148
I s a k A h m e t i V e p r a v l e r a s h t ë m ë d h a p o e t i k e

Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

Isak Ahmeti

Vepra vlerash të mëdha poetike

Page 2: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

22

Page 3: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

33

Isak Ahmeti

Vepra vlerash të mëdha poetike

Qasje disa veprave të Anton Nikë Berish ës

Faik KonicaPrishtinë2016

Page 4: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

44

Redaktor

Nazmi Rrahmani

Page 5: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

55

Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-

shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi

teorik i problemeve të artit letrar në kompleksitetin e tyre,

talenti i padiskutueshëm dhe aftësitë e tij të çmuara në

krijimin e realiteteve artistike që përsëdytin me mjesht ëri

realitetet historike të botës shqiptare, pa lënë mangut di-

mensionet universale humane.

Veç trajtimit teorik të çështjeve të estetikës dhe të

shkencës letrare, Berisha ka dhënë shembuj të shumtë të

aplikimeve teorike në analizat e shumta të veprave letrare

të shkrimtar ëve shqiptar ë të të gjitha kohëve dhe hap ë-

sirave gjeografike të banuara prej tyre.

Është vështir ë të pasqyrosh përmbledhtazi veprim-

tarinë e Berishës, aq e larmishme është ajo. Lavra e tij ka

hapur e mbjellë zagna në arat më të ndryshme të folklorit,

folkloristikës, estetikës, eseistikës, teorisë së letërsisë, krit-

ikës letrare, letërsisë artistike në gjinitë e llojet më të ndry-

shme të saj, përkimeve poetike, përkthimeve, përshtatjeve

analizave letrare rreth gjymtimeve dhe shëmtimeve të disa

veprave të letërsisë së arbëreshëve të Italisë, konferencave

shkencore, intervistave, etj. Te Antoni ka gjithnjë një "e

tjerë".

Anton Çefa

(New Jersey, prill 2008)

Page 6: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

66

Page 7: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

77

SHËNIM PËR KËTË LIBBËR

Veprën letrare dhe studimore të Anton Nikë Berishës

e kam përcjellë dhe e kam lexuar me interesim prej kohësh,

në mënyr ë të veçant ë studimet letrare dhe romanet. Kë-

shtu, herë pas here kam shkruar për disa vepra të tij dhe

kam shprehur mendimin tim për to. Më 2014 botova librin

me titull Mëvetësi e studim it dhe e krijim it të letërsisë1 , kupërfshiva shtatë punime për shtat ë vepra të këtij autori që i

përkasin dy fushave të rënd ësishme të veprimtarisë së tij

letrare: si studues i letërsië dhe si romansier. Qasja,vëzhgimet dhe interpretimet që i bëra veprës letrare dhe

studimore të Anton Nikë Berishës janë të lidhura ngushtë

me vlerën dhe rënd ësinë e saj të shumëfisht ë për botën tonë,

siç e dësh-mojnë dhe tetë monografi dhe vëllime të veçanta

me puni-me të shkrimtarëve dhe studiuesve të shquar

shqiptar ë dhe të huaj kushtuar veprave të tij2 .

1 Shtëpia botuese "Faik Konica", Prishtinës 2014.2 Domenico Corr ad in i H . Broussard , N arrando gli abissi. Tre ro-manzi d i Anton Nikë Berisha. Rrëfim e të thellsiv e. Rreth tri roma-neve të Anton Nikë Berishës. "Faik Konica", Prish tinë 2009;Prend Buzhalës, Kode poetik e të m bijetesës shp irtërore. M birom anet për të rritur të A nton N ikë Berishës. Argeta - LMG,Tiranë 2009; Isak Ahmeti, Mëv etësi e stud im it dhe e krijim it tëletërsisë. Mbi disa vepra letrare të Anton Nikë Berishës. "FaikKonica", Prish tinë 2014; Anton Çefa, Krijim tari e n iv elit të lartëshkencor e artistik . Mbi disa vepra shkencore dhe letrare të

Page 8: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

88

Në punimet e botuara më 2014 ndriçova veçantit ë

dhe vlerat kryesore të disa veprave të tij, ku theksova, pos

të tjerash, rëndësinë e tyre brenda krijimtarisë së pasur të

autorit, po dhe brenda letërsisë shqipe në përgjithësi, siç e

kam shprehur dhe në Fjalën paraprake të botimit të parë -si model i veçantë krijues, interpretues dhe mendor, qoftë

në fushën studimore - shkencore, qoftë në atë artistike - kri-

jimin e veprave poetike, siomos të romaneve për të rritur3 .

E botova librin e përmendur i bindur se punimet jo vetëm

do të nxisin leximin e këtyre veprave për shumëçka të

rëndësishme të letërsisë sonë, për t'u bërë pronë edhe e

botës shpirtërore dhe intelektuale të lexuesve, po dhe të

ndikojnë në rrjedhën zhvillimit dhe të pasurimit sa më

cilësor të saj, e cila (letërsia) në kohën tonë ësht ë e stër-

Anton Nikë Berishëss; (Ha-mdi) Erjon Muça, N ë botën ethesarev e poetik e. Vëzhgime për sh tatë vepra të Anton NikëBerishës. Faik Konica, Prish tinë 2016; vëlli-met Rom an i bukurisësë pam ort dhe i trish tim it të pashuar. Rreth romanit "GjinBardhela i arbresh & Etja e gur ëzuarr", V epër e pa-sur dhe eqen ësishm e, ku janë përfsh ir ë nën tëdh jetë e dy punime tëgjash tëdh jetë e n jë au torëve për veprat e Anton Nikë Berishës s,botim i përbashkët i tri sh tëp ive botuese: Argeta - LMG, "FaikKonica" dhe "Fjala Hyjnore" dhe Rom anzo d i estrem a bellez a (Ro-man i bukur isë së skajshme). Ventidue scrittori e stud iosi italianie arbëreshë su l romanzo "La sete p ietrificata" d i Anton Nikë Be-risha. Faik Konica, Prish tinë 2016.Për r ëndësinë dhe gjer ësinë e veprës së Anton Nikë Berishës sh ihdhe Mehmet Gëzh illit & Labinot Berishës, Anton N ikë Berisha.Bibliograf i e v eprav e dhe e punim ev e 1968 - 2016. Argeta LMG,Tiranë 2016.3 Shih librin tim Mëvetësi e studim it dhe e k rijim it të letërsisë. Mbi disavepra letrare të Anton Nikë Berishës. Faik Konica, 2016, f. 7 - 12.

Page 9: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

99

mbushur me vepra me vlera të nivelit të ulët artistik dhe

komunikues.

Ndërkohë Anton Nikë Berisha botoi ose ribotoi (fjala

vjen, botimi i katërt i Epit të Gilgameshit) edhe disa vepratë tjera, të cilat përligjin sa gjerësinë aq dhe pasurinë dhe

cilë-sinë e veprimtarisë së të tij, prandaj i bëra objekt vëzhgi

-mesh dhe interpretimesh nëntë vepra të tjera të hartuara

nga ai.

Në këtë vellim kam përfshirë dhe punimet që vësh-

trojnë punën cilësore të në fushën e përkthimit letrar dhe të

veprave që autori i ka kushtuar figurës dhe veprimtarisë së

Nënës Tereze, të cilën Papa Françesku shpalli e shenjtë më

4 shtator 2016.

Me formën dhe shtjellimin që i kam dhënë librit

Vepra vlerash të mëdha poetike, duke përfshirë edhepunimet e botuara në Mëvetësi e studim it dhe e krijim it tëletërsisë (2014) mundësohet njohja më e thellë dhe më e

gjithan-shme e veprimtarisë së pasur dhe të qenësishme të

Anton Nikë Berishës në disa fusha.

Stubëll, dhjetor 2016

Page 10: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

Page 11: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

Pjesa e parë

STUDIUESI I LETËRSISË

Page 12: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

Page 13: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

STUDIMI "GJON BUZUKU POETI YNË I PARË"

‘PËRMBYS' SHUMË VLERËSIME TË DERITASHME

Kohë më parë, Shtëpia botuese "Faik Konica" e

Prishtinës (2016)4 , nxori në dritë studimin monografik GjonBuzuku - poeti ynë i parë, të studiuesit dhe shkrimtarit tëmirënjohur, Anton Nikë Berisha. Studimit i paraprin një

fjalë paraprake, mjaft shkoqitëse dhe përmbajtësore: Bu-

zuku - poeti ynë i parë, që i botoi psalmet e hartuara nga ai

(7-13).

Veprën studimore në fjalë autori e ka strukturuar në

tri pjesë: I. Tradita e shkruar letrare shqipe para "Mesharit"

të Buzukut, II. Rreth katër psalmeve - poezive të Buzukut

dhe III. Dhjetë tekste të tjera të Buzukut

Pastaj vjen një sintezë në gjuhën italiane: Gjon Bu-

zuku, il primo poeta albanese (f. 155-158).

Në studimin e tij "Meshari" - vepër e hartuar nga

Gjon Buzuku, botuar së pari në Kozencë, 2014 dhe botimi i

dytë të "Faik Konica", Prishtinë, 2014, Anton N. Berisha ka

theksuar, madje në mënyr ë shumë të veçant ë se disa va-

riante të përkthimeve, sidomos tri variantet e përkthimit të

Psalmit 130, përligjin mendimin se në veprën "Meshari"

nuk janë vetëm tekste të përkthyera nga Buzuku, siç ësht ë

thënë deri më tani, po dhe të autorëve të tjerë, bashkë-

4 Botim i i dytë Pellegrini Editore, Cosenza 2016.

Page 14: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

kohanikë ose paraardhës dhe se vepra duhet të cilësohet

(duke përfshirë këtu edhe Pasthënien), e hartuar nga ai.

Në botimin e Kozencës (f. 34-36), studiuesi Berisha ka

sjellë katër tekstet e hartuara nga Buzuku, të shndërruara

në formën e vargjeve, me të cilën (formë) cilësohen në për-

gjithësi Psalmet e BV. Këto katër tekste, bashkë me dhjet ë

tekste të tjera, sidomos shtatë poezitë kushtuar shtatë më-

kateve mortare, që mund të merren edhe si poema e parë e

shkruar dhe e botuar në gjuhën shqipe, dëshmojn ë se kaekzistuar, edhe më parë, një traditë e shkrimit dhe e harti-

mit shqip, të ndonjë poezie në frymën fetare ose kushtuar

jetës së përditshme dhe fatit të njeriut.

Në studimin e tij të vitit 2014 Anton Nikë Berisha

kishte për qëllim të dëshmonte se vepra "Meshari" nuk

ishte një përkthim vetëm i Gjon Buzukut, po i hartuar prej

tij dhe nuk ishte marrë mirëfilli me katër tekstet e për-

mendura, ato nuk i kishte analizuar dhe interpretuar në

mënyrë më të thelluar, të duhur dhe të veçantë. Këtë A.N.

Berisha do do ta bëjë në studimin e tij më të ri me ti-tull:

Gjon Buzuku - poeti ynë i parë, ku kemi një analizë, një

vlerësim dhe interpretim të ri dhe të plotë për "Mesharin" e

Gjon Buzukut, duke hedhur më shumë dritë në veçantin ë e

katër Psalmeve, siç i quan vetë Buzuku këto krijesa të

hartuara dhe të botuara nga ai, dhe të dhjetë teksteve të

tjera, të cilat dëshmojnë, sipas studiuesit në fjalë, se ai, pra

Gjon Buzuku "ësht ë poeti ynë i parë i traditës sonë të

Page 15: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

shkruar që njohim deri më sot" (vep.e cit. f. 8) dhe jo P.

Budi siç është thënë dhe vlerësuar deri më tash.

Page 16: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

Page 17: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

Vepra "Meshari" (1555), është e para që përligj disa qenësi

kulturore, gjuhësore dhe letrare të traditës shqiptare të

shkruar, po dhe të përkthimit, të përkthimit të lirë dhe të

përshtatjes. Kjo vepër, sipas studiuesit Berisha, ësht ë një

nga vlerat dhe qenësitë ķryesore të kësaj vepre tonë të parë

të botuar dhe se ajo dëshmon për ekzistimin e llojeve të

letërsisë gojore dhe të letërsisë së shkruar te shqiptarët dhe

se me të zë fill (derisa të gjendet ndonjë dëshmi tjetër e

botuar më parë), arti ynë i fjalës së shkruar (f. 17).

Me këtë vepër studimore Anton Nikë Berisha "për-

mbys" shumë teza dhe vler ësime të deritashme, që kanë të

bëjnë me poetin e parë të traditës sonë letrare të shkruar.

Page 18: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

MONOGRAFI QËNDRIÇON VLERËN DHE QENËSINË E

Page 19: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

VEPRËS SË PJETËR BUDIT5

Page 20: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

22

Studimin monografik Pjetër Budi poet dhe prozator,që botohet pa dy monografive 6 dhe një vëllimi me punime

kushtuar veprimtarisë së këtij poeti të rënd ësishëm të

traditës sonë7 , i studiuesit Anton Nikë Berishës e ka

Page 21: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

22

shtjelluar në katër pjesë: 1. Tradita letrare shqipe para Budit,

2. Mendime dhe vlerësime për veprën e Budit, 3. Pjetër

Budi poet dhe 4. Pjetër Budi prozator.

Natyrisht këta kapituj jan ë ndarë edhe në nënkapituj,

që përbëjnë një tërësi mjaft interesante dhe me shumë vlera.

Veprës i paraprin Fjalë hyrëse, shumë përmbajtësore, ku

autori shpjegon arsyet pse pas aq shumë vitesh i kthe-het

leximit kritik, të mirëfillte e të thelluar dhe krijimtarisë së

Pjetër Budit. Në këtë kontekst studiuesi përmend boti-min

e shtuar e të plotësuar të krijimtarisë së Pjetër Budit nga

Rexhep Ismajli si dhe studimet monografike të de-ritashme.

Në studimin e tij për veprën e Pjetër Budi Anton Nikë

Berisha, siç e ka vënë re edhe studiuesi Zeqirja Neziri, ka

shtruar tri çështje themelore përkitazi me poetin dhe

prozatorin tonë, që janë: Origjinaliteti i P. Budit si autor i

parë i poezisë dhe i prozës shqipe, vendi i tij në periudhën

e letërsisë shqipe të Pararilindjes kombëtare, ballafaqimin

dhe përafrimin intertekstual të veprës së Budit me letërsisë

kishtare, me Shkrimin e Shenjte dhe me letërsinë gojore

shqiptare .

Vlen të theksohet se studiuesi Berisha përmes kësaj

monografie, sjell një pikëvështrim të ri në lidhje me veprën

e Budit, vepra e të cilit ësht ë trajtuar edhe në dy studime

monografike, interesante dhe me vlerë: Zeqirja Neziri,

"Poezia e Budit" (Shkup,1995) dhe Behar Gjoka, "Poetika e

Budit" (Tirane, 2002).

Në veprën e tij Pjetër Budi poet dhe prozator Anton

Nikë Berisha sfidon studiuesit e deritashëm të veprës së

Page 22: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

22

Budit, duke përmendur edhe punën e studiuesit dhe alba-

nologut të shquar danez, Gunnar Svane.

Në kapitullin e parë Tradita letrare shqipe para Budit,Berisha trajton problematikën e shkrimeve që i kanë para-

prirë veprës së Budit, duke u ndalë në mënyrë të veçant ë

në traditën e shkruar dhe në atë gojore, dukuri këto që

ndërlidhen njëra me tjetrën.

Në pjesën Mendime dhe vlerësime autori shqyrtonvle-rësimet e studiuesve të shumtë që janë marrë me

studimin e veprës së Budit, duke përmend Marin Bicin,

Petrotten, Skiroin e të tjerë për t'u marrë në mënyrë më të

thelluar me vler ësimet e studiuesve të shek. XX sic janë:

Justin Rrota, Ndre Mjeda, Mario Roku, Injac Zamputi,

Eqrem Cabej, Martin Camaj, Selman Riza, Kolë Ashta, Seit

Mansaku,

Page 23: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

22

Page 24: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

22

Gunnar Svane, Rexhep Ismajli, Zija Xholi, Kolec Topalli. N ë

vazhdim autori e vështron edhe punën e studiuesve që jan ë

marrë gjithashtu me studimin e poezisë së Budit si Zef

Skiroi, Gjergj Fishta, Mahir Domi, Henrik Lacaj, Arshi Pipa,

Sabri Hamiti, Isak Ahmeti, Zeqirja Neziri, Behar Gjoka,

Zimo Krutaj dhe Anton Nikë Berisha. Është me rëndësi të

theksohet se autori i studimit monografik u është kundër-

vënë me argumente të qëndrueshme disa nga studiuesve të

përmendur.

Autori i studimit e nis vlerësimin e tij interpretues e

intertekstual të krijimtarisë poetike të Budit, me një frymë

krejtësisht të re dhe me një interpretim të ri e të ndryshëm

nga të gjertanishmit. Një cilësi e veçant ë, siç e ka vënë re

edhe Z. Neziri, është se në metodologjinë e punës së tij

shkencore, që ësht ë e bindshme, e qëndrueshme dhe e lak-

mueshme, para së të nisë thellimin e interpretimin të lën-

dës në shqyrtim sheshon punën paraprake të studiuesve të

tjerë dhe tek pastaj shpalos pikëpamjet dhe vlerësimet e

veta që plotësojnë dukshëm studimet budiane (Z. Neziri).

Në pjesën e tretë Pjetër Budi poet, që ka 11 nënkapituj,

studiuesi Berisha ka marrë për objekt shqyrtimi vjershë-

rimin e Budit, me çka dëshmohet poeti i parë i mirëfillt ë

dhe themeluesi i vjershërimit shqip. Këtu, për herë të parë

vepra poetike e Budit analizohet dhe përafrohet me kom-

petencë me tekstet biblike, si me Psalmet, me Letrat e Shën

Palit etj.

Sipas studiuesit Berisha tri janë burimet e frymëzimit

e të formave letrare që i ndoq Budi në vjershërimin e tij:

Page 25: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

22

Letërsia antike, Letërsia biblike-Bibla dhe Tradita letrare

gojore.

Me zbërthimin e këtyre tri çështjeve, siç e ka vënë re

Z. Neziri, Anton Nikë Berisha ka çuar përpara ndriçimin e

aspekteve që kanë të bëjnë me frymëzimin dhe modelet

krijuese që i ka ndjekur Budi. Duke shestuar mirë e hollë-

sisht poezinë e Budit, sikund ër edhe vlerësimet e stu-

diuesve të veprës se tij, Anton Nikë Berisha nxjerr në dritë

të plotë Budin krijues dhe rikrijues.

Sa i përket raportit krijues, përkthyes, përshtatës, që

është shumë i diskutueshëm në studimet budiane (Z. Ne-

ziri), Berisha është shumë i qartë dhe i prerë kur thotë:

"Budi nuk ësht ë as krijues as imitues i Shkrimit të Shenjt ë,

por është krijues dhe rikrijues mbi atë bazë; aty ka marrë

nxitjen dhe frymëzimin; aty ka marrë thelbin e mesazheve

të poezive të veta" (f. 103).

Në rrafshin intertekstual, Anton Nikë Berisha vlerë-

son: "Në poezinë e P. Budit, siç ndodh dhe në Bibël, shqip-tohet jeta konkrete dhe jeta e amshuar" (f.129).

Përkime të poezisë së Budit me Shkrimin e Shenjt ë

është një nënkapitull i veçant ë, ku vështrohen kryesisht

aspekte intertekstuale të poezisë së Budit me Biblën ;veçanërisht me Psalmet (f. 124, 172)8 .

Në pjesën e katërt Budi prozator (që ka gjasht ë nën-

kapituj) autori i studimit ka zbuluar dhe afirmuar aspekte

të ndryshme të prozës së mirëfillt ë artistike të Budit, për-

mes së cilës Budi dëshmohet prozator i mirëfillt ë, i formuar

8 Shih për këtë problematikë me gjerësisht Isak Ahmeti, Bibla në letërsin ëshqiptare (GR Prishtinë, 1999).

Page 26: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

22

në traditën gojore kombëtare shqiptare, duke shfrytëzuar

tematikat biblike.

Me analizimin e veprave të Budit dhe me ballafaqi-

min e tyre para se gjithash me tekstet biblike, Berisha ka

saktësuar e ndriçuar shumë vlera dhe qenësi dhe rrjedhi-

misht me këtë, edhe shumë paqartësi që janë pasojë e stu-

dimit të një anshëm të veprave origjinale dhe të për-

kthyera të Pjetër Budit.

Në mbyllje të këtij shkrimi them se monografia "Pje-

tër Budi poet dhe prozator" e Anton Nikë Berishës ësht ë

kontribut i çmueshëm dhe i pakrahasueshëm në fushën e

studimeve budiane.

Page 27: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

22

LETËRSIA E ARBËRESHËVE TË ITALISËNË NJË OPTIKË

TË RE STUDIMORE9

Në Kozencë të Italisë sapo ka dalë në dritë studimi

monografik "Interpretime të letërsisë së arbëreshëve të

Italisë" i autorit Anton Nikë Berishës. Është ky një botim i

veçant ë edhe për faktin se është studimi i parë shkencor,

më i ploti deri më tash, që i kushtohet në mënyrë tërësore

letërsisë së arbëreshëve të Italisë, duke bërë sintezën e

studimeve të gjertanishme për këtë letërsi dhe duke i çuar

ato shumë më përpara me një interpretim më të thelluar,

me një mendim shkencor gjithsesi të ri, modern, të provuar

dhe origjinal.

Punimet dhe studimet e përfshira në këtë vepër stu-

dimore, shumica të shkruara në dy dekadat e fundit, gja-

kojnë të provojnë sipas autorit, mundësinë e një leximi të ri,

më të thellë dhe një interpretim më të mirëfilltë e më të

ndërliqshëm të disa veprave poetikisht më të rënd ësishme

të letërsisë së arbëreshëve të Italisë dhe të hedhin dritë për

disa qenësi dhe cilësi të tyre shtjelluese, poetike e kupti-

more dhe njëherazi të dëshmojnë se ato bëjnë një nga pjesët

më vitale dhe më poetike të letërsisë shqipe në përgjithësi.

Ndonjëherë, synimi i autorit që të dëshmohet diçka tjetër

9 Anton Nikë Berisha, Interpretim e të letërsisë së arbëreshëv e të Italisë.Luigi Pellegrini Editore. Cosenza 2008.Punim i u botua në gazetën "Bujku", 30 gusht, Prishtin ë 2008, f. 27.

Page 28: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

22

ose e kund ërt me atë që është shkruar për letërsinë në fjalë,

veçmas për "Këngët e Milosaut", për "Skanderbekun e

pafán" (pafat), për "Rapsodie albanesi" e për ndonjë tjetër,

ka përcaktuar edhe qasjen dhe interpretimin e veprës për-

katëse. Në këtë mënyrë, përmes kësaj vepre kapitale, Beri-

sha sjell një kontribut të gjer ë dhe të gjithanshëm.

Rënd ësia e këtij kontributi të çmueshëm qëndron në

rrethin e gjer ë të çështjeve që ka bërë objekt studimi dhe në

thellësinë dhe në objektivitetin e trajtimit të tyre, në për-

gjithësimet dhe analizat e mprehta, me forcën e argumentit

shkencor, tezat e reja, origjinale, me të cilat ai e pasuron

mendimin shkencor, jo vetëm për letërsinë e arbëreshëve të

Italisë, që për gjysmë shekulli ishte studiuar, kur më pak e

kur më shumë, mbi platformën e njohur të ideologjizuar të

sistemit komunist. Për më tepër, kjo letërsi, sipas studiuesit

Berisha, jo rrallë, do të gjymtohet e shëmtohet në mënyr ë

skandaloze nga Jup Kastrati, Andrea Varfi, Dhimitër Shu-

teriqi, Gjovalin Shkurtaj e ndonjë tjetër (f. 120 -122).

