8
Ja vulat papnore të 1317-1320 drejtuar prijësve shqiptarë Viti III - Nr:11 E diel, 17 mars 2013 SELIA E SHENJTE DHE MBRETERIA E ARBERIT Kryeredaktore: Admirina PEÇI M ilan Shuaj, themeluesi i medievistikës shqiptare, e konsideronte shekullin XIV si shekulli kur katoliçizmi ar- riti kulmin në territoret arbërore. E në fakt, një gjë e tillë mund të indentikohet lehtësisht nga përhapja e urdhërave mendikanë e monastikë, si dhe nga kishat e manastiret e shumta katolikë që zunë vend në të gjithë territorin e Shqipërisë së sotme politike e më gjërë. Katoliçizmi arriti shtrirjen më të madhe në këto territore, por gjithashtu edhe intensitetin më të madh gjë që vihet re edhe nga do- kumentacioni i dendur me Selinë e Shenjtë. E gjithë kjo ndodhi në sajë të kushteve politike pro-katolike që u krijuan nga riarmimi i Reg- num Albaniae gjatë këtij shekulli, jo vetëm nga Selia e Shenjtë, dhe forcat perëndimore, por edhe nga vetë shqiptarët. Në librin e tij The King’s Tëo Rrëme nga burgu i Mbreshtanit, Berat 1939. Shënimet e panjohura mbi përjetimet, melankolinë, dashurinë, nostalgjitë, personazhet me të cilët ndau dhimbjet dhe mungesën e lirisë... E dhe unë çuditem se si fakte dhe ngjar- je tё asaj periudhe mё paraqiten para syve tё kujtes ё s nё kё t ё nat ё tё qartё gushti. Figura shokёsh tё fatkeqёsisё, fytyra shokёsh tё dhim- bjes, - zhdukur ndёr valёt perpise tё jetёs sonё…I shoh ende:e gjatё, e pam- barim radha qё pёrshkon e heshtur rrugёt e ngushta tё fshatit tё humbur tё malёsisё. Ecin ngadalёedhe supet e tyre janё t ё kёrrusura: ndoshta fatkeqёsia, dhimbja bёn qё tё kёrruset shpinda ende e re…E mbi fytyrat, nё pjesёn madhe tё reja, shtrihet velloja e trishtim- it…Kujtime tё jetёs “atje pёrjashta?...Apo çfarё fshi- het pas atyre shikimeve melankolike ?...Do të kenë dhe ata, në ndonjë qoshe të humbur të Atdheut, dikënd që do t’i mendojë? Apo, ndoshta,edhe ata dal- lojnë , në gjysmerrësirën e kuqërremtë të mëngjesit ose në gjysmerrësirën e hirtë të muzgut, dy sy, dy sy të dashur?...Ecin! Pas supeve të tyre, zh- duken të fundmet shtëpi të shpërndara të fshatit. Një zë i çjerrur bërtet “ndalo !”. Çeliku i tytave të push- këve të xhandarëve jehon me një tingull të çudit- shëm metalik në qetësinë mëngjesore. Puna është e ashpër në të ftohtit e mëngjesit. Bora është bërë akull, dhe një erë e akulltë ngrin gishtat e vegjël të dorës mbi bishtin... M editim dhe trans- formim janë dy shqetësime të përditëshme të individit në shoqëritë e zhvilluara, por në mënyrë të qenësishme ato kanë prekur dukshëm edhe in- dividin në shoqëritë në zh- villim, ashtu siç janë dhe shoqëritë bashkëkohëse shqiptare. Pse them sho- qëritë shqiptare? Sepse kushdo që i njeh nga afër do të mendojë se vërtet ato janë dy shoqëri edhe pse asin të njëjtën gjuhë. Dhe kjo për disa arsye, por më kryesoret mendoj se janë mënyra e manaxhimit të jetës dhe fenomeni i kuptueshmërisë së ligjeve të saj dhe, këto në disa periudha të historisë së tyre. Anjeza Muharremi Artistja procedon me pikturën, shprehet me ekspresivizëm, ideon “shqetësimet individuale”, të cilat i përzgjedh prej së përgjithëshmes njerëzore... Muzika arbëreshe në Unesco si pasuri kulturore Qemal Draçini zbulohet ditari i burgut Anjeza Muharremi meditim e transformim përmes ngjyrave QEMAL DRAÇINI SUZANA VARVARICA KUKA FAKSIMILET EKSKLUZIVE DHE PERSONAZHI I PANJOHUR, KUSH ISHTE NDREU, IPESHKVI I KRUJES? E-mail: [email protected] Na ndiqni edhe online WWW.SHQIPTARJA.COM Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com është një piktore e re sh- qiptare nga Kosova, që i tregoi publikut shqiptar të Shqipërisë vizionin e vet gurativ, i cili i përket disa cekjeve në format ekpresivizmit abstrakt, edhe pse diku në sferën e madhe të dydimension- aleve të saj shfaqet në formë sekrete imazhi i ndonjë objekti hapësinor. Ajo është shprehur në formë të përgjithëshme, detajit nuk i ka dhënë vend dhe ka arritur të krijojë imazhin vetjak të pikturës së saj, e cila duhet thënë se i përket formave tradicionale të pikturës së shfaqur në Evropë në dhjetëvjeçarët e parë të shek. XX. Natyrisht me këtë dua të theksoj se gjuha gurative... Në këngët arbëreshe gjendet thelbi i njerëzve të larguar nga Gadishulli Ballkanik udhëhequr nga udhëheqës i madh Skënderbeu, i cili shkoi për të jetuar në tokat e jugut në Itali për ti shpëtuar dominimit osman faqe 20 faqe 19 Bodies Kantoroëicz argumenton, që mbreti si titull është i përbërë nga trupi zik dhe trupin politik, e ndërsa i pari mund të vdesë e të shuhet, i dyti është i përjetshëm. Nëse ndjekim këtë logjikë poli- tike edhe për Regnum Albaniae (Mbretërinë e Arbërit) që ishte një mbretëri perëndimore nga mënyra se si ishte krijuar në vitin 1272, duhet të pranojmë që edhe Reg- num Albaniae ishte e përjetshme, pavarësisht nëse kishte apo kishte mbretër e pasardhës të mbretërit që do të merrnin fronin mbretëror. Duhet të ketë qenë pikërisht kjo logjikë politike që ka përligjur vendimin e Selisë së Shenjtë për t’iu adresuar snikëve të kësaj mbretërie gjatë shekullit XIV në korrespondencën e saj. Qëllimi është sigurisht politik: Selia e Shenjtë dëshironte të fuqizojë një mbretëri fantazmë për ta pasur si bazë në brigjet juglindore të Detit Adriatik, në mënyrë që të përligjë përpjekjet për t’u shtrirë në Ball- kan. Se sa... vijon në faqen 14-15 faqe 18-19 DR. ETLEVA LALA H abemus Papam. Këto fjalë u dëgjuan për të 266-tën herë në historinë dy-mijëveçare të krishtërimit. Ishte protodiakoni, papë i ri u zgjodh argjentinasi, kardinali 76 vjeçar Jorge Mario Bergoglio me emrin papnor Françesk, emër ky i zgjedhur për herë të parë në listën e papëve të Kishës... Habemus Papam, gjithçka që nuk dinim për Papa Françeskun kardinali Jean-Louis Tauran, ai nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan me datë 13 mars 2013 njoftoi të pranish- mit dhe rreth 1.2 miliardë be- simtarë katolikë në tërë botën se DR. MUSA AHMETI faqe 16-17 NË FOTO: (Majtas) Ilustrim nga koleksioni i stemave mesjetare shqiptare nga BAV (Djathtas) Kodik nga BAV, shek. XV ku itet per sniket shqiptar allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N° 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli

Viti III SELIA E SHENJTE DHE MBRETERIA E ARBERIT · Ja vulat papnore të 1317-1320 drejtuar prijësve shqiptarë Viti III - Nr:11 E diel, 17 mars 2013 SELIA E SHENJTE DHE MBRETERIA

  • Upload
    others

  • View
    6

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Viti III SELIA E SHENJTE DHE MBRETERIA E ARBERIT · Ja vulat papnore të 1317-1320 drejtuar prijësve shqiptarë Viti III - Nr:11 E diel, 17 mars 2013 SELIA E SHENJTE DHE MBRETERIA

Ja vulat papnore të 1317-1320 drejtuar prijësve shqiptarë

Viti III - Nr:11 E diel, 17 mars 2013

SELIA E SHENJTE DHE MBRETERIA E ARBERITKryeredaktore: Admirina PEÇI

Milan Shufl aj, themeluesi i medievistikës shqiptare, e konsideronte shekullin

XIV si shekulli kur katoliçizmi ar-riti kulmin në territoret arbërore. E në fakt, një gjë e tillë mund të indentifi kohet lehtësisht nga përhapja e urdhërave mendikanë e monastikë, si dhe nga kishat e manastiret e shumta katolikë që zunë vend në të gjithë territorin e Shqipërisë së sotme politike e më gjërë. Katoliçizmi arriti shtrirjen më të madhe në këto territore, por gjithashtu edhe intensitetin më të madh gjë që vihet re edhe nga do-kumentacioni i dendur me Selinë e Shenjtë. E gjithë kjo ndodhi në sajë të kushteve politike pro-katolike që u krijuan nga riafi rmimi i Reg-num Albaniae gjatë këtij shekulli, jo vetëm nga Selia e Shenjtë, dhe forcat perëndimore, por edhe nga vetë shqiptarët.

Në librin e tij The King’s Tëo

Rrëfi me nga burgu i Mbreshtanit, Berat 1939. Shënimet e panjohura mbi

përjetimet, melankolinë, dashurinë, nostalgjitë, personazhet me të cilët ndau

dhimbjet dhe mungesën e lirisë...

Edhe unë çuditem se si fakte dhe ngjar-

je tё asaj periudhe mё paraqiten para syve tё kujtesёs nё kёtё natё tё qartё gushti. Figura shokёsh tё fatkeqёsisё, fytyra shokёsh tё dhim-bjes, - zhdukur ndёr valёt perpise tё jetёs sonё…I shoh ende:e gjatё, e pam-barim radha qё pёrshkon e heshtur rrugёt e ngushta tё fshatit tё humbur tё malёsisё. Ecin ngadalё…edhe supet e tyre janё tё kёrrusura: ndoshta fatkeqёsia, dhimbja bёn qё tё kёrruset shpinda ende e re…E mbi fytyrat, nё pjesёn madhe tё reja, shtrihet velloja e trishtim-it…Kujtime tё jetёs “atje pёrjashta?...Apo çfarё fshi-

het pas atyre shikimeve melankolike ?...Do të kenë dhe ata, në ndonjë qoshe të humbur të Atdheut, dikënd që do t’i mendojë? Apo, ndoshta,edhe ata dal-lojnë , në gjysmerrësirën e kuqërremtë të mëngjesit ose në gjysmerrësirën e hirtë të muzgut, dy sy, dy sy të dashur?...Ecin! Pas supeve të tyre, zh-duken të fundmet shtëpi të shpërndara të fshatit. Një zë i çjerrur bërtet “ndalo !”. Çeliku i tytave të push-këve të xhandarëve jehon me një tingull të çudit-shëm metalik në qetësinë mëngjesore. Puna është e ashpër në të ftohtit e mëngjesit. Bora është bërë akull, dhe një erë e akulltë ngrin gishtat e vegjël të dorës mbi bishtin...

