42
Nr.70 Akti Nr. 100 Vendimi V E N D I M "NË EMËR TË REPUBLIKËS" Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e përbërë prej: GJYQTAR : Besnik HOXHA GJYQTARE : Ardiana BERA GJYQTARE : Ariana CACO (Gunbardhi) Me pjesmarjen e prokuroreve Blerim Tominaj dhe Adriatik Cama, asistuar nga sekretare Florinda Nushi , sot me date 07/02/2013, mori ne shqyrtim ne séance gjyqesore publike çeshtjen penale ne ngarkim: TE PANDEHURVE: 1- Ndrea PRENDI, i biri Pjetrit dhe Diles, dtl.01.08.1959, lindur ne Mirdite dhe banues ne Tirane, rr “Lidhja e Prizrenit” pall.4, shk.1, ap.7, me arsim te larte, i martuar, i pa denuar me pare, me shtetesi shqiptare, hetuar dhe gjykuar me mase sigurimi “arrest shtepie” , mbrojtur ne gjykim nga Av.Genc Gjokutaj . A K U Z U A R : Per vepren penale “ Vrasjes me dashje te kryer ne menyre te rrezikshme per jeten e shume personave”parashikuar nga neni 79 germa “e” i K.Penal me pasoje vdekjen e shtetasit Faik Myrtaj si dhe plagosjen e disa shtetasve te tjere. 2. Agim LLUPO , i biri Zarikut dhe Liries, dtl.30.09.1967, lindur ne Fier i Ri rrethi Lushnje dhe banues ne Tirane, rruga “Mihal Grameno” pall.14, shk.3, me arsim te larte, i martuar, i pa denuar me pare, me shtetesi shqiptare, hetuar dhe gjykuar me mase sigurimi “arrest ne burg”, mbrojtur ne gjykim nga Av.Besnik Cerekja. A K U Z U A R : Per vepren penale te “ Vrasjes me dashje te kryer ne rrethana te tjera cilesuese, e kryer kunder dy ose me shume personave”, parashikuar nga neni 79 germa “dh” i K.Penal me pasoje vdekjen e shtetasve Hekuran Deda e Ziver Veizaj, si dhe plagosjen e shtetasve Fatos Mahmutaj, Erald Bisha, Sokrat Gode. 3. Margarit KUME, i biri Janit dhe Sotires, dtl.05.09.1954,lindur dhe banues ne Tirane, rruga “Qemal Stafa Nr.207/1, i martuar, me arsim te [Shqiptarja.com]

Vendimi i zbardhur i Gjykatës së Tiranës për 21 Janarin

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Vendimi i zbardhur i Gjykatës së Tiranës për 21 Janarin

Citation preview

Page 1: Vendimi i zbardhur i Gjykatës së Tiranës për 21 Janarin

Nr.70 Akti Nr. 100 Vendimi

V E N D I M

"NË EMËR TË REPUBLIKËS"

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e përbërë prej: GJYQTAR : Besnik HOXHA GJYQTARE : Ardiana BERA GJYQTARE : Ariana CACO (Gunbardhi)

Me pjesmarjen e prokuroreve Blerim Tominaj dhe Adriatik Cama, asistuar nga sekretare Florinda Nushi , sot me date 07/02/2013, mori ne shqyrtim ne séance gjyqesore publike çeshtjen penale ne ngarkim: TE PANDEHURVE: 1- Ndrea PRENDI, i biri Pjetrit dhe Diles, dtl.01.08.1959, lindur ne Mirdite dhe banues ne Tirane, rr “Lidhja e Prizrenit” pall.4, shk.1, ap.7, me arsim te larte, i martuar, i pa denuar me pare, me shtetesi shqiptare, hetuar dhe gjykuar me mase sigurimi “arrest shtepie”, mbrojtur ne gjykim nga Av.Genc Gjokutaj . A K U Z U A R : Per vepren penale “ Vrasjes me dashje te kryer ne menyre te rrezikshme per jeten e shume personave”parashikuar nga neni 79 germa “e” i K.Penal me pasoje vdekjen e shtetasit Faik Myrtaj si dhe plagosjen e disa shtetasve te tjere. 2. Agim LLUPO, i biri Zarikut dhe Liries, dtl.30.09.1967, lindur ne Fier i Ri rrethi Lushnje dhe banues ne Tirane, rruga “Mihal Grameno” pall.14, shk.3, me arsim te larte, i martuar, i pa denuar me pare, me shtetesi shqiptare, hetuar dhe gjykuar me mase sigurimi “arrest ne burg”, mbrojtur ne gjykim nga Av.Besnik Cerekja. A K U Z U A R : Per vepren penale te “ Vrasjes me dashje te kryer ne rrethana te tjera cilesuese, e kryer kunder dy ose me shume personave”, parashikuar nga neni 79 germa “dh” i K.Penal me pasoje vdekjen e shtetasve Hekuran Deda e Ziver Veizaj, si dhe plagosjen e shtetasve Fatos Mahmutaj, Erald Bisha, Sokrat Gode. 3. Margarit KUME, i biri Janit dhe Sotires, dtl.05.09.1954,lindur dhe banues ne Tirane, rruga “Qemal Stafa Nr.207/1, i martuar, me arsim te [Shqiptarja.com]

Page 2: Vendimi i zbardhur i Gjykatës së Tiranës për 21 Janarin

mesem, i pa denuar me pare, me kombesi e shtetesi shqiptare, hetuar dhe gjykuar me mase sigurimi “detyrim paraqitje ne policine gjyqesore”, mbrojtur ne gjykim nga Av. Qazim Gjonaj dhe Enrik Gjonaj. A K U Z U A R : Per vepren penale te “ Veprimeve qe pengojne zbulimin e se vertetes” parashikuar nga neni 301 K.Penal .

Gjykata pasi administroi provat :

Degjoi bisedime perfundimtare te Organit te Akuzes, te cilet kerkuan:

1.Deklarimin fajtor te te pandehurit Ndrea Prendi, per vepren penale te “Vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese, ne menyre te rrezikshme per jeten e shume personave” me pasoje te drejteperdrejte vdekjen e te ndjerit Faik Myrtaj, parashikuar nga neni 79/’e’ i K.Penal dhe bazuar ne kete nen si dhe nenin 50 ‘dh’ i K.Penal, denimin e tij me 23 (njezet e tre) vjet burgim. 2.Deklarimin fajtor te te pandehurit Agim Llupo, per vepren penale te “Vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese, kunder dy a me shume personave” me pasoje te drejteperdrejte vdekjen e te ndjerit Hekuran Deda, te ndjerit Ziver Veizi, plagosjen e shtetasve Fatos Mahmutaj, Sokrat Gode, Erald Bisha parashikuar nga neni 79/’dh’ i K.Penal dhe bazuar ne kete nen si dhe nenin 50 ‘dh’ i K.Penal, denimin e tij me 25 (njezet e pese) vjet burgim. 3. Bazuar ne nenin 377 te K.Pr.Penale, per te pandehurin Margarit Kume, heqim dore nga akuza ne ngarkim te tij per vepren penale te “Veprimeve qe pengojne zbulimin e te vertetes’”parashikuar nga neni 301 i K.Penal. degjoi bisedimet perfundimtare te avokateve mbrojtes dhe te pandehurit te cilet kerkuan :

Av. Genc Gjokutaj, kerkoi : ne baze te nenit 388/d te K.Pr.Penale deklarimin e pafajshem te te pandehurit Ndrea Prendi per vepren penale per te cilen akuzohet, pasi nuk provohet qe ai te kete kryer kete veper;

I pandehuri Ndrea Prendi kerkoi :drejtesi dhe pafajsi.

Av. Besnik Cerekja, kerkoi : ne baze te nenit 388/d te K.Pr.Penale te jape vendim pafajsie ne ngarkim te te pandehurit Agim Llupo, per aresye se, nuk provohet se i pandehuri e ka kryer vepren qe akuzohet.

I pandehuri Agim Llupo kerkoi : drejtesi dhe pafajsi. Av. Erenik Gjonaj, kerkoi: ne baze te nenit 388 pika 1 germa “d” e K.Pr.Penale, te deklarohet i pafajshem i pandehuri Margarit Kume, per akuzen e kryerjes se “veprimeve qe pengojne zbulimin e se vertetes”, te [Shqiptarja.com]

Page 3: Vendimi i zbardhur i Gjykatës së Tiranës për 21 Janarin

parashikuar nga neni 301 te K.Penal, pasi nuk provohet se i pandehuri e ka kryer vepren penale per te cilen eshte akuzuar. I pandehuri Margarit Kume kerkoi: pafajsi. si deklaroi te mbyllur shqyrtimin gjyqesor dhe bisedoi ceshtjen ne teresi .

V E R E N se:

Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tiranë, ka sjelle per gjykim çeshtjen penale ne ngarkim te te pandehurve Ndrea Prendi, akuzuar per vepren penale te“ Vrasjes me dashje te kryer ne menyre te rrezikshme per jeten e shume personave”, parashikuar nga neni 79 germa “e” i K.Penal, me pasoje vdekjen e shtetasit Faik Myrtaj, si dhe plagosjen e disa shtetasve te tjere, Agim Llupo, akuzuar per vepren penale “ Vrasjes me dashje te kryer ne rrethana te tjera cilesuese, e kryer kunder dy ose me shume personave”, parashikuar nga neni 79 germa “dh” i K.Penal, me pasoje vdekjen e shtetasve Hekuran Deda e Ziver Veizi, si dhe plagosjen e shtetasve Fatos Mahmutaj, Erald Bisha, Sokrat Gode dhe Margarit Kume, akuzuar per vepren penale te “ Veprimeve qe pengojne zbulimin e se vertetes”, parashikuar nga neni 301 i K.Penal .

Gjykata kryesisht analizoi kompetencen Lendore dhe Tokesore te saj dhe konstatoi se ajo eshte ne perputhje me Nenet 74/1 dhe 76/1 te K.Pr.Penale te cilet thone:

Neni 74/1 i K.Pr.Penale : Kompetenca Lendore

Kompetencat e gjykates se rrethit gjyqesor

“ Gjykata e Rrethit Gjyqesor eshte kompetente per gjykimin e veprave penale, pervec atyre qe i perkasin kompetences se Gjykates per Krime te Renda dhe Gjykates se Larte”.

Neni 76/1 I K.Pr.Penale : Kompetenca Tokesore

Rregullat e Pergjitheshme

“ Kompetenca tokesore percaktohet, me radhe, nga vendi ku eshte kryer ose eshte tentuar te kryhet vepra penale ose vendi ku ka ardhur pasoja”.

Neni 13/3 I K.Pr.Penale “ Gjykatat e rretheve gjyqesore, gjykojne me nje gjyqtar veprat penale, per te cilat parashikohet denimi me gjobe ose me burgim ne maksimum jo me shume se 7-te vjet. Veprat e tjera penale gjykohen me trup gjykues te perbere nga tre gjyqtar”. [Shqiptarja.com]

Page 4: Vendimi i zbardhur i Gjykatës së Tiranës për 21 Janarin

Për të pandehurin Margarit Kume, bazuar në nenin 377 të K.Pr.Penale, organi i akuzes, ne diskutimin përfundimtar, hoqi dorë nga akuza në ngarkim të tij për veprën penale të “Veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i K.Penal.

Bazuar ne nenin 61 te Kodit te Procedures Penale, shtetasit Klajdi Veizi, Ana Veizi, Zabit Deda ne seancen gjyqsore te dt. 04.06.2012, paraqiten para Gjykates se Rrethiot Gjyqesor Tirane, dy kerkese padi, ku ata jane me cilesine e paditesave, ndersa te paditur te pandehurit, Ndrea Prendi, Agim Llupo dhe Garda e Republikes.

Objekti i ketyre kerkese padive eshte, “Shperblimi i demit pasuror dhe jo pasuror per humbjen e jetes se viktimes Ziver Veizi dhe Hekuran Deda, te vrare ne dt. 21.01.2011 ne Bulevardin Deshmoret e Kombit”.

Nga ana Gjykates, pasi u studiua kerkese padia, ne baze te nenit 154 te K.P.C, ne te cilen thuhet se; “Kerkese padia shkruhet ne gjuhen shqipe dhe duhet te permbaje ........percaktimin e objektit te kerkese padise, vleften e padise ne rast se objekti i saj eshte i vleresueshem”, konstatoi se kerkese padite jane me te meta, pasi nuk eshte percaktuar vlera e objektit te kerkese padise dhe nuk eshte parapaguar vlera e takses se padise.

Ne baze te nenit 154/a te K.Pr.C, Gjykata i ktheu shtetasve, Klajdi dhe Ana Veizi dhe Zabit Dedes, ne kohen e paraqitjes, kerkese padite duke i orentuar per te plotesuar te metat e konstatuara, deri ne seancen e ardhshme.

Ne seancen e dt. 06.06.2012, Gjykata pasi konstatoi se nga ana e shtetasve te sipermendur dhe avokatet e tyre nuk jane plotesuar te metat e kerkese padive dhe konkretisht; percaktimi i sakte i vleres se demit te kerkuar dhe pagimi i takses gjyqsore prej 3% per vleren e kerkuar, ktheu kerkese padite pa veprime ne baze te nenit 154/a te K.P. Civile. Kunder ketij vendimi keta shtetas kane te drejten e ankimit te vecante ne Gjykaten e Apelit Tirane. Nga aktet e fashikullit të hetimit të paraqitur nga organi i akuzës dhe shqytimi gjyqësor i provave në seancë gjyqsore, rrethanat e faktit rezultojne si vijon : Në datën 21 Janar të vitit 2011, nga ana e subjektit politik Partia Socialiste e Shqipërisë, ishte planifikuar zhvillimi i një tubimi masiv në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Per kete tubim rezulton se subjekti organizues kishte njoftuar dhe Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë. Pas njohjes me kërkesën e subjektit, D.P.Q.Tiranë ka lejuar zhvillimin e këtij manifestimi duke kërkuar dhe zbatimin sipas ligjit të te gjitha detyrimeve të organizatorëve dhe njëkohësisht ka marrë masa për ruajtjen e rendit publik dhe për sigurimin e ruajtjen e godinave, Objekte të Rëndësisë së Veçantë, me forca policore të rendit dhe forcave speciale, etj. [Shqiptarja.com]

Page 5: Vendimi i zbardhur i Gjykatës së Tiranës për 21 Janarin

Nisur nga fakti se manifestimi do të zhvillohej në Bulevardin “Dëshmoret e Kombit” në të cilin ndodhen përvec të tjerave dhe godina e Kyeministrisë, ku mund të kishte grumbullime masive të protestuesve, grumbullime këto të cilat mund të shoqëroheshin dhe me veprime të dhunshme, jane marrë disa masa paraprake nga Drejtuesit e larte te Gardës së Republikës konkretisht ish- komandanti ne detyre i pandehuri Ndrea Prendi dhe drejtuesit e strukturave vartese.

Me urdhrin Nr.28s/1 datë 19.01.2011, i pandehuri Ndrea Prendi ne cilesine e Komandantit te Gardes, ka urdhëruar të gjitha njësitë e Gardës së Republikës, që të bënin forcimin e masave të gadishmërisë duke u përcaktuar në urdhërin e mësipërm përveç të tjerave dhe nominalisht që: “...Drejtuesit e strukturave të Gardës së Republikës të planizojnë, organizojnë e drejtojnë masat e sigurisë për ruajtjen e mbrojtjen e ORV-ve, PLSH-ve, PSH-ve dhe infrastrukturës së Gardës së Republikës…”.

Nga të gjitha strukturat vartëse në zbatim të detyrave që u ishin lënë në urdhrin e mësipërm, janë përpiluar planet e masave me detyra konkrete: Në vlerësim të situatës së pritshme, ishte organizuar Njesia e dyte e Gardës së Republikës me drejtues deshmitarin Dashamir Shehi, Komandant i Njesise se Dyte qe mbulonte sherbimet per ruajtjen e Selise se Kryeministrise, te Kuvendit, rezidencave qeveritare, baneses se Kryeministrit dhe Kryetares se Kuvendit; ka perpiluar planin e masave per efektivin e tij. Po sipas urdherit te Komandantit te Gardes dhe ne zbatim te tij duke konsideruar edhe pershkallezimin e situates deri ne dhune ndaj institucionit sic edhe ndodhi ne fakt u planifikuan edhe forca te tjera shtese e konkretisht, tre grupe nga tre njësitë e tjera, nga Njësia e Parë, Njësia e Tretë dhe Njësia e Katërt, me një efektiv në total prej 60 gardistësh, që do të drejtoheshin respektivisht nga kapitenët Altin Kollcinaku, Fatos Bushati e major Aleksander Deda, si dhe efektiva të tjera të Drejtorisë së Sigurimit të PLSH-ve, që do të ishin të planizuar në shërbim të O.R.V (Objekte të Rëndësisë së vëçantë).

