Upload
others
View
2
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
Vështrim i përgjithshëm i projektit dhe vlerësimi i ndikimit kumulativ - Përmbledhje ekzekutive
TAP AG
Dokumenti nr.:
CAL00-C5577-640-Y-TAE-0005 Nr. i rish.: G
Titulli i Dok.:
Vështrim i përgjithshëm i projektit dhe vlerësimi i ndikimit kumulativ - Përmbledhje ekzekutive
Faqja: 2 nga 40
PËRMBAJTJA
0 PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE ................................................................................................... 0-4
0.1 Hyrja 0-4
0.1.1 Projekti TAP .............................................................................................................. 0-4
0.1.2 Aksionerët ................................................................................................................. 0-5
0.1.3 Afatet kohore ............................................................................................................ 0-5
0.2 Fushëveprimi dhe qëllimi i vështrimit të përgjithshme të projektit dhe vlerësimit të ndikimit kumulativ .............................................................................................................................. 0-5
0.3 Qasja dhe metodologjia ........................................................................................................ 0-6
0.3.1 Udhëzimet ndërkombëtare për VNK ........................................................................ 0-6
0.3.2 Komponentët e vlefshëm mjedisorë dhe socialë (KVM-të) ...................................... 0-6
0.3.3 Qasja me gjashtë hapa e IFC-së ndaj VNK ............................................................. 0-6
0.4 Vështrim i përgjithshëm i projektit ........................................................................................ 0-7
0.4.1 Alternativat e rrugëkalimit ......................................................................................... 0-7
0.4.2 Përshkrimi i projektit ................................................................................................. 0-9
0.5 Zona e ndikimit të TAP-it .................................................................................................... 0-13
0.5.1 Zona hapësinore e ndikimit .................................................................................... 0-13
0.5.2 Zona e përkohshme e ndikimit ............................................................................... 0-13
0.6 Burimet e ndikimeve kumulative ......................................................................................... 0-13
0.7 Përzgjedhja dhe prioritizimi i KVM-ve................................................................................. 0-15
0.8 Përshkrimi i KVM-ve parësore ............................................................................................ 0-19
0.9 Vlerësim i ndikimit kumulativ .............................................................................................. 0-20
0.10 Emetimet e gazeve serrë ................................................................................................... 0-21
0.11 Ndikimet kumulative ndërkufitare ....................................................................................... 0-22
0.12 Strategjitë e menaxhimit dhe monitorimit ........................................................................... 0-23
0.13 Angazhimi i palëve të interesit ............................................................................................ 0-34
0.14 Konkluzionet dhe vlerësimi i përgjithshëm ......................................................................... 0-35
0.14.1 Zhvillimi i VKN ........................................................................................................ 0-35
0.14.2 Puna në vazhdim .................................................................................................... 0-37
0.15 Fjalorthi dhe shkurtesat ...................................................................................................... 0-38
TABELAT
Tabela 0.1: Objektet shoqëruese të TAP-it ....................................................................................... 0-12
Tabela 0.2: KVM-të parësorë të përmbledhur................................................................................... 0-17
Tabela 0.3: Krahasimi tregues i emetimeve të gazeve serrë ............................................................ 0-22
Tabela 0.4: Ndikimet kumulative kryesore të mbetura dhe masat lehtësuese të tyre ..................... 0-26
FIGURAT
Figura 0.1: Korridori Jugor i Gazit ....................................................................................................... 0-4
Figura 0.2: Qasja me gjashtë hapa e IFC-së ndaj VNK ...................................................................... 0-7
TAP AG
Dokumenti nr.:
CAL00-C5577-640-Y-TAE-0005 Nr. i rish.: G
Titulli i Dok.:
Vështrim i përgjithshëm i projektit dhe vlerësimi i ndikimit kumulativ - Përmbledhje ekzekutive
Faqja: 3 nga 40
Figura 0.3: Vështrim i përgjithshëm i rrugëkalimit dhe i objekteve të TAP-it ...................................... 0-9
Figura 0.4: Udhëzimet e IFC-së mbi përgjegjësinë për menaxhimin dhe lehtësimin e ndikimeve
kumulative ......................................................................................................................................... 0-24
TAP AG
Dokumenti nr.:
CAL00-C5577-640-Y-TAE-0005 Nr. i rish.: G
Titulli i Dok.:
Vështrim i përgjithshëm i projektit dhe vlerësimi i ndikimit kumulativ - Përmbledhje ekzekutive
Faqja: 4 nga 40
0 PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE
0.1 Hyrja
0.1.1 Projekti TAP
Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) është një tubacion i gazit natyror, që formon pjesë të
Korridorit Jugor të Gazit (shih Figura 0.1 ), i cili do të sjellë gaz natyror nga rezervat e reja
në rajonin e Kaspikut në Europën Jugore dhe Qendrore. Projekti TAP mbështet Bashkimin
Europian në arritjen e qëllimit të tij strategjik për sigurimin e furnizimeve të mëtejshme me
gaz dhe përmbushjen e nevojave në rritje të energjisë.
Figura 0.1: Korridori Jugor i Gazit
TAP është një projekt zhvillimi në një terren ku nuk ka pasur punime të mëparshme të këtij
lloji, që përfshin projektimin, ndërtimin dhe funksionimin e një tubacioni të gazit natyror prej
878 km (shih Figura 0.1). Rruga e gazsjellësit fillon pranë Kipoit në Greqi në kufirin greko-
turk dhe përfundon në Melendugno në Itali, duke kaluar nëpër Greqi, Shqipëri dhe Detin
Adriatik. Gazsjellësi lidhet në pikën e hyrjes së tij me gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP)
dhe në pikën e daljes me rrjetin italian të gazit natyror SRG. Përmbledhja e projektit TAP
jepet në Pjesën 0.4 më poshtë.
TAP AG
Dokumenti nr.:
CAL00-C5577-640-Y-TAE-0005 Nr. i rish.: G
Titulli i Dok.:
Vështrim i përgjithshëm i projektit dhe vlerësimi i ndikimit kumulativ - Përmbledhje ekzekutive
Faqja: 5 nga 40
0.1.2 Aksionerët
Aksionerët aktualë të koncorsiumit TAP përfshijnë: SOCAR (Azerbajxhan, 20%), BP
(Mbretëria e Bashkuar, 20%), Snam SpA (Itali, 20%), Fluxys (Belgjikë, 19%), Enagás
(Spanjë, 16%) dhe Axpo (Zvicër, 5%); të gjitha janë kompani të mëdha energjetike me
përvojë në realizimin dhe funksionimin e projekteve komplekse ndërkombëtare.
0.1.3 Afatet kohore
Ndërtimi i veprave infrastrukturore të hershme filloi në vitin 2015 me ndërtimin dhe
rehabilitimin e rrugëve dhe të urave shqiptare, që kërkoheshin për të përmirësuar sigurinë
dhe aksesin në sheshet e vendosjes së tubacioneve. Ndërmarrja e aktiviteteve kryesore të
ndërtimit filloi në vitin 2016 dhe TAP-i pritet të jetë gati për funksionim nga fillimi i vitit 2020.
0.2 Fushëveprimi dhe qëllimi i vështrimit të përgjithshme të projektit dhe vlerësimit të ndikimit kumulativ
Ky vështrim i përgjithshëm i projektit dhe vlerësimi i ndikimit kumulativ (VNK) është
përgatitur për të bashkuar tok në një raport të vetëm detaje të projektit nga tre vlerësimet e
ndikimit mjedisor e social (VNMS) specifike për secilin vend dhe shtojcat pasuese, deri në
Shtojcën 5 për Greqinë dhe Shtojcën 4 për Shqipërinë, që janë përgatitur për projektin e
Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP). VNK-ja:
• jep një pamje të përgjithshme të projektit TAP për të tre vendet në të cilat ndodhet (Greqi, Shqipëri dhe Itali), duke kombinuar informacionin nga të tre VNMS-të e vendeve ku kalon TAP-i (Greqi, Shqipëri dhe Itali), si dhe duke marrë parasysh ndryshimet më të fundit të projektit dhe informacionin që mund të jetë zëvendësuar ose shtuar nga shtojcat e mëvonshme të VNMS
• përcakton ndikimin hapësinor dhe të përkohshëm për projektin TAP si një i tërë, i cili aktualisht trajtohet mbi një bazë ‘vend-pas-vendi’ vetëm në dokumentet e VNMS për secilin vend pritës dhe jo për projektin në tërësi
• përcakton dhe përshkruan objektet e lidhura me TAP-in në rrjedhën e sipërme dhe të poshtme të projektit dhe objektet përkatëse që lidhen me fazën e ndërtimit në vend, mbi të cilat TAP-i do të ketë një farë ndikimi ose kontrolli
• vlerëson ndikimet kumulative mjedisore e sociale të projektit të TAP-it dhe çdo ndikim kumulativ ndërkufitar në kontekstin e efekteve nga objektet e lidhura me TAP-in, projektet e tjera të palëve të treta në rajon dhe shtytësit e jashtëm mjedisorë dhe socialë natyrorë
• propozon masa shtesë për të shmangur, pakësuar ose lehtësuar ndikimet dhe rreziqet kumulative nëse ato nuk janë identifikuar në VNMS-të individuale të vendeve.
Kjo Përmbledhje Ekzekutive jep një pasqyrë të plotë të VNK që është bërë për projektin e
TAP-it; përmbledhja ka të bëjë më shumë me temat se sa me vendet. Dokumenti i plotë i
VNK është i disponueshëm për t'u parë sipas kërkesës.
TAP AG
Dokumenti nr.:
CAL00-C5577-640-Y-TAE-0005 Nr. i rish.: G
Titulli i Dok.:
Vështrim i përgjithshëm i projektit dhe vlerësimi i ndikimit kumulativ - Përmbledhje ekzekutive
Faqja: 6 nga 40
0.3 Qasja dhe metodologjia
0.3.1 Udhëzimet ndërkombëtare për VNK
Ndikimet kumulative rrjedhin nga efektet e njëpasnjëshme, të rritura dhe/ose të kombinuara
të një projekti a aktiviteti, kur u shtohen ndikimeve të tjera të kaluara, ekzistuese, të
planifikuara dhe/ose të parashikuara në mënyrë të arsyeshme në të ardhmen. Ato mund të
ndodhin sepse, për shembull, disa projekte të të njëjtit lloj janë duke u zhvilluar në afërsi të
madhe hapësinore ose kohore.
Objektivi i përgjithshëm i procesit të VNK për projektin e TAP-it është të identifikojë dhe, atje
ku është e mundur, të eliminojë ose të minimizojë ndikimet negative mjedisore ose social-
ekonomike, që rrjedhin nga aktivitetet e projektit, si dhe të përfshijë masat lehtësuese në
projekt.
Qasja e projektit ndaj VNK bazohet në praktikat më të mira ndërkombëtare të parashtruara
nga Kërkesat e Performancës të Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim (2014), Manuali
Mjedisor dhe Social i Bankës Europiane të Investimeve (2013) dhe Standardet e
Performancës të Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC) (2012), si dhe udhëzimet e
tyre përkatëse.
Në veçanti, ky raport ka pranuar qasjen me gjashtë hapa të VNK të përcaktuara në
Manualin e Praktikave të Mira të IFC-së: Vlerësimi dhe Menaxhimi i Ndikimit Kumulativ:
Udhëzimet për sektorin privat në tregjet në zhvillim (gusht 2013).
0.3.2 Komponentët e vlefshëm mjedisorë dhe socialë (KVM-të)
Në qendër të qasjes së IFC-së është koncepti i komponentëve të vlefshëm mjedisorë dhe
socialë (KVM-të). Manuali i Praktikave të Mira të IFC-së (2013) i përkufizon KVM-të si
"atribute mjedisore dhe sociale, që konsiderohen se janë të rëndësishme në vlerësimin e
rreziqeve; ato mund të jenë:
• karakteristikat fizike, habitatet, popullatat e kafshëve të egra (p.sh., biodiversiteti),
• shërbimet e ekosistemit,
• proceset natyrore (p.sh., ciklet e ujit dhe të lëndëve ushqyese, mikroklima).
• kushtet sociale (p.sh., shëndetësia, ekonomia) ose
• aspektet kulturore (p.sh., ceremonitë tradicionale shpirtërore).”
0.3.3 Qasja me gjashtë hapa e IFC-së ndaj VNK
Figura 0.2 më poshtë shpjegon qasjen me gjashtë hapa të IFC-së ndaj VNK, që është një
proces përsëritës i përbërë nga hapat e mëposhtëm:
• hapat 1 dhe 2: përcaktimi i fushëveprimit. Aktivitetet kryesore në fazën e përcaktimit të fushëveprimit përfshijnë identifikimin e kufijve kohorë dhe hapësinorë të VNK, identifikimin e burimeve të ndikimeve kumulative, si dhe identifikimin dhe caktimin e përparësive të KVM-ve
• hapi 3: vija bazë (pikënisja) e KVM, që përshkruan pse KVM është identifikuar si KVM parësore, shtrirja hapësinore dhe shtrirja kohore e ndikimeve të mundshme në të, gjendja e saj ekzistuese, ndjeshmëria ndaj ndryshimit, aftësia ripërtëritëse/koha e kthimit në gjendjen e mëparshme, faktorët ekzistues të stresit dhe tendenca në gjendjen
TAP AG
Dokumenti nr.:
CAL00-C5577-640-Y-TAE-0005 Nr. i rish.: G
Titulli i Dok.:
Vështrim i përgjithshëm i projektit dhe vlerësimi i ndikimit kumulativ - Përmbledhje ekzekutive
Faqja: 7 nga 40
• hapi 4: vlerësimi i kontributit të projektit në ndikimet kumulative të parashikuara, që rrjedhin nga ndërveprimet midis burimeve të ndikimit kumulativ dhe KVM-ve parësorë
• hapi 5: vlerësimi i rëndësisë së ndikimeve kumulative të parashikuara në realizueshmërinë/qëndrueshmërinë e KVM-ve të prekura
• hapi 6: hartimi dhe implementimi i masave lehtësuese për të menaxhuar kontributin e projektit në ndikimet kumulative të parashikuara. Kjo përfshin jo vetëm menaxhimin e ndikimeve atje ku TAP-i ka kontroll, por edhe konsultimin dhe ndërlidhjen me palët e treta atje ku ndikimet janë jashtë kontrollit të drejtpërdrejtë të TAP-it.
Figura 0.2: Qasja me gjashtë hapa e IFC-së ndaj VNK
0.4 Vështrim i përgjithshëm i projektit
Një përshkrim i qartë i projektit në tërësinë e tij në të tre vendet (Greqi, Shqipëri dhe Itali)
është i nevojshëm për të siguruar detajet e elementeve të projektit për të cilat do të zbatohet
VNK. Pas përfundimit të VNMS-ve të veçanta dhe ndryshimeve shoqëruese në të tre vendet
e përfshira nga projekti i TAP-it, të cilat të gjitha kanë marrë miratimin e rregullt, pamja e
përgjithshme e projektit paraqet një përshkrim në nivelin makro të të gjithë zhvillimit të TAP-
it brenda rajonit, si dhe të objekteve të lidhura me TAP-in si në rrjedhën e sipërme dhe në
atë të poshtme, si dhe të atyre që kërkohen për të mbështetur fazën e ndërtimit në vend.
