20
REPUBLIKA E SHQIPЁRISЁ GJYKATA E LARTЁ KOLEGJI PENAL Nr.16/2015 i Regj.Themeltar Nr.16 i vendimit VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga: Guxim ZenelajKryesues Majlinda Andrea Anëtare Aleksandër Muskaj Anëtar Admir Thanza Anëtar Artan Zeneli Anëtar në seancën gjyqësore datë 28.03.2015 të zhvilluar me dyer të mbyllura, mori në shqyrtim çështjen penale me nr.16/2015 me palë: KËRKUES: PROKURORIA E PËRGJITHSHME, përfaqësuar nga prokurorët Adnand Xholi dhe Altin Binaj PERSON NËN HETIM: MARK FRROKU, i biri Prengës dhe Lezes, lindur Pukë datë 06.10.1972, banues Rr."Leonard Frroku", nr.54 Tiranë, i mbrojtur (me deklarim dhe prokurë të posaçme) nga Av. Sajmir 1

Vendim Penal Nr.16, datë 28.03.2015

  • Upload
    doantu

  • View
    254

  • Download
    4

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Vendim Penal Nr.16, datë 28.03.2015

REPUBLIKA E SHQIPЁRISЁGJYKATA E LARTЁ

KOLEGJI PENAL

Nr.16/2015 i Regj.ThemeltarNr.16 i vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Guxim Zenelaj KryesuesMajlinda Andrea AnëtareAleksandër MuskajAnëtarAdmir Thanza AnëtarArtan Zeneli Anëtar

në seancën gjyqësore datë 28.03.2015 të zhvilluar me dyer të mbyllura, mori në shqyrtim çështjen penale me nr.16/2015 me palë:

KËRKUES: PROKURORIA E PËRGJITHSHME, përfaqësuar nga prokurorët Adnand Xholi dhe Altin Binaj

PERSON NËN HETIM: MARK FRROKU, i biri Prengës dhe Lezes, lindur në Pukë më datë 06.10.1972, banues në Rr."Leonard Frroku", nr.54 Tiranë, i mbrojtur (me deklarim dhe prokurë të posaçme) nga Av. Sajmir Vishaj dhe Av. Genc Gjokutaj

OBJEKTI:Vleftësimi i ligjshëm i ndalimit të shtetasit Mark Frroku

dhe caktimi si masë sigurimi personal atë të arrestit në burgBaza Ligjore: Nenet 258, 253, 228 e vijues

dhe 244 e vijues të Kodit të Procedurës Penale.

1

Page 2: Vendim Penal Nr.16, datë 28.03.2015

A K U Z U A R:Për kryerjen e veprave penale “Kallëzimi i rremë”;

“Deklaratat e rreme përpara Prokurorit” dhe “Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë”

të parashikuar nga nenet 305, 305/a dhe 312/a të Kodit Penal

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËPasi konstatoi se, kjo çështje bën pjesë në çështjet penale për të cilat, në

zbatim të nenit 141/1 të Kushtetutës së Shqipërisë1 dhe nenit 75/b, pika 2 të Kodit të Procedurës Penale2, Gjykata e Lartë ka juridiksion fillestar për gjykimin e akuzave (veprave) penale kundër një kategorie të caktuar personash që ushtrojnë funksione të rëndësishme Kushtetuese, midis të cilëve përfshihen edhe deputetët (kur janë në këto funksione në kohën e gjykimit), sikurse është personi nën hetim Mark Frroku;pasi dëgjoi prokurorin Adnand Xholi, i cili kërkoi, vleftësimin si të ligjshëm te ndalimit të shtetasit Mark Frroku dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale;pasi dëgjoi avokatët mbrojtës Sajmir Visha e Genc Gjokutaj, të cilët kërkuan rrëzimin e kërkesës; dhe si shqyrtoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NSe, Prokuroria e Përgjithshme, më datë 27.03.2015, ka paraqitur pranë

Gjykatës së Lartë kërkesën për vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit Mark Frroku, i cili dyshohet për kryerjen e veprave penale, të parashikuara nga nenet 305, 305/a dhe 312/a të Kodit Penal.

Në kërkesën e saj, Prokuroria e Përgjithshme, duke ju referuar procedimit penal nr.01, të vitit 2015 të saj, ka parashtruar se:

1 Neni 141 i Kushtetutës së Shqipërisë:1. Gjykata e Lartë ka juridiksion fillestar dhe rishikues. Ajo ka juridiksion fillestar kur gjykon akuzat

penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave, deputetëve, gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese...

2 Neni 75 i Kodit të Procedurës Penale:2. Gjykata e Lartë gjykon në shkallë të parë, me trup gjykues të përbërë nga 5 gjyqtarë të caktuar me

short, veprat penale të kryera nga Presidenti i Republikës, deputetët, Kryeministri dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, kur këta janë në këto funksione në kohën e gjykimit.