Sipas urdherit në fjalë, të gjithë efektivët e këtyre njësive, do të ishin të pajisur me armë zjarri automatik model 56, fishekë manovër dhe fishekë luftarak, helmetë, jelek shërbimi e kundragaz. Pas detajimit të planit të masave, ku janë përcaktuar detyrat konkrete, jo vetëm të njësisë në tërësi, por dhe të grupeve e nëngrupeve në veçanti, nga ana e komandantëve të njësisë, janë kryer instruktazhet përkatëse për rinjohjen e trupave me Ligjin Nr.8290 datë 24.02.1998, “Për Përdorimin e Armëve të Zjarrit”, Ligjin Nr.8869 datë 22.05.2003 “Për Gardën e Republikës” etj.

Sipas nenit 2 te Ligjit Nr.8290 datë 24.02.1998, “Për Përdorimin e Armëve të Zjarrit” përcaktohet “Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, policitë e tjera të armatosura të krijuara me ligj, të cilat nuk janë në përbërje të Forcave të Armatosura, si dhe rojet civilë të armatosur, kanë të drejtë të përdorin armët e zjarrit për të mbrojtur jetën, [Shqiptarja.com]

Page 6: Vendimi i zbardhur i Gjykatës së Tiranës për 21 Janarin

shëndetin, të drejtat dhe interesat e tyre ose të një tjetri nga një sulm i padrejtë, i vërtetë dhe i çastit, me kusht që karakteri i mbrojtjes të jetë në proporcion me rrezikshmërinë e sulmit (në kushtet e mbrojtjes së nevojshme), si dhe kur u kërkohet për të përballuar një rrezik real dhe të çastit, që kërcënon atë ose një person tjetër apo pasurinë e tyre nga një dëmtim i rëndë, me kusht që të mos jetë i provokuar prej tij dhe dëmi i shkaktuar të mos jetë më i madh se dëmi i zmbrapsur (në kushtet e nevojës ekstreme).”

Duhet theksuar se siç u bë prezent dhe në séancë gjyqësore, kjo njohje kishte të bënte me parashikimin e situatave të pritshme dhe mënyrat e reagimit të trupave me armë sipas këtyre situatave në mbështetje jo vetëm të Ligjit “Për Përdorimin e Armëve të Zjarrit” por dhe të referencave te tjera ligjore që buronin nga të qenurit efektivë të Gardës së Republikës.

Pas përfundimit të instruktazheve nga ana e gjithë trupave në pikën e grumbullimit të njësisë, është bërë pajisja e tyre me armatimet përkatëse dhe rreth orëve 11.00-13.00, efektivat janë afruar pranë objektit të Rëndësisë së Vecantë - Kryeministrisë - duke marrë në kontroll zonat e caktuara dhe konkretisht:

Njësia e Parë, me komandant dëshmitarin Altin Kollcinaku, Njësia e Tretë, me komandant dëshmitarin Fatos Bushati, Njësia e Katërt, me komandant dëshmitarin Aleksandër Deda, kanë qenë pozicionuar respektivisht -zona tek vend parkingu i Kryeministrisë” nga ana e Piramidës,- parkingu i Ministrisë së Financave, përballë vilës “LOGORECI”- pjesa e pasme e godinës së Kryeministrisë, nga dera e Ministrisë së Financave deri në kufizimin me QKR. Njësia e Dytë, me komandat dëshmitarin Dashamir Shehi, njëherazi komandant i të gjithë njësive të mësipërme, ishte me vendvendosje-ana perëndimore e godinës pjesa ballore e saj.

Në vlerësim të situatës, në urdhërin e mësipërm I pandehuri Ndrea Prendi, kishte planifikuar detyra konkrete dhe për Njësinë Speciale ku komandanti i saj, dëshmitari Alfred Ahmetcenaj në planin e njësisë së tij me Nr.28s/9, dt.21.01.2011, kishte pëcaktuar: Një seksion i Njësisë Speciale, i përbërë nga Kap.Sokol Sula dhe 7 n/oficerët Përparim Bashukaj etj, të paisur me mjetet speciale (skafandër, shkop gome, mburojë) vendvendosje në Sektorin Verior, në afërsi të “Portës Nr.1”, Hyrja e Ministrave, në bashkëveprim me seksionin e II-të, të Njësisë së Dytë i përbërë nga Kap.Rexhep Qira dhe 7(shtatë) n/oficerë, të mos lejonin depërtimin e protestuesve në atë sektor...” detyrë, e cila sipas sektorit përkatës (tek oborri i brendshëm i Kryeministrisë), i ishte ngarkuar dhe grupeve të përbërë nga kapitenët Martin Nika, Sokol Sula etj. të vendosur këta të fundit përkohësisht tek sheshpushimi i parkimit në Ministrinë e Financave dhe të pajisur me mjete speciale (skafandër, shkopinj gome, mburojë) . [Shqiptarja.com]

Page 7: Vendimi i zbardhur i Gjykatës së Tiranës për 21 Janarin

Një grup tjetër i njësisë Speciale me komandant Agron Malaj, dhe komandant grupi, toger Spartak Zilja, n/oficer Meleq Zaimi, etj, do të ishte në gadishmëri për hapjen e zjarrit me armë luftarake, në rast të çarjes së kordonëve të seksionit të II-të, të Njësisë së Dytë dhe grupit të Njësisë Speciale, nga krahu i djathtë nga “Hyrja e Ministrave” dhe depërtimit të protestuesve në territorin e Kryeministrisë. Grupi i snajperave ishin të vendosura në lartësitë e selisë së Kryeministrisë dhe selisë së Kryesisë së Kuvendit.

Sipas programit të tubimit, rreth orës 14:00’, protestuesit kanë ardhur në këmbë nga “Sheshi Skënderbej” dhe kanë ndaluar para godinës të Kryeministrisë. Disa persona nga turma kanë qëlluar me sende të forta forcat e policisë të vendosura në mbrojtje të institucionit ,në pjesën e jashtme të tij, pra jashte rrethimit te kangjellave.

Nga pamjet filmike rezulton se, ka disa individe brenda turmes te cilet ishin më aktiv dhe në menyre të organizuar sulmonin me mjete te forta Objektin e Kryeministrise, duke goditur dhe punonjësit e policise dhe duke u shkaktuar atyre dëmtime të renda fizike.

Në intervalin kohor te ores 14.20-14.30, komandanti i Njësisë Speciale, dëshmitari Alfred Ahmetcenaj, duke vënë re dinamikën e lëvizjes së protestuesve dhe përshkallezimin e veprimeve të dhunshme të tyre në drejtim të punonjësve të Gardes, ka urdhëruar efektivat e njësisë së tij të planizuar në atë sektor, që të kalonin në pozicionet e përcaktuara sipas planit të masave. Pas këtij momenti, sulmi i demonstruesve është shtuar dhe janë hedhur drejt efektivave të gardës sende të forta si gurë, pllaka trotuari, pllaka mermeri, bomba “Molotov”, si dhe u është vënë zjarri pemëve që ndodheshin në pjesën përpara Kryeministrisë, nga ana perëndimore duke tentuar të hynin me dhunë edhe në objektin e Kryeministrise. Ky fakt është pranuar ëdhe nga organi i akuzës gjate gjithë këtij gjykimi.

Gjatë kësaj kohe, nga ana e efektivave të Njësisë së Dytë, me mjetet që ata dispononin, me qëllim largimin e demostruesve të dhunshëm është hedhur një lloj gazi që vështirësonte frymëmarrjen. Pas këtij momenti kordoni i forcave policore jashtë perimetrit rrethues të objektit, nuk ishte më në pozicionet sipas planit të përbashkët, ndërsa një pjesë nga protestuesit, kishin hipur në kangjellat e murit rrethues të Kryeministrisë.

Gjatë kësaj kohe ne mënyrë të vazhdueshme komandanti i Njësisë së Dytë deshmitari Dashamir Shehi, në përputhje edhe me nenin 3 dhe 7 Ligjit Nr.8290 datë 24.02.1998, “Për Përdorimin e Armëve të Zjarrit” bente thirrje të vazhdueshme me megafon demostruesve te dhunshem që të largoheshin dhe të shpërndahen Gjithashtu u provua se dhe thirrjet me zë të lartë nga efektivat e Gardës se Republikes në terren, të cilët u kërkonin largimin nga objekti demonstruesve dhe pas kalimit të automjeteve shihedhëse, një pjesë e demonstruesve janë larguar nga sheshi para Kryeministrisë për të kaluar nga ana e “Piramidës”. Një pjesë e demonstruesve pasi kanë hipur edhe në lartësi të “Piramidës”, kanë [Shqiptarja.com]

Page 8: Vendimi i zbardhur i Gjykatës së Tiranës për 21 Janarin

filluar të godasin me pllaka guri, pllaka trotuari, gurë e bomba “Molotov”, jo vetëm efektivat e Gardës se Republikes që ndodheshin në sektorin verior, por edhe objektin e Kryeministrisë ku tek “Porta Nr.1” , nuk kishte më efektiva policie, por gjithsesi ajo akoma ishte e mbyllur dhe e padëmtuar. Këto veprime të cilat në mënyrë të vashdueshme po përshkallëzoheshin përbënin veprime të kundërligjshme nga ana e protestueve të dhunshëm të cilët ne mënyrë të organizuar po konsumonin disa vepra penale të parashikuara në Kodin Penal dhe po kryenin disa nga veprimet e përcaktuara në nenin 3 të Ligjit Nr.8290 datë 24.02.1998, “Për Përdorimin e Armëve të Zjarrit” për të cilat punonjësit e Gardës së Republikës janë të detyruar me ligj që të përdorin armët e zjarrit. (shih nenin 3 të këtij ligji).

Nga sulmet masive me mjete të forta sa më sipër, pjesa më e madhe e efektivave të Gardës se Republikes me shërbim në sektorin verior e perëndimor të objektit, kanë pësuar dëmtime të rënda fizike, kryesisht në ekstremitete, dëmtime këto jo të rrëzikshme për jetën, që pas një mjekimi ambulator në pjesën më të madhe, ata jane rikthyer përsëri duke rimarrë poziconet sipas planit të masave. Keto fakte u pranuan dhe u theksuan nga organi i akuzës ne diskutimin përfundimtar.

Goditjet me mjete të forta ndaj efektivave të Gardës se Republikes, kanë vijuar si nga “Porta Nr.1”, ashtu edhe nga “Piramida”, ku intensiteti i goditjeve ka ardhur duke u shtuar. Si pasoje e vazhdimit te sulmit te dhunshem ndaj efektivave te Gardes se Republikes dhe objektit qe ata mbronin me synim hapjen e Portes nr. 1 dhe futjen brenda territorit dhe objektit të Kryeministrsë, nga ana e sulmuesve duke perfituar edhe nga fakti se tek porta nuk kishte forca policie (për shkak të dëmtimit), jane shtuar ne nivel ekstrem veprimet e dhunshme si nga Porta nr.1 ashtu edhe nga “ Piramida “, ku ne kete te fundit sulmi ka ardhur duke u shtuar skajshëm cfarë ka shkaktuar dhe terheqjen e nje pjese te mire te efektivave te Gardes se Republikes ne mbrojtjen e asaj pjese. Si rrjedhim territori prane portes nr. 1 ka mbetur më i zbuluar. Në mënyrë të njëkohëshme dhe të organizuar një grup tjetër protestuesish të dhunshem kanë vepruar me forcë për të hapur “Portën Nr.1” dhe pasi kanë hapur portën duke shqyer drynin e zinxhirit lidhës, një grup prej tyre kanë tentuar të futen me dhune brenda në Objektin e Rëndësisë së Vecantë të Kryeministrisë.

Në këtë moment komandanti i Njësisë së Dytë, deshmitari Dashamir Shehi, për disa minuta rrjesht u ka bërë thirrje me megafon demonstruesve, duke u thënë: “...qytetarë, ju po shkelni rregullat, ju po shkelni ligjet, keni hyrë në zonat e sigurisë, ndaj jush do të veprohet sipas ligjit!...” por pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të efektivave të Gardës se Republikes në terren, turma e protestuesve nuk është larguar, por përkundrazi kanë vijuar të qëllonin me mjete e sende të forta ndaj tyre duke i dëmtuar fizikisht dhe duke u përpjekur të hyjnë me ne brendesi të territorit të Kryeministrisë. [Shqiptarja.com]

Page 9: Vendimi i zbardhur i Gjykatës së Tiranës për 21 Janarin

Organi i akuzës megjithese e pranon dhe e pasqyron vete kete situate fakti dhe veprimet e kundërligjshme dhe agresive te disa prej protestuesve nuk ka zhvilluar aspak hetime në drejtim të intensitetit dhe rëndësisë së sulmit në raport me veprimet e të pandehurve (ne detyre) dhe akuzave të ngritura në ngarkim të tyre. I pandehuri Ndrea Prendi, me cilësinë e Komandantit të Gardës së Republikës, i armatosur me armën e tij personale, pistoletën “Beretta” me numër P52796 Z, ka qenë i pozicionuar afër efektivave të tij, me uniformë dhe skafandër në kokë, së bashku me deshmitarin Ilir Duraku, i planizuar si “bodyguard” i tij, me të pandehurin Margarit Kume dhe shtetasin Renis Tahiri, te cilet kanë qenë në pjesën e “Sektorit Verior”, ku ishin edhe efektivat e “grupit të zjarrit”.

Nga ana e punonjësve të Gardës së Republikës të ndodhur nën këtë situatë sulmi intensiv dhe të dhunshëm të turmës ndaj tyre personalisht dhe ndaj ORV –se që kishin në mbrojtje, fillimisht kane filluar hapjen e zjarrit në ajër me fishekë manovre, nga një pjesë e efektivave të njësisë së dytë me komandant Kap. Çelnik Hasa, kurse pjesa tjetër e efektivave të seksionit, qëllonin me fishekë luftarakë në ajër. Në këtë moment, grupi i “Njësisë Speciale”, me drejtues Sokol Sula dhe seksioni i dytë i Njësisë së Dytë me drejtues Rexhep Qira, të paisur me mjetet teknike të posacme, në zbatim të planit të masave, janë afruar nga mesi i rrugës për tek “Porta Nr.1”, kanë ndërhyrë forcërisht me shkopinj gome e mburoja, duke arritur që të nxjerrin jashtë portës grupin e protestuesve, që kishin mundur të futeshin disa metra brenda rrethimit të objektit Kryeministrise, por për shkak të dhunes me sende të forta ndaj tyre nuk arritën te mbyllnin “Porten Nr.1”.

Për shkak të goditjeve që kishin pësuar nga sulmi i protestuesve me mjete të forta e shishet me lëndë djegëse, “bomba Molotov”, efektivat e seksionit të dytë të Njësisë së Dytë dhe ato të Njësisë Speciale, në këtë kohë nuk kanë qenë të pozicionuara në vendet e tyre të shërbimit sipas planit të masave, duke krijuar në këtë mënyrë një hapësirë boshe(koridor) midis protestuesve që ndodheshin jashtë rrethimit të objektit në afërsi të “Portes Nr.1” dhe efektivave të Njësisë Speciale, pjesë e “grupit të zjarrit”: Agron Malaj, Gazmen Ahmetaj, Mark Nikolli, Sadik Çela dhe të pandehurit Agim Llupo.

Sic rezulton nga provat e paraqitura nga organi i akuzes dhe të administruara në gjykim te CD-ve dhe DVD-ve te ka qenë pikërisht ky moment rreth orës 16 e 10 minuta, dhe momenti kritik i sulmit të Objektit të Kryeministrisë dhe efektivave të Gardës së Republikës të ngarkuar me ligj për të mbrojtur këtë ORV (objekti i rendesise se vecante) dhe Personalitetet Shtetërore që ishin brenda Institucionit. Në këtë moment Porta kryesore Nr. 1 e Kryeministrisë ishte e hapur dhe protestues te ndryshem, duke hedhur sende te forta ne drejtim të gardistëve, kalonin rrethimin e Kryeministrisë duke u futur dhe brenda [Shqiptarja.com]

Page 10: Vendimi i zbardhur i Gjykatës së Tiranës për 21 Janarin

rrethimit me tendence për të hyrë brenda në objektin e rendesise se vecante. Njëkohësiaht protestues të tjerë nga një distancë më e largët vazhdonin të hidhnin bomba “Molotov” gurë, pllaka trotuar dhe sende të tjera të forta në drejtim të gardistëve dhe objektit të Kryeministrise, duke thyer dhe xhamat e dritareve të godinës te këtij Institucioni dhe duke kryer nje grup veprash penale, të cilat nuk janë bërë pjesë e akuzës dhe as e analizës së lidhjes shkakësore midis veprimeve te kryera dhe pasojes se ardhur për akuzën në ngarkim të të pandehurve në gjykim.