0.4.1 Alternativat e rrugëkalimit
0.4.1.1 Qasja për përzgjedhjen e rrugëkalimit
Gazsjellësi ndjek një rrugëkalim të zgjedhur me kujdes, që është projektuar për të
minimizuar rrezikun duke shmangur, aq sa lejojnë kufizimet inxhinierike e të ndërtimit, zonat
me popullsi të dendur dhe zonat e ndjeshme nga ana mjedisore e kulturore, si dhe duke
siguruar që ai të kalojë përmes rrugëkalimit më të shkurtër dhe më të cekët në det.
Përzgjedhja e rrugëkalimit të TAP-it ka qenë një proces përsëritës, me një fokus dhe nivel
në rritje të detajeve, duke filluar me një korridor 50 km, duke u ngushtuar gradualisht për të
përcaktuar përfundimisht një korridor ndërtimi 38 m të gjerë për Greqinë e Shqipërinë dhe
TAP AG
Dokumenti nr.:
CAL00-C5577-640-Y-TAE-0005 Nr. i rish.: G
Titulli i Dok.:
Vështrim i përgjithshëm i projektit dhe vlerësimi i ndikimit kumulativ - Përmbledhje ekzekutive
Faqja: 8 nga 40
18 m për Italinë. Për hollësi të mëtejshme, ju lutemi shikoni raportin e Rrugëkalimit të TAP-it
(TAP, 2017). Pas përzgjedhjes së rrugëkalimit të parapëlqyer (ose të rastit bazë), filloi një
proces verifikimi të rrugëkalimit me qëllim vlerësimin e devijimeve lokale nëpër pjesët që
paraqitnin sfida më të mëdha gjeo-teknike, mjedisore, social-ekonomike dhe të trashëgimisë
kulturore.
TAP-i i vlerësoi alternativat e mundshme duke përdorur një sërë kriteresh për të përcaktuar
realizueshmërinë e tyre teknike, mjedisore dhe social-ekonomike. Identifikimi i korridorit të
propozuar të rrugëkalimit u bazua në kufizimet inxhinierike, kufizimet e pronësisë së tokës,
karakteristikat mjedisore dhe vlerësimet për shëndetin dhe sigurinë, të tilla si:
• qendrat e banuara dhe zhvillimet e ardhshme të propozuara
• kufizimet inxhinierike të tilla si rrugët, kabllot ajrore, lumenjtë, hekurudhat dhe tubacionet e tjera të mëdha
• çështjet e ndërtimit të tilla si shpatet anësore dhe kushtet e vështira të tokës si pasojë e gjeologjisë, hidrologjisë dhe përbërjes së dherave të zonës
• nxjerrja e mineraleve dhe zonat e njohura të vendgroposjes së mbeturinave ose të ndotjes
• peizazhi dhe topografia
• ruajtja e natyrës, duke përfshirë zonat e përcaktuara dhe speciet e mbrojtura
• arkeologjia
• distancën më të shkurtër, duke pasur parasysh vlerësimet e mësipërme
0.4.1.2 Procesi i përzgjedhjes së rrugëkalimit të TAP-it
Në Greqi, TAP-i ka bërë çdo përpjekje për të kaluar paralelisht afër me gazsjellësin
ekzistues DESFA për të minimizuar ndikimet mjedisore dhe social-ekonomike. Atje ku janë
bërë devijime të rëndësishme nga rrugëkalimi i DESFA-s, ato kanë qenë të nevojshme për
të pakësuar ndikimin e projektit, siç është pjesa në Rrafshinën e Filipit, që shmangu zonën
torfike pas shqetësimeve të shprehura nga palët e interesit. Gjatë përzgjedhjes së
rrugëkalimit, gjithashtu janë marrë parasysh vështirësi të veçanta teknike (hapësira e
ndërtimit, paqëndrueshmëria e shpateve etj.) pranë gazsjellësit DESFA. Kufizime të tjera të
rëndësishme përfshijnë zonat e mbrojtura dhe zonat me dendësi të lartë të trashëgimisë
kulturore të njohur. Vendndodhja e stacionit të kompresorëve CS00 u përzgjodh mbi bazën
e avantazheve operacionale, minimizimit të rreziqeve të përmbytjeve dhe shpërndarjes së
ajrit për të minimizuar ndikimet në cilësinë e ajrit.
Në Shqipëri u morën parasysh disa korridorë në tokë dhe disa vende pikëtakimi me detin
Adriatik. Ndërmjet faktorëve shtesë të marrë parasysh gjatë përzgjedhjes së rrugëkalimit
ishin ndikimet mbi turizmin dhe shmangia e vendeve të shfrytëzimit të licencuar të guroreve,
të zonave me gjeorreziqe dhe të zonave të ndotura me naftë të papërpunuar nga fusha
naftëmbajtëse në Patos-Marinzë.
Në Itali, kufizimet kryesore për përzgjedhjen e vendtakimit me tokën dhe të rrugëkalimit të
gazsjellësit u përcaktuan nga prania e rrezikut gjeomorfologjik të paraqitur nga
paqëndrueshmëria e mundshme e shkëmbinjve të detit dhe shtrirja e zonës së mbrojtur të
peizazhit në afërsi të terminalit pritës të gazsjellësit (TPG). Përveç kësaj, mikrotuneli i
vendtakimit me tokën u përcaktua për të minimizuar ndërhyrjet në ekosistemet detare dhe
bregdetare.
TAP AG
Dokumenti nr.:
CAL00-C5577-640-Y-TAE-0005 Nr. i rish.: G
Titulli i Dok.:
Vështrim i përgjithshëm i projektit dhe vlerësimi i ndikimit kumulativ - Përmbledhje ekzekutive
Faqja: 9 nga 40
Për alternativat e rrugëkalimit në det përmes Detit Adriatik, vendndodhjet e pikave të takimit
me tokën në Itali dhe Shqipëri kishin ndikimin më të madh mbi korridorin në det të hapur,
pasi ato përcaktuan pikat e fillimit dhe të fundit. Një pengesë kryesore për rrugëkalimin në
det ishte sasia e madhe e municioneve të pashpërthyera të Luftës së Dytë Botërore të
hedhura në shtratin e detit. Një kufizim tjetër kyç ishte qëndrueshmëria e shpatit në anën
shqiptare ndërmjet shelfit kontinental dhe rrafshinës së thellësive. Puna e gjerë studimore
në det lejoi përzgjedhjen e rrugëkalimit më të përshtatshme përmes Detit Adriatik.
Rrugëkalimi i "rastit bazë" të gazsjellësit dhe devijimi i mëpastajmë, si dhe vendndodhja e
stacioneve të kompresorëve dhe të TPG u përzgjodhën pas informacionit të marrë nga
angazhimi i palëve të interesit.
0.4.1.3 Rrugëkalimi bazë i TAP-it
Siç përshkruhet më lart, TAP AG kreu një vlerësim të gjerë e të plotë të alternativave të
rrugëkalimit për të përzgjedhur një rrugëkalim të gazsjellësit teknikisht të realizueshëm, me
ndikimet më të vogla mjedisore, social-ekonomike dhe të trashëgimisë kulturore. Përshkrimi
i projektit i përpiluar në këtë raport jep përmbledhjen më të fundit të historisë së
përzgjedhjes së rrugëkalimit në secilin vend të projektit dhe përcakton rrugëkalimin aktual të
rastit bazë të TAP-it (që tregohet në Figura 0.3).
Figura 0.3: Vështrim i përgjithshëm i rrugëkalimit dhe i objekteve të TAP-it
0.4.2 Përshkrimi i projektit
0.4.2.1 Gazsjellësi
Kapaciteti i projektit fillestar të gazsjellësit është 10 miliardë metra kub në vit (bcma), që
mund të zgjerohet deri në 20 bcma nëpërmjet presionit shtesë. Gazsjellësi do të përfshijë
TAP AG
Dokumenti nr.:
CAL00-C5577-640-Y-TAE-0005 Nr. i rish.: G
Titulli i Dok.:
Vështrim i përgjithshëm i projektit dhe vlerësimi i ndikimit kumulativ - Përmbledhje ekzekutive
Faqja: 10 nga 40
773 km në tokë (550 km në Greqi, 215 km në Shqipëri dhe 8 km në Itali) dhe 105 km në det;
pjesët tokësore të gazsjellësit do të jenë të futura nëntokë.
Gazsjellësi do të përbëhet nga çelik karboni i cilësisë së lartë, i salduar në mënyrë të
vijueshme dhe do të ketë një diametër të jashtëm prej 48 inç (1220 mm) nga pika e tij e
hyrjes në Greqi deri te stacioni i kompresorëve pranë Fierit në Shqipëri (CS03). Më pas,
diametri i gazsjellësit do të zvogëlohet në 36 inç (915 mm) gjatë pjesës së mbetur prej 6 km
në tokë në Shqipëri, si dhe në pjesën detare dhe në pjesën italiane në tokë.
Presioni i projektuar i TAP-it do të jetë 95.5 barg nga lidhja TANAP/TAP te stacioni i
kompresorit Kipoi (CS00); 95 barg përmes Greqisë dhe pjesës më të madhe tokësore të
Shqipërisë; dhe 145 barg në të gjithë pjesën detare dhe në tokë në Itali. Gazsjellësi i
groposur nën tokë do të projektohet për një diapazon temperature minimale dhe maksimale
të parashikuar ndërmjet -12° C dhe 60° C.
Gazsjellësi është projektuar për një jetëgjatësi teknike prej 50 vjetësh. Duke u bazuar në
përvojën ndërkombëtare të industrisë së gazsjellësve, jetëgjatësia aktuale mund të jetë
shumë më e gjatë.
0.4.2.2 Objektet
Përveç gazsjellësit, projekti i TAP-it do të përfshijë komponentët e mëposhtëm në tokë:
• dy stacione kompresori: një pranë Kipoit në Greqi (CS00) dhe një në fillim të pjesës detare pranë Fierit në bregdetin shqiptar (CS03)
• një stacion matës dhe inspektimi e mirëmbajtjeje (“pigging”) në kufirin ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë në anën shqiptare (CS02), i cili do të shndërrohet në stacion kompresori si pjesë e fazës 20 bcma
• një stacion inspektimi e mirëmbajtjeje (“pigging”) pranë Serresit në Greqi (CS01, i cili gjithashtu mund të veprojë si valvul bllokimi); objekti do të shndërrohet në stacion kompresori si pjesë e fazës 20 bcma
• një terminal pritës i gazsjellësit (TPG) pranë Leçes në Itali
• tridhjetë stacione tokësore valvulash bllokimi (SVB) 48 inç në Greqi dhe Shqipëri dhe dy SVB 36 inç në secilën anë të detit Adriatik
• një kabllo me fibra optike që shtrihet paralel me tërë sistemin e gazsjellësit nga CS00 deri tek TPG.
0.4.2.3 Kërkesat për tokë
Për projektin do të nevojitet tokë si përkohësisht ashtu dhe përgjithmonë. Projekti do të
prekë rreth 22.500 ngastra toke: 10.500 në Greqi, 11.800 në Shqipëri dhe 200 në Itali. Ai do
të prekë gjithashtu rreth 45.000 pronarë dhe përdorues të tokës.
Aksesi i përkohshëm në rreth 4000 ha tokë do të nevojitet për brezin e ngushtë të
gazsjellësit, rrugët e hyrjes, kampet e ndërtimit dhe sheshet e tubave. Pas përdorimit për
ndërtim, shumica e vendeve do të rikthehen në gjendjen e tyre të mëparshme.
Toka e marrë përgjithmonë nga TAP-i vlerësohet të jetë deri në 450 ha për të sistemuar
rrugët e hyrjes, 32 stacione e valvulash bllokimi, katër stacione kompresori dhe një terminal
të pritjes së gazsjellësit (TPG).
TAP AG
Dokumenti nr.:
CAL00-C5577-640-Y-TAE-0005 Nr. i rish.: G
Titulli i Dok.:
Vështrim i përgjithshëm i projektit dhe vlerësimi i ndikimit kumulativ - Përmbledhje ekzekutive
Faqja: 11 nga 40
0.4.2.4 Ndërtimi
Ndërtimi do të copëzohet në pjesë të menaxhueshme që quhen “shtrirje”. Para ndërtimit,
rrugëkalimi i gazsjellësit do të studiohet dhe do të shënjohet vija boshtore. Specialistë
mjedisorë dhe arkeologjikë do të shoqërojnë ekipet e studimit të ndërtimit për të shënjuar
qartë vendet e ndjeshme mjedisore dhe arkeologjike. Korridori i ndërtimit të gazsjellësit do
të pastrohet dhe do të nivelohet. Dheu i mbitokës do të grumbullohet në anë të korridorit,
veçmas nga dheu i nëntokës për të parandaluar përzierjen dhe për të ruajtur farat për
rikuperim.
Hendeku i gazsjellësit do të gërmohet në një thellësi prej rreth 2 m duke lejuar që gazsjellësi
të groposet në një thellësi minimale prej 1 m. Groposje më e thellë mund të kërkohet në
kalimet e lumenjve, rrugëve, hekurudhave dhe të tjera.
Gazsjellësi do të ndërtohet me pjesë tubash çeliku nga 12-18 m të gjatë, që do të
transportohen me kamionë nga sheshet e magazinimit të tubave te “shtrirja” e ndërtimit dhe
do të shtrihen të puqur njëri pas tjetrit përgjatë hendekut. Pjesët e veçanta të tubave do të
saldohen së bashku për të formuar gazsjellësin. Një shtresë mbrojtëse do të përdoret dhe
do të testohet për të siguruar mbrojtjen e përshtatshme nga e tubacionit nga gërryerja.
Tubacioni i salduar do të ulet në hendek, pas kësaj hendeku do të mbushet përsëri.
Pas përfundimit të mbushjes, do të fillojë operacioni i restaurimit. Rikthimi në gjendjen e
mëparshme do të përfshijë masat e kontrollit të erozionit dhe ri-gjelbërimin.
Integriteti i tubacionit do të testohet duke mbushur pjesë të veçanta të tubacionit (deri në 20
km të gjatë) me ujë dhe duke i rritur presionin për të identifikuar ndonjë rrjedhje të
mundshme.
Pikëtakimi me tokën në Itali do të ndërtohet duke përdorur teknologjinë e “hapjes së mikro-
tunelit”. Hapja e mikro-tunelit është një proces që përdor një makinë shpimi tunelesh të
kontrolluar nga largësia, e kombinuar me një teknikë shpimi horizontal me krik të tubave për
instalimin e pjesëve të betonit të tunelit (tubat e shtyrë horizontalisht me krik). Mikro-tuneli
lejon instalimin e tubacionit pa qenë nevoja për të gërmuar një hendek të hapur.
Instalimi i gazsjellësit në det do të kryhet pas përfundimit të mikro-tunelit në pikëtakimin me
tokën në Itali. Ky do të jetë një proces i njëpasnjëshëm i ndërtimit dhe i instalimit të tubave,
që do të bëhet nga anije ose maunë për shtrirjen e tubave.
Gjithashtu, edhe integriteti i gazsjellësit në det do të testohet.