2

Page 3: Vendim Penal Nr.16, datë 28.03.2015

...Në muajin Gusht të vitit 2014, shtetasi Tom Doshi është vënë në dijeni nga deputeti Mark Frroku, se ndaj tij po organizohej një vrasje, për realizimin e së cilës i ishte ofruar një shumë prej 500.000 euro të pandehurit Durim Bami. Sipas deklarimeve të shtetasit Tom Doshi, ka qenë deputeti Mark Frroku që e ka prezantuar me të pandehurin Durim Bami, i cili nga ana e tij, pas njohjes me deputetin Tom Doshi, i kishte thënë se vrasjen po e organizonte Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta, i cili për të realizuar eliminimin fizik kishte angazhuar një shtetas me emrin Fatjon Skënderaj, si dhe të afërmin e këtij të fundit, shtetasin Rezart Skënderaj, i cili ishte personi që e kishte ndjekur disa herë deputetin Tom Doshi.

Madje, sipas shtetasit Tom Doshi, i pandehuri Durim Bami i kishte thënë se në muajin Qershor të vitit 2014, në afërsi të makinës së tij të parkuar pranë Gjykatës Kushtetuese në Tiranë, këta persona kishin vendosur një motoçikletë, nga ata që përdoren për shpërndarjen e picave, brenda të cilit gjendej një sasi eksplozivi që ishte paracaktuar të shpërthehej në kohën që shtetasi Tom Doshi do të hipte në makinën e tij. Sipas deklarimeve të shtetasit Tom Doshi, i pandehuri Durim Bami i kishte shpjeguar ndër të tjera, se ai nuk kishte pranuar që të realizonte shpërthimin, pasi kishte pasur frikë se nga shpërthimi mund të dëmtoheshin edhe persona të tjerë.

Për të provuar sa më lart, shtetasi Tom Doshi ka dorëzuar para grupit hetimor në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, një USB, e cila përmban një regjistrim audio dhe video prej 37 minutash, ku i pandehuri Durim Bami pohon para tij, planin si më lart.

Të dhënat e lartpërmendura, të paraqitura nga shtetasi Tom Doshi, janë mohuar para organit procedues nga shtetasi Mark Frroku. Ky shtetas, në deklarimin e tij, mohon se ka njohje me të pandehurin Durim Bami. Po ashtu, ai mohon se ka prezantuar shtetasin Durim Bami me deputetin Tom Doshit. Para organit procedues, ky shtetas ka deklaruar se nuk ka dijeni përsa ka deklaruar publikisht apo para organit procedues shtetasi Tom Doshi.

Edhe në ballafaqimin midis tyre, shtetasit Mark Frroku dhe Tom Doshi, i kanë qëndruar deklarimeve të kundërta të dhëna para organit procedues.

Nga ana e organit procedues, në kuadër të hetimeve paraprake janë kryer një sërë veprimesh hetimore përfshirë pyetjen në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetimet dhe më pas atë të të pandehurit të shtetasit Durim Bami, pyetjen në cilësinë e personave që kanë dijeni për qëllimet e hetimit të shtetasve Tom Doshi, Mark Frroku, Ilir Meta, Edi Rama, Sali Berisha, Saimir Tahiri, Alban Peza, Eugen Beçi, Agron Kuliçaj, Ylli Xhaxhollari, Petrit Çinari, Mhill Fufi, Fatjon Skënderi, Rezart Skënderi, Klodian Mema, Agim Ramaj, Adriatik

3

Page 4: Vendim Penal Nr.16, datë 28.03.2015

Haxhia, Besnik Toma, Agim Prebibaj, Flori Hoda, Dallëndyshe Mulaj, Dorian Xheraj, Dritan Prifti, Ymer Lala, Rexhep Meta, Ylli Arapi, Alfons Shpati, Angjelin Ograja, Edi Paloka, Bujar Hasaj, Rasim Shira, Paulin Fufi, Petrit Vasili, Spartak Braho, Monika Kryemadhi, etj. Janë realizuar ballafaqimet mes personave që kanë kundërthënie mes tyre e më konkretisht mes shtetasve Tom Doshi dhe Mark Frroku, Tom Doshi dhe Durim Bami, Tom Doshi dhe Ymer Lala.

Nga veprimet hetimore të mësipërme, pavarësisht qëndrimit mohues që mban shtetasi Mark Frroku në lidhje me faktin, ka rezultuar e provuar se shtetasi Mark Froku është ai që ka informuar i pari shtetasin Tom Doshi se është vënë në dispozicion një shumë e konsiderueshme parash për persona të caktuar, të cilët po organizojnë eliminimin fizik të tij. Gjithashtu, shtetasi Mark Froku ka bërë njohjen e shtetasit Tom Doshi me të pandehurin Durim Bami, i prezantuar si personi i caktuar për të bërë ekzekutimin.

