Upload
others
View
4
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
UNIVERSITETI I GJAKOVËS”FEHMI AGANI”
FAKULTETI I MJEKSISË
PROGRAMI: INFERMIERI E PËRGJITHSHME
PUNIM DIPLOME
TEMA: PLANIFIKIMI I FAMILJES - KONTRACEPSIONI
Kandidatja:Synavere Martinaj Mentori:Prof.Ass.Dr.Hajrullah Latifi
Gjakovë,Korrik,2020
2
Punimi i temës së diplomës: “Planifikimi i familjes-Kontracepsioni” i kandidatës,Synavere
Martinaj, u punua në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë.
Mentor i punimit: Prof.Ass.Dr.Hajrullah Latifi
Punimi përmban: 4 kapituj,
28 faqe,
5 figura.
3
Deklaratë Studentore
Unë, Synavere Martinaj,deklaroj nën përgjegjësinë time se punimi është i shkruar nga unë, nuk
është prezantuar asnjëherë më parë, para ndonjë komisioni ose institucioni tjetër që nuk mban
vulën e universitetit dhe degës përkatëse ku është përcaktuar të prezantohet punimi në fjalë.
4
Falënderimet
Punimi i temës së diplomës kërkon mund dhe përkushtim të madh i cili nuk mund të realizohej
pa përkrahjen e njerëzve më të dashur, prandaj ju jam mirënjohese dhe i falenderoj pafund të
gjithë ata që më kanë mbështetur jo vetëm tani,por për gjatë gjithë rrugëtimit tim studentor.
Falënderoj stafin e profesorëve për ndihmën profesionale dhe këshillat e dhëna.
Dhe krejt në fund,por jo të fundit një falënderim shumë i sinqertë i dedikohet familjes sime,të
cilët më mbështeten gjatë kohës së studimeve me dashurinë e tyre, durimin dhe kurajon si dhe
duke më dhënë forcë për të përfunduar me sukses këtë punim.
5
PËRMBAJTJA
Deklaratë Studentore……………………………………………………………………………………….3
Falënderimet ……………………………………………………………………………………………….4
ABSTRAKTI……………………………………………………………………………………………….7
1.0 HYRJE………………………………………………………………………………………………….8
Qëllimi……………………………………………………………………………………………………...9
Metodologjia………………………………………………………………………………………………10
1.1 Kur duhet të mendojmë të përdorim një metodë të planifikimit familjar……………………………111.2 Kontracepsioni nënkupton parandalimin e shtatzënisë……………………………………..……….121.3 Spiralja Intrauterine………………………………………………………………………………….13
2.0 Infeksionet……………………………………………………...…………………………….…….14-15
3.0 Shkaktarët e Infeksioneve Seksualisht të Transmetueshme……………………………...………..16-173.1 Paraqitja e Kontracepsionit urgjent………………………………………………………………….183.2 Anët negative të kontraceptivëve urgjent…………………………………………...……………….193.3 Metodat
natyrore…………………………………………………………………...…………..……..20
4.0 Kontracepsioni i përhershëm…………………………………………………………...…….……….214.1 Sterilizimi femëror…………………………………………………………………………..….……22
Diskutim……………………………………………………………………………………..………….…23
Rekomandime……………………………………………………………………………………………..23
Përfundim………………………………………………………………………………………..….…….24
Rezyme……………………………………………………………………………………………………25
Summary………………………………………………………………………………………….....……26
Literatura………………………………………………………………………………………………….27
CV e Kandidates………………………………………………………………………………………….28
6
Lista e shkurtesave :
IST-Infeksionet Seksualisht të Transmetueshme
IUD-Pajisjet Intrauterine
IUS-Intrauterine System
Lista e figurave :
Fig.1.Planifikimi i familjes
Fig.2.Spiralja Intrauterine
Fig.3.Kontraceptivët
Fig.4.Infeksionet seksualisht të transmetueshme
Fig.5.Sterilizimi mashkullor
7
ABSTRAKTI
Kontracepsioni nënkupton pengimin e frytnimit dhe është në funksion të planifikimit
tëpasardhësve(familjes) dhe ruajtjes së shëndetit të femrës,sepse me të evitohet abortuesi,d.m.th
ndërprerja e shtatëzanisë së padëshiruar.
