182
UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT Merita Bejtja Implementimi i Metodave të Bankingut Modern . Rasti i Shqipërisë, Bankat e Nivelit të dytë (degë të Bankave të Huaja) dhe Banka e Shqipërisë si Bankë Qëndrore Në kërkim të gradës Doktor në Shkencat Ekonomike pranë Fakultetit të Ekonomisë, të Universitetit të Tiranës Udhëheqës shkencor: Kandidati: Prof.Dr. Ingrid SHULI (BUÇKA) Msc. Merita BEJTJA Tiranë 2019

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

  • Upload
    others

  • View
    5

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË

DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT

Merita Bejtja

Implementimi i Metodave të Bankingut Modern .

Rasti i Shqipërisë, Bankat e Nivelit të dytë (degë të

Bankave të Huaja) dhe Banka e Shqipërisë si Bankë

Qëndrore

Në kërkim të gradës Doktor në Shkencat Ekonomike pranë Fakultetit të

Ekonomisë, të Universitetit të Tiranës

Udhëheqës shkencor: Kandidati:

Prof.Dr. Ingrid SHULI (BUÇKA) Msc. Merita BEJTJA

Tiranë 2019

Page 2: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

II

Page 3: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

III

ABSTRAKT

Problem kryesor i menaxhimit të rrezikut të një banke është menaxhimi i rreziqeve të tregut dhe likuiditetit.

Zhvillimi i shpejtë dinamik dhe i larmishëm i instrumentave financiare të përdorshme nga bankat ka krijuar

nevojën e ngritjes dhe forcimit të funksionit të Menaxhimit të Aktiveve dhe Pasiveve, i cili ka në esencë

menaxhimin e kujdesëshëm të dy shtyllave bazë të bilancit, për të siguruar rezultate të qëndrueshme dhe për

eleminimin e efekteve surprisë, si rrjedhojë e ndodhjes së ngjarjeve të paparashikuara, të veçanta.

Zhvillimi tjetër kryesor që reflektohet në MAP është fokusi i shtuar në modelin e biznesit në të cilin ngrihet

aktiviteti i një Banke, si kërkesë e shoqërisë dhe ekonomisë për një sistem bankar më të fortë dhe robust, duke i

siguruar ekonomisë kreditim të mjaftueshëm, nëpërmjet grumbullimit të depozitave dhe fondeve të lira nga

publiku.

Vitet e fundit janë përdorur simulime të ndryshme për faktorë të shumtë variablash të rrezikut dhe provën e

përballueshmërisë. Këto simulime marrin parasysh ndryshimet e faktorëve të jashtëm të tregut, treguesit

makroekonomike, si dhe ndryshimet e paparashikuara në situata krize financiare që ndikojnë direkt në ekonomi

dhe rezistencën e sistemit financiar dhe shëndetin e tij.

Duke parë mangësitë e evidentuara në ekspozimet e bankave në proçeset tradicionale të menaxhimit të rrezikut,

gjatë krizës së fundit financiare globale, ka lindur nevoja kritike për përmirësim. Edhe pse lista e rregullimeve të

nevojshme është e gjatë, në rritje dhe dinamike, një kërkesë e veçantë për menaxhimin e rrezikut të profilit të lartë

është subjekt i barrës shtesë rregullatore dhe shqyrtimi më i gjërë nga ana e tyre e testimi i stresit të bankave.

Fusha e studimit: Manaxhimi i Aktiv Pasiveve

Fjalët kyçe: shërbimi i dhënies së sigurisë, profesionistët e kontabilitetit

Kodet JEL : C31, C32, C63, D53, G14, G17, G21, G33

ABSTRACT

The main problem of a bank's risk management is the management of market and liquidity risks. The rapid and

dynamic development of the financial instruments used by banks has created the need to enhance and strengthen

the Asset and Liability Management function, which in essence has a careful management of the two pillars of

the balance sheet to ensure sustainable results and eliminate the surprise effects, as a result of the occurrence of

unforeseen special events.

The other key development reflected in the ALM is the added focus on the business model in which a Bank's

business is set up as a demand for society and the economy for a stronger and robust banking system, providing

the economy with enough credit through the collection of deposits and free funds from the public.

In recent years, various simulations have been used for many variables of risk variables and stress-testing. These

simulations take account of changes in external market factors, macroeconomic indicators, and unexpected

changes in financial crisis situations that directly affect the economy and the financial system's resistance and

health.

Given the shortcomings identified in banks' exposures to traditional risk management processes, during the recent

global financial crisis, critical needs for improvement have emerged. Although the list of necessary adjustments

is lengthy, upward and dynamic, a special requirement for high risk risk management is subject to additional

regulatory burdens and broader scrutiny by them and stress testing of banks.

Field of study: Asset Liability Management

Key words:Interest Rate, Liquidity, Balance Sheet Management

JEL codes: C31, C32, C63, D53, G14, G17, G21, G33

Page 4: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

IV

PËRMBAJTJA

ABSTRAKT ....................................................................................................................................................... III

ABSTRACT ....................................................................................................................................................... III

PËRMBAJTJA ................................................................................................................................................... IV

FALENDERIME ................................................................................................................................................ VI

LISTA E SHKURTIMEVE ............................................................................................................................. VII

FIGURAT, GRAFIKËT DHE TABELAT ....................................................................................................VIII

KAPITULLI I. HYRJA ....................................................................................................................................... 9

KAPITULLI II – RREGULLIMI DHE MBIKËQYRJA BANKARE DHE NDIKIMI I TYRE NË ALM –

RASTI I SHQIPËRISË ...................................................................................................................................... 14

2.1. Menaxhimi Aktiv-Pasiveve në banka.................................................................................................. 16

2.2. Zhvillimi i metodave të reja mbikqyrëse në funksion të proçesit ALM. ............................................. 25

2.3. Rreziku i tregut .................................................................................................................................... 34

2.4. Analizë e thelluar e raporteve mbi bazën e të cilave vlerësohet përfitueshmëria ................................ 42

2.5. Sistemi i vlerësimit të cilësisë së kapitalit ........................................................................................... 44

2.6. Vlerësimi i përgjithëshëm i kapitalit ................................................................................................... 50

KAPITULLI III - SHIKIM KRITIK I LITERATURËS DHE PARIMET BAZË TË MENAXHIMIT TË

AKTIV-PASIVEVE ............................................................................................................................................ 53

3.1. Kuadri i standardeve për bankat me rëndësi sistemike ........................................................................ 54

3.2. Proçesi ALM sipas Basel III ............................................................................................................. 56

3.3. Parimet e menaxhimit të aktiv-pasiveve në Bankat e nivelit të dytë ................................................... 57

3.4. Objektivat e Menaxhimit të Aktivit dhe Pasivit .................................................................................. 60

3.5. Përmbushja e Kërkesave Rregullatore ................................................................................................ 61

3.6. Organizimi i Menaxhimit të Aktiv Pasivit .......................................................................................... 62

3.7. Pasqyrat e Bilancit Bankar .................................................................................................................. 63

3.8. Burimet e fondeve të bankave ............................................................................................................. 68

3.9. Teknikat për vlerësimin e rrezikut të aktiv-pasivit .............................................................................. 70

3.10. Mjaftueshmëria e Kapitalit .................................................................................................................. 73

KAPITULLI IV. ANALIZA E SITUATËS SË TREGUT FINANCIAR NË SHQIPËRI .................. 74

4.1. Bankat në Shqipëri .............................................................................................................................. 74

4.2. Statistika mbi Treguesit e Shëndetit Financiar në sistemin Bankar Shqipëri ...................................... 75

4.3. Analiza e të dhënave dhe fakteve të kërkimit. Bankat në Shqipëri. Analiza financiare dhe situata e

rreziqeve të likuiditetit në Shqipëri .................................................................................................................. 85

KAPITULLI V – METODOLOGJIA E PËRDORUR ................................................................................... 93

5.1. Përmbledhje metodologjike për hartimin e Treguesit të Stabilitetit Bankar. ........................................ 99

5.2. Përmbledhje metodologjike për stress testet e rezistencës për Bankat që operojnë në Shqipëri në

kuadër të mirëmenaxhimit të aktiveve dhe pasiveve. ..................................................................................... 106

5.3. Metodologjia për llogaritjen e rëndësisë sistemike për bankat në Shqipëri ....................................... 116

KAPITULLI VI – REZULTATET E KËRKIMIT ....................................................................................... 129

6.1. Parimet e përgjithëshme .................................................................................................................... 129

6.2. Daljet e parasë: parimet dhe kalibrimi i koefiçientëve ...................................................................... 131

6.3. Hyrjet e parasë: parimet dhe kalibrimi i koefiçientëve ...................................................................... 132

6.4. Kapacitetet balancuese: kalibrimi i pakësimeve në vlerën e aktiveve likuide ................................... 133

6.5. Paraqitja e rezultateve ....................................................................................................................... 135

Page 5: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

V

KAPITULLI VII – KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME .................................................................. 145

7.1. Kapitali bankës dhe likuiditeti ........................................................................................................... 146

7.2. Rreziku i kreditit, i likuiditetit dhe krizat bankare. ............................................................................ 147

7.3. Lidhja midis kapitalit të bankës dhe pozicioneve të likuiditetit ........................................................ 147

7.4. ALM brenda një bilanci të detyrueshëm ........................................................................................... 150

7.5. Rezervat e Likuiditetit ....................................................................................................................... 158

7.6. Instrumentat e kapitalit dhe roli i tyre në menaxhimin e aktiv-pasiveve ........................................... 161

7.7. Konsiderata mbi borxhin ................................................................................................................... 161

7.8. Drejtimi drejt një bilanci optimal ...................................................................................................... 162

7.9. Konkluzione dhe rekomandime të përgjithshme ............................................................................... 163

FJALORTH ...................................................................................................................................................... 165

LITERATURA ................................................................................................................................................. 179

Page 6: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

VI

FALENDERIME

Nëpërmjet këtij punimi dua të shpreh falenderimet për të gjithë bashkëpunëtorët e mi të cilët

më kanë suportuar me sugjerime, informacion dhe kritika të vlefshme. Mirënjohje për suportin

Tuaj. Dëshiroj të falenderoj në mënyrë të veçantë udhëheqësin e këtij punimi Prof.Dr. Ingrid

Shuli e cila më ka inkurajuar dhe këshilluar gjatë gjithë ecurisë së punës për këtë studim.

Ndihma e saj në fokusimin dhe zgjerimin e studimit me informacionet dhe literaturën më të

kohës ka qenë shumë e çmuar duke u fokusuar në risitë e kësaj industrie.

Falenderoj të gjithë kolegët e Departamentit të Kontabilitetit në Fakultetin e Ekonomisë të

Universitetit të Tiranës, për suportin gjatë prezantimeve të punimit, të cilët me diskutimet,

vërejtjet dhe sugjerimet tyre i kanë shtuar vlerë këtij punimi si dhe mbështetjen e dekanatit

duke pranuar projektin tim dhe në veçanti Dekanin e Fakultetit Ekonomik Prof.Dr.Dhori Kule.

Një falenderim i veçantë shkon për Departamentin e Statistikave dhe të Stabilitetit Financiar,

që më ndihmuan në mbledhjen e të dhënave ndër vite dhe vlerësimet aktuale të përdorura nga

Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi

bankar në Shqipëri.

Së fundi dëshiroj të falenderoj më të dashurit e mi: Prindërit e mi për sakrificat dhe

përkushtimin e përhershëm të cilët nuk i kam më pranë fizikisht, Vëllain tim për mbështetjen

dhe durimin e treguar gjatë periudhës më impenjative të jetës time dhe inkurajimin për

përfundimin e këtij studimi.

Page 7: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

VII

LISTA E SHKURTIMEVE

BQ Banka Qëndrore

EU Komuniteti Europian

ALM Manaxhimi Aktiv Pasivev (MAP)

CAD (RMK) Raporti i Mjaftueshmërisë së Kapitalit

CCF Faktori i Ponderimit të rrezikut të Kreditit

ALCO Komiteti i Mnaxhimit të Aktiveve dhe Pasiveve

IRR Rreziku i normës së interesit

NIM Marzhi neto i interesit

NI Interesi neto

G1 Totali i Aktivit është më i vogël de 2% e Sistemit (BKSH, BBSH, BNIT, BPI, BV)

G2 Totali i Aktivit është më i madh së 2% dhe më i vogel se 7% e sistemit (BT, BU

BAI, BPC, BKG, SOGEN, BA)

G3 Totali i Aktivit është më i madh se 7% (BR, BKT, BC, ISBA)

BR Banka Raiffeisen

BBSH Banka E Bashkuar E Shqipërisë

BV Banka Veneto

BKT Banka Kombëtare Tregtare

BT Banka Tirana

BNT Banka Ndërkombëtare Tregtare

BISPA Banka Intesa Sanpaolo Albania

BPC Banka Procredit

BAI Banka Amerikane E Investimeve

NBG Banka NBG Albania

BA Banka Alpha Albania

BPI Banka E Pare E Investimeve Albania

BKSH Banka E Kreditit Të Shqipërisë

BC Banka Credins

BSG Banka Societe Generale Albania

BU Banka Union

RWA Aktivet e Ponderuara me Rrezik (RWA-risk weighted assets)

PPB Produkti i Përgjithshëm Bruto (GDP)

CRO Drejtorit të Rrezikut

CFO Drejtorit të Financës

CAE Drejtorit të Auditit

CCAR Analiza gjithëpërfshirëse e Kapitalit dhe shqyrtimit të kapitalit

ICAAP Proçesit të Vlerësimit Të brendëshëm të mjaftueshmërisë së kapitalit të Basel-it

FX Kursi i Këmbimit

VaR Vlera me rrezik

EaR Fitimet në Rrezik

Page 8: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

VIII

FIGURAT, GRAFIKËT DHE TABELAT

Figura 2-1 Burimet e Rrezikut të normës së Interesit ........................................................................... 29 Figura 7-1 - Një bilanc banke i stilizuar ............................................................................................. 146

Grafiku 4.1 - Kapitali Aksioner në Sistemit Bankar Shqipëtar ............................................................. 82 Grafiku 4.2 - Norma e mjaftueshmërisë së kapitalit ............................................................................. 83 Grafiku 4.3 - Raporti kredi/depozita ..................................................................................................... 83 Grafiku 4.4 - Raporti Depozita ndaj totalit të Aktiveve ........................................................................ 84 Grafiku 4.5 - Struktura e kapitalit aksioner të sistemit dhe ecuria e komponentëve të tij .................... 84 Grafiku 4.6 - Indeksi i Stresit Financiar ................................................................................................ 85 Grafiku 4.7 - Prociklikaliteti i “capital buffer” dhe rritjes ekonomike ................................................. 86 Grafiku 4.8 - Prociklikaliteti i kredisë dhe rritjes ekonomike ............................................................... 87 Grafiku 4.9 - Prociklikaliteti i kredive me probleme ............................................................................ 87 Grafiku 4.10 - Të ardhurat nga interesi dhe kosto e financimit, sipas nivelit te Raportit te Kredive me

Probleme ............................................................................................................................................... 88 Grafiku 4.11 - Kapitali bazë dhe aktiviteti kreditues, sipas nivelit të Raportit të Kredive me Probleme

.............................................................................................................................................................. 89 Grafiku 4.12 - Raporti kredi/depozita ne terma stok dhe ne terma fluksi (djathtas) ............................. 92 Grafiku 4.13 - Marrëdhënia kredi-rritje ekonomike ............................................................................. 92 Grafiku 5.1 - Treguesi i Stabilitetit Bankar, Grupi G1-indeks. ........................................................... 101 Grafiku 5.2 - Treguesi i Stabilitetit Bankar, Grupi G2-indeks. ........................................................... 102 Grafiku 5.3 - Treguesi i Stabilitetit Bankar, Grupi G3-indeks. ........................................................... 102 Grafiku 5.4 - Indeksi i Shëndetit Bankar ............................................................................................ 103 Grafiku 5.5 - Treguesi i Stabilitetit Bankar, Grupi G1-indeks ............................................................ 104 Grafiku 5.6 - Treguesi i Stabilitetit Bankar, Grupi G2-indeks ............................................................ 105 Grafiku 5.7 - Treguesi i Stabilitetit Bankar, Grupi G3-indeks ............................................................ 105 Grafiku 5.8 - Probabiliteti i dështimit ................................................................................................. 124 Grafiku 5.9 - Rezultati individual për rëndësisë sistemike të bankave në Shqipëri, në fund të dhjetor

2016 .................................................................................................................................................... 124 Grafiku 5.10 - Histograma e RORWA ................................................................................................ 125 Grafiku 6.1 - Gap kumulativ i financimit, në raport me aktivet në të njëjtën monedhë. .................... 135 Grafiku 6.2 - Për pozicionin në lek, në raport me aktivet në të njëjtën monedhë. .............................. 138 Grafiku 6.3 - Për pozicionin në euro, në raport me aktivet në të njëjtën monedhë. ............................ 138 Grafiku 6.4 - Për pozicionin në dollar, në raport me aktivet në të njëjtën monedhë .......................... 139

Tabela 2.1 - Matrica e mjaftueshmërisë së kapitalit ............................................................................. 14

Tabela 2.2 - Burimi i Fondeve .............................................................................................................. 18

Tabela 2.3 - Kriteret e vlerësimit të manaxhimit të likuiditetit të një institucioni bankar në Shqipëri . 26

Tabela 2.4 - Limitet me qëllim përcaktimin e një vlerësimi sasior nga ekzaminuesi ........................... 31

Tabela 2.5 - Vlerësimi i elementëve cilësor .......................................................................................... 32

Tabela 2.6 - Pozicioni total ndaj kapitalit rregullator (në %) ................................................................ 37

Tabela 2.7 - Vlerësimi i rregulluar ........................................................................................................ 38

Tabela 2.8 - Matrica e vlerësimit të elementeve cilësorë ...................................................................... 39

Tabela 2.9 - Kërkesat rregullative ......................................................................................................... 45

Tabela 2.10 - Mjaftueshmëria e Kapitalit ............................................................................................. 45

Tabela 2.11 - Kapitali Rregullator ........................................................................................................ 45

Tabela 2.12 - Kapitali Bazë .................................................................................................................. 45

Tabela 2.13 - Kërkesat rregullative të ponderuara ................................................................................ 46

Tabela 2.14 - Raporti Kapitali Bazë / Kapitali Rregullator .................................................................. 46

Tabela 2.15 - Raporti Kapitali i paguar / Kapitali Bazë ........................................................................ 46

Tabela 2.16 - ROE ................................................................................................................................ 47

Tabela 2.17 - Mesataret e ponderuara për Shtyllën II ........................................................................... 47

Tabela 2.18 - Vlerësimi përfundimtar i Shtyllës II ............................................................................... 47

Page 9: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

IX

Tabela 2.19 - Rënia Vjetore e RMK-së ................................................................................................. 47

Tabela 2.20 - Stress test ........................................................................................................................ 48

Tabela 2.21 - Mesataret e ponderuara të RMK dhe Stress test ............................................................. 48

Tabela 2.22 - Vlerësimi përfundimtar i Shtyllës III .............................................................................. 48

Tabela 2.23 - Matrica e vlerësimit cilësor ............................................................................................. 48

Tabela 2.24 - Vlerësimi përfundimtar cilësor ....................................................................................... 49

Tabela 2.25 - Vlerësimi i përgjithëshëm i kapitalit ............................................................................... 51

Tabela 3.1 - Aktivet në sistemin bankar ............................................................................................... 64

Tabela 3.2 - Pasivet ............................................................................................................................... 66

Tabela 4.1 - Regjistri i bankave tregëtare / Register of Commercial Banks ......................................... 74

Tabela 4.2 - Tregues të Shëndetit të Bankave sipas grupeve homogjene sipas viteve 2015-2017* ..... 76

Tabela 4.3 - Viti 2015 ........................................................................................................................... 77

Tabela 4.4 - Viti 2016 ........................................................................................................................... 78

Tabela 4.5 - Viti 2017 ........................................................................................................................... 79

Tabela 5.1 - Raportet e përdorura për ndërtimin e Treguesit të Stablilitetit Bankar. ............................ 99

Tabela 5.2 - Treguesit e shëndetit financiar në % në Shqipëri (FSI) .................................................. 100

Tabela 5.3 - Pesha specifike e secilës bankë në sistemin bankar ........................................................ 109

Tabela 5.4 - Treguesit e Komitetit të Basel-it dhe përqasja e përshtatur. ........................................... 120

Tabela 5.5 - Rëndësia sistemike e bankave në Shqipëri, në fund të dhjetor 2016. ............................. 121

Tabela 5.6 - Shtesa e nevojshme në kapital, sipas rëndësisë sistemike të bankës .............................. 126

Tabela 5.7 - Rëndësia sistemike e bankave në Shqipëri, në fund të dhjetor 2016 – pesha për tregues

sipas metodës ‘entropy’. ..................................................................................................................... 127

Tabela 5.8 - Rëndësia sistemike e bankave në Shqipëri, në fund të dhjetor 2016 .............................. 127

Tabela 5.9 - Ndryshimi në pikëpërqindje i treguesit të kompleksitetit (ndaj vlerësimit në Dhjetor

2015), derivuar nga shtimi i tre treguesve të rinj - të dhëna të dhjetorit 2012-2016 ........................... 128

Tabela 6.1 - Diferenca e flukseve hyrëse dhe dalëse të bankave, për lekun ....................................... 136

Tabela 6.2 - Diferenca e flukseve hyrëse dhe dalëse të bankave, për Euron ...................................... 136

Tabela 6.3 - Diferenca e flukseve hyrëse dhe dalëse të bankave, për USD ........................................ 137

Tabela 6.4 - Rezultatet e bankave për monedhën vendase. ................................................................. 139

Tabela 6.5 - Rezultatet e BAI për monedhën vendase ........................................................................ 140

Tabela 6.6 - Rezultatet e BKG për monedhën vendase ...................................................................... 140

Tabela 6.7 - Rezultatet e sektorit për monedhën Euro ........................................................................ 141

Tabela 6.8 - Rezultatet e BPC për monedhën Euro ............................................................................ 141

Tabela 6.9 - Rezultatet e sektorit për dollarin amerikan ..................................................................... 142

Tabela 6.10 - Rezultatet e BPI për monedhën USD............................................................................ 142

Tabela 6.11 - Rezultatet e provës së anasjelltë për Lekun .................................................................. 143

Tabela 6.12 - Rezultatet e provës së anasjelltë për Euron ................................................................... 143

Tabela 6.13 - Rezultatet e provës së anasjelltë për USD .................................................................... 144

Aneks 1. Qasjet e ndërmarra për indentifikimin, mbikëqyrjen dhe rregullimin e bankave sistemike –

krahasim midis vendeve ...................................................................................................................... 168 Aneks 2. Koefiçientët e flukseve dalëse, sipas zërave përkatës .......................................................... 170 Aneks 3. Koefiçientët e flukseve hyrëse, sipas zërave përkatës; dhe koefiçientët e përdorimit të

kapaciteteve balancuese kundërpeshues) ........................................................................................... 171 Aneks 4. Gap-i i likuiditetit, pas përdorimit vetëm të Cash-it si kapacitet balancues ........................ 172 Aneks 5. Pyetsori ALM dhe Rezultatet .............................................................................................. 174

Page 10: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

9

Kapitulli I. Hyrja

Menaxhimi i aktiv-pasiveve trajton rrezikun potencial të bilancit në bankat dhe institucionet

financiare të tjera. Në standardet më tradicionale ky manaxhim mbulon rrezikun nga normat e

interesit dhe rrezikun e likuiditetit të një banke. Ky funksion mund të mbulojë edhe

menaxhimin e gjithë bilancit të bankave, në varësi të madhësisë dhe kompleksitetit të bankave.

Kriza financiare botërore e vitit 2008 solli falimentimin, ose humbje të mëdha financiare të

grupeve të mëdha financiare duke filluar nga Bankat e Investimeve dhe deri në Banka të

klasifikuara AAA të cilat falimentuan me një efekt zinxhir sidomos në vendet më të zhvilluara

të botës. Pasojat e kësaj krize janë akoma evidente në ditët e sotme dhe rikuperimi është një

proçes që vazhdon akoma sot.

Vitet e fundit ndryshimet rregullatore për menaxhimin e normës së interesit dhe likuiditetit

kanë vendosur një skemë më të qartë për menaxhimin e aktiv-pasiveve në banking book (shih

fjalorthin) e cila kërkon sfida të reja në drejtim të bankave.

Regjimi rregullator i Basel III-it, pas vitit 2010 e ka vendosur menaxhimin e rrezikut të

likuiditetit në skema të mirëpërcaktuara me fokusin kryesor në nevojat dhe kërkesat specifike

për fonde të domosdoshme financimi, përtej nevojave të fondeve në situatë normale. Basel III

ka shtuar dhe definuar skemat për fondet afat-gjatë dhe madhësinë e bilancit. Basel III e shikon

bilancin e bankave në mënyrë të integruar, duke përfshirë së bashku në skemë ‘banking book’

dhe ‘trading book’ (shih fjalorthin). Janë shtuar kërkesat rregullatore për kapital, kështu që

komponenti i financimit të kapitalit merr një rëndësi të vençantë nën këtë regjim.

Një sfidë e re në ditët tona janë normat e interesit shumë të ulëta në ekzistencën e vet. Në disa

raste këto interesa paraqiten nën zero. Kjo situatë ka ardhur si rrjedhojë e politikave të bankave

qëndrore për normat bazë shumë të ulëta dhe të blerjes së bondeve me këto norma për të nxitur

financimin e ekonomisë. Trendi i normave të interesit afat-shkurtër dhe afat-gjatë rëndon si në

anën e aktiveve, edhe në atë të pasiveve. Në të njëjtën kohë imponimi i normave të ulëta të

interesit rrit rrezikun e bankave në mbulimin e gap-it të kompresuar (drejt zeros) dhe kjo çon

në fitime më të ulëta dhe në kapitale më të shtrënguara.

Qëllimi i këtij disertacioni është të përshkruajë evoluimin e Menaxhimit të Aktiv-Pasiveve si

një pjesë e funksioneve të rrezikut në një bankë dhe evidentimin e shpjegimin e metodave

efiçiente për Menaxhimin e Aktiveve dhe Pasiveve në kuptimin e analizave të institucioneve

financiare dhe në veçanti të bankave të nivelit të dytë në Shqipëri.

Krahasimi i tregut bankar shqipëtar me tregjet botërore financiare paraqitet në këtë tezë

doktorature, duke përshkruar diferencën midis tyre përsa i përket kompleksitetit dhe efekteve

të ngjashme të ndodhura në kushtet e tregjeve të pafavorëshme.

Edhe pse nuk ka bazë krahasimi midis Tregut Bankar Shqipëtar dhe Tregjeve Financiare

Botërore (gjate studimit me poshtë do të paraqiten këto argumente), ato hasën të njëjtat efekte

të Krizës Globale. Ulja e besimit të klientëve (ulja e depozitave) çoi në një nivel më të ulët

fondesh në Banka. Kjo ndikoi direkt në rezultatet neto financiare të viteve të fundit, si dhe në

kapitalet e tyre. Të dy tregjet e gjetën veten të papregatitur nga një krizë e tillë në termat e

historive të tyre të Menaxhimit të Aktiv-Pasiveve (MAP) për të dalë nga rezervat për kushtet e

pafavorshme të tregut të cilat kanë qenë prezent, nëse nuk është treguar një kujdes i nevojshëm

për menaxhimin e rrezikut.

Page 11: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

10

Disertacioni përshkohet nga ideja që bankat nuk duhet t’i lejojnë vetes luksin e të mos treguarit

vëmendje dhe kujdes të shtyllës bazë për menaxhimin e rrezikut. Shumë banka në Shqipëri,

duke qenë se janë me kapital të huaj, kanë shfaqur të njejtat probleme likuiditeti dhe të cilësisë

së aktiveve të këqija, sidomos pas viteve 2011. Kjo situatë erdhi edhe si pasojë e konsiderimit

të menaxhimit të rrezikut si një çështje të një niveli të dytë rëndësie nga bankat. Problemet që

hasën njësitë ekonomike mëma të vendosura në vendet e eurozonës u shfaqën edhe në degët e

tyre në Shqipëri.

Vihet re një mungesë e theksuar vëmendjeje në menaxhimin e plotë të aktiv-pasiveve nga

bankat e nivelit të dytë në Shqipëri deri në vitin 2009. Ne kaluam 10 vjet rritje ekonomike

stabël, 10 vjet mungesë humbje financiare sidomos në sektorin bankar. Efekti i menjëhershëm

i kësaj situate ishte konsiderimi i menaxhimit të rrezikut në një nivel të dytë rëndësie nga

bankat.

Sistemi financiar Shqipëtar pas krizës greke të vitit 2013-2014 shfaqi problemet më të mëdha

të lidhura me menaxhimin e aktiveve dhe pasive, edhe si rrjedhojë e shfaqjes së problemeve

me likuiditetin. Kjo rezultoi me dalje të konsiderueshme të parasë kundrejt hyrjeve, sidomos

për bankat me kapital grek të cilat, në ato vite, përfaqësonin rreth 20% të sistemit bankar.

Nga ana tjetër, rritja dramatike e kredive me probleme pas vitit 2013 rezultoi në humbje në

kapitalet e bankave, duke sjellë në vështirësi likuiditeti disa nga bankat me nivel minimal

kapitali, ose nën normat mbikqyrëse (‘CAD’ / RMK) jo vetëm në bankat greke, por edhe në

bankat e tjera, sidomos ato me kapital vendas. Kjo situatë e shfaqur veçanërisht në Bankat e

grupit G1 - me total asetesh <2%, i ka përballur ato me vështirësi likuiditeti dhe janë detyruar

të vlerësojnë alternativën e injektimit të kapitalit, apo të uljes së ekspozimeve të kredisë, apo

investimeve me rrezik.

Bankat jo vetëm që duhet të vlerësojnë qëndrueshmërinë e tyre ndaj skenarëve të ngjashëm,

por të nxiten të veprojnë në drejtim të forcimit në vijueshmëri së gjendjes së tyre të kapitalit

dhe kontrollit sa më të mirë të rreziqeve që lindin nga veprimtaria e tyre.

Ndërkaq, ndryshimi i akteve rregullative për rrezikun e likuiditetit dhe futja e Basel III ka rritur

ndërgjegjësimin e bankave të nivelit të dytë, sidomos atyre me kapital të huaj (pjesë e grupeve

europiane) lidhur me kërkesat shtesë për kapital.

Në këtë studim janë trajtuar disa problematika të cilat prekin si ndryshimin dhe menaxhimin e

planeve të investimeve, ashtu edhe aspekte të orientimit të vëmendjes së biznesit bankar drejt

kontrollit dhe matjes së treguesve që kufizojnë rritjen e kreditimit dhe investimit në produkte

me rrezik më të vogël siç janë:

- Raportet e likuiditetit,

- Limitet e ekspozimeve ndaj produkteve me rrezik (proçesi i diversifikimit të produktit)

dhe

- Mjaftueshmëria e kapitalit.

Proçesi i funksionit të menaxhimit të rrezikut, bazuar në kërkesat e reja rregullatore të Bankës

Qëndrore nga Komiteti ALCO (Asset Liability Commitee) në bankat e nivelit të dytë, funksioni

i të cilit është ALM (Asset Liability Management - MAP), ngre si të domosdoshme për

përgjigje pyetjet:

- Cilat janë rreziqet që paraqet tregu financiar në Shqipëri?

- Çfarë rreziqesh përballojnë bankat lidhur me likuiditetin?

Page 12: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

11

Këto pyetje, si edhe problemet e lidhura me rreziqet që kalojnë bankat sot, gjejnë përgjigje dhe

zgjidhje përmes proçesit ALM i cili sot trajtohet dhe rregullohet si me poshtë:

Së pari përmes rregullimit dhe mbikëqyrjes bankare, si edhe ndikimit të tyre në ALM.

Aktualisht mbikëqyrja bankare ka vendosur rregulla të reja për raportimin dhe mbikëqyrjen e

këtij proçesi në termat e Rrezikut të Bilancit, Rrezikut të Likuiditetit dhe Rrezikut të Normave

të Interesit dhe të Tregut.

-Zhvillimet e reja për Rrezikun e Normës së Interesit në ‘banking book’ dhe ‘trading book’.

Rreziku i Normës së interesit trajtohet me gjërë, duke analizuar çdo zë të aktiveve që sjellin

interes dhe pasive që japin interes, jo vetëm në librat e bankës me kosto historike, por edhe në

vlerësimin sipas rrezikut të tregëtimit.

-Kapitali i bankës dhe likuiditeti – Trajtohet duke vlerësuar cilësinë e Aktiveve dhe rrezikun

që ato mbartin. [(AQR) dhe testet e rezistencës (mbulimit të rrezikut të falimentimit) të

ndërtuara për këtë qëllim].

-ALM në kornizat e bilancit – Trajton rrezikun dhe mbulimin e çdo zëri të bilancit nga rreziqet

e jashtme dhe ato të tregut dhe menaxhimin e çdo zëri që është vulnerabël ndaj luhatjeve.

Së dyti, menaxhimi i rrezikut të normës së interesit i cili trajton kryesisht:

- Matjen dhe menaxhimin i rrezikut të normës së interesit – Përdoret metoda IRR dhe vlerësimi

i rezultateve në situata stress-i.

- Modelimi i depozitave dhe llogarive rrjedhëse pa afat – Si pasive që shkaktojnë shpenzime

dhe si burim kryesor i fondeve nëpërmjet matjes së qëndrueshmerisë së këtyre depozitave

bazuar në të dhënat historike.

- Menaxhimi i IRR për depozitat dhe llogaritë rrjedhëse pa afat – Ky proçes ka disa instrumenta

matje të cilat do të trajtohen specifikisht bazuar edhe në eksperiencën e sistemit bankar në

Shqipëri dhe provave të rezistencës si pjesë e këtij studimi në këtë drejtim.

- Optimizimi i rrezikut dhe kthimit për produktet pa maturitet me replikimin dinamik të

kontabilitetit të mbrojtjes.

Së treti, menaxhimi i rrezikut të likuiditetit i cili trajton kryesisht:

- Drejtimin e bankës dhe mjetet e menaxhimit të likuiditetit – Vlerësimi i këtij treguesi është i

rëndësishëm, pasi ndikon drejtpërdrejt në rrezikun e likuiditetit, instrumentat që përdoren dhe

qëndrueshmërinë e bilancit të një banke.

- Strategjitë e menaxhimit të rezervave të aktiveve – Si rrjedhojë e rreziqeve të shumta të

shfaqura vitet e fundit edhe në tregun shqipëtar është i rëndësishëm vlerësimi i rezervave dhe

instrumentave që përdoren për mbajtjen optimale të fondeve, trajtuar edhe sipas kërkesave

rregullatore.

- Tenorët (afatet) optimale të fondeve – Ky tregues është i rëndësishëm jo vetëm për matjen e

GAP-it të likuiditetit dhe përputhjes së maturitetit dhe monedhës. Aktualisht është trajtuar

bazuar në statistikat e sistemit për një përiudhë mbi 10 vjet.

- Instrumentat për sigurimin e fondeve – Bazuar në kompleksitetin e tregut shqipëtar të

instrumentave të likuiditetit, ku mungesa e një burse e bën më pak kompleks këtë proçes, janë

Page 13: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

12

analizuar instrumentat e këtij tregu dhe efiçienca e përdorimit të tyre për të mirëmbajtur një

sistem financiar sa më të mbrojtur nga rreziqet.

Së fundi, menaxhimi i bilancit përqendrohet:

- Në çmimin e transferimit me normalen e re – Ky proçes trajtohet teorikisht sipas kërkesave

të reja të Basel III. Instrumentat e kapitalit nën Basel III formëzojnë kuptimin e çmimit të

kredidhënies së re për retail, ‘individët’.

Bazuar në sa më sipër ndaj sistemit bankar në Shqipëri shtrohen pyetjet e mëposhtme:

- A janë të mjaftueshme metodat që përdorin bankat në Shqipëri për t’u mbuluar nga këto

rreziqe?

- A janë të mjaftueshme kërkesat rregullatore të Bankës Qëndrore për të mbuluar sistemin

bankar nga këto rreziqe?

- A është i përgatitur sistemi financiar në Shqipëri për të përballuar situata stresi të tilla, si

Kriza Globale Financiare me mjetet që përdor për të identifikuar dhe për t’u mbrojtur nga

rreziku i Likuiditetit dhe rreziqeve të tjera të tregut?

Bazuar në përgjigjet që do të japim lidhur me pyetjet e mësipërme, pyetja kryesore e

disertacionit është:

- Sa dhe si do të ndikojë mbi sistemin financiar në Shqipëri aplikimi i metodave moderne

për zvogëlimin e rrezikut financiar (ALM)?

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje, por edhe për trajtimin e problemeve dhe sfidave të ngritura më

lart, në këtë studim shtrohen për testim hipotezat e mëposhtëme:

• Ho – Bankat e nivelit të dytë në Shqipëri përballen me elementë të rrezikut dhe janë të

mbrojtura nëpërmjet përdorimit të Basel I, Basel II dhe metoda të tjera ekzistuese të

vlerësimit të rrezikut.

• Ha – Bankat e nivelit të dytë përmirësojnë ndjeshëm përformancën e tyre dhe ulin

nivelin e rrezikut operacional, tregut dhe kreditit në investime financiare duke përdorur

sistemin ALM (Basel III).

Verifikimi i rënies së hipotezes Ho shërben për pranimin e Ha, e cila analizohet si test

performance dhe rezistence bazuar në standardet ndërkombëtare dhe kërkesat e Bashkimit

Europian për proçesin ALM për të siguruar një sistem financiar të shëndetshëm. Analiza dhe

testim bëhet përmes trajtimeve teorike, analizës së treguesve financiarë nga raste e eksperienca

në vende të tjera të rajonit, BE, por edhe më gjërë nëpër botë. Metodologjia bazohet në teknikën

e simulimeve dhe analizave statistikore mbështetur në të dhëna të marra nga Banka e

Shqipërisë, apo burime të tjera zyrtare, si edhe nga pyetësorë të bërë me bankat e nivelit të dytë

në vend.

Punimi është i organizuar si vijon. Në kapitullin e parë përshkruhet qëllimi i studimit, çështjet

që do të shqyrtohen, hipoteza e ngritur. Kapitulli i dytë trajton rregullimin dhe mbikqyrjen

bankare në aspektin e Manaxhimit të aktiv pasiveve në Shqipëri, zhvillimi i metodave të reja

mbikqyrëse në vitet e fundit në drejtim të ALM si dhe vlerësimi i përgjithshëm i këtyre

metodave dhe roli i këtyre normave mbikqyrëse në rritjen e një sistemi financiar sa më të

shëndetshëm dhe më të mbrojtur nga situatat e krizës. Në kapitullin e tretë trajtohet gjerësisht

rishikimi i literaturës në kuadrin e parimeve bazë të manaxhimit të aktiv-pasiveve. Kuadri i

standardeve me rëndësi sistemike për bankat dhe kërkesat e trajtimit të proçesit ALM sipas

Page 14: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

13

Basel III kompletojnë këtë kapitull. Kapitulli i katërt, bazuar në analizën e të dhënave të

trajtuara në këtë studim, trajton situatën e tregut Bankar në Shqipëri lidhur me analizën

treguesve të domosdoshëm për mirëmenaxhimin e proçesit ALM. Në këtë kapitull ndër të tjera

jepen statistika të rëndësishme për sistemin bankar dhe shëndetin financiar të tij, rezultat i

analizave dhe arësyetimeve në këtë studim. Kapitulli i pestë trajton metodologjinë e përdorur

lidhur me hartimin e treguesve të stabilitetit financiar bazuar në Komitetin e Baselit, Bankat

Qendrore që janë nën regjimin e Basel III dhe përllogaritjen e këtyre treguesve për sistemin

financiar shqiptar. Po në këtë kapitull trajtohen metodologjitë e stress-test-eve në skenarin bazë

dhe atë të pafavorshëm që përdoret aktualisht në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri.

Ky kapitull trajton edhe metodologjinë e testit të rezistencës të bërë në këtë studim për bankat

që operojnë në Shqipëri në kuadër të mirëmanaxhimit të aktiv-pasiveve, bazuar në modelin dhe

situatën e strukturës së bilancit të bankave në Shqipëri. Kapitulli i gjashtë, trajton rezultatet e

kërkimit, analizën dhe paraqitjen e tyre, lidhur me testin e rezistencës dhe treguesit stabilitetit

financiar. Kapitulli i fundit, i shtatë prezanton rekomandime për bankat e nivelit të dytë mbi

frytshmërinë e teknikave mbrojtëse të ALM në frymën e hipotezës së re të testuar, nga ana

tjetër ai jep rekomandime për mbikqyrësit në rëndësinë e përdorimit të Basel III sidomos në

proçesin e ALM. Basel III i jep një rëndësi të veçantë forcimit të likuiditetit dhe rezistencës së

sistemit financiar në situata të pafavorshme krize.

Page 15: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

14

Kapitulli II – Rregullimi dhe mbikëqyrja bankare dhe ndikimi i tyre në ALM – Rasti i

Shqipërisë

Banka e Shqipërisë deri në fund të vitit 2014, ka përdorur matricën e mëposhtëme për

përllogaritjen e kapitalit rregullator dhe mjaftueshmërisë së kapitalit duke marrë në konsideratë

vetëm rrezikun e kredisë. Në bazë të kësaj matrice norma minimale e mjaftueshmërisë së

kapitalit është 12%.

Tabela 2.1 - Matrica e mjaftueshmërisë së kapitalit1

CCF Tipi i Transaksionit x CCF Kategoria e kredimarrësit

100% Kreditë

L/C me karakter shndërrimi kredie

(rritjet e kredisë, garancitë finaicare për

kreditë)

100% Klientët e korporatave

Bankat jashtë zonës OECD

(nëse maturiteti është më i

madh së një vit)

Qeveritë qëndrore jashtë

OECD nëse nuk finacojnë në

monëdhen vendase

50 % Angazhime jo cash që kalojnë 1 vit

Transaksione të lidhura Stand By L/C

(tender, garanci kontratë etj)

Kredi të siguruara nga shtëpi, rezidenca

- hipotekare

50 %

20 % Angazhime vetëlikuiduese pasive afat-

shkurtra = kredi dokumentare nga

dërgesa të përcaktuara me dokumenta

20 % OECD Bankat

Jo-OECD Banka (me

maturim < një vit)

Ndërmarrjet vendasë të

sektorit publik

Bankat e zhvillimit

Multilateral

0 % Angazhimet e pafinacuara deri 364 ditë 0 % Qeveritë qëndrore/bankat

qëndrore që finacojnë në

monedhen vendase

OECD qeveritë qëndrore dhe

bankat qëndrore

Me hyrjen në fuqi të Rregullores së Nr.69, datë 18.12.2014, “Mbi kapitalin Rregullator”, me

objekt përcaktimin e strukturës, elementëve përbërës dhe metodës së llogaritjes së kapitalit

rregullator të bankës dhe përcaktimit të nivelit minimal të tij, qëllimi i kërkesave rregullatore

të kapitalit është që:

– Të financojë investimet dhe aktivet fikse

– Të përkrahë besimin e institucioneve fianciare

– Të përballojë (amortizojë) humbjet

1 Banka e Shqipërisë, Regullorja “Mbi Kapitalin Rregullator”, version i vjetër i shfuqizuar në 2014

Page 16: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

15

– Të garantojë që të ardhurat të mbulojnë rreziqet e pritura

– Të sigurojë një mjaftueshmëri kapitali që mbron bankën kundrejt ndryshueshmërisë së

rreziqeve të pritura dhe mbulon rreziqet e papritura.

– Të vendosë sisteme mbikëqyrje të cilët janë të rëndësishëm për të ndërtuar normat e

industrisë (peer group) dhe të përcaktojnë kufijtë e sigurisë së levizjes dhe operimit të

bankavë në treg.

Ekzistojnë dy metoda të përllogaritjes së kapitalit:

1) Metoda e Ratingut të brendshëm; dhe

2) Metoda standarde.

Në varësi të politikave të investimit të një banke drejt investimeve me më shumë rrezik por më

fitimprurëse, apo investimeve me më pak rrezik por më pak fitimprurëse, varet edhe rezerva

kapitale sipas metodës së ratingut të brendëshëm (IRB).

Me metodën standarde, edhe pse ajo i merr parasysh të tre rreziqet kryesore; a) rreziku i

kreditit, b) rreziqet e tregut dhe c) rrezikun operacional, pavarësisht nga portofoli i investimit

të një banke, rezervat kapitale duhet të mbulojnë 8% të aseteve të ponderuara me rrezik.

Ngjarjet e tregjeve financiare ndërkombëtare në fundin e vitit 2008, të cilat u manifestuan edhe

në sistemin financiar vendas me mungesën e besimit të publikut ndaj sistemit financiar dhe

rrjedhjen e depozitave të klientëve nga sistemi bankar, sollën nevojën e intensifikimit të

monitorimit të situatës, me qëllim reagimin në kohë nga ana e Bankës së Shqipërisë.

Historia e skemave të falimentuara PONZI2 në vitin 2007 akoma nuk mund të harrohet nga

shumica e klientëve individë të cilët humbën kursimet e jetës së tyre, por ajo përsëritet në forma

të ndryshme. Kështu, sa kohë që u përhap lajmi se banka e parë falimentoi, filluan disa çarje

në besimin e depozituesve. Shumica e tyre u sulën ndaj degëve dhe agjencive të bankave për

të tërhequr para maturimit depozitat e tyre me afat. Ato kërkonin të kishin nën kontroll

depozitat e tyre dhe t’i mbanin jashtë sistemit bankar.

Funksionet e menaxhimit të rrezikut në banka u përpoqën të balancojnë largimin e likuiditetit

duke zvogëluar rritjen e volumit të kredive. Me një forcë shitëse që nuk ishte mësuar me një

situatë të tillë nuk ishte e lehtë për bankat. Duke patur buxhete agresive për rritjet jo të

rishikuara me kushtet e menaxhimit të krizës, ato filluan të bënin fajtor menaxhimin e rrezikut

të kredisë për mos realizimin e objektivave. Bankat vendosën një mori masash për të mbuluar

problemet që mund të lindnin nga kriza financiare botërore.

Historia shumë e shkurtër në kredidhënie në Shqipëri (kredidhënia e bankave private filloi në

vitin 1996 në dy banka me kapital shtetëror, ndërsa të tjerët filluan pas vitit 1998) e bashkuar

me mungesën e eksperiencës në kohët e ankthit të tregut, veçanërisht magnituda e krizës

globale, ndikuan thellë në aftësinë e bankierëve në Shqipëri për të menaxhuar siç duhet rrezikun

e aktiveve dhe pasiveve.

2 Skema PONZI është një mashtrim investimi që paguan investuesit ekzistues nga paratë e investuara nga

investitorët e rinj, duke dhënë pamjen e fitimeve dhe kur fitime nuk ka. Skemat Ponzi njihen gjithashtu si skema

piramidale. Skema Ponzi e mori emrin nga Charles Ponzi, i cili organizoi një operacion të madh për të mashtruar

investitorët (kryesisht emigrantë të rinj). Ashtu si shumica e skemave Ponzi, ai ofroi kthime të larta dhe të

qëndrueshme duke përdorur para nga investitorët e rinj për të paguar investitorët e mëparshëm. Ponzi shkoi në

burg, kur operacioni i tij u zbulua dhe u mbyll në vitin 1910

Page 17: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

16

2.1. Menaxhimi Aktiv-Pasiveve në banka

Menaxhimi i fondeve përfaqson bërthamën kryesore të planifikimit të shëndoshë bankar dhe

menaxhimit financiar. Menaxhimi i fondeve është proçesi i menaxhimit të diferencave (‘spread

management) midis interesave të fituara nga investimet e bëra dhe interesave për t’u paguar

nga fondet e marra nga të tretët, duke siguruar likuiditet të mjaftueshëm. Kështu, menaxhimi i

fondeve ka dy komponentë – menaxhimin e likuiditetit dhe atë të rrezikut të normës së interesit.

2.1.1. Mbikëqyrja e rrezikut të likuiditetit

Likuiditeti është një tregues thelbësor në të gjitha bankat për të kompensuar flukset e pritura

dhe të papritura në bilanc dhe që të sigurojë fonde për rritje. Pra çmimi i likuiditetit është e

ardhura e sakrifikuar duke mos mbajtur aktive afat-gjatë, ose të një cilësie më të ulët.

Rreziku i likuiditetit ka dy aspekte: së pari, sasinë e ekspozimeve e cila jepet nga mospërputhja

e maturitetit të aktiveve dhe pasiveve (GAP). Një pjesë e kësaj mospërputhje është e planifikuar

dhe përdoret për gjenerimin e kthimeve (transformimi i afateve). Megjithatë, ka gjithashtu

mospërputhje të papritura të ndryshme nga ato që kalkulohen nga modelet statistikore, siç është

sjellja konsumatore, një zgjatje e angazhimeve të kapitalit në transaksionet e kredisë, ose nëse

tërhiqen më shumë se parashikimi linja kredie ose depozita. Së dyti, cilësinë e ekspozimeve

tipikisht të vendosura nga faktorë të jashtëm (psh. Falimentimit të bankave, shtrëngimit të

likuiditetit nga Banka Qëndrore etj)

2.1.1.1. Treguesit e rrezikut të likujditetit

Treguesit e rrezikut të likuiditetit janë të përcaktuar si dy tipe të ndryshme, rreziku i

likuiditetit afat shkurtër dhe rreziku i financimit të likuiditetit.

1- Gjeneruesit e rrezikut afatshkurtër të likuiditetit në banka zakonisht janë:

- Diversifikimi i fondeve (burime të ndryshme fondesh në afate, monedha dhe ofertues

të ndryshëm)

- Opsionet e përcaktuara

- Përceptimi i tregut

- Mbështetja nga shoqëritë mëmë

- Të ardhurat dhe ekspozimet e kapitalit

- Kapaciteti rifinancues

- Sigurimi (kolateralizimi me letra me vlerë)

2- Rreziku i financimit të likuiditetit ka të bëjë kryesisht me:

- Burimet e financimit

- Vlerësimi i jashtëm (Ratingu i jashtëm nga agjenci të mirënjohura si Standard &

Poor’s, Fitch, etj)

- Kostot e fondeve

Vendimi i pozicionit të mjaftueshëm të likuiditetit të bankës varet nga analiza e faktorëve të

mëposhtëm:

- Kërkesave historike për fonde

- Pozicionit aktual të likuiditetit

- Nevojave të parashikuara për fondet e ardhëshme

- Burimet e fondeve

- Cilësia aktuale dhe e parashikuar e aktiveve

- Kapaciteti aktual dhe i ardhshëm për fitime

- Pozicioni prezent dhe i planifikuar i kapitalit.

Page 18: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

17

Për të siguruar fonde për të përballuar nevojat një bankë duhet të kryeje një kombinim sa më

optimal të:

- Përdorimit të aktiveve likuide

- Rritjes së huave afatshkurtra

- Uljes së zotërimeve të aktiveve më pak likuide

- Rritjes së pasiveve të natyrave me afat

- Rritjes së fondeve kapitale

Informacioni që i duhet menaxhimit për optimizimin dhe hartimin e planit të likuiditetit

përfshin:

- Kostot e brendëshme të fondeve

- Maturitetin dhe rivlerësimin e mospërputhjeve në bilanc

- Parashikimet ekonomike dhe të tregut.

Faktorët që mund të ndikojnë në likuiditetin e bankës janë:

- Një ulje e fitimeve

- Një rritje e aktiveve jo të mira (të këqia)

- Përqëndrimi i depozitave

- Një ulje në gradë nga një agjensi vlerësimi

- Mundesitë e zgjeruara të biznesit

- Përvetësimet

- Iniciativat e reja të taksave

2.1.2. Menaxhimi i Aktiveve

Aktivet likuide i japin mundësi një banke për të siguruar fonde për të kënaqur rritjen e kërkesës

për kredi.

Likuiditeti i aktiveve, ose sa të tregtueshme janë aktivet e bankës në funksion të kohës dhe

kostos, është i një rëndësie parësore në menaxhimin e aktiveve. Për të maksimizuar fitimin,

menaxhimi duhet të vlerësojë kthimin mbi aktivet likuide kundrejt një kthimi më të madh në

aktivet më pak likuide.

Një bankë që mbështetet në mënyrë strikte në menaxhimin e aktiveve, kufizon rritjen e kredisë

që mund të mbështetet nga depozitat në dispozicion.

2.1.2.1. Menaxhimi i Likuiditetit

Nevojat e likuiditetit mund të përputhen përmes përvetësimit të matur të fondeve mbi bazat e

konkurencës në normat e interesit. Aftësia për të marrë pasive shtesë përfaqëson likuiditetin

potencial. Kosto marxhinale e likuiditetit, kostoja e fondeve shtesë të përvetësuara, është e një

rëndësie të lartë në vlerësimin e burimeve të pasiveve të likuiditetit.

Bankat duhet të vlerësojnë aftësinë e vazhdueshme për të marrë (thithur) fonde në kushte

normale të tregut. Ndryshimet në tregun e parasë mund të shkaktojnë një keqësim në kapacitetet

e bankës për marrë hua me interesa të favorëshme. Menaxhimi i pasiveve nuk është pa rrezik.

Kështu:

Blerja e fondeve nuk mund të jetë gjithmonë me një kosto të arsyeshme, kur është e

domosdoshme të blihen ato

Përqëndrimet e burimeve të financimit rrisin rrezikun e likuiditetit, etj

Më poshtë janë renditur siguruesit e fondeve (burimet e financimit), nga ato me rrezikun me

tolerancë, e atyre me rrezik më të ulët, deri tek ato me rrezik më të lartë:

Fondet e tregut të parasë

Fondet e Trustit (besimit)

Fondet e Pensionit

Page 19: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

18

Komisionerët – agjentë të tregut të parasë

Për sistemin financiar shqiptar burimi kryesor i fondeve janë ‘fondet e tregut të parasë’

Tabela 2.2 - Burimi i Fondeve

Lloji i likuiditetit Roli

Likuiditeti i Bankës Qëndrore Furnizim me sasi të mjaftueshme likuiditeti që barazon

kërkesën me ofertën – Kreditim afat shkurtër (overnight),

Skontim deri Kredi Lombarde, Operacionet e Tregut të

hapur (REPO dhe reverse REPO)

Likuiditeti i tregut (Ri ) shpërndarje dhe riciklim i likuiditetit

Likuiditeti i financimit Alokim efikas i burimeve të likuiditetit (GAP-i)

Duke qëne se në Shqipëri fondet e investimit janë në nivel fillestar, si edhe mungesa e një burse

aktive, bën që këto fonde të mos jenë pothuaj fare të disponueshme si burim financimi. Pra

gjatë gjithë këtyre viteve pothuaj ka munguar tregu i kapitalit. Krijimi së fundmi në korrik të

vitit 2017 të Bursës Shqiptare të titujve (ALSE) do të ndikojë në zhvillimin dhe rritjen e tregut

te kapitalit si një burim tjetër fondesh për plotësimin e nevojës së likuiditetit.

2.1.2.2. Likuiditeti i tregut dhe likuiditeti i financimit në sektorin bankar

Rreziku i likuiditetit financiar në sektorin bankar, përfaqëson rrezikun sipas të cilit banka nuk

është në gjendje të përgjigjet shpejt për angazhimet e saj financiare nga paaftesia për të siguruar

fonde në treg. Ndërsa, rreziku i likuiditetit të tregut ka të bëjë me pamundësinë e tregtimit me

një çmim të drejtë në mënyrë të menjëhershme. Të tre konceptet - rreziku i likuiditetit,

rreziku i tregut financiar dhe rreziku i Bankës Qëndrore janë të lidhura në mënyrë

intensive. Në periudha normale kur rreziku i likuiditetit është i ulët, këto lidhje nxisin një rreth

vicioz të sistemit financiar, duke garantuar një funksionim normal të sistemit, duke transferuar

mormalisht efektet tek njeri-tjetri. Ndërsa, periudhat e trazuara i referohen periudhave me

rrezik likuiditeti të lartë. Lidhjet ndërmjet tre tipeve të likuiditetit, do të mbeten të forta, e

gjithsesi do të krijohet një rreth vicioz që do të cojë në destabilizim të sistemit financiar (efekt

bumerang). Roli i likuiditetit të Bankës Qëndrore, së bashku me mbikëqyrjen dhe rregullimin,

kanë një rëndësi të madhe në rivendosjen e stabilitetit të sistemit.

Pra, secili nga burimet e likuiditetit varet nga dy të tjerët. Kjo për shkak se, roli i secilit është

unik në sistemin financiar. Si rrjedhojë, çdo burim i likuiditetit duhet të plotësojë dhe të

mbështetet në mirëfunksionimin e dy të tjerëve, për një sistem tërësisht likuid. Kështu,

likuiditeti i siguruar nga Banka Qëndrore lëviz ndërmjet agjentëve ekonomikë për sa kohë që,

psh, një bankë do të jetë gjithmonë likuide dhe për sa kohë që ajo merr likuiditetin e

mjaftueshëm për të kënaqur nevojat e saj nga tregu ose banka qëndrore.

2.1.2.3. Sistemet Raportuese Manaxheriale. Politikat

Banka duhet të krijojë një politikë për të manaxhuar pozicionin e likuiditetit dhe të zhvillojë

një sistem matje që të sigurojë, që kërkesat e likuiditetit të monitorohen dhe përputhen në

mënyrë të vazhdueshme. Ajo duhet të ketë në strategjinë e saj politika dhe plane afatgjata për

menaxhimin e portofolit të investimeve dhe potencialit për këto investime, për të siguruar

likuiditetin e bankës. Politikat bazuar në sistemin bankar në Shqipëri dhe situatën e tregut

financiar duhet të përcaktojnë sipas rastit:

- Limite mbi raportin hua depozitë

Page 20: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

19

- Limite mbi raportin hua kapital

- Limite të përgjithëshëm mbi marrëdhënien midis nevojave të parashikuara për fonde

dhe burimeve të vlefshme për të përballuar këto nevoja etj.

Një sistem informacioni menaxherial i shfrytëzueshëm duhet të jetë i plotë nga pikëpamja e

përfshirjes së të dhënave dhe informacioneve të niveleve të ndryshme, për të mbështetur

marrjen e vendimeve menaxheriale për fonde të shëndetëshme dhe të leverdishme.Në këtë

kuadër duhet që sisteme të tilla të krijojnë mundësinë e organizimit të informacionit të plotë,

bazuar në mënyrë specifike në disa ose në bashkësi objektivash që garantojnë marrjen e

vendimeve në mënyrë të plotë dhe eficiente. Proçesi fillon me ekzaminimin dhe, më tej, me

elaborimin e informacionit dhe marrjen e vendimeve.

Objektivat e ekzaminimit të problematikave lidhur me sigurinë e aktiv-pasiveve mund të jenë:

1. Të vlerësojë menaxhimin e pozicionit të aktiv-pasiveve të bankës dhe zërave jashtë

bilancit, dhe nëse banka i përputh nevojat e parashikuara me likuiditetin potencial.

2. Të vendosë nëse parametrat e ndërtuar për pozicionin e likuiditetit janë të

arsyeshme.

3. Të vendosë nëse raportet e brendëshme manaxheriale sigurojnë informacionin e

nevojshëm për vendimet e likuiditetit.

4. Të urdhërojë masa korrigjuesë, kur politikat ose procedurat janë të mangëta.

2.1.3. Mbikëqyrja e rrezikut të tregut

Sasia e rreziqeve të tregut është rezultat i sasisë dhe cilësisë së ekspozimit. Sasia e ekzpozimit

vjen nga diferenca midis strukturës, cilësisë dhe afateve të aktiveve dhe pasiveve në bilancin e

bankës. Ndryshimi në faktorët e çmimeve të tregut mund të shkaktojë, që vlera e tregut e

aktiveve të bankës të ulet ose e pasiveve të rritet. Kështu cilësia e ekspozimeve të rrezikut

influencohet relativisht nga madhësia e ndryshimeve të këtyre faktorëve.

Në këtë këndvështrim duhet të konsiderojmë faktorët e mëposhtëm për vlerësimin e sasisë

dhe tendencës së rrezikut të tregut.

2.1.3.1. Rreziku i Normës së interesit

Rreziku i normave të interesit është një nga rreziqet më të pranishëm në portofolin bankar të

çdo banke tregëtare. Ai shkakton pakësim të së ardhurës neto nga interesat dhe në disa raste,

edhe humbje të vlerës ekonomike të bankës ose të kapitalit ekonomik të saj. Ekzaminuesit i

kushtojnë këtij rreziku një rëndësi të madhe, sepse në përgjithësi është venë re, duke përfshirë

dhe vendin tonë, që, megjithësë është një rrezik të cilin bankat e njohin mirë, ato nuk i kushojnë

rëndësi të madhe për arsye të ndryshme. Duke qenë së ky rrezik nuk është në administrim të

ndonjë strukture të veçantë të bankës, por nën administrimin e Komitetit të Drejtimit të

Aktiveve e të Pasiveve, ekzaminuesit duhet të shikojnë me kujdes dhe të analizojnë të gjitha

mbledhet e këtij komiteti, sepse ajo përbën bazën nga nis e ku do të përfundojë ekzminimi i

këtij rreziku.

Rreziku i normës së interesit është ekspozimi i kushteve të një institucioni financiar ndaj

levizjeve të pafavorshme në normat e interesit. Pranimi i këtij rreziku është pjesë normale e

bankingut dhe mund të jetë një burim i rëndësishëm i përfitueshmërisë dhe vlerës së aksioneve,

megjithëse nivelet e tepruara në IRR mund të shkaktojnë një kërcënim në të ardhurat e një

institucioni dhe gërryejnë kapitalin bazë. Si rrjedhojë një menaxhim efektiv i rrezikut që e mban

nivelin e IRR në norma të lejuara, është thelbesor për sigurinë dhe shendetin e institucioneve

bankare.

Page 21: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

20

Vlerësimi i ekspozimit të një institucioni ndaj ndryshimeve në normat e interesit është një

element i rëndësishëm i çdo ekzaminimi të plotë dhe për disa institucione mund të jetë e vetmja

arësye për ekzaminimet e specializuara dhe të pjesëshme. Një vlerësim i tillë përfshin së bashku

mjaftueshmërinë e proçesit të menaxhimit të përdorur për të kontrolluar IRR, si edhe nivelin

sasior të ekspozimit. Kur vlerësojnë proçesin e menaxhimit të IRR, ekzaminuesit (inspektorët)

duhet të sigurojnë që politikat, procedurat dhe sistemet e menaxhimit të informacionit janë të

përshtatëshme për të mbajtur IRR në nivele të matura logjike dhe në vijueshmëri. Vlerësimi i

nivelit sasior të ekspozimit të IRR i kërkon inspektorëve të vlerësojnë efektet ekzistuese dhe

efektet potenciale në të ardhmen nga ndryshimet e normës së interesit në kushtet financiare të

intitucionit, duke përfshirë mjaftueshmërinë e kapitalit, fitimet, likuiditetin dhe cilësinë e

aktiveve. Përfundimisht në këtë seksion diskutohen elementët kyç të proçesit të ekzaminimit

të përdorur për të vlerësuar IRR, duke përfshirë rolin dhe rëndësinë e para-ekzaminimit të

vlerësimit të rrezikut, testimit dhe verifikimit së bashku të proçesit të menaxhimit dhe

metodave të brendëshme të nivelit të eksopzimit të IRR.

2.1.3.1.1. Burimet dhe Efektet e IRR

Burimet e IRR

Si ndërmjetësa financiarë bankat përballen me rreziqe IRR në momente dhe skenarë të

ndryshëm. Burimi më primar dhe më i diskutuar i rrezikut të normës së interesit (RNI) është

diferenca në kohë dhe riçmimi (Rivlerësimi) i aktiveve të bankës, pasiveve dhe instrumentave

jashtë bilancit.

Mospërputhjet e rivlerësimit janë themelore në një biznes bankar dhe përgjithësisht shfaqen

ose nga huamarrja afat-shkurtër për të finacuar në aktive afat-gjata, ose nga huamarrje afat-

gjatë për të finacuar aktivet afat-shkurtra. Këto mospërputhje mund të ekspozojnë një

institucion ndaj ndryshimeve të pafavorshme si në nivelin e përgjithëshëm të normës së

interesit, ashtu edhe në nivelin relativ të normave të kryqëzuara në kurbën e të ardhurave (Yield

curve). Një burim tjetër i rëndësishem i IRR është lidhja e zhdrejtë në rregullimet e normave

të fitimit dhe të pagimit në instrumentë të ndryshëm me karakteristika të ndryshme vlerësimi.

(Psh një BTH 3-mujore kundrejt një LIBOR 3-mujor). Kur ndryshojnë normat e interesit, këto

diferenca mund të ndryshojnë spred-in e fluksit të mjeteve monetare dhe fitimit midis aktiveve,

pasiveve dhe zërave jashtë bilancit me maturime të ngjashme ose frekuenca riçmimi.

Një opsion i jep të drejtën mbajtësit por jo detyrimin per të blerë, shitur ose, në disa mënyra, të

alternoje flukset monetare të një instrumenti ose kontrate financiare.

Efektet e IRR

Mospërputhja e riçmimit, rrezikut bazë, opsionit dhe aspekteve të tjera të aktiveve të një banke

mund të ekspozojnë fitimet e një institucioni dhe vlerën ndaj ndryshimeve të pafavorshme në

tregun e normave të interesit. Efekti i normave të interesit në përllogaritjet ose fitimet e

raportuara është moment i rëndësishëm. Në vlerësimin e efektit të ndryshimit të interesave në

fitime shumica e bankave fokusohen, së pari, në të ardhurat neto të interesave - diferencës midis

të ardhurave totale nga interesat dhe shpenzimeve totale të interesave. Të ardhurat jo nga

interesat vijnë nga shumë aktivitete si shërbimi i kredisë dhe programe të ndryshme të sigurimit

të aktiveve, dhe mund të jenë shumë të ndjeshme ndaj ndryshimeve në tregun e normave të

interesit. Normat e interesit të tregut mund të ndikojnë gjithashtu në vlerën e një aktivi të

bankës, pasiveve dhe instrumentave jashtë bilancit. Kështu që ato kanë një ndikim direkt në

vlerën e kapitalit të një institucioni. Efekti i interesave në vlerën ekonomike të zotërimeve të

Page 22: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

21

një institucioni (aksioneve) dhe kapitalit është një konsideratë e veçantë e aksionerëve,

menaxhimit dhe mbiqyrësave.

Vlera ekonomike e një instrumenti është vlerësimi i vlerës aktuale të fluksi mjeteve monetare

neto të pritur në të ardhmen e skontuar me reflektimin (pasqyrimin) e interesave të tregut.Si

vazhdim, vlera ekonomike e kapitalit të një institucioni (EVE) mund të shikohet si vlera aktuale

e fluksit të parasë së pritur mbi aktivet, minus vlerën aktuale të fluksit të parasë së pritur nga

pasivet, plus vlerën aktuale neto të fluksit të parasë së pritur nga instrumentat jashtë bilancit.

Vlera ekonomike mund të pasqyrojë një pamje të vlerës progresive të institucionit dhe mund

të japë shpesh bazat për vlerësimin dhe të ndriçoje vendimet e menaxhimit në rrethana të

caktuara. Ajo mmund të japë vizione mbi drejtimin potencial në të ardhmen të përformancës

së fitimeve, derisa ndryshimet në vlerën ekonomike të kapitalit të një institucioni të pasqyrojnë

ndryshimet në vlerën aktuale të fitimeve të ardhëshme të bankës të shkatuara nga zotërimet

korente.

2.1.3.2. Praktikat e shëndosha të Menaxhimit të IRR

Për disa instrumenta vlera ekonomike mund të jetë e njëjtë me vlerën e tregut.

Vlera e tregut (fair) e një instrumenti konsiderohet të jetë shuma në të cilën një instrument

mund të shkëmbehet në një transaksion korent midis paleve të gatëshme, me përjashtim të një

shitje të detyruar të likuidimit. Vlera ekonomike mund të ndryshojë nga vlera e drejtë si

rrjedhojë e kushteve specifike unike të një instrumenti.

Menaxhimi i shëndoshë i IRR përfshin proçeset dhe menaxhimin efektiv të rrezikut të

përmbledhur në elementët e mëposhtëm:

Politika dhe procedura efektive të hartuara për të kontrolluar natyrën dhe shumën e

IRR, duke përcaktuar qartë limitet dhe linjat e përgjegjësisë së autoritetit

Sisteme të përshtatëshme të raportimit, matjes dhe monitorimit të rrezikut.

Kontrolle të brendëshme sistematike .

Individët e përfshirë në proçesin e menaxhimit të rrezikut duhet të jenë të pavarur nga

linjat e biznesit dhe të sigurojnë mjaftueshmërinë e ndarjes së detyrave, si edhe të

shmangin konfliktet potenciale të interesave.

Proçesi i mbikëqyrjes konsiston ne mbikëqyrjen e drejtimit të Bordit dhe Drejtorëve. Bordi dhe

menaxhimi duhet të jenë të ndërgjegjëshëm për përgjegjsitë e veta lidhur me menaxhimin e

IRR, të kuptojnë natyrën dhe nivelin e IRR të ndërmarrë nga banka dhe të sigurojnë që

formaliteti dhe sofistikimi i proçesit të menaxhimit të rrezikut është i përshtatshem për nivelin

e përgjithëshëm të rrezikut.

Bordi ka përgjegjësinë përfundimtare për nivelin e IRR të ndërmarrë nga institucioni. Bordi

duhet të aprovojë strategjitë e biznesit dhe politikat sinjifikative që drejtojnë ose influencojnë

në IRR e institucionit. Drejtorët, ndërkaq, duhet të kuptojnë natyrën e rreziqeve të institucionit

të tyre dhe të sigurohen që menaxhimi identifikon, mat, monitoron dhe kontrollon këto rreziqe.

Objektivat për IRR mund të vendosen në kushtet e përmirësimit të të ardhurave, likuiditetit dhe

vlerës, ndërsa kufijtë e IRR mund të shprehen si një nivel i pranueshëm i fluktacionit

(paqëndrueshmërisë) në të njëjtat fusha. Shkurt, pavarësisht strukturës së organizatës dhe

kompozimit të saj, anëtaret e bordit duhet të sigurojnë që institucioni ka aftësitë e nevojshme

teknike dhe aftësi e kapacitete manaxheriale të drejtojë aktivitetet e tij me kujdes dhe në

vazhdimësi brenda politikave dhe qëllimeve të bordit.

Page 23: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

22

Menaxhimi i lartë është përgjegjës për t’u siguruar që institucioni ka politika dhe proçedura të

mjaftueshme për menaxhimin e IRR si në peruidhat afat-gjata, ashtu dhe në bazë ditore, dhe të

mbajë linja të qarta autoriteti dhe përgjegjësie për menaxhimin dhe kontrollin e këtij rreziku.

Menaxhimi është gjithashtu përgjegjës për mbajtjen, funksionimin dhe zbatimin e:

1. sistemeve dhe standardeve të mjaftueshme për matjen e rrezikut,

2. standardeve për pozicionin valutor dhe matjen e përformancës,

3. një raportimi tërësor të plotë të IRR dhe proçes monitorimi, dhe

4. kontrolleve efektive të brendëshme dhe rishqyrtimin e proçeseve.

Institucionet duhet të kenë proçedura dhe politika të qarta për kufizimin dhe kontrollin e IRR,

të cilat duhet:

1. të përcaktojnë linjat e përgjegjësisë mbi vendimet për menaxhimin e IRR.

2. të kenë instrumenta të përcaktuara qartë të autorizuara dhe kufij e pozicione të

lejuara strategjikë

3. të identifikojnë frekuencën dhe metodat për matjen dhe monitorimin IRR

4. të kenë kufij të përcaktuar sasiorë që përcaktojnë nivelin e pranueshëm të rrezikut

për institucionin.

