33
UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE STANDARDET BASHKËKOHORE TË PËRGATITJES SË MËSUESIT TË GJUHËS SË HUAJ Punim për Gradën Doktor i Shkencave Specialiteti: Metodikë/Didaktikë Punoi: Udhëheqës Shkencor: M.A. Vjollca HOXHA (TABAKU) Prof.As.Dr.Elida TABAKU Tiranë, 2015

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË · PDF fileStandardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj v 3.2.1 Formimi i përgjithshëm i mësuesit

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË · PDF fileStandardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj v 3.2.1 Formimi i përgjithshëm i mësuesit

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA

DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE

STANDARDET BASHKËKOHORE TË PËRGATITJES SË

MËSUESIT TË GJUHËS SË HUAJ

Punim për Gradën Doktor i Shkencave

Specialiteti: Metodikë/Didaktikë

Punoi: Udhëheqës Shkencor:

M.A. Vjollca HOXHA (TABAKU) Prof.As.Dr.Elida TABAKU

Tiranë, 2015

Page 2: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË · PDF fileStandardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj v 3.2.1 Formimi i përgjithshëm i mësuesit

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA

DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE

STANDARDET BASHKËKOHORE TË PËRGATITJES

SË MËSUESIT TË GJUHËS SË HUAJ

Punim për Gradën Doktor i Shkencave

Specialiteti: Metodikë/Didaktikë

Komisioni

Prof. Dr. Viktor Ristani (kryetar)

Prof. As. Dr. Uk Zenel Buçpapaj (oponent)

Prof. As. Dr. Shpresa Shamblli (oponent)

Prof. Dr. Artur Sula (anëtar)

Prof. As. Dr. Esmeralda Kromidha (anëtare)

Page 3: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË · PDF fileStandardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj v 3.2.1 Formimi i përgjithshëm i mësuesit

Prindërve të mi

Page 4: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË · PDF fileStandardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj v 3.2.1 Formimi i përgjithshëm i mësuesit

Standardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj

ii

Mirënjohje dhe Falënderime

Një falënderim për të gjithë pedagogët e mi në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Departamenti i Gjuhës Angleze, të cilët më mësuan kulturën e punës dhe dëshirën për të ecur gjithmonë përpara me baza të shëndosha.

Mirënjohja më e thellë dhe falënderimet e pashtershme, shkojnë për udhëheqësen time shkencore, Prof. as. Dr. Elida Tabaku. Pa dashamirësinë, gatishmërinë dhe mbështetjen e saj, gjithçka do kishte qenë shumë më e vështirë. Këshillat e vyera, udhëzimet e duhura dhe kritikat e saj profesionale ishin thelbësore në realizimin e këtij punimi.

Falënderoj, gjithashtu, kolegët dhe koleget e mia për

mbështetjen dhe sugjerimet e vyera që më kanë ofruar gjatë diskutimeve në lidhje me elementë të ndryshëm të punimit.

Faleminderit pedagogëve dhe studentëve për gatishmërinë për

të shpenzuar kohë dhe energji, duke iu përgjigjur pyetësorëve dhe intervistave tona.

Së fundmi, faleminderit familjes time, të gjithë pa përjashtim kanë kontribuar në një mënyrë apo në një tjetër në këtë punim duke më mbështetur e dhënë forcë. Bashkëshortit dhe vajzës time i kërkoj ndjesë për të gjitha momentet kur mund të kem përcjell tek ata stresin dhe ngarkesën e punës. Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë mamanë time, e cila nuk lodhet kurrë së më qëndruari pranë.

Page 5: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË · PDF fileStandardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj v 3.2.1 Formimi i përgjithshëm i mësuesit

Standardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj

iii

Tabela e përmbajtjes

Mirënjohje dhe Falënderime ii

Hyrje 0.1. Përligjja e temës........................................................................................vii

0.2. Objekti i punimit......................................................................................viii

0.3. Metodologjia dhe struktura e punimit......................................................viii

Kreu I

Vështrim i përgjithshëm mbi konceptet e mësimdhënies dhe të mësuarit

Mësuesi, karakteristikat e një mësuesi të aftë, roli dhe detyrat e tij

1.1 Koncepti i mësimdhënies. Metodat e zbatuara dhe si kanë evoluar ato .................1

1.1.1 Metodat e zbatuara dhe evoluimi i tyre..........................................................5

1.1.1.1 Metoda Gramatiko-Përkthimore .........................................................6

1.1.1.2 Metoda Direkte ...................................................................................8

1.1.1.3 Metoda Audio-linguale .......................................................................9

1.1.1.4 Sugjestiopedia ...................................................................................11

1.1.1.5 Mësimi i gjuhëve të huaja për qëllime komunikatave........................13

1.2 Të nxënit, teoritë e të nxënit dhe parimet e të nxënit tek të rriturit ......................16

1.2.1 Mësimi i gjuhës së parë ................................................................................17

1.2.2 Teoritë e të mësuarit të gjuhës së parë .........................................................18

1.2.3 Teoritë e të mësuarit të gjuhës së dytë .........................................................22

1.2.4 Të nxënit dhe parimet e të nxënit tek të rriturit ............................................28

1.2.4.1 Ndryshime individuale mes nxënësve që luajnë rol në procesin e

e nxënies ..............................................................................................28

1.2.4.2 Parimet e të nxënit tek të rriturit ..........................................................33

1.2.4.3 Modeli andragogjik i të nxënit ............................................................36

1.2.4.4 Profili i nxënësve të rritur ....................................................................38

1.2.4.5 Strategjitë e të nxënit ...........................................................................40

1.3 Të mësuarit dhe përvetësimi i gjuhës ....................................................................42

1.3.1 Mësimi i gjuhës si ushtrim mendor ..............................................................42

1.3.2 Mësimi i gjuhës si i folur fillestar ................................................................44

1.3.3 Mësimi i gjuhës si stimul-reagim .................................................................46

1.3.4 Mësimi i gjuhës si mjet për qëllime komunikimi .........................................48

1.4 Mësuesi i gjuhës së huaj. Roli dhe rëndësia e tij në procesin e mësimdhënies......50

1.4.1 Mësuesi evropian i si nesërmes ....................................................................50

1.4.2 Roli i mësuesit dhe rëndësia e tij ..................................................................51

1.4.3 Mësuesi sipas Jeremy Harmer-it ..................................................................55

1.5 Të folurit e gjuhës në klasë nga mësuesi si veprimtari mësimore .........................57

1.5.1 Ndryshimi midis gjuhës së përdorur nga mësuesi i gjuhës së huaj në klasë

Page 6: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË · PDF fileStandardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj v 3.2.1 Formimi i përgjithshëm i mësuesit

Standardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj

iv

dhe komunikimi jashtë klase .........................................................................58

Kreu II

Aftësitë dhe kompetencat e një mësuesi të gjuhëve të huaja në shkollat e

mesme..........................................................................................................................63

2.1 Njohuri të thella në përdorimin e gjuhës ...............................................................65

2.2 Njohje të mirë të psikologjisë së moshës dhe atë konjitive për të ndërtuar orë

mësimore në përputhje me nevojat e ndryshme të nxënësve ................................69

2.2.1 Zhvillimi psikologjik ....................................................................................69

2.2.2 Zhvillimi konjitiv .........................................................................................71

2.2.3 Ndryshimet gjinore .......................................................................................71

2.3 Aftësi e kompetenca në shkencat gjuhësore ..........................................................72

2.4 Njohje dhe aftësi në përdorimin e metodave të shumëllojshme ............................74

2.5 Aftësi të menaxhimit dhe organizimit të punës mësimore në klasë ......................76

2.6 Aftësi në përdorimin e teknologjive informatike në mësimin e gjuhës së huaj ....80

2.6.1 TIK-u dhe ndikimi i tij në mësimin e një gjuhe të huaj ................................80

2.6.2 Kompetenca të TIK-ut që duhet të kenë mësuesit e një gjuhe të huaj ..........82

2.7 Aftësi për të reflektuar mbi ecurinë e mësimit dhe për të ndryshuar e

përmirësuar procesin mësimor ..............................................................................83

2.7.1 Kërkimi në veprim krahasuar me veprimet e përditshme dhe kërkimin

akademik .......................................................................................................84

2.8 Aftësi për të punuar dhe zhvilluar profesionalisht gjatë gjithë jetës .....................85

2.8.1 Nevoja për një zhvillim profesional të vazhdueshëm ...................................86

2.8.2 Veprimtari që çojnë në zhvillimin profesional ..............................................87

2.9 Njohje të thellë të kulturës së vendit, gjuhën e të cilit jep mësim .........................88

Kreu III

Modeli i programeve të arsimimit të studentëve të gjuhëve të huaja në shkollën e

lartë .............................................................................................................................93

3.1 Parimet e ndërtimit të kurrikulës së programit për arsimin e mësuesve të

gjuhës së huaj .........................................................................................................98

3.1.1 Kurrikula e shkollës së mesme të përgjithshme .............................................99

3.1.2 Standardet Evropiane ...................................................................................105

3.1.3 Planifikimi i kurrikulës .................................................................................108

3.2 Analiza e kurrikulave ekzistuese .........................................................................110

Page 7: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË · PDF fileStandardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj v 3.2.1 Formimi i përgjithshëm i mësuesit

Standardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj

v

3.2.1 Formimi i përgjithshëm i mësuesit të gjuhës së huaj, formimi psikologjik,

pedagogjik e shoqëror .................................................................................111

3.2.2 Formimi specifik i mësuesit të gjuhës së huaj .............................................117

3.2.3 Kërkimi në fushën e mësimdhënies dhe mësimnxënies së gjuhës së huaj...122

3.2.4 Praktika pedagogjike ...................................................................................127

3.2.4.1 Qëllimi i praktikës profesionale dhe vlerësimi i praktikantit..........128

3.2.4.2 Studim Rasti ...................................................................................130

3.3 Tendencat e sotme në ICT dhe reflektimi i tyre në kurrikulën tonë. Pajisja e

studentëve me teknologjitë e informacionit dhe komunikimit .............................133

3.3.1 Studim Rasti ................................................................................................135

3.4 Veprimtaritë mësimore që nxisin autonominë e studentit mësues ......................140

3.4.1 Puna me projektet .......................................................................................141

3.4.1.1 Studim Rasti....................................................................................143

3.4.2 Zhvillimi i kërkimit në veprim ...................................................................147

3.4.2.1 Studim Rasti ...................................................................................147

3.4.3 Vetëvlerësimi dhe format e organizimit të tyre ..........................................150

3.4.3.1 Vlerësimi, të nxënit dhe mësuesi ....................................................151

3.4.3.2 Parimet e vetëvlerësimit .................................................................152

3.4.3.3 Mënyrat e organizimit të vetëvlerësimit .........................................153

Kreu IV

Qëndrimet e studentëve dhe pedagogëve ndaj standardeve të përgatitjes së

mësuesve të gjuhës së huaj në vend........................................................................156

