38
Mars, 2016 Ky dokument është hartuar për t’u rishikuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara. Është përgatitur nga: Kosovo Center for Business Support (KCBS), në partneritet me: Crimson Opportunity Development Energy, Natural Resources and Agriculture Research (ENRA), për Cardno Emerging Markets USA, Ltd., implementues i Projektit EMPOWER Sektori Privat i USAID-it, Kosovë VLERËSIMI I ZINXHIRIT FURNIZUES PËR RICKLIM TË VAJRAVE MOTORIKE

VLERËSIMI I ZINXHIRIT FURNIZUES PËR RICKLIM TË VAJRAVE ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/EMPOWER_Oil-Recycling... · analizës kuantitative të kryer, sasia totale

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: VLERËSIMI I ZINXHIRIT FURNIZUES PËR RICKLIM TË VAJRAVE ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/EMPOWER_Oil-Recycling... · analizës kuantitative të kryer, sasia totale

Mars, 2016

Ky dokument është hartuar për t’u rishikuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve

të Bashkuara. Është përgatitur nga:

Kosovo Center for Business Support (KCBS), në partneritet me:

Crimson Opportunity Development

Energy, Natural Resources and Agriculture Research (ENRA), për

Cardno Emerging Markets USA, Ltd., implementues i

Projektit EMPOWER Sektori Privat i USAID-it, Kosovë

VLERËSIMI I ZINXHIRIT FURNIZUES PËR RICKLIM TË VAJRAVE MOTORIKE

Page 2: VLERËSIMI I ZINXHIRIT FURNIZUES PËR RICKLIM TË VAJRAVE ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/EMPOWER_Oil-Recycling... · analizës kuantitative të kryer, sasia totale

Faqja 2

Përmbajtja

1 Abstrakti ........................................................................................................... 3

2 Hyrje .................................................................................................................. 4

3 Literatura relevante .......................................................................................... 5

3.1 Kërkesa dhe oferta .................................................................................... 6

3.2 Strategjitë për menaxhimin e zinxhirit të furnizimit ................................. 8

3.3 Përgjegjësitë rregullative .......................................................................... 9

3.3.1 Agjensioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) ................ 12

4 Metodologjia e zinxhirit të furnizimit ............................................................. 13

5 Përshkrimi i rastit studimor ............................................................................ 15

6 Vlerësimi i mjedisit ......................................................................................... 16

7 Mbledhja e të dhënave ................................................................................... 19

8 Statistikat deskriptive dhe analiza e rezultateve ............................................ 21

8.1 Shpeshtësia e klientëve ........................................................................... 22

8.2 Gjasat e grumbullimit .............................................................................. 24

8.3 Pengesat në furnizim ............................................................................... 25

8.4 Distanca ................................................................................................... 28

9 Rezultatet e modelit ....................................................................................... 29

9.1 Sasia ......................................................................................................... 29

10 Rezultatet .................................................................................................... 31

10.1 Vetëdijësimi ......................................................................................... 32

11 Referencat ................................................................................................... 34

12 Shtojcë - Pyetësor ....................................................................................... 37

Page 3: VLERËSIMI I ZINXHIRIT FURNIZUES PËR RICKLIM TË VAJRAVE ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/EMPOWER_Oil-Recycling... · analizës kuantitative të kryer, sasia totale

Faqja 3

1 Abstrakti

Bazuar në të gjeturat e këtij studimi, furnizimi me vaj motorik nga regjionet e analizuara

të Kosovës mund të jetë, apo edhe mund të mos jetë, ekonomik. Qytetet e përfshira në

këtë studim janë qytetet më të mëdha të Kosovës – Prishtina, Prizreni, Gjakova, Ferizaji,

dhe Gjilani. Komunat më të vogla si Rahoveci, Malisheva, Suhareka, Kaçaniku, Shtërpca,

Kamenica, Vitia, Novobërda, Kllokoti, dhe Ranilluka po ashtu janë mbuluar. Sipas

analizës kuantitative të kryer, sasia totale e vajit motorik e cila mund të grumbullohet në

vit nga hapësira e analizuar është 270,372 litra për një kosto prej €80,327, ose për çmim

të njësisë prej €0.3 për litër. Transporti dhe kostoja për fuçi përfundojnë në një

përshtatje prej përafërsisht €0.04, mesatarisht. Duke marrë parasysh që importet e vajit

motorik arrijnë në sasinë prej 4.5 milion litra, kjo hapësirë e furnizimit paraqet 6% të

tregut të vajit në Kosovë. Mesatarisht në një muaj, sasia totale e cila do të mund të

grumbullohet në këto komuna është pak më e vogël se 21,000 litra1 me një kosto prej

€6,734.37, apo përafërsisht €0.32 për litër. Ky studim ka gjetur se shumica e bizneseve

në Kosovë momentalisht e shesin vajin motorik te tregtarët e këtij vaji, megjithëse tregu

përfundimtar mbetet i panjohur.

Tabela 1. Përmbledhje e të gjeturave

Kërkesa totale në Kosovë (Litra, me një ndërrim vaji në vit)

1,151,262 - 2,669,257

Numri i veturave që janë më të vjetra se 10 vjet 165,301

Kërkesa vendore vjetore e përllogaritur (litra) Mes 495,904 dhe

1,487,713

Kërkesa javore e vajit të përdorur në litra të nevojshëm për të plotësuar kërkesën vendore (për 8- 27 javë të prodhimit ditor)

56,000

Furnizimi nga hapësira e analizuar 21,000 në muaj

Numri i javëve të periudhës së nevojshme nga porosia deri në furnizim

10.74 – 26

Tonët e CO2 të emituara nëse 1/3 e vajit motorik te importuar në vitin 2015 do të digjej

243,783

1 Sasia vjetore është më e madhe se 21,000 x 12, pasi biznese të ndryshmemund të mbushin 200

litra më shpejt.

Page 4: VLERËSIMI I ZINXHIRIT FURNIZUES PËR RICKLIM TË VAJRAVE ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/EMPOWER_Oil-Recycling... · analizës kuantitative të kryer, sasia totale

Faqja 4

2 Hyrje

Kjo analizë është një studim rasti i zinxhirit potencial të furnizimit për riciklimin e vajit

motorik në Kosovë. Studimi është i bazuar në informatat e grumbulluara nga furnizuesit

potencial, duke shfaqur metodat më të mira të kostos efektive për të mbajtur një

furnizim të besueshëm. Analizat janë kryer kryesisht në komunat që gjenden në pjesën

jug-lindore të Kosovës, duke përfshirë komunat si Prishtina, Prizreni, Gjakova, Ferizaji,

Gjilani, Rahoveci, Malisheva, Suhareka, Kaçaniku, Shtërpca, Kamenica, Vitia, Novobërda,

Kllokoti, dhe Ranilluka. Përbrenda zinxhirit të furnizimit janë identifikuar autoserviset,

bizneset me flotë të madhe automjetesh, si dhe shërbimet transportuese. Më tutje,

kapacitetet e tyre sa i përket vajit motorik të përdorur janë vlerësuar, bashkë me

vullnetin e tyre për t’u bërë pjesë e një rrjeti të grumbullim-furnizimit. Llojet e bizneseve

që janë marrë në konsideratë për zinxhirin e furnizimit përfshijnë mekanikët, pikat e

servisit, pikat për mirëmbajtjen e qendrave të transportit, dhe vendet të cilat mund të

shërbejnë si pika grumbullimi për komunitetin në përgjithësi. Këto lokacione dhe

kapacitete furnizimi janë vlerësuar me një metodologji dinamike optimizimi për të

zgjidhur çështjen e efiçencës së kostos së biznesit, çmimeve të tyre, dhe aspektit kohor

të zinxhirit të furnizimit, duke i plotësuar objektivat mjedisore dhe ekonomike të

biznesit të riciklimit të vajit motorik në të njëjtën kohë.

Rëndësia e riciklimit të vajit motorik qëndron në përdorimin e gjerë të vajit dhe

në përfitimet nga riciklimi i tij në fusha tjera. Lubrifikantët dhe vajërat industrialë janë

elemente të rëndësishme për funksionimin e makinerive të ndryshme dhe motorëve që

përdoren çdo ditë. Vaji motorik i ricikluar mund të përdoret nga rafineritë për të

gjeneruar vajëra bazë për lubrifikim të cilat pastaj përdoren për të prodhuar vaj

motorik2. Sido që të jetë, në një pikë të caktuar gjatë jetës së tyre, vajërat e motorit e

humbin cilësinë e tyre dhe ndalojnë së funksionuari si duhet dhe si rezultat kanë nevojë

për ndërrim3 për shkak të substancave të tyre toksike, siç janë hidrokarburet poliklonike

2 Ladock, “Recycling Motor Oil.”

3 European Commission, “Waste Oils.”

Page 5: VLERËSIMI I ZINXHIRIT FURNIZUES PËR RICKLIM TË VAJRAVE ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/EMPOWER_Oil-Recycling... · analizës kuantitative të kryer, sasia totale

Faqja 5

aromatike, që dihet se shkaktojnë kancer dhe e degradojnë ambientin4. Me qëllim të

shmangies së kontaminimit të ambientit dhe mënjanimit të kërcënimeve potenciale

shëndetësore, është shumë e rëndësishme të sigurohet që këto vajëra motorike të

hedhura të trajtohen nga grumbulluesit e autorizuar dhe të jenë të siguruara me masa

adekuate të përpunimit.

Nga perspektiva sociale, ambienti i Kosovës ka burime të identifikueshme dhe të

shpërndara të ndotjes, siç është ndotja e ajrit dhe largimi jo i duhur i mbeturinave

komunale. Këto mënyra jo të duhura të largimit të mbeturinave komunale përfshijnë

edhe hudhjen e vajit motorik në ambiente me bazë ujore. Në këtë moment, Kosova nuk

ka mekanizëm për të filtruar ujin për konsum njerëzor në asnjë nga ujëndarësit. Për këtë

arsye, minimizimi i ndotësve të njohur në sistem potencialisht mundet të parandalojë

degradimin ambiental dhe të përmirësojë shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve të

Kosovës.

Në Kosovë, procesi i riciklimit të çfarëdo materiali në përgjithësi mungon, me

shumë pak apo fare informacion sa i përket procedurave për të bërë një gjë të tillë5. Ligji

për mbeturinat, i cili e mbulon edhe riciklimin e vajit të përdorur motorik, nuk është

zbatuar. Një raport i kryer nga Instituti i Stabilitetit Kosovar (IKS) ka ardhur në përfundim

se ekziston një paqartësi në ligj kur bëhet fjalë për politikat mjedisore. Ndryshe nga

strategjitë për energji apo ambient, riciklimi dhe grumbullimi i mbeturinave është i

vjetëruar për shkak të mos-zbatimit6. Si e tillë, iniciativa e bizneseve private është

thelbësore në udhëheqjen e vendit drejt praktikave të riciklimit.

3 Literatura relevante

4 King, “How Does Used Motor Oil Pollute? | Home Guides | SF Gate.”

5 Wilson, “The Recycling Reality.”

6 Ibid.

Page 6: VLERËSIMI I ZINXHIRIT FURNIZUES PËR RICKLIM TË VAJRAVE ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/EMPOWER_Oil-Recycling... · analizës kuantitative të kryer, sasia totale

Faqja 6

Në mënyrë që një biznes të veprojë brenda Kosovës, disa aspekte të tregut duhet të

vlerësohen – kërkesa dhe oferta, menaxhimi i zinxhirit të furnizimit, si dhe përgjegjësitë

rregullatore.

