8
VIZIONI YNË E Përkohshme Pedagogjike Kulturore Nr.1 / Janar 2015 Botim I Shkollës 9-Vjeçare “Ali Podrimja”

VIZIONI YNË - shkollaalipodrimja.weebly.comshkollaalipodrimja.weebly.com/uploads/4/8/9/5/48954129/revista.pdf• Per botimin e gazetes kemi mbeshtetjen finaciare nga projekti i Keshillit

Embed Size (px)

Citation preview

VIZIONI YNË

E Përkohshme Pedagogjike Kulturore Nr.1 / Janar 2015

Botim I Shkollës 9-Vjeçare “Ali Podrimja”

Gazeta ‘’Vizioni Ynë” ,qe marrin sot lexuesit ne dore ,eshte gazete e botuar nga nxenesit , mesuesit dhe prinderit e shkolles 9 –vjecare “Ali Podrimja” te qytetit te Bajram Currit.

• Kjo gazete do te jete nje tribune ,ku te gjithe se bashku : mesuesit,nxenesit ,prinderit dhe anetaret e ko-

munitetit do te shkruajne ,flasin e tregojne per problemet ,sfidat dhe arritjet me te cilat perballet shkolla sot,per te krijuar keshtu vizionin per shkollen e se ardhmes.

• Per botimin e gazetes kemi mbeshtetjen finaciare nga projekti i Keshillit te Evropes ‘’Mbeshtetje rajonale

per arsimin gjitheperfshires ne Evropen Juglindore”’, pjese e te cilit eshte edhe shkolla e jone . Ajo se bashku me 48 shkollat e tjera nga Shqiperia,Kroacia.Serbia,Mali i Zi,Kosova,Bosnje-Hercogovina dhe ish-Republika e Maqedonise kane formuar rrjetin e shkollave pilot per arsimin gjitheperfshires .

• Pasqyrimi ne faqet e saj i çdo fjale e materiali per arritjet ,sygjerimet per te ardhmen ,vlerat e problemati-

kat do te jete real dhe gjitheperfshires.

• Ne jemi krenar qe jemi pjese e ketij projekti , sepse keshtu treguam se pasioni ,vullneti , deshira

,bashkepunimi,besimi reciprok tek njeri –tjetri e kthejne shkollen ne nje vend miqesor dhe te hapur per te gjithe. Le t’i urojme kesaj gazete jetegjatesi dhe le te jete kjo shprese per nxenesit ,mesuesit dhe prinderit per te nisur Ndryshimin.

SHKOLLA QENDER K0MUNITARE

Perfshirja e prinderve ne shkolle eshte çelesi per te ndihmuar nxenesit te jene te suksesshem ne shkolle. Kur prinderit perfshihen ne edukimin e femijeve, atehere femijet kane rezultate me te mira ne mesime. Nuk ka nevoje qe prinderit te kene arsim te larte.Ajo qe nevojitet eshte qe ata te ndergjegjeso-jne femijet e tyre per rendesine e shkolles.

DHJETE GJERA QE PRINDERIT DUAN T’I BEJE MESUESI:

1.Te rrise vetevleresimin e nxenesit, duke perdorur lavderimin ne pergjithesi dhe duke shmangur ash-persine dhe kritiken negative para te tjereve.2.Te njohe nevojat e nxenesit ,interesat,talentin si dhe te gjeje rrugen qe çdo nxenes te mesoje mire.3.Te komunikoje shpesh dhe ne menyre te hapur.Te kontaktoje me prinderit para se te shfaqet problem ne sjelljen dhe perparimin nxenesit dhe te jete konstruktiv ne diskutime.4. T’u jape femijeve rregullisht detyra shtepie dhe t’u tregoje prinderve se si mund t’i ndihmojne femijet e tyre ne detyrat e shtepise.5. Te kete kerkesa te larta dhe te punoje me nxenesit per t’i plotesuar ato.6. Te kujdeset per femijet,sepse ata mesojne me mire kur mesuesit tregohen te ngrohte ,miqesore dhe te kujdesshem.7. Te trajtojne te gjithe femijet njesoj dhe te mos beje dallime.8. Te forcoje disiplinen pozitive ne klase ,te bazuar ne rregullat e shkolles, te cilat duhet t’i beje te qarta qe ne fillim te vitit shkollor ,duke motivuar sjelljet pozitive.9. Te njohe stilet e te mesuarit te secilit nxenes dhe te perdore metoda pune individuale.10. Te inkurajoje pjesemarrjen e prinderve ne punet e shkolles.T’u tregoje prinderve se si ata mund te ndihmojne femijet e tyre ne shtepi.