Pikerisht në këtë interval kohe, në situatë kritike, pas një presioni prej rreth dy oresh nën sulme shume agresive dhe veprime tërësisht të kundërligjshme të një grupi të madh protestuesish të organizuar, kundër Kryeministrisë dhe punonjësve të Gardës së Republikës, të vendosur ne qoshen veri-përëndimore të saj, efektivat e “Grupit të Zjarrit” si: Gazmend Ahmetaj, Mark Nikolli, Sadik Cela, si dhe shtetasit Ilir Duraku e Renis Tahiri; të pyetur si dëshmitar por dhe të pandehurit Agim Llupo dhe i pandëhuri Ndrea Prendi, të vendosur në një situate tejet të rrezikshme, reale për jetën e tyre, sigurisë së ORV-së (objekt i rendesise se vecante) dhe Personaliteteve Shtetërore që ndodheshin brenda ORV, kanë përdorur armët e tyre te zjarrit të shërbimit me fishekë luftarakë, pas paralajmerimeve te shumta.

Si pasojë predhave të qitura nga armët e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasit Ziver Veizaj, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, si dhe kanë pësuar dëmtime të ndryshme të shkaktuara po ashtu nga predha të armëve të zjarrit shtatë shtetas të quajtur: Fatos Mahmutaj, Erald Bisha, Sokrat Gode, Artes Dybeli, Ilia Qesko, Ilia Papa, si dhe Aleks (Aleksandër) Nika, i cili pas mjekimit paraprak në Spitalin Ushtarak Tiranë, është dërguar për kurim të mëtejshëm në Turqi, ku dhe ka vdekur pas disa ditësh.

Nje episod tjeter shumë i rëndësishëm qe verteton pa asnjë dyshim agresivitetin e sulmit real të organizuar nga persona demonstrues eshte dhe futja me forcë e nje automjeti ne oborrin e Kryeministrise, por qe u ndalua nga pengesa e sigurise, e cila ishte e vendosur në brendësi të territorit te ORV.

Ne nenin 25 i Ligjit Nr.8869 datë 22.05.2003 “Për Gardën e Republikës përcaktohet se “ Punonjësi i Gardës përdor armën në rastet e përcaktuara në ligjin nr.8290, datë 24.2.1998 “Për përdorimin e armëve të zjarrit”, si dhe në rastet kur sulmohen: personalitetet e larta shtetërore të vendit dhe të huaja; rojet dhe objektet në ruajtje”

Ne nenin 4 te Ligjit Nr.8869 datë 22.05.2003 “Për Gardën e Republikës “Garda e Republikës së Shqipërisë ruan e mbron: [Shqiptarja.com]

Page 11: Vendimi i zbardhur i Gjykatës së Tiranës për 21 Janarin

a) Presidentin e Republikës, Kryetarin e Kuvendit, Kryeministrin, si dhe familjet e tyre. b) Personalitetet e huaja, që vijnë në vendin tonë, në rang të njëjtë me personalitetet shqiptare të shkronjës “a” dhe “c”. c) Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, zëvendëskryetarët e Kuvendit, anëtarët e Këshillit të Ministrave, Kryetarin e Gjykatës së Lartë, Prokurorin e Përgjithshëm, Kryetarin e SHISH-it, Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Guvernatorin e Bankës së Shtetit, Avokatin e Popullit, Kryetarin e KQZ-së, kryetarin e partisë më të madhe të maxhorancës parlamentare, kryetarin e partisë më të madhe të opozitës parlamentare dhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës. ç) Rezidencat presidenciale, të Kuvendit dhe të Këshillit të Ministrave, si dhe seli e rezidenca të tjera të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave. d) Banesat e personaliteteve të përmendura në shkronjat “a”, “b” dhe “c” të këtij neni.” Ndërsa sipas nenit 6 të këtij ligji përcaktohet se “Garda e Republikës siguron ruajtjen e mbrojtjen në objekte edhe gjatë veprimtarive ku marrin pjesë Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, grup personalitetesh, të përcaktuara në shkronjën “c” të nenit 4 dhe pjesëtarë të delegacioneve të huaja, siç përcaktohen në shkronjën “b” të nenit 4” Ndërsa neni 20 i ligjit për Gardën e Republikës ofron një mbrojtje të posacme per gardistin ne detyre “Punonjësi i Gardës së Republikës, në shërbim ose për shkak të shërbimit, është i paprekshëm. Fyerjet, kundërshtimet dhe çdo veprim i dhunshëm ndaj tij dënohen sipas dispozitave të Kodit Penal”

Nga ana e organit te akuzës pretendohet se fillimisht armet e zjarrit me fishek luftarak janë përdorur nga i pandehuri Ndrea Prendi (Ne detyre si Komandant i Gardës se Republikes), cfare ka shërbyer dhe si sinjal për përdorimin e armëve të zjarrit edhe nga efektivët e tjerë. Ky pretendim i akuzës nuk u arrit të provohej me prova gjate hetimit gjyqësor. Madje u provua e kundërta që fillimisht, sic rezulton dhe nga pamjet filmike perdorimi i armatimit luftarak ka filluar nga “ grupi i zjarrit” ne situatën kur sulmuesit kane shperthyer porten, kane djegur vendrojen dhe kur kane arritur te hyjnë brenda rrethimit te ORV, si dhe kane avancuar per te hyre ne objekt, me automjetit vdekjeprures qe hyri me shpejtesi brenda rrethimit te ORV-se.

Hapja e zjarrit nga i pandehuri Ndrea Prendi nuk ka lidhje me hapjen e zjarrit nga efektivat e Gardes se Republikes per ti sherbyer atyre si urdher virtual, pasi efektivat e Gardes se Republikes e kane filluar hapjen e zjarrit qysh me djegien e vendrojes dhe shperthimin e portes. Nga ana e prokurorëve dhe oficerëve të policise gjyqësore është bërë kqyrja e vendit të ngjarjes e kryer me datë 21.01.2013 dhe për pjesë të vecanta në ditët në vazhdim, ka saktësuar se : [Shqiptarja.com]

Page 12: Vendimi i zbardhur i Gjykatës së Tiranës për 21 Janarin

1) brenda oborrit të ndërtesës së Këshillit të Ministrave dhe pikërisht nga pjesa veriore e tij, janë gjetur një numër i madh gëzhojash prej të cilave 131 gëzhoja të kal. 9 mm si dhe një numër i madh gëzhojash kalibër 7.62 mm, të shpërndara në mënyrë të çrregullt. 439(katërqind e tridhjetë e nëntë) gëzhoja të kalibrit 7.62 mm; 8(tetë) fishekë kal.7.62mm; 2) në kangjellat rrethuese, në objektin e Kryeministrisë, nga ana veriore dhe në anën veriperëndimore, pas kqyrjes pjesore të vendit të ngjarjes, të kryer në date 29.01.2011, u evidentuan 13(trembëdhjetë) dëmtime të lëna ne elementët metalikë të kangjellave në një distancë të ulët nga toka, të shkaktuara këto nga kalimi i predhave të armëve të zjarrit; 3) në ndërtesën e vendrojes, portën metalike të hyrjes së automjeteve, e quajtur “Porta Nr.1” si dhe në portën e vogël për hyrje të personave në krah të “Portës Nr.1”, u evidentuan, gjithsej 13(trembëdhjetë) dëmtime të tjera në lartësi të ulët nga toka, që ishin shkaktuar nga kalimi i predhave të armëve luftarake; 4) në anën veriperëndimore dhe pikërisht në derën metalike të hyrjes së automjeteve “Porta Nr.1” në objektin e Kryeministrisë, brenda profilit metalik të derës, u gjetën dhe u sekuestruan dy copa metalike me përmasa të çrregullta; 5) shenja të lëna nga kalimi i një predhe u evidentuan tek një tabelë e qarkullimit rrugor, e ndodhur në trotuarin e bulevardit në drejtimin e ndërtesës së U.N.H.C.R.-së ; 6) në një nga pemët dekorative që ndodhet në afërsi të hyrjes së Gjykatës Kushtetuese, në vijë të drejtë me Portën Nr.1 të ndërtesës së K/Ministrave, është gjetur një predhë, vetëm me një përmasë të shprehur dhe konkretisht 9 mm; 7) në një pemë tjetër disa metra më tej, në të njëjtin drejtim, është fiksuar edhe një shformim i lëvores së pemës, e shkaktuar nga kalimi i një predhe arme zjarri ; 8) në ndërtesën e U.N.H.C.R-së, të ndodhur mbas bulevardit, në anën përballë portës nr.1, të oborrit të Kryeministrisë, tek kati i dytë, zyra nr.7, u gjet një predhë arme zjarri, e dëmtuar, kalibër 9 mm, me gjatësi 12.5 mm. Tek kati i tretë, zyra nr.12, u gjet një predhë arme zjarri, e dëmtuar, kalibër 9 mm, me gjatësi 12 mm. Tek kati i tretë, zyra nr.12, u gjet një predhë arme zjarri, e dëmtuar, kalibër 9 mm, me gjatësi 13 mm. Pretendimet e paleve. Lidhur me këtë fakt të përshkruar më lart Prokuroria e Tiranës fillimisht regjistroi procedimin penal në ngarkim të të pandehurve Agim Llupo dhe Ndrea Prandi me akuzën e “vrasjes me dashje në rrethana cilësuese” ne bashkëpunim. Më pas nga organi i akuzës u tërhoq rrethana e bashkëpunimit dhe të pandehurit u paraqitën me akuzat si vijon. Për të pandehurin Ndrea Prendi u kërkua dënimi i tij me 23 vite burgim për [Shqiptarja.com]

Page 13: Vendimi i zbardhur i Gjykatës së Tiranës për 21 Janarin

veprën penale të “Vrasjes së kryer në rrethana të tjera cilësuesë, e kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave” parashikuar nga neni 79 gërma “ë” i K.Penal, me pasojë vdekjen e shtetasit Faik Myrtaj. Ndërsa për të pandehurin Agim Llupo u kërkua dënimi i tij për veprën penale të “Vrasjes me dashje të kryer në rrethana të tjera cilësuese, e kryer kundër dy, ose më shumë personave”, parashikuar nga neni 79 gërma “dh” i K.Penal, me pasojë vdekjen e shtetasve Hekuran Deda e Ziver Veizaj, si dhe plagosjen e shtetasve Fatos Mahmutaj, Erald Bisha dhe Sokrat Gode.

Organi i Akuzes pretendoi se, me provat e administruara provohet se të pandehurit Ndrea Prendi dhe Agim Llupo me dashje kane synuar vrasjen e viktimave te siper-permendura dhe nëpërmjet të shtënave në drejtim të tyre kanë realizuar qëllimin e tyre kriminal.

Të pandehurit Ndrea Prendi dhe Agim Llupo kërkuan rrëzimin e akuzës dhe deklarimin të pafajshem për veprat për të cilat ata u akuzuan. Mbrojtësit e tyre pretenduan se nuk u provuan elementet e veprës penale të “Vrasjes me dashje ne rrethana cilësuese” për të cilën u akuzuan të pandehurit. Avokati Genci Gjokuataj si mbrojtës i te pandehurit Ndrea Prendi pretendoi se “Akuza nuk evidenton faktin se:

− Forcat e Gardes u ndodhen te vetme dhe ne numer shume te vogel perballe turmes me egersi ne rritje, pa forcat e Policise te larguara ne te dyja krahet e objektit.

− Nuk evidenton demtimet ne ORV Kryeministria, rrezikun per jeten e forcave te Gardes dhe te vete Komandantit te Gardes qe ka pesuar goditje me intensitet ne koke si dhe 80 te plagosurit nga forcat e Gardes.

− Nuk evidenton sulmin me automjet vdekjeprures per forcat e Gardes qe ka hyre ne territorin e objektit.

− Nuk ben asnje analize ligjore mbi perdorimin e armatimit sipas percaktimeve ne akte ligjore qe normojne veprimtarine e Gardes ( Ligji per Garden neni 25, pikat “a” dhe “b” te tij

− I akuzuari eshte person me detyre Komandanti Gardes se Republikes.

− Eshte ne vendngjarje per shkak te detyres.

− Eshte kerkuar ndalimi I tij qe disa ore pas ngjarjes pa asnje prove dhe pa asnje fakt ne funksion te kryerjes se saj ne flagrance ne kundershtim me nenin 254 te Kodit te Procedures Penale, me te njejten akuze si I dyshuar per vrasje me dashje nderkohe qe [Shqiptarja.com]

Page 14: Vendimi i zbardhur i Gjykatës së Tiranës për 21 Janarin

armatimi I I tij dhe I shoferit eshte marre per hetim dhe ekspertim 2 muaj e 2 dite pas ngjarjes”

Avokati Gjokutaj kundërshtoi faktin se, i mbrojturi prej tij të këtë kryer veprën penale të “Vrasjes ne rrethana të tjera cilësuese” të parashikuar nga neni 79/ë e K.Penal. Sipas këtij avokati kjo akuzë kerkon domosdoshmerisht ekzistencen e nje objektivi te caktuar pra qellimin dhe synimin e vrasjes se nje individi te caktuar duke shperfillur faktin nese konsumimi i ketij akti mund te cenoje edhe individe te tjere. Sipas avokatit “Kete qendrim mban edhe teoria e se drejtes dhe konkretisht ne botimin me titull “ E drejta penale, pjesa e posacme “ te vitit 2009, me autor Prof. Dr. Ismet Elezi ne fundin e faqes 60 dhe fillimin e faqes 61 duke ju referuar pikerisht vrasjes ne menyre te rrezikshme per jeten e shume personave shprehimisht thuhet se…… ne keto rrethana cilesuese vrasja kryhet ne mjedise te tilla kur ve ne rrezik jeten e shume personave edhe pse vrasja drejtohet kunder nje personi te caktuar. Keshtu psh A godit me bombe kunder B kur ai ndodhet midis nje grupi nxenesish dhe e vret ate duke vene ne rrezik edhe jeten e nxenesve, ose qellon me automatik ne nje local kunder nje tjetri nderkohe kur lokali eshte I mbushur me njerez duke vene ne rrezik jeten e tyre, sic ka ndodhur ne praktike ne disa raste kur vritet nje person dhe plagosen edhe te tjere qe jane ne lokal.Sa me siper logjika akuzatore thote se i mbrojturi prej meje Ndrea Prendi ka pasur objektiv te ndjerin Faik Myrtaj dhe duke shtene ne drejtim te tij ka vene ne rrezik edhe jeten e demonstruesve te tjere. Ky eshte nje absurditet pasi sic rezulton por edhe akuza nuk e pretendon se midis te mbrojturit prej meje Ndrea Prendi dhe te ndjerit Faik Myrtaj nuk ka patur as njohje te meparshme, as konflikt dhe as dijeni nga ana e te akuzuarit per vendndodhjen e te ndjerit ne momentin qe eshte goditur me arme zjarri” Avokati i të pandehurit Ndrea Prendi ne diskutimin përfundimtar në analizën e tij (fq. 21 dhe 22 ) pretendoi se duke u bazuar ne aktin e ekspertimit mjekoligjor te viktimës Faik Myrtaj ka rezultuar se vrima e hyrjes se plumbit është me drejtim nga poshtë lart ndërsa dhe nga e djathta në të majtë gjë që bie në kundërshtim me analizën e prokurorise lidhur me këndin e qitjes duke mos provuar se plumbi që i ka shkaktuar vdekjen viktimës është qitur nga i pandehuri Ndrea Prendi në mënyre të drejtpërdrejtë. Si përfundim të analizës së tij i pandehuri N.Prendi dhe avokati i tij bazuar në nenin 388/d të K.Pr. Penale kërkuan deklarimin të pafajshëm të të pandehurit Llupo për veprën për të cilën akuzohet. Gjithashtu i pandehuri Agim Llupo dhe Avokati i tij Besnik Çerekja mohuan në mënyrë kategorike akuzën per “Vrasjes me dashje të kryer në rrethana të tjera cilësuese, e kryer kundër dy, ose më shumë personave”, parashikuar nga neni 79 gërma “dh” i K.Penal dhe pretenduan se kjo vepër nuk provohet të jetë kryer nga i pandehuri Agim [Shqiptarja.com]