Meditim dhe trans-f o r m i m j a n ë d y

shqetësime të përditëshme të individit në shoqëritë e zhvilluara, por në mënyrë të qenësishme ato kanë prekur dukshëm edhe in-dividin në shoqëritë në zh-villim, ashtu siç janë dhe shoqëritë bashkëkohëse shqiptare. Pse them sho-qëritë shqiptare? Sepse kushdo që i njeh nga afër do të mendojë se vërtet ato janë dy shoqëri edhe pse fl asin të njëjtën gjuhë. Dhe kjo për disa arsye, por më kryesoret mendoj se janë mënyra e manaxhimit të jetës dhe fenomeni i kuptueshmërisë së ligjeve të saj dhe, këto në disa periudha të historisë së tyre. Anjeza Muharremi

Artistja procedon me pikturën, shprehet me ekspresivizëm,

ideon “shqetësimet individuale”, të cilat i përzgjedh prej së

përgjithëshmes njerëzore...

Muzika arbëreshe në Unesco si

pasuri kulturore

Qemal Draçini zbulohet

ditari i burgut

Anjeza Muharremi meditim e transformim

përmes ngjyrave

QEMAL DRAÇINI SUZANA VARVARICA KUKA

FAKSIMILET EKSKLUZIVE DHE PERSONAZHI I PANJOHUR, KUSH ISHTE NDREU, IPESHKVI I KRUJES?E-mail: [email protected]

Na ndiqni edhe

onlineWWW.SHQIPTARJA.COM

Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com

është një piktore e re sh-qiptare nga Kosova, që i tregoi publikut shqiptar të Shqipërisë vizionin e vet fi gurativ, i cili i përket disa cekjeve në format ekpresivizmit abstrakt, edhe pse diku në sferën e madhe të dydimension-aleve të saj shfaqet në formë sekrete imazhi i ndonjë objekti hapësinor. Ajo është shprehur në formë të përgjithëshme, detajit nuk i ka dhënë vend dhe ka arritur të krijojë imazhin vetjak të pikturës së saj, e cila duhet thënë se i përket formave tradicionale të pikturës së shfaqur në Evropë në dhjetëvjeçarët e parë të shek. XX. Natyrisht me këtë dua të theksoj se gjuha fi gurative...

Në këngët arbëreshe gjendet thelbi i njerëzve të larguar nga Gadishulli Ballkanik

udhëhequr nga udhëheqës i madh Skënderbeu, i cili shkoi për të jetuar në tokat e jugut në

Itali për ti shpëtuar dominimit osman

faqe 20faqe 19

Bodies Kantoroëicz argumenton, që mbreti si titull është i përbërë nga trupi fi zik dhe trupin politik, e ndërsa i pari mund të vdesë e të shuhet, i dyti është i përjetshëm. Nëse ndjekim këtë logjikë poli-tike edhe për Regnum Albaniae (Mbretërinë e Arbërit) që ishte një mbretëri perëndimore nga mënyra se si ishte krijuar në vitin 1272, duhet të pranojmë që edhe Reg-num Albaniae ishte e përjetshme, pavarësisht nëse kishte apo kishte mbretër e pasardhës të mbretërit që do të merrnin fronin mbretëror. Duhet të ketë qenë pikërisht kjo logjikë politike që ka përligjur vendimin e Selisë së Shenjtë për t’iu adresuar fi snikëve të kësaj mbretërie gjatë shekullit XIV në korrespondencën e saj. Qëllimi është sigurisht politik: Selia e Shenjtë dëshironte të fuqizojë një mbretëri fantazmë për ta pasur si bazë në brigjet juglindore të Detit Adriatik, në mënyrë që të përligjë përpjekjet për t’u shtrirë në Ball-kan. Se sa... vijon në faqen 14-15

faqe 18-19

DR. ETLEVA LALA

Habemus Papam. Këto fjalë u dëgjuan për të 266-tën herë

në historinë dy-mijëveçare të krishtërimit. Ishte protodiakoni,

papë i ri u zgjodh argjentinasi, kardinali 76 vjeçar Jorge Mario Bergoglio me emrin papnor Françesk, emër ky i zgjedhur për herë të parë në listën e papëve të Kishës...

Habemus Papam, gjithçka që nuk dinim për Papa Françeskunkardinali Jean-Louis Tauran, ai që nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan me datë 13 mars 2013 njoftoi të pranish-mit dhe rreth 1.2 miliardë be-simtarë katolikë në tërë botën se

DR. MUSA AHMETI

faqe 16-17

NË FOTO: (Majtas)

Ilustrim nga koleksioni i stemave mesjetare shqiptare nga BAV (Djathtas)Kodik nga BAV, shek. XV ku fl itet per fi sniket

shqiptar

allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N° 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli

Page 2: Viti III SELIA E SHENJTE DHE MBRETERIA E ARBERIT · Ja vulat papnore të 1317-1320 drejtuar prijësve shqiptarë Viti III - Nr:11 E diel, 17 mars 2013 SELIA E SHENJTE DHE MBRETERIA

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 17 mars 2013

14 SH.com

DOKUMENTET EKSLUZIVE

ARKIVE

DR. ETLEVA LALA

vijon nga faqja 13

Selia e Shenjtë dhe Mbretëria e Arbërit

Ja vulat papnore të 1317-1320 drejtuar prijësve shqiptarë

...i besojnë shqiptarët kësaj strukture politike dhe si e person-alizojnë ata rolin politik që u jepet nëpërmjet saj, këtë do ta shqyrto-jmë në këtë kontribut modest.

Është tashmë e njohur që Mbretëria e Arbërit u krijua në vitin 1272 nga Karli I Anzhu, i cili e kishte projektuar dhe ndërtuar atë si bërthamë e një perandorie të madhe ballkanike. Fisnikët sh-qiptarë qenë të pakënaqur me këtë strukturë politike që në fi llimet e saj, sepse pritshëmëria e tyre për autonomi dhe superioritet në ske-nën politike nuk u mor parasysh në drejtimin e kësaj mbretërie. Karli I Anzhu u përpoq t’i mbante nën kontroll vendasit me anë të masave të dhunshme, e kjo çoi në përkeqësimin e marrëdhënieve të tij me vendasit. Fisnikët shqiptarë si Pal Gropa e Gjin Muzaka, zotër përkatësisht të zonës së Dibrës dhe asaj të Beratit, si dhe Blinishtët, Skurajt, Jonimët etj., jo vetëm që iu kundërvunë Karlit I Anzhu, por edhe gjithë formacionit politik Reg-num Albaniae, të cilin mesa duket e konsideruan si pjesë e admin-istratës shtypëse të Anzhuinëve. Pas kësaj, Mbretëria (anzhuine) e Arbërit u reduktua në kështjellat bregdetare të Durrësit, Vlorës e Kaninës. Megjithatë, me vdekjen e Karlit I Anzhu, fi lloi të ndry-shonte edhe qendrimi që kishin fi snikët vendas ndaj Mbretërisë së Arbërit.

Në vitet ’90 të shekullit të 13-të, fi snikët vendas fi lluan t’i rimarrin në konsideratë ndihmat që mund t’u ofronin anzhuinët për neutralizimin e tensioneve me fqinjët sulmues: serbët dhe bizantinët. Duke qenë të sulmuar nga mbreti serb Stefan Uroshi II Milutin, që kishte ardhur deri në vijën Mat-Ohër, në shtator të vitit 1304, bashkësia qytetare e Durrësit dhe krerët shqiptarë nga familjet Matranga, Arianiti, Skura, Blinishti, Zenebishti, Shpata etj., njohën për kryezot princin Filip të Tarentit, djalin e mbretit Karl I Anzhu, i cili nuk pretendoi kurrë të quante veten mbret, si pasardhës i Karlit I Anzhu. Ai i ndihmoi shqiptarët në luftë kundër serbëve pushtues. Megjithatë kur erdhi koha për të vendosur pushtet real në Durrës, edhe në këtë fazë të mëvonshme të Mbretërisë e Arbërit, anzhui-nët e Napolit u konsideruan si armiq nga fisnikëria vendase. Kjo duhet të ketë qenë arsyeja se përse në vitin 1311 anzhui-nët e Napolit arritën deri aty sa të mendonin t’i shkëmbenin zotërimet e tyre në Shqipëri me Sicilinë, por titullari i kësaj të fundit, Frederiku i Aragonës, pasi mori vesh që në Durrës dhe

në “mbretërinë e Arbërisë është e vështirë të vendosësh pushtet real nga jashtë, nuk e pranoi ofertën e Anzhuinëve, megjithëse e dinte që këto territore “ishin shumë të pasura e bujare”.

Ngjarjet morën një zhvillim të ri në dekadën e dytë të shek. XIV dhe pikërisht me daljen në ske-nën politike ballkanike të Selisë së Shenjtë. Selia e Shenjtë nuk kishte pasur asnjë kontakt me Mbretërinë e Arbërit gjatë kohës që Karl I Anzhu ishte gjallë, të pa-ktën jo në bazë të dokumenteve të shkruara të regjistruara në regjistrat e Kancelarisë Ap-ostolike. Kjo mungesë do-kumentesh mund të sug-jeronte edhe një lloj mos-njohje apo mospranim të Mbretërisë së Shen-jtë nga Selia e Shenjtë gjatë kësaj periudhe të parë të ekzistencës së Mbretërisë së Shenjtë. Arsyet pse papati nuk e kishte njohur atë si formacion politik nuk na janë treguar asgjëkundi në mënyrë ekplicite

Në vitin 1317 fi llon një korrespondencë e dendur midis Selisë së Shenjtë dhe fi s-nikëve të Mbretërisë së Arbërit, dhe termi Regnum Albaniae fi llon të shfaqet rregullisht në kancelarinë papnore. Që nga viti 1272, kur kishte fi lluar të ekzistonte “Mbretëria e Arbërit”, dokumenti i parë papnor që e përmend atë vjen nga viti 1317. Ky dokumenti i parë, kur fi llon të

është as lapsus dhe as rastësi. Muk mund të konsiderohet lap-sus apo rastësi një dokument i tillë, sepse papati ishte pushteti qendror, dhe po ta krahasojmë me kohën në të cilën jetojmë do të ishte sikur Këshilli i Bashkimit Evropjan t’i drejtohej me emër një shteti që nuk ekziston. Megjithatë që papati ishte i ndërgjegjshëm për një adresim të tillë, këtë e vërteton vargu i dokumenteve papnore që ndjekin këtë të parë.

Pas kësaj bule, vijon një numër i konsiderueshëm bulash papnore

që datojnë nga viti 1317 deri në vitin 1320, në të cilat përmen-

det pothuajse gjithmonë Regnum Albaniae. Përsa i përket kontekstit të kë-tyre bulave, duhet thënë që të gjitha ato, direkt apo indirekt kanë lidhje me një kryengritje që po përgatitet kundër mbretërisë serbe, e cila po u shkakton shumë vuajtje katolikëve të

territoreve që mbretërit serbë kanë pushtuar dhe

sidomos shqiptarëve kato-likë. Dashje pa dashje, në

të gjitha këto bula vihet re një fi gurë shumë e rëndësishme, por

fare e pastudiuar shqiptare e kësaj periudhe: Ndreu, ipeshkvi i Krujës. Analizën e këtyre dokumentave do ta fi llojmë me këtë fi gurë, sepse bula e dytë që regjistrohet pas asaj të mësipërmes fl et pikërisht për gjëmën që i ka ndodhur Ndreut, gjë që do të bëhet pikënisje për të gjithë dokumentet e mëtejshme.

