1
FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE
MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË
KUADËR TË FENOMENIT TË MIGRIMIT NË
SHQIPËRI
Paraqitur në kërkim të gradës shkencore “Doktor”
nga EDLIRA BAKA PEÇO_
Udhëhequr nga Prof. Dr. ZYHDI DERVISHI
TIRANË, 2015
UNIVERSITETI I TIRANËS
2
FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE
MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË
FENOMENIT TË MIGRIMIT NË SHQIPËRI
Integrimi kulturor i të ardhurve në periferi të Tiranës.
Rast studimor - Bathore
Paraqitur në kërkim të gradës shkencore “Doktor”
nga EDLIRA BAKA PEÇO
Udhëhequr nga Prof. Dr. ZYHDI DERVISHI
Juria e vlerësimit
1.__________________
2.___________________
3.___________________
4. __________________
5.___________________
TIRANË, 2015
UNIVERSITETI I TIRANËS
3
DEKLARATË E DOKTORANTIT PËR PËRMBUSHJEN E KRITEREVE
Unë e nënshkruara _Edlira Baka Peço_nën përgjegjësinë time deklaroj se dosja e
përgatitur prej meje si edhe punimi i disertacionit të doktoratës janë hartuar në
përputhje të plotë me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi për studimet doktorale,
janë në pajtueshmëri të plotë me Statutin e Senatit Akademik dhe “Regulloren
për organizimin e programeve të studimit të doktoratave” të Universitetit të
Tiranës, si edhe me kërkesat e Udhëzuesit të doktoratës të Fakultetit të
Shkencave Sociale. Për çdo pasaktësi apo mangësi që mund të vërehet nga
sekretariati teknik dhe nga vlerësuesit, përgjegjësia është e imja.
Disertanti _________________________________
Tiranë, më___________________
4
MIRËNJOHJE
Ky punim nuk do të kishte pasionin e duhur dhe aq më pak vlerën e tij studimore pa
mbështetjen dhe ndihmën e çmuar të udhëheqësIt tim shkencsor, Prof. Dr. Zyhdi
Dervishit.
I jam mirënjohëse bashkëpunimit e mirëkuptimit të tij për të sjellë këtë studim në formën
që ka sot.
Në vijim këmbëngulja dhe dashamirësia e pareshtur prindërve të mi ishte shtysa tjetër
madhore që më ndihmoi në çdo cast të kësaj etape profesionale të jetës sime.
5
PASQYRA E LÊNDÊS
Abstrakt ........................................................................................................................ 8
1. Një vështrim i migrimit në rrafshin teorik................................................ 12
1.1 Dukuria dhe problemet e saj .......................................................................................... 12
1.2 Migrimi dhe tipologjitë .................................................................................................. 15
1.3 Pse largohen njerëzit nga vendi i origjinës? ................................................................... 16
1.4 Ndikimi i migrimit në procesin e zhvillimit ................................................................... 20
2. Metodologjia e kërkimit empirik ............................................................... 24
2.1 Aplikimi i teknikës kërkimore ................................................................................... 28
2.2 Pilotimi ........................................................................................................................... 31
2.3 Hulumtimi mbi sipërfaqe për të analizuar thellësinë ...................................................... 39
3. Migrimi i brendshëm në Republikën e Shqipërisë ................................... 43
3.1 Luhatjet demografike nga popullsi rurale në atë urbane ................................................ 47
3.2 Republika e Shqipërisë nën presionin e prirjeve migratore ............................ 59
3.3 Të gjithë në Tiranë ......................................................................................................... 62
6
3.4 Tranzicioni ...................................................................................................................... 63
3.5 Migrimi i brendshëm dhe statusi social ......................................................................... 65
3.6 Tipare dhe faktorë që ndikojnë në statusin shoqëror të të ardhurve ............................... 67
3.7 Ndikime të migrimit të brendshëm ................................................................................. 69
4.2 Bathorja: një "fshat urban"? ........................................................................................... 75
4.3 Kuptimi i konceptit "fshat urban"................................................................................... 76
4.4 Ripërcaktimi i ekonomisë si rezultat i lindjes së “fshatit urban” ................................... 80
4.4.1 Koncepti i fshatit urban – Nga një model trans-kontinental në një rast studimi lokal 81
4.4.2 Gjeografia dhe Mjedisi Natyror .................................................................................. 86
4.4.3 Origjina e banorëve si migrantë të brendshëm ............................................................ 88
4.5 Strehimi .......................................................................................................................... 91
4.6 Veprimtaritë ekonomike ................................................................................................. 94
4.7 Parashikimi i Popullsisë ................................................................................................. 99
4.8 Prirje në terren ............................................................................................................. 102
4.9 Rritje apo ulje e nivelit ekonomik të familjeve ........................................................... 110
4.9.1 Nga veriu në qendër – përshtatje sociale dhe ekonomike nga pikënisje të ndryshme
gjeografike .......................................................................................................................... 112
4.10 Mes dilemave për një jetë më të mirë - shkaqe dhe përvoja të migrimit të brendshëm
............................................................................................................................................ 119
5. Pranë paragjykimit ...edhe në Bathore .................................................... 130
5.1 Paragjykimet nga fakt individual në proces social ....................................................... 131
5.2 Përballja konkrete me paragjykimet ............................................................................. 133
5.3 Një përpjekje për shmangie të paragjykimit përmes pasgjykimit ................................ 136
7
6.Migrimi i brendshem si një hallkë e procesit të përballjes së nënkulturave ... 138
6.1 Dobësi të kapitalit social e nënkulturor ........................................................................ 157
6.2 Specifikat të karakterit përjashtues apo përfshirës të migrantëve ................................ 163
7. Migrimi i brendshëm dhe integrimi në tregun e punës ......................... 173
7.1 Përparësitë e kolektivizimit në zonën periferike .......................................................... 173
7.1.1 Cilat janë pengesa në organizimin e punëtorëve migrantë në tregun e punës? ......... 177
7.1.2 Sfida e rradhës: Komunitet i identifikuar si qytetar .................................................. 179
7.2 Përtej petkut të periferisë .............................................................................................. 180
8. Gjakmarrja – shpërngulje edhe për sigurinë e jetës ............................. 182
9. Efektet e migrimit të brendshëm në ndryshimin nënkulturor të roleve brenda
familjes ...................................................................................................................... 194
9.1 Pamje të familjes periferike në ditët e sotme ............................................................... 198
9.2 Komoditeti i jeteses ...................................................................................................... 200
9.3 Marrëdhëniet e anëtarëve të familjes ............................................................................ 203
9.4 Familja dhe punësimi në zonat me të ardhur ................................................................ 207
11. SHTOJCA ............................................................................................... 215
8
Abstrakt
Studimi 'Integrimi kulturor i të ardhurve - faktorë të migrimit të brendshëm dhe
pasoja të shtresëzimit social në Shqipëri, përmbush një objektiv kërkimor personal mbi
migrimin e brendshëm në Republikën e Shqipërise dhe qasjet nënkulurore lidhur me këtë
dukuri në një nga zonat periferike të kryeqytetit .
Në qasjen që i është bërë migrimit brenda kufijve politikë të vendit janë orvatur të
preken një sërë faktorësh shtytës dhe tërheqës në kuadrin historik të dy dhjetëvjeçarëve të
fundit.
Këndvështrimi teorik në lidhje me paradigmat sociologjike të migrimit, është
shqyrtuar në një kuadër shumë praktik dhe konkret të fokusuar në zonën e Bathores
(Kamëz, Tiranë).
Fillimisht në studim janë parashtruar disa koncepte kyçe mbi të cilat edhe është
mbështetur boshti studimor i këtij punimi, terma dhe situata konkrete të marra në një plan
krahasimor në nivel lokal e ndërkombëtar nga studime të tjera pararendëse. Pas përpjekjes
për të gjetur pika të përbashkëta ose përthyerje me realitete të ngjashme, fokusi i studimit
u përqëndrua në terren, të target-grupi i hulumtuar.
Në një kampion të anketuarish prej 800 personash, me një grup intervistash
cilesore (12) dhe me kontakte të tjera lehtësuese u krijua një sistem të dhënash kompleks,
mjaftueshëm për interpretime sociologjike mbi përshtatjen kulturore dhe sociale të grupit
të të ardhurve në zonën e Bathores në dy dhjetëvjeçarët e fundit.
Ndryshimet e vendbanimit, më pas ato demografike, ekonomike e sociale pas
zhvendosjes nga vendbanimet e mëparshme, kanë ndryshuar qasjen dhe sjelljen e njerzve.
Efektet e këtij migrimi ndihen në mënyrën e të organizuarit të jetës së përditshme, roleve
në aktivitetet ekonomike dhe ato familjare, pozicionin në shoqëri dhe atë karshi
institucioneve. Një seri treguesish janë analizuar nën ndikimet që migrimi i brendshëm ka
9
patur te këta banorë. Rendisim këtu, komoditetin e jetës, punësimin dhe raportin me
kapitalin social, trashëgiminë dhe respektimin përmes aplikimit të traditave nënkulturore,
paragjykimet ndër breza etj. Ndër përfundimet më me interes në këtë studim do të veçoja:
• Forma dhe sjellja brenda dhe jashtë familjes në aspektin nënkulturor kanë
ndryshuar mjaft në kontekstin e shpënguljes brenda vendit në zonën e Bathores.
• Ndërveprimi individ –individ por edhe individ – komunitetit, ndonëse paraqitet i
transformuar në pohimet e vetë njerzve, nuk reflekton progresin kulturor që pritej,
nisur së paku nga perspektivat teorike dhe përvojat praktike të konsultuara më parë.
• Zona periferike në studim, orvatet të identifikohet si një perpjekje aktive e
kombinimit të stilit të jetesës kryeqytetas me atë të vendbanimit të mëparshëm, por
në vërtetë vlerat e ndërthurura mbeten të pakthjelluara në mendësitë e vetëbanorëve
si dhe të paidentifikuara nga pikpamja nënkulturore nga ana e tyre.
10
Hyrje
Ky studim, synon të hetojë mbi rastet e shpërngulura nga vendet e origjinës që prej
vitit 1990 e më pas, me një destinacion të vetëm – kryeqytetin, ose më saktë periferinë e
tij.
Informacioni i mbledhur dhe i përpunuar do të synojë të hedhë dritë jo vetëm mbi
arsyet e lëvizshmërisë së individëve, familjeve apo edhe grupeve më të mëdha njerëzish
kryesisht me lidhje fisnore, por edhe me gjendjen sociale e kulturore të vendosjes së tyre
në mjedisin ku banojnë aktualisht. Do të hulumtohet përmes statistikave dhe shifrave, në
studime të mëparshme, raporteve të institucioneve kërkimore dhe artikujve të botuar e së
fundmi mbi analizën e të dhënave dhe përshtypjeve të banorëve të zonës në periferi të
Tiranës.
Disa gjetje që impulsuan kërkimin tim në këtë fushë ishin pikëprerja e qëndrimeve
të sociologëve shqiptarë sa i takon integrimit të të zhvendosurve nga krahina të tjera të
vendit në periferi të Tiranës pas vitit 1990 dhe qëllimi për të evidentuar realitetin e sotëm
të banorëve të dy dhjetëvjeçarëve në këto periferi. Në vetvete ndërthurja e më shumë se
disa faktorëve me pikënisje ekonomike por me ndikim jo më pak social dhe kulturor,
formësojnë imazhin e ndryshuar të komunitetin të studiuar.
Lëvizjet territoriale të popullsisë, shpërnguljet dhe pernguljet (ngulitjet) në mjedise
të reja banimi, në çdo rast, doemos kanë lidhje me mendësi, njohje të përvojës së traditës,
po, megjithatë, në themel janë të diktuara nga kushte dhe rrethana konkretet të kohës kur
ndodhin dukuri të këtij lloji. Migrimet dhe drejtimet e zhvendosjes së pjesshme të
popullisë i kanë shtysat e tyre në një qerthull faktorësh të natyrave të ndryshme por që në
këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3).
Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë se 21 për
qind më tepër se në vitin 2006 (Plani Strategjik i Zhvillimit Urban të qytetit të Kamzës
2010-2015:11) periferia e Tiranës, zona e Bathores, Paskuqanit sot karakterizohet nga një
11
situatë shoqërore, ekonomike, nënkulturore e politike që pak e kishin menduar se
tranzicioni shqiptar do të prodhonte. Ndryshimet demografike më së shumti në sensin
rritës dhe jo vetëm biologjikisht por edhe sepse dukuria e migracionit të brendshëm është
ende dinamik japin ngacmimin e parë për t’ju afruar zonës.
Në kuadrin e ndarjes administrative shtrohen pyetje shumë të vështira që duan
zgjidhje profesionale si për shembull : nga mund të dallohet parimisht sot një qytet i vogël
nga një fshat i madh, ndërkohë që më parë dallimet midis tyre mbështeteshin kryesisht në
ato midis industrisë dhe bujqësisë? – parashtron Fuga në librin e tij “Rënia e qytetit”(Fuga,
A.., 2012: 115). Ndërkaq përpara se të arsyetohet lidhur më kriteret e reja, ka nevojë të
rikujtohet se ndarja e deritanishme bazohet më tepër në frymëzime ideologjike krejt të
tejkaluara – vijon ai.
12
1. Një vështrim i migrimit në rrafshin teorik
1.1 Dukuria dhe problemet e saj
Është thuajse e pamundur të analizohen në rrafshin sociologjik prirjet e zhvillimeve
kuturore dhe arsimore të zonave rurale, sidomos të atyre malore, pa shqyrtuar një dukuri
shoqërore komplekse me rrjedhoja të shumëllojshme gjatë viteve të tranzicionit
paskomunist, e cila ka të bëjë me zhvendosjen masive të popullsisë së fshatrave drejt
qyteteve ( Fuga A., & Dervishi Z.,2010:149).
Migrimi në vetvete ndikon jo vetëm në zhvillimin demografik të një shteti , por
edhe në imazhin e tij kundrejt vendeve fqinje, rajon e më gjerë. Kjo dukuri globale shpesh
ka ngritur argumente që nxisin përplajse interesash e qëndrimesh, duke nisur që me shifrat
e migrantëve që zakonisht, marrin më shumë ngjyra emocionale ose mbështetje
propagandistike e duke vijuar me politika e fakte që kanë ndikuar thelbësisht në
formësimet apo shformësimet e shteteve të prekura (United Nations Report on Population
Division 2009:7).
Ekziston rreziku se ata, të cilët favorizojnë imigrimin mund të minimizojnë
problemet dhe shifrat, ndërsa ata që përdorin argumente antimigrim rëndojnë problemet
dhe zmadhojnë shifrat. Rëndom terminologjia e kësaj dukurie rëndohet apo komplikohet
në përpjekjet për të përkufizuar çdo aspekt të migrimit, si atij të brendshëm ashtu edhe të
jashtëm . Përveç natyrës problematike të termave klasifikuese si “zhvillim”,
“modernizim”, “transformim” etj, marrëdhëniet e përfshira në analizimin e të
ashtuquajturës “nyje migrim-zhvillim” janë me të vërtetë të ndërlikuara (Nyberg-
Sorensen, N., & Van Hear, N., 2003:28).
Po a mund të themi që migrimi dhe format që ai ka marrë në njëzet vitet e fundit,
sidomos me fokus Republikën e Shqipërisë sfidojnë shprehjen e Claude Levi Straus, i cili
thoshte se “qëniet që i zhvendos nga mjedisi ku lindën e u zhvilluan, kthehen në qënie
patologjike”?
13
Migrimi është aq i vjetër sa edhe vetë njerëzimi: Duke marrë në konsideratë se
midis vitit 1600-1850, rreth 65 milion europianë emigruan me destinacion në të gjithë
kontinentet; ata gjithashtu mund të quhen “migrantë ekonomikë”, por akoma atyre nuk
mund t’u ngjitet e njëjta stigmë si “migrantëve ekonomikë” të sotëm.1 Migrimi rëndom
është paraqitur si një rrugë e arsyeshme e zgjidhjes së problemeve sociale e ekonomike të
një familjeje, të një grupi, të një komuniteti.
Emigrimi nga vendet europiane ka vazhduar me intesitet të lartë dhe në periudhën e
pas Luftës së Dytë Botërore (1945-1960), ku rreth 7 milion njerëz u larguan (po aty). Si
përfundim, baraspesha e migrantëve të larguar nga Europa në krahasim me pjesën tjetër të
botës anonte shumë më tepër nga e para.
Të tjera efekte shoqëruse të dukurisë së migrimit renditen varfëria, uria, dhe rritja
ose rënia kaotike e popullsisë në zonat e populluara rishtazi ose në ato të braktisura. Si
pasojë ndihen e janë me vlerë për t’u analizuar luhatjet e moshës mesatare të popullatave,
moshimi dhe humbja e ekuilibrave shoqërorë, indikatorë që sjellin të tjera komplikacione
në politikat sociale dhe ato në lidhje me tregjet e punës. Në vijim, një rritje e degradimit
mjedisor dhe rreziqet që i kanosen gjithnjë e më shumë qyteteve po çojnë në një
shkatërrim të ashpër të mjedisit në tërësi e të gjithë masës së tokës, së cilës i kanoset
gjithashtu dhe braktisja e saj.
Grupi i parë i teorive bashkëkohore të hartuara për të ‘shpjeguar’ migrimin janë
ato neoklasike. Por në 2001 për herë të parë Kaufman, shpjegon se me evolimin e dukurisë
së migracionit, gjithmonë e më tepër po vihet re nevoja e një rishqyrtimi të vlerave
emocionale, psikologjike dhe kulturore që shoqërojnë shpërnguljen nga një vend në tjetrin.
Vetë migrantët krahas zhvillimeve shpeshherë pozitive sa i takon ekonomisë familjare apo
asaj personale, po ofrojnë në përvojat e tyre edhe ndjesi të tilla, si pendesën, nostalgjinë,
hezitimin e ndonjerë edhe turpin (Kaufman, H., 2006:19). Falë qasjes së teorive
neoklasike, migrimi është perceptuar më së shumti si një produkt kompleks i faktorëve
shtytës dhe tërheqës që ndikojnë kryesisht te njësitë ekonomike e të ardhurat e
familjarëve, por që i kushtonte shumë më pak vëmendje kuadrit më të gjerë shoqëror,
1 Description of the migration movement – History of International Migration (Leiden University) 1997
14
kulturor dhe psikologjik, në nivel kombëtar apo ndërkombëtar, rrjedhimisht edhe
mirëqënies në një plan të mirfilltë (Alvin, S., 1990: 17).
Neoklasikët prireshin t’a analizonin migrimin brenda një kuadri të kufizuar dhe të
thjeshtëzuar ekonomik, në të cilin lëvizja e njerzve nga një mjedis në tjetrin mendohej se
përfaqësonte një mënyrë, përmes të cilës ata mund të përmirësonin gjendjen e tyre
ekonomike.
Nga ky këndvështrim në qoftë se ekzistojnë dallime të mëdha në të ardhura midis
rajoneve të të njëjtit vend, migrimi do të përshpejtojë afrimin e dy rajoneve. Me fjalë të
tjera, teoria neoklasike e vlerëson migrimin si një mjet që shërbente për përshpejtimin e
zhvillimit ekonomik dhe ngushtimin e pabarazive ekonomike (Blanchflower, D.,
2007:51). Nga ana tjetër teoria e ‘ekonomisë së re’ për migrimin është një strategji
familjare për të rritur burimet e të ardhurave dhe për të pakësuar rreziqet me të cilat mund
të ndeshet familja, si dhe për të kapërcyer barrierat e kreditit dhe kapitalit (Stark, O.,
Bloom, D., 2003:173)
Për gjithë sa analizohet nga teoritë e sipërcituara por jo vetëm, në kuadër të këtij
studimi analiza do të prekë faktorë e argumentë mbi sjelljen e migrantëve në katër fazat e
zhvendosjes së tyre. Duke qenë se çdo fazë ka kontekstin e saj të zbatimit, modeli është
bazuar mbi idenë se migrimi çdo trajtë apo formë të hulumtueshme ndjek një proces
dinamik, i cili mund të kategorizohet në katër periudha:
1. Faza fillestare
2. Faza e migrimit
3. Faza e udhëtimit aktual, faza e ardhjes dhe si përfundim
4. Faza e qëndrimit/integrimit
Megjithëse sa më lart shkakton ngjashmëri në një shqyrtim procedurial, kjo
strukturë përmbledh dhe kombinon disa nga shkaqet e përmendura në analizë. Brenda një
përqasje të tillë, të gjitha palët e përfshira në dukuri vlerësohen se kanë këndvështrime me
vlerë studimore evidente.
15
Përpara se procesi i migrimit të fillojë, çështja e të zgjedhurit për t’u zhvendosur
nuk është një veprim i thjeshtë i të zhvendosurit nga një vendbanim i mëparshëm drejt një
tjetri të ri.. Në vetvete procesi i të migruarit mbart në vetvete shumë më tepër se një lëvizje
fizike. Migrimi është përkufizuar shpesh si “një nga forcat historike që i ka dhënë formën
botës”, ose si “pjesë e pandarë e sjelljes njerëzore”, duke i’u referuar kështu faktit se kemi
të bëjmë me një dukuri social, të vjetër sa vetë historia njerëzore. Lëvizja, si thelbi i
migrimit, është karakterizuar nga koha në kohë nga larmishmëria dhe ngjyrimet e
ndryshme. Ky term është përdorur për të përshkruar shpesh lëvizje të llojeve të ndryshme,
megjithatë në ditët tona theksi vendoset kryesisht te lëvizja vullnetare, e cila kufizon
gamën e sjelljeve që mund të quhen “migratore” (Ikonomi, L., 2009: 58).
Procesi i migrimit përfshin marrëdhëniet mes atyre që qëndrojnë dhe atyre që
largohen.. Nga rrethanat e të zhvendosurit parimi i të jetuarit të një migranti në komunitet
është gjithashtu i ndryshëm, veçanërisht në qoftë se llogaritet problematika që rrjedh nga
vendosja përkundrejt e parimit jus soli me atë jus sanguinis. Çfarë tenton të injorojë
popullsia pritëse, veçanërisht në kthimin e migrantëve joperëndimor, është se në vendimin
për të migruar atje është diçka që edhe mund të lihet mbrapa (ne kemi gjithashtu migrant
të kthyer). Kjo “diçka” mund të jetë e vështirë për tu arritur, akoma më e vështirë për
migrantët e sapoardhur se sa për një ngjitje të pasanikëve perëndimorë, një copë toke e
sigurt, një vend për të jetuar, njerëz, familje, shokë - shtëpi.
1.2 Migrimi dhe tipologjitë
Migrimi është akt i ndërmarrë nga migrantët ku ata lëvizin nga një mjedis
gjeografik në një tjetër. Ekziston një ndryshim mes migrimit të brendshëm dhe atij
ndërkombëtar, migrimi ndërkufitar, ai më i prekshmi (konkreti), i cili bën veçanërisht
diferencën nga ana ligjore dhe asaj praktike. Shifrat ndërkohë janë më treguese kur
pasqyrojnë 125 milion migrantë ndërkombëtarë në të gjithë globin, duke bërë gjithmonë e
më të qartë faktin që migrimi është shumë më i madh nga sa e përceptojmë ne në nivel
lokal dhe rajonal. Në po të njëjtin raport përllogaritet që vendi që zënë migrantët e
16
brendshëm në mbarë botën është përreth 1.000 milion (1 miliard) (World Migration
Report 2010:16).
Sipas së drejtës ndërkombëtare, “migrimi” është lëvizja nga një njësi gjeografike
në një tjetër. Vjen nga fjala latine ‘migrare’ pra në të lëvizësh nga një vend në tjetrin.
Migrimi në vetvete buron drejtpërdrejt nga liria dhe mundësia për të lëvizur. Nga ana
tjetër “ikja, largimi, dëbimi (anglisht: flight)” dmth. lëvizja jo vullnetare, ose lëvizja e
imponuar, duke përfshirë shkeljen e të drejtave dhe qëndrimin e kufizuar quhet migrim i
detyruar e zakonisht është i parregullt. Vetëm përpara 1994, UNHCR ka llogaritur
shpërnguljen e brendshme të njerëzve. IDPs (personat e shpërngulur brenda vendit)
përcaktuan se ata posedonin të njëjtat cilësi si refugjatët (UNHCR Global Report. Status
Report in the World. 2000;27).
1.3 Pse largohen njerëzit nga vendi i origjinës?
Në përgjithësi ndryshimet më të mëdha vihen re ndërmjet migrimit të brendshëm
dhe atij ndërkombëtar, në të njëjtën mënyrë bëhen dhe ato ndërmjet migrimit Lindje-
Perëndim dhe migrimit Veri-Jug, sikundër ndodh dhe ai fshat-fshat, fshat-qytet, qytet-
fshat, qytet-qytet ose migrimet rajonale. Këto tipologji bazë kanë të përbashkët
marrëdhëniet e dyanshme: një komunitet që dërgon dhe një që merr, ose një vend që
dërgon dhe një që pret.
Nuk është e vështirë të identifikosh pse largohen njerëzit nga shtëpitë e tyre,
veçanërisht nga zonat e varfra në ato më të pasura. Largimi bëhet për kushte më të mira,
për veten por edhe për familjen, për të tashmen por më së shumti për një të ardhme më të
mirë. Me progresin e telekomunikacionit, transportit dhe teknologjisë në përgjithësi,
njerëzit lëvizin shumë më shpejt e më lehtë se më parë. Faktorët me ndikim të
drejtpërdrejtë në lëvizjet migratore njihen, si shtytës dhe tërheqës. Ndër faktorët shtytës
përmendim disa domethënes edhe për migrimin e brendshëm edhe për atë ndërkombëtar.
Një sërë kushtesh dhe rrethanash ekonomike e sociale përmbushin teknikisht kategorinë e
faktorëve shtytës për të migruar:
17
a) rritja e ulët ekonomike e kombinuar me një pabarazi të dukshme në shpërndarjen e
të ardhurave dhe administrimin e tyre
b) mbipopullimi i disa zonave i paralelizuar me rritjen e pakontrolluar të papunësise
c) presioini i madh mbi pronën dhe ndarjen funksionale të saj
d) konfliktet e armatosura
e) abuzimi me të drejtat e njeriut, diskriminimi dhe trajtimi c’njerëzor e degradues
f) katastrofat natyrore dhe shkatërrimi ekologjik, etj (Essentials of Migration
Management, 2004:19)
Ndërkohë që faktorët tërheqës identifikohen si:
a) siguria dhe zhvillimi ekonomik në vendin/zonën e destiancionit
b) mundësia reale e punësimit
c) mundësia për integirmin dhe adaptimin institucional
d) distanca me vendin e origjinës dhe pikat e lidhjes me familjen (po aty)
Ashtu si edhe në vendet e tjera të Evropës Lindore dhe Qendrore e më pak në ato
Perëndimore migrimi i brendshëm ka patur dhe ende ka një karakter rural urban, më
shumë se në drejtime të tjera. Me rritjen gjithmonë e më të madhe të këtij drejtimi të
lëvizjes së popullatës, tendencat tanimë gjithmonë e më tepër po çojnë drejt një
zhvendosje horizontale urban-qendrore/urban periferike. Sjellim këtu si shembull
zgjerimin e vijës së verdhë të qytetit të Tiranës drejt periferisë, duke përfshirë edhe zona
që njiheshin deri në vitin 2000 si fshatra jashtë territorit administrativ të këtij qyteti, për
shembull: Kashar, Yzberisht, Vaqarr etj.
Migrimi i brendshëm në veçanti shihet si një zgjedhje jo pak e favorshme për të
përmirësuar një sërë faktorësh socialë e kulturorë, por mbi të gjitha, për të favorizuar
përmirësimin e kushteve ekonomike të familjeve në lëvizje. Qasja ndaj migrimit të
18
brendshëm në Republikën e Shqipërisë në plan kohor u ndje më së shumti pas eksodit
masiv të 1992-1993, kur shumë emigrantë shqiptare nga krahina të ndryshme, vërshuan
drejt Europës Perëndimore e më gjerë. Ky kuadër u përvijua gjithashtu me një tjetër
moment që prodhoi flukse masive emigrantësh ekonomike në 1997-1998 pas rrënimit të
pramidave financiare.
Vlen të përmendet tranzicioni i konceptit të migrimit në këtë plan kronologjik,
sepse instrumentet politike, ideologjike dhe kulturore të shtetit shqiptar të përpara viteve
’90 të shekullit XXI demonizuan emigracionin, duke e shpallur atë si nje plagë të së
kaluarës dhe si një dukuri që mund të provokonte më shumë dëme sesa dobi sociale e
ekonomike. Në kuadër të po së njëjtës propagandë u përdor ndjeshëm skema e
kundërvënies ndaj dukurisë duke sendërzuar një sërë kategorish, sjelljesh e vlerash që
lidheshin me levizjën duke theksuar se kapitalizmi është i paaftë të sigurojë të ardhura dhe
punë për të gjithë, në një kohë që sistemi socialist garantonte pikërisht këtë gjë.
Ndryshimi i mentalitetit shqiptar për ikjen apo zhvendosjen brenda vendit u ndje
pas përvojave të eksodeve masive 1992-1993 dhe 1998. Projektimi i kahershëm negativ i
emigracionit mori tanimë nuanca më shpresëdhënëse për shqiptarët që po jetonin fazat e
një tranzicioni sistemesh politike dhe jo vetëm. Në këtë pikpamje procesi i të zhvendosurit
në vetvete, sot, konsiderohet si një lëvizje e dobishme nga pikpamja ekonomike, sociale,
kulturore por edhe psikologjike.
Që në mesin e viteve 1960, Herrick reflektoi mbi pikëpamjen mbizotëruese në
lidhje me dëshirën për migrim të brendshëm. Sipas tij, "në mungesë të ndonjë lëvizjeje të
gjerë të popullsisë në kushtet kur lindshmëria rurale tejkalon nivelin e lindshmërisë
urbane, forca e punës bujqësore do të rritet pashmangshmërisht më shpejt se punësimi
industrial në qytet. Në këto kushte që lëvizja drejt qyteteve, krejtësisht e nevojshme, duhet
të bëhet rreptësisht e ekuilibruar lëvizja e krahut të punës e kontrolluar dhe e monitoruar
zhvendosja e kapitalit njerëzotr në mënyrë që të parashikohet, llogaritet dhe mbahet nën
kontroll rritja e sektorit industrial kundrejt atij bujqësor deri në parametra të ekuilibruar e
lehtësisht të matshëm” (Herick, B., 1965:49).
19
Mirëpo vetëm disa vite më vonë Jolly, duket se bëri një jehonë jo të vogël me
pikpamjen e tij të ndryshme sa i takon çështjes së migrimit të brendshëm.
Sipas Jolly-t, në vend që të shqetësohemi më rritjen apo uljen e numrit të
migrantëve nga fshati drejt qytetit si një shifër e tillë, ajo për të cilën duhet të
shqetësohemi është krijimi i politikave të tilla migratore që duke dashur të frenojnë
rrjedhjen e krahut të punës mund të kontrollojnë fillimisht lirimin e vendeve të punës në
sektorin industrial, në mënyrë që drejt tyre të rrjedhin pjesë të fuqisë punëtore të sektorit
bujqësor. Në këtë mënyrë sipas tij shmangim në përmasa të llogaritshme deficitin në
sektorin bujqësor dhe suficitin në atë industrial (Jolly, R., 1970: 28).
Në fakt shqetësimi më i madh i vendeve perëndimore sot në përpjekjet e tyre për të
harmonizuar politikat e tyre të migrimit është pikërisht ky: krijimi i kuotave të
pranueshëm të migrantëve punëtorë drejt sektorit industrial, pa shkretuar plotësisht
sektorin bujqësor, por duke filtruar njëherazi edhe cilësinë e punës që në këtë rast
transferohet nga bujqësia në industri.
Por me zhvillimin e shpejtë e deri diku të pakontrolluar të qyteteve të mëdha, e
rrjedhimisht edhe të sektorëve industrialë, paraqitet gjithmonë e më tepër sfiduese të
realizosh normat optimale për të përmbushur sa duhet kapacitetin industrrial dhe atë
bujqësor të vendeve të ndryshme, edhe të Republikës së Shqipërisë si një vend me një
sipërfaqe të kufizuar.
Në ditët tona periferitë e qyteteve të mëdha po plotësohen me popullsi ruarale të
zhvendosur aty në vite, të cilët mbajnë një lidhje, ndonëse jo më aq domethënë me
bujqësinë si për t’i rezervuar vetes së tyre humbjen potencial të betejës së integrimit në
tregun e punës urban e lidhjen me bujqësine dhe produktet e saj qoftë edhe në nivel
familjar ose për qëllime të vogla biznesi. Sido që të jetë migrimi i brendshëm rëndom po
ndikon jo vetëm në shifrat por dhe në mendësitë e qyteteve duke krijuar krahas sufiçitit në
krahun e punës edhe luhatje ose pozicione e transfomime të klasave e shtresave sociale që
vendosen dita ditës në këto rrethina.
20
Sipas ekonomistëve migrimi i brendshëm është një zgjidhje e shpejtë e shpesh jo e
menduar gjatë për të përmiresuar kushtet ekonomike, për të forcuar pozitat në këtë aspekt
por edhe për tu afirmuar në botën e biznesit të cilin aplikon. Për sociologët ky proces,
(migrimi i brendshëm) përfshin shumë më tepër se kaq. Ai përbën një faktor të
pamohueshëm që kontribuon dukshëm e kudo në suficitin e punës urbane e jo rrallë për
këtë arsye shihet edhe dhe si një forcë që vazhdon të përkeqësojë tashmë seriozisht qytetin
duke përshkallëzuar pabarazitë ekonomike që trashëgohen nga origjina rurale ose urbane,
por edhe ndikon në papunësinë apo rritjen ekonomike të një qyteti.
1.4 Ndikimi i migrimit në procesin e zhvillimit
Dilema tanimë e vjetër “migrimi ndikon në zhvillim” apo “zhvillimi ndikon në
migrim” duket se gjen një pikë ekuilibri kur vjen fjala te punësimi. Mund të jepen një sërë
argumentesh pse të dy kahet e këtij pohimi marrin vlefshmëri dhe vërtetësi në kontekste
të veçanta sociale e ekonomike, në skenare shtetesh të ndryshme, por në të vërtetë ajo që
ka më shumë rëndësi në këtë pikë është ndarja sektoriale e burimeve njerëzore.
Në fakt, rëndësia e dukurisë së migrimit në shumicën e vendeve në zhvillim nuk
është domosdoshmërisht e lidhur me vetë proçesin e zhvillimit por trajtohet më së shumti
në kuadrin e ndikimeve që sjell në zhvillim. Duke qenë se vetë dukuria e migrimit ka një
shpërndarje të gjerë në kohë, por edhe gjeografikisht në hapësirë, hulumtimet e viteve të
fundit i japin migrimit rëndësinë e munguar të viteve të mëparshme. Si vendet në zhvillim,
ashtu edhe ato të zhvilluara nuk mund të mohojnë sot se migrimi është në qendër në
diskutimin e ritmeve të zhvillimit, duke qenë se migrantët në vetvete përbëjnë një forcë
ndikimi të këtyre ritmeve.
Ndonëse nuk mund të vendosim një raport përpjestueshmërisht të drejtë mes
ritmeve të zhvillimit në zonat rurale dhe atyre urbane, migrimi i brendshëm më së shumti
ka ndikuar pozitivisht në zhvillimin e zonave urbane dhe negativisht në ato rurale.
Ndërkohë është po aq e thelbësore të përmendet se në kuadër të miradministrimit të
lëvizjeve të popullsisë nga ana e organeve shtetërore qofshin ato qendrore ose lokale duhet
21
të merret mirë parasysh përafrimi shoqëror i përshtatshëm për zonat që popullohen në
periferi të qyeteteve.
Kështu, për shembull, zona që janë karakterizuar për një kohë të gjatë nga
homogjenetiti relativisht më i lartë, mund të shprehin tendenca aspak miqësore ndaj të
ardhurve në zonat periferike të qytetit. Ndërhyrja në aspektin gjeografik reflektohet
pashmangshmërisht më pas në sjelljen shoqërore, modelin e strukturës ekonomike dhe si
pasojë edhe asaj nënkulturore.
Krahas politikave ekonomike dhe atyre sociale me fokus migrimin në diskutimin e
raportit migrim-zhvillim sot po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme çështje të tilla si niveli
i pagave qytet-fshat, sistemi i pronësisë dhe cilësisimi i tokës si mall, shpërndarja e
kredive me përparësi në zonat rurale, promovimi i eksportit në vend të importit për mallra
të caktuara të prodhuara në nivel lokal, reformimi i politikave tregtare dhe atyre tatimore
etj.
Në këto kushte, banorët e periferisë së qyteteve të mëdha, hartëzojnë plane më
afatgjata dhe të konsoliduara individualisht apo në nivel familjar për zhvendosjen e tyre e
në këtë mënyrë lejojnë shtetin të hartojë dhe përvijojë praktika më të mira të bazuara në
përvoja sesa në hipoteza politike kryesisht të huazuara nga shtetet fqinjë ose më larg.
Në po të njëjtin kuadër shpërndarja e shërbimeve sociale, natyra e programeve të
investimeve publike, qëndrimet ndaj investitorëve privatë të huaj, organizimi i popullatës
dhe programeve të planifikimit familjar, struktura, përmbajtja, dhe orientimi i sistemit
arsimor, struktura dhe funksionimi i tregjeve të punës urbane, dhe natyra e politikave
publike ose risive teknologjike bëhet në një mënyrë më gjithëpërfshirëse dhe shpërndarja
hapësinore reflekton një funksionalizëm efikas. Sido që të jetë në debatin “migrimi ndikon
në zhvillim” apo “zhvillimi ndikon në migrim” janë thuajse përherë dy variable në fokus
studimor; migrimit si dukuri dhe ndikimet e tij në zhvillimin e popullatës dhe ekonomisë
si tregues dhe ritmeve të saj të zhvillimit si rezultat i përqendrimit të popullatës në zona
kryesisht urbane.
22
Përveç kësaj, në kushtet e globalizimit si një dukuri mbarë botërore sot po merr
rëndësi të veçantë edhe shqyrtimi i ndryshimit të njerzve jo vetëm nga pikpamja
ekonomike, por edhe ajo sociale e kulturore. Në këtë prizëm vlejnë të shqyrtohen
parametra të tilla si edukimi/shkollimi, ofrimi i kujdesit shëndetësor, mundësia e përfitimit
nëpër banka dhe lehtësi të tjera financimi si dhe kontakti me artin dhe kulturën, ruajta e
vlerave dhe normave të nënkulturave nga zona nga e cila kanë ardhur, promovimi i tyre
sipas interesit etj.
Me pak fjalë, siç do të cilësonte, Michael P. Todaro në teorinë e tij për zhvillimin e
popullsisë “nëse ne jemi në gjëndje të fillojmë të përcaktojmë efektin relativ të politikave
të natyrave të ndryshme ekonomike në raport me sasinë apo madhësinë e dukurisë të
migrimit të brendshëm brenda së njëjtës shoqëri vetëm atëhrë do të mund të jemi në
gjendje të hartojmë politika efikase për një rritje paralele, të dyfishtë të zhvillimit si në
zonat urbane edhe në ato rurale, pa marxhinalizuar as njërën dhe as tjetrin territor”
(Todaro, M., 1980:364).
Republika e Shqipërisë është cilësuar si një laborator i mahnitshëm për të studiuar
migrimin, falë rrethanave në të cilat ka ndeshur ai për 20 vite, e qasjes që shqiptaret i kanë
dhënë dukurisë si në kontekstin ndërkombëtar ashtu edhe në atë vendas (King, R.,
2010:11). Në vijim të kësaj mund lehtësisht të pohohet që për nga dinamikat që paraqet
lëvizja e njerzve brenda dhe jashtë vendit në Republikën e Shqipërisë merr shumë vlerë të
përshtatshme studimore të analizohet mbi debatin nëse migrimi sjell zhvillimin apo
zhvillimi sjell migrimin. Në periferinë e Tiranës, e veçanërisht në Bathore këto dy
madhësi sociale mund të studiohen fare mirë të ndara e të pavarura nga njëra/ tjetra pasi në
vetvete rëndësia e tyre ndonëse shumë e pranishme është ndjerë në rrethana edhe të
bashkuara edhe të ndara, pra në njëmarrëdhënie simbiotike të ndërsjelltë.
Migrimi brenda vendit për aq sa tipare kolektive mund të paraqesë, është një
proces selektiv. Në këtë kuptim migrantët ndryshojnë në një sërë aspektesh me qëllim
përfundimtar zhvillimin e tyre individual, familjar dhe social. Mënyra se si e masin këtë
ndryshim është përparimi i tyre jo vetëm në aspektin ekonomik por edhe atë social.
23
Kështu me mbërritjen në vendin e migrimit, të ardhurit nisin të zbatojnë procesin e
përshtatjes, i cili është ndër më të komplikuarit sepse, përveç kuptimit të realititetit në
vendin e destinacionit, duhet të nisë edhe ai për pranimin e vendosjen e disa
kompromiseve personale dhe kolektive. Përshtatja ndiqet më pas nga procesi i integrimit, i
cili ndonëse ndikohet nga një sërë kushtesh ekonomike, historike dhe kulturore mbart në
vetvete edhe shumë faktorë që nuk varen drejtpërdrejt dhe vetëm nga migrantët.
Në të vërtetë askush më mirë se migrantët vetë nuk e vë dot re përparimin apo
prapambetjen që i ka shkaktuar mobiliteti e në këtë pikpamje migrantët shqiptare
rezultojnë përgjithësisht të përmbushur sa i takon pritshmërive të tyre në këta njëzet vjet.
Për ta e familjet e tyre migrimi ka sjellë zhvillim, e ky zhvillim ka patur ritme të
kontrolluara e të kushtëzuara nga vetë ata, duke qenë se është varur për më së shumti nga
dërgesat që ata kanë drejtuar drejt familjeve dhe komuniteteve të tyre.
Nga ana tjetër, për aq sa pohojnë banorët e pyetur në zonën e Bathores, për një
pjesë të mirë të tyre ardhja në Tiranë është realizuar më së shumti nga dërgesat e të
afërmve të tyre emigrantë. Përveçse kjo ka rritur qasjet dhe standartin e tyre drejt mënyrës
së jetesës ka mundësuar edhe zgjedhjen për t’u zhvendosur nga vendbanimet e
mëparshme, zona rurale e vendosjen e tyre në periferinë e metropolit të Tiranës, ku jeta
ndonëse më e shtrenjtë, paraqitet megjithatë e përballueshme e shumë tunduese.
24
2. Metodologjia e kërkimit empirik
Sipas një teze sociologjike, premisat më produktive, për lindjen dhe zhvillimin e
problematikës shoqërore, janë shoqëritë në kohë krize, pra vende të cilat përjetojnë
probleme të mprehta ekonomike, politike, psiko-sociale, kulturore e fetare e që përjetojnë
tranzicione afatgjatë në shumë fusha të jetës.
Shoqëritë që janë duke përjetuar momente ngërçi sa i takon zhvillimit ekonomik,
trazira politike, pakënaqësi kolektive, janë një ‘tabelë qitjeje’ shumë e mirë për sociologët
në mënyrë që ata të hulumtojnë dukuritë dhe proceset e ndryshme në veprim. Me fjalë të
tjera shoqëri me tipare komplekse në thelb nuk janë as më shumë e as më pak sesa
ushqimi i shkencës së sociologjisë (Moreno, L.J. 1932: 27).
Për realizimin e këtij punimi është përzgjedhur si më e përshtatshme për t’u
aplikuar në hulumtim, metoda sasiore. Teknikat e saj lehtësojnë punën e studiuesit për të
mbledhur informacionin e faktet e nevojshme, e në një moment të dytë aplikimi i metodës
krahasimore me studime të tjera të mëparshme në këtë fushë në nivel lokal e rajonal bëhet
më i kuptimtë dhe konkret.
Studime e monografi të mirfillta sociologjike janë marrë jo vetëm si bazë referuese
përgjatë shqyrtimit të literaturës, por edhe në stadin e përpunimit të të dhënave të
përfituara si dhe interepretimit nën përthyerjen e këndvështrimeve të trajtuara më herët në
lidhje me kategoritë e personave të zhvendosur nga vendbanimet e tyre. Nëpërmjet
metodës sasiore mund të mblidhet shumë informacion në lidhje me temën e studimit, duke
synuar që gjetjet të jenë përgjithësuese.
Përmes deduktimit që kjo metodë ushtron mund të provosh një hipotezë studimore
të ngritur në fazën e parë të studimit e njëherazi të verifikosh evidencën që është prodhuar
nga shqyrtimi paraprak i literaturës. I udhëhequr nga pozitivizmi, kërkimi sasior nxitet të
gjejë të vërtetat objektive, që janë të verifikueshme dhe të aplikueshme për një numër të
madh njërëzish ose pothuaj për të gjitha institucionet sociale. Ky studim rrëket të studiojë
disa aspekte dinamike të integrimit të të ardhurve në periferi të Tiranës, duke u
25
përqëndruar në dihotominë e faktorëve shtytës dhe tërheqës të migrimit të tyre, si dhe
tiparet që reflektohen në lëmin kulturor, familjar, social e psikologjik pas vendosjes në
vendbanimet e reja.
Qasja për të hulumtuar në thellësi të këtij komuniteti u nis për të analizuar
funksionin përshtatës të nënkulturës së këtyrë njerzve. Duke marrë shkas nga një sërë
studimesh të kryera në nivel lokal, rajonal e kombëtar në lidhje me praktikat konkrete të
përballjes së nënkulturave në periferitë e qyteteve të mëdha në kuptim të këtij studimi në
fokus të interesit do të vendosen aftësitë e të ardhurve nga qytetet e ndryshme të
Republikës së Shqipërisë për tu përshtatur në vendbanimin e ri, por njëherazi rolin që luan
reagimi i natyrshëm i këtij grupi njerëzish mbi destinacionin e vendosjes; zhvillimi i
njohurive, veprimtarive, reagimeve, të cilat garantojnë plotësimin e gjithë nevojave dhe
detyrave të këtyre njerzve.
Dhënia e saktë e përkufizimeve përbën një pikë të dobët për shumë profile dhe
kategori të shkencave natyrore sikurse për ato shoqërore. Në këtë kuadër përkufizimet
operacionale duhet patjetër të dallohen nga përkufizimet tipare, të cilat formulohen duke
patur si pjesë bazë të tyre shprehjen ‘përbëhet nga’. Për të arritur në përkufizimin
operacional të fshatit urban dhe përdorshmërisë në linjat e këtij studimi u desh
paraprakisht të identifikohej ai tipar, në literaturën referuese, të përshtatej në kontekstin
hapësinor dhe kohor shqiptar duke i dhënë një formë optimale konceptit për realitetin
shqiptar dhe më pas të përdorej përmes metodës së parazgjedhur në popullsinë e periferisë
së Tiranës, Bathores.
Në nivel demografik zona e Bathores ka një popullsi mëse të konsiderueshme si
zonë periferike e kryeqytetit. Në të moria e nënkulturave e realiteteve sociale të
ndryshme, sa i takon sjelljes në familje e komunitet është mjaft interesante për studim. Sot
zona e Kamzës, Paskuqanit e Bathores, arrijnë shifrën 54,000 banorë të vendosur më së
shumti pas vitit 1990 në këtë pjesë periferike të kryeqytetit që deri në përfundim të
sistemit totalitar banohej më së shumti nga punëtorë të zonave industriale, minierës së
Valiasit etj, të cilët përllogariten jo më shumë se 7,000 banorë (Aliaj, B., 2000:3).
26
Boshti analitik i këtij studimi mbështetet mbi idenë se bota sociale është e
ndryshueshme dhe ndërvepron ndërsjelltazi me qënien njerëzore. Në fakt, teksa bota
sociale ndryshon në sajë të veprimit social, realiteti nuk mund të ndryshojë pa ndërhyrë
në të. Mirëpo kjo ndërhyrje duhet të rezultojë edhe si studim i situatës aktuale dhe
përcaktim i aspekteve kryesore, të cilat kërkojnë ndryshime apo përmirësime. Pra në këtë
studim të kuptuarit e faktorëve, të cilët ndikojnë në progresin ose regresin e integrimit të të
ardhurve në zonën e periferisë së Tiranës e që gjenerojnë situatën, e cila është në fokus për
afro dy vite, analizohen para se të ofrohen alternativa për ndryshimin ose përmirësimin e
statusit të këtyre personave në raport me vendasit e qendrës së metropolit.
Duke iu referuar epistemologjisë realiste dhe asaj konstruktiviste që konsiderojnë
realitetin social si të ndërtuar përmes ndërveprimit të subjektit me botën në të cilën ai
ndërton jetën e tij, u përpoqa të kuptoj sesi migrimi i brendshëm ndikon në jetën sociale të
secilit prej të ardhurve, duke studiuar elementë të ndryshëm si martesa, punësimi,
shoqërizimi duke përfshirë edhe ndërveprimin në komunitet, mentalitetin dhe pritshmëritë
sociale etj. Në këtë mënyrë perceptimet e tyre shërbëjnë si tregues të mënyrës sesi një
individ percepton jetën sociale të një tjetri parë nga këndvështrimi i largësisë së
vendbanimit edhe brenda së njëjtës njësi administrative.
Më tej akoma metoda sasiore njëherazi ndihmon në zbulimin e një realiteti më
konkret, por edhe të rritjes së ndërgjegjësimit të vetë komunitetit të studiuar mbi rolin e
tyre ne konceptimin e piramidës shoqërore dhe ekonomike metropolitane e madje mbarë
kombëtare. Kështu metoda sasiore do t’i shërbejë më mirë objektivit tim me qëllimin e
vetëm zbulimin e realitetit, evidentimin e statusit social të migrantëve dhe evidentimin e
nismave, të cilat mund të ndërgjegjsojnë këtë komunitet për rolin dhe rëndësinë e tyre. Ky
studim, i cili merret me analizimin e koncepteve makrosociologjike të shoqërisë,
institucioneve të ndryshme, vlerave, normave, roleve dhe qëndrimeve shoqërore, synon
përgjithësimin e përvojave njerëzore. Perspektiva sociologjike e përdorur është
strukturalizëm funksionalizëm me synim studimin e institucioneve sociale, funksioneve
dhe disfunksioneve të tyre.
27
Për të parë nëse pyetsori ishte formuluar me gjuhë të kuptueshme dhe funksionale,
si dhe për të matur kohën e nevojshme për plotësimin e tij ai u hartua fillimisht dhe iu
shpërnda një numri të vogël individësh (50 vetësh) të moshave, gjinive dhe profesioneve
të ndryshme. Duke patur një gamë prej rreth 58 pyetjesh, koha mesatare e plotësimit të tij
varionte nga 25-35 minuta me një individ. Pas vlerësimit paraprak për aplikimin e këtij
ushtrimi kërkimor dhe efikasitetit të tij hulumtues u realizua vëzhgimi në terren përmes
plotësimit të 868 pyetsorëve në zonën e targetuar.
Pyetsorët u plotësuan në mjedise familjare, biznese private (individuale/familjare
apo kolektive), zyra apo mjedise të punës në institucione shtetërore, kryesisht të pushtetit
vendor si dhe shkolla apo qendra shëndetësore e së fundmi në numër më të paktë në
mjedise publike argëtimi; kafe, palestra dhe fusha sporti. Në varësi të moshës së të
anketuarve të identifikuar e kontaktuar u kushtëzua edhe mjedisi i takimit dhe marrjes së
opinioneve.
Gjate procesit të mbledhjes së të dhënave gjej me vlerë të përmend një fond me
përshtypje e botëkuptime që vetë zona më ofroi. Ndonëse për studiuesit e stacionuar në
Tiranë, zonat ku janë “vendosur” të ardhurit janë më së shumti një material gazetash ose
lajmesh të shkëputura nga mediat vizive, të hulumtuarit në zemër të vetë zonës sjell me
vete edhe vështirësi që jo lehtë mund të parashikohen, spote që në jetën e përditshme janë
afër të zakonshmes, kurse per dikë që ka një qëllim tjetër studimi, faktorë të tjerë bëhen që
ndonjëherë ngadalsojnë ritmin e punës e ndonjëherë e devijojnë thuajse krejtësisht
drejtimin e ndjekur të studimit.
Në vijim të sa më lart në një kuadër prej më shumë se dy javësh ju dedikua
kërkimit të të dhënave pranë Bashkisë Kamëz (http://kamza.gov.al/), komunave përreth,
organizatave jo qeveritare që kishin zhvilluar apo ishin ende në proces veprimtarish të
ndryshme në zonë, si Shpresë për të Ardhmen (http://www.shprese.org/index_al.htm),
Shërbime Shqiptare për Refugjatë e Migrantë (http://www.unhcr.org/48fdecad11.html),
Co-Plan (http://www.co-plan.org/) si dhe të dhëna nga Instituti i Statistikave INSTAT
http://www.instat.gov.al/al/home.aspx).
28
2.1 Aplikimi i teknikës kërkimore
Procesi i hulumtimit filloi me piketimin e informacionit e të dhënave bazë për të
vijuar me pyetjet mbi faktet dhe faktorët jetësorë e për të përfunduar me hapësirën e
sjelljeve dhe qëndrimeve në jetën e përditshme në hapësirat individuale apo ato kolektive
në zonën ku banojnë.
Edhe hipoteza në lidhje me integrimin kulturor të të ardhurve në zonën e Bathores
u ngrit për një supozim të parastudiuar, dhe u trajtua për efekt të këtij qëmtimi si një
model i paprovuar në ditët e sotme. Ky lloj testimi i modelit shpesh përfshin një
parashikim të bazuar mbi studime paraprake, për të cilat studiuesi mendon se mund të
ndodhë, si dhe një shpjegim të mundshëm se përse ky parashikim mund të ndodhë.
Me fjalë të tjera, përmes hipotezës studimore krahas përshkrimit të një
marrëdhënije shkak/pasojë të dy variableve të paracaktuar (në këtë rast migrimit të
brendshëm dhe integrimit nënkulturor) që duket se bashkëkzistojnë harmonikisht në këtë
studim, testohen edhe parametrat për vërtetësinë e saj nëpërmjet vëzhgimeve të llojeve të
ndryshme. Kryesisht informacionet shtesë në vijim të fakteve e të të dhënave që u përftuan
nga aplikimi i instrumentit kërkimor; pyetsorit, u plotësuan me biseda të lira me banorët,
pasditeve, jashtë kuadrit formal kërkimor por në kushtet e familjarizimit më të mirë me
zonën, banorët e saj, me mjediset dhe rrethanat e jetesës së tyre.
Me interes përmenden bisedat në grup me anëtarët e së njëjtës familje, apo me
grupe individësh me interesa të përbashkëta profesionale, sociale, kulturore dhe/apo fetare.
Siç u përmend më lart stacionet e ndryshme të realizimit të këtyre bisedave përvijonin
edhe natyrën e diskutimit me grupet në fjalë, kohën që shpenzohej me ta dhe materialin e
informacionet që rezultonin nëpërmjet këtyre.
Veçmas një përvojë me shumë interes kërkimor, kjo si periudhë me dobi shumë
domethënënse sociale dhe kulturore për mua si studiuese. Vetë banorët e pyetur larg
kornizave kërkimore ishin të prirur të flisnin më me pak komplekse dhe shprehin në
mënyrë evidente një sërë vlerash dhe tiparesh individuale e kolektive që një instrument
29
kërkimor zor se mund të penetrojë. I referohem këtu mikpritjes e bujarisë, tolerancës dhe
besimit etj.
Të dhënat e marra nga puna në terren u grumbulluan në një periudhë gati 7 mujore.
