34
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME TEMA:EMRAT E PËRVEÇËM KËSHTJELLAISMAIL KADARE MENTORJA: KANDIDATI: DR.ROVENA VATA KALTRINA HAJDARI GJAKOVË, 2018

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · veprën “ Kështjella” , tregon vet fakti se Ismail Kadare si njohës i mirë dhe më produktiv i veprave të ndryshme letrare të

  • Upload
    others

  • View
    30

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · veprën “ Kështjella” , tregon vet fakti se Ismail Kadare si njohës i mirë dhe më produktiv i veprave të ndryshme letrare të

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: GJUHË SHQIPE

PUNIM DIPLOME

TEMA: EMRAT E PËRVEÇËM “KËSHTJELLA” ISMAIL KADARE

MENTORJA: KANDIDATI:

DR. ROVENA VATA KALTRINA HAJDARI

GJAKOVË, 2018

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · veprën “ Kështjella” , tregon vet fakti se Ismail Kadare si njohës i mirë dhe më produktiv i veprave të ndryshme letrare të

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: GJUHË SHQIPE

PUNIM DIPLOME

TEMA: EMRAT E PËRVEÇËM “KËSHTJELLA” ISMAIL KADARE

Komisioni:

Kryetar___________________________

Anëtar____________________________

Anëtar____________________________

MENTORJA: KANDIDATI:

Dr. Rovena Vata KALTRINA HAJDARI

Gjakovë, 2018

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · veprën “ Kështjella” , tregon vet fakti se Ismail Kadare si njohës i mirë dhe më produktiv i veprave të ndryshme letrare të

3

Pasqyra e lëndës

HYRJE......................................................................................................................................4

1. Objekti dhe motivimi i temës..........................................................................................4

2. Metodologjia dhe metodat e punës .................................................................................5

3. Baza teorike e punimit ....................................................................................................5

4. Synimi i temës.................................................................................................................5

KREU I: Zhvillimi gjuhësor në romanin “Kështjella” të Ismail Kadaresë .......................8

1.1. Tipologjia e fjalëformimit në gjuhën shqipe...................................................................8

1.2. Alternanca narrative e emrave ......................................................................................10

1.3. Rrëfimi polifonik ..........................................................................................................12

1.4. Funksioni i emrit të përveçëm në prozën kadareane.....................................................12

1.5. Dialogu ndërmjet emrash..............................................................................................14

1.6. Përdorime të emrave të përveçëm në arkaizma dhe krahinorizma ...............................15

KREU II: Huazimet turke të emrave në romanin “Kështjella” të Ismail Kadaresë.......17

2.1. Huazimet leksikore në gjuhën shqipe ndahen sipas disa kritereve:...............................17

2.2. Huazimet turke ..............................................................................................................17

2.3. Huazimet leksikore........................................................................................................18

2.4. Emrat e përveçëm me burim vendës .............................................................................28

PËRFUNDIME: .....................................................................................................................32

BIBLIOGRAFIA: ..................................................................................................................33

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · veprën “ Kështjella” , tregon vet fakti se Ismail Kadare si njohës i mirë dhe më produktiv i veprave të ndryshme letrare të

4

HYRJE

1. Objekti dhe motivimi i temës

Objekti i studimit të kësaj teme mendoj se është i trajtuar mirë por shtruarja dhe zgjidhja e

problemeve në një temë të tillë për gjuhën shqipe, mbështetur në materiale të gjëra kërkon një

studim edhe më të thellë. Emrat janë bërë objekt studimi sintetik në çdo gramatikë shkollore e jo

shkollore. Duke u thelluar në materialet e shumta, të tërheqin vëmendjen mjaft çështje të

rëndësishme për tu trajtuar rreth emrave. Të tilla janë problemi i klasifikimit në klasa të veçanta e

përcaktimi i kufijve të këtyre klasave, problemi i shkallëve të emrave, përcaktimi i emrave të thjeshta

dhe lokucioneve ndajfoljore që përdoren në shkallë të ndryshme dhe i atyre që nuk formojnë

shkallë, duke mos lënë jashtë këtu edhe afritë që vihen re në këtë pikë me mbiemrat. Problemet që

lidhen me origjinën dhe formimin e emrave janë të shumta dhe të ndryshme, një çështje mjaft herë

e vështirë për t’i dhënë një zgjidhje të prerë. Çështjet e trajtuara në këtë temë janë: Njohuri mbi

emrat, origjina, formimi, llojet dhe kuptimet e tyre.

Pse është marrë studimi i përdorimit të emrave të përveqëm dhe të kohës si kategori gramatikore në

veprën “ Kështjella” , tregon vet fakti se Ismail Kadare si njohës i mirë dhe më produktiv i veprave të

ndryshme letrare të gjuhës shqipe, krijon premisa shumë të mëdha dhe jep avantazhe të

konsiderueshme në kuptimin e rolit të emrave si kategori gramatikore në njërën anë dhe përdorimin

e drejt të tyre në të shkruar dhe të folmes së gjuhës në anën tjetër.

Në periudhën e studimeve të mia katërvjeçare në Fakultetin e Filologjisë – Gjakovë në degën e

gjuhës shqipe, isha i bindur që katër vite studim nuk do më zhgënjejnë në përzgjedhjen time,

sidomos në punimin e diplomës. Pasi që bisedova me mentoren, u përcaktova që temën e diplomës

ta marr në lëndën e morfologjisë, duke e futur në kornizë shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare,

ku përzgjodha romanin e tij “Kështjella”. Pas leximit të romanit, përzgjedhja për të punuar këtë temë

ishte më e lehtë. Në konsultim me profesoreshën time të nderuar, Dr. Rovena Vata, formuluam

temën: EMRAT E PËRVEÇËM – në romanin: “ Kështjella”, Ismail Kadare, temë kjo, të cilën mendoj se

kam arritur ta punoj me përkushtim të madh.

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · veprën “ Kështjella” , tregon vet fakti se Ismail Kadare si njohës i mirë dhe më produktiv i veprave të ndryshme letrare të

5

2. Metodologjia dhe metodat e punës

1. Kërkimi parësor – metodë kjo e cila është përdorur dhe përdoret për studime praktike të veprave

të ndryshme letrare, e në veçanti romaneve, në bazë të shfaqjes së veprës për të cilën bëhet fjalë në

këtë temë, për t’i kuptuar më mirë emrat dhe përdorimin e drejt të tyre si në folur po ashtu edhe në

shkruar.

2. Kërkimi dytësor – bazohet në të dhënat dhe informacionet e marra nga vepra letrare “Kështjella” e

Ismail Kadaresë, studime të ndryshme, tekste shkollore dhe universitare të autorëve të ndryshëm

në aspektin letrar gjuhësor si dhe faqe të ndryshme nga interneti. Këto dy burime të informacioneve

na mundësojnë që për së afërmi t’i kuptojmë emrat si pjesë të ligjëratës, përdorimin e tyre dhe

rëndësinë e tyre, gjë të cilën e gjejmë më së miri në veprën e njohësit më të madh të letrave shqipe

Ismail Kadaresë.

3. Baza teorike e punimit

Si bazë kryesore për të realizuar këtë teme kemi shfrytëzuar romanin e Ismail Kadaresë-“Kështjella”,

por edhe duke e gërshetuar me literaturë të bollshme shkencore. Monografitë, studimet apo

referimet janë jo të pakta. Si literaturë teorike jemi mbështetur në studimet e Sabri Hamitit, Shefkije

Islamaj, Shaban Sinanit, Nasho Jorgaqit, Agim Vincës, Floresha Dados etj.

4. Synimi i temësAftësia e njerëzve për të jetuar në botën e sotme ndikohet fuqimisht nga aftësitë e tyre gjuhësore

dhe njohja e fjalëve. Në përgjithësi fjalori është një listë fjalësh e bazuar kryesisht në rendin

alfabetik, ku jepen shpjegimet e përkufizimet përkatëse të fjalëve. Një fjalë në shumicën e analizave

gjuhësore përshkruhet si një grup të dhënash apo tiparesh, qё në vetvete janë ndërthurje e kuptimit,

regjistrave, lidhjeve, shprehive gramatikore, formës së shkruar, formës së shqiptimit dhe përdorimit

në kontekste. Të mësosh fjalën nuk do të thotë vetëm të dish kuptimin e saj, por njëkohësisht të

mësosh të gjitha tiparet e tjera që paraqet ajo dhe që në fund të fundit, pёrfaqsojnё atë që quhet,

njohje e fjalës.1

1 Adolphs, S., & Schmitt, N. 2003. Lexical coverage of spoken discourse. Applied Linguistics, 24(4), 425–43.

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · veprën “ Kështjella” , tregon vet fakti se Ismail Kadare si njohës i mirë dhe më produktiv i veprave të ndryshme letrare të

6

Termi “fjalë” do të thotë kuptimi bazë i saj dhe i lidhjeve të veçanta që krijon ajo, me një grup të

caktuar tingujsh që i përshtaten niveleve të ndryshme gramatikore.2

Zhvillimi i individit është një proces kompleks që nis në periudhën prenatale dhe vazhdon

përgjatë gjithë hapësirës jetësore të tij. Zhvillimi ndodh në disa dimensione siç janë: zhvillimi fizik,

zhvillimi motorik, zhvillimi konjitiv, zhvillimi perceptiv, zhvillimi social, zhvillimi emocional, zhvillimi

moral, zhvillimi gjuhësor, etj. Të gjitha këto dimensione janë të ndërthurura dhe ndihmojnë

zhvillimin e njëritjetrit. Zhvillimi mund të ndodhë vetiu, si pasojë e maturimit, që është procesi i

rritjes i kontrolluar gjenetikisht. Në anën tjetër, gjithashtu, ai ndikohet nga praktikat e përshtatshme

të mirërritjes dhe stilit të jetesës, të cilat mund ta nxisin dhe përshpejtojnë, ashtu sikurse praktikat

dhe stilet e jetesës të papërshtatshme mund ta pengojnë apo ngadalësojnë atë. Teoricienë të

ndryshëm të zhvillimit ndër vite kanë mbështetur njërën apo tjetrën prej këtyre qasjeve; natyrën

(prirja e trashëguar gjenetike për zhvillim) apo mirërritjen (kushtet mjedisore që influencojnë

zhvillimin), si faktorë kryesorë ndikues të procesit të zhvillimit. Ata që besojnë në prirjet natyrore

kanë tendencën të presin që fëmijët të arrijnë faza të caktuara zhvillimi në të njëjtën kohë për shkak

të maturimit. Në të kundërt, ata që besojnë në mirërritjen – inputin mjedisor, theksojnë ndikimet e

jashtme mjedisore mbi individin.3

Kohët e fundit studiuesit e gjuhës gjithnjë e më shumë po bashkojnë idetë e tyre në një qasje të

vetme, që ndërthur të dyja, e cila mbështet idenë se në të vërtetë, të dy këta faktorë janë të lidhur

ngushtësisht me njëri-tjetrin.4 Kjo qasje e re sjell idenë se realisht është natyra, e cila përmes

mirërritjes, sjell zhvillimin e shëndetshëm të individit. Pra, kjo qasje e re sqaron se prirjet gjenetike

stimulohen nën disa kushte optimale mjedisore për të arritur nivele më optimale zhvillimi.

Gjuha u jep njerëzve mundësi për t’i shprehur ndjenjat, dëshirat, mendimet dhe idetë e veta.