Menaxhimi duhet të përcaktojë strukturën e përgjegjësive manaxheriale në fushat e

mëposhtëme:

zhvillimin dhe zbatimin e strategjive dhe taktikave të përdorura në menaxhimin e IRR

ndërtimin dhe mbajtjen e sistemit të matjes dhe monitorimit të IRR

identifikimin e IRR potenciale nga përdorimi i produkteve të reja

zhvillimin e politikave, proçedurave dhe përcaktimin e kufijve (limiteve)

Shumë banka mesatare dhe të mëdha ose banka me përqëndrim në instrumenta kompleksë ia

delegojnë përgjegjësinë për menaxhimin e IRR një komiteti të menaxhimit të lartë të quajtur

ALCO (asset/liabities committee) Komiteti i Menaxhimit të Aktiveve dhe Pasiveve.

Në ALCO duhet të këtë pjesëmarrje të gjërë midis funksioneve kryesore bankare (psh. kredi,

investime, depozita, finacimet) për të siguruar një vendim-marrje efektive.

Aktivitetet e autorizuara të menaxhimit të lartë duhet të konsistojnë në:

Institucionet duhet të identifikojnë qartë tipet e instrumenteve financiare që janë të

pranueshme për menaxhimin e IRR.

Para hedhjes së produkteve të reja menaxhimi duhet të sigurojë proçedura operacionale

të qarta dhe sisteme të kontrollit të rrezikut.

2.1.4. Limitet

Qëllimi i menaxhimit të IRR është të mbajë një ekspozim të IRR së intitucionit brenda

parametrave të vet-vendosura mbi një shkallë të mundëshme ndryshimesh në normat e

interesave. Për këtë është i nëvojshëm një sistem limitesh IRR dhe udhëzimesh për marrjen e

rrezikut. Limitet e IRR mbi vlerën ekonomike reflektojnë përpjekjet për të kontrolluar efektin

e ndryshimeve të normave në treg në vlerën aktuale të fluksit total të ardhurave të ardhëshme

si rrjedhojë e zotërimeve korente të institucionit.

2.1.5. Sistemet e Monitorimit dhe Matjes së Rrezikut

Një proçes efektiv për matjen, monitorimin dhe raportimin e ekpozimit është thelbësor për

menaxhimin kompetent të IRR.

Bankat e mirëmenaxhuara kanë sistem matje IRR që masin efektin e ndryshimeve në normat e

interesit si në fitimet, ashtu edhe në vlerën ekonomike.

Sistemet e IRR duhet:

Page 24: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

23

1. të vlerësojnë të gjithë materialet që efektohen nga rreziku i normës së interesit të

shoqëruara me pozicionet e aktiveve, pasiveve dhe pozicionet e zërave jashtë bilancit.

2. të përdorin koncepte të përgjithëshme të pranuara financiare dhe teknika të matjes së

rrezikut

3. të kenë të dokumentuara mirë supozimet dhe parametrat.

Teknikat bazë të matjes së IRR në sistemet financiare fillojnë me planin e maturitetit në

rivlerësimin e aktiv-pasiveve, i cili shpërndan aktivet, pasivet dhe zotërimet jashtë bilancit

sipas kohës së maturitetit tyre final (në rastin e interesit fix) dhe maturitetit të mbetur në

rivlerësimin e vazhdueshëm të tyre (nëse interesi është fleksibël).

Në varesi të përmasave të institucionit sistemet e matjes së IRR duhet të kenë kapacitetin të

reflektojnë:

1. amortizimin e principalit të dyshimtë dhe parapagimeve

2. tavanin dhe dyshemenë mbi huatë dhe letrat me vlerë

3. karakteristikat e instrumentave bazë dhe kompleksë jashtë bilancit të mbajtura nga

institucioni

4. ndryshimet e marrëdhënieve të spred-it të domosdoshme për të kapur rrezikun bazë.

Moment i rëndësishëm është vlerësimi i integritetit të të dhënave dhe supozimeve rreth tij.

Dobishmëria e masave të IRR varet nga tërësia dhe cilësia e të dhënave në zotërimet korente,

vlefshmëria e supozimeve të marra dhe nga skenarët e përdorur në modelet e ekspozimit të

IRR.

2.1.6. Niveli Sasior i Ekspozimit të IRR

Vlerësimi i nivelit sasior të IRR përfshin vlerësimin e efekteve të ndryshimeve të kaluara dhe

në të ardhmen të normave të interesit në kushtet financiare të një institucioni, duke përfshirë

efektet në fitimet, mjaftueshmërinë e kapitalit, likuiditetin dhe në disa raste të cilësisë së

aktiveve.

Ky vlerësim përfshin një analizë të gjërë të përbërjes së bilancit, zërave jashtë bilancit dhe

instrumenteve të ndjeshme të normave të interesit.

2.1.6.1. Vlerësimi i përbërjes së zotërimeve

Zotërimet e një banke janë mjetet e veta të investuara nëpërmjet instrumentave të ndryshëm

financiarë. Vlerësimi duhet fokusuar në identifikimin e:

1. pozicionet kryesore në dhe jashtë bilancit

2. përqëndrimet në instrumentat e ndjeshëm të interesave

3. ekzistenca e flukseve të larta të instrumentave

4. burimet thelbësore të të ardhurave jo nga interesat që mund të jenë të ndjeshme ndaj

ndryshimeve në normat e interesit.

Në përgjithësi ekzaminuesit duhet të vlerësojnë tendencën dhe përpjekjet për të identifikuar

çdo ndyshim strukturor në profilin e rrezikut të interesit në zotërimet e institucionit.

2.1.6.2. Ekspozimi i fitimeve ndaj IRR

Kur vlerësohen efektet e ndryshimeve në interesa ndaj të ardhurave të institucionit, inspektorët

duhet të vlerësojnë treguesit kyç të kufirit të interesit neto në të ardhurat neto të përgjithëshme,

dhe ndjeshmërinë e interesit të të ardhurave dhe shpenzimeve jo nga interesi.

Në këtë kuptim nevojitet të analizohen të ardhurat e ndjeshme ndaj normave të interesit të

ndryshueshme dhe ato fikse. Të ardhurat neto nga interesi përbëjnë pjesën kryesore të fitimit

Page 25: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

24

të bankave dhe janë zëri më i ndjeshëm që ka efektin më të madh në fitim. Mbikqyrësit

vlerësojnë pozicionet e të ardhurave dhe shpenzimeve për interesa në periudha të ndryshme

kohore në bilancet e bankave. Diferenca midis këtyre dy pozicioneve mund të sjellë në banda

të veçanta një situatë specifike (psh. stresi), pra efekte negative (shpenzimet për interesa janë

më të mëdha se të ardhurat nga interesat). Në këto kushte në kuadër të manaxhimit të aktiv-

pasiveve bankat duhet të analizojnë periodikisht, për të gjitha aktivet që sigurojnë të ardhura

dhe pasivet që shkaktojnë shpenzime, pozicionet aktuale të të ardhurave neto të interesit. Këto

analiza sjellin që Banka, në shqyrtimin që i bën këtyre ekspozimeve, duke vlerësuar edhe

projektimet e parashikuara të normave të interesit të tregut në të ardhmen, të rishikojë tabelat

e normave të interesit. Ky proçes është një nga proçeset më të rëndësishme që shqyrtohet

gjërësisht në komitetet ALCO të bankave.

2.1.6.3. Ekspozimi i Kapitalit dhe Vlerës Ekonomike

Në manualet e mjaftueshmërisë së kapitalit për bankat raporti rrezikut me kapitalin bazë

fokusohet kryesisht në kategoritë e rrezikut të kreditit dhe jo në faktorët e tjerë, si psh ekspozimi

ndaj normës së interesit. Në vazhdimësi vlerësimi i ekspozimit të vlerës ekonomike mund të

kufizohet në rishikimin e raporteve të vlefshme të brendëshme duke treguar kompozimin e

aktiv-pasivit të institucionit dhe rezultatet e gap-it të brendëshëm për të konfirmuar

konkluzionet. Diferenca e aktiv-pasive sipas maturiteve, monedhave dhe riçmimit - momenti

kur një aktiv-pasiv merr një normë të re interesi - rinovohet në afatin kontraktual të maturimit

dhe mund të nxjerrë në pah ekspozim të lartë ose të ulët ndaj normës së interesit.

2.1.6.4. Proçesi i Ekzaminimit për Vlerësimin e IRR

Si rreziku primar i tregut që banka mund të ndeshet, IRR mund të merret në konsideratë në

ekzaminimet e plota, ose mund të jetë pjesë e ekzaminimeve të pjesëshme. Ekzaminimi i IRR

duhet të ndjekë një teknikë të strukturuar të rrezikut.

Elementët kryesore të teknikave të përqëndrimit të rrezikut në proçesin e ekzaminimit të IRR

përfshijnë:

1. monitorimin nga jashtë dhe vlerësimin e rrezikut të IRR

2. planifikimin e përshtatëshëm në ekzaminimet në vend për ta bërë sa më produktiv dhe

efektiv të mundshëm proçesin.

Monitorimi nga jashtë dhe analizat përfshijnë një pamje parapërgatitore, ose vlerësim të

rrezikut para fillimit të ekzaminimit në vend. Informacioni i nevojshëm për këtë vlerësim është:

strukturat organizative dhe politikat që përcaktojnë autoritetet dhe përgjegjësitë për

menaxhimin e IRR

politikat, procedurat dhe limitet e IRR

minutat dhe raportet e komitetit ALCO

raportet e bordit të drejtorëve mbi ekspozimet e IRR

raportet e auditit (të brendëshëm dhe të jashtëm)

raportet e pozicionit

raporte të tjera të vlefshme të brendëshme për rrezikun

Ekspozimi sasior, ekzaminimi në vend, i IRR përfshin vlerësimet e përbërjes së bilancit të

përgjithëshëm të bankës dhe zotërimeve të instrumentave të ndjeshëm. Struktura e bilancit

tregon nëse banka ka investuar në instrumenta me interes të lartë por që shoqërohen edhe me

rrezim të lartë. Sa më i diversifikuar të jetë portofoli i investuar duke kombinuar sasinë e

investimeve në instrumenta me rrezik më të lartë me sasinë e investuar në instrumenta me

Page 26: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

25

rrezik të ulët, aq më e shëndoshë është situata e bankës në drejtim të mbrojtjes nga rreziku i

normës së interesit (IRR).

2.2. Zhvillimi i metodave të reja mbikqyrëse në funksion të proçesit ALM.

Banka e Shqipërisë në vitin 2014, filloi aplikimin e Basel II në kërkesat rregullatore. Aktualisht

sistemet CAMELS dhe CAELS të vlerësimit janë zëvendësuar me një sistem tjetër vlerësimi

me pikë nga 1 deri në 6 i cili konsiston në një trajtim më të thelluar të rrezikut të likuiditetit, të

rreziqeve të tregut dhe të kapitalit. Ky vlerësim përafrohet me kërkesat rregullatore të Basel II.

Tabela e mëposhtme paraqet kriteret e vlerësimit nga mbikqyrësit nga 1 në 6 të manaxhimit të

likuiditetit të një institucioni bankar në Shqipëri.

Page 27: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

26

Tabela 2.3 - Kriteret e vlerësimit të manaxhimit të likuiditetit të një institucioni bankar në Shqipëri

Likuiditeti Vlerësimi 1 Vlerësimi 2 Vlerësimi 3 Vlerësimi 4 Vlerësimi 5 Vlerësimi 6

1. Politika

dhe

procedura të

administrimi

t të rrezikut

të likuiditetit

Banka ka dhe zbaton

politika dhe proçedura

të plota të

administrimit të

rrezikut të likuiditetit.

Banka i rishikon ato në

mënyrë përiodike.

Politikat dhe

proçedurat e

administrimit të

rrezikut të likuiditetit të

bankës janë të

kënaqëshme.

Banka ka politikë dhe

proçedura të

administrimit të

rrezikut të likuiditetit,

të cilat vlerësohet se

kanë nevojë për

përmirësime

jothelbësore.

Banka ka politikë dhe

proçedura të

administrimit të

rrezikut të likuiditetit,

të cilat nuk janë të

mjaftueshme për

profilin e rrezikut të

bankës

Banka ka politikë dhe

proçedura të

administrimit të

rrezikut të likuiditetit,

të cilat kanë mangësi

thelbësore në krahasim

me profilin e rrezikut

të bankës.

Banka nuk ka politikë

dhe proçedura të

shkruara dhe të

miratuara të

administrimit të

rrezikut të i likuiditetit.

2. Limitet e

brendëshme

Banka ka limite të

brendëshme dhe

tolerancë ndaj rrezikut,

në përputhje me

profilin e rrezikut të

saj. Banka i rishikon

ato në mënyrë

përiodike.

Banka ka limite të

brendëshme të rrezikut

të cilët janë përshtatur

në nivel të kënaqshëm

me biznesin e bankës

dhe profilin e rrezikut

të saj.

Banka ka limite të

brendëshme të cilat

vlerësohen së kanë

nevojë për ndryshime/

ose rishikime për t’ju

përshtatur profilit të

rrezikut të saj.

Banka ka limite të

brendëshme,

megjithatë këto limite

nuk vlerësohen të

mjaftueshme për

matjen e ekspozimit

ndaj rrezikut të

likuiditetit.

Banka ka limite të

brendëshme të rrezikut

të cilat nuk paraqesin

profilin e rrezikut të

bankës.

Banka nuk ka limite të

brendëshme të rrezikut

të likuiditetit.

3. Struktura

përgjegjëse

për

administrimi

n e rrezikut

të likuiditetit

Banka ka përcaktuar

qartë detyrat dhe

përgjegjësitë e

organeve përgjegjëse

për administrimin e

likuiditetit. Struktura e

ngritur siguron një

administrim efektiv të

këtij rreziku.

Struktura e

administrimit të

likuiditetit është

funksionale dhe e

përshtatshme me

profilin e rrezikut të

bankës në nivele të

kënaqëshme.

Struktura është e

përgjegjëshme për

realizimin e

funksioneve apo

detyrave të ngarkuara.

Struktura përgjegjëse

për administrimin e

rrezikut të likuiditetit

vlerësohet se ka nevojë

për përmirësime.

Struktura është

përgjithësisht e

përgjegjëshme për

realizimin e

funksioneve të

ngarkuara.

Struktura e

administrimit të

rrezikut të likuiditetit

ka nevojë për

ndryshime të

qenësishme. Ekzistojnë

mangësi në ndarjen dhe

njohjen e detyrave dhe

përgjegjësive.

Banka ka një strukturë

për administrimin e

rrezikut në përputhje

me profilin e rrezikut

të saj, por kjo

shtrukturë nuk është

funksionale.

Struktura e ngritur nuk

është e përgjegjëshme

për realizimin e

funksioneve të

caktuara.

Struktura përgjegjëse

për administrimin e

rrezikut të likuiditetit

nuk është e

përshtateshme me

profilin e rrezikut të

bankës.

4. Plani i

Emergjencës

Banka ka Plan

Emergjence kompleks

dhe në përputhje të

plotë me të gjitha

kërkesat rregullatore të

Bankës së Shqipërisë

Banka ka Plan

Emergjence në

përputhje me të gjitha

kërkesat e kuadrit

rregullator mbikëqyrës

Banka ka Plan

Emergjence, i cili

vlerësohet të jetë

përgjithësisht në

përputhje me kërkesat

Plani i Emergjencës

gjykohet të ketë nevojë

për ndryshime për të

qenë në përputhje me

kërkesat e kuadrit

rregullativ mbikëqyrës.

Banka ka Plan

Emergjence, i cili

vlerësohet të jetë jo i

plotë/detajuar dhe jo

efektiv në zbatim në

rast emergjence.

Banka ka një Plan

Emergjence modest

dhe jo funksional në

rast emergjence

Page 28: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

27

dhe e rishikon

përiodikisht atë.

e kuadrit rregullator

mbikëqyrës

5.

Administrim

i i likuiditetit

në periudhë

afatshkurtër

Banka ka një sistem të

matjes e monitorimit të

likuiditetit në periudhë

afatshkurtër efektiv

dhe në përputhje me

natyrën dhe

kompleksitetin e

aktivitetit të saj.

Banka ka një sistem të

matjes e monitorimit të

likuiditetit në periudhë

afatshkurtër në nivele

të kënaqëshme.

Banka ka një sistem të

matjes e monitorimit të

likuiditetit në periudhë

afatshkurtër, i cili

vlerësohet se ka nevojë

për përmirësime.

Banka ka një sistem të

matjes dhe monitorimit

të likuiditetit në

periudhë afatshkurtër i

cili vlerësohet të jetë jo

në përputhje me

natyrën dhe

kompleksitetin e

aktivitetit të saj dhe se

karakterizohet nga

pasaktësi.

Banka disponon sistem

të matjes e monitorimit

të likuiditetit në

periudhë afatshkurtër,

por ka mangësi të

theksuara në

përdorimin e tij për

qëllim të administrimit

të likuiditetit në fjalë.

Banka ka sistem të

matjes dhe monitorimit

të likuiditetit në

periudhë afatshkurtër,

jo funksionale

6.

Administrim

i strukturor i

likuiditetit

Administrimi

strukturor i likuiditetit

siguron rritjen e

balancuar mes aktiveve

e pasiveve si dhe sipas

objektivave të

buxhetuara. Banka

mbështet financimin e

aktiveve me fonde të

qëndrueshme, kur

niveli i përqëndrimit të

burimit të fondeve

është i ulët

Banka mbështet

financimin e aktiveve

me fonde përgjithësisht

të qëndrueshme, fondet

e paqëndrueshme janë

në nivele të ulëta.

Gjenerimi/sigurimi i

fondeve (lloji, kosto

etj.) është kryer në

përputhje me

objektivat strategjik

dhe të buxhetuar

Analiza e burimeve të

fondeve tregon për disa

prova të

paqëndrueshmërisë së

tyre, duke njohur

kërkesa për shlyerje të

detyrimeve. Banka

mbështetet në

instrumentë që

mundësojnë njohjen në

kohë të detyrimeve

Burimet e fondeve

shfaqin

paqëndrueshmëri.

Gjenerimi i fondeve

nuk është në linjë me

strategjinë e bankës për

sigurimin e tyre (në

lloj, kosto.. etj)

Burimet e fondeve

shfaqin luhatëshmëri të

nivelit të tyre.

Instrumentet e përdorur

për njohjen faktike të

detyrimeve janë jo

efektiv.

Burimet e fondeve

tregojnë për

paqëndrueshmëri të

lartë duke krijuar rrezik

real likuiditeti për

bankën.

Banka ka vështirësi në

sigurimin e fondeve

7. Funksioni

i

Administrim

it të rrezikut

Ky funksion kryen

analiza të plota dhe

matje të sakta të

ekspozimit ndaj

rrezikut të likuiditetit.

Monitoron respektimin

e limiteve dhe

propozon masa të

duhura për mitigimin e

rrezikut.

Funksioni i

administrimit të

rrezikut gjykohet në

nivele të kënaqëshme.

Funksioni i

administrimit të

rrezikut vlerësohet se

ka nevojë për

përmirësime.

Funksioni i

administrimit të

rrezikut vlerësohet të

jetë jo në përputhje me

profilin e rrezikut të

saj.

Funksioni i

administrimit të

rrezikut ka mangësi të

theksuara. Sistemet e

matjes dhe monitorimit

të rrezikut të likuiditetit

nuk paraqesin saktë

ekspozimin ndaj

rrezikut.

Funksioni i

administrimit të

rrezikut është jo

funksional dhe ose

/inefiçient.

Page 29: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

28

8. Kontrolli i

brendëshëm

Funksioni kontrollit të

brendëshëm të bankës

vlerësohet të jetë

inefficie dhe në

përputhje me inefficie

e rrezikut të bankës.

Funksioni i kontrollit

është i pavarur.

Funksioni i kontrollit të

brendëshëm të bankës

është në nivele të

kënaqëshme,

megjithatë ka nevojë

për përmirësime jo

thelbësore.

Banka ka një funksion

të kontrollit të

brendëshëm, i cili

mbulon vetëm

veprimtaritë kryesore

të bankës.

Funksioni i kontrollit të

bankës vlerësohet i

pamjaftueshëm për

sigurimin e një

veprimtarie të

shëndoshë dhe të sigurt

të saj.

Funksioni i kontrollit të

bankës vlerësohet si jo

funksional për

sigurimin e një

veprimtarie të

shëndoshë dhe të sigurt

të saj.

Banka ka një funksion

të kontrollit të

brendëshëm jo

funksional dhe/ose

inefficient.

Page 30: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

29

2.2.1. Rreziku nga Norma e interesit në librat e bankës

Sistemi i vlerësimit të ekspozimit ndaj rrezikut të likuiditetit - kjo pjesë ka për qëllim

prezantimin e sistemit të vlerësimit të ekspozimit të bankës ndaj rrezikut të normës së interesit

në librat e bankës. Vlerësimi i përgjithëshëm i këtij rreziku përftohet nga kombinimi i dy

vlerësimeve: sasior dhe ai cilësor dhe vlerëson në një shkallë nga 1 në 6 ekspozimin e bankës,

ku vlerësimi 1 tregon rrezik shumë të ulët dhe 6 tregon rrezik shumë të lartë.

a) Vlerësimi sasior i ekspozimit ndaj këtij rreziku merr vlerat në një shkallë nga 1 në

6, bazuar në peshën e vlerës së ekspozimit neto ndaj normës së interesit përkundrejt

kapitalit rregullator.

b) Vlerësimi cilësor lidhet me klasifikimin e ekspozimit ndaj rrezikut në një shkallë

prej 6 nivelesh, nga 1 në 6, bazuar në ekzistencën dhe mjaftueshmërinë e elementëve

cilësor si: drejtimi, administrimi dhe kontrolli i rrezikut të likuditetit.

c) Vlerësimi i përgjithëshëm që përcakton mënyrën e kombinimit të vlerësimit sasior

me atë cilësor për të dhënë një vlerësim përfundimtar të bankës mbi këtë rrezik, si

gjatë mbikëqyrjes nga jashtë, por edhe gjatë proçesit të mbikëqyrjes në vend.

2.2.2. Burimet e Rrezikut të Normës së Interesit në librat e bankës

Format ose burimet kryesore të rrezikut nga normat e interesit ndaj të cilave ekspozohen

kryesisht bankat, janë si më poshtë:

Rreziku i riçmimit: rreziku i riçmimit vjen si rezultat i diferencave kohore të maturitetit (për

normat fikse) dhe të riçmimit (për normat variabile) të aktiveve, pasiveve dhe pozicioneve

jashtë bilancit. Ekspozimi ndaj rrezikut të riçmimit zakonisht është burimi më i qartë i rrezikut

të normave të interesit të një banke. Shpesh evidentohet duke krahasuar volumin e aktiveve

dhe pasiveve të një banke të cilat maturohen ose riçmohen në të njëjtën kohë. Disa Banka në

mënyrë të qëllimshme marrin përsipër rrezikun e riçmimit nga struktura e bilancit të tyre me

RREZIKU I NORMËS

INTERESIT

Mospërputhja e riçmimit

Rreziku që “gaps” midis datave të maturitetit ose riçmimit do të efektojnë fitimet dhe

vlerën ekonomike.

Rreziku i kurbës së

normës së interest

Rreziku i kurbës së

normës së interesit i

referohet rrezikut nga ndryshimet përgjatë

strukturës kohore të një

norme të vetme

Rreziku bazë

Rreziku që lidhja midis normave të interest ku mbështeten ative

dhe pasivet do të levizë në një formë e cila mund të dëmtojë fitimet

dhe vlerën e organizatës

Rreziku Opcionit

Rreziku që një opcion i veçantë dhe me kushte të

lidhura me një letër me vlerë

të përcaktuar paraqit për

organizatën

Figura 2-1 Burimet e Rrezikut të normës së Interesit

Page 31: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

30

qëllim përmirësimin e të ardhurave. Meqenëse kurba e të ardhurave zakonisht ka pjerrësi në

rritje (normat afat-gjata janë më të mëdha sesa ato afat-shkurtra), bankat mund të përfitojnë një

marzh pozitiv (spread) si rezultat i financimit të aktiveve afat-gjata me burime afat-shkurtra.

Megjithatë, të ardhurat e këtyre bankave janë të ndjeshme ndaj rritjeve të normave të interesit

për shkak të rritjes së kostove të fondeve. Bankat, aktivet e riçmueshme të të cilave janë më të

mëdha sesa pasivet e riçmueshme, konsiderohen “me aktive të ndjeshme”, për shkak se

detyrimet e tyre riçmohen më vonë.

Të ardhurat e një banke me detyrime të ndjeshme zakonisht rriten, kur normat e interesit bien

dhe bien, kur normat e interesit rriten. E kundërta ndodh për një bankë me aktive të ndjeshme

(pra aktivet e riçmueshme më të mëdha sesa detyrimet e riçmueshme), të cilat përfitojnë nga

rritja e normave të interesit dhe humbasin nga rënia e normave të interesit. Zakonisht, në

shumicën e rasteve, por jo gjithmonë, rreziku i riçmimit reflektohet në performancën e të

ardhurave të bankës. Një bankë mund të krijojë pozicione për riçmimin të cilat nuk

manifestohen tek të ardhurat deri në një të ardhme të caktuar të afërt ose të largët. E

rëndësishme gjatë vlerësimit të rrezikut të riçmimit është marrja në konsideratë jo vetëm e

pozicioneve afat-shkurtra, por edhe e pozicioneve afat-gjata. Mungesa e administrimit dhe e

matjes së pozicioneve afat-gjata të riçmimit mund të ekspozojë konsiderueshëm të ardhurat e

bankës në të ardhmen si rezultat i lëvizjeve të normave të interesit.

Rreziku i kurbës së normës së interesit: rreziku i kurbës së normës së interesit shpesh mund

të konfondohet me rrezikun bazë. Por ndërsa rreziku bazë ka të bëjë me korrelacionin ndërmjet

dy normave të ndryshme, rreziku i kurbës së normës së interesit i referohet rrezikut nga

ndryshimet përgjatë strukturës kohore të një norme të vetme. Rreziku lind si rezultat i

variacioneve në normën e interesit sipas spektrit të saj të maturitetit. Këtu përfshihen

ndryshimet për të njëjtën normë interesi, por të maturiteteve të ndryshme (psh një letër me vlerë

tre-mujore e qeverisë përkundrejt një letre me vlerë nëntë-mujore të qeverisë). Marrëdhënia

ndryshon kur forma e kurbës së normës së interesit në një treg të caktuar zbutet, ose ndryshon

në pjerrësi negative përgjatë ciklit të normës së interesit. Variacionet e kurbës së normës së

interesit mund të rrisin rrezikun nga pozicione të caktuara të bankës, duke forcuar efektet në

pozicionet jo të harmonizuara të maturiteteve. Shumë banka, madje dhe ato të cilat përdorin

modele të avancuara, marrin në konsideratë skenarë që adresojnë thjesht zhvendosje paralele

të kurbës. Kjo ndikon në matjen jo të saktë të rrezikut të normës së interesit. Në pak raste e

njëjta normë interesi ndryshon në mënyrë uniforme sipas maturiteteve të saj. Shpesh, një

zhvendosje sipër e normave shoqërohet me rritjen ose zvogëlimin e pjerrësisë së kurbës së

normës së interesit. Madhësia e pozicioneve të krijuara sipas strukturave kohore do të rrisë

ekspozimin ndaj rrezikut të kurbës së normës së interesit.

Rreziku bazë: rreziku bazë lind si rezultat i ndryshimit të marrëdhënieve ndërmjet normave

në tregje financiare të ndryshme, ose të instrumentave financiarë të ndryshëm. Rreziku bazë

lind kur normat në treg për instrumenta financiarë të ndryshëm, ose indekset e përdorura për

aktivet, pasivet dhe zërat jashtë bilancit ndryshojnë në momente të ndryshme kohore me

madhësi të ndryshme. Psh rreziku bazë ndodh kur diferenca ndërmjet normës së interesit tre-

mujore të letrave me vlerë të qeverisë dhe normës ndërbankare ndryshon. Ky ndryshim ndikon

marzhin neto të interesit nga ndryshimi në diferencat e paguara të instrumentave që janë

riçmuar. Në këtë mënyrë ndikohen gjithashtu flukset e ardhëshme të parashikuara, të cilat

ndikojnë vlerën ekonomike neto të bankës.

Rreziku i opsioneve: rreziku i opsionit lind kur një bankë ose klienti, kundërpartia e saj, gëzon

të drejtën të alternojë volumin dhe kohën e fluksit të parave nga një instrument i aktivit, i pasivit

apo jashtë bilancit.

Page 32: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

31

Në anën e aktivit forma më e zakonshme e instrumentave me opsione të inkorporuara janë

huatë me të drejtë parapagimi. Në pjesën më të madhe të huave rezindenciale dhe kredive

konsumatore, klientit i jepet e drejta e parapagimit pa ose me penalitet të ulët. Gjithashtu,

bankat mundet të lejojnë parapagimin e huave tregëtare duke mos vendosur penalitete për

parapagimet për të qenë konkuruese në tregje të caktuara. Opsionet për parapagimin janë

ekuivalentë me opsionet e blerjes të klientit. Kur normat bien, klientët mund të ushtrojnë

opsionin duke parapaguar huatë dhe maturiteti i aktiveve të bankës do të bjerë pikërisht atëherë,

kur Banka do të dëshironte zgjatjen e tyre. Kur normat rriten, klientët do të vazhdojnë të ruajnë

huatë e tyre, duke e bërë të vështirë për bankat shkurtimin e maturitetit të aktiveve në favor të

tyre.

Në anën e depozitave, forma më zakoshme e ndeshur e opsionit, Banka i jep klientit të drejtën

e tërheqjes para afatit. Tërheqjet e parakohshme janë ekuivalente me opsionet e shitjes mbi

depozitat. Kur normat rriten, vlera e tregut e depozitave të klientëve bie dhe klienti gëzon të

drejtën e shitjes së depozitave tek Banka. Ky opsion është në favor të depozituesit.

E drejta e bankës për të konsideruar të tilla produkte, si depozita pa afat, mund të konsiderohet

një lloj opsioni. Ky lloj opsioni është në favor të bankës. Psh, bankat mund të fiksojnë normat

e depozitave me lëvizjet e normave të tregut kur normat janë në rritje, ose mund të udhëheqin

normat e tregut kur ato janë në rënie.

2.2.2.1. Sistemi i vlerësimit të rrezikut të normave të interesit në librat e bankës

Vlerësimi apo klasifikimi i këtij profili i kryer nga ekzaminuesi përfshin një vlerësim sasior

dhe një vlerësim cilësor. Në fund analiza cilësore e kryer e aspekteve funksionale dhe

organizative të lidhura me këtë rrezik kombinohen me ato sasiore dhe shërbejnë për të

përcaktuar një klasifikim final. Kombinimi i këtyre dy komponentëve realizohet në mënyrë të

tillë, që vlerësimi cilësor mbart më tepër rëndësi gjatë ekzaminimeve në vend krahasuar me

vlerësimet nga jashtë, siç shpjegohet më poshtë në pjesën “Vlerësimi”.

Vlerësimi i elementëve sasiore

Për qëllime matjeje, monitorimi, raportimi dhe klasifikimi në Bankën e Shqipërisë të

ekspozimit ndaj rrezikut të normave të interesit në librat e bankës, përdoret llogaritja e

thjeshtuar e ndryshimit të vlerës ekonomike në librat e bankës, duke aplikuar një shok standart

të normës së interesit në të gjitha monedhat kryesore dhe në monedha të tjera mbi baza të

agreguara. Monedhë kryesore do të konsiderohet çdo monedhë e cila përbën mbi 5 përqind të

aktiveve totale të bankës. Metodologjia është parashikuar në Udhëzimin e Bankës së Shqipërisë

“Mbi administrimin e rrezikut të normës së interesit në librin e bankës.

Vlerësimi fillestar me pikë i ekspozimit kryhet bazuar në vlerën e raportit të ekspozimit të

bankës ndaj rrezikut të normës së interesit në librin e bankës me kapitalin rregullator të bankës.

Vlerësimi sasior i këtij rreziku realizohet nëpërmjet një strukture vlerësimi me 6 nivele (1

vlerësim i fortë dhe 6 i rrezikshëm). Në rastet kur raporti i ndryshimit të vlerës ekonomike të

bankës ndaj kapitalit rregullator tejkalon vlerën prej 20 përqind, atëherë Banka vlerësohet 6.

Në tabelën më poshtë pasqyrohen limitet me qëllim përcaktimin e një vlerësimi sasior nga

ekzaminuesi.

Tabela 2.4 - Limitet me qëllim përcaktimin e një vlerësimi sasior nga ekzaminuesi

Ekspozimi kapitalit rregullator (%) Vlerësimi

Page 33: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

32

]0, 1] 1

]1, 5] 2

]5, 10] 3

]10, 15] 4

]15, 20] 5

> 20 6

Matrica për vlerësimin e elementëve cilësorë Për rrezikun e normës së interesit në librat

e bankës (Banking Book)

Vlerësimi i elementëve cilësor është zbërthyer në matricën e paraqitur në tabelën e

mëposhtëme. Formulimi i vlerësimit përfundimtar të elementëve cilësor kryhet nëpërmjet

vlerësimit të tre komponentëve, drejtimi, administrimi dhe kontrolli, ku të gjithë faktorët kanë

të njëjtën peshë apo rëndësi në kompozimin e vlerësimit final.

Tabela 2.5 - Vlerësimi i elementëve cilësor

Komponentët që vlerësohen Vlerësimi 1 – 6

Drejtimi

Konsistenca/koherenca e strategjive

Limitet e brendëshme dhe proçeset e

lidhura me të

Cilësia e rrjedhës së informacionit

Administrimi

Komponentët që vlerësohen Vlerësimi 1 – 6

Sistemet e matjes dhe të monitorimit

Cilësia e operacioneve

Komponentët që vlerësohen Vlerësimi 1 - 6

Kontrolli Funksioni i administrimit të rrezikut

Kontrolli i brendëshëm

Vlerësimi 1 - Rrezik shumë i ulët; Vlerësimi 2 - Rrezik i ulët; Vlerësimi 3 - Rrezik mesatarisht

i ulët; Vlerësimi 4 - Rrezik mesatarisht i lartë; Vlerësimi 5 - Rrezik i lartë; Vlerësimi 6 - Rrezik

shumë i lartë

Vlerësimi trajton situatën e bankave nga niveli më i ulët: Banka nuk është e ekspozuar ndaj

rrezikut të normave të interesit dhe aspektet organizative të saj janë të forta; deri në situatën

më kritike: Ekpozimi i bankës ndaj rrezikut të normave të interesit dhe aspektet organizative

të këtij rreziku është i rrezikshëm.

Me rëndësi është vlerësimi nëse drejtimi i lartë ka përcaktuar prioritetet strategjike për

administrimin e ekspozimeve ndaj rrezikut të normave të interesit për një nivel të caktuar të

kapitalit, morfologji dhe elasticitet të ndryshimeve të normave të zërave të bilancit.

Në këtë kontekst vlerësohet nëse:

- vendimet merren në bazë të një informacioni të plotë dhe të rifreskuar;

- veprimet e ndërrmarra lidhur me këto ekspozime (drejtim dinamik, statik, ekspozime të

ulta apo të larta) dhe objektivat (të ardhura ose vlerë ekonomike në librat e bankës

maksimale ose të qëndrueshme) i janë komunikuar strukturave përgjegjësë për

administrimin e rreziku të normave të interesit;

- niveli i rrezikut është në përputhje me nivelin e kapitalit dhe tolerancën e përgjithëshme

të bankës ndaj rreziqeve;

Page 34: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

33

Vlerësohet nëse struktura e limiteve është në përputhje me madhësinë, kompleksitetin, nivelin

e kapitalit dhe nëse është artikuluar në përputhje me operacionet që ajo kryen. Në veçanti duhet

të sigurohet që limitet jo vetëm rishikohen rregullisht, por dhe që janë vendosur:

- brenda niveleve të ekspozimit në përputhje me politikat e bankës;

- të ndara, nëse është e nevojëshme, sipas llojit të instrumentit, shportave kohore, ose

njësive të biznesit;

- duke marrë në konsideratë skenarë specifikë të tilla si ecuria e normave, volatiliteti

historik në kushte të njëjta apo të stresuara;

Vlerësimi duhet të sigurojë që përgjegjësitë e administrimit, funksionet respektive dhe mënyra

e ndërveprimit është identifikuar qartësisht. I rëndësishëm është ekzaminimi i rolit të çdo

komiteti të krijuar për këtë qëllim (p.sh. ALCO), të cilëve u është deleguar administrimi i këtij

rreziku në kontekstin e strategjive operacionale të përcaktuara nga Këshilli Drejtues. Për këto

komitete ekzaminuesi duhet të verifikojë:

- nëse në përbërjen e tij janë përfshirë përfaqësues të njësive apo proçeseve, aktivitetet e

të cilave kanë impaktin më të madh në rrezikun e normave të interesit (duke përfshirë

marketing-un për të siguruar konsistencë midis politikave komerciale dhe politikës për

rrezikun e normave të interesit);

- nëse niveli i delegimit është në përputhje me tolerancën e përgjithëshme ndaj rreziqeve;

- aspektet praktike që sigurojnë mirë drejtimin e vazhdueshme të këtij rreziku;

- nëse marrëdhëniet ndërmjet njësive përgjegjëse për administrimin e rrezikut janë

funksionale lidhur me implementimin e strategjive të raportuara;

Për grupet bankare funksioni i administrimit të këtij rreziku mund të jetë i centralizuar në

bankën mëmë apo t’í delegohet njësive të specializuara. Në rastin e bankave në Shqipëri ky

funksion është funksional, por me detyrimin që duhet të zbatojnë plotësisht politikën e grupit,

duke përcaktuar limitet e ekspozimit në nivel vendi, për çdo nivel dhe tip rreziku.

Përsa i përket proçesit për administrimin e rrezikut të normave të interesit, vlerësohen:

- instrumentët financiarë të përdorur për mbrojtje (hedging);

- proçedurat përkatësë lidhur me përdorimin e këtyre instrumentave dhe administrimin e

këtyre portofoleve;

- sistemin e matjes dhe kontrollit në përputhje me kompleksitetin e opëracioneve, duke

përfshirë supozimet teknike të cilat janë objekt rishikimi periodik;

Është e rëndësishme të vlerësohet përmbajtja e informacionit të dërguar menaxhimit të grupit

bankar që i përkasin, si dhe besueshmëria, saktësia dhe plotësia e tij. Përsa i përket plotësisë së

informacionit që përdor administrimi, ekzaminuesi duhet të verifikojë se raportet përmbajnë të

paktën:

- një sintezë të ekspozimeve të ndara sipas maturitetit;

- rezultatet e matjes së këtij rreziku dhe supozimet e përdorura;

- shkeljet e politikave dhe limiteve;

- rezultatet e stress-test-eve;

Në përfundim shqyrtohen masat korigjuese të marra në raste shkeljesh apo deviacionesh nga

politika për të vlerësuar kohën, si dhe efektivitetin e operatorëvë në arritjen e objektivave.

Burimet e informacionit

Përsa i përket burimeve të informacionit dhe cilësisë së tyre vlerësohet sa më poshtë:

- raportet e mbledhjeve të fundit të Këshillit Drejtues të bankës lidhur me ecurinë e

normave të interesit dhe mënyrën e veprimit;

Page 35: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

34

- minutat e mbledhjeve të strukturave të përfshira në proçesin e administrimit dhe

kontrollit të normave të interesit në librat e bankës (p.sh. Komiteti ALCO ose komitete

të tjera ekzekutive);

- regulloret e brendëshme për rrezikun e normave të interesit në librat e bankës;

- dokumentat mbi strukturën e limiteve;

- raportet e përgatitura nga departamenti i rrezikut ose njësi të tjera që merren me drejtimin

e aktiv-pasivit;

Objektivat në këtë fazë të analizës kanë të bëjnë me vlerësimin:

- e mjaftueshmërisë së sistemeve të matjes dhe monitorimit në përputhje me natyrën dhe

kompleksitetin e aktivitetit të bankës;

- koherenca dhe efektiviteti i operacioneve të kryera në përputhje me ato strategjike;

Përgjithësisht, ky vlerësim merr rëndësi për Bankat që aplikojnë standardet lokale, kërkesat

rregullatore të Bankës së Shqipërisë dhe atyre të vendosura për grupin nga rregullatorët e

Bankës mëmë.

Burimet e informacionit:

- dokumentat për modelin e matjes dhe për stress-test-et;

- manuali për përdorimin e softëare për ALM (kur aplikohet);

- proçedurat e brendëshme për kontrollin e limiteve dhe raportimin e shkeljeve dhe

tejkalimeve;

- strukturën organizative dhe funksionet e njësisë përkatëse për administrimin e rrezikut

nga normat e interesit;

2.3. Rreziku i tregut

Rreziku i tregut përfaqëson rrezikun si rezultat i ndryshimit të çmimeve në tregje të cilat mund

të ndikojnë negativisht në vlerën e pozicioneve në bilanc apo jashtë bilancit të një banke.

Burimet kryesore të rrezikut të tregut janë si më poshtë:

rreziku i normës së interesit

rreziku i kursit të këmbimeve

rreziku i çmimeve në tregjet e kapitalit

rreziku i çmimeve të mallrave të ndryshëm – (Nuk është relevant) (Referuar pyetësorit

ALM me bankat të zhvilluar në kuadrin e këtij studimi, ky risk rezulton irelevant.

Arësyeja është mungesa e bursës së mallrave në Shqipëri)

Ekspozimi i bankës ndaj rrezikut të likuiditetit është i përbërë nga tre pjesë kryesore:

1 Një vështrim të përgjithëshëm mbi rrezikun e tregut– që tenton të paraqesë një pamje

të përgjithëshme formuese mbi burimet e këtij rreziku dhe strategjitë e pozicionit.

2 Sistemi i vlerësimit të ekspozimit ndaj rrezikut të tregut - ka për qëllim prezantimin

e sistemit të vlerësimit të ekspozimit të bankës ndaj rrezikut të tregut. Klasifikimi i

përgjithëshëm i këtij rreziku përftohet nga kombinimi i dy vlerësimeve: sasior dhe ai

cilësor dhe vlerëson në një shkallë nga 1 në 6 ekspozimin e bankës, ku vlerësimi 1

tregon rrezik shumë të ulët dhe 6 tregon rrezik shumë të lartë.

a) Vlerësimi sasior i ekspozimit ndaj rrezikut të tregut në një shkallë nga 1 në 6.

Ky vlerësim kalon në dy hapa kryesore, 1) vlerësimi i rrezikut të kursit të

këmbimit nëpërmjet vlerave të raportit të pozicionit të hapur valutor neto ndaj

kapitalit rregullator, 2) rregullimi i vlerësimit të arritur në shkallën e parë

Page 36: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

35

bazuar në vlerat e raportit të kërkesës për kapital për rrezikun e tregut (rreziku

i pozicionit, rreziku i shlyerjes dhe rreziku i përqëndrimit) dhe të kundërpartisë

ndaj kapitalit rregullator të bankës.

b) Vlerësimi cilësor lidhet me klasifikimin e ekspozimit ndaj rrezikut në një

shkallë prej 6 nivelesh, nga 1 në 6, bazuar në ekzistencën dhe mjaftueshmërinë

e elementeve cilësor si: drejtimi, administrimi dhe kontrolli i rrezikut të

likuditetit.

c) Vlerësimi i përgjithëshëm që përcakton mënyrën e kombinimit të vlerësimit

sasior me atë cilësor për të dhënë një vlerësim përfundimtar të bankës mbi

rrezikun e tregut, si gjatë mbikëqyrjes nga jashtë, por edhe gjatë proçesit të

mbikëqyrjes në vend.

2.3.1. Rreziku i Kursit të Këmbimit

Rreziku i kursit të këmbimit ka të bëjë me humbjet financiare të shkaktuara (aktuale ose të

ardhëshme) ndaj të ardhurave apo kapitalit të një banke. Rreziku i kursit të këmbimit ose rreziku

i luhatjes nga kursi i këmbimit mund të përkufizohet dhe si përkeqësimi aktual ose i ardhëshëm

i gjendjes financiarë të një institucioni p.sh. kërcënimi i të ardhurave dhe i kapitalit si rezultat

i ndryshimit të kurseve të këmbimit nga pozicionet e hapura e të pambrojtura në monedha të

huaja të ndryshme. Shumë Banka bëjnë ndarjen ndërmjet pozicioneve të krijuara nga

transaksionet e këmbimit (nga tregëtimi) dhe pozicioneve valutore të bankës nga bilanci.

Rreziku i kursit të këmbimit është pasojë e tregëtimit në një kohë, kur çmimet e monedhave

lëvizin lart dhe poshtë në varësi të kërkesës dhe ofertës në treg.

Ndonëse gjatë kryerjes së këmbimeve bankat ekspozohen ndaj një numri të ndryshëm

rreziqesh, shumë prej tyre (rreziqeve) ndeshen edhe në aktivitetet lokale. Në parim, rreziku i

vetëm nga aktivitetet në monedha të huaja është ai i kursit të këmbimit, pra rreziku që një bankë

mund të pësojë humbje si rezultat i lëvizjeve të pafavorëshme gjatë një periudhe kohore në të

cilën është hapur një pozicion spot ose forward, apo një kombinim i të dyjave, në një monedhë

të caktuar.

Në Banka operacionet individuale të këmbimit ose në tregjet e parasë në monedha të huaja

mund të jenë të kombinuara, ose tërësisht të ndara përsa i përket politikave, proçedurave,

realizmit të tyre dhe raportimit.

Megjithatë ato duhen trajtuar së bashku, kur vlerësohet likuiditeti dhe kur vlerësohet

përputhëshmëria me objektivat e përgjithëshme dhe strategjitë e administrimit të rreziqeve.

Rreziku nga kursi i këmbimit aplikohet si për pozicionet në librat e bankës, edhe për pozicionet

në librin e tregtueshëm. Llogaritja e ekspozimit dhe detyrimet e bankave për ekspozimet

maksimale të lejueshme për këtë lloj rreziku parashikohen në rregulloren e Bankës së

Shqipërisë “Për administrimin e pozicioneve të hapura valutore”.

Rreziku i tepërt nga kursi i këmbimit mund të përbëjë kërcënim për mjaftueshmërinë e kapitalit

dhe të ardhurat e bankës. Për këtë arësye ky rrezik i cili lind nga operacionet e këmbimit dhe

ekspozimet në monedha të huaja, duhet të adresohet duke:

- ruajtur një sistem kontrolli efektiv për identifikimin, matjen, monitorimin dhe

kontrollin në varësi të shtrirjes dhe natyrës së rrezikut;

- vendosur limite të përshtatshme dhe shmangien e përqëndrimeve;

- mbajtur kapital të mjaftueshëm ndaj humbjeve. Kërkesat për kapital ndaj rrezikut të

kursit të këmbimit trajtohen në rregulloren për kapitalin për rreziqet e tregut.

Bankat duhet të ndërgjegjësohen mbi impaktet potenciale të marrëdhënieve të rrezikut të tregut

me rreziqet e tjera në portofolet e tyre. Psh, ndryshimet e pafavorëshme në kurset e këmbimit

Page 37: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

36

dhe normat e interesit janë zakonisht në korrelacion. Kur kushtet e tregut janë të pafavorëshme,

mund të ndikojnë në rritjen e rrezikut të kundërpartisë (ose settlement risk) të pjesëmarrësve

individualë në treg. Gjithashtu, disproporcionet në maturitete ndërmjet pozicioneve në

monedha të ndryshme krijojnë problem likuiditeti për bankën. Në qoftë se një bankë ka një

pozicion një ditor në shitje dhe një pozicion ekuivalent një vjeçar për të njëjtën monedhë, ajo

paraqitet me pozicion të mbyllur. Megjithatë ky pozicion ka krijuar një Gap maturimi.

2.3.1.1. Gap-et e maturitetit.

Rreziku nga kursi i këmbimit mund të vijë edhe kur Banka nuk ka pozicione të hapura neto

(aktive të njëjta me pasivet). Gap-et janë rezultat i maturiteteve të ardhëshme të pabalancuara

duke krijuar periudha në të cilat flukset e parasë në hyrje apo dalje nuk janë të njëjta. Psh,

diferencat në maturitetet e aktiveve, pasiveve, dhe kontratave të ardhëshme mund të reflektojnë

një periudhë të zgjatur në të cilën shuma të mëdha në një monedhë të caktuar do të sigurohen

shumë në avancë të pagesave të skeduluara (gap-e positive).

Banka duhet të vendose nëse:

- do të mbajë atë monedhë në llogari me bankat korrespondente:

- ta investojë ose vendosë për periudhë të shkurtër kohore;

- ta shesë (spot ose forward) në kohën kur gap-i krijohet dhe riblehet (spot ose forward) në

kohën e përfundimit të gap-it;

- ose të përdorë kombinim të alternativave të mësipërme;

Bankat kontrollojnë gap-et e maturimit, duke vendosur limite mbi gap-et për pozicionet

valutore në total. Vendimi nëse do të mbyllen gap-et e krijuara, ose nëse do të lihen deri në një

tjetër datë, bazohet në analizën e normave të interesit në tregun e parave dhe kurset e këmbimit

spot dhe në datë. Banka duhet të identifikojë pozicionet e saj të likuiditetit, si dhe nevojat për

likuiditet në secilën monedhë duke përdorur formularin e gap-it të maturimit të aktiv-pasivit

për secilën monedhë kryesore në të cilën ekspozohet.

Shpesh bankat përdorin transaksionet/instrumentat e mëposhtme për të shmangur rrezikun nga

pozicionet ose ekspozimet strukturore:

Spot konsiderohen këmbimet (kur një valutë blihet ose shitet për një tjetër me një kurs

të rënë dakort) e kryera brenda dy ditëve punë nga përfundimi i marrëveshjes;

Forward një marrëveshje ku një valutë blihet ose shitet për një tjetër me një kurs

(çmim) të rënë dakort, të kryer për më shumë se dy ditë punë nga përfundimi i

marrëveshjes. Një transaksion forward është i ngjashëm më një transaksion spot.

Megjithatë data e kryerjes efektive është më shumë e spostuar në kohë. Për këtë arësye,

tregjet forward karakterizohen nga marrëveshja e kryer sot dhe blerja ose shitja e

valutave kryhet në një datë të mëvonshme.

Swap–et e monedhave përfaqësojnë një marrëveshje për të blerë ose shitur një shumë

të caktuar të një monedhe për një tjetër monedhë dhe një marrëveshje simultante për të

shitur dhe blerë të njëjtën sasi brenda një intervali kohor të caktuar dhe kursi këmbimi

të rënë dakort për operacionin e datë (blerje ose shitje) dhe për operacionin e dytë (shitje

ose blerje).

Opsionet – ka opsione për blerje dhe shitje. Opsionet për blerje janë kontrata që i japin

të drejtën blerësit, por jo detyrimin për të blerë një sasi në valutë më një çmim të caktuar

(strike price) gjatë një intërvali të limituar kohor. Opsioni për shitje i jep mbajtësit të

drejtën e shitjes. Shitësi konsiderohet si nënshkruesi. Blerësi i paguan shitësit një prim

për të dyja llojet e opsioneve. Opsionet e monedhave i japin të drejtën, por jo detyrimin

Page 38: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

37

mbajtësve të tyre të kërkojnë në ditën e maturimit ose gjatë një periudhe të caktuar kohe

për të konvertuar sasitë respektive sipas një kursi fiks të rënë dakort më datë valutë dy

ditë punë nga data e maturimit të opsioneve.

2.3.2. Rreziku i çmimeve në tregjet e kapitalit

Rreziku i çmimeve në tregjet e kapitalit lidhet me ndryshimet e pafavorshme në vlerën e

investimeve në tregjet e kapitalit të bankës. Ky lloj rreziku klasifikohët në dy kategori.

Sistematik (ose i padiversifikueshëm) dhe jo-sistematik (ose i diversifikueshëm).

Rreziku sistematik i referohet ndjeshmërisë së vlerës së një instrumenti, ose portofoli ndaj

ndryshimit të nivelit të përgjithëshëm të çmimeve në tregjet e kapitalit. Ky sensitivitet

zakonisht matet nga "β-beta" për një aksion apo portofol. Si i tillë, rreziku sistematik nuk mund

të reduktohet nëpërmjet diversifikimit të instrumentave ku investohet.

Rreziku josistematik i referohet volatilitetit në çmimin e një instrumenti individual si rezultat i

karakteristikave specifike të firmës. Ky lloj rreziku mund të reduktohet nëpërmjet

diversifikimit në disa instrumenta. Nëpërmjet krijimit të një portofoli me disa lloje letrash me

vlerë rreziku specifik mund të reduktohet, sepse lëvizjet unike në çmimin e çdo aksioni do të

shmangen nga lëvizjet në kahun e kundërt të çmimeve të letrave të tjera me vlerë, duke lënë

vend vetëm për rrezikun e përgjithëshëm.

Në Shqipëri ky rrezik nuk është relevant bazuar në faktin që tregu i kapitaleve ështe pothuaj i

pazhvilluar. Për momentin në tregun shqiptar tregtohen në tregun sekondar obligacionet e

qeverisë nëpërmjet bankave të nivelit të dytë si lojtare të tregut primar.

2.3.3. Sistemi i vlerësimit të ekspozimit ndaj rrezikut të tregut

Qëllimi i analizës është vlerësimi i ekspozimit ndaj rrezikut të tregut dhe të kundërpartisë, si

dhe i aftësisë së bankës për të drejtuar, administruar dhe kontrolluar këto lloj rreziqesh.

Përsa i përket rrezikut të tregut ekzaminuesi:

Vlerëson ekspozimin dhe përcakton një klasifikim sasior;

Vlerëson aspektet funksionale dhe organizative për rrezikun e tregut dhe përcakton një

klasifikim i cili duhet integruar me vlerësimin sasior. Në këtë mënyrë përcaktohet një

klasifikim final për këtë profil.

Ndryshime të rëndësishme të ndodhura gjatë periudhës që analizohet, të tilla si ndryshimi i

klasifikimit, ribalancimi i portofolit të letrave me vlerë, krijimi i pozicioneve të reja etj, janë

tregues të cilët kërkojnë vëmendjen e mbikëqyrësit.

2.3.3.1. Vlerësimi i elementëve sasiorë

Për të përcaktuar vlerësimin sasior për rrezikun e tregut, ndiqen 2 hapa:

Hapi 1 - Mbështetur në madhësinë e ekspozimit ndaj rrezikut të kursit të këmbimit përcaktohet

një vlerësim sipas matricës së mëposhtme:

Tabela 2.6 - Pozicioni total ndaj kapitalit rregullator (në %)

Pozicioni total ndaj kapitalit rregullator (në %)

Të paktën një

pozicion sipas monedhave <8 8-16 16-24 24-30 >30

Page 39: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

38

ndaj kapitalit rregullator

(në %)

0-10 1 2 3 4 5

10-20 2 3 4 5 6

>20 3 4 5 6 6

Matrica më sipër mbështetet në limitet rregullatore për pozicionet e hapura valutore. Në këtë

vlerësim merren në konsideratë vetëm monedhat kryesore (të cilat përbëjnë më shumë së 5

përqind të totalit të bilancit). Llogaritja e pozicioneve të hapura valutore në total dhe sipas

monedhave do të kryhet siç përcaktohet në rregulloren e Bankës së Shqipërisë “Për

administrimin e pozicioneve të hapura valutore”.

Hapi 2 -Inspektori duhet të llogarisë raportin e kërkesës për kapital për rrezikun e pozicionit,

të shlyerjes, të përqëndrimit dhe të kundërpartisë dhe të opsioneve ndaj kapitalit rregullator.

Bazuar në vlerën e këtij raporti, ekzaminuesi mund të rregullojë në zbritje vlerësimin e dhënë

në fazën e parë, siç shpjegohet më poshtë:

Tabela 2.7 - Vlerësimi i rregulluar

Vlera e raportit Ndryshim i vlerësimit të hapit të parë

≤5% Jo

≥5-10% 1

>10% 2

Më pas ekzaminuesi mund të kryejë analiza të tjera shtesë për përbërjen e librit të tregtueshëm,

të vendosjes dhe për transaksionet në derivativë.

2.3.3.2. Vlerësimi i elementëve cilësorë

Në këtë fazë objektivi ka të bëjë me vlerësimin e kapacitetit të bankës për të drejtuar,

administruar dhe kontrolluar rrezikun e tregut. Për vlerësimin e dhënë në këtë fazë,

ekzaminuesi përkatës duhet të vë në dukje për këtë rrezik aspektet kryesorë të tij të cilat

ndikojnë direkt vlerësimin sasior si dhe burimet e informacionit të cilat janë përdorur. Me

rëndësi në këtë proçes është vlerësimi i sa më poshtë:

1. Drejtimi i rrezikut i cili presupozon, kërkon:

- linjat strategjike për kryerjen e operacioneve në tregje financiare janë të qëndrueshme dhe

të mirëformalizuara si dhe marrin në konsideratë impaktin e marrëdhënieve me klientët;

- strukturat organizative dhe metodologjitë e kontrollit janë të mirëpërcaktuara në udhëzimet

e brendëshme;

- janë vendosur limite për rrezikun në përputhje me madhësinë e bankës dhe në rastet kur

banka është pjesë e një grupi, në përputhje me udhëzimet e bankës mëmë;

- është i demonstruar angazhimi i bankës në zgjidhjen e çdo problemi të konstatuar në

administrimin dhe kontrollin e këtij rreziku;

- ekzistojnë udhëzime me qëllim mbrojtjen nga rreziku i kundërpartisë ndaj klientëve

institucionalë dhe jo-institucionalë;

- janë përcaktuar politika dhe procedura për administrimin e librit të tregtueshëm në

përputhje me kërkesat ligjore dhe rregullatore;

Page 40: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

39

2. Burimet e informacionit dhe vendimet ku rëndësi kanë:

- vendimet e drejtuesve të lartë të cilat janë vendosur udhëzimet për këto rreziqe si dhe për

matja, administrimi dhe kontrolli i rrezikut të tregut dhe të kundërpartisë si dhe limitet

respektive sipas instrumentit apo kundërpartisë;

- strukturën organizative dhe funksionet të përditësuara;

- procedurat për hyrjen në tregje të reja dhe vlerësimin e rrezikut të kundërpartisë;

3. Kontrolli i rrezikut i cili supozon se:

- sistemi i kontrollit është i plotë sipas nivele të ndryshme të tij (i parë, i dytë dhe i tretë);

- metodologjitë e përdorura për matjen e rreziqeve janë të përshtatshme me aktivitetin e kryer

apo dhe në këndvështrimin e kontrolleve të kryer retrospectivë;

- ekzistojnë sisteme kontrolli dhe procedura të mjaftueshme për vlerësimin prudent të

pozicioneve në librin e tregtueshëm;

- burimet kryesore të rreziqeve monitorohen në përputhje me limitet e aktivitetit. Raportimi

tek drejtuesit e linjave të bizneseve dhe drejtuesit e bankës janë të mjaftueshme;

- stress-test-e janë zhvilluar rregullisht;

- ekzistojnë procedura dhe udhëzime të cilat mundësojnë evidentimin dhe kontrollin e

rrezikut të tregut dhe të kundërpartisë në rastet kur banka fillon aktivitetet reja apo zhvillon

produkte të reja;

- raportet e Kontrollit të Brendëshëm për rreziqet e tregut dhe të kundrapartisë janë të

detajuara, shtrihen dhe në njësi të tjera nga njësia përgjegjësë për rrezikun e tregut dhe të

kundërpartisë dhe parashikojnë plane veprimi me qëllim përmirësimin e anomalive të

gjetura. Strukturat kompetentë të bankës kanë informacionin e nevojshëm mbi gjetjet e

Kontrollit të Brendshëm.

4. Procedurat që përfshijnë:

- Procedurat e brendëshme për proçeset pas tregëtimit dhe informacioni mbi procedurat e

rilogimit;

- Rrjedha e punës bazuar në strukturën dhe funksionet e njësisë për administrimin e

rreziqeve;

- Procedurat e brendëshme për monitorimin e limiteve dhe frekuenca e tyre;

- Procedurat mbi sistemet dhe procedurat e kontrollit për vlerësimin prudent të pozicioneve

që përfshihen në librin e tregtueshëm sipas përcaktimeve rregullatore;

2.3.3.3. Matrica e vlerësimit të elementëve cilësore

Vlerësimi i elementëve cilësor është zbërthyer në matricën e paraqitur me poshtë (Tabela 5).

Formulimi i vlerësimit përfundimtar të elementëve cilësor kryhet nëpërmjet vlerësimit të tre

komponëntëve, drejtimi, administrimi dhe kontrolli ku të gjithë faktorët kanë të njëjtën peshë

apo rëndësi në kompozimin e vlerësimit final.

Tabela 2.8 - Matrica e vlerësimit të elementeve cilësorë

Drejtimi

Komponentët që

vlerësohen

Vlerësimi 1 - 6

Strategjia dhe sistemet e

limiteve të brendëshme

Page 41: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

40

Kuadri strukuror dhe

procedurat

Administrimi

Komponentët që

vlerësohen

Vlerësimi 1 - 6

Procedurat e brendëshme

Front-office

Middle dhe Back Office

Kontrolli

Komponentët që

vlerësohen

Vlerësimi 1 - 6

Funksioni i administrimit të

rrezikut

Kontrolli i brendëshëm

Vlerësimi i komponentit “drejtimi” arrihet nëpërmjet mesatares aritmetike të vlerësimeve të

dy nënkomponentëve si:

1. Strategjia dhe sistemet e limiteve të brendeshme

2. Kuadri strukturor dhe procedurat.

Në të njëjtën llogjikë, vlerësimi i komponentit “administrimi i rrezikut” është mesatarja

aritmetike e vlerësimit të tre nën komponentëve të paraqitur në matricë, si:

1. Procedurat e brendëshme

2. Front Office

3. Middle dhe Back Office

dhe së fundi, vlerësimi i komponentit “kontrolli” është mesatarja aritmetike e vlerësimit të dy

nën komponentëve, si:

1. funksioni i adminstrimit të rrezikut dhe

2. kontrolli i brendëshëm.

Vlerësimi i këtyre komponentëve duhet të marrë në konsideratë madhësinë e bankës, natyrën

dhe shkallën e kompleksitetit të biznesit, si dhe profilin e rrezikut.

2.3.4. Vlerësimi i përgjithëshëm i ekspozimit ndaj rrezikut të tregut

Vlerësimi përfundimtar i ekspozimit ndaj rrezikut të tregut do të jetë një kombinim i

vlerësimit të elementëve sasior dhe elementëve cilësor, duke i dhënë të njëjtën peshë të dy

vlerësimeve. Vlerësimi i këtij profili rreziku caktohet mbi bazën e sasisë dhe plotësisë së

informacioneve cilësore të disponueshme gjatë kryerjes së vlerësimit. Kështu dallim do të

bëhet midis proçesit të mbikëqyrjes nga jashtë dhe mbikëqyrjes në vend.

Gjatë mbikëqyrjes në vend vlerësimi i përgjithëshëm është një kombinim i të dy vlerësimeve,

vlerësimit sasior dhe atij cilësor, duke i dhënë një peshë të njëjtë të dy vlerësimeve. Rezultati

i kësaj përllogaritje rrumbullakoset në shifrën e plotë më të përafërt të rezultatit.

Gjatë mbikëqyrjes nga jashtë vlerësimi i elementëve cilësor përllogaritet duke marrë për bazë

vlerësimin cilësor të kryer gjatë mbikëqyrjes në vend – on site. Ky vlerësim mund të

përmirësohet, përkeqësohet me 1 pikë, pra +/-1, ose të lihet i pandryshuar në varësi të

informacionit të përftuar nga jashtë pas periudhës së përfundimit të ekzaminimit të fundit në

vend. Nëse informacioni i disponuar nga mbikëqyrësi konsiderohet si i mjaftueshëm ose i

plotë për të formuluar një gjykim mbi ndryshimin, përmirësim ose përkeqësim, e vlerësimit

të elementëve cilësor nga ekzaminimi i fundit në vend, atëherë mbikëqyrësi ka të drejtë të

ndryshojë këtë vlerësim maksimalisht me një pikë.

Page 42: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

41

Vlerësimi i pëgjithshëm përllogaritet njësoj, pra kombinim i vlerësimit sasior me atë cilësor,

i përftuar në mënyrën e shpjeguar si më lart, duke pasur peshë të njëjtë në vlerësimin final.

Rezultati i kësaj përllogaritje do të rrumbullakoset në shifrën e plotë më të përafërt të

rezultatit.

Ndryshimi në mënyrën e përllogaritjes së dy vlerësimeve, sasior dhe cilësor, gjatë

mbikëqyrjes nga jashtë dhe mbikëqyrjes në vend, është bërë me qëllim dhënien e një rëndësie

më të madhe vlerësimit të elementëve cilësor gjatë mbikëqyrjes në vend si rrjedhojë e

plotësisë dhe disponueshmërisë së këtij informacioni në këtë proçes.

Të dy vlerësimet, komponentët cilësor dhe sasior, janë shprehur në një shkallë prej gjashtë

nivelesh, duke arritur në një vlerësim të përgjithëshëm prej gjashtë (6 nivele = një rrezik

shumë të lartë, 5 = e lartë, 4 = mesatarisht të lartë, 3 = mesatarisht të ulët, 2 = të ulët, 1 =

shumë i ulët).

2.3.5. Vlerësimi i përgjithëshëm i cilësisë së të ardhurave

Vlerësimi i përgjithëshëm i cilësisë së të ardhurave do të bëhet në një shkallë nga 1-6 si më

poshtë:

Vlerësimi 1: “Cilësi shumë e lartë”; Të ardhurat janë të mjaftueshme për të mbështetur

aktivitetet bankare dhe bankat gjenerojnë fitime të përshtatëshme për të mbuluar shpenzimet

për provigjone, shpenzimet e veprimtarisë dhe faktorë të tjerë që ndikojnë në to. Në këtë

mënyrë këto të ardhura janë një mbështetje e vazhdueshme për qëndrueshmërinë e kapitalit si

dhe rritjen e tij. Në përgjithësi bankat që kanë klasifikimin 1 i kanë të ardhurat mbi mesataren

e sistemit bankar.

Vlerësimi 2: “Cilësi e lartë”; Të ardhurat janë të mjaftueshme për të mbështetur aktivitetet

bankare dhe bankat gjenerojnë fitime të përshtatshme për të mbuluar shpenzimet për

provigjone, shpenzimet e veprimtarisë dhe faktorë të tjerë që ndikojnë në to. Në këtë mënyrë

këto të ardhura janë një mbështetje e vazhdueshme për qëndrueshmërinë e kapitalit si dhe

rritjen e tij.

Vlerësimi 3: “Cilësi mesatarisht e lartë”; Aftësia e bankës për të gjeneruar të ardhura është

mesatare dhe mund të ketë nevojë për përmirësime me qëllim që të mbështetë më mirë

veprimtarinë bankare dhe kapitalin.

Vlerësimi 4: “Cilësi mesatarisht e ulët”; Banka ka gjeneruar fitim, por ky fitim nuk

konsiderohet i mjaftueshëm për të mbuluar më së miri shpenzimet e veprimtarisë nëpërmjet të

ardhurave të qëndrueshme bankare.

Vlerësimi 5: “Cilësi e ulët”; Tregon një nivel të ardhurash që është i pamjaftueshëm. Banka

ka gjeneruar humbje, dhe nuk është e aftë të mbulojë shpenzimet e veprimtarisë dhe kosto të

tjera duke përfshirë dhe shpenzimet për provigjonet. Si rrjedhojë, humbjet përbëjnë një

kërcënim serioz për vijueshmërinë e aktivitetit, si pasojë e gërryerjes së kapitalit.

Vlerësimi 6: “Cilësi shumë e ulët”; Tregon një nivel të ardhurash që është i pamjaftueshëm.

Banka gjeneron humbje dhe nuk është e aftë të gjenerojë as nivele pozitive të të ardhurave

bruto të veprimtarisë, si rrjedhojë e shpenzimeve të larta për provigjone ose të niveleve negative

të të ardhurave nga aktivitetet kryesore. Në këtë mënyrë humbjet përbëjnë një kërcënim serioz

për vijueshmërinë e aktivitetit, si pasojë e gërryerjes së kapitalit.

Page 43: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

42

2.4. Analizë e thelluar e raporteve mbi bazën e të cilave vlerësohet përfitueshmëria

Mbikëqyrësi mund të shtjellojë më hollësisht tregues të caktuar të përfitueshmërisë nëse

tregues të tillë kanë ndryshuar dukshëm, në qoftë se tendencat e tyre janë ndikuar nga vendime

të caktuara të administrimit, ose në qoftë se këto tregues ndryshojnë në mënyrë të

konsiderueshme nga tregu.

Mbikëqyrësi mund të përdorë edhe tregues të tjerë të përfitueshmërisë me qëllim analizën më

të thelluar të përformancës së bankës.

Marzhi neto nga interesat (NIM) llogaritet si raport i të ardhurave neto nga interesat (të

ardhura nga interesat - shpenzimeve për interesa) ndaj aktiveve mesatare që sjellin të ardhura,

mbi baza vjetore. Për më tepër pasqyron se sa e aftë është banka, që duke përdorur në mënyrë

efektive zërat e aktivit nga të cilat përfitohet interes, të sigurojë fonde të mjaftueshme me një

kosto sa më të ulët. NIM është konsideruar si një tregues bazë për matjen e përfitueshmërisë

nga veprimtaria kryesore e bankës, për arsye së emëruesi i këtij raporti fokusohet në aktivet që

gjenerojnë të ardhura.

NIM mund të analizohet edhe sipas tre komponentëve përbërës të cilët paraqiten në formulën

e mëposhtme:

NIM= REA-COL*LEA

ku,

REA llogaritet si raport i “të ardhura nga interesat” ndaj “aktiveve mesatare që sjellin të

ardhura” dhe shpreh kthimin (të ardhurat mesatare) për njësi të aktiveve që sjellin të ardhura.

COL llogaritet si raport i “shpenzimeve për interesa” ndaj “pasiveve mesatare që shkaktojnë

shpenzime” dhe shpreh koston mesatare të detyrimeve.

LEA llogaritet si raport i “pasiveve mesatare që shkaktojnë shpenzime” ndaj “aktiveve

mesatare që sjellin të ardhura” dhe shpreh intensitetin e investimit të bankës, pra ç’pjesë e

aktiveve mesatare që sjellin të ardhura financohet nga pasivet që shkaktojnë shpenzime.

Komponentët e NIM mund të analizohen më gjërësisht, për të përcaktuar shkaqet e

ndryshimeve të NIM. Këto raporte mund të ndryshojnë për shumë arsye, si psh: administrimi

ka bërë strukturime të zërave të bilancit, normat e interesit të tregut ndërbankar kanë ndryshuar,

normat e interesit të kredive apo depozitave kanë ndryshuar, etj.

Spread-i i të ardhurave i cili shprehet si diferencë e raporteve REA dhe COL, mat efiçiencën

e të ardhurave. Për më tepër spread-i mat efektivitetin e një banke në huadhënie dhe huamarrje

si dhe intensitetin me të cilën konkurron në treg. Sa më e madhe të jetë konkurrenca, aq më

tepër është tendenca për të zvogëluar diferencën midis kthimeve mesatare nga aktivet me kostot

mesatare të pasiveve. Në qoftë se faktorë të tjerë kanë mbetur konstantë, spread-i do të ulet

nëse konkurrenca rritet, duke detyruar administrimin të gjejë mënyra të tjera (si psh të ardhurat

nga komisionet nga shërbimet e reja) për ta mbajtur spread-in në nivele normale.

Marzhi neto jo nga interesat në dallim nga raportet e mësipërme, mat të ardhurat që rrjedhin

jo nga interesat, si psh, nga komisionet për depozitat apo komisione nga shërbime të tjera

bankare pasi i zbritet totali i shpenzimeve nga veprimtari të tjera (që përfshijnë pagat,

shpenzime për riparime dhe mirëmbajtje, si dhe shpenzimet për provigjone), ndaj aktiveve që

sjellin të ardhura. Ky raport llogaritet mbi baza vjetore.