Metodat e kontracepsionit i aplikon mashkulli,femra apo të dy.
Meshkujt duhet të përdorin prezervativë,ndërpresin ejakulacionin,ndërsa si masë afatgjate është
lidhja e spermiduktit.
Kontracepsioni te femrat kryhet duke përdorur mjete kimike që mbysin spermatozoidet të cilat
vendosen në uterus,p.sh spirale,pastaj diafragma vaginale e cila vendoset në grykën e
mitrës,duke penguar kështu depërtimin e spermatozoidëve në të.Në favor të kontracepsionit
shkojnë edhe marrëdhëniet intime gjatë kohës kur gruaja është e pa aftë për frytnim,e kjo është
dita e 17 pas menstruacionit deri te menstruacioni i ardhshëm(Metoda e Knaus-Oginit).Kjo
metodë nuk është e preferueshme për shkak të dallimeve individuale të ciklit menstrual dhe
kohës së ovulimit(krijimi dhe pjekja e qelizës vezë).
8
1. HYRJE
Planifikimi familjar është e drejtë e çifteve dhe individëve për të vendosur lirshëm dhe me
përgjegjësi numrin,distancën dhe kohën e fëmijëve,duke pasur informaciondhe mënyra për të
realizuar atë.
Aftësia e një gruaje për të planifikuar shtatzënitë e saj ka një ndikim të drejtpërdrejtë në shëndet
dhe mirëqenie, si dhe në mbarëvajtjen e çdo shtatzënie.
Planifikimi familjar përcaktohet si tërësia e mjeteve dhe teknikave që lejon:
•Të mënjanojë shtatzënitë e padëshiruara dhe abortin e pasigurt;
• Të lindin fëmijë kur të dëshirojnë;
• Të rregullojë intervalet midis dy lindjeve;
• Të planifikojë lindjet në momentin më të mirë në raport me moshën e nënës,duke mënjanuar
shtatzënitë para moshës 20 vjeçare dhe pasmoshës 35-vjeçare;
• Të parandalojë IST-të dhe HIV/AIDS-in;
• Të parandalojë vdekjet amtare dhe foshnjore.
Fig.1.
Qëllimi
Save the Children:Planifikimi familjarhttps://albania.savethechildren.net/sites/albania.savethechildren.net/
9
Ky punim është realizuar me qëllim të zgjerimit të njohurive lidhur me kontracepsionin dhe
planifikimin e familjes,duke përfshirë mënyrat e përdorimit si dhe infeksionet që mund të
shkaktojnë.
Metodologjia
10
Për realizimin e këtij punimi është përdorur metoda e rishikimit të literaturës,krahas kësaj kam
përgatitur edhe informacione mbi planifikimin familjar dhe kontracepsionin të marrura nga libra
mjekësorë dhe burime nga interneti.
Kur duhet të mendojmëtë përdorim një metodëtë planifikimit familjar:
11
- Për shtatzëninë e parë
Vajzat e reja duhet ta shtyjnë shtatzëninë e parë derisa ato të kenë mbushur moshën 18 vjeç.Për
të shtyrë shtatzëninë e parë, të rinjtë duhet të përdorin një metodë kontraceptive efektive të
zgjedhur prej tyre, ose të praktikojnë abstinencën (moskryerjen e marrëdhënieve
intime).Kontracepsioni i Urgjencës nuk duhet përdorur si metodë e rregulltë e Planifikimit
Familjar.
- Pas një aborti të dëshiruar apo spontan!
