142
RAPORT MONITORIMI I SKPAK 1 Raport monitorimi Tiranë, Nëntor 2007 ZBATIMI I STRATEGJISË KOMBËTARE të Personave me Aftësi të Kufizuar

ZBATIMI I STRATEGJISË KOMBËTARE - adrf.al SKPAK 2006.pdfLejohet shumfishimi dhe botimi duke cituar burimin e informacionit. Pikëpamjet e autorit te shprehura ne kete botim nuk pasqyrojne

  • Upload
    others

  • View
    14

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 1

Raport monitorimiTiranë, Nëntor 2007

ZBATIMI I STRATEGJISË KOMBËTARE

t ë P e r s o n a v e m e A f t ë s i t ë K u f i z u a r

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 1

Raport monitorimiTiranë, Nëntor 2007

ZBATIMI I STRATEGJISË KOMBËTARE

t ë P e r s o n a v e m e A f t ë s i t ë K u f i z u a r

2

Botim i Fondacionit Shqiptar per te Drejtat e Personave me Aftesi te Kufizuar

Punuar nga: Dr. Ariel ÇOMO Prof.As.Dr. Edlira HAXHIYMERI Ark. Juli SHLLAKU MA Livia NANO Ph.D. Marita FLAGLER Prof.As.Dr. Virxhil NANO

Edited by Ph. D. Marita FLAGLER

Përktheu Kastriot ZIFLA Brikena PLAKU

Design and layout Grafika Elzana

Shtypur në shtypshkronjën ALBpaper

Tiranë, Nëntor 2007

© Copyright ADRF

Lejohet shumfishimi dhe botimi duke cituar burimin e informacionit.

Pikëpamjet e autorit te shprehura ne kete botim nuk pasqyrojne domosdoshmerisht pikëpamjet e Agjensise se Shteteve te Bashkuara per Zhvillim Nderkombetar ose te Qeverise se Shteteve te Bashkuara

Per me teper informacion kontaktoni:

Fondacioni Shqiptar per teDrejtat e Personave me Aftesi te Kufizuara

Rr: Andon Zako Çajupi, ( Bogdani ) Pall 15, Kati 3-te, Tirane, Shqiperi

Tel: 00 355 4 269 426 e-mail:[email protected]

www.adrf.org.al

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 3

Permbajtja e lendes

Shkurtime

Përshëndetje

I. VESHTRIM I PERGJITHSHEMHyrjePërmbledhjeMetodologjiaKuadri ligjorGjendja e përgjithëshme e Personave me Aftësi të Kufizuar, në ShqipëriDiagnostikimi dhe vlerësimi i Aftësisë së Kufizuar

II. RAPORTET E MONITORIMIT

A. Përshtatshmëria e mjedisitB. Fusha e Shërbimeve ShëndetësoreC. Fusha e Shërbimeve SocialeD. Fusha e EdukimitE. Fusha e Punësimit

III. PËRMBLEDHJE E REKOMANDIMEVE

IV. REFERENCA

8

9

1010101315

1819

21416393113

134

137

Pages

4

Grafikë

Grafiku 1 Përqindja e personave me aftësi të kufizuar dhe familjarëve të tyre, në lidhje me perceptimin e përshtatshmërisë në ndërtesat publike.....................

Grafiku 2 Përqindja e personave me aftësi të kufizuar dhe familjarëve të tyre, në lidhje me perceptimin e përshtatshmërisë në rrugët, trotuaret dhe urat......

Grafiku 3 Përshtatshmëria e qytetit në përgjithësi, bazuar në të gjitha përgjigjet e pyetjeve............................................................................Grafiku 4 Perceptimi prej të gjithë të intervistuarve, mbi ekzistencën e parkimeve të

veçanta të rezervuar për Personat me Aftësi të Kufizuar........................Grafiku 5 Perceptimi nga të gjithë të intervistuarit në lidhje, me përshtatshmërinë e

hapësirave çlodhëse e argëtuese..................................................Grafiku 6 Përshtatshmëria e banesës/apartamentit në përgjithësi, bazuar në të gjitha

përgjigjet e pyetjeve..............................................................Grafiku 7 Krahasimi i përgjigjeve në lidhje me mungesën totale të përshtatshmërisë në

mjedise të ndryshme.............................................................Grafiku 8 Identifikimi i aftësisë së kufizuar tek të porsalindurit ...........................Grafiku 9 Identifikimi i aftësisë së kufizuar pas moshës një vjeç............................Grafiku 10 Shkalla e vështirësisë për bërjen e testit gjenetik...........................Grafiku 11 Perceptimi i cilësisë së pritjes në spitale dhe qendra shëndetësore...........Grafiku 12 Problemet kryesore me të cilat përballen PAK në institucionet shëndetësore.Grafiku 13 Përqindja e prindërve që raportojnë për mosdiskrimin të fëmijëve për shkak

të AK në nstitucionet shëndetësore..............................................Grafiku 14 Përqindjet për dobishmërinë e mjekut të familjes..............................Grafiku 15 Shkalla e raportimit të vështirësive nga personat me aftësi të kufizuar për të

marrë medikamentet.............................................................Grafiku 16 Kushtet ekonomike të raportuara nga familjet pjesëmarrëse në vëzhgim....Grafiku 17 Siguruesi i kujdesit dhe i mbikqyrjes gjatë ditës........................Grafiku 18 Shuma e parave e shpenzuar për medikamente..................................Grafiku 19 Shuma e përfitimit për aftësinë e kufizuar, e nevojshme për të plotësuar

nevojat e PAK......................................................................Grafiku 20 Pëlqyeshmëria e prindërve për edukimin e fëmijëve të tyre....................Grafiku 21 Statusi i Planit Edukativ Individual..............................................Grafiku 22 Lloji i shkollës, zgjedhja e parë e prindërve.......................................Grafiku 23 Qëndrimi i mësuesve për integrimin e fëmijëve me nevoja të veçanta........Grafiku 24 Aspekte kryesore për të punuar me nxënësit me nevoja të veçanta............Grafiku 25 Numri i personave me aftësi të kufizuara të punësuar në vite dhe gjatë vitit 2006 në sektorin publik dhe privat. ....................................

32

33

34

35

35

36

375555565757

5758

5859596060

108109110111111

131

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 5

Tabela

Tabela 1 Grupet e personave me aftësi të kufizuar......................................

Tabela 2 Perceptimi i përshtatshmërisë në Ndërtesat Publike............................

Tabela 3 Perceptimi i përshtatshmërisë në Rrugët, Trotuaret dhe Urat...........

Tabela 4 Perceptimi përshtatshmërisë së qytetit në përgjithësi……………

Tabela 5 Perceptimi mbi parkimet e rezervuara për Personat me Aftësi të Kufizuar...

Tabela 6 Perceptimi i përshtashmërisë në hapësirat rekreativë/çlodhëse………….

Tabela 7 Perceptimi i përshtatshmërisë së banesës/apartamentit......................

Tabela 8 Shpërndarja gjeografike e pjesëmarrësve në vëzhgim........................

Tabela 9 Shpërndarja e prindërve pjesëmarrës sipas llojit të AK të fëmijëve……..

Tabela10 Numri i përfituesve për vitin 2006 krahasuar me përfituesit për vitin 2005.....

Tabela11 Rrjeti i institucioneve të përkujdesit shoqëror krahasuar me një vit më parë...

Tabela12 Numri i përfituesve nga skemat e pageses gjatë viteve 2005/2006............

Tabela13 Numri i përfituesve të shërbimeve gjatë viteve 2006/2006.....................

Tabela14 Niveli i njohurive të drejtuesve të qendrave mbi ligjin për shërbime sociale....

Tabela15 Niveli i njohjes së ligjit “Për ndihmë dhe shërbime shoqërore” nr. 9355, datë 10.03.2005………………………………………………………

Tabela16 Niveli i njohjes së ligjit “Për ndihmë dhe shërbime shoqërore” nr. 9355, datë 10.03.2005, përkundrejt shkallës së arsimimit të prindërve……………

Tabela17 Niveli i njohjes së ligjit “Për ndihmë dhe shërbime shoqërore” nr 9355, datë 10.03.2005 përkundrejt vendbanimit……………………………….

Tabela18 Nevojat e qendrës për personel shtesë për të punuar direkt me PAK, sipas Qyteteve............................................................................

Tabela19 Staf i specializuar për të punuar direkt me PAK sipas qyteteve…………

Tabela20 Trajnim stafi për punën direkt me PAK sipas qyteteve...........................

Tabela21 Staf i specializuar në qendrat e kujdesit të menaxhuara nga OJF për trajtimin e PAK sipas qyteteve..................................................

Tabela22 Plane individuale për punën me PAK sipas qyteteve...........................

19

32

33

34

34

35

36

44

44

70

72

72

73

75

75

76

76

78

79

79

81

82

6

Tabela23 Aktivitete sociale /integruese në komunitet për PAK e qendrës sipas Qyteteve............................................................................

Tabela24 Plane për integrimin e PAK të qendrës në shkollë sipas qyteteve.......

Tabela25 Plane për formimin profesional të PAK të qendrës sipas qyteteve…………

Tabela26 Plane të qendrës për integrimin e PAK në punë sipas qyteteve...................

Tabela27 Plane individuale për punën në qendër sipas qyteteve ..........................

Tabela28 Plane individuale - për punën me familjen sipas qyteteve........................

Tabela29 Plane individuale - për arsimin e personave me aftësi të kufizuar sipas Qyteteve............................................................................

Tabela30 Plane individuale - për punësim & formim profesional të personave me aftësi të kufizuar sipas qyteteve..............................................

Tabela31 Numri i PAK të intervistuar..............................................

Tabela32 Lloji i aftësise të kufizuar ............................................................

Tabela33 Numri i nxënësve te rregjistruar në Shkollat e Edukimit Special..............

Tabela34 Shkalla e aftësisë së kufizuar intelektuale...................................

Tabela35 Stafi që punon në shkollat e edukimit special......................................

Tabela36 Shpërndarja gjeografike e pjesëmarrësve në vëzhgim.........................

Tabela37 Vlerësimi i prindërve për nivelin e ndihmës për nxënësit në shkollat e edukimit special.....................................................................

Tabela38 Planifikim për integrim social ................................................

Tabela39 Prindër të intervistuar..............................................................

Tabela40 PAK të intervistuar sipas shtrirjes gjeografike....................................

Tabela41 Shpërndarja e aftësisë të kufizuar sipas llojit…………………………

Tabela42 Njohuritë mbi ligjin “Për nxitjen e punesimit” tek prindërit dhe PAK………..

Tabela43 Njohuri mbi ligjin në institucionet publike të punësimit sipas rretheve……..

Tabela44 Njohuritë mbi ligjin tek punëdhënësit privatë sipas rretheve………...

Tabela45 Orientimi për punësim.............................................................

Tabela46 Persona me AK të punësuar në institucionin tuaj.................

Tabela47 PAK të punësuar në sektorin publik.............................................

Tabela48 Konsiderata kur keni punësuar një person me AK ( subject publik)..........

Tabela49 Kërkesa për punësimin e personit me AK..........................................

83

83

84

84

85

85

86

86

87

87

102

102

103

107

108

109

121

122

122

123

124

124

125

127

128

129

129

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 7

Tabela50 Persona me AK të punësuar në institucionin tuaj (subjekti privat)..............

Tabela51 Punësimi në sektorin privat në vite dhe gjatë vitit 2006.......................

Tabela52 Konsiderata kur keni punësuar një person me AK (punëdhënës privatë) ....

Tabela53 Kërkesa për punësimin e personit me AK.........................................

Tabela54 Pjesëmarrja në kurset e formimit profesional.....................................

130

130

131

132

133

8

Shkurtime

SKPAK Strategjia Kombëtare e Personave me Aftësi të KufizuarFSHDPAK Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të KufizuarPAK Person me Aftësi të KufizuarOJF Organizata jofitimprurëseMASH Ministria e Arsimit dhe ShkencësMPPTT Ministria e Punëve Publike, Transportit e TelekomunikacionitMSH Ministria e ShëndetësisëMPCSSH Ministria e Punës, Çështjeve Sociale e Shanseve të BarabartaSHSSH Shërbimi Social ShtetërorSHKB Shërbimi Kombëtar i PunësimitISSH Instituti i Sigurimeve ShoqëroreKKÇAK Këshilli Kombëtar për Çështjet e Aftësisë së KufizuarST Sekretariati Teknik i KKÇAKOBSH Organizata Botërore e ShëndetësisëKMCAP Komisioni Mjeksor i Caktimit të Aftësisë për PunëISPU Instituti i Studimeve e Projektimeve UrbanistikeEKB Enti Kombëtar i BanesaveKRRT Këshilli i Rregullimit të TerritoritDA Drejtoria ArsimoreDAR Drejtoria Arsimore RajonaleVKM Vendim i Këshillit të Ministrave

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 9

Përshëndetje

Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar synon promovimin e shanseve të barabarta dhe mbrojtjen e vazhdueshme të të drejtave të PAK, përmirësimin e cilësise së jetës për ta dhe familjet e tyre, duke orientuar vëmendjen shoqërore drejt respektimit të vazhdueshëm të këtyre të drejtave në edukim, punësim, shërbime e aktivitet shoqëror për PAK. Ky raport është një përmbledhje me spektër të gjerë, i studimeve mbi montorimin e Strategjisë Kombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuara. Realizimi i këtij studimi u mundësua nga puna disa mujore e stafit të FSHDPAK, me mbështetjen dhe bashkëpunimin e shumë organizatave dhe individëve.

Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar falënderon Agjensinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) për mbështetjen financiare, vlerëson kontributin e individëve të poshtëshënuar, që ofruan ekspertizë në fusha të ndryshme të aftësisë së kufizuar dhe shkruan seksione të këtij raporti : Prof. As. Dr.Virxhil Nano, Prof. As. Dr. Edlira Haxhiymeri, PhD. Marita Flagler, Dr.Ariel Çomo, MA.Livia Nano. FSHDPAK falënderon ekipet e monitorimit në rrethet Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë, Elbasan dhe Korçë, për mbledhjen e të dhënave dhe përfaqësuesit e institucioneve në nivel qëndor dhe vendor për ofrimin e informacionit.

Një mirënjohje e veçantë është për të gjithë personat me aftësi të kufizuar, prindërit dhe kujdestarët e tyre, si dhe shoqatat e fushës së aftësisë së kufizuar. Informacioni që ata ofruan, shërbeu për të paraqitur një panoramë të vërtetë të situatës me të cilën përballen njerëzit me aftësi të kufizuar, një kontribut vërtetë i vlefshëm në shërbim të përmirësimit të jetës së personave me aftësi të kufizara dhe në ndihmë të integrimit të tyre në shoqëri.

Blerta ÇANIDrejtore Ekzekutive

REFERENCAT10

VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM

Hyrje

Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar, promovon dhe mbron të drejtat e personave me aftësi të kufizuar duke ndihmuar në përmirësimin dhe zbatimin e kuadrit të politikave dhe legjislacionit për aftësinë e kufizuar dhe duke monitoruar zbatimin e tij. FSHDPAK ka luajtur rolin kryesor në realizimin e Strategjisë Kombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, aprovuar nga Qeveria Shqiptare në janar 2005 dhe vazhdon të promovojë zbatimin e saj.Personat me aftësi të kufizuar vazhdojnë të përballen me sfida serioze, paragjykime dhe barriera prezente, për të realizuar të drejtat e tyre themelore. Diskriminimi ndaj PAK vazhdon të ketë rrënjë të thella dhe shtrirje të gjerë, edhe pse është futur në një proçes ndryshimesh pozitive. Zbatimi sa më i plotë i SKPAK bën që ky proçes ndryshimesh të jetë i vazhdueshëm.

FSHDPAK organizoi monitorimin e zbatimit të SKPAK për vitin 2006, në qytetet: Tiranë, Shkodër, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Korçë. Raporti i monitorimit të zbatimit të SKPAK u hartua nga specialistë të fushave përkatëse dhe njëkohësisht ekspertë në fushën e aftësisë së kufizuar që vlerësuan nivelin e zbatimit të SKPAK dhe njëkohësisht rolin e shoqërisë civile në nxitjen e proçesit të zbatimit të saj. Kjo analizë u realizua përmes vlerësimit të kryer në 6 rrethet e përmendura më sipër, përmes intervistave me staf në institucionet qendrore dhe lokale, përgjegjëse për zbatimin e SKPAK, si dhe nga vëzhgimet e drejtpërdrejta. Për mbledhjen e të dhënave punuan grupimet lokale (të përbërë nga koordinatori lokal dhe ekspertet lokalë të çdo fushe), të dhëna që u analizuan nga ekspertet, të cilët më tej ofruan rekomandime për Qeverinë, bazuar në analizën e tyre për përmirësimin, zbatimin e politikave dhe legjislacionit në fushën e aftësisë së kufizuar.

Përmbledhje

Ky raport përfshin informacionin e mbledhur në gjysmën e parë të vitit 2007, përmes një vëzhgimi të zhvilluar në Tiranë, Shkodër, Durrës, Elbasan, Korçë dhe Vlorë. Ai synon, së pari të vlerësojë zbatimin e

Vështrim i përgjithshëm

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 11

Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, së dyti të paraqesë gjendjen aktuale krahasuese të PAK në Shqipëri, evidentuar nga përfituesit – PAK dhe familjarët ( kujdestarët) e tyre, krahasuar me të dhënat e ofruara nga institucionet qëndrore dhe lokale, përgjegjës për zbatimin e SKPAK dhe së treti të japë rekomandime për përmirësim të zbatimit SKPAK.

Raporti është i përbërë nga 5 kapituj kryesorë ku secili prej tyre analizon arritjet/mosarritjet në një fushë të veçantë të Planit të Veprimit. Raporti paraqet një tabllo të përgjithëshme të gjendjes së PAK në drejtim të përfitimit të shërbimeve shëndetësore e sociale, përshtatshmërisë mjedisore, edukimit e punësimit.Analiza e rezultateve të monitorimit tregoi se, falë punës së shoqërisë civile (një rol të rëndësishëm ka luajtur FSHDPAK), ka një nivel të kënaqshëm ndërgjegjësimi në lidhje me njohjen e SKPAK nga institucionet përgjegjëse për zbatimin e saj. Zbatimi i kësaj strategjie për dy vitet e para (2005-2006) ka ecur me ritme të ulta dhe një pjesë e mirë e masave nuk janë plotësuar, duke sjellë si pasojë përjashtim dhe diskriminim të personave me aftësi të kufizuar në të gjitha fushat. Kjo për arsye se: (1) Strategjia ende nuk ka zenë vendin e duhur në programet e punës së institucioneve përgjegjëse për zbatimin e saj, ku janë të pamjaftueshme apo mungojnë fare strukturat dhe mekanizmat e monitorimit; (2) parashikimet buxhetore për zbatimin e strategjisë mungojnë ose janë të pamjaftueshme, dhe (3) legjislacioni, edhe pse mundëson arsimimin, punësimin, shërbimet shëndetësore e sociale për PAK, i mungojnë mekanizmat e duhur për ta bërë atë të zbatueshëm. Forma e organizimit të legjislacionit brenda fushës së aftësisë së kufizuar lë vend për diskriminim brenda llojeve të ndryshme të AK. Vlerësimi/diagnostikimi i PAK me aftësi të kufizuar, si hap i parë në ecurinë e një proçesi të mirëfilltë gjithpërfshirës, është në nivel mjeksor dhe për rrjedhojë ecuria e mëtejshme e proçesit integrues të PAK hyn në një rrugë jo gjithpërfshirëse. Rastet e reja të paraqitura para KMCAP për vitin 2006 janë në nivelin 15%, një vlerë që duhet të shërbejë si nxitje për proçesin e ndryshimeve të strukturës dhe mënyrave të vlerësimit.

Hapat pozitivë të hedhur në drejtim të rritjes së mbështetjes financiare dhe zgjerimit të numurit të përfituesve PAK, që janë bërë vitin e fundit, nuk ndeshen në lidhje me ofrimin e shërbimeve. Numri dhe llojshmëria e shërbimeve sociale mbetet ende e limituar dhe e përqendruar kryesisht në qendrat kryesore urbane. Kjo nuk i krijon mundësi të gjithë PAK për të arritur shërbimin që kanë nevojë ashtu siç edhe parashikohet në Strategji. Sistemi shtetëror vazhdon të funksionojë me të njëjtat institucione dhe shërbime si vite më parë (është po e njëjta shifër - 6 qendra rezidenciale dhe 2 qendra ditore si në vitin 2005 dhe në 2006). Shërbimet e ofruara nga OJF-të janë të bazuara në projekte, për rrjedhojë janë të pasigurta dhe të paqëndrueshme. Cilësia e shërbimeve sociale është ende larg standarteve të kërkuara. Puna për ngritjen e shërbimeve në nivelin e tyre kërkon më shumë angazhim të profesionistëve, vlerësime dhe inspektim të vazhdueshëm, trajnime për

Vështrim i përgjithshëm12

profesionistët dhe përgjegjësi për respektimin e tyre. Paketa e sotme e shërbimeve mjekësore-rehabilituese për PAK ofrohet në mjedise që nuk janë të lira nga barrierat, nga stafe të pakualifikuara, pa standarde dhe protokolle specifike të vendosur.

Rregjistrimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara, në shkolla, është në rritje. Por përfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkollat publike nuk përbën ende një dukuri masive. Nga të dhënat e ofruara nga DAR për 6 qytetet kryesore të vendit Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Shkodër dhe Vlorë rezulton se, në arsimin parashkollor janë përfshirë tashmë 172 fëmijë që paraqesin AK. Në arsimin e detyruar (9-vjeçar) ka 214 nxënës, në shkollat e mesme të përgjithshme 108 nxënës me AK, në shkollat e mesme të profilizuara 25 dhe në fakultete 6 të rinj. Si rezultat i presioneve të shumta të prindërve një pjesë e fëmijëve me AK, nga këta më shumë raste të lehta, arrijnë të përfshihen në shkollat e zakonshme. Me kalimin e viteve ecuria e tyre bëhet më e vështirë, sidomos në ciklin e lartë të arsimit të detyruar. Jo pak prej tyre largohen nga shkolla pa mbaruar as klasën e katërt. Situata e përgjithshme flet për një mjedis tejet të ngarkuar me barriera të lëvizjes dhe komunikimit, ku përpjekjet për ndryshim, nuk janë në nivelin e kërkuar e të pritshëm. MPPTT dhe institucionet në varësi të saj, reflektojnë nivel të ulët të realizimit të objektivit të Strategjisë për vitin 2006 dhe veçanërisht mungesë treguesish dhe të informacionit në lidhje me këtë problem. Afërsisht 60% e personave me aftësi të kufizuar të të gjitha llojeve, evidentojnë nivelin më të ulët të vlerësimit - se mjedisi në përgjithësi është – “aspak i përshtatur”.

Punësimi i personave me aftësi të kufizuara mbetet problematik në Shqipëri. Numri i PAK të punësuar në sektorin publik është 20 persona, ndërsa në sektorin privat 24 persona në të gjashtë qytetet e monitoruar gjatë vitit 2006. Personat me aftësi të kufizuara shumë rrallë i drejtohen zyrave të punësimit apo qendrave të trajnimit profesional me kërkesën për punë. Përgjithësisht ata dhe familjarët e tyre ju drejtohen atyre për ndihmë në të holla. Ky fakt tregon se politikat e ndjekura deri më tani kanë ushqyer parazitizmin dhe kanë zbehur ambiciet e personave me aftësi të kufizuara për jetën e tyre.

Konkluzionet e këtij raporti në lidhje me përmirësimin e situatës për zbatimin e SKPAK diktojnë përfshirjen e rekomandimeve të këtij raporti, për të gjitha fushat e veprimit të analizuara, si pjesë e programeve të punës së çdo institucioni përgjegjës. Këto rekomandime janë të fokusuara në: vendosjen e PAK të kategorive të ndryshme nën të njëjtin kuadër ligjor në mbrojtje të të drejtave të tyre; organizimin dhe funksionimin e një sistemi të plotë monitorimi të zbatimit të SKPAK, me strukturat dhe mjetet e duhura; në vlerësimet buxhetore dhe afatet kohore për zbatimin e masave të planit të veprimit; përmirësimin e sistemit të identifikimit dhe të vlerësimit të PAK, si hap i parë drejt ndërtimit të një proçesi të plotë integrues dhe gjithpërfshirës për PAK në jetën shoqërore si dhe në përfshirjen më të gjerë të PAK dhe familjarëve të tyre në proçesin e hartimit dhe zbatimit të politikave përkatëse.

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 13

Metodologjia

Metodologjia (e detajuar në www.adrf.org.al) është hartuar që të krahasojë arritjet reale të zbatimit të Strategjisë me rezultatet që institucionet përgjegjëse prezantojnë. Studimi vlerësues është i tipit deskriptiv, kombinim i metodologjisë sasiore dhe cilësore, me të dhëna të mbledhura nga burime primare ashtu dhe sekondare. Metoda kërkimore e përdorur për të mbledhur informacion nga burimet sekondare përfshin shqyrtimin e literaturës (dokumenta ligjore të vendit, raporte dhe studime), të dhënave nga burimet primare vijnë nga pyetësorë me target grupe të ndryshme; intervista të strukturuara ose gjysëm të strukturuara (të drejtpërdrejta ose telefonike); fokus grupe dhe vëzhgime. Kampionimi u shtri në Tiranë, Shkodër, Durrës, Elbasan, Korçë dhe Vlorë.

Të dhënat u mblodhën në pesë fusha: shërbimet shoqërore; shërbimet shëndetësore, arsimimit, punësimit dhe sektorit të ndërtimeve/përshtatshmërisë. Për secilën prej fushave përfaqësues të institucioneve shtetërore në nivel qendror dhe lokal, përfaqësues të OJF aktive në fushën e aftësisë së kufizuar si edhe persona me aftësi të kufizuar e familjarë të tyre janë përfshirë në këtë studim vlerësues. Mbledhja e të dhënave nga burime të ndryshme si edhe përdorimi i metodave të ndryshme kërkimore është përdorur si strategji për të rritur nivelin e besueshmërisë të informacionit të mbledhur. Metoda e kampionimit të qëllimshëm është përdorur për të përzgjedhur përfaqësuesit e institucioneve dhe shërbimeve në nivel qëndror dhe lokal. Ndërsa për të përzgjedhur përfituesit direkt, personat me aftësi të kufizuar dhe familjarët e tyre, është përdorur metoda rastësore e kampionimit. Pyetësorët e përdorur për çdo fushë perfshijnë sa më poshtë:

1. Arsimi: Pyetësor për MASH, DAR, Universitete-Fakultetet e Mësuesisë e Psikologjisë, mësuesit, OJF, prindër dhe PAK.

2. Punësimi: Pyetësor për MPÇSSHB, SHKP, Drejtues të Zyrave Rajonale të Punësimit, punëdhënës privat, punëdhënës publik, PAK dhe prindër.

3. Shërbimet sociale: Pyetësor për MPÇSSHB, SHSSH, Zyrat Rajonale të Shërbimit Social, Zyrat e Shërbimit Social në Bashki, qendrat e manaxhuara nga shteti, qendrat e manaxhuara nga OJF, prindërit dhe PAK.

14

4. Shërbimet shëndetësore: Pyetësor për MSH, KMCAP, Spitalin “Nënë Tereza”, Maternitetin e Tiranës (laboratori), Spitalin Pediatrik, Tiranë (laboratori), Zyrat rajonale të Sigurimeve Shoqërore, PAK, prindër.

5. Përshtatshmëria: Pyetesor për MPPTT, MASH, MSH, KQZ, EKB, SHKP, Policinë Ndërtimore, Zyrat e Urbanistikës në Bashki, kujdestarë të PAK, PAK.

Intervistuesit: U angazhuan në mbledhjen e të dhënave 6 koordinatorë lokalë dhe 30 ekspertë lokalë të 5 fushave të planit të veprimit në çdo rreth. Koordinatorët lokalë u trajnuan paraprakisht nga ekspertët e secilës fushë në metodat e kërkimit, si edhe iu dhanë udhëzimet përkatëse për mbledhjen e të dhënave në fushë.

Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave: Të dhënat primare janë mbledhur gjatë periudhës Prill – Qershor 2007.

Analiza statistikore: Të dhënat e mbledhura nga pyetësorët u analizuan bazuar në statistikën përshkruese me programin statistikor SPSS (versioni 12.00). Meqenëse pjesa më e madhe e variableve të pyetësorëve ishin nominale dhe ordinale (vetëm disa variable intervalë), kryesisht moda, mediana, përqindjet dhe frekuencat ishin të përshtatshme për analizën e të dhënave (mesatarja është gjetur në rastet e variablave intervalë). Kryesisht variablat u analizuan sipas rretheve të përfshira në studim, sipas llojit të aftësisë së kufizuar. Për sa i përket pyetësorëve, drejtuar personave me aftësi të kufizuar dhe familjarëve të tyre, një pjesë e variablave u analizuan edhe sipas nivelit arsimor, nivelit ekonomik, etj. Mbi bazën e tabelave të rezultateve të përfituara, të krahasuara me informacionin që u mblodh nga institucionet qëndrore dhe vendore, ekspertët qendorë të secilës fushë hartuan raportet specifike.

Kufizimet e studimit: Gjatë proçesit të mbledhjes së të dhënave në fushë u konstatua mungesa e një sistemi të mirëfilltë monitorimi të strategjisë në nivel qendror. U vu re një kontradiktë midis të dhënave të ofruara nga institucionet e nivelit qëndror dhe atyre të nivelit lokal; midis të dhënave të ofruara nga institucionet shtetërore dhe atyre të menaxhuara nga OJF apo shërbime private. Pjesa më e madhe e institucioneve të shërbimeve të kontaktura mbledhin dhe dokumentojnë të dhëna në lidhje e aftësinë e kufizuar në mënyrë jo të rregullt, jo periodike dhe disa prej tyre kanë mungesë të dhënash.

Pavarësisht se aktualisht po punohet në fushën e aftësisë së kufizuar, mungesa e një sistemi të mirëfilltë monitorimi e bën të vështirë matjen e progresit.

Methodologjia

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 15

Kuadri ligjor

Të drejtat në fushën e aftësisë së kufizuar i gjejmë të shprehura në një kuadër të gjerë politikash dhe legjislacioni në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar të rradhitura më poshtë:

• Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar, Dhjetor 2006, hartuar në mbrojtje të të drejtave të PAK. Qëllimi i Konventës është të promovojë, mbrojë dhe sigurojë që të gjithë personat me aftësi të kufizuar të gëzojnë, plotësisht dhe në mënyrë të barabartë, të gjitha të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe të promovojë respekt për dinjitetin e tyre të lindur. (shikoje në shqip dhe anglisht në www.adrf.org.al).

• Kushtetuta e Shqipërisë, Neni 59, pika e) dhe pika f) shpreh “Shteti, brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve që disponon, si dhe në plotësim të nismës dhe përgjegjësisë private, synon: e) përkujdesjen dhe ndihmën për të moshuarit, jetimët dhe invalidët: f) riaftësimin shëndetësor, edukimin e specializuar dhe integrimin në shoqëri të të paaftëve, si dhe përmirësimin në vazhdimësi të kushteve të tyre të jetesës.”1Nenet e Kushtetutës, ndonëse me kufizime të kohës në terminologji dhe përcaktime, kanë krijuar shtratin e domosdoshëm për ligje dhe dokumentë edhe më specifikë.

• Ligji “Për ndihmë dhe shërbime shoqërore” (nr. 9355 datë 10.03.2005) rregullon mënyrën e funksionimit dhe administrimit të shërbimeve sociale si në nivel komunitar dhe rezidencial, ashtu edhe ndarjen e tyre sipas mënyrës së organizimit dhe funksionimit.

• Strategjia e Shërbimeve Sociale (2005-2010), miratuar me VKM (nr. 265, datë 28.4.2005), përcakton rrugët dhe mënyrat e realizimit të proçesit të decentralizimit të shërbimeve sociale duke rritur kompetencat e qeverisjes

1. Paketë Ligjore mbi Aftësinë e Kufizuar, përgatitur nga FSHDAK, dhjetor 2006, fq. 14

16

vendore për ngritjen, menaxhimin dhe pasurimin e llojshmërisë së shërbimeve në bazë të nevojave komunitare.

• Standartet e Shërbimeve Sociale miratuar me VKM (nr. 658, datë 17.10.2005) përcaktojnë standartet e shërbimeve sociale që janë të detyrueshme për t’u respektuar nga të gjithë ofruesit e shërbimeve.

• Standartet e shërbimeve të përkujdesjes sociale për personat me aftësi të kufizuara miratuar me VKM (nr. 822, datë 6.12.2006) zbërthejnë standartet e përgjithshme të shërbimeve sociale në nivel të personave me aftësi të kufizuar në mbrojtje të të drejtave dhe në plotësim të nevojave të tyre.

• Ligji “Për Arsimin Parauniversitar – Dispozitat Normative të Arsimit”, nr. 7952, (datë 21.06.1995), nxit proçesin e një arsimi integrues për nxënësit me aftësi të kufizuar.

• Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë, miratuar me Ligjin nr. 7961, (datë 12.7.1995), ndalon çdo lloj diskriminimi për marrjen në punë dhe të profesionit personave të interesuar.

• Ligji për “Nxitjen e Punësimit”, nr. 7995, (datë 29.9.1995), synon përcaktimin e politikave të përgjithshme për të mbështetur dhe siguruar një punësim të plotë, produktiv dhe të zgjedhur lirisht.

• Ligji “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë” nr. 8872, (datë 29.3.2002) shpreh dhe mbron të drejtën e qytetarëve për arsim dhe formim profesional pavarësisht statusit social apo gjendjes shëndetësore të tyre.

• Ligji “Për Kujdesin e Sigurimet Shëndetësore në Republikën e Shqipërisë” Nr. 7870, (datë 13.10.1994), përcakton lehtësirat që ofron shteti për pacientët PAK.

• Ligji “Për Shëndetin Mendor”, Nr.8092, (dt. 21.3.1996) përcakton përfitimet e PAK edhe me probleme zhvillimi.

• Ligji “Për shërbimin Shëndetësor Stomatologjik” Nr. 8167, (datë 21.11.1996), ku përcaktohen përfitime jo specifikisht për PAK, por indirekt përfitojnë fëmijët me AK.

Kuadri Ligjor

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 17

• Ligji “Për Urbanistikën” nr. 8405 (dt. 17.09.1998) ripunuar me ligjin nr. 8453 (dt. 4.02.1999), ripunuar me ligjin nr. 8501 (dt. 16.06.1999), ripunuar me ligjin nr. 8991 (datë 23.01.2003); Ligji nr. 7665 (dt. 21.01.1993) “Për zhvillimin e zonave që kanë përparësi turizmin”, ndryshuar me ligjin nr. 8163 (dt. 7.11.1996,) ndryshuar me ligjin nr. 8368 (dt. 9.07.1998) dhe me ligjin nr. 8591 (dt. 28.03 2000); Ligji nr. 8408 (dt. 25.09.1998) “Për Policinë Ndërtimore”; Ligji nr. 8402 (dt. 10.09.1998) “Për Kontrollin dhe Disiplinimin e Ndërtimeve” përbëjnë paketën ligjore mbi administrimin e territorit, nuk kanë asnjë nen mbi aplikimin e standarteve për PAK.

• “Rregulla dhe Norma Urbanistike, Arkitektonike për Personat me Aftësi të kufizuar”, (Vendim Nr.401, datë 25.06.2004) paraqesin standartet për PAK, që duhen respektuar në ndërtim.

• Ligji “Mbi Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë”, Nr.8378, (dt. 22.7.1998) ka disa nene në mbështetje të sigurisë së lëvizjes së PAK.

• Ligji “Për Statusin e Invalidit të Punës”, Nr. 7889, (dt. 14.12.1994), i ndryshuar ofron mbështetje në të gjitha fushat për PAK invalidët e punës.

• Ligji “Për Statusin e Invalidit Paraplegjik e Tetraplegjik”, Nr. 8626, (dt. 22.6.2000) që ofron mbështetje në të gjitha fushat për PAK para dhe tetraplegjike.

• Ligji “Për Statusin e të Verbërit” Nr.8098, (dt. 28.03.1996), i ndryshuar, ofron mbështetje në të gjitha fushat për PAK e verbër.

Strategjia Kombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar

Ky dokument i miratuar nga qeveria Shqiptare në 7 Janar 2005 është dokumenti kryesor politik i shtetit dhe qeverisë shqiptare për personat me aftësi të kufizuar. Ai prezanton objektivat dhe synimet kryesore të qeverisë dhe të aktorëve të tjerë të interesuar në fushën e përshtatshmërisë së mjedisit, shërbimeve, arsimit-punësimit e formimit profesional, në fushën e legjislacionit dhe kërkimeve për personat me aftësi të kufizuara.

REFERENCAT18

Gjendja e përgjithshme e Personave me Aftësi të Kufizuar në Shqipëri

Përkufizim

Në përputhje me terminologjinë e Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Shqipëria e ka zëvendësuar termin “person me handikap” me termin “Person me Aftësi të Kufizuara”. Ky term i referohet personave tek të cilët funksionet fizike, kapaciteti mendor ose gjendja psikologjike kanë prirje të shmangen për më shumë se gjashtë muaj nga gjendja tipike për moshën përkatëse, gjë që sjell për pasojë kufizime të pjesëmarrjes së tyre në jetën shoqërore (Strategjia Kombëtare e PAK, Janar 2005).

Bazuar në Konventën për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar, (dhjetor 2006) përkufizimi më i fundit i termit “Persona me Aftësi të Kufizuar” përfshin ata persona që kanë dëmtime fizike, mendore, intelektuale apo shqisore afatgjata, të cilat në ndërveprim me barriera të ndryshme mund të pengojnë pjesëmarrjen e tyre të plotë dhe efektive në shoqëri, në baza të barabarta me të tjerët. (Neni 1)

Statistika

Të dhënat ekzistuese dhe njohuritë sociologjike për pozitën e personave me aftësi të kufizuara janë të pamjaftueshme. Aktualisht Qeveria Shqiptare mbledh dhe raporton të dhëna në aspekte të tilla, si: numri i personave me aftësi të kufizuara, llojet kryesore të aftësive të kufizuara, të cilat vlerësohen dhe përcaktohen nga komisione të veçanta specialistësh, pagesat në para që jepen nga buxheti i shtetit, disa shërbime mbështetëse që ofrohen në qendra rezidenciale dhe në komunitet. Statistikat e ofruara nga Qeveria Shqiptare janë si më poshtë:

Gjendja e përgjithshme e Personave me Aftësi të Kufizuar në Shqipëri

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 19

Tabela 1: Grupet e personave me aftësi të kufizuar.

Gjithsej PAK Kujdestarë

I. PAK të lindur ose të bërë të tillë nga shkaqe që nuk lidhen me punësimin 61,141 53,000 8,141

a) mendorë, sensorë, fizikë 47,631 42,322 5,309

b) të verbër 13,045 9,907 3,138

c) paraplegjike e tetraplegjikë 1,465 771 694

II. Invalidët e punës 41,804 41,804 0

Gjithsej 102,945 94,804 8,141Burimi: Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, qershor 2007.

Diagnostikimi/vlerësimi

Vlerësimi i personave me Aftësi të Kufizuara bëhet nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë, bazuar në Marrëveshjen e Përbashkët të ISSH dhe Ministrisë së Shëndetësisë - Rregullore “Për organizimin, të drejtat, detyrat dhe funksionimin e komisionit mjekësor të caktimit të aftësisë për punë të invalidëve”, i cili është organi mjeksor dhe ligjor i ngritur pranë Institutit të Sigurimeve shoqërore, ku merr pjesë me të drejtë vote dhe mjeku, punonjës i Shërbimit Social Shtetëror. Kriteret për vlerësimin e individëve me aftësi të kufizuara janë tërësisht mjeksore dhe përcaktohen në rregulloren e miratuar nga Ministri i MSH-së dhe ministri i MPCSSHB-së. KMCAP për vlerësimin e individëve me aftësi të kufizuara funksionon në dy nivele: KMCAP Rajonal (të cilat funksionojnë pranë Drejtorive Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në çdo qytet dhe në përbërje të tyre kanë mjekun e shërbimit social). Vetëm në Tiranë veprojnë dy KMCAP të veçantë, njeri funksionon për vlerësimin e përfituesve nga skema e Sigurimeve Shoqërore, ndërsa tjetri për përfituesit e shërbimeve të ofruara nga Shërbimi Social Shtetëror.