Gjuha është mjeti njohës, përmes të cilit zbulohen, përvetësohen, përçohen, ruhen dhe trashëgohen

dijet mbi botën dhe gjithësinë. Gjuha është një nga treguesit më domethënës të identitetit kulturor

të komunitetit gjuhësor, si dhe të personalitetit individual. Gjuha është mbartëse e kulturës, e

dokeve dhe e zakoneve të përdoruesve përkatës. Shkalla e ngjashmërive kulturore ndryshon

nga njëra gjuhë tetjetra. Kështu, hendeku kulturor ndërmjet gjuhëve të një familjeje mund të jetë i

ngushtë, mirëpo ndërmjet gjuhëve të familjeve të ndryshme, ai mund të jetë shumë i gjerë. Këtu,

nuk kemi të bëjmë vetëm me hendekun kulturor, por edhe me larushinë e sistemit

gjuhësor. Pikërisht për këtë arsye, procesi i të nxënit dhe përvetësimit të një gjuhe që i përket një

2 Ilo Stefanllari 2011 A course of english lexicology Shtёpia botuese, GEER, 2011.3 Sigelman, C. K., & Rider, E. A. (2009). Life-Span Human Development. Belmont: Wadsworth CengageLearning., f. 34.4 McDevitt, T. M., & Ormrod, J. E. (2010, Korrik 20). Nature and Nurture. Gjetur në www.education.com:http://www.education.com/reference/article/nature-nurture/

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · veprën “ Kështjella” , tregon vet fakti se Ismail Kadare si njohës i mirë dhe më produktiv i veprave të ndryshme letrare të

7

familjeje tjetër gjuhësore përfshin njëherazi zotërimin e kulturësdhe të tipareve gjuhësore të kësaj

gjuhe. Gjuha është mjeti, përmes të cilit fëmija përvetëson vlerat kulturore, morale, fetare, si dhe

pasuri të tjera të shoqërisë:

1. Një gjuhë është e parë, i tillë është edhe përvetësimi i saj, nëse nuk është mësuar ndonjë

gjuhë tjetër përpara saj. Përndryshe, ajo është gjuhë e dytë;

2. Pra, gjuha nënë, e cila përvetësohet që në krye të herës nga fëmija, atëherë kur qelizat e

tij gjuhësore janë të zbrazura, është “gjuha e parë”, kurse gjuha, e cila

përvetësohet pas gjuhës së parë, është “gjuha e dytë”. Në këtë kontekst, termi “gjuhë e

dytë” mund t’i referohet çdo gjuhe që mësohet pas gjuhës nënë. Pra, ai mund t’i referohet

edhe nxënies së gjuhës së tretë ose të katërt.

Ekzistojnë mendime të ndryshme lidhur me përvetësimin e gjuhës dhe nxënies së gjuhës. Mendimi i

Krashenit5 është njëri prej tyre. Ky studiues bën dallimin ndërmjet “përvetësimit” dhe “nxënies”. I

pari i referohet procesit të pavetëdijshëm të mësimit të gjuhës përmes ekspozimit, kurse i dyti i

referohet procesit të vetëdijshëm të studimit të gjuhës. Sipas kësaj pikëpamjeje, nëse gjuha thithet

dhe tretet në mënyrë të pavetëdijshme përmes ekspozimit, atëherë procesi quhet “përvetësim”.

Përkundrazi, nëse një gjuhë thithet dhe tretet në mënyrë të vetëdijshme përmes mësimdhënies në

institucionet arsimore, atëherë procesi quhet “nxënie”. Kur gjuha thithet dhe tretet nëmënyrë të

pavetëdijshme nga nxënësi, ky i fundit mund të mos ketë kompetencë gramatikore, por mund të

ketë kompetencë komunikuese në një kontekst të veçantë, kurse kur gjuha thithet dhe tretet në

mënyrë të vetëdijshme prej tij, atëherë ky i fundit mund të ketë kompetencë gramatikore, por mund

të mos ketë kompetencë komunikuese. Ekzistojnë dy qasje të ndryshme lidhur me procesin e

përvetësimit të gjuhës. Gjuhëtarë të tillë, si Çomski6 dhe pasuesit e tij, thonë se gjuha është e lindur

dhe fëmijët përvetësojnë vetëm korpusin e gjuhës nga mjedisi, por jo strukturën e saj. Ndërkohë,

psikologët janë të mendimit se gjuha mësohet njëlloj si të gjitha sjelljet e tjera njerëzore. Kështu, ata

mëtojnë se si korpusi, ashtu edhe struktura e gjuhës, përvetësohen nga mjedisi. Megjithëkëtë, të

dyja këto qasje e pranojnë rëndësinë emjedisit për përvetësimin e gjuhës.

Pra, gjuha, më specifikisht gjuha e folur, mund të thuhet se mësohet nga ndërveprimi me të

rriturit që kujdesen për individin (prindërit apo kujdestarët parësorë). Eksperienca e vazhdueshme,

kontakti sa më i hershëm me tingujt dhe ushtrimi i shprehive gjuhësore nevojiten për të mësuar

gjuhën që fëmija do të flasë.

5 Krashen, S., The Input Hypothesis: Issues And Implications, Longman, London, 1985.6 Chomsky, N., Aspects Of Theory Of Syntax, MIT Press, Massachusetts, Cambridge, 1965;The Acquisition Of Syntax In Children From 5 To 10, MIT Press, Massachusetts, Cambridge, 1969;Understanding Second Language Acquisition , Oxford University Press, London, 1985; Second LanguageAcquisition, Oxford University Press, New York, 2003.

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · veprën “ Kështjella” , tregon vet fakti se Ismail Kadare si njohës i mirë dhe më produktiv i veprave të ndryshme letrare të

8

KREU I: Zhvillimi gjuhësor në romanin “Kështjella” të IsmailKadaresë

Gjuha e folur është një rrjet kompleks i dijeve dhe lëvizjeve të koordinuara, pavarësisht se

shpesh konsiderohet një aftësi. Ajo i lejon individët të komunikojnë me njëri-tjetrin duke folur dhe

dëgjuar. Ky kompleksitet i procesit e bën gjuhën të ndërfutet në shumë disiplina.7

Për të vlerësuar sesi mësohet kjo aftësi komplekse studiuesit, sot, bashkojnë qasjen natyrore me

qasjen e mirërritjes, të cilat ende lënë vend për pikëpyetje, në një tjetër rrymë të zhvillimit gjuhësor.

Fonologjia, morfologjia, semantika, sintaksa dhe pragmatika e një gjuhe nuk mund të mësohen dhe

as të ruhen në kujtesë pa u ushtruar në një ndërveprim të vazhdueshëm dhe pa u mbajtur ndezur

motori i përdorimit të gjuhës.

Aftësia e njeriut për të folur, e ndan atë nga gjallesat e tjera dhe është një nga veçoritë që i

siguron atij epërsinë ndaj tyre. Gjuha nuk është vetëm një mjet komunikimi me anë të të cilit

realizohet komunikimi, por ajo përcakton edhe ekzistencën e kulturës së individit dhe të shoqërisë

në të cilën ai jeton. Gjuha e folur dhe realizimi i saj në gjuhën e shkruar, formohet nga fjalë që

krijohen nga bashkimi i tingujve. Nuk ka informacione të sakta në lidhje me lindjen e gjuhës

njerëzore apo me fjalët e para të thëna. Në teoritë e gjuhëtarëve dhe mendimtarëve të gjuhëve të

ndryshme dhe në tezat që ata kanë hedhur, ka disa përfundime si në lidhje me burimin e gjuhës,

ashtu edhe veçoritë e fjalëve të para. Shumë prej tyre mendojnë se fjalët e para të përdorura kanë

pasur lidhje me punën që bënin njerëzit dhe me disa veprime të tyre.

Funksioni që merr fjala brenda në fjali ose kuptimi që ajo mbart, ka bërë të mundur në

gramatikën tradicionale, klasifikimin e fjalës në pjesë të ndryshme të ligjëratës. I pari ishte Aristoteli

që përcaktoi emrin dhe foljen dhe gjithashtu hodhi idenë që ato janë elemente që kanë kuptim. Në

shek. XIX. gjuhëtari Nesfield përcaktoi llojet e fjalëve dhe i përkufizoi ato në një mënyrë të qartë. Me

kalimin e kohës në librat e gramatikës së formës (morfologjisë) zunë vend pjesët e ligjëratës si emri,

mbiemri, ndajfolja, përemri, parafjala, lidhëza, pasthirrma dhe folja. Në studimet e sotme

gramatikore dhe gjuhësore, përgjithësisht trajtimi nga këndvështime të ndryshme dhe me metoda të

ndryshme i tërësisë së fjalëve dallon nga një gjuhë në tjetrën, nga një studiues tek një tjetër.

1.1. Tipologjia e fjalëformimit në gjuhën shqipe

7 Remson, L. H. (2007). Oral Language. Në B. J. Guzzetti, Literacy for the New Millennium (fv. 75- 94). Westport,Connecticut: Praeger., f. 75.

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · veprën “ Kështjella” , tregon vet fakti se Ismail Kadare si njohës i mirë dhe më produktiv i veprave të ndryshme letrare të

9

Gjuha shqipe bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane. Ajo përbën një degë të veçantë të

kësaj familje. Ajo është një gjuhë sintetiko-analitike. Fjalëformimi i saj është shumë i pasur. Nga

pikëpamja e strukturës së tyre morfologjike, fjalët paraqiten mjaft të larmishme dhe mund të

ndahen në tipa e nëntipa. Për të paraqitur tipologjinë e formimit të fjalëve në gjuhën shqipe jemi

mbështetur në veprën “Gramatika e Gjuhës Shqipe I”, V.I. Tiranë 2002, botim i Akademisë së

Shkencave.8

Mënyrat e fjalëformimit të gjuhës shqipe9.

1. Prejardhja

a. Prejardhja parashtesore p.sh. stër-gjysh, ç-armatos

b. Prejardhja prapashtesore p.sh. letër-si, bukuri< i bukur

c. Prejardhja parashteso-prapashtesore p.sh. pafundësi< pa fund + ësi

d. Prejardhja pa ndajshtesë p.sh. hap-i, hap, mund-i, mund

2. Nyjëzimi p.sh. i ardhur, i mësuar

3. Kompozimi p.sh. bregdet, botëkuptim

4. Përngjitja p.sh. thashethem (thash e them)

5. Konversioni p.sh. afër, mot, të lashtat

6. Mënyrat e përziera

a) Përngjitje dhe prapashtesim p.sh. përshpirtje, nëpunës

b) Kompozim dhe prapashtesim p.sh.kryengritës, marrëveshje

c) Nyjëzim dhe prapashtesim p.sh. i artë, i zakonshëm

d) Nyjëzim dhe parashteso-prapashtesim p.sh. i përbotshëm, i përpiktë

e) Nyjëzim dhe përngjitje p.sh. i pashkollë, i pashtëpi

f) Nyjëzim dhe përngjitje e prapashtesim p.sh. i përmuajshëm

Emrat e përveçëm në gjuhën shqipe zakonisht përdoren në trajtë të shquar (p.sh. Marku) si dhe

emrat që janë të vetëm në llojin e tyre (p.sh. ylberi).

8 Gramatika e gjuhës shqipe I, Tiranë 2002 botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Kreu për formimin efjalëve është shkruar nga prof. Lafe, E., fq. 43-78, ndërsa kreu i formimit të emrave nga Agalliu, f. 81-152.9 Po aty, Struktura morfologjike e fjalës dhe tipat e fjalëformimit, f. 43-79.