Edhe pse më shumë hulumtime janë të nevojshme, disa studime tregojnë se pas një aborti, çiftet
duhet vazhdimisht të përdorin një metodë efektive të Planifikimit Familjar, me zgjedhjen e tyre,
për të paktën 3 muaj përpara se të provojnë për një shtatzëni të dytë.
- Pas një lindjeje!
Çiftet duhet të përdorin një metodë efektive të Planifikimit Familjar të zgjedhur prej tyre, në
mënyrë të vazhdueshme, për një periudhë të paktën dy vjet para se të përpiqen sërish për një
shtatzëni të dytë.
Save the Children:Planifikimi familjar
https://albania.savethechildren.net/sites/albania.savethechildren.net/
12
Kontracepsioni nënkupton parandalimin e shtatzënisë
Ekziston një numër metodash të ndryshme dhe është e rëndësishme të zgjidhet ajo që i plotëson
më së miri nevojat dhe rrethanat.
Kontracepsioni duhet të përfshijë informacion të saktë në lidhje me:
∙Efektivitetin në parandalimin e shtatëzanisë,
∙Qështje shëndetësore të cilat mund të kufizojnë disa zgjidhje,
∙Lehtësinë e përdorimit,
∙Efektet anësore përfshirë ndryshimet në periudhat e zakonshme,
∙Përfitime përveç kontracepsionit,
∙Kostoja dhe disponueshmëria,
∙Kthyeshmëri,
∙Mbrojtje ndaj infeksioneve seksualisht të transmetueshme (IST).Metodat më efektive të
kthyeshme janë kontraceptivët e kthyeshëm të veprueshëm gjatë (LARC),
∙Pajisjet intrauterine (IUDs) dhe implantet kontraceptive.
IUD dhe implantet:
∙Janë të përshtatshme për femrat e çdo moshe;∙Përdoren nga shumica e femrave, edhe nëse kanë ndonjë çështje të rëndësishme shëndetësore;
∙Hiqen me lehtësi në çdo kohë nga një profesionist i trajnuar shëndetësor dhe janë menjëherë të
kthyeshëm në heqje;
∙Përfshijnë një procedurë futjeje dhe heqjeje nga një mjek ose infermier,nuk sigurojnë mbrojtjendaj IST-ve;
IUD-të përfshijnë një pajisje që lëshon hormonin ose pajisjet e bakrit.
https://www.fpnsw.org.au/health-information/individuals/contraception/contraception-choices
13
Spiralja intrauterine (IUP)
Spiralja intrauterine (Intrauterinpessar,IUP) është emërtuar kështu ngase produktet fillestare kanë
qenë në formë spiraleje.Spiralet e sotme kanë një gjatësi prej 3-4 cm, formë të shkronjës T dhe
janë të mbështjellura me një tel prej bakri. Model më i përdorur sot është i ashtuquajturi
multiload- dhe T pesari i bakrit.Në pjesën e poshtme spiralja ka një pe i cili shërben për të
mënjanuar spiralen pasi vendost në mitër nga mjeku-gjinekolog dhe atë në kohën e
menstruacionit kur qafa e mitrës në këtë kohëështë pak e hapur dhe kjo lehtëson proceduren e
vënjes së saj. Pas menstruacionit të ardhshëm me ultrazë kontrollohet pozita korekte (in situ) e
spirales në mitër. Në përgjithësi spiralja mund të qendrojë (dhe të fuksionoj) pa problem 3-5 vjet.
Pearl indexi është 0,3-3.
Mirena ështëspirale hormonale e quajtur edhe intrauterinsystem, (IUS), është poashtu spirale në
formë të shkronjës T e cila për dallim nga spiralja klasike liron në mitër sasi të vogla të hormonit
levonorgestrel. Vendosja e mirenës është si ajo e spirales dhe ka efekt mbrojtës ndaj mbetjes
shtatëzënë deri 5 vjet.Pacientët me faktorët e rrezikut si tendenca për trombozë ose ato që
konsumojnë duhan duhet të jenë nën mbikqyrje dhe eventualisht ti shmangen përdorimit të
kontracepcionit hormonal edhe pse aplikimi i Mirenës paraqet një rrezik ekstrem të vogël,Pearl
indexi 0,2.
