20
Bankë e grupit #07 Q2 2010 vizion We are Intesa Sanpaolo Group 2. FJALIMI I DPE-SE, Z. STEFANO FARABBI 3. TOP Stories Italia 4-5. KLIMA E BANKËS NË 45 PËRGJIGJE 6-7. TAKONI Z. PIERGIUSEPPE VIGANI 8. KASKADA”, FAZA E II-TË E PROGRAMIT EDUKATIV “JU DËGJOJMË 100%” 9. “ALL IN ONE” TRAJNIM PËR KONSULENTËT E SME DHE DREJTUESIT E DEGËVE TË BANKËS 10-11. ROLI I GRUAS NË BANKËN TONË 12. REKLAMA E RE E KREDISË PËR SHTËPI 13. SËBASHKU NË NDIHMË TË KOMUNITETIT QË NA RRETHON 14-15. PËRSHTYPJE NGA SEZONI I MADH I EVENTEVE 2010 16-17. LAJME NGA GRUPI: BORDI I RI DREJTUES SHPËTOHEN JETË NË MALAWI FORCA E GRUAS = GEMM@ 18-19. EVENTET SPORTIVE TË ISBD

Revista Vizion Nr 7

  • Upload
    pvigani

  • View
    2.606

  • Download
    7

Embed Size (px)

DESCRIPTION

 

Citation preview

Page 1: Revista Vizion  Nr 7

Bankë e grupit

#07Q2 2010vizion

We are Intesa Sanpaolo Group

2. FJALIMI I DPE-SE, Z. STEFANO FARABBI

3. TOP Stories Italia

4-5. KLIMA E BANKËS NË 45 PËRGJIGJE

6-7. TAKONI Z. PIERGIUSEPPE VIGANI

8. KASKADA”, FAZA E II-TË E PROGRAMIT EDUKATIV “JU DËGJOJMË 100%”

9. “ALL IN ONE” TRAJNIM PËR KONSULENTËT E SME DHE DREJTUESIT E DEGËVE TË BANKËS

10-11. ROLI I GRUAS NË BANKËN TONË

12. REKLAMA E RE E KREDISË PËR SHTËPI

13. SËBASHKU NË NDIHMË TË KOMUNITETIT QË NA RRETHON

14-15. PËRSHTYPJE NGA SEZONI I MADH I EVENTEVE 2010

16-17. LAJME NGA GRUPI:BORDI I RI DREJTUES

SHPËTOHEN JETË NË MALAWIFORCA E GRUAS = GEMM@

18-19. EVENTET SPORTIVE TË ISBD

Page 2: Revista Vizion  Nr 7

2 I n t e s a s a n p a o l o b a n k a l b a n I a

Takimi i DPE-së me stafin në mbyllje të 3-mujorit të parë të vitit

Banka jonë zhvillohet

Në mbyllje të tremujorit të parë të vitit 2010, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv, Z. Stefano FARABBI, mblodhi në një takim të hapur menaxherët e degëve dhe personelin e zyrës qëndrore në Tiranë. Megjithë rezulta-tet e kënaqshme gjatë muajve të parë të vitit, vëmendja e diskutimit u përqendrua tek kriza ekonomike globale ndaj së cilës banka jonë duhet të tregohet mjaft e kujdesshme. Sikurse një thënie thotë se, në një det me pak peshq të mbetur, peshkatari duhet të dijë mirë se ku e hedh rrjetën e tij, ashtu edhe banka jonë duhet të identifikojë mirë mundësitë për t’u zhvilluar edhe më tej në tregun shqiptar duke mbajtur njëkohësisht klientët ekzistues dhe tërhequr më të rinjtë. Avantazhet për të arritur majat e suksesit nuk janë të pakta dhe as të parëndë-sishme, kujtoi DPE-ja, duke iu referuar kështu reputacionit të lavdërueshëm mbarëbotëror të Grupit Intesa Sanpaolo si dhe, përparësisë në treg të bankës sonë në krahasim më shumë banka të tjera në vend.

Për këto avantazhe dhe shumë të tjera, Intesa Sanpaolo Bank Albania mund të bëjë ende më shumë për t’u ofruar klientëve të saj shërbimet dhe produktet më cilësore si edhe të promovojë vlerat e Besimit, Qëndrueshmërisë, Efikasitetit dhe Eficencës në marrëdhënien e ngushtë që ekziston midis bankës dhe klien-tit. DPE-ja u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve të rrisin bashkëpunimin, respektin reciprok, sjelljen pozitive dhe proaktive me kolegët e tyre, duke besuar se çdo ndryshim pozitiv për-brenda bankës do të reflektohet më së miri edhe jashtë saj në lidhje me klientët. Disa nga këshillat për stafin ishin ato të:

- Optimizmit dhe planifikimit më të mirë të kohës

- Optimizimi dhe rritja e energjisë në punë- Projektimi i planeve për karrierë- Shtim i vetëbesimit në dhuntitë dhe

aftësitë personale - Ndarja dhe vendosja e prioriteteve

në linjë me strategjinë e bankës - Të qënit proaktivë dhe gjetjes së

zgjidhjes më të mirë për sukses afat gjatë

- Të menduarit pozitivisht dhe anga zhimit në maksimum në punën në skuadër

- Veçimit të personalitetit dhe dhë nies së shembullit të mirë tek të tjerët

Me besim të plotë se këto këshilla nuk vle-jnë vetëm për rritjen institucionale por edhe për atë personale, me përfitues jo vetëm klientët e bankës e kolegët, por edhe komunitetin ku jetojmë, DPE-ja i bankës, Z. Stefano FARABBI kërkoi angazhim maksimal dhe të sinqertë nga të gjithë pa asnjë dallim pozicioni apo detyre në hartën organizative të bankës.

Stefano FARABBI

Page 3: Revista Vizion  Nr 7

3I n t e s a s a n p a o l o b a n k a l b a n I a

Ne Revisten Monitor te dates 2 gusht do te lexoni:

TOP STORIES ITALIA: bankat kalojnë klasën, Intesa Sanpaolo banka më solide

MILANO (MF-DJ)-- Të gjitha bankat italiane që ju nështruan analizës , shprehen ekspertet e Intermonte, e kanë kaluar stress test(1). “Mes këtyre – vijojnë komentet e analistëve - Intesa Sanpaolo (vecanërisht) dhe Unicredit kanë shfaqur ‘amortizues’ të rëndësishëm kapitali. Pozicionohet mirë dhe B.Popolare që mbylli vitin me një Tier1 ratio në vlerën 7%(kundrejt pragut minimal baraz me 6%) , ndërsa mes atyre me impakte më negative regjistrohen Ubi (6,8%) e B.Mps (6,2%). Testet , thekson Centrosim, nuk kanë sjellë “surpriza”. Cheuvreux vëren se Uni-credit e Intesa Sanpaolo jane bankat italiane të pozicionuara më mirë mes atyre që ju nën-shtruan stress test duke shfaqur vlera të Tier 1 në rendin e 8,5% edhe në prani të një skenari negativ. “Kjo- thekson një broker në shënimet e tij- mbështet vizionin tonë pozitiv në lidhje me të dy titujt. Në vecanti Intesa Sanpaolo është institucioni me impaktin më të ulët në Europë nga një skenar jo i favorshëm dhe kjo falë cilësisë së lartë të aseteve duke qënë se banka do të ishte në gjendje të realizonte fitime dhe të shpërndante dividente edhe në prani të një konteksti negativ”

(1) testi qe percakton faktin nese do te ishin ne gjendje bankat te financonin vetveten ne rast se garancite shteterore per detyrimet e tyre do te terhiqeshin.

Page 4: Revista Vizion  Nr 7

4 I n t e s a s a n p a o l o b a n k a l b a n I a

Klima e Bankës në 45 përgjigje

Intesa Sanpaolo Bank, Albania morri pjesë në Sondazhin për Klimën e Brendshme që u zh-villua në Korrik 2009, ku morrën pjesë edhe Banka të tjera të Divizionit Ndërkombëtar te Grupit.

Përfitojmë nga ky rast për të shprehur falen-derimet tona të gjithë stafit për pjesëmarrjen e gjerë në plotësimin e pyetësorit, duke qëne pjesë aktive për arritjen e strategjive të bankës, dhe për të kontribuar më tej në rritjen dhe zh-villimin e saj.

Nga raporti përfundimtar rezultoi se 325 kolegë i janë përgjigjur pyetësorit të dedikuar për Sondazhin e Punonjësve; kjo pjesëmarrje e punonjësve flet për një angazhim te lartë kra-hasuar me Bankat e tjera të Grupit.

Sondazhi i Klimës së Brendshme synon të jetë një moment dëgjimi i këndvështrimeve të punonjësve në mënyrë që të aktivizohet nje proces përmirësimi i brendshëm, rezultatet e të cilit mund të verifikohen në sondazhin e ardhshëm. Ky sondazh do të kthehet në një ta-kim periodik për punonjësit e Intesa Sanpaolo Bank Albania si edhe për të gjitha bankat e tjera të grupit.

Më poshtë do të keni një përmbledhje të këtyre rezultateve.

Perceptimi i Bankës, Drejtimi, Opinionet e Klientëve, Kënaqesia në Punë, Grupi.

Këto janë 5 cështjet kryesore të përfshira në Sondazhin e Brendshëm të Punonjësve që u zhvillua në korrik të vitit 2009, që përmban-te rreth 44 pyetje që synonin të investigonin klimën e brendshme dhe perceptimin e punon-jësve.

Rreth 325 punonjës plotësuan pyetësorin, numër ky që përfaqeson një pjesëmarrje prej 62% në raport me numrin e punonjësve të

kompanisë dhe kjo shifër na jep mundesinë të kemi një imazh real të bankës ashtu sic percep-tohet nga kolegët.