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · veprën “ Kështjella” , tregon vet fakti se Ismail Kadare si njohës i mirë dhe më produktiv i veprave të ndryshme letrare të

10

1.2. Alternanca narrative e emraveProza e Ismail Kadaresë dallohet për shkëmbimin e zërave narrativë të emrave. Pothuajse në të

gjitha prozat e tij në aktin rrëfimor ka më shumë se një zë rrëfimor. Pra, në këtë korpus nuk ka proza

me një zë unik rrëfimor, përgjithësisht proza kadareane dallohet për shtresëzimet simbolike-

alegorike, aluzionin, si dhe alternimin e rrëfimeve.

Në disa prej romaneve të Kadaresë, përmendim këtu romanin Kështjella, ligjërimi ka dy trajta: në

vetën e parë – rrëfimi për pushtuesit turq, nga kronikani-kështjellar – dhe në vetën e tretë, rrëfimi

për kështjellarët shqiptarë, nga autori. Në këtë vepër, ngjarjet rrëfehen prej zërit tregues dhe prej

narratorit, të cilët këmbehen mes tyre gjatë gjithë ligjërimit. Autori e përdor vetën e tretë kur tregon

për ngjarje të së shkuarës, por ai e ndjen të nevojshme, që të paraqesë edhe vetërrëfimin e

kështjellarëve. Ligjërimi në vetën e tretë përcaktohet nga shumë faktorë, karakteristika kryesore

është se ai qëndron më tepër në rolin e narratorit.

Në romani, Kështjella dallojmë dy zëra narrativë të emrave të përveçëm:

- Zëri i parë narrativ: është zëri i një kronikani (kështjellari), që rrëfen vetëm “Ne”, “Ne i shpjeguam

popullit se vërtet turqit po bëhen gati të përdorin kundër nesh një top të madh, që nuk është

përdorur në asnjë luftë…”10 Ky rrëfim vendoset para kapitujve dhe vjen për lexuesit në formën e një

kronike.

- Zëri i dytë narrativ, është zëri i narratorit, i cili rrëfen për atë çka ndodh në kampin turk “Ata”, “Ata

u vërtitën shumë kohë pa qëllim midis rrëmujës…”11 ‘Zëvendësimi’ dhe alternanca narrative të

emrave të përveçëm, pra kalimet nga rrëfimtari i jashtëm në atë të brendshëm, krijon një vizion më

të gjerë për lexuesin. Lind natyrshëm pyetja: këta rrëfimtarë vendosen në të njëjtin rrafsh diskursiv,

apo në rrafshe të ndryshme? Rrafshi diskursiv varet nga tipi i marrëdhënieve midis sekuencave të të

njëjtit rrëfim. Këto rrëfime nuk vendosen në të njëjtin rrafsh, pasi zëri i narratorit qëndron më lart.

Kjo ndodh, sepse ai është një rrëfimtar i gjithëdijshëm (omnisient), i cili njeh mirë dhe flet edhe për

kronikanin: “Shkruaje në kronikën tënde këtë ...”12 Ai është i aftë të gjykojë atë që ndodh, madje

është edhe dëshmitar i ngjarjeve. Kjo ndodh edhe se në qendër të romanit vendoset rrethimi i një

kështjelle mesjetare shqiptare nga turqit, romani është i pandarë nga atmosfera e viteve ‘60, koha

në të cilën u shkrua.

10 Kadare, Ismail. (1970) Kështjella. Tiranë, Naim Frashëri, f. 30.11 Po aty, f. 46.12 Po aty, f. 53.

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · veprën “ Kështjella” , tregon vet fakti se Ismail Kadare si njohës i mirë dhe më produktiv i veprave të ndryshme letrare të

11

Qëllimi i autorit duket se nuk është trajtimi i ngjarjeve në sfondin historik, apo të paraqesë

madhështitë e figurës së heroit tonë kombëtar, por të vendosë një paralele alegorike e simbolike13

mes një periudhe të shkuar historike dhe bashkëkohësisë së autorit, koha kur u shkruar vepra.

Kemi një kundërvënie mes narratorit të gjithëdijshëm dhe atij me dije të kufizuar. Nuk kemi

një rrëfim të njëtrajtshëm, por një rrëfim me thyerje kohore, kundërvënie, analepsa, prolepsa, elipsa

etj. Gjithashtu, edhe figura e Skënderbeut nuk paraqitet në mënyrë të drejtpërdrejtë, por nëpërmjet

alternimit të dy rrëfimeve, rrëfimit legjendar dhe rrëfimit mistifikues.14

Perspektiva për figurën e Skënderbeut jepet përmes vështrimit të Tursun Pashait dhe

pikëvështrimit të kështjellarit. Kështjellari, edhe pse identifikohet nëpërmjet emrit, është i

papërcaktuar në kohë, pra ai është gjithëkohor. Shqiptarët janë anonimë, madje edhe heroi ynë

kombëtar paraqitet fare pak nëpërmjet rrëfimit legjendar, i cili realizohet nga kështjellarët. Figura

legjendare e Skënderbeut shfaqet vetëm në çaste vendimtare, në kulmet dramatike, e kjo lidhet me

një aludim simbolik-sugjestiv (të ngarkuar). Heroit kombëtar i mungojnë tiparet dhe bëmat historike,

karakteristikat kryesore këto të romanit romantik. Ajo që e karakterizon këtë personazh si historik

dhe që lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me shekullin XV – kohën e Motit të Madh – është vetëm

emri i tij dhe madhështia e të qenit hero kombëtar. Ndërsa rrëfimi mistifikues realizohet nga

pushtuesit. Madhështia e Skënderbeut jepet në mënyrë të tërthortë e të nënkuptuar, me anën e

personazheve të tjerë. Emri i tij përmendet shumë nga pashai turk, por ai nuk del vetë në skenë,

gjurmë tekstore:

- Skënderbe, - murmuriti si i dehur Tursun pashai. – Më në fund ta hëngra kokën…

- Skënderbe, - murmuriti për të dytën herë, duke shtypur çdo germë të këtij emri nëpër

dhëmbët dhe dhëmballët e tij”15

Kemi murmuritje të emrit, e jo shqiptim të plotë të tij, për të mos rënë në veshët e Skënderbeut.

Figura e tij shërben si kornizë për të plotësuar sfondin historik të shekullit XV. Skënderbeu në këtë

roman ka pak të përbashkëta me prototipin e tij historik. Tematika e romanit Kështjella huazohet

nga një epokë e largët historike, por në të parashtrohen edhe ide e mendësi të bashkëkohësisë së

shkrimtarit, të cilat kanë të bëjnë me fatin ekzistencial të njeriut, nën trysninë e pushtuesit të huaj

dhe që lidhen drejtpërdrejt me bashkëkohësinë e tij. Epoka e Motit të Madh i shërben Kadaresë si

pikënisje për të shtruar idetë dhe shqetësimet e bashkëkohësisë së tij. Prej këtej mund të themi se

13 Qosja, Rexhep. (1973) Panteoni i rralluar. Prishtinë, Rilindja, f. 155.14 Kuçuku, Bashkim. Letërsi shqipe bashkëkohore – kurs leksionesh/2007-2011.15 Kadare, Ismail. (1970) Kështjella. Tiranë, Naim Frashëri, f. 162.

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · veprën “ Kështjella” , tregon vet fakti se Ismail Kadare si njohës i mirë dhe më produktiv i veprave të ndryshme letrare të

12

vepra është ndërtuar mbi bazën e aluzionit metaforik e alegorik. Nga një objekt historik, kështjella

kthehet në një simbol, ku përmes saj jepet qëndresa dhe pathyeshmëria e një populli në çdo kohë.

1.3. Rrëfimi polifonik

Poetika e hapur e prozës së I. Kadaresë krijoi hapësirë për shprehjen e polifonizmit të ideve dhe

për artikulimin e disa emrave brenda një ligjërimi të përzier. Në këtë mënyrë edhe fjala, shprehja

gjuhësore, fiton shumëkuptimësi e vlera konotative të veçanta. Karakteret kadareane gjallojnë

brenda kuadrit ku i vendos autori, i cili hulumton thellë në psikologjinë e tyre. Autori harmonizon

disa emra të përveçëm njëherësh, të cilët paraqiten si gjatë gjithë linjave të tyre. Në prozën e

Kadaresë dallojmë tre tipa që formojnë polifoninë, të cilët, duke krijuar distancë me fjalën e autori,

krijojnë zëshmërinë e shumëfishtë.

- kohën e fëmijërisë;

- vendlindjen (Gjirokastrën);

- familjarët e të afërmit; dhe

- luftën, si sfond historik në të cilin gjallojnë ndodhitë.

Në romanin Kështjella, vërtet që në dukje rrëfehet për rrethimin e një kështjelle mesjetare

shqiptare nga turqit, por në thelb historia është thjesht një pretekst, sepse ky roman nuk mund të

kuptohet pa kontekstin e kohës kur u shkrua, me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, në

vitin 1968. Sipas studiuesit Shaban Sinani16, dy ishin ngjarjet më të rëndësishme të asaj kohe (1968):

dalja e Shqipërisë nga Traktati i Varshavës dhe pushtimi i Çekosllovakisë nga ushtria sovjetike. Po

sipas tij, në atë kohë termi kështjellë kishte kuptim politik dhe do të thoshte emrin e përveçëm

Shqipëria jashtë blloqeve17. Pra, edhe në këtë roman kemi emrin e përveçëm, i cili i përshtatet dhe

barazohet me fenomenin që rrëfen.

1.4. Funksioni i emrit të përveçëm në prozën kadareaneEmri – përdorime të cilat do të gjejnë vend në këtë punim – është zëri në historinë e rrëfyer, i cili

qëndron jashtë tregimit, por di gjithçka rreth personazheve dhe ngjarjeve që ndërmerr të rrëfejë.

Përgjithësisht, emrit të përveçëm i rrëfejnë prej një prespektive gjithëpërfshirëse, duke përfshirë

mendimet dhe ndjenjat e personazheve, duke mundësuar besueshmërinë, objektivitetin në ngjarjet

e rrëfyera, pra duke ‘siguruar’ vërtetësinë e asaj çka ndërmerr të rrëfejë.

16 Sinani, Shaban. (2005) Një dosje për Kadarenë. Tiranë, OMSCA-1, f. 60.17 Sinani, Shaban. (2005) Një dosje për Kadarenë. Tiranë, OMSCA-1, f. 63.

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · veprën “ Kështjella” , tregon vet fakti se Ismail Kadare si njohës i mirë dhe më produktiv i veprave të ndryshme letrare të

13

Shkrimtari Ismail Kadare i dha një pamje të re e moderne prozës shqipe, në të gjithë përbërësit e

vet, e sidomos në strukturimin e brendshëm të emrit. Ai theu skemat e strukturave të mendimit, si

dhe format e ligjërimit artistik, duke i sjellë kështu prozës shqipe një përmasë të re, përmasën

universale. Në prozën kadareane roli i emrit nuk është thjesht të rrëfejë ndodhi që mund të kenë

lidhje mes tyre, ku përfshihen personazhe, hapësira fizike e situata të caktuara. Kadareja e vendos

emrin në role nga më të larmishmet. Emri i përveçëm në prozën e tij mund të jetë vetë ai (autori),

një personazh, por edhe disa njerëz (duke rrëfyer me zërin përgjithësues të përemrit vetor ‘ne’). Në

historitë e rrëfyera ndodh që autori, Kadareja të ketë qenë dëshmitar në ngjarjen që ndërmerr po

vetë ta rrëfejë ose rrëfen duke u bazuar te të dhënat e dokumentet që ka mbledhur kryesisht prej

kronikave ose legjendave.