Page 44: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

43

Gjithashtu komponentët e këtij treguesi,

“të ardhura jo nga interesat / aktivet mesatare që sjellin të ardhura”

si dhe

“shpenzime jo nga interesat / aktivet mesatare që sjellin të ardhura”

kërkojnë një analizë më të thellë. Gjithashtu është e nevojshme të analizohet niveli, ecuria si

dhe kontributi që sjellin të ardhurat jo nga interesat në totalin e të ardhurave. Nqs të ardhurat

jo nga interesat, përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të totalit të të ardhurave, është e

nevojshme të specifikohen burimet specifike të këtyre të ardhurave. Për më tepër duhet të

bëhet një vlerësim, nëse këto burime vijnë nga transaksione financiare të zakonshme, apo

nga aktivitete të jashtëzakonshme. Këto lloj të ardhurash përfshijnë të ardhurat nga komisionet

e depozitave apo të kredive, si dhe disa komisione angazhimi. Rezultati nga veprimet e

këmbimeve valutore apo dhe nga transaksione të tjera, janë gjithashtu të përfshira. Në disa

banka, të ardhurat jo nga interesat, zënë një pjesë të rëndësishme të tyre, si rrjedhim bankat

duhet të diversifikojnë bazën e të ardhurave të tyre.

Shpenzimet jo nga interesat, të cilat i referohen shpenzimeve të përgjithëshme të veprimtarisë,

përfshijnë shpenzime të lidhura me pagat, shpërblimet e punonjësve, shpenzimet e amortizimit

të mjeteve të qëndrueshme, si dhe shpenzime të tjera të veprimtarisë. Mbikëqyrësi duhet të

vlerësojë nivelin dhe ecurinë e çdo komponenti, si dhe të përcaktojë zërat që zënë pjesën më të

madhe në shpenzimet e veprimtarisë. Shembuj të llojit të shpenzimeve që mund të çojnë në një

nivel të lartë të shpenzimeve të veprimtarisë janë: paga dhe shpërblime të larta, shpenzime për

komisione të paguara për bankën mëmë ose grupin bankar, shpenzime për qira, ose shpenzime

të shkaktuara nga blerja ose ndërtimi i një ndërtese të re.

ROA (Kthimi nga aktivet) llogaritet si raport i “rezultatit neto” kundrejt “aktiveve mesatare”,

shërben si një tregues i efiçiencës drejtuese dhe shpreh aftësinë e administrimit për të gjeneruar

të ardhura nga aktivet e saj.

ROE (kthimi nga kapitali aksionar) llogaritet si raport i “rezultatit neto” kundrejt “kapitalit

aksionar mesatar”. Ky tregues përdoret nga investitorët dhe në tregjet e kapitalit për të

përcaktuar alternativa të ndryshme për investime. Ky tregues shpreh përfitueshmërinë që vjen

nga kapitali i bankës:

ROE = [Rezultati neto / Të ardhura totale] * [Të ardhura totale/ Totalin e aktiveve] * [Totalin

e aktiveve / Kapitalin aksionar mesatar] = Marzhi neto i fitimit * Koefiçienti i përdorimit të

aktiveve * Shumëzuesi i Kapitalit

Secili komponent i këtij ekuacioni është një tregues i aspekteve të ndryshme të operacioneve

bankare ku :

- Marzhi neto i fitimit pasqyron efektivitetin e administrimit të shpenzimeve (kontrollin e

kostos) dhe politikat e çmimeve të shërbimeve. Ky raport është subjekt kontrolli nga ana e

administrimit të bankës. Një bankë mund të rrisë fitimet e saj, duke kontrolluar në mënyrë sa

më efektive shpenzimet e saj, si dhe duke maksimizuar të ardhurat. Totali i të ardhurave

përfshin të ardhurat nga interesi, si dhe të ardhurat jo nga interesi.

- Koefiçienti i përdorimit të aktiveve të një banke pasqyron politikat e administrimit në

përcaktimin e llojit të investimeve dhe normave të kthimit mbi investimet. Administrimi mund

Page 45: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

44

të rrisë normën e kthimit mbi aktivet, duke i shpërndarë aktivet drejt investimeve me norma

më të larta, por duke evituar ndërkohë edhe rreziqet e tepërta.

- Shumëzuesi i kapitalit reflekton levën financiare ose politikat e financimit të bankës, pra

burimet që zgjedh banka për financimet e saj (kapitali ose borxhi). Leva financiare tregon se

ç’pjesë e aktiveve të bankës janë financuar nga kapitali, apo nga burime të tjera të bankës, siç

është borxhi. Meqenëse kapitali absorbon humbjet nga aktivet, sa më i lartë të jetë treguesi i

levës financiare, aq më i lartë është dhe ekspozimi i bankës. Megjithatë nga ana tjetër, sa më i

lartë të jetë ky tregues, aq më shumë banka ka mundësi për fitime të larta.

Raporti i efikasitetit; Një raport kyç për vlerësimin e efiçiencës së bankës është raporti i

efikasitetit “të ardhura neto nga interesat kundrejt shpenzimeve të përgjithëshme të

veprimtarisë”. Mbikëqyrësi duhet të analizojë ecurinë e këtij raporti në periudha të ndryshme

dhe duhet të krahasojë këtë tregues me sistemin bankar.

Nga ana tjetër mbikëqyrësi duhet të marrë në konsideratë strukturën e shpenzimeve totale. Me

qëllim që të vlerësojë qëndrueshmërinë e kësaj strukture, fokusi duhet të jetë në analizën e

shpenzimeve fikse (shpenzimet fikse / totalit të shpenzimeve). Një nivel i lartë i treguesit çon

në rezultate të dobëta ose negative në rastet e rënieve ekonomike ose në rastet e

mosadmnistrimit të mirë të aktiveve.

Një fokus i veçantë duhet t’i kushtohet gjithashtu dhe shpenzimeve për interesa dhe komisione

për palë të lidhura me bankën. Mbikëqyrësi duhet të gjykojë mbi nivelin dhe përshtatshmërinë

e këtyre shpenzimeve, në mënyrë që ato të mos jenë me kushte favorizuese, si dhe të mos

përmbajnë kushte të caktuara që do ta pengojnë bankën në përfitimin e shërbimeve të ngjashme

nga palë të treta.

2.5. Sistemi i vlerësimit të cilësisë së kapitalit

Analiza për vlerësimin e cilësisë së kapitalit në bankat individuale zhvillohet në dy faza:

- Në fazën e parë, e cila është sasiore, merren në konsideratë një grup treguesish të ndarë

në tre shtylla. Shtyllat i referohen, përkatësisht, elementëve të kërkesave rregullatore,

përbërjes së kapitalit dhe qëndrueshmërisë për rreziqet e ardhëshme.

- Në fazën e dytë, pjesa cilësore, vlerësohet proçesi që banka kryen për të vlerësuar

nevojat e saj për kapital dhe për të administruar burimet që zotëron për këtë qëllim.

Vlerësohet gjithashtu mënyra e kombinimit të vlerësimit sasior dhe atij cilësor, në mënyrë që

të arrihet një vlerësim përfundimtar për mjaftueshmërinë e kapitalit të bankës.

2.5.1. Vlerësimi i elementëve sasior

Vlerësimi sasior i kapitalit bëhet sipas matricës së mëposhtme. Ajo është e përbërë nga tre

shtylla kryesore3:

Shtylla I - Kërkesat Rregullative, vlerësohet me një sistem pikësh nga 1 në 6.

Shtylla II - Struktura, vlerësohet me një sistem pikësh 0 ose 1.

Shtylla III - Qëndrueshmëria, vlerësohet me një sistem pikësh 0 ose 1.

Vlerësimi përfundimtar do të jetë shuma e pikëve të secilës shtyllë.

Nëse totali është më i madh se 6, atëherë vlerësimi i përgjithëshëm është 6.

3 Rregullore 69 “Për kapitalin rregullator'”, version i integruar, 2014 dhe Banka e Shqipërisë, Manuali i inspektimit,2014

Page 46: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

45

Shtylla I – përbëhet nga tre tregues, respektimi i të cilëve kërkohet nga kuadri rregullativ në

çdo kohë.

Tabela 2.9 - Kërkesat rregullative

Raporti i Mjaftueshmërisë së

Kapitalit (RMK)

minimumi i kërkuar është 12%.

Kapitali Rregullator minimumi i kërkuar është 1 miliard lekë

Kapitali Bazë minimumi i kërkuar është 1 miliard lekë dhe jo

më i vogël se 50% e kapitalit rregullator

Çdo tregues vlerësohet me pikë nga 1 në 5 bazuar në vlerën e tij, si më poshtë:

Raporti i Mjaftueshmërisë së Kapitalit (RMK) vlerësohet me pikë nga 1 në 5 sipas tabelës së

mëposhtme.

Tabela 2.10 - Mjaftueshmëria e Kapitalit

Vlera e

RMK-së

(X)

X>14%4 14%>X>13% 13%>X>12% 12%>X>(12%*95%) X<(12%*95%)

Vlerësimi 1 2 3 4 5

Kapitali Rregullator, në bazë të vlerës së tij, vlerësohet si më poshtë.

Tabela 2.11 - Kapitali Rregullator

(në milion lekë)

Vlera Kapitalit

Rregullator (X) X>1300 1300>X>1100 1100>X>1000 1000>X>950 X<950

Vlerësimi

Vlerësimi

i dhënë

për

RMK-në

3 4 5 6

Kapitali Bazë, në bazë të vlerës së tij, vlerësohet si më poshtë. (në milionë lekë)

Tabela 2.12 - Kapitali Bazë

Vlera e

Kapitalit Bazë

(X)

X > 1300 1300>X>1100 1100>X>1000 1000>X>950 X<950

Vlerësimi

Vlerësimi i

dhënë për

RMK

3 4 5 6

Vlerësimi i Shtyllës I bëhet si më poshtë:

4 Nëse për banka individuale kërkohet një raport më i lartë i mjaftueshmërisë së kapitalit, atëherë edhe tabela e mësipërme do të pësojë

ndryshimet përkatësë. Kështu, do të këtë rritje për limitet e bandave përkatëse të vlerësimit duke u shtuar ato me diferencën midis vlerës

minimale të RMK-së së kërkuar për bankën dhe RMK-së rregullatore 12%. Kështu, në tabelën e mësipërme, niveli 14% do të zëvendësohet

RMKi + 2; niveli 13% do të zëvendësohet me RMKi + 1 (ku RMKi është vlera e RMK-së për bankën individuale).

Page 47: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

46

1. Nëse vlerësimi më i ulët i tre treguesve do të jetë 6, atëhere vlerësimi i Shtyllës I do të

jetë 6.

2. Nëse vlerësimi më i ulët i tre treguesve do të jetë 5, atëhere vlerësimi i Shtyllës I do të

jetë 5.

3. Nëse nuk konstatohet asnjë prej dy rasteve të mësipërme, atëhere për vlerësimin e

Shtyllës I bëhet llogaritja e mesatares së ponderuar të vlerësimeve të tre treguesve sipas

peshave të mëposhtme:

Tabela 2.13 - Kërkesat rregullative të ponderuara

1. Raporti i Mjaftueshmërisë së Kapitalit (RMK) 50 %

2. Kapitali Rregullator 25 %

3. Kapitali Bazë 25 %

Shtylla II –bën një vlerësim të përbërjes së kapitalit dhe mbështetjes së tij në burimet e

brendëshme financiare. Shtylla do të këtë tre përbërës si më poshtë:

- Raporti “Kapitali Bazë / Kapitali Rregullator”

- Raporti “Kapitali i paguar / Kapitali Bazë”

- Raporti “Kthimi nga Kapitali” – ROE

Çdo tregues, në bazë të vlerës së tij, konvertohet në një koefiçient rreziku si më poshtë.

Kapitali Bazë / Kapitali Rregullator

Tabela 2.14 - Raporti Kapitali Bazë / Kapitali Rregullator

Vlera e treguesit

(X)

Koefiçienti

i rrezikut Mënyra e llogaritjes Shpjegime

≥ 100% 0 N/A

67%<X<100% 0 – 1 1 – (X-67%) / 33% - 33% është madhësia e bandës së

treguesit (100%-67%)

≤ 67% 1 N/A

Kapitali i paguar / Kapitali Bazë

Tabela 2.15 - Raporti Kapitali i paguar / Kapitali Bazë

Vlera e treguesit

(X)

Koefiçienti

i rrezikut Mënyra e llogaritjes Shpjegime

≥ 100% 0 N/A

25%<X<100% 0 – 1 1 – (X-25%) / 75% - 75% është madhësia e bandës së

treguesit (100%-25%)

≤ 25% 1 N/A

Page 48: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

47

Tabela 2.16 - ROE

Vlera e treguesit

(X)

Koefiçienti

i rrezikut Mënyra e llogaritjes Shpjegime

≥ 15% 0 N/A

-5%<X<15% 0 – 1 1 – (X+5%) / 20%

- 5% është transpozimi i gjërësisë së

intervalit të treguesit -5% në 15% në

intervalin 0% në 20%.

- 20% është madhësia e gjërësisë së

bandës së treguesit

(15% - (-5%))

≤ -5% 1 N/A

Koefiçientët e rrezikut të llogaritur për secilin tregues mblidhen nëpërmjet mesatares së

ponderuar sipas peshave të mëposhtëme:

Tabela 2.17 - Mesataret e ponderuara për Shtyllën II

Kapitali Bazë / Kapitali Rregullator 40 %

Kapitali i paguar / Kapitali Bazë 20 %

ROE 40 %

Vlerësimi përfundimtar i Shtyllës II bëhet sipas tabelës së mëposhtme:

Tabela 2.18 - Vlerësimi përfundimtar i Shtyllës II

Koefiçienti i rrezikut të Shtyllës II Vlerësimi

< 0.5 0

≥ 0.5 1

Shtylla III –vlerëson qëndrueshmërinë e kapitalit duke iu referuar ndryshimit të RMK-së, si

dhe aftësisë së tij për të ruajtur limitin rregullator (ose RMKi-në) në rast të ndodhjes së situatave

negative. Shtylla përbëhet nga 2 tregues si më poshtë:

1. Rënia vjetore e RMK-së – që llogaritet si diferencë midis RMK-së së periudhës aktuale

dhe RMK-së së të njëjtës periudhë të një viti më parë.

2. Stress test – që merr për bazë përqindjen e rënies së treguesit të kredive me probleme

për të cilën vlera e RMK-së arrin nivelin 14% (ose RMKi)5.

Çdo tregues, bazuar në vlerën e tij, konvertohet në një koefiçient rreziku me tre banda si më

poshtë.

Tabela 2.19 - Rënia Vjetore e RMK-së

Vlera e

treguesit (X)

Koefiçienti

i rrezikut

Mënyra e

llogaritjes Shpjegime

≤ 0% 0 N/A

5 Niveli prej 14% i referohet vlerës minimale të treguesit të parë të Shtyllës I, për respektimin e së cilës ky tregues vlerësohet 1.

Page 49: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

48

0% < X < 7% 0 – 1 X / 7% - 7% është vlera më e lartë e limitit të

bandës së treguesit.

≥ 7% 1 N/A

Tabela 2.20 - Stress test

Vlera e treguesit

(X)

Koefiçienti

i rrezikut

Mënyra e

llogaritjes Shpjegime

≥ 50% 0 N/A

0% > X > 50% 0 – 1 1 – (X / 50%)

- 1 është madhësia e bandës së

koefiçientit të rrezikut (1 – 0).

- 50% është madhësia e bandës së

treguesit (50% - 0%)

≤ 0% 1 N/A

Koefiçientët e rrezikut të llogaritur për secilin tregues mblidhen nëpërmjet mesatares së

ponderuar sipas peshave të mëposhtme:

Tabela 2.21 - Mesataret e ponderuara të RMK dhe Stress test

Rënia vjetore e RMK-së 20 %

Stress- test 80 %

Vlerësimi përfundimtar i Shtyllës III bëhet sipas tabelës së mëposhtme:

Tabela 2.22 - Vlerësimi përfundimtar i Shtyllës III

Koefiçienti i rrezikut të Shtyllës III Vlerësimi

< 0.48 0

≥ 0.48 1

2.5.2. Vlerësimi i elementëve cilësore

Vlerësimi cilësor i kapitalit do të bëhet sipas matricës së mëposhtme6.

Tabela 2.23 - Matrica e vlerësimit cilësor

A

Rrezik i

ulët

B

Rrezik

Mesatar

C

Rrezik i Lartë

Pesha

Këshilli Drejtues 20%

Planifikimi dhe Administrimi i

Kapitalit 30%

Komiteti i Kontrollit 10%

Cilësia e Aksionerëve 30%

SIM 10%

6 Banka e Shqipërisë, Manuali i inspektimit, 2014

Page 50: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

49

Secili nga elementët e mësipërm vlerësohet me shkallë rreziku nga 1 në 3 siç përshkruhet më

poshtë.

- Nëse elementi vlerësohet me rrezik të ulët, atëherë në qelizën përkatëse vendoset 1.

- Nëse elementi vlerësohet me rrezik mesatar, atëherë në qelizën përkatëse vendoset 2.

- Nëse elementi vlerësohet me rrezik të lartë, atëherë në qelizën përkatëse vendoset 3.

Pas vlerësimit të mësipërm, bëhet llogaritja e mesatares së ponderuar sipas peshave të

vendosura në kolonën e djathtë të tabelës së mësipërme. Rezultati shumëzohet me 5 që është

numri i elementëve të marrë në konsideratë në tabelë.

Vlerësimi përfundimtar me sistemin e pikëve nga 1 në 6, sipas rezultatit të marrë nga llogaritjet

e mësipërme, bëhet duke u bazuar në tabelën e mëposhtme:

Tabela 2.24 - Vlerësimi përfundimtar cilësor

Rezultati

(X)

X < 6,5 6,5≤X< 8 8≤X≤10 10<X≤12 12<X≤14 X = 15

Vlerësimi 1 2 3 4 5 6

Më poshtë jepet një përshkrim i përgjithëshëm orientues për tre nivelet e rrezikut të secilit

element të marrë në konsideratë.

1. Këshilli drejtues

Vlerësimi 1. Këshilli drejtues shfaq ndërgjegjësim të lartë mbi nevojat për kapital, bazuar në

rrezikun e perceptuar dhe mbi bazën e analizave të kryera rregullisht.

Vlerësimi 2. Këshilli drejtues është në dijeni për nevojat për kapital, por analizat nuk janë të

vazhdueshme dhe masat nuk janë marrë në kohën e duhur.

Vlerësimi 3. Këshilli drejtues ka njohje të mangët të nevojave për kapital. Kjo shoqërohet

me pothuaj asnjë analizë mbi nivelin e rrezikut dhe/ose asnjë masë të ndërmarrë.

2. Planifikimi i kapitalit dhe Administrimi i tij

Vlerësimi 1. Strukturat e bankës kryejnë një planifikim efektiv të kapitalit, dhe administrimi

i tij është proaktiv. Kur merret përsipër një rrezik, gjithmonë mbahet parasysh

niveli i nevojshëm i kapitalit për të, bëhen matjet e duhura dhe lihen

rekomandime për t’u ndjekur.

Vlerësimi 2. Banka bën planifikim të kapitalit, por jo shpesh dhe ai nuk është efektiv për sa

i përket matjes së gjendjes së saj financiare dhe llogaritjes së rreziqeve që banka

ka marrë përsipër në veprimtaritë që kryen.

Vlerësimi 3. Banka nuk kryen planifikim kapitali, ose ky planifikim është i mangët, aq sa

nuk siguron marrjen në kohë të masave. Administrimi nuk ka aftësi të

mjaftueshme për të identifikuar e rreziqet e mundëshme që ndikojnë në nivelin

e kapitalit.

3. Komiteti i kontrollit

Vlerësimi 1. Niveli i kapitalit dhe i administrimit të tij gjithmonë janë përfshirë në kontrollin

e përvitshëm të veprimtarive të bankës. Raporti i kontrollit shfaq gjithnjë një

pasqyrë të plotë të situatës dhe vërehet një përceptim i qartë i saj. Marrëdhëniet

me agjencitë rregullatore janë të shpeshta dhe proaktive.

Page 51: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

50

Vlerësimi 2. Banka ka kontrolle për nivelin e kapitalit dhe administrimin e tij, por ato nuk

janë të shpeshta sa duhet dhe nuk raportojnë informacion me cilësi të lartë.

Marrëdhëniet me agjencitë rregullatore janë të rralla.

Vlerësimi 3. Banka nuk kryen kontrolle mbi nivelin e kapitalit dhe administrimin e tij dhe

nuk ka fare marrëdhënie me agjencitë mbikëqyrëse.

4. Cilësia e aksionerëve

Vlerësimi 1. Aksionerët e bankës janë banka të mëdha ose institucione financiare me aftësi

të plota financiare për të injektuar kapital të ri. Aksionerët injektojnë rregullisht

kapital të ri në sasinë e kërkuar. Ka një vlerësim të lartë të aksionerëve në tregje.

Vlerësimi 2. Struktura e aksionerëve përbëhet nga individë, banka apo institucione financiare

me një aftësi jo të mjaftueshme për të shtuar kapital, çka vërehet në sasinë e

kufizuar të kapitalit të injektuar dhe/ose në injektimin jo të rregullt të tij.

Përceptimi i tregjeve për aksionerët nuk është i lartë.

Vlerësimi 3. Struktura e aksionerëve përbëhet nga banka, institucione financiare ose individë

me mundësi minimale ose pa mundësi për të mbështetur bankën me kapital të

nevojshëm. Kapitali nuk është mundësuar në kohë ose në masën e kërkuar dhe

perceptimi i aksionerëve në treg është i dobët.

5. Sistemet e Informacionit për Administrimin

Vlerësimi 1. Sistemet e Informacionit për Administrimin sigurojnë informacion të saktë, të

plotë dhe në mënyrë të vazhdueshme. Këshilli Drejtues dhe administrimi i lartë

marrin raporte të përshtatshme për të analizuar dhe vlerësuar nivelin e kapitalit

të bankës. Ekziston mundësia për të krijuar në kohë raporte të posaçme.

Vlerësimi 2. Sistemet e informacionit duhet të përmirësohen. Raportet për Këshillin Drejtues

dhe administrimin e lartë nuk pasqyrojnë të gjitha rreziqet që ndikojnë në kapital

dhe nuk mundësojnë një analizë dhe vlerësim të plotë të nivelit të kapitalit të

bankës.

Vlerësimi 3. Sistemet e Informacionit për Administrimin kanë të meta të konsiderueshme.

Këshilli Drejtues dhe administrimi i lartë nuk marrin raporte të përshtatshme

dhe në mënyrë të rregullt për të analizuar dhe vlerësuar nivelin e kapitalit të

bankës apo rreziqet që ndikojnë këtë nivel.

2.6. Vlerësimi i përgjithëshëm i kapitalit

Pas kryerjes së vlerësimeve të duhura sasiore e cilësore përkatësisht, bëhet vlerësimi i

përgjithëshëm i kapitalit. Ky vlerësim bëhet me sistemin e pikëve nga 1 në 6, ku 1 është tregues

i një cilësie shumë të mirë administrimit të rrezikut që bën banka për të dhe niveli 6 përfaqëson

nivelin më të ulët të këtij proçesi.7

Vlerësimi i përgjithëshëm i kapitalit bëhet sipas llogaritjeve të paraqitura në tabelën e

mëposhtme;

7 Banka e Shqipërisë, Manuali i inspektimit, 2014

Page 52: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

51

Tabela 2.25 - Vlerësimi i përgjithëshëm i kapitalit

Vlerësimi pas

Ekzaminimit në vend

Vlerësimi pas

Mbikëqyrjes nga jashtë

Pesha në

vlerësimin e

përgjithëshëm

të bankës Sasiore Cilësore Sasiore Cilësore

Kapitali

Nga 1 në 6

bazuar në të

dhënat më të

fundit në

datën e

vlerësimit

Nga 1 në 6

bazuar në të

dhënat më të

fundit në

datën e

vlerësimit

Nga 1 në 6

bazuar në të

dhënat më të

fundit në

datën e

vlerësimit

+1 ose +0 ose -

1 pikë nga

vlerësimi

cilësor i

ekzaminimit të

fundit në vend 15%

Mesatare arithmetike e

vlerësimeve të mësipërme

Mesatare arithmetike e

vlerësimeve të mësipërme

Vlerësimi 1: “Cilësi shumë e lartë e kapitalit”

Kapitali është në nivele shumë larta dhe të qëndrueshme në kohë dhe ai mbulon shumë mirë të

gjitha rreziqet ndaj të cilave është e ekspozuar banka. Aksionerët dhe organet drejtuese të

bankës shfaqin përgjegjësi të lartë në ruajtjen e nivelit të kapitalit të mbështetura edhe nga

cilësia e lartë e informacionit të paraqitur.

Vlerësimi 2: “Cilësi e lartë e kapitalit”

Nivelet e kapitalit të bankës janë të kënaqëshme dhe përbërja e kapitalit po kështu shfaq

qëndrueshmëri në kohë. Cilësia e informacionit është e kënaqëshme dhe organet e bankës kanë

reaguar në kohë për të mbajtur nivelin e duhur të kapitalizimit. Mangësitë e evidentuara janë

minimale dhe mund të mënjanohen në mënyrë rutinë.

Vlerësimi 3: “Cilësi mesatarisht e lartë e kapitalit”

Niveli i kapitalizimit të bankës është mbi limitet rregullatore, megjithatë shfaqja e rreziqeve

mund ta cënojë këtë nivel. Praktikat e administrimit të kapitalit kanë qenë jo të plota, me

mangësi të moderuara, megjithëse është ruajtur niveli kërkuar i kapitalit.

Vlerësimi 4: “Cilësi mesatarisht e ulët e kapitalit”

Megjithëse banka ka një kapital mbi limitet rregullatore, ai është shumë afër atyre duke e

ekspozuar bankën ndjeshëm ndaj humbjeve. Burimet e kapitalit nuk janë të qëndrueshme

dhe/ose organet drejtuese nuk reagojnë në kohë në ruajtjen e niveleve të kënaqëshme të

kapitalit. Cilësia e informacionit nga administrimi i bankës ka ndikuar në reagimin e vonshëm

të vendimmarrjes.

Vlerësimi 5: “Cilësi e ulët e kapitalit”

Niveli i kapitalit të bankës është lehtësisht shumë pranë limitit rregullator dhe mund të këtë

rënë nën të në periudhat e mëparshme. Niveli i kapitalit nuk i përgjigjet rreziqeve të ndërmarra

nga banka si në sasi, ashtu edhe në cilësi. Burimet e kapitalit janë të pamjaftueshme, praktikat

e administrimit të kapitalit kanë mangësi të theksuara dhe/ose aksioneri shfaq vështirësi deri

në pamundësi në rritjen e duhur të kapitalit.

Vlerësimi 6:”Cilësi shumë e ulët”

Page 53: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

52

Niveli i kapitalit të bankës është nën limitet rregullatore dhe nuk është në gjendje të mbulojë

asnjë prej rreziqeve aktuale. Burimet e brendëshme të rritjes mungojnë, praktikat e

administrimit mungojnë tërësisht dhe aksioneri nuk është në gjendje të mbulojë kërkesat për

kapital të bankës.

2.6.1. Kapitali rregullator: përbërja, prirja, rritja dhe treguesit e dobësive

Analiza duhet të vlerësojë (duke përdorur edhe treguesit) aftësinë e bankës për të pasur burime

të kapitalit në kohën e duhur. Kjo i mundëson bankës mbulimin e humbjeve të paparashikuara

dhe është një tregues së banka monitoron në mënyrë të vazhdueshme rreziqet e marra përsipër.

Ekzaminimi i karakteristikave të elementëve përbërës të kapitalit dhe historiku i tyre na

ndihmojnë për të kuptuar, se si do të ndikojnë politikat e administrimit të bankës në nivelin e

kapitalit.

Raporti i vlerësimit (ekzaminimit) tregon përbërjen e kapitalit në datën e fundit me detaje për

kapitalin bazë, kapitalin shtesë, elementët zbritëse si dhe përfshin “informacion plotësues”.

Raporti duhet të përfshijë përmbledhtazi edhe disa tregues, të cilët në situatat kur kërkohet rritje

kapitali, ndihmojnë ekzaminuesin të vlerësojë faktorët të cilët mund të lehtësojnë apo pengojnë

rritjen (faktorët e dobësisë).

Page 54: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

53

Kapitulli III - Shikim kritik i literaturës dhe Parimet bazë të Menaxhimit të Aktiv-

Pasiveve

Kriza e fundit financiare (2007-2008), dhe falimentimi i Lehman Brothers treguan se si një

dështim i një institucion të vetëm mund të shkaktojë tronditje të fuqishme në tregun financiar

duke ndikuar kështu jo vetëm sektorin bankar por ekonominë në tërësi. Bordi për Stabilititet

Financiar, i ngarkuar nga G208 për të zhvilluar kuadrin rregullator që adreson rreziqet sistemike

dhe redukton rrezikun moral që mbartin këto institucione, përcakton (2011) se “Institucionet

Financiare me Rëndësi Sistemike janë institucionet të cilat në rast vështirësish financiare apo

falimentimi, për shkak të madhësisë, kompleksitetit dhe ndërlidhjes sistemike, shkaktojnë një

ndërprerje të rëndësishme të aktivitetit normal të sistemit financiar dhe të ekonomisë reale”.

Si rezultat, këto institucione janë potencialisht të përzgjedhura për një mbikëqyrje më të

shtrënguar si dhe kërkesa shtesë kapitali për përthithjen e humbjeve në rast dështimi. Në fund

të vitit 2011 Komiteti i Baselit finalizoi metodologjinë që identifikon të ashtuquajturat bankat

me rëndësi sistemike botërore (G-SIBs), duke përllogaritur gjithashtu, një vlerë shtesë të

kapitalit (Core Tier 1), të cilin G-SIBs duhet ta sigurojnë mbi nivelin minimal sipas kuadrit

rregullativ të vendosur nga Basel III9.

Më tej, ky kuadër u sugjerua të përshtatët nga vendet, bazuar në karakteristikat strukturore dhe

juridiksionin specifik të tyre10, duke u lënë hapësirë autoriteteve rregullatore vendore

përshtatjen e veprimeve rregulluesë që parashikohën të ndërmerren ndaj bankave me rëndësi

sistemike në nivel vendi.

Në Shqipëri, nevoja për të përcaktuar bankat me rëndësi sistemike është trajtuar edhe në

kuadrin e asistencës teknike të përftuar nga FinSAC/Banka Botërore.

Në vitin 2014, Departamenti i Stabilitetit Financiar (DSF) aplikoi një version të modifikuar të

metodologjisë të BCBS për matjen e rëndësisë globale sistemike të bankave për sektorin bankar

shqipëtar. Ky material është një vazhdim i studimit dhe propozon një qasje për të përcaktuar

rëndësinë e brendëshme sistemike të bankave individuale dhe vendosjen e kërkesave të duhura

për kapital shtesë bazuar në rezultatin (pikët) e rëndësisë sistemike.

Nga analiza e mbështetur kryesisht mbi metodologjinë e Komitetit të Basel-it (për treguesit financiare

të bankave) rezultojnë si Banka me shkëputjen më të lartë të treguesit të rëndësisë sistemike (2016):

- Banka Kombëtare Tregëtare me 0.22;

- Banka Raiffeisen me 0.20;

8 Në takimin e G20 (2009), u ra dakord mbi nevojat për reformimin dhe forcimin e mbikëqyrjes së sistemit

financiar, si dhe në veçanti mbi forcimin e imunitetit të institucioneve financiare në plan individual dhe të

përgjithëshëm. Për implementimin e këtyre objektivave u ngarkuan Bordi i Stabilitetit Financiar (FSB), Fondi

Monetar Ndërkombëtar (IMF), Banka për Rregullimet Ndërkombëtare (BIS) dhe si pjesë e saj, Komiteti i Basel-

it për Mbikëqyrjen Bankare (BCBS). Në përgjigje të deklaratës së G20, u hartua një dokument i përgjithëshëm

udhëzues për t`u ardhur në ndihmë autoriteteve kombëtare për identifikimin e institucioneve financiare, tregjeve

dhe infrastrukturave me rëndësi sistemike (SIFIs). Aneks 3 ofron një përmbledhje kronologjike të zhvillimeve

lidhur me kuadrin e SIFIs.

9 Në janar të vitit 2013, Komiteti i Basel-it ka ndryshuar pozicionin e tij në lidhje me afatin kohor të implementimit

të këtij standardi rregullimi drejt një fryme më relaksuese, duke e shtyrë kështu implementimin nga fillimi i vitit

2015 për në 2019. Kjo përqasje synon t`i japë përparësi orientimit të fondeve drejt kreditimit të ekonomisë së

vendeve implementuesë të Basel III.

10 Në fund të vitit 2012 BCBS publikoi një dokument rregulativ për matjen e rëndësisë sistemike të bankave në

kontekstin e sektorit të brendëshëm bankar.

Page 55: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

54

- Banka Credins me 0.12; dhe

- Banka Intesa Sanpaolo me 0.11

Ky rezultat konfirmohet edhe nga nga qasja alternative nëpërmjet ushtrimit CoVAR.

Shtesa në kapital është e parametrizueshme, në varësi të qëndrimit mbikëqyrës që zbaton

rregullatori.

Komiteti i Basel-it nuk përcakton një nivel të poshtëm (minimal) për vlerën e treguesit final në

përkufizimin e një institucioni me rëndësi sistemike, duke ia lënë këtë proçes gjykimit të çdo

autoriteti lokal, çka kërkon vlerësim të mëtejshëm. Ndaj, krahas bankave me rëndësi sistemike

që rezultojnë nga analiza e treguesve financiare, ekzistojnë edhe arësye të tjera që bëjnë të

nevojshme mbikëqyrjen nga afër të bankave me një profil të lartë rreziku. Për shembull,

zhvillimet e 4-5 viteve të fundit kanë sugjeruar se të tilla në vendin tonë mund të jenë bankat

shqipëtare me kapital grek. Ndonëse mbështetur mbi analizën formale, këto banka mund të

mos rezultojnë si banka sistemike, ato mund të konsiderohen si banka “të rëndësisë së veçantë”

dhe mbi to mund të vendoset gjithashtu një kërkesë për kapital shtesë, për kontributin që japin

në rrezikun sistemik.

Parimet e Komitetit të Baselit, sugjerojnë gjithashtu që autoritetet të publikojnë informacionin

mbi metodologjinë e përdorur për të vlerësuar rëndësinë sistemike të bankave.

Për sa me sipër, sugjerojmë që publikimi i metodologjisë së përcaktimit të bankave me

rëndësi sistemike të jetë një objektiv i afërt i Bankës së Shqipërisë, i cili mund të realizohet

pasi të jetë përcaktuar një qëndrim dhe vlerësim lidhur me zbatimin e kërkesave me të larta

për kapital për këto institucione.

3.1. Kuadri i standardeve për bankat me rëndësi sistemike

Së bashku me kuadrin e përgjithëshëm të Basel III (BCBS, 2011b), Komiteti i Basel-it ka

parimet dhe metodologjinë për institucionet e mëdha financiare në nivel botëror (too-big-to-

fail) (BCBS, 2010a). Duke qenë se pasojat sistemike në rast dështimi të këtyre institucioneve

supozohet të jenë dramatike dhe të paparashikueshme, institucione të tilla të mëdha bankare

mund të priren për “bail-out11” nga qeveritë përkatëse. Në përgjigje të kësaj, si dhe për të

reduktuar rrezikun moral që vjen nga institucionet financiare me rëndësi sistemike, Komiteti i

Basel-it për Mbikëqyrjen Bankare ka vendosur një listë paraprake të Kritereve sipas së cilës

duhet të identifikohet rëndësia sistemike e bankave globale (G-SIB).

Treguesit e përzgjedhur sipas kësaj metodologjie për përcaktimin e bankave me rëndësi

sistemike përfshijnë:

(i) madhësinë e bankave,

(ii) ndërlidhjen e tyre,

(iii) mungesën e zëvendësueshmërisë për shërbimet që ofrojnë,

(iv) kompleksitetin në aktivitetin e tyre

(v) shtrirjen e aktivitetit në juridiksione të ndryshme.

11 Shpëtimi i bankave nga qeveria.

Page 56: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

55

Ka shumë banka që janë pak të rëndësishme në kontekstin global, megjithatë dështimi i një

banke të tillë mund të këtë një impakt të rëndësishëm në sistemin e brendëshëm financiar dhe

ekonominë reale. Për këtë arsye kuadri i rekomanduar nga Komiteti i Basel-it sugjerohet të

përshtatet edhe në nivel vendi, duke marrë parasysh karakteristikat strukturore dhe

juridiksionin specifik të tyre.

Përqasja metodologjike për identifikimin e bankave me rëndësi sistemike, për ekonomitë e

vendeve respektive që do të konsiderojnë këtë metodologji (D-SIBs), është e njëjtë për 4

kategoritë e para (megjithatë jo në të njëjtën shkallë detajimi të treguesve në përbërjen e grupit

si në G-SIBs) ndërsa për kategorinë e pestë (shtrirjen e aktivitetit në juridiksione të ndryshme),

sugjerohet përfshirja e treguesve të tjerë më përfaqësues sipas karakteristikave të ekonomive

vendase.

Më tej, BCBS (2011b) në kombinim me një tjetër dokument rregullator të Bordit të Stabilitetit

Financiar (FSB, 2011), përcakton dy kërkesat rregullatore për bankat me rëndësi sistemike. Së

pari, për bankat G-SIB, rëndësia sistemike e të cilave kapërcen një kufi të caktuar është i

detyrueshëm hartimi i planeve të rimëkëmbjes (recovery) dhe të zgjidhjes (resolution). Së dyti,

çdo bankë duhet të jetë subjekt i një kërkese shtësë kapitali për absorbimin e humbjeve (shih

BCBS, 2011a). Masa e kësaj shtese në kapital (për G-SIB) duhet të derivohet nga rezultati i

bankës në rëndësinë sistemike.

Në qasjen për përcaktimin e bankave të rëndësisë sistemike në nivel lokal, përfshihen disa

modifikime, si me poshtë:

- nuk ka një metodë eksplicite për llogaritjen e pikëve të rëdësisë sistemike të bankave

D-SIB, në kuptimin që nuk është i nevojshëm një harmonizim ndërkombëtar në këtë

fushë (nuk ka tregues specifikë apo pesha të përcaktuara për tregues);

- llogaritja e pikëve të rëndësisë sistemike nuk do të bazohet në aktivitetin ndër-

juridiksional (cross-border) të bankës. Metodologjia rekomandohet të përfshijë 4 fushat

e para, të listuara më sipër, si: madhësia, ndërlidhja, zëvendësueshmëria dhe

kompleksiteti. Megjithatë, për kompleksitetin BCBS (2012) thekson në mënyrë të qartë

së ky i fundit mund lindë pjesërisht nga aktiviteti ndërkufitar;

- llogaritja e pikëve të rëndësisë sistemike për bankat në sektorin e brendëshëm bankar

(D-SIB) mund të bazohet në tregues të tjerë që konsiderohen me rëndësi nga

rregullatori. Për shembull, dokumenti i lejon autoritetet kombëtare që të përdorin

madhësinë e bankës në raport me PBB-në. Megjithatë, këta tregues duhet të jenë

vendosur në lidhje me specifikat e ekonomisë kombëtare dhe të sektorit financiar;

BCBS (2012) propozon aplikimin e kërkesës shtesë për kapital për çdo bankë të caktuar, bazuar

në rezultatin e saj të rëndësisë sistemike12. BCBS (2012) jep vetëm disa parime të

përgjithëshme për metodologjinë e vlerësimit të shtesës së kapitalit bazuar në pikët e rëndësisë

sistemike dhe sugjeron që autoritetet rregullatore vendase të kryejnë analizat e tyre dhe të

përshtatin metodologjinë për rrethanat kombëtare.

12 Nëse një shtesë kapitali për rëndësi sistemike globale është aplikuar tek kjo bankë e cila ka rëndësi edhe në

kontekstin e brendëshëm, do të përdoret vlera më e lartë e shtesës së përllogaritur.

Page 57: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

56

3.2. Proçesi ALM sipas Basel III13

Basel III përfshin një standart të ri likuiditeti që vlereson dy raporte likuiditeti. The Liquidity

Coverage Ratio (LCR), pra Raporti i Mbulimit të Likuiditetit, që shërben për të përmirësuar

elasticitetin afat-shkurtër të profilit të rrezikut të likuiditetit të institucioneve, duke i kërkuar

atyre të kenë minimalisht një sasi aktivesh likuide “të cilësisë së lartë” të barabartë me

nevojat totale neto për para (rrjedhjet neto negative të parasë) për 30 ditët në vazhdim.

Së dyti, The Net Stable Funding Ratio (NSFR) - Raporti i Fondeve të Qëndrueshme Neto që

është projektuar për të studiuar elasticitetin në periudha afat-gjata duke i kërkuar

institucioneve të financojnë aktivitetet e tyre me burime më të qëndrueshme financimi në një

bazë strukturore të vazhdueshme.

LCR matet si raport i sasisë së aktiveve likuide të “cilësisë së lartë” dhe flukseve dalëse neto

në një horizont prej 30 ditësh, i cili duhet të jetë i barabartë ose më i madh se 100%.

LCR = Sasia e aktiveve likuide të “cilësisë së lartë” / Flukse dalëse neto ≥100%

NSFR llogaritet si raport i sasisë së fondeve të qëndrueshme dhe sasisë së detyrueshme të

fondeve në një horizont prej një viti.

NSFR = Sasia e fondeve të qëndrueshme të disponueshme/

/ Sasia e detyruar e fondeve të qëndrueshme ≥ 100%

Në Janar 2013 Grupi i Guvernatorëve dhe udhëheqësit e Mbikëqyrjes miratuan standartin e

rishikuar të likuiditetit për bankat. Ata riafirmuan LCR si një komponent thelbësor i reformave

të Basel III.U miratua një paketë amendamentesh për formulimin e LCR të miratuar në 2010.

Sipas tij janë përcaktuar amendamente për përkufizimin e aktiveve likuide të “cilësisë së lartë”

dhe flukseve dalëse neto. Përveç kësaj, Komiteti i Baselit ka rënë dakord për të rishikuar afatin

kohor të fazës së standartit. Pasi LCR të jetë implementuar plotësisht pragu i saj 100% do të

jetë një kërkesë minimale në kohë normale. Gjatë një periudhe stresi, pritet që bankat të

përdorin aktivet likuide, duke rënë përkohësisht nën kërkesat minimale.

Në kushtet e testit të likuiditetit sipas Baselit bankat duhet të tregojnë kujdes:

1. Rritja e shpejtë e aktiveve vecanërisht kur financimi mbulohet me pasive detyrime

të paqëndrueshme ‘volatile’

2. Përqëndrimi i rritur në krahun e aktiveve apo detyrimeve

3. Rritja e mospërputhjes së monedhave (psh kredia në valutë dhe depozitat në lekë)

4. Trende negative ose të shoqëruara me rrezik të lartë për produkte të caktuara

5. Përkeqsim i qenësishëm i fitimeve të bankave, cilësisë së aktiveve dhe situatës së

përgjithëshme financiare

6. Publicitet negative, përkeqsim e ratingut të kredisë, (credit rating doëngrade), renia

e çmimeve të bursës, rritja e kostos së borxhit

7. Rritja e kostos së fondeve me shumice dhe pakicë (ëholesale &retail)

8. Rritja e daljeve të depozitave (tërheqjeve-outfloës)

9. Veshtiresitë në sigurimin e fondeve afat-gjatë

10. Veshtiresitë në vendosjen e pasiveve afat-shkurtër

13 https://www.bis.org/bcbs/basel3.htm https://www.bis.org/bcbs/publ/d321.pdf - Regulatory Consistency

Assessment Programme

Page 58: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

57

Bazuar në këto tregues Basel III sugjeron që skenarët e testeve të likuiditetit duhet të përfshijnë

supozimet e lidhura me këtë14. Psh këto skenarë duhet të inkorporojnë supozimet si:

- Mungesa e tregut të likuiditetit të aktiveve dhe erozioni në vlerë i aktiveve likuide

- Shterimi i fondeve të retailit (kursimet dhe depozitat e individeve)

- Mungesa e burimeve të financimit të sigurtë dhe të pasigurtë me shumicë

(ëholesale)

- Lidhja, korelacioni midis burimeve të financimit

- Aftësia operacionale e bankës për të monetarizuar aktivet (kthimi në para)

- Mungesa e likuiditetit si rrjedhoje e produkteve dhe transaksioneve komplekse

- Kërkesat për marzhe shtesë dhe kolaterale

- Aftësia për të transferuar likuiditet përmes entiteteve, sektorëve dhe kufijve

- Konvertimi FX dhe aksesi në tregjet e këmbimit valutor

- Impakti i trigerave (limiteve të vendosura) të raingut të kredisë

- Disponueshmëria e linjave të kontigjencës dhe aksesi në facilitetet e bankës

qëndrore

Skenari i testit për LCR (likuidity coverage ratio)15, duhet të përfshijë sipas Basel:

- Mungesën, shterimin e pjesës (porcionit) të depozitave të individëve

- Një humbje të pjesëshme të kapacitetit të fondeve me shumicë (ndërbankare) të

pasiguruara

- Një humbje të pjesëshme të financimit afat-shkurtër të siguruar me disa kolaterale

dhe kundërparti

- Tërheqje shtesë kontraktuale që mund të çojnë në ulje të ndjeshme të kreditit deri

në 3 gradë (psh nga 2.5-4), duke përfshirë edhe kërkesat postimet e kolateralit

(shtimit të tij)

- Rritja e volatilitetit ndryshueshmërisë së tregut e cila ndikon në cilësinë e

kolateralit, kështu që kërkohet skontim (haircut) më i madh i kolateralit.

- Tërheqje të paskeduluara në linjat e angazhimit të papërdorurara të kredisë dhe

lehtësirave likuide që banka i siguron klientëve të saj

- Nevojave potenciale të bankës për të riblerë borxhet ose detyrimet jokontraktuale

në interes të mbrojtjes të rrezikut reputacional

3.3. Parimet e menaxhimit të aktiv-pasiveve në Bankat e nivelit të dytë

3.3.1. Bazat e menaxhimit të aktiveve dhe pasiveve

Funksioni i Menaxhimit të Aktiv-pasiveve (MAP) është një manaxhim i kordinuar i rreziqeve

të likuiditetit dhe të tregut, të pandare nga sjellja e biznesit të një institucioni financiar, me

qëllimin e fitimit të një të ardhure të mjaftueshme, ndërsa veprohet brenda limitive të

përcaktuara dhe të kujdesëshme që kënaqin kërkesat rregullatore. Me fjalë të tjera, Menaxhimi

i aktiv-pasiveve përfshin proçesin e planifikimit, monitorimit, dhe kontrollit të volumeve të

aktiveve dhe pasiveve, maturitetit, normave të interesit dhe Yield-eve.

14 Pillar 3 disclosure requirements – consolidated and enhanced framework -

https://www.bis.org/bcbs/publ/d400.pdf 15 Basel III: The Liquidity Coverage Ratio and liquidity risk monitoring tools - https://www.bis.org/publ/bcbs238.htm

Page 59: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

58

Ky koncept i MAP nuk ka qenë gjithmonë prezent në kulturën bankare, jo vetëm në Shqipëri,

por edhe në botë. Sipas RiskGlossary.com MAP (ALM) është një term, kuptimi i të cilit është

zhvilluar. Ai është përdorur në mënyra të ndryshme dhe përmbajtje të ndryshme. MAP është

startuar nga institucionet financiare, por gjithashtu korporatat sot aplikojnë teknika të MAP-it.

Tradicionalisht, bankat dhe kompanitë e sigurimit përdorin kryesisht kontabilitetin e

përllogaritur (acrual) me standardet e Reja që nga viti 2009 për aktivet dhe pasivet e tyre. Ato

mbajnë në pasivet e tyre, siç janë depozitat, policat e sigurimit dhe fondet e pensioneve. Ato i

investojnë dhe i proçesojnë këto pasive në aktive të tilla siç janë kreditë, obligacionet ose Real

Estate. Të gjithe aktivet dhe pasivet mbahen me vlerën kontabile (book value), duke bërë këtë

mbulim dalin rreziqe të mundëshme nga mënyra se si janë strukturuar aktiv pasivet.

Për të ilustruar këtë të marrim shembullin e një banke që merr hua 1,000,000 Lekë nga një

depozitë klienti me 9% për një vit dhe pas kësaj ia jep me kredi një klienti për 5 vjet me normë

vjetore 10%. Në dukje ky është një transaksion fitimprurës pasi banka fiton një të ardhur neto

interesi për këtë transaksion 10,000 Leke, pavarësisht se kjo paraqet një rrezik të

konsiderueshëm. Në fund të vitit të parë bankës i duhet të gjejë fonde për financim për 4 vite

që kredia kalon termat e depozitës.

Mund të ndodhë që në fund të vitit të dytë norma vjetore e interesit të rritet me 11 % dhe keshtu

kredia do të ketë një humbie me 100 bps (1%) në këtë rast. Në përllogaritjen kontabile nuk ka

regjistrim për këtë humbje. Ajo që paraqitet në këtë rast është përllogaritja e një fitimi 10,000

Leke në vitin e parë dhe një humbje 10,000 Lekë në vitin e dytë.

Shembulli i përmendur me sipër tregon një nga problemet me të thjeshta që krijohet, duke mos

marre në konsideratë ndryshimin e normave të interesit dhe ndryshimet në vlerat e tregut

(Market Value) të aktiveve dhe pasiveve. Referuar ëebsite të ‘Risk Glossary’,

(http://www.riskglossary.com/link/asset_liability_management.htm), këto çështje nuk kanë

qenë prezente, familjare, në mentalitetin e bankierëve para viteve 1970. Ata shikonin

shkurtimisht vetëm fluksin e thjeshtë të ndryshimit të normave të interesit në vendet e

zhvilluara, kështu, humbjet si rrjedhojë e gap-it ( mospërputhjes) të aktiv-pasiveve ishin të

vogla ose të parëndësishme. Shumë kompani e paraqesin me qëllim mospërputhjen në pasqyrat

e bilancit. Duke qenë se kurbat e Yield-it përgjithësisht rriteshin me pjerrësi, bankat mund të

fitonin një spread duke marrë hua afat-shkurtra dhe duke dhenë hua afat-gjatë.

Gjërat filluan të ndryshojnë në vitet 70’. Sistemi financiar u fut në një periudhë të normave të

interesit të ndryshueshme, që vazhdoi deri në fillimet e viteve 80’. Rregulloret e BQ të SHBA,

të cilat mbulonin normat e interesit që bankat duhet t’i paguajnë depozituesit, u hoqën për të

frenuar migrimin jashtë Amerikës të depozitave në USD. Drejtuesit e shumë firmave, të cilët

ishin mësuar të punonin dhe mendonin me termat e kontabilitetit të përllogaritur, u ulën për të

identifikuar rreziqet e mundëshme (emerging risks). Disa firma pësuan goditje të forta nga

humbjet, kjo për arsye të përdorimit të kontabilitetit të përllogaritur, dhe rezultati nuk solli

shumë falimentime, por bilance të gjymtuara. Firmat përllogaritën gradualisht humbje për 5

deri 10 vitet e ardhëshme.

Përçarja në trendin e tregut të zakonshëm rriti nevojën për firmat, që të tregojnë kujdes të madh

në menaxhimin e rreziqeve të aktiveve dhe pasiveve të tyre. Kjo ndodhi jo vetëm për humbjet

e shfaqura në shembullin e mësipërm. Ndërsa ishte një stimul i gabuar për të qenë i kujdesshem,

kjo nuk ishte arsyeja kryesore pse institucionet financiare u fokusuan në menaxhimin e Aktiv-

Pasiveve. Problemi më i madh që rridhte nga këto rreziqe ishte erozioni (gërryerja) e kapitalit

bazë të këtyre institucioneve. Normalisht, kapitali i një banke ose institucioni financiar është

shumë i vogël krahasuar me masën e aktiveve dhe pasive të saj. Kështu, natyrisht, një ndryshim

shumë i vogël në strukturën e këtyre zërave (Aktiv-Pasiveve) mund të shkaktojë zhvlerësim

Page 60: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

59

kapitali. Në kontabilitetin e përllogaritur humbjet shtyheshin në vitet e ardhëshme dhe si i tillë

kjo nuk e zgjidhte problemin.

Në këto kushte ndodhte që fitimet e viteve të ardhshme të paraqiteshin në pasqyrat e vitit ose

anasjelltas humbjet. Në këto kushte situata e Bilancit nuk jepte pasqyrën reale, duke i vendosur

entitetet në rreziqe të larta të paparashikuara që mund të çonin në humbje të mëdha deri në

falimentim.

3.3.2. Menaxhimi i Aktiv-Pasive dhe Menaxhimi i Rrezikut

Teknikat e detyrueshme të Menaxhimit të Aktiv-Pasiveve përdoren për të manaxhuar rreziqet

e likuiditetit dhe të tregut dhe që banka të strukturojë pasqyrat e bilancit brenda kontekstit të

objektivave të fitimit dhe fondeve e kufizimeve rregullatore. Menaxhimi i aktiv-pasiveve është

kordinuar me menaxhimin e cash-it, krediveve, investimeve, aktiveve jo korente, depozitave,

humarrjeve afat-shkurtër dhe afat-gjatë, kapitalit dhe zërave jashtë bilancit.

Menaxhimi i Aktiv-pasiveve ndonjëhere shihet si një seri e veprimeve balancuese, ku

burimet potenciale të fondeve balancohen kundrejt nevojave për fonde, ndjeshmëria e

normave të interesit të aktiveve balancohet kundrejt ndjeshmerisë së normave të interesit të

pasiveve, dhe të dyja këto çeshtje balancohen kundrejt objektivave të përfitueshmërisë së

bankës (Maksimizimit të fitimit).

Rreziku i kredisë është mundësia për të ndodhur humbje financiare si rrjedhojë e paaftësisë së

klientit të kredisë për të përballuar (paguar) detyrimet që rrjedhin kundrejt kontratës së kredisë

me bankën. Funksioni i menaxhimit të rrezikut të kredisë është vendosur në banka me qëllim

që të manaxhojnë rrezikun e përgjithëshëm të kreditit të një insitucioni. Ky manaxhim është

gjithmonë në përputhje me kapacitetin e rrezikut (risk appetite) të strategjive të bankave, si dhe

objektivave të biznesit të bankës në fjalë.

Menaxhimi i Rrezikut të Kredisë është i lidhur ngushtë me menaxhimin e aktiv-pasiveve në

funksionin e tyre të përbashkët për të optimizuar kapitalin rregullator të bankave. Funksioni i

menaxhimit të aktiv-pasiveve thekson rëndësinë e Menaxhimit të Rrezikut të Kredisë si

domosdoshmëri absolute për të matur Rrezikun dhe Normën e Kthimit.

Përgjegjësia e menaxhimit të aktiv-pasiveve mund të shihet si një pjesë integrale e menaxhimit

të bankës, por edhe si një angazhim të bankave për menaxhimin e përgjithëshëm të rrezikut.

Menaxhimin i rrezikut mund ta përcaktojmë si identifikimin, vlerësimin, dhe prioritizimi e

rrezikut, ndjekur nga aplikimi i koordinuar dhe ekonomik i burimeve për të minimizuar,

monitoruar dhe kontrolluar probabilitetin dhe / ose ndikimin e ngjarjeve të padëshirueshme.

Rreziqet mund të vijnë nga pasiguria në tregjet financiare, dështimet e projekteve, detyrimet

ligjore, rreziku i kredisë, aksidentet, shkaqet natyrore dhe fatkeqësitë, si dhe sulme të

qëllimshme nga një kundërshtar..

Disa nga strategjitë të cilat kanë gjetur zbatim gjatë proçesit të menaxhimit të rrezikut

përfshijnë transferimin e rrezikut të palëve të treta, zvogëlimin e efekteve negative të rrezikut

(zbutje), duke shmangur rreziqet dhe pranimin e disa ose të gjitha pasojave të një rreziku të

veçantë

Page 61: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

60

3.4. Objektivat e Menaxhimit të Aktivit dhe Pasivit

3.4.1. Menaxhimi i Likuiditetit

Likuiditeti është aftësia e vazhdueshme e një banke për të përballuar tërheqjen e depozitave

dhe maturimin e pasiveve, rritjen e fondeve të aktivit dhe operacionet e biznesit, dhe për të

përmbushur detyrimet kontraktuale me qasje të pakufizuar në fonde me norma të kënaqëshme,

të pranueshme tregu. Çdo bankë kërkon një shumë të caktuar të likuiditetit në mënyrë që të

përmbushë pagesat e saj afat-shkurtra të detyrimeve (pasiveve), shpenzimet e zakonshme dhe

goditjet e papritura të likuiditetit, të tilla si tërheqja e depozitave të mëdha apo të kërkesave të

mëdha për kredi. Një nga funksionet më të rëndësishme të menaxhimit të bankave është ruajtja

e likuiditetit të mjaftueshëm. Rreziku i likuiditetit është mundësia për t’u përballur me humbje

financiare për shkak të pamundësisë së bankave për të paguar, si rrjedhoje mos balancimit të

maturimit të pasivit (detyrimit) dhe tërheqja e depozitave, dhe të plotësojë detyrimet

kontraktuale me qasje të pakufizuar në fonde me kosto të pranueshme.

E thënë me fjale të tjera, pa një Manaxhim të duhur likuiditeti një bankë e nivelit të dytë mund

të këtë probleme madhore. Rëndësia e Menaxhimit të duhur të likuiditetit theksohet edhe në

botime të Basel II, në mënyrë të veçantë në Parimet e Menaxhimit të Rrezikut të Likuiditetit të

Shëndoshë dhe Mbikqyrjes (Principles for Sound Liquidity Risk Management and

Supervision) Qershor 2008, ku Parimi Themelor për Manaxhmin dhe Mbiqyrjen e Rrezikut të

likuiditetit është:

“Një bankë duhet të krijojë një skemë të fuqishme të menaxhimit të rrezikut të likuiditetit që

është i integruar mirë në proçesin e zgjeruar të menaxhimit të rrezikut të bankave. Një objektiv

kryesor i menaxhimit të rrezikut të likuiditetit duhet të jetë sigurimi me një shkallë të lartë i

besimit, së firma është në një pozicion për të manaxhuar të dyja, si detyrimet e përditshme të

likuiditetit, edhe për t’i bërë ballë një periudhe stresi likuiditeti që ndikojnë në dy fondet e

siguruara dhe të pasigurara, burimi i cilave mund të jenë banka të veçanta ose në treg të gjërë.

Përveç mbajtjes nën manaxhim të rrezikut të likuiditetit në nivlele të shëndosha dhe praktikave

të menaxhimit të rrezikut, siç diskutohet më poshtë, një bankë duhet të mbajë një rezervë të

mjaftueshme të likuiditetit në proporcion me kompleksitetin e zërave të dhe jashtë pasqyrave

të bilancit, likuiditetin e aktiveve dhe pasiveve të saj, zgjerimin e gap-it të saj të fondeve, dhe

diversitetit (larmisë) të bizneseve të saj të larmishëm dhe strategjisë së menaxhimit të fondeve.

Një bankë duhet të përdorë supozime të përshtashme konservative rreth tregtueshmërisë së

aktiveve dhe kthimit të tyre në fonde, si të siguruara edhe të pasiguruara, gjatë periudhave të

stresit. Për më tepër, një bankë nuk duhet të lejojë presione konkuruese që rrezikojnë

(kompromentojnë) integritetin e menaxhimit të rrezikut, funksioneve të kontrollit, sistemeve të

limiteve dhe rezervave të likuiditetit.”

3.4.2. Menaxhimi i Rrezikut të Tregut

Rreziku i Tregut është mundësia e një ndryshimi negativ në vlerën e aktiveve dhe detyrimeve

nga ndryshimet në kushtet e tregut, të tilla si lëvizjet në normat e interesit. Për shumë

institucione rreziku i tregut kryesisht reflekton ekspozime ndaj ndryshimeve në normat e

interesit. Rreziku i tregut është i natyrshëm në instrumentet financiare që lidhen me kreditë,

depozitat, huatë afat-shkurtra dhe afat-gjata, llogaritë e rivlerësimit të aktiveve dhe detyrimeve,

si dhe derivativëve. Menaxhimi i rrezikut të tregut fokusohet në aftësinë e bankave për të

identifikuar, matur dhe monitoruar dhe kontrolluar rrezikun e saj të tregut.

Page 62: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

61

Rreziku i tregut është arritur duke përdorur një kuadër të politikave të menaxhimit dhe

kontrollit të rrezikut të tregut, si dhe rrezikun e humbjeve të limiteve. Rreziku i normës së

interesit është mundësia që ndryshimet në normën e interesit do të kënë një efekt negativ në

vlerën ekonomike të kredive, depozitat dhe instrumentet e tjera të ndjeshme të normës së

interesit. Ndonjë efekt negativ në këto instrumente do të këtë një efekt të menjëhershëm në

shifrat aktuale dhe të ardhëshme të fitimit të bankave dhe në kapitalin e tyre. Rreziku i normës

së interesit është i pranishëm dhe i pranuar si normalitet në aktivitetet bankare të përditëshme.

Zbutja e rrezikut të normës së interesit është pjesë e Proçesit të Menaxhimit Aktiv-pasiveve.

Pozicionet e hapura në një bankë janë subjekt i faktorëve të ndryshëm të rrezikut. Disa faktore

rreziku mund të jenë: normat e interesit dhe kurset e këmbimit, por gjithashtu edhe kreditë

hipotekare (mortgage), tregu i kapitaleve, faktorët e rrezikut të emetuesve të letrave me vlerë

dhe mallrave. Rreziku i tregut lind nga humbje financiare që shkatohen nga mbajtja e një aktivi

të caktuar për shitje (AFS). Normalisht rreziku i tregëtimit të një aktivi (instrumenti financiar)

është i mbuluar nga një larmi instrumentash financiare që në gjuhën bankare njihen si

derivativë, ose instrumenta të tregut sekondar.

3.4.3. Rritja e Kapitalit (Net Worth)

Një nga funksionet me të rëndësishme të Menaxhimit të Aktiv-pasiveve është rritja e Kapitalit

të një institucioni nëpërmjet rritjes së rentabilitetit (fitimit) ndërkohë që minimizohet rreziku.

Për të arritur këtë qëllim një bankë duhet të masë të gjithë rreziqet e saj, si për zërat në bilanc,

ashtu dhe për ato jashtë bilancit, si dhe të definojë lidhjet që kanë rreziqet me njëri tjetrin.

Menaxhimi i Aktiv-pasiveve duhet të fokusohet në menaxhimin e kapitalit të një institucioni

nga pasiguritë (levizjet e normës së interesit, paqëndrueshmërinë e të ardhurave të portofolit

dhe kushtet e përgjithëshme ekonomike), ndërkohë që përmbushin kufizimet e caktuara

(rezervat e bankës për të përballuar rrezikun, kërkesat rregullatore, dhe nivelin e pritur të

përformances dhe kthimit). Balacimi i pasigurive dhe kufizimeve nderkohë që mbahet ose rritet

vlera neto ekonomike e institucionit, është objektivi primar i Menaxhimit të Aktive dhe

Pasiveve.

3.5. Përmbushja e Kërkesave Rregullatore

Kërkesat rregullatore vendosen zakonisht nga qeveritë të cilat përpiqen të rregullojnë

veprimtaritë e Institucioneve financiare. Zakonisht qeveritë përpiqen të rregullojnë ato

Institucione Financiare të cilat janë përfshirë në marrjen e depozitave nga publiku dhe sigurojnë

fitim duke ia dhënë këto depozita klientëve në formën e instrumentave të kredisë apo borxhit.

Me qëllim që të mbrohet baza e depozitave, qeveritë vendosin të ashtuquajturat kërkesa

rregullatore për rrezikun e mjaftueshmërisë së kapitali. Rregulla të tilla vendosin detyrimin që

një institucion financiar të mbajë rezerva kapitali të cilat duhet të sigurojnë mbrojtjen kundrejt

rrezikut të kredisë, rrezikut të tregut dhe rreziqeve operacionale që mund të shfaqen (përballen)

në institucionet bankare. Këto kërkesa kanë rritur nevojën për një Manaxhim të duhur të Aktiv-

pasiveve.

Shembulli më i njohur dhe më i ndeshur i kërkesave rregullatore është Basel II (Akordi i ri i

Kapitalit) i cili përcakton kapitalin minimal që bankat duhet të mbajnë rezervë me qëllim që të

përthithin (përballojnë) humbjet potenciale të kreditit, tregut dhe rreziqet operacionale. Për të

Page 63: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

62

nxitur një stabilitet më të madh në sistemin bankar, Basel II paraqiti për herë të parë konceptin

e Tre Shtyllave (Three Pillars16) :

I- Kërkesat e Kapitalit Minimal për rrezikun e kredisë, operacional dhe të tregut

II- Rishikimi Mbikqyrjes

- Metoda e rrezikut të kredisë

- Kategoritë e Ekspozimit

- Rreziku Operacional

- Rreziku i tregut

III- Disiplina e tregut

- Rreziku i normës së interest

Basel II është Racional për një Përllogaritje të re të kapitalit duke patur këto karakteristika:

– më shumë i ndjeshëm ndaj rrezikut dhe kërkesave të kapitalit

– thekson shumë modelet e brendëshme në vetvlerësimin e rrezikut nga bankat

dhe rishikimin e metodave mbikqyrëse

– nxitës për një manaxhim rreziku me të mirë dhe mbulim gjithpërfshirës i

rrezikut

– forcon qëndrueshmërinë e gjithë sektorit financiar

3.6. Organizimi i Menaxhimit të Aktiv Pasivit

Sot pothuaj të gjitha bankat e manaxhojnë proçesin e Menaxhimit të Aktiv-pasiveve nëpërmjet

një komiteti të Aktiv-pasiveve, ose siç njihet në gjuhën e përditëshme bankare ALCO. Ky është

një grup që është përgjegjës për menaxhimin financiar të aktiveve dhe pasivev,e me qëllimin

për të maksimizuar të ardhurat në përputhje me planet strategjike afat-shkurtër dhe afat-gjatë

të bankave, pa marrë rreziqe të panevojëshme. ALCO, zakonisht, manaxhon strukturën e

biznesit bankar dhe nivelin e likuiditetit dhe rreziqet e tregut që ai ndërmerr. Ky komitet është

përgjegjes për të siguruar që sistemet matës që janë prezentë në bankë janë të aftë të

identifikojnë dhe të përcaktojnë sasinë e ekspozimeve bankare dhe atë që sistemet raportuese

të komunikojnë informacionin e saktë dhe përkatës rreth nivelit dhe burimeve të këtyre

ekspozimeve.

Përgjegjësitë kryesore të Komiteti të Aktiv-pasiveve përfshijnë:

- Marrjen dhe rishikimin e rrezikut të likuiditetit, të tregut dhe raporteve të menaxhimit të

kapitalit

- Rishikimi dhe përcaktimi i çmimeve të aktiv-pasiveve

- Përcaktimi dhe vendosja e profilit të kërkuar të maturitetit dhe miksimi i aktiveve shtesë

dhe pasiveve, si dhe strukturimi aktiveve dhe pasiveve të bankës për të arritur objektivat e

rrezikut dhe profitabilitetit.

- Pozicionimi e bankës për të trajtuar goditjet e mundëshme të likuiditetit dhe skenarëve të

normave të interesit me kosto minimale, ndërkohë që arrihet një nivel i arsyeshëm

profitabiliteti.

- Vlerëson rrezikun e tregut të përfshirë në hedhjen në treg të produkteve të reja.

- Artikulon pasqyrat e normave të interesit të bankave dhe vendos mbi strategjinë e biznesit

- Rishikon dhe artikulon politikën e fondeve.

16 Basel Committee on Banking Supervision - The New Basel Capital Accord Available at

http://www.bis.org/list/bcbs/tid_22/index.htm

Page 64: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

63

- Vendos politikat e transferimit të çmimit të fondeve të një banke

- Rishikon planin e mbulimit të likuiditetit për bankën (në raste të jashtëzakonshme)

- Zhvillon dhe mban politika dhe proçedura të përshtatshme të menaxhimit të rrezikut,

Raportimit MIS (Managament Information System), Limiteve dhe programeve të

mbikëqyrjes.

Për të kontrolluar rreziqet që lindin nga produktet e reja dhe aktivitetet e ardhëshme të biznesit

anëtarët e ALCO-s duhet të bashkëveprojnë rregullisht me manaxherët e rrezikut dhe

planifikuesit e strategjisë së bankës.

Një ALCO përbëhet zakonisht nga pozicionet e mëposhtëme kyçe në një bankë:

CEO / Drejtori Ekzekutiv

Drejtori i Departamentit të Thesarit

Drejtori i Financës

Drejtori i Biznesit të Korporatave

Drejtori i Biznesit të Retail-it

Drejtori i Kreditit

Drejtori i Operacioneve (COO)

Aktivitetet e përditëshme operuese të ALCO-s i delegohen zakonisht Njësisë së Departamentit

të Thesarit. (Pyetsori sqaron situatën e tregut bankar në Shqipëri)

3.7. Pasqyrat e Bilancit Bankar

3.7.1. Bilanci

Proçesi i Menaxhimit të Aktiv-pasiveve fillon gjithmonë me një analizë të pasqyrave të

bilancit. Bilanci është një pasqyrë financiare që tregon gjendjen financiare të një njësie në fund

të një periudhe kontabile, duke paraqitur kategoritë kryesore dhe vlerat respektive të aktiveve

të saj, pasiveve dhe kapitalit në një datë të caktuar.

3.7.2. Aktivet

SNKK përcaktojnë aktivet si një përfitim të mundëshëm ekonomik të marrë, ose të kontrolluar

nga një njësi e veçantë, si rezultat i transaksioneve ose ngjarjeve të kaluara.17 Aktivet e

bankave janë të grupuara sipas natyres së tyre dhe klasifikohen në përputhje me përdorimin e

pritëshëm në operacionet ose konvertimet në cash. Kriteret për raportimin e aktiveve janë të

specifikuar në SNRF 7.

17 Conceptual Framework - Asset Definition - 14 December 2005, Norwalk (Memorandum 19) International

Accounting Standards Board, 30 Cannon Street, London EC4M 6XH, England

Page 65: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

64

Tabela 3.1 - Aktivet në sistemin bankar

AKTIVET NË SISTEMIN BANKAR

Arka dhe llogaritë në Banken Qëndrore

Bonot e Thesarit dhe letra të tjera me vlerë

Llogaritë nga bankat e tjera

Letrat me vlerë të tregëtueshme

Instrumentet financiare dhe derivatët

Kreditë dhe paradhënie tek klientët

Letra me vlerë të investimit

Investime në sipërmarrjet e lidhura

Emri i mirë dhe aktive të tjera të patrupëzuara

Toka dhe pajisje

Aktive tatimore të shtyra

Aktive të tjera

Një aktiv financiar zakonisht përcaktohet si një aktiv në formen e parave një e drejtë

kontraktuese për të marre cash, ose një instrument tjetër financiar, e drejtë kontraktuese për

të shndërruar instrumentet financiare ose një investim kapitali. Aktive financiare janë

normalisht si me poshtë:

Arka dhe Llogaritë në Bankat Qëndrore

Bono Thesari dhe letra të tjera me vlerë

Të drejta ndaj Bankave të tjera

Letra me vlerë tregëtare

Instrumenta derivative financiare

Paradhënie dhe Kredi ndaj klientëve

Investime në Letra me Vlerë

Shumica e aktiveve financiare janë të ndjeshme ndaj normës së interesit. Një aktiv i ndjeshëm

ndaj normës së interesit ashtë një aktiv që fiton interes, që është subjekt i një ndryshimi të

normës së interesit brenda një periudhë të përcaktuar kohe.

SNK 39 kërkon që aktivet financiare të klasifikohen në një nga kategoritë e mëposhtëme: [IAS

39.45]

Aktivet financiare me vlerën e drejtë (tregut) përmes humbjes ose fitimit.