3.1 Kërkesa dhe oferta

Statistikat e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës mbi telekomunikacionin dhe

transportin tregojnë që numri i mjeteve të regjistruara me motor dhe pa motor është në

trend të rritjes nga viti 2011 në 20147. Tabela 2, e lëshuar nga Ministria e Punëve të

Brendshme të Kosovës, tregon një rritje prej 6.15% nga viti 2013 në vitin 2014, dhe një

rritje totale prej 27.88% nga viti 2011 në 2014.

Tabela 2. Numri total i mjeteve të regjistruara me motor dhe pa motor në Kosovë

Burimi: "Statistikat e telekomunikacionit & transportit." Zyra e Kryeministrit, 2015

Varësisht nga viti dhe faktorët tjerë ekonomikë dhe socialë, numri total i mjeteve

në rrugë nga viti 2013 deri në vitin 2014 është rritur mesatarisht me 3%, ku traktorët

paraqesin rritjen më të madhe. Rritja në periudhën prej vitit 2012 në 2013 ka qenë më e

madhe, me një rritje mesatare të numrit të mjeteve të transportit prej 12%. Duke marrë

7 Zyra e Kryeministrit, “Statistikat e transportit dhe telekomunikacionit.”

Vitet 2011 2012 2013 2014

Veturat 170,321 176,398 222,537 236,145

Automjetet transportuese 3.5t<

10,877 11,547 15,352 15,769

Automjetet transportuese 3.5t>

17,901 18,225 24,659 26,949

Kombi 2,698 2,520 3,225 3,161

Autobusë 1,117 1,298 1,570 1,697

Motoçikleta 546 809 1,488 1,540

Traktorë bujqësorë 39 137 776 1,036

Kamionë me rimorkio 3.5t>

101 117 217 250

Kamionë me rimorkio 3.5t<

1,766 1,800 2,283 2,281

Totali 205,366 212,851 272,107 288,828

Page 7: VLERËSIMI I ZINXHIRIT FURNIZUES PËR RICKLIM TË VAJRAVE ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/EMPOWER_Oil-Recycling... · analizës kuantitative të kryer, sasia totale

Faqja 7

parasysh ndarjen sipas madhësisë së këtyre mjeteve të transportit, veturat e

pasagjerëve mbulojnë përafërsisht 83% të tregut. Rritja në numrin e automjeteve në

Kosovë lidhet në mënyrë direkte me përdorimin e vajit motorik, i cila poashtu është e

ndërlidhur me importin e vajit nga jashtë vendit. Sa më shumë vetura futen në shtetin e

Kosovës, më e lartë është kërkesa për vaj motorik. Përllogaritjet sa i përket totalit të

kërkesës për këtë vaj për këto automjete mund të gjendet në Tabela 3.

Tabela 3. Kërkesa vjetore për vaj motorik

Sipas Adriatik Stavilecit, zyrtar për marrëdhënie me publikun i Doganës së

Kosovës, mesatarisht 20,000 mjete të reja motorike regjistrohen çdo vit në Kosovë, që

tregon se kërkesa për vaj arrin në, së paku, 80,000 litra8. Duke pasur parasysh numrin e

rritur të veturave në treg në periudhën mes viteve 2013 dhe 2014 dhe kërkesën e

përllogaritur për një veturë në Tabela 3, vlerësimi për kërkesën e rritur është 66,423

deri 129,224 litra vaj në vit – duke supozuar që veturat e ndërrojnë vajin një herë në vit.

Përveç mjeteve të regjistruara së pari, veturat në transit përmes Kosovës ka gjasë të

shtojnë kërkesën për vaj. Ky parashikim është i rëndësishëm sepse, siç u tha më lartë,

rritja e numrit të mjeteve motorike në Kosovë lidhet drejtpërdrejtë me përdorimin e

vajit motorik.

8 Stavileci, “Importi i rregullt për vajin motorik dhe hidraulik në Kosovë për 2014 & 2015.”

Vitet Sasia e nevojshme për

mjet (litra) Kërkesa totale e llogaritur

vjetore për vaj (litra)

Veturat 3-9 708,435 - 2,125,305

Automjetet transportuese 3.5t< 4-8 63,076 - 126,152

Automjetet transportuese 3.5t> 8 215,592

Kombi 4-10 12,644 - 31,610

Autobusë 30 50,910

Motoçikleta 2.5-4 3,850 - 6,160

Traktorë bujqësorë 3-8 3,108 - 8,288

Kamionët me rimorkio 3.5t> 37 - 56 9,250 - 14,000

Kamionët me rimorkio 3.5t< 37 - 40 84,397 - 91,240

Totali (Një ndërrim vaji në vit) 1,151,262 - 2,669,257

Page 8: VLERËSIMI I ZINXHIRIT FURNIZUES PËR RICKLIM TË VAJRAVE ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/EMPOWER_Oil-Recycling... · analizës kuantitative të kryer, sasia totale

Faqja 8

Sasia e vajit motorik të importuar është rritur nga viti 2014 në 2015, e cila

ndërlidhet me rritjen e numrit të mjeteve motorike në Kosovë, siç shihet në Tabela 4. Në

vitin 2014, Kosova ka importuar 4,191,050 litra vaj motorik, për një çmim prej

€6,261,000 milion. Sasia e importuar në vitin 2015 është rritur për 3.9%, duke arritur një

total prej 4,530,736 litra, me një çmim prej €6,605,4089. Bazuar në sasinë e vajit të

importuar, bizneset me vetura e ndërrojnë vajin e tyre prej 2 deri 4 herë në vit, me gjasë

varësisht nga përdorimi i tyre.

Tabela 4. Sasia e vajit e importuar gjatë viteve sipas vëllimit dhe vlerës (€) për 2014 dhe 2015

Muaji 2014 2015

Litrat Vlera (€) Litrat Vlera (€) Janar 179,583 275,365 223,582 378,170

Shkurt 374,439 599,478 480,088 725,216,55

Mars 505,631 734,668,18 765,623 932,138

Prill 493,679 721,604 599,294 841,501

Maj 753,482 1,095,848 645,186 920,324

Qershor 446,105 588,024 429,030 706,154

Korrik 513,202 801,552 481,785 722,773

Gusht 372,828 554,631 511,607 808,501

Shtator 552,103 890,454 394,542 570,632

Totali 4,191,051 6,261,623 4,530,736 6,605,408

Burimi:10 3.2 Strategjitë për menaxhimin e zinxhirit të furnizimit

Me qëllim të kapitalizimit në treg për vaj motorik të ricikluar, mënyra se si të bëhet

grumbullimi i vajit motorik të përdorur është vlerësuar. Globalisht, ekzistojnë disa

shembuj të programeve sipas të cilëve mund të modelohet një zinxhir furnizimi për

riciklimin e këtij lloj vaji.

Shembuj të programeve të riciklimit për vajin motorik mund të gjenden në disa

shtete. Në SH.B.A., konsumatorët kanë në dispozicion lokacione që shërbejnë si pika

grumbullimi në trotuar dhe pika për lëshim. Programet e grumbullimit në trotuar u

9 Ibid.

10 Ibid.

Page 9: VLERËSIMI I ZINXHIRIT FURNIZUES PËR RICKLIM TË VAJRAVE ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/EMPOWER_Oil-Recycling... · analizës kuantitative të kryer, sasia totale

Faqja 9

mundësojnë konsumatorëve ta vendosin vajin motorik e tyre në një trotuar për t’u

mbledhur pastaj me pjesën tjetër të materialeve për riciklim dhe mbeturinave11.

Ndërkaq, lokacionet e lëshimit përfshijnë stacione për servisimin e automjeteve, qendra

të riciklimit, dyqane të shitjes së auto pjesëve me pakicë, pikat e lubrifikimit dhe

deponitë, duke e bërë riciklimin më të përshtatshëm. Këto programe implementohen

nga grumbulluesit privatë apo komunalë të mbeturinave, apo një kombinim nga të dyja.

Në Kosovë, përderisa këto lloj programesh nuk janë implementuar ende, duhet

të merren parasysh pikat tjera grumbulluese. Vaji motorik në Kosovë zakonisht blehet

në auto servise apo në dyqane pjesësh të automjeteve. Për këtë arsye, pikat e

grumbullimit për vajin motorik të ricikluar janë auto mekanikët të cilët e mbledhin vajin

e përdorur kur e bëjnë servisimin e veturave, bizneset me vetura, dhe burimet

industriale. Këto kompani mund të përfitojnë nga riciklimi i vajit përmes nxitësve

ekonomikë të shitjes së vajit të përdorur motorik në vend të hedhjes së tij në mënyrë jo

të duhur apo të përdorimit të tij për ngrohje. Përveç kësaj, bizneset industriale të

shkallës së gjerë duhet të përfshihen në këtë treg.

Sa i përket anës së kërkesës për riciklim të vajit motorik në Kosovë, ekzistojnë

tregtarë që operojnë në treg dhe potencialisht eksportojnë vaj të përdorur motorik në

vendet fqinje. Fatkeqësisht, duke marrë parasysh mungesën e të dhënave në lidhje me

këta tregtarë, nuk ka ndonjë mënyrë të vlerësohet madhësia e pjesës së tyre në treg.

Furnizimi me këto vajëra të përdorur vjen nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK)

dhe objekte tjera industriale, auto servise dhe qendra për grumbullimin e vajit të hedhur

tutje12.

3.3 Përgjegjësitë rregullative

Vajërat e përdorur konsiderohen të jenë ndër kontaminuesit më të mëdhenj të tokës

dhe ujit në Kosovë sepse ato hidhen në vende të papërshtatshme, si deponitë komunale

11 “Developing a Used Oil Recycling Program | Best Management Practices | US EPA.”

12 “BTP Holding Sh.p.k.”

Page 10: VLERËSIMI I ZINXHIRIT FURNIZUES PËR RICKLIM TË VAJRAVE ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/EMPOWER_Oil-Recycling... · analizës kuantitative të kryer, sasia totale

Faqja 10

të mbeturinave13. Duke marrë parasysh që Republika e Kosovës synon t’i bashkangjitet

Bashkimit Europian (BE) në të ardhmen, legjislacioni në Kosovë është paralel me

Rregulloret Europiane. Si e tillë, Direktiva për kornizën e mbeturinave 2009/98/EC

shërben si udhërrëfyes për legjislacionin kosovar mbi menaxhimin e mbeturinave14

përmes Nenit 39 të Ligjit mbi mbeturinat Nr.04/L-060 të Kosovës dhe përmes dy

Udhëzimeve Administrative: Nr. 05/2013 mbi menaxhimin e vajërave të përdorur dhe

mbeturinave me vajëra15 dhe Nr. 03/07 për administrimin e mbeturinave dhe vajërave

të përdorura16.

Në pajtim me Rregulloret e BE-së, Kosova synon të fokusohet më tepër në

mënyra ambientaliste për të menaxhuar mbeturinat, duke promovuar, në të njëjtën

kohë, parandalimin, reduktimin, riciklimin dhe përdorimin e sërishëm të mbeturinave.