Emri i përveçëm rrëfen për gjithçka sheh dhe dëgjon, pasi nuk është i aftë të depërtojë në

ndërgjegjen ose mendimet e askujt. Ai nuk e ka aftësinë të hyjë në mendjen e personazhit, duke

ruajtur kështu lirinë dhe privatësinë e tij. Kjo mënyrë e të treguarit është thjesht një konvencion. Një

rrëfim i tillë, është deri diku i pakuptimtë, madje mbart në vetvete misterin e ngjarjeve, sepse ka

njohuri sipërfaqësore të karaktereve. Ky lloj këndshikimi është në kundërshtim me tipin e emrit, i cili

di gjithçka, madje, duke prekur edhe privatësinë e personazhit. Ky tip emri miraton këndvështrimin e

një personazhi gjatë rrëfimit të ngjarjeve e, rrjedhimisht, këndvështrimi i tij është i kufizuar. Në këtë

mënyrë, personazhi edhe pse nuk është tregimtar mund ta analizojë ose ta kundrojë të njëjtën

ngjarje në aspekte të shumta.

Karakteristikat kryesore të këtij emrit të përveçëm janë:

- Perspektiva (fokalizimi/kundrimi/këndvështrimi) e tij është e kufizuar;

- Lejon perspektiva të shumta e të ndryshme të një historie, në mënyrë që të jetë i besueshëm po aq

sa një emër i gjithëdijshëm;

- Shpjegon një pjesë dhe sugjeron pjesën tjetër, ndryshe nga emri i gjithëdijshëm, i cili di gjithçka

rreth historisë së rrëfyer;

- Identifikohet me një karakter, madje shpesh krijon lidhje midis karakterit/personazhit dhe lexuesit.

Edhe në romanin Kështjella kemi dy rrëfime emrash të përveçëm: rrëfimin vetjak, që lidhet me unë,

unin rrëfimtar dhe rrëfimi universal, i gjithëdijshëm, që lidhet me ne, kemi një rrëfim pavetor. Emri i

gjithëdijshëm depërton thellë në mendimet dhe karakteret e personazheve. Ai pretendon se di

gjithçka, se çfarë mendojnë personazhet, se çfarë thonë ata me vete, madje dhe se ç’do të ndodhë

(tha me vete dhe u përpoq të flinte..)18, këtu kemi rastin kur emri i përveçëm omnisient e di se çfarë

18 Kadare, Ismail. (1970) Kështjella. Tiranë, Naim Frashëri, f. 43.

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · veprën “ Kështjella” , tregon vet fakti se Ismail Kadare si njohës i mirë dhe më produktiv i veprave të ndryshme letrare të

14

mendon personazhi dhe ia përcjell atë lexuesit: Ai mendoi se ndoshta sonte vajza kish mbetur

shtatzënë dhe ndoshta, pas nëntë muajsh do t’i jepte një djalë.19

Këtu kemi momentin kur emri i gjithëdijshëm futet në mendjen e personazhit dhe zbulon çfarë

mendon ai, madje këtu kemi edhe parashikimin që ai bën se ç’do të ndodhë në të ardhmen.

1.5. Dialogu ndërmjet emrash

Ndryshe ndodh në romanin Kështjella, në të cilin dallojmë një tip të veçantë personazhi,

personazhin kolektiv – popullin. Ligjërimi dialogjik e paraqet veprimin sikur të ndodhë përpara syve

të lexuesit, duke e bërë atë pjesë të ngjarjes, sepse edhe ai është pjesë e turmës. Kjo krijon situata të

veçanta emocionale, të cilat ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në interpretimin e tekstit artistik.

Ai kërkon ujët. E shikoni si kërkon ujët?

– Ka etje. Duket që ka etje.

– E kanë lënë disa ditë pa ujë.

– Me siguri i kanë dhënë të hajë elb e kripë.

– Vërtet?

– Ja patë shkumën në gojë?

– Thonë se do ta gjej ujësjellësin.

– S’dihet.

Kali qëndroi përpara gardhit dhe goditi tokën me patkonj. Tani të gjithë vunë re se në

drejtim të lumit gardhi ishte bërë më i dendur dhe më i lartë. Kali eci me golap përbri gardhit duke

kërkuar, siç duket, një dalje. Kur e pa që nuk kishte një dalje të tillë, ai u kthye përsëri dhe vrapoi

nëpër zonën e shkretë.

– Ja shkuma. Shikoni si i del shkumë nga goja.

– Shkumë vërtet.

– I shkreti kalë! Kali u ndal në dy-tri vende, goditi tokën e thatë me patkonj, shkrofëtiti dhe eci përsëri

me vrap, këtë herë në drejtim të mureve të kështjellës.

– Shënoni çdo pikë ku ndalet – dha urdhër dikush prapa shpinës së pashait.20

Personazhi kolektiv, të cilit i drejtohet emrit të përveçëm (autori) gjatë gjithë rrjedhave emror (ja

shkuma, ja patë shkumën, shikoni...), paraqitet si një retrospektivë historike. Në fragmentin e

përzgjedhur nga romani Kështjella, kemi një dialog mes personazhit, në këtë rast të paidentifikuar

(pjesë e turmës) dhe popullit. Pra, te Kadareja, dialogu emror shfaqet si dialogjizm i individit me

19 Po aty, f. 43.20 Po aty, f. 156.

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · veprën “ Kështjella” , tregon vet fakti se Ismail Kadare si njohës i mirë dhe më produktiv i veprave të ndryshme letrare të

15

masën (popullin). Kemi fatin tragjik të kolektivitetit, pjesë e së cilit është edhe individi. Në këtë

dialog hasim dy replika, replikën që ndodh mes kampit shqiptar dhe atij turk (turqit i kanë prerë ujin

kështjellës shqiptare). Përfshirja e elementeve dramatike në këtë dialog nxit tensionin e brendshëm.

Replikat e tensionuara nuk janë thjesht rrëfim për atë që ka ndodhur, por edhe zbulim i pikëpamjeve

që mban autori gjatë rrëfimit. Gjendja e krijuar shpërthen në një veprim të jashtëm, ku ndeshja mes

dy zërave bën që të zbërthehet thelbi i konfliktit ndaj pushtuesit të huaj. Dialogu logjikisht mbetet i

papërfunduar, pra problematika e tij mbetet e hapur. Fjala e dialogjizuar dallohet qartësisht nga

fjala. Fjala vendoset gjatë linjave emrore. Dialogu është një bashkëbisedim mes personazheve, ku

më interes kanë frazat dhe thëniet e izoluara, sepse ato janë sekuenca dhe shkëmbime të replikave

brenda një sekuence. Dialogu në përgjithësi i jep një ritëm të përshpejtuar rrëfimit, sepse në

fragmentin e përzgjedhur shkëmbimet e disa zërave e bëjnë të gjallë rrëfimin. Dialogu realizohet

nëpërmjet tri shtresave kuptimore, të cilat janë:

Shtresa e parë: ka të bëjë me taktikat që përdor ushtria turke kundër ushtrisë shqiptare. Ata

kërkojnë që t’i ndërpresin ujin kështjellës. Uji është elementi kryesor i ekzistencës së njeriut,

elementi thelbësor i jetesës në tokë.

Shtresa e dytë: pasqyron shkaqet sociale dhe ato kombëtare, të cilat vijnë si pasojë e ndërprerjes së

ujit, krijohen marrëdhëniet shkak-pasojë (shenjat e para të etjes i shfaq kali). Shtresa e tretë:

zbulohen çaste delikate që ndodhin në kampin shqiptar.

1.6. Përdorime të emrave të përveçëm në arkaizma dhe krahinorizmaArkaizmat, fjalë të vjetra që kanë dalë nga përdorimi, por që gjejnë vend në disa vepra të

shkrimtarit Ismail Kadare. Ato lidhen me kohën dhe mjedisin në të cilën ndodh ngjarja. Pra,

paraqesin atmosferën e vendit dhe të kohës, e kryesisht janë arkaizma turkearabe.

Në romanin Kështjella gjejnë përdorim edhe arkaizmat e përbërë nga emra të përveçëm me tri

gjymtyrë, ku në të shumtën e rasteve janë ofiqe (tituj), si:

- Asllanhani;

- Bekerhanbeu;

- Tokmanhan;

- Tahankai;

- eshkynqinjtë;

- dallkëçëve;

- sedergjeshtlerë;

- dallkëllëç (luftëtar);

- akçinj(të) (gjellëbërës, kuzhinier);

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · veprën “ Kështjella” , tregon vet fakti se Ismail Kadare si njohës i mirë dhe më produktiv i veprave të ndryshme letrare të

16

- sanxhakbejlerë (sanxhakbej: komandant ushtarak dhe qeveritar i një sanxhaku);

- azap (ushtar këmbësorie);

- gjalmoj, e cila sot përdoret me kuptimin paketoj, gjalmë është një fjalë e vjetër që kishte kuptimin e

lidhëses.

Krahinorizmat, të cilat janë edhe dialektore edhe në të folmet e Gjirokastrës.

- babazoti: kështu e thërrasin gjyshin nga ana e nënës gjirokastritet

- nënëmadhe: gjyshja

- hajate: pjesë përpara derës së shtëpisë

- hukubet

- ombrellë

- zahire: sende ushqimore që përgatiten e grumbullohen për t’u ruajtur për një kohë të gjatë

- musandër: përdoret sidomos në të folmet e Gjirokastrës, dollap që futet në mur, ku vendosen

dyshekët dhe jorganët

- sepet: arkë e vogël, e punuar dhe e zbukuruar me mjeshtëri, që përdoret për të mbajtur rroba

ose për të shtënë pajën e nuses; sënduk i vogël

- kubeja: mbulesë e një ndërtese ose dhome në trajtë gjysmë të rrotullua

- sihariq: lajm i mirë dhe i gëzuar

- nasihate

- shezlong: vend ku shtrihesh, si shtrat, por prej cope

- sokak: rrugicë e vogël

- kurkurisesh: kur qesh me të madhe

- xarbaxule: ndyrësirë

Përdorimet e krahinorizmave, fjalëve dialektore, i japin rrëfimit karakter autobiografik, duke u

lidhur në mënyrë të drejtpërdrejt me autorin dhe me vendin e tij të lindjes, vendin ku u lind dhe

kaloi fëmijërinë dhe adoleshencën.

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · veprën “ Kështjella” , tregon vet fakti se Ismail Kadare si njohës i mirë dhe më produktiv i veprave të ndryshme letrare të

17

KREU II: Huazimet turke të emrave në romanin “Kështjella” tëIsmail Kadaresë

Huazimi është fjalë a njësi tjetër gjuhësore, që është marrë prej një gjuhe tjetër dhe përdoret në

gjuhën amtare. Nevoja për marrëdhënie shoqërore i sjell folësit e gjuhë në kontakt të drejtpërdrejtë

apo të tërthortë me ata të gjuhës fqinje ose me gjuhën e folësve që kanë kulturë mbizotëruese. Kjo

marrëdhënie mund të jetë si miqësore ashtu dhe armiqësore.