4.1 Përpunimi i të dhënave dhe rezultatet .................................................................156

4.2 Analiza e të dhënave për pyetësorin drejtuar pedagogëve ..................................158

4.3 Analiza e të dhënave për pyetësorin drejtuar studentëve të vitit të parë të

Programeve Master për Mësuesi .........................................................................168

4.4 Analiza e të dhënave për pyetësorin drejtuar studentëve të vitit të dytë të

Programit Master Shkencor .................................................................................173

4.5 Sugjerime për kërkime të mëtejshme ..................................................................184

Kreu V

Përfundime, propozime dhe bibliografi

5.1 Përfundime dhe propozime..................................................................................186

5.2 Bibliografi............................................................................................................196

Shtojca.......................................................................................................................206

Page 8: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË · PDF fileStandardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj v 3.2.1 Formimi i përgjithshëm i mësuesit

Standardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj

vi

Hyrje

0.1. Përligjja e punimit

Mësimi i gjuhëve të huaja është kthyer në një domosdoshmëri për gjithsecilin,

pavarësisht nga mosha dhe arsyet e mësimit të tyre. Ato janë një mjet i fuqishëm për të

mundësuar komunikimin, punën dhe lëvizjen midis vendeve të ndryshme. Qëllimet dhe

objektivat e politikës gjuhësore të Këshillit të Evropës janë që “nëpërmjet një njohjeje më

të mirë të gjuhëve moderne evropiane të mundësohet komunikimi dhe ndërveprimi midis

evropianëve me gjuhë kombëtare të ndryshme, me qëllim që të nxitet lëvizja, kuptimi dhe

ndërveprimi i ndërsjellët duke kapërcyer paragjykimet dhe diskriminimet.”1

Këto nevoja për mësimin e gjuhëve të huaja shtrojnë kërkesa të veçanta për mënyrën e

mësimdhënies dhe nxënies së gjuhës së huaj, të cilat reflektohen në politikën e praktikën

e mësimit të gjuhëve të huaja si edhe në hartimin e kurrikulave , programin e formimit të

mësuesve të rinj, programet e kualifikimit të vazhdueshëm të mësuesve, në hartimin e

teksteve dhe në praktikën e mësimdhënies.

Mësimi i gjuhës së huaj synon mësimin e saj për të realizuar komunikimin ndërmjet

kulturave, me qëllim vendosjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit në një Evropë të

bashkuar, duke respektuar individualitetin dhe trashëgiminë kulturore të secilit. Mësimi i

gjuhës së huaj është bërë një domosdoshmëri për cilindo. Tani ajo është një lëndë e

detyruar në programin mësimor që shtrihet nga arsimi bazë deri në arsimin e lartë.

Synimi i shkollës është arritja e një përvetësimi të thellë të aftësive gjuhësore për ta

përdorur gjuhën e huaj për qëllime komunikative.

Ky qëllim ka ndryshuar metodat e mësimit, nxënies dhe vlerësimit të aftësive gjuhësore të

nxënësve të gjuhës së huaj. Gjuha e huaj nuk shikohet si një lëndë ku nxënësit priten të

japin ‘përgjigjen e duhur’ për të marrë një notë. Ajo shikohet si një lëndë që i pajis

nxënësit me aftësi të mira komunikimi. Për këtë qëllim shkolla fokusohet në nxitjen e të

nxënit në vend që të inkurajojë nxënësit të gjejnë mënyrën më të lehtë për arritjen e

rezultateve më të larta.

Qëllimi i gjithë veprimtarisë mësimore është që nxënësi të përvetësojë gjuhën e huaj për

qëllime komunikative në një kohë sa më të shkurtër, me sa më pak shpenzime dhe të jetë i

aftë të përmirësojë aftësitë e tij gjuhësore duke mësuar gjatë gjithë jetës.

Mësimi efektiv dhe që i përshtatet tendencave të kohës realizohet nga mësues me njohuri

të thella të lëndës, aftësi në gjuhën e huaj dhe kompetenca në metodologjinë e

mësimdhënies së saj. Si rrjedhojë, përgjegjësia që bie mbi mësuesit e gjuhëve të huaja

rritet. Prej tyre, sot kërkohet që ata të jenë sa më të përgatitur, si nga ana shkencore

1The Common European Framework of Reference for Languages Learning, Teaching,

Assessment(CEFR), 2002, Cambridge University Press, fq.2

Page 9: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË · PDF fileStandardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj v 3.2.1 Formimi i përgjithshëm i mësuesit

Standardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj

vii

ashtu edhe metodike, të aftë të zbatojnë të rejat në fushën e mësimdhënies duke i zbatuar

sipas kushteve të tyre.

Përvetësimi i gjuhës nuk është thjesht një proces që varet nga mësuesi dhe metodat e tij.

Ai është një proces shumë i ndërlikuar, ku ndikojnë kurrikulat, materialet mësimore,

nxënësi, ambienti dhe kultura e të mësuarit. Mësuesi është një ndihmës i cili me metodat,

teknikat dhe qëndrimet e tij e lehtëson dhe e mundëson procesin e përvetësimit të gjuhës

së huaj. Nuk ka dyshim se nxënësit dhe mësuesit e gjuhës së huaj janë të vetëdijshëm se

mësimi i një gjuhë te huaj përfshin këto dhe një sërë faktorësh, të cilat po nuk u trajtuan

drejt mund të krijojnë probleme në cilësinë e përvetësimit të gjuhës deri në frenimin e

saj.

Duke qenë që mësuesi është një hallkë e rëndësishme në procesin e mësimdhënies dhe

nxënies, ky punim trajton pikërisht nevojën për përgatitjen e mësuesve të gjuhës së huaj

sipas standardeve dhe kërkesave të shoqërisë së sotme. Arsimi i suksesshëm kërkon një

planifikim të suksesshëm dhe kjo kërkon edhe një kurrikul të përgatitjes së mësuesve të

ardhshëm të modernizuar dhe në përputhje me këto kërkesa. Ky argumentim bazohet në

një analizë të hollësishme të studimeve në lidhje me kompetencat, aftësitë dhe dijet që

duhet të këtë një mësues i gjuhëve të huaja të shekullit të 21-të, si edhe një analizë e asaj

përgatitje që ofrohet nga Programet Master në vendin tonë. Gjithashtu, analizohet

qëndrimi i pedagogëve që japin mësim në Programet Master ndaj përgatitjes që ofrojnë

këto programe për mësuesit e ardhshëm, shpjegohen mangësitë dhe arsyet e disa

problemeve që vihen re në kurrikulën dhe zbatimin e saj në përgatitjen e këtyre

mësuesve.

Duke dhënë një vështrim analitik të kurrikulave të Programeve Master në vendin tonë,

jepet edhe një analizë e gjendjes aktuale të formimit të përgjithshëm, specifik si dhe

përfshirja dhe aftësimi në kërkim shkencor të studentëve mësues.

Nëpërmjet studimeve të rastit të paraqitura dhe analizuara dalin në pah disa nga

përparësitë, përfitimet apo vështirësitë e hasura në përdorimin e metodave të ndryshme të

reja të mësimdhënies në kurrikulat tona, si puna me projektet apo kërkimi në veprim.

Vëzhgimet e orëve mësimore, analiza e pyetësorëve të studentëve mbi pritshmëritë ndaj

Programve Master dhe vështirësitë që kanë ndeshur gjatë studimeve tregojnë se është bërë

shumë në drejtim të modernizimit të kurrikulave në përpjekje të një përgatitje sa më të

mirë të mësuesve të ardhshëm të gjuhëve të huaja. Megjithatë, ka akoma vend për

përmirësime dhe janë disa çështje të cilat kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme.

Ky punim synon të vërë theksin në rëndësinë që ka përgatitja në një nivel sa më të lartë të

mësuesve të ardhshëm të gjuhëve të huaja duke pranuar faktin që arsimi është një hallkë

kyçe në jetën e një vendi dhe një përgjegjësi e së tashmes ndaj të ardhmes; të shpjegojë

cila është kjo përgatitje dhe sa ofrohet një përgatitje e tillë që përmbush kërkesat e kohës

dhe të Bashkimit Evropian për një Shqipëri sa më të integruar.

Page 10: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË · PDF fileStandardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj v 3.2.1 Formimi i përgjithshëm i mësuesit

Standardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj

viii

0.2. Objekti i punimit

Objekti kryesor i këtij studimi është të analizojë mësimdhënien, nxënien dhe kurrikulat e

përgatitjes së mësuesve të gjuhëve të huaja në universitet me gjithë kompleksitetin e tyre.

Në këtë studim do të paraqitet dhe shtjellohet përgatitja e mësuesve të gjuhëve të huaja

sipas standardeve evropiane. Duke vëzhguar nga afër përvojën evropiane në këtë drejtim,

do të shohim edhe përpjekjet që janë bërë në vendin tonë për zbatimin e këtyre kërkesave

që na parashtrohen në përpjekje për të qenë në sintoni me zbulimet e reja në fushën e

mësimdhënies, duke dashur e kërkuar që të jemi në një hap me institucionet e huaja

ndërkombëtare në procesin e përgatitjes së mësuesve të gjuhëve të huaja.

Mbështetur në analizën e burimeve të literaturës bashkëkohore për këtë çështje

argumentohet se në kohën e sotme një mësues i gjuhëve të huaja duhet të jetë i përgatitur

jo vetëm me teoritë më të fundit të mësimdhënies dhe nxënies, por edhe me njohje të

psikologjisë e aftësive konjitive të moshës që do të mësojë, aftësi të menaxhimit e

organizimit të punës mësimore në klasë, aftësi të përdorimit të teknologjive informatike

në mësimdhënie apo praktikave mësimore evropiane.

Për këtë qëllim, studimi jep një vështrim të përgjithshëm mbi përgatitjen e mësuesve të

gjuhëve të huaja në vendin tonë dhe shikon më në detaje kurrikulën e përgatitjes së tyre

në Programet Master të ofruara nga universitetet tona.

Gjithashtu, nëpërmjet pyetësorëve të drejtuar studentëve që studiojnë në programet

master, pedagogëve që japin mësim në këto programe, si dhe vëzhgimeve të orëve

mësimore analizohet qëndrimi i tyre ndaj përgatitjes së mësuesve të ardhshëm të gjuhëve

të huaja në universitet, pritshmëritë që kanë nga ky program dhe vështirësitë apo

problemet që kanë ndeshur.