Aktive financiare të Vlefshme – për – shitje.

Kreditë dhe të arkëtueshmet.

Investimet të mbajtura deri në maturitet.

Këto katër kategori përdoren për të përcaktuar se si një aktiv financiar i përcaktuar njihet dhe

matet në pasqyrat financiare.

Aktivet financiare me vlerën e tregut nëpërmjet humbjes ose fitimit. Kjo kategori ka dy

nënkategori:

I përcaktuar. E para përfshin një aktiv finaciar në njohjen fillestare si një aktiv që

mund të matet me vlerën e tregut me ndryshimet e vlerës së tregut në humbje ose fitim.

Page 66: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

65

Të mbajtura për t’u shitur. Kategoria e dytë përfshin aktivet financiare që mbahen

për t’u shitur (AFS). Të gjithë derivatët (me përjashtim të instrumentave të përcaktuara

për kontabilitetin e mbrojtjes - hedging) dhe aktivet financiare të blerë ose mbajtur me

qëllimin për t’u shitur një periudhë afat-shkurtër, ose për të cilin ka një model të fundit

të fitimit afat-shkurtër të marrë janë mbajtur për t’u shitur.

Aktivet financiare të mbajtura për t’u shitur (AFS) janë çdo aktiv financiar jo-derivat i

përcaktuar mbi njohjen fillestare si i vlefshëm për shitje. Aktivet AFS maten me fair value

(vlerën e drejtë) në pasqyrat e bilancit. Ndryshimet në vlerën e tregut në aktivet AFS njihen

direkt në kapital, nëpërmjet pasqyrave për ndryshimin e kapitalit, me përjashtim të interesit të

aktiveve AFS (i cili njihet si një e ardhur mbi bazën e një Yield-i - kurbë interesi efektiv),

rezervat e humbjeve (provigjioneve), dhe (për instrumentat e borxhit AFS që bartin interes)

fitimet ose humbjet nga kurset e këmbimit. Fitimi ose humbje kumulative që njihet në kapital

njihet si fitim-humbje kur një aktiv i vlefshëm për shitje njihet.

Kreditë dhe të arkëtueshmet janë aktive financiare jo-derivatë me pagesa fikse ose të

përcaktuara, të cilat origjinohen ose merren, të cilat nuk kuotohen në një treg aktiv, nuk mbahen

për t’u shitur, dhe nuk njihen në njohjen fillestare si aktive me vlerë tregu përmes fitimit ose

humbjes, ose si të vlefshme për shitje. Kreditë dhe të arkëtueshmet për të cilat mbajtësi mund

të mos mbulojë kryesisht të gjithë investimin e saj fillestar, si rrjedhojë e përkeqësimit të

kredisë, mund të klasifikohet si e vlefshme për shitje. Kreditë dhe të arkëtueshmet maten me

kosto amortizimi. [IAS 39.46(a)]

Investimet e mbajtura në maturitet janë aktive financiare jo-derivatë me pagesa fikse ose të

përcaktuara që një njësi tenton dhe është e aftë ta mbajë në maturitet, dhe që nuk përmbush

përkufizimin e kredive dhe të arketueshmeve që nuk njihen në njohjen fillestare si aktive me

vlerën e tregut përmes fitimit ose humbjes ose si të vlefshme për shitje. Investimet e mbajtura

në maturitet maten me kosto historike. Nëse një njësi shet një investim të mbajtur në maturitet,

si pasojë e një aktivi jo-periodik të izoluar jashtë kontrollit të saj që nuk mund të parashikohet

logjikisht, si edhe aktivet e tjera të investimeve të mbatjura deri në maturitet, ato duhet të

riklasifikohen si të vlefshme për shitje për vitin korent dhe dy vitet e ardhëshme financare

raportuese. [IAS 39.46(b)] 18

Klasifikimi i një aktivi në kategorinë e duhur përkatëse ka një ndikim direkt në aftësinë matëse

të institucioneve për të manaxhuar rreziqet e tregut dhe të likuiditetit. Të gjithë aktivet

financiare njihen fillimisht në pasqyrat e bilancit me kosto historike. Pas njohjes fillestare

trajtimi i rregullt kontabël i një aktivi varet nga klasifikimi që i caktohet çdo aktivi:

Kreditë dhe Investimet e Mbajtura në maturitet mbahen me koston historike minus

provigjione për humbjet.

Të gjithë aktivet e tjera finaciare rimaten (vlerësohen) me vlerën e drejtë të tregut në

çdo datë bilanci.

3.7.3 Pasivet

Një pasiv është një detyrim për të sakrifikuar përfitimin ekonomik që rrjedh për ngjarjet ose

transaksionet e kaluara. Sipas IFRS 7 pasivet bankare duhet të grupohen sipas natyrës së tyre

18 Deloitte guidance on IFRSs for Financial Instruments - IAS 39 Financial Instruments: Recognition And Measurement – available at

http://www.iasplus.com/standard/ias39.htm

Page 67: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

66

dhe të klasifikohen në një rregull të përafërt, në të cilin ato vijnë sipas datave të pagesave.

Pasivet (detyrimet) bankare duhet të raportohen sipas shportave përkatëse të maturitetit, bazuar

me maturitetin e mbetur në datën e bilancit sipas datës së maturimit të kontratës. Shportat e

maturitetit zbatohen njëlloj si për aktivet dhe pasivet:

Tabela 3.2 - Pasivet

PASIVET

Llogaritë e Bankave të tjera

Depozitat e tjera

Instrumentat financiare derivative dhe detyrimet e tjera të tregëtueshme

Llogaritë e klientëve

Letra me vlerë borxhi në emetim

Fonde të tjera të marra hua

Pasive të tjera

Taksa korente për t’u paguar

Detyrime Taksa me pagesë të mëvonëshme (të shtyra)

Detyrime të Përfitimit të Pensioneve ( fonde të pensioneve)

Sipas IAS39 një detyrim financiar është një detyrim (pasiv) që mbart:

Një detyrim kontraktor:

- Për të dhënë cash ose një aktiv tjetër financiar një njësie tjetër; ose

- Të këmbejë aktivet financiare ose detyrimet financiare me një njësi tjetër nën

kushtet që janë potencialsht të pafavorshme për njësinë; ose

Një kontratë që do të ose mund të shlyhet (likuidohet) me instrumenta kapitali (letra me

vlerë të emetuara) të vet njësisë.

IAS 39 njeh dy klasa të detyrimeve financiare: [IAS 39.47]

Detyrimet financiare me vlerë tregu përmes humbjes ose fitimit.

Detyrimet të tjera financiare të matura me kosto amortizimi duke përdorur metodën e

interesit efektiv.

Kategoria e pasivit financiar me vlerë tregu përmes fitim/humbje ka dy nënkategori:

Të përcaktuar. Një pasiv financiar që është i përcaktuar nga njësia si një pasiv me

vlerë tregu përmes fitim/humbje në njohjen fillestare.

Të mbajtur për shitje. Një pasiv financiar i klasifikuar për shitje, siç është një detyrim

për letra me vlerë të marra hua në një shitje afat-shkurtër, të cilat duhet të kthehen në të

ardhmen. VII

Të gjithë pasivet financiare njihen fillimisht në bilanc me kosto. Pas njohjes fillestare trajtimi

kontabël varet nga klasifkimi i tyre :

Pasivet Përcaktuar maten me koston fillestare minus pagesat e principalit dhe

amortizmit.

Pasivet Të mbajtura për shitje rivlerësohen me vlerën e tregut në çdo ditë bilanci.

Page 68: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

67

3.7.4. Vlerësimi i Aktiveve dhe Pasiveve

Ka dy metoda vlerësimi të aktiveve dhe pasiveve. Historikisht vlera kontabël e secilit zë bilanci

është përdorur në raportimin financiar si një element shumë i rëndësishem në raportimin

rregullator. Si rrjedhojë e faktit që vlera kontabile bazohet në koston historike, ajo mund të çojë

në diferenca me vlerat aktuale të zërave të ndryshme të pasqyrave të bilancit. Edhe pse vlerat

kontabël marrin në konsideratë vlerën e tregut të letrave me vlerë të tregtueshme dhe aktiveve

të vlefshme për shitje, ajo injoron vlerën e tregut për aktivet e mbajtura në maturitet dhe zërat

e tjerë.

Koncepti i përllogaritjes i kontabilitetit është metoda kontabël sipas së cilës të ardhurat njihen

në një periudhe të caktuar kontabël, në të cilën ato janë realizuar, pavaresisht se kur do të

merren në cash. Në të njëjtën kohë shpenzimet njihen në periudhen kontabile, në të cilën ato

janë përdorur për të prodhuar të ardhura pa marrë në konsideratë periudhën, kur do paguhen në

cash.

Vlerat kontabël përfaqsojnë koston historike të letrave me vlerë të blera, kredive të dhëna dhe

pasiveve të shitura. Duke qenë së vlera në libra kontabël (book value) njeh vlerën e aktiveve

dhe pasiveve në kohën që ato janë vendosur në bilanc ose të shkaktuar nga banka, humbjet nuk

njihen pa u shitur një aktiv, ose kërkesat rregullatore detyrojnë bankat të bëjnë veprimet

rregulluese kontabël në bilanc. Në rastin e rrezikut të kredisë, këto rregullime bëhen (ndodhin)

kur të gjithë përpjekjet për të mbledhur ose ristrukturuar kreditë janë kryer. Në rastin e rrezikut

të normës së interesit, ndryshimet në normën e interesit nuk do të ndikojnë vlerën kontabël të

njohur të aktiveve ose pasiveve.

Vlerat kontabël maten shumë qartë dhe nuk janë subjekt i gabimeve të vlerësimit, vlerave të

ndryshme nga tregu. Për më tepër, nëse një institucion tenton të mbajë një aktiv deri në

maturitet, vlera korente e likudimit të aktiveve nuk do të ndikojë në rezultatet financiare të

bankës ndryshe nga ajo që shitet para maturitetit.

Një tjetër metode vlerësimi për aktiv pasivet është Vlera e Tregut. Përkufizimi i kuptimit për

vlerën e tregut sipas International Valuation Standards përkufizon vlerën e tregut si “shuma e

vlerësuar me të cilën një pronë duhet të këmbehet në ditën e vlerësimit midis blerësit të gatshëm

dhe shitësit të gatshëm në një transaksion krejtësisht me dorë të lirë pas marketingut të

nevojshëm, ku palët veprojnë secila në vetëdije dhe urtësi dhe pa detyrim”. Vlerësimi ‘Marking

to market’ është rivlerësimi i pozicionit bazuar në çmimin e tyre në fund të periudhës kontabile

ose seancës së tregëtimit. Kjo është një rrugë që përdoret për të vlerësuar letrat me vlerë të

tregëtueshme dhe aktivet financiare të vlefshme për shitje.

Vlera e tregut është çmimi me të cilin një aktiv ose pasiv mund të këmbehet në një transaksion

korent midis palëve të gatshme të njohura, të palidhura. Vlera ‘e drejtë’ përfshin konceptet e

vlerave të tregut, por i zgjeron ato në produkte të cilat nuk shiten në tregjet tradicionale, dhe

ku tregjet për këto produkte janë jo-liquide dhe transparente.

Për një institucion fnanciar faktori kryesor i cili ndikon në vlerën e aktiveve dhe pasiveve është

ndryshimi i normave të interesit. Nëse interesat rriten, vlera e kredive dhe depozitave ose

borxheve të tjera ulet. Nëse aktivet dhe pasivet mbahen në maturitet, ndryshimet në normat e

interesit nuk kanë efekt në vlerësimin në libra për institucionin financiar në fjalë. Por nëse

banka/institucioni financiar ka nevojë për të rifinancuar depozitat dhe kreditë, atëherë vlera e

tregut kontabël paraqet një pasqyrë më të mirë të kushteve të këtij intitucioni.

Page 69: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

68

3.8. Burimet e fondeve të bankave

3.8.1. Burimet e financimit të aktiveve

Nevojat për likuiditet mund të plotësohen nga një bankë nëse struktura e aktiveve të saj

manaxhohet siç duhet nëpërmjet shitjes së planifikuar të pagesave të aktiveve ose përdorimit

të aktiveve si kolateral, kur merren hua fondet. Shuma e aktiveve likuide që banka duhet të

mbajë, është në funksion të stabilitetit të strukturës së saj të fondeve dhe potencialit për zgjerim

të shpejtë të portofolit të kredive. Në përgjithësi, nëse burimet e fondeve janë të qëndrueshme

dhe kapaciteti i krijuar i huamarrjeve është i rëndësishëm, dhe nëse është e lehtë të parashikosh

kërkesën për kredi, banka kërkon vetëm një pagesë të ulët likuiditeti.

Ka tre mënyra në të cilën aktivet e bankës mund të krijojnë likuiditet:

Marrja e vlerës së aktiveve në maturitetin e tyre – Duke mbajtur një spred të caktuar të

maturitetit banka siguron që një pjesë e këtyre aktiveve të maturohet rregullisht, gjë e

cila siguron një fluks të qëndrueshem të likuiditeti të bankës.

E drejta për shitje e një aktivi në para – Bankat kanë mundësi të shesin një pjesë të

portofolit të kredisë së tyre ose aktive të tjera për cash. Për një aktiv në mënyrë që ai të

jetë i vlefshëm për shitje, duhet të jetë i lirë nga çdo barrë (peng) ose përdorim tjetër si

kolateral. Në të njëjtën kohë aktive të tilla duhet të jenë të tregtueshme. Kreditë mund

të shiten nëpërmjet transferimit, caktimit tek një tjetër ose nën-pjesmarrje.

Përdorimi i aktiveve të pagarantuara (uncumbered) si kolateral për huamarrje – Aktivet

të cilat janë të pagarantuara (jo aktualisht të lëna peng, të përdorurar si kolateral ose

shitur nën një marrëveshje ri-blerje) mund të përdoren si kolateral për marrjen e kredive

Lombarde ose Marrëveshjeve të riblerjes.

Aktivet Money-Market (vendosjet) janë instrumenta borxhi tipike në shuma të mëdha (prerje

të mëdha) të emetuara kryesisht nga qeveritë dhe institucionet e mëdha me rating të mirë (A+).

Këto aktive përgjithësisht emetohen për afat të shkurtër, maksimumi 3 muaj. Kombinimi i

këtyre dy faktorëve i bën këto letra me vlerë të tregut të konsiderohen me rrezik të ulët, dhe si

rrjedhojë ato kanë Yield (kurbë norme interesi) të ulët.

Aktivet Money-market janë aktivet më likuide në një pasqyre bilanci. Aktive të tilla përfshijnë:

Bonot e Thesarit

CD të negociueshme të blera

Letra tregëtare të blera

Premtime Bankare të negociueshme të blera nga banka me cilësi të lartë

Vendosjet ndërbankare afatshkurtra

Një tjetër burim likuiditeti është portofoli i investimit i bankave. Ai mund të sigurojë likuiditet

si nëpërmjet letrave me vlerë, shitjes së letrave me vlerë për Cash ose lënien peng të letrave të

tilla me vlerë si kolateral për marrëveshjet e riblerjes, ose tipe të tjera të huamarjes bankare.

Klasifikimi kontabël në libra të bankës i portofolit të investimit dikton se si banka mund të

përdorë letrat me vlerë të saj për qëllime likuiditeti. Investimet kategorizohen në Mbajtje deri

në maturim (HTM) dhe të vlefshme për shitje (AFS). Normalisht për një aktiv të klasifikuar

HTM banka duhet të këtë qëllimin dhe aftësinë për ta mbajtur deri në Maturitet në librat e saj.

Nëse një zë i klasifikuar në bilanc si HTM shitet për likuiditet, kjo mund të rrezikojë portofolin

Page 70: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

69

e mbetur HTM, sepse rregullatorët (Banka Qëndrore) mund të ndalojnë bankën të mbajë çdo

letër me vlerë të mbetur në maturitet për një periudhë të caktuar. Efekti tjetër mund të jetë fitimi

ose humbja në operacionin e shitjes së kësaj letre me vlerë. Ndryshimi në kushtet e tregut mund

të jetë negativ deri në pikën e krijimit të një humbje nga shitja e këtij aktivi.

Portofoli i kredisë është kryesisht grupi më i madh i aktiveve të bankës dhe kështu edhe burimi

kryesor i likuiditetit. Si i tillë është një faktor kryesor i politikës së menaxhimit të aktiveve. Për

më tepër likuiditeti i siguruar në formën e një principali të maturuar dhe interesit, kreditë mund

të përdoren si kolateral për huamarrjet në krahun e bankës ose ato mund ta shesin për likuiditet

në para në tregun sekondar. Ka tre mënyra të shitjes së një portofoli kredie:

- Transferohen të drejtat për të paguar principalin dhe interesin me shumën e kredive të

transferuara nga bilanci i shitësit

- Caktimi i të drejtave për shumat e angazhuara ndaj palëve të treta, me shumën e të

drejtave të transferuara të hequra nga bilanci i shitësit.

- Nën-pjesëmarrja, ku vetëm fondet e një pjesë të kredisë i shiten një pale të tretë. (Master

Participation Agreement) Banka duhet të paguajë fondet e nën-pjesëmarrjes me

interesin, kur pagesat nga huamarrësi përkatës merren. Nën-pjesëmarrja nuk ndryshon

vlerën e kredisë në bilancin e bankave.

Burime të tjera të fondeve në krahun e aktiveve janë Marreveshjet e Riblerjes dhe Aktivet e

Siguruara me kolateral (securitization Assets).

Përkufizimi i ‘Securitization’ është një proçes i strukturuar financiar që përfshin bashkimin dhe

rigrupimin e aktive financiare sipas fluksit (cash-i) të prodhuar në letra me vlerë, të cilat më

pas i shiten investitorëve. Termi “securitization” (sigurim) rrjedh nga fakti që forma e një

instrumenti financiar që përdoret për të fituar fonde nga investitorët, janë letrat me vlerë. Si një

portofol me rrezik i mbuluar nga amortizimi i flukseve të cash-it, në dallim nga borxhet e

përgjithëshme të korporatave, cilësia e kreditit të borxhit të siguruar nuk është e qëndrueshme,

si rrjedhoje e ndryshimeve të paqëndrueshme që janë në kohë dhe e strukturave të varura.

Ndërkohë, një Marrëveshje Riblerje (REPO) lejon huamarrësin të përdorë një letër me vlerë

financiare si kolateral për kredi në cash me normë interesi të fiksuar. Në një REPO huamarrësi

bie dakord të shesi menjëherë letrën me vlerë një huadhenësi dhe gjithashtu bie dakord ta blejë

të njëjtën letër me vlerë nga huadhenësi me një çmim të fiksuar në një datë të mëvonshme. Një

REPO është e barabartë me një transaksion cash-i me një kontratë forward. Transaksioni i cash-

it rezulton në transferimin e parave te huamarresi dhe tranferimin ligjor të letrës me vlerë te

huadhenësi, ndërsa kontrata forward siguron ripagimin e kredisë huadhenësit dhe kthimin e

kolateralit huamarrësit. Diferenca midis çmimit të foraërd-it dhe çmimit spot është interesi

kredisë ndërsa data e përcaktuar në kontratën e forward-it është data e maturimit të kredisë.

3.8.2. Burimet e fondeve të pasivit

Tradicionalisht në sistemin bankar burimet e fondeve janë transaktionet retail, llogaritë e

kursimit dhe depozitat me afat. Kjo është një burim stabël me kosto të ulët të fondeve. Por

evolimi i instrumentave financiare që ofron një larmi të mjeteve të kursimit të klientëve, e ka

bërë gjithmonë e më të veshtirë mbajtjen e depozitave të individëve në banka.

Si rrjedhojë e këtij kufizimi bankat i janë drejtuar tregjeve financiare si burim fondesh për

kreditë e tyre ose operacionet e investimeve. Megjithatë, kjo i ka ekspozuar ato ndaj rrezikut

të çmimit dhe ndjeshmërisë së kredisë me shumicë (operacionet e tregut të hapur) për bankat.

Siç është parë në tre vitet e fundit, fakti që bankat janë të vetëdijëshme mbi instrumentat e reja

Page 71: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

70

dhe të sofistikuara të fondeve, nuk do të thotë që ato janë me të sigurta. Kriza aktuale e kredisë

dhe likuiditetit ka bërë që fondet të jenë më të shtrenjta dhe jo disponibël në burimet e tregjeve,

duke lënë shumë banka në fakt nën presionin e likuiditetit, si dhe të pësojnë humbje të mëdha,

kur fondet e vlefshme merren me kosto që kalojnë normat e interesit të kredisë.

Në çdo rast le të trajtojme cilat janë burimet e vlefëshme të fondeve në krahun e pasivit.

Depozitat bazë të klientëve janë një nga burimet themelore për bankat. Duke qenë normalisht

me shuma të vogla ato nuk janë shumë të negociueshme dhe shumë të ndjeshme ndaj interesit.

Këtu mund të futen Depozitat pa afat, Llogaritë e Kursimit dhe Depozitat me afat.

Depozitat ndërbankare (money market) janë një burim tjetër fondesh. Ato trajtohen mbi banak

(dmth në zyrën e Dealer-it para kompiuterit) në tregun financiar ku transaksionet bëhen direkt

midis bankës së interesuar nëpërmjet komisionereve (broker) të tyre në mënyrë elektronike ose

nëpërmjet telefonit (siç është psh. ROUTER). Bankat në këtë treg kuotojnë normat e interesave

në varësi të likuiditetit të tyre aktual (korent) dhe pozicioneve të hapura.

Një instrument tjetër janë Çertifikatat e Depozitave. Siç shpjegohet në riskglossary.com, një

çertifikatë depozite (CD) është një instrument i tregut të parasë i lëshuar nga një institucion

depozitues si evidencë e një depozite me afat. Çertifikatat e depozitave me prerje të vogël

lëshohen nga investitorët retail (individë). Në Shtetet e Bashkuara këto mbulohen zakonisht

nga sigurimi i depozitës. Ky zë fokusohet në çertifikatat e depozitave të prerjeve të mëdha, të

cilat emetohen nga investitorë institucional për prerjet që në përgjithesi kalojnë shumën 1.0

Milion USD.

Një çertifikatë depozitë ka një afat fiks. Në mbarim të afatit, depozita kthehet me interes. Pjesa

me e madhe e çertifikatave të depozitës kanë afat nën një vit, më tipiket janë tre mujore.

Çertifikatat e depozitave me afat një vit ose me shumë quhen CD me afat. Ato me afat 5 vjecar

nuk janë diçka e panjohur. Ky produkt nuk është i përhapur në Shqipëri.

Instrumentat e tjera janë Bondet dhe Obligacionet. Të dy instrumentat janë bartëse interesash

ose instrumenta borxhi të tregut të kapitaleve të skontuara. Bondet e emetuara me maturitet

deri 7 vjet quhen shpesh ‘Notes’, ndërsa ato me maturim me të gjatë quhen Bonde. Bondet

mund të jenë të siguruara ose ta pasiguruara. Një bond është i siguruar kur ai sigurohet nga

aktive jo korente të emetuesit të bondit për të siguruar pagesat e principalit dhe interesit. Bondet

e Pasiguruara quhen ndryshe obligacione. Ato lëshohen me sigurinë e një emetuesi me gjendje

të shëndoshe krediti (Të graduar psh AAA etj).

Një burim tjetër fondesh të pasivit është Fondet nga Banka Qëndrore. Këto zakonisht janë

huamarrje afatshkurtra nga bankat qëndrore duke ofruar një letër me vlere kryesisht Bono

Thesari, Kredi një ditore, Një javore, Repo dhe reverse repo etj.

3.9. Teknikat për vlerësimin e rrezikut të aktiv-pasivit

Me qëllim që të jenë të aftë të çmojnë/vlerësojnë Rrezikun e Aktivit dhe Pasivit, janë krijuar

teknika të ndryshme të cilat ndihmojnë në vlerësimin e rreziqeve të ndryshme dhe që garantojnë

për ALCO një pamje të qartë të asaj çka nevojitet të manaxhohet.

3.9.1. Analizat e Gap-it

Analizat e Gap-it të Likuiditetit është një metode matëse e thjeshtë e orientuar sipas rrezikut e

cila krahason totalin e aktiveve dhe pasiveve të bankës të ndjeshme nga ndryshimi i interesave,

dhe zërave jashtë bilancit për një numër të caktuar periudhash maturiteti. Ky krahasim synon

në gjetjen e ndikimit potencial të mospërputhjeve të identifikluara në momentin e ri-çmimit.

Page 72: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

71

Analiza e Gap-it të likuiditetit përdoret gjërësisht në Menaxhimin e Aktiv-pasiveve dhe

ndihmon bankat në menaxhimin e likuiditetit dhe të rrezikut të normës së interesit. (IRR)

Ka pika të forta dhe të dobëta në Analizat e Gap-it, ku në pikat e forta përfshihen:

Është një mjet shumë i fortë në vendosjen e ekspozimit të rrezikut në pasqyrat e të

ardhurave nga ulja dhe ngritja normave të tregut

Nuk kërkon ndonjë teknologji të sofistikuar – kështu zvogëlon koston

Siguron rezultate të qarta dhe të interpretueshme

Pikat e dobëta gjithashtu janë disa:

Ajo presupozon ri-çmim të njëkohëshëm për të dy, aktivin dhe pasivin, në secilën

periudhë të analizuar. Megjithatë realiteti mund të jetë krejt ndryshe me aktivet. Ato

mund të riçmohen të parat ndërsa pasivet në maturitet.

Aktivet dhe pasivet brenda një periudhe mund të lidhen me norma të ndryshme bazë të

interesit dhe mund të mos lëvizin në të njëjtin drejtim.

Nuk analizon instrumentat komplekse

Nuk merr në konsideratë ndryshimet në sjelljen e klientëve ndaj ndryshimit të normave

të interesit.

3.9.2. Analizat e Kohëzgjatjes

Analizat e kohëzgjatjes përdoren për të vlerësuar ndjeshmërinë e çmimeve të një institucioni

financiar ndaj ndryshimit të normave të interesit duke përllogaritur kohëzgjatjen e të gjithë

aktiveve, pasiveve të ndjeshme ndaj normës së interesit dhe zërave jashtë bilancit për të përftuar

në kohëzgjatjen e kapitalit të bankës. Analizat e kohëzgjatjes sigurojnë avantazhe të

rëndësishme mbi Analizat e Gap-it, pasi konsiderojnë flukset e pritëshme të cash-it dhe

sigurojnë më shumë saktësi së analiza e Gap-it në menaxhimin e IRR.

3.9.3. Raportet e Liquiditetit, Limitet dhe Mjaftueshmëria e Kapitalit

Rreziku i Liquiditetit ka qenë gjithmonë i pranishëm në industrinë bankare. Ai shkaktohet nga

mospërputhja e portofolit të kredive afat-gjata në krahun e aktivit dhe depozitave afat-shkurtra

në krahun e pasivit.

Në mënyrë tradicionale bankat përdorin bazën e depozitave për të financuar rritjen e kredisë

dhe ndërkohë përdorin letra me vlerë të tregtueshme për të përballuar nevojat afat-shkurtra të

likuiditetit. Sofistifikimi i produkteve të ofruar në segmentet e retailit (individëve) në tregjet

financiare i ka nxitur depozitat familjare të zëvendësohen nga investimet familjare në llogaritë

e tregjeve të parasë (money market) dhe fondeve mutual ( reciproke - letra me vlerë të tregut

sekondar). Kjo e bën shumë të vështirë situatën për bankat për të gjeneruar depozita bazë nga

operacionet e tyre. Pra të mbledhin depozita. Ato kanë humbur një pjesë shumë të madhe të

bazës së depozitave të tyre retail, ndërkohë që mbeten në të njëjtën kohë burimi i vetëm i

kredisë konsumatore dhe hipotekare për klientët individë. Kjo situatë i kërkon bankave të

kthehen drejt burimesh alternative të fondeve për të përballuar kërkesën në rritje për fonde, si

rrjedhojë e rritjes së volumeve të kredisë.

Pjesa më e madhe e fondeve për bankat tregëtare është bërë nëpërmjet financimit me shumicë

nga bankat (veprimet ndërbankare). Gjithashtu, portofoli i kredisë ka luajtur një rol të

rëndësishem në financimin e bankave nëpërmjet përdorimit të tyre si letra me vlerë borxhi dhe

si kolateral në huamarrjen e siguruar.

- Megjithatë, burimet alternative të fondeve e kanë bërë të vështirë matjen e

likuiditetit. Metodat e zakonëshme për matjen e likuditetit kanë qenë raportet e

Page 73: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

72

bilancit të cilat konsiderojnë Raportin e varësisë neto të fondeve jo-bazë i cili mat

shkallën me të cilën një bankë financon aktivet afat-gjata me fonde jo bazë. Si

rrjedhojë e faktit që këto fonde janë shumë të ndjeshme ndaj normave të interesit,

sa më i lartë raporti, aq më e lartë mbështetja (varësia) në fonde që nuk mund të

jenë disponibël në kohët e stresit ose kushteve negative të tregut.

- Raporti i Letrave me vlerë të lëna peng (pledged) ndaj totalit të letrave me vlerë

tregon vlerën kontabile në libra të letrave me vlerë të lëna peng ndaj totalit të

portofolit të letrave me vlerë. Ai ka si qëllim të masë kapacitetin huamarrës të

institucioneve ku një raport i lartë tregon një zvogëlim të kapacitetit të huamarrjes.

Pengesa është së ky raport nuk konsideron aktive të tjera që mund të lihen peng si

kolateral (siç janë kreditë).

- Raporti i Depozitat e mëdha/Totalit të depozitave përdoret për të vlerësuar

stabilitetin e fondeve bankare. Një raport i lartë mund të paraqesë problem

likuiditeti, sepse mund të shkaktohet një shterim (pakësim) likuiditeti nga tërheqja

e një depozite të vetme të madhe. Megjithatë, statistikat tregojnë se depozitat e

mëdha janë në përgjithësi më stabël në bankë, se ato të voglat. Kjo vjen si rrjedhojë

e trajtimit preferencial nga ana e bankës, si dhe një marreveshje të zakonshme

afatgjatë me mbajtësin e depozitës dhe bankës.

- Raporti Kredi/depozita tregon totalin e kredive ndaj depozitave. Duke patur

parasysh që kreditë konsiderohen si aktive jolikuide, sa më i lartë të jetë raporti, aq

më shumë problem likuditeti mund të hasë institucioni financiar. Ky raport nuk merr

në konsideratë burimet e tjera alternative të fondeve, strukturen e aktiveve dhe

pasiveve të bilancit në një datë të caktuar të bilancit. Këto raporte përdoren

lehtësisht dhe mund të përdoren si një mjet krahasimi (tool) me grupe të ngjashme

(peer) ose periudhat e kaluara. Por për fat të keq këto analiza tradicionale mund të

fshehin probleme potenciale dhe e lenë bankën të ekspozuar në mënyrë të papritur

në mënyrë të konsiderueshme ndaj rrezikut të likuiditetit. Pengesa kryesore e këtyre

raporteve është fakti që ato nuk marrin në konsideratë financimin e zërave jashtë

bilancit.

Duke patur parasysh rritjen e kompleksitetit të burimit të fondeve dhe disponibilitetit, gjithnjë

e më shumë bankat po fillojnë të përdorin analizën e fluksit të parasë si një mjet shumë më i

rëndësishëm për të matur rrezikun e likuiditetit të një banke. Ndryshe nga analiza e raporteve

ky është një mjet dinamik që merr në konsideratë një mori faktorësh që përfshijnë:

- Kushtet aktuale dhe të ardhëshme të tregut ekonomike dhe financiare

- Trendin aktual të cilësisë së aktiveve

- Ndryshimet në klasifikimin e kredive

- Parashikimet e të ardhurave

- Rritjen e aktiveve dhe zhvillimin e produkteve të reja

- Pritjet aktuale dhe të ardhëshme të normave të interesit dhe kostos së fondeve

- Përceptimin e tregut nga institucioni dhe efektin potencial në burimet e fondeve

- Ngjarjet e kushtëzuara ( të paparashikuara)

Analiza e fluksit të parasë përshkruan implikimet e likuiditetit që rrjedhin nga të gjithë aktivet,

pasivet dhe pozicionet jashtë bilancit, duke përfshirë edhe kapacitetin e huamarrjes. Ajo

ndihmon bankat e të gjitha madhësive dhe nivelit të kompleksitetit për të identifikuar burimet

aktuale dhe të ardhëshme dhe përdorimit të fondeve.

Page 74: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

73

3.9.4. Limitet

Limitet e rrezikut janë një mjet i përdorur për të autorizuar marrjen e rrezikut të formave

specifike. Ato inkuadrojnë kapacitetin e marrjes së rrezikut dhe limitin maksimal të një banke.

Këto janë komponentë themelore të menaxhimit të proçesit të rrezikut dhe janë krijuar për të

siguruar që ekpozimet e pakontrolluara nuk do të çojnë në kushte të papritura dhe të pasigurta.

Limitet e rrezikut duhet të përcaktohen qartë dhe të ndërtohen me qëllim që të përcaktojnë

tolerancën e rrezikut të Këshillit të Drejtoreve të një banke nëpërmjet kufizimeve në të ardhurat

dhe paqëndrushmerisë së kapitalit në moment të caktuara të levizjeve të normave të interesave

dhe çmimit të aktiveve.

Limitet e rrezikut për të përfituar të ardhura mund të përfshijnë kufizimet e paqëndrueshmërisë

në marzhin neto të interesave, të ardhurave neto operative dhe të ardhurave neto. Limitet e

rrezikut të kapitalit ekonomik ose bazë mund të përfshijnë kufizimet e paqëndrueshmërisë së

vlerës ekonomike të kapitalit dhe kapitalit rregullator. Limitet e rrezikut të normës së interesit

(IRR) shpesh shprehen në afate të ndikimit të ndryshimit të normave të interesit, si në të

ardhurën neto të interesit, ashtu dhe të vlerës ekonomike të kapitalit.

3.10. Mjaftueshmëria e Kapitalit

Kapitali bazë i ponderuar me rrezik është një masë që tregon fuqinë financiare të një banke

dhe merr parasysh rezervat e kapitalit për kreditë, investimet dhe zërat e tjerë jashtë bilancit.

Ajo është aftësia e një institucioni financiar për ofruar shërbime bankare për publikun,

ndërkohë që mban raportin e kapitalit rregullator të kërkuar ndaj aktiveve, i nevojshëm për të

përmbushur detyrimet afat-shkurtër dhe afat-gjatë dhe të amortizojë humbjet që mund të

pësojnë nga mjaftueshmërisë e kapitalit. Kërkesat e kapitalit janë rregullimet bankare që

vendosin një sistem se si institucionet financiare duhet të manaxhojnë kapitalin e tyre. Sipas

rregulloreve të kapitalit bazë të ponderuar me rrezik, bankave u kërkohet të mbajnë një pjesë

të kapitalit në rezerva për të përmbushur detyrimet për angazhimet në zërat jashtë bilancit.

Kërkesat e kapitalit bazohen në shkallët e ponderimit të rrezikut që i kërkojnë institucioneve

financiare, të mbajnë rezerva kapitali për aktive të caktuara – deri në 100% të kërkesave

mbizotëruese të kapitalit për aktive të caktuara dhe 0% për aktive lehtësisht të tregtueshme

likuide. Klasifikimi i aktiveve është i standartizuar shumë mirë në standardet e reja SNRF dhe

në rregulloren e mbikqyrjes bankare, dhe mund të ponderohet lehtësisht me rrezikun.

Kapitali bazë, Tier 1, është masë kyçe për fuqinë financiare të bankave nën këndvështrimin e

një mbikqyrësi bankar. Ky konsiston në tipet e kapitalit financiar të konsiderura me likuide dhe

të sigurta siç janë aksionet e zakonshme, aksionet jo kumulative e jo-të kthyeshme të

preferuara, dhe rezervat e raportuara (fitimet e pashpërndara) të lidhura me kapitalin e

rregulluar me rrezik:

Raporti i Kapitalit Tier 1 = Kapital Tier 1 / Aktivet e ponderuara me rrezik

Kapitali shtesë (Tier 2) është një matës i fuqisë financiare të bankave në lidhje me format e

saj sekondare më të besueshme të kapitalit financiar nga këndvështrini i mbikëqyrësve, siç janë

aksionet e preferuara kumulative jo të kthyeshme, borxhi hibrid – instrumentat e kapitalit, siç

janë obligacionet e detyrueshme konvertueshme, dhe borxhi afatgjatë i varur si dhe rezervat e

padeklaruara të lidhura me aktivet e ponderuara me rrezik.

Page 75: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

74

Kapitulli IV. Analiza e situatës së tregut financiar në Shqipëri

4.1. Bankat në Shqipëri

Ndërkohë që seksionet më lart përshkruajnë menaxhimin e aktiveve dhe pasiveve në konteksin

teorik të tregjeve financiare të sofistifikuara në botë, qëllimi i këtij seksioni është të përshkruajë

thjeshtësinë e tregut shqipëtar bankar. Shumë investitorë të huaj i kanë quajtur praktikat

bankare në Shqipëri si një “Banking shumë fillestar bazë” (“bread and butter banking”).

Aktualisht janë 16 Banka tregëtare të nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri deri në fund të

vititi 2017. Nga 16 bankat vetëm dy janë me shumicën e kapitalit shqipëtar (Banka

Credins/Union Bank). Pjesa tjetër janë filiale ose degë të bankave të huaja.

Tabela 4.1 - Regjistri i bankave tregëtare / Register of Commercial Banks

Banka Raiffeisen / Raiffeisen Bank Albania

Banka e Bashkuar e Shqipërisë / United Bank of Albania

Veneto Bank (BIS) – përthithur nga Intesa San Paolo

Banka Kombëtare Tregëtare (BKT) / National Commercial Bank

Banka Tirana (BT) / Tirana Bank (Pireus Group)

Banka Kombëtare Greke (Dega Tiranë) (BKG) / National Bank of Greece Tirana Branch

Banka Ndërkombëtare Tregëtare (BNT) / International Commercial Bank

Banka Alpha - Shqipëri (BA) / Alpha Bank Tirana Branch

Banka Intesa Sanpaolo - Shqipëri (BIS) / Intesa San Paolo Bank in Albania

Banka Procredit (BPC) / ProCredit Bank

ABI Bank - Ish Emporiki Bank

Banka e Kreditit të Shqipërisë (BKSH) / Credit Bank of Albania

Banka Credins (BC) / Credins Bank

Banka Popullore (BP) / Popular Bank (Societe Generale)

Banka Union (BU) / Union Bank

Banka e Parë e Investimeve, Shqipëri sh.a. (BPI) / First Investment Bank

Bankingu në Shqipëri është krijuar në mënyrën tradicionale të financuar nga mbledhja e

depozitave të klientëve, kryerja e operacioneve të këmbimit valuator me klientët retail dhe

institucionet financiare, vendosjet e depozitave në bankat e mëdha, tradicionalisht jashtë

Shqipërisë dhe në vendet OECD, dhe dhënia e kredive klientëve retail (Individe) si dhe atyre

të biznesit. Operacionet e këmbimit janë kryesisht transaksione ‘spot’. Shumë pak nga klientët

tanë kërkojnë përdorimin e instrumentave të sofistikuara të FOREX. (Forward-i, Swap-i etj).

Pavarësisht thjeshtësisë së operacioneve bankare kohët e fundit është parë një rritje e nevojës

për Menaxhimin e Aktiv-pasiveve në bankat shqipëtare. Fillimisht u mendua që kriza

financiare nuk do të ndikonte në bankat që veprojnë në Shqipëri. Ne nuk kemi investime në

bankat e investimeve në instrumentat e sofistikuara të tregut. Në Shqipëri nuk ka një Bursë

aktive dhe si rrjedhoje një treg sekondar. Tregu bankar mbështetet totalisht në depozitat e

klientëve për fonde dhe kështu që do të ishte shumë stabël. Secila nga bankat ka një pozicion

të qëndrueshëm në treg dhe konkurenca përqëndrohet në kreditë e klientëve.

Liberalizimi i kredidhënies në vitet 2006-2010 rriti në mënyrë të ndjeshme raportin

kredi/depozita duke rritur nivelin e kredidhënies në ekonominë shqipëtare. Përqëndrimi në

rritjen e kredisë bëri që vëmendja të përqëndrohet me shumë në rritjen e rritjes së kredisë së sa

në rritjen e depozitave. Në këtë situatë u la pas dore cilësia e kredisë e cila solli një përkeqësim

Page 76: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

75

të këtij aktivi dhe rritja e treguesit të kredive me probleme në 5 vitet e fundit ka qenë shumë e

madhe. Pavarësisht proçesit të vazhdueshëm të fshirjes së këtij treguesi, ky tregues nuk është

përmirësuar ende në nivelet e synuar.

4.2. Statistika mbi Treguesit e Shëndetit Financiar në sistemin Bankar Shqipëri

Bankat në Shqipëri analizohen sipas grupeve homogjene (peer group). Në vijim edhe treguesit

llogariten bazuar në këto grupime. Siç vlerësohet edhe në raportet e stabilitetit të tre viteve të

fundit 2015-2017, ku bankat analizohen sipas:

1. madhësisë së aktivitetit në 3 grupe homogjene :

- G1- ku secila zotëron 0-2% të totalit të aktiveve të sektorit ,

- G2- ku secila zotëron 2-7% të totalit të aktiveve të sektorit (këtu hyjnë edhe Bankat me

capital grek

- Dhe G3 - ku secila zotëron mbi 7% të totalit të aktiveve të sektorit. Në këtë grup

përfshihen: Banka Kombëtare Tregtare sh.a. (BKT), Banka Raiffeisen sh.a. (BR),

Banka Credins sh.a. (BC), Banka Intesa Sanpaolo Albania sh.a. (BISP). Këto banka

përbëjnë rreth 68.2% të totalit të aktiveve të sektorit.19

2. Sipas origjinës së kapitalit.

- Me kapital të huaj . Këto banka zënë 81.4% të sektorit .

- Me kapital Shqiptar . Duke zënë 18.60% të sektorit bankar.

Bazuar në këtë raport edhe për vitin 2017 ‘Rreziku i likuiditetit në veprimtarinë bankare

mbetet i ulët. Raportet e aktiveve likuide, në Lek dhe valutë, ndaj detyrimeve afatshkurtra, janë

ndjeshëm mbi nivelet minimale të kërkuara nga kuadri rregullator. Burimi kryesor i financimit

të veprimtarisë së bankave mbeten depozitat, të cilat mbulojnë gati dy herë vëllimin e kredive

të sektorit…’.20

…Ekspozimi i sektorit bankar ndaj rreziqeve të tregut, ndonëse ka ardhur në rënie gjatë

periudhës, mbetet i rëndësishëm. Rreziku i drejtpërdrejt i kursit të këmbimit, mbetet i kufizuar,

në kushtet kur lëvizjet në pozicionet e hapura valutore në bilancet e bankave kanë treguar

luhatshmëri të ulët ndaj sjelljes së tyre afatgjatë.

Analiza sipas grupeve homogjene përmban bankat si më poshtë:

G3 përfshin: RB (Raiffeisen Bank), NCB (Bankën Kombëtare Tregtare), ISBA (Bankën Intesa

San Paolo), BC (Bankën Kredins)

G2 përfshin: BT (Bankën Tirana), PCB (Banka Prokredit), NBG (Banka Kombëtare Greke),

AB (Banka Alfa), SGB (Banka Societe Generale), UB (Banka Unioni), BAI (Banka Amerikane

e Investimeve)

G1 përfshin: UBA (Bankën e Bashkuar Arabe), VB (Bankën Veneto), ICB (Bankën

Ndërkombëtare Tregtare), FIB (Bankën e parë të Investimeve), CBA (Bankën e Kreditit të

Shqipërisë).

Bankat Greke përfshin: TB, NBG, AB të cilat janë pjesë e grupit G2. Janë analizuar më vete

për efekt të rrezikut sistemik bazuar në krizën financiare greke të vitit 2015.

19 Raporti 6M2 2017 i Stabilitetit Financiar, www.Bankofalbania.org 20 Raporti Stabilitetit Financiar 6M2 të 2017 , fq.13

Page 77: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

76

Tabela 4.2 - Tregues të Shëndetit të Bankave sipas grupeve homogjene sipas viteve 2015-2017*

Viti 2017 Sistemi

G3 G2 G1 Banka

Greke

CAR -Mjaftueshmëria Kapitalit 16.60 16.1 17.5 19.0 20.0

Kapitali i nivelit të parë/Aktivet e

ponderuara me rrezik

15.1

14.5

15.9

19.0

17.9

Kreditë me probleme (neto)/kapitalin

rregullator

15.7

16.7

13.6

14.8

13.1

Kreditë me probleme/totalin e kredive

bruto

13.23

13.6

12.8

11.9

18.1

Kreditë me probleme/totalin e kredive

neto (në %)

4.1

4.5

3.2

5.3

3.8

Kreditë/ depozitave (në %) 51.5 48.5 59.0 52.5 53.8

Viti 2016 Sistemi

G3 G2 G1 Banka

Greke

CAR -Mjaftueshmëria Kapitalit 15.71 15.21 16.15 20.53 17.22

Kapitali i nivelit të parë/Aktivet e

ponderuara me rrezik

13.81

13.20

14.15

20.53

14.59

Kreditë me probleme (neto)/kapitalin

rregullator

23.1

22.9

22.7

26.7

26.8

Kreditë me probleme/totalin e kredive

bruto

18.27

17.6

18.2

26.6

25.7

Kreditë me probleme/totalin e kredive

neto (në %)

6.2

6.4

5.2

9.8

7.2

Kreditë/ depozitave (në %) 51.9 48.4 59.6 58.3 57.3

Viti 2015 Sistemi

G3 G2 G1 Banka

Greke

CAR -Mjaftueshmëria Kapitalit 15.72 15.0 16.9 19.0 18.2

Kapitali i nivelit të parë/Aktivet e

ponderuara me rrezik

13.5

12.7

14.8

17.4

14.8

Kreditë me probleme (neto)/kapitalin

rregullator

24.3

20.3

34.7

25.3

45.1

Kreditë me probleme/totalin e kredive

bruto

18.22

15.9

23.0

18.2

33.9

Kreditë me probleme/totalin e kredive

neto (në %)

6.1

5.4

7.4

6.9

11.8

Kreditë/ depozitave (në %) 53.3 47.8 67.5 58.8 65.5

*Burimi : Raportet vjetore te Bankave viti 2015-2016-2017, përpunuar nga autori

Page 78: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

77

Tabela 4.3 - Viti 2015 Milion/Lekë Në % ndaj sistemit

Treguesit Sistemi G3 G2 G1

Bankat

Greke G3 G2 G1

Bankat

Greke

1) Totali Aktiveve 1,317,843.1 913,469.8 318,151.4 86,221.9 172,610.7 69% 24% 7% 13%

2) Total Pasiveve 1,317,843.1 913,469.8 318,151.4 86,221.9 172,610.7 69% 24% 7% 13%

3) Total Aktiveve valutë 751,146.8 494,546.7 199,072.7 57,527.4 125,086.7 66% 27% 8% 17%

4) Totali Pasiveve në valutë 704,484.5 467,175.1 184,590.4 52,719.0 115,774.7 66% 26% 7% 16%

5) Totali Aktiveve në Lekë 566,696.2 418,923.1 119,078.7 28,694.4 47,524.0 74% 21% 5% 8%

6) Totali pasiveve në Lekë 613,358.6 446,294.6 133,561.1 33,502.9 56,836.0 73% 22% 5% 9%

7) (RWA)Aktivet e ponderura me Rrezik*** 817,112.6 575,390.6 188,671.5 53,050.5 102,196.3 70% 23% 6% 13%

8) Kapitali Aksioner 125,527.9 84,782.1 31,137.9 9,608.0 16,424.8 68% 25% 8% 13%

9) Kapitali rregullator*** 128,477.3 86,570.5 31,850.5 10,056.3 18,592.5 67% 25% 8% 14%

10) Tier 1 capital- Kapitali nivelit të parë*** 109,913.3 72,851.8 27,850.1 9,211.4 15,079.9 66% 25% 8% 14%

11)CAR- Mjaftueshmëria e kapitalit*** 15.7 15.0 16.9 19.0 18.2 N/A N/A N/A N/A

12) Kapitali bazë i nivelit të parë ndaj aktiveve

të ponderuar me rrezikun 13.5 12.7 14.8 17.4 14.8 N/A N/A N/A N/A

13) Totali i depositave 1,100,290.0 764,614.8 264,932.1 70,743.2 145,276.4 69% 24% 6% 13%

14) Totali depositave në lekë 535,763.3 365,972.2 133,877.8 35,913.3 71,380.0 68% 25% 7% 13%

15) Depozitat në valutë 564,526.8 398,642.6 131,054.2 34,829.9 73,896.5 71% 23% 6% 13%

16) Totali kredive 585,957.2 365,651.0 178,717.2 41,588.9 95,169.9 62% 31% 7% 16%

17) Totali kredisë në lekë 229,609.4 156,309.1 63,033.1 10,267.2 29,141.6 68% 27% 4% 13%

24) Totali i kredisë në Valutë 356,347.8 209,341.9 115,684.1 31,321.7 66,028.4 59% 32% 9% 19%

19) Kreditë me probleme (bruto) 106,742.8 58,082.1 41,086.8 7,573.9 32,257.9 54% 38% 7% 30%

20) Provigjionet për kreditë me probleme

(NPL) (75,564.9) (40,510.9) (30,019.6) (5,034.3) (23,881.5) 54% 40% 7% 32%

Nga ku: për principalin (74,429.0) (39,934.2) (29,674.3) (4,820.4) (23,578.4) 54% 40% 6% 32%

Ngaku: për interesin e përllogaritur (1,135.9) (576.7) (345.3) (213.9) (303.2) 51% 30% 19% 27%

21) Kreditë me probleme (neto) 31,177.9 17,571.2 11,067.2 2,539.6 8,376.4 56% 35% 8% 27%

22) Kreditë me probleme në valutë 72,284.9 41,162.6 25,261.1 5,861.3 19,650.0 57% 35% 8% 27%

23) Kreditë me probleme/totali të kredisë

bruto 18.22 15.9 23.0 18.2 33.9 N/A N/A N/A N/A

24) Kreditë me probleme (neto)/Kapitalit

aksioner 24.8 20.7 35.5 26.4 51.0 N/A N/A N/A N/A

25) Kreditë me probleme (neto)/Aktiveve të

ponderuara me rrezik 3.8 3.1 5.9 4.8 8.2 N/A N/A N/A N/A

Page 79: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

78

26) Kreditë me probleme (neto)/kapitalin

rregullator 24.3 20.3 34.7 25.3 45.1 N/A N/A N/A N/A

27) (ROA) - në bazë vjetore 1.20 2.46 0.93 0.05 0.64 N/A N/A N/A N/A

28) (ROE) - në bazë vjetore 13.2 15.65 11.45 35.73 7.13 N/A N/A N/A N/A

29) NIM/të ardhurat bruto 109.0 104.3 103.1 319.9 115.9 N/A N/A N/A N/A

30) Shpenzime të tjera/Të ardhurat bruto 63.4 52.2 73.2 295.1 79.0 N/A N/A N/A N/A

31) Pozicioni neto për të gjithë monedhat 9,839.2 9,790.1 82.4 (186.4) 201.8 100% 1% -2% 2%

32) Pozicioni neto valutor/ kapitalin

rregullator 7.7 11.3 0.3 (1.9) 1.1 N/A N/A N/A N/A

33) Aktivet likuide /Pasivet afat shkurtra 41.4 41.8 39.2 46.1 45.4 N/A N/A N/A N/A

34) Aktivet likuide /Pasivet afat shkurtra

(Lekë) 54.7 60.7 39.3 51.0 39.7 N/A N/A N/A N/A

35) Aktivet likuide /Pasivet afat shkurtra

(Valutë) 41.1 41.4 38.9 46.0 45.1 N/A N/A N/A N/A

36) Aktivet likuide /Totalin e aktiveve 32.3 32.8 30.7 32.5 36.9 N/A N/A N/A N/A

37) Fitimi Neto 15,699.0 13,672.3 3,088.3 (1,333.5)

1,199.2 87% 20% -8% 8%

*Burimi Raportet vjetore të Bankave të licensuara në Shqipëri vitet 2015-2016-2017, përpunuar nga autori

Tabela 4.4 - Viti 2016 Milion/Lekë Në % ndaj sistemit

Treguesit Sistemi G3 Sistemi G3 Sistemi G3 Sistemi G3 Sistemi

1) Totali Aktiveve 1,407,285.9 966,870.4 374,966.5 65,449.0 183,821.8 69% 27% 5% 13%

2) Total Pasiveve 1,407,285.9 966,870.4 374,966.5 65,449.0 183,821.8 69% 27% 5% 13%

3) Total Aktiveve valutë 816,216.1 540,347.4 229,596.3 46,272.4 131,248.6 66% 28% 6% 16%

4) Totali Pasiveve në valutë 768,174.9 511,913.8 214,330.7 41,930.5 122,928.3 67% 28% 5% 16%

5) Totali Aktiveve në Lekë 591,069.7 426,523.0 145,370.1 19,176.6 52,573.3 72% 25% 3% 9%

6) Totali pasiveve në Lekë 639,111.0 454,956.6 160,635.8 23,518.5 60,893.5 71% 25% 4% 10%

7) (RWA)Aktivet e ponderura me Rrezik*** 891,675.6 622,537.7 225,001.4 44,136.5 109,781.6 70% 25% 5% 12%

8) Kapitali Aksioner 136,883.0 92,227.6 35,394.8 9,260.6 18,236.1 67% 26% 7% 13%

9) Kapitali rregullator*** 140,071.9 94,662.3 36,347.2 9,062.4 18,909.8 68% 26% 6% 14%

10) Tier 1 capital- Kapitali nivelit të parë*** 123,098.5 82,205.3 31,830.8 9,062.4 16,019.6 67% 26% 7% 13%

11)CAR- Mjaftueshmëria e kapitalit*** 15.7 15.2 16.2 20.5 17.2 N/A N/A N/A N/A

12) Kapitali bazë i nivelit të parë ndaj aktiveve të

ponderuar me rrezikun 13.8 13.2 14.1 20.5 14.6 N/A N/A N/A N/A

13) Totali i depositave 1,157,753.1 795,445.7 310,110.0 52,197.4 153,044.2 69% 27% 5% 13%

14) Totali depositave në lekë 546,487.2 369,448.4 150,634.7 26,404.1 71,612.4 68% 28% 5% 13%

Page 80: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

79

15) Depozitat në valutë 611,265.9 425,997.3 159,475.3 25,793.3 81,431.8 70% 26% 4% 13%

16) Totali kredive 600,367.5 385,238.6 184,718.6 30,410.3 87,637.0 64% 31% 5% 15%

17) Totali kredisë në lekë 248,277.0 175,131.6 64,017.7 9,127.8 27,534.7 71% 26% 4% 11%

24) Totali i kredisë në Valutë 352,090.4 210,107.0 120,700.9 21,282.5 60,102.3 60% 34% 6% 17%

19) Kreditë me probleme (bruto) 109,686.9 67,983.2 33,628.4 8,075.3 22,482.2 62% 31% 7% 20%

20) Provigjionet për kreditë me probleme (NPL) (77,354.0) (46,313.1) (25,384.5) (5,656.4) (17,406.2) 60% 33% 7% 23%

Nga ku: për principalin (76,266.1) (45,763.8) (25,139.5) (5,362.8) (17,243.6) 60% 33% 7% 23%

Ngaku: për interesin e përllogaritur (1,087.9) (549.3) (245.1) (293.6) (162.6) 50% 23% 27% 15%

21) Kreditë me probleme (neto) 32,332.9 21,670.1 8,243.9 2,418.9 5,076.0 67% 25% 7% 16%

22) Kreditë me probleme në valutë 75,779.7 48,420.6 21,285.0 6,074.2 13,588.3 64% 28% 8% 18%

23) Kreditë me probleme/totali të kredisë bruto 18.27 17.6 18.2 26.6 25.7 N/A N/A N/A N/A

24) Kreditë me probleme (neto)/Kapitalit aksioner 23.6 23.5 23.3 7.0 27.8 N/A N/A N/A N/A

25) Kreditë me probleme (neto)/Aktiveve të

ponderuara me rrezik 3.6 3.5 3.7 5.5 4.6 N/A N/A N/A N/A

26) Kreditë me probleme (neto)/kapitalin

rregullator 23.1 22.9 22.7 26.7 26.8 N/A N/A N/A N/A

27) (ROA) - në bazë vjetore 0.69 0.89 1.01 (4.14) 1.28 N/A N/A N/A N/A

28) (ROE) - në bazë vjetore 7.2 9.50 10.63 (29.70) 13.28 N/A N/A N/A N/A

29) NIM/të ardhurat bruto 119.8 121.8 95.5 (263.6) 97.8 N/A N/A N/A N/A

30) Shpenzime të tjera/Të ardhurat bruto 74.0 64.8 75.3 (272.9) 71.1 N/A N/A N/A N/A

31) Pozicioni neto për të gjithë monedhat 9,849.3 10,821.3 (697.9) (453.2) (398.4) 110% -7% -5% -4%

32) Pozicioni neto valutor/ kapitalin rregullator 7.0 11.4 (1.9) (5.0) (2.1) N/A N/A N/A N/A

33) Aktivet likuide /Pasivet afat shkurtra 40.6 40.7 38.7 49.1 43.5 N/A N/A N/A N/A

34) Aktivet likuide /Pasivet afat shkurtra (Lekë) 51.3 56.7 39.2 42.0 39.1 N/A N/A N/A N/A

35) Aktivet likuide /Pasivet afat shkurtra (Valutë) 31.4 27.4 38.4 56.1 47.0 N/A N/A N/A N/A

36) Aktivet likuide /Totalin e aktiveve 31.3 31.7 29.6 35.2 35.4 N/A N/A N/A N/A

37) Fitimi Neto 9,270.2 8,277.1 3,593.4 (2,600.3) 2,236.9 89% 39% -28% 24%

Tabela 4.5 - Viti 2017

Treguesit Sistemi

G3 G2 G1 Bankat

Greke

G3 G2 G1 Bankat

Greke

1) Totali Aktiveve 1,445,329.9 985,803.6 388,704.8 70,821.5 185,220.1 68% 27% 5% 13%

2) Total Pasiveve 1,445,329.9 985,803.6 388,704.8 70,821.5 185,220.1 68% 27% 5% 13%

3) Total Aktiveve valutë 818,444.7 538,605.3 232,824.1 47,015.3 127,234.6 66% 28% 6% 16%

4) Totali Pasiveve në valutë 784,095.4 516,828.2 221,466.8 45,800.5 121,167.8 66% 28% 6% 15%

5) Totali Aktiveve në Lekë 626,885.2 447,198.3 155,880.7 23,806.1 57,985.5 71% 25% 4% 9%

Page 81: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

80

6) Totali pasiveve në Lekë 661,234.4 468,975.4 167,238.1 25,020.9 64,052.3 71% 25% 4% 10%

7) (RWA)Aktivet e ponderura me

Rrezik*** 862,364.9 589,804.4 225,611.6 46,948.9 101,580.4 68% 26% 5% 12%

8) Kapitali Aksioner 146,953.0 96,670.8 40,849.0 9,433.3 20,989.4 66% 28% 6% 14%

9) Kapitali rregullator*** 143,138.5 94,805.7 39,401.4 8,931.4 20,282.9 66% 28% 6% 14%

10) Tier 1 capital- Kapitali nivelit të

parë*** 130,349.2 85,469.8 35,948.0 8,931.4 18,159.6 66% 28% 7% 14%

11)CAR- Mjaftueshmëria e kapitalit*** 16.6 16.1 17.5 19.0 20.0 N/A N/A N/A N/A

12) Kapitali bazë i nivelit të parë ndaj

aktiveve të ponderuar me rrezikun 15.1 14.5 15.9 19.0 17.9 N/A N/A N/A N/A

13) Totali i depositave 1,165,679.4 797,557.4 317,419.9 50,702.1 151,879.6 68% 27% 4% 13%

14) Totali depositave në lekë 548,810.8 369,900.3 152,864.1 26,046.4 69,979.0 67% 28% 5% 13%

15) Depozitat në valutë 616,868.5 427,657.1 164,555.7 24,655.7 81,900.6 69% 27% 4% 13%

16) Totali kredive 600,875.6 387,111.7 187,125.9 26,638.0 81,667.3 64% 31% 4% 14%

17) Totali kredisë në lekë 261,745.6 186,823.2 65,261.1 9,661.3 26,580.6 71% 25% 4% 10%

24) Totali i kredisë në Valutë 339,130.0 200,288.5 121,864.8 16,976.7 55,086.7 59% 36% 5% 16%

19) Kreditë me probleme (bruto) 79,511.1 52,461.8 23,873.9 3,175.3 14,799.3 66% 30% 4% 19%

20) Provigjionet për kreditë me probleme

(NPL) (57,008.3) (36,649.8) (18,507.0) (1,851.5) (12,142.8) 64% 32% 3% 21%

Nga ku: për principalin (56,331.5) (36,282.4) (18,357.2) (1,692.0) (12,057.2) 64% 33% 3% 21%

Ngaku: për interesin e përllogaritur (676.8) (367.4) (149.9) (159.5) (85.7) 54% 22% 24% 13%

21) Kreditë me probleme (neto) 22,502.7 15,812.1 5,366.9 1,323.8 2,656.5 70% 24% 6% 12%

22) Kreditë me probleme në valutë 49,832.8 33,949.7 13,661.4 2,221.7 8,435.7 68% 27% 4% 17%

23) Kreditë me probleme/totali të kredisë

bruto 13.23 13.6 12.8 11.9 18.1 N/A N/A N/A N/A

24) Kreditë me probleme (neto)/Kapitalit

aksioner 15.3 16.4 13.1 7.0 12.7 N/A N/A N/A N/A

25) Kreditë me probleme (neto)/Aktiveve

të ponderuara me rrezik 2.6 2.7 2.4 2.8 2.6 N/A N/A N/A N/A

26) Kreditë me probleme (neto)/kapitalin

rregullator 15.7 16.7 13.6 14.8 13.1 N/A N/A N/A N/A

27) (ROA) - në bazë vjetore 1.56 1.59 1.58 0.97 1.97 N/A N/A N/A N/A

28) (ROE) - në bazë vjetore 15.7 16.60 15.49 7.22 18.23 N/A N/A N/A N/A

29) NIM/të ardhurat bruto 86.7 91.4 80.5 60.3 76.0 N/A N/A N/A N/A

30) Shpenzime të tjera/Të ardhurat bruto 57.0 51.5 66.7 74.8 65.0 N/A N/A N/A N/A

31) Pozicioni neto për të gjithë monedhat 9,561.2 10,066.3 (453.0) (384.7) (182.8) 105% -5% -4% -2%

Page 82: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

81

32) Pozicioni neto valutor/ kapitalin

rregullator 6.7 10.6 (1.1) (4.3) (0.9) N/A N/A N/A N/A

33) Aktivet likuide /Pasivet afat shkurtra 40.8 39.9 41.2 52.6 45.7 N/A N/A N/A N/A

34) Aktivet likuide /Pasivet afat shkurtra

(Lekë) 51.3 55.6 42.3 38.5 39.1 N/A N/A N/A N/A

35) Aktivet likuide /Pasivet afat shkurtra

(Valutë) 32.1 27.2 40.3 67.8 51.2 N/A N/A N/A N/A

36) Aktivet likuide /Totalin e aktiveve 30.2 30.1 30.1 32.4 36.3 N/A N/A N/A N/A

37) Fitimi Neto 22,073.8 15,449.9 5,990.1 633.9

3,602.3 70% 27% 3% 16%

*Burimi Raportet vjetore të Bankave të licensuara në Shqipëri vitet 2015-2016-2017, përpunuar nga autori

Page 83: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

82

Grafiku 4.1 - Kapitali Aksioner në Sistemit Bankar Shqipëtar

Në fund të vitit 201621, kapitali aksioner i sistemit bankar arrin nivelin 136.9 miliardë lekë, me

një rritje vjetore prej 11.4 miliardë lekësh (9.0%) përkundrejt rritjes në nivel më të lartë prej

14.6 miliardë lekësh (13.1%) gjatë vitit 2015. Komponentët me ndikim më të madh material

në rritjen e kapitalit aksioner janë rritja e kapitalit të paguar me rreth 10.4 miliardë lekë (ose

9.2%) dhe rënia e humbjes së akumuluar me rreth 7 miliardë lekë (ose 26.7%) në krahasim me

të njëjtën periudhë të një viti më parë. Këto zhvillime janë tregues pozitivë në mbështetje të

aktivitetit bankar me burimin e nevojshëm të të ardhurave të gjeneruara nga vetë bankat. (Siç

paraqitet në Raportin vjetor të Mbikqyrjes të Bankës së Shqipërisë).

21 Raporti_Vjetor_i_Mbikeqyrjes_2016_7809_1_7732.pdf

Page 84: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

83

Grafiku 4.2 - Norma e mjaftueshmërisë së kapitalit

Grafiku 4.3 - Raporti kredi/depozita

Burimi : Banka e Shqipërisë, përpunuar nga autori

Treguesi kredi ndaj depozitave Raporti kredi/depozita, në dhjetor 2016, paraqitet në nivelin

51.86% dhe reflekton një strukturë të balancuar të aktiv-pasiveve në nivel sistemi që krijon

lehtësi në administrimin e likuiditetit. Gjatë vitit 2016, treguesi është reduktuar (nga 53.25%

në dhjetor 2015) për shkak të rënies së portofolit të kredisë dhe rritjes së totalit të depozitave.

Ky raport ka evidentuar gjithnjë vlera më të larta në valutë me gjithë rënien e treguesit gjatë

vitit 2016 (nga 63% në 57.6%) nën ndikimin e të njejtëve faktorë të përmendur për treguesin

në total.

0%

10%

20%

30%

40%

50%

60%

70%

80%

90%

2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017

%

Vitet

Kreditë ndaj Depozitave të klientëve

Page 85: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

84

Grafiku 4.4 - Raporti Depozita ndaj totalit të Aktiveve

Burimi : Banka e Shqipërisë, përpunuar nga autori

Gjatë vitit 2017 ka një rritje të këtij raporti si rrjedhojë e rritjes së depozitave .

Grafiku 4.5 - Struktura e kapitalit aksioner të sistemit dhe ecuria e komponentëve të tij

Burimi : Banka e Shqipërisë

58%

60%

62%

64%

66%

68%

70%

72%

74%

76%

78%

80%

2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017

%

Vitet

Depozitat ndaj Totalit Aktiveve

Page 86: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

85

4.3. Analiza e të dhënave dhe fakteve të kërkimit. Bankat në Shqipëri. Analiza

financiare dhe situata e rreziqeve të likuiditetit në Shqipëri

Sistemi financiar në Europë sot vepron në një ambient më të qetësuar krahasuar me periudhën

pas shpërthimit të krizës financiare të vitit 2008. Brenda këtij konteksti, edhe sistemi financiar

shqiptar është duke kërkuar rrugë të reja zhvillimi pas një testi te suksesshëm rezistence gjatë

krizës së borxhit sovran grek në 2014, test ky që provoi aftësinë e mirë përthithëse të tij ndaj

goditjeve të efektit “spillover”.

Indeksi i Stresit Financiar në Shqipëri i matur në vijimësi tregon sistem me stabilitet të

qëndrueshëm dhe të aftë të ndërtojë mekanizma vetëmbrojtës, sikurse duket edhe në grafikun

4.6.

Grafiku 4.6 - Indeksi i Stresit Financiar

Burimi: Banka e Shqipërisë

Niveli i përgjithshëm më i ulët i stresit krijon premisat për pritshmëri pozitive të ekonomisë

reale, pasojë kjo e politikave monetare lehtësuese të Bankës së Shqipërisë. Efektet mbështetëse

të kësaj politike përforcohen dhe janë në drejtim të njëjtë me ndikimin pozitiv që sjell nga

jashtë politika lehtësuese jokonvencionale e Bankës Qendrore Evropiane, duke evituar së

bashku frikën nga deflacioni.

Por, megjithë ndjeshmërinë e përgjithshme pozitive, vihet re ende një dikotomi midis

indikatorëve ekonomike dhe atyre financiare në aspektin e ndërmarrjes së rrezikut. Ndërsa nga

njëra anë kemi një rënie të qartë të normave të interesit të tregut dhe rritjes së çmimit të aseteve

financiare ne shumicën e segmenteve, kjo nuk është përkthyer në rritje të levës financiare të

sektorit bankar dhe as rritje të qartë të kredisë për sektorin privat. Kjo do të thotë se ka një

distancë në sjelljen ndaj riskut në ekonominë reale në krahasim me atë të sektorit financiar. Për

shkak të politikës monetare thellësisht lehtësuese, norma e interesit risk-free dhe ajo e borxhit

sovran kanë rënë ndjeshëm. Likuiditeti i bollshëm në tregun ndërbankar si pasojë e këtyre

politikave, ka zbutur riskun për stabilitetin e çmimeve, si dhe ka ndikuar pozitivisht në

perspektivën e rritjes ekonomike, por ecuria e kredisë së re mbetet larg pritshmërisë.

Page 87: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

86

Literatura sugjeron se zhvillimet në çmimet e aseteve financiare dhe ecuria e ciklit të kredisë

kanë një ndikim të rëndësishëm në stabilitetin financiar. Por, një nga mësimet kryesore të krizës

ishte se menaxhimi i zhvillimeve të favorshme në këto dy tregje nuk mund të realizohet përmes

përdorimit të vetëm të politikës monetare (White, 2012). Nga ana tjetër, po kjo krizë

demonstroi ndikimin e forte të këtij stabiliteti veçanërisht nga rreziku sistemik. Është kjo

arsyeja pse ndërtimi i politikave dhe instrumenteve mbrojtës ndaj rrezikut sistemik janë bërë

sot pjesë organike e punës e të gjithë institucioneve mbikëqyrëse financiare. Stabiliteti financiar

dhe politikat për ruajtjen e tij janë sot angazhim për të gjitha autoritetet mbikëqyrëse.

Në përgjithësi, ekonomistët sot bien dakord për dy elementë kryesorë si burime të

prociklikalitetit të sektorit bankar. Elementi i parë lidhet me capital buffer. Politika e

menaxhimit të rrezikut përcakton që bankat duhet të ruajnë një nivel të kapitalit rregullator mbi

atë të kërkuar nga Autoriteti Mbikëqyrës (Isepy, 2008). Ruajtja e niveleve më të larta të

kapitalit rregullator mundëson që banka të ketë aftësi të përthithë humbjet e mundshme

financiare, pa rënë poshtë kërkesave të nivelit minimal të rregullatorit. Rrjedhimisht, duke

pasur këtë funksion, madhësia e këtij “jasteku mbrojtës” lidhet ngushtësisht me shkallën e

diversifikimit të portofolit të kredisë, që përbën një ndër burimet kryesore të humbjeve e që

varen nga cilësia e tij. Linquist K. G, (2004) argumenton se sa më i diversifikuar është portofoli

i kredisë, aq më i ulët është niveli i “jastekut mbrojtës” (capital buffer) që duhet të mbajë sektori

bankar.

Por, nga ana tjetër, literatura sugjeron se ka edhe një marrëdhënie negative midis capital buffer

dhe ciklit të biznesit. Kur ekonomia shënon tkurrje marrëdhënia e dy treguesve kthehet

prociklike dhe më e fortë (Suyeter, 2004). Për vendet në zhvillim si Shqipëria, me një nivel të

ulët të ndërmjetësimit financiar, (raporti kredi/PBB), rezulton në një marrëdhënie si në grafik

4.7.