Për së pari ju nënshtruan një procesi shumë të imtë seleksionimi, përpara nisjes së fazës
përpunuese dhe analizuese. SPSS ishte soft-i, i cili mundësoi krijimin e një baze të
dhënash komplekse dhe të detajuar.
Pyetsori i përgatitur në fazën e parë të planifikimit të punës në terren me një gamë
prej 42 pyetjesh, ishte koduar sipas kritereve ushtrimore të programit kompjuterik SPSS.
Në një kampion prej mëse 850 individësh për një popullatw prej afro 7 000 banorësh u
aplikua plotësimi i instrumentit pyetës për një periudhë dy muaj e gjysëm, me një kriter të
paracaktuar të kampionit të balancuar gjinor: mosha nga 18 deri 70 vjeç.
Duke patur një historik zhvendosjeje prej rreth 15 vjetësh, i gjithë komuniteti i
vendosur në këtë zonë, përfaqësuesit më të rinj të kampionit kanë qëne në një moshë që
krijon se paku etapat e para të një kujtesë sociale, ndërkohë që për moshën kufi, tavan (70
vjeç) arsyeja e përzgjedhjes u mor e parë në dy dimenesione; së pari angazhimi i plotë në
punë dhe përmbushjen e moshës së pensionit dhe kultivimi i traditave dhe normave
kulturore për një periudhë sa më të gjatë kohore duke marrë në konsideratë edhe lëvizjen
nga vendbanime të hershme në atë aktual.
Shtrirja e kampionit në një interval moshor mëse 50 vjeçar ofron më tepër mundësi
arsyetimi dhe interpretimi individual në lidhje me këndvështrimin e perspektivën e të parit
të jetës në pozicionin e “të ardhurit”. Gjithë sa më lart u përgatit në kuadër edhe të faktit
që gjatë kohës së plotësimit të pyetsorit dhe grumbullimit të të dhënave një pjesë e mirë e
emigrantëve shqiptarë në Europën Perëndimore ose me gjerë me origjinë nga zonat e të
shpërngulurve ose me familjet në zonën e hulumtuar janë kthyer për një periudhë të
caktuar.
Ndërtabelimet në këtë prizëm, pra mes qëndrimeve të migrantëve rishtaz dhe “të
ngulurve” në periferi të Tiranës për të njëjtat vlera, norma, qëndrime ose sjellje u
parashikuan të renditen në pozicionin e variableve shtesë gjatë analizës së të dhënave dhe
30
rrjedhimisht edhe në fazën e intepretimit sociologjik përfundimtar të gjithë materialit të
grumbulluar e informatikisht të përpunuar.
Përmes pyetsorit të hedhur në terren kam synuar për të kuptuar mendësinë dhe
perceptimet e kampionit, grupit të targetar të të ardhurve në lidhje me statusin e tyre
social, të lidhur me faktorë kryesor stimulues – migrimin: zhvendosjen brenda për brenda
vendit. Në teoritë sociologjike jepen qëndrime të ndryshme në lidhje me statusin social.
Ky status i parë nën ndikimin e migrimit të brendshëm merr një formë konkrete, por
njëherazi edhe komplekse sidomos në kushtet e krijimit të një grupi, i cili paraqet cilësi të
zakonshme e të përbashkëta.
Kur ky grup paraqitet relativisht homogjen dhe i formësuar sipas disa rregullave të
skicuara nga vetë ai, atëhere roli dhe statusi ndonëse në formë paksa të izoluar, mund të
kuptohen më lehtësisht sesa në një zonë heterogjene ku migrimi nuk ka krijuar pika apo
kushte të barabarta apo të ngjashme mes migrantëve.
Mënyra e të kuptuarit të një situate të tillë paraqitet sociologjikisht mjaft
interesante në kushtet, kur migrantët e brendshëm të vendosur në periferi të Tiranës si
qëllim parësor kanë integrimin dhe përshtatjen e tyre me Tiranën, qytetin pranë të cilit
janë ngulur për dy dhjetëvjeçarë. Përgjatë studimit, e përmes instrumentit kërkimor të
pyetsorit, por edhe vëzhgimit aktiv të komunitetit të targetuar një nga çështjet në fokus ka
qenë edhe ‘distanca kuptimore’ mes statusit të arritur dhe statusit të trashëguar. Nëpërmjet
kësaj qasje është synuar të hidhet sadopak dritë mbi pozicionin e një individi ose një grupi
në shoqëri.
Të konceptuarit e migrimit si një katalizator i ndryshueshëm mes statusit social dhe
integrimit të personit në një vendbanim të ri lidhet njëherazi edhe me një tërësi të drejtash,
detyrimesh, sjelljesh dhe detyrash që njerëzit në varësi të një pozicion të caktuar, priten
ose nxiten për t’i realizuar (Huffer, A, 2010:20). Në këtë pikpamje pyetsori i provuar në
terren shërbeu edhe si mjet për të hulumtuar shumë më brenda se thjesht alternativave të
pyetjeve të standartizuara.
31
Ai tentoi të kuptonte fillimisht nga pikpamja sasiore e më pas edhe cilësisht, se
cilët jane faktorët që ndërkohë që migrimi ndodh, ndikojnë në mënyrë progesive fillimisht
për përshtatjen e më pas mbi integrimin e të migruarve në zonat ku ata vendosin të
banojnë.
Në planin personal në përfundim të punës në terren dhe ndërveprimit me
popullatën e studiuar mund të vlerësoj nga pozicioni i një studiuseje, që paragjykimet e
mia, në formën e 2/3 të zhytur të një ajzbergu patën mundësi të provohen, transformohen,
kuptohen në saje të punës me migrantët e brendshëm aty në vend. Hera herës në fazën e
një pasgjykimi si studiuese ndjej se mund të kem prekur pa vetëdije profesionale, e pa
impenjim akademik, kufijtë e një stereotipizimi të migrantëve të brendshëm, “të ardhurve
në Tiranë”.
Ndërkohë ajo që në fakt shfaqej si 1/3 e paragjykimeve të mia personale i
atribuoheshin përpjekjeve më së shumti si rezultat i etikës profesionale për të mbajtur një
pozicion tolerant “sa me pak subjektiv”, “sa më shumë korrekt” kundrejt grupeve
heterogjene, për të mbajtur ‘të zhytur’ pjesën tjetër të pranishme të paragjykimit, duke
aluduar se në fakt nuk ekzistonte një e tillë.
2.2 Pilotimi
Shumë nga vështirësitë teknike dhe çështjet që lidhen me kompleksitetin e
ndërlidhjes midis të zhvendosurit gjeografikisht dhe të zhvendosurit virtualisht (në
piramidën shoqërore) u përvijëzuan në fazën e pilotimit. Gjatë kësaj faze për së pari
hipoteza u kristalizua nga pikëpamja kuptimore, pyetsori si instrument i grumbullimit të të
dhënave pësoi një sërë ndryshimesh strukturore, por edhe përshtatje kuptimore.
Me ndihmën e një bashkëpunëtoreje në terren, banuese në zonën e pilotuar, por
edhe studente në degën sociologji në prag diplomimi në Universitetin e Tiranës, disa nga
alternativat e pyetjeve të përfshira në këtë instrument, morën një formë më lehtësisht të
prezantueshme për terrenin social në studim, për grupin social të targetuar, por edhe për
kampionin rastësisht të përqasur.
32
Pyetsori u shndërrua kështu në një mjet lidhës për të ngritur urën e komunikimit
mes palës studiuese dhe asaj pritëse. Ky mjet lidhës, kishte megjithatë nevojë për një spot
hyrës të pranueshëm në një grup social në pamje të parë të ngjashëm me metropolin, por
me paragjykime të pranueshme për një studiues se ‘pse studion pikërisht zonën e tyre’,
apo ‘se çfarë vlere ka për ta, përveç vlerës studimore sociologjike, një studim i tillë’!
Vështirësi apo pengesa të tilla, shtuan në listën e detyrave për t’u realizuar, për studiuesen
edhe kalimin e një kohe të konsiderueshme pranë kampionit të targetuar përtej të
grumbulluarit të thjeshtë të të dhënave në këtë zonë.
Sfidës së përballjes me paragjykimet deri diku normale nga ana e të pyeturve i
shtohen edhe të tjera tipare që në kushte të tjera analizohen vetëm në planin teorik,
stereotipet gjinore dhe moshore, tejkalimi i kompetencave e roleve sociale brenda dhe
jashtë institucionit më të rëndësishëm social; familjes. Me tej akoma krijimi i një zhargoni
të veçantë komunikimi brenda një grupimi dhe përmirësimi e përshtatja e tij rast pas rasti
në mënyrë që ura e komunikimit me anë të pyetsorit të realizonte qëllimin final,
grumbullimin e materialit studimor, ishte një detyrë që ecte paralelisht me kohën e
studimit, të punës në terren. Po gjatë kësaj faze të pilotimit u përvijua edhe me punën në
skuadër.
Ndërkohë që një bashkëpunëtore terreni asistonte me plotësimin rigoroz të
pyetsorit e ndërveprimit të drejtpërdrejtë me përgjigjedhënësin, edhe si banore e zonës prej
më shumë se 7 vjetësh, në pozicionin e studiueses, më duhej herë pas herë të vëzhgoja
gjuhën e trupit, mënyrën e sjelljes e të përçimit të mesazhit, kontradiktën e mesazhit të
dhënë e atij të nënkuptuar, qëndrimit të shprehur e atij të fshehur në lidhje me
informacionin që ishte përcaktuar të vilej, marrëdhënien në çift dhe /ose në grup të
individëve të një familjeje, grupi social ose profesional të përqasur.
Gjithë këto përshtypje të hetuara me vëmendje të përqëndruar në mungesë të plotë
të mbajtjes fillestare të shënimeve në vend, për të mos cënuar ndërtimin e urës së brishtë të
komunikimit, vlenin për një seancë të gjatë reflektimi pas secilës ditë pune, që vlente dhe
kishte si qëllim përmirësimin hap pas hapi të të gjithë hallkave kërkimore.
33
Ja disa nga ato që mund të spikaten si rezultante të fazës së pilotimit, plotësimit të 50
pyetsorëve të parë, të cilat u eleminuan thuajse krejtësisht të shmangura në fazën e
mëvonshme të punës në terren dhe plotësimit të 800 pyetsorëve si brum sociologjik për
bazën e të dhënave përfundimtare:
1. Indiferenca e individëve në zonën e Bathores, duke zgjatur deri diku artificialisht
kohëzgjatjen e plotësimit të pyetsorit. Kjo lloj indiference manifestohej, herë në
mënyrë të hapur e herë në një mënyrë që sipas botëkuptimit të tyre, nënkuptonte
mirësjelljen por nuk justifikonte qëndrimin.
2. Gjithashtu plotësimi i pyetësorit për fazën pilot korrespondoi fill me periudhën
paszgjedhore, (Zgjedhjet për pushtetin vendor -8 Maj 2011) e trysnia e të
anketuarve megjithëse pak më e lehtësuar për shkak të përfundimit zyrtarisht të
këtij procesi, ishte ende mjaftueshëm prezente për shkak të vonesave e konflikteve
me origjinë krejtësisht politike që mbajtën vëmendjen kolektive pezull së bashku
me një sërë vendimesh që nën mushamanë e ligjit sërish mbetën të pakonkluduara
në kohë dhe efektivisht në hapësirë, nga politika. Ndonëse studimi në vetvete nuk
ka një objektiv apo ngjyrim politik, pozicionimi i njerzve sipas pikpamjeve,
arsyetimeve të tyre politike, ngjyrave e forcave që i janë bashkëngjitur ose
simpatizojnë ishte thuajse i pashmangshëm në fazën pilot.
3. Përballja me një realitet të ri e thuajse të panjohur konkretisht, u ndesh njëherazi
me dukurinë e “përhapjes së lajmit“ më shpejt nga ç’mund të parashikohej se
dikush po pyet në lidhje me ne. Kështu që 50 pyetsorët e fazës së pilotimit ecnin
sipas një ritmi plotësimi të përcaktuar që më parë në varësi të disa kushteve,
përgjigj-dhënësit e fundit thuajse dinin deri diku edhe renditjen e pyetjeve që mund
t’u bëheshin, përveç faktit që dikush po zhvillonte një aktivitet të tillë studimor.
Si studiuese, do të cilësoja me vlerë të përmendja në kuadrin e përshkrimit të
metodës se, për të kryer me sukses një projekt kërkimor, edhe si ky që kam ndërmarrë nuk
do të arrinim dot në fund nëse nuk do kishim ndihmën e njerëzve të tjerë. Nëse banorët e
zonës së identifikuar për studimin nuk do të më kushtonin kohën e tyre për të më
ndihmuar në plotësimin e lëmit të të dhënave, atëherë i gjithë studimi do të ishtë mjaft i
34
mangët. Për këtë arsye kërkuesi ndjen të përgatisë në kthim një material jo vetëm me
vlerë studimore , por dhe informative, koherent dhe objektiv.
Ajo që zakonisht vihet re në zonat në të cilat kërkuesit e terrenit nuk kanë përqasur
shumë me instrumente studimore është që shumë prej njerëzve ishin të gatshëm të
zbulonin një pjesë të mirë të dhënave të tyre personale, familjare e komunitare me
prejardhje historike dhe kulturore mjaft interesante. Në një mjedis në të cilin jo vetëm që
nuk jeton por edhe studion për herë të parë ngritja e një mekanizmi të etikës së hulumtimit
ishte mëse e domsodoshme që në fillim të punës. Kjo edhe për faktin se pjesëmarrësit
ofronin informacione që rezultonin mjaft të ndershme e që meritonin respektin e
vlerësimin paraprak, por edhe në përspektivë të gjatë për këtë.
Disa prej pyetjeve të instrumentit kërkimor, (pyetsorit) kishin pak karakter
ndërhyrës në mendësinë e zonës së studiuar. Kuptohej kjo në dy aspekte, të brëndshme,
dhe të jashtme.
Së pari, komuniteti i zonës së Bathores rrallë është përqasur për studime në nivel
akademik, përveçse në kuadër të projekteve të ndryshme me synim zhvillimin komunitar,
për këtë arsye ndjenja e objektivitetit të tyre hera- herës humbëte pak autenticitetin, si për
të fshehur ndjenjën e mosdashjes së dhënies së informacionit. Nga ana tjetër, e kjo në një
kuadër më të gjerë, përveç se të periferisë së Tiranës, por në tërësi të gjithë shoqërisë
shqiptare, informacione në lidhje me nivelin e të ardhurave me vlerë shifrore, krahasimin
për nga cilësia e jetës me një shkallë të gjerë grupi apo edhe më të ngushtë, ruajtja e
normave ose vlerave nga zona e origjinës.
Gjatë gjithë fazës së punës në terren ishte evidente që kontakti me të intervistuarit
perceptohej për së pari si një veprim ndërhyrës, e kjo në jetën e njerzve që e ndjejnë veten
disi të përjashtuar, shënon një shenjë jo të zakonshme në jetën e tyre të përditshme. Duhej
krijuar një situatë mirëbësimi dhe konfidence që të kishe mundësi të penetroje në
opinionet e tyre të pandikuara. Shpesh anketat niseshin me biseda të zakonshme, jo rrallë
herë merrnin edhe ngjyrime dialogu apo dhe debati e më pas hynin në fazën e vëzhgimit
për opinione e qëndrime të mirfillta kundrejt dukurive në fokus të këtij studimi.
35
Ndërkohë që pyetjet me karakter demografik përmbushnin kornizën njohëse me të
pyeturit në lidhje me pozicionimin e tyre moshor, gjeografik dhe statusin e tyre social dhe
civil, pyetjet e tjera tentonin të përçapnin më shumë në botëkuptimet e tyre dhe mendësitë
sociale, psikolgjike e kulturore.
Ishte mjaft evidente përgjatë gjithë studimit në zonë, që jo të gjithë njerëzit që
banojnë në Bathore mirëprisnin njësoj inisiativën e të përfshirit në një kampion studimi.
“Shteti nuk para vjen të pyesë për do probleme e halle që kemi, e këto të
rinjtë e këtyre shoqatave duket se janë bukë pa miell po me hime për çka
themi e çka ankohemi, vijnë mbushin letrat e ikin... Së paku vjen dikush të
na dëgjojë ashtu , sic i mendojmë gjërat paçka se nga studimet nuk zgjidhim
gjë, por mbase po dukemi pak më shumë” (N. I. – i ardhur nga Puka në vitin
2001)
Nga një analizë e hollësishme e pyetsorëve më pas, por edhe shënimeve të tjera si
rezultat i vëzhgimit sa i takon këtij qëndrimi, të zhvendosurit në zonën e Bathores përpara
vitit 2000, ishin më pozitivë në këtë qasje, pa dyshim kishin më shumë informacion jo
vetëm në kontekstin individual e familjar, por edhe atë komunitar, dhe kishin arritur të
ngrinin një kornizë më afatgjatë në lidhje pozicionimin e tyre në periferinë e Tiranës. Disa
nga komponentët në të cilët ky aspekt vihej re menjëherë pas përgjigjes së vitit të
vendosjes në periferi ishin; përgjigjet ndaj pyetjeve mbi arsyet e zhvendosjes në qytetin e
Tiranës, gjendja ekonomike në plan krahasimor me zonën përreth dhe mbarë shoqërinë
shqiptare, ruajtjen e zakoneve, normave dhe vlerave nga vendi i origjinës, përzgjedhja
individuale e preferenciale e bashkëshortit apo të ardhmes së fëmijëve etj.
Pavarsisht të dhënave dhe informacioneve që mund të përfitohen në këtë prizëm,
vlen për t’u përmendur që pjesëmarrja e banorëve në rolin e të pyeturit ishin mjaft lehtë e
klasifikueshme. Prononcimi i tyre për t’u bërë pjesë e hulumtumit në fjalë ishte pozitiv që
në krye të prezantimit me qëllimin e studimit ose refuzues në lidhje me të. Ndonëse kjo
situatë mund të prodhojë një konfuzion paraprak përgjatë punës në terren, rezulton të jetë
më pas një proçes i dobishëm, duke qenë se furnizon studiuesin kryesisht dhe vetëm me të
36
dhëna domethënëse për nga kuptimi sociologjik, të cilat mund edhe të të udhëheqin në
identifikimin dhe përpunimin e një sërë variablesh shtesë.
Studimi në vetvete nuk prek asnjë aspekt tejet delikat për jetën e këtyre njerzve, si
në aspektin politik atë fetar ose personal. Por njëherësh mund të hedhë dritë mbi një sërë
qasjesh të fushave politike, ekonomike dhe ato sociale. Të gjitha në të mirë të së njëjtës
vlerë studimore; përcaktimit të kuadrit të integrimit kulturor të këtyre të ardhurve në
Tiranë.
Për sa munden vlerat e fushave të tjera të jetës të zbulojnë ndopak në mënyrë të
drejtpërdrejtë ose jo, pozicionimin e këtyre njerzve në strukturën sociale të shoqërisë
shqiptatre. Pyetsori në fjalë ka mundur të hulumtojë në thëllësi. Përvoja në një zonë që pak
e njeh gjithmonë parashtron probleme shtesë nga pikpamja e prezantimit, qasjes dhe
ndërhyrjes me efekt studimi në të. Ndërkohë që studiuesi pyet duhet të kujdeset mos prekë
çështje që paraqesin një rëndësi disi më prioritare për familjet, mos gjykojë sa i takon
emëruesit të tyre të përbashkët- të qënit të ardhur, dhe mos mbajë qëndim ndaj fakteve që
i vijnë të gatshme e që mund të përbëjnë një brumë me vlerë të vërtetë sociologjike
përgjatë përpunimit dhe interpretimit të mëtejshëm të të dhënave.
Puna në terren në zonën e Bathores i paraqiste të gjithë këto sfida. Në të tre grup-
moshat kryesore të targetuar: të rinjtë, të rriturit dhe të moshuarit, specifikat e
komunikimit dukeshin se ishin shumë të dallueshme dhe të rëndësishme për tu
konsideruar. Ajo që mbetej sfidë për studiuesin gjatë fazës së grumbullimit të të dhënave
ishte identifikimi i çdo vlere që lidhej me individin, pavarsisht moshës, zonës së origjinës,
kohës që kish mbërritur në periferinë e Tiranës dhe unifikimi i atyre fakteve me vlerë
sociale në një grumbull të vetëm të dhënash lehtësisht të përpunueshme.
Anonimiteti dhe konfidencialiteti ishte “vegla” e parë me të cilën pyetsori ofrohej
për tu plotësuar. Mungesa e emrit, mbiemrit apo adresës së shtëpisë ishin faktorë bindës të
dosmosdoshëm, por ndonjëherë jo plotësisht të mjaftueshëm, për aq kohë sa biseda për
mbledhjen e të dhënave ndodhte në një mjedis mini biznesi, si njësi tregtare, njësi
shërbimi, shkollë, zyrë etj. Prania e më shumë se një personi përgjatë plotësimit të
pyetsorit, thuajse gjithmonë ndikonte në përgjigjet e atij/asaj që intervistohej.
37
Shumë prej të pyeturve, kryesisht të gjinisë femërore, hezitonin t’ju pergjigjeshin
pyetjeve të një karakteri të veçantë si:
- zgjedhja e bashkëshortit në rast të statusit beqar,
- si do ta zgjidhni një konflikt të ashpër nëse ndaj tyre bëhej një padrejtësi,
- çfarë qëndrimi mbajnë më të moshuarit nëse nuk respektoni normat kulturore të
zonës nga e cila jeni zhvendosur, si dhe nëse
- a u janë përmbushur ose jo pritshmëritë tuaja në lidhje me zhvendosjen në zonën
ku po banoni ose jo?
Në po të njëjtin kontekst perceptimi i nocionit të konfliktit për gratë dhe vajzat
kryesisht përqëndrohej brenda strukturës së familjes dhe njësisë së saj (por jo vetem në
familjen bërthamë) ndërkohë që për burrat, por sidomos për djemtë e rinj, referenca për
një konflikt të ashpër apo një padrejtësie në adresë të tyre thuajse gjithmonë i atribuohej
marrëdhënieve me njerëz jashtë familjes, madje edhe më tej akoma në qytetin e Tiranës.
Duhet bërë më e mira për të siguruar anonimitetin dhe konfidencialitetin. Ndonëse
përgjigjet në këtë situatë konkrete nuk hezitonin të vinin të menjëhershme e rrallë
kërkonin kohë mendimi, alternativa e zgjidhjes së këtyre incidenteve si në planin konkret
ashtu edhe në atë hipotetik ‘i besohej’ më shumë miqve dhe të afërmve se sa organeve
shtetërore qofshin këto në një plan më konkret, policisë e organeve të rendit ose dhe
planin më zyrtar, gjykatave dhe proçeseve gjyqësore.
Nga një e dhënë e tillë lehtësisht mund të deduktohet raporti midis një variabli; të
të besuarit në zbatimin e forcën e ligjit dhe variablit të përkatësisë nënkulturore për
ruajtjen e sigurisë së jetës dhe garancisë së saj. Një pamje e pikëprerjes së këtyre dy
variableve shpesh rezultonte në raport të zhdrejtë; prioriteti i sigurisë së një jete me
dinjitet nuk shihej i varur dhe i lidhur pashmangshmërisht me praninë dhe fuqinë e shtetit
por të mbështjetjes familjare, shoqërore dhe aftësive fizike e sociale individuale.
Megjithatë, informacioni mbetet një fakt i pamohueshëm që lidhet edhe me mendësine e
zonave, nga të cilat vijnë këta të ardhur dhe besimit që ata kanë patur e kanë te ligji si
rezultat i sjelljes së njëjtë në zonën e tyre të origjinës.
38
“Kur erdhëm këtu s’na pyti kush çfarë na duhej e si të na ndihmonin. I
bëmë të gjitha vetë e nga e para, paçka se na thanë se toka nuk qe e jona.
Po ajo s’qe e askujt. Ne ikëm nga ato toka që s’kishim ç’i donim më. Edhe
këtu dheu ynë është si në Malësi” (I. C. – i ardhur nga Malësia e Madhe në
vitin 1996).
Deri pak vite më parë, 1999-2000 (të shekullit XXI) jetesa e gjithë komuniteti që
jeton në Bathore varej dhe kushëtzohej shumë nga fjala dhe koncepti i legalizimit. Shumë
fushata zgjedhjesh parlamentare apo pushteti vendor e bënë kryefjalë këtë çështje të
jetesës së këtyre njerzve. Pavarsisht këtij fakti, e përditshmja e tyre dukjet se rrjedh po
njësoj. Shtëpitë vijojnë të ngrenë nga një kat më shumë në varësi të dërgesave të të
afërmve në emigracion ose të riparohen kur kanë disa vite që janë ndërtuar.
Për më tepër, bujaria e tyre nuk matej dhe as varej nga ndërtesa e legalizuar ose jo,
nga madhësia e shtëpisë apo vjetërsia e saj. Të gjithë të ftojnë të hysh brenda sepse “punët
e shtëpisë nuk fliten përjashta” (cituar nga shumë prej të anketuarve – shënim i autores).
Brenda në mjediset e banimit të tyre mund të ndihesh shumë më i sigurt për objektivitetin
e informacionit dhe çlirshmërinë e tij. E siç Kadare do tw thoshte:
“...Duke u kthyer tek mali si vend jetese., pra vend veprimi i njeriut
shqiptar, mund të themi pa frikë, sado paradoksale të duket, se malet tona
me gjithë mjerimin dhe prapambetjen e tyre, akën qenë ndër malet e
qytetëruara në botë, sepse kanë qenë të populluara, pra të humanizuara, dhe
dihet se një truall i tillë sado i varfër e dramatik të jetë, është qindra herë më
i qytetëruar se sa një shkreti shterpë, ku vërtiten vetëm erërat e fantazisë apo
autobusët e turistëve” (Kadare., I. 2002:94)
39
2.3 Hulumtimi mbi sipërfaqe për të analizuar thellësinë
Kërkimi në një terren ku mbizotëron heterogjeniteti relativ njëherazi furnizon me
të dhëna të dukshme por edhe të padukshme. Në këtë pikpamje studiuesi e ka të
rëndësishme që të pyeturit në terren të kuptojnë pak ose në mënyrë sipërfaqësore për
qëllimin e thelluar analitik. Ata duhet të perceptojnë vetëm përfitimin komunitar të
studimit, atë që dukshëm prek interesat e tyre si dhe faktin që studiuesi nuk është aty për
të zgjidhur një apo më shumë probleme të tyre, por për të evidentuar atë në mënyrë sa më
efikase që t’i serviret më pas autoriteteve shtetërore për hartimin e politikave efikase për
zgjidhje funksionale dhe të qëndrushme.
Është pikërisht kjo qasja me të cilën tenton të hyjë studiuesi në një terren që e njeh
pak për nga dinamika e përditshme. Me tipare nënkulturore të veçanta perifieria e
Tiranës, Bathorja bëhet edhe më sfiduese. Në rolin e studiueses, ndërkohë jam munduar të
trajtoj çdo plotësim ankete si një ndërveprim të drejtpërdrejtë mes vetes dhe të pyeturit/ve
dhe jo si një marrëdhënie publike të zakonshme që vetëm përsëritet nga një intervistim në
tjetrin. Në këtë këndvështrim kontakti i drejtpërdrejtë me secilin nga personat e përfshirë
në studimin solli në vëmendje disa episode me vlerë studimore:
- Të rinjtë janë më të shkujdesur në përgjigjet e tyre në mungesë të prindërve ose të
rriturve të tjerë. Rrjedhimisht përgjigjet e tyre ishin me objektive dhe me vlerë të
veçantë. Koha e përgjigjeve të tyre zgjatej relativisht me 7-10 minuta më tepër se
në rastet kur “ju duhej” të përgjigjeshin në prani të të rriturve, sidomos kur këta të
fundit kishin dhënë tashmë opinionet dhe qëndrimet e tyre paraprakisht në të
njëjtin pyetsor.
- Të moshuarit, kërkonin por dhe shpenzonin më shumë kohë në plotësimin e një
pyetsori, e kjo jo vetëm të kohës që ata/ato kanë në dizpozicion për shkak të mos
angazhimit të rregullt në një punë jashtë shtëpisë, por edhe të përpjekjes mjaft
racionale për të dhënë përgjigje sa më të sakta në lidhje me disa aspekte të veçanta
të jetës së tyre në zonën nga e cila ishin zhvendosur. Kjo përpjekje sjell në planin
krahasimor mes periudhave kohore, por edhe vendeve të ndryshme gjithë qasjen e
40
këtyre njerzve ndaj normave, tipareve, vlerave nënkulturore të zonave të tyre në
raport me ato që kanë gjetur në Tiranë.
- Të intervistuarat e vajza dhe gra, në kuadër të këtij studimi u ndanë në dy kategori
të ndryshëm; gratë shtëpiake (numri më i madh i tyre) dhe grave të angazhuara në
punët jashtë shtëpisë - në biznese private, në institucione publike, në agjensi ose
zyra që ofrojnë shërbime, institucione arsimore dhe shëndetësore etj. Në përfundim
të fazës kërkimore të terrenit dhe fillimit të përpunimit të të dhënave ishte
relativisht e lehtë të mund të përzgjidhje mekanikisht pyetsorët e aplikuar në grupin
e parë të grave të angazhuara kryesisht si shtëpiake, dhe ata të plotësuar nga gratë e
punësuara jashtë ekonomisë së shtëpisë.
Puna e studiuesit bëhet më e plotë nga pikpamja objektive kur kombinohet në një
skuadër, një ekip me pjesëmarrje grupi me detyra të mirëpërcaktuara më parë. Për efekte
logjistikisht më lehtësuese anëtarja tjetër e skuadrës së terrenit ishte banore e zonës së
studiuar. Shumë prej efekteve të fshehura të komunikimit me zonën e studiuar
mundësoheshin përmes kontaktit të filtruar të kësaj banoreje të zonës, pranisë së saj dhe
shpjegimeve më konkrete sipas rastit dhe nevojës. U ngrit në këtë mënyrë shkalla e parë e
ndërveprimit efektiv me banorët e zonës.
Njëherazi u arrit konfidencialiteti në nivel optimal si dhe shkalla e duhur e
besueshmërisë për shkëmbimin e informacionit dhe përshtypjeve. Mund të ndihej
natyrshëm që pjesëmarrësit në studim e kishin sa të lehtë të përfshiheshin po aq të
rëndësishme të shpreheshin lirshëm në praninë e një banoreje të së njëjtës zonë që kish
kaluar së bashku me familjen e saj nëpër të njëjtat etapa të integrimit. Dukej se të qënit e
saj pjesë e grupit studimor të terrenit shërbeu si një katalizator për vjeljen e asaj kategorie
informacioni, i cili dukej ose kompleks ose delikat.
Në pak ditë, përgjatë fazës së plotësimit të pyetsorëve falë kësaj hallke të
komunikimit me komunitetin dhe besueshmërisë së ngritur ecuria sipas një ritmi të
përllogaritur të zhvillimit të intervistave ndjeshëm u arrit edhe pranueshmëria e faktit
social që ishte në studim.
41
Një pjesë e mirë e të pyeturve, sidomos kur i përkisnin të njëjtës lagje, dhe për më
tepër me lidhje gjaku ose familjare, njoftoheshin mes njëri-tjetrit përgjatë mbrëmjve të
njëpasnjëshme për procesin kërkimor në zhvillim e sipër dhe ndihmonin respektivisht me
identifikimin dhe njoftimin e kampionit rastësor vijues të përcaktuar për target menjëherë
në mëngjesin e ardhshëm. Në më pak se dy javë punë të pashkëputur në terren, nga
pikpamja emotive prania si studiuese ishte lehtësuar nga shumë kushte sociale të
ndërthurura me elemente nënkulturore të zonës.
Në zonën e Bathores së thellë, lagjia Bulcesh, ndonëse vajzat dhe gratë e reja
prezantohen po aq të integruara sa edhe në afërsi të qendres së Tiranës, një pjesë e mirë e
tyre ndjekin shkollën e lartë/universitetin, punojnë dhe më së shumti brenda zonës së
Bathores kanë një aktivitet social të konsiderueshëm, ende janë pjesë e disa kornizave të
mendësisë së zonës, e cila tanimë ka marrë formën e një hibridi të kombinuar të
nënkulturave të qyteteve të ndryshme veriore, si Burreli (Mati), Hasi, Malësia e Madhe
dhe Puka.
Një zonjë e re familjare respektohet për rolin qe ka në familje ose edhe në punë,
por nuk del dot nga kornizat e përcaktuara virtualisht në zonë: një zonjushë a zonjë e re
shihet me skepticizëm në timonin e një makine, trajtohet në nivel kritik kur punon në një
punë me turne të vona në Tiranë, konsiderohet si rebele dhe aspak racionale, kur zgjedh të
ketë një partner në vend të një djali me etiketën e të fejuarit ose bashkëshortit. Arrin ky
gjykim deri në kufijtë e shmangies nga konformiteti nëse partneri banon në Tiranë, për më
tepër, kur ai është me origjinë nga Vlora, Gjirokastra, Berati etj.
Në këtë situatë paksa kaotike për të kuptuar rregullin dhe interpretuar logjikën e
sjelljes shoqërore brenda komunitetit, prania e studiueses që nuk është banore e zonës dhe
mbërrin aty çdo ditë me autoveturë, në rolin edhe të shoferes nuk lehtëson aspak
mirëpritjen dhe dashamirësinë e banorëve të zonës. Me qëllimin për të kuptuar dhe pas
ndëgjegjësimit për pamundësi të ndryshimit të një qasje të tillë për shkak të mentalitetit,
zgjidhja shndërrohet në një detyrim më shumë se një zgjedhje: sistemimi i mjetit në një
territor pak më larg në distancë nga lagjia në fokus dhe përdorimi i mjeteve të transportit
urban për të lëvizur nga një pikë studimi në një tjetër, një mënyrë e dobishme kjo për të
42
kuptuar edhe shumë nga vështirësitë e jetës së përditshme që të pyeturit i përmendin
përgjatë intervistimit të tyre por që mbeten në kufijtë e abstraktes kur nuk i prek ato.
Në kuadër të punës në terren ishte i rëndësishëm edhe prezantimi përpara
personave të pyetur. U perceptua në formën e një vegle ndihmëse që e dizenjuar si një
skedë prezantuese ishte me studiuesen në çdo intervistë të bërë. Kishte në të aq
informacion sa duhej paraprakisht për të anketuarit njëherazi për të krijuar pamjen e qartë
të efektit studimor. Kjo skedë prezantimi u shumëfishua në rreth 100 copë, e i jepej të
anketuarit në dorë për ta lexuar ndërkohë që pyetsori bëhej gati për plotësim.
Disa prej detajeve të rëndësishme për të qenë pjesë e kësaj skede informuese ishin:
të dhënat e përgjithshme për studiuesen (emri, pozicioni, qëllimi); detajet e institucionit
për të cilin po zhvillohej ky studim dhe në cilat kushte specifike si pjesë e këtij institucioni
kryhej studimi; një informacion paraprak për efektet finacuese në origjinë të studimit dhe
dorëzimit të tij pas prezantimit si punim shkencor; një fjali në lidhje me subjektin,
qëllimin dhe një pritshmërie sipërfaqësore duke shmangur gjykimin në kuadër të hipotezës
studimor dhe një ide fillestare në lidhje me përdorimin e shifrave të këtij punimi më pas
dhe çfarë do të ndodhë empirikisht me studimin e përfunduar.
43
3. Migrimi i brendshëm në Republikën e Shqipërisë
Migrimi i kryer më së shumti në mënyrë të pakontrolluar në Republikën e
Shqipërisë, jo në përputhje me kornizat normale të urbanizimit e proceseve komplekse të
tij, sikurse ndodh në shumicën e vendeve të cilat tanimë merren në formën e modeleve më
të mira politiko-shoqërore për sa i përket zhvendosjeve efektive të popullsisë me përfitim
reciprok për shtetin dhe shoqërinë. Këto lëvizje të çrregullta të shoqërise kanë krijuar
çrregullime edhe në strukturat sociale të qyteteve edhe në strukturën e sjelljeve sociale.
Përveçse triumfit të të drejtës së njeriut për të zgjedhur me vullnetin e tij
vendbanimin, të ardhurit kanë ndikuar pozitivisht në zhvillimit ekonomik urban,
industrisë së materialeve të ndërtimit si dhe atë të shërbimeve. Gjatë gjysmës së dytë ë
vitit 1990, Republika e Shqipërisë përjetoi lëvizje të brendshme të popullsisë që ndikuan
në ndryshimet e përgjithshme demografike të vendit. Migracioni i brendshëm nga zonat
rurale në ato urbane dhe sidomos autostrada Tiranë-Durrës solli rritjen e popullsisë urbane
nga 35,5 për qind në vitin 1991, në 42 për qind në vitin 2001, dhe 44 për qind raportohet
në 2011(INSTAT/CENSUS 2011).
Përqëndrimi në zonat urbane mund të jetë shumë i madh, nëse marrin parasysh dhe
vendbanimet e të ardhurve në periferi të qyteteve, të cilat janë konsideruar si rurale nga
pikëpamja administrative deri vonë (Strategjia ndërsektoriale e perfshirjes sociale 2007-
2013, Dhjetor 2007).
44
“Një hapësirë e caktuar kur popullohet së tepërmi, nis edhe zvogëlohet në një farë
kuptimi. Përgjatë këtyre viteve të tranzicionit kemi përjetuar edhe një raport tjetër të
njeriut apo të grupeve shoqërore me hapësirën. Qindra mijëra njerëz edhe familje zbritën
nga zonat e larta malore drejt ultësirave. U populluan në mënyrë intensive dhe fillimisht
kaotike periferitë e qyteteve të mëdha, në rradhë të parë ato të Tiranës. Po kështu një pjesë
e madhe e shqiptarëve i hyjn aventurës së emigracionit, duke zbuluar territore dhe
hapësira të banuara nga kombe e kultura të tjera” (Fuga, A.,: 2012: 9).
Migrimi i brendshëm nga pikpamja demografike, së pari tregon për shkallën e
lëvizjes së popullsisë në hapësirë gjatë një periudhe të caktuar. Së dyti, migrimi është
pjesë e një rritje apo ulje numerike të popullsisë. Për këto arsye, migrimi është pjesë e
zhvillimit demografik të rajoneve dhe tregues i ndryshimeve sociale si urbanizimi
(Migracioni në Shqipëri, IOM 2004; 22).
Massey, në analizën e tij për orientimet e zhvendosjeve migratore brenda vendit jep
këtë gjykim: “Duke mbajtur parasysh intensitetin e migracionit si dukuri në tërësi dhe
45
dinamikat e saj që kanë qenë gjithnjë në rritje migrimi i brendshëm ka tendencën të lëvizë
nga jugu drejt qendrës ose brenda të njëjtave krahina jugore e po të njëjtën tendencë kanë
flukset që vijnë nga Veriu, por ndryshe nga krahinat jugore, të dhënat flasin flasin për një
shkallë të lartë të prapambetjes ekonomike të rajonit të veriut, ku investimet mbeten
relativisht të kufizuara pas zhvendosjeve të njerzve drejt qendrës apo dhe më tej. Zhvillimi
ekonomik i rajonit qendror të një vendi nuk është, megjithatë, faktori i vetëm i fluksit më
të madh në numër me drejtim veri-qendër (Massey et al.,1993:16). Në një përthyerje
situatash të njëjta analitike zona në studim në ditët e sotme ofron edhe të tjerë faktorë
krahas situatës ekonomike.
Faktorë të tjerë si strategjia e familjes, arsimi ose shëndetësia mund të luajnë,
gjithashtu, një rol në marrjen e vendimit, vendosjen në një zonë me prirje gjeografike
qëndrore dhe rritjen jo vetëm demografike të asaj zone. Ndërsa 182600 persona u
zhvendosën nga një rajon në tjetrin prej vitit 1989 deri në vitin 2001, migrimi ndërmjet
prefekturave numëron 252700 persona për po të njëjtën lëvizje (INSTAT Migracioni në
Shqipëri – Rregjistrimi i banesave (2004: 11) Kjo do të thotë që dy migrimeve ndër-
rajonale ju përgjigjën një migrim ndër-rajonal dhe një ndërprefekturor2.
Kjo, logjikisht, të çon në faktin që sa më e detajuar të jetë ndarja administrative, aq
më e lartë është shkalla e migrimit. Por studimet për migrimin e brendshëm në tërësi
tregojnë se aktorët e tij janë më së shumti mosha e re. Kështu sipas INSTAT (2004) 46 për
qind e migrantëve të brendshëm deri në vitin 2002 në Republikën e Shqipërisë ishin deri
në moshën 30 vjeç dhe vetëm 6 për qind e migranëtve të brendshëm përfaqësojnë moshën
e pensionit. Në plan të përmbledhur shifrat më të fundit të INSTAT në lidhje me migrimin
e brendshëm japin këtë situatë
2 Shqipëria aktualisht ka 12 prefektura dhe 36 rrethe.
46
Duke marrë në konsideratë drejtimin e flukseve të migracionit të brendshëm, mund
të dallohen lloje të ndryshme fluksesh, sipas rivendosjes së tyre rajonale dhe llojit të
vendbanimit. Matrica e migracionit të brendshëm (Tabela 2) paraqet lëvizjet e brendshme
sipas qarkut të vendbanimit në vitin 2001 dhe qarkut të vendbanimit në 2011. Ajo
dëshmon një zhvendosje të qartë të popullsisë nga veriu (sidomos verilindja), pjesa jug-
qendrore dhe juglindore drejt qendrës.
Zonat kryesore nga vijnë migrantët e brendshëm janë qarqet e Dibrës, Kukësit dhe
Gjirokastrës, ku më shumë se 21 për qind të popullsisë së tyre është larguar gjatë
periudhës 2001-2011. Dibra dhe Kukësi janë gjeografikisht zona të rrethuara nga male dhe
shënojnë disa prej niveleve më të larta të papunësisë dhe shkallës së varfërisë, si edhe
mundësi të kufizuara ekonomike (Lundstrom. S., Ronnas, P., 2006: 24-25). Në dallim,
migracioni i brendshëm nga Gjirokastra është orientuar drejt qarqeve qendrore dhe
bregdetare. Megjithatë, migracioni i brendshëm ulet nga emigrimi sidomos në Greqi.
47
Në pjesën qendrore të Republikës së Shqipërisë, ku mbizotërojnë flukset hyrëse,
shumica e migrantëve të brendshëm përqëndrohen në Tiranë dhe Durrës. Më pak
domethënëse kanë qenë flukset migratore përgjatë zonave bregdetare. Në krahasim me
qarqet e tjera, Tirana shënoi rritjen më të lartë, me 112.180 rezidentë të rinj që vinin nga
qarqe të tjera të të Republikës së Shqipërisë, e ndjekur nga Durrësi me 34.059 rezidentë të
rinj. E thënë ndryshe, në vitin 2011, 49 për qind e migrantëve të brendshëm u vendosën në
Tiranë, kurse 15 për qind në Durrës (INSTAT 2011:19).
.
3.1 Luhatjet demografike nga popullsi rurale në atë urbane
Në lidhje me ndryshimet domethënse demografike në Republikën e Shqipërisë,
referimet u morën në burime të ndryshme. Fillimisht shkalla e ndryshueshmërisë së
vlerave të përgjithshme të popullatës në vend u panë në një plan krahasimor kohor e më
pas zhvendosjet shifrore në raportin urban/rural. Tabelat e mëposhtme paraqesin vlerat që
Banka Botërore dhe Agjensia e Kombeve të Bashkuara për Popullsinë sjellin në lidhje me
këtë çështje. Të dhënat e paraqitura janë marrë në faqet zyrtare të internetit të
organizatave/agjensive në fjalë dhe sjellin vlerat e përditësuara të dhjetor 2013.
48
https://www.
quandl.com/UN/DEV_POPULATIONTOTAL_ALB-Population-Total-Albania
49
Nga ana tjetër INSTAT në vlera të përgjithshme jep këto shifra për popullatën e
Republikës së Shqipërisë në CENSUS 2011:
1998 3,061,498
1999 3,049,165
2000 3,058,497
2001 3,063,318
2002 3,084,148
2003 3,102,781
2004 3,119,544
2005 3,134,982
2006 3,149,100
2007 3,152,600
2008 3,170,000
2009 3,193,900
2010 3,195,000
Burimi: INSTAT
Përpunimi dhe komentet: ODA
50
51
https://www.quandl.com/WORLDBANK/ALB_SP_URB_TOTL_IN_ZS-Albania-Urban-
population-of-total
Për sa i përket ndarjes gjinore, ndryshe nga migrimi ndërkombëtar tendenca në
migrimin e brendshëm është më e madhe drejt gjinisë femërore. Në dhjetëvjeçarin 1992 –
2002, shumica e migrantëve të brendshëm ishin të gjinisë femërore ndonëse ky variabël
korrelohet me zonat dhe moshën, ka ndryshime në varësi të qyteteve që merren për
referencë.
Ky migracion i brendshëm kompleks dhe shpesh kaotik në përgjithësi ka shfaqur
tregues vështirësie në integrimin ndërmjet komuniteteve pritëse dhe atyre të ardhurve, një
humbje të balancës sa i takon rregullimit infrastrukturor, por jo më pak në sektorin e
shërbimeve (shëndetësi, arsim, punësim). Efektet negative të lëvizjes u evidentuan shumë
shpejt, meqenëse u hoqën kufizimet për migrimin e brendshëm, zonat malore veriore dhe
verilindore u shpopulluan ndjeshëm, si zona artificialisht të populluara gjatë regjimit
komunist, ku tokat veçanërisht të pakta, mundësitë për punësim në sektorët jashtëbujqësor
po aq të pakta, dhe shumica e popullsisë ndodhej nën vijën e varfërisë.
Përveç kësaj një sërë problematikash të tjera janë të lidhura me migrimin e
brendshëm. Procesi i integrimit të migrantëve është i vështirë dhe plot sfida. Përvoja ka
treguar që është i mundshëm një nivel i mirë i integrimit vetëm në qoftë se migrimi është i
rregullt dhe jo në nivele të larta. Migrimi ka krijuar çekuilibër në të gjithë elementët e
ekosistemit të pajisjeve urbane si: banesat, kanalizimet, ujësjellësat, infrastruktura,
energjia elektrike, arsimi etj. Ky çekuilibër përkeqëson treguesit e standartit urban të
jetesës. Kjo do të thotë që zor se mund të kemi një rritje të nivelit të urbanizimit që
përfaqëson mënyrën urbane të jetesës.
Gjithashtu një dinamikë e tillë e migrimit bën të nevojshme rritjen e investimeve
të karakterit demografik dhe gjithashtu është i shoqëruar me fenoneme të tilla si rritje e
papunësisë dhe e tregut informal (Carletto G., Davis, B., Stampini, M., & Zezza, A., 2004:
13). Ndërkaq duhet thënë se dendësia e popullsisë në hapësirat urbane, sidomos në Tiranë,
ka bërë që ndërsa hapësira makrosociale njeh rritje dhe zgjerim, ajo që rrethon njeriun në
jetën e tij të përditshme urbane, është ngushtuar, tkurrur, bërë pra, një territor gjithmonë e
52
më i ngushtë, pra që jep më pak mundësi për punë, bën që të mirat materiale të ndahen në
më shumë duar e frymë, dhe sidomos shkakton stres, sepse në lëvizjet e tyre njerëzit
“fërkohen”, më shumë, prodhojnë më shumë ndotje, më shumë zhurma, i bllokojnë
pamjen njëri-tjetrit, krijojnë masa njerëzore pa njohje dhe pa lidhje mes tyre” (Fuga, A.
2012: 11).
Analiza të ndryshme në lidhje më migrimin e brendshëm theksojnë prirjet dhe
amplitudat e tij. Analizat tregojnë se migrimi i brendshëm u rrit midis viteve 1990 dhe
1998 dhe pastaj ra. Ky migrim kulmon me vitet që vijuan menjëherë pas rënies së
piramidave, ku më shumë njerëz u shpërngulën drejt Tiranës, duke reflektuar ndoshta
përdorimin e gjerë të migrimit të brendshëm si një strategji në përgjigje të krizës të
shkaktuar nga kolapsi i skemave piramidale.
Duke i referuar raportit “Zhvillimi urban, migrimi dhe ulja e varfërisë” të vitit
2007, mund të shprehemi se, që nga viti 2002, fluksi i migrimit të brendshëm dhe atij
ndërkombëtar, është ngadalësuar ndjeshëm dhe po tregon shenja rënieje. Kjo ndodh për
shkak të një sërë arsyesh. Një nga arsyet është se me shpërbërjen e ekonomisë së
planifikuar e të centralizuar, kushtet ekonomike janë përmirësuar ndjeshëm, sikurse
tregohet edhe nga norma e lartë e rritjes së produktit të brendshëm bruto. Një arsye tjetër
është se nuk ka ndodhur aktualisht një krizë aq e madhe që të jetë e barabartë për nga
rëndësia dhe madhësia e vet me atë të skemave piramidale, çka duket se ka qenë shtysa
kryesore, e vetme dhe më e madhe e migrimit të kohëve të fundit (Raporti :Zhvillimi
urban, migrimi dhe ulja e varfërisë, një vlerësim mbi varfërinë, 2007).
Studime dhe hulumtime në fushën e migrimit të brendshëm sot tregojnë që ky si
dukuri nuk është më dhe aq i ri në moshë, siç rëndom pretendohet për migrimin
ndërkombëtar.Prof.Fuga, përdor termin eksod rural për të përcaktuar proçesin e ribërjes së
zonave rurale dhe urbane të Republikës së Shqipërisë. Në këndvështrimin e tij, eksodi
rural paraqet prirjen e zhvendosjes të një pjesë të madhe të popullsisë qytetare apo fshatare
drejt zonave të reja të banimit apo të punësimit (Fuga, A., 149: 2000).
53
SKEMA E MIGRIMIT
‡
‡ Todaro. M. “Internal Migration in
Developing Countries: A Survey (1980) p.366
Faktorë plotësues
(toka, pasuria)
Politikat qeveritare
(taksat, tatimet)
Sistemi social (vendimet
komunitare)
Të ardhurat rurale
Paga urbane
Fitimet e vetëpunësimit
Mundësia për të gjetur
një punë
Të ardhurat
urbane
Arsimi Dërgesat
rurale-urbane
Kthimet e migrantëve
Kthimi i psikikës
(lehtësitë urbane)
Kostot e migrimit
Kostot oportune
Kostot e jetesës
Kostot e transportit
Vlera e pritshme
aktuale e migrimit
Vlera e perceptuar e
migrimit
Vendimi
per te
migruar
Informacioni ne
qarkullim
Distanca
gjeografike
Shkolla dhe Media
Lidhjet fshat-qytet
KUADRI I ANALIZËS PËR VENDIMIN PËR TË MIGRUAR SË BRENDSHMI
Kostot psikologjike
(rreziku i pershtatjes
sociale, etj)
54
Në një analizë empirike të skicës së mësipërme orvatemi të gjejmë disa kushte që
ndihmojnë në një perceptim më të lehtë të proçesit të zhvendosjes dhe faktorëve shtytës si
dhe atyre që vijnë si pasojë e dukurisë. Në zonën e Bathores disa prej këtyre elementeve
janë mëse të dallueshëm duke përvijuar kuadrin teorik e plotësuar atë me tipare praktike.
Kështu vendosja e popullatës në periferinë e Tiranë ka një objektiv të qartë; përshtatjen
me mjedisin e ri të jetesës dhe përdorimin sa më të mirë të lehtësirave urbane që
potencialisht mundëson apo ofron ai.
Për të analizuar nëse një përshtatje e tillë është kryer në mënyrë funksionale nga
pikpamja individuale e familjare si dhe ajo komunitare e shoqërore, studiuesi Michael
Todaro vendos lidhjen fshat qytet si përcaktuese për vlerësimin konkret. Në këtë lidhje
distanca gjeografike nga vendbanimi i mëparshëm si dhe ndikimi i aktorëve e
institucioneve sociale si shkolla e media qëndrojnë në një raport të drejtë përbri
informacionit në qarkullim për individët që përjetojnë dukurinë. Kështu, sipas Todaros
nëse shkalla e informacionit të marrë nga ana e migrantëve është në vlerë pozitive dhe
gjen kapacitetin e duhur për t’u asimiluar siç duhet, atëherë distanca gjeografike nga
vendbanimi i mëparshëm në atë aktual përbën vetëm një faktor plotësues sesa
kundërshtues. Nga ana tjetër; shkolla, media, komuniteti, institucionet fetare etj
shndërrohen në faktorë përcjellës e ndihmës, po në favor të qarkullimit dhe përthithjes së
informacionit.
Gjithë sa më lart, e parë në një konktekst social e nën-kulturor ndikon
pashmangshmërisht në ngritjen dhe kultivimin e vlerave indivdiduale të migrantëve sa i
takon dukurisë së zhvendosjes. Përgatitja e një terreni të përshtatshëm nga pikpamja
ekonomike, sociale, kulturore rezulton në një proçes efektiv të zhvendosjes jo vetëm të një
njeriu por edhe të familjes së tij. Në këtë mënyrë përllogaritja e kostove që kjo dukuri ka
bëhet më e lehtë, më e kuptueshme dhe përftimet e të gjithë fushave për migrantët janë më
lehtësisht të perceptueshme dhe të prekshme. Ky sipas Todaros është një proçes që sa më
shumë kohë të marrë aq më shumë mundësi ka të rezultojë i suksesshëm, duke i lënë
kështu kohë politikave qeveritare të formësohen fillimisht në një kuadër teorik e më pas
55
marrin jetë dhe vetë individëve të bëhen pjesë e e njësive shoqërore që ata kanë vendosur
të jetojnë (Todaro. M. 1980; 368).
Studimet e deritanishme në fushën e migrimit të brendshëm kanë dokumentuar
faktin se në mbarë vendet në zhvillim nivelet e migrimit rural-urban vazhdojnë të
tejkalojnë normat e krijimit të vendeve të punës dhe aq më shumë, të kapërcejnë
parashikimet në lidhje me zhvillimin industrial dhe kapacitetin e shërbimeve urbane
sociale për të absorbuar këtë fuqi punëtore. Migrimi i brendshëm me ritme të shpejta nuk
po shihet më nga analistët ekonomistë dhe socialë si një proces i domosdoshëm për të
zgjidhur problemet e kërkesës urbane për punë.
Përkundrazi, sot migrimi po shihet gjithnjë si faktor që po kontribuon drejtpërdrejt
në krijimin e sufiçitit të kërkesës për punë në zonat urbane, problem ky që po
përshkallëzohet gjithnjë e më shumë, po shfaqet me efekt zinxhir dhe duket se po cënon
gjithmonë e më tepër ekulibrat gjeografike dhe demografike të zonave rurale dhe atyre
urbane si dhe ndërveprimit efikas mes tyre. Për më tepër, migrimi i brendshëm sidomos
kur ndodh në nivele të padeklaruara, e pra të paorganizuara përkeqëson pabarazitë
strukturore rurale-urbane në dy mënyra të drejtëpërdrejta.
Së pari, në anën e ofertës, migrimi i brendshëm në mënyrë shpërpjesëtimore rrit
normat e ngritjes së punëkërkuesve urban në krahasim me rritjen e popullsisë në këto
zona, e cila në vetvete është historikisht në vlera të papara më parë për shkak të numrit të
lartë të të rinjve të arsimuar që dominojnë edhe kontigjentin e migrantëve të brendshëm.
Prania e tyre (e të rinjve të arsimuar) ka prirje që të rrisë cilësine e ofertës për punë në
zonat urbane, por ndërkohë po varfëron dukshëm dhe në mënyrë të pashmangshme
kapitalin njerëzor në zonat periferike dhe ato rurale.
