22
UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” FAKULTETI I FILOLOGJISË – DEPARTAMENTI I GAZETARISË PËRQESHJA PUBLIKE NË MEDIA ONLINE Lënda: Edukim medial MENTORI: Prof. Lindita Aliu-Tahiri Blerta Aliu, MA Studentet: Anita Musliu, Fjolla Hajrizaj

stereotipe.files.wordpress.com  · Web view“Bullizmi sipas studiuesit australian Ken Rigby (2002) gjen vend më së shumti në kontekst shkollor dhe është një dëshirë për

  • Upload
    others

  • View
    8

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: stereotipe.files.wordpress.com  · Web view“Bullizmi sipas studiuesit australian Ken Rigby (2002) gjen vend më së shumti në kontekst shkollor dhe është një dëshirë për

UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”

FAKULTETI I FILOLOGJISË – DEPARTAMENTI I GAZETARISË

PËRQESHJA PUBLIKE NË MEDIA ONLINE

Lënda: Edukim medial

MENTORI: Prof. Lindita Aliu-Tahiri

Blerta Aliu, MA Studentet: Anita Musliu, Fjolla Hajrizaj

Prishtinë, maj, 2019

Page 2: stereotipe.files.wordpress.com  · Web view“Bullizmi sipas studiuesit australian Ken Rigby (2002) gjen vend më së shumti në kontekst shkollor dhe është një dëshirë për

I. HYRJA

I.1 Qëllimi

Qëllim i këtij punimi është të shohim përhapjen e bullizmit (përqeshjes) në shoqërinë tonë. Si dhe sa ndikon ai? Çfarë lloji i bullizmit përdoret? Pastaj do të përdoret analizojmë për të parë nëse ka efekt të ndryshëm tek personat e pushtetshëm dhe ata që s’kanë pushtet. Do të ketë përgjigje edhe në aspektin psikologjik, për efektet që ka arritur bullizmi.

I.2 Metodologjia

Së pari, do të hulumtojmë për rastet mostër të këtij punimi. Pastaj do të përdoret metoda analizuese, duke analizuar secilin detaj në rastet konkrete të punimit. Mandej, do të përdoret metoda krahasuese, ku do të arrijmë të kuptojmë nëse ndikimi i bullizmit ndryshon varësisht nga roli dhe pozita që ka personi i përqeshur në shoqëri. Dhe, krejt në fund, bazuar në mostra, do të nxjerrim konkludime për fenomenin e bullizmit në përgjithësi në shtetin tonë, Kosovë.

I.3 Struktura e punimit

Punimi do të ndahet në katër kapituj. I pari është hyrja ku tregohet qëllimi, metodologjia dhe struktura e punimit. I dyti do zbërthejë teorinë për fenomenin, ku është i shprehur më së shumti dhe me cilat forma. Pastaj, në të tretin do të trajtohen përqeshjet ndaj personave të pushtetshëm dhe atyre pa pushtet. Në këtë pjesë do të trajtohen shembuj, dhe është pjesa më e rëndësishme e punimit, pasi që ka të bëjë pikërisht me problemin në vendin tonë. Për fund do të nxjerren përfundim për ngjashmëritë dhe dallimet mes shembujve të nëntitujve të kapitullit të tretë. Elementet që do të kenë përparësi në analizë janë: gjinia, roli/pozita, ndikimi, rrethanat, lloji i përqeshjes, format e përqeshjes, format dhe produktet e shpërndarjes (media online, portale satirike, video, fotografi, shpërndarje, komente memes, gif, etj.).

Page 3: stereotipe.files.wordpress.com  · Web view“Bullizmi sipas studiuesit australian Ken Rigby (2002) gjen vend më së shumti në kontekst shkollor dhe është një dëshirë për

II. KAPITULLI I PARË

Pasi që është hulumtimi i parë i këtij lloji, nuk mund të citohet një qasje teorike paraprake. Një e tillë ekziston vetëm në shpjegimit e bullizmit, por pa format e tij specifike.

Çka është bullizmi/përqeshja?

Është përdorimi i forcës, kërcënimit, abuzimit, frikësimit ose dominimit agresiv të të tjerëve. Sjellja shpesh përsëritet dhe bëhet e përhershme.

Një ndër format më të shpeshta të bullizmit rezulton të jetë ai në mjedise shkollore, gjë që do të thotë shkelje e të drejtave të fëmijëve.

“Bullizmi sipas studiuesit australian Ken Rigby (2002) gjen vend më së shumti në kontekst shkollor dhe është një dëshirë për të dëmtuar tjetrin + një veprim që lëndon + një disbalancë në forcë midis personave + një përsëritje (në mënyrë tipike) + një përdorim i padrejtë i forcës + një kënaqësi e dukshme e agresorit si edhe një ndjenjë e përgjithshme e të qenit mbizotërues ndaj viktimës”.