Page 15: Vendimi i zbardhur i Gjykatës së Tiranës për 21 Janarin

Llupo si rrjedhim bazuar në nenin 388/d të K.Pr. Penale kërkuan deklarimin të pafajshëm të të pandehurit Llupo për veprën për të cilën akuzohet . Sipas avokatit “Organi i akuzës pretendon së gardisti LLUPO, në momentin që ka qëlluar duke shenjëstruar viktimat, ka qenë i pozicionuar në llogoren e dritares së dytë përgjatë murit të ndërtesës së Kryeministrisë dhe sjell foto të tij si provë, por nuk sjell asnjë provë të kohës së saktë kur është qëlluar “për të vrarë” dhe nëse vendndodhja e gardistit në dritaren e dytë, përkon me orën e saktë të vrasjes” duke pretenduar kështu që nuk provohet ana objektive e kryerjes së veprës penale”

Avokati i te pandehurit Agim Llupo pretendoi se, mungon dhe ana subjektive e vepres penale. Sipas këtij avokati “kur akuzohet dikush për vrasje me dashje, duhet detyrimisht të provohet prania e këtij elementi, përndryshe akuza nuk qëndron. gjithashtu sipas këtij avokati mungon dhe Motivi se përsë ky i pandehur do të dëshirontë vdekjen e viktimave dhe plagosjen e te dëmtuarve. Sipas avokatit i pandehuri Llupo në këtë gjykim, nuk doli në pah asnjë provë që të dëshmojë rreth faktit se gardisti Llupo njihte viktimat. Avokati Çerekja në diskutimin përfundimtar tha që: “Për një profesionist që është në krye të detyrës; për gardistin që është në mbrojtje të Objektit të Rëndësisë së Veçantë (ORV); për gardistin që është në mbrojtje të Personalitetit të Lartë Shtetëror (PLSH), nuk ekziston asnjë motiv tjetër për të qëlluar përveç rastit ekstrem të cënimit të jetë së tij apo të kolegëve të tjerë në ushtrim të detyrës, si dhe në rast të cënimit të objektit apo personalitetit në ruajtje, veprime që përbëjnë detyrën funksionale dhe Misionin e punës së tyre, “ruajtjen dhe mbrojtjen e personaliteteve të larta shtetërore dhe të rezidencave”, Avokati Mbrojtës i të pandehurit Agim Llupo bazuar ne aktet e ekspertimit si më poshtë;

1. Akti i ekspertimit balistik nr. 975, datë 07.02.2011, kryer mbi predhën e gjetur në trupin e të ndjerit Ziver Veizi.

2. Akti i ekspertimit mjeko-ligjor nr. 26 datë 21.01.2011, kryer mbi trupin e të ndjerit Ziver Veizi.

3. Akti i ekspertimit kimik Nr. 610, datë 24.01.2011, kryer mbi teshat e të ndjerit Ziver Veizi dhe procesverbalin “Për sekuestrimin e provës materiale” datë 24.01.2011, ora 13.00

pretendon se është plotësisht e provuar se predha që i ka shkaktuar vdekjen të ndjerit Ziver Veizi është e dëmtuar në majë dhe provohet së kjo predhë ka bërë rrikoshet në një objekt tjetër përpara se të godiste të ndjerin dhe ti shkaktontë vdekjen. : Sipas aktit te ekspertimit mjeko-ligjor te trupit te viktimes Ziver Veizi vdekja e tij ka ardhur nga nje predhe e vetme dhe “drejtimi i kanalit të predhës në trup është nga para – mbrapa, nga sipër-poshtë dhe lehtësisht nga e majta në të djathtë”. Konkluzioni i këtyre ekspertëve në lidhje me drejtimin e qitjes, do mjaftonte për të siguruar këdo, përfshirë organin e akuzës, që të [Shqiptarja.com]

Page 16: Vendimi i zbardhur i Gjykatës së Tiranës për 21 Janarin

përjashtonte çdo mundësi të qitjes së drejtpërdrejtë në rastin e predhës që i mori jetën të ndjerit Ziver Veizi. Sipas Avokatit “në të njëjtin rezultat na shpie dhe fakti që vrima e hyrjes në rrobat e viktimës është vrimë hyrje e çrregullt. Në literaturën kriminalistike thuhet se kur predha godet një objekt tjetër para se të godasë “objektivin”, një nga karakteristikat është që vrima e hyrjes është e çrregullt për shkak të deformimit të mundshëm të predhës dhe të ndryshimit të këndit fillestar të predhës, pra jo më e drejtuar me majën në kah të trajektores së qitjes, por për së gjëri referuar gjatësisë së predhës. Ky fakt provohet lehtë qoftë nga forma e çrregullt e hyrjes së predhës në trupin e viktimës, qoftë nga forma gjatësore e dëmtimit të këmishës, në korrespondencë me vrimën e hyrjes së predhës në trup” Sipas aktit te trete të ekspertimit ai provoi se vetëm dy ashkla druri “njëra në formë paralelepipedi dhe tjetra në formë të çrregullt me formim disa shtresorësh” u gjetën në vrimën e hyrjes së predhës, në këmishën e viktimës cfarë provon se predha e cila i ka shkaktuar vdekjen viktimes Veizi ka ardhur nga nje rrikoshet me dege ose trung pemesh nga lart dhe jo drejtpërdrejt nga tyta e armës se të pandehurit Llupo. Avokati në pretendimet e tij insiston se prokuroret kanë tentuar te fshehin provat dhe te mos hetojne ne drejtim te faktit te devijimit me rrikoshet te predhes që shkaktoi vdekjen e të ndjerit Z.Veizi. Avokati i të pandehurit Llupo mohoi kategorikisht dhe cdo lidhje mes veprimeve te këtij të pandehuri dhe vdekjes se viktimës tjetër Hekuran Deda si dhe plagosjen e shtetasve Fatos Mahmutaj, Erald Bisha dhe Sokrat Gode. Sipas avokatit nuk u paraqit asnje prove shkencore, asnjë akt ekspertimi apo prove tjeter që të vërtetonte tej cdo dyshimi që i ndjeri Hekuran Deda të ketë vdekur prej të shtënave të pandehurit Agim Llupo. Në trupin e viktimës Deda nuk ka mbetur predha që i ka shkaktuar vdekjen dhe si rrjedhim nuk ka asnjë mundesi për të vërtetuar që është vrarë nga arma e gardistit Llupo. I njëjti arsyetim nga ana e avokatit qëndron edhe për për plagosjet e të dëmtuarve të cituar më lart.

Të dy avokatët mbrojtës të të dy të pandehurve për të justifikuar veprimet e të mbrojturve prej tyre ju referuan dhe nje vendimi të Gjykatës së Strasburgut te dhene kundër Italisë përsa i përket justifikimit të përdorimit të armëve të zjarrit nga punonjesit e policis/Gardës në rastet kur ata gjendën nën tënsionin e nje sulmi nga protestues të dhunshëm kundër tyre. Vendimi mban Nr. 23458/02 Rekursi, date 25.08.2009 me pale Giuliani dhe Gaggio kunder Italise. “Ne Genova Ne korrik 2001 ku u mbajt takimi I “ G8 “. Ne ngjarje per shkak te reagimit nga disa grupe pjesemarres ne demonstrate kunder forcave te zbatimit te ligjit, qe vepronin duke marshuar me objektivin per te shkuar drejt “ zones se kuqe “ te sigurise se larte, nje karabinier ne detyre ( Mario Placanika ), i pushtuar nga paniku per veprime ne dukje shume agresive mbi automjetin ku ndodhej se bashku me dy kolege te tij, ka qelluar me armen e tij, ku dhe mbeti i plagosur rende nje demonstrues qe me pas nderrroi jete” Nga ana e Prokurorise italiane [Shqiptarja.com]

Page 17: Vendimi i zbardhur i Gjykatës së Tiranës për 21 Janarin

eshte filluar procedimi penal dhe eshte hetuar mbi ngjarjen pa ndaluar dhe arrestuar asnje nga personat me detyre ligjore ne ngjarje, me gjykimin se edhe nese ekziston hipoteza se karabinieri e dinte se nga perdorimi i armes dikush do te vdiste, perdorimi legjitim i armes ne ushtrimin e detyres apo perdorimi per vetembrojtje ne kete ngjarje ( pasi karabinieri eshte ne detyre ligjore ne vendngjarje ) e perjashton ligjerisht nga pergjejgesia penale ( neni 53 I Kodit Penal ).

Ceshtja i kaloi GJ E D NJ ne Strasburg, e cila me vendimin e saj konkludoi se perdorimi i armes nga karabinieri ishte ne perputhje me ligjin. Sipas këtij vendimi “Rrethanat ne te cilat privimi i jetes mund te justifikohet duhet te interpretohet ne menyre rigoroze. Objekti dhe qellimi i Konventes si nje instrument per mbrojtjen e qenieve njerezore individuale eshte te kerkoje gjithashtu se neni 2 te interpretohet dhe te zbatohet ne menyre qe te beje mbrojtjen e saj praktike dhe efektive ( shih Solomu e te Tjere & 63 ). Ne vecanti Gjykata eshte shprehur se hapja e zjarrit duhet kur eshte e mundur te paraprihet nga te shtena paralajmeruese ( shih Kallis dhe Androulla Panayi kunder Turqise, nr 45388/99, &62, date 27.10.2009 ). Shih gjithashtu ne vecanti, paragrafi 10 i parimeve te OKB-se, paragrafi 154” Ne lidhje me sa me siper Gjykata arrin ne perfundimin se ne rastin konkret perdorimi i forces vdekjeprurese ishte absolutisht e domosdoshme “ ne mbrojtje te cdo personi nga dhuna e paligjshme “ brenda kuptimit te nenit 2 & 2(a) te Konventes ( shih paragrafin 176 ) Gjykata e Strsburgut konkludon se crregullimeve te papritura dhe te paparashikueshme duhej ti pergjigjej me forcen e fundit dhe se ne mungese te nje hetimi te brendshem ne thellesi mbi ceshtjen asnje hallke e menjehershme dhe direkte nuk eshte vendosur ndermjet mangesive ne ankesen mbi vdekjen e Carlo Giuliani. 251. Se fundi nuk duhet te neglizhohet se vdekja e Carlo Giuliani ndodhi ne rrjedhen e nje demonstrate massive. Ndersa kjo eshte detyre e Shtetit per te marre masa te arsyeshme dhe te pershtatshme ne lidhje me demonstratat e ligjshme per te siguruar sjelljen paqesore te demonstruesve dhe sigurine e te gjithe qytetareve, ne pamundesi per te garantuar absolutisht kete sjellje ligjvenesit kane nje lirshmeri te gjere ne zgjedhjen e mjeteve per te perdorur. 307. Gjykata ka vene re qe ne fillim k” ( shih paragrafin 194 ) dhe se nuk ka pasur shkelje te detyrimit per te mbrojtur jeten per shkak te organizimit dhe planifikimit te operacioneve policore gjate samitit te G8 ne Genova dhe ngjarjet tragjike ne Piazza Alimonda ( shih paragrafin 262 ). Nga avokatet u pretendua se ashtu si edhe forcat operacionale te aktivizuara ne sigurimin e Samitit te G8 ne Genova edhe forcat e Gardes kishin organizuar me perpikmeri masat dhe planifikimin e levizjeve te trupave ne situata te ndryshme.

Gjykata e Strasburgut duke shprehet se sjellja e oficereve nuk kishte per qellim qe te shkaktonte demtimin ose plagosjen e Carlo Giuliani, mori vendimin se nuk ishte e nevojshme per te shqyrtuar [Shqiptarja.com]

Page 18: Vendimi i zbardhur i Gjykatës së Tiranës për 21 Janarin

ceshtjen ne baze te nenit 3 te Konventes ( shih paragrafet 260-261 te aktgjykimit te Dhomes ).

Avokatët pretenduan se “Forcat e Gardes ne asnje moment dhe ne asnje rast nuk kane pasur per qellim qe te shkaktonin demtimin e ndonje demonstruesi. Ne menyre te perseritur dhe te vetpermbajtur edhe kur disa protestues demtuan postbllokun e Portes 1, edhe kur efektivat e Gardes u qelluan me mjete te forta e bomba Molotov, edhe kur dera u shpartallua, forcat e Gardes kane ndjekur nje procedure te pershkallezuar duke filluar nga paralajmerimi me altoparlant e deri ne te shtenat me plumba manover ne ajer. Ne momentin kur protestuesit sulmues te dhunshem dhe te irrituar filluan te futeshin ne zonen e sigurise se larte (zona e kuqe) dhe kur plumbat manover mbaruan, atehere Garda ka filluar te perdore armatim zjarri por gjithmone duke shtene ne ajer. Ne asnje moment forcat e Gardes nuk kane tentuar te qellonin me arme ne drejtim te turmes apo individeve specifik pasi po te kishin vepruar ne ate menyre do te kishte nje numer teper te madh viktimash, gje qe nuk perfshihet asnjehere ne masat qe ndjek Garda e Republikes, per te siguruar plotesimin e detyrave dhe misioneve te ngarkuara me ligj. Qellimi i vetem i Gardes ishte per te siguruar paprekshmerine e ORV-Kryeministria dhe PLSH-ve te ndodhur ne kete godine dhe ne asnje moment Garda nuk ka pasur per qellim qe te cenoje jeten e ndonje individi. Kjo faktohet qarte nga dy veprime: mosperdorimi i snajperave dhe nga mos shtirja mbi drejtuesin e mjetit, mbi njerezit qe hyne ne zonen e sigurise se larte apo edhe individeve qe qellonin me mjete te forta dhe bomba Molotov. Qellimi i Gardes ishte te qetesonte dhe zmbrapste protestuesit sulmues me cdo mjet te mundshem, por pa perdorimin e armeve te zjarrit ne menyre te drejteperdrejtë“.

Sipas gjyqtarit hipoteza me e mundshme eshte nese M.P. ( karabinieri ) kishte qelluar duke ditur se ekzistonte rreziku qe dikush do te vritej ai ishte pra nje rast i vrasjes me dashje. Megjithate, dy elemente te cilet perjashtojne pergjegjesine penale ishin te pranishem ne kete rast; Elementi i pare ishte perdorimi legjitim i armeve sic eshte percaktuar ne nenin 53 te Kodit Penal nje agjent i shtetit, i cili perdor ose urdheron perdorimin e armeve apo ndonje mjet tjeter te forces fizike ne ushtrimin e detyrave te tij zyrtare nuk do te jete pergjegjes per denim, ku ai ose ajo eshte i detyruar ta beje kete ne menyre qe te pengoje nje akt dhune apo penguar nje perpjekje per ti rezistuar autoritetit zyrtar kurse elementi i dyte ka qene vetembrojtes“. Sipas Gjykates se Strasburgut; “128.Karabinieret ne xhip ( automjet ) mund te kene pasur frike se ata do te vriteshin nga protestuesit. Fakti se demonstruesit perreth tyre nuk kishin bomba Molotov dhe nuk ishin ne pozicion per te vendosur mjetin ne zjarr ishte nje faktor qe mund te jete i vleresuar me ndryshe pergjate analizimit te situates. Karabinieret ne xhip nuk mund te fajesohen se perse ishin ne gjendje paniku.“ [Shqiptarja.com]

Page 19: Vendimi i zbardhur i Gjykatës së Tiranës për 21 Janarin

Vleresimi i Gjykatës lidhur me akuzën. Gjykata në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të kësaj cështje, pasi analizoi të gjitha provat e paraqitura nga organi i akuzës cmon se fakti i parashtruar dhe i hetuar nga ky organ nuk është paraqitur në mënyrë të plotë pasi nuk është realizuar një hetim i njëkohshëm, gjithpërfshirës lidhur me ngjarjet e datës 21 Janar 2011, në sulmin e zhvilluar kundër godinës së Kryeministrisë dhe forcave të Gardës së Republikës dhe policisë së Shtetit të ngarkuara për të ruajtur atë. Ky hetim dhe faktet e paraqitura në dosje duhet të ishin të plota për të konkluduar mbi tërësinë e fakteve objekt akuze dhe elementët e domosdoshem për ekzistencën e veprës penale që do të analizohen më poshtë në këtë vendim dhe në mënyrë të veçantë atë të lidhjes shkaksore mes veprimeve dhe pasojave, ekuilibrit mes intensitetit të sulmit dhe atij te mbrojtjes dhe anës subjektive te autorëve të veprimeve të kryera ne këtë ngjarje. Pavarësisht kësaj Gjykata ka detyrimin që të analizoje faktin e paraqitur dhe te shprehet per akuzën e ngritur nga organi i Prokurorise në ngarkim të dy të pandehurve, nëse provohet apo jo kjo akuzë. Sipas neneve 148 e vijues te Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë percaktohet se, eshte pikërisht Prokuroria institucioni që ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën në gjyq, pra është atribut vetëm e këtij institucioni që të formulojë akuzën dhe te ushtrojë ndjekjen penale. Gjykata bazuar në nenin 3 të K.Pr. Penale, ka detyrimin që të japë vendimin rreth akuzës mbi provat që shqyrtohen e verifikohen vetem në seancë gjyqësore. Sipas nenit 4 të K.Pr. penale “I pandehuri prezumohet i pafajshëm gjersa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë. Çdo dyshim për akuzën çohet në favor të të pandehurit.”

