në zyrë dhe dëgjoja tek flitej për raportin. Ai do të mbahej në një mbledhje të madhe, në

të cilën do të kishte shumë personalitete të shquara”4.

Heqja e arsyes do të reflektojë efekt të panjohur mbi çdo gjë. Ai është vetë prijësi që përcakton

fatin e tij se çfarë do të bëhet me të ardhmen e tij, pra ai është ajo që do të zgjedhë, krijojë

pambarimisht.

“Shoku Q e vështroi dhe buzëqeshi.

Raportin do ta mbajë Zylua. Ai e ka zërin më të mirë se tëndin. Lexon më bukur, më qetë. Ti

impresionohesh,-tha shoku Q.

Po unë u lodha me...-tha shoku Shemshedin, ndihmuat që raporti të përpilohej mirë dhe saktë.

Ato që ju thashë unë i kini vënë të gjitha... Fundja, për një raport punojnë disa shokë, por njeri

e mban,-tha shoku Q.

Pastaj shoku Q më zuri për krahu dhe dolëm nga zyra. Në korridor ai qëndroi dhe më tha

ngadalë:

4 Dritëro Agolli, romani: “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, Naim Frashëri, Tiranë, 1973, f. 7.

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Kastrati_Punim Diplome.pdf · Dritëro Agolli duket se e ka pasur të qartë se shkrimet e tij letrare, qoftë në poezi, qoftë në prozë

13

Ministri më porositi të diskutoj. Një diskutim i shkurtër, rreth tetë-nëntë faqesh, do të jetë. Por

kam shumë punë. Ja, tani do të shkoj në një mbledhje. Të lutem shumë, ulu një pasdite dje

shkruama. Tema do të jetë mbi përgatitjen e kuadrit regjisorial. Me një fjalë ç’bëjmë ne për

përgatitjen e regjisorëve të ardhshëm të teatrove. Mbledhja është serioze. Mundohu, Demkë,

mundohu-më ra krahëve shoku Q”5.

Romani: “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, është një libër më se popullor në Shqipëri, por

dhe në shumë vende ku është botuar, shkruar nga një prej njerëzve të rrallë të letrave shqipe, si

Dritëro Agolli.

Ai (Zylo) u shfaq së pari, si figurë në revistën e vetme humoristike të kohës së komunizmit

“Hosteni”. Ishte një guxim rebel dhe intuitiv, i kryeredaktorit të kësaj reviste, Niko Nikolla, i

cili firmosi profesionalisht, fillimin e botimit të këtij libri, i cili ka arritur një numër rekord

shitjeje me të paktën 80.000 mijë kopje i u ribotuar në 85 vjetorin e lindjes së Dritëro Agollit,

me 13 tetor 2016.

I botuar në revistën “Hosteni”, në vitin 1971, Zylo, vijoi historitë e tij deri në vitin 1972, kur

revista botohej në 30 mijë kopje. Do të ishte ky fluks i etur lexuesish për të shijuar të ndaluarën

të veshur me nota të thella satirike sa edhe origjinale, që do të detyronte qeverinë e asaj kohe

t’i jepte lejen në vitin 1972 të vetmes shtëpi botuese shtetërore në atë kohë “Naim Frashëri”, të

botonte Zylon me një tirazh sot për t’u patur zili: 21 mijë kopje.

Në vjeshtën e parë të 2016, Zylo erdhi në ditëlindjen e 85-të të shkrimtarit të madh nën

këndvështrimin mbresëlënës të disa mijëra lexuesve të shumë nacionaliteteve. Një ditëlindje

që do ta kishin zili shumë personazhe të krijuara në kohë të ndryshme, por që koha ose i ka

fshirë pa dashjen e saj ose i ka lënë të mbuluara nga pluhuri i kohës që ikën.

Në fakt shumë gazeta të rëndësishme të Evropës kanë bërë habi pas përkthimit dhe botimit në

vendet e tyre, se si romani “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” i Dritëro Agollit të botohej në

fillim të viteve ’70 edhe në Shqipëri …!!!

Fakti është se ai u botua, pavarësisht kritikave ideologjike, sikundër edhe u ble menjëherë, duke

detyruar shtëpinë botuese që shumë shpejt të hedhë në treg botimin e tij të dytë me 5 mijë

kopje.

55 Dritëro Agolli, romani: “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, f. 9-10.

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Kastrati_Punim Diplome.pdf · Dritëro Agolli duket se e ka pasur të qartë se shkrimet e tij letrare, qoftë në poezi, qoftë në prozë

14

Komizmi i figurës së Zylos buron nga kontradikta themelore e karakterit të tij: ai i jep vetës të

tjera vlera nga ato që i takojnë, duke menduar se hierarkia shtetërore është edhe hierarki

meritash.

“Në mes të korridorit të gjërë qëndronte shoku Zylo i rrethuar nga një gardh njerëzish. Në

fytyrat e tyre shkëlqenin kënaqësia dhe hareja. Ata flisnin fjalë lavdërimi për referatin dhe

gjykonin për probleme shumë të rëndësishme. Në qëndrimet e tyre dukej një preokupim i madh

qytetar, i cili dëshmonte për gatishmërinë për t’u hedhur në veprim dhe për t’i zgjidhur këto

probleme akute. Në këtë grumbull njerëzish, pranë shokut Zylo ishin edhe dy kritikët e famshëm

të letërsisë dhe të artit, Zaim Avazi dhe Mitro Karapataqi, njëri tepër i gjatë, tjetri tepër i

shkurtër.

Kur u shpërndanë njerëzit, unë dhe ajo u zumë për dore shokun Zylo dhe dolëm bashkë. Ai

ishte ende i skuqur dhe i djersitur nga lodhja. Por në qënien e tij ndjeheshin një kënaqësi e

madhe dhe një lumturi e hapur. Rrija me zemër të ngrirë. Thosha me vete: “Si do të pritet

raporti i Zylos”. Por bukur, bukur-i tha Adila burrit.

Të tre ne ecnim në rrugë. Fliste vetëm ajo. Nga fjalët e saj më gumëzhinin veshët.

Kur e pyeta Demkën, në se e kishte lexuar raportin tënd, e di ç’më tha? Më tha: “ E kam lexuar

përpara shokut Zylo. “Po sa lezet i pati! Unë nuk e dija se Denka qënka shakaxhi!-tha ajo duke

qeshur.

Shoku Zylo u vrenjt. Ai më hodhi një vështrim të rreptë dhe pastaj ju kthye së shoqes me një

buzëqeshje të shtirë:

Demka rrallë bën shaka, po kur bën, bën!

Pas këtyre fjalëve ne heshtëm gjer në mes të bulevardit.

Kur po ndaheshim, shoku Zylo më tha ngadalë:

Unë këto ditë transferohem dhe bëhem drejtor i kulturës masive. Do të ngul këmbë që ti të

mbetesh me mua, pasi bashkë me shokun Shemshedin donin të të transferonin. Do të jesh krahu

im i krahut të djathtë.

U fola për ty edhe atyre atje lart...”6.

6 Dritëro Agolli, romani: “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, f. 16-17.

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Kastrati_Punim Diplome.pdf · Dritëro Agolli duket se e ka pasur të qartë se shkrimet e tij letrare, qoftë në poezi, qoftë në prozë

15

Shoku Zylo është një nga qindra e qindra nëpunësit e mesëm të një aparati shtetëror me shumë

instrumente. Ai nuk është pa merita pune, diçka ka bërë për të mirën e saj, por këto merita në

peshoren e shoqërisë kanë rëndesë shumë më të vogël se në mendjen e Zylos.

2.2 Arroganca e Zylos e shprehur nga autori në roman

Në të vërtetë Zylo Kamberi është një figurë tragjikomike. Veprimet e tij të bëjnë të qeshësh,

po aq sa edhe të ndiesh keqardhje.

“Si mbaroi recitimin, shoku Zylo u shkri në gaz, aq sa nxori shaminë dhe filloi të fshinte lotët.

E qeshura e tij, si të ishte grip, më infektoi edhe mua. Ku i shkoi në mend ky citat! Shoku Zylo

kishte ca sjellje krejt të papritura, si figurat në pozinë e futuristëve... A kishin ndonjë lidhje me

atë dhe me mua vargjet e dramaturgut më të madh të kohëve? Eh, shoku Zylo, shumë herë më

habiste mua, Demkën e shkretë, punëduruarin kokëulur!”7.

Zyloja nuk është një burokrat poterexhi, bujëmadh, i zhurmshëm. Arroganca e tij është e

heshtur.

“Të nesërmen ja dhashë diskutimin shokut Q, të pasnesërmen filloi mbledhja e madhe.

Raportin do ta mbante shoku Zylo. Shoku Shemshedin rrinte i vrejtur në një nga karriket e

para. Unë rrija prnë Adilës, gruas së shoku Zylo. Shoku Zylo e shoku Q ishin në presidium.

Fjala ju dha shokut Zylo. Unë dëgjoja frazat e mija. Kylua lexonte me një ton të qetë, qartë dhe

bukur. Të gjithë dëgjonin dhe e ndiqnin me interes. Gruaja e shokut Zylo herë pas here afronte

gojen te veshi im e thoshte: Dy javë të tëra u cfilit Zylua me këtë raport. Gjer më dymbëdhjetë

të natës ka punuar. Por nuk më vjen keq, sepse e ka bërë të mirë.

Unë ulja kokën e heshtja. Ndonjëherë më vinte për të qeshur, me fjalët e saj.

Ke për ta parë, të gjithë do ta pëlqejnë. Kylua, po ju vu një punë, ja del mbanë-tha ajo.

Ja del-thashë.

Ka ca njerëz që e kanë inat. Ke parë ti? Më tha se donte t’ja përlanë raportin shoku

Shemshedin. Kylua e bëri, shoku Shemshedin donte ta mbante për t’u mburrur. Kur e mori vesh

shoku Q, i dha një dush shokut Shemshedin, që do ta mbajë mend për tërë jetën! Ke parë ti!