“Asnjë shtet nuk mund të arrijë një edukim cilësor gjithëpërfshirës dhe të barabartë, nëse nxënësit përjetojnë dhunë apo bullizëm në shkollë" - shkruhet në raportin “Pas shifrave: Fund dhunës në shkolla dhe bullizmit” që ka publikuar UNESCO në janar 2019.

Përqeshja dhe ngacmimi i njerëzve që bëhen subjekt i medies mbase krejt pavetëdijshëm ende nuk ka ndonjë emërtim apo mbështetje teorike e shkencore. Përditshmëria dhe viralja sigurojnë vërtetësinë këtij fenomeni, që mund të mos jetë risi, por hov ka marrë viteve të fundit.

Përqeshja e këtij niveli shkakton izolim dhe demotivim të pjesëmarrjes në jetën publike. Është tendencë për të krijuar shabllone dhe shtypur të rëndomtën.

E vërteta është se kjo formë kulture e shndërruar tashmë në argëtim kolektiv, mund të shkaktojë dëme serioze në vetëbesimin e individëve, dhe në censurimin e shtypjen e grupeve të caktuara. Ky fenomen shpërfaq pamundësinë shoqërore për t’i përvetësuar liritë dhe të drejtat e njeriut

Përmes këtij punimi do të prezantohet fenomeni ngacmimeve/përqeshjeve të njerëzve jo të pushtetshëm që kanë qenë subjekt i medies. Ndonëse nuk është diçka e re, me një click në “Youtube” tash e sa vjet mund të gjesh përmbledhjen “Të qeshim së bashku”, “Adi kush t’i ka fry ballanat”, dhe “A ban me folë”?

Page 4: stereotipe.files.wordpress.com  · Web view“Bullizmi sipas studiuesit australian Ken Rigby (2002) gjen vend më së shumti në kontekst shkollor dhe është një dëshirë për

Përqeshja dhe ngacmimi i njerëzve që bëhen subjekt i medies mbase krejt pavetëdijshëm ende nuk ka ndonjë emërtim apo mbështetje teorike e shkencore. Përditshmëria dhe viralja ia sigurojnë vërtetësinë këtij fenomeni, që mund të mos jetë i ri, por hov ka marrë viteve të fundit. Për rastet që do të analizohen i takojnë viteve 2007-2008-2009 pjesa 1 dhe 2 dhe viti 2012 përmbledhja e top 20 intervistave. Pastaj rasti “A ban me folë” i takon vitit 2014 por virale është bërë këtë vit dhe “kush t’i ka fry ballanat”, e vitit të kaluar ishte bërë virale poaq sa ishin krijuar forma arti “remix” me të.

Përqeshja e këtij niveli shkakton izolim dhe demotivim të pjesëmarrjes në jetën publike. Është tendencë për të krijuar shabllone dhe shtypur të rëndomtën.

E vërteta është se kjo formë kulture e shndërruar tashmë në argëtim kolektiv, mund të shkaktojë dëme serioze në vetëbesimin e individëve, dhe në censurimin e shtypjen e grupeve të caktuara. Ky fenomen shpërfaq pamundësinë shoqërore për t’i përvetësuar liritë dhe të drejtat e njeriut.

Por, s’janë të vetmit personat pa famë viktima të përqeshjes. Të njëjtin fat kanë edhe shumë përsona të tjerë, duke filluar nga personat në pozitat udhëheqëse të Kosovës e deri tek artistët e vendit.

Por, ndikimi që kishte ky lloj i ngacmimit, përqeshja, ishte shumë më ndryshe tek këta të fundit. Përmes punimit do të shohim nëse përqeshja ka ndikuar Presidentin e vendit, Hashim Thaçin apo ish Presidenten, Atifete Jahjaga. Do të vërejmë gjithashtu nëse ka dallim në mes të mënyrës së reagimit nga personat me famë. Nëse artistët reagojnë ndryshe nga politikanët pas përqeshjës, dhe të tjera.

Page 5: stereotipe.files.wordpress.com  · Web view“Bullizmi sipas studiuesit australian Ken Rigby (2002) gjen vend më së shumti në kontekst shkollor dhe është një dëshirë për

