Transcript

Një prezantim nga:

shndërroni fuqinë e diellit

implementuesi i parë fotovoltaik në Shqipëri www.solaron.al

Rentabiliteti i një

Sistemi Fotovoltaik

100 kWp

Joli Delimeta
Sticky Note
Unë jam Joli Delimeta. Mirëse keni ardhur! Para pak muajsh, kur ishim akoma në stinën e verë, po lexoja “0 te 1” të Peter Thiel. (Për ata nga ju që s’e njohin, ndër te tjera, ai është bashkëthemelues i PayPal, por kjo nuk ka rëndësi.) Ai e nis librin e tij me pyetjen, që i’a bënte të gjithë kandidatëve që i invervistonte për një pozicion pune:

————————————— implementuesi i parë fotovoltaik në Shqipëri ———————————— shndërroni fuqinë e diellit

www.solaron.al

“Për cilën të vërtetë të

rëndësishme shumë pak

njerëz pajtohen me ty?”

Peter Thiel

0 në 1

Joli Delimeta
Sticky Note
“Për cilën të vërtetë të rëndësishme shumë pak njerëz pajtohen me ty?” [PAUZË] Po ju lë një minutë të mendoni të vërtetën tuaj të rëndësishme... [PAUZË] E lexova përsëri, mbylla librin dhe nisa të mendoj...epo, pjesa më e madhe e njerëzve, sidomos në Shqipëri, mendojnë se ndikimi i tyre në mjedis është zero; vazhdojnë të mendojnë se ky mot i çmendur që po përjetohet kudo nëpër botë sot, nuk vjen si pasojë e veprimeve ose mosveprimeve të njerëzimit, dhe më e rënda, mendojnë dhe besojnë, se as nuk e ndryshojnë dhe as nuk e kontrollojnë dot atë; ndjejnë se nuk mund të bëjnë asgjë. [PAUZË]

————————————— implementuesi i parë fotovoltaik në Shqipëri ———————————— shndërroni fuqinë e diellit

www.solaron.al

Joli Delimeta
Sticky Note
Në të vërtetë, po ju gënjej; Ky nuk ishte ky mendimi i parë që më kaloi nëpërmend. [PAUZË] Ishte i dyti!, kur po përgatitja këtë fjalim në ditën e fundit të shirave dhe përmbytjeve epike të 10-ditëshit të kaluar në Shqiperi. Mendimi im i parë, e vërteta ime, ka të bëjë me ju: Shumica e atyre që takoj, inxhinierë dhe drejtues biznesesh, bankierë, elektriçistë, ligjëvënës dhe profesorë mendojnë se në Shqipëri, të prodhosh energji elektrike nga dielli, thjeshtë nuk i’a vlen!...se këtu shteti nuk të paguan t’i vendosësh, se këtu s’ka as ligj.

————————————— implementuesi i parë fotovoltaik në Shqipëri ———————————— shndërroni fuqinë e diellit

www.solaron.al

Joli Delimeta
Sticky Note
Sa prej jush duan të gjejnë një mënyrë, të ligjshme sigurisht, të përgjysmojnë faturën e tyre të energjisë elektrike, në shtëpinë tuaj, në biznesin tuaj? Imagjinoni c’mund të bëni me kursimet? E di që shume prej jush investoni në pajisje që ju kursejnë energji, termoizolim, ndriçues LED, printera të classit A++, por prapë, ajo fatura e energjisë elektrike, është aty! Do t’ju tregoj, me shume sinqeritet, atë me të cilën unë vazhdoj të përballem prej dy vitesh, kur flasim për fotovoltaikët. Investitorë që ndjehen të dyzuar, vazhdimisht! Sepse takojnë mikun e vet, inxhinierin ose pedagogun e nderuar, që i këshillon: “Jo. Nuk bëjnë. Nuk prodhojnë. Janë të shtrenjta. Nuk i’a vlejnë” Sepse kush, përfshirë dhe mua, nuk do t’i besonte shokut dhe mikut, apo jo? Fundja isha unë, ajo qe po përpiqesha t’i shisja diçka? Dhe investitorit, që përveç dhimbjes së kokës shkaktuar nga fatura e majme e energjisë elektrike që duhet paguajë brenda datës 30 të çdo muaji, i shtohet edhe pasiguria, dhe për këdo pasiguria nuk është diçka e mirë, ajo nuk të lejon të ecësh përpara. Por a ekziston vallë mundësia, që ndoshta, thjeshtë ndoshta, shoku të mos e kishte të plotë, të përditësuar, informacionin? [PAUZË]