Së dyti, në anën e kërkesës, për të krijuar punë në zonat urbane është shumë herë
më tepër e kushtueshme se të hapësh vende pune në zonat rurale, për shkak të kapaciteteve
dhe burimeve shtesë që duhen për të mundësuar këtë proces, parë kjo nga pikpamja e
modernizimit të sektorit industrial . Më konkretisht, Michael Todaro, sqaron se vëmendja
sociale dhe ajo politike gjithmonë e më tepër po zhvendosen nga të ardhurat rurale në të
ardhurat urbane (Todaro, M., 1980: 317).
56
Kjo dukuri duket se është shumë herë më tipike në vendet në tranzcion, të cilat në
prirjen për të bërë më të dukshëm identitetin e tyre kalojnë në procese transformuese
aspak të lehta. Ndër faktorët që deri dje kanë ndikuar dhe kushtëzuar ritmet e rritjes ose
uljes së të ardhurave rurale, Todaro rendit: tokën, pasurinë, taksat, dhe vendimet
komunitare për administrimin e burimeve natyrore dhe njerëzore. Ndërkohë, paralelisht
me këtë skenar rendit si faktorë përcaktues për luhatjen e ritmit të të ardhurave urbane;
pagat, fitimet e vetëpunësimit, dhe mundësitë e shumëfishta për tu integruar në tregun e
punës. Todaro, përcakton si tregues përcjellës nga të ardhurat rurale në ato urbane dy:
arsimimin dhe dërgesat nga zonat rurale në ato urbane (dhe jo anasjelltas).
Sipas Todaros , procesi i të migruarit brenda për brenda vendit, ndonëse paraqet në
sipërfaqe më pak kosto, përmban disa sfida të vështira për tu tejkaluar. Kështu, duke
mënjanuar kthimet e migrantëve në krahinat e tyre të vendbanimeve fillestare, Todaro
analizon kostot oportune, koston e jetesës, koston e transportit.
Këto tri kategori kostosh të mbiveshura edhe me kostot psikologjike (rreziqet e
përshtatjes sociale) e bëjnë vendimin nga ana e migrantit shumë herë më të vështirë sesa
thjesht veprimi i të lëvizurit nga fshati në qytet, duke sjellë si nevojë shqyrtimin e vlerave
të pritshmërisë për migrimin, vlerave të perceptuara si dhe planeve në vijim për integrimin
ose kthimin (Todaro, M., 1980: 332).
Sot brenda lagjeve dhe zonave të ndryshme urbane, relativisht të ngushta,
qarkullojnë e jetojnë shtresa shoqërore, familje e individë, që nuk e njohin pothuajse fare
njëri /tjetrin. Migrimi i brendshëm gjatë pothuajse njëzet viteve të fundit përbën një nga
proceset e pandashme të tranzicionit shqiptar. Duke hedhur një vështrim mbi historikun e
migrimit të brendshëm, statistikat tregojnë se në Republikën e Shqipërisë lëvizja e
popullsisë është shfaqur në tri forma kryesore.
Lëvizja natyrore, që përfaqësohet me lindjet e me vdekjet, lëvizja territoriale që
realizohet përmes migrimit dhe emigracionit ndërkombëtar dhe lëvizjet shoqërore. Sipas
specialistëve të demografisë, të tria këto forma kanë sjellë ndryshime të vazhdueshme në
hartën gjeografike të vendosjes së banorëve, si dhe transformime në përbërjen sociale,
profesionale, arsimore e kulturore të popullsisë. Specialistët shpjegojnë se "migrimi, si
57
zhvendosje e individëve dhe grupeve brenda vendit, nga një qendër e banuar në një tjetër,
vjen si rrjedhojë e zhvillimit të pabarabartë territorial të vendit dhe synon të vendosë
ekuilibrin ndërmjet zonave me pamjaftueshmëri të burimeve të punës dhe zonave që me
mundësitë e zhvillimit të tyre e me nivelin më të lartë të shpërblimit të punës, shfaqin
aftësi tërheqëse ndaj krahëve të punës" (Miluka J., G. Carletto, B. Davis dhe A. Zezza.
2007:31).
Në vijim, një tjetër qasje na vjen nga King, Skeldon dhe Vullnetari në artikullin e
tyre “Migrimi i brendshëm dhe ai ndërkombëtar; Duke vendosur ura mes ndarjeveteorike’.
Sipas tyre migrimi i brendshëm në Republikën e Shqipërisë kalon në tri etapa të
ndryshme.
Etapa e parë, përfshin periudhën 1945-1960, që shquhet për ritme të larta të
shpërnguljes së popullsisë nga fshati në qytet. Zhvillimi i industrisë, i ndërtimit, i
transportit dhe i degëve të tjera çuan në rritjen e shpejtë të qyteteve dhe krijimin e qyteteve
të reja. Në këtë periudhë popullsia qytetare u dyfishua, kurse popullsia fshatare u shtua
vetëm 30 për qind.
Etapa e dytë përfshin periudhën 1961 - 1990, që karakterizohet nga frenimi
administrativ i procesit të urbanizimit.
Etapa e tretë, është ajo që fillon pas vitit 1990 dhe përkon me ndryshimet e thella të
sistemit politik dhe ekonomik dhe me ndryshimet e ndjeshme të stukturës social-
ekonomike të vendit. Kjo etapë shkaktoi rritjen e popullsisë qytetare dhe reduktimin, për
të parën herë të popullsisë fshatare (King, R., Skeldon, G., Vullnetari, J., 2008: 56).
Specialistët e demografisë tregojnë se, " fluksi më i madh i migrimit është ai nga
zonat rurale në ato urbane". "Një tjetër drejtim i lëvizjes migratore është shpërngulja e
popullsisë nga zonat malore, kryesisht nga pjesa verilindore e vendit drejt zonës së ulët
bregdetare si pasojë e kushteve të vështira gjeo-klimatike dhe nga varfëria e madhe",
thonë specialistët e demografisë. Një lëvizje migratore e fuqishme është ajo që vjen nga
zonat rurale e urbane, drejt rajonit Tiranë-Durrës (Miluka J., G. Carletto, B. Davis dhe A.
Zezza. 2007:29).
58
E pra, faktorët kryesorë që i detyrojnë njerëzit të shpërngulen lidhen me synimin
për t'u shpëtuar kushteve të vështira të jetës në fshat, mosmarrëveshjet e lindura prej
ndarjes së tokës, izolimi që krijon largësia e shkollave dhe qendrave shëndetësore,
mungesa e një politike të qartë e të frytshme ekonomike për mbështetjen e zhvillimit të
bujqësisë në fshat, dobësimi i lidhjeve ekonomike me fshatin dhe imazhi i qytetit si vendi
më i përshtatshëm për të.
59
3.2 Republika e Shqipërisë nën presionin e prirjeve migratore
Republika e Shqipërisëa në kuptimin e mirëfilltë të fjalës ështe një vend në lëvizje.
Migrimi i saj i brendshëm dhe i jashtëm në 15 vitet e fundit, ka qenë masiv si në drejtim të
shkallës edhe ndikimit. Rreth 20 për qind e të rriturve janë shpërngulur brenda vendit dhe
një në tre familje ka një migrant jashtë shtetit (Raporti i Bankës Botërore “Migrimi dhe
ulja e varfërisë”, 2007:14).
Me gjithë analizat në fushën e migrimit, migrimi i brendshëm nuk është aq i ri në
moshë. Prof. Artan Fuga, përdor termin eksod rural për të përcaktuar procesin e ribërjes së
zonave rurale dhe urbane të Shqipërisë. Në këndvështrimin e tij, eksodi rural paraqet
prirjen e zhvendosjes të një pjesë të madhe të popullsisë qytetare apo fshatare drejt zonave
të reja të banimit apo të punësimit (Fuga, A., 2000: 149). Gjatë të kaluarës socialiste të
Republikës së Shqipërisë migrimi i brendshëm nuk ekzistonte si një mundësi zgjedhjeje
personale, por më së shumti si një përgjigje ndaj nevojave ekonomike dhe e vendosjeve
politike.
Periudha e dytë fillon në vitet ’90, tashmë përmes një procesi migrimi të
brendshëm vullnetar. Kjo lëvizje e lirë u mundësua përmes hyrjes në fuqi të kuadrit ligjor
demokratik, i cili i jepte çdo invidivi të drejtën për të zgjedhur lirisht profesionin, vendin e
punës dhe banimit. Këto lëvizje të popullsisë, edhe pse spontane e kaotike, vështrohen si
procese pozitive, sepse në thelb kanë dëshirën dhe të drejtën humane për një jetë më të
mirë, duke u shpërngulur drejt qendrave të zhvilluara.
Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, rreth 10 për qind e banorëve u zhvendosën brenda
vendit, duke ndryshuar qytetin ose fshatin e vendbanimit të zakonshëm. Të dhënat e
censusit kanë treguar se migrantët e brendshëm janë përgjithësisht të rinj. Më shumë se 50
për qind e migrantëve që kanë ndryshuar qytetin ose fshatin e vendbanimit ishin të
grupmoshës 15-34 vjeç, ndërkohë që kulmi shënohet në moshën 20-24 vjeç. Gratë janë
ato që kanë më shumë gjasa të migrojnë brenda vendit sesa burrat, duke përbërë 59 për
qind të migrantëve të brendshëm – raporti gjinor është 69 burra për 100 gra (Migracioni
në Shqipëri, Maj 2014:25).
60
Të dhënat e Censusit 2011, mundësojnë analizën e dinamikave të lëvizjeve të
brendshme, në kuptimin që mund të shqyrtojmë nëse migrantët e brendshëm kanë prirje të
lëvizin drejtpërdrejt nga origjina në destinacion apo nëse kryejnë lëvizje të shumëfishta.
Qarku i Tiranës ka përqindjen më të lartë të migrantëve të brendshëm që kanë lëvizur
drejtpërdrejt (97 për qind); qarku i Dibrës ka shifrën më të ulët, me 91 për qind. Në fakt,
lëvizjet e brendshme drejt Dibrës karakterizohen nga një normë më e lartë individësh, të
cilët e kanë ndryshuar rrethin të paktën dy herë, krahasuar me lëvizjet e brendshme drejt
qarqeve të tjera (shih hartën).
Në periudhën 2001-2011, 228.952 individë që jetonin në Republikën e Shqipërisë
kanë ndryshuar qarkun e vendbanimit të zakonshëm: këta migrantë përbëjnë 8 për qind të
popullsisë banuese në vitin 2011. Lëvizjet në nivel qyteti dhe fshati, në njëjtën periudhë
shënojnë një shifër prej 280.863 individësh. Thuajse gjysma e këtyre migrantëve të
brendshëm janë rivendosur në qarkun e Tiranës, më saktë në Tiranën nënurbane. Kështu,
gjatë periudhës 2001-2011, mbi 112.000 individë, janë vendosur në qarkun e Tiranës e
familjarëve emigrantë (Projeksionet e popullsisë së Shqipërisë 2001-2021 – INSTAT
2004; 21).
61
Shënim: ndryshimi i popullsisë (si përqindje) në nivel komune; Tirana është në qendër, me
komunat përreth që kanë përjetuar rritjen më të madhe (Migracioni në Shqipëri, Maj
2014/CENSUS 2011:14) .
62
3.3 Të gjithë në Tiranë
Tirana ka tërhequr historikisht numrin më të madh të migrantëve të brendshëm.
Ajo kombinon zhvillimin ekonomik, faktin që është qendra e jetës shoqërore e kulturore,
si edhe mundësitë për arsimim më të mirë. Për pasojë, punësimi është përqendruar gjithnjë
brenda dhe rreth Tiranës, duke përcaktuar në një masë të madhe orientimin e migracionit
të brendshëm (INSTAT 2014:15).4
Edhe më herët një pamje e parë e mobilitetit të brendshëm në Republikën e
Shqipërisë, me vlerë studimore nga pikpamja statistikore, por edhe ajo social-kuptimore
mund të gjendet në Sondazhin e Matjes së Standartit të Jetesës (LSMS – 2007:22).
Informacionet e mbledhura përmes kësaj baze të dhënash tregojnë nëse individët kanë
lëvizur vazhdimisht apo me një destinacion të mirëpërcaktuar që në krye të herës.
Prefekturat e qendrës së vendit (Tiranë dhe Durrës), tërheqin migrantë, të cilët vijnë nga i
gjithë vendi. Pjesa më e madhe e migrantëve, megjithatë, vijnë nga verilindja.
Migrantët e ardhur nga verilindja drejt qendrës karakterizohen nga një strukturë e
moshës së re: 68 për qind e migrantëve janë të moshës 12-39 vjeç, kundrejt 45 për qind të
popullsisë së të gjithë vendit, (LSMS – 2007:17). Kjo zhvendosje çliron zonat e largimit të
njerëzve nga presioni i madh demografik, për shkak të faktit se 65 për qind e popullsisë
jomigrante ka një moshë më pak se 40 vjeç.
Meqenëse migrantët janë shpesh të rinj, kapitali i tyre njerëzor është mesatarisht
më i lartë, ose sa ai i popullsisë jomigrante. Personat me diplomë të shkollës së mesme ose
me diplomë universiteti përbëjnë vetëm 26 për qind të popullsisë jomigrante në zonat
verilindore të vendit, dhe ata janë 34.5 për qind e popullsisë migrante. Ndikimi kryesor i
kësaj zhvendosjeje për zonat pritëse lidhet me pjesën më të madhe të migrantëve me
formim të nivelit të mesëm (arsimi tetëvjeçar), të cilët përfaqësojnë 48 për qind të
migrantëve, kundrejt 36 për qind të popullsisë pritëse. Koeficienti i papunësisë së
popullsisë së origjinës (që jetojnë në verilindje), është mjaft i lartë, me 25.5 për qind
(INSTAT: 2008:24). I njëjti tregues arrin shifrën 33 për qind ndër burrat dhe 46 për qind
4 Migracioni ne Shqiperi. Maj 2014/CENSUS 2011
63
ndër gratë migrante. Në përgjithësi, presionet mbi tregun e punës përbëjnë një shqetësim
të veçantë lidhur me grupe të veçanta të forcës së punës: Meqenëse 90 për qind e të
papunëve kanë nivele shkollimi tetëvjeçar dhe të mesëm, mund të flasim për një strukturë
papunësie, e cila tenton të përqendrohet te destinacionet e ardhjes.
Ndërkaq në Tiranë duhet thënë se dendësia e popullsisë në hapësirat urbane,
sidomos në Tiranë ka bërë që ndërsa hapësira makrosociale njeh rritje dhe zhvillim,
hapësira mikrosociale, ajo që rrethon njeriun në jetën e përditshme urbane është
ngushtuar, tkurrur bërë pra një territor gjithnjë e më i ngushtë, pra që jep më pak mundësi
për punë, bën që të mirat materiale të ndahen në më shumë duar e frymë dhe sidomos
shkakton stres, sepse në lëvizjet e tyre njerëzit “fërkohen” më shumë, prodhojnë më
shume ndotje, më shumë zhurma, i bllokojnë pamjen njëri-tjetrit, krijojnë masa njerëzore
pa njohje dhe pa lidhje mes tyre (Fuga, A., 2012;11).
3.4 Tranzicioni
Sot, pas 20 vitesh në një pjesë të mirë të qyteteve të mëdha që janë ri-formësuar
falë lëvizjeve migratore duket se jeta është kushtëzuar nga bashkëjetesa jo vetëm
komuniteteve heterogjene, nënkulturave të ndryshme brenda kulturës shqiptare,
standarteve ekonomike e mirqënie sociale të përshkallëzuar në shumë më tepër nivele se
cmund të kishin parashikuar studiues të shumtë ekonomistë e socialë më herët. Pyetjet
lindin natyrshëm, nëse sot mund të flasim për një ‘magazinim’ (hera herës jo fort pozitiv)
të vlerave sociale, ekonomike, kulturore, psikologjike e politike të këtij vendi apo për nje
riprodhim të tyre falë presionit të lëvizshmërisë shoqërore.
Procesi i ashtuquajtur logjik i të ecurit përpara të rrotës së historisë së Republikës
së Shqipërisë në këto vite, më së shumti është mbizotëruar nga impakti politik. Vlerat
njohëse të ndikimit social mbi shtetin, qeverinë, politikën, kanë qenë mjaftueshëm të
zbehta, aq sa për të mos u vënë re. Madje në momente kyçe për këtë vend edhe të pa marra
në konsideratë ndonëse në përpjekje për t’u shquar.
64
Aftësia për të lëvizur nga një vendbanim drejt një tjetri i është atribuar dhe asociuar
një sërë faktorëve, por ajo nuk varet thjesht nga heqja e kufizimeve formale për të
udhëtuar, por edhe nga financat individuale, rrjeti personal dhe lidhjet e reduktuara me
komunitetin lokal, që kanë ardhur si rrjedhojë e familjeve më të vogla dhe largimit të të
tjerëve në komunitet. Financat individuale janë të rëndësishme, duke qenë se çdo
zhvendosje sjell kosto të drejtpërdrejta dhe mbart rreziqe për kosto të tërthorta shtesë.
Rrjeti personal dhe përfshirja në të mund të ndihmojë për zvogëlimin e rreziqeve të tilla,
duke siguruar punësim ose duke ofruar kontakte përcaktuese për këtë qëllim (Mai, N.,
Paladini, C., 2013:11).
Në këtë pjesë të studimit shtrojmë pyetjen: cilët mund të renditen konkretisht si
faktorë shumë të sipërfaqshëm e të dukshëm shtytës të mbipopullimit të zonave periferike
urbane e çfarë fshihet nga pikpamja sociale pas tyre? Në plan të parë duket se kush migroi
duke kaluar kufijë politikë apo administrativë në fillim të viteve ’90 të shekullit të XX, u
zhvendos me dëshirën e etiketuar “për një jetë më të mirë”.
Disa prej tyre patën si modele frymëzimi jo fort racionale personazhet e
telenovelave që u bënë impulse për ri-formësimin e mënyrës së të parit të jetës, për mbi të
gjitha duke u krahasuar me tjetrin. Vëmendja e një pjese të mirë të shqiptarëve nisi të
qëndrojë pingul mbi ato elemente jetese, të cilat ndonëse ofronin të mirën e të keqen, e
jepnin në një këndvështrim të ri, më të komercializuar, më të përtypshëm, më lehtësisht të
ndjekshëm.
Kështu nisëm të ndjejmë për herë të parë luhatjen nëpër dhe midis shtresave. Nisi
të merrte tjetër sens statusi i të qënit në një shtresë sociale. Për më tej, migrimi po bëhej
gjithmonë e më tepër faktor përcaktues në mirëstabilizimin e individit, apo familjes së tij
në një shtresë shoqërore.
Kështu, në ditët e sotme ku lëvizjet ndonëse duken më të pakta e vendosja e të
ardhurve më e betonizuar, ndonëse ende për t’u legalizuar apo në tentativë për tu njohur
ligjshëm nga shteti, ata që e identifikojnë veten qytetas (tiranas, durrsakë, korçarë, fierakë,
etj) jetojnë sipas mundësive e ku të munden, disa në mes të metropolit me apartamente
65
mbi 200 metra katror e disa të tjerë në më pak se 30 metra me pesë pjesëtarë në familje,
dikush në një zonë rezidenciale, e dikush tjetër në Bathore apo Kënetë ku rrugët janë larg
imazhit të qytetit, ku spitalet mungojnë krejtësisht, ku shkollat e ndërtuara rishtazi nuk
kanë pësuar zhvillimin e duhur nga pikpamja pedagogjike, por edhe ajo shoqërore.
Sociologët Fuga e Dervishi në librin e tyre, ‘Ndërmjet fshatit dhe qytetërimit global’ në
kapitullin – Midis humbëtirës dhe gjallimit vlerësojnë: ... në kompleksitetin e
marrëdhënieve që zhvillohen në mjediset shkollore, jo pak mosmarrëveshje lindin nga
papërcaktueshmëria e statuseve të nxënësve dhe të mësuesve në rrethanat e ndryshimit të
shpejtë të sistemit të vlerave socialkulturore” (Fuga, A.; Dervishi, Z., 2010: 51).
Më shumë se 20 vitet e tranzicionit demokratik në Republikën e Shqipërisë ofrojnë
sot një panoramë problematike përsa i takon kësaj nguljes së njerzve në zona jo të
banuara më parë, por edhe komplekse nga këndvështrimi i perspektivës sociologjike.
Studime krahasimore të kryera spontanisht në vite, kanë shkruar herë mirë e herë mangët
historinë e këtyre komuniteteve, në aspekte të ndryshme të saj, në varësi të interesave,
prioriteteve, kushteve e përvojave të ndryshme.
3.5 Migrimi i brendshëm dhe statusi social
Sociologët japin përkufizime të ndryshme për statusin social dhe formësimin e tij si
rezultat i treguesve historikë, ekonomikë e kulturorë. Sipas Weberit, statusi mbi të gjitha
lidhet me njeriun si qënie sociale që ndërvepron ekonomikisht. Në veprën e tij, “Teoria e
organizimit social dhe ekonomik”, Weber pohon: “Shumë prej veprimeve dukshëm të
unifikuara në kuadër të veprimit social nuk përcaktohen nga orientimi drejt çdo lloj norme
që konsiderohet si e vlefshme, por as nuk mjaftohen me atë që konsiderohet si e
zakonshme.
Në të vërtetë përcaktohen nga fakti që lloji i veprimit social në natyrën e vet
përshtatet më së miri me interesat normale të aktorëve socialë sikundër ata e kuptojnë atë.
Gjithë sa thënë më lart është më së shumti e vërtetë për veprimin ekonomik duke përfshirë
66
këtu sjelljen e njeriut si një forcë pune për të siguruar të ardhurat e jetësen e vet” (Weber,
M,. 1947; 122-123). Në analizën e tij, klasa buron nga faktorët ekonomikë ndërsa statusi
përcaktohet nga mënyrat e ndryshme të jetesës që bëjnë anëtarët ose grupe të shoqërisë
(Weber, M., 1947: 354).
Një tjetër autor, i cili jep një përkufizim të statusit social është Ralph Linton. Në
veprën e tij, “Studimi i njeriut” (1936) Linton ,paraqet dy përcaktime të statusit social: i
pari, ka të bëjë me pozicionin që gëzon individi në sistemin social i tillë si fëmija ose
prindi. Pra, statusi i referohet edhe asaj çfarë është një person, i lidhur ngushtë me rolin, i
cili nënkupton sjelljen që shoqëria pret nga njerëzit në atë status dhe i dyti, është i
ngjashëm me përkufizimin e dhënë nga Weber, që e lidh statusin me veprimin social.
Sipas Linton, statusi social përcaktohet si nder dhe prestigji dhe tregon pozicionin
relativ të një personi në shkallën e tij sociale (Linton, R., 1936: 247).
Në tentativën për të studiuar grupin e banorëve të ardhur në periferi të Tiranës me
cilësinë e përbashkët të vendosur në atë vend është hulumtuar edhe mbi ndryshueshmërinë
apo stabilitetin e statusit të tyre social si një rol social. Ndërkohë, roli social i referohet një
sërë normash shoqërore që rregullojnë sjelljen e një personi në një grup dhe përcakton
marrëdhëniet e tij me anëtarët e tjerë të grupit. Statusi është aspekti statik që përcakton
pozitën e individit në një grup, ndërsa roli është aspekti dinamik i sjelljes që përcakton se
si personi që ka këtë status duhet të sillet në situata të ndryshme.
Për qëllime analitike, mënyra se si është shqyrtuar statusi i personave që përbëjnë
kampionin e anketuar është përcaktuar në dy tipe: statusi i arritur përpara mbërritjes në
periferi të metropolit dhe statusi i trashëguar nga vendlindja ose vendbanimi pararendës.
Nëpërmjet kësaj mënyre synohet të analizohet pozicioni i një individi apo një grupi në
shoqëri. Në këtë perspektivë flitet për status të arritur, kur dikush mund të fitojë statusin
e tij shoqëror në saj të arritjeve të tij, përndryshe dikush mund të vendoset në sistemin e
shtresëzimit nëpërmjet një pozicioni të trashëguar, i cili përcaktohet si një status i
trashëguar.
Statusi është i rëndësishëm sociologjikisht sepse ai lidhet me një varg të drejtash,
detyrimesh, sjelljesh dhe detyrash që njerëzit në varësi të një pozicion të caktuar, priten
67
ose nxiten për t’i realizuar. Këto pritshmëri i referohen roleve sociale. Për shembull, roli i
një mësuesi përfshin mësimin ndaj nxënësit, përgjigjen e pyetjeve të tyre, të qënurit i
paanshëm dhe të prezantuarit në mënyrë të përshtatshme. A kuptohet një rol i tillë njësoj,
pavarësisht vendbanimit? A ka faktorë që mund të ndryshojnë perceptimin për këtë rol
ndaj thuajse të njëjtit komunitet vetëm si rezult i mbërritjes në një vendbanim të ri.
Ndër të tjera ky kërkim do të tentojë të japë edhe përgjigje për këto pyetje.
3.6 Tipare dhe faktorë që ndikojnë në statusin shoqëror të të ardhurve
A.B Hollinshead e përcakton statusin social si një koncept shumë dimensional,
duke përcaktuar disa faktorë, të cilët kushtëzojnë statusin social. Autori, thekson se
përcaktimi i statusit vazhdon të jetë problematik në sociologji dhe për një periudhë të gjatë
sociologët kanë debatuar për mënyrën se si mund të përcaktohet pozicioni i individit të
dhënë në një shoqëri. Pra ,sipas këtij këndvështrimi, statusi përcaktohet si pozicioni që ka
një individ në shoqëri. Ai realizoi një sërë studimesh me qëllim evidentimin e statusit
kryesisht në komunitetet perëndimore. Hollinshead, krijoi një indeks të ri nëpërmjet, të
cilit përcaktohet statusi i individëve. Indeksi i ri merr në konsideratë faktin që statusi
social është një koncept shumëdimensional (Hollinshead, A.B; 1975: 29).
Në këtë logjikë ai, nënvizon se ekzistojnë tre supozime kryesore: Së pari, ka të bëjë
më faktin që në shoqëri ekzistojnë struktura statusore të pabarabarta. Së dyti, faktorët
kryesor për përcaktimin e statusit janë: punësimi, angazhimi individual, shkollimi, seksi si
dhe statusi martesor. Së treti, këto faktorë kombinohen, në këtë mënyrë studiuesi mund të
vlerësojë statusin individual të një individi në shoqëri (Hollinshead, A.B., 1975: 48).
Sot njerëzit gjithnjë e më tepër përpiqen të jenë të barabartë në qasjen e tyre në
pasuri, pushtet dhe prestigj. Në të gjitha shoqëritë, njerëzit ndërmarrin veprime të
ndryshme të asaj që është vlerësuar si madhësi e kufizuar - burimet. Kjo shpërndarje e
pabarabartë e burimeve të shoqërisë krijon një sistem të shtresëzuar. Njerëzit janë të
grupuar në bazë të asaj, se sa shpërblime të shoqërisë ata marrin, dhe këto grupe ose
68
shtresat, janë rregulluar në një radhë apo hierarki. Ata që në krye të marrë më të asaj që ka
për të marrë dhe këto në pjesën e poshtme të paktën.
Sipas Leicht (2000), shoqëritë mund të përfshijnë ndonjë numër të caktuar të
shtresave, por në të gjitha rastet, ky sistem i ndryshimit dhe pabarazisë është i strukturuar.
Kjo do të thotë se nuk ka në të vërtetë një shtresëzim të rastit, me grupe dhe individë, të
cilët zënë pozicione të ndryshme nga rastësia, në vend të një situate të tillë, sado kaotike
mund të duket kjo, institucionet sociale të tilla si politika, ekonomia, arsimi kultura dhe
feja veprojnë për të siguruar pozitën e grupeve të ndryshme në hierarkinë sociale. Përveç
kësaj, sistemi i shtresëzimit në të gjitha shoqëritë është legjitimuar nga një ideologji që
justifikon si rezultat pabarazinë. Si rrjedhojë e kësaj të fundit madje shoqëri të zhvilluara
paraqesin modele të qëndrueshme shtresëzimi ndër shumë breza (Leicht, K., 2000: 179).
Në kushtet e një lëvizshmërie të vazhdueshme e pothuajse shumë vështirë të
kontrollueshme, shtresëzimi përballet me sfidat e veta të rikonceptimit, merr një formë
tjetër, atë të ndryshmes kur tjetra bëhet më e pranishme se aktualja (vendasja). Sjellja më e
natyrshme që lindi së bashku me qënien njerëzore, të jetuarit gjatë e sa më mirë, e rendit
sot shtresëzimin si një mekanizëm të përkohshëm. Në një shoqëri globale ku së bashku me
treguesit ekonomikë e socialë ecin me hapa të shpejtë zhvillimi edhe vlerat e përshtatjes së
sjelljes njerëzore me botën në të cilën jetojmë, gjithë çfarë na mbetet të studiojmë me
synimin për të lehtësuar këtë proces, është si ndryshojnë ekuilibrat socialë në varësi të
lëvizshmërisë e rrjedhimisht çfarë rëndësie merr pozicionimi në shtresa në piramidën
sociale falë këtyre ekuilibrave.
69
3.7 Ndikime të migrimit të brendshëm
Sa më shumë studiojmë shifra e statistika të ndryshme ndër vite, aq më tepër
bindemi se migrimi, sidomos ai i brendshëm ende po luan një rol mjaft të rëndësishëm në
dinamikën e formësimit dhe karakterizimit të rajoneve të ndryshme në Republikën e
Shqipërisë, duke i dhënë një shtysë të madhe Tiranës dhe Durrësit dhe një ngadalësim të
dukshëm rritjes demografike të rajoneve, në veçanti jugut, dhe akoma më shumë, veriut të
vendit. Supozimet e fundit për një rritje galopante të të ardhurve në dhjetëvjeçarin e parë
të shekullit XXI, nuk dolën të gabuara, ndonëse nuk mund ende të pohojmë se migrimi i
brendshëm në Republikën e Shqipërisë tanimë është një dukuri lehtësisht e aksesueshme
dhe mjaftueshëm e kontrollueshme me politikat e duhura ekonomike e sociale.
Qëndrueshmëria e tendencave më të fundit është një çështje e hapur. A do të jenë Tirana
dhe Durrësi në gjëndje të përballojnë lëvizjet konstante të të porsaardhurve gjatë njëzet
viteve të ardhshme? Sipas studiuesve demografë, por edhe sociologëve ka të ngjarë që
Veriu dhe Jugu të zbrazen edhe më nga popullsia gjatë dy dhjetëvjeçarë të ardhshëm.
“Ndoshta do të ishte me vend të kufizohej përdorimi i parashikimit të popullsisë në
dhjetë, në vend të njëzet viteve dhe të merreshin rezultatet për vitet e mëvonshme si një
skenar i thjeshtë, i cili do të meritonte më shumë njohuri për zhvillimin e migracionit në
Republikën e Shqipërisë para se ai të mund të konfirmohet apo të përshtatet”, - shkruan
raporti i INSTAT-it, për parashikimet për popullsinë e Shqipërisë 2001-2021, (f.15), i cili
parashikon mbipopullimin e pashmangshëm të zonës së Tiranës dhe Durrësit. Vlora,
Tirana dhe Durrësi do të kenë nivelin më të ulët të migrimit që përfaqëson 7 për qind të
numrit të përgjithshëm të migrimit, çka do të thotë se këto tri qytete pritet të popullohen
dhe të ulet gjithnjë e më tepër numri i personave që largohen. Në vlera relative prefekturat
që do të kenë numrin më të lartë të popullsisë së përgjithshme që kanë migruar dhe do të
migrojnë janë: së pari, Dibra, e ndjekur nga Kukësi, Elbasani dhe Berati.
70
Nga Census 2011, migrimi i brendshëm është shpesh i paraqitur si një proces
familjar, dhe i përhapur më së shpeshti në ato familje që kanë një përvojë migratore
kombëtare ose ndërkombëtare. Veç kësaj migrantët e brendshëm janë meshkuj dhe femra
dhe nuk ka ndonjë shpërpjestim të konsiderueshëm gjinor në këtë mobilitet. Në një profil
më të përqëndruar migrantët e brendshëm janë kryesisht meshkuj dhe femra të rinj në
moshë pune, e kryesisht lëvizin pasi kanë kryer arsimin e mesëm.
71
Kjo dëshmon se lëvizjet e brendshme të popullsisë kanë vazhduar me ritme të larta
gjatë periudhës 2001-2011 kryesisht nga zona rurale në zona urbane. Krahasuar me
censusin e mëparshëm, rreth 10,6 për qind e popullsisë banuese ka ndryshuar vendbanimin
brenda vendit, ndërkohë 4,0 për qind deklaron se në censusin e mëparshëm kanë qenë
jashtë vendit5.
Për sa i përket prefekturave pritëse, Tirana renditet e para, e ndjekur nga Durrësi,
Fieri dhe Vlora. Rreth 72 për qind e numrit të migrantëve jetojnë në Tiranë dhe në
Durrës, sipas Regjistrimit të 2001. Rajoni tjetër i rëndësishëm pritës është Fieri, i ndjekur
sipas rëndësisë, nga Vlora, Lezha dhe Elbasani. Duke analizuar tabelën e migracionit nga
prefektura në prefekturë gjatë periudhës dymbëdhjetëvjeçare 1989-2001,
dallojmë dy tipa të ndryshëm të migrimit: i pari, migrim në distanca të gjata, i
drejtuar në polet kryesore ekonomike në qendër të vendit; i dyti, migrim në distanca disi të
shkurtra në drejtim të bregdetit, i cili është një rajon imigrimi dhe emigrimi.
Tirana përbën më shumë se gjysmën e shpërnguljes në prefektura ndërmjet viteve
1989-2001 (136 600 migrantë kanë ardhur nga prefekturat e tjera nga i gjithë vendi).
Durrësi është zona e dytë më tërheqëse dhe ka më shumë se 18 për qind të migrantëve (44
900). 36.5 për qind (92 300) e migrantëve jetonin në prefekturën e Kukësit dhe të Dibrës
në vitin 1989. I njëjti raport zhvendosjeje ka prirjen të jetë konstant deri në vitin 2021, -
thekson INSTAT-it, i cili bazohet në shifrat bazë të vitit 2001 dhe ato të fundit të
2011(INSTAT 2013:16).
5 INSTAT. CENSUS i popullsisë dhe banesave 2011
72
4. Rast studimor Bathorja
4.1 Periferia e Bashkisë Kamëz
Në këndvështrimin sociologjik si në pikpamjen makro ashtu edhe në atë mikro, një
vend themelor e zë analiza e grupeve shoqërore. Sikundër u përmend më lart nga
këndvështrimi Ëeberian, mbrohet teza se ekzistojnë lidhje të dyfishta dhe të ndërsjellta
midis individit dhe grupit shoqëror, të cilit ai i përket si dhe raporte të caktuara ndërmjet
identitetit grupor, formave të mendësive dhe të ndergjegjes shoqërore dhe veprimit
shoqëror. Gjithashtu, po në pikpamjen teorike identiteti i çdo grupi shoqëror përcaktohet
nga subjektiviteti kolektiv, cili nga ana e tij formësohet nga mendësitë e perceptimet e
individëve të ndryshëm. I njëjti grup shoqëror, por i shfaqur në kohë të ndryshme, në
vende të ndryshme të hapësirës shoqërore, përmes historisë dhe jetëve të veçanta e formon
identitetin e vet shoqërore në mënyra të ndryshme duke i’u përmbajtur kritereve të
ndryshëm.
Pikërisht nga kjo perspektivë vlen të studiohet tipologjia e grupeve shoqërore dhe
shkalla e ndërveprimit në një kontekst shqiptar me qëllim kuptimin e situatës, zbulimin e
barrierave që mund të pengojnë zhvillimin normal të proceseve ndërvepruese ndërmjet
tyre si dhe reagimin ndaj faktorëve të drejtpërdrejtë shoqërorë dhe kulturorë. Një analizë e
këtij dimensioni, merr vlerë të veçantë, për vetë faktin se në dy dhjetëvjecarët e fundit
jemi përballur me një eksod rural të gjerë dhe masiv si dhe një përqëndrim demografik të
konsiderueshëm në disa prej qyteteve kryesore të vendit.
Sot studiuesve të shkencave sociale nuk u mbetet shumë për të bërë në këtë pikë
përveçse të eksplorojnë mënyra sa më racionale për të përfituar në një mënyrë sa më të
lehtë sociale organizimin e komuniteteve që përbëhen nga migrantët e brendshëm, të
ardhurit nga zonat e tjera të vendit. Me fjalë të tjera vendosja në fokus të studimeve zona
të tilla periferike të metopoleve të mëdha siç është edhe Tirana është për të kërkuar më
shumë se si është rikrijuar një qytet më i madh ku veçmas transformimeve urbane kanë
73
ndodhur edhe shumë ndryshime të sjelljeve sociale, përfaqësimit të tyre brënda dhe jashtë
komunitetit urban të metropoleve pa rënë nën grackën e analizës së zhvillimit lokal nga
pikpamja ekonomike.
Ajo që në fakt duket se është krijuar në periferi të metropolit kryeqytetas është një
skemë, e cila është e bazuar në konceptin e "fshatit urban". Në ditët e sotme, në kushtet e
përmirësimit të ndjeshëm infrastrukturor e logjistik, lehtësirave që krijon transporti nga
njëra zonë e qytetit në tjetrën, qoftë ajo në qendër apo në periferi, ‘eleminimi i distancave’
ka përshpejtuar popullimin e hapësirave, të cilat deri dje nuk i përkisnin administrativisht
e gjeografikisht qyteteve. Këto hapësira sot nuk mund të jenë terreni më idealisht i
përshtatur për studimin dhe vlerësimin e rritjes ekonosmike të një zone, por padyshim
tiparet e këtyre hapësirave gjenerojnë specifika me vlerë nga pikpamja sociale, kultuore,
psikologjike etj.
Realiteti urban në këto kushte duket se prodhon fakte dhe faktorë dobiprurës për
komunitetin e kërkuesve socialë. Koncepti i "fshatit urban", në zonën e Bathores, i cili
shmang promovimin e një realiteti fals të qytetit që perceptohet virtualisht nga një pjesë e
mirë e njerzve që se njohin këtë zonë shërben gjithashtu për të riterritorializuar së paku
nga pikpamja shoqërore hapësirën ku tashmë është vendosur jeta e këtyre banorëve. Nga
ana tjetër përshtatja e këtyre njerzve në vendbanimet të reja, percaktimi i tyre ekonomik e
social, por edhe qasja kulturore që ata ofrojnë, prodhojnë në kompleks një proces
integrimi tërësor.
74
Por sa mund ta kenë dëmtuar qytetin, përmes ‘pushtimit të periferisë së tij’,
konkretisht kryeqytetin: Tiranën? Sa ka ndikuar migrimi në mos-funksionalitetin e një
hapësire urbane parë nga disa këndvështrime?
Deri para vitit 1990, procesi zgjerues i një zone qytetare nga pikpamja urbanistike
ekonomike dhe kulturore do kish qenë mjaftueshëm dhe domosdoshmërisht shumë i
kontrolluar nga shteti. Si rrjedhim, niveli i rritjes e përparimit të një qyteti të madh do të
kishte më tepër formën e një politike vendore, një zgjerimi të studiuar hartografik dhe
demografik, e për shkak të sistemit edhe të seleksionuar sa i takon origjinës e përkatësisë
së të ardhurve. Kjo gjë, përveç dhunimit të një të drejte humane; lirisë së lëvizjes ndoshta
në dukje, nuk do kish krijuar konflikte problematike. Por, në kushtet e një tranzicioni
drejt proceseve demokratizuese gjithë këta njerëz, migrantë të brendshëm, së bashku me
zhvendosjen e tyre drejt qyteteve të mëdha, mbart me vete edhe ndërgjegjesimin e tyre për
75
këtë të drejtë. Ky ndërgjegjësim patjetër që nënkupton dhe lirinë e të zgjedhurit vendin e
banesës, brenda vendit, mënyrën e jetesës, e organizimit të jetës individuale, familjare ose
të një grupi fisnor a shoqëror. Pra, qyteti është shndërruar në këtë proces disa vjeçar si një
“stacion i shprehjes së lirisë”.
4.2 Bathorja: një "fshat urban"?6
Ky koncept rrjedh drejtpërdrejt nga koncepti i rrethit, i përcaktuar si një njësi
gjeografike e urbanistikës. Një "fshat urban" ka madhësinë e një Qarkut (grumbull lagjesh
të vogla me pallate apo shtëpi një ose dy katëshe) dhe është karakterizuar nga një përzierje
e formave të pushtimit të tokës (banimi, tregtare e hapësirave publike ...), e cila ofron një
shumëllojshmëri të llojeve të banimit si dhe si një shumëllojshmëri të infrastrukturave dhe
funksioneve që ato paraqesin, duke garantuar një përzierje sociale dhe një ndërveprim të
fortë mes banorëve (Magnaghi, A., 2005: 98).
Parimi i zaptimit të tokës rishtazi, lejon banorët “e rinj” të kenë qasje në një gamë
të tërë të funksioneve dhe institucioneve, ndonëse në perimetra të vegjël hapësinorë. Në
detaje, fshati urban është strukturuar rreth një "bërthame", e cila përfshin arsyet më të
zakonshme të përfaqësimit të simbolit të kolektivitetit, strehimit, biznesit etj. dhe ndërtesa
të tjera simbolike për komunitetin (si shkollë, një qendër komunitare, një seli komune a
bashkie, një vend kulti a adhurimi fetar...). Nëse kjo strukturë e sipërpërmendur do të
konsiderohej si qendra atëherë dhe dy lagjet më të zhvilluara të zonës do të ishin pikërisht
këtu, e rrjedhimisht edhe banesat rezidenciale e institucionet e shërbimeve do të ishin rreth
po të njëjtës bërthamë.
Në këtë hapësirë ‘qëndrore’ jeta ekonomike, shoqërore e kulturore e kësaj njësie
pëson ndryshime të konsiderueshme; duke u karakterizuar me parqe, lulishte e godinave
6 “The Urban Village” - A Charter for Democracy and Local Self-Sustainable Development Alberto Magnaghi (1
October 2005)
76
urbane në vend të tokave që deri dje ishin të punueshme apo të shfrytëzueshme për bujqësi
apo biznes agrokulturor.
Kështu pra koncepti i “fshatit urban”, nënkupton njëherazi edhe nocionin e
ndërtimit shoqëror të atij vendi. Në fakt, një nga parimet e fshatit urban është për të futur
një diversitet funksional dhe një përzierje të formave të pushtimit të tokës nga individë
apo grupe shoqërore heterogjene, të cilat jetojnë në brendësi të po të njëtjtit vend, të
konsumit të punës dhe argëtim. Për të reduktuar lëvizjet e individit jashtë këtij rrethi,
"fshati urban" duhet të "zotërojë" një kapacitet të rëndësishëm mbajtjen e individit brenda
strukturës së vet (Magnaghi, A., 2005: 17).
4.3 Kuptimi i konceptit "fshat urban"
Mbështetësit e konceptit të "fshatit urban”, duke promovuar uljen e lëvizshmërisë
së individit brenda hapësirës urbane kërkojnë edhe të nxisin një shtojcë për vendin
(qytetin, zonën urbane), i cili duket të jetë imazh pasqyrë i një lokaliteti që punon për
rilindjen e zonave të ndryshme rreth tij. Thënë me fjalë të tjera koncepti i “fshatit urban”
ndikon dukshëm dhe ka ndikim të konsiderueshëm në promovimin e mënyrave të
organizimit hapësinor, në mënyrë të tillë që intensiteti i marrëdhënieve shoqërore dhe
rikonceptimi i nevojave bëhen përmes riterritorializimit të zonës.
Njëherazi ky proces i planifikimit të “fshatrave urbane” nënkupton e përfshin në
masë të gjerë integrimin e banorëve të rinj, brenda blloqeve e lagjeve tashmë të ndërtuara
ose riorganizimin e gjithë hapësirës rezidenciale në mënyrë që komuniteti i ri (dhe ai i
vjetër) të përfitojnë nga hapësirat kolektive dhe të zhvillojnë në mënyrë sociale një
administrim sa më efikas të tyre.
Pamja që përfitohet nëse kjo gjë mund të arrihet përfshin dukshëm skenarin e “një
shtëpi ndryshe nga një tjetër”, por brenda individualitetit të kuptueshëm e deri diku të
pashmangshëm prezanton dhe nevojën e përshtatshmërisë në kushtet e diversitetit, i cili
hap pas hapi me mendimin kolektiv paraqet veçmas sfidave të ndryshueshmërisë për nga
77
forma, edhe tiparet e ndryshueshmërisë kulturore. Serge Latouche shkruan "...besimi se
vendi im i rezidencës është qendra e botës është thelbësore për të dhënë një kuptim më të
mirë jetës sime të përditshme, sepse me të vërtetë " vendimet” që në momentin e lëvizjes
merren në bazë, e nëse në këtë vend ku jam zhvendosur jeton dhe dikush tjetër pranë meje,
vendimet e mia do të kushtëzohen nga prania e tij" (Latouche, S., 1996: 112).
Në fshatrat fushore deri në Çlirim – shkruan etnologu Mark Tirta në librin e
tij‘Lëvizjet migruese të shqiptarëve’ – mbizotëronte shtëpia e bërë me drurë dhe kashtë
(kasolle), ose me gardh thuprash të lyera me baltë; kishte natyrisht edhe shtëpi të bëra me
qerpiç. Sot të tilla shtëpi nuk i vëren asgjëkundi.
Kudo vëren shtëpi me mur të lyera me gëlqere. Në shumicën e rasteve vëren shtëpi
të bëra me një projekt që i përshtatet kohës sonë. Në ditët e sotme fshatari kërkon të
afrohet me shtëpi sa më pranë qendrës ekonomike, administrative e kulturore të vendit ku
banon, në lagje afër rrugëve nacionale apo afër qendrave industriale, afër qendrave urbane,
edhe pse ato mund të ishin tepër prapa kohës (Tirta, M., 2013:55).
Në kuadër të "fshatit urban", objektivi kryesor i ngritjes të një strukture të tillë
është kryesisht realizimi i një ndërveprimi relativisht intensiv mes banorëve të zonave të
origjinës me ata të zonës urbane (në periferi të së cilës ata janë vendosur). Duket një
parim shumë i thjeshtë i ngritjes së marrëdhënies, por në fakt ideja e “pushtimit” të një
toke që ka qenë “e lirë” më parë zvogëlon mundësitë e lidhjes ndërurbane dhe
transfomimit të identititetit të zonës më të madhe e të re të krijuar në kolektivitet midis
banorëve të ardhur.
Për më tepër, krijimi i një kuptimi mbi përkatësinë në një vend të ri, jo vetëm në
pikpamjen e ndjenjës së banorit të ri, por edhe në përcaktimin e qartë dhe të saktë të
territorit dhe mire apo keq administrimin e tij. Në këtë pikpamje mendësitë dhe përkatësitë
nënkulturore zënë një vend të rëndësishëm. Logjika e lokalizimit në një vend të ri sjell me
vete edhe modele të tjera që ndikojnë jo domosdoshmërisht pozitivisht në krijimin e një
identiteti të ri individual dhe/ose komunitar.
78
Ajo që ndodh më së shumti në të tilla situata është shoqërizimi me modele të
ndryshme në zonën ku vendosen banorët e rinj, e natyrshëm edhe me banorët e vjetër “të
zonës urbane”. Kjo edhe për shkak të faktit se transporti publik mes “fshatit urban" dhe
qytetit mundëson këtë lidhje.
Frekuentimi i zonave të përbashkëta krysisht në qyetet, nis të provokojë ndenjat e
para të ndërgjegjësimit të të ardhurve, ngritjes së logjikës së ndryshimit të modelit të tyre
të sjelljes, por njëherazi edhe të provokimit të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë të
ndjenjave diskriminuese nga ana e banorëve qytetas. Sigurisht për hir të arsyetimit të
drejtë në këtë punim nuk do të nënkuptohet që tendenca e të vendosurit në një zonë
periferike të një metropoli nuk mbart me patjetër me vete idenë e shkëputjes nga vendi,
zona e origjinës të lidhjeve të përhershme apo të përkohshme nga e cila banorët e rinj kanë
ardhur.
Të ardhurit shformojnë në mënyrë elastike sistemin e tyre të vlerave, në mënyrë të
ndërgjegjshme ose jo, duke lënë shenja pasojë të pashmangshme mbi normat dhe
elementët e tjerë të kulturës, simbolet, kulturën materiale etj. Nga ana tjetër për aq sa
mund të parandalohet hierarkia shoqërore duket se në plan kohor të shtrirë gjerë nuk mund
të shmanget sidomos mes banorëve të vjetër dhe atyre të vendosur rishtazi.
Në rastet e suksesshme komuniteti me origjinë rurale me vendosjen e tij në
periferitë e qyeteve pëson një përshtatje të kënaqshme, duke përqafuar për së pari normat
dhe rregullat parësore që do të lehtësonin të qënin “i ri” në një komunitet, në të cilin rol
kryesor në formësimin shoqëror e ka vetë ky i fundit. ‘Asetet’ që komuniteti përdor për të
përfshirë suksesshëm çdo individ janë shumë të dukshme për ato raste që tentojnë që në
fillim të bëhen pjesë e komunitetit e jo të qëndrojnë të izoluar e konservatorisht të ndarë.
Kjo mund të degradojë në raste të veçanta edhe në modele devijance, ose konflikti në një
fazë më të vonë.
Për sa më lart vlen të përmblidhet se modeli i "fshatit urban" brënda apo në periferi
të një qyteti të madh dhe zhvillimi i këtij të fundit, janë të lidhura së bashku mjaft ngushtë.
Një raport i drejtë i tyre shërben ndër të tjera për të shmangur shpërbërjen e përgjithshme
79
të të gjithë aseteve të komunitetit, të cilat janë të domosdoshme për ndërtimin e një jete me
të vërtetë njerëzore, e që ndikon në efekt zinxhir edhe në mbarëvajtjen e politikave aktuale
të planifikimit urban. Kështu, fshati urban është atje për të shmangur anonimitetin e zonës
së madhe urbane dhe rritjen e vetmisë së qyteteve tona moderne si dhe për të parandaluar
atë që Pierre Leroux, cilëson të qënit të huaj brenda një qyeteti ku afërsia hapësinore nuk
mjafton për të afruar njerëzit që e banojnë atë (Leroux, P., 1840: 8).
80
4.4 Ripërcaktimi i ekonomisë si rezultat i lindjes së “fshatit urban”
Guattari dhe Deleuze, duke iu referuar qyteteve të lashta dhe mesjetare të Athinës,
Kartagjenës dhe Venecias pohonin se, “zgjerimi i territorializimit përdoret veçanërisht për
të bërë të dukshme prirjen e qyteteve tregtare dhe detare për t’u ndarë nga rrethinat përmes
fshatit" (Guattari, F. & Deleuze, G., 1972; 51).
Nga ana tjetër, sot më shumë se kurrë më parë, të gjitha qytetet tona moderne janë
të bazuara në parimin e "indiferencës në brendësi" (Guattari, F. & Deleuze, G., 1972; 51).
Qyteti dhe shteti janë në të vërtetë, sipas autorëve, të ngjashme me "dy forma dhe dy
shpejtësi të ç’territorializimit”. Paralel me sistemin e qarkullimit të mallrave dhe
shërbimeve, të gjitha llojet e tjera të materies pjesë e sistemit të funksionimit të qyteteve
janë faktorët që përbëjnë sfondin e formësimit dhe zhvillimit të këtyre qyteteve.
Pak a shumë këtë model kanë zgjedhur në përparimin e tyre qytetet e mëdha
botërore si Parisi, Londra, Frankfurti, Nju Jorku, Bombei, Shanghai etj, të cilat në nivele
lokale, rajonale apo kontinentale krijuan nën sisteme nga sistemet e mëdha urbane. Në
këtë kuadër modeli i integrimit të qyteteve fillimisht të përqëndruara në njësi shumë më të
mëdha administrative e mbase dhe politike e më pas në shtrirje të mëdha shumë të
diversifikuara ka derivuar parimet e globalizimit, i cili në vetvete është një operacion i
gjerë ndër të tjera edhe i shtresëzimit territorial (Rothstein, B., 2005:114).
Për më tepër, koncepti i "fshatit urban" sigurisht që ngjall interes në lidhje me
shtrirjen/zgjerimin e jetës urbane. Në fakt, suksesi i një fshati urbanistik varet, para së
gjithash, në politikën e krijimit të vendeve të punës. Kështu në premisat e fshatit urban
duhet të bashkohen aktivitete shumë të larmishëm ekonomike, në mënyrë që banorët të
mos jenë të detyruar për të udhëtuar gjatë për nga vendi i tyre i punës ose i banimit. Ka
plane financiare dhe masat për investime për të inkurajuar zhvillimin e punësimit lokal
brenda fshatit urban; politikat komunale, për shembull, mund të krijojnë disa stimuj në
mënyrë që sektori privat të mund të jetë i detyruar për të luajtur e udhëhequr lojën e
81
ndërveprimit ekonomik dhe atij social. Ka shumë arsye për të cilat, koncepti i "fshatit
urban", i çliruar nga "zhvillimi lokal (ekonomik)" dhe i ristrukturuar në kuadrin e një
"prodhimi të orientuar drejt tregut lokal dhe plotësimit të nevojave lokale", të mund të
ofrojë mundësi interesante për një rritje efikase të shoqërisë. Sipas Takis Fotopoulos,
njësia e lokalizuar gjeografike që ai e quan "popull", e cila, në instancën përfundimtare
është shumë afër me konceptin e "fshatit urban", mund të bëhet "njësia autentike e jetës
ekonomike".
Fshati urban, në të vërtetë sipas tij, mund të bëhet një njësi themelore me qëllim
për të zhvilluar ushqyesit e vetmjaftueshmërisë, në kuptimin fizik për të prodhuar atë që
konsumon, duke krijuar "Fermat në periferi dhe hapësira të tregut industrial brenda
qyteteve" (Fotopoulos, T., 2000:7).
4.4.1 Koncepti i fshatit urban – Nga një model trans-kontinental në një rast studimi
lokal
Një nga shembujt të cilët gjen vlera krahasimorë për efekt të këtij studimi është
aplikimi i parë i një politike të “fshatit urban” realizuar në qytetin e Phoenix, Arizona
(SHBA) në vitin 1979. Fillimisht objektivi i tij ishte për të luftuar zgjerimin e një qyteti,
në të cilin për të marrë shërbime të caktuara të duhej të udhëtohej me makinë për një
interval kohor të konsiderueshëm.
Ky si objektiv u zëvendësua gradualisht nga tendenca e prezantimit të një koncepti
të ri- kultivimit të kuptimit se një zonë në periferi të qytetit mund të ketë të njëjtën rëndësi
administrative si dhe në qendër për banorët e kësaj njësie të re. Këtij koncepti ju shtua me
vonë edhe fakti se banorët e qytetit, ndërkohë që përdornin gjithmonë e më shume
lehtësirat e transportit publik, i cili përshkonte dita-ditës distanca më të mëdha brenda dhe
jashtë qytetit, nisën të ndërgjegjësohen se zhvillimi i qytetit herët ose vonë do të sillte për
ta si pasojë edhe lëvizjen afatgjatë të tyre (banorëve) e kjo logjikë patjetër edhe
82
zhvendosjen e banimit të tyre nga qendra drejt periferisë ose plotësimit të kësaj periferie
nga të ardhur nga njësi të tjera administrative.
Për sa kjo mund të konsiderohet “pushtim i zonave periferike” vë në pikpyetje deri
diku identitetin kulturor tradiconal të zonave urbane fillestare, ose të progresit gradual e
efektiv të këtij identiteti (Magnaghi, A. , 2005: 59).