Mua më hipi në kokë një marrëzi. Më lindi dëshira ta fyeja këtë budallaqe. Por u përmbajtja.

7 Dritëro Agolli, romani: “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, f. 104.

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Kastrati_Punim Diplome.pdf · Dritëro Agolli duket se e ka pasur të qartë se shkrimet e tij letrare, qoftë në poezi, qoftë në prozë

16

Sa punë të vështirë ka Zylua! Lodhet shumë! Atë pasdite që mbaroi së shkruari raportin, ne

bëmë festë. U shkarkua nga një barrë e rëndë. U shkarkuam edhe ne, gjithë shtëpia u shkarkua,

se ishim në tension-tha ajo”8.

Prepotenca e tij është me zë të ulët. Veprimet e tij përherë priren nga qëllime të mbara, por

çojnë në gabime trashanike.

“Shoku Zylo rrinte në tavolinë me nofull të mbështetur në dorën e tij të djathtë. Sytë i mbante

në një dorëshkrim të trashë dhe me dorën e majtë shfletonte librin e bënte pë-pë-pë, duke

përpjekur buzët. Ngadalë, me frikën se do t’ia prishja qetësinë, ju afrova tavolinës së tij. Shoku

Zylo ngriti kokën e thinjur dhe, pa më folur, mori receptorin e telefonit:

...A, Kristofor, dëgjo! Sonte ku do jesh?.. A, në mbrëmjen solemne?.. Unë? Medoemos!.. Po,

po, ftesën këtu e kam!-e shoku Zylo u skuq dhe e pushtoi një trishtim.

Nga ky trishtim më harroi edhe mua, që më kishte para syve. Mori përsëri receprotin dhe

telefonoi diku:

Sa ftesa erdhën për drejtorinë tonë?... Tri?...Po kush i mori?... Një Bakiri.. Një Taqi... Po e

treta nga fluturoi? .. Araniti? Posi, posi! E drjetë. Ne, udhëheqja, gjitnjë kemi qënë në këto

mbrëmje solemne. Le të shkojnë edhe shokët.

Kur e la recpetorin, më vuri re mua.

A, Demkë! Alo!, Ulu, Demkë!-dhe më tregoi kolltukun. Erdha!

Alo, të pashë! Fillojmë detyrën e re. Ta nisim mirë. Më fal se s’të vura re kur hyre, tha dhe e

ngriti dorëshkrimin e trashë, pastaj e lëshoi përsëri në tavolinë.

Isha zhytur në lexim. Ma kanë bërë bela ata të universitetit. Është botimi i dytë i përpunuar i

Historisë së Shqipërisë. Kam një mori vërejtjesh. Nuk kanë punuar keq, por ka mjaft

interpretime subjektiviste dhe, përpos kësaj, edhe pasaktësi (shoku Zylo, zakonisht, në vend të

fjalës përvec, përdor fjalën përpos”). Ulu, Demkë, ulu”9.

Sekreti i suksesit: analiza e hollë dhe djallëzore e hipokrizisë së pushteteve burokratike

nëpërmjet figurës së jashtëzakonshme të drejtorit Zylo.

8 Dritëro Agolli, romani: “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, f. 12-13. 9 Dritëro Agolli, romani: “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, f. 22.

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Kastrati_Punim Diplome.pdf · Dritëro Agolli duket se e ka pasur të qartë se shkrimet e tij letrare, qoftë në poezi, qoftë në prozë

17

“Në këtë çast salla duartrokiti. Shoku Zylo fshiu djersët dhe priti sa të pushtonin duartrokitjet.

Ato ishin duartrokitje të sinqerta. Atë pjesë të raportit unë vërtet e kisha shkruar bukur. Kisha

bërë edhe pak humor, edhe pak sarkazëm. Tok me sallën ndjeva edhe unë emocion, unë i

panjohuri, unë që rrija diku në një karrige në auditorin e madh”10.

Sekreti i vazhdimit të suksesit: historia e Zylos vlen për të gjithë vendet dhe për të gjitha

kohërat, sukses ky universal për të gjithë veprat që i kanë rezistuar kohërave, apo jo? I pari që

ka përkthyer këtë libër ka qenë Kristian Gyt, ish-Drejtori i Arkivave dhe Kalorës Nderi i

Francës.

Më pas, libri është përkthyer në Gjermani, Itali, Greqi, Bullgari, Rusi, Maqedoni, fragmente të

tij edhe në Danimarkë. Por, sikundër është logjike të jetë “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”,

është një libër që prej vitesh vazhdon të bëjë pjesë edhe në programin letrar shkollor në të gjithë

Shqipërinë.

Shkrimtari 85 vjeçar me një seri librash si në prozë ashtu edhe në poezi, pohonte

se, “pavarësisht se e kishte të vështirë të veçonte librat e tij, për të ndër më të preferuarit kishte

mbetur “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, libri i cili ‘vuajti’ nga kritika ideologjike në atë

kohë, por që fatmirësisht nuk u ndalua.

“Është një libër nga më të mirët, që kam shkruar”, më ka pohuar Agolli i cilësuar si “Kafka,

me pak më shumë diell”, apo nga Alen Boske se, “Shqipëria na zbulon një autor me përmasa

të mëdha …” “Dhe dinamiti mbulohet me petale. Një autor që meriton “famë evropiane”,

shkruan Boske për shkrimtarin e madh i përkthyer në shumë gjuhë të botës.

Po ku mund të jenë sot, pas tre dekadave e gjysmë jetë Zyloja dhe Demka i Dritëro Agollit?

Një gjë mund të thuhet: përsëri ata duhet të jenë bashkë. Ndoshta mund të kenë ndërruar rolet…

(!)

10 Dritëro Agolli, romani: “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, f. 13.

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Kastrati_Punim Diplome.pdf · Dritëro Agolli duket se e ka pasur të qartë se shkrimet e tij letrare, qoftë në poezi, qoftë në prozë

18

KREU III:

Demka dhe roli i tij në roman

3.1 Figura e Demkës në roman

Kronikë e karrierës së palavdishme të një zyrtari “në vijë”, romani është në të njëjtën kohë

pasqyrë e pozitës së mjerë të vartësit të tij, Demkës, një kalemxhi i stërvitur, që pak nga pak

është ndarë me talentin.

“Edhe tek shoku Zylo,-mendova me vete, nuk do të shpëtoj nga raportet. Un ëi druhem shokut

Zylo, prandaj më mori në sektorin e tij. Ta zëmë se për një kohë ai do të më lerë të qetë. Pastaj?-

pyeta veten. Në mos më ngacmoftë shoku Zylo, do të më ngacmojë shoku Q. Edhe shokut Q i

duhen raportet. Kurrizi yt, o Demkë, do t’i mbajë të gjitha letrat e nxira të futura në dosje të

bardha!

Përsëri qesha si psikopat: “Jo, jo, më duket se po lajthit..”.

Në tavolinë m’u kujtua ftesa e shokut Zylo. Sa e priste! Me siguri ajo nuk i ka ardhur. Kot e

pret. Ai e di që nuk i vjen. Edhe sikur të mos i ketë ardhur, do të thotë se i erdhi, por nuk kishte

qef të shkonte... Shoku Q ka rrezik ta lëmë mbrëmjen solemne dhe të shkojë në shtëpi të shokut

Zylo”11.

Demka në roman na del sa për t’u qeshur, po aq edhe i mjerë. Me Demkën autori paralajmëroj

se njeriu i zakonshëm mund ta shpërngulë fajin nga vetja dhe ta gjejë një alibi, por ai që ka

hyrë në botën e mediumeve publike nuk ka alibi. Individi fiton aq liri sa meriton. Për skllavin

e bindur më e mira është skllavëria12.

“U lodhe? – më thotë gruaja.

Fshij me dorë ballin. Nuk e di pse më ka djersitur. U lodha, -them.

11 Dritëro Agolli, romani: “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, f. 28. 12 Shaban Sinani, “Njerëzit e krisur” të Dritëro Agollit, Naimi, Tiranë, 2012, f. 88.

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Kastrati_Punim Diplome.pdf · Dritëro Agolli duket se e ka pasur të qartë se shkrimet e tij letrare, qoftë në poezi, qoftë në prozë

19

Ndërkohë, bie zilja e telefonit. Kjo zile më ther në zemër. Matem të mos e ngre receptorin, por

mekanikisht i afrohem telefonit.

Kush?.. A, shoku Selman... Ç’kemi?.. Kur? Por jam i zënë, shoku Selman. Duhet ta mbaroj

pasnesër..

A, për dhjetë ditë? Çfarë teme?.. Vatrat e kulturës dhe prodhimi”. Sa faqe? Pesëmbëdhjetë?

A, do ta mbani në seminar?.. Mirë.. Do të bëj çmos. Natën e mirë!..

Gruaja më vështron e përvojtur.

Raport?-pyet ajo.

Kumtesë,-them.

Shefi i arësimit dhe i kulturës e kërkon?

Po, shoku Selman.

A, Demkë. Pse i premtove? Ti të gjithëve u premton. Do të sëmuresh...-thotë duke punuar me

shtiza. Dhe në çast mallkoj veten: “Pse i premtova? Unë nuk e kam mbaruar raportin për

drejtorinë N të ministrisë. Përsëri u ngarkova me një barrë tjetër. Ja, Adem Adashi nuk merr

përsipër gjëra të tilla. Shkruan. Unë nuk kam qënë më pak i talentuar se Adem Adashi. Por

shterova”. Prapë më pushton një dhimbje e thellë. Më vjen keq për veten time...”13.

Zyloja dhe Demka, shkurtime të emrave tradicionalë “Zylyftar” dhe “Demir”, ku nuk merret

vesh ku fillon “modernizimi” dhe ku mbaron “përkëdhelja/ përqeshja”, e meritojnë plotësisht

njëri-tjetrin.