Per zgjidhjen e kesaj ceshtjeje Gjykata ka patur parasysh faktin se nese te pandehurit Ndrea Prendi dhe Agim Llupo e kane kryer vepren penale te |”Vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese te parashikuar nga neni 79 i Kodit Penal oper te cilen ata akuzohen.

Per te arritur ne nje perfundim ligjor, te sakte, Gjykata ka analizuar hollesisht elementet e domosdoshem te kesaj vepre penale dhe ka bere analizen nese plotesohen te gjitha elementet te kesaj vepre penale per t’u konsideruar fajtor te pandehurit ne gjykim, me akuzen e paraqitur nga organi i akuzes, si me poshte.

I pandehuri Ndrea Prendi akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes ne rrethana te tjera te cilesuese, ne menyre te rrezikshme per jeten e shume personave “ me pasoje te drejteperdrejte vdekjen e te ndjerit Faik Myrtaj, parashikuar nga neni 79, germa “e” i Kodit Penal. [Shqiptarja.com]

Page 20: Vendimi i zbardhur i Gjykatës së Tiranës për 21 Janarin

Në analizimin e faktit nëse i pandehuri Ndrea Prendi ka kryer këtë vepër penale apo jo gjykata cmon se për të konsideruar një person fajtor për kryerjen e një vepre penale duhet të analizohen elementët e mëposhtëm, të cilët duhet të ekzistojnë nje mori kushtet për të konsideruar një të pandehur fajtor:

1. objekti, që është marrëdhënja juridike e mbrojtur nga dispozita konkrete;

2. ana objektive, që ka të bëjë me mënyrën e kryerjes së veprës penale veprimet ose mosveprimet e autorit;

3. subjekti, që ka të bëjë me personin që kryen një vepër penale dhe verifikimin nëse ka apo jo moshën dhe kushtet për përgjegjesi penale, ka apo jo ndonje shkak që e përjashton këtë subjekt nga përgjegjësia penale;

4. ana subjektive që ka të bëjë me qëndrimin psikik që mban subjekti/autori ndaj veprimeve që po kryen. Pra a ekziston një vullnet për ti kryer ato veprime, a parashikon autori se nga veprimet që po kryen mund të vijë si pasojë vdekja e njeriut dhe a dëshiron ai që kjo pasojë të vijë, apo edhe nëse nuk e dëshiron pasojën me vetëdije lejon ardhjen e saj.

Duke analizuar me radhe secilin nga këta elementë në rastin e akuzës së të pandehurit Ndrea Prendi, Gjykata konkludon si vijon: 1. Në rastin konkret i pandehuri Ndrea Prendi akuzohet për vepren penale te “vrasjes me dashje” te te ndjerit Faik Myrtaj. Objekti i kësaj vepre penale është e drejta e të ndjerit Faik Myrtaj për të jetuar. Ky element është një e drejtë e pamohueshme dhe e mbrojtur nga Kushtetuta dhe Legjislacioni Shqiptar si dhe Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut e Ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë. 2. Në aspektin e anës objektive nga ana e organit të akuzës u pretendua se i pandehuri Ndrea Prendi e ka kryer këtë vepër me veprime aktive duke qëlluar me armën e tij të zjarrit Pistolete tip Beretta Nr. P52796Z. Nga provat në tërësi te paraqitura nga akuza dhe në mënyrë të veçantë me aktin e ekspertimit balistik të përgatitur në Laboratorë të specializuar në SH.B.A. të cilat do citohen në vijim, që i pandehuri Ndrea Prendi me pistoleten e tij tip Beretta Nr. P52796Z, ka kryer qitje me 11 fishekë luftarakë te kal.9mm(9X19) mm. Nga procesverbalet e sekuestrimit te provave materiale ka rezultuar se nga keto qitje ne momentin e kqyrjes se vendngjarjes e ne vijmesi jane sekuestruar 5 predha te shperndara konkretisht, njera ne trupin e shtetasit Faik Myrtaj, nje tjeter në një pemë dekorative me lartësi afro 2m, dhe tre te në ndërtesën e UNHCR-së ,te gjitha te kalibirit 9 mm dhe te gjithe keto objekte brenda sektorit e drejtimit te qitjes ku ndodhej [Shqiptarja.com]

Page 21: Vendimi i zbardhur i Gjykatës së Tiranës për 21 Janarin

viktima Faik Myrto.-shih skicen e vendosjes se te demtuareve ne bulevard. Nga Akt-ekspertimit tekniko-balistik Nr.3995 datë 16.05.2011, rezultoi ; … ne 11 gëzhojat kal.9 x19m, rezultoi përputhje e gjurmës së kokës së shulit dhe jashtëqitësit, …me gjurmët e kokës së shulit dhe të jashtëqitësit, të evidentuara në gëzhojat e qitura eksperimentalisht me pistoletën me Nr.P 52796 Z.-Ndrea Prendi- ..njera nga dy predhat…, ajo e fiksuar në një pemë dekorative, është qitur nga pistoleta me Nr.P 52778 Z”. - pistolete e te pandehurit tjeter M.Kume, për të cilin u tërhoq akuza nga prokuroria. Nisur nga fakti i mesiperm megjithese asnje prej gëzhojave te ekzaminuara, nuk ishte qitur nga pistoleta me numër P52778Z, (pistoleta e të pandehurit Margarit Kume), por nderkohe ishte qitur nje predhe e pikerisht ajo e gjetur në pemën dekorative), nderkohe qe trupi i pistoletes P52796Z, (pistoleta e të pandehurit Ndrea Prendi),kishte qitur te gjithe gezhojat e mesiperme eshte vendosur ekspertim i metejshem armeve,gezhojave dhe predhave prane nje Laboratorin ne SHBA, ku akti-ekspertimit tekniko-balistik (Raport Ekzaminimi), me Nr.163G-SP-215 çështjeje dt.05.01.2012 ka konkluduar se: “-…predha e gjetur në trupin e kufomës së të ndjerit Faik Myrtaj e numërtuar Q3, si dhe plumbat(predhat) e gjetur tek U.N.H.C.R të numërtuar Q5, Q6, Q7,…. u identifikuan të qitura nga tyta e ndodhur në pistoletën K2 me numër serie P52778Z..-pistoleta e Margarit Kumes.. -… gjurmët e mekanizmit mbushës të ndodhura në predhat Q3(Faik Myrtaj) dhe Q7,(U.N.C.H.R) u identifikuan si të shkaktuara nga mekanizmi mbushës në skeletin e pistoletës K1-pistoleta e te pandehurit Ndrea Prendit . …maja e gjilpërës së shulit të pistoletës K1 me Nr.P52796Z, pistoleta e te pandehurit Ndrea Prendit .-rezulton me një defekt të pazakontë, që nuk duhet të jetë në përputhje me ndikimin e përdorimit të zakonshëm..cka nenkupton nje manipulim te jashtem te saj kursesi ne kushtet e kryerjes se funksionit te saj si arme,pra nga qitja. Gjithashtu akti ne fjale ka saktesuar se- Në majën e predhës së gjetur tek viktima Faik Myrtaj dhe në majën e njërës nga predhat e gjetura në zyrën nr.12 të ndërtesës së U.N.H.C.R-së, dallohet një shënjë me hulli (me vija paralele), që është shkaktuar nga mekanizmi mbushës, që ndodhet në trupin (skeletin) e pistoletës K1, me numër P52796Z, (pistoleta e të pandehurit Ndrea Prendi)… Me këtë akt ekspertimi gjykata krijon bindjen se predhat me numrat Q3(Faik Myrtaj) dhe Q7(të gjetura në zyrat e UNHCR), sikundër edhe 11(njëmbëdhjetë) gëzhojat e gjetura e sekuestruara brenda rrethimit të Kryeministrisë, janë qitur nga pistoleta e të pandehurit Ndrea Prendi. Ne lidhje me kete fakt raporti ne fjale jep dhe dy mundesite praktike te kesaj situate, pra pse predhat Q3 dhe Q7, kanë vjaska të shkaktuara nga [Shqiptarja.com]

Page 22: Vendimi i zbardhur i Gjykatës së Tiranës për 21 Janarin

tyta e pistoletës K2(Margarit Kume) dhe gjurmë të mekanizmit mbushës nga skeleti i pistoletës K1(Ndrea Prendi) dhe pikërisht:

Shpjegimi i parë: Këto dy predha vijnë nga fishekë që u futën dhe u nxorrën manualisht nga pistoleta K1 me numër P52796Z (pa u bërë qitje) dhe u qitën më pas nga pistoleta me numër P52778Z.

Shpjegimi i dytë: Në kohën e qitjes së predhave, tyta e ndodhur aktualisht në pistoletën K2 me numër P52778Z, ndodhej në pistoletën K1 me numër P52796Z.

Nga provat e marra në shqyrtim, shpjegimi i parë hidhet poshtë në mënyrë kategorike(shmanget plotësisht) për faktin se, pistoleta me numër P52778Z(pistoleta e shtetasit Margarit Kume), nuk ka qitur as edhe një fishek të vetëm dhe gjithashtu në këto dy predha, nuk u gjetën gjurmë të cilat tu përkisnin apo korespondonin pjesëve të tjera të pistoletës, sikundër është edhe mekanizmi mbushës.

Në kushtet kur shpjegimi i parë bie poshtë, del e qartë se e vetmja mundësi është që tyta e ndodhur në pistoletën me numër P52778Z(pistoleta e shtetasit Margarit Kume) në momentin e ekzaminimeve kriminalistik, është realisht tyta që i përket pistoletës me numër P52796Z(pistoleta e të pandehurit Ndrea Prendi). Fakti që predha e gjetur në trupin e viktimës Faik Myrtaj dhe një nga predhat e gjetura në ndërtesën e U.N.H.C.R-së, përveç shenjave që u ka lënë tyta e pistoletës, kanë njëkohësisht edhe shenja koresponduese që u janë shkaktuar nga mekanizmi mbushës i trupit të pistoletës(që nuk ka fare lidhje me tytën e pistoletës), vërteton pa asnjë ekuivok, se këto dy predha janë qitur në mënyrë të njëkohshme nga pistoleta me Nr.P52796Z, e cila në momentin ngjarjes, ka patur të montuar tytën që është gjetur më vonë gjatë ekzaminimeve e montuar në pistoletën me Nr.P52778Z.

Ne lidhje me pistoleten e mesiperme menyren e administrimit te saj nga ana e te pandehurit nga teresia e provave si ato shkresore ashtu dhe ato me deshmitare u vertetua se : i pandehuri Ndrea Prendi e ka marrë pistoletën Nr.P52796Z si armatim personal në datën 05.03.2009, me fletë-daljen Nr.61, të cilën e ka nënshkruar regullisht (emër, mbiemër dhe firmë) tek rekuizita “Marrësi”. Ky numër fletë-dalje, është i pasqyruar edhe në fletën 9, të “Libri i Shpërndarjes së Armatimit në Efektiv (M-35)”, në numrin rendor 130, në kolonën “dokumenti i dhënies”. Pra, ndonëse i pandehuri Ndrea Prendi nuk ka nënshkruar në fletën përkatëse të “Librit të Shpërndarjes së Armatimit në Efektiv (M-35)”, ai ka nënshkruar në fletë-daljen e magazinës (Depo 1 Armatimi), që është edhe dokumenti bazë që pasqyron lëvizjet (hyrje/daljet) në magazinë.

Në praktikën e ndjekur gjatë hetimeve paraprake përsa i takon sekuestrimit të armës së të pandehurve Ndrea Prendi e Margarit Kume, u evidentua edhe një fletë-hyrje nr.20, datë 21.03.2011, për pistoletat [Shqiptarja.com]

Page 23: Vendimi i zbardhur i Gjykatës së Tiranës për 21 Janarin

Bereta me Nr.52796, Nr.52778, si dhe pistoletën Makarov Nr.BO 1343. Në rekuizitën “Dorëzuesi” ka nënshkruar (emër, mbiemër dhe firmë) i pandehuri, Margarit Kume. Në fletë-dalje pasqyrohet se këto armë i janë marrë Margarit Kume për llogari të prokurorisë.

Tek “Libri i Shpërndarjes së Armatimit në Efektiv (M-35)” dhe pikërisht tek numri rendor “59”, do të konstatohet se: ..pistoleta Makarov nr.BO 1343, figuron të jetë e të pandehurit Ndrea Prendi (tërhequr me fletë-daljen nr.35, datë 22.01.2007), ndërsa pistoleta nr.52778, është armatimi personal i të pandehurit Margarit Kume (numri rendor 157 në libër), të cilën e ka tërhequr me fletë-daljen nr.22, datë 29.01.2010.Të dhënat dokumentare, per posedimin e kesaj pistolete pra me Nr.P52796Z si armatim personal i të pandehurit Ndrea Prendi, deri me date 21.03.2011,vijnë në përputhje të plotë edhe me dëshminë e shtetasit Mark Ndoj para gjykatës, me detyrë Shef i Armatimit të Gardës së Republikës, i cili sa i takon procedurës për pajisjen me pistoletën Bereta me Nr.P52796Z, e procedurës së dorëzimit të kësaj pistolete me qëllim sekuestrimin nga prokuroria, i cili shpjegoi se: “...Margarit Kume, ka ardhur dhe ka dorëzuar pistoletën e tij, si dhe dy pistoletat e komandantit Ndrea Prendi, në zbatim të vendimit të prokurorit për sekuestrimin e tyre...Për këtë gjë unë kam mbajtur Fletë-hyrjen në Magazinë me Nr.20 datë 21.03.2011...Pistoletat Margariti, m’i ka sjellë pasditen e dates 21.03.2011 ..te cilat ja kam dorëzuar Of.Pol.Gjyqësore në dt.23.03.2011(pasi data 22.03.2011, ishte pushim), sipas proces-verbalit të mbajtur për këtë qëllim...Unë në asnjë prej armëve që kanë qenë objekt sekuestrimi, duke futur edhe tre armët që më dorëzoi Margariti, nuk kam bërë asnjë lloj ndërhyrjeje. ..Sa kanë qenë tek kasaforta ime, nuk i ka prekur njeri me dorë, pasi celësin e kasafortës e kam vetëm unë dhe gjithashtu kasafortën e kam me vulë...”

Në përputhje me këto shpjegime të dëshmitarit Mark Ndoj, vijnë edhe deklarimet e të pandehurit Margarit Kume, i cili ka shpjeguar se: “...ka dorëzuar tek shefi i armatimit Mark Ndoj pistoletën e tij, si dhe dy pistoletat e të pandehurit Ndrea Prendi...Nuk ka kryer asnjë veprim me armët që ka marrë për të dorëzuar...”.

