Transcript

REPUBLIKA E SHQIPERISE

PËRMBAJTJA

Çështje Civile

Nr.i vendimit Data PALËT Faqe

460 (00-2015-3705)04.11.2015Smalj Hajdari, Ramiz Hajdari, Dem Hajdari,

Ragip Osja, Rasim Osja, Idriz Osja, Gëzim Aliaj

kundër Agjensia e Kthimit dhe Kompensimit të

Pronave

461 (00-2015-3704)04.11.2015Lefter Shuka, Zoica Rrufa, Arben Lako kundër

Selami Xhani, Agim Kadena, Qamil Xhani,

Agim Mema

462 (00-2015-3706)04.11.2015Kërkues: Soaad Salih në mungesë, Axin Mohammed

në mungesë, Ahmed Mohammed në mungesë,

Ibrahim Mohammed në mungesë, Rejin Mohammed

në mungesë, Herjin Mohammed në mungesë,

Shimaa Mohammed në mungesë, Shler Mohammed

në mungesë, Herman Mohammed në mungesë,

Mohammed Mohammed në mungesë, Rafea Salih

në mungesë, Abdulkhahar Abduljabar Omer Barëari

në mungesë

463 (00-2015-3658)04.11.2015Shoqëria “Comes Impiant & Sopi” sh.p.k kundër

Dega në Shqipëri e Shoqërisë “Tecnimont” s.p.a

464 (00-2015-3701)04.11.2015Arvit Dede kundër Zyra e Rregjistrimit të Pasurive të

Paluajtshme Devoll, Thoma Dimushi,

Gurali Dervishllari, Petrit Rofi, Ramije CoIIaku,

Ferzilet Hoxha

465 (00-2015-3702)04.11.2015Dashuri Bogdani kundër Shoqëria “Eurocol” sh.p.k.

466 (00-2015-3703)04.11.2015INSIG sh.a. kundër Grant Thornton sh.p.k.

467 (00-2015-3707)04.11.2015Jonuz Plaku kundër ZRKKP, Agjencia e Kthimit e

Kompensimit të Pronave Tiranë

468 (00-2015-3772)05.11.2015Brahim Tahiri kundër Shoqëria Mele sh.p.k.

në mungesë, Jaze Tahiri, në mungesë, Sulejman Tahiri

në mungesë, Fiqirete Mehmeti(Tahiri) në mungesë,

Nadire Alushi në mungesë, Kujtim Tahiri në mungesë,

Shqiponja Bajo (Tahiri) në mungesë

469 (00-2015-3773)05.11.2015Florin Gjini në mungesë kundër Pjerin Lazri

në mungesë

470 (00-2015-3774)05.11.2015Dashamir Kërtalli kundër Agjencia e Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave Tiranë në mungesë

471 (00-2015-3775)05.11.2015Myftar Mane në mungesë kundër Kastriot Stani

në mungesë

472 (00-2015-3843)11.11.2015Qani Bajrami, Kamer Musai, Qemal Musai,

Bashkim Musai, Fatmir Musai kundër Bexhet Allkja,

Baftjar Allkja, Resmije Luga, Tahir Eshja, Aqif Allkja,

Sabri Luga, Arben Allkja, Bashkim Allkja,

Zenel Allkja, Bledar Luga, Altin Luga, Lulzim Luga,

Rogert Luga, Alime Luga

473 (00-2015-3844)11.11.2015Zaim Hoxha në mungesë kundër Drejtoria Rajonale e

Sigurimeve Shoqërore Durrës në mungesë

474 (00-2015-3845)11.11.2015Monika Farka në mungesë, Anila Gjeka në mungesë,

Genc Daja në mungesë kundër Robert Shkëmbi

në mungesë, Helidon Shkëmbi në mungesë,

Marsela Kovaçi në mungesë, Fatbardha Zana

në mungesë

475 (00-2015-3846)11.11.2015Kastriot Hamiti kundër Zyra Qendrore e Agjencisë së

Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë

476 (00-2015-3847)11.11.2015Olimbi Gega kundër Shoqëria Tregtare “Stella” sh.p.k.

Berat

477 (00-2015-3848)11.11.2015Xhevair Bregu kundër Bujar Hoxha

478 (00-2015-3868)11.11.2015Avokatura e Shtetit kundër Agjencia e Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave Tiranë, Zyra e Regjistrimit të

Pasurisë së Paluajtshme Tiranë, Lemontov Gjoka

479 (00-2015-4040)12.11.2015Adrian Tartari në mungesë kundër Stefanos Stefanidis

në mungesë

480 (00-2015-4055)12.11.2015Drejtoria e Përgjithshme Agjencia e Trajtimit të

Kredive në mungesë kundër Dhimitër Osoja

në mungesë, Liljana Osoja në mungesë, Vilson Dhamo

në mungesë, Naje Dhamo në mungesë,

Majlinda Dhamo në mungesë, ZVRPP Lushnjë

në mungesë

481 (00-2015-4057)12.11.2015Esat Caka në mungesë kundër “ÇEZ Shpërndarje” sh.a

Tiranë në mungesë

482 (00-2015-4060)12.11.2015Diana Murja (Sherameti), Trashëgimtarët e Ides Drasa:

Ornela Drasa, Andi Drasa në mungesë kundër

Luiza Muço, Riketa Muço (Parashqevi) në mungesë,

Mustafa Muço në mungesë

483 (00-2015-4058)12.11.2015Bashkim Musha, në mungesë, Stavri Musha

në mungesë, Spartak Musha në mungesë, Fatjon Musha

në mungesë kundër Shoqëria”Veko”sh.p.k.

në mungesë, Kostika Lato në mungesë, Venus Babani

në mungesë, ZVRPP Tiranë në mungesë

484 (00-2015-3948)18.11.2015Panagiotis Ignatiadhis, Anthimos Ignatiadhis kundër

Fatmir Nezaj, Shkëlzen Nezaj

485 (00-2015-3950)18.11.2015Kërkues: Idriz Hysa në mungesë

486 (00-2015-3869)19.11.2015Shoqëria “Tirana Inerte” sh.p.k. në mungesë kundër

KESH sh.a

487 (00-2015-3951)25.11.2015Shoqëria “Eurovini” sh.p.k, Lulëzim Tagani kundër

Zyra e Përmbarimit Tiranë, Adrian Hatibi

488 (00-2015-3952)25.11.2015Shoqëria “Tremaglia” shpk kundër Luca Sanelli,

Shoqëria “Clodia Tex”shpk

489 (00-2015-).11.2015 kundër

490 (00-2015-3956)25.11.2015Ymer Dervishi kundër Fotina Bedini, Hatixhe Pasho,

Shpresa Gjini, Flutura Pasho, Natasha Pasho.

ARKKP Qarku Vlorë, KRRT Bashkia Vlorë

491 (00-2015-3958)25.11.2015Luljeta Murthi, Irma Alimuçaj, Nexhmie Ndroqi

kundër Nazmi Rada, Fredi Shaholli, Fiqiri Mimini,

Mahir Halili

492 (00-2015-3960)25.11.2015Trashëgimtarët e Ylvi Tartale dhe Xhemile Tartale:

Fatmir Tartale, Donika Tartale, Gerti Tartale,

Edlira Tartale, Migena Laska, Armand Tota

Trashëgimtarët e Skënder Vathi: Ismete Vathi,

Etleva Leskaj (Vathi), Dorina Toli (Vathi),

Elona Haxhijahja (Vathi), Enkeleda Hyka (Vathi)

kundër Trashëgimtarët e Esma Hatibi: Jeta Hyseni

në mungesë, Ismete Alizoti (Sakiqi) në mungesë,

Bylent Sakiqi, në mungesë, Mimoza Hatibi

në mungesë, Genc Hatibi në mungesë, Bedi Sakiqi

në mungesë, Zamira Hatibi (Sakiqi) në mungesë,

Adelina Koja në mungesë, Namik Hatibi (Jahja),

Nexhdet Hatibi (Jahja), Sabiha Gani,

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave,

Avokatura e Shtetit në mungesë

493 (00-2015-4039)26.11.2015Trashëgimtarët e Pano Taçit: (Viktor Taçi, Genti Taçi),

në mungesë kundër Ermal Ribaj, Melda Ribaj,

Shoqëria “C.M.A Albania” sh.p.k në mungesë

494 (00-2015-4037)26.11.2015Shpresa Gropa në mungesë, Elvira Karamani

në mungesë, Avnie Karamani në mungesë kundër

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave

Tiranë në mungesë

495 (00-2015-).11.2015 kundër

Çështje Penale

17/509.11.2015Kërkues: Personi nën hetim Mark Frroku

22/105.11.2015Kërkuese: Prokuroria e Përgjithshme

I pandehur: Arjan Bytyci alias Kristian Morina

(Marinaj) alias Hilë Joka alias Hilë Morina

29/205.11.2015Kërkues: Armando Prenga

29/323.11.2015Kërkues: Armando Prenga

Kundër: Prokuroria e Përgjithshme

32/123.11.2015Kërkues: Gjergj Cali

.11.2015Të pandehur:

182 (00-2015-2836)11.11.2015Të pandehur: Ferhat Dervishi

183 (00-2015-2835)11.11.2015Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Shkodër

I pandehur: Genti Bilali

184 (00-2015-2883)11.11.2015Të pandehur: Dashuri Buno, Violeta Gazeli,

Vladimir Bozdo

185 (00-2015-2834)11.11.2015Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Elbasan

I pandehur: Gëzim Maloku

186 (00-2015-3340)11.11.2015Kërkues: Lorenc Sadikaj

187 (00-2015-2839)18.11.2015Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Berat

188 (00-2015-2838)18.11.2015Kërkues: Gentian Hoxha

189 (00-2015-2837)18.11.2015Kërkues: Arben Boduri

190 (00-2015-2883)25.11.2015Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Tiranë

I pandehur: Artan Tushe

190/1 (00-2015-1973) 07.11.2015Kërkues: Llukan Doçe

191 (00-2015-3011)25.11.2015Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Tiranë

Të pandehur: Redi Rrjolli, Klodian Martini

192 (00-2015-2882)25.11.2015Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë

I pandehur: Dritan Lorenci

193 (00-2015-).11.2015Të pandehur:

Çështje Administrative

565 (00-2015-3674) 03.11.2015Pavli Kiço kundër Drejtoria e Administrimit dhe

Shitjes së Pronës Publike, Ministria e Ekonomisë,

Tregtisë dhe Energjetikës (METE)

566 (00-2015-4581) 03.11.2015Astrit Kamberi, Avni Kamberi, Ardian Kamberi,

Selami Kamberi, Eduart Kamberi, Raimonda Balla,

Suzana Kamberi, Gentjana Rada, Shoqëria “Eka-2001”

Shpk kundër Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të

Paluajtshme Tiranë në mungesë

567 (00-2015-3667)11.11.2015Bashkimi me kontratë i Subjekteve tregtare, personi fizik

Arben Lici, personi fizik Elona Vlad dhe personi fizik

Elida Pajovi kundër Agjensia e Prokurimit Publik (APP)

568 (00-2015-3673) 03.11.2015Marte Nikolli në mungesë kundër Bashkia Laç

në mungesë

569 (00-2015-3668) 03.11.2015Perikli Koliçi kundër Ministria e Mbrojtjes

570 (00-2015-4638)03.11.2015Shoqëria TV “Johaniter” kundër Autoriteti i Mediave

Audiovizive

571 (00-2015-).11.2015 kundër

572 (00-2015-3672)03.11.2015Shoqëria “Flladi” sh.p.k kundër Drejtoria Rajonale e

Tatimeve Tiranë në mungesë; Drejtoria e Apelimit Tatimor

Tiranë

573 (00-2015-3679)03.11.2015Shoqëria “Liljana Rragami” sh.p.k. kundër Dega e Doganës