Gjatë fazës së hetimit, shtetasi Tom Doshi ka vënë në dispozicion të organeve të hetimit pamjet filmike të lokal “Viva” Tiranë, me praninë e personave Fatjon Skënderaj, Ylli Xhaxhollari dhe Eugen Beci, të servirur këta si organizatorë të vrasjes së Tomës. Këto pamje filmike Tom Doshit ja ka kopjuar së bashku me disa të dhëna të aktivitetit të biznesit të shtetasit Mark Frroku, me anën e së cilës provon faktin se, pikërisht ky është personi që ka iniciuar historinë e vrasjes së tij.Shtetasi Mark Frroku ka mohuar të ketë dijeni për eliminimin fizik të shtetasit Tom Doshi dhe gjithashtu mohon edhe njohjen me të pandehurin Durim Bami.

Analiza e komunikimeve telefonike për periudhën kohore Gusht 2014 deri në Mars 2015, hedh dritë për komunikime të shpeshta telefonike midis shtetasve Mark Frroku dhe Tom Doshi. Gjithashtu, për periudhën Tetor 2014 deri Shkurt 2015 rezultojnë komunikime të shpeshta telefonike midis me të pandehurit Durim Bami dhe shtetasit Besnik Toma, i cili është shofer i shtetasit Mark Frroku. Analiza e komunikimeve telefonike hedh dritë edhe për shumë lidhje të përbashkëta midis me të pandehurit Durim Bami dhe shtetasit Mark Froku, çka hedh poshtë pretendimin e shtetasit Mark Frroku për mos njohjen me të pandehurit Durim Bami.

Nga deklarimet si persona që tregojnë rrethana të hetimit, shtetasit Dorian Xheraj, Agim Përbibaj dhe Flori Hodaj, punonjës të Restorant “Antika” në zonën e “Shallvareve”, Tiranë, rezulton se ata e kanë parë të pandehurin Durim Bami të qëndronte së bashku me shtetasit Mark Frroku dhe Tom Doshi në restorantin ku ata punojnë. Në dijeninë e tyre, shtetasit Mark Frroku dhe i pandehuri Durim Bami janë takuar së bashku dhe gjithmonë në prezencën e shtetasit Tom Doshi.

4

Page 5: Vendim Penal Nr.16, datë 28.03.2015

Nga aktet e administruara, rezulton se më datë 11.09.2014, i pandehuri Durim Bami është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës me automjetin tip Audi AA 600 JP (i blinduar), i cili figuron në pronësi të shtetasit Mark Frroku.

Gjithashtu, dy nipërit e shtetasit Tom Doshi, Alfons Shpati dhe Angjelin Ograja, kanë pohuar para organit të prokurorisë se ata e kanë parë shtetasin Mark Frroku në shoqërinë e të pandehurit Durim Bami disa herë, në prani edhe të deputetit Tom Doshi.

Po ashtu, shtetasi Angjelin Ograja ka shpjeguar se, herën e fundit që e ka parë të pandehurin Durim Bamin në prani të Mark Frrokut dhe Tom Doshit, ka qenë nga fundi i muajit Shkurt 2015, në ambientet e Hotel “Sheraton”, disa ditë para se kjo ngjarje të bëhej publike. Ai shpjegon se, pasi i pandehuri Durim Bami ka hyrë në hollin e këtij hoteli, ka takuar dy deputetët, Mark Frroku dhe Tom Doshi.

Fakti që shtetasi Mark Frroku ka njohje me të pandehurin Durim Bami mbështetet edhe në ballafaqimin e bërë midis shtetasit Tom Doshi dhe të pandehurit Durim Bami. Ky i fundit, që prej fillimit të procedimit, ka këmbëngulur se nuk e njihte shtetasin Mark Frroku dhe se nuk e ka takuar asnjëherë atë, por e ka parë vetëm në televizor. Gjatë ballafaqimit, pasi iu vu në dispozicion një foto e printuar nga sistemi TIMS e shtetasit Mark Frroku, në këtë moment ai e pranoi se e ka takuar disa herë personin e paraqitur në foto në prani të shtetasit Tom Doshi.

Nga përgjimet e komunikimeve të bisedave rezultoi se, i pandehuri Durim Bami i qëndron faktit se ngjarja është sajuar nga ai dhe Toma, madje përmend dhe një person të tretë pa emër (cituar: këtë gjë e dimë unë, ti dhe ai).... Ndërsa nga ana e tij, shtetasi Tom Doshi këmbëngul që Durim Bami të thotë vetëm të vërtetën, duke i sugjeruar të tregojë rrethanat dhe personat, ashtu siç ky shtetas i ka deklaruar në videoregjistrimin e dorëzuar përpara organit procedues nga Tom Doshi.

Nga analiza e veprimeve hetimore të deritanishme, rezulton se kjo ngjarje nuk është e vërtetë. Kështu, i pandehuri Durim Bami ka shpjeguar në deklarimet e tij se tentativa për vrasjen e shtetasit Tom Doshi ishtë një inskenim.