Përveç kësaj, studimi do të mbështesë hipotezën që praktika e mësimdhënies është një

mjet mjaft i fuqishëm në përgatitjen e mësuesve të ardhshëm dhe burim për zhvillimin e

aftësive të tyre mësimdhënëse, duke i ndihmuar të vënë në jetë ato çka mësohen në klasë.

Nëpërmjet rasteve të studimit realizohet jo vetëm analiza e disa prej praktikave

mësimore, por shikohet edhe përfitimi që ato sjellin tek studentët tanë, duke evidentuar

njëkohësisht edhe problemet e mundshme që mund të vihen re. Një trajtim i tillë i punimit

mendojmë se ndihmon në ndërgjegjësimin e pedagogëve për nevojat që paraqiten për të

përmirësuar këto metoda mësimdhënie.

0.3. Metodologjia dhe struktura e punimit

Për realizimin e punimit janë përdorur metoda sasiore dhe cilësore në fushën e

shkencave shoqërore:

Shqyrtimi dhe analizimi i literaturës bashkëkohore të vendit e të huaj për

përgatitjen e mësuesve të gjuhës së huaj. Literatura shkencore në të cilën jemi

Page 11: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË · PDF fileStandardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj v 3.2.1 Formimi i përgjithshëm i mësuesit

Standardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj

ix

mbështetur për trajtimin e çështjeve teorike është shumë e gjerë, duke përfshirë

autorë të huaj dhe shqiptarë.

Pyetësorët të cilët u janë dhënë pedagogëve që japin mësim në Programet Master

dhe studentëve që ndjekin këto programe.

Vrojtime të kujdesshme gjatë orëve të mësimit e shënimet e marra në ditarin tim

personal pas orëve të mësimit.

Analiza e kurrikulave të Programeve Master në vendin tonë.

Studime rasti të zhvilluar me studentët e Programit Master në fakultetin e Gjuhëve

të Huaja, në Universitetin e Tiranës.

Punimi është ndërtuar në mënyrë të atillë që të parashtrojë anën teorike të ndërthurur

me anën praktike. Ai është i ndërtuar në katër krerë, të cilët janë të ndarë në çështje

dhe nënçështje të përdorura për të lehtësuar leximin. Në kreun e parë prezantohet

analiza teorike e mësimdhënies dhe nxënies ku shikohet mësimdhënia si koncept,

metodat e mësimdhënies dhe evoluimi i tyre, të nxënit si dhe teoritë e të nxënit, së

bashku me parimet e të nxënit tek të rriturit. Një nënçështje e këtij kreu trajton

mësuesin e gjuhës së huaj, rolin dhe rëndësinë e tij në procesin e mësimdhënies. Po

ashtu bëhet edhe një krahasim i gjuhës së përdorur nga mësuesi në klasë si veprimtari

mësimore dhe gjuhës së përdorur jashtë klase.

Në kreun e dytë jepet një përshkrim dhe analizë e aftësive dhe kompetencave që duhet

të ketë një mësues i gjuhëve të huaja në shkollat e mesme. Gjuhës së huaj i jepet një

vend i rëndësishëm në kurrikulën e re të gjimnazit dhe kjo gjë kërkon standarde të

larta të mësuesit të gjuhës së huaj dhe përgatitjes së tij. Mësuesit e gjuhëve të huaja

duhet të fitojnë dhe tregojnë një aftësi gjuhësore të përshtatshme të gjuhës që u

mësojnë të tjerëve, si edhe të kuptojnë strukturat gjuhësore të asaj gjuhe. Përderisa

gjuha dhe kultura janë të lidhura ngushtë bashkë, kompetencat e mësuesit të gjuhëve

të huaja duhet të përfshijnë edhe njohuri të thella kulturore. Të pasurit njohuri mbi

përvetësimin e gjuhës së dytë dhe zhvillimin e nxënësit, si edhe aftësi pedagogjike të

përshtatshme me vendin dhe ambientin e mësimdhënies janë disa kompetenca të tjera

që diskutohen në këtë kre. Mësuesi duhet të ketë njohuri dhe të jetë i aftë të përdorë

metoda të shumëllojshme të mësimdhënies, të dijë të menaxhojë dhe organizojë punën

mësimore në klasë, të përdorë teknologjitë e informacionit dhe komunikimit si dhe të

jetë i aftë të reflektojë mbi ecurinë e mësimit duke ditur si të ndryshojë dhe

përmirësojë procesin mësimor.

Kreu i tretë i këtij punimi sjell një analizë të parimeve të ndërtimit të kurrikulës së

programit për arsimin e mësuesve të gjuhës së huaj. Kurrikula duhet studiuar dhe

përgatitur me kujdes pasi ajo është kryesore për ecurinë sa më të mirë jo vetëm të

shkollave e universiteteve, por edhe gjithë shoqërisë në përgjithësi. Ajo ndikon si tek

individët, ashtu edhe tek shoqëria, duke qenë se kurrikula ngërthen përvojat që i

duhen individëve për pjesëmarrje të plotë e sa më reale në shoqëri. Fillimisht shikohet

kurrikula e gjimnazit për të nxjerrë në pah ato aftësi e cilësi që kërkohet të dinë

nxënësit tanë. Më pas shqyrtojmë standardet evropiane për të parë elementet që

përfshin përgatitja dhe arsimimi universitar i mësuesve të gjuhëve të huaja në

shekullin e 21-të. Në këtë kre gjendet edhe analiza e përgatitjes së mësuesve të

ardhshëm të gjuhëve të huaja në Programet Master të vendit tonë, një analizë e

formimit të përgjithshëm, atij specifik, si edhe përgatitjes së tyre për punë kërkimore.

Praktika pedagogjike trajtohet si një nënçështje më vete, ku përfitimet që u sjell ajo

Page 12: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË · PDF fileStandardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj v 3.2.1 Formimi i përgjithshëm i mësuesit

Standardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj

x

studentëve apo problematikat që ndeshen shikohen edhe në një rast studimi. Ky kre

diskuton edhe tendencat e sotme të teknologjive të informacionit dhe komunikimit dhe

paraqet se sa reflektohen ato në kurrikulat e mësuesisë. Veprimtaritë mësimore që

nxisin autonominë e studentit janë një nënçështje tjetër e diskutuar në këtë kre.

Veprimtaritë që shqyrtohen janë: puna me projektet, zhvillimi i kërkimit në klasë dhe

vetëvlerësimi.

Kreu i katërt i këtij punimi prezanton qëndrimin e pedagogëve dhe studentëve të

Programeve Master në vend lidhur me kurrikulën e përgatitjes së mësuesve të

ardhshëm të gjuhëve të huaja. Pyetësorët u ndërtuan në mënyrë të atillë që të

grumbullohej informacion në lidhje me perceptimet dhe qëndrimet e pedagogëve dhe

studentëve ndaj përgatitjes së mësuesve të gjuhës së huaj, kurrikulës së ofruar në

Programet Master, zbatimit të saj dhe pengesave apo mangësive që hasen.

Në faqet e fundit të këtij punimi gjenden përfundimet dhe sugjerimet e nevojshme për

përgatitjen sa më të mirë të mësuesve të ardhshëm të gjuhëve të huaja. Jepet një

përmbledhje e problemeve që hasen dhe sugjerime për përmirësimin e tyre.

Page 13: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË · PDF fileStandardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj v 3.2.1 Formimi i përgjithshëm i mësuesit

Standardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj

11

Përfundime dhe Rekomandime

Përfundime

Arsimi është një hallkë kyçe në jetën e një vendi, si dhe një përgjegjësi e së sotmes ndaj të

ardhmes. Për këtë arsye, kohët e fundit arsimi ka marrë vëmendje në rritje, duke u reformuar

thellë në mënyrë të gjithanshme, duke qenë në këtë mënyrë, edhe në përpjekje të përmbushjeve

të kërkesave të Bashkimit Evropian për një Shqipëri sa më të integruar. Pjesë e këtij reformimi

është mësimi i gjuhëve të huaja dhe i përgatitjes së mësuesve të gjuhëve të huaja me njohuri të

thella të gjuhës, me njohuri dhe shumëllojshmëri aftësish pedagogjike, si dhe me aftësi për të

bërë ndryshime në mësimdhënie.

Përgatitja e mësuesve të gjuhëve të huaja në programet Master të Mësuesisë është një fazë

thelbësore në formimin e tyre si mësues të ardhshëm, në një proces mësimi dhe nxënie që zgjat

gjatë gjithë jetës. Ky formim i jep atyre njohuri, aftësi dhe mjete për të qenë mësues efektiv dhe

reflektues. Atyre nuk u kërkohet vetëm të jenë ekspert në gjuhën e huaj, por të dinë të ndihmojnë

të tjerët për të nxënë gjuhën e huaj, duke përdorur një shumëllojshmëri teknikash dhe strategjish,

që i përgjigjen kontekstit shoqëror të të nxënit dhe nevojave të nxënësve.

Sipas Steinbeck-ut,2 mësimdhënia është art. Mësimdhënia ka të ngjarë të jetë edhe më e madhja

nga gjithë artet, pasi mjeti i përdorur është mendja njerëzore dhe shpirti. Ka mësimdhënie të

suksesshme, kur mësuesi është në gjendje të realizojë qëllimet dhe objektivat e programit. Pa

synime, rezultatet e nxënësit bëhen të rastësishme dhe pa kriter. Nëse nuk arrihen objektivat e

caktuara të të nxënit, nuk mund të bëhet fjalë për një mësimdhënie të suksesshme.

Gjithashtu, një nga vetitë më të rëndësishme për një mësimdhënie të mirë është

vetëndërgjegjësimi i mësuesit, i cili ka të bëjë me aftësinë e tij për të reflektuar ndaj

mësimdhënies. Nëse mësuesi mendon në mënyrë kritike rreth mësimdhënies së tij dhe asaj që

ndodh në klasë, atëherë ai mund t’i përmirësojë dhe zhvillojë aftësitë e tij si mësues më tej. Sa

më shumë rritet ndërgjegjësimi i mësuesit për metodat e tij të mësimdhënies dhe faktorët që

ndikojnë në mbarëvajtjen e mësimdhënies, aq më i aftë bëhet ai, për një vetëvlerësim të punës së

tij.

Mësuesi është i aftë të kuptojë të tjerët, në rastin tonë nxënësit, duke kuptuar emocionet,

perceptimet dhe njohuritë e tyre. Ai di të japë njohuritë e duhura dhe të kuptojë boshllëqet e

njohurive të nxënësve të tij, duke përshtatur mësimdhënien e tij me nevojat e nxënësve. Në këtë

proces, ai është i aftë të zgjedhë njohuritë e aftësitë që transmeton sipas rëndësisë e shkallës së

tyre të vështirësisë, si dhe të përdorë mjetet e duhura pedagogjike, për të dhënë feedback dhe për

të bërë vlerësimin e duhur.