————————————— implementuesi i parë fotovoltaik në Shqipëri ———————————— shndërroni fuqinë e diellit

www.solaron.al

Joli Delimeta
Sticky Note
Dhe sa herë shikon diellin që shkëlqen, me shumë mundësi kur është ulur buzë detit për pushim, më bën një telefon dhe pyet, sa kWh mund të prodhojë në çatinë e magazinës, tarracën e fabrikës, dhe kur shikon shifrat me shumë zero nga mbrapa, përfytyron se si mund t’i shpenzonte ato para në një mënyrë tjetër: ndoshta duke i kaluar pushimet me familjen në një vend ekzotik, ndoshta duke punësuar edhe 2, 3, 10 punonjës të rinj, duke hapur edhe një tjetër dyqan në një zonë më të favorshme, dhe për disa, duke blerë një vilë, një vilë madhështore në bregdet, [PAUZË] çdo vit! Dhe unë e kuptoj, që fjalën e mikut kurrësesi nuk mund ta harrojë; miku që në fund të bisedës, nuk denjoi as t’a pyeste “Po mirë, çfarë çmimi të dhanë?” – Qesharake, apo jo? [PAUZË] Epo, nuk pyet, sepse nuk i duhet atij të paguajë faturën tënde brenda datës 30 të çdo muaji, është kaq e thjeshtë! Duhet t’a paguash vetë! Dhe për këtë arsye, ja tek është ajo që ne në Solaron, u tregojmë investitorëve. [PAUZË]

————————————— implementuesi i parë fotovoltaik në Shqipëri ———————————— shndërroni fuqinë e diellit

www.solaron.al

objekt 20x80

Joli Delimeta
Sticky Note
Le të supozojmë se aktiviteti juaj i biznesit zhvillohet nën një objekt 20 x 85m, me një faqe të çatisë që shikon Jugun;

————————————— implementuesi i parë fotovoltaik në Shqipëri ———————————— shndërroni fuqinë e diellit

www.solaron.al

objekt 20x42

Joli Delimeta
Sticky Note
ose në një objekt 20 x 42 me një faqe të orientuar në Lindje, dhe një në Perëndim.

————————————— implementuesi i parë fotovoltaik në Shqipëri ———————————— shndërroni fuqinë e diellit

www.solaron.al

Joli Delimeta
Sticky Note
Ose le të supozojmë se objekti në pronësinë ose menaxhimin tuaj ka një fasadë vertikale që shikon Jugun, aq sa ajo e Hotel Tirana International

————————————— implementuesi i parë fotovoltaik në Shqipëri ———————————— shndërroni fuqinë e diellit

www.solaron.al

Joli Delimeta
Sticky Note
ose e Muzeut Historik Kombëtar. (Dhe e di që shumica nga ju, sidomos arkitektët nuk do të bien dakord me disa nga këto imazhe që po shohin, por qëllimi i vetëm i tyre është t’ju ndihmojë të përfytyroni sipërfaqen e kërkuar.)

————————————— implementuesi i parë fotovoltaik në Shqipëri ———————————— shndërroni fuqinë e diellit

www.solaron.al

Joli Delimeta
Sticky Note
Ose, një sipërfaqe toke sa 20% e asaj që ishte sipërfaqja e gjelbëruar e Sheshit Skënderbej;

————————————— implementuesi i parë fotovoltaik në Shqipëri ———————————— shndërroni fuqinë e diellit

www.solaron.al

Joli Delimeta
Sticky Note
ose një segment prej 55metrash i shtratit të sistemuar dhe të hirtë të Lanës.

————————————— implementuesi i parë fotovoltaik në Shqipëri ———————————— shndërroni fuqinë e diellit

www.solaron.al

Joli Delimeta
Sticky Note
Fare mirë mund të jenë edhe 50 poste parkimi të mirë-ekspozuara në diell

————————————— implementuesi i parë fotovoltaik në Shqipëri ———————————— shndërroni fuqinë e diellit

www.solaron.al

Joli Delimeta
Sticky Note
ose tarraca e një objekti, aq sa ajo e ish-hotel Dajti. Por cila është arsyeja që ju tregova gjithë këto pamje?