III. KAPITULLI I DYTË

III.1 Përqeshja ndaj personave të pushtetshëm

1. Përqeshja ndaj Presidentit

Në media, ashtu si ne rrjete sociale, vitin e kaluar, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte një takim me homolgun e tij, Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe fuqitë ndërkombëtare. Aty u diskutua, mbi të gjitha, në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi. Marrë parasysh rrethanat në të cilat po zhvillohej ngjarja, askujt nuk i pëlqenin takimet që po ndjekte Presidenti me përfaqësuesit e Serbisë, kjo për shkak të konfliktit të vazhduesh me Serbinë, të ashpërsuar sidomos pas luftës se fundit 1998-1999. Serbia konsiderohet përgjegjëse për shumë krime të bëra në Kosovë, për viktimat e pagjetura dhe shumë të këqija që i kanë ndodhur këtij vendi. Me qëllim të fqinjësisë së mirë është nisur një dialog, Prishtinë-Beograd, që synonte të përmirësojë raportet mes dy vendeve. Kjo gjë është mbështëtur ndërkombëtarisht dhe është duartrokitur nga miqtë e Kosovës. Pra, nganjëherë edhe viktima mbyll sytë ndaj agresorit dhe kërkon bashkëbisedim, kjo sepse një gjendje e tillë nuk shihet si e arsyeshme të vazhdojë në pafundësi. Megjithatë, me të parë Serbinë të vazhdojë lobimin (investimin e milionave) kundër Kosovës edhe në organizata të mëdha ndërkombëtare, e fundit UNESCO, disa lider të tjerë politikë, si përgjigje, kanë vendosur të vendosin barrikadë për mallrat që vijnë nga ku vend. Populli ju gëzua shumë këtij vendimi dhe të gjitha rrethanat ishin kundër dialogut të tanishëm, së paku për disa muaj, derisa 'Serbia ta kuptojë gabimin'. Presidenti, le që vazhdonte dialogun, mirëpo me anglishten e tij, që konsiderohet jo fort e mirë, takoi Presidentin e Serbisë, Alexander Vuçiq dhe ndër të tjera tha se: "Ëe are not problematic guys, ëe are trying to do an agreement". Theksi i tij vuri në pah çalësinë e tij në këtë aspekt të gjuhës, shqiptimin. Shtoje këtu faktin se u tha në rrethana krejtësisht të padëshirueshme për popullin shqiptar, gjoja se ndërkombëtarët po i ndalin për të arritur marrëveshje, gjë që do ta dëshironin shumë këta të fundit, mirëpo jo edhe kosovarët. Një marrëveshje e mundshme, për të cilën po flitej, opinioni publik e shihte në dëm të Kosovës, ndaj nuk dëshirojnë diçka të tillë.

Prandaj, ajo fjali u bë gjatë muajve të verës element i talljes së Presidentit. Me figurën që do të duhej të ishte unifikuese për gjithë popullin, po talleshim të gjithë. Të rinj e të vjetër. Të punë e të papunë. Studentë e madje edhe gazetarë. Përqeshja filloi menjëherë pas transmetimit të kësaj deklarate nga mediat. Madje, edhe këto të fundit deklaratën saherë që e paraqisnin në storie, ishte në kontekstin negativ. Për te mos vazhduar me postimet e pafundme në rrjetet sociale, komentet negative dhe shpërndarjet.

Page 6: stereotipe.files.wordpress.com  · Web view“Bullizmi sipas studiuesit australian Ken Rigby (2002) gjen vend më së shumti në kontekst shkollor dhe është një dëshirë për

Me një fjalë, Presidenti dhe gjuha e tij u bënë element i përqeshjes sa hape e mbyllë sytë. Ndikimi që kemi mundur ta vërejmë se kishte tek personi në fjalë ishte 0. Ai madje, nuk dha as një deklaratë se po ndjehej keq, për dallim prej përqeshjes me njerzit jo të famshëm. Siç duket, të parët janë mësuar të jenë pjesë e bisedës për ta, qofshin ato fjalë të vërteta, thashetheme apo edhe përqeshje.

2. Përqeshja ndaj Presidentes

Fatin e njëjtë kishte edhe Atifete Jahjaga, presidentja e parë grua e Kosovës. Ndonëse nuk ishte në situatë të ngjashme me Thaçin në aspektin e përfaqësimit të të gjithë popullit, pra nuk i takonte asnjë partie politike, disponimi në popull nuk ishte se ajo mund të bëjë ndryshime duke dërguar Kosovën përpara. Qysh në fillimet e punës së saj në këtë post, u përqesh për mënyren se si lexonte, asnjëherë nuk fliste spontanisht - të gjitha të shkruara, për të cilat u tha shpesh se mund t'i ik rreshti. Mënyra e të lexuarit s'ishte ajo qe ne po mësojmë gjatë shkollimit, për t'i vënë theks fjalës më të rëndësishme në fjali dhe të ndalemi në presje e pika, jo vend e pavend. Gabimet mund të jenë të falshme, por siç duket jo për një Presidente, e cila nganjëherë ngatërront fjalët dhe thoshte të tjera ngjashme si: inspiruese në vend te aspiruese, partitë poetike në vend të partitë politike, fizibilitetit që hapë fuzë e të tjera. U kritikua dhe u përqesh për anglishten e saj dhe 11 njëshat që kishte në shkollë të mesme, po ashtu. U përqesh edhe për veprimet jo të duhura që bëri: si duartrokitje në varrim, veshja në mënyrë të papërshtatshme saqë mediat ia vërejtën të brendshmet e poshtme dhe u bë lajm kryesor e të tjera.