Të dy janë shkaktarë situatash që e bëjnë lexuesin të shkulet gazit, por edhe të pezmatohet disi.

Produkt i njëri-tjetrit, ata janë njëherësh bashkëfajtorë për lëngatën që e vetëvuajnë.

“Shoku Zylo qeshi me një ironi të lehtë. Pastaj ndezi një cigare dhe u shtri në shezlong, duke

u përkundur si në djep.

Më pëlqen, Demkë, se nuk je lajkatar.

13 Dritëro Agolli, romani: “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, f.6-7.

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Kastrati_Punim Diplome.pdf · Dritëro Agolli duket se e ka pasur të qartë se shkrimet e tij letrare, qoftë në poezi, qoftë në prozë

20

Pa e mbaruar fjalën shoku Zylo, trokiti dera e dhomës. Ishte një trokitje e lehtë, e kujdeshme,

prej një njeriu të drojtur.

Ah, shoku Zylo! Ju quan të paaftë, të shteruar, të matufepsur, të dembelosur... Nuk tregoj dot,

shoku Zylo, më falni...-tha Taqi dhe të dy buzët ju drodhën, si atij fëmijës para se të fillojë të

qajë”14.

Shoku Zylo është tip i një aparatçiku pa të keq, por të paaftë, shef i një sektori që s'bie në sy të

ministrisë, sektor i kulturës, me të cilin uni i tij është i lidhur me mish e me shpirt.

“Shokut Zylo, ju lutëm të shkonte me lejë dhe të fillonte pushimet, por kundërshtoi, sepse ishte

shumë i zënë me punë. Atëhere u mblodhën gjithë ne vartësit e tij: Bakiri, Taqua unë dhe i

thamë të merrte lejen e të prehej se ishte i lodhur.

Nuk mund t’i le dot punët. Ju kini të drejtë. Unë, si gjithë qytetarët, duhet të prehem. Por nuk

mundem. Sapo më telefonoi edhe shoku Q dhe më tha të merrja lejën. E kundërshtova..-tha ai

me tezat e studimit të tij përpara”15.

Ndjenja patetike e kotësisë, entuziazmi i tij donkishotesk, sjellja e tij groteske para të tjerëve,

me një fjalë shkëlqimi i tij dhe rënia e tij, vihen në pah me imtësi ironike nga vartësi dhe

shoqëruesi i tij i palodhur e më i shkathët Demkë, i cili në roman kryen funksionin e një

vëzhguesi asnjanës.

“Ne duhet t’i ruajmë kuadrot, shoku Zylo. Pardje për pak sa nuk ju ra të fikët. Ju e mundoni

veten. Unë e kam për detyrë nga organizata profesionale t’ju bëj presion që ju të merrni lejen

e të filloni pushimet. Shoku Zylo na vështroi siç vështron një baba i mirë fëmijët e vet, që i janë

mbledhur dhe i luten për diçka.

Konditat në të cilat ndodhet drejtoria jonë nuk më lejojnë të bëj pushim. Unë sapo kam ardhur

në këtë drejtori e kam vendosur që sivjet t’i heq vijë pushimit.

Kemi shumë detyra përpara. Kemi festivalin e madh në dhjetor. Festivali kërkon djersën,

mundin dhe trurin tonë që të dalë me sukses. Unë do nisem në terren, t’i shoh në vend ngjarjet,

të nuhas situatën në të cilën ndodhen grupet artistike që do të marrin pjesë. Unë do të zgjidh

problemin e bazës materiale të këtyre grupeve. Unë do të ndeshem me burokratët, me drejtorët,

me shefat, me përgjegjësit, me kryetarët e kooperativave, të cilët u nxjerrin lloj-lloj pengesash

14 Dritëro Agolli, romani: “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, f. 189-190. 15 Dritëro Agolli, romani: “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, f. 36.

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Kastrati_Punim Diplome.pdf · Dritëro Agolli duket se e ka pasur të qartë se shkrimet e tij letrare, qoftë në poezi, qoftë në prozë

21

grupeve artistike, nuk i lejojnë elementët që kanë talent, por i mbajnë të gozhduar në punë, se

e kanë mendjen vetëm në realizimin e planit. Unë e shoh se kam për t’u përleshur me këta

burokratë, por fitorja do të jetë nga ana jonë.. Kurse ju më luti të bëj pushime. Jo, vëllezër!

Interesi i përgjithshëm mbi ngushtësinë personale! Ky është parimi im! Ju lutem, shkoni në

punët tuaja, qëndroni shtylla pranë sektorëve përkatës. Ai që ka për të marrë lejen nga ju, le

ta marrë që tani, le të shkojë të prehet në Durrës, Vlorë, Shëngjin, Divjakë, Dajt...dhe le të

kthehet me energji të reja”16.

Çasti i kthesës në karrierën e Zylos vjen më në fund kur ai shpreh mendimet e tij për një pjesë

teatrale: “Drama është e gabuar ideologjikisht. E para, heroi negativ del i fortë. Në se vutë re,

heroi negativ ngjitet në kodër. Ç'është kjo, shokë? Kjo do të thotë se ai ngjitet në piedestal,

domethënë në kodër.

3.2. Përfaqësimi shoqëror i Demkës dhe Zylos

Për artin e humorit paraqitja e dy personazheve në bashkëfajësi është një zgjedhje e njohur

botërisht. Mjafton të kujtojmë, bie fjala, lidhjet Gargantua dhe Pentagryel të Fransua Rablesë,

Don Kishotin dhe Sanço Pançon në veprën e mirënjohur të Miguel Servantesit apo Lakin dhe

Pocon e Beketit.

Në romanin e njohur të Servantesit në fillim Don Kishoti është krejt jashtë realitetit, në botën

e iluzioneve, kurse Sanço Pança habitet me lajthitjet e të zotit. Por në fund të romanit është

Sanço Pança që e humbet sensin e realitetit, duke besuar se është emëruar guvernator i një

shteti, ndërsa Don Kishoti habitet me naivitetin e shqytarit të tij17.

Edhe Zyloja me Demkën të tillë janë, një në dy apo dy në një. Edhe pse ndonjëherë dy

bashkëpunëtorë janë shumë dhe një është pak. Kështu, ata ushqejnë njëri-tjetrin dhe nuk mund

të ndahen.

“Demkë-tha shoku Zylo, ti me Shemshedinin, që sot ndodhet i transferuar në Tepelenë, e ka

pasur më lehtë. Ai kërkonte prej meje materiale dosido. Unë i dua nën prizmin shkencor dhe

filozofik. Unë kërkoj referenca në filozofi, në shkencë, në letërsi.. të këshilloj të studiosh në këto

fusha të prodhimit të mendjes njerëzore. Dhe ju më thoni të shkoj me lejë! Ç’mendoni ju, se

unë do t’i le punët për gjysmë dhe të shkoj të vendos trupin tin në rërën e bregdetit?

16 Dritëro Agolli, romani: “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, f. 37. 17 Shaban Sinani, “Njerëzit e krisur” të Dritëro Agollit, Naimi, Tiranë, 2012, f. 88-89.

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Kastrati_Punim Diplome.pdf · Dritëro Agolli duket se e ka pasur të qartë se shkrimet e tij letrare, qoftë në poezi, qoftë në prozë

22

Shemshedini, që ka patur këtë sektor, e ka vendosur trupin e tij në rërën e bregdetit, prandaj e

ka lënë gjendjen për faqe të zezë.. Pastaj pritet nga lart të vijë një komision për të studiuar

gjendjen në drejtorinë tonë. Ky komision duhet të më gjejë të pregatitur. E si mund të prehem

në det në këto rrethana?”18.

Ku mund të jenë sot, pas dy dekadave jete si personazhe ndërmjet lexuesve, Zyloja dhe Demka?

Një gjë mund të kenë ndërruar rolet. Kjo ndodh shpesh me çifte të tillë personazhesh19.

Rritja e tyre në detyrë, përditshmëria në zyrë kanë pothuajse profil të njëjtë. Falë kësaj vepre

shumë popullore tani Zylo pa Demkë dhe Demkë pa Zylo, nuk mund të ketë madje edhe

anasjelltas.

“Shoku Zylo u afrua nga ne dhe na dha varkën. Unë me shoku Q do të shkojmë në thellësi,-dhe

bëri me dorë nga deti. Ti, Demkë, shpjerja Adilës varkën dhe kij kujdes mos futet në ujrat e

thella. Shoku Zylo me shokun Q u nisën për në det. Unë ndenja edhe pak në shoqërinë e

zgjedhur dhe mandej e mora varkën e shkova tek Adila”20.

Skenografia e zyrës së vizatuar në libër, brenda çdo leximi që mund t’i bëhet veprës në shtete

të ndryshme është e njëjtë.

Dualiteti Zylo-Demkë të përgjon nga gjumi i një mijëvjeçari të ri sërish vicioz. Një gjë mund

të thuhet me siguri: ata përsëri janë bashkë. Kanë ekzistuar nga koha e Kafkës, Kamysë, për të

vijuar sërishmi rrugëtimin në epokën tonë moderne.

“Shoku Zylo i hodhi sytë në një tavolinë në cepin më të largët të verandës. Ndenji një copë herë

me kokë ntë kthyer andej dhe tha i menduar.

Ka njerëz që u mërziten punët. Ai që rri në atë tavolinë nja dhjetë punë ka ndërruar.

Unë ktheva kokën dhe vura re një burrë të trashë, të cilin nuk e njihja.

Edhe unë, shoku Zylo, dua ta ndërroj punën time.

U mërzita,-thashë duke përfituar nga rasti.

O Demkë, po të tregoj një përrallë japoneze: “Një herë, një njeri në kohë të lashta kërkonte

një punë të lehtë. Punët herë i dukeshin të vështira, herë të mërzitshme. Më në fund dëgjoi se

18 Dritëro Agolli, romani: “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, f. 43. 19 Shaban Sinani, “Njerëzit e krisur” të Dritëro Agollit, Naimi, Tiranë, 2012, f. 88. 20 Dritëro Agolli, romani: “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, f. 130.