Grafiku 4.7 - Prociklikaliteti i “capital buffer” dhe rritjes ekonomike

Burimi: Banka e Shqipërisë, vlerësim autori

Zhvillimet e dy treguesve vlerësojnë një marrëdhënie prociklike negative midis tyre, ku

koefiçienti i korrelacionit midis capital buffer (shtesa e kapitalit mbi nivelin minimal

rregullator) dhe rritjes ekonomike është pozitiv edhe pse jo i lartë, në nivelin 0.23. Gjithsesi,

ngadalësimi ekonomik i periudhës së paskrizës financiar, është reflektuar në forcimin e lidhjes

prociklike sepse sektori bankar ka rritur mbulimin me kapital si mbrojtje ndaj ekspozimeve në

rritje.

%

Capital buffer Rritja ekonomike

y = 0.4983x + 2.7469R² = 0.1768

Cap

ital

bu

ffe

r

Rritja ekonomike

Page 88: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

87

Elementi i dytë i prociklikalitetit lidhet me rritjen e kredisë. Përqasja teorike sugjeron se ka

një ndërvarësi reciproke midis zgjerimit të kredisë dhe rritjes ekonomike. Vlerësimi i drejtimit

shkak-pasojë, vlerëson se kredia ndikon ciklin e biznesit të ekonomisë por edhe marrëdhënia e

anasjelltë është e rëndësishme. Për Shqipërinë, lidhja e ngushtë prociklike e kredisë dhe rritjes

ekonomike është mjaft e qartë.

Grafiku 4.8 - Prociklikaliteti i kredisë dhe rritjes ekonomike

Burimi: Banka e Shqipërisë, vlerësim autori

Koefiçienti i korrelacionit midis rritjes ekonomike dhe rritjes së kredisë është 0.74 dhe

statistikisht i rëndësishëm në nivelin 5%. Ngadalësimi i rritjes ekonomike në nivelin vjetor

rreth 3% është shoqëruar me ngadalësim të ndjeshëm të ritmit të zgjerimit të kredisë.

Prociklikaliteti i kredisë dhe rritjes ekonomike është i lidhur ngushtësisht me zhvillimet në

cilësinë e saj. Ngadalësimi i rritjes ekonomike në vijim të krizës financiare botërore, u reflektua

në një përkeqësim të shpejtë të Raportit të Kredive me Probleme.

Grafiku 4.9 - Prociklikaliteti i kredive me probleme

Burimi: Banka e Shqipërisë, vlerësim autori

Materializimi i rrezikut të kredisë përmes rritjes së këtij raporti, është reflektuar në rritjen e

shpejtë të shpenzimeve për provigjionim, të cilat ngjashëm me vende të tjera, përgjithësisht

shënojnë rritje në periudhat e tkurrjes ekonomike (Borio et.al 2001, Laeven et.al, 2003). Ky

vlerësim është veçanërisht i saktë për vende si Shqipëria të cilat kërkojnë që sektori bankar të

%%

Rritja e kredise Rritja ekonomike

y = 4.2814x - 10.273R² = 0.5547

Rri

tja

e kr

edis

e

Rritja ekonomike

rrit

ja e

kre

dis

e

Raporti i Kredive me Probleme

Rritja ekonomike (djathtas)

Raporti i kredive me probleme

Page 89: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

88

njohë humbjet si shpenzime për provigjonim, për rrezikun e kredisë të materializuar, dhe nuk

përfshin konceptin e “Humbjeve të pritshme” (Li, 2009).

Por, përveç këtyre dy elementeve që përbëjnë burime prociklikaliteti, janë edhe disa faktorë te

tjerë të shfaqur sidomos vitet e fundit që përbëjnë rreziqe të mundshme për stabilitetin financiar

dhe që duhen mitiguar përmes politikave makroprudenciale. Faktori i parë është perspektiva

e një përfitueshmërie në tkurrje të sektorit. Kjo perspektivë lidhur me përfitueshmërinë e

sektorit theksohet në kushtet kur aktiviteti zhvillohet në ambientin e një rritjeje të ulët

ekonomike. Për shkak të ambientit me interes të ulët, bankat e kanë të vështirë të rrisin fitimet.

Ato duhet ose të rrisin volumin e kredisë, ose të ulin rrezikun e kredisë. Edhe pse të dhënat e

fundit të sektorit bankar flasin për përmirësim kapitali, ulje ose ngadalësim të Raportit të

Kredive me Probleme dhe, deri tani, rritje të fitimit marzhinal, përsëri niveli i fitimit të sektorit

bankar mbetet i ulët dhe mesatarja e kthimit nga kapitali, ROE, e viteve të fundit është më e

ulët se kosto e kapitalit.

Përgjithësisht, kosto e kapitalit (COE) për industrinë bankare varet nga norma e investimit pa

risk (si i tillë konsiderohet interesi i obligacioneve 10-vjecare), koefiçienti specifik i riskut të

industrisë bankare (që gjendet në të dhënat e Bloomberg) dhe primi i riskut mesatar (afërsisht

3.2%). Përafërsisht për sektorin bankar, COE rezulton afërsisht 10%, dukshëm më e lartë se

mesatarja për gjashtë vitet e fundit e treguesit ROE prej 5.5%. Në të njëjtin kah ndikimi, Raporti

i Kredive me Probleme shkakton ndrydhje të potencialit kreditues si edhe, paralelisht me të,

dobësim të aftësisë të ngritjes së kapitalit mbrojtës (buffers).

Rëndësia e rritjes së rrezikut të kredisë për vende të cilat varen ndjeshëm nga financimi që vjen

nga sektori bankar është më evident, në kushtet kur dobësimi i bilancit të sektorit bankar do të

ndikojë në veprimtarinë e ndërmjetësimit të tij financiar. Bankat të cilat karakterizohen nga

norma të larta të raportit të kredive me probleme, kanë një kthim më të ulët nga aktiviteti

kreditues të cilën e kanë balancuar me uljen e kostos së financimit.

Grafiku 4.10 - Të ardhurat nga interesi dhe kosto e financimit, sipas nivelit te Raportit te

Kredive me Probleme

Burimi: Banka e Shqipërisë, vlerësim autori

Series1, RKP I ulet, 06%

Series1, RKP mesatar, 06%Series1, RKP I larte,

06%

Series1, RKP I ulet, 01%

Series1, RKP mesatar, 01%

Series1, RKP I larte, 01%

Te ardhura nga interesi/Kredi Kosto e financimit

Page 90: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

89

Bankat me një raport më të lartë të kredive me probleme, kanë një nivel më të ulët të kapitalit

bazë dhe tkurrje më të thelluar të aktivitetit kreditues.

Grafiku 4.11 - Kapitali bazë dhe aktiviteti kreditues, sipas nivelit të Raportit të Kredive me

Probleme

Burimi: Banka e Shqipërisë, vlerësim autori

Ky zhvillim vjen për shkak se investimi në banka mbetet jotërheqës krahasuar me periudhën e

para krizës dhe rrjedhimisht, përfitueshmëria nga aktiviteti mbetet burimi kryesor i shtimit të

kapitalit. Kjo sjellje përforcohet nga disa lloj paqartësish të këtij sektori:

-ka paqartësi për cash flow e ardhshëm të bankave

-kosto të mundshme ende të panjohura të konflikteve gjyqësore

-mundësi e kufizuar e bankave për të përballuar kostot e rregullave të shtuara në

periudhën pas krize

- është e vështirë për bankat të gjejnë kapital të ri për shkak se COE më e vogël se ROE

e pretenduar nga investitorët, duke e bërë të vështirë rritjen e kredisë për shkak të

kërkesës rregullative të mjaftueshmërisë së kapitalit.

-marrëdhënia e trashëguar me borxhin e lartë të qeverisë apo me euro-krizën e borxhit

sovran përbën një arsye tjetër për rritje të mundshme të Raportit të Kredive me

Probleme apo burimit të likuiditetit.

-Zgjidhja e Raportit të Kredive me Probleme kërkon vendime të përshtatshme dhe

sidomos kujdes nga rreziku moral (Moral Hazard).

Për të përballuar këtë situatë bankat duhet të:

-kalojnë testin e vlerësimit dhe të sigurohen që kanë nivel të mjaftueshëm kapitali.

-të rivendosin pozicionin e një përfitueshmërie të qëndrueshme duke përshtatur modelin

e biznesit respektivisht.

-të rifokusohen mbi aktivitetin që u siguron ekonomi shkalle, kapitalizim të

mjaftueshëm dhe përfitueshmëri. Konsolidimi mund të ishte një mundësi e mirë për

këtë të fundit.

Faktori i dytë lidhet me të ashtuquajturin “shadow banking”. Shadow banking po rritet duke

u bërë një ofrues i rëndësishëm i financimit për ekonominë reale, sidomos me zgjerimin e

influencës së FinTech, duke rritur në këtë mënyrë rëndësinë e tij sistemike. Duke qenë një

Series1, RKP I ulet, 18%

Series1, RKP mesatar, 10%

Series1, RKP I larte, 09%

Series1, RKP I ulet, 09%

Series1, RKP mesatar, 05%

Series1, RKP I larte, -03%

Kapitali bazë/Aktive Aktiviteti kreditues

Page 91: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

90

sektor më pak i rregulluar dhe me kosto më të ulët operacionale, ai po bëhet gjithnjë e më

shumë një preferencë për investimet në sektorin financiar.

Një faktor i tretë rreziku buron nga ndryshimi i marrëdhënies midis sektorit bankar dhe

qeverisë.

Rritja e nivelit të borxhit të korporatave dhe një ulje e ekspozimit të qeverisë ndaj sektorit

bankar vendas në favor të atij të jashtëm bën që të dobësohet marrëdhënia midis sektorit bankar

dhe sovranit kundrejt asaj të deritanishme dhe të rrisë sentimentin publik, sidomos në kushtet

e hyrjes në fuqi të BRRD. Nga ana tjetër, kjo shton përgjegjësinë për reformat fiskale e

strukturore për të menaxhuar këtë strukturë të re të borxhit publik. Duke analizuar ekspozimin

e sektorit bankar që prej fundit të vitit 2011, vërehet një rënie e vazhdueshme e peshës së

sektorit bankar në mbajtjen e borxhit publik. Në fund të tremujorit të parë 2017, sektori bankar

mban 60.29% të borxhit të brendshëm, ndërkohë që pjesa tjetër mbahet nga sektori jo bankar

(institucione financiare dhe jo-financiare) me një peshë prej 15.52%, individët me një peshë

prej 15.33% dhe Banka e Shqipërisë me 8.86%. Pesha e sektorit bankar në mbajtjen e borxhit

të brendshëm të qeverisë ka rënë me 6.6 pikë përqindje në një hark kohor 5-vjeçar.

Por reforma strukturore nuk është e rëndësishme vetëm për rezultatin fiskal. Ajo është po aq e

rëndësishme edhe për efektivitetin e politikës monetare dhe stabilitetin e çmimeve. Me

përkufizim, reforma strukturore quhen politikat që në mënyrë pozitive dhe permanente

ndryshojnë anën e ofertës se ekonomisë. Kjo nënkupton që ato sjellin dy efekte thelbësore:

zhvendosin për lart kurbën e ofertës agregate dhe për rrjedhim trajektoren ku lëviz produkti

potencial, si edhe rrit rezistencën e ekonomisë ndaj goditjeve. Te dyja këto janë objektiva të

Bankës Qendrore.

Një qëndrueshmëri (resilience) më e lartë rrit fleksibilitetin e përshtatjes se çmimeve duke

zvogëluar efektin e histerezisë pasi goditja kalon, duke përmirësuar kështu stabilitetin, objektiv

tjetër i një banke qendrore. Falë reformave strukturore të aplikuara gjërësisht deri tani në vendet

e Bashkimit Evropian, studiuesit shpjegojnë një lidhje më të fortë inflacion-papunësi, dhe

rrjedhimisht një kurbë më të pjerrët Philips.

Nga ana tjetër, një potencial më i lartë për rritje do e mbyllte output gap në një normë më të

lartë të interesit nominal dhe normë më të ulët natyrore të papunësisë, duke krijuar më shumë

hapësirë për politikat monetare konvencionale përpara arritjes së kufirit të poshtëm të

inflacionit (lower bound). Gjithashtu, një PBB e ulët potencial bëhet pengesë për investime të

reja duke kufizuar rritje të mëtejshme të shpejtë. Në këto kushte mbetet ende sfidë për

stabilitetin financiar rritja e ulët nominale. Kjo rritje, ndërsa mbështetet nga një politike

monetare lehtësuese, minohet nga makro-politikat e tjera, sidomos ajo e reformave strukturore.

Meqë politika monetare fokusohet kryesisht në stabilitetin e çmimeve, është politika

makroprudenciale që merr përsipër menaxhimin e rreziqeve të stabilitetit financiar. Koordinimi

i këtyre politikave për një sinergji në vend të mbivendosjes bëhet i domosdoshëm.

Sikurse përmendëm më lart, misioni i kësaj të fundit është reduktimi i rrezikut sistemik nga

prociklikaliteti i theksuar dhe marrëdhënia e ndërlidhur. Më së shumti prociklikaliteti dhe

rreziku sistemik buron nga gabimet e politikave mikroprudenciale ose monetare.

Këto burime mund të jenë:

a. komplementariteti strategjik i institucioneve financiare, përmes të cilave përvijohen

dobësi. P.sh, agresiviteti i njëkohshëm dhe në të njëjtin drejtim për kreditim në kushtet

Page 92: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

91

e konkurrencës së shtuar ul nivelin e analizës së rrezikut. Nga ana tjetër, politika

“shpërblimi sot - rreziku nesër” përbën një arsye më shumë për nxitje të tepërt

strukturore. Kjo, e kombinuar me benchmarking për vlerësimin e performancës

individuale, kthehet në një kurth për cilësinë.

b. e ashtuquajtuara fire-sales dhe tkurrja e njëkohshme e kredisë, që bëhet shkak për rënie

në çmimin e aseteve-tkurrje të bilanceve-tharje të financimit-kontraktim të ciklit të

biznesit. Nga kjo shitje e njëkohshme dhe në ofertë të shtuar që e pranon dhe shitjen

me humbje, humbin vlerë bilancet e të gjithëve.

c. interkonektiviteti brenda rrjetit sjell shpërndarje të sëmundjes për shkak të efektit

spillover përmes tregut ndërbankar, ekspozimeve të tjera tek njeri-tjetri, ndryshimit të

çmimit të aseteve që ndikon gjithë tregun, pësimit të të njëjtit feedback për ekonominë

reale. Marrëdhënia e interkonektivitetit luan rol për përthithjen e goditjeve të vogla të

tregut, ndërsa amplifikon goditjet e mëdha. Kjo e bën edhe më prezent rrezikun e

institucioneve sistemike të rëndësishme të tipit “too big to fail”, që ishte arsyeja e

përshpejtimit të aksionit “bailout”.

4.3.1. Zbutja e prociklikalitetit- këndvështrimi drejt së ardhmes i Bankës së Shqipërisë

Stabiliteti i sistemit financiar është një kusht themelor për sistemin financiar për të rritur

efikasitetin e tij në proçesin e ndërmjetësimit. Vendimet e Bankës së Shqipërisë të bëra në kohë

të ndryshme i janë përgjigjur zhvillimeve ekonomike dhe të ciklit financiar ne vend. Deri në

vitin 2008 ato ishin të orientuara për të kontrolluar rritjen e kredisë në kushtet e zgjerimit të

ciklit financiar, ndërkohë që pas krizës, politikat synuan të mbështesin zgjerimin e kredisë për

të zbutur ciklin financiar. Në vitin 2006, Banka Qendrore kërkoi shtesë në kapital në rast se

rritja e portofolit të kredisë ishte mbi 30%, në terma të përgjithshme. Ndërhyrja e Bankës së

Shqipërisë në drejtim të kreditimit nuk synonte ndalimin e kreditimit, por dekurajimin e rritjes

së shpejtë të saj.

Pas krizës financiare ndërkombëtare në vitin 2008, mjedisi bankar në vend ka ndryshuar, duke

reflektuar zhvillimet ndërkombëtare, si dhe kufizimet e imponuara nga bankat mëmë dhe

rregullatorët e vendeve origjinë. Bankat u përballën me probleme të likuiditetit për shkak të

tërheqjes së depozitave nga fundi i vitit 2008 deri në qershor 2009. Megjithatë, deri në fund të

vitit 2009, depozitat u kthye në nivelin e tyre të vitit 2008. Ndërkohë, ritmi i kreditimit ka rënë

ndjeshëm, për shkak të ngadalësimit të rritjes ekonomike, e cila ka ndikuar në kërkesën për

kredi, por edhe në rritjen e kredisë me probleme.

Gjatë vitit 2013, Banka e Shqipërisë prezantoi disa masa të reja makroprudenciale që trajtonin

drejtpërdrejtë prociklikalitetin e kredisë në ekonomi. Në thelbin e paketës qëndron promovimi

i rritjes së kredisë. Paketa krijoi stimuj për të kanalizuar fondet e bankave në drejtim të

ekonomisë së vendit, duke lehtësuar kërkesat për kapital për kreditim dhe me forcimin e

kërkesave për investime jashtë vendit. Stimulimi i kredisë përmes këtyre masave është

parashikuar të jetë në fuqi deri në fund të vitit 2016.

Elementë të veçantë të kësaj strukture, vlerësojnë ciklin në rënie të ndërmjetësimit financiar në

Shqipëri. Treguesi kredi/depozita është tkurrur ne nivelin 52.2%. Gjithsesi, duke vlerësuar

peshën e zgjerimit të depozitave ne sektorin bankar, që përcillet në zgjerimin e kredisë nga ana

e sektorit bankar tregon se i korrigjuar për vlerën e kredive te fshira, sektori bankar vijon të

Page 93: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

92

kreditojë ekonominë në vijim të burimeve të financimit të tij. Ngadalësimi i zgjerimit të bazës

së depozitave ka zbutur efektin që vjen nga ngadalësimi prociklik i aktivitetit kreditues.

Grafiku 4.12 - Raporti kredi/depozita ne terma stok dhe ne terma fluksi22 (djathtas)

Burimi: Banka e Shqipërisë

Ndërmjetësimi financiar është ngadalësuar rreth nivelit 39.4% të PBB, me një ndërvarësi të

fortë të rritjes së kredisë së bizneseve ndaj zhvillimit të ekonomisë. Si rezultat, politika

kundërciklike në drejtim të mbështetjes me kredi të sektorit të biznesit do t’a përshpejtonin

thellimin e ndërmjetësimit financiar në Shqipëri.

Grafiku 4.13 - Marrëdhënia kredi-rritje ekonomike

22 Paraqitja grafike nuk përfshin periudhën e tërheqjes së depozitave gjatë vitit 2009.

Page 94: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

93

Kapitulli V – Metodologjia e përdorur

Qëllimi i studimit është matja e efektivitetit të përdorimit të ALM në mjedisin sistemit financiar

në mënyrë specifike të bankave të nivelit të dytë në Shqipëri.

Disertacioni ekzaminom së pari mjedisin bankar, me qëllim që të identifikojë karakteristikat,

çështjet kryesore me të cilat merret ALCO si psh: mospërputhjet e tregut dhe likuiditetit,

menaxhimi i bilancit, çmimet e brendëshme të produkteve të lidhura me thesarin, tregu dhe

konkurentët, tipet e reja të biznesit, kreditë e mëdha (big scale loans), kërkesa ligjore dhe

ndikimi i tyre etj. Kjo bëhet në mënyrë narrative, nëpërmjet një fotografimi dhe detajimi të

situatës referuar eksperiencave të sistemit në nivel ndërkombëtar, por edhe në vend, pavarësisht

se fenomenet që kanë përfshirë sistemin tonë bankar në periudha të ndryshme duke filluar nga

vitet 2000, nuk tregojnë në mënyrë të plotë atë çka tregu ndërkombëtar financiar kaloi gjatë

periudhës së fundit të vitit 2007 e deri në kulmimin e krizës financiare botërore në 2009-2010.

Metoda e ndjekur në këtë fotografim dhe analizë është deductive-inductive-deductive, dhe

synon së pari, analizën e detajuar të rasteve dhe fenomeneve, sintetizimin e problematikës dhe

propozimin e zgjidhjeve në mënyrë specifike për tregun shqipëtar, edhe pse ky i fundit më i

vonuar në shfaqjen e problemeve të lidhura me ALM, dhe me qëndrueshmërinë e sistemit

bankar dhe financiar në vend.

Me tej trajtohet Roli i Bankës së Shqipërisë e cila realizon nga ana saj disa “stress test-e” për

situatën financiare të bankave të nivelit të dytë në kushtet e ndryshimit të madh të normave të

interesit në treg dhe kursit të këmbimit, duke llogaritur humbjet e papritura dhe rrezikun e

likuiditetit, si dhe humbjet nga kreditë dhe të falimentimit të tyre.

Kërkesat e Bankës Qëndrore Europiane për menaxhimin e Aktiveve të ponderuara me rrezik

(Bazuar në Basel III) trajtohen gjërësisht si në aspektin metodik, ashtu edhe të matjes së

efiçiencës dhe efektivitetit të tyre në përdorim, krahasuar me metodologjinë e mëparëshme për

vlerësimin e produkteve financiare. Këto të fundit indirekt influencojnë në Bankat e Huaja të

nivelit të dytë në Shqipëri, duke frenuar rritjen e tyre dhe duke rritur kërkesat për rezervat e

kapitalit (mjaftueshmëria e kapitalit).

Për këtë studim kam zhvilluar edhe një pyetsor për organizimin e funksionit ALM për të gjithë

bankat në Shqipëri. Ky pyetësor përmban pyetje të lidhura me funksionalitetin, organizimin

dhe objektin e këtij funksioni në Bankat në Shqipëri. Pyetësori është plotësuar nga 3-5 persona

për çdo banke, në varësi të madhësisë së bankës dhe strukturës organizative që ato kanë. Ai

është shpërndarë drejtorit të thesarit, (Treasurer), Drejtorit të Rrezikut (CRO), Drejtorit të

Financës (CFO) dhe në disa banka me të mëdha Drejtorit të Auditit (CAE) dhe Drejtorit të

Biznesit (Korporatë ose Retail).

Ndërkaq, unë jam e ndërgjegjëshme që kohët e mira (në ‘boom’ ekonomik’) duhen shfrytëzuar

për rritjen e fitimit, por në të njëjtën kohë duhet të jemi të sigurtë që rritje të tilla dhe fitimet të

jenë të qëndrueshme dhe vazhdueshme, pavarësisht luhatjeve me slope pozitiv të tregut.

Gjithçka fillon nga mënyra se si trainohet stafi, kur ata hyjnë në bankë. Trainimi i forcës shitëse

që vetëm të shesë, i bën ata të paaftë për të qenë në linjën e parë për të mbrojtur bankën.

Studimi konsiston në rezultate dhe gjetje nga analiza statistikore e të dhënave historike për

Banka të nivelit të dytë në Shqipëri dhe e të dhënave nga pyetësorët.

Page 95: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

94

Lista e rregullimeve të nevojshme është e gjatë. Në mënyrë të veçantë, me rëndësi është testimi

i stresit të mjaftueshmërisë së kapitalit në të ardhshmen, i cili shpesh shkon nën kategorinë e

vlerësimit të rrezikut “progresiv”, pra ajo çka pritet të ndodhë në të ardhmen, gjë që është bërë

në ushtrimin e simuluar me të dhëna nga pyetësorët, por edhe nga të dhënat historike për

sistemin bankar në Shqipëri.

Një mënyrë që bankat janë përpjekur të thyejnë këtë bllokim, është të shohin përshtatjen e

sistemeve ekzistuese me kërkesat e reja, shpesh një sistem të menaxhimit të aktiveve-

detyrimeve (ALM), dhe ndërtimin e parashikimeve të bilancit me modele shtesë për testimin e

stresit. Kjo qasje ka disa avantazhe në aspektin e pikëpamjes së qëndrueshme të flukseve të

mjeteve monetare, por zakonisht përpiqet të përshtasë proçesin e modelimit në një kuadër të ri,

i cili duhet të integrojë modelet e shumta të rrezikut, duke përfshirë kredinë, tregun, biznesin,

strategjik, operacional, pensionin, sigurimin dhe rreziqe të tjera. Shpesh rezulton në modele

shumë të kufizuara që janë shumë të thjeshta ose të papërshtatshme për të gjitha llojet e rrezikut.

Dhe, si qasja e udhëhequr nga të dhënat, rezultati përfundimtar shpesh do të jetë i ngadalshëm

dhe do të sigurojë pak në rrugën e mbështetjes aktive të vendimmarrjes së nevojshme nga

drejtuesit kryesorë për optimizimin e planeve të kapitalit.

Shembulli më i njohur i përdorur në disertacion është analiza gjithëpërfshirëse e kapitalit dhe

shqyrtimit të kapitalit (CCAR) në SHBA. Arsyeja e dhënë nga Rezerva Federale Amerikane

për këtë program është që të “... sigurojë që institucionet të kenë proçese të planifikimit të

kapitalit më fokus në ndryshimet e ardhshme, që parashikojnë rreziqet e tyre unike dhe

kapitalin e mjaftueshëm për të vazhduar operacionet gjatë kohëve të stresit ekonomik dhe

financiar”23. Rezerva Federale e SHBA identifikon çështje dhe problematika, dhe mund të

veprojë bazuar në këto mangësi, duke çuar deri në refuzimin e mundshëm të planeve të kapitalit

të bankave duke përfshirë edhe dividentët.

Proçesi i CCAR kërkon që të dy palët bankat dhe rregullatori të analizojnë bilancet dhe

ekspozimet bankare në një mënyrë që është shumë më e detajuar dhe përshkruese, se sa ç’ishte

ndërmarrë në juridiksione të tjera. Kjo iniciativë po e largon industrinë bankare larg nga

deklaratat e përgjithshme të pritjeve dhe testimet themelore nga lart-poshtë në analiza më të

përfshira dhe invazive.

Nëse do të kishte adoptim të rëndësishëm të Proçesit të Vlerësimit Të brendëshëm të

mjaftueshmërisë së kapitalit të Basel-it (ICAAP), atëherë bankat ndoshta do të kishin qenë në

gjendje të shfrytëzonin atë që tashmë po bënin. Në praktikë, proçesi i CCAR është më

përshkrues në qasjen e tij dhe ka të ngjarë të ndikojë shumë në bankat që rezultojnë nga ICAAP

që përdorin parashikimet që priten.

Qëllimi kryesor mbetet të bashkohen proçeset në të gjithë bankën në mënyrë që ata të mos

vazhdojnë të përfshijnë qindra burime duke ndërtuar një pamje të parashikimeve të bankës

duke përdorur mijëra raporte individuale dhe zëra të dhënash. Edhe nëse grumbullimi i të

dhënave mund të automatizohet, a do të ishte rezultati vërtet një test i stresit i integruar që lidhte

të gjitha pjesët e bankës në një mënyrë të qëndrueshme dhe kuptimplotë? Për organizatat që

janë rritur në një qasje të tillë të ngritur, rezultati shpesh është një metodë plotësisht e

pakënaqëshme për lidhjen e vendimeve ekzekutive me menaxhimin e rrezikut. Pra, sfida

23 The Comprehensive Capital Analysis and Review (CCAR) is an annual exercise by the Federal Reserve to

ensure that institutions have well-defined and forward-looking capital planning processes that account for their

unique risks and sufficient capital to continue operations through times of economic and financial stress

http://www.experian.com/regulatory-compliance/consulting-services/ccar-dfast.html

Page 96: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

95

është e qartë - si mund të lidhet strategjia e biznesit bankar me financat dhe menaxhimin e

rrezikut për të dalë me planet më efektive të kapitalit?

Qasja ideale fillon me marrjen e një pamje të re në sfidën e agregimit të rrezikut dhe integrimit

të financave dhe dizenjimin e një sistemi të përshtatshëm për qëllimin, duke marrë parasysh

sfidat e vazhdueshme dhe të ardhshme me të cilat përballen bankat. Dhe “pamja e freskët e re”

nuk do të thotë as një fletë bosh. Kjo do të thotë të analizosh sistemet dhe proçeset në

dispozicion, duke përmirësimet praktike që mund të bëhen për sistemet që janë në thelb të

shëndosha por jashtë një qasje të integruar drejtpërdrejt, mund të vazhdojnë dhe të hartojnë

mjetin që mundëson një parashikim të ri dhe dinamik të kapitalit dhe kapacitetet e testimit të

stresit në dukje me të njëjtat modele dhe të dhëna bazë.

Për gjetjen e normës minimale të lejuar të mjaftueshmërise së kapitalit (RMK) në rastin e

analizës së ALM për bankat në Shqipëri, kam përdorur si benchmark matricën e

mjaftueshmërisë së kapitalit të Bankës së Shqipërisë ku minimum i kërkuar është 12%, e cila

merr parasysh rrezikun e kredisë të klasifikuar sipas zërave të aktivit të ponderuar me risk.

Për llogaritjen e kapitalit kam marrë parasysh dy metoda dhe sipas rastit të trajtuar specifikisht

në Bankën e analizuar duke kombinuar përdorimin midis: Metodes së Rating-ut te Brendëshem

dhe Metodës standard. Për segmentin individë dhe mikrobiznes, metoda standarde Basel II dhe

për segmentin korporatë metodën e Rating-ut të brendshëm.

Përdorimi i metodës se matjes së rrezikut të interesit të aktiveve dhe pasiveve, konsiston në

matjen e Mospërputhjeve të (GAP-ve) si rrjedhojë e mospërputhjeve të riçmimit në pozicionet

afat gjata në bilanc, dhe Nivelin e kurbës së Yield-it në lekë dhe Yield-it Constant Maksimal

(MCY) për ekspozimet në valutë, duke analizuar nëse ekspozimet e mundshme ndaj të

ardhurave dhe kapitalit janë të papërfillshëm nën një ndryshim +/- 200 bps (2%) gjatë tregtimit

të spread-it të kredive si dhe analizën e spread-it të interesit nëse banka ka gjeneruar humbje

në të kaluarën Për rrezikun e likuiditetit trajtohet Rreziku i likuidtetit ka dy aspekte: Së pari,

sasinë e ekspozimeve e cila jepet nga mospërputhja e maturitetit të aktiveve dhe pasiveve

(GAP). Pjesa e kësaj mospërputhje është e planifikuar dhe përdoret për gjenerimin e kthimeve

(transformimi i afateve). Së dyti, cilësia e ekspozimeve tipikisht të vendosura nga faktorë të

jashtëm si psh psh. Falimentimi të bankave, shtrëngimit të likuiditetit nga Banka qendrore.

Treguesit e rrezikut të likuiditetit i kam trajtuar si dy tipe të ndryshme, rreziku i likuidtetit afat

shkurtër ( i cili nuk është objekt i testit), Rreziku i likuiditetit të tregut dhe rreziku i financimit

të likuiditetit . Në këtë fundit kam marrë parasysh burimet e financimit në situate stresi, koston

e fondeve dhe vlerësimin e jashtëm të pritur për bankën.

Lidhur me sistemet raportuese manaxheriale në kuadër të ALM bazuar në rastin e trajtuar kam

marrë raportet e analizuar në ALCO. Në kuadër të ALM24 raportet standarde janë analizuar

planet e likuiditetit për situate të pafavorshme, çmimet e transferimit, të ardhurat sensitive ndaj

ndryshimit të normës së interesit, mjaftueshmërinë e kapitalit zhvillimet e kapitalit dhe masat

e marra, nevojat për fonde dhe planifikimin e tyre (burimet e fondeve). Rezultatet e stress

testeve të skenarëve në vazhdimësi sipas monedhave në priudha 30 ditore dhe 60 ditore.

Likuiditeti i projektuar pas 3 muajsh në të gjithë monedhat.

Monitorimi i rezultaveve lidhur me Rezervën minimale të projektuar, Rezervë likuiditetit nga

tërheqjet e paparashikuara, Aktivet likuide të projektuara (Cash-i, Vendosjet ndërbankare-

MoneyMarket, Kredia e Bankës Qendrore dhe niveli i alarmit). Nevojat e tjera të projektuara

24 Market Risk RBI Manual – Raiffeisen Bank

Page 97: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

96

të likuiditetit si rrjedhojë e kërkesave rregullatore, Rezerva e likuiditetit për qëllime

operacionale dhe Cash-i aktual, vendosjet dhe fondet aktuale të Bankës Qendore. Këto tregues

i kam përdoruar për monitorimin e planit të likuiditetit. Monitorimi i skenarëve t rrezikut të

tregut është një tjetër analizë e shqyrtuar. Trajton Pozicionet e hapura ne tregun e këmbimeve

dhe kapitalit (FX), pozicionet e hapura të normave të interest, pozicionet e hapura të kapitalit,

Limitet e VaR (VaR Equity etj), dhe kapacitetin e rrezikut në periudha stresi ndaj kapitalit.

Kapitali ekonomik sipas rrezikut të tregut. Raportin e huave kundrejt depozitave dhe kredive

neto kundrejt provigjioneve në treg si dhe historinë e të dhënave 5 vjeçare dhe parashikimeve

të dy viteve të ardhshme.

Në kuadër të funksionit ALM kam analizuar vlerësimi i nivelit sasior të ekspozimit të IRR

lidhur me efektet ekzistuese dhe efektet potenciale në të ardhmen nga ndryshimet e normës së

interesit në kushtet aktuale të bankës (Struktura e bilancit dhe ekspozimeve aktuale sipas

monedhave dhe, duke përfshirë mjaftueshmërinë e kapitalit, fitimet, likuiditetin dhe cilësinë e

aktiveve

Ekzaminuesit (inspektorët e mbikqyrjes) për qëllime matjeje, monitorimi, raportimi dhe

klasifikimi në Bankën e Shqipërisë të ekspozimit ndaj rrezikut të normave të interesit në librat

e bankës, përdorin llogaritjen e thjeshtuar e ndryshimit të vlerës ekonomike në librat e bankës,

duke aplikuar një shok standard të normës së interesit në të gjitha monedhat kryesore dhe në

monedha të tjera mbi baza të agreguara. Monedhë kryesore do të konsiderohet çdo monedhë e

cila përbën mbi 5 përqind të aktiveve totale të bankës. Metodologjia është parashikuar në

Udhëzimin e Bankës së Shqipërisë “Mbi administrimin e rrezikut të normës së interesit në

librin e bankës”.

Vlerësimi sasior i këtij rreziku realizohet nëpërmjet një strukture vlerësimi me 6 nivele (1

vlerësim i fortë dhe 6 i rrezikshëm). Në rastet kur raporti i ndryshimit të vlerës ekonomike të

bankës ndaj kapitalit rregullator tejkalon vlerën prej 20 përqind, atëherë Banka vlerësohet 6.

Në tabelën më poshtë pasqyrohen limitet me qëllim përcaktimin e një vlerësimi sasior nga

ekzaminuesi.

Zakonisht teknikat për matjen e rrezikut nga normat e interesit bazohen ose në të ardhurat (duke

vlerësuar impaktin e ndryshimeve nga normat e interesit mbi të ardhurën neto nga interest NI)

ose mbi kapitalin (duke vlerësuar ndryshimet e normave mbi vlerën ekonomike të aktiveve,

pasiveve ose zërave jashtë bilancit).

Siç rezulton nga pyetsori i plotësuar në Banka, Matja e objektivit financiar te ALM bazohet në

fitimet ekonomike për testet e IRR dhe Fitimet kontabile për testet e likuiditetit.

Për vlerësimin cilësor, konsiston në vlerësimin e Drejtimit ku shqyrtohen komponentë të tillë

si: Strategjia dhe sistemet e limiteve të brendshme, Kuadri strukturor dhe procedurat;

Administrimi ku merren në shqyrtim: Procedurat e Brendshme, Aktiviteti i Front Office (zyra

e tregtimit) dhe Middle e Bank office (zyra e monitorimit dhe kontrollit limiteve dhe ajo

ekzekutimit të transaksionit); Si dhe Kontrollin ku analizohet: Aktiviteti i administrimit të

rrezikut dhe Auditimit të brendshëm.

Vlerësimi i komponentit “drejtimi” do te arrihet nëpërmjet mesatares aritmetike të vlerësimeve

të dy nënkomponenteve si:1. Strategjia dhe sistemet e limiteve të brendëshme 2. Kuadri

strukturor dhe procedurat. Në të njëjtën llogjikë, vlerësimi i komponentit “administrimi i

rrezikut” do të jetë mesatarja aritmetike e vlerësimit të tre nën komponentëve të paraqitur në

matricë, si: 1. Procedurat e brendëshme 2. Front Office 3. Middle dhe Back Office dhe së fundi,

Page 98: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

97

vlerësimi i komponentit “kontrolli” do të jetë mesatarja aritmetike e vlerësimit të dy nën

komponentëve, si: 1.funksioni i adminstrimit të rrezikut dhe 2. Kontrolli i brendshëm.

Vlerësimi i këtyre komponentëve duhet të marrë në konsideratë madhësinë e bankës, natyrën

dhe shkallën e kompleksitetit të biznesit, si dhe profilin e rrezikut.

Gap-et e maturitetit janë trajtuar në testin e rezistencës dhe në skenarët e rastit studimor në

drejtim të likuiditetit dhe gap-it kumulativ. Ato janë llogaritur sipas shportave të maturitetit

nga 0 ditë deri 2 vjet. Përllogaritjet janë bërë për çdo monedhë qoftë për flukset hyrëse edhe pë

flukset dalëse.

Diferencat në maturitetet e aktiveve, pasiveve, dhe kontratave të ardhëshme mund të

reflektojnë një periudhë të zgjatur në të cilën shuma të mëdha në një monedhë të caktuar duhet

të sigurohen shumë në avancë sipas pagesave të skeduluara (gap-e positive). Banka duhet të

vendosë nëse:do të mbajë atë monedhë në llogari me bankat korrespondente:

- ta investojë ose vendosë për periudhë të shkurtër kohore;

- ta shesë (spot ose forward) në kohën kur gap-i krijohet dhe riblehet (spot ose forward)

në kohën e përfundimit të gap-it;

- ose të përdorë kombinim të alternativave të mësipërme;

Bankat kontrollojnë gap-et e maturimit, duke vendosur limite mbi gap-et për pozicionet

valutore në total. Vendimi nëse do të mbyllen gap-et e krijuara, ose nëse do të lihen deri në një

tjetër datë, and bazohet në analizën e normave të interesit në tregun e parave dhe kurset e

këmbimit spot dhe në datën e maturimti. Bankat e monitorojnë dhe raportojnë pozicionin e

likuiditetit, si dhe nevojat për likuiditet në secilën monedhë duke përdorur formularin e gap-it

të maturimit të aktiv-pasivit për secilën monedhë kryesore në të cilën ekspozohet. (Sistemi i

raportimit i Unifikuar i Bankës Shqipërisë)

Bankat monitorojnë rregullisht Marzhin neto nga Interesat që llogaritet si raport i të ardhurave

neto nga interesat (të ardhura nga interesat - shpenzimeve për interesa) ndaj aktiveve mesatare

që sjellin të ardhura, mbi baza vjetore. Ai është një nga treguesit kryesorë të përfitueshmërisë

dhe i shëndetit financiar të bankave.

Vlerësimin e cilësisë së kapitalit në bankat individuale zhvillohet në dy faza:

Në fazën e parë, e cila është sasiore, merren në konsideratë një grup treguesish të ndarë në tre

shtylla. Shtyllat i referohen, përkatësisht, elementëve të kërkesave rregullatore, përbërjes së

kapitalit dhe qëndrueshmërisë për rreziqet e ardhëshme.

Në fazën e dytë, pjesa cilësore, vlerësohet proçesi që Banka kryen për të vlerësuar nevojat e

saj për kapital dhe për të administruar burimet që zotëron për këtë qëllim.

Vlerësohet gjithashtu mënyra e kombinimit të vlerësimit sasior dhe atij cilësor, në mënyrë që

të arrihet një vlerësim përfundimtar për mjaftueshmërinë e kapitalit të bankës.

Vlerësimi vjen si mesatare aritmetike e vlerësimit cilësor dhe sasior dhe vlerësohet me ‘1’ për

‘cilësi shumë të lartë’ deri në shkallën e vlerësimit ‘6’ për ‘cilësi shumë të ulët’

Metoda e vlerës së tregut përdoret rregullisht nga bankat në Shqipëri duke qenë se të gjithë

institucionet financiare zbatojnë standardet ndërkombëtare të kontabilitetit. Vlerësimi

‘Marking to market’ është rivlerësimi i pozicionit bazuar në çmimin e tyre në fund të periudhës

kontabile ose seancës së tregëtimit. Kjo është një rrugë që përdoret për të vlerësuar letrat me

vlerë të tregëtueshme dhe aktivet financiare të vlefshme për shitje

Page 99: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

98

Analizat e Gap-it të Likuiditetit është një metode matëse e thjeshtë e orientuar sipas rrezikut e

cila krahason totalin e aktiveve dhe pasiveve të bankës të ndjeshme nga ndryshimi i interesave,

dhe zërave jashtë bilancit për një numër të caktuar periudhash maturiteti. Ky krahasim synon

në gjetjen e ndikimit potencial të mospërputhjeve të identifikuara në momentin e riçmimit. Të

gjitha bankat e aplikojnë këtë metodë për monitorimin e likuiditetit në situata normale.

Supozimet e përdorura në rastin e shqyrtuar si model stress testi (Banka Raiffeisen) sipas

metodologjisë KAMAKURA25 si sistemi më i mire i validimit të modeleve dhe të dhënave

historike të përdorura dhe plotësisë dhe kompleksitetit të tyre. Siç shikohet në supozimet e

mara në skenarët bazë dhe negative merren në shqyrtim shumë faktorë të cilët trajtohen

bashkërisht jo si në modelet më të thjeshta ku analiza e shumë treguesve njëherësh është

pothuaj e pamundur.

Kjo metodë përcakton situatën e rezervave kapitale që duhet të llogarisë Banka e Nivelit të dytë

në kuadër të Bazel III. Dhe nevojave për kapital siç rezulton edhe ne testin e stabilitetit të bërë

me metodën e ‘entropy’

Aktivet e ponderuara me rrezik në kuadër të Bazel III marrin në shqyrtim të dhënat dhe faktorët

shtesë të përllogaritura nga Banka siç janë: probabilitetin e mospagimit (PD). Humbjet e dhëna

nga Mospagimi (LGD) bazuar në të dhënat historike te kredive me problem NPL për 5 vite.

(Tredin e tyre). Kapitali Ekonomik i cili llogaritet për ekspozimet për çdo segment (Individë,

korporatë, biznese të mesme etj) dhe për çdo monedhë. Në vijim të këtyre treguesve të marrë

në testim në varësi të të dhënave historike per 5 vite këto tregues përllogarisin faktorë të tjerë

konvertimit (CCF) në dallim nga metoda standarde. Kjo varet nga modeli biznesit dhe struktura

e bilancit.

Për secilën bankë, pikët/vlerësimi për një tregues të caktuar llogaritet duke pjesëtuar vlerën e

bankës individuale me vlerën agregatë të sistemit (të gjitha bankat) ose me vlerën agregatë të

kampionit (në rast përzgjedhjeje të një grupi bankash) për këtë tregues. Më pas ky vlerësim për

treguesin në fjalë ponderohet me peshën e dhënë, në mënyrë të barabartë, për çdo tregues

brenda kategorisë. Në vazhdim, totali i pikëve për të pesë kategoritë jep nivelin e rëndësisë

sistemike për bankën përkatësë.

Sipas kësaj metodologjie të Komitetit të Baselit (i cili cakton pesha të barabarta për çdo

tregues brenda një kategorie), për të theksuar rolin e ndryshëm që çdo tregues luan në

“dallimin” e bankës, kam zgjedhur që peshat e treguesve brenda secilës kategori t’i vendosim

sipas metodës “entropy”. Kjo metodë ponderimi vendos më shumë peshë ndaj treguesve në të

cilët kampionët kanë shpërndarje më të lartë. Kjo do të thotë që nëse treguesi diferencon më

mirë bankat, duhet t`i jepet më shumë peshë. Gjithashtu, ajo siguron përditësime të peshave

çdo vit, duke kapur kështu ndryshimet në rëndësinë e treguesve. Në tabelën 5.4 është trajtuar

metoda e përdorur për rrezikun sistemik dhe përshtatja e treguesve sipas kërkesave të Basel III

dhe të dhënat aktuale të bankave. Ku çdo treguesi i është dhënë e njëjta peshë.

25 http://kamakuraco.com/LinkClick.aspx?fileticket=6KQ3QZ_aO3s%3D&tabid=70 ALM -Credit Risk -Market

Risk- Liquidity Risk -Transfer Pricing -Capital Allocation- Basel III -FAS 157- FAS 133-IFRS Integrated Risk

System

Page 100: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

99

5.1. Përmbledhje metodologjike për hartimin e Treguesit të Stabilitetit Bankar.

Indeksi i përbërë i Stabilitetit Bankar kombinon ndikimin e pesë dimensioneve kryesore të

rrezikut në operacionet bankare për të vlerësuar nivelin e stabilitetit në sektorin bankar.

Treguesi i Stabilitetit Bankar i përdorur në këtë disertacion si element vlerësimi, përfaqëson

një vlerësim të përgjithëshëm të kushteve bazë dhe faktorëve të qenësishëm të rrezikut që

ndikojnë në vlerësimin e stabilitetit të sektorit bankar. Treguesi është një index i përbërë i pesë

nënindekseve të cilat përfaqësojnë pesë dimensione të sektorit bankar: Kapitali, Cilësia e

aktiveve, Përfitueshmëria, Likuiditeti dhe Efiçienca. Tabela 5.1. prezanton raportet e

përzgjedhura për përfaqësimin e çdo dimensioni.

Tabela 5.1 - Raportet e përdorura për ndërtimin e Treguesit të Stablilitetit Bankar.

Dimensioni Raportet

Kapitali RMK*

Kapitali bazë

(Tier_I) ndaj

kapitalit regullator *

Raporti i levës

Cilësia e

aktiveve

Kredi me

probleme (neto) /

totali i kredive

Kredi me probleme

(bruto) / totali i

kredive

Hua nënstandard / Kredi me

probleme (bruto) *

Përfitueshmëria Kthyeshmëria nga

aktivet (ROA) *

Marzhi neto nga

interesat * Rritja e fitimit *

Likuiditeti Aktive likuide /

totali i aktiveve *

Depozita të

klientëve / totali i

aktiveve *

Kredi /

Depozita

Depozita me

maturim deri në

1 vit / totali i

depozitave

Efiçienca

Raporti Kosto

ndaj të

Ardhurave

(Kredi + Depozita) /

Shpenzimeve të

personelit *

Shpenzime përsoneli /

Shpenzimeve totale

* i lidhur me rrezikun në mënyrë të kundërt

Raportet janë përgjithësisht pjesë e CAMELS26 që Departamenti i Mbikëqyrjes së BSh përdor

për vlerësimin e bankave, dhe njëkohësisht janë pjesë e treguesve të shëndetit bankar (FSI)27.

Të dhënat për çdo raport, për të pesta dimensionet, janë mbledhur në nivel bankash

individuale. Raportet e Tabelës 5.1 janë peshuar me rëndësinë e bankës përkatësë në totalin e

aktiveve të sistemit.

Fillimisht raportet janë shndërruar në ndryshore normale të standardizuara [𝑧 = x−μ

σ]. Më tej,

vlerat z janë transformuar ndërmjet vlerave 0 dhe 1 duke përdorur transformimin eksponencial

1/(1+exp(Z)) dhe 1/(1+exp(-Z)).

Për çdo dimension, indeksi i përbërë është llogaritur si një mesatare e thjeshtë e raporteve të

normalizuara, në mungesë të peshave variabile për rëndësinë e secilit tregues28.

26 CAMELS stands for Capital, Asset Quality, Management, Earnings, Liquidity and Systems 27 FSI (Financial Soundness Indicators) të përcaktuar nga FMN për vlerësimin e shëndetit bankar. 28 Departamenti i Mbikqyrjes për CAMELS nuk ofron pesha rëndësie për çdo tregues.

Page 101: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

100

Secili nënindeks (indeksi për çdo dimension) është një matje relative për periudhën e mostrës

(Mars 2002 – Shtator 2017), ku një vlerë e lartë do të thotë që rreziku në këtë dimension është

i lartë. Prandaj, një rritje në vlerën e indeksit në çdo dimension të veçantë tregon një rritje të

rrezikut në këtë dimension për atë periudhë, krahasimisht me periudhat e tjera.

Më tej, Treguesi i Stabilitetit Bankar është ndërtuar si mesatare e thjeshtë e pesë nën-indekseve

të përbërë të hartuar për të pesta dimensionet e zgjedhura (Tabela 5.1).

Tabela 5.2 - Treguesit e shëndetit financiar në % në Shqipëri (FSI)29

Periudha 12/16 03/17 06/17 09/17 Kapitali rregullator ndaj aktiveve të ponderuara me risk 16.02 15.77 16.33 16.37

Kapitali nivelit të parë ndaj aktiveve të ponderuara me risk 14.11 14.12 14.65 14.78

Kapitali i nivelit të parë ndaj totalit të aktiveve 8.91 8.68 8.84 9.01

Kapitali rregullator ndaj totalit të aktiveve 10.12 9.69 9.86 9.99

Kapitali aksioner ndaj totalit të aktiveve 9.70 9.92 9.89 10.04

Huatë me probleme (bruto) ndaj huave totale 18.23 17.44 15.58 14.78

Huatë me probleme neto ndaj kapitalit të nivelit të parë 25.14 23.74 20.79 18.72

Huatë me probleme neto ndaj kapitalit rregullator 22.15 21.25 18.65 16.90

Huatë me probleme neto ndaj kapitalit aksioner 23.10 20.76 18.59 16.80

Kthimi nga kapitali (ROE) (bazë mujore) 6.84 4.37 8.36 12.20

Kthimi nga kapitali (ROE) (bazë vjetore) 6.84 17.49 16.72 16.27

Kthimi nga aktivet (ROA) (bazë mujore) 0.66 0.43 0.82 1.20

Kthimi nga aktivet (ROA) (bazë vjetore) 0.66 1.72 1.64 1.61

Pozicioni i hapur neto në valutë të huaj / kapitalit të nivelit të I-rë 7.39 5.72 6.20 5.44

Pozicioni i hapur neto në valutë të huaj ndaj kapitalit rregullator 6.51 5.12 5.56 4.91

Pozicioni i hapur neto në valutë të huaj ndaj kapitalit aksioner 6.79 5.00 5.54 4.88

Aktive likuide ndaj totalit të aktiveve (raporti i aktiveve likuide) 31.17 31.14 31.14 29.08

Aktive likuide ndaj detyrimeve afatshkurtra 40.41 40.46 41.10 38.89

Marzhi i interesave ndaj të ardhurave bruto 119.9 86.93 84.78 83.91

Shpenzime jo interesi ndaj të ardhurave bruto 73.99 52.88 52.90 53.66

Depozita të klientëve ndaj totalit të huave 192.9 191.0 190.6 90.9

Hua në valutë të huaj ndaj totalit të huave 58.62 58.45 57.10 57.08

Detyrime në valutë të huaj ndaj totalit të detyrimeve 54.65 55.11 54.50 54.71

Totali i huave ndaj totalit të aktiveve 42.65 42.84 42.85 42.66

Totali i huave ndaj kapitalit aksioner 440 432 433 425

Aktive të ponderuara me rrezik ndaj totalit të aktiveve 63.16 61.46 60.37 61.00

29 Banka e Shqipërisë - Statisktikat e sistemit Bankar Departamenti i Mbikqyrjes përpunuar nga Autori

Page 102: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

101

Raportet e llogaritura më sipër sipas metodologjisë së përshkruar më lart për treguesit e

shëndetit financiar demostrojnë mënyrën e llogaritjes dhe rezultatet. Këto raporte përdoren

për llogaritjen e 5 dimensioneve që paraqesin gjendjen e shëndetit financiar të bankave sipas

grupeve homogjene. Në vijim të përpunimit të të dhënave për periudhat në shqyrtim, gjithsej

63 tremujorë 2002-2017, më poshtë paraqitet:

Vlerësim i gjendjes së sektorit bankar përmes a) Treguesin30 e përbërë të Stabilitetit Bankar

dhe b) Hartën e Stabilitetit Bankar.

Këto instrumentë tregojnë elementët të cilët kanë ndikuar në qëndrueshmërinë e sektorit bankar

dhe drejtimin e këtij ndikimi për secilin element.

Në fund të Dhjetorit 2017, Indeksi i përbërë i Stabilitetit Bankar shfaqi një qëndrueshmëri më

të mirë të sektorit bankar krahasuar me një vit më parë, i ndikuar kryesisht nga përmirësimet

në përfitueshmërinë dhe në likuiditetin e sektorit. Megjithatë, mbetet shqetësuese cilësia e

aktiveve, e cila e ka zgjeruar kontributin e saj (negativ) në indeks. Në të njëjtën kohë, rritja e

prezencës së borxhit të varur në kapitalin bazë ka zgjeruar lehtësisht rrezikun në dimensionin

e kapitalit edhe pse bankat ruajnë raportet e mjaftueshmërisë të vendosura nga rregullatori.

Grafiku 5.1 - Treguesi i Stabilitetit Bankar, Grupi G1-indeks.

30 Indeksi i përbërë Stabilitetit Bankar kombinon ndikimin e pesë dimensione kryesore të rrezikut në operacionet bankare

për të vlerësuar nivelin e stabilitetit në sektorin bankar.

EFICIENCA LIKUIDITETI CILËSIA E AKTIVEVE

PËRFITUESHMËRIA KAPITALI Indeksi i Stabilitetit Bankar

Page 103: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

102

Grafiku 5.2 - Treguesi i Stabilitetit Bankar, Grupi G2-indeks.

Grafiku 5.3 - Treguesi i Stabilitetit Bankar, Grupi G3-indeks.

EFICIENCA LIKUIDITETI CILËSIA E AKTIVEVE

PËRFITUESHMËRIA KAPITALI Indeksi i Stabilitetit Bankar

EFICIENCA LIKUIDITETI CILËSIA E AKTIVEVE

PËRFITUESHMËRIA KAPITALI Indeksi i Stabilitetit Bankar

Page 104: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

103

Grafiku 5.4 - Indeksi i Shëndetit Bankar

Grafik 5.4/a - Indeksi i Shëndetit Bankar

G3 G2 G1

Grupi shqiptar Grupi grek Grupi italian BE (pa greqinë & italinë) Të tjera

Page 105: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

104

Grafik 5.4/b - Indeksi i Shëndetit Bankar

Grafiku 5.5 - Treguesi i Stabilitetit Bankar, Grupi G1-indeks

mesatarja('03-'16)

min

max

Indeksi Ishëndetitbankar(Shtator'16)

G1 12/16 06/16 12/15

Page 106: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

105

Grafiku 5.6 - Treguesi i Stabilitetit Bankar, Grupi G2-indeks

Grafiku 5.7 - Treguesi i Stabilitetit Bankar, Grupi G3-indeks

Shënim: Larg nga qëndra nënkupton rritje të rrezikut.

Gjatë vitit 2016, bazuar në ecurinë e treguesve përfaqësues për çdo kategori, situata e

sektorit bankar pasqyrohet si në vijim:

G2 12/16 06/16 12/15

G3 12/16 06/16 12/15

Page 107: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

106

Kapitali - rritja e prezencës së borxhit të varur në kapitalin bazë ka zgjeruar lehtësisht

rrezikun në dimensionin e kapitalit edhe pse bankat ruajnë raportet e mjaftueshmërisë të

vendosura nga rregullatori;

Përfitueshmëria – rënia e kostove të financimit ka çuar në rritje të marzhit neto nga interesat

që, sëbashku me përformancën e mirë në rezultatin financiar, ka ndikuar në uljen e

kontributit në rrezik për të tre treguesit e përfitueshmërisë – veçanërisht të kthimit nga

aktivet;

Cilësia e aktiveve - mbetet i lartë kontributi në rrezik i përkeqësimit të cilësisë së aktiveve,

edhe pse referuar fundvitit 2015 kjo kategori ka një përmirësim të lehtë. Ndërkohë, ecuria

e klasës “nënstandard”31 të kredive me probleme, vijon të japë ndikimin kryesor në

kontributin në rrezik që vjen nga kjo kategori;

Likuiditeti - përmirësimi i raporteve të likujditetit ka ulur kontributin në rrezik të këtij

elementi, ndërsa ngadalësimi i depozitave të klienteve ka ndikuar negativisht;

Eficienca - është përmirësuar ndjeshëm në të tre treguesit që e përfaqësojnë – ku,

përmirësimi më i madh vjen nga ngushtimi i raportit kosto ndaj të ardhurave.

5.2. Përmbledhje metodologjike për stress testet e rezistencës për Bankat që operojnë në

Shqipëri në kuadër të mirëmenaxhimit të aktiveve dhe pasiveve.

Pyetja që ngrihet në studim është se si mund të arrihet testimi dinamik i stresit të bilancit

përmes modelimit të integruar?

Të dhënat historike janë pika e fillimit për mundësinë e një modelimi të ri. Pa të dhënat e

duhura, ka pak ose aspak mundësi në ndërtimin e modeleve që kërkohen. Por, nga ana tjetër,

burimet e të dhënave janë një sfidë më vete. Një mënyrë praktike për të nxjerrë vlerën

maksimale dhe optimale nga të dhënat dhe për të minimizuar kërkesat e përgjithshme është

‘reverse-engineering’ nga raportimi i rezultateve. Duke punuar mbrapsh nga pika

përfundimtare, jo vetëm që formon kërkesat e të dhënave, por formon zgjedhjet e modelimit.

Në mënyrë efektive, kjo është një mënyrë për të ndërtuar një proçes nga lart-poshtë, por

duke arritur deri tek sistemet themelore dhe burimet kryesore të të dhënave.

Pra ‘reverse-engineering’ – është riprodhimi i produktit të një prodhuesi tjetër pas

ekzaminimit të hollësishëm të ndërtimit ose përbërjes së tij.

Duke lëvizur në një mënyrë matje ekonomike të kapitalit, bankat mund të modelojnë Fitimet

në Rrezik (EaR) nëpërmjet parashikimit të të ardhurave dhe të shtojnë modele për biznesin,

pensionin, sigurimin dhe strategjinë: rreziqet të cilat ndoshta modelohen më së miri në krye,

duke pasur parasysh vështirësinë e modelimit ato në një nivel të granuluar (detajuar), psh,

një normë interesi të nivelit të lartë ose një program mbrojtës i monedhës. Vendimet e marra

në lidhje me nivelin e përgjithshëm të tolerancës së rrezikut të vendosur për biznesin dhe që

përfaqësojnë një ekspozim të pritshëm në një grup apo njësi biznesi, mund të kapen direkt

në këto modele lart-poshtë.

31 Kredia me probleme është shuma e tre klasave: nëstandard, të dyshimta dhe të humbura.

Page 108: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

107

Në qendër të tërë proçesit është parashikimi dinamik i bilancit. Kjo do të thotë analizën e

të gjitha ndikimeve të njohura në bilanc, në mënyrën që çdo zë është modeluar në

parashikimet e ardhshme. Kjo përfshin flukset monetare të njohura duke përfshirë marzhet,

komisionet dhe kostot, ndryshimet në ekspozimet, ndikimi i zhvlerësimit, kompensimet për

humbjet, rezervat për provigjione dhe rikuperimet. Në secilin moment kohor llogaritet

kapaciteti dhe kërkesa për kapital dhe monitorohen masat e likuiditetit. Nga çdo hap tjetër

projektohet shqyrtimi i të gjitha ndikimeve të ndërhyrjes siç janë mjedisi makro-ekonomik,

faktorët e rrezikut financiar dhe çmimet, veprimet kapitale dhe investimet, financimi dhe

rritja. Cilido nga këto mund të humbasë në një parashikim statik të bilancit që supozon

shumë konstante.

Në këtë nivel, të gjithë faktorët e rrezikut dhe ndërveprimet e njohura (dhe të rëndësishme)

janë modele në një kuadër koheziv, i cili gjithashtu lejon modelimin e efekteve të raundit të

dytë, si kostot e financimit dhe shtrydhjet e likuiditetit, diçka që tradicionalisht mungon, ose

është e modeluar dobët në raportimin e pastër nga poshtë lart të proçeseve.

Të dhenat janë hedhur në file exceli për të gjithë bankat në një periudhe kohë nga viti 2002

deri në dhjetor 2016.

Bazuar në këto të dhëna Bankat në Shqipëri duhet të vlerësojnë kombinimin e shumë

faktorëve që përmbajnë të dhënë të grupuara si më poshtë:

Modelet makro-ekonomike. Përmbajnë të gjithë të dhënat përkatësë (seri kohore) si

input për kalibrimin dhe vlerësimin e modeleve.

Modelet satelite. Përmbajnë të gjithë të dhënat përkatëse (seri kohore) si input për

kalibrimin dhe vlerësimin e modeleve.

Analizat e rrezikut të likuiditetit. Përmbajnë të dhëna të vlefshme mbi maturitetin e

aktiveve dhe pasiveve. Ato janë hedhur sipas bankave; sipas aktiveve dhe pasiveve,

sipas monedhave; dhe të normave të ndryshueshme kundrejt fikseve për kreditë dhe

depozitat.

Influenca e tregut ndërbankar Vendas. Paraqet një matricë të ekspozimeve

ndërbankare, të klasifikuara në kredi depozita dhe të tjera.

Influenca e transaksioneve cross-border (jashtë vendit) Paraqet një matricë të

ekspozimeve të kredisë dhe depozitave për çdo bankë lokale në Shqipëri me bankat e

huaja (sipas vendeve dhe monedhave).

Bilancet e bankave dhe pasqyra e të ardhurave. Përmban informacion mbi bilancet dhe

pasqyrat e bilanceve të bankave. (Raporte vjetore të auditorit të jashtëm të publikuara).

Për periudhat e mëparshme është marrë bilanci i raportuar sipas SRU në Bankën e

Shqipërisë. Eshtë shfrytëzuar kjo e fundit për të patur të njëjtën strukturë të ndarë në

vite (psh llojet e aktiveve dhe pasiveve dhe llogaritë e të ardhurave dhe shpenzimeve

për të gjithë periudhën e marrë në shqyrtim, ndarja sipas monedhave dhe maturiteteve

etj). Si më poshtë:

a. Vendosjet e bankave në letra me vlerë jo-rezidente. Për çdo bankë, jepen

vendosjet në bankat rezidente, dhe vendosjet në bankat e huaja të klasifikuara

sipas: i) vendit; 2) tipit të letrës me vlerë (qeverie, institucioni bankar dhe

institucioni financiar jo-bankë, korporatë). (Për këtë janë përdorur raportet

vjetore të publikuara të bankave për vitin 2016).

b. Kreditë Bankare. Për çdo bankë është marrë shuma dhe përqindja e kredive që

janë (i) normë e ndryshueshme; (ii) sipas monedhave në LEK, EUR, USD; (iii)

Page 109: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

108

kredia sipas sektorëve të ndryshëm (bujqësi, industri, energji, ndërtim etj); (iv)

kredia sipas tipeve të ndryshme të kredimarrësve (institucione financiare,

publike, koorporata, biznes i vogël, individë etj.); (v) si dhe struktura e

maturitetit e portofolit të kredisë.

2. Qëllimi i stress-test-it është të shqyrtojë elasttcitetin e sistemit bankar në Shqipëri

kundrejt aftësisë për të paguar detyrimet (solvency), likuiditetit dhe rrezikut të

përhapjes në skenarë ekstreme makro-ekonomikë të mundëshëm. Analizat e

ndjeshmërisë janë kryer bazuar në test-e të bazuar në një faktor shock-u.

Zbatimi i tij është si më poshtë

a) Stress test-i i aftësisë paguese (solvency) bëhet nga lart-poshtë dhe nga poshtë-lart:

Testi nga lart-poshtë, merret i ndarë bazuar në skenarët makro-ekonomik.

- Kjo është bërë bazuar në modelet makro-ekonomikë dhe satelitorë dhe në bazë të

informacionit të marrë nga departamenti i mbikqyrjes për çdo bankë.

- Ky test ka marrë për bazë bilancin e çdo banke siç është raportuar.

Nga lart-poshtë stress test-i merr parasysh banka individuale dhe raporton rezultatet nga

poshtë-lart

b) Stress test-i i likuiditetit është implementuar duke përdorur metodën nga lart-poshtë.

- Testi bazohet në analizat e fluksit të parasë (fluksi mjeteve monetare) sipas

maturitetit dhe monedhës së aktiveve dhe pasive (LEK, USD dhe EUR). Analiza

trajton (i) nevojat për likuiditet të bankës që vjen nga të dalat; (ii) likuiditetin

zëvendësues nga të hyrat, dhe (iii) rezervat e mundshme të likuiditetit për të

kundërbalancuar GAP-in e likuiditetit. Bankat në Shqipëri kanë një model

tradicional biznesi që kanë mbështetje të madhe në depozita për sigurimin e

fondeve. Ushtrimi i testit merr vlerat normale të balancimit për linjat kryesore të

depozitave. Lidhur me kapacitetin e bankave për të kundërbalancuar gap-et

(diferencat) e likuiditetit në mungesë të ndihmës speciale të BQ, banka mund të

gjejë likuiditet duke përdorur tregjet ndërbankare, duke përfshirë dhe tregun e

REPO (operacionet e tregut të hapur) dhe të drejtën për të shitur letrat me vlerë të

qeverisë (Bonot e thesarit dhe Obligacionet), si dhe operacione të tjera të tregut të

hapur të BQ, ose përdorimi i rezervës së cash-it dhe depozitave në BQ. Lidhur me

burimin e fundit të likuiditetit, supozohet që bankat lejohen të përdorin rezervën e

detyrueshme për një periudhë maksimale 1 muaj (bazuar në faktin se rregullorja

aktuale e rezervës lejon përdorimin e saj deri në një nivel të caktuar për një periudhë

30 ditore). Nëse këto burime nuk do të mjaftonin për të përballuar likuditetin në

periudhë shock-u, atëherë do merrej ndihmë speciale likuiditeti nga BQ si psh

skontimi, kredia lombarde ose pjesmarrje në kapitalin aksioner të bankave etj. Ky

skenar është përdorur nga Bankat Qëndrore në Europë pas krizës financiare të vitit

2008.

c) Stress test-i i përhapjes (kontaminimit) merr parasysh metodën nga lart-poshtë

- Analizat standarde ndërbankare janë kryer për të vlerësuar rrezikun e kontaminimit

midis institucioneve bankare që operojnë në Shqipëri.

- Një analizë e ndarë është bërë për vlerësimin e rrezikut të ‘kontaminimit’ nga

transaksionet ndërbankare jo-rezidente (psh transaksionet me kompaninë mëmë ose

Page 110: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

109

vendosjet në bankat jo-rezidente “Money Market”). Kjo është bazuar në të dhënat

e Dhjetorit 2016.

- Bankat e përfshira në stress test nga lart poshtë janë 16: Banka Raiffeisen; Banka e

Bashkuar e Shqipërisë; Banka Veneto; Banka Kombëtare Tregëtare; Banka Tirana;

Banka Kombëtare Greke; Banka Ndërkombëtare Tregëtare; Banka Alpha –

Shqiqëri; Banka Intesa Sanpaolo Shqipëri; Banka Procredit; Bank Credit Agricole

(ABI); Banka e Kreditit e Shqipërisë; Banka Kredins; Bank Société Générale në

Shqipëri; Banka Union; Banka e Parë e Investimeve

Në aspektin e madhësisë së aktiveve këto përbejnë 100% të sistemit bankar në Shqipëri. Testi

nga lart-poshtë mbulon të njëjtat Banka në Dhjetor 2016. Testi nga poshtë-lart mbulon si më

poshtë: Banka Raiffeisen; Banka Kombëtare Tregëtare; Banka Intesa Sanpaolo Shqipëri;

Banka Kredins dhe Banka Tirana të cilat përfaqësojnë 75% të sistemit bankar shqipëtar.32

Tabela 5.3 - Pesha specifike e secilës bankë në sistemin bankar

BANKAT (treguesi ne %)

Dhjetor 2017 Dhjetor 2016 Dhjetor 2015

Totali i bilancit

BANKA RAIFFEISEN 17.25 19.04 21.73

BANKA E BASHKUAR E SHQIPËRISË 0.60 0.54 0.48

BANKA VENETO 2.00 1.90 1.95

BANKA KOMBËTARE TREGTARE 27.87 27.23 25.90

BANKA TIRANA 5.09 5.38 5.70

BANKA NDËRKOMBËTARE TREGTARE 0.75 0.70 0.70

BANKA INTESA SANPAOLO ALBANIA 10.57 10.56 10.62

BANKA PROCREDIT 2.37 2.36 2.67

BANKA AMERIKANE E INVESTIMEVE 2.85 2.59 1.99

BANKA NBG ALBANIA 2.52 2.66 2.61

BANKA ALPHA ALBANIA 5.21 5.01 4.79

BANKA E PARE E INVESTIMEVE ALBANIA 1.43 1.31 1.27

BANKA E KREDITIT TË SHQIPËRISË 0.12 0.20 0.16

BANKA CREDINS 12.51 11.87 11.07

BANKA SOCIETE GENERALE ALBANIA 5.63 5.69 5.51

BANKA UNION 3.23 2.95 2.87

Totali 100.00 99.99 100.00

Burimi: Banka e Shqipërisë

Objektivi i vlerësimit është të identifikojmë nëse kërkesat rregullatore mbi aftësitë paguese në

situata shock-u (krize) dhe likuiditeti balancohen në periudhën e vlerësimit. Testi ka marrë në

konsideratë rregulloret në fuqi dhe ndryshimet rreullatore që kanë hyrë në fuqi në periudhën e

vlerësimit 2014-2016. Kështu, testi dhe analiza, edhe aty ku nuk ka gjetur përgjigje nga

pyesorët cilësorë, ka marrë parasysh faktin që këto Banka janë të detyruara të zbatojnë kërkesat

rregullatore në fuqi.

32 Pesha Specifike e Bankave , bazohet ne totalin e bilancit te çdo banke kundrejt gjithë sistemit bankar. Të

dhënat Raporti Stabilitetit Dhjetor 2015-2016-2017

Page 111: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

110

5.2.1. Stress-test – i (Prova e Qëndrueshmërisë)

Stress-test–i përfshin identifikimin e humbjeve të mundëshme që mund të ndodhin për çdo

debitor apo palë tjetër dhe llojin e kredive në portofol, rezultati i të cilës është vlerësuar me

mjaftueshmërinë e kapitalit dhe krijimin e fondeve rezervë nga humbja e kredisë. Ushtrimi

“çfarë, nëse” (ose analiza skenar) mund të zbulojë dhe të ndihmojë në të kuptuarit e lidhjeve

në mes llojeve të ndryshme të rrezikut në kohë krize, sidomos lidhjeve mes rrezikut të kredisë

dhe rreziqeve të tregut.

Stress-test–i duhet të identifikojë ndryshimet në faktorët ekonomikë që mund të kenë efekt

negativ në kushtet e bankave dhe për të vlerësuar aftësinë e bankave për të administruar këto

ndryshime. Në këtë test merren parasysh minimalisht, por duke mos u kufizuar, këto 3 fusha:

1. rënia ekonomike apo rënia e industrisë;

2. faktorët e rrezikut të tregut dhe

3. kushtet e likuiditetit.

Një listë më e plotë e skenarëve që mund të përfshihen në një Stress-test përcaktohen në

kuadrin rregullativ përkatës. Megjithatë, me rëndësi në këtë vlerësim është aftësia për të

kuptuar rezultatet dhe përdorimi i saktë dhe i duhur këtyre skenarëve, si dhe identifikimi e

faktorëve të tjerë të rrezikut me ndikim të mundëshëm material mbi gjendjen financiare të

bankës.

Analiza duhet të bëhet në një bazë të konsoliduar me skenarë të ndryshëm, të tillë si humbje

më të larta se sa ato të priturat nga rënia ekonomike, si në ekonominë e përgjithëshme apo në

sektorë të veçantë, ose në një situatë kur kombinim i kredisë dhe ngjarjeve të tregut mund të

shkaktojë probleme serioze likuiditeti ose humbje. Analiza e Stress-test–it duhet të përfshijë

planin e paparashikuar dhe planet e veprimit për administrimin në çdo skenar të ndryshëm,

duke përfshirë edhe teknika të ndryshme të tilla si mbrojtja kundër rezultatit negativ, apo

reduktimi i madhësisë së ekspozimit. Drejtuesit e lartë duhet të rishikojnë periodikisht

rezultatet e Stress-test–it dhe, në qoftë se rezultatet i tejkalojnë nivelet e pranueshme, duhet

të merren masa të përshtatshme. Rezultati duhet të përfshihet në proçesin e formulimit dhe të

rishikimit të politikave e të kufijve të ndryshëm.