Sipas Nenit 39 të Ligjit mbi mbeturinat Nr.04/L-060 të Kosovës, individët apo kompanitë

që menaxhojnë mbeturinat e vajërave duhet të jenë të licencuar. Neni 39.2 ndalon

derdhjen e mbeturinave të vajërave në dhe, ujë dhe në sistemin e kanalizimit.

Prodhuesit e mbeturinave të vajërave obligohen me ligj të sigurojnë dorëzimin e këtyre

mbeturinave te njerëzit apo kompanitë e licencuara për menaxhimin e mbeturinave me

vajëra, të cilët obligohen të mbajnë shënime të detajuara17.

Mbeturinat e vajërave duhet të përpunohen duke përdorur mënyra të riciklimit

dhe rafinimit, kur ka mundësi18. Nëse për shkaqe të ndryshme, mbeturinat e vajërave

nuk mund të ripërtërihen, ato duhet të ruhen me efikasitet dhe të hudhen me kujdes19.

Sipas nenit 4 të Udhëzimit Administrativ për menaxhimin e vajërave të përdorur dhe

mbeturinave të vajërave, secili lloj i mbeturinave të vajërave ka kodin e tij sipas të cilit

13 “Gjendja e mbeturinave në Kosovë 2008.”

14 Ibid.

15 Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, “Udhëzimi Administrativ Nr. 05/2013 mbi menaxhimin e

vajërave të përdorur dhe mbeturinave me vajëra.” 16

Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, “Udhëzimi Administrativ Nr.03/07 mbi menaxhimin e vajërave të përdorur dhe mbeturinave me vajëra.” 17

Kuvendi i Republikës së Kosovës, “Ligji mbi mbeturinat.” 18

Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, “Udhëzimi Administrativ Nr. 05/2013 mbi menaxhimin e vajërave të përdorur dhe mbeturinave me vajëra.” 19

Ibid.

Page 11: VLERËSIMI I ZINXHIRIT FURNIZUES PËR RICKLIM TË VAJRAVE ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/EMPOWER_Oil-Recycling... · analizës kuantitative të kryer, sasia totale

Faqja 11

ato klasifikohen dhe menaxhohen20. Mbeturinat e vajërave duhet të filtrohen dhe të

vendosen në kontejnerë të duhur për të shmangur përzierjen me lëngje tjera.

Operatorët e menaxhimit të mbeturinave me vajëra duhet gjithashtu të japin llogari për

efektet anësore negative dhe kontrollimin e emetimit të gazërave, aromave ofensive

dhe efekteve tjera potencialisht negative të veprimtarisë së tyre.

Direktiva Kornizë e Mbeturinave 2008/98/EC, e cila rregullon mbeturinat e

vajërave, i definon mbeturinat e vajërave si çfarëdo vaji mineral, lubrifikant sintetik, apo

industrial i cili konsiderohet të jetë bërë i papërshtatshëm për përdorimin e tij primar21.

Ndërsa, ripërtrirja e mbeturinave me vajëra njihet si proces i largimit të kontaminuesve,

produkteve oksiduese dhe aditivëve tjerë të ndryshëm të gjetur në mbeturinat e

vajërave – me fjalë tjera, procesi i prodhimit të vajërave bazikë duke rafinuar mbeturinat

e vajërave22. Rregullorja përcakton që mbeturinat e vajërave duhet të grumbullohen dhe

të trajtohen duke përdorur metoda të shëndosha mjedisore23.

Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit ambiental dhe njerëzor, Ligji mbi

Mbeturinat Nr.04/L-060 urdhëron ndëshkimet dhe ndalesat në vijim. Sipas Nenit 71 të

Ligjit për mbeturinat, personi i cili administron mbeturinën pa pasur licencë dhe i cili

importon mbeturina jo-të rrezikshme pa lejen e Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit

Hapësinor të Kosovës, do të gjobitet në të holla prej €5,000 deri €50,000. Derisa Neni 73

mbi gjobat i Ligjit për Mbeturinat thotë që një gjobë prej €2,000 deri €5,000 do të

aplikohet kur mbeturinat e vajërave hudhen në dhe, ujë, dhe sistem të kanalizimit dhe

kur mbeturinat e vajërave ruhen apo depozitohen në vende jo të përshtatshme24.

Shtetet evropiane janë të obliguara që së pari të mbledhin mbeturinat me vaj

motorik ndaras dhe, kurdo që është e mundur, t’i trajtojnë këto mbeturina të vajit sipas

20 Ibid.

21 EUR-Lex, “Waste Framework Directive 2008/98/EC.”

22 Ibid.

23 Federal Ministry of Environment, Nature Conservation, Building and Nuclear Safety, “Waste Oil Legislation.” 24

Kuvendi i Republikës së Kosovës, “Ligji për mbeturinat.”

Page 12: VLERËSIMI I ZINXHIRIT FURNIZUES PËR RICKLIM TË VAJRAVE ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/EMPOWER_Oil-Recycling... · analizës kuantitative të kryer, sasia totale

Faqja 12

hierarkisë së preventivës, riciklimit, rigjenerimit të energjisë dhe hedhjes25. Drenazhimi i

mbeturinave të vajit motorik në ujë apo në çfarëdo sistemi të kanalizimit, në dhe, apo

procesimi i këtyre vajërave në atë mënyrë që ato shkaktojnë ndotje të ajrit në nivele të

cilat tejkalojnë nivelet e lejuara me dispozita mjedisore, ndalohen rreptësisht26.

Shtetet anëtare në Europë obligohen që t’i japin prioritet rigjenerimit të vajërave

motorike të përdorur kurdo që kushtet ekonomike e lejojnë një veprim të këtillë, derisa

djegia e mbeturinave me vajëra paraqet kërcënim SERIOZ për ambientin. Rigjenerimi i

vajërave motorike të përdorur, jo vetëm që e lehtëson rigjenerimin e këtyre vajërave të

përdorur, por po ashtu ka një potencial të madh për të ruajtur burimet e çmueshme dhe

shumë përfitime tjera ekonomike pozitive27.

3.3.1 Agjensioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK)

AMMK është një institucion qeveritar, misioni kryesor i të cilit është mbrojtja e

ambientit, duke përfshirë cilësinë e ajrit, ujit, dheut dhe biodiversitetit përmes

monitorimit ambiental dhe raportimit të vazhdueshëm mbi situatën mjedisore në

vend 28 . Për të siguruar një ambient të shëndoshë, AMMK po ashtu promovon

përdorimin e burimeve të energjisë së rigjeneruar dhe përdorimin e qëndrueshëm të

burimeve natyrore. Njësi tjera brenda saj janë Instituti i Kosovës për Mbrojtje Natyrore

(IKMN), Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) dhe Instituti për Planifikim

Hapësinor (IPH). Detyrat dhe përgjegjësitë e AMMK-së janë përcaktuar nga Qeveria e

Kosovës në vitin 2011. Lista e partnerëve që punojnë bashkë me AMMK-në është e

gjatë, duke përfshirë institucionet më të rëndësishme si Ministria e Mjedisit dhe

Planifikimit Hapësinor (MMPH), Ministria e Energjisë dhe Minierave (MEM), Ministria e

25 EUR-Lex, “Waste Framework Directive 2008/98/EC.”

26 Farmer, “Manual of European Environmental Policy.”

27 The Re-refining Industry Section of UEIL, “An Environmental Revieë of Waste Oils Regeneration.”

28 Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit e Kosovës, “Home.”

Page 13: VLERËSIMI I ZINXHIRIT FURNIZUES PËR RICKLIM TË VAJRAVE ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/EMPOWER_Oil-Recycling... · analizës kuantitative të kryer, sasia totale

Faqja 13

Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Ministria e Shëndetësisë (MSH),

Universiteti i Prishtinës (UP) dhe Dogana e Kosovës29.

AMMK ka qenë pjesë e shumë aktiviteteve në vitet e kaluara. Një nga projektet e

saj më thelbësore është Projekti i Binjakëzimit i BE-së për të mbështetur sektorin e

ambientit. Projekti ka zgjatur 22 muaj, nga nëntori 2010 deri në shtator 2012, me një

buxhet total prej €1.1 milionë të financuar nga BE dhe buxheti shtetëror i Kosovës30.

Qëllimi i këtij projekti ishte të ndihmohet Kosova në zhvillimin e administratës moderne

dhe efikase dhe shkathtësive menaxheriale për të implementuar kriteret e kërkuara për

arritjen e standardeve të njëjta me ato të shteteve anëtare të BE-së. Projekti i

binjakëzimit ishte konsideruar si një nga projektet më të suksesshme në sektorin

mjedisor në Kosovë nga të gjithë pjesëmarrësit dhe palët e interesit31.

Bazuar në “Gjendja e mbeturinave në Kosovë 2008,” një dokument i publikuar nga

AMMK, Kosova ballafaqohet me problemet si në vijim: sistemi jo efikas i menaxhimit të

mbeturinave i cili ka nevojë për përmirësim, mungesa e sistemeve të monitorimit për

gjendjen e menaxhimit të mbeturinave dhe mungesa e mekanizmave efikasë për

inkurajimin e ndarjes së mbeturinave dhe reciklimit. Sipas shumë rekomandimeve,

veprimet më thelbësore përfshijnë forcimin e institucioneve të menaxhimit të

mbeturinave, promovimin e riciklimit të mbeturinave dhe zbatimin e politikave

mjedisore që ndalojnë hudhjen e mbeturinave në deponitë ilegale32.

4 Metodologjia e zinxhirit të furnizimit

Analiza e tregut dhe rezultatet optimale të furnizimit për biznesin e riciklimit të vajit

motorik janë vlerësuar duke përdorur metodat e optimizimit dinamik. Supozimi primar

është që biznesi do të dojë të operojë për të mbuluar shpenzimet dhe për të menaxhuar

29 Ibid.

30 Ibid.

31 Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, “AMMK ka finalizuar aktivitetet për vitin 2012 me

promovim të dy nga to.” 32

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit e Kosovës, “Home.”

Page 14: VLERËSIMI I ZINXHIRIT FURNIZUES PËR RICKLIM TË VAJRAVE ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/EMPOWER_Oil-Recycling... · analizës kuantitative të kryer, sasia totale

Faqja 14

një sasi të qëndrueshme të vajit motorik për përpunim. Një objektivë sekondare, por e

rëndësishme për firmën, është të zgjerohet në regjione të tjera të vendit dhe të

ndihmojë në zvogëlimin e barrës mjedisore të mbeturinave të vajit motorik në ambient.

Çelësi për këto zgjidhje është kostoja margjinale e prodhimit, transportimi dhe koha në

përcaktimin e lokacioneve optimale, pikat e grumbullimit, dhe vendimet lidhur me

magazinimin.

Për të modeluar vendimet optimale për firmën, ekuacioni objektiv është

definuar si profit i maksimizuar që u nënshtrohet katër detyrimeve. Çmimet e prodhimit

dhe sasitë për produktet e ndryshme të cilat firma i prodhon janë në vektorin xM.