Shkodër

574 (00-2015-).11.2015 kundër

575 (00-2015-3670) 03.11.2015Sokol Sheti kundër Ministria e Brendshme

576 (00-2015-3669) 03.11.2015Komisioni Vendor i Vlerësimit të Titujve të Pronësisë

pranë Prefektit të Qarkut Lezhë kundër

Gjovalin Përndreca në mungesë

577 (00-2015-3678)03.11.2015“Shpresa” sh.p.k. kundër Bashkia Këlcyrë

578 (00-2015-4437) 05.11.2015Kujtim Kola kundër Instituti i Sigurimeve të Kujdesit

Shëndetësor Tiranë

579 (00-2015-4438) 05.11.2015Entela Kollcinaku kundër Drejtoria e Përgjithshme e

Shërbimit të Transportit Rrugor Tiranë

580 (00-2015-4248) 05.11.2015Shoqëria “Bruno” Shpk. kundër Dega e Doganës

Durrës

581 (00-2015-4444) 05.11.2015Rezarta Kalaja kundër Drejtoria Rajonale e

Shëndetësisë Durrës

582 (00-2015-4293) 05.11.2015Roland Nesturi; Matilda Nesturi kundër Zyra e

Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë

583 (00-2015-4542) 05.11.2015Vasillaq Veshi kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Tiranë

584 (00-2015-4618) 05.11.2015Komisioni i Verifikimit të Titujve të Pronësisë,

Prefektura e Qarkut Durrës kundër Bashkia Sukth,

Myslim Hamid Gjyzeli

585 (00-2015-4555) 05.11.2015Silva Caka kundër Agjensia Kombëtare e Burimeve

Natyrore Tiranë

586 (00-2015-3675) 05.11.2015Radio “Koha” si pjesë e shoqërisë “Juli &Visi” sh.a.

kundër Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit

Tiranë (sot Autoriteti i Mediave Audio Vizuale)

587 (00-2015-4532) 05.11.2015Agim Mahilaj kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Gjirokastër

588 (00-2015-4549) 05.11.2015Këshilli i Qarkut Korçë kundër Theodhor Gaçe

589 (00-2015-4622) 05.11.2015Shpresa Sinani kundër Prefekti i Qarkut Gjirokastër

590 (00-2015-4603) 05.11.2015Arben Rama kundër Instituti i Sigurimeve Shoqërore,

Drejtoria e Përgjithshme Tiranë

591 (00-2015-4528) 05.11.2015Izaet Selimi kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Tiranë, Instituti i Sigurimeve Shoqërore

Tiranë

592 (00-2015-4596) 05.11.2015Këshilli i Qarkut Gjirokastër kundër Genci (Gjençi)

Shehu

593 (00-2015-3371) 05.11.2015Pranvera Hysi kundër Zyra Qendrore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Tiranë, Zyra Vendore e

Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë

594 (00-2015-3779) 05.11.2015Aristulla Zaho kundër Zyra Vendore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Sarandë

595 (00-2015-4527) 05.11.2015Efigjeni Ngjela kundër Drejtoria e Përgjithshme e

Burgjeve Tiranë

596 (00-2015-4637)06.11.2015“Tirana” Sh.a. kundër Njësia e Mbikqyrjes së Lojrave të

Fatit pranë Ministrisë së Financave

597 (00-2015-3788) 06.11.2015Harillo Dine kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Tiranë, Instituti i Sigurimeve Shoqërore

598 (00-2015-).11.2015 kundër

599 (00-2015-3904) 10.11.2015Stefan (Sulo) Çobani në mungesë kundër Zyra Vendore

e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë

në mungesë, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive

të Paluajtshme Tiranë në mungesë

600 (00-2015-4598) 10.11.2015Qazim Qendra kundër Inspektoriati Ndërtimor

Urbanistik Kombëtar Tiranë, Inspektoriati Ndërtimor

Urbanistik Kombëtar Dega Sarandë

601 (00-2015-4597) 10.11.2015Fuat Grabova kundër Zyra Vendore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Vlorë, Zyra Qendrore e

Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë

602 (00-2015-3906)10.11.2015Niko Riza kundër Aluizni Qarku Korçë, Spiro Pani

603 (00-2015-4579) 10.11.2015Elvis Dorzi kundër Bashkia Tiranë

604 (00-2015-3902) 10.11.2015Albert Jole kundër Zyra Vendore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Korçë

605 (00-2015-4569) 12.11.2015Dhimo Nasi kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Tiranë

606 (00-2015-4591) 12.11.2015Faik Stafa kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Tiranë, Instituti i Sigurimeve Shoqërore

Tiranë

607 (00-2015-4587) 12.11.2015Skënder Koçaj kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Tiranë

608 (00-2015-4576) 12.11.2015Elmaz Qosja kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Tiranë

609 (00-2015-3908) 12.11.2015Shoqëria "F&L" sh.p.k. Fier kundër Dega e Doganës

Fier, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Tiranë

610 (00-2015-3907) 12.11.2015Ylber Doda kundër Ministria e Finacave

611 (00-2015-4615) 12.11.2015Klarita Kau kundër Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave

të Fatit, Komisioni i Apelimit të Gjobave pranë

Ministrisë së Financave

612 (00-2015-4564) 12.11.2015Eqerem Grami kundër Drejtoria e Përgjithshme e

Tatimeve

613 (00-2015-3854)17.11.2015Arjan Engjëlli në mungesë kundër Zyra Qendrore e

Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë në mungesë,

Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Krujë

në mungesë

614 (00-2015-3905) 17.11.2015Rakip Karaj kundër Zyra Vendore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Tiranë në mungesë, Kontrolli i

Lartë i Shtetit në mungesë, Avokatura e Shtetit

në mungesë

615 (00-2015-4433) 19.11.2015Fatos (Jani) Hysaj kundër Komuna Pojan, Qarku Korçë

616 (00-2015-4568) 19.11.2015Remzije Doko kundër Komuna Levan

617 (00-2015-4288) 19.11.2015Edmond Noka kundër Drejtoria e Përgjithshme e

Policisë së Shtetit

618 (00-2015-4533) 19.11.2015Valter Bebri kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Korçë

619 (00-2015-4629)19.11.2015Trashëgimtarët ligjore të vallezërve Qemal, Haxhi dhe

Zek Memçaj kundër Ministria e Financave (Drejtoria e

Përgjithshme e Thesarit, Administrimit dhe Shitjes së

Pronave Publike) Tiranë, në mungesë

620 (00-2015-4609) 19.11.2015Shoqëria “Panfina” sh.p.k. kundër Drejtoria Rajonale e

Tatimeve Fier

621 (00-2015-3970) 19.11.2015Aristidh Qendro kundër Inspektoriati Ndërtimor

Urbanistik Kombëtar, Dega Sarandë, Inspektoriati

Ndërtimor Urbanistik Kombëtar Tiranë

622 (00-2015-4561) 19.11.2015Shoqëria “Ferraj Ndërtim” shpk kundër Inspektoriati

Ndërtimor Urbanistik Kombëtar Tiranë, Inspektoriati

Ndërtimor Urbanistikë Kombëtar Dega Sarandë

623 (00-2015-4536) 19.11.2015Ylli Hoxha; Brisilda Biraçi kundër Drejtoria Rajonale e

Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër; Drejtoria e

Përgjithshme e Policisë së Shtetit Tiranë

624 (00-2015-4537) 19.11.2015Shoqëria “Nazeri 2000” sh.p.k kundër Ministria e

Arsimit dhe Shkencës; Ministria e Turizmit Kulturës

Rinisë dhe Sporteve; Qendra e Studimeve

Albanologjike; Akademia e Shkencave Tiranë

625 (00-2015-4538) 19.11.2015Belul Sinanaj kundër Drejtoria e Policisë Qarku Vlorë;

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit

626 (00-2015-4546) 19.11.2015Lutfi Gjika kundër Zyra Vendore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Vlorë

627 (00-2015-4644)24.11.2015Shoqëria “Albtelecom” sh.a kundër Njësia Rajonale e

Tatimpaguesve te Mëdhenj-Dega Tiranë, Drejtoria e

Përgjithshme e Tatimeve

628 (00-2015-4628) 24.11.2015Prefekti i Qarkut Tiranë kundër Riza Loçka,

Nadije Loçka, Brikena Loçka

629 (00-2015-).11.2015 kundër

630 (00-2015-4560) 24.11.2015Reshat Stafa kundër Drejtoria e Përgjithshme e

Tatimeve, Komisioni i Shërbimit Civil

631 (00-2015-4606) 24.11.2015Shoqëria “Bushtrica Energy” Sh.p.k kundër Ministria e

Ekonomisë dhe Industrisë (Ish-METE), Komisioni i

Prokurimit Publik, Agjencia e Prokurimit Publik

632 (00-2015-).11.2015 kundër

633 (00-2015-4643)24.11.2015Sejni Thelbi kundër Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurisë

së Paluajtshme Shkodër

634 (00-2015-4604) 24.11.2015Shoqëria “Bregu” sh.a kundër Drejtoria Rajonale

Tatimore Korçë; Drejtoria e Apelimit Tatimor

635 (00-2015-4641)24.11.2015Ilir Metaj kundër Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë

dhe Sporteve

636 (00-2015-3910)25.11.2015Dega e Shoqërisë së Huaj “Porr Bau Gmbh” kundër

Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë, Njësia e

Tatimpaguesve të Mëdhenj, Drejtoria e Apelimit Tatimor

pranë Drejtorisë së Pergjithshme të Tatimeve Tiranë

637 (00-2015-4636)25.11.2015Shoqëria “M.G.B” sh.p.k. në mungesë kundër Inspektorati

Ndërtimor e Urbanistik Bashkia Tiranë në mungesë

638 (00-2015-3909) 25.11.2015Ramiz Jahaj në mungesë kundër Drejtoria e

Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike

(DASHPP) e Ministrisë së Financave Tiranë

në mungesë, Zyra e Përmbarimit Tiranë në mungesë

639 (00-2015-4599)25.11.2015Shoqëria “Impresa Costruzioni Giuseppe Maltauro” S.p.a,

kundër Ministria Transportit dhe Infrastrukturës

(Ish-M.P.P.T.T), Autoriteti Rrugor Shqiptar

(ish-D.P.Rrugëve)

640 (00-2015-4589) 26.11.2015Paqësor Abazi kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Tiranë

641 (00-2015-4613) 26.11.2015Gëzim Punavija kundër Drejtoria Rajonale e

Sigurimeve Shoqërore Tiranë

642 (00-2015-4570) 26.11.2015Hair Arapaj, Babul Behaj kundër Drejtoria Rajonale e

Sigurimeve Shoqërore Vlorë

643 (00-2015-4575) 26.11.2015Pëllumb Metaj kundër Drejtoria Rajonale e

Sigurimeve Shoqërore Tiranë

644 (00-2015-4571) 26.11.2015Bilbil Mykaj kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Tiranë

645 (00-2015-4595) 26.11.2015Fuat Tafilaj kundër Zyra Vendore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Berat