Supozimet e testit të rezistencës të kryera për Bankën e Shqipërisë, sidomos për bankat me

kapital të huaj me vendodhje në eurozonë nga këto Banka (rasti i Raiffeisen Bank), nën kushtet

e mëposhtëme:

1. Pika e nisjes së testit rezulton nga KAMAKURA33 (një software i brendshëm i përdorur

për të simuluar bilancin sipas skenareve të ndryshëm i cili kërkon një database të gjërë

për çdo transaksion, produkt për të parashikuar, rezistencën e bilancit dhe kapitalit pas aplikimit të ndryshimit të kursit të këmbimit (Forex) dhe ndryshimit të Euriborit

për çdo skenar.

2. Impakti nga ndryshimi i PPB jepet në një mënyrë gjykuese (arsyetuese).

33 http://www.kamakuraco.com/Blog/tabid/231/EntryId/727/Best-Practice-Model-Validation-for-Stress-Testing-

Under-the-Fed-s-CCAR-2015-Test-Regime.aspx

An In Depth Overview of KAMAKURA RISK MANAGER - VERSION 8.0 - JUNE 2013

(ALM -Credit Risk -Market Risk- Liquidity Risk -Transfer Pricing -Capital Allocation- Basel III -FAS 157-

FAS 133-IFRS Integrated Risk System)

Page 112: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

111

Janë si më poshtë:

Supozimet e bilancit janë:

1. Rritja e kredisë: 2015

Bazuar në udhëzimet mbi supozimet, supozohet se rritja vjetore e kredisë gjatë 2014 do të jetë

13% me e lartë në Lek (YoY34), ndërkohë në monedhë të huaj 9%. Këto supozime bazohen në

zhvlerësimin e lekut kundrejt Euros, kështu që supozohet që për t’u mbrojtur nga rreziku i

kursit të këmbimit FX, do të ketë rritje me të madhe në kreditë në lekë.

2. Rritja e kredisë: 2016

Bazuar në udhëzimet mbi supozimet, supozohet se rritja vjetore e kredisë gjatë 2015 rritja e

kredive të lekë do të jetë përsëri më e lartë se ato në monedhë të huaj. Kjo është pasojë kostove

të kredive në monedhë të huaj. Rritja vjetore e kombinuar Lek/EUR mbetet e njëjtë 18% (YoY-

anualizuar)

3. Rritja e depozitave: 2015

Supozimi ynë bazë është, se në kohë krize ka një tendencë për rritjen e kursimeve dhe uljen e

konsumit dhe investimeve. Prandaj kemi supozuar një rritje të barabartë prej 14% për depozitat

në Lekë dhe 14% Valutë.

4. Rritja e depozitave: 2016

Në vitin 2015, në bazë të supozimeve të udhëzimeve do të këtë një përmirësim të rritjes

ekonomike, prandaj ne kemi supozuar një rritje më të ulët të depozitës se sa ajo në 2014. Për

vitin 2015 kemi marrë një rritje prej 9% YoY për Lekun dhe 9% për depozitat në valutë

5. Rritja e investimeve 2015:

Kufiri i tanishëm i ekspozimit ndaj obligacioneve të qeverisë është në 89%, prandaj ne kemi

supozuar se do të rrisim me një tjetër 11% ekspozimin tonë si pasojë e rritjes së depozitave

dhe e gjithë kjo do të jetë në Lekë. Gjithashtu, nga vëllimi i rritur i depozitave në monedhën

vendase, ne mund të kemi një rritje të likuiditetit në valutë të huaj, të cilat do të investohen në

bonot austriake të vlerësuar me AAA.

6. Rritja e investimeve 2016:

Në vitin 2016, do të këtë një rritje të aktivitetit kreditues, kështu që rritja e ekspozimit ndaj

borxhit sovran në Lekë do të jetë më e ulët krahasuar me vitin 2015 (5% në terma vjetorë) dhe

për shkak të rritjes së huadhënies në Valutë nuk do të kemi riinvestimin në bonot austriake të

vlerësuar me AAA.

Të dhëna të tjera për 2015

1. 10% e rritjes së depozitave të klientëve reflektohet në volumin "rezervë minimale"

2. E njëjta me parashikimet për asetet fikse të përgjithëshme (të prekëshme dhe të

paprekëshme)

34 YoY ( year on year) - anualizuar

Page 113: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

112

3. Asetet dhe detyrimet e tjera janë të ndikuara nga balancimi i volumeve të bilancit të

fluksit të këmbimit (FCY- LCY)

4. Rezervat e përgjithëshme dhe dividentët e paguar pasqyrohen si aktualitet i 2015.

Të dhëna të tjera për 2016

1. 10% e rritjes së depozitave të klientit reflektohet në volumin “rezervë minimale”

2. E njëjtë me buxhetin 2016 për totalin e aseteve fikse (të prekëshme dhe të paprekëshme)

3. Asetet dhe detyrimet e tjera janë të ndikuara nga balancimi i volumeve të bilancit të

fluksit të këmbimit (Valutë-Lekë)

4. Rezerva të përgjithëshme të njëjta si 2015.

5. Dividentët e paguar sipas buxhetit 2016 (26 milion euro - 2% ulje në fitim).

Gjithashtu për NPL dhe Depozitat

(Skenari bazë )

- Vëllimet (sipas bilanceve) e shpërndarjes sipas klasave të BSH-së bëhen sipas

peshave specifike të Parashikimit dhe Buxhetit.

- Kreditë e fshira: Volumet e skenarit bazë janë sipas të dhënave të parashikuara.

(Skenar negativ/i pafavorshëm)

- Vëllimi (sipas bilanceve) sipas klasifikimit të BSH-së bëhet sipas peshave specifike

të llogaritura në bazë të të dhënave të parashikuara, por korrigjohen me trendin

aktual. Gjithashtu, supozimet gjykuese bëhen gjithashtu duke marrë parasysh edhe

përkeqësimin e raporteve të NPL.

- Kreditë e fshira: Vëllimet e skenarit bazë janë korrigjuar nga prirja mesatare nga

2010-2016.

Supozimet e të ardhurave dhe shpenzimeve janë:

Supozimet e simulimit të të ardhurave nga interesi neto

Të ardhurat nga interesi neto (NII) janë llogaritur me KAMAKURA. Pozicionet e bilancit të

Bankave në Dhjetor 2016 janë përdorur si një datë reference për të ardhurat /shpenzimet e

interesit të projektit të zërave të bilancit për periudhën e kërkuar. Disa zëra të bilancit janë

konsideruar si “interes jo i ndjeshëm” gjatë ndryshimit në skenarët e normave të interesit,

ndërkohë që disa zëra të tjerë nuk kanë ndikuar aspak, si pozita pa interes. Më poshtë vijohet

me një listë e këtyre balancave.

Modelimi

Zërat e mëposhtëm të bilancit konsiderohen të mos riçmohen/rivlerësohen, kur janë llogaritur

rezultatet e testit të stresit të rrezikut të normës së interesit:

- Llogaritë rrjedhësë (me pakicë dhe korporata) - shihen si llogari të ndjeshme ndaj

interesit

- Llogaritë e kursimit - të konsideruara si llogari të ndjeshme ndaj interesit

- Llogaritë rrjedhëse me bankat - konsiderohen si llogari të ndjeshme ndaj interesit

- Provizionet - Zë i bilancit (pa interes)

- Fitimi dhe humbja e vitit aktual - Zë i bilancit (pa interes)

Page 114: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

113

- Kapitali - Pasqyra e bilancit (pa interes)

- Fitimet e mbartura - Zë i bilancit (pa interes)

- Para (Cash) - Zë i bilancit (pa interes)

- Aktivet fikse - Zë i bilancit (pa interes)

- Pjesëmarrja e kapitalit - Zë i bilancit (pa interes)

- Aktive të tjera (aktive të ndryshme) - Zë i bilancit (pa interes)

- Detyrime të tjera - Zë i bilancit (pa interes)

Supozimet e simulimit të të ardhurave nga interesi neto në skenarin bazë dhe skenarin e

pafavorshëm

Ndërrimet në kurbat e yield-eve të monedhës vendase dhe të huaj (në masën e kërkuar nga

skenarët e bankës qëndrore) kanë ndikuar pozitivisht në NII (Të ardhurat neto nga interesi) të

bankës për shkak të momenteve pozitive të riçmuarjes/rivlerësimit të bilancit të bankës gjatë

2015 dhe 2016. Të ardhurat nga interesi neto rriten gradualisht gjatë periudhës dyvjeçare për

shkak të transaksioneve të rivlerësimit me normat e interesit më të larta dhe boshllëqet pozitive

të riçmimit. Sidoqoftë, çështjet e cilësisë së të dhënave mund të paragjykojnë rezultatet e NII

në skenarë të ndryshëm.

Të dhëna të tjera për 2015

1. Të ardhurat nga interesi dhe shpenzimet nga interesi ndikohen nga supozimi makro-

ekonomik në Bilanc duke përdorur të njëjtat norma të mesatarizuara të interesit, siç llogaritet

në KAMAKURA (projeksion i Bilancit të 2014-s në periudhën e ardhëshme 2-vjeçare).

2. Të tregtuarit e Letrave me Vlerë. Rritja e Tregtisë së letrave me Vlerë të huaja me bonot

austriake me normë interesi prej 2% për periudhën vetëm 6-mujore.

3. Provizionet për llogaritë e arkëtueshme të njëjta si të anualizuara 2015

4. Shpenzimet totale operative të njëjta me parashikimin e OPEX 2015.

5. Të ardhurat neto të jashtëzakonshme të njëjta si “të ardhurat neto të jashtëzakonshme” në

Parashikimin 2015.

6. Tatimi në të ardhura është supozuar të jetë i ri në 15%

Të dhëna të tjera për 2016

1. Të ardhurat nga interesi dhe shpenzimet nga interesi ndikohen nga supozimi makro-

ekonomik në bilanc duke përdorur të njëjtat norma të mesatarizuara të interesit, siç llogaritet

në KAMAKURA (projeksion i bilancit 2015-s në periudhën e ardhëshme 2-vjeçare).

2. Të tregtuarit të Letrave me Vlerë. Rritja e Tregtisë të letrave me Vlerë të huaja me bonot

austriake me normë interesi prej 2% për periudhën vetëm 6-mujore.

3. Provizionet për llogaritë e arkëtueshme të njëjta si të anualizuara 2015

4. Shpenzimet totale operative të njëjta si Buxheti OPEX 201635

5. Të ardhurat neto të jashtëzakonshme të njëjta si “të ardhurat neto të jashtëzakonshme” në

Buxhetin 2016

6. Tatimi në të ardhura supozohet të jetë i ri në 20%.

Të dhëna për kapitalin rregullator

1. Kapitali aksionar, rezervat e përgjithëshme dhe fitimet e mbajtura pasqyrohen sipas

periudhës së raportimit (bazë ose e kundërt).

35 Buxhetet janë marrë pranë Raiffeisen Bank dhe realizimi faktik i Buxhetit 2015 është marrë si koefiçent për të gjithë sistemin

Page 115: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

114

2. Aktivet jomateriale merren nga Parashikimi i vitit 2015 dhe Buxheti 2015 për të dy skenarët.

3. Fitimet gjatë periudhës fiskale për vitin 2015 janë aktuale të 2016

4. Të gjitha zërat e tjerë “rënëse” merren të njëjta me ato të 2015.

5. Fitimet gjatë periudhës fiskale për 2015 janë të barabarta me dhjetor 2016

RWA-të (Aktivet e Ponderuara me Rrezik) në BSH për rrezikun e Kredisë

Vëllimet (sipas Bilancit) e shpërndarjes sipas klasave të BSH-së bëhen duke u bazuar në

shifrat/të dhënat aktuale të peshave specifike që përkeqësojnë ato të fundit sipas vlerësimit

gjykues.

RWA-të e BSH për rrezikun e Tregut

Siç është rënë dakord me Bankën e Shqipërisë, në rreziqet e tregut 36 të RWA sipas rregullores

lokale, ne do të përfshijmë vetëm zërin “Kapitali i kërkuar”. Kapitali i kërkuar i Rrezikut të

Tregut bazohet në portofolin e tregëtimit.

- Supozimi për llogaritjen e kapitalit të kërkuar të interesit:

Llogaritja e kapitalit të kërkuar për normat e interesit është bazuar në skenarët bazë dhe në

skenarët e pafavorshëm. Këto skenarë kanë krijuar diferenca në kthimet e yield-it të tregu dhe

rrjedhimisht është bërë rivlerësimi i letrave me vlerë të mbajtura për tregtim (HFT).

- Supozimi për llogaritjen e kapitalit të kërkuar FX:

Pozicioni neto FX supozohet konstant dhe nuk mund të parashikohet.

Ne kemi bazuar parashikimin e kapitalit të kërkuar FX në kapitalin rregullator, që rezultoi nga

skenarët bazë dhe skenarët e pafavorshëm

Basel 2 RWA-të për rrezikun e kredisë

Për 2015, në vëllimet (sipas bilancit) është aplikuar mesatarja aktuale e RË (Janar-Dhjetor).

Për 2016, në vëllimet (sipas bilancit) është aplikuar mesatarja aktuale e RË, korrigjuar nga

trendi rritës vjetor.

Basel 2 RWA-të për rrezikun e tregut

Në vëllimet (sipas Bilancit, Trading Book) është aplikuar mesatarja aktuale Kapitalit

rregullator (CAD) sipas rrezikut të tregut.

Basel 2 RWA-të për Rrezikun Operacional

Në vëllimin e të ardhurave bruto (sipas bilancit) aplikohet koefiçienti aktual (EC 2015/Gross

Income 2015).

RWA = EC*12.5% ( EC kapitali ekonomik)

36 Rregullore 69/2014 "Për kapitalin rregullator'', version i integruar, Rregullore 48/2013 ''Për raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit'', version i integruar-

www.bankofalbania.org

Page 116: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

115

Rreziku i Kredisë

Zhvillimi i vëllimeve sipas klasave të aktiveve bëhet në bazë të:

1. Ekspozimet e Korporatave, Jo-Qeverive dhe Individëve sipas volumit total të bilancit (prej

këtyre 3) të shpërndara sipas peshave specifike aktuale.

2. “Jashtë bilanci” është raportuar duke u bazuar në peshën aktuale specifike të korrigjuar me

75% (sipas udhëzimeve të Bankës së Shqipërisë)

Zhvillimi i humbjeve sipas klasave të aktiveve bëhet sipas formulës në vijim:

EL = EAD * PD * LGD

Zhvillimi i volumeve sipas sektorëve të industrisë bëhet në bazë të:

- Vëllimet (sipas Bilancit) shpërndahen midis sektorëve të industrisë sipas peshave aktuale

specifike të korrigjuara nga një vlerësim gjykues. (Çfarë pritet bazuar në buxhetet dhe politikat

e aprovuara të kredive për çdo segment dhe industri).

- Zhvillimi i humbjeve sipas sektorëve të industrisë bëhet sipas formulës së mëposhtme:

EL = EAD * PD * LGD

Rreziku i Tregut

- Mbajtja e letrave me vlerë të tregtueshme regjistrohet në bazë të vlerave të tregut.

Nga kjo, ‘Të mbajtura për tregtim’ (HFT-Heald for Trading), janë rivlerësuar bazuar

në ndryshimin e kurbës së yield-it, duke iu referuar skenarëve bazë/të pafavorshëm.

Vlerat HTF janë zvogëluar, pasi të dy skenarët supozojnë një zhvendosje në kurbën e

yield-eve të tregut.

- Letrat me vlerë të mbajtura deri në maturim (HTM- Held to maturity), regjistrohen

me vlerën e kostos, vlera e tyre nuk ndryshon për shkak të ndërrimeve në normat e

interesit.

- Pozicioni neto FX supozohet konstant, nuk mund të parashikohet.

- “Shoku i normës së interesit në librin bankar” bazohet në një skenar tjetër nga skenarët

bazë/të pafavorshëm. Ai tregon ndryshimin në Të ardhurat neto nga interesat - NI, për

2015 dhe 2016, duke marrë parasysh një ndryshim në kthesat e yield-it LEK/MCY37

(Maximum Constant Yield) me -100bp/100bp; -200bp/200bp respektivisht

PD, NPL dhe LGD

Skenari Bazë

LGD e brendëshme = 45%

- Për vitin 2015, PD-të sipas klasave të aktiveve. Raportohen PD-të e brendëshme

aktuale të korrigjuara nga tendenca NPL.

- Për vitin 2016, PD-të e vitit 2015 korrigjohen nga trendi i NPL. PD-të për zërat jashtë

bilancit janë aplikuar njësoj si për ato të Korporatës, meqë këto vëllime kryesisht vijnë

nga ky segment.

37 Treasury Yield Curve Rates. These rates are commonly referred to as “Constant Maturity Treasury” rates. https://www.treasury.gov/resource-center/data-chart-center/interest-rates/Pages/TextView.aspx?data=yield&utm_source=tuicool

Page 117: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

116

- Për 2015, PD-të sipas klasave të industrisë. Raportohen PD-të e brendëshme të

korrigjuara nga tendenca NPL. Gjithashtu, vlerësimet gjykuese aplikohen mbi këto PD

(disa industri janë parashikuar të jenë në pozitë më të keqe krahasuar me të tjerat).

- Për vitin 2016, PD-të e vitit 2015 korrigjohen nga trendi i NPL. Gjithashtu, vlerësimet

gjykuese aplikohen mbi këto PD (disa industri janë parashikuar të jenë në pozitë më të

keqe krahasuar me të tjerat).

Skenari i pafavorshëm

LGD e brendëshme = 45%

Klasa e Aktiveve PD

Për vitin 2015, raportohen PD-të e brendëshme të Skenarit Bazë 2015 të korrigjuara

nga tendenca NPL.

Për vitin 2016, PD-të e vitit 2015 korrigjohen nga trendi i NPL. PD-të për zërat jashtë

bilancit janë aplikuar njësoj si për ato të Korporatës, meqë këto vëllime kryesisht vijnë

nga ky segment.

Klasa e Industrisë PD-s

Për vitin 2015, PD-të e 2015-ës korrigjohen nga trendi i NPL. Gjithashtu, vlerësimet

gjykuese aplikohen mbi këto PD (disa industri janë parashikuar të jenë në pozitë më të

keqe krahasuar me të tjerët).

Për vitin 2016, PD-të e vitit 2015 korrigjohen nga trendi i NPL. Gjithashtu, vlerësimet

gjykuese aplikohen mbi këto PD (disa industri janë parashikuar të jenë në pozitë më të

keqe krahasuar me të tjerat).

5.3. Metodologjia për llogaritjen e rëndësisë sistemike për bankat në Shqipëri

Matja e bazuar në tregues financiarë.

Metodologjia për identifikimin e bankave me rëndësi sistemike në sektorin bankar shqipëtar

përshtat versionin zyrtar të BCBS (të mbështetur mbi treguesit financiare), duke e përshtatur

me karakteristika e sektorit bankar shqipëtar.

Duke ruajtur të njëjtën linjë metodologjike të zhvilluar nga Komiteti i Basel-it, janë

përzgjedhur pesë kategoritë dhe për çdo kategori përkatëse jepet gjykimi i DSF për

përzgjedhjen e treguesit të gjykuar si më përfaqësues të karakteristikave të aktivitetit të sektorit

tonë bankar.

Metodologjia i jep një peshë të barabartë prej 20% secilës prej pesë kategorive të rëndësisë

sistemike të përmendura më sipër. Me përjashtim të kategorisë së “madhësisë”, Komiteti i

Basel-it identifikon më shumë se një tregues në secilën prej kategorive të tjera, ku secili prej

treguesve merr peshë të barabartë brenda kategorisë që i përket. Kështu, në rastet kur në një

kategori gjenden dy tregues, secilit tregues i jepet një peshë e përgjithëshme prej 10%; në rastet

kur gjenden tre tregues, secilit tregues i jepet pesha prej 6.67% (pra 20/3).

Duke e modifikuar disi këtë qasje, në rastin tonë, për përcaktimin e peshave të treguesve brenda

çdo kategorie kemi aplikuar metodën entropy (e cila është sqaruar në vijim).

Page 118: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

117

Për secilën bankë, pikët/vlerësimi për një tregues të caktuar llogariten duke pjesëtuar vlerën e

bankës individuale me vlerën agregate të sistemit (të gjitha bankat) ose me vlerën agregatë të

kampionit (në rast përzgjedhjeje të një grupi bankash) për këtë tregues. Më pas ky vlerësim për

treguesin në fjalë ponderohet me peshën e dhënë, në mënyrë të barabartë, për çdo tregues

brenda kategorisë. Në vazhdim, totali i pikëve për të pesë kategoritë jep nivelin e rëndësisë

sistemike për bankën përkatëse.

BCBS iu rekomandon vendeve që të rishikojnë treguesit në përputhje me zhvillimin dhe

dinamikat e sektorit bankar, me një frekuence 3-vjeçare.

5.3.1. Treguesit

Madhësia. Madhësia luan një rol të rëndësishëm në përcaktimin e rëndësisë sistemike. Sa më

e madhe të jetë banka aq më i madh do të ishte efekti i përhapjes së dështimit të saj në sistemin

bankar e më gjërë, i materializuar kryesisht në vështirësinë e zëvendësimit të aktiviteteve të

bankës me një bankë tjetër. Më tej, kolapsi i banke të mirënjohur ndikon negativisht në sistemin

bankar (reflekton problemin too-big-to-fail38). Në metodën e propozuar nga Komiteti i Basel-

it, madhësia është e vetmja kategori e shprehur me një tregues. Treguesi që përcakton

madhësinë e bankës për qëllime të kësaj metodologjie është i njëjtë me trajtimin që i bën kuadri

rregullator i Basel III konceptit “ekspozim total”39. Vlerësimi i këtij treguesi, për çdo bankë,

do të përllogaritet si peshë ndaj të njëjtit tregues për sistemin. Meqenëse, bankat tona janë

akoma në fazën e implementimit të Basel II, si dhe bilancet e tyre nuk përmbajnë instrumentë

inovativë dhe transaksione të ndërlikuara, një përafrim i mirë për treguesin e ‘ekspozimit total’,

supozojmë të jetë: totali i aktiveve.

Ndërlidhja/marrëdhëniet e ndërsjella. Ndërlidhja/marrëdhëniet e ndërsjella të bankave mund

të krijojnë rreziqe thelbësore që cënojnë stabilitetin e sistemit financiar. Duke qenë se bankat

operojnë me një rrjet të gjërë detyrimesh kontraktuale, nëse një institucion në vështirësi nuk ka

mundësi të paguajë detyrimet e tij ndërbankare (në mënyrë të plotë), mundësia e ndikimit

negativ në institucionet e tjera rritet. Pra ndikimi sistemik i një banke varet kryesisht nga shkalla

e marrëdhënieve të ndërsjellta që ajo ka me bankat e tjera (Kaufman, 1994)40.

Shkalla e ndërlidhjes së një institucioni financiar në sistem, përgjithësisht matet me volumin e

aktiveve të tij brenda sistemit financiar dhe/ose me detyrimet e tij brenda sistemit financiar.

Në shtesë të këtyre dy indikatorëve Komiteti i Basel-it propozon përdorimin e raportit të

financimit me shumicë41.

38 Argumenti “too-big-to-fail” është përshkruar teorikisht nga Freixas (1999) dhe Goodhart and Huang (1999). 39 Elementët që konsiderohen për llogaritjen e ekspozimit janë:

(i) Vlera kontabël e zërave në bilanc, të netuara me çdo provigjion specifik krijuar për to (çdo

instrument mbrojtës ndaj ekspozimit nuk e redukton vlerën e këtij të fundit për qëllime të

përllogaritjes së këtij treguesi, ndërkohë që për marrëveshjet e riblerjes, letrat me vlerë dhe

derivativët, do të konsiderohet vlera e tyre kontabël e netuar me trajtimin që i bën Basel II zërit

respektiv);

(ii) Zërat jashtë bilancit, përfshi lehtësitë e likuiditetit, angazhimet përfshi edhe ato të anulueshme pa

kushte, instrumentet zëvendësues direkt të kreditit, pranimet, letër kredie në pritje, letër kredie të

tregëtisë, transaksionet dhe letrat me vlerë të pa shlyera. 40 Kaufman, G.G. 1994, “Bank Contagion: A Review of the Theory and Evidence”, Journal of Financial Services

Research. 41 Shkalla e financimit të krijuar nga burime të ndryshme nga depozita ndaj totalit të detyrimeve.

Page 119: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

118

Për rastin tonë, në këtë kategori kemi konsideruar: a) volumin e aktiveve në sistemin financiar

dhe b) volumin e detyrimeve brenda sistemit financiar, si përafrim i përshtatshëm në

pasqyrimin e përfshirjes së bankave në aktivitetin ndërbankar.

Zëvendësueshmëria/infrastruktura e institucionit financiar. Komiteti i Basel-it e trajton

rëndësinë sistemike të një banke të lidhur në mënyrë të zhdrejtë me zëvendësueshmërinë e

shërbimeve të saj. Mundësia që një bankë të dalë nga tregu pa shkaktuar ndërprerje të

funksionimit të saj (ose probleme të rëndësishme) duhet shqyrtuar, duke analizuar çfarë do të

ndodhte në rast se kjo bankë do të ndalonte së ofruari një lloj të caktuar shërbimi. Në rastin e

një banke sistemike, shkëputja në terma të ofrimit të shërbimit, apo rënies së flukseve të tregut

dhe infrastrukturës së likuiditetit për shkak të dështimit të saj, do të shoqërohej më një efekt të

rëndësishëm për sistemin. Dështimi i një banke të tillë jo vetëm do të shkaktojë shqëtësim për

klientët në kërkim të të njëjtit shërbim në një bankë tjetër, por gjithashtu, do të rrisë shkallën e

përkeqësimit në bankat e tjera në vijim të fragmentarizmit të shërbimeve dhe uljes së likuiditetit

në treg.

Treguesit e prezantuar nga Komiteti i Basel-it për matjen e këtij Kriteri janë: (i) Aktivet nën

kujdestari; (ii) pagesa të kryera dhe të shlyera nëpërmjet sistemit të pagesave, dhe (iii) vlera e

transaksioneve të nënshkruara në tregjet e borxhit dhe të kapitalit. Në nivel lokal mendohet që

“zëvendësueshmëria” duhet të shprehet me rëndësinë e një banke për klientët jashtë tregut

financiar, pra ata që nuk kanë akses të drejtpërdrejt në tregun monetar dhe atë të kapitaleve.

Nëse banka ka një pjesë të madhe të kredive në sektorët e ekonomisë, kjo tregon

zëvendësueshmërinë e ulët të bankës dhe një ndikim negativ në aktivitetin ekonomik, në rast

dështimi të saj meqë burimet alternative të fondeve janë të rralla.

Për të garantuar një llogaritje praktike të kësaj kategorie, sugjerojmë që të përdoren si tregues:

a) vëllimi i huave dhënë individëve dhe komunitetit të organizatave jofitimprurëse; dhe

b)vëllimi i huave dhënë njësive tregëtare industriale private/publike.

Kompleksiteti. Komiteti i Basel-it argumenton që rreziku sistemik që ndjek dështimin e një

banke ka gjasa të jetë më i lartë nëse aktiviteti, struktura dhe operacionet e saj janë më të

ndërlikuara. Përveç kësaj, sa më komplekse të jenë aktivitetet e një banke, aq më e vështirë

është të shpëtohet ajo.

Treguesit që Komiteti i Basel-it sugjeron për të matur këtë Kriter ilustrojnë për më tepër,

numrin e marrëveshjeve të ndërlikuara që banka ka krijuar me klientë të ndryshëm, që rrit

kostot dhe kohën e duhur për të zgjidhur bankën në rast dështimi. Ata janë (i) vlera nominale

e derivativëve “mbi banak”; (ii) aktive vlera e drejtë e të cilave përcaktohet nëpërmjet

hierarkisë së nivelit të tretë, dhe (iii) aktive të mbajtura për tregtim dhe aktive të vlefshme për

shitje.

Në rastin tonë, duke konsideruar shkallën e zhvillimit të tregut, sugjerojmë përdorimin e të

dhënave lehtësisht të disponueshme për çdo bankë, pa nevojën e vlerësimeve të cilat mbeten

subjekt gjykimi. Të tilla janë: a) letrat me vlerë të tregueshme dhe b) investimet në letrat me

vlerë.

Gjithashtu, BCBS (2012) thekson në mënyrë të vençantë se komplesiteti mund të lindë

pjesërisht nga aktiviteti ndërkufitar. Për këtë arësye, në këtë kategori kemi përfshirë treguesit

c) pretendime me jorezidentët dhe d) detyrime ndaj jorezidentëve. Më tej, në adresim të shtrirjes

gjeografike të Bankave në territorin e vendit, dhe sidomos për kapjen e rëndësisë së bankave

të cilat ofrojnë shërbime në zonat rurale më larg ‘qendrave’ sipas ndarjes territoriale, kemi

Page 120: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

119

ndërtuar një tregues numri i degëve (shtrirja territoriale). Ky tregues, i jep peshë më të madhe

bankave me shtrirje në zonat më të skajshme, duke konsideruar mbulimin gjeografik që

sigurojnë bankat.

Kompleksiteti është e vetmja kategori e rishikuar, nga metoda e përdorur për përcaktimin e

bankave me rëndësi sistemike në dhjetor 2016. Shtrimi i treguesve të mësipërm ka çuar në

zgjerim të lehtë me 1% të kompleksitëtit per BKT (pasi është banka me shkallën më të lartë të

marrdhënieve me jorezidentët) dhe BC, si dhe renie me 1.9% dhe 1.6% respektivisht për BR

dhe ISBA. Në tabelen 3 të Aneksit 1 jepet ndryshimi në pikëpërqindje për këtë kategori për

bankat kryesore, në dy periudhat e vlerësimit.

Aktiviteti në juridiksione të ndryshme. Kjo është kategoria për të cilën, DSF ka sugjeruar

modifikimin më të madh. Në metodologjinë e BCBS kjo kategori ka synuar të kapë ndikimin

global të bankës, i shprehur në aktivitetin e saj në juridiksione të ndryshme. Në këtë rast, janë

përdodur dy tregues: a) pretendimet ndërkufitare dhe b) detyrimet ndërkufitare. Në kushtet kur

objektivi është të identifikojë bankat me rëndësi sistemike në tregun e brendëshëm, ku

mungojnë veprimet e rëndësishme nderkufitare, mbështetur nga Braemer and Gischer (2012),

kemi konsideruar konceptin e “besimit publik” për të kapur përceptimin publik të ndikimit të

brendëshëm që do të sjellë dështimi i një banke. Sa më shumë familjet të perceptojnë rrezikun

për sigurinë e depozitave të tyre, aq më shumë ka mundësi që shqëtësimi të përhapet në të gjithë

vendin, dhe për rrjedhojë mund të përfshijë të gjithë sektorin bankar. Për këto aresye, kemi

propozuar që si tregues në këtë rast të jetë totali i depozitave të publikut.

5.3.2. Peshat dhe pikët

Siç është përmendur më lart, ndryshe nga metodologjia e Komitetit të Basel-it (i cili cakton

pesha të barabarta për çdo tregues brenda një kategorie), për të theksuar rolin e ndryshëm që

çdo tregues luan në “dallimin” e bankës, kemi zgjedhur që peshat e treguesve brenda secilës

kategori t’i vendosim sipas metodës “entropy”42. Kjo metodë ponderimi vendos më shumë

peshë ndaj treguesve në të cilët kampionët kanë shpërndarje më të lartë. Kjo do të thotë që nëse

treguesi diferencon më mirë bankat, duhet t`i jepet më shumë peshë. Gjithashtu, ajo siguron

përditësime të peshave çdo vit, duke kapur kështu ndryshimet në rëndësinë e treguesve.

Për një kategori me më shumë se një tregues, supozojmë çdo bankë 𝑖 ka vlerën e saj 𝑋𝑖𝑗 në

treguesin 𝑗. Entropy e treguesit j përcaktohet si në ekuacionin në vijim:

𝑒𝑗 =∑ 𝑃𝑖𝑗ln𝑃𝑖𝑗

𝑛𝑖=1

ln (𝑛) (1)

ku 𝑃𝑖𝑗 = (𝑋𝑖𝑗

∑ 𝑋𝑖𝑗𝑛𝑖=1

⁄ ) dhe n numri total i bankave.

Sa më e madhe të jetë diferenca e vlerave të treguesit midis bankave, aq më e vogël është

entropia e treguesit. Kjo do të thotë së treguesi luan një rol të rëndësishëm në diferencimin e

bankave. Kështu, llogarisim koefiçientin e diferencës si vijon për të ponderuar treguesin:

42 Theksojmë se për stadin aktual të të dhënave rezultati final për renditjen e bankave me rëndësi sistemike nuk

ka ndryshime të qenësishme, si në rastin përcaktimi i peshave përmes entropy ashtu edhe nëse secili tregues

merr peshë të barabartë (shih tabelat 1 dhe 2 në aneks 2).

Page 121: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

120

𝑔𝑗 = 1 − 𝑒𝑗 (2)

Më pas normalizojmë për t’u siguruar që shuma e peshave të treguesve brenda një kategorie të

jetë 1, ku supozohen m tregues në total. Pesha e treguesit j brenda kategorisë përcaktohet si Ëj,

𝑊𝑖𝑗 = (𝑔𝑗

∑ 𝑔𝑗𝑚𝑗=1

⁄ ) (3)

Totali i pikëve për të pesta kategoritë jep nivelin e rëndësisë sistemike për bankën përkatëse.

Në vijim, Tabela 5.4 krahason metodologjinë formale të identifikimit të bankave me rëndësi

sistemike globale me përqasjen tonë praktike, e cila synon përcaktimin e bankave me rëndësi

sistemike në vend.

Tabela 5.4 - Treguesit e Komitetit të Basel-it dhe përqasja e përshtatur.

Pesha

Tregues individualë

Përqasja BCBS Pesha

Përshtatja e përqasjes

BCBS Pesha Pesha

entropy (G-SIBs) (D-SIBs)

20% -“Ekspozimi total” sipas

kuadrit rregullator të Basel

III

20% -Totali i aktiveve me

rezidentët 20% 20%

20%

-Aktivet brenda sistemit

financiar 6.67%

-Aktivet brenda sistemit

financiar 10% 9.79%

-Detyrimet brenda sistemit

financiar 6.67%

-Detyrimet brenda sistemit

financiar 10% 10.20%

-Raporti i financimit me

shumicë 6.67%

20%

-Aktivet nën kujdestari 6.67% -Hua për individë 10% 9.20%

-Pagesa të kryera dhe të

shlyera nëpërmjet sistemit

të pagesave

6.67%

-Hua për njësi tregëtare dhe

industriale privatë/publike 10% 10.79%

-Vlera e transaksioneve të

nënshkruara në tregjet e

borxhit dhe të kapitalit

6.67%

Page 122: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

121

20%

-Vlera nominale e

derivativëve mbi banak 6.67% -Letra me vlerë të investimit 4% 5.09%

-Aktivet e nivelit të tretë 6.67% -Letrat me vlerë të

tregtueshme 4% 5.06%

-Aktive të mbajtura për

tregtim dhe aktive të

vlefshme për shitje

6.67%

-Pretëndime ndaj

jorezidentëve 4% 3.59%

-Detyrime ndaj

jorezidentëve 4% 3.65%

-Nr i degeve (shtrirja

tërritoriale) 4% 2.61%

20%

-Pretendime midis

juridiksioneve të ndryshme 10%

Jo i përfshirë -Detyrimeve midis

juridiksioneve të ndryshme 10%

Jo i përfshirë -Ndjeshmëria Lokale:

Depozitat e individëve 20% 20%

Burimi: Banka e Shqipërisë, Departamenti i Stabilitetit Financiar

Matja e rëndësisë sistemike është përllogaritur për të gjitha bankat e sektorit bankar. Tabela

5.5 përmbledh rezultatin përgjatë 5 fushave për bankat në 31 dhjetor 2016.

Tabela 5.5 - Rëndësia sistemike e bankave në Shqipëri, në fund të dhjetor 2016.

Ren

dit

ja

Emri i Bankës

Mad

hës

ia

Ndër

lidhja

Zëv

endës

ues

hm

ëria

Kom

ple

ksi

teti

Ndje

shm

ëria

lokal

e

Tota

li

1 Banka Kombëtare Tregëtare 0.04 0.04 0.03 0.06 0.05 0.22

2 Banka Raiffeisen 0.05 0.03 0.04 0.05 0.04 0.20

3 Banka Credins 0.02 0.04 0.03 0.01 0.02 0.12

4 Banka Intesa Sanpaolo 0.02 0.02 0.01 0.03 0.02 0.11

5 Banka Tirana 0.01 0.00 0.02 0.01 0.02 0.06

6 Banka Societe Generale 0.01 0.01 0.02 0.01 0.01 0.06

7 Banka Alfa 0.01 0.01 0.01 0.01 0.01 0.05

8 Banka Kombëtare Greke 0.01 0.00 0.01 0.00 0.01 0.04

9 Banka Procredit 0.01 0.01 0.01 0.00 0.01 0.03

10 Banka Union 0.01 0.00 0.01 0.01 0.01 0.03 Të tjera 0.01 0.03 0.01 0.01 0.01 0.08 Total 0.20 0.20 0.20 0.20 0.20 1.00

Burimi: Banka e Shqipërisë, Departamenti i Stabilitetit Financiar

Siç duket qartë nga paraqitja tabelore, rezultatet e përftuara sipas metodës bazuar në tregues

financiarë, evidentojnë dy banka me shkëputjen më të lartë të treguesit të rëndësisë sistemike,

Banka Kombëtare Tregëtare dhe Banka Raiffeisen, të ndjekura nga Banka Credins dhe Banka

Intesa Sanpaolo.

Page 123: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

122

Theksojmë se Komiteti i Basel-it nuk përcakton një nivel të poshtëm (minimal) për vlerën e

treguesit final në përkufizimin e një institucioni me rëndësi sistemike, duke ia lënë këtë proçes

gjykimit të çdo autoriteti lokal, çka kërkon vlerësim të mëtejshëm.

5.3.3. Kërkesa për kapital shtesë, metodologjia e llogaritjes

Për të llogaritur kapitalin shtesë për bankat me rëndësi sistemike, jemi bazuar në punimin

metodologjik të Bankës së Çekisë, e cila përcakton kërkesën për kapital shtesë në nivel banke

bazuar në rezultatin (notën) përkatëse të rëndësisë sistemike, dhe gjërësisht mbështetet në

standardet e Basel III dhe në publikimet e BCBS.

Supozimet kryesorë janë si më poshtë:

- çdo bankë duhet të plotësojë një kërkesë minimale për kapital bazë43 kmin = 8% , në

raport me vlerën e aktiveve të ponderuara me koefiçientët e rrezikut (në vijim,

kapitali). Kapitali bazë është i përbërë nga kapitali aksionar dhe fitimet e mbartura,

dmth përfaqëson kapitalin që mund të përdoret menjëherë dhe pa kushte për të

mbuluar çdo humbje të bankës;

- në situatë normale, çdo bankë gjithashtu në shtesë mban komponentin e plotë të

kapitalit shtesë, në masën kbasic = 4% të aktiveve të ponderuara me rrezik.

- në situatë normale, një bankë me një notë të rëndësisë sistemike të barabartë me sib

duhet të përmbushë jo vetëm me kmin dhe kbasic, por shtesën për kapital për shkak të

nivelit të saj të rëndësisë sistemike (D-SIB buffer), të përcaktuar si k(sib). Për

pasojë, nga të tre komponentët e përgjithëshëm në kërkesat për kapital të listuara

më sipër, vetëm k(sib) është i ndjeshëm ndaj notës së rëndësisë sistemike të bankës;

- nëse kapitali i bankës bie nën [kmin + kbasic + k(sib)], banka duhet të ndërmarrë

veprim korrigjues intensiteti i të cilit (dhe njëkohësisht kostot për ekonominë që

lindin nga kjo situatë) është proporcional me rënien e kapitalit. Gjithashtu, situatës

ku si rezultat i një fitimi të madh negativ në një tremujor, kapitali i bankës bie nën

minimumin rregullator kmin (pra banka regjistron një fitim negativ tremujor si -[kbasic

+ k(sib)] ose më të ulët), do t'i referohemi si stress financiar.

- probabiliteti i stresit financiar P(sib) për një bankë me notë të rëndësisë sistemike

sib është dukshëm më i ulët, sa më e lartë të jetë shtesa në kapital k(sib), pra, sa më

e lartë të jetë vlera e sib;

- kostot për ekonominë të lindura nga stresi financiar i një banke me një notë të

rëndësisë sistemike sib, i përcaktojmë si C(sib).

Për përcaktimin e shtesës në kapital (capital buffer) BCBS përdor parimin e “efektit të pritshëm

të barabartë” (“equal expected impact” principle). Përgjithësist, ky parim mund të shprehet si

më poshtë:

Kostot e pritshme në ekonomi që rezultojnë nga stresi financiar i çdo banke që nga pikpamja

e rëndësisë sistemike është më e rëndësishme se një bankë referencë e zgjedhur nga rregullatori,

duhet të jenë të njëjta me kostot e pritëshme ekonomike që rezultojnë nga stresi financiar në

bankën referencë.

Sipas këtij parimi, shtesa në kapital për bankën sistemike eshtë në funksion të reduktimit të

probabilitetit të stresit financiar të bankës P(sib), të tillë që kostot e pritshme të kësaj situate

43 Sipas regullores në fuqi “Mbi mjaftueshërinë e kapitalit”.

Page 124: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

123

C(sib)*P(sib) të jenë të barabarta me kostot e pritshme të stresit financiar të bankës referencë

C(sibR)*P(sibR). Qartazi, kërkesa për shtesë kapitali për rëndësinë sistemike (sib) për bankën

referencë dhe për çdo bankë sistemike më pak të rëndësishme se banka referencë, do të jetë

zero.

Nëse sib është rezultati për rëndësinë sistemike, R është Banka referencë, P është probabiliteti

i stresit financiar (vështiresisë/dështimit), C kostot e pritshme në ekonomi që rezultojnë në rast

të dështimit të bankës, atëherë për të gjithë sib> sibR, parimi i ndikimit të pritshëm mund të

shprehet formalisht si vijon:

P(sib)C(sib) = P(sibR)C(sibR),

P(sib) = P(sibR)/[C(sib)/C(sibR)] (1)

Pra, për të llogaritur P(sib) duhet të njohim:

sibR, P(sibR) dhe raportin e kostove të dështimit C(sib)/C(sibR).

Në mënyrë që të nxjerrin vlerat e P(sib) dhe më pas shtesën me kapital k(sib) bazuar në sib të

bankës, së pari duhet të përcaktojmë vlerën e P(sibR).

Hapi i parë, është që të zgjedhim nivelin e sibR. Ndërsa sib për çdo bankë është dhënë nga

nivelet e vërejtura empirikisht të treguesve të ndryshëm për çdo bankë, sibR duhet të

përcaktohet në bazë të konsideratave rregullatore. Duke ndjekur zhvillimin empirik të ofruar

nga Seidler and Skorepa (2013), sibR është përcaktuar si produkti i një koefiçienti q me

mesataren e sib për të gjithë sektorin bankar (ku q merr vlera me të mëdha se 1, q > 1). Vlera

e q përcaktohet nga rregullatori në varësi, se sa të rreptë e dëshiron regjimin për shtesa në

kapital për rëndësinë sistemike të bankave (D-SIB) e tillë që: sa më e ulët q aq më e lartë do të

jetë shtesa në kapital. Për më tepër, reduktimi i q mund të zgjerojë grupin e bankave mbi të

cilat do të aplikohet kjo shtesë në kapital. Për llogaritjet e mëposhtme (a-priori) kemi zgjedhur

q = 1.2.

Për përcaktimin e probabilitetit të dështimit të bankës referencë P(sibR), literatura ofron

përgjithësisht dy matje: (i) metoda e parë përmes modelit Merton vlerëson probabilitetin e

përceptuar të dështimit të një banke bazuar në çmimet e tregut për kapitalit e saj (shih, për

shembull, Seidler, 2008); (ii) metoda e dytë është e bazuar në shpërndarjen e frekuencave

historike të kthimit nga aktivet me rrezik (RORWA) (shih Kuritzkes dhe Schuermann, 2010).

Duke qenë se në Shqipëri nuk ka treg kapitali dhe asnjë bankë nuk ka një vlerësim tregu të

kapitalit të saj, metoda RORWA është zgjedhur për rastin tonë.

P(sibR) korespondon me probabilitetin që banka do të përjetojë stress financiar (rrezik

dështimi), domethënë që kapitali i saj do të bjerë në nivelin 8% (nivel kritik, minimum i

kërkuar). Duke supozuar që minimumi regullator është 8% dhe minimum i shtesës së kapitalit

për përthithjen e humbjeve (conservation buffer) është +4%, probabiliteti P(sibR)

korrespondon me të paktën një humbje në masën 4% të RWA:

P(𝑠𝑖𝑏𝑅) = (𝑅𝑂𝑅𝑊𝐴 ≤ −4%)

Duke konsideruar shpërndarjen historike të kthimit nga aktivet (RORWA), kjo vlerë është

frekuenca relative e rasteve kur ky kthim ka renë me më shumë se 4%. Nëse, në të njëjtën kohë

do të intërpretonim shpërndarjen historike të RORWA si shpërndarje probabiliteti të RORWA

në të ardhmen, atëherë P(sibR) = p(RORWA < −4%).

Page 125: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

124

Grafiku 5.8 - Probabiliteti i dështimit

Supozimet e përmendura më sipër dhe supozimi që k(sibR) = 0 nënkuptojnë se P(sibR) është

probabiliteti që banka do të ketë një fitim negativ prej:

“-[kbasiç + k(sib)] = -(4 + 0) = -4% e RWA” ose më të ulët.

Për të llogaritur P(sib) nga ekuacioni (1), fillimisht duhet përcaktuar vlera e C(sib)/C(sibR).

Duke ndjekur propozimin e përfshirë në BCBS (2011b), për thjeshtësi mund të supozohet se

ky raport i përafrohet sib/sibR. Atëherë, duke përdorur shpërndarjen historike të RORWA,

mund të nxjerrim humbjen minimale në kapital për secilin nivel të P(sib).

Kërkesa për kapital “kbasiç + k(sib) = 4% + k(sib)” duhet të jetë një shumë që mbulon këtë

humbje. Në këtë mënyrë përfitojmë shtesën e kapitalit bazuar në shkallën e rëndësisë sistemike

të bankës.

5.3.4. Rezultatet

Për të përcaktuar shtesën në kapital për shkak të nivelit të rëndësisë sistemike (D-SIB buffer),

kemi përdorur serinë kohore (në frekuencë tremujore) të kthimit nga aktivet e ponderuara me

rrezik (RORWA) për çdo bankë, e llogaritur si raporti i fitimit i bankës pas tatimit ndaj vlerës

së aktiveve të ponderuara me rrezik.

Në përllogaritje janë përfshirë të gjitha bankat e sektorit bankar shqipëtar që prej vitit 2005.

Përfshirja e viteve të mëparshme, do rrezikonte nivele të shtrembëruara në të dhëna si pasojë e

proçesit të privatizimit, pastrimit të bilanceve dhe proçese të ngjashme transformimi, të cilat

nuk mund të konsiderohen faktorë standardë financiarë të bankës.

Në Grafikun 1 paraqiten rezultatet (nota sib) përkatëse të rëndësisë sistemike për çdo bankë,

në fund të dhjetorit 2016. Linja horizontale në tabelë tregon rezultatin D-SIB të bankës

hipotetike reference (sibR), niveli i të cilës nevojitet për të përcaktuar kërkesën me kapital

shtesë për rëndësinë sistemike. Grupi i bankave për të cilat sib > sibR, për të cilat duhet të

aplikohet një shtesë kapitali e ndryshme nga zero ka katër anëtarë.

Grafiku 5.9 - Rezultati individual për rëndësisë sistemike të bankave në Shqipëri, në fund të

dhjetor 2016

(Boshti X: renditja e bankave sipas pikëve të rëndësisë sistemike; boshti Y: pikët e rëndësisë

sistemike)

-4%

P(sibR) = X % (psh. 6%)

Page 126: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

125

Burimi: Banka e Shqipërisë, Departamenti i Stabilitetit Financiar

Shënim: vija horizontale “banka reference” e përllogaritur si ponderimi i nivelit mesatar të

pikëve të rëndësisë sistemike (0.0625) për sektorin me koefiçientin q = 1.2; sibR = 0.075

Gjatë përllogaritjes së RORWA kemi mbajtur parasysh faktin që treguesit financiarë të një

banke të re, fillimisht mund të shtrembërohen në mënyrë të konsiderueshme nga kostot

fillestare të hapjes së aktivitetit. Për këtë arsye llogaritjet kanë përjashtuar katër tremujorët e

pare pas hyrjes në treg të bankave. Numri total i vlerave të përfituara për të gjitha bankat e

sektorit, për të dhëna të vjetorizuara të RORWA, është 118. Në vijim (grafik 2) jepet

histograma e RORWA.

Grafiku 5.10 - Histograma e RORWA

Burimi: Banka e Shqipërisë, Departamenti i Stabilitetit Financiar

Numri i vlerave për nivelin e RoRWA nën -4% është 9. Si rezultat, P(sibR) = 7.63% (llogaritur

si 9/118).

Duke ndjekur shtjellimin metodologjik të seksionit 4, aplikojmë formulën (1) në vijim për të

llogaritur P(sib) për bankat mbi bankën referencë;

P(sib) = P(sibR)/[C(sib)/C(sibR)]

Page 127: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

126

Për shembull, për BKT me një nivel sib prej 0.22% (shih tabelen 5.6), probabiliteti i

falimentimit/gjendjes në vështirësi, P (sibBKT) llogaritet si në vijim:

P (sibBKT) = 7.63% / (0.22/0.075) = 2.63%

Për këtë probabilitet (2.63%) në serinë e RORWA rezulton niveli i kthimit nga aktivet e

ponderuara me rrezik -6.2% ose vlera e 3-të nga e majta.

Në këtë mënyrë shtesa për kapital për BKT bazuar në rëndësinë sistemike llogaritet si diferenca

larg 4%, pra 6.2% - 4% = 2.2%

Në këtë mënyrë janë llogaritur edhe shtesat në kapital për të gjitha bankat e tjera, sipas

rëndësisë së tyre sistemike. Rezultatet paraqiten në tabelën me poshtë:

Tabela 5.6 - Shtesa e nevojshme në kapital, sipas rëndësisë sistemike të bankës

Renditja Emri i Bankës

Pikët e rëndësisë

sistemike në

total

Shtesa në

kapital (DSIB)

1

Banka Kombëtare

Tregetare 0.22 0.02

2 Banka Raiffeisen 0.20 0.02

3 Banka Credins 0.12 0.01

4 Banka Intesa Sanpaolo 0.11 0.00

5 Banka Tirana 0.06

6 Banka Societe Generale 0.06

7 Banka Alfa 0.05

8 Banka Kombëtare Greke 0.04

9 Banka Procredit 0.03

10 Banka Union 0.03

Të tjera 0.08

Total 1.00

BCBS sugjeron rrumbullakimin e niveleve të rezultuara për shtesa në kapital, psh. në rastin e

shtesës së rezultuar prej 2.2% mund të aplikohet niveli 2%.

Krahas bankave me rëndësi sistemike, që rezultojnë nga analiza e treguesve financiare,

ekzistojnë edhe aresye të tjera që bëjnë të nevojshme mbikëqyrjen nga afër të bankave me një

profil të lartë rreziku. Për shembull, zhvillimet e 4-5 viteve të fundit kanë sugjeruar, se të tilla

në vendin tonë mund të jenë bankat shqipëtare me kapital grek. Ndonëse mbështetur mbi

analizën formale, këto banka mund të mos rezultojnë si banka sistemike, ato mund të

konsiderohen si banka “të rëndësisë së veçantë” dhe mbi to mund të vendoset gjithashtu një

kërkesë për kapital shtesë, për kontributin që japin në rrezikun sistemik.

Page 128: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

127

Tabela 5.7 - Rëndësia sistemike e bankave në Shqipëri, në fund të dhjetor 2016 – pesha për

tregues sipas metodës ‘entropy’. R

endit

ja

Emri i Bankës

Mad

hës

ia

Ndër

lidhja

Zëv

endës

ues

hm

ëria

Kom

ple

ksi

teti

Ndje

shm

ëria

lokal

e

Tota

l

1 Banka Kombëtare

Tregëtare 0.04 0.04 0.03 0.06 0.05 0.22

2 Banka Raiffeisen 0.05 0.03 0.04 0.05 0.04 0.20

3 Banka Credins 0.02 0.04 0.03 0.01 0.02 0.12

4 Banka Intesa Sanpaolo 0.02 0.02 0.01 0.03 0.02 0.11

5 Banka Tirana 0.01 0.00 0.02 0.01 0.02 0.06

6 Banka Societe Generale 0.01 0.01 0.02 0.01 0.01 0.06

7 Banka Alfa 0.01 0.01 0.01 0.01 0.01 0.05

8 Banka Kombëtare Greke 0.01 0.00 0.01 0.00 0.01 0.04

9 Banka Procredit 0.01 0.01 0.01 0.00 0.01 0.03

10 Banka Union 0.01 0.00 0.01 0.01 0.01 0.03 Të tjera 0.01 0.03 0.01 0.01 0.01 0.08 Total 0.20 0.20 0.20 0.20 0.20 1.00

Burimi: Banka e Shqipërisë, Departamenti i Stabilitetit Financiar

Tabela 5.8 - Rëndësia sistemike e bankave në Shqipëri, në fund të dhjetor 2016

Treguesit marrin peshë të barabartë brenda kategorisë

Ren

dit

ja

Emri i Bankës

Mad

hës

ia

Ndër

lidhja

Zëv

endës

ush

mër

ia

Kom

ple

ksi

teët

i

Ndje

shm

ëria

lokal

e

Tota

l

1 Banka Kombëtare Tregëtare 0.04 0.04 0.03 0.06 0.05 0.21

2 Banka Raiffeisëen 0.05 0.03 0.04 0.04 0.04 0.20

3 Banka Credins 0.02 0.04 0.03 0.01 0.02 0.12

4 Banka Intesa Sanpaolo 0.02 0.02 0.01 0.03 0.02 0.10

5 Banka Tirana 0.01 0.00 0.02 0.01 0.02 0.06

6 Banka Societë Generale 0.01 0.01 0.02 0.01 0.01 0.06

7 Banka Alfa 0.01 0.01 0.02 0.01 0.01 0.05

8 Banka Kombëtare Greke 0.01 0.00 0.01 0.01 0.01 0.04

9 Banka Procredit 0.01 0.01 0.01 0.01 0.01 0.03

10 Banka Union 0.01 0.00 0.01 0.01 0.01 0.03 Të tjera 0.01 0.03 0.01 0.02 0.01 0.10 Total 0.20 0.20 0.20 0.20 0.20 1.00

Burimi: Banka e Shqipërisë, Departamenti i Stabilitetit Financiar

Page 129: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

128

Tabela 5.9 - Ndryshimi në pikëpërqindje i treguesit të kompleksitetit (ndaj vlerësimit në

Dhjetor 2015), derivuar nga shtimi i tre treguesve të rinj - të dhëna të dhjetorit 2012-2016

Renditja Emri i Bankës Kompleksiteti

1 Banka Kombëtare Tregëtare 0.01

2 Banka Raiffeisen (0.02)

3 Banka Credins 0.01

4 Banka Intesa Sanpaolo (0.02)

5 Banka Tirana 0.01

6 Banka Societe Generale (0.01)

7 Banka Alfa 0.00

8 Banka Kombëtare Greke 0.00

9 Banka Procredit 0.01

10 Banka Union (0.00) Të tjera 0.01 Total 0.00

Burimi: Banka e Shqipërisë, Departamenti i Stabilitetit Financia

Parimet e BCBS, sugjerojnë gjithashtu që autoritetet të publikojnë informacionin mbi

metodologjinë e përdorur për të vlerësuar rëndësinë sistemike të bankave. Për sa me sipër,

sugjeroj që publikimi i metodologjisë së përcaktimit të bankave me rëndësi sistemike të jetë një

objektiv i afërt i Bankës së Shqipërisë, i cili mund të realizohet pasi të jetë përcaktuar një

qëndrim lidhur me zbatimin e kërkesave me të larta për kapital për këto institucione.

Page 130: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

129

Kapitulli VI – Rezultatet e Kërkimit

Prova e rezistencës së likuiditetit vlerëson aftësinë e bankave individuale dhe sistemit bankar

për t’i qëndruar goditjeve ekstreme por të mundshme në financimin e tyre. Këto prova synojnë

të evidentojnë dobësi të sistemit dhe të ndihmojnë autoritetin mbikëqyrës në vendosjen e

prioriteteve për ndërhyrje me politika (duke përfshirë edhe ato që synojnë reduktimin e

ekspozimeve specifike ose krijimin e rezervave përkatëse) dhe vlerësimin e gatishmërisë së

sektorit për përballje me një stress financiar. Ky ushtrim plotëson kuadrin e testeve të

rezistencës të ushtruara nga BSH për qëndrueshmërinë e sistemit bankar – ushtrimet e provës

së rezistencës për aftësinë paguese nga “lart-poshtë”, si dhe atë nga “poshtë-lart44”.

Ky ushtrim bëhet bazuar në metodologjinë e provës së rezistencës së likuiditetit (stress test) të

kryer në Shtator – Tetor 2016, të kryer nga BSH me të dhënat e mbledhura nga Bankat e Nivelit

të dytë për Programin e Vlerësimit të Sektorit Financiar. Rezultatet e atij ushtrimi ishin pjesë

e vlerësimit, ku në hartimin e metodologjisë bashkëpunuan edhe përfaqësues të Bankës së

Shqipërisë.

Ushtrimi kryhet dy herë në vit. Ky material analizon rezultatet e ushtrimit duke iu referuar të

dhënave të sektorit bankar për fundin e Shtatorit 2016.

Materiali në vijim organizohet si më poshtë: Seksioni II (në vijim) prezanton parimet e

përgjithëshme dhe përshkruan elementët kryesorë të një prove rezistence të likuiditetit. Më tej

Seksionit III dhe IV detajojnë kalibrimin e koefiçientëve për daljet dhe hyrjet e parasë; Seksioni

V shpjegon koefiçientët e kapaciteteve kundërpeshuese; Seksioni VI paraqet rezultatet e

ushtrimit. Me tej, në Aneksin 2 paraqiten të gjitha zërat e aktivit dhe pasivit me koefiçientët

përkatës; në Aneksin 3 janë paraqitur vetëm diferencat midis flukseve hyrëse dhe dalëse, me

qëllim prezantimin e situatës paraprake; në Aneksin 4 tabelat tregojnë se si do të paraqiteshin

bankat nëse gap-et negative të maturimit do t’i mbulonin vetëm me cash; së fundi në Aneksin

5 paraqiten rezultatet e provës së anasjelltë (reverse liquidity stress test) e cila paraqet, se sa

kohë do të mund të mbijetonte secila bankë ndaj goditjeve ekstreme (që përfshin tërheqjen e

depozitës me afat në momentin e maturimit).

6.1. Parimet e përgjithëshme

Burimi kryesor i të dhënave për këtë provë rezistence janë të dhënat individuale të bankave,

për flukset e parasë të gjeneruara nga aktivet dhe detyrimet e klasifikuar sipas strukturës së

maturimit. Disa elementë të rëndësishëm në kryerjen e ushtrimit të rezistencës së likuiditetit

janë:

a) Granulariteti: domethënë, flukset e parasë duhet të jenë sipas bankave të veçanta dhe

sa më detajuara në përshkrim në mënyrë që të reflektojnë shumëllojshmërinë e

burimeve dhe të mënyrës së përdorimit të fondeve. Konkretisht, ushtrimi i paraqet

flukset dalëse (të detyrimeve ndaj klientëve) sipas: a) llojit të produktit (depozitë me

dhe pa afat); llojit të depozituesit (institucion financiar, biznes, individ). Në mënyrë të

ngjashme ndahen edhe flukset hyrëse të parasë (në aktiv). Për shembull, për kredinë

flukset hyrëse mund të gjenerohen sipas llojit të huamarrësit (individë, biznes,

institucion financiar);

44 Ekzistenca e goditjeve në burimet e financimit është çfarë i dallon testet e rezistencës së likuiditetit ndaj atyre të aftësisë paguese.

Page 131: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

130

b) Përfshirja e aktiveve dhe detyrimeve pa maturitet specifik ose që realizohen me kusht.

Në mungesë të afatit të maturimit, zërat e bilancit pa maturitet të përcaktuar kanë trajtim

specifik në supozimet mbi koefiçientët e rrjedhjes së fondeve45. Gjithashtu, aktivet dhe

detyrimet që gjenerojnë flukse të parasë nuk duhet të kufizohen vetëm në ato “në

bilanc” por duhet të përfshijnë edhe ato “jashtë bilancit”, për shembull pozicionet në

tregun e derivatëve apo linjat e likuiditetit për entitetet speciale (special investment

vehicle). Për karakteristikat e veprimtarisë bankare në vendin tonë, këto të fundit kanë

pak ndikim në rezultatin e ushtrimit;

c) Përfshirja e flukseve kontraktuale dhe atyre jokontraktuale (të sjelljes). Flukset e pritura

janë diferencuar mes atyre që janë rrjedhoje e një marrëdhënie kontraktuale nga ato që

pritet të materializohen por nuk janë kontraktuar (mbështeten mbi një sjellje të caktuar).

Një ndarje e tillë është e rëndësishme, pasi në raste stresi flukset e parave që rrjedhin

nga detyrime ose të drejta kontraktuale kanë probabilitet më të lartë të mbeten të

qëndrueshme, ndërkohë që ato jokontraktuale mund të kenë volatilitet të lartë.

Kategoria e flukseve “të sjelljes”, përfshin dy tipe fluksesh:

- burime dhe përdorime “të reja” të fondeve: përfshihen flukse hyrëse si ato që

lidhen me emetimet e reja të borxhit, depozita të reja me pakicë, apo financim i

ri në tregun e shumicës. Gjithashtu, këtu përfshihen flukse dalëse që lidhen me

kredinë, ose investimet e reja të pritshme, ose me linjat e kredisë të angazhuara

dhe të patërhequra46;

- ri-investimi ose ri-financimi i flukseve kontraktuale: për shembull depozitat me

afat pritet të gjenerojnë flukse dalëse kontraktuale në maturimin e tyre.

Megjithatë, një pjesë e depozitave që maturohen do të ri-vendosen për një

periudhe tjetër kohë që përcakton maturimin e ri – dhe njëherazi përcakton

flukset dalëse “të sjelljes” në atë datë të re maturimi. Flukset në datën e

maturimit duhet të reflektojnë veprimet e rivendosjes dhe të rifinancimit.

Parametrat kryesore të ushtrimit janë:

a) flukset e reja dalëse dhe hyrëse “të sjelljes”: këto janë supozuar “zero”;

b) përqindjet e tërheqjeve për burimet e financimit; për të gjitha shportat/segmentet e

maturimit të burimeve të fondeve, janë përdorur koefiçientë të ndryshëm tërheqjeje.

Koefiçienti shërben për të përcaktuar vetëm atë pjesë të shumës së detyrimeve që

maturohet në shportën përkatëse e cila do të tërhiqet (pra nuk do të riinvestohet) nga

klienti. Për vlerat e koefiçientëve, shiko Aneksin 2;

c) përqindjet e mos-riinvestimit të aktiveve. Për të gjitha shportat e maturimit të zërave

kryesore të aktivit janë përdorur koefiçientë të ndryshëm të cilët nënkuptojnë atë pjesë

të vlerës që maturohet në shportën përkatëse, e cila do të konvertohet në fluks hyrës

parash (dhe nuk do të riinvestohet) nga banka. Për vlerat e koefiçientëve, shiko Aneksin

3;

d) Reduktimet e vlerës së aktiveve (haircuts). Për secilën shportë të maturimit llogaritet

gap-i përkatës i financimit, si diferencë mes flukseve dalëse dhe flukseve hyrëse. Në

rastet kur shporta rezulton me gap negativ të financimit (flukset dalëse janë më të

mëdha se flukset hyrëse), banka duhet të likuidojë aktive të ndryshme në treg, ose të

kërkojë likuiditet në Bankën e Shqipërisë (sipas kuadrit ekzistues të instrumentëve).

45 Për shembull, koefiçienti i rrjedhjes së fondeve për depozitat pa afat – që maturohen në moment, përcaktohet si pjesa e tepricës së

depozitës që tërhiqet në një sëgment të caktuar kohe. 46 Linjat e agazhuara të kredisë, mund të tërhiqen në çdo kohë nga klienti ose institucioni financiar, ndaj koefiçienti i rrjedhjes së fondeve në

këtë rast përcaktohet ndaj tepricës fillestare të kredisë.

Page 132: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

131

Tërësia e aktiveve që banka i ka të disponueshme për likuidim në rastin e gap-it negativ

të financimit, quhet “kapacitet balancues”. Në përgjithësi, çmimet e aktiveve në

skenarë stresi përcaktohen nga kushtet e likuiditetit në tregun sekondar dhe kushtet për

akses në likuiditetin e Bankës Qëndrore. Shitja e menjëhershme e aktiveve likuide të

bankës në situata krizash likuiditeti do të ndikonte në çmimet e tyre në tregun sekondar,

e rrjedhimisht në këtë ushtrim janë parashikuar reduktime specifike të vlerës së tyre.

Prova kryhet sipas monedhave kryesore. Struktura monetare e bilancit të bankave në

Shqipëri bën që të lindë nevoja për analiza specifike sipas tre monedhave kryesore: lek, euro

dhe dollar amerikan. Kjo, pasi supozohet së tepricat e likuiditetit të denominuara në një

monedhë nuk do të jenë të disponueshme për të kompensuar (plotësuar) mungesat e likuiditetit

në një monedhë tjetër. Një aresye për këtë lidhet me faktin që monedha vendase mund të

nënçmohet në një skenar stresi, ndaj tepricat e likuiditetit në monedhën vendase mund të jenë

të pamjaftueshme për të plotësuar nevojat e likuiditetit në valutë, në rastin e lëvizjeve të forta

në kursin e këmbimit. Nga ana tjetër, edhe disponueshmëria e valutës në skenarët e stresit,

bëhet më e rrallë.

Gjithashtu, vlen të analizohet edhe situata e likuiditetit në monedha të tjera dytësore si p.sh.

paundi britanik apo franga zviceranë. Në rast të mungesës së likuiditetit në euro apo dollarë

dhe pamundësisë së mbulimit të gap-eve negative me hyrje parash apo shitje të aktiveve likuide

në këto monedha, mund të realizohet një provë e kombinuar duke përfshirë efektin e aktiveve

likuide në monedha dytësore. Në këto raste, bankat përkatëse do të mund të përdornin

likuiditetin e gjeneruar nga aktivet në këto monedha për të mbyllur mungesat e likuiditetit në

euro ose dollarë me anë të, psh. swap-eve valutore.

Kriteri i kalimit të provës. Siç u përmend më lart, bankat mund të mbulojnë tepricat e tyre

negative të flukseve hyrëse dhe atyre dalëse nëpërmjet përdorimit të kapaciteteve balancuese

për të përfituar likuiditet në tregun sekondar ose nëpërmjet lehtësive standarde të bankës

qëndrore. Banka konsiderohet se dështon në ushtrimin e provës së rezistencës vetëm nëse

nevojitet ndihma e Bankës Qëndrore me anë të “kredisë për mbështetje me likuiditet”.

Letrat me vlerë të borxhit të Qeverisë Shqipëtare (tituj). Titujt e Qeverisë Shqipëtare janë

konsideruar në analizë si instrumentë likuide, të cilat bankat do të mund t’i shisnin në tregun

sekondar me qëllim gjenerimi likuiditeti. Megjithatë, tregu sekondar i letrave me vlerë në

Shqipëri vazhdon të mbetet relativisht i pazhvilluar, duke shfaqur vlera të ulëta tregëtimi. Në

këto kushte, këto letra janë konsideruar si likuide në kontekstin e aftësisë së tyre për të

mundësuar likuiditet nga Banka e Shqipërisë me anën e operacioneve standarde. Për këtë

qëllim, për to janë përdorur reduktimet (haircut) të përcaktuara në rregulloret e Bankës së

Shqipërisë.

6.2. Daljet e parasë: parimet dhe kalibrimi i koefiçientëve

Daljet e parasë llogariten duke projektuar flukset dalëse kontraktuale të gjeneruara nga zëra të

ndryshëm të detyrimeve. Këto flukse shpërndahen në shporta maturimi duke filluar nga 1 ditë

e deri në 2 vjet. Koefiçientët e tërheqjes së depozitave tek flukset dalëse, që është edhe supozimi

më i rëndësishëm dhe me ndikim material në ushtrimi, kanë parashikuar edhe episodet e

përjetuara nga sektori bankar në të gjithë harkun kohor të mbulimit me të dhëna. Kështu,

episodi më i spikatur i tërheqjeve, ai i fundit të vitit 2008 – fillimit të vitit 2009, është

konsideruar në përcaktimin e koefiçientëve që përdor ky ushtrim.

Page 133: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

132

Dallimet që i janë bërë koefiçientëve përsa i përket shportave kohore, mbështeten në gjykimin

që kriza e supozuar do të godasë fillimisht me intensitet të lartë, për t’u zbutur më tej me

kalimin e kohës. Rrjedhimisht, koefiçientët e shportave afat-shkurtra janë më të lartë së ata më

afat-gjatë. Gjithashtu, dallimet e koefiçientëve përsa i përket llojit të klientit janë bazuar në një

sjellje më të sofistikuar të klientëve “institucione” dhe të atyre “biznese”, kundrejt klientëve

“individë”. Rrjedhimisht, kjo do të thotë që ata janë në gjendje të reagojnë më shpejt gjatë

periudhës së stresit të likuiditetit. Konkretisht, llogaritë pa afat të bizneseve parashikojnë

tërheqje të rreth 27% të vlerës totale të tyre, intensivisht, që në muajin e parë. Po ashtu, tërheqjet

e fondeve nga institucionet financiare arrijnë nivelin prej 58% gjatë periudhës 2-vjeçare, por

rreth 55% e vlerës së tyre supozohet së ndodh që në gjashtëmujorin e parë. Nga ana tjetër,

depozitat me afat të individëve, i cili është edhe zëri më i rëndësishëm dhe material që ndikon

flukset dalëse, parashikon një tërheqje (pra mosrinovim) prej rreth 23% të totalit të tyre përgjatë

periudhës 2-vjeçare që analizon ushtrimi, ku rreth 14% e vlerës së tyre realizohet për

gjashtëmujorin e parë47.

Llogaritë rrjedhësë dhe depozitat pa afat kanë pasur trajtim të diferencuar kundrejt

depozitave me afat. Supozohet që në një situatë stresi të likuditetit fondet pa afat kontraktual

do të tërhiqën me intensitet më të vogël, duke qenë së ato përdoren kryesisht për arsye

operacionale dhe kryerje transaksionesh. Duke qenë së këto fonde nuk kanë maturitet të

përcaktuar, koefiçienti për secilën shportë i aplikohet totalit të tyre.