Vepra "Interpretime të letërsisë së arbëreshëve të Ita-

lisë" është konceptuar në tri pjesë: I. Letërsia gojore (me

pesë njësi shkrimore), II. Letërsia e shkruar (me 16 njësishkri-more) dhe III. Përkime poetike (me dy njësishkrimore).

Vepra hapet me një Paraqitje - Presentazione (italisht)

nga Domenico Corradini H. Broussard, i cili ndër të tjera

shkruan se libri i A. N. Berishës trajton veprat e Jeronim De

Radës, Françesko Anton Santorit, Jul Varibobës, Zef Skiroit,

Françesko Solanos - Dushko Vetmos, Vorea Ujkos, Lluka

Perrones, Enca Skutarit, Zef Del Gaudios, Zef Skiro di

Page 29: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

22

Maxhos dhe për të cilët zelli gjenial i Anton Nikë Beri-shës,

edhe ai poet shqiptar kosovar - kalabrez, ai novatori i

përdorimit të gjuhës shqipe, ai që është mësuar me për-

pikërinë e kritikës strukturaliste, na bën t'i kushtojm ë vë-

mendjen. Brenda këtyre rapsodëve të mëdhenj arbëreshë

Berisha lexon përmasën mitike, që i cilëson veprat e tyre:

ku teksti poetik nuk është pa nëntekst poetologjik, ku koha

dhe hapësira, koordinata qenësore të ekzistencës, ndriço-

hen nga ndjeshmëria e përfytyrimit, tek kronologjia dhe

gjeografia përfytyruese dhe ku gërshetohen Eros-i dhe Tha-

natos-i dhe ku përditshmëria shpengohet nga banaliteti isaj dhe e projekton në arketipat e pavetëdijes kolektive 1 .

Te pjesa e parë (Letërsia gojore) studiuesi Berisha

është marrë me vëzhgimin e letërsisë gojore për arsye se,

siç thotë ai, poezia gojore arbëreshe, e pasur dhe e një

rrafshi të ngritur artistik, luajti një rol të madh dhe pati një

Page 30: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

33

rëndësi të shumëfisht ë, qoftë për arbëreshët dhe mbijetimin

e tyre nëpër rrjedhë të qindvjetshave, qoftë edhe për vetë

shkrim-tarët. Në këtë kontekst studiuesi përmend dhe

rapsodinë e Pal Golem it që sipas të dhënave të derisotmeështë krijimi i parë i traditës gojore të arbëreshëve të Italisë

(i shënuar, i lënë në dorëhkrim) e që dëshmon edhe për

disa nga vlerat kulmore artistike të llojit të vet dhe të

poezisë gojore shqip-tare. Me cilësi të mëdha poetike

poezia gojore arbëreshe përligjet edhe me vëllimin Rapsoditë një poeme arbëreshe të botuar nga Jeronim De Rada më

1866 dhe me rapsoditë e lënë në dorëshkrim të Françesk

Anton Santorit. Rëndësinë e poezisë gojore të arbëreshëve

të Italisë, sipas studiuesit në fjalë, në masë të ndjeshme e

dëshmojnë edhe përkimet e thella poetike të saj me poezinë

e shkruar arbëreshe, me çka arsyetohet mirëfilli e dhëna

pse shkrimtarët arbëreshë, sidomos poetët, u mbështetën

në poezinë gojore të sjellë nga atdheu dhe të pasuruar e të

ruajtur në ngulimet e tyre në Itali.

Pjesa e dytë: Letërsia e shkruar , përfshin pjesën më tëmadhe të punimeve kushtuar letërsisë së arbëreshëve të

Italisë, ku janë interpretuar disa nga kryeveprat e saj, që

hyjnë, sipas studiuesit tonë, në rrethin më të ngushtë të

vlerave poetike të shkruara në gjuhën tonë, qoftë të asaj të

traditës, qoftë të asaj bashkëkohore.

Në pjesën e dytë janë marrë në shqyrtim, janë anali-

zuar, janë interpretuar dhe janë vlerësuar jo vetëm me pe-

dantëri të rrallë, po edhe me akribi shkencore, poezia e

Nikollë Ketës, "Gjella e Shën Mërisë Virgjër" e Jul Vari-

bobës, "Këngët e Milosaut" dhe "Skanderbeku i pa fan" të

Page 31: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

33

Page 32: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

33

De Radës, tragjedia "Neomenia" dhe drama "Emira" të

Françesk Anton Santorit, "Kënka e sprasme e Balës" e Ga-

vrill Darës (të Riut), krijimtaria poetike e Zef Skiroit, vepra

letrare e Dushko Vetmos, Zef Serembe përballë poetëve të

tjerë arbëreshë, qenësia e poezisë së Vorea Ujkos, poezia e

Lluka Perrones, poezia e Enca Skutarit, E përshpirtshmja

dhe kombëtarja në dy trilogji të Zef Del Gaudios, poezia e

Zef Skiro di Maxhos dhe Gjergj Kastrioti Skënderbeu në

përfytyrimin artistik të poetëve bashkëkohorë arbëreshë.

Pas një leximi të vëmendshëm dhe pas një analizimi

më përimtues dhe më thellësor të letërsisë së shkruar arbë-

reshe, Anton Nikë Berisha dëshmon, veç tjerash, edhe fak-

tin se kjo letërsi veçanërisht vepra letrare e Jeronim De Ra-

dës, ajo e Françesk Anton Santorit dhe e Zef Skiroit shqu-

het për pasurinë e madhe, herë - herë të jashtëzakonshme

të artit letrar. Mu për këtë arsye ajo meriton të lexohet e të

rilexohet meqenëse ngërthen në vete madhështinë e artit të

fjalës të përjetësuar denjësisht në strukturën gjuhësore

poetike shqipe. Veprat letrare të këtij treshi të madh të

letrave arbëreshe, sipas tij, bëjnë pjesën më cilësore (jo

vetëm të letërsisë së shkruar të arbëreshëve të Italisë), po

dhe të letërsisë sonë në përgjithësi (f. 146 - 191).

Krijuesit si Jeronim De Rada, Françesk Anton Santori,

Gavrill Dara i Riu, Zef Serembe, Zef Skiroi e të tjerë, po

edhe pasardhësit e tyre si Dushko Vetmo, Vorea Ujko,

Lluka Perrone e Zef Del Gaudio, sipas Berishës, përftuan

vepra vlerash të rëndësishme, duke trajtuar çështje nga më

të ndryshmet, që lidheshin, qoftë me të kaluar ën e largët e

të afërt arbëreshe, qoftë me kohën kur ata jetonin dhe kri-

Page 33: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

33

jonin. Kështu me veprat e këtyre autorëve, sipas studiuesit

tonë, letërsia e shkruar arbëreshe, mbërrin një rrafsh të lartë

poetik dhe, para së gjithash, si art luajti një rol të shu-

mëfishtë në ruajtjen e botës dhe të formimit të shpirtit

arbëresh (f. 19).

Te pjesa e tretë (Përkime poetike) autori ësht ë

ndalur në mënyrë të veçant ë në studimin e fenomenit të

lidhjeve dhe të përkimeve të poezisë gojore arbëreshe dhe

të "Këngëve të Milosaut" të Jeronim De Radës dhe të

"Kënkës së sprasme të Balës" të Gavril Darës së Ri.

Në lidhje me këtë problematikë Antoni shkruan:

"Lidhjet e poezisë gojore arbëreshe dhe Këngëve tëMilosaut janë më të dukshme në versionet e para, që ende

nuk e kishin marrë formën e nevojshme për botim, por ato

herë më pak e her ë më shumë vërehen dhe në versionet

dhe në botimet e mëvonshme. Mirëpo, duke iu falënderuar

talentit dhe imagjinatës krijuese të De Radës në Këngët e

Milosaut ai shkriu tematikën dhe strukturën shprehësepoetike të poe-zisë gojore arbëreshe dhe poezisë klasike

greko-romake dhe bashkëkohore italiane dhe më gjerë.

Këtë simbiozë ai e bëri i pari në letërsinë shqipe në këtë

masë dhe në këtë nivel artistik" (f. 467).

Në përmbyllje të këtij shkrimi, mund të thuhet se te

libri "Interpretime të letërsisë së arbëreshëve të Italisë" të

Anton Nikë Berishës, janë vështuar qenësia, veçantia e më-

vetësia e veprës letrare poetike, parimi estetik i shumësisë

kuptimore e jo kulti i biografemës. Shqiptimi i gjykimeve

vlerësuese, edhe te kjo vepër që mund të jet ë edhe vepra

jetësore e këtij autori, mbështetet gjithnjë në nocionet thel-

Page 34: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

33

bësore të studimit modern të tekstit letrar. Në këtë aspekt

kjo vepër, siç ka vërejtur me të drejtë Prend Buzhala, për-

bën një model të veçantë krijues e mendor, përbën kënd-

shikime të pasura të interpretimit të veprës letrare, përbën

metoda e mjete metodologjike të nduarduarta në përcje-

lljen e zhvillimit e të lërimit të letërsisë sonë, përbën një

kulturë gjuhësore diskursive e një ligjërim të mëvetësishëm

për letërsinë tonë, që shquajnë, në radhë të parë, argu-

mentin teorik, po edhe shqiptimin shkoqitës, interpretues e

shtresor të veprës letrare.

Si e tillë kjo vepra studimore e Anton Nikë Berishës

mbetet model i veçantë se si duhet t'i qasemi letërsisë dhe

veprave të veçanta.

Page 35: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

33

FISHTA - PËRJETËSUESARTISTIK I BOTËS SONË1

Libri "Vepër e qenies dhe qenësisë sonë" i Anton Nikë

Berishës (shkrimtar, studiues i njohur dhe përkthyes letrar),

i botuar nga dy SHB "Shpresa" dhe "Faik Konica" në

Prishtinë, është një studim monografik i rrallë në mje-disin

tonë letrar e kulturor.Në këtë vepër, siç paralajmë-rohet që

në titullin e saj, studiuesi ka shtruar dhe trajtuar, ndonëse

në kohë dhe rrethana të ndryshme dhe i balla-faquar me

vështirësi e me mëdyshje të mëdha, veprën le-trare të

Fisht ës, duke zbuluar dhe interpretuar, në mëny-rën

shkencore dhe më të plotë deri më sot, qenësinë e ve-prës

së Fisht ës e të kuptimeve të shumta e të ndryshme,

mëvetësinë e të shprehurit, kontestin e pasur poetologjik,

pra vlerat e njëmendta të saj. Ky studiues i rrallë në letrat

shqipe, duke u marrë me studimin dhe interpretimin e bo-

tës poetike të veprave të Fisht ës, që me të drejtë ësht ë

quajtur Homeri shqiptar, ka arritur të na jap ë një studim

monografik deri më sot më të plotin, mbi veprat e përzgje-

dhura të Fisht ës në llojet letrare kryesore që ai i krijoi.

Veprës në fjalë i paraprin Fjala paraprake (f. 9-11) për

të vazhduar me shkrimin: Pse është i vështirë dhe

kompleks studim i i veprës letrare të Fisht ës, ku thekson se

1 Anton Nikë Berisha, Vepër e qenies dhe e qenësisë sonë. Vëzhgim em bi artin poetik të Fishtës. "Shpresa"& "Faik Konica", Prishtinë 2003.Punim i u botua në "Zëri". E shtunë 19 qershor, Prishtin ë 2004, f. 29.

Page 36: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

33

"secili që ka lexuar dhe rilexuar me vëmendje e me

përkushtim veprën e Gjergj Fishtës dhe i ka përcjellë edhe

studimet për të, nuk mëdyshet të thotë se studimi i kësaj

vepre është i vështirë dhe kompleks" (f. 13). Natyrisht,

arsyet për një përfundim të këtillë janë të shumta. Këtë gjë

e dëshmojnë, para së gji-thash, mënyra e konceptimit,

dukuritë e qenësishme të trajtuara, shtjellimi gjuhësor

shprehës, vlerat poetike si dhe gjerësia dhe thellësia e

kuptimeve të shumta që ngërthen kjo vepër letrare (f. 14).

Duke u marrë me studimin e veprës letrare të Fish-tës,

studiuesi Anton Nikë Berisha iu ka referuar edhe stu-

diuesve tanë dhe të huaj si Eqrem Çabejt, Karl Gurakuqit,

Injac Zamputit, Ernest Koliqit, Aurel Plasarit, Zef Valen-

tinit, Henrik Lacajt, Sabri Hamitit, Gino Bottiglione, Fulvio

Cordignano-s etj. për të konstatuar se Fishta me veprën e

vet poetike, sidomos me poezinë e përshpirtshme, e ka

afruar botën shqiptare me konceptin evropian të të men-

duarit e të qytetërimit. Pra, traditën letrare të krishterë të

vjershërimit, të filluar ndër ne me Atë Pal Hasin dhe Pjetër

Budin, e ngriti në një rrafsh të lartë që nuk është kap ërcyer

në letërsinë tonë as sot e kësaj dite (f. 34).

Pas Fjalës paraprake dhe shkrimit Pse ësht ë i vështirë

dhe kompleks studim i i veprës letrare të Fishtës, Berisha e

ka struk-turuar veprën në tri pjesë kryesore:

I. Rrëm ime teorike dhe estetike,

II. Vepër e qenies dhe e qenësisë sonë, dhe

III. Poet i mysterit të gjakut arbnuer.

Page 37: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

33

Page 38: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

33

Zgjim dhe forcim i nd ërgjegjes kombëtare të njeriut tonë

Në pjesën e parë: Rrëm ime teorike dhe estetike stu-diuesi ynë, siç e ka vënë në dukje edhe te Fjala paraprake (f.10), ka vëzhguar e analizuar mendimin teorik dhe estetik të

Fisht ës për artin e fjalës për të hedhur dritë sa më shumë në

një fakt të rënd ësishëm se shkrimtari ynë është bërë i madh

me veprat e veta në bazë të një njohjeje të thellë të letërsisë

e të natyrës së saj, në bazë të aftësisë mendore e pasurisë së

madhe shpirtërore, të lindur e të zhvilluar, si dhe të një

pune të pareshtur e të bërë me përkushtim.

Njohja që Fishta zotëronte për natyrën dhe qenësinë e

letërsisë - të dëshmuar në disa punime si dhe në veprat e

veta letrare poetike - mundëson me një anë njohjen e kon-

ceptit krijues poetik të tij dhe, me anë tjetër, vlerësimin dhe

interpretimin më të plotë e më kompleks të veprave të

veçanta (f. 10). Duke u marrë në mënyrë të gjithanshme me

vëzhgimin, analizimin dhe studimin e pikëpamjeve teorike

dhe estetike të Fishtës për artin e fjalës (f. 43 - 130), stu-

diuesi Anton Nikë Berisha nxjerr këtë përfundim të rënd ë-

sishëm për "dijen e gjerë e të thellë, që Fishta e dëshmoi në

punimet e veta teorike dhe estetike për natyrën dhe qenë-

sinë e artit të fjalës, e zbatoi edhe në veprat e tij poetike dhe

pikërisht aftësia për ta shprehur e për ta konkretizuar në

procesin e drejtpërdrejtë krijues, dijen që zotëronte, kush-

tëzoi përftimin e disa nga veprat më të rënd ësishme letrare

artistike të shkruara në gjuhën tonë (f. 129 - 130).

Page 39: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

33

Pjesa e dytë e studimit monografik Vepër e qenies dhe eqenësisë sonë përmban shtatë njësi shkrimore: 1. Veçori të

përgjithshme të veprës së Fisht ës, 2. Lahuta e Malcis -vepër e qenies dhe e qenësisë sonë, 3. E përshpirtshm ja dhekombëtarja në lirikë, 4. Qenësia e mesazhit "U 'ma mesoden/ shqyptar nuk jam ...", 5. "Gomari-V isku i Babatasit

kryevepër satirike, 6. Qe-nësia e metaforikës sëshembëllim it ose apologji poetike atdheut dhe fesë (Mbitragjedinë "Juda Makabe") dhe 7. "Epika jonë gojore dheepika e shkruar".

Siç vërehet dhe në titujt e këtyre njësive shkrimore, te

pjesa e dytë e librit, autori është marrë në mënyr ë më të

thellë e më të gjer ë me qasjen dhe interpretimin e disa prej

veprave më të njohura dhe më të mira të Fisht ës e njëherit

ndër më artistiket në fushën e epikës, lirikës, satirikes dhe

dramatikes sonë, duke ndriçuar, në mënyr ën më të thellë e

më të plotë deri më sot, disa nga cilësitë kryesore të tyre,

poetike e shtjelluese.

Duke iu referuar edhe konstatimit të M. Lambertz-it

se Gjergj Fishta "është poeti më gjenial, të cilin deri më sot e

ka dhënë Shqipëria", Berisha shkruan: "Fishta hyn nërrethin e ngushtë të shkrimtarëve më të shquar shqiptar ë.

Këtë vend në letërsinë tonë ia caktojn ë një varg veprash

llojesh të ndryshme, të cilat dallohen për tematikë dhe

motivikë të pasur dhe qenësore kombëtare dhe për vlera të

mëdha artistike. Ato, nga një anë, dëshmojn ë aftësinë dhe

imagji-natën krijuese të autorit dhe, nga ana tjetër, njohjen e

tij të thellë dhe të gjithanshme të krijimtarisë letrare gojore

dhe të shkruar shqiptare dhe të letërsive të shkruara të

Page 40: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

44

popujve të tjerë të Ballkanit, të Evropës dhe më gjerë" (f.

133).

Vështirë ësht ë të gjendet edhe një krijues tjetër si

Fishta, i cili me aq ngulm, me qartësi dhe me drejtpërdrejt-

shmëri të ketë bërë objekt artistik dhe të ketë shqiptuar

çështje qenësore të botës, të shpirtit dhe të fatit të popullit

shqiptar dhe nëpërmjet artit të ketë gjakuar zgjimin dhe

forcimin e nd ërgjegjes kombëtare të njeriut tonë (f. 146).

Fishta, si përjetësues i botës sonë, përmes artit të fjalës kanjë-suar idealet, kohët dhe breznit ë e ndryshme, nëpërmjet

trajtimit të personaliteteve, të ngjarjeve e të luftërave të

ndryshme; ka njësuar edhe veprimin e njerëzve, ka funk-

sionalizuar me shkathtësi virtyte, rite e rituale të lashta,

qenie mitike të trashëguara e të ruajtura me shekuj, që për-

bënin mëvetësinë dhe pasurinë e botës dhe mend ësinë

shqiptare (f. 164).

Nëpërmjet rrëfimit poetik në Lahuta e Malcis (që,

fjala vjen, ka jo rastësisht 30 këngë) Fishta iu ka nënshtruar

edhe estetikës rigoroze të numrit, ndonëse simbolika e

numrave ësht ë pothuajse e huaj për lexuesin dhe

studiuesin e sotëm shqiptar, edhe për Anton Nikë Berishën.

Përse vetëm XXX Këngë, as më pak e as më shumë?

Numri tridhjetë në semiologjin ë e shkrimit fishtjan ka

ngarkesë semantike, kryen funksion të qartë estetik dhe

mund të kapet si aluzion me moshën e pjekurisë së Jezu

Krishtit, kur nis të predikojë, përmes shembulltyrave, Fja-

lën e Hyjit. Edhe Fishta bëri 30 vite punë në Lahutën e

Malcis , që ka XXX Këngë, tridhjet ë vite pjekurie intelek-tuale dhe letrare, cikle të caktuara këngësh në Lahutë të

Page 41: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

44

Malcís, që mjaft shpesh na dalin si referencë e numravebiblikë, në çka, siç dihet, mbështetej Fishta, por edhe este-

tika mesjetare si dhe poeti gjenial Dante Aligieri në Kome-dinë hyjnore.

Lamberci e Koliqi njohës të mëdhenj të veprës së Fishtës

Në mënyrë të veçant ë te pjesa e dytë e librit, Anton

Nikë Berisha ka analizuar, interpretuar dhe studiuar pra-

ninë e filozofisë së krishterë, përkatësisht të Biblës në

veprën poetike të Fisht ës. Për më tepër, Fishta - shkruan ai

- në konceptin e tij poetik zbatoi dhe shkriu konceptet

kryesore të Biblës, që dëshmojn ë të vërtetën, mirësinë, më-

shir ën dhe rregullësinë për jetën e njeriut. Kjo konkreti-

zohet nëpërmjet Zotit dhe të dërguarit të tij në tokë -

Krishtit, pastaj të Shën Marisë, etj. Në mënyrë të veçant ë

shumësia kuptimore e Shëlbuesit, Krishtit, nëpërmjet të cilit

vihet lidhja midis Hyjit krijues dhe krijesës (shqiptarit - vër.

ime) ka një vend të rëndësishëm në lirikën e tij, veçanërisht

në lirikën religjioze, me analizën e të cilës, në Kosovë, ësht ë

marrë Dom Pren Kola, në ç'drejtim ka dhënë kontributin

më të çmueshëm deri më sot. Përndryshe simbolika e

përvujtërisë dhe e flijimit - e kryqëzimit, që Krishti e bën si

akt të dashurisë ndaj njeriut, si shembull që duhet ta ndjekë

çdo njeri, merr përmasë të gjerë. Kështu, duke u marrë me

këtë problematikë të lirikës së Fishtës, kuptojmë se teologjia

e tij, pra e Fishtës poet, ësht ë në ra-dhë të parë

kristocentrike. Mirëpo, atë mund ta karak-terizojm ë edhe si

Page 42: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

44

poet mariolog, i cili hyn në jetën e mis-tershme të Marisë,Nënës së Shelbusit1 .

Ndërkaq te pjesa e tretë dhe e fundit: Poet i mysterittë gjakut arbnuer, Berisha vështron mendimet e dynjohësve të mëdhenj të veprës së Fisht ës, Maximilian

Lambertz-it dhe Ernest Koliqit për të konstatuar se, këta dy

autorë, secili në mënyrën e vet, dhanë një ndihmesë të

çmuar për studimin dhe njohjen e veprës së fishtiane (f. 11 -

307 - 333).

Në përmbyllje të këtij shkrimi le të theksojm ë se bo-

timi i monografisë: Vepër e qenies dhe qenësisë sonë iAnton Nikë Berishës përbën një ngjarje të rëndësishme në

jetën tonë kulturore e shkencore. Është ky i pari studim

shken-cor, më i ploti deri më sot, që i kushtohet në mënyr ë

tërë-sore veprës poetike të Fisht ës, Homerit shqiptar, dukebërë sintezën e vlerësimeve dhe studimeve të gjertanishme

për këtë poet gjenial.

Sigurisht se vepra do të dilte edhe më e plotë sikur

t'ishte pajisur më me shumë referenca, sidomos me buri-me

dhe literaturë më të pasur si dhe me treguesin e emrave në

fund.

1 Krhs. Dom Pren Kola, Dy fjalë për lirik at e Fishtës. Në "Jeta e re",3/ 1996, f. 464-470; Isak Ahmeti, Bibla në letërsinë shqiptare. "Rilindja",Prishtin ë, 1999, f. 194 - 204.