Proçedura e vlerësimit të aftësisë së kufizuar për marrjen e përfitimit social (në formën e pensionit të invaliditetit apo ndihmës ekonomike për aftësinë e kufizuar) është mjaft komplekse. Ligji parashikon që proçedura të fillojë në një spital, ose në klinikën e mjekut të familjes, ku individi pajiset me “Fletë Drejtimi për në KMCAP”. Ky dokument pasqyron gjendjen shëndetësore të individit. Brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së këtij dokumenti pranë KMCAP-it, bëhet komisionimi i aplikantëve në KMCAP-in Rajonal. Nëse individi nuk është dakord me vendimin e marrë, ai ka të drejtë të ankimohet në KMCAP-in Epror (me vendndodhje në Tiranë), brenda 30 ditëve, nga njohja me vendimin e KMCAP rajonal.

20

Sipas nenit 35 të ligjit “Për sigurimet shoqërore”, vendimi i KMCAP-it Epror është i formës së prerë, por praktika gjyqësore ka pranuar kundërshtimin e vendimit të KMCAP-it Epror në gjykatë, duke e goditur atë si një akt administrativ, bazuar në Kodin e Proçedurave Administrative. Ligji parashikon edhe rikomisionimin e përfituesve, proçedurë e cila realizohet kryesisht çdo vit dhe në varësi të gjendjes shëndetësore (ndryshim i grupit të aftësisë së kufizuar), dhe gjithmonë dy muaj përpara mbarimit të afatit që është marrë në vendimin e fundit të KMCAP. Praktikat e reja ofrojnë lehtësira në lidhje me rikomisionimin, i cili mund të jetë edhe me cikël 3 vjeçar.

Gjendja e përgjithshme e Personave me Aftësi të Kufizuar në Shqipëri

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 21

Hyrje

Studimet e realizuara në Shqipëri, përpara aprovimit të SKPAK, nxorrën në pah mungesën e përshtatshmërisë në ndërtesat publike e private, si edhe në infrastrukturën publike në përgjithësi. Një studim i realizuar nga FSHDPAK në vitin 19991, në disa objekte kryesore publike në Tiranë, në lidhje me nivelin e përshtatshmërisë së tyre, solli rezultatet e para që flisnin për papërshtatshmëri totale të mjedisit. Studimi i CO-PLAN i realizuar pas 4 vitesh, në vitin 2003, tregoi se nuk kishin ndodhur përmirësime dhe mjedisi publik, banesat dhe infrastruktura civile, ishin ende të papërshtatura.

Legjislacioni Shqiptar i hartuar para miratimit të SKPAK, nuk parashikonte masa të veçanta për përshtatshmërinë. Amendamentet legjislative mbas vitit ‘90, nuk kanë dhënë ndonjë alternativë për mjedisin dhe ndërtesat pa barriera. Ligji nr. 8405 datë 17/09/1998 “Për Urbanistikën” i rishikuar, i cili rregullon problemet e ndërtimit në vënd, nuk përfshin standartet për përshtatshmërinë e mjedisit. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për ligje të tjera të rëndësishme si: Ligji nr. 7665 datë 21/01/1993 “Për zhvillimin e Zonave që kanë përparësi Zhvillimin e Turizmit”, i amenduar dhe ligji nr. 8402 datë 10/09/1998 “Për Kontrollin dhe Disiplinimin e Ndërtimeve”. Përpjekjet e organizatave të personave me aftësi të kufizuar, të drejtuara nga ADRF, për promovimin e ndërgjegjësimit mbi nevojën e legjitimit të përshtashmërisë mjedisore, kanë qenë të suksesshme, në bashkëpunimin me institucionet kompetente, për hartimin e një pakete standartesh arkitektonike, për personat me aftësi të kufizuar. Kjo paketë ligjore është pjesë përbërëse e “Rregullores së Urbanistikës” 2.

SKPAK ka përfshirë përshtashmërinë në fushën e veprimit I: jetesa pa barriera (Përshtatshmëria Ndërtimore) dhe në fushën e veprimit V: Legjislacioni. Në këto përcaktohet: “Përshtatshmëria është një kusht paraprak për të përmbushur të drejtën e barazisë të personave me aftësi të kufizuar, për të patur akses në të gjitha

PËR

SHTA

TSH

MËR

IA

2. VKM no. 401, datë 25 Qershor 2004.

22

shërbimet, në të njëjtën mënyrë si qytetarët e tjerë”. Janë identifikuar tri hapa kryesorë për të siguruar një gjë të tillë: (a) heqja e barrierave për pjesmarrjen në jetën kulturore, politike e shoqërore, (b) krijimi i kushteve të nevojshme për të siguruar aksesin e informacionit dhe (c) përfshirja e studimeve mbi përshtatshmërinë, në kurrikulat e arkitekturës, inxhinierisë së ndërtimit, komunikimit me mediat dhe shkencave komjuterike.

Objektivat e planit kombëtar të veprimit, të cilat përfshinjë problemet e përshtatshmërisë, janë formuluar si më poshtë:I.1. Të sigurohet përshtatshmëria për personat me aftësi të kufizuar, nëpërmjet

heqjes graduale të barrierave arkitektonike, infrastrukturore dhe të transportit, si edhe parandalimit të krijimit/vendosjes së barrierave të reja.

1.2. Të sigurohet përdorimi i teknologjive moderne për të kapërcyer barrierat e komunikimit e të informimit, për personat me aftësi të kufizuar.

V.1. Të sigurohet barazia e plotë, për personat me aftësi të kufizuar, nëpërmjet përmirësimit të legjslacionit në fushën e shërbimeve sociale, arsimit, strehimit dhe telekomunikacionit.

Meqënëse formulimi i objektivave nuk ka qënë shumë detyrues, si edhe për shkak të mungesës në to, të detyrimit për raportimin e progresit në zbatimin e SKPAK, nuk është realizuar asnjë raport qeveritar në kuadër të zbatimit të Planit Komëtar të Veprimit në këtë fushë të veprimtarisë. Ky studim është një përpjekje për të vlerësuar progresin e arritur, nëpërmjet të dhënave të siguruara nga qeverisja qendrore e vendore, vëzhgimeve në terren, si edhe të perceptimit të tyre nga personat me aftësi të kufizuar, nga familjarët e tyre dhe nga përfaqësuesit e organizatave të aftësisë së kufizuar.

Metodologjia

Konceptimi

Të dhënat janë mbledhur në Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë, Shkodër dhe Korçë, nëpërmjet pyetsorëve të strukturuar me shkrim, intervistave telefonike e individuale, focus-grupeve si edhe të vëzhgimeve në terren. Të dhënat e mbledhura në të gjitha rastet, përfaqësojnë sasi e cilësi. Burimet e Informacionit dhe Pjesëmarrësit

Informacioni në lidhje me zbatimin e masave, është siguruar nga punonjësit e institucioneve qendrore e lokale, të cilët kanë bashkëpunuar me grupin e vlerësimit. Punonjësit pranë qeverisjes qëndrore, ishin nga Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Punëve Publike, Transportit e Telekomunikacionit,

PËRSHTATSHMËRIA

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 23

Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, si edhe nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve. Punonjësit pranë qeverisjes lokale punonin pranë bashkisë së Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Vlorës, Shkodrës dhe Korçës

Pjesmarrësit në focus-grup, ishin përfaqësues të organizatave kryesore të personave me aftësi të kufizuar, të cilët ishin të gatshëm të bashkëpunojnë me grupin e vlerësimit, ekspertë të fushës së arkitekturës dhe inxhinierisë, si edhe përfaqësues të kompanive të ndërtimit dhe biznesit.

Pjesmarrësit në vëzhgimin me shkrim, ishin persona me kufizime të ndryshme (të lëvizjes, të shikimit e të dëgjimit, si edhe me kufizime mendore) mbi moshën 18 vjeç (rreth 83 vetë) dhe familjarë të tyre (rreth 72 vetë), me një total prej 155 persona. Ky ka qënë një përfaqësim i mjaftueshëm, i përcaktuar kryesisht nga organizatat e aftësisë së kufizuar. Pjesmarrja në vëzhgim ka qënë vullnetare. Për të mbrojtur identitetin e të intervistuarve, nuk është marrë asnjë informacion identifikues, për pjesmarrësit në vëzhgim.

Materialet

Të dhënat e siguruara nga punonjësit e qeverisjes qendrore e vendore, u mblodhën fillimisht nëpërmjet pyetësorëve të strukturuar me shkrim, të cilët përmbanin pyetje të veçanta në lidhje me secilën masë respektive të Planit Kombëtar të Veprimit. Pyetësorët janë hartuar nga ekspertë të fushës së përshtatshmërisë. Pyetjet kërkonin informacion në lidhje me gjendjen e zbatimit të masave të ndryshme të Planit Kombëtar të Veprimit dhe vështirësive të hasura, si edhe informacionet mbi buxhetin.

Pyetësorët për personat me aftësi të kufizuar dhe familjarët e tyre, konsistonin në pyetje fundore (close-ended). Për matjen e përshtatshmërisë së mjedisit në infrastrukturën publike, ndërtesat dhe hapësirat publike, banesat dhe qytetet në tërësi, është përdorur një shkallë Likert me 3-5 kategori.

Procedura

Të dhënat janë mbledhur nga një grup ekspertësh lokalë, të drejtuar nga një ekspert kombëtar i fushës së përshtatshmërisë, të cilët ishin pajisur me një autorizim zyrtar nga ADRF. Të gjithë ekspertët ishin trajnuar nga ADRF, në mënyrë që të sigurohej e njëjta shkallë përgatitjeje. Për sigurimin e të dhënave, nga përfaqësuesit e qeverisjes qendrore e vendore, janë përdorur forma të ndryshme komunikimi: me postë, me e-mail, me telefon, intervista dhe kontakte personale. Niveli i bashkëpunimit varionte, nga disa të cilët ishin shumë bashkëpunues, deri tek disa të tjerë, të cilët neglizhuan në plotësimin e pyetsorëve, ose nuk i’u përgjigjën telefonatave dhe intervistave personale. Disa pyetësorë janë plotësuar ose nga personat përgjegjës,

24

në prezencë të ekspertëve lokalë, ose nga vetë ekspertët lokalë, të cilët merrnin informacion nëpërmjet intervistave telefonike me personat.

Një vëzhgim në terren, i përqëndruar kryesisht në infrastrukturën publike, (rrugët e trotuaret) ndërtesat publike dhe banesat private, është kryer në Tiranë, Elbasan, Shkoder, Durrës, Korçë dhe Vlorë. Fokus grupet janë organizuar nga ekspertët kombëtare dhe lokalë, në të gjitha qytetet e përfshira në vlerësim. Ato janë përdorur jo vetëm për të siguruar informacionin, por edhe për të vlerësuar gjetjet.

Rezultatet

Raportimi i rezultateve është kryer në dy pjesë. Pjesa e parë siguron informacionin mbi gjendjen e progresit të arritur në zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit të SKPAK, duke raportuar gjetjet për secilën masë të planifikuar. Lexuesi mund të vërë re se për shkak të pavlefshmërisë së informacionit, për disa nga masat, ka qënë i vështirë vlerësimi i tyre. Pjesa e dytë e rezultateve do të prezantojë gjetjet nga vëzhgimi i kryer, me personat me aftësi të kufizuar dhe familjarët e tyre, mbi perceptimin që kanë në lidhje me gjendjen e ekzistencës, ose jo, të barrierave arkitektonike për aftësinë e kufizuar.

Zbatimi i Masës 2005-2006. Përgatitja për masat 2007.

Fusha I: Përshtatshmëria

Masa 1.1 Të ndërtohen me fonde publike (EKB), apartamente të përshtatura si edhe të përdoren elementët e përshtatur në 10% të apartamenteve të ndërtuara me fonde publike (EKB)

Afatet kohore: 2005-2007 (çdo vit 2007-2014)Institucioni zbatues: MPPTT

Gjetjet Drejtoria e Strehimit, nuk ka plane të afërta, për plotësimin e kësaj mase. Në fondin prej 360 mln. lekë për ndërtimin e apartamenteve për të pastrehët, nuk është alokuar asnjë fond i veçantë për elementë të përshtatur.

Masa 1.2. Të parashikohen fonde të veçanta, për heqjen e barrierave ekzistuese, në infrastrukturën publike dhe rrugë, ndërtesat publike, institucionet shëndetësore dhe godinat shtetërore.

PËRSHTATSHMËRIA

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 25

Afatet kohore: 2005-2007 ( cdo vit 2007-2014)Institucioni zbatues: (a) MPPTT; (b) Qeverisja vendore

GjetjetMPPTT raporton se nuk është parashikuar asnjë fond i veçantë në buxhetin e vitit 2006. Për më tepër Policia Ndërtimore, nuk ka asnjë plan të afërt, për identifikimin e barrierave ekzistuese, si edhe propozime konkrete për modifikimin e tyre.

Ministria e Shëndetësisë nuk ka ndonjë kërkesë për përshtatshmëri në qendrat shëndetësore.

Aktualisht vetëm 3 nga 700 godina shëndetësore në vend (rreth 0.4%) janë të përshtatura, për karrike me rrota. Ministria e Shëndetësisë ka përgatitur një Plan Veprimi për vitin 2007, për zbatimin e SKPAK. Si pjesë e kësaj, është përgatitur një dokument zyrtar dhe është dërguar në spitalin psikiatrik dhe në spitalet rajonale. Për më tepër, të gjithë departamentet e kujdesit shëndetësor janë instruktuar gojarisht në lidhje me detyrimet që rrjedhin nga SKPAK.

Për gjetjet mbi punën e qeverisjes vendore, ju lutemi kaloni në masën 1.2. (a)

Masa 1.2.(a) Në fondet publike për projektet e reja sociale dhe infrastrukturore, duhet të parashikohen fonde për përshtatshmërinë në projektin pilot “Një Tiranë e Përshtatur”. Projekti pilot do të përsëritet edhe në bashkitë e tjera të vendit.

Afatet kohore: Tirana: 2005-2007 Bashkitë e tjera duke filluar nga 2006Institucioni zbatues: (a) MPPTT; (b) Bashkia e Tiranës (c) Bashki të tjera

GjetjetTirana

Tek drejtuesit e Bashkisë së Tiranës, vihet re një shkallë e konsiderueshme ndërgjegjësimi, në lidhje me rëndësinë e projektimit universal, si dhe janë marrë disa masa në lidhje me përmirësimet në drejtim të përshtatshmërisë. Dhjetë (10) nga 80 km (d.m.th. 12.5%) nga troturet e rikonstruktuara gjatë periudhës 2005-2006, kanë elementë të përshtatur. Njëzet nga 93 (d.m.th. 21.5%) e projekteve për godina publike, me një vlerë totale prej 13 miliard lekë, janë raportuar si pjesërisht të përshtatura, ndërkohë që në asnjë nga godinat e rikonstruktuara me fondin prej 1.5 miliard lekë, nuk janë vendosur elementë

26

të përshtatur. Në të 200 projektet e godinave të reja, të miratuara në KRRT gjatë vitit 2006, janë parashikuar elementë të përshtatur.

DurrësiIntervistat me nëpunësit e bashkisë, kanë treguar një nivel të ulët ndërgjegjësimi, mbi nevojën për elementët e përshtatur. Nuk ka të dhëna mbi përshtatshmërinë, as në godinat e reja e as në projektet e rikonstruksioneve. Asnjë nga të 10 godinat publike të rikonstruktuara, nuk është e përshtatur. Nga 70 objektet e reja të miratuara, vetëm 25 prej tyre (d.m.th 35.7%), kanë elementë të përshtatur.

KorçaAnjë fond i veçantë nga fondet publike, të parashikuara për ndërtime ose rikonstruksione, nuk është parashikuar për vendosjen e elementëve të përshtatur. Kohët e fundit janë rikonstruktuar 9 km trotuar, me një vlerë prej 1.5 miliard lekë, të cilët nuk janë të përshtatur.

ShkodraBashkia raporton se rreth 90% e infrastrukturës (rrugë e rrugica) dhe 15% e godinave të reja, të ndërtuara gjatë 2005-2006, janë plotësisht të përshtatura. Rreth 10% të tjera prej godinave të reja, janë pjesërisht të përshtatura. Nuk është dhënë ndonjë numër i saktë për të tria rastet. Të gjitha projektet e godinave të reja, të miratuara gjatë vitit 2006 (56 shumëfamiljare dhe 55 njëfamiljare) janë të përshtatura.

VloraPër shkak të mungesës së informacionit mbi SKPAK dhe personelit të trajnuar pranë bashkisë, nuk është bërë asgjë, për të siguruar përshtatshmërinë për personat me aftësi të kufizuar, në ndërtesat publike. Nuk është parashikuar ndonjë fond i veçantë për elementë të përshtatur. Asnjë nga projektet e godinave të banimit, të miratuara në KRRT gjatë vitit 2007, nuk është i përshtatur.

ElbasanPunonjësit e bashkisë të intervistuar, kanë paraqitur disa shqetësime në lidhje me barrierat ekzistuese për personat me aftësi të kufizuar, që ndodhen në qytet. Bashkia ka parashikuar një fond të veçantë për rrugët dhe sinjalistikën rrugore.

Masa 1.2b. Të vendosen elementë të përshtatur me një vlerë prej 82.8 mln. lekë, në spitalet kryesore të Tiranës.

Afatet kohore: 2005-2010Institucioni zbatues: Ministria e Shëndetësisë

PËRSHTATSHMËRIA

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 27

GjetjetVëzhgimi në terren tregoi se përmirësimet për përshtatshmërinë në spitalet kryesore të Tiranës, janë shumë të vogla dhe ende mbetet problem përshtatshmëria e tyre për karriket me rrota. Arësyeja kryesore për këtë progres shumë modest, është identifikuar mungesa e fondeve.

Masa 1.2c. Spitalet në nivel rajonal dhe bashkie, duhet të sigurojnë një mjedis të përshtatur për nevojat e personave me aftësi të kufizuar.

Afatet kohore: 2005-2007Institucioni zbatues: Qeverisja Vendore

Gjetjet Ministria e ShëndetësisëNëntë (9) godina të reja spitalore me një vlerë totale prej 61.4 mln. lekë do të jenë pjesërisht të përshtatura. Asnjë nga 126 godinat, të cilat janë rikonstruktuar me një vlerë prej 600.9 mln lekë, nuk është e përshtatur për karriken me rrota. Nuk është alokuar asnjë fond i veçantë për elementë të përshtatur në godinat e reja ose të rikonstruktuara. Plani i Veprimit i Ministrisë së Shëndetësisë, për vitin 2007, jep orientime të qarta mbi përshtatshmërinë në spitalet rajonale.

Qeverisja Vendore.Departamenti i Shëndetit Publik në Durrës, raporton 3 godina të kujdesit shëndetësor, pjesërisht të përshtatura. Nuk ka të dhëna të raportuara nga bashkitë e tjera të përfshira në vëzhgim.

Masa 1.2ç. Shërbimi Shtetëror i Punësimit, të përshtaten tetë (8) qendra punësimi për trainimin e personave me aftësi të kufizuar.

Afatet kohore: 2005-2007Institucionet zbatuese: (a) Shërbimi Shtetëror i Punësimit; (b) MPCSSHB

Gjetjet

Dy (2) prej qendrave të punësimit, janë pjesërisht të përshtatura për karriken me rrota, nëpërmjet vendosjes së rampës së pjerrët në hyrje; sidoqoftë interieri nuk është modifikuar dhe ka mbetur ende i papërshtatur për lëvizjen me karrike me rrota. Gjithashtu, në fondin prej 58.6 mln. lekë të parashikuara për rikonstruksionin e nëntë (9) godinave ekzistuese, nuk është parashikuar asgjë për përshtatshmërinë e mjedisit.

28

Masa 1.2 d. Njëqind (100) shkolla dhe nëntëdhjetë (90) kopshte (për fëmijët e moshës 3-6 vjeç) duhet të përshtaten për personat me aftësi të kufizuar.

Afatet kohore: 2004 - 2014Institucioni zbatues: Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH)

Gjetjet Ministria e Arsimit dhe ShkencësMASH nuk ka informacione zyrtare mbi shkallën e zbatimit të kësaj mase. Ndërtimi i shkollave të reja, si dhe rikonstruksioni i godinave të shkollave ekzistuese, është nën përgjegjësinë e qeverisjes lokale. Një fond prej 460 mln. lekë nga buxheti i shtetit, ka financuar ndërtimin e 40 shkollave të reja: nuk ka asnjë specifikim për përfshirjen në këtë buxhet të elementëve të përshtatur.

Qeverisja VendoreDepartamenti i Arsimit për qytetin e Tiranës, raporton se përshtatshmëria e mjedisit, është përfshirë në të gjitha rikonstruksionet dhe godinat e reja arsimore. Nuk janë siguruar të dhëna numerike, në lidhje me kopshtet (për moshat 3-6 vjeç) dhe shkollat, të cilat janë të përshtatura për lëvizjen me karrike me rrota. Departamenti Arsimor i Durrësit raporton se një nga godinat shkollore, është e përshtatur për karrike me rrota. Nuk ka të dhëna të raportuara nga bashkitë e tjera të përfshira në vëzhgim.

Masa 1.2 e. Të bëhen përpjekje të vazhdueshme pë të siguruar përshtatshmërinë e qendrave të votimit, për personat me aftësi të kufizuar.

Afatet kohore: Duke filluar nga 2006Institucione zbatuese: (a) MPPTT; Qeverisja Vendore

Gjetjet MPPTT nuk është realisht e përfshirë në qëndrat e votimit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, është përgjegjës për këto qendra. Bazuar në raportimet e fundit, nga 4.721 qendra votimi në zgjedhjet e fundit (18 Shkurt 2007) rreth 10% e tyre (nuk është dhënë një numur i saktë) janë ndodhur në shkolla ose kopshte të përshtatura, rreth 75% e tyre (nuk është dhënë një numur i saktë), janë ndodhur në kate të para, por vetëm 30% e tyre (nuk është dhënë një numur i saktë), kanë patur dhomë sekrete të përshtatur. Fletët e votimit janë printuar gjithashtu në Braill, për personat me aftësi të kufizuar të shikimit (nuk ka statistikë mbi numrin e kopjeve të prodhuara). Prefekturat kanë përgjegjësi ligjore për sigurimin e përshtatshmërisë në qendrat e votimit. Nuk është ndërmarrë asnjë veprim në ndonjë prej tyre, në zgjedhjet

PËRSHTATSHMËRIA

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 29

e fundit, për të detyruar zbatimin e udhëzimeve të parashikuara në legjislacionin shqiptar. Nuk ka ndonjë informacion të rëndësishëm, të siguruar nga bashkitë e përfshira në vëzhgim.

Masa 1.3. Të aplikohen masat për përshtatshmërinë e mjeteve të transportit publik, duke filluar nga transporti urban në Tiranë e duke vazhduar me transportin hekurudhor.

Afatet kohore: Duke filluar nga 2007Institucioni zbatues: MPPTT

GjetjetNuk ka ndonjë plan të afërt, për të siguruar përshtatshmëri në transportin publik, me autobus ose tren.

Masa 1.4. Të aplikohen/vendosen sinjalet akustike dhe sinjale të tjera të përshtatura, në infrastrukturën urbane, për personat me aftësi të kufizuar.

Afatet kohore: Duke filluar nga 2007Institucione zbatuese: (a) MPPTT; (b) Qeverisja Vendore

GjetjetMPPTT nuk ka ndonjë plan të afërt, në lidhje me këtë masë. Bashkia e Elbasanit ka parashikuar një fond të veçantë. Nuk ka informacion të vlefshëm nga bashkitë e tjera.

Masa 2.1. Të mbështetet krijimi i “librave folës” dhe publikimeve në brail, përfshirë curricula-t shkollore dhe literaturën teknike, ligjore e artistike.

Afatet kohore: Duke filluar nga 2005Institucione zbatuese: (a) OJF-të; (b) Shoqata Shqiptare e të Verbërve

GjetjetShoqata e të Verbërve të Shqipërisë ka krijuar një linjë prodhimi në brail si dhe ka ngritur dhe menaxhon një fonotekë librash në audiokasetë në Tiranë dhe 34 minifonoteka në nënqarqet e vendit. Po kështu boton gazetën e përmuajshme “Drita e zërit” si dhe një buletin informativ me pjesë nga legjislacioni shqiptar dhe i huaj, kryesisht për personat me aftësi të kufizuara dhe ngjarje të tjera kryesore. Totali i librave të regjistruar është 220 tituj.

30

Masa 2.2. Të mbështetet veçanërisht krijimi i aksesit të personave me aftësi të kufizuar, gjatë komunikimit të tyre me administratën publike.

Afatet kohore: Duke filluar nga 2005Institucionet zbatuese: (a) OJF-të

GjetjetNuk ka informacion të vlefshëm

Masa 2.3. Gjuha e shenjave duhet të përfshihet në median vizive.Afatet kohore: Duke filluar nga 2005Institucionet zbatuese: OJF-të

GjetjetShoqata Kombëtare e Personave me Probleme Dëgjimi dhe FSHDPAK kanë kontaktuar me drejtuesit e Televizionit Publik Shqiptar, por gjuha e shenjave ende nuk është përfshirë në programet e shfaqura në 2004 – 2006.

Fusha V: Legjislacioni

Objektivi 1. Sigurimi i barazisë së plotë për personat me aftësi të kufizuar, nëpërmjet përmirësimeve legjislative në fushën e shërbimeve sociale, arsimit, strehimit dhe telekomunikacionit.

Masa1.4. Përmirësimet në legjislacionin e fushës së ndërti-meve. Amendimi i ligjit ekzistues dhe parashikimi i përshtatshmërisë ndërtimore në ligjin e ri “Për Urbanistikën”.

Afatet kohore: 2005Institucioni zbatues: MPPTT

Gjetjet Eshtë rekomanduar një nen për draft ligjin e ri të Planifikimit të Territorit, por ende nuk është hartuar drafti final.

Masa 1.5. Përmirësimi i legjislacionit ekzistues mbi transportin, duke synuar elimimin/heqjen e barrierave të transportit.

Afatet kohore: 2006Institucioni zbatues: MPPTT

PËRSHTATSHMËRIA

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 31

GjetjetNuk është hartuar e miratuar asnjë projektligj gjatë 2005-2006.

Masa 1.6. Përgatitja e standarteve e kushteve teknike për transportin publik, i cili të përfshijë masat për për-shtatshmërinë për personat me aftësi të kufizuar.

Afatet kohore: 2006Institucioni zbatues: MPPTT

Gjetjet Kushtet teknike nuk janë hartuar ende.

Masa 1.7. Amendimi i Kodit Rrugor dhe specifikimet teknike, për përdorimin e mjeteve të trans-portit, me qëllim që të sigurohet lëvizja normale për personat me aftësi të kufizuar.

Afatet kohore: 2006Institucioni zbatues: MPPTT

GjetjetAmendimi i Kodit Rrugor nuk është realizuar.

Masa 1.8. Të përgatitet e të publikohet një manual mbi përmirësimin e infrastrukturës publike, në drejtim të sigurimit të përshtatshmërisë.

Afatet kohore: 2005-2007Institucioni zbatues: MPPTT

GjetjetDepartamenti i Normave dhe Standarteve, pranë MPPTT raporton të ketë përfunduar rreth 30% të punës për përgatitjen e manualit.

Rezultatet e vëzhgimit të kryer me Personat me Aftësi të Kufizuar dhe Familjarët e tyre.

Tabelat e mëposhtme japin rezultatet e vëzhgimit, të ndara sipas kategorive përkatëse (persona me aftësi të kufizuar dhe familjarë të personave me aftësi të kufizuar). Siç vihet re nga të dhënat e tabelave, ka një ndryshim të vogël në përgjigjet e dhëna nga të dy grupet. Megjithatë, personat me aftësi të kufizuar, me një përjashtim (shih tabelën 5 mbi parkimet e rezervuara), e perceptojnë situatën më keq se anëtarët e familjeve të tyre.Grafiku ilustron totalin e përgjigjeve për secilën pyetje në secilën kategori përgjigjesh.

32

Graf.1 Përqindja e personave me aftësi të kufizuar dhe familjarëve të tyre,

në lidhje me perceptimin e përshtatshmërisë në ndërtesat publike.

Siç tregohet në figurë, pjesa më e madhe për secilën pyetje tregon perceptimin e mungesës totale të përshtatshmërisë. Megjithatë, nga një vështrim i kujdesshëm i të dhënave, vërehet se në dy fusha, përshtashmëria e objekteve publike (shih Graf. 1) dhe përshtashmëria e apartamenteve të banimit (shih Graf. 6) rreth 1 në 6 dhe 8 përgjigje respektivisht, raportojnë për përshtashmëri të plotë ose pothuajse të plotë. Si përfundim, me përjashtim të një fushe, mbi parkimet e rezervuara (shih Graf. 4), një në 5 deri në një në 3 prej përgjigjeve, besojnë se ka disa elementë të përshtatur në disa kategori mjedisesh të ndryshme, të përfshira në vëzhgim.

Tabela 2Perceptimi i Përshtatshmërisë në Ndërtesat Publike*

Niveli i matjes Përqindja e anëtarëve të familjes

Përqindja e personave me aftësi të kufizuar

Pjesa më e madhe e ndërtesave 4.3 0

Një pjesë e ndërtesave 17.1 14.8

Vetëm disa ndërtesa 40.0 33.3

Asnjë 38.6 51.9

Total 100.0 100.0Shënim: * Pyetja ishte: “A janë të arritshme për PAK, të gjitha mjediset e institucioneve publike?”

PËRSHTATSHMËRIA

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 33

Graf. 2 Përqindja e personave me aftësi të kufizuara dhe familjarëve të tyre, në lidhje me perceptimin e përshtatshmërisë në rrugët, trotuaret dhe urat.

Tabela 3Perceptimi i Përshtatshmërisë në Rrugët, Trotuaret dhe Urat*

Niveli i matjes Përqindja e anëtarëve të familjes

Përqindja e personave me aftësi të kufizuar

Pjesa më e madhe e tyre 2.8 0

Një pjesë e tyre 5.6 8.6

Vetëm disa prej tyre 33.8 28.4

Asnjë prej tyre 57.7 63.0

Total 100.0 100.0

Shënim: Pyetja ishte *A janë të përshtatura për PAK, rrugët, troturet dhe urat?

34

Tabela 4Perceptimi i përshtatshmërisë së qytetit në përgjithësi*

Niveli i matjes Përqindja e familjarëve -anëtarëve të familjes

Përqindja e personave me aftësi të kufizuar

I gjithë qyteti 0 1.3

Pjesa me e madhe e qytetit 5.8 3.8

Një pjesë e qytetit 5.8 5.1

Një pjesë e vogël e qytetit 31.9 26.6

Asnjë pjesë e qytetit 56.5 63.3

Total 100.0 100.0

Shënim: * Pyetja ishte: “A janë të arritshme nga PAK, të gjitha pikat e qytetit?”

Tabela 5Perceptimi mbi parkimet e rezervuara për Personat me Aftësi të Kufizuar*

Niveli i matjes Përqindja e familjarëve -anëtarëve të familjes

Përqindja e personave me aftësi të kufizuar

Vetëm disa prej tyre 4.2 7.6

Asnjë 95.8 94.0

Total 100 100

Shënim *: Pyetja ishte: “A ka parkime të veçanta, të rezervuara për Personat me Aftësi të Kufizuar?”

PËRSHTATSHMËRIA

Graf. 3 Përshtatshmëria e qytetit në përgjithësi, bazuar në të gjitha përgjigjet e pyetjeve.

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 35

Graf. 4 Perceptimi prej të gjithë të intervistuarve, mbi ekzistencën e parkimeve të veçanta të rezervuar për Personat me Aftësi të Kufizuar.

Tabela 6Perceptimi i përshtashmërisë në hapësirat rekreative çlodhëse*

Niveli i matjes Përqindja e familjarëve -anëtarëve të familjes

Përqindja e personave me aftësi të kufizuar

Disa 4.2 2.5

Pak 25.4 22.5

Aspak 70.4 75.0

Total 100 100Shënim: *Këtu përfshihen teatrot, stadiumet e hapur e të mbyllur, parqet, fushat dhe terrenet sportive etj. Pyetja ishte: “A është e siguruar arritja dhe shërbimi për Personat me Aftësi të Kufizuar, në

ndërtesat kulturore, parqet, terrenet sportive dhe hapësirat e tjera çlodhëse e argëtuese?”

Graf. 5 Perceptimi nga të gjithë të intervistuarit në lidhje, me përshtatshmërinë e hapësirave çlodhëse e argëtuese.

36

Tabela 7Perceptimi i përshtatshmërisë së banesës/apartamentit*

Niveli i matjes Përqindja e familjarëve -anëtarëve të familjes

Përqindja e personave me aftësi të kufizuar

Plotësisht 6.0 2.6

Pjesa më e madhe 9.0 9.0

Disi 6.0 9.0

Pak 33.8 29.5

Aspak 43.3 50.0

Total 100 100

Shënim*: Pyetja ishte: “Sa e përshtatur është banesa/apartamenti ku ju banoni?”

Graf. 6 Përshtatshmëria e banesës/apartamentit në përgjithësi, bazuar në të gjitha përgjigjet e

pyetjeve.

Siç tregohet në Graf. 7, nga krahasimi i përgjigjeve prej të gjithë të pyeturve, pothuajse gjysma e tyre, besojnë se ka një mungesë totale të përshtatshmërisë në të gjitha ndërtesat dhe hapësirat publike e private. Tri fushat prioritare, të cilat kërkojnë ndërhyrje urgjente janë: (a) parkimet e rezervuara, (b) hapësirat/ ndërtesat rekreative dhe (c) rrugët, trotuaret dhe urat.

PËRSHTATSHMËRIA

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 37

Graf.7 Krahasimi i përgjigjeve në lidhje me mungesën totale të përshtatshmërisë në mjedise të ndryshme.

Vëzhgimi në terrenVëzhgimi në terren ka përfshirë rrugët, ndërtesat publike, siç janë godinat qeveritare, të shërbimit shëndetësor, institucioneve arsimore, hapësirat dhe ndërtesat rekreative, si edhe banesat e ndërtuara me fonde publike e private. Vëzhgimi në terren u krye në Tiranë Shkodër, Korçë, Elbasan, Vlorë dhe Durrës. Pothuajse të gjitha rrugët dhe trotuaret në qytetet e vëzhguara, nuk janë të përshtatura për karriken me rrota. Në pjesën më të madhe të rasteve, nuk janë vendosur rampat dhe në trotuare ka pengesa të ndryshme, të cilat e bëjnë pothuase të pamundur lëvizjen me karrike me rrota. Nuk ka sinjalistikë të përshtatur për kalimin e rrugës nga personat me aftësi të kufizuar të shikimit, si edhe parkime të rezervuara për personat me aftësi të kufizuar. Megjithatë, ka disa sinjale për ndryshim. Në disa prej trotuareve të rikonstruktuara në Tiranë dhe Shkodër, janë vendosur rampat. Nuk ka mjete të përshtatura për transport publik (përfshirë transportin në shkollat për fëmijët me aftësi të kufizuar).

Të gjitha qendrat e kujdesit të shëndetit publik në Tiranë dhe në qytetet e tjera, janë të papërshtatura. Në hyrje ka shkallë dhe nuk ka ashensorë për të kaluar në katet e sipërme. Të gjitha godinat arsimore (k-12 dhe universitetet) janë ndërtesa shumëkatëshe dhe nuk kanë ashensor (edhe ndërtesa e fakultetit të inxhinierisë së ndërtimit nuk bën përjashtim). Pjesa me e madhe e tyre ka shkallë në hyrje. Shkollat e rikonstruktuara në Tiranë, kanë rampa në hyrje, por pjesa me e madhe e tyre, nuk përmbushin standartet e parashikuara në “Rregullat dhe Normat Urbanistike dhe Arkitektonike për Personat me Aftësi të Kufizuar”. Asnjë nga apartamentet e ndërtuara me fonde publike, nuk ka elementë të përshtatur. Shumë pak nga apartamentet e ndërtuara me fonde private, kanë elementë të përshtatur, të vendosur me kërkesë të klientëve. Sidoqoftë, pjesa me e madhe e elementëve të përshtatur, nuk përmbushin standartet e parashikuara në “Rregullat dhe Normat Urbanistike dhe Arkitektonike për Personat me Aftësi të Kufizuar”.

38

Identifikimi i sfidave / problemeveIntervistat me nëpunësit pranë institucioneve të qeverisjes qendrore e vendore, si edhe në fokus-grup, kanë identifikuar problemet në zbatimin e SKPAK në fushën e përshtatshmërisë, nga të cilat veçojmë:

1. Nuk ka një kuptim të qartë mbi përgjegjësitë e institucioneve të qeverisjes qendrore e vendore, për zbatimin e SKPAK në fushën e përshtatshmërisë.

2. Pjesa me e madhe e institucioneve të qeverisjes qendrore e vendore, të përfshira në këtë studim, nuk ka një person/njësi/seksion të ngarkuar me përgjegjësinë e sigurimit të detyrimit, zbatimit dhe/ose monitorimit të SKPAK në fushën e përshtatshmërisë. Në disa raste kjo i është ngarkuar si shtojcë e përgjegjësive të ndonjë nëpunësi të kësaj administrate. Si përfundim, nuk janë mbledhur dhe raportuar të dhënat mbi përshtatshmërinë.

3. Ekspertët e fushës së ndërtimeve nuk kanë njohuritë bazë mbi përshtatshmërinë e ndërtimeve.

4. Nuk është parashikuar ose kërkuar ndonjë fond i veçantë, për vendosjen e elementëve të përshtatur.

5. Në SKPAK janë identifikuar donacionet ndërkombëtare, si burim financimi. Ndihma ndërkombëtare e ofruar, nuk ka qenë shumë konsistente gjatë periudhës 2005-2006.

6. Personat me aftësi të kufizuar dhe përfaqësuesit e organizatave të tyre, nuk janë ftuar të përfshihen në proceset e vendimmarrjes dhe gjithashtu nuk janë përfshirë në proceset monitoruese.