Në dokumentat papnore Ndreu njihet si Andrea Croensi. Ndreut, megjithëse siç do të tregojmë më poshtë, nuk ka dyshim që ishte një njeri shumë i rëndësishëm, edhe pse në historinë tonë kombëtare nuk ka qenë dokumentuar shumë mirë deri tani, prandaj dhe nuk ka tërhequr vëmendje të veçantë. E fi lloi karrierën e tij duke u dëbuar. Nga një bulë papnore, që është reg-jistruar dy herë edhe në regjistrat e Avinjonit edhe në regjistrat e Vatikanit (bula vetë është dërguar në destinacion), marrim vesh që më 17 shtator të vitit 1317, Ndreu dëbohet nga posti i tij si ipeshkv i Krujës.

Është pikërisht Uroshi (1282-1321) mbreti serb, ai që e detyron Ndreun, ipeshkvin e Krujës të larg-ohet nga posti i tij, sepse i martuar me Simonën në vitin 1299, vajzën e perandorit bizantin Andronikut II-të, ai kërkon që të bëjë politikën bizantine, megjithëse është rritur nga një nënë katolike siç ishte Helena e Francës dhe bashkë me të kishte themeluar dhe ndihmuar shumë manastire katolike në veri të Shqipërisë dhe në Mal të Zi. Rëndësia që kanë lidhjet marte-sore, del qartë menjëherë kur vëmë përballë vëllanë e Uroshit, Stefan

përdoret termi Regnum Albaniae (Mbretëri e Arbrit) në kancelari-në papnore, është një dokument i veçantë dhe vjen pikërisht nga 10 maji i vitit 1317. Në të papa Gjoni XXII kërkon që Guljelm Montegrano, ipeshkvi i Kunavisë, në kryeipeshkvinë e Durrësit, në mbretërinë e Arbërisë të para-qitet në Avinjon.

Megjithatë kjo përmendje nuk

Steme e Arberise mesjetare

NË FOTO: Engjelli sjell lajmin per

zgjedhjen e papes. Shek. XIV. Origjinali BAV

NË FOTO: (Majtas)

Ilustrim nga koleksioni i stemave mesjetare shqiptare nga BAV (Djathtas)Kodik nga BAV, shek. XV ku fl itet per fi sniket

shqiptar

Page 3: Viti III SELIA E SHENJTE DHE MBRETERIA E ARBERIT · Ja vulat papnore të 1317-1320 drejtuar prijësve shqiptarë Viti III - Nr:11 E diel, 17 mars 2013 SELIA E SHENJTE DHE MBRETERIA

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 15www.shqiptarja.comE diel, 17 mars 2013

ARKIVE

Kush ishte Ndreu, ipeshkvi i Krujës?Në vulat papnore fl itet për këtë

personazh krejt të pastudiuar, dhe për një kryengritje ndaj mbretërisë serbe

Dragutin i cili ishte martuar me Katerinën, vajzën e Stefanit V-të, mbretit të Hungarisë, dhe motrën e Ladislaut IV-të, trashëgimtarit të fronit të Hungarisë, dhe ndiqte rigorozisht politikën e perëndimit.

Bula, në të cilën papa Gjoni XXII bën të njohur dëbimin e Ndreut nga ipeshkvia e tij, u drej-tohet ipeshkëve të Oristanit në Sarden-jë, të Brindizit dhe të Tarantos në Pulje të Italisë. Pasi u tregon atyre se çfarë i ka ndodhur Ndreut(ab eçlesia sua, per Uro-sium regem Rasciae schismaticum oçu-pata, exulare comp-ellitur), u bën thirrje atyre që të ndihmo-jnë Ndrenë duke i siguruar atij një pen-sion prej 50 fl orenos auri nga të ardhurat e 5 manastireve për 5 vjet (quinquen-nium). Sipas Eubelit ipeshkvi i Oristanit të Sardenjës duhet të ketë qenë Guido, i Brindizit Bartholomeu dhe i Tarantos në Pulje Gregori. Mesa duket gjendja ekonomike e Ndreut ka vazhduar

të jetë e keqe, sepse më 18 qershor të vitit 1320 papa Gjon XXII-të i dha atij, si dhe kryeipeshkvit të Ohrit, dhe ipeshkvit të Shasit, 100 fl orenos auri për shkak të gjendjes së mjerueshme të tyre, si rrjedhojë e shkatërrimeve të bëra nga mbreti serb.

Për shkak të vuajtjeve që Ndreu hoqi nga mbreti serb Urosh, si dhe për shkak të përkushtimit të tij ndaj kauzës që mbronte, Ndreu fi ton jo vetem respekt, por edhe shumë besim nga ana e papës Gjoni XXII-të, aq sa atij i besohen detyra që normalisht i besohen vetëm një legati (ambasadori pap-nor). Bula e datës 6 qershor të vitit 1318, po e papës Gjoni XXII-të, i drejtohet Ndreut (që vazhdon të njihet si ipeshkvi i Krujës), si dhe Mihalit, ipeshkvit të Arbërit. Nuk e dimë nëse Ndreu është kthyer në ipeshkvinë e tij, sepse një gjë e tillë nuk përmendet në bulë, por ajo që në radhë të parë tërheq vemendjen në këtë letër është prezenca e dy ipeshkëve, d.m.th. dy ipeshkvive të ndryshme për një vend që ne deri tani i kemi identifi kuar si një i vetëm: ipeshkvia e Krujës, dhe ipeshkvia e Arbërit.

Në fakt një suprizë e tillë nuk është e veçuar. Në Hierarchia Catholica, të Eubelit, e cila mbahet si vepra më monumentale dhe më e saktë në të gjithë botën përsa i përket renditjes së ipeshkëve dhe ipeshkvive në botën katolike, Arbëria dhe Kruja konsiderohen si dy ipeshkvi krejt të ndryshme nga njëra-tjetra, me ipeshkvë të ndry-shëm. Në këtë vepër monumentale, ipeshkvi i parë i Krujës përmendet në vitin 1286, dhe pikërisht kur ipeshkv ishte Romani që gjendet edhe në librin e shenjtorëve. Pas Romanit kemi Ndreun, pastaj Grigorin, në vitin 1366, Ndreun e minoritëve, dhe pastaj Gjonin. Lista e ipeshkëve vazhdon edhe pas vitit 1400 me Gualterin dhe pas atij Silvestrin, Palin në vitin 1458, dhe Pjetrin në vitin 1468, etj.

Në Arbëri (Arbanensis), ipeshk-vi i parë i njohur nga Eubeli është nga viti 1295, dhe është Mi-hali. Megjithatë në letrën e datës 28 shkurt të vi-tit 1208, të cilën papa Inocenti III ia drejton Dhim-i tër Progoni t , princit shqiptar, është përmendur Pali, si ipeshkvi i Arbërisë. Tani për tani nuk kemi indikacione për ipeshkvët e peri-udhës së ndërm-jetme midis 1208

dhe 1295, por kërkimet e mëte-jshme arkivore mund të na ofrojnë supriza të këndshme në lidhje me ta. Lista e ipeshkëve të Arbërisë vazhdon pas Mihalit me Martinin (1306), Mihalin II (1307), Lazarin,

Laurin (1350), Nikollën (1354), një të panjohur dhe pastaj me Domini-kun në vitin 1372, Gjon Lurlin në vitin 1370, Gjon Tergesten në vitin 1391, Thomanë, Gjergjin, Ndreu, Vulkan Suintin, Ndre Sumën në vitin 1425 etj.

Për t’u kthyer sërish tek letra e papës Gjon XXII-të, drejtuar Ndreut, ipeshkvit të Krujës, dhe Mihalit, ipeshkvit të Arbërisë, mirëbesimi i papës vihet re në detyrën që u ngarkon këtyre dy ipeshkëve: të konfi rmojnë zgjed-hjen e Kostës si kryedhjak të Dur-rësit. Po të kësaj date janë edhe dy letra të tjera të papës Gjon XXII-të,

në të cilat Ndreut i ngarkohen detyra të tjera si të konfirmojë zgjedhjen e Gjon Rubeut në fam-ullinë e kishës së Shën Nikollës së Petrozës në dioqezën e Kunavisë, e cila sipas Shufl ajt ishte një famulli shumë e pasur, dhe të konfi rmojë emërimin e Gjon Barbucit në famullinë e dioqezës së Barit. Po të kemi parasysh që papa Gjoni XXII-të, gjatë pontifi katit të tij e përqëndroi të gjithë sistemin e zgjedhjes, të nominimeve dhe të konfi rmimeve në duart e veta, mund të kuptojmë shumë mirë se çfarë besimi kishte fi tuar Ndreu tek papa Gjoni XXII-të: praktik-

isht ishte një ndër njerëzit më të besuar të tij.

Mesa do të provojmë më poshtë, papa Gjoni XXII e njihte nga afër Ndreun e Krujës. Një ipeshkv, i cili lejohet që të konfi rmojë zgjedhjen e një tjetri (kjo bëhet me qëllim që ai të mos ketë nevojë të shkojë në Kurinë Papnore për të marrë konfirmimin), duhet patjetër të jetë i pranishëm fi zikisht në Kuri, për të marrë udhëzimet e duhura dhe për t’iu dhënë një përgjegjësi e tillë. Një procedurë e tillë është e pashmangshme të paktën gjatë kohës së pontifi katit të Gjonit XX-II-të, për shkak të mënyrës strikte të udhëheqjes së tij. Po të kemi parasysh këtë fakt, atëherë Ndreu duhet të ketë qenë në Avinjon në qershor të vitit 1318, për t’u au-torizuar atje me autoritetin e plotë për të bërë konfi rmimet e sipërpër-mendura. Bulat shoqëruese për konfi rmimin e Kostës, kryedhja-kut të Durrësit, Gjon Rubeut dhe Gjon Barbucit, janë bula që i janë dhënë me vete Ndreut, me funk-sionin që të jenë provë për këta njerëz, dhe për ipeshkvitë e tyre, dokumente këto obliguese për të

vërtetuar që konfi rmimi është bërë nga papa, dhe që ata nuk kanë nevojë më të shkojnë në Avinjon për këtë çështje.