Page 43: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

44

VEPËR QË PËRBËN NJË MODEL TËVEÇANTË

KRIJUESDHE MENDOR1

Libri më i ri i Anton Nikë Berishës - "Njëmendësia e

fjalëve. Mundësi interpretimesh letrare" u botua me rastin e

60-vjetorit të lindjes së autorit dhe 40-vjetorit të punës së tij

krijuese. Kjo vepër, sikund ër edhe veprat e tjera (me kritika

letrare, ese, studime, e vështrime) përbëjnë një mo-del të

veçant ë krijues dhe mendor. Punimet e këtij vëllimi,

sikund ër ka vlerësuar edhe P. Buzhala, përbëjnë një ligjë-

rim të mëvetësishëm për letërsinë tonë, që shquajnë, në

radhë të parë, argumentin teorik, po edhe shqiptimin shko-

qitës, interpretues e shtresor të veprës letrare. Në rreth një-

zet vëllime monografike, kritiko-letrare, studimore a teo-

rike letrare (nga "Përkimet poetike" 1978 e deri te

"Njëmendësia e fjalëve" 2006) Berisha kalon nga trajtimi

eseistik i çështjeve, temave dhe problemeve, në vështrimin,

në kritikën e mirëfilltë letrare e deri te format më të the-

lluara e më të ndërliqshme të krijimtarisë mendore si-

kundër janë studimet monografike. Kjo dëshmohet edhe

nga fjalët e studiuesit dhe poetit, Anton Çefës, i cili duke

folur për përgatitjen teorike dhe për vlerat e studimeve të

Anton Nikë Berishës, në rastin konkret, për këngët e

Page 44: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

44

kreshnikëve, shkruan: "Berisha zbaton në studimet e veta

një qasje e interpretim të veçant ë, për të cilën gjë meriton të

thuhen dy-tri fjalë. Njëra nga veçoritë e metodës së punës

së tij studimore njëmend ësohet në trajtimin teorik të çësh-

tjeve, mbi bazën e të cilit ai inkuadron me mjeshtëri pro-

blemet konkrete të objektit të studimit, në rastin konkret, të

këngëve të kreshnikëve, duke nd ërtuar shqyrtimin anali-

tiko - sintetik nëpërmjet polemikave me rezultatet e arri-

tura nga studiuesit e mëparshëm, me miratimin, vënien në

dyshim a hedhjen poshtë të tyre dhe duke nxjerrë gjithnjë

përfundimet vetjake. Kështu, duke synuar të japë vlerat

artistike të tekstit poetik të këngëve, fillimisht ai përpunon

nga ana teorike qenësinë poetike të tekstit dhe mbi theme-

lin teorik të ndërtuar mbi bazën e rezultateve më të reja të

kësaj fushe, ai parashtron veçoritë kryesore artistike, që i

dallojnë këngët e kreshnikëve 1 " po dhe veprat e veçanta të

letërsisë sonë të shkruar.

Shkrimi letrar diskursiv i A. N. Berishës shkëlqen me

bukurinë e fjalës, që s'ka mort (edhe sipas Fisht ës); shkël-

qen me analizat e mprehta, me lëvizje dhe forcë shpirtërore

që gërshetohet edhe me forcën e argumentit.

Pjesa dërmuese e këtyre punimeve të përfshira në

këtë vëllim - shkruan autori - janë parathënie dhe pasthë-

nie të veprave të ndryshme ose punime të shkruara me

1 Anton Nikë Berisha, N jëm endësia e fjalëv e (Mundësi interpretimeshletrare). "Shpresa"& "Faik Konica", Prishtin ë, 2006.Punim i u botua në "Zëri", 20 janar, Prishtin ë 2007, f. 17.1 Anton Çefa, Mendim e të rëndësishm e e argum ente bindëse tëorgjinalitetit, të lasht ësisë e të pasurisë tem atik e dhe gjuhësore artistik e të

Page 45: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

44

Page 46: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

44

Page 47: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

44

me rastin e paraqitjes (publike) të veprave përkatëse, pra që

ndryshojnë midis tyre për nga qasja dhe lloji (i shkri-mit).

Mirëpo, ato i njëson një përbërës i rënd ësishëm: gjaki-mi

për të vënë një komunikim sa më thellësor e shumësor me

veprat e marra në shqyrtim, përkatësisht ndriçimin e

veçantive të shtjellimit të tekstit, të strukturave të tyre si

dhe të kumteve poetike që dalin prej tyre.

Te pjesa e parë e librit: Çështje të parim it krijuespoetik studiuesi ësht ë marrë me kompetencë të mirëfillt ëstudi-more-kritike (shkencore), me parimin krijues poetik

të De Radës. Në lidhje me këtë, ai shkruan: "Arti letrar i De

Radës, përkatësisht koncepti i tij krijues poetik, dëshmon sa

për një prirje natyrore të tij, aq dhe për një njohje të thellë të

artit të fjalës e për një përkushtim të jashtëzakon-shëm

krijues" (f. 9).

Duke u marrë me këtë problematikë, Berisha konsta-

ton se koncepti krijues estetik i De Radës shprehet në dy

rrafshe kryesore: I. N ë veprat letrare artistike dhe II. Në pu-nimet e ndryshme të karakterit diskursiv , sidomos në"Parime të estetikës" (1861).

Rrafshin e parë e përligjin sidomos veprat "Këngët e

Milosaut", "Skanderbeku i pafan", "Serafina Topia", të cilat i

krijoi me një përkushtim të jashtëzakonshëm, përpu-nimi

që u bëri me rastin e botimit të dytë e të tretë. Edhe pse në

veprat e veta ai përdori dhe zbatoi mënyra të ndry-shme

shtjellimi dhe shprehjeje, prapëseprapë, vërehet një

koncept - bazë, unik krijues poetik.

Pjesë e qenësishme e konceptit krijues poetik të De

Radës, thekson autori i librit, është dhe hyjnorja, që e për-

Page 48: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

44

shkon thellësisht të thuash çdo vepër të tij poetike. Së

këndejmi, pikëpamjet teorike dhe estetike, të shprehura në

punime të ndryshme, sidomos në Parime të estetikës, dheqenësia e veprave të tij poetike, duke filluar nga Këngët eMilosaut, të botuar për herën e parë më 1836, nuk do tëmund të kuptohen drejt e nuk do të mund të analizohen në

mënyrë të mirëfilltë pa njohjen e këtij përbërësi të rënd ë-

sishëm. Sipas De Radës, krijimtaria artistike, pra edhe ajo

letrare, është dhunti e Hyjit, i cili ka krijuar çdo gjë.

Sipas studiuesit Berisha hyjnorja e përshkon jo ve-

tëm veprën Këngët e Milosaut, por edhe veprën në pesëlibra - Skënderbeku i pafán , ku qenësia e besimit në Hyjindhe në përshpirtshmërinë përligjen në mënyrë të thellë e të

gjithanshme edhe nga vetë Skënderbeu. De Rada i jep ve-

prës letrare një përmasë të shenjtë. Ky koncept i tij për

shenjtërinë e krijesës letrare, nuk ësht ë i rastit. Ai thotë se

poeti i mirëfilltë lind, pra ësht ë krijesë e Hyjit. Që këtej

mund të kuptohet se përshpirtshmëria e tij ndaj Hyjit dhe

mëshirës së tij është koncept qenësor krijues që përligjet

edhe nga mënyra se si ai i drejtohet, jo vetëm Hyjit, por

edhe Shën Marisë, Nënës së Jezu Krishtit (f. 36-37).

Në pjesën e dytë - Vepra të letërsisë shqipe janë për-fshirë dhjetëra njësi shkrimore: Hyji dhe Mbretëria hyjnorenë poezinë shqipe , 2. Rreth poezisë së N ikollë Ketës, 3.

Qenësia dhe Moderniteti i tragjedisë sonë të parë"Neomenia" të F. A . Santorit, 3. Harpa arbnore e A tëLeonardo De Martinit, 4. Mbi krijim tarinë poetike të Zef

Skiroit, 5. Poeti Zef Serembe përballë poetëve të tjerëarbëresh, 6."Andrra e jetës" poemë e gjakim it jetësor, e

Page 49: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

44

tragjikes dhe e bukurisë së natyrës, 7. Shqiptim the-llësor ibotës dhe i shpirtit shqiptar në "Anrrën e Pretashit" të A .

Harapit, 8. Mbi poezinë bashkëkohore të arbëreshëve tëItalisë, 9. Anton Pashku stilisti më i veçantë i letërsisëshqipe, 10. Vepër me vlerë të madhe poetike etj.

Në ballë të pjesës së dytë është vënë shkrimi: Hyji

dhe Mbretëria hyjnore në poezinë shqipe, ku studiuesi iështë qasur me kompetencë të mirëfilltë poezisë së

përshpirt-shme shqipe, duke pasur parasysh 223 tekste

poetike nga vepra e 70 poetëve që nga Budi, Bogdani e gjer

te Visar Zhiti etj1 , të përfshirë në vëllimin Burim drite edashurie. Antologji e poezisë së përshpirtshme shqipe 1618- 1998.

Është me rënd ësi të theksohet se botën hyjnore dhe

dashurinë ndaj Hyjit studiuesi e ka trajtuar edhe te punimi

shkoqitës "Rreth poezisë së Nikollë Ketës", ku, pos tjerash,

shkruan: "Keta bën poetizimin e Zanafillës në Shkrimin e

Shenjt ë, duke përfshirë Përmbytjen e madhe, shprehur me

vargje të krijuara me përkushtim. Qëllimi i autorit ishte që

të dhënat përkatëse nga Bibla t'i këndonte në arbërisht..." (f.

65).

Pason punimi i tretë, i pjesës së dytë, me titull: Qenë-sia dhe moderniteti i tragjedisë sonë të parë "Neomenia" tëF. A. Santorit.

Punim mjaft interesant dhe me peshë shkencore ësht ë

edhe ai me titull: Mbi krijim tarinë poetike të Zef Skiroit, qëdo të mund të botohej edhe si libër më vete. Duke u marrë

1 Anton Nikë Berisha, Burim drite e dashurie. Antologji e poez isë sëpërshpirtshm e shqipe 1618 - 1998. "Shpresa", Prishtinë 1999.

Page 50: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

55

me krijimtarinë poetike të Zef Skiroit, studiuesi konstaton

se brenda letërsisë shqipe krijimtaria poetike e Zef Skiroit

(1865 - 1927) ka një vlerë e rëndësi jashtë-zakonisht të

madhe dhe për shumëçka është e papërsërit-shme. Në

qenësinë e saj ajo shqipton botën dhe shpirtin e arbëreshëve:

krenarinë, qëndresën, vuajtjet, dramat dhe pësimet e tyre,

por cilësohet edhe për madhështinë e shpre-hjes poetike, që

është përligjur në të (f. 156 - 166).

Edhe pjesa e tretë dhe e fundit: Vepra të letërsive tëtje-ra është mjaft interesante dhe me peshë. Aty, pos tjerash,

janë marrë në shqyrtim disa nga kulmet e letërsisë botërore

si: "Gjeorgjikat" e Virgjilit - dëshmi e artit madhor, Epi

"Kënga e Nibelungëve" një nga kryeveprat e letërsisë gjer-

mane dhe botërore, etj.

Libri "Njëmendësia e fjalëve. Mundësi interpreti-

mesh letrare" i A. N. Berishës është një vepër e rrallë në

botën tonë, që në mënyr ë të ndjeshme e pasuron edhe

mendimin kritik letrar dhe shkencor. Ky libër, që përfshin

pjesën kryesore të punimeve të shkruara në këto dhjet ë

vitet e fundit kushtuar çështjeve të letërsisë, të veprim-

tarisë së autorëve të ndryshëm ose të veprave të tyre të

veçanta, qofshin ato të letërsisë sonë, qofshin të letërsive të

tjera, gjakon, siç e ka theksuar edhe vetë autori (te shënimi

për punimet, f. 378) të vërë komunikim sa më thellësor e

shumësor me veprat e marra në shqyrtim, përkatësisht

ndriçimin e veçantive të shtjellimit të tekstit, të strukturave

të tyre si dhe të kumteve poetike që dalin nga ato. Është ky

Page 51: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

55

një libër që shkëlqen me bukurinë e fjalës, me analiza të

mprehta, me interpretime dhe vlerësime origjinale, që ba-

zohen në teoritë moderne letrare.

Page 52: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

55

GJYMTIMETË PËRÇUDSHMETË DISA VEPRAVE

LETRARE TË ARBËRESHEVE TË ITALISË 1

Vepra "Gjymtime dhe shëmtime të letërsisë së arbë-

reshëve të Italisë" është një studim i veçant ë, mjaft i gjer ë

dhe i thelluar mbi bastardimet që u janë bërë disa veprave

të qenësishme të De Radës, por edhe autorëve të tjerë arbë-

reshë, madje edhe poetëve bashkëkohorë. Këto gjymtime

dhe shëmtime, të bëra nga Jup Kastrati, Adrea Varfi, Gjo-

valin Shkurtaj e ndonjë tjetër, sipas A. N. Berishës, janë jo

vetëm të përçudshme, por shpesh skandaloze. Duke u

nisur nga mendimi se çdo heshtje dhe symbyllje (për të

mos thënë verbësi), para disa dukurive të shëmtuara e me

pasoja, vërejtur gjat ë studimit dhe analizimit të disa ve-

prave të letërsisë së arbëreshëve të Italisë dhe të studimit të

tyre, Anton Nikë Berisha ka ndriçuar dhe ka shenjëzuar

nevojën e veprimit për parandalimin e pasojave që mund të

shkaktojnë ato sot dhe nesër. Kjo, sipas tij, nënkupton para

së gjithash nxitjen e domosdoshme të botimeve të reja,

edhe në Tiranë, edhe në Prishtinë, të veprave të arbëre-

shëve, të përgatitura me përkushtim e dije, të zbatimit të

qasjeve dhe të studimeve të plota, të interpretimeve e të

analizave moderne meritore, që do të bëjnë të mundur

Page 53: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

55

njohjen sa më të thellë e më të gjithanshme të veprave të

kësaj letërsie (f. 12).

Ky libër i konceptuar sipas parimit të njohur "Asnjëshkencë nuk gjallon vetëm nga njohja e së vërtetës, poredhe nga ndreqja e kapërcim i i vazhdueshëm i gabimeve tëveta", është ndar ë në gjashtë kapituj: Dëmet dhe pasojat e

studimit tradicional dhe pozitivist, Ndryshime të

përçudshme të Këngëve, të Milosaut të De Radës, Rrënimdhe shëmtim i ndjeshëm i Skanderbegut të pafán, Si ugjymtua Një pasqyrë e shtegtim it njerëzor, Gjymtime e

ndërrime në poezinë ba-shkëkohore dhe Në vend të

përfundimit.

Para këtyre gjashtë kapitujve kemi njësinë shkri-more

"A duhet të heshtën gjymtimet, shëmtimet dhe

përdhunimet e këtilla të letërsisë sonë", ku konstatohet se

disa autorë me veprimet e tyre të përçudshme e të pakup-

timta në qenësi i vranë disa vepra të letërsisë së arbëre-

shëve të Italisë: hoqën ose nd ërruan vargje gjat ë përshtatjes

ose përgatitjes për botim; bënë shtesa të ndryshme, hoqën

dhe pjesë të tëra, të qenësishme, madje edhe me qindra

vargje vetëm brenda një kënge siç ësht ë vepruar, fjala vjen,

me këngën e parë të Librit të Pestë të "Skanderbeku i pafán",

ku janë hequr 314 vargje ose vetëm brenda Librit të pestë të

kësaj vepre të De Radës janë hequr 934 vargje etj.

Ngjashëm u veprua edhe me "Një pasqyrë të shteg-

timit njer ëzor" e me "Këngët e Milosaut", ku këngëve u

është ndërruar vendi, Zoti ësht ë ndërruar me njeriun, Shën

Mëria me zonjën, katundi me qytetin etj. (f. 10). Një veprim

i këtillë, sipas studiuesit Berisha, bëhet edhe më i rëndë dhe

Page 54: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

55

me pasoja më të mëdha kur kihet parasysh fakti se në to u

hoqën ato pjesë që provojnë qenësinë e tyre shprehëse

kuptimore ose ato që paraqesin nyjat e sistemit kuptimor.

Kështu, u veprua sidomos në përshtatjen e veprave të

"Skanderbeku i pafán" dhe "Një pasqyr ë e shtegtimit nje-

rëzor" të De Radës, ku u rrënua përshpirtshmëria e tyre.

Qasje dhe interpretim mbi platformën e ideologjizuar

Në kapitullin e parë "Dëmet dhe pasojat e studimit

tradicional dhe pozitivisht", që përbëhet nga katër njësi

shkrimore, studiuesi shpjegon dhe qartëson se një gjë e tillë

ka mundur të ndodhë, pos tjerash, për dy arsye kryesore.

Së pari, në studimin e veprave të letërsisë së arbëreshëve të

Italisë u përdorën ato mënyra e qasje që nuk ishin as të

përshtatshme për hyrjen në botën e tyre poetike e as për

interpretimin dhe analizimin e përbërësve qenësorë shpre-

hës poetikë. Së dyti, qasja, studimi dhe interpretimi i letër-

sisë së arbëreshëve të Italisë u bë kryesisht mbi platformën

e njohur të ideologjizuar të sistemit komunist, përkatësisht

të konceptit të të ashtuquajturit realiz ëm socialist, që zgjatigjat ë gjithë kohës së diktaturës së E. Hoxhës e të pasardhë-

sit të tij, Ramiz Alisë (f. 15 - 16).

Edhe te pjesa "Perceptim modern e shqiptim kom-

pleks poetik" (te kapitulli i parë) studiuesi rithekson dhe

një her ë se qasja e studimi tradicional dhe pozitivist ishte i

dëmshëm dhe me pasoja të mëdha për veprat e letërsisë së

arbëreshëve të Italisë veçmas për "Këngët e Milosaut",

"Skanderbeku i pafán" të De Radës, "Il canzoniere alba-

Page 55: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

55

nese" albanese" (Këngëtorja arbëreshe) e F. A. Santorit dhe

Page 56: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

55

Page 57: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

55

"Mili e Hjadhia" dhe dhe "Te dheu i huaj" (botimi i dytë) të

Zef Skiroit, që cilësohen me një sistem modern të shtjellimit

të tekstit e të sistemit shprehës poetik.

Kapitulli i dytë i veprës në fjalë titullohet "Ndry-

shime të përçudshme të Këngëve të Milosaut të De Radës",

ku autori merr në shqyrtim ndryshimet dhe heqjet që i jan ë

bërë kësaj vepre. Për më tepër, në botimet, në transkrip-

timet, në transliterimet e bëra në Tiranë në pesëdhjetë vitet

e fundit janë të pranishme ndryshime, gjymtime dhe shëm-

time me pasoja të ndjeshme për veprën dhe, natyrisht, për

studimin e saj. Në lidhje me këtë dukuri, A. N. Berisha ka

veçuar Jup Kastratin e më pas Andrea Varfin. Ç'ësht ë e

vërteta, me ndryshimet dhe shëmtimet që më parë i bëri në

tekstin e "Këngëve të Milosaut" J. Kastrati dhe A. Varfi, u

pezullua dhe u rrënua madhështia e mjesht ëria poetike e

jashtëzakonshme si dh tërësia shtjelluese e shprehëse poeti-

ke; u nd ërruan dhe u rrënuan lidhjet e natyrshme e të shu-

mta subjektive e përfytyruese, që para së gjithash provojnë

mëvetësinë dhe origjinalitetin e çdo krijese poetike. Me kë-

to ndryshime u lëkund në themel dhe u ndryshua qenësia,

thellësia dhe fuqia e nëntekstit poetologjik, u zvetënua ba-

llafaqimi dhe përplasja e mendimeve, e tablove dhe e për-

bërësve të tjerë të rëndësishëm të veprave të përmendura.

Akuza të paqena të Andrea Varfit ndaj De Radës

Edhe te kapitulli i tretë "Rrënim dhe shëmtim i ndje-

shëm i Skanderbeut të pafán", siç thotë edhe vetë titulli, A.

Page 58: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

55

N. Berisha ka marrë në shqyrtim gjymtimin dhe shëmtimin

e përshtatjes së "Skanderbeut të pafán" të bërë nga Jup

Kastrati. Për të konkretizuar mirëfilli gjymtimet dhe shëm-

timet që i janë bërë kësaj vepre poetike, ka sjellë të dhëna

konkrete nga Libri i parë, Libri i dytë, Libri i tretë, Libri i

katërt dhe Libri i pestë.

Në kapitullin vijues në mënyrë mjaft të gjerë, të thellë

dhe të argumentuar shkruan për gjymtimet që Andrea

Varfi i bëri në përshtatjen e veprës së De Radës "Një pas-

qyrë e shtegtimit njerëzor", prej nga jan ë hequr sidomos

vargjet që shprehin besimin në Hyjin dhe përshpirt-

shmërinë, ku përmendet Zoti, Zoti Krisht, Shën Mëria e

hyjni të tjerë, herë - herë edhe kisha, mesha, pagëzimi etj.

Për më tepër A. Varfi jo vetëm gjymtoi dhe e rrënoi veprën

"Një pasqyrë e shtegtimit njerëzor" po shkoi edhe më larg:

hoqi edhe pjesë ku bëhej fjalë për besimin në Hyjin, për-

shpirtshmërinë dhe botën qiellore dhe e shpall De Radën si

anti ungjillor (f. 85).

Te kapitulli i pestë, që është kapitulli parapërmby-

llës, në mënyrë të veçantë autori është ndalur në ndryshi-

met e bëra nga Gjovalin Shkurtaj në poezinë bashkëkohore

të arbëreshëve të Italisë, sidomos në poezinë e Vorea Ukjos

dhe të Lluka Perrones, dy nga poetët më të shquar ba-

shkëkohorë arbëreshë. Duke bërë nd ërrime e gjymtime,

duke lënë anash krijesat e mirëfillta poetike, që cilësohen

me një strukturë moderne komplekse siç janë disa poezi të

Vorea Ujkos e të Lluka Perrones, në botimet e Tiranës ato

janë paraqitur në mënyrë të shtrembëruar. Në kapitullin e

gjashtë dhe të fundit, në bazë të asaj që ka thënë edhe

Page 59: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

55

konkretizuar në kapitujt e mëparshëm, autori ka ritheksuar

nevojën e botimeve të reja të letërsisë së arbëreshëve të

Italisë për ta njohur atë në dritën e saj të vërtetë: duhet bërë

botime për nxënës të shkollave të mesme e të larta dhe për

studentë. Në këtë rrjedhë duhet filluar përgatitja e

botimeve shkencore, të cilat do të mundësonin, nga një anë,

njohjen më të mirëfilltë të kësaj letërsie e të veprave të saj

dhe, nga ana tjetër, studimin më të plotë e më të ndër-

liqshëm të tyre. Kjo gjë nuk duhet bërë vetëm me veprat e

poetëve madhorë si De Rada, Santori, Skiroi, V. Ujko. Ll.

Perrone, po edhe me veprat e autorëve të tjerë. Sa më parë

që t'i hyjm ë kësaj ndërmarrjeje me seriozitetin e me për-

kushtimin e duhur, aq më shpejt do të krijojmë bazën për

njohjen e njëmend ët të letërsisë së arbëreshëve të Italisë,

përkatësisht do të ndërgjegjësohemi për çmimin dhe stu-

dimin e vlerave të mirëfillta të artit tonë të fjalës në për-

gjithësi.

Page 60: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

66

"VETËDËSHMI TË ISMAILKADARESË PËR LETËRSINË"

- I ARGUMENTUAR STUDIM MIRËFILLI

"Vetëdëshmi të Ismail Kadaresë për letërsinë" ësht ë

titulli i studimit monografik të Anton Nikë Berishës me

nëntitullin "Cilat jan ë arsyet që Ismail Kadareja e mohoi

letërsinë shqipe të Kosovës dhe disa nga shkrimtar ët e

traditës?1 "

Te Parathënia e romanit Nata e Kosovës (Onufri,Tiranë 1999, f. VII - XV) të Rexhep Hotit, I. Kadare ka bërë

vlerësimin e veprave të letërsisë shqipe të Kosovës:

1."Të mbushura me dokrra avangardiste,pjesa më e

madhe s'kishin asnjë lidhje me Kosovën";

2. "Të mbushura me dokrra avangardiste me për-

çartje kinse moderniste, me vanitet dhe vetëkënaqësi të

pashembullt, këto libra e kishin braktisur prej kohësh Ko-

sovën. Në to nuk gjeje asnjë gjurmë të fytyrës, të frymës, të

pamjeve, të ankthit, të dramës, të shpirtit të fatit të saj;

3. "Në orën e tij tragjike, në orën e tij më të rëndë,

populli i Kosovës mbeti pothuaj i pambrojtur nga kultura e

tij. Ai mbeti i zbuluar përballë propagandës së egër serbe, e

cila mbushi me mashtrime dhe barbarinë e saj atë hapësir ë

që duhej të pushtohej nga kultura shqiptare".