————————————— implementuesi i parë fotovoltaik në Shqipëri ———————————— shndërroni fuqinë e diellit

www.solaron.al

400 copë!

Joli Delimeta
Sticky Note
Ato kanë diçka të përbashkët. Përveç se kudo është shfaqur moduli fotovoltaik, numri i tyre, ka qenë i njejtë, tek secili prej tyre. [PAUZË] 400 Module FV! 400 copë module nga 250W secila, për një fuqi të instaluar prej 100kW, madhësia e një sistemi fotovoltaik që kam përzgjedhur të prezantoj sot, për ju, me shumë kënaqësi. [PAUZË] Të gjitha këto më lart, janë alternativa të pranueshme, për sa i takon mënyrës së instalimit të moduleve FV. Por, pavarësisht numrit identik të moduleve, prodhimi i energjisë elektrike prej tyre nuk do të jetë i njejtë. kWh që prodhohen prejt sicilit nga këto sisteme, ndonëse të gjitha në Tiranë, janë të ndryshme, por të gjitha teknikisht dhe financiarisht të pëlqyeshme.

————————————— implementuesi i parë fotovoltaik në Shqipëri ———————————— shndërroni fuqinë e diellit

www.solaron.al

Çfarë e Kushtëzon Prodhimin?

tipi pajisjeve

pozicioni gjeografik

orientimi

pjerrësimi

humjet teknike

hijezimi

ndotja e ajrit

Joli Delimeta
Sticky Note
sepse orientimi i tyre në lidhje me Jugun është i ndryshëm; pjerrësimi i mbulesës varjon; ndryshon temperatura e ambjentit në secilin rast; ndryshon gjatësia e kabllit dhe humbjet teknike; ndryshon edhe sepse ndonjërës prej tyre, në një stinë të caktuar i bie hija e pemës; ndryshon edhe sepse disave u bie më shumë pluhur dhe sepse një zonë është më e predispozuar për t’u lagur nga shiu, etj. etj. Siç e shikoni, janë një mori faktorësh që ndikojnë prodhimin e energjisë elektrike prej tyre, dhe për ta përllogaritur atë, formulat janë të shumta edhe më të ndërlikuara. Dhe tani, e di, ju jeni edhe më të turbullt se më parë... [PAUZË] Por as mos u shqetësoni për këtë. Për llogaritjet kujdesemi ne. Përmes modelimeve kompjuterike të objekteve ekzistuese, ose në ndërtim, përmes statistikave të rrezatimit dhe parametrave të tjerë të motit, dhe, falë...shkencëtarëve J për software-in, ne jemi në gjendje të bëjmë parashikime të prodhimit të energjisë elektrike, me aq sa është e mundur teknikisht sot. Por sa të besueshme janë për ju dhe bankën, këto parashikime? [PAUZË] Detyra e vetme e investitorit në këtë rast, është të përzgjedhë profesionistin, firmën e cila jo vetëm do të kryejë llogaritjet paraprake të prodhimit duke përdorur teknologjinë e fundit në dispozicion, të pranuar ndërkombëtarisht, por e cila do të sigurohet të kryejë punimet me materjale dhe pajisje të specifikuara në projekt.

————————————— implementuesi i parë fotovoltaik në Shqipëri ———————————— shndërroni fuqinë e diellit

www.solaron.al

Parashikimi i prodhimit

objekt 20x80, orientim Ju, pjerrësim 10°,

në autostradën Tr.-Dr.

137,500 kWh/vit

Joli Delimeta
Sticky Note
Dhe ne morëm shembullin, rastin e parë, të kësaj magazinës 20x82, me pjerrësim 10° të çatisë që shikon Jugun, të ndodhur në Tiranë dhe e modeluam me pajisje të cilësë superiore, që ne mund t’jua furnizojmë në Shqipëri, dhe arritëm në këtë parashikim të prodhimit! 137,500 kWh/vit! Energji elektrike e shfrytëzueshme! [PAUZË]

————————————— implementuesi i parë fotovoltaik në Shqipëri ———————————— shndërroni fuqinë e diellit

www.solaron.al

Parashikimi i prodhimi të energjisë

elektrike sipas muajve

Joli Delimeta
Sticky Note
E shpërndarë sipas muajve të vitit, nga Janari në Dhjetor, kjo energjia elektrike e prodhuar nga sistemi do të duket kështu, me makisumin e prodhuar në Qershor-Korrik! Por si krahasohet kjo vlerë, me prodhimin që merret nga ato figurat e tjera që pamë më lart? –qëndron diku në mes, nuk është as maksimalja, as minimalja, ok? [PAUZË]