2.1. Huazimet leksikore në gjuhën shqipe ndahen sipas disa kritereve:

a) Sipas rrugës së huazimit.- Huazimet leksikore mund të jenë të drejtpërdrejta ose të tërthorta,21

d.m.th, të drejtpërdrejta janë kur është marrë direkt nga gjuha tjetër, p.sh, nga sllavishtja huazimet

janë të drejtpërdrejta, sepse këta sunduan në Kosovë dhe u munduan që të ndikojnë në gjuhën

shqipe dhe e arritën qëllimin e tyre, kurse të tërthorta janë ato huazime kur kanë ardhur prej një

gjuhe tjetër deri te gjuha përkatëse, p.sh, te huazimet turke ka emra të përveçëm të gjuhës arabe

dhe të njëjta fjalë ia kanë imponuar gjuhës shqipe. Këto njihen si huazime të tërthorta.

b) Sipas përmbajtjes së huazimeve.- Huazimet leksikore të shqipes mund të jenë të plota, kur fjala

ka hyrë ashtu siç është në gjuhë të huaj ose strukturore.22

c) Sipas shkallës së ngulitjes në sistemin e gjuhës.- Huazimet leksikore mund të jenë të

ngulitura ose të pangulitura (barbarizma).

d) Sipas vlerës së përgjithshme.- Huazimet leksikore mund të ndahen në emra të përveçëm të huaj

dhe në ndërkombëtare. Emra të përveçëm ndërkombëtare janë përvetësuar me lehtë, kanë zënë

vend më shpejt në gjuhë dhe rrjedhimisht janë më të qëndrueshme.

Emra të përveçëm që merren nga gjuhët e huaja i janë nënshtruar sistemit fonetik dhe

gramatikor të gjuhës sonë. Fjalët turke që i hasim në të folurin tonë të përditshëm si dhe në të

shkruar kanë hyrë si të drejtpërdrejta dhe të tërthorta.

2.2. Huazimet turke

Të tilla: si të drejtpërdrejta kanë hyrë gjatë sundimit osman për pesë shekuj si p.sh themel, tepsi,

oxhak, hajat, çardak, tullë, konak, bahçe, hambar, kurban, xhambaz, qoshk, hesap.

21 Prof. Dr. Jani Thomai, Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, 2002, f. 216.22 Prof. Dr. Jani Thomai, Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, 2002, f. 216.

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · veprën “ Kështjella” , tregon vet fakti se Ismail Kadare si njohës i mirë dhe më produktiv i veprave të ndryshme letrare të

18

Kurse huazimet e tërthorta janë huazime që kanë hyrë përmes turqishtes nga gjuha arabe,

persiane, p.sh. nga gjuha arabe: kalem, nur, hallall, haram, alem, ahiret, hatme, hatib, kafe,

mashalla.

2.3. Huazimet leksikore

Këto nga turqishtja në gjuhën shqipe kanë disa veçori:

a) Pjesa më e madhe u përket fushave të lëvizshme, si fushës së marrëdhënieve shoqërore,

ekonomike, të administratës, të luftës, të urbanistikës, të veshjeve, të fesë, të kuzhinës, të zakoneve

etj.23

b) Shumë emra të përveçëm me burim nga turqishtja në shqipe kanë marrë ngjyrim emocionues e

stilistik (kryesisht keqësues) dhe disa prej tyre ruhen në leksikun tonë vetëm për këtë ngjyrim

(p.sh. dembel, surrat, matrapaz, topçi, pazarllëk, mejhane, dyfek, dynja etj.).24

c) Shumë emra të përveçëm me burim nga turqishtja në leksikun tonë nuk janë tema prodhuese

për formimin e fjalëve të reja.25

d) Disa huazime turke kanë qëndruar në leksikun tonë vetëm në shprehje të ngurosura; jashtë

këtyre nuk përdoren.26

e) Si dhe ka emra të përveçëm me bazë turqishten që kanë mbetur në të folmen tonë të veçuara

dhe nuk kanë hyrë në leksikun e gjuhës letrare.27

Nga kjo që u tha me lartë, del se huazimet leksikore duhen shtresuar sipas vlerës së tyre në gjuhën e

sotme shqipe. Kjo nënkupton se vlera e huazimeve leksikore në gjuhën e sotme shqipe zbulohet

nëpërmjet ballafaqimit me fjalët shqip dhe ndërmjet vështrimit historik të këtyre huazimeve.

Qëndrimet e gjuhëtarëve për praninë e fjalëve të huaja në një gjuhë tjetër është i ndarë në dysh. Të

parët mendojnë se huazimet e pasurojnë gjuhën, kurse për të dytët, fjalët e huaja e prishin gjuhën

dhe kësisoj ato duhet nxjerrë nga përdorimi. Disa nga emra të përveçëm e huaja të huazuara në

23 Jani Thomai, Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, 2002, f. 219.24 Po aty.25 Po aty.26 Po aty.27 Po aty.

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · veprën “ Kështjella” , tregon vet fakti se Ismail Kadare si njohës i mirë dhe më produktiv i veprave të ndryshme letrare të

19

gjuhën shqipe tashmë e kanë zënë vendin e tyre. Shumë emra të përveçëm të huaja janë bërë pjesë

e leksikut të shqipes dhe zëvendësimi i tyre me emra të përveçëm të tjera është i pamundur si

p.sh.: shëndet, qytet, faqe, xhep, fis, vaj, pemë, mjeshtër, kusi, etj.

E vërteta është se emra të përveçëm të huaj e prishin gjuhën kur pranohen dhe përdorën pa nevojë.

Nuk ka dyshim se procesi i pastrimit të gjuhës nga huazimet në përgjithësi, si dhe nga

turqizmat në veçanti, është një proces i gjatë dhe i ndërlikuar. Problemi i vështruar nga ky aspekt

kërkon përpjekje të vazhdueshme për të zënë vend në gjuhën letrare vetëm ato elemente gjuhësore

të huazuara që i japin gjuhës mundësi shprehëse, duke u lidhur me momente aktuale e tematike të

zhanreve të ndryshme letrare.

Ndikimet e turqishtes shihen edhe në disa vepra të njohura të letërsisë shqipe, si p.sh,

“Kështjella” të Ismail Kadaresë.

Në romanin “Kështjella” përdoren emra të përveçëm e të vjetra që lidhen drejtpërsëdrejti

me temën që ka trajtuar shkrimtari. Nga tema e zgjedhur përcaktohet edhe sfera e fjalëve të

vjetruara si p.sh.: të sferës ushtarake, emërtime njësitesh ushtarake dhe armësh, emërtime postesh

ushtarake, administrative, emra institucionesh, etj. Te ky roman gjejmë shembuj historizmash të

përdorur nga autori për të dhënë mjedise tipike p.sh. në faqe 8 mund të lexojmë: “Që këndej

dukeshin flamurët e bardhë si dëborë të jeniçerëve dhe kazani i tyre prej bakri që po e lidhnin në një

pemë të madhe. Kalorësit e trupave ndëshkimore, akënxhinjtë, po çonin kuajt për të pirë ujë tek

lumi i vogël. Tutje si një mizëri e pafund, zbardhnin çadrat e pjesës kryesore të këmbësorisë,

azapëve dhe eshkynxhinjve. Më afër, më të djathtë, pas ushtarëve të gardës xhebelu, ishin

vendosur me radhë batalionet e sulmit, trupat e zgjedhura të dallkëllëçëve (shpatëzhveshurve) dhe

trupat akoma më të zgjedhura të serdengjeshtlerëve ose ushtarëve të vdekjes.28

Gjatë gjithë brendisë së këtij romani autori ka përdorur historizma të shumtë si dynja,

mysafirë, perçe, sheriat, dallkëllëçë, çallma, xhenet, xhehenem, akçe, pasha, llagëm.

Sipas përdorimit të qëllimshëm të emra të përveçëm të vjetruara, vërejmë se autori ato fjalë

më shumë i ka përdorur në gjuhën e personazheve, për t’i karakterizuar dhe individualizuar si

personazhe që i takojnë një periudhe të caktuar historike.

28 Romani “Kështjella” Ismail Kadare. Rilindja, Prishtinë, f. 8.

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · veprën “ Kështjella” , tregon vet fakti se Ismail Kadare si njohës i mirë dhe më produktiv i veprave të ndryshme letrare të

20

Në vijim do të njihemi për së afërmi me shumicën e huazimeve turke në romanin

“Kështjella” të Ismail Kadaresë.

Akënxh i-të m. sh. hist. (turk. akinci). Kalorës ose këmbësor i trupave sulmuese e ndëshkimore

turke.29

Allah –u, m. (ar. Allah). Zot; Perëndi.30 Është huazim arab në gjuhën turke në shqipe ka hyrë si

huazim i tërthortë.

Allajbe –u m. (tur. alay beyi). Komandant i spahinjve të një krahine; komandant i xhandarmërisë në

një vilajet (në kohën e sundimit osman).31

Aman, pasth. (tur. aman). Përdoret për të shprehur një lutje ose për të kërkuar falje a mëshirë, të

lutem, mëshirë.

Araba –ja f. (tur. araba – qerre) karrocë e hapur me katër rrota, e tërhequr prej kuajsh.32

Azap –i m. (ar. azeb, turk. azap) pjesëtar i një lloj arme në kohën e Perandorisë Osmane.33 Një klasë

ushtarake e rregullshme nen sundimin osman.34 Është huazim turk i marrë nga gjuha arabe, prandaj

në gjuhën shqipe konsiderohet si huazim i tërthortë.

Bakër –kri m. (tur. bakir – rem) kim. metal me ngjyrë të kuqërremë, që punohet lehtë etj.35

Balljemezotop –i m. (tur. bal – mjaltë + yemez – nuk ha + top) top që nuk ha mjaltë.36

Beden –i m. (ar. > tur. beden). Pjesë muri, e ngritur si dhëmb mbi murin rrethues të një kështjelle,

prapa së cilës mbroheshin luftëtarët.37 Nga arabishtja në gjuhën turke, e nga kjo në gjuhën shqipe.

29 Dr. Ilaz Metaj, Orientalizmat, shtrirja leksiko-semantike në gjuhën shqipe. Prishtinë, f 24.30 Po aty, f, 25.31 Po aty.32 Mikel Ndreca, Fjalor fjalësh të huaja në gjuhën shqipe, f. 46.33 Po aty, f. 62.34 Tahir N. Dizdari, Fjalor i orientalizmave në gjuhën shqipe. AIITC. Tiranë, f 49.35 Mikel Ndreca, Fjalor fjalësh të huaja në gjuhën shqipe, f. 64.36 Po aty, f. 66.37 Dr. Ilaz Metaj, Orientalizmat, shtrirja leksiko-semantike në gjuhën shqipe. Prishtinë, f. 40.

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · veprën “ Kështjella” , tregon vet fakti se Ismail Kadare si njohës i mirë dhe më produktiv i veprave të ndryshme letrare të

21

Bismilah, pasth. (ar. b’ism’il-láhi “ në emër të Zotit” > tur. bismillah). Shprehje që shqiptohet çdo

herë në fillim të çdo pune dhe të çdo namazi etj.38 Në gjuhën shqipe ka hyrë si huazim i tërthortë.

Bori –i f. (tur. boru, bori). Vegël muzikore me frymë, zakonisht prej bronzi, me grykë në trajtë hinke,

që nxjerr zë të fortë etj.39

Çadër -dra f. (pers. čāder, čatr; tur. çadir- tendë) 1. Mjet për t’u mbrojtur nga shiu ose nga dielli i

nxehtë, ombrellë.40 Kjo fjalë është huazim nga persishtja në gjuhën turke dhe në gjuhën shqipe

njihet si huazim i tërthortë, kjo ka hyrë në përdorim edhe në gjuhën e sotme shqipe.