1 Vetëdëshm i të Ismail Kadaresë për letërsinë. Cilat janë arsyet që IsmailKadareja e mohoi letërsinë shqipe të Kosovës dhe disa nga shkrim tarët etraditës? Buzuku, Prishtinë 2013.

Page 61: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

66

Këto vlerësime të Ismailit, shkruan A. N. Berisha në

studimin e tij në fjalë (f. 10), edhe njohësit më të përvuajtur

të letërsisë shqipe të Kosovës, atij që ka lexuar vetëm 4-5

vepra të rrafshit mesatar të saj, njëmend ia zënë frymën. Në

këtë Parathënie I. Kadare e ka "mohuar dhe përçmuar në

mënyrën më të skajshme" letërsinë shqipe të Kosovës.

Madje I. Kadare nuk pati kurrë forcën e duhur shpirtërore

dhe intelektuale, shkruan studiuesi Berisha, të kërkojë falje

publikisht për përbuzjen dhe përçmimin që shprehu për

letërsinë shqipe të Kosovës dhe për vrerin e pa parë që der-

dhi për të, pa përdorur asnjë argument dhe pa përmendur

asnjë titull të një vepre, duke përfshirë këtu edhe veprën

madhore të Ali Podrimjes, natyrisht dhe veprat e Anton

Pashkut, të Azem Shkrelit dhe të dhjet ëra shkrimtarëve të

tjerë të shquar të Kosovës, që e pasuruan dhe e ngritën le-

tërsinë shqipe të Kosovës dhe letërsinë shqipe në përgji-

thësi në kulmet e saj (A. N. Berisha, vep. e cit. f. 17-18).

Befasuese, sipas Berishës,janë edhe disa pohime të

Ismail Kadaresë për krijimtarinë e Fishtës, Koliqit, Konicës,

Kutelit, pastaj disa vlerësime për Naimin, Mjedjën, Migje-

nin (këtë të fundit e quan uragan i nd ërprerë), Trebeshi-nën,

Pipën si dhe për disa shkrimtar ë me famë botërore si Xhojsi,

Kafkën, Dostojevskin, Shollohovin, Sollzhenicinin, të cilët

pikërisht me artin e tyre të madh u bënë të pavdek-

shëm…(A. N. Berisha, vep. e cit. f. 23-24).

Ajo që bie në sy dhe të befason thellësisht në Para-

thënie (Nata e Kosovës, f.VII-XV), ësht ë se Ismail Kadare

nuk bën fjalë për romanin Nata e Kodovës të Rexhep Hotit,

Page 62: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

66

Page 63: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

66

por për letërsinë kosovare, për të metat dhe shëmtitë e saj

(sipas tij), përkatësisht për ato mijëra libra (o Zot, ku i ka

lexuar ose ku i di I. Kadare këto mijëra libra?!)

Vallë, sa shumë na qenkan të "mbushura me dokrra

avangardiste,pjesa më e nadhe s'kishin asnjë lidhje me

Kosovën (Parathënie, f. IX). Pa dyshim akuzë nga më të

rëndat që dikush ka mundur t'i bëjë letërsisë shqipe të

Kosovës, e cila, sipas Berishës, në qenësinë e saj ësht ë e

lidhur ngushtë me Kosovën dhe me njeriun e saj, me fatin

dhe me fatkeqësinë e tij. Prej nënt ë faqeve (266 rreshta ) të

Parathënies vetëm në gjysmë faqe (16 rreshta), Kadare bënfjalë për romanin në fjalë të Rexhep Hotit. Dhe në këta 16

rreshta flitet për tematikën që bëhet objekt trajtimi në

roman dhe thuhet i vetmi mendim, që ka ngjyrim të shkri-

mit diskyrsiv për një vepër letrare, pse nuk thotë asgjë

konkrete dhe nuk i përket në qenësi romanit…

Në Parathënie , siç vlerëson studiuesi Berisha, Kadare

bën një lavd ërim dhe mbivler ësim të romanit Nata e Ko-

sovës, nga njëra anë dhe nga ana tjetër shpreh vrer dhe

armiqësi të egër ndaj letërsisë shqipe të Kosovës. Duke bërë

fjalë për mendimet dhe gjykimet e Kadaresë për letërsinë

shqipe të Kosovës dhe për letërsinë në përgji-thësi, Berisha

thekson se Kadare ka porositur dhe inku-rajuar shokët e

penës që të bëjnë luftë kundër "armiqëve të artit

revolucionar e komunist"…Për më tepër, sipas Kada-resë, e

keqja dhe shëmtia që i bën veprat e disa shkrim-tarëve më

të shquar botërorë, është se me stilin e tyre, me frymën, me

përmbajtjen dhe me intonacionin e tyre ato të kujtojnë

"paçavuret e errësirës shekullore".

Page 64: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

66

Në kontekst me këtë Kadare ka shkruar: "Nuk ësht ë e

rastit që shumë vepra të letërsisë së sotme dekadente bor-

gjeze, me frymën e tyre, përmbajtjen, madje edhe me stilin

dhe intonacionin të kujtojnë Biblën, Ungjijt, Kuranin, Tal-

mundin dhe paçavuret e tjera të errësirës shekullore"(I.

Kadare, Zhvillimk i letërsisë sonë …" Nëntori" nr. 5, Tiranë

1977, f. 111-113). Të mohosh diçka që ësht ë e

pamohueshme, diçka që shekujt vetëm e kanë dëshmuar

vlerën e saj, do thoshim, është skandaloze.

Koncepti i I. Kadaresë për letërsinë e Kosovës dhe për

letërsinë në përgjithësi shkon e bëhet i qartë mirëfilli edhe i

kuptueshëm, me mënyrën e mohimit edhe të disa

shkrimtarëve tanë të traditës e të veprave të tyre.

Në studimin e tij duke iu kundërvënë Kadaresë në

lidhje me letërsinë shqipe të Kosovës, Anton Nikë Berisha

shkruan "Veprat poetike të shkrimtarëve të Kosovës për-

ligjin artin e madh të kësaj letërsie dhe në të njëjt ën kohë të

letërsisë shqipe, po njëherit dëshmojnë praninë e vi-

jueshme të Kosovës dhe të njeriut të saj, të fatit e të fatke-

qësisë së tij në to, qoftë dhe si moderne, hermetike, dile-

tanteske dhe avangardiste. Në kontekst me ketë Berisha

përmend shkrimtarët si Anton Pashku, Azem Shkreli, Ali

Podrimja që shprehin nivelin më të lartë të gjuhës poetike,

shprehin nivelin më të lartë të vetëdijes kombëtar (A. N.

Berisha, vep. e cit. f. 85 - 96).

Qëllimi i hartimit të këtij studimi të Anton Nikë

Berishës dëshmohet edhe me mendimin e Lasgush Pora-

decit, që e ka vënë si moto në fillim t ë librit:

"Kur marrim dhe analizojmë figura të shquara të his-

Page 65: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

66

torisë sonë, duhet t'u v ëmë në dukje të m irat, por duhet tëshohim edhe të metat…

Kështu formohet shpirti i Kombit…Ne, kur v ëmë në dukje këto të meta, nuk kem i qejf të

shajmë njërin e tjetrin, por duam të formohet e pastër ndër-gjegjja e kombit, që asnjëri të mos ketë iluzionin se mund të

quhet apo të vetëquhet patriot duke pasur njolla…Këtus'duhet të falim […]1 ".

Në mbyllje të këtij shkrim po them se studimi Vetë-dëshm i të Ismail Kadaresë për letërsinë e Anton Nikë

Berishës ësht ë një vepër me vlerë të madhe, shumë e

rëndësishme edhe për faktin se ofron, në mënyrë të

argumentuar, shu-më të dhëna jo vetëm për pikëpamjet e

Kadaresë për letër-sinë e Kosovës dhe të letërisë në

përgjithësi, por edhe për vlerat kulmore të letërsisë së

Kosovës që përfaqësohen me Anton Pashkun, Azem

Shkrelin, Ali Podrimjen etj.

Libri lexohet me një frymë!

1 Marrë nga libri, Petraq Kolevica, Autobiografia e Ism ail Kadaresë nëvargje. Studim kritik. Botoi "Marin Barleti", Tiranë 2002.

Page 66: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

66

VEPËR STUDIMORE - NGJARJE E RRALLËNË

RRAFSHIN KULTUROR-KOMBËTAR1

Kohë më parë shtëpia botuese "Faik Konica" e Prish-

tinës nxori në dritë veprën e Anton Nikë Berishës me titull:

"Kënga e këngëve - kryevepër poetike e dashurisë dhe

jetës", me përkthimin e ri të tekstit të bërë nga autori.

Kjo vepër studimore me përkthimin e ri të Këngës së

këngëve ësht ë një ngjarje e rrallë në rrafshin kulturor kom-bëtar edhe për faktin se Kënga e këngëve e Besëlidhjes sëVjetër është vepër sublime, vepër poetike e përkryer, e cila

mbi 2ooo vjet vazhdon të jet ë pjesë e artit të fjalës të po-

pujve kudo në rruzullin tokësor, pa marrë parasysh prej-

ardhjen, besimin, racën, vendin.

Duke iu referuar një literature të gjerë dhe shumë

studiuesve, edhe Origjenit, autori i këtij studimi monogra-

fik thotë se Kënga e këngëve flet për dashurinë e përkryer,përkatësisht është vepër për të përkryerit, ku shprehet

dashuria përmes marrëdhënies së përkryer... Dashuria nuk

mbaron asnjëherë dhe s'ka asgjë që nuk e përballon dhe

nuk e duron... (f. 28).

Në tekstin e Këngës së këngëve dashuria s'ka vetëm

një dimension, po shtrihet e degëzohet në forma e drejtime

të shumta. Gjat ë leximit fitohet përshtypja se dashuria kon-

1 Anton Nikë Berisha, Kënga e këngëv e - k ryev epër poetik e e dashurisëdhe jetës. Me përkthim in e ri të tekstit . Studim . Faik Konica, Prishtin ë2015.

Page 67: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

66

krete në Këngën e këngëve është më e pranishme,

Page 68: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

66

bëhet fjalë për një ballafaqim e kuvendim midis dy perso-

nave të dashuruar të gjinive të ndryshme që janë pranë

njëri-tjetrit, dhe e duan dhe e ndiejnë njëri-tjetrin:

Më puth me puthjet e gojës sate!Po, dashuria jote është më e ëmbël se vera.Dehëse jan ë erësimet e parfumeve të tua,

em ri yt është aromë që përhapet,për këtë arsye vajz at dashurohen me ty.Më merr me vete, të vrapojm ë! (1,2-4)

ose

I dashuri im është i im i e unë jam e tijai kullot m idis zambak ëve. (2,16)

ose

Në shtratin tim e kërkova gjithë natën

dashurinë e shpirtit tim ;e k ërkova po nuk e gjeta.Do të ngrihem e do të shkoj në qytet

t'i përshkoj rrugët, t'i përshkoj sheshetdua ta kërkoj dashurinë e shpirtit tim . (3,1-2)

Dashuria që shqiptohet në Këngën e këngëve në qenë-sinë e vet (f. 39) e përligj dhe bukurinë. Edhe vajza-

gruaja,edhe djali-burri janë të bukur. Pra, dashuria adhu-

rohet në dashuri dhe bukuria adhurohet në bukuri. Ato

janë të njësuara, siç ësht ë e ngjizur dashuria e Hyjit ne

njeriun.

Unë jam e të dashurit tim ,gjakim i i tij mua më përket. 7-11).

Page 69: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

66

Page 70: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

77

Se çfarë ndjenje e thellë është dashuria na e thotë vetë

Kënga e k ëngëve. Atë nuk e shuajnë as ujërat e mëdha, as e

përmbytin lumenjtë:

Ujërat e mëdha nuk mund ta shuajnë dashurinë,as lumenjtë nuk mund ta përmbytin. 8,7).

Asgjë për njeriun nuk mund ta ketë vler ën dhe çmi-

min që ka dashuria; ajo qëndron mbi të gjitha (nuk është e

barasvlershme me asgjë) është edhe mbi çdo pasuri:

Nëse dikush do t'i jepte gjithë thesaret e sht ëpisësë vet

në këmbim të dashurisë, vetëm do të përbuzej.(8,7).

Kënga e k ëngëve është një këngë-himn për dashurinë.

Njeriu , siç e ka thënë edhe Shën Gjon Pali II, njeriu , si njeri,

përmes kulturës bëhet përherë më shumë njeri, përmes

himnit të lartësuar të dashurisë - Këngës së këngëve, fisni-kërohet dhe pasurohet më shumë2 .

Po sjell në vijim edhe disa vargje si dëshmi të veçantisë së

të shprehurit dhe e artit të madh të tekstit:

Ti, m ikesha ime, je e bukur si qyteti i Tirsës,

magjepse si Jerusalem i,e tmerrshme si një flamur lufte. (6,4)

Kërthiza jote ësht ë një kupë rrethore

2 Giovani Paolo II, Pensieri sparsi, 1998, f. 61.

Page 71: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

77

gjithnjë e mbushur me verë erëm irë.Barku yt si stivë me grurë

i rrethuar me zambak ë. (7,3)Qafa jote si pirg fildishi (7,5)

Gjinjtë e tu për mua jan ë si bistak ë hardhie

era e frymës sate si erësim mollash. (7,9).

Unë jam një mure gjinjt ë e m i janë si pirgje! 8,10).

Në tekstin e Këngës së këngëve poeti ka përdorur njëvarg krahasimesh poetikisht sa të pasura aq edhe të ve-

çanta që bashkë me metaforat dhe pamjet poetike përcak-

tojnë vlerën poetike të saj, thekson studiuesi Anton Nikë

Berisha, kontributi i të cilit, edhe me këtë vepër, është një-

mend i madh.

Page 72: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

77

Page 73: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

77

Pjesa e dytë

ROMANSIERI

Page 74: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

77

Page 75: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

77

VEPËRKU VEZULLON ARTI I Të SHKRUARIT

Në romanin "Bimorja", botimi i dytë i përpunuar2 ,

Anton Nikë Berisha me mjeshtri të veçant ë e të rrallë artis-

tike, trajton temën e zhvarrosjes së trupit të Pjetër Bogda-

nit, teologut, filozofit, shkrimtarit, arqipeshvit të Shkodrës

e më vonë edhe të Shkupit. Përmes personazheve, të ska-

litur me mjeshtri mahnitëse, siç janë: Pjetër Bogdani (krye-

personazh), Buzëlythi, Vetullpreri, Lekë Marini, Don

Drenkurti, Drinorja e Tushit të familjes Gjinaj, Gjat Fushari,

Lul Vatë Gurmadhi, Mati Buka, Mustafa Ogurllu etj., au-

tori zbulon jo vetëm aftësinë e tij krijuese prej një roman-

sieri të madh, por shpreh edhe realitetin e një drame jetë-

sore, pse jo edhe kombëtare, që nd ërlidhet me figurën

madhore të P. Bogdanit. E veçanta e kësaj vepre qëndron

në faktin se autori shpalos fragmente të jetës së P. Bog-

danit, nëpërmjet hijes së tij, që nuk vdes kurrë dhe si e tillë

përbën ëndrrën, ndërgjegjen dhe kalimin e kufirit mes dy

botëve. Siç e ka vënë re edhe studiuesja, Albana Alia, (shih

punimin e saj "Vepër e historisë tragjike të shkruar në letër

e të gdhendur në mish", në revist ën "Fjala Hyjnore", 2012),

pas leximit të veprës "Bimorja", dalin në sipërfaqe tre

momente kulmore: 1. përtypja e trupit nga ana e qenve të

uritur, 2. riti i detajuar i gjëmës së burrave dhe vajit të

grave dhe 3. lindja dhe përhapja, shumëfishimi i këngës që

Page 76: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

77

aq bukur është paralelizuar me thyerjen e dhunshme,

përfundimtare, në mijëra copëza të xhamit të karrocës së

Kadiut të kazasë së Prishtinës, Abdul Hikmetit. Sipas stu-

diueses në fjalë, kjo ndërlidhet me thyerjen e pasqyr ës,

shumëfishimi i copëzave, reflektimi i degëzuar, ndërfuten

në dimensionin sinkronik e diakronik, por edhe në disa

nivele: në librat e mëvonshëm në gjuhën shqipe, në këngët,

në kujtimet e nostalgjinë për paraardhësit, për rrënjët e

kulturës e të letërsisë, për bimët, bimësinë (dhe jo rastësisht

titulli Bimorja - metaforë) që zënë fill nga një farë eliotiane e

thjeshtë identiteti që rri e fshehur dhe pa jetë gjatë dimrit në

tokën e vdekur, por që do mbijë në prillin e ardhshëm e në

tjetrin akoma, në rrjedhën e një cikli të pafund.

Romani "Bimorja" shquhet jo vetëm për personazhet,

por edhe për ritmin dhe dinamikën e ngjarjeve interesante,

deri në shpërthimin final të këngës e të xhamit të thyer që

vë drejtpeshim në tensionin e grumbulluar të jetës. Për-

shkrimi i njer ëzve, i objekteve, i ngjarjeve që zhvillohen si

në një teatër dhe çështjet e mundshme që vë në diskutim

autori, shtojnë ankthin jetësor deri në çastin e njohjes së

kufomës nga populli i thjeshtë që shpërthen në një këngë

lapidar:

"Herë me shpatë e herë me letër,t'kem i pasë të madh, o Pjetër!"...

Përfaqësuesit e Portës së Lartë, të "turbulluar" nga fi-

gura madhore e P. Bogdanit, do të detyrohen të marrin

vendimin e prerë: "Për të mirën e Perandorisë kufoma e

arqipeshkvit, të nxirret nga dheu e t'u qitet qenve, të uritur

Page 77: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

77

Page 78: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

77

e të tërbuar, te Sheshi i tregut!". Autoritetet otomane kishin

të dhëna për vdekjen e Pjetër Bogdanit, që i kishin marrë ng

a Spitali i Prishtinës, por nuk e dinin vendin se ku ishte

varrosur. Për këtë arsye, po sa të mësonin këtë gjë, do të

ndërmarrin aktin e tmerrshëm e barbar të zhvarrosjes së

trupit të tij.

Zbulimi i varrit për autoritetet otomane ishte një sfi-

dë e madhe edhe për faktin se në varrezat e qytetit s'kishte

ndonjë shenjë, që do të provonin me sakt ësi varrin e tij. Për

aktin e tyre të tmerrshëm, nëpunësit e pushtetit otoman do

shfletojnë dosjet e Vilajetit të Prizrenit, për të mësuar më

shumë të dhëna për veprimtarinë e P. Bogdanit, sidomos

për bëmat e tij patriotike e fetare. Për t'ia arritur qëllimit,

përfaqësuesit e Portës së Lartë ndërmarrin një varg vepri-

mesh të ndryshme, në vetë qytetin e Prishtinës ose në Pri-

zren për të zbuluar vendin se ku ishte varrosur. Caktohen

njer ëzit si Lekë Marini, një njeri dinak, që shkon në Kishën

e Ngjitjes së Shën Marisë në Qiell në Prizren për të gjur-

muar dhe zbuluar të dhënat e nevojshme. Paraqitja e tij,

d inake, në bisedë me famullitarin, zbulohet shpejt dhe prif-

ti, Don Drenkurti, i thotë: "I qofsh falë Kishës dhe punës që

bëj, përndryshe do ta kisha hequr kokën si pulës në cung".

Përfaqësuesit e pushtetit otoman vazhdojnë, në for-

ma të ndryshme, përpjekjet dhe me njerëz të tjerë për të

përmbushur qëllimin e tyre. Atë, që nuk u shkoi për dore

shumë të tjerëve, e arriti fallxhesha (shortarja) Ruivë duke e

mashtruar Drinoren e Tushit të familjes Gjinaj. Nga ajo

mëson se trupi i P. Bogdanit, është varrosur në varrezat e

Prishtinës dhe se në kryqin e varrit të tij janë shënuar dy

Page 79: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

77

germat e para të emrit dhe të mbiemrit të arqipeshkvit. E

entuziazmuar për këtë zbulim, ajo i bën të ditur Pashait, i

cili menjëherë përgatit planin e zhvarrosjes së trupit të

Pjetër Bogdanit. Që efekti të jetë sa më i madh, ai urdhëron

që qentë, të cilët do ta copëtonin kufomën e arqipeshkvit, të

lihen pa ngrenë shumë kohë në mënyrë që, të uritur, t'i

vërsuleshin asaj sa më egërsisht, gjë që edhe ndodh në

qend ër të Prishtinës, në Sheshin e tregut, para turmës së

madhe të njerëzve të tmerruar.

Gërmues dhe ndriçues i thellësisë së shpirtit

Me shkathtësi krijuese të veçantë, A. N. Berisha gër-

mon në thellësinë dhe ndriçon shpirtin e personazheve për

arsye se, siç dihet, përmes tyre depërton në qenësinë e gjë-

rave dhe të asaj që rrëfen; ngulmimi i autorit për të depër-

tuar dhe ndriçuar artistikisht shpirtin e personazheve vë-

rehet fund e krye veprës. Mirëpo, kulmi i përshkrimit

artistik, arrihet te kapitulli i tetë, kur:

"Agu i ditës së diel, i ngrysur dhe i përgjumur, mezi

lindi nga pesha e rëndë e natës barsë. Dukej i turpëruar si i

gjetur në ndonjë punë që e nxin nderin. Edhe pse nata

dëgjoi gjithë çka u fol te Kadiu i qytetit, e ndryni në zemrën

e saj të errët dhe nuk ia tha agimit që lindi i mbytur në

mëdyshje; ajo nuk pëshpëriti as për rojet që do të vendo-

seshin tek varrezat e qytetit që në fërk, as për njësitin e

ushtarëve që duhej ta rrethonin Sheshin te tregu dhe në

shenjën e parë, në rast nevoje, të vepronte rrufeshëm, nuk i

tha as për njerëzit që do të groponin varrin dhe do ta zhva-

Page 80: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

88

rrosnin, as për bartësit e arkivolit prej varrezave deri te

Sheshi, ku para qytetarëve të mbledhur do te lexohej letra e

Portës..." (f. 72).

Dy vendas që caktohen të hapin varrin, Buzëlythi dhe

Vetullpreri, rrogarë të Kadiut të Prishtinës, të udhë-hequr

nga Mustafa Ugurllu , naibi kryesor i Kadiut, edhe pse nuk

e dinë se varrin e kujt e hapnin, gërmojnë në fat-keqësinë e

tyre, por edhe të vetë banor ëve të qytetit dhe më gjerë. Atë

që përjetojnë ata, siç e ka vënë re edhe Ali D. Jasiqi (shih

dhe punimin e tij për këtë roman "Drama e zhvarrimit në

shtjellim poetik të ngritur") ësht ë sa rrënuese aq edhe e

papërsëritshme:

"As vetë (Buzëlythi) nuk ia doli të shpjegonte se si me

të ngulur kacinë në dheun e varrit, dy lot iu shkëputen nga

sytë dhe, duke i rrëshqitur nëpër faqet e ftohta, iu për-

plasen te këmbët. Mos vallë e kishte futur kacinë në fatke-

qësinë e vet? Njerëzit me përvojë thonë se kush prek në

varr prek në Perëndinë ose ai që prish qetësinë e të vde-

kurit e ngacmon gjarprin, fillon lojën me kobin, flaka e të

cilit do të shpërthejë edhe kur mund ta ketë harruar ve-

primin e vet. Derisa mendonte kështu kundrimin e pikasi

në vendin ku e nguli kacinë; iu bë sikur atë e kishte futur

në ublën e lotëve. Të vjetrit thonë se varri rri i mbushur me

lot dhe posa dikush e prek, nga ai shp ërthejnë lotët, që bu-

rimin e kanë në lotoren, enën prej druri, të cilën të vdekurit

ia qesin në varr për t'i mbledhur e bashkuar lotët. Dhe sa

herë që lotorja afrohet të mbushet, dheu e thith atë lëng të

dhimbjes dhe rreth e përqark varrit çdo gjë ujitet me të,

prandaj thonë se çdo varr ka lumthin e vet të lotëve, që rri i

Page 81: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

88

fshehur dhe i ndryrë nën dhé dhe, posa të çelet shtegu të

dalë jashtë, vërshon me dhembë e pikëllim..." (f. 78)

Gërmimi dhe shpalosja e thellësisë së shpirtit të per-

sonazheve vërehet edhe në raste të tjera, siç ndodh dhe me

Vetullprerin:

"Ndërkohë Vetullprerit i shkrepi mendimi tjetër, që

duhet të jetë i vjetër sa edhe vetë varrezat: ai që prek varrin

do të shitohet; do ta lënë sytë, veshët; kur të martohet do t'i

lindin fëmijët gjysmakë, të cilët s'do të jenë as njer ëz as

kafshë, po vetëm frymorë që tmerrojnë sa t'ia lëshosh sytë!