646 (00-2015-4473) 26.11.2015Edmond Lushaj, Fatmir Hoxha, Ibrahim Berisha

kundër Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar,

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar Dega

Durrës

647 (00-2015-4308) 17.11.2015Shoqëria “Dajti Fn” Sh.p.k kundër Drejtoria e

Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave

648 (00-2015-4456) 26.11.2015Shoqëria Tregtare “Dilo Konstruksion” Shpk kundër

Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit dhe Pastrimit

të Parave

649 (00-2015-4479) 26.11.2015Alfred Xhepa kundër Ministria e Financave, Dega e

Thesarit Tiranë

650 (00-2015-4440) 26.11.2015Artan Veliu kundër Ministria e Financave, Dega e

Thesarit Vlorë

651 (00-2015-4439) 26.11.2015Gurali Dikellari kundër Dega e Thesarit Pogradec

652 (00-2015-4441) 26.11.2015Shpëtim Gjyriqi kundër Dega e Thesarit Tropojë

653 (00-2015-4472) 26.11.2015Alban Koçi kundër Drejtoria e Përgjithshme e

Doganave Tiranë

654 (00-2015-4407) 26.11.2015Shoqëria Tregtare “P.Plasa“ shpk kundër Dega e

Doganës Kapshticë

655 (00-2015-4377) 26.11.2015Shoqëria “Rajfi“ shpk kundër Drejtoria e Përgjithshme

e Parandalimit të Pastrimit të Parave Tiranë

656 (00-2015-4474) 26.11.2015Qemal Ziri kundër Bashkia Fushë Krujë

657 (00-2015-4519) 26.11.2015Xhafer Goxha kundër Zyra Qendrore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Tiranë, Zyra Vendore e

Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë

658 (00-2015-4529) 26.11.2015Shoqëria "Eurofish" shpk kundër Dega e Doganës

Lezhë

659 (00-2015-4518) 26.11.2015Petrit Deliallisi kundër Bashkia Shijak

660 (00-2015-).11.2015 kundër

Moskompetenca Civile

00-2015-409005.11.2015Emil Fundo, Klementina Fundo, Elisaveta Poçari (Fundo),

Nikolin Fundo kundër Agjencia e Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave (AKKP) Tiranë

00-2015-.11.2015 kundër

00-2015-413610.11.2015Laver Merka kundër Shoqëria “UFO” sh.p.k

00-2015-413710.11.2015Shpëtim Muho kundër Ministria e Energjisë dhe

Industrisë, Njësia Operacionale Speciale Sarandë,

OSHEE Sarandë

00-2015-416826.11.2015Rexhep Lleshi kundër Uzina Mekanike Gramsh

00-2015-.11.2015 kundër

00-2015-424513.11.2015Nevruze Dema kundër Drejtoria e Konvikteve të

Shkollave të Mesme, Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Tiranë, Instituti i Sigurimeve Shoqërore

Tiranë

00-2015-.11.2015 kundër

00-2015-4459.0511.2015Esat Bitri kundër Shoqëria Përmbarimore “Bailiff

Services Albania”

00-2015-446005.11.2015Elez Alla kundër Zyra Vendore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme, Azbie Sina

00-2015-.11.2015 kundër

00-2015-451712.11.2015Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të

Shtetit kundër Arjan Abazi

00-2015-.11.2015 kundër

00-2015-453105.11.2015Shoqëria "LR Healthy & Beauty Systems" sh.p.k

kundër Dega e Doganës Tiranë, Drejtoria e

Përgjithshme e Doganave

00-2015-.11.2015 kundër

00-2015-455426.11.2015Shaban Çalliku kundër Drejtoria Rajonale e

Sigurimeve Shoqërore Qarku Durrës

00-2015-.11.2015 kundër

00-2015-456526.11.2015Dashuri Xhemali kundër Drejtoria Rajonale e

Sigurimeve Shoqërore Tiranë, Instituti i Sigurimeve

Shoqërore

00-2015-456626.11.2015Universiteti Tiranës kundër KRRT Bashkia Tiranë,

Shoqëria “Mareg” Shpk

00-2015-.11.2015 kundër

00-2015-458419.11.2015Myhedin Llagami (përfaqësuar nga Enti Kombëtar i

Banesave)

00-2015-.11.2015 kundër

00-2015-458819.11.2015Shoqëria Përmbarimore “TDR GROUP” sh.p.k kundër

Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë, Drejtoria e

Apelimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të

Tiranës

00-2015-.11.2015 kundër

00-2015-459426.11.2015Armando Ndoka kundër Dega e Doganës Tiranë,

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave

00-2015-.11.2015 kundër

00-2015-461112.11.2015Sabrie Selimi kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Lezhë, Agjencia e Sigurimeve Shoqërore

Laç

00-2015-.11.2015 kundër

00-2015-463026.11.2015Polimer Çeçi në mungesë kundër Zyra Vendore e

Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë

në mungesë

00-2015-.11.2015 kundër

ÇËSHTJE CIVILE

Nr. 31001-01565-00-2012 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2015-3705 i Vendimit (460)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Majlinda Andrea Kryesuese

Arjana Fullani

Anëtare

Aleksandër MuskajAnëtar

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci

Anëtar

Në seancën gjyqësore të datës 04.11.2015, mori në shqyrtim çështjen civile që i përket:

PADITËS:1. SMALJ HAJDARI

2. RAMIZ HAJDARI

3. DEM HAJDARI

4. RAGIP OSJA

5. RASIM OSJA

6. IDRIZ OSJA

7. GËZIM ALIAJ

I PADITUR:AGJENSIA E KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TË PRONAVE

Me pjesëmarrjen e Avokaturës së Shtetit

OBJEKTI:

Konstatimi i pavlefshmërisë absolute të vendimit

nr.198, datë 13.03.2008, të A.K.K.Pronave Tiranë.

Shpalljen absolutisht të pavlefshëm të vendimit nr.562, datë 15.05.2008,

të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Tiranë.

Lënien në fuqi të vendimit nr.11, datë 04.05.2007,

të Zyrës Rajonale Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Qarku Lezhë.

Baza Ligjore: Neni 115, 116, 117 të K.Pr.Administrative,

neni 324 e vijues i Kodit të Procedurës Civile,

Ligji nr.9235, datë 09.07.2004,

“Për kthimin dhe kompensimin e pronave”, i ndryshuar, neni 18, pika 2.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.1739, datë 08.03.2011, ka vendosur:

“Pranimin e kërkesë-padisë së ngritur nga paditësit Smalj Hajdari, Ramis Hajdari, Ram Hajdari etj.

Anulimin e vendimit nr.198, datë 13.03.2008, së Agjencisë së Kthimit Kompensimit të Pronave Tiranë, si një akt i nxjerrë në kundërshtim me ligjin.

Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ, Vendimi nr.562, datë 15.05.2008 të Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë.

Lënien në fuqi të vendimit nr.11, datë 4.05.2007 të ZR të K.K.Pronave të Qarkut Lezhë.

Shpenzimet gjyqësore sikurse janë bërë.”

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.274, datë 14.02.2012, ka vendosur:

“Prishjen e vendimit civil nr.1739, datë 08.03.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe pushimin e gjykimit”.

Kundër vendimit nr.274, datë 14.02.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë, brenda afatit ligjor, ka ushtruar rekurs pala paditëse Dmajl Hajdari, Ramiz Hajdari, Dem Hajdari, Ragip Osja, Rasim Osja, Idriz Osja dhe Gëzim Aliaj, duke kërkuar prishjen e vendimit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, për këto shkaqe:

· Vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë është një vendim i marrë në zbatim të gabuar të ligjit material dhe procedural civil dhe si i tillë është i cenueshëm.

· Arsyetimi i gjykatës se jemi përpara një padie që nuk mund të ngrihet është i gabuar, pasi konstatimi i pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ, cenon të drejtat tona të pronësisë.

· Vendimi i gjykatës së shkallës së parë është një vendim i drejtë, i mirëarsyetuar dhe i bazuar në legjislacionin në fuqi. Rivendosja në afat e të drejtës së ankimit për Avokaturën e Shtetit është pranuar 6 muajsh nga dita kur ata kanë marrë dijeni për aktin e kundërshtuar në kundërshtim me dispozitën përkatëse të K.Pr.Adm.

· Drejtori i përgjithshëm i AQKPP Tiranë ka disponuar duke u bazuar në një dispozitë ligjore të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese. Vënia në lëvizje e drejtorit të përgjithshëm të AQKPP Tiranë nga ankimi i Avokaturës së Shtetit, është kryer tej afatit ligjor. Vendimi nr.11, datë 04.05.2007 i ZR të AKKP Qarku Lezhë ka qenë kthyer në titull ekzekutiv, konform dispozitave ligjore.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Majlinda Andrea, dëgjoi përfaqësuesin e palës paditëse, av.Erlir Puto, i cili kërkoi prishjen e vendimit nr.274, datë 14.02.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe lënien në fuq të vendimit nr.1739, datë 08.03.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë; dëgjoi Avokaten e Shtetit Lorana Kasapi që kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr.274, datë 14.02.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë; konstatoi mungesën e palëve të tjera; dhe pasi analizoi e diskutoi çështjen në tërësi;

V Ë R E N

I. Rrethanat e çështjes

1. Nga aktet e dosjes gjyqësore rezulton se, duke patur pretendime pronësie të subjekteve të shpronësuar Deli, Mehmet e Cub Dema paditësat i janë drejtuar administrativisht ZRKKP Qarkut Lezhë për ti marrë në shqyrtim pronën e pretenduar.

2. Kjo e fundit me vendimin nr.11, datë 04.05.2007, ka vendosur “Kthimin e pronës me sipërfaqe prej 1106.7 dy, të ndodhur në Malin e Shëngjinit, zona kadastrale nr.2569, me indeks harte K-34-76-(132-A) që kufizohet nga Veriu me ish-pronat e Cub Alisë (Dushkaj) dhe të Ndua Kolës, Në Jug pronat e Ali Avdylit dhe të Cub Alisë (Dushkaj), në Lindje- ish-Këneta, Perëndim me ish-pronat e Ndue Kolës dhe Gjelosh Marashit.”

3. Më datë 08.06.2007 nga ZRKKP Qarku Lezhë subjektit të shpronësuar (njërit prej trashëgimtarëve) Gëzim Aliaj i është dorëzuar prona, fakt që provohet me proces-verbalin e dt.08/06/2007, si dhe nga Drejtoria e Shërbimit Pyjor Lezhë provuar nga proces-verbalin e dt.27/05/2008, me nr.208 Prot.

4. Vendimi nr.11, datë 04.05.2007 i ZRKKP Qarkut Lezhë i është komunikuar më datë 07.05.2007 (sipas ligjit nr.9235, datë 29.07.2004 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave”, i ndryshuar), Avokaturës së Shtetit Zyrës Vendore Shkodër dhe AKKP Tiranë, fakt që provohet me shkresën e datë 07.05.2007, me nr.473/2 Prot, si dhe shkresën e datë 07.05.2007, me nr.473/1 Prot.

5. Avokatura e Shtetit Zyra Vendore Shkodër nuk është ankuar sipas afatit që njeh ligji për në AKKP Tiranë ndaj vendimit nr.11, datë 04.05.2007 të ZRKKP Qarkut Lezhë.

6. Departamenti i Kontrollit të Brendëshëm Administrativ dhe Antikorrupsion në Këshillin e Ministrave ka ushtruar kontroll në ZRKKP të Qarkut Lezhë gjatë muajit shtator të vitit 2007 dhe, ka mbajtur një relacion “Mbi zbatimin e ligjshmërisë për dhënien e vendimeve nr.11, datë 04.05.2007 dhe nr.24, datë 15.06.2007 “Për njohjen e së drejtës së pronësisë, kthimin dhe kompesimin e pronës” nga ZRKKP Qarkut Lezhë duke kërkuar, bazuar në vendimin nr.24, datë 15.02.2006, zbatimin e rekomandimeve të lëna.

7. Me shkresën nr.1071/4 prot., datë 18.10.2007, Avokatura e Shtetit, në përgjigje të rekomandimeve të DKBAA, ka sqaruar këtë institucion zyrtarisht se, në rrethanat konkrete nuk mund të ushtrohej ankim kundër vendimit nr.11, datë 04.05.2007, nga Avokatura e Përgjithshme e Shtetit, për shkak të tejkalimeve të afateve ligjore të ankimit.

8. E urdhëruar nga organi epror ka ushtruar ankimin administrativ (nr.450.prot, datë 13.12.2007) kundër vendimit nr.11, datë 04.05.2007, të ZRKKP të Qarkut Lezhë.