Sondazhi i Klimës, u shtri në 9 Banka të Diviz-ionit Ndërkombëtar të Grupit dhe është bazuar në të njëjtën metodologji që është aplikuar në Itali që nga viti 2007.

Banka sot: pritshmëritë, problemet, vlerat.

Riorganizimi (44,3%), shërbimi (41,5%) dhe siguria (40%) janë fjalët kryesore të cilat duken se i përshtaten më mirë Bankës. Këto 3 fjalë kryesore karakterizojnë Bankën, sipas opinion-it te kolegëve që morrën pjesë në Sondazh.

Bazuar në opinionin e rreth 55,4% të kolegëve tanë Banka i përmbush pritshmërite e tyre në nivelin mjaftueshëm dhe shumë.

Serioziteti (70,2%) konsiderohet vlera ose modeli më i përshtatshëm për Bankën në situ-atën aktuale sociale ekonomike dhe merita/zotësia (66,2%) supozohet të jetë si element themelor i identitetit te Bankës.

“Banka Intesa Sanpaolo Bank Albania” nga Sondazhi rezulton Bankë e pavarur nga forcat politike (6,18), e besueshme (6,07) dhe pres-tigjoze (5,98).

Intesa Sanpaolo Bank Albania konsiderohet gjithashtu bankë që i përgjigjet klientëve, bankë efiçente dhe konkurruese, ndërsa në një masë të vogël, konsiderohet bankë e or-ganizuar, që po rritet në biznes dhe bankë e bashkuar.

Në lidhje me faktorët që shkaktojne inefiçencën, dy faktorët kryesorë janë: drejtues joefektivë dhe burokracia, si dhe mungesa e trajnimit.

DrejtimiRreth 76% e punonjësve vleresojnë se Drejtimi

i Bankës i eshte pergjigjur më së miri kaosit financiar. Drejtimi vlerësohet me pikët më të larta si i pavarur nga pushteti politik (5,85), i aftë/kompetent (5,55) dhe i përkushtuar per suksesin e kompanisë (5,54). Në të njëjtën kohë Drejtimi perceptohet me pikët më të dobta në lidhje me udhëheqjen me efikasitet, bindës dhe efiçent.

KlientëtProblemet kryesore te Bankës, te cilat sipas punonjësve bazohen në opinion e klientëve janë: kosto të larta (63,1%) dhe burokraci (60,6%).Sipas opinionit te punonjësve, klientët janë aktualisht mjaft të kënaqur me veprimet ban-kare nëpërmjet Internetit, llogaritë e kursimit dhe depozitat me afat. Ata duken se janë më të pakenaqur me kartat e kreditit, kreditë dhe kreditë për shtëpi.Afërsisht 8 nga 10 punonjës që kanë marrë pjesë në pyetësor mendojnë se metodologjia komerciale përmbush mjaftueshëm dhe shumë pritshmëritë e klientëve aktualë dhe poten-cialë.

Kënaqësia në PunëRreth 67,1% e punonjësve janë më të kënaqur se sa të pakënaqur dhe shumë të kënaqur me punën e tyre.

Punonjësi më i kënaqur është: mashkull, 46-55 vjec, me arsim të mesëm dhe personalisht i shpërblyer në një pikë të karrierës së tij.Punonjësit dyshojnë se do te jenë paksa më shumë te pakënaqur me punën e tyre pas një viti (66,5% më tepër të kënaqur se te pak-ënaqur dhe shumë të kënaqur kundrejt 67,1% tani)

Page 5: Revista Vizion  Nr 7

5I n t e s a s a n p a o l o b a n k a l b a n I a

Opinionet lidhur me aspektet e kënaqësisë në punë dhe nxitësit për një perceptim pozitiv janë:

• Kënaqësia e klientit• Marrëdhëniet e perditëshme midis punonjësve dhe bashkëpunimi me kolegët ( i ashtuquajturi “kapitali social” i Bankës)• Një mjedis pune miqësor• Komunikim i brendshëm efektiv

Opinionet lidhur me aspektet e pakënaqësisë në punë dhe nxitësit për një perceptim negativ janë:• Vlerësim i pamjaftueshëm profe sional• Nivelet e pagave• Stili burokratik i organizimit dhe funksionimit të Bankës• Lëvizja e ulët vertikale e punon jësve• Mungesa e motivimit

A janë punonjësit krenar për punën e tyre?: atëherë, rreth 89,2% e punonjësve janë mjaft dhe shumë krenar për punën e tyre, përqindja e aspak krenar është praktikisht e pallogarit-shme (0,6%).

Vetëm 87% e punonjësve janë mjaft dhe shumë të kënaqur për të treguar në mjedise jashtë banke se ata punojnë pranë Intesa San-paolo Bank Albania.

7 punonjës nga 10 mendojnë se struktura or-ganizative e Bankës favorizon zhvillimin e kar-rierës së tyre.

Afërsisht 7 nga 10 punonjës janë mjaft dhe shume të informuar për objetkivat aktuale të Intesa Sanpaolo Bank Albania. Komunikimi i brendshëm duket se është efektiv.