Pra, tërësia e provave të përmendura më lart, provuan plotësisht se, pistoleta me Nr.P52796Z, është pistoleta e armatimit personal të pandehurit Ndrea Prendi, i cili e ka poseduar deri në dt.21.03.2011, kur është dorëzuar tek Shefi Armatimit Mark Ndoj, nga i pandehuri Margarit Kume. Me anë të aktit të ekspertimit të kryer me ndihmën e eksperteve te FBI-se ne Amerike i cili i ka dhënë një ndihmë të madhe gjykates në zbulimin arsyes se vdekjes së të ndjerit F.Myrtaj, Gjykata krijon bindjen që në fakt i pandehuri Ndrea Prendi me pistoletën e tij ka realizuar 11 qitje, nga të cilat njëra prej tyre ka perfunduar në trupin e viktimes Faik Myrtaj [Shqiptarja.com]

Page 24: Vendimi i zbardhur i Gjykatës së Tiranës për 21 Janarin

Përfundimisht, përsa i përket elementit të dytë te vepres penale

objekt akuze, ate të anës objektive, fale ekspertizes së mësipërme provohet nje pjesë këtij elementi. Kjo pjesë që provohet është fakti se nga arma e te pandehurit Ndrea Prendi ka dalë një predhe që ka shkakuar vdekjen e të ndjerit Faik Myrtaj, por ajo që mbetet e paprovuar nga provat e administruara në dosje ështe rrethana në të cilën i pandehuri Ndrea Prendi ka qëlluar.Nga shqyrtimi gjyqsor nuk u provua nese kishte i pandehuri kontakt viziv me viktimën në momentin që ka qëlluar apo jo? Ka qenë i pandehuri nën efektin e një sulmi të rrezikshëm për jetën në momentin që ka qëlluar ? Ana objektive si element në përbërjen e tij përbëhet nga dy nën elementë, koha dhe vendi. Koha është momenti kohor, i saktë, gjatë të cilit janë kryer veprimet e kundraligjshme që kanë cënuar jetën e dikujt dhe vendi është pozicioni gjeografik apo vendndodhja e saktë e subjektit/autorit/personit që me veprimet e tij konkrete ka kryer veprime që kanë cënuar jetën e viktimës dhe vendndodhja e viktimës. Përcaktimi i sakte i këtyre elementëvë është determinant ne përcaktimin edhe të lidhjes shkakësore dhe gjykimit mbi anën subjektive të veprës penale. Kjo do të thotë, që për të qenë përpara një vrasjeje, duhet të identifikojmë dhe provojmë, tej çdo dyshimi të arsyeshëm, autorin, vendndodhjen e saktë të tij në momentin e kryerjes së veprimeve që shkaktuan vdekjen dhe kohën e saktë të këtyre veprimeve. Nga provat e paraqitura nga akuza dhe të analizuara gjatë debatit gjyqësor theksojme se nuk u provua në mënyrë të qarte as koha dhe as pzicioni i sakte i te pandehurit në momentin kur ka bërë qitjen që ka shkaktuar vdekjen e viktimës Faik Myrtaj. Në këtë aspekt edhe hetimi i zhvilluar nga organi i akuzës ishte i paplotë dhe nuk arriti të provonte nëse ka pasur ndonje kontakt viziv në momentin e qitjes. Gjykata i shtron këto pyetje duke pasur parasysh dhe kushtet krejt specifike të situatës së pasqyruar më lart kur ky i pandehur ishte me cilësinë e Komandantit të Gardës së Republikës, nën një sulm të vazhdueshëm prej rreth shumë se 3 orësh me mjete të forta dhe me bomba “Molotov” . Gjykata thekson se në situatën kritike të krijuar duhet te kemi parasysh dhe detyrimet ligjore që kishin punonjësit e Gardës dhe konkretish sipas nenit 9 te Ligjit nr. 8869, date 22.05.2003 “ Per Garden e Republikes “ i ndryshuar, i cili thote shprehimisht se “…..Komandanti i Gardes ka autoritetin e plote te drejtimit e te kontrollit te te gjithe veprimtarise se Gardes. Ai eshte pergjegjes para Ministrit te Brendshem per pergatitjen dhe gatishmerine e efektivave te Gardes dhe per realizimin e misionit te saj”. Gjykata cmon se mungesa e hetimit nga organi procedues për të vërtetuar rrethanat, në të cilat ka qëlluar i pandehuri Ndrea Prendi dhe mungesa e të dhënave të faktit se përse duhej të qëllonte 11 herë i pandehuri Ndrea Prendi, çfare e ka detyruar ketë subjekt të posaçëm (në aspektin profesional ishte me gradë Gjeneral dhe me [Shqiptarja.com]

Page 25: Vendimi i zbardhur i Gjykatës së Tiranës për 21 Janarin

detyre Komandant i Gardës së Republikës) që të realizonte qitjen përbëjnë një pengesë të pakapërcyshme për të vërtetuar akuzën e Vrasjes me dashje në rrethana cilësuese. Mungesa e fakteve të plota dhe hetimit të gjithanshëm në këtë drejtim i bëjnë të pamundur Gjykatës që të bindet tej cdo dyshimi te arsyeshem nëse kemi të bëjmë me ndonjë vepër tjetër penale në veprimet e të pandehur Ndrea Prendi apo jo. 3. Subjekti që kryen vepren penale është elementi i tjetër i domosdoshëm për tu analizuar. Në këtë rast subjekti, i pandehuri Ndrea Prendi, është person madhor që ka mbushur moshën për përgjegjësi penale, por ne rastin konkret i pandehuri Ndrea Prendi përbën një subjekt të posaçëm pasi kemi të bëjmë me nje oficer te larte me gradë Gjeneral me detyre Komandant i Gardës së Republikës, i cili në momentin e ngjarjes ka qenë në krye të detyrës në mbrojtje të Institucionit të Kryeministrisë dhe Personaliteteve të Larta Shtetërore që ndodheshin brenda. 4. Elementi më i rëndësishëm për të vërtetuar ekzistencën e veprës penale dhe bazueshmërinë e akuzës është ana subjektive e personit që konsiderohet si autor i veprës objekt akuze.

Sipas nenit 14 të të K.Penal “Askush nuk mund të dënohet për një veprim ose mosveprim ë parashikuar nga ligji si vepër penale, nëqoftëse vepra nuk është kryer me faj. Quhet me faj personi që kryen veprën me dashje ose pakujdesi” Vepra penale “Vrasjes së kryer në rrethana të tjera cilësuesë, e kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave” parashikuar nga neni 79 gërma “ë” i K.Penal, kerkon domosdoshmerisht ekzistencen e nje objektivi te caktuar, pra qellimin dhe synimin e vrasjes se nje individi te caktuar duke shperfillur faktin nese konsumimi i ketij akti mund te cenoje edhe individe te tjere. Pra që te provohet akuza në ngarkim të të pandehurit Ndrea Prendi duhet të provohet dhe fakti që ky i pandehur dëshironte dhe synonte ardhjen e pasojës tragjike atë të vrasjes së të ndjerit Faik Myrtaj, por që të provosh këtë element të dashjes duhet ta shoqërosh edhe me motivin, pra arsyen e këtij aspekti volitiv të autorit të veprës penale. Organi që ngritën këtë akuzë nuk paraqitën asnjë provë për të vërtetuar se i pandehuri Ndrea Prendi synonte dhe dëshirontë pasojën tragjike atë të vdekjes së të ndjerit Faik Myrtaj. Madje organi i akuzes, nuk arritën të provonin asnje lloj lidhje apo njohje mes të pandehurit dhe viktimës dhe nuk provuan asnjë aspekt të dashjës së të pandehurit në ardhjen e pasojës.

Edhe po ti referohemi doktrinës së të drejtës penale dhe konkretisht ne botimin me titull “ E drejta penale, pjesa e posacme “ te vitit 2009, me autor Prof. Dr. Ismet Elezi ne fundin e faqes 60 dhe fillimin e faqes 61 duke ju referuar pikerisht vrasjes ne menyre te rrezikshme per jeten e shume personave shprehimisht thuhet se “…… ne keto rrethana cilesuese vrasja kryhet ne mjedise te tilla kur ve ne rrezik jeten e shume personave edhe pse vrasja drejtohet [Shqiptarja.com]

Page 26: Vendimi i zbardhur i Gjykatës së Tiranës për 21 Janarin

kunder nje personi te caktuar. Keshtu psh A godit me bombe kunder B kur ai ndodhet midis nje grupi nxenesish dhe e vret ate duke vene ne rrezik edhe jeten e nxenesve ose qellon me automatik ne nje lokal kunder nje tjetri nderkohe kur lokali eshte i mbushur me njerez duke vene ne rrezik jeten e tyre, sic ka ndodhur ne praktike ne disa raste kur vritet nje person dhe plagosen edhe te tjere qe jane ne lokal”.

Sipas kërkesave ligjore për tu provuar akuza e ngritur në ngarkim të të pandehurit Ndrea Prendi duhet që të provohet se ai ka pasur objektiv për të vrarë te ndjerin Faik Myrtaj dhe duke shtene ne drejtim te tij ka vene ne rrezik edhe jeten e demonstruesve te tjere. Kjo hipotezë e akuzës është krejtësisht e pabazuar dhe e pambështetur në prova. Madje dhe vete prokuroria e pranoi se midis të pandehurit Ndrea Prendi dhe te ndjerit Faik Myrtaj nuk ka patur as njohje te meparshme, as konflikt dhe as dijeni nga ana e te akuzuarit per vendndodhjen e te ndjerit ne momentin qe eshte goditur me arme zjarri.

Si rrjedhim gjykata cmon se në këtë gjykim nuk u arrit të provohet ana subjektive e veprës penalë të “Vrasjes së kryer në rrethana të tjera cilësuesë, e kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave” parashikuar nga neni 79 gërma “ë” i K.Penal për të cilën është akuzuar i pandehuri Ndrea Prendi.

Sic u parashtrua dhe më lart në këtë vendim, provohet se i pandehuri Ndrea Prendi ka qenë në vendngjarje për shkak të detyrës si Komandant i Gardës së Republikës në mbrojtje të institucionit dhe jo si nje person civil dhe i motivuar nga shkaqe personale sic pretendon ogani i akuzës. Edhe përsa i përket rrethanës së dytë te pretenduar nga organi i akuzës; se i pandehuri e ka kryer vepren penale duke perdorur armen gjykata e konsideron si ta papërshtatëshme dhe të pakuptimtë përcaktimin e kësaj rrethane në kushtet kur vetë organi i akuzes pranojnë së punonjësit e gardës janë të paisur me armatim dhe në disa momente kanë përdorur armët e zjarrit në përputhje me ligjin për armët e zjarrit duke qëlluar në ajër në situatën e krijuar të shpjeguar më lart në këtë vendim. Sipas nenit 4 të K.Pr. penale “I pandehuri prezumohet i pafajshëm gjersa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë. Çdo dyshim për akuzën çohet në favor të të pandehurit.” Ndërsa neni 388/1 pika “d”i KPr. Penale përcakton se “gjykata merr vendim pafajësie kur: nuk provohet që i pandehuri e ka kryer veprën që akuzohet ”

Gjykata në analizë të të gjitha provave të shqyrtuara gjatë gjykimit arrin në përfundimin se nuk ekzistojnë prova bindëse që të [Shqiptarja.com]

Page 27: Vendimi i zbardhur i Gjykatës së Tiranës për 21 Janarin

vërtetojnë akuzën e “Vrasjes së kryer në rrethana të tjera cilësuesë, e kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave” parashikuar nga neni 79 gërma “ë” i K.Penal në ngarkim të pandehurit Ndrea Prendi. Si rrjedhim bazuar në nenet 4 dhe 388/1/d të K.Pr.Penale i pandehuri Ndrea Prendi duhet të deklarohet i pafajshem lidhur me këtë akuzë.

Neni 375 i K.Pr. Penale lejon Gjykatën që në përfundim të hetimit gjyqësor ti japi faktit një përcaktim të ndryshëm nga ai që bën prokurori, por këtë ndryshim të kualifikimit ligjor të veprës së kryer nga i pandehuri Gjykata mund ta bëjë vetëm nëse fakti është pasqyruar në menyrë të plotë dhe hetimi është bërë në menyrë të gjithanshme.

Gjykata sqaron se nuk mund të aplikohet nenin 375 në ratin në gjykim për shkak të mungesës së një hetimi të plotë e të gjithanshëm, i cili të bënte një pasqyrim të qartë të fakteve të ngjara realisht nga të gjithë pjesëmarrësit në ngjarjet e datës 21.01.2011 në sulmin ndaj Kryeministrisë, si objekt i rendesise se vecante dhe te personaliteteve te larta te shtetit qe ndodheshin ne krye te detyres .

Sipas nenit 372 të K.Pr. Penale përcaktohet se “Kur gjatë shqyrtimit gjyqësor del se fakti është ndryshe nga ç’është është parashikuar në kërkesën për gjykim dhe gjykimi i tij është në kompetencën e asaj gjykate, prokurori ndryshon akuzën dhe procedon me akuzën përkatëse”.

Në rastin në gjykim gjatë gjykimit u provua se fakti i paraqitur nuk përbën veprën penale për të cilën akuzohet i pandehuri Ndrea Prendi, por nuk rezulton të jenë bërë hetime të plota për të përcaktuar zbardhur dhe vërtetuar faktin si rrjedhim gjykata nuk mund te shtojë akuzë dhe as të marre atributet e Prokurorisë (Neni 24/1 i K.Pr. Penale) për të bërë hetime të tjera dhe për të ngritur akuza të reja në proces. Institucioni i akuzës mund dhe duhet ta bëjë këtë detyrë në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe ligjore që ka.

Edhe Gjykata e Lartë me Vendimin Nr. 00-2011-1106 dt. 27.12.2011 të Kolegjit Penal të saj në paragrafin 21 te saj ka arritur në të njëjtin përfundim. Eshte pikerisht kjo njëra nga karakteristikat e Sistemit Akuzator të Kodit të Procedurës Penale, të cilin kemi në fuqi që nga viti 1995 në ndryshim nga sistemi Inkuizitor që ishte ne fuqi para këtij Kodi. Sipas parimeve të procedurës penale aktuale që këmi në fuqi, Gjykata ka një rol pasiv gjatë gjykimit (Në pozicionin e arbitrit mes paleve) dhe nuk mund te marri rol aktiv duke bërë akuzë të re në gjykim apo të hetojë rreth fakteve të cilat nuk janë objekt akuze. Edhe ne ato raste kur Gjykatës i është dhënë e drejta për të marrë prova të reja në proces këtë duhet ta bëjë [Shqiptarja.com]

Page 28: Vendimi i zbardhur i Gjykatës së Tiranës për 21 Janarin

vetëm për të vertetuar provueshmërinë e akuzës dhe nuk mund të marrë prova të reja për të ndërtuar një akuzë të re pasi sic thamë më lart kjo është detyra Kushtetuese dhe ligjore e Organit të Prokurorisë. Analiza e mësipërme e bërë nga gjykatë vlen për të dy të pandehurit dhe akuzat në ngarkim të tyre.

Sipas analizës së mësipërme Gjykata sqaroi të gjitha arsyet se përse cmon se nuk qëndron akuza e “Vrasjes së kryer në rrethana të tjera cilësuesë, e kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, parashikuar nga neni 79 gërma “ë” i K.Penal, në ngarkim të pandehurit Ndrea Prendi.

Megjithate lidhur me këtë çështje dhe akuzat në ngarkim të të dy të pandehurve Gjykata cmon, se rasti i Vendimit te Gjykatës së Strasburgut Nr. 23458/02 Rekursi, date 25.08.2009 me pale Giuliani dhe Gaggio kunder Italise, duhet të mbahet parasysh nga kjo Gjykate ne percaktimin e justifikimit të përdorimit të armëve të zjarrit nga punonjesit e Gardës, në rastet kur ata gjendën nën tënsionin nje sulmi nga protestues të dhunshëm kundër tyre dhe në vlerësimin nëse kemi të bëjme me përdorim të ekzagjeruar të forcës nga punonjësit e Gardës apo jo. Sipas këtij vendimi Gjykata duhet të marrë parasysh jo vetëm intensitetin e sulmit të protestuesve dhe mundësinë për ta shmangur këtë sulm, por edhe perceptimin subjektiv të cdo punonjësi të gardës të vënë nën tension të vazhdueshem dhe panik lidhur me rrezikimin real te jetës së tij dhe të personave të tjerë nga veprimet e dhunshme të turmës.

Përsa përket vlerës detyruese të këtij Vendimi dhe te Jurisprudencës së Gjykatës së Strasburgut, Gjykata sqaron se bazuar në nenet 17 dhe 116 /1/a të Kushtetutës së R.Sh. dispozitat e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Jurisprudenca e Gjykatës së Straburgut, janë të detyrueshme për tu zbatuar dhe nga Gjykatat Shqipëtare.