9. Ndërkohë, më vonë, në datën 16.11.2007, Avokatura e Shtetit ka paraqitur edhe kërkesën për rivendosje në afat të kerkeses ankimore dhe ankimin kundër vendimit nr.11, datë 04.05.2007 të Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave, Qarku Lezhë.

10. Me vendimin nr.198 , datë 13.03.2008, pas mëse 3 muajsh, AKKPTiranë i mori në shqyrtim dhe e pranoi kërkesën për Rivendosje në afat të ankimit, kërkesë kjo e mbështetur në nenin 64 të K.Pr.Administrative.

11. Pasi Avokatura e Shtetit u rivendos në afat, nga ana e AKKP Tiranë është marrë në shqyrtim kërkesa e saj ankimore ndaj vendimit nr.11, datë 04.05.2007 të ZRKKP Qarku Lezhë.

12. Me vendimin nr.562, datë 15.05.2008 Agjencia e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave, ka vendosur: “Shfuqizimin e vendimit nr.11, datë 04.05.2007 ZRKKP Qarku Lezhë dhe zgjidhjen e cështjes në themel si më poshtë: Të mos kthejë pronën me sipërfaqje prej 1106.7 dynym të ndodhur në Malin e Shëngjinit, zona kadastrale nr.2569, me indeks harte K-34-76-( 132-A) që kufizohet nga Veriu me ish-pronat e Cub Alisë (Dushkaj) dhe të Ndua Kolës, Në Jug pronat e Ali Avdylit dhe të Cub Alisë ( Dushkaj), në Lindje- ish-Këneta , Perëndim me ish-pronat e Ndue Kolës dhe Gjelosh Marashit”.

13. Në këto kushte, duke mos qenë dakord me vendimin nr.562, date 15.05.2008 si dhe vendimin nr.198 , datë 13.03.2008 Agjencisë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë (kërkesë kjo që u bë nga paditësat me shtesë objekti padie, konform nenit 185 të K.Pr.Civile, dhe u pranua nga gjykata), paditësat Smalj Hajdari, etj. kanë kërkuar: “- Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të vendimit nr.198, datë 13.03.2008, të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Tiranë. - Shpalljen absolutisht të pavlefshëm të vendimit nr.562, datë 15.05.2008 të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Tiranë. - Lënien në fuqi të vendimit nr.11, datë 04.05.2007 të Zyrës Rajonale Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Qarku Lezhë.”

14. Paditësit pretendojnë se Vendimi nr.198, datë 13.03.2008 ‘Për rivendosjen në afat të ankimit...’ dhe vendimi nr.562, datë 15.05.2008, të Agjencisë Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, janë akte absolutisht të pavlefshëm, pasi Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka tejkaluar kompetencat që i njeh ligji, duke rivendosur në afat një vendim administrativ, i cili ishte kthyer në titull ekzekutiv dhe se Drejtori i AKKP nuk e ka ushtruar të drejtën e tij për të shqyrtuar kryesisht vendimin nr.11. datë 4.05.2007 të Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Qarku Lezhë.

15. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.1739, datë 08.03.2011 ka vendosur:

“- Pranimin e kërkesë-padisë së ngritur nga paditësit Smalj Hajdari, Ramis Hajdari, Ram Hajdari etj.

· Anulimin e vendimit nr.198, datë 13.03.2008, së Agjencisë së Kthimit Kompensimit të Pronave Tiranë, si një akt i nxjerrë në kundërshtim me ligjin.

· Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ, Vendimi nr.562, datë 15.05.2008 të Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë.

· Lënien në fuqi të vendimit nr.11, datë 4.05.2007 të ZR të K.K.Pronave të Qarkut Lezhë.

· Shpenzimet gjyqësore sikurse janë bërë.”

15.1. Në marrjen e këtij vendimi gjykata ka arsyetuar ndër të tjera se: “ ... 13) Vendimi nr.11, datë 04.05.2007, i Agjencisë Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Lezhë, është komunikuar në Zyrën Vendore të Avokaturës së Shtetit, në datën 07.05.2007, dhe ...i është komunikuar Zyrës Vendore Shkodër më datën 15.06.2007, e konfirmuar kjo me shkresën nr.209, datë 05.10.2007 të asaj zyre.

14) Në seancë gjyqësore, ndër të tjera Avokatura e Shtetit pretendon se arsyeja për mos ushtrim të të drejtës ankimore brenda afatit ligjor nga ana e tyre, nuk ka ardhur për fajin e saj por nga ristrukturimi organizativ i Avokaturës së Shtetit përfshirë dhe Zyrën Vendore Shkodër, në përputhje me amendimet ligjore ... dëshmon për mosfunksionim institucional të Avokaturës së Shtetit, Zyrës Vendore Shkodër dhe, për pamundësi të karakterit josubjektiv për moskryerjen në afat të ankimit administrativ ndaj vendimit nr.11, dt.04/05/2007.

15) Në lidhje me këtë pretendim, gjykata arrin në konkluzionin se ky është një pretendim i pambështetur:

Së pari: Që të lejohet rivendosja në afat duhet që pala (në këtë rast Avokatura e Shtetit) objektivisht të jetë penguar për të ushtruar të drejtën e saj brenda afatit të caktuar,

Së dyti: Që vonesa të mos jetë shkaktuar për vetë fajin e vetë palës së interesuar,

Së treti: Dhe që afati i humbur të mos jetë afat decadence (Afat prekluziv).

16) Në këtë rast, gjatë gjykimit të kësaj çështjeje në asnjë rast nuk u provua se Avokatura e Shtetit të jetë penguar nga faktorë të jashtëm natyrorë apo njerëzorë, sikurse është dhe “Forca madhore”. …

17) Dhe nëse për një rast gjykata do të arsyetoj si të vërtetë shkakun e Avokaturës së Shtetit, Kërkesa e Avokaturës së Shtetit për Rivendosjen është bërë më dt.16/11/2007 pranë AKKP Tiranë, ... ligji është miratuar më dt.29/12/2007 ndërsa kërkesa afro 1 muaj e gjysmë përpara, çka do të thotë se dhe ky pretendim është i pambështetur...

18) Në lidhje me pretendimin e palës paditëse për objektin e padisë Shpalljen absolutisht të pavlefshëm të vendimit nr.562, datë 15.05.2008, i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Tiranë, gjykata konkludon të mbështetur në ligj pretendimin e palës paditëse...

19) Shkaqet që gjykata arrin në këtë konkluzion është se, sikurse u citua sa sipër vendimi nr.198, datë 13.03.2008 i Agjencisë së Kthimit Kompensimit të Pronave Tiranë është një vendim i marrë në kundërshtim me ligjin, për rrjedhojë dhe vendimi nr.562, datë 15.05.2008, i Agjencisë së Kthimit dhe Kompesimit të Pronave Tiranë është një vendim absolutisht i pavlefshëm pasi Drejtori i Përgjithshëm AKKP Tiranë ka vepruar në kapërcim të kompetencave të tij. Ky vendim është marrë në shqyrtim nga AKKP Tiranë në mbështetje të pikës 1 të nenit 18 të ligjit 9235, dt.29/07/2004 … dhe VKM nr.566, dt.23/08/2006...

20) Drejtori ka disponuar kryesisht për shqyrtim, në kundërshtim me nenet 16/1 germa a dhe c, dhe 18/1 të ligjit 9235, datë 29.07.2004 të ndryshuar, ... sipas nenit 18 të po këtij ligji, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave vihet në lëvizje në këto raste; nga subjektet e shpronësuara ose Avokatura e Shtetit si dhe me iniciativën e vet.

21) Duke qenë se ankimi i Avokaturës së Shtetit është bërë jashtë afatit ligjor 30 ditor, gjykata e konsideron vendimin nr.562, datë 15.05.2008 të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë, si një vendim absolutisht i pavlefshëm pasi Drejtori i Përgjithshëm i AKKP Tiranë ka vepruar në kapërcim të kompetencave të tij.

22) Përsa i përket iniciativës së tij (Drejtorit të Përgjithshëm të AKKP Tiranë), gjykata konkludon se jemi në rastet e shfuqizimit të dispozitës me të cilat ka vepruar Drejtorit të Përgjithshëm të AKKP Tiranë.

Konkretisht, sipas vendimit n.27, dt.26/05/2010 të Gjykatës Kushtetuese është vendosur “ Shfuqizimin si të papajtueshëm me kushtetutën e RSH të neneve 15 pika 1, germa c, ç, d, dh dhe 16 të ligjit nr.9235, dt.29/07/2004 “Për Kthimin e Kompensimin e pronës”, i ndryshuar.

... gjykata konkludon se jemi përpara kushteve të parashikuara nga neni 76/2 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000, “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”...

23. Për rrjedhojë vendimi n.27, dt.26/05/2010 të Gjykatës Kushtetuese ka fuqi prapravepruese për çështjet që janë në gjykim si në rastin konkret. ...”

16. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.274, datë 14.02.2012 ka vendosur:

“- Prishjen e vendimit civil nr.1739, datë 08.03.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe pushimin e gjykimit”.

16.1. Në marrjen e këtij vendimi Gjykata e Apelit ka arsyetuar ndër të tjera se: “Gjykata e apelit konstaton që në fillim se gjykata ka vendosur për gjëra për të cilat nuk i janë kërkuar nga paditësi, ndërkohë që dispozitivi i vendimit, referon se kërkesa është pranuar.

Në dispozitivin e vendimit tregohet se padia e Smajl, Ramiz dhe Ram Hajdarit është pranuar, ndërkohë që nuk tregohet nominalisht ndërkohë që Ram Hajdari nuk është paditës në vendim si dhe nuk tregohet se çfarë është vendosur për padinë e Ragip, Rasim e Idriz Osja si dhe të paditësit Gezim Aliaj, gjë që e bën vendimin të mos konsiderohet i drejtë, por përkundrazi të konsiderohet si një vendim i padrejtë.

Gjykata e apelit megjithatë konstaton se paditësit kane kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të një akti administrativ gjë që nuk parashikohet në ligj e që nuk mund të jetë objekt gjykimi, por vetëm shkak i tij, prandaj kryesisht çmon, krijon bindjen dhe vendos të prishë vendimin dhe të pushojë gjykimin, si një padi që nuk mund të ngrihet.”

17. Kundër vendimit nr.274, datë 14.02.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë, ka ushtruar rekurs pala paditëse Dmajl Hajdari, Ramiz Hajdari, Dem Hajdari, Ragip Osja, Rasim Osja, Idriz Osja dhe Gëzim Aliaj, duke kërkuar prishjen e vendimit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, për shkaqet e pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

II. Ligji i zbatueshëm

18. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile, në të cilat është parashikuar:

18.1. Neni 16§1 i K.Pr.Civile: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

18.2. Neni 310/II i K.Pr.Civile: “Në pjesën përshkruese-arsyetuese duhet të përmenden: 1) rrethanat e çështjes, ashtu siç janë konstatuar gjatë gjykimit, dhe përfundimet e nxjerra nga gjykata, 2) provat dhe arsyet në të cilat mbështetet vendimi, 3) dispozitat ligjore në të cilat bazohet vendimi”.

III. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson

19. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson rekursi i palës paditëse përmban shkaqe nga ato që parashikon neni 472 i K.Pr.Civile, që bëjnë të cenueshëm vendimin nr.274, datë 14.02.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë.

20. Në shqyrtim dhe vlerësim të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimit, pretendimeve të palës rekursuese, si dhe arsyetimit të gjykatave, Kolegji Civil, arrin në përfundimin se vendimi nr.274, datë 14.02.2012 i Gjykatës së Apelit Tiranë është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit dhe si i tillë ai duhet të prishet dhe çështja të kthehet për rigjykim.