GrupiGati 68,3% e punonjësve deklarojnë se dinë mjaftueshëm dhe shumë rreth Grupit Intesa Sanpaolo.

67,4% e punonjësve ndjehen pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, që do të thotë se kanë një ndjenjë përkatësie të mirë. Më shumë se 4 nga 10 persona që kanë marrë pjesë në pyetësor të zgjedhur mendojnë se ka një lidhje të shëndetshme dhe harmonike midis Bankës dhe Grupit; detaje të tjera flasin se banka i përket Grupit, por ajo akoma ka au-tonomi të konsiderueshme.Sipas perceptimit të punonjësve të Intesa Sanpaolo Bank Albania, Grupi Intesa San-paolo është mbi të gjitha prestigjioz dhe i besueshëm.

Rritja e bankës në masën 44,3%, siguria 41,2%, dhe besimi 40% janë perceptuar ti-paret kryesore të Grupit.Sipas punonjesve të Bankës, tiparet më të rëndësishme të profilit të Drejtimit Kryesor të Grupit janë përkushtueshmëria ndaj suksesit të kompanisë dhe kompetenca/zotësia. Drejtimi Kryesor dhe Drejtimi i Grupit duket se ndajnë pothuajse të njëjtin perceptim pozitiv (84,6% kundrejt 85%).

Page 6: Revista Vizion  Nr 7

6 I n t e s a s a n p a o l o b a n k a l b a n I a

45

Intervista e rradhës

Intervistë me Piergiuseppe VIGANI, Drejtor i Menaxhimit të Riskut

Pas një karriere në Itali në pozicionet drejtuese në zonat rajonale të Sicilisë, Piedmont, dhe Lombardi, vendosët të largoheshit jashtë shtetit. Si ndodhi kjo?

Gjatë qëndrimit në Itali, nuk më ka munguar mbështetja për të përforcuar aftësitë e mia profesionale por më veçanërisht, pas bashkimit të Intesës me Sanpaolo IMI, morra ofertën e një pozicioni jashtë shtetit. Këtë e konsiderova si shenjë besimi dhe investimi edhe më të madh drejt rritjes sime profesionale paçka eksperiencës së madhe të përfituar deri më sot.

Çfarë ju tërhoqi më shumë nga Shqipëria?

Mund të them me bindje se Shqipëria është vendi ideal për të kaluar një aventurë të re në planin profesional dhe atë personal. Në Shqipëri kam gjetur një ambient të ri dhe dinamik mes kolegësh që kanë dëshirë të mësojnë nga njëri-tjetri. Dialogu dhe mënyra sesi idetë shkëmbehen brenda një grupi vizionarësh dhe mjaft profesionalë, më motivoi edhe mua të integrohem mes tyre. Në vetëm pak muaj, ne kemi rishikuar dhe punuar mbi rregullat, procedurat dhe aktivitetet bankare për të arritur në maksimum përputhshmërinë me standardet e Grupit. Sigurisht që kjo nuk ka qenë aspak e lehtë qoftë edhe për faktin që duke qenë të huaj në këtë

Marrë nga News of the Group – Prill 2010, nr. 5

Page 7: Revista Vizion  Nr 7

7I n t e s a s a n p a o l o b a n k a l b a n I a

vend, duhet të parashikojmë se ekziston një kulturë vendase e ndryshme nga ajo e jona dhe se i tërë sistemi bankar në Shqipëri ka një moshë tejet të re prej më pak se një dekadë. Për këtë veçori dhe shumë të tjera, siç janë aspiratat e vendit për t’u integruar në ekonominë Europiane dhe atë botërore, ndjej se të qënurit në Shqipëri përngjason me të qënurit në njërën anë të kufirit.

Si është një ditë e juaj në Tiranë?

Nuk mund të them se kam mjaftueshëm kohë të lirë, pasi ndjej gjithnjë se java fluturon shumë shpejt dhe jo vetëm për shkak të udhëtimeve të shpeshta në Itali, por sepse mesatarisht punoj 12 orë në ditë. Krahas detyrave ditore mirëbesohem me detyra përfaqësuese të institucionit të cilat e bëjnë ditën time edhe më të ngjeshur. Këtu, duhet të shpreh mirënjohjen dhe falënderimin për familjen time e cila vazhdon të mbështesë në çdo hap sfidat e mia personale dhe ato profesionale. Natyrisht, nuk është e lehtë të qëndrosh larg njerëzve të tu të afërt, por me ndihmën edhe të teknologjisë informative, programeve skype etj, mundohem të thyej çdo barrierë distance duke qenë i pranishëm në çdo ndodhi të jetës së familjarëve të mi.

Shpeshherë ndjej një lloj nostalgjie që lidh Shqipërinë me Italinë e viteve të mia të hershme, pasi arrij të përjetoj ato eksperienca të jetës së përditshme sikurse në rininë time. Ky vend më ka treguar shumë kontradikta: fëmijë të komunitetit Roma që lypin rrugëve ku janë ndërtuar rezidenca luksoze, nëpunës që planifikojnë jetët e tyre me të ardhura mujore prej rreth 300 Eur dhe ndërtimet intensive në infrastrukturë, rezidenca dhe qendra moderne tregtare.