Fig.2.
https://www.fpnsw.org.au/health-information/individuals/contraception/contraception-choices
2.
14
Infeksionet
Një nga problemet që femrat hasin më shpesh janë sëmundjet apo infeksionet seksualisht të
transmetueshme.Zakonisht për fajin e partnerit,gjithashtunga pakujdesia ndodh që dhimbjet apo
pasojat të jenë mjaft alarmante, prandaj duhet bërë kujdes.
Prezervativët mbrojnë nga infeksionet seksualisht të transmetueshme (IST) si dhe shtatzënia e
paqëllimshme.
Disa ngakontraceptivët që përdorin hormone për të parandaluar shtatzëninë përfshijnë pilulën
dhe injeksionin Depo Provera.
Ekzistojnë dy tipe pilulash:
∙Pilula kontraceptive oral e kombinuar,
∙Pilula kontraceptive e vetme progestogjenit.
Pilula është më shumë se 99% efektive në parandalimin e shtatëzanisë nëse merret në mënyrë
korrekte. Megjithatë në përdorimin tipik është rreth 92% efektiv.
Injeksioni Depo Provera është një lloj tjetër i kontracepsionit hormonal.Ky injeksion merret një
në çdo tre muaj. Nëse merret në kohë, Depo Provera është më shumë se 99% efektive, por
zakonisht është 97% efektiv.
https://sot.com.al/shendeti/8-simptomat-e-semundjeve-seksualisht-te-transmetueshme-qe-sduhet-
ti-injorojme-kurre/
Dallojmë disa simptoma të dukshme të infeksioneve:
15
∙Urinimi i dhimbshëm,
∙Organi gjenital kruhet vazhdimisht,
∙Plagë ,
∙Skuqje te ashpëra ose puqrra të kuqe,
∙Ndryshim nëpërmjet metodave.
Fig.3.
https://sot.com.al/shendeti/8-simptomat-e-semundjeve-seksualisht-te-transmetueshme-qe-sduhet-
ti-injorojme-kurre/
3.
16
Shkaktarët e Infeksioneve Seksualisht të Transmetueshme
Infeksionet seksualisht të transmetueshme(IST), në pjesën më të madhe të rasteve shkaktohen
nga baktere,viruse apo parazitë që transmetohen nëpërmjet marrëdhënieve të pa mbrojtura, por
gjithashtu këto lloj infeksionesh mund të shkaktohen edhe nga kontakti lëkurë-lëkurë i organeve
gjenitale.Infeksionet që transmetohen seksualisht(IST) janë të zakonshme, dhe testimi i tyre
është një nga mënyrat më të mira në mbrojtje të shëndetit. Ka disa lloje testimesh, të cilat
përshtaten në vartësi të moshës, sjelljeve intime si dhe faktorëve të tjerë të rriskut për IST-në.
Rruga intime, nuk është e vetmja rrugë transmetimi, pasi ato, për një sërë shkaktarësh,
transmetohen dhe nëpërmjet gjakut; si HI,HVB Sifiliz, etj.
Disa nga bakteriet që shkaktojnë (IST) janë gonokoku, clamidia, treponema shkaktari i sifilizit
etj, ndërsa nga viruset përmendim virusin e hepatit B, HI,HPV etj. Nga parazitët që shkaktojnë
IST përmendim trikomonen dhe morrin pubik.