2Steinbeck, J. (1955) “…like captured fireflies”, në “America and Americans and Selected Nonfiction” (2003)

Edited by Shillinglaw, S. & Benson, J., J., Penguin Books, USA, fq. 142

Page 14: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË · PDF fileStandardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj v 3.2.1 Formimi i përgjithshëm i mësuesit

Standardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj

12

Mësimdhënia është e lidhur ngushtë me metodat dhe parimet e përdorura, të cilat janë gjithnjë në

evoluim. Mësimdhënia e gjuhëve të huaja, gjatë historisë së saj ka përdorur disa metoda të cilat

janë kushtëzuar nga filozofia e arsimimit, qasjeve ndaj natyrës së gjuhës dhe parimeve të të

nxënit. Dhe meqenëse mendimet në lidhje me gjuhën dhe mësimin e saj kanë ndryshuar, po

kështu kanë ndryshuar edhe praktikat institucionale të lidhura me to. Gjatë gjithë shekullit të 20-

të ka pasur një lëvizje nga qasje ku synohej prodhimi i saktë i modeleve gjuhësore, në qasje që

përqendroheshin më shumë në procese interaktive dhe komunikative në klasë.3

Këto qasje kanë kushtëzuar dhe nevojat e përgatitjes së mësuesit të gjuhëve të huaja, i cili

trajtohet si subjekt i procesit të të nxënit. Të nxënit dhe parimet e të nxënit tek të rriturit janë me

rëndësi për punimin e paraqitur, sepse studenti i rritur është një subjekt aktiv në mësim dhe sjell

në të bindjet, qëllimet, qëndrimet dhe vendimet e veta, të cilat ndikojnë dhe, në njëfarë mase,

përcaktojnë mënyrën se si e trajton studenti të nxënit. Tipare të të nxënit të të rriturve

përfshijnë nevojën për të ditur, rolin e përjetimeve personale, konceptin që kanë të rriturit për

veten, gatishmërinë për të mësuar, orientimin ndaj të nxënit dhe motivimin.

Mësimdhënia e gjuhëve të huaja është një nga sipërmarrjet më të mëdha arsimore sepse shumë

individë shpenzojnë dhe i kushtojnë shumë kohë e mund mësimit të gjuhëve të huaja. Duke qenë

se mësuesit e gjuhëve të huaja kanë një rol kyç, si në përmirësimin e mësimit të gjuhëve të huaja,

ashtu edhe në zgjimin e interesit të nxënësve ndaj tyre, përgatitja e mësuesve është e një rëndësie

të veçantë, gjithmonë e në rritje. Kjo përgatitje, për të gjitha nivelet e arsimit në vendin tonë,

kryhet në universitet.

Për të kryer misionin e ngarkuar, mësuesi duhet të pajiset me kompetencën profesionale të

mësuesve. Kompetencat e mësuesit të gjuhës së huaj përfshijnë të gjithë veprimtarinë e mësuesit

dhe rolet që ai luan në klasë. Mësuesi duhet të ketë njohuri të thella në gjuhën e huaj, si dhe

njohje të thellë të teksteve; të ofrojë modeleve të mira gjuhësore, të përdorë gjuhën në klasë

rrjedhshëm; si dhe të japë shpjegime dhe udhëzime në gjuhë të huaj. Ata, gjithashtu, duhet të

kenë njohje të mirë të psikologjisë së moshës dhe atë konjitive, për të ndërtuar orë mësimore në

përputhje me nevojat e ndryshme të nxënësve, njohuri të thella dhe aftësi dhe kompetenca në

shkencat gjuhësore, njohje dhe aftësi në përdorimin e metodave të shumëllojshme, aftësi të

menaxhimit dhe organizimit të punës mësimore në klasë, aftësi në përdorimin e teknologjive

informatike në mësimin e gjuhës së huaj, aftësi për të reflektuar mbi ecurinë e mësimit dhe për të

ndryshuar dhe përmirësuar procesin mësimor, aftësi për të punuar dhe zhvilluar profesionalisht

gjatë jetës si dhe njohje të thellë të kulturës së vendit gjuhën e të cilit jep mësim.

Formimi i përgatitjes së mësuesve të ardhshëm të gjuhëve të huaja sipas standardeve

bashkëkohore kërkon që të konsiderojmë edhe kurrikulën e përgatitjes së tyre në universitete.

Kjo kurrikul duhet studiuar dhe hartuar me kujdes, pasi ajo është kryesore për ecurinë sa më të

mirë jo vetëm të shkollave e universiteteve, por edhe gjithë shoqërisë në përgjithësi. Ajo ndikon

si tek individët, ashtu edhe tek shoqëria, duke qenë se ngërthen përvojat që i duhen individëve

për pjesëmarrje të plotë e sa më reale në shoqëri.

3Richards, C., J. “Curriculum Approaches in Language Teaching: Forward, Central, and Backward Design”, RELC

Journal 44(I) 5-33, 2013, fq. 6-7

Page 15: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË · PDF fileStandardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj v 3.2.1 Formimi i përgjithshëm i mësuesit

Standardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj

13

Zhvillimi i kurrikulës është një proces me rëndësi sepse gjatë tij përcaktohen njohuritë, aftësitë,

dhe vlerat që mësojnë studentët në shkollë; përvojat që duhet t’u sigurohen studentëve në mënyrë

që të arrihen rezultatet e synuara të nxënies, si dhe mënyrat e mjetet se si mësimdhënia dhe

nxënia në shkolla apo sisteme edukimi mund të maten, dhe vlerësohen. Kurrikula duhet të

planifikohet me kujdes, pasi një planifikim i kryer me kujdes shërben si një çelës drejt një arsimi

të suksesshëm, sepse një kurrikul që nuk planifikohet drejt ka të ngjarë të karakterizohet nga

paqartësia dhe konflikti.

Që të arrihen objektivat që ka arsimi i sotëm, kurrikula e përgatitjes së mësuesve të rinj duhet të

zhvillohet në përputhje me misionin e arsimit në vend e në Evropë dhe duhet t’u përmbahet

direktivave të dokumenteve udhëzuese të BE-së. Gjithashtu, kurrikula e mësuesisë merr për bazë

parimet dhe synimet e kurrikulës së gjimnazit, duke qenë se përgatit mësues për të qenë të aftë të

punojnë me kurrikulën dhe nxënësit që mësojnë në shkollat e mesme.

Studentëve të Programit Master për Mësues të Gjuhëve të Huaja, në universitet tona u ofrohet një

formim i përgjithshëm dhe specifik sipas standardeve dhe kërkesave të kohës. Kur flasim për

kompetenca të përgjithshme, që duhet të ketë një individ, i referohemi aftësisë që ka ai për të

kryer analiza e sinteza, dijenisë për dimensionin evropian dhe ndërkombëtar, aftësisë për të

nxënit e pavarur, bashkëpunim dhe komunikim, aftësisë për lidership, aftësi organizative dhe

planifikuese. Përveç kompetencave të përgjithshme, të cilat duhet të zhvillohen në të gjitha

programet e studimit, secili kurs studimi duhet të zhvillojë edhe kompetenca specifike për

profesionin e mësuesit.

Nga analiza e bërë Programeve Master për Mësuesi për Gjuhët e Huaja, që ofrohen nga

universitetet në vendin tonë, vumë re se ka ndryshime në kurrikulat e tyre (duke pasur parasysh

edhe faktin që Masteri për Mësuesi ofruar nga FGJH në Tiranë është master shkencor dhe

masterat e tjerë ofruar nga universitetet në rrethe janë profesionalë). Dallojmë që të gjitha këto

programe i kanë kushtuar vëmendje dhe kanë përfshirë në kurrikulat e tyre lëndën e

Metodologjisë së Mësimdhënies, Psikologjisë së Edukimit dhe Zhvillimit dhe Teknologjisë së

Komunikimit dhe Informacionit në Edukim (në Programin e Universitetit të Elbasanit, kjo është

një lëndë me zgjedhje). Lëndët e kurrikulave variojnë si në emërtime për të njëjtat lëndë, ashtu

edhe në lëndët e ndryshme të menduara për t’u ofruar nga programet. Reforma e sapo nisur në

arsim kërkon harmonizim të kurrikulave në nivel kombëtar për të njëjtat programe studimi sipas

emërtimit, kështu që kjo është një çështje që kërkon vëmendje në të ardhmen.

Studentët që mbarojnë ciklin e dytë të studimeve duhet të jenë të aftë të kryejnë një kërkim të

pavarur, ku të tregojnë që kanë aftësi të mjaftueshme në teknikat e kryerjes së kërkimit të

pavarur, si dhe të jenë në gjendje të interpretojnë rezultatet e marra, në një nivel të përparuar me

qëllim përmirësimin e mësimdhënies e zhvillimin profesional.

Kërkimi është duke u bërë një veprimtari mjaft e rëndësishme edhe në shoqërinë tonë e vihet re

një rritje e shpejtë e tij, duke qenë që ai shikohet edhe si një nga prioritetet e reformës së re në

Page 16: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË · PDF fileStandardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj v 3.2.1 Formimi i përgjithshëm i mësuesit

Standardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj

14

arsim.4 Aftësitë dhe njohuritë e përfituara në lidhje me shkrimin shkencor janë parakushte të

rëndësishme për një studim të suksesshëm.

Në studimin tonë pamë që të qenit i përfshirë në kërkim:

- sjell rritje të interesit në disiplinën të cilën studiojnë,

- i ndihmon studentët të kuptojnë më mirë librat dhe botimet shkencore në fushën e

mësimdhënies,

- i ndihmon studentët të mësojnë të balancojnë punën individuale me atë në bashkëpunim me

të tjerët,

- sjell përmirësime të aftësive kërkimore dhe punës në klasë,

-sjell rritje të aftësive komunikuese (të shkruarit, prezantimit dhe gjetjen e argumenteve)

- i ndihmon studentët të zgjedhin një fushë interesi,

- sjell fitime në të menduarit kritik dhe të kuptuarit se si t’i qasen problemeve të ndryshme

kërkimore,

- rrit vetëbesimin në aftësitë kërkimore dhe rrit vlerësimin për veten,

- ndikon në një qasje të përmirësuar ndaj të nxënit, duke kaluar nga një nxënie pasive në atë

aktive

Përveç aftësimit në kërkim, një përbërës tjetër i rëndësishëm i përgatitjes së mësuesve të

ardhshëm të gjuhëve të huaja është edhe praktika profesionale, e cila u jep studentëve mundësinë

që të zhvillojnë dhe të reflektojnë në mënyrë kritike mbi aftësitë e tyre, gjithmonë me

mbështetjen dhe drejtimin e një mentori. Gjatë praktikës profesionale, studentit i jepet mundësia

të përparojë në zhvillimin e tij profesional, ndërkohë që ndodhet dhe vetë në një komunitet

profesional. Me anë të saj, synohet që studenti të marrë aftësi të organizimit dhe zhvillimit të

mësimit në kontekstin real të klasës. Gjatë praktikës profesionale, studentit i jepet mundësia të

vlerësojë bindjet e aftësitë e tij praktike, të përforcojë njohuritë si edhe t’i perfeksionojë aftësitë e

fituara.