Diskutim

Siç tregohet edhe nga vlerësimi i situatës së zbatimit të secilës masë, progresi i zbatimit të SKPAK ka qenë shumë i ngadaltë. Asnjë nga masat që ka qenë parashikuar të realizohet brenda vitit 2006, nuk është zbatuar plotësisht, ndërkohë që nga përshkrimet e të intervistuarve, ka vetëm disa plane, në lidhje me masat e parashikuara mbas vitit 2007. Vëzhgimet në terren dhe përgjigjet e siguruara nga personat me aftësi të kufizuar dhe familjarët e tyre, konfirmojnë se duhet bërë më shumë, për heqjen e barrierave arkitektonike dhe barrierave të tjera për personat me aftësi të kufizuar, si edhe për të garantuar pjesmarrjen e tyre në të gjitha aspektet e jetës, siç është parashikuar në SKPAK. Përse nuk janë zbatuar plotësisht nga institucionet e qeverisjes qendrore e vendore, masat e Planit Kombëtar të Veprimit të SKPAK, ndonëse është një dokument i miratuar nga Qeveria? Kjo ndoshta mund të shpjegohet me arsyet e ekspertizës (ose

PËRSHTATSHMËRIA

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 39

mungesës së saj) në strukturat e qeverisjes qëndrore e vendore si edhe me shkallën e ndërgjegjësimit të komunitetit në përgjithësi. Mungesa e kontrollit në qeverisjen qendrore e vendore në Shqipëri, ka krijuar një atmosferë të përgjithshme të mungesës së detyrimit të zbatimit të vendimeve të Qeverisë në shumë fusha. Kjo situatë ëshë rënduar më tepër me ndryshimet e vazhdueshme të stafit ekspert, që punon pranë qeverisjes qendrore e vendore, duke krijuar humbje të kapaciteteve të trajnuara. Për më tepër transferimi, kohët e fundit, i pushtetit nga qeveria qendrore në atë vendore, në kuadër të decentralizimit, nuk është plotësuar ende me një paketë të qartë mbi transferimin e përgjegjësive. Një gjë e tillë vërtetohet me përgjegjësitë e përcaktuara për MPPTT, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrinë e Shëndetësisë. Një problem tjetër ka lidhje me ekspertët e fushës së ndërtimeve. Pjesa më e madhe e tyre nuk kanë njohuri të mjaftueshme në lidhje me standartet ndërkombëtare të përshtatshmërisë së mjedisit, ndonëse disa njohuri të kësaj fushe janë përfshirë në curricula-t e programeve të inxhinierisë në Universitetin e Tiranës. Për më tepër, shumë arkitektë dhe ndërtues, nuk janë në dijeni të kërkesave të legjislacionit shqiptar në lidhje me përshtatshmërinë, ose kanë vendosur të injorojnë ekzistencën e këtij legjislacioni, mbasi nuk ka një strukturë administrative, që të kontrollojë zbatimin e detyrueshëm të tij. Arsyeja e tretë për mungesën e zbatimit të Planit Kombëtar të Veprimit të SKPAK, i atribuohet mungesës së ndonjë njësie/ strukture/punonjësi pranë qeverisjes qendrore e vendore, i cili të jetë ngarkuar me përgjegjësinë e sigurimit të zbatimit dhe/ose monitorimin e zbatimit të Planit Kombëtar të Veprimit të SKPAK.

Si përfundim, komuniteti në përgjithësi, ka shumë për të bërë, për njohjen e përshtashmërisë për PAK, në kontekstin e projektit universal, si një problem i cili ka të bëjë me secilin anëtar të komunitetit, për të garantuar një komunitet të përgjegjshëm. Puna e filluar në bashkinë e Tiranës, Durrësit dhe Shkodrës, si edhe në Ministrinë e Shëndetësisë, të Arsimit dhe Shkencës, për përfshirjen e elementëve të përshtatshëm në disa prej projekteve të ndërtesave dhe rikonstruksioneve, është një indikator shpresëdhënës për një erë të re ndryshimi. Shumë prej trotuareve të rikonstruktuara në Tiranë, rrugëve të brendëshme të blloqeve të banimit, si edhe rampat në shkollat dhe kopështet e rikonstruktuara, janë një shembull i mirë. E njëjta gjë mund të thuhet për ndërtesat e reja të miratuara në KRRT të Tiranës, Durrësit e Shkodrës (me fonde publike e private), të cilat kanë elementë të përshtatur. Një shembull tjetër është edhe iniciativa e Ministrisë së Shëndetësisë për hartimin e një dokumenti zyrtar, i cili të përcaktojë përgjegjësitë për zbatimin e SKPAK. Një fillim i mirë është gjithshtu alokimi i një buxheti ndonëse i limituar, për sinjalistikën rrugore në Elbasan, për Personat me Aftësi të Kufizuar.

Progresi, ndonëse i kufizuar, i identifikuar në këtë monitorim, mund t’i atribuohet rolit që kanë luajtur organizatat e ndryshme të personave me aftësi të kufizuar,

40

në nivel qendror e vendor. P.sh, në vitin 2005, ADRF ka organizuar trajnime në Elbasan, Vlorë, Korçë, Durrës, Tiranë, Shkodër, Lezhë, Pogradec, Berat dhe Fier në lidhje me tematikën: “Sigurimi i Përshtatshmërisë, nëpërmjet Modifikimit të Mjedisit”. Pjesëmarrësit në trajnime ishin përfaqësues të stafit teknik të Këshillit të Rregullimit të Territorit në nivel vendor, si edhe ekspertë të departamenteve të ndërtimit e të transportit pranë strukturave të qeverisjes bashkiake dhe rajonale. Pjesëmarrësit u njohën me legjislacionin shqiptar mbi përshtatshmërinë e mjedisit dhe paketën mbi “Rregullat dhe Normat Arkitektonike e Urbanistike për Personat me Aftësi të Kufizuar”.

Rekomandimet

Për të siguruar zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit të SKPAK, brenda afateve të përcaktuara prej tij, duhet të ndërmerrem masat e rekomanduara:

• Të rishikohet e përditësohet SKPAK, në drejtim të vendosjes së afateve të reja kohore, në lidhje me masat e parealizuar, si edhe të specifikohen e të saktësohen më mirë, përgjegjësitë për të gjithë aktorët e përfshirë.

• Të përfshihen persona me aftësi të kufizuar, në strukturat e qeverisjes qëndrore e vendore, të angazhuara në procesin e zbatimit, detyrimit dhe monitorimit të PKV.

• Të përcaktohen përgjegjësitë e strukturave të ndryshme të nivelit qendror e vendor, të përfshira në procesin e zbatimit, detyrimit dhe monitorimit të SKPAK, të mbledhjes dhe raportimit të të dhënave, si edhe të ndërtimit të një strukture për vlerësimin e tyre. Të trajnohen personat e përfshirë në këtë proces e të pengohet largimi i tyre nga puna.

• Në të gjitha projektet e financuara nga Qeveria, të alokohen fonde të veçanta, për përshtashmërinë ndërtimore.

• Të mos miratohen projekte ndërtesash, të cilat nuk përmbushin standartet kombëtare për përshtatshmërinë ndërtimore, me të gjithë elementët e saj.

• Të krijohet një regjistër kombëtar, për të gjitha ndërtimet publike, në lidhje me përshtatshmërinë ndërtimore të tyre, si edhe me të gjitha specifikimet mbi elementët e përshtatur.

PËRSHTATSHMËRIA

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 41

Hyrje

Shqipëria për një kohë të gjatë ka patur një model mjekësor të aftësisë së kufizuar i cili, në mënyrë të ngadalshme, ka marrë gjithmonë e më tepër aspekte sociale. Ky model i ri shpjegon vendosjen së bashku në të njëjtën fushë të Planit Kombëtar të Veprimit të shërbimeve mjekësore dhe sociale. Sidoqoftë, tani institucionet publike të kujdesit shendësor, si spitalet, poliklinikat, po luajnë një rol shumë të rëndësishëm në jetën e përditëshme të shumë shqiptarëve me aftësi të kufizuar, si siguruesit e vetëm dhe kryesorë të shërbimit të identifikimit – pajisjes – rehabilitimit dhe për këtë arsye kjo pjesë e studimit të monitorimit do t’i kushtohet vetëm kujdesit shëndetësor. Strategjia Kombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara pranon rolin kryesor të strukturave qeveritare në shëndetin publik në jetesën e personave me aftësi të kufizuar duke vlerësuar përgjegjësitë e tyre për implementimin e 25 masave të Planit të Veprimit në fushat e përshtatshmërisë, parandalimit, identifikimit dhe ndërhyrjes së herëshme, dokumentimit (çertifikimit) të aftësisë së kufizuar, rehabilitimit, politikave sociale, kërkimit dhe statistikave që lidhen me aftësinë e kufizuar.

Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Sigurimeve Shëndetësore dhe departamentet e shëndetësisë në pushtetin vendor janë të ngarkuara me detyrimet specifike, të cilat synojnë në fund të fundit përmirësimin e cilësisë së jetës për personat me aftësi të kufizuara. Implementimi i SKPAK në fushën e kujdesit shëndetësor në aspektin e përshtatshmërisë garanton sigurimin e përshtatshmërisë të të gjitha objekteve ekzistuese të kujdesit shëndetësor publik nëpërmjet modifikimeve të nevojshme dhe projektimin e objekteve të reja me të gjitha pajisjet e duhura të përshtatura konform standarteve kombëtare. Parandalimi, identifikimi dhe ndërhyrja e hershme janë gjithashtu objektiva të SKPAK, të cilat do të realizohen nëpërmjet përmirësimit të shërbimeve shëndetësore ekzistuese dhe shtimit të shërbimeve të reja, gjithashtu edhe nëpërmjet krijimit të shërbimeve multidisiplinare. Përmirësimi i procesit të certifikimit (vlerësimit) të aftësisë së kufizuar përfshin ndryshimet në modelin që përdoret dhe rishikimin e kritereve. Zhvillime të rëndësishme priten në shërbimet e kujdesit shëndetësor dhe në rehabilitim, së bashku në

SHËN

DET

ËSIA

SHËRBIMET SHËNDETËSORE42

cilësinë e kujdesit dhe ndryshimit në filozofinë e tij. Ndërhyrja në fushën e kërkimeve dhe sistemin e informacionit mbulon administrimin e studimeve epidemiologjike në lidhje me prevalencën dhe incidencën e aftësisë së kufizuar, krijon një sistem të mbledhjes dhe raportimit të të dhënave, gjithashtu edhe identifikimin dhe përhapjen e praktikave më të mira. Në vazhdim paraqiten objektivat e SKPAK të fushës së shërbimeve shëndetësore:

Fusha e Veprimit II: Sherbimet.

1. Të sigurohet parandalimi i AK, në faza sa më të hershme, nëpërmjet diagnostikimit të hershëm, trajtimit të çrregullimeve emocionale dhe të sjelljes së fëmijëve 0-6 vjeç.

2. Sigurimi dhe ofrimi i shërbimeve shëndetësore dhe të përkujdesjes shoqë-rore në institucionet përkatëse publike e private i shërbimeve për PAK, në përputhje me grupmoshat dhe nevojat për rehabilitim dhe integrim.

3. Sigurimi i mundësive të barabarta për sigurimin e shërbimeve bazë të kujdesit shëndetësor për personat me aftësi të kufizuara.

4. Përmirësimi i shërbimeve të rehabilitimit me fokus personat me aftësi të kufizuara.

5. Informimi i PAK, ekspertëve, kujdestarëve, personelit të shërbimit dhe familjarëve për pajisjet teknike dhe mjetet teknologjike që përdoren nga PAK dhe plotësimi i nevojave të tyre me këto mjete.

Fusha e Veprimit V: Legjislacioni dhe Kërkimi.

1. Të lehtësohen procedurat e trajtimit të PAK nëpërmjet përmirësimeve ligjore.

2. Sigurimi i informacioneve, të dhënave për numrin e personave me aftësi të kufizuar, llojet e AK, situatën social-ekonomike, programe mbështetëse, shërbime etj.

3. Mbështetje e programeve të kërkimit rreth çështjeve ekonomike, sociale, pjesëmarrjes etj., që prekin jetën e PAK dhe familjeve të tyre, llojet e AK, frekuencën, përshtatshmërinë dhe efikasitetin e programeve ekzistuese, nevojat etj.

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 43

Një nga qëllimet e këtij studimi është përcaktimi i nivelit të arritjeve të këtyre objektivave në respektim të masave të përcaktuara për zbatimin e tyre në Planin e Veprimit. Një tjetër do të jetë përshkrimi i çështjeve të tanishme që lidhen me shërbimet e kujdesit shëndetësor për personat me aftësi të kufizuar nga perspektiva e individit me aftësi të kufizuar dhe familjarëve të tyre. Të dyja pjesët e studimit janë komplementare dhe synojnë të ndihmojnë lexuesin në të kuptuarin më mirë të progresit të bërë në periudhën që po monitorohet (2004 - 2006) dhe sfidat që duhen kapërcyer për të siguruar një implementim të plotë të SKPAK.

Metodologjia

Konceptimi

Studimi i parë është një studim vlerësimi programi, i fokusuar në zbatimin e secilës masë të Planit Kombëtar të Veprimit. Të dy llojet e të dhënave, sasiore dhe cilësore, u mblodhën nga informacioni i kryqëzuar nëpërmjet pyetsorëve të shkruar, të intervistave telefonike ose të drejtpërdrejta me përfaqësues të institucioneve shtetërore. Studimi i dytë është një vëzhgim ( i shkruar ose gojor) me pyetje kryesisht te mbyllura.

Informacioni dhe Pjesëmarrësit

Pjesa më e madhe e informuesve në lidhje me shkallën e implementimit të masave të Planit të Veprimit të SKPAK ishin punonjës shtetërorë, ekspertë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Instituti i Shendetit Publik ( përfshirë zyrat rajonale), të cilët u zgjodhën si bashkëpunues të grupit të vlerësimit. Përgjigjet e marra nga vëzhgimi treguan që nuk ka asnjë ekspert në institucionet respektive që të përgjigjet për ndjekjen, monitorimin ose mbledhjen e të dhënave në lidhje me implementimin e SKPAK.

Treqind (300) individë morën pjesë në vëzhgimin e perceptimit të statusit të kujdesit shëndetësor për personat me aftësi të kufizuar; 50 prej tyre (17%) ishin individë me aftësi të kufizuar dhe të tjerët (250 p) ishin familjarë të tyre, kryesisht prindër. Kampioni i përzgjedhur i prindërve pati një shpërndarje të mirë në të gjithë qytetet e Shqipërisë (siç shihet në tabelen 8) dhe pati një prezantim të mirë të tipeve të ndryshme të aftësisë së kufizuar të identifikuar: aftësi e kufizuar intelektuale, të shëndetit mendor, fizike, gjithashtu edhe të shikimit dhe dëgjimit (shih tabelen 9). Kampioni i përzgjedhur i personave me aftësi të kufizuar vjen nga tre qytete. Pothuajse të gjithë fëmijët (96.3%) dhe pjesa më e madhe e individëve pjesëmarrës me aftësi të kufizuar (79.2%) janë përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar ose të pensioneve të invaliditetit. Pjesëmarrësit në vëzhgim u ftuan të merrnin pjesë nga eksperti lokal. Pjesëmarrja e tyre ishte vullnetare. Për të mbrojtur identitetin e tyre nuk u kërkua dhe nuk u mblodh prej tyre gjatë vëzhgimit asnjë informacion personal.

SHËRBIMET SHËNDETËSORE44

Tabela 8Shpërndarja gjeografike e pjesëmarrësve në vëzhgim

Qyteti Anëtarë të familjes Individë me AK Numri total i pjesëmarrësve

Numri Përqindja Numri Përqindja Numri Përqindja

Tirana 34 13.6 26 52.0 60 20

Durrës 25 10.0 25 8

Korcë 76 30.4 76 25

Elbasan 40 16.0 20 40.0 60 20

Vlorë 37 14.8 4 8.0 41 14

Shkodër 38 15.2 38 13

Total 250 100.0 50 100 300 100

Tabela 9Shpërndarja e prindërve pjesëmarrës sipas llojit të AK të fëmijëve

Lloji i Aftësisë së Kufizuar Frekuenca Përqindja

Aftësi e kufizuar intelektuale 80 32.0%

Sëmundje fizike 38 15.2%

Dëmtim i dëgjimit 31 12.4%

Dëmtim i shikimit 28 11.2%

Epilepsi 27 10.8%

Dëmtim cerebral 20 8.0%

Shëndet mendor 12 4.8%

Aksidente në punë 2 0.8%

Të tjera 12 4.8%

Total 250 100%

Materialet

Për të mbledhur të dhënat për nivelin e implementimit të Planit të Veprimit të SKPAK u përdorën pyetësorë të strukturuar. Pyetjet kërkonin të dhëna për nivelin e implementimit, por edhe hollësi në lidhje me punën e bërë.

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 45

Pyetësorët për personat me aftësi të kufizuar dhe familjarët e tyre konsistonin në pyetje te mbyllura. U përdor shkalla Likert e kategorizimit 3-5 për të matur gjetjet e tyre në lidhje me çështjet e kujdesit shëndetësor. Në disa raste u ofruan për t’u zgjedhur opsione të ndryshme.

Procedura

Përfaqësuesit e institucioneve shtetërore u kontaktuan me telefon ose në intervista direkte. Për më teper atyre u ishin dhënë pyetësorët për tu plotësuar, para se të intervistoheshin. Mbledhja e të dhënave të vëzhgimit nga personat me aftësi të kufizuar dhe familjarët e tyre u realizua në disa forma: disa persona plotësuan pyetësorët e shkruar dhe i kthyen ato tek ekspertët lokalë, disa u intervistuan në telefon dhe të tjerë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Në këto raste të fundit pyetësorët u kompletuan nga ekspertët lokale. Të dhënat u futën dhe u përpunuan në programin statistikor SPSS (versioni 12.00).

Rezultatet

Kjo pjesë e raportit do të përfshijë gjetjet në lidhje me implementimin për periudhën 2004-2006 të masave të Planit të Veprimit të SKPAK, masë për masë. Duke qenë se ky studim ka lidhje me kujdesin shëndetësor në mënyrë të veçantë, do të raportojë vetëm gjetjet që vijnë nga institucionet shëndetësore, megjithëse SKPAK ka ngarkuar me përgjegjësi gjithashtu edhe institucione të tjera publike dhe shtetërore. Ministria e Shëndetësisë, e cila është e ngarkuar me përgjegjësinë e implementimit të masave të Planit të Veprimit të SKPAK, të cilat janë paraqitur në këtë seksion, nuk ka ndonjë plan veprimi për periudhën 2004-2005 dhe nuk ka caktuar përgjegjësi për implementimin, nxitjen ose monitorimin e SKPAK për ndonjë departament/sektor apo punonjës të saj. Për rrjedhojë, ishte e vështirë të merrej informacioni i plotë zyrtar për implementimin e pjesës më të madhe të masave në lidhje me kujdesin shëndetësor.

Pjesa e dytë e rezultateve do të prezantojë perceptimin e statusit të kujdesit shëndetësor për personat me aftësi të kufizuar, e dhënë nga individët me aftësi të kufizuar dhe familjarët e tyre. Rezultatet e të dy vëzhgimeve janë prezantuar sëbashku përmes përshkrimit dhe janë ilustruar me grafikë.

SHËRBIMET SHËNDETËSORE46

Implementimi i detyrimeve për2004- 2006, Përgatitja për 2007

Fusha e Veprimit II : Shërbimet

Objektivi 1. Të sigurohet parandalimi i AK, në faza sa më të hershme, nëpërmjet diagnostikimit të hershëm, trajtimit të çrregullimeve emocionale dhe të sjelljes së fëmijëve 0-6 vjeç.

Masa 1.1 Ngritja e ekipeve multidisiplinare për hartimin e programeve për parandalimin e hershëm të AK, identifikimin e e hershem te crregullimeve emocionale e të sjelljes nëpërmjet depistimit të AK, vlerësimin dhe trajtimin (rehabilitim dhe riintegrim).

Afati kohor: Fillimi 2004 – 2005Institucionet zbatuese: (a) Ministria e Shëndetësisë, (b) Ministria e Punës,

Çështjeve Sociale, (c) NGOs

GjetjetEshtë ngritur një grup pune për të punuar për vlerësimin multidisiplinar të fëmijëve me aftësi të kufizuar të zhvillimit, në kuadrin e një projekti të Bankës Botërore. Nuk ka ndonjë program tjetër në drejtim të kategorive të tjera të aftësisë së kufizuar, kjo për shkak të fondeve të pamjaftueshme dhe të mungesës së ekspertizës. MSH menaxhon Qendrën Kombëtare të Mirërritjes, Zhvillimit e Rehabilitimit të fëmijëve në Tiranë (Kombinat). Qendra ka një numër ekipesh vlerësuese multidisiplinare. Sidoqoftë për shkak të mungesës së informacionit, kjo qendër nuk punon në efiçensë të plotë. Prindërit në përgjithësi janë të painformuar për këtë qendër ose nuk besojnë në rezultate të mundëshme.

Masa 1.2 Ngritja e laboratorit të biokimisë molekulare dhe gjenetikës për diagnozën prenatale në spitalin obstetrik-gjinekologjik.

Afati kohor : Fillimi 2004 – 2005Institucioni zbatues : Ministria e Shëndetësisë

GjetjetEshtë ngritur dhe funksionon Laboratori i Biokimisë Molekulare dhe i Testeve Gjenetike. Gjatë 2004 – 2005 ka plotësuar 25% të nevojave për teste respektive. Kostoja e lartë e pagesës së testit, e cila nuk rimbursohet, është pengesa kryesore për rritjen e numrit të testimeve.

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 47

Masa 1.3 Fuqizimi i laboratorit të gjenetikës mjekësore pranë departamentit të pediatrisë.

Afati kohor: Fillimi 2004Institucioni zbatues: Ministria e Shëndetësisë

GjetjetLaboratori i Gjenetikës Mjeksore i ngritur në Spitalin Pediatrik Tiranë është pajisur me një fond 100.000 euro. Një tjetër laborator i ngjashëm është ngritur gjithashtu pranë Institutit të Shëndetit Publik, me një fond prej 200.000 euro. Problem me të cilin ndeshen të dy laboratoret është mungesa e furnizimit të rregullt me materialet bazë për realizimin e testeve.

Masa 1.4 Studime, kërkime dhe masa për minimizimin e rrezikut të AK të lindur. Përgatitja e buletinëve dhe materialeve me karakter divulgativ për mirërritjen e fëmijëve

Afati kohor : dy herë në vitInstitucioni zbatues: Ministria e Shëndetësisë

GjetjetNuk ka ndonjë studim të deritanishëm në lidhje me parandalimin e aftësisë së kufizuar.

Qendra Kombëtare e Mirërritjes, Zhvillimit, Rehabilitimit të fëmijëve publikon një buletin mujor “Lulet e Jetës”, i cili përmban materiale për parandalimin e hershëm të aftësisë së kufizuar. Herë pas here edhe buletini mujor i Spitalit Pediatrik publikon materiale për parandalimin e hershëm. Nuk ka ndonjë të dhënë për numrin e lexuesve apo për numrin e kopjeve të botuara.

Objektivi 2. Sigurimi dhe ofrimi i shërbimeve shëndetësore dhe të përkujdesjes shoqërore në institucionet prëkatëse publike e private i shërbimeve për PAK, në përputhje me grupmoshat dhe nevojat për rehabilitim dhe integrim.

Masa 2.1 Ngritje e shërbime të reja të përkujdesjes, si: ditore, në familje, strehëza, me synim që PAK të qëndrojnë sa më pranë mjedisit familjar ose në mjedise të ngjashme me familjen.

Aftati kohor : 2005 – 2006 e në vazhdimInstitucionet zbatuese: (a) Ministria e Shëndetësisë, (b) Ministria e Punës,

Çështjeve Sociale, Shërbimi Social Shtetëror, (C)

SHËRBIMET SHËNDETËSORE48

Njësitë e Pushtetit Vendor

GjetjetMinistria e Shëndetësisë nuk ka ndonjë rol në shërbimet e reja integruese per personat me aftësi të kufizuar. MSH nuk ka zhvilluar ndonjë projekt pilot për këto lloj shërbimesh.

Objektivi 3. Sigurimi i mundësive të barabarta në ofrimin e shërbimeve shëndetësore bazë për personat me aftësi të kufizuara.

Masa 3.1 Rishikim i sigurimit të mjeteve dhe medikamenteve mjekësore dhe shpërndarjes se tyre për PAK në gjendje të rëndë. Të përcaktohet dhe institucionalizohet një buxhet me vete për PAK.

Afati kohor : 2004 – 2008Institucionet zbatuese : (a) Ministria e Shëndetësisë, (b) Instituti i Shëndetit

PublikGjetjetRregullat për sigurimin dhe shpërndarjen e medikamenteve të parashikuara, të nevojshme për personat me aftësi të kufizuara futen në ciklet e rishikimeve. Instituti i Shëndetit Publik rimburson vetëm një numër të kufizuar të tyre. Skema e rimbursimeve nuk është shumë e përshtatëshme për personat me aftësi të kufizuar.

Masa 3.2 Rishikim i kurikulave të mjekut të familjes, në të cilat të përfshihen programe për PAK

Afati kohor: Çdo vitInstitucionet zbatuese : (a) Ministria e Shëndetësisë, (b) Instituti i Shëndetit

Publik

GjetjetKurikula formuese e mjekut të familjes nuk është rishikuar për të përfshirë njohuri në punën me personat me aftësi të kufizuar të përherëshme. Për më tepër edhe kurikula përshkruese e punës për mjekun e familjes e përgatitur nga Instituti i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor nuk përmban ndonjë parashikim specifik në lidhje me trajtimin e personave me aftësi të kufizuar.

Masa 3.3 Përcaktim i rrugëve dhe mjeteve për të mbuluar kostot shtesë për trajtimin mjekësor të PAK në gjendje të rëndë. (sidomos ata me AK mendore).

Afati kohor : Çdo vit

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 49

Institucioni zbatues: Instituti i Shëndetit Publik

GjetjetInstituti i Shëndetit Publik nuk ka ndërmarrë ndonjë studim për mundësitë e sigurimit të shërbimeve të vazhdueshme për personat me aftësi të kufizuar në gjendje të rëndë.

Objektivi 4. Zbutja dhe riaftësimi i kufizimeve funksionale, fizike, psikike, sociale dhe ekonomike që vijnë nga aftësitë e kufizuara, aksidentet apo sëmundjet për të siguruar integrimin e PAK në jeten e familjes dhe komunitetit.

Masa 4.1 Hartimi dhe zbatimi i një programi të qartë kombëtar për krijimin dhe funksionimin e shërbimeve riaftësuese, për shtrirje graduale në të gjithë territorin e vendit dhe për të gjitha kategoritë e personave me aftësi të kufizuar.

Afati kohor: Sipas një plani të veçantë 2005-2015Institucioni zbatues: Ministria e Shëndetësisë

GjetjetMinistria e Shëndetësisë ka përgatitur një Strategji Kombëtare për shërbimet rehabilituese, të kompletuar edhe me planin e veprimit. Ministria do të punojë në zbatimin e saj në dy drejtime : hapjen e qendrave të reja dhe trajnimin e stafeve që do të punojnë në to, dhe do të sigurojë fondin e nevojshëm në bashkëpunim me donatorë.

Masa 4.2 Krijimi dhe praktikimi i një sistemi akreditimi për ecurinë e qendrave të kujdesit të hershëm, qendrave rehabilituese, trajnuese dhe ritrajnuese për secilin grup të personave me aftësi të kufizuar.

Afati kohor: Fillimi nga 2005Institucionet zbatuese: (a) Ministria e Shëndetësisë, (b) Ministria e Punës dhe

Çështjeve SocialeGjetjetEshtë hapur dhe funksionon në Tiranë, që nga marsi 2006, Qendra Kombëtare e Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore. Kjo qendër ende nuk ka hartuar standarte të kujdesit shëndetësor për akreditimin e qendrave të kujdesit të hershëm, qendrave rehabilituese ose trainuese.

SHËRBIMET SHËNDETËSORE50

Masa 4.3 Krijimi i strukturave nga qendra në bazë, përfshirë dhe njësitë vendore, për trajtimin e PAK dhe ofrimin e shërbimeve të përshtatshme për ta.

Afati kohor: Fillimi nga 2004Institucionet zbatuese: (a) Ministria e Shëndetësisë, (b) Ministria e Punës

dhe Çështjeve Sociale, (c) Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, (d) Ministria e Arsi-mit dhe Shkencës.

GjetjetMinistria e Shëndetësië ka një sistem informacioni i cili mbledh dhe shpërndan informacion nga dhe në institucionet në varësi, kombëtare e lokale. Sidoqoftë, ky sistem ende nuk mbledh të dhëna specifike për personat me aftësi të kufizuar.

Objektivi 5. Informimi i PAK, ekspertëve, kujdestarëve, personelit të shërbimit dhe familjarëve për pajisjet teknike dhe mjetet teknologjike që përdoren nga PAK dhe plotësimi i nevojave të tyre me këto mjete.

Masa 5.1 Sigurimi dhe plotësimi i PAK me pajisje standarde për AK dhe mjete kompesuese didaktike për fëmijë dhe nxënësit me AK në shkolla, qendra shërbimesh etj.

Afati kohor: Fillimi nga 2005Institucionet zbatuese: (a) Ministria e Shëndetësisë, (b) Ministria e Punës

e Çështjeve Sociale / Shërbimi Social Shtetëror, (c) Ministria e Arsimit dhe Shkencës, (d) OJF.

GjetjetNuk ka informacion nga Ministria e Shëndetësisë se si institucionet e saj janë të përfshira në zbatimin e kësaj mase.

Masa 5.2 Stimulim i botimit të broshurave me informacion për mjetet moderne në shërbim të PAK.

Afati kohor: Fillimi nga 2005Institucionet zbatuese: (a) Ministria e Shëndetësisë, (b) Ministria e Punës e

Çështjeve Sociale / Shërbimi Social Shtetëror, (c) Ministria e Arsimit dhe Shkencës, (d) OJF.

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 51

GjetjetMinistria e Shëndetësisë ka mbështetur botimin e një numri të kufizuar botimesh në lidhje me mjetet dhe mënyrat bashkëkohore në mbështetje të aftësisë së kufizuar. Nuk ka specifikime për numrin/tirazhin e publikimeve, audiencën e interesuar si edhe të ndonjë buxheti të përdorur për këtë qëllim.

Masa 5.3 Promovim i ngritjes dhe zhvillimit të qendrave të specializuara informuese dhe këshilluese, që merren me pajisjet teknike dhe përshtatjen e produkteve standarde mbi bazën e specializimit nga subjektet publike dhe jopublike.

Afati kohor: Fillimi 2005Institucionet zbatuese: (a) Ministria e Shëndetësisë, (b) Ministria e Punës e

Çështjeve Sociale / Shërbimi Social Shtetëror, (c) Ministria e Arsimit dhe Shkencës, (d) OJF.

GjetjetMinistria e Shëndetësisë nuk ka mbështetur fillimin e ndonjë qendre të specializuar informacioni, kërkimesh / ose propagande / për aftësinë e kufizuar.

Objektivi 6. Shpërndarja e shërbimeve nën kujdesin e njësive të qeverisjes vendore, sipas ligjit të organizimit dhe funksionimit të qeverisjes vendore, politikave sociale dhe nevojave të PAK.

Masa 6.1 Të krijohen ose të përshtaten struktura nga qendra në bazë, duke përfshirë edhe organet e pushtetit vendor, për trajtimin e PAK dhe ofrimin e shërbimeve sociale për ta.

Afati kohor : Fillimi 2005 Institucionet zbatuese: (a) Ministria e Shëndetësisë, (b) Ministria e Punës

e Çështjeve Sociale / Shërbimi Social Shtetëror, (c) Ministria e Arsimit dhe Shkencës, (d) OJF

GjetjetMinistria e Shëndetësisë nuk është pjesë e ndonjë strukture vertikale në bashkëpunim me pushtetin vendor për sigurimin e shërbimeve për personat me aftësi të kufizuar.

Masa 6.2 Kujdestaria dhe kujdesi për një person të afërt të bëhet alternativa e vërtetë kundrejt kujdesit

SHËRBIMET SHËNDETËSORE52

institucional për PAK të rëndë. Përgatitje dhe trainim i kujdestarëve për të verbërit dhe personat që nuk dëgjojnë.

Afati kohor: Fillimi nga 2005 Institucionet zbatuese: (a) Ministria e Shëndetësisë, (b) Ministria e Punës

e Çështjeve Sociale / Shërbimi Social Shtetëror

Gjetjet Ministria e Shëndetësisë është përfshirë pjesërisht në procesin e tranzicionit të kalimit të proceseve të shërbimit nga rezidenciale në komunitare. Aktualisht nuk mbështet ndonjë nga institucionet e saj ose iniciativa për trajnimin e kujdestarëve për personat me probleme dëgjimi dhe me probleme shikimi.

Masa 6.3 Shndërrimi i qendrave ditore në qendra të shërbi-mit parësor.

Afati kohor: 2010Institucionet zbatuese: (a) Ministria e Shëndetësisë, (b) Ministria e Punës

e Çështjeve Sociale / Shërbimi Social Shtetëror

GjetjetMinistria e Shëndetësisë nuk ka aktualisht një plan për përfshirjen e saj në zbatimin e kësaj mase.

Fusha e Veprimit V. Legjislacioni dhe Kërkimi

Objektivi 1. Të sigurohet barazia dhe të gjitha të drejtat e PAK nëpërmjet përmirësimeve të legjislacionit në fushën e shërbimeve sociale, të arsimimit, të strehimit, telekomunikacionit.

Masa 1.2 Të bëhet një studim për të gjithë legjislacionin që mbulon problemet e aftësisë së kufizuar, krahasuar me standardet dhe konventat ndërkombëtare.

Afati kohor: 2005 – 2006Institucionet zbatuese: (a) Ministria e Shëndetësisë, (b) Ministria e Punës

e Çështjeve Sociale, MPPTT.

GjetjetAs Ministria e Shëndetësisë dhe as ndonjë institucion tjetër, nuk janë pjesë e ndonjë procesi studimi të legjislaconit për personat me aftësi të kufizuar.

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 53

Objektivi 2. Të lehtësohen procedurat e trajtimit të PAK nëpërmjet përmirësimeve ligjore.

Masa 2.1 Të përmiresohet legjislacioni që përjashton nga detyrimet doganore paisjet që përdoren nga PAK, duke i klasifikuar si produkte të ngarkuara me TVSH-në më të ulët.

Afati kohor; 2006Institucionet zbatuese: (a) Ministria e Shëndetësisë, (b) Ministria e Punës e

Çështjeve Sociale, Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

GjetjetMinistria e Shëndetësisë nuk ka qenë e përfshirë në zbatimin e kësaj mase.

Objektivi 3. Sigurimi i informacioneve, të dhënave për numrin e personave me aftësi të kufizuar, llojet e AK, situatën social-ekonomike, programe mbështetëse, sherbime.

Masa 3.1 Krijimi dhe rifreskim i të dhënave statistikore për PAK.

Afati kohor: Fillimi nga 2006Institucionet zbatuese: (a) Ministria e Shëndetësisë, (b) Ministria e Punës e

Çështjeve Sociale, (c) Ministria e Pushtetit Vendor e Decentralizimit, (d) Njësitë e Pushtetit Vendor, (e) OJF.

GjetjetMinistria e Shëndetësisë mbledh të dhëna në lidhje me diagnozat, të marra nga KMCAP, por jo të dhëna specifike të tjera në lidhje me personat me aftësi të kufizuar.

Masa 3.2 Realizimi i studimeve periodike për PAK, llojet e AK, shërbimet ekzistuese, nevojat etj.

Afati kohor: Çdo vitInstitucionet zbatuese: (a) Ministria e Shëndetësisë, (b) Ministria e Punës e

Çështjeve Sociale, (c) Ministria e Pushtetit Vendor e Decentralizimit/ Njësitë e Pushtetit Vendor, (d) INSTAT.

GjetjetNuk ka studime periodike për nevojat e personave me aftësi të kufizuar të udhëhequra nga Ministria e Shëndetësisë apo institucionet në varësi të saj. Nevojat e personave

SHËRBIMET SHËNDETËSORE54

me aftësi të kufizuara nuk janë madje as të pëfshira në raportet vjetore të MSH.

Objektivi 4. Mbështetje e programeve të kërkimit rreth çështjeve ekonomi-ke, sociale, pjesëmarrjes etj., që prekin jetën e PAK dhe familjeve të tyre.

Masa 4.2 Studime rreth llojit të AK, frekuencës, përhapjes gjeografike dhe masave për parandalimin e tyre.

Afati kohor: 2005 – 2015Institucioni zbatues: Ministria e Shëndetësisë

GjetjetNuk ka ndonjë studim të regjistruar deri tani.

Masa 4.4 Publikimi i Listës së Aftësive të Kufizuara dhe Kategorizimi i tyre lidhur me kufizimet potenciale të mundësive sociale.

Afati kohor: Fillimi nga 2005Institucionet zbatuese: (a) Ministria e Shëndetësisë, (b) Ministria e Punës e

Çështjeve Sociale, (c) Ministria e Pushtetit Vendor e Decentralizimit, (d) OJF.

GjetjetNuk është publikuar deri tani asnjë listë e kategorizimit të aftësive të kufizuara.

Rezultatet e Vëzhgimit të realizuar me Personat me Aftësi të Kufizuar dhe Familjarët e tyre.

Ashtu siç e parashikonte studimi, u zhvilluan dy vëzhgime, një me individët me aftësi të kufizuar dhe një tjetër me familjarët e tyre, kryesisht prindër. Përgjigjet e pyetjeve u grupuan sipas tematikave: (a) identifikimi mjekësor dhe vlerësimi (çertifikimi) i aftësisë së kufizuar, (b) trajtimi i personave me aftësi të kufizuar në spitale, qendra të kujdesit shëndetësor dhe në shtëpitë e tyre, dhe (c) vështirësitë ekonomike të shkaktuara nga prezenca e aftësisë së kufizuar në familje. Rezultatet e të dy vëzhgimeve janë paraqitur në mënyrë komplementare për t’i dhënë kështu lexuesit mundësinë e të kuptuar plotësisht të çështjeve nga të dy perspektivat; gjithashtu ato janë të ilustruara edhe me grafikë.

Identifikimi mjekësor dhe vlerësimi (çertifikimi) i aftësisë së kufizuar.Rreth një e treta e prindërve (33.9%) raportojnë se fëmijët e tyre janë diagnostikuar me aftësi të kufizuar në lindje ose menjëherë pas lindjes. Identifikimi i hershëm është realizuar më shumë në spitalin ku fëmija ka lindur (maternitet, 48.2%) ose ne Spitalin Pediatrik (32.5%). Ashtu siç tregohet në grafikun 8, qendrat “Nëna dhe Fëmija” dhe mjeku i familjes kanë luajtur një rol më të vogël në identifikim. Për

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 55

pjesën tjetër të prindërve (dy të tretat), identifikimi i aftësisë së kufizuar për fëmijët e tyre ka ndodhur kur ata ishin dy vjeç, me një moshë mesatare 5 vjeç. Aftësia e kufizuar për këto mosha është identifikuar në Spitalin Pediatrik (37.9%) dhe nga mjeku i familjes (14.7%). Në grafikun 9 gjenden vlerat për kategoritë e tjera. Procesi për përcaktimin e diagnozave të sakta paraqitet shumë kompleks. Pothuajse gjysma e prindërve (n=102, 42.1%) raportojnë se u është dashur të kontaktojnë 2-4 mjekë, dhe pothuajse një e pesta e tyre (n=45, 18.6%) raportojnë se u është dashur të kontaktojnë me më shumë se katër mjekë. Vetëm një e pesta e prindërve (n=48, 22.6%) raportojnë se u është dashur të bëjnë testin genetik si procedurë e dignostikimit të fëmijës së tyre. Shumica e tyre (n=40, 85.1%) mundën ta bënin këtë test. Duke iu përgjigjur pyetjes nëse ishte e vështirë për ta realizuar testin, vetëm gjashtë prej tyre (15%) përgjigjen pak ose aspak e vështirë. Raportimet e tjera në lidhje me shkallën e vështirësisë së bërjes së testit, gjenden në Graf. 10.

Graf. 9 Identifikimi i aftësisë së kufizuar pas moshës një vjeç.

Graf. 8 Identifikimi i aftësisë së kufizuar tek të porsalindurit.

SHËRBIMET SHËNDETËSORE56

Graf. 10 Shkalla e vështirësisë për bërjen e testit gjenetik

Me qëllim arritjen e përfitimit të pagesës së aftësisë së kufizuar ose të pensionit të invaliditetit, individët me aftësi të kufizuar duhet të ekzaminohen nga një bord mjekësh, i quajtur Komisioni Mjeksor i Caktimit të Aftësisë për Punë. Për më shumë se gjysmën e familjarëve të personave me aftësi të kufizuar (n=148, 63.2%) procesi i vlerësimit mjekësor është i tejzgjatur. Ata arrijnë të bëhen përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar ose pensionit pas më shumë se dy vjetësh pas diagnostikimit. Vetëm rreth një e shtata e tyre (14.5%) raportojnë se mundën të marrin pagesën për efekt të aftësisë së kufizuar në më pak se një vit pas diagnostikimit të saktë. Më shumë se gjysmës së personave me aftësi të kufizuar të intervistuar, u është dashur të kalojnë nëpër procedurat e vlerësimit të KMCAP çdo vit, edhe pse aftësia e kufizuar e tyre është e përherëshme.