Nga ana tjetër, ka mospërputhje të hapur midis asaj që i pandehuri Durim Bami ka deklaruar para organit procedues, me atë që ka deklaruar në videon e regjistruar nga Tom Doshi, si edhe në qëndrimin që ka mbajtur para mjaft deklaruesve, në praninë e deputetit, sikurse Ministrit të Brendshëm, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, etj.

5

Page 6: Vendim Penal Nr.16, datë 28.03.2015

Sipas organit të prokurorisë, nga të dhënat e hetimit të deritanishëm, provat që ka në dispozicion organi procedues, ka dyshime të arsyeshme që tregojnë se është pikërisht shtetasi Mark Frroku, i cili ka iniciuar krijimin e rrethanave të rreme për ekzistencën e veprës penale dhe ka bashkëpunuar me shtetasit Tom Doshi dhe Durim Bami, për të bërë të besueshëm një fakt të tillë.

Nga tërësia e të dhënave në dispozicion, u krijua dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova, se nga ana e shtetasit Mark Frroku janë konsumuar elementët e veprave penale “Kallëzimi i rremë”, parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal, “Deklaratat e rreme përpara Prokurorit”, parashikuar nga neni 305/a i Kodit Penal, dhe “Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë”, e parashikuar nga neni 312/a i Kodit Penal, prandaj edhe për këtë shtetas është urdhëruar ndalimi i tij, pas marrjes së autorizimit nga Kuvendi i Shqipërisë...

Së bashku me kërkesën, Prokuroria e Përgjithshme ka paraqitur edhe aktet e administruara gjatë hetimeve paraprake të kryera prej saj.

Nga ana e mbrojtësve të shtetasit Mark Frroku, në lidhje me kërkesën është parashtruar se:

Ndalimi i shtetasit Mark Frroku është i kundërligjshëm, shtetasi Mark Frroku është deputet, prandaj nuk ka asnjë rrezikshmëri shoqërore dhe nuk ka kryer asnjë veprim për t’u larguar jashtë shtetit.

Organi i prokurorisë ka qenë konfuz në lidhje me veprat penale që i atribuohen shtetasit Mark Frroku. Mungon fakti, që ky shtetas të ketë kryer kallëzim të rremë; vepra penale për deklarime të rreme kryhet, pasi çështja të ketë kaluar për gjykim; ndërsa për kanosje për të dhënë deklarime të rreme nuk ka asnjë dyshim të arsyeshëm, përderisa Durim Bami ka deklaruar se nuk e njeh shtetasin Mark Frroku.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë pasi shqyrtoi aktet e paraqitura në gjykim, pretendimet e prokurorit dhe mbrojtësve të shtetasit Mark Frroku, arrin në përfundimin se, në gjendjen që janë aktet, ekzistojnë kushtet ligjore, për ndalimin e këtij shtetasi.

Në lidhje me vleftësimin e ndalimit të shtetasit Mark Frroku, ky Kolegj mori në analizë veprimet e kryera nga organi i prokurorisë për kufizimin e lirisë së këtij shtetasi, duke iu referuar nenit 5 të KEDNJ3, nenit 27 të Kushtetutës së

3 Neni 5 i KEDNJ:1. Çdokush ka të drejtën e lirisë e të sigurisë personale. Askujt nuk mund t’i hiqet liria, me përjashtim të

rasteve që vijojnë dhe në përputhje me procedurën e parashikuar me ligj:

6

Page 7: Vendim Penal Nr.16, datë 28.03.2015

Republikës së Shqipërisë4 dhe neneve 5 dhe 253 të Kodit të Procedurës Penale5. Në nenin 27 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenin 5 të Kodit të Procedurës Penale, është i njëjti parashikim si ai paragrafit të parë të Nenit 5 të KEDNJ, i cili kërkon që çdo heqje lirie e personit të jetë, në përputhje me një procedurë të parashikuar nga ligji. Ligjshmëria i referohet si procedurës së heqjes së lirisë (mënyrës së parashikuar në ligj), ashtu edhe bazueshmërisë (të rasteve të parashikuar në ligj).

Parashikimi në ligj i procedurës, nënkupton që veprimi procedural i ndalimit duhet të jetë në përputhje me të drejtën kombëtare, e cila në rastin konkret, përkon në mënyrë të plotë me KEDNJ-në. Duke iu referuar pasojave të ndalimit, që kanë të bëjnë me kufizimin e lirisë personale, respektimi i detyrueshëm dhe me përpikmëri i procedurës së parashikuar në ligj nga organi procedues, përbën garanci, që veprimtaria e këtij organi të mos rezultojë arbitrare.

Për sa i përket procedurës së ndalimit, nga aktet e administruara në fashikullin e procedimit penal rezulton se Prokuroria e Përgjithshme, në bazë të nenit 73/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë6 dhe nenit 288 të Kodit të Procedurës Penale7, i ka kërkuar Kuvendit, autorizimin për arrestimin ose heqjen e lirisë, si

... c) kur është arrestuar dhe paraburgosur për t’u çuar përpara autoritetit gjyqësor kompetent, kur ka arsye të besueshme për të dyshuar se ai ka kryer një vepër penale ose kur ka motive të arsyeshme për të besuar se është e nevojshme që të pengohet të kryejë një vepër penale ose të largohet pas kryerjes së saj;...