Ndër vite, janë realizuar disa programe testimi për IST dhe për arsye të ndryshme, këto
infeksione janë të nën diagnostikuara apo të nën raportuara, duke krijuar kështu edhe një ide jo
reale mbi to.Por,gjithsesi sipas statistikave ekzistuese rezulton një trend në rritje për IST, kjo
bazuar në disa studime që janë bërë në grupe me risk të lartë, si psh. te personat e prekur nga
HIV_AIDS,te meshkujt që kanë marrëdhënie me meshkuj(MSM), përdoruesit e drogës, etj.
IST-të në shumicën e rasteve nuk shoqërohen me shenja dhe simptoma, prandaj individët
shpeshherë nuk e dinë që janë të prekur nga këto infeksione dhe për pasojë janë edhe raste të pa
trajtuara (pamjekuara). Një rast me IST i panjohur dhe i pamjekuar është një rast me risk
potencial për transmetimin e infeksionit te partneri si dhe një arsye për shfaqjen e sëmundjeve të
individit që shërben si burim.
Prof.Dr.Arben Pilaca
https://www.hygeia.al/al/hygeia/artikuj-mjekesor/250-fare-duhet-te-dime-mbi-infeksionet-
seksualisht-te-transmetueshme
Testimi që duhet bërë për IST
17
Kryerja apo jo e testimit apo shpeshtësia e kryerjes së tij varen nga mosha, sjelljet
seksuale(marrëdhënie të pa mbrojtura, shumë partnerë, etj) apo persona me risk të lartë si;
përdoruesit e drogave, alkoolit, diagnostikimi me një nga IST-të etj.Të gjithë këta faktorë duhen
vlerësuar si kusht për kryerjen e këtij testimi.
Nëse përgjigja e testimit rezulton pozitive,duhetkonsultuar menjëherë me një mjek specialist, i
cili mund të ketë nevojë edhe për ekzaminime të mëtejshme me qëllim që të vendosë në vijim
mbi trajtimin që duhet ndjekur. Moment i dytë i rëndësishëm është edhe informimi i partnerit
intim. Në këto raste,udhëzohettestimi dhe ekzaminimi i partnerit për të parë nëse është prekur
apo jo nga IST.
Fig.4.
Prof.Dr.Arben Pilaca
https://www.hygeia.al/al/hygeia/artikuj-mjekesor/250-fare-duhet-te-dime-mbi-infeksionet-
seksualisht-te-transmetueshme/
Paraqitja e Kontracepsionit urgjent
18
Kontracepsioni urgjent paraqet përdorimin e tabletave (të quajtura “një ditë pas”) me qëllim që të
parandalohet shtatzania e padëshiruar për shkak të mardhënieve intime të pambrojtura. Tabletat i
përmbajnë të njëjtat hormone që janë edhe tek anti-bebe pilulat që përdoren për kontracepcion të
rregullt.
Në varshmëri nga ajo se në cilën fazë nga cikli menstrual përdoren, atoe parandalojnë
shtatzëninë në mënyra të ndryshme:
Hormonet nga tabletat mund të parandalojnë ose ta zgjasin ovulimin ( lëshimin e qelizës vezë),
ndërsa shtatzania nuk mundet të fillojë nëse nuk ka qelizë vezë të papjekur.
Hormonet mund të shkaktojnë edhe ngjizjen e sekretit cervikal. Sekreti i trashur cervikal ndalon
spermatozoidet të arijnë deri te qeliza vezë.
Gjithashtu, hormonet mund edhe ta dobësojnë mbështjellësin e mitrës, që qeliza vezë të mos
fekondohet e të zhvillohet.
Është e nevojshme të përmendet se këto tableta nuk shkaktojnë abort. Kjo do të thotë nëse një
femër është shtatëzënë, përdorimi i tabletave “një ditë pas” nuk do të shkaktojë ndalimin e
shtatëzanisë.
https://www.femrasot.com/2017/04/25/kontraceptivet/
19
Anët negative të kontraceptivëve urgjent
Te shumica e femrave, pas përdorimit të tabletave për kontracepcion urgjent paraqiten efekte
anësore: mundim, dhimbje e barkut, lodhje, kokëdhimbje, ndjeshmëri e gjinjëve, mbajtja e
lëngjeve dhe marramendje.