Trajtimi i Personave me Aftësi të Kufizuar në spitale, qendrat e kujdesit shëndetësor dhe shtëpitë e tyre.

Kujdesi shëndetësor luan një rol të rëndësishëm në jetën e personave me aftësi të kufizuar që u përfshinë në vëzhgim. Familjarët raportojnë se 90.3% e fëmijëve të tyre janë ndjekur rregullisht nga qendrat “Nëna dhe Fëmija”, 89.2% vizitohen tek një doktor ose dentist rregullisht dhe 46.4% e tyre kanë qenë të shtruar në spital. Pothuajse gjysma e individëve me aftësi të kufizuar që morën pjesë në vëzhgim, trajtimin gjatë shtrimit në spital dhe gjatë vizitave tek mjeku i familjes ose dentisti e vlerësojnë “jo keq”, dhe vetëm 8% e tyre e konsiderojnë “mirë” apo “shumë mirë” (shih Graf. 11). Sidoqoftë, vetëm një në 20 familjarë raportojnë se nuk ka ndonjë ndryshim në trajtimin e familjarëve të tyre me aftësi të kufizuar, duke u nisur nga të qenit me aftësi të kufizuar, siç tregohet në Graf. 13. Numri është më i lartë nga këndvështrimi i personave me aftësi të kufizuar, një në njëmbëdhjetë e të cilëve raportojnë një qëndrim negativ nga personeli mjekësor (shih Graf. 12).

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 57

Graf. 12 Problemet kryesore me të cilat përballen PAK në institucionet shëndetësore

70%

61%

54%

9%

7%

0% 10% 20% 30% 40% 50% 60% 70% 80%

Graf. 11 Perceptimi i cilësisë së pritjes në spitale dhe qendra shëndetësore.

Problemet kryesore të raportuara janë në lidhje me nevojën për të dhënë para për një shërbim më të mirë (70%) si dhe mungesa e përshtatshmërisë.

96.1%

95.3%

94.3%

0% 20% 40% 60% 80% 100%

l

Graf. 13 Përqindja e prindërve që raportojnë për mosdiskriminim të fëmijëve për shkak të AK në

institucionet shëndetësore.

SHËRBIMET SHËNDETËSORE58

Një e gjashta e PAK që u intervistuan (17.4%) raportojnë se janë vizituar nga një mjek apo infermier në shtëpi, megjithëse të gjithë personat me aftësi të kufizuar e kërkojnë këtë. Në përgjithësi, personat me aftësi të kufizuar nuk janë të kënaqur me shërbimin e mjekut të familjes, dhe 78% e tyre (d.m.th. katër në pesë të intervistuar) raportojnë se mjeku i familjes nuk ka qenë aspak i dobishëm. (shih Graf. 14).

Graf. 14 Përqindjet për dobishmërinë e mjekut të familjes.

8.2%

55.1%

24.5%

2.0%

10.2%

0% 10% 20% 30% 40% 50% 60%

Graf. 15 Shkalla e raportimit të vështirësive nga personat me aftësi të kufizuar për të marrë medikamentet.

Përgjigjet e gjysmës së familjarëve të personave me aftësi të kufizuar, të familjeve në vëzhgim (59.1%) janë për medikamentet, të cilat, sipas edhe përgjigjeve të 63.3% të individëve me aftësi të kufizuar, janë lehtësisht të arritëshme. Sidoqoftë, kjo nuk është e vërtetë për një të nëntën e përgjigjeve (12.2%) të cilët ndeshin shumë vështirësi (shih Graf. 15).

Vështirësitë ekonomike në familje për shkak të aftësisë së kufizuar

Eksperiena e familjeve që kanë një pjesëtar me aftësi të kufizuar flet për vështirësi ekonomike; vetëm një e pesta e familjeve që morën pjesë në vëzhgim (19.1%)

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 59

4.1%

32.9%

43.9%

16.7%

2.4%

0.0% 10.0% 20.0% 30.0% 40.0% 50.0%

raportojnë për nivel ekonomik të mirë ose shumë të mirë. (shih Graf. 16), të tjerët jetojnë në varfëri. Gjysma e tyre (52%) e pranojnë aftësinë e kufizuar të familjarit si shkakun kryesor të kushteve ekonomike të këqia të tyre. Dy janë arsyet kryesore të pranuara nga vëzhgimi: (a) numri i lartë i nënave që nuk punojnë sepse duhet të kujdesen (56.3%, shih Graf. 17) dhe shpenzimet për mjekime që duhet të paguhen nga buxheti i familjes për 90.9% të të intervistuarve. Afërsisht një e katërta e tyre (23%, shih Graf.18) paguajnë 2000 – 3000 lekë në muaj (më shumë se një e katërta e të ardhurës së tyre mujore). Për të plotësuar të gjitha nevojat që ka një anëtar i familjes me aftësi të kufizuar, përfitimi mujor duhet të jetë dyfishi i atij aktual si përgjigje nga 11.5% të familjarëve të intervistuar, trefishi si përgjigje e 31.2% të familjarëve të intervistuar, katërfishi si përgjigje e 26.5% të familjarëve të intervistuar dhe më shumë se katërfishi për 28.6% të tyre (shih Graf.19 ).

Graf. 16 Kushtet ekonomike të raportuara nga familjet pjesëmarrëse në vëzhgim.

Graf. 17 Siguruesi i kujdesit dhe i mbikëqyrjes gjatë ditës.

9.70%

7.60%

7.10%

7.60%

11.80%

56.30%

0% 10% 20% 30% 40% 50% 60%

SHËRBIMET SHËNDETËSORE60

Graf.18 Shuma e parave e shpenzuar për medikamente.

Graf.19 Shuma e përfitimit për aftësinë e kufizuar, e nevojshme për të plotësuar nevojat e PAK.

Diskutim

Në përgjithësi, rezultatet tregojnë një tablo shumë të ngjashme me periudhën para miratimit të Strategjisë, në fushën e shërbimeve të kujdesit shëndetësor, për pesonat me aftësi të kufizuar në Shqipëri. I vetmi përjashtim është përmirësimi i shërbimeve të parandalimit dhe identifikimit të hershëm, nëpërmjet testeve të duhura. Paketa aktuale e shërbimeve të mjekimit dhe rehabilitimit nuk reflekton ndonjë nga masat që u implementuan në 2004 – 2006. Shërbimet mjeksore dhe rehabilituese vazhdojnë të ofrohen në mjedise të papërshtatura, nga staf jo me përgatitjen e duhur dhe me mungesë protokollesh e standartesh specifike. Rehabilitimi dhe shërbimet e shëndetit mendor për fëmijë dhe adoleshentë nuk janë pothuajse fare të pranishme. Megjithëse personeli mjekësor tregon interes në marrjen e më shumë trajnimeve për të përditësuar mënyrat e vlerësimit, diagnostikimit dhe trajtimit të PAK, në rrugë multidisiplinare, shumë pak është bërë për fillimin e këtij procesi, diçka që u pranua nga përfaqësuesi i ministrisë që plotësoi pyetësorët.

Mungesa e burimeve financiare mbetet justifikimi i qeverisë për mosimplementimin e pjesës më të madhe të masave të parashikuara në Planin e Veprimit të SKPAK,

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 61

por çeshtjet e mungesës së organizimit gjithashtu duhet të merren në konsideratë. Paqartësia e ndarjes së përgjegjësive ndërmjet aktorëve të ndryshëm bën që MSH të mos realizojë një pjesë të masave të Planit të Veprimit të SKPAK. Plani i Veprimit i MSH për 2007 shpresojmë të përmirësojë situatën në një të ardhme të afërt.

Rezultatet e vëzhgimit të prindërve dhe të personave me aftësi të kufizuar tregojnë rëndësinë që kujdesi shëndetësor ka në jetën e personave me aftësi të kufizuar për arsye të mungesës së shërbimeve komunitare multidisiplinare, gjithashtu edhe për shkak të sfidave me të cilat individët dhe familja ndeshet për të siguruar shërbime të një cilësie të mirë: Vështirësia në realizimin e testeve gjenetike, roli jo eficient i mjekut të familjes, shërbimet mjekësore të pakta në familje ndërsa qendrat e kujdesit shëndetësor (edhe spitalet, edhe poliklinikat ) janë të papërshtatura, vështirësitë për të përfituar mjekimin me medikamentet më të mira dhe korrupsioni i shtrirë gjerësisht në personelin mjekësor që kërkon para për të ofruar shërbimin që duhet të jetë falas ose shumë i lirë. Komisionet mjekësore që vlerësojnë aftësinë për punë janë të vjetëruar; si qëllim kryesor kanë certifikimin e aftësisë së kufizuar pa siguruar asnjë program për ecurinë e shërbimeve që nevojiten. Për më tepër, legjislacioni aktual dhe procedurat i kërkojnë personave me aftësi të kufizuar të përhershme, të paraqiten cdo vit për vlerësim, gjë që rrit numrin e barrierave për PAK dhe kostot administrative të procesit. Shpenzimet e familjes që ka një pjestar person me aftësi të kufizuar janë të larta dhe ka një impakt negativ në situatën ekonomike të pjesës më të madhe të familjeve që kanë një person me aftësi të kufizuar dhe jetojnë në varfëri. Përfitimi financiar që qeveria jep për aftësinë e kufizuar mbulon më pak se gjysmën e nevojave të individëve dhe në mungesë të shërbimeve të duhura mbështetëse, familja vazhdon të mbajë barrën kryesore të kujdesit, pa mbështetjen e duhur nga qeveria.

Vëzhgimet gjithashtu tregojnë se në përgjithësi paragjykimet, stigma kundër personave me aftësi të kufizuar nuk konsiderohet si faktor që ndikon në cilësinë e shërbimeve që marrin personat me aftësi të kufizuar. Përshtatshmëria, transporti, burimet e kufizuara financiare dhe korrupsioni i sistemit shëndetësor janë problematikat e vërteta me të cilat përballen çdo ditë personat me aftësi të kufizuar. Zbatimi i Planit të Veprimit të SKPAK duhet të adresohet tek këta faktorë.

Rekomandime

Duke synuar implementimin e të gjitha masave të lidhura me shëndetin, në Planin e Veprimit të SKPAK, për të kompensuar kohën e humbur dhe për të avancuar me një plan të suksesshëm për masat e ardhëshme, propozojmë rekomandimet e mëposhtme për Ministrinë e Shëndetësisë, si institucioni shtetëror kryesor përgjegjës :

SHËRBIMET SHËNDETËSORE62

• Realizimi i ndryshimeve të nevojshme në Planin e Veprimit të SKPAK për të reflektuar afate të reja kohore për masat që nuk janë plotësuar dhe rishpërndarje të përgjegjësive.

• Paraqitja e menjëherëshme e vlerësimit të kostos për zbatimin e plotë të Planit të Veprimit të SKPAK dhe përfshirja e kostos në buxhetin e cdo viti të Ministrisë.

• Ngritja e një grupi pune për të përgatitur draftin e një rregulloreje të brendshme për institucionet shëndetësore në të gjithë vendin.

• Organizimi i një studimi vlerësues për nevojat e trainimeve për profesionistët në fushën e shërbimeve rehabilituese-mjeksore.

• Përfshirja e Institutit të Shëndetit Publik dhe e institucioneve të tjera kërkimore në projektimin dhe zbatimin e nevojave kërkimore dhe shpërndarjes në publik të informacionit.

• Të iniciohet rishikimi i Kritereve të Vlerësimit të Aftësisë së Kufizuar, bazuar në parimet ekzistuese të formatuara në dokumentat e OBSH dhe marrja e rolit drejtues në reformën e nevojshme të Procesit të Vlerësimit të Aftësisë së Kufizuar (duke përfshirë vecanërisht MPCSSHB dhe Ministrinë e Financave, përveç të tjerave)

• Të rishikohen dhe përditësohen grupimet e aktorëve dhe përgjegjësitë për zbatimin e masave të Planit të Veprimit të SKPAK, në kuadrin e procesit të decentralizimit në Shqipëri.

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 63

Hyrje

Situata e shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara ka ardhur duke u përmirësuar. Megjithatë, krahasuar me objektivat dhe synimet e dokumentit të Strategjisë Kombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuara, rezultatet janë ende larg pritshmërive. Në vlerësimin e situatës së shërbimeve sociale që ju ofrohen personave me aftësi të kufizuar tërheq vëmendjen diferenca e ndjeshme në vlerësimin e shërbimeve midis përfituesve dhe ofruesve të shërbimit. Nga ana e ofruesve ekziston tendenca për të evidentuar arritjet, ndërsa përfituesit nënvizojnë vështirësitë dhe mangësitë në sistemin e shërbimeve që ata marrin. Vlerësimi i situatës së shërbime për PAK nuk ka qënë një proces i thjeshtë për faktin se të dhënat dhe njohuritë për pozitën e personave me aftësi të kufizuara janë të pakta. Ka mendime se Strategjia Kombëtare dhe Standartet e Shërbimit për Personat me Aftësi të Kufizuara do të kërkojnë kohë për t’u kthyer në dokumente në përdorim për shumë prej aktorëve të interesuar. Legjislacioni i Republikës së Shqipërisë njeh dhe mbron të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe është plotësuar me akte që shprehin dhe mbrojnë këto të drejta.

Nga intervistat me përfaqësues të institucioneve qendrore, rajonale dhe vendore, përgjegjëse për shërbimet, rezulton se gjatë vitit 2006 është shënuar një rritje e numrit të përfituesve dhe e masës së përfitimit ashtu siç parashikohet në Ligjin “Për ndihmë dhe shërbime sociale” nr.9355, datë 10.03.2005. Përmirësimi i cilësisë së shërbimit të ofruar mbetet problematik. Ndonëse janë bërë përpjekje gjatë vitit 2006 për të hartuar standartet e shërbimit për personat me aftësi të kufizuara, respektimi i tyre do të kërkojë shumë kohë dhe energji. Puna për respektimin e standarteve është e lidhur me njohjen e legjislacionit nga të gjithë aktorët, punësimin e stafeve të kualifikuara dhe trajnimin e vazhdueshëm të tyre, përmirësimin e raporteve personel- klient, përmirësimin e punës me familjarët e klientëve, trajtimin e klientëve mbi bazë planesh individuale të hartuara nga ekipe multidisiplinare me synim nxitjen

SHËR

BIM

ET S

OC

IALE

SHËRBIMET SOCIALE64

e integrimit të tyre në komunitet, përmirësimin e infrastrukturës së institucioneve për të mundësuar përdorimin dhe përfitimin maksimal të klientëve nga mjediset dhe infrastruktura e vënë në dispozicion dhe rritjen e mbështetjes finaciare për këto shërbime duke nxitur kombinimin e burimeve alternative. Megjithë përpjekjet e bëra nga institucionet qendrore rajonale dhe vendore si dhe nga qendrat e shërbimit të menaxhuara nga shteti dhe ato të menaxhuara nga OJF-të, duket se përfituesit dhe familjarët e tyre ende janë të pakënaqur me shërbimin që marrin.

PAK dhe prindërit e tyre, ndonëse theksojnë përmirësimet e ndjeshme që janë bërë në legjislacion, përmendin si vështirësi të tyre pamjaftueshmërinë e masës së përfitimit për paaftësinë, pamundësinë për të përfituar pagesën e kujdestarisë, pamjaftueshmërinë e shërbimeve që ofrohen në vendbanimet e tyre, nevojën për përmirësimin e mëtejshëm të cilësisë së shërbimeve ekzistuese, nevojën për më shumë informim dhe orientim, nevojën për më shumë shërbime eficente për trajnime profesionale dhe punësim, nevojën për zgjerimin e punës mbi bazë planesh individuale, trajnimin dhe kualifikimin e vazhdueshëm të personelit të shërbimit dhe përmirësimin e kushteve mjedisore të institucioneve. Përmirësimi i situatës së shërbimeve do të kërkojë një rishikim të planit të veprimit për ta bërë atë më të arritshëm, shtimin e presionit mbi institucionet për respektimin e standarteve, perfeksionimin e inspektimit të shërbimit, diversifikimin e shërbimeve mbi bazë të nevojave të komuniteteve, ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve profesionale në qendrat e shërbimit dhe nxitjen e integrimit të PAK në komunitet.

Përmbledhje

Situata e shërbimeve sociale në mbështetje të personave me aftësi të kufizuara ka ardhur duke u përmirësuar. Aktualisht mund të flasim për një realitet jo shumë pozitiv, por optimist përsa i përket tendencës së përmirësimit që ai ka njohur. Shërbimi ndaj personave me aftësi të kufizuara përbën një nga komponentët më të rëndësishëm të shërbimit social shtetëror. Ai është shtrirë në të gjithë territorin e vendit dhe përfshin disa programe si:

- Pagesa për aftësinë e kufizuar dhe për kujdestarët;- Shërbimi nëpërmjet rrjetit të institucioneve të përkujdesit shoqëror;- Shërbimi në qendrat ditore dhe komunitare.

Shërbimet e sipërpërmendura janë ngritur dhe funksionojnë mbi bazë ligjesh dhe dokumentash politikë që janë përgatitur me kontributin e shumë aktorëve të interesuar për respektimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.

Dokumenti që paraqesim synon monitorimin e zbatueshmërisë së Strategjisë Kombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuara dhe masat për realizimin e objektivave të saj me qëllim nxitjen dhe përmirësimin e zbatimit të tyre si dhe përmirësimin i cilësisë së jetës së personave me aftësi të kufizuara dhe familjarëve të tyre.

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 65

Legjislacioni i Republikës së Shqipërisë njeh dhe mbron të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Hartimi dhe përmirësimi i kuadrit ligjor në mbrojtje të statusit dhe interesave të personave me aftësi të kufizuara ka qënë një proçes i gjatë pune. Tashmë mund të deklarohet se Shqipëria ka një kuadër ligjor të kompletuar në respektim të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara dhe familjarëve të tyre. Hartimi i kuadrit ligjor është produkt i një pune shumëvjeçare të realizuar nga bashkëpunimi i shumë aktorëve, për të përmendur kontributin e vetë personave me aftësi të kufizuara, rrjetin e shoqatave në mbrojtje të të drejtave dhe interesave të personave me aftësi të kufizuara si dhe qeverinë shqiptare. Grupet e interesit kanë qenë nën presionin e vazhdueshëm të publikut i cili ka njohur një sensibilizim në rritje lidhur me nevojat dhe të drejtat e këtij grupi social. Plotësimi i kuadrit ligjor në fushën e aftësisë së kufizuar vlerësohet si një nga arritjet më të mëdha në këtë fushë nga pothuaj të gjithë personat e intervistuar për qëllime të këtij vlerësimi.

Legjislacioni shqiptar për fushën e aftësisë së kufizuar mbështetet në dokumentat ndërkombëtarë të ratifikuar tashmë nga qeveritë shqiptare (Konventa Ndërkombëtare mbi të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore -1966 dhe Karta Sociale Europiane-1961) si dhe shpreh e reflekton Kushtetutën e vendit.

Kushtetuta e Shqipërisë në nenin 25 garanton të drejtat dhe liritë themelore të personave me aftësi të kufizuara. Në nenin 59 të Kushtetutës, pika e) dhe pika f) nënvizohet se “Shteti, brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve që disponon, si dhe në plotësim të nismës dhe përgjegjësisë private, synon: e) përkujdesjen dhe ndihmën për të moshuarit, jetimët dhe invalidët: f) riaftësimin shëndetësor, edukimin e specializuar dhe integrimin në shoqëri të paaftëve, si dhe përmirësimin në vazhdimësi të kushteve të tyre të jetesës.”3

Nenet e Kushtetutës, ndonëse me kufizime të kohës në terminologji dhe përcaktime, kanë krijuar shtratin e domosdoshëm për ligje dhe dokumente edhe më specifikë.

Shërbimi social për personat me aftësi të kufizuara mundësohet nga:

Ligji “Për ndihmë dhe shërbime shoqërore” nr. 9355 datë 10.03.2005, i cili rregullon mënyrën e funksionimit dhe administrimit të shërbimeve sociale si në nivel komunitar dhe rezidencial, ashtu edhe ndarjen e tyre sipas mënyrës së organizimit dhe funksionimit. “Standartet e Shërbimeve Sociale” miratuar me VKM nr. 658, datë 17.10.2005 të cilat përcaktojnë standartet e shërbimeve sociale që janë të detyrueshme për t’u respektuar nga të gjithë ofruesit e shërbimeve. Standartet marrin parasysh dhe janë ndërtuar në respektim të të drejtave të personave me

3. Paketë Ligjore mbi Aftësinëe Kufizuar, përgatitur nga FSHDAK, dhjetor 2006,

SHËRBIMET SOCIALE66

aftësi të kufizuara, zhvillimin e personalitetit, pavarësisë, kujdesit personal, lirinë e zgjedhjes, të drejtës për informim, të drejtës për përdorimin e shërbimeve, etj.

“Standartet e shërbimeve të përkujdesjes sociale për personat me aftësi të kufizuara” miratuar me VKM nr. 822, datë 6.12.2006, zbërthejnë standartet e përgjithshme të shërbimeve sociale në nivel të personave me aftësi të kufizuar në mbrojtje të të drejtave dhe në plotësim të nevojave të tyre.

Shërbimet sociale për personat me aftësi të kufizuara orientohen edhe nga dy dokumenta politikë siç janë:

Strategjia e Shërbimeve Sociale (2005-2010), miratuar me VKM nr. 265, datë 28.4.2005 e cila përcakton rrugët dhe mënyrat e realizimit të proçesit të decentralizimit të shërbimeve sociale duke rritur kompetancat e qeverisjes vendore për ngritjen, menaxhimin dhe pasurimin e llojshmërisë së shërbimeve në bazë të nevojave komunitare.

Strategjia Kombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuara (2005-2010) përcakton objektiva konkrete për realizimin e shërbimeve sipas grupmoshave të personave me aftësi të kufizuara. Më konkretisht, Strategjia synon:

• Sigurimin dhe ofrimin e shërbimeve në institucionet përkatëse publike dhe private në përputhje me grupmoshat dhe nevojat për rehabilitim dhe integrim të PAK;

• Zbutjen dhe riaftësimin e kufizimeve funksionale, fizike, psikike, sociale dhe ekonomike që burojnë nga aftësitë e kufizuara me qëllim integrimin e PAK në jetën e familjes dhe të komunitetit;

• Shpërndarjen e shërbimeve nën kujdesin e qeverisjes vendore sipas ligjit të organizimit dhe funksionimit të qeverisjes vendore, politikave sociale dhe nevojave të PAK;

• Informimim e PAK, ekspertëve, familjarëve, kujdestarëve për mjetet teknologjike dhe përdorimin e tyre për plotësimin e nevojave të PAK dhe plotësimi i nevojave për këto mjete;

• Krijimin e qendrave ditore me bazë komunitare dhe shërbimeve në shtëpi, të cilat me kalimin e kohës do të jenë llojet më të përdorura të shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara;

• Kualifikimin e vazhdueshëm të personelit të punësuar në qendrat e shërbimit si dhe trajnimin dhe informimin e prindërve dhe familjarëve për trajtimin e PAK4.

4. Stategjia Kombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara, Tiranë, Shtator 2006, fq 5.

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 67

Për arritjen e objektivave të mësipërme janë parashikuar të realizohen masat në vijim:

• Ngritja e shërbimeve të reja të përkujdesjes;• Pilotimi i shërbimeve të reja dhe vlerësimi i efektshmërisë së tyre si dhe

shtrirja e tyre në komunitet;• Hartimi i rregulloreve dhe standarteve të shërbimeve për PAK duke

theksuar të drejtën e klientëve për të marrë shërbime të përshtatshme, respektimin e dinjitetit, ruajtjen e aftësive, etj.

• Rishikimi i kritereve dhe rregulloreve të institucioneve rezidenciale publike për PAK dhe të moshuar, për të parashikuar masa për PAK të rëndë të cilëve nuk u sigurohet shërbim në familje;

• Të krijohen ose të përshtaten struktura nga qendra në bazë duke përfshirë organet e pushtetit vendor për trajtimin e PAK dhe ofrimin e shërbimeve sociale për ta;

• Përgatitja dhe trajnimi i kujdestarëve si një alternativë për shërbimin ndaj PAK;

• Nxitja e botimeve informuese dhe orientuese për PAK;• Promovimi i qendrave të shërbimit të përkohshëm përkundrejt atyre

rezidenciale5.

Metodologjia

Për të vlerësuar punën e deritanishme të aktorëve të interesuar si dhe cilësinë dhe llojsh-mërinë e shërbimeve sociale që ju ofrohet individëve me aftësi të kufizuara në Republikën e Shqipërisë është ndjekur një metodologji e përbërë nga instrumentat e mëposhtëm:

1. Njohja dhe studimi i paketës ligjore dhe dokumentave politikë për shërbimet sociale ndaj personave me aftësi të kufizuara të cilat shprehin qëndrimin e shtetit dhe shoqërisë ndaj këtij grupi social.

2. Intervistimi i përfaqësuesve të grupeve të ndryshme të interesit si persona me aftësi të kufizuar, prindër dhe familjarë të tyre, drejtues të qeverisjen qëndrore dhe vendore si dhe drejtues të qendrave publike dhe jopublike që ofrojnë shërbime për personat me aftësi të kufizuara.

3. Krahasimi i situatës aktuale të shërbimeve ndaj PAK me objektivat e Strategjisë Kombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuara.

4. Identifikimi i problematikës dhe hartimi i rekomandimeve.

5. Po aty fq. 35-36

SHËRBIMET SOCIALE68

Të dhënat e paraqituara në këtë raport vlerësues janë mbledhur në mesin e vitit 2007 dhe kanë si objekt vlerësimin e situatës gjatë vitit 2006. Vlerësojmë si të rëndësishëm për të nënvizuar që në hyrje të këtij dokumenti faktin se të dhënat dhe njohuritë për pozitën e personave me aftësi të kufizuara janë të pakta. Aktualisht ato reduktohen në numrin e personave me aftësi të kufizuara, pagesat në kesh për paaftësinë, si dhe shërbimet mbështetëse që ofrohen në qendra residenciale dhe në komunitet. Përgjithësisht dominojnë të dhënat për numrin e përgjithshëm të personave me aftësi të kufizuar, pa identifikuar strukturën gjinore, moshore apo arsimore të tyre. Në shumicën e rasteve, e vetmja e dhënë e saktë që ekziston për personat me aftësi të kufizuara është grupimi i tyre sipas llojit të aftësisë së kufizuar që ata përjetojnë.

Rezultate Realizimi i planit të veprimit të Strategjisë Kombëtare për Personat me Aftësi të Kufizua lidhur me shërbimet sociale në këndvështrimin e përfaqësuesve të institucioneve qendrore, përgjegjëse për realizimin e kësaj Strategjie.

Të dhënat e mësipërme ndonëse jo gjithmonë të plota, na krijojnë mundësinë të gjykojmë mbi arritjet dhe problematikat në përmbushjen e objektivave të Strategjisë dhe realizimin e masave të parashikuara në planin e veprimit në këndvështrimin e përfituesve dhe ofruesve të shërbimeve.Kapitulli në vijim do të përmbajë informacionin e grumbulluar në Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Mundësive të Barabarta. Nga drejtuesit e Ministrisë mendohet se “Në zbatim të ligjit të ri për ndihmën dhe shërbimet shoqërore” dhe implementimit të Planit të Veprimit të SKPAK, gjatë vitit 2006 janë zbatuar disa politika të reja të cilat kanë krijuar mundësi për lehtësimin e kushteve të jetesës për personat me aftësi të kufizuar. Për zbatimin e Strategjisë për PAK, është ngritur Këshilli Kombëtar i Aftësisë së Kufizuar, i cili drejtohet nga Zëvendëskryeministri dhe në përbërje të tij janë: Ministri i Punës, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ministri i Shëndetësisë, Ministri i Drejtësisë, Ministri i Punëve Publike si dhe përfaqësues të disa shoqatave që mbrojnë interesat e grupeve me aftësi të kufizuar. Për mbështejen e Këshillit, është ngritur Sekretariati Teknik pranë Ministrisë se Punës, që përbëhet nga tre punonjës, njëri prej të cilëve është person me aftësi të kufizuara. Sekretariati Teknik ka vendosur kontakte me të gjitha ministritë e linjës nëpërmjet pikave të kontaktit, ndërsa kontaktet me zyrat rajonale janë vetëm në 10% të tyre dhe nuk është ndërtuar fare marrëdhënia në nivel vendor. Gjatë vitit 2006 vetëm 50% e ministrive kanë sjellë informacionin pranë ST në lidhje me zbatimin e SKPAK. Nuk

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 69

funksionon fare sistemi i raportimit - njësi të pushtetit vendor - zyra rajonale - ST. Të dhënat nga pyetësori tregojnë se varësia e ST nga MPÇSSHB është jo e mirë – ST qëndron në varësi të Drejtorisë së Shanseve të Barabarta, në një kohë që në bazë të SKPAK duhet të komunikojë me drejtuesit e ministrive dhe vendimet merren në nivel zv.kryeministri, i cili drejton Këshillin Kombëtar, strukturë teknike e të cilit është ST. Ende nuk janë përgatitur dokumentacionet e domosdoshme mbi bazën e të cilave do të funksionojnë edhe KKÇAK dhe Sekretariati Teknik i tij, si statuti, rregullore, etj. Për ST nuk është parashikuar asnjë buxhet mbështetës për nevojat më të domosdoshme të punës. Për mbështetjen e PAK me pagesa në kesh, për vitin 2006 janë parashikuar 71 milion dollarë ose rreth 10% më shumë se buxheti i vitit 2005. Me pagesa dhe shërbime u trajtuan rreth 105 mijë PAK mendorë, fizikë, të verbër, para e tetraplegjikë dhe invalidë pune, apo 3% e popullsisë së vendit.

Politika mbështetëse për personat me aftësi të kufizuar dhe zbatimi i ligjit të ri ka sjellë përmirësime të dukshme për PAK.

Së pari: Duke filluar nga viti 2006 e në vazhdim pagesën për aftësinë e kufizuar, e përfitojnë të gjithë personat me aftësi të kufizuar fizike e mendore, që vlerësohen si të tillë nga KMCAP, pavarësisht nga mosha. Kjo ka zgjeruar numrin e përfituesve edhe për ato kategori personash, të cilët janë bërë të tillë, pas moshës 21 vjeç, nga shkaqe që nuk lidhen me punësimin dhe që deri në 2006 nuk e përfitonin këtë pagesë.

Së dyti: Gjatë vitit 2006 filluan të komisionohen edhe ata persona, që vlerësohen nga KMCAP si para e tetraplegjikë, pavarësisht nga shkaku i sëmundjes. Deri në 2006, si para e tetraplegjikë vlerësoheshin vetëm ata persona që shkaku i sëmundjes vinte nga dëmtimi i shtyllës kurrizore. Kjo u shoqërua me rritjen e numrit të personave përfitues si para e tetraplegjikë me rreth 500 – 600 persona të tjerë.

Së treti: Është zgjeruar shërbimi i kujdestarisë me pagesë. Ky shërbim ka qenë i kufizuar vetëm për personat me aftësi të kufizuara të grupit të parë, familjet e të cilëve ishin përfituese të skemës së ndihmës ekonomike. Parashikohet që 7 – 10 mijë persona të përfitojnë shërbimin e kujdestarisë të cilët do të paguhen me 8 mijë lekë në muaj.

Së katërti: Nga 1 shtatori 2006, u rrit masa e pagesës për personat me aftësi të kufizuara dhe për kujdestarinë nga 6.800 lekë në 8 mijë lekë në muaj.

Së pesti: Për personat që ndjekin arsimin e mesëm me ose pa shkëputje nga puna, masa e pagesës së aftësisë së kufizuar, arriti në 16.000 lekë në muaj, ose rreth dyfishi i pagesës së aftësisë së kufizuar, duke përfshirë edhe indeksimin.

SHËRBIMET SOCIALE70

Së gjashti: Për personat me aftësi të kufizuara që ndjekin arsimin e lartë apo studimet pasuniversitare me ose pa shkëputje nga puna, masa e përfitimit arriti në 24.000 lekë në muaj, duke përfshirë dhe indeksimin, ose tre herë më e lartë se pagesa bazë e përfitimit të aftësisë së kufizuar.

Së shtati: Për herë të parë përcaktohet masa e pagesës për kujdestarët në familje, të cilat kanë dy e më shumë persona me aftësi të kufizuara. Në këto raste, pagesa bëhet në masën 150% të pagesës bazë të kujdestarit.

Së teti: Për invalidët para dhe tetraplegjikë, u miratua mbështetja me një paketë me materiale speciale higjeno-sanitare, me vlerë 9 000 lekë në muaj.

Së nënti: Është dërguar në Qeveri, për mir atim, një projektvendim për mbështetjen e invalidëve të punës që vuajnë nga sëmundjet profesionale, të cilat do ta përfitojnë të plotë pagesën e aftësisë së kufizuar prej 3 mije lekë në muaj.

Së dhjeti: Për të përmirësuar shërbimet për PAK, u hartuan dhe u miratuan Standardet e shërbimeve për PAK, të cilat janë shpërndarë për implementim. Për vitin 2006, të gjithë objektivat e Strategjisë së PAK, u mbuluan më mirë me fonde dhe u disbursuan 7.2 miliardë lekë. Për vitin 2007 janë programuar rreth 8.2 miliardë lekë. Nga projekti i Bankës Botërore, po ngrihen 8 shërbime të reja komunitare për PAK, në 8 rrethe të vendit, të cilat do të bëhen efektive në vitin 2007. Numri i përfituesve me aftësi të kufizuara për vitin 2006 ka ndryshuar siç tregohet në tabelën në vijim:

Tabela 10 Numri i përfituesve për vitin 2006 krahasuar me përfituesit për vitin 2005

Viti 2005 Viti 2006

Nr. i përfituesve

Masa e përfitimit për

person

Nr. i përfituesve

Masa e përfitimit për

person

Pagesa për PAK 50292 6800 53000 8000

Kujdestarët 8241 6800 9141 8000

Skema e PAK

(invaliditeti)35000 3000, lek/muaj

2000, lek/muaj 44500 3000, lek/muaj2000, lek/muaj

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 71

Rezultate të mbështetura në informacionin e marrë në nivel lokal

Mbledhja dhe përpunimi i të dhënave të pyetësorëve ka qenë një proçes jo i thjeshtë edhe për faktin se në kulturën vendase nuk janë konsoliduar ende elementë të përgjegjësisë për të komunikuar shqetësimet dhe objeksionet e tyre nëpërmjet pyetësorëve apo intervistave. Nga ana tjetër, është e vështirë të mbledhësh opinione të grupeve dhe individëve të interesuar, përsa kohë mungojnë pika reference për vlerësimin e sasisë dhe cilësisë së shërbimit. Megjithatë, të dhënat e grumbulluara dhe të përpunuara janë më se të mjaftueshme për të vlerësuar situatën aktuale, për të nxjerrë konkluzione dhe për të hartuar rekomandime që i shërbejnë përmirësimit të mëtejshëm të shërbimeve në funksion të PAK. Sondazhi është realizuar në gjashtë qytete kryesore të vendit: Tiranë, Korçë, Elbasan, Vlorë, Shkodër dhe Durrës. Nga të dhënat e grumbulluara rezulton se të dhënat nga qyteti i Durrësit nuk janë të plota për të gjitha pyetjet e përfshira në pyetësor. Kjo për arësyen se në këtë qytet deklarohet se nuk ka shërbime të specializuara për personat me aftësi të kufizuara të ofruara nga OJF.

T1. Ngritja e shërbimeve të reja të përkujdesjes, si ditore, në familje, strehëza, me synim që PAK të qëndrojnë sa më pranë mjedisit familjar dhe në mjedise të ngjashme me familjen si dhe pilotimi i modeleve të reja të shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara.

Shtimi i numrit të shërbimeve dhe llojshmërisë së tyre është një nga objektivat e SKPAK që synon të rrisë numrin e përfituesver në të gjithë territorin e vendit.

Tabela e mëposhtme (nr. 11) paraqet të dhënat më të fundit që MPCSSHB ofron në lidhje me numrin e qendrave të shërbimit dhe për rrjedhojë edhe e numrin e përfituesve të shërbimit nga këto qendra në vitin 2006, krahasuar me vitin 2005.

SHËRBIMET SOCIALE72

Tabela 11Rrjeti i institucioneve të përkujdesit shoqëror krahasuar me një vit më parë

Lloji i shërbimit

Numri i qendrave2005

Numri i përfituesve për 2005

Buxheti i akord.per PAK nga MPCSSHB2005, milion lekë

Numri i qendrave2006

Numri i përfituesve për 2006

Buxheti i akord.2006,milion lekë

Shërbim i plotë rezidencial

6 305 109 6 355 120

Qendra ditore 2 60 10 2 66 12

Shërbime komunitare, me Bankën Botërore

- - - 8 240 560 000 $

Siç tregon Tabela 11, por edhe nga intervistat me drejtues të shërbimeve sociale rajonale dhe në bashkitë e qyteteve të përfshira në studim, rezulton se gjatë vitit 2006 është shënuar një rritje e numrit të përfituesve dhe të masës së përfitimit ashtu siç parashikohet në Ligjin “Për ndihmë dhe shërbime sociale” nr.9355, datë 10.03.2005.

Tabela 12Numri i përfituesve nga skemat e pagesës gjatë viteve 2005/2006

Pagesa për shkak të AK Skema e PAK (invaliditeti)

Nr. Përfituesve 2005

Nr. Përfituesve 2006

Nr. Përfituesve 2005

Nr. Përfituesve 2006

Korçë 4012 4323 3170 3607

Tiranë 7523 8199 7962 9557

Shkodër 5588 5846 3110 3263

Mesatarja 5707 6122 4747 5475

Shënim. Qytete që mungojnë në tabelë nuk kanë ofruar të dhëna për pyetjen e mësipërme.

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 73

Siç tregohet në Tabelën 12, rritje e numrit të përfituesve është shënuar në të gjitha qytetet dhe për të gjitha kategoritë e aftësisë së kufizuar. Rritja e numrit të përfituesve është më e lartë në Tiranë ku edhe numri i popullsisë është më i madh, por edhe mundësia e komunikimit me institucionet përgjegjëse është më e madhe. Gjithsesi rritja nuk justifikon vëmendjen dhe kërkesat e publikut për më shumë shërbime cilësore për PAK, por ajo nuk justifikon as angazhimin e kërkuar në zbatim të objektivave të Strategjisë.

Një vlerësim i numrit të përfituesve në institucionet e përkujdesjes sociale dhe në qendrat ditore e ato komunitare krahasuar me një vit më parë na sjell këtë pamje:

Tabela 13Numri i përfituesve të shërbimeve gjatë viteve 2006/2006

Shërbimi i plotë rezidencial Qendra ditore Shërbime komunitare

Nr. Përfituesve

2005

Nr. Përfituesve

2006

Nr. Përfituesve

2005

Nr. Përfituesve

2006

Nr. Përfituesve

2005

Nr. Përfituesve

2006

Korçë 64 65 69 71 98 98

Tiranë 46 48 170 204 17 800 18 150

Shkodër 261 263 15 15 0 0

Durrës 136 166 190 314 165 165

Totali 507 542 444 604 18 063 18 423

Shifrat e Tabelës 13 ndonëse nuk tregojnë rritje të ndjeshme të numrit të përfituesve sipas llojeve të ndryshme të shërbimeve në institucionet rezidenciale, qendrat ditore dhe shërbimet komunitare, shprehin qartë tendecën drejt shërbimeve komunitare që reflektohet edhe nga numri shumë herë më i lartë i përfituesve nga ky lloj shërbimi. Tirana ofron shumë më tepër shërbime komunitare, krahasuar me qytetet e tjera, ndërsa në Shkodër ky lloj shërbimi vazhdon të mungojë. Shifrat e ofruara nga institucionet dhe drejtoritë rajonale të shërbimit social duket se nuk pasqyrojnë realitetin e jetuar nga vetë PAK, të cilët siç edhe do të prezantohet në një kapitull të veçantë të këtij dokumenti, kërkojnë më shumë shërbime komunitare. Shifra prej 18.423 persona që përfitojnë nga shërbimet komunitare do të kishte qenë e admirueshme po të ishte e vërtetë. Këto shifra mbeten objekt diskutimi dhe vërtetimi nga institucionet dhe aktorët e interesuar.