Në vijim, që nga viti 1994, qyteti amerikan i Seattle në Uashington nisi, nga ana e
tij, një proces riplanifikimi përmes një projekti të etiketuar "Strategjia e fshatit urban", i
cili synonte të krijonte një politikë urbane të bazuar në një plotësim urban të pjesëzve në
periferitë urbane, por që kishin shfaqur tashmë tipare rurale si rrjedhojë e “pushtimit” të
banorëve nga zona të tjera në thellësi të vendit. Në kundërshtim me paradigmat teorike
për territorin urban, të cilat nënkuptojnë me territor urban një entitet të vazhdueshëm të
hapësirës, qyteti amerikan Seattle vendosi në atë kohë ta perceptojë atë (territorin urban),
si zona të tjera të vogla që do të quheshin sërish urbane.
Megjithatë, kjo ndarje natyrisht nisi të shfaqë kontradiktat e para shoqërore, sepse
shumë fshatra që në origjinë ishin të vendosur pranë qyteteve ose ende identifikoheshin si
fshatra nuk mundën të përtypin dot krijimin e njësive të reja me tipare fshatare në kufijtë e
qyeteve të mëdha. Në këtë kuadër vlen të përmendim si argumente të konsiderueshme
sistemin e rrjeteve të komunikimit; rrugët, transportin hekurudhor mbi dhe ai nëntokësor,
etj . Mirëpo tërthorazi, nga rrethinat e shumta të qyteteve potencialisht të industrializuara
njerëzit nisën të tërhiqen perferive për të përmirësuar cilësinë e tyre të të jetuarit, nga
pikpamja mjedisore, psikologjike etj.
Zhvendosja banesore e këtyre njerzve nuk i ngjante lokalizimit të shkujdesur të të
ardhurve kaotikisht në periferi dhe pa një qëllim të mirëpërcaktuar. Ky si shembull ngriti
një kornizë logjike që nisi mbi premisa urbanistike dhe vijoi me konsiderata të
rëndësishme sociale: Planifikimi i një fshati urbanistik duhet bërë sa më shumë të jetë e
mundur duke marrë në konsideratë orientimin e forcave ekonomike, politike, kulturore
dhe sociale, si nga pikpamja e shtetit (nivel lokal dhe qendror) ashtu edhe vetë banorëve
83
që janë aktorët e parë përfitues dhe veprues të zhvendosjes e zgjerimit (Magnaghi, A.,
2005: 98).
Modeli i qytetit të Seattle asokohe u cilësua jo fort i suksesshëm, por pas një
analize disavjeçare dhe aplikimit të politikave të administrimit të këtij zgjerimi urbanistik
pak shanse paraqiten për një skenar më të mirë të mundshëm në kushtet e paraqitura.
Paralelizimi i disa prej tipareve të përmendura në shembujt e marrë më lart, gjen
një zbatim praktik edhe në rastin e popullimit të Bathores në periferi të Tiranës. Disa prej
specifikave që kjo zonë paraqet janë të ngjashme në thelb me modelin e sipërpërmendur
ndonëse cilësi të tilla si niveli i standartit të jetesës së komunitetit dhe përparimi
ekonomik, social e kulturor i kësaj zone ka veçori të pamohueshme. Mirëpo nga
këndvështrimi teorik këto dy modele mund të vendosen përballë njëri-tjetrit për efekt
krahasimi.
Zona e Bathores ndodhet në periferinë urbane veriore të Tiranës, në njësinë
administrative të bashkisë së Kamzës, jo më shumë se 12 km nga qendra, sheshi
“Skenderbej”. Ka një sipërfaqe prej 454 hektarë dhe një popullsi prej rreth 35,000 banorë.
Me shpërbërjen e sistemit socialist totalitar në fillim të viteve '90, të shekullit XX, filluan
ndërtimet e para, vepra të njerëzve të ardhur nga veriu dhe verilindja e Republikës së
Shqipërisë si rezultat i migrimit të brendshëm të paorganizuar dhe të pakontrolluar.
Bathorja është e rrethuar nga kodrat, nga sipërfaqe të gjelbra, nga gjashtë liqene të vogla
artificiale, një natyre e gjitha për t’u zbuluar dhe per t’u jetuar së bashku me
kompleksitetin kulturor që të ofron që prej fillim viteve ’90 të shekullit XX. Familjet vijnë
pothuajse të gjitha nga veriu i vendit, kryesisht nga zona që janë karakterizuar nga një
proces varfërimi gradual si rrjedhojë e shumë kushteve historike, sociale e politike, por të
plotësuara edhe me rolin e vetë njerzve që kanë jetuar në ato qytete më parë (veri të
vendit).
Në këtë kontekst duhet të thuhet se shumë prej familjeve që janë vendosur hershëm
në këtë zonë erdhën pa asgjë, përveç aspiratës për të ndryshuar rrënjësisht kursin e tyre
jetesës. Me shumë mundim e vështirësi e thuajse krejtësisht pa vëmendje e mbështetje nga
84
shteti ata arritën të ngrenë strehat e tyre të para, duke hedhur njëherazi dhe themelet e një
jetese të re në periferi të Tiranës e duke ngritur një model shumë sfidues për nga pikpamja
nënkulturore për qytetarët e Tiranës që prej asaj kohe.
Zona ku ata jetojnë sot, është rëndom vendi të cilin pak nga këta banorë do ta
kishin pikturuar në vitet e para të zhvendosjes së tyre, kjo atribuar edhe faktit që një model
referimi nuk ishte i qartë as për ta asokohe. Ky ekuilibër i shprishur, për shumë arsye,
karakterizon tani për tani hapësirën tonë urbane. Hapësirat urbane që kanë një lloj
dinamike te ne, janë duke u riorganizuar krysisht vetëm në bazë të interesit ekonomik
privat që shpesh nuk ka mundësi të marrë parasysh faktin se qyteti është një hapësirë
shumëfunskionale, e destinuar jo vetëm të marrë parasysh logjikën e fitimit, por edhe të
respektojë jetën, shëndetin, kulturën, zbavitjen e jetës njerëzore” (Fuga, A. 2008: 73).
Normalisht familjet e vendosura në zonën e Bathores janë të grupuara sipas vendit
nga ato vijnë dhe sipas lidhjeve familjare: pjesa më e madhe është me origjinë nga Kukësi,
Dibra, Tropoja, por një numër gjithashtu i konsiderueshëm, sidomos vitet e fundit vijnë
nga rrethet po ashtu veriore si Puka dhe Mirdita.
Ajo çfarë tërheq më tepër vëmendjen krahas faktit që zona tashmë është populluar
si shumë periferi të tjera të qyteteve të mëdha në Republikën e Shqipërisë është qëndrimi
ndaj kulturës dhe traditave nënkulturore, të cilat përfaqësojnë një pasqyrë të pasur të
shpirtit të zonave nga të cilat ata vijnë por në tërësi edhe të gjithë kombit, përbërës
vendimtar edhe për shkrimin e historisë së një populli, e cila lipset t'i referohet këtyre
trashëgimive për të rritur pasurinë e gjuhës, simboleve dhe kulturës materiale të atij vendi,
sepse ‘kultura është tërësia e mendësive, modeleve të sjelljes dhe mënyrave të jetesës që
reflektohen në gjithë veprimtarinë e anëtarëve të një komuniteti’ (Dervishi, Z., 2007:4).
Për shembull, një pjesë e rëndësishme e këtyre traditave është edhe Kanuni si një
burim vlerash shumë i rëndësishmë për këtë studim, pasi sikundër do të analizohet në
kapitujt në vijim, shumë prej vlerave e normave me të cilët këta persona identikohen, ose
identifikojnë si thelbësore janë pikërisht të përjetësuara në Kanun.
85
Sociologu Dervishi, përmes punimit të tij monografik "Lente të ndërveprimit
simbolik", një koleksion kompleks i pasur me të dhëna, shembuj, kuriozitete nga e shkuara
e shqiptarëve, por edhe të së tashmes thotë se, në krahina të ndryshme të Republikës së
Shqipërisë, shumë simbole me përdorim nënkulturor janë reflektim i zhvillimeve të
veçanta historike të tyre. Këto simbole e pjesëza të kulturës të shtrira në shoqëri mbarten
me vetë edhe me zhvendosjen e tyre nga një pjesë e territorit në një tjetër (Dervishi, Z.,
2008:197).
86
4.4.2 Gjeografia dhe Mjedisi Natyror
Terreni i zonës së Bathores në përgjithësi është i sheshtë, me një pjerrësi të lehtë
drejt veriperëndimit. Zona ndodhet në një kuotë që varion nga 80-90 m në pjesën jugore,
duke rënë në lartësinë nga niveli i detit në 45 m në pjesën veriore. Zona ka një klimë të
butë mesdhetare, ku stina e verës është e thatë dhe e nxehtë dhe dimri me lagështi dhe i
ftohtë. Temperatura vjetore luhatet kryesisht rreth 15 ◦C. Zona laget nga tre lumenj, ai i
Tiranës, Lanës, dhe Tërkuzës, ku të tre rrjedhin nga juglindja për në veriperëndim duke
përshkuar luginën e Tiranës. Lumi i Tiranës dhe dega e tij lumi i Lanës përshkojnë pjesën
qëndrore të luginës së Tiranës, kurse lumi i Tërkuzës rrjedh në periferinë veriperëndimore
të luginës.
Bathorja një nga njësitë administrative të Bashkisë Kamëz.
87
Popullsia e Kamzës e rritja e numrit të saj ka ardhur kryesisht si pasojë e migrimit
të brendshëm, përkatësisht në vitet 1946-1991 ka dy momente kur popullsia ka kryer
lëvizjet e mëdha, periudha 946-1975, dhe nga 1976 -1991. Në periudhën e parë kemi një
popullsi të ardhur kryesisht nga Burreli e më pak nga Skrapari. Në këtë kohë në Kamëz
numri i popullsisë nuk i kalonte, 7 000 banorë.
Periudha e dytë, përkon me hapjen e minierës së Valiasit, kështu që u krijua
mundësia e ardhjes së një fluksi të ri banorësh nga të gjithë rrethet e vendit dhe binomi
Burrel - Skrapar filloi të zbehej. Në këto kushte u zhvillua me shpejtësi dhe infrastruktura
e strehimit. Kjo periudhë zgjati për rreth 15 vjet deri në vitin 1990, vit që përkon me
lëvizjen studentore, të cilës ju bashkëngjit dhe lëvizja e minatorëve të Minierës së
Qymyrgurit të Valiasit. Në vitin 1991, vit që shënon dhe momentin historik të lëvizjes së
lirë të qytetarëve, bëri që numri i popullsisë në Kamëz të arrijë 12 500 banorë (Pojani, D.
2003:19).
Banorët e zonës shprehen se në fillimet e veta lagjia e Bathores paraqitej në gjendje
të mjerueshme. Sikur të mos dihej se shumica e këtyre njerzve ishin vendosur për banim
këtu me zgjedhjen e tyre të lirë, mund të aludohej se zhvendosja e familjeve të tëra, brenda
një periudhe më pak se dhjetëvjeçare, kryesisht nga verilindja e Republikës së Shqipërisë
ishte bërë masive e për arsyet të sforcuara apo shtrënguara nga faktorë të
papërballueshëm. Nga viti 1995 deri në fund të vitit 2005, ndihej mungesa e theksuar e
shkollave publike, qendrave shëndetësore të kujdesit parësor e gjithashtu edhe të njësive të
tjera infrastrukturore që lidhen me shërbimet e përditshme të këtyre banorëve.
“Zhvendosja nga Burreli në Bathore në fillim të vitit 1994 u shoqërua me
një turbullirë në jetën e përditshme për gjithë familjen tonë. Fëmijët u
detyruan të braktisin shkollën sepse nuk kishim asnjë shkollë më afër se një
orë prej shtëpisë për t’i cuar, e unë e im vëlla si kryefamiljarë duhej të
dilnim që në mëngjes për në Tiranë të kërkonim punë, zakonisht ditore, e
gratë s’mund ti linim të shoqëronin fëmijët përditë në një qytet që as ne se
njihnim” (R. Ll. banor me origjinë nga Burreli).
88
Sot në Bathore ka një popullsi prej rreth 35.000 banorë nga të cilët 28.853 janë të
rregjistruar kurse pjesa tjetër janë kryesisht popullsi në lëvizje nën presionin e valëve
migratore ndërkombëtare.7
4.4.3 Origjina e banorëve si migrantë të brendshëm
Rritja që ka ndodhur në popullsinë e Bathores ka ardhur si rezultat i migrimit të
brendshëm, i cili jo vetëm bën të ndryshojnë profili i komuniteteve rurale, por ndikon
gjithashtu edhe në profilin ekonomik, mjedisor dhe socialkulturor të tyre. Mjafton të
përmendet këtu që rritja e konsiderueshme e popullsisë ndikon sidomos në arsim,
shëndetësi, komunikim, transport, shërbime sociale, strehim dhe infrastrukturë. Në
Bathore gjithë këto elemente janë shumë të dukshme e problematika e tyre e kthen
Bathoren në një rast që demonstron specifikat e veta në kontekstin shqiptar, kryesisht per
shkak të ritmit të lartë të mbipopullimit dhe kushteve të jetesës të ngritura në këtë zonë.
Nga këndvështrimi i përbërjes së popullsisë, vërehet se Bathorja është kthyer në një
vend ku përzihen grupe popullsie nga pjesë të ndryshme të vendit duke qënë kështu një
shëmbull tipik i bashkëjetesës së tyre – ku megjithatë spikasin të ardhurit nga zonat
veriore të vendit.
Në një kuptim më të ngushtë mund të thuhet se shkalla e heterogjenitetit nuk është
edhe aq e lartë meqë të ardhurit janë kryesisht nga zonat veriore, por sidoqoftë këto të
fundit dallojnë mjaft midis tyre. Sigurisht që janë edhe të ardhurit nga zonat jugore të
vendit që, sidoqoftë janë në një numër më të vogël. Këtu është me vend të bëhet një
saktësim ndërmjet arsyeve të këtij migrimi ndërmjet dy periudhave, përkatësisht para dhe
pas vitit 1990.
Sqarojmë se varfëria e tyre është ushqyer edhe nga presioni politik, por më shumë
akoma prej të ashtuquajturës mungesë totale të vizionit dhe kontrollit për të disiplinuar të
ardhurit, veçanërisht afër Tiranës, për të bërë një jetë më të mirë. Në ditët që flasim
7 www.kamza.gov.al/levizjetdemografike (burim i parë në datë 10/11/2014)
89
popullsia e bashkisë së Kamzës ku futet Bathorja, ka një shifër prej 12 herë më shumë
banorësh sesa në vitin ’90. Dhe kanë okupuar një hapësirë prej 400 ha, ku të ardhurit janë
të gjithë me status të paligjshëm. Shumë u është premtuar por deri më tani, pak është bërë.
Të politizuara frikshëm, autoritetet lokale me kopetenca jo shumë të mëdha e kanë pasur
të vështirë ta menaxhojnë zonën (Andoni, B., 2013: 2).
Deri para këtij viti, shteti ka mbajtur nën kontroll të rreptë politikat demografike,
veçanërisht lëvizjen e lirë të popullsisë, gjë e cila do të pasqyrohej në krijimin e
organizuar të qendrave të banimit në këtë kohë. Si pasojë e lëvizjes dhe migrimit të madh
(fluksit të banorëve të rinj), që ndodhi në përmasa të tilla të konsiderueshme, Bathorja ka
ardhur gjithmonë e më tepër duke ju përafruar një qendre urbane. Kanë qënë afërsia me
kryeqytetin, në kuptimin e më shumë shanseve për vende pune dhe kërkesa për një jetë më
të mirë arsyet kryesore të këtyre flukseve të ardhjes së banorëve.
Nga ana tjetër, toka bujqësore e pa shfrytëzuar, duke qënë se në këtë kohë ishte e
papërdorur, pra praktikisht nuk kishte pengesa për t’a marrë, shpjegon se përse zhvillimi
(ndërtimi i banesave) ndodhi me aq ritme të shpejta krahasuar me zona të tjera të
populluara në periferi të qyteteve të mëdha. Prandaj, mund të thuhet që toka e pazënë i ka
hapur rrugë vendosjes së popullsisë, dhe përbën edhe faktorin kryesor mundësues të rritjes
së popullsisë.
“Kur u zhvendosëm këtu e konsideronim fat që u afruam me kryeqyetetin, e
balta që kishim përtej dere, nuk na ligshtonte shumë në krahasim me pamjet
që i shihnim Tiranës në Televizion. Nxituam të ngrinim një kat për tu futur
brenda, pavarsisht se banjon e kishim ende jashtë e për ca kohë të
përbashkët me shtëpinë ngjitur, një pukjan edhe ai. Në fakt tokën fillimisht
e gjeti , e zuri ai me të vëllanë, po pastaj vëllai i tij iku familjarisht në Angli
e kështu u gjet kjo mundësi për ne” (D. P. – banor i vendosur në vitin 1993,
me origjinë nga Puka).
90
(foto në vijim është e shtëpisë së tij, në fillimet e vendosjes në Bathore)
91
4.5 Strehimi
Numri i ndërtimeve në zonë ka ardhur duke u rritur, gjë që përbën një faktor
pozitiv, megjithëse raporti mes dendësisë së ndërtimeve dhe cilësisë së jetesës mbetet
shumë i zhdrejtë. Shumicën e zonës ku është ndërtuar e përbëjnë banesat individuale.
Mjaft të tilla të reja kanë zënë vendin e barrakave që kanë shërbyer si strehim në fillimin e
dyndjes së banorëve në Bathore. Sipas vlerësimeve zyrtare, mesatarja e hapësirës së
banimit për shtëpi (banesat individuale) është 119 m2. Në studimin tonë të dhënat sa i
takon sipërfaqes mesatare të banimit luhaten në vlerën e vlerësimit zyrtar. Pjesa më e
madhe e banorëve të Bathores i kanë shtëpitë e tyre në një mesatare.
Sa i takon mënyrës së financimit të ndërtimit të shtëpive, në Bathore vërehet,se
kanë shërbyer burime të ndryshme, të cilat kanë kontribuar gati në të njëjtën masë në
ndërtimin e shtëpisë, kryesisht përmes qarkullimit të parasë në formë të materializuar në
dorë (Bashkia Kamëz – Strategjia e zhvillimit 2008 – 2015: 45).
Nga ana tjetër kreditë bankare janë në masë të munguara si për nga kultura e të
aplikuarit ashtu edhe nga pikpamja e të ndërgjësuarit ndaj tyre. Të ardhurat nga puna në
emigracion rezulton të jetë në një përqindje më të madhe se sa burimet e tjera të të
ardhurave të përditshme. Si pasojë e reformës së tokës që u krye gjatë periudhës 1991-
1994, familjet përfituan sipërfaqe toke, të cilat më pas u janë nënshtruar ndarjeve të
mëtejshme. Problemet e tokës të tilla si pronësia, fondi i tokës, zënia e paligjshme etj,
paraqiten të ndërlikuara në Bathore dhe kërkojnë kohë për t’u zgjidhur.
Sipërfaqja e tokës që banorët e Bathores zotërojnë ose perceptojnë në zotërimin e
tyre varion, por si faktor thelbësor në përcaktimin e saj mbetet koha e zënies dhe
përdorimit të saj. Këtu toka, duhet saktësuar se bëhet fjalë për atë truall, veç atij të shtëpisë
(në rastin e banesës individuale), gjë e cila sqaron edhe rastin e banorëve të pallateve që
zotërojnë tokë diku në Kamëz/Bathore. Pra, kjo nënkupton se toka nuk lidhet vetëm me
vendbaniminin e banorëve.
Pas afërsisht dy dhjetëvjeçarëve të popullimit masiv të zonës shtëpitë e banorëve
duken se nuk kanë ndryshuar shumë nga momenti i ndërtimit të tyre. Sipërfaqet e zëna
92
për ndërtimin e shtëpive më së shumti një ose dy katëshe mbizotërojnë pamjen e lagjes së
Bathores. Për një pjesë të mirë të tyre stili dhe forma e banesave janë të ndryshme nga ato
të zonës , nga e cila ata janë zhvendosur, sidomos për ata banorë, të cilët kanë ardhur nga
qytete të tjera, ku banesat kanë qenë apartamente në pallat, për periudhën e sistemit
socialist .Rreth 34 për qind e të pyeturve pohojnë si vendbanim të tyre të mëparshmë
rrethin e Kukësit, e afro 8 për qind të tyre nga rrethi i Hasit.
Ndërkohë 91 për qind e të anketuarve pavarsisht origjinës dhe vendbanimit të tyre
të mëparshëm, konfirmojnë se jetojnë në shtëpitë e tyre private, për të cilat pak kujdesen të
përmendin nëse janë të legalizuara sipas procedurave ligjore në fuqi. Hapësirat e banimit
luhaten mes një sipërfaqe 100-200 metra katror, (respektivisht 46 për qind deri në 100
metra katror e 43 për qind deri në 200 metra katror). Kjo hapësirë është më së shumti e
organizuar në 2-3 ose 4 dhoma fjetjeje.
Familjet e zonës së Bathores banojnë afër me njëra-tjetrën. Familjet nuk janë
numeroze dhe shumë afër modelit të bërthamës bazë. Sipërfaqet që rrethojnë shtëpitë e
banorëve, të cilat dukshëm ndryshojnë nga ndarja e sipërfaqes më së shumti, nuk përdoren
për shërbime ose veprimtari të larmishme. Kështu banorët ose e përdorin hapësirën që
rrethon banesën për mbjellje të rasëtësishme lulesh apo perimesh ose ndodh edhe që
brenda vendit t’i ndryshojnë destinacion, për shëmbull, për parkim makine, magazinim
mallrash dhe parkim autoveture.
93
Në studimin e ndërmarrë në pyetjet që i janë bërë banorëve të Bathores në lidhje
me problemet kryesore asnjëri nga individët e intervistuar nuk identifikoi strehimin si një
problem kyç të jetesës së tyre në ditët e sotme. E ndërthurur kjo e dhënë me nivelin e të
ardhurave që ata paraqitën në një vlerë mesatare nga 5000 – 10 000 lekë të reja në
muaj/frymë, (39 për qind e të pyeturve) parashtron qëndrimin se të ardhurit pas më më
shumë se 10 vitesh të vendosur në këtë zonë nuk duket se e shohim vendosjen e tyre në
periferi të Tiranës si problematike, së paku jo nga pikpamja e strehimit.
94
4.6 Veprimtaritë ekonomike
Rajoni i Kamzës ka kaluar të njëjtin ndryshim strukturor në ekonomi, të cilin ka
pësuar edhe Republika e Shqipërisë në përgjithësi, ku shumica e vendeve të reja të punës
që janë krijuar përfshihen në sigurimin e shërbimeve se sa në prodhimin e mallrave.
Ndërkohë në lagjen e Bathores, biznesi i vogël dhe ai i tipit familjar përbëjnë
veçorinë kryesore që karakterizon të gjithë tërësinë e veprimtarisë së biznesit që zhvillohet
në këtë zonë. Megjithatë, më i favorizuar vazhdon të qëndrojë me sa duket sektori i
ndërtimit (materialeve dhe lëndës së parë për ndërtim), i nxitur edhe nga kërkesa në rritje
për këto materiale (ndërtimin e shtëpive), si dhe nga disponibiliteti i lëndës së parë pranë.
Relativisht, ky sektor shënon tre apo katër firma të mëdha të inerteve që operojnë
në këtë zonë. Firma të tjera më të vogla kanë një aktivitet tregtar shumice, pakice ose
prodhimi në shkallë të vogël të këtyre materialeve. Në terma konkrete ja se si reflektohet
qasja e të pyeturve në lidhje me veprimtaritë e përditshme në zonë si dhe ato fitimprurëse.
Pjesa më e madhe e të pyeturve i përkasin fuqisë aktive për punë, por në fakt pjesa
dërrmuese e tyre nuk ishin të angazhuar në punë. Në këtë shifër janë pasqyruar si të
angazhuar në punë vetëm ata të anketuar, të cilët ishin ose të punësuar në një biznes privat
a në zyra të administratës vendore ose ishin të vetëpunësuar në bizneset e tyre. Rreth 60.9
për qind e grupit të pyetur i takojnë moshës 20 deri 45 vjeç (Bashkia Kamëz. Strategjia e
zhvillimit 2008-2015: 11).
Ndërkohë që angazhimi kryesor rëndom konsiderohet puna, një tjetër interesim në
këtë studim ishte përfshirja në aktivitete të tjera vullnetare në të mirë të komunitetit, duke
matur kështu edhe prirjen e vullnetarizmit dhe shpenzimit të kohës së lirë. Të dhënat në
këtë drejtim pasqyrohen në këtë mënyrë:
95
96
Ndonëse pak e vështirë për ta përcaktuar në logjikën e një altruizmi të evidentuar,
pjesa më e madhë e grupit të të pyeturve nuk hezitojnë që të rendisin si prioritar,
veprimtari dhe inisiativa që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë më të mirën e komunitetit e
në përgjithësi të zonës në të cilën ata banojnë prej vitesh.
Shpreh kjo një lloj kohezioni dhe solidariteti të tyre, në nivel të përgjithshëm, por
lë ende vend për diskutim kur vjen fjala në veprime konkrete që kërkohen në dobi të
komunitet, pra solidariteti dhe bujaria në veprim. Besoj që këto vlera kanë qenë të
pranishme përherë në komunitetet nga të cilat kanë origjinën ose ku këta banorë kanë
jetuar më parë, komunitete që njihen si të ndërlidhura e ku ndërveprimi në grup kalon
caqet e formalitetit e mund shumë mirë të krahasohet më reagime që mund të mbiquhen
një mirënjohje sociale. Bathorja të jep idenë e një zone ku njohja sociale, i tejkalon kufijtë
e fillestares.
Njerëzit ndonëse jo nga i njëjti rreth ose qytezë, duket se njihen mirë me njëri-
tjetrin , kështu stimuli për të bërë veprime për të mirë të të tjerëve duket se është në dukje
mjaft i pranishëm, por kur vjen fjala për nismën konkrete rezultatet e pyetsorit tregojnë si
më poshtë.
97
98
Në këtë këndvështrim duket se ideja e të bërit diçka për hir të të bërit, dhe të
vepruarit me qëllimin e ndihmës mirëfilli për komunitetin zbehet pak kur përgjigjet e të
pyeturve analizohen më në thellësi.
‘Dëshira për t’u njohur me drejtues të sektorit publik, ku më pas mund të
punësoheni’ duket se është arsyeja që shtyn ata individë që ndërmarrin vepra vullnetarizmi
më së shumti të veprojnë në këtë mënyrë, me 41,38 për qind një sjellje paksa pragmatiste,
ndonëse e justifikuar, por që në vetvete mbart edhe të tjera probleme e shqetësime të
ngërthyera me të përditshmen e banorëve të kësaj zone me mënyrën e tyre të jetesës,
vështirësitë për zgjerimin e njohjeve sociale që mund të shdnërrohen nesër në mundësi
punësimi apo angazhimi fitimprurës për ta dhe familjet e tyre.
Së fundi, vlen të përmendet korrelacioni që merr sërish ideja e angazhimit në
veprimtari vullnetare dhe koncepti i ndihmës që ata paramendojnë se mund të ofrohet.
Përmes një pyetje vijuese, të njëjtit grup njerëzish ju është kërkuar të japin mendimin në
lidhje me angazhimin e tyre në ndërtimin e një objekti konkret në zonën e tyre në dobi të
komunitetit.
Paksa paradoksalisht të gjithë të pyeturit janë ndarë proporcionalisht në dy grupe
thuajse me përqindje të barabarta; në ata që do të ofronin fonde financiare për këtë objekt
– ndërkohë që të ardhurat e deklaruara në disa pyetje më lart nuk e justifikojnë një
zgjedhje të tillë, dhe në ata që do të ofronin punë të gjallë si punëtor i pakualifikuar në
ndihmë të kësaj çështjeje.
Nëse kolektivi i zonës ku ju banoni do të ndertojë ose riparojë
objekte të domosdoshme per komunitetin si rruge automobilistike,
ura, ujesjelles etj.
Ju jeni i/e gatshem te:
(ne perqindje)
Përgjigje Në përqindje
Punë të gjallë si punëtor i pakualifikuar 43.0
Punë si specialist i kualifikuar 4.4
Punë si organizator i vullnetarëve 4.9
Lëndë të para (çimento, hekur, pajisje hidraulike
etj)
1.3
99
4.7 Parashikimi i Popullsisë
Tre faktorë janë marrë në shqyrtim për ndërtimin e modelit të parashikimit të
popullsisë për periudhën njëzet vjeçare (2000 – 2020) në zonën e Kamzës, përfshirë edhe
territorin e lagjes së Bathores, sipas strategjisë së zhvillimit të këtij qyteti.
Së pari, dhe me më tepër rëndësi është marrë rritja urbane si rezultat i popullsisë së
re në moshë. Më tepër se 1/3 e popullsise është nën moshën 15 vjeç.
Së dyti, është konsideruar rritja natyrore rreth 2 për qind në vit e gjithë popullsisë
së Kamzës por me të njëjtin tregues pasqyrohet lagjia e Bathores dhe së fundmi është
shqyrtuar faktori i migrimit nga zonat rurale drejt zonave urbane e nga zona urbane te
amortizuara drejt atyre urbane më të zhvilluara ose të stabilizuara, si rezultat i lëvizjes së
lirë brenda dhe jashtë vendit.
I gjithë territori i Kamzës duke përfshirë edhe zonën e Bathores ndahet në tri zona
kryesore me karakteristika të ndryshme përsa i përket vendndodhjes, përdorimit të tokës,
standarteve të jetesës, kushteve të infrastrukturës, të pronësisë, zhvillimit të komunitetit
etj. Më konkretisht këto zona janë: Zona jugore e Kamzës. Kjo është zona më e urbanizuar
e bashkisë, tepër komplekse dhe heterogjene; Zona veriore e Kamzës, në të cilën dendësia
e popullsisë është minimale dhe ekziston ende një potencial i konsiderueshëm për
përdorim bujqësor dhe Zona e ndërmjetme, e pozicionuar midis dy të parave. Kjo është
një zonë relativisht homogjene por më pak e dendur se zona jugore.
Fonde financiare 43.8
Do të paguanit një të papunë të punonte si
vullnetar për të shlyer detyrimin tuaj moral
0.7
Pa përgjigje 2
100
101
Duke u bazuar në shifrat për popullsinë aktuale, tendencat e zhvillimit dhe
karakteristikat e zonave, është zhvilluar modeli i projektimit të popullsisë për 20 vitet
(2000-2020). (Bashkia Kamëz. Strategjia e zhvillimit 2008-2015: 11). Modeli dukshëm vë
në pah dy skenare të mundshëm dhe përkatësisht “skenarin negativ” dhe “skenarin
pozitiv”.
Skenari negativ – ruajtja e gjendjes aktuale
Ky skenar merr shkas nga ruajtja e natyrës informale të zhvillimit të
vendbanimeve, mungesa e planifikimit urban dhe mospërmirësimi ose përkeqësimi i
situatës politike dhe ekonomike në vend dhe si rrjedhim në Kamëz e Bathore. Në këtë rast
pritet që aktiviteti i vetëm në Kamëz të jetë banimi dhe ndërhyrjet për sigurimin e
infrastrukturës të jenë shumë të kufizuara. Si rezultat të tre nëndarjet do të zhvillohen me
po të njejtat ritme dhe karakteristika sikurse gjatë 10 viteve të fundit.
Skenari pozitiv – përmirësim
Sipas këtij skenari, zhvillimi informal i vendbanimeve do të administrohet
nëpërmjet politikave shtetërore/vendore dhe hartimit të një plani strategjik të zhvillimit
urban në Kamëz. Në kushte të tilla, pritet që situata politike dhe ekonomike në tërësi të
përmirësohet dhe të forcohet ekonomia lokale në Kamëz.
102
4.8 Prirje në terren
Në zonën e përzgjedhur, kontakti ishte me komunitetin e migrantëve të brendshëm
të kategorive të ndryshme moshore, profesionale, civile dhe shoqërore. Ky kontakt e
marrëdhënie e ngritur përgjatë plotësimit të pyetsorëve si mjete kërkimore, edhe disa
intervistave të veçanta pati në vetvete qëllimin të hulumtonte karakteristikat kryesore të
qasjeve kulturore të këtij komuniteti në raport me qytetitin, të cilit ata besojnë se i
përkasin Tiranës. Bathorja e së bashku me të dhe një sërë lagjesh që administrativisht
përfshihen në qytetin e Tiranës, ndonëse në proceset politikisht integruese, identifikohen si
një qytet më vete ku banorët, të cilët jetojnë në këtë pjesë periferike të kryeqytetit më së
shumti, sidomos sa i takon stilit të të jetuarit e identifikojnë veten me qytetarët e Tiranës.
Zhvillimi i Bathores gjatë dhjetëvjeçarit të fundit reflekton proçesin kryesisht
informal të zhvillimit të tokës dhe transformimin e shpejtë të saj nga përdorimi bujqësor
në atë urban dhe periurban. Proçesi u stimulua nga legjislacioni i fillimit të viteve ’90 të
shekullit XX (Ligji 7501, Për Tokën). Procesi i nëndarjes së tokës u stimulua më tepër nga
transaksionet vijuese ligjore mbi tokën dhe ndarjen e tokës publike dhe bujqësore.
Një pjesë e tokës publike është okupuar në mënyrë të paligjshme ndërsa fermat
kolektive u ndanë dhe u shitën me anë të një procesi të rregullt ligjërisht. Ndërthurja e
transaksioneve formale dhe informale të parcelave ka vendosur një model të ndarjes dhe
zaptimit të tokës që është tipik për zonat periferike të rajoneve metropolitane në vendet në
zhvillim. Të dhënat e mbledhura gjatë 5 viteve të fundit në zonë paraqesin një proces që
konfirmon ngjashmëritë me vendosjet informale në vendet në zhvillim.
Praktika është e tillë që në fillim toka rrethohet me një gardh, hidhen themelet,
ndërtohet një barrakë ose përcaktohen kufijtë dhe më pas banorët presin reagimin e
qeverisë për këto veprime. Nëse kjo gjë tolerohet, ajo ndiqet më pas nga një proces
gradual i ndërtimit të banesave që materializon zaptimin e tokës; lidhja ilegale me një
shërbim - në qoftë se ekziston një i tillë - është hapi i mëtejshëm i ndërmarrë
individualisht ose kolektivisht. Veprimet e planifikimit dhe rregullarizimit fillojnë vetëm
kur vendodhjet janë konsoliduar në një shkallë të tillë që e bën prishjen e tyre një opsion
103
të pamundur politikisht dhe fiananciarisht. Dukuria më e zakonshëm është që okupuesit e
parë përcaktojnë zonat për vendosjen e mëvonshme të familjarëve ose të afërmve të tyre.
Stili i të ndërtuarit, cilësia, madhësia dhe standartet e shumicës së shtëpive në
Bathore janë një panoramë më vete me rëndësi studimore shumë i dukshëm. Në
përgjithësi shtëpitë janë të mëdha, të ndërtuara mirë dhe në shumicën e rasteve të
financuara nga të ardhurat që dërgohen nga pjestarët e tjerë të familjes që punojnë si
emigrantë në vende të tjera. Ndërtesat janë pozicionuar në mënyrë të tillë që nuk ndjekin
një model të caktuar dhe që e bëjnë procesin e mëvonshëm të legalizimit, përcaktimin e
rrugëve dhe të hapësirave publike shumë të vështirë.
Modeli i përdorimit të tokës dhe pocesi i përgjithshëm i okupimit të tokës duhet të
shihet nga disa këndvështrime:
Së pari, mungesa e tokës së pazënë me ndërtime në qendrën urbane të Tiranës ku
mund të vendosen të ardhurit e rinj për të zhvilluar banesën e tyre me kufizime ndërtimi
në zonën e urbanizuar të Tiranës, e ktheu Bathoren në një ishull natyral të kryeqytetit të
përshtatshëm për ndërtimin e banesave individuale dhe mundësi vetëzhvillimi.
Së dyti, pozicionimi strategjik i Bathores – vendosur përgjatë një aksi të
rëndësishëm që lidh Tiranën me rajonet e tjera të Republikës së Shqipërisë – dhe aksesi i
saj e bëjnë Bathoren një vënd të përshtatshëm për vendosjen e të ardhurve.
Së treti, sasia e konsiderueshme e tokave të hapura dhe të lira pranë zonës më të
rëndësishme urbane në të gjithë vendin, e bëri atë gjithashtu një zonë shumë tërheqëse për
vendosje..
Së katërti, kolapsi i strehimit publik dhe një ndalesë virtuale e ndërtimit të
banesave, i ngushtoi mundësitë për to ndërkohë që rriti vrullshëm kërkesën për strehim, e
cila si pasojë rriti presionin për strehimin dhe tokën, dukuri që stimuloi edhe më tepër
zaptimin e tokës dhe aktivitetin e ndërtimeve në Bathore.
Së fundi, heqja e kufizimeve për lëvizjen e lirë të popullsisë hapi rrugën për
migrimin drejt kryeqytetit për një popullsi nga zonat më të varfëra të Republikës së
104
Shqipërisë, të cilët e konsideruan Kamzën si hapin e tyre të parë në ekonominë urbane të
Tiranës.
Bathorja sot paraqet një panoramë afër groteskes e megjithatë një terren mjaft
interesant nga pikpamja e përplasjes së realiteteve, kompleks me gjithë tiparet e veta të
brendshme dhe ato të jashtme. Një zonë e banuar në shumicë dërrmuese nga të ardhurit e
ku orientohesh përmes emra rrugësh Europiane e botërore. Vetë banorët duket se e kanë
’gëlltitur’ këtë copëz të realitetit të tyre infrastrukturor, por shumë pak ose thuajse kurrë
nuk i përdorin ato. Në vrojtimin e një vizitori banorët qeshin dhe ironizojnë ”Unë banoj në
Paris të Kamzës. Ndoshta shkoj në Paris kur të jem në atë botë, pasi tani nuk kam të holla
– thotë Afrimi, një .punëtor sezonal që merr më pak se 20 000 lekë në muaj duke punuar
në ndërtim”8.
8 Vivir en Manhattan o con Berlusconi, un privilegio de la paupérrima Albania – El Mundo (17.01.2013)
105
106
Nga hulumtimi në terren, doli në pah që të banuarit në secilën prej lagjeve dhe
njësive administrative të Bathores e Kamzës duket se ka patur një rritje më të madhe deri
në fillim të vitit 2005, të shek.XX, kohë e cila përkonte me përfundimin e fazës së parë të
shpërnguljes nga zonat e origjinës së banorëve të Bathores drejt kësaj zone. Ishte pikërisht
kjo periudha kur përfundoi faza e parë e ndërtimeve individuale, të cilat karakterizoheshin
thuajse nga e njëjta sipërfaqe, stil dhe kohë ndërtimi.
Banorët e ngulur në këto zona, nuk e identifikonin veten si pjesë e qytetit të
Kamzës por si banorë të Bathores, e po në këtë mënyrë ’etiketoheshin’ edhe në Tiranë e
më gjerë. Pas kësaj periudhe, fillim deri në mes të viteve 2000 të dhjetëvjeçarit të parë të
shekullit XX, shumë prej banorëve që vazhdonin të rrisnin numrin e popullsisë së zonës së
Bathores nisën ta shohin këtë vend jo vetëm të vështirë për të ngritur dicka ”të tyren”,
shtëpi private, një ose dykatëshe, por edhe me sipërfaqe më të vogël se kaq.
Si rrjedhim, një prurje jo e vogël e të zhvendosurve të këtyre fillim viteve vendosi
si praktikë thuajse të zakonshme zënien e ndërtesave të ngritura më parë me qera. Çiftet e
reja të shpërngulura rishtazi ose që lidheshin në martesë në këtë zonë nisën jo rrallë të
ndaheshin nga familjet me shumë kurorë brenda të njëjtës banesë, tipar ky i sjellë me vete
nga zonat nga të cilët këta banorë janë zhvendosur. Emigracioni gjithashtu, ka luajtur një
rol të konsiderueshëm në këtë ndryshim të stilit të jetesës. Shumë prej banorëve të kësaj
zone ose kanë provuar së paku një herë përvojën imgratore ndërkombëtare ose kanë një
anëtar të afërt në emigracion. Mendësitë emigratore ndërkombëtare në një periudhë prej
afro 15 vjetësh nisi të përçonte normat e veta edhe në familjarët e vet në Bathore.
Të jetuarit në periferi të një zone urbane i bën këta njerëz të besojnë se kanë më
shumë mundësi, ndër të tjera të lidhen më shpejt e më shpesh me të afërmit e tyre
emigrantë, e këtë fakt e lidhin edhe me vizitat më të shpeshta të emigrantëve në zonën e
shpërnguljes sesa në zonat nga të cilat ata vijnë me origjinë ose që kanë banuar më parë.
Nga ana tjetër, një pjesë e mirë e këtij komuniteti e ndjejnë të qënin pranë
periferisë së metropolit një mënyrë të mirë për të kuptuar mendësinë e të afërmve në
107
emigracion. Disa prej tyre pohojnë ”me djalin në Itali prej disa vitesh e ne të ikur prej po
aq kohe nga fshati yne, na duket sikur dhe ne jemi emigrantë, vetëm se në tokë tonë”.
Rreth 800 individëve të moshës madhore, kampioni i targetuar për këtë studim,
ndër pyetjet e para që ju drejtuan ishte ’Përse jeni shpërngulur nga vendbanimi i
mëparshëm dhe jeni stabilizuar në këtë zonë?’
Pse jeni shpërngulur nga vendbanimi i mëparshëm dhe jeni stabilizuar
me banim në kete zone?
Përgjigjet Në
përqindje
Për klimë më të mirë 1.3
Për klimë që i përshtatet më mirë gjendjes tuaj
shëndetësore
0.2
Për klimë që i përshtatet më mirë gjendjes shëndetësore
të një pjesëtari të familjes tuaj
0.2
Për të qenë më pranë të afërmve tuaj nga nëna 1.4
Për të qenë më pranë të afërmve tuaj nga babai 7.6
Vendbanimi i ri të ofron më shumë mundësi për të fituar 12.3
Vendbanimi i ri të ofron më shumë mundësi për t’u
punësuar
65.4
Vendbanimi i ri të jep më shumë mundësi për të
arsimuar më mirë fëmijët.
47.1
Vendbanimi i ri të jep më shumë mundësi për të
zhvilluar aftësitë e veçanta ose talentin e fëmijëve.
1.1
Vendbanimi i ri të krijon lehtësi për të emigruar jashtë
Shqipërisë
7.4
Për të shpëtuar nga konfliktet në fshatin/qytetin ku keni
banuar më parë
3.8
108
Për të kufizuar komunikimet me anëtarët e fisit, të cilat
të merrnin shumë kohë me ceremoni të panevojshme
0.2
Për të shmangur gjakmarrjen 1.3
Kushte të vështira jetese 0.9
Për një jetë më të mirë 16.6
Për arsye ekonomike 0.9
Për shkak të martesës 0.5
Për t'u arsimuar 0.5
Pa përgjigje 0.5
Pak prej të anketuarve kanë zgjedhur si alternativë të përshtatshme për realitetin e
tyre ”për klimë më të mirë” ose ”për klimë që i përshtatet më mirë gjendjes së tyre
shëndetësore”. Një pjesë dërrmuese e të anketurave në këtë zonë e përfshijnë veten në atë
grup që si prirje të zhvendosjes së tyre drejt zonës së përiferisë së Tiranës ja atribuojnë të
paturin e më shumë mundësive dhe arsimimin e fëmijëve, duke e konsideruar arsimimin
pranë kryeqytetit ndonëse jo domosdoshmërisht më të mirë, por gjithsesi më të favorshëm
për të patur akses më pas në tregun e punës.
Një tjetër përgjigje e dhënë në po të njëjtën pyetje është të qënit më pranë
familjarëve nga ana e babait. Dominojnë në këto përgjigje me këto konsiderata, burrat por
çka është me vlerë interesante sociale është se edhe gratë, të cilat në pjesën më të madhe të
tyre janë shtëpiake, pra që ndjejnë më tepër rëndësinë dhe relevancën e të paturit pranë të
afërmit dhe anëtarë të fisit apo familjes, si dhe perspektivën e të arsimuarit mirë të
fëmijëve, gjithsesi konsiderojnë familjen e të atit të bashkëshortit të tyre, vjehrrit si babai i
tyre dhe vlerësojnë po aq pozitive sa edhe burrat të jetuarin pranë me këtë familje.
Kjo edhe për arsyen pragmatiste që një pjesë e mirë e tyre deklarojnë që kalojnë
shumë kohë me të afërmit e tyre ose të bashkëshortit të tyre në mungesë të aktiviteteve të
tjera që mund t’i angazhojnë shoqërisht jashtë familjes.
Përmbi të gjitha këto alternativa para rendëse, një pjesë dërrmuese ndër arsyet
parësore që i dedikojnë ardhjen në Tiranë është fakti që e mendojnë dhe perceptojnë këtë
109
qytet si një vendbanim që do ju sjellë më shumë mundësi fitimi, jo vetëm atyre por edhe
fëmijëve të tyre në rastet kur i kanë këta fëmijë në moshë pune.
110
4.9 Rritje apo ulje e nivelit ekonomik të familjeve
Sot në Shqipëri është mjaft e vështirë të përcaktohet nëse ajo që njihet si minimumi
jetik i jetesës aplikohet efektivisht njësoj apo perceptohet ndryshe nga banorët e zonave
urbane e ndryshe nga ato periferike. Natyrshëm këtë lloj mospërputhshmërie më të
pranishme e gjen në metropolet e mëdha, të cilat prirjen e zgjerimit të tyre nëpër periferi e
kanë si rrjedhojë e dyndjes së banorëve të zonave rurale. Në kampionin e përzgjedhur e të
fokusuar për këtë studim një pjesë dërrmuese e të pyeturve pa hezituar apo kërkuar të
dhëna shtesë është përgjigjur se gjendja ekonomike e familjes së tyre pas ardhjes në
periferi të Tiranës është përmirësuar pak ose ka mbetur në të njëjtat nivele me vendin e
origjinës apo atë të banimit të fundit.
Si ka ndryshuar gjendja ekonomike e familjes tuaj në
krahasim me atë të përpara transferimit?
Përgjigjet Në përqindje
Është përmirësuar shumë 3.0
Është përmirësuar disi 18.4
Është përmirësuar pak 70.6
Është e njëllojtë 6.3
Është përkeqësuar pak 1.1
Është përkeqësuar disi 0.3
Është përkeqësuar shumë 0.1
Ka mes tyre që shoqërojnë automatikisht e pashmangshmërisht zhvendosjen nga
një zonë e thellë rurale apo një zonë urbane në veri drejt Tiranës me lëvizjen e të afërmve
të tjerë, pjesë të familjes bërthamë drejt vendeve të tjera të Europës për migrim
ndërkombëtar. Dy konceptet e sipërpërmendura lidhen për më së shumti sepse dërgesat e
emigrantëve përgjatë këtyre dhjetë viteve mendohej, se mund të shfrytëzoheshin më
111
efektivisht në një zonë urbane e metropolitane si Tirana sesa për të kultivuar të njëjtin
aktivitet bujqësor apo blegtoral, zejtar apo industrial në krahinën e lindjes apo atë banimit
të mëparshëm. Është pikërisht kjo arsyeja që një pjesë e mirë e të pyeturve deklarojnë se
ndonëse hasin veshtirësi të jetojnë normalisht jetën e tyre së paku brenda një pritshmërie
që në vlera optimale përkon diçka më pak me mesataren e standartit të jetesës në
Republikën e Shqipërisë, banojnë (në momentin e intervistimit të tyre), në godina të cilat
nuk përkojnë aspak me standartin e konsumit të përditshëm të tyre.
112
Te ardhur Te larguar Diferenca
2001 25,793 5,703 20,090
2002 23,744 8,320 15,424
2003 31,168 10,617 20,551
2004 42,348 24,894 17,454
2005 71,561 42,290 29,271
2006 27,093 16,285 10,808
2007 14,434 10,936 3,498
2008 8,658 6,396 2,262
2009 14,013 9,464 4,549
2010 12,201 8,563 3,638
2011 11,875 6,002 5,873
2012 10,523 4,019 6,504
2013 8,746 2,159 6,587
4.9.1 Nga veriu në qendër – përshtatje sociale dhe ekonomike nga pikënisje të ndryshme
gjeografike
Tirana është një ndër qytetet më të synuara për banim nga shqiptarët. Ndër vite ajo
ka qenë mikpritëse e shumë të ardhurëve nga rrethet, por edhe shumë të tjerë janë larguar
prej saj. Gjithsesi, ritmet e numrit të banorëve në kryeqytet janë gjithmonë rritëse. Vitet
2003-2005 kanë shënuar rritjet më të larta, me 4.8 për qind - 6.1 për qind. Vetëm në vitin
2004, popullsia e Tiranës u rrit me rreth 33.000 banorë dhe po aq gjatë 2005-s.
Pas këtyre viteve, duket se ka patur një normalizim të ardhjeve në Tiranë dhe rritja
e popullsisë ishte mesatarisht 1.7 për qind në vit. Kjo shifër është përafërsisht sa popullsia
e një rrethi relativisht të madh, si për shembull Vlora apo Fieri. Në bazë të shifrave
zyrtare, në vitin 2009, në Tiranë banon rreth 20 për qind e gjithë popullsisë së Republikës
ë Shqipërisë. Studimi i banorëve të ardhur dhe atyre të larguar në Tiranë është shumë
interesant. Periudha 2001-2005 ka shënuar shifrat më të larta të të ardhurve. Për çdo vit ka
pasur mbi 15.000 të ardhur më
shumë se të larguar dhe në 2005-n
kjo diferencë shënoi rekordin me
29.271 banorë. (shiko tabelën) 9
9 open.data.al (hapur në datë 23 Tetor 2014)
113
Popullsia e Tiranes 2001-2015
Tirane 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008
2009
2010
2011
2012
2013
2014
596,702 617,550 633,713 650,767 667,407 683,928 700,162 71,329 731,005 747,173 763,559 781, 020 789,129 788,330
http://www.instat.gov.al/al/themes/popullsia.aspx?tab=tabs-5 (hapur ne date 21.01.2015)
Në fakt, prirja për t’u stabilizuar me banim në Tiranë është e natyrshme. Por vëmendjen e tërheq fakti se që prej vitit
2005 numri i të larguarve ka përbërë në të vërtetë eksodin më të madhe nga qyteti i Tiranës.
Studimi i thelluar empirik në zonën e Bathores zanafillën e përqasjes ndaj popullsisë së zonës, së të ardhurve në Kamëz
dhe Bathore e nisi edhe me identifikimin e zonës nga e cila ishin zhvendosur grupet më dominante socialë. Situata paraqitej në
këtë skenar:
114
Burimi i të dhënave: Bashkia Tiranë 2012
115
116
Shifrat dhe grafikët e studiuar ndër vite tregojnë në mënyrë evidente se Tirana u
shënua si një ndër qytetet më të synuara për banim nga shqiptarët në dhjetëvjeçarin e parë
të viteve 2000. Në këto vite ajo u bë streha e shumë të ardhurve nga qytete të ndryshme të
Shqipërisë, por edhe emigrantëve që ktheheshin nga përvojat e tyre afatgjata të migrimit
apo atyre që kërkonin të ngrinin një strehë të stabilizuar në vendlindje e vijonin jetën
jashtë kufijve.
Si rezultat i lëvizjeve brenda por edhe jashtë territorit të vendit ritmet e numrit të
banorëve në kryeqytet janë gjithmonë rritëse së paku deri në vitin 2009. Sipas CENSUS
2011 Tirana numëron 763,634 banorë nga 2,831,741 të tillë në të gjithë vendin. Dukshëm
27 për qind e gjithë popullisë së Shqipërisë është përqëndruar në 20 vitet e fundit në
metropolin kryeqytetas të Tiranës.
Në një analizë për popullsinë banuese, Open Data Albania argumenton se sipas
qarqeve në Shqipëri për periudhën 2001-2013, shpërndarja gjeografike e popullsisë përbën
një informacion të rëndësishëm në vendimmarrje, veçanërisht kur bëhet fjalë për
përcaktimin e investimeve publike, granteve për pushtetin vendor, numrin e shkollave,
mësuesve e mjekëve apo kapacitetin e spitaleve, ujësjellësave e shërbime të tjera publike.
Në studimin në fjalë treguesit më lart u ekspozuan përmes pyetjes se nga cila zonë
e Shqipërisë janë vendosur në zonën e periferisë së Tiranës. Shifrat e poshtëshënuara japin
tablonë e përgjithshme në për qindje të banorëve të vendosur në këtë zonë, si dhe ngrenë
një panoramë paraprake në lidhje me qasjet dhe traditat e tyre nënkulturore. Gjej me vend
të --theksoj që në këtë tabelë jane reflektuar vetëm vlerat që kishin një kuptim
interpretativ.
117
Nga cila zonë e Shqiperise keni
ardhur perpara se të vendoseshit
në Bathore?
Rrethi Në përqindje
Bulqizë 4.9
Dibër 22.5
Elbasan 0.4
Fier 0.1
Has 7.7
Korçë 0.3
Krujë 2.0
Kukës 34.0
Kurbin 1.8
Librazhd 0.3
Malësi e Madhe 1.8
Mat 4.3
Mirditë 2.0
Pogradec 0.1
Pukë 4.9
Shkodër 0.47
Tropojë 11.2
118
Dukshëm zona të rrethit të Kukësit dhe të Dibrës janë në mënyrë dominante të
përfaqësuara në zonën e studiuar. Ky pohim dhe evidencë është mëse përfaqësuese edhe
në hapësirë edhe në kohë. Së paku një pjesë e familjeve që formojnë të ashtuquajturat
zona homogjene përbëhen nga banorë të ardhur nga qyteti i Kukësit osë rëndom nga
rrethinat e tij. Mund të vihet re që familje me lidhje gjaku në brez të parë apo të dytë janë
vendosur që në fillim të vitit’90, të shekullit XX, në lagjet më të vjetra të zonës së
populluar.
Kjo shtrirje masive e banorëve nga këto zona zë vend nga pikpamja kuptimore si
në kohë ashtu edhe në hapësirë. Në qendër të Bathores edhe bizneset më të vjetra edhe
shtëpitë që cilësohen më të hershme ju perkasin kuksianëve, nderkohë që shtrirjes
gjeografike i përgjigjet edhe reputacioni që kjo pjesë e komunitetit gëzon në gjithë zonën.
E menjëherë pas Kukësit, Dibra zë vendin e dytë. Brenda mendësisë së ketyre shifrave
pjesa më e madhe e cilësive që janë gjetur përmes pyetsorëve i asociohen se i përkasin
popullsisë së këtyre dy zonave kryesore veriore të Republikës së Shqipërisë, andaj dhe
vlerat krahasimore mes realitetit të metropolit dhe periferisë së tij marrin sens në këtë
plan. Ka një ndryshueshmëri të vogël mes përkatësive kulturore të pranuar nga vetë ata
kur vjen fjala për banorët e ardhur nga Kukësi dhe ata nga Dibra.
Shpesh në një pjesë të mirë të normave dhe vlerave ata e identifikojnë veten gati të
ngjashëm për të mos thënë të njëjtë – sidomos në aspektin e përshtatshmërisë më
nënkulturën metropolitane. Megjithatë duket tejet domethënës fakti që secili prej të
pyeturve pjesë e këtyre dy grupeve më të mëdha e gjen me mjaft rëndësi ta dallojë veten si
i ardhur pikërisht nga Kukësi dhe/apo nga Peshkopia (Dibra), sikur të kërkojë të
transmetojë me këtë një pjesë të mirë të mendësive që ka sjellë në zonën ku është
vendosur.
