Aktivitetet nga Programi i Trajnimeve të Vazhdueshme (PTV)
Aktivitetet Tjera
Maj 2016
Buletini
Bu
letin
i Maj 2
016
Aktivitetet nga Programi i Trajnimeve të Vazhdueshme
Më 03 maj 2016, Instituti Gjyqësor i Ko-
sovës në kuadër të Programit për Trajnime
të Vazhdueshme (PTV), ka realizuar tra-
jnimin me temë “Ligji për mbrojtjen e të
dhënave personale”.
Trajnimi kishte për synim të trajtoj
legjislacionin primar dhe sekondar për
mbrojtjen e të dhënave personale në Koso-
vë dhe në këtë formë të kontribuoj në
ngritjen e kapaciteteve të pjesëmarrësve
në zbatimin e ligjit në këtë fushë.
Fillimisht në kuadër të këtij trajnimi u
elaborua mandati ligjor dhe përgjegjësitë e
Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të
Dhënave Personale, përpunimi i të
dhënave personale, parimet e përpunimit
të të dhënave personale si dhe masat dhe
procedura në rastin e shkeljeve të të
dhënave personale.
Më tej, u trajtua mbrojtja administrative
dhe gjyqësore e të dhënave personale nga
gjyqësori dhe standardet në relacion me të
Drejtën e Bashkimit Evropian dhe Kon-
ventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut,
me ç’ rast u analizuan dhe diskutuan disa
raste nga praktika e GJEDNJ-së, në fu-
shën e mbrojtjes të së drejtës së
privatësisë dhe mbrojtjes të të dhënave
personale.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e
Gjykatës se Apelit dhe Gjykatës
Themelore -Departamenti për Çështje Ad-
ministrative në Prishtinë dhe gjykatave
tjera themelore.
2
Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale
Bu
letin
i Maj 2
016
Mbrojtja gjyqësore në kontestet nga marrëdhënia e punës
Më 05 maj 2016, Instituti Gjyqësor i Ko-
sovës, në kuadër të Programit për Tra-
jnime të Vazhdueshme (PTV), ka reali-
zuar trajnimin me temë “Mbrojtja
gjyqësore në kontestet nga marrëdhënia e
punës”.
Trajnimi kishte për qëllim që nga
pjesëmarrësit të analizohet në thellësi
legjislacioni i zbatueshëm që i referohet
mbrojtjes gjyqësore në kontestet nga
marrëdhënia e punës, dhe në këtë formë të
kontribuoj në krijimin e praktikave uni-
forme në zbatimin e drejtë të dispozitave
të ligjeve përkatëse që mbulojnë këtë fu-
shë.
Në kuadër të këtij trajnimi u elaboruan
kontestet nga marrëdhënia e punës sipas
Ligjit të Punës dhe Ligjit për Shërbimin
Civil, dallimi në mes kontesteve për
shërbyesit civil dhe kontestet tjera nga
marrëdhënia e punës, llojet e kontratave të
punës si dhe shkaqet e shkëputjes së kon-
tratës së punës sipas Ligjit të Punës dhe
Ligjit për Shërbyesit Civil.
Më tej, u trajtua procedura gjyqësore për
mbrojtjen e të drejtave nga marrëdhënia e
punës dhe respektimi i afateve për të
kërkuar mbrojtje, më saktësisht shterimi i
mjeteve të brendshme juridike për të fituar
të drejtën e kërkimit të mbrojtjes
gjyqësore dhe pasojat juridike për mosre-
spektimin e këtyre afateve.
Trajnimi u zhvillua përmes diskutimeve
interaktive të pjesëmarrësve, të cilët para-
qitën pikëpamjet nga këndvështrimi i tyre,
për çështjet në fokus të trajnimit, si
legjislacioni i zbatueshëm, dhe kompeten-
ca e gjykatave në rastet e kërkimit të
mbrojtjes gjyqësore në kontestet nga
marrëdhënia e punës.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të
nivelit themelor dhe bashkëpunëtorët
profesional.
3
Bu
letin
i Maj 2
016
Tenderimi i aseteve të ndërmarrjeve shoqërore dhe rishikimi
gjyqësor nga gjykata i këtij procesi
Më 10 maj 2016, Instituti Gjyqësor i Ko-
sovës në kuadër të Programit për Trajnime
të Vazhdueshme (PTV), ka realizuar tra-
jnimin me temë “Tenderimi i aseteve të
ndërmarrjeve shoqërore dhe rishikimi i
këtij procesi gjyqësor nga gjykata”.