Një pjesë e mirë e popullsisë shqiptare, rreth ¼ , jeton në Itali dhe besoj se padiskutim ne përfaqësojmë një vend model për ta por edhe për Shqipërinë. Po kështu, mund të konfirmoj se një numër i madh Italianësh janë integruar më së miri këtu, qoftë duke punuar në sektorin privat, për institucionet kombëtare dhe ato ndërkombëtare.

Le të flasim për menaxhimin e riskut ...

Më duhet të pranoj se puna jonë në menaxhimin e riskut, nuk është aspak e lehtë, duke qenë se mjetet me të cilat ne e vlerësojmë risku, me ato burime informacioni të disponueshme që janë të limituara dhe jo domosdoshmërisht gjithëpërfshirëse dhe të detajuara. Për këtë arsye e shohim të nevojshme të trajnojmë vazhdimisht stafin tonë dhe të organizohemi në mënyrë sa më eficente. S’ka shumë kohë që divizioni im përjetoi një riorganizim të brendshëm nga i cili rezultoi bashkimi i dy departamenteve në një të vetme, ai i Shërbimit të Klientëve dhe Analizës së Kredisë për Klientët Korporatë. Identifikuam kështu potencialet e duhura për vlerësimin e dhënies së kredisë në bazë të mandateve të rishikuara prej nesh. Iu dha më shumë fuqi departamentit të Tregut dhe Riskut Operacional për të monitoruar dhe hartuar rregulla dhe procedura kontrolluese. Me të njëjtën frymë u transformua edhe Departamenti i Politikave dhe Metodologjisë. Në vetëm pak muaj arritëm të bëjmë një ndryshim radikal duke transformuar atë çfarë ishte më parë një zyrë përllogaritëse, në një zyrë të vërtetë të dedikuar në krijimin e procedurave të reja, analizës reale të të dhënave që përfaqësojnë edhe elementët kryesorë në njohjen e riskut të kredisë me interes

si për tregun vendas edhe për vendet e tjera të rajonit. Një ndryshim për t’u përmendur, është ai i ndërmarrë në lidhje me Komitetin e Kredisë. Më parë ky komitet konsiderohej si pengues i procesit dhe përdorej ekskluzivisht për arshivimin e dosjeve dhe vendimeve të marra më parë. Ndërkohë, në këtë komitet nuk diskutohet vetëm mbi propozimet e mbledhura, por diskutohet mbi strategjitë dhe hapat që duhen ndjekur me kolegë të kredisë dhe të biznesit që ftohen sa herë që ka diskutime të përbashkëta mbi çështje apo klientë në nevojë për t’u diskutuar.

Sa u ndje rënia ekonomike botërore në Shqipëri?

Efektet e rënia ekomomike botërore natyrisht u manifestuan edhe në Shqipëri, në këtë vend ku risku ndërmerret me shumë ambicie sidomos në fushën e ndërtimit. Nga ana jonë, përveçse përqafojmë iniciativat që synojnë zhvillimin ekonomik të vendit, tregojmë mjaft kujdes në analizimin e riskut të investimeve që mbështesim. Për këto diskutojmë çdo ditë mes kolegësh por edhe me partnerët e bizneseve që drejtohen tek ne. Marrëdhënia me emigrantët shqiptarë në Itali konsiderohet si një mundësi e mirë për bankën qoftë për numrin e konsiderueshëm të tyre që arrin në 400 mijë shqiptarë, ashtu edhe për dhe familjet e tyre në vendlindje. Jam i bindjes se banka jonë, Intesa Sanpaolo Albania, duhet të investojë më fuqimisht në këtë drejtim.

Page 8: Revista Vizion  Nr 7

8 I n t e s a s a n p a o l o b a n k a l b a n I a

Ndër plan-veprimet e sugjeruara nga Grupi për të gjitha bankat e saj vartëse janë:

12. Ruajtja e ‘thjeshtësisë” në ofertën e produkteve bankare, teknologjisë së përdorur, dhe politikave e procedurave të ndjekura për shërbim ndaj klientëve 13. Eliminimi i çdo barriere që bën marrëdhënien me klientin më pak direkte, ofrimin e një shërbimi unik dhe surprizimin e klientit me kujdesin që i ofrohet çdo detaji, sado i vogël qoftë ai 14. Identifikimi dhe analizimi i “momenteve të vërteta” zbuluar nga anketimi i klientit, ndërmarrja e një plan veprimi efektiv dhe kontrolli/ndjekja me vëmendje e progresit në vijim

Kaskada,faza e II-të e programit edukativ “Ju dëgjojmë 100 %”