Megjithatë edhe sipas legjislacionit penal Shqiptar nga ana e Prokurorisë nuk rezulton të jetë bërë një hetim i plotë dhe i gjithanshëm i ngjarjes dhe fakteve te ndodhura. Ajo që u provua më lart është se i pandehuri nuk ka kryer veprën penale të Vrasjes me dashje ne rrethana të tjera cilësuese. Organi i akuzës nuk ka hetuar nëse ka vend për aplikimin e neneve 19, 20 dhe 21 të K.Penal apo për dispozita e insitute të tjera të K.Penal. Neni 19 rregullon institutin e Mbrojtjes së nevojshme dhe limitet e e kapercimit te tij. Neni 20 rregullon institutin e Nevojës ekstreme ndërsa neni 21 rregullon institutin e “Ushtrimit te një të drejte apo detyre”. sipas kësaj të fundit “Nuk ka përgjegjësi penale personi që vepron për të ushtruar të drejta apo për të përmbushur detyra të caktuara nga ligji ose nga një urdhër i dhënë, prej një personi kompetent, veç rastit kur urdhri është haptazi i [Shqiptarja.com]

Page 29: Vendimi i zbardhur i Gjykatës së Tiranës për 21 Janarin

paligjshëm. Kur vepra penale është kryer si rezultat i urdhrit të paligjshëm, për të përgjigjet personi që ka dhënë urdhrin”

Lidhur me të pandehurin Agim Llupo dhe akuzën ngritur në ngarkim të tij atë të “Vrasjes me dashje” të kryer në rrethana të tjera cilësuese, e kryer kundër dy, ose më shumë personave”, parashikuar nga neni 79 gërma “dh” i K.Penal, me pasojë vdekjen e shtetasve Hekuran Deda e Ziver Veizaj, si dhe plagosjen e shtetasve Fatos Mahmutaj, Erald Bisha dhe Sokrat Gode, Gjykata bën të njëjtë lloj analize. A e ka kryer i pandehuri Agim Llupo vepren penale për të cilën akuzohet ? Për ti dhënë përgjigje kësaj pyetje themelore në këtë proces Gjykata analizon 4 elementët e domosdoshëm të kësaj vepre penale objekt akuze dhe bën analizën nëse plotësohen të gjitha elemëntët ligjore për tu konsideruar fajtor për akuzën në rastin konkret për të dy të pandehurit. Duke analizuar me radhe secilin nga këta elementë në rastin e akuzës së të pandehurit Agim Llupo, Gjykata konkludon si vijon: 1. në rastin konkret i pandehuri Agim Llupo akuzohet për vrasjen me dashje te te ndjerive Ziver Veizi dhe Hekuran Dedja si dhe per plagosjen e shtetasve Fatos Mahmutaj, Erald Bisha dhe Sokrat Gode. Objekti i kësaj vepre penale është e e drejta per te jetuar e viktimave dhe shendeti i personave te demtuar. Ky element është një e drejtë e pamohuhueshme dhe e mbrojtur nga Kushtetuta dhe Lëgjislacioni Shqipëtar si dhe Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut e Ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë; 2. në aspektin e anës objektive nga ana e organit të akuzës u pretndua se i pandehuri Agim Llupo e ka kryer këtë vepër me veprime aktive duke qëlluar me armën e tij të zjarrit automatik tip MP-5 A2 9mm; Gjykata analizon kete akuze per secilen nga pasojat që i atribohen të pandehurit Agim Llupo me radhë. Nga hetimi i prokurorise dhe shqyrtimi gjyqësor ka rezultuar se në kufomën e shtetasit Hekuran Deda sipas aktit të ekspertimit mjeko-ligjor me nr.30 dt. 14.02.2011, është konkluduar se: a) në trupin e tij jane evidentuar një plagë tejshkuese e kokës, me vrimëhyrje nga ana e majtë .. ne te djathtë , e shoqëruar me dëmtime kockore në të dy anët e kapakut të kafkës; b) kjo plage është shkaktuar nga një qitje me armë zjarri. Drejtimi i te ciles ka qene nga e majta në të djathtë dhe lehtësisht nga poshtë-sipër; c) vdekja e shtetasit Hekuran Deda, ka ardhur nga kontuzioni i rëndë i trurit. Për të provuar se me cilën arme është vrare ky person nuk ekziston asnjë provë shkencore dhe nuk ka mbetur as predha që i ka shkaktuar vdekjen pasi plaga është tej-shkuese. Nga ana e ekuzës nuk është bërë e mundur të identifikohet as lloji apo arma konkrete nga e cila ka dalë predha që ka shkaktuar vdekjen e këtij personi. Akuza ja atribuon [Shqiptarja.com]

Page 30: Vendimi i zbardhur i Gjykatës së Tiranës për 21 Janarin

vdekjen e ketij shtetasi veprimeve të të pandehurit Agim Llupo vetëm duke u bazuar ne deklarimet e disa dëshmitarëve të cilët ishin në rolin e protestueve. Kështu dëshmitari Hysni Peposhi deshmon se:

”...Nuk kishte civilë brenda rrethimit, brenda rrethimit kishte shumë persona me armë…të pozicionuar kishte vetëm tek porta poshtë, si bodrum 5-6m nga shkallët nga krahu piramidës, njëherë dukej një, herë dukeshin më shumë, lëviznin forca në krahun e piramidës, njeri ka bërë edhe shkrepje automatike, ishte i mbuluar me skafandër dhe nuk dallohej, ka qenë gjuajtje selektive një nga një...

...Pasi mbaroi qitjen nga ana jonë 5-6 qitje, ky person është kthyer me drejtim nga porta hyrëse e rrethimit, por nuk shikoja dot se kisha pishën, kur kalova pishën, pashë që ra personi.…Personi që ishte poshtë tek bodrumi, e kisha përballë, arma ishte ulur në këndin 45o...

...pozicioni i armës ishte drejt, ne ishim shënjestra e këtij personi dhe unë kërkoja të fshihesha tek pema, arma na u drejtua ne, edhe shoku im dyshoj se u qëllua nga kjo armë, nuk ka qenë i njëjti plumb që qëlloi Hekuranin dhe gazetarin, breshëria ishte selektive një nga një, pastaj kur u kthye drejtimi nga porta nuk e ndoqa më… Dëshmitari Sokrat Gode, deshmon se:

“…Saktësisht isha në trotuarin e Kryeministrisë, 30-35 m larg portës hekurit të Kryeministrisë, në mes të trotuarit dhe midis dy pishave…Të shtëna të tjera, vinin nga një person i veshur me të zeza me fytyrë të mbuluar dhe me skafandër, i vendosur te dritarja afër portës në bulevard.

Dëshmitari Erald Bisha, deshmon se:

“…Unë në moment shikoja vetëm një ushtarak tek cepi Kryeministrisë, sipas kënd vështrimit tim në dritare në katin e parë, vinte një si gjysëm llogore, ai rrinte konstant me kasë në kokë dhe me armë në dorë, nuk arrija ta shikoja që qëlloi ai…”

Dëshmitari Zydi Dajti, sqaron se: “…Dyshova në moment nga tiparet, pasi e njoh më parë dhe e saktësova kur e pashë në televizor që ishte Agim Llupo, personi me pozicion në frëngji. E pashë në të gjitha mediat, me skafandër dhe armë në dorë, direkt atë ditë e konstatova. Njeri tjetër nuk kam njohur… Nuk kam parë mjet afër derës Kryeministrisë, absolutisht jo nuk kam parë mjet. Nga momenti që personi u rrëzua për tokë dhe shkova për ta ndihmuar, unë u largova….”.

Në momentin kur i ndjeri Hekuran Deda fatkeqësisht ka gjetur vdekjen kanë qenë shumë efektive të gardës që ishin duke qëlluar me armë zjarri dhe është e pamundur të identifikohet dhe të [Shqiptarja.com]

Page 31: Vendimi i zbardhur i Gjykatës së Tiranës për 21 Janarin

provohet tej cdo dyshimi të arsyeshëm që ka qenë pikërisht Agim Llupo që ka qëlluar të ndjerin. E njëjta situatë paraqitet në dosje edhe përsa i përket pretendimit të akuzës së i pandehuri Agim Llupo ka plagosur të dëmtuarit Fatos Mahmutaj, Erald Bisha dhe Sokrat Gode. Këto dëshmi të cituara më lart jane provat me te cilat Prokuroria e Tiranës ka ngritur akuzën në ngarkim të të pandehurit Agim Llupo përsa i përket akuzës për vrasjen e të ndjerit Hekuran Deda dhe plagosjen e të dëmturve lartpërmendur. Këto prova në vlerësim të gjykatës janë të pamjafteshme për të krijuar bindjen e bazuar në prova tej cdo dyshimi se i pandehuri Llupo ka vrarë të ndjerin Deda dhe ka plagosur të demtuarit e tjere. Si rrjedhim edhe ne aspektin e anës objektive nuk qëndron akuza e ngritur në ngarkim të këtij të pandehur pasi nuk provohet vrasja e dy ose me shumë mersonave nga ky i pandehur. Krejt ndryshe paraqitet ana objektive (element i vepres penale), per rastin e vdekjes së të ndjerit Ziver Veizi, për të cilin u arrit të provohet se predha e vetme që i ka shkaktuar vdekjen këtij shtetasi ka dalë nga arma e të pandehurit A. Llupo.

Në kufomën e viktimës Ziver Veizi (Veizaj), sipas aktit te ekspertimit mjeko-ligjor nr.26 dt. 14.02.2011, rezulton se në trupin e tij ka: a) Një plagë depërtuese në gjoks, me vrimë hyrje në anën e majtë e të sipërme të gjoksit,.. thyerje të vertebres 12 torakale ..dhe me grumbullim të një sasie të madhe gjaku,... b) Plaga depërtuese në gjoksin .., është shkaktuar nga një qitje me armë zjarri me drejtim nga para-mbrapa, nga sipër-poshtë dhe lehtësisht nga e majta në të djathtë. c) Vdekja ka ardhur nga shoku i rëndë traumatiko-hemorragjik. Gjithashtu nga kqyrja e kufomës është saktësuar se 117 cm nga thembra e këmbës është sekuestruar me cilësinë e provës materiale një predhë metalike me ngjyrë bronxi, e deformuar në pjesën fundore në formë elipsi, me diametër të madh 11 mm, diametër të vogël 8 mm dhe me gjatësi 15 mm. Ekzaminimi kriminalistik i kësaj predhe konfirmoi se ajo është e kalibrit 9 mm, me gjatësi 15.8 mm dhe peshë 7.949 gram. Gjykata bazuar në provat e administruara ne dosje dhe në mënyrë të vecantë në provat shkencore si më poshtë

1. Akti i ekspertimit balistik nr. 975, datë 07.02.2011, kryer mbi predhën e gjetur në trupin e të ndjerit Ziver Veizi. 2. Akti i ekspertimit mjeko-ligjor nr. 26 datë 21.01.2011, kryer mbi trupin e të ndjerit Ziver Veizi. 3. Akti i ekspertimit kimik Nr. 610, datë 24.01.2011, kryer mbi teshat e të ndjerit Ziver Veizi dhe procesverbalin “Për sekuestrimin e provës materiale” datë 24.01.2011, ora 13.00 [Shqiptarja.com]

Page 32: Vendimi i zbardhur i Gjykatës së Tiranës për 21 Janarin

arrin në konkluzionin se është plotësisht e provuar që predha që i ka shkaktuar vdekjen të ndjerit Ziver Veizi është e dëmtuar në majë dhe provohet së kjo predhë ka bërë rrikoshet në një objekt tjetër përpara se të godiste të ndjerin dhe ti shkaktontë vdekjen: - sipas aktit te ekspertimit mjeko-ligjor te trupit te viktimes Ziver Veizi vdekja e tij ka ardhur nga nje predhe e vetme dhe “drejtimi i kanalit të predhës në trup është nga para – mbrapa, nga sipër-poshtë dhe lehtësisht nga e majta në të djathtë”. Ky konkluzioni i krahasuar me pozicionin e viktimës dhe të pandehurit në momentin e qitjeve të con në përfundimin që predha e fishekut te armës së të pandehurit ka qenë e drejtuar në ajër por përplasja me një objekt tjetër i ka drejtuar drejtimin dhe predha ka përfunduar në trupin e viktimës në drejtim nga siper-poshtë dhe nga e majta në të djathtë. Sipas aktit mjeko ligjor “vrima e hyrjes në rrobat e viktimës është vrimë hyrje e çrregullt dhe e madhe”. Në literaturën kriminalistike thuhet se kur predha godet një objekt tjetër para se të godasë “objektivin”, një nga karakteristikat është që vrima e hyrjes është e çrregullt për shkak të deformimit të mundshëm të predhës dhe të ndryshimit të këndit fillestar të predhës, pra jo më e drejtuar me majën në kah të trajektores së qitjes, por për së gjëri referuar gjatësisë së predhës. Ky fakt provohet lehtë qoftë nga forma e çrregullt e hyrjes së predhës në trupin e viktimës, qoftë nga forma gjatësore e dëmtimit të këmishës, në korrespondencë me vrimën e hyrjes së predhës në trup” Sipas aktit të ekspertimit Nr. 610, datë 24.01.2011 ai provoi se vetëm dy ashkla druri “njëra në formë paralelepipedi dhe tjetra në formë të çrregullt me formim disa shtresorësh” u gjetën në vrimën e hyrjes së predhës, në këmishën e viktimës cfarë provon se predha, e cila i ka shkaktuar vdekjen viktimes Veizi ka ardhur nga nje rrikoshet me dege ose trung pemesh nga lart dhe jo drejtpërdrejt nga tyta e armës se të pandehurit Llupo. Eksperti kriminalist, Gani Jahelezi, i caktuar nga Gjykata me vendimin datë 17.12.2012, në përgjigjet e tij ndaj pyetjes konkrete të drejtuar nga Gjykata, (“të përcaktohet mundësia e shoqërimit të këtyre provave materiale pra predhes dhe ashklave te drurit) më njëra tjetrën gjatë lëvizjes), bazuar në një arsyetimin shkencor të detajuar arrin në konkluzionin e vetëm se: “Duke u nisur nga ligjet e fizikës, dinamikës dhe aerodinamikës, siç u shpjegua dhe më lart, predha objekt ekspertimi duke goditur trungun e ngurtë nga ku mund të jenë shkëputur dy copëzat objekt ekspertimi, i jep energji këtyre copave duke bërë të mundur që dy copëzat objekt ekspertimi të lëvizin me predhën ose pas saj në të njëjtën flurudhë”. Nga ana Gjykates u shqyrtua dhe akti i ekspertimit tekniko balistik i kryer nga eksperti Dritan Zoto, por ne harmoni me provat e tjera, Gjykata e mori me rezerve, konkluzionin perfundimtar te ketij akti. Si rrjedhim i këtyre provave të analizuara më lart, Gjykata krijon bindjen se në aspektin e anës objektive predha e dale nga tyta e armes se te pandehurit Agim Llupo në momentin e qitjes nuk ka qenë e drejtuar nga [Shqiptarja.com]

Page 33: Vendimi i zbardhur i Gjykatës së Tiranës për 21 Janarin

i ndjeri Ziver Veizi, por nga përplasja me një trup të ngurte (dege apo trung peme), është dëmtuar në majë dhe ka ndryshuar drejtim duke goditur të ndjerin, të cilit i ka shkaktuar vdekje. Në këtë përfundim të sjellin analizat shkencore të lidhur më trajektoren balistike të plumbit te dalë nga arma e të pandehurit Agim Llupo. 3. Në vazhdim të analizës së elementëve të veprës penale gjykata konstaton se subjekti i saj, i pandehuri Agim Llupo është subjekt që ka mbushur moshën për përgjegjësi penale dhe është plotësisht i përgjegjshëm para ligjit 4. Në analizë elementit më i rëndësishëm për të vërtetuar ekzistencën e veprës penale dhe bazueshmërinë e akuzës është ana subjektive e personit që konsiderohet si autor i veprës objekt akuze. Sipas nenit 14 të të K.Penal “Askush nuk mund të dënohet për një veprim ose mosveprim ë parashikuar nga ligji si vepër penale, nëqoftëse vepra nuk është kryer me faj. Quhet me faj personi që kryen veprën me dashje ose pakujdesi” Vepra penale “Vrasjes me dashje të kryer në rrethana të tjera cilësuese, e kryer kundër dy, ose më shumë personave”, parashikuar nga neni 79 gërma “dh” i K.Penal kerkon domosdoshmerisht ekzistencen e nje objektivi te caktuar pra qellimin dhe synimin e vrasjes se të paktën dy individëve ose më shumë. Pra që te provohet akuza në ngarkim të të pandehurit Agim Llupo duhet të provohet dhe fakti që ky i pandehur dëshironte dhe synonte ardhjen e pasojës tragjike atë të vrasjes së të ndjerit Ziver Veizi dhe Hekuran Deda dhe te personave te tjere te dëmtuar. Sic u provua më lart në analizën e anës objektive të veprës, nuk u provua që i ndjeri Hekuran Deda dhe te demturit Fatos Mahmutaj, Erald Bisha dhe Sokrat Gode të jenë qëlluar nga i pandehuri Agim Llupo. Megjithatë në analizë të anës subjektive të veprimit që i ka shkaktuar vdekjen të ndjerit Ziver Veizi që të provosh elementin e dashjes duhet ta shoqërosh edhe me motivin dhe qëllimin, pra arsyen këtij aspekti volitiv të autorit të veprës penale. Organi i akuzes nuk paraqiti asnjë provë për të vërtetuar se i pandehuri Agim Llupo synonte dhe dëshironte ardhjen e pasojës tragjike, atë të vdekjes së të ndjerve Ziver Veizi dhe Hekuran Deda dhe te personave të tjere te palgosur. Madje organi i akuzes nuk arriti të provonte asnje lloj lidhje apo njohje mes të pandehurit dhe viktimave e të dëmtuarve dhe nuk provuan asnjë aspekt të dashjes së të pandehurit në ardhjen e pasojës. Sipas kërkesave ligjore për tu provuar akuza e ngritur në ngarkim të të pandehurit Agim Llupo qofte edhe vetëm për njërin aspekt të pretenduar, atë të vrasjes me dashje të viktimës Ziver Veizi duhet që të provohet se ai ka pasur objektiv për të vrarë te ndjerin dhe ka qëlluar në drejtim të tij për ta realizuar këtë qëllim. Kjo hipotezë e akuzës është krejtësisht e pabazuar dhe e pambështetur në prova. Madje dhe vete prokuroret e pranojnë se midis të pandehurit Agim Llupo dhe te ndjerit Ziver Veizi [Shqiptarja.com]