Ky trajnim kishte për synim të trajtoj në
tersi procesin e tenderimit dhe shitjes së
aseteve të ndërmarrjeve shoqërore dhe të
kontribuoj në tejkalimin e problemeve që
hasen në praktikë gjatë rishikimit gjyqësor
të këtij procesi.
Trajnimi u fokusua në elaborimin e pro-
cesit administrativ të tenderimit në AKP,
bazën ligjore dhe procedurën tenderuese si
proces i privatizimit të ndërmarrjeve
shoqërore, fazat e procesit të tenderimit të
asevete, si dhe rastet e shtyrjes dhe anu-
limit të tenderit. Më tej, u trajtua rishikimi
gjyqësor i procesit të tenderimit, baza
ligjore e padive nga procesi i tenderimit të
ndërmarrjeve shoqërore dhe aseteve të
tyre, palët që mund të fillojnë procedurën
gjyqësore, dhe praktika gjyqësore e
Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme
lidhur me proceset e zbatuara tenderuese
për ndërmarrjet shoqërore apo asetet e
tyre.
Trajnimi u zhvillua përmes diskutimeve
interaktive dhe rasteve nga praktika
gjyqësore.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë
nga Gjykata Supreme e Kosovës, Dhomës
së Posaçme të Gjykatës Supreme të Koso-
vës dhe gjyqtarë nga Gjykata e Apelit.
4
Bu
letin
i Maj 2
016
Likuidimi i ndërmarrjeve shoqërore
Më 11 maj 2016, në kuadër të Programit
për Trajnime të Vazhdueshme (PTV),
IGJK ka realizuar trajnimin me temë
“Likuidimi i ndërmarrjeve shoqërore”.
Trajnimi kishte për qëllim trajtimin e di-
lemave rreth interpretimit dhe implemen-
timit të drejtë të dispozitave përkatëse të
Ligjit për Likuidimin e Ndërmarrjeve
Shoqërore dhe koncepteve themelore të
këtij ligji.
Në kuadër të këtij trajnimi u elaboruan
procedurat fillestare, si bazat për inicimin
e rasteve të likuidimit dhe vendimeve për
likuidim, njoftimi për likuidim, pasojat e
vendimit të bordit për likuidim dhe pe-
zullimi i veprimeve.
Më tej u trajtuan dispozitat e ligjit që i
referohen bazave dhe procedurave për
likuidimin e aseteve të tyre, konstituimit
të autoriteve të likuidimit, çështjeve që
kanë të bëjnë me kreditorët, takimit të
kreditorëve dhe dëshmitë e kërkesave, an-
ulimit të transaksioneve, pronës së
ndërmarrjes në likuidim dhe mbylljes së
rastit të likuidimit.
Trajnimi u zhvillua me diskutime në
mënyrë interaktive, në formë bash-
këbisedimi u shqyrtuan dhe zbërthyen
konceptet themelore lidhur me procedurat,
të drejtat dhe detyrimet e të gjitha palëve
të përfshira në çështjet e likuidimit.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë
nga Gjykata Supreme e Kosovës, Dhomës
së Posaçme të Gjykatës Supreme të Koso-
vës dhe gjyqtarë nga Gjykata e Apelit.
5
Bu
letin
i Maj 2
016
Program i specializuar trajnimi në forcimin e kapaciteteve
në luftimin e krimit kibernetik - Sesioni I
Më 13-14 maj 2016, Instituti Gjyqësor i
Kosovës, në kuadër të Programit për Tra-
jnime të Vazhdueshme (PTV), me
mbështetjen e GIZ ka realizuar trajnimin
“Program i specializuar trajnimi në forci-
min e kapaciteteve në luftimin e krimit
kibernetikë - Sesioni I”.
Ky trajnim kishte për synim që gjyqtarët
dhe prokurorët të njohin elementet kyçe
dhe tendencat aktuale të krimit kibernetik
në mënyrë që të ndërtohen dhe fuqizohen
kapacitetet profesionale në luftimin e
kësaj dukurie negative.
Në kuadër të këtij sesioni trajnues u elabo-
rua korniza ligjore që trajton në mënyrë të
drejtpërdrejt apo të tërthortë krimet kiber-
netike, rreziqet dhe kërcënimet me të cilat
përballet shoqëria në ditët e sotme nga
sulmet kibernetike. Në fokus të këtij se-
sioni ishin dhe shtjellimi i krimit kibernet-
ik si dukuri, sistemi kompjuterik dhe
mënyra e funksionimit të tij në përgjithësi,
programet kompjuterike qëllimkëqija dhe
vështirësitë që hasen në gjurmimin dhe
zbulimin e kryerësve të krimeve kiber-
netike.