Në vazhdën e aktiviteteve me qëllim ndërgjegjësimin dhe trajnimin e stafit të bankës për të përmisuar organizimin e punës në atë mënyrë që të përfitohet rritja e sadisfaksionit të klientëve, Intesa Sanpaolo Albania, organizon në muajt Prill dhe Maj (12-15 / 21-22 Prill dhe 15 Maj) Kaskadën, fazën e dytë të programit edukativ “Ju dëgjojmë 100%”.Mbledhjet e mbajtura me stafin e bankës gjatë këtyre ditëve patën një strukturë tejet interaktive, ku bënin pjesë prezantime mbi zhvillimet e fundit në përmisimin e cilësisë së punës, simulime të situatave ditore ku stafi pati mundësi të praktikojë sesi mund t’i përgjigjet më efektivisht kërkesave të klientit duke e informuar atë dhe duke i ofruar udhërrëfyes për një bashkëpunim sa më të gjatë me bankën, si edhe sesionet e quajtura “brainstorming” që lejuan shkëmbimin e praktikave në grup me qëllim njohjen më të mirë të tregut vendas dhe ndryshimeve në kulturën e brendshme institucionale. Në këtë cikël takimesh vëmendja u përqendrua në mjaft çështje sic janë:

a) zvogëlimi i procedurave operacionale në kohë në shërbimin ndaj klientit duke garantuar maksimalisht cilësinë dhe përmbushjen e plotë të kërkesave të tij; b) ristrukturimi i informacionit të përditshëm që ka lidhje me mbarëvajtjen e punës dhe njohjen e stafit me ndryshimet më të fundit administrative/procedurale; dhe c) përforcimi i kanaleve transmetuese të anketimit të klientëve në mënyrë që sugjerimet të marrin jetë në formën e plan-veprimeve duke rritur kështu besimin dhe vlerësimin e klientit.

Aktualisht, nga sugjerimet e klientëve tanë, kanë marrë jetë zhvillimet e mëposhtme:

* ndërtimi i një platforme të pjerrët në hyrjen e zyrave qendrore që lehtëson aksesin e grave me fëmijë dhe të personave me lëvizje të kufizuar (të moshuar, ato në karrige etj.)* adaptimi i orarit zyrtar të nënpunësve të bankës të gatshëm për t’i shërbyer klientëve që në orën 8:30 të mëngjesit* riorganizimi i zonës së shërbimit të klientëve me ambiente të reja në zyrat qëndrore të bankës duke synuar jo vetëm shërbimin në një kohë më të shpejtë por edhe grupimin e klientëve sipas nevojave të tyre

Revista Menaxheriale Përsa i përket trajnimit të vazhdueshëm të linjës drejtuese të bankës, Divizion Ndërkombëtar i Bankave Vartëse të Grupit Intesa Sanpaolo ka lançuar një botim të ri edukativ, “Revistën Manaxheriale”. Kjo revistë periodike përmban abstrakte nga publikimet më të fundit shkencore në fushën e rritjes së sadisfaksionit të klientëve dhe synon krijimin e një gjuhe të përbashkët, ndërtimin e metodave të ngjashme të punës si edhe fokusohet tek aftësia e linjës drejtuese për t’iu përgjigjur në kohë kërkesave për përmisim. Të gjitha këto kontribuojnë drejt arritjes së objektivës kryesore, atë të ofrimit të një shërbimi të shkëlqyer dhe unik në të gjitha fushat ku Grupi Intesa Sanpaolo operon.

45

Page 9: Revista Vizion  Nr 7

9I n t e s a s a n p a o l o b a n k a l b a n I a

“All in One”, trajnimi për konsulentët SME dhe Drejtuesit e Degëve

“Në Intesa Sanpaolo Bank Albania gjetëm mikpritjen bujare, vullnetin e stafit për të ndryshuar dhe përmisuar cilësinë e punës, dhe për të arritur rezultatet e duhura. Kemi vlerësuar gjithashtu, si aftësinë e stafit për të dëgjuar sugjerimet e dhëna ashtu edhe kujdesin e treguar në marrjen dhe dhënien e feedback-ut midis kolegëve. Mendojmë që ky trajnim është padiskutim një hap i mirëfilltë i një bashkëpunimi të ngushtë midis kolegëve që punojnë pranë Intesa Sanpaolo Bank Albania. Midis të gjitha eksperiencave tona, ka qënë për ne sigurisht, një eksperiencë që ka lënë gjurmë”.

Konsulentët Riccardo CERCHIER dhe Valentina LICATA të Fluxus HR dhe përfaqësues të “Servizio Formazione” të Intesa Sanpaolo.

Trajnimi “All in One”, i zhvilluar gjatë muajit qershor, ishte faza përfundimtare e një programi trajnimesh, te quajtur “Pro-Action”, që zgjati për një periudhë 5 mujore i cili përfshiu konsulentët e SME-ve dhe Drejtuesit e Degëve të bankës sonë.

Trajnimi i quajtur “ProAction”, u projektua duke patur parasysh kërkesat specifike të sejcilit profil profesional (konsulent SME dhe Drejtor Dege) dhe kishte si qëllim bërjen e cdo pjesëmarrësi protagonist të suksesit të tij të punës. Konsulentët e SME-ve dhe Drejtuesit e Degëve patën mundësinë tu paraqesin kolegëve të tjerë një ose më shumë raste konkrete të takimeve me klientë, “actual” apo “prospect”: duke bërë të mundur diskutimin dhe ndarjen e “best practices” që duhen përdorur gjatë aktivitetit te perditshëm komercial.