Kush prek varrin i shuhet ora e tij dhe e familjes; hedh zjarr

e prush në nderin dhe jetën e fisit; me dorën e vet zhbën

çdo gjë të vlefshme që e ka të veten e të gjakut të tij!

Duke bluar në kokë këtë ujem të frikshëm, Vetull-

preri pa veten të marrë duarsh e këmbësh, mezi ecte duke

u zvarritur si fëmija që ende thith gjirin e nënës. Bënte të

çohej, po këmbët nuk e dëgjonin; ato i ishin shtanguar dhe

kur bënte t'i lëvizte, ndiente dhimbje të pathënë. Sa donte

ta zgjatë dorën hetonte se dorën nuk mund ta lëvizte as një

grimë. As sytë nuk i bënin dritë..." (f. 78).

Romani Bimorja nuk përfundon me aktin barbar tëzhvarrimit të trupit të P. Bogdanit për arsye se autori, siç

është vënë në dukje, me një mjeshtri të rrallë artistike, e ka

dhënë edhe atë që ndodh pastaj, qoftë kur Mati Buka e

mendon ritin e varrimit të arqipeshkvit sipas traditës së

lashtë, rit ky që ësht ë shprehur në mënyr ë të veçant ë dhe

me shkathtësi, duke rrëfyer se si efekti i këtij akti ishte i

kundërt me atë që kishte synuar pushtuesi shekullor

(Prend Buzhala).

Page 82: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

88

Nga akti i zhvarrimit të kufomës së Pjetër Bogdanit

pësojnë jo vetëm ata që morën pjesë në aktin e zhvarrimit të

arqipeshkvit, por edhe të tjerët. Kështu rrogëtari i Kadiut,

Buzëlythi, i cili mori pjesë në zhvarrimin e trupit të

arqipeshkvit, e këputi me sëpatë një gisht të dorës së dja-

thtë, kur mësoi se kënd e kishte zhvarrosur, kurse rrogë-

tarin tjetër, Vetullprerin, të alivanosur, gjysm ë të vdekur, e

dërgojnë në Tyrben e Sulltan Muratit "e dikush kishte

porositur që ta çojnë edhe në Kishën e Ngjitjes së Shën

Mërisë në Qiell, në Perzerend. Ndoshta Shën Mëria, që

ngjitet në qiell, kishin thënë, do t'ia kthejë mendtë e kresë".

Flitej po ashtu se edhe Drinorja e kishte prerë gjuhën për

shkak të dëshpërimit të fjalëve që i kishin shp ëtuar dhe të

cilat fallxhesha i kishte shfrytëzuar për të zbuluar vendva-

rrimin e arqipeshkvit.

Zhvarrosja e trupit të arqipeshkvit, P. Bogdanit, për-

typja e trupit nga ana e qenve të uritur tek Sheshi i tregut,

para qytetarëve, që përmbahen, duke ngujuar brenda vetes

dhembjen dhe tmerrin, e arrin, siç u tha, efektin e kundërt.

Kjo del shumë bukur në faqet e romanit.

"Kënga ësht ë si zjarri..."

Pas zhvarrimit të trupit të arqipeshkvit dhe hedhjes

së tij qenve të egërsuar para turmës, që me dhembje të

madhe në shpirt dhe në zemër e përjetoi këtë akt barbar, në

pjesët e qytetit të Prishtinës dhe në katundet për rreth

fillojnë të këndojnë këngë për figurën madhore të Bog-

danit:

Page 83: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

88

"Asht terbue dhelpna plak ëZien permbrenda sikur flak ë!

Po don diellin me na zanë,Krejt jetim -e me na lanë!...T'hoqen vorrit m e t'çnderue,me t'perbuzë e me t'poshtnue.

Por s'çnderohet burri burrë,ai që jetë s'kurseu kurrë,për të m irë të popllit t'vet...."

Këngët për Pjetër Bogdanin marrin dheun. Kjo e tër-

bon Pashain dhe ky ndërmerr veprime te reja, veprime të

egra, për t'i ndaluar ato, por pa ndonjë efekt; këngët përha-

pen edhe më shumë, bëhen më gjallërike. Kështu edhe kë-

nga e Gjat Fushorit, që është "këngë zjarri" i tërbon push-

tetarët otomanë sa që Mustafa Ogurllu urdhëron: "burgo-

seni atë të marrë"- i vetëdijshëm për rëndësinë dhe ndi-

kimin e këngës.

Nga njohuritë dhe përvoja e pasur që ka për këngët

tona, autori u jep rënd ësi të veçant ë figurave të këngëta-

rëve: Lul Vatë Gurmadhit, që tërheq këmbën zvarrë, plakut

Mati Buka, të paralizuar, që shoqërohet nga fëmija etj.,

sikur të dëshironte të shprehte vazhdimin bergsonian të së

kaluarës që gërryen e projekton gjithçka në të ardhmen

(Albana Alia).

Masat drastike të pushtuesit otoman nuk arritën ta

ndalojnë entuziazmin e shqiptar ëve as luftën e tyre për liri,

për këngën, për pagëzimin e fëmijëve të porsalindur me

emrin Pjetër, gjë që do ta tronditë pushtuesin otoman. Pra,

përkundër akteve barbare, figura e Pjetër Bogdanit, sipas

Page 84: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

88

rrëfimit poetik, vazhdon të jetojë në kujtesën e banor ëve, ai

do të mbijetojë ndër shekuj. Së këndejmi, them se "Bi-

morja" ësht ë një vepër e rrallë me vlera të shumëfishta.

Roman me dimensione përjetësie

Romani "Bimorja" është shkruar me një gjuhë të zgje-

dhur, me një stil poetik të përkryer; ësht ë roman-dramë e

vazhdueshme, rrëfim i veçantë, dinamik që reflekton një

filozofi të veçantë krijuese të vetë autorit; është roman me

skena dramatike, ndonjëher ë të pazakonshme, që reflek-

tojnë dramën tonë kombëtare dhe njer ëzore. Autori këtë e

arrin kryesisht përmes personazhit kryesor, që shquhet si

figurë, si bartës i ideve më përparimtare, më sublime, më

njer ëzore e më kombëtare. Kështu, përmes një rrëfimi sa

poetik aq dhe të shkathët e funksional, Anton Nikë Berisha

ka përjetësuar kuintesencën filozofike të dramës së zhva-

rrimit të P. Bogdanit. Si e këtillë, vepra "Bimorja", ndër më

bukurat dhe më artistiket në letërsinë e sotme shqipe, flet

për historinë në një vend të caktuar, të një personazhi

historik të njohur, krahas momenteve të vegimeve subli-me

të krijuara artistikisht nga autori; ësht ë ky një roman nga i

cili brezat mund të mësojnë dhe do të mësojnë për jetën

dhe historinë tragjike të shqiptarit, për krenarinë; ësht ë

"vepër e historisë tragjike të shkruar në letër e të gdhendur

në mish" (Albana Alia); është vepër ku vezullon, me plot

shkëlqim, arti i të shkruarit, tipar i krijimtarisë letrare të A.

N. Berishës.

Duke pasur parasysh vlerat e shumta artistike të këtij

Page 85: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

88

romani Domeniko Korradini H. Brusard prozës tregimtare

të Berishës i ka njohur me të drejtë edhe atributin e univer-

sales gjeografike.

Edhe gjuha e përdorur në romanin "Bimorja" i jep

narrativës së tij dimension përjetësie.

Page 86: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

88

ROMAN VLERASH TË MËDHA POETIKE2

Të dy botimet e këtij romani, ai shqip dhe italisht,

kanë zgjuar interesim të madh tek kritika letrare shqipe

dhe italiane. Pa dyshim se botimi italisht paraqet një ngja-

rje të veçantë jo vetëm për letërsinë shqipe, por edhe për

atë italiane. Ky roman si tekst letrar narrativ dhe si tekst i

hapur (Umberto Ecco) ofron mund ësi të shumta inter-

pretimi dhe vlerësimi. Si arritje e përkryer artistike (Eneida

Topi), si roman i një bukurie të skajshme, ka zgjuar

interesim të madh te kritika letrare shqipe dhe e huaj, veça-

nërisht ndër shkrimtarët dhe studiuesit italianë dhe arbë-

resh, 22 punimet e të cilëve janë përfshirë tek libri:

Romanzo di estrema belleza (Roman i bukurisë sëskajshme), përga-titur nga Albana Alia - Labinot Berisha,

"Faik Konica", Prishtinë 2016, që nxjerrin në pah dy çështje:

nga njëra anë qasje, lexime dhe interpretime të ndryshme,

veçantinë, pa-surinë e tekstit dhe mundësinë e

komunikimeve të ndry-shme të tij dhe nga ana tjetër,

aftësinë dhe dijen e autorëve të punimeve për t'u

ballafaquar me një strukturë poetike të ndërliqshme, siç

është ajo e romanit Etja e gurëzuar (Albana Alia & Labinot

Berisha).

Gjin Bardhela i arbresh & Etja e gurëzuar i autorit të mi-

2 Anton N ik ë Berisha:Gjin Bardhela i arbresh & Etja e gurëzuar. Rom an,"Faik Konica", Prishtinë 2002. La sete pietrificata. Rom anzo. Përkthim iitalisht nga Albana Alia. Pellegrini Editore, Kozencë 2013.

Page 87: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

88

rënjohur, Anton Nikë Berisha, është një roman vlerash të

Page 88: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

88

Page 89: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

88

mëdha poetike, roman i ngritur artistikisht, që ka 16 ka-

putuj; çdo kapitull është edhe një gurrë e re idesh e përje-

timesh, të cilat jan ë strukturuar harmonishëm në shtjelli-

min kompozicional. Së këndejmi, sipas vlerësimit të Prend

Buzhakës, rrëfimet këtu dalin aq të shkurta, të copëzuara

apo si rrëfejza të brejtura. Mungesa e një sinteze të gjer ë

epike zëvend ësohet me cop ëza rrëfejzash ("copëza rrëfi-

mesh, si shkulme shtjellash të largëta…") me fragmente

simbolike, me struktura të tëra lirike-figurative. Këto co-

pëza rrëfimesh narratori i krahason me qindvjetshat.

Megjithatë, koherenca mbetet se mbetet e realizuar

përmes një kodi specifik krijues: përmes Vetëdijes Ideale,

Shpirtit të shtresuar arbëresh, të plazmuar te personazhi

kryesor që është Gjin Bardhela, por ka edhe personazhe të

tjerë si: Gjyshja Mri, Magdalena e bukur e Maqit, Zëri,

Rrezarta, gruaja e vdekur e Gjin Bardhelës, Nëna Drane

dhe babai i Gjin Bardhelës - bartës të ideve në roman - me

të cilët, në shtegtimin e tij, ai (Gjin Bardhela) ringjallë taki-

met. Është me rëndësi të theksohet se të 16 kapitujt, me

tekste paralele në kursiv, me përzgjedhje stilistike të ve-

çanta, me tablo poetike të pazakonshme, me sintaksosti-

lemat, tekstit në fjalën i japin cilësi të papërsëritshme. Kjo

cilësi është pothuaj në të gjitha faqet e romanit, por në

mënyrën më të theksuar dhe të veçant ë te fillimi i kreut të

parë dhe te fillimi i kreut të fundit, të cilët po i japim në

vijim për të parë dhe për të shijuar bukurinë dhe veçantin ë

e shtjellimit poetik:

Page 90: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

99

"Hijet e muzgut të lodhur luanin padjallëzisht mejehonën e gurgullim ës së Lum it të Madh të Maqit;

përngjanin në shtoj-zavalle të brishta, që ringjallen nëndërrime stinësh. Hidheshin herë me një anë e herë më anëtjetër të katundit si përfytyrime të turbullta e pastaj zbritninlehtë-leht ë dhe puthnin valët, që dalë-ngadalë i mbulonte

terri. Lum i rridhte si një ëndërrim i paftuar i harrim it. Paspak reja e dendur dhe e zym të, e krijuar thuaja ngapështyma hyjnore, zbriti dhe vuri plotësisht pushtetin e sajtë mugët në kulmet e shtëpive dhe në rrugët e Maqit të

heshtur: katundit iu zu fryma si mbrëm jeve të vona tëdim rit mbytur në akull, kur nata, bashkë me cegmën,shtrihen pacenuesh ëm dhe njerëzit z ënë e strukën në

vetvete si të zënë në moh dhe i falen jerm it të përgjum të".

"Dejti tashmë kishte mbledhur ninëzat e fundit të

zbar-dhem ta, të harruara aty-këtu nëpër hapësirë nga sosjae Ditës. Faqja e ujit dhe gjithë ajo që kapte syri, morën njëpam je të për-hitur, që të kujtonte ngjy rën e shk ëmbinjve të

rrahur nga stuhitë ndër mote. Hëna, sy ëndërruese e natës,nuk kishte gjasë të përlindte dritësim in e saj të hareshëm ;t'u falte valëve epshin e vallëzim it nusëror, siç vepronzakonisht kur zbret dhe i puth ato mbrëm jevre të

fundverës e të fillim vjeshtës as t'y tregojë reve udhën eshtegtim it, që pastaj dalldisen, deri në ekstaz ë, nëpërqëndizmat e kaltërsisë së qiellit. Tisi i territ vazhdonte ta

për-gjum te detin bablok, i cili përgatitej t'i falej kolovajzësëndërruese të natës".

Page 91: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

99

Romani në fjalë i Anton Nikë Berishës ka gjithçka që

ngrin dhe gurëzohet (gurëzimi si një dukuri që na ka

ndjekur ndër shekuj) - gurëzimi i ëndrrës dhe njëmend ë-

sisë, i mendimit dhe ndjenjës, qenies dhe shpirtit, i idealit

dhe veprimit (Anton Çefa), është shtresuar në dy plane, në

dy nyja kompozicionale në mes Idealit dhe Realitetit, mes

Shpirtit dhe Shprishjes, në mes Etjes dhe Gurëzimit. Për

këtë gjendje ballafaqimi e përplasjeje, është i vetëdijsh ëm

edhe vetë Gjini-Antoni, kur thotë:

Ti shkel nëpër ëndrrat e tua, i tha zëri.

Shkel, se ato kanë v ërshuar udhën dhe s'kam kah t'iambaj. Zoti nuk m 'i ka dhënë krahët të fluturoj si shpendnëpër qiell.

Nëse ti shkel nëpër ëndrrat e tua, atëherë shkel nëpërjetën tënde. Ëndrrat janë pjesa më e lirë e lirisë së shpirtitdhe e mendim it të gjakuar.

Ç'është e vërteta, këto ballafaqime, siç e ka vënë re

dhe P. Buzhala, janë kontrastuar në përmasa universale

kohësh dhe hapësirash: etje/ det si dhe në përmasa të mi-

krokosmosit personal: errësirë/ dritë.

Romani Gjin Bardhela i arbresh & Etja e gurëzuar (bo-timi i Prishtinës) është përcjellë me një shkrim, mjaft

përmbajtësor, të shkrimtarit e përkthyesit Amik Kasoruho,

të titulluar: "Gjin Bardhela përmbyll tragjeditë e lashta dhe

dyshimet e sotme, bukurinë e pamort dhe trishtimin e

pashuar", ku, ndër të tjera, thuhet: "Thellimi i punës kërki-

more bashkë me erudicionin si dhe përvoja e tij bashkë me

shkrimin imagjinativ , i ka mundësuar Berishës që të krijojë

njërën prej veprave më të rëndësishme të tij dhe të prozës

Page 92: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

99

shqipe në përgjithësi, romanin Gjin Bardhela i arbresh &

Etja e gurëzuar. Personazhet, vendet ku shpaloset jeta e ty-

re, ambienti e edhe gjuha e romanit të Anton Nikë Berishës

na çojnë në Arbëri, po një kufizim kaq i ngushtuar i veprës

do t'i hiqte asaj atë vlerë që e bart natyrshëm nga faqja në

faqe […] nuk gjejm ë në të një ndodhi që përmbyll një fillim

dhe një fund, sepse nuk trajton një copë jetë: ësht ë një pas-

qyrë jete. Shpesh, duke shfletuar faqet e prozës, na bëhet se

jemi duke lexuar poezi të mirëfilltë".

Këto nendime dhe vlerësime të A. Kasoruhos, të ci-

tuara më lart, siç e ka vënë re edhe Ragip Sylaj, i përligj ve-

të teksti i romanit të A. N. Berishës. Madje edhe vetë disa

tituj të kapitujve mundësojnë të hetohen dhe shijohen

bukuritë dhe veçoritë e gjuhës poetike, ngarkesat semanti-

ke dhe ngjyrimet stilisike: Rrëfejza të brejtura, Gruaja meyje në sy, Këm isha e gjarprit, Shtjellë frymësh, Ura pa njëkrah, Rrë-fim i i djegur, Vargjet në pergamenë të gurtë,

Prushi i ëndrrave e të tjera.Në agoninë e Gjin Bardhelës - shkruan Anton Çefa -

fizikisht më shumë i vdekur se i gjallë, shpirtërisht më afër

jetës se vdekjes, ravijëzohet historia e shpirtit të arbërit,

pasqyra e identitetit tonë etnik, trashëgimia e psikës sonë

kombëtare, një qenësi e mitit dhe realitetit, përvijëzimi i

ëndrrës dhe zhgëndrrës.

Gjini eshtë në të vërtetë personazhi që tërheq, nëpër-

mjet përfytyrimit, një mori personazhesh të tjerë (si p . sh.

malësori nga Dheu i Arbërit, i shtrënguar nga varfëria dhe

mungesa e bukës për fëmijë, detyrohet ta ndezë pyllin

pranë shtëpisë për ta shndërruar në tokë buke…), të gjallë e

Page 93: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

99

të vdekur, që gjallojnë në këtë botë dhe në të përtejmen, të

gjithë të gurëzuar në etjen e Arbërit për jetë. Gjin Bar-dhela,

si kryepersonazh, është një arbëresh i gdhendur kohërave

dhe hap ësirave të Arbërit, që bart fatin tonë dhe prandaj na

takon të gjithëve dhe çdo dukurie që lidhet me ne: historisë

sonë, mitit, psikologjisë, mënyrës së jetesës, zakoneve,

kulturës, artit. Ai mediton të kaluaren historike, kujtohet

duke rrëfyer mite iliro-shqiptare me gjarpërinj dhe

shtojzavalle, rithekson disa vlera esenciale etnopsikologjike

dhe etike të arbërorëve si mikpritja, besa, flijimi për të mi-

rën e përbashkët, por nuk e kap ërcen, si vërehet, supersti-

tucionin pagan që ka mbijetuar pjesërisht, në forma të

ndryshme, deri sot (A. Gojçaj).

Ëndrra dhe filozofia e Gjin Bardhelës për jetën, për

njeriun dhe për njer ëzimin në përgjithësi dhe, në mënyr ë të

veçant ë për arbëreshin, është shpalosur artistikisht nëpër-

mjet dialogëve të tij me një zë që flet së brendshmi, i cili

nuk jetëson vetëm një alter ego, por kryen disa funksione

artistike: kujton, argumenton, kund ërshton dhe mbi të

gjitha, përsiat, filozofon.

Në roman janë gërshetuar me mjeshtëri, në mënyr ë

brilante, historia kombëtare dhe kulturore e kombit, gjeo-

grafia fizike dhe shpirtërore e tij, ku lehtas kanë hyr ë edhe

personazhe të tjera, kulturore e historike, si De Rada e

Gjergj Kadtrioti, figura shumë domëthënëse për botën

shqiptare.

Është me rëndësi të theksohet se romani në fjalë

shquhet për përshkrime të bukura, mahnitëse, duke marrë

dukshëm një konfiguracion etnopsikik, deri në përshkri-me

Page 94: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

99

të detajshme të jetës zakonore, madje deri në veshjen e

personazheve legjendarë. Ësht ë poetik, i përkryer, për-

shkrimi që autori i bën të dukurit të Frangut, tatës së Gjin

Bardhelës:

"[…] Pranë një shk ëmbi të madh dalloi babë Frangun.Dukej i qetë dhe i heshtur. Në trup mbante një fustanellë

ngjy rë tambli, brezin prej stofi të qëndisur me ar, që ianxirrte qartazi shtatin e hedhur; xhamadanin prej shijakume përqinjt ë, që kry-qëzoheshin me mëngë të zbukuruarame një vistër fijesh gajtani; në këmbë opinga lëkure të

qëndisura sipër me penj pambuku, të derdhur me kriferruzash ngjy rë gështënje; në brez i varej pa-lloska e verës,ndërsa në dorë i shk ëlqente unaza e argjend ë. Nga larg iu

bë se ai kishte vënë përmbi strukën e zbukuruar ose kla-shën e punuar me lesh dhije dhe delje të përzier, po, sa iuafrua, v ërejti se këto të dyjat nuk i kishte të veshura".

Përshkrim të bukur, sa real aq edhe ekzotik, autori i

bën Maqit, aty ku endet hieja e De Radës, hije e të vde-kurve, e së kaluares. Mjafton përshkrimi i Maqit në fillim të

romanit që të kuptojmë shestimin e shkrimrarit për ta parë

Maqin real pas satenit të bardhë mjegullor të përfytyrimit

deraduan:

"Katundi ishte i heshtur, thuaja kishte rënë në gjumë.Mbi gurët e udhëve, në kulmet e shtëpive, në mure, në

ndërtesën e Ki-shës, po qëndronte, si ta kishte futur dikushme dhunë, e kaluara. Nga të gjitha anët rridhnin e kjasonincopa ngjarjesh, veprimesh, lutjesh, dashurish,përmallim esh, dhimbjesh, lot".

Page 95: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

99

Ky përshkrim, siç e ka vënë re Bardhyl Matraxhiu, na

bind se Maqi nuk ësht ë ajo ç'ka shohim, por ajo çka ndjej-

më. Dhe rrugëtimi jermor nuk do ishte i plotë në qoftë se ai

nuk do shkonte andej nga shkojnë mendimet "përtej detit",

ku ësht ë dheu amë. Kështu, përmes telepatisë së persona-

zhit, romani ngërthen epizode nga jeta reale e Shqipërisë e

Kosovës (B. Matraxhiu), prandaj le të ritheksojmë edhe

njëherë, se rrugëtimi i Gjin Bardhelës shkon kështu në Tri

Botë, që për të janë Një. Kalabria, Shqipëria e Kosova jan ë

Trinia e shenjtë e tërë kulturës arbëreshe dhe kjo trini e

shenjtë ësht ë një dhe e pandashme, gjë që ndjehet përmes

Milosaut; përmes përvajit të këngëve arbëreshe me vësh-

trim kah "dejti" dhe së fundmi kemi fatin ta ndjejmë për-

mes Gjinit…

Një vlerë e veçantë e këtij romani, ku gjithçka ngrin e

gurëzohet (E. Topi), si dukuri mbiletrare, si arritje e për-

kryer artistike, është gjuha poetike që synon kah poezia, gjë

që është vënë në dukje nga kritika dhe studiuesit, sa nga

Kosova aq edhe nga arbëreshët dhe italian ët. Gjuha poetike,

lumi i metaforave, ka ardhur rrjedhshëm si "pë-rroi" i

ndërgjegjes së Gjin Bardhelës. Asnjë fjalë, asnjë tog-fjalësh,

edhe kur shpreh ndonjë mendim o veprim krejt të

zakonshëm, nuk është shkruar pa u zbukuruar e pa u bërë

poetik.