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Kastrati_Punim Diplome.pdf · Dritëro Agolli duket se e ka pasur të qartë se shkrimet e tij letrare, qoftë në poezi, qoftë në prozë

23

ka në botë një ishull, ku jetojnë njerëz me një sy në ballë. “Eh,-tha ai-sikur të kapësh një njeri

me një sy dhe ta shëtisësh rrugë më rrugë! Kush ta shohë të japë pare, siç u japin atyre që

heqin për dore ndonjë majmun, apo ari. Sa pare mund të fitohen!”.

Hipi në një varkë dhe u nis nëpër dete për të gjetur njeriun me një sy.

Brodhi shumë dhe provoi peripeci të çuditshme, gjersa zbriti në një ishull të humbur.

Nga pylli i madh i ishullit i del një njeri me një pamja të llahtarshme. Në ballë ai kishte vetëm

një sy.

U gëzua udhëtari. “Tani,-tha-do ta kap këtë buçkon dhe do ta fut në varkë”. Por c’të dëgjojë!

Njeriu me një sy u thirri shokëve: “O njerëz! O njerëz! Tek ne ka ardhur nga deti një përbindësh

me dy sy! Hajdeni ta shikoni s ai çuditshëm është! Dhe vrapuan njerëzit me një sy në ballë, e

kapën udhëtarin dhe e futën në pyll.

U çuditën me të, e zunë për dore dhe filluan t’ua tregojnë të tjerëve. Ata që e shikonin, paguanin

pare. Çdo spektator jepte me kënaqësi nga një monedhë të argjentë”.

E dëgjove, o Demkë?

Unë tunda kokën i mahnitur nga mëncuria e shokut Zylo”21.

Romani i frymëzuar nga një muzë universale vesi, zbret në diskursin kritik dhe politik të

interpretimit. As shteti, por as individi nuk e dinë tashmë ta përcaktojnë fatin e njëri-tjetrit se

çfarë konkretisht do të duhet të ndodhë nesër për turmën dhe grupe të caktuara njerëzish që

përbëjnë imazhin e zyrës dhe zyrtarit të saj.

Te Zyloja stigmatizohet tërë “aristokracia” e re shqiptare e kohës, nomenklatura e lartë e krijuar

artificialisht e nxitimthi prej shtresave të varfëra që përbënin bazën morale të regjimit:

fshatarësia dhe punëtoria. Është kjo “aristokracia” e re e kohës që gjendet e konfiguruar me

mjete shprehëse komike-groteske; është shtresa në të cilën ka ndodhur rritja, rrugëtimi dhe

shkëlqimi i vetë autorit Dritëro Agollit dhe kolegëve të tij shkrimtarë, artistë dhe funksionarë

të lartë të shtetit totalitar22.

“Në pjesën e dytë shoku Zylo shfaqi disa shenja nervozizmi. Ky nervozizëm u vu re kur doli në

skenë një personazh-femër me tendenca negative. Personazhet-femër bashkëpunëtore me

21 Dritëro Agolli, romani: “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, f. 210-211. 22 Shaban Sinani, “Njerëzit e krisur” të Dritëro Agollit, Naimi, Tiranë, 2012, f. 89.

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Kastrati_Punim Diplome.pdf · Dritëro Agolli duket se e ka pasur të qartë se shkrimet e tij letrare, qoftë në poezi, qoftë në prozë

24

heroin negativ që i ngjitej kodrës. Ajo ishte shkesë e heroinës pozitive. Në dramë kjo shkesë

ishte mjaft e goditur, por ç’e do se ishte negative. Në tablonë ku tregoheshin vuajtjet

shpirtërore të ish-të fejuarit të heroinës kryesore në pragun e dasmës, u zhvillua ky dialog:

Mos ju ndaj asaj, tha gruaja-shkesë.

Më ndihmo!-tha negativi.

Gjer në varr!-tha gruaja-shkesë.

Gjatë këtij dialogu shoku Zylo murmuriti; dhe bile bëri me dorë një shenjë. Këtë gjest e vuri re

edhe kritikun Zaim Avazi”23.

Me thinja të argjendta edhe nga vitet, por më shumë nga një “sëmundje” e rëndë e komplekse

që e ka munduar gjithë jetën, sëmundje, që fatkeqësisht nuk është infektive dhe nuk përhapet,

sëmundja “e ndërgjegjes së lartë”, e punës së palodhur, e shpirtit të pastër që vuan për të tjerët

dhe e ndershmërisë tradicionale, e cila megjithatë i ka sjellë një të mirë të madhe, vlerësimin e

lartë e dashurinë e sinqertë të të gjithë atyre që e kanë njohur mirë, e me ata jam edhe unë, por

edhe një të keqe fare të vogël, smirën e ndonjë shpirtvogli, që është përpjekur të bëjë vetë

përpjetë sipas esesë së shokut Zylo: “Ti je mur i lartë, por unë të heq gurin e fundit”.

Ndërkaq, në rastin Agolli nuk ka ndonjë përjashtim, kështu ka ndodhur e ndodh me shumë

gjeni, sepse, siç thotë vetë Dritëroi, “ka njerëz që hanë bukë me dhëmbë..., ka të tjerë që me

dhëmbë të mbytin”.

Por Sami Frashëri, i cili ka ditur edhe si do të bëhet a më mirë si duhet të bëhet Shqipëria, ka

pasur besim në vizionin e tij edhe për arsye se ka ditur që Shqipëria do të ketë gjithnjë njerëz

të mëdhenj si Dritëroi dhe për këta na jep një këshillë të mirë:

“Mos i poshtëroni njerëzit e mëdhenj për një a dy fjalë të tyre, - thotë Samiu, - sepse diamanti,

sado i prerë shtrembër të jetë, është më i vlefshëm se një gur i zakonshëm i prerë në formën e

përsosur”.

Përkthyesja M. Marinova e përgatit lexuesin me situatat komike të heronjve kryesorë Demkën

dhe Zylon me të cilët do të njihen duke lexuar faqet e këtij romani. Në fund të këtij prezantimi

lexojmë edhe vlerësimin që i bëhet këtij romani: “Ky roman i Agollit nuk është vetëm një satirë

e rrallë, e suksesshme dhe bashkëkohore, por edhe një vepër që paraqet figurën e burokratit

23 Dritëro Agolli, romani: “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, f. 158.

Page 25: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Kastrati_Punim Diplome.pdf · Dritëro Agolli duket se e ka pasur të qartë se shkrimet e tij letrare, qoftë në poezi, qoftë në prozë

25

servil dhe burokratit të paaftë, pjellë e realitetit socialist. Shprehja e autorit është dinamike, me

një mprehtësi dhe zgjuarsi të madhe.

Zylo është tipizuar kaq mirë, saqë kalon kufijtë e realitetit shqiptar, duke na u paraqitur si një

karakter i njohur në shumë vende të tjera, ku ka pasur kushte të mbijë, të shfaqet fenomeni

Zylo. Nëpërmjet të qeshurës shkrimtari me guxim denoncon një radhë fenomenesh negative,

karakteristike për një epokë të tërë”.

“Ne qeshëm. Shoku Zylo u vrejt:

Kategoritë filosofike nuk duhen banalizuar. Dëshirën për të ngrenë vezë nuk duhet ta ngemë

gjer në parimin e përmbajtjes e të formës, dhe u kthye nga të dy kritikët, duke pohuar me kokë.

Përmbajtja shprehet në aftësinë e interpretëve tanë për krijimin e figurës dhe të shfaqjes

artistike nëpërmjet pasurimit të veprimit skenik, me zbulimin dhe realizimin më vërtetësi të

kontaditës joantagoniste, ku edhe kristalizohet njeriu ynë me ndërgjegjen e tij, duke qënë në

luftë mes fizionomisë së përgjithshme të njeriut tonë dhe pjesëve të vecanta të saj jo vetëm

jashtë, por kryesisht brenda figurës. Përmbajtja dhe forma në një shfaqje vetëm kështu mund

të kuptohen. Për këtë përmbajtje është vështirë të flasin, sepse kemi parë vetëm një pjesë të

dramës, tha shoku Zylo duke mbyllur ligjëratën e gjatë dhe mjaft të errët, nga e cila nuk

kuptohej qëndrimi i tij ndaj dramës”24.

Zyloja dhe Demka vijojnë të flasin ende, duke u bërë pësim-mësim i njehsuar, nën sentencën

“gabimet na bëjnë më të mençur”.... Fenomenologji dhe ekzistencializëm do ta quaja

bukurtingëllimin e këtij romani nëpër sisteme politike, madje një sprovë që vijon të lexohet me

interes nga grupmosha të ndryshme lexuesish.

Njeriu për nga natyra e tij krijuese është i thjeshtë, përpos që arsyeja ia jep atributin e të qenit

i njohur me vetitë e kësaj ekzistence. Hiqja arsyen dhe domosdoshmërisht do të reflektojë efekt

të panjohur mbi çdo gjë. Ai është vetë prijësi që përcakton fatin e tij, se çfarë do të bëhet me të

ardhmen e tij, pra ai është ajo që do të zgjedhë, krijojë pambarimisht25.

Ata, individ që kryesisht bëjnë “politikë” kanë përcaktuar vetëm fatet e tyre, por jo dhe fatet e

përgjithshme. Këtu është thelbi që i ka errur të gjithë, edhe po të dojë ndokush i vetëm ta

ndryshojë, nuk mundet.

24 Dritëro Agolli, romani: “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, f. 158. 25 Dritëro Agolli, Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, vepra letrare 6, Naim Frashëri, Tiranë, 1981, f. 116-117.