0.4.2.5 Funksionimi dhe mirëmbajtja
Gazsjellësi është projektuar që të kërkojë ndërhyrje minimale operacionale dhe për
mirëmbajtje si në tokë ashtu dhe në det. Funksionimi i gazsjellësit do të realizohet nga
shpërndarja e vazhdueshme, e besueshme dhe e sigurt e gazit, në pajtim me praktikën më
të mirë aktuale në industrinë e gazsjellësve. Programet e planifikuara të inspektimit dhe të
mirëmbajtjes do të zbatohen duke përdorur një kombinim të praktikave bashkëkohore të
menaxhimit, metodave të vlerësimit të kushteve, teknologjisë së informacionit dhe analizave
novatore të inxhinierisë teknike për të menaxhuar rreziqet që lidhen me funksionimet
afatgjata të impiantit dhe të pajisjeve.
TAP AG
Dokumenti nr.:
CAL00-C5577-640-Y-TAE-0005 Nr. i rish.: G
Titulli i Dok.:
Vështrim i përgjithshëm i projektit dhe vlerësimi i ndikimit kumulativ - Përmbledhje ekzekutive
Faqja: 12 nga 40
0.4.2.6 Heqja nga përdorimi
Në fund të jetës së tij normale (të paktën 50 vjet), gazsjellësi dhe objektet përkatëse do të
hiqen nga përdorimi. Nuk mund të parashikohet që sot se cilat qasje të heqjes nga
përdorimi do të përdoren në kohën e heqjes nga përdorimi, por TAP AG angazhohet se do
të jenë metodat më të përparuara të kohës kur të bëhet kjo gjë. Do të hartohet një Plan i
Braktisjes së Gazsjellësit (PBG) i cili do t’u paraqitet autoriteteve dhe do të bëhen
konsultime me palët e interesit.
0.4.2.7 Objektet shoqëruese të TAP-it
VNK ka pranuar përkufizimin IFC-së për objektet shoqëruese, të cilat përcaktohen si objekte
që
• nuk janë financuar ose nuk janë pjesë e projektit
• nuk do të ishin ndërtuar a zgjeruar nëse projekti nuk do të ekzistonte, dhe projekti ose mbështetet, ose ekziston për shkak të objekteve shoqëruese, ose pa to projekti nuk do të ishte i zbatueshëm, ose
• mund të ndikohen drejtpërdrejt ose tërthorazi nga projekti.
Objektet shoqëruese të TAP-it përmblidhen në Tabela 0.1 më poshtë.
Tabela 0.1: Objektet shoqëruese të TAP-it
Kategoria e objekteve shoqëruese
Projektet e zbatueshme
Objektet shoqëruese në rrjedhën e sipërme dhe të poshtme
Projekti Shah Deniz 2
Projekti i Zgjerimit të Gazsjellësit të Kaukazit Jugor (SCPX)
Gazsjellësi Trans Anatolian i Gazit Natyror (TANAP)
Snam Rete Gas (SRG) - Ndërlidhës i TAP-it
Ndërlidhësit Ndërlidhësi Greqi - Bullgari (IGB)
Gazsjellësi Jonian Adriatik (IAP)
Shpërndarja rajonale/vendore
Lidhjet me DESFA nga TAP-i Greqi
Tubacioni i ujit të ngrohtë nga CS00 në bashkinë e Aleksandrupolit
Lidhjet me rrjetin shqiptar të gazit nga TAP-i
AF-të e fazës së ndërtimit dhe operimit në vend
Rrugë të reja hyrëse (109.1 km) dhe përmirësimi i rrugëve hyrëse (47.5 km), duke përfshirë 52 ura të përmirësuara dhe 2 ura të reja, të ndërtuara për të hyrë në brezin e punës dhe në objektet për ndërtim
Vende të operuara nga palë të treta për nxjerrjen e agregateve
Impiante të operuara nga palë të treta për përgatitjen e betonit
Vendet të operuara nga palë të treta për hedhjen e mbeturinave
TAP AG
Dokumenti nr.:
CAL00-C5577-640-Y-TAE-0005 Nr. i rish.: G
Titulli i Dok.:
Vështrim i përgjithshëm i projektit dhe vlerësimi i ndikimit kumulativ - Përmbledhje ekzekutive
Faqja: 13 nga 40
0.5 Zona e ndikimit të TAP-it
Përcaktimi i saktë i zonës së ndikimit të projektit është një pjesë e rëndësishme e
përcaktimit të fushëveprimit të VKN. Zona e ndikimit është rishikuar si pjesë e detyrës së
krijimit të një përshkrimi gjithëpërfshirës të projektit, që mbulon të tre vendet nëpër të cilat
kalon projekti.
0.5.1 Zona hapësinore e ndikimit
Zona hapësinore e ndikimit është zona gjeografike e ndikuar nga projekti, objektet
shoqëruese të projektit dhe ndikimet kumulative. Zona e ndikimit të projektit të TAP-it u
përcaktua si zona hapësinore e ndikuar pozitivisht dhe negativisht, nga:
• projekti, duke përfshirë
o aktivitetet dhe objektet që zotërohen, operohen dhe menaxhohen nga TAP-i (përveç elementeve të reja të projektit që zotërohen ose menaxhohen nga TAP-i, të cilat janë identifikuar që kur u përgatitën VNMS-të fillestare)
o aktivitetet mbështetëse ose mundësuese, asetet ose objektet që zotërohen ose kontrollohen nga palët (si, p.sh., kontraktuesit) të kontraktuara për ndërtimin ose operimin e projektit (që nuk mbulohen nga VNMS-të)
o zhvillimet e paplanifikuara, por të parashikueshme
o ndikimet e tërthorta
• objektet shoqëruese të projektit (që nuk janë mbuluar nga VNMS-të)
• ndikimet kumulative, siç përcaktohen mbi bazën e komponentëve të vlefshëm mjedisorë e socialë (KVM-të) të ndikuar nga projekti dhe objektet shoqëruese (pjesërisht të mbuluar nga VNMS, por jo domosdoshmërisht duke përdorur një qasje të bazuar në KVM).
Ky vështrim i përgjithshëm i projektit dhe dokumenti VNK kanë marrë parasysh përcaktimin
e plotë të shtrirjes hapësinore të zonës së ndikimit të projektit të TAP-it siç përkufizohet më
lart dhe plotëson zbrazëtitë në VNMS-të ekzistuese të TAP-it.
0.5.2 Zona e përkohshme e ndikimit
Zona e përkohshme e ndikimit është afati kohor gjatë të cilit një projekt ka të ngjarë të ketë
ndikime. Për të përcaktuar shtrirjen kohore të VNK, KVM-të përshkruhen duke u bazuar
nëse ato mund të ndikohen nga aktivitetet ndërtimore, operacionale ose të heqjes nga
përdorimi. Kufijtë e përkohshëm të VNK gjithashtu kufizohen nga shkalla e njohurive aktuale
të burimeve të tjera të ndikimit kumulativ, veçanërisht të aktiviteteve që nuk lidhen me
projektin.
0.6 Burimet e ndikimeve kumulative
Një burim i ndikimit të mundshëm kumulativ (BNK) është diçka që prek gjendjen e KVM të
TAP-it. Informacioni për BNK-të e mundshme është kërkuar në një zonë të gjerë: brenda 20
km në secilën anë të rrugëkalimit të TAP-it në tokë dhe 50 km në secilën anë të rrugëkalimit
të TAP-it në det. Informacioni u grumbullua nga një sërë burimesh, duke përfshirë
angazhimin e palëve të interesit. Për vlerësimin e ndikimit kumulativ, u shqyrtuan BNK-të e
mëposhtme:
TAP AG
Dokumenti nr.:
CAL00-C5577-640-Y-TAE-0005 Nr. i rish.: G
Titulli i Dok.:
Vështrim i përgjithshëm i projektit dhe vlerësimi i ndikimit kumulativ - Përmbledhje ekzekutive
Faqja: 14 nga 40
• projektet aktuale të palëve të treta:
o gazsjellësi funksional DESFA , i cili ndan korridorin me TAP-in për rreth 230 km në Greqi
o autostrada Egnatia dhe rrugët kombëtare lidhëse në Greqi
o fermat ekzistuese të erës (parqet eolike) në Greqi
o fusha funksionale naftëmbajtëse e Patos-Marinzës në Shqipëri
• objektet shoqëruese të përshkruara në Tabela 0.1.
• projektet e përcaktuara ose të parashikueshme në mënyrë të arsyeshme të palëve të treta: 17 projekte në Greqi, 9 projekte në Shqipëri dhe 11 projekte në Itali. Këto përfshijnë zhvillime të ndryshme të tilla si stacione fotovoltaike, ferma të erës (parqe eolike), hidrocentrale, diga vaditjeje, rrugë dhe lloje të tjera projektesh.
• zhvillimet ose aktivitetet e nxitura nga TAP-i, p.sh., për shkak të aksesit të përmirësuar në zonat e largëta dhe lumenjtë pas ndërtimit të një rruge hyrjeje.
Në lidhje me projektet e tanishme dhe të përcaktuara ose të parashikueshme në mënyrë të
arsyeshme të palëve të treta, u kërkua informacion për projektet që po aplikojnë për leje
mjedisore ose planifikimi dhe për ato që kanë marrë leje mjedisore ose planifikimi që kur u
përgatitën VNMS-të e TAP-it. Theksi u vu te projektet që ishin aq të mëdha sa të kërkonin
një VNM/VNMS. Projektet përfshinin ato që janë ndërtuar ose janë në ndërtim e sipër që
kur u përgatitën VNMS-të.
Më pas u hodhën në hartë dhe u vlerësuan burimet e mundshme të ndikimit kumulativ për të
identifikuar nëse efektet e tyre mund të ndikojnë në një KVM të identifikuar për projektin e
TAP-it. Kur si projekti i TAP-it ashtu dhe një burim i mundshëm ndikonin mbi KVM e TAP-it,
burimi u konsiderua si burim i ndikimit kumulativ dhe u vazhdua më tej në vlerësimin e
ndikimit
Për të ndihmuar në këtë proces, u identifikuan kategoritë e gjera të mëposhtme të llojeve të
projekteve të palëve të treta që mund të kenë ndikime/karakteristika të ngjashme krahasuar
me TAP-in ose të ndikojnë mbi KVM e TAP-it (vende rurale, projekte lineare) dhe projektet u
grupuan në këto kategori:
• projekte të tjera lineare
o gazsjellës
o rrugë
o linja të energjisë elektrike
• projekte të tjera të energjisë
• projekte që prekin rrjedhat e ujit, për shembull, projektet e hidrocentraleve dhe skemat e vaditjes
• plane kryesore të zgjerimit urban
• projekte të tjera të mëdha që mund të jenë në një vend rural
Projektet u vlerësuan për ndikimet e mundshme dhe ato që nuk binin në kategoritë e
mësipërme dhe, ç’ishte më e rëndësishme, nuk përbënin rrezik për ndikime të mundshme
kumulative me TAP-in, u hoqën nga VNK.
Përveç zhvillimeve të mësipërme zyrtare, u identifikuan edhe burime të tjera të stresit
njerëzor dhe natyror mbi KVM-të e TAP-it, pasi këto mund të kontribuojnë në ndikimin e
përgjithshëm kumulativ. Disa kërcënime të përbashkëta për të tre vendet janë humbja dhe
fragmentarizimi i habitateve për shkak të disa faktorëve të tillë si zhvillimi industrial,
TAP AG
Dokumenti nr.:
CAL00-C5577-640-Y-TAE-0005 Nr. i rish.: G
Titulli i Dok.:
Vështrim i përgjithshëm i projektit dhe vlerësimi i ndikimit kumulativ - Përmbledhje ekzekutive
Faqja: 15 nga 40
urbanizimi, gjuetia, peshkimi, erozioni i tokës, energjia dhe minierat, transporti dhe turizmi.
Pengesat kryesore për përmirësim të efektshëm përfshijnë kufizimet financiare dhe zbatimin
e dobët të ligjit. Burimet e tjera të identifikuara të stresit njerëzor dhe natyror janë përdorur
për të plotësuar diskutimin për streset individuale mbi KVM-të e TAP-it.
0.7 Përzgjedhja dhe prioritizimi i KVM-ve
Në përputhje me Manualin e Praktikave të Mira të IFC-së, u përcaktuan kriteret e
mëposhtme fillestare për identifikimin e KVM-ve:
• të identifikuara si të rëndësishme dhe/ose të ndjeshme në VNMS-të e TAP-it
• të identifikuara si të rëndësishme nga komuniteti ndërkombëtar, kombëtar, shkencor, d.m.th., që përmbushin kriterin e IFC-së se një KVM duhet të njihet si e rëndësishme në bazë të shqetësimeve shkencore
• të identifikuara si të rëndësishme ose të ndjeshme nga palët e interesit.
Për të përgatitur listat paraprake të KVM-ve, informacioni bazë për receptorët në VNMS-të e
TAP-it u rishikua me bazën e të dhënave të palëve të interesit të TAP-it për shqetësimet e
palëve të interesit.
Përjashtim ishin KVM-të ekologjike. Në këtë fazë fillestare, u identifikuan kategori/grupe të
gjera të KVM-ve ekologjike të mundshme, në vend të KVM-ve individuale. Puna e
mëtejshme identifikoi më pas të gjitha KVM-të individuale brenda këtyre kategorive (si, për
shembull, të gjitha zonat e mbrojtura dhe të gjitha zonat individuale të habitatit kritik).
Lista e KVM-ve të mundshme të identifikuara në këtë fazë ishte shumë e madhe. Prandaj, u
ndërmor një ekzaminim i kufizuar fillestar për KVM-ve, ku ndikimi i mbetur i TAP-it mbi KVM
ishte i parëndësishëm ose lehtësohej plotësisht në përputhje me paragrafin e mëposhtëm të
Pjesës 4.1, Shtojca 3 e Manualit të Praktikës së Mirë: "KVM-të për të cilat një ndikim
gjykohet i parëndësishëm në VNMS nuk do të përfshihen në VNK".
Sipas udhëzimeve të IFC-së, kufijtë e VNK u përcaktuan nga shtrirja hapësinore e KVM-ve
të TAP-it. Kufijtë e vlerësimit përfshijnë shkallën gjeografike dhe kohore të ndikimeve që
prekin gjendjen e KVM-së, duke u shtrirë përtej një zone ndikimi të drejtpërdrejtë të projektit
deri në pikën ku KVM nuk preket më në mënyrë të ndjeshme. Ekziston një korrelacion i
ngushtë ndërmjet receptorëve, siç përcaktohet në VNMS-të dhe KVM-të. Megjithatë, atje ku
ishte e nevojshme, zona hapësinore u zgjerua sipas udhëzimeve të IFC-së.
KVM-të paraprake u identifikuan brenda pesë temave të gjera: biodiversiteti tokësor,
biodiversiteti detar, mjedisi fizik i KVM-ve, trashëgimia kulturore, duke përfshirë KVM-të e
arkeologjisë dhe sociale.