Përveq kësaj, paraqiten edhe ndryshime në ciklin menstrual. Një pjesë e madhe e femrave fitojnë
menstruacione javën e njejtë kur i kanë përdorur tabletat, por te disa paraqitet edhe vonesë e
ciklit.
Me ndihmën e këtyre tabletave mund të parandalohet shtatzania e padëshiruar, por jo edhe
transmetimi eventual i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Për këtë shkak,mënyra më e
mirë është përdorimi i masave efektive të provuara për mbrojtje si prezervativët.
Metodat natyrore
20
Ka metoda të ndryshme natyrore,që të dallohen ditët e fekondimit. Shumica e këtyre metodave
nuk është shumë e besueshme. Vetëm metoda simptotermale vlen si e sigurtë. Në rast të kësaj
metode duhet të bëhet matja e temperaturës së trupit çdo mëngjes.Duhet të vëzhgohet, se si
ndryshon mukoza në vaginë.Duhet mbajtur shënime për të gjitha çdo ditë. Nga ndryshimi i
temperaturës së trupit dhe mukozës vaginale, mund të lexohen ditët e fekondimit. Për këtë
metodë duhet të ketë nevojë për informacione të tjera dhe një udhëzim të saktë. Ka edhe
kompjuterë dhe aplikacione cikli që llogaritin ditët e fekondimit,por,ato vetëm nuk janë të
sigurta.
Koitus Interruptus: Burri tërheq organin gjenital direkt para orgazmës. Por,paraorgazmës
rrjedh shpesh nga organi gjenital lëng sperme. Ky lëng përmban qeliza sperme. Prandaj kjo
metodë nuk është e sigurtë.
Të ushqyerit me gji i foshnjës:Femra mund të ketë kontracepsion me të ushqyerin me gji vetëm
në gjashtë muajt e parë.Ushqyerja e foshnjës me gji bëhet gjashtë herë brenda 24 orëve. Për këtë
duhet ushqyer me gji të paktën për 80 minuta në ditë. Lejohet t’i jepet foshnjës vetëm qumështin
e nënës. Të ushqyerit me gji mund të japë kontracepsion vetëm për aq kohë sa nuk ka pasur cikël
mujor pas lindjes.
Heqja dorë nga marrëdhëniet intime:Por,është e natyrshme që njerëzit kanë marrëdhënie.
Metodat natyrale duhet të përdorën shumë saktë.Mund të mbetesh shtatzënë, nëse bën një gabim
të vogël gjatë kësaj. Nëse tani nuk dëshirohet një fëmijë, është më mirë, të përdoret një metodë
tjetër.
https://www.zanzu.de/sq/planifikimi-familjar-dhe-shtatzenia/kontracepsioni/metodat-e-
kontracepsionit/
4.
Kontracepsioni i përhershëm: Sterilizimi
https://www.femrasot.com/2017/04/25/kontraceptivet/
https://www.zanzu.de/sq/planifikimi-familjar-dhe-shtatzenia/kontracepsioni/metodat-e-kontracepsionit/
21
Një mjeke/mjek kryen një operacion tek burri apo gruaja. Ndërpriten kanalet e spermës tek burri
ose tubat falopiane tek gruaja. Lëngu i burrit gjatë marrëdhënieve intime nuk përmban më
spermatozoide. Vezët e gruas nuk mund të arrijnë më mitrën. Burri pas kësaj nuk mund të bëjë
më fëmijë. Gruaja pas kësaj nuk mund të lindë më fëmijë.
Sterilizimi është një metodë kontraceptive përfundimtare dhe shumë e sigurtë. Prandaj,vendimi
për këtë duhet të mendohet shumë mirë. Sterilizimi është i drejtë, vetëm nëse nuk dëshiron për të
pasur (më) fëmijë.