119
4.10 Mes dilemave për një jetë më të mirë - shkaqe dhe përvoja të migrimit të brendshëm
Në përballjen me realitete të ndryshme nga vendi i origjinës, zhvendosja nga një
zonë banimi e përhershme që në origjinë drejt një realiteti pak ose aspak të njohur,
dilemat për një jetë të re duket se vishen me mantelin e gjetjeve së sa më shumë arsyeve
se pse u desh të iket prej ’shtëpisë’ drejt qytetit metropol ku jeta së paku globalisht
ngjan më e emancipuar e më e zhvilluar. Një pjesë e konsiderueshme e kampionit të
targetuar në këtë studim ishte në moshë pune dhe mund të konsideroheshin
ekonomikisht e demografikisht si fuqi e aftë punëtore. Ky grup, ndonëse jo
domosdoshmërisht në pozita pune, të punësuarin e konsideronin si një faktor kyç për
largimin e tyre nga vendi i mëparshëm i banimit.
Edhe sot Bathorja endet mes dilemave të natyrës politike, sociale, ekonomike e
kulturore. Brezi i ri tenton pashmagshmërisht të identifikohet më shumë me metropolin,
ndërkohë banorët që erdhën hershëm në fillim të viteve ’90, të shekullit XX, dhe u
zhvendosën në këtë zonë ende identifikojnë veten si banorë të Bathores, por me origjinë
nga zonat, rrethe e tyre. Ka shumë pak venitje të identitetit të zonës nga e cila këta njerëz
kanë ardhur.
Por pavarsisht kësaj lidhja me elementet e nënkulturave që ata i përkasin janë
shumë të vështira për tu pikasur. Nisin me një nivel përgjithsimi të parashikueshëm, dhe
vetëm sa e komplikojnë punën e studiuesit kur orvatet të hulumutojë më thellë. Kështu
në një komunitet të mbizotëruar nga arsimi tetëvjecar dhe i mesëm, pavarsisht varietitit
të moshës së kampionit të pyetur (nga 18-55 vjec), luhatjet e mendimeve apo opinioneve
për jetën nuk janë shumë të dukshme. Qartazi vihet re se nuk ka një prirje të infalcionit
arsimor. Të rinjtë nuk duan me patjetër të frekuentojnë shkollën e lartë. Disa prej tyre
janë të angazhuar në mini-bizneset e prindërve që kurse janë në shkollë të mesme.
120
Niveli arsimor
Përgjigje Në përqindje
Fillor 6.7
Tetëvjeçar 43.9
I mesëm 36.9
I lartë 12.5
Nga ana tjetër, mirëqënia familjare lë shumë për të dëshiruar në një pjesë të mirë
të familjeve të intervistuara. Pyetjes me prirje krahasimore në periudha të ndryshme
kohore për pajisjet në përdorim në mjediset e banesave një numër i konsideruëshem i të
pyeturve i përgjigjet me deshirën për të evidentuar ndryshimin.
Të ardhurit në vitet e para pas vitit 1990, vënë re me siguri dhe pa hezitim kujtese
se tashmë poseidojnë lehtësira shumë më të mëdha në mjediset e shtëpisë ndonëse më
shumë sesa gjendjes së mirë ekonomike këtë ja atribuojnë nevojës për zhvillim, e
konformitetit me ditët e sotme me qytetin. Ja se si parashtrohen të dhënat nga pyetsorët
në lidhje me këtë çështje:
Cilat nga pajisjet e poshtëshënuara ka pasur
familja juaj kur ju keni qenë më pak se 18
vjeç?
Përgjigje Në përqindje
Radio 42.7
Televizor 58.6
Frigorifer 37.9
Biçikletë 9.6
Motoçikletë 1.5
Autoveturë 0.3
Çifteli 4.3
Fizarmonikë 0.1
121
Telefon 1.5
Mobilje 40.9
Bibliotekë 1.7
Lavatriçe 3.1
Asnjërën prej këtyre
më lart
22.6
Pa përgjigje 1.2
Tjetёr (shkruani) 2.1
Ndërkohë një raport tejet interesant qëndron në po të njëjtat pajisje në momentin
e kryerjes së studimit. Përqindjet e mobiljeve apo objekteve që banorët kanë në shtëpitë
e tyre ndryshojnë dukshëm në varësi dhe përshtatje me stilin e jetesës urbane duke
plotësuar kuadrin e asaj ç’ka ata pohojnë në lidhje me trendet dhe mënyrat e jetesës së
përditshme. Me vlerë krahasimore në kuptimin e përshtatjes vlejnë të përmenden;
autoveturë nga 0.3 për në 22.1 për qind e motoçikletë nga 1.5 për qind në 10.2 për qind.
Vlerat rritëse shprehen për pajisjet dhe instrumentet, të cilat në një farë mënyre
kushtëzohen nga vendbanimi i ri dhe stili urban i të jetuarit e në përpjestim të drejtë një
nivel regresi shprehin përqindjet për pajisjet që mbartin traditën e lidhen me elemente të
nënkulturës si çiftelia, e cila nga një masë 4.3 për qind zbret në 1.8 për qind. Disa prej
banorëve të Bathores të cilët duket se e kanë patur këtë mjet në veçanti më parë
shprehen se të afërmit e tyre që janë larguar jashtë shtetit e kanë marrë atë me vete në
emër të identitetit të tyre kulturor dhe ruajtjes sadopak të kulturës materiale në shtetin ku
ata janë vendosur e jetojnë prej vitesh.
Në shtëpinë e të ardhurve aktualisht gjenden
pajisjet e mëposhtme
Përgjigje Në përqindje
Radio 26.51
Televizor 96.74
Frigorifer 94.26
122
Biçikletë 20.93
Motoçikletë 10.23
Autoveturë 22.17
Çifteli 1.8
Kitarë 0.47
Fizarmonikë 1.40
Telefon 22.95
Mobilje 94.11
Bibliotekë 22.6
Lavatriçe 73.8
Asnjërën prej këtyre më lart 0.6
Pa përgjigje 0.6
Tjetёr 4.6
Ndërkohë që ka një largim nga mjetet e komunikimit si radio, ka një shtesë të
konsiderueshme të televizorit, apo mjeteve të tjera si kompjuter dhe telefon. Nga ana tjetër
dukshëm vihet re pajisja me autoveturë, si një mjet privat transporti e po në këtë kuadër dhe
përdorimi i mjediseve shtesë të shtëpisë për strehimin e saj dhe shpenzimi i një pjese të
konsiderueshme të ardhurash për mirëmbajtjen. Shtëpitë dy a më shumë katëshe në zonën e
Bathores ndonëse duken të mëdha në pamje të parë, janë të varfra ose nuk justifikojnë
madhësinë e jashtme brenda sa i takon kushteve të mobilimit të shtëpisë. Kështu rëndom në
pjesën më të madhe të tyre, katet e ndërtuara nuk justifikonin numrin e anëtarëve të familjes.
Shpesh banorët aktualë të këtyre shtëpive të mëdha në hapësirë e të vogla në numër
anëtarësh llogarisnin në numrin e përgjithshëm familjar edhe emigrantët në Itali dhe Greqi.
”Shtëpinë e kemi bërë me paratë që djali ynë A. Na ka dërguar tash 12 vite. Me aq sa nxjerrim
apo fitojmë këtu në Shqipëri zor se mund të mbyllim muajin me shpenzimet e domosdoshme.
Ai është jo vetëm anëtar i kësaj familje por i zoti i vërtetë i shtëpisë. Edhe letrat e shtëpisë
janë pikërisht në emër të tij. Kështu është e drejta. Ne jetojmë në gjakun e djersën që ai derdh
123
në dhé të huaj” (marrë nga një intervistë me S.F, banor i ardhur në këtë zonë nga Kukësi që në
vitin 1998)
124
Pyetjes me përgjigje respektimin ose jo të traditave kulturore apo zakoneve të krahinës
nga e cila janë shpërngulur, pjesa dërrmuese, pra mbi 94 për qind reflektojnë apatinë ndaj
kësaj dukurie nga ana e moshës së tretë apo brezit të prindërve të tyre.
Kur nuk zbatoni traditat kulturore,
zakonet e krahinës nga jeni
shperngulur, sa shpesh i qortojnë me të
moshuarit e familjes ose të fisit tuaj? Pergjigje Në përqindje
Gjithnjë 0.79
Shpesh 4.4
Rrallë 17.9
Shumë rrallë 49.5
Asnjëherë 27.2
Pa përgjigje 0.3
125
Mirëpo në të vërtetë një përthyerje mjaft interesante e përgjigjeve të dhëna në këtë
kontekst, bën lidhja mes të njëjtës pyetje dhe traditave, vlerave apo elementeve
nënkulturore të zonës nga e cila janë shpërmgulur. Në një korrelacion mes krahinës prej
nga ku janë zhvendosur dhe qendrimit të tyre ndaj respektimit rigoroz të traditave dhe
zakoneve, shprehet në tabelën e mëposhtme e pasqyron opinionet e të anketurave vetem
nga qytetet / rrethet e Veriut të Republikës së Shqipërisë.
Kur nuk zbatoni traditat kulturore, zakonet e
krahines nga jeni shperngulur, sa shpesh i qortojnë
më të moshuarit e familjes ose të fisit tuaj? Në cilin rreth keni
banuar përpara se
të shpernguleshit
ne kete zone?
Pergjigjia Në përqindje
Bulqizë
Rrallë 28.6
Shumë rrallë 28.6
Asnjëherë 42.9
Dibër
Shpesh 0.9
Rrallë 2.8
Shumë rrallë 60.2
Asnjëherë 36.1
Has
Gjithnjë 3.6
Shpesh 3.6
Rrallë 28.6
Shumë rrallë 50.0
Asnjëherë 14.3
Krujë
Rrallë 33.3
Shumë rrallë 33.3
Asnjëherë 33.3
126
Kukës
Gjithnjë 1.3
Shpesh 4.6
Rrallë 4.6
Shumë rrallë 52.0
Asnjëherë 37.5
Kurbin Rrallë 100.0
Malësi e Madhe Rrallë 100.0
Mat
Gjithnjë 7.1
Shpesh 7.1
Rrallë 28.6
Shumë rrallë 21.4
Asnjëherë 35.7
Mirditë
Shpesh 12.5
Rrallë 50.0
Shumë rrallë 37.5
Pukë
Shpesh 6.7
Rrallë 40.0
Shumë rrallë 53.7
Tropojë
Shpesh 8.9
Rrallë 15.6
Shumë rrallë 51.1
Asnjëherë 20.0
Fokusohem me interpretimin tim në dy rrethe që kanë shifra të konsiderueshme në
popullatën e Bathores, Dibra dhe Kukësi. Për shkak të këtij treguesi edhe të anketuarit e
identifikuar kanë një dinamikë moshe me vlerë domethënëse nga pikpamja intepretative.
Vihet re që të ardhurit nga Dibra dhe Kukësi në një situatë kur traditat ose zakonet e
krahinës nuk respektohen, nuk marrin shumë rrallë ose asnjëherë qortime nga më të
127
moshuarit. Nga vëzhgimi në familjet e zonës së Bathores pjesa dërrmuese e të moshuarve
të kontaktuar por edhe të raportuar nga statistikat i përkisnin rretheve Has, Kukës dhe
Dibër. (Të njëjtën gjë pasqyrojnë edhe të dhënat që CENSUS 2011 rezulton për Tiranën,
duke përfshirë periudhën 2001-2011: Migracioni në Shqipëri: 15).
128
129
Megjithëse në dukje pritet që kjo kategori të jetë më tradiconalisht e lidhur me
normat e zakonet e nënkulturës së krahinës nga e cila vijnë, e që reflektimi për këtë ruajtje
të jetë koherent në familje dhe ndër breza, nga opinionet e marra te mosha e re 18-35 vjeç
kritika apo qëndrimi ndaj devijimit të këtyre normave apo neglizhimit të tyre nuk shënon
ndonjë presion të fortë, e po e njëjta situatë paraqitet edhe nga vetë të anketuarit mbi
moshën 59 vjeç në lidhje me këtë gjë.
130
5. Pranë paragjykimit ...edhe në Bathore
Shoqëria shqiptare e ka të pranishme në historinë e saj paragjykimin. Në shumë
fjalorë mund të lexosh se paragjykimi është një gjykim apo opinion i ngjizur në mënyrë të
paravendosur, një prirje apo opinion i formuar pa bazën e duhur apo pa njohuritë e
mjaftueshme (Blackwell, J.; Murray S.; & Sorenson, J. 2003; 31). Në punën e një
studiuesi paragjykimet shpesh cilësohen si “shfaqje e huaj” pasojë e subjektivizmit dhe
rrjedhimisht element jo pozitiv për punën në tërësi. E pashmangshme në këtë aspekt edhe
ndërhyrja e paragjykimit në sjelljen inividuale të subjektit të studimit kundrejt objektit
studimor dhe roli i këtij të fundit (paragjykimit) në reflektimet teorike e praktike. Po
ç’ndodh me pasgjykimin? A pëson një lëvizje progresive koncepti i paragjykimit
individual, si rezultat i pasgjykimit nga puna në terren e një studimi?
Kjo pjesë e studimit paraqet paragjykimet nënkulturore dhe efektet e sjelljeve
reciproke si rezultat i presionit të tyre. Paragjykimet me themel elemente nënkulturore të
kategorizuara ndryshe në grupin e paragjykimeve etnike dhe krahinore janë kryesisht
karakteristike për vendet në zhvillim e sipër, por nuk përjashtojnë në mënyrë absolute
edhe ato të zhvilluara. Paragjykime të këtij tipi shpesh mbështeten në konsiderata të
përgjithshme negative, zakonisht të pa argumentuara por ndonjëherë edhe në tipare të
veçanta që paragjykojnë një krahinë, qytet a fshat të caktuar.
Përgjatë gjithë hulumtimit sociologjik për integrimin e nënkulturave të migrantëve
të brendshëm në periferi të Tiranës me pjesën tjetër të shoqërisë metropolitane më ndoqi
trajtesa socio-kulturore. Ajo vë theksin e saj te ndikimi i shoqërisë në paragjykimet
individuale i cili në përgjithësi është mjaft i madh. Rritja e dendësisë së popullsisë, dhe
gara në punë nga nënkultura të ndryshme rrit paragjykimet ndaj anëtarëve të secilës prej
tyre. Për shembull rritja e popullsise sjell mjaft papastërti, probleme shendetësore etj. Për
këtë rëndom njerëzit qortojnë praninë e grupeve në minoritet që shihen si simbol i
problemeve të dendësisë së popullsisë.
131
Por çfarë pozicioni pasgjykues mban studiuesi në përfundim të një analize të
hollësishme të literaturave në lidhje me këtë çështje dhe përvojës shumë mbresëlënëse për
nga vlerat njerëzore të të punuarit në terren? Ajo që deri dje ishte një bindje e ushqyer,
deri diku nga mendime në dukje racionale (hera herës të paargumentuara mjaftueshëm pra
edhe jo të drejta) por të referuara nga literatura, shndërrohet në skena të plotësuara me
vlera dhe atribute nga jeta reale.
5.1 Paragjykimet nga fakt individual në proces social
Paragjykimet si një proces që nis nga individi e përhapet në grup, kryesisht sot
quhet proces grupi social, i cili prirjen e ka të drejtohet te një grup tjetër që si kusht
parësor ka cilësinë/të e ndryshme, jo domosdoshmërisht negative, në krahasin me
subjektin referues. I gjithë ky proces grupi social nuk ka sesi të marrë udhë ndryshe
përveçse me praninë dhe rolin vendimtar që i jep ky grup, faktit (paragjykimit) (Brown, R.
2010; 8).
Ndonëse me një natyrë deri diku negative, paragjykimet si një përqasje social-
psikologjike hallkën lidhëse në këndvështrimin e sociologëve kanë kulturën dhe
përkatësitë që kanë të bëjnë me të. Pranohen si reagime emocionale, gjykime fillestare në
formën e sjelljes kundërvepruese por, të cilat nuk mund të marrin jetë nëse nuk ka
ndërveprim brenda grupit, ose mes grupeve të ndryshme sociale. Shpesh efektin negativ i
paragjykimeve ndihet ndërkohë që aplikohet, pra me fjale të tjera ndërkohë që jemi duke i
dhënë vendin e vet në aktivitetin social që zhvillohet.
Por të qënit paragjykues dhe i/e paragjykuar, duket se nuk është më një proces
krejtësisht selektiv dhe i izoluar. I ngjan më tepër një cikli, i cili merr vlerë social-
psikologjike atëherë kur individi i ndërgjegjshëm ose jo kalon nga njëri rol në tjetrin, nga
paragjykues në të qënit i paragjykuar, duke përmirësuar sjelljen e tij, duke evituar
paragjykimin, duke ndërmarrë më shpesh e me efekt më afatgjatë pasgjykimin (Abrams,
D.; Rutland, A.; Cameron., L & Ferrell, J. 2007; 138).
132
Ky proces që në dukje është më shumë individual sesa kolektiv mendohet se
përbën në thelb edhe vlerën e vërtetë pozitive të paragjykimit por i shoqëruar
kronologjikisht nga pasgjykimi si një akt më vete.
Një nga përfaqësuesit kryesore të teorisë psiko-dinamike, Frojdi pohonte se
pengesat në nivelin psikologjik të funksionimit të qënies normalisht çojnë zakonisht në
paragjykim (Freud, S. 1915:61). Sipas tij, pas shprehjes së paragjykimeve, fshihen
konflikte psikologjike. Kur njerëzit janë të frustruar nga kushtet e këqija dhe janë të paaftë
t’i rregullojnë problemet e tyre, shpesh ata e kthejnë kahun e zemërimit drejt burimit të
frustrimit duke e zhvendosur armiqësinë që krijon atë mbi një objekt tjetër.
Mirëpo me ndërveprimin më të shpeshtë me njerëzit, ndërfutja në botën e tyre jo
vetem sociale, ekonomike, kulturore por edhe psikologjike bën të kuptohet që për aq sa
nga përvoja jetësore paragjykimet paraqiten si kuptime të njëaneshme, me tendenca të
pergjithsimit të disa pikëpamjeve (që i kemi fituar nga jeta dhe rrethi ku jetojmë), aftësia e
një sociologu kur ndërvepron me kampionin e vet të studimit qëndron edhe në prirjen e
kategorizimit të të gjithë besimeve dhe pritshmërive personale në varësi të situatës
empirike që paraqitet.
Në këtë rast, argumentimi studimor u përputh më së shumti e për më së miri me
trajtimin socio-kulturor sipas të cilit ndikimi i shoqërisë në paragjykimet individuale
është mjaft i madh. Rritja e densitetit të popullsisë, lëvizshëmria e njerzve përtej kufijve
politikë dhe atyre administrativë herë të organizuar e për më së shumti krejtësisht kaotikë,
gara e konkurenca në tregun e punës, sfidat e të braktisurit një vend që ka lidhje me
origjinën e lindjes e zhvendosjen vetëm ose me familjen në një realitet tjetër shpesh të
mbushur me problematika të origjinave nga më të ndryshmet rrit paragjykimin në një
dimension të gjerë, së pari ato që individi mbart me vete nga vendi i tij i origjinës, së dyti
ato që gjen në vendin e ri pas zhvendosjes.
133
5.2 Përballja konkrete me paragjykimet
Në dy dhjetëvjecarët e fundit të shekullit XX, nga vetë “të ardhurit” e të vendosur
me banim në zonën e Bathores format e paragjykimit duken se janë ende abstraktë. Në
bisedat me ta mund të evidentosh qasjet e tyre me pritje paragjykuese por që ata vetë nuk i
identifikojnë të tilla.
Ekziston kështu një lloj stereotipizimi ndaj termit paragjykim, paralelisht me
tendencën për t’u distancuar nga një qëndrim i tillë. Megjithatë në zonën e Bathores
banorët e vendosur si rezult i migrimit të brendshëm shfaqin jo rrallë tipare paragjykuese
bazuar në këndvështrimin gjinor, moshor, racor, krahinor ose dhe klasor. Të gjitha këto të
spikatura te kampioni i përgjigjet pyetjeve të tilla si: arsyet e lëvizjes nga vendi i origjinës,
shkalla e ndryshueshmërisë së stilit e nivelit të jetesës në destinacionin e ri administrativ,
problemet kryesore që shqetësojnë ata dhe komunitetin e tyre për së fundmi në këtë zonë
etj. Si shfaqen notat paragjykuese në forma të ndryshme?
Më te spikaturat janë tiparet e paragjykimit për shkak të gjinisë.
Sidomos gjatë tre dhjetëvjeçarëve të fundit në rradhët e studiuesve të shkencave
shoqërore, veçanërisht ndër sociologët, janë intensifikuar diskutimet rreth dukurive të reja
në zhvillimin e marrëdhënieve martesore, rreth ndryshimeve të rendësishme të organizimit
dhe funksionimit të familjes. Në qendër të diskutimeve të tilla, të cilat shpesh kanë marrë
trajtën e polemikave, dashur pa dashur janë vëne gratë, pasi tradicionalisht dhe në
rrjedhën e zhvillimeve aktuale ato, veçanërisht nënat, luajnë rol të pazëvëndësueshëm
shumë të rëndësishëm në realizimin e funksioneve komplekse të familjes, sidomos të atij
socializues të fëmijëve, së paku deri në moshën e adoleshencës (Dervishi, Z., 2000:138).
Në qasjen që i bëhet gruas si e tillë, trajtimi si një qënie ende më inferiore, e dobët në
nevojë për një mbrojtje të vërtetë mashkullore, ndonëse jo drejtpërsedrejti e pyetur gjendet
shumë aktuale në pjesën më të madhe të përgjigjeve. Tek spikat çrregullsia e piramidës
shoqërore në gjithë strukturën e shoqërisë shqiptare, në zonat ku popullsia ka pësuar e
134
ende pëson luhajtje jo vetëm demografike por edhe ekonomike e kulturore, dallimi mes
klasave e shtresave shoqërore bëhet gjithmonë e më kompleks.
Në periferinë e Tiranës, ku janë vendosur e mbivendosur disa kategori të ndryshme
sociale nga zona të ndryshme të vendit në lidhje me pozicionimin e gruas si një faktor
pozitiv në shoqëri, ndihet ende mbizotërimi i të ashtuquajturit “superioritet mashkullor”, i
cili fatkeqësisht shpesh lejohet apo dhe promovohet nga vetë gruaja.
“Kur ishim në fshatin tonë atje në malësi, burri dilte së bashku me
mua të punonte në arë, çdo mëngjes, çdo ditë. Kështu edhe fëmija
rriten me idenë që baba e nëna punojnë bashkë në arë për të jetu të
gjithë të moshuar e të vegjël. Qëkurse kemi ardhur këtu, burri s’më
lë më të dal të punoj. Ai thotë: jashtë shtëpie vetëm burrat mund të
punojnë. Gjeta tri vende pune të ndryshme, si punëtore në një fabrikë
qesesh, si punëtore shtëpie në Tiranë e si bahçevane në një vilë
luksoze, e në asnjërën s’më la!” (A. P. nga Puka).
Ndihet megjithatë një sens i diskriminimit pozitiv ndaj gruas, kur agresiviteti e
dominanca mashkullore humbasin vlerat fillestare si rrjedhim i venitjes së kompetencës
për të administruar ekonominë familjare. Në vijim, në pohimet e personave të pyetur në
një pjesë të madhe të rasteve shprehen të ndërgjegjshëm se sot gruaja del nga shtëpia,
punon, argëtohet e po tenton gjithmonë e më tepër fusha që deri dje të etiketuara si
ekskluzivisht mashkullore.
Për më tëper këndi i krahasueshmërisë me gruan urbane gjithmonë e më tepër po
merr kuptim dhe zbatueshmëri. Megjithatë, deri në një sjellje të ngjashme, në norma e
vlera të njëjta me këtë të fundit, gjithë këtij komuniteti do t’i duhet ende kohë. Kjo
kohëzgjatje do të kushtëzohet nga një sërë faktorësh, të cilët veçmas cilësive ekonomike e
sociale do të duhet të përshtasin funksionalisht mirë normat e vlerat kulturore.
Një tjetër aspekt i pritshëm ndonëse jo lehtësisht shumë i parashikueshëm nga
kuptueshmëria është paragjykimi për shkak të moshës. Në zonën e Bathores, ky tip
paragjykimi duket se përqëndrohet në disa qëndrime kryesisht hezituese, kritike ose
135
skeptike jo vetëm ndaj njerzve në moshë të thyer, diskriminim të pleqve, në integrimin e
tyre social në një shoqëri të modernizuar.
“Kur më erdhi djali për herë të parë nga Anglia kish marrë me vete
një gocë. Na tha: që e kam shoqe e dua të fejohem me të. Ato ditë që
ndenji në Shqipëri kemi patur plot telashe në shtëpi. Baba (në këtë
rast vjehrri – shënim i autores. E.B) nuk fliste dot me ‘nusen’ se as ai
e as ajo s’dinin gjuhë”.
Ndryshe nga qasja urbane ku profesionet dukshëm tanimë kanë krijuar hendekët e
tyre në të cilat paragjykimi shpesh lidh njërën palë me tjetrën për shembull, ajo që ndihet
mes një mjeku të ri e një pacienti të vjetër, është deri diku mospërfillja e ironia nga ana e
të parit drejt këtij të fundit apo pretendimeve të tij. Në zonat periferike mosbesimit që
lidhet me moshë i shtohet edhe qasja ndaj vetë profesionit. Duke konsideruar që në zona të
tilla papunësia është shumë herë më e pranishme se ne zonat urbane qendrore, tonet e
paragjykimit ndaj moshës së thyer ndonëse mund të vihen re nuk janë në nivele alarmante.
Në zonën ku është kryer studimi, banorët janë të gjithë me një prejardhje nga
krahina të tjera të Republikës së Shqipërisë. Pavarsisht prejardhjes së ndryshme, e
përbërjes heterogjene të këtij komuniteti, paragjykimet krahinore – janë ende të dukshme.
Tipike kjo, sipas sociologëve për vendet ne zhvillim dhe vendet e pazhvilluara. Për
shembull në SHBA për vite me radhë ekzistonte një paragjykim i tille, sipas të cilit në
vendin e fundit renditeshin zezakët, pastaj hebrenjtë e kështu me radhë (Wagner, U.;
Christ, O.; Pettigrew, T.; Stellmacher, J. & Wolf, C. 2006; 380-381).
Paragjykime të ketij tipi shpesh mbështeten në konsiderata të përgjithshme
negative, rëndom të pa argumentuara, por ndonjëherë edhe në tipare të vecanta që
paragjykojnë një krahinë, qytet a fshat. Sa më lart në mënyrë të paevitueshme ndonësë jo
në mënyrë të drejtpërdrejtë e të hapur u vu re në periferinë heterogjene të Tiranës. Të
ardhurit nga Veriu paragjykonin (zakonisht sjellje e trashëguar) të ardhurit nga Jugu, dhe
anasjelltas.
136
Nga ana tjetër të ardhurit më hershëm, fillim viteve ’90 kishin prirjen të dallonin
veten e tyre nga pjesa tjetër që nuk ishte aq stacionare sa këta të fundit, dhe që kish
mbërritur në zonë më vonë e për një afat më të shkurtër.
Për këtë arsye por natyrshëm edhe për të tjera të cilat në vetvete për më së tepërmi
përmbajnë kushtet ekonomike, të ardhurit rishtazi e shohin zonën e Bathores si një
trampolinë që në një të afërme apo të largët do ti mundësojë atyre jetësën në metropol, në
Tiranë. Mund të përmenden këtu veprime e tentativa të tilla të çifteve të reja të zonës, për
të çuar/rregjistruar fëmijët e tyre « brenda unazës » në Tiranë, edhe më kushtin e të
paguarit më shumë për transportin dhe kushte të tjera logjistike jo fort të përshtatshme për
jetesën në periferi.
5.3 Një përpjekje për shmangie të paragjykimit përmes pasgjykimit
Ndër teori psikologjike e sociologjike në kohët moderne paraqiten disa rrugë
efektive për parandalimin e paragjykimeve. Megjithatë të qënit racional e sa më pak naivë,
sidomos kur empirikisht prek realitietin ku paragjykimi lind e aplikohet, nuk mund të
pretendohet se rregulla të arta mund të zhdukin atë krejtësisht nga sjellja njerëzore, por
mund gjithsesi të parandalohen e mos të përhapen masivisht. Dy mekanizma jo ezaurues
por gjithsesi lehtësues që mund të funksionojnë efektivisht në periferitë e qyteteve të
mëdha, në një hapësirë afatgjatë kohore mund të jenë:
- vendosja e kontaktit midis paragjykuesve e të paragjykuarve – përvoja studimore
tregon se rritja e kontakteve zvogëlon ndjeshëm shkallën e paragjykimeve, e po kaq
natyrshëm e kuptueshëm ndodh edhe anasjelltas.
- inkurajimi i ndërveprimit mes brezash e grupeve të interesit, të ndryshme në
mënyrë që të nxitet e ushqehet mirëkuptimi dhe respekti i ndërsjelltë si dhe ndihmon në
shpalosjen e vlerave kulturore të ndryshme Në këtë mënyrë njerëzit paragjykojnë më pak,
137
jo se ju thuhet se është më mirë kështu, por sepse janë të bindur efektivisht që kjo është
mënyra më e mirë e të përshtaturit në komunitet.
Me fjalë të tjera, paragjykimet vazhdojnë të paraqiten në kohët moderne si të
padëshiruaria e që pengojnë progresin e një shoqërie globalizuese. Sot çdo individ në
marrëdhëniet e tij ndër personale me grupe të vogla apo të mëdha njerëzish, në
komunikimin që ngre me ta ndjen të pranishëm ose dukurinë e të paragjykuarit ose të të
qënit i paragjykuar. Në fakt, i kemi kudo, i përdorim kudo, jemi objekt i tyre dhe subjekt i
tyre çdo ditë. Këto forma të thjeshtuara të të menduarit për tjetrin bëjnë të mundur në
mënyrë të drejtpërdrejtë edhe një panoramë të të menduarit për veten.
Por lipset ta pranojmë njëherazi se paragjykimi social është komod, na vjen
natyrshëm e për të nuk ka shumë nevojë të lodhesh dhe marrësh shumë informacion. Në
raste e situata konkrete, në krahasime evidente mes një realiteti dukshëm urban dhe një
realiteti pranë tij ende me prirje rurale, paragjykimi paraqitet si shprehje e mungesës së
vëmendjes.
Një dallueshmëri për shkak të statusit social atij ekonomik, përkatësisë fetare
dhe/apo asaj kulturore bën që shpesh ata që më shumë ndjejnë presionin e paragjykimit
për shkak të një faktori apo kushti jetësor të caktuar, (në këtë rast të qënit migrant i
brendshëm), të ndihen si para një “muri social” që pengon riintegrimin e natyrshëm të tyre
në jetën e komunitetit në të cilin ata kanë zgjedhur të ri-ngrejnë jetën e tyre. Kështu ndodh
që detyrohen që në mënyrë të sforcuar të bëjnë të kundërtën duke e rënduar situatën e tyre
dhe për pasojë e kanë më lehtë që të përforcojnë “statusin e vetmitarit” e fatkeqësisht edhe
të të paragjykuarit.
138
6. Migrimi i brendshem si një hallkë e procesit të përballjes së nënkulturave
Interpretime të ndryshme lineare dhe qarkulluese të teorisë së rrjetit si dhe ato mbi
shkakësinë e teorive migratore, janë për më së shumti jo realiste pasi sipas tyre që migrimi
të jetë efektiv i gjithë komuniteti duhet të përfundojë në një destinacion. Ndërkohë,
Massey (1990), Haug (2008) e kanë konceptuar migrimin më shumë si një proces
difuzioni, proces që evoluon aq më tepër studiohet migrimi. Mendohet që si rezultat i
difuzionit migrimit ndjek një kurbë klasike në formen e shkronjës S, ndërkohë që si dukuri
e veçuar migrimi ndjek një tjetër formë nga pikpamja e kurbës, atë të formës së këmbanës.
139
Në hipotezën e tij të tranzicionit të migrimit Zelinksy (1971), lidhi teorinë e
tranzicionit demografik me përhapjen hapësinore të risive ekonomike e sociale. Përmes
kësaj përthyerjeje ai arriti të krijojë një kuptim të përkohshëm por të plotë të përhapjes së
migrimit. Jo pa qëllim Zelinsky vendos në mënyrë paralele zhvillimet demografike
progresive me lëvizjet në sens po progresiv të mobilitetit, duke e quajtur në shumë mënyra
këtë paralelizëm si një prokurë të modernizimit të shoqërisë ( Zelinsky, W. 1971: 220-
222).
Në këtë prizëm aplikimi i teorisë së diversitetit mes rrjeteve të migrantëve në zonat
apo vendet në të cilat ata shkojnë, duket e dobishme për të shpjeguar modelet empirike të
përbashkëta në të cilat normat e migrimit në veçanti nisin me prirje rritje për të arritur një
kulm e pastaj për të nisur një rënie konstante – kurba në formën e këmbanës. Për së pari
(Rogers, E. 1962; 78), themeluesi i teorisë së difuzionit, propozoi që adaptuesit e ndonjë
140
risie apo ideje të re në këtë fushë mund të kategorizohen si novatorë, adoptues të hershëm
të shumicës në fillim, e më pas të pakicës.
Rogers, argumenton se sjellja dhe qëndrimi i njerzve drejt një risie është një
element kyç në përhapjen e kulturës mes atyre njerëzve. Procesi i difuzionit kulturor
përmes zhvendosjes së njerzve, sipas të njëjtit autor, ndodh përmes katër fazave, të cilat
karakterizohen nga një pas një hershmëria e tyre. Risia në këtë rast është vetë procesi
vendimarrës që marrin njerëzit në lidhje me këtë ndërsjellje të pjesëve të kulturës që ata i
përkasin. (1) Fakti dhe e dhëna e parë mbi një ide të re lidhur me risitë kulturore – risia
faktike (2) Formimi i një qëndrimi dhe pozicioni ndaj kësaj risie (3) Miratimi apo refuzimi
i shpejtë në kohë i risive kulturore dhe (4) Zbatimi i idesë së re, dhe vendimi për tju
përshtatur asaj.
Në kontekstin e migrantëve të vjetër qofshin këta aktorë të migrimit ndërkombëtar
apo atij të brendshëm, konsiderohen si një katalizator i problemeve që mund të sjellë
migrimi në kuadrin social, psikologjik edhe kulturor për migrantët e rinj/pionierë.
Në përgjithësi përvojat empirike kanë treguar që migrantët e brendshëm nga
pikpamja e shtresave përvijojnë kryesisht pozicione të mesme apo të ulëta më shumë sesa
ato të larta. Ndërkohë migrimi ndërkombëtar përfshin pa ndonjë dallim të konsiderueshëm
raporte nga të trija shtresat kryesore shoqërore. Nga ana tjetër teknologjia ka përmirësuar
dukshëm kriteret e vendimeve dhe zgjedhjeve për të ndryshuar vendbanimin.
Në këtë mënyrë edhe rreziqet e pengesat duken më të parashikueshme dhe më të
përballueshme për palët migratore. Teknologjia, ndërveprimi kulturor, minimizmi i
rreziqeve e pengesave, kur analizohen në kuadër të efektit të rrjetit të migrantëve
ulin/reduktojnë maksimalisht kostot e migracionit dhe lehtësojnë rrjedhjen e frytshme të
informacionit mes aktorëve të përfshirë në këtë proces, e bëjnë procesin më fluid dhe më
efikas.
Me shumë interes është të studiohet përhapja e vlerave dhe normave kulturore në
vendin ku migrimi ka arritur shifra të konsiderueshme dhe ku pragu kritik mes
141
administrimit insfrastrukturor me atë demografik është i dukshëm (Bauer, T. K;
Zimmermann F. 1999; 21 / Research Report No.3 -37).
Nën qasjen për të bërë më të qartë e të kuptueshme teorinë e difuzionit kulturor si
rezulat i migrimit bëhet nën efektin që Rogers, e quan proces përhapjeje kulturore midis
anëtarëve të një grupi social në një pjesë dominuese të shoqërisë. Në praninë e
novacioneve që shoqëritë e industrializuara apo ato në zhvillim e sipër ofrojnë sot,
përshtatja me realitetet kulturore shndërrohet në një prioritet social. Ky prioritet social, sot
shihet me shumë përpikmëri nga shkencat sociale në tërësi (Rogers, E. 1962:46).
Në kuadrin konkret të zonës së Bathores migrimi i brendshëm duket se ka prekur
në mënyrë të pashmangshme në qasjen ndaj elementeve nënkulturore. Banorët e ardhur u
pyetën për një sërë treguesish, të cilët lidheshin ose me elementet nënkulturore të zonës
nga e cila ata vinin ose nga zona e Tiranës. Ka një sërë treguesish që vlejnë të merren në
konsideratë në këtë pikë. Si fillim në shqyrtimin e ndërthurur të disa variableve rezultatet e
mëposhtme mund të listohen:
Pjesa më e madhe e të rinjvë nën 30 vjeç të pyetur, ndonëse identifikonin pa
hezitim qytetin apo fshatin nga i cili janë zhvendosur me familjet e tyre si dhe arsyen
kryesore për një jetë më të mirë apo për të qëndruar më pranë me të afërm nga familja e
babait apo e nënës, nuk ishin në gjendje apo ishin apatikë në përzgjedhjen e ndonjë
elementi të spikatur të nënkulturave të vendit të origjinës që konsideroheshin si ende
tradicionalisht të aplikuara në vendbanimin aktual në Tiranë.
Në po të njëjtën linjë qëndrojnë nga pikpamja sasiore, pohimet në lidhje me
pyetjen: Në jetën e përditshme të anëtarëve të familjes tuaj, sa ruhen traditat nënkulturore
të zonës ku keni banuar më parë?
142
`
143
Shumë rite e ceremonitë e vjetra janë lënë ose kanë evoluar së tepërmi, në përkim me kohën.
Martesat bëhen më tepër se kudo në kushtet e njohjes së ndërsjelltë të çifteve. Njohjet bëhën në
punë, në aktivitete të ndryshme kulturore. Në lidhjet e fejesave përdoren shënjëzat tradicionale.
Në jo pak raste teprohet me kërkesat ekonomike të prikës a te pajës duke rrënuar së tepërmi
familjen e djalit a të vajzës (Tirta, M., 2013:57).
Dhe në vijim për pyetjen kur nuk zbatoni traditat kulturore, zakonet e krahinës nga jeni
shpërngulur, sa shpesh ju qortojnë më të moshuarit e familjes ose të fisit tuaj?
144
145
Në një situatë të tillë qëndrimesh disa vëzhgime aktive u kryen përmes intervistave
në disa familje që jetonin në lagjen e Bathores prej më shumë se njëzet viteve. Familjet me
të cilat u bashkëbisedua në lidhje me qasjet e vlerave nënkulturore ndër vite dhe
respektimin e traditave përkatëse në ditet e sotme, ishin njëra nga Kukësi dhe tjetra nga
Dibra.
Në opinionet e shprehura nga ta, del qartë që pavarsisht përpjekjeve për t’u
përshtatur me stilin e ndryshëm të jetesës në periferi të Tiranës, integrimit në formë
metropolitane të organizimit të jetës, disa elemente ndonëse me vështirësi ende ruhen, nga
brezi i vjetër. Në të dy banesat vihej re se stili i të arreduarit të shtëpisë i ngjante më tepër
kornizës që gjen në pjesën më të madhe të shtëpive në Tiranë, ritmi i jetesës gjithashtu
dukej se ishte shumë i kushtëzuar nga oraret e gjata në punë ose në shkollë të të rinjve dhe
fëmijëve dhe nuk ndihej thuajse aspak fryma e vendlindjes (të dy familjet më parë kishin
jetuar në fshatrat e Kukësit dhe të Dibrës), përvcse në dialektin e të folurit më së shumti
mes tyre. Pranohej qartë pa një shpejgim shumë domethënes që të rinjtë e familjeve nuk
konformoheshin me elementet nënkulturore të vendbanimeve të mëparshme e kjo më së
paku shkaktonte debat me gjyshërit apo të moshuarit e tjerë të familjes, dhe debat me
prindërit e tyre.
E megjithatë një pjesë e mirë e të ardhurve në Bathore këtë e cilësojnë si koston të
cilën duhet të paguanin për të shkëmbyer integrimin/adaptimin e tyre të plotë në periferi të
qytetit. Nën një panoramë të tillë të familjeve të Bathores pyetja: nëse stili i të jetuarit sot
është i ngjashmë më së shumti me atë të vendbanimit të mëparshëm apo të jetesës së
Tiranës, pjesa dërrmuese ka zgjedhur si alternativë, një variant të ndërmjetëm mes të
dyjave.
146
147
Po kush migron në të vërtetë? Kush përshtatet më shumë e kush has më tepër
vështirësi? Për aq kohë sa procesi i integrimit dhe adaptimit, sidomos atij kulturor të
migrantëve vjen si një kompleks funksional i shumë faktorëve ekonomikë, socialë,
psikologjikë e madje dhe politikë, atëherë sipas Rogers nga të gjithë ata që zhvendosen
vetëm disa migrojnë në të vërtetë. Më i qartë bëhet ky si koncept kur në shqyrtim analitik
përfshijmë transformimin e kapitalit social – ku dhe si punon një mjek në vendin e tij të
origjinës e çfarë mbart ai nga profesioni i tij dhe roli social në vendin e migrimit.
Hipoteza fillestare e Haag (2008) se migrimi në fazat e tij të para sjell një rënie
sociale, nuk është më domsodoshmërisht e absolutisht e pranueshme. Sipas teorisë së
difuzionit kulturor migrimi në vetvete pritet të ngadalsojë pak adoptimin dhe përshtatjen e
migrantëve në kulturën e re vendase, por njëherazi ka stimuluar gjithmonë e më tepër
zhvendosjen familjare, në përçapje e sipër për të mbartur me vete sa më shumë norma e
vlera kulturore nga vendi i origjinës. Migrimi, zhvendosja familjare në këtë mënyrë ka
përmirësuar dukshëm disa sjellje që karakterizoheshin në nivel mikro dhe individual deri
20-30 vite më parë e tani kanë marrë një sens më kolektiv.
Kufizimet që ndjejmë sot në zhvillimin e kapitalit social si rezultat i migrimit
kaotik dhe me qëllim fillestar përmirësimin ekonomik të menjëhershëm sesa atë të
ngadaltë por stabilizuar ndihen jo vetëm në planet strategjike të zhvillimit të shoqërive por
edhe në qasjet individuale të migrantëve. Por nga ana tjetër, kemi raportin e shërbimeve që
ofrohen kundrejt shifrave migratore që janë gjithmonë në rritje. Migrimi nga një qasje
shtëpiake tanimë gjithmonë e më tepër po shndërrohet në një sfidë të politikave shtetërore.
Në këtë mënyrë ekonomitë familjare gjithmonë e më tepër po shndërrohen në tentativa të
zhvillimeve njerëzore të zonave në të cilat ata migrojnë.
Massey (1990), pohon se ekonomitë familjare kanë shpesh së paku një përvojë
migratore në historitë e tyre, e cila rrit shansin e asimilimit në vendin ku zhvendosen, e në
këtë mënyrë kostot e migrimit janë më të matshme, dhe migrimi si proces behet shumë më
dinamik. Aspekti tjetër me interes për tu parë në kuadër të analizës për teorinë e difuzionit
nën presionin e migrimit janë raporti i kthimeve në vendin e origjinës kundrejt atyre që
148
vendosin të qëndrojnë pavarsisht kostove njerëzore dhe ekonomike, si dhe raporti i vlerave
demografike si mosha, gjinia, profesioni, gjendja civile të ndikuara nga dukuria e migrimit
(Massey, H. 2008; 72).
Shpesh suksesi i migrimit ndërkombëtar matet me nivelin e investimit në vendin e
origjinës pas një periudhe që njihet në mënyrë konsesuale si e mjaftueshme për integrimin
e migrantit në vendin e destinacionit për të provuar frutet e punës së tij e demostruar ato
në vendin e origjinës. Pra, një nga treguesit është niveli i investimit, i cili nis në planin
familjar me mbështetjen ndaj anëtarëve për nismat e tyre jetësore, shkolla, profesioni,
martesa, ngritja e një shtëpie të re apo me konsolidimin e pozicionit financiar duke hapur e
mbajtur një biznes, i cili më së shumti është i pranueshëm për vlerat e pjesës së familjes që
ka mbetur në vëndin e origjinës. Ndërkohë kjo analizë merr një tjetër formë vlerësimi kur
flasim për migrimin e brendshëm. Migrantët e brendshëm rrallë investojnë në ngritjen e
një biznesi të ri por sillen njësoj kundrejt promovimit të nismave akademike, shkollore
dhe atyre profesionale për anëtarët e familjes së tyre sidomos kur ata janë fëmijë ose të
rinj.
Në këtë prizëm kthimi në vendin e origjinës nuk merr të njëjtën vlerë kuptimore,
madje në krahasim me migrimin ndërkombëtar qëndron shumë më larg si alternativë
zgjidhjeje apo zgjedhjeje.
Migrimi në zanafillën e vet u cilësua si një “sjellje anormale” por e justifikuar nga
pikpamja njerëzore për të zgjidhur anormalitetet që ofronin vendet e origjinës si rezultat i
kushteve gjeografike, ekonomike, politike, sociale e jo rrallë edhe mjedisore. Sot migrimi
është shndërruar në një proces në të cilën sjellja njerëzore studiohet thellësisht me qëllim
për të kuptuar koncepte të ndërveprimit e përhapjes kulturore sidomos mes komuniteteve
pritëse dhe atyre destinatore. Por për sociologët po bëhet gjithmonë e më problematik
studimi qëkurse thënia e Massey-t se “migrimi po prek të gjitha sferat e jetës në mënyrë të
pashmangshme”, po bëhet e qënësishme dhe e prekshme. Në këtë mënyrë hapen horizonte
më komplekse studimi e migrantët formojnë një kuadër shumë më të gjerë sociologjik nën
presionin e këtij procesi.
149
Cilat janë tiparet që shfaqen në komunitetin e studiuar në raport me paradigmat teorike
deri më tani të diskutuara në kuadër të migrimit?
Pjesa më e madhe e familjeve të cilat jane vendosur në zonën periferike të Tiranës,
Bathore kanë së paku një anëtar të familjes së tyre migrant ndërkombëtar, i cili më së
shumti ka lëvizur drejt një shteti tjetër përpara vendosjes së familjes së tij/saj në periferi të
kryeqytetit. Mes të anketuarve gjendeshin edhe emigrantë ndërkombëtare me përvojë në
20 vitet e fundit por më së shumti ata që aspironin që nga piketat e migrimit të brendshëm
të vijonin me shansin e një migrimi ndërkombëtar. Konkrektisht:
Siç duket nga tabela e mëposhtme rastet e “dërgimit” në emigrim edhe pas vitesh
vendosje në Bathore nuk janë të pakonsiderueshme. Por njëherazi këto raste mund edhe të
mbiquhen rastet e zhgënjimit me migrimin e brendshëm dhe drejtimi i shpresave drejt
shteteve të tjera. Nisur nga ky fakt mund të shihet e ndërthurur fakti se pjesa dërrmuese e
të anketuarve pohojnë që nuk do të donin të lëviznin nga zona e banimit të tyre aktual, por
kjo nuk i atribuohet krejtësisht përmbushjes së pritshmërive sesa mungesës së shpresës për
të rigjetur alternativë më të mirë jetësore në vendbanimin e mëparshëm, ose në një vend
tjetër.
150
151
Në një plan të përgjithshëm komunitete më homogjene në zonën e studiuar që
raportojnë relativisht një histori suksesi migrimin e tyre në periferi të Tiranës janë grupe
familjare apo fise të cilat rëndom kanë një numër të konsiderueshëm emigrantësh jashtë
Republikës së Shqipërisë. Ndihma dhe mbështetja që ata dërgojnë drejt familjeve të tyre,
remitancat ekonomike sikurse siguria psikologjike, e bashkëvendosur me faktin e të qënit
të këtyre të fundit pranë kryeqyetit i bën këta individë më të realizuar, më të sigurt e deri
diku më të aftë për të kuptuar efektin e migrimit nga zona e tyre e origjinës, thënë më fjalë
të tjera kontigjentin më të përshtatshëm për të analizuar efektet pozitive të migrimit.
Është pikërisht në këtë komunitet apo grupe familjare, apo fisnore që edhe efekti i
teorisë së rrjeteve migratore funksionon më së miri. Gjithkush që vendos të ndërrmarë një
nismë për tu bërë aktor nga migrant i brendshëm në një migrant ndërkombëtar ndihet
shumë më i prirur për ta bërë këtë gjë në kuadër të një mbeshtetjeje reale në vendin e
destinacionit.
Kjo mbështetje nis me marrjen e informacionit bazë të vendit të destinacionit,
këshillat më të para të përshtatjes në atë vend, sigurinë e një vendi potencial për punë e
gjithë të tjerat që kanë të bëjnë më gjuhën, kulturën, psikologjinë e vendit pritës i lë për
një fazë të dytë pas mbërritjes së tij. Realisht kur në stacionin e parë pret një tjetër anëtar i
grupit social, të cilit ti i përket edhe procesi i migrimit bëhet më i lehtë edhe ai i integrimit
mund të projektohet paraprakisht që në vendin e origjinës – duke marrë si përvojë të jetuar
atë të personit, i cili të pret që në këtë rast shërben ose si fillesa e teorisë së rrjetit të
migrantëve ose së paku si një hallkë lidhëse po në këtë teori.
Gjithë sa më më lart e konkretizuar në kurbën e difuzionit nënkulturor në formën e
këmbanës, si rezulat i migrimit do të niste prirjen e ngjitjes në momentin që migranti i
brendshëm merr vendimin ti bashkohet një anëtari të familjes së tij si emigrant do të arrijë
pikën e kulmit të vet e në një situatë ideale do ta ruajë këtë prag konstant kulmor përgjatë
kohës që ai mbërrin në vendin/shtetin e destinacionit dhe do të pësojë prirjen zbritëse në
momentin e hyrjes në rutinë në jetën e vendit të destinacionit deri atëhere kur ai/ajo pak
152
ose aspak kujdeset për mbartjen e vlerave kulturore të vendit të origjinës apo përhapjen e
tyre në atë vend.
Më ndryshe na paraqitet situata në rastin e migrimit të brendshëm. Migrantët që
lëvizin brenda për brenda vendit ndonëse disa ose shumë nga arsyet e zhvendosjes së tyre
ja atribuojnë prirjes për të përmirësuar situatën e tyre ekonomike, ata kanë më pak
shqetësim dhe objekt mendimi mbartjen e traditave apo normave kulturore duke qenë se
ato ose janë të njëjta me vendin ku zhvendosen ose janë lehtësisht të pranueshme
rrjedhimisht të aplikueshme në atë vend.
Shumë prej të pyeturve shfaqeshin në bisedat e para prezantuese si mjaft të lidhur
me identitetin e zonës nga e cila vinin, mjaft krenarë që i përkisnin kësaj zone, madje e
përdornin këtë fakt edhe si një “justifikim” të prezencës së tyre në zonën e Bathores. Ky
qëndrim mund të pohohet njëherazi si për meshkujt ashtu edhe për femrat, kryesisht të një
moshe të rritur mbi 25 vjeç. Por mjaft interesante për t’u studiuar paraqitej kontradikta në
thellimin e këtyre karakteristikave që kishin të bënin me origjinën e tyre.
Pyetjes se , cilat janë disa (së paku tri) nga ato vlera kulturore të qytetit të Tiranës
që i shihni të ndryshme me vendin tuaj të origjinës por pozitive në planin e ndryshimit të
ciklit tuaj të jetës,? vetëm 28 për qind e të anketuarve mundën ti pergjigjen me shembuj
konkretë, ndërkohë pjesa tjetër në këtë situatë ose u karakterizuan nga një indiferentizëm
dhe apati duke mos u përgjigjur ose nga përgjigje siperfaqësore e përgjithshme që deri
diku stimulojnë interpretimin se ata nuk ishin aspak të informuar për këtë gjë.
Në këtë kuadër, gjithë sa munda unë të kuptoj është që në të vërtetë përhapja e
vlerave nënkulturore nuk ka funksionuar sic duhet në asnjë nga senset e pritshme: të
ardhurit drejt vendasve dhe vendasit (Tiranë) drejt të ardhurve.
Shumë shkaqe mund të spekulohen si prezente përpara një situatë të tillë, por më të
gjendshmit konkretisht janë:
- mungesa e ndërgjegjësimit për ato ‘copëza’ të kulturës së vendlindjes që mund dhe
duhet të mbarten gjatë zhvendosjes në një banim tjetër,
153
- mospërqëndrimi aspak në përhapjen dhe përthithjen e elementeve kulturore në vendin e
ri të nguljes por prioritizimi i të tjerë faktorëve jetësorë në këtë prizëm.
Ja disa prej përgjigjeve që ju kanë dhënë të intervistuarit kësaj pyetje. “Ardhja në
qytetin e Tiranës na ka bërë më tolerantë, më mëndjehapur, ka forcuar më shumë
marrëdhëniet në familje në kuptimin e të vepruarit të tyre dhe jo tradicional” (respekti dhe
sakrifica tanimë zbatohen si rezultat i kuptimit të vlerës së tyre sesa mbi bazën e
besueshmërisë se kjo është sjellja e duhur e trashëguar ndër breza.( E.B)
Në të njëjtën tentativë për t’u thelluar në konceptin e diversitetit nënkulturor e
njëherazi të përhapjes së vlerave dhe normave më pikantë në këtë komunitet është drejtuar
edhe pyetja konkrete se në cilat rite apo ceremoni janë ruajtur më së shumti traditat
qëkurse jeni vendosur në zonën e re të banimit, periferia e metropolit.
154
Grafiku i mëposhtëm paraqet qëndrimet e tyre:
155
Në fakt një prirje e përgjithshme për shoqërinë tonë, është ruajtja deri diku me
fanatizëm e disa formave të vecanta të organizimit të ceremonive festive, dasma, mikpritja
përfshirë këtu. Megjithatë për një pjesë të mirë të këtyre riteve mund të vihet re dukshëm
zbehja e detajeve thellësisht tradicionale ose e ndërfutjes së formave më të reja
bashkëkohore në kuadër të po të njëjtave ceremoni. Kështu për shëmbull në ceremonitë e
dasmave dhe të gezimeve familjare elemente të ndryshme me vlera artisitike të
nënkulturave nga të cilat të anketuarit vijnë janë dobësuar ose zhdukur me kohën.
Ndërkohë që afro 5 për qind e të anketuarve në pyetjen e pajisjeve dhe objekteve
në poseidim përpara se të mbushnin 18 vjeç rendisin ndër të tjera edhe çiftelinë, pas
zhvendosjes në zonën e Bathores, vetëm 1.8 për qind e tyre ende vijojnë ta kenë këtë
instrument muzikor, pjesë e traditës së familjeve të tyre, në mjediset ku banojnë.
(Ndërkohë në jo më shumë se 4 raste konkrete prania e këtij instrumenti u vu re gjatë
intervistimit në mjediset e shtëpisë. E.B).
Nga ana tjetër ndonëse pjesa dërrmuese nxiton të pohojë se vlerat dhe normat
nënkulturore të familjeve dhe zonave nga ata kanë prejardhjen janë mjaft të rëndësishme,
pothuajse e njëjta masë pohon se nuk merr ndonjë vërejtje apo vëzhgim kritik nga të
moshuarit për mosrespektimin e këtyre zakoneve.