Më tej u trajtuan dhe format e kryerjes së
veprave penale në fushën e krimeve kiber-
netike, ku sipas të dhënave të prezantuara,
shënjestra kryesore e sulmeve kibernetike
në Kosovë deri më sot kanë qenë llogaritë
e shfrytëzuesve, sistemi bankar dhe ueb
faqet në Internet.
Në këtë kuadër u diskutuan problemet
themelore rreth ndjekjes penale, porno-
grafia e fëmijëve si formë e veprave të
kësaj natyre dhe terrorizmi kompjuterik si
fenomen global.
6
Bu
letin
i Maj 2
016
“Neni 5 i Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të
Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore dhe zbatimi i tij
– E drejta për liri dhe siguri ”
Më 17 maj 2015, në kuadër të PTV-së,
Instituti Gjyqësor i Kosovës në bash-
këpunim me Zyrën e Këshillit të Evropës
në Prishtinë, ka realizuar trajnimin me
temë “Neni 5 i Konventës për Mbrojtjen e
të Drejtave të Njeriut dhe Lirive
Themelore të Njeriut dhe zbatimi i tij”
Qëllimi i këtij trajnimi ishte thellimi i njo-
hurive të gjyqtarëve lidhur me rëndësinë,
strukturën, dhe detyrimet pozitive nga ne-
ni 5 i Konventës Evropiane për Mbrojtjen
e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive
Themelore (KEDNJ).
Në këtë trajnim u trajtuan kërkesat që
përmban neni 5 i KEDNJ-së -e drejta për
liri dhe siguri- në kontekst të praktikes
gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të
Drejtat e Njeriut. Është trajtuar
ligjshmëria e paraburgimit, bazat e
lejuara, garancitë procedurale.
Gjithanshëm u trajtuan edhe dilemat në
praktikë rreth zbatimit të dispozitave të
nenit 5 të KEDNJ-së, në këtë kontekst
ligjshmëria e paraburgimit, bazat e
lejuara, garancitë procedurale, ndalimi pas
dënimit, paraburgimi në pritje të depër-
timit dhe e drejta për kompensim.
Në konkludimet përfundimtare u potencua
se neni 5 i KEDNJ-së përfshin elementet
kyçe në mbrojtjen e të drejtave të njeriut
të një individi. Privimi nga këto të drejta
ka lidhje dhe efekt të drejtpërdrejtë sa i
përket gëzimit të shumë të drejtave të tje-
ra, si e drejta e familjes dhe ajo private,
e drejta për lirinë e tubimit, të
shoqërizimit dhe atë të shprehjes deri tek
e drejta e lirisë së lëvizjes.
Gjyqtarët në mënyrë të vazhdueshme
duhet të kenë parasysh se me qëllim që liri
të tilla të jenë kuptimplote, çdo privim nga
ato duhet të jetë gjithmonë vetëm në
rrethana përjashtuese, të jetë i justifikuar
në mënyrë objektive dhe të mos zgjasë më
shumë sesa të jetë absolutisht e nevojsh-
me.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të
nivelit themelor dhe bashkëpunëtorë
profesional.
7
Bu
letin
i Maj 2
016
Krimet e luftës me fokus në dhunën seksuale
Më 17-18 maj 2016, Instituti Gjyqësor i
Kosovës, në kuadër të Programit për Tra-
jnime të Vazhdueshme (PTV), në bash-
këpunim me EULEX dhe UNWOMEN ka
organizuar trajnimin me temë “Krimet e
luftës me fokus në dhunën seksuale”.
Ky trajnimi u organizua me qëllim të
avancimit të njohurive dhe përgatitjes
profesionale të hetueseve, prokurorëve
dhe gjyqtarëve, për aspektet e hetimit,
ndjekjes dhe gjykimit të rasteve të kon-
fliktit të ndërlidhura me krimet e luftës me
elemente të dhunës seksuale.
Në kuadër të këtij trajnimi dy ditor, u
elaborua ligji i aplikueshëm në Kosovë
përfshirë dhe legjislacionin penal ndërk-
ombëtar, elementet e veprave të dhunës
seksuale, aspektet praktike dhe rregullat
procedurale të dokumentimit të krimeve të
kësaj natyre, dhe strategjia e të provuarit
në mënyrë adekuate në procedurë. Më tej
u trajtuan teknikat e intervistimit, marrja
e dëshmive dhe llojet e provave si dhe
përgatitja e rasteve për krimet e dhunës
seksuale.