Vektori paraqet vektorin e kostove të shoqëruar me prodhimin e produkteve. Në

mënyrë që firma të barazohet, çmimi i prodhimit duhet të jetë më i lartë apo i barabartë

me koston e inputit. Një kosto shtesë për magazinim është përfshirë (cs) për inputet e

magazinimit (xI , vaji i përdorur) dhe koston e grumbullimit ( ), të cilat janë të gjitha

funksion i kohës (t). Sidoqoftë, për një furnizim optimal me vaj motorik, kostoja e të

hyrave është supozuar të jetë më e lartë se apo e barabartë me koston e prodhimit.

(1)

Detyrimi i parë i përcaktuar është kuantifikimi i kapaciteti i stokut të kompanisë

së riciklimit sa i përket shumës së vajit motorik të përdorur që grumbullohet. Kapaciteti i

tyre i magazinimit është matur në kuptim të sasisë së vajit të ruajtur nga periudha e

mëparshme ( ), sasia e mbledhur ( ), dhe ajo e shitur dhe e përpunuar ( . Ky

relacion lejon që kapaciteti i rritur i përpunimit të biznesit të riciklimit të vajit motorik të

ndikoj në kapacitetin e tyre të magazinimit. Maksimumi që mund të jetë caktohet

nga kapaciteti i tanishëm i përpunimit është 48,000 litra në ditë.

(2)

Kur fabrika e minimizon magazinimin dhe e grumbullon sasinë që e përpunon,

atëherë . Detyrimi i dytë ka të bëjë me distancën, sasinë dhe

Page 15: VLERËSIMI I ZINXHIRIT FURNIZUES PËR RICKLIM TË VAJRAVE ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/EMPOWER_Oil-Recycling... · analizës kuantitative të kryer, sasia totale

Faqja 15

kohën e grumbullimit të vajit të përdorur motorik nga pikat e grumbullimit deri në

fabrikë.

{ } (3)

Hapi i tretë fokusohet në aspektin kohor të grumbullimit të vajit motorik që varet

nga numri dhe madhësia e kamionëve grumbullues. Siç shihet nga Ekuacioni 3, sasia e

vajit të mbledhur brenda një periudhe të caktuar në qytete specifike duhet të jetë më e

vogël apo e barabartë me kapacitetet e përgjithshëm të kamionëve.

Me qëllim të thjeshtësimit të problemit, njësitë për grumbullim janë fuçi 200

litërshe dhe grumbullimi ndodhë në baza javore. Bizneseve u është kërkuar se me çfarë

çmimi do ta shisnin një fuçi 200 litërshe, duke u ofruar atyre një gamë prej €0.15 deri në

€0.3 për litër. Pastaj, është shënuar çmimi më i ulët të cilin ata kishin shprehur vullnetin

ta pranonin. Nga shablloni, 16 biznese janë përjashtuar për shkak të mungesës së të

dhënave për të verifikuar numrin e konsumatorëve apo furnizimin e pritur, duke lënë

148 biznese në shabllon. Përveç kësaj, ekzistojnë disa mospërputhje të vogla mes asaj se

si bizneset kanë kthyer përgjigje për numrin e konsumatorëve në javë dhe kohën që do

të ju duhej për të mbushur një fuçi 200 litërshe. Me gjasë, kjo është për shkak të

mungesës së mbajtjes së shënimeve, implikimeve tatimore, apo realitetit të mbledhjes

së informatave në Kosovë.

Zinxhiri i furnizimit është ndërtuar hap pas hapi – nga më i thjeshti deri te më

kompleksi. Analiza ka përfshirë 1) vizita individuale në terren në secilën pikë të shitjes,

kur koha është konsideruar një kosto shtesë në javë për të përfaqësuar vlerën e pritjes

për furnizim, apo pikat e grumbullimit të cilat do të mund të rrisin furnizimin dhe të

zvogëlojnë koston e transportit. 2) Komunat pastaj janë grupuar bashkë dhe janë marrë

në konsideratë grumbullime në rrugë vajtje-ardhje duke mbajtur analizën të

pandryshueshme nga skenari i parë. 3) Sasitë e grumbulluara janë përshtatur që të

marrin në konsideratë kohën, dhe 4) çmimet i janë përshtatur një çmimi të vetëm tregu

për tërë Kosovën.

5 Përshkrimi i rastit studimor

Page 16: VLERËSIMI I ZINXHIRIT FURNIZUES PËR RICKLIM TË VAJRAVE ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/EMPOWER_Oil-Recycling... · analizës kuantitative të kryer, sasia totale

Faqja 16

BTP Holding është një fabrikë e vajit në Mitrovicë, Kosovë, e cila prodhon vaj motorik

dhe industrial dhe riciklon dhe përpunon mbetjet e këtij lloj vaji. Reparti për riciklimin e

mbetjeve të vajit motorik ka filluar operimin në vitin 2010. BTP Holding është e vetmja

kompani e licencuar dhe e çertifikuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

për përpunimin industrial të mbetjeve të vajit motorik. Kompania është e çertifikuar me

standardin ISO 9001/2008 për përpunimin dhe riciklimin e mbeturinave. Kompania ka

fuqi punëtore prej 14 punëtorëve të shkathtë dhe një kapacitet prej 2,000 litra të

mbetjeve të vajit motorik në orë. Kapaciteti i saj i magazinimit ndahet mes vajit motorik

të përdorur të papërpunuar (350,000 litra), vajit motorik të përpunuar (170,000 litra)

dhe produktit të gatshëm për shitje me pakicë (280,000 litra).

6 Vlerësimi i mjedisit

Një gallon i vajit motorik të përdorur mund të kontaminojë 1 milion gallonë me ujë33

dhe mund t’i shndërrojë katër akra toke në të papërshtatshme për mbjellje për një

dekadë34. Ky lloj vaji i hedhur mund të kontaminojë deponitë, oborret e pasme dhe

kanalizimet35. Përdorimi i gjerë i vajit motorik për ngrohje, për gjenerim të energjisë

elektrike, asfalt dhe rrugë, dhe mjete transporti tregon rëndësinë dhe

domosdoshmërinë e tij. Sidoqoftë, shqetësimi qëndron në mjedis për shkak të efekteve

të tij të rrezikshme në rast se nuk hidhet në mënyrë të duhur36.

Momentalisht, Kosova nuk ka një sistem të duhur të menaxhimit të mbeturinave

për asnjë lloj mbeturinash (komerciale, të rrezikshme dhe pa rrezikshme), gjë që çon në

ndotje të lartë të ajrit dhe ujit37. Disa nga çështjet kryesore mjedisore të Kosovës

përfshijnë ndotjen e ajrit, rrallësinë e ujit dhe degradimin e tokës. Burimet kryesore të

ndotjes përfshijnë: aktivitetet e prodhimit të energjisë dhe minierave; djegia e drunjëve

33 American Petroleum Institute, “The Oil Recycling Process.”

34 “Environmental & Social Benefits.”

35 Ladock, “Recycling Motor Oil.”

36 Environment, “Why We Should Recycle Used Motor Oil.”

37 THE WORLD BANK GROUP and IN KOSOVO, “Country Snapshot.”

Page 17: VLERËSIMI I ZINXHIRIT FURNIZUES PËR RICKLIM TË VAJRAVE ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/EMPOWER_Oil-Recycling... · analizës kuantitative të kryer, sasia totale

Faqja 17

dhe linjitit për qëllime të ngrohjes shtëpiake; tymi dhe lëshimi i gazrave nga komplekset

e mëdha industriale; deponitë e mbeturinave industriale dhe urbane; dhe lëshimi i

gazrave nga makinat38. Kjo e fundit konsiderohet të jetë një kontribues i madh në

ndotje, veçanërisht në qytete si një burim i madh i ndotjes dhe rrjedhjeve të vajit

motorik. Numri i madh i veturave të vjetra në rrugë dhe përdorimi i karburanteve të

kualitetit të dobët kanë luajtur një rol të madh në këtë situatë39. Situata është

përkeqësuar nga vendimi i Ministrisë së Financave të Kosovës në fillim të vitit 2015, i cili

lejon importimin e automjeteve në Kosovë pa marrë parasysh vitin e tyre të prodhimit.

Megjithatë, shkalla e tatimit caktohet bazuar në vitin e prodhimit të secilit automjet40.

Agjensioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka raportuar lirime të gazërave

serë nga sektori i transportit (dioksidi i karbonit, metani dhe oksidi nitrik) për periudhën

2008-200941. Siç shihet në Tabela 5, lëshimet nga ky sektor janë më të ulëta se ato të

sektorit të energjisë dhe atij të industrisë, por, megjithatë, janë shumë domethënëse në

vete.

Tabela 5. Burimet e gazrave serë sipas sektorit për vitin 2008 dhe 2009

Burimet GHG

Njësia ton/vit

2008 2009

CO2 CH4 N2O CO2 CH4 N2O

Energji 6,221,976.11 5,388.79 252.26 7,040,831.31 5,578.54 269.94

Industri 11,054.45 1.32 0.18 11,474.52 1.37 0.18

Transport 1,073.30 0.15 0.07 1,110.44 0.15 0.07

Total 6,234,103.86 5,390.26 252.81 7,053,416.27 5,580.06 270.19

Burimi: MMPH, “Plani i veprimit mjedisor i Kosovës 2006 – 2010”

Të dhënat e përshkruara në Tabelën 6 nuk ofrojnë informata mbi sasinë e CO2 që

është lëshuar nga mbeturinat e vajit motorik. Sipas përllogaritjeve nga Administrata për

Informacionet për Energji e SH.B.A.-së, një fuçi me mbeturina vaji motorik lëshon 419.12

38 Ibid.

39 MMPH, “Plani i veprimit mjedisor të Kosovës 2006 - 2010.” 40

“Gazeta Lajm – Vendim i Ri Për Import Të Veturave, Nga Sot Nuk Ka Kufizim Vitesh.” 41

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit e Kosovës, “Raporti

mbi gjendjen e ajrit.”

Page 18: VLERËSIMI I ZINXHIRIT FURNIZUES PËR RICKLIM TË VAJRAVE ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/EMPOWER_Oil-Recycling... · analizës kuantitative të kryer, sasia totale

Faqja 18

kg të CO242. Kështu që, nëse supozohet që një e treta e vajit motorik të importuar në

Kosovë në vitin 2015 është për djegie për ngrohje, atëherë do të lëshohen përafërsisht

243,783 tonë CO2.

Rrjedhjet e vajit të motorit në mjedis janë një shqetësim i madh për shkak të

ndikimit të tyre negativ në burimet e ujit dhe dheut. Rrjedhjet e vajit motorik mund të

vijnë nga burime të ndryshme; për shembull, fabrikat industriale që hedhin mbeturina

vaji në ujëndarëset e afërta, uji i kanalizimit të qytetit që përmban substanca të mbetura

nga rrugët dhe automjetet e mbajtura keq43. Vaji i përdorur motorik është një burim

ndotjeje individuale në ujë, i shkaktuar nga uji, nga shiu apo shkrirja e borës që lëviz mbi

dhe përmes tokës dhe pastaj depoziton mbeturinat e vajit dhe ndotësit tjerë në liqene,

lumenj dhe ujëra nëntokësorë44. Vaji motorik rri pezull mbi sipërfaqen e ujit dhe si

rezultat mund ta ndalojë dritën e diellit dhe oksigjenin që të depërtojë në ujë, duke

ndikuar tek peshqit dhe bimët ujore45. Përveç kërcënimit të menjëhershëm, efektet

afatgjata të derdhjes së këtij vaji mund të vazhdojnë për shumë vite duke lënduar këdo

që bjen në kontakt me ujin e kontaminuar. Burimi i këtij problemi është mungesa e

planeve për trajtimin e ujit të ndotur industrial dhe mostrajtimi i ujit nga të reshurat që

grumbullohen nga sipërfaqet operacionale, si për shembull pellgjet sedimentuese,

ndarësit e ujit nga vaji, dhe rezervuaret septikë apo gropat46.