Për gjithë sa më lart përmendim se teoria konvencionale gjen aplikim e saj. Sipas
kësaj teorie duke u përmbushur një sërë kushtesh konceptuale që formësojnë sjelljen
shoqërore natyrshëm që norma të caktuara të kësaj sjelljeje do të duhet ti përshaten përmes
konvencioneve formave të reja të jetesës që zakonisht migrojnë së bashku më migrantët,
në mendësitë e tyre, nga një vend në tjetrin. Shembull tipik për këtë mund të merret rasti i
një dasme të organizuar në Paskuqan.
“Dhëndri i ri, djalë i një familjeje pukjane jeton prej më shumë se 12 vitesh në Itali.
Është stabilizuar profesionalisht në industrinë e ndërtimit duke ngritur edhe një
brigadë të tijën me punëtorë kryesisht shqiptarë që me sipërmarrje kryejnë pjesë të
vecanta të punimeve nëpër godina ende të pambaruara. Angazhimet intensive në
punë dhe “porosia” për të marrë një nuse (domosdoshmërisht) shqiptare e shtyjnë
156
që pas kaq vitesh në emigrim, të kërkojë familjes së tij ‘të gjejë një nuse të mirë –
që ta nderojë e të nderohet”.
Në dasmën e çiftit në fjalë, ndonëse vetëm 6 km larg qytetit të Tiranës mund të
imagjinoje se ishe në një festë të vërtetë në Malësinë e Pukës. çdo gjë ishtë përgatitur me
kujdesin për të mbajtur në këmbë traditën e për tu mbajtur mend si gur themeli i origjinës
së familjes (së dhëndrrit). E çuditshme në këto festa familjare tradicionale është sjellja e
gjithë pjesëmarrësve sipas një plani të pashkruar në letër, por të respektuar deri në detajin
më të vogël. Ngjan si një pjesë artisitike e vënë në skenë ku shumë prej aktorëve jo më
vonë se ditën e nesërme do të vijojnë më rutinën e jetës së tyre, pa qenë në gjendje as të ta
formulojnë, po aq artistikisht detajet e dasmes në të cilën kanë marrë pjesë apo të
interpretojnë nga pikpamja kulturore se çfarë fshihet dhe/apo qëndron pas çdo riti, sjellje
apo rituali të ceremonisë së një dite më parë. Por konvencioni fuksionon.
Sjellja homogjene brenda komunitetit percjell një sërë tiparesh të cilat ndonëse nën
presionin e ideve novatore, kushteve bashkëkohore, lehtësirave komerciale, arrijnë të
nxjerrin në pah vlerën. Dhe kjo po sipas teorisë konvencionale është përgjithësisht në
përputhje me provat historike. Pra, nuk është migrimi që është diçka e re por migrimi në
vetvete sjell dhe promovon të renë. Në varësi të destinacioneve që targetohen, afër apo
larg vendit të origjinës varet shumë ruajtja dhe shfaqja e vlerave kulturore të vendbanimit
fillestar.
Realitetet sot, sidomos ato të shoqërive në tranzicion edhe si kjo e jona kanë prirjen
të largojnë nga mendësitë e qytetarëve konceptimin e kulturës si një ideal dhe ta
shndërrojnë atë në një tipar, që të karakterizon edhe në vendin e origjinës edhe në atë të
migrimit por më së shumti në atë të parin.
Nën këtë këndvështrim është mjaft e udhës që vetë individët krahas lidhjes së tyre
me vendin e origjinës të kenë një koncept po aq të qartë më klasën në të cilën ata i
përkasin. Njejtësimi i pozicionit të klasës me vlerat dhe normat e kulturës e bën më të
konsoliduar identitetin e individit, dhe njëherazi forcon pozicionin në shoqëri.
157
6.1 Dobësi të kapitalit social e nënkulturor
Kapitali social përfshin “institucionet, marrëdhëniet, sjelljet, dhe vlerat që
rregullojnë marrëdhëniet midis njerëzve dhe kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe
social” (Grootaert, Ch., van Bastelaer Th., 2002; 24). Sociologët dallojnë dy forma të
kapitalit social. Në formën e parë bën pjesë “kapitali social strukturor” ose “horizontal”.
Kjo formë e kapitalit social përfshin struktura sociale objektive, të tilla si shoqata,
institucione, organizata, dhe rregullat e procedurat mbi bazën e të cilave ato funksionojnë.
Shoqatat me karakter ekonomik dhe ato me karakter gjinor, etnik, etj bëjnë pjesë në
këtë formë të kapitalit social. Forma e dytë, e njohur si “kapital social konjitiv/njohës” ose
“vertikal”, përfshin më shumë elementë subjektivë dhe të pakapshëm nga shqisat, si
normat e sjelljes, vlerat e përbashkëta, besimi dhe solidariteti midis njerëzve. Të dy
format e kapitalit social janë të lidhura me ndërveprim me njëra tjetrën, por ato mund të
ekzistojnë edhe pa njëra tjetrën. Republika e Shqipërisë është e pasur pikërisht me formën
e dytë të kapitalit social, kapitali social konjitiv/njohës dhe kjo gjë pasqyrohet efektivisht
në zonat në të cilat migrimi i brendshëm është faktori kryesor i zhvillimit të zonës
(Grootaert, Ch., van Bastelaer Th., 2002; 39).
Kjo formë e kapitalit social përfshin edhe elemente të tjerë si: besimin,
solidaritetin, vullnetarizmin, ndërgjegjësimin etj. Në kuadër të studimit në fjalë, banorët e
zonës së periferisë së Tiranës janë pyetur për pjesën më të madhe të këtyre faktorëve
socialë.
Kapitali social në formën e lidhjeve familjare të forta dhe të lidhjeve shoqërore të
ndërsjellta mund të lehtësojë shumë në procesin e të migruarit apo atë të të përshtaturit në
vendin e migrimit. Migrimi i anëtarëve të grupit të cilin e njehsojmë si homogjen nga
pikpmaja e prejardhjes, origjinës kultore e etnike është njëra anë e medaljes. Ana tjetër
duket se qëndrojnë detyrimet e komunitetit pritës kundrejt këtij grupi. Qasja e parë në këto
raste nga ana e komunitetit pritës është që grupi social që zhvendoset në një zonë të re
banimi ku me patjetër në mënyrë direkte ose indirekte një lidhje farefisnore që i bën ata
më solidë në sjelljet e tyre, më të lidhur me njëri tjetrin por edhe procesin e tyre të
158
integrimit më të parashikueshëm për ta vetë e më pak të tillë për komunitetin pritës. Të
tilla qasje bazohen në zgjedhjen e vendit të banimit në zonën e re ku migrohet, mënyrën
dhe planin për të ndërtuar banesën, mënyrën e organizimit të jetës familjare e asaj
shoqërore jashtë familjes e deri tek aspekte të tjera si martesa, mortet, takimet në grup për
efekt të komunitetit etj.
Po çfarë ndodh në zonën e studiuar në lidhje me këtë qasje?
Pyetjes se cilët janë fqinjët tuaj më të afërt, kampioni i targetuar për efekt të këtij
studimi, rëndom përgjigjet:
Cilët jane fqinjët tuaj më të afërt?
Ne Përqindje Njerëz me të cilët ju keni lidhje fisnore nga linja e babait 35.2
Njerëz me të cilët ju keni lidhje fisnore nga linja e nënës 7.2
Njerëz me të cilët ka lidhje fisnore bashkëshorti ose
bashkëshortja juaj
23.7
Banorë të fshatit ku keni banuar më parë 7.8
Banorë të krahinës ku keni banuar më parë 4.0
Banorë të qytetit ku keni banuar më parë 1.2
Banorë të ardhur nga fshatra, krahina ose qytete të tjera,
me të cilët nuk jeni njohur më parë.
19.8
Banorë të ardhur nga qytete të tjerë, me të cilët nuk jeni
njohur më parë
0.6
Pa përgjigje 0.3
159
160
Ndonëse një pjesë e mirë e të pyeturve janë banorë të vjetër të zonës së Bathores
dhe banorë, që prej fillim viteve ’90 të shekullit të XX, një pjesë e mirë e tyre e kanë mjaft
të rëndësishëm të identifikojnë veten e tyre më faktin që fqinjë kanë të afërm gjaku e
farefisi, të cilët janë në krahun e tyre apo të bashkëshortit/bashkëshortes. Për të gjithë këta
kampionë të paturit fqinjë të njëjtin kategori njohjeje nga zona e origjinës e bën për ta më
të lehtë procesin e njohjes me vendin e ri. Ky si fakt cilësohet nga vetë ata si një
katalizator për të mbajtur në kontroll balancën me procesin e përshtatjes me zonën e re dhe
më pas si pasojë edhe atë të integrimit në tërësi me gjithë qytetin e Tiranës.
Në të njëjtën kohë i bën ata të ndjejnë më pak pabarazitë ekonomike sociale me
metropolin duke qenë se edhe fqinjët kanë të njëjta cilësi shoqërore, ekonomike e
kulturore si vetë ata. Konfidenca/siguria që krijohet në këto raste shmang në masë të
madhe zhgënjimet, pesimizmin e zgjatur dhe demotivimin apo dekurajimin përpara
sfidave apo vështirësive të cilat janë të zakonshme prej një sërë faktorësh të brendshëm
dhe të jashtëm.
Në këtë prizëm sipas studiuesve kapitali njerëzor krijon një kapital social më solid,
i cili përballon më butë e kontrollueshëm sfidat të cilat nisin me një natyre ekonomike e
natyrshëm kanë një efekt social e psikologjik mbi grupin që studiohet.
Modele disi të ndryshme por mbi të njëjtat baza të parimit krijues në lidhje me
kapitalin social janë krijuar, si rezultat i migrimit të brendshëm në të katër anët e preferisë
së qytetit te Tiranës. Kushtet e vendosjes në njërën pjesë apo në tjetrën të periferisë kanë
kushtëzuar edhe mënyrën e sjelljes, përshtatjes dhe prezantimit të këtij kapitali kundrejt
modelit kompleks që ofron metopoli.
Më konkretisht në këtë skenar kam parasysh jo vetëm zonën ku më së shumti kam
përqëndruar kërkimin tim, Kamzën dhe Bathoren, por edhe Yzberishtin e Kasharin,
Kodrën e Diellit e Komunën e Parisit, Babrru-në, Shkozën e Paskuqanin etj. Por në fakt
edhe pse rrjetet farefisnore, e deri diku edhe ato miqësore që ngrihen në këto zona më së
shumti prej ndonjë prejardhje a lidhje farefisnore qoftë edhe të largët kanë prirje të jenë
161
ndihmë e madhe për migrantët e brendshëm, ato gjithashtu priren të jenë përjashtues për të
jashtmit, e vënë re pak, dhe e analizuar rrallë kjo si dukuri. Sepse në fakt përqëndrimi më i
madh në shqyrtimin e situatave është te të ardhurit sesa te vendasit, të cilët kanë një
përgjegjësi jo të vogël në “akomodimin” e të zhvendosurve në komunitetin pritës.
Kjo njihet si një nga pikat e dobëta në të cilat studimi i kapitalit social komplikohet,
ndonëse sociologët si Portes dhe Landolt (1996) përpunuan në tentativë për ta sqaruar këtë
ngërc konceptin e aplikimit të kapitalit social përmes origjinës së tij. Sipas tyre, nëse
analiza e kapitalit social nis nga origjina e lindjes apo banimit të tij fillestar atëherë në
planin studimor shumë potencialisht mund të të thuhet se kapitali social trajtohet si një
"çelësi i suksesit dhe zhvillimit". Por në këtë këndvështrim duhen shqyrtuar katër
implikime, të cilat nxjerrin një ngjyrim jo fort pozitiv në lidhje me trajtimin e kapitalit
social:
1. Përparimi/Avanca që mund të marrë përjashtimi, përmes lidhjeve të forta mes
grupit çka ngadalson proçesin integrues dhe kufizon rolin ndërhyrës të shtetit në
këtë proces. Kjo shpesh mund të shkaktojë siguri dhe stabilitet te vetë të
integruarit duke qenë se i besojnë më mirë grupit dhe “ritmit” që ai dikton në
proceset integruese në shoqërinë pritëse por po aq mund të dëmtojë në krijimin e
hapësirave të ndërsjellta të komunikimit, ndërveprimit me komunitetin pritës dhe
rrjedhimisht përqafimit të normave të reja të sjelljes si rezultat i vendosjes në një
zonë të re.
2. Pretendimet e tepërta të anëtarëve të grupit, e përcaktuar nga kushtet në të cilat
grupi është vendosur në zonën e re të banimit. Rrjetet miqësore dhe shpesh ato
farefisnore në këto raste mund të dëmtojnë nismat individuale, suksesi i të cilave
për më së shumti varet nga mbështetja e komunitetit pritës dhe përqafimi nga ana
e tij e nismave të reja nga ana e të ardhurve, të cilat pasurojnë jetën dhe
marrëdhëniet mes të dyja palëve.
3. Kufizimet në lirinë individuale. Kur komuniteti mbizotërohet nga lidhjet fisnore
apo ato familjare qoftë edhe të largëta humbet disi liria individuale për të
zgjedhur dhe vepruar. Kjo pjesërisht mund të frenojë edhe procesin integrues.
162
Vlejnë të përmenden këtu një sërë faktorësh socialë që mund të pësojnë çarje dhe
cënime si besimi social, vetë-mbështetja e pavarësia ekonomike, solidariteti e
toleranca etj. Fryma individuale e përforcuar nga ‘siguria e fqinjësisë fisnore’
mund të çojë deri në asfiksim të inisiativës së lirë të individit, lirisë së tij për të
zgjedhur apo provuar. Niveli i lartë i kontrollit shoqëror mund të jetë mjaft
restriktiv kundrejt lirive personale.
4. Ndërkohë normat kulturore dhe ato sociale duket se janë në rënie përkundrejt
migrimit të brendshëm. Kjo ndër të tjera i atribuohet edhe solidaritetit që ka
nisur të ndihet më prezent, përvojat e ngjashme të fatkeqësisë, diskriminimit të
anëtarëve të komunitetit si migrantë ndërkombëtarr në vende të tjera evropiane
dhe më gjerë. Histori individuale suksesi apo dështimi të emigrantëve nëpër
botë, pjesë e këtij komuniteti ndihet që ose kanë promovuar ose dëmtuar
kohezionin e grupit. Dicka e tillë mund të konsiderohej e pamatshme ose e
vështirë për tu matur në kushtet e "mungesës së ngjashmërisë mes dukurive që
lidhen me migrimin e brendshëm dhe atë të jashtëm" (Portes 1998: 17).
Nga gjithë sa më lart u tha, mund të argumentohet se si rezultat i katër faktorëve të
mësipërm ka një “dobësim” të kapitalit social në zonat e prekura thellë nga mobiliteti
njerëzor. Njëherazi janë të dukshme edhe përpjekjet e komunitetit të ngulur por edhe
studiuesve qofshin të brendshëm në këtë komunitet ose të jashtëm, që duke studiuar
dinamikat e brendshme të banorëvë të këtyre zonave arrijnë të zbusin sadopak efektet
negative të kapitalit social.
Përmes këtij punimi është tentuar ‘ndërhyrja’ në dinamikat e brendshme të
komunitetit, në mënyrë të llogaritur, graduale dhe të efektshme, duke përvetësuar e
përjetuar eksperiencat e migrantëve të brendshëm përmes vëzhgimit empirik, por edhe
zhvillimit të diskutimeve të zgjeruara në rreth familjar apo fisnor në lidhje me aspekte të
ndryshme të integrimit të tyre.
163
6.2 Specifikat të karakterit përjashtues apo përfshirës të migrantëve
Në fushën e sociologjisë së migrimit, pikëprerjet mes qënësisë e zhvillimit të
kapitalit social dhe formave që merr aksesi i migrantëve në komunitetin pritës janë shumë
komplekse. Në një prizëm të thjeshtë rrjetet shoqërore, dhe pikat e lidhjes mes migrantëve,
atyre hershëm të ngulur ose rishtazi të mbërritur duket se konsiderohen si një bekim që
mund të lehtësojë lëvizjen, stabilizimin dhe përshtatjen e migrantëve në zonën e re.
Sigurisht që në këtë lehtësi merret dukshëm në konsideratë papërzieshmëria me
komunitetin pritës pa kuptuar një herë mirë rolin social të të qënit në një zonë të re.
Në pamje të parë një logjikë e tillë ku shumë prej niveleve lehtësuese varen nga
prezenca sasiore dhe cilësore e rrjeteve shoqërore apo fisnore duket se ndikojnë për mirë,
ndonëse të japin idenë e një qarku të mbyllur në të cilën është vështirë të penetrosh e aq
më pak të ndërhysh për të ndryshuar ciklin e të zhvilluarit. Ky këndvështrim gjithsesi
duket se ka dy perspektiva shqyrtimi.
Nga njëra anë shohim dobishmërinë e të ardhurve si subjekt kryesor studimi, e për
këtë arsye, përdorimi i rrjetit shoqëror dhe familjar nga ana e tyre është mëse i justifikuar
si një vegël për të patur më të lehtë procesin e rivendosjes. Nga ana tjetër është
këndvështrimi i komunitetit pritës, i cili ndonëse i distancuar, lejon e jo rrallë promovon
ekzistencën dhe forcimin e këtyre rrjeteve, që të shmangë më shumë përgjegjësi në
njohjen e shpejtë dhe pranimin e lehtë të migrantëve në gjirin e vet. Ja se si e përshkruan
Portes këtë dukuri, gjatë një studimi të tij në Marokun Jugor:
“Të ardhurit e perceptojnë rrjetin e tyre familjar apo shoqëror si një instrument
sigurie dhe stabiliteti. Vendosja e tyre në një vend/zonë të re perceptohet si një proces që
domosdoshmërisht kalon përmes një “URE”, e cila ndan jetesën dhe shtëpinë e vjetër me
realitetin dhe banesën e re. Ura që mundëson këtë kalim është pikërisht rrethi shoqëror apo
familjar që kanë në vendin/zonën e destinacionit. Sa më i dendur, i dobishëm, i madh/i
shtrirë në numër të jetë ky rrjet/rreth shoqëror apo familjar, aq më tepër këmbë të forta dhe
të sigurta ka ura. Aq më të sigurtë dhe më gjatë mund të ecin në të, të ardhurit e rinj. Që
164
kjo urë të qëndrojë nga ana e vet në ekuilibër duhet që hyrja dhe dalja e saj të jetë
proporcionalisht e zënë, njerëzit duhet të qarkullojnë rrjedhshëm në të, pra dhe procesi i
hyrjes dhe nguljes në territorin e ri nuk mund të jetë një proces i shtrirë pa fund në kohë”
(Portes, A.1997: 39).
Portes, përfshin në këtë rrjet/rreth shoqëror apo familjar, këdo që mund të
identifikohet dhe cilësohet nga grupi i të ardhurve për shkak të cilësive të përbashkëta që
mund të jenë të lindura ose të fituara në banesën e mëparshme që lidhen drejtpërsëdrejti
me dinjitetin dhe identitetin e migrantëve nga të cilat ata nuk munden ose nuk duan të
heqin dorë, e për të cilat ndjejnë që në fazën e mbërritjes mund të ngrenë peshë në një
vendosje funksionalisht efikase. Kështu për shembull, vijon Portes, mund të jenë etnia,
raca, besimi fetar, përkatësia kulturore etj. (Portes, A.1997: 40).
Ndërkohë terreni i periferisë së Tiranës, në zonën e Bathores dhe Kamzës paraqet
situatën si më poshtë në lidhje me këtë impakt të rrjetit/rrethit shoqëror.
165
166
Ndalemi tanimë në një analizë më të hollësishme se si kapitali human dhe ai
shoqëror, ndikojnë drejtpërdrejt nën presionin e mobilitetit te kapitali kulturor i
migrantëve. “Kapitali njerëzor në ditët e sotme kryesisht identifikohet me krahun e punës
dhe mundësinë e kapacitetin për t’u përfshirë si i tillë në tregun e punës për më së pari në
tregun kombëtar e më pas në atë ndërkombëtar të punës. Kapitali social si një tërësi
faktorësh e potencialesh që formësojnë burimet e një vendi dhe të komunitetit të tij
përcakton edhe suksesin e emancipimit të një shoqërie” (Portes, A.,1998: 5).
Ndërkohë rrjetet e forta dhe funksionale shoqërore dhe familjare më të ndjeshme
në kuadër të zhvendosjes së brendshme të popullsisë ndihmojnë në qasjet më të shpejta
dhe më evidente të migrantëve në zonën ku zhvendosen duke përshpejtuar në këtë mënyrë
procesin e krijimit të kapitalit kulturor dhe analizën efektive të tij. Në një skenar të tillë
teorik kemi të pranishëm dhe një situatë dilematike. Migrantët, të cilët vijnë nga situata të
varfra ekonomike dhe sociale, kryesisht kanë rrjete shoqërore të pakëta dhe/ose të varfra.
Ata mund të duan të ndihmohen e mbështeten përmes këtij mekanizmi por nëse ky
si koncept është kultivuar qëkurse ata jetonin në shtëpinë e tyre në vendin, në zonën e
origjinës, atëherë bëhet dhe më e vështirë për të mos thënë thuajse e pamundur në kushtet
e prezantimit dhe me indivdualizmin që jeta e qytetit deri diku të stimulon. Nga ana tjetër
e dilemës kemi migrantët relativisht të stabilizuar nga pikpamja ekonomike (por jo
domosdoshmërisht sociale e psikologjike, e aq me pak të pakonsoliduar me identitetin
nënkulturor), të cilët levizin ndër të tjera edhe për një promovim ekonomik e shoqëror në
një zonë afër metropolit.
Kjo kategori e dytë mund të ketë ose të sigurojë lehtësisht informacion për vendin
ku migron përmes burimeve të ndryshme, e jo domosdoshmërisht përmes rretheve
shoqërore (Televizionit, radios, revistave, internetit, shkëmbim informacionesh verbalisht
etj). Në këtë këndvështrim rrjetet shoqërore ndonëse me rëndësi të konsiderueshme nuk
përbëjnë një faktor determinues në suksesin e perspektivës migratore e për më tepër në
krijimin e kapitalit kulturor të të ardhurve përkundrejt banorëve vendas.
Ndërkohë, çfarë ndodh me ndihmat, që në kuadër të migrimit ndërkombëtar
konsiderohen si remitanca?
167
Sikurse është përmendur në kapitujt e mësipërm migrantët e brendshëm, të cilët
dukshëm kanë një bazë sociale dhe ekonomike për të lëvizur drejt periferive të qyteteve të
mëdha, janë të ndikuar më së shumti ose nga remitancat ekonomike të të afërmve, të cilët
jetojnë si emigrantë në një shtet tjetër ose nga së paku një përvoje e tillë familjare më parë.
Kjo përvojë dhe gjithë specifikat e saj ngrenë për më së pari, pritshmërinë për
angazhimin në tregun e punës si në atë vendas ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Së dyti,
ulin deri diku shkallën e vështirësisë së integrimit në këtë treg pune sepse barriera të tilla
si ajo e gjuhës, perceptimeve, angazhimit dhe rregullimit logjistik të kohës dhe disiplinës
nuk janë të pranishme. Nga ana tjetër të ardhurat që përfitohen në kuadër të kësaj
zhvendosjeje për së paku ose aspak janë të destinuara për t’u çuar në një vend tjetër.
Ndryshe nga skenari i migrimit ndërkombëtar, migrantët e brendshëm shpesh ose
thuajse gjithmonë shkëpusin të gjitha lidhjet ekonomike dhe sociale me vendin e tyre të
origjinës, zonës nga e cila kanë banuar më parë. Më tej akoma, burimet e energjitë në këtë
rast shfrytëzohen dhe grumbullohen për t’u përdorur në vend-banimin e ri, duke rritur
kështu mundësitë e promovimit dhe këtij të fundit (vendbanimit).
Sipas Portes, kjo sjellje e ndryshme e migrantëve të brendshëm ndryshe nga ata të
jashtëm krijon bazat për ngritjen e një pasurie familjare, të luajtshme ose të paluajtshme
dhe krijon njëherazi dhe kushtet për dallimin fillestar të pabarazive ekonomike dhe
shoqërore, që më së shumti sipas këndvështrimit të tyre përcakton edhe shkallën e
integrimit në vendin e ri të banimit të këtyre të ardhurve.
Sikur kjo të ndodhë pikërisht kështu atëherë format tradicionale të pabarazive
ekonomike e sociale një pjesë të impaktit të tyre do e reflektonin natyrshëm edhe përmes
besnikërisë ndaj trashigimisë kulturore apo nënkulturore. Së paku në zonën në të cilën
është kryer studimi i punimit tim, duket qartë që migrantët, të cilët ndodhen dukshëm më
lart në nivelin e të ardhurave ekonomike, i drejtohen dhe referohen më pak traditës dhe
ndjekjes rigoroze të vlerave të hershme nënkulturore të zonave nga të cilat ata vijnë
(Portes, A. 1997:13).
168
Në këtë kuptim ju referuam edhe pyetjes se sa ruheshin traditat e vendbanimit të
mëparshëm pas vendosjes në periferi të Tiranës, sikurse edhe informacionit në lidhje me
ceremonitë specifike që konsideroheshin si ende mjaft të rëndësishme e të dukshme në
ruajtjen e respektimin e tyre.
Por nga ana tjetër me mjaft interes për kapitalin social dhe ruajtjen e tij në një zonë
të gjeneruar nga lëvizjet e njerzve duket se do të kishtë ndërthurja e përgjigjeve të dhëna
në pyetjen lidhur me preferencat shoqërore në zonën ku janë ngulur me premisat dhe
kushtet e kalimit të kohës së lirë. Edhe nën këtë prizëm mosha rinore (18-25) vjeç na
paraqet një panoramë mjaft interesante të pasqyruar në grafikun e mëposhtëm.
169
170
Por, ndërkohë që duket se pasditet e mbrëmjet apo koha e lirë e të pyeturve është e
përqëndruar drejt Tiranës, niveli i përhapjes së rrethit të tyre shoqëror në mënyrë fare
evidente tregon ritme mjaft të kënaqshme duke lënë të pavlerësuara të tjera elemente të
socializimit, duke përfshirë këtu edhe aspekte nënkulturore që do të kishin qenë matës
mjaft objektivë të integrimit të tyre efektiv kulturor me Tiranën.
Arti i kultivuar përmes koncerteve, pjesëve teatrale dhe veprimtarish kulturore në
Tiranë zënë një pjesë shumë të vogël në përgjigjet e të anketuarve. Një pjesë e madhe e
tyre pohojnë se arsyeja më kryesore e të ardhurit në Tiranë është takimi me miq që jetojnë
në qytet, ose si vend takimi mes të tjerësh që banojnë nëpër anë të ndryshme të periferive
të metropolit. Ndërkohë, nuk duhet lënë pa vlerësuar edhe të shpenzuarit e kohës për të
blerë mallrat ë ndryshme në qytetin e Tiranës, veprimtari kjo e cila nga ana e të anketuarve
vlerësohej në dy aspekte; së pari për mallrat të cilat rrallë ose thuajse asnjëherë nuk
gjendeshin në zonën ku ata banonin.
Më së shumti në këtë kategori ata përfshin artikuj industrialë si veshje të ndryshme,
këpucë, aksesorë për shtëpinë por edhe pajisje elektroshtëpiake të vogla dhe të mëdha, të
cilat gjenden rëndom në qendër të Tiranës, aty ku edhe mund të bësh dallimin dhe
zgjedhjen për një çmim më të përshtatshëm. Nga ana tjetër ata cilësonin produkte për të
cilat të rinjtë shpesh i referohen si të firmuara, të modës apo modeleve më të kohës, artikuj
që periferia shpeshherë i ofron si autentikë, por që rrallë herë janë të tillë.
Përse shkoni më shpesh në Tiranë?
Përgjigjet Në përqindje
Për të blerë mallra të ndryshëm 20.5
Për të parë filma në kinema 1.1
Për të parë pjesë teatrale ose koncerte 0.3
Për të marrë pjesë në veprimtari shoqatash
kulturore e artistike
8
Për të marrë pjesë në veprimtari të partive
politike
1.4
171
Ndërkohë një pjesë e të pyeturve kësaj pyetje ka preferuar t’i përgjigjet nën etiketën
‘tjetër’ duke renditur disa variante të tjera si mundësi :
Përse shkoni më shpesh në Tirane?
Përgjigjet Në përqindje
Për punë ditore 9.7
Për të kaluar kohën 1.4
Për nevoja shëndetësore 0.6
Për aktivitete fetare 0.5
Në këtë pikpamje afërsitë me Tiranën shyrtohen jo vetëm përgjatë pjesës më aktive
të ditës, orarit të punës, por edhe kohës së lirë e mundësive për angazhim të lirë shoqëror e
kulturor. Kapitali social duhet të konsiderohet si një burim që mund të konvertohet
pjesërisht në forma të tjera të njeriut ekonomik, si për shembull atë kulturor psiko-social
dhe artistik (Portes, A. 1997:22). Kapitali social specifik perceptohet si një faktor që
ndikon te njerëzit që ata të fitojnë qasje në burime, të tilla si punësimi, integrimi, arsimimi
brenda ose jashtë vendit por më së shumti nën presionin e mobilitetit/migrimit. Po nën të
njëjtën qasje dhe interpretim do të përmendja alternativën ‘Vendbanimi i ri të jep më
shumë mundësi për të arsimuar më mirë fëmijët’ në krye të intervistimit mbi pyetjen:
‘Përse jeni shpërngulur në zonën ku banoni?’
Një pjesë e mirë e prindërve dhe familjarëve zgjedhin këtë si përgjigje më të
përshtatshme për arsyen e tyre të të larguarit nga vendlindja apo vendbanimi më i fundit.
Për të vizituar të afërm të cilët banojnë në Tiranë
para vitit 1990
4.3
Për të takuar shokë/shoqe me banim në qytetin e
Tiranës para vitit 1990
1.9
Për të takuar shokë/shoqe që banojnë në Tiranë
pas vitit 1990
56.0
Tjetër 12.2
Pa përgjigje 1.4
172
47.1 për qind kanë zgjedhur këtë alternativë, ndërkohë që 1.1 për qind alternativën
‘Vendbanimi i ri të jep më shumë mundësi për të zhvilluar aftësitë e veçanta ose talentin e
fëmijëve’. Nga vizitat e mia në mjediset e banimit apo punësimit të tyre vura re që kjo
qasje përputhej dukshëm me realitetin. Gjendja e përparimit në nivel arsimor nuk
paraqitet e lartë, (vetëm 12.5 për qind kishin përfunduar arsimin e lartë), 80.8 për qind e
kampionit të testuar kishte kryer tashmë arsimin 8-9 vjeçar dhe/ose atë të mesëm. Vetëm
1.1 për qind e kampionit të testuar rezultuan të ishin pa asnjë nivel arsimor në momentin e
kryerjes së këtij studimi.
Massey, në veprën e tij ‘Zhvillimi Ekonomik dhe Migrimi në një perspektivë
krahasuese’ thekson rëndësinë e rrjeteve të migrantëve në mënyrë që të ulen kostot e
drejtpërdrejta të migrimit, si shkëmbimit të informacionit, kërkimit të burimeve morale
dhe financiare shtesë, potencialeve për zgjedhje më të mira arsimore dhe profesionale,
krijimit të mundësive të reja për migrim – thënë të gjitha nën një term të vetëm
‘shpenzimet psikike të migrimit’. (Massey, D. 1988:388). Në gjithë këtë kuadër diskutimi,
migrimi merret si një proçes brenda difuzionit të nënkulturave në komunitetet migratore
në të gjitha segmentet e shoqërisë.
Prania e rrjeteve/rretheve shoqërore e bënë më përjetësues migrimin, më të
prekshëm ndryshimin dhe progresin që ai sjell në nivel mikro dhe makro për migrantët,
sepse identifikon elementet e strukturës sociale dhe i bën ato më racionale e domethënëse
duke ngritur nivelin e soliditetit të kësaj strukture. Fakti që një pjesë e mirë e të ardhurve
në këtë zonë shquajnë si arsye kryesore mundësinë për arsim më të mirë, apo kultivimin e
edukimit si një proces që në përspektivë do të nënkuptojë zhvillim për individët e brezit të
ri, përçon pashmangshmërisht edhe një sinjal të integrimit të tyre në këtë zonë, perceptimit
se qyteti ofron dhe siguron konkurrencën dhe kërkueshmërinë më të lartë sa i takon nivelit
arsimor e mungesa apo cilësia e dobët e këtij të fundit mund të minojë mbarëvajtjen dhe
suksesin e një individi në komunitetin ku ai jeton, qoftë ky edhe në periferi të një
metropoli si Tirana.
173
7. Migrimi i brendshëm dhe integrimi në tregun e punës
7.1 Përparësitë e kolektivizimit në zonën periferike
Përqëndroj vëmendjen në këtë pjesë të punimit te punësimi, si arsye bazë dhe
shumë e rendësishme për migrimin e brendshëm të pjesës më të madhe të banorëve të
zonës së Bathores.
Pjesa dërrmuese e të pyeturve në zonën e Bathores, sikurse u përmend më lart, 65.4
për qind pohuan si arsye kryesore të të zhvendosurit në këtë zonë pikërisht mundësinë
potenciale më të mirë për punësim, përfshirjen në tregun lokal të punës dhe nënkuptuan
më së shumti në këtë këndvështrim edhe rritjen e mundësive për tu aftësuar në ndonjë
profesion e integrimin në të më pas.
Migrimi i brendshëm në fakt është një dukuri mëse e zakonshme për njerëzit nga
rajonet që përballen me mungesa të shpeshta të burimeve natyrore apo ku densiteti
popullsisë është i lartë në lidhje me tokën. Kështu zonat që ballafaqohen me këto dukuri
apo me konflikte të pazgjidhura sociale e politike janë më të prirura për migracion të lartë
në numër. Varfëria, mungesa e alternativave lokale dhe disponueshmëria për një punë të
qëndrueshme në zonën ku banon në Republikën e Shqipërisë tanimë ka treguar se është
shndërruar në një shkak shumë logjik për tërheqjen ndaj migrimit nga zonat rurale në ato
periferike urbane.
Zona e Kamzës dhe më konkretisht ajo e Bathores e ndjejnë të pranishëm migrimin
rural për më shumë se dy dhjetëvjeçarë e madje në të njëjtin kuadër njohin edhe migrimin
ndërkombëtar për po të njëjtat kushte dhe arsye; ato ekonomike.
Në zonën e Bathores, të gjithë banorët janë vendosur në zona të etiketuara si pjesë
së njëjtës origjinë krahinore por edhe fisnore; dy apo më shumë familje nga Kukësi apo
Puka së bashku, dy apo më shumë vëllezër së bashku e kështu me rradhë e më pas edhe
familjarë të tjerë të afërm në brez të parë apo edhe të dytë etj. Në këtë kuptim valët e
migrantëve por edhe pozicionimi i tyre në zonë janë përcaktuar ndër të tjera edhe me
174
origjinën sociale, shtresën shoqërore e në këtë mënyrë reflektojnë dinamikën sociale dhe
ndryshimet në rritjen ekonomike nga vendi i origjinës në vendin ku janë ngulur për dy
dhjetëvjecarët e fundit.
Nga pyetja e drejtpërdrejtë e banorëve në zonën e Bathores, pjesa më e madhe e
personave që janë të angazhuar në punë bëjnë pjesë në sektorin e ndërtimit apo të vet-
punësuar si zanatcinj (15.5 për qind ), në vendin e dytë, vijnë bizneset e vogla dhe
tregtimi në këto sipërmarrje individuale apo familjare (8.4 për qind), ndërkohë që për tu
vënë re është edhe angazhimi i një grupi prej 5.2 për qind në firmë prodhimesh industriale
shpesh të njohura edhe si bizneset fasone.
E gjithë pjesa tjetër e individëve që deklaruan veten si të angazhuar në punë i
përkisnin sektorit publik e disa syresh edhe në bujqësi. Vlen të përmendet në këtë pikë të
analizës se 28.9 për qind e kampionit të testuar në zonën e Bathores ishin të papunë (të
interesuar për punësim por të pa-angazhuar në një të tillë), e statusi i tyre profesional i
175
papërcaktuar. Nga bisedat me këtë kategori kuptova që më së shumti aktiviteti i tyre në
tregun e punës ishte mbi bazën e mëditjes dhe aftësimi i tyre i munguar ose i pjesshëm apo
i pakonturuar rreth një zanati/profesioni përkatës.
Cili është profesioni juaj?
Profesioni Në përqindje
Punëtor në firmë ndërtimi 7.0
Punëtor në firmë prodhimesh
industriale
5.2
Punonjës në sektor shërbimesh 7.6
I vetëpunësuar si zanatçi 8.5
I vetëpunësuar si tregtar 8.4
Mësues 2.5
Specialist shëndetësie 0.6
Specialist në fushën e teknikës 2.2
Specialist ekonomie 0.6
Specialist bujqësie 0.5
Shtëpiak/e 17.9
Student/e 1.7
Emigrant/e 3.2
I/e papunë/e 28.9
Pensionist/e 5.2
Për hir së të vërtetës migrantët ruralë formojnë pjesën më të madhe të fuqisë
punëtore të paorganizuar në Shqipëri, e cila është vlerësuar të jetë rreth në 38,700 individë
(INSTAT - CENSUS 2011: 13). Ndërkohë duhet përmendur që ka ende boshllëqe në
numërimin apo rregjistrimin zyrtar të popullsisë fshtatare që ka mbetur në fshatra dhe ende
merret me bujqësi dhe blegtori. Shifra në fjalë i referohet popullatës fshatare që është
rregjistruar sipas qeverisë në zyrat e asistencës sociale.
176
Informacione kritike, të kushtëzuara nga migrimi i brendshëm vijnë në lidhje me
luhatjen e cilësisë së tregut të punës falë rritjes së numrit të personave të aftë për krahë
pune në periferinë e qyteteve të mëdha. Pjesa dërrmuese e migrantëve të brendshëm, të
vendosur në periferitë e metropoleve dukshëm kanë ulur cilësinë e punës dhe shpërblimit
të saj. Fuqia punëtore e rritur në masë/volum ka bërë që të bjerë cmimi i krahut të punës
dhe të rritet më shumë rrezikshmëria e punës në të zezë. Në bashkinë e Kamzës rëndom
pohohen vështirësitë për të siguruar mbrojtje ligjore dhe sociale, shpesh i shndërrojnë ata
në një grup potencialisht të cënuar.
Tregu i punës në qytetete të mëdha kryesisht trajton me indiferencë oportuniste
migrantët, të ardhurit apo dhe emigrantët. Në këtë mënyrë vetë migrantët tentojnë të
kërkojnë punët më të vështirë, hera herës duke neglizhuar edhe të drejtat e tyre themelore
njerëzore dhe hequr dorë nga lehtësirat në shërbime sociale si kushte më të mira strehimi,
mundësitë e edukimit të fëmijëve, kualifikimet e mëtejshme profesionale etj10.
Nga ana tjetër thirrja e shoqërisë civile që vepron në këtë zonë vijon të theksoje
“padukshmërinë” e kësaj fuqie shoqërore. Kjo “padukshmëri” zbeh aftësinë e tyre për të
përmirësuar zbatueshmërinë e të drejtave të njeriut dhe ambicien për t’u përmirësuar si
qënie aktive sociale. Në Bathore për 20 vite me rradhë kontributi i punëtorëve emigrantë
jashtë Republikës së Shqipërisë, falë të ardhurave të tyre, konsiderohet mjaft domethënës,
por ky fakt jo domosdoshmërisht ka përmirësuar e forcuar sigurinë e mirëqënien sociale të
banorëvë të zonës.
Në zonën e Bathores, gjatë orarit të paradites rrugët janë gjithmonë të zhurmshme.
Krahas moshës shkollore dhe moshës së tretë, dallon në mënyrë të konsiderueshme edhe
të rinj. Përshtypja se ka shumë të rinj të papunë në këtë zonë, ndonëse mjaft e dukshme në
opinionet e dhëna nga vetë ta deri diku zbehet. Sipas përgjigjeve të tyre në 10 vitet e
fundit ka një prirje në rritje të interesit për punë në sektorin e ndërtimit nga ana e të
interesuarve nga kjo zonë por edhe të prirjes për të rekrutuar punëtorë krahu,
drejtpërsëdrejti ose përmes agjentëve (palëve të dyta). Por mënyrat e pagesës nisin e bëhen
10 Zolberg, A. (1989) The next waves: migration theory for a changing ëorld, International Migration Revieë,
23(3): 403-30.
177
shumë komplekse në momentin e parë që rrëkesh ti kuptosh. Më së shumti thuhet se
pagesa si mënyrë dhe si shifër në pagë janë të dikturuara nga kontraktorët - punëtorët në
këtë rast mbahen në punë për një afat më të gjatë me “mbajtjen peng” të pagës edhe për
muaj të tërë e frika e të humburit të gjithckaje mban të lidhur punëtorin pranë asaj
ndërmarrje.
Disa sektorë (si ndërtimi, ngarkim-shkarkimi, apo rrobaqepësia e prodhimi i
mallrave të konsumit: veshmbathje dhe ushqime) nuk i respektojnë normat ditore të
pagave dhe pagesat janë tejet të ulëta, madje më e ulët se paga minimale që konsiderohet
në një qytet më të vogël se Tirana. Fakti që shumica e punëtorëve në këto sektorë janë
migrantë/të ardhur nga një pjesë tjetër të vendit e bën të vështirë ndërgjegjësimin e tyre të
shpejtë, në kohë dhe kërkesën për të drejtën sociale dhe ekonomike minimale në këtë
kontekst. Gjithsesi ka një përparim në njohjen e këtij problemi nga ana e brezit të ri, i cili
më së shumti po përballet me apatinë ndaj tregut të punës, dhe angazhimit në të, e kjo jo
vetëm për shkak të problemeve me pagesën apo shpërblimin.
7.1.1 Cilat janë pengesa në organizimin e punëtorëve migrantë në tregun e punës?
Së pari, punësimi i punonjësve të kësaj zone duket se është ose sezonal ose selekiv
në fusha të caktuara si ndërtim, ngarkim-shkarkim, rrobaqepesi ose fabrika të vogla
përgatitje mallrash konsumi. Sipas teorisë së dualizmit ekonomik, ky angazhim në punë
është lehtësisht i matshëm për nga shifrat e ka prirjen të jetë konstant në rastet kur
paraqitet sezonal apo me kontrata fikse. Për më tepër në zonën e Bathores niveli duket se
ka një tendencë edhe më të lehtë matjeje. Vetëm se duhet përmendur që marredhëniet
kontraktor – shtet dhe kontraktor – punëmarrës janë po aq të acaruara e komplekse për tu
studiuar sa edhe raporti shtet-i papunë në këtë kontekst. Në këtë këndvështrim, mundësia e
178
fshehjes së transparencës fiskale dhe përgjigjes së detyrimeve financiare ndaj shtetit është
mjaft evidente për të ndodhur.11
Së dyti, pjesa tjetër që konsiderohet e punësuar, për termat e referencës në këtë
studim mbi bazën edhe të pohimeve të tyre i përkasin bizneseve të vogla familjare,
sipërmarrjeve në profesione të vecanta si hidraulik, elektricist, servis montim
autmomjetesh etj, që për syrin e autoriteteve shtetërore duket si punë e fshehtë, hera herës
të etiketuar në të zezë për shkak të mangësive të theksuara të pagesës së taksave apo
sigurimeve shoqërore e shëndetësore, por që publiku dhe komuniteti përreth i njeh shumë
më hapur e qartë pasi ofrojnë shërbime të konsumit të përditshëm.
Së treti, tendenca që vihet re për atë grup të komunitetit të të ardhurve kontigjent
për tregun e punës po që rëndom punojnë në të zezë, preferojnë të punojnë në grupe së
bashku, mundësisht homogjene nga pikpamja e origjinës apo në raste jo të rralla edhe me
lidhje fisnore duke sjellë njëri-tjetrin në të njëjtën punë. Dora dorës kjo shpreh një lloj
pasigurie që atyre duket se ju shfaq tregu i punës në të zezë, në qytet dhe sektori në të cilin
angazhohen, për shembull ndërtimit. Por ata vetë deklarojnë se të qënit një grup
homogjen, edhe me riskun e të marrit më pak para për një punë të realizueshme edhe nga
më pak vetë, ju jep garancinë e të paguarit në fund të ditës.
“S’do guxojë pronari të na lërë pa lekë në fund të ditës së punës ...
duke qenë se jemi një grup homogjen e frikën e shkaktojmë më të
madhe e presionin e kemi më të shpejtë e direkt... (N. P.).”
Ky kolektivizim i tyre shfaqet edhe në mënyrën e të organizuarit të sjelljes
shoqërore me familjarët dhe me të tjetër individë që kryesisht i lidh vetëm puna.
Së katërti, qartazi e në mënyrë të pamohueshme punëtorët migrantë me banim në
Bathore, por që më të shumtën e kohës punojnë në Tiranë nuk kanë marrë vëmendjen e
duhur nga organizatat e punëtorëve, sindikatat apo njësitë simotra të tyre. Në Republikën e
Shqipërisë, sindikalizmi është ende i ngurtësuar brenda godinave ku e mban të lidhur
11 Hyrja e të huajve (që nuk punonjnë në këto mjedise) është praktikisht e pamundur në disa prej sipermarrjeve, duke e bërë të
vështirë mundësine e përthithjes së komenteve apo opnion-ankesave nga ana e punëtorëve.
179
institucionalizimi formal . Për më tepër ata nuk janë parë si një zonë e qëndrueshme që
mund të japë besim afatgjatë në fuqinë e sindikatës për aq kohë sa punësimin si veprim i
përditshëm e identifikojnë thjesht si një vegël të për siguruar ca të ardhura më shumë apo
të ardhura familjare por jo si një mënyrë jetese.
7.1.2 Sfida e rradhës: Komunitet i identifikuar si qytetar
”Kur do vish ndonjëherë këtu në Tiranë ti nan” – një vajzë e mitur vetëm 9
vjeç flet me gjyshen e saj në komunën Rrapë të rrethit të Pukës. Ajo e takon
gjyshen shumë rrallë dhe kur e pyet ku banon gjyshja e gjyshi të përgjigjet,
“larg shumë larg, në fshat, në një shtëpi të madhe, unë s’kam qenë
ndonjëherë ajo ka ardh me gjyshin dy herë këtu në Tiranë “ (Ermelinda Z. 9
vjec, Bulçesht).
Zona e Bathores ende konsiderohet si një sektor i paorganizuar apo joformal i
qytetit të Tiranës. Banorët e saj duken të përshtatur në këtë zonë, e madje më shumë se 65
përqind e tyre deklarojnë se nuk do të donin të lëviznin nga andej ASPAK, ndërkohë që
pothuajse po aq pohojnë që mënyra e jetesës së tyre është një model i mesëm midis stilit të
të jetuarit në zonën nga e cila ata vijnë dhe stilit të qytetit të Tiranës, ndonëse në këtë pikë,
dukshëm vihen re hapësira boshe arsyetimi për aq sa vlera apo cilësi të kulturë së Tiranës
nuk janë të mirëpërdorura apo njohuritë e tyre nuk janë të mirë-familjarizuara me këtë
pjesë.
Megjithatë këta banorë të periferisë së qytetit kanë një qëndrim krejtësisht fluid, e
duken në marrëveshje harmonie me qytetarët e “qendrës” së Tiranës. Ndonëse nuk
përmendin thuajse asnjeherë ndjekjen e një pjese teatrale, filmi artistik apo aktivitetit tjetër
kulturor në Tiranë ata ende kanë shenja të qasjes sociale dhe krahas sigurisë sociale që
duket se ju jep ajo, mendohet se konsolidojnë kështu edhe identietin e tyre ekonomik dhe
atë psikologjik.
180
7.2 Përtej petkut të periferisë
Në shumë aspekte jeta e qytetit brenda rrethinave të metropolit ofron ato atribute e
karakteristika që shpesh i etiketohen gjithë zonës administrative të qytetit me gjithë
periferinë apo rrethinat e tij. Mirëpo shoqërizimi i njerzve ndonëse brenda të njëjtit
komunitet ndryshon dukshëm sidomos kur heterogjeniteti përshkallëzohet nga brenda dhe
jashtë komunitetit.
Banorët e periferisë së Tiranës, në Bathore u pyetën përmes këtij studimi mbi
kushtet dhe faktorët përcaktues që i bënë ata të merrnin vendimin për tu larguar nga
shtëpitë e zonat e vendlindjes së tyre e vendoseshin në Tiranë.
Në fakt pritshmëria e një pyetje të tillë për zonën e Bathores është mjaft e
parashikueshme, por në qasjen që ju bë banorëve u pa që përtej faktorit që zakonisht i
atribuohet të zhvendosurve në këtë zonë; Vendbanimi i ri më ofron më shumë mundësi për
t’u punësuar, me kalimin e viteve faktorët shtytës për tu zhvendosur në periferi të Tiranës
kishin pësuar një dinamikë interesante me prirje rritjeje në arsye e faktorë të ndryshëm, të
cilët ditë pas ditë formësojnë edhe jetën e këtyre njerzve. Këta faktorë të pajisur me
elemente të cilët inkurajojnë një zhvillim social dhe progres në shoqërizim, ndonëse më së
shumti brenda zonës periferike.
Kështu së paku 12 për qind e të pyeturve ndërkohë që vazhdojnë të vendosin në
bosht të faktorëve shtytëse mundësinë për tu punësuar apo për të fituar, rradhisin edhe të
tjerë situata të njetësuara në jetët e tyre të përditshme edhe si rezultat i të banuarit në
Bathore.
Kështu në veçanti disa prej tyre përmendin si faktor apo arsye të lëvizjes së tyre
edhe që vendbanimi i ri ju jep më shumë lehtësi për të emigruar jashtë Republikës së
Shqipërisë, apo për të arsimuar më mirë fëmijët që stimulon një prirje reflektive që tanimë
njerëzit zhvendosen në një zonë tjetër me një perspektivë më të gjatë e më
181
gjithëpërfshirëse se më parë. Tanimë, jeta e familjeve të prekura nga dukuria e migrimit
nuk ka në plan të parë thjesht të fituarin më shumë apo rritjen e të ardhurave individuale
apo perosnale por dhe një të ardhme më të mirë në brezat në vijim.
Ndërkohë në po të njëjtin kolektiv njerëzish, një pjesë nuk hezituan të përfshijnë në
arsyet e zhvendosjes së tyre edhe të shpëtuarin nga konfliktet në fshatin/qytetin ku kanë
banuar më parë, që në fakt gjithsesi mbart në vetevet dëshirën dhe shpresën për një jetë më
të mirë por tanimë jo të bazuar te të ardhurat apo fitimet konkrete por te siguria dhe jeta e
garantuar. Në të tilla kushte e gjithë qasja e tyre kundrejt të qënit në zonën periferike të
Tiranës merr një tjetër ngjyrim social, kulturor e madje dhe psikologjik.
182
8. Gjakmarrja – shpërngulje edhe për sigurinë e jetës
Si dukuri shoqërore e rishfaqur dukshëm në shoqërinë shqiptare pas viteve ’90,
gjakmarrja kërkon shpjegim shkencor, pasi një gjë e tillë ‘bazohet në besimin përgjithsisht
të pranuar në shkencë së shpjegimi i prejardhjes së një dukurie ndihmon në kuptimin e
dukurisë së shkuar ose të tashme ashtu edhe në rritjen e mundësive parashikuese për të
ardhmen e saj’ (Feraj, H., 1998:200).
Kjo pjesë e punimit do të synojë të hedh pak më shumë dritë në qasjen sociologjike
të të migruarit për shkak të gjakmarrjes qoftë ai i natyrës së brendshme apo migrimit
ndërkombëtar. Nuk do të orvatem të analizoj dukurinë e gjakmarrjes si të tillë në raport
me shoqërinë dhe aq më pak të tentoj të thelloj kuptimin mbi shkaqet, arsyet dhe/apo
pasojat e tij.
Qëllimi modest në këtë seksion është një përpjekje simbolike që do të përfshijë
gjakmarrjen si një nga pasojat e migrimit të brendshëm të shumë shqiptarëve nga vendet e
tyre të mëparshme të banimit drejt qyteteve më në qëndër të Republikës së Shqipërisë apo
më larg akoma, në jug të vendit.
Sikundër është parë deri në këtë pjesë njerëzit kanë arsye të ndryshme për të
lëvizur nga vendi i tyre i lindjes apo i banimit. Krahas kushteve të vështira ekonomike, ose
llojet e ndryshme të presioneve, diskriminimeve, persekutimeve në baza të ndryshme,
renditet dhe frika nga marrja e hakut për një veprim i kryer në mënyrë të drejtpërdrejtë nga
vetë individi apo një i afërm i tij. Haku apo gjaku, dhe të trashëguarit që i bëhet me
fanatizëm ndër breza, , për hir të kanunit, përvijon besimin që norma apo veprime të
lidhura me nderin, moralin, pronën e familjes ndiqen rigorozisht edhe me sakrificën e të
humburit të jetës padrejtësisht, madje edhe në moshë shumë të re.
Në këtë logjikë gjakmarrja në vetvete mund të jetë një nga shumë arsyet për
njerëzit për të lëvizur në mënyrë të pavullnetshme nga vendi i tyre i origjinës. E sa më
shumë kalon koha, aq më pak mundesh të kuptosh nga thelbi i dukurisë në vetevete pasi
183
ajo që ndjen më së shumti është pasoja, sidomos në nivel shoqëror. Në këtë mënyrë
gjakmarrja e pasqyruar përmes zhvendosjes nga vendi i mëparshëm i banimit drejt një
tjetri, mbart në vetevete pasigurinë personale, mungesën e garancisë për të jetuar i/e lirë,
zgjidhjen për të ndërtuat bazën individuale apo familjare ekonomike si dhe zgjedhjen për
të aplikuar vlerat dhe normat sociale, kulturore dhe psikologjike të vendit të origjinës
tënde. Kështu dukuria ndërhyn shumë më tepër sesa thjesht përmes aktit të shpërnguljes të
banesës, ndërhyn në atë që quhet model jetese, rrjedhimisht në gjithë konceptimin e jetës
së individit dhe të afërmve të tij që e shoqërojnë.
Këta shtetas nuk mund të gëzojnë as të drejtën e lëvizjes lirisht në çdo pjesë të
territorit të shtetit, aq më tepër të pretendojnë për të ushtruar të drejtën e tyre për punë, të
drejtën për arsim, si dhe për përfitimin e shërbimit shëndetësor. Në stadin në të cilin
ndodhet shoqëria shqiptare, kur pretendimet e saj për t’u bërë pjesë e realitetit të ri
europian, janë drejt zgjidhjes, ekzistenca e pengesave të tilla që nuk lejojnë ushtrimin e së
drejtës më elementare, siç është e drejta për arsim, janë të palejueshme (Avokati i Popullit
2013:7).12
Është lehtësisht e dukshme kjo gjë në përgjigjet e njerzve që identifikojnë arsyen e
lëvizjes së tyre nga banesa e mëparshme me gjakmarrjen. Afër 10 për qind (93 individë) e
të pyeturve pohojnë se i përkasin pikërisht kësaj kategori, banorëve të zonës së Bathores
që janë vendosur aty për shkak të një konflikti pararardhës në vendbanimin e tyre të
mëparshëm për të cilin kanë qenë të paaftë, të pafuqishëm ose të pashpresë për ta
eleminuar nga jeta e tyre.
