7
Lënda: Elektroteknika e mjeteve të transportit- ligjërata 10 Njësia mësimore: Ngrohësi dhe ventilatori i kabinës si skemat e lidhjes së ngrohësit dhe ventilatorit të kabinës së automjetit Data e paraparë për zhvillim të njësisë mësimore: 02. 05 .2020 HISTORIKUI ZHVILLIMIT TË SISTEMIT A/C TË AUTOMOBILAVE Në vitin 1939 Packard ishte nga të parët mekanike që ka instaluar në automobil sistemin A/C që ka punuar në sistemin me cikël të mbyllur. Ai realizoi në një linjë të përbashkët përdorimin e një kompresori, ventilatori, kondensatori, akumulatori dhe aparat- avullimi, për të funksionuar sistemin me kontroll unik në një sistem të vetëm. Fushata e marketingut të Packard ishte: "Harrojeni nxehtësinë këtë verë, vetëm ajër të kondicionuar do të ketë në automjet përherë". Problem të madh me sistemin ishte se kompresori operonte vazhdimisht dhe duhej të hiqej rripi për të shkëputur sistemin, që ishte përgjithësisht i bashkuar dhe gjatë periudhës të muajve të dimrit. NGROHJA DHE VENTILIMI Ngrohja dhe ventilimi në mjetet e transportit automobilistik nuk është vetëm një funksion i krijimit të kushteve komode me ngrohje gjatë drejtimit të mjetit dhe kontrollit të temperaturave të dëshiruara, por zvogëlon lodhjen e udhëtarëve dhe drejtuesit të mjetit, siguron dukshmëri të mirë, zgjat kohën e qëndrimit dhe kombinimin e sistemeve të fluksit të temperaturave. NGROHJA Sistemet e ngrohjes përdorin nxehtësinë e motorit të sistemit të ftohjes për të ngrohur ndarjen e pasagjerit në kohë të ftohtë. Ka

ademgllavica.files.wordpress.com · Web viewFigura 1. Sistemi i ftohjes së motorit dhe KaloriferiPjesa tjetër e sistemit të ngrohjes -- kutia ngrohëse, farfallat e përzierjes,

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: ademgllavica.files.wordpress.com · Web viewFigura 1. Sistemi i ftohjes së motorit dhe KaloriferiPjesa tjetër e sistemit të ngrohjes -- kutia ngrohëse, farfallat e përzierjes,

Lënda: Elektroteknika e mjeteve të transportit- ligjërata 10

Njësia mësimore: Ngrohësi dhe ventilatori i kabinës si skemat e lidhjes së ngrohësit dhe ventilatorit të kabinës së automjetit

Data e paraparë për zhvillim të njësisë mësimore: 02. 05 .2020

HISTORIKUI ZHVILLIMIT TË SISTEMIT A/C TË AUTOMOBILAVE

Në vitin 1939 Packard ishte nga të parët mekanike që ka instaluar në automobil sistemin A/C që ka punuar në sistemin me cikël të mbyllur. Ai realizoi në një linjë të përbashkët përdorimin e një kompresori, ventilatori, kondensatori, akumulatori dhe aparat-avullimi, për të funksionuar sistemin me kontroll unik në një sistem të vetëm. Fushata e marketingut të Packard ishte: "Harrojeni nxehtësinë këtë verë, vetëm ajër të kondicionuar do të ketë në automjet përherë". Problem të madh me sistemin ishte se kompresori operonte vazhdimisht dhe duhej të hiqej rripi për të shkëputur sistemin, që ishte përgjithësisht i bashkuar dhe gjatë periudhës të muajve të dimrit.

NGROHJA DHE VENTILIMI

Ngrohja dhe ventilimi në mjetet e transportit automobilistik nuk është vetëm një funksion i krijimit të kushteve komode me ngrohje gjatë drejtimit të mjetit dhe kontrollit të temperaturave të dëshiruara, por zvogëlon lodhjen e udhëtarëve dhe drejtuesit të mjetit, siguron dukshmëri të mirë, zgjat kohën e qëndrimit dhe kombinimin e sistemeve të fluksit të temperaturave.

NGROHJA

Sistemet e ngrohjes përdorin nxehtësinë e motorit të sistemit të ftohjes për të ngrohur ndarjen e pasagjerit në kohë të ftohtë. Ka disa metoda të ndryshme të disponueshme për ngrohjen e ajrit: ngrohja me gazet e shkarkimit të motorit, ngrohja nga produktet e djegies të karburantit, ngrohja elektrike.

Në përgjithësi mjetet motorike përdorin ngrohjen nga djegia e lëndës djegëse që transferohet nëpërmjet ujit ose ajrit në varësi të faktit nëse motori është me ftohje me ujë ose ajër.

KOMPONENTËT E SISTEMIT TË NGROHJESKomponentët e sistemit te ngrohjes përgjithësisht janë: kaloriferi(bërthama ngrohëse), dy tubacionet që lidhin sistemin ftohës të motorit, një elektro-ventilator (ajër-fryrës) që tërheq ajrin në rastin e ngrohjes dhe e depërton atë përmes kaloriferit si dhe një mekanizëm kontrolli. Komponentët e tjera të tilla si: rubineti e ujit dhe termostatet -- janë me të vërtetë pjesë e sistemit të ftohjes të motorit dhe funksionet e tyre janë të dokumentuar mire në tekste të tjera.