21. Gjykata e Apelit Tiranë, në kundërshtim me nenin 16 të K.Pr.Civile, nuk ka zgjidhur mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, të detyrueshme për t’u zbatuar prej saj dhe nuk ka bërë një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët.

22. Gjykata e Apelit nuk ka evidentuar saktë cilat kanë qenë kërkimet e palës së paditur, duke arritur në konkluzionin e gabuar se duhet të prishte vendimin nr.1739, datë 08.03.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe të pushonte gjykimin. Ajo ka arsyetuar në mënyrë të gabuar se jemi përpara një padie që nuk mund të ngrihet pasi kërkimi i palës paditëse lidhet vetëm me pavlefshmërinë absolute të një akti administrativ.

23. Duke mbajtur në konsideratë edhe frymën e vendimit unifikues nr.5, datë 30.10.2012 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, Kolegji Civil vëren se pala paditëse në kërkimet e saj ka kërkuar jo vetëm konstatimin e pavlefshmërisë së aktit administrativ, por edhe rregullimin e pasojave.

23.1. Konkretisht, Kolegji Civil vëren se mosmarrëveshja në shqyrtim ka në themel kërkimin për: (i) konstatimin e pavlefshmërisë absolute dhe shpalljes së pavlefshëm të akteve nr.198, datë 13.03.2008 dhe nr.562, datë 15.05.2008 të AKKP; si dhe (ii) lënien në fuqi të vendimit nr.11, datë 04.05.2007 të ZRKKP, Qarku Lezhë, vendim i cili, referuar ligjit nr.9235/2004 dhe nenit 163 të K.Civil, përbën titullin e pronësisë së palës paditëse.

24. Kolegji Civil i tërheq vëmendjen Gjykatës së Apelit Tiranë se nuk ka qenë e kujdesshme në leximin e padisë së palës paditëse, e cila ka përcaktuar shprehimisht në objektin e padisë çfarë kërkon të mbetet në fuqi pas konstatimit të pavlefshmërisë së akteve të AKKP. Madje tashmë, sipas qëndrimit të Gjykatës Kushtetuese, gjykatat, për të identifikuar kërkimet e palëve (që lidhen me zgjidhjen e pasojave) kanë detyrim të vërejnë me kujdes dhe t’i referohen jo vetëm objektit të padisë, por tërësisë së përmbajtjes së kërkesëpadisë dhe e gjithë akteve të tjera të kërkuesit, me qëllim që të mos cenohet e drejta e aksesit në gjykatë.

25. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon të theksojë gjithashtu se, referuar vendimit unifikues nr.4, datë 10.12.2013, të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, shqyrtimi i mosmarrëveshjeve me objekt kundërshtimin e vendimeve të organeve të kthimit dhe kompensimit të pronave lidhet me të drejta subjektive dhe pavarësisht kontestimit të aktit të organit administrativ, në thelb nga paditësi pretendohen të drejta pronësie (lënia në fuqi e vendimit nr.11, datë 04.05.2007, të ZRKKP Qarku Lezhë që i ka njohur dhe kthyer pronën si ish-pronar), pra nuk mund të jemi përpara një padie që nuk mund të ngrihet.

26. Përsa i përket konstatimeve të Gjykatës së Apelit se në dispozitiv të vendimit të gjykatës së shkallës së parë nuk janë përmendur emrat e të gjithë paditësve, duke u përdorur pjesëza “e tjerë”, apo se ka gabime në emrat e paditësve, këto nuk mund ta bëjnë vendimin e padrejtë apo të jenë shkak për prishjen dhe pushimin e gjykimit, sikundër ka vepruar Gjykata e Apelit Tiranë. Në vështrim të neneve 312, 460 - 466 të Kodit të Procedurës Civile, gjykata e apelit ka hapësira ligjore për të ndrequr gabimet apo ndryshuar një vendim të gjykatës së shkallës së parë.

27.Kolegji Civil çmon gjithashtu se vendimi i gjykatës së apelit cenon edhe standardin e vendimit gjyqësor të arsyetuar. Gjykata Kushtetuese në shumë vendime të saj ka vënë theksin tek arsyetimi i vendimit si një nga standardet që ndikojnë në procesin e rregullt ligjor: “.... Vendimi gjyqësor, në çdo rast, duhet të jetë logjik, i rregullt në formë dhe i qartë në përmbajtje. ... Argumentet e pjesës arsyetuese duhet të jenë të bazuara dhe të lidhura logjikisht, duke respektuar rregullat e mendimit të drejtë. Ato duhet të formojnë një përmbajtje koherente brenda vendimit, ... Këto argumente duhet të jenë, gjithashtu, të mjaftueshme për të mbështetur dhe pranuar pjesën urdhëruese”. Në këtë kuptim dhe në kundërshtim me nenin 310/II të Kodit të Procedurës Civile, vendimi i gjykatës së apelit është një vendim i mangët, aty nuk argumentohet përse gjykata e rrethit ka vendosur jashtë kërkimit të palëve apo përse kundërshtimi vetëm i një akti administrativ është një padi që s’mund të ngrihet.

28.Në përfundim të gjithë sa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.274, datë 14.02.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë, duhet të prishet. Por bazuar në vendimin unifikues nr.4/2013, kompetencën tokësore për gjykimin e këtyre mosmarrëveshjeve, e ka gjykata e vendit ku ndodhet sendi, ndaj Kolegji Civil çmon se kjo çështje duhet të dërgohet për shqyrtim në Gjykatën e Apelit Shkodër, si gjykatë kompetente nga pikëpamja tokësore.

29.Në vlerësim të natyrës juridike të mosmarrëveshjes, dhe në mbështetje të neneve 465, 486 e 493 të Kodit të Procedurës Civile, Gjykata e Apelit Shkodër, duke mbajtur parasysh konkluzionet e mësipërme të këtij vendimi, duhet të gjykojë çështjen dhe të zgjidhë në mënyrë përfundimtare mosmarrëveshjen.

29.1. Në respektim së të drejtave të palëve dhe detyrimeve të tyre që rrjedhin nga procesi gjyqësor civil, gjykata duhet të mbajë në konsideratë se“... ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin (neni 14 i Kodit të Procedurës Civile) dhe, duke bërë një “cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen” ta zgjidhë atë “në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi” (neni 16 i Kodit të Procedurës Civile).

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 485/c të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.274, datë 14.02.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Apelit Shkodër, si gjykatë kompetente.

Tiranë, më 04.11.2015

Nr. 11115-00901-00-2012 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2015-3704 i Vendimit (461)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Majlinda Andrea Kryesuese

Arjana Fullani

Anëtare

Aleksandër MuskajAnëtar

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci

Anëtar

Në seancën gjyqësore të datës 04.11.2015, mori në shqyrtim çështjen civile që i përket:

PADITËS:1. LEFTER SHUKA

2. ZOICA RRUFA

3. ARBEN LAKO

TË PADITUR:1. SELAMI XHANI

2. AGIM KADENA

3. QAMIL XHANI

4. AGIM MEMA

OBJEKTI:

Lirim dhe dorëzim sendi, trojet e zëna

të ndodhura në Lagjen “13 Plazh-Durrës”.

Baza Ligjore: Neni 296 i Kodit Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin nr.585, datë 05.03.2010, ka vendosur:

“Pranimin e kërkesë padisë të paditësave Zoica Rrufa, Lefter Shuka dhe Arben Lako.

Detyrimin e të paditurve Agim Kadena, Selami Xhani, Qamil Xhani dhe Agim Mema, t’i lirojnë e dorëzojnë paditësave Zoica Rrufa, Lefter Shuki dhe Arben Lako sipërfaqet e tokës truall, pronësi e paditësave të zëna me ndërtim dhe oborre në funksion të këtyre ndërtimeve si më poshtë:

1. I padituri Agim Kadena t’i lirojë e dorëzojë paditësave Zoica Rrufa, Lefter Shuka dhe bashkëpjesëtarëve të tjerë të tyre, sipërfaqen e zënë gjithsej 298 m2 truall, (në të cilën përfshihet dhe sipërfaqja e truallit nën objekt prej 86 m2) dhe konkretisht:

a) me ndërtim 86 m2, në pasurinë 24/88 të paditëses Zoica Rrufa, etj.

b) truall të lirë (oborr) 212 m2 nga të cilat:

- 118,6 m2 në pasurinë 24/88 të paditëses Zoica Rrufa etj.

- 39,2 m2 në pasurinë 24/60 të paditësit Lefter Shuka etj.

- 54,2 m2 në pasurinë 24/61 të paditësit Lefter Shuka etj.

2. I padituri Agim Mema t’i lirojë e dorëzojë paditësit Lefter Shuka dhe bashkëpjesëtarëve të tjerë të tij, sipërfaqen e zënë gjithsej 390 m2 truall (në të cilën përfshihet dhe sipërfaqja e truallit nën objekt prej 120 m2 dhe konkretisht:

a) me ndërtim 120 m2 (85+35) nga të cilat 72,8 m2 në pasurinë 24/60 dhe 47,2 m2 në pasurinë 24/61.

b) truall të lirë (oborr) 270 m2, nga të cilat 53 m2, në pasurinë 24/60 dhe 217m2 në pasurinë 24/61.

3. I padituri Qamil Xhani t’i lirojë e dorëzojë paditësit Lefter Shuka dhe bashkëpjesëtarëve të tjerë të tij, sipërfaqen e zënë gjithsej 150,4 m2 truall (në të cilën përfshihet dhe sipërfaqja e truallit nën objekt prej 82,8 m2) dhe konkretisht:

a) me ndërtim 82,8 m2, nga të cilat 14 m2 në pasurinë 24/60 dhe 68,8 m2 në pasurinë 24/61.

b) truall të lirë (oborr) 67,6 m2 nga të cilat 18 m2 në pasurinë 24/60 dhe 49,6 m2 në pasurinë 24/61.

4. I padituri Selami Xhani t’i lirojë e dorëzojë paditësave Zoica Rrufa, Lefter Shuka dhe bashkëpjesëtarëve të tjerë të tyre, sipërfaqen e zënë gjithsej 291,4 m2 truall (në të cilën përfshihet dhe sipërfaqja e truallit nën objekt prej 126,4 m2) dhe konkretisht:

a) me ndërtim 126,4 m2 nga të cilat:

- 69,7 m2 në pasurinë 24/88 të paditëses Zoica Rrufa;

- 45 m2 në pasurinë 24/87 të paditësit Arben Lako;

- 11,7 m2 në pasurinë 24/60 të paditësit Lefter Shuka etj.

b) truall të lirë (oborr) 165 m2 nga të cilat:

- 90,7 m2 në pasurinë 24/88 të paditëses Zoica Rrufa etj.

- 55 m2 në pasurinë 24/87 të paditësit Arben Lako;

- 19,3 m2 në pasurinë 24/60 të paditësit Lefter Shuka etj.

- Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të të paditurit.”

Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin nr.526, datë 08.09.2011, ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit civil nr.585, datë 05.03.2010, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.”

Kundër vendimit nr.526, datë 08.09.2011, të Gjykatës së Apelit Durrës, ka bërë rekurs i padituri Selami Xhani, i cili kërkon nga Gjykata e Lartë: “Prishjen e vendimeve”, duke parashtruar këto shkaqe:

· Gjykata i ka dhënë të drejtë paditësit nëpërmjet nenit 2/4 të Ligjit nr.9482, datë 3.4.2006 “Për legalizimin, Urbanizimin dhe Integrimin e Ndërtimeve pa Leje”, ku thuhet: “Fusha e veprimit të këtij ligji nuk shtrihet për ndërtimet pa leje të ngritura mbi troje private brenda vijës së verdhë, kur planet rregulluese urbanistike parashikojnë ndërtime mbi 5 kate nga niveli zero.”