Listat e KVM-ve paraprake u paraqitën në një mbledhje pune me palët e interesit në Greqi
dhe Shqipëri, për të marrë reagimin e palëve të interesit, dhe në një takim me Ministrinë e
Mjedisit në Itali. Palët e interesit u identifikuan nga VNMS-të dhe ishin persona, grupe,
institucione ose komunitete që mund të preken nga VNK-të ose që kanë interes në të, si dhe
ata që mund të ndikojnë në rezultatet e procesit të VNK. Palëve të interesit iu kërkua të
plotësonin një pyetësor që u kërkonte atyre:
• të komentonin mbi zgjedhjen e KVM-ve
• të identifikonin çdo KVM që duhet të shqyrtohet në bazë të shqetësimeve rajonale
TAP AG
Dokumenti nr.:
CAL00-C5577-640-Y-TAE-0005 Nr. i rish.: G
Titulli i Dok.:
Vështrim i përgjithshëm i projektit dhe vlerësimi i ndikimit kumulativ - Përmbledhje ekzekutive
Faqja: 16 nga 40
• të identifikonin KVM-të që mund të hiqeshin për shkak se nuk ishin shqetësim i vërtetë, d.m.th., gjendje e mirë, e zakonshme, e përhapur, e përgjithshme ose e pamundur të preket në mënyrë të ndjeshme nga ndikimet kumulative.
Reagime u morën nga një numër palësh interesi, ku përfshiheshin përfaqësues të
departamenteve qeveritare, akademikë, OJQ dhe ekspertë të pavarur.
U shfrytëzuan gjithashtu mundësi të tjera për të hequr ato me më pak shqetësim/rëndësi
(p.sh. sepse gjendja bazë është e fortë) ose ndikimet kumulative konsideroheshin të
pamundura. Veç kësaj, dhe sidomos për KVM-të sociale, disa KVM që kishin karakteristika
të ngjashme u grupuan bashkë.
Për të përgatitur listën më të detajuar të KVM-ve ekologjike u ndërmorën veprimet e
mëposhtme:
• u ndërmorën vlerësime të habitateve kritike dhe u përcaktuan të gjitha njësitë e veçanta të menaxhimit përkatës (NJVM). Secila NJVM u bë baza e KVM-së së barasvlershme - prandaj VNK pasqyron rezultatet e raportit paralel të vlerësimit të habitatit kritik të përfunduar për projektin e TAP-it (RSK, 2017).
• u ndërmor ekzaminimi i zonave të mbrojtura ose të përcaktuara, që nuk preken nga gazsjellësi brenda/jashtë VNK duke pasur parasysh nëse
o habitati/karakteristika për të cilin është përcaktuar vendndodhja lidhet me zonën e punimeve
o speciet e lëvizshme për të cilat është përcaktuar zona e mbrojtur mund të jenë gjithashtu të pranishme përgjatë gazsjellësit ose sjellja e tyre normale preket nga punimet e gazsjellësit.
• atje ku ka disa specifikime të mbivendosura për zonat e mbrojtura/të përcaktuara, vendndodhjet u grupuan bashkë, si një KVM e vetme, me qëllim përshkrimin dhe vlerësimin e ndikimeve kumulative. Kufiri i KVM përfshin të gjitha zonat e mbrojtura në atë grup.
• informacioni i marrë nga vargu i studimeve ekologjike të ndërmarra pas VNMS u shqyrtua dhe u përdor për të informuar përzgjedhjen dhe hartëzimin e KVM-ve, për shembull:
o korridoret e kafshëve të egra për mishngrënësit trupmëdhenj u rishikuan duke u bazuar te rezultatet e raporteve të studimeve të fundit
o informacioni u përdor për të informuar identifikimin dhe hartëzimin e habitatit kritik, për shembull, studimet për lundërzat dhe peshqit u përdorën për të ndihmuar në identifikimin e korridoreve të lumenjve si habitate kritike.
Pasi u përfunduan detyrat e lartpërmendura, u identifikuan KVM-të parësorë (të
përmbledhura në Tabela 0.2 më poshtë) mbi bazën e rëndësisë së tyre (duke përfshirë
vlerat e shërbimeve të ekosistemit që lidhen me KVM), shqetësimeve ekzistuese dhe/ose
gjasës së ndikimeve kumulative të rëndësishme. Këta KVM parësorë u analizuan më pas
hollësisht në kontekstin e ndikimit të mundshëm kumulativ nga TAP-i dhe zhvillime të tjera.
TAP AG
Dokumenti nr.:
CAL00-C5577-640-Y-TAE-0005 Nr. i rish.: G
Titulli i Dok.:
Vështrim i përgjithshëm i projektit dhe vlerësimi i ndikimit kumulativ - Përmbledhje ekzekutive
Faqja: 17 nga 40
Tabela 0.2: KVM-të parësorë të përmbledhur
Kategoria/titulli i KVM
Titulli/përshkrimi i KVM
Biodiversiteti tokësor
Zona të mbrojtura dhe të përcaktuara
Vendndodhje ekologjike të mbrojtura/të përcaktuara ose grupe1 vendndodhjesh të përcaktuara në Greqi (25 vendndodhje), Shqipëri (9 vendndodhje) dhe Itali (3 vendndodhje) - këto përfshinin zona kryesore të biodiversitetit në Shqipëri.
Një listë e zonave të mbrojtura/të përcaktuara jepet në Vlerësimin e Habitateve Kritike të TAP-it, Shtojca 5 (RSK, 2017).
Habitat kritik
Ariu i murrmë
Çakalli
Macja e egër
Shpendë (7 specie)
Bimë enëzore (8 specie)
Amfibë (3 specie - tritoni maqedonas me kreshtë, thithëlopa barkzjarrtë, bretkosa shqiptare e pellgjeve)
Reptil (1 specie - gjarpri me katër vija)
Jovertebrorët e ujërave të ëmbla (midhja me guaskë të trashë)
Lakuriqët e natës (2 vendqëndrime kryesore lakuriqësh nate)
91E0 Pyjet Aluvionale me Alnus glutinosa dhe Fraxinus excelsior (Alno-Padion, Alnion Incanae, Salicion Albae)
3170 Pellgjet e përkohshme mesdhetare
6220 Pseudo-stepa me barishte dhe bimë njëvjeçare Thero-Brachypodietea
7210 Moçalishte gëlqerore me Cladium mariscus dhe specie të Caricion davallianae me 3170 pellgje të përkohshme mesdhetare
9110 Pyje ahu Luzulo fagetum
9540 Pyje pishash mesdhetare me pisha endemike Mesogean
Korridoret e lumenjve (44 lumenj dhe përrenj për lundërzat dhe 9
1 Shumë zona në të tre vendet kanë disa përcaktime të ndryshme. Kur ndodh kështu, zonat e ndryshme janë grupuar bashkë dhe iu është dhënë një emër grupi për qëllimet e VNK. Për shembull, grupi Le Cesine përfshin shtatë zona të ndryshme të përcaktuara.
TAP AG
Dokumenti nr.:
CAL00-C5577-640-Y-TAE-0005 Nr. i rish.: G
Titulli i Dok.:
Vështrim i përgjithshëm i projektit dhe vlerësimi i ndikimit kumulativ - Përmbledhje ekzekutive
Faqja: 18 nga 40
Kategoria/titulli i KVM
Titulli/përshkrimi i KVM
specie peshqish të ujërave të ëmbla, përfshi ngjalat europiane)
Proceset evolucionare (2 NJVM)
Korridoret e kafshëve të egra
Korridoret e kafshëve të egra (13), të identifikuara kryesisht për përdorimin e tyre nga ujqit dhe arinjtë
Habitat parësor i BE-së
9530 (nën-) Pyje pishash mesdhetare me pisha të zeza endemike
2270 Dunat e pyllëzuara me Pinus pinea dhe Pinus pinaster
Karakteristikat parësore të biodiversitetit
Ujku; 30 habitatet e Aneksit 1 të BE-së dhe habitatet e mbrojtura greke
Biodiversiteti detar
Habitati kritik Breshka kokëmadhe
Veçori parësore të biodiversitetit
Breshkat
Gjitarët detarë
Peshqit dhe butakët detarë
Mjedisi fizik dhe peizazhi
Peizazhet Peizazhet (34 zona) të identifikuara si me vlerë të lartë ose të mesme në VNMS-të
Ujërat e nëntokës Ujërat e pambrojtura të nëntokës që nxirren për përdorim
Ujërat e mbitokës Rrjedhat kryesore të lumenjve (33 lumenj) që përdoren për nxjerrje dhe/ose sigurimin e shërbimeve të tjera të ekosistemit
Toka Zonat me tokë me vlerë të lartë dhe tokat e ndjeshme ndaj erozionit ose ngjeshjes
Basenet atmosferikë Cilësia e ajrit në lidhje me emetimet nga stacionet e kompresorëve
Trashëgimia kulturore
Arkeologjia Site arkeologjike (6)
Trashëgimia kulturore jomateriale (TKJ)
Vendndodhjet e TKJ, mjedisi, vlera turistike ose vlerat e tjera të të cilave mund të preken
Social-ekonomike dhe shëndetësore
TAP AG
Dokumenti nr.:
CAL00-C5577-640-Y-TAE-0005 Nr. i rish.: G
Titulli i Dok.:
Vështrim i përgjithshëm i projektit dhe vlerësimi i ndikimit kumulativ - Përmbledhje ekzekutive
Faqja: 19 nga 40
Kategoria/titulli i KVM
Titulli/përshkrimi i KVM
Punësimi dhe zhvillimi ekonomik
Popullsia aktive (në veçanti ato pranë kampeve të ndërtimit)
Zhvillimi i aftësive Popullata aktive
Qasja në rrugë Fshatrat e izoluara në rrethin e Skraparit (Shqipëri)
Shëndeti i komunitetit Popullsia pranë kampeve të ndërtimit, rrugëve të hyrjes dhe aktiviteteve të tjera të projektit
Kohezioni social dhe mirëqenia e komunitetit
Vendbanimet pranë gazsjellësit dhe kampeve të ndërtimit/terminalit të pritjes së gazsjellësit
Toka dhe mënyra jetese nga bujqësia
Fermerët dhe pronarët e tokave të prekur nga humbja e përhershme e tokës bujqësore dhe e të mbjellave dhe ata që marrin tokë me qira
Mënyra jetese nga turizmi
Bizneset
Trafiku dhe siguria rrugore
Përdoruesit e rrugëve
0.8 Përshkrimi i KVM-ve parësore
Për të kuptuar se si TAP-i dhe zhvillimet e tjera mund të prekin kumulativisht KVM-të
parësorë, çdo KVM parësor u përshkrua në lidhje me gjendjen bazë. Për çdo KVM, ky
përshkrim përfshinte:
• arsyen pse identifikohet si një KVM parësor: këto përfshijnë biodiversitetin dhe vlerën e ruajtjes së KVM, statusin e përcaktuar ose ligjërisht të mbrojtur të tij, shërbimet e ekosistemit, ose rëndësinë për palët e interesit
• shtrirjen hapësinore të KVM: kjo është shtrirja aktuale e KVM, p.sh., kufiri i zonës së përcaktuar. Shtrirja hapësinore e KVM shtrihet përtej zonës së ndikimit të TAP-it, shpesh shumë kilometra larg ose në disa raste përtej kufijve.
• shtrirjen kohore të KVM, d.m.th., nëse është prekur kryesisht nga ndërtimi i TAP-it apo edhe gjatë funksionimit ose heqjes nga puna. Kjo ndryshon ndërmjet KVM-ve. Shumica e KVM-ve do të preken gjatë aktiviteteve të ndërtimit. Për disa KVM, kohëzgjatja e ndikimit pritet të jetë e njëjtë me kohëzgjatjen e aktivitetit që e shkakton atë, ndërsa për të tjerat ndikimi mund të vazhdojë ta prekë gjendjen e KVM gjatë gjithë funksionimit të gazsjellësit, p.sh., përgjatë brezit të mbrojtjes së gazsjellësit ku nuk do të lejohen të mbillen pemë me rrënjë të thella
• gjendjen ekzistuese të KVM duke përfshirë shërbimet e ekosistemit të lidhura me KVM: gjendja ekzistuese e KVM-ve ndryshonte shumë, nga e keqe në e mirë. Ishte e qartë se shumë KVM janë aktualisht nën presion të konsiderueshëm antropogjenik, duke përfshirë humbjen dhe fragmentarizimin e habitateve, shpyllëzimin, peshkimin, praktikat e dobëta bujqësore dhe të menaxhimit të mbetjeve dhe industrializimin e zonave natyrore. Dolën në pah gjithashtu disa
TAP AG
Dokumenti nr.:
CAL00-C5577-640-Y-TAE-0005 Nr. i rish.: G
Titulli i Dok.:
Vështrim i përgjithshëm i projektit dhe vlerësimi i ndikimit kumulativ - Përmbledhje ekzekutive
Faqja: 20 nga 40
çështje të vazhdueshme që prekin KVM socialë, për shembull, rënia aktuale ekonomike.
• ndjeshmërinë e KVM ndaj ndryshimit dhe aftësia ripërtëritëse/koha e regjenerimit të tij: për secilin KVM indivudual, kjo varet nga karakteristikat e KVM dhe natyra e ndikimit, ndërsa koha e regjenerimit varet nga ashpërsia e ndikimit.
• tendencën në gjendjen e KVM, duke identifikuar çdo faktor stresi/stres tjetër të rëndësishëm, që nuk lidhet me TAP-in, që mund të prekë KVM. Tendencat afatgjata shpesh ishin të vështira për t'u identifikuar për shkak të disponueshmërisë së kufizuar të të dhënave të monitorimit. Megjithatë, faktorët ekzistues të stresit ka të ngjarë të vazhdojnë të ekzistojnë në të ardhmen për shkak të zhvillimit të vazhdueshëm ekonomik dhe intensifikimit të proceseve industriale dhe bujqësore në vendet e projektit. KVM-të social-ekonomikë tregojnë tendenca të ndryshme, atje ku përmirësimi është në vazhdim për shkak të programeve shtetërore të investimeve, ndërkohë që kriza ekonomike dhe migrimi prekin negativisht disa nga KVM-të sociale.
0.9 Vlerësim i ndikimit kumulativ
Vlerësim i ndikimit kumulativ përfshiu
• identifikimin e ndërveprimeve ndërmjet burimeve të ndikimit kumulativ (BNK) dhe KVM-ve parësore
• parashikimin e natyrës së ndikimit kumulativ mbi KVM-të parësore
• përcaktimin e rëndësisë së ndikimit kumulativ.
Ndikimet që do të ndodhnin pavarësisht nga prania e TAP-it nuk janë përfshirë në këtë
raport në përputhje me shënimin e udhëzimit të IFC (GN) 41, i cili thotë se VNK duhet të
përjashtojë ndikimet e mundshme që do të ndodhnin pa projektin ose pavarësisht nga
projekti. Megjithatë, janë marrë parasysh streset e tjera natyrore dhe njerëzore që prekin
KVM-të.
Ndikimet vetëm nga projekti i TAP-it, kur u shtohen aktiviteteve të kaluara dhe streseve të
tjera njerëzore ose natyrore që kanë ndikuar mbi gjendjen ekzistuese të një KVM, janë
marrë parasysh në VNMS-të e TAP-it dhe nuk përsëriten në këtë VNK. Fushëveprimi i VNK
kufizohet me kuptimin e ndikimeve kumulative të TAP-it kur gjykohen me BNK.
Që të ketë një ndërveprim, KVM i TAP-it duhet të ndajë një pjesë ose të gjithë zonën e
njëjtë që është prekur nga BNK, dhe ndikimi i TAP-it dhe BNK duhet të ndodhin në të njëjtën
shtrirje kohore, pra VNK kufizohet me vlerësimin e ndikimeve mbi KVM-të që janë të
përbashkëta për TAP-in dhe BNK.