SHËRBIMET SOCIALE74

2. Rritja e cilësisë së shërbimeve për personat me aftësi të kufizuar mbështetur në standartet e shërbimeve për PAK

Vlerësimi për cilësinë e shërbimeve mbështetet në respektimin e standarteve të hartuara për shërbimet sociale dhe plotësimin e komponentëve të shërbimit që nisin që me njohjen e legjislacionit të fushës për të vazhduar më tej me masën e përfitimit nga pagesa e paaftësisë, masën e përfitimit nga pagesa për kujdestarinë, niveli profesional i ekipeve multidisiplinare që funksionojnë pranë qendrave të shërbimit, trajnimi i vazhdueshëm i stafeve dhe prindërve të PAK, trajtimi nëpërmjet planeve individuale dhe multidisiplinare të personave me aftësi të kufizuara, pjesmarrja e tyre në proçesin e hartimit të planit të trajtimit, përmirësimi i kushteve fizike dhe materiale të qendrave ku ofrohen shërbimet me qëllim që ato të jenë të arritshme nga të gjithë individët në mënyrë të barabartë dhe pa dallim në varësi të paaftësisë së tyre, etj.

Standartet e shërbimeve të përkujdesit shoqëror për personat me aftësi të kufizuar janë miratuar me VKM nr 822, datë 6.12.2006. Ato përbëjnë një dokument të rëndësishëm për ofrimin e një shërbimi cilësor, por rezulton se koha e shkurtër në dispozicion të aktorëve të fushës, nuk ka bërë të mundur njohjen, përvetësimin dhe zbatimin e tyre gjatë periudhës në të cilën shtrihet monitorimi i FSHDPAK.

Grupe të ndryshme interesi japin të dhëna të ndryshme për secilin nga këto komponentë që kontribuon në cilësinë e shërbimit.

2.1. Njohja e legjislacionit

Puna për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe në përputhje me nevojat e personave me aftësi të kufizuara fillon me njohjen e legjislacionit në fuqi. Nga drejtuesit e shërbimit social rajonal dhe në bashkitë e qyteteve u shpreh mendimi se legjislacioni njihet në një masë të kënaqshme prej tyre. Gjithsesi ka mendime se Strategjia Kombëtare dhe Standartet e Shërbimit për Personat me Aftësi të Kufizuar do të kërkojnë kohë për t’u kthyer në dokumente në përdorim për shumë prej tyre.

Drejtuesit e qendrave publike të shërbimit për personat me aftësi të kufizuar duket se kanë një nivel jo të kënaqshëm të njohjes së legjislacionit të fushës. Ata e konsiderojnë veten në më të shumtën e rasteve si zbatues të politikave dhe legjislacionit dhe nuk tregojnë interesin e duhur për ta njohur këtë legjislacion. Këtë fakt e provojnë të dhënat që vijnë nga intervistat me vetë ata.

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 75

Tabela 14Niveli i njohurive të drejtuesve të qendrave mbi ligjin për shërbime sociale

Qyteti Total

Tiranë Korçë Elbasan Vlorë Shkodër

Plotësisht 25.0% 100.0% 100.0% 100.0% 60.0% 64.3%

Pjesërisht 75.0% 40.0% 35.7%

Total 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100%

Pyetja ishte: A njihet nga drejtuesit e qendrës legjislacioni në lidhje me shërbimet që duhet t’i ofrohen PAK? Drejtuesit pranojnë se në Tiranë 75% e tyre e njohin pjesërisht legjislacionin, ndërsa në Shkodër 40% kanë njohje të pjesëshme të tij. Megjithëse drejtuesit e qendrave në Vlorë, Korçë dhe Elbasan pretendojnë një njohje të plotë të legjislacionit në 100% të rasteve, kjo mbetet për t’u provuar.

Drejtuesit e qendrave të menaxhuara nga OJF-të, duke patur për mision mbrojtjen e të drejtave të PAK dhe lobimin për përmirësimin dhe zbatimin e legjislacionit në fushën e paaftësisë, kanë një njohje shumë më të mirë të legjislacionit. Për më tepër, në disa raste ata janë kontribues në hartimin e legjislacionit në fushën e paaftësinë, prindër të fëmijëve me papaftësi ose vetë persona me aftësi të kufizuara.

Të pyetur lidhur me njohuritë që prindërit kanë mbi legjislacionin për shërbimet sociale për paaftësinë, përgjigjet e tyre variojnë siç tregohen në tabelën e mëposhtme:

Tabela 15Niveli i njohjes së ligjit “Për ndihmë dhe shërbime shoqërore” nr. 9355 datë 10.03.2005

Niveli i njohjes së legjislacionit Përqindja %

Plotësisht 3.1%

Pjesërisht 43.0%

Nuk kam Njohuri 53.9%

Total 100.0%

SHËRBIMET SOCIALE76

Siç tregon Tabela 15, më shumë se 50% e prindërve të PAK nuk kanë njohuri për legjislacionin lidhur me ndihmën dhe shërbimet sociale ndaj PAK. Niveli i informacionit rezulton të jetë i lidhur me shkallën e arsimimit të prindërve dhe vendbanimit të tyre. Vëreni me kujdes tabelat e mëposhtme, për të kuptuar se si niveli i njohurive ndryshon në funksion të këtyre variableve.

Tabela 16Niveli i njohjes së ligjit “Për ndihmë dhe shërbime shoqërore” nr. 9355 datë 10.03.2005 përkundrejt shkallës së arsimimit të prindërve

Niveli arsimori i prindërve Total

fillor 8-vjeçar i mesëm i lartë

Plotësisht 3.0% 1.3% 30.8% 3.3%

Pjesërisht 24.2% 40.3% 53.9% 38.5% 42.9%

Nuk kam njohuri 72.7% 59.7% 44.7% 30.8% 53.8%

Total 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0%

Tabela 16, me shifrat që ofron, provon se rritja e nivelit arsimor nga fillor në të lartë, shoqërohet me rritjen e ndjeshme të njohurive mbi ligjin dhe rënien e mungesës totale të infomimit për të. Njohja e ligjit nga prindërit përbën bazën për orientimin drejt shërbimeve dhe përfitimeve për fëmijët me aftësi të kufizuara. Tabela 17Niveli i njohjes së ligjit “Për ndihmë dhe shërbime shoqërore” nr. 9355, datë 10.03.2005 përkundrejt vendbanimit

Qytet Fshat Total

Plotësisht 4.4% 3.1%

Pjesërisht 45.6% 37.5% 43.2%

Nuk kam njohuri 50.0% 62.5% 53.6%

100.0% 100.0% 100.0%

Siç edhe lexohet, niveli i njohurive të prindërve mbi legjislacionin social për PAK që jetojnë në fshat, është më i ulët se sa i prindërve që jetojnë në qytet. Mbi 62% e prindërve që jetojnë në fshat, nuk kanë njohuri për ligjin dhe normalisht, nuk mund të përfitojnë shërbime prej tij. Kësaj mangësie i shtohet edhe numri i kufizuar

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 77

i shërbimeve të arritshme prej tyre, gjë që e rëndon më tej situatën për PAK që jetojnë në fshat.

2.2. Shërbimet e ofruara, profesionistët e punësuar, trajnimi i tyre

Të pyetur për nivelin sasior dhe cilësor të shërbimeve për PAK në qytetet e tyre, drejtuesit rajonalë të shërbimeve sociale përgjigjen se:• Në Korçë, Shkodër dhe Durrës, shërbimet e ofruara i plotësojnë nevojat e

PAK, ndërsa në Tiranë ato i plotësojnë pjesërisht. • Vetëm në Shkodër këto shërbime i plotësojnë nevojat e familjarëve të PAK,

ndërsa në Tiranë, Durrës dhe Korçë, drejtuesit shprehen se shërbimet ekzistuese plotësojnë pjesërisht nevojat e familjarëve.

• Gjatë vitit 2006 është mundësuar hartimi i standarteve për shërbimet sociale për PAK. Në mungesë të tyre, gjatë vitit 2006, është punuar në respektim të Standarteve të Shërbimeve Sociale, miratuar me VKM nr.658, datë 17.10.2005 dhe në shumicën e qyteteve ka patur edhe plane të inspektimit për këto shërbime. Sidoqoftë, plotësimi i standarteve mbetet problematik. Ai është i lidhur ngushtë me mundësitë financiare dhe njerëzore që kanë institucionet e shërbimeve. Aktualisht, buxheti i tyre është i limituar dhe niveli profesional i stafit lë shumë për të dëshiruar. Në disa prej qendrave mungojnë specialistët e kualifikuar dhe trajnimi i atyre ekzistues nuk është i vazhdueshëm, ndonëse në nivel qëndror ekzistojnë programe për trajnime, të cilat duket se nuk janë reflektuar në nivel vendor. Vetëm Shkodra dhe Durrësi kanë programe trajnimi në nivel vendor. Të tilla programe mungojnë në Tiranë dhe Korçë.

• Ndonëse është një nga objektivat e SKPAK për ngritjen e shërbimeve të mjaftueshme dhe efiçente për PAK në rajone dhe janë hartuar plane strategjike në funksion të këtij objektivi, realiteti flet për ngadalësi në realizimin e objektivit. Në shumë qytete mungojnë dhe nuk kanë filluar të ngrihen shërbime që janë tejet të domosdoshme për PAK.

Për monitorimin e situatës u pyetën edhe drejtuesit e qendrave për shërbime sociale për PAK, të menaxhuara nga shteti. Sondazhi i realizuar në gjashtë qendrat kryesore të vendit: Tiranë, Korçë, Elbasan, Vlorë, Shkodër dhe Durrës, përfshiu të gjitha qëndrat publike që funksionojnë në këto qytete dhe më konkretisht: 4 në Tiranë, 4 në Korçë, 1 në Elbasan, 2 në Vlorë, 5 në Shkodër dhe asnjë në Durrës.

Realiteti që përcjellin shifrat dhe faktet që vijnë nga drejtuesit e këtyre qendrave, duket se nuk është gjithnjë në përputhje me sa më sipër u prezantua nga drejtuesit rajonalë dhe lokalë.

SHËRBIMET SOCIALE78

Numri i personave me aftësi të kufizuara që trajtohen në këto qendra është i ndryshëm në varësi të kapaciteteve njerëzore dhe fizike të tyre. Të dhënat gjenden në www.adrf.org.al

Qendrat publike të shtrira në numër siç janë paraqitur më sipër i shërbejnë jo vetëm popullsisë së qyteteve ku ato ekzistojnë, por edhe rajonit dhe në disa raste krejt territorit të Republikës. Kështu, nga 16 qendra publike të shërbimeve sociale për persona me aftësi të kufizuara, 4 janë qendra për qytetin, 3 janë rajonale dhe 9 janë kombëtare. Pra, numri i klientëve të trajtuar prej tyre nuk përfaqëson popullsinë e qytetit ku ato funksionojnë. Numri i punonjësve të kualifikuar në raport me numrin e PAK që ju ofrohet shërbimi në këto qendra, mbetet ende shumë i ulët. Raporti varion në varësi të institucionit, numrit të përfituesve si dhe qyteteve ku ofrohen shërbimet, por në të gjitha rastet është një raport që varion nga 1 punonjës për 10 përfitues deri në 1 punonjës për 5 përfitues. Vetëm në një rast (në Vlorë) raporti është 1 me 1.

Të pyetur nëse për të përmirësuar cilësinë e shërbimit kanë nevojë për personel shtesë për të punuar direkt me klientët, drejtuesit e institucioneve në Tiranë, Korçë, Vlorë dhe Shkodër mendojnë pozitivisht në favor të shtimit të numrit të punonjësve (përkatësisht 25%, 75% , 100% dhe 100%). Drejtuesit e institucioneve në Elbasan shprehen se nuk kanë nevojë për personel shtesë. Shiko tabelën 22. Tabela 18Nevojat e qendrës për personel shtesë për të punuar direkt me PAK, sipas qyteteve

Qyteti Total

Tiranë Korçë Elbasan Vlorë Shkodër

Po 25.0% 75.0% 100.0% 100.0% 66.7%

Jo 75.0% 25.0% 100.0% 33.3%

Total 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0%

Pyetjes lidhur me ekzistencën e stafeve të kualifikuara që punojnë direkt me PAK, drejtues të ndryshëm i përgjigjen në forma të ndryshme, por është e rëndësishme të theksojmë se mesatarisht rreth 50% e tyre pohojnë ekzistencën e specialistëve të mirëfilltë dhe 50% pranojnë se kanë nevojë për specialistë të kualifikuar në punën me PAK në qendrat që ata drejtojnë. Në Elbasan dhe Vlorë shprehen se përbërja e stafeve është tërësisht profesionale. Kjo do të ishte vërtetë një arritje për këto rrethe, po të mendojmë se në Tiranë, ku numri i specialistëve të kualifikuar është

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 79

më i lartë, 50% e drejtuesve shprehen se kanë nevojë për stafe të kualifikuara. (Lexo tabelën 19 në vijim)

Tabela 19Staf i specializuar për të punuar direkt me PAK sipas qyteteve

Qyteti Total

Tiranë Korçë Elbasan Vlorë Shkodër

Po 50.0% 33.3% 100.0% 100.0% 40.0% 53.3%

Jo 50.0% 66.7% 60.0% 46.7%

Total 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0%

Pyetja ishte: A ka staf të specializuar për të punuar direkt me PAK

Përgjithësisht trainimi i vazhdueshëm profesional i stafeve mbetet problem. Të dhënat e sondazhit tregojnë se mesatarisht rreth 50% e stafeve nuk trajnohen asnjëherë për të rritur kapacitetet e tyre lidhur me shërbimin që ato ofrojnë. Vetëm 11% e tyre trainohen çdo muaj, po kaq trainohen një herë në 3 muaj dhe rreth 30% një herë në 2 muaj.

Tabela 20 Trajnim stafi për punën direkt me PAK sipas qyteteve

Qyteti

Tiranë Elbasan Vlorë Shkodër Total

Çdo muaj 50.0% 11.1%

Çdo 2 muaj 100.0% 25.0% 33.3%

Çdo 3 muaj 25.0% 11.1%

Asnjëherë 50.0% 100.0% 50.0% 44.4%

Total 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0%

Pyetja ishte: A trajnohet stafi për punën direkt me PAK? Trainimi i stafeve në funksion të njohjes dhe respektimit të të drejtave të PAK mbetet problematik gjithashtu. Rreth 33% e personelit nuk trainohen në këtë drejtim. 44% trainohen çdo 3 muaj dhe vetëm 22% e tyre trainohen çdo 2 muaj.

SHËRBIMET SOCIALE80

Trainimi i vazhdueshëm i stafeve në qendrat publike duket se po bëhet pjesë e politikave të institucioneve, megjithëse mbetet ende shumë për të bërë për ta kthyer atë në një praktikë rutinë të tyre. Në këtë drejtim, edhe trainimi për përmirësimin e punës së tyre lidhur me raportet e PAK me familjet duket se po zë vend në planet e trainimit. 33% e institucioneve duket si i japin rëndësi dhe e realizojnë një gjë të tillë çdo muaj; 11% çdo 2 muaj; 22% çdo 3 muaj dhe rreth 33% nuk punojnë në këtë drejtim. Rreth 77% e qendrave kanë plane konkrete për ruajtjen e kontakteve me familjarin e PAK. Kjo është një praktikë e stabilizuar tashmë në shumicën e këtyre qendrave. Vetëm në 23% të tyre ky plan mungon.

Për realizimin e këtij sondazhi u intervistuan drejtues dhe specialistë në 27 qendra shërbimi për PAK të menaxhuara nga OJF në 6 qytetet objekt të studimit të FSHDPAK. Numri i qendrave është si më poshtë: Tiranë 7, Durrës 1, Elbasan 6, Vlorë 5, Shkodër 6 dhe Korçë 2 qendra.Qendrat e kontaktuara janë aktive në ofrimin e shërbimeve direkte ndaj personave me aftësi të kufizuara, trajtimin e tyre në qendra dhe familjen, ofrojnë asistencë për familjet e PAK, kontribuojnë në trajtimin e PAK për integrimin e tyre në komunitet nëpërmjet shkollimit, trajnimit profesional dhe punësimit, lobojnë dhe sensibilizojnë publikun dhe vendimarrësit në mbrojtje të të drejtave të PAK, kontribuojnë në mbrojtje të të drejtave të grupeve të ndryshme të aftësisë së kufizuar, etj.

Numri i klientëve të trajtuar në qendrat e menaxhuara nga OJF-të, duket se është më i lartë se ai i qendrave publike, por kjo mbetet për t’u vërtetuar. Të dhënat gjenden në www adrf.org.al

Këto qendra janë ngritur përgjithësisht me mbështetjen dhe financimit e donatorëve dhe kontribuesve të huaj çfarë dhe i ka bërë ato më cilësore përsa i përket shërbimit të ofruar. Shumë prej tyre, në rreth 80%, i plotësojnë kërkesat më të shumta të përfituesve. 20% e nevojave mbeten të paplotësuara kryesisht për mungesë ose kufizime të burimeve financiare. Përzgjedhja e klientëve që trajtohen në këto qendra bëhet në 70% të rasteve mbi bazë kriteresh, në 70% të rasteve predominon diagnoza, në 50% mosha, në 43% gjendja ekonomike dhe vetëm në 9% vendbanimi.

Financimi i tyre është i diversifikuar, në 35% të rasteve bëhet nga shteti, donatorët në 50% të rasteve dhe vetëm në një përqindje të vogël, rreth 15% financohen nga familjarët e klientëve të qendrave. Buxheti i tyre varion në varësi të donatorit. Edhe kuota ditore për person është e ndryshme. Fakti që 50% e tyre kanë financime nga donatorë të huaj i bën këto qendra të pasigurta dhe shpesh të pastabilizuara në shërbimet që ato ofrojnë. Rritja e mbështetjes nga shteti për qendrat e shërbimeve të ofruara nga OJF-të tregon

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 81

për një përpjekje të shtetit për të përmbushur detyrimin për diversifikimin e shërbimeve qytetarëve me aftësi të kufizuara.

Në dallim nga qendat e menaxhuara nga shteti, qendrat e menaxhuara nga OJF-të duket se i kanë plotësuar më mirë nevojat e tyre për stafe të specializuara. Ndoshta pagesa më e mirë, ndoshta interesi për cilësinë e punës dhe distancimi nga ndikimet partiake në emërim, ka bërë që drejtuesit e këtyre qendrave të kenë punësuar specialistë të rinj, të kualifikuar dhe me ambicje profesionale. Tabela e mëposhtme tregon qartë nivelin e stafit të këtyre qendrave.

Tabela 21Staf i specializuar në qendrat e kujdesit, të menaxhuara nga OJF për trajtimin e PAK sipas qyteteve

Qyteti Total

Tiranë Korçë Elbasan Vlorë Shkodër

Po 100.0% 100.0% 83.3% 40.0% 83.3% 79.2%

Jo 16.7% 60.0% 16.7% 20.8%

Total 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0%

Pyetja ishte: A ka staf të specializuar për trajtimin e PAK?

Tabela 21 tregon se mesatarisht 80% e stafeve të qendrave të menaxhuara nga OJF-të janë të përbëra nga specialistë të mirëfilltë të fushës.

Duke studiuar me kujdes përbërjen e stafeve të këtyre qendrave, vërejmë punësim të konsiderueshëm të profesionistëve, si psikologë dhe punonjës socialë të diplomuar si të tillë, infermierë, mjekë, edukatorë specialë, mësues, animatorë, fizioterapistë, instruktorë për punën e dorës, si dhe stafe vullnetare, të përbera kryesisht nga familjarë apo studentë të interesuar në punën me PAK. Përbërja e stafeve është shumë më e larmishme se në ato të qendrave publike dhe mundësia për shërbime rritet.

SHËRBIMET SOCIALE82

2.3. Puna mbi bazë planesh për trajtim individual dhe integrim në komunitet të personave me aftësi të kufizuara

Cilësia e shërbimit ndaj përfituesve mbetet një nga objektivat kryesore të punës së këtyre institucioneve. Në funksion të saj, po punohet edhe për hartimin e planeve individuale për punën me PAK. Trajtimi mbi bazë planesh individuale të hartuar nga ekipet multidisiplinare është një nga standartet e kërkuara nga dokumentat ligjorë dhe politikë në fushën e paaftësisë. Në rreth 67% të qendrave publike punohet mbi bazë planesh individuale. Vetëm 34% të tyre nuk e aplikojnë ende këtë praktikë. Të dhënat tregojnë se kjo praktikë përdoret tërësisht në institucionet e Elbasanit dhe të Vlorës, dominon në Tiranë dhe Korçë, por duhet stabilizuar edhe në Shkodër dhe Durrës.

Tabela 22Plane individuale për punën me PAK sipas qyteteve

Qyteti

Tiranë Korçë Elbasan Vlorë Shkodër Total

Po 75.0% 75.0% 100.0% 100.0% 40.0% 66.7%

Jo 25.0% 25.0% 60.0% 33.3%

Total 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0%

Pyetja ishte: A ka plane individuale për punën me PAK?

Planet individuale janë bërë pjesë e praktikës së punës dhe trajtimit edhe të personave në gjendje të rëndë. Ndonëse jo në të gjitha rastet, por mbështetur në të dhënat e grumbulluara nga sondazhi në fjalë, rreth 50% e qendrave publike punojnë me plane individuale edhe për të sëmurët në gjendje të rëndë. Planet e trajtimit individual hartohen në më të shumtën e rasteve nga ekipi multidisiplinar dhe vetëm në ndonjë rast nga një specialist. Ekipi multidisiplinar në qendrat e trajtimit të PAK organizon vlerësime të vazhdueshme të rasteve për të vërejtur ecurinë e tyre në 75% të rasteve. Vetëm 25% e qendrave nuk bëjnë vlerësime të vazhdueshme.

Puna për të mundësuar integrimin e PAK në komunitet mbetet përgjithësisht një nga objektivat më konkretë dhe më të matshëm në punën e këtyre qendrave. Integrimi i PAK realizohet nëpërmjet aktiviteteve sociale, arsimimit, përgatitjes dhe kualifikimit profesional si dhe punësimit të tyre. Tabelat e mëposhtme tregojnë se si varion angazhimi i qendrave sipas qyteteve për të realizuar një objektiv të tillë.

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 83

Tabela 23Aktivitete sociale / integruese në komunitet për PAK e qendrës sipas qyteteve

Qyteti Total

Tiranë Korçë Elbasan Vlorë Shkodër

Gjithmonë 33.3% 50.0% 100.0% 50.0% 20.0% 38.5%

Shpesh 50.0% 50.0% 20.0% 23.1%

Ndonjëherë 66.7% 20.0% 23.1%

Asnjëherë 40.0% 15.4%

Total 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0%

Pyetja ishte: A zhvillon qendra aktivitete socialintegruese në komunitet për PAK e qendrës?

Nga të dhënat e tabelës së mësipërme kuptohet se raporti i punës së vazhdueshme për integrimin e PAK në komunitet është i barabartë me punën rastësore ose të munguar në këtë aspekt. Mesatarisht 23% e qendrave organizojnë shpesh aktivitete integruese. Elbasani raporton shifrat më të larta të aktiviteteve integruese, ndërsa Shkodra dhe Tirana duket se janë më të vonuara në rritjen e pjesmarrjes së PAK në aktivitetet integruese në komunitetet. Puna e planifikuar me aktivitete integruese në komunitet mbetet ende e pakonsoliduar në praktikat e punës së qendrave publike të shërbimit social për PAK.

Tabela 24Plane për integrimin e PAK të qendrës në shkollë sipas qyteteve*

Përgjigje Qyteti TotalTiranë Korçë Elbasan Vlorë Shkodër

Po, një plan të mirë, që nuk zbatohet

50.0% 50.0% 18.2%

Po, ka një plan që zbatohet 50.0% 100.0% 100.0% 50.0% 50.0% 63.6%

Plani mungon fare 50.0% 18.2%

Total 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0%

*Pyetja ishte: A ka plane qendra për integrimin e PAK të qendrës në shkollë?

SHËRBIMET SOCIALE84

Në këtë rast, tabela 24 tregon një angazhim serioz të shërbimit të qendrave publike për integrimin e PAK të qendrës në shkollë. Tabela 25 Plane për formimin profesional të PAK të qendrës sipas qyteteve*

Qyteti Total

Tiranë Korçë Elbasan Vlorë Shkodër

Po, një plan të mirë, që nuk zbatohet

100.0% 10.0%

Po, ka një plan që zbatohet 100.0% 100.0% 100.0% 25.0% 60.0%

Plani mungon fare 75.0% 30.0%

Total 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0%

*Pyetja ishte : A ka plane qendra për formimin profesional të PAK të qendrës?

Situata duket pozitive edhe përsa i përket planifikimit të formimit profesional të PAK në qendrat publike të shërbimit. Ndonëse këto të dhëna nuk rezultojnë të jenë në përputhje me të dhënat për formimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara që vijnë nga ata vetë, fakti që qendrat e shërbimit së paku kanë plane, pavarësisht aplikimit të tyre, mund të konsiderohet si arritja e parë në ndryshimin e praktikës së punës për trajtimin e personave me aftësi të kufizuara. Zbatimi i planeve të hartuara nga specialistët mbetet një detyrë për të ardhmen.

Tabela 26Plane të qendrës për integrimin e PAK në punë sipas qyteteve*

Qyteti Total

Tiranë Korçë Elbasan Vlorë Shkodër

Po, ka një plan që zbatohet 100.0% 100.0% 25.0% 37.5%

Plani mungon fare 100.0% 100.0% 75.0% 62.5%

Total 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0%*Pyetja ishte: A ka plane qendra për integrimin e PAK në punë?

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 85

Tabela 26 tregon qartë se në qendrat e shërbimit të menaxhuara nga shteti në qytete si Tiranë dhe Korçë, mungojnë planet për punësim të PAK. Shifra është e lartë edhe për Shkodrën. Megjithëse shifrat tregojnë për një situatë në përmirësim lidhur me punën e qendrave të menaxhuara nga shteti për integrimin në komunitet të PAK, rreth 40% e qendrave mbeten ende pa e përqafuar filozofinë e integrimit të PAK në komunitet. Edhe nëse ato e kanë pranuar filozofinë, nuk kanë arritur ende ta bëjnë atë pjesë të punës së tyre me PAK.

Qendra e menaxhuara nga OJF-të kanë plane individuale për punën me PAK në më shumë se 60% të tyre. Në të njëjtin nivel ekzistojnë edhe planet për punën me familjen. Shiko planet e punës individuale me PAK sipas qyteteve në tabelat e mëposhtme.

Tabela 27 Plane individuale për punën në qendër sipas qyteteve

Qyteti Total

Tiranë Korçë Elbasan Vlorë Shkodër

Po 100.0% 100.0% 33.3% 80.0% 63.2%

Jo 66.7% 100.0% 20.0% 36.8%

Total 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0%

Qendrat e shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara në Vlorë të menaxhuara nga OJF-të duket se nuk kanë filluar të praktikojnë plane individuale për punën në qendër. Tabela 28 Plane individuale – për punën me familjen sipas qyteteve

Pergjigje Qyteti Total

Tiranë Korçë Elbasan Vlorë Shkodër

Po 66.7% 50.0% 50.0% 80.0% 60.0%

Jo 33.3% 100.0% 50.0% 50.0% 20.0% 40.0%

Total 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0%

Tabela 28 tregon se në Korçë mungojnë planet e punës me familjen ndërsa në Elbasan dhe Vlorë këto plane përdoren në gjysmën e qendrave që ofrojnë shërbime sociale.

SHËRBIMET SOCIALE86

Puna me familjen duhet forcuar në mënyrë që prindërit dhe familjarët e tjerë të ndërgjegjësohen për aftësitë dhe mundësitë që kanë të afërmit e tyre për integrim dhe pavarësi. Vetëm kështu ata mund të rrisin kontributin e tyre për përmbushjen e nevojave dhe pjesmarrjen në trajtimin e tyre.

Tabela 29Plane individuale - për arsimin e personave me aftësi të kufizuar sipas qyteteve

Pergjigje Qyteti total

Tiranë Korçë Elbasan Vlorë Shkodër

Po 66.7% 100.0% 60.0% 42.1%

Jo 33.3% 40.0% 100.0% 100.0% 57.9%

Total 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0%

Ndonëse punohet për arsimimin dhe punësimin e tyre, shifrat e realizimit të objektivit të integrimit nëpërmjet punës janë shumë të ulta.

Tabela 30Plane individuale - për punësim & formim profesional të personave me aftësi të kufizuar sipas qyteteve

Përgjigje Qyteti Total

Tiranë Elbasan Vlorë Shkodër

Po 50.0% 25.0% 20.0% 26.3%

Jo 50.0% 75.0% 100.0% 80.0% 73.7%

Total 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0%

Duke krahasuar shifrat tek tabela 30 dhe 34, rezulton se nëse mbi 40% e qendrave të OJF-ve kanë plane për edukimin e PAK, vetëm 26% e tyre kanë plane për punësimin dhe trajnimin profesional të tyre. Situata paraqitet më e mirë në Tiranë, por edhe këtu nivelet e angazhimit të personave me aftësi të kufizuara që trajtohen në qendrat e OJF-ve, mbeten larg pritshmërive dhe objektivave. Qytete si Shkodra dhe Vlora nuk kanë filluar ende të punojnë mbi bazë planesh individuale në fushat e arsimimit dhe punësimit. Kjo tregon për një nivel të pakënaqshëm të cilësisë së shërbimit që ju ofrohet personave me aftësi të kufizuara që nuk rezulton me punësimin dhe integrimin e tyre në shoqëri.

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 87

2.4. Cili është vlerësimi që personat me aftësi të kufizuar dhe prindërit e tyre bëjnë për cilësinë e shërbimeve të ofruara ndaj tyre nga qendrat e

menaxhuara nga shteti dhe OJF-të?

Për të siguruar një vlerësim sa më objektiv të cilësisë dhe llojeve të shërbimeve sociale për PAK, në metodologjinë e punës u përfshinë edhe intervistat me PAK dhe prindërit apo familjarët e tyre. Për këtë qëllim u intervistuan 195 persona me aftësi të kufizuara të shpërndarë nëpër qytetet e monitoruara sipas tabelës së mëposhtme.

Tabela 31Numri i PAK të intervistuar

Qyteti Numri i PAK të intervistuarTiranë 27Durrës 28Korcë 39

Elbasan 30Vlorë 31

Shkodër 40Total 195

Tabela 32Lloji i aftësisë të kufizuar

Natyra e aftësisë së kufizuar Përqindja e personave

Fizike 35.1Mendore 26.8

nuk shikon 21.1nuk flet/nuk dëgjon 17.0

Total 100.0

PAK të intervistuar për qëllimet e këtij studimi përfaqësonin në 81.9% popullsinë urbane dhe në 18.1% popullsinë rurale. 59.3% e tyre ishin meshkuj dhe 40.7% femra. Të intervistuarit kishin nivele të ndryshme shkollimi: 38.5% me arsim fillor, 44.7% me arsim tetëvjecar, 11.8% me arsim të mesëm dhe 5% me arsim të lartë. 6.7% e tyre ishin të punësuar dhe 93.3 % të papunësuar. PAK që u bënë objekt i studimit përjetonin paaftësi të natyrave të ndryshme. Kësisoj ata u bënë shprehës të nevojave të grupeve të ndryshme të aftësive të kufizuara. Tabela 36 tregon përqindjet

SHËRBIMET SOCIALE88

e personave me aftësi të ndryshme të kufizuara që morën pjesë në studim. Nga PAK të intervistuar gjatë procesit të monitorimit, 86.2 % rezultuan përfitues të pagesës së papaftësisë dhe 13.8% jopërfitues. Në shumicën e konsiderueshme, masa e përfitimit është 8000 lekë. Vetëm shumë pak persona përfitojnë masa shpërblimi më të ulta apo më të larta.

Të pyetur se përse nuk e përfitojnë pagesën e paaftësisë, të intervistuarit nuk ngurojnë të përmendin faktin se nuk janë interesuar, nuk kanë informacionin e duhur se ku mund të drejtohen, kanë neglizhuar, madje ka dhe të tillë që e kanë kërkuar, por nuk kanë patur sukses ose nuk bëjnë përpjekje, sepse nuk kanë besim tek institucionet për respektimin e ligjit nga ana e këtyre të fundit. Të dhënat nga sondazhi tregojnë se përfitimi i pagesës së paaftësisë është mesatarisht në nivele të njëjta, pavarësisht llojit të aftësisë së kufizuar. Rreth 89.5 % e personave me aftësi të kufizuara që jetojnë në qytet, e përfitojnë pagesën e paaftësisë, ndërsa në fshat e përfitojnë 71.4% e PAK.

Në shumicën e rasteve, prindërit e PAK nuk janë përfitues të pagesës së kujdestarisë. 64.5% nuk e përfitojnë dhe vetëm 35.5% e prindërve të PAK të të intervistuar rezultuan përfitues të kësaj pagese. Ndonëse për vitin 2006 raportohet rritja e numrit të përfituesve të pagesës së kujdestarisë, shifra mbetet e ulët krahasuar me nevojat. Është me rëndësi të nënvizohet fakti se përfitimi i pagesës së kujdestarisë nga ana e prindërve, rezulton të jetë e lidhur me llojin e paaftësisë që përjetojnë fëmijët e tyre. Kështu, prindërit përfitojnë pagesën e kujdestarisë në 60% të rasteve kur fëmijët kanë paaftësi fizike dhe në 4.1% kur fëmijët përjetojnë paaftësi mendore. Në vazhdim të shpjegimit të kësaj marrëdhënie, mund të theksojmë se prindërit e PAK mendore duket se janë më të diskriminuar për të përfituar pagesën e kujdestarisë.

PAK përmendin qendrat e ndryshme të shërbimit që ata frekuentojnë si dhe shërbimet që ata përfitojnë prej tyre. Është evident fakti që në një masë të konsiderueshme, ata ndjekin shkollat speciale, frekuentojnë qendrat e shëndetit mendor ku marrin shërbime psikosociale, frekuentojnë FSHDPAK për të marrë informacione orientuese për nevojat e tyre si dhe mbështetje juridike dhe asistencë për punësim. Nuk mungojnë rastet kur PAK shprehen se ata nuk presin dhe nuk marrin asnjë lloj mbështetjeje. Çdo gjë e bëjnë me mbështjetjen që marrin nga familjarët dhe të afërmit e tyre. Të pyetur për planet individuale të ndërhyrjes në punën me PAK, 38.5% e të intervistuarve përgjigjen se ka të tilla plane dhe 61.5% pohojnë se nuk trajtohen mbi bazë planesh individuale. Kjo e dhënë nuk korespondon me të dhënat që vijnë nga institucionet, po të kujtojmë se shifrat e tyre janë të kundërta (rreth 60% të rasteve deklarojnë punën me plane individuale dhe vetëm 40% mungesën e

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 89

këtyre planeve). Përfshirja e PAK në hartimin e planeve të punës individuale është në nivele shumë të ulta. Prindërit janë gjithashtu pak të përfshirë në këtë proces. Në disa raste planet individuale përgatiten nga një specialist i qendrës dhe vetëm në raste të rralla nga ekipet multidisiplinare.

Të pyetur në se kanë marrë trajnime për punësim nëpërmjet qendrave që frekuentojnë, në 81.5% të rasteve PAK përgjigjen negativisht. Edhe në këtë rast të dhënat nuk përputhen me të dhënat e marra nga drejtuesit e qendrave të menaxhuara nga shteti dhe ato të menaxhuara nga OJF-të. Numri i pakët i PAK që marrin trainime profesionale për punësim, është pothuaj në të njëjtin nivel për të gjitha llojet e paaftësisë. Në asnjë rast personat që nuk shikojnë, nuk rezultojnë të kenë marrë trajnime për punësimin e tyre.

Vetëm 2% e PAK përgjigjen se masa e mbështetjes për paaftësinë është e mjaftueshme. 40% dhe 58% e tyre mendojnë se masa e mbështetjes është përkatësisht disi e mjaftueshme dhe e pamjaftueshme. Të pyetur për cilësinë e shërbimeve që ofrohet nga qëndrat e përkujdesit social, ata përgjigjen si më poshtë:9.5% e tyre janë të kënaqur; 52.5% janë disi të kënaqur dhe 38% të pakënaqur. PAK janë të mendimit se janë bërë përmirësime të ndjeshme në legjislacion, por mbetet ende shumë për të forcuar dhe kompletuar politikat në mbështetje të PAK, për të rritur cilësnë e shërbimeve, pagesën e paaftësisë, shkallën e informimit dhe trainimit që sigurojnë rritjen e mundësive për integrim të PAK në shoqëri.

Është e qartë se të dhënat e grumbulluara nga sondazhi nuk tregojnë një situatë të përmirësuar ndjeshëm lidhur me shërbimet që iu ofrohen PAK. Shifrat dhe të dhënat e prezantuara më lart e bëjnë shumë reale dhe lehtësisht të kuptueshme situatën e vështirë në të cilën ndodhen PAK në shoqërinë shqiptare.

Të dhënat e siguruara nga pyetësorët me prindëri,t përforcojnë mendimet dhe vlerësimet e cituara më sipër nga personat me aftësi të kufizuara. Për qëllime të këtij sondazhi u intervistuan 201 prindër të fëmijëve me aftësi të kufizuara, të shpërndarë nëpër të gjashtë qytetet. Kampioni i tyre ka këto karakteristika:71% e tyre jetojnë në qytet, 29% jetojnë në fshat.55% janë meshkuj, 45% femra.34% të punësuar, 66% të papunësuar.

Prindërit e intervistuar rezultojnë të kenë fëmijë me aftësi të kufizuara që përfitojnë pagesën e paaftësisë në 83% të rasteve. Në rastet kur fëmijët nuk e përfitojnë pagesën e paaftësisë, prindërit përmendin si shkak mungesën e interesimit, indiferentizmin, mosbesimin tek institucionet e shtetit, mungesën e informacionit ose pamundësinë për të fituar këtë pagesë si rezultat i kritereve kualifikuese, si jetesa me ndihmë

SHËRBIMET SOCIALE90

ekonomike, apo proçedurat e tejzgjatura për t’u ndjekur nga familjarët e PAK. Vetëm 25% e prindërve të intervistuar rezultojnë të jenë përfitues të pagesës së kujdestarisë. Duket se ky lloj shërbimi i përfituar nga prindërit, nuk varet nga niveli i tyre arsimor, nga statusi i punësimit dhe vendbanimi. I vetmi faktor që ndikon tek pagesa e kujdestarisë së prindërve duket se është lloji i paaftësisë që përjeton fëmija. Kështu, përfitojnë pagesën e kujdestarisë në një masë të konsiderueshme (deri në 64%) prindërit e fëmijëve që nuk shikojnë dhe nuk përfitojnë në një masë të konsiderueshme prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara mendore ( në masën 89%) dhe të fëmijëve që nuk flasin dhe nuk dëgjojnë në masën 100%.

