21
PROJEKT LËNDA: GJEOGRAFI ZVICRA

Zvicra

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Zvicra

PROJEKTLËNDA: GJEOGRAFI

ZVICRA

Page 2: Zvicra

Të dhëna të përgjithshme.

Karakteristikat fizike

Relievi dhe zonat e mbrojtura

Hidrografia

Klima

Rendi politik e jo vetëm

Popullsia

Gjuha & besimi

Qytetet kryesore

Veprimtaria ekonomike

Bujqësia

Industria

Përfundime

PËRMBAJTJA

Page 3: Zvicra

TË DHËNA TË PËRGJITHSHME

Kryeqyteti: Berna (130000 banorë)

Sipërfaqja: 41288 km2

Popullsia : 7490000 banorë

Dendësia: 188 banorë/ km2

Popullsia qytetare: 6%

Forma e qeverisjes: Republikë federale

Page 4: Zvicra
Page 5: Zvicra

KARAKTERISTIKA FIZIKE

Zvicra është një ndër shtetet alpine. Malet zënë mbi 60% të territorit, me 50 maja që i kalojnë 4000 m dhe pa dalje në det. është një vend shumë i pasur dhe mjaft i bukur; me peisazhe te mrekullueshme, me ajër të pastër dhe ujëra të kulluara, një vend i zhvilluar në të gjitha drejtimet, vend i liqeneve malore me bukuri të rrallë.

Page 6: Zvicra

RELIEVI DHE ZONAT E MBROJTURA

Alpet shkojnë në jug, në qendër dhe në lindje të Zvicrës, në perëndim ngrihen malet e Jurës, kufi me Francën. Në veri është krahina bujqësore e Mitelandit, e përshkuar nga lartësi jo të vogla. Rreth 18 % e sipërfaqes është zonë e mbrojtur, me parqe natyrore ,si ai i Engadinës, rezervate etj. Zvicra është nga vendet me ligje më të rrepta për mbrojtjen e natyrës.

Page 7: Zvicra
Page 8: Zvicra

HIDROGRAFIAZvicrën e përshkojnë lumenjtë

Aara, Rini, Rona, Ticino etj Nga malet e saj buron edhe lumi Ren. Liqenet, si për shembull, liqeni i Gjenevës, liqeni i Madh, liqeni i Luganos e shumë të tjerë formojnë peisazhe piktoreske e kanë origjinë akullnajore.

Page 9: Zvicra

Klima e Alpeve është klimë e ashpër, dimër i ftohtë e verë e freskët, tipike malore. Në lugina dhe në Miteland bëhet më e butë, klimë kontinentale- dimër i ftohtë dhe verë e nxehtë. Në liqenin e Gjenevës dhe në liqenin e Madh ka disa elemente të klimës mesdhetare, sidomos në vegjetacionin bimor

KLIMA

Page 10: Zvicra

RENDI POLITIK E JO VETËM

Rendi politik i Zvicrës është republikë federale, e përbërë nga 26 shtete që u përgjigjen kantoneve me të njëjtin emër. Shteti ka një president federal. Zvicra organizon 3-4 referendume në vit, në media, për të thënë “po” ose “jo” për probleme të ndryshme. Ajo ka karakteristika politike krejt të vecanta nga të gjithë të tjerët. Ajo nuk është pjesë e BE-së për arsye se referendumi i mbajtur e ka hedhur poshtë një ide të tillë.

Page 11: Zvicra

POPULLSIAPopullsia jeton kryesisht në brezin para alpin të

Mitelandit, ku dhe është dendësia më e madhe. Kjo dendësi është e madhe edhe në liqenet dhe luginat. Rritja natyrore e popullsisë është mjaft e vogël, ka pak lindje, popullsia është në moshë të vjetër. Zvicra ka mbi 2 milionë emigrantë, kryesisht të moshave të reja. Në këtë vend ka edhe shuëm shqiptarë, sidomos nga Kosova

Page 12: Zvicra
Page 13: Zvicra

GJUHA & BESIMIGjuha që flasin zviceranët është e ndryshme.

Grupi gjerman është më i madh në numër, 75% e popullsisë e vendosur në veri dhe verilindje. Grupi i dytë është ai francez, me 19.8% të popullsisë, i vendosur në perëndim dhe e treta zona italiane me 4.3% të popullsisë e vendosur në jug (Ticino). Në Zvicër ka edhe pakica të tjera gjuhësore.

Zvicra gjermane është protestante, kurse ajo franceze e italiane është katolike. Megjithatë zviceranët janë një popull, me një kulturë unike dhe ndjenjë kombëtare të lartë

Page 14: Zvicra
Page 15: Zvicra

QYTETET KRYESORE

QYTETET KRYESORE JANË :

ZYRIHU (ME 1 MILION BANORE)

BERNA ( EDHE KRYEQYTET)

GJENEVA (ME SHUME INSTITUCIONE NDËRKOMBËTARE)

LOZANA

BAZELI

Page 16: Zvicra
Page 17: Zvicra
Page 18: Zvicra

VEPRIMTARIA EKONOMIKE

Pa lëndë të para dhe pa burime ekonomike, Zvicra është një nga vendet më të pasura të botës. Sigurisht këtu ka ndikuar politika e asnjëanësisë, mospjesëmarrja në dy luftërat e mëdha botërore, turizmi malor, sistemi financiar i fortë dhe i qëndrueshëm. Të shquara janë bankat e Zvicrës, ku janë mbledhur kapitale nga e gjithë bota. Turizmi i mbështetur nga një rrjet i dendur rrugor është gjithashtu shumë i zhvilluar e fitimprurës.

Page 19: Zvicra

Vetëm 10% e tokës kultivohet. Prodhimi nuk është i lartë, edhe pse mekanizimi, teknika dhe zhvillimi tërësor janë të niveleve më të mira. Kështu Zvicra importon pjesën dërrmuese të mallrave ushqimore. Në vend mbillen patatja, drithërat , panxharsheqeri tij. 40% e territorit zihet nga kullotat dhe blegtoria në këtë rast është shuëm e zhvilluar. Djathi zvicerian është i famshëm në botë.

BUJQËSIA

Page 20: Zvicra

Zvicrës i mungojnë lëndët e para por industrinë e ka shumë të zhvilluar. Degë të tilla si: mekanika, industria kimike, prodhimi i energjisë hidroelektrike, centralet atomike, metalurgjia, elektromekanika, industria ushqimore dhe tekstile- kanë përhapje të gjerë. Zvicra ka qenë dhe është e njohur në prodhimin e orëve.

INDUSTRIA

Page 21: Zvicra

PËRFUNDIMEZvicra është një ndër vendet me nivel më të lartë

jetesë jo vetëm në Europë por në gjithë botën. Megjithëse jo në një pozitë gjeografike shumë të favorshme për shkak edhe të relievit zhvillimi është i dukshëm e sistemet politike kanë qenë të sukseshme. Nuk është pjesë e BE për mosdëshirë personale. Ka një kulturë unike në rajon megjithëse është e përbërë nga etni të ndryshme. Ka të zhvilluar shumë industrië e turizmin që mbajnë peshën kryesore të ekonomisë.