Çallm/ë –a f. (tur. çalma). Rripi i gjatë pëlhure me ngjyrë të bardhë, që mbështillet disa herë rreth

fesit a qeleshes, që e mbajnë në kokë prijës të fesë islame; sarëk, turban.41

Çaush –i m. (tur. çavuş). Rreshter në ushtrinë osmane.42

Çekiç –i m. (tur. çekiç). Çekan i vogël prej metali etj.43

Çomange –gia f. (tur. çomak – shkop) shkop i trashë e i qëruar me xhungë etj.44

Daulle -llja f. (ar. tabl- tupan; tur. davull – tupan) 1. Vegël muzikore në trajtën e një cilindri të

zbrazët, që i ka të dyja anët të mbuluara me lëkurë të nderë dhe që i bien me shkop.45 Daulle është

huazim i tërthortë që është marrë nga gjuha arabe dhe me pas në gjuhën turke, dhe ka hyrë në

përdorim në gjuhën e sotme shqipe.

Dervish –i m. (pers. dervish > tur. derviş). Murg i sektit bektashi etj.46 Fjala dervish është po ashtu

huazim i tërthortë.

Dynja –ja f. (ar. dunjā > tur. dünya). 1. Botë. 2. Numër i madh, sasi e madhe, shumicë,

shumë.47 Huazim i tërthortë.

38 Po aty, f. 46.39 Po aty, f.48.40 Mikel Ndreca, Fjalor fjalësh të huaja në gjuhën shqipe, f. 99.41 Dr. Ilaz Metaj, Orientalizmat, shtrirja leksiko-semantike në gjuhën shqipe. Prishtinë, f. 58.42 Po aty, f. 61.43 Po aty, f. 62.44 Mikel Ndreca, Fjalor fjalësh të huaja në gjuhën shqipe, f. 104.45 Po aty, f. 108.46 Dr. Ilaz Metaj, Orientalizmat, shtrirja leksiko-semantike në gjuhën shqipe. Prishtinë, f. 75.

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · veprën “ Kështjella” , tregon vet fakti se Ismail Kadare si njohës i mirë dhe më produktiv i veprave të ndryshme letrare të

22

Eshkynxhi –u m. (turk. eşkin – galop kali) hist. kalorësi i armatosur i ushtrisë osmane.48

Gjyl/e –ja f. (pers. gole, nga golle “predhë” > tur. gülle). Lëmsh i rrumbullakët prej guri a prej metali,

që përdorej në topat e vjetër si predhë; predhë artilerie.49 Hyn në grupin e huazimeve të tërthorta.

Gjynah –u m. (pers. gunāh – mëkat; tur. günah) rlg. mëkat, gabim, faj etj.50 Huazim i tërthortë nga

gjuha e persëve.

Hafij/e –a m. (ar. hafijjá > tur. hafiye). Spiun, spiunim.51 Vërejmë se është huazim i tërthortë.

Hamam –i m. (tur. hamam). Banjë allaturka, banjë turke; ngrehinë banjë të nxehta.52

Harem –i m. (ar. > tur. harem). Banesë e veçantë e grave të përfaqësuesve të shtresës së pasur

myslimane. Është fjalë arabe e huazuar në gjuhën turke, ndërsa nga kjo e fundit ka gjetur përdorim

edhe në gjuhën shqipe.

Hashash –i m. (ar. hašhīš – kërp indian; bar i thatë; tur. haşhaş) 1. Bot. (lat. Papaver somniferum)

bimë barishtore njëvjeçare, që e ka frytin si kapsulë e të mbushur me fara të vogla; 2. Lëngu si

qumësht që nxirret nga ky fryt dhe që përdoret për të vënë në gjumë; opium.53 Gjithashtu, hashashi

në gjuhën shqipe ka hyrë si huazim i tërthortë.

Hata –ja f. (ar. hatá > tur. hata). Fatkeqësi e madhe, kob; diçka shumë e keqe. Tmerr. Në gjuhën

shqipe ka hyrë si huazim i tërthortë.

Hendek –u m. (pers. hende – vijë, kanal; tur. hendek) vijë e thellë a kanal i ngushtë, që hapet rreth

një are, në dy anët e rrugëve, në vendstrehimet etj.54 I përket huazimeve të tërthorta.

Hoxh/ë –a m. (pers. haxhe, havaxhe > tur. hoca). Titull që i jepet parisë islame; që ka këtë titull

vishet me xhybe e me çallmë dhe kryen shërbimet fetare islame; në xhami udhëheq faljen

47 Po aty, f. 79.48 Mikel Ndreca, Fjalor fjalësh të huaja në gjuhën shqipe, f. 174.49 Dr. Ilaz Metaj, Orientalizmat, shtrirja leksiko-semantike në gjuhën shqipe. Prishtinë, f. 95.50 Mikel Ndreca, Fjalor fjalësh të huaja në gjuhën shqipe, f. 229.51 Dr. Ilaz Metaj, Orientalizmat, shtrirja leksiko-semantike në gjuhën shqipe. Prishtinë, f. 97.52 Po aty, f. 103.53 Mikel Ndreca, Fjalor fjalësh të huaja në gjuhën shqipe, f. 235.54 Po aty.

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · veprën “ Kështjella” , tregon vet fakti se Ismail Kadare si njohës i mirë dhe më produktiv i veprave të ndryshme letrare të

23

kolektive.55 Në gjuhën shqipe ka hyrë si huazim i tërthortë pas shtrirjes së fesë islame në trojet

shqiptare.

Ibrik –u m. (ar. > tur. ibrik). Enë e lartë, zakonisht prej metali, me përmasa të ndryshme, me grykë të

ngushtë, me vegjë e më lëfyt, që shërben për të mbushur ujë a për të pirë me të, për të zier kafe, çaj

etj.56 Huazim i tërthortë.

Islam –i m. (ar. islām – përkushtim, dorëzim Zotit; tur. islam) besim, fe, e myslimanëve.57 Është

huazim i tërthortë.

Jatagan –u m. (tur. yatagan). Një lloj shpate jo shumë e madhe, e përkulur nga maja, me një presë

dhe me dorezë të stolisur etj.58

Jeniçër -i m. (turk. yeni- i ri dhe janiçër si ç’e kanë disa fjalorë me ndikesë të gjuhëve të tjera); klasë e

rregullt ushtarake turke, krijuar me 1334 prej Sulltan Orhanit…59

Kalldrëm –i m. (tur. kaldirim). Rrugë e shtruar me gurë të vendosur njëri pranë tjetrit; shtresa me

gurë e një rruge, e një oborri etj.60

Kamixhk –u m. (tur. kamçi). Rrip i fortë lëkure ose litar i lidhur në një shkop të shkurtër, me të cilin

godasin kafshët për t’i nxitur që të ecin me shpejt etj.61

Kasaphanë –a f. (ar. qassāb – mishtar + pers. hāne – shtëpi; tur. kasaphane). Thertore; fig.

gjakderdhje, kërdi, masakër62, ndërsa në shqipe ka hyrë si huazim i tërthortë.

Kazan –i m. (tur. kazan). Enë e madhe prej metali (zakonisht prej bakri), e rrumbullakët dhe me dy

veshë, që shërben për të zier ujë, ndërresa, gjellë etj.63

55 Dr. Ilaz Metaj, Orientalizmat, shtrirja leksiko-semantike në gjuhën shqipe. Prishtinë, f. 109.56 Dr. Ilaz Metaj, Orientalizmat, shtrirja leksiko-semantike në gjuhën shqipe. Prishtinë, f. 111.57 Mikel Ndreca, Fjalor fjalësh të huaja në gjuhën shqipe, f. 285.58 Dr. Ilaz Metaj, Orientalizmat, shtrirja leksiko-semantike në gjuhën shqipe. Prishtinë, f. 117.59 Tahir N. Dizdari, Fjalor i orientalizmave në gjuhën shqipe. AIITC. Tiranë, f. 452.60 Dr. Ilaz Metaj, Orientalizmat, shtrirja leksiko-semantike në gjuhën shqipe. Prishtinë, f. 125.61 Po aty, f. 126.62 Mikel Ndreca, Fjalor fjalësh të huaja në gjuhën shqipe, f. 307.63 Dr. Ilaz Metaj, Orientalizmat, shtrirja leksiko-semantike në gjuhën shqipe. Prishtinë, f. 133.

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · veprën “ Kështjella” , tregon vet fakti se Ismail Kadare si njohës i mirë dhe më produktiv i veprave të ndryshme letrare të

24

Kazm/ë –a f. (tur. kazma, nga kazmak “gërmoj”). Vegël e hekurt me dy anë pak të përkulura dhe me

një bisht të gjatë prej druri, e cila përdoret për të gërmuar, për të shembur mure, etj.64

Kull/ë –a f. (ar. qullä – kala, fortesë; tur. kule). Shtëpi e lartë me dy a me shumë kate, që shërben për

banim.65 Bën pjesë në huazimet e tërthorta.

Kur’an –i m. (ar. Kur’an “i recituar, i lexuar”, nga kara’á “lexoj, recitoj” > tur. Kur’an). Libër i shenjtë i

myslimanëve që është shpallur pas lindjes së Isait, a.s etj66, kurse në gjuhën shqipe ka hyrë si huazim

i tërthortë edhe në për shkak të fesë islame që praktikohet në vendin tonë.

Legen –i m. (pers. lägän > tur. leğen, liğen). Enë e madhe e rrumbullakët dhe mjaft e thellë prej

metali a prej ndonjë lënde tjetër67, kurse në gjuhën shqipe ka hyrë si huazim i tërthortë nga

persishtja.

Llagëm –i m. (tur. lağim). Vijë e nëndheshme që shërben për të rrjedhur ujërat e zeza ose për të

kulluar ujin e arave; kanal nën dhe për t’u fshehur ose për t’u mbrojtur mirë.68

Minare –rja f. (ar. mänārä – pirg; tur. minare) kulla e lartë e xhamisë, ku hipën myezini e thërret

besimtarët për t’u falur69, ndërsa te ne ka hyrë si huazim i tërthortë.

Minder –i m. (tur. minder). Shtresë e mbushur me kashtë, rrallë me lesh që shtrohet përsipër një

shtrati i ulët prej dërrasash.70

Mushama –ja f. (ar. mushammá “dyllëzim”, nga sham “dyll” > tur. muşamba). Pëlhurë e lyer me

lëndë të posaçme që të mos përshkohet nga uji etj.71 Hyn në grupin e huazimeve të tërthorta.

Myezin –i m. (ar. muedhdhin, nga edhan, shih ezan > tur. muezzin). Hoxhë ose një tjetër i ngarkuar

prej tij, që hipën në minare dhe therët besimtarët islamë në xhami etj.72 Në gjuhën shqipe ka hyrë si

huazim i tërthortë.