Për të përqeshur figurën e Jahjagës ekzistonte asokohe edhe një emision, ku një aktor (luante rolin e saj) zakonisht mbante fjalime gjoja para masës dhe sigurohej të lexonte ato në mënyrë të njëjtë me ish-presidenten. Duke mos harruar të zëvendësoje fjalë të shumta të duhura me të tjera jo të duhura për atë tekst. Atë nuk e amnistoi as fakti se ishte grua, pra gjinia. Dhe, për mendimin tim kjo është gjë e mirë, askush s'duhet të rrijë ku s'e ka vendin.

As Jahjaga nuk dha ndonjë shenjë se është lodhur nga përqeshja të cilën ia kanë bërë, të paktën jo publikisht.

Page 7: stereotipe.files.wordpress.com  · Web view“Bullizmi sipas studiuesit australian Ken Rigby (2002) gjen vend më së shumti në kontekst shkollor dhe është një dëshirë për

3. Përqeshja ndaj Kryeministrit

Kryeministri aktual i Kosovës, Ramush Haradinaj, i thirrur në një prej të quajturave shoë emisioneve (emisione argëtimi), Kosova Shoë, u pyet nga moderatori për të kënduar një këngë. Ai pranoi këtë sfidë, ndonëse po ta pyeste zërin e tij ndoshta nuk do ta pranonte një gjë të tillë, pasi që ishte i shterrur. Ai s'këndoi aspak si profesionist, dhe kjo bëri qe të përqeshet duke u shpërndarë vazhdimisht pjesa e këtij këndimi. Madje, një grup që merret posaqërisht me të tilla 'argëtime', bëri një montazh, në të cilin Haradinaj po këndonte para një jurie profesionale. Montazha ishte bëra në mënyrë të atillë që, profesionistëve po u linte shumë mbresa mënyra se si këndonte Kryeministri dhe dëshironin ta merrnin në ekip sapo ai filloi të këndonte. Që në fakt, do të dukej i vërtetë, po të mos dëgjoje zërin (nëse ke sado pak vesh muzikor) dhe të mos ishe kosovar a shqiptar për ta kuptuar se është përqeshje. Gjë që ndodh shpesh tek një pjesë e popullsisë që s'kupton satirën. Ka ndodhur nganjëherë edhe rënia pre e lajmeve të portaleve satirike, të cilat i ngjasonjnë një realiteti të mundshëm.

Megjithatë, në këtë rast kuptohej se është përqeshje, e cila deri në analizën e tanishme nuk vërehet të ketë ndikim aspak tek personat e tillë të famshëm, politikanët.

4. Përqeshje mbjelljës së flokëve të Naim Abazit

Mbjellja e flokëvë të një figure tjetër të famshme ndër kosovarë, këngëtari dhe prezantuesi Naim Abazi, u bënë mënyra se si e tallnin atë prej mujsh. Për të spjeguar rrethanat e ngjarjes, pashmangshëm duhet të tregojmë se Abazi në njërin prej emisioneve të tij ku trajtonte humanizmin, foli për një figurë që aktulisht admirohet shumë nga kosovarët dhe shqiptarër në përgjithësi, Halil Kastratin, i cili me shoqatën e tij "Jetimët e Ballkanit" mbledh fonde të dhuruara në baza vullnetare nga donatorë dhe ndërton shtëpi për të pastrehët. Abazi vlerësoi se Kastrati vetëm po bënte punën e tij, gjë që nuk u pëlqeu shikuesve të këtij emisioni. Abazi, ndër të tjera, foli edhe për mbulesën. Vlerësoi se s'është traditë e jona, por vjen nga vendet arabe. Në një shoqëri me 90%+ njerëz që i takojnë besimit islam, një deklaratë e tillë s'do të shpëtonte pa u bërë lajm, sidomos pas konstatimit se një figurë e dashur aktualisht për qytetarët 'vetëm po e kryen punën e tij', pra, me pak fjalë, zbehjes së punës që ai po bënë. Dhe, ja tek fillojnë përqeshjet për flokët e mbjellura të Naim Abazit. Në secilin lajm të postuar për të, sharjet, komentet, shkrimet që bëheshin ndaj tij ishin të panumërta. Ndër të tjera komentuesit shkruanin se: "ai duhet t'i largojë flokët, sepse as ato s'janë të tij", sikurse tha ai se mbulesa s'është e jona.