Faktorët që pengojnë prindërit për të përfituar pagesën e kujdestarisë duket se janë të lidhur me mungesën e informacionit, mosinteresimin nga ana e tyre, marrëdhëniet e punës, si dhe proçedurat e komplikuara në aplikimet për të përfituar këtë pagesë. Nga përgjigjet e prindërve, rezulton se vetëm 22.6% e tyre kanë marrë trainime për kujdesin ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara gjatë vitit 2006. Trainimet janë ofruar kryesisht nga qendrat e shërbimeve që menaxhohen nga OJF-të, si fondacioni “Zoti e do Shqipërinë”, FSHDPAK, shoqata “Ndihmoni jetën” si dhe qendrat komunitare për shëndet mendor. Prindërit, të cilët në 74% të tyre, nuk kanë marrë pjesë në këto trainime ose nuk janë ftuar ose nuk e kanë të munduar për arësye të ngarkesës që mbajnë në familje. Në shumicën e rasteve (50%) prindërit deklarojnë se fëmijët e tyre përfitojnë më shumë nga shërbimet e ofruara në qendrat ditore, vetëm 18.5 % nga shërbimi i plotë rezidencial dhe 31.5% nga shërbimi komunitar.

Vetëm 4% e prindërve e vlerësojnë si të mjaftueshme mbështetjen që fëmijët e tyre marrin nga shteti. Pjesa tjetër mendojnë se kjo mbështetje është disi e mjaftueshme ose e pamjaftueshme. Ky lloj vlerësimi që bëjnë prindërit për pagesën e papaftësisë duket se nuk ndikohet nga shkalla e arsimimit të tyre, punësimi, vendbanimi ose lloji i papaftësisë së fëmijës. Të pyetur për cilësinë e shërbimeve sociale që përfitojnë fëmijët e tyre, 13.5% rezultojnë të shprehen se janë të kënaqur, ndërsa 86.5% janë disi të kënaqur ose të pakënaqur me cilësinë e shërbimeve. Rezultojnë të kenë nivelin më të lartë të pakënaqësisë me cilësinë e shërbimeve të ofruara, prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara fizike (rreth 48% e tyre). Më të kënaqur me cilësinë e shërbimeve janë prindërit e fëmijëve që nuk flasin dhe nuk dëgjojnë (në 45% të rasteve). Prindërit e punësuar duket se kënaqen më lehtë dhe vlerësojnë më shumë cilësinë e shërbimeve, pasi kjo iu mundëson punësimin e tyre. Nga ana tjetër, vihet re se me rritjen e nivelit të arsimit, tek prindërit rriten kërkesat për një shërbim më cilësor për fëmijët e tyre.

Prindërit vlerësojnë ndryshimet e arritura në fushën e legjislacionit për aftësinë e kufizuar, përmirësimet e politikave, shërbimeve dhe pagesave, ndonëse janë këmbëngulës për të kërkuar përmirësimin e mëtejshëm të tyre.

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 91

2.5. Përmirësimi i kushteve mjedisore të institucioneve që ofrojnë shërbime për personat me aftësi të kufizuar në funksion të mundësimit të të gjithë personave të marrin shërbimet e nevojshme dhe të lëvizin pa pengesa.

Realizimi i misionit dhe objektivave të qendrave në raport me aftësimin e PAK, janë të lidhura ngushtë jo vetëm me burimet njerëzore dhe shkallën e kualifikimit të tyre, por edhe me burimet financiare dhe infrastrukturën që ato posedojnë. Përgjithësisht, drejtuesit e qendrave të shërbimeve të menaxhuara nga shteti, shprehen të pakënaqur me buxhetin që ata menaxhojnë për të plotësuar nevojat e PAK dhe për të siguruar shumëllojshmërinë e shërbimeve cilësore në përputhje me standartet e miratuara. Sforcimet e bëra për të mundësuar shërbimin në kushte të kufizimeve financiare, ka gjithnjë kosto në cilësinë e tij.

Infrastruktura e qendrave (paisjet në dispozicion, përshtatshmëria, hapësirat fizike për rehabilitim dhe hapësirat fizike për akomodim) është në rreth 50% të tyre e pamjaftueshme. Kjo kërkon një ndërmarrje serioze nga SHSSH dhe institucionet e qeverisjes vendore për t’i kthyer këto qendra në qendra të mirëfillta të trajtimit dhe rehabilitimit të PAK. Kostoja e plotësimit të standarteve infrastrukturore nuk duket lehtësisht e përballueshme. Për të kupturar më mirë gjendjen e infrastrukturës së qendrave të menaxhuara nga shteti referojuni Anex-it bashkëngjitur këtij dokumenti

Konkluzione

Duke ju referuar të gjitha vlerësimeve të bëra nga aktorët e cituar më sipër, krahasuar me politikat dhe legjislacionin në fushën e shërbimeve, mund të arrijmë në konkluzionet e mëposhtme:

• Ekzistojnë diferenca të ndjeshme në vlerësimin që ju bëjnë shërbimeve sociale për PAK aktorë të ndryshëm: hartuesit e politikave, implementuesit e tyre, ofruesit dhe përfituesit.

• Pavarësisht diferencave në vlerësim si dhe arritjeve reale në këtë fushë, shërbimet për PAK mbeten problematike.

• Numri dhe llojshmëria e shërbimeve mbetet ende e limituar dhe e përqëndruar kryesisht në qendrat kryesore urbane. Kjo nuk i krijon mundësi të gjithë PAK për të arritur shërbimin që kanë nevojë ashtu sic edhe parashikohet në SKPAK. Sistemi shtetëror vazhdon të funksionojë me të njëjtat institucione dhe shërbime si vite më parë. Shërbimet e ofruara nga OJF-të janë të bazuara në projekte, për rrjedhojë janë të pasigurta.

SHËRBIMET SOCIALE92

Ndërkohë, nga pushteti vendor janë të pakta iniciativat për të mbështetur apo ngritur shërbime për PAK.

• Cilësia e shërbimeve sociale është ende larg standarteve të kërkuara. Ndonëse është punuar për hartimin e standarteve, puna për ngritjen e shërbimeve në nivelin e tyre kërkon më shumë angazhim të profesionistëve, vlerësime dhe inspektim të vazhdueshëm, trainime për profesionistët dhe përgjegjësi për respektimin e tyre.

• Institucionet publike dhe jopublike të shërbimit social për personat me aftësi të kufizuar nuk plotësojnë kriteret infrastrukturore dhe bazën materiale për arritjen e standarteve të shërbimeve.

• Ekipet multidisiplinare megjithëse kanë filluar të ngrihen nëpër institucionet e shërbimit social, nuk mbulojnë të gjithë punën për vlerësimin dhe trajtimin e PAK. Takohen më shpesh praktikat joprofesionale kur individi ndiqet nga një specialist i vetëm.

• PAK nuk ndjehen pjesë e procesit të hartimit të planeve dhe programeve për trainimin e tyre.

• Qytetarët shqiptarë nuk janë çliruar ende nga paragjykimet diskriminuese ndaj PAK. Kjo kërkon më shumë punë nga ana e institucioneve publike dhe jopublike për të sensibilizuar në vazhdim publikun për të drejtat dhe nevojat e PAK.

• Pagesa për paaftësinë, ndonëse ka pësuar rritje gjatë vitit të kaluar, është e pamjaftueshme për të përballuar nevojat minimale të PAK.

• Pagesa për kujdestarinë, ndonëse është zgjeruar dhe ka përfshirë më shumë prindër, mbetet në nivele shumë të ulta.

• PAK kanë nevojë për më shumë informim për edukim, trainim, shërbime që nxisin integrimin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre.

• Ndonëse ka programe trainimi në nivel rajonal dhe lokal, trainimi i vazhdueshëm i stafeve nuk është pjesë e praktikës së punës së shumë prej institucioneve.

• Edhe trainimi profesional i PAK nuk i plotëson nevojat e PAK për punësim.

• Shërbimi në familje për PAK nuk është i mjaftueshëm. Pak familje marrin një shërbim të tillë në një kohë kur nevojat janë të mëdha.

• Proçedurat për përfitimin e pagesës së paaftësisë dhe kujdestarisë mbeten akoma problematike dhe të tejzgjatura .

• Shtimi i projekteve dhe shërbimeve në kuadrin e decentralizimit dhe realizimi i nevojave të PAK dhe objektivave të SKPAK duhet konkretizuar me mbështetje konkrete.

• Këshilli Kombëtar për Çështjet e Aftësisë së Kufizuar vlerësohet si një arritje shumë e rëndësishme në ecurinë e proçesit të zbatimit të SKPAK. Por vonesa e fillimit të punës së tij, solli për rrjedhojë mosvazhdimin e proçesit të ngritjes së rrjetit të plotë të monitorimit nga niveli qëndror deri në nivel lokal. Vonesa e

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 93

ngritjes së këtij rrjeti është e lidhur gjithashtu edhe me ecurinë e punës së ST, që aktualisht nuk ka mbështetjen dhe lehtësirat e duhura nga institucioni prej të cilit varet. Strukturës së KKCAK, në pjesën e institucioneve, i mungon përfaqësimi i Ministrisë së Financave, mungesë kjo që ndikon në të gjitha proceset që kanë të bëjnë me nisma dhe propozime që KKCAK do të ndërmarrë në ecurinë e proçesit të zbatimit të SKPAK. Struktura e KKCAK, ku përfaqësohet shoqëria civile, është e kufizuar vetëm në organizata të PAK, duke mos përfshirë aktorë të tjerë që punojnë e kontribuojnë në këtë fushë, mungesë kjo që bën që aftësia e kufizuar të mos trajtohet si problem i mbarë shoqërisë, por të mbetet e izoluar vetëm tek individët dhe shoqatat e AK.

• Sekretariati Teknik është instrument në mbështetje të punës së KKCAK. Ecuria e ngadaltë e proçesit të organizimit të veprimtarisë normale të KKCAK në zbatim të SKPAK (nuk është ngritur ende struktura e plotë, nuk mblidhet informacioni i duhur, është organizuar vetëm një mbledhje e KKCAK, mungon një statut i KKCAK, etj), që duhet të sigurohet nga ST, vjen si pasojë e vështirësive me të cilat ndeshet ST. Vetë varësia e ST nga një drejtori e MPCSSHB, kur duhet të bashkëpunojë, të nxisë dhe t’u drejtohet titullarëve të institucioneve dhe zv.kryeministrit, krijon anomali serioze dhe bën që proçesi të mos progresojë. Kjo gjë bëhet përsëri e dukshme në përpjekjet për të ngritur strukturat në të gjitha nivelet e pushtetit, që është jashtë juridiksionit të MPCSSHB. Proçesi normal i punës gjithashtu vështirësohet edhe nga mungesa e infrastrukturës së domosdoshme të punës së ST, si mjedis i përshtatur, mjete të përshtatura, staf i kualifikuar, mbështetje financiare, etj.

Rekomandime

Konkluzionet e nxjerra mbi bazën e informacionit të siguruar kanë një emërues të përbashkët që flet për një nivel të ulët të zbatimit të SKPAK dhe që dikton ndërhyrje të menjëhershme, për të cilën janë të domosdoshme rekomandimet e mëposhtme të fokusuara në dy drejtime:

a) Shtimin e numrit të shërbimeve dhe llojshmërisë së tyre si një nga objektivat e SKPAK që synon të rrisë numrin e përfituesver në të gjithë territorin e vendit.b) Përmirësimin e cilësisë së shërbimeve bazuar në standartet e miratuara.

Realizimi i tyre mund të arrihet duke:

• rishikuar planin e veprimit për t’i bërë objektivat dhe masat më konkrete në funksion të SKPAK,

SHËRBIMET SOCIALE94

• vazhduar punën për diversifikimin dhe shumëllojshëmërinë e shërbimeve, sipas kategorive dhe nevojave të PAK në qytete dhe rajone të ndryshme të vendit,

• bërë prezente qeverisjes vendore nevojat për shërbime për personat me aftësi të kufizuara dhe të kërkohet kontributi i shoqërisë civile në ngritjen e tyre, atje ku mungojnë,

• shtuar presionin mbi institucionet për respektimin e standarteve,

• perfeksionuar inspektimin e punës në qendrat e shërbimit,

• fuqizuar grupet multidisiplinare në vlerësimin dhe trajtimin e PAK,

• përmirësuar strukturat profesionale të stafeve duke përfshirë në to specialistë si punonjës socialë, psikologë, mjekë dhe edukatorë,

• nxitur biznesin lokal për të mbështetur shërbimet ndaj PAK,

• fuqizuar punën për ofrimin e shërbimit brenda qendrave me orientim arsimin gjithpërfshirës,

• fuqizuar punën brenda qendrave me orientim trainimin profesional dhe nxitjen për punësim të PAK, klientë të qendrave,

• përmirësuar infrastrukturën e institucioneve që ofrojnë shërbime rezidenciale dhe ditore.

• shtuar, zgjeruar dhe përmirësuar shërbimet në familje dhe komunitare, si një nga alternativat më domethënëse në integrimin e PAK.

• Përmirësimi i strukturave monitoruese:

o Rishikim dhe përmirësim i strukturës së KKÇAK, duke e bërë atë më gjithëpërfshirëse.

o Hartimi i dokumentave të domosdoshme për mirëfunksionimin e punës së KKÇAK.

o Përfundimi i ngritjes së strukturave në të gjitha nivelet.o Ngritja e kapaciteteve të këtyre strukturave.o Rritja e autoritetit të ST, nëpërmjet ngritjes së nivelit të përfaqësimit,

duke e pozicionuar atë të paktën pranë kabinetit të zv.Kryeministrit.o Krijimi i kushteve normale të punës së ST- mjedis i përshtatur pune,

mjete lehtësuese, etj.o Ngritja e kapaciteteve të stafit të ST.o Parashikimi i një buxheti të veçantë në mbështetje të punës së KKÇAK.

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 95

Hyrja

Është një fakt i padiskutueshëm që, gjendja e shërbimeve arsimore, që mbështesin personat me aftësi të kufizuar, ka ndryshuar shumë në këto vitet e fundit. Sistemi ynë arsimor është tashmë më i hapur për fëmijë dhe të rinj me nevoja të veçanta. Ndryshime të rëndësishme ka patur gjithashtu dhe në aspektin ligjor. Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Neni 57, çdo fëmijë apo i ri gëzon të drejtën për arsimim. Arsimi nëntë-vjeçar është i detyrueshëm. Çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë, çdo individ me aftësi të kufizuar, ka të drejtë të arsimohet në shkolla publike apo private të të gjitha niveleve të arsimimit. Ligji nr. 7952, datë 21.06.1995 “Mbi Sistemin Arsimor Para-Universitar” specifikon në Nenin 3, duke thënë se, “Qytetarët e Republikës së Shqipërisë gëzojnë të drejta të barabarta për t’u arsimuar në të gjitha nivelet e arsimimit që parashikon ligji, pavarësisht nga statusi social, kombësia, gjuha, gjinia, feja, raca, bindjet politike, kushtet shëndetësore, apo niveli ekonomik.” Neni 39.2 parashikon më gjërë arsimimin e studentëve me nevoja të veçanta, duke thënë se “Përdorimi i formave dhe metodave të veçanta, arsimi special publik ka si qëllim të garantojë zhvillim sa më të plotë të mundësive të personave, që paraqesin aftësi të kufizuara fizike, mendore apo emocionale, në përputhje me nevojat e tyre dhe kërkesat për një jetë të denjë.”

Gjithashtu, Neni 57.2 i Dispozitave Normative për Arsimin Para-Universitar shpjegon se “Arsimimi i nxënësve me nevoja të veçanta realizohet në dy forma: (a) nëpërmjet gjithpërfshirjes në shkollat në komunitetet ku banojnë dhe (b) në shkollat apo klasat speciale publike. Për të inkurajuar arsimimin e nxënësve me aftësi të veçanta në shkolla gjithëpërfshirëse, Dispozitat Normative për Arsimimin Para-Universitar parashikojnë masat e mëposhtme: (a) uljen e numrit të nxënësve të rregullt në klasa, ku integrohen nxënës me aftësi të veçanta; (b) uljen e ngarkesës mësimore të atyre mësuesve që ju japin mësim nxënësve me nevoja të veçanta në klasa të rregullta; (c) pagesë shtesë për mësuesit, të cilët punojnë me nxënës me nevoja të veçanta.

AR

SIM

I

ARSIMI96

Strategjia Kombëtare e Personave me Aftësi te Kufizuar (SKPAK) shënon një hap cilësor në sistemin tonë arsimor. Përmirësimi i kushteve të jetesës së personave me aftësi të kufizuar është vendosur tashmë në një perspektivë të qartë, që e zhvendos paradigmën mbi aftësinë e kufizuar nga modeli mjeksor në atë përfshirës social. Duke u bazuar në të drejtat e njeriut, SKAK shpalos si qëllimin e saj madhor, pjesëmarrjen e personave me aftësi të kufizuar në të gjitha fushat e jetës, në përputhje me konventat ndërkombëtare të ratifikuara tashmë nga vendi ynë. Objektivat e SKPAK në fushën e arsimimit përfshijnë katër fusha ndërhyrjeje: (a) përshtatshmërinë, (b) shërbimet, (c) arsimimin, punësimin, përgatitjen profesionale dhe (d) legjislacionin e kërkimet. Në këtë studim do të paraqesim vetëm gjetjet në fushën e arsimit. Katër objektivat e Planit Kombëtar të Veprimit :

Objektivi 3. Të sigurohet mundësia e arsimimit për të gjithë fëmijët me aftësi të kufizuara, duke i dhënë prioritet arsimit gjithpërfshirës.

Objektivi 4. Të përmirësohet dhe modernizohet proçesi mësimor edukativ në shkollat speciale.

Objektivi 5. Krijimi dhe shtrirja graduale e shkollave e kopshteve të integruara.Objektivi 6. Krijimi dhe shtrirja graduale e shërbimeve psikopedagogjike dhe

psikosociale në shkollat e integruara dhe në kopshte.

Qëllimi i këtij studimi vlerësues është të tregojë progresin e bërë në arritjen e objektivave të mësipërme nëpërmjet implementimit të masave të Planit Kombëtar të Veprimit, si dhe perceptimin e prindërve dhe mësuesve mbi punën e bërë në shkollat e arsimit special dhe në shkollat e arsimit të përgjithshëm me studentë me nevoja të veçanta.

Metodologjia

Konceptimi

Ky është një studim vlerësimi me program sasior-cilësor i kryer në mënyrë të tërthortë. Të dhënat u mblodhën nga anketat (me shkrim dhe me gojë), intervistat dhe studimi i dokumenteve. Fokusi i studimit ishte shkalla e implementimit të çdo mase në fushën e arsimit të parashikuar në Planin Kombëtar të Veprimit, si dhe statusi i arsimit special (i veçuar apo i izoluar) siç perceptohet nga aktorët kryesorë: prindërit dhe mësuesit.

Burimet e informacionit dhe Pjesëmarësit

Ekspertë nga Ministria e Arsimit, Instituti i Kurikulave dhe Standarteve Arsimore dhe Drejtoritë Arsimore Rajonale në Tiranë, Vlorë, Shkodër, Korçë, Elbasan dhe

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 97

Shkodër ishin burimet e informacionit mbi punën që është bërë për përmirësimin e masave të Planit Kombëtar të Veprimit. Pjesëmarrja e tyre në këtë vlerësim ishte vullnetare dhe jo një detyrë e ngarkuar zyrtarisht. Prindërit (n=211) dhe mësuesit (n=77) ishin një kampion i përzgjedhur nga Tirana, Vlora, Shkodra, Korça, Elbasani dhe Shkodra, të cilët morën pjesë në këtë vlerësim programi, të kryer nga ekspertët lokalë të Fondacionit Shqiptar për Aftësinë e Kufizuar (FSHPAK). Prindër të fëmijëve me nevoja të veçanta, të cilët ishin nxënës në shkolla speciale apo në shkolla me klasa gjithpërfshirëse. Mësues nga shkolla speciale apo shkolla me klasa gjithpërfshirëse. Pjesëmarrja e prindërve dhe mësuesve ishte vullnetare. Për të mbrojtur identitetin e tyre nuk u grumbullua asnjë informacion personal identifikues.

Materialet

Informacioni mbi implementimin e masave të Planit Kombëtar të Veprimit u grumbullua në bazë të pyetësorëve të strukturuar. Pyetësorët përmbanin pyetje lidhur me stadin e implementimit të masave specifike, specifikat e punës së kryer, vështirësitë e ndeshura gjatë procesit, cilësia e punës së kryer sipas standarteve ndërkombëtare, nëse kishte një plan veprimi me afate kohore specifike për atë masë, nëse kishte një task force apo ekspertë të ngarkuar për të ndjekur atë dhe nëse kishte buxhet të parashikuar për atë masë. Pyetësorët u përgatitën nga një grup ekspertësh dhe reflektonin përgjegjësitë e përcaktuara nga Plani Kombëtar i Veprimit. Pyetësorët për prindërit dhe mësuesit ishin ndërtuar kryesisht me pyetje të mbyllura me zgjedhje alternative, në formën e shkallës Likert ose si një seri opsionesh. Kishte një pyetje të hapur në fund, në formën e një liste sipas dëshirës .

Proçedura

Ekipi i ekspertëve lokalë ishte i pajisur me autorizim zyrtar për mbledhjen e të dhënave nga FSHDPAK. Ekspertët lokal u trainuan nga FSHDPAK për të siguruar vertetesi ne mbledhjen e te dhenave. Ekspertë nga Ministria e Arsimit, Instituti i Kurikulave dhe Standarteve të Arsimit dhe Drejtoritë Arësimore Rajonale u kontaktuan me telefon, me e-mail ose personalisht. Ata plotësuan pyetësorin dhe iu përgjigjën pyetjeve shtesë. Ekspertët përgjithësisht bashkëpunuan mirë me ekipin vlerësues. Megjithatë, në shumë raste përgjigjet e tyre ishin shumë të përgjithëshme dhe nuk dhanë detaje të nevojshme të tilla si afate kohore, emra njerëzish në task force, vlerën e buxhetit të parashikuar, etj. Prindërit dhe mësuesit i plotësuan pyetësorët ose në prezencë të anëtarëve të ekipit të vlerësimit, ose më vete. Në disa raste anëtarët e ekipit të vlerësimit i plotësuan pyetësorët gjatë anketimit me gojë.

Të gjithë pyetësorët u grumbulluan nga FSHDPAK; të dhënat sasiore u hodhën në SPPS dhe u bënë llogaritjet për të dhënat përshkruese. U nxorën të dhëna cilësore.

ARSIMI98

Rezultatet

Rezultatet e studimit të vlerësimit mbi shkallën e implementimit të Planit Kombëtar të Veprimit në fushën e arsimit janë paraqitur në dy rubrika në formën e gjetjeve. Rubrika e parë konsiston në raportin e punës së bërë për secilën masë, sipas fushës së ndërhyrjes/intervenimit dhe objektivit përkatës. Afatet kohore dhe institucionet përgjegjëse janë dhënë për të siguruar kontekstin e matjes. Në rastet ku përgjegjësitë janë shpërndarë në disa institucione të ndryshme, është raportuar vetëm puna e institucioneve arsimore.

Pjesa e dytë e kësaj rubrike siguron të dhëna nga anketimi me prindërit dhe mësuesit, dhe janë ilustruar në tabela dhe grafikë.

Implementimi i detyrave për 2005-2006, Përgatitja për Detyrat për 2007

Fusha e Ndërhyrjes/Intervenimit III: Arsimi, Punësimi dhe Formimi Profesional6

Objektivi 3. Të sigurohet mundësia e arsimimit për të gjithë fëmijët me aftësi të kufizuara duke i dhënë prioritet arsimit gjithpërfshirës.

Masa 3.1. Hartimi i një kurikuli të ri të shkollës së zakonshme, që favorizon proçeset gjithpërfshirëse.

Afati kohor: 2004-2006Institucioni zbatues: Ministria e Arsimit

GjetjetNiveli i implementimit të kësaj mase është në masën 70-99%. Instituti i Kurikulave dhe i Standarteve të Arsimit (që është nën varësinë e Ministrisë së Arsimit) ka hartuar kurikulat e reja dhe ka miratuar tekstet e reja shkollore për klasat 1, 2, 3, 4, 6, 7, 8. Po vazhdon puna për kurikulat dhe tekstet shkollore për klasat 5 dhe 9. Ekspertët e Ministrisë së Arsimit janë të mendimit se kurikula e re reflekton në mënyrë të pjesëshme standartet ndërkombëtare bashkëkohore. Është hartuar një plan veprimi dhe ka caktuar përgjegjësitë e ekspertëve, për të siguruar që kjo masë do të implementohet plotësisht.

Kurikulumi i ri i jep mësuesve të arsimit të detyrueshëm një alternativë të re, duke iu ofruar atyre mundësinë për të përdorur 15-20% të klasave në cilindo vit shkollor për të përmbushur nevojat e nxënësve të tyre. Kurikula e re ofron gjithashtu shpjegime lidhur me metodat dhe teknikat efektive, që mund të përdorin mësuesit në procesin e mësimdhënies dhe edukimit. Janë bërë gjithashtu përmirësime të prekshme në zbutjen e kalimit nga cikli elementar në atë të dytë. Për të lehtësuar punën e mësuesve, Instituti i Kurikulave dhe Standarteve të Arsimit ka përgatitur

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 99

120 faqe materiale dhe broshura për të ndihmuar mësuesit, p.sh. “Paketa për të Ndihmuar Mësuesit në Mbështetjen e Proçeseve Përfshirëse” si dhe një numër artikujsh në buletine të ndryshme të Institutit.

Specialistët e Ministrisë së Arsimit mendojnë se është bërë 50%-60% e punës për një kurikul gjithpërfshirëse. Megjithatë, përmirësimet për kurikula gjithpërfshirëse mbulojnë ndryshime më të thella. Maksimumi i arritjes së deritanishme ka të bëjë me përpjekjen për të ndihmuar dhe orientuar mësuesit që të jenë më selektivë dhe receptivë ndaj nxënësve që ndeshin vështirësi. Përveç kësaj, tekstet shkollore të arsimit detyrues nuk përmbajnë akoma konceptet e reja që do të favorizonin proçeset gjithpërfshirëse. Gjithashtu kurikula e re që favorizon proçeset gjithpërfshirëse nuk ofron instruksione apo tregues të qartë për organizatat dhe proceset integruese. Kështu, me qëllim që të arrihet integrimi i suksesshëm i nxënësve me nevoja të veçanta, nevoitet të krijohet një Plan Edukativ Individual (PEI). Në 2006, Qendra Kombëtare e Trainimeve në Tiranë, në bashkëpunim me shoqatën “Save the Children” organizuan një numër aktivitetesh trainues të fokusuara në përfshirjen e studentëve me nevoja të veçanta në arsimin gjithpërfshirës në shtatë rajone të vendit. Pjesëmarrësit (n-322) ishin mësues, drejtorë shkollash dhe ekspertë nga sektorët e trainimit dhe inspektimit në drejtoritë arsimore.

Masa 3.2. Përgatitja e një pakete me udhëzime praktike, materiale didaktike dhe standarte integruese në ndihmë të shkollave

Afatet kohore: 2004-2006Institucionet zbatuese: (a) Ministria e Arsimit; (b) Drejtoritë Arsimore

GjetjetU përgatit nga Ministria e Arsimit një paketë me instruksione praktike, materiale dhe standarte didaktike për shkollat publike, por nuk është publikuar ende. Sipas opinionit të ekspertëve të Ministrisë së Arsimit, kjo paketë i plotëson të gjitha standartet bashkëkohore ndërkombëtare. Është përcaktuar një fond prej 500.000 lekë për këtë projekt.Instituti i Kurikulave dhe Standarteve të Arsimit (pranë Ministrisë së Arsimit) ka përgatitur për mësuesit një material prej 60 faqesh me instruksione praktike për implementimin e një kurikule të re.

Masa 3.3. Hartimi i nje akti normativ, që rregullon punën me PEI-në ( plani edukativ i individualizuar) dhe saktëson procedu-rat e pranimit dhe të vlerësimit fillestar e në proces të nxënësve me nevoja të veçanta.

Afatet kohore: 2004-2006Institucionet zbatuese: (a) Ministria e Arsimit, (b) Drejtoritë Arsimore

ARSIMI100

Gjetjet Ministria e Arsimit ka punuar me Aktin Normativ, i cili është testuar në disa shkolla gjithëpërfshirëse në vend. Sipas mendimit të ekspertëve, ky akt reflekton në mënyrë të pjesshme standartet bashkëkohore ndërkombëtare. Shumë prej nxënësve, por jo për të gjithë ata nxënës që marrin një arsimim special në shkollat për nxënës me aftësi të kufizuar intelekti dhe në Institutet për Nxënës me Probleme të Dëgjuari dhe të Pari, kanë një PEI. Prindërit nuk luajnë gjithmonë një rol aktiv. Shumë shkolla nuk kanë një ekip multi-disiplinar dhe disa prej tyre nuk kanë psikolog. Instituti i Nxënësve me Probleme të Dëgjuari nuk ka një terapist të foluri. Duhen rishikuar kriteret e pranimit në të gjitha shkollat për arsimin special. Procesi i vlerësimit nuk është multi-disiplinar dhe nuk reflekton nevojat gjithëpërfshirëse të nxënësve.

Masa 3.4. Krijimi në shkollë i mjediseve burimore për punë më specifike me grupe Fëmijësh.

Afatet kohore: Duke filluar nga 2004Institucionet zbatuese: (a) Ministria e Arsimit, (b) Drejtoritë Arsimore

GjetjetSipas informacionit të siguruar nga Ministria e Arsimit, ambientet/klasat për nxënës me nevoja të veçanta janë ngritur në 46 institute arsimore (shkolla dhe kopshte). Ministria e Arsimit ka një plan veprimi për të rritur këtë numër. Nuk është dhënë asnjë informacion nga Ministria e Arsimit lidhur me koston e këtij projekti. Pyetësorët e plotësuar në Drejtoritë Arsimore Rajonale në Korçë, Elbasan, Vlorë, Shkodër dhe Tiranë, tregojnë se këto ambiente nuk janë krijuar në asnjë nga shkollat e këtyre qyteteve. Disa nga pretekstet e përmendura janë: “nuk ka buxhet”, “mungojnë instruksionet nga Ministria e Arsimit lidhur me to”, “mungojnë mësuesit e specializuar”, “nuk është prioriteti ynë”, etj.

Masa 3.5. Përmirësime ligjore lidhur me ngarkesën e mësuesit dhe vlerësimin e tij financiar.

Afatet kohore: 2005– 2006Institucionet zbatuese: (a) Ministria e Arsimit, (b) Drejtoritë Arsimore

GjetjetMinistria e Arsimit ka filluar të punojë me këtë masë duke mbledhur input nga Drejtoritë Arësimore Rajonale. Ministria ka hartuar një plan veprimi me detyra të përcaktuara.

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 101

Masa 3.6. Përgatitje buletinesh dhe materialesh të tjera ndihmëse për mësuesit dhe prindërit

Afatet kohore: Duke filluar nga 2005Institucionet zbatuese: (a) Ministria e Arsimit, (b) Drejtoritë Arsimore

Gjetjet Janë përgatitur katër buletine me një total prej 120 faqesh me një kosto prej 120,000 lekë. Ndërsa 500.000 lekë janë parashikuar në buxhet për implementimin e kësaj mase në 2007.

Masa 3.7 Regjistrimi me prioritet i këtyre të rinjve në shkollat e mesme profesionale

Afatet kohore: Duke filluar nga 2005Institucionet zbatuese: (a) Ministria e Arsimit, (b) Drejtoritë Arsimore

Gjetjet Të dhënat e ofruara nga Drejtoritë Arsimore të 6 qyteteve kryesore të vendit: Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Shkodër dhe Vlorë, tregojnë që 172 fëmijë me nevoja të veçanta ( mosha 3-6 vjeç ) janë përfshirë në kopshte, 214 nxënës me nevoja të veçanta në arsimin e detyruar 9 – vjeçar, 108 nxënës me nevoja të veçanta në arsimin e mesëm, 39 në shkolla profesionale dhe 6 në universitet.

Në vitin akademik 2005- 2006, 676 nxënës kanë ndjekur arsimin në shkollat speciale në të gjithë vendin, me një pjesëmarrje të theksuar të meshkujve ( 65 % e tyre ). Tabela e mëposhtme paraqet të dhënat sipas shkollave, kategorisë së aftësisë së kufizuar dhe gjinisë.

ARSIMI102

Tabela 33 Enrollment e nxënësve në Shkollat e Edukimit Special

Emri i shkollës Qyteti Loji i AK Femër Meshkuj Total

P.L.M. Vlorë Vlorë A.K. mendor fizike 20 71 91

“Zëra Jete” Elbasan A.K. mendor fizike 23 47 70

“Liri Gero” Fier A.K. mendor fizike 10 17 27

“Luigj Gurakuqi” Tiranë A.K. mendor fizike 36 50 86

Inst. Fëmijëve që nuk shikojnë Tiranë Probl. në të pare 17 41 58

Inst. Fëmijëve që nuk dëgjojnë Tiranë Probl. në dëgjim 50 89 139

Shkolla “3 Dhjetori” Shkodër A.K. mendor fizike 48 36 84

Shkolla e fëmijve me prapambetje mendore Korçë A.K. mendor fizike 5 25 30

P.L.M. Durrës Durrës A.K. mendor fizike 29 62 91

Totali 238 438 676

Pjesa më e madhe e nxënësve në shkollat e edukimit special janë fëmijë me aftësi të kufizuar intelektuale ( 68,6% ). Më pak se një e treta ( 29 % ) janë nxënës me aftësi të kufizuar intelektuale të rëndë. Tabela 34 përmbledh të dhëna nga të gjitha shkollat, sipas shkallës së rëndesës së aftësisë së kufizuar intelektuale.

Tabela 34 The Degree e aftësisë së kufizuar intelektuale

Shkollat Të lehtë Të moderuar Të rëndë Total

L.Gurakuqi – Tiranë 30 39 17 86

P.L.M. – Durrës 31 32 28 91

“Zëra Jete” –Elbasan 15 33 22 70

P.L.M.- Vlorë 30 35 26 91

Shk. Speciale – Korçë 11 10 21 42

Speciale “3 Dhjetori” -Shkodër 40 24 20 84

Totali 157 173 134 464

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 103

Objektivi 4 Të përmirësohet dhe modernizohet procesi mësimor edukativ në shkollat speciale.

Masa 4.1 Hartimi dhe zbatimi i programeve speciale integruese që ofrojnë një përgatitje më të mire sociale dhe praktike të nxënësve (shtimi i veprimtarive praktike).

Afatet kohore: Duke filluar nga 2005Institucionet zbatuese: (a) Ministria e Arsimit,

GjetjetPër shkollat e edukimit special janë përgatitur kurikula të reja, të cilat përmbajnë aktivitete integruese për nxënësit me nevoja të veçanta. Stafi i edukatorëve ( mësues dhe edukator) kanë marrë trainime për zbatimin e kurikulës së re. Të dhënat nga Tabela 35, nxjerrin në dukje që struktura organizative e shkollave të edukimit special nuk eshte ne raport te drejte ndërmjet stafit i cili nuk është i përfshirë direkt në programin e edukimit të nxënësve me stafin qe punon direkt me nxenesit me nevoja te veçanta. Kjo strukturë mund të krijojë probleme për zbatimin e programeve gjithpërfshirëse.

Tabela 35Stafi që punon në shkollat e edukimit special

NrShkolla speciale

me fëmije me prap.mendore

Mësues Edukatorë Personel tjetër administrativ

Përqindja e stafit

administrativ

1. Shk.”L.Gurakuqi”- Tiranë 12 9 11 52.4 %

2. P.L.M. – Durrës 10 10 5 25%

3. “Zëra Jete” -Elbasan 12 8 3 15%

4. P.L.M.- Vlorë 13 8 6 28.6%

5. Shk. Speciale - Korçë 7 - - 0%

6. Speciale “3 Dhjetori” -Shkodër 25 - 10 40%

7. Inst. Nx.që nuk shikojnë 14 7 20 95.2%

8. Inst.nx.që nuk dëgjojnë 19 13 40 125%

Totali 112 55 95 56.9%Aktivitetet integruese në komunitet kërkojnë mjete transporti. Pjesa më e madhe

ARSIMI104

e shkollave të edukimit special nuk kanë mjete transporti. Ato pak shkolla të cilat kanë makina të dhuruara nga donatorë të huaj, nuk kanë marrë asnjë fond për mirëmbajtje dhe shpenzime të tjera të nevojshme.

Çështja e tretë është e lidhur me nivelin e edukimit që nxënësit marrin në shkollat për personat me aftësi të kufizuar intelektuale dhe në Institutin e Nxënësve me probleme dëgjimi. Kurikula e shkollës së arsimit të zakonshëm 9-vjeçar përmban studime për klasat 1-4. Kjo do të thotë që në fund të arsimit 9-vjeçar, nxënësit nuk mund të ndjekin arsimin e mesëm të zakonshëm, sepse ata humbin njohuritë e marra nga nxënësit e zakonshëm në klasat 5-9. E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, nxënësit nga shkollat e edukimit special (përjashtuar nxënësit e Institutit të Personave që nuk Shikojnë) nuk janë në gjendje të ndjekin mësimin në klasë me bashkëmoshatarët e tyre në shkollat e zakonshme, për arsye të diferencave në nivelin e njohurive.

Masa 4.2 Sigurimi i lehtësirave, si transport, etj, për fëmijët me aftësi të kufizuara nga zonat më të largëta për të ndjekur shkollat speciale

Afatet kohore: Duke filluar nga 2005Institucionet zbatuese: (a) Ministria e Arsimit, (b) Drejtoritë Arsimore, c)

Njësitë e Pushtetit Vendor Gjetjet33% (n= 218) nga 661 fëmijë që ndjekin arsimin special në qytete të ndryshme janë nga zonat rurale. Nuk është ofruar informacion nga Ministria e Arsimit për atë se sa kjo masë është zbatuar dhe ndihmës së ofruar për nxënësit nga zonat rurale. Intervistat me ekspertët lokalë nxjerrin në dukje që nuk është punuar për implementimin e kësaj mase. Familjarët vazhdojnë të jenë ofruesit kryesore të shërbimit të transportit.

Masa 4.3 Krijimi i shërbimeve të reja për kategori të veçanta fëmijësh që nuk trajtohen (shërbime për fëmijët autiste etj.).

Afatet kohore: Duke filluar nga 2005Institucionet zbatuese: (a) Ministria e Arsimit, (b) Drejtoritë Arsimore, (c)

Njësitë e pushtetit vendor

GjetjetNuk janë krijuar programe të reja për nxënësit me nevoja të tjera speciale, si autizëm, multiple disabilites, etc. megjithëse ka një rritje të kërkesës për to.

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 105

Objektivi 5: Krijimi dhe shtrirja graduale e shkollave e kopshteve të integruara

Masa 5.1 Të pilotohet ngritja e 12 kopshteve dhe 12 shkollave integruese në gjashtë qytete, qendra qarku, ku ka universitete.

Afatet kohore: Duke filluar nga 2005Institucionet zbatuese: (a) Ministria e Arsimit, (b) Njësitë e pushtetit vendor

GjetjetNxënësit me nevoja të veçanta janë integruar në më shumë se 12 shkolla dhe 12 kopshte. Sipas raporteve të Ministrisë së Arsimit, në fund të vitit 2006, ishin 21 kopshte të integruara (për fëmijë të moshës 3-6 vjeç), ku 89 fëmijë me nevoja speciale ishin integruar. Më parë, 375 nxënës me nevoja të veçanta ishin përfshirë në 25 shkolla në Tiranë, Berat, Elbasan, Korçë, Shkodër dhe Gjirokastër. Megjithatë, nuk është ofruar informacion nga Ministria e Arsimit për emrat e shkollave, të cilat janë pjesë e projektit pilot, statusin e shkollave dhe kopshteve pilot të integruara, numrin e nxënësve të përfshirë në shkollat e zakonshme, mbështetjen e ofruar për këta nxënës, trainimin e mësuesve dhe mbështetjen e ofruar atyre si dhe procesin e mbledhjes dhe shpërndarjës së të dhënave. Më parë nuk ka patur të dhëna për aftësitë e kufizuara të nxënësve, numrin e mësuesve të edukimit special dhe ndihmat, të cilat ishin përfshirë në proçesin edukativ të nxënësve me nevoja të veçanta, as të profesionistëve. Ministria e Arsimit raporton se këto shkolla janë trajtuar si projekte model, të cilat, sapo të konsolidohen, do të replikohen në qytete të tjera. Shumë pak informacion është ofruar për natyrën e integrimit të fëmijëve në këto shkolla, e cila krijon vështirësi për të gjykuar profesionalisht për efektivitetin e këtyre praktikave.