DHJETE GJERA QE MESUESI DESHIRON QE T’I BEJNE PRINDERIT:

1. Te perfshihen ne edukimin e femijeve te tyre.Kjo i ndihmon nxenesit te mesojne mire ne shkolle dhe ben punen me te lehte.2. Te permiresoje kushtet ne shtepi per te lexuar dhe mesuar.Prindi duhet te kete libra dhe revista per femije dhe t’i lexoje ato me femijet çdo dite.3. Te jape nje shembull pozitiv.Prinderit duhet t’u tregoje femijeve te tyre se te lexosh eshte diçka e kend-eshme dhe e vlefshme.4. Te inkurajojne femijet qe te japin maksimumin ne shkolle.Per te parandaluar stresin,duhet te ndihmohen femijet qe te vendosin qellime qe mund t’i arrijne dhe te mos perfshihen ne shume veprimtari.5. Te dije qe puna me mesimet eshte e para, ndersa veprimtarite e tjera artistike,sportive vijne me pas.6. Te mbeshtese qellimet dhe rregullat e shkolles.Prindi duhet te kujdeset te mos nenvleresoje qellimet,vlerat, rregullat dhe disiplinen shkollore.7. Te nxise femijen e tij,por me mase.Prinderit duhet te inkurajojne femijen qe te bejne me te miren qe ata dine,por ne asnje rast nuk duhet perdorur presion i madh duke iu kerkuar gjera qe jane jashte mundesive dhe moshes se tyre.8. Te njoftoje mesuesin sa me shpejte qe te jete e mundur kur femija ka problem ,me qellim qe te nderhyet ne kohen e duhur.9. Te ushtroje pergjegjesite e prindit dhe te mos pandehe se kete gje e ben shkolla.Te disiplinuarit e femijes eshte me shume nje pergjegjesi e prindit sesa e shkolles.10. Te kuptoje qe alkooli apo mbremjet e zgjatura kohe pa kohe dhe pa masen e duhur jane problem po aq serioze sa dhe abuzimi me drogen.Te gjitha keto ndikojne ne shendetin e femijes dhe ne ecurine e tij ne shkolle.

GJITHË PËRFSHIRJABote prej endrrash.Po.Ne te vertete kjo eshte ajo qe çdo njeri, perfshire ketu edhe une me shume se çdokush, e deshiron nje gje te tille.Nje bote e ndertuar me nje “arkitekture femijerore”.Po valle si mund te jete kjo ?! E thjesht fare.Ca ide gjeniale femijesh te perziera me pak fantazi, plus origjina e idese, pastaj ne fund fare kjo substance te hidhej ne formen e pluhurit me xixa, ku çdo njeri te merrte pak nga ky pluhur. Menjehere do te ndihej ndryshimi.Nuancat qe njerezit do te kishin fituar, ne femijet do t’i ndienim menjehere.Kjo per faktin se realiteti shoqeror i sotshem do te zhdukej.lndiferenca, arroganca dhe injoranca, vese morale keto qe sjellin vetem perçarje ne shoqeri do te zhdukeshin pergjithmone; femijet nuk e lejojne nje njeri me keto vese ne shoqerine e tyre shume domethenese.

Çka mbetur a thua ? Ahhh...Paqe, harmoni, gezim,lumturi e me e domosdoshmja barazi.Tani te gjithe do te ndihmonin njeri-tjetrin.Nje i moshuar do te ishte ne mesin e kolopuçave duke luajtuar, gezuar, kenduar e duke degjuar vjershat e tyre; nje vajze invalide...Po pse ta quaj keshtu valle ?! Ajo tani do te ndihej njeriu me i forte e me i lumtur ne bote,sepse adoleshentet do te krijonin kushtet me te pershtatshme qe ajo te ndiente veten si ne, te mesonte si ne, te integrohej ne shoqeri njelloj si ne; kjo do te thote qe nuk do te kishte me nje “monarki shkollore” .Jo.Prinderit e nxenesve duhet te jene te pranishem aty per te dhene ide se si mund te krijonin nje kohe te caktuar argetimi per femijet, pa kaluar limitet.Kjo do te terhiqte me shume deshiren e nxenesve per te mesuar.Mesuesi duhet te jete miku me i mire per ta. Sa shume e shume gjera te tjera qe do te ndryshonin.Pra, siç e shikoni edhe vet, femijet do te ishin ata qe do te hidhnin hapat e pare per krijimin e kesaj shoqerie, sepse ata jane te atille, jane ata qe kerkojne perfshirje kudo; nje fjale e tyre mund te sillte ndryshimin.Shoqeria njerezore e ka brenda, e ka ne vetvete gjitheperfshirjen , sepse ajo perbehet nga lloj-lloj individesh, sipas grupmoshave, karaktereve, gjinive e cilesive etj.