Page 8: stereotipe.files.wordpress.com  · Web view“Bullizmi sipas studiuesit australian Ken Rigby (2002) gjen vend më së shumti në kontekst shkollor dhe është një dëshirë për

Pra, këtu vërejmë se rrethanat kanë ndikuar shume në llojin e përqeshjes. Ndoshta, flokët e mbjellura të tij s'do të bëheshin halë në sy për askënd, sikur ai të mos kishte dhënë deklarata të tilla. Një element tjetër qa mund të vërejmë tek kjo përqeshje, është se kishte ndikim edhe tek personi i famshëm, të cilët janë subjekt i kësaj analize. Pas sharjeve dhe shkrimeve të bëra ndaj tij, Abazi shkoi për t'i kërkuar falje Kastratit, dhe ndryshoi deklaratën e tij në një masë duke thënë se nuk e tha aspak në kontekstin negativ. Kërkim faljen dhe dorën e shtrënguar me Kastratin u sigurua që ta publikojë në rrjete sociale dhe të mos jetë temë e komentuesve në Facebook e të tjera rrjete. Ndonëse nuk është se u pa si veprim shumë i këndshëm nga ana e tij, të paktën publiku ndjeu se arriti ndikimin e tij dhe lanë të qetë.

5. Përqeshja ndaj ndërhyrjes kirurgjike të Shyhrete Behlulit

Pjesë e përqeshjes për ndërhyrje para tri vitesh, ishte po ashtu këngëtrja tjetër Shyhrete Behluli. Shkrimi i bërë në media ndaj saj ishte i vazhdueshëm, pasi që edhe publiku po reagonte ndaj një lajmi të tillë. Ndonëse ndërhyrjet kirurgjike janë 'në modë' prej kohësh, këtë zakonisht e bëjnë figurat e famshme të ri në moshë, jo një 55 vjeçare. Në një shoqëri ku populli vuan për sigurimin e kushteve elementare për jetesë, pashmanshmërisht se tallen shpenzimet e konsideruara të panevojshme. Të tilla janë konsideruar veprimet e Behlulit nga komentuesit dhe shpërndarësit e kësaj çështjeje, ndaj tallja u bë për shkak të moshës qe ka dhe se nuk i ka në hije një veprim i tillë.

Këtu, shohim se kjo përqeshja ka ndikuar sërish për paraqitje të Behlulit më pas në emisione ku sqaron se nuk ka bërë ndërhyrje të tillë. Ndërsa portalet në raste të shpeshta kanë shkruar se "Shyhrete Behluli dekralohet pro ndërhyrjeve kirurgjike" - kjo për të tërqekur klikimet meqë çështja ishte mjaft temë e madhe diskutimi asokohe. Pra, ajo ndjente obligim të shfajësohej ndaj fansave të saj dhe t'u sqarojë ndërhyrjet e mundshme, veprime për të cilat normalisht s'do të duhej të pyste askënd përveç vetës. Mirëpo, meqë ka zgjedhur një rrugë të tillë, siç duket ka pasur parasysh qe t'i përshtatet publikut në një masë të atillë saqë mos ta humbasë simpatinë e tij, që është gjithçka për një artist.

Kështu ndodh zakonisht me artistët. Edhe nga rastet e trajtuara vërejme se kur veprimet e tyre nuk pëlqehen nga masa, bëhet përpjekje e madhe për t'u ndryshuar. Kur kemi të bëjmë me përqeshje, ata ose mbyllin sytë duke u bërë sikurse nuk ju interëson dhe humbasin publikun, ose sqarohen se një gjë e tillë nuk qëndron, ose në raste më të rralla kërkojnë falje.

Page 9: stereotipe.files.wordpress.com  · Web view“Bullizmi sipas studiuesit australian Ken Rigby (2002) gjen vend më së shumti në kontekst shkollor dhe është një dëshirë për

III.2 Përqeshja ndaj personave të pa pushtetshëm

Të qeshim së bashku

1. “Pak ata pak na, ma shumë na se ata”Kjo është intervista e parë e përmledhjes ku një burrë i moshës së mesme, në dukje i shtresës së ulët ose të mesme shoqërore dhe dallohet që nuk ka nivel arsimimi, në pyetjen se kush ka faj për problemet shoqërore thotë se më shumë institucionet e pak edhe qytetarët. Ai flet shpejt dhe ka një të folur karakteristike të anës së Llapit ose Drenicës që o e shqiptojnë më shumë dhe më ndryshe si “ö”, tingull nga gjermanishtja, mes o-së dhe e-së. Ai është aty që shtatë vjet tashmë gjendet me një klik, kush i siguron autorët e përmbledhjes se ai nuk kanë përqeshur nga shoqëria, familja nuk është turpëruar nga ai ose ai vetë në familje. Pastaj iu shkakton probleme që të shkojnë në punë si rëndom e të dalin në rrugë.