4 Neni 27 i Kushtetutës së Shqipërisë:1. Askujt nuk mund t’i hiqet liria, përveçse në rastet dhe sipas procedurave të parashikuara me ligj. 2. Liria e personit nuk mund të kufizohet, përveçse në rastet e mëposhtme: ...c) kur ka dyshime të arsyeshme se ka kryer një vepër penale ose për të parandaluar kryerjen prej tij të veprës penale ose largimin e tij pas kryerjes së saj;

5 Neni 5 i Kodit të Procedurës Penale:1. Liria e personit mund të kufizohet me masa sigurimi vetëm në rastet dhe mënyrat e përcaktuara me

ligj...

Neni 253 i Kodit të Procedurës Penale:1. Kur ka shkaqe të bazuara për të menduar se ka rrezik ikjeje, prokurori urdhëron ndalimin e personit që

dyshohet për një krim, për të cilin ligji cakton dënimin me burgim jo më të ulët në maksimum se dy vjet.

6 Neni 73 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë:1. Deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend dhe votat e dhëna prej tij në ushtrim të funksionit. Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastin e shpifjes. 2. Deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në çfarëdo lloj forme apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Kuvendit. 3. Deputeti mund të ndalohet ose të arrestohet pa autorizim kur kapet në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi. Në këto raste, Prokurori i Përgjithshëm njofton menjëherë Kuvendin, i cili, kur konstaton se nuk ka vend për procedim, vendos për heqjen e masës...

7 Neni 288 i Kodit të Procedurës Penale:

7

Page 8: Vendim Penal Nr.16, datë 28.03.2015

dhe për të ushtruar kontroll personal dhe kontroll të banesave të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Mark Frroku.

Me vendimin nr.40, datë 26.03.2015, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për dhënien e autorizimit për arrestimin ose heqjen e lirisë, si dhe për të ushtruar kontroll personal dhe të banesave të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Mark Frroku.

Pas marrjes së autorizimit përkatës, më datë 26.03.2015, Prokuroria e Përgjithshme ka urdhëruar ndalimin e shtetasit Mark Frroku, duke konsideruar se procedimi i tij në gjendje të lirë mund të vinte në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës, kjo për faktin e pozicionit si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, por edhe paraqitjes së mundësisë së largimit për shkak të aftësive financiare, lidhjeve financiare që disponon jashtë Shqipërisë, si dhe duke iu referuar veprimeve të kundërligjshme, që dyshohet të ketë kryer, si dhe rrezikshmërisë jo të pakët shoqërore të tij.

Prokuroria e Përgjithshme brenda afatit ligjor të parashikuar në nenin 258 të K.Pr.P.8 ka paraqitur kërkesë më datë 27.03.2015 pranë Gjykatës së Lartë, për vleftësimin e ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit për këtë shtetas.Referuar veprimeve të kryera nga Prokuroria e Përgjithshme, konstatohet se, është respektuar Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe ligji procedural, si për procedurën e kryerjes së ndalimit, ashtu edhe në respektimin e afateve për ta paraqitur të ndaluarin para gjykatës, për t’u vleftësuar nga kjo e fundit ligjshmëria ndalimit të tij.

Autorizimi i dhënë nga Kuvendi i Shqipërisë, në bazë të nenit 73/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, i jep kompetencë Prokurorisë së Përgjithshme, të mund të procedojë me arrestimin, ndalimin (t’i kufizojë lirinë në çfarëdo lloj forme) apo t’i bëjë kontroll (personal apo banese) çdo deputeti, për të cilin është dhënë ky autorizim.

Duke qenë se, nuk kanë ekzistuar kushtet e flagrancës (në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi), sipas nenit 73/3 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Prokuroria e Përgjithshme ka kryer ndalimin e shtetasit Mark Frroku, pas autorizimit të dhënë nga Kuvendi i Shqipërisë, duke respektuar edhe çdo të drejtë tjetër procedurale të tij.

1. Kur parashikohet autorizimi për procedim, prokurori bën kërkesë në organin përkatës...

8 Neni 258 i Kodit të Procedurës Penale:1. Kur nuk urdhëron lirimin e menjëhershëm, prokurori, brenda dyzet e tetë orëve nga arrestimi ose ndalimi, kërkon vleftësimin e masës në gjykatën e vendit ku është kryer arrestimi ose ndalimi.

8

Page 9: Vendim Penal Nr.16, datë 28.03.2015

Në këto kushte, duke qenë se ndalimi (kufizimi i lirisë) i shtetasit Mark Frroku është kryer në përputhje me procedurën e parashikuar me ligj, pretendimi i mbrojtësve të tij për veprime të jashtëligjshme (arbitrare) të Prokurorisë së Përgjithshme dhe lirimin e menjëhershëm të tij, nuk gjendet i bazuar, prandaj duhet të rrëzohet.