Page 2: ademgllavica.files.wordpress.com · Web viewFigura 1. Sistemi i ftohjes së motorit dhe KaloriferiPjesa tjetër e sistemit të ngrohjes -- kutia ngrohëse, farfallat e përzierjes,

Figura 1. Sistemi i ftohjes së motorit dhe Kaloriferi

Pjesa tjetër e sistemit të ngrohjes -- kutia ngrohëse, farfallat e përzierjes, të kontrollit të përzierjes në hapësira, valvula e kontrollit (nëse është e pajisur), çdo sensorë temperature, etj -- janë në të vërtetë pjesë e sistemit të kontrollit të ngrohjes.

Ajër-fryrësi konsiston në një grup motori elektrik dhe një ventilator. Kur rryma furnizon motorin elektrik, ventilatori shtyn ajrin përmes bërthamës ngrohëse ose në avulluesin e ajrit të kondicionuar. Tubat ngrohës janë me diametër të vogël dhe çojnë ftohësin e motorit tek bërthama ngrohëse. Fryrësi montohet në një enë që rrethon bërthamën ngrohëse, avulluesin dhe dyert e ajrit. Shih figurën 2.

Figura 2. Paraqitja e ajër-fryrësit dhe pjesët përbërëse të sistemit të ngrohjes në automjet

Page 3: ademgllavica.files.wordpress.com · Web viewFigura 1. Sistemi i ftohjes së motorit dhe KaloriferiPjesa tjetër e sistemit të ngrohjes -- kutia ngrohëse, farfallat e përzierjes,

Kontrolli i ngrohjes dhe ajrit të kondicionuar: Në panel janë instaluar komponentët për të lejuar hyrjen e më shumë ose më pak ujë nga cilindri i motorit ose kalimin e më shumë a më pak ajër që rrjedh mbi sipërfaqen e tij. Këto janë dy sisteme të jashtme të përdorura për kontrollin e shfrytëzimit të nxehtësisë që janë referuara si: Futje e ujit të nxehtë dhe futje e ajrit dhe ujit në një kohë.

Figura 3. Skemat e jashtme për kontrollin e nxehtësisë me futjen ose jo të ujit në kalorifer

Page 4: ademgllavica.files.wordpress.com · Web viewFigura 1. Sistemi i ftohjes së motorit dhe KaloriferiPjesa tjetër e sistemit të ngrohjes -- kutia ngrohëse, farfallat e përzierjes,

VENTILIMI

Ngarkimi i vazhdueshëm i ajrit me dyoksid karboni CO2 brenda kabinës së automjetit në nivele të ulta vepron si një për gjumës dhe influencon në përkeqësimin e aromave. Ndërsa CO2 në përqendrim të lartë mund të shkaktojë tek drejtuesi i mjetit lodhje të shpejtë, dhimbje koke e deri marrje mendsh. Për këtë rekomandohen norma ventilimi të cilat përcaktojnë vlerat numerike të kapacitetit qarkullues të brendshëm të ajrit në metra kub (në kabinë) dhe të shpejtësisë së zëvendësimit brenda një ore. Përfundimisht në këtë llogaritje përfshihet edhe numri i mundshëm i hapësirave të fshehta të brendshme në sallonin e automjetit. Në disa vende performanca e sistemit të ngrohjes dhe ventilimit është e detyruar nga standarte jetësore të ngrohjes. Ky është sistemi i ventilimit të kombinuar me sistemin e ajrit të kondicionuar që të sigurojë një gamë të gjere të temperaturës për udhëtarët.

Figura 4. Paraqitja skematike e shpërndarjes së ajrit nëpërmjet kolektorëve në automjet

Figura 5. Pamja e jashtme dhe pozicionimi i pajisjes për ngrohje ftohje në automjet

Page 5: ademgllavica.files.wordpress.com · Web viewFigura 1. Sistemi i ftohjes së motorit dhe KaloriferiPjesa tjetër e sistemit të ngrohjes -- kutia ngrohëse, farfallat e përzierjes,

Figura 6. Skema e qarkullimit të ajrit përmes njësisë qendrore të shpërndarjes së saj

Kontrolli elektronik i motorëve elektrike është përdorur për harmonizim më të mirë të komandimit të dritareve të përzierje-shpërndarjes. Këta motorë zakonisht janë përdorur për të vë në veprim dritare për përzierjen e temperaturave dhe shpërndarjen e ajrit, pasi këto duhet të lëvizin proporcionalisht. Sistemi i kontrollit elektronik të temperaturave është pajisur me një voltmetër të integruar në motorin e komandimit të dritareve, i cili transferon reagimet në modulin e kontrollit në lidhje me pozicionin e dritares.

Figura 7. Komanduesi elektronik i motorëve elektrik

Page 6: ademgllavica.files.wordpress.com · Web viewFigura 1. Sistemi i ftohjes së motorit dhe KaloriferiPjesa tjetër e sistemit të ngrohjes -- kutia ngrohëse, farfallat e përzierjes,

Fig 8. Komanda e ngrohjes dhe ventilimit

Pyetje për diskutim:

1. Çka dini për historikun e ngrohjes dhe ventilimin e automjetit?2. Cili është roli i ngrohjes dhe ventilimit në aspektin e sigurisë në trafik?3. Përmendi elementet e sistemit të ngrohjes?4. Çka shërben ajr – fryrësi dhe si funksionon?5. Cili është roli i kontrollës elektronike të ngrohjes dhe ventilimit dhe si funksionon?

Pyetjet të dërgohet në formë të raportit tek profesori i lendes në mënyrë elektronike

Literatura; Sistemet e sigurisë dhe kondicionimit, Msc. Ing. Elvi VYSHKA