2. Këngët atëherë dhe sot

Një i moshuar i pyetur çfarë këngësh ka dëshirë të dëgjojë, në një vend që duket më rural thotë se këngë me reference historike, këngë të burrave. Duhet të jetë diku 80 vjeçar që ka jetuar në krejt tjetër mentalitet, prandaj duke iu referuar spoteve dhe këngëve të sotme thotë “nuk dua të dëgjoj këngë e të ul kokën” pra, për të mos parë pamjet “e turpshme” dhe shan para gazetarit. Ai mund të ketë qenë gjyshi dikujt, për fëmijën gjyshi si edhe prindi është model. Pastaj në shoqërinë tonë autoriteti dhe fjala e të vjetrit ka shumë peshë, po u nëpërkëmb njëherë publikisht është e rëndë për personin. Përqeshja është krejt e pavend

Page 10: stereotipe.files.wordpress.com  · Web view“Bullizmi sipas studiuesit australian Ken Rigby (2002) gjen vend më së shumti në kontekst shkollor dhe është një dëshirë për

sepse kritika e tij qëndron dhe sot kur elemente të pornogafisë dhe promovimi i narkomanisë zë vend nëpër spote e tekste këngësh.

3. Intervista me VIP femrën më të njohur

Shihet një vajzë te stacioni i autobusëve me gjasë në ndonjërën nga komunat më të vogla të Kosovës që heziton të flasë nga frika se e njohin dhe tenton të mbulohet me çadër. Gazetarja pa të drejtë insiston për një opinion të saj mbi çmimin e naftës. Për një vajzë ta zëmë të zonave rurale ku patriarkati është më i theksuar vetëm për të dalë vajza duhet pyetur shumë njerëz dhe konsiderohet si diçka e madhe dhe e turpshme mbase që të shihet në televizion. Në vend se të kritikohet fenonomeni se siç dihet media ka edhe funksion edukativ ajo vihet në shërbim të funksionit shkatërrues së jetës së njerëzve.

4. Haxhia që shan politikanët

Një burrë që ka titullin haxhi i një fshati shan politikanët. Një situatë jo fort e pritshme për një fetar të devotshëm. Por, para së gjithash dëshpërimi njerëzor në shoqëri ku papunësia, shëndetësia e arsimi i dobët janë prezente është goxha normal dhe në afekt njeriu mund të mos zgjedh fjalët e duhura për t’i thënë. Po të respektohej etika e medies nuk do ia prishinin reputacionin duke e transmetuar atë pamje, por sensacioni para lajmit apo jo?

5. Israstruktur dhe s’ka shpi mbi kulum

Një njeri i njërit prej komuniteteve rom, ashkali, egjiptian që kanë nivel shumë të ulët të jetesës dhe mirëqenies sociale çka edhe shihet nga pamjet e xhirimeve ka probleme në shqiptim të fjalës infrastrukturë dhe ngatërron pjesën kulm mbi shtëpi e thotë anasjetlltas. Gjë që është normale për një njeri që nuk e ka nivelin e arsimit as shqipen gjuhë të parë. Problemi për të cilin flet ai është mëse evident dhe media në vend se ta vendosë në qendër për një breshëri përqeshjesh me fuqinë e saj dhe etikën e duhur profesionale do të mund të kontribonte në lobim për ndihmë ndaj tij dhe familjes së tij.

6. Diçka për fusnotën

Një të moshuar që edhe nuk dëgjon mirë e pyesin çka është fusnota duke iu referuar fusnotës me të cilën prezantohet shteti i Kosovës në harta. Por, ai nuk e dëgjon dhe nuk e kupton dhe në vend se t’i sqarohet atij që e ngatërron me fushatë dhe pse një fëmijë mundohet t’ia shpjegojë i bëjnë të dy subjekt të përqeshjes. Parim i medies dhe informimit është që të mos prezantohen gjërat sikur të gjithë i dinë të gjitha, por t’u sqarohen parapkrakisht. Njëjtë ndodh edhe me një të moshuar tjetër që mendon se raporti i progresit ka të bëjë me Mitrovicën. Sipas njerëzve që e njohin sot e asaj dite i është nënshtruar spirales

Page 11: stereotipe.files.wordpress.com  · Web view“Bullizmi sipas studiuesit australian Ken Rigby (2002) gjen vend më së shumti në kontekst shkollor dhe është një dëshirë për

së heshtjes. Me këto dy terme kanë problem edhe njerëzit e arsimuar edhe vetë gazetarët besa. Njerëzit që janë subjekt i intervistave nuk do të duhej të përzgjidheshin bash kështu ad hoc.