Një ndërprerja e shtatzënisë nuk është një metodë kontracepsioni.
Fig.5.
Sterilizimi femëror
Sterilizimi u këshillohet vetëm femrave të cilat nuk duan të bëjnë më fëmijë dhe të cilat pranojnë
t’i japin fund pjellshmërisë së tyre.
22
Tek femra, sterilizimi bëhet në përgjithësi duke i lidhur apo duke i vënë unazat përreth tubave.
Në këtë mënyrë mund të vendosen mikro-implante (implante shumë të vogla) në brendësi të tyre.
Në këtë mënyrë parandalohet takimi i vezores me spermatozoidet, pra fekondimi (mbarsja).
Operacioni i lidhjes së tubave apo vënies së unazave përreth tubave bëhet me narkozë të plotë.
Vendosja e mikro-implantit mund të bëhet me narkozë lokale.
Jeta seksuale e femrës mbetet e njëjtë: tajimet hormonale dhe menstruacionet vazhdojnë sikur
edhe më parë deri në kohën e menopauzës.
Sterilizimi i femrës është një operacion pas të cilit femra me shumë vështirësi mund të kthehet në
gjendjen e mëparshme prandaj duhet të paramendohet si një zgjidhje përfundimtare.
Sikur edhe për të gjitha metodat e tjera kontraceptive, këshillohet përdorimi i prezervativit në të
njëjtën kohë për t’u mbrojtur nga infeksionet të cilat mbarten me marrëdhënie seksuale, si dhe
nga virusi i sidës.
https://www.sex-i.ch/sq/shmangia-e-shtatzenise/sterilizimi-tek-femra-dhe-mashkulli/
Diskutim
Duke u nisur nga rishikimi i literaturës kemi arritur në konkluzion se:
23
Planifikimi familjar u jep të drejtën çifteve dhe individëve për të vendosur lirshëm dhe me
përgjegjësi numrin,distancën dhe kohën e fëmijëve,duke pasur informacion dhe mënyrat për ta
realizuar këtë.
Sot planifikimi familjar shikohet si një e drejtë e njeriut.Njerëzit kanë mundësi të zgjedhin
metodat e shumta të planifikimit familjar siç janë:kontraceptivët orale,DIU
prezervativët,sterilizimi mashkullor dhe femëror.
Rekomandime
- Rekomandohet përdorimi i prezervativëve për meshkuj dhe femra,qëmundëson një mbrojtje të
dyfishtë dhe atë si nga shtatzënia, ashtu edhe nga sëmundjet që përcillen gjatë marrëdhënieve
intime, përfshirë këtu edhe HIV.
- Kontraceptivët si dhe DIU me bakër u rekomandohen femrave deri në 5 ditë pas marrdhënies
sëpambrojtur.
- Brenda të njejtit cikël menstrual, kontracepsioni mund të përdoret më tepër se njëherë.
- Femra mund të fillojë përdorimin e kontraceptivëve në çdo kohë përderisa është e sigurtë se ajo
nuk është shtatzënë. Nëse kanë kaluar më tepër se 5 ditë nga fillimi i ciklit menstrual, ajo duhet
të abstenojë ose të përdorë mbrojtje shtesë kontraceptive, për 7 ditët e ardhshme.
Përfundim
24
Nga përfundimi i kësaj teme kuptuam rolin e kontraceptivëve gjatë planifikimit të familjes.Gjatë
përdorimit të të cilëve mund mund të shfaqen efekte të padëshirueshme si mundime,ndjenja e
shtrëngimeve në kraharor,humbje ose rritje të masës trupore,ndryshim i disponimit etj.
Dukeiu lejuar femrave lirinë të kontrollojnë numrin dhe hapësirën e lindjeve të tyre, planifikimi i
familjes ndihmon femrat të ruajnë shëndetin dhe pjellorinë e tyre dhe gjithashtu kontribuojnë në
përmirësimin e cilësisë së përgjithshme të jetës së tyre.