Vaji motorik i përdorur mund të ketë ndikim negativ poashtu në tokë, dhe si

pasojë të kontaminojë furnizimin me ujëra nëntokësore. Vaji motorik që ka migruar

përmes dheut, apo e ka arritur ujin nëntokësor, i nënshtrohet degradimit anaerobik i cili

zgjat deri në 100 vjet47. Vaji motorik i përdorur përmban sasi të konsiderueshme të

42 “Environment - U.S. Energy Information Administration (EIA) - U.S. Energy Information Administration

(EIA).”

43 “Oil Spills: Impact on the Ocean - Sea, Effects, Temperature, Percentage, Important, Largest, Types,

Source, Marine, Oxygen, Human.” 44 “What Is Nonpoint Source Pollution? | Polluted Runoff | US EPA.” 45 Environment, “Why We Should Recycle Used Motor Oil.” 46 MMPH, “Plani i veprimit hapësinor të Kosovës 2006 - 2010,” 20. 47 “Environmental & Social Benefits.”

Page 19: VLERËSIMI I ZINXHIRIT FURNIZUES PËR RICKLIM TË VAJRAVE ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/EMPOWER_Oil-Recycling... · analizës kuantitative të kryer, sasia totale

Faqja 19

metaleve si plumb, zink, bakër, krom, nikel dhe kadmium, të cilat janë substanca toksike

për organizëm48. Prezenca e vajit motorik në dhe ndryshon ciklin biologjik të dheut dhe

pengon zhvillimin e bimëve duke rritur përbërjen e tyre metalike49.

7 Mbledhja e të dhënave

Gjatë analizimit të zinxhirit të furnizimit për riciklimin e vajit motorik në Kosovë, janë

grumbulluar informacione edhe mbi furnizuesit potencialë. Janë kryer një 167 pyetësorë

në gjuhën shqipe, kryesisht në komunat që gjenden në Kosovën jug-lindore, përveç

kryeqytetit, Prishtinës. Këto komuna kanë përfshirë Prishtinën, Prizrenin, Gjakovën,

Ferizajin dhe Gjilanin, si dhe komunat më të vogla si Rahoveci, Malisheva, Suhareka,

Kaqaniku, Shtërpca, Kamenica, Vitia, dhe Ranilluka, siç shihen në Tabela 7.

Llojet e bizneseve të identifikuara dhe të analizuara kanë përfshirë edhe dyqane

riparimi automjetesh dhe qendra për servisimin e automjeteve. Janë vlerësuar

kapacitetet e tyre për të grumbulluar vaj të përdorur si dhe vullneti i tyre për të bërë një

gjë të tillë si pjesë e rrjetit të grumbullim-furnizimit. Bizneset e studiuara janë zgjedhur

në mënyrë të rastësishme. Shumica e bizneseve të studiuara gjenden në zona të cilat

konsiderohen urbane për shkak të mungesës së dyqaneve për riparimin e automjeteve

në rajonet rurale të Kosovës. Bizneset që veprojnë në fshatra, si agjencitë e autobusëve,

taksitë dhe bizneset e automjeteve me qira, kanë treguar se ata u ndërrojnë vajin

veturave të tyre në auto serviset që gjenden në komunat më të mëdha në afërsi.

Bizneset janë identifikuar në zona në të cilat momentalisht BTP Holding nuk operon. Si

versioni në shqip, ashtu edhe ai në anglisht i pyetësorit mund të gjenden në Shtojcë.

Tabela 7. Studimet e kryera në komuna dhe fshatëra

48 Vazquez-Duhalt, “Environmental Impact of Used Motor Oil.” 49

RAFAELVAZQUEZ-DUHALT, “Environmental Impact of Used Motor Oil.”

Page 20: VLERËSIMI I ZINXHIRIT FURNIZUES PËR RICKLIM TË VAJRAVE ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/EMPOWER_Oil-Recycling... · analizës kuantitative të kryer, sasia totale

Faqja 20

Komunat dhe fshatërat N Komunat dhe fshatërat N

Rahovec 5 Gjakovë 12

Gjilan 19 Viti 5

Prizren 18 Malishevë 11

Ranillukë 1 Suharekë 7

Han i Elezit 1 Fushë Kosovë 13

Kamenicë 6 Prishtinë-Vranjevc 13

Prishtinë-Shkup 6 Ferizaj 21

Shtërpce 4 Kacanik 3

Prishtinë-Veternik 5 Prishtinë 16

Në fillim të studimit, bizneseve u është thënë që pjesëmarrja e tyre është

vullnetare dhe se ata do të mund të refuzonin të përgjigjeshin në çfarëdo pyetje të cilën

nuk e dinin apo që nuk ndjeheshin komod t’i përgjigjeshin. Përgjigjet e këtilla janë

koduar si “Nuk e di” (888), “Nuk dua të përgjigjem” (999), “Nuk aplikohet” (777), dhe

“Varet” (4444) për t’u siguruar që mos-përgjigjet të kodohen si zero.

Me anë të përdorimit të koordinatave të GPS të vendndodhjes së BTP Holding

(42.893, 20.879) dhe të atyre të secilit biznes të studiuar, është bërë kalkulimi i

distancës të secilit biznes me pikat e grumbullimit dhe fabrikën. Çmimi i supozuar i

karburantit është €1.01 për litër. Kompania ka dy koleksione kamionësh të madhësive

28,000 litra dhe 3,250 litra, të cilëve iu duhen 25 litra dhe 12 litra karburant,

respektivisht, për 100 km.

BTP Holding ka vendosur të menaxhojë internalisht faktorët si kapaciteti i

transportimit dhe grumbullimi. Sa i përket fabrikës, kapaciteti i saj është 3,000 litra të

vajit motorik dhe industrial në një cikël. Cikli maksimal i prodhimit është 2,500 litra për

12 ditë për procesin e parë, dhe procesi mund të ndërmerret 2 deri 3 herë në javë në

kapacitetin momental. Kompania ka planifikuar investime për të rritur kapacitetin e

prodhimit deri në 10,000 litra për një cikël prej 8 orësh (30,000 litra/ditë). Kapaciteti për

vajin motorik të përdorur në vendin e magazinimit është 3 rezervuare me nga 30 m3 ose

90,000 litra. Çmimet e inputit të cilat kompania është e gatshme të paguajë janë mes

€0.10 dhe €0.25 për një litër të vajit motorik të përdorur.

Page 21: VLERËSIMI I ZINXHIRIT FURNIZUES PËR RICKLIM TË VAJRAVE ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/EMPOWER_Oil-Recycling... · analizës kuantitative të kryer, sasia totale

Faqja 21

Sa i përket prodhimit final, procesi i i prodhimit e shndërron vajin e përdorur

motorik në disa produkte të ndryshme. Prej një fuçie të vetme të vajit të përdorur, rreth

75% riciklohet në vaj motorik, ndërsa produkti i mbetur përzihet me rërë dhe përdoret

në përpunimin e asfaltit. Prej 75% vaj, 80-85% bëhet vaj motori për mjete motorike,

derisa 15% riciklohet në mazut, i cili është vaj për ngrohje. Çmimi i prodhimit për vajin

motorik është mes €2.5 dhe €5 për litër. Vaji i ricikluar motorik zakonisht rekomandohet

për veturat më të vjetra se 10 vjet, që është përafërsisht 70% e numrit të tanishëm të

veturave në Kosovë. Bazuar në kalkulimet në Tabela 3, kjo do të thoshte që 70% e

236,145 veturave janë mbi 10 vjet të vjetra, e cila do të bënte kërkesën vendore për vaj

të ricikluar mes 495,904 dhe 1,487,713 litra në vit.

Kërkesa vendore për vaj motorik mund të përmbushet duke përpunuar vajin e

përdorur në BTP Holding prej 8 deri në 27 javë prodhimi sipas orarit 8 orë në ditë, 5 ditë

në javë. Supozohet që 70% e vajit të përdorur bëhet vaj motorik i ricikluar. Kjo do të

thotë që kërkesa do të duhet të jetë 56,000 litra vaj motorik në javë.

8 Statistikat deskriptive dhe analiza e rezultateve

Bizneset janë pyetur në lidhje me sasitë e grumbullimit me disa pyetje të ndryshme, pasi

që disa prej tyre ishin hezitues të zbulojnë plotësisht informata si numri i klientëve, sasia

totale e mbetjes së vajit motorik të grumbulluar dhe mënyrat e përdorimit alternativ të

tij, kryesisht për shkaqe tatimore dhe ligjore. Së pari, bizneset janë pyetur për

frekuencën e konsumatorëve të tyre në ditë dhe në javë, dhe pastaj për sasinë totale të

mbetjeve të vajit motorik që ata e grumbullojnë bazuar në llojet e mjeteve motorike të

cilat ata normalisht i servisojnë. Të dhënat bazë përshkruhen në këtë seksion para

analizimit se si këto të dhëna përshtaten në rrjetin e përgjithshëm të furnizimit.

Kur mirret parasysh kostoja e grumbullimit, ekzistojnë tre faktorë kryesor që

duhen marrë në konsideratë gjatë analizës së zinxhirit të furnizimit. Këta faktorë janë

distanca e biznesit nga fabrika e vajit në Mitrovicë, sasia minimale dhe ajo maksimale e

vajit motorik të përdorur që mund të grumbullohet në baza mujore, dhe koha e

nevojshme për ta bërë këtë. Me qëllim të vlerësimit të mbetjes së vajit motorik të cilën

Page 22: VLERËSIMI I ZINXHIRIT FURNIZUES PËR RICKLIM TË VAJRAVE ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/EMPOWER_Oil-Recycling... · analizës kuantitative të kryer, sasia totale

Faqja 22

secili biznes mund ta ofrojë në baza javore, janë parashtruar tri pyetje: 1A, Sa

konsumatorë në javë kanë bizneset, peshuar nga proporcioni i sasisë së vajit të nxjerrë

nga mjetet motorike të servisuara që i përkasin kategorive të ndryshme; 2A numri i

javëve i kalkuluar sipas numrit të ditëve; 2B numri i javëve i pyetur drejtpërdrejtë;

8B_Verë, 8B_Dimër, sa i përket numrit të ditëve për të grumbulluar 200 litra mbetje vaji,

sipas sezonit. Numri maksimal i javëve në këto kalkulime të ndryshme është bërë me

qëllim të ofrimit të një vlerësimi konzervativ të furnizimit të mundshmëm nga bizneset e

ndryshme.