Fakti që Ndreu duhet të konfi rmojë edhe zgjed-hjen e Gjon Barbucit në Bari të Italisë, që është faktikisht mjaft larg nga Kruja apo Kunavia e Sh-qipërisë, është një tjetër dëshmi që Ndreu po kthehej nga Avjnioni, dhe meqenëse do të kalonte nga Bari për t’u kthyer në Shqipëri, mund të përfundonte edhe atë porosi në rrugë e sipër. Rruga nga Shqipëria në Avjnion duhet të ketë zgjatur mesatarisht 20 ditë, sepse në bulën e parë që përmendëm në këtë shkrim, atë të datës 18 maj të vitit 1317, Gulielm Montegrano, ipeshkvi i Kunavisë, urdhëro-het të paraqitet urgjentisht personalisht brenda 20 ditëve në Avinjon (infra viginti dies se coram pontifi ce personaliter sistat), gjë që tregon se udhëti-mi normal nuk duhet të ketë zgjatur më shumë se 20 ditë. Mesa duket gjithmonë kalonte ose nga Tarenti, ose nga Bari i Italisë. Rrjedha e mëtejshme e ngjarjeve na bën të mos kemi asnjë dyshim për sa u tha më sipër në lidhje me famën e mirë të Ndreut. Përkundrazi mund të shtojmë që Ndreu kishte cilësi të tilla diplomatike, strategjike, burrërore, dhe religjioze që e kishin bindur papën Gjoni XXII t’i besonte atij një ndër misionet më të vështira që mund t’i besohen një njeriu: udhëheqjen e një kryqëzate. Në vitin 1319 ai do të ishte njëriu që do të përfaqësonte papatin dhe mendimet e tij në tërë lëvizjen anti-serbe në Shqipëri.

Në vitin 1317 fi llon një korrespondencë

e dendur midis Selisë së Shenjtë dhe fi snikëve të

Mbretërisë së Arbërit, dhe termi Regnum Albaniae fi llon të

shfaqet rregullisht në kancelarinë papnore

Në foto: (Lart)Bule panore nga shek. XV. Origjinali ruhet ne BAV(Djathtas) Bule papnore qe ju drejtohet fi nsikeve shqiptare. Origjinali ne ASV

Page 4: Viti III SELIA E SHENJTE DHE MBRETERIA E ARBERIT · Ja vulat papnore të 1317-1320 drejtuar prijësve shqiptarë Viti III - Nr:11 E diel, 17 mars 2013 SELIA E SHENJTE DHE MBRETERIA

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 17 mars 2013

16 SH.com

DETAJE TE PANJOHURA

PORTRET

HABEMUS PAPAMGjithçka që nuk dinim për Papa Françeskun

Nga zgjedhja e Papës së ri, analiza e gjendjes momentale të kishës katolike dhe sfi dat që e presin Papa Françeskun, tek opinionet e klerikëve shqiptarë për

të dhe momentet më interesnate e të panjohura të Jorge Mario Bergoglio-s

DR. MUSA AHMETI

Habemus Papam. Këto fjalë u dëgjuan për të 266-tën herë në historinë dy-mijëveçare të

krishtërimit. Ishte protodiakoni, kar-dinali Jean-Louis Tauran, ai që nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan me datë 13 mars 2013 njoftoi të pranishmit dhe rreth 1.2 miliardë besimtarë katolikë në tërë botën se papë i ri u zgjodh argjentinasi, kardinali 76 vjeçar Jorge Mario Bergoglio me emrin papnor Françesk, emër ky i zgjedhur për herë të parë në listën e papëve të Kishës Romake. Emri Françesk është një emër që kujton dy fi gura të jashtëza-konshme Shën Françeskun e Asisit, themeluesin e françeskanëve dhe Shën Françesk Ksaverin bashkëthemeluesin (me Shën Injacin e Lajolës) të Urdhërit të Jezuitëve, një sintezë e jashtëzakon-shme e dy fi gurave të mëdha të historisë së Kishës. Pra mund të themi se emri i papës buron nga përvujtësa, thjeshtë-sia, urtësia dhe dashuria për të varfërit dhe ky gërshetim e bën papën aktual të madh dhe një dhuratë për kishën dhe besimtarët e krishterë. Papa Françesku është i 266-ti në radhë që drejton Selinë e Shenjtë dhe është i pari papë jezuit, i pari me emrin Françesk dhe i pari papë nga Amerika Latine, si dhe papa i parë pas Gërgurit III nga shekulli VIII (11 shkurt 731 - 28 nëntor 741), që nuk është europian, po ashtu është papa i parë pas Alexander VI (Rodrigo de Borgia, 11 gusht 1492 - 18 gusht 1503) që vjen nga zona ku fl itet spanjishtja. Sipas zëdhënsit të Selisë së Shenjtë, át Frederiko Lombardit, papa nuk do të ketë shtesën i pari, por do të quhet vetëm papa Françesk. Shtesa i pari do të vijë pasi të zgjidhet një papë tjetër me emrin Françesk.

SFIDAT E PAPËS FRANÇESK DHE KISHËS NË PËRGJITHËSI

Një ndër sfi dat e para të papës Françesk është Europa, ku papa dhe kisha duhen të përballën me një kuadër kulturor të mbizotëruar nga relativizmi, me një theks të veçantë

Klerikët shqiptarë për Papë FrançeskunKryeipeshkvi i Shkodër-Pultit, imzot

Angelo Massafra dhe njëkohësisht kryetar i Konferencës Ipeshkvnore Kato-like të Shqipërisë tha për zgjedhjen e Papës së ri Françesku: “Papa Françesku me stilin e jetës së tij është shenjë e një Kishe që përtërihet e rrënjoset në gurrën e vet: Krishtin e Ungjillin e Tij. Këtu në Shkodër jemi prekur thellë nga përvujtëria e thjeshtësia e Papës së ri. Edhe Kisha katolike shqiptare, si në të kaluarën me martirët tanë që përherë qenë besnikë ndaj Papës, edhe ne sot jemi besnikë ndaj Papës. Lidhja e Kishës katolike shqiptare me Papën e Romës është një vlerë e jashtëzakonshme kishtare e shpirtërore. E prandaj Kisha shqip-tare gëzohet për këtë Bari të ri, në udhëheqjen e të cilit do të kemi një Kishë të thjeshtë që kumton vlerat e patjetërsueshme shpirtërore e ungjillore, për të mirën e mbarë njerëzimit, ky është agimi që duket në horizontin e sotëm.”

Imzot Zef Gashi, kryeipeshkëv i Tivarit për zgjedhjen e Papës së ri Françesku thotë:

në ungjillizimin e ri, të cilin e fi lloi papa Gjon Pali II dhe e vazhdoi furishëm papa Benedikti XVI, e tërë kjo në një kontinent plot kontradikta dhe dallime të theksuara fetare me një dominim të të krishterëve me 269 milion, të ndjekur nga 170 milionë

ortodoksë, pastaj me 80 milion prot-estantë, 32 milionë myslimanë, 30 milionë anglikanë, 3,4 milionë he-brenj, 1,6 milionë hindu, 1,5 milionë budistë dhe rreth 500 mijë skihë. Pra, Europa një kontinent i njohur gjatë historisë për vlerat e krishtera, duket

sikur e ka humbur këtë primat duke u kthyer në tokë misioni. Parë në planin shoqëror, Kisha dhe papa Françesk do duhej të gjenin mënyrën për t’i dhënë sërish kuptim fesë në Europë, duke iu përgjigjur indifer-encës në rritje për besimet fetare,

kurse në planin e brendshëm, ndihet nevoja për të rigjetur besueshmërinë dhe transparencën, sidomos në vendet e tronditura nga ngjarjet e abuzimeve me të miturit. Rol parësor në këtë aspekt duhet të ketë ekumenizmi i cili nuk do ishte mirë të kufi zohej

“Papa i ri Françesku, bari i butë e i fortë që vjen nga kontinenti më katolik i Tokës, nga realiteti i prekur në thellësi që prej shekujsh nga Ungjilli i Krishtit, pra nga kontinenti i Amerikës Latine e nga shteti i Argjentinës, vend i pasur me kontradikta e shpresa. I pari Papë nga familja rregulltare e Jezuitëve. I pari që i kërkoi popullit të vet t’i lutet Zotit për të, para bekimit si Ipeshkëv e Atë i popullit të vet. I pari që lutet e bën të luten edhe besimtarët e të pranishmit si akt përurimi i papnisë për paraardhësin e vet që po e dëg-jonte: “ipeshkvi i nderit i Romës”–siç e quajti–Benediktin XVI. I thirrur në Romë, në udhëheqje në Kishës, nënë e mësuese, e për të “kryesuar në dashuri” Kishën universale, papa Françesku ka para vetes sfi da që mëdha kishtare e shoqërore, e para e më e rëndësishmja ajo e përhapjes së Lajmit të Mirë në botë për të formuar një familje vëllazërore

ndërmjet njerëzve e popujve.”Ipeshkvi i Kosovës imzot Dodë Gjergji

për zgjedhjen e Papës së ri Françesku thotë:

“Sipas mendimit tem, me zgjedhjen e papës së ri, kompletohen kredibiliteti i papëve të fundit që kemi pasur sepse ne kemi në zemër dhe ndëgjimet tona e atë entuziazmin dhe guximin e madh të Papa Gjon Palit II për të hapur kishën ndaj botës, kemi po ashtu edhe papën Benediktin XVI, papën emeritor i cili ka ditur të forcoj kishën përbrenda dhe ta mësoj kishën si ndonjë at i urtë i thjeshtë dhe shumë i ndritur në mendje dhe tani etërit kardinal na kanë dhënë

një papë i cili këtyre dy dhuratave hyjnore u jep zemër dhe mendoj që është një dhuratë e madhe për Kishën që tani të kemi një papë i cili tani do të gërshetojë këto të dyja në një të tretë me të cilat në të vërtetë është Kisha, dashuri për botën dhe dashuri për të gjithë.

Kurse sa i përket Kosovës, presim që papa i ri sa më shpejt do të njohë pavarësinë e Kosovës.”

Çfarë e lidh Papë Françeskun me Në-nën Terezë?

Në qershor të vitit 2005, në një takim pastoral-social, kardinali i atëhershëm i Buenos Airesit dhe primati i Argjentinës, Jorge Mario Bergoglio gjatë një thirrje drejtuar liderëve poli-tikë, shoqërorë e fetarë të Argjentinës u kërkoi një përpjekje të natyrës revolucionare për ta shndërruar pushtetin në shërbim, e si shem-bull të shërbimit papa i sotëm Françsku mori shembullin e Nënës Terezë ku tha: “duhet të shërbejmë sipas domethënies që na ka mësuar Nëna Terezë. Të jemi besnik, do të thotë të shër-bejmë e të duam deri në dhimbje, të shërbejmë deri në ekstrem të kufi jve të fuqive tona siç na ka mësuar shembulli i Nënës Terezë” Kjo në mënyrë indirekte do të thotë se papa Françeksu përmes të Lumës Nënë Terezë ka në zemër edhe popullin shqiptar bijë e së cilës ishte ajo.

SpekullimetNë vitet 1976-1986 gjatë kohës së sun-dimit të gjeneralëve ushtarakë në Argjen-tinë ka pasur zëra se kardinal Bergoglio është takuar disa herë me përfaqësuesit e gjeneralëve. Kardinal Bergoglio këto zëra i ka mohuar duke i quajtur spekulime

VLERËSIMET

NË FOTO: Papa Françesku

Page 5: Viti III SELIA E SHENJTE DHE MBRETERIA E ARBERIT · Ja vulat papnore të 1317-1320 drejtuar prijësve shqiptarë Viti III - Nr:11 E diel, 17 mars 2013 SELIA E SHENJTE DHE MBRETERIA

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 17www.shqiptarja.comE diel, 17 mars 2013

PORTRET

Është i njohur me nofkën “Kardinali i të var-fërve”. Bën një jetë modeste pothuajse prej

varfanjaku. P.sh. ai nuk pranoi të udhëtonte me makinën papnore pasi u zgjodh papë, por udhëtoi me autobus ashtu si dhe kardinalët e tjerë; nuk pranoi të mbante kryqin e madh të fl oririt si paraardhësit e tij, etj.