Rezyme
25
Hyrje:Planifikimi familjar ju jep të drejtën çifteve dhe individëve që të vendosin lirshëm dhe
me përgjegjësi numrin, distancën dhe kohën e fëmijëve të tyre,duke pasur informacionin dhe
mënyrat për të realizuar atë.
Qëllimi:Ky punim është realizuar me qëllim të zgjerimit të njohurive lidhur me
kontracepsionin dhe planifikimin e familjes.
Metodologjia:Për realizimin e këtij punimi është përdorur metoda e rishikimit të
literaturës,krahas kësaj kam përgatitur edhe informacione mbi planifikimin familjar dhe
kontracepsionin të marrura nga libra mjekësorë dhe burime nga interneti.
Përfundim:Nga përfundimi i kësaj teme kuptuam rolin e kontraceptivëve gjatë planifikimit të
familjes.Gjatë përdorimit të të cilëve mund mund të shfaqen efekte të padëshirueshme si
mundime,ndjenja e shtrëngimeve në kraharor,humbje ose rritje të masës trupore,ndryshim i
disponimit etj.
Summary
26
Introduction:Family planning gives couples and individuals the right to freely and
responsibly decide the number, distance and time of their children, having the information and
ways to accomplish it.
Purpose:This paper was conducted in order to expand the knowledge related to contraception
and family planning.
Methodology:For the realization of this paper, the method of literature review was used, in
addition, I also prepared information on family planning and contraception taken from medical
books and internet resources.
Conclusion:From the conclusion of this topic we understood the role of contraceptives in
family planning. During the use of which may appear undesirable effects such as pain, feeling of
tightness in the chest, loss or increase in body mass, mood swings, etc.
Literatura
27
OBSH:Contraception,2014 : https://apps.who.int/iris/bitstream/handle/10665/112319/WHO
Prof.Dr.Dragomir Mlladenoviq”Gjinekologjia dhe Obstetrika”
https://www.femrasot.com/2017/04/25/kontraceptivet/
Herbert.S :Socialnorms, contraception and family planning,2015:
https://assets.publishing.service.gov.uk/media/
OBSH,2020:Family planning/contraception methods:https://www.who.int/news-room/fact-
sheets/detail/family-planning-contraception/
Planifikimi Familjar,2011 :
https://www.fphandbook.org/sites/default/files/fphandbookalbanian.pdf/
Prof.Dr.Arben Pilaca:Ҫfarë duhet të dimë mbi Infeksionet Seksualisht të
Transmetueshme:https://www.hygeia.al/al/hygeia/artikuj-mjekesor/250-fare-duhet-te-dime-mbi-
infeksionet-seksualisht-te-transmetueshme/
Sexual Health info,2013 : https://www.sex-i.ch/sq/shmangia-e-shtatzenise/sterilizimi-tek-femra-
dhe-mashkulli/
Save the Children:Planifikimi Familjar :
https://albania.savethechildren.net/sites/albania.savethechildren.net/files/library/Fletepalosje%20
planifikimi%20familjar.pdf
https://www.zanzu.de/sq/planifikimi-familjar-dhe-shtatzenia/kontracepsioni/metodat-e-
kontracepsionit/
https://sot.com.al/shendeti/8-simptomat-e-semundjeve-seksualisht-te-transmetueshme-qe-sduhet-
ti-injorojme-kurre/
CV e Kandidates
28
Emri dhe Mbiemri Synavere Martinaj
Ditëlindja 09/09/1997
Gjinia Femër
Nr.tel 044121411
Adresa Dushanovë,Prizren
E-mail [email protected]
Shkolla e Mesme e Lartë Shkolla e Mesme e Mjeksisë
“Luciano Motroni”,Prizren
Universiteti Universiteti i Gjakovës
Programi Infermieri
Statusi I rregullt
Nr.ID 160306032