Ndikimet e heqjes nga funksionimi nuk mund të përcaktohen në mënyrë realiste në këtë
fazë, prandaj ato nuk janë vlerësuar në këtë VNK. TAP-i do të përgatitë plane të detajuara
dhe do të ndërmarrë një vlerësim të ndikimit përpara heqjes nga funksionimi.
VNK synon të kuptojë nëse gjendja e KVM ka gjasa
• të shtyhet përtej një pragu të rëndësishëm
• të pësojë një ndryshim të rëndësishëm në gjendjen, ose
• të bëhet e paqëndrueshme ose e pazbatueshme.
TAP AG
Dokumenti nr.:
CAL00-C5577-640-Y-TAE-0005 Nr. i rish.: G
Titulli i Dok.:
Vështrim i përgjithshëm i projektit dhe vlerësimi i ndikimit kumulativ - Përmbledhje ekzekutive
Faqja: 21 nga 40
Qëllimi kryesor i VNK është të kuptojë nëse projekti i TAP-it luan një rol të rëndësishëm,
është një kontribues i rëndësishëm për ndryshimin në gjendjen e KVM dhe vlerave të
shërbimeve të ekosistemit që lidhen me të apo është vetëm një faktor i vogël kontribues.
Për secilin KVM, u bë një VNK siç përshkruhet më poshtë:
1. U përshkrua natyra/lloji, koha dhe shtrirja hapësinore e ndikimit kumulativ mbi KVM të TAP-it.
2. U bë një përshkrim i ndryshimit në gjendjen e KVM të shkaktuar nga
• TAP-i
• BNK-të e tjera (objekte shoqëruese dhe/ose projekt i palës së tretë dhe/ose zhvillim i detyruar)
në gjendjen e KVM (p.sh., duke përfshirë aktivitetet e kaluara dhe ato ekzistuese, si
dhe streset e tjera njerëzore dhe natyrore).
Ndryshimi i shkaktuar nga TAP-i u bazua në ndikimin e mbetur të parashikuar në VNMS-të
e TAP-it. Ndryshimi i shkaktuar nga BNK-të e tjera u bazua në ndikimet e tyre të mbetura në
qoftë se ky informacion ishte i disponueshëm nga VNMS-të e tyre përkatëse ose, në qoftë
se jo, u bazua në gjykimin profesional.
Më pas u bë një vlerësim nëse gjendja e KVM (duke përfshirë çdo vlerë të shërbimeve të
ekosistemit të lidhur me të) kishte gjasa të kalonte mbi vlerën e pragut ose jashtë kufijve të
ndryshimeve të pranueshme në gjendjen e tij dhe, nëse po, cilët ishin faktorët kryesorë
kontribues: TAP-i, BNK-të ose aktivitetet e kaluara/ekzistuese dhe streset e tjera natyrore e
njerëzore që ndikojnë mbi BNK.
Mundësia për ndikime kumulative ndërkufitare është pasur parasysh gjatë gjithë kohës.
Ndikimet kumulative kryesore përmblidhen në Tabelën 0.4. Nuk u identifikuan fare ndikime
të mëdha kumulative. Ndikimet kumulative janë vlerësuar pa lehtësimin shtesë të
përshkruar në Pjesën 0.12 më poshtë: Strategjitë e menaxhimit dhe monitorimit, pasi disa
nga lehtësimet e propozuara përfshijnë ndërlidhjen dhe zhvillimin e strategjive me palët e
treta dhe prandaj aktualisht nuk janë të sigurta për sa i përket rezultatit. Megjithatë,
mendohet që në shumicën e rasteve, nëse jo në të gjitha, implementimi i masave të
propozuara të lehtësimit duhet të sigurojë që ndikimet kumulative të jenë të vogla ose të
parëndësishme.
0.10 Emetimet e gazeve serrë
Për shkak të natyrës unike të ndikimit të gazeve serrë (GS) të lidhura me ndryshimet
klimatike, është pranuar një mënyrë e ndryshme për llojet e tjera të ndikimit të vlerësuara në
këtë vlerësim kumulativ të ndikimit. Çdo burim i emetimeve të gazeve serrë është një burim i
ndikimit kumulativ dhe tekefundit një kontribues për të njëjtin ndikim, mbi të njëjtin KVM. Kjo
ndodh për shkak se ndikimi klimatik i një emetimi specifik të gazeve serrë nuk mund të
matet nga ana sasiore ose të veçohet nga emetimet e tjera që ndodhin në mbarë botën dhe
ato janë efektivisht të gjitha burime të ndikimit kumulativ.
Meqenëse TAP-i është pjesë e një zinxhiri të integruar të energjisë (Korridori Jugor i Gazit),
emetimet e ndërtimit dhe të funksionimit të TAP-it janë matur nga ana sasiore dhe janë
krahasuar me ato të projekteve të tjera të komponentëve të korridorit të gazit, me emetimet
TAP AG
Dokumenti nr.:
CAL00-C5577-640-Y-TAE-0005 Nr. i rish.: G
Titulli i Dok.:
Vështrim i përgjithshëm i projektit dhe vlerësimi i ndikimit kumulativ - Përmbledhje ekzekutive
Faqja: 22 nga 40
që do të krijohen nga përdorimi i gazit nga klientët dhe inventarët e përzgjedhur kombëtarë.
Janë marrë parasysh edhe efektet që TAP-i mund të ketë në ndryshimin e përzierjes së
energjisë rajonale dhe mundësimin e teknologjive më efikase. Në këtë fazë kjo është
vlerësuar vetëm në terma cilësorë.
Emetimi vjetor i gazeve serrë nga TAP-i në transportimin e 10 bcma gaz është ekuivalent
me rreth 355 mijë ton CO2. Sidoqoftë, nëse një pjesë e konsiderueshme e gazit të dërguar
në Europë zëvendëson më shumë lëndë djegëse të pasura me karbon, si qymyri apo nafta
në tregjet përfundimtare, ka gjasa që të ketë një reduktim të përgjithshëm të rëndësishëm
në emetimet e gazeve serrë. Tabela më poshtë jep një krahasim tregues të emetimeve të
gazeve serrë.
Tabela 0.3: Krahasimi tregues i emetimeve të gazeve serrë
Gazi i djegur
Energjia/energjia e prodhuar (ekuivalent i vazhdueshëm GWh/GW gjatë një viti)
CO2 i emetuar nga termocentrali bazuar në 0.4t CO2/MWh
(milionë tonë)
CO2 i emetuar nga termocentrali i qymyrit bazuar në 0.9t CO2/MWh
(milionë tonë)
10 bcm 45.700 / 5,22 18,28 41,13
= 0,4t CO2/MWh = 0,9t CO2/MWh
Gjatë fazës së planifikimit, projektimit dhe para operimit, TAP-i ka përzgjedhur konfigurime
të pajisjeve, filozofive dhe praktikave operacionale për të reduktuar emetimet e gazeve
serrë në përputhje me parimin e teknikave më të mira të disponueshme (TMD).
Emetimet e gazeve serrë do të përcaktohen dhe do të raportohen veçmas çdo vit në
përputhje me Kërkesën e Performancës (KP) 3.
0.11 Ndikimet kumulative ndërkufitare
Mundësia për ndikime kumulative ndërkufitare është marrë parasysh gjatë gjithë VNK.
KVM-të që kishin një element ndërkufitar u nënvizuan posaçërisht gjatë identifikimit dhe
caktimit të përparësisë të KVM. Ato renditen më poshtë.
Zonat e mbrojtura dhe të përcaktuara
• Zona e mbrojtur ndërkufitare e Prespës - asnjë burim i identifikuar i ndikimit kumulativ me TAP-in
Korridoret e kafshëve të egra
• Kufiri greko-shqiptar
Habitati kritik
• Ariu i murrmë
• Çakalli
• Korridori i lumit: Kanali Evros/Provatonas
• Disa specie shpendësh
Karakteristikë parësore e biodiversitetit (KPB)
TAP AG
Dokumenti nr.:
CAL00-C5577-640-Y-TAE-0005 Nr. i rish.: G
Titulli i Dok.:
Vështrim i përgjithshëm i projektit dhe vlerësimi i ndikimit kumulativ - Përmbledhje ekzekutive
Faqja: 23 nga 40
• Ujku
Cilësia e ajrit
• Baseni atmosferik te stacioni grek i kompresorit GCS00
• Baseni atmosferik te stacioni shqiptar i kompresorit ACS02
Ndërveprimet e mundshme midis burimeve të ndikimit kumulativ dhe KVM-ve janë theksuar
në mënyrë specifike. Ndikimet kryesore ndërkufitare përmblidhen më poshtë:
• Korridori i kafshëve të egra në kufirin Greqi-Shqipëri - ndikime të rëndësishme kumulative nga autostrada VA 45 dhe TAP-i në korridorin e kafshëve të egra të Greqisë e Shqipërisë. Këto ndikime u identifikuan dhe u vlerësuan si pjesë e zonës së habitatit kritik për ariun dhe habitatit të rëndësishëm për ujkun, të diskutuar më lart, pasi KVM-të mbivendoseshin. Përveç kësaj, u vlerësua edhe mundësia e ndikimeve kumulative nga dy fermat e erës (parqet eolike) brenda korridorit të kafshëve të egra dhe nuk u identifikua asnjë ndikim i rëndësishëm kumulativ.
• Çakalli - ndikime mbi çakejtë në zonën e Evros së TAP-it dhe TANAP-it: Duke pasur parasysh aftësinë notuese të specieve, çakejtë mund ta kapërcejnë lumin Evros, i cili është kufiri natyror midis Greqisë dhe Turqisë, dhe të lëvizin ndërmjet dy vendeve sipas disponueshmërisë së ushqimit, kushteve të motit dhe mbulimit të tokës, duke shkuar kështu në zonën e prekur nga TANAP. Sidoqoftë, një ndryshim i rëndësishëm kumulativ në gjendjen e çakejve në zonë u gjykua i pagjasë. Lumi do të kalohet duke përdorur HDD dhe TAP-i ka marrë tashmë masa për të zvogëluar ndikimet mbi çakallin në kalimin e lumit dhe në zonën ngjitur.
• Korridori i lumit Evros - ndikime të testimit hidrostatik si nga TAP ashtu dhe nga TANAP në lumin Evros: Ky mund të jetë një ndikim kumulativ potencialisht i rëndësishëm dhe koordinimi rekomandohet në Tabelën 0.4.
• Habitati kritik dhe KPB - një zonë e habitatit kritik për ariun e murrmë dhe e habitatit të rëndësishëm për ujkun në malet e Kosturit në Greqi, që shtrihet përtej kufirit në zonën e Bilishtit të Shqipërisë. Janë identifikuar ndikimet potencialisht të rëndësishme si rezultat i fragmentarizimit të habitatit, të shkaktuara kryesisht nga autostrada e re VA 45.
• Cilësia e ajrit - elementët ndërkufitarë në vlerësimin e ndikimit kumulativ për basenet atmosferikë për stacionin e kompresorit GCS00 në Greqi dhe stacionin e kompresorit ACS02 në Shqipëri. Gjithsesi, pas vlerësimit, ndikimet kumulative në cilësinë e ajrit nuk u gjykuan si të rëndësishme.
Nuk u identifikuan ndikime kumulative ndërkufitare në mjedisin detar.
0.12 Strategjitë e menaxhimit dhe monitorimit
Strategjitë e menaxhimit dhe monitorimit në këtë VNK përdorin hierarkinë e lehtësimit dhe
janë projektuar që të adresojnë ndikimet kumulative të rëndësishme ndërmjet projektit të
TAP-it, objekteve shoqëruese të tij, dhe projekteve të palëve të treta mbi KVM-të parësore
të përzgjedhura.
Duhet të bëhet një dallim midis menaxhimit të ndikimeve kumulative të rëndësishme që
lidhen me projektin (ku mund të pritet në përgjithësi që TAP-i të ketë një shkallë të madhe
kontrolli mbi lehtësimin/menaxhimin) dhe menaxhimit/kontrollit mbi ndikimet jashtë kontrollit
të TAP-it (sepse projekte të tjera janë shkaku kryesor i ndikimit kumulativ). Në rastin e
fundit, shkalla në të cilën TAP-i mund të ndikojë mbi veprimet e ndërmarra nga mbështetësit
e projekteve të tjera do të varet nga shkalla e çdo ndikimi që ka TAP-i për të influencuar
mbështetësit e tjerë, nëse do të ketë një ndikim të tillë.
TAP AG
Dokumenti nr.:
CAL00-C5577-640-Y-TAE-0005 Nr. i rish.: G
Titulli i Dok.:
Vështrim i përgjithshëm i projektit dhe vlerësimi i ndikimit kumulativ - Përmbledhje ekzekutive
Faqja: 24 nga 40
Figura 0.4 është marrë nga Manuali i Praktikave të Mira të IFC për të ilustruar këtë dallim. Ai
sugjeron se si menaxhimi/lehtësimi duhet të ecë në mënyrën më të mirë, në varësi të faktit
nëse projekti ka kontroll ose mund të ushtrojë ndikim për të arritur menaxhimin optimal të
ndikimit kumulativ.
Figura 0.4: Udhëzimet e IFC-së mbi përgjegjësinë për menaxhimin dhe lehtësimin e ndikimeve kumulative2
Shumë nga masat lehtësuese të TAP-it të identifikuara gjatë VNMS do të jenë të
zbatueshme edhe për lehtësimin e ndikimeve kumulative ose tashmë do ta kenë reduktuar
në minimum kontributin e TAP-it për një ndikim kumulativ të mundshëm. Megjithatë,
pranohet se vlerësimi i ndikimeve kumulative mund të gjenerojë masa lehtësuese shtesë
dhe/ose veprime strategjike/afatgjata, për shembull, nevojën për të shkëmbyer gjetjet dhe
për të bashkëpunuar me palët e treta, siç janë sipërmarrësit e ndërtimeve të ardhshme dhe
autoritetet.
TAP-i ka një sistem ekzistues menaxhimi e monitorimi të fazës së ndërtimit në formën e
sistemit të tij të menaxhimit të çështjeve mjedisore, sociale dhe të trashëgimisë kulturore
(MSTK). Sistemi i menaxhimit MSTK përfshin të gjitha angazhimet përkatëse në fazën e
ndërtimit dhe masat lehtësuese nga të tre VNMS-të e vendeve pritëse të TAP-it; ato
monitorohen vazhdimisht për efektshmëri dhe modifikohen sipas nevojës.
Ndikimet kumulative të identifikuara tashmë janë duke u menaxhuar siç duhet nga TAP-i me
zbatimin e masave lehtësuese të praktikës më të mirë të industrisë, siç përshkruhet në
planet brenda sistemit të menaxhimit MSTK. Në shumë raste, angazhime shtesë, mbi dhe
2 Manuali i Praktikës së Mirë të IFC, Figura 2
TAP AG
Dokumenti nr.:
CAL00-C5577-640-Y-TAE-0005 Nr. i rish.: G
Titulli i Dok.:
Vështrim i përgjithshëm i projektit dhe vlerësimi i ndikimit kumulativ - Përmbledhje ekzekutive
Faqja: 25 nga 40
përtej praktikës më të mirë, tashmë janë identifikuar nga TAP-i për të menaxhuar ndikimet
specifike të TAP-it. Shpesh ato janë të mjaftueshme edhe për të menaxhuar ndikimet
kumulative të mundshme të lidhura me to.