7. Intervista më e shkurtër

A mendoni që këto do të jenë më të shpeshta? Kështu shtrohet pyetja, pra gabimisht pyetje që të jep mundësi për përgjigje me po dhe jo dhe gruaja ia kthen mendoj që i bie se e pohon dhe u thotë ditën e mirë faleminderit. Asgjë që nuk shkon me përgjigjen, sjelljen apo dukjen e saj. Gazetarët duhet t’i kenë të qarta pyetjet. Edhe në këtë rast nuk kritikohet gazetari, por bëhet gruaja subjekt i përqeshjes. Turpi dhe ndjenja e fajit janë më të theksuara te gruaja kosovare për shkak të shtypjes sistematike vite me radhë. Prandaj, kjo duhet kritikuar.

8. Fridëm for Ramush Haradinaj

Çka mendon për imazhin e liderëve tonë? Pyetet një grua në rrugë që rimerr thënien e shkrimtarit rilindas Naim Frashëri “punë punë natë e ditë që të shohim pakëz dritë”, pra këshillë drejtuar liderëve që të punojnë për vendin. E meqë Ramush Haradinaj ka qenë në Hagë atë kohë ajo me vrull shpreh dëshirën që atë ta lirojnë, liri për të kërkon në gjuhën angleze me shpresën se do kuptohet në nivel më të gjerë. Ka kaluar kohë e gjatë dhe kjo ka qarkulluar nëpër internet në forma të ndryshme përqeshëse. Një pyetje është e vetmja me vend këtu. Çka nuk shkon? Pse presin që njerëzit që janë subjekt i intervistave të kenë një sjellje shabllon? Ata dalin aty megjithë botën emocionale, identitetin dhe opinionet të cilat po u kërkohen. Të përqeshet individualiteti i dikujt, do të thotë të bëhet kërkesë e padrejtë për uniformalitet për njerëz që sillen si masë. Shpreh dëshirën për t’u zgjedhur Bexhet Pacolli kryeministër sepse e ka bindjen që e ushqen Kosovën. Megjithatë vrulli i saj në fund do të mund të mos transmetohej ose të zbutej ose thjesht të mos përqeshej!

9. Ndalu veç pak

Një grua në një intervistë të drejtpëdrejtë kaplohet nga emocionet dhe i kërkon gazetares dhe kameramanit që të ndalojnë për disa çaste xhirimet. Dëshirë që jo vetëm nuk e respektojnë, por dëgjohet gazetarja duke qeshur me të madhe. Frika nga kamera nuk është gjë e re. Nuk e ka shpikur ajo grua dhe çdo subjekt i intervistës gëzon të drejtat e veta. Në këtë rast asaj që shihet krejt kush është këto të drejta i janë shkelur. Dilema etike këtu është- pse nuk janë zbatuar kriteret profesionale që të respektohet dëshira e të intervistuarit?

Page 12: stereotipe.files.wordpress.com  · Web view“Bullizmi sipas studiuesit australian Ken Rigby (2002) gjen vend më së shumti në kontekst shkollor dhe është një dëshirë për

10.A ban me folë? Përqeshja mori hov tash edhe pse transmetimi televiziv qe prej zgjedhjeve qendrore të 2014-ës. Shihen dy të rinj që festonin fitoren e PDK-së, njëri uronte regjionet si Drenasi, Malisheva, tjetri thoshte “A ban me folë” dhe kaq u desh që ai të bëhet objekt talljeje. Ndonëse ka shkruar një postim në “Facebook”, ku lutej që tallja dhe përqeshja ndaj tij të ndalen, e largoi, nga pasiguria, turpërimi dhe mungesa e vetëbesimit. Përqeshja kryesisht nxitet nga elementet provinciale të theksit, apo të folurës karakteristike të rajoneve të ndryshme të Kosovës, zonave rurale e të varfra dhe është në funksion të demotivimit të pjesëmarrjes në jetën politike, shoqërore e kulturore.1

IV. PËRFUNDIME

1 “Të qeshim së bashku gjatë viteve”, Youtube, https://www.youtube.com/watch?v=JGVWBROovTg (shikuar më 24 prill 2019). “Të qeshim së bashku gjatë viteve 2007-2009”, Youtube,https://www.youtube.com/watch?v=JGVWBROovTg, (qasur me 27 prill 2019).“A ban me folë”, Youtube, https://www.youtube.com/watch?v=47QAMuMtaOs (qasur me 27 prill 2019).

Page 13: stereotipe.files.wordpress.com  · Web view“Bullizmi sipas studiuesit australian Ken Rigby (2002) gjen vend më së shumti në kontekst shkollor dhe është një dëshirë për

Sa i përket njerëzve të pushtetshëm që veçse kanë stabilitet jetësor, kemi gjetje se dinë edhe ta kontrollojnë përqeshjen dhe të reagojnë ndaj saj. Është çmimi që paguhet për të qenë fytyrë publike. Mirëpo, ky reagim, ta quajmë ‘i duhur’ nuk ndodh gjithmonë dhe nga të gjithë.