Dallimi midis koefiçientëve mund të bëhet edhe në varësi të monedhës së financimit. Për

shembull, disponueshmeria e fondit të garantimit të depozitave, e përbërë edhe nga fonde në

valutë, ndikon pozitivisht për qëndrueshmërinë e depozitave në valutë. Të njëjtin efekt ka edhe

kapaciteti i bankës qëndrore për të ofruar likuiditet në valutë në rast nëvoje. Së fundi,

përcaktimi i koefiçientëve të tërheqjeve duhet të reflektojë edhe nënçmimin e mundshëm të

monedhës vendase, e cila zakonisht ndodh në kushtet e stresit të likuiditetit, duke i bërë

depozitat në valutë më të preferuara (të qëndrueshme) së depozitat në monedhën vendase. Këta

elementë nuk janë përfshirë në ushtrimin aktual, por do të synohet të përfshihen në ushtrimet e

ardhëshme.

6.3. Hyrjet e parasë: parimet dhe kalibrimi i koefiçientëve

Për përcaktimin e flukseve hyrëse të parasë merren në konsideratë flukset nga maturimi i

aktiveve të bankës sipas shportave të maturimit dhe duke i aplikuar një koefiçient përkatës për

secilën shportë. Në këtë mënyrë, bëhet dallimi midis pjesës së fondeve të cilat banka do t’i

përdorë për qëllime të mbulimit të nevojave për likuiditet, kundrejt fondeve të cilat banka do

t’i riinvestojë.

Flukset nga maturimi i kredive. Megjithëse në periudha krize bankat do të jenë të detyruara

të ulin aktivitetin kreditues, ai supozohet se vazhdon në mënyrë që bankat të ruajnë

marrëdhëniet afatgjata me klientët e tyre. Në këto kushte, ushtrimi supozon që rreth 24% e

flukseve hyrëse nga kreditë (rreth 20% për gjashtëmujorin e parë) do të mund të përdoren nga

bankat për qëllime të plotësimit të nevojave të tyre të likuiditetit (pjesa tjetër do të rijepet kredi).

Në ushtrim, bëhet dallimi mes flukset hyrëse nga kreditë cilësore kundrejt atyre nga kreditë

me probleme (tre klasat e fundit). Për shkak të madhësisë së konsiderueshme të kredive me

47 Për referencë, gjatë periudhës Tëtor 2008 – Dhjetor 2009 maksimumi i tërheqjeve së depozitave me afat të individëve në nivel sistemi arriti

rreth nivelit 12.8% (8.7% për ato në lek dhe 14.8% për ato në Euro), gjatë një periudhe 7-mujore (shifrat variojnë në varësi të kursit të këmbimit të përdorur).

Page 134: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

133

probleme dhe shkallës së lartë të pasigurisë në ecurinë e tyre, në ushtrim nuk janë konsideruar

flukse hyrëse prej tyre.

Hyrjet nga letrat me vlerë. Ky është një nga zërat më të rëndësishëm të flukseve hyrëse dhe

pjesën dërrmuese të tyre e zënë flukset hyrëse nga maturimi i titujve të Qeverisë Shqipëtare

(QSH). Ushtrimi supozon që në një situatë krize bankat do të maturojnë portofolet e tyre me

qëllim mbulimin e nevojave për likuiditet. Vlen të përmendet se titujt (si ato të QSH, ashtu

edhe pjesa tjetër) figurojnë si zë i vlefshëm si në flukset hyrëse ashtu edhe në kapacitetet

balancuese. Secila bankë ka dy mënyra se si mund të gjenerojë likuiditet nga këto aktive: duke

i shitur ato në tregun sekondar (ose duke i përdorur si kolateral për të huazuar fonde) ose duke

i mbajtur deri në maturim (në rastin kur mungesa e likuiditetit shfaqet në shporta më afat-gjata

se maturimi i tyre). Ushtrimi përgjithësisht ka supozuar se bankat do të mbajnë deri në maturim

titujt me maturim deri në dy vjet (e për rrjedhojë ato janë konsideruar si zë në flukset hyrëse të

parasë), ndërkohë që si kapacitete balancuese janë përfshirë titujt me maturim mbi dy vjet.

Megjithatë, situata mund të ndryshojë për secilën bankë, në rastin kur mungesa e likuiditetit

shfaqet në shportat afat-shkurtra. Në këto kushte, ushtrimi ka përsonalizuar rast pas rasti

“strategjitë” e bankave që përfshijnë likuidimin e titujve afat-shkurtër në rast nevoje,

pavarësisht së kjo do të rezultonte në pakësime (haircuts) të vlerës së tyre.

Hyrjet nga vendosjet në banka (depozita, llogari rrjedhëse). Edhe ky zë rezulton mjaft i

rëndësishëm në flukset hyrëse të bankave, ku gjithashtu supozimi kryesor është që bankat nuk

do të rinovojnë investimet (llogari rrjedhësë dhe depozita) në institucione financiare.

Flukset hyrëse nga emetimet e titujve të vetë bankave (në formën e borxhit apo aksioneve)

si edhe përdorimi i marrëveshjeve të anasjellata të riblerjes mes bankave për sigurimin e

likuiditetit, kërkojnë një koefiçient të tërheqjes/riinvestimit prej 100% (pra, tërhiqet plotësisht

ose nuk riinvestohet) në kushtet e stresit të likuiditeti. Për veprimtarinë e sektorit tonë bankar,

këto aktivitetet janë të parëndësishme dhe nuk janë përfshirë në ushtrim.

6.4. Kapacitetet balancuese: kalibrimi i pakësimeve në vlerën e aktiveve likuide

Pasi llogaritet mospërputhja e flukseve dalëse dhe hyrëse për secilën shportë maturimi, në rastet

kur kjo diferencë rezulton negative, lind nevoja për likuidimin e aktiveve likuide me qëllim

mbulimin e nevojave për likuiditet. Në rastin kur kjo diferencë është pozitive, ajo supozohet së

investohet në aktive likuide dhe shërben për të plotësuar mungesat në likuiditet për periudha

më afatgjata.

Në materializimin konkret të një krize likuiditeti, strategjitë e bankave për likuidim të aseteve

të tyre likuide do të ishin të shumëllojëshme, në varësi të faktorëve si përbërja e portofolit,

marrëdhëniet me kundërpartitë potenciale etj.. Për shembull, në rastin kur stresi i likuiditetit

pritej të ishte afat-shkurtër, atëherë aktivet likuide të cilësisë së lartë do të ishin të parët që do

të synohej të likuidoheshin; dhe e kundërta, në rastin kur stresi i likuiditetit do të ishte më i

zgjatur në kohë.

Edhe reduktimet (haircuts) që do të pësonin këta tituj në rast shitjeje të parakohëshme do të

ishin të ndryshme. Për shembull, aktivet e vlefshme të bankës që përdoren si kolatëral për

lehtësitë operacionale të bankës qëndrore kanë një reduktim të vogël të vlerës. Për aktivet që

shërbejnë si kolateral për “kredinë për mbështetje për likuiditet” ky reduktim duhet të jetë i

konsiderueshëm. Në ushtrim supozohet që këto aktive do të synohet të likuidohen në treg. Po

kështu, për aktivet që përdoren (kryesisht) në tregtimin mes bankave, duhet të kenë një

reduktim të konsiderueshem, pasi supozohet se të gjitha bankat vuajnë të njëjtat presione mbi

Page 135: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

134

situatën e likuiditetit. Reduktimet supozohet se janë më të ulëta përgjatë kohës, në kushtet kur

presioni i likuiditetit është më i ulët. Për qëllime të ushtrimit është synuar të bëhet një unifikim

i këtyre strategjive.

Gjithashtu, një aktiv nuk mund të gjenerojë fluks hyrës të parasë në një shportë të caktuar

maturimi, në rastin kur ai përfshihet si aktiv likuid në kapacitetet balancuese të së njëjtës

periudhë, ose është përdorur si kapacitet balancues për të shmangur mungesën e likuiditetit në

një shportë maturimi afat-shkurtër.

Në rastin e monedhës vendase, të vetmet aktive likuide (përveç cash-it dhe llogarive në

Bankën e Shqipërisë) të cilat bankat kanë në dispozicion për likuidim do të ishin titujt e

Qeverisë Shqipëtare. Për këtë, në ushtrim është vepruar sipas supozimeve në paragrafin 18.

Nga ana tjetër, për valutat euro dhe dollar amerikan, zërat kryesorë në aktivet likuide janë

titujt e borxhit të qeverive qëndrore dhe të institucioneve financiare. Duke qenë së këta janë

të shumëllojshëm, për qëllime të ushtrimit është bërë një përgjithësim i tyre, duke i aplikuar

një reduktim standard të vlerës së tyre prej përkatësisht 10% dhe 20%48.

Gjithashtu, likuidimi i aktiveve likuide supozon edhe vështirësi të shitjes së të gjithë

portofolit të tyre brenda një periudhe të shkurtër kohë. Kështu, për titujt në valutë të huaj

janë parashikuar diferencime në intensitetin e shitjes në varësi të shportës së maturimit, ku p.sh.

titujt e institucioneve financiare do të mund të likuidoheshin në total vetëm pas muajit të parë.

Në situata specifike, kur bankat kanë rezultuar me mungesa likuiditeti në një monedhë të huaj,

është supozuar së subjekti mund të përdorë aktivet likuide në një monedhë tjetër të huaj (psh.

paund britanik ose frange zvicerane) me qëllim gjenerimin e likuiditetit në valutën defiçitare

(shpjeguar konkretisht më poshtë).

Bankat që dështojnë në këtë provë. Bankat të cilat edhe pas likuidimit të aktiveve likuide do

të rezultonin me mungesa likuiditeti në periudha të ndryshme kohore, konsiderohen që nuk e

kalojnë provën e rezistencës. Për këto banka ushtrimi nuk konsideron ndihmën nga Banka e

Shqipërisë me anë të “kredisë për mbështetje me likuiditet”.

Normat e tërheqjeve në provën e anasjelltë të likuiditetit. Në provat e anasjellta të

likuiditetit (reverse test), të gjitha detyrimet supozohen të tërhiqën plotësisht (100%) në

maturim. Për shkak të natyrës së aktivitetit bankar (ku investimet afat-gjata financohen

kryesisht me burime afat-shkurtëra) në këtë provë të gjitha bankat dështojnë, ndaj masa e

suksesit jepet nga “periudha e mbijetesës” e cila tregon sa ditë mund t’iu rezistojë një bankë

tërheqjeve të likuiditeteve pa ndihmë nga banka qëndrore. Tërheqjet në masën 100% aplikohen

për të gjitha burimet e financimit dhe të gjitha shportat e maturimit, përveç depozitave pa afat,

për të cilat normat e tërheqjeve janë të ngjashme me ato të aplikuara në provën standarde të

likuiditetit.

Situata në nivel sistemi, pas likuidimit të aktiveve likuide, paraqitet e kënaqëshme për të tre

monedhat. Diferenca kumulative në financim është pozitive në të gjitha shportat e maturiteteve

dhe për të treja monedhat. Në fund të shtator 2015, gap kumulativ i financimit është më i ulët

se niveli në Mars 2015 për dollarin amerikan, por gjithsesi pozitiv (Grafik 6.1). Gjithashtu,

48 Këto haircut janë vendosur në bashkëpunim me ekspertët e FMN, bazuar edhe në eksperiencat e vendeve të tjera dhe në sjelljet e tregjeve

financiare.

Page 136: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

135

verehet një ngushtim i lehtë i gap kumulativ të financimit për situatën në lek dhe Euro. Situata

për shtator 2015 trajtohet në seksionin VI.b në vijim.

Grafiku 6.1 - Gap kumulativ i financimit, në raport me aktivet në të njëjtën monedhë.

6.5. Paraqitja e rezultateve

Në ushtrim morën pjesë 15 banka. Nuk mori pjesë Banka e Kreditit të Shqipërisë e cila zë

vetëm 0.16% e aktiveve të sektorit.

a. Rezultatet e bankave, sipas flukseve të parasë

Në vijim paraqitet diferenca midis flukseve hyrëse dhe dalëse për çdo bankë të sektorit, sipas

afateve të maturimit, për monedhën lekë, Euro dhe dollar amerikan, dhe duke mos konsideruar

kapacitetet balancuese apo ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë përmes kredisë për mbështetje

me likuiditet.

Page 137: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

136

Tabela 6.1 - Diferenca e flukseve hyrëse dhe dalëse të bankave, për lekun

Vërehet që për lekun, diferenca mes flukseve hyrëse dhe dalëse është e përqëndruar në

periudhën afat-shkurtër, dhe është në vlera të konsiderueshme për disa banka (ato më të

mëdhatë). Ky pozicion mund të jetë i nxitur dhe të reflektojë mundësinë që kanë bankat për të

përdorur instrumentet e Bankës së Shqipërisë (operacionet e riblerjes, mesatarizimin e rezervës

së detyrueshme) për plotësimin e nevojave të tyre për likuiditet afat-shkurtër. Pamundësia për

të përdorur instrumentet e Bankës së Shqipërisë për administrimin e nevojave të likuiditetit në

valutë, ka bërë që bankat të jenë shumë të kujdesshme në përputhshmërinë e flukseve hyrëse

dhe dalëse në euro (shih Tabela 6.2) dhe në dollarë amerikanë (Tabela 6.3).

Tabela 6.2 - Diferenca e flukseve hyrëse dhe dalëse të bankave, për Euron

O/N 1-7D 1W-1M 1-2M 2-3M 3-6M 6-12M 1-2YRS

Nr i bankave që nuk mbijetojne 12 12 11 10 9 5 5 3

secilën shportë në ALL

Gap total i sektorit në ALL

si % ndaj aktivit të sektorit -3.5% -3.90% -4.5% -4.5% -3.3% -0.6% -0.6% -0.3%

në mln LEK O/N 1-7D 1W-1M 1-2M 2-3M 3-6M 6-12M 1-2YRS

BR 5,994- 6,479- 7,236- 7,768-

BBSH

BV

BKT 6,569- 7,092- 10,348- 10,762- 10,835-

BT 422- 837- 200- 37- 310- 32-

BNT 268- 311- 379- 68- 108-

ISP 2,840- 3,376- 3,587- 3,965- 4,529-

BPC 1,737- 1,970- 1,794- 1,920- 2,114- 1,086- 1,016- 889-

BAI 466- 540-

BKG 281- 483- 644- 602- 742- 502- 484- 529-

BA 534- 677- 903- 951- 204- 446- 508-

BPI 235- 300- 396- 295- 221-

BC 1,029- 970- 914-

BSG 1,178- 1,083- 807- 777- 1,076- 1,542- 985-

BU 255- 155-

Rezultatet e sistemit - monedha Lek

O/N 1-7D 1W-1M 1-2M 2-3M 3-6M 6-12M 1-2YRS

Nr i bankave që nuk mbijetojne 1 1 3 0 0 0 1 0

secilën shportë në EUR

Gap total i sektorit në EUR

si % ndaj aktivit të sektorit -0.1% -0.08% -0.1% 0.0% 0.0% 0.0% 0.0% 0.0%

në mln LEK O/N 1-7D 1W-1M 1-2M 2-3M 3-6M 6-12M 1-2YRS

BR

BBSH

BV

BKT

BT

BNT 9- 17-

ISP

BPC 339- 465- 284-

BAI

BKG

BA

BPI

BC

BSG 353-

BU

Rezultatet e sistemit - monedha Eur

Page 138: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

137

Tabela 6.3 - Diferenca e flukseve hyrëse dhe dalëse të bankave, për USD

b. Rezultatet e sektorit, pas përdorimit të kapaciteteve balancuese49

Nëse do të konsiderohej edhe përdorimi i të gjitha50 kapaciteteve balancuese të sektorit, atëherë

aftësia e tij për të përballuar detyrimet me anë të aktiveve likuide, do të përmirësohej dukshëm.

Në grafikët 6.2, 6.3 dhe 6.4, tregohet kjo situatë për të tre monedhat.

Grafikët paraqesin flukset hyrëse dhe dalëse kumulative, në raport me aktivet e shprehura në

të njëjtën monëdhe. Tek flukset hyrëse janë dalluar zërat kryesore. Në rastin e monedhës Lek

këto janë flukset nga titujt e Qeverisë shqipëtare, ndërsa për euron dhe dollarin amerikan flukset

hyrëse përfaqësohen kryesisht nga maturimet e depozitave me bankat dhe institucionet

financiare. Konkretisht, për monedhën lek (Graf.6.2) për shportën deri në 1 ditë, flukset dalëse

të parasë rezultojnë rreth 4% e aktivit në lek të sistemit bankar, ndërkohë që flukset hyrëse do

të rezultonin rreth 1% të aktivit në lek dhe kapacitetet balancuese rreth 16%51.

49 Por pa përdorur kredinë për mbështetje me likuiditet të Bankës së Shqipërisë.

50 Për përdorimin vetëm të cash-it si kapacitet balancues, shiko rezultatet në Aneksin C, fq.21.

51 Është bërë kujdes që insturmentet që bëjnë pjesë tek kapacitet balancuese dhe që njëherazi gjenerojnë flukse hyrëse, të mos përfshihen “dy herë”.

O/N 1-7D 1W-1M 1-2M 2-3M 3-6M 6-12M 1-2YRS

Nr i bankave që nuk mbijetojne 1 1 1 1 1 1 1 1

secilën shportë në USD

Gap total i sektorit në USD

si % ndaj aktivit të sektorit -0.1% -0.07% -0.1% -0.2% -0.2% -0.2% -0.2% -0.2%

në mln LEK O/N 1-7D 1W-1M 1-2M 2-3M 3-6M 6-12M 1-2YRS

BR

BBSH

BV

BKT

BT

BNT

ISP

BPC 86-

BAI

BKG

BA

BPI 87- 169- 178- 188- 190- 211- 203-

BC

BSG

BU

Rezultatet e sistemit - monedha USD

Page 139: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

138

Grafiku 6.2 - Për pozicionin në lek, në raport me aktivet në të njëjtën monedhë52.

Grafiku 6.3 - Për pozicionin në euro, në raport me aktivet në të njëjtën monedhë.53

52 Rezultatet e Stres testit sipas kapaciteve barazpeshuese në Lek 53 Rezultatet e Stres testit sipas kapaciteve barazpeshuese në EUR

Page 140: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

139

Grafiku 6.4 - Për pozicionin në dollar, në raport me aktivet në të njëjtën monedhë54

c. Rezultatet sipas bankave, pas përdorimit të kapaciteteve balancuese

Ngjyra jeshile e rrethit përfaqëson një situatë pozitive; ngjyra e kuqe përfaqëson një situatë

negative ekstreme dhe ngjyra e verdhë përfaqëson një situatë gap-i negative, por në nivel më

të moderuar. Madhësia e reduktuar e rrethit nënkupton ujen e rëndësisë për shkak të evidentimit

të mungesave të likuiditetit në periudha me afatgjata.

c.1. Situata në monedhën vendase

Në analizën sipas monedhës vendase vetëm dy banka (Banka Amerikanë e Investimeve - BAI

dhe Banka Kombetare Greke - BKG) paraqesin gap negativ në financim55.

Tabela 6.4 - Rezultatet e bankave për monedhën vendase.56

BAI – ka një situatë shumë të mirë likuiditeti (flukset hyrëse janë më të mëdha së flukset

dalëse) për periudhën deri në 1 vit, por shfaq probleme (gap negativ) në shportën e fundit 1-2

vjet. Megjithatë, gap është në madhësi të vogël (1.2% i aktiveve të veta, Tabela 6.5) dhe është

54 Rezultatet e Stres testit sipas kapaciteve barazpeshuese në USD 55 Duke konsideruar përdorimin e kapaciteteve balancuese, por jo të ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë përmes Kredisë për Mbështetje me

Likuiditet (KML). 56 Rezultatet e Testit të rezistencës në LEK per të gjitha bankat Dhjetor 2016

O/N 1-7D 1W-1M 1-2M 2-3M 3-6M 6-12M 1-2YRS

Nr i bankave që nuk mbijetojne 0 0 0 0 1 0 0 1

secilën shportë në ALL

Gap total i sektorit në ALL

si % ndaj aktivit të sektorit 0.0% 0.00% 0.0% 0.0% -0.01% 0.0% 0.0% -0.01%

në mln LEK O/N 1-7D 1W-1M 1-2M 2-3M 3-6M 6-12M 1-2YRS

BR

BBSH

BV

BKT

BT

BNT

ISP

BPC

BAI 54-

BKG 89-

BA

BPI

BC

BSG

BU

Rezultatet e sistemit - monedha Lek

Page 141: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

140

në periudhe afat-mesme, duke sugjeruar së banka ka kohën e mjaftueshme të marrë masa të

tjera për mbylljen e tij, përveç sa është parashikuar në ushtrim.

Tabela 6.5 - Rezultatet e BAI për monedhën vendase57

BKG - rezulton më gap kumulativ financimi vetëm në shportën 2-3 muaj, ndërkohë që në

shportat e maturiteteve para dhe pas kësaj periudhe flukset hyrëse janë më të mëdha së flukset

dalëse. Në rast nëvoje për të plotësuar gap-in negativ në periudhën 2-3 mujore, banka mund të

shesë një letër me vlerë nga ato që i maturohen brenda periudhës deri 2 vjet (të cilat nuk janë

përfshirë si kapacitete balancuese por kontribuojnë tek flukset hyrëse të parasë). Nëse ky

veprim, pakëson flukset hyrëse në një periudhe tjetër, duke shkaktuar një gap të ri negativ në

atë periudhë, atëherë banka mund të përdorë kapacitetet balancuese.

Tabela 6.6 - Rezultatet e BKG për monedhën vendase

c.2 Situata në Euro

Në analizën sipas monedhës evropianë, vetëm një bankë paraqet gap negativ, Banka Procredit

(BPC).

57 Rezultatet e Testit të rezistencës në LEK për BAI

O/N 1-7D 1W-1M 1-2M 2-3M 3-6M 6-12M 1-2YRS

GAP: % të aktiveve të veta 27.4% 25.3% 21.3% 20.7% 18.7% 11.3% 0.5% -1.2%

Pesha e aktivit të bankës

në aktivet e sektorit 0.7%për monedhën ALL

në mln LEK O/N 1-7D 1W-1M 1-2M 2-3M 3-6M 6-12M 1-2YRS

ALL 54-

EUR

USD

Rezultat në nivel banke

O/N 1-7D 1W-1M 1-2M 2-3M 3-6M 6-12M 1-2YRS

GAP: % të aktiveve të veta 3.8% 1.7% 0.1% 0.5% -0.9% 1.6% 1.7% 1.3%

Pesha e aktivit të bankës

në aktivet e sektorit 1.6%për monedhën ALL

në mln LEK O/N 1-7D 1W-1M 1-2M 2-3M 3-6M 6-12M 1-2YRS

ALL 89-

EUR

USD

Rezultat në nivel banke

Page 142: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

141

Tabela 6.7 - Rezultatet e sektorit për monedhën Euro58

BPC - ka një deficit likuiditeti për euron në shportën 1ditë - 1javë. Ky deficit mund të mbyllet

duke thyer maturuar ndonjë depozitë në aktiv, ose duke shitur ndonjë letër me vlerë të portofolit

të bankës që maturohet brenda 2 vjetëve.

Tabela 6.8 - Rezultatet e BPC për monedhën Euro

c.3 Situata në dollar amerikan

Në analizën në dollarë amerikanë vetëm një bankë paraqet gap negativ, Banka e Parë e

Investimit (BPI), në shportat e maturiteteve mbi një javë e sipër.

58 Rezultatet e Testit të rezistencës në EUR per të gjitha bankat Dhjetor 2016

O/N 1-7D 1W-1M 1-2M 2-3M 3-6M 6-12M 1-2YRS

Nr i bankave që nuk mbijetojne 0 1 0 0 0 0 0 0

secilën shportë në EUR

Gap total i sektorit në EUR

si % ndaj aktivit të sektorit 0.0% -0.01% 0.0% 0.0% 0.00% 0.0% 0.0% 0.00%

në mln LEK O/N 1-7D 1W-1M 1-2M 2-3M 3-6M 6-12M 1-2YRS

BR

BBSH

BV

BKT

BT

BNT

ISP

BPC 30-

BAI

BKG

BA

BPI

BC

BSG

BU

Rezultatet e sistemit - monedha Eur

O/N 1-7D 1W-1M 1-2M 2-3M 3-6M 6-12M 1-2YRS

GAP: % të aktiveve të veta 0.6% -0.2% 1.2% 4.2% 5.6% 6.1% 15.2% 16.9%

Pesha e aktivit të bankës

në aktivet e sektorit 2.5%për monedhën EUR

në mln LEK O/N 1-7D 1W-1M 1-2M 2-3M 3-6M 6-12M 1-2YRS

ALL

EUR 30-

USD

Rezultat në nivel banke

Page 143: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

142

Tabela 6.9 - Rezultatet e sektorit për dollarin amerikan59

BPI - nuk ka likuiditet të mjaftueshëm në dollarë amerikan, por nëse do të konsideronim

pozicionin në monedha të tjera, kjo bankë ka mundësi të plotësojë diferencën në flukset e

likuiditetit. Pra banka ka opsionin që të gjenerojë likuiditet në usd me anë të likuiditetit të tepërt

në monedha të tjera të huaja.

Tabela 6.10 - Rezultatet e BPI për monedhën USD

d. Prova e Anasjelltë

Në provën e anasjelltë, të gjitha detyrimet drejt maturimit supozohen të tërhiqen plotësisht në

maturim, pra norma e tërheqjes të jetë 100%. Normalisht, në këto prova të gjitha bankat

dështojnë ndaj masa e suksesit jepet nga “periudha e mbijetesës” së një banke, e cila tregon sa

ditë mund t’u rezistojë një bankë tërheqjeve të likuiditeteve pa mbështetje nga banka qëndrore.

Tërheqjet 100% aplikohen për të gjitha burimet e financimit dhe të gjitha maturitetet, përveç

depozitave pa afat, për të cilat aplikohet një trajtim i veçantë. Si spjeguar më sipër, këto

59 Rezultatet e Testit të rezistencës në USD per të gjitha bankat Dhjetor 2016

O/N 1-7D 1W-1M 1-2M 2-3M 3-6M 6-12M 1-2YRS

Nr i bankave që nuk mbijetojne 0 1 1 1 1 1 1 1

secilën shportë në USD

Gap total i sektorit në USD

si % ndaj aktivit të sektorit 0.0% -0.02% -0.1% -0.1% -0.11% -0.1% -0.1% -0.12%

në mln LEK O/N 1-7D 1W-1M 1-2M 2-3M 3-6M 6-12M 1-2YRS

BR

BBSH

BV

BKT

BT

BNT

ISP

BPC

BAI

BKG

BA

BPI 28- 110- 120- 130- 132- 153- 144-

BC

BSG

BU

Rezultatet e sistemit - monedha Usd

O/N 1-7D 1W-1M 1-2M 2-3M 3-6M 6-12M 1-2YRS

GAP: % të aktiveve të veta 14.0% -4.6% -17.9% -19.4% -21.1% -21.4% -24.8% -23.4%

Pesha e aktivit të bankës

në aktivet e sektorit 0.5%për monedhën USD

në mln LEK O/N 1-7D 1W-1M 1-2M 2-3M 3-6M 6-12M 1-2YRS

ALL

EUR

USD 28- 110- 120- 130- 132- 153- 144-

Rezultat në nivel banke

Page 144: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

143

depozita kanë maturitet të menjëhershëm dhe shumë banka mund të kenë pamundësi për të

likuiduar plotësisht këto depozita. Si rrjedhojë, provat e anasjellta mund të ushtrohen duke

supozuar që për depozitat pa afat, normat e tërheqjeve janë të ngjashme me ato të aplikuara në

provën standarde.

Tabela 6.11 - Rezultatet e provës së anasjelltë për Lekun60

Tabela 6.12 - Rezultatet e provës së anasjelltë për Euron61

60 Rezultatet e Testit të rezistencës në LEK për testin e anasjelltë për të gjitha bankat Dhjetor 2016 61 Rezultatet e Testit të rezistencës në EUR për testin e anasjelltë për të gjitha bankat Dhjetor 2016

O/N 1-7D 1W-1M 1-2M 2-3M 3-6M 6-12M 1-2YRS

Nr i bankave që nuk mbijetojne 1 2 4 5 6 10 11 11

secilën shportë në ALL

Gap total i sektorit në ALL

si % ndaj aktivit të sektorit -0.3% -0.41% -1.3% -2.9% -4.8% -8.7% -20.2% -21.3%

në mln LEK O/N 1-7D 1W-1M 1-2M 2-3M 3-6M 6-12M 1-2YRS

BR

BBSH 455- 1,069- 1,163-

BV

BKT 3,442- 9,383- 15,344- 18,147- 45,858- 50,825-

BT 1,121- 2,811- 7,717- 16,685- 15,319-

BNT 184- 1,086- 850-

ISP

BPC 1,843- 2,273- 2,332- 2,893- 3,468- 4,482- 8,345- 8,813-

BAI 390- 2,173- 5,403- 6,065-

BKG 238- 830- 1,311- 1,956- 3,441- 6,826- 7,637-

BA 2,718- 9,143- 8,048-

BPI 252- 27-

BC 1,269- 3,028- 5,034- 10,706- 18,570- 23,912-

BSG 2,886- 9,854- 6,796-

BU

Rezultatet e sistemit - monedha Lek

O/N 1-7D 1W-1M 1-2M 2-3M 3-6M 6-12M 1-2YRS

Nr i bankave që nuk mbijetojne 1 1 2 1 1 7 12 13

secilën shportë në EUR

Gap total i sektorit në EUR

si % ndaj aktivit të sektorit -0.5% -0.56% -0.6% -0.5% -0.5% -3.1% -15.7% -17.8%

në mln LEK O/N 1-7D 1W-1M 1-2M 2-3M 3-6M 6-12M 1-2YRS

BR 10,778- 11,148-

BBSH 171- 288-

BV

BKT 7,839- 26,310- 35,216-

BT

BNT 324- 1,301- 1,309-

ISP 4,863- 3,053-

BPC 3,179- 3,271- 3,288- 2,945- 2,831- 3,048- 2,426- 2,281-

BAI 83-

BKG 976- 5,091- 4,751-

BA 7,428- 6,427-

BPI 490- 2,163- 2,287-

BC 2,549- 15,698- 20,177-

BSG 255- 2,829- 13,037- 13,332-

BU 2,530- 3,476-

Rezultatet e sistemit - monedha Eur

Page 145: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

144

Tabela 6.13 - Rezultatet e provës së anasjelltë për USD62

Rezultatet tregojnë që, nëse do të kishim një shlyerje të plotë të detyrimeve sipas kohës së

maturimit të tyre, banka të veçanta (për shembull, BPC) do të shfaqnin probleme menjëherë

dhe për secilën nga monedhat, ndërsa situata e likuiditetit të sektorit do të vështirësohej

kryesisht në periudhën 3-6 mujore.

Në vijim gjenden Anekset e materialit. Në fund gjenden anekset e Materialit.

62 Rezultatet e Testit të rezistencës në USD për testin e anasjelltë për të gjitha bankat Dhjetor 2016

O/N 1-7D 1W-1M 1-2M 2-3M 3-6M 6-12M 1-2YRS

Nr i bankave që nuk mbijetojne 2 3 3 3 3 4 6 6

secilën shportë në USD

Gap total i sektorit në USD

si % ndaj aktivit të sektorit -0.4% -0.55% -0.9% -1.0% -1.9% -3.3% -6.6% -6.9%

në mln LEK O/N 1-7D 1W-1M 1-2M 2-3M 3-6M 6-12M 1-2YRS

BR 151- 283- 629- 687- 1,729- 2,833- 5,376- 5,390-

BBSH

BV

BKT

BT 336- 927- 951-

BNT

ISP

BPC 357- 265- 215- 254- 272- 422- 674- 676-

BAI

BKG

BA 55- 68-

BPI 93- 186- 206- 227- 260- 365- 357-

BC 258- 647-

BSG

BU

Rezultatet e sistemit - monedha Usd

Page 146: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

145

Kapitulli VII – Konkluzione dhe rekomandime

Sistemi bankar ka një histori në zhvillim prej 25 vjetësh. Pavarësisht luhatjeve në zhvillim gjatë

gjysmës së parë, sistemi ka funksionuar shumë mirë pas vitit 1997 dhe rregullimi i veprimtarisë

bankare me ligjin në vitin 1998. Ai hapi mundësinë për zhvillime normale në veprimtarinë

operacionale të bankave. Kjo periudhë karakterizohet nga hapja e bankave të reja.

Gjatë periudhave të tranzicionit, sistemi bankar është përballur me tri momente kritike: krizat

e vitit 1997, për shkak të skemave piramidale, panikut të vitit 2002 dhe krizave psikologjike të

ditëve të sotme. Të gjitha këto kanë ndikuar në marrëdhëniet e besimit midis publikut dhe

bankave. Nga ana tjetër, një rol pozitiv ka luajtur politikat e ndjekura nga Banka Qendrore dhe

autoriteti i mbikqyrësit, të cilat kanë ndihmuar në rritjen e sistemit bankar. Gjithashtu, rritja e

konkurrencës dhe hyrja në tregun shqiptar të bankave me reputacion të mirë; kanë ndihmuar

në konsolidimin e besimit ndërmjet publikut dhe bankave.

Karakteristikat kryesore të tregut shqipëtar të sistemit bankar sipas analizës historike të të

dhënave të shqyrtuara të këtij punimi janë si më poshtë:

- Sistemi universal bankar, nuk ka banka të mirëfillta korporate apo investimi

- Sektori dominues në sistemin financiar shqiptar, që menaxhon më shumë se 95.5% të

totalit të aktiveve financiare në vend

- Kryesisht në pronësi të huaj (14 prej 16 bankave janë në pronësi të huaj),

- Disa emra të mëdhenj ndërkombëtarë janë prezente në sistemin bankar shqiptar: - Intesa

SanPaoloImi e cila bleu Bankën Amerikane të Shqipërisë dhe Bankën Italo-Shqiptare (të

dy bankat u bashkuan dhe nga 01.01.08 veprojnë nën markën e Bankës Amerikane të

Shqipërisë);

- Raiffeisen Bank , pjesë e grupit austriak Raiffeisen Bank international GmBH

- Societé Generale bleu 75.01% të Bankës Popullore.

- Pothuajse të gjitha janë me pronësi private,

- Një sistem bankar shumë i koncentruar; pesë bankat kryesore kanë një pjesëmarrje prej ~

73% të totalit të aktiveve.

Lidhur me çështjet e shqyrtuara gjatë këtij studimi në Kapitullin I –Hyrje se:

- A janë të mjaftueshme metodat që përdorin bankat në Shqipëri për t’u mbuluar nga këto

rreziqe?

- A janë të mjaftueshme kërkesat rregullatore të Bankës Qëndrore për të mbuluar sistemin

bankar nga këto rreziqe?

- A është i përgatitur sistemi financiar në Shqipëri për të përballuar situata stresi të tilla, si

Kriza Globale Financiare me mjetet që përdor për të identifikuar dhe për t’u mbrojtur nga

rreziku i Likuiditetit dhe rreziqeve të tjera të tregut?

bazuar dhe në rezultatet e kërkimit për situatën e sistemit bankar në Shqipëri, referuar në

Kapitullin VI, dhe sfidat që e presin për plotësimin e standardeve sipas Basel III, rezultatet e

testeve të kryera për të gjitha Bankat në Shqipëri pyetja kryesore e disertacionit:

- Sa dhe si do të ndikojë mbi sistemin financiar në Shqipëri aplikimi i metodave moderne

për zvogëlimin e rrezikut financiar (ALM)?

Merr përgjigje konkrete duke qenë në të njejtën linjë edhe me trajtimin teorik dhe literaturës së

shqyrtuar. Në këtë mënyrë konkludojmë se për Bankat në Shqipëri është e rëndësishmë të

Page 147: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

146

kenë në fokusin e tyre analizën e thelluar të elementëve të mëposhtëm për të “aplikuar

metodat moderne të ALM për zvogëlimin e rrezikut financiar”, me qëllim sigurimin e një

sistemi financiar sa më të shëndoshë.

7.1. Kapitali bankës dhe likuiditeti

Modeli tradicional i biznesit për Bankat e nivelit të dytë. Për të kuptuar pse kapitali dhe

likuiditeti janë të rëndësishëm më poshtë jepet një pamje të përgjithshmë çfarë bëjnë bankat.

Këtu paraqitet një bilanc i thjeshtuar banke për të të nënvizuar (nxjerr në pah) disa nga rreziqet

inherentë (të pandara) në biznesin bankar.

Pranomjë se Bankat luajnë një rol të rëndësishëm në funksionimin e ekonomisë. Së pari, ato i

sigurojnë shërbimet e pagesave familjeve, individëve dhe kompanive duke kryer transaksionet

midis tyre. Së dyti, ato i sigurojnë kredi ekonomisë reale, psh, duke i dhënë kredi hipotekare

familjarëve dhe kredi kompanive. Së treti, bankat ndihmojnë familjet dhe bizneset të

manaxhojnë rreziqe të ndryshme që shfaqen në vende të ndryshme të botës. Kjo përfshin

shërbimin e ofrimit të depozituesve që të kenë akses në llogaritë e tyre rrjedhëse sipas kërkesës,

si dhe sigurojnë transaksione derivative ose shërbime financiare të sigurimit për bazën e tyre

të gjërë të klientëve. Fokusi është sigurimi dhe dhënia kredi për ekonominë reale. Huamarrësit

shpesh kanë nevojë për kredi me afate të gjata dhe në shuma të konsiderueshme për të financuar

investimet, por ata që kanë fonde shtesë i kanë në shuma të vogla dhe shumë prej tyre kanë

nevojë për akses të pjesëshëm në fondet e tyre. Bankat duke pranuar depozitat në formë

kursimesh, ose forma dhe instrumente të tjera financiare nga shumë klientë, janë të afta të

drejtojnë fondet e kursimit tek klientët që kanë nevojë për hua. Kështu bankat kthejnë shumë

depozita të vogla dhe me afat të shkurtër në kredi me afate më të gjata. Ky transformim i

maturitetit është pjesa më e qenësishme e modelit të biznesit bankar.

Figura 7-1 - Një bilanc banke i stilizuar

Bilanci i bankës është një mënyrë efektive të kuptosh cfarë bëjnë bankat, si i bëjnë fitimet dhe

rreziku që ato marrin është të konsiderojnë një bilanc të stilizuar siç tregohet në figurën e

mësipërme. Bilanci i bankës tregon një fotografi të çastit në një kohë të caktuar të

Aktivet e tjera

psh. Aktivet

likuide

Kreditë për

individët dhe

firmat

Kapitali

Fondet me shumicë

(wholesale)

Fondet retail psh

llogaritë rrjedhësë të

individëve

Aktivet “Përdorimi

i fondeve”

Pasivet dhe kapitali

“Burimi i fondeve”

Page 148: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

147

pozicionit financiar të bankës. Ai tregon burimet e fondeve të bankës në njërën anë (pasivet

dhe kapitali) dhe përdorimin e këtyre fondeve nga ana tjetër (aktivet e saj). Është e ditur që nga

rregulli kontabël është që totali i pasiveve plus kapitalin duhet të jetë i barabartë me totalin e

aktiveve. Bankat nga ana tyre mund të marrin hua nga fondet me shumicë siç janë fondet e

pensionit duke lëshuar obligacione. Kapitali i bankës paraqet fondet e saj. Ai përmban aksionet

e zakonshme dhe fitimet e pashpërndara. Aktivet e bankës përfshijnë të gjitha llojet e aktiveve

finaciare, fizike të prekshme dhe të patundshme.

7.2. Rreziku i kreditit, i likuiditetit dhe krizat bankare.

Pranojmë se transformimi i depozitave të kursimit në kredi, modeli tradicional i biznesit bankar

mbart rrezikun e kredisë dhe likuiditetit. Rreziku ‘b’ i kreditit ka të bëjë me rrezikun që

kredimarrësi është i paaftë të paguajë shumën që ‘b’ detyrohet bankës. Kjo i shkakton bankës

një humbje, dhe si rrjedhojë një zvogëlim të aktiveve të bankës, siç tregohen në bilanc; kredia

fshihet, dhe një zvogëlim ekuivalent ndodh në anën tjetër të bilancit duke ulur kapitalin e

bankës. Nëse kapitali i bankës shteron totalisht nga humbje të tilla, atëherë bilanci bankës bëhet

insolvent (i paaftë të paguajë detyrimet). Pra në këtë rast pasivet tejkalojnë aktivet, situatë

falimentimi. Rreziku i likuiditetit shfaqet në forma të ndryshme. Rreziku që një numër i madh

depozituesish dhe investitorësh të tërheqin kursimet e tyre (fondet e bankës) menjëherë, e lë

bankën në mungesë fondesh. Situata të tilla mund ta detyrojnë bankën të shesë aktivet e saj –

në mënyrë probabile me çmim të ulët – ku ato nuk mund të zgjedhin dhe do ta pranojnë këtë

çmim. Nëse banka ka problem mungese aftësie paguese (default), pra nuk paguan dot

depozituesit ose kreditorët e saj, kjo tregon pamjaftueshmëri të fluksit të parasë. Kjo përbën

ekstremin e rrezikut të likuiditetit të trajtuar për bankat në shqipëri.

7.3. Lidhja midis kapitalit të bankës dhe pozicioneve të likuiditetit

Ka shumë rrugë që Banka mund të amendojë pozicionet e kapitalit dhe likuiditetit dhe nuk ka

lidhje mekanike midis tyre. Si rrjedhojë e këtyre situatave ndryshimet në njërin mund të

ndikojnë të tjetri. Dy skenarët kryesore që janë konsideruar janë si më poshtë:

Skenari 1, Banka rrit raportin e kapitalit bazuar në rrezik (pjesa e kapitalit ndaj RWAs). Skenari

2, Banka rrit raportin e mbulimit të likuiditetit. (Aktivet likuide të mbajtura për të përballuar

një rrjedhje të parasë neto në periudhë stresi). Që të dy skenarët e trajtuar edhe në këtë studim,

paraqesin ndryshimet në raportet përkatëse që vijnë nga miksimi i tipeve të ndryshme të

aktiveve dhe pasiveve, duke e lënë madhësinë totale të bilancit të bankës të pandryshuar.

- Skenari 1: Banka rrit raportin e kapitalit bazuar në rrezik duke tërhequr afatët e

shkurtra. Fondet “flururojnë” nga investitorët me shumicë dhe metojnë capital të ri për

të njëjtë=ën shumë. Aktivet janë të pandryshuara.

Ndikimi në likuiditet: në këtë skenar, pozicioni i likuditetit të bankës përmirësohet, duke

qenë së mban tëë njëjtën shumë të aktiveve likuide për një shumë më të vogël të borxhit

më shumice. Niveli më i lartë iI kapitalit është e qartë që i jep një konfidencë

depozituesve dhe investitorëve që sigurojnë fondet e financimit në Banka. Duke patur

më shumë afat-gjatë, fonde stabël, bankat mund të mbajnë më pak active likuide.

- Skenari 2: Banka rrit raportin e mbulimit të likuiditetit, duke mbatjur të pandryshuar

pasivet e saj dhe duke rivendosur kreditë jolikuide (në momentinqë janë ripaguar) me

aktivet likuide si cipë mbrojtësë

Impakti në kapital: shuma e kapitalit është e pandryshuar, duke qenë së aktive shtesë

likuide mbahen me një normë rreziku të ponderuar më të ulët (më likuide) së kreditë që

Page 149: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

148

zëvendësojnë, raporti i kapitalit rritet. Në fakt ndryshimi i njërit prej këtyre raportëve

do varet nga një numër i mdh faktorësh. Nëse Banka do të kërkojë të përmirësojë

pozicionin e kapitalit apo likuiditetit totali i bilancit mund të mos jetë konstant.

Në skenarin 1, psh, nëse rritja e capitalit aksioner do të shoqërohet me një kosto agregatë të

fondeve më të lartëbanka mund të zgjedhë të mbajë një shumë të ndryshme të kredive. Në

mënyrë të ngjashme në skenarin 2, supozimi i rritjes së raportit të mbulimit të likuiditetit por

një mundesi është që, duke mbajtur një pjesë më të madhe të aktiveve likuide me normë të ulët

interesi, kjo mund të ndikojë në fitimet e ardhëshme të bankës, duke i ulur ato, si rrjedhojë do

të ulë dhe mundësinë për rritjet e mundshme të kapitalit duke qenë së fitimet do të jenë më të

ulëta.

Konkluzione të Përgjithëshme

Funksioni themelor i bankave është të kanalizojnë depozitat e kursimeve drejt njerëzve që kanë

nevojë për hua. Por kredidhënia është një biznes me një rrezik të qenësishëm. Kuptimi i

koncepteve të pozicionit të kapitalit të bankës dhe likuiditetit ndihmon të kuptosh rrezikun që

marrin bankat, dhe si ky rrezik mund të manaxhohet. Kapitali konsiderohet si fondi i vet i

bankës, në kontrast me paratë e marra hua siç janë depozitat e klientëve. Sa kohë që kapitali i

absorbon humbjet, ai mund ta manaxhojë rrezikun e kredive. Për të parandaluar paaftësinë

paguese të bilancit, sa më shumë të jetë e ekspozuar në aktive me rrezik banka, aq më shumë

kapital nevojitet. Ndërkohë në periudha krize bankat nuk mbajnë para të mjaftueshme apo

aktive që kthehen lehtësisht në para për të paguar depozituesit dhe kreditorët e tjerë. Në këtë

rast banka mund të përballet me rrezikun e likuiditetit.

1. Rekomandohet që një profil i qëndrueshëm financimi dhe një zbutës (buffer) i aktiveve

shumë likuide ndihmon në menaxhimin e këtij rreziku.

Banka mund të preferojë të operojë me një nivel më të ulët të burimeve financiare. Rregullimi

prudencial i Bankës Qendrore kërkon të adresojë pikërisht këtë problem për të siguruar që

rreziku i kreditit dhe likuiditetit janë mjaftueshëm të marrë në shqyrtim dhe të mirëmenaxhuara.

Kjo i kushton bankave në periudha të mira më shumë se autoriteve publike në periudha krize.

2. Rekomandohet që bankat të kujdesen që konflikti midis masave më të shtrënguara në

periudha të mira dhe mbrojtja me kosto minimale në periudha të paparashikuara stresi e

cila është një sfidë edhe për Bankat në Shqipëri, të përcaktojnë dhe parashikojnë në nivel

optimal, bazuar në të dhëna dhe modele sa më të sofistikuara dhe relevante, efektet e

mundshme në periudha stresi. (Testi rezistencës)

Ekspozimi IRR vlerëson nëse lidhja e të ardhurave ose vlerës ekonomike përdor forma

parashikimi ose skenare të ndryshimeve të mundëshme në tregun e normave të interesit.

Menaxhimi i bankës duhet të konsiderojë nivelin aktual të normave të strukturave afat-gjata

dhe ndryshimeve të mundëshme në mjedis, duke dhënë fleksibilitetin historik dhe të pritur në

të ardhmen në tregun e interesave nëpërmjet stress-testing. Ky skenar duhet kompozuar për të

siguruar informacion mbi llojet e kushteve nën të cilat pozitat e institucionit janë më të dobëtat.

Keshtu, testi mund të masë karaksteristikat e rrezikut të institucionit.

3. Rekomandohet që në këtë kuadër është e domosdoshme një sistem menaxhimi

informacioni (MIS) i përshtatëshëm, koherent dhe informativ është thelbësor për

manaxhimin e ekspozimit të IRR, si për të informuar menaxhimin, ashtu dhe për të

mbështetur përputhjen me politikat e bordit.

Page 150: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

149

Menaxhimi i lartë duhet të marrë raporte mbi profilin e IRR së bankës të paktën në bazë

tremujore. Raportimi duhet të:

vlerësojë nivelin dhe tendencat e ekspozimit agregat të IRR së bankës

demonstrojë dhe verifikojë përputhjen me të gjitha politikat dhe limitet

vlerësojë rezultatet e ndërlikimeve të ardhëshme të kufijve të mbulimit të humbjeve

apo iniciativave të pozicioneve të marra

sqarojë kuptimin e ndërlikimeve e skenarëve të ndryshëm të stresit

Element i rëndësishëm në këtë proçes janë kontrollet e përgjithëshme të brendëshme. Sistemi

efektiv i kontrollit të brendëshëm duhet të garantojë operacione efektive, raportime financiare

të rregullta dhe të besueshme dhe përputhjen me ligjet, rregulloret dhe politikat e institucionit.

Ekzaminuesi duhet të verifikojë nëse sistemet e matjes së rrezikut, të dhënat analitike të

përdorura dhe niveli i sofistikimit teknik të tij janë në përputhje me kompleksitetin dhe natyrën

e ekspozimit. Zakonisht teknikat për matjen e rrezikut nga normat e interesit bazohen në të

ardhurat (duke vlerësuar impaktin e ndryshimeve nga normat e interesit mbi të ardhurën neto

nga interesat), ose mbi kapitalin (duke vlerësuar ndryshimet e normave mbi vlerën ekonomike

të aktiveve, pasiveve ose zërave jashtë bilancit).

Pavarësisht modelit të përdorur vlerësimi duhet të sigurojë së sistemi i matjes:

- përfshin të gjitha pozicionet e ndjeshme ndaj normave të interesit (aktive, pasive apo

jashtë bilancit). Lidhur me këtë, ekzaminuesi verifikon gjithashtu së të gjitha ndryshimet

në databasë janë të monitoruara, dokumentuara dhe të motivuara qartë;

- bazohet në supozime dhe parametra të dokumentuara dhe të mbështetura në modelin e

biznesit të bankës dhe që janë në përputhje me operacionet e bankës;

- bazohet në rregulla mbi gjenerimin e skenarëve për ndryshimet në normat e interesit si

dhe siguron se skenarët përfshijnë të gjitha llojet e rrezikut për normat e interesit (të

riçmimit, të kurbës së normave të interesit etj.);

- siguron një vlerësim të efekteve për profilin e këtij rreziku në raste lëvizjesh të

pafavorshme të tregut. Ekzaminuesi verifikon nëse janë marrë në konsideratë

instrumentat financiarë që banka përdor;

Për më tepër, me qëllim verifikimin së supozimet e modelit janë mjaftueshëm të kujdesshme,

vlerësimi fokusohet në drejtim të:

- trajtimit të zërave të veçantë (depozitat pa afat, kreditë kufi etj.) për të cilat sjellja e

klientit mund të gjenerojë efekte të rëndësishme në rrezikun e normave të interesit;

- teknikat e përdorura për të shmangur kufizimet teorike (disavantazhet) të modeleve të

njohura për matjen e rrezikut të normave të interesit;

Në rastet e bankave me pozicione të konsiderueshme në monedha të ndryshme nga ajo

kombëtare lek, ekzaminuesi duhet të verifikojë se nga agregimi nuk gjenerohen efekte

kompensimi të gabuara.

Për këtë ekzaminuesit krahasojnë vlerësimet e tyre me vlerësimet e Auditorit të Jashtëm në

pasqyrat financiare.

Vlerësimi duhet të analizojë:

- saktësinë dhe qëndrueshmërinë e korrelacioneve;

- përiodicitetin për rishikim;

- vëmendjen ndaj efekteve të rëndësishme potenciale si rezultat i ndryshimit të papritur në

morfologjinë e korrelacioneve;

Pas vlerësimit të sistemit të matjes, analiza duhet fokusuar në efektivitetin e monitorimit dhe

të mbajtjes së ekspozimeve brenda parametrave të vendosur. Duhet vlerësuar nëse ekzistojnë

proçedura të cilat;

- sigurojnë së çdo ekspozim mbi nivelet e paracaktuara i njoftohen menjëherë

administrimit të lartë;

Page 151: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

150

- specifikojnë veprimet të cilat duhen ndërmarë;

Ndryshimet në normat e interesit mund të ndikojnë në luhatshmërinë e instrumentave apo

pozicioneve pjesë e librit të tregtueshëm. Në rast se një bankë ka në bilancin e vet një sasi të

madhe të këtyre instrumentave, ndryshimet në normat e interesit do të impaktojnë negativisht

pozitën financiare dhe mjaftueshmërinë e kapitalit të bankës, veçanërisht nëse çmimi i tregut

të tillë instrumentash është shumë i luhatshëm.

Lidhur me përgjigjet e pyetjes kryesore dhe faktit të përgatitjes dhe kostove që duhet të

përballen bankat në Shqipëri për përballimin e problemeve dhe sfidave të ngritura në këtë

punim u testuan hipotezat e ngritura:

• Ho – Bankat e nivelit të dytë në Shqipëri përballen me elementë të rrezikut dhe janë të

mbrojtura nëpërmjet përdorimit të Basel I, Basel II dhe metoda të tjera ekzistuese të

vlerësimit të rrezikut.

• Ha – Bankat e nivelit të dytë përmirësojnë ndjeshëm përformancën e tyre dhe ulin

nivelin e rrezikut operacional, tregut dhe kreditit në investime financiare duke përdorur

sistemin ALM (Basel III).

Verifikimi i rënies së hipotezes Ho shërben për pranimin e Ha, e cila u analizua si test

performance dhe rezistence bazuar në standardet ndërkombëtare dhe kërkesat e Bashkimit

Europian për proçesin ALM për të siguruar një sistem financiar të shëndetshëm. Analiza dhe

testimi u bëhet përmes trajtimeve teorike, analizës së treguesve financiarë nga raste e

eksperienca në vende të tjera të rajonit, BE, por edhe më gjërë nëpër botë .

Në këtë kuadër vërtetohet hipoteza se performanca e bankave rritet ndjeshëm dhe ulet rreziku

i falimentimit nëse pavarësisht rregullatorëve ato trajtojnë dhe analizojnë performancën e tyre

me aplikimin e standardeve të Basel III për sistemin ALM.

Nga ana tjetër vendosja e normave mbikqyrëse bazuar në këto standarde, paraqitur në këtë

punim në Kapitullin IV- Analiza e Situatës së tregut financiar në Shqipëri”, rezultatet e

kërkimit lidhur me stress testet e kryera jo vetëm në drejtim të rezistencës me kapital dhe

likuiditet të bankave në situate stresi, por edhe rezultateve për rezerva kapitale lidhur me

treguesit e analizuar për stabilitetin financiar sipas 5 dimensioneve të shqyrtuara: Kapitali,

Cilësia e Aktiveve, Përfitueshmëria, Likuiditeti dhe Eficenca, ndihmojnë në sigurimin e një

sistemi financiar sa më të qëndrueshëm e të shëndoshë.

7.4. ALM brenda një bilanci të detyrueshëm

ALM mund të përkufizohet si një masë matje e rreziqeve strukturore të librave bankare në

bilanc, duke parashikuar ato rreziqe sipas supozimeve të rreziqeve të tregut dhe masave që

merren për të manaxhuar këto rreziqe. Ky proçes përfshin tipet e rreziqeve si më poshtë:

- Transformimi i maturitetit, i cili krijon mundësinë për shfaqjen e të dy rreziqeve si

rrezikun e rifinancimit dhe rrezikun e normës së interesit

- Rreziku i sjelljes, i cili matet si një deviacion i mundshëm i sjelljes së klientëve nga

supozimt e modeluara dhe gjeneron përsëri të dy rreziqet të rifinancimit dhe të IRR;

- Rreziku strukturor, i cili reflekton ekspozimet e normës së interesit të gjeneruar nga

ekspozimet strukturore afatgjata në bilanc.

Page 152: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

151

- Rreziqet bazë, që rrjedhin nga produktet me norma fikse kundrejt normave të ndryshme

të referencës së interesave sic janë, normat bazë (Normat e BQ), normat e overnight

(kredia 1 ditore e BQ) ose termat e normave të ofruara nga termat ndërbankare.

Strategjitë ALM paraqesin mënyrat me të cilën manaxhohet rreziku në momentin që është

vendosur matja. Vitet e fundit rritja e sofistikimit dhe zgjerimi i menaxhimit të rrezikut të

likuiditetiti dhe ndikimet e lindura nga ndryshimet rregullatore kanë rezultuar në atë që këto

rreziqe duhet të manazhohen me një kuptim dhe leresim të shqëtësimeev të mundshm të

shkaktuara nga ndryshimet në likuiditet si dhe një sërie kompleksë kufizimesh. Në të njëjtën

kohë rreziku i IRR dhe rreziku sturkturor duhet të kuptohet më mirë dhe duhet të manaxhohet

në një mjedis të ngjarjeve ekstreme.

Që në 2008 rregullatorët janë fokusuar në pozicionet likuiditetiti të një banke dhe përbërjes,

konstituimit të përgjithëshëm të bilanci të bankës. Pasojat nuk janë vetëm që shuma më të

mëdha likuiditeti Nevojiten të mbahen si rezervë likuiditetit, por ajo që bilanci Nevojitet të

mnaxhohet në mënyrën që zvogëlon rreziqet e rifinancimit afat gjatë dhe mbështet mundësitë

e zgjidhjes. Rritja e kërkesave për kapital dhe të kapitalit primar përthithës të humbjeve (PLAC)

përcakton një porcion të rëndësishëm të pasiveve të bankës, në respekt të shumës joreale si dhe

në respekt të tenorit. Për më tepër, prezantimi i raportit të levës financiare ka shtuar kufizime

shtesë në mënyrën si mund të manaxhohet bilanci.

4. Rekomandohet që si rrjedhojë ALM e cila tradicionalisht është fokusuar në përbërjen,

çmimin dhe transformimin e maturitetit nga rreziqet nevojitet të ngulisë plotësisht skemën e

përgjithshme të menaxhimit të bilancit të një banke.

Në ditët e some është e nevojshme të konsiderohet menaxhimi i bilancit jo vetëm në një mjedis

normal biznesi, por të konsiderojë edhe mjediset e stresit të lartë dhe ekstrem. Mjetet

ndryshojnë nga njëri insitucion në tjetrin. Por konsiderimet kryesore në dizenjimin e skemës

përkatëse jepen më poshtë. Më implementimin e Basel III, të paktën tre metrika të reja për

bilancin janë të domosdoshmë të maten:

1. Raporti i mbulimit të likuiditetit (LCR) i cili përcakton një minimum të rezervës së

likuiditetit të lidhur me rrjedhjet (tërheqjet) potenciale të tij në peiudha stresi

2. Raporti i financimit neto të qëndrueshem (NSFR) i cili përcakton një minimum për

burimet e qëndrueshme të financimit të kërkesave afatgjatë të financimit në anën e aktiveve

3. Raporti i levës financiare i cili vendos një minimum për kapitalin si një përqindje ndaj

totalit të bilancit

Pasojat e kombinuara të LCR, NSFR dhe LDR në një strukturë të thjeshtuar të bilancit të

bankave dhe nga shtrirja përbëjnë sfidat e ALM.

Page 153: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

152

Figura 7.1 a

Figura 7.1 b

Një bankë konsideron anën e aseteve të saj të përbërë nga vetëm dy lloje: huatë për klientët dhe

letrat me vlerë të mbajtura si rezerva të likuiditetit ndaj daljeve të mundshme të depozitave.

Figurat 7.1.a dhe 7.1.b63 përshkruajnë strukturën e anës së aktivit si një pjesë e kredive si % e

totalit të aktiveve. Ky numër është ekuivalent 1 minus raport i aktiveve likuide. Ana e detyrimit

përmban vetëm dy detyrime: kapitali dhe depozitat e klientëve.

Marrja e kthimit në izolim, duke maksimizuar pjesën e depozitave ul koston e fondeve dhe

maksimizimin e pjesës së kredive (duke minimizuar rezervën e likuiditetit) maksimizon

kthimin e aktiveve. (RoA). Sidoqoftë, për shkak të raportit të mbulimit të likuiditetit, vëllimi i

kredive të dhëna konsumatorëve është i kufizuar nga shuma e mjeteve rezervë (asetet likuide

me cilësi të lartë) që do të mbahen. Madhësia e amortizatorit të rezervës në kthesa varet, ndër

të tjera, nga lloji i depozitave të mbledhura dhe lloji i klientëve. Në përgjithësi, LCR përfshin

një marrëdhënie negative në mes të pjesës së kredive në anën e aktiveve dhe pjesës së

63 An In Depth Overview of KAMAKURA RISK MANAGER - VERSION 8.0 - JUNE 2013

Page 154: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

153

depozitave në anën e detyrimit. Sa më e rrezikshme të jetë lloji i depozitës që shihet në një

periudhë stresi, aq më e lartë është vlera më e ulët e pjesës së kredisë.

Kufizimet e siguruara nga NSFR nënkupton një marrëdhënie negative midis depozitave dhe

kredive, pasi që kreditë gjithmonë kërkojnë një pjesë të financimit të qëndrueshëm, por

depozita nuk kualifikohet si fond 100% i qëndrueshëm. Si pasojë, në mungesë të letrave me

vlerë si detyrime, një pjesë më e lartë e kapitalit do të jetë e nevojshme për të akomoduar një

pjesë më të lartë të kredive në bilanc. Ndikimi i këtij kufizimi varet ndjeshëm nga modeli i

biznesit. Për bankat me pakicë (retail), kufizimi është mjaft i kufizuar për shkak të shkallës

më të lartë të njohjes së depozitave si fonde të qëndrueshme të disponueshme. Nga ana tjetër,

kufizimi është mjaft i rëndësishëm për bankat e korporatave dhe ato të investimeve, pasi ka

më pak njohje të financimit të qëndrueshëm në NSFR.

Kombinimi i kredisë dhe depozitave të arritshme tregohet për dy modelet bankare: modeli i

bankës investuese në pjesë (a) karakterizohet nga një kërkesë e lartë e rezervave të mjeteve

monetare për të zbutur depozitat nën LCR dhe nevojën për të kufizuar kreditimin e burimeve

të qëndrueshme të financimit. Modeli universal bankar, i cili ka një përqindje më të lartë të

klientëve të biznesit dhe rezidencial, përfiton nga ana tjetër nga daljet më të ulëta të depozitave

nën LCR dhe stabiliteti më i madh i depozitave sipas NSFR. (Schmaltz dhe Pokutta 2012).

Linjat e solide në grafikët pasqyrojnë raportin e kredisë ndaj depozitave. Një raport kredie ndaj

depozita më pak se 100% nënkupton që fusha në të majtë është e arritshme për bankën.

Figura gjithashtu tregon raportin kredi-depozitë si kufizime në kombinimin e arritshëm. Një

raport kredie-ndaj-depozitës 100% ose më pak përjashton kombinime ku huatë financohen nga

jo-depozitat. Në praktikë, shumë banka do të kenë një oreks për një raport kredi/depozitë më

të madh se 100%, duke qenë se e lejon tregu ( ka fonde të lira disponibël), kështu që raporti

kredi-depozitë përfaqëson më shumë një udhëzues të kujdesshëm sesa një kufizim fiks.

Problemin i optimizimit linear për përfshirjen e kufizimeve nga raporti i levave Basel III dhe

raporti i aftësisë paguese (solvency) i Basel II është një sfidë rregullatore që çdo vend po

përpiqet ta vendosë si normë mbikqyrëse. Raporti i levave do të kërkojë që një sasi (buffer)

minimale e kapitalit të mbahet si një përqindje e bilancit të përgjithshëm. Duke lënë mënjanë

ekspozimin jashtë bilancit, kufizimi i raportit të levës do të vendosë një tavan të sipërm mbi

depozitat që do të rriten, si një nivel minimal i kapitalit (3-5%).

Modeli i thjeshtuar për një bankë individësh është komplikuar edhe më tej nga qasja në burime

të tjera të financimit, sidomos financimet e siguruara dhe financimet e pasigurta të shitjes me

shumicë. Përveç kësaj, nevoja për të inkorporuar karakteristikat e ndryshme të likuiditetit të

depozitave nga burime të ndryshme duhet të pasqyrohet në optimizimin e kufizimeve.

Efektin i paraqitjes së financimit të siguruar të mbrojtur nga kreditë në anën e aktivit të bilancit.

Afati i financimit të siguruar zakonisht ka një kosto më të ulët të fondeve sesa fondi i kapitalit

të papaguar ose të tjera, duke mundësuar uljen e kostos së fondeve krahasuar me modelin ku

vetëm janë në dispozicion kapitali dhe depozitat. Lëshimi i afateve të sigurimit të financimit të

tilla si letrat me vlere dhe obligacionet e mbuluara zbut një pjesë të rezervës së rezervës së

likuiditetit ndaj depozitave afatshkurtra të krijuara nga LCR, duke lejuar një pjesë më të madhe

të huave në anën e aktivit.

NSFR gjithashtu ndikohet nga futja e financimit të siguruar me afat, sepse fondet për më shumë

se një vit tërheqin një faktor financimi të qëndrueshëm 100%. Kjo zvogëlon kërkesën për

kapital ose kushte të tjera të financimit të pasiguruar për një pjesë të caktuar të kredive. Fondet

Page 155: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

154

e siguruara gjithashtu vetëfinancojnë një pjesë të portofolit të kredisë, duke krijuar kështu

kapacitet për një raport më të madh kredi-depozitë.

5. Rekomandohet që në një model bankar universal ka disa mundësi për të optimizuar në

një portofol të diversifikuar të kredive dhe për të mbështetur barrën e nivelit më të lartë duke

marrë parasysh pjesën më të madhe të llojeve të huave të siguruara tradicionalisht. Për një

model bankar investues, një pjesë e ulët e aktiveve mund të jetë e përshtatshme për të ngritur

fonde të siguruara. Megjithatë, sigurimi me kolateral i aktiveve ka një ndikim më të madh

në një gamë të kombinimit të kredive dhe depozitave në dispozicion, duke pasur parasysh

kufizimet më të mëdha të vendosura nga LCR dhe NSFR në modelin e financimit.

Përfitimi i fondeve të siguruara për kombinimin e arritshëm dhe optimizimi i kostos së fondeve

janë pengesa nga ndikimi i nënshtrimit të kreditorëve të pasiguruar në koston e fondeve të

pasiguruara dhe një qëndrueshmëri më të ulët ndaj stresit si rezultat i kolateralit më pak të

palidhur për të ngritur fonde zëvendësuese në simulimet e financimit stresi. Në disa

juridiksione bankat gjithashtu mund të jenë subjekt i kufizimeve të raportit rregullator.

Ndërsa futja e burimeve të tjera të financimit plotëson pamjen e kombinimeve të arritshme,

rezultatet përfundimtare janë një optimizim me shumë faktorë, që është vështirë të

interpretohen në një përfaqësim grafik. Për të marrë rezultate më kuptimplote, optimizimi

arrihet më mirë nëpërmjet simulimit sasior që përfshin :

- Kthimi nga kapitali

- Kthimi në financim nga asetet, duke pasur parasysh barazinë dhe kufizimet e financimit

- Qasja në tregun e financimit të siguruar dhe të pasiguruar

- Kostoja e burimeve të ndryshme të financimit

Përveç kësaj, pozicioni fillestar i bilancit të bankës është detyrimi më domethënës, pasi që

vendimi i aktiveve shpesh është financim bankar shumëvjeçar dhe kontraktual dhe është i

mbyllur gjithashtu. Rrjedhimisht, simulimi duhet të përfshijë opsionin shumëvjeçar për të

siguruar që rezultati më i mirë i një viti të mos krijojë probleme në të ardhmen.

6. Rekomandohet që optimizimi i kuadrit rregullativ gjithashtu mund të ndihmojë në

vlerësimin e reagimeve të bankave në situata krize. Për shembull, një studim i Halaj (2013)

vjen në përfundimin se me qëllim të optimizimit të rentabilitetit, duke pasur parasysh një

sërë kufizimesh të bilancit, banka mund të reduktojë librat e kredisë në kohën e krizës, për

shkak të uljes së rentabilitetit dhe në këtë mënyrë mund të dëmtojë transmetimin monetar

për normë më të ulët interesi.

Basel III, siç trajtohet më sipër përfshin një standart të ri likuiditeti që vlerëson dy raportë

likuiditeti. The Liquidity Coverage Ratio (LCR), pra Raporti i Mbulimit të Likuiditetit, që

shërben për të përmirësuar elasticitetin afatshkurtër e profilin e rrezikut të likuiditetit të

institucioneve, duke i kërkuar atyre të kenë minimalisht një sasi aktivesh likuide “të cilësisë së

lartë” të barabartë me nevojat totale neto për para (rrjedhjet neto negative të parasë) për 30 ditët

në vazhdim.

Mervyn King, Kryetar i Grupit të Guvernatorëve dhe Guvernator i Bankës së Anglisë, tha

“Raporti i Mbulimit të Likuiditetit është një komponent kyç i kuadrit të Basel III. Marrëveshja

Page 156: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

155

e sotme është një arritje e rëndësishme. Për herë të parë në histori kemi një standart minimum

të vërtëtë global për likuiditetin e bankës.”

Së fundi, u përsërit rëndësia e zbatimit të plotë, në kohë dhe në përputhje të standardeve të

Basel III.

Është e rëndësishmë të identifikohen qartë kush janë konceptet e përbashkëta bazë që përdoren

nga bankat për të matur dhe manaxhuar rrezikun e normës së interesit në ‘banking book’.

Zhvillimet më të rëndësishme të Baselit dhe rregullatorëve janë shtrirë në vendosjen e

udhëzimeve të fokusuara në skenarët e likuiditetit stress-testet, metodat dhe matjet e rrezikur

të normës së interesit, menaxhimitsi dhe kapitalit për rrezikun e normës së interesit.

Burimet e rrezikut të normës së interesit në ‘banking book’ janë:

Supozimet e sjelljes dhe ndikimi i tyre në rrezikun e normës së interesitt në librat e bankës

IRR e disa zërave të bilancit varet në mënyrë të konsiderueshme nga sjellja e klientëve

respektivë. Në vecanti zërat e mëposhtëm të bilancit kërkojnë supozimet e sjelljes me qëllim

të menaxhimit të IRR sa më korrekt. (sa më afër skenarit real).:

- Llogaritë rrjedhësë dhe depozitat e kursimit: kur normat e klientëve nuk janë të

barabarta ose nuk lëvizin në të njëjtën linjë me normat e tregut, ndryshimet në normat

e tregut do të ndikojnë në marzhet e ardhëshme të portofolit të depozitave

- Kreditë më norma fikse dhe kreditë hipotekare: opsionet e klientit për të parapaguar

hipotekaret të cojnë drejt një reduktimi të të ardhurave fikse

- Kartat e kreditit dhe overdraftët: aftësia për të rritur normat e interesit të klientëve në

produkte të tilla në linjë me normat e tregut mund të limitohet kur normat e tregut rritën

në nivele shumë të larta. Për shembull overdraftët e individëve (retail) mund të kenë

çmim të ndryshëm nga overdraftët e korporatave

- Angazhimet e kredive me Norma fikse: aftësia e klientëve për të tërhequr kreditë me

norma fikse mund të ulë marxhin e interesit neto (NIM) kur normat e tregut ngrihen.

- Kapitali: tenore të ndryshme normash interesi mund të supozohen në modelet e biznesit

dhe strukturës së bilancit të bankave

Këto supozime sjellje për bilancet e bankave janë drejtimet kryesore për profilin e rrezikut të

normës së interesit në librat bankarë. Këto supozime mund të bazohen në observacionet

historike, gjykimet e ekspertëve dhe standardet e industrisë. Në të njëjtën kohë departameti

ALM në Banka duhet të godasë, të zbulojë një balancë sa më të mirë midis masave të rrezikut

dhe humbjeve efektive nëse proçesi i sjelljes është shumë i thjeshtë dhe asaj që humbjet

efektive janë projektuar shumë mirë.

Si rrjedhojë e këtyre vlerësimeve dhe supozimeve të cilat janë të pranueshme dhe mund të

mbrohen e argumentohen është kritike të përcaktohen ndikimi i tyre në stress testet.

7. Rekomandohet se, duke marrë parasysh që duke qenë se proçesi i modelimit të sjelljes

është i komplikuar, duhet të përfshihen shumë palë dhe aktorë.

- Departamenti ALM si Manaxher i manaxhimit të rrezikut të normës interesit (IRR)

- Bizneset respektive që sigurojnë të dhëna njohuri ekspertësh (retail, korporatë, biznes

i mesëm etj)

- Menaxhimi i riskut për të mbikqyrur dhe validuar proçesin.