Duke konstatuar përpjekjet për pajtimet e mosmarrëveshjeve dhe zgjidhjen e
konfilkteve, është e dobishme të konsiderohet në shqyrtim edhe keqkuptimi apo keq-
interpretimi i tyre. Konfliktet janë të pranishme në çdo shoqëri e në mënyrë të
pashmangshme, ngërçe në zgjidhjet e mosmarrëveshjeve që mund të degradojnë deri në
konflikte të ashpra lindin në fusha e për interesa të ndryshme. Konflikti në vetvete, si
formë e ndërveprimit social ka ekzsituar edhe kohë më parë në shoqërinë shqiptare, por
regjimi komunist kishte ngritur dhe perforcuar struktura , rrugë dhe mjete tepër të ngurta,
12 Raport i veçante mbi fenomenin e gjakmarrjes. 2013
184
të cilat në kundërshtim me vullnetin e njerzve kishin mbuluar dhe “shfarosur” këto
konflikte dhe mosmarrëveshje, jo vetëm ndërmjet individëve por edhe përbrenda familjes
shqiptare (Luli, F., Phoenix 1999:295).
Vendosja e demokracisë, shpërtheu lëvozhgën që fshihte ose ndrydhte
mosmarrëveshjet dhe nga shkatërrimi i strukturave të mëparshme ekonomike, politike dhe
shoqërore lindën konflikte të reja. Bashkëudhëtarë të natyrshëm gjatë gjithë rrugës së
ndërtimit dhe konsolidimit të demokracisë, ata duhen trajtuar me kujdes dhe u duhet dhënë
zgjidhje në mënyra dhe mjete demokratike. Kur mos-marrëveshjet dhe konfliktet lihen të
majisen, demokracia rrezikohet, tronditet dhe mund të shëmbet (Dhamo, M.; Myteberi, F.;
Sinani M.; Gjuraj, T.; 1999: 68).
Rastet në të cilat u evidentua dukuria e gjakmarrjes në zonën e Bathores provojnë
edhe një herë kompleksitetin e realitetit të sotëm social në atë lagje, sikurse provojnë që
reforma ligjore e ndërmarrë në Republikën e Shqipërisë pas viteve ’90 ka dhënë tashmë
provat për mangësi e parregullsi të theksuara në drejtim të institucioneve ligjore dhe
adresimit të çështjeve të tilla kaq delikate me relevancën dhe vëmendjen e duhur (Alibali,
A., 1997:43).
Ndërkohë që përpiqen të gjejnë shprehinë e të siguruarit të jetës në vendbanimin e
ri, pranë një qyteti më të madh së i mëparshmi, te shteti, institucionet e të cilit
gjeografikisht janë më afër në këtë vendbanim të ri, ende kanë dilemat e të zgjedhurit nëse
problemet kyçe të jetës që lidhen me pasigurinë, konfliktin, kërcënimin apo dhe
persekutimin do të mund ti zgjidhte shteti dhe organet e tij përkatëse të ngritura me këtë
kompetencë dhe mandat veprimi apo nisma e tyre individuale, marrja e drejpërdrejtë e
hakut, ruajtja personale e vetes dhe familjes, zhdukja më e sigurt e frikës edhe me kushtin
e të përdorurit të dhunës ndaj palës kërcënuese.
Në këtë kontekst ata ndjejnë se gjakmarrja ndonëse konsiderohet si arsye e të
shpërngulurit nga një zonë në tjetrën, udhëton bashkë me këta njerëz dhe vendosja në
periferi të kryeqyetit vetëm sa e zbeh frikën nga kjo plagë, por nuk e shmang apo ta
zhdukë krejtësisht atë.
185
Lëvizja për shkak të frikës nga gjakmarrja ose konflikte të tjera që mund të
devijonin në gjakmarrje nisi të bëhet tipike vetëm pas vitit 1990, koha e ndërrimit të
sistemeve, njëherazi dhe venitjes së kontrollit absolut të shtetit edhe mbi këtë dukuri në
zonat, të cilat më së shumti ishin të prekura, veriu dhe verilindja e vendit.
Fatkeqësisht një pjesë e mirë e veprimeve që i atribuohen gjakmarrjes
bashkëngjiten padrejtësisht vlerave dhe normave nënkulturore të zonave veriore ku është e
prekshme dukuria. Tranzicioni politik dhe ekonomik u shoqërua edhe me tranzicion
kulturor e social, por në këtë prizëm ky kalim nga një sistem vlerash në një tjetër rezultoi
jo shumë domethënës për komunitetin.
Në kuadër të vakumit në legjislacion por më shumë në atë të zbatueshmërisë së
masave që Kodi i Proçedurës Penale parashikon, nga ana e organeve përkatëse, modeli i
marrjes së gjakut vijon të funksionojë si një model i ndërveprimit shoqëror i mbartur nga
vendlindja i mbiveshur edhe si pjesë e strukturës nënkulturore të njerzve që e aplikojnë
atë. Ka marrë tanimë përmasa shqetësuese sepse ndihet i pranishëm në kohë (vit pas viti)
dhe në hapësirë (pavarsisht zonës ku dhe me kë banon pranë).
Kjo alternativë për atë që quhet drejtësi midis personave duket se kushtëzon mjaft
dukshëm edhe qëndrimin ndaj mënyrës së tyre të jetesës, zgjedhjeve që bëhen për,
familjen, martesën, edukimin, punësimin edhe kohën e lirë. Në vëzhgimin e bërë në terren
individët, të cilët kanë identifikuar veten në grupin e të shpërngulurve për shkak të
gjakmarrjes rëndom e kanë të vështirë të krahasojnë jetesën e tyre me familjet që janë të
paprekura nga gjakmarrja, për shkak të izolimit dhe mungesës së ndërveprimit të zgjeruar.
Në vijim në zgjedhjet prioritare të tyre për shkollën ose punësimin është arsimimi
dhe punësimi në një shtet tjeter, të ndryshëm nga Republika e Shqipërisë, duke e
konsideruar Bathoren dhe Tiranën ende një trampolinë të përkohshme dhe ende të pasigurt
për perspektivën e tyre e në këtë kontekst edhe integrimin në vendbanimin e ri më shumë
një përshtatje të domosdoshme të përkoshme, sesa një dëshirë për t’u njejtësuar me
komunitetin e vendosur atje prej dy dhjetëvjecarësh.
186
“Të gjithë po presim të na tërheqë vëllai në Suedi. Ai iku në 1997 dhe këto
muaj pret të marrë pasaportën. Me t’i rregulluar letrat na ka premtuar që do
na tërheqë të gjithëvë familjarisht andej. Këtu, ndonëse larg prej Malësie,
ditët i kemi të numëruara, e shteti as na siguron, as na ndihmon. Sa më larg
aq me të sigurt jemi. Mirëpo vëllai na pat thënë në 1999, që edhe për të do
ishte me e lehtë nëse do jetonim më afër qytetit, afër një qendre, afër me më
shumë njerëz që s’i njihnim e s’na njihnin si aty në katund” (A.K. i ardhur
nga Malësia e Madhe në 1999).
Nga qëndrime e komente të tilla mund të kuptohet shumë lehtë që po aq sa
identifikojnë veten me zonën nga e cila vijnë, po aq edhe mundohen të largohen nga ajo në
krijimin e jetës së re. Kështu për shembull po ky grup njerëzish preferojnë “të guxojnë” të
pranojnë apo edhe inkurajojnë zgjedhjen e një bashkëshorti me origjinë nga një qytet/fshat
tjetër i ndryshëm nga ai zonës së tyre. Kështu "protagonistët" e plagës sociale me
zhvendosjen e tyre nga një vend në tjetrin shpresojnë të largojnë edhe dukurinë nga jetët e
tyre. Në vend të veçimit në shtëpitë e lindjes së tyre, largohen duke dashur të largohen nga
problemi në vetvete. E gjithë kjo nismë synon zgjidhjen, për të shpëtuar jetën.
Sipas te dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në vitin 2012
numri i familjeve të ngujuara në Republikën e Shqipërisë është si vijon:
- Në Shkodër, 39 familje
- Në Malësinë e Madhe, 9 familje
- Në Kukës, 13 familje
- Në Lezhë ,4 familje
- Në Krujë, 1 familje
- Në Tiranë, 1 familje
E aktualisht të ngujuar:
- Në Shkodër, 93 meshkuj dhe 23 fëmijë,
- Në Kukës, 16 meshkuj, 6 femra dhe 7 fëmijë,
187
- Në Lezhë ,4 meshkuj,
- Në Krujë, 1 mashkull, 3 fëmijë dhe një femër.13
Sipas raportit të Avokatit të Popullit të botuar në vitin 2013 mbi Dukurinë e
Gjakmarrjes këto shifra kanë një marzh gabimi deri në 3 për qind e në vijim pjesa më e
madhe e atyre që në fakt nuk janë rregjistuar si raste ende aktuale janë familje apo raste të
shpërngulur drejt qyteteve të tjera më në qendër të Shqipërisë (Avokati i Popullit
2013:12).
Drama sociale dhe psikologjike që ata mbartin me vete edhe në banesën e re në
periferinë e një qyteti të madh që gjakmarrjen e ka vetëm subjekt lajmi, apo një ngjarje më
shumë por jo dicka që mund të brendësohet në jetën e tyre të përditshme, shprehet edhe në
detaje të tjera të të jetuarit të përditshëm. 92 për qind e të gjithë personave që kanë
zgjedhur si shkak lëvizjeje nga fshati/qyteti i mëparshëm i banimit gjakmarrjen, kanë
pohuar se banojnë në banesa private në vend të apartamenteve apo hyrjeve me qera.
Pavarsisht kohës në të cilën ishin vendosur në periferinë e Tiranës, në fillim të
viteve ’90 apo në mes të viteve 2000 - 2010, shumë prejt tyre e kishin kusht të përbashkët
të paracaktuar vendosjen në një banesë private në vend të një apartamenti të përkohshëm
apo pronë e dikujt tjetër. Gjatë vëzhgimit pasiv u vu re gjithashtu që objektet dhe orenditë
kryesore që gjendeshin në mjediset e shtëpive të tyre ishin më së shumti ato që kanë patur
në përdorim në vendbanimin e mëparshëm (thuajse të gjitha pyestorët e plotësuar me këtë
kategori janë zhvilluar në kushtet e shtëpive, banesave të tyre, për arsye të ngujimit të
pjesës më të madhe të anëtarëve meshkuj të rritur të familjes – shënim i autores E B).
Një pjesë e mirë e orendive që lidhen ngushtësisht me vendin e lindjes në këto
familje janë të pranishme dhe ruhen apo përmenden me krenari konservatore, sidomos nga
mosha e thyer. Mund të vesh re në këto familje: orenditë e vjetra, çiftelitë, mbulesat e
qilimat e punuar me dorë etij. Në vijim me vlerë analitike në këtë këndvështrim është
hapësira përreth banesës. Një pjesë e mirë e të anketuarve (42 për qind e këtij grupi
individësh) kanë shtëpi në të cilat është përdorur më shumë hapësirë për të ndërtuar
13 Të dhënat në fjalë janë marrë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në Nëntor 2012
188
sipërfaqe banimi në vend të një kopshti apo hapësire të shfrytëzueshme për aktivitete të
tjera që të lidhin në kontakt më të drejpërdrejtë me fqinjët dhe komunitetin.
Të paturit më shumë dhoma në shtëpi ishte një cilësi që një pjesë e mirë e tyre e
përmendën si faktor sigurie për jetën por dhe jetesën, për hapësirë për secilin nga individët
dhe si mënyrë më të mirë të jetuari brenda familjes – si të jetë kjo dicka e munguar nga
banesa e tyre e mëparshme. Në fakt banesat dhe mënyra e ndërtimit të tyre në zonën e
Bathores nga ana e fshtarëve të zonave veriore të vendit ndryshojnë shumë nga banesat
fillestare e kjo duket se ka qenë e kushtëzuar nga zona në tërësi dhe konformiteti i të
ndërtuarit në këtë pjesë të periferisë, pak a shumë kushtëzuar edhe nga ‘të qënit pranë
metropolit’, Tiranës.
Por dukshëm ky shformim i tillë i kushteve të banimit ka zbehur paksa entuziasmin
dhe kënaqësinë e të jetuarit në këto premisa. Banorët shprehen se kjo ka të bëjë me
përshtatjen me periferinë e qytetit por në bisedat me ta, vihet re nostalgjia për elementet e
ndryshëm të banesave të hershme.
Në këtë kuadër është me vlerë të përmendet se një pjesë e mirë e tyre të pyetur nëse
i kishin shitur apo jo shtëpitë e tyre në vendin e lindjes janë shprehur, “JO”, në krahasim
me një pjesë të konsiderueshme të të anketuarve të tjerë, të cilët me vendimin e lëvizurit
drejt periferisë së Tiranës për përmirësimin e kushteve ekonomike, dhe shtimit të të
ardhurave, kanë shkëputur thuajse fare lidhjet me banesat e mëparshme (jo
domosdoshmërisht me pronën në kontekstin më të gjerë) duke shitur ose ndryshuar sensin
e shërbimit të tyre.
Në po të njëjtin prizëm e mbi po të njëjtët faktorë mund të flasim për levizjet e tyre
në qytet. Frekuentueshmëria e qytetit, qendrës së Tiranës në orët e pasdites/mbrëmjes
gjithashtu varion dukshëm mes kategorisë së individëve që janë zhvendosur për shkak
thjesht të ndryshimit të kushteve ekonomike, dhe atyre që kanë patur konfliktin në bazë të
zhvendosjes së tyre. Këta të dytët në arsyen e frekuentimit të Tiranës përmendnin takimet
me të afërm nga ana e familjes së nënës apo të babait, e shumë pak prej tyre permendnin
blerjet, aktivizimin në aktivitete artistike ose sociale e kulturore.
189
Të gjendurit më afër njerzve të fisit i lidh ata përveçse me dukurinë në vetvete
mbart edhe rrezikun e të tërhequrit të aktit të gjakmarrjes ndër vite e brez pas brezi. Mund
të hetosh një lloj frike në përgjigjet e tyre të veçojnë e përmendin rëndom ‘nevojën’ për të
vizituar me një periodicitet të afërmit në Tiranë. Ndërkohë që jep idenë e një garancie për
sigurinë e jetës së tyre familjare, në rreth të gjerë, tregon edhe disa norma kulturore të
pazbehura ndër vite, mbajtja e lidhjeve funksionale me anëtarë të familjes dhe fisit edhe në
një shkallë më të largët se ajo e para, deri në brez e nivel të dytë të fisit.
Pra së bashku me njerëzit që janë në lëvizje edhe vetë dukuria duket se migron. E
kjo deri diku të stimulon besimin se këta individë thjesht i janë larguar gjeografikisht
problemit social. Ata e mbartin frikën me vete, rrjedhimisht edhe gjithë tiparet e
karakteristikat e tij. Pjesa më e madhe e viktimave të gjakmarrjes janë në mënyrë të
pavullnetshme pjesë e gjithë zinxhirit të marrjes së gjakut.
Familje të tëra të zgjeruara janë shpërngulur në periferi të qytetit së bashku me
frikën se hakmarrja do të vijojë të jetë kërcënim për ta edhe në këtë vendbanim të ri.
Përshtatja e kësaj kategorie të banorëve në zonë përballet edhe me një sfidë të re, nën
presionin e konfidencialitetit për të mos bërë publike ekzistencën e gjakmarrjes ju duhet
edhe të konfomojnë sjelljet dhe mënyrën e jetesës, e cila ndryshe nga fqinjët e tyre që e
kanë patur zgjedhje të lirë këtë, këta të fundit e kanë patur më të sforcuar.
Reflektimi i këtyre vështirësive vihet re gjithashtu edhe në disa biseda që mbajnë
brenda çështje mendësish, përspektivash, normash dhe mënyrash të organizuari e
ndërvepruari të jetës; zgjidhja e konflikteve me vetëgjyqësi apo me ndihmën e të afërmve
dhe të njohurve – pa ja ndjerë nevojën apo pa patur besimin e duhur tek organet shtetërore,
dhe deri te përzgjedhja e tri problemeve më kryesore delikate në zonën e banimit.
Ata lëvizin rrallë drejt Tiranës e një pjesë e mirë vetëm për të takuar të afërmit e
tyre nga ana e nënës apo babait. Ndërkohë, përballë pyetjes së drejtpërdrejtë për problemet
kyçe të zonës ku banojnë, të gjithë individët që kanë vendosur në themel të arsyes së
shpërnguljes gjakmarrjen; nuk hezitojnë të rradhisin si të parë e aktuale përgjigjet;
‘Pasiguria për të ardhmen’ ose ‘Tensionet nga konfliktet ndërpersonale të natyrave të
190
ndryshme’. Kështu edhe shoqërizimi i tyre duket më i vështirë e jo thjeshtësisht përshtatet
me modelet ekzistuese të banorëve të zonës.
Në gjuhën e shifrave, situata ekspozohet në këtë mënyrë në zonën e Bathores. Në
868 persona të pyetur në lagjen e Bathores 93 prej tyre (10.7 për qind) pohuan hapur që
ishin ose pjesë e drejtpërdrejtë e dukurisë ose që kishin në rrethin familjar lidhje me të.
Nga këto 93 raste 37 ishin nga Shkodra, 23 nga Malësia e Madhe, 14 nga Puka dhe 19
raste të tjera nga krahina të tjera, po në veri të vendit.
Konsiderata e fundit me vlerë analitike për t’u përmendur në kontekstin e
gjakmarrjes si arsye shpërnguljeje është se rreziku nga një kërcënim për jetën edhe pas
vendosjes në zonën e Bathores është ende mjaft evident dhe i pranishëm në familjet e tyre
sa pjesa më e madhe pyetjes: Nëse do të dëshironit të shpërnguleshit nga kjo zonë? Rreth
50 për qind e tyre pa hezitim kanë zgjedhur alternativën disi ose pak, e në pyetjen
pasardhëse në lidhje me këtë çështje, listojnë në destinacione të mundshme të rivendosjes
së tyre, ndonjë shtet të Europës Perëndimore, ndonjë qytet bregdetar të Republikës së
Shqipërisë dhe shumë pak kthimin në zonë e mëparshme të banimit.
Nëse deshironi të shpërnguleni nga kjo
zonë, ku dëshironi të stabilizoheni?
Numri i të
anketuarve
Në një lagje më të mirë të Tiranës 115
Në një qytet tjetër bregdetar 104
Në një shtet më të zhvilluar të Perëndimit 140
Në krahinën nga kemi ardhur për të
organizuar një veprimtari ekonomike ose
biznesi 13
191
Vlen të theksohet se zgjedhja e largimit në një shtet më të zhvilluar të Perëndimit
shihet nga ata rëndom si kusht paraprak për garantimin e sigurisë, lirive e të drejtave
themelore të njeriut.
Të vendosur në një periferi qyteti të madh të gjithë këta të ardhur ende sot edhe pas
20 vitesh në këtë zonë e konsiderojnë veten të përkohshëm pavarsisht jetës që kanë bërë,
familjeve që kanë ngritur e të tjerëve faktorë që mund t’i lidhin me këtë vend. Për aq kohe
sa shteti nuk merr dot përsipër të zgjidhë një herë e mirë problemin, i cili është një ngërç
afatgjatë për pothuajse çdo rast, qoftë brenda ose jashtë kufijve të vendit pasojat e lëvizjes
së këtyre njerëzve janë të shumta.
Sot pas më shumë se 20 vitesh nga ndërrimi i sistemeve politike në këtë vend ndër
pasojat e përbashkëta të kësaj dukurie ende ndihen ato ekonomike, sociale e psikologjike,
ndërsa ndër me specifiket mund të vlerësohet me interes analitik ato kulturore që më së
shumti vihen re në aftësitë e tyre integruese në komunitetin në të cilin kanë ardhur. Për të
kuptuar më mirë këtë, veçanërisht në shoqërinë moderne le t’i referohemi Robert K.
Merton (1957), i cili përpiqet të shpjegojë përse gjakmarrja është aktive në një shoqëri të
re. Merton argumenton se hakmarrja është një konsideratë dytësore, kurse dënimi i
krimeve të caktuara bëhet kryesisht me qëllim restaurimin e situatës që ka ekzistuar para
krimit dhe të rinovojmë kështu solidaritetin e grupit (Merton. F.R., 1957:11).
Duke lëvizur në një vend tjetër që ata kanë prirje për të ndryshuar për mirë
mënyrën e tyre të jetesës, puna e tyre, hapësirat e tyre të banimit, por edhe perceptimet e
mendësitë e tyre qartazi kanë ndryshuar. Pasi ata largohen asgjë nuk është e sigurt ndonëse
ata lëvizin pikërisht për një jetë më të sigurt. Në shumicën e rasteve ata nuk lëvizin sepse e
zgjedhin apo sepse e duan, por të detyruar nga rrethanat për të bërë kështu. Nga ana tjetër
izolimi në shtëpi dëmton konsiderueshëm të ardhmen e fëmijëve (kryesisht meshkuj) në
familjet e tyre. Zakonisht ata nuk kanë qenë në gjendje të ndjekin shkollën normalisht e
duke u izoluar në këtë drejtim kanë stimuluar disi edhe izolimin nga shoqëria, nga
realiteti.
Duke zvogëluar apo cënuar mundësitë për një edukim standard, ata kufizojnë në
përmasa të ndjeshme aftësitë e tyre rehabilituese dhe ato integruese në zonën ku kanë
192
nisur të banojnë apo dhe kanë lindur (20 vitet e fundit). Në këtë situatë shumë prej të
rinjve që janë rritur në kushte të tilla ose në krahinën e tyre të lindjes ose në zonën ku janë
vendosur tashme do ta kenë të vështirë të luajnë një rol konstruktiv në komunitetin e tyre
duke qenë se pjekuria e tyre është shoqërizuar me një dukuri jo shumë produktive për
jetën kolektive, ngritjen efikase të vlerave të komunitetit.
Ajo c’ka ndihet dukshëm se është dobësuar është besimi se dënimi për veprën e
kryer do të bëhet nga autoritete shtetërore, për më tepër në periferi të metropoleve ku këta
njerëz janë vendosur tanimë prej vitesh.
Si dënohet gjakmarrja në Republikën e Shqipërisë? Dihet që për cdo akt të
kundraligjshëm, i cili përcaktohet nga autoritetet shtetrore sidomos ato gjyqësore si i tillë
përbën një kundravajtje/krim. Kështu që çfarëdo motivi që e shtyn individin që për shkak
të një hakmarrje të ndërmarrë, një vrasje quhet krim. Në ditët e sotme, ndonëse bota po
jeton shekullin e XXI, edhe shoqëritë më të qytetëruara nuk janë të imunizuara krejtësisht
nga deviancat e aq më tepër nga kriminaliteti.
Ndonëse një dukuri paksa e veçantë dhe tipizuese për disa krahina të Republikës së
Shqipërisë, gjakmarrja ka më shumë se dy dhjetëvjeçarë që shqyrtohet e analizohet në
logjikën e të interpretuarit si një krim pavarsisht natyrës e shkakut fillestar, i cili e
provokon atë. Kështu kushdo që intepreton të drejtën zakonore sipas kanunit e merr në
konsideratë dënimin e krimit, madje edhe nëse akti kriminal nuk dëmton shoqërinë në
tërësi por vetëm një familje apo qoftë edhe një individ të caktuar.
Duke bërë dallimin mes dy llojeve të rregullave që ekzistojnë në të drejtën, Emile
Durkheim, nënvizon se është pikërisht e drejta kriminale, e cila merr parasysh dënimin e
aktiviteteve kriminale dhe përmbajtja e kësaj të drejte zakonore nuk është e njëjtë në
shoqëritë mekanike dhe organike (Durkheim E., 1984:34).
Thuhet se dënimi ka ndryshuar natyrën e tij. Gjithashtu argumentohet rëndom se
shoqëria nuk dënon më për t’u hakmarrë por për të mbrotjur veten e saj. Një konstatim të
tillë e bën edhe Durkheim kur thotë se shoqëria të dënon, jo se dënimi i saj jep ndonjë
193
kënaqësi, por sepse frika e dënimit mund të parandalojë ata njerëz që janë prirur të bëjnë
keq.
Ekzistenca në mendësinë e një pjese të shoqërisë shqiptare, e zbatimit të rregullave
të së drejtës zakonore dhe gjendja në të cilën ndodhen njerëzit e ngujuar për shkak të
gjakmarrjes, janë tepër tronditëse. Ato përbëjnë një dukuri që në asnjë mënyrë nuk mund
të konsiderohet bashkëudhëtare me një shoqëri që pretendon se ka arritur të ketë një
legjislacion të përparuar, një kushtetutë të avancuar dhe që dënimin me vdekje e ka
përjashtuar nga masat ndëshkuese/penale të legjislacionit të saj si një dënim çnjerëzor.
Por sot në Republikën e Shqipërisë duket se dënimi prej shumë vitesh nuk po jepet
më as nga shoqëria as nga shteti, madje dënimi po shoqërohet me elemente primitive dhe
manipuluese. Kështu, si pasojë shumë njerëz vuajnë dënime të padrejta dhe të
pashpjegueshme ende mbi bazë kanuni. Në këtë mënyrë ndërkohë që supozohet dhe
pritshmëria është që dënimi të ketë një efekt pozitiv ai nuk funksionon por edhe prodhon
shumë kushte me natyrë negative humane, sociale e kulturore.
Për aq kohë sa gjendja e dukurisë së gjakmarrjes të mos marrë vëmendjen e duhur
e administrimi i saj të jetë i paqëndrueshëm e ti mungojë strategjia nga ana e shtetit,
situata e individëve të përfshirë në të, pavarsisht se ku janë shpërngulur brenda apo jashtë
vendit mbetet shqetësuese. Tranzicioni i vështirë shton sifidat e përballimit siç duhet të
kësaj plage si dhe dilemën sociale të përzjerjeve të normave dhe sanksioneve që ofron e
drejta zakonore (Gjuraj., T. (1999:19).
194
9. Efektet e migrimit të brendshëm në ndryshimin nënkulturor të roleve brenda
familjes
Familja tradicionale shqiptare mbart në një plan shumëdimensional një tërësi
vlerash e një mori tiparesh të cilat e bëjnë atë mjaft komplekse. Shndërrimi i shoqërisë,
nga një shoqëri tradicionale dhe e mbyllur në një shoqëri të hapur kapitaliste, si dhe
ndryshimet rrënjësore sociale dhe ekonomike, që përbëjnë njëherazi pragun e këtij kalimi,
kanë krijuar një model të ri të familjes, i cili nuk ngjan pothuajse në asgjë me vite më
parë. Lidhjet shoqërore dhe ndryshimi i proceseve të shoqërizimit janë shumë të
rëndësishme në dinamikën e migrimit të brendshëm, veçanërisht kur transformimi i tyre
shihet si një impakt në ndryshimin e kornizës së roleve brenda familjes dhe formës që ajo
merr nga kuadri tradicional në atë modern (Williams, F. 2004: 14).
Në analizën e dy ndryshoreve kryesore të mësipërme: lidhjeve shoqërore dhe
ndryshimit të roleve familjare dhe marrëdhënies shkakësore që ato mund të kenë, një sërë
faktorësh të tjerë të ndikuar nga migrimi janë për tu marre në konsideratë, pozicionimi dhe
qasja ndaj punës dhe tregut të punës, qëndrimi ndaj traditës dhe sjelljet e ditëve të sotme,
integrimi në vendbanime të reja dhe procesi i shoqërizimit brenda dhe jashtë familjes në
kushtet e faktorëve të sipërpërmendur.
Përmes këtij punimi tri koncepte kryesore sociologjike do të merren në konsideratë
në mënyrë që të interpretohen analitikisht për qëllimin e të kuptuarit të realitetit të
periferive të qyteteve shqiptare; specifikisht Tiranës. Tri konceptet e referuara do të jenë:
“procesi i vendosjes sociale” (Portes & Sensenbrenner 1993: 27), “shkakësia qarkulluese
dhe grumbulluese” (Massey, M. 1990:19), dhe “shkëputja relative” (Stark, R. 1991:111).
Gjithë sa më lart do të shqyrtohet në perspektivën e një pikëprerje në lëmin mes fushës së
sociologjisë së familjes dhe asaj të kulturës.
Në këtë pjesë të punimit do të shqyrtohen në plan krahasimor vlerat historike,
sociale dhe nënkulturore të familjes si një njësi shoqërore në Bathore, ku migrimi i
brendshëm ka kushtëzuar shumë parametra të zhvillimit njerëzor. Analiza sociologjike do
195
të fokusohet në faktorët e qëndrueshëm dhe ata të ndryshueshëm të roleve e pozicioneve të
anëtarëve të ndryshëm në familje ndër breza të ndikuar nga lëvizshmëria e brendshme.
Fillimisht për efekt të kësaj analize, shoh me vlerë të theksoj se ajo ç’ka mbart
familja si një entitet social i tejkalon kufijtë formal të institucionit. Ajo është transformuar
në të vërtetë në një themel, i cili më shumë se sa një objekt studimi, mund të trajtohet si
një cilësi e njerzve që krijojnë institucionin dhe përcaktojnë aftësinë sociale të saj (Portes,
A. & Sensenbrenner, J., 1995:1322).14
Në kuadrin e lëvizjes së popullsisë, zhvendosjeve të individëve por edhe grupeve
sociale nga një vendbanim në një tjetër, familja merr ngjyrime të reja kushtëzuar nga
faktorët shtytës dhe tërheqës të migrimit. Po kështu edhe roli i saj nis e bëhet më i
ndryshëm dhe elastik, i ekspozuar përballë transformimeve sociale në tërësi, sidomos në
shoqëritë që ende përjetojnë tranzicion politik, ekonomik e social.
Një nga debatet që ndihet i pranishëm mes sociologëve të familjes, atyre të kulturës
dhe studiuesve të migrimit, në ditët e sotme, është ai që nën presionin e lëvizshmërisë së
popullsisë, njerëzit perceptojnë si më të dukshëm e të aplikueshëm krijimin dhe shfaqjen e
një familjeje sesa funksionimin efikas të saj. Në zonat e periferive të qyteteve të mëdha,
rëndom të formuara si rezultat i zhvendosjeve të organizuara ose jo të popullsisë, familja
ndihet nën ndikimin e të bërit se sa të qënit e tillë. Morgan, thekson tri cilësi që nisin të
karakterizojnë familjet tradicionale kur ndërmarrin vendimin për t’u zhvendosur në një
qytet apo zonë të re, të ndryshme nga vendbanimi i mëparshëm (Morgan, J. 1996:15).
Mbartja e gjithë perceptimeve psiko-sociale dhe kulturore që ata marrin me vete,
sipas tij karakterizohet nga fluiditeti, diversiteti dhe qasja shumë dimensionale në
përshtatshmëri me mjedisin ku vendosen. Praktikat, të cilave ju referohem në këtë artikull
shprehin fragmente të jetuara nga individë, banorë të zonës së periferisë së Tiranës, të
përditshmes së tyre, formës së jetësës që ka marrë jeta familjare me faktor përcaktues
migrimin e brendshëm që ka ndikuar pashmangashmërisht edhe sjelljen shoqërore të tyre.
14 Portes, A. & Sensenbrenner, J. The American Journal of Sociology, Vol. 98, No. 6 (May, 1993): 1322
196
Analizimi i familjes së sotme orvatet të thellohet gjithmonë e më tepër nga
pikpamja e marrëdhënieve brenda. Për efekt të kushteve të veçanta të krijuara në periferi
të Tiranës si rezultat i zhvendosjes së popullisë në këto zona një sërë modelesh e faktorësh
të sjelljes sociale kanë ndryshuar. Në thelb të analizës në këtë pjesë të punimit është
situata dilematike që një studiues social gjen në terrene të krijuara në mënyrë dinamike e
të karakterizuara nga heterogjiniteti demografik. Të bërit familjen sipas asaj që duket
(duhet të duket) kundrejt të bërit familje sipas asaj që tradita përcakton si model të
përshtatshëm (të trashëguar nga origjina dhe vendbanimi i mëparshëm) duket se po
humbet gjithmonë e më tepër pikën e dallueshmërisë. 15
Të zgjedhurit e bashkëshortit me lidhje të drejtpërdrejtë nga vendi i origjinës, ose
preferencës për të njëjtin vendim në lidhje me fëmijën vajzë ose djalë hedh dritë mbi disa
aspekte të të perceptuarit të hedhjes së themeleve të një familje të re, apo premisave për të
krijuar/trashëguar një të tillë mbi bazën e parimeve apo tipareve të njëjta e të përcaktuara
nga normat e traditat kulturore të sjella së bashku me të tjera mendësi nga vendbanimi i
mëparshëm. Realiteti i sotshëm na ofron një pamje përballë së cilës është me vlerë të
studiojmë nëse zgjedhjet dhe opinionet, sjelljet dhe mendimet e individëve i atribuohen
më shumë gjesteve/veprimeve apo ndjesive/reagimeve të perjetuara nga ana e tyre apo
cilësive që karakterizojnë familjet e tyre.
Krijimi i një familje dhe të mbajturit të një të tille mbi baza të shëndosha sociale,
kulturore e psikologjike paraqitet sot ende në formën e një dileme gjenden nën një situatë
në të cilën njerezit shumë prej veprimtarive të tyre të përditshme lidhur me familjen i
formatojnë sipas asaj që duhet të duket dhe jo asaj që ata ndjejnë në të vërtetë të bëjnë.
Pyetja e përmendur është një tregues i këtij përfundimi. Kështu pyetjes në lidhje me
15 Finch, J. 2007: 6 “Displaying Families” Sociologjia bashkëkohore e marrëdhënieve familjare gjithmonë e më
tepër po vë theksin e saj në analizën krahasimore të asaj që ‘shfaqet’ dhe të asaj që në të vërtetë ‘bëhet’ në
familjen e sotme. Të shqyrtuarit e një konceti më shumë për sociologjinë e familjes; ‘shfaqja’ e saj në
këndvështrimin e gjerë shoqëror nuk përbën vetëm një mjet shtesë për këtë disiplinë por edhe potencialisht një
element me vlerë empirikisht të studiueshmenë këto vitet e fundit. Të krijuarit e një familje dhe të funksionuarit e
saj përveçse po perceptohet gjithnjë e më tepër si një proces gjithëpërfshirës i anëtarev brenda familjes, po
ngërthen edhe një sërë tiparesh të tjera që janë formuar së fundmi brenda njësisë familjare që kanë nisur ta
përfaqësojnë atë e njëherazi të përmirësojnë konceptin dhe natyrën shoqërore të saj në tërësi.
197
zgjedhjen e bashkëshortit/es të fëmijës vajzë apo djalë të tyre, masa më e madhe e
përgjigjedhënësve me status civil ‘i/e martuar’ kanë pranuar përkatësisht se ‘Nuk ka
rëndësi origjina krahinore e bashkëshortit ose bashkëshortes, rëndësi ka të jetë korrekt/e
dhe besnik/e’.
Nëse keni vajzë në moshë martese cfarë origjine krahinore
do të deshironit të kishte bashkëshorti i saj i ardhshëm?
Alternativat Në
përqindje
Nga fshati juaj i origjinës 4.9
Nga krahina juaj e origjinës 22.1
Nga qyteti juaj i origjinës 3.5
Nga qytete të tjerë 1.1
Nuk ka rëndësi origjina krahinore e
bashkëshortit ose bashkëshortes, rëndësi ka
të jetë korrekt/e dhe besnik/e
68.6
Nëse keni djalë në moshë martese çfarë origjine krahinore
do të dëshironit të kishte bashkeshortja
tij e ardhshme?
Ne perqindje Alternativat Në
përqindje Nga fshati juaj i origjinës 4.7
Nga krahina juaj e origjinës 24.0
Nga qyteti juaj i origjinës 2.7
Nga qytete të tjerë 1.4
Nuk ka rëndësi origjina krahinore e
bashkëshortit ose bashkëshortes, rëndësi ka
të jetë korrekt/e dhe besnik/e
67.1
198
Mirëpo nga ana tjetër kjo përqindje e lartë e tolerancës kundrejt zgjedhjeve të
brezit të ri për kushtet e krijimit të një familjeje të re, kundërargumentohet me një për
qindje 61.8 për qind në vlerë të akumuluar që japin përgjigjen ‘me të afërm të cilët kanë
ardhur këtu nga fshati ose krahina ku kemi banuar më parë’. Nga bisedat me grupin në
fokus , problemet e gëzimet ndahen me po të njëjtin grup individësh dhe ky inkurajim
vihet re nga njëri brez në tjetrin. Po atëherë me një shkallë frekuentueshmërie ende të ulët
të shkollës e po aq dekurajuese të tregut të punës masivisht, jashtë zonës së banimit
(Bathore) ku do të kenë mundësi të tjera shoqërizimi të rinjtë.
9.1 Pamje të familjes periferike në ditët e sotme
Në një masë të madhe forma bërthamë e familjes shqiptare ka ndryshuar në mënyrë
të ndjeshme dhe disa elemente të saj që njiheshin e konsideroheshin si tradicionale dhe
standarte pavarsisht origjinës kanë pësuar ndryshime të dukshme si për shembull; koncepti
për mirërritjen dhe kujdesin ndaj fëmijëve, martesën si ceremoni kundrejt asaj të ndarjes
së përgjegjësive sipas roleve, barazinë në lidhje me punën jashtë shtëpisë, marrëdhënien
mes brezave dhe rregullatorëve të kësaj marrëdhënieve etj.
Në një lëm kaq shumë-disiplinor të tipareve e dukurive të jetës së përditshme, në
procesin e hulumtimit të familjes si institucion, konkretisht në zonën e Bathores e
Paskuqanit, duke marrë në konsideratë migrimin e brendshëm si një stimul të
ndryshueshmërisë së një sërë faktorëve të sjelljes, ajo që shfaqet me interes të veçantë
duket se është marrëdhënia e anëtarëve, të ndarë sipas roleve dhe perceptimi i tyre në
lidhje me këto role. Në sfondin e këtij qëmtimi merren në konsideratë të veçantë
ndryshimet evidente ekonomike, sociale, psikologjike, kulturore dhe gjeografike.
Krijimi i një familjeje sot, ndonëse brenda kuadrit të të gjitha veprimeve të
trashëguara nga tradita duket se bëhet mbi të njëjtat parime dhe rite, për nga nevojat dhe
administrimi i marrëdhënieve brenda saj, duket se ka një sërë elementesh që në vetvete
ushqejnë dilemën: nëse është më mirë një familje që duket si e tillë por nuk funksionon,
199
apo një familje që krijohet me qëllimin e vetëm për të funksionuar si formacion njerëzor
dhe social pavarsisht vendndodhjes ku ajo është16(Ribbens McCarthy, J., R. Edwards & V.
Gillies2003:27).
.
16 Dilema ‘te dukesh’ apo ‘te jesh’ ka nisur të përbëjë një element thellësisht debatues edhe në sferën e të
studiuarit të familjes si institucion në evolucion konstant.
Cilat nga pajisjet e poshtëshenuara
ka pasur familja juaj kur ju keni
qëne më pak se 18 vjeç?
Alternativat Në
përqindje
Radio 43.6
Televizor 59.6
Frigorifer 38.7
Biçikletë 9.8
Motoçikletë 1.6
Autoveturë 0.3
Çifteli 4.4
Kitarë 2.1
Fizarmonikë 0.2
Telefon 1.6
Mobilje 41.7
Bibliotekë 1.7
Lavatriçe 3.2
Asnjërën prej
këtyre më lart
23.1
Mindere druri 2.1
Autoveture 0.2
200
9.2 Komoditeti i jeteses
Dukshëm në periferinë e Tiranës, shtëpitë e banorëve të vendosur aty prej 20 vitesh
ngjajnë me një model afër standartit të pothuaj çdo familjeje në qytete të vogla apo
periferitë e qyteteve të mëdha. Arredimi, sistemimi i dhomave, mjediseve, vendosja dhe
përdorimi i artikujve dhe mobiljeve në shtëpi ndjek një linjë pothuaj të përcaktuar
uniforme që nxit një pritshmëri koherente që në momentin e hyrjes në shtëpitë e tyre në
pothuaj të gjithë shtëpitë e vizituara. Në gjuhën e shifrave kjo situatë mund të paraqitet në
këtë mënyrë: 4.4 për qind e personave të pyetur kanë patur në mjediset pararendësie të
banimit të tyre pajisje dhe objekte tradicionale si çiftelia dhe 2.1 për qind deklarojnë të
kenë ende mindere druri. Ndërkohë që pas vendosjes në zonën e hulumtuar, Bathore,
kjo përqindje bie në mënyrë të dukshme duke u kthyer në një masë krejtësisht të
pakonsiderueshme vetëm 1,9 për qind për çifteli dhe 0,2 për qind për minderet e drurit.
Ndërkohë që pajisje të tilla si autoveturë, kondicionerë, telefon, lavatrice e DVD player etj
gjenden të pranishme në po të njëjtin grup në fokus në masa mjaft të konsiderueshme.
(shih tabelën e mëposhtme)
201
Në po të njëjtën linjë logjike mund të vëzhgohet qasja ndaj mjediseve të jashtme të
shtëpisë.Në vendbanimet e mëparshme të pjesës më të madhe të këtyre individëve,
shtëpitë ishin të ulëta, një ose dy katëshe më së shumti në mjedise rurale me oborre të
përshtatura për kopshte apo tokë bujqësore, kullota etj. Ndonëse në kushte infrastrukturore
mjaft të ndryshme tendenca për të përsëritur modele të ngjashme me vendbanimin e
mëparshëm ndihet edhe në këtë rast me gjithë ndikimet e dukshme të jetesës në afërsi të
Në shtëpine tuaj cilat nga pajisjet e
poshtëshenuara gjenden aktualisht?
Alternativa Në përqindje
Radio 27.0
Televizor 98.4
Frigorifer 96.1
Biçikletë 21.3
Motoçikletë 10.4
Autoveturë 24.3
Çifteli 1.9
Kitarë 0.5
Fizarmonikë 1.4
Telefon 23.4
Mobilje 95.9
Bibliotekë 23.1
Lavatriçe 75.2
Pa përgjigje 0.6
DVD player 0.3
Kompjuter 0.3
Mindere
druri
0.2
Kondicioner 1.1
Mikrovalë 0.3
202
qytetit. Ka disa elemente me interes për t’u përmendur në këtë drejtim. Njëri prej tyre
është ndarja e hapësirës brenda shtëpisë në dhoma.
Në pjesën më të madhë të shtëpive të vizituara personalisht vura re që katet e para
të përshtatura dhe arreduara mjaftueshëm mirë si mjedise banimi ishin ndarë në një numër
të konsiderueshëm dhomash (sipërfaqja prej 100 m2 është ndarë mesatarisht në dy ose tre
mjedise të veçanta). Ndërkohë katet e dyta apo edhe më të larta të ndërtesave të ngritura
ishin hapësira të pandara, shpesh të pambaruara e rrjedhimisht të papërdorura. Investimet
më të mëdha në këtë drejtim, në një masë dërrmuese dërgesa edhe të të afërmve emigrantë
ishin përdorur në katet e para të banimit. Në vijim, vëmendja mund të përqëndrohet në
mjediset jashtë shtëpisë, kopshtet apo oborret rreth sipërfaqes së ndërtuar.
Tabela në vijim na jep skematikisht ndarjen e pergjigjeve që banorët e pyetur kanë
dhënë në lidhje me shfrytëzimin e hapësirës rreth banesës.
Ju si e shfrytezoni hapësirën rreth banesës tuaj
Përqindje Mbjellje perimesh 42.4
Piknik familjar 1.0
Parkim makine 9.3
Kopesht lulesh 16.1
Magazinim objektesh 4.0
Biznes privat 1.8
Nuk e shfrytëzoj aspak 28.9
Hardhi 26.6
Mbjellim pemë 0.8
Për sa më lart, e për efekt të analizës së kësaj pjese të studimit, ndalem në mënyrë
të veçantë te përdorimi dhe justifikimi i këtij veprimi në lidhje me mjediset e jashtme të
shtëpisë, pjesë e pronës së familjeve nën syrin e këtij vëzhgimi.
203
Shndërrimi i objektit të përdorimit të mjediseve jashtë shtëpisë; oborreve,
kopshteve, tokës nga ajo për qëllime lidhur me bujqësi e kopshtari në hapësira për
biznese të vogla familjare si dyqane, vend-parkimi për autovetura apo magazinim mallrash
të ndryshme kryesisht që lidhen më aktivitete ndërtimi e tregtimi mund të konsiderohet në
mënyrë të logjikshme si një tregues që i atribuohet më së shumti modeleve të jetesës në
periferi qytetesh nga ana e të ardhurve. Të gjithë këto elemente ndikojnë
pashmangshmërisht edhe në marrëdhëniet brenda familjes, mes anëtarëve që jetojnë të
gjithë së bashku dhe jo vetëm.
9.3 Marrëdhëniet e anëtarëve të familjes
Ndarja e roleve, përgjegjësia ndaj detyrimeve brenda kësaj njësie, hyrja dhe
përdorimi i përfitimeve financiate mes anëtarëve të familjes si dhe organizimi i jetesës së
përditshme janë disa mesazhe shumë të rëndësishme që ndihmojnë në të kuptuarin e
konceptit të familjes në tërësi. Por në familjet e reja, të krijuara rishtazi ose të krijuara në
kushtet e zhvendosjes së tyre nga një vendbanim në një tjetër vihet re një natyrshmëri, e
cila reflektohet jo vetëm në marrëdhëniet e tyre me njëri-tjetrin por edhe në atë që ata
shfaqin jashtë kornizave familjare, me fqinjët, miqtë, individët në vendet e punës dhe
grupet e ndryshme shoqërore me të cilët i lidhin interesat e përditshme. Të moshuarit
duken shumë të interesuar e të rreptë për disa norma që ja shoqërojnë rregullit në familje
dhe mbarëvajtjes së roleve brenda kësaj njësie falë rregullit e normës. Ky këndvështrim i
tyre mund të vëzhgohet përmes qëndrimit në lidhje me ndjekjen e vlerave e normave
nënkulturore të zonave nga të cilat ata kanë ardhur.
Mosha Me cilën përafrohet më shumë mënyra e jetesës në familjen tuaj? Në përqindje
50 – 65 vjeç
Me mënyrën e jetesës së banorëve të zonës ose të qytetit nga jeni
shpërngulur
3.0
Me mënyrën e jetesës të banorëve të qytetit të Tiranës 19.2
Është diçka ndërmjet këtyre dy mënyrave të jetesës 76.8
Pa përgjigje 1.0
204
Mbi 65vjeç Me mënyrën e jetesës të banorëve të qytetit të Tiranës 3.3
Është diçka ndërmjet këtyre dy mënyrave të jetesës 96.7
Tipare të tilla si rradha e të folurit apo të përgjigjurit në shtëpi në prani të anëtarëve
të tjerë të familjes, uniformiteti i opinioneve dhe konformizimi në lidhje me vendimarrjen
e çështjeve të ndryshme familjare mes tyre janë vetëm disa nga cilësitë që vura re përgjatë
bisedave e intervistave me ta. Kështu në masë të madhe të moshuarit, pjesë e grupit të të
pyeturve insistojnë se në rradhën e të folurit, pavarsisht objektit në diskutim, rradha që
rëndom duhet të ndiqet udhëhiqet nga mosha. Por ndërkohë, në mjediset jashtë shtëpisë, të
rinjtë dhe adoleshentët nuk hezitojnë të pohojnë që ndjejnë fare pak presion nga ana e
anëtarëve më të moshuar të familjes sa i takon aplikimit dhe respektimit të një ose më
shumë normave nënkulturore të trashëguara nga krahina e origjinës. Ky qëndrim
përforcohet dhe më tepër kur ata pyeten konkretisht në lidhje me vlera ose rite të caktuara.
Shkalla e njohjes së tyre (e të rinjve) është modeste ose shpesh e unifikuar në një term të
thjeshtë e të përgjithshëm.
Në një plan lehtësisht të paraqitshëm në formën e vlerave kjo situatë paraqitet
kështu:
Grup mosha Elemente të kulturës së
jetesës në qytetin e Tiranes që
aplikohen edhe në familjen
tuaj këto vitet e fundit
Në
përqindje
18 - 25 vjeç
Nuk zbaton asnje zakon 79.1
Festat e ndryshme 19.4
Kuzhinën 1.5
26 - 34 vjeç
Nuk zbaton asnje zakon 66.9
Festat fetare 20.8
Stilin e jetesës 10.8
Qendrimin ndaj punës 0.8
Pa përgjigje 0.8
205
35 - 49 vjeç
Nuk zbaton asnje zakon 59.3
Besnikeria 0.3
Festat e fëmijëve 0.3
Festat e ndryshme 1.0
Festat fetare 1.6
Konkurrenca 0.3
Lirinë e veprimit 0.7
Menaxhimin e të ardhurave 0.3
Stilin e jetesës 35.3
Individualizmin 0.3
Dasmat 0.3
Pa përgjigje 0.3
50 – 65 vjeç
Nuk zbaton asnje zakon 68.7
Festat fetare 21.0
Frekuentimin e jetës
kulturore
1.0
Stilin e jetesës 7.0
Gjuhën e përditshme 1.2
Mbi 65 vjeç
Nuk zbaton asnje zakon 62.9
Frekuentimin e jetës
kulturore
2.9
Stilin e jetesës 3.5
Tolerancën 30.9
Pa përgjigje 14.3
Një tjetër fakt mjaft interesant sa i takon transformimit të formës dhe roleve
familjare në periferi të Tiranës, duke mbajtur gjithmonë parasysh në fokus analitik,
dilemën ‘çfarë duket nga familja’ dhe ‘cfarë është në të vërtetë’, ka të bëjë me zgjerimin e
rrethit të të afërmve dhe konsiderimi i secilit prej tyre si pjestar i rrethit të ngushtë afër
206
bërthamës familjare ose kushërinj të largët nga ana e njërit prind apo tjetrit. Pyetjes mbi
arsyen dhe shpeshtësinë e të shkuarit në Tiranë/qendër një pjesë shumë e vogël e të
anketurve pergjigjen ‘për të takuar të afërm apo familjarë që banojnë atje’ – 4.2 për qind
ndërkohë që pjesa dërrmuese e tyre zgjedhin si përgjigje dominuese, ‘për të blerë mallrat
të ndryshëm’ – 20 për qind ose ‘për të takuar shoqe apo shokë që banojnë aty’- 55 për
qind. Vlen, gjithsesi të theksohet, që mosha mesatare e të anketuarve që zgjodhën
alternativën e takuarit të të afërmve në Tiranë ishte 45-50 vjeç. Në këtë mënyrë vihet re që
moshat e reja 18-34 vjeç, pohojnë se arsyeja e të shkuarit në Tiranë shpesh lidhet më
shumë me aktivitete argëtuese dhe shoqërore ose deri diku dhe kërkimit të mundësive të
punësimit e arsimimit të mëtejmë por jo të shoqëruarit e lidhjes me anëtarë e të afërm të
familjes.
207
9.4 Familja dhe punësimi në zonat me të ardhur
Intensiteti i proçeseve transformuese të familjes në zonat periferike të qyteteve të
mëdha, lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me mundësite dhe shfrytëzimin e të drejtës së
punës. Punësimi dhe relivanca e tij në ditët e sotme janë shndërruar nga një veprimtari e
thjeshtë e sigurimit të të ardhurave, në një proces integrues kompleks që kushtëzon
mirëqënien familjare si nga ana ekonomike, ashtu edhe nga ajo psiko-sociale (Finch, J.
2007: 14).
Në hulumtimin e zhvilluar në zonën e Bathores janë një sërë elementesh me interes
për t’u përmendur sa i takon marrëdhënies punë-rol familjar.
Për një pjesë të mirë të të ardhurve në zonat periferike, që kanë banuar dhe siguruar
jetësën, por edhe kanë formësuar stilin e të organizuarit të të përditshmes së tyre përmes
angazhimit në bujqësi e punë blegtorale, qyteti i përball me një sfidë jo të lehtë të të
jeturarit si nga pikpamja e të ri-konceptuarit të aktivitetit të punës por edhe të
njohshmërisë me konceptin e profesionit. Për shembull shumica e grave që ishin mësuar
për vite të tëra të qëndronin në shtëpi ose punonin në bujqësi, tashmë ju duhet jo rrallë të
punojnë në industri dhe biznese fasone me orare shpesh të zgjatura e aspak të
përshtatshme, që kufizojnë në mënyrë të dukshme mundësitë e angazhimit të tyre në
familje si më parë.
Ky lloj angazhimi dhe veprimtarie i mëson ata me një stil jetese më të kontrolluar
nga aktorë të jashtëm, pra ndikon në pavarësinë e tyre sociale, ndonëse modeste.
Megjithatë migrantët kanë mundësi të afirmohen në rrethin e tyre familjar me lidhje gjaku
por edhe me të tjerë individë që njohin brenda dhe jashtë familjes, të ngjashëm në status,
e interesa ekonomike, sociale e kulturore. Rritet në këtë mënyrë, në një masë të
konsiderueshme edhe ndërgjegjia e tyre sociale për pozicionin, rolin, rëndësinë dhë
përkatësinë në një grup social të caktuar (King, R.; Vullnetari, J.,2006: 74).
208
Sipas INSTAT ne raportin e fundit ‘Migracioni në Shqipëri’ lëshuar në fillim të
vitit 2015, raporti I theksuar gjinor në lëvizjet brenda vendit reflektohet jo vetëm në
treguesit demografik por edhe në ata social e kulturore. Kështu po sipas të njëjtit raport
burrat e moshës madhore pra në një moshë pune janë më të prirur për t’u zhvendosur
përtej kufijve të shtetit.
Krejt ndryshe ofrojnë qasjen e tyre gratë në lidhje me këtë zgjedhje. Ato janë më të
prirura të tentojnë në krye të përpjekjeve të tyre migrimin brenda për brenda vendit. Në
Bathore, gjetja e mësipërme konvergon më së miri në nivel shifrash zyrtare apo në planin
e ndarjes së njësive familjare të vendosura në këtë zonë në dy dhjetëvjeçarëve të fundit.
Pjesa më e madhe e grave të intervistuara ishin familjare e një numër i
konsiderueshëm i tyre që shkon në 21% ishin familjare të bashëkshortëve emigrantë.
Megjithatë në një plan të përgjithshëm personat e anketuar më së shumti I përkasin gjinisë
mashkullore.
Pas bisedave dhe intervistave me ta kupton që numri i reduktuar i burrave në
moshë pune në këtë zonë në nivel demografik i atrbuohet migrimit ndërkombëtar por
vetëm pasi kanë levizur familjarisht, fillimisht në zonën e Bathores në fillim të viteve ’90
të shekullit XXI, kanë ngritur atje shtëpitë e tyre për të sistemuar familjet, shpesh herë
numeroze në anëtarë e më pas kanë ndërrmarrë vendimin e të migruarit jashtë vendit duke
209
ndihmuar të afërmit përmes remitancave – nje kombinim i disa faktorëve njëherazi të
fenomenit të migrimit.
Një tjetër argument për t’u marrë në konsideratë interpretative në po t ë njëjtin kuadër
është pamja e profesioneve që të anketuarit kanë deklaruar kur janë pyetur. Ndonëse në
një masë rreth 73% pohuan që ishin të paangazhuar në punë, profesionet e tyre variojnë
nga ndërtimi deri tek mësuesia. Ndërkohë që më së shumti i përkasin nja zanati të fituar
nga përvoja dhe puna drejtpërdrejt me të, shumë pak deklarojnë të jenë arsimuar për një
profesion të kualifikuar.
Nga vëzhgimi i vijueshëm për mëse 6 muaj në zonën e Bathores, rezulton që gratë,
të cilat ishin të punësuara jashtë shtëpisë, në biznese fasone me një kolektiv të gjerë
njerëzish në mjediset e punës ishin qytetarisht më aktive, e identiteti i tyre social kundrejt
familjes e kundrejt shoqërisë ishte më i formuar sesa i grave, të cilat ishin shtëpiake apo
thjesht të papuna.