Trajnimi “All In One” vazhdoi në këtë rrugë dhe u strukturua në mënyrë interaktive dhe dinamike me qëllim që trajnimi të kthehej sa më shumë që të ishte e mundur në një “eksperiencë jete”. Temat e trajtuara ishin:

- Menaxhimi i prioriteteve dhe planifikimi i axhendës ditore e javore;- Mënyra efikase dhe veprimet komerciale gjatë takimit me një klient “Actual” apo “Prospect”- Parimet kyce që duhen patur parasysh për një menaxhim efikas te riskut të kredisë.

Në sajë të aktiviteteve të kryera gjatë trajnimit u duk qartë se arritja e objektivave komerciale dhe e një shërbimi cilësor ndaj klientit, mund të kryhen vetëm nëpërmjet një përgatitje të kujdesshme për takimet dhe nëpërmjet një plani të qartë dhe konkret veprimesh që bëhet duke kryer një analizë të detajuar të tregut. Ky trajnim pati një efekt mjaft pozitiv në punën e përditshme të pjesëmarrësve, të cilët edhe në takimin me DPE të bankës, transmetuan se përmbajtja dhe formati i ndjekur gjatë periudhës së trajnimit “ProAction” dhe “All In One” ndihmuan dhe do të vazhdojnë në rritjen e efikasitetit gjatë punës së tyre të përditshme.

Banka jonë përmisohet

Page 10: Revista Vizion  Nr 7

10 I n t e s a s a n p a o l o b a n k a l b a n I a

Roli i Gruas në bankën tonë

Intesa Sanpaolo Bank Albania, një ndër bankat më të mëdha në vend, mbështet iniciativat vendore të promovimit të barazisë gjinore dhe rritjes së gruas në poste drejtuese. Me një popullsi me mbi 50% që jeton në zonat rurale (49% e së cilës e përbe-jnë gratë), dhe me rekord ku mesatar-isht një grua fiton rreth 20% më pak se një burrë, Shqipëria ka ende shumë për të bërë për t’u ofruar shtetasve të saj, qofshin këto burra apo gra, mundësi të barabarta pune dhe rritje profesionale. ky çekuilibër mësohet të ketë mbetur si pasojë e periudhës tranzitore që ka-loi vendi ynë nga ekonomia e mbyllur në atë të tregut të lirë, periudhë gjatë së cilës pronësitë e shtetit iu dorë-zuan kryesisht burrave, duke lënë pas mundësitë e grave për të pasur pronësi apo për të nisur biznes mbi zotërimet e tyre vetjake. Këto politika kanë bërë që gjatë viteve ’90 – 2000 e madje edhe sot e kësaj dite, të ndihet një lloj vartësie e grave ndaj burrave të tyre. Edhe pse janë ndërmarrë mjaft hapa për të ndër-tuar baza ligjore jo diskriminuese dhe favorizuese të pavarësisë së gruas dhe rritjes së saj në pushtet, statistikat më të fundit tregojnë se raporti mes bur-rave dhe grave të punësuar (mosha 15 deri në 64) është 63% në favor të bur-rave (dominues në sektorin privat) dhe 45.5% në favor të grave të punësuara kryesisht në agrikulturë. Nivelet më të larta të papunësisë vërehen në verilind-je të Shqipërisë ku më të prekura janë gratë. Krahas përpjekjeve vendore për të ndryshuar këtë realitet, edhe Intesa Sanpaolo Bank Albania, një nga bankat më të mëdha dhe degë të shpërndara në të gjithë vendin, luan një rol jo pak të rëndësishëm në promovimin e gruas dhe rritjes së saj në karrierë. Nga statis-tikat e dy viteve të fundit të rekrutimit të ISBA, vërehet se rreth 73% e totalit

të rekrutimeve përfaqësohet nga gratë. Kjo është shpjeguar nga CBO e bankës, Znj. Ardiana SOKOLI, me përgatitjen konkurruese akademike dhe profesion-ale që kanë gratë në krahasim me bur-rat. “Janë për t’u vlerësuar bagazhi dhe virtytet me të cilat gratë prezantohen në bankë, siç janë vendosmëria, vullneti për të punuar dhe ambicia për të ecur përpara, që i bëjnë këto të fundit mjaft të kërkuara në tregun bankar të punës. Për këto arsye dhe për faktin se banka ruan dhe aplikon me fanatizëm vlerat e meritës dhe arritjes personale pa ndi-kime racore, gjinie, feje, moshe apo kombësie, mjaft kandidate të përgat-itura gjejnë derën e hapur të punësimit dhe mbështetjes profesionale tek Intesa Sanpaolo Bank Albania”. Një element tjetër për t’u vënë në dukje është mosha relativisht e re e punonjësve të bankës, të cilën banka jonë e ka përdorur si ele-ment force dhe jo dobësie në rritjen e saj të vazhdueshme institucionale. Janë pikërisht fryma novatore, energjia dhe vullneti për të mësuar dhe përparuar shpejt dhe me hapat e kohës që i karak-terizon punonjësit e rinj të bankës, e në veçanti punonjëset e saj.