Përpos, respektimit të procedurave të parashikuar në ligj për ndalimin e personit, duhet të ekzistojnë edhe kushtet (rastet e parashikuar ne ligj) për t’u kryer ky ndalim, sipas parashikimeve të nenit 27 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë (parashikim ky që përkon Nenin 5, paragrafit të parë, pika “c”të KEDNJ), për kufizimin e lirisë personale, si dhe parashikimeve për ndalimin, që gjejnë zbatim, shprehimisht, në nenin 253 të Kodit të Procedurës Penale.Në bazë të këtij kuadri ligjor, liria e personit mund të kufizohet, kur:

kur ka dyshime të arsyeshme se ka kryer një vepër penale; ose për të parandaluar kryerjen prej tij të veprës penale; ose largimin e tij pas kryerjes së saj:

në rastin e ndalimit (neni 253 i K.Pr.P.); kur ka rrezik ikjeje të personit; si dhe kur personi dyshohet për një krim, për të cilin ligji cakton dënimin

me burgim jo më të ulët në maksimum se dy vjet;

Për sa i përket, kushteve të parashikuara në ligj për ndalimin e shtetasit Mark Frroku, në gjendjen që janë aktet, vlerësohet se Prokuroria e Përgjithshme, procedon shtetasin Mark Frroku për tre vepra penale, dy prej të cilave, “Kallëzimi i rremë”, parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal ka sanksion dënimi me gjobë ose me burgim pesë vjet dhe “Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë”, parashikuar nga neni 312/a i Kodit Penal, parashikon dënim nga një deri në katër vjet.

Meqenëse, shtetasi Mark Frroku dyshohet për kryerjen e veprave penale, për të cilat ligji penal ka caktuar dënimin me burgim jo më të ulët në maksimum se dy vjet, është plotësuar një nga kushtet për të proceduar me ndalimin e tij.

Ky Kolegj çmon se, arsyet e ndalimit, mbi të cilat ekziston mundësia për t’u larguar (rrezik ikjeje) i shtetasit Mark Frroku, qëndrojnë. Qenia e tij zyrtar i lartë shtetëror dhe mundësitë e tij ekonomike, krijojnë dyshime të bazuara se ai mund t’i shmanget hetimit, duke u larguar. Në momentin e ndalimit, Prokuroria e Përgjithshme rezulton të ketë marrë informacione në lidhje me kërkesën e autoriteteve belge, rreth kryerjes së një vepre penale të këtij shtetasi, në shtetin belg (në gjykim është paraqitur edhe informacioni datë 27.03.2015 i Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol Tirana). Ky fakt, bazon edhe më shumë dyshimin e arsyeshëm të ikjes së këtij shtetasi.

9

Page 10: Vendim Penal Nr.16, datë 28.03.2015

Përveç këtij fakti, Prokuroria e Përgjithshme, kur ka proceduar me ndalimin e shtetasit Mark Frroku ka vlerësuar edhe ekzistencën e kushteve të tjera për kufizimin e lirisë së personit, dyshimin e arsyeshëm të bazuar në prova, gjatë hetimit të çështjes, se, ky shtetas mund të ketë kryer veprat penale, për të cilat po hetohet; qenia e tij i lirë, duke ju referuar pozicionit të tij, si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, mund të vë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës.

Prandaj, në tërësi të rrethanave konkrete, bazuar në gjendjen që janë aktet, nga ky Kolegj, vleftësohet i ligjshëm ndalimi i shtetasit Mark Frroku.

Për sa i përket, masës së sigurimit personal të shtetasit Mark Frroku, ky Kolegj analizon ekzistencën e kushteve të caktimit të masës së sigurimit personal, në raport me veprimet e kryera nga organi i prokurorisë për kufizimin e lirisë së këtij shtetasi, duke iu referuar nenit 5 të KEDNJ, nenit 27 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe neneve 5 dhe 228 të Kodit të Procedurës Penale.9 Dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova sipas pikës 1, të nenit 228, nënkupton ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm të bazuar në prova, praninë e atyre elementëve të mjaftueshëm juridikë dhe të rrethanave të faktit, që i krijojnë bindje gjykatës në drejtim të mundësisë, që personi nën hetim të ketë kryer veprën penale.

Për rrjedhojë, për caktimin e masës së sigurimit është e nevojshme që provat, direkte apo indirekte, të jenë të tilla që të bëjnë të duket e mundshme përgjegjësia e eventuale e personit nën hetim, lidhur me akuzën, për të cilën procedohet.

Ky Kolegj, çmon se, dyshimi i bazuar në prova nuk kërkon që ai të jetë shterues, domosdoshmërisht në drejtim të përgjegjësisë së personit që hetohet. Pavarësisht, këtij dyshimi të arsyeshëm, se i hetuari mund të ketë kryer veprën penale, në përfundim të gjykimit të themelit, do të vendoset nëse vërtetohet fajësia, apo pafajësia e personit nën hetim.