Page 34: Vendimi i zbardhur i Gjykatës së Tiranës për 21 Janarin

nuk ka patur as njohje te meparshme, as konflikt dhe as dijeni nga ana e te akuzuarit per vendndodhjen e te ndjerit ne momentin qe eshte goditur me arme zjarri. Si rrjedhim gjykata cmon se në këtë gjykim nuk u arrit të provohet ana subjektive e veprës penalë të vrasjes me dashje për të ndjerin Ziver Veizi dhe aq më tepër për veprën objekt akuze të “Vrasjes me dashje të kryer në rrethana të tjera cilësuese, e kryer kundër dy ose më shumë personave”, parashikuar nga neni 79 gërma “dh” i K.Penal, për të cilën është akuzuar i pandehuri Agim Llupo. Sipas nenit 4 të K.Pr. penale “I pandehuri prezumohet i pafajshëm gjersa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë. Çdo dyshim për akuzën çohet në favor të të pandehurit.” Ndërsa neni 388/1 pika “d” i K.Pr.Penale përcakton se, “gjykata merr vendim pafajësie kur: nuk provohet që i pandehuri e ka kryer veprën që akuzohet ” Gjykata në analizë të të gjitha provave të shqyrtuara gjatë gjykimit arrin në përfundimin se nuk ekzistojnë prova bindëse që të vërtetojnë akuzën e “Vrasjes me dashje të kryer në rrethana të tjera cilësuese, e kryer kundër dy, ose më shumë personave”, parashikuar nga neni 79 gërma “dh” i K.Penal në ngarkim të pandehurit Agim Llupo. Si rrjedhim bazuar në nenet 4 dhe 388/1/d të K.Pr. Penale i pandehuri Agim Llupo duhet të deklarohet i pafajshem lidhur me këtë akuzë.

Neni 375 i K.Pr. Penale lejon Gjykatën që në përfundim të hetimit gjyqësor ti japi faktit një përcaktim të ndryshëm nga ai që bën prokurori por , jashte ketij fakti dhe hetimi, Gjykata nuk mund te percaktoje akuza te reja. Gjykata ne dhenien e ketij vendimi mori parasysh edhe vendimet e Gjykatave te niveleve me te larta dhe konkretisht:

• Ne vendimin e saj Nr.876, date 21.12.2005, Gjykata e Larte nder te tjera eshte shprehur se: “Problemi i te provuarit te akuzes eshte themelori per çdo proçes dhe kjo kerkon nje analize te plote e te gjithashme te provave qe paraqiten gjate shqyrtimit gjyqesor, duke menjanuar mbivleresimin e çdo prove, gje qe do te demtonte procesin gjyqesor. Nuk mund te kete per gjykaten asnje prove me vlera te paracaktuara e qe t'a mbeshtese vendimin e fajesise apo pafajesise vetem me nje prove, pa u harmonizuar ajo me prova te tjera.”.

• Ne Vendimin nr. 291, date 15.03.2007, te Kolegjit Penal te Gjykates se Larte, thuhet: “... nje prove e vetme e pashoqeruar me prova te tjera apo indicie, nuk mund te sherbeje ne arritjen e perfundimit, per fajesine e te pandehurit...”. [Shqiptarja.com]

Page 35: Vendimi i zbardhur i Gjykatës së Tiranës për 21 Janarin

• Ne vendimin Nr.779 date 14.07.2010 te Kolegjit Penal te Gjykates Larte thuhet : “…Ekistenca e vepres penale parashikuara nga neni 79 i K.Penal lidhet ngushte me anen subjektive te vepres penale dhe autorit … Pra qe vrasje te cilesohet sipas nenit 79, germa “dh” e K.Penal ajo duhet te synoje jeten e dy ose me shume personave me dashje direkte…” Nisur nga sa me siper, bazuar ne nenet 4 dhe 388/d te

K.Pr.Penale, Gjykata çmon se nuk ka prova te mjaftueshme, te cilat te çojne ne perfundimin e padiskutueshem, jashte çdo dyshimi te arsyeshem, se te pandehurit Ndrea Prendi, Agim Llupo, kane kryer veprat penale te parashikuara nga nenet 79 germa “e”, “dh” te K.Penal. Per pasoje, keta te pandehur nuk mund te deklarohen fajtore per keto vepra penale, por duhet te shpallen te pafajshem.

PËR KËTO ARSYE Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor Gjykata pasi shqyrtoi provat e paraqitura nga palët; bazuar ne nenet :379, 388/1/d e 485 te K.Pr.Penale,

V E N D O S I

• Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Ndrea Pjeter Prendi, per vepren penale te “ Vrasjes me dashje te kryer ne menyre te rrezikshme per jeten e shume personave”, parashikuar nga neni 79 germa “e” i K.Penal .

• Heqjen e mases sigurimit “arrest shtepie”, dhene ndaj te pandehurit Ndrea Prendi, me vendimin Nr.79 Akti date 22.01.2012, te Gjykates Rrethit Gjyqesor Tirane.

• Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Agim Zarik Llupo, per vepren penale te “ Vrasjes me dashje te kryer ne rrethana te tjera cilesuese e kryer kunder dy ose me shume personave”, parashikuar nga neni 79 germa “dh” i K.Penal .

• Urdherohet lirimi i menjehershem i te pandehurit Agim Llupo . • Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Margarit Jani Kume,

per vepren penale te “ Veprimeve qe pengojne zbulimin e te vertetes”, parashikuar nga neni 301 i K.Penal .

• Shpenzimet gjyqsore sic jane bere. • Kundër këtij vendimi lejohet ankim sipas ligjit në Gjykatën e Apelit

Tiranë. • U shpall sot më dt. 07.02.2013, në Tiranë.

S E K R E T A R E GJ Y Q T A R I [Shqiptarja.com]

Page 36: Vendimi i zbardhur i Gjykatës së Tiranës për 21 Janarin

Florinda NUSHI Besnik HOXHA [Shqiptarja.com]

Page 37: Vendimi i zbardhur i Gjykatës së Tiranës për 21 Janarin

REPUBLIKA E SHQIPERISE

GJYKATA E RRETHIT GJYQESOR TIRANE

Tirane me date 24.10.2012

V E R T E T I M

Vertetojme se per vendimin Nr. 1178 date 25.07.2012 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, eshte bere ankim per ne Gjykaten e Apelit Tirane me Nr. 1027 ankimi, date depozitimi 02.08.2012 nga I pandehuri Thimio Rubati.

E leshojme kete vertetim me kerkesen e te interesuarit.

K/SEKRETARE

ESMERALDA GJOLEKA

[S

hqiptarja.com]

Page 38: Vendimi i zbardhur i Gjykatës së Tiranës për 21 Janarin

REPUBLIKA E SHQIPERISE

GJYKATA E RRETHIT GJYQESOR TIRANE

Tirane me date 19.11.2009 VERTETIM

Vertetojme se per vendimin penal me numer 342, date 10.03.2009 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane eshte bere rekurs nga i pandehuri Astrit Hoxha , me numer 1171 rekursi dhe date depozitimi 25.09.2009. Dosja ndodhet ne Gjykaten e Larte. E leshojme kete vertetim me kerkese te te interesuarve.

Kryesekretare Esmeralda GJOLEKA

[S

hqiptarja.com]

Page 39: Vendimi i zbardhur i Gjykatës së Tiranës për 21 Janarin

REPUBLIKA E SHQIPERISE

GJYKATA E RRETHIT GJYQESOR TIRANE

Tirane me date 25.09.2012 VERTETIM

Vertetojme i denuari Ilir Trini nuk rezulton qe te kete perfituar ‘ULJE DENIMI” nga data 25.09.2011-25.09.2012.

Kryesekretare Esmeralda GJOLEKA

[Shqiptarja.com]

Page 40: Vendimi i zbardhur i Gjykatës së Tiranës për 21 Janarin

- I pandehuri kerkoi pafajsi Gjykata, ne perfundim te gjykimit

V E R E N:

Ne Gjykaten e Rrethit Gjyqsore Tirane ka ardhur per gjykim ceshtja penale. Nga shqyrtimi gjyqsore i bere rezulton se:

I pandehuri Shpetim Bimo, eshte banor i qytetit te Tiranes, me arsim te larte, i padenuar me pare. Deshmitarja Anila Cobani, eshte banore e qytetit te Tiranes, me arsim te larte, eshte pjestare e familjes Heta, te cilet jane pronare te nje trualli ne qender te Tiranes.Familja Heta ku pjestare eshte dhe deshmitare Anila Cobani kane lidhur nje kontrate sipermarrje me firmen ndertuaese perfaqesuar nga i pandehuri Shpetim Bimo.Fillimisht, marrdheniest midis tyre kane qene te mira duke mos pasur konflikte njeri me tjetrin, por mbas mbarimit se ndertuari te pallatit ne mes tyre ka patur konflikte te cilat kane cuar deri ne ngjarjen e dates 3.02.2007.

Me date 3.02.2007, deshmitarja Anila Cobani ka shkuar se bashku me bashkshortin e saj tek pallati per te pare nje dyqan qe ishte pjese e kontrates dhe qe do te merrej nga ana e tyre.Deshmitarja Anila Cobani ka konstatuar se objekti ne fjale ishte i mbyllur me llamarina.Deshmitarja ka takuar pergjegjesin e punimeve deshmitarin Genti Keci, te cilit i ka kerkuar shpjegime pse dyqani ishte me llamarina.Deshmitari Genti nuk e ka perfillur fare fjalen e deshmitares duke i thene se nuk i jepte llogari asaj se cfare po bente ai.Deshmitarja Anila duke qene si pronare e truallit dhe se ne kontrate kishte dyqanin ka hapur njeren prej llamarinave dhe ka hyre brenda objektit per te pare se cfare po ndodhte ne siperfaqen e tij.

Pasi deshmitarja ka hequr llamarinat dhe eshte future branda ka ardhur i pandehuri Shpetim Bimo, i cili ka filluar te konfliktohej me fjale me deshmitaren Anila Cobani dhe me bashkshortin e saj dhe pikerisht me Arben Heta.I pandehuri Shpetim krahas debatit qe bente me fjale me deshmitaret ka nxjerr dhe celularin per te filmuar ngjarjen.Deshtmitari Arben i ka kerkuar te mbyllte telefonin dhe te mos regjistronte duke konsideruar kete si fakt i shkeljes privatesise.Nderhyrja e deshmitarit Arben,ka qene per shkak se mes tyre konflikti kishte filluar me fjale fyese.Mbas kesaj i pandehuri Shpetim, [Shqiptarja.com]

Page 41: Vendimi i zbardhur i Gjykatës së Tiranës për 21 Janarin

ka marre nje tulle me vrima ne dore dhe ka gjuajtur ne drejtim te deshmitarve Anila dhe Arben, dhe si pasoj tulla ka goditur ne doren e djethte deshmitaren Anila te ciles i ka shkaktuar demtime.Pas goditjes me tulle deshmitarja Anila eshte larguar nga vendi i ngjarjes per tu mjekuar po keshtu eshte larguar dhe i pandehuri Shpetim Bimo.

Sipas aktit te ekspertimit mjeko-ligjore me nr.190 date 8.02.2009, rezulton se tek deshmitarja Anila Cobani konstatohen demtime ne doren e majte, ne krahe demtime te cilat kane shkaktuar humbje te aftesise se perkohshme ne pune ne masen mbi 9 dite.

I pyetur ne hetimet paraprake dhe ne Gjykate, i pandehuri Shpetim Bimo nuk e ka pranuar akuzen qe i eshte bere ne lidhje me plagosjen e lehte te deshmitares Anila Cobani.

Fajsia e te pandehurit Shpetim Bimo, provohet plotesisht me deklarimet e tij, me deklarimet e deshmitarve Arben Heta dhe Anila Cobani, te cilet kane deklaruar ne Gjykate se i pandehuri Shpetim Bimo,gjate konfliktit qe kane pasur ka marre nje tulle me vrima duke qelluar ne drejtim te tyre,duke plagosur deshmitaren Anila.Po keshtu dhe deshmitari Genti Keci, i kerkuar nga i pandehuri per tu pyetur ne cilesin e deshmitarit ka deklaruar para Gjykates se i pandehuri Shpetim Bimo, ka marre nje tulle me vrima duke qelluar ne drejtim te tokes ne afersi te deshmitarve.Gjithashtu fajsia e te pandehurit provohet me aktin e ekspertimit mjeko-ligjore me nr.190 date 8.02.2009.Ne kete akt ekspertimi jane pasqyruar ne menyre shkencore demtimet qe ka pesuar deshmitarja Anila Cobani e me konkretisht konstatohen keto demtime:-luksacion skapulo-humeral (nxjerrja e shpatulles) te majte,dy dermishje,nje enjtje, me karakteristikat e pershkruara ne akt.Mjeti me te cilen eshte goditur eshte nje mjet i forte mbretes.Sipas konkluzionit te aktit rezulton se demtimet e shkakatuara deshmitares Anila Cobani futen e kategorine e demtimeve te lehta,te cilat kane sjelle per pasoje humbjen e aftesise se perkoheshme per pune ne masen mbi 9 dite pushim.

Gjykata arrin ne perfundimin se i pandehuri Shpetim Bimo duhet te pergjigjet penalisht per vepren penale “Plagosjes se lehte me dashje” parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

Vepra e kryer nga i pandehuri paraqet rrezikshmeri shoqerore pasi ka cenuar ato marrdhenie qe kane te bejne me mbrojtjen e jetes dhe shendetit te personit dhe aq me teper te femres Shqiptare.

Ne caktimin e masese se denimit, per te pandehurin Shpetim Bimo Gjykata ka parasysh rrezikshmerine e vepres,te pandehurit, ka qelluar nje femer, eshte me arsim te larte, i martuar me femije, i padehuar me pare, etj.

PER KETO ARSYE [Shqiptarja.com]

Page 42: Vendimi i zbardhur i Gjykatës së Tiranës për 21 Janarin

Gjykata bazuar ne Nenin 379, 384 e 390 te K.Pr.Penale

V E N D O S I

- Deklarimin fajtor te te pandehurit Shpetim Bimo per vepren penale te “Plagosje e lehte me dashje” dhe ne baze te nenit 89 te K.Penal denimin e tij me 100 000 leke gjobe - Afati i pagimit te gjobes do te jete 1 vit pasi vendimi te kete marre forme te prere. - Shpenzimet proceduriale ne hetimet paraprake ne shumen 3000 leke si dhe ato i ngarkohen te pandehurit. - Kunder ketij vendimi mund te behet ankim ne Gjykaten e Apelit Tirane brenda 10 diteve nga e nesermja e shpalljes. U shpall ne Tirane sot me date 18.12.2009 SEKRETARE GJYQTAR Blerina Merdani Martin Deda

[Shqiptarja.com]