-Është papa i parë nga Urdhëri i Jezuitëve i themeluar në vitin 1534.

-Ka doktoruar në Gjermani në mars të vitit 1986

-Në rininë e tij ka qenë i sëmurë dhe me atë rast i është hequr njëra mushkëri. Ai edhe sot jeton vetëm me njërën mushkëri.

-Sipas disa informatave më të fundit, kardi-nal Bergoglio ishte rivali kryesor në zgjedhjet që u kurorëzuar me atë të papës Benedikti XVI. Papa Benedikti XVI u zgjodh, vetëm pasi kar-dinal Bergoglio u kërkoi hapur kardinalëve të tjerë në vitin 2005 që të mos votojnë më për të. Menjëherë pastaj në votimin e radhës u zgjodh papa Benedikti XVI.

-Në vitet 1976-1986 gjatë kohës së sundimit të gjeneralëve ushtarakë në Argjentinë ka pasur zëra se kardinal Bergoglio është takuar disa herë me përfaqësuesit e gjeneralëve. Kardinal Bergoglio këto zëra i ka mohuar duke i quajtur spekulime

-Sipas biografëve, papa Françesk e ka origjinn nga emigrantët italianë dhe ishte njëri nga pesë fëmijët e një punëtori hekurudhe.

-Është adhurues dhe simpatizant i klubit të futbollit San Lorenzo, të cilin para shumë vitesh e ka themeluar një prift. Shquhet për dashuri ndaj muzikës klasike dhe shpesh është vërejtur duke shkuar në operën e Buenos Aire-sit. Është lexues i pasionuar dhe autorët më të preferuar të tij janë: Jorge Luis Borges dhe Fjodor Mihajlovič Dostojevski.

-Sipas biografi t të autorizuar të kardinal Bergoglio-s, Sergio Rubin, papa Françesku nuk është një teolog progresiv: janë të njohura kritikat e tij ndaj MMF dhe është neoliberalist. Është i lidhur ngushtë me të varfërit dhe të sëmurët. Sipas S. Rubin me një rast, gjatë një vizite në një spital të Buenos Airesit kardinal Bergoglio u kishte larë dhe puthur këmbët 12 të sëmurëve me AIDS.

-Në vitin 2009 kardinal Bergoglio kishte tërhequr vëmendjen e shtypit argjentinas

duke bërë kritika të ashpra kundër qeverisë së Ernest Kirchnerit, burrit të presidentes së atëhershme argjentinase Cristina Fernandez de Kirchner duke e quajtur qeverinë si “jo legjitime, të padrejtë dhe jo të moralshme” për shkak se kishte lejuar thellimin e diferencimit në mes të të varfërve dhe të pasurve.

-Kardinal Bergoglio është kundërshtar i rreptë i kontraceptivëve, martesave të homo-seksualëve dhe abortimeve.

-Sipas agjencive të lajmeve argjentinase, një zonjë e emrin Amalia, në moshë më të madhe se gjashtëdhjetë vjeçare ka pohuar se ajo ishte e dashura e kardinal Bergoglio kur ky kishte qenë vetëm 13 vjeç.

Jorge Mario Bergoglio,momente interesante nga

jeta e Papës Françeskvetëm në dialogun ndërmjet drej-tuesve më të lartë të besimeve të

ndryshme, por ai do të duhej të ishte gjithëpërfshirës në rrafshin vertikal hierarkik. Me shumë breshëri pritet edhe cili do të jetë qëndrimi i tij ndaj dialogut ekumenik, pra dialogu me kishën ortodokse me theks të veçantë me kishën ruse; cili do jetë qëndrimi i tij ndaj dialogut ndërfetar posaçërisht me islamin, pastaj qëndrimi ndaj politikës socio-politike, përkatësisht doktrinës sociale duke shikuar nëse do ta plotësojë dhe avancoja më tutje këtë doktrinë të Kishës të cilën e mbështetën Papët Luani XIII dhe Gjon Pali II, pastaj përballja me prob-lemet e botës moderne që vijnë nga “refuzimi i Zotit dhe vullnetit të Tij, sikur Hyji të mos ekzisonte”, pra me një përpjekje për një riungjillizim, për të vijuar me sfi dën e quajtur familje dhe të gjitha problemet që kanë të bëjnë me të që nga përpjekjet për shkatërrimin e saj e deri te krijimet embrionale. Një sfi dë tjetër është ajo që i përket kishës në përgjithësi, gër-shetimit të dy elementeve të rëndë-sishme të dy paraardhësve të tij: dashurisë ndaj botës që u vu re nëpërmjet urtësisë së papa Benediktit XVI dhe guximit për hapjen e kishës nga papa Gjon Pali II. Kontinenti i Afrikës sot ka mëse 600 ipeshkvij, rreth 30 mijë meshtarë e po aq semi-naristë, e Kisha e këtij kontinenti rritet e përhapet në kontinent shumë më shpejt se në Europë duke fi tuar besimtarë të rinj dhe të devotshëm. Sipas shënimeve më të fundit, 37% të popullsisë së Afrikës janë besimtarë të krishterë. Në të njëjtën kohë, në Afrikë edhe islamizmi ka një shtrije mjaft të madhe dhe atje ka 414 milion besimtarë mysliman me tendencë në rritje. Sipas mendimit të përgjith-shëm, në këtë kontinent është e do-mosdoshme të respektohen dhe të ruhen kulturat e shumta të cilat janë begati e madhe e popujve të shumtë të atjeshëm, traditat specifi ke dhe tepër të veçanta, botëkuptimi dhe jeta e kësaj treve në përgjithësi, sepse janë të njohura tashmë sfi dat e shumta shoqërore: varfëria e madhe, përhap-ja e sëmundjeve endemike si sida, korrupsioni, zhvillimi i ngadalshëm dhe shumë i ulët ekonomik, social, kulturor etj., borxhi i jashtëm, munge-sa e strukturave shëndetësore dhe edukative. Ka kohë që klerikë të niveleve të ndryshme si ipeshkvë af-rikanë, evropianë dhe amerikano-ve-riorë që po punojnë së bashku në fusha të ndryshme të përditshmërisë si zh-villimi, zvogëlimi i borxhit, shkëmbimi i misionarëve dhe meshtarëve, duke ditur se një numër i madh i tyre stu-diojnë dhe formohen në universitetet perëndimore. Dy Sinodet, që Kisha Katolike i ka kushtuar Afrikës, vitet e fundit, kanë nxjerrë në pah udhët që duhet të ndjekë krishterimi: në planin e brendshëm, Kisha duhet të punojë për një jetë më koherente me Ungjil-lin, duke përballuar me guxim prob-lemet e trashëgimisë tribale; ndërsa në planin e jashtëm, duhet të kërkojë shndërrimin e strukturave dhe të politikave, që të synohet “e mira e përbashkët”, të çrrënjoset varfëria, korrupsioni dhe shfrytëzimi i njeriut. Njëri ndër kontinentet më interesante për Kishën është ai i Azisë i cili mund

të ndahet në tre zona të mëdha, për-katësish në Lindjen e Mesme, Azinë Juglindore dhe universin kinez, të cilat përbëjnë një sfi dë të jashtëzakon-shme për Kishën si për shkak të veçorive dhe specifi kave të veçanta po ashtu edhe për rritjen e numrit të popullsisë e zhvillimit të hovshëm ekonomik e teknologjik. Sipas zonave, gjendja më e ndërlikuar gjeopolitike, ushtarak dhe ekonomike është në Lindjen e Mesme, të cilat nuk e ka penguar Kishën të jetë e pranishme, pavarësisht nga konfl iktet, mënjanimi shoqëror dhe emigracioni i vazh-dueshëm i besimtarëve të vet, sidomos në Irak, Siri e Palestinë. Fluksi i emi-grantëve drejt Libanit e Perëndimit ka pasoja të rënda mbi Kishat lokale, që kështu, varfërohen dhe humbin peshën shoqërore, nën sulmin e radi-kalizmit islamik. Sfi da më e rëndë-

bashkojë të renë me traditën. Kështu Kisha është e vendosur në luftën kundër padrejtësive, korrupsionit, cënimit të jetës e formave të reja të varfërisë. Në 50 shtetet e Amerikës së Veriut, jetojnë rreth 6% e popullsisë katolike globale prej 1,1 miliard bes-imtarësh, e këtu numërohen rreth 67 milion besimtarë të krishterë, që janë në vendin e katërt pas Brazilit (160 milion katolikë), Meksikës (126 mil-ion) e Filipineve (70 milion). Por SHBA-të kanë edhe 12% të gjithë ipeshkvijve dhe 14% të gjithë meshtarëve të botës. E këtyre shifrave u duhet shtuar 30% e gjithë bes-imtarëve “latinos”, pra, të emigrantëve të jugut të kontinentit, të cilët po ia ndryshojnë pamjen Kishës ameri-kane. Problemet kishtare më urgjente, në ditët e sotme, kanë të bëjnë me praninë publike të Kishës, para prirjes për t’ia mbyllur gojën, për ta kufi zuar në famullitë, shoqatat e familjet e saj. Debati për lirinë e ndërgjegjes, i cili u ashpërsua kur Shtëpia e Bardhë deshi t’i impononte Kishës reformën e shën-detësisë e të ligjëronte martesën ndërmjet personave me të njëjtin seks, bashkon SHBA-të dhe Kanadanë. Në vendin e liqeneve, siç është Kanadaja, ka më tepër ligje, që mbrojnë ato kultura, të cilat mund t’i krijojnë vështirësi botës katolike, për shem-bull, kur është fjala për edukimin shkollor me vlera të krishtera. Një sfi dë tjetër ka të bëjë me ristruk-turimin e dioqezave. Numri i kato-likëve rritet, por meshtarët nuk janë të mjaftueshëm. Ndërkaq, përsa u përket kongregatave fetare, ipeshkvijtë kanë kritikuar tezat e disa teologeve dhe impenjimin sho-qëror të Konferencës së rregull-tareve, që gjykohet jo në përkim me magjisterin e Kishës. Rreth gjysma e besimtarë të krishterë të botës ndodhen në Amerikën Qendrore dhe Jugore. Brazili, Meksika dhe Argjen-tina janë vendet me numrin më të madh të katolikëve në të gjithë planetin, madje Brazili mban vendin e parë me 160 milion besimtarë. E megjithatë, në Amerikën Latine janë dyndur sektet me natyrë protes-tante, që bëjnë propagandë shumë të fuqishme. Në nivelin teologjik, kontinenti latino-amerikan zien nga e ashtuquajtura “teologjia indios”, e cila e ndërthur krishterimin me realitetin kulturor të popullsive in-digjene. Sfida e vërtetë në këtë gjithësi latino-amerikane ka të bëjë me sektet, të cilat paraqesin një për-shpirtshmëri shumë larg historisë dhe mishërimit të Hyjit. Jo më kot, duke fi lluar nga Konferenca e përgjithshme e episkopatit në Aparesidë, në maj 2007, Kisha po punon me “misionin e saj kontinental” për ta kthyer fenë në qendër të jetës kishtare. Pentekostalët protestantë të kishave, të ashtuqua-jtura “ungjillore”, të lindura në SHBA-të nga luteranizmi historik, në vitin 1940, ishin vetëm një milion në të gjithë Amerikën Latine. Sot, janë 50 milion, gjysma e të cilëve në Brazil. Prania e tyre nxit si Kishat protes-tante, ashtu edhe Kishën Katolike të bëjnë hapa përpara në dialogun eku-menik e të marrin pjesë aktive në debatin për modelin politik, shoqëror e ekonomik, që do të ndjekë Amerika Latine në të ardhmen.