210
Familjet e reja të cilat karakterizoheshin në stilin e jetës së tyre më afër me stilin e
jetesës së qytetit sesa atë të fshatit, ofrojnë një panoramë më realiste dhe objektive të
lehtësive dhe sfidave që përballen në periferitë e qyteteve të mëdha. Nga ana tjetër
marrëdhënia mes anëtarëve të kësaj familjeje ngjante shumë më e përshtatur sesa e atyre
që përditshmërinë e tyre e kishin ngritur më së shumti mbi modelin e krahinës/fshatit apo
qytetit nga i cili kishin ardhur. Në këtë mënyrë edhe marrëdhënia mes të afërmve,
fqinjëve, shoqërisë dhe shtetit ri-përcaktohet në varësi të kushteve të krijuara ditë pas ditë
në vend.
Në përfundim të kësaj analize risjell në nivel të përgjithshëm qasjen ndaj pyetjes së
mësipërme ta pa-detajuar me alternativa ndihmëse sipas moshës por sipas numrit të viteve
të vendosjes në këtë zonë. Ky tregues në nivel popullate, parë nën një këndvështrim më të
përgjithshëm sa i takon nivelit të funksionimit të familjes nga sa duket dhe nga sa ndodh,
ofron një domethënie kuptimore interesante.
Kohë në vitet e
banimit në Bathore
Me cilën përafrohet më shumë mënyra e jetesës në
familjen tuaj?
Në
përqindje
Deri 5 vite
Me mënyrën e jetesës së banorëve të zonës ose të
qytetit nga jeni shpërngulur
6.3
Është diçka ndërmjet këtyre dy mënyrave të jetesës 93.8
6 - 10 vite
Me mënyrën e jetesës së banorëve të zonës ose të
qytetit nga jeni shpërngulur
3.6
Me mënyrën e jetesës të banorëve të qytetit të
Tiranës
16.7
Është diçka ndërmjet këtyre dy mënyrave të jetesës 78.6
Pa përgjigje 1.2
11 - 15 vite
Me mënyrën e jetesës së banorëve të zonës ose të
qytetit nga jeni shpërngulur
5.2
Me mënyrën e jetesës të banorëve të qytetit të
Tiranës
18.5
Është diçka ndërmjet këtyre dy mënyrave të jetesës 75.9
211
Pa përgjigje 0.3
16 - 20 vite
Me mënyrën e jetesës së banorëve të zonës ose të
qytetit nga jeni shpërngulur
3.8
Me mënyrën e jetesës të banorëve të qytetit të
Tiranës
8.2
Është diçka ndërmjet këtyre dy mënyrave të jetesës 87.4
Pa përgjigje 0.5
Mbi 20 vite
Me mënyrën e jetesës së banorëve të zonës ose të
qytetit nga jeni shpërngulur
10.0
Me mënyrën e jetesës të banorëve të qytetit të
Tiranës
10.0
Është diçka ndërmjet këtyre dy mënyrave të jetesës 80.0
Familja e të ardhurve në periferitë e qytetit pas më shumë se 20 vitesh vendosjeje
në këtë zonë, spikat me prioritizimin e elementeve të kulturës së jetetesës që lidhen në
mënyrë të drejtpërdrejtë me funksionimin e familjes dhe mbarëvajtjen e saj si njësi
ekonomike, sociale dhe psikologjike.
212
10. Reflektime përfundimtare
Ky studim u orvat të krijonte një pamje analitike të vendosjes e përshtatjes së nën-
kulturave të ndryshme të të ardhurve në periferi të Tiranës dhe elementeve bashkëjetuese
që ata kanë ngritur në vendbanimet e reja në këto dy dhjetëvjeçarët e fundit. Pas një
vështrimi të detajuar në planin sociologjik të disa prej elementëve më të spikatura që
lidhen me tiparet sociale, kulturore e deri diku edhe psikologjike një qasje e përgjithshme
e këtij komuniteti tregon që në gjenezën e tyre, pjesa më e madhe kanë në vetvete qëllimin
për t’u identifikuar me qytetin/fshatin nga i cili kanë ardhur e ku kanë lindur apo banuar
më parë. Mirëpo në të njëjtën kohë kompleksiteti urban dhe natyra mjaft kaotike e të
shndërruarit stilin e të jetuarit dhe të kuptuarit në kushtet e reja nxjerr në pah hendeqe të
mendësive dhe perceptive ndaj elementeve urbane të kulturave.
Në kuptimin e plotë të fjalës e gjithë zona në të cilën u përqëndrua ky studim prej
mëse 20 vitesh mund të etiketohet si një vend i ngritur mbi bazën e lëvizjeve migratore,
shpesh’herë të pakontrolluara por gjithsesi domethënëse në krijimin e strukturës sociale të
gjithë periferisë së Bathores. Zona e Bathores dukshëm është përballur me sfida që
shkojnë përtej mundësive reale të një periferie në zhvillim e ndonëse nga pikpamja e
administrimit të saj nga pushteti vendor dhe ai qëndror vihen re përpjekje modeste për
krijimin e një realiteti urban, nevojat më emergjente duket se qëndrojnë ende në qasjen
dhe mendësitë e vetë njerzve që banojnë në këtë zonë.
Në një popullatë prej rreth 35,000 banorësh, 800 personat e pyetur ndihmuan në
dhënien e një panorame konceptualisht të plotë për t’u studier e nxjerrë disa përfundime.
Bisedat individuale por edhe në grup me ta, plotësuan kuadrin e të kuptuarit të shumë prej
aspekteve të jetës së tyre.
Ata që tashmë e quajnë veten të vendosur një herë e mirë në Bathore, duket se kanë
bërë një pakt për të mos ndryshuar realitetin përtej asaj që duket, të tjerë, kryesisht mosha
e re që në perceptim duket se është shumë më bashkëkohore dhe e hapur për ndryshim e
213
progres, orvatet të ofrojë e inkurajojë risinë në mendësi e formimin e një kuadri të mirë-
formuar nënkulturor, e në pamundësi të një arritje të tillë, largohet, migron më tej brenda
por dhe jashtë kufijve administrative e atyre politikë.
Studimi i kryer hapi një dritare dhe në kuptueshmërinë më të mirë të dinamikave të
dukshme dhe të padukshme që migrimi brenda vendit sjell për popullatën, si atë pritëse
ashtu edhe atë të ardhur. Njohja e elementeve që deri dje shoqërizonin dukurinë e migrimit
vetëm në këndvështrim kontekstual në rrethanat e sotme në zonën e Bathores merr një
kuptim shumë më praktik e konkret. Marrëdhëniet e ndërsjella migrim- ekonomi, migrim
– histori, migrim – politikë, migrim – kulturë kanë një terren tjetër analize në kushtet e
komuniteteve të ngritura nga zhvendosja.
Nga gjetjet e hulumtimit mund të konkludohet se ndonëse përbërja demografike e
zonës së Bathores pas vitit 2002 nuk ka pësuar ndonjë rritje apo rënie domethënëse në
shifra vetë konteksti i të trajtuarit të migrimit tani është shumë i ndryshëm. Banorët e
Bathores kanë një tjetër qasje ndaj migrimit ndërkombëtare – e kjo më së shumti i
atribuohet rënies së remitancave pas krizes ekonomike globale të pas vitit 2010.
Në po këtë pikëpamje vlerësimi për sa ka hyrë e është investuar në shtëpitë e tyre
merr një tjetër ngjyrim trajtues në përshkrimet e tyre. Nëse deri përpara 5-10 viteve këto
dërgesa e ky kontribut i emigrantëve të afërm të tyre ishte një detyrim familjar për hir
edhe të disa normave nënkulturore të zonave nga të cilat ata kishin ardhur e ku kishin
banuar më parë, tashmë përafrimi me jetën e qytetit dhe përballja më nga afër me
vështirësi të ngjashme me ato të emigrantëve përtej kufirit ka ndryshuar pikpamjet dhe
qëndrimet e tyre.
Një tjetër kontekst tejet interesant është ajo pjesë e kulturës materiale të ruajtur dhe
trashëguar ndër vite e ndër vendbanime të ndryshme duke sjell një mozaik shumë
interesant nënkulturash për të cilin vetë banorët shfaqen mirënjohës ndaj paraardhësve e të
moshuarve të komuniteteve të tyre , por jo po aq krenarë e të interesuar për ta vijuar
rrjedhën e ruajtjes e përcjelljes së tyre ndaj paraardhësve.
214
Së fundmi, por jo më pak të rëndësishme do të përmendshin marëdhëniet dhe rolet
brenda familjes. Ato duken se paraqesin kuadro të ndyshëm por në vetvete modeli
patriarkal tradicional duket ende i pranishëm dhe domethënës.
Të rinjtë për aq sa liberalë e të shkëputur nga mendësitë “e vjetra” shfaqen në
mjediset e shkollave apo të argëtimit publik, po aq vijojnë të sillen me të njëjtat norma e
rregulla nënkulturore brenda familjeve të tyre duke respektuar hierarkinë kryesisht
mashkullore dhe jo vetëm të familjes bërthamë dhe autoritetin e rolit të kryefamiljarit.
Një qasje e tillë gjithashtu shfaqet edhe në besimin që ata kanë dhe zgjedhjen që
qartazi bëjnë kur ju drejtohej pyetja; se ku do të mbështeteshin nëse do të kishin një
problem apo konflikt të tyrin individual? Familja qëndron në krye të përgjieve të tyre në
masën më të madhe pavarsisht zonës, qytetit apo fshatit nga i cili ata kanë ardhur.
Tirana edhe sot, ndonëse jo në të njëjtat ritme shifrore në rritje, vijon të mbetet
gjithsesi vendi i preferuar si destinacion për shumicën e migrantëve të brendshëm ruralë.
Por ndryshe nga tendenca e një dhjetëvjeçari më parë, kohë kur në Tiranë mosha migruese
ishte më shumë e rritur e të moshuar në këto vitet e fundit, po migrojnë më shumë të rinj,
të cilët pas një progrmai studimor në Universitetet e metropolit orvaten të stabilizohen në
qytet për një jetesë më të plotësuar personalisht dhe ekonomikisht.
Ndërkohë që i gjithë komuniteti i Bathores gjithmonë e më tepër po identifikohet
administrativisht e shoqërisht si një pjesë e qytetit të Tiranës, e ndërkohë që mosha e re e
këtij komuniteti po tenton të ndërtojë një ëndërr substancialisht urbane, të shëndetshme
nga pikpamja shoqërore por dhe të pasur mjaftueshëm nga pikpamja nënkulturore, për t’u
identifikuar si pjesë e qytetit i mbetet politikave shtetërore, nismave sociale dhe vullnetit
komunitar të bëjnë këtë proces kaq delikat përshtatjeje, të butë, efikas e rezistent në kohë.
215
11. SHTOJCA
PYETSORI
1. NË CILIN VIT JENI STABILIZUAR ME BANIM NË KËTË ZONË?
Viti__________
2. KU KA BANUAR FAMILJA JUAJ PARA SE TË STABILIZOHEJ ME
BANIM NË KËTË ZONË?
1 – Në qytetin ________
2 – Në fshatin________ të rrethit ____________
3. PSE JENI SHPËRNGULUR NGA VENDBANIMI I MËPARSHËM DHE
JENI STABILIZUAR ME BANIM NË KËTË ZONË?
1– Për klimë më të mirë
2– Për klimë që i përshtatet më mirë gjendjes tuaj shëndetësore
3– Për klimë që i përshtatet më mirë gjendjes shëndetësore të një pjesëtari të
familjes tuaj
4– Për të qenë më pranë të afërmve tuaj nga nëna
5– Për të qenë më pranë të afërmve tuaj nga babai
6– Vendbanimi i ri të ofron më shumë mundësi për të fituar
7 – Vendbanimi i ri të ofron më shumë mundësi për t’u punësuar
8 – Vendbanimi i ri të jep më shumë mundësi për të arsimuar më mirë fëmijët.
9 – Vendbanimi i ri të jep më shumë mundësi për të zhvilluar aftësitë e veçanta
ose
talentin e fëmijëve.
10 – Vendbanimi i ri të krijon lehtësi për të emigruar jashtë Shqipërisë
11 – Për të shpëtuar nga konfliktet në fshatin/qytetin ku keni banuar më parë
12 – Për të kufizuar komunikimet me anëtarët e fisit, të cilat të merrnin shumë
kohë me ceremoni të panevojshme
13 – Për të shmangur gjakmarrjen
14 –Tjetër (shëno çfarë: ___________________________________________)
_______________________________________________________________
_______________________________________________________________
4. SI KA NDRYSHUAR GJENDJA EKONOMIKE E FAMILJES TUAJ NË
KRAHASIM ME ATË PARA TRANSFERIMIT?
1– Është përmirësuar shumë
2– Është përmirësuar disi
3– Është përmirësuar pak
4– Është e njëllojtë
5– Është përkeqësuar pak
6– Është përkeqësuar disi
7– Është përkeqësuar shumë
__________
0 –Pa përgjigje
216
5. SIPAS MENDIMIT TUAJ, NË KRAHASIM ME NIVELIN MESATAR
EKONOMIK TË FAMILJEVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË, SI
ËSHTË NIVELI MESATAR EKONOMIK I FAMILJEVE NË ZONËN TUAJ?
1– Shumë më i keq
2– Disi më i keq
3– Pak më i keq
4– Njësoj
5– Pak më i mirë
6– Disi më i mirë
7– Shumë më i mirë
__________
0–Pa përgjigje
6. NË KRAHASIM ME NIVELIN EKONOMIK MESATAR TË FAMILJEVE
TË ZONËS KU JU BANONI, SI ËSHTË NIVELI EKONOMIK I FAMILJES
TUAJ?
1– Shumë më i keq
2 – Shumë më e keqe
3– Disi më e keqe
4– Pak më i keqe
5– Njësoj
6– Pak më e mirë
7– Disi më e mirë
8– Shumë më i mirë
__________
0–Pa përgjigje
7. MESATARISHT SA TË ARDHURA PËR FRYMË NË MUAJ SIGURON
FAMILJA JUAJ?
1– Më pak se 5 mijë lekë të reja
2– Nga 5 deri 10 mijë lekë të reja
3– Nga 11 deri 20 mijë lekë të reja
4– Nga 21 deri 30 mijë lekë të reja
7– Më shumë se 31 mijë lekë të reja
__________
0–Pa përgjigje
8. KU BANONI AKTUALISHT?
1 – Në apartament pallati (nëse kjo alternativë mos zhvillo pyetjen
10,11,14,15,16,17 – kalo te pyetja 18)
2 – Në banesë private
3 – Në banesën e një të afërmi ose shoku
4 – Në apartament ose banesë me qira
9. NËSE KENI BANESË PRIVATE, SA DHOMA KA BANESA JUAJ PËRVEÇ
KUZHINËS? ____ dhoma
217
10. NËSE KENI BANESË PRIVATE, SA KATËSHE ËSHTË AJO?
1 – Njëkatëshe
2 – Dykatëshe
3 – Trekatëshe
4 – Më shumë se trekatëshe
11. NËSE KENI BANESË PRIVATE, SA ËSHTË SIPËRFAQJA E BANIMIT E
GJITHË KATEVE TË SAJ?
1 – Më pak se 100 m2
2 – Nga 100 deri 200 m2
3 – Nga 201 deri 300 m2
4 – Nga 301 deri 400 m2
5 – Më shumë se 400 m2
12. CILAT NGA PAJISJET E POSHTËSHËNUARA KA PASUR FAMILJA
JUAJ KUR JU KENI QENË MË PAK SE 18 VJEÇ?
1 – Radio
2 – Televizor
3 – Frigorifer
4 – Biçikletë
5 – Motoçikletë
6 – Autoveturë
7 – Piano
8 – Çifteli
9 – Kitarë
10 – Fizarmonikë
11 – Telefon
12 – Mobilje
13 – Bibliotekë
14 – Lavatriçe
15 – Tjetër____________
16 – Asnjërën prej këtyre më lart
13. NË SHTËPINË TUAJ AKTUALISHT, CILAT NGA PAJISJET E
MËPOSHTME GJENDEN:
1 – Radio
2 – Televizor
3 – Frigorifer
4 – Biçikletë
5 – Motoçikletë
6 – Autoveturë
7 – Piano
8 – Çifteli
9 – Kitarë
10 – Fizarmonikë
11 – Telefon
12 – Mobilje
13 – Bibliotekë
14 – Lavatriçe
15 – Tjetër____________
16 – Asnjërën prej këtyre më lart
14. NËSE KENI BANESË PRIVATE, SA SIPËRFAQE TOKE ZOTËRONI
PËRRETH SAJ?
1. Më pak se 50 m2
218
2. Nga 51 - 100 m2
3. Nga 100 deri 200 m2
4. Nga 201 deri 500 m2
5. Nga 501 deri 1000 m2
6. Nga 1001 deri 2000 m2
15. JU SI E SHFRYTEZONI HAPESIREN RRETH BANESES SUAJ?
1. mbjellje perimesh
2. barbecue, piknik familjar
3. parkim makine
4. kopesht lulesh
5. magazinim objektesh
6. biznes
7. tjeter_________
219
16. NËSE KULTIVONI ZARZAVATE, PËRSE I PËRDORNI PRODHIMET E
SIGURUARA?
1– Për konsum familjar
2– I kultivoj më shumë për të kaluar kohën, nuk më intereson shumë prodhimi
3– I kultivoj për treg
17. NËSE KENI MË SHUMË SE 100 METRA KATRORË TOKË RRETH
BANESËS, A KULTIVONI LULE?
1– Gjithnjë
2– Rrallë
3– Asnjëherë
18. CILAT JANE TRI PROBLEMET ME KRYESORE QE JU SHQETËSOJNE MË
SHUMË?
1 – Varfëria
2 – Pasiguria në punë
3 – Papunësia
4 – Furnizimi jo i rregullt me energji elektrike
5 – Furnizimi jo i rregullt me ujë
6 – Kërcënimi nga kriminelët
7 – Pasiguria për të ardhmen
8 – Korrupsioni në organet shtetërore
9 – Korrupsioni në organet e drejtësisë
10 – Pamundësia për arsimim cilësor brenda vendit
11 – Pamundësia për arsimim cilësor të fëmijëve në Shqipëri
12 – Pamundësia për arsimim cilësor në vende të zhvilluara të Perëndimit
13 – Pamundësia për arsimim cilësor të fëmijëve në vende të zhvilluara të
Perëndimit
14 – Tensionimet nga konfliktet ndërpersonale të natyrave të ndryshme
15 – Pamundësia për t’u kuruar vetë ose familjarët në klinikat më të mira në
Shqipëri
16 – Pamundësia për të zhvilluar aftësitë profesionale
17 – Pamundësia për t’u kuruar vetë ose familjet në ... të vendeve të urbanizuara të
Perëndimit
18 – Tjetër problem (Shëno çfarë:
__________________________________________)
____________
0–Pa përgjigje
19. CILËT JANË FQINJËT TUAJ MË TË AFËRT?
1 – Njerëz me të cilët ju keni lidhje fisnore nga linja e babait
2 – Njerëz me të cilët ju keni lidhje fisnore nga linja e nënës
220
3 – Njerëz me të cilët ka lidhje fisnore bashkëshorti ose bashkëshortja juaj
4 – Banorë të fshatit ku keni banuar më parë
5 – Banorë të krahinës ku keni banuar më parë
6 – Banorë të qytetit ku keni banuar më parë
7 – Banorë të ardhur nga fshatra, krahina ose qytete të tjera, me të cilët nuk jeni
njohur
më parë.
8 – Banorë të ardhur nga qytete të tjerë, me të cilët nuk jeni njohur më parë
20. NËSE PUNONI NË FIRMË PRIVATE, NGA JANË SHUMICA E
PUNONJËSVE TË TJERË ME TË CILËT JU KENI MË SHUMË
KOMUNIKIME NË PUNË?
1 – Banorë të qytetit të Tiranës të para vitit 1990
2 – Banorë të ardhur nga fshatrat në zonën ku banon ju pas viti 1990
3 – Banorë të ardhur nga qytetet e tjerë në zonën ku banoni ju pas viti 1990
4 – Banorë të ardhur nga fshatrat në qytetin e Tiranës pas vitit 1990
5 – Banorë të ardhur nga qytete të tjerë në qytetin e Tiranës pas vitit 1990
6 – Banorë të fshatrave të Tiranës
21. A JENI I PUNESUAR?
1. PO
2. JO
22. SA SHPESH DILNI NË TIRANË NË KOHËN JASHTË ORARIT ZYRTAR TË
PUNËS?
1 – Çdo ditë
2 – Rreth dy-tri herë në javë
3 – Rreth njëherë në javë
4 – Më rrallë se një herë në javë
23. PËRSE SHKONI MË SHPESH NË TIRANË?
1 – Për të blerë mallra të ndryshëm
2 – Për të parë filma në kinema
3 – Për të parë pjesë teatrale ose koncerte
4 – Për të marrë pjesë në veprimtari shoqatash kulturore e artistike
5 – Për të marrë pjesë në veprimtari të partive politike
6 – Për të vizituar të afërm të cilët banojnë në Tiranë para vitit 1990
7 – Për të takuar shokë/shoqe me banim në qytetin e Tiranës para vitit 1990
8 – Për të takuar shokë/shoqe që banojnë në Tiranë pas vitit 1990
9 – Tjetër (shëno çfarë: ______________________________________
___________________________________________________________)
221
24. ME CILËT SHOQËROHENI MË SHPESH NË ZONËN KU BANONI?
1 – Me të afërm të cilët kanë ardhur këtu nga fshati ose krahina ku ju keni banuar
më parë
2 – Me të afërm, të cilët kanë ardhur këtu nga qyteti ku ju keni banuar më parë
3 – Me shokë/shoqe ose miq/mike të cilët kanë ardhur këtu nga fshati ose krahina ku
ju
keni banuar më parë
4 – Me shokë/shoqe ose miq/mike, të cilët kanë ardhur këtu nga qyteti ku ju keni
banuar më parë
5 – Me shokë ose miq të ardhur nga qytete të tjerë, me të cilët ju lidh puna
6 – Me shokë ose miq të ardhur nga fshatra ose krahina të tjera, me të cilët ju
lidh puna
7 Tjetër (shëno çfarë: __________________________________________________)
25. MESATARISHT SA ORË SHIKONI PROGRAME TELEVIZIVE PËRGJATË
NJË DITE-NATE?
1 – Rreth 1 orë
2 – Rreth 2-3 orë
3 – Rreth 4-5 orë
4 – Më shumë se 5 orë
26. CILËT PROGRAME TË TELEVIZIONEVE SHQIPTARE NDIQNI MË
SHPESH?
1 – Emisionet e lajmeve
2 – Programet për çështje ekonomike
3 – Programet për problemet politike
4 – Programet për çështje kulturore e artistike
5 – Filmat dokumentarë-historikë
6 – Filmat artistikë
7 – Telenovelat
8 – Programet me muzikë popullore
9 – Programe me muzikë moderne
10 – Ndeshjet sportive dhe komente për to
11 – Lojërat e fatit
12 – Konkurset e ndryshme
13 – Programet për çështjet e arsimit
14 – Tjetër program (shëno çfarë:
__________________________________________)
____________
0–Pa përgjigje
27. NËSE JENI BEQAR/E NË MOSHË MARTESE, ÇFARË ORIGJINE
KRAHINORE DO TË DËSHIRONIT TË KISHTE BASHKËSHORTJA/I JUAJ I
ARDHSHËM?
222
1 – Nga fshati juaj i origjinës
2 – Nga krahina juaj e origjinës
3 – Nga qyteti juaj i origjinës
4 – Nga krahina të tjera
(shëno:____________________________________________)
5 – Nga qytete të tjerë
6 – Nuk ka rëndësi origjina krahinore e bashkëshortit ose bashkëshortes, rëndësi
ka të
jetë korrekt/e dhe besnik/e
____________
0–Pa përgjigje
28. NËSE KENI VAJZË NË MOSHË MARTESE ÇFARË ORIGJINE KRAHINORE
DO TË DËSHIRONIT TË KISHTE BASHKËSHORTI I SAJ I ARDHSHËM?
1 – Nga fshati juaj i origjinës
2 – Nga krahina juaj e origjinës
3 – Nga qyteti juaj i origjinës
4 – Nga krahina të tjera
(shëno:___________________________________________)
5 – Nga qytete të tjerë
(shëno:____________________________________________)
6 – Nuk ka rëndësi origjina krahinore e bashkëshortit ose bashkëshortes, rëndësi
ka të
jetë korrekt/e dhe besnik/e
____________
0–Pa përgjigje
29. NËSE KENI DJALË NË MOSHË MARTESE ÇFARË ORIGJINE KRAHINORE
DO TË DËSHIRONIT TË KISHTE BASHKËSHORTJA E TIJ E ARDHSHME?
1 – Nga fshati juaj i origjinës
2 – Nga krahina juaj e origjinës
3 – Nga qyteti juaj i origjinës
4 – Nga krahina të tjera
(shëno:_____________________________________________)
5 – Nga qytete të tjerë
(shëno:______________________________________________)
6 – Nuk ka rëndësi origjina krahinore e bashkëshortit ose bashkëshortes, rëndësi
ka të
jetë korrekt/e dhe besnik/e
__________
0–Pa përgjigje
30. CILAT JANË VLERAT E POSHTËSHËNUAR QË ÇMONI MË SHUMË (Jepni
tre përgjigje të përshkallëzuara, sipas të cilës “I” është më e rëndësishme dhe
“III” më pak e rëndësishme)
223
1 – Rritja e prestigjit në shoqëri I II III
2 – Dëshira për të ndihmuar të tjerët I II III
3 – Pasurimi I II III
4 – Toleranca I II III
5 – Shpirti konkurrencial I II III
6 – Arsimimi I II III
7 – Përkushtimi ndaj komunitetit I II III
8 – Korrektësia I II III
9 – Bujaria I II III
10 – Atdhetaria I II III
11 – Optimizmi I II III
12 – Tjetër vlerë (shëno çfarë ________________________) I II III
____________
0–Pa përgjigje
31. GJATË KOHËS QË BANONI NË KËTË ZONË A JENI AKTIVIZUAR NË
VEPRIMTARI VULLNETARE PËR ZGJIDHJEN E PROBLEMEVE
EKONOMIKE DHE SHOQËRORE NË DOBI TË KOMUNITETIT TUAJ?
1 – Ndërtimi ose riparimi i objekteve të domosdoshme për bashkëjetesën e
komunitetit si ujësjellës, ura, rrugë etj
2 – Pastrimi i mjediseve nga mbetjet inerte ose hedhurinat
3 – Përmirësimi i kushteve të mjedisit si krijimi i sipërfaqeve të gjelbërta, mbjellja
e luleve dhe shkurreve dekorative etj.
4 – Ndihmë për të kultivuar talentet e fëmijëve e të rinjve në fushën e arteve
(letërsi, pikturë, muzikë, teatër etj).
5 – Kurse të rregullt për t’u mësuar ose perfeksionuar fëmijëve dhe të rijve gjuhë
të huaja
6 – Ndihmë për të zhvilluar aftësitë e fëmijëve dhe të rinjve në fushën e shkencave
(matematike, fizike, histori, sociologji etj)
7 – Patrullimi për të ruajtur rendin, veçanërisht në vitet e trazirave shoqërore
8 – Mbrojtje e komunitetit nga veprimet keqbërëse të kriminelëve
9 – Angazhim për zbutjen ose kapërcimin e kontradiktave ndërmjet komunitetit
tuaj dhe komuniteteve të tjera
10 – Pjesëmarrje në zgjidhjen me mirëkuptim të konflikteve anëtarëve të
komunitetit tuaj
11 – Si ndihmës në realizimin e studimeve për problem shoqërore (plotësim
anketash, mbledhje të dhënash, vëzhgim faktesh të ndryshme etj)
12 – Si organizator seminaresh ose diskutimesh për përhapjen e dijeve për
probleme shoqërore
13 – Si organizator seminaresh ose diskutimesh për përhapjen e njohurive për
ligjet dhe aktet nënligjore në Republikën e Shqipërisë
14 – Si organizator seminaresh ose diskutimeve për gjallërimin dhe përforcimin e
224
vlerave të kulturës tradicionale shqiptare
15 - Si organizator seminaresh ose diskutimesh për përhapjen në Shqipëri të
elementeve të kulturave më të urbanizuara të Perëndimit
16 – Veprimtari të shumanshme për të përhapur besime fetare, të cilat nuk kanë
ekzistuar më parë në Shqipëri
__________
0–Pa përgjigje
32. NË CILIN TIP VEPRIMTARIE DO TË PARAPËLQENIT TË
ANGAZHOHESHIT SI VULLNETAR?
1 – Në veprimtari të dobishme për komunitetin tuaj
2 – Në veprimtari me rëndësi kombëtare
3 – Në veprimtari që zhvillohen në vende të tjera të botës
__________
0–Pa përgjigje
33. CILI ËSHTË MOTIVI KRYESOR QË JU NXIT TË ANGAZHOHENI NË
VEPRIMTARI VULLNETARE?
1 – Dëshira për t’u afirmuar si veprimtar
2 – Zhvillimi i aftësive profesionale
3 – Ndjenja e përkushtimit ndaj të tjerëve
4 – Ndjenjat e bindjet fetare
5 – Dëshira për të zgjeruar rrethin e të njohurve dhe të miqve
6 – Tradita e familjes
7 – Dëshira për t’u njohur me punëdhënës të sektorit privat, ku më pas mund të
punësoni
8 – Dëshira për t’u njohur me drejtues të sektorit publik, ku më pas mund të
punësoheni
9 – Dëshira për të emigruar në një vend tjetër
10 – Dëshira për t’u njohur me drejtues të strukturave ndërkombëtare që
funksionojnë në
Shqipëri me qëllim të punësoheni në ta
11 – Dëshira për të zbatuar në praktikë njohuritë profesionale
12 – Tjetër motiv (shëno çfarë
______________________________________________)
____________
0–Pa përgjigje
34. NËSE NJË ANËTAR I KOMUNITETIT KU JU BANONI KA NEVOJË PËR
GJAK, NË Ç’FORMË DO TA NDIHMONI ATË?
1 – Do t’i dhuronit gjak
2 – Do t’i dhuronit para për të blerë sasinë e gjakut që i nevojitet
225
____________
0–Pa përgjigje
35. NËSE KOLEKTIVI I ZONËS KU JU BANONI DO TË NDËRTOJË OSE TË
RIPAROJË OBJEKTE TË DOMOSDOSHME PËR KOMUNITETIN SI RRUGËS
AUTOMOBILISTIKE, URA, UJËSJELLËS ETJ., ÇFARË LLOJ NDIHME
VULLNETARE DO TË OFRONIT JU?
1 – Punë të gjallë si punëtor i pakualifikuar
2 – Punë si specialist i kualifikuar
3 – Punë si organizator i vullnetarëve
4 – Lëndë të para (çimento, hekur, pajisje hidraulike etj)
5 – Fonde financiare
6 – Do të paguanit një të papunë të punonte si vullnetar për të shlyer detyrimin tuaj
moral
7 – Nuk ndjeheni i obliguar të punoni për interesa të komunitetit
____________
0–Pa përgjigje
36. ÇFARË DO TË PARAPËLQENIT MË SHUMË?
1 – Punë të rëndomtë që të siguron më shumë të ardhura
2 – Punë intelektuale që të siguron më shumë prestigj shoqëror, por më pak të ardhura
____________
0–Pa përgjigje
37. JU LUTEM PERSHKRUANI NJE ELEMENT TE TRADITAVE
NËNKULTURORE TE TIRANES QE JU VLERESONI SI ME POZITIV
_____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
__________________________________
38. JU LUTEM PERSHKRUANI NJE ELEMENT TE TRADITAVE
NËNKULTURORE TE TIRANES QE JU VLERESONI SI ME NEGATIV
_____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
__________________________________
39. JU LUTEM PERSHKRUANI NJE ELEMENT TE TRADITAVE
NËNKULTURORE TE HERSHME TE ZONES NGA E CILA JU JENI
SHPERNGULUR QE JU E VLERESONI SI ME POZITIV
_____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
__________________________________
226
40. JU LUTEM PERSHKRUANI NJE ELEMENT TE TRADITAVE
NËNKULTURORE TE HERSHME TE ZONES NGA E CILA JU JENI
SHPERNGULUR QE JU E VLERESONI SI ME NEGATIV
_____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
__________________________________
41. NËSE KENI NJË KONFLIKT TË ASHPËR PËR ÇËSHTJE TË RËNDËSISHME
ME NJË ANËTAR TË KOMUNITETIT, NË Ç’RRUGË DO TA ZGJIDHNIT
ATË?
1 – Me ndërmjetësimin e të afërmve
2 – Me ndërmjetësimin e miqve
3 - Me ndërmjetësimin e shokëve të afërt
4 – Me rrugë gjyqësore
5 – Me vetëgjyqësi
____________
0–Pa përgjigje
42. NËSE JU BËHET NDONJË PADREJTËSI, ÇFARË RRUGE DO TË NDIQNIT
PËR TË FITUAR TË DREJTAT TUAJA?
1 – Do të paraqisni ankesë në organet shtetërore përkatëse
2 – Do të çelni proces gjyqësor
3 – Do ta publikonit problemin tuaj në faqet e gazetave për të tërhequr në anën tuaj
përkrahjen e opinionit
4 – Do ta publikonit problemin tuaj në ekranet e televizioneve, për të tërhequr në anën
tuaj përkrahjen e opinionit
5 – Do të kërkonit ndihmën e të afërmve, miqve ose shokëve
6 – Do të paguanit ryshfete për të fituar të drejtën tuaj
___________
0–Pa përgjigje
43. NË JETËN E PËRDITSHME TË ANËTARËVE TË FAMILJES TUAJ, SA
RUHEN TRADITAT NËNKULTURORE TË ZONËS KU KENI BANUAR MË
PARË?
1 – Shumë
2 – Disi
3 – Pak
4 – Aspak
__________
0–Pa përgjigje
44. ME CILËN PËRAFROHET MË SHUMË MËNYRA E JETESËS NË FAMILJEN
TUAJ?
227
1 – Me mënyrën e jetesës së banorëve të zonës ose të qytetit nga jeni shpërngulur
2 – Me mënyrën e jetesës të banorëve të qytetit të Tiranës
3 – Është diçka ndërmjet këtyre dy mënyrave të jetesës
__________
0–Pa përgjigje
45. NË CILAT LLOJE CEREMONISH ANËTARËT E FAMILJES TUAJ I
RESEPKTOJNË MË SHUMË TRADITAT NËNKULTURORE TË KRAHINËS
NGA KENI ARDHUR?
1 – Në dasma dhe ceremoni të tjera gëzimesh
2 – Në ceremoni fatkeqësishë
3 – Në ceremonitë e mikpritjes
4 – Në ceremoni të tjera (shëno çfarë
________________________________________)
__________
0–Pa përgjigje
46. JU LUTEMI PËRSHKRUANI ELEMENTE TË KULTURËS SË JETESËS TË
BANORËVE TË QYTETIT TË TIRANËS QË APLIKOHEN EDHE NË
FAMILJEN TUAJ KËTO VITET E
FUNDIT:__________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
47. JU LUTEMI PËRSHKRUANI ELEMENTE TË KULTURËS SË JETESËS TË
NDONJË VENDI TJETËR SI ITALIA, GREQIA ETJ., QË APLIKOHET EDHE
NË FAMILJEN TUAJ GJATË VITEVE TË
FUNDIT:__________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
48. KUR NUK ZBATONI TRADITAT KULTURORE, ZAKONET E KRAHINËS
NGA JENI SHPËRNGULUR, SA SHPESH JU QORTOJNË MË TË
MOSHUARIT E FAMILJES OSE TË FISIT TUAJ?
1 – Gjithnjë
2 – Shpesh
3 – Rrallë
4 – Shumë rrallë
5 – Asnjëherë
_____________
0 – Pa përgjigje
228
49. NGA JETESA NË KËTË ZONË SA JANË REALIZUAR PËRGJITHËSISHT
PIKËSYNIMET OSE PRITSHMËRITË E MIQËSIMIT TË FAMILJES TUAJ?
1 – Plotësisht
2 – Pjesërisht
3 – Fare pak
4 – Aspak
___________
0–Pa përgjigje
50. A DËSHIRONI TË SHPËRNGULENI NGA KJO ZONË?
1 – Shumë
2 – Disi
3 – Pak
4 – Aspak
__________
0–Pa përgjigje
51. NËSE DËSHIRONI TË SHPËRNGULENI NGA KJO ZONË, KU DËSHIRONI
TË STABILIZOHENI?
1 – Në një lagje më të mirë të Tiranës
2 – Në një qytet tjetër bregdetar
3 – Në një shtet më të zhvilluar të Perëndimit
4 – Në krahinën nga kemi ardhur për të organizuar një veprimtari ekonomike ose
biznesi
5 – Në qytetin nga keni ardhur për të organizuar një veprimtari ekonomie ose biznesi
6 – Tjetër (shëno çfarë:
___________________________________________________
__________
0–Pa përgjigje
52. PËRKATËSIA GJINORE:
1 – Femër
2 – Mashkull
53. MOSHA: _______ vjeç
54. CILI ËSHTË STATUSI JUAJ CIVIL?
1 – Beqar
2 – I/e fejuar
3 – Bashkëjetesë
229
4 – Martuar
5 – I (e) divorcuar
6 – I (e) ve
55. NIVELI ARSIMOR:
1 – Fillor
2 – Tetëvjeçar
3 – I mesëm
4 – I lartë
5 – Me gradë ose titull shkencor
56. SA ANËTARË TË FAMILJES TUAJ JANË:
1– Me arsim fillor _____ vetë
2– Me arsim tetëvjeçar _____ vetë
3– Me arsim të mesëm _____ vetë
4– Me arsim të lartë _____ vetë
5– Me master _____ vetë
6– Vazhdojnë arsimin parauniversitar _____ vetë
7– Vazhdojnë arsimin universitar _____ vetë
8 – Vazhdojnë arsimin pasuniversitar _____vetë
57. PËRKATËSIA FETARE:
1 - Katolike
2– Ortodokse
3– Myslimanë (Syni)
4– Myslimanë (Bektashi)
5– Tjetër (Shëno: _____________________________________________)
6 – Ateist
58. STATUSI PROFESIONAL:
1 – Punëtor në firmë ndërtimi
2 – Punëtor në firmë prodhimesh industriale
3 – Punonjës në sektor shërbimesh
4 – I vetëpunësuar si zanatçi
5 – I vetëpunësuar si tregtar
6 – Mësues
7 – Specialist shëndetësie
8 – Specialist në fushën e teknikës
9 – Specialist ekonomie
10 – Specialist bujqësie
11 – Shtëpiak/e
12 – Student/e
230
13 – Emigrant/e
14 – I/e papunë/e
15 – Pensionist/e
231
Bibliografia
Abrams, Dominic., Rutland, Adam, Cameron Lindsay. (2007) “Older but wilier;
Ingroup accountability and the development of subjective group dynamics. [pp.138]
Appleyard, Reginald (1992) ‘Migration and Development: A Global Agenda for the
Future’, International Migration 30(2): 251–66.
Baldein-Edwards Martin (2002): “Tregjet e Punës se Europes Jugore dhe Imigrimi;
Një Analizë Strukturore dhe Funksionale, Dokumenti i Punës Nr. 5 I MMO,
Universiteti Panteion, Athinë, Greqi.
Banka Botërore 2005. Shqipëria: Analizë e Tregut të Punës. Raport Nr. 34597-AL.
Washington D.C.
Banka Botërore. 2004. Shqipëria: Ruajtja e e Zhvillimit përtej Tranzicionit. Një
Memorandum Ekonomik i Bankës Botërore për Vendin. Raporti Nr. 29257-AL.
Washington D.C.
Banka Botërore. 2006. Shqipëria: Ristrukturimi i Shpenzimeve Publike për të forcuar
zhvillimin. Volumi II. Washington D.C..
Bauer Thomas & Zimmermann Klaus Assessment of Possible Migration - Pressure
and its Labour Market Impact /Following EU Enlargement to Central and Eastern
Europe. July 1999. I Z A Research Report No.3
Blackwell, Judith, Murray Smith, and John Sorenson. Culture of Prejudice: Arguments
in Critical Social Science. Toronto: Broadview Press, 2003. 31.
Bolesta, Andrej .Conflict and displacement international politics in the developing
world’ 2004
Bounar, Abdelhadi (1993). L'Urbanisation dans un Milieu d'Oasis Présahariennes.
Thèse de doctorat. Université de Poitiers.
Carletto Calogero., Davis Benjamin., Stampini Marco., Trento Stefano. dhe Zezza
Alberto. (2004): “Lëvizja e brendshme dhe Migrimi i jashtem në Shqipëri”,
232
Dokumenti i Punës ESA Nr. 04-13, Rome, FAO. De E Zeager N., Gedeshi I.,
Germenji E., dhe Nikas C. (2005): “Konkurim për Pagesa”, IOM, Tirana.
Carletto Calogero., Benjamin Davis dhe Marco Stampini. 2005. “Fytyra Familjare,
Vende Familjare: Roli i Rrjeteve Familjare dhe Përvojat e Kaluara për Migrantët
Shqiptarë.” ESA Dokumenti i Punës Nr. 05-03, FAO, Rome.
Castles Stephen and Kosack Godula (1973) Immigrant Workers and Class Structure in
Western Europe. Oxford: Oxford University Press.
Castles Stephen and Miller, Mark John (1998) The Age of Migration: International
Population Movements in the Modern World, 2nd edn. London: Macmillan.
Cernea Michael M. (1998) ‘La Sociologie des déplacements forcés: un modèle
théorique’, Autrepart 5: 11–28.
Copenhagen: Danish Institute for Development Studies, Strandgade. Myrdal, Gunnar
(1957) Rich Lands and Poor. New York: Harper and Row.
Crandall Christian. S., & Eshleman, A. (2003). A justification-suppression model of
the expression and experience of prejudice. Psychological Bulletin, 129(3), 414-446.
Crivello, Gina (2003) Dreams of passage: Negotiating gender, status and migration
Dervishi Zyhdi. “Lente te nderveprimit simbolik (Analiza sociologjike e rolit te
simboleve kulturore, te komunikimit joverbal), Emal, 2008
Dhonte Pierre, Rina Bhattacharya, and Tarik Yousef (2000) Demographic Transition
in the Middle East: Implications for Growth, Employment, and Housing. IMF Working
Paper 00/41, March 2000.
Dovidio John, Peter Glick, and Laurie Rudman. On the Nature of Prejudice. Malden:
Blackwell Publishing, 2005. 413.
Fiedman, Jonathan and RANDERIA, Shalini (eds) (2004) Worlds on the Move:
Globalization, Migration and Cultural Security. New York: Palgrave Macmillan.
Fischer Peter, Reiner Martin and Straubhaar, Thomas (1997). Interdependencies
between Development and Migration. In T. Hammar, G. Brochmann, K. Tamas and T.
233
Faist (Eds.), International Migration, Immobility and Development. Multidisciplinary
Perspectives (pp.91-132). Oxford: Berg
FMN (2006): “Shqipëria: Strategjia e Uljes së Varfërisë”, Raporti Vjetor i Progresit,
FMN, Washington, DC.
From Immigrant to Transmigrant: Theorizing Transnational Migration’,
Anthropological Quarterly 68(1): 48–63.
Fuga Artan. Rrota e mundimit, Jeruzalem, 2006
Fuga Artan., dhe Dervishi Zyhdi., Midis fshatit dhe qytetërimit global, Jeruzalem,
2001
Galasso Emanuela & Martin Ravallion. 2005. “Fokusimi i Decentralizuar i një
Programi Kundër-Varfërisë”
Gazeta e Ekonomistëve Publike, 89(4): 705-727
Ghans Herbert – The Urban Villagers: Group and class in the life of Italian-
Americans. A free Press Paperback. The Macmillian Company. 1965
Ghosh, Bimal (1992) ‘Migration–Development Linkages: Some Specific Issues and
Ghosh Policy Measures’, International Migration 30(3–4): 423–56.
Gibson John. 2002. “Pse Funksionon Metoda Engel? Kërkesa për Ushqim, Ekonomitë
e Shkallës dhe Metodat e Mbikëqyrjes së Familjes.” Buletini i Ekonomisë dhe
Statistikave të Oxfordit. 64 (4): 342-359.
Giddens Anthony. ‘Sociology’ 5th Edition
Glick Schiller, Nina, Basch, Linda G. and Szanton-Blanc, Cristina (1995)
Golini Antonio, Gerano Giancarlo & Heins Frank (1991) ‘South–North Migration with
Special Reference to Europe’, International Migration 29(2): 253–79.
Christian Grootaert., Thierry van Bastelaer., Understanding and Measuring Social
Capital. A Multidisciplinary Tool for Practitioners. The World Bank, Washingron
D.C., 2002
234
Hahn Jinyong & Hausman Jerry (2002): “Një Test i Ri Specifikimi për Vlefshmërinë e
Ndryshoreve Instrumentale”, Econometrica, 70, f. 163-189.
Haug Sonja 2008. Migration Networks and Migration Decision-Making. Journal of
Ethnic and Migration Studies 34: 585-605
Hollinshead August.B;1975 – Four Factor Idenx to Social Status. Working Paper 2.
Department of Sociology, Yale University
Instituti i Statistikes (2001) – Rregjistrimi i pergjithshem I popullsise se Shqiperiese;
Tirane INSTAT
International Migration – Immobility and Development: Multidisciplinary
Perspectives, pp. 91–132. Oxford and New York: Berg.
International Migration at the End of the Millennium. Oxford: Clarendon Press.
Jost John. T., Pelham, B. W., and Carvallo Michael. (2002) Non-conscious forms of
system justification: Cognitive, affective and behavioral preferences for higher status
groups. Journal of Experimental Social Psychology 38: 586–602.
Kilic Talip, Carletto Calogero., Davis Benjamin., dhe Zezza A. (2007): “Të Investosh
Prapë në Shtëpi: Migrimi i Rikthyer dhe Pronësia e Biznesit në Shqipëri”, ESA
Dokumenti i Punës Nr. 07-08, FAO. Romë
King Rusell dhe Vullnetari Julie (2003): “Migrimi dhe Zhvillimi në Shqipëri”,
Dokumenti i Punës C5, Qendra për Kërkim e Zhvillim, Qendra në Sussex për
Kërkimet e Migrimit, Universiteti i Sussex, UK.
King Rusell., Mai N., Dalipaj Mirela., Exploding the Migration Myths: Analysis and
Recommendation for the European Union, the UK and Albania, Sussex Centre for
Migration Research, University of Sussex, 2003; URUCI E., Remittances
Management for Local Development in Albania, CESS, 2003
Kule Dhori., Mancellari Ahmet., Papanaganos Harry., Qirici Stefan dhe Sanfey Peter.
(2002): “Shkaqet dhe rrjedhojat e Emigrimit Shqiptar gjatë Tranzicionit: Evidencë nga
të dhënat Micro Data”, Rishikimi Ndërkombëtar i Migrimit, Vol. 36, Nr. 1, f. 229-239
235
Kule Dhori; Mancellari Ahmet; Papapanagos, Harry; Qirici Stefan; and Sanfey Peter;
(2002). The causes and consequences of Albanian emigration during transition,
Evidence from Micodata; International Migration Review.
Labrianidis Loius & Hatziprokopiou Panos. (2006): “Cikli i Migrimit Shqiptar:
migrantët tentojnë të kthehen në vendin e tyre të origjinës në fund të fundit”, në
Migrimin e Ri Shqiptar, përgatitur nga R. King, N. Mai dhe S. Schëandner-Sievers,
Shtypi Akademik Sussex: Brighton, UK
Labrianidis Lois & Kazazi Brikena (2006): “Migrantët Shqiptarë të kthyer nga Greqia
dhe Italia: Ndikimi i tyre tek Pabarazitë Hapsinore brenda në Shqipëri”, Studimet
Europiane Urbane dhe Rajonale, Vol. 13, Nr. 1, 59-74.
Leroux, Pierre De l'humanité, de son principe, et de son avenir. Paris: Perrotin, 1840
Linton Ralph (editor) The Science of Man in the World Crisis. New York: Columbia
Univ. Press. 1975
Lipton Michael (1980) Migration from the Rural Areas of Poor Countries: The Impact
on Rural Productivity and Income Distribution. World Development, 8, 1-24.
Manoku Ylli., Mersini Mina, Migrimi i popullsisë nga zonat rurale, një realitet që
kërkon vëmëndje, Buletini Shkencor i Universitetit të Elbasanit, 2003
Manoku Ylli., Nasto Thanas., Spaholli Avni., Probleme të migrimit nga zona rurale.
Rasti i zones së Korçës. Ekonomia dhe Tranzicioni, Nr. 1, 2002
Massey Douglas S. (1988) ‘Economic Development and International Migration in
Comparative Perspective’, Population and Development Review 14(3): 383–413.
Massey, Douglas S., Arango, Joaquin, Hugo, Graeme, Kouaouci, Ali, Pelligrino,
Adela and Taylor, J. Edward (1998) Worlds in Motion: Understanding
Massey, Douglas S.; Joaquín Arango; Graeme Hugo; Ali Kouaouci; Adela Pellegrino
and J. Edward Taylor (1998) Worlds in Motion: Understanding International
Migration at the End of the Millennium. Oxford: Clarendon Press.
236
Massey, Haug (2008) The Social and Economic Origins of Immigration. Annals of the
American Academy of Political and Social Science, 510 (World Population:
Approaching the Year 2000), 60-72. Retrieved from
http://www.jstor.org/stable/1046794
Mazzali Alberto., Stochiero Andrea., Zupi Marco., Rimesse degli emigrati e sviluppo
economico. Rassegna della letteratura e indicazioni per la ricerca. Laboratorio CeSPI,
n. 02/2002;
McCarthy Justin., Giancarlo Carletto. 2007. “Vlerësimi i Ndikimit të Emigrimit masiv
në Bujqësinë Shqiptare.” Projekt.
Miluka Jona., Giancarlo Carletto, dhe Alex. Zezza. 2007. “Ferma në Zhdukje?
Ndikimi i Migrimit Ndërkombëtar mbi Fermën Familjare Shqiptare” Draft. Dokumenti
i Punës ESA. FAO. Romë
Misja, Vladimir; (1998) Emigracioni nderkombetar ne Shqiperi gjate periudhes se
tranzicionit, Tirane – Shtepia Botuese Marin Barleti
Morris Lydia ‘Managing Migration; Civic Stratification and Migrants Rights’, 2000
Nicholson Berry (2001): “Nga migrant në mikro-sipërmarrës” Bëje vetë zhvillimin në
Shqipëri”, Rishikimi i Europes JugLindore, 4(3):39-41.
Nicholson Berry, From migrant to micro-entrepreneur: do-it-yourself development in
Albania, South-East Europe Review, 4(3), 2001.
Nicholson Berry (1999) ‘ The beginning of the end of a rebellion – Southern Albania
May, June 1997 – East European Politics and Societies, Vol 13, No.3.
Pettigrew Thomas., Christ Oliver, Wagner Ulrich & Stellmacher, Jost. (2007) Direct
and indirect intergroup contact effects on prejudice: A normative interpretation.
International Journal of Intercultural Relations 31: 411–25.
Portes Alejandro, E. Guarnizo Luis and Landolt Patricia - The study of
transnationalism: pitfalls and promise of an emergent research. Ethnic and Racial
Studies Volume 22 Number 2 March 1999 © Routledge 1999 0141-9870
237
Portes Alejandro (1997) ‘Immigration Theory for a New Century: Some Problems and
Opportunities’, International Migration Review 31(4): 799–825.
Portes Alejandro (1997) Globalization from Below: The Rise of Transnational
Communities* WPTC-98-01 Princeton University September 1997
Pries Ludger (ed.) (1999) Migration and Transnational Social Spaces. Aldershot:
Ashgate.
Putnam Robert. D. (2000). Bowling Alone. The collapse and revival of American
community, New York: Simon and Schuster. 541 pages. Brilliant setting out of
analysis and evidence concerning the decline and possible reconstruction of civil life
in the United States.
Putnam Robert. D. (ed.) (2002). Democracies in Flux: The Evolution of Social Capital
in Contemporary Society, New York: Oxford University Press. 522 pages. Further
exploration of social transformations using the notion of social capital within
'economically advanced democracies'.
Putnam Robert. D. (1993). Making Democracy Work. Civic traditions in modern Italy,
Princeton NJ: Princeton University Press.
Putnam Robert. D. (1995). 'Bowling Alone: America's Declining Social Capital',
Journal of Democracy 6:1, Jan, 65-78.
http://muse.jhu.edu/demo/journal_of_democracy/v006/putnam.html
Research in Social Stratification and Mobility, Volume 18, Kevin T. Leicht JAI
Press, 2000
Rist Gilbert (1996) Le Développement, histoire d’une croyance occidentale. Paris:
Presses de la Fondation Nationale des Sciences Politiques.
Rogers Everett - Diffusion of innovations – Free Press of Glencoe, 1962
Rosnow Ralph L.; Poultry and Prejudice. Psychologist Today, (March, 1972): p. 53.
Rusell Sharon Stanton (1992) ‘Migrant Remittances and Development’, Inter-
national Migration 30(3–4): 267–87.
238
Schmittler Heisler Barbara (2000) ‘The Sociology of Immigration, from the American
Experience to the Global Arena’, in Caroline B. Brettel and James F. Hollifield (eds)
Migration Theory: Talking across Disciplines, pp. 77–96. London and New York:
Routledge.
Smith James & Duncan T. (2003): “Kujtimet e së shkuarës: test-ritest besueshmërie i
historive retrospektive të migrimit”, Gazeta e Shoqatës Statistikore Mbretërore: Seritë
A (Statistikat në Shoqëri), 166 (1), 23–49.
Sonja Haug (2008). Migration Networks and Migration Decision-Making. Journal of
Ethnic & Migration Studies, 34(4), 585-605. doi:10.1080/1369183080196160.
Tirta Mark (2013) “Levizjet migruese te shqiptareve, te brendshme e ne popujt afer” -
Kristalina KH
Thomas, Brinley (1954) Migration and Economic Growth. London: Cambridge
University Press.
Trends, Determinants and Future Scenarios. Global Migration Perspectives research
papers series No 28. Geneva: Global Commission on International Migration.
http://www.gcim.org/attachements/GMP për qind20No për qind2028.pdf
Van der POL, Analysis of Migrations, Raport Studimi, Tiranë 1992
Pettigrew Thomas., Christ Oliver, Wagner Ulrich & Stellmacher Jost. (2006).
Prejudice and minority proportion: Contact instead of threat effects. Social
Psychological Quarterly, 69(4), 380-381.
Wilson, Tamar Diana (1994) ‘What Determines Where Transnational Labor Migrants
Go? Modification in Migration Theories’, Human Organization 53(3): 269–78.
Zefi Elfrida., Kuptimi dhe interpretimi i lëvizjes migratore te të rinjtë, Ekonomia dhe
Tranzicioni, N. 4, 2001
Zefi Elfrida., Kuptimi dhe interpretimi i lëvizjes migratore te të rinjtë, Ekonomia dhe
Tranzicioni, N. 4, 2001
239
Zelinsky Wilbur 1971. The Hypothesis of the Mobility Transition. Geographical
Review 61: 219-49
1936 The Study of Man: An Introduction. New York: Appleton.
Petersen. William International Migration 1987 Dec;25(4):385-97.
Leicht. T. Kevin – Research in Social Stratification and Mobility, 2000 Volume (page
72)