VNK përmbledh strategjitë shtesë të menaxhimit dhe monitorimit që do të implementohen si
rezultat i këtij vlerësimi për të zvogëluar ndikimin kumulativ të mundshëm mbi KVM-të
parësore të identifikuara.
Tabela 0.4 paraqet ndikimet kumulative materiale kyçe të mbetura, që kërkojnë masa
lehtësuese shtesë mbi dhe përtej atyre të përshkruara në sistemin ekzistues të menaxhimit
të çështjeve MSTK të TAP-it. Tabela gjithashtu përmbledh bashkëpunimin, menaxhimin dhe
monitorimin e planifikuar me sipërmarrësit dhe operatorët BNK (duke përfshirë objektet në
rrjedhën e sipërme dhe të poshtme) dhe/ose agjencitë qeveritare, të cilat, nëse janë të
suksesshme, do të reduktojnë më tej ndikimet kumulative të mundshme.
Vendndodhjet ose zonat në Tabelën 0.4 do të shtohen në Regjistrat e Ndikimit Social të
Rrugëkalimit (RNSRR) dhe Regjistrat e Ndikimit Mjedisor të Rrugëkalimit (RNMRR) të
projektit për të siguruar që veprimet të ndiqen deri në përfundim. Përveç kësaj, do të bëhet
një vlerësim për të identifikuar dhe për t’u konsultuar me çdo person të ndikuar nga projekti,
që është prekur nga ndikimet kumulative.
TAP AG
Dokumenti nr.:
CAL00-C5577-640-Y-TAE-0005 Nr. i rish.: G
Titulli i Dok.:
Vështrim i përgjithshëm i projektit dhe vlerësimi i ndikimit kumulativ - Përmbledhje ekzekutive
Faqja: 26 nga 40
Tabela 0.4: Ndikimet kumulative kryesore të mbetura dhe masat lehtësuese të tyre
Ndikimet kumulative kryesore Masat lehtësuese Vendi ku masat lehtësuese dokumentohen
Ndikime të dobishme
Social-ekonomike dhe shëndetësore
Ndikim kumulativ mbi punësimin, zhvillimin ekonomik dhe zhvillimin e aftësive për shkak të krijimit të vendeve të punës, kontributi në PBB dhe trajnimit nga TAP-i dhe projektet e tjera të ndërtimit.
E pa-aplikueshme E pa-aplikueshme
Ndikime negative
Biodiversiteti detar
Asnjë ndikim kumulativ i identifikuar.
Biodiversiteti tokësor
Ndikim kumulativ mbi zonën e mbrojtur Agios Timotheos-Kioupia dhe korridorin e kafshëve të egra në malet e Kavalës nga TAP-i dhe DESFA
Kur TAP-i të shqyrtojë planet e detajuara të biorestaurimit, do t’i kushtohet vëmendje e veçantë nevojës për të arritur gjendjen e preferuar për zonën e mbrojtur Agios Timotheos-Koupia.
TAP-i do të nxitë shmangien e mbjelljes me përzierje komerciale dhe shtimin e shtresës së sipërme të pasur me lëndë ushqyese në mënyrë që të lejojë rigjenerimin natyror të tokave të cekëta mbi shkëmbinjtë gëlqerorë që mbështetin pjesën më të madhe të kafshëve të egra të rëndësishme në zonën e mbrojtur.
RNMRR
Ndikim kumulativ mbi habitatin kritik të Pyllit të Evros Jugore për zogjtë dhe habitatin kritik të Pyllit të pishës mesdhetare nga TAP, DESFA dhe fermat e erës (parqet eolike).
TAP-i do të diskutojë mundësitë potenciale me operatorët e fermave të erës (GR131, 132, 133, 135 dhe 137) për të shkëmbyer të dhëna mjedisore e sociale, për të zhvilluar dhe zbatuar strategji të përbashkëta monitorimi për zogjtë, dhe çdo masë tjetër lehtësimi do të identifikohet sipas rastit.
RNMRR
Ndikime kumulative mbi funksionet e TAP-i do të diskutojë realizueshmërinë me DESFA-n për RNMRR
TAP AG
Dokumenti nr.:
CAL00-C5577-640-Y-TAE-0005 Nr. i rish.: G
Titulli i Dok.:
Vështrim i përgjithshëm i projektit dhe vlerësimi i ndikimit kumulativ - Përmbledhje ekzekutive
Faqja: 27 nga 40
Ndikimet kumulative kryesore Masat lehtësuese Vendi ku masat lehtësuese dokumentohen
korridorit të kafshëve të egra të korridorit të degës së lumit Loutros për shkak të kalimeve të lumit nga TAP dhe DESFA lidhur me pastrimin e gjelbërimin dhe modifikimin e brigjeve të lumit.
mbjelljen e pemëve të rrapit (Platanus orientalis) ndërmjet gazsjellësve të DESFA-s dhe TAP-it në korridorin e degës së lumit Loutros dhe do të bëjë mbjelljen si të bien dakord dhe atje ku është e përshtatshme.
Ndikim kumulativ mbi lakuriqët e natës në Parkun Kombëtar të Liqeneve Koroneia-Volvi për shkak të fragmentarizimit të habitatit nga TAP-i, DESFA dhe korridoret e linjës së transmetimit të energjisë Lagada-Filipon.
1. Përparësi restaurimi do t'u jepet korridoreve të pyllëzuara të ndikuara nga TAP-i në Parkun Kombëtar të Liqeneve Koroneia-Volvi, që çojnë në pikat e kalimit të mundshëm të autostradës Egnatia dhe zonat rreth linjës së transmetimit të energjisë Lagada-Filipon (KP329-330).
2. TAP-i do të angazhojë sipërmarrësit e linjës së transmetimit të energjisë Lagada-Filipon për të krijuar një marrëdhënie bashkëpunuese në mënyrë që të shkëmbehet informacion për masat lehtësuese për lakuriqët e natës.
RNMRR
Ndikim kumulativ mbi korridorin e lumit Strymonas nga TAP-i dhe autostrada VA 60 nëse hidrotestimi i TAP-it përkon me aktivitete të caktuara ndërtimi për autostradën VA 60.
TAP-i do të mbajë lidhje me Egnatia Odos AE (sipërmarrësit e autostradës VA 60) për të siguruar bashkërendimin e përshtatshëm dhe ndarjen e hidrotestimit të TAP nga çdo aktivitet ndërtimi të VA 60, i cili mund të ndikojë mbi lumin Strymonas.
RNMRR
• Ndikime kumulative mbi ariun e murrmë dhe ujkun për shkak të fragmentarizimit dhe degradimit të habitateve kritike që rrjedhin nga ndërtimi i TAP-it, autostradës VA 45 dhe digës së vaditjes Nestorio.
• Ndikim kumulativ mbi korridorin e lumit Aliakmonas (duke përfshirë habitatin prioritar të BE-së '91E0 Pyjet Aluvionale me Alnus glutinosa dhe Fraxinus excelsior nga TAP-i
TAP-i do të monitorojë programin e monitorimit të BE-së “LIFE” (NAT/GR/000333) dhe do të mbajë lidhje me sipërmarrësit e digës së vaditjes Nestorio dhe Egnatia Odos AE (operatorët e autostradës VA 45) për ndikimet kumulative të mundshme të identifikuara në këtë vlerësim dhe në informacionin nga programi i BE-së “LIFE”.
RNMRR
TAP AG
Dokumenti nr.:
CAL00-C5577-640-Y-TAE-0005 Nr. i rish.: G
Titulli i Dok.:
Vështrim i përgjithshëm i projektit dhe vlerësimi i ndikimit kumulativ - Përmbledhje ekzekutive
Faqja: 28 nga 40
Ndikimet kumulative kryesore Masat lehtësuese Vendi ku masat lehtësuese dokumentohen
dhe diga Nestorio për shkak të fragmentarizimit të habitatit, rritjes së mundshme të erozionit në rrjedhën e poshtme dhe humbjes/degradimit të pyjeve bregore.
• Ndikime kumulative mbi KVM të ndryshme në zonën Vithkuq-Ostrovicë nga TAP-i dhe rrugët hyrëse të TAP-it, si dhe nga hidrocentralet, që vijnë nga humbja dhe copëzimi i pyjeve.
• Ndikime kumulative në habitatin kritik, kryesisht në zonën Vithkuq-Ostrovicë të NJVM, por edhe në luginën e Osumit, për shqiponjat e vogla të rosave dhe bufat e mëdhenj, që vijnë nga humbja e pyjeve për shkak të prishjes së gjelbërimit për TAP-in, rrugët hyrëse të TAP-it dhe potencialisht prej kaskadës së hidrocentraleve mbi lumin Osum.
TAP-i do të hetojë nëse ka ndonjë program menaxhimi dhe zhvillimi të biodiversitetit, ku mund të marrë pjesë në zonën e Vithkuqit-Ostrovicës. Nëse nuk ka programe në vijim ose të propozuara, TAP-i do të lidhet me qeverinë vendore dhe mbështetësit e BNK për të promovuar një program për menaxhimin e biodiversitetit.
RNMRR
Ndikim kumulativ mbi KVM të zonës së mbrojtur Seman-Pishë Poro dhe habitatin kritik të gjarprit me katër vija nga TAP-i dhe rrugët hyrëse të TAP-it.
Kapja e kafshëve është e ndaluar; TAP-i do të sigurojë që ndalimi të komunikohet gjatë procesit të prezantimit të personelit.
RNMRR
Ndikim kumulativ mbi korridorin e lumit Seman nga TAP-i, kërkimi dhe prodhimi i naftës e gazit (fushat e Patos Marinzës dhe Visokës) dhe kalimi anësor (bypass-i) Fier-Levan (A4), që vjen nga zhurma dhe shqetësimet e lehta gjatë ndërtimit,
TAP-i do të mbajë lidhje me operatorët e fushës naftëmbajtëse për të bashkërenduar nxjerrjen e ujit nga lumi Seman.
RNMRR
TAP AG
Dokumenti nr.:
CAL00-C5577-640-Y-TAE-0005 Nr. i rish.: G
Titulli i Dok.:
Vështrim i përgjithshëm i projektit dhe vlerësimi i ndikimit kumulativ - Përmbledhje ekzekutive
Faqja: 29 nga 40
Ndikimet kumulative kryesore Masat lehtësuese Vendi ku masat lehtësuese dokumentohen
efektet e derdhjeve të mundshme aksidentale të karburantit/lubrifikantëve gjatë ndërtimit dhe modifikimi i rrjedhës së ujit gjatë hidrotestimit nga TAP-i nëse kombinohet me nxjerrje të re/të ndryshuar për fushën naftëmbajtëse.
Ndikim kumulativ mbi bretkosën shqiptare të pellgjeve nga TAP-i dhe rrugët hyrëse të TAP-it .
TAP-i do të ndërlidhet me TANAP-in për të siguruar bashkërendimin dhe ndarjen e duhur të nxjerrjes dhe shkarkimit të ujit në lumin Evros.
RNMRR
Ndikim kumulativ mbi vendqëndrimin e lakuriqëve të natës në tunelin ushtarak nr. 8 dhe mbi pyllin e pishave mesdhetare me habitatin e pishave endemike Mesogean.
TAP-i do të shqyrtojë nëse restaurimi i habitatit të pyllit të pishës mesdhetare të prekur nga TAP-i dhe gurorja pranë Urës Vajgurore mund të jetë sa më afër pyllit ekzistues që të jetë e mundur, por në një vend që është rënë dakord nga të gjitha palët që të jetë i mbrojtur nga aktivitetet e ardhshme të minierave.
RNMRR
Tokat
Ndikim kumulativ që vjen si pasojë e shqetësimit fizik të KVM të tokës nga gazsjellësit fqinjë të TAP-it dhe DESFA-s ku rikthimi në gjendjen e mëparshme të gazsjellësit DESFA është më i ngadalshëm për t’u realizuar.
TAP-i do të angazhohet dhe do të konsultohet me DESFA-n dhe sipas rastit do të ndajë me të:
• gjendjen e vendndodhjeve të DESFA-s ku vijon rikthimi në gjendjen e mëparshme apo atje ku rikthimi është më i vështirë për të lejuar përpunimin e masave specifike të lehtësimit për vendin nga TAP-i
• mësimet e nxjerra gjatë ndërtimit të DESFA-s dhe rikthimit në gjendjen e mëparshme për të informuar masat specifike të rikthimit të TAP-it
• bashkërendimi i masave specifike ndreqëse të nevojshme për rikthimin në gjendjen e mëparshme pas TAP-it nëse këto kanë nevojë për bashkëpunim për t’u realizuar me sukses
• shkëmbimi i rezultateve të monitorimit periodik të rikthimit në gjendjen e mëparshme, duke theksuar fushat e shqetësimeve në secilin gazsjellës
RNMRR
TAP AG
Dokumenti nr.:
CAL00-C5577-640-Y-TAE-0005 Nr. i rish.: G
Titulli i Dok.:
Vështrim i përgjithshëm i projektit dhe vlerësimi i ndikimit kumulativ - Përmbledhje ekzekutive
Faqja: 30 nga 40
Ndikimet kumulative kryesore Masat lehtësuese Vendi ku masat lehtësuese dokumentohen
Ndikimi kumulativ mbi KVM-të e tokës nga TAP-i dhe aktivitetet në fushën naftëmbajtëse në Patos-Marinzë, që vjen nga ndotja aksidentale ose aktivizimi i ndotësve ekzistues brenda profilit të tokës.
Nëse konsiderohet e nevojshme, kur haset tokë e ndotur, TAP-i do të kërkojë informacion nga operatorët e Patos-Marinzës mbi rehabilitimin e planifikuar në afërsi të brezit të punës të propozuar nga TAP-i. Kjo mund të jetë e dobishme për zhvillimin e Planit të Kalimit të Tokave të Ndotura. TAP-i do të ndërlidhet gjithashtu me operatorët e Patos Marinzës dhe do të përdor PRE-të e tyre për koordinim efikas të veprimeve pas një ngjarjeje të mundshme të ndotjes aksidentale.
RNMRR
Ujërat nëntokësore
Ndikimi kumulativ mbi ujërat nëntokësore të cekëta me ndjeshmëri të lartë nga TAP-i, bypass-i Fier-Levan (AL4) dhe prodhimi i naftës e gazit nga fusha naftëmbajtëse Patos-Marinzës (AL13), që vjen nga derdhjet aksidentale të naftës, lëndëve djegëse ose lubrifikantëve, ose nga riaktivizimi i ndotësve ekzistues në tokat e gërmuara.
TAP-i do të vlerësojë informacionin për zonat e njohura të ndotjes në fushën naftëmbajtëse Patos-Marinzë për të ndihmuar planifikimin e instalimit të çdo ndërprerësi të hendekut/ndalesave të ujit për të parandaluar përhapjen jashtë vendit të ndotjes ekzistuese nga TAP-i. Projektimi i çdo kullimi të nevojshëm para dhe pas ndërtimit do të bashkërendohet me operatorët e fushës naftëmbajtëse Patos-Marinzë (Bankers Petroleum Ltd) sipas kërkesë, për të shmangur përhapjen aksidentale të ndotjes.