Gjithashtu u diskutua rreth masave mbro-
jtëse dhe rëndësisë së krijimit të një skeme
efikase për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe
të dëmtuarve nga veprat e kësaj natyre. Në
fazën e fundit të trajnimit u trajtuan forma
të ndryshme të përgjegjësisë penale indi-
viduale, duke përfshirë përgjegjësinë e
drejtpërdrejtë dhe përgjegjësinë koman-
duese.
Metodologjia e aplikuar në këtë trajnim
ishte e formatit interaktiv, me diskutime
dhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të
nivelit themelor dhe të apelit, prokurorë të
nivelit themelor dhe atij special si dhe
hetues policor nga Departamenti për
Krime Lufte në Policinë e Kosovës.
8
Bu
letin
i Maj 2
016
Palët në procedurë, përfaqësimi dhe legjitimiteti
Më 19 maj 2016, Instituti Gjyqësor i Ko-
sovës në kuadër të trajnimeve të va-
zhdueshme, ka realizuar trajnimin me
temë “Palët në procedurë, përfaqësimi dhe
legjitimiteti”.
Në fokus të trajnimit ishin ngritja e
shkathtësive të gjyqtarëve në zbatimin e
procedurës kontestimore në rastet e proce-
durës dypalëshe dhe kontesti në mes të
palëve lidhur me të drejtat dhe obligimet e
tyre nga marrëdhënia e caktuar juridike.
Në veçanti gjatë trajnimit u elaborua iden-
tifikimi i palëve në procedurën civile, dal-
limi i zotësisë për të qenë palë nga zotësia
procedurale në procedurën civile, dallimi
në mes të përfaqësuesit ligjor, atij me pro-
kurë, si dhe atij të përkohshëm, përfshirë
legjitimitetin aktiv dhe pasiv të palëve në
procedurën civile.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të
departamentit ekonomik dhe të përgjith-
shëm të nivelit themelor.
9
Bu
letin
i Maj 2
016
Mbrojta e të dëmtuarve dhe dëshmitarëve
Më 24 maj 2016, në kuadër të PTV-së,
Instituti Gjyqësor i Kosovës, me mbësht-
etjen e Zyrës së Këshillit të Evropës në
Prishtinë, ka realizuar trajnimin me temë
“Mbrojta e të dëmtuarve dhe
dëshmitarëve”.
Trajnimi kishte për synim të kontribuoj në
avancimin e njohurive profesionale sa i
përket institutit të mbrojtjes së të
dëmtuarve dhe dëshmitarëve, vlerësimit
të nevojës për ofrim të mbrojtjes për të
dëmtuar dhe dëshmitarë në rast paraqitjes
së rrezikut dhe në këtë formë të krijohen
praktika për mbrojtje efikase të të
dëmtuarve dhe dëshmitarëve gjatë procesit
gjyqësor.
Në kuadër të këtij trajnimi u elaborua
korniza ligjore që mbulon këtë fushë, me
theks të veçantë dispozitat e KPP-së, për
masat për mbrojtjen e të dëmtuarve dhe
dëshmitarëve dhe dispozitat e Ligjit për
Mbrojtjen e Dëshmitarëve. Në këtë
kontekst u trajtuan kategoritë e
dëshmitarëve, me fokus dëshmitarët e rën-
domtë, të mbrojtur, anonim dhe
dëshmitarët bashkëpunues. Me tej u disku-
tua për kërkesën për masë mbrojtëse apo
anonimitet dhe lëshimi i urdhrit mbrojtës
nga gjyqtari, procedura për shpalljen e
personit dëshmitar dhe përfitimet e
dëshmitarëve të mbrojtur sipas ligjit.
Në pjesën e fundit, trajnimi u fokusua në
shtjellimin e Programit të Mbrojtjes së
Dëshmitarëve në kuadër të Drejtorisë për
Mbrojtje të Dëshmitarëve nga Policia e
Kosovës, kapacitet e kësaj drejtorie, krite-
ret për futjen në programin e mbrojtjes
dhe masat që ndërmerr Drejtoria për të
mbrojtur dëshmitarët që janë pjesë e këtij
programi.