Gjuha poetike e këtij autori, siç e ka vënë re edhe B.

Matraxhiu, ka kapërcyer në mënyrë të shkëlqyeshme atë

kufirin e padukshëm e të pakanonizuar që ndan prozën

nga poezia. Dhe kjo gjuhë i ësht ë përshtatur patosit të gji-

Page 96: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

99

thë veprës që ësht ë e një bukurie të skajshme.

Page 97: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

99

BUKURIA E SUBLIMES SHPIRTËRORE2

Figura e Nënës Tereze nuk është trajtuar artistikisht

vetëm në poezinë e sotme shqipe, por edhe në prozën e mi-

rëfilltë artistike të autorëve tanë. Mirëpo, një shtjellim

artistik më të plotë të kësaj figure e kanë bërë, të vetmit deri

më sot, dy autorët tanë të njohur: Ibrahim Kadriu me

romanin "Qerrja e dritës" (1988) dhe Anton Nikë Berisha

me romanin "Nëna e dritës" (2004).

Në romanin "Nëna e dritës" është përjetësuar, në

mënyrën më të plotë dhe më të denjë artistike, figura e

Nënës Tereze, që tashmë ësht ë shndërruar në DRITË

(simbol) për tërë botën; është pikëzuar artistikisht bukuria

shpirtërore e saj.

Pra, romani, që i referohet figurës së Nënës Tereze -

simbolit të Dritës ungjillore - ka rifunksionalizuar artis-

tikisht, edhe një herë, kategorinë e moçme të Dritës - të

Dritës biblike - që në raste konkrete ndërthuret e reflek-

tohet me figurën e Nënës Tereze, përkatësisht me bukurinë

sublime shpirtërore të saj si refleks edhe i caritasit të Akui-

natit. Kështu, kjo vepër, me nivelin artistik që ka, lexohen

me një kënaqësi intelektuale dhe përjetohet me një këna-

qësi të veçantë estetike.

2 Punim i u botua në gazetën "Zëri", 2 shtator, Prishtin ë 2006.

Page 98: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

99

Prozë poetike moderne

Romani "Nëna e dritës", i botuar në njëvjetorin e

lumnimit të Nënës Tereze, ësht ë i veçantë për nga niveli

artistik, për nga tema, me një figurë të veçantë, atë të Nënës

Tereze - Nënë e dritës. Në të kemi përsiatje të një

dimensioni të gjerë jetësor - ku Drita - simbol i jetës dhe i

dashurisë - shp ërthen fuqishëm si gjakim jetësor, si për-

fytyrim në funksion të së vërtetës jetësore dhe asaj artistike.

Personazhi kryesor në roman ësht ë ai i Nënës Tereze, që

përshkohet nga hiri i Hyjit:

"Nuk di sa kohë ndeja ashtu në lutje. Pastaj nuk vonoie hiri i Hyjit, si shkulm ndriçim i, zbriti nga qielli e ra nëdhomë si një ëndërrim ; si një buzëqeshje e përjetshme

flakëruese ra mbi mua, mbi dhimbjet dhe mbi etjen tim e;mbi gjithçka timen kjasoi ajo ujëvarë drite, që zuri tështrihet, të përhapet gjithkah dhe më mbështolli m evezullim ën e ngrohtë amësore. Vrushkujt e asaj drite ranë

lehtë mbi bulëzat e lodhura të buzëve të m ia të shkrum -buara dhe mbi kokrrat e djersëve të trupit që digjej; ranëdhe e shuan etjen, u përtërinë si në pasqyrën magjik e, qëkur bien rre-zet e diellit, luan me to e vetim ë i kthen nga

kanë ardhur. - Pas-taj vëreja se vrundujt e ndriçim itngjiteshin përpjetë, kaptonin si copëza resh të bartura ngandonjë erë e dehur nga kaltërsia e qiellit, lartësoheshin

gjithnjë sa dikur i shihja vetëm si grimca, si flokëza dritash,që shkonin e binin, preheshin në gjirin e qiellit dhenjësoheshin me dritën e yjeve.

Duke e vështruar atë ndriçim u nisa mbas tij. Në atë

Page 99: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

99

çast ndjeva një ngrohtësi shpirti, një lehtësim frymëmarrjedhe një prehje të thellë, të pafund si në Shtëpinë e A tit" (f.

298).

Page 100: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

Me këtë pasazh të bukur, domethënës e kuptim-plotë,

përfundon romani në fjalë i Anton Nikë Berishës, të cilin e

cilëson një leksik i zgjedhur, i pasur dhe i pastër, një

sintaksë e hijshme, e ngritur, e menduar mirë; aq e men-

duar sa dendur merr ngjyrat e sentencës, një sentence të

mbuluar me një vel poetik vezullues. Një prozë poetike,

gjithsesi moderne, që përshkohet ndjeshëm nga filozofia

dhe teologjia e krishterë (katolike), që e përshkon gjithë

veprën dhe jo vetëm pasazhe të saj të veçanta; një prozë

poetike që ndërpritet fare rrallë nga dialogë të shkurtër dhe

pothuaj se aspak nga ndërhyrja e autorit (A. Çefa).

Përshkrime të bukura e të fuqishme

Duke marrë për moto fjalët: "Nëse e duam njëri -

tjetrin, Hyji mbetet me ne dhe dashuria e tij në ne është e

përkryer..." të Gjonit ungjilltar, autori e fillon romanin me

pjesën hyrëse simbolike: "Dita që nuk donte të mbaronte",për të vazhduar me shtjellimin dhe portretizimin artistik të

jetës dhe veprës së Nënës Tereze (të shtjelluar në XXV ka-

pituj) dhe e mbaron, po ashtu, me pjesën simbolike: "Ditaqë nuk donte të mbaronte". Ky shtjellim dhe portretizimartis-tik i jetës dhe i veprës së Nënës Tereze është bërë në

rraf-shin teologjik, filozofik dhe jetësor, në raport me

lënd ën dhe idenë, me trupin dhe shpirtin, me dheun dhe

qiellin , me jet ën dhe vdekjen, me njeriun dhe Zotin, në një

rrafsh letrar mjesht ëror që ndërmendëson një funksion

shoqëror sa në një kontekst historik të një kohe të caktuar,

aq edhe jashtë tij, në një funksion shoqëror universal që i

Page 101: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

përket çdo kohe e çdo vendi njëkohësisht, me përmasat më

humane të kohës e të hap ësirës që mund të njëmendësojë

shpirti i njeriut (A.Çefa).

Përveç këtyre shtresimeve (teologjike, filozofike, jetë-

sore dhe letrare-artistike), që ndërlidhen fuqimisht e në

mënyrë artistike me figurën qendrore të Nënës Tereze, me

jetën dhe veprën e saj, me përshpirtshmërinë dhe mirësinë

e saj, me Mbretërinë Hyjnore, në romanin e Anton Nikë Be-

rishës kemi edhe figura e personazhe të tjera, të skalitura

për mrekulli, që reflektojnë po ashtu ide dhe vlera të larta,

sublime, shpirtërore; kemi përshkrime të bukura, jo vetëm

të përshpirtshmërisë dhe filozofisë së protagonistes krye-

sore, Nënës Tereze, por edhe të personazheve të tjerë, qof-

shin ato historike apo letrare; kemi përshkrime të bukura e

të gjalla edhe të ngjarjeve, të rrethanave e të ambienteve

tona, edhe të ngjarjeve heroike që ndërlidhen me jetën dhe

veprën e martirëve të trevës së Karadakut, përkatësisht të

Stubllës.

Ndër paraqitjet sa të bukura aq edhe tronditëse, në

këtë roman, është edhe Rrëfimi i Xha Prenit për Krishtin e

Stubllës (f. 46 - 56).

Në këtë rrëfim, sa të bukur aq edhe tronditës, por

edhe shumë domethënës të Xha Prenit, thuhet:

"Gjindja e kësaj treve e kanë dëshmuar si rrallë

ndokush tjetër, dashurinë e paskajshme për Hyjin e përfenë tonë. E kanë dëshmuar me gjak: janë flijuar, duke ukryqëzuar të gjallë në Kryqin e Krishtit. E Hyji, sishpërblim ua ka dërguar Zojën që t'i ketë nën kujdes dhe t'i

ruajë..." (f. 51).

Page 102: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

Dramatik e shumë domethënës është rrëfimi i Xha

Prenit edhe për Shtjefnin e Gjonit të Stubllës, burrit më të

njohur të atyre anëve (Karadakut - v. ime), të cilin ushtarët

turq, pasi që kishin hyrë në Stubëll e në Letnicë (vend i

shenjtë, ku u frymëzua për vokacionin e saj edhe Nëna

Tereze), e kishin vrarë dhe masakruar, ndërsa: "Gjaku i tij

shpërndahet nëpër dyshemenë në formë të kryqit. Edhe

trupi pa jetë shtrihet në të njëjtën formë..." (f. 55).

Është kjo simbolika e fuqishme e këtij romani, ësht ë

simbolika e fuqishme jo vetëm e jetës dhe veprës së Nënës

Tereze, por edhe e njerëzve të këtyre trevave, për të dësh-

muar besimin në Hyjin, dashurinë për Të - është simbolika

e jetës dhe veprës së Nënës Tereze, që shndërrohet në dritë,

në dritë që nuk shuhet, që rri ndezur për ata që janë në

errësirë. Kjo mbase përbënë edhe njërin nga mesazhet

kryesore të këtij romani, që lexohet me ëndje dhe kënaqësi.

Bazuar në vlerat e romanit "Nëna e dritës" do të ishte

mirë që ky të përkthehet në ndonjë gjuhë botërore. Kështu

do t'i bëhej një shërbim i mirë afirmimit të kulturës dhe

letërsisë sonë. Do të dëshmohej, jo vetëm aftësia, shkath-

tësia dhe guximi i këtij autori për t'u marrë me çështje sa

thelbësore aq edhe të ndërliqshme të botës e të bijës sonë,

që ka dalë nga humusi ynë etnokulturor, por edhe karak-

teri perëndimor i letërsisë sonë sot.

Page 103: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

VEPËR E IDESË SË SHENJTË TË VETËFLIJIMITDHE TË

PËRJETËSISË

"N uk më kujtohet sak tësisht se ku e takova së pari Sut ë

Sutoren Sykaltroren e katund it Bardhm ir, i ngulitur n ë zemrën

e Rrafshit të Dukagjinit prej kohëve që nuk mbahen mend .

N doshta në rrjed hën e Drinit të Bardhë, në sy rin e verës së

vonë, kur lum it zë e i shtohet etja për ujë. Me gjasë e takova n ë

rrjed hën ngazëlluese të Ujëvarës së madhe të lum it Miru sha, e

cila e zbukuron plim in e rrezeve të d iellit në vallëz im in e

mahnitshëm , kur, të ripërtërira nga ngrohtësia e shkëlqim it

qiellor, e zgjojnë naty rën me përkund je të ëmbla të fres-k isë

mëngjesore. A ty , nëp ërm jet d ritës magjepsëse, Hy ji e d ërgon

në tokë hirin për k rijesat e veta.

Mbase e takova në shkëlqim in e hënës vetullore, që

shtegton pa-reshtur natën p ër t'u sjellë pak qetësi shpirtrave të

d ashuruar; zbret si puhiz ë në Drin; lahet si e llastuar në ujin e

pastër d he sakaq shndërrohet në nuse të bukur dhe me

nd riçim in që rrjed h prej trupit të saj, i josh edhe më shum ë

gjind en e d ehur nga epshi.

Ka gjasë se Sut ën e njoha në ënd rrën e një nate të harlisur

nga pellgjet e territ, në fillim të pranverës, kur naty ra qënd iset

me bleri-m in e argjend të dhe i jep jetë gjithëçkajës".

(Nga romani "Ferri i lodhur")

Romani "Ferri lodhur2 " me nëntitullin "Rrëfim më i

dhimbshëm se dhimbja dhe më i pikëllueshëm se pikëllimi

Page 104: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

i një vajze që mbijetoi luftën e Kosovës në vitin 1999", një

metaforë e çmueshme që përtërin traditën teologjike të

Krishterimit2 , është ngjizje e disa rrëfimeve që, siç thuhet

në roman, "i dhanë pabesueshëm njëri - tjetrit dhe u ngjizënnë një të vetëm si uji m e m iellin kur zihet brum i e bëhetbukë. Ec e ndaj pastaj".

I strukturuar në njëzet kapituj: 1. Parashenja të mor-

djes, 2. Ëndrra me varre hapur, 3. Libri i gjallë ose shkrimi

në kujtesë, 4. Brenga e librave, 5. Breshërimat e dogjën edhe

natën, 6. Njohja me vdekjen, 7. Ninulla të djegura, 8.

Kryqëzimi i engjëllit në barkun e nënës, 9. Nëpër rrezet e

hënës zbritnin krushqit, 10. Flijimi më i rënd ë se vdekja, 11.

Nata e një mijë mëdyshjeve, 12. As në tokë e as në qiell. 13.

Ujëvara psher ëtimash, 14. Uturima e puseve, 15. Verbëri e

dehur, 16. Lufta e jetës, 17. Përralla e mykur, 18. Tradhtimi

i armëve, 19. Pengje të vdekjes, 20. Kur ngjllën lumenjt ë,

me një gërshetim diskursi refleksiv me atë psikologjik ,

diskursi biblik me atë eseistik, diskursi fantastik - përrallor

me atë të literaturës së lexuar2 , romani nis me tekstin në

kursiv të titulluar Qëndismë fjalësh, që shoqërohet me dy

tekste - moto shumë të veçanta, njëri i Anton Pashkut, pri-

jatar i letërsisë moderne shqipe, jo vetëm në Kosove, dhe

tjetri i Jose Saramago, shkrimtar nobelist i letërsisë portu-

geze, ndërsa përfundon me tekstin, po ashtu në kursiv, me

2 E botoi "Faik Konica", Prishtinë 2007.2 Domenico Corradini H. Broussard, Narrando gli abissi. Tre romanz idi Anton N ik ë Berisha. Rrëfim e të thellësiv e. Rreth tri romanev e të AntonN ik ë Berishës. "Faik Konica", Prishtin ë 2009, , f. 138.2 Prend Buzhala, Kode poetik e të m bijetesës shpirtërore. Mbi romanetpër të rritur të Anton N ik ë Berishës . Argeta LGM, Tiranë 2009, f. 115.

Page 105: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

titu ll: "Na ishte njëherë dhe ësht ë..."Mjeshtëria e shtjellimit dhe e sistemit shprehës

Duke analizuar mjeshtërinë artistike të shtjellimit e të

sistemit shprehës poetik të romanit "Ferri i lodhur" dhe

duke zbërthyer me një profesionalizëm e me një kulturë të

gjerë, në rrafshe filozofike, eseistike dhe psikologjike, sim-

bolikën, simbolikat e tekstit, universalizmin e fakteve jetë-

sore të bartura në art, mesazhet për ngjarje të veçanta dhe

mesazhin e përgjithshëm të veprës, Domeniko Korradini H.

Brusard (Domineco Corradini H. Broussard) thotë: "Be-

risha, me durim dhe dije ka send ërtuar gurët e mozaikut

dhe vetë mozaikun, nuk mbetet as tragjedia e një populli.

Mbetet vetëm tragjedia. Por që tretet në një ‘lëng të shkël-

qyer'. Dhe nuk kërkon përsëritje, sepse Ferri është lodhur

duke duruar padrejtësi. Ësht ë lodhur që t'i mbajë pranë

dhe t'i ndriçojë në përshkënditjet e flakëve të tij. Kundër të

cilave ngrihen, tërë mirësi, vezullimet e flakës rrëfimtare të

Berishës: rrëfimi fillestar apo themelor i Sutë Sutores, kur

kthehet në Bardhmir, rrëfimi i Sutë Sutores kur në corpore

vili përjeton çmendurinë e gjenocidit dhe të dhunës sek-suale, rrëfimet që Sutë Sutorja dëgjon nga të tjerët [...] Me

emrin e Erosit ka qenë gjithmonë dhe përherë do të jetë.

Ashtu qoftë2 ". Sipas studiuesit Anton Çefa 2 , romani "Fe-

rri i lodhur" shquhet, me idenë e shenjtë të vijimësisë dhe

2 Domenico Corradini H. Broussard, Narrando gli abissi. Tre romanz idi Anton N ik ë Berisha. Rrëfim e të thellësiv e, vep. e përm . f. 148.2 Anton Çefa, Tragjik a sublim e e v etëflijim it dhe m esazhi i shenjtë iVatrës. Në "Fjala Hyjnore", n. 2. Prishtinë 2008, f. 263-269.

Page 106: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

përjetësisë që, mund të send ërtohet vetëm

Page 107: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

Page 108: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

pranë vatrës, por merr dimensione të gjera: "Na ishte një

herë, Na ishte një herë dhe është, Na ishte një her ë dhe

është Sutë Sutorja dhe ju mund ta takoni në katundin

Bardhmir të Rrafshit të Dukagjinit [...] Në qoftë se nuk do

ta gjeni në shtëpi [...] kërkojeni buzë Drinit se mund të ketë

shkuar për t'i prehur psherëtimat [...] Në qoftë se nuk do ta

gjeni buzë Drinit, atëherë duhet ta gjeni në ndonjë ënd ërr të

lodhur [...] Nga trualli i saj Sutë Sutorja nuk largohet edhe

në qoftë se dikush i premton, si thuhet, tamblin e zogut ose

arin e rruzullimit. Nuk largohet edhe nëse ia rrjepin

lëkurën me brisk të ndryshkur. Në asnjë vend tjetër asaj

nuk i pushon shpirti më mirë se aty, nuk i ndjen dhembjet e

gurëzuara më ëmbëlsisht se sa në Bardhmirin e saj, buzë

Drinit të Bardhë"...

Simbolika e Vatrës - emrat e personazheve

Është me rëndësi të theksohet se vetë emrat e perso-

nazheve mishërojnë simbolikën e Vatrës, simbolikën e

dheut tonë: Sutë Sutorja, Nënë Rozafa, dajë Bardhi, Lulash

Gurra, Bul Kreshpani, Balë Frashnjeti, Drinas Shani, Buzo-

ku, Yllori, Shyta, Zoga, Shega, etj., ndërsa emrat e atyre që

shkaktojnë krime, të keqen, tragjiken, mungojnë. Në një

gjendje të rënd ë, të thuash rrënuese shpirtërore, ata quhen

thjeshtë "uniforma" ose "paraushtarakë". Në simbolikën e

Vatrës, shkruan Anton Çefa, është shndërruar në realitet

artistik vetëdija historike dhe vetëdija mitike e botës sonë2 .

2 Anton Çefa, po aty, f. 551-552.

Page 109: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

Në përsiatjet e Sutës për Kosovën, mishërohen për-

pjekjet këmbëngulëse për të mos u larguar nga trojet e

trashëguara prej të parëve. Vetëm kështu mund të siguro-

het e ardhmja e saj. Duke ecur e pasigurt në fatin e vet drejt

një lugshtaje, Suta mendon më vete "N jeriu ynë nuk braktisvatrën dhe kur vdekja i varet në qerpik të syrit. Në rrjedhë

të ndërtim it të moteve këtë e ka dëshmuar me qindra, mem ijëra herë. Kjo i ka dhënë jetë jet ës së njeriut tonë. I kadhënë e do t'i jap ë".

Kjo filozofi e urtë jete e kultivuar në gjirin e dashu-

risë, i cilëson gjithë bashkatdhetar ët e saj, të vjetër e të rinj,

burra e gra: "Vatrës së shtëpisë dhe vatrës sonë u kemi

borxh gjithçka", thotë Suta në një rast, sepse "vetëm në

dheun tonë jemi ata që jemi e që duhet të jemi", thotë plaku

i urtë Lulash Gurra. Në këtë kontekst, simbolika e pragut të

shtëpisë, e kopshtit të sht ëpisë (asociacion i Parajsës dhe i

Kopshtit të Edenit), ku Suta lexonte shumë libra, ndër të

tjera edhe Biblën, e çon heroinën e romanit tek pragu i jetësdhe i vdekjes, tek raportet me njëra - tjetrën dhe tek

raportet mes tyre e njeriut, të trajtuara në rrafshe

psikologjike, filozofike e metafizike 3 :

"Ndërsa flaka, që dogji katundin e dajav e, me rrinte

para përfytyrim it si helm i prushëzuar, vijova të vështrojpragun, që me pëshpëriste me heshtjen e shkrumbët.N jëmend, pragu ësht ë nyje: përtej dhe prapa tij ndodhin të

gjitha gjërat. Edhe me jetën e njeriut ndodh kështu: lindjaështë një hyrje në jetë, nd ërsa vdekja dalje prej saj. Midis

3 Anton Çefa, po aty, f. 551-552.

Page 110: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

tyre ka një prag, edhe pse nuk është i drunjtë dhe nukdigjet si pragu jonë. A i që hyn në jetë, medoemos duhet të

dalë prej saj, s'ka rrugë të dytë. Del, kalon në jetën tjetër.Prej saj nuk dihet a dilet".

E tallazuar në vorbullën hamletiane, mbas tronditjes

shpirtërore e flijimit që pëson, një zë i brendshëm i thotë:

"Tënden e bërë, jepi fund jetës! Lëshoju në krahët eqetësisë së përjetshme! Hapi udhën prehjes së shpirtit, qëgjakon secila qenie njerëzore". Mirëpo, ajo vazhdon jetën,sepse ka besim në Zotin dhe ngadhënjen mbi vdekjen: "[...]

më m irë zva-rritu , barte frymën edhe më tej; jeto për tërrëfyer atë që ka ndo-dhur [...] të vuash për t'i dhënëkuptim jetës, domethënë të përligjesh dinjitetin, madhërinë.

Secili që kryqëzohet për të tjerët ngjallët në dritën e hirit tëHyjit [...] Jeta gjithmonë është jet ë, edhe kur mbytët nëvuajtje. Ti pësove për njerëzit e tu . Kjo e përligj dashurin ëtënde".

Kështu Suta përfaqëson heroinën tragjike të veprës në

kuptimin e gjerë të fjalës, mbasi ajo është viktimë e fatit të

saj; shprehet karakteri tragjik i personazhit, rrjedhojë e

konfliktit të pashmangshëm të idealit me realitetin: i fis-

nikërisë, virgjërisë, epërsisë morale, vlerave e urtësisë kun-

druall ferrit antinjer ëzor që përfaqësonte mizoria dhe egër-

sia armike gjat ë Luftës së Kosovës3 .

Veçantia e tri shtresimeve të rrëfimit

3 Prend Buzhala, Kode poetik e të m bijetesës shpirtërore. Mbi romanetpër të rritur të Anton N ik ë Berishës, vep. e përm ., f. 114.

Page 111: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

Tërë tragjikja romanore ngjet e rrëfehet para shtëpisë

së djegur, para hirit e shkrumbit të saj, para eshtrave të gje-

tur. Kjo simbolikë e rrëfimit, që shpreh botën e brendshme

të Sutës dhe të personazheve të tjerë, në roman realizohet

në tri nivele, siç e ka vërejtur Esat Kamberi3 :

1. Rrëfimi që shpreh drejtpërdrejt gjendjen dhe për-

jetimin e Sutës kur arrin (pas dëbimit me dhunë) para sht ë-

pisë së djegur e që lidhet me tragjedinë familjare (gjen esh-

trat e Nënës Rozafë dhe të Gjyshes në dhomat e djegura të

shtëpisë dhe eshtrat e një ushtari të panjohur).