· Gjykatat nuk kanë pasur kompetencë që ta trajtojnë padinë në funksion të pranimit ose jo të legalizimit si proces i filluar. Ligji i ka dhënë të drejtë ekskluzive ALUIZN-it, si organ administrative kompetent, për të caktuar nëse një individ me ndërtim pa leje ka ose jo të drejtë të legalizojë pronën e vet.

· Shqyrtimi i kësaj kërkese, ipso jure, merr karakter të shqyrtimit në shkallë të parë të një çështje me karakter administrativ, prandaj organi kompetent në bazë të ligjit përkatës nuk është gjykata, por një organ administrativ.

· Vendimet e gjykatave, janë me cen juridik dhe duhet të prishen, gjykatat kanë dalë jashtë objektit të kësaj kërkese; sepse padia në fjalë e cila është gjykuar nuk ka pasur si objekt anulimin e aktit administrative që ka bërë njohjen e legalizimit.

· Vetë gjykata e ka pranuar si të provuar faktin se i padituri është në proces për njohjen e legalizimit. Fakti që e ka pranuar si të vërtetë vijimin e procesit të legalizimit brenda arsyetimit që kemi bërë më lart, të dyja gjykatat kanë qenë të detyruara të pezullojnë gjykimin për cenim pronësie derisa ALUIZNI të nxjerrë aktin e vetë administrativ.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Majlinda Andrea, konstatoi mungesën e palëve ndërgjyqëse; si dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

I. Rrethanat e çështjes

1. Paditësja Zoica Rrufa, në bashkëpronësi me bashkëpjesëtarë të tjerë, kanë të regjistruar në favor të tyre, truall me sipërfaqe 716,1 m2 e ndodhur në Lagjen nr.13 Plazh Durrës, me kufizime të përcaktuara në certifikatën e pasurisë.

2. Paditësi Lefter Shuka në bashkëpronësi me bashkëpjesëtarë të tjerë kanë të regjistruar në favor të tyre, truall me sipërfaqe 590 m2 e ndodhur në lagjen nr.13 Plazh Durrës, kufizime të përcaktuara në certifikatën e pasurisë.

3. Paditësi Lefter Shuka ka në bashkëpronësi me bashkëpjesëtarë të tjerë, të regjistruar në favor të tyre edhe pasurinë me sipërfaqe 230 m2 e ndodhur në lagjen nr.13 Plazh Durrës, certifikata e pronësisë e Z.V.R.P.P Durrës.

4. Paditësi Arben Leka ka të regjistruar në favor të tij, truall me sipërfaqen 100 m2 e ndodhur në lagjen nr.13 Plazh Durrës, certifikata e pronësisë e Z.V.R.P.P Durrës.

5. Duke qenë pronarë të pronës së sipërpërmendur dhe duke pretenduar se kjo pronë është zënë dhe posedohet në mënyrë të paligjshme nga të paditurit me ndërtime, paditëset i kanë njoftuar të paditurit që të lirojnë e dorëzojnë pronën e tyre të sipërcituar, duke i bërë të ditur se në rast të mos lirimit e dorëzimit, do të ndiqnin procedurat e tjera ligjore për të realizuar të drejtat e tyre. Të paditurit nuk e kanë liruar pronën dhe paditëset i janë drejtuar me kërkesë padi gjykatës.

5.1. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin nr.585, datë 05.03.2010, ka vendosur:

“-Pranimin e kërkesë padisë të paditësave Zoica Rrufa, Lefter Shuka dhe Arben Lako.

- Detyrimin e të paditurve Agim Kadena, Selami Xhani, Qamil Xhani dhe Agim Mema, t’i lirojnë e dorëzojnë paditësave Zoica Rrufa, Lefter Shuki dhe Arben Lako sipërfaqet e tokës truall, pronësi e paditësave të zëna me ndërtim dhe oborre në funksion të këtyre ndërtimeve si më poshtë:

1. I padituri Agim Kadena t’i lirojë e dorëzojë paditësave Zoica Rrufa, Lefter Shuka dhe bashkëpjesëtarëve të tjerë të tyre, sipërfaqen e zënë gjithsej 298 m2 truall, (në të cilën përfshihet dhe sipërfaqja e truallit nën objekt prej 86 m2) dhe konkretisht:

a) me ndërtim 86 m2, në pasurinë 24/88 të paditëses Zoica Rrufa, etj.

b) truall të lirë (oborr) 212 m2 nga të cilat:

- 118,6 m2 në pasurinë 24/88 të paditëses Zoica Rrufa etj.

- 39,2 m2 në pasurinë 24/60 të paditësit Lefter Shuka etj.

- 54,2 m2 në pasurinë 24/61 të paditësit Lefter Shuka etj.

2. I padituri Agim Mema t’i lirojë e dorëzojë paditësit Lefter Shuka dhe bashkëpjesëtarëve të tjerë të tij, sipërfaqen e zënë gjithsej 390 m2 truall (në të cilën përfshihet dhe sipërfaqja e truallit nën objekt prej 120 m2 dhe konkretisht:

a) me ndërtim 120 m2 (85+35) nga të cilat 72,8 m2 në pasurinë 24/60 dhe 47,2 m2 në pasurinë 24/61.

b) truall të lirë (oborr) 270 m2, nga të cilat 53 m2, në pasurinë 24/60 dhe 217m2 në pasurinë 24/61.

3. I padituri Qamil Xhani t’i lirojë e dorëzojë paditësit Lefter Shuka dhe bashkëpjesëtarëve të tjerë të tij, sipërfaqen e zënë gjithsej 150,4 m2 truall (në të cilën përfshihet dhe sipërfaqja e truallit nën objekt prej 82,8 m2) dhe konkretisht:

a) me ndërtim 82,8 m2, nga të cilat 14 m2 në pasurinë 24/60 dhe 68,8 m2 në pasurinë 24/61.

b) truall të lirë (oborr) 67,6 m2 nga të cilat 18 m2 në pasurinë 24/60 dhe 49,6 m2 në pasurinë 24/61.

4. I padituri Selami Xhani t’i lirojë e dorëzojë paditësave Zoica Rrufa, Lefter Shuka dhe bashkëpjesëtarëve të tjerë të tyre, sipërfaqen e zënë gjithsej 291,4 m2 truall (në të cilën përfshihet dhe sipërfaqja e truallit nën objekt prej 126,4 m2) dhe konkretisht:

a) me ndërtim 126,4 m2 nga të cilat:

- 69,7 m2 në pasurinë 24/88 të paditëses Zoica Rrufa;

- 45 m2 në pasurinë 24/87 të paditësit Arben Lako;

- 11,7 m2 në pasurinë 24/60 të paditësit Lefter Shuka etj.

b) truall të lirë (oborr) 165 m2 nga të cilat:

- 90,7 m2 në pasurinë 24/88 të paditëses Zoica Rrufa etj.

- 55 m2 në pasurinë 24/87 të paditësit Arben Lako;

- 19,3 m2 në pasurinë 24/60 të paditësit Lefter Shuka etj.

- Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të të paditurit.”

6. Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin nr.526, datë 08.09.2011, ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit civil nr.585, datë 05.03.2010, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.”

6.1. Në marrjen e këtij vendimi gjykata ka arsyetuar (ndër të tjera) se: “... [M]e të drejtë gjykata e faktit Durrës për të provuar pretendimet e palëve, konform nenit 224/a e vijues të K.Pr.Cvile, ka vendosur të marrë prova me ekspert.

Nga akti i ekspertimit ka rezultuar se pasuritë e palëve ndërgjyqëse shtrihen në zonën kadastrale 8518 Plazh, Durrës ...

Pasuritë e paditësit Lefter Shuka e bashkëpjesëtarëve të tjerë përbëhen prej dy sipërfaqesh dhe konkretisht, pasuria ne forme drejtkëndëshi ... me sipërfaqe 230 m2 si dhe ... një sipërfaqe prej 590 m2. Të dy këto pasuri janë të bashkangjitura me njëra tjetrën në drejtim gjatësor të tyre pasi dimensionin në shtrirjen Jug-Veri e kanë të njëjtë.

... pasuria e paditësit Arben Lako përbëhet nga sipërfaqja prej 100 m2 ... kurse pasuria e paditëses Zoica Rrufa dhe bashkëpjesëtareve të tjerë është në të njëjtën vendndodhje dhe ka ... një sipërfaqe prej 716 m2.

... pasuritë e paditësve krijojnë një bllok pasurish në terren ku në mes të tyre pasuria nr.24/89 rezulton të jetë e njërit prej të paditurve, e konkretisht Agim Mema.

Nga akti i ekspertimit është konkluduar se:

- I padituri Agim Kadena ka zënë gjithsej 298 m truall ...

- I padituri Agim Mema ka zënë gjithsej 390 m2 truall, ..

- I padituri Qamil Xhani ka zënë gjithsej 150,4 m truall ....

- I padituri Selami Xhani ka zënë 291,4 m truall, ...

Vlerësojmë se baza ligjore me të cilin paditësit kanë mbështetur pretendimet e tyre është e saktë ... Për t’u ngritur padia e rivendikimit duhet të plotëson disa kushte: ...

Drejt ka konkluduar Gjykata e Faktit Durrës kur ka arsyetuar se në gjykim është pranuar fakti se paditësat ... janë pronarë të sendit, të pasurive ... të provuara nga certifikata e pronësisë lëshuar nga Z.V.R.P.P. Durrës. Pra, provohet elementi kryesor i padisë së rivendikimit, ai i pronësisë.

... në gjykim u provua se kjo pronë posedohej nga të paditurit, me ndërtime dhe oborre në funksion të këtyre ndërtimeve, të cilat janë posedues të paligjshëm të sipërfaqeve të trojeve përkatëse të ndodhura brenda sipërfaqes së tokës truall, pronësi e të paditurve pasi kanë ndërtuar pa leje organeve kompetente dhe jo në tokën e tyre ....

Që të paditurit janë posedues të paligjshëm provohet dhe nga fakti që ata kërkojnë të legalizojnë këto ndërtime dhe oborre në funksion të këtyre ndërtimeve pikërisht në ligjin nr.9482, datë 03/04/2006 “Për Legalizimin, Urbanizimin dhe Integrimin e ndërtimeve pa leje”.

... çmojmë se pretendimet e ngritura nga të paditurit nuk qëndrojnë pasi të paditurit nuk janë subjekt i Ligjit nr.9482, datë 03/04/2006 “Për Legalizimin, Urbanizimin ...” pasi;

a) referuar nenit 2 të këtij ligji, “Fusha e zbatimit” ky ligj zbatohet për të gjitha objektet e ndërtuara pa leje, të ngritura para datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji si dhe,

b)referuar nenit 2/4 të po këtij ligji është cituar se “Fusha e veprimit të këtij ligji nuk shtrihet për ndërtimet pa leje të ngritura mbi troje private brenda vijës së verdhë ku planet rregulluese urbanistike parashikojnë ndërtime mbi 5 kate nga niveli zero”.

... prona objekt gjykimi, trualli i paditësve ndodhet brenda sipërfaqes ku është bërë studimi Urbanistik i miratuar nga K.Rr.T.R.SH, provuar nga shkresa e lëshuar nga Departamenti i Urbanistikës së Bashkisë Durrës ku citohet se “Pronësia ndodhet në zonën me lartësi të kufìzuar deri në 10 kate”, pra del qartë se në këtë zone ka studim Urbanistik për këto troje deri në 10 kate.

Drejtë ka konkluduar gjykata e faktit kur ka çmuar se Ligjit nr.9482 ...nuk shtrin fushën e veprimit për të paditurit, pasi ndërtimet e tyre janë pa leje de brenda vijës së verdhë. Në këto kushte, nuk jemi përpara rastit të parashikuar nga neni 297/a i K.Pr.Civile. ...”