8.1 Shpeshtësia e klientëve

Me qëllim të vlerësimit të përputhshmërisë dhe saktësisë së informatave të pranuara

nga anketuesit, po ashtu janë përfshirë pyetjet në lidhje me numrin mesatar të klientëve

që bizneset kanë në baza ditore dhe javore. Brenda mostrës prej 164 bizneseve të

studiuara, 18.3% prej tyre pranojnë mesatarisht 2 deri 3 klientë në ditë, derisa 11.2% e

të anketuarve kanë pohuar se kanë vetëm 1 ose 2 klientë në ditë. Kur shihen numrat e

klientëve që bizneset pranojnë në javë, pjesa më e madhe e tyre (n=19) deklaruan se

zakonisht kanë 10 deri 11 klientë. Megjithatë, një numër më i vogël i të anketuarve

raportuan që kanë deri në 60 klientë në javë. Nga madhësia e mostrës, 37 biznese ose

nuk kanë ditur ose nuk i janë përgjigjur pyetjes në lidhje me numrin e klientëve që kanë

pasur në një ditë apo në javë.

Përderisa analiza ka për qëllim optimizmin mbi zinxhirin e furnizimit, ja vlen të

shihet edhe pritshmëria e konsumatorëve që shkojnë tek mekanikët e anketuar sipas

shpeshtësisë së raportuar. Të dhënat ditore dhe javore për konsumatorët janë vendosur

në pajtim me shpërndarjen e Poissonit. Shpërndarja e Poissonit zakonisht përdoret në

ngjarjet ku ekziston mundësia që një konsumatori të jetë i pavarur dhe i rastësishëm nga

mundësia e konsumatori tjetër. Nëse një komunë apo një biznes ka një probabilitet të

madh të konsumatorëve, atëherë ajo me gjasë do të jetë në gjendje të furnizojnë vajin e

përdorur më shpesh, të konsiderohen si pika grumbullimi, apo të jenë të stimuluar për

Page 23: VLERËSIMI I ZINXHIRIT FURNIZUES PËR RICKLIM TË VAJRAVE ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/EMPOWER_Oil-Recycling... · analizës kuantitative të kryer, sasia totale

Faqja 23

të rritur sasinë e shitur kompanisë së riciklimit. Shpërndarja në Figura 1 dhe Figura 2

është probabiliteti i numrit të konsumatorëve në secilin nga bizneset që janë studiuar,

në baza ditore dhe javore.

Për shembull, në Figura 1, ka pasur vetëm një biznes që ka pasur më shumë se

17 konsumatorë në ditë, kështu që ekziston një mundësi e vogël që ndonjëri nga

bizneset tjera në Kosovë të kenë kaq shumë konsumatorë. Rezultati më i mundshëm

është që bizneset të kenë mesatarisht 1.5 deri 2.5 konsumatorë në ditë. Përveç kësaj,

këto biznese janë paraqitur më shpesh në mostër, që tregon se ekziston një mundësi

prej 25% e zgjedhjes së njërit nga këto biznese në mënyrën të rastësishme. Interpretimi

për Figura 2 është i ngjashëm, duke dhënë të kuptohet se numri më i shpeshtë i

vizitorëve në baza javore është rreth 10 njerëz – mirëpo, gjasa që kjo të ndodhë në

bizneset sipas mostrës është rreth 6%.

Figura 1. Pritshmëria ditore e konsumatorëve që përdorin shpërndarjen Poisson

-

0.05

0.10

0.15

0.20

0.25

0.30

- 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19

Pro

bab

ilite

ti

Numri i konsumatorëve

Ditore

Page 24: VLERËSIMI I ZINXHIRIT FURNIZUES PËR RICKLIM TË VAJRAVE ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/EMPOWER_Oil-Recycling... · analizës kuantitative të kryer, sasia totale

Faqja 24

Figura 2. Pritshmëria javore e konsumatorëve duke përdorur shpërndarjen Poisson

Ndryshimi në numër i konsumatorëve është i rëndësishëm për t’u marrë

parasysh pasi që do të ndikojë në shpeshtësinë me të cilën biznesi mund të mbushë një

fuçi me vaj të përdorur. Sa më të mëdha gjasat që këta konsumatorë të vijnë, aq më

mirë mund të bëhet planifikimi sa i përket caktimit të orarit të marrjes dhe grumbullimit

të vajit motorik në zona të ndryshme; në këtë mënyrë, zbriten kostot e transaksioneve.

Veç kësaj, pasi ka më pak vende me më shumë konsumatorë, mund të jetë ekonomike

të trajtohen këto biznese ndryshe nga ato brenda devijimit nga mesatarja.

8.2 Gjasat e grumbullimit

Për të caktuar sasinë e vajit motorik të grumbulluar nga bizneset, janë parashtruar

pyetje në lidhje me sasinë mesatare të vajit të grumbulluar në javë dhe në muaj. Nga

mostra e studimit të 164 bizneseve, sasia mesatare e vajit motorik të grumbulluar nga

një biznes gjatë një jave do të ishte 49 litra. Sasia më e vogël që një biznes ka deklaruar

se mund t’i mbledhë ka qenë 4 litra në javë. Në ndërkohë, pjesa më e madhe (n=20) e të

anketuarve deklaruan se ata mund të shisnin mesatarisht 50 litra në javë. Përveç kësaj,

20 nga bizneset e studiuara, apo 12.2% e mostrës, deklaruan që do të mund t’i

grumbullonin më shumë se 100, dhe deri në 500 litra në javë.

Duke shikuar sasinë e vajit motorik që mund të grumbullohet në muaj, përgjigjet

më të shpeshta (n=58) ishin mes 100 dhe 200 litra në muaj. Sasia më e vogël e litrave që

një biznes ka raportuar të jetë në gjendje të grumbullojë për një muaj ka qenë 12.5 litra.

-

0.02

0.04

0.06

0.08

0.10

0.12P

rob

abili

teti

Numri i konsumatorëve

Javore

Page 25: VLERËSIMI I ZINXHIRIT FURNIZUES PËR RICKLIM TË VAJRAVE ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/EMPOWER_Oil-Recycling... · analizës kuantitative të kryer, sasia totale

Faqja 25

Ka pasur edhe disa biznese (n=3) që kanë deklaruar se do të mund t’i grumbullonin dhe

shisnin deri në 1,000 litra në muaj. Këto biznese që do të dëshironin të shisnin më

shumë se 1,000 litra, kur janë pyetur për çmimin, kanë treguar se do të do të mund ta

shisnin për €0.3 për litër. Sa i përket kostos oportune, kjo potencialisht do të arrinte në

pesë udhëtime për në bizneset tjera, varësisht nga koha dhe distanca.

Kur janë pyetur për numrin e ditëve që u duhen për ta mbushur një fuçi 200

litërshe me vaj të përdorur, rreth 23.2% e bizneseve të anketuara kanë deklaruar se

atyre u duhen mesatarisht 30 ditë. Bazuar në përgjigjet e marra, koha më e gjatë që i

nevojitet një biznesi të mbushë një fuçi është 912 ditë. Ndërkaq, më e shpejta që një

biznes e mbush një fuçi të këtillë është 2 deri 3 ditë. Varësisht nga sasia e vajit motorik

që tashmë është i magazinuar në fabrikë, biznesi mund të optimizojë numrin e

udhëtimeve dhe distancën.

8.3 Pengesat në furnizim

Një pyetje tjetër në studim ka pasur të bëjë me përdorimin e vajit ,ptprol të nxjerrë.

Pjesa më e madhe e të anketuarve (81.1%) kanë deklaruar se momentalisht e shesin atë

vaj të përdorur. Disa biznese (n=10) kanë bërë të ditur se momentalisht i përdorin

mbetjet e vajit motorik për ngrohje. Siç shihet në Figura 3, bizneset tjera të anketuara

kanë deklaruar se e djegin vajin e tillë, e falin, apo e hudhin tutje. Kur janë pyetur nëse e

shesin vajin e përdorur motorik, përgjigjet ishin kryesisht pozitive me 82.3% të

bizneseve të anketuara që kanë deklaruar se momentalisht e shesin vajin. Ndërsa, 26

nga të anketuarit kane deklaruar se momentalisht nuk e shesin vajin e përdorur motorik.

Nga të gjithë të anketuarit, 92.7% e tyre kanë deklaruar se janë të interesuar ta shesin

vajin motorik, ndërsa 5.5% e tyre kanë thënë se nuk janë të interesuar ta shesin. Arsyet

pse këto biznese nuk kishin dëshirë ta shisnin këtë lloj vaji të përdorur ishin ose sepse

ato e përdorin vajin për ngrohje, se nuk kanë vend të mjaftueshëm për fuçi në objektet

e tyre, ose sepse mendojnë se shitja e vajit motorik të përdorur nuk do t’u sjellë

Page 26: VLERËSIMI I ZINXHIRIT FURNIZUES PËR RICKLIM TË VAJRAVE ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/EMPOWER_Oil-Recycling... · analizës kuantitative të kryer, sasia totale

Faqja 26

përfitime shtesë. Ata që e shesin kanë treguar se ekziston konkurrencë në treg për vaj të

përdorur, dhe se ka tregtarë me të cilët ata bëjnë pazar. Fatkeqësisht, nuk ka pasur

ndonjë mënyrë për të dalluar qartë sa individë marrin pjesë në tregun dytësor.

Figura 3. Përdorimet e ndryshme të vajit të përdorur

Kur janë pyetur për çmimin për të cilin më me dëshirë do t’i shisnin 200 litra vaj

motoriktë përdorur, 43.3% e bizneseve (n=71) kanë deklaruar se €0.25 për litër do të

kishte qenë çmimi më i arsyeshëm. Megjithatë, 25.6% (n=42) e mostrës kanë deklaruar

se ata do t’i shisnin 200 litra për €0.30 për litër, siç shihet në Figura 4. Një pjesë më e

vogël e të anketuarve ishin në gjendje t’i shisnin 200 litra për €0.15 dhe €0.20. Të

anketuarit që ishin në gjendje të shisnin 450 deri 1,000 litra vaj motorik, do ta bënin

këtë vetëm nëse çmimi për litër do të ishte mes €0.25 dhe €0.30.

133

10 5 3 2 2 0

20

40

60

80

100

120

140

They sell it Use it forheating

Burn it Give itAway

Throw it Save it/Don't Sell

it

Nu

mri

i b

izn

ese

ve

Page 27: VLERËSIMI I ZINXHIRIT FURNIZUES PËR RICKLIM TË VAJRAVE ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/EMPOWER_Oil-Recycling... · analizës kuantitative të kryer, sasia totale

Faqja 27

Figura 4. Gatishmëria e të anketuarve për të shitur vajin motorik me çmime të ndryshme

Duke supozuar se ekziston një çmim i vetëm i tregut, sasitë që do të mund të

grumbullohen gjatë një muaji në pika të ndryshme të çmimit janë paraqitur në Tabela 8.

Çmimi mesatar, apo pjerrtësia e lakores së kërkesës, është rreth €0.18 për litër.

Tabela 8. Çmimi dhe sasia e furnizimit

Njësi Çmimi

Çmimi total Vaji total Çmimi

për njësi

0.3 14,529.45 81,211.49 0.18

0.25 10,445.79 58,445.58 0.18

0.2 2,097.85 11,557.07 0.18

0.15 429.71 2,344.00 0.18

Pjesa më e madhe e të anketuarve (65.9%) kanë deklaruar se nuk do të ishin të

gatshëm të shërbenin si pikë grumbulluese për bizneset më të vogla për shkak të

hapësirave të vogla në të cilat ata operojnë, apo për shkak të përgjegjësisë shtesë që ky

veprim do të nënkuptonte për ta. Megjithatë, 17.1% e tyre deklaruan se ishin të

gatshëm të shërbenin si pika grumbulluese për biznese tjera, veçanërisht nëse një

aktivitet i këtillë do të sillte përfitime shtesë për ta.