Por, ne te vertete, kjo gjitheperfshirje shpesh harrohet, ose shmanget. Eshte rinia,perfshire edhe moshat e vogla, si pjesa me vitale e shoqerise, qe duhet te luftoje e ta ngreje zerin per vete e shtresat e tjera te shoqer-ise per te marre pjese ne te gjitha veprimtarite e jetes.

Me guxim ajo duhet te jete e pranishme e te jape bonntributin e vet per çdo problem ne gjithe jeten shoqerore, per t’u bere vete e kohes e per te bere kete jete te kohes.Mendimi im eshte qe jeta eshte nje projekt pa kopertine, qe se shpejti me ane te gjitheperfshirjes do te behej e mundur vendosja e nje kopertine me nuance te bukura shoqerore.

Shkruar nga Gertila Brahaj / Klasa: IX-A

ÇFARE DO TE NDRYSHOJA NE MARREDHENIET E MIA ME MESUESIT

Kur flas per nje mesues ideal i referohem hapesires jashte detyres se tij te mesimdhenies.Kur flas per mesuesin ideal, kam parasysh ate mesues qe di te menaxhoje me se miri marredhenien e tij me nx-enesin.Me kete nenkuptoj nje mesues qe eshte gjithmone prane meje per te me keshilluar , ndihmuar e kuptuar ...Por per hir te se vertetes kjo nuk aplikohet nga disa mesues . Edhe pse ata kane nje detyre kaq hu-manitare gabojne pa dashur dhe nder “gabimet” eshte edhe “diskriminimi” qe i behet nxenesve.Pra bejne nje dallim ndermjet nxenesit te “mire” dhe atij te “keq”, dallim i thelbesor eshte dhenia e fjales Nje gabim tjeter eshte edhe ndertimi i nje kulti per nje nxenes dhe vleresimi pozitivisht i nxenesit pava-resisht kapacitetit te tij .Duke qene se tema e kesaj eseje eshte te vere ne dukje qabimet e mesuesve , une jam i lumtur , sepse po te ishte e kunderta nuk do te mjaftonte fletorja qe ta mbaroja kete ese .Sipas meje mesuesit meri-tojne 365 “ 7 Mars” ne vit !

Klevis DOÇI

I DASHUR DITAR?!?!

Ja pra ,ku jam perseri ne te njejten gjendje si pak vite me pare duke u perpjekur per te vazhduar....me mire te themi filluar nje ditar.Une perseri kam te njejtin mendim si heren e kaluar per kete gje.Po pse valle duhet ta bej une nje gje te tiile?!Une nuk bie dakord me zotin Frojd ,i cili thote se ditari na ndihmon shume ne aspektin psikologjik sepse ne “shfryhemi” diku.Ne duke shkruar ne ditar dhe duke mos i shprehur mendimet tona,ne krijojme dy bote.Njera bote eshte demokratike,pa hierarki,nje vend ku ekziston fjala e lire dhe kjo bote eshte “Bota e Ditarit” .Ketu ne s’kemi shqetesime,themi ç’te duam kujt te duam,ketu s’nenshtrohemi nga askush.Bota tjeter eshte “Bota Reale”.Ne kete bote ne ose jemi nenshtrues ose te nenshtruar.Ketu ne s’themi ç’te duam por ate çfare te tjeret duan te degjojne.Kur ne jemi nenshtrues bejme dhe themi gjithçka qe te ruajme kete pozicion ne hierarkine shoqerore.Kjo gje ndodh ,sepse ne kemi frike se po s’i demtuam te tjeret ne fillim atehere ata do na demtojne ne.Ne kemi frike se po s’beme keshtu do dukemi te dobet.Ne kete bote s’ekziston fjala “ te barabarte” por vetem njerez “te larte” dhe “te ulet”.Ndersa njerezit e nenshtruar nga frika se mos demtohen vete,prape thone dhe bejne gjithçka qe te tjeret duan.Ne kete rast ditari na sherben si nje “krevat”,ku per disa ore ne dite ,ne “flejme dhe enderrojme”,deri ne mengjes kur keto “endrra” mbarojne dhe ne zgjohemi ne “Boten Reale”. Jo!!! Njerezit s’duhet te jene keshtu.Ne s’duhet te fshihemi pas nje fletoreje por veten t’a kthejme ne nje “stilolaps”dhe kete bote t’a kthejme ne “ditar”.