Masa 5.2 Të plotësohen të gjitha qytetet dhe rrethet e mëdha me kopshte dhe shkolla të integruara, duke arritur në 100 shkolla dhe 90 kopshte të integruara.

Afatet kohore: 2006 - 2014 Institucionet përgjegjëse: (a) Ministria e Arsimit , (b) Njësitë e pushtetit vendor

GjetjetSiç edhe tregojnë rezultatet e masës 5.1, është bërë progres i mirë për zbatimin e kësaj mase.

Objektivi 6: Krijimi dhe shtrirja graduale e shërbimeve psikopedagogjike dhe psikosociale në shkollat e integruara dhe në kopshtet.

ARSIMI106

Masa 6.1 Të krijohen struktura të shërbimeve psikopedagogjike e psikosociale pranë shkollave, duke patur në përbërje 1 psikolog, 1 punonjës social dhe 2-3 mësues me kohë të pjesëshme dhe më pas të arrihet në shërbime të qëndrueshme, duke filluar nga qytetet e mëdha (qendra rajonale), ku ka universitete.

Afatet kohore: Duke filluar nga 2005Institucioni zbatues: (a) Ministria e Arsimit

GjetjetAktualisht, 140 psikologë dhe 32 punonjës socialë të diplomuar, janë punësuar në sistemin arsimor në Shqipëri. Nuk ka të dhëna për natyrën e përfshirjes së tyre në punën me nxënësit me aftësi të kufizuar, të cilët janë përfshirë në shkollat dhe kopshtet e zakonshme. Masa 6.2 Krijimi i 7 qendrave të reja, duke mbuluar kështu të gjitha

rajonet e vendit. Afatet kohore: Duke filluar nga 2005Institucioni zbatues: (a) Ministria e Arsimit

GjetjetNuk janë hapur qendra psiko-pedagogjike.

Fusha e ndërhyrjes IV: Ngritja e Kapaciteteve

Në këtë fushë ndërhyrjeje, Plani i Veprimit nuk ka parashikuar objektiva dhe masa për arsimin. Gjithsesi, gjatë periudhës në vlerësim, janë ndërmarrë hapa të cilat ja vlen te raportohen ne kete kontekst, sepse jane te lidhura ne menyre shume komplekse me arritjen e objektivave te Planit te Veprimit te Strategjise ne fushen e edukimit.

Zhvillimi i parë që ka të bëjë me përfshirjen e kurseve të lidhura me edukimin e nxënësve me nevoja të veçanta në kurrikulat e përgatitjes së mësuesve në universitete të ndryshme në vend, të cilat janë marrë nga 880 nxënës në vit. Të tilla kurse përfshijnë, por nuk janë të kufizuara.

• Bazat Psiko- Pedagogjike të Edukimit Special.• Terapi e të Folurit.• Edukimi i nxënësve me nevoja të veçanta.• Psikologji dhe Rehabilitim për personat me nevoja të veçanta.

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 107

• Proceset integruese në shkollat e zakonshme.

Zhvillimi i dytë i rëndësishëm ka të bëjë me diplomimin e 60 mësuesve të parë të edukimit special nga Universiteti i Vlorës, një projekt i përbashkët shqiptaro-zviceran.

Rezultate të Vëzhgimit të zhvilluar me prindër dhe mësues

Opinione dhe eksperienca të prindërve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuar

Prindërit e nxënësve me nevoja speciale (n=211) nga Tirana, Durrësi, Korça, Elbasani, Vlora dhe Shkodra morën pjesë në një vëzhgim të shkruar të mbyllur. Shumica e prindërve (n=151, 71%) kishin fëmijë të cilët ishin studentë në istitucione të edukimit special dhe të tjerët (n= 57, 29% ) ishin prindër të nxënësve me nevoja të veçanta (30 me aftësi të kufizuar intelektuale, 4 me dëmtime të shikimit dhe 7 me dëmtime të dëgjimit), të cilët janë të integruar në shkollat e zakonshme. Tirana ishte pak e përfaqësuar në këtë vëzhgim, ndërsa Korça shumë e përfaqësuar.

Tabela 36Shpërndarja gjeografike e pjesëmarrësve në vëzhgim

Qyteti Numri i pjesëmarrëve në vëzhgim

Përqindja e pjesëmarrësve në vëzhgim

Korça 64 30.3%

Tirana 36 17.1%

Elbasan 32 15.2%

Vlora 31 14.7%

Shkodra 27 12.8%

Durrësi 21 10.0%

Total 211 100%

Ashtu siç paraqitet në Graf. 20, prindërit e nxënësve me nevoja të veçanta, janë të kënaqur me cilësinë e edukimit të fëmijëve të tyre: 79.9% e tyre raportojnë që ata ishin “të kënaqur” ose “shumë të kënaqur”. Prindërit e fëmijëve të vendosur në shkollat e zakonshme janë më pak të kënaqur se prindërit e fëmijëve të shkollave të edukimit special (një në dymbëdhjetë përkundrejt një në gjashtëmbëdhjetë)

ARSIMI108

Graf. 20 Pëlqyeshmëria e prindërve për edukimin e fëmijëve të tyre.

Arsyeja e kënaqësisë së prindërve për procesin e edukimit të fëmijëve të tyre me nevoja të veçanta është e lidhur me shkallën e perceptimit të ndihmës që nxënësit marrin në shkollë. Tabela 37 tregon se pothuajse shtatë në dhjetë prindër (67,5%) besojnë që shkolla është duke e ndihmuar shumë. Shumë nga prindërit e nxënësve të integruar (3.7 %) në krahasim me ato të shkollave të edukimit special (7%) janë të pakënaqur me ndihmën që u ofrohet nxënësve në këto shkolla.

Tabela 37Vlerësimi i prindërve për nivelin e ndihmës për nxënësit në shkollat e edukimit special

Shkollë e zakonshme Shkollë speciale Total

Shumë 68.5% 67.1% 67.5%

Disi 22.2% 24.3% 23.8%

Pak 5.6% 7.9% 7.3%

Aspak 3.7% 7% 1.5%

Total 100.0% 100.0% 100.0%

*Çështja për diskutim ishte: “Sa e ndihmon fëmijën shkalla e kujdesit të ofruar nga institucioni”.

Plani Edukativ Individual (PEI) është bërë pjesë e punës me nxënësit me nevoja të veçanta (68.5% të integruar në shkollat e zakonshme dhe 71.3% në shkollat e edukimit special) siç tregon Graf. 21. Megjithatë, është e patolerueshme që rreth një në pesë nxënës, akoma nuk kanë një plan edukativ individual.Fig. 21 The status of IEP.

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 109

Graf. 21 Statusi i Planit Edukativ Individual

Përpjekje janë bërë për integrimin e nxënësve me nevoja të veçanta në aktivitetet sociale: një në çdo dy nxënës ka patur një plan të mirë që është zbatuar. Rezultatet e raportuara janë më të larta për nxënësit e shkollave speciale (60.3 %) se sa për nxënësit e shkollave të zakonshme (49.1%). Megjithatë, është e pashpjegueshme që 50.9% të prindërve, fëmijët e të cilëve ndjekin shkollat e zakonshme dhe 39.7% e prindërve të fëmijëve që ndjekin shkollat e edukimit special raportojnë që fëmijët e tyre nuk janë të përfshirë në asnjë aktivitet social të planifikuar.

Tabela 38Planifikim për integrim social

Shkollë e zakonshme Shkollë speciale Total

Ka plan të mirë, që zbatohet 49.1% 60.3% 57.3%

Plani nuk zbatohet 5.7% 11.0% 9.5%

Plani në proces hartimi 11.3% 8.2% 9.0%

Nuk ka plan 34.0% 20.5% 24.1%

Total 100.0% 100.0% 100.0%

Ashtu siç pasqyrohet në Graf. 22, më shumë janë prindër të fëmijëve të vendosur në shkollat speciale (71%) se sa prindërit e fëmijëve të vendosur në shkollat e zakonshme (54.7 %) ata që konsiderojnë ambientin e edukimit në të cilin është vendosur fëmija i tyre si zgjedhjen e parë. Kjo mund të shpjegohet me mungesën e mbështetjes së specializuar për nxënësit me nevoja të veçanta, të cilët janë integruar në shkollat e zakonshme dhe mungesa e njohurive të prindërve për avantazhet e integrimit të fëmijëve të tyre.

ARSIMI110

Gjithsesi, pothuajse një e treta e prindërve, të nxënësve në shkollat speciale, të vëzhguar (28.7 %) do të dëshironin t’i kenë fëmijët e tyre të integruar në shkollat e zakonshme.

Graf. 22 Lloji i shkollës, zgjedhja e parë e prindërve

Të pyetur për shërbime të tjera edukimi që do të ishin përfituese për fëmijët e tyre, prindërit dhanë në vazhdim këtë listë kërkesash:

• Më shumë punë nga mësuesit me plane edukative individuale.• Më shumë shanse për organizim të aktiviteteve sociale integruese dhe

pjesëmarrje në aktivitete kulturore, sportive dhe artistike.• Planifikim për vazhdimësinë, për nxënësit që përfundojnë edukimin në

shkollat e edukimit special.• Shanse për nxënësit që mbarojnë shkollat e edukimit special për të ndjekur

arsimin e mesëm.• Terapi fizike (rehabilitim) dhe terapi të foluri.• Ofrim i trainimeve profesionale në shkolla.• Mbështetje e veçantë për mësuesit që punojnë me fëmijët me nevoja të

veçanta të cilët janë integruar në shkollat e zakonshme.• Klasa të vogla në numër nxënësish (me 20-25 nxënës në vend të 45 –

50).

Opinione dhe eksperienca të mësuesve në shkollat e zakonshme

Pjesëmarrësit në vëzhgim ishin 86 mësues të arsimit të zakonshëm, shumica e tyre (n=79.91, 8 %) kanë punuar ose punojnë me nxënës me nevoja të veçanta (fëmijë me aftësi të kufizuar intelektuale dhe fizike, çrregullime të sjelljes, sëmundje kronike, dëmtime të të folurit dhe dëmtime në të parë dhe dëgjuar). Ata ishin nga Tirana (n=12, 14% ), Durrësi (n=12, 14 % ), Korça (n=12, 14 %), Elbasan (n=11, 13 % ), Vlora (n=19, 22 % ) dhe Shkodra (n=20, 23 % ).

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 111

Vetëm gjysma e mësuesve të përfshirë në vëzhgim mirëpresin dhe janë të hapur të kenë në klasat e tyre nxënës me nevoja të veçanta, ashtu siç paraqitet në Graf. 23. Një e katërta e mësuesve të përfshirë në vëzhgim janë në kundërshtim me këtë ide. Kjo nuk është e rastit: këta mësues nuk kanë njohuri dhe nuk kanë marrë trainime se si të punojnë me nxënësit me nevoja të veçanta. Përveç kësaj, n.q.s ata kanë nxënës me nevoja të veçanta, ata nuk kanë mbështetje nga mësues të edukimit special apo dhe ekspertë të tjerë, të cilët nuk janë në pjesën më të madhe të shkollave në Shqipëri.

Graf. 23 Qëndrimi i mësuesve për integrimin e fëmijëve me nevoja të veçanta

Të pyetur se çfarë është më e rëndësishme për mësuesit, të cilët punojnë me nxënësit me nevoja të veçanta, shumica e tyre (63,6 % ) të indentifikuar që punojnë me nxënës me nevoja të veçanta dhe (61.6 % ) shfaqin dëshirën për të punuar me këta nxënës. Më pak mësues (34.7 % ) evidentojnë mundësinë e trainimit profesional. Kjo mund të shpjegohet me statusin e edukimit gjithpërfshirës në Shqipëri. Graf. 24 pasqyron gjetjet.

63.60%

40.10%

61.60%

34.70%

0% 10% 20% 30% 40% 50% 60% 70%

Graf. 24 Aspekte kryesore për të punuar me nxënësit me nevoja të veçanta

ARSIMI112

Shumica e mësuesve (71 % ) besojnë që “Puna e mësuesve me fëmijët me nevoja të veçanta duhet të jetë individuale dhe të mbështesë anet e forta të nxënësit”, ndërkohë që 29% e tyre besojnë që ato duhet të fokusohen në nevojat e nxënësve dhe të përpiqen për të eleminuar boshllëqet në njohuritë e tyre.

Të pyetur për llojin e vlerësimit për punën e tyre me nxënësit me nevoja të veçanta, 81.1 % e mësuesve zgjedhin një pagesë fikse suplementare, ndërkohë që të tjerët (18.9 % ) ishin të hapur për mundësi të tjera.

Diskutim

Rezultatet e vlerësimit të punës për masat e Planit të Veprimit në fushën e arsimit dhe përgjigjet e prindërve dhe mësuesve në vezhgimet respektive, tregojnë që shumë nga masat të cilat ishin për tu plotësuar gjatë vitit 2006, nuk janë përmbushur. Eshtë bërë një progres i dukshëm drejt përmbushjes së objektivave të Planit Kombëtar të Veprimit, që ka të bëjë me përfshirjen e nxënësve me nevoja të veçanta në shkollat e zakonshme. Disa nga arritjet janë ato që kanë të bëjnë me zhvillimin e bacground-it, duke hartuar një kurikul që ka të bëjë me gjithpërfshirjen, përfshirë njohuritë për punën me nxenesit me nevoja të veçanta, në kurikulën e edukimit të mësuesve dhe ofrimi i trainimeve për mësuesit në qytetet kryesore të vendit. Diplomimi i 60 mësuesve të parë të edukimit special, është gjithashtu një hap përpara. Përfshirja e fëmijëve me nevoja të veçanta në 21 kopshte dhe 25 shkolla, është një tjetër arritje e rëndësishme.

Gjithashtu, vendosja e 140 psikologëve dhe 32 punonjësve socialë në shkolla të ndryshme në qytetet kryesore të vendit, është një tjetër hap në drejtimin e duhur. Shumica e prindërve janë të kënaqur me edukimin që femija i tyre me aftësi të kufizuar merr në shkollat e zakonshme dhe se mësuesit janë dashamirës. Progres gjithashtu është bërë në shkollat e edukimit special, ku shumica e nxënësve kanë plan edukativ individual, ka procedura të qarta për pranimet dhe kurikula e re ka elementë të integrimit në komunitet.

Disa nga çështjet të cilat duhen patur në vemendje për të siguruar përfshirje efektive të nxenësve me nevoja të veçanta në shkollat e zakonshme, krahas masave për të cilat afatet kohore nuk janë arritur, ka të bëjë me kurikulën e re, trainimin e mësuesve, mbështetjen e prindërve, mbledhjen dhe shpërndarjen e të dhënave për praktikat më të mira. Duke lënë mënjanë përmirësimet e bëra, kurikula e re është larg të qenit gjithpërfshirëse. Asaj i mungon fleksibiliteti dhe nuk ofron mjaftueshëm orientim për mësuesit, për ate se si ata të përshtasin materialet mësimore për

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 113

nxënësit e veçantë, me aftesi të kufizuar apo talente. Kanë munguar trainimet e rregullta të mesuesve, me qëllim marrjen e njohurive për drejtimet efektive të punës me nxënesit me nevoja të veçanta.

Stimulimi i mësuesve, të cilet punojnë me nxënës me nevoja të veçanta, nuk është bërë për të gjithë ata. Nuk ka struktura administrative pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Drejtorive Rajonale Arsimore, të cilat të inkurajojnë, mbështesin dhe mbikqyrin arsimin gjithpërfshirës. Të dhënat për përfshirjen e nxënësve me nevoja të veçanta në sistemin arsimor, janë të paplota. Nuk ka plane edukimi individuale për të gjithë nxënesit, dhe për shumë prej tyre, vlerësimi nuk është multidisiplinar.

Shkollat e edukimit special vazhdojnë të kenë shumë problematika, të cilat pengojnë efektivitetin e përpjekjeve për integrimin e nxënesve me nevoja të veçanta. Një çështje kryesore është kurikula, e cila ka nevojë të rishikohet për të mundësuar integrimin e nxënësve në shkollat e zakonshme. Një tjetër çështje është mungesa e një ekipi vlerësues multidisiplinar si dhe mungesa e profesionistëve si: fizioterapist, terapist të të folurit si dhe të tjerë. Shumë prej mësuesve u nevojitet trainim për metodat bashkëkohore funksionale. Transporti i nxënësve vazhdon të mbetet një problem, dhe si rrjedhojë, edhe pjesëmarrja e tyre në aktivitetet në komunitet.

Rekomandime

• Të bëhen ndryshimet e nevojshme në Planin e Veprimit, për të reflektuar afatet kohore të parealizuara si dhe vendosjen e afateve të reja. Njohja dhe specifikimi i përgjegjësive të institucioneve shtetërore arsimore në nivel qendror dhe lokal për realizimin në kohë të masave të Planit të Veprimit.

• Eshtë kërkesë imediate përmirësimi pa vonesa i Dispozitave Normative të Arsimit Publik. Përmirësimet duhet tu përgjigjen çështjeve që kanë të bëjnë me rolin e departamenteve të arsimit për arsimin gjithpërfshirës dhe atë special si dhe të vlerësimit dhe kompensimit të mësuesve.

• Të trajtohen shkollat në të cilat janë integruar fëmijë me nevoja të veçanta, si shkolla pilot, dhe të planifikohet mbledhja dhe shpërndarja e të dhënave për praktikat më të mira në këto shkolla.

• Të gjitha institucionet e edukimit special duhet të kryejnë një proces të plotë ndryshimi për të mundësuar në të ardhmen shanse dhe eksperienca gjithpërfshirëse për nxënësit me nevoja të veçanta në komunitet me

ARSIMI114

bashkëmoshatarët e tyre. Rritja e aktiviteteve praktike dhe programimi i tyre është një prioritet.

• Ministria e Arsimit dhe Shkencës si dhe departamentet e arsimit, duhet të krijojnë një task forcë, që do të përgatisë programe për trainimin e mësuesve, të cilët janë të përfshirë në mësimin e fëmijëve me nevoja të veçanta në shkollat e zakonshme. Mësuesit e shkollave të edukimit special mund të jenë një burim për këtë.

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 115

Hyrje

Punësimi i personave me aftësi të kufizuara mbetet problematik në Shqipëri. Ndonëse legjislacioni shqiptar i pasuruar në vite, shpreh dhe mbron interesat e personave me aftësi të kufizuara për trajnim profesional dhe punësim, nga studimi rezulton se ky legjislacion njihet pak nga aktorët e fushës dhe aq më pak zbatohet prej tyre. Mungojnë sanksionet dhe mekanizmat e detyrimit për zbatimin e ligjit për punësimin e personave me aftësi të kufizuara. Numri i personave me aftësi të kufizuar, të punësuar gjatë vitit 2006, është shumë i ulët. Personat me aftësi të kufizuara shumë rrallë i drejtohen zyrave të punësimit apo qendrave të trajnimit profesional me kërkesën për punë. Përgjithësisht ata dhe familjarët e tyre ju drejtohen për ndihmë në të holla. Ky fakt tregon se politikat e ndjekura deri më tani kanë ushqyer parazitizmin dhe kanë zbehur ambiciet e personave me aftësi të kufizuara për jetën e tyre.

Skema shtetërore për nxitjen e punësimit të PAK nuk ka funksionuar sepse të interesuarit nuk ju drejtohen nëpërmjet zyrës së punës punëdhënësve publikë dhe atyre privatë, por individualisht. Ata ndjehen të diskriminuar dhe të paragjykuar nga shumica e punëdhënësve, të cilët kur punësojnë persona me aftësi të kufizuara, priren nga ndjenja e bamirësisë apo e aftësisë për punë nga ana e tyre dhe shumë rrallë nga detyrimi ligjor. Trajnimi profesional i personave me aftësi të kufizuara është në nivele të papërfillshme. Shumica e tyre nuk kanë informacionin e duhur, ju mungon orientimi, por edhe në rastin më të mirë, kur janë të informuar, e kanë të pamundur të marrin shërbimin për arsye të papërshtatshmërisë së infrastrukturës së institucioneve.

Zyrat e punësimit nuk posedojnë të dhëna në vite për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, për punëdhënësit dhe numrin respektiv të të punësuarve me aftësi të kufizuara. Është e vështirë të bësh analiza dhe të nxjerrësh konkluzione, për punën e tyre, kur

PUN

ËSIM

I DH

E FO

RM

IMI P

ROFE

SIO

NA

L

PUNËSIMI DHE FORMIMI PROFESIONAL116

mungojnë të tilla të dhëna. Nuk ka të dhëna për buxhetin e shpenzuar gjatë vitit 2006 për trajnimin dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara.

Në këto kushte, është emergjente nevoja e vlerësimit të programeve të deritanishëm të punësimit dhe mbi këtë bazë përmirësimi i kushteve të trajnimit dhe punësimit të personave me aftësi të kufizuara nëpërmjet ngritjes dhe funksionimit të mekanizmave të kontrollit, bashkëpunimit me aktorë të interesuar dhe aktivë në këtë fushë, shtimit të shërbimeve mbështetëse e rehabilituese mbi bazë komuniteti si dhe rritjes së buxhetit në mbështetje të programeve për këtë kategori. Tërheq vëmendjen fakti se, në të gjitha intervistat dhe pyetësorët e realizuar për qëllime të këtij procesi monitorimi, ka mospërputhje në vlerësimin dhe përgjigjet e marra nga përfituesit dhe ofruesit e shërbimeve. Ky fakt shpreh në mënyrë sintetike problematikën e mprehtë që ekziston në këtë sektor të shërbimit për personat me aftësi të kufizuara.

Në vlerësim të zbatimit të Strategjisë Kombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuar FSHDPAK bëri objekt të monitorimit edhe shkallën e respektimit të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara për punësim. Proçesi i vlerësimit u realizua mbështetur në një metodologji të përbërë nga instrumentat e mëposhtëm:1. Njohja dhe studimi i paketës ligjore dhe dokumentave politikë për punësimin

dhe formimin profesional të personave me aftësi të kufizuara, të cilat shprehin qëndrimin e shtetit dhe shoqërisë ndaj këtij grupi social.

2. Mbledhja e informacionit nga pyetësorët dhe intervistat në gjashtë qytete të vendit Tiranë, Durrës, Korçë, Shkodër, Elbasan dhe Vlorë. Për qëllime të këtij studimi u intervistuan punëdhënës privatë dhe shtetërorë, prindër të individëve me aftësi të kufizuara si dhe persona me aftësi të kufizuara. U përfshinë në intervista edhe punonjës të administratës qendrore dhe vendore që hartojnë politikat e punësimit dhe punojnë në zbatim të tyre në nivel qendror, rajonal dhe lokal.U intervistuan dhe dhanë mendimin e tyre përfaqësues të shërbimeve komunitare dhe qendrave për individët me aftësi të kufizuara.

3. Krahasimi i situatës aktuale të shërbimeve për punësim dhe formim profesional ndaj PAK me objektivat e Strategjisë Kombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuara.

4. Identifikimi i problematikës dhe hartimi i rekomandimeve.

Shqipëria po përjeton prej disa vitesh një nivel të lartë papunësie që shkaktohet nga faktorë të ndryshëm ekonomikë, socialë, politikë dhe kulturorë. Në këto kushte, papunësia tek personat me aftësi të kufizuar mbetet shumë e lartë pasi faktorëve të popullsisë në përgjithësi i shtohen edhe faktorë që kanë të bëjnë me këtë grup të popullsisë, siç janë: barrierat kulturore, infrastruktura e papërshtatshme, mungesa e informacionit mbi legjislacionin dhe mundësitë që ai ofron, mungesa e shtrirjes së shërbimeve në të gjithë territorin, etj.

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 117

Legjislacioni

Legjislacioni shqiptar, i pasuruar në vite, shpreh dhe mbron interesat e personave me aftësi të kufizuara për trajnim profesional dhe punësim.

Kështu, në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Kreu IV mbi “Liritë dhe të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore”, neni 49, paragrafi 1 dhe 2, thuhet:

a) Secili ka të drejtën të fitojë mjetet e jetesës së tij me punë të ligjshme, që e ka zgjedhur ose pranuar vetë. Ai është i lirë të zgjedhë profesionin, vendin e punës, si dhe sistemin e kualifikimit të vet profesional.

b) Të punësuarit kanë të drejtën e mbrojtjes shoqërore të punës.7

Në Kreun V, Objektivat Sociale, neni 59, në paragrafin 1 thuhet: Shteti, brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve që disponon, si dhe në plotësim të nismës dhe të përgjegjësisë private, synon:

punësimin në kushte të përshtatshme të të gjithë personave të aftë për punë;f) riaftësimin shëndetësor, edukimin e specializuar dhe integrimin në shoqëri të të

paaftëve, si dhe përmirësimin në vazhdimësi të kushteve të tyre të jetesës;8

Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë, miratuar me Ligjin nr. 7961, dt. 12.7.1995, ndryshuar me Ligjin nr. 8085 dt. 13.03.1996 dhe Ligjin nr. 9125 dt. 29.07.2003 ndalon çdo lloj diskriminimi për marrjen në punë dhe të profesionit personave të interesuar.

Në nenin 9, paragrafi 1 dhe 2 thuhet:

Ndalohet çdo lloj diskriminimi në fushën e marrjes në punë dhe të profesionit. Me diskriminim kuptohet çdo dallim, përjashtim, ose parapëlqim që bazohet në racë, ngjyrë, sekse, moshë, fe, bindje politike, kombësi, origjinë shoqërore, lidhje familjare, të meta fizike apo mendore që cënon të drejtën e individit për të qenë i barabartë në punësim dhe trajtim...9

Në nenin 20, paragrafi 1, pika b) shprehet e drejta e personave me aftësi të kufizuar për të kontraktuar në marrëdhëniet e punës:

Kanë të drejtë të lidhin kontrata pune: personat me zotësi të kufizuar, por të autorizuar shprehimisht, ose në heshtje, për të kryer punë nga përfaqësuesi i tyre

7. Paketë ligjore mbi aftësinë e kufizuar, botim i FSHDAK, dhjetor 2006, fq 11 8. Po aty, fq. 14 9. Po aty, fq. 25

PUNËSIMI DHE FORMIMI PROFESIONAL118

ligjor10. Në nenin 101 mbrohen nga puna e natës “fëmijët nën 18 vjeç si dhe personat e deklaruar invalidë mbi bazë të raportit mjekësor.”11 Në Kodin e Punës shprehen në mënyrë të përgjithshme detyrimet e punëdhënësve për të përshtatur mjedisin dhe vendin e punës për kryerjen e procesit të punës.

Ligji për Nxitjen e Punësimit, nr. 7995, dt.29.9.1995, ndryshuar me Ligjin nr, 8444, dt. 21.01.1995, Ligjin nr. 8862, dt.7.03.2002 dhe Ligjin nr. 9570, dt. 3.07.2006 synon përcaktimin e politikave të përgjithshme për të mbështetur dhe siguruar një punësim të plotë, produktiv dhe të zgjedhur lirisht. Punësimi, formimi dhe riformimi profesional, këshillimi për punësim i të gjithë shtetasve janë detyrime të zyrave të punësimit që veprojnë në të gjithë territorin e vendit nën kontrollin e një autoriteti qendror.

Në kreun II, Politikat Shtetërore të Punësimit, Neni 4, përfshihen masat që duhet të marrë shteti për të siguruar punësimin e personave punëkërkues. Arritja e synimeve dhe politikave për nxitjen e punësimit do të bëhet midis të tjerash edhe nëpërmjet:

b) formimit profesional c) riaftësimit profesional dhe formave të tjera të mbështetjes për punësimin e personave

me aftësi të kufizuara12.

Në Kreun IV të këtij ligji parashikohen dispozita për punësimin e personave me aftësi të kufizuara. Më konkretisht, Neni 14, shpreh dhe mbron të drejtën e personave me aftësi të kufizuara për të marrë trajnime profesionale në përputhje me mundësitë e tyre si dhe detyrimin për krijimin e kushteve të përshtatshme dhe shërbimeve të specializuara për formimin profesional të personave me aftësi të kufizuara.

Neni 15, sanksionon detyrimet e punëdhënësve për të punësuar personat me aftësi të kufizuara si dhe përgjegjësinë e Inspektoriatit Shtetëror të Punës për të kontrolluar zbatimin e këtij detyrimi.

Neni 16, parashikon stimujt për inkurajimin e punësimit të personave me aftësi të kufizuar, siç janë: subvencioni që mund t’ju ofrohet punëdhënësve për të përmirësuar dhe përshtatur vendet e punës, përjashtimi nga taksat e pagesës që i bëhet personit me aftësi të kufizuara si dhe detyrimi, në rast mospunësimi të personave me aftësi të kufizuara, të derdhë pranë Fondit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit shumën e barabartë me pagesën minimale të një personi me aftësi të kufizuar.

10. Po aty, fq. 2611. Po aty, fq. 2712. Po aty, “Ligji për nxitjen e punësimit” neni 4, pika 4, çështja b) dhe c), fq. 45.

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 119

Ligji “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë” nr. 8872, datë 29.3.2002 shpreh dhe mbron të drejtën e qytetarëve për arsim dhe formim profesional pavarësisht statusit social apo gjendjes shëndetësore të tyre. Ligji parashikon në nenin 7 të tij hapjen e shkollave dhe klasave të veçanta si dhe kualifikimin e personelit për të punuar me personat me aftësi të kufizuar. Në nenin 5 të po këtij ligji parashikohen grupet e përfituesve ndër të cilët: c) grupe të veçanta, që dëshirojnë riaftësim profesional, si personat me aftësi të kufizuar, nënat me shumë fëmijë, personat nën 18 vjeç, ...”13

Strategjia Kombëtare e Personave me Aftësi të KufizuarDokumenti kryesor politik i shtetit dhe qeverisë shqiptare për personat me aftësi të kufizuar, përfshi edhe të drejtën e tyre për punësim, është Strategjia Kombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar, miratuar me VKM nr. 8, dt. 7.01.2005. Në këtë dokument prezantohen objektivat dhe synimet kryesore të qeverisë dhe të aktorëve të tjerë të interesuar në fushën e punësimit të personave me aftësi të kufizuara, siç janë:

Objektivat e Strategjisë• Sigurimi i mundësisë për arsimim dhe trajnim i PAK në mënyrë që të

rriten kapacitetet e tyre individuale për punësim;• Inkurajimi i PAK për të parë mundësinë e trajnimit dhe të punësimit të tyre;• Njohja dhe informimi i punëdhënësve për mundësitë e punësimit të PAK;• Informimi i PAK për mundësitë e karrierës dhe mundësitë e sigurimit të

të ardhurave të nevojshme;• Rishikimi i dispozitave të mbështetjes financiare në mënyrë që të sigurohet

një standard i pranueshëm jetese;• Nxitja dhe mbështetja për krijimin e vendeve të mbrojtura të punës për

personat me aftësi të kufizuara dhe sigurimi i lëvizjes së tyre në vende pune në tregun e hapur të punës;

• Ngritja e qendrave speciale për punësimin e personave me aftësi të kufizuara;• Zhvillimi i mundësive për punësim, këshillim dhe shërbime mbështetëse

për personat me aftësi të kufizuar në bashkëpunim me punëdhënësit.

Objektivat e mësipërme synohet të arrihen nëpërmjet një plani veprimi që është pjesë e zbatimit dhe jetësimit të Strategjisë. Plani i veprimit përmban këto masa:

Masat e Planit të veprimit• Studimi i gjendjes së punësimit të PAK dhe punësimi i tyre në raport me

nevojat e tregut të punës;• Nxitje dhe mbështetje për krijimin e vendeve të mbrojtura të punës për PAK

dhe sigurimi i lëvizjes së tyre në vende pune në tregun e hapur të punës;

13. Po aty, fq. 377

PUNËSIMI DHE FORMIMI PROFESIONAL120

• Reformimi i përfitimeve të PAK dhe skemave të pensioneve për të shmangur konfliktet me politikat aktive të tregut të punës;

• Ngritja e qendrave speciale për punësimin e personave me aftësi të kufizuara;• Gjetja e mjeteve dhe rrugëve për zbatimin e legjislacionit dhe politikave

ekzistuese në fushën e punësimit për integrimin e PAK në shoqëri nëpërmjet punësimit dhe formimit profesional për të detyruar punëdhënësit për zbatimin e detyrimit ligjor për punësimin e PAK dhe lehtësitë që ata përfitojnë;

• Rishikimi i sistemit të rehabilitimit dhe formimit profesional për personat me aftësi të kufizuara duke patur parasysh evoluimin dhe kërkesat e tregut të punës;

• Zhvillimi i mundësive për punësim, këshillim dhe shërbime mbështetëse për personat me aftësi të kufizuara në bashkëpunim me punëdhënësit.

Përmbushja e objektivave të mësipërme dhe realizimi i masave të parashikuara përbën edhe objektin e studimit të këtij raporti.

Rezultate

Realizimi i planit të veprimit të Strategjisë Kombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuara në syrin e përfaqësuesve të institucioneve qendrore, përgjegjëse për realizimin e kësaj Strategjie.

Të dhënat e prezantuara dhe të analizuara më sipër mundësojnë një vlerësim objektiv të punës së bërë gjatë vitit 2006 për realizimin e objektivave dhe aktiviteteve të planit të veprimit të SKPAK. Ato mundësojnë edhe një ballafaqim midis informacionit dhe vlerësimit të bërë nga aktorë të ndryshëm të kësaj fushe. Në vijim po paraqesim në mënyrë të përmbledhur vlerësimin e marrë nga përfaqësuesi i Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.

Megjithëse në shumicën e rasteve përgjigjet e marra janë pozitive, pra në favor të realizimit të planit të veprimit, nga të dhënat rezulton se ndonëse dokument i Strategjisë është njohur nga pjesa më e madhe e aktorëve, ende nuk ka një ndërgjegjësim dhe veprim konkret në zbatim të tij. Kështu, është në proces studimi për gjendjen e punësimit të personave me aftësi të kufizuar si dhe punësimit të tyre në raport me nevojat e tregut. Përfundimi në kohë i këtij studimi pa dyshim do të ndikonte në ndërgjegjësimin e të gjithë aktorëve të fushës për zbatimin e ligjit për nxitjen e punësimit. Nuk ka të dhëna për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, pasi aktualisht nuk mbahen statistika të tilla. Nuk është siguruar mbështetja për hapjen e vendeve të punës dhe lëvizjen e PAK për në vendet e punës. Aktualisht në asnjë nga subjektete e pyetura nuk rezulton të ketë vende të mbrojtura pune për PAK të ngritura me fondet e shtetit ose të vetë subjektit. Gjatë vitit 2006 janë përshtatur ambientet e Qendrave të Formimit Profesional në 3 qytete Elbasan, Fier, Tiranë dhe në Ministrinë

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 121

e Punës, por ky investim është minimal krahasuar me nevojën për t’i kthyer në burime mbështetjeje dhe të përdorshme të gjitha zyrat dhe ambientet e shërbimit.

Qendrat e e Formimit Profesional nuk kanë ofruar për stafet e tyre trajnime specifike për personat me aftësi të kufizuara gjatë vitit 2006. Mungojnë fondet për të realizuar një proçes të tillë. Trajnimet e organizuara janë mbështetur financiarisht nga donatorë të ndryshëm.Mungesa e fondeve u vu re edhe përsa i përket organizimit të fushatave informuese për punësimin dhe kualifikimin e personave me aftësi të kufizuara në qytete të ndryshme që është një nga detyrimet e planit të veprimit të SKAK. Mungojnë sanksionet dhe mekanizmat e tjera të detyrimit për zbatimin e ligjit për punësimin e PAK. Në këtë aspekt, përpjekjet për nxitjen e trajnimit profesional dhe punësimit janë minimale nga institucionet dhe zyrat përgjegjëse. Është në proçes diskutimi i Projekt VKM për “Përcaktimin e rregullave të shlyerjes së detyrimit nga punëdhënësit që nuk punësojnë PAK”.

Ndonëse legjislacioni është kompletuar, zbatimi dhe respektimi i tij nuk është bërë ende prioriteti i punës së autoriteteve përgjegjëse. Për vitin 2006 kanë munguar fondet që mundësojnë zbatimin e legjislacionit për punësimin e PAK.

Analiza e situatës mbi bazën e të dhënave të monitorimit

Grupi i studimit nuk arriti të mblidhte ndonjë shifër konkrete lidhur me buxhetin e parashikuar nga qeveria për zbatimin e planit të veprimit për SKAK për vitin 2006. Për qëllimet e këtij monitorimi u intervistuan 174 prindër të individëve me aftësi të kufizuara, nga të cilët rreth 81% në qytet dhe 19% në fshat; 12% me arsim fillor, rreth 35% me arsim 8vjeçar, 47% me arsim të mesëm dhe vetëm 6% me arsim të lartë, 35% të punësuar dhe 65% të papunësuar.

Shpërndarja e tyre nëpër qytete është sipas tabelës së mëposhtme:

Tabela 39 Prindër të intervistuar

Qyteti Numri i prindërveTiranë 21Durrës 20Korçë 40Elbasan 30Vlorë 23Shkodër 40Total 174

PUNËSIMI DHE FORMIMI PROFESIONAL122

Personat me aftësi të kufizuara të intervistuar për të vlerësuar situatën e tyre lidhur me punësimin ishin 192, nga të cilët 59% meshkuj dhe 41% femra; 23% e tyre me arsim fillor, 56% me arsim 8 vjeçar, 15% me arsim të mesëm dhe rreth 6% me arsim të lartë. Shpërndarja e tyre nëpër qytete është si më poshtë:

Tabela 40 PAK të intervistuar sipas shtrirjes gjeografike

Qytetit Numri i personave

Tiranë 26

Durres 26

Korçë 39

Elbasan 29

Vlorë 32

Shkodër 40

Total 192

Tabela 41Shpërndarja e aftësisë të kufizuar sipas llojit

Lloji i aftësisë së kufizuar Përqindja

Fizike 34.9

Mendore 27.6

nuk shikon 22.9

nuk flet/nuk dëgjon 14.6

Total 100.0

Personat me aftësi të kufizuar të intervistuar për qëllime të këtij studimi përfaqësojnë të gjitha llojet e aftësisë së kufizuar: fizike, mendore dhe ndijore. (shiko Tabelën 41). U intervistuan rreth 50 subjekte private dhe 47 subjekte publike të shpërndara pothuaj në mënyrë proporcionale në të gjitha qytetet ku u shtri studimi si dhe 6 drejtuesit e zyrave të punësimit në këto qytete.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta ishte objekt i intervistimit me qëllim ballafaqimin e vlerësimit të të gjithë aktorëve.

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 123

1. Njohja e legjislacionit

Puna për punësimin, trainimin dhe integrimin në shoqëri të personave me aftësi të kufizuara fillon me njohjen e legjislacionit mbështetës nga të interesuarit dhe aktorët e ndryshëm socialë të përfshirë dhe kontribues në këtë fushë. Të pyetur për nivelin e njohurive që ato kanë lidhur me Ligjin për “Nxitjen e Punësimit” (cituar në faqen 2), rezulton se vetëm rreth 5% e prindërve dhe 10% e personave me aftësi të kufizuar kanë njohuri të plota për ligjin. Tabela e mëposhtme tregon se niveli i njohjes që kanë të intervistuarit është “pjesërisht ose aspak”.