Studentët që të gjithë, e vlerësojnë praktikën si një komponent mjaft fitimprurës të Programit

Master që ndoqën, i cili ia bën kalimin, nga bankat e shkollës në mjedisin real të punës, më të

lehtë. Planifikimi i mësimdhënies, njohja dhe përmbushja e roleve të mësuesit, vetëvlerësimi i

cilësisë së mësimdhënies dhe lidhja e teorisë me praktikën ishin fushat në të cilat studentët

përfituan më shumë pas përfundimit të periudhë së praktikës. Nga përgjigjet e pyetësorëve si dhe

prej kontakteve me studentët rezulton që studentët do të preferonin që praktika profesionale të

kishte një shtrirje më të gjerë. Zhvillimi i orëve vëzhgimore që në fillim të studimeve të tyre do

t’i ndihmonte ata të aftësoheshin më shumë nga ana praktike e mësimdhënies.

Krijimi i një shoqërie me njohuri dhe mundësi përdorimi të teknologjive moderne përbën një nga

prioritetet e politikave sociale të Bashkimit Evropian. Me anë të saj, synohet të rritet niveli i

njohurive dixhitale dhe pajisja e shkollave, mësuesve dhe nxënësve me materialet e duhura,

4 “Raporti Përfundimtar për Reformimin e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor, Komisioni për Arsimin e Lartë

dhe Kërkimin Shkencor”, Korrik 2014, Tiranë, fq.50- 52

Page 17: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË · PDF fileStandardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj v 3.2.1 Formimi i përgjithshëm i mësuesit

Standardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj

15

aftësitë profesionale dhe mbështetjen teknike për ta arritur këtë.5Nëse duam që të jemi gjithmonë

të përditësuar me tendencat e reja dhe botën që është gjithmonë në ndryshim, duhet që klasat e

auditorët tradicionalë të jenë të hapur ndaj shpikjeve të reja dhe mundësive të shumta që këto

shpikje ofrojnë.

Duke pasur parasysh teknologjitë e reja si brenda dhe jashtë institucioneve, lind nevoja për

modele të reja organizative dhe pedagogjike. Mundësia që gjuhët të përdoren online duhet të

përqafohet nga mësuesit. Ato mund të ngrenë dhe mbështesin komunitete ku kemi përdorim të

gjuhës, pasi gjuha është një aktivitet shoqëror që kërkon partnerë realë për komunikim dhe

mësuesit duhet të rekrutojnë këto partnerë me të cilët nxënësit të mund të praktikojnë gjuhën.

Gjithashtu, mësuesi duhet të fitojë një sërë aftësish të reja, duke filluar që nga ato teknike, deri

tek ato organizative dhe konceptuale. Mësuesi jo vetëm që duhet të njohë kompjuterin dhe t’i

përdorë mjetet e teknologjisë ashtu siç duhet, por edhe duhet të jetë i aftë t’i integrojë ato më së

miri në procesin mësimor.

Në punimin tonë, pamë që përdorimi i teknologjisë sjell një sërë përfitimesh për studentët: rrit

motivimit, nxit kureshtjen dhe interesin e nxënësve, çon në një ambient bashkëpunues dhe

ndërveprues, shërben si stimul ndaj disa shqisave dhe shërben për të akomoduar studentë me stile

të ndryshme të të mësuarit, çon në një të menduar kritik dhe shërben që studentët të pajisen me

aftësi të të mësuarit gjatë gjithë jetës.

Potenciali i teknologjive të ndryshme varet nga mënyra se si përdoren. Përveç se duhet të

mësojnë se si funksionojnë aparaturat apo programet e ndryshme, mësuesit duhet të studiojnë

edhe mënyrën e ndërthurjes së tyre në procesin e mësimdhënies, gjë e cila kërkon trajnim të

vazhdueshëm të stafit mësimdhënës, që të jetë gjithmonë i përditësuar me pajisjet e reja që hyjnë

në fushën e mësimdhënies dhe mënyrën për t’i përdorur ato sa më me sukses në procesin

mësimor.

Diskutimet e bëra dhe përfundimet e arritura mbështeten në analizën e të dhënave të vjela përveç

vëzhgimeve, intervistave dhe rasteve të studimit, edhe nëpërmjet pyetësorëve. Synimi i

përgatitjes dhe shpërndarjes së pyetësorëve ishte grumbullimi i informacionit rreth perceptimeve

dhe qëndrimeve të studentëve dhe pedagogëve ndaj përgatitjes së mësuesve të ardhshëm të

gjuhëve të huaja në programet Master për Mësues të Gjuhëve të Huaja të ofruara nga

universitetet tona. Studentët shfaqin një interes të lartë dhe janë kryesisht të motivuar nga arsye

të jashtme për të ndjekur studimet master (si gjetja e një vendi pune më të mirë, apo për të

plotësuar studimet). Si studentët, ashtu edhe pedagogët mendojnë që programet master janë të

një niveli të lartë dhe në përputhje me standardet bashkëkohore, por që të dyja palët mendojnë që

ka akoma përbërës të këtij programi dhe elementë të përgatitjes së studentëve, që duhet të

përmirësohen.

Pedagogët shprehen se kurrikula e Masterit për Mësuesi ofron një përgatitje të mirë, të

përgjithshme dhe specifike të mësuesve të ardhshëm të gjuhëve të huaja. Si aspektet teorike,

ashtu edhe ato praktike janë elementë të rëndësishëm të studimeve, dhe një kombinim i duhur i të

5Kelly, M., Grenfell, M., European Profile for Language Teacher Education-A frame of reference, University of

Southampton, September 2004, fq. 53

Page 18: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË · PDF fileStandardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj v 3.2.1 Formimi i përgjithshëm i mësuesit

Standardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj

16

dyjave, i çon studentët drejt suksesit. Në çdo fushë të dijes nuk mund të rriten e përsosen

njohuritë përkatëse, nëse nuk trajtohet drejt raporti teori-praktikë. Shumica e pedagogëve, rreth

72% e tyre, janë të mendimit se raporti teori-praktikë në kurrikulën e programit Master për

Mësuesi është i kënaqshëm. Rreth 97% e tyre theksuan se në lëndët e tyre e ndërthurin gjithmonë

teorinë me anën praktike të mësimdhënies. Kjo përputhet edhe me një nga pritshmëritë kryesore

që kanë studentët nga programet master, atë të përfitimit të aftësimit praktik në fushën e

mësimdhënies.

Autonomia e studentit është një komponent i rëndësishëm në mësimdhënie e nxënie, pasi ajo

lidhet me një sërë rezultatesh pozitive si: angazhim më të madh, ndjenja emocionale më pozitive,

frekuentim më të rregullt të shkollës, si dhe arritje akademike me të larta. Kurrikula e

programeve Master për Mësuesi karakterizohet nga veprimtari që nxisin autonominë, të tilla si

puna me projektet, prezantimet e ndryshme, mësimet e shkurtra model, apo praktikat mësimore.

Nga të dhënat e studimit tonë rezulton që këto teknika mësimore përdoren në shkallën e duhur.

Lidhur me sa thamë më sipër, gjithashtu veprimtaritë mësimore në të cilat studentët angazhohen

në orët e seminareve, i ndihmojnë ata mirë që të jenë pjesëmarrës aktivë gjatë mësimit (rreth

65% e studentëve mendojnë kështu). Pritshmëritë e studentëve në vitin e parë të studimeve janë

të larta, ku 84% e tyre e radhisin të parin faktin që presin nga Programi Master, që t’i aftësojë e

zhvillojë më tej në të mësuarit aktiv. Kështu, fakti që pritshmëritë e studentëve gjejnë përgjigje

në Programin e tyre të studimit, është një tregues i mirë.

Në bazë të përgjigjeve dhe komenteve të marra, si studentët, ashtu edhe pedagogët mendojnë që

përdorimi i pajisjeve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit nuk përdoret gjerësisht,

edhe pse pritshmëritë e tyre fillimisht ishin të mëdha. 94% e studentëve në vitin e parë të

studimeve prisnin një përdorim të gjerë të TIK-ut. Familjarizimi me tendencat e sotme është në

nivelin e duhur, pasi ata zhvillojnë edhe një lëndë që i mëson se si këto tendenca të ndërthuren në

mësimdhënien e tyre në të ardhmen. Por, problemi qëndron me përdorimin e tyre në kurrikulën e

programit. Vetëm 2% e pedagogëve të pyetur thanë që TIK-u përdoret shumë, duke iu referuar

këtu përpjekjeve personale për të përdorur këto mjete, duke sjellë pajisje personale të TIK-ut në

orët e tyre mësimore. Kjo çështje kërkon konsideratë të mëtejshme, pasi niveli i përdorimit të

TIK-ut duhet të vijë duke u rritur, si për të përmbushur pritshmëritë e studentëve, ashtu edhe për

rëndësinë që kanë në mësimdhënie dhe nxënie.

Problem tjetër i hasur nga studentët është edhe përdorimi i mjeteve didaktike. 96% e të

anketuarve theksojnë si problem kryesor, mungesën e mjeteve didaktike në mësimdhënie, nga ku

36% e tyre, e kanë cilësuar përdorimin e mjeteve didaktike si mesatar dhe 33 % si të dobët.

Pedagogët e kuptojnë rëndësinë e përdorimit të këtyre mjeteve dhe përpiqen që të bëjnë të

pamundurën, por mungesa e mjeteve apo klasave të pajisura në parametrat e duhur, e vështirëson

shumë përdorimin e tyre në çdo orë leksioni apo seminari. Nga vëzhgimet, paraqitjet e

leksioneve me programin Powerpoint është mjeti kryesor didaktik dhe që zë përdorimin më të

madh. Studentët kërkojnë kryesisht përdorimin e kompjuterit dhe internetit apo pajisjeve

dëgjimore gjatë zhvillimit të mësimit.

Studentët e viteve të para, përmendin si një prej problemeve të hasura edhe marrjen e një

informacioni më të plotë paraprak, në secilën prej lëndëve që zhvillojnë. Kështu, ata do të donin

Page 19: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË · PDF fileStandardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj v 3.2.1 Formimi i përgjithshëm i mësuesit

Standardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj

17

që t’u jepej një udhëzues për secilën lëndë ku të sqarohen objektivat e lëndës, detyrimet e

studentit, temat që do zhvillohen dhe literatura e detyruar dhe plotësuese, si dhe mënyra e

vlerësimit.