sishme, është dialogu ndërfetar, sidomos në atë pjesë të kontinentit, ku bashkëjetojnë fetë më të lashta të botës, ku ka lindur krishterimi, por ku sot, katolikët janë një pakicë e vogël. Sipas statistikave, në Azi jeto-jnë 4 miliard vetë, prej të cilëve rreth 100 milion janë besimtarë katolikë,

pra, 2,9% e popullsisë. Në universin kinez, Kisha sfidohet nga politika qeveritare, e cila përpiqet, pa ia arri-tur qëllimit, ta gllabërojë edhe krishterimin në makinën e vet shtetërore, ta bëjë pjesë të sistemit. Katolikët jetojnë si në katakombe. Në vende të tjera, si Vietnami, vërehen hapa përpara në marrëdhëniet ndërmjet shtetit e Kishës, pavarësisht nga problemet. Oqeania, kontinenti “mbi ujë”, siç e quan dokumenti i vitit 2001, ku përmblidhen rezultatet e Sinodit të Ipeshkvijve, përbëhet nga realitete të ndryshme: nga njëra anë Australia e Zelanda e Re, dy vende moderne e të zhvilluara, nga ana tjetër, shtetet e vogla të Mikronezisë. Gjithsesi, kanë disa probleme të për-bashkëta si: afi rmimi shoqëror i in-digjenëve, temat e ekologjisë dhe kërkimi i një mënyre qeverisjeje që të

Në rininë e tij ka qenë i sëmurë dhe me atë rast i është hequr njëra mushkëri. Ai edhe sot jeton vetëm me njërën mushkëri

Page 6: Viti III SELIA E SHENJTE DHE MBRETERIA E ARBERIT · Ja vulat papnore të 1317-1320 drejtuar prijësve shqiptarë Viti III - Nr:11 E diel, 17 mars 2013 SELIA E SHENJTE DHE MBRETERIA

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 17 mars 2013

18 SH.com KUJTIME

DORËSHKRIMET E PANJOHURA

QEMAL DRAÇINIZbulohet ditari i burgut

Rrëfi me nga burgu i Mbreshtanit, Berat 1939. Shënimet e panjohura mbi përjetimet, melankolinë, dashurinë, nostalgjitë, personazhet me të cilët ndau dhimbjet dhe mungesën e lirisë...

...Ishte aq i ri, sa trupi gjykues hezitoi në fi llim për dënimin e tij. Në pranverën e jetës, trupin dhe shpirtin e tij e mbërthyen prangat e të burgosunit politik, në dimnin e vitit 1938-39, në fshatin e largët e të vetmuem të Malësive të Beratit: ishte Burgu i Mbreshtanit. Njashtu si organizmi i njeriut, qe s’mund t’i zhdukë e t’i harrojë plotësisht rrjedhojat e një sëmundjeje të randë, kështu edhe trupi dhe shpirti i tij u trazuan trishtueshëm dhe u plagosen randë përgjithnjë nga kjo ngjarje e zymtë. Ishte i ri edhe fort i njomë e plot iluzione dhe eksperienca e jetës s’kishte pasë as kohë as mundësi ta forconte e ta kaliste...prandaj dhe përshtypjet e tij mbeten të pashlyeshme në thellësi të qenies.” Kështu biografi i tij, i vëllai, Enveri komentonte ato momente të vështira të Qemalit. Kujtimet janë shkruar në italisht dhe ne po i sjellim në shqip, duke respektuar standardet e sotme të gjuhës së shkruar .

Nexhmi Bushati

QEMAL DRAÇINI

(KUJTIME )“Edhe unë çuditem se si fakte dhe ngjarje

tё asaj periudhe mё paraqiten para syve tё kujtesёs nё kёtё natё tё qartё gushti. Figura shokёsh tё fatkeqёsisё, fytyra shokёsh tё dhimbjes, - zhdukur ndёr valёt perpise tё jetёs sonё…I shoh ende:e gjatё, e pamba-rim radha qё pёrshkon e heshtur rrugёt e ngushta tё fshatit tё humbur tё malёsisё. Ecin ngadalё…edhe supet e tyre janё tё kёrrusura: ndoshta fatkeqёsia, dhimbja bёn qё tё kёrruset shpinda ende e re…E mbi fytyrat, nё pjesёn madhe tё reja, shtrihet velloja e trishtimit…Kujtime tё jetёs “atje pёrjashta?...Apo çfarё fshihet pas atyre shikimeve melankolike ?...Do të kenë dhe ata, në ndonjë qoshe të humbur të Atdheut, dikënd që do t’i mendojë? Apo, ndoshta,edhe ata dallojnë , në gjysmerrësirën e kuqër-remtë të mëngjesit ose në gjysmerrësirën e hirtë të muzgut, dy sy, dy sy të dashur?...Ecin! Pas supeve të tyre, zhduken të fund-met shtëpi të shpërndara të fshatit. Një zë i çjerrur bërtet “ndalo !”. Çeliku i tytave të pushkëve të xhandarëve jehon me një tingull të çuditshëm metalik në qetësinë mëngjesore. Puna është e ashpër në të ftohtit e mëngjesit. Bora është bërë akull, dhe një erë e akulltë ngrin gishtat e vegjël të dorës mbi bishtin e kazmës. Larg, në fshatin që po zgjohet, thërret një zë...Bien dhe këmborët e kishës së vogël ortodokse...Një kalë i ngarkuar kalon rrugës poshtë, - drejt qytetit, drejt botës, drejt njerëzve. Fshatari iu hedh vjedhurazi një shikim të vëngërt punëtorëve të heshtur, - dhe kalon...shikimet e trishtuara e shoqërojnë derisa do të zhduket atje poshtë, në luginën e shkretë të pambarim...Në pasdreken e vonë, përsëri do ta shoqërojnë shikimet e lodhura ,- dhe ai, i vetmi kasnec memec i një bote të largët, do të kalojë përsëri përbri atyre, i heshtur, gojëmbyllur. E sërishmi do të zhduket pas qoshes së pyllit të dendur që fsheh fshatin vetmitar...E gjatë, e pambarim radha që përshkon, në kthim e sipër, rrugët e ngushta dhe të heshtura ...

****Është gjithmonë kështu! Pas ditës së

vështirë e të lodhshme të punës, kjo kohë pushimi në muzg, para darke, është koha më e trishtë. Gjithmonë unë zë vend aty pas dritares dhe shikoj jashtë. Flokë bore bien parreshtur. Hijet e muzgut zgjërohen gjith-një e më shumë, derisa ndryshojnë gjith-shka në një hije të zezë unike e gjigante. Ndërkaq, shokët këndojnë...Grumbulluar rreth zjarrit, duart shtrirë përpara, thua se janë duke u lutur, ata bashkojnë zërat e tyre në një këngë shkodrane, të trishtuar e nostalgjike:

“Edhe sonte të shoh, moj hanë/ rrezet tua të zbukurueme...”

Sepse ai, ftizik, i ka tashmë ditët e numëruara...Do ta shohë hënën edhe këtë mbrëmje e kurrë më...Kjo melodi e trishtuar e Shkodrës sime, ma shtrëngon zemrën në një morsë të dhimbshme...Shkodra ...Sa larg është Shkodra ime...Si ishte herën e fundit që e pashë?...Binte shi! Autobuzi kalonte me shpejtësi dhe roja nuk na lejonte që të nxirnim kokën për ta parë për të fundit herë qytetin e dashur...Shiu kishte formuar mbi xhamat e makinës një shtresë të papërshk-ueshme mjegulle...Shkodra!...Ajo!...Çfarë do të bëjë Ajo në këtë orë? A thua më ka har-ruar tashmë?...Nuk mund t’i shkruaj, nuk mund t’i dërgoj të paktën një përshëndetje. Por Ajo e di sa e dua unë; Ajo, Pensjeroza ime, e di këtë...Oh, Zoti im , sa shumë e dua...Dashuria e saj më është mbështetje. Shikimi i saj, i ëmbli, i këndshmi shikim i saj, më jep shpresë e më frymëzon...

Por çfarë thotë ai fatkeqi në atë të fundit varg të melodisë? – “ Kurrë më...” - Dhe këtu zërat dridhen dhe heshtin. Shokët, si gjithmonë, pas këngësh së trishtuara sikur kjo,mbesin për gojëmbyllur për një kohë të gjatë. Flakët pasqyrohen mbi fytyrat e tyre në lojna djallëzore dritë-hijesh...- “Kurrë më!...- ” Jashtë, bora bie gjithnjë. Flokët e vegjël të akulltë , me zhurmë, përplasen prej erës mbi xhamat e dritares. “Veriu”- era e ftohtë e pamëshirshme e Nord-it- ulurin kërcënueshëm; dhe nga lugina e thellë ngjitet duke fi shkëlluar kobshëm tek fshati që fl ë. Dridhma të ftohta më përshkojnë shpinën. Ajo ulurimë ere se ç‘ka diçka të mistershme, ogurzezë: kam përshtypjen sikur po dalloj në të një kumt stuhish të reja, fatkeqësish të reja, dhëmbjesh të reja...Nga larg mbërrin ajo erë! Është e vetmja përshëndetje –përshëndetje kërcënuese - që më dërgojnë malet e paarrijtshme të Veriut, Alpet Shkodrane...Dhe era kalon duke mb-

jellë të ftohtin, akullin, dhëmbjen...

**** Qe një mbrëmje nga fundi i marsit.

Më kujtohet data, sepse pikërisht atë ditë kisha marrë prej të mive një letër me tre javë vonesë, në të cilën më uronin datëlindjen dhe më jepnin ndonjë lajm inkurajues. Isha i shtrirë në shtrat dhe, nën dritën e dobët të një kandili me va-jguri, përpiqesha të lexoja sërishmi letrën e marrë. Shokët, si gjithnjë, për rreth zjarrit, këndonin një prej këngëve tona të zakonshme të trishtueshme...E ...-kështu quhet- prej shumë kohësh nuk ishte më i qeshur dhe i gjallë, sikundër e kisha njohur. Që prej një jave ishte shkëputur nga gjithçka – dhe nuk fl iste me askënd. Dikush nga shokët, më me përvojë nga të tjerët, tha:- Është sëmundja e burgut, do t’i kalojë!...- E nuk u fol më.