RNMRR
Ujërat mbitokësore
Ndikimi kumulativ mbi korridorin e lumit Evros për shkak të hidrotestimit nga TAP-i dhe TANAP-i nëse tejkalojnë 10% të rrjedhës së lumit.
TAP-i do të ndërlidhet me TANAP-in për të siguruar bashkërendimin dhe ndarjen e duhur të nxjerrjes dhe shkarkimit të ujit në lumin Evros.
RNMRR
Ndikimi kumulativ mbi rrjedhën e lumit Strymonas, që vjen nga ndërtimi i TAP-it dhe i autostradës VA 60.
TAP-i do të mbajë lidhje me Egnatia Odos AE (sipërmarrësit e autostradës VA 60) për të siguruar bashkërendimin e përshtatshëm dhe ndarjen e hidrotestimit të TAP-it nga çdo aktivitet ndërtimi i VA 60 i cili mund të ndikojë lumin Strymonas.
RNMRR
Ndikimi kumulativ i çlirimit të fundërrive në lumin Gallikos nga TAP-i dhe rruga e re e lidhjes midis Selanikut dhe Kilkis.
TAP-i do të angazhojë sipërmarrësit e rrugës Selanik-Kilkis për të shkëmbyer informacion mbi oraret e tyre të ndërtimit dhe PRE-të.
RNMRR
Ndikimi kumulativ mbi rrjedhën e lumit TAP-i do të diskutojë koordinimin e programeve të RNMRR
TAP AG
Dokumenti nr.:
CAL00-C5577-640-Y-TAE-0005 Nr. i rish.: G
Titulli i Dok.:
Vështrim i përgjithshëm i projektit dhe vlerësimi i ndikimit kumulativ - Përmbledhje ekzekutive
Faqja: 31 nga 40
Ndikimet kumulative kryesore Masat lehtësuese Vendi ku masat lehtësuese dokumentohen
Aliakmonas nga TAP-i dhe diga e vaditjes Nestorio.
përbashkëta të monitorimit dhe të të dhënave sociale e mjedisore me sipërmarrësit e digës Nestorio, duke përfshirë koordinimin e nxjerrjes dhe të shkarkimit të ujit për hidrotestimin
Ndikimi kumulativ mbi lumin Seman nga TAP-i, fushat naftëmbajtëse të Patos Marinzës dhe Bllokut F (AL13 dhe AL21) dhe nga bypass-i Fier-Levan (A4)
Rekomandohet që TAP-it të ndërlidhet me operatorët e fushës naftëmbajtëse Patos Marinzë dhe Bllokut B për të bashkërenduar nxjerrjen e ujit nga lumi Seman.
RNMRR
Ndikim kumulativ mbi lumin Osum dhe degët e tij për shkak të çlirimit të fundërrive dhe ndryshimit të rrjedhës, që vjen nga ndërtimi i kalimit të lumit dhe hidrotestimi i TAP-it, si dhe ndërtimi i kaskadës së hidrocentralit mbi lumin Osum dhe të hidrocentralit në Favinë.
TAP-i do të punojë me operatorët e kaskadës së hidrocentraleve të Osumit dhe hidrocentralit të Favinës për të bashkërenduar kalimet e rrjedhës ujore dhe testimin hidrostatik sipas nevojës dhe për të shkëmbyer informacion si, p.sh., për oraret e ndërtimit dhe PRE-të.
RNMRR
Peizazhi
• Ndikimi kumulativ mbi Kompleksin Pyjor të Evros Jugore nga TAP-i, DESFA dhe projektet e parqeve eolike GR133, GR135 dhe GR137.
• Ndikimi kumulativ mbi Pyllin Estetik të Kavala-Amygdaleona/Agios Timotheos- Mjedisi për kafshët e egra Kioupia nga gazsjellësit TAP dhe DESFA.
• Ndikimi kumulativ mbi pyjet malore në kufirin greko-shqiptar nga TAP-i dhe segmenti VA 45 i autostradës Egnatia.
TAP-i do t’i rishikojë mësimet e nxjerra për rikthimin në gjendjen e mëparshme dhe biorestaurimin nga aksionerët e tij, që kanë ndërtuar më parë projekte të mëdha ndërkombëtare të gazsjellësve (BTC, SCP etj.), për të mundësuar që të përpunohen e implementohen praktikat e teknikat më të mira.
RNMRR
Ndikimi kumulativ mbi peizazhet e ndjeshme të pjesës qendrore nga TAP-i, rrugët hyrëse të TAP-it dhe kaskada e
TAP-i do të ndërlidhet me sipërmarrësit e kaskadës së hidrocentraleve të Osumit për të shkëmbyer informacion mbi aktivitetet e planifikuara të ndërtimit, sidomos për
RNMRR
TAP AG
Dokumenti nr.:
CAL00-C5577-640-Y-TAE-0005 Nr. i rish.: G
Titulli i Dok.:
Vështrim i përgjithshëm i projektit dhe vlerësimi i ndikimit kumulativ - Përmbledhje ekzekutive
Faqja: 32 nga 40
Ndikimet kumulative kryesore Masat lehtësuese Vendi ku masat lehtësuese dokumentohen
hidrocentraleve të Osumit. vendndodhjen e rrugëve hyrëse dhe linjave të energjisë për të kuptuar nëse këto mund të bashkë-vendosen për të zvogëluar zonën e prekur nga heqja e gjelbërimit dhe futja e veçorive të bëra nga njeriu në peizazhet natyrore në këtë rajon.
Cilësia e ajrit Nuk është identifikuar asnjë ndikim kumulativ
Social-ekonomike dhe shëndetësore
Ndikimi kumulativ mbi trafikun dhe sigurinë rrugore duke përfshirë vonesat dhe rreziqet e trafikut, si dhe përkeqësimin e cilësisë së rrugëve, urave dhe infrastrukturës komunale nga përdoruesit e shumtë.
Kur ekziston mundësia për mbingarkesë në të njëjtat rrugë transporti, TAP-i do të mbajë lidhje me sipërmarrësit dhe operatorët e BNK, si dhe me policinë e autoritetet. Në disa vende të ndjeshme, mund të nevojitet të ndërmerren masa shtesë për menaxhimin e trafikut në konsultim me të gjitha palët.
Planet e menaxhimit të trafikut
Ndikimi kumulativ nga TAP-i dhe projektet e tjera mbi humbjen e përhershme të tokës bujqësore
TAP-i do të monitorojë mënyrat e jetesës të personave të prekur nga projekti në zonat ku toka është blerë përgjithmonë, për të siguruar që ata të kenë qasje në toka alternative, nëse një gjë e tillë do të kërkohet.
PRJ
Ndikimi kumulativ mbi kohezionin social dhe mirëqenien e komunitetit për shkak të mungesës reale ose të perceptuar të kompensimit të duhur për humbjen e mënyrave të jetesës, vërshimit të njerëzve në kërkim të punësimit, shpërndarjes së perceptuar si jo të drejtë të përfitimeve dhe mungesës së komunikimeve të kënaqshme në zonat ku burimet e ndikimeve kumulative me kërkesat e mëdha për punë gjenden në afërsi të kampeve të ndërtimit të TAP-it.
1. TAP-i do të shkëmbejë informacion me sipërmarrësit dhe operatorët e BNK, siç kërkohet, për çështjet e mëposhtme:
• sigurimin e drejtave të njeriut për punëtorët
• strategji të drejta dhe transparente të rekrutimit dhe shfrytëzimit të burimeve vendore
• strategji për të punësuar gratë dhe minoritetet
• zhvillimin e programeve të trajnimit komunal.
2. TAP-i do të hulumtojë mundësinë për të zhvilluar strategji me qeverinë dhe BNK për projektet e zhvillimit vendor.
3. TAP-i do të ndërlidhet me projektet e tjera të mëdha dhe organet përkatëse qeveritare për të shkëmbyer informacion rreth strategjive të tyre të menaxhimit të
PRJ, PNSRR, ISM, SEP-të
TAP AG
Dokumenti nr.:
CAL00-C5577-640-Y-TAE-0005 Nr. i rish.: G
Titulli i Dok.:
Vështrim i përgjithshëm i projektit dhe vlerësimi i ndikimit kumulativ - Përmbledhje ekzekutive
Faqja: 33 nga 40
Ndikimet kumulative kryesore Masat lehtësuese Vendi ku masat lehtësuese dokumentohen
SST/HIV-it dhe të shëndetit të punëtorëve e komunitetit, si dhe informacione për trafikimin e qenieve njerëzore, për të siguruar që ato të jenë të krahasueshme dhe të mundësojnë një përgjigje efikase e të bashkërenduar ndaj çdo shpërthimi të mundshëm të sëmundjeve.
Gazet serrë
Çdo burim i emetimeve të gazeve serrë është burim i ndikimit kumulativ dhe në fund të fundit një kontribues për të njëjtin ndikim, mbi të njëjtin KVM.
TAP-i do të zhvillojë një Plan Menaxhimi të gazeve serrë për fazën operacionale. N/A - do të zhvillohet
TAP AG
Dokumenti nr.:
CAL00-C5577-640-Y-TAE-0005 Nr. i rish.: G
Titulli i Dok.:
Vështrim i përgjithshëm i projektit dhe vlerësimi i ndikimit kumulativ - Përmbledhje ekzekutive
Faqja: 34 nga 40
0.13 Angazhimi i palëve të interesit
Palët kryesore të prekura dhe të interesuara janë njoftuar për VNK nëpërmjet takimeve e
mbledhjeve të punës, dhe kanë dhënë informacionin fillestar për identifikimin dhe caktimin e
përparësive të KVM-ve, si dhe për identifikimin e projekteve që mund të shkaktojnë ndikime
kumulative me TAP-in.
Mbledhje pune me palët e interesit u mbajtën në Greqi dhe në Shqipëri. Gjithsesi, në Itali
një mbledhje pune me palët e interesit nuk ishte e mundur të organizohej, por u bë një takim
me Ministrinë e Mjedisit për të prezantuar VNK. Në Greqi, në mbledhjen e punës ishin të
pranishëm 17 pjesëmarrës nga ministritë dhe departamentet qeveritare; në Shqipëri ishin të
pranishëm në mbledhje 10 pjesëmarrës nga ministritë e departamentet e qeverisë, si dhe
specialistë të mjedisit.
Aktivitetet e angazhimit të palëve të interesit deri më sot tregojnë se palët e interesit në
përgjithësi janë të vetëdijshme për rëndësinë që do të ketë TAP-i në juridiksionin e tyre
përkatës. Palët e interesit shprehën mirënjohjen për organizimin e mbledhjeve të punës dhe
i gjetën ato me interes. Megjithatë, në disa raste, koncepti i një VNK nuk ishte plotësisht i
njohur për ta dhe, si rrjedhojë, koha në mbledhje u shpenzua duke shpjeguar nocionin e
KVM-ve dhe burimet e ndikimit kumulativ për palët e interesit. Hollësi të plota të angazhimit
të ndërmarrë me palët e interesit përfshihen në kapitullin 9 të VNK dhe janë të
disponueshme me kërkesë.
Hapat e ardhshëm në procesin e angazhimit të VNK janë si më poshtë:
• Do të indentifikohen palë të tjera interesi që mund të ndikohen nga projektet duke u bazuar në vendndodhjen hapësinore të ndikimeve kumulative. Kjo do të përfshijë palët e interesit dhe personat e prekur nga projekti në Greqi, Shqipëri dhe Itali, në afërsi të ndikimeve kumulative të identifikuara, të cilat mund të ndikohen drejtpërdrejt ose tërthorazi, duke përfshirë organizatat e komunitetit dhe përfaqësuesit e komunitetit, si të jetë e përshtatshme.
• Takimet me këto palë të interesit do të përfshihen në procesin e përgjithshëm të angazhimit të palëve të interesit, siç përcaktohet në planet e angazhimit të palëve të interesit të TAP-it për Shqipërinë, Greqinë dhe Italinë.
• Palët e interesit që janë identifikuar në VNK si bashkëpunëtorë të mundshëm të TAP-it për sa i përket lehtësimit dhe menaxhimin e ndikimeve kumulative (si palët e treta ashtu dhe objektet shoqëruese në rrjedhën e sipërme dhe të poshtë) do të angazhohen në takime, grupe pune dhe mbledhje pune për të diskutuar zhvillimin e strategjive të mundshme të përbashkëta të lehtësimit.
• TAP-i dhe partnerët e tij në Korridorin Jugor të Gazit (SGC), TANAP, SCPX dhe SD2, kanë krijuar angazhim të rregullt. Kjo do të vazhdojë të promovojë:
o identifikimin e çdo mundësie për shkëmbimin e të dhënave, që do të krijojë një kuptim më të mirë të ndikimeve të mundshme
• identifikimin e mundësive për të bashkëpunuar në menaxhimin ose lehtësimin e ndikimeve, ose për të rritur në maksimum rezultatet pozitive të projekteve. Do të hartohet një raport përfundimtar i angazhimit të palëve të interesit, i cili përshkruan të gjithë procesin e palëve të interesit dhe tregon informacionet që kanë dhënë palët e interesit për përfundimin e VNK.
TAP AG
Dokumenti nr.:
CAL00-C5577-640-Y-TAE-0005 Nr. i rish.: G
Titulli i Dok.:
Vështrim i përgjithshëm i projektit dhe vlerësimi i ndikimit kumulativ - Përmbledhje ekzekutive
Faqja: 35 nga 40
0.14 Konkluzionet dhe vlerësimi i përgjithshëm
0.14.1 Zhvillimi i VKN
VKN është përpunuar në përputhje me praktikat e mira ndërkombëtare siç përshkruhen në
Manualin e Praktikës së Mirë të Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC) për VKN (IFC,
2013). VKN është ndërmarrë dhe raportuar si një proces i pavarur dhe objektiv.
Sikurse shumica e vlerësimeve kumulative, VNK është përballur me sfida në disa fusha për
sa i përket besueshmërisë së ndikimeve kumulative të parashikuara dhe angazhimit të
palëve të interesit. Ka të ngjarë të hasen sfida të mëtejshme atje ku masat lehtësuese janë
pjesërisht ose tërësisht jashtë kontrollit të TAP-it. Në përgjithësi, vështirësitë e hasura kanë
qenë për shkak të mungesës së informacionit ose informacionit të kufizuar për KVM-të dhe
burimet e ndikimeve kumulative.
Megjithatë, ky VNK arriti të merrte të dhëna të hollësishme për projektin TAP dhe punën e
kohëve të fundit, të njëhershme nga TAP-i, duke përfshirë vlerësimin kritik të habitatit,
studimet ekologjike të para-ndërtimit dhe programin në vazhdim të hetimeve arkeologjike.
Palët kryesore të prekura dhe të interesuara janë njoftuar për VNK dhe kanë dhënë
informacionin fillestar për identifikimin dhe caktimin e përparësive të KVM-ve, si dhe për
identifikimin e projekteve që mund të shkaktojnë ndikime kumulative me TAP-in.
Nuk kërkohen ndryshime të VNMS pas përfundimit të VNK dhe çdo masë lehtësuese shtesë
do të shtohet në RNSRR dhe RNMRR të projektit për të siguruar që veprimet do të ndiqen
deri në fund.