————————————— implementuesi i parë fotovoltaik në Shqipëri ———————————— shndërroni fuqinë e diellit

www.solaron.al

-23%

-17%

-16.5%

Joli Delimeta
Sticky Note
Thonë që dielli lind njësoj, për të gjithë. [PAUZË] Teknikisht, kjo nuk është edhe aq e vërtetë. J Dhe për t’ju konfuzuar ju, edhe më shumë, le të supozojme se të njejtin objekt, identik, e spostojmë paralelisht në secilin prej këtyre qytetve të Shqipërisë dhe Kosovës.

————————————— implementuesi i parë fotovoltaik në Shqipëri ———————————— shndërroni fuqinë e diellit

www.solaron.al

-14.5% -6.%

-2%

0

+2.2%

Gjirokastër

+2.7%

Kukës

+3.2%

+3.9%

+5%

+5.8%

+7.5%

Sarandë

Joli Delimeta
Sticky Note
Kjo hartë ju shërben gjithashtu për të përzgjedhur, aty ku është e mundur, se cila nga këto zona ka rrezatimin më të lartë dhe për pasojë prodhon më shumë energji elektrike të pastër, për investime. Dhe sigurisht, kjo do të thotë se sa më shumë energji elektrike prodhohet për të njejtin investim, aq më të mëdha kursimet tuaja, aq më shpejtë ju kthehet investimi.

————————————— implementuesi i parë fotovoltaik në Shqipëri ———————————— shndërroni fuqinë e diellit

www.solaron.al

Paneli Elektrik Qëndror i Objektit

Module Fotovoltaike

Inverter Diellor

HVAC Ndriçimi

BMS

Pajisje Zyre Bojler Pompa

CCTV

Sinjalizim Zjarri

Matës me dy

drejtime

Joli Delimeta
Sticky Note
Të kthehmi në Tiranë, dhe të llogarisim, kursimet tuaja. Por nga vijnë kursimet tuaja? –Nga prodhimi i energjisë elektrike që konsumohet në momentin e prodhimit të saj nga pajiset tuaja, si këto psh, nga kWh që ju nuk i konsumoni në çastin e prodhimit dhe që përmes një matësi me dy drejtime, kalohen automatikisht në rrjet, për t’u marrë mbrapsh, përsëri, në momentin e parë që ju vini në punë pajisje që kërkojnë energji elektrike. Në mungesë të këtij Sistemit FV dhe për arsyen e thjeshte se askush nuk mund të ndërtojë një HEC në oborrin e objektit, ju këto kWh të çmuar do të ishit të detyruar t’i blinit, sikurse jeni sot, nga operatori i rrjetit.

————————————— implementuesi i parë fotovoltaik në Shqipëri ———————————— shndërroni fuqinë e diellit

www.solaron.al

Po nga vijnë kursimet tuaja?

137,500 kWh/vit x 14Lekë/kWh = 1,925,000 Lekë/vit € 13,750 /vit pa TVSH

Joli Delimeta
Sticky Note
Për të blerë 137,500 kWh çdo vit një biznesi ose institucioni do t’i kushtonte 137,500 kWh/vit x 14 ALL/kWh = 1,925,000 ALL/vit +385,000TVSH = 2,310,000 Leke/vit.

————————————— implementuesi i parë fotovoltaik në Shqipëri ———————————— shndërroni fuqinë e diellit

www.solaron.al

Joli Delimeta
Sticky Note
Këtë foton e bëra parmbrëmë në zyrë. Janë numra që për shumicën nga ju, nuk do të thotë asgjë. Dëshiron dikush të supozojë? 8.24372759856 Ky është numri që do të merrni nqs pjesëtoni çmimin me-çelësa-në-dorë për atë sistemin pak më lart me kursimet tuaja vjetore € 13,750; Është përafersisht periudha në vite që sistemit i duhej të paguante për veten, duke supozuar që çmimi i energjisë elektrike mbetet ky që është sot. E di, e di, shumica nga ju vazhdon të jetë skeptike. Fundja, ne inxhinierët paguhemi pak më shumë se mesatarja për disa llogaritje më shumë, prandaj le t’i bëjmë. Fillimisht, më ndihmoni të kuptoj: Sa prej jush shpresojnë, urojnë, guxojnë të mendojnë, që çmimi i energjisë elektrike do të ulet? Sa prej jush presin që çmimi i energjisë elektrike të rritet?