Page 157: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

156

Këto profile biznesi duhet të rishikohen me baza të paktën vjetore nga Komiteti të cilit i jepen

të dhëna dhe evidenca si më poshtë:

- Një pasqyrë mbi bilancin e kompanisë duke theksuar balancat e propozuara të sjelljes

si dhe arsyet pse balancat e tjera mbahen në bazë të termave të kontratës

- Informacion mbi strategjinë e biznesit të çmimit për produktin: a bazohen çmimet e

biznesit të produktit në një ‘benchmark’ (shifër referuese) të normave të jashtme apo të

brendëshme të tregut

- Marrëdhënien midis normës së jashtme të interesit të aktiv/pasivit të produktit të marrë/

dhënë dhe normave të cçmimeve të transferimit

- Jeta e pritshme e tipit të produktit aktiv/pasiv (stickiness), psh koha derisa produkti do

të tërhiqet

- Vlefshmëria e mundësive alternative të biznesit (psh efektet e zëvendësimit)

Supozimet e sjelljes nuk bëhen për të maksimizuar fitimin duke marrë pozicione të lira për të

vepruar. Marrja e pozicioneve të lira është përgjegjësi e vetme e menaxhimit të bilancit të

thesarit nga zyrat e tregëtimit të operacioneve në treg Brenda limiteve të vendosura të tregëtimit

sipas mandatit që ka çdo trader (tregtues i të ardhurave fikse, i transaksioneve të këmbimit, të

transaksioneve ndërbankare Brenda dhe jashtë etj). Këto supozime të sjelljes duhet të jenë të

pavarura nga zhvillimet apo pritjet kurbave e normave të interesit (Yield curve) dhe duhet të

reflektojnë vetëm rrezikun e vërtetë ekonomik të produktit të caktuar.

8. Rekomandohet që Bankat e angazhuara apo të cilësuara si bërës tregu duhet të bëjnë pjesë

në tregje të organizuara dhe të plotësojnë kërkesa të caktuara operacionale dhe organizative.

Ato janë të detyruara të ofrojnë në mënyrë të vazhdueshme çmimet e tregëtimit për blerje

dhe shitje. Për qëlllime negocijimi ata duhet të konsultojnë dhe pjesëmarrësit e tjerë në treg.

Në ndryshim nga strategjitë e pozicionimit, aktiviteti si bërës tregu përfshin lëvizje të

vazhdueshme në shuma të mëdha, me ndikime komplekse në administrimin e portofoleve,

pjesërisht të pavarura nga kontrolli i tyre. Në veçanti, efekti i aplikimeve që jo

domosdoshmërisht kompensohen gjatë një ditë, i bën bërësit e tregut të përfundojnë me

pozicione të mëdha, të cilat mund të shkaktojnë probleme për financimet afat-shkurtër.

Këto pozicione mund të administrohen në mënyrë koherente nga operatorë të cilët janë të

organizuar në mënyrë të tillë, që të monitorojnë vazhdimisht poziconet e përgjithëshme dhe

mbi këtë bazë të marrin vendime, nëse ato duhen mbajtur apo mbyllur.

Objektivi Direktivës - Rritja e mbulimit të likuiditetit në periudhën afat-shkurtër

Përshkrimi i ndryshimeve kyçe

● Raporti i mbulimit të likuiditetit 30-ditor ka për qëllim të promovojë elasticitëtin afatshkurtër

të likuiditetit të mundshëm pa ndërprerje. LCR do të sigurojë që bankat globale të kenë

mjaftueshmëri të aktiveve likuide për të përballuar periudha stresi të përcaktuara nga ana e

supërvizorëve.

● Stoku i aktiveve likuide të cilësisë së lartë krahasohet me flukset e pritura dalëse. Këto flukse

duhet të mbulohen nga aktive cilësore likuide të mjaftueshme.

Zbatimi

Page 158: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

157

● Rreziku i impaktit të panikut bankar duhet reduktuar, duke përmirësuar stabilitetin e

përgjithshem të sektorit financiar.

● Mbajtja nga bankat e një mjaftueshmërie aktivesh likuide,e cila do të sjellë ulje të

rentabilitetit.

● Bankat do të ndryshojë profilin e tyre të financimit, i cili do të çojë në më shumë kërkesa për

financim afatgjatë.

Objektivi i Direktivës-Rritja e qëndrueshme afat-gjatë e bilancit të financimit

NSFR është projektuar për të inkurajuar dhe stimuluar bankat që të përdorin burime të

qëndrueshme në financimin e aktiviteteve, për të reduktuar varësinë ndaj financimit afat

shkurtër në masë.

Përshkrimi i ndryshimeve kyçe

● NSFR krahason burimet e financimit në dispozicion me nevojën për fonde që rrjedh nga

aktivet në bilanc

● Financimi i qëndrueshëm në dispozicion>financimi i qëndrueshëm i kërkuar

Implementimi

● NSFR i shtyn bankat të reduktojnë varësinë ndaj financimit afatshkurtër dhe të rrisin

qëndrueshmërinë e financimit miks.

● Duke bërë këtë do të këtë rritje të aktiveve afatshkurtra,duke reduktuar të ardhurat.

● Për shumë banka do të jetë e vështirë rritja e proporcionit të depozitave me afat maturimi më

të madh së një vit, e cila do të çojë në rritje të kostove të financimit.

● Bankat që kanë një NSFR të lartë do të jenë në gjëndje të ndikojnë në çmimet e tregut të

aktiveve.

Krahas këtyre raporteve të paraqitura nga Komitetit Basel-it, aplikohen një set i raporteve të

tjera për të matur dhe analizuar rrezikun e bilancit të bankës. Njëri prej tyre është raporti kredi

ndaj depozitave (LDR), i cili relaton volumin e kredive ndaj volumit të depozittave në Bilanc,

dhe është një raport i aplikuar dhe matur gjërësisht edhe në Shqipëri, dhe publikohet nga Banka

e Shqipërisë në raportet periodike të stabilitetit.

Një tjetër metrikë të cilës i kushtohet vëmendje është raporti i aktiveve të bllokuara (pledged)

e cila mat përqindjen e aktiveve të përdoruara për të siguruara transaksionet e financimit siç

janë obligacionet e siguruara, ose sigurimi i marrëveshjeve REPO.

Me ndihmën e këtyre treguesve, ekzaminuesi mund të kontrollojë tendencën e bankës drejt

investimeve në lloje të caktuara kontratash si dhe mund të krahasojë këtë bankën më bankat e

tjera të sistemit ose bankat e një grupi të ngjashëm (peer group G1, G2 dhe G3).

Vëmendja kryesore duhet të përqëndrohet në:

- investimet në aksione për shkak të volatilitetit të lartë të çmimeve të tyre dhe

ekspertizës së nëvojshme në zgjedhjen e këtyre investimeve;

Page 159: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

158

- Obligacionët e emetuara nga korporatat ose në obligacionët e emetuara në monedha

të dobëta për shkak të rreziqeve që rrjedhin nga normat e interesit dhe ndryshimeve

në situatën financiare të emetuesit. Informacion i dobishëm lidhur me rrezikun

specifik mund të sigurohet nga analiza e përqëndrimit të emetuesit sipas sektorit

ekonomik dhe vendeve;

- Obligacionet me terma financiarë kompleksë (obligacione që përmbajnë opsione, të

kovertueshëm, të lidhur me indeksë të caktuara etj.), letrat me vlerë të strukturuara,

ose të kombinuara me të tjerë derivativë që shtojnë kompleksitetin e tyre. Vlerësimi

i këtyre instrumentave paraqet probleme të rëndësishme.

- letrat me vlerë të palistuara dhe nivelin e tyre të likuiditeti, veçanërisht për bankat që

janë të përfshira vazhdimisht në tregtimin e letrave me vlerë më të ardhura fikse;

- Obligacionet e qeverive me norma fikse interesi dhe me maturitet të mbetur të gjatë.

(aktualisht është elementi kryesor i letrave me vlerë të bankave në Shqipëri-

pjesa e portofolit jorezident është shumë jo materiale).

Preferencat e bankave për këto lloj investimesh mund të shoqërohen me ekspozime të larta

ndaj rrezikut të normave të interesit;

Për të gjykuar mbi rrezikun e përqëndrimit, ekzaminuesi mund të përdorë treguesit e

mëposhtëm:

- treguesin Herfindahl sipas llojit të emetuesit;

- treguesin Herfindahl sipas sektorit ekonomik të emetuesit;

- treguesin Herfindahl sipas vendit të origjinës të emetuesit;

Analiza të tilla shërbejnë për të shmangur përqëndrimet e larta ndaj emetuesve të caktuar

individualë, sektorëve ekonomikë të caktuar apo vendeve të caktuara.

Menaxhimi i bankës duhet të jetë i kujdesëshëm në kompensimin e përfitimit të mbajtjes së një

aktivi likuid, kundrejt kthimeve me të larta të pritshme duke mbajtur aktive afatgjata. Nëse

nevojat e likuiditetit përmbushen nëpërmjet aktiveve me maturim afatshkurtër, kostoja e

bankës është e ardhura e munguar duke mos mbajtur aktivin afatgjatë, ose aktive me cilësi më

të dobët, dmth aktive me normë kthimi më të lartë dhe rrezik me të lartë. Por, nëse nevoja për

likuiditet duhet të plotësohet nëpërmjet huamarrjeve të reja, atëherë kushtet e pafavorshme të

tregut mund të sjellin kosto të padëshirueshme për një bankë.

7.5. Rezervat e Likuiditetit

Tipikisht rreziku i financimit të likuiditetit varet nga vlefshmëria e burimeve të ndryshme të

likuiditetit, sic janë aktivet në dizpozicion, kreditë sindikatë, depozitat e klientëve, letrat me

vlerë të siguruara ose jo të siguruara, fondet ndërbankare, REPOt, dhe financimi direkt nga

Banka Qëndrore. Sipas komitetit të Baselit rezerva e likuiditetit duhet të përbëhet nga cash-i,

dhe aktivet kryesore të cilat janë dyja të mundshme në Bankën Qëndrore dhe shumë likuide në

tregun privat. Për më gjatë kjo rezervë, ka një set të aktiveve likuide që mund të jenë të

përshtatshme, të cilat demostrojnë aftësinë e bankës për të gjeneruar likuiditet në periudha

stresi për një periudhë specifike kohë.

9. Rekomandohet që kjo rezervë likuiditetit duhet të manaxhohet dhe të sigurojë zgjerimin

maksimal të mundshëm të aktiveve që janë të aksesueshme në kohë krize.

7.5.1. Arsyet për fondet afat-gjatë dhe ndikimi në aktivet dhe pasivet.

Një nga arsyet kryesore që bankat duhet të kujdesën për stresin e likuidtëtit gjatë krizave

financiare ishte besimi i tepërt në financimet afatshkurtra dhe sidomos në fondet më shimicë

Page 160: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

159

afatshkurtra. Si rrjedhojë rregulatorët kërkojnë nga bankat të mbajnë fonde të mjaftueshme

afatgjatë përpara. Një matës i mirë i financimit afatgjatë është NSFR e cila përllogaritet krahas

LCR dhe planifikohet të jetë i detyrueshëm për zbatim nga 2018 e tutje. NSFR mat

disponibilitetin e fondeve të qëndrueshme të një banke si një përqindje e financimeve afatgjata

të kërkura dhe ka një target të paktën 100%. Fondet e qëndrueshme përmbajnë kapitalin,

aksionet e prefuar, financimet me shumicë ( siç janë instrumentat e borxhit të bankave qendrore

ose multinacionale) me tenor më të madh se një vit dhe disa tipe depozitash, siç janë ato nga

klientët retail dhe bizneset e vogla. Në një shkallë më të vogël konsiderohen fonde të

qëndrueshme fondet nga korporatat jo-financiare, qeveria, bankat qëndrore, bankat e zhvillimit

multilateral dhe njësitë e sektorit publik. Kërkesat për fonde të qëndrueshme vijnë edhe nga

disa ekspozime në bilanc dhe jashtë bilancit. Sa më pak i tregtueshëm ose i pranueshëm për

bankën qëndore si kolateral të jetë aq më e lartë është kërkesa për fonde të qëndrueshme të

aktiveve.

Standardet e larta për fondet me afat kanë një ndikim të rëndësishëm në ALM. Kufizimet

limitojnë vecanërisht kapacitetin për transformimin e likuiditetit. Nëse transaformimi

maturiteti për depozitat retail mbi një vit është i limituar deri diku është virtualisht e pamundur

për fondet afatshkurtra me shumicë nga insituticionet financiare. Disa transformime maturitetit

janë akoma të mundura për financimet me shumicë nga institucionet jofinanciare.

Burimet e ndryshme të fondeve të qëndrueshme shoqërohen me kosto të ndryshme. Këto

burime financiare mund të kenë kosto më të larta dhe si të tilla mund të japin vlerë shtesë për

bankën në rast të pranimit si instrumenta kapitali ose në rast falimentimi. Burimet më të lira të

fondeve të qëndrueshme mund të kenë disavantazhe; depozitat mund të jenë subjekt i bllokimit,

ndërsa obligacionet rrisin aktivet e barrësuara (pledged) në një firmë.

7.5.2. Përshkrimi i aktiveve të barrësuara (pledged) dhe ndikimi në Menaxhimin e

Aktiveve dhe Pasiveve

Aktivet e pledge-ura është një shprehje për shkallën e fondeve të marra duke i bllokuar për

aktivet ekzistuese në bilancin e një banke. Aktivet që shoqërojnë qartë disa burime fondesh të

sigurta nuk janë disponibël për fonde të sigurta në të ardhmen dhe kështu mund të limitojnë

mundësitë e rifinacimit në kohë stresi. Aktivet e barrësuara gjithashtu matin e varësisë

strukturore në bilancin e bankës. Fondet e siguruara janë si më poshtë:

Marrëveshjet e riblerjes (REPO), këto janë ekonomikisht të ngjashme më kreditë e siguruara

Bondet e mbuluara – lëshohen nga institucionet e kreditit për të financuar disa kredi që janë

siguruar nga klentët e hipotekave

Kontrata derivative, janë tipikisht të dizenjuara që palët të mos kenë kundërshtime me njëri

tjetrin (claim). Për të siguruar këto detyrime debitori duhet të bllokojë kolateral që të çon në

aktive të lëna peng si kolateral (pledge)

7.5.3. Konsiderata në modelimin e depozitave

Depozitat e klientëve përfaqsojnë një burim të rëndësishëm të fondeve për shumicën e

institucioneve financiare. Depozitat mund të vndosen nga individët, korporatat si dhe

institucionë të tjera financiare.

Depozitat individëve njihen si depozita që vendosen nga klientë jofinanciarë. Këto depozita

mund të tërhiqen sipas kërkesës ose të vendosen me afat. Këto depozita zakonisht ndahen në

Page 161: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

160

porcione të ‘qëndrueshmë’ dhe ‘jobtë qëndrueshme’. Kjo është e vlefshme edhe për vendosje

të tjera.

Sipas Diamond dhe Dybvig (1983), bankat kryejnë një rol unik ekonomik duke marrë

depozitat; transformimi i aktiveve jolikuide me passive likuide. Bankat janë të afta të

transfomojnë aktivet jolikuide duke ofruar passive me një skemë kthimi më të lehtë dhe të

ndryshme gjatë kohës së aktivet jolikuide. Megjithatë aktivet jolikuide sigurojnë racionalitetin

arsyen për ekzistencën bankave dhe për vulnerabilitetin e tyre për të drejtuar bankën.

Problemet e bankës mund të shfaqen nëse vlera e ndërmjetësit e aktivit jolikuid të financuar

nga Banka përceptohet të jetë më e vogël se ajo e depozitave joreale, ndërkohë që depozituesit

preferojnë të tërheqin fondet e tyre. Një e ardhur e pakonsiderueshme ekonomikisht prodhohet

nga likuidimi i detyruar i aktivit jolikuid dhe shpërndarja e humbjeve midis depozituesve. Nëse

drejtimi i bankës është i kushtueshëm dhe zvogëlon pasurinë duke ndaluar prodhimin (kur

thirren kreditë) dhe duke shkatërruar ndarjen e rrezikut midis depozituesve. Si rrjedhojë sipas

Diamond dhe Dybvig një aktivitet bankar në falimentim siguron rezultate ekonomike që janë

më të këqija për të gjithë agjentët që mund të kishin fituar pa bankën si ndërmjetës.

Megjithatë kur ka sigurim depozitash probabiliteti që një bankë të falimentojë ulet, pa

zvogëluar aftësinë e bankave për të transformuar aktivet. Primet e sigurimit të depozitave dhe

politikat e likuidimit të aktiveve nga varësia e tërheqjeve siç Diamond dhe Dybvig (1983)

argumentojnë që depozita të tilla detyrohen nga legjislacioni (autoritetet rregullatore siç

Agjensia e Sigurimit të Depozitave) të sigurohen.

Komiteti i Basel-it përkufizon “skemën efektive të sigurimit të depozitave" si një skemë që:

(i) garanton faktin që ka aftësi të bëjë pagesa të menjëhershme

(ii) kjo skemë është e tillë që mbulimi është i përcaktuar qartë

(iii) publiku ka njohuri të larta për ekzistencën dhe mënrën e funksionimit

Komiteti Basel-it (BCBS/IADI 2009) sugjeron që përgjegjësia primare për pagesën e kostos së

sigurimit të depozitave duhet të mbahet nga bankat, duke qenë se janë ato dhe klientët e tyre

që përfitojnë nga ky sistem efektiv. Depozituesit individuale konsiderohen si depozitorët e

preferuar që përfitojnë më shumë nga kjo skemë.

10. Rekomandohet që një sistem matjeje IRR në një institucion duhet të konsiderojë

ndjeshmërinë e depozitave pa maturitet, duke përfshirë, depozita pa afat, llogaritë korente,

depozitat e kursimit dhe llogaritë e depozitave të money-market. Këto depozita përfaqësojnë

një pjesë të madhe të financimit bazë të industrisë dhe nën këtë konsideratë bankat përdorin

një varietet teknikash për të analizuara karakteristikat e tyre të IRR.

Të dhënat historike dhe seritë kohore të analizuara tregojnë qëndrueshmërinë kundrejt

luhatshmërisë së këtyre depozitave në bilancet e bankave. Pavarësisht maturitetit këto zëra

përbëjnë një burim të rëndësishëm fondesh dhe më një kosto shumë të lirë.

Limitet e përqëndrimit të depozitave ndihmojnë bankën për të parandaluar mbështetjen në pak

ofrues të burimit të fondeve. Limitet shprehen zakonisht edhe si përqindje e aktiveve likuide

ose në ekuivalencën e një shume absolute. Duke qenë se depozitat hyjnë në aktivet likuide të

bankave dhe janë burimi kryesor i fondeve është e rëndësishme që të vendosen këto limite.

Nëse ky raport është i lartë banka rrezikon në situata krize tërheqje masive (outflow) të

Page 162: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

161

depozitave duke arritur në pikë shumë të rrezikshme likuiditeti, mungese fondesh. Kjo mund

të rrezikojë seriozisht kapitalin e Bankës.

7.6. Instrumentat e kapitalit dhe roli i tyre në menaxhimin e aktiv-pasiveve

Paaftësia për të paguar mund të përkufizohet si një shkallë në të cilën aktivet korente të një

entiteti apo individi, tejkalojnë pasivet korente të kësaj njësie apo entiteti. Kjo paaftësi mund

të përshkruhet si një aftësi e një korporatë për të përballuar shpenzimet e saj fikse afatgjata dhe

për të përmbushur zgjerimin dhe rritjen afatgjatë.

Basel III ka rritur kërkesat për kapital që duhet të mbajnë bankat, me rregulla specifike

për t’u aplikuar për bankat sistemike përkatëse. Rritja e kërkesave do të thotë që

instrumentat e kapitalit janë burimi më i rëndësishëm i fondeve afatgjatë për bankat dhe

kujdesen për konsideratat e nevojshme për t’u dhënë gjatë supozimeve: Kapitali bazë (Tier1)

njihet si burim i vazhdueshëm dhe i përhershëm i fondeve afatgjata me aftësinë për të mbuluar

humbjet afatmesme dhe afat shkurtra. NSFR e njeh kapitalin si një burim i preferuar i

qëndrueshem i fondeve në kuptimin e plotë. Për të paktën 1 vit. Kapitali shtesë Tier 1 dhe

emetimi i Tier 2 mund të cilësohet si financim afatgjatë për të paktën 5 vjet.

11. Rekomandohet që në kuadrin e ALM, si tenori i likuiditetit dhe tenori i interesit të jenë

njëlloj të përshtatshëm. Banka mund të përcaktojë një tenor interesi për kapitalin e saj si një

mbrojtës shtesë (hedge) kundrejt humbjes në normave të interesit, pasi normat e ulëta të

interesit zakonisht shoqërohen me të ardhura neto interesi marxhinal më të ulëta.

Tipikisht bankat që kanë një ekspozim të librave të bankës (banking book) më të lartë së librat

e tregëtimit (në përqindje) tentojnë të vendosin tenorë të normave të interesit më të gjatë për

kapitalin sesa modeli i bankave të investimit.

Sipas një studimi të Price Waterhouse Coopers (2009), 9% e pjesmarrësve vendosin

kohëzgjatjen e interesit për kapitalin deri 1 vit, 42% vendosin 1-5 vjet dhe 5% përdorin një

kohëzgjatje më të madhe së 5 vjet, ndërkohë që 42% nuk vendosin normë interesi për

kohëzgjatjen e kapitalit. Kjo tregon që sa e ndryshme në modelet bankare është aplikimi i këtij

intrumenti mbrojtës të kapitalit.

Metoda e Vlerës ekonomike vlerëson ndryshimet në vlerën ekonomike të kapitalit për

ndryshimet e parashikura të normave të interesit. Ajo fokusohet me shumë në raportin Kapitalin

Bazë (Tier 1) dhe mat paqëndrueshmërinë e kapitalit si rrjedhojë e ndryshimit të normave të

interesit. Limiti i këtij raporti (benchmark) duhet të reflektojë siç duhet kompleksitetin e

pozicioneve kryesore.

Bazuar në këtë metodë bankat në Shqipëri mund të përdorin simulime të cilat tregojnë

rezistencën e tyre në situata krize.

Nuk ka një përgjigje të qartë nëse aplikimi i ketyre modeleve është vendimarrje e komiteteve

të ALM në secilin nga intitucionet financiare të marra pjesë në këtë studim.

7.7. Konsiderata mbi borxhin

Niveli i tejkaluar i borxhit është një nga faktorët e krizës financiare. Si rrjedhojë në vitin 2011

skema e Basel III përfshin rregulla të qarta mbi raportin e levës financiare i cili përcakton që

mesatarja e kapitalit mujor bazë Tier 1 si një pjesë e ekzpozimit të raportit borxhit (leva) LRE

Page 163: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

162

duhet të jetë 3% për një tremujor. Matja e ekspozimit të raportit të borxhit LRE, përfshin

ekspozimet në zërat e bilancit dhe jashtë bilancit siç janë angazhimet dhe garancitë.64

REPO dhe letrat me vlerë përfshihen në këtë raport në masën që nuk ka netim. Po ashtu

përllogariten edhe ekspozimet në derivativë sipas “metodës së ekspozimit aktual”. Përsa i

përkët zërave jashtë bilancit si ekspozime të mundshme linja kredie, letër kredi etj’, që mund

të tërhiqen në cdo kohë, sipas Basel III ka një kërkesë që këto ekspozime të merren me vlerë

të plotë (100%-CF- faktori i konvertimit të ekspozimit me rrezik kredie), kur përllogaritet LRE.

Ndërsa për angazhimet e kthyeshme 10% ekspozimit të tyre (10% -CF).

12. Rekomandohet që duhet patur parasysh që Limitet e borxhit të paraqesin konfliktin midis

menaxhimit të bilancit dhe likuiditetit. Në këto kushte bankat nevojitet të jenë selektive rreth

volumit të parasë afat shkurtër të pranuar nga depozitorët që përbën një burim likuiditeti.

Kur LRE është më e shtrënguar së kapitali rregullator, skemat nxitësë ekonomike

favorizojnë pranimin e aktiveve me më shumë rrezik kundrejt atyre me rrezik më të ulët

shumë likuide.

7.8. Drejtimi drejt një bilanci optimal

Limitet dhe çmimet e transferimit janë mjetet më të spikatura të cilat të cojnë drejt një bilanci

optimal. Limitet në bilanc janë më efektive në afatin e shkurtër por mund të krijojnë paqartësi

lidhur me profitabilitetin e produkteve dhe çmimeve të jashtme.

Çmimi i transferimit është mjeti më i preferuar që siguron skemat nxitëse më të mira kundrejt

origjinuesve të aktiveve dhe pasiveve. Në këtë kuptim mund të shihet si aksi kryesor që lidh

likuiditetin me ALM brenda kufizimeve të bilancit.

Çmimi i transferimit duhet të çmojë burimet e pakëta kryesore siç janë kapitali, fondet me afat,

fondet afat shkurtra, rezervat e likuiditetit dhe përdorimin e bilancit në një mënyrë të tillë që

bizneset mund të çmojnë burimet e klientëve të jashtëm kështu rritjen më efiçente të biznesit

ndërkohë që biznesi më pak efiçent zvogëlohet ose ndryshon për t’u bërë më efiçent.

13. Rekomandohet që çmimi i transferimit nevojitet të unifikohet për të siguruar jo vetëm

kosto të qarta nxitëse dhe të mbulimit, por nevoja për të reflektuar të dyja sjelljet e pritshme

të aktiveve dhe pasiveve në një mjedis normal biznesi, si dhe sjelljet e papritura brenda një

mjedisi të stresit të likuiditetit. Nevojitet të përfshihen mjedise të ndryshme të tregut (nga

perspektiva e likuiditetit) kjo do të thotë që disa aktive dhe pasive duhet të modelohen përgjatë

një game të gjërë të rezultateve, me mjedisin normal të biznesit të matur nga disa situata të

ngurta dhe në kushtet e stresit të likuiditetit.

Për çmimin e huamarrjes dhe kredisë të biznesit i cili arrihet nëpërmjet një mekanizmi të

unifikuar të çmimit të trasnferimit të dyja nevojiten të reflektohen në interesat e paguara. Kjo

shprehet me mirë në spredet (diferencat) e normave të ndryshueshme të tregut.

Me qëllim që të vendoset gjithpërfshirja e çmimit të transferimit nevojiten disa komponentë:

- Kushtet e sjelljes normale të biznesit

- Kushtet e sjelljes në ‘idiosyncratic stress’

- Kthimi nga investimet e rezervave të likuiditetit

- Normat e tregut për fondet e jashtme në bazë të ndryshueshme (floating rate basis)

64 Basel Committee on Banking Supervision 2011, fq.61ff

Page 164: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

163

- Rregullimet e mbulimit të normave të tregut më sipër për limitet e mospërputhjes së

maturitetit në afate

Për aktivet norma e tregut duhet të rregullohet duke reflektuar aftësinë për të financuar aktivet

në tregun e siguruar.

7.9. Konkluzione dhe rekomandime të përgjithshme

Ndryshimet e shpejta në kërkesat për menaxhimin e likuiditetit dhe praktikat e menaxhimit

bankar kanë ndryshuar thellësisht qasjet e nevojshme të menaxhimit të aktiveve dhe pasiveve.

Nevojitet zhvillimi i mjeteve, modeleve që bëjnë të mundur që pasiguritë e ngjarjeve në stres

likuiditetit të përfshihen në modelimin e ALM. Për këtë nevojiten të merren në konsideratë

çështjet si më poshtë:

- Ndarja midis kohëzgjatjes së instrumentave të likuiditetit të cash-it dhe kohëzgjatjes së

normës së interesit; kjo rrit nevojën për efikasitetin e përdorimit të derivativeve për të

siguruar profilin e përshtatshëm të normës së interesit

- Përfshirjen e aktiveve si rezervë likuiditeti në skemën e përgjithëshme të rrezikut ALM

- Zgjerimin e sjelljes së modelimit duke përfshirë stresin e krijuar nga ngjarje likuiditeti

(kriza) duke lehtësuar disa dimensione kohëzgjatje për të përfshirë aktive që mbështesin

daljet (tërheqjet) e mundshme

- Nëvojitet të këtë një ndarje shumë të qartë midis profileve të sjelljes për produkte të

ndryshme dhe grupe klientësh

- Zhvillimi i modeleve të përshtatshme për tenorët e likuiditetit dhe tenorëve të interesit

të produkteve të kapitalit duke i dhënë një rëndësi më të madhe si burim fondesh

- Rritja e fondeve afatgjatë dhe ndikimit që rezulton mbi transformimin e maturitetit dhe

profitabilitetit të bankës duhet të reflektohet në bilanc

- Njohja e shumë skenarëve të përgjitheshëm në vlerësimin e rreziqeve të ALM në bilanc.

Psh përfshirja e mbulimit apo niveleve të zgjidhjeve të ngjarjeve të streseve në

modelimin e rrezikut dhe rezultateve të mundshme me qëllim vlerësimin e profilit të

ALM.

Këto komplikime do të rrisin me tej zhvillimet rregullatore për të vendosur kufizime, limite në

aktivitete të caktuara bankare. E vërteta qëndron që praktikat e ALM të trajtuara gjërësisht do

të nevojiten të sigurojnë një manaxhim efektiv rreziku në një botë financiare dhe ekonomike

shumë dinamike dhe komplekse.

Burimet kryesore të rrezikut sistemik në këtë sistem rrjedhin nga tri forma të aktivitetit

bankar: a) ndërmjetësimi financiar, b) transformimi i maturiteteve dhe c) leva financiare

(Blundell-Wignall, 2014). Këto aktivitete shtrihen edhe përtej sektorit bankar, në atë pjesë që

njihet si ‘shadow banking’.

Rrjedhimisht, politika makroprudenciale shfaqet si mjaft komplekse në kërkim të përmbushjes

së tre qëllimeve kryesore:

1. Identifikimi i zhbalancimeve në sistemin financiar, te cilat shërbejnë si burime të

akumulimit të rrezikut sistemik, para materializimit të tij

2. Përzgjedhja e instrumenteve të duhura për zbutjen e rrezikut sistemik

3. Koordinimi i instrumenteve dhe politikave mikroprudenciale dhe monetare, për uljen e

prociklikalitetit në ekonomi.

Page 165: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

164

Në kushtet e peshës kryesore të sektorit bankar në sistemin financiar, kontributi i tij është i

rëndësishëm për stabilitetin financiar në tërësi, ndaj edhe njohja e rreziqeve sistemike që ai

prodhon dhe ndërtimi në kohë i instrumenteve mbrojtës prej tyre, kanë prioritet.

Nën përmbushjen e këtij misioni, është thelbësore të kuptohen marrëdhëniet prociklike që

krijon zhvillimi i aktivitetit bankar dhe faktorë të shfaqur që përbëjnë burime te rreziqeve

sistemike.

Përfundimi

Rezultatet tregojnë se ka një lidhje të fortë midis rritjes ekonomike dhe aktivitetin kreditues,

ndërkohë që cilësia e kredisë ka ndikuar ndjeshëm zhvillimet në përfitueshmërinë e sektorit

bankar dhe rrjedhimisht edhe në kapitalizimin e tij. Pavarësisht mbështetjes së zhvillimeve në

sektorin bankar nga cikli lehtësues i politikës monëtare.

Periudhat e zgjatura të një ambienti me normë të ulët interesi mund të shoqërohen me premisë

për të cënuar stabilitetin për shkak të ndryshimeve eventuale të tyre në afat të gjatë. Kjo e bën

mision të domosdoshem monitorimin e zhvillimeve në këto tregje dhe paraprirjen përmes

ndërhyrjeve të duhura dhe nëkohë të mbikqyrjes dhe instrumentëve makroprudencialë.

Aplikimi në praktike i instrumentëve kundër ciklikë kërkon vendosmëri nga ana e autoritetit

rregullativ, duke qenë përgjithësisht jo në të njëjtën linjë me interesat afatshkurtër të industrisë

bankare. Politika makroprudenciale aktuale i adresohet kryesisht sektorit bankar. Gjithsësi, ka

ardhur koha që një politikë e ngjashme të projektohet edhe për të ashtuquajturin “banking në

hije”, i cili po behet gjithnjë e më i rëndësishëm sidomos në sektorin e fondeve të investimeve.

Ndërhyrjet përmes instrumentëve kundërciklike nga ana e BSH kanë qenë të qarta, në kohën e

duhur të ciklit dhe në harmoni me mesazhin që kanë synuar t’i përçojnë sektorit bankar dhe

ekonomisë shqipëtare. Pasurimi dhe kalibrimi i vazhdueshëm i matricës së këtyre

instrumentëve mbetet pjesë e aktivitetit në vijim të Bankës së Shqipërisë.

Page 166: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

165

Fjalorth

Administrim i Aktiv-Pasivit - Në sistemin bankar, administrim i aktiv-pasivit nënkupton një

praktikë të administrimit të rreziqeve financiare (si rreziku i likuiditetit, i normës së interesit, i

kredisë dhe ai operacional), të cilët rezultojnë nga mospërputhjet ndërmjet aktivit dhe pasivit.

Basel III – është një kuadër rregullativ global për bankat dhe sistemet bankare, i zhvilluar nga

Komiteti i Basel-it për Mbikëqyrjen Bankare, ku jepen rekomandime për rregulloret bankare

në lidhje me rrezikun e kapitalit, rrezikun e tregut dhe rrezikun operacional me qëllim që

institucionet financiare (Bankat në rastin tonë) të mbajnë kapital të mjaftueshëm, në mënyrë që

të përmbushin detyrimet si dhe të përballojnë humbjet e papritura.

Bashkimi Bankar (Banking Union) – Bashkimi Bankar është institucioni i cili ushtron

presion mbi vendet/bankat aderuese me synim të forcojë stabilitetin financiar në Evropë dhe të

pakësojë lidhjet midis borxhit sovran dhe bankave që u shfaqën gjatë krizës. Në Bashkimin

Evropian është krijuar një mekanizëm unik të mbikëqyrjes dhe një kuadër të përbashkët të

rikuperimit dhe zgjidhjes së bankave.65

Amortizuesi i kapitalit – është sasia e kapitalit që një institucion financiar duhet të mbajë mbi

vlerën minimale të kërkuar, i llogaritur sipas vlerësimit mbi rreziqet e veprimtarisë. CRD IV

prezanton disa amortizues të rinj që përfshijnë kapitalin bazë të nivelit të parë (common equity

tier one) dhe që shprehet si përqindje mbi aktivet e ponderuar me koefiçientët e rrezikut (aktivet

me rrezik)

CRR dhe CRD IV66 – (Capital Requirements Regulation & Capital Requirements

Directives) është legjislacioni evropian që përcakton kërkesat minimale për kapital për të gjitha

institucionet e kreditit në vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Përcaktimet e tyre, reflektojnë

në një masë të gjërë, rregulat e identifikuara nga Komiteti i Baselit për Mbikqyrjen Bankare.

CRR dhe CRD IV hynë në fuqi më 1 Janar 2014. CRR ishte direkt e zbatueshme nga ajo datë,

ndërsa CRD IV kërkonte transpozimin në legjislacionin kombëtar (Ky proçess vazhdon

akoma)67. CRD IV është aktualisht legjislacioni në fuqi i kërkesave të mbikqyrjes prudenciale

të bankave, institucioneve të kreditit dhe firmave të investimit.

Kapitali i zakonshëm i nivelit të parë (common equity tier one) – është një tregues i kapitalit

bazë të bankës i krahasuar me aktivet e saj të ponderuara me rrezik. Ky është një tregues i

fuqisë financiare të bankeë. CRR vendos disa kritere strikte që përcaktojnë llojin e

instrumenteve të kapitalit që mund të konsiderohen si kapital i zakonshëm i cilesisë së parë.

Raporti i mbulimit të likuiditetit (Liquidity Coverage Ratio - LCR) – LCR përcaktohet si

raport i aktiveve likuide të cilësisë së lartë mbi daljet e stresuara neto të parasë fizike (cash)

gjatë një periudhe prej 30 ditësh. CRR/CRD IV nuk ofrojnë një kalibrim të raportit por

autorizojnë Komisionin Evropian që të përcaktojnë kërkesën për vlerën e LCR.

Humbja në rast dështimi (loss given default - LGD) – është humbja që pëson Banka nga një

hua në rast dështimi.

65 http://ec.europa.eu/internal_market/finances/banking-union/index_en.htm 66 https://www.lexisnexis.com/uk/lexispsl/financialservices/synopsis/102425:147504/Prudential-

requirements/CRD-IV-and-CRR?wa_origin=gnb 67 https://www.fca.org.uk/firms/crd-iv

Page 167: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

166

Analiza makroprudenciale – është një analizë e të gjithë sektorit financiar dhe e ndërlidhjeve

të tij me kuadrin makroekonomik.

Raporti i financimit neto të qëndrueshëm (net stable funding ratio - NSFR) – Sipas Basel

III, NSFR përcaktohet si raporti i financimit të qëndrueshëm të disponueshëm ndaj nivelit të

kërkuar të financimit të qëndrueshëm. Ky raport nuk duhet të jetë më pak së 100 %. Në Evropë,

CRR përcakton një kërkesë për raportimin e financimit të qëndrueshëm duke filluar nga 2014,

dhe më pas një detyrim të përgjithshëm duke filluar nga 2016, por nuk përcakton një kërkesë

për nivelin e NSFR. Kjo mund të bëhet në vitet e ardhëshme.

Probabiliteti i dështimit (probability of default) – Probabiliteti i dështimit mat mundësinë që

një hua nuk do të ripaguhet dhe do të deshtojë.

Aktivet me rrezik – është një tregues i sasisë së aktiveve të bankës dhe të ekspozimeve të saj

jashtë bilancit, të ponderuara me koefiçientët përkatës të rrezikut. Kjo llogaritje përdoret për të

përcaktuar kërkesën për kapital të një institucioni financiar.

Mekanizmi Unik i Mbikëqyrjes (Single Supervisory Mechanism - SSM) – SSM krijon një

sistem të ri të mbikëqyrjes financiare që përfshin Bankën Qëndrore Evropiane dhe autoritetet

kompetente kombëtare të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Objektivat kryesore të SSM

janë stabiliteti dhe shendeti i sistemit bankar evropian dhe integrimi më i ngushtë financiar në

nivel evropian. Që prej Nëntorit 2014, Banka Qëndrore Evropiane është përgjegjëse për

funksionimin e SSM në bashkepunim me autoritetet kompetente kombëtare.

Trading book – libri i tregtueshëm - është termi i kontabilizimit që i referohet aktiveve që

mbahen nga një bankë dhe që janë të tregëtueshme. Libri tregtueshëm kërkohet nën Basel II

dhe Basel III të mbahet ditor në ‘market to market’, dmth të bëhet rivlerësimi ditor i këtyre

aktiveve me normat e tregut. Vlera e rrezikut VAR për aktivet në librin e tregëtueshëm matet

në një horizont (periudhë) 10 ditë sipas Basel II.

Banking book - librat e bankës -është term i kontabilitetit që i referohet aktiveve në një bilanc

banke që mbahen deri në maturitet. Këto aktive nuk maten çdo ditë. Vetëm në rast së ka një

arsye që të bën të besosh, së kundërpartia do të këtë probleme aftësie paguese (default) të

detyrimeve të saj, ato mbahen me kosto historike.

Maturity bucket – shporta e maturitetit

Gap – (Hendek) Diferenca midis aktiveve dhe pasiveve të bankës, sipas intervaleve të

maturimit. Tregues i hendekut të likuiditetit; tregon se sa likuide është banka. Vlerëson rrezikun

e likuiditetit.

Hedging - mbrojtje nga pozicione të hapura që të ekspozojnë ndaj rreziqeve të ndryshme, si.

Psh. Norma e interesit, kursi i këmbimit etj.

Spread – Diferenca e interesave të investimeve (kredi, zotërime, letra me vlerë) dhe interesave

për t’u paguar

Peer group - Grupet homogjenë të bankave sipas klasifikimit të Bankës Shqipërisë: G1, G2,

G3.

Raporti i ekspozimit të Borxhit (LRE- leverage ratio exposure) - Eksesi në levën financiare

u identifikua si një nga faktorët kryesorë të krizës financiare. Si pasojë, kuadri i Basel III i vitit

Page 168: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

167

2011 përfshin rregulla për raportin e levave, ku thuhet se mesatarja e kapitalit mujor Tier 1 si

pjesë e masës së ekspozimit të raportit të levës (LRE) do të jetë 3% në tremujor. Masa e LRE

mbulon të gjithë në zërat e bilancit, si dhe zërat jashtë bilancit si angazhimet dhe garancitë68

Raporti Kredi ndaj depozitave - (LDR – Loan to deposit ratio)

PLAC – (Primary Loss Absorbing Capital) - Kërkesat për kapital dhe veçanërisht të kapitalit

primar përthithës të humbjeve

Testet të rishikimit të cilësisë së aktiveve në momente krize – (AQR – asset quality revieë)

EVE - vlera ekonomike e kapitalit të një institucioni

PD - Probabiliteti i mungesës së Aftësisë Paguese

NPL – Kreditë me probleme mbi 90 ditë vonesë.

MIS – Sistemi i manaxhimit të informacionit

68 Basel committee on banking supervision 2011, pp. 611 ff

Page 169: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

168

Aneks 1. Qasjet e ndërmarra për indentifikimin, mbikëqyrjen dhe rregullimin e bankave

sistemike – krahasim midis vendeve

Vendi Qasja për

identifikimin

Kërkesa për

amortizim

më të lartë të

humbjeve

Mbikëqyrje e

veçantë

Plani për

rimëkëmbje

dhe zgjidhje

Masa të tjera

Au

tori

tete

t an

ëtar

e te

ko

mit

etit

Bas

elit

, S

htë

të j

o G

-20

Hong Kong

Metodologji e

bazuar në

tregues

(studim

BCBS69)

Kapital bazë:

1-2.5%

Implementim i

Basel III RBS

approach for

SIFIs

Është

publikuar një

studim

konsultativ.

Direktivat e

fundit Brenda

2015.

Më shumë

raportim për

masën e

ndërmarrjes së

rrezikut dhe

tolerancës së

rrezikut

Singapore

Metodologji e

bazuar në

tregues

(studim

BCBS)

2% shtesë në

2015

Zvicër

Metodologji e

bazuar në

tregues

(studim

BCBS)

19% e RWA

nga të cilat

deri në 9%

cocos brenda

2016

Përveç

kërkesave

bazë të Basel

III, politika që

kombinojnë

kërkesa më të

larta për

likuiditet dhe

kapital.

Po

Kërkesa në

rritje rreth

madhësisë

absolute dhe

peshës në treg.

Tavane në

ekspozimet

me bankat e

tjera.

Suedi

Metodologji e

bazuar në

tregues

(studim

BCBS)

Adoptim I

përshpejtuar i

Basel III; plus

3% në 2013 &

5% në 2015

Adoptim i

përshpejtuar i

kërkesave për

likuiditet

Ven

de

jo a

nët

are

të K

om

itet

it t

ë B

asel

-it,

ven

de

jo G

-20

.

Malajzi Banka Qëndrore synon të vlerësojë më vonë nevojën e një niveli më të lartë kapitali

për bankat e mëdha.

Danimarkë

Metodologji e

bazuar në

tregues

(studim

BCBS)

Mbingarkim

me kapital: 1-

3.5% e

aktiveve të

peshuara me

rrezik

5% kërkesë

shtesë kapitali

për rëndësinë

sistemike

Po (përgatitur

nga institute,

aprovuar nga

mbikëqyrësi)

Mbikëqyrje e

forcuar me

focus në

monitorim të

vazhdueshëm

dhe dialog,

modelim

rreziku dhe

alokim

kapitali,

inspektim në

rritje.

69 Komiteti i Baselit për Mbikëqyrjen Bankare.

Page 170: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

169

Ven

de

anët

are

teko

mit

etit

Bas

elit

, S

hte

te G

-20

SHBA

Për

institucionet

sistemike

globale:

komiteti i

Basel-it, Për

institucionet

sistemike

vendasë:

Aktivet ≥ 50

Miliardë

dollarë

Kapital bazë

shtesë 3% i

aktiveve të

peshuara me

rrezik

Po

Kërkesa në

rritje lidhur

me

madhësinë.

Kanada

Metodologji e

bazuar në

tregues

(studim

BCBS)

Implementim i

përshpjejtuar i

kapitalit bazë

standard 7%:

Janar 2013

Kërkesa

shtesë për

raportim.

Po

Kore

Indi

Metodologji e

bazuar në

tregues

(studim

BCBS)

Rritja e

kërkesës për

capital bazë

me 0.2-0.8%

Mbikëqyrje

më intensive

në formën e

frekuencës më

të lartë dhe

intensitet më i

lartë

monitorimi

on-site dhe

off-site.

Dokumenti

është

publikuar për

komente

Banka

Qëndrore e

Indisë mund të

kërkojë

mbingarkesë

me likuiditet,

ekspozime më

kontrolluara,

etj. Në të

ardhmen,

bankat me

rëndësi

sistemike

duhet të

adoptojnë

menaxhim të

shëndoshë dhe

kulturë

menaxhimi

rreziku.

Page 171: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

170

Aneks 2. Koefiçientët e flukseve dalëse, sipas zërave përkatës70

70 Supozuar në testin e rezistencës bazuar në strukturën e pasivit sipas sistemin raportues të unifikuar të bankave në Shqipëri

Daljet e parase

Deri ne 1

dite

Me shume

se nje dite

deri ne nje

jave

Me shume

se nje

jave deri

ne 1 muaj

Me shume

se nje

muaj deri

ne 2 muaj

Me shume

se 2 muaj

deri ne 3

muaj

Me shume

se 3 muaj

deri ne 6

muaj

Me shume

se 6 muaj

deri ne 1

vit

Me shume

se 1 vit

deri ne 2

vite

Borxhi i emetuar nga vete banka 80% 80% 80% 60% 60% 60% 50% 30%

Fondet "me shumice" te pakolateralizuara (nga institucionet financiare

dhe klientet e biznesit)

Nga te cilat: fondet nga banka meme

nga te cilat: pa afat 100% 100% 100% 100% 100% 100% 100% 100%

nga te cilat: depozita me afat 100% 100% 100% 100% 100% 100% 100% 100%

Nga te cilat: fondet nga institucione te tjera financiare

nga te cilat: pa afat 20% 10% 10% 0% 0% 0% 0% 0%

nga te cilat: depozita me afat 75% 75% 75% 30% 30% 30% 20% 15%

Nga te cilat: fondet nga klientet biznes

nga te cilat: pa afat 15% 5% 10% 0% 0% 0% 0% 0%

nga te cilat: depozita me afat 40% 40% 40% 20% 20% 20% 10% 5%

Nga te cilat: fonde te tjera

nga te cilat: pa afat 8% 1% 1% 1% 0% 0% 0% 0%

nga te cilat: depozita me afat 30% 30% 30% 10% 10% 10% 10% 5%

Fondet "me shumice" te kolateralizuara

te kolateralizuara nga letra me vlere te qeverive qendrore me

ponderim 0%100% 100% 100% 100% 100% 100% 100% 100%

kolateralizuar nga instrumente te tjera 100% 100% 100% 100% 100% 100% 100% 100%

Repot me banken qendrore 0% 0% 0% 0% 0% 0% 0% 0%

Fondet nga individet

nga te cilat: pa afat 8% 1% 1% 1% 0% 0% 0% 0%

nga te cilat: depozita me afat 35% 35% 35% 30% 30% 25% 20% 10%

Dalje te parase nga derivativet 100% 100% 100% 100% 100% 100% 100% 50%

Pjesa e paterhequr e linjave (ne forme angazhimi) te

kredise/likuiditetit per:

institucionet e kreditit 10% 20% 30% 20% 20% 0% 0% 0%

kliente 5% 5% 5% 5% 10% 0% 0% 0%

TE TJERA 100% 100% 100% 100% 100% 100% 100% 50%

Page 172: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

171

Aneks 3. Koefiçientët e flukseve hyrëse, sipas zërave përkatës; dhe koefiçientët e përdorimit të kapaciteteve balancuese kundërpeshues)71

71 Supozuar në testin e rezistencës bazuar në strukturën e aktivit sipas sistemin raportues të unifikuar të bankave në Shqipëri

Hyrjet e parase

Deri ne 1

dite

Me shume

se nje dite

deri ne nje

jave

Me shume

se nje

jave deri

ne 1 muaj

Me shume

se nje

muaj deri

ne 2 muaj

Me shume

se 2 muaj

deri ne 3

muaj

Me shume

se 3 muaj

deri ne 6

muaj

Me shume

se 6 muaj

deri ne 1

vit

Me shume

se 1 vit

deri ne 2

vite

Emetim i ri i borxhit nga vete banka (i formalizuar) 100% 100% 100% 100% 100% 100% 100% 100%

Maturim i huave

Nga te cilat: kredi ndaj institucioneve financiare 100% 100% 90% 70% 50% 50% 50% 25%

Nga te cilat: kredi per kliente te tjere cilesore (Standarte/Ne

ndjekje)50% 50% 50% 30% 30% 30% 10% 10%

Nga te cilat: kredi per kliente te tjere jocilesore (Nenstandard/e

dyshimte/e humbur)0% 0% 0% 0% 0% 0% 0% 0%

Hyrje nga derivativet 100% 100% 100% 100% 100% 100% 100% 100%

Llogari rrjedhese/depozita pa afat/depozita me afat ne banka 100% 100% 100% 100% 100% 100% 100% 100%

Hyrjet nga portofoli i letrave me vlere 100% 100% 100% 100% 100% 100% 100% 100%

Reverse repo

kolateralizuar me leter me vlere nga qeveri qendrore me ponderim

0%100% 100% 100% 100% 100% 100% 100% 100%

kolateralizuar nga instrumente te tjera 100% 100% 100% 100% 100% 100% 100% 100%

Pjesa e paperdorur e linjave te kredise/likuiditetit nga institucionet

financiare (te cilat jane formalizuar)

Nga te cilat: nga banka meme 10% 10% 10% 25% 25% 20% 0% 0%

Nga te cilat: nga te tjere 10% 10% 10% 25% 25% 20% 0% 0%

TE TJERA 0% 0% 0% 0% 0% 0% 0% 0%

Kapacitetet barazpeshuese Haircut

Deri ne 1

dite

Me shume

se nje dite

deri ne nje

jave

Me shume

se nje

jave deri

ne 1 muaj

Me shume

se nje

muaj deri

ne 2 muaj

Me shume

se 2 muaj

deri ne 3

muaj

Me shume

se 3 muaj

deri ne 6

muaj

Me shume

se 6 muaj

deri ne 1

vit

Me shume

se 1 vit

deri ne 2

vite

Arka dhe llogarite rrjedhese ne BSH (pa rezerven e detyruar) 0% 100% 100% 100% 100% 100% 100% 100% 100%

Letra me vlere te Qeverise Shqiptare ne lek 10% 100% 100% 100% 100% 100% 100% 100% 100%

Letra me vlere te Qeverise Shqiptare ne valute 15% 100% 100% 100% 100% 100% 100% 100% 100%

Letra me vlere te qeverive qendrore, ose bankave qendrore 10% 30% 50% 100% 100% 100% 100% 100% 100%

Letra me vlere te institucioneve financiare 20% 20% 25% 50% 100% 100% 100% 100% 100%

Letra me vlere te korporatave 20% 20% 25% 50% 100% 100% 100% 100% 100%

Aksione 40% 30% 70% 90% 100% 100% 100% 100% 100%

Page 173: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

172

Aneks 4. Gap-i i likuiditetit, pas përdorimit vetëm të Cash-it si kapacitet balancues72

Tabela 6.14. Për lekun

Tabela 6.15. Për Euron

72 Rezultatet e testit të rezistencës sipas gapit të likuidetit për muajin Dhjetor 2016 . SRU Dhjetor 2016

O/N 1-7D 1W-1M 1-2M 2-3M 3-6M 6-12M 1-2YRS

Nr i bankave që nuk mbijetojne 6 7 7 6 6 2 1 2

secilën shportë në ALL

Gap total i sektorit në ALL

si % ndaj aktivit të sektorit -1.4% -1.80% -2.5% -2.6% -2.4% -0.1% -0.1% -0.1%

në mln LEK O/N 1-7D 1W-1M 1-2M 2-3M 3-6M 6-12M 1-2YRS

BR 226- 711- 1,468- 2,000-

BBSH

BV

BKT 5,435- 5,958- 9,215- 9,629- 9,701-

BT 304-

BNT 192- 235- 303- 33-

ISP 1,595- 2,132- 2,342- 2,720- 3,285-

BPC 1,185- 1,418- 1,242- 1,368- 1,562- 535- 464- 338-

BAI 54-

BKG 73- 31- 170-

BA

BPI 159- 225- 320- 219- 145-

BC

BSG 29-

BU

Rezultatet e sistemit - monedha ALL

O/N 1-7D 1W-1M 1-2M 2-3M 3-6M 6-12M 1-2YRS

Nr i bankave që nuk mbijetojne 0 1 1 0 0 0 0 0

secilën shportë në EUR

Gap total i sektorit në EUR

si % ndaj aktivit të sektorit 0.0% -0.01% 0.0% 0.0% 0.0% 0.0% 0.0% 0.0%

në mln LEK O/N 1-7D 1W-1M 1-2M 2-3M 3-6M 6-12M 1-2YRS

BR

BBSH

BV

BKT

BT

BNT

ISP

BPC 58-

BAI

BKG

BA

BPI

BC

BSG 70-

BU

Rezultatet e sistemit - monedha Euro

Page 174: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

173

Tabela 6.16. Për USD

O/N 1-7D 1W-1M 1-2M 2-3M 3-6M 6-12M 1-2YRS

Nr i bankave që nuk mbijetojne 0 1 1 1 1 1 1 1

secilën shportë në USD

Gap total i sektorit në USD

si % ndaj aktivit të sektorit 0.0% -0.02% -0.1% -0.1% -0.1% -0.1% -0.1% -0.1%

në mln LEK O/N 1-7D 1W-1M 1-2M 2-3M 3-6M 6-12M 1-2YRS

BR

BBSH

BV

BKT

BT

BNT

ISP

BPC

BAI

BKG

BA

BPI 28- 110- 120- 130- 132- 153- 144-

BC

BSG

BU

Rezultatet e sistemit - monedha Usd

Page 175: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

174

Aneks 5. Pyetsori ALM dhe Rezultatet

Analiza e pyetsoreve cilësore ALM të përdorur në 16 banka dhe të analizuara me 56 pyetsorë,

të ndara për bankat e grupit G3 nga 5 pyetsore, ndërsa për bankat e tjera 3 pyetësore.

Bazuar edhe në grupin e pyetjeve të analizuara të pyetësorit në të gjithë bankat u pyet, Drejtori

i Thesarit, Drejtori i Financës, Drejtori i Administrimit të Rrezikut. Për Bankat e grupit G3 u

pyetën drejtori i Auditit dhe një nga Drejtorët e Biznesit.

Analiza e rezultateve të pyetsorit paraqitet si më poshtë:

Të dhënat kryesore të pyetsorit

Shkalla e

aplikimit

mesatar

Peer Grupi 3

( kater banka)

Peer Grupi 2

(7 Banka)

Peer Grupi 1

( 5 banka)

Pyetje të përgjithshme Lidhur me

Funksionin e ALM dhe organizimi i

strukturës 100% 100% 100% 100%

Politikat e ALM (kerkesë rregullatore) 100% 100% 100% 100%

Funksionimi i plotë i ALM sipas

kërkesave të Basel III 64% 75% 67% 50%

Burimet e likuiditetit të Aktiveve 100% 100% 100% 100%

Burimet e likuiditetit të Pasiveve 100% 100% 100% 100%

Burimet baze te likuiditetit per zerat

jashte bilancit 85% 88% 93% 75%

Rreziqet qe jane perfshire si pjese e

proçesit ALM 100% 100% 100% 100%

Derivatet financiare te perdora per

ALM 22% 38% 29% 0%

Matja e objektivit financiar te ALM 100% 100% 100% 100%

Metodat e Manaxhimit te Riskut te

likuiditetit 61% 69% 64% 50%

Metodat e matjes se IRR se tregut 51% 60% 54% 40%

Sistemet / Softëaret e perdorura per

modelim 100% 100% 100% 100%

Roli i Auditit te brendshem ne

verifikimin e pavarur te ALM 100% 100% 100% 100%

Mesatarja per sistemin dhe sipas

grupeve 83% 87% 85% 78%

Pothuaj të gjitha bankat kanë tregues primarë të likuiditetit aktivet likuide (kredia është

e fundit) dhe pasivet likuide (dëftesat e borxhit dhe obligacioni është i fundit).

Përgjithësisht REPO eshtë burimi kryesor për Likuiditetin me përjashtim të bankave që

janë pjesë e grupeve bankare EU që mund të kenë burime të tjera të lidhura me

kompaninë mëmë, për ekspozime të ndryshme nga monedha vendase LEK. (Pra

kryesisht në EUR dhe USD)

Risku i Bursës së mallrave nuk matet dhe nuk ekzistojnë instrumenta të tilla investimi.

Pothuaj të gjitha bankat e nuk e aplikojnë

Mungesa e këtyre instrumentave eshtë e lidhur me funksionalitetin e tregut të bursës në

Shqipëri. Ato ofrohen si instrumenta vetëm nga ato Banka që janë pjesë e grupeve

bankare nëpërmjet bankave mëmë në vendet e origjinës.

Pjesa e IRR matet me fitimet ekonomike, pjesa e likuiditetit me fitimet kontabile

Page 176: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

175

Pjesa e Matjes së VaR për likuiditetin aplikohet në më të shumtën e rasteve e plotë dhe

nëpërmjet sistemeve kompiuterike, në bankat që kanë kërkesa rregullatore nga Bankat

Mëmë (Standardet EU). Këto modele dhe të dhënat kalibrohen dhe janë të vlerësuara

nga rregullatorët e grupit sipas standardeve të EBA (European Bank Authority)

Bankat bëjnë kryesisht analiza skenarësh për normat e interesit, jo analiza stokastike

pasi tregu në vetvete është i thjeshtë dhe nuk ka një zhvillim në modelet e normës së

interesit, pra testet marrin në konsideratë ndryshimin e një variabël dhe duke i mbajtur

të tjerët të pandryshuar (testi i rezistencës). Konveksiteti nuk është shumë i aplikuar në

Shqipëri duke qenë së kurba e Yield-it (normës së Interesit) matet individualisht dhe

është vetëm në Lekë, nuk përdoren në treg instrumenta derivativë për normën e

interesit, portofoli i Fixed income nuk ka shumë fluktualitet.

IR bazohet shumë në marxhin neto të interesave dhe nuk ka shumë fluktualitet në tregun

shqipëtar. Kurba e normave të interesit është përgjithësisht e qëndrueshme dhe në kahun

pozitiv edhe sipas statistikave të BSH, në 5 vitet e fundit.

Përgjithësisht bankat përdorin të njëjtin sistem modelimi për ‘cash flow’ e aktiveve dhe

pasiveve, duke qenë së kanë si tregues bazë të ardhurat neto nga interesi (NIM), si

burimin kryesor të të ardhurave

Roli i AB është kërkesë rregullatore për kontrollin e të gjithë instrumentave të bankave

për ALM, për bankat me kërkesa rregullatore shtesë AB bën edhe validim dhe kontroll

periodik të të dhënave që dërgohen në softëaret e kalkuluara dhe zbatimin e politikave

dhe direktivave sipas Basel III

Modeli i pyetësorit paraqitet më poshtë.

ALM Pyetësori

Ju kërkojmë të plotësoni këtë pyetësor për çështje Studimi, ____ 2016.

Z. /Znj. Mbiemri: Emri: Data (dd.mm.yy):

Kompania ( Banka): Depart.: Co. Titulli/Pozicioni:

Përgjegjesitë (Përshkrim I Shkurtër):

Adresa.: Zip Code: Qytëti: Vendi:

Tël. (+Nr.): e-mail .:

Page 177: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

176

Të gjithe pyetjet e mëposhtëme i referohen proccesit të menaxhimit të aktiv-pasive në

Bankën Tuaj. Ju lutem plotësojeni këtë pyetsor bazuar në njohuritë Tuaja me të mira.

1. A ekziston funksioni i ndarë i Menaxhimit të Riskut: po / jo

2. A ka një Drejtor Ekzekutiv Risku: po / jo

3. A ekziston i pavarur funksioni i ALM : po / jo

4. Organizimi i ALM është centralizuar / decentralizuar

5. A ekziston Komiteti i Aktiv-Pasiveve (ALCO) : po / jo

6. ALCO përbëhet nga individët e mëposhtëm:

CEO/General Manager/Managing Director

Drejtori Thesarit

Drejtori Financës

Drejtori i bankingut Korporatës

Drejtori i Retailit/ Bankingur të Individeve

Drejtori i Kredisë

Drejtori Ekzekutiv i Operacioneve / Drejtori i Operacioneve

Të tjere:

7. Politikat dhe proccedurat në përputhje me menaxhimin e riskut janë të hapura: po /

jo

8. Politikat dhe proccedurat në përputhje me ALM janë të hapura: po / jo

9. ALM funksionon:

Për çdo produkt/ aktiv të segmentit i ndarë.

Në nivelin e linjës së produktit (may involve more than one asset segment).

Kompaninë si një e tërë/ nivel njësie biznesi.

Të tjera:

10. Burimet primare të likuiditetit të aktiveve:

Aktivet Money market (të vendosjes)

Portofoli i Investmentimit (letrat me vlerë)

Portofoli i Kredisë

Të tjera:

11. Burimet primare të likuiditetit të pasiveve:

Depozitat

Depozitat ndërbankare

Çertifikatat e depozitës

Obligacionet dhe deftesat e borxhit

Fondet nga Banka Qëndrore

Të tjera:

12. Burimet bazë të likuiditetit për zërat jashtë bilancit:

Sigurimi i Aktiveve (securitization)

REPO

Të tjera:

Page 178: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

177

13. Tregoni rreziqet që janë përfshirë si pjesë e proccesit ALM në bankën tuaj:

Risk A eshtë

matërial ky

risk për

bankën tuaj?

A ka banka një

procces formal

për të

manaxhuar këtë

risk?

A eshtë konsideruar

ky risk si pjesë e

ALM në bankën

tuaj?

Risku i likuiditetit

Risku Normës së Interesit

Risku i Monedhës

Risku i Bursës së mallrave

Risku i Kapitalit

Risku i kredisë

Risku Operacional

14. Derivatët financiare të përdorura për ALM

IR caps & floors

IR Forwards

IR swaps

Swap options

Equity derivatives

Të tjera:

15. Matja e objektivit financiar të ALM bazohet në:

Fitimet Ekonomike

Fitimet kontabile

Të tjera:

16. Metodat e Menaxhimit të Riskut të likuiditetit

Shkallët / match-i i Maturitetit

Raportet e Planifikuara të Likuiditetit

Likuiditeti me rrezik (LaR)

Të tjera:

17. Metodat e matjes së IRR së tregut :

Kohëzgjatja e moderuar

Konveksiteti

VaR

Skenarët e testit Stokastik

Kapitali ekonomik i kërkuar

Të tjera:

Normat Forward

Page 179: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

178

18. Sistemet / Software- te përdorura për

Modelimi flukseve monetare të aktiveve:

Modelimi flukseve monetare të pasiveve:

Llogaritja e masave të riskut dhe gjenërimi e raporteve të ALM :

19. Roli i Auditit të brendëshëm në verifikimin e pavarur të ALM:

Siguron që politikat dhe proccedurat e ALM janë të aprovuara.

Siguron kontrolle efektive që aplikohen për të manaxhuar ekspozimin e riskut.

Verifikon mjaftueshmërinë dhe saktësinë e raporteve të informacionit të menaxhimit.

Nuk luan rol në verifikimin e pavarur të ALM.

Page 180: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

179

Literatura

– Basel Committee on Banking Supervision, Principles for Sound Liquidity Risk

Management and Supervision, DRAFT FOR CONSULTATION, June 2008

– Principles for the Management and Supervision of Interest Rate risk, Basel Committee

on Banking supervision 2004b, pp. 3ff www.bis.org

– “Technical aspect of the management of Interest rate risk arising from non-trading

activities under the supervisory review process”, 2006, www.bis.org

– Basel Committee on Banking supervision 2004a, “International Convergence of Capital

Measurement and Capital Standards: A Revised framework”, BIS, Basel, June 2004,

https://www.bis.org/publ/bcbs107.pdf

– Bank for International Settlements Press & Communications, CH-4002 Basel,

Switzerland

– Basel Committee on Banking Supervision, The New Basel Capital Accord

– Basel II: International Convergence of Capital Measurement and Capital Standards: A

Revised Framework, Available at http://www.bis.org/list/bcbs/tid_22/index.htm

June 2004 Basel II Framework, elements of the 1988 Accord the 1996 Amendment to the

Capital Accord to Incorporate Market Risks

– Basel III, International framework for liquidity risk measurement, standards and

monitoring, Dec 2010

– AQR and Stress Test: Main messages and implications, Raiffeisen Research 29 October

2014

– Bank of Albania, Supervision Annual Report 2014, 2015, 2016

– Financial Stability Semiannual Report 2014, 2015, 2016, 2017

– Kevin Davis, Regulatory Reform Post the Global Financial Crisis: An Overview,

Australian Center for Financial Studies

– Deloitte guidance on IFRS for Financial Instruments

– Hennie van Greuning & Sonja Brajovic Bratanovic, Analyzing Banking Risk: A

Framework for Assessing Corporate Governance and Risk Management, Balance Sheet

Structure 4.6 Risk Analysis of the Balance Sheet Structure and Growth, Chapter 4

– IAS 39 Financial Instruments: Recognition and Measurement, – available at

http://www.iasplus.com/standard/ias39.htm

– BSH Raporti Vjetor, Kapitulli 4. Mbikëqyrja Bankare, 2014-2016

http://www.bankofalbania.org/web/Annual_Report_2015_Chapter_4_Banking_Supervi

sion_3396_2.php

– IX Treasury Rule Book – Raiffeisen Bank Albania - Prepared by Raiffeisen International

– X Financial Institution, Markets & Money - 8th edition Part III , Chapter 7

– The Economics of Money, Banking & Financial Markets - Part I, Chapter 2, Banka e

Shqipërisë

– Rregullore mbi tregun sekondar ndërbankar të letrave me vlerë të Qeverisë të Republikës

së Shqipërisë, VKM nr.84, datë 16.11.2005

– Banka e Shqipërisë, Manuali i inspektimit, 2003,2014

– FRB, Examination Manuals, 2003

– Both D. Audret, Supervision and On site examinations, 1999

– Bank Regulation, Manual of Directors,1992

– Lawrence R.Klein, Tayyeb Shabbir, Recent Financial Crises – Analyses, challenges and

Implication.

– Donato Masciandaro, New architechtures in the supervision of fiancial market,

Handbook of Central Bank and Financial Authorities in Europe

Page 181: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

180

– Jakob de Haan, Sander Oosterloo, Dirk Schoenmarker, Financial Market and Institution

– a European perspective, Second Edition

– Frederic S. Mishkin, the Economics of Money, Banking, and Financial Market, Fifth

Edition

– Frederic S. Mishkin, Stanley G. Eakins, Financial Market and Institution, Fifth Edition

– Haffernan, Shelagh, Modern banking, John Wiley & Sons Ltd, 2005, pp. 55-72, 103-169,

210-213, 293-322

- S. Praveen, An overview on the Indian Modern Banking Services, Department of

Economics, Andhra University – Visakhapatnam, International Journal of Academic

Research ISSN: 2348-7666 Vol.1 Issue-3(1), October-December, 2014

- World Retail Banking Report, Capgemini & Efma, 2015, pp. 18-25

- World Retail Banking Report, Apgemini & Efma, 2016, pp. 24-30

- Crouhy, M., Galai, D. and Mark, R., The Esentials of Risk Management, McGraw Hill.

2nd edition, 2013

- Saunders, A. and Cornett, M. M., Financial Institutions Management: A Risk

Management Approach, McGraw Hill. 7th edition, 2011

- Choudhry, M., An Introduction to Banking: Liquidity Risk and Asset-Liability

Management, Wiley-Blackwell. 1st edition, 2011

- Thomas F. Dapp, Fintech – The digital (r)evolution in the financial sector, Deutche Bank

Research, November 11, 2014

- Aleksandra Szunke, University of Economics in Katowice, The role of financialization

in banking sector instability, Journal of Economics & Management, V 16, 2014

- Vincenzo Chiorazzo, Vincenzo D’Apice, Robert DeYoung, Pierluigi Morelli, “Is the

traditional banking model a survivor?”, Istituto Einaudi for Banking, Finance and

Insurance Studies, February 5, 2016

- Blundell-Wignall, A. and C. Roulet, “Business Models of Banks, Leverage and the

Distance to Default”, OECD Journal: Financial Market Trends, Vol. 2012, Issue No. 2.

- Borio, c., Furfine, c., Lowe, p. (2001) Procyclicality of the financial system and financial

stability: issue and policy options. BIS Working Papers, 1, 1-57.

- Isépy Tamás, (2008), Banking regulation and procyclicality – cross-country analysis in

EMU, Banks and Bank Systems, Volume 3, Issue 2, 2008

- Laeven, L. and G. Majnoni. Loan loss provisioning and economic slowdowns: Too much,

too late? Journal of Financial Intrmediation 12, 178-197, 2003

- Li, Grace: “A comparison of loan loss allowance practices in Asia”, Asia Focus, Federal

Reserve Bank of San Francisco, June, 2009

- Lindquist, K.-G. Banks’ buffer capital: how important is risk. Journal of International

Money and Finance, 23, 2004

- Reserve Bank of Dallas, Globalisation and Monetary Policy Institute, Working Paper,

No. 126 (September).

- Suyter, A. Risikomanagement Aktuelle Entwicklungen und Auseirkungen auf Banken und

Unternehmen. Fritz Knapp Verlag, 2004

- White, W. “Ultra Easy Monetary Policy and the Law of Unintended Consequences”,

Federal, 2012

- Préfontaine, J., and J. Desrocher, “How useful are Banks’ Earnings-at-Risk and

Economic Value of Equity-at-risk Public Disclosure?” International Business &

Economic Research Journal 5(9), pp 87-94, 2006

- Arnold “Measuring interest rate risk from an Earnings and Economic Value perspective”,

Bank accounting & Finance, Winter, 2000

- Rregullore Nr.48 “Për raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit”, version i integruar, 2013

Page 182: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin konsultativ për risitë që duhet të përballet sistemi bankar në Shqipëri. Së fundi

181

- Rregullore 69 “Për kapitalin rregullator”, version i integruar, 2014

- Rregullore 48 “Për administrimin e rrezikut nga pozicionet e hapura valutore”, 2010

- Rregullore 71 “Për administrimin e rrezikut të likuiditetit”, version i integruar, 2009

- Rregullore 45 “Mbi raportimet në Bankën e Shqipërisë sipas Sistemit Raportues të

Unifikuar”, version i integruar, 2009

- UDHËZIMI Nr. 66,: - “Mbi mënyrën e llogaritjes së fiksit të kursit të këmbimit të

lekut në Bankën e Shqipërisë”, datë 30.08.2006

- Raportet vjetore 2015-2016 të 16 Bankave në Shqipëri

- Basel III Handbook < http://www.accenture.com/us-en/pages/index.aspx>

- Kleopatra Nikolaou “Liquidity (risk) concepts definitions and interactions” f.15,

Raiffeisen Bank <http://www.ecb.europa.eu/pub/pdf/scpws/ecbwp1008.pdf>

- Financial Institution, Markets & Money - 8th edition Part III, Chapter 7

- The Economics of Money, Banking & Financial Markets - Part I, Chapter 2, Frederic

Mishkin 2016

- An In Depth Overview of KAMAKURA RISK MANAGER - VERSION 8.0 - JUNE

2013 (ALM - Credit Risk - Market Risk - Liquidity Risk - Transfer Pricing - Capital

Allocation - Basel III - FAS 157 - FAS 133 - IFRS Integrated Risk System)

http://kamakuraco.com/LinkClick.aspx?fileticket=6KQ3QZ_aO3s%3D&tabid=70 - Banka e Shqipërisë