Page 26: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Kastrati_Punim Diplome.pdf · Dritëro Agolli duket se e ka pasur të qartë se shkrimet e tij letrare, qoftë në poezi, qoftë në prozë

26

Sot, shteti zyrtar dhe politika janë larg nocioneve shteti i së drejtës, dhe politikë demokratike

që zgjidh nyjet gordiane ekonomike e sociale të qytetarit... Fenomenologjia është studimi i

strukturave të përvojës burokratike vicioze, së bashku me kushtet përkatëse të përvojës të termit

zyrtar në përgjithësi.

Sërish, duke u ndërlidhur me fenomenologjinë dhe funksionimin e shtetit nga polik-bërja e një

grup individësh që njohjet i kanë për përfitim të interesave vetjake, lirshëm mund të vërejmë

se qeverisja e tyre me shtetin nuk trajton fenomenet, por çështjet personale. Ndërkohë që flasim

për fenomene zyrtarësh në kohë reale, kuptojmë hapur se Zylot dhe Demkat në të gjitha shtetet

ballkanike janë ngatërruar në lidhje me inkuadrimin e mirëfilltë shtetëror. Shtetet ballkanike

janë pothuaj pranë ngërçit politik, ndërsa zbatueshmëria e plotë e ligjeve vazhdon të prodhojë

burokratë pambarimisht; ndërkaq, lajthitjet e ligjeve nga ana e zyrtarit shtetëror përdhos

shoqërinë, qytetarin... Për të mbetur sërish skllav të fajësisë kolektive, fenomen refren,

denoncuar kohë më parë nga Kafka, Kamyja deri diku edhe Dino Buxati e për t‟u përshëndetur

te Agolli, si një ves që karrigia ia shton zyrtarit koherent26.

Romani satirik “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” është udhërrëfyes përtej fenomenit

burokrat në realitetin e përbotshëm, sigurisht për ta bërë qytetarin dhe shoqërinë edhe më të

mirë. “Zyrtari i vërtetë, sipas profesionit që ka, nuk duhet të merret aspak me politikë, por duhet

të administrojë portofolin e tij, para së gjithash në mënyrë të paanshme.

(“Sine ira et studio”, “Pa zemërim dhe entuziazëm”), duhet ta bëjë ai punën e vet. Nderi i

zyrtarit është zotësia, kur me gjithë përfytyrimet e tij eprori këmbëngul në një urdhër që atij i

duket i gabueshëm, por që ai e kryen me ndërgjegje dhe përpikmëri në përgjegjësinë e

urdhërdhënësit, sikur të ishte bindja e tij personale. Pa këtë disiplinë morale dhe vetmohim do

të shkatërrohej i gjithë aparati.

Natyrat moraliste të zyrtarëve janë të këqija: para së gjithash në kuptimin politik të fjalës të

papërgjegjshme dhe në këtë kontekst: janë politikanët moralistë: të atillë që ne për fat të keq i

kemi pasur nëpër pozitat udhëheqëse: është pra ajo që ne e quajmë sundimi i zyrtarëve; dhe me

të vërtetë nuk bie asnjë njollë në nderin e nëpunësit tonë, kur ne këtë politikisht, parë nga

prespektiva e suksesit, i nxjerrim në shesh të metat e këtij sistemi” thotë Max Veber. Për të

26 B. Budini, Dritëroi rrëfen aventurat e Zylos, gazeta: “Shekulli”, 17 shtator 2000, f. 23.

Page 27: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Kastrati_Punim Diplome.pdf · Dritëro Agolli duket se e ka pasur të qartë se shkrimet e tij letrare, qoftë në poezi, qoftë në prozë

27

gjitha të vërtetat që përcjell, shoku Zylo është perspektiva e një romani satirik jo të izoluar, por

të mendjes së hapur dhe vetëkorrigjimit në kohë27.

27 M. Veber, Politika si profesion, Asdreni, Shkup, 2006, f. 38-40; 75-80.

Page 28: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Kastrati_Punim Diplome.pdf · Dritëro Agolli duket se e ka pasur të qartë se shkrimet e tij letrare, qoftë në poezi, qoftë në prozë

28

KREU IV:

Humori dhe ironia që prodhohet nga personazhet në roman

4.1 Shoku Q

Të depërtosh në thellësi të fenomeneve të jetës shpirtërore të njeriut të kohës sonë do të thotë

të kuptosh zhvillimin e ardhshëm, ta përkrahësh këtë zhvillim dhe detyrë është e vështirë, por

e lartë, është detyrë nderi28.

Mënyra sesi na dalin personazhet dytësorë në roman i kemi përfshirë në këtë kapitull si më

poshtë:

- Unë kam katranosur një biçim diskutimi, - dhe shoku Q mori nga tavolina ca tabakë letrash

e filloi t'i vërtitë në duar. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f. 141).

- Habitem, çuditem, më lë përshtypje për diçka: Ti impresionohesh,- tha shoku Q. (Shkëlqimi

dhe rënia e shokut Zylo f. 9).

- Trazon, qëllon: Ajo nuk druhej nga shoku Q dhe vazhdonte të mitrolonte rërën me fjalë të

nxehta. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f. 178).

- Organ i zgjedhur i një organizate a institucioni polit e shoqëror të rëndësishëm, që udhëheq

e drejtin punën në mënyrë kolegjiale për një periudhë të caktuar kohe; përmb. Tërësia e

njerëzve që bëjnë pjesë në një organ të tillë: Shoku Zylo e shoku Q ishin në presidium.

(Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f. 13).

4.2 Shoku Shemshedin

- Ti më mirë do të jesh me Zylon se sa me shokun Shemshedin, - tha Adila tek dëgjonim

diskutantët. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f. 18).

28 Koço Bihiku, Probleme letrare, Naim Frashëri, Tiranë, 1979, f. 121.

Page 29: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Kastrati_Punim Diplome.pdf · Dritëro Agolli duket se e ka pasur të qartë se shkrimet e tij letrare, qoftë në poezi, qoftë në prozë

29

- Duke përdorur aritmetikën e thjeshtë edhe në lëmin e flalëve, ne e heqim këtë pjesë

subjektiviste të opinionit nga opinioni i përgjithshëm dhe atëherë mbetet ajo hise që i takon

shokut Shemshedin. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f. 132).

- Shemshedini mund t'i ketë patur qef hutaqët. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f. 43).

- Prirje për mbivlerësimin e punës mendor, të teorisë e të shkencës e përgjithësisht të punës së

intelektualëve: Doemos, Shemshedini vuan edhe nga intelektualizmi. (Shkëlqimi dhe rënia e

shokut Zylo f. 134).

- Tërësia e zakoneve të vjetëruara a e normave të vjetëruara të sjelljes; prapambetje në

mënyrën e jetesës a të menduarit: Dollia duhet të zhduket si shenjë e patriarkalizmit, - tha

shoku Shemshedin duke kapërcyer nga parcela eksperimentale. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut

Zylo f. 129).

- Ai që është i bredhur, që ka qarkulluar shumë; ai për të cilin është folur shumë: Kishte të

drejtë i qarkulluari Shemshedin kur më pat folur për karakterin tënd të ulët. (Shkëlqimi dhe

rënia e shokut Zylo f. 147).

- Duke përdorur aritmetikën e thjeshtë edhe në lëmin e fjalëve, ne e heqim këtë pjesë

subjektiviste të opinionit nga opinioni i përgjithshëm dhe atëherë mbetet ajo hise që i takon

shokut Shemshedin. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f. 132).

4. 3 Zaim Avazi

- Këto ishin atribute të referatit të shokut Zylo, atribute të thëna nga Zaim Avazi dhe Mitro

Karapataqi. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f. 16).

- “Furtuna” mposhti avazin tënd të mëparshëm , Zaim Avazi!- tha shoku Zylo. (Shkëlqimi dhe

rënia e shokut Zylo f. 168).

- Më duket se është ai karakterdobëti, kritiku Zaim Avazi! (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo

f. 233).

- E qartë,-tha ngadalë Zaim Avazi dhe diçka shënoi në fletoren e tij të vogël mes mugëtirës së

sallës. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f. 159).

- Veç asaj, të mos harrojmë se Zaim Avazi dhe Mitro Karapataqi ishin edhe polemistë të

shkathët. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f. 16).

Page 30: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Kastrati_Punim Diplome.pdf · Dritëro Agolli duket se e ka pasur të qartë se shkrimet e tij letrare, qoftë në poezi, qoftë në prozë

30

- Kritiku Zaim Avazi, një nga simpatizantët më të mëdhenj të shokut Zylo, bënte disa gjeste

kuptimplote, duke dhënë përshtypjen se ai dinte gjithçka. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo

f. 191).

- Të dy kritikët, Mitro Karapataqi dhe Zaim Avazi, i vërtiteshin Adilës si sputnikët rreth hënës

për të zbuluar ndonjë fshehtësi. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f. 193).

4.4 Kleopatra

- Kleopatra e njihte forcën e saj, megjithëse nuk e nënvleftësonte edhe barikadën e parimeve

të larta të shokut Zylo. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.194).

- E mërzitur dhe e pikëlluar, Kleopatra u ngrit, i hodhi një vështrim përbuzës të shoqit, i ra me

pëllëmbë këllqeve dhe pulpave të bukura për të shkundur rërën dhe u largua me një krenari që

kapërcente brutalitetin. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.205).

- Nuk e shihni ç'kohë mizerje është?- tha Kleopatra. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.199).

- Më me zjarr diskutonin Mitro Karapataqi dhe Kleopatra, e cila ishte shumë e informuar për

çështjet që shoshiteshin buzë detit mbi kokërzat e imta të rërës. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut

Zylo f.178).

- Kjo është teriblë!-çirte faqet Kleopatra, por ç'është e vërteta ajo ndjente edhe një simpati të

turbullt, për forcën fizike të shokut Zylo, forcë që ishte në harmoni me atë mendore. (Shkëlqimi

dhe rënia e shokut Zylo f. 216).