Kemi vërejtur gjithashtu se pa qenë i përfshirë në ndonjë kontekst apo rrethanë të caktuar, që s’i intereson publikut, nuk ka përqeshje për figurat me famë. Në raste të rralla, bie fjala, nëse mediat duan t’i hypin dikujt në qafë për të sqaruar inate dhe probleme përsonale, kjo edhe mund të ndodh, por jo kur nuk ke bërë diçka që s’i ka pëlqyer publikut. Nga gjetjet mund të themi, se për secilin lloj të përqeshjes, qofshin ato komente dhe shpërndarje apo figura të ndryshme të krijuara në emër të këtyre ‘gafave’, ekzistonte një rrethanë e caktuar, për të cilën kishte interesim publiku ndaj u bë përqeshja deri në atë masë. Si shembull ilustrues mund ta marrim atë të Presidentit Thaçi, i cili për shkak të disponimit të popullit kundër marrëveshjeve të arritura me Serbinë, dhe disponimin kundër tij në përgjithësi, u bë pre e asaj që tha “ëe are not problematic guys, ëe are trying to do an agreement”, mandej edhe për mënyrën se si e tha. Kjo e fundit duke provuar ta përqeshin një anglishte të çalë të njërit prej figurave kryesore të vendit.

Është gjetur dallim edhe në mënyrën se si personat me famë reagojnë ndaj ngacmimeve. Artistët janë të prirur të mbajnë simpatinë e publikut me çdo kusht, megjithëse për këtë të fundit kanë nevojë edhe politikanët. Por, me gjasë për shkak se artistët varen drejperdrejt nga publiku, pa pasur mundësinë e ‘përmirësimit të vetës’ me veprime të tjera pasuese, siç bëjnë politikanët, ata kujdesën që asnjë veprim i tyre mos ta nervozojë publikun.

Megjithatë, për dallim nga personat e papushtetshëm, kjo përqeshje është nën kontroll dhe mund të konsiderohet e ‘menxhueshme’ nga personat në fjalë.

II. Për dallim prej tyre, përqeshja ndaj njerëzve të rëndomtë bëhet serioze nga përmasa që merr dhe pakontrollueshmëria e saj. Përqeshja përhapet si zjarri ne pyll nëpër rrjetet sociale në të cilët zor se nuk ka qasje ndokush, kësisoj krijohen forma “arti”, argëtim pa fre në shpinë të njerëzve të thjeshtë. Në trekëndësh përfshihen pala e dëmtuar - njerëzit të cilët përqeshen, pala që ka mundësuar të kuptojnë e të shohin të gjithë çka ka bërë “vaki”? - media dhe shoqëria që pa qenë në “lëkurën” e palës së parë, përqeshin në kor. Vihen në pah lokalizmi, kulti për vete si i paprekshëm nga ekspozimi i tillë dhe mungesa e empatisë. Shkaku i frikës nga ngacmimet, njerëzit e rëndomtë do të jenë/siç janë hezitues që të marrin pjesë në intervista apo debate publike. Në përgjithësi, rëndomësia e tyre dëbohet nga publikja, shtypet dhe ngelet jofunksionale. Dalja e tyre nga anonimiteti bëhet në formë dëmtuese duke qenë se nga anonimiteti kalojnë në

Page 14: stereotipe.files.wordpress.com  · Web view“Bullizmi sipas studiuesit australian Ken Rigby (2002) gjen vend më së shumti në kontekst shkollor dhe është një dëshirë për

margjina, si të përqeshur e të ngacmuar, pjesëmarrja e të cilëve në sferën publike mbetet pa domethënie e pa kuptim. Dijet e tyre, e folura e imagjinata, shtypen e ndrydhen dhe ju mbivendoset vrazhdë kërkesa për ndjekje të modeleve të përqafuara nga masa. Përqeshja vetëkuptohet si formë diskursive jo-serioze, që nuk shkakton pasoja e dëme tek njerëzit që bëhen objektiv i saj. E vërteta është se kjo formë kulture e shndërruar tashmë në argëtim kolektiv, mund të shkaktojë dëme serioze në vetëbesimin e individëve, dhe në censurimin e shtypjen e grupeve të caktuara. Ky fenomen shpërfaq pamundësinë shoqërore për t’i përvetësuar liritë dhe të drejtat e njeriut. .

I pashmangshëm në këtë mes bëhet edukimi për media, për të kuptuar para se gjithash se ka një njeri dhe një jetë të vërtetë pas asaj përmbajtjeje. Mediet në vend të dimensionit emancipues dhe ‘sulmimit’ të perversiteteve shoqërore, u janë vënë në shërbim. Edukimi mbi pushtetin e katërt është i domosdoshëm për të mos i dhënë kapacitetin shkatërrues të jetës së njerëzve të thjeshtë që papritur u bënë pjesë e saj, për të vazhduar që të përqeshen vetëdijshëm.