Shkruar nga Armand Ahmetaj

“PER NJE MESIMDHENIE NDRYSHE”

Te nxenit: Sot me shume se kurdohere tjeter,eshte procesi me i rendesishem ne fushen e punes te mesuesit e te nxenesit. (….. kemi parasysh veçorite e nxenesit te sotem…..)VLERA• Mesimdhenia ne menyre konceptuale • Mendim dhe reflektim i pavarurSI?!• Maredhenie bashkepunimi afatgjate mesues-nxenes• Te menduarit ne menyre kritike (formimi i opinioneve te pavarura,respektimi i opinionit pedagogjik te te tjereve )• Metoda e mesimdhenies bazuar mbi ide te qendrueshme bashkekohore • Mesues i besueshemALTERNATIVE - STRUKTURA ERR( kuptim i thjeshte : evokim,realizim,reflektim )Mendim kritik - kompleks procesesh qe fillojne me informacionin deri te marrja e vendimitSTRUKTURA ERR• EVOKIMI - Faze udheheqese ne formulimin e pyetjeve dhe qellimeve te te nxenit Vetite : a) Fokuson procesin e te menduaritb) Ngacmon kujtesen e njohurive te meparshme • REALIZIMI - Faze ku jepet materiali i riVetite : a) Nxenesi perfshihet aktivisht b)Punohet ne grupe • REFLEKTIMI - Faze per diskutim ose pune me shkrim (praktike e udhehequr)Vetite : a) Praktike e udhehequr b) Pune e pavarurMODEL (FORMAT) DITARI ME STRUKTUREN E ERR1. OBJEKTIVAT : - formulim i thjeshte por duhet evidentuar shprehite2. FJALE KYÇE : - renditen konceptet baze qe do te fitoje nxenesi ne temen e mesimit3. MJETET : - shenohen e radhiten mjetet e perzgjedhura4. EVOKIMI : - mesuesi tregon temen e mesimit - radhite ne tabele mendimet e nxenesve per kete teme - kerkon çfare presin nxenesit nga kjo - pyet çfare deshirojne sipas temes (ide)5. REALIZIMI: - jepen njohurite e reja ose nxirr/prit kuptimin nga nxenesit6. REFLEKTIMI : a. pyet nxenesit se çfare mesuanb. i nxite ata te bejne pyetje c. provoko per kunderpergjigje7. VLERESIMI :8. DETYRA :

Pergatiti: Hajrie HOXHA

ESSAY : THE BEST DAY OF MY LIFE

I don’t have to search long and hard in my memory bank to find the best day of my life. Today is the best day of my life. Today is the only day in my life. Yesterday is history. Tomorrow is mistery. Today is a gift , so open this gift in the way you want.

This gift has given so much to me. I can read. I can write. I can breathe. I have the best family and best friends ever. I don’t just stop and smell the roses , I count them! I regard each blessing as a gift given specially to me.I think of the wonderful people in my life and give thanks. Right this second in time I’m thankful for each person in my life. There may be some people I don’t like but this don’t make problem for me because this person is in my life to teach me a great lesson. This is the only day to learn how to appreciate people and things in life even the bad ones.Think good thoughts, think pure thoughts, think loving thoughts, do whatever you want , say whatever you want, don’t wait for friday to make fun, do it today and stop caring what other people say about you because they going to judge anyway. These thing will transform your life and the lifes of others around you for good! And all you need to know about the past is that not matter what has happend, it has all worked together to bring you in this moment and this is the moment you can choose to make everything new. Remember, present fixes the past and determines the future!

Worked: Iris OsmanajClass: IX-A

KARTA E PERFORMANCES SE SHKOLLES

Shkolla 9 –vjeçare “Ali PODRIMJA’’ është hapur me 19 nëntor 2012. Ndodhet në rrugën “Agim Ramadani në qytetin Bajram Curri. Godina e shkollës është ndërtuar sipas kërkesave të kohës dhe ka 21 klasa mësimi, laboratore për lëndët kimi, fizikë, biologji ,sallë informatike ( kompjuterat mungojnë ) , zyra për drejtorin, zv/drejtorin, salla e mësuesve, dhomë për mjekun, dentistin dhe psikologun. Shkolla ka palestër,dhomë polifunksionale, arshiv, dhoma për pastrueset.Nxënësit vijne kryesisht ( 90 % ) nga qyeti dhe pjesa tjetër ( 10 % ) nga fshatrat përreth. Pjesa më e madhe e familjeve të nxënësve trajtohen me ndihmë ekonomike.Shkolla ka 27 mësues nga të cilët :• 25 femra • 2 meshkuj • 24 mësues janë me arsim të lartë • 3 mësues janë me arsim të mësëm.Shkolla është fituese e projektit “ Mbështetje rajonale për arsimin gjithëpërfshirës në Evropën Juglindore “ financuar nga Këshilli i Evropës dhe e projektit “Arritje publike” mbështetur nga organizata “Fëmijët janë e ardhmja”.KARTA E SHKOLLESShkolla 9 – vjeçare “Ali PODRIMJA”Numri i nxenesve te shkolles te regjistruar ne fillim te vitit shkollor 499 , nga te cilet :• 230 vajza • 269 djem

Veprimtari për të drejtat e fëmijve Romë

Gjithëpërfshirja në ciklin e lartë

Pastrimi i Oborrit të Shkollës