Page 31: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Kastrati_Punim Diplome.pdf · Dritëro Agolli duket se e ka pasur të qartë se shkrimet e tij letrare, qoftë në poezi, qoftë në prozë

31

KREU V:

Shprehjet pezhorative që shprehin humor, ironi dhe sarkazëm

Gjuha shqipe (në ligjërimin e shkruar e të folur) është shumë e pasur më këtë kategori fjalësh

e shprehjesh të këtilla gjuhësore. Derisa eufemizmat përdoren me kuptimin kryesisht pozitiv,

ironia dhe fjalët pezhorative përdoren me kuptim negativ, përçmues, sharës, përbuzës, tallës,

mospërfillës, mallkues etj. (të gjitha këto do të përfshihen në këtë Fjalorth), që, për fat të keq,

shumë shqipfolës janë mishëruar me to në jetën e përditshme dhe janë bërë pjesë e kulturës së

tyre gjuhësore. Sido që të jenë, edhe ato përbëjnë një pjesë të leksikut të shqipes. Prandaj, ato

si të këtilla, duhet të mblidhen, të sistemohen dhe të studiohen. Derisa në gjuhë të tjera gjejmë

mjaft studime dhe fjalorë të ndryshëm në gjuhën shqipe, në përgjithësi, mungojnë. Hartuesit e

Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe të vitit 1980 i kanë kushtuar një vëmendje të madhe edhe

kësaj kategorie gjuhësore, për çka ne e pamë të arsyeshme që, përmes programeve të linux-it

t’i nxjerrim, t’i sistemojmë dhe ta krijojmë kështu një Fjalorth, që do ta ketë në dispozicion çdo

lexues i interesuar.

Edhe fjalët dhe shprehjet me kuptim KEQËSUES (a PEZHORATIV= lat. peior, më i keq/ më

e keqe dhe deteriorativ; engl. pejorative word, term of abuse; fr. mot pejorativ) zakonisht

përkuzohen "kur një një gjësend a frymor lidhet me një fjalë dhe nënçmohet në mënyrë

implicite".

IRONIA: Tallje (për dikë a për diçka) që bëhet në mënyrë të hollë e të mbuluar, duke folur

gjoja me gjithë mend; qesëndi. Ironi e fortë (therëse, keqdashëse). E kuptoj ironinë. Flet (qesh)

me ironi. Godet me ironi. Por kjo e fundit del edhe me vlerën e një figure stilistike. Dhe, si e

tillë, në FGJSSH shpjegohet në këtë mënyrë: let. Figurë stilistike, me anë të së cilës shkrimtari,

duke u dhënë fjalëve, shprehjeve etj., një kuptim të kundërt nga ai që kanë në të vërtetë ose

duke bërë sikur pranon të kundërtën e asaj që mendon, përqesh e vë në lojë dikë a diçka. Përdor

ironinë. Ironi e fatit libr., përdoret kur ndodh diçka që nuk pritej e as mund të mendohej, kur

vjen diçka fare e rastit dhe e pagjasë ose kur diçka gjen një zgjidhje krejt të kundërt nga ajo që

pritej a që duhej29.

29 Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe, 1980, f. 729.

Page 32: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Kastrati_Punim Diplome.pdf · Dritëro Agolli duket se e ka pasur të qartë se shkrimet e tij letrare, qoftë në poezi, qoftë në prozë

32

5.1 Qasje moderne

Planet ironike, sarkastike, satirike dhe përdorimi i burleskut dhe groteskut, që karakterizojnë

rrymat moderne në dramë, janë të pranishme në mjaft prej veprave të Dritëro Agollit,

posaçërisht tek ato me mbartje të dukshme dramatike e tragjike si “Rënia dhe shkëlqimi i

shokut Zylo”. Qasjet satirike e sarkastike në krijimtarinë e këtij autori, përqeshja, ironia

sfiduese, kritika që asgjëson dhe i kthen në hiç deri edhe gjërat e shenjta, kodet dhe tabutë

nacionale, bëhen zotëruese në identifikimin e vetë stilit të tij.

Sado që e shfaq hapur qëndrimin e tij kritik, sarkastik dhe ironik, sado që njeriu shqiptar mbetet

përherë tragjik dhe absurd, me mungesën totale të kuptimit të së vërtetës, ai e nënkupton,

përmes personazheve të tij, edhe kundërshtimin e realitetit social në Kosovë, edhe

pakënaqësinë e vet ndaj këtij realiteti. Për këtë shkak shkrimtari apelon për arsye, koherencë

dhe ndryshim, për një shfaqje më të drejtpërdrejtë të identitetit etnik shqiptar duke ofruar ide,

synime dhe një mision të qartë.

Tjetër gjë ka në brendi të mitit të sjellë si subjekt apo si element subjekti dhe tjetër gjë pohon

shkrimtari, i cili tashmë i kundërvihet mitit: herë në formë ironie e shpotie ndaj vetëdijes mitike,

që ende vepron tek njerëzit e kohës së tij dhe herë si kritikë e hapur ndaj fuqisë mitologjizuese

të ideologjive a politikave korente, që operojnë me fetishizime idesh, raportesh historike,

situatash e konjukturash sociale deri me keqpërdorimet politike të trashëgimisë kulturore dhe

antropologjike.

Përveç shfrytëzimit të lëndës mitologjike, sidomos për krijimin e situatave, sikurse edhe

theksimit të procesit demitizues për të zbuluar se çfarë pikërisht fshihet pas mekanizmit

fetishizues që prodhon ndërgjegjja mitike, nga ana tjetër, lënda mitike është shfrytëzuar edhe

për të krijuar metafora letrare dramatike të mprehta. Të tria këto aspekte që ne përmendëm më

sipër e kthejnë raportin e shkrimtarit me mitin në një raport veprues dhe krijues në kuptimin e

asaj se çfarë ka dashur të nxjerrë në pah ai për lexuesin e vet.

Sikurse dihet, rritja e forcës komunikuese të një vepre letrare në raport me lexuesin e kohës së

vet, mbetet nga shqetësimet dhe problemet e mëdha të dramës dhe dramaturgëve. Është kjo

arsyeja që në shekullin e XX procesi i demitizimeve dhe risemanitizimit të mitit të lashtë nga

ana e shkrimtarëve më në zë, zuri një vend kryesor.

Page 33: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Kastrati_Punim Diplome.pdf · Dritëro Agolli duket se e ka pasur të qartë se shkrimet e tij letrare, qoftë në poezi, qoftë në prozë

33

Dëshira për të sjellë kuptime të reja tej asaj çka është e thënë tashmë në mit, pra 1) në shoqëritë

e hershme apo 2) nga shkrimtarë dramatikë të hershëm, - ishte e përligjur nga vetë mënyra

ironike se si letërsia dhe përgjithësisht shoqëria i përceptonte “përrallat e lashta”, se si këto

“përralla” të mund të bëheshin të besueshme, tashmë jo në idetë e tyre (pasi ato vazhdojnë të

mbetën universale dhe me ndikim të fortë në çdo kohë e në çdo vend), por në mënyrën e të

thënit të këtyre ideve, ku përfshiheshin, medoemos, edhe destrukturimi i fabulës, rishikimi dhe

rikonceptimi krejt ndryshe i personazheve, këqyrja e subjektit si diçka jo e vërtetë, në të

shumtën e herës si një “përrallë” a diçka e “sajuar”, e pranuar si e tillë për efekt komunikimi.

Dhe kjo “përrallë”, ky “sajim”, prej shkrimtarit modern ka nevojë të rimodelohet e të

ndryshohet, duke iu gjegjur kërkesave të një trillimi, tashmë “letrar”, ku humbet, anashkalohet

dhe bjerrin njëkohësisht si efekti i besimit, ashtu edhe efekti hipnotik që buron prej këtij besimi.

Rrjedhimisht, një mënyrë e tillë rrëfimi e konceptimi, bën që të tejkalohet mënyra e përceptimit

të mitit nga shoqëritë e hershme që e prodhuan atë si pasojë e në funksion të besimit, të

religjionit, përfshi gjithë elementet e njohura të kulteve, të besëtytnive, të proceseve ezoterike:

magjitë, shtrigat dhe shtriganët, forcat e natës dhe të ditës etj., etj.

Drama ka një vesk të përgjithshëm ironik e sarkastik ndaj qëndrimeve përunjëse, ndaj pranimit

të robërisë si e keqe e “pashmangshme”, pranimi i autoritetit të huaj si inferioritet i kamufluar,

mungesë personaliteti, frikë, dorëzim tek më i forti, gjer edhe shërbim i devotshëm prej

mercenari a robi të bindur.

Rëndom pushtimet dhe tjetërsimet tona janë justifikuar gjer edhe si “dobi kombëtare” duke

ushqyer iluzionet e rremë dhe gënjeshtrat, për të mbërritur në një pranim të butë, madje

“entuziast” të shtypjes nga më i pushtetshmi. Dilema se ç‘është robëria: e imponuar apo e

pranuar, bëhet një nga trajektoret më të rëndësishme të mesazhit ideo-filozofik të autorit.

Ç’është, pra, liria?

Një dallim esencial midis artit dhe mitologjisë ngjet në rastet e synimeve ç’mitizuese. Fillesa

mitologjike rikonsiderohet. Ajo shndërrohet në një referencë të përhershme ku adresohet efekti

demitizues, kritika, ironia, satira, efekti zhvlerësues, gjer edhe komikja, grotesku etj.

Në krejt këtë panoramë që përshkuam hap pas hapi, nuk mund të lëmë pa përmendur se botimi

në vitin 1973, i romanit Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, shënon një moment tejet me rëndësi

sa i përket stadeve që përshkallëzuan procesin evolutiv të romanit shqiptar.