Tabela 42Njohuritë mbi ligjin “Për nxitjen e punësimit” tek prindërit dhe PAK

Prindi PAK Total

Plotësisht 4.6% 9.9% 7.4%

Pjesërisht 58.4% 54.7% 56.4%

Nuk e njoh fare 37.0% 35.4% 36.2%

Total 100.0% 100.0% 100.0%

Përgjithësisht, niveli i njohjes apo i mosnjohjes së ligjit është i përafërt si tek prindërit, ashtu edhe tek personat me aftësi të kufizuara. Informimi bëhet edhe mes tyre. Përsa kohë njëra palë nuk e ka këtë informacion, nuk e ka as pala tjetër. Në shumicën e rasteve, informimi për ligjin, kur ekziston, është bërë nga OJF-të që kontribuojnë në fushën e aftësisë së kufizuar, nga media ose nga persona të tjerë me aftësi të kufizuara. Tërheq vëmendjen fakti se nuk përmenden asnjëherë institucionet publike si informuese për legjislacionin në fuqi, ndonëse kjo është një nga detyrat e tyre.

Niveli i informimit të punëdhënësve publikë mbi ligjin në fjalë është relativisht i lartë në qytete si Tirana, Elbasani dhe Vlora. Në qytete si Durrësi dhe Shkodra predominon njohja e pjesëshme e ligjit prej tyre, ndërsa në Korçë predominon mosnjohja e ligjit. Tabela 43 në vijim jep shifrat e nivelit të njohjes së ligjit për nxitjen e punësimit sipas qyteteve nga punëdhënës publikë.

PUNËSIMI DHE FORMIMI PROFESIONAL124

Tabela 43Njohuri mbi ligjin në institucionet publike të punësimit sipas rretheve

Rrethi Total

Tiranë Durrës Korçë Elbasan Vlorë Shkodër

Plotësisht 85.7% 28.6% 14.3% 71.4% 57.1% 14.3% 45.2%

Pjesërisht 14.3% 71.4% 14.3% 28.6% 28.6% 71.4% 38.1%

Nuk e njoh fare 71.4% 14.3% 14.3% 16.7%

Total 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0%

Situata e informimit mbi ligjin është më e rëndë tek punëdhënësit privatë, që siç tregohen edhe në Tabelën 44, në qytete si: Durrësi, Korça dhe Vlora, nuk ka asnjë punëdhënës privatë që e njeh plotësisht ligjin. Madje në Korçë, 100% të tyre nuk e njohin fare këtë ligj. (shiko tabelën 44). Përsa i përket punëdhënësve privatë, predominon njohja e pjesëshme ose mosnjohja e ligjit në të gjitha qytetet.

Tabela 44Njohuritë mbi ligjin tek punëdhënësit privatë sipas rretheve

Rrethi Total

Tiranë Durrës Korcë Elbasan Vlorë Shkodër

Plotësisht 60.0% 42.9% 71.4% 31.1%

Pjesërisht 40.0% 42.9% 57.1% 28.6% 28.6% 33.3%

Nuk e njoh fare 57.1% 100.0% 71.4% 35.6%

100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0%

Burimet e informimit mbi ligjin për nxitjen e punësimit, duket se janë ato tradicionalë: fletorja zyrtare, zyrat e punësimit dhe organizatat që punojnë në mbrojtje të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara. Drejtuesit e zyrave të punës në 6 qytetet ku u shtri procesi i monitorimit të FSHPAK: Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Korçë dhe Vlorë pohuan se e njohin Strategjinë Kombëtare për Aftësinë e Kufizuar dhe legjislacionin për punësimin e personave me aftësi të kufizuara në 100% të rasteve.

Për më tepër, ata mendojnë se legjislacioni është i pazbatueshëm, pasi ai nuk është plotësuar me akte nënligjore.

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 125

Edhe punëdhënësit publikë dhe privatë që e njohin ligjin, shprehin rezerva përsa i përket mundësisë për aplikimin e tij në kushtet e vendit tonë. Sugjerimet e tyre vërtetojnë mosnjohjen e plotë të ligjit nga ana e tyre kur përmendin rritjen e mbështetjes nga shteti të subjekteve që punësojnë persona me aftësi të kufizuara. Ligji ekzistues përmban hapësira ligjore në mbështetje të punëdhënësve (Neni 16).

Të gjithë drejtuesit e zyrave të punësimit shprehen pozitivisht në mbështetje të të drejtës së personave me aftësi të kufizuara për t’u punësuar, ndonëse ata kanë rezerva në mundësitë reale për aplikimin e ligjit në fuqi, përsa kohë mungojnë sanksionet dhe buxhetet në mbështetje të zbatimit të tij.

2. Punësimi i personave me aftësi të kufizuar

Nga të dhënat e pyetësorëve, rezulton se prindërit dhe personat me aftësi të kufizuara, në përqindje të konsiderueshme, kanë dëshirë të punësohen (75% e shprehin prindërit dhe 75% PAK). Pavarësisht nga kjo dëshirë, në përqindje afërsisht të barabartë me të, nuk u janë drejtuar zyrave rajonale të punës dhe subjekteve publike për të kërkuar punë gjatë vitit 2006. Ata iu friken qëndrimeve diskriminuese, aftësisë së tyre për t’u përshtatur në mjediset jo të favorshme për ta, indiferencës së subjekteve, refuzimit, paragjykimit, etj.

Në shumicën e rasteve, ata ju referohen subjekteve private nisur edhe nga njohjet personale që ata kanë. (Shiko Tabelën 45)

Tabela 45Orientimi për punësim

Pyetësor drejtuar prindit apo PAK

Prindi PAK

Zyra e punës 38.8% 37.5%

Bashki/komunë 21.2% 39.6%

OJF 30.0% 11.5%

Punëdhënës privat 92.1% 70.1%

Punëdhënës shtetëror 17.8% 10.5%Pyetja ishte: Ku jeni drejtuar për punësimin tuaj / punësimin e fëmijës tuaj?

Nga zyrat e punësimit në të 6 qytetet ka shifra shumë të ulta për nivelin e regjistrimit të personave me aftësi të kufizuara për punësim. Vihet re një diferencë në përgjigjet

PUNËSIMI DHE FORMIMI PROFESIONAL126

midis personave të interesuar dhe zyrave të punës. Ndërsa prindërit dhe PAK kërkojnë të punësohen, nga zyrat e punës referohet se edhe kur këta persona regjistrohen pranë zyrave të tyre, preferojnë ndihmë ekonomike dhe jo punë.

Sipas të dhënave të grumbulluara, rezulton se gjatë vitit 2006, numri i personave me aftësi të kufizuara të regjistruar në pritje për punësim janë si më poshtë: në Durrës 273 persona, në Elbasan 22 persona, në Tiranë 6 persona, në Vlorë, Shkodër dhe Korçë nuk ka patur asnjë të tillë. Në Vlorë janë paraqitur rreth 230 persona me aftësi të kufizuara, invalidë dhe të sëmurë profesionalë, për ndihmë ekonomike dhe jo punësim. Të pyetur rreth përpjekjeve që bëjnë zyrat e punës në qytetet e mësipërme për të lidhur personat me aftësi të kufizuar me biznese të ndryshme apo punëdhënës publikë, rezulton që përveç Tiranës dhe Durrësit ku vlerësohet se punohet shumë, në rrethet e tjera punohet pak ose aspak. Në afro 60% të rasteve, personat me aftësi të kufizuar dhe familjarët e interesuar për punësimin e tyre, ose nuk kanë marrë përgjigje, ose kanë mbetur në pritje. Vetëm 20% e prindërve dhe 15% e PAK kanë marrë përgjigje pozitive. 25% e prindërve dhe PAK kanë marrë përgjigje negative që në komunikimin e parë. Përgjigja negative është justifikuar në më të shumtën e rasteve me mungesën e vendeve të punës, infrastrukturën e papërshtatshme, pamundësinë e një personi me aftësi të kufizuara për të përballuar llojet e punës që ofrohen, etj. Qëndrimi që haset rëndom midis punëdhënësve publikë dhe privatë është rrjedhojë e nivelit të ulët të informacionit mbi detyrimet ligjore për punësimin e personave me aftësi të kufizuara. Për më shumë, një qëndrim i tillë reflekton edhe stereotipet dhe paragjykimet dominuese në qëndrimin e shoqërisë ndaj kategorisë së personave me aftësi të kufizuara. Rastet e pakta të punësimit të personave me aftësi të kufizuara nga punëdhënës publikë apo privatë duket se janë udhëhequr nga sensi i bamirësisë dhe jo i detyrimit ligjor. Kujtojmë se në Ligjin për Nxitjen e Punësimit nr. 7995, datë 20.09.1995, neni 15 thekson se :

“... Çdo punëdhënës që punëson më tepër se 24 punonjës, është i detyruar të punësojë një person me aftësi të kufizuara për çdo 25 punonjës të personelit të tij. ..” Ligji parashikon edhe lehtësira dhe sanksione për punëdhënësit që veprojnë ose nuk veprojnë në respektim të tij. Punëdhënësit mund të marrin mbështetje financiare nga shteti për krijimin e kushteve të përshtatshme të punës për PAK, përfitojnë lehtësim nga taksat ose janë të detyruar të depozitojnë pagat për PAK që nuk janë punësuar (lexo referencën).

Një praktikë e tillë e mbështetur në ligj, nuk ka filluar të zbatohet ende dhe nuk ka eksperinca të sanksioneve ndaj subjekteve që nuk e respektojnë ligjin, ndërkohë që prindërit dhe vetë personat me aftësi të kufizuara shprehen se punësimi i tyre është i rëndësishëm jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe në aspektin emocional dhe

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 127

shëndetësor. Shumë nga të intervistuarit, prindër dhe PAK, kanë vlerësuar faktin se punësimi ka përmirësuar ndjeshëm aftësitë e komunikimit për PAK.

Të pyetur se cilën mënyrë do të konsideronin si më të favorshme për mbështetje ndaj tyre, nëpërmjet pagesës së paaftësisë apo punësimin, në 50% të rasteve ata vlerësojnë një kombinim të të dy formave të mbështetjes. Ky rezultat përforcon mendimin se skemat e përdorura deri më tani në mbështetje të personave me aftësi të kufizuara, kanë ushqyer parazitizmin dhe kanë zbehur ambiciet e tyre për një jetë më të mirë. Fakti që një numër i konsiderueshëm i prindërve dhe i personave me aftësi të kufizuara shprehen në mbështetje të nevojës për t’u punësuar, bie ndesh me informacionin e marrë nga zyrat e punësimit, ku referohet se personat me aftësi të kufizuara që i’u drejtohen zyrave të tyre, janë më të prirur për ndihmë ekonomike dhe nuk preferojnë punësim.

Situata e punësimit të personave me aftësi të kufizuara nuk paraqitet pozitive në asnjërin prej sektorëve të studiuar, as në atë publik dhe as në atë privat. Megjithëse të gjithë punëdhënësit publikë referojnë shifra të të punësuarave me aftësi të kufizuara, krahasuar me numrin e subjekteve të intervistuara, këto shifra janë minimale. Po të krahasohen me numrin e përgjithshëm të punonjësve në këto subjekte, numri PAK është i papërfillshëm dhe shumë larg standardit të kërkuar me ligj. Për më tepër, këto shifra as nuk mund të vërtetohen, pasi nuk ekzistojnë statistika të rregullta dhe të vazhdueshme në zyrat përkatëse të punës. Shiko tabelën e mëposhtme:

Tabela 46Persona me AK të punësuar në institucionin tuaj

Rrethi Total

Tiranë Durrës Korçë Elbasan Vlorë Shkodër

Po 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 71.4% 71.4% 90.5%

Jo 28.6% 28.6% 9.5%

Total 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0%

Pyetja ishte: A keni të punësuar persona me AK në institucionin tuaj?

PUNËSIMI DHE FORMIMI PROFESIONAL128

Në Tabelën 46 tregohet se vetëm disa subjekte në Vlorë dhe Shkodër pranojnë se nuk kanë PAK të punësuar në ndërmarrjen e tyre. Shifrat e punësimit për 2006 janë në nivele tejet të ulta ose mungojnë fare rastet e punësimit. Mbështetur në të dhënat e siguruara nga zyrat e punësimit, rezulton se në qytetin e Durrësit, Tiranës, Vlorës dhe Korcës nuk është punësuar asnjë PAK gjatë vitit 2006.

Në Tiranë, Korçë, Shkodër dhe Vlorë, përkatësisht 25% e subjekteve të pyetura, 43% dhe 14% në dy qytetet e fundit kanë punësuar persona me aftësi të kufizuara gjatë 2006. Në shifra absolute kjo do të thotë se nëse në vite janë punësuar 150 persona me aftësi të kufizuara në të 47 subjektet (mesatarisht 3 PAK të punësuar gjatë viteve për çdo subjekt), gjatë vitit 2006 janë punësuar 20 persona gjithsej, që do të thotë afërsisht 1 person i punësuar për çdo 4 subjekte të kontaktuara. Në Shkodër duket se është punuar më mirë gjatë vitit 2006 me punësimin e 13 personave, ndërsa Durrësi shënon numrin më të lartë të të punësuarve në vite, 67 persona. Shifrat tregojnë se situata është tejet e rënduar. Në se do të vazhdohet të lëvizet me këto ritme, shpresa për punësimin e PAK është shumë e vogël.

Tabela 47PAK të punësuar në sektorin publik

Qytetet Sektori Publik

PAK të punësuar në 2006 PAK të punësuar gjithsej

Korçë 3 24

Durrës 0 67

Tiranë 1 17

Shkodër 13 20

Elbasan 2 15

Vlorë 1 7

Totali 20 150

Tabela 47 tregon se numri i përgjithshëm i PAK të punësuar nga subjektet publike është 150, ndërsa gjatë vitit 2006 janë punësuar vetëm 20 PAK.

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 129

Tabela 48Konsiderata kur keni punësuar një person me AK (subjekt publik)

Arësyeja e punësimit Përqindja

Aftësinë për punë 86.7

Detyrimin ligjor 6.7

Bamirësi 6.7

Total 100.0

Situata rëndohet po të kemi parasysh se një pjesë e konsiderueshme e të intervistuarve, përfaqësues të subjekteve publike, janë shprehur se edhe në rastet kur kanë punësuar PAK, e kanë bërë këtë të prirur nga aftësitë për punë dhe jo nga detyrimi ligjor. (Sipas tabelës 48)

Të intervistuarit pranojnë se në këto raste kanë funksionuar më shumë njohjet e drejtëpërdrejta që ata kanë patur me PAK dhe familjarët e tyre se sa marrëdhëniet me zyrat e punës dhe OJF-të. Ky fakt duket se lidhet me numrin shumë të vogël të PAK që ju drejtohen për ndihmë zyrave të punës apo qeverisjes vendore. Me sa duket, skema e ligjëruar nuk funksionon.

Tabela 49Kërkesa për punësimin e personit me AK

Rrethi Total

Tiranë Durrës Korçë Elbasan Vlorë Shkodër

nga Personi me AK 85.7% 57.1% 100.0% 83.3% 100.0% 100.0% 85.3%

Familjaret e personit me AK 14.3% 14.3% 16.7% 8.8%

Zyra e punës në bashki 14.3% 2.9%

OJF 14.3% 2.9%

Total 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0%

Tabela 49 tregon se mesatarisht 85% e të intervistuarve (përfaqësues të sektorit publik) kanë komunikuar drejtpërsëdrejti me PAK, rreth 9% me familjarët e PAK dhe vetëm 3% me zyrat e punës në Bashki.

PUNËSIMI DHE FORMIMI PROFESIONAL130

Kur personat me aftësi të kufizuara punësohen në subjektet publike, rezulton se ato punojnë brenda kohës së lejuar me ligj, jo më shumë se 6 orë.Situata e punësimit në subjektet private nuk duket se është më pozitive.

Tabela 50 Persona me AK të punësuar në institucionin tuaj (subjekti privat)

Rrethi Total

Tiranë Durrës Korçë Elbasan Vlorë Shkodër

Po 60.0% 28.6% 100.0% 100.0% 57.1% 100.0% 73.3%

Jo 40.0% 71.4% 42.9% 26.7%

Total 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0%Pyetja ishte: A keni të punësuar persona me AK në institucionin tuaj?

Sipas Tabelës 50, 100% e subjekteve private të intervistuara në Korçë, Elbasan dhe Shkodër, shprehen se kanë persona me aftësi të kufizuara të punësuar në subjektet e tyre. Në Durrës dhe Vlorë, përqindja e subjekteve që kanë punësuar persona me aftësi të kufizuara është më e ulët.

E shprehur në shifra absolute, situata paraqitet si në tabelën në vijim:

Tabela 51 Punësimi në sektorin privat në vite dhe gjatë vitit 2006

Qyteti Sektori Privat

PAK të punësuar gjithsej PAK të punësuar në 2006

Korcë 12 4

Durrës 7 4

Tiranë 15 5

Shkodër 27 10

Elbasan 28 1

Vlorë 5 1

Totali 34 24

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 131

Sektori privat, i rritur dhe zhvilluar në periudhën postkomuniste, nuk ka mundur të plotësojë kërkesat për punësim të personave me aftësi të kufizuara, për arsye se kjo periudhë ka shërbyer edhe për konsolidimin e vetë bizneseve private. Megjithatë, ritmi i punësimit për vitin 2006 (numri 24 i të punësuarve) është deri diku premtues po të mbajmë parasysh se në sektorin publik janë punësuar vetëm 20 persona.

Graf. 25 Numri i personave me aftësi të kufizuara të punësuar në vite dhe gjatë vitit 2006 në

sektorin publik dhe privat.

Në rastin e punëdhënsve privatë ndryshon arësyeja e punësimit, shtohet ndikimi i dëshirës për bamirësi në 34% të subjekteve nga 6% që është tek punëdhënësit publikë. Edhe në rastin e subjekteve privatë punësimi i personave me aftësi të kufizuara në respektim të ligjit mbetet ende i ulët, rreth 19%. Kuptohet që nivelet e ulta të njohjes së ligjit reflektohen edhe në përqindjen e ulët të respektimit të tij. (Shiko Tabelën 52)

Tabela 52Konsiderata kur keni punësuar një person me AK (punëdhënës privatë)

Arësyeja Përqindja

Aftësia për punë 46.9

Detyrimin ligjor 18.8

Bamirësi 34.4

Total 100.0

PUNËSIMI DHE FORMIMI PROFESIONAL132

Tabela 53Kërkesa për punësimin e personit me AK

Pergjigjja Rrethi Total

Tiranë Durrës Korçë Elbasan Vlorë Shkodër

nga Personi me AK 40.0% 83.3% 85.7% 100.0% 14.3% 57.1%

Familjarët e personit me AK 60.0% 100.0% 16.7% 71.4% 35.7%

Zyra e punës në bashki 14.3% 14.3% 7.1%

Total 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0%

Pyetja ishte: Nga e keni marrë kërkesën për punësimin e personit me AK

Tabela 53 tregon qartë se, edhe në rastin e punëdhënësve privatë, janë lidhjet dhe njohjet familjare e shoqërore ato që ndikojnë në punësimin e personave me aftësi të kufizuara. Në Vlorë dhe Durrës, në 100% të rasteve, kërkesa ka ardhur nga vetë personat me aftësi të kufizuara ose familjarët e tyre. Në Tiranë, kërkesat janë afërsisht në të njëjtën përqindje nga të dy palët, por në asnjë rast nga zyrat e punës. Një përqindje shumë e ulët e kërkesave në Elbasan dhe Shkodër duket se është marrë nga institucionet përgjegjëse sipas ligjit për të nxitur dhe mundësuar punësimin e personave me aftësi të kufizuara. Edhe në rastin e punëdhënësve privatë, kur punësohen, PAK punojnë me një orar të reduktuar pune.

Zyrat e punësimit në të gjashtë qytetet nuk posedojnë statistika mbi numrin e personave me aftësi të kufizuara të punësuar në vite në subjekte publike dhe private. Kjo e bën të vështirë edhe krahasimin e punës dhe rezultatit të arritur nga njëri vit në tjetrin. Zyrat e punësimit duket se nuk kanë arritur rezultatin e pritshëm prejt tyre në SKPAK lidhur me punësimin konkret të personave me aftësi të kufizuara. Në Tiranë kanë arritur të punësojnë vetëm 3 persona me aftësi të kufizuara në vite, por asnjë gjatë vitit 2006; në Shkodër mungojnë të dhënat për të punësuarit në vite, por është punësuar vetëm një person gjatë 2006; në Elbasan nuk ka të dhëna për të punësuarit në vite, por janë punësuar 2 persona gjatë vitit 2006; ndërsa në Korçë, Durrës dhe Vlorë nuk ka të dhëna për të punësuarit në vite dhe nuk është punësuar asnjë person gjatë vitit 2006 nëpërmjet zyrave të punësimit.

Zyrat e punës në Tiranë, Elbasan dhe Vlorë bashkëpunojnë me aktorët e shoqërisë civile në mbështetje të trajnimit dhe punësimit të personave me aftësi të kufizuara.

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 133

Nuk është e njëjta eksperiencë në Durrës, Korcë dhe Shkodër ku bashkëpunimi me organizata e shoqërisë civile mungon.

3. Trainimi profesional i personave me aftësi të kufizuara

Moszbatimi i “Ligjit për Nxitjen e Punësimit” për personat me aftësi të kufizuara është inkurajuar edhe nga mungesa e trajnimeve profesionale të personave me aftësi të kufizuara.

Tabela 54Pjesëmarrja në kurset e formimit profesional

Pyetësor drejtuar prindit apo PAK Total

Prindi PAK

Po 8.2% 8.8% 8.5%

Jo 91.8% 91.2% 91.5%

Total 100.0% 100.0% 100.0%

Pyetja ishte: A keni marrë pjesë - a ka marrë pjesë fëmija juaj në kurset e formimit profesional?

Siç e tregojnë shiftrat e Tabelës 54, prindërit dhe personat me aftësi të kufizuara pranojnë se në rreth 90% të tyre u mungon ky lloj trainimi. Trajnimet profesionale në ato raste që janë ofruar kanë patur ofrues ose organizata të shoqërisë civile ose janë realizuar privatisht nga të interesuarit. Kurset profesionale që predominojnë në kualifikimin e personave me aftësi të kufizuara janë ato të rrobaqepësisë, parukerisë, kompiuter dhe orëndreqës e riparues paisjesh të ndryshme.

Qendrat e Formimit Profesional në qytete kanë patur shumë pak raste personash me aftësi të kufizuara që i kanë ndjekur kurset. Vetëm qyteti i Elbasanit ka shënuar 4 persona me aftësi të kufizuara të trainuar gjatë vitit 2006.Formimi profesional i personave me aftësi të kufizuara është i rregulluar me Ligjin për Nxitjen e Punësimit dhe Ligjin për Arsimin Profesional nr. 8872, datë 29.03.2002. Ky ligj parashikon hapjen e shkollave dhe kurseve të posaçme për kualifikimin e personelit për të punuar me personat me aftësi të kufizuara si dhe kualifikimin e personave me aftësi të kufizuara për të fituar aftësi për punë.

Një nga vështirësitë që pengon pjesmarrjen e personave me aftësi të kufizuara në kurset e trajnimit referohet të jetë papërshtatshmëria e mjediseve dhe zyrave ku

PUNËSIMI DHE FORMIMI PROFESIONAL134

ofrohen shërbimet për t’u përdorur nga grupi në fjalë. Pjesëmarrja e ulët në kurset e trajnimit profesional për personat me aftësi të kufizuara duket se është ushqyer edhe nga mungesa e orientimit të personave me aftësi të kufizuara dhe familjarëve të tyre në kurse të formimit profesional nga ana e zyrave të punës. Niveli i pakët i punës që rezulton në qytetin e Shkodrës, Korçës dhe Vlorës justifikohet i lidhur me predispozicionin e munguar nga ana e personave me aftësi të kufizuar, të cilët janë më të orientuar dhe më të interesuar për ndihmën ekonomike.

Zyrat e punësimit e kanë të vështirë të organizojnë fushata informimi për personat me aftësi të kufizuar për punësimin dhe formimin profesional të tyre. Fondet për këtë aktivitet ose mungojnë ose janë të kufizuara. Si rezultat, vetëm në Tiranë janë organizuar 2 të tilla gjatë vitit 2006 dhe nga një në Durrës dhe Elbasan. Zyrat e punës në qytetet e tjera nuk kanë mundur të realizojnë asnjë të tillë.

Konkluzione

• Situata e punësimit të personave me aftësi të kufizuara mbetet problematike. Në një gjykim të përgjithshëm, realizimi i objektivave dhe Planit të Veprimit të SKPAK në lidhje me punësimin dhe formimin profesional të PAK, për vitin 2006 nuk është në nivelet e kërkuara.

• Ndonëse ekzistojnë ligje dhe politika që e mbështesin punësimin e personave me aftësi të kufizuara, kultura e mangët ligjore dhe dominanca e paragjykimeve dhe stereotipeve në vlerësimin dhe qëndrimin ndaj personave me aftësi të kufizuara, ka penguar punësimin e tyre.

• Personat me aftësi të kufizuara dhe familjarët e tyre nuk janë të informuara për hapësirat që ju krijon ligji si dhe për mundësitë për trajnime dhe formime profesionale nga institucione të shtetit.

• Ligji për nxitjen e punësimit, megjithëse pretendohet se njihet nga subjektet publike, nuk respektohet për punësimin e personave me aftësi të kufizuara. Situata është më e rënduar në subjektet private ku ligji dhe detyrimet ndaj tij nuk njihen. Autoritetet përgjegjëse nuk kanë bërë dhe nuk bëjnë sensibilizimin e duhur për detyrimet dhe sanksionet për moszbatimin e tij.

• Mbetet në nivele të ulta dhe i pazgjidhur problemi i ngritjes dhe mbështetjes së bizneseve që punësojnë persona më aftësi të kufizuara. Mbështetja me grande dhe kredi për të tilla biznese mund të jepte rezultate pozitive dhe të ndryshonte situatën.

• Qendrat e trajnimit profesional nëpër rrethe ende nuk i kanë bërë prioritet personat me aftësi të kufizuara. Numri i personave të trajnuar nga këto qendra është në nivele jashtëzakonisht të ulta.

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 135

• Zyrat e punësimit dhe qendrat e trajnimit profesional nuk kanë specialistë të trajnuar për të punuar me personat me aftësi të kufizuara. Trajnimet e tyre në rastin më të mira janë trajnime të përgjithshme.

• Zyrat e punësimit nuk kanë të dhëna të sakta për personat me aftësi të kufizuara punëkërkues në vite dhe nuk janë në gjendje të referojnë të interesuarit në subjekte që mund të bëjnë punësimin e tyre.

• Ka mospërputhje të ndjeshme në mënyrën se si e vlerësojnë punën e deritanishme në zbatim të Strategjisë aktorë të ndryshëm. Shkalla e mospërputhjes është më e ndjeshme midis vlerësimit që japin përfituesit dhe vlerësimit që bëjnë ofruesit.

Rekomandime

Në vlerësim të situatës së parashtruar më sipër lidhur me punësimin e personave me aftësi të kufizuara dhe me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të kushteve të tyre të jetesës nëpërmjet edhe punësimit rekomandojmë:

• Qeveria shqiptare duhet të bëjë një vlerësim të programeve për nxitjen e punësimit dhe mbi këtë bazë të konkludojë për efektivitetin e deritanishëm të tyre si dhe përmirësimin e tyre me synim krijimin e kushteve të barabarta edhe për personat me aftësi të kufizuara për punësim nëpërmjet tyre.

• Qeveria duhet të marrë masa konkrete dhe të ndërtojë mekanizma kontrolli dhe penalizimi për zbatimin e Ligjit për Nxitjen e Punësimit.

• Qeveria dhe aktorët e tjerë të interesuar në këtë fushë duhet të sigurojnë nëpërmjet ligjit dhe konkretisht rehabilitimin profesional të personave me aftësi të kufizuara.

• Duhet të rritet bashkëpunimi midis autoriteteve dhe institucioneve përgjegjëse për zbatimin e ligjit.

• Qeverisja vendore, në kuadrin e decentralizimit, duhet të shtojë mbështetjen e organizatave dhe bizneseve që janë aktive dhe veprojnë në këtë fushë.

• Institucionet e qeverisjes vendore nëpërmjet zyrave të punësimit duhet të intensifikojnë punën me prindërit dhe personat me aftësi të kufizuara për të njohur më mirë legjislacionin në fuqi dhe hapësirat që ai krijon për punësimin e PAK.

• Qeverisja qendrore dhe ajo vendore duhet të parashikojnë fonde për të përballuar masat e planit të veprimit në zbatim të SKPAK.

• Më mirë se deri më tani duhet punuar për bashkërendimin e punës me organizatat dhe shoqatat që veprojnë në fushën e aftësisë së kufizuar.

REFERENCAT136

Rekomandime per nje politike nxitese

I. Hyrje

Studimi mbi monitorimin e SKPAK per periudhen 2004-2006, thekson se ka filluar perpjekja per realizimin e pjesshem te pergjegjesive te marra persiper ne kete dokument te Qeverise Shqiptare, me te rendesishmin ne sferen e aftesise se kufizuar. Rezultatet flasin për rritje të shkalles se ndërgjegjësimit në institucionet qendrore dhe vendore për praninë e kësaj kornize ligjore dhe detyrimit për zbatimin e saj.

Eshte e rendesishme te theksohet se eshte inicuar ngritja e struktures që do të monitorojë zbatimin e SKPAK (është ngritur Këshilli Kombëtar dhe Sekretariati teknik për mbarëvajtjen e punës së Këshillit ).Kane filluar përpjekje për zbatim të masave qe synojne krijimin e mjedisit ndërtimor të përshtatur në planifikimet e KRRT të qyteteve ku u zhvillua monitorimi. Eshtë futur në process hartimi i një kurikule të re të shkollës së zakonshme e cila favorizon proceset gjithpërfshirëse; po pilotohet ngritja e kopshteve dhe shkollave integruese në qytete, qendra qarku, ku ka universitete.

Ka një planifikim buxhetor gjithnjë në rritje në mbështetjen financiare, por vetëm në para për personat me aftesi te kufizuar. Duhet theksuar roli aktiv i OJF- ve të fushës së aftësisë së kufizuar, rol i cili ka ndikuar në nxitjen e institucioneve, në nivel qëndror dhe vendor, për marrjen e përgjegjësive për zbatimin e SKPAK. Rezultatet e studimit monitorues nxjerrin në pah, në të njejtën kohë, edhe mangësi të dukshme në lidhje me zbatimin e masave të Planit të Veprimit si edhe me vetë procesin e monitorimit. Rezulton një mungesë informacioni në lidhje me zbatimin e SKPAK, ndërkohë që informacioni i ofruar flet për një ritëm shumë të ngadaltë pune për zbatimin e masave të Planit të Veprimit; numri i masave të realizuara dhe disi të realizuara, është shumë i ulët kundrejt atyre që nuk janë

REKOMANDIME

REK

OM

AN

DIM

E

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 137

realizuar fare;

SKPAK vazhdon ende të mos ketë të përcaktuara buxhete për zbatimin e masave të parashikuara, për rrjedhojë institucionet justifikohen për mosplanifikimet buxhetore vjetore të tyre; moszbatim vihet re edhe për ato masa që kanë një vlerësim buxhetor;

Procesi i ngritjes së struktures monitoruese ka mbetur ne vend, ende nuk eshte zbatuar as në të gjitha ministritë e linjës, e jo më në nivel vendor sipas kërkesave të SKPAK;

Nuk ka ende planifikim për evidentim dhe vlerësim të personave me aftesi te kufizuar si dhe për krijimin e strukturave të reja rajonale për vlerësimin multidisiplinar (fizike, mjekësore dhe sociale) të tyre;

Shërbimi shëndetësor për personat me aftesi te kufizuar është ende i vështirë për t’u arritur në parametrat e kërkuar; nuk ka asnjë përpjekje për të mundësuar transport të përshtatur; po ecet shumë ngadalë në drejtim të sigurimit të shërbimeve sociale alternative; mos zbatimi i masave në fushën e arsimit ben që integrimi i fëmijëve me AK në shkollat publike të mos jetë ende një dukuri massive.

Ndër shkaqet që ndikojnë në mos realizimin e zbatimit të SKPAK do të veçoheshin: (a)mungojnë planifikimet strategjike, planifikime buxhetore si edhe strukturat përkatëse brenda institucioneve përgjegjëse për zbatimin e SKPAK; (b)mosvlerësimi i duhur nga institucionet përgjegjëse i vetë problematicës së aftësisë së kufizuar; (c)ndryshimet politike që diktojnë ndryshime qëndrimesh ndaj politikave të mëparshme; (d) procesi i decentralizimit të pushteteve që krijon çoroditje në lidhje me përgjegjësitë, veçanërisht për masa ku janë shumë aktorë përgjegjës.

REKOMANDIME138

II Rekomandime

Studimi monitorues evidentoi një serë arritjesh dhe mangësish, të cilat i gjejmë të paraqitura pranë çdo fushe të analizuar në këtë studim. Rezultatet diktojnë gjithashtu edhe një tërësi rekomandimesh specifike për seicilën fushë. Në këtë përmbledhje të fundit rekomandimesh është e domosdoshme të tërhiqet vemendja për ndryshime që ndikojnë drejtpërsëdrejti në nxitjen e procesit të zbatimit të SKPAK dhe që konkretisht do të kërkonin :

1. Rishikimin e dokumentit të SKPAK duke ndryshuar dhe përshtatur :• Afatet kohore për masat e Planit të Veprimit për t’i berë ato me realisht të

zbatueshme.• Saktesimin dhe rigrupimin e pergjegjesive të aktorëve zbatues• përcaktimin e buxheteve për secilën masë dhe seicilin aktor kur veprojnë në

grup.• rishikimin dhe riformulimin e masave brenda fushave perkatëse, si edhe

rishikimin edhe të fushave në tërësi.

2. Ngritja e strukturës së plotë monitoruese• ngritja e structures minitoruese në system horizontal dhe vertikal• ngritja e kapaciteteve të saj • ngritja ngritja e nivel me te larte perfaqesimi i struktures monitoruese

duke e vendosur zyren e ST te KKÇAK prane institucionit te Keshillit te Ministrave

3. Organizimi i sistemit të mbledhjes, dhenies dhe ruajtjes së të dhënave / krijimi i data –base të plotë dhe që të mund të përditësohet në çdo kohë.

4. Planifikimi dhe realizimi i studimeve të mirëfillta shkencore në lidhje me problematikat në fushat specifike, mbi rezultatet e të cilave do të hartohen edhe politikat e vazhdimësisë.

Të ngrihet dhe të forcohet roli i PAK dhe familjarëve si pjesëmarrës në vendimarrje si domosdoshmëri që lehtëson proceset duke I bërë më eficente.

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 139

1. Kushtetuta e Republikes se Shqipërisë

2. Strategjia Kombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar, Janar 2005

3. “2010: Një Europë e Përshtatur për të Gjithë “ Raport i Grupit të Ekspertëve të ngritur nga Komisioni Europian, Tetor 2003.

4. Studimi “Probleme të Përshtatshmërisë të Mjedisit Ndërtimor në Shqipëri”, FSHDPAK, 1999.

5. Studimi “Tirana –Sfidat e Zhvillimit Urban”, COPLAN, 2003.

6. Konventa e OKB-së per te Drejtat e Personave me Aftesi te Kufizuar, Dhjetor 2006

7. Vendimi nr. 401 datë 25. 06. 2004 “Rregullat Urbanistike e Arkitektonike për PAK”.

8. Ligji nr. 8405 datë 17. 09. 1998, ripunuar me ligjin nr. 8453 datë 4. 02. 1999, ripunuar me ligjin nr.8501 datë 16. 06. 1999 dhe ripunuar me ligjin nr 8991 datë 23. 01. 2003 “Për Urbanistikën”.

9. Ligji nr. 7665 datë 21. 01. 1993 “ Për Zhvillimin e zonave që kanë përparësi turizmin”, ndryshuar me ligjin nr. 8163 datë 7. 11. 1996, ndryshuar me ligjin nr. 8368 datë 9. 07. 1998 dhe me ligjin nr. 8591 datë 28. 03. 2000.

10. Ligji nr. 8408 datë 25. 09. 1998 “Për Policinë Ndërtimore”.

11. Ligji nr. 8402 datë 10. 09. 1998 “Për Kontrollin dhe Disiplinimin e Ndërtimeve”.

12. Carlson M. “te Drejtat e Femijes e Shendeti Mendor;Klinika per Femijet e Adoleshentet ne Ameriken e Veriut”, 2002, 10(4): 825-839

IV. Referenca

140

13. Sherbime Rehabilitimi ne Komunitet dhe Sherbimet Referuese te Kujdesit Shendetesor”, OBSH, 1994

14. Instrumenta te Vleresimit te Sistemit te Shendeteit Mendor, OBSH, 2005

15. Konventa e Kombeve te Bashkuara per te Drejtat e Femijeve, Geneva 1990.

16. Rregullat Standarte të Kombeve të Bashkuara për Barazinë e Mundësive për Personat me Aftësi të Kufizuara, 1993

17. Organizata Boterore e Shendetesise, Klasifikimi Nderkombetar i Demtimit, Aftesise se Kufizuar, Handikapit: Nje Manual per Klasifikimin te lidhur me Pasojat e Semundjes, Geneva, OBSH, 1980.

18. Ligji nr. 9355, datë 10.03.2005, “Për Ndihmën dhe Shërbimet e Përkujdesit Social”

19. Ligji nr. 8092, datë 21.03.1996, “Për Shëndetin Mendor”

20. Strategjia e Shërbimeve Sociale.

21. VKM Nr. 307, datë 24.05.1994, “Për Shërbimet e Përkujdesjes Sociale”.

22. VKM nr. 542, datë 27.07.2005, “Për miratimin e statusit të Shërbimit Social Shtetëror”.

23. VKM nr. 563, datë12.08.2005, “Për përcaktimin e përgjegjësive të qarkut për shpërndarjen e e shërbimeve shoqërore”.

24. VKM nr. 564, datë 12.08.2005, “Për licensimin e ofruesve të shërbimeve të përkujdesit shoqëror”.

25. VKM nr. 658, datë 17.10.2005, “Për miratimin e standarteve të shërbimeve sociale”.

26. VKM nr. 822, datë 6.12.2006, “Standartet e shërbimeve të përkujdesjes sociale për personat me aftësi të kufizuara”.

27. Respektimi i të drejtave të personave me aftësi të kufizuara mendore: Raport vëzhgimi, botim i Fondacionit Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të kufizuara, Tiranë, 2006.

28. Closs, A., Nano, V., Ikonomi, E. (2003) “Unë jam si ju”: Vëzhgim mbi situatën e fëmijëve me aftësi të kufizuara në Shqipëri, botim i Save the children, Tiranë.

29. EFA (2000) “One school for all” , UNESCO.

REFERENCA

RAPORT MONITORIMI I SKPAK 141

30. Nano, V (2002) “Shkolla shqiptare drejt proçeseve integruese” Botim i Fondacionit Shqiptar për të Drejtat e Paaftësisë, Tiranë.

31. NCCA (1999) “Nevoja te Edukimit Special: Probleme te Kurricules.

32. Observatori Kombëtar i Aftësisë së Kufizuar (2006), Aftësia e kufizuar në Shqipëri, Raporti Vjetor 2006, Tiranë.

33. Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë, miratuar me Ligjin nr. 7961, datë 12.7.1995.

34. Ligji për Nxitjen e Punësimit, nr. 7995, datë 29.9.1995.

35. Ligji “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë” nr. 8872, datë 29.3.2002.

36. Ligji “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore” nr 9355, datë 10.03.2005.

37. Strategjia e Shërbimeve të Punësimit , Maj 2006

38. Strategjia e Arsimit dhe Formimit Profesional.

39. Strategjia Kombëtare e Punësimit dhe Formimit Profesional miratuar me VKM Nr. 67, datë 10.01.2003.

40. Pakete Ligjore mbi Aftësitë e Kufizuara përgatitur nga FSHDAK.