2. Rrëfimi për jetën gjatë luftës, me pasojat dhe tra-

gjedinë kolektive të shqiptarëve të Kosovës shkaktuar nga

policia, nga paraushtarakët dhe nga ushtria serbe dhe:

3. Rrëfimet e Nënë Rozafës, Bul Kreshpanit, Lulash

Gurrës, Drinas Shanit, Galës, burrit nga Peja, që, po ashtu,

provojnë dimensionin e gjerë të tragjikes, individuale e ko-

lektive, të pësuar në luftë.

Pra, rrëfimi te "Ferri i lodhur" ecën paralelisht në dy

sekuenca kohore: në atë të tashmen, kur heroina, Sutë Su-

torja, si personifikim i lirisë, si personifikim i Kosovës dhe i

triumfit, kthehet në sht ëpi mbas rrugëtimit të gjatë për t'u

shpëtuar ndjekjeve të ushtrisë serbe dhe në të kaluarën, në-

përmjet kujtimeve të ngjarjeve, mbresave, bisedave me

personazhe të tjera të romanit; është drama shpirtërore që

3 Shih punim in e tij Lufta si pësim dhe tragjik ë shpirtërore. Në "Vepër epasur dhe e qenësishme. Nëntëdhjetë e dy punime të gjashtëdhjetë e njëautorëve p ër veprën e Anton Nikë Berishës. Zgjodhi dhe p ërgatitiLabinot Berisha. Argeta -LMG. Faik Konica, Fjala Hyjnore, Tiran ë -Prishtin ë 2011, f. 579.

Page 112: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

përjeton heroina e romanit, dramë e cila përbën objektivin

artistik të veprës3 . Mirëpo, duhet theksuar se qenësia e

rrëfimeve të Sutës, përkatësisht të vetë autorit, Berisha, që

ka një përvojë të pasur krijuese - letrare dhe teorike, që e

njeh me rrënjë simbolikën biblike dhe semiotikën, por edhe

Biblën , nga e cila është ndikuar fuqishëm Letërsia e Perën-

dimit3 , lëviz në trekëndëshin: liria - e vërteta - dashuria (P.

Buzhala).

Pse ferri i lodhur?

Dihet se ekziston ferri biblik dhe ferri kuranik. Fjalaferr "gehene" në letërsinë apokaliptike, paralelisht me fja-lën "hades" - sinonim tashmë i helenizuar i sheolit të di-kurshëm. "Gehene" ësht ë shtrembërim dhe greqizim ishprehjes hebraike "hinome" - emërtim i një lugine me tënjëjtin emër në Jug të Jeruzalemit. Për dallim nga kjo, "Fe-rri i lodhur" i Berishës është diçka tjetër, sepse, sipas Ko-rradinit, ai është lodhur duke rrasur e ngjeshur në vor-bullën e shkëndijave të veta të gjithë ata që kanë vijuar, nëjetë, të endin, me fillin e zi të thanatosit, ngjarje dhune dheshtypjesh, histori ku njeriu bëhet ujk midis qengjave që dotë bëhen therorë, ngjarje ku padrejtësitë shkojnë e u shto-hen padrejtësive dhe ngjallin zemëratë dhe jo nënshtrim,ndodhi ku përshkelët dinjiteti i njeriut dhe ai detyrohet tëshkojë e të struket në skajet fundore të jetës, në banesën evetmuar të vetëdijes. Po, sepse ferri është lodhur së shpër-

3 A. Çefa, punim i i p ërmendur, f. 551 - 552..3 N. Frye, The great code: The Bible and literature. New - York -London, 1985.

Page 113: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

thyeri shkëndija. Dhe, duke dëshiruar qetësinë, do tëshuhet dhe të mbetët bosh3 .

Në poetikën e këtij romani është ndërthurur e plek-sur me shkathtësi tema bosht e pësimeve të luftës. Këto

pësime Berisha i ka vështruar në mënyr ë sa të veçant ë aqdhe të thellë, nëpërmjet të cilave shpalosen, thënë poeti-

kisht, humnerat e shpirtit të personazheve, sidomos të

Sutës për arsye se "Luftës nuk i duhet asgjë që e bën jetën,që e përligj pasurinë e shpirtit të njeriut".

Megjithat ë, një thikë shp ëtimtare do të gjendet e ruaj-tur në çorapen e Sutës:

"Nuk e di si e kujtova thik ën që kisha në çorape.Është tra-ditë nd ër ne: vajz a e mban fshehur në trup njëthikë për ta mbroj-tur nderin e vet në rast rreziku..."

Dhe pikërisht me thikën e mprehtë, të fshehur në ço-rape, viktima, Sutë Sutorja, e qëllon për vdekje paraushta-

rakun, xhelatin e saj

"I hutuar me atë që bënte...nuk e ndjeu goditjen ethikës. E përsërita me shpejtësi dhe dy herë të tjera. Sa çil embyll sytë e mbuloi gjaku që e ndjeva në gjoks. Lëshoi njëofsham ë të çudit-shme dhe u plandos anash..."

Mbrojte e përligjur, në përpjesëtim të drejtë me fyer-

jen dhe dhunën. Thika e Sutë Sutores ësht ë si shpata e JezuKrishtit, të cilën e pati sjellë për t'u ardhur në ndihmë

njer ëzve që jetojnë në ankth, atyre që kanë zemër të dëlirë,

të varfërve dhe të nënshtruarve.

3 Domenico Corradini H. Broussard, Narrando gli abissi. Tre romanz idi Anton N ik ë Berisha, f. 138.

Page 114: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

Rrëfimi i Sutës dhe rrëfimet që gërshetohen e lidhenme të sajin, bëjnë thelbin e romanit; Suta është "arketipi i të

mirës absolute" (sipas Korradinit) dhe se "qenësia rrëfim-tare e saj lëviz në trekënd ëshin liria-e-vërteta-dashuria. Ajo

rrëfen në veten e parë: uni i saj personifikon lirinë. Liria

është dhunti e dhuratë për unin rrëfimtar, si një dhunti tejete vështirë, sepse kjo dhunti kërkon edhe përgjegjësi.

Dukuria më e vështirë e lirisë është kërkimi i përgjegjësisë.

Prania e saj nuk dëshmohet nëpërmes ekzistencës lakuriqe,po provohet nëpërmes lirisë dhe dashurisë ndaj truallit. Pra,

një prani tjetër, një prani qoftë edhe në ëndrra, krejt endryshme nga prania e gjërave konkrete. Sikur autori i

përmbahet një premise të guruve indas: kur sakrifikoheni

për diçka, atëherë nuk mund të shkëputeni nga ajo; po qese e luftoni ‘demonin', atëherë atë e bëni të fuqishëm,

zgjidhja do kërkuar në tejpamje e jo tek ‘lufta' apo ‘sakri-fica' kundruall ‘demonit'. Të tejshohësh. Kërkimi autorial i

vatrës, është tejet dramatik. Madje, ky kërkim pleks edhe

përmasën e vet mitike3 ".Në përmbyllje po them se "Ferri i lodhur" ësht ë një

roman shtresimesh e vlerash të shumta, ku vezullon stili,

gjuha, origjinaliteti i veçantë, ku rrëfehet për Udhën e Kry-qit të Sutës, të Kosovës, emri i së cilës lartohet në majat e

kozmogonisë.

Mars 2014

3 Prend Buzhala, Kode poetik e të m bijetesës shpirtërore. Mbi romanetpër të rritur të Anton N ik ë Berishës, vep. e përm ., f. 121.

Page 115: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

Page 116: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

Pjesa e tertë

PËRKTHYESI LETRAR

Page 117: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

Page 118: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

"EPI I GILGAMESHIT" - NJË KRYEVEPËR POETIKE E

PËRKTHYER BUKUR3

Isak Ahmeti

Në botën e përkthimeve letrare të Anton Nikë

Berishës veçohet sidomos Epi i Gilgameshit , që çmohet sivepra më e vjetër letrare poetike që na ka mbërritur e plotë

nga lashtësia, e njohur deri më sot, rreth 4000 vjet e vjetër.

Kjo vepër e letërsisë së Mesopotamisë, të cilën nga

gjermanishtja e përktheu për herë të parë në shqip Anton

Nikë Berisha, edhe sot e gjithë ditën ka vlerë dhe rëndësi të

madhe dhe të mahnit me vlerat dhe rëndësinë e saj. N ë

Epin e Gilgameshit, që ka dymbëdhjetë këngë, shprehen eballafaqohen tri botë: ajo hyjnore, njer ëzore dhe shtazore,

që sipas studiuesit dhe përkthyesit, Anton Nikë Berisha,

dëshmojnë për një stad të lashtë të jet ës që në ep paraqiten

të njëjtësuara; janë në marrëdhënie vepruese dhe

kushtëzuese të ndërsjellë.

Si i këtillë, Epi i Gilgameshit , del edhe në përkthimine rrjedhshëm e të bukur të Anton Nikë Berishës, si një

vepër e pasur idesh e një sistem i ngritur kuptimor e

3 Epi i Gilgameshit. Përkthim in nga gjermanishtja, parathënien dheplotësm in me shënime nga A N.Berisha, Rilindja, Prishtinë 1984. Botim i idytë "Naim Frashëri" Tiranë 1990; Botim i i tretë i rishikuar "Argeta-LMG",Tiranë 2008; Botim i i katërt i plotësuar me shënime "Argeta-LMG", Tiran ë2016.

Page 119: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

shprehës, që përkundër faktit që vjen nga një periudhë e

lashtë, komunikon gjallërisht edhe me botën tonë, me

problemet qenësore dhe me mëdyshjet që e cilësojnë

njeriun e sotëm në procesin e gjallimit dhe të veprimit, pra

për shumë veçori vepra na pushton me aktualitetin dhe

modernitetin në kuptimin e mirëfillt ë të fjalës3 . Mirëpo, siç

thekson studiuesi dhe përkthyesi, Anton Nikë Berisha,

vlera e saj qëndron edhe në faktin se shumë ide e mendime,

forma të transponimit e të shqiptimit të botës së njeriut, të

krijimit të tablove poetike e të përshkrimeve të natyrës, jan ë

shfrytëzuar dhe bërë objekt trajtimi në shumë vepra letrare

të mëvonshme3 .

Është me rënd ësi të theksohet se gjithë ajo që

shqiptohet në Epin e Gilgameshit , dëshmon, siç shkruanAnton Nikë Berisha, për një botë sa të lashtë, po aq të pasur

e të veçant ë. Bota njerëzore shprehet nëpërmjet

Gilgameshit, mbretit të qytetit të Urukut, heroi i veprës,

dhe i njer ëzve që jetojnë në të. Epi i Gilgameshit si tekstletrar poetik ngërthen në vetvete tema nga më të

ndryshmet, si ajo e: kuptimit të jetës, e botës së nëntokës,

dhe e botës së përtejme, e pavdekësisë, e vdekjes, eshkëlqimit dhe e errësirës; bota e gjumit, e ëndrrës dhe

3 Mendimet dhe konstatimet e A N. Berishës për Epin e Gilgam eshit, tëshprehura te ribotim i i fundit, te "Vepër që i kushtohet tmerrit të vdekjesdhe qëndresës së njeriut", kanë të bëjnë me tekstin e plotësuar nga G.Burckhard-i, përkatësisht me tekstin e p ërkthyer në gjuhën shqipe tëbotuar nga Argeta LMG e Tiranës - botim i katërt - me rastn e 70 vjetorittë lind jes së autorit dhe 50 vjetorit të krijm tarisë letrar e shkencore.3 Anton Nikë Berisha, V epër që i kush tohet tm errit të v dekjesdhe qëndresps së n jeriu t , në "Epit të Gilgamesh it", vep . e cit. f .5.

Page 120: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

zgjimit; e shtegtimit, e kaosit dhe e rregullit, bota e hyjnores,

njer ëzores dhe shtazores, e fuqisë, e egërsisë, e dobësisë

njer ëzore, bota e dashurisë dhe miqësisë etj. Me një fjalë,

shumëçka që u bë objekt trajtimi letrar poetik në veprat që

u shkruan më vonë.

Gilgameshi ësht ë shembulli tipik ku ndeshen

heronjt ë, perënditë, gjysm ëperënditë e mitet; të fuqishmit

dhe të dobëtit, të egrit dhe të butët si dhe këmbimet dhe

ballafaqimet ndërmhet tyre. Enkiduji, në fillim kafshë

sstepe, i "egër", bie ndesh me Harlotin e civilizuar, po

përfiton prej tij; ndonjëherë humanizmi i Enkidujit prej

Harlotit mund të merret edhe si pjesë e procesit të

civilizimit të një pjese të botës së egër dhe primitive4 .

Pavarësisht nga dëshira e tij, Gilgameshit i ishte thënë:

Kurrë nuk do ta gjesh jetën e përtejme që po ekërkon,

Sepse kur Zoti krijoi njeriun, ia dhuroi atij

vdekjen…

Epi cilësohet me një sistem të pasur idesh e

kuptimesh që jan ë ndriçuar në parahënien me titull Vepër

që i kushtohet tmerrit të vdekjes dhe qëndresës së njeriut,sshkruar nga përkthyesi, Anton Nikë Berisha. Të thuash se

çdo gjë fillon nga fakti se Gilgameshi ka dy të tretat hyjnore,

po një të tretën të njeriut, prandaj duhet të vdes, siç

shprehet edhe në këto vargje të veprës:

4 Për pran inë e Epit të Gilgam esh it në letërsinë botërore ësh të merëndësi, pos tjer ash , edhe vepra: Das Gilgamesch-Epos in derWeltliteratu r, Strassburg; 1906 e P.Jensen-it.

Page 121: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

Utnapishtim i i flet Gilgameshit:«Pushoje vajin, frenoje zem rim in!

Fate të ndryshme kanë hyjt e njerzit.Baba e nëna t'pollën si njeri.Ndon'se dy t'tretat hyjnore i ke,të njerëzve e ke ti një të tretën,

që të tërheq kah fati i njeriut.Amshim i s'është dhënë për njeriun!Vdekja m izore ësht', cakton çdo fat».

(Nga kënga e dhjetë)

Pikërisht për këtë arsye në Parathënie Berisha thotë:

"Pra, në qenësinë e vet "Epi i Gilgameshit" i kushtohet

tmerrit të vdekjes dhe fatit tragjik të njeriut4 , përkatësisht

përpjekjeve për t'u bërë i pavdekshëm. Tashmë ësht ë e

ditur se vdekja përmbyll fatin e çdo qenie të gjallë, por

njeriu këtë të vërtetë e përjeton në mënyr ë të veçant ë, sepse

është i vetëdijsh ëm se duhet të vdesë, sikur ngjet edhe me

kryepersonazhin e kësaj vepre të lashtë, Gilgameshin. Si

mbret i Urukut, njeri i hareve dhe i gëzimeve, ai s'kishte

menduar sa duhet për kuptimësinë e jetës dhe për vdekjen

e njeriut. Vetëm vdekja e Enkidujit i jep të kuptojë, pra e

bind se edhe ai duhet të vdesë. Ky nd ërgjegjësim ndikon që

Gilgameshi ta ndërrojë qëndrimin ndaj jetës dhe të vihet në

kërkimin e jet ës së amshuar, ashtu sikur jetonin perënditë.

Ky vetëdijesim për vdekjen del qartas edhe në mallkimin e

4 N. K. Sandras thekson"Edhe pse Gigamesh i nuk ësh të heroi iparë n jerëzor, ai ësh të heroi i parë tragjik, për të cilin d ihet d içka.Sh ih , L'epopea d i Gilgam eš. A cura d i N . K. Sandars. Fabbr iEd itori, Milano 1977, f. 11.

Page 122: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

Enkidujit, drejtuar gruas së hyjnueshme, e cila e harlis, e

ndan nga kafshët dhe e kthen te njer ëzit: "nga se në mua ti

kureshtjen zgjove / që të mësoj..." . Pra, e bëri të jetë ivetëdijshëm për vetveten e për fatin e tij".

Vepra cilësohet me një rrëfim poetik të ngritur, që

duhet t'i ketë rrënjët në traditën e lashtë leltare gojore, gjë

që ndriçohet sidomos në Parathënie: "Veprimet në këtë epzhvillohen në tri rrafshe hap ësinore: në kozmos (perëndit ë)

në tokë (perëndit ë, njer ëzit dhe kafshët) dhe në botën

nëntokësore (perënditë dhe të vdekurit). Një hap ësirë e

këtillë ka bërë të mundur (sikur në përrallë) zhvillimin e

aksioneve e të veprimeve të shumënduarshme, që

përmbajnë në vete një gjerësi dhe thellësi kuptimesh dhe

shprehjeesh. Nëpërmjet tyre shqiptohet dhe transponohet e

gjithë bota e kësaj vepre të lashtë me vlera të

jashtëzakonshme poetike. Në të vërtetë, bota e «Epit të

Gilgameshit» ngrihet mbi bazën e botës së përrallës dhe

strukturës së saj apo, të përdorim termin e V. Propit, mbi

bazën e morfologjisë së përrallës. Ajo është botë që e

krijojnë dhe e dëshirojn ë personazhet e veprës. Edhe pse

shumë përbërës të këtij epi ndryshojnë prej atyre të

përrallës, sidomos përfundimi që është tragjik, prapë se

prapë strategjia e veprimit dhe e kalimit të pengesave, e

realizimit të dëshir ës, ka shumë gjëra të përbashkëta.

Kështu, edhe në këtë ep, vetëm shprehja e dëshir ës, nxitja

për të arritur diçka, përfytyrimi në ënd ërr (në ep ëndrra

gjashtë herë paralajmëron ose shënjon diçka të

rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të veprimit, të

zhvillimit të ngjarjes) mjafton për të ndodhur ashtu siç

Page 123: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

dëshirohet, për ta arritur, pastaj, qëllimin (me përjashtim të

gjetjes së jetës së amshuar) të parashtruar qysh më parë.

Pra, pengesat kalohen me atë lehtësi dhe të thuash sipas

modelit të përrallës, por edhe sipas modeleve që pastaj

bëhen shumë të njohura në epikën e shkruar".

Gilgameshi, në çastin kur bëhet i vetëdijshëm për

vdekjen, vihet në kërkim të gjejtes së jetës së amshuar, të

pavdeksisë. Nga se vdekja në "Epin e Gilgameshit" ësht ë e

pranishme që në këngën e tretë dhe e përshkon veprën

fund e krye, atij nëpërmjet ëndrrës Enkidujit, i përfytyrohet

"sht ëpia e territ", vendbanimi i Irkallës dhe (në ëndërr)

dëgjon zërin që i flet:

Shko rrugës poshtë e cila kthim nuk ka,

S'të çon n'të majtë as s'të çon n'të djatht ë!Hyr në shtëpi, ku drit' s'u duhet njerëzve;ushqim e kanë pluh'rin e shujt ë dheun,me flatra puplash veshur dhe përngjasin

në lakuriqë edhe kukuvajka,s'e shohin dritën e në terr gjallërojnë.

(Kënga e tretë)

Njëra nd ër idetë bosht të Epit të Gilgameshit, mbi

bazën e së cilës pastaj krijohet një sistem i tërë kuptimor

shrehës, ësht ë qëndresa dhe lufta kund ër së keqes. Të

këqijat për njer ëzit janë të shumta, por e keqja më e madhe,

së cilës ata nuk mund t'i shp ëtojnë në asnjë mënyrë, ësht ë

vdekja. Kësaj nuk mund t'i shmanget as mbreti i Urukut,

Gilgameshi. Përpjekja për t'i shpëtuar vdekjes, përkatësisht

për ta gjetur jetën e amshuar dhe rininë, siç thuhet në

Parathënie, përbën qenësinë kuptomore të këtij epi.

Page 124: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

"KËNGA ENIBELUNGËVE"NË PËRKTHIMIN SHQIP TË

ANTON NIKË BERISHËS4

Kohë më parë SHB "Argeta - LMG" në Tiranë (2016)

nxori në dritë, për herë të parë në shqip, Këngën e N ibe-lungëve (Këngën e parë dhe Këngën e pestë), me përkthi-

min e bukur e të rrjedhshëm nga gjermanishtja në shqip

nga Anton Nikë Berisha dhe të pëcjellë me Parathënine.

Ç'është e vërteta, Këngën e parë të Këngës së N ibelungëve,

Anton Nikë Berisha e kishte përkthyer nga gjer-manishtja

dhe e kishte botuar që në vitet e 80-ta (Bota e re, tetor 1987,

f.18).

Epi "Kënga e Nibelungëve" si një kryevepër poetike e

letërsisë gjermane dhe e letërsisë së përbotshme, përbëhet

prej dy pjesësh mbi bazën e dy gojëdhënave të pavarura,

me gjithsej 39 këngë, me 2400 katrena (strofa), prej katër

vargjesh të gjata, të ndara në mes, ku vërehen dy pjesë të

vargut - me mëvehtësinë e thekseve ritmike dhe të rimës -

që përndryshe paraqet një vështirësi, si të thuash, të paka-

përcyeshme, të cilën përkthyesi në fjalë, që tashmë ka një

përvojë solide edhe në fushën e përkthimit nga gjerma-

nishtja dhe italishtja, e ka" kapërcyer" me shumë shka-

4 Këngën e nibelungëv e. Këngën e parë dhe Këngën e pestë. Përktheunga gjermanisthja dhe parathënien Anton Nikë Berisha. Argeta LMG,Tiranë 2016.

Page 125: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

thtësi.

Vlen të theksohet se pjesa e parë e Këngës së Nibe-

lungëve (me 19 këngë) ka për bazë motivimin e vrasjes së

Siegfridit (Zigfridit), nd ërsa në pjesën e dytë (prej 20 kën-

gëve), flitet për shkatërrimin e Burgundëve (Nibelungëve)

në oborrin e mbretit Etcel, përkatësisht për hakmarrjen e

Krimhildës për vrasjen e Zigfridit. Siç e thotë edhe për-

kthyesi, Anton Nikë Berisha (Parathënia f. 14), "Kënga e

Nibelungëve" është në qenësi historia e Krimhildës me

Zigfridin, dashuria dhe tragjika që e përshkon një pjesë të

jetës së tyre.

Duke pasur parasysh ndarjen në dy pjesë të "Këngës

së Nibelungëve" studiuesit theksojnë se, edhe pse epit i

mungon uniteti kompozicional, atë e cilëson uniteti i ve-

primit epik, i cili më së miri dëshmohet me praninë e Krim-

hild ës në tërë epin dhe veprimet e saj që nd ërmerr, në fillim

dashuria ndaj Zigfridit, pastaj hakmarrja ndaj atyre që i

vrasin të dashurin ( f. 15). Mirëpo, siç e thotë edhe Anton

Nikë Berisha, në këngën e parë dhe në këngën e pestë të të

veprës "Kënga e Nibelungëve", të cilën na e sjell për herë të

parë në shqip në një libër të vetëm, si dhe në gjithë veprën,

dallohen dy dukuri: a)veçantia e tekstit, e rrëfimit epik dhe

rrafshi i lartë i shprehim ësisë poetike të tekstit. Për më

tepër, rrëfimi i ndodhive të lashta e të mrekullueshme si

dhe i ndërmarrjeve dhe i cilësive të tri-mave të famshëm,

që bën përbërësin kryesor të "Këngës së Nibelungëve", zë

fill në këngën e parë (f.15).

Vlen të theksohet se përkthimin në shqip të Këngës së

parë dhe të Këngës së pestë Anton Nikë Berisha e ka bë-rë

Page 126: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

nga: "Das Nibelungenlied I". Teil Mittelhochdeutscher

Page 127: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

Page 128: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

Text und Übertragung, Herausgegeben, übersetzt und mit

einem Anhang versehen von Helmut Brackert. Fischer

Taschenbuch Verlag, Frankfurt am Main 1982. Përkthyesi

ka konsultuar edhe "Das Nibelungenlied". Übersetzt, eige-

leitet und erläutert von Fekix Genzmer. Filipp Reclam jun.