Trajnimi ishte i karakterit interaktiv me
diskutime rreth sfidave dhe probleme ak-
tuale në praktike për mbrojtjen e të
dëmtuarve dhe dëshmitarëve si kategori e
posaçme në procedurë penale.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë
dhe prokurorë të nivelit themelor, si dhe
zyrtarë nga Policia e Kosovës.
10
Bu
letin
i Maj 2
016
Bashkëpunimi Juridik Ndërkombëtar në çështje penale
Më 26 maj 2016, Instituti Gjyqësor i Ko-
sovës në kuadër të trajnimeve të va-
zhdueshme, ka realizuar trajnimin me
temë “Bashkëpunimi Juridik Ndërk-
ombëtar në çështje penale”.
Në fokus të trajnimit ishin diskutimet rreth
nevojave për bashkëpunimin juridik, ana-
lizimin e metodave të hetimeve të fshehta
ndërkufitare siç është procedura e ekze-
kutimit të vendimeve të huaja, ndihma
juridike e ndërsjellët, hartimi i urdhrit për
konfiskim të ndërsjellët përfshirë elabori-
min e procedurave të ekstradimit të ilus-
truara me raste nga praktika.
Në kuadër të trajnimit u trajtuan edhe his-
toriku i bashkëpunimit juridik ndërk-
ombëtar, institucionet përgjegjëse, baza
ligjore, format e bashkëpunimit, urdhër
arresti evropian, urdhër arresti ndërk-
ombëtar ,,RED NOTICE”, etj.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë,
prokurorë dhe bashkëpunëtor profesional
të departamentit të përgjithshëm të nivelit
themelor.
11
Bu
letin
i Maj 2
016
Program i specializuar trajnimi në forcimin e kapaciteteve
profesionale në luftimin e shpëlarjes së parave
Më 27-28 maj 2016, Instituti Gjyqësor i
Kosovës në kuadër të PTV, me mbështet-
jen e GIZ ka realizuar trajnimin “Program
i specializuar trajnimi në forcimin e ka-
paciteteve profesionale në luftimin e
shpëlarjes së parave - Sesioni I”.
Ky sesion trajnimi kishte për synim
avancimin e njohurive profesionale në
identifikimin dhe klasifikimin e veprave
penale të shpëlarjes së parave dhe fi-
nancimit të terrorizmit, në njohjen dhe
analizimin e punës së institucioneve finan-
ciare dhe obligimet që i kanë këto institu-
cione në drejtim të forcimit të ka-
paciteteve për luftimin e dukurive të kësaj
natyre.
Në kuadër të këtij sesioni trajnues u elabo-
rua korniza ligjore që mbulon këtë fushë,
përfshirë dhe ndryshimet dhe risitë që
përmban ligji i ri për parandalimin e pas-
trimit të parave dhe luftimin e financimit
të terrorizmit. Në këtë kontekst u zbërthy-
en format e kryerjes, fazat e pastrimit të
parave dhe mënyrat efikase për hetim,
zbulim dhe ndjekje penale për pastrim të
parave.
Më tej u trajtua edhe vepra penale e fi-
nancimit të terrorizmit, elementet, fazat e
kryerjes së kësaj vepre, indikatorët që
ndikojnë në paraqitjen e saj, si dhe format
adekuate për mbikëqyrjen e financimit të
terrorizmit në praktikë. Po ashtu në kuadër
të këtij sesioni trajnues u elaborua edhe
struktura, organizimi dhe autoriteti i
Njësisë së Inteligjencës Financiare (NJIF),
si institucion qendror i pavarur kombëtar
për inteligjencë financiare.
Në kuadër të këtij programi trajnues, do të
zhvillohen dhe dy (2) sesione tjera tra-
jnuese.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë
dhe prokurorë të nivelit themelor dhe të
apelit.
12
Bu
letin
i Maj 2
016
Zbatimi në praktikën gjyqësore, i nenit 3 të Konventës për
Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore
Më 31 maj 2016, Instituti Gjyqësor i Koso-
vës në kuadër të PTV, me mbështetjen e
Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë,
ka realizuar trajnimin me temë “Zbatimi në
praktikën gjyqësore, i nenit 3 të Konventës
për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe
Lirive Themelore”.
Qëllimi i trajtimit të kësaj teme ishte, që
përfituesit të thellojnë njohuritë lidhur me
zbatimin e nenit 3 të Konventës dhe të
përvojës së Gjykatës Evropiane për të
Drejtat e Njeriut lidhur me këtë nen, e cila
është inkorporuar si pjesë e të drejtës së
brendshme dhe që zbatohet direkt pa
nevojën e nxjerrjes së mjeteve shtesë nga
ndonjë autoritet tjetër shtetërorë.