Edhe këtë mbrëmje, ashtu si përhërë, E...kishte zënë vend heshtazi në një qoshe, mbi shtratin e vet dhe shikonte palëvizur errësirën - jashtë dritares -...shikonte për orë të tëra, pa folur,pa

gjestin ma të vogël se po fshihte një mendim, një dëshirë. Shikonte, e askush nuk dinte ose s’e hante meraku se çfarë po ndodhte në shpirtin e tij. Dhe shokët këndojnë gjithmonë. Sonte kënga është e asaj vejusheje që krejt e veshur me të zeza zbret malit. Ajo nuk ka më askënd në botë, as edhe një që t’i ndezë, kur do të mbyllë për gjithmonë sytë, një qiri mbi varrin e saj. Papritur, një zë i ngjirur vikat një fjalë që nuk kuptohet çfarë është, por që tingëllon si: - Mjaft!...Djemtë heshtin dhe sillen nga ai; sillem dhe unë: në gjunjë, mbi shtratin e vet, me grushta të shtrënguar dhe të sh-trirë përpara si një kërcënim, çehreprishur e me fl okë të shprishur mbi ballë. E. vikat përsëri: - Mjafton me këto këngë!...Për një ças, asnjeri s’di çfarë të bëjë. Qe kaq e ashpër ajo klithmë...Pastaj, njëri nga këngëtarët, qeshet. Qeshet fort –dhe, në atë heshtje të beftë e të papritur, e qeshura e tij tingëllon ndjellakeqe e tragjike. Pashë E. që ngrihej ngadalë nga shtrati i vet. Mbante gjithnjë duart përpara me gishta të hapur si një keqbërës që përpiqet t’i marrë frymën në shtrat viktimës së vet. Tiparet e fytyrës dukeshin tmerrësisht të kontraktuara nën dritën e dobët të kandilit të vet. Eci lehtaz, gjithnjë me duart përpara, drejt djalit që kishte qeshur...Dhe ky u ngrit nga stoli dhe u zmbrap drejt derës. Klithi, duke treguar me gisht të tërbuarin: - Ndalojeni!...Dikush e kapi për qafe fatkeqin dhe e rrëzoi për tokë...Pika djerse i lagnin ballin. Një shkumbë e bardhë rridhte nga dy anët e gojës së tij. Dridhej dhe pëshpëriste diçka midis dhëm-bëve që i dridheshin nga zemrimi, nga frika ose nga të ftoftit...Të nesërmen e larguan; thuhet që ta kenë nisur në spital. Më kujtohet që, kur heshtja, pasi që i tërbuari u largua, mbizotëroi sërishmi në qelinë, dikush tha me përçmim: - Romantik ai djaloshi!...Askush

Qemal Draçini

Page 7: Viti III SELIA E SHENJTE DHE MBRETERIA E ARBERIT · Ja vulat papnore të 1317-1320 drejtuar prijësve shqiptarë Viti III - Nr:11 E diel, 17 mars 2013 SELIA E SHENJTE DHE MBRETERIA

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 19www.shqiptarja.comE diel, 17 mars 2013

Muzika arbëreshe duhet të shpallet pasuri botërore

nga UNESCO. Kjo ishte ideja e shkëlqyer inicuar nga qendrat e gjuhëve në Molise. Ideatore dhe kuratore është sociologia Anna Maria Spider. Ndërsa revista Kamastra (gazeta e pakicave mi-noritare e gjuhës arbëreshe dhe kroate në Molise themeluar nga profesoresha Fernanda Pugliese) do të paraqesë kandidaturën e Muzikës Arbëreshe në listën e pasurive të mbrojtura nga UN-ESKO. Kësaj kërkese i bashko-hen edhe komunitetet shqiptare në Lucane. Për presidentin e Ginestres, Massimo Summa, “në qoftë se merret kjo njohje nga UNESKO, gjuha jonë arbëreshe, tashmë në rrezik për tu zhdukur në qendrat e (Barile-Ginestra- Maschito) do të restaurohet, mbrohet dhe përhapet”. Pra-nimi i muzika arbëreshe në një organizatë ndërkombëtare si UNESCO do të thotë që të njihet dhe mbrohet identiteti arbëresh dhe muzika e popullit arbëresh, që gojëtarinë e ka bërë karakteritikën e saj më të qartë. Në këngët arbëreshe gjendet thelbi i njerëzve të larguar nga Gadishulli Ballkanik udhëhequr nga udhëheqës i madh Skënder-beu, i cili shkoi për të jetuar në tokat e jugut në Itali për ti shpëtuar dominimit osman. Ky popull i ruajti traditat e tyre, madje, ndonjëherë edhe duke iu përshtatur zakon-eve lokale. Në këto këngë është e tërë historia e një popul-li dhe identiteti ar-bëresh që rrezikon të humbasë. Këngët flasin për fejesat, martesat, ninullat, vajtimet, por edhe për trishtimin që iu shkaktoi humbja e atdheut përgjith-monë. Është gëzimi, trishtimi krenaria e një populli besnik për rrënjët e tyre dhe diversite-tin e tyre kulturor, ndërkohë që, nga pikëpamja muzikore, meloditë janë të lidhura shumë me muzikën liturgjike greko-bizantine. Procedura që duhet të ndiqet është shumë e gjatë por nxitësit e projektit janë të vetëdijshëm, që muzika arbëreshe i plotëson më së miri kriteret e vendosuara nga UNESCO mbi diversitetin kulturor dhe krijim-tarinë njerëzore.

KUJTIME

TRADITA VLERA

Kandidarmi muziken arbëreshe tek Unesco-s . Kjo klje nj’ide çi u nis ka Spurtjeljet gljuhsor

e Mullizit. Kuratore dhe krijues ësht sociologa Anna Maria Ragno dhe ësht revista Kamastra (nj’revist mbi pakicavet gljuhsore arbëreshe dhe kroate t’Mullizit e bër ka profesoresha Fernanda Pugliese) çi prisndon muziken arbëreshe tek Unesco-s si nj’pasuri jo-materjalle. Kjo kërkesë ësht e bashkuar ka komunitatat arbëreshe e Bazillikatës. Për prezidentin e pro-llokut i Zhurës, Massimo Summa, “në kemi ktë njohje, gljuha jon

arbëreshe, çi tani ësht në rrezik në qen-dret e vullturit (Barilli- Zhura- Mash-qiti), do rimarrur, do ruajtur dhe do forcuar”. T’kemi pranimin e muzikes arbëreshe në nj’organizem ndërkom-bëtar si Unesco do t’thor se kat njohmi dhe kat ruami identitetin arbëresh dhe muziken për popullin arbëresh çi bëri traditen gojore si nj’karakteristik. Tek këngat arbëreshe gjëmi thelbin i popullit çi iku ka Gadishulli Ballkanik dhe klje i udhëhequr ka Skanderbegu, nj’popull çi erdh në Itali për t’pshtoni ka sundimi osman. Nj’popull çi ruan traditat e tij e nganjëhera dhe i përshtatet traditavet llokalle. Në kto

kënga ësht gjith historia e njëj popullit dhe e njëj identiteti arbëresh çi mund t’biret. Këngat fl asen për shkulqit, për martesat, për vajtimet e dhe për sikletin e dheut çi buartin përgjithmonë. Ësht harea, helmi, krenaria e njëj populli çi ësht krenar i rrënjvet e tij, dhe ka nj’pik pamje muzikore, melloditë jan t’lidhura me muziken litugjike greke-bizantine. Udha çi do ndjekur ësht shum e glat dhe atà çi e pënxuan ktë pruxhet e dijn, e dijn dhe se muzika arbëreshe i ka cilësit për diversitetin kulturor ashtu çi mund jet e konsideruar ka Unesco.

Përkthimi në gjuhën arbëreshe: Maddalena Scutari

nuk u përgjegj; as unë që e dija të vërtetën: ay nuk kishte askënd në botë: dy javë përpara, i ati kishte botuar në të gjitha gazetat lajmin, sipas të cilIt prindi që ishte gjallë, nuk e njihte më fatkeqin E. si bir legjitim...

*****Kur i dhanë lajmin, ai – Dhori - qau në hes-

htje. Ne të gjithë respektuam dhimbjen e tij: para vdekjes që të kalon përbri, koka përkulet, ndoshta, padashur. Është kaq e hidhur vdekja!

Ai ishte ulur në oborr...na bëri vend mbi gurin e madh ku po rrinte. U ulëm dhe ne. Por sa e trishtueshme është të ulesh përbri dikuj që ka nevojë ngushëllimi, dhe nuk di çfarë t’i thuash nga frika se mos po gabon...Ajo heshtje ishte ndrydhëse. Kisha përshtypjen e mirëfi lltë se mbi kokat tona po përceptoja frymën e ftohtë të vdekjes.

- Kohë e bukur,sot!...Shoku im ngriti kokën e më shikoi; në shikimin e tij dallova qortimin e pashprehur: nuk mund të thuhen budallalleqe para dikujt që vuan - donte të ma thonte ai shikim...Dhori ...fl iste më zë të mbytur, ngadalë,- sikur të kishte frikë se mos po shqetësonte të vdekurën:

- Isha biri i vetëm i mbetur në jetë. Vëllai im më i madh vra nga grekërit, para shumë vitesh. Babanë, as që e njoh ndopak. Ajo, mamaja, u kap pas meje ashtu si i mbytyri kapet pas çdo gjëje që t’i kapë dora. Ishim të varfër dhe të gjitha të mirat tona u dogjën

dhe u rrënuan nga grekët. Unë isha i vogël dhe ajo ishte mjaft e re. Dhe bëri gjithçka për mua...Po! –dhe ngriti kokën drejt nesh, sikur të kishte dyshuar që ne s’po i vinin vesh.- Po, bëri gjithçka: mbërrijti sa të shiste veten, të bëhej prostitutë !...

U zbeh. Unë e shikova gojëmbyllur. Ai uli kokën dhe shikoi tokën. Heshtja që vazhdoi qe më e rëndë edhe se vetë rrëfi mi i tij. E ndjeu ai shikimin tim tinzar? E kuptoi që më ishte e vështirë të përligjja, në ato vite të largëta të rinisë sime ,- të një sakrifi ce nëne sa të mbërrinte deri më atë vetmohim të turpshëm, por sublim?...Duket se po, sepse ai çoi kokën dhe më shikoi. E shikova dhe unë : e ndoshta , për herë të parë, ndjeva dhëmshuri për atë

fatkeq të shkretë; më kujtohet që në sytë e tij shkëlqente një dritë e çuditshme, ndoshta ishin lotë. Foli duke u sjellë pjesërisht drejt meje:

-Më shikoni mirë! Unë nuk skuqem më para jush për mamanë time! Po! Dikur ndoshta jam skuqur. Por që nga një mbrëmje kur ajo më mori në prehër e duke dashur të më puthë, une e largova me një përbuzje të kuptueshme, që nga ajo mbrëmje, unë nuk turpërohem më. Atë mbrëmje, ndonëse ende isha mjaft i ri, ajo më foli sikur unë të isha tashmë i rritur: - Ti po më bie mohit, Dhori? Pra, ti, nuk e do *më mamin tënd?...Unë heshtja me kokëfortësi,- dhe më kujtohet që, pa-dashur, shikoja shtratin e saj, shtratin e turpërimit të saj, e turpërimit tonë. Dhe ajo, duket, e kuptoi...Qante, sikur nuk e kisha parë kurrë duke qarë...Atë mbrëmje e kam ndjerë veten të pjekur, të pjekur para kohe. Një valë dashurie të dhimbshme e njëheri të ëmbël më ka pushtuar shpirtin:-Mos e bëj më, mami, kurrë më..Ne do të punojmë ndershmërisht. Do të punoj dhe unë...Nuk do të shkoj më në shkollë...