1

9

24

71

42

1 1 3

0

10

20

30

40

50

60

70

80

0.15 Euro cent 0.2 Euro cent 0.25 Euro cent 0.3 Euro cent

60 litres

200 litres

450 litres

600 litres

1000 litres

Page 28: VLERËSIMI I ZINXHIRIT FURNIZUES PËR RICKLIM TË VAJRAVE ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/EMPOWER_Oil-Recycling... · analizës kuantitative të kryer, sasia totale

Faqja 28

Në këtë analizë janë marrë parasysh edhe ndryshimet sezonale. Siç shihet në

Figura 5, të anketuarit kanë deklaruar që gjatë muajve të verës, ata do të mund të

grumbullonin sasi dy herë më të madhe se sa gjatë dimrit. Në këtë mënyrë, gjatë verës,

sasia mesatare e vajit motorik të përdorur e cila do të mund të grumbullohej mund të

arrijë deri në 7,166 litra, derisa, gjatë dimrit, grumbullimi mesatar do të arrijë deri në

3,920.5 litra. Megjithëse, disa të anketuar kanë treguar se rritjen në furnizim gjatë

sezonit dimëror janë për shkak se njerëzit i ndërrojnë gomat e verës me ato të dimrit,

dhe në të njëjtën kohë e bëjnë edhe servisimin e automjeteve.

Figura 5. Mesatarja në litra e vajit motorik të përdorur gjatë verës dhe dimrit

8.4 Distanca

Pjesa e analizës që i përket distancës fokusohet në kalkulimin e distancës më të afërt

nga një biznes në secilën zonë të studiuar deri te BTP Holding, siç shihet në Figura 6.

Nëntë nga katërmbëdhjetë zonat e studiuara kanë pasur së paku një biznes të

interesuar për të shërbyer si pikë grumbulluese. Këto zona përfshijnë Kaçanikun,

Ferizajin, Gjilanin, Suharekën, Prishtinën, Fushë Kosovën, Kamenicën, dhe rrugët

Prishtinë-Vranjevc dhe Prishtinë-Shkup. Ndërkaq, distanca nga biznesi më i afërt në

secilën zonë deri te BTP Holding është kalkuluar për pjesën tjetër të zonave të studiuara

(N=5) që nuk kanë pasur pika grumbullimi.

7166.00

3920.5

0.00

1000.00

2000.00

3000.00

4000.00

5000.00

6000.00

7000.00

8000.00

Weekly Average (Summer) Weekly Average (Winter)

Lit

rat

e v

aji

t të

pw

rdo

rur

Page 29: VLERËSIMI I ZINXHIRIT FURNIZUES PËR RICKLIM TË VAJRAVE ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/EMPOWER_Oil-Recycling... · analizës kuantitative të kryer, sasia totale

Faqja 29

Tregtia primare me bizneset të cilat janë më larg nga fabrika e BTP Holding do të

mund të matet me nivelin e furnizimit që këto biznese do ta ofrojnë dhe kohën në të

cilën ato mund ta ofrojnë atë. Për shembull, bizneset që ndodhen në Prizren janë më

larg nga fabrika e përpunimit, mirëpo ekzistojnë 2 biznese që janë të gatshme të shesin

mbi 200 litra, 5 biznese që janë të gatshme të pranojnë çmime nën €0.2 për litër, dhe 5

që janë në gjendje të furnizojnë me 200 litra në më pak se 4.5 muaj.

Figura 6. Distanca nga pikat e grumbullimit dhe biznesi më i afërt në secilën zonë të studiuar me BTP Holding

Nëse qëllimi i kompanisë është të minimizohet distanca e nevojshme e udhëtimit

për të marrë një furnizim me vaj, atëherë mund të kalkulohen distancat e skajshme për

një litër. Në këtë rast, është i nevojshëm një furnizim i përcaktuar minimalisht brenda

zonës me qëllim që të sigurohet që furnizimi të mos jetë baraz me zero. Alternativisht,

kompania mund të caktojë një distancë maksimale në të cilën është e gatshme të

udhëtojë.

9 Rezultatet e modelit

9.1 Sasia

72.1 km

47.1 km

83.3 km

83.7 km

86.4 km

92.4 km

66.5 km 37 km 45.2 km

35.3 km

99.6 km

83.8 km

93.9 km

89.9 km

Ferizaj

Fushe Kosove

Gjakove

Gjilan

Kacanik/Hani I Elezit

Kamenice

Malisheve

Prishtine

Prishtine/Shkup

Prishtine/Vranjevc

Prizren

Shterpce

Suhareke

Viti

Page 30: VLERËSIMI I ZINXHIRIT FURNIZUES PËR RICKLIM TË VAJRAVE ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/EMPOWER_Oil-Recycling... · analizës kuantitative të kryer, sasia totale

Faqja 30

Objektiva e firmës është maksimizimi i sasisë së vajit motorik të grumbulluar, pa

llogaritur pengesat në fillim, dhe pastaj të shtojë shtresa të pengesave relevante si

kostoja, distanca dhe koha. Modelimi i potencialit për furnizim duke përdorur

Ekuacionin 3, duke supozuar një vit 52 javor, dhe një furnizim maksimal të supozuar në

javë, sjellë sasinë totale të vajit motorik që mund të grumbullohet, e cila është 270,372

litra, me një kosto prej €80,327, apo një çmim për njësi prej €0.3 për litër. Ndërkaq,

kostoja e transportimit dhe e fuçive pas përshtatjes përfundojnë në përafërsisht €0.04,

mesatarisht.

Duke pasur parasysh që vaji motorik i importuar në Kosovë kap sasinë prej 4.5

milion litra, kjo fushë e furnizimit paraqet 6% të tregut. Mesatarisht në një muaj, sasia

totale e cila mund të grumbullohet në këto zona është pak më pak se 21,000 litra50 me

një çmim prej €6,734.37, apo €0.32 për litër. Kjo sasi mujore do të mund të përpunohet

në 10.5 orë duke përdorur pajisjet e tanishme të BTP Holding.

Figura 7. Sasia e fuçive në javë sipas javëve të grumbullimit

50 Sasia vjetore është më e madhe se 21,000 x 12, duke pasur parasysh që biznese të ndryshme

mund të mbushin 200 litra më shpejt.

0

50

100

150

200

250

300

350

400

450

0 10 20 30 40 50 60 70

Nu

mri

i f

uçi

ve

ja

Koha

Page 31: VLERËSIMI I ZINXHIRIT FURNIZUES PËR RICKLIM TË VAJRAVE ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/EMPOWER_Oil-Recycling... · analizës kuantitative të kryer, sasia totale

Faqja 31

Sidoqoftë, nëse litrat do të ishin përshtatur sipas numrit të javëve për të marrë

sasinë javore të vajit motorik të përdorur në dispozicion, dhe pastaj të pjesëtoheshin me

çmimin me të cilin ishin të gatshëm ta shesin, secili biznes do të kishte një sasi

margjinale për euro cent. Kjo sasi pastaj do të mund të optimizohej në mënyrë të atillë

që BTP Holding do të mund të grumbullonte sasinë maksimale të vajit motorik gjatë

muajit, ose çmimin minimal të nevojshëm për të mbledhur një sasi të caktuar të vajit.

Nëse BTP Holding dëshiron të mbledhë 56,000 litra vaj motorik nga këta furnizues,

mesatarisht do t’i duhen 10.74 javë dhe maksimalisht 26 javë nga komunat e

mëposhtme (Tabela 9). Kjo do të thotë që koha mes fillimit dhe përfundimit të

grumbullimit para fillimit të përpunimit është mesatarisht 11 javë për këto zona.

Tabela 9. Numri i fuçive sipas komunave për të arritur 56,000 litra

Komuna Numri i fuçive

Ferizaj 30.00

Fushë Kosovë 49.00

Gjakovë 25.00

Gjilan 49.00

Kacanik 2.00

Kamenicë 0.00

Malishevë 9.00

Prishtinë 30.00

Prishtinë/Shkup 28.00

Prishtinë/Vranjevc 36.00

Prizren 28.00

Rahovec 7.00

Shtërpce 5.00

Suharekë 10.00

Viti 6.00

10 Rezultatet

Një ndër çështjet më të rëndësishme në analizën e tregut është fakti se furnizimi me vaj

motorik të përdorur tani për tani nuk është i mjaftueshëm sa për të maksimizuar sasinë

në magazinim apo për të maksimizuar nevojat ditore për të drejtuar pajisjet për

Page 32: VLERËSIMI I ZINXHIRIT FURNIZUES PËR RICKLIM TË VAJRAVE ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/EMPOWER_Oil-Recycling... · analizës kuantitative të kryer, sasia totale

Faqja 32

përpunimin e vajit. Varësisht nga ajo se si biznesi grumbullon nga furnizuesit e tanishëm,

sasitë nga këto komuna mund ta pakësojnë koston për njësi të grumbullimit.

Përveç kësaj, nëse furnizuesit më të mëdhenj si KEK-u, i cili është vizituar dhe

ishte duke pritur për një tender tjetër për vaj të ricikluar, të ishte në gjendje të mblidhte

një furnizim më të madh për kompaninë, atëherë sasitë më të vogla mund të ndër-

subvencionohen. Sidoqoftë, ekonomikisht, një gjë e tillë do të duhet të bëhej me një

qëllim të balancimit të çmimit, distancës dhe kohës së furnizimit.

Për shkak të mungesës së furnizimit, pengesat e mbetura në Ekuacionet

optimizuese 1 dhe 2 nuk do të jenë detyruese, dhe për këtë arsye, kostoja margjinale e

magazinimit do të jetë baraz me kostot joproduktive të mos-funksionimit të makinave.

Po ashtu, kostoja margjinale e grumbullimit do të duhet të jetë më e vogël se vlera

margjinale e shitjes së produkteve të vajit motorik. Megjithatë, siç është theksuar në

seksionin e të dhënave, operacioni nuk duhet të vazhdojë 24 orë në ditë dhe 7 ditë në

javë për të përmbushur kërkesën vendore. Mund të ekzistojnë rrugë më profitabile sa i

përket produkteve tjera që mund të vijnë nga vaji motorik i ricikluar (p.sh. vaji i rëndë i

karburantit i nevojshëm për ngrohje). Megjithatë, ky veprim do të duhet të matet karshi

kostos së menjëhershme më të ulët për ngrohje, e që zakonisht është druri apo linjiti.

10.1 Vetëdijësimi

Ngritja e vetëdijësimit publik po ashtu mund ta ngrisë edhe mundësinë e riciklimit të

vajit motorik. Këto lloj fushatash mund të përfshijnë informimin e qytetarëve se si ta

hedhin vajin në mënyrë të duhur, duke vendosur dhe duke shfaqur lokacionet e hedhjes

dhe duke krijuar ueb faqe informative51. Komunat mund të jenë partnerë në këto

fushata vetëdijësimi.