Masa e sigurimit personal nuk njehsohet me dënimin penal, pasi është një 9 Neni 228 i Kodit të Procedurës Penale: 1. Askush nuk mund t’u nënshtrohet masave të sigurimit personal në qoftë se në ngarkim të tij nuk ekziston një dyshim i arsyeshëm, i bazuar në prova.2. Asnjë masë nuk mund të zbatohet kur ka shkaqe padënueshmërie ose të shuarjes së veprës penale.3. Masat e sigurimit personal vendosen:a) kur ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës;b) kur i pandehuri është larguar ose ekziston rreziku që ai të largohet;c) kur për shkak të rrethanave të faktit dhe personalitetit të të pandehurit ka rrezik që ai të kryejë krime të

rënda ose të të njëjtit lloj me atë për të cilin procedohet.

10

Page 11: Vendim Penal Nr.16, datë 28.03.2015

veprim procedural që kufizon përkohësisht lirinë e personit ndaj të cilit po zhvillohet procedimi penal. Ky kufizim është i përkohshëm dhe shkalla e tij varet nga nevojat konkrete të procesit të hetimit.

Në këtë fazë të procedimit penal është i mjaftueshëm “dyshimi” se, personi mund të jetë autor i mundshëm i veprës penale, dyshim, i cili mbështetet në gjendjen që janë aktet e çështjes në procesin e hetimeve paraprake dhe që dallon nga koncepti i “fajësisë”, i cili mbështetet në provat që janë objekt i debatit gjyqësor.

Kolegji Penal, në vijim të arsyetimit të mësipërm, i referohet Vendimit Unifikues të Kolegjeve të Bashkuara nr.07/2011, sipas të cilit:

...dyshimi i arsyeshëm, provat ku ai bazohet për të justifikuar caktimin dhe vijimin e zbatimit të masës së sigurimit, nuk nevojitet të ketë të njëjtën shkallë sigurie dhe vlerë provueshmërie për të konkluduar sikurse provat që janë të domosdoshme për dhënien ose jo të vendimit të dënimit ndaj të pandehurit. Mjafton që ato të jenë të tilla që, në gjendjen ku janë aktet e procedimit, prej tyre mund të nxirren përfundime se ndaj të hetuarit dhe të gjykuarit ekziston një shkallë e arsyeshme mundësie e fajësisë për kryerjen e veprës penale në ngarkim të tij.

Dispozita e pikës 1 të nenit 228 tregon vetë dallimin e natyrës së veçantë të gjykimit dhe mënyrën e kriteret mbi të cilat krijohet bindja e gjykatës për caktimin ose jo të masës së sigurimit krahasuar me atë të dhënies ose jo të vendimit të dënimit. Në rastin e parë, gjykimi mbështetet në dyshime të arsyeshme bazuar në prova, që tregojnë mundësinë e kryerjes së veprës penale objekt procedimi dhe mundësinë e atribuimit, pra të ekzistencës së fajësisë, pikërisht në drejtim të të gjykuarit për atë vepër penale (fumus commissi delicti), ndërsa në rastin e dytë, gjykimi mbështetet vetëm në prova që vërtetojnë, jashtë çdo dyshimi, dhe e bindin gjykatën për kryerjen ose jo të veprës prej tij...

Kolegji Penal vlerëson se, në gjendjen që janë aktet e procedimit, ekziston dyshimi i arsyeshëm se shtetasi Mark Frroku mund të ketë kryer veprat penale për të cilat hetohet, duke ju referuar deklarimeve të personave që tregojnë rrethana të hetimit, shtetasit Dorian Xheraj, Agim Përbibaj, Flori Hodaj, Alfons Shpati dhe Angjelin Ograja si dhe deklarimet e shtetasve Tom Doshi e Durim Bani, persona nën hetim, në të njëjtin procedim, si dhe akteve të tjera të dosjes.Ky Kolegj krijon bindjen se ekziston dyshimi i arsyeshëm që, me veprimet e tij, shtetasi Mark Frroku, bazuar edhe në pozicionin e tij publik dhe aftësitë financiare që disponon, mund të ketë kryer veprat penale për të cilat procedohet, duke kërcënuar të pandehurin Durim Bami, për t’iu ofruar si dëshmitar i rremë,

11

Page 12: Vendim Penal Nr.16, datë 28.03.2015

për të konfirmuar një plan të paqenë për eliminimin fizik të shtetasit Tom Doshi, pra për një krim që nuk është kryer.Në këtë fazë gjykimi, gjykata nuk mund të shprehet në themel, në lidhje me ekzistencën e elementëve të figurës së veprave penale, të cilat dyshohet se i ka kryer shtetasi Mark Frroku, siç pretendojnë mbrojtësit e tij, por vetëm shqyrton dhe mjaftohet me praninë e elementëve të ekzistencës së dyshimit të arsyeshëm, bazuar në gjendjen që janë aktet, që çojnë në konkluzionin se veprat penale, sa më sipër, mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Gjithashtu, këtij Kolegji i rezulton se veprat penale për të cilat dyshohet që t’i ketë kryer shtetasi Mark Frroku, nuk janë parashkruar apo amnistuar, si dhe shtetasi Mark Frroku është madhor, i përgjegjshëm para ligjit dhe nuk ka ndonjë shkak tjetër padënueshmërie.