Një përmbledhje e ndikimeve kumulative kryesore të identifikuara gjatë ecurisë së VNK
është paraqitur në Tabelën 0.4.
0.14.1.1 Zonat me ndikime kumulative mbi KVM të shumëfishtë
Ekzistojnë disa zona që u nënshtrohen ndikimeve kumulative të shumëfishta mbi KVM-të në
të njëjtin grup (p.sh., ekologjia) dhe në grupe të tjera KVM (kryesisht peizazhi, por edhe të
tjera). Këto zona, të përmbledhura më poshtë, janë zonat kyçe që përballen me ndikime
kumulative të mundshme nga TAP-i e projekte të tjera dhe prandaj duhet të jenë fokusi për
menaxhimin e masave lehtësuese dhe, atje ku është e përshtatshme, TAP-i të përpiqet të
angazhojë sipërmarrësit e tjerë dhe qeverinë për bashkëpunim ose minimizimin e ndikimeve
të mundshme.
0.14.1.2 Zona jugore e Evros
Kjo zonë e mbrojtur/habitat kritik për shpendët (lejleku i zi, shqiponja e vogël (Hieraaetus
pennatus), huta grenzangrënëse (Pernis apivorus), shqiponja e vogël e rosave (Clanga
pomarina) dhe qifti i zi (Milvus migrans) përmban dy korridore lumore (Evros, dega Loutros)
dhe është një zonë e rëndësishme peizazhi dhe një zonë e tokave me cilësi të lartë të
prirura për erozion. Janë identifikuar ndikime kumulative të mundshme mbi KVM-të e zonës
jugore të Evros nga gazsjellësit TAP, TANAP dhe DESFA dhe një numër parqesh eolike.
TAP AG
Dokumenti nr.:
CAL00-C5577-640-Y-TAE-0005 Nr. i rish.: G
Titulli i Dok.:
Vështrim i përgjithshëm i projektit dhe vlerësimi i ndikimit kumulativ - Përmbledhje ekzekutive
Faqja: 36 nga 40
0.14.1.3 Lumi Strymonas
Ndikimet kumulative kryesore të mundshme mbi KVM-të ekologjike dhe të ujit sipërfaqësor
të lumit Strymonas vijnë nga mundësia që rrjedha e lumit të ndikohet nga testimi hidrostatik
për TAP-in dhe ndërtimi i urës për autostradën VA 60, dhe duhet të lehtësohen pa vështirësi
nëpërmjet bashkërendimit midis TAP-it dhe projektit të autostradës.
0.14.1.4 Pyjet malore në kufirin greko-shqiptar
Kjo zonë me vlerë të lartë peizazhi është një zonë me rëndësi për biodiversitetin, pasi
përmban habitat kritik për arinjtë dhe habitat të rëndësishëm për ujqit. Janë identifikuar
ndikime të mundshme të rëndësishme mbi KVM-të ekologjike dhe të peizazhit nga
fragmentarizimi i habitatit, të shkaktuara kryesisht nga autostrada e re VA45, se sa nga
TAP-i.
Gjithashtu, afër zonës është lumi Aliakmonas, ku janë identifikuar ndikime kumulative të
mundshme të rëndësishme mbi korridorin e lumit dhe habitatin parësor të pyllit bregor.
Shkaku kryesor i mundshëm i ndikimit është diga e vaditjes Nestorio. Kontributi i
përgjithshëm i TAP-it ndaj ndryshimeve në KVM ka të ngjarë të jetë i vogël në krahasim me
të. Aliakmonas është identifikuar edhe si një KVM i ujërave sipërfaqësore. Operimi i
njëkohshëm i digës në rrjedhën e sipërme dhe nxjerrja e ujit për hidrotestim mund të çojnë
në ndikime kumulative mbi rrjedhën e ujit në lumin Aliakmonas, por duhet të lehtësohen pa
vështirësi nëpërmjet bashkërendimit midis TAP-it dhe operatorit të digës.
0.14.1.5 Zona Vithkuq-Ostrovicë
Kjo zonë përmban një numër KVM ekologjike dhe është gjithashtu një zonë peizazhi e
rëndësishme.
Ndikimet kumulative kryesore mbi ekologjinë lindin nga humbja e drejtpërdrejtë e pyjeve dhe
fragmentarizimi i pyjeve ekzistuese, bashkë me një rritje përkatëse në kullota dhe tokë
bujqësore si rezultat i TAP-it, rrugëve hyrëse të TAP-it dhe hidrocentraleve, veçanërisht nga
mundësia që rrugët e hyrjes të rëndojnë ndikimet duke përmirësuar/nxitur aksesin në zonë.
Ndikimet kumulative të peizazhit do të vijnë edhe nga ndikimi i TAP-it, nga mundësia për
zhvillim e nxitur nga rrugët hyrëse për TAP-in dhe hidrocentralet.
0.14.1.6 Lugina e Osumit
Ndikime të ngjashme me ato të përshkruara për zonën Vithkuq-Ostrovicë parashikohen mbi
shpendët dhe peizazhin brenda luginës së Osumit si rezultat i TAP-it, rrugëve hyrëse të
TAP-it dhe kaskadës së hidrocentraleve mbi Osum. Megjithatë, ndikimet e mundshme të
ardhshme ekologjike të aksesit të përmirësuar/zhvilluar janë më të vogla, pasi rrugët e
hyrjes në luginën e Osumit nuk lehtësojnë hyrjen në masivet e pyjeve të maturuar, kështu
që këto rrugë hyrjeje nuk do të kenë mundësi të njëjtë për të shkaktuar humbje të habitatit
nga aksesi i krijuar (për gjueti dhe/ose prerjen e pemëve) dhe zhvillimi.
0.14.1.7 Zona e Semanit
Semani është një korridor lumor dhe zona është një KVM ujërash nëntokësore (ujëra
nëntokësore të cekëta me ndjeshmëri të lartë) dhe ka toka me vlerë të lartë. Ndikimet
kumulative rrjedhin nga operimi dhe zhvillimi në terren i TAP-it dhe i fushës naftëmbajtëse,
TAP AG
Dokumenti nr.:
CAL00-C5577-640-Y-TAE-0005 Nr. i rish.: G
Titulli i Dok.:
Vështrim i përgjithshëm i projektit dhe vlerësimi i ndikimit kumulativ - Përmbledhje ekzekutive
Faqja: 37 nga 40
si dhe nga ndërtimi i bypass-it Fier-Levan. Ndikimet kumulative të mundshme vijnë nga
riaktivizimi i ndotësve ekzistues në tokë, nga ndotja aksidentale, nga zhurma dhe
shqetësimet e lehta dhe nga nxjerrja e ujit për testimin hidrostatik për TAP-in të kombinuara
me nxjerrjen e mundshme për aktivitetet e fushës naftëmbajtëse.
0.14.2 Puna në vazhdim
0.14.2.1 Vlerësimi i mëtejshëm
Ekzistojnë tri fusha ku TAP-i do të bëjë vlerësime të mëtejshme, ndërlidhje dhe/ose
monitorim për të kuptuar ndikimet kumulative të mundshme:
1. TAP-i do të angazhohet dhe do të bashkëpunojë me operatorët e parqeve eolike sipas nevojës për të shqyrtuar ndikimet e përgjithshme mbi shpendët brenda Kompleksit Pyjor të Evros Jugore dhe për të zhvilluar masa të mëtejshme lehtësuese në partneritet sipas nevojës.
2. TAP-i do të synojë të bashkërendojë çdo program monitorimi me programin e BE-së “LIFE” dhe çdo monitorim që mund të ndërmerret për ndikimet e digës së vaditje Nestorio. TAP-i do të angazhohet dhe do të ndërlidhet me sipërmarrësit e digës së vaditjes Nestorio dhe Egnatia Odos AE (operatorët e autostradës VA 45) për ndikimet kumulative të mundshme mbi luginën Aliakmonas dhe KVM-të përkatëse të saj dhe do të zhvillojë masa të mëtejshme lehtësuese në partneritet, sipas nevojës.
3. TAP-i do të monitorojë mjetet e jetesës të personave të prekur nga projekti në zonat ku toka është blerë përgjithmonë, për të siguruar që ata të kenë qasje në toka alternative, nëse do të kërkohet.
0.14.2.2 Angazhimi i palëve të interesit
Faza e ardhshme e procesit të angazhimit të palëve të interesit do të përfshijë angazhimin
me palët e interesit, duke përfshirë ato që tashmë janë takuar dhe ato të identifikuara
rishtazi si pjesë e procesit të VNK (palët vendore potencialisht të prekura, përfshirë çdo
person të prekur nga projekti, objektet shoqëruese në rrjedhën e sipërme e të poshtme, dhe
palë interesi të tjera BNK, palë të treta, në Greqi, Shqipëri dhe Itali), për të paraqitur VNK
dhe për të marrë informacion të mëtejshëm për vlerësimin e ndikimit dhe masat lehtësuese.
Do të përpunohet një plan i detajuar nga TAP-i për fazën e ardhshme të angazhimit të
palëve të interesit.
Kur diskutimet me sipërmarrësit e BNK të një objekti shoqërues identifikojnë se ekziston një
mundësi për të përmirësuar rezultatet kumulative, ne rekomandojmë më tej që të krijohen
grupe pune për të lejuar që mundësitë të shqyrtohen plotësisht.
0.14.2.3 Zhvillimi i strategjive të detajuara të menaxhimit
Fokusi i strategjive të lehtësimit për ndikimet kumulative ka qenë bashkëpunimi dhe
angazhimi me palët e treta.
Megjithatë, ekzistojnë dy strategji kryesore menaxhimi të detajuara, që po zhvillohen ose do
të zhvillohen nga TAP-i, që gjithashtu do të jenë në gjendje të adresojnë disa nga ndikimet
kumulative të identifikuara në këtë VNK:
1. Një strategji e investimit social e mjedisore për të ndihmuar komunitetet. Si pjesë e kësaj, TAP-i do të hulumtojë mundësinë për të zhvilluar strategji me qeverinë dhe
TAP AG
Dokumenti nr.:
CAL00-C5577-640-Y-TAE-0005 Nr. i rish.: G
Titulli i Dok.:
Vështrim i përgjithshëm i projektit dhe vlerësimi i ndikimit kumulativ - Përmbledhje ekzekutive
Faqja: 38 nga 40
aktorë të tjerë të zhvillimit të projekteve të tjera për projektet e zhvillimit vendor, atje ku kjo ka mundësinë të rritë rezultatet e zhvillimit.
2. Një Plan për Menaxhimin e Gazeve Serrë për fazën operacionale, që do të diskutojë rishikimet e teknikës më të mirë të disponueshme, monitorimin e gazeve serrë, raportimin dhe objektivat, si dhe masat e kontrollit gjatë funksionimit. Emetimet e gazeve serrë do të përcaktohen nga ana sasiore veçmas në pajtim me Kërkesën e Performancës (KP) 3.
0.15 Fjalorthi dhe shkurtesat
Termi ose shkurtesa Përshkrimi
°C gradë Celsius
AIDS sindromi i fituar i mungesës së imunitetit
ZEN zona e ndikimit
barg njësi metrike e presionit
bcma miliardë metra kub në vit
BPAL Bankers Petroleum Albania Ltd
Gazsjellësi BTC Gazsjellësi Baku-Tbilis-Ceihan
VB valvula e bllokimit
SVB stacione të valvulave të bllokimit
VNK vlerësim i ndikimit kumulativ
varre kriptë arkivole ose dhoma varrimi të bëra me gurë ose pemë e gërryer
CO monoksid karboni
CO2 dioksid karboni
CO2e ekuivalenti i dioksiditit të karbonit
SK stacioni i kompresorit
SMTK stacionet matëse të transferimit të kujdestarisë
ETHU emetim i thatë i ulët
NJVM njësi të veçanta menaxhimi
BERZH Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim
ZEBN zonë ekologjikisht ose biologjikisht e ndjeshme
BEI Banka Europiane për Investim
IPN inxhinierik, i prokurimit dhe ndërtimit
PRE plani i reagimit ndaj emergjencave
VNMS vlerësimi i ndikimit mjedisor dhe social
BE Bashkimi Europian
FEED projektimi inxhinierik nga fillimi
PBB prodhimi i brendshëm bruto
GS gazet serrë
TAP AG
Dokumenti nr.:
CAL00-C5577-640-Y-TAE-0005 Nr. i rish.: G
Titulli i Dok.:
Vështrim i përgjithshëm i projektit dhe vlerësimi i ndikimit kumulativ - Përmbledhje ekzekutive
Faqja: 39 nga 40
Termi ose shkurtesa Përshkrimi
MPM (VNK e IFC) Manuali i Praktikës së Mirë
PNG potenciali i ngrohjes globale
ha Hektar
SHHD shpim horizontal i drejtuar
HIV virusi i imunodefiçencës humane
holt strofulla e vidrës
HC hidrocentral
SHSM shëndeti, siguria dhe mjedisi
IAP Gazsjellësi Jonian Adriatik
ZRSH zona të rëndësishme për shpendët
TIB treguesi i integritetit biotik
TKJ trashëgimia kulturore jomateriale
IFC Korporata Financiare Ndërkombëtare
IGB Ndërlidhësi Greqi - Bullgari
SNRN Shoqata Ndërkombëtare për Ruajtjen e Natyrës
ZKB zonë kryesore e biodiversitetit
kbd një mijë fuçi në ditë
km kilometër
PK pikë kilometrike
kV kilovolt
kW kilovat
GNL gaz natyror i lëngëzuar
m metër
m3 metër kub
m3/d metër kub në ditë
mm milimetër
MMscfd milion këmbë kubike standarde në ditë
TM voltazhi mesatar
MV megavat
MWe megavat elektrikë
N2O oksidi i azotit
TJSH testim joshkatërrues
NOx okside nitrogjeni
NO2 dioksid azoti
PBG plani i braktisjes së gazsjellësit
TAP AG
Dokumenti nr.:
CAL00-C5577-640-Y-TAE-0005 Nr. i rish.: G
Titulli i Dok.:
Vështrim i përgjithshëm i projektit dhe vlerësimi i ndikimit kumulativ - Përmbledhje ekzekutive
Faqja: 40 nga 40
Termi ose shkurtesa Përshkrimi
KPB karakteristikat parësore të biodiversitetit
LG lëndë grimcash
BMG brezi i mbrojtës i gazsjellësit
SRMP stacioni i reduktimit dhe i matjes së presionit
KP Kërkesat e Performancës (BERZH)
TPG Terminali Pritës i Gazsjellësit
SP Standardet e Performancës (IFC)
QKB Qendra Kombëtare e Biznesit (Shqiptare)
PMBL Planet e Menaxhimit te Basenit të Lumit
VSHNK vlerësimi i shpejtë i ndikimit kumulativ
RrG rrugëkalimi i gazsjellësit
ZVK zonë e veçantë konservimi
BNK burimi i ndikimit kumulativ
GKJ Gazsjellësi i Kaukazit Jugor
PZGKJ Projekti i zgjerimit të Gazsjellësit të Kaukazit Jugor
SHD Shah Deniz
ZMV zonë me mbrojtje të veçantë
SRG Snam Rete Gas
SST sëmundje seksuale të transmetueshme
TANAP Gazsjellësi Trans Anatolian i Gazit Natyror
TAP Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP)
KVMS komponentët e vlefshëm mjedisorë dhe socialë