————————————— implementuesi i parë fotovoltaik në Shqipëri ———————————— shndërroni fuqinë e diellit

www.solaron.al

Çmimi i energjisë në të ardhmen?

+ 3% rritje në vit

Joli Delimeta
Sticky Note
Të shikojmë trendin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike tek ne, në dekadën e fundit. Mesatarisht, ai rezulton të jetë rritur me 3% çdo vit. Pra është e përshtatshme të supozojmë minimalisht këtë trend rritjeje edhe në të ardhmen, ndonëse në Europe, ky numër është edhe më i lartë dhe shkon 3-5%.

————————————— implementuesi i parë fotovoltaik në Shqipëri ———————————— shndërroni fuqinë e diellit

www.solaron.al

Sa do të ruhet aftësia gjeneruese e

panelit FV përgjatë gjithë jetës së tij?

Joli Delimeta
Sticky Note
Por, a pritet të prodhojnë moduli fotovoltaik, të njejtën sasi energji elektrike çdo vit, sepse në fund të fundit, ajo është një pajisje e ndërtuar nga njeriu? [SL24] Për modulin tradicionial, silici mono ose poli, me kornize, zakonisht prodhuesi siguron 10 vjet garanci produkti dhe 25 vjet garanci prodhimi, kjo e fundit garanton që në fund të vitit të 25-të kapaciteti energji-prodhues i modulit do të ketë rënie jo më shumë se rreth ~80%. Për arsye llogaritjesh teknike, pavaresisht alternimeve te motit, është e arsyeshme, të supozojmë një renie të kapacitetit prodhues të modulit fotovoltaik sa gjysma e nivelit të garantuar nga prodhuesi i saj, pra rreth 0.4%/vit, që grafikisht do të duket kështu. A është e mundur që sistemi të prodhojë energji elektrike edhe më shumë seç ajo që llogaritëm deri tani? Përgjigjia është Po! Është më shumë se e mundur. Eshtë e pritshme, normale të ndodhë, nëse natyra atë vit, është më bujare seç ka qenë statistikisht përgjatë dekadës së fundit. J

————————————— implementuesi i parë fotovoltaik në Shqipëri ———————————— shndërroni fuqinë e diellit

www.solaron.al

A ka shpenzime O & M?

Thuajse pa mirëmbajtje

Online monitoring

Almost no maintenance

Module Cleaning

Inspections

Supozojmë Kontratë Mirëmbajtjeje

Joli Delimeta
Sticky Note
Po kosto e mirëmbajtes? Shumë biznese dhe intitucione zgjedhin të kryejnë vetë mirëmbajtjen: pastrimin e moduleve dhe të ndjekin vetë online ecurine e sistemit, sidmos kur kanë një staf mirëmbajtjeje ekzsitues. Por shumë biznese, s’duan të merren dhe e kontraktojnë shërbimin. Le të konsiderojmë rastin e fundit në analizat financiare.

————————————— implementuesi i parë fotovoltaik në Shqipëri ———————————— shndërroni fuqinë e diellit

www.solaron.al

Vetë-financim

Joli Delimeta
Sticky Note
Duke konsideruar të gjithë këto shpenzime, ja tek është, Fluksi Rrjedhës i Parasë. Ndryshimi ndodh në gjysmën e dytë të vitit të 9-të. Sa prej jush e konsiderojnë të pranueshëm këtë investim?

————————————— implementuesi i parë fotovoltaik në Shqipëri ———————————— shndërroni fuqinë e diellit

www.solaron.al

Kredi

Joli Delimeta
Sticky Note
Po sikur të merrnit një kredi, supozojmë me normë interesi 5% për një afat 10 vjet. Si do të dukej grafiku? Në fund të vitit të 10-të! Mos harroni, që kemi supozuar çmimin aktual të energjisë elektrike!

————————————— implementuesi i parë fotovoltaik në Shqipëri ———————————— shndërroni fuqinë e diellit

www.solaron.al

A e vute re?

Pa subvensione nga shteti!

Pa i’a shitur energjinë e gjenuar operatorit

me çmime të larta?