Fokusi i këtij trajnimi ishte elaborimi i
tekstit të nenit 3 të KEDNJ në përgjithësi,
natyra absolute dhe parimet themelore të
këtij neni, tortura në burg, kushtet e
ndalimit, trajtimi mjekësor në paraburgim,
gjobat, ekstradimet dhe trajtimi çnjerëzor e
degradues. Me tej u trajtuan detyrimet
pozitive dhe procedurale që burojnë sipas
nenit 3.
Në trajnim u paraqitën dilema dhe pyetje
dhe u adresuan përmes shpjegimit të
pjesshëm teorik, duke u bazuar në raste dhe
përdorur shembuj konkret nga praktika
gjyqësore e GJEDNJ-së. U përdoren ush-
trime, diskutime dhe raste studimore mbi
shkeljet e nenit 3 të Konventës Evropiane.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të
nivelit themelor si dhe prokurorë të nivelit
themelor dhe të apelit.
13
Bu
letin
i Maj 2
016
Me 10.05.2015, Komisioni për Legjislacion,
Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit
dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Kor-
rupsionit i Kuvendit të Republikës së Koso-
vës, shqyrtoi Raportin Vjetor të Institutit
Gjyqësor të Kosovës për vitin 2015.
Në këtë takim U.D. Drejtori i Institutit
Gjyqësor të Kosovës prezantoi në formë të
përmbledhur aktivitetet e zhvilluara, të ar-
riturat dhe sfidat e IGJK-së për vitin 2015
dhe në veçanti problemet ligjore të shfaqura
pas ndryshimeve ligjore në ligjet e gjyqëso-
rit.
Si çështje të theksuara U.D. Drejtori i IGJK
-së paraqiti raportin lidhur me trajnimin e
vazhdueshëm për gjyqtarë, prokurorë dhe
stafin administrativ të gjykatave dhe proku-
rorive, trajnimin fillestar të kandidatëve për
gjyqtarë dhe prokurorë, programin për hu-
lumtime dhe publikime përfshirë bibli-
otekën e IGJK-së, ngritjen e metodologjisë
trajnuese etj.
Me këtë rast Komisioni e vlerësoi raportin e
IGJK të detajuar mirë, punën e bërë dhe gat-
ishmërinë e IGJK-së për të mbështetur në
procese të ndryshme ligjore deri më tani.
Nga anëtarët e Komisionit u kërkuan
sqarime, sidomos lidhur me problemet
ligjore, të theksuara në raport, kërkesat për
trajnim nga institucionet tjera dhe numrin jo
të madh të burimeve ligjore në gjuhën
shqipe në kuadër të bibliotekës së IGJK-së.
Për të gjitha pyetjet e adresuara nga anëtarët
e Komisionit, u dhanë përgjigjet adekuate
nga ana e U.D. Drejtorit të IGJK-së.
Po ashtu me 17.05.2015, Komisioni për
Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Repub-
likës së Kosovës ka shqyrtuar raportin fi-
nanciar të IGJK-së për vitin 2015. Në këtë
takim U.D. Drejtori i IGJK-së, në formë të
përmbledhur, prezantoi buxhetin dhe
shpenzimet e krijuara me rastin e realizimit
të aktiviteteve të planifikuara për vitin 2015.
Pas prezantimit nga ana e U.D. së Drejtorit,
Komisioni theksoi se ky është një buxhet
modest dhe raporti është i përgatitur në de-
taje, gjithashtu kërkoi informata shtesë nëse
ka veprime konkrete për zgjidhjen e
çështjes së objektit të IGJK-së. U.D. i
Drejtorit të IGJK-së, njoftoi Komisionin për
të gjitha veprimet që IGJK ka ndërmarr në
këtë drejtim dhe që ende vazhdon përpjekjet
për të zgjidhur çështjen e objektit.
Të dy Komisionet kanë përkrahur raportin
vjetor 2015 dhe e kanë rekomanduar për
miratim në Kuvendin e Republikës së Koso-
vës
14
Shqyrtimi i raportit Vjetor të Institutit Gjyqësor të Kosovës për
vitin 2015
Aktivitetet Tjera
Tel: + 381 38 200 18 660 Fax: + 381 38 512 095 E-mail: [email protected]
https://igjk.rks-gov.net Adresa “Lagjja e Spitalit” Rr. Muharrem Fejza p.n Prishtinë, Republika e Kosovës