Strategjia Kosovare e Ambientit (2011-2015) përfshin plane dhe programe për

edukimin mjedisor në nivele të ndryshme shkollore. Këto programe tentojnë të

51 “Developing a Used Oil Recycling Program | Best Management Practices | US EPA.”

Page 33: VLERËSIMI I ZINXHIRIT FURNIZUES PËR RICKLIM TË VAJRAVE ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/EMPOWER_Oil-Recycling... · analizës kuantitative të kryer, sasia totale

Faqja 33

përfshijnë çështje mjedisore dhe zhvillim të qëndrueshëm, ose si lëndë zgjedhore ose si

lëndë fakultative. Përveç kësaj, përveç mungesës së monitorimit të ndotësve në Kosovë,

parimi “ndotësi paguan” do të jetë problematik për t’u zbatuar në afat të shkurtër52.

Korniza ligjore në Kosovë nuk i inkurajon aq shumë subjektet ekonomike për t’i kushtuar

kujdes të veçantë ambientit dhe për të instaluar dhe përdorur teknologji më të pastra53.

52 Ministria e Mdhe Planifikimit Hapësinor, “Revidimi dhe azhurnimi i KES (2011‐2015).” 53 Ibid.

Page 34: VLERËSIMI I ZINXHIRIT FURNIZUES PËR RICKLIM TË VAJRAVE ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/EMPOWER_Oil-Recycling... · analizës kuantitative të kryer, sasia totale

Faqja 34

11 Referencat

American Petroleum Institute. “The Oil Recycling Process,” n.d. http://www.recycleoil.org/recycle_oil_process/benefits.html.

AMSOIL. “AMSOIL Online Product Application Guide.” Accessed November 11, 2015. http:// www.amsoil.com/mygarage/vehiclelookuppage.aspx.

Balkan Insight. “Kosovo Customs Chief Assaulted,” January 2008. http:// www.balkaninsight.com/en/article/kosovo-customs-chief-assaulted.

“BTP Holding Sh.p.k.” Accessed November 12, 2015. http:// www.btp-holding.com/en/.

“Developing a Used Oil Recycling Program | Best Management Practices | US EPA.” Accessed October 30, 2015. http://water.epa.gov/polwaste/npdes/swbmp/Developing-a-Used-Oil-Recycling-Program.cfm.

Embassy of Finland, Pristina. “The EU Tëinning Project ”Support to the Environment Sector in Kosovo” Is Ending,” September 2012. http:// www.finlandkosovo.org/public/default.aspx?contentid=258490&nodeid=42563&contentlan=2&culture=en-US.

“Environmental & Social Benefits.” Biosynthetic Technologies, n.d. http://biosynthetic.com/environmental.

Environment, Department of the. “Why We Should Recycle Used Motor Oil.” Text, April 27, 2010. https://www.environment.gov.au/protection/publications/factsheet-why-we-should-recycle-used-motor-oil.

EUR-Lex. “Waste Framework Directive 2008/98/EC,” 2008. http://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/?uri=CELEX:32008L0098.

European Commission. “Waste Oils,” 2015. http://ec.europa.eu/environment/waste/oil_index.htm.

Farmer, A. M. “Manual of European Environmental Policy,” n.d. http:// www.ieep.eu/assets/1447/0.9_Text_from_cover_of_printed_version_-_final.pdf.

Federal Ministry of Environment, Nature Conservation, Building and Nuclear Safety. “Waste Oil Legislation,” September 1, 2013. http:// www.bmub.bund.de/en/topics/water-waste-soil/waste-management/types-of-waste-waste-flows/waste-oil/waste-oil-legislation/.

“Gazeta Lajm – Vendim i Ri Për Import Të Veturave, Nga Sot Nuk Ka Kufizim Vitesh.” Accessed November 23, 2015. http:// www.gazetalajm.com/vendim-i-ri-per-import-te-veturave-nga-sot-nuk-ka-kufizim-vitesh.html.

Page 35: VLERËSIMI I ZINXHIRIT FURNIZUES PËR RICKLIM TË VAJRAVE ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/EMPOWER_Oil-Recycling... · analizës kuantitative të kryer, sasia totale

Faqja 35

King, Jennifer. “How Does Used Motor Oil Pollute? | Home Guides | SF Gate.” Accessed November 12, 2015. http://homeguides.sfgate.com/used-motor-oil-pollute-79336.html.

Kosovo Environmental Protection Agency. “Home,” 2015. http:// www.ammk-rks.net/?page=2,1.

Ladock, Jason. “Recycling Motor Oil.” Accessed November 4, 2015. http:// www.healthguidance.org/entry/11517/1/Recycling-Motor-Oil.html.

MESP, Ministry of Environment and Spatial Planning. “Kosovo Environmental Action Plan 2006 - 2010,” 2006. http://waterwiki.net/images/b/b9/KosovoEnvActionPlan.pdf.

Ministry of Environment and Spatial Planning. “KEPA Finalized the Activities for 2012 with the Promotion of Two.” Accessed November 26, 2015. http://mmph-rks.org/en-us/News/KEPA-finalized-the-activities-for-2012-with-the-promotion-of-two-537.

———. “REVISING and UPDATING the KOSOVO ENVIRONMENTAL STRATEGY (KES) and NATIONAL ENVIRONMENTAL ACTION PLAN (NEAP) 2011‐ 2015,” May 2011.

Ministry of Environment and Spatial Planning, and Kosovo Environmental Protection Agency. “State of the Air Report,” 2012. http:// www.ammk-rks.net/repository/docs/raporti_i_ajrit__anglisht_18122012.pdf.

Office of the Prime Minister. “Transport and Telecommunications Statistics,” November 2015. https://ask.rks-gov.net/ENG/publikimet/doc_view/1362-transport-and-telecommunications-statistics-q3-2015?tmpl=component&format=raë.

Official Gazette of the Republic of Kosovo. “Administrative Instruction No.03/07 Management of Used Oils and Waste Oils,” 2007. https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=7459.

———. “Administrative Instruction No. 05/2013 on Management of Used Oils and Waste Oils,” 2013. https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=9844.

“Oil Spills: Impact on the Ocean - Sea, Effects, Temperature, Percentage, Important, Largest, Types, Source, Marine, Oxygen, Human.” Accessed November 12, 2015. http://ëëë.ëaterencyclopedia.com/Oc-Po/Oil-Spills-Impact-on-the-Ocean.html.

RAFAELVAZQUEZ-DUHALT. “Environmental Impact of Used Motor Oil,” 1988.

Kuvendi i Republikës së Kosovës. “Ligji mbi mbeturinat,” 2012. http:// www.kuvendikosoves.org/?cid=2,191,924.

Stavileci, Adriatik. “Regular Import of Motor and Hydraulic Oil in Kosovo for 2014 & 2015,” October 2015.

The Re-refining Industry Section of UEIL. “An Environmental Review of Waste Oils Regeneration,” n.d. http:// www.geir-rerefining.org/documents/PositionpaperGEIR161104.pdf.

Page 36: VLERËSIMI I ZINXHIRIT FURNIZUES PËR RICKLIM TË VAJRAVE ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/EMPOWER_Oil-Recycling... · analizës kuantitative të kryer, sasia totale

Faqja 36

“The State of Waste in Kosovo 2008.” Accessed November 6, 2015. http:// www.ammk-rks.net/repository/docs/6State_of_Waste.pdf.

THE WORLD BANK GROUP and IN KOSOVO. “Country Snapshot,” April 2015.

Vazquez-Duhalt, R. “Environmental Impact of Used Motor Oil.” The Science of the Total Environment 79, no. 1 (February 1989): 1.

“What Is Nonpoint Source Pollution? | Polluted Runoff | US EPA.” Accessed November 12, 2015. http://ëater.epa.gov/polëaste/nps/ëhatis.cfm.

Wilson, Chris. “The Recycling Reality,” June 23, 2015. http:// www.kosovotëopointzero.com/en/article/1697/the-recycling-reality.

Page 37: VLERËSIMI I ZINXHIRIT FURNIZUES PËR RICKLIM TË VAJRAVE ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/EMPOWER_Oil-Recycling... · analizës kuantitative të kryer, sasia totale

Faqja 37

12 Shtojcë - Pyetësor

EMPOWER Sektori Privat ZINXHIRI I FURNIZIMIT I RICIKLIMIT TË VAJIT

Emri: Numri kontaktues: GPS Lokacioni: Qyteti: Pyetje mbi furnizimin:

1. Sa klientë i keni? a. Mesatarisht gjatë ditës? _____ b. Mesatarisht gjatë javës? _____ c. Sa lloje automjetesh ju bëni ndërrimin e vajit motorik gjatë javës dhe sa litra

vaj i zë secili lloj?

Lloji Numri i llojit përkatës të automjeteve gjatë javës

Vaji i ndërruar në litra për automjet

2. Cila është sasia e vajit që e nxirrni nga automjetet

a. Gjatë javës? ______ b. Gjatë muajit? _____

3. Numri i ditëve që ju nevojiten për të mbushur një enë 200 litërshe: __________ 4. Çfarë bëni zakonisht me vajin e përdorur? _______________________________ 5. A e shitni vajin e përdorur? Po/Jo 6. A do të ishit të interesuar për të shitur vajin e perdorur? Po/Jo 7. Sa litra vaj të perdorur do të ishit të gatshëm t’i shisni për cmimet e mëposhtme?

a. 0.15 euro cent, _____ litra b. 0.20 euro cent, _____ litra c. 0.25 euro cent, _____ litra d. 0.30 euro cent, _____ litra

8. Ju, si biznes, a do të mund të shërbeni si pikë grumbullimi për kontribuesit e tjerë? Po/Jo Orari i kontributeve

Minimumi Mesatarja Maksimumi

Sezoni Veror Ditor

Javor

Sezoni Dimeror Ditor

Javor

Page 38: VLERËSIMI I ZINXHIRIT FURNIZUES PËR RICKLIM TË VAJRAVE ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/EMPOWER_Oil-Recycling... · analizës kuantitative të kryer, sasia totale

Faqja 38

EMPOWER Private Sector OIL RECYCLING SUPPLY-CHAIN SURVEY

Name: Tel: GPS Location: City: Questions regarding the supply:

1. How many clients do you have during the day: a. Average during the day? _____ b. Average during the week? _____ c. During the week, how many types of vehicles do you change the engine oil

to, and how many liters each vehicle contains?

Type Number of vehicles during the week

How many liters each vehicle contains

2. How many liters of oil do you remove from vehicles a. During the week? ______ b. During the month? _____

3. Number of days you need to fill a container of 200 liters of oil: ______________ 4. What do you usually do with the used/waste oil? _________________________ 5. Do you sell used/waste oil? Yes/No 6. Would you be interested to sell the used/waste oil? Yes/No 7. How many liters of used/waste oil would you be willing to sell for the following

prices? a. 0.15 euro cent, _____ liters

b. 0.20 euro cent, _____ liters c. 0.25 euro cent, _____ liters d. 0.30 euro cent, _____ liters

8. As a business would you be willing to serve as a collection point for other contributors? Yes/No Contribution Schedule

Minimum Average Maximum

Summer Season Daily

Weekly

Winter Season Daily

Weekly