7. Kundër vendimit nr.526, datë 08.09.2011, të Gjykatës së Apelit Durrës, ka bërë rekurs i padituri Selami Xhani, i cili kërkon nga Gjykata e Lartë, prishjen e vendimeve, për shkaqet e parashtruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

II. Ligji i zbatueshëm

8. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile, Kodit Civil dhe Ligjit nr.9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, Urbanizimin dhe Integrimin e Ndërtimeve pa Leje”, në të cilat është parashikuar:

8.1. Neni 16§1 i K.Pr.Civile: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

8.2. Neni 29 i K.Pr.Civile: “Gjykata mbështet vendimin në provat e paraqitura nga palët ose nga prokurori, të marra në seancë gjyqësore.

Gjykata çmon provat që ndodhen në aktet, në bazë të bindjes së saj të brendshme, të formuar nga shqyrtimi në tërësinë e tyre i rrethanave të çështjes”.

8.3.Neni 296 i K.Civil: “Pronari ka të drejtë të ngrejë padi për të kërkuar sendin e tij nga çdo posedues ose mbajtës. Këtë të drejtë e ka edhe çdo bashkëpronar për sendin e përbashkët, me qëllim që ai t’u dorëzohet gjithë bashkëpronarëve.”

8.4Neni 2 i Ligjit nr.9482: “1. Ky ligj zbatohet për të gjitha objektet e ndërtuara pa leje, të ngritura para datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji, pavarësisht nëse ato kanë funksion strehimi, veprimtarie ekonomike apo funksione të tjera social-kulturore, të ngritura dhe që disponohen nga individë apo persona juridikë të regjistruar e që veprojnë sipas të drejtës tregtare shqiptare.

...

4. Fusha e veprimit të këtij ligji nuk shtrihet për ndërtimet pa leje të ngritura mbi troje private brenda vijës së verdhë, kur planet rregulluese urbanistike parashikojnë ndërtime mbi 5 kate nga niveli zero.”

III. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson

9. Se rekursi i paraqitur nga i padituri Selami Xhani nuk përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile që motivojnë cenimin e vendimit nr.526, datë 08.09.2011, të Gjykatës së Apelit Durrës, me të cilin është lënë në fuqi vendimi nr.585, datë 05.03.2010, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

10. Në juridiksionin rishikues të Gjykatës së Lartë përfshihen vetëm rastet rigorozisht të përcaktuara në nenin 472, të Kodit të Procedurës Civile, që lidhen me mosrespektimin ose zbatimin e gabuar të ligjit, si dhe me shkeljet e rënda të normave procedurale apo shkelje procedurale që kanë ndikuar në dhënien e vendimit. Në rastin në shqyrtim, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, pa i hyrë analizës së fakteve dhe provave, evidenton se pretendimet e parashtruara si shkaqe për ndryshimin e vendimit nr.526, datë 08.09.2011 të Gjykatës së Apelit Durrës nuk gjejnë mbështetje në ligj.

11. Në këtë përfundim, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arrin pas shqyrtimit në tërësi të kësaj çështje, të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore të administruara gjatë gjykimit, objektit dhe shkakut të padisë, pretendimeve e prapësimeve të palëve, të vendimeve të gjykatave të faktit, shkaqeve të rekursit, parë këto në raport me dispozitat e ligjit material të zbatueshme për rastin konkret, si dhe me detyrimin e gjykatës për respektimin e dispozitave ligjore gjatë shqyrtimit të mosmarrëveshjes.

12. Kolegji Civil, në shqyrtim të përmbajtjes së padisë dhe shkaqeve të saj, evidenton se paditësit kanë ka kërkuar në gjykatë detyrimin të paditurve të lirojnë e dorëzojnë pjesën e zaptuar në pronat e tyre, me pretendimin se pronat janë zënë dhe posedohen në mënyrë të paligjshme nga të paditurit me ndërtime, duke paraqitur në gjykim prova për pronësinë e tyre (pasuritë sipas certifikatave të pronësisë lëshuar nga Z.V.R.P.P. Durrës).

12.1. Përkundrejt kërkimit të paditësve, të paditurit kanë pranuar se nuk kanë titull pronësie, por kanë pretenduar se janë në proces legalizimi (provuar me deklarimet e secilit prej tyre).

13. Në analizë të pretendimeve të palëve ndërgjyqëse dhe pjesës arsyetuese të vendimeve gjyqësore, konstatohet se gjykatat e faktit kanë bërë një cilësim të drejtë dhe një hetim të plotë për të saktësuar natyrën e mosmarrëveshjes. Të dy gjykatat kanë sqaruar plotësisht rrethanat që lidhen me gjykimin e çështjes e që kanë të bëjnë me elementë thelbësorë të padisë së rivendikimit. Në analizë juridike të vendimeve të gjykatave, ky Kolegj vlerëson se gjykatat kanë dhënë arsyet dhe argumentet ligjore të pranimit të padisë.

14. Në kuptim të padisë së rivendikimit (actio rivendicatio), sipas nenit 296 të Kodit Civil, gjatë gjykimit të kësaj padie duhet të vërtetohet domosdoshmërisht legjitimiteti aktiv i paditësit (paditësi duhet të jetë pronar i sendit, për të cilin kërkon kthimin) dhe legjitimiteti pasiv i të paditurit (nëse ky i fundit është ose jo posedues i paligjshëm i sendit).

15. Në çështjen objekt gjykimi, gjykatat pasi kanë çmuar provat që ndodhen në dosjen gjyqësore, që i janë nënshtruar hetimit dhe debatit gjyqësor, në bazë të bindjes së saj të brendshme, të formuar nga shqyrtimi në tërësinë e tyre i rrethanave të çështjes (nenin 29 i Kodit të Procedurës Civile) kanë konkluduar se, paditësit janë pronarë të sendit (truallit respektiv), si dhe të paditurit nuk disponojnë asnjë titull (shkak të ligjshëm) për posedimin e sendit (truallit), që kërkohet të dorëzohet.

16. Duke qenë se të paditurit kanë pretenduar se janë në proces legalizimi, gjykata me të drejtë kanë marrë në analizë se nëse pozita e të paditurve është e ndërvarur dhe e kushtëzuar nga rregullimet e bëra edhe nga ligji nr.9482, datë 16.02.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, i ndryshuar.

17. Kështu, me të drejtë gjykatat e faktit kanë marrë në analizë faktet dhe rrethanat konkrete për të verifikuar nëse të paditurit janë apo jo përfitues nga ligji nr.9482, datë 16.02.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, i ndryshuar, dhe nëse objektet e ndërtuar prej tyre pa leje ndërtimi përfshihen ose jo në kriteret ligjore që përcaktohen në këtë ligji, si dhe duke analizuar gjendjen konkrete të faktit me normat ligjore që rregullojnë këtë situatë, ka arritur në konkluzionin se të paditurit janë posedues i paligjshëm e për rrjedhojë duhet t’i lirojë e dorëzojë sendin, truallin objekt rivendikimi.

17.1. Gjykatat kanë arsyetuar se të paditurit nuk mund të jenë përfitues nga ky ligj pasi objektet e tyre nuk janë brenda fushës së zbatimit të këtij ligji, pasi: “ ... b) referuar nenit 2/4 të po këtij ligji është cituar se “Fusha e veprimit të këtij ligji nuk shtrihet për ndërtimet pa leje të ngritura mbi troje private brenda vijës së verdhë ku planet rregulluese urbanistike parashikojnë ndërtime mbi 5 kate nga niveli zero”.

17.2. Nga analiza e provave ato kanë konkluduar se: “... prona objekt gjykimi, trualli i paditësve ndodhet brenda sipërfaqes ku është bërë studimi Urbanistik i miratuar nga K.Rr.T.R.SH, provuar nga shkresa e lëshuar nga Departamenti i Urbanistikës së Bashkisë Durrës ku citohet se “Pronësia ndodhet në zonën me lartësi të kufìzuar deri në 10 kate”, pra del qartë se në këtë zone ka studim Urbanistik për këto troje deri në 10 kate”.

17.3. Procesi i legalizimit është i pavlefshëm në rast se ai iniciohet dhe zhvillohet për ato objekte që janë përjashtuar shprehimisht nga legalizimi apo nuk plotësohen kriteret ligjore të përcaktuara në ligj.

18. Kolegji Civil e gjen me vend të parashtrojë se miratimi i ligjit nr.9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” krijoi një situatë juridike specifike e të përkohshme e cila nuk mund të mos merret në konsideratë në mosmarrëveshjet e kësaj natyre, sikurse është rasti në shqyrtim. Ndaj pretendimi i të paditurve se gjykata nuk duhet të analizonte kriteret ligjore të këtij ligji është i pabazuar. Në marrjen në shqyrtim të një padie rivendikimi, ku kërkohet lirimi dhe dorëzimi i sendit nga pronari i truallit, verifikimi i legjitimimit pasiv të të paditurve është i domosdoshëm për zgjidhjen e çështjes në themel dhe dhënë përgjigje pretendimeve të palëve.

19. Në këto kushte, Kolegj Civil i Gjykatës së Lartë çmon se përfundimi i arritur nga ana e gjykatave të faktit është i drejtë dhe i mbështetur në ligj, ato kanë zgjidhur mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, të detyrueshme për zbatim (neni 16 i Kodit të Procedurës Civile).

20. Për sa më sipër, Kolegji Civil arrin në konkluzionin se vendimi nr.526, datë 08.09.2011 të Gjykatës së Apelit Durrës duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 485/a të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.526, datë 08.09.2011, të Gjykatës së Apelit Durrës.

Tiranë, më 04.11.2015

Nr. 11243-01477-00-2012 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2015-3706 i Vendimit (462)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Majlinda Andrea Kryesuese

Arjana Fullani

Anëtare

Aleksandër MuskajAnëtar

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci Anëtar

Në seancën gjyqësore të datës 04.11.2015, mori në shqyrtim çështjen civile me nr.11243-01477-00-2012, që u përket palëve:

KËRKUES: SOAAD SALIH, në mungesë

AXIN MOHAMMED, në mungesë

AHMED MOHAMMED, në mungesë

IBRAHIM MOHAMMED, në mungesë

REJIN MOHAMMED, në mungesë

HERJIN MOHAMMED, në mungesë

SHIMAA MOHAMMED, në mungesë

SHLER MOHAMMED, në mungesë

HERMAN MOHAMMED, në mungesë

MOHAMMED MOHAMMED, në mungesë

RAFEA SALIH, në mungesë

ABDULKHAHAR ABDULJABAR OMER BARËARI, në mungesë

OBJEKTI:

Njohje e Vendimit nr.4758/2007, datë 08.03.2007

të Gjykatës së Apelit Athinë, Greqi.

Baza Ligjore: Neni 393 e vijues të K.Pr.Civile.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.31, datë 29.02.2012, ka vendosur:

“Njohjen e Vendimit nr.4758/2007, datë 08.03.2007, të Gjykatës së Apelit Athinë, Greqi dhe dhënien fuqi zbatimi të këtij vendimi në Republikën e Shqipërisë”.

Kundër vendimit nr.31, datë 29.02.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë, ka paraqitur rekurs INSIG sh.a., që kërkon: ndryshimin e këtij vendimi dhe kthimin për rigjykim, duke parashtruar ndër të tjera:

· Gjykata e apelit e ka dhënë vendimin e njohjes së vendimit nr.4758/2007, datë 08.03.2007 të Gjykatës së Apelit Athinë, në mungesë të INSIG sh.a. dhe pa na njoftuar konform dispozitave të K.Pr.Civile.