64 Dr. Ilaz Metaj, Orientalizmat, shtrirja leksiko-semantike në gjuhën shqipe. Prishtinë, f.133.65 Mikel Ndreca, Fjalor fjalësh të huaja në gjuhën shqipe, f. 342.66 Dr. Ilaz Metaj, Orientalizmat, shtrirja leksiko-semantike në gjuhën shqipe. Prishtinë, f. 138.67 Dr. Ilaz Metaj, Orientalizmat, shtrirja leksiko-semantike në gjuhën shqipe. Prishtinë, f. 140.68 Dr. Ilaz Metaj, Orientalizmat, shtrirja leksiko-semantike në gjuhën shqipe. Prishtinë, f. 143.69 Mikel Ndreca, Fjalor fjalësh të huaja në gjuhën shqipe, f. 381.70 Tahir N. Dizdari, Fjalor i orientalizmave në gjuhën shqipe. AIITC. Tiranë, f. 660.71 Dr. Ilaz Metaj, Orientalizmat, shtrirja leksiko-semantike në gjuhën shqipe. Prishtinë, f. 155.

Page 25: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · veprën “ Kështjella” , tregon vet fakti se Ismail Kadare si njohës i mirë dhe më produktiv i veprave të ndryshme letrare të

25

Myfti –i m. (ar. mufti > tur. müftü). Titull i lartë në administratën e fesë islame që drejton punët

fetare të një vendi etj.73 Është huazim i tërthortë.

Mysafir –i m. (ar. musafir > tur. misafir). Mik që vjen në shtëpi dhe rri edhe për të fjetur; mik.74 Në

gjuhën tonë ka hyrë si huazim i tërthortë nga arabishtja.

Ortak –u m. (tur. ortak). Ai që punonte bashkë me një tjetër dhe i ndante fitimet me të,

bashkëpunëtor në një punë etj.75

Padishah –u m. (pers. pād – i madh + šāh – sundimtar; pādišāh; tur. padişah) hist.titull i sulltanit në

Perandorinë Osmane dhe i sundimtarit në vende të Lindjes; ai që mbante këtë titull.76 Në gjuhën

shqipe ka hyrë si huazim i tërthortë.

Pasha –i m. (tur. paşa, nga baş aga). Dignitar në Perandorinë Osmane, i veshur me ofiqe të lartë e

komanduese në ushtri.

Perç/e –ja f. (pers. > tur. peçe). Pëlhurë e zezë dhe e hollë, me të cilën gratë e myslimane në disa

vende mbulojnë fytyrën që të mos i shohin të tjerët. Është huazim i tërthortë nga persishtja.

Qilim –i m. (pers. Kelim > tur. kilim). Shtroj me përmasa të ndryshme dhe me një apo disa fletë, e

punuar në vegjë me fije të trasha leshi. Në veprën “Kështjella” të Ismail Kadaresë është përdorur

“qylym”. Qilimi hyn në grupin e huazimeve të tërthorta.

Qysqi –a f. (tur. küskü). Shufër e trashë hekuri, nga njëra anë me majë dha nga ana tjetër me teh të

trashë, që përdoret për të shpuar vrima në një shtresë të fortë, për të thyer gurë etj.

Raki –a f. (ar. ‘arakijjá, nga ‘arák “djersë”n> tur. raki) pije alkoolike që nxirret nga mushti i rrushit

ose disa pemëve të tjera ose i drithërave, duke e zier duke i ftohur avujt etj. Në gjuhën shqipe ka

hyrë si huazim i tërthortë.

72 Dr. Ilaz Metaj, Orientalizmat, shtrirja leksiko-semantike në gjuhën shqipe. Prishtinë, f. 156.73 Dr. Ilaz Metaj, Orientalizmat, shtrirja leksiko-semantike në gjuhën shqipe. Prishtinë, f. 156.74 Dr. Ilaz Metaj, Orientalizmat, shtrirja leksiko-semantike në gjuhën shqipe. Prishtinë, f. 157.75 Dr. Ilaz Metaj, Orientalizmat, shtrirja leksiko-semantike në gjuhën shqipe. Prishtinë, f. 164.76 Mikel Ndreca, Fjalor fjalësh të huaja në gjuhën shqipe, f. 422.

Page 26: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · veprën “ Kështjella” , tregon vet fakti se Ismail Kadare si njohës i mirë dhe më produktiv i veprave të ndryshme letrare të

26

Salltanet –i m. (ar. > tur. saltanat). Madhështi e tepruar në veshje, në stoli në pajisjen e shtëpisë

etj.77 Nga didaskalitë mësojmë se kjo fjalë në shqipe është huazim i tërthortë.

Sanxhakbej –u m. (tur. sancak – krahinë, territor + bey – pronarë i madh tokash) komandant

ushtarak dhe qeveritar i një sanxhaku në kohën e Perandorisë Osmane.

Sehir –i m. (ar. säyr- shikim; tur. seyir). Soditje për kureshtje ose për t’u zbavitur. Huazim i tërthortë.

Serdengjesht –i m. (pers. Ser – kokë + geçmek- kaloj) pjesëtar i reparteve speciale të jeniçerëve që

sulmonin armikun dhe depërtonin të parët në fortifikata.78

Spahi –u m. (pers. Sepal “ushtri luftë” turk. spahi). Feudal në Perandorinë Osmane, të cilit i jepej një

pronë (timar) dhe e drejta për të vjelë detyrimet nga bujqit. Ky është huazim nga persishtja në

gjuhën turke.

Sulltan –i m. (ar. tur. sultan). Titull i trashëguar i sundimtarit absolut në Perandorinë Osmane dhe i

mbretërve në disa vende të Lindjes së Mesme e në Afrikë.

Sheh –u m. (ar. shejkh > tur. şeyh). I pari i një teqeje; prijës i ndonjë shkolle filozofike islame., kurse

në gjuhën shqipe ka hyrë si huazim i tërthortë.

Sherbet –i m. (ar. sharbá, shurba, nga shariba “pij” > tur. serbet). Ujë me sheqer që e ziejmë derisa

trashet dhe ua disa ëmbëlsirave. I takon huazimeve të tërthorta.

Sheriat –i m. (pers. sheriát > tur. şeriat). Rrugë e drejtë, sipas fesë islame; e vërtetë; ligj i një kombi

që mbështet në urdhëresa dhe ndalesa hyjnore; e drejta islame gjatë sundimit osman. Në gjuhën

shqipe ka hyrë si huazim i tërthortë.

Shilt/e –ja f. (tur. silte). Dyshek i hollë e i ngushtë, i mbushur me lesh, me pambuk, me lecka, etj.79

Shishe –shja f. (pers. şīe; tur. şişe) enë prej qelqi, gastare.80 Huazim i tërthortë.

77 Dr. Ilaz Metaj, Orientalizmat, shtrirja leksiko-semantike në gjuhën shqipe. Prishtinë,fq 171,180,184,185,193.78 Mikel Ndreca, Fjalor fjalësh të huaja në gjuhën shqipe, f. 493, 495, 499.79 Dr. Ilaz Metaj, Orientalizmat, shtrirja leksiko-semantike në gjuhën shqipe. Prishtinë, f. 201,207,209, 210.

Page 27: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · veprën “ Kështjella” , tregon vet fakti se Ismail Kadare si njohës i mirë dhe më produktiv i veprave të ndryshme letrare të

27

Tamam, pj. (ar. > tur. tamam). 1. Pikërisht, bash, mu 2. Plot, plotësisht.81 Në shqipe ka hyrë si huazim

i tërthortë.

Tatar –i m.(turk. tatar). Postbartës kalorës në Perandorinë Osmane.82

Tespihe –t f. (ar. tesbih > tur. tespih). Kokrra të vogla të rrumbullakëta a rruza prej qelibari, prej

sedefi, prej druri etj., ndërsa në gjuhën shqipe ka hyrë si huazimi tërthortë.

Topçi –u m. (tur. topçu). Ushtarë që shtinte me top, numëror topi, artiljer.

Veqilharxh –i m. (ar. > tur. vekilharc, nga ar. vekil + harxh). Nëpunës që mbante të dhënat për

harxhimet që bëheshin në një pallat, në një zyrë a në ushtri. Edhe kjo fjalë i takon huazimeve të

tërthorta.

Vezir –i m. (ar. vazir > tur. vezir). Ministër, nëpunës i lartë qeveritar në Perandorinë Osmane dhe në

disa vende të lindjes së Afërt.83 Është fjalë arabe që në gjuhën turke ka hyrë si huazim dhe

rrjedhimisht në gjuhën shqipe është huazim i tërthortë.

Xhebel –u (turk. cebil) hist. ushtar i armatosur dhe që i përgatisnin të merreshin me vete në luftë e

ekspedita të zotët.84

Xhehenem –i m. (ar. > tur. cehennem). Vend ku gjoja shpirtrat e të vdekurve mundohen e vuajnë për

mëkatet që kanë bërë për të gjallë.85 Në gjuhën shqipe ka hyrë si huazim i tërthortë.

Xhenet –i m. (ar. ğännä – “kopsht”; tur. cennet) 1. rlg. parajsë; 2. fig. vend shumë i bukur,

parajsë.86 Po ashtu xheneti ka hyrë si huazim i tërthortë.

Xhevahir –i m. (ar. xhavhár, sh. xhavahir > tur. cevahir). Diamant; gur i çmueshëm.87 Në gjuhën

shqipe ka hyrë si huazimi tërthortë.

80 Fjalor fjalësh të huaja në gjuhën shqipe. Mikel Ndreca, f. 533.81 Dr. Ilaz Metaj, Orientalizmat, shtrirja leksiko-semantike në gjuhën shqipe. Prishtinë, f.214.82 Tahir N. Dizdari, Fjalor i orientalizmave në gjuhën shqipe. AIITC. Tiranë, f. 1001.83 Dr. Ilaz Metaj, Orientalizmat, shtrirja leksiko-semantike në gjuhën shqipe. Prishtinë, f. 228.84 Tahir N. Dizdari, Fjalor i orientalizmave në gjuhën shqipe. AIITC. Tiranë, f. 1102.85 Dr.Ilaz Metaj, Orientalizmat, shtrirja leksiko-semantike në gjuhën shqipe. Prishtinë, f. 231.86 Mikel Ndreca, Fjalor fjalësh të huaja në gjuhën shqipe, f. 586.

Page 28: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · veprën “ Kështjella” , tregon vet fakti se Ismail Kadare si njohës i mirë dhe më produktiv i veprave të ndryshme letrare të

28

Xhind –i m. (ar. ğinn – demon; tur. cin) mit. Figurë e besimeve dhe e përrallave popullore me

prejardhje nga lindja, e cila përfytyrohet si shpirt i keq, që ka fuqi të mbinatyrshme mbi njerëzit e

sendet,88 po ashtu edhe kjo fjalë në gjuhën tona ka hyrë si huazim i tërthortë.

Yrysh –i m. (tur. yürüyüş, nga jürüek “marshoj, mësyj, sulmoj”). Hov, vrull, vrap i shpejtë etj.

Zift –i m. (ar. > tur. zift). Lloj rrëshire shumë e zezë, katran natyral; serë, bitum etj. Në gjuhën shqipe

ka hyrë si huazim i tërthortë.

Zurna –ja f. (pers. surna > tur. zurná). Vegël muzikore me frymë, si fyelli, që zgjerohet nga fundi dhe

që ka pipëz të dyfishtë prej kallami e zakonisht tetë vrima etj.89 Gjithashtu, zurnaja në gjuhën shqipe

ka hyrë si huazim i tërthortë.