Page 34: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Kastrati_Punim Diplome.pdf · Dritëro Agolli duket se e ka pasur të qartë se shkrimet e tij letrare, qoftë në poezi, qoftë në prozë

34

Edhe pse ky roman fshikullonte haptazi dhe vishte me sarkazëm e ironi krejt realitetin shqiptar,

paraqiste me nota realiste dramën e individit dhe absurdin në hierarkinë shtetëror në kohën e

diktaturës komuniste në Shqipëri, për nga forma dhe sendërtimi realist i aktualitetit shqiptar të

kohës, romani Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, ndonëse shënon një risi në prozën romanore

shqipe të atyre viteve, për vet strukturën e brendshme të veprës, ndërtimin e personazheve dhe

frymës kompozicionale, mund të thuhet se kjo vepër nuk përmban tipare dhe elementë të

modernitetit si pjesë përbërëse të fizionomisë që përfaqëson romani modern. Duhet patur

parasysh se në kohën kur u botua kjo vepër, prurjet me karakter modernist në prozën romanore

shqipe, të mishëruara në romanet e Markos dhe Kadaresë, kishin krijuar tashmë jo vetëm një

profil të qëndrueshëm letrar, por edhe degradim të skemave të imponuara nga formati

propagandistik i metodës së realizmit socialist.

Duke mbetur brenda kontekstit letrar, në fund të këtij punimi mund të pohojmë me bindje se

proza romanore shqipe dhe stadi evolutiv i saj së bashku me dukuritë dhe faktorët e përbërës

që karakterizojnë këtë etapë, u kultivuan duke qartësuar fizionominë e saj krijuese në sinkronë

me proceset letrare që tashmë kishin zënë vend dhe po luanin një rol parësor në vendet ku

lëvrohej e përurohej kjo kulturë të shkruari, duke dhënë në këtë mënyrë ndikimin e saj

vendimtar për zhvillimet e mëvonshme në shpërbërjen e formave dhe modeleve të ngurta, si

edhe krijimin e një modeli autentik letrar, që ndikoi në njohjen në nivel ndërkombëtar të

letërsisë shqipe.

5.2 Shembuj nga romani

Tragji-komizmi i figurës së Zylos buron nga kontradita themelore e karakterit të tij: ai i jep

vetes të tjera vlera nga ato që i takojnë, duke menduar se hierarkia shtetërore është edhe hierarki

meritash. Përgjithësisht Zylo është njeriu që mendon për progresin, por idetë e tij janë të

dështuara, sepse ai e ka humbur sensin e realitetit30.

Allalla, o rezil, o katil, allall! – (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo. f.165).

Katil - m. keq. Ai që vret dikë në mënyrë mizore, vrasës i pamëshirshëm, kriminel; ai që nuk

ngopet duke e munduar dikë, duke i bërë keq dikujt. Katilët fashistë. Me zemër (me shpirt) prej

katili.)

30 Shaban Sinani, “Njerëzit e krisur” të Dritëro Agollit, Naimi, Tiranë, 2012, f. 85.

Page 35: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Kastrati_Punim Diplome.pdf · Dritëro Agolli duket se e ka pasur të qartë se shkrimet e tij letrare, qoftë në poezi, qoftë në prozë

35

E zeza, babit! E zeza babait! – (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo. f.54. )

E zeza - E hëngri e zeza përfundoi keq, e pësoi rëndë, e mori dreqi.

I shkreti – (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo. f.54).

I thuhet me qesëndi një njeriu që kërkon një përtim a një privilegj të padrejtë. I shkreti ti! E

shkreta ajo!

Qyqja! – thirri gruaja e kryetarit (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo. f. 98).

Mb. * Kur të këndojë qyqja e kuqe (nga bishti) iron. shih te QYQ/E)

Qyqja maker guguçja!-tha shoku Zylo-(Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo. f.98).

(Kur të këndojë qyqja e kuqe (nga bishti) iron. shih te QYQ/E, ∼JA.; * Kur të këndojë qyqja

e kuqe (nga bishti) iron. shih te QYQ/E,)

Mrekulli!-tha shoku Zylo dhe një ngjyrë e kuqe ja mbuloi fytyrën e zbehtë, të vrarë nga pija e

mbrëmshme – (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo. f.101).

Kishte qenë diçka shumë e mirëseardhur, kal. 4. g. (me trajta të shkurtra të përemrit vetor në r.

dhanore e kallëzore). Ma punoi, ma ngjeshi, ma skuqi, më hoqi një vërejtje të rëndë. Ia kuqi

keq. Mirë ia bëri që ia kuqi.

E mbajtke mirë rakinë, shoku Zulo!- tha kryetari. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo. f. 102).

Shoku Zylo është një nga qindra e qindra nëpunësit e mesëm të një aparati shtetëror me shumë

instrumente. Ai nuk është pa merita në peshoren e shoqërisë kanë rëndesë shumë më të vogël

se në mendjen e Zylos31.

Njerëz të çiltër!- tha shoku Zylo, duke përveshur mëngët e këmishës. Por më vjen keq se kam

për t’u ndeshur me këta njërëz kaq të mirë e kaq të sjellshëm. Ndjenja qytetare është një dhe

miqësia është tjetër. Nuk mund të bie në familjaritet. Detyra s’më lejon. (Shkëlqimi dhe rënia

e shokut Zylo. f. 102).

Personazhi qëndror i romanit, Zylo Kamberi, është një punonjës i aparatit ideologjik të pushtetit

komunist. Ai drejton një sektor shumë të rëndësishëm të propragandës, pikërisht atë që lidhet

me kulturën masive, ose më mirë me kulturën e masave. Për rrjedhojë, komunikimi i tij është,

31 Shaban Sinani, “Njerëzit e krisur” të Dritëro Agollit, Naimi, Tiranë, 2012, f. 85.

Page 36: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Kastrati_Punim Diplome.pdf · Dritëro Agolli duket se e ka pasur të qartë se shkrimet e tij letrare, qoftë në poezi, qoftë në prozë

36

më së pari, një komunikim i ideologjisë. Përgjatë romanit ne shohim se veçanërisht interesi i

shokut Zylo është i përqendruar te arti i fjalës, te letërsia, për shkak se edhe propaganda

ideologjike te gjuha e ka mbështetjen e saj, madje kjo mëton krijimin e “gjuhës së re”32.

O tërfil i porsakorrur!- (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, f. 115).

Vapë e madhe-pëshpëriti shoku Zylo për t’u future në bisedë. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut

Zylo. f.130).

Adem Adashi, të shumtën e rasteve, heshtte, ndërsa kritiku Zaim Avazi lëvizte krahun dhe bënte

“phë”!- (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, f. 178).

Pas çdo fraze të shokut Zylo, ajo hapte buzkat dhe thoshte: “Oh, manjifik”!- (Shkëlqimi dhe

rënia e shokut Zylo. f.178).

Në të vërtetë Zylo Kamberi është një figurë me dramë të brendshme. Veprimet e tij të bëjnë të

qeshësh, po aq sa edhe të ndjesh keqardhje. Zyloja nuk është një burokrat poterexhi, bujëmadh,

i zhurmshëm. Arroganca e tij është e heshtur. Prepotenca e tij është me zë të ulët. Veprimet e

tij përherë priren nga qëllime të mbara, por çojnë në gabime trashanike. Kjo vlen ngaqë parimet

janë mbi realitetin33.

Sa vulgar je, o Zaim Avazi!- (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo. f.185).

Që sillet në mënyrë të pahijshme e të pakulturuar; që është karakteristikë për një njeri të trashë

në të folur e në sjellje; që ka përmbajtje të rëndë, që nuk duhet bërë a nuk duhet thënë, i ulët.

Njeri vulgar. Qëndrim vulgar. Sjellje vulgare. Fjalë (shprehje) vulgare.)

Phë! – bëri kritiku Zaim Avazi-(Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo. f.194).

Mos bëj “phë”: - tha Kleopatra dhe ndaloj goditjen-(Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo. f.194).

Pu-pu! S’po e gjej dot atë kremin Italian! Do t’ja lyenim shokut Zylo kurrizin dhe do t’i

shërohej menjëherë, tha Kleopatra tek rrinim në rërë-(Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo.

f.204).

Shët!- tha Adem Adashi i zymtë-(Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, f. 204).

32 Teuta Toska, Gjuha e drurit dhe shprehësia në romanin “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, në: “Dritëro

Agolli-personalitet i shquar i letërsisë dhe kulturës shqiptare”, Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, 2013, f.

320. 33 Shaban Sinani, “Njerëzit e krisur” të Dritëro Agollit, Naimi, Tiranë, 2012, f. 85.

Page 37: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Kastrati_Punim Diplome.pdf · Dritëro Agolli duket se e ka pasur të qartë se shkrimet e tij letrare, qoftë në poezi, qoftë në prozë

37

Shoku Zylo është një figurë komike e burokratit që lufton burokratisht burokracinë mbi bazën

e virtyteve revolucionare të njësuar në mënyrë burokratike. Sipas tij, Agolli e ndërton bukur

personazhin në veçanësinë e tij, duke na e paraqitur në pamjen e një burokrati kopjues të velur

nga marrëdhëniet dhe fjalimet e shefit të vet34.

Për çudinë tonë, Adem Adashi nu tha, si gjithnjë, “mos godit rërën”, por “godite!”- (Shkëlqimi

dhe rënia e shokut Zylo. f.204).

Shoku Zylo vuan pasi ka djegur gjysmën e lëkurës personale, kurse Adem Adashi qëndron

indiferent. E heq veten edhe shkrimtar! Shkrimtari duhet të jetë sensibël ndaj lëkurës së të

tjerëve. Bile sikur ta çpojnë dikë në lëkurë njëqind metra larg, shkrimtari duhet të hidhet

përpjetë dhe të thërresë: “Oh”- (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, f. 205).

34 Vjollca Rrapai, Jehona ndërkombëtare e romanit “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” të Dritëro Agollit, në:

“Dritëro Agolli-personalitet i shquar i letërsisë dhe kulturës shqiptare”, Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër,

2013, f. 179.