Stutgart 1955-1977.

Përmes këtij përkthimi, që, sipas përkthyesit duhet të

merret si një sprovë për ta sjellë këtë thesar letrar poetik

gjerman në gjuhën shqipe, për ta bërë kështu pjesë të pa-

surisë artistike e shpirtërore të njeriut tonë (A. N. Berisha,

f.7-22), i bëhet e mundur lexuesit të futet në disa nga

qenësitë poetike shprehëse të kësaj vepre për shumëçka të

rëndësishme. Arsyet pse botohen vetëm dy këngët e këtij

epi klasik gjerman, përkthyesi dhe studiuesi Anton Nikë

Berisha i ka theksuar shumë bukur në pjesën: Pak fjalë përpërkthim in (f. 23-25) ku, ndër të tjera shkruan: "Pas shumëmëdyshjeve, përpjekjeve dhe provave, vendosa që ta nd ë-

rroj, këmbej katrenën burimore, si veçanti e këtij epi, po-

ashtu edhe rimën ABAB, me katrenë të dyzuar, pra me

vargun tetërrokësh, përkatësisht me tetë vargje tetërro-

këshe, duke i kushtuar rënd ësi ritmit të brendshëm të var-

gjeve dhe, herë-herë, edhe rimës. U përcaktova për këtë

varg për arsye se me të janë kënduar e këndohen shumë

këngë me tematikë historike, baladat etj., pastaj jan ë

shkruar shumë poezi, duke filluar nga Pjetër Budi e këndej,

si dhe epet e famshme (për të mos i përmendur të tjerat)

"Istori e Skënerbeut" e Nain Frashërit, "Te dheu i huaj" i Zef

Skiroit dhe "Lahuta e Malcís" e Gjergj Fisht ës.

Natyrisht për të krijuar vargun tetërrokesh shqip-

Page 129: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

katrenën e dyzuar tetërrokëshe, për t'i ruajtur theksat rit-

mikë, që në vargun tetërrokësh, si dhe në vargjet e tjera,

luajnë rol të rënd ësishëm dhe për të arritur herë mbas here

rimën etj., u dasht të bëhen disa ndryshime, shmangie nga

vargu origjinal dhe aty-këtu të bëhet ndonjë shtesë e vogël,

të shtohet ndonjë nuancë ose të lihet anash ndonjë gjë, qoftë

si nevojë e plotësimit të strukturës rrokësore të var-gut, të

strukturës së thekseve ritmikë, qoftë të nevojës së të

shprehurit shqip, të frazeologjisë e të sintaksës shqipe."(f.

24-25).

Page 130: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

Page 131: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

Pjesa e katërt

RRETH VEPRAVE PËRNËNËN TEREZE

Page 132: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

Page 133: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

"NENA TEREZENË TRI SHPALIME" - NJË VEPËR

MONUMENTALE4

Libri "Nëna Tereze në tri shpalime" i autorit Anton

Nikë Berisha, është vepër studimore, monumentale, që

zbulon një tjetër hap ësirë mundësish të pakufishme jo

vetëm për trajtime teologjike, por edhe për kundrime ese-

istike, për përsiatje të përshpirtshme dhe për zbërthime

meditative.

Vlen te theksohet se, përpos kundrimit të figurës së

Nënës Tereze në rrafshin artistik-nëpërmes romanit "Nëna

e dritës" (2004), "Ujëvarë drite në zemër4 " (2010) dhe Dritë

në shtjell ën e gërbulës. Roman. "Fjala Hyjnore", Prishtinë -

Shkodër 2012, që janë përkthyer dhe botuar edhe në gjuhën

italiane4 , Anton N. Berisha në veprën studimore "Nëna

Tereze në tri shpalime", më mirë dhe më bukur se askush

tjetër në rrafshin gjithëshqiptar, ka përndriçuar figurën dhe

pasurinë shpirtërore të Nënës Tereze, përligjje e hirit te

Hyjit dhe e hyjnimit të saj.

4 E Botoi Shtëpia botuese "Faik Konica", Prishtinë 2010, f. 319.4 Ujëvarë drite në zemër. Katërmbëdhjetë pam je të hirit hyjnor të AgnezeGonxhe Bojaxhiut - Nënës Tereze. "Argeta - LMG". Tiranë 2009. Botim i idytë nga e njëjta shtëpi botuese 2010. Botim i i tretë - botim i gegnisht.Misioni Françeskan Tuz 2014.4 Cascata di luce nel cuore.Quattordici immagini sulla Grazia Divina diAgnese Gonxhe Bojaxhiu - Madre Teresa. Luigi Pellegrini Editore.Cosenza, 2010. Botim i i dytë më 2012 nga i njëjti botues; Il sogno delvento. Romanzo. Luigi Pellegrini Editore. Cosenza 2016.

Page 134: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

Librin në fjalë e pëbëjnë tri pjesë të qenësishme të

veprimtarisë së Nënës Tereze e të besimit të saj në Hyjin.

Në shpalimin e parë vështrohen afritë dhë ngjasimet

e pikëpmajeve të Shën Pali të shfaqura në letrat e tij që jan ë

pjesë e pandashme e Biblës dhe pikëpamjeve të Nëna

Tereze, në shpalimin e dytë vështrohet një dukuri e rënd ë-

sishme që Nëna Tereze e përjetoi nga viti 1937: Errësira dhe

vuajtja shpirtërore e Nënës Tereze përligjje e hirit të Hyjit.

Autori sjell një varg të dhënash e argumentesh për ta

sqaruar këtë dukuri që e ka cilësuar jetën e shumë shenj-

tërve.

Në shpalimin e tretë të librit të tij Anton Nikë Berisha

merr në vështrim Testamentin shporteror të Nënës Tereze,

i cili është shkruar në formën e letrës, shkruar më 25 mars

1993 në Varanasi. Në të Nëna Tereza e dëshmonë dashu-

rinë e saj të jashtëzakonshme për Hyjin dhe për njeriun.

Sipas A. N. Berishës Testamenti është vepër e rrallë për-

shpitrshmërie, të cilin Nena Tereze, e shkroi pak kohë para

vdekjes dhe ua nisi motrave dhe bashkëpunëtorëve të saj -

misonar ë të dashurisë.

Në Fjalën paraprake autori thekson midis të tjerash:"Nëna Tereze ishte dhe mbetet një shembull i rrallë në

historinë e njer ëzimit për dashurinë që tregoi për Hyjin dhe

për dashurinë dhe flijimin që bëri për njeriun, sidomos për

më të varfrit, për fëmijët jetim ë e për të braktisurit. Ajo

zbatoi me përpikëri urdhrin e Ungjillit: Duajeni njëri -tjetrin sikurse unë ju desha juve (Gjn 13, 34) dhe Duaje të

Page 135: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

afërm in tënd porsi vetveten! (Mt 22, 39). Nëna Tereze iupërkushtua Zotit dhe dashurisë së tij me gjithë qenien e saj

Page 136: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

Page 137: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

me qëllim që, po me atë dashuri, t'i donte njer ëzit dhe të

kujdesej për ta. Ajo ishte e bindur se Hyji është krijues i çdo

qenieje dhe se jeta njerëzore në qenësi ësht ë vetë jeta e Zotitnë ne .

Në vijim Berisha thekson faktin se me besimin në

Hyjin dhe me veprimin e vet të nxitur prej Tij, Nëna Tereze

u bë krejtësisht e Hyjit dhe u shndërrua në vegël të Tij, siç

thotë ajo vetë: "Unë s'jam tjetër pos një lapës në duart eZotit...Zoti shkruan duke na përdorur neve edhe pse jem i vegla të

papër-sosura. Zoti shkruan në mënyrë të m rekullueshme"dhe "Gjith-çka që bëjmë e bën Zoti nëpërm jet nesh".

Pra, tekstet, përkatësisht fjalët e Nënës Tereze na

shpalosin qenësinë e jetës e të veprimit të saj.

Përmes lutjes Nëna Tereze i njësoi tokën dhe qiellin ,

konkreten dhe hyjnoren; lutja i bëri të mundur të vepronte

me përkushtim e me dashuri të Hyjit dhe t'i pranonte

vuajtjet e të tjerëve si të vetat dhe të bashkëvuante me ta.

Vepra "Nena Tereze në tri shpalime" e Anton Nikë

Berishës është monumentale: ajo e ndriçon Nënën Tereze

në dritë të mirëillt ë e të plotë.

Ky libër, për habi, asnjëher ë s'ësht ë paraqitur në re-

vistën "Drita", e pra e zbulon dhe përndriçon, më bukur se

askush tjetër, figurën dhe pasurinë shpirtërore të Nënës

Tereze.

Page 138: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

DORACAK QËMUNDËSON NJOHJEN EMIRËFILLITË

TË JETËS DHE VEPRËS SËNËNËSTEREZE4

Libri "Doracak për Nënën Tereze" i Anton Nikë

Berishës cilësohet me vlera të shumta; ka 670 referenca, që

dëshmojnë përkushtimin dhe seriozitetin e jashtëzakon-

shëm për t'u marrë me një problematikë sa inreresanre aq

edhe të rënd ësishme. Me këtë libër, siç e ka thënë edhe vetë

autori në Shënim in paraprak , synon të ndriçojë disa ngaçështjet më të qenësishme të shpirtit, të veprës dhe të

flijimit të Nënës Tereze për njerëzit, sidomos për të varfërit

e më të varfërve, duke u dhënë vend parësor, para së gji-

thash, mendimeve, teksteve të lutjeve dhe letrave të saj, si

dhe vlerësimeve të bashkëpuntoreve dhe bashkëpunto-

rëve, barinjve shpirtërorë dhe teologëve për arsye se në to e

përmes tyre dalin në dritë të vërtetë, nga njëra anë, pasuria

e shpirtit të Nënës Tereze dhe, nga ana tjetër, rënd ësia e

veprës që bëri dhe e mesazhit që ajo i la njer ëzimit.

Berisha shkruan se sa herë që është marrë me tekstet -

mendimet e Nënës Tereze është bindur për herë e më

shumë se ato në qenësinë e tyre janë më të thella e më kom-

plekse se sa të duken gjat ë një leximi të rendomtë, thellësi

që brumoset-ngjizet besimi i saj i jashtëzakonshëm në Hyjin.

Është fakt i pamohueshëm - konstaton autori i librit në fjalë

Page 139: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

- se vepra e Nënës Tereze ishte dhe mbetet një shembull i

rrallë në historinë e njer ëzimit për dashurinë që tregoi dhe

për flijimin që bëri për tjetrin sidomos për të varfërit, për

fëmijët jetimë e për të braktisurit.

Nëna Tereze zbatoi me përpikëri urdhrin e Ungjillit:

"Duajeni njëri-tjetrin!Sikurse unë ju desha juve" (Gjn 13-34),

dhe "Duaje të afërmin tënd porsi vetveten"(Mt 22,39), duke

filluar nga "familja e saj e shpirtit"- Misionaret e Dashurisë

e deri tek secili njeri që e njohu dhe takoi. Pra ,jo rastësisht,

shumë prej atyre që e njohën për së afërmi, e

quajtën"Ungjill i gjallë"(3), çdo gjë duhet lidhur me besi-

min e saj të patundur në Hyjin dhe në Birin e tij ,dhe në

lutje, që ishte mjeti dhe burimi kryesor i jetës dhe i flijimit

të saj për njeriun. Dhe jo rastësisht ajo e pati shpallur veten

"Shërbëtorja vullnetare e vullnesës së Zotit". Nëna Tereze

vetë ka shpalosur qenësinë e jetës e të veprimit:

"Jam vetëm një grua e varfër që lutet. Duke u lutur,

Zoti më ka mbushur zem rën me dashuri dhe kështu kammundur t'i dua të varfrit m e dashurinë e Hyjit".

Pra, përmes lutjes, shkruan Anton Nikë Berisha, Në-

na Tereze i njësoi tokën dhe qiellin , konkreten dhe hyjno-

ren; lutja i bëri të mundur të vepronte me përkushtim e me

dashuri hyjnore dhe t'i pranonte vuajtjet e njerëzve si të

vetat dhe të bashkëvuante me ta. Për njerëzoren dhe hyj-

noren e Nënës Tereze dëshmojnë në mënyrë të pamëdy-

shtë shumë mendime e vlerësime të bashkëpunëtorëve të

saj, të motrave e të disa personave për të cilët ajo u kujdes

dhe u flijua. Po sjell këtu vetëm fjalët e kardinal Martinit, të

Page 140: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

Page 141: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

cilat autori i librit i ka sjellë me përpikëri: "Sa herë që në

dhjetëvjet ëshat e shkuar, e kam takuar Nënën Tereze të

Kalkutës […] kam fituar përshtypjen e thellë ,si të një krijese

jashtë asaj të përditshmes, gati si vegim të një qe-nieje që

nuk i përket kësaj toke, edhe pse me aftësinë t'i

administrojë gjërat konkrete tokësore. Kishte në të një të

përbashkët unike të butësisë e të forcës, të shpirtshmërisë e

të konkretësisë, të përvujtërisë e të vetëdijes së dinjitetit e të

misionit të saj, që më bënin të më shfaqej si diçka, rrënjët e

së cilës nuk duhej të ishin në këtë botë. Për këtë arsye jam

gëzuar që pata mundësinë […] të vizitoj në Kosovë (pranë

Kishës së Letnicës, ku Gonxhja kalonte gati një muaj në

verë) ndonjë nga vendet në të cilat Nëna Tereze e kaloi

fëmijërinë e saj dhe t'i shënoj disa kujtime të viteve të saj të

rinisë".

Është me rënd ësi të theksohet se librin Doracak përNënën Tereze autori e ka shtjelluar në katër pjesë; secila

pjesë përbëhet nga disa njësi shkrimore të veçanta, por që,

të gjitha së bashku, përbëjnë një tërësi më vete, që dëshmon

mirëfilli qenënësinë e jetës dhe të veprimit të Nënës Tereze

për arsye se në librër janë shkrir ë dhe sublimuar të dhënat

dhe përvoja e shumë autorëve dhe të personave që e kanë

njohur Nënën Tereze dhe kanë folur për të.

Te pjesa e tretë e librit autori ka sjellë tekste lutjesh,

letra, mendime" (f. 265-290), autori ka sjellë 94 mendime

me shumë vlerë të Nënës Tereze, gjë që dëshmon për pasu-

rinë shpirtërore dhe mendore të saj. Në to vihet në dukje

një gjë me rënd ësi të shumëfishtë: Hyji ka nevojë për da-

shurinë e njeriut, për dashurinë tonë, për arsye se duke u

Page 142: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

njësuar dhe duke u bërë njeriu një me dashurinë e Tij, ai

(njeriu) pasurohet me dashuri të tillë për ta dëshmuar këtë

dhe për të tjerët, duke filluar nga prindërit, nga vëllai e

motra, nga i afërmi e për të vazhduar tek secila krijesë e

Zotit.

Në fund po theksoj përsëri se ky është një libër që në

mënyrë të qartë mundëson ta njohim mirëfilli jetën dhe ve-

prën e Nënës Tereze, tashmë edhe zyrtarisht shenjtëreshë4 .

4 Veprat e Anton NikëBerish ës për Nënën Tereze:

1. N ëna e drit ës. Roman. "Shpresa", Prishtin ë 2004.

2. Thelbësorja e besim it dhe lutjev e të N ënës Tereze. "Fjala hyjnore",Prishtinë 2005.

3. N ëna Tereze: Jeta është v etë jeta e Zotit në ne. Studim . Tekste.Testamenti shpirt ëror dhe letra të Nënës Tereze. "Sanctea Crucis",

Prishtinë 2007.

4. Errësira dhe vuajtja shpirtërore e Nënës Tereze përligjje e hirit të Hy jitdhe e hy jnim it të saj. "Sanctae Crucis", Prishtin ë 2008.

5. Testam enti shpirt ëror i N ënës Tereze. "Fjala hyjnore", Prishtinë 2008.6. Shën Pali dhe Nëna Tereze. Qasje besim it - dashurisë për Hyjin e përnjeriun. "Maluka", Tiran ë 2009. Botim i i dytë i plotësuar. "Sanctae

Crucis", Prishtin ë 2009. Botim i i tretë "Faik Konica" 2010.

7. Ujëvarë drite në zemër. Katërmbëdhjetë pam je të hirit hyjnor të Agneze

Gonxhe Bojaxhiut - Nënës Tereze. "Argeta - LMG". Tiranë 2009.

Botim i i dytë nga e njëjta shtëpi botuese 2010. Botim i i tretë - botim i

gegnisht. Misioni Françeskan Tuz 2014.

8. N ëna Tereze, Lutja është zëri i Zotit në thellësin ë e zem rës. Zgjedhjen,shqipërim in nga italishtja dhe parathënien Anton Nikë Berisha,

"Sanctae Crucis", Prishtinë 2010.

9. N ëna Tereze në tri shpalim e. "Faik Konica", Prishtin ë 2010.10. Cascata di luce nel cuore. Quattordici immagini sulla Grazia Divinadi Agnese Gonxhe Bojaxhiu - Madre Teresa. Luigi Pellegrini Editore.

Page 143: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

Page 144: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

SHËNIME PËRAUTORIN

Isak Ahmeti u lind në Stubëll të Epërme më 25 marstë vitit 1946, komuna e Vitisë, Kosovë. Shkollën fillore ekreu në vendlindje, Viti dhe Zhegër. Pas studimeve klasikenë Kolegjin e jezuitëve në Dubrovnik, përkatësisht pasmaturës në Gjimnazin "Zenel Hajdini" në Gjilan, ndoq stu-dimet për filozofi dhe teologji në Kroaci.

Diplomoi në Fakultetin filozofik - Dega e gjuhës dheletërsisë shqipe të Universitetit të Prishtinës.

Realizoi qëndrime të specializimit në disa qendra tëEvropës.

Deri më tash botoi këto vepra:

Gallatea. Poezi. Rilindja, Prishtinë 1972.Uratë zbulim i. Poezi. Rilindja, Prishtinë 1976.Kushtimebesë. Poezi. Rilindja, Prishtinë 1983.

Cosenza, 2010. Botim i i dytë më 2012 nga i njëjti botues.

11. N ëna Tereze në poez inë bashkëkohore shqipe. Studim . "Faik Konica",Prishtin ë 2010.

12. Drit ë në shtjellën e gërbulës. Roman. "Fjala Hyjnore", Prishtinë -Shkodër 2012.

13. Shën Maria dhe Nëna Tereze. Studim . Koferenca ipeshkvore eShqipërisë & Fjala Hyjnore, Tiranë - Prishtin ë - Shkodër 2013.

14. Doracak për N ënën Tereze. Argeta LMG & Fjala Hyjnore. Tiran ë,Prishtin ë, Shkodër 2014.

15. Dritë në zemër. Dramë. "Faik Konica", Prishtinë 2015.

16. Gonxhe Bojaxhiu - Nëna Tereze, Tek ste lutjesh, letra, m endim e.Zgjodhi, përktheu nga italishtja dhe parathënien Anton Nikë Berisha.

Faik Konica, Prishtin ë 2016.

Page 145: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

Kleri katolik shqiptar dhe letërsia. Studim. Shtëpiabotuese "Drita", Ferizaj 1994.

Kosova. Studim monografik. Prishtinë 1996.Bibla në letërsinë shqiptare. Rilindja, Prishtinë 1999.Letërsia kishtare dhe filozofia e saj. Studim. Illyricum

Sacrum, Prishtinë 2000.Kur'ani në letërsinë shqiptare. Shkod ërNet 2006.

Vëllime të përkthyeraSalvatore Quasimodo, Njeriu i kohës sime. Poezi. Për

-kthim nga italishtja. Rilindja, Prishtinë 1979.Qumështi i zi i agim it. Antologji e lirikës së re gjerma

-ne. Përkthim nga gjermanishtja. Rilindja, Prishtinë 1988.Weise Zeit (Kohë e bardhë). Lirikë gjermane. Verlag -

Botues "Shtjefën Gjeçovi", Zym 2000.Mëvetësi e studim it dhe e krijim it të letërsisë. Mbi

disa vepra letrare të Anton Nikë Berishës. "Faik Konica",Prishtinës 2014.

Botoi një varg punimesh (studime, vështrime letrare,recensione ) në revista letrare dhe shkencore në Prishtinë,Shkup, Zagreb, Sarajevë, Tiranë, Shkodër etj.

U përfaqësua në shumë botime si Kiša u jednoj le-gendi. Prosveta, Beograd 1972; Regen in einer Legende(Libri i parë i poezisë shqipe të Kosovës në gjuhëngjermane) të Rudolf Grulich, Heiligenhof, 1976; Knjigam ladih pjesnik a. Hartuar nga Aleksader Petrović. Prosveta,Beograd 1978.

Poezitë e tij u përkthyen dhe u botuan në gjuhënfrënge, gjermane, italiane, rumune, turke e serbokroate.

Për veprën e tij kanë shkruar një varg autorësh, pu-nimet e të cilëve janë përfshir ë në vëllimin Të tjerët përveprën letrare të Isak Ahmetit. Përgatiten Sarë Gjergji dhe

Page 146: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

Zef Ahmeti. St. Galen 2011.Kreu disa funksione shoqërore e politike si kryetar i

komunës së Vitisë, delegat në Kuvendin e Serbisë.Për shumë vite ishte profesor në Gjimnazin "Ku-

vendi i Lezhës" në Viti.Është anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës që

nga viti 1972 dhe anëtar aktiv i Akademisë evropiane tëarteve me seli në Paris.

Është fitues i disa shpërblimeve dhe mirënjohjeve.Më 2013 mori çmimin letrar vjetor të Qendr ës së studi-meve albanologjike të Tiranës dhe Qendr ës muzeale "NdreMjeda" në Shkodër si studiues i letërsisë i dalluar për kër-kime shkencore rreth jetës dhe veprës së Ndre Mjedës.

Page 147: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

PASQYRA E LËNDËS

Shënim për k ëtë libër,

Pjesa e parë

STUDIUESI I LETËRSISË

Studimi "Gjon Buzuku poeti ynë i parë" ‘përmbys' shumë

vlerësime të deritashme,

Monografi që ndriçon vlerën dhe qenësinë e veprës

së Pjetër Budit,

Letërsia e arbëreshëve të Italisë në një

optikë të re studimore,

Fishta - përjetësues artistik i botës sonë,

Vepër që përbën një model të veçantë krijues

dhe mendor,

Gjymtime të përçudshme të disa veprave letrare

të arbëresheve të Italisë,

"Vetëdëshmi të Ismail Kadaresë për letërsinë" - studim i

argumentuar mirëfilli

Vepër studimore - ngjarje e rrallë në rrafshin kulturor-

kombëtar

Pjesa e dytë

ROMANSIERI

Vepër ku vezullon arti i të shkruarit,

Roman vlerash të mëdha poetike,

Bukuria e sublimes shpirt ërore,

Page 148: Vepravlerashtëmëdhapoetike · 5 Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mi-shëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorikiproblemevetëartitletrarnëkompleksitetinetyre,

11

Vepër e idesë së shenjtë të vetëflijimit dhe

të përjetësisë,

Pjesa e tretë

PËRKTHYESI LETRAR

"Epi i Gilgameshit" - një kryevepër e përkthyer bukur

"Kënga e Nibelungëve" në përkthimin shqip të Anton Nikë

Berishës

Pjesa e katërt

VEPRA PË NËNËN TEREZE

"Nëna Tereze në tri shpalime" - një vepër monumentale,

Doracak që mundëson njohjen e mirëfillitë të jetës dhe

veprës së Nënës Tereze

Veprat e Anton N ikë Berishës për Nënën Tereze

Shënime për autorin, 77