2.4. Emrat e përveçëm me burim vendës

Kjo kategori emrash është e kompozuar me shumë elementë të sferave të ndryshme. Por kryesorja

është se emrat me burim vendës kanë një domethënie, kanë një kuptim qoftë nga aspekti gjuhësor,

qoftë nga ai historik, gjeografik apo shoqëror në kuptimin më të gjerë. Kjo për arsye se këta emra jo

vetëm se kanë, zakonisht, një kuptim në gjuhën amtare, ose në shoqëri përgjithësisht, por edhe për

arsye se ata janë të vendit, të ambientit ose të rrethit tonë gjeografik, etnik e shoqëror, gjë që nuk

ndodh me emrat e përveçëm me burim të huaj. Në vendin tonë emrat me burim vendës fillojnë që

nga Rilindja, por gjetën përdorim të gjerë sidomos pas Luftës së Dytë Botërore, periudhë kur filloi

emancipimi kulturor me një intensitet më të madh se në të kaluarën, periudhë kur filloi dhe

ndryshimi i strukturës sociale të familjes shqiptare si rezultat i arsimimit të saj. Te emrat me burim

vendës do të japim më poshtë një listë të tyre, por dhe këtu do të bëjmë më parë një ndarje në këto

nëngrupe :

Emra vetjakë të shtresës ilire, të cilët përbëjnë fondin më të lashtë antroponimik vendës, megjithëse

shumica e tyre nuk mund të shpjegohen me mjetet gjuhësore të shqipes së sotme.

Emra vetjakë të burimit shqip, që shpjegohen me anë të njësive të ndryshme të leksikut të sotëm të

shqipes, me emra të përgjithshëm ose kategori të tjera leksiko-gramatikore, togje a grupe fjalësh të

sferave të ndryshme të leksikut konkret e abstrakt.

87 Dr. Ilaz Metaj, Orientalizmat, shtrirja leksiko-semantike në gjuhën shqipe. Prishtinë, f. 232.88 Mikel Ndreca, Fjalor fjalësh të huaja në gjuhën shqipe, f. 587.89 Dr. Ilaz Metaj, Orientalizmat, shtrirja leksiko-semantike në gjuhën shqipe. Prishtinë, f. 241.

Page 29: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · veprën “ Kështjella” , tregon vet fakti se Ismail Kadare si njohës i mirë dhe më produktiv i veprave të ndryshme letrare të

29

Emra vetjakë të burimit shqip, por që janë cunguar prej kohësh dhe që nuk u dihet prototipi ose

emrat e sajuar artificialisht me kombinime inicialesh a shpikje të rastit etj.

1. Tursun pashait i pelqeu ky përshkrim.

(Kadare. Kështjella, fq. 8).

2. Gjithashtu për të gjithë ishte e qartë se, duke e dërguar kundër Skënderbeut, sulltani po i

jepte shansin e fundit Tursun pashait.

(Kadare, Kështjella, fq.11).

3. Ndërsa ajo fliste, ai mendoi se gjatë kohës që të vazhdonte rrethimi i kështjellës, ai do të

ishte i detyruar të harronte shumë gjëra, midis të cilave edhe hamamet e tij të

mrekullueshme të shtruara me pllaka mermeri dhe me mozaike atje në Brusën e largët.

(Kadare, Kështjella, fq.13).

4. Pas tij arriti komandanti i jeniçerëve, plaku i tmerrshëm Tavxha Tokmakhan, me gjymtyrë të

shkurtër, si te thyer një herë e të ngjitur pastaj pa kujdes.

(Kadare, Kështjella, fq.16).

5. Mevla Çelebiu i ndoqi me vëmendje hapat e tij gjer te çadra

(Kadare, Kështjella, fq. 17).

6. Ç'po bëjnë? – pyeti Çelebiu.

(Kadare, Kështjella, fq. 21).

7. Si the, Tuz Okçan, kishte shumë vajza të bukura? – pyeste njëri prej tyre.

(Kadare, Kështjella, fq. 23).

8. Pothuaj në qendër të kampit ata takuan kryemekanikun Sarxhua.

(Kadare, Kështjella, fq. 24).

9. Ai është i burgosur, me urdhër të sulltanit, në kalanë e Bogaskesenit.

Page 30: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · veprën “ Kështjella” , tregon vet fakti se Ismail Kadare si njohës i mirë dhe më produktiv i veprave të ndryshme letrare të

30

(Kadare, Kështjella, fq. 27).

10. Në rrethimin e Trapezundës, kur shtiu topi i parë që ishte shumë më i vogël se ky, shumë

njerëzve që ishin aty, iu duk sikur,në çastin e shkrepjes, gryka e topit gjëmoi “Allah!”

(Kadare, Kështjella, fq. 29).

11. Ashtu është, Siri Selim, - tha kronikani.

(Kadare, Kështjella, fq. 217).

12. Tani filluan, të na gjuajnë me top prapa shpine – vazhdonte të thërriste Tavxhai.

(Kadare, Kështjella, fq. 187).

13. Kara – Mukbil, - tha Tursun pashai, - ti ç'mendon?

(Kadare, Kështjella, fq. 149).

14. Nuk është ashtu – tha Saruxhai, duke iu drejtuar Çelebiut.

(Kadare, Kështjella, fq. 140).

15. Uh plasa ja bëri tjetra, një bjonde me fytyrë të mërzitur. – Ku është Hasani?

(Kadare, Kështjella, fq. 125).

16. Skenderbeu! – Skenderbeu!

(Kadare, Kështjella, fq. 170).

17. Të pyesim Lejlanë.

(Kadare, Kështjella, fq. 230).

18. Më siguri – tha Ajseli.

(Kadare, Kështjella, fq. 231).

19. Si është vallë Kruja? – pyeti Ajseli.

(Kadare, Kështjella, fq. 234).

Page 31: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · veprën “ Kështjella” , tregon vet fakti se Ismail Kadare si njohës i mirë dhe më produktiv i veprave të ndryshme letrare të

31

20. E kush e pa Shqipërinë? – tha ajo.

(Kadare, Kështjella, fq. 234).

Page 32: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · veprën “ Kështjella” , tregon vet fakti se Ismail Kadare si njohës i mirë dhe më produktiv i veprave të ndryshme letrare të

32

PËRFUNDIME:Gjuha është tipar i rëndësishëm i kombit, vlerë dhe identitet i tij. Prandaj ruajtja, zhvillimi dhe

pasurimi i vazhdueshëm i saj ka qenë dhe mbetet një detyrë e përhershme. Gjithë përpjekjet

shekullore për të mbrojtur vetëqenien, lirinë dhe dinjitetin kombëtar, kanë synuar të mbajnë gjallë

dashurinë për atdheun dhe gjuhën amtare. Ideali patriotik bashkoi rilindësit në luftën dhe përpjekjet

për pavarësinë kombëtare e për ruajtjen e vlerave të gjuhës sonë, “sepse - siç thotë Idriz Ajeti - gjuha

letrare s’është vetëm thesar i kulturës sonë, por edhe mjet i fortë për mbrojtjen e etnisë sonë”90,

apo siç thotë prof. E.Çabej “gjuha është sendi më i çmueshëm i një populli dhe për popullin shqiptar

është i vetmi thesar”.91

Në kushtet e sotme kjo bëhet më urgjente, kur shqipja standarde, si faza më e lartë e zhvillimit të

gjuhës, po përjeton zhvillim të shumanshëm të hovshëm si dhe përballje me sfidat e reja të hapjes

me botën, sepse, gjuha e njësuar si një madhësi kulturore që u formua në një etapë të caktuar të

zhvillimit politik e shoqëror të kombit shqiptar, po u shërben kërkesave në rritje të bashkësisë së

shqiptarëve, duke u bërë shprehëse e njësisë kombëtare, trguese e identitetit, gjallërisë së kombit

tonë, baza mbi të cilën ngrihet dhe përcillet kultura dhe përvoja e tij. Vetë kushtet e komunikimit

ndërgjuhësor dhe të shkëmbimeve ndërkulturore e kanë vënë shqipen përballë gjuhësh të pasura e

të lëvruara prej shekujsh.

90 B.Kryeziu, Standardi i shqipes dhe disa probleme rreth tij” në “Seminarin Ndërkombëtar të Albanologjisë”,Ohër, 2007, f.93.91 Çabej, E. Tekstet e vjetra shqip dhe disa kritere rreth botimit të tyre, në Studime gjuhësore, VI, Prishtinë,1977, f.329).

Page 33: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · veprën “ Kështjella” , tregon vet fakti se Ismail Kadare si njohës i mirë dhe më produktiv i veprave të ndryshme letrare të

33

BIBLIOGRAFIA:

1. Adolphs, S., & Schmitt, N. 2003. Lexical coverage of spoken discourse. Applied Linguistics,

24(4), 425–43.

2. Ilo Stefanllari 2011 A course of english lexicology Shtёpia botuese “GEER “2011.

3. Sigelman, C. K., & Rider, E. A. (2009). Life-Span Human Development. Belmont: Wadsworth

Cengage Learning.

4. McDevitt, T. M., & Ormrod, J. E. (2010, Korrik 20). Nature and Nurture. Gjetur në

www.education.com: http://www.education.com/reference/article/nature-nurture/

5. Krashen, S., The Input Hypothesis: Issues And Implications, Longman, London, 1985.

6. Chomsky, N., Aspects Of Theory Of Syntax, MIT Press, Massachusetts, Cambridge, 1965;

The Acquisition Of Syntax In Children From 5 To 10, MIT Press, Massachusetts, Cambridge,

1969; Understanding Second Language Acquisition , Oxford University Press, London, 1985;

Second Language Acquisition, Oxford University Press, New York, 2003.

7. Remson, L. H. (2007). Oral Language. Në B. J. Guzzetti, Literacy for the New Millennium (fv.

75- 94). Westport, Connecticut: Praeger.

8. Gramatika e gjuhës shqipe I, Tiranë 2002 botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë,

Kreu për formimin e fjalëve është shkruar nga prof. Lafe, E., fq. 43-78, ndërsa kreu i formimit

të emrave nga Agalliu.

9. Kadare, Ismail. (1970) Kështjella. Tiranë, Naim Frashëri.

10. Qosja, Rexhep. (1973) Panteoni i rralluar. Prishtinë, Rilindja.

11. Kuçuku, Bashkim. Letërsi shqipe bashkëkohore – kurs leksionesh/2007-2011

12. Kadare, Ismail. (1970) Kështjella. Tiranë, Naim Frashëri.

13. Sinani, Shaban. (2005) Një dosje për Kadarenë. Tiranë, OMSCA-1.

14. Prof. Dr. Jani Thomai, Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, 2002.

15. Dr. Ilaz Metaj, Orientalizmat, shtrirja leksiko-semantike në gjuhën shqipe. Prishtinë.

16. Mikel Ndreca, Fjalor fjalësh të huaja në gjuhën shqipe.

17. Tahir N. Dizdari, Fjalor i orientalizmave në gjuhën shqipe. AIITC. Tiranë.

18. Dr. Ilaz Metaj, Orientalizmat, shtrirja leksiko-semantike në gjuhën shqipe. Prishtinë.

19. Tahir N. Dizdari, Fjalor i orientalizmave në gjuhën shqipe. AIITC. Tiranë.

Page 34: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · veprën “ Kështjella” , tregon vet fakti se Ismail Kadare si njohës i mirë dhe më produktiv i veprave të ndryshme letrare të

34

20. B. Kryeziu, Standardi i shqipes dhe disa probleme rreth tij” në “Seminarin Ndërkombëtar të

Albanologjisë”, Ohër, 2007, f. 93.Çabej, E. Tekstet e vjetra shqip dhe disa kritere rreth

botimit të tyre, në Studime gjuhësore, VI, Prishtinë, 1977, f. 329).