Joli Delimeta
Sticky Note
Dëgjoj shpesh të thuhet që Anglia të paguan kaq e Italia aq të vendosësh panele, dhe kjo...ishte e vërtetë, [PAUZË] në të shkuarën, kur çmimet e pajiseve ishin disa herë më të shtrenjta! [SL28] Nuk e di a e vutë re, që në asnjë nga ato llogaritje, nuk kishte pará mbrapsh, cash, të ardhura nga shteti ose operatori i rrjetit! Investimi rezulton rentabël vetëm nga kursimet tuaja! Shprehja “Një qindarkë e kursyer, është një qindarkë e fituar” vlen këtu më shumë se kurrë.

————————————— implementuesi i parë fotovoltaik në Shqipëri ———————————— shndërroni fuqinë e diellit

www.solaron.al

investim shpenzime operative

VS.

“Një qindarkë e kursyer, është një qindarkë e fituar.”

Joli Delimeta
Sticky Note
Mos harroni! Në fund të ditës, pajisjet, janë asetet tuaja! [PAUZË] E vetmja mënyë që ju mund të reduktoni ndjeshëm faturën e energjise elektrike, për sot dhe në 25 vitet e ardhshme, minimalisht, është ta prodhoni vetë atë! E vetmja mënyrë për të prodhuar vetë energjinë elektrike është përmes një sistemi fotovoltaik! Tashmë mundeni! [PAUZË]

————————————— implementuesi i parë fotovoltaik në Shqipëri ———————————— shndërroni fuqinë e diellit

www.solaron.al

82.5 ton/vit

627 kontenierë

Joli Delimeta
Sticky Note
Për sa i takon mjedisit, i kemi kursyer 82.5 ton emetime CO2 çdo vit. Ky numër edhe mua më duket i vogël, por jo kur e krahason me ekuivalenten e tij: Imagjinoni, 627 kontenierë me CO2 çdo vit. [PAUZË]

————————————— implementuesi i parë fotovoltaik në Shqipëri ———————————— shndërroni fuqinë e diellit

www.solaron.al

Joli Delimeta
Sticky Note
Në përfundim, këshilla ime për të gjithë ju që po ndërtoni shtëpinë tuaj, magazinën, po e rinovoni atë ose planifikoni të blini një, bëjani vetes pyetjen: Sa do të më kushtojë çdo muaj? Tashmë është e mundur që këtë shifër t’a reduktoni në mënyrë drastike. Rekomandimi për arkitektët dhe projektuesit është: zgjeroni sipërfaqen diellore të objekteve, përpiquni t’i projektoni objektet sa më afër të qenit pasive. Mos harroni që e ardhmja tepër e afërt, ajo që ka mbërritur në Europë, janë objektet Net-zero! Prodhimi në objekt i aq energjie elektrike sa konsumohet nga vetë objekti. Për investitorët dhe bankat, mos pranoni asnjë ofertë dhe çmim që nuk shoqërohet së paku me parashikim të prodhimit dhe markën e tipin e pajisjes. Jo të gjithe panelet FV janë ndërtuar njëlloj, jo të gjithë inverterat funksionojnë njëlloj. Çmimi i ulët mund të thotë prodhim i ulët. Studimi i Fizibilitetit duhet të jetë unik, vetëm për ju, sikurse është vendondodhja e objektit ose pronës tuaj!

————————————— implementuesi i parë fotovoltaik në Shqipëri ———————————— shndërroni fuqinë e diellit

www.solaron.al

Joli Delimeta
Sticky Note
Ndërsa kolegëve të mi, inxhinierë elektrikë: objektet me vetë-mjaftueshmërri energjitike janë më afër nga sa i mendoni dhe….përgatituni për tension 1500VDC në hyrje të inverterit! J Jemi kaq mbrapa në Shqipëri, sa kam, frikë…për mirë, se do të anashkalojmë standartin 1000VDC dhe kalojmë direkt në 1500VDC! [PAUZË] Dhe më kryesorja, kurrë mos ngurroni të pyesni! Kjo ishte e vërteta ime! [PAUZË] Kam edhe një surprise në fund për ju: SOLARON ofron mundësinë që sot njëri prej jush të fitojë 5% zbritje nga porosia e një Sistemi FV ose Termo-FV deri në 100kWp, për rezidencën ose biznesin tuaj, me afat 6 mujor, pasi të plotësoni pyetësorin që është duke u shpërndarë tani. Faleminderit për kohën dhe vëmedjen tuaj!