Vlerësimi i studentëve është një pikë tjetër e rëndësishme e përgatitjes së tyre. Ai duhet të jetë i

atillë që të mund të vlerësojë studentin dhe të nxjerrë në pah nivelin e njohurive të marra më së

miri. Nga analiza e pyetësorëve rezulton që pedagogët përdorin një kombinim të mënyrave të

vlerësimit. Në të gjitha përgjigjet kemi një kombinim të vlerësimit me provim final me një ose

disa metoda të tjera, ku përqindjen më të madhe e zënë prezantimet, ndjekur më pas nga

pjesëmarrja aktive në seminare dhe provimet gjatë kursit. Përqindje më të vogël zë vetëvlerësimi

dhe vlerësimi me dosje. Të pyetur nëse janë familjarizuar me metoda alternative të vlerësimit

studentët qarkuan vetëm opsionin “vlerësim me dosje” dhe pak prej tyre “vlerësimi i shokëve”,

duke treguar kështu që vlerësimi alternativ nuk është i shumëllojshëm. Nisur nga një detyrim

ligjor dhe administrativ për të matur njohuritë e studentëve me teste gjatë moduleve dhe me test

përfundimtar, pedagogët përdorin gjerësisht këtë metodë tradicionale, duke neglizhuar metodat e

tjera të vlerësimit. 77.5 % të studentëve të pyetur u përgjigjën që vlerësimi me provime, detyra

kursi dhe pjesëmarrje në seminare i kanë lejuar që t’i demonstrojnë njohuritë e marra “mire”. Në

fakultetet tona kërkohet frekuentim i rregullt i seminareve nga studentët si dhe pjesëmarrje aktive

në diskutime dhe veprimtaritë e ndryshme mësimore që zhvillohen gjatë tyre. Kjo sigurisht, që

kontribuon në krijimin e mundësive për të demonstruar njohuritë e fituara dhe në një vlerësim sa

më të plotë të studentëve, pavarësisht faktit që provimit përfundimtar i jepet gjithmonë një

përqindje më e lartë në vlerësimin përfundimtar të studentit. Ka mendime nga pedagogët që

mënyra e vlerësimit duhet të jetë më e detajuar, me elementët përbërës të vlerësimit, për të qenë

më objektiv dhe për të matur çdo objektiv mësimor.

Literatura dhe leksionet e ofruara nga Programi Shkencor Master në Mësuesi në Gjuhët e Huaja,

u cilësuan nga 68% e studentëve si të mira. Lënda “Metodologji e mësimdhënies” u listua në

krye të listës së lëndëve më të dobishme për ta, duke komentuar që lënda shikohej si e dobishme,

pasi lidhej drejtpërsëdrejti me metoda dhe teknika që do të rezultonin të dobishme në klasat ku

do të jepnin mësim në të ardhmen. Si pedagogët, ashtu edhe studentët u shprehën se kurrikula

nuk duhet të ofrojë lëndë në gjuhën shqipe dhe kërkojnë një rishikim të saj lidhur më këtë aspekt.

Ndërkohë pedagoget propozuan përfshirjen në kurrikul të lëndëve të reja si: Filozofi e gjuhës,

Etika në mësimdhënie apo Mësimdhënie e leximit.

Aftësitë gjuhësore të studentëve janë përmirësuar shumë nga programi dhe kryesisht nga punët

me shkrim dhe projektet (63%) nga kërkimi dhe studimi i literaturës (59%) si dhe nga

pjesëmarrja në diskutime (42%). Kjo tregon që studentët angazhohen në veprimtari të shumta

gjatë seminareve dhe pedagogët i nxisin që të marrin pjesë në diskutime e debate të shpeshta me

shokët e grupit. Atyre, gjithashtu, u kërkohet të lexojnë materiale të shumta shtesë dhe të kryejnë

kërkime të pavarura ose në grup.

Së fundmi, mund të themi që mendimi i përgjithshëm i studentëve tanë për programin që ndjekin

është pozitiv. Shumica e tyre shprehen që ai është një program i mirë, duke qenë kështu një

tregues i rëndësishëm në diskutimin e standardeve të përgatitjes së mësuesve të ardhshëm të

gjuhëve të huaja në vendin tonë.

Page 20: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË · PDF fileStandardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj v 3.2.1 Formimi i përgjithshëm i mësuesit

Standardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj

18

Studimi i kryer, shërbeu për të dhënë një pasqyrë të standardeve të përgatitjes së mësuesve të

ardhshëm të gjuhëve të huaja në vendin tonë, duke shpresuar t’u vijë në ndihmë hartuesve të

programeve master e pedagogëve që japin mësim në këto programe master, për të evidentuar dhe

përmirësuar disa nga problematikat që shfaqen. Sa më shumë të reflektojmë në lidhje me

përgatitjen e brezit të ardhshëm të mësuesve, aq më qytetarë të mirë dhe profesionistë të mirë do

të prodhojmë për shoqërinë e të nesërmes. Detyra jonë si mësues është të ofrojmë më të mirën

dhe t’i nxisim studentët tanë që të përfitojnë sa më shumë nga mësimdhënia jonë dhe programet

e ofruara nga institucionet tona arsimore.

Rekomandime

Programet Master në Mësimdhënien e Gjuhëve të Huaja të universiteteve tona i pajisin mësuesit

e ardhshëm me aftësinë dhe ekspertizën për të lehtësuar procesin e mësimit të gjuhëve të huaja,

në përputhje me zhvillimet e reja në fushën e mësimdhënies si dhe standardeve bashkëkohore.

Megjithatë, mund të bëhen disa rekomandime për përshtatjen e këtyre programeve akoma më

mirë me kërkesat e kohës dhe të vendit tonë.

Në bazë të studimit të kryer dhe rezultateve të nxjerra do mund të rekomandonim:

Përfshirjen e komponentit të vetëvlerësimit në programet dhe praktikat e mësimdhënies

Rishikimin e kurrikulës në lidhje me lëndët që zhvillohen në gjuhën shqipe. Studentët dhe

pedagogët mbështesin zhvillimin e të gjitha lëndëve në gjuhë të huaj

Rishikimin e programit të disa lëndëve për të shmangur përsëritjen

Rishikimin e programit për të rikonsideruar orët dhe kreditet e disa lëndëve

Përgatitja dhe shpërndarja e programeve mësimorë për studentët ku ata të informohen më

qartë dhe më saktë për lëndën që do zhvillojnë, për detyrimet dhe detyrat që do kenë, si

dhe mënyrën e vlerësimit, që orën e parë të zhvillimit të lëndës.

Marrjen në konsideratë të shtrirjes së praktikës mësimore në të gjithë vitet e studimit të

Programeve Master. Do ishte me përfitim për studentët nëse zhvillonin orë vëzhgimi

edhe në vitin e parë

Krijimin e mundësive dhe lehtësirave për studentët dhe pedagogët të kalojnë një periudhë

në vendet, ku flitet gjuha që mësojnë

Të rishikohet raporti student për pedagog si dhe student/ sipërfaqe

Pasurimi dhe përmirësimi i mjeteve didaktike

Integrimi i mjeteve të internetit në mësimin e gjuhëve të huaja në vendin tonë është ende

në fillimet e veta, çka tregon se mundësitë për kërkime shkencore në fushën e

mësimdhënies përmes TIK-ut janë të shumta. Këto kërkime duhet të thellohen në mënyrë

që të shikohen përfitimet konkrete që vijnë nga përdorimi i tyre në mësimdhënie në

kontekstin shqiptar

Page 21: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË · PDF fileStandardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj v 3.2.1 Formimi i përgjithshëm i mësuesit

Standardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj

19

Të ofrohen kurse trajnimi për pedagogët në lidhje me përdorimin dhe integrimin e TIK-ut

në mësimdhënie

Profilizimi i mësuesve të ardhshëm në dy gjuhë të huaja për mundësi punësimi

Vihet re një mbështetje e konsiderueshme në testin përfundimtar në vlerësimin e

studentëve, ndërkohë që kudo sot në botë standardet e vlerësimit kërkojnë nga mësuesit

dhe shkollat përdorim të metodave të shumëfishta në vlerësim. Do sugjeronim që testi

përfundimtar të mos përbëjë përqindjen më të madhe të pikëve në vlerësim.

Për matjen dhe vlerësimin e kurrikulës si dhe të zbatimit të saj drejt mund të shqyrtohen

dhe analizohen rezultatet e studentëve. Vlerësimi i kurrikulës është një pjesë e

rëndësishme e hartimit të kurrikulës

Në kuadër të kërkesave të reformës në arsim, kërkohet dhe sugjerohet një harmonizim i

kurrikulave në nivel kombëtar për të njëjtat programe studimi sipas emërtimit.

Mendojmë se studimi i tregut të punës për mësuesin e gjuhëve të huaja do të ishte me

interes për të parë se sa kërkesa ka për mësues të gjuhëve të huaja dhe në cilat gjuhë.

Duke evidentuar se në cilat nivele shkollore ka më shumë nevojë për mësues, në atë fillor

apo arsim të mesëm, mund të përshtaten edhe programet e masterave profesionalë duke u

profilizuar në varësi të kësaj kërkese.

Page 22: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË · PDF fileStandardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj v 3.2.1 Formimi i përgjithshëm i mësuesit

Standardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj

20

Tabela e Shkurtesave

AAAL – Agjencia e Akreditimit të Arsimit të Lartë

BE – Bashkimi Evropian

DNP – Diploma të Nivelit të Parë

ECTS – European Credit Transfer System (Sistemi Evropian i Transferimit të Krediteve)

MAS – Ministria e Arsimit dhe Sportit

MASH – Ministria e Arsimit dhe Shkencës

MGJQK – Mësimi i Gjuhës për Qëllime Komunikative

FGJH – Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

IAL – Institucionet e Arsimit të Lartë

TIK – Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit

UT – Universiteti i Tiranës

Page 23: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË · PDF fileStandardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj v 3.2.1 Formimi i përgjithshëm i mësuesit

Standardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj

21

Literaturë shkencore

Allan C. Orstein, Francis P. Hunkins (1993) “Curriculum: Foundations, principles, and issues”,

Needham Heights, MA: Allyn and Bacon

“Arsimi në Shqipëri-Dosje Kombëtare, Tregues dhe Prirje”, Qendra për Arsim Demokratik

mbështetur nga Unicef, Tiranë 2006

Asan, A., & Haliloglu, Z. (2005) “Implementing project based learning in computer classroom”

The Turkish Online Journal of Educational Technology, 4 (3), 68-81

“Assessing Europe’s University-Based Research”, Expert Group on Assessment of University-

Based Research, European Union, Begium 2010

Baron, J., (1990) “Performance assessment: Blurring the edges among assessment, curriculum

and instruction, në A., Champagne, B., Lovitts & B., Alinger “Assessment in the Service of

Instruction”, Washington, DC, American Association for the Advancement of Science

“Brain Facts: A primer on the brain and nervous system” (2012) Society for Neuroscience

Brookfield, S. “The Essence of Powerful Teaching” International Journal of Adult Vocational

Education and Technology, Volume 4 Issue 3, July 2013

Bruce, L. B. (2001) “Student self-assessment: Encouraging active engagement in learning.