Dhe jemi përqafuar. Dhëmbja dhe dësh-përimi na bashkonin. Isha dymbëdhjetë vjeç dhe nuk kam shkuar më në shkollë. Kam punuar. Kam bërë çfarë më është ofruar, vetëm që mamaja të mos bëntë më “atë”...Që prej një viti ajo nuk ishte mirë më shëndet. Dhe muajt e fundit para se të më sillnin këtu, nuk mundi më të vazhdonte duke larë rrobat e zotërinjve. Punoja unë tashmë. Dhe në të fshehten e zemrës sime kisha vendosur të punoja gjithnjë e më shumë, - në mënyrë që asaj të mos i mungonte asgjë; kisha vendosur ta shpërbleja për sakrifi cën e madhe e të dhimbshme të rinisë...Por ...por nuk më lanë të vazhdoj...Kur më morrën, ajo ishte tashmë e sëmurë. I lashë pak para për nevojët e saj...por pak...Nuk do t’i mjaftonin as për një muaj, përkundrazi kanë kaluar katër...Si do t’ia ketë bërë, si?

Më kishte kapur për krahu, sikur unë të dija t’i përgjigjesha. Pashë sytë e tij të mbyten me lotë, që i rridhnin për gjatë faqeve të zbeta dhe bashkoheshin te maja e mjekrrës që dridhej prej vajit. Midis lotëve tha:- Do të ketë...do të ketë vdekur nga uria...Supet e tij u dridhen.Edhe unë i ndjeva mollëzat e mia të njomeshin prej lotëve. Kur njeri nga të pranishmit hodhi mendimin se dikush duhej ta kishte ndihmuar, Dhori e shikoi dhe tundi kokën në shenjë mosbesimi: -Jo!...Të gjithë e urrenin. Njerëzit nuk ia falnin kurrë të kalu-arën...Nuk e dinë - oh, - nuk dinë njerëzit se me çfarë çmimi ajo e ka paguar...Me sa lotë është përpjekur ta fshinte...Jo për vete...por për mua...Për mua bëri gjithçka...Dhe unë...unë nuk i jam gjendur afër...Zot, Zoti im!...

Dhe shpërtheu në një valë të re lotësh...Heshtje...Pas dere dëgjohet i pandërprerë hapi monoton i rojes...Bie zilja për të la-jmëruar se kishte ardhur ora për t’u mbyllur në qelitë e pista.”

Muzika arbëreshe në Unesco si

pasuri kulturore

Muzika arbëreshe e kandiduar tek

UNESCO-s si nj’pasuri jo-materjalle

LORENZO ZOLFO

Page 8: Viti III SELIA E SHENJTE DHE MBRETERIA E ARBERIT · Ja vulat papnore të 1317-1320 drejtuar prijësve shqiptarë Viti III - Nr:11 E diel, 17 mars 2013 SELIA E SHENJTE DHE MBRETERIA

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 17 mars 2013

20 SH.com EKSPOZITA ART PAMOR

SUZANA VARVARICA KUKA

Meditim dhe transformim janë dy shqetësime të përditëshme të individit

në shoqëritë e zhvilluara, por në mënyrë të qenësishme ato kanë prekur dukshëm edhe individin në shoqëritë në zhvillim, ashtu siç janë dhe shoqëritë bashkëkohëse shqip-tare. Pse them shoqëritë shqiptare? Sepse kushdo që i njeh nga afër do të mendojë se vërtet ato janë dy shoqëri edhe pse fl asin të njëjtën gjuhë. Dhe kjo për disa arsye, por më kryesoret mendoj se janë mënyra e manaxhimit të jetës dhe fenomeni i kuptueshmërisë së ligjeve të saj dhe, këto në disa periudha të historisë së tyre. Anjeza Muharremi është një piktore e re shqiptare nga Kosova, që i tregoi publikut shqiptar të Sh-qipërisë vizionin e vet fi gurativ, i cili i përket disa cekjeve në format ek-presivizmit abstrakt, edhe pse diku në sferën e madhe të dydimensiona-leve të saj shfaqet në formë sekrete imazhi i ndonjë objekti hapësinor. Ajo është shprehur në formë të përgjithëshme, detajit nuk i ka dhënë vend dhe ka arritur të krijojë imazhin vetjak të pikturës së saj, e cila duhet thënë se i përket formave tradicionale të pikturës së shfaqur në Evropë në dhjetëvjeçarët e parë të shek. XX. Natyrisht me këtë dua të theksoj se gjuha fi gurative e pik-tores është një gjuhë e trajtuar dhe e njohur nga memoria e historisë së artit, por imazhi i çdo artisti në kohën e prodhuar ka veti individu-ale, që vetëm kur e kalon cakun e riciklimit dhe vetëm kur nuk është i njohur nga kujtesa historike, kthe-het në kulturë, kthehet në pasuri. Prandaj kjo me shtyn të them se Muharremi është ende në kërkimet e detyrueshme të formimit vetjak dhe ende në kërkimin e riciklimit imazheve abstrakte dhe ekspresiv. Cekje të tilla fi gurative u duken të shpeshta dhe vazhdueshëm gjatë shekullit të XX, por krijimtaria e shumë piktorëve po tregon se dhe në shekullin e ri, në mënyrë shumë ma-sive po riciklohet edhe nga piktorët e rinj. Arsyet e këtij riciklimi janë të disa llojeve, por dy më qëndroret janë si: e para lidhet me anën e jashtëme të shprehjes fi gurative, kur një piktor e gjen abstraksionizmin si rrugën më shpejtë dhe ekspresive për të justifi kuar idetë e tij. Ai këtë e bën duke luajtur emocionalisht me elementet e artit dhe kryesisht me ngjyrën, të cilën e njeh mirë dhe e ndjeson në mënyrë natyrale. Ngjyra është ajo që thjeshtësisht shpërthen dhe shkon drejt e te mënyrat ab-straksioniste të shprehjes fi gurative. E dyta lidhet me anën e brendëshmë të një artisti, i cili ka vetëm këtë edukim, që transferon emocional-ist imazhe të shprehjeve në ab-stragimin ekspresiv. Si e para si e dyta lidhen edhe me kohësinë tonë dhe në mënyrë krejt kuptimpolote janë të ndryshme me kohën kur lëvizje të tilla fi gurative u shfaqën më shumë se një shekull më parë. Kujtimet historike të kohës kur mënyra të tilla u cilësuan “izma”,

globale, të cilat së bashku shkak-tuan kriza të mëdha të identitetit njerëzor dhe e atrofi zuan kapacitetin e mundësive aktive të shoqërive të shumëllojshme si në perëndim ashtu dhe në lindje, edhe pse në forma të kundërta dhe të ndryshme. E djeshmja e një drejtimi artistik historik nuk ka lidhje me riciklimin e tij në ditët e sotme, vetëm se sh-tresëzon përdoruesit. Nësë burimi i ekzistencës së pikturës është vetëm njeriu dhe akti i tij i krijimit, kjo do të thotë se piktura sosjen e saj do ta ketë me sosjen e njeriut. Nëse men-dojmë se teknologjia ka avancime të jashtëzakonëshme në prodhimin e imazheve, kjo do të thotë se piktura si gjini tradicionale ka shumë arsye objektive për të rezistuar dhe ekzis-tuar si një gjini e formave arkaike, por shumë të çmuara dhe të sofi sti-kuara. Nëse akademitë shqiptare si në Kosovë ashtu dhe në Shqipëri kanë evidenca të vazhdueshme në krijimtarinë e pikturës tradicionale, kjo tregon se kërkesat e brendëshme të njeriut për të bërë pikturë janë po njëlloj aktive dhe të domosdoshme për vet ekzistencën e pikturës. Lloji i pikturës së Anjeza Muharremit është një nga dëshmitë e arsyeve të më sipërme, që do të thotë se ajo procedon me pikturën, shprehet me ekspresivizëm, ideon “shqetësimet individuale”, të cilat i përzgjedh prej së përgjithëshmes njerëzore dhe ekzekuton me mënyrat që i ka përjetuar gjatë edukimit të saj në Akademinë e Prishtinës, e cila e ka ende të fuqishme mendësinë tradicionale të një pikture ekspre-siviste abstrakte. Ajo ende i jep një vend të dukshëm dhe me përmasa shumë të mëdha kësaj fryme edhe pse drejtimet e reja që përbëjnë sot artin bashkëkohor apo artin e formimit vizual kanë zënë vend prej kohësh. Filozofia dhe programet e kësaj akademie i japin shumë rëndësi elementeve të parë të artit dhe edukimit evidentues te artistët si individë të rinj të pikturës. An-jeza Muharremi është produkt i kësaj fryme dhe e kësaj shkolle, ku piktura e saj i mbetet shumë besnik metodave të dydimesionalit abstrakt. Kjo e ka bërë piktoren të jetë konformiste me ngjyrën dhe ti japë asaj rëndësinë e parë. E gjitha kjo rrjedhon imazhe, të cilave ajo i ka vënë një titull përgjithësues “Meditim dhe Transformim” edhe pse këtë proces vendimtar të njeriut ia ka lënë mjedisit koloristik. Një mjedis i tillë jepet në disa cikle, ku dominojnë ata që kanë një ndër-thurje ndërmjet objektit fi gurativ, i cili përcaktohet nga një linjë e plotë dhe konstatuese, me sfondin, i cili është bartësi ku zhvillohet loja per-sonale e ngjyrave. Kjo ndodh edhe në ciklin kur piktorja dëshiron t’i japë rëndësi marrëdhënies së tokësores me jashtëtokëoren apo kozmosit.

A do jetë publiku i shek. XXI i memorizuar me imazhe të tilla? Koha në vazhdim do të jetë faktori bazë i përcaktimeve të tilla, por një gjë e dimë se imazhet e artit bashkëkohor kanë ndikim esencial dhe memorizues historik.

Meditim dhe transformim përmes ngjyrave

ANJEZA MUHARREMI

Artistja procedon me pikturën, shprehet me ekspresivizëm, ideon “shqetësimet individuale”, të cilat i përzgjedh prej së përgjithëshmes njerëzore...

lindën prej grupimeve të artitëve mjeshtëror dhe inteligjent me qël-lime të vlerësimit të individualitetit krijues përmes kundërshtive bazike ndaj një arti pasqyrues, realist apo fi gurativ. Ato ishin lëvizje të lira dhe të furishme, zhvilloheshin në transformim të përditshmëm

si rrjedhojë e transformimeve të përgjithëshme kulturore, të cilat sollën formimin e qendrave të artit si qytete arti. Në këto qendra arti i Van Gogh, i Sezanne dhe Gogen ishte arti i mjeshtrave tradicionalë dhe pika e transformimit kulturor fi gurativ. Në këto qendra ndjehej

rritja industriale, rritja a kapac-iteteve ushtarake dhe shfryrja e tyre drejt luftës, shfaqja e fi lozofi ve të reja religjioze, formimi i shkol-lave joakademike të artit, rritja e numrit të popullsisë, diferencimi i thellë klasor e fi nanciar, dukja e krizave ekonomike rajonale dhe