Kolegji vlerëson se ekziston nevoja për vendosjen e një mase sigurimi personal, pasi plotësohen kushtet e parashikuara në nenin 228 të Kodit të Procedurës Penale. Nisur nga natyra dhe lloji i veprave penale, për të cilat po procedohet shtetasi Mark Frroku , nisur edhe nga pozita e tij, si funksionar i lartë shtetëror, caktimi i masës së sigurimit vlerësohet e nevojshme, për shkak të vënies në rrezik të marrjes ose vërtetësisë së provave, si dhe sqarimin dhe dokumentimin e plotë të fakteve, objekt të këtij procedimi penal.

Ndryshe nga pretendimi i organit të akuzës, Kolegji vlerëson se, duke ju referuar kushteve te përgjithshme dhe kritereve të veçanta të parashikuara në nenet 228, 229 dhe 230 të Kodit të Procedurës Penale10, përshtatshmërisë së tyre në raport me shkallën e nevojës së sigurimit, me rëndësinë e fakteve, rrezikshmërinë e veprës penale dhe të hetuarit, si dhe marzhin e dënimit të parashikuar nga dispozitat përkatëse për të cilat dyshohet shtetasi Mark Frroku, nuk duhet t’i caktohet si masë sigurimi ajo e arrestit në burg. Masa e sigurimit “Arrest në burg” është një nga masat më të rrepta të parashikuara nga Kodi i Procedurës Penale dhe si e tillë duhet vendosur vetëm kur çdo masë tjetër është e papërshtatshme për shkak të rrezikshmërisë së veçantë të veprës dhe të pandehurit (neni 230 i K.Pr.P.).

10 Neni 229 i Kodit të Procedurës Penale:1. Në caktimin e masave të sigurimit gjykata mban parasysh përshtatshmërinë e secilës prej tyre me shkallën e nevojave të sigurimit që duhen marrë në rastin konkret.2. Çdo masë duhet të jetë në raport me rëndësinë e faktit dhe me sanksionin që parashikohet për veprën penale konkrete. Mbahen parasysh edhe vazhdimësia, përsëritja, si dhe rrethanat lehtësuese dhe rënduese të parashikuara nga Kodi Penal.

Neni 230 i Kodit të Procedurës Penale:1. Arresti në burg mund të vendoset vetëm kur çdo masë tjetër është e papërshtatshme për shkak të rrezikshmërisë së veçantë të veprës dhe të pandehurit.

12

Page 13: Vendim Penal Nr.16, datë 28.03.2015

Kriteret e parashikuara nga neni 229 i Kodit të Procedurës Penale, synojnë proporcionalitetin, përshtatshmërinë specifike të llojit të masës së sigurimit të caktuar me vetë nevojat e sigurimit për rastin konkret. Nisur nga rrezikshmëria shoqërore e veprave penale, për të cilat dyshohet se i ka kryer shtetasi Mark Frroku (nisur edhe nga lloji dhe masa e dënimit që parashikojnë dispozitat përkatëse) objektivisht përligj caktimin e një mase sigurimi personal më të butë se ajo e arrestit në burg, prandaj ndaj shtetasit Mark Frroku, do të caktohet masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.P.11

Sa më sipër, Kolegji Penal vleftëson të ligjshëm ndalimin e shtetasit Tom Doshi dhe caktimin si masë sigurimi ndaj tij atë të “Arrestit në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale,

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenet 245 dhe 259 të Kodit të Procedurës Penale,

V E N D O S IVleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të shtetasit Mark Frroku.Caktimin si masë sigurimi atë të “Arrestit në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, në banesën e tij, të ndodhur në Rrugën “Leonard Frroku”, nr.54, Tiranë.Në zbatim të pikës 2 dhe 3 të nenit 237 të Kodit të Procedurës Penale kufizohet shtetasi Mark Frroku për të komunikuar me persona të tjerë, me përjashtim të atyre që bashkëjetojnë me të.Urdhërohet policia gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.

Tiranë, më 28.03.2015

A N Ë T A R A N Ë T A R K R Y E S U E S Aleksandër Muskaj Majlinda Andrea Guxim Zenelaj

A N Ë T A R A N Ë T A R Artan Zeneli Admir Thanza

11Neni 237 i Kodit të Procedurës Penale:1. Me vendimin e arrestit në shtëpi, gjykata urdhëron të pandehurin të mos largohet nga banesa e tij ose nga një vend i caktuar ku ai banon, kurohet ose mbahet me asistencë.

13