· Ky vendim është plotësisht i padrejtë dhe rrjedhojë e keqzbatimit të ligjit procedural civil, e konkretisht neneve 4, 9, 18, 20 të K.Pr.Civile dhe Vendimit Unifikues nr.6, datë 01.06.2011, të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

· Këto dispozitat procedurale, të parashikuara nga ligjvënësi në funksion të një procesi të rregullt ligjor nuk janë zbatuar nga Gjykata e Apelit Tiranë. Ajo është mjaftuar vetëm me kapërcimin në parim të pengesave të nenit 394 të K.Pr.Civile, duke anashkaluar dhe shkelur pranimet themelore të ligjit procedural. Specifika e neneve 393-399 të K.Pr.Civile (që janë norma me karakter material dhe procedural), nuk legjitimon Gjykatën e apelit të mos vërë në dijeni palën debitore, pra të anashkalojë parimet themelore procedurale.

· Kolegjeve të Bashkuara në Vendimin Unifikues nr.6, datë 01.06.2011 kanë konkluduar se gjykimi për njohjen e vendimeve të gjykatave të huaja është një gjykim kontradiktor dhe si i tillë është e domosdoshme të thirret në gjykim edhe pala debitore.

· Konkretisht, INSIG sh.a. pretendon edhe shuarje të titullit ekzekutiv, për shkak ekzekutimi në shtetin grek, dhe në kundër të këtyre kontestimeve është ushtruar ankim në Gjykatën Supreme në Greqi. Një arsye më shumë që sjell domosdoshmërinë e thirrjes së palës debitore në këtë gjykim, është edhe zbatimi i gabuar nga gjykata greke i normave të së drejtës ndërkombëtare private (parimit të njohur se në rastin e shkaktimit të dëmit ligji i aplikueshëm është “lex loci delikti”), kur ka vendosur si dëmshpërblim për aksidentin e ndodhur në Greqi, përveç limitit grek edhe atë shqiptar (vendim i ankimuar në Gjykatën Supreme).

· Për gjithë sa më sipër thirrja në gjykim e INSIG sh.a. si palë debitore ka qenë domosdoshmëri për zhvillimin e një procesi të rregullt dhe të drejtë ligjor në funksion të parimit të kontradiktorialitetit të gjykimit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË,

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Admir Thanza; përfaqësuesin e palës rekursuese “ INSIG” sh.a, Avokatin e Shtetit Abaz Deda, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit nr.31, datë 29.02.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim pranë Gjykatës së Apelit Tiranë me tjetër trup gjykues; dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

I. Rrethanat e çështjes:

1. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se kërkuesit, nëpërmjet përfaqësuesve të tyre, kanë kërkuar nga Gjykata e Apelit Tiranë njohjen dhe dhënien fuqi ekzekutimi Vendimit nr.4758/2007, datë 08.03.2007, të Gjykatës së Apelit Athinë, Greqi, që ka të bëjë me detyrimin e Shoqërisë “INSIG” Sh.a, me aktivitet në Tiranë.

2. Vendimi për të cilin është kërkuar njohja lidhet me një aksident automobilistik të ndodhur në prill të vitit 2000, mes dy mjeteve, një i drejtuar nga një shtetas shqiptar Nesti Dhoga dhe tjetri një shtetas iraken Nafea Salih Mohammed, i cili është plagosur e më pas ka vdekur. Shkaktari i dëmit ka qenë i siguruar për dëme ndaj të tretëve, nga Shoqëria INSIG sh.a.

3. Familjarët e të ndjerit i janë drejtuar me padi Gjykatës së Athinës, e cila ka pranuar padinë dhe ka detyruar INSIG të paguajë dëmshpërblimin e paditësve për dëmin e shkaktuar nga vdekja e familjarit të tyre plus interesat për pagesë të vonuar.

4. Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur të njohë Vendimin e Gjykatës së Huaj (Gjykatës së Apelit Athinë).

5. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.31, datë 29.02.2012, ka vendosur:

Njohjen e Vendimit nr.4758/2007, datë 08.03.2007, të Gjykatës së Apelit Athinë, Greqi dhe dhënien fuqi zbatimi të këtij vendimi në Republikën e Shqipërisë.

5.1. Duke arsyetuar: “... omissis... Nga administrimi i akteve rezulton se vendimi i paraqitur për njohje i plotëson kërkesat e Neneve 394, 395 e 396 të K.Pr.Civile. Sipas përshkrimit të vendimit, gjykata, para shqyrtimit të çështjes, ka njoftuar dhe palën e paditur si dhe ka zbatuar drejtë dispozitat ligjore. ...Nga hetimi rezulton se për këtë çështje nuk ka një vendim të ndonjë gjykate Shqiptare dhe se nuk është në gjykim as në momentin e paraqitjes së vendimit për njohje.... Në këto kushte vendimi i Gjykatës së Apelit Athinë Greqi duhet të njihet dhe t’i jepet fuqi për ekzekutimin e tij në Republikën e Shqipërisë...(...).”

6. Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, ka ushtruar rekurs “INSIG” sh.a, me shkaqet e pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

7. Gjithashtu si rezultat i kërkesës së “INSIG” sh.a, me vendimin nr.249, datë 28.06.2012, Gjykata e Lartë, ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të vendimit nr.31, datë 29.02.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë.

II. Ligji i zbatueshëm

8. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile në të cilat është parashikuar:

8.1. Neni 14 i K.Pr.Civile: “Gjykata ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin.”

8.2.Neni 16§1 i K.Pr.Civile: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me

dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

8.3. Neni 393 i K.Pr.Civile:“Vendimet e gjykatave të shteteve të huaja njihen dhe zbatohen në Republikën e Shqipërisë, në kushtet e parashikuara në këtë Kod ose në ligje të veçanta. Kur për këtë qëllim ka marrëveshje të posaçme ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shtetit të huaj zbatohen dispozitat e marrëveshjes.”

8.4. Neni 394 i K.Pr.Civile:“Vendimit të një gjykate të shtetit të huaj nuk i jepet fuqi në Republikën e Shqipërisë kur: a) sipas dispozitave që janë në fuqi në Republikën e Shqipërisë, mosmarrëveshja nuk mund të jetë në kompetencën e gjykatës së shtetit që ka dhënë vendimin; b) kërkesëpadia dhe letërthirrja për në gjyq nuk i është njoftuar të paditurit në mungesë, në mënyrë të rregullt e në kohë, për t’i dhënë atij mundësi që të mbrohet; c) midis po atyre palëve, për të njëjtin objekt e për të njëjtin shkak, është dhënë një vendim tjetër i ndryshëm nga gjykata shqiptare; ç) është duke u shqyrtuar nga gjykata shqiptare një padi që është ngritur përpara se vendimi i gjykatës së shtetit të huaj të ketë marrë formë të prerë; d) i është dhënë forma e prerë në kundërshtim me legjislacionin e tij; dh) nuk pajtohet me parimet bazë të legjislacionit shqiptar.”

8.5. Neni 395 i K.Pr.Civile: “Kërkesa për t’i dhënë fuqi vendimit të gjykatës së huaj i paraqitet gjykatës së apelit. Kërkesa mund të paraqitet edhe në rrugë diplomatike kur ajo është e lejueshme nga marrëveshjet ndërkombëtare dhe mbi bazën e reciprocitetit. Në këto raste, në qoftë se pala e interesuar nuk ka emëruar përfaqësues, kryetari i gjykatës së apelit emëron një avokat për të paraqitur kërkesën”.

8.6. Neni 396 i K.Pr.Civile: “Kërkesës për t’i dhënë fuqi vendimit të gjykatës së huaj duhet t’i bashkëngjiten:

a. kopja e vendimit që duhet të zbatohet dhe përkthimi i tij në gjuhën shqipe i legalizuar nga noteri;

b. vërtetim nga gjykata që e ka nxjerrë vendimin se ai ka marrë formë të prerë, si edhe përkthimi e legalizimi noterial i tij. Si kopja e vendimit, ashtu edhe vërtetimi se vendimi ka marrë formë të prerë, duhet të jenë vërtetuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë;

c. prokura, në rast se kërkesa paraqitet nga përfaqësuesi i të interesuarit, e përkthyer dhe e legalizuar te noteri”.

8.7. Neni 397 i K.Pr.Civile: “Gjykata e apelit nuk e shqyrton çështjen në themel, por vetëm kontrollon nëse vendimi i paraqitur nuk përmban dispozita që vijnë në kundërshtim me nenin 394. Për kërkesën e paraqitur gjykata e apelit jep vendim.”

III. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson:

9. Pala që ka regjistruar ankimin, Avokatura e Shtetit legjitimohen ratione personae t’i drejtohen Gjykatës së Lartë lidhur me sa më sipër.

10. Ankimi është paraqitur brenda afatit ligjor, ndaj edhe legjitimohet ratione temporis. Gjithashtu rezulton se ankimi i është njoftuar palës tjetër ndërgjyqëse.

11. Në lidhje me thelbin (legjitimimi ratione materiae), Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se rekursi i paraqitur nga Avokatura e Shtetit, përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile, të cilat motivojnë cenimin e vendimit nr.31, datë 29.02.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë.

12. Gjykata e Lartë, pa i hyrë analizës së provave, nga shqyrtimi i materialeve të dosjes gjyqësore, pretendimeve të parashtruara në rekurs evidenton nëse nga gjykata e apelit janë lejuar ose jo shkelje të normave procedurale dhe nëse ligji material është respektuar ose jo. Në varësi të zgjidhjes së këtyre çështjeve nga gjykata e faktit, Gjykata e Lartë, në realizim të funksionit të saj rishikues, shprehet për bazueshmërinë ose jo në ligj të vendimit të gjykatës së apelit.

13. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim e në vlerësim të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimit, si dhe referuar shkaqeve të rekursit, vlerëson se arsyetimi dhe përfundimi i arritur nga gjykata e apelit është rrjedhojë e mosrespektimit dhe zbatimit të gabuar të kërkesave të ligjit procedurial.

14. Kolegji Civil çmon të theksoje natyrën e gjykimit me objekt “Njohje e vendimit të gjykatës së huaj”. Në këtë lloj gjykimi, gjykata e apelit zhvillon një gjykim të natyrës fillestare, sikurse çdo gjykatë e shkallës së parë, kjo gjykatë (gjykata e apelit) zbaton rregullat procedurale për verifikimin e rregullshmërisë formale të paraqitjes së kërkesës për njohjen e vendimit të gjykatës së huaj. Nëse ka mangësi dhe të meta, gjykata e apelit i cakton kërkuesit një afat të arsyeshëm për plotësimin e tyre, në të kundërt i kthen kërkesën dhe aktet e tjera pa veprim të mëtejshëm.

15. Këto verifikime, gjykata e apelit i realizon me paraqitjen e kërkesës ose në kuadër të veprimeve përgatitore, kryesisht apo me kërkesën e palëve.

16. Në fazën e dytë, pra nëse kërkesa për dhënien fuqi të vendimit të gjykatës së huaj apo gjykatës së huaj të arbitrazhit përmbush kushtet për rregullshmërinë formale-procedurale të paraqitjes së saj, gjykata e apelit cakton seancën gjyqësore në të cilën objekti i gjykimit është vetëm ekzistenca ose jo e ndonjërës prej pengesave dhe ndalimeve ligjore të parashikuara nga neni 394 i Kodit të Procedurës Civile, neni 5 i Konventës së Nju Jorkut apo nga ndonjë dispozitë tjetër e posaçme për këtë qëllim, e parashikuar nga ligji ose një marrëveshje tjetër ndërkombëtare.

17. Pasi ka dëgjuar argumentet dhe prapësimet përkatëse të palëve ndërgjyqëse, në përfundim të gjykimit, gjykata e apelit vendos për pranimin ose rrëzimin e kërkesës për dhënien fuqi të vendimit të gjykatës së huaj apo gjykatës së huaj të arbitrazhit.

18. Përsa sipër Kolegji Civil konstaton se Gjykata e Apelit në njohjen dhe dhënien fuqi të vendimit të gjykatës së huaj dhe në rastin konkret të vendimit nr.4758/2007, datë 08.03.2007, të Gjykatës së Apelit Athinë, Greqi, nuk ka


Recommended