Page 38: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Kastrati_Punim Diplome.pdf · Dritëro Agolli duket se e ka pasur të qartë se shkrimet e tij letrare, qoftë në poezi, qoftë në prozë

38

PËRFUNDIME:

Ky punim diplome është një përpjekje modeste për të dëshmuar edhe një herë se brenda

formësimit aktual dhe praktik të shenjave gjuhësore “fshihet” një botëkuptim i caktuar, i cili

shpreh cilësitë shpirtërore të popullit që e flet dhe se gjuha është një realitet mendësor, kulturor,

etnografik, historiko-shoqëror. Lidhja e veshjes tingullore me bazën sendore-logjike është

çështje përceptimi, reflektimi, botëkuptimi dhe se ndërliqësia e procesit krijues, me të cilin

gjuhët përballen çdo ditë, buron së brendshmi nga dëshira që ka çdo bashkësi dhe kulturë për

ta vulosur realitetin sipas mënyrës së vet.

Por ajo çka kuptohet nën këtë term është shumë më e gjerë dhe është shtruar e hulumtuar që së

lashti. Nga shumica e gjuhëtarëve dhe e filozofëve të gjuhës është pranuar se gjuha nuk duhet

parë si një produkt i vdekur (pa jetë), por si një proces krijues, ajo funksionon si një mjet

komunikimi dhe ka një lidhje të fortë me veprimtarinë e brendshme shpirtërore.

Thelbin e formës së brendshme të gjuhës e ka përimtuar për bukuri Sh. Rrokaj, kur shkruan:

“Gjuha e një bashkësie nuk është vetëm një mjet i thjeshtë komunikimi, një rregullator i

marrëdhënieve të gjithanshme shoqërore, ajo është një mjet që jep mundësinë për formimin e

botëkuptimit të individit si pjesëtar i bashkësisë, si dhe shpreh gjithë zbërthimin e qenies së tij

shpirtërore. Veçanësia e një gjuhe në raport me një tjetër, krahas dallimeve të njohura,

qëndron edhe në faktin se çdo gjuhë përfaqëson në mënyrë shumë origjinale se si pjesëtarët e

bashkësisë folëse perceptojnë marrëdhëniet e gjithanshme, nga ato ekzistenciale deri ato

etnoklulturore. Vetëm në gjuhën e tyre vlerat shpirtërore të një populli gjejnë mënyrën më të

mirë të shprehjes, sepse ato nuk janë të krijuara jashtë kësaj gjuhe”35.

Shkolla të ndryshme gjuhësore dhe filozofike, po ashtu dhe studiues të shumtë, i janë qasur

kësaj çështjeje nga këndvështrime të ndryshme. Me gjithë “mozaikun” e shtjellimeve dhe

përkufizimeve për formën e brendshme, mund të themi se sot kemi një teori të plotë për këtë

çështje, e cila mbetet në rend të ditës, ngaqë shpesh studiues të rinj, por edhe ata që kanë një

përvojë të gjatë në fushën e gjuhësisë, i drejtohen asaj për gjuhë të ndryshme në kuadrin e

gjuhësisë kontrastive apo gjuhësisë së aplikuar.

35 Shezai Rrokaj, Çështje të gjuhës shqipe 1, Albatros, Tiranë, 2007, f. 263.

Page 39: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Kastrati_Punim Diplome.pdf · Dritëro Agolli duket se e ka pasur të qartë se shkrimet e tij letrare, qoftë në poezi, qoftë në prozë

39

Analiza e kompozitave, si një nga mjetet më të fuqishme të pasurimit të leksikut të shqipes, na

dha mundësi të shqyrtojmë nga pikëpamja praktike se dukuritë gjuhësore janë të lidhuara

njëkohësisht me rrafshin e realitetit dhe të mendimit, me mënyrën se si një bashkësi gjuhësore

e abstragon realitetin duke nxjerrë në pah tipare të veçanta të relievit, me mjetet që kjo bashkësi

përzgjedh për të përpunuar formën e shprehjes, imazhet psikike që folësit sendërtojnë gjatë

procesit të përshfaqjes së koncepteve, me përfytyrimin që kanë këta të fundit për botën që i

rrethon duke “prodhuar” një shumësi shenjash të ndryshme, origjinale dhe lehtësisht të

dallueshme nga njëra- tjetra.

Dhe, në këtë kontekst, nuk mund të lihet pa përmendur fakti se këto shenja gjuhësore kanë

formuar vargje të zgjeruara sinonimike, sikurse dhe një tërësi fushash konceptore dhe leksikore

të bazuara te treguesit themelorë të realies, të përzgjedhur dhe të sintetizuar mendërisht në bazë

të përceptimeve të ndryshme për të asociuar simbolikën tingullore me një përkatësi “natyrore”

të përmbajtjes së fjalës. Në rastin e kompozitave, “substanca kuptimore” e lidhur me tërësinë

e përceptimeve, qëndrimeve subjektive të folësve, ndjenjave dhe abstragimeve mendore, sipas

mendimit tonë, është e ndryshme.

Zyloja nuk është i vetëdijshëm për sëmundjen që e mundon. Ai nuk është një burokrat

skematik, që shquhet që atje tej. Përkundrazi, lexuesi e mbyll librin e bindur se, po të mund të

bëhej i ndërgjegjshëm për dobësinë, shokut Zylo ndoshta do t’i vinin mendtë dhe do të gjente

forcë për të ndrequr veten. Prandaj ai është një figurë fatkeqe, ku bëhen bashkë mirësia e

qëllimit me padijen, me humbjen e ndjenjës së realitetit, të masës për të vërtetën. Në këtë

kuptim, Zyloja i shfaqet lexuesit në një pamje sa të rrezikshme, aq edhe për t’i qarë hallin.

Zyloja nuk i beson faktit, por imazhit që ka në mendje, iluzionit. Përmasa e jetës në mënyrën e

të menduarit të tij është zëvendësuar nga idetë dhe format. Subjektivisht Zyloja e konsideron

veten në pararojë të shoqërisë, kurse objektivisht e kufizon atë. Ai nuk është i vetëdijshëm për

dëmin që u sjell vetes dhe të tjerëve. Beson në një meritokraci fiktive dhe kjo e bën qesharak.

Këtu ndahet edhe qëndrimi emocional i autorit. Ai e përqesh, e satirizon, e vë në pozitë të

vështirë personazhin e vet, por edhe i dhimbset, e justifikon disi, bile, në një farë mënyre, ka

raste kur duket qartë se e merr në mbrojtje, duke mos e zhveshur nga çdo vlerë.

Situatat që kalon Zyloja i jeton me seriozitetin më të madh, kur të tjerët mezi e mbajnë të

qeshurën. Duke ngatërruar forcën e ligjit, të kompetencës, të të drejtave si epror, me forcën e

argumentit, që është autoriteti më i lartë, ai i vesh vetës atribute të pamerituara, beson verbërisht

Page 40: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Kastrati_Punim Diplome.pdf · Dritëro Agolli duket se e ka pasur të qartë se shkrimet e tij letrare, qoftë në poezi, qoftë në prozë

40

në forcën çudibërëse të urdhrit, të fjalës. Duke imituar modelin që ka zgjedhur si shpresë për

“nëpunësin në ngjitje”, ai shmanget nga vetja.

Burokrat i çuditshëm, në të shumtën e herës i dehur nga një realitet që nuk ekziston, i mërguar

nga jeta e vërtetë, megjithatë, herë-herë Zyloja thotë disa të vërteta lakonike dhe të befta, që ai

i quan “ese”. Në këto raste është shumë e vështirë të përdoret për të emërtimi burokrat. Madje

lexuesi mund të mendojë njësoj si Sanço Pança për “ustain” e vet të dehur nga fantazia e sëmurë

Don Kishoti: “Sa mirë do të ishte të mos e pushtonte ajo sëmundje e mallkuar”, ajo

marramendje, ajo dehje që vjen nga iluzionet, ai dyzim dhe ajo shpërfillje e realitetit.

Zyloja është një burokrat me dramë, burokracia e tij nuk është butaforike dhe estradeske.

Natyra e dyfishtë, mospërputhja ndërmjet qëllimit dhe përfundimit, i provokon lexuesit

emocione tejet të kundërta. E rëndësishme është se cilido që të jetë emocioni: dhimbje,

keqardhje, përqeshje, lexuesit i shkakton ndjenjën e refuzimit ndaj pozitës së personazhit36.

36 Shaban Sinani, “Njerëzit e krisur” të Dritëro Agollit, Naimi, Tiranë, 2012, f. 86-87.

Page 41: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Kastrati_Punim Diplome.pdf · Dritëro Agolli duket se e ka pasur të qartë se shkrimet e tij letrare, qoftë në poezi, qoftë në prozë

41

BIBLIOGRAFIA:

Agolli, Dritëro, romani: “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, Naim Frashëri, Tiranë, 1973.

Bihiku, Koço, Probleme letrare, Naim Frashëri, Tiranë, 1979.

Budini, B, Dritëroi rrëfen aventurat e Zylos, gazeta: “Shekulli”, 17 shtator 2000.

Fjalor Gjuhës së Sotme Shqipe, 1980.

Kodra, Klara, Bota poetike e Dritëro Agollit , në revistën: “Studime filologjike”, 2012/1-2.

Kuçuku, Bashkim, Bota poetike e Dritëro Agollit, në revistën: “Studime filologjike”, 1991/1.

Rrapai, Vjollca, Jehona ndërkombëtare e romanit “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” të

Dritëro Agollit, në: Dritëro Agolli-personalitet i shquar i letërsisë dhe kulturës shqiptare,

Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, 2013.

Rrokaj, Shezai, Çështje të gjuhës shqipe 1, Albatros, Tiranë, 2007.

Sinani, Shaban, “Njerëzit e krisur” të Dritëro Agollit, Naimi, Tiranë, 2012.

Toska, Teuta, Gjuha e drurit dhe shprehësia në romanin “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”,

në: Dritëro Agolli-personalitet i shquar i letërsisë dhe kulturës shqiptare, Universiteti “Eqrem

Çabej”, Gjirokastër, 2013.

Veber, M, Politika si profesion, Shtëpia Botuese “Asdreni”, Shkup, 2006.