Dissertation Abstracts International, Vol. 62-04A,

Caena, F., “Literature Review, Teachers’ core competences: requirements and development”,

European Commission, April, 2011

Calhoun, E., (2002) “Action Research for School Improvement” Educational Leadership

Carr, A., (1999) “The handbook of Child and Adolescent Clinical Psychology”, Routledge

Cassidy, S. (2007) “Assessing “inexperienced” students’ ability to self-assess: Exploring links

with learning style and academic personal control. Assessment and Evaluation in Higher

Education”, 32 (3)

Celce-Murcia, M. (1991) “Language teaching approaches: An overview” në Larsen, D.-Freeman

(2000) “Techniques and Principles in Language Teaching”, Oxford: OUP, Second Edition

Chamberlain, L., B., The amazing adolescent brain: What every educator, youth serving

professional, and healthcare provider need to know

Page 24: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË · PDF fileStandardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj v 3.2.1 Formimi i përgjithshëm i mësuesit

Standardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj

22

Chaudron, C., Classroom research: recent methods and findings in Prospect, vol 4, no.1,

September 1988

Chomsky, Noam (1965) “Aspects of the Theory of Syntax”. Cambridge, Mass: MIT Press

Clark, E. V. (2003) “First Language Acquisition”, Cambridge University Press

Cohen, L., Manion, L., & Morrison, K., (1977) “A guide to teaching practice”, Routledge (5th

edition 2004)

Cohen, L., Mansion, L., Morrison, (2000) “Research Methods in Education. 5th edn. London:

RoutledgeFalmer

“Common European Framework of Reference for Languages: Learning, teaching, assessment”.

European Council, Modern Languages Division, CUP, 2001

Cooper, D., (2006) “Collaborationg with students in the assessment process” Orbit, 36 (2)

Corey, S., (1953) “Action Research to Improve School Practices”, Bureau of Publications,

Teachers College, Colombia University

“Council conclusions on language competences to enhance language competence to enhance

mobility” 3128th Education, Youth, Culture and Sport Council meeting, Brussels, 28 and 29

Novermber 2011

Creighton, D., “What do rubrics have to do with teaching”. Orbit, 30 (4)

Croft, W., “Language Structure in its Human Context: New Directions for the Language

Sciences in the Twenty-First Century”, në “The Cambridge Encyclopedia of the Language

Sciences” edited by Patrick Colm Hogan, Dec. 2014

Cubberley, P. E. (1920) “The history of education”, The Riverside Press Cambridge

Delia, SH., Tabaku, E., (2009) Language Teaching Methodology, GEER, Tirana,

Dewey, J., (1933) “How we think”, Chicago: Henry Regnery

Dickinson (1993:330-31) cituar në Tudor, I., (1996) “Learner –centredness as Language

Education”, CUP

Dulay dhe Burt (1977) në Krashen, S.D., (1982) “Principles and practice in Second Language

Acquisition”, Oxford: Pergamon Press Inc.

“European Commission’s Memorandum of Lifelong Learning”, Brussels 2000

Page 25: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË · PDF fileStandardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj v 3.2.1 Formimi i përgjithshëm i mësuesit

Standardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj

23

“Europeans and their Languages”, Report, Special Eurobarometer 386, European Commission,

June 2012

G8 Summit Statement 2006, St. Peterburg

Graves, K. “The Curriculum of Second Language Teacher Education” në “The Cambridge Guide

to Language Teacher Education” (2009) edited by Anne Burns & Jack C. Richards”, CUP

Green, F. TH. (1964) “A topology of the teaching concept”, Studies in Philosophy and

Education, winter, 1964-65, vol. III, Issue 4

Green Wood, E., Wood E. S., Boyd, D. (2005) “The World of Psychology”

Ellis, R., (1997) “Second Language Acquisition”, OUP

Fillmore, L., W., Snow, C., E., (2000) “What teachers need to know about languages”

Clearinghouse on Languages and Linguistics, Special Report

Freeman, D., (2004) “Language, sociocultural theory, and L2 teacher education: Examining the

technology of subject matter and the architecture of instruction” në

Johnson, E., K., (2009) “Second Language Education, A sociocultural Prespective”, Routledge

Freeman, D., Freeman, Y., (2004) “Essential Linguistics, What You Need to Know to Teach

Reading, ESL, Spelling, Phonetics and Grammar”, Heinemann, Portsmouth, NH

Fried-Booth, L. D. (1986) “Project Work”, Oxford University Press

Haddad, W. & Drexler, A., (2002) “The dynamics of Technologies for Education”, në Haddad,

W. & Drexler, A. (eds.) “Technologies for Education: Potentials, Parameters, and Prospects”

(Washington DC: Academy for Educational Development and Paris: UNESCO)

Haloci, A., Delija, SH., Tabaku, E., Sula, A. (2008) “Didaktika e gjuhëve të huaja I”, Shtëpia

botuese e Librit Universitar, Tiranë

Harmer, J., (2003) “The Practise of English Language Teaching”

Haines, S. (1989) “Projects for the EFL classroom” Edinburgh: Thomas Nelson and Sons

Hidi, S., Renninger, K., A., and Krapp, A. (2004) “Interest, a Motivational Variable that

Combines Affective and Cognitive Functioning in Motivation, Emotion, and Cognition:

Integrative Perspectives on Intellectual Functioning and Development” edited by David Yun Dai

and Robert J. Sternberg. Lawrence Erlbaum Associates, Inc.

Hokanson, B. and Hooper, S. (2000) “Computers as cognitive media: defining the potential of

computers in education.” Computers in human behaviour, 16

Page 26: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË · PDF fileStandardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj v 3.2.1 Formimi i përgjithshëm i mësuesit

Standardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj

24

Hutchinson, T. (2001) “Introduction to Project Work” Oxford University Press, England

Hutchinson, T., & Waters, A. (1987) “English for Specific Purposes”, Cambridge University

Press

“Information and Communication Technologies in the Teaching and Learning of Foreign

Languages: State-of-the-art, Needs and Perspectives”, UNESCO Institute for Information

Technologies in Education, Moscoë 2004

Jensen, E., (1998) “Teaching with the brain in mind”, Association for Supervisition and

Curriculum Development, USA

Johnson, E., K., (2009) “Second Language Education, A sociocultural Prespective”, Routledge

Kelly, M., Grenfell, M., Allan, R., Kriza, C., McEvoy, W. “European Profile for Language

Teacher Education-A Frame of Reference”: University of Southampton, September 2004

Komissar, P., (1968) “Teaching: Act and enterprise” në Macmillan, C.J.B and Nelson, T., (eds.)

“Concepts of teaching ,Chicago: Rand McNally

Kotulak, R., (1996) “Inside the brain”, Kansas City, Mo.: Andrews and McMeel

Krashen, S., (1982) “Principles and Practice in Second Language Acquisition”, Pergamon Press

Inc.

“Kurrikulat sipas Bolonjës, Paketa e Informacionit 2005-2006”, Fakulteti I Gjuhëve të Huaja,

Tiranë 2005

Larsen, D.-Freeman (2000) “Techniques and Principles in Language Teaching”, Oxford: OUP,

Second Edition

Lausselet, R., (2005) “Self-evaluation Manual” An introductory Guide, Lausanne

Liddicoat, A., J., (2005) “Culture for language learning in Australian language-in-education

policy. Australian Review of Applied Linguistics

Lightbown, P.M. (1983) “Acquiring English L2 in Quebec classrooms” në S. Felix & H.Wode

(eds.): Language Development at the Crossroads. Tubingen: Gunter Narr.

Lightbown, M. P. & Spada, N.,(2006) “How Languages are learned”, Oxford University Press,

Third Edition

Ligji Nr. 69/2012 Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë, Neni 57

Page 27: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË · PDF fileStandardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj v 3.2.1 Formimi i përgjithshëm i mësuesit

Standardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj

25

Linn, Robert. Baker, Eva. & Dunbar, Stephen. (1991) “Complex performance-based assessment:

Expectations and validation criteria, Educational Research”, 20 (8),

Littlewood, W. (1981) “Communicative Language Teaching, An Introduction”, University Press,

Cambridge, UK

Macmillan, C.J.B and Garrison, J. (1983) “An Erotetic Concept of Teaching” Educational

Theory 33, no.3-4

Maley në parathënien e Fried-Booth, L. D. (1986) “Project Work” Oxford University Press,

“Manual i Praktikës Profesionale për Studentët e Masterit”, Universiteti i Tiranës, Nëntor 2010

McNiff, J. (2002) “Action Research or Professional Development” third edition

Memorandumi i Komisionit Evropian mbi Mësimin Gjatë Gjithë Jetës, 2000

Memushi, L., “Sfidat e Përgatitjes së Mësuesve në Shekullin XXI”, Buletini Shkencor i

Universitetit Planetar të Tiranës, Nr. 1 Nëntor 2010

Merrow, J., (2011) “The Influence of Teachers: Reflections on Teaching and Leadership”: New

York, LM Books

Metler, C.A. & Charles, C.M. (2008) “Introduction to education research”, 6th Edition, Allyn &

Bacon, Boston, Mass

Musai, B. (2003) “Metodologji e mësimdhënies”, ALBGRAF, Tiranë

Neville, Alan J. (2009) “Problem-based learning and Medical Education forty years on. Medical

principles and practice” 18 (1): 1-9 cituar në Wikipedia http://en.wikipedia.org/wiki/Problem-

based_learning

Newhouse, P., C, (2002) “The Impact of ICT on Learning and Teaching”, Published by

Specialist Educational Services, Perth, Western Australia

Norton, A. (1909) “Readings in the history of education, Medieval Universities”, Cambridge,

MA: Harvard University Press

Norton, L.S. (2009) “Action Research in Teaching and Learning. A practical guide to conducting

pedagogical research in universities”: London, Routledge

Nunan, D. (1991) “Language Teaching Methodology”, Prentice Hall

Nunan, D., (1992) “Research Methods in Language Learning”, Cambridge University Press

“Paketa ECTS e Informacionit”, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Tiranë 2002

Page 28: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË · PDF fileStandardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj v 3.2.1 Formimi i përgjithshëm i mësuesit

Standardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj

26

Parker, S. (1997) “Reflective Teaching in the Postmodern World: A manifesto for Education in

Postmodernity”, Buckingham: Open University Press në Norton, L., “Action Research in

Teaching and Learning. A practical guide to conducting pedagogical research in universities”:

London, Routledge

Peterson, E., Coltrane, B. (2003) Culture in Second Language Teaching, Center for Applied

Linguistics, Eric Clearinghouse on Languages and Linguistics, Washington DC

“Programi i Masterit Shkencor për Mësuesi në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja”, FGJH, UT,

dorëshkrim

“Programi i Studimit 2-vjecar “Master i Shkencave në Mësuesi AM në Gjuhë Angleze”, FGJH,

Departamenti i Gjuhës Angleze, UT

“Project-based Learning Guide”, A Resource for Instructors and Program Coordinators, National

Academy Foundation and Pearson Foundation. fq. 4

Raizen, S., & Kaser, J. (1989) Assessing science learning in elementary school: What, why, and

how?, Phi Delta Kappan, 70

“Raporti i Parë për Reformimin e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor, Komisioni për

Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor”, drejtuar nga Arjan Gjonca, Tiranë, Janar-Prill 2014

“Raporti Përfundimtar për Reformimin e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor”, Komisioni

për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor”, Korrik 2014, Tiranë

Reeve, J., How Teachers can Promote Students’ Autonomy during Instruction: Lesson from a

Decade of Research, Iowa Educational Research and Evaluation Association, 2005 Annual

Conference, December 9, 2005

Rexhaj, XH. “Praktikat e mësmdhënies dhe të nxënit të gjuhës shqipe dhe të gjuhës angleze si

gjuhë e huaj në Kosovë”, botuar në “Revista Shqiptare e Studimeve Arsimore”, Vol.1, Nr.2,

2013, Institucioni Universitar: Shkolla e Lartë e Edukimit & Qendra për Arsim Demokratik,

Tiranë, 2013

Revista “Mësuesi”, nr.8, botim i MASH, tetor 2010

Richards, J. & Rodgers, TH. (2003) “Approaches and Methods in Language Teaching”, CUP

Richards, J. C., (2001) “Curriculum Development in Language Teaching”, CUP

Richards, J. C. (2006) “Communicative Language Teaching Today”, Cambridge University

Press, USA

Richards, J., C. “Curriculum Approaches in Language Teaching: Forward, Central, and

Backward Design”, RELC Journal 44(I) 5-33, 2013

Page 29: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË · PDF fileStandardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj v 3.2.1 Formimi i përgjithshëm i mësuesit

Standardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj

27

Richards, J., C. (2011) “Competence and Performance in Language Teaching”, CUP

Richards, J., C. & Schmid, R. (2002) “Longman Dictionary of Language Teaching & Applied

Linguistics” Third Edition, Pearson Education Limited

Rolheiser, C. & Ross, J. (2000) “Student self-evaluation – What do we know?” Orbit, 30 (4)

Rolheiser, C. & Ross, J.A. (2001) “Student self-evaluation: What research says and what practise

shows”

Ross, J., A. (2006) “The reability, validity and utility of self assessment. Practical Assessment

Research & Evaluation” 11 (10)

Rozgiene, I., Medvedeva, O., Straková, Z., (2008) “Integrating ICT into Language Learning and

Teaching, Guide for Tutors”, Johannes Kepler Universität Linz

Rust, F., and Clark, C. “How to do action research in your classroom” Lessons from the Teacher

Network Leadership Institute

Sagor, R. (1992) “How to Conduct Collaborative Action Research: By the Association for

Supervision and Curriculum Development”

Sandholtz, J.H., Ringstaf, C. and Dwyer, D.C. (1997) “Teaching with technology: Creating

student-centered classrooms”. New York: Teachers Collage Press në

Cohen, L., Manion, L., & Morrison, K., (1977) “A Guide to Teaching Practice”, Routledge

Savignon, S. (1983) “Communicative Languge Teaching: Linguistic Theory and Classroom

Practise”. Reading: Addison-Wesley

Scheffler, I., (1968) “The Concept of Teaching”, në Macmillian, C.J.B and Nelson, T.,

“Concepts of teaching”, Chicago, Rand McNally

Seifert, K., & Sutton, R., (2009) “Educational Psychology”, Open-source textbook.

Smith, J., C., and Laslett, R., (1993) “Effective classroom management, A teacher’s guide”,

Second edition, This edition published in the Taylor & Francis e-library, 2002

“Standardet e Fushës së Gjuhëve të Huaja”, IZHA, Tiranë, 2010

“Standardet e Përgjithshme Bazë për Mësuesin”, IZHA, Tiranë, 2010

“Standardet e nxënies për gjimnazin”, IZHA, Tiranë, 2010

Steinbeck, J. (1955) “…like captured fireflies”, në “America and Americans and Selected

Nonfiction” (2003) Edited by Shillinglaw, S. & Benson, J., J., Penguin Books, USA

Page 30: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË · PDF fileStandardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj v 3.2.1 Formimi i përgjithshëm i mësuesit

Standardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj

28

Stern, H., H., (1983) “Fundamental Concepts of Language Teaching”, Oxford University Press

“Strategjia kombëtare për Arsimin e Lartë (SKALA)” (2008-2013)

Straub, H., (1999) “Designing a Cross-Cultural Course”, English Forum, vol.37, no.3, July-

September, 1999

“Studim Paraprak 2003, Arsimi i Gjuhës Angleze në Shqipëri”, Botuar nga Këshilli Britanik në

Shqipëri, Tiranë 2004

Shaffer, D.,R., (2009) “Social and Personality Development”, Wadsworth Cengage Learning,

USA

Shavelson, R., Baxter, G., & Pine, J., (1992) “Performance assessments: Political rhetoric and

measurement reality, Educational Researcher, 21

Shtëpani E. “Integrimi i letërsisë në mësimin e anglishtes si gjuhë e huaj”, Doktoraturë, on line

Tabaku, E., Mita, N., “Reformimi i Kurrikulave të Programeve “Master” të Mësuesisë”, Buletini

Shkencor i Universitetit, Hëna e Plotë Bedër, Nr.1

Tafani, V., (2003) “Language Teaching and Learning Methodology”, SHBLU

Tamo, A., Rapti, E., Karaj, TH., (2005) “Mësimdhënia dhe të Nxënit”, Tiranë, Mokra

“Teachers’ Professional Development, Europe in Comparison”, Luxembourg: Office for Official

Publications of the European Union 2010

Temple, R., “Linguistics” në “Effective Learning &Teaching in Modern Laguages” (2005)

Edited by Coleman, J., Klapper, J., Routledge

Tinio, V., L. (2003) “ICT in Education”, UNDP Asia-Pacific Development Information

Programme

Tomalin, B., & Stempleski, S., (1993) “Cultural Awareness”. Oxford: OUP

Tudor, I., (1996) “Learner –centredness as Language Education”, CUP

“The Impact of New Information Technologies and Internet on the Teaching Of Foreign

Languages and on the Role of Teachers of a Foreign Languages” commissioned by the

Directorate General of Education and Culture in 2003

Thorndike, E. (1911) “Animal Intelligence” The Macmillan Company, New York

Thorndike, E.L. (1935) The Psychology of wants, interests, and attitudes. New York: Appleton-

Century

Dewey, J. (1913) Interest and Effort in Education. Boston: Riverside Press

Page 31: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË · PDF fileStandardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj v 3.2.1 Formimi i përgjithshëm i mësuesit

Standardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj

29

“Udhëzues për Zhvillimin e Kurrikulës së re të Gjimnazit”, Republika e Shqipërisë, Ministria e

Arsimit dhe Shkencës, Tiranë, 2010

“Universities’ Contribution to the Bologna Process, An introduction”, Tuning Project, 2nd

edition, Feb. 2008

Wadsworth, B., (2006) “Piaget’s theory of cognitive and affective development: Foundations of

Constructivism ”, Pearson Education

Burime nga interneti:

1. www.babycenter.com/0_developmental-milestone-talking_6573.bc?page=1

2. http://www.saylor.org/site/wp-content/uploads/2012/06/Educational-

Psychology.pdf

3. www.multiplyingconnections.org/sites/default/files/Teen Provider

article(2)_0.pdf

4. http://ebookbrowsee.net/kramsch-the-cultural-component-of-language-

teaching1-doc-d256611340

5. http://www.au.af.mil/au/awc/awcgate/state/design_cross_culture_course.htm

6. http://www.parlament.al/web/Legjislatura_e_V_Ligje_te_miratuara_1168_1.

php

7. http://www.integrimi.gov.al/al/dokumenta/dokumente-

strategjike/marreveshja-e-stabilizim-asociimit&page=1

8. http://www.unitir.edu.al/index.php/programi

9. http://www.unishk.edu.al/sq/node/63

10. http://www.univlora.edu.al

11. http://www.uniel.edu.al/index.php/al/programet-e-studimit-shkencat-humane

12. http://www.unkorce.edu.al/en/node/13;

http://www.unkorce.edu.al/en/node/15

13. http://www.uamd.edu.al

14. www.arsimi.gov.al

15. http://uamd.edu.al/media/users/4/Ligji%20i%20Arsimit%20te%20larte%20i

%20azhornuar.pdf

16. http://www.arsimi.gov.al/files/userfiles/imazhe/Organigrama-MAS.png

17. http://www.izha.edu.al/index.php?option=com_content&view=article&id=1

56:standardet-e-arsimit-te-mesem&catid=40:standarde&Itemid=160

18. http://www.izha.edu.al/index.php?option=com_content&view=article&id=6

8&Itemid=87

Page 32: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË · PDF fileStandardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj v 3.2.1 Formimi i përgjithshëm i mësuesit

Standardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj

30

19. http://shtetiweb.org/wp-

content/uploads/2012/12/skala_121_07_2008_5_511_1.pdf

20. http://www.unideusto.org/tuningeu/images/stories/Publications/ENGLISH_

BROCHURE_FOR_WEBSITE.pdf

21. http://www.theglobeandmail.com/report-on-business/economy/economy-

lab/university-class-sizes-smaller-isnt-always-better/article620700/

22. http://www.nmc.org/pdf/2013-horizon-report-HE.pdf

23. http://www.cdl.org/resource-library/articles/self_eval.php

24. http://www.arsimi.gov.al/files/userfiles/arkiva/dok-0029.pdf

25. http://www.merriam-webster.com/dictionary/mentor

26. http://www.learnersdictionary.com/definition/mentor

27. http://www.merriam-webster.com/dictionary/blog

Page 33: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË · PDF fileStandardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj v 3.2.1 Formimi i përgjithshëm i mësuesit

Standardet bashkëkohore të përgatitjes së mësuesit të gjuhës së huaj

31