Një institucion bankar lider në vend, Intesa Sanpaolo Albania, kujdeset për punonjësit e saj dhe angazhohet mak-simalisht për të përmbushur kushtet më të mira të punësimit, si në politikat që ajo zbaton, por edhe në ambientet e punës që ofron, në kulturën institucio-nale që promovon në mbrojtje të din-jitetit, barazisë racore, gjinore, sociale dhe në parandalimin dhe ndëshkimin e çdo sjelljeje ofensive qoftë kjo e trans-metuar verbalisht, me shkrim apo fiziki-sht. Për këto vlera dhe standarde, vlen të përmendet përkatësia me Grupin In-tesa Sanpaolo, i cili përveçse pozicionit lider në fushën e menaxhimit, shër-bimit të klientëve, marrëdhënieve kor-

poratë, përkujdeset edhe ndaj ruajtjes së marrëdhënieve humane me klientët dhe punonjësit e tij. Kjo marrëdhënie ‘ushqehet’ nga aktivitetet e shpeshta kulturore, muzikore dhe sportive që Grupi organizon nën frymën e “të jetu-arit sëbashku”. Në këtë aspekt, Intesa Sanpaolo Bank Albania ndihet krenare për themelimin e skuadrave të saj të futbollit për meshkuj dhe volejbollit për femra, të cilat ajo i sheh si iniciativa që sjellin më afër punonjësit e saj me njëri-tjetrin, mbrojnë dhe përforcojnë punën në grup dhe kulturën e përbashkët in-stitucionale duke përmisuar kështu jo vetëm jetën në bankë, por edhe atë jashtë saj.

Page 11: Revista Vizion  Nr 7

11I n t e s a s a n p a o l o b a n k a l b a n I a

Më e rëndësishme, është mbështetja e vazhdueshme e bankës ndaj grave dhe vullnetit të tyre për të marrë pjesë në vendimmarrje. Nëse do të hidhnim një shikim të shpejtë të linjës së parë të me-naxhimit do të zbulonim se në bankën tonë vërtet mbizotërojnë gratë, me një raport prej 9/12 në favor të tyre, madje edhe në pozicione tradicionalisht të drejtuara nga burrat siç janë; Departa-menti i Financës, Auditi i Brendshëm, Teknologjia e Informacionit, Operacio-net. Natyrisht, ky raport është arritur plotësisht falë politikave promovuese të bazuara ekskluzivisht mbi meritën per-sonale dhe duke respektuar përzgjed-hjen mbi standarde të larta, transpar-ente, dhe me mundësi të barabarta për të gjithë. Këto talente dhe burime të fuqishme për prosperitet profesional janë promovuar edhe në sajë të trajni-meve të rregullta të Grupit, programet Master të financuara nga banka, dhe seminareve mbi temat e lidershipit dhe planifikimit të karrierës. Intesa Sanpaolo Bank Albania kujdeset gjithashtu edhe

në ruajtjen e ekuilibrit mes jetës profe-sionale dhe atë personale, në zhvillimin profesional dhe angazhimit të gruas njëkohësisht në punë dhe në familje. “Natyrisht që ka vend për përmisim-, shton Znj. Ardiana SOKOLI, - por ne qëndrojmë me besim të plotë dhe jemi të angazhuar që të ndërmarrim hapat e duhura për të siguruar standartet më të larta sociale në punë, siç janë edhe masat lehtësuese ndaj grave me fëmijë. Ne jemi të gëzuar që mund të ofrojmë një ambient sfidues dhe me mjaft pre-misa në planin profesional, për të cilën punonjësit tanë, qofshin këta burra apo gra, mund të ndihen krenarë dhe të ndejnë se janë protagonistë të zhvillimit vetjak, të institucionit ku ato punojnë, familjeve dhe shoqërisë për të cilën ato kontribuojnë çdo ditë”.

Në mbështetje të barazisë gjinore dhe zhvillimit të gruas në shoqëri, Intesa Sanpaolo Bank Albania mbështet kësh-tu masat dhe politikat vendore për të arritur zhvillim të qëndrueshëm ekono-mik duke shfrytëzuar në më të mirën e mundshme potencialin njerëzor që posedon. Barazia gjinore dhe zhvillimi i gruas në shoqëri përfaqësojnë gjithashtu përpjekjet ndërkombëtare ndaj të cilave Shqipëria është zotuar se do përparojë dhe përmbushë në kohë. Këto janë politikat kyçe sociale të BE-së (në rregul-loret dhe direktivat e listuara në Acquis Communautaire), si edhe në Objektivat Globale Zhvilluese të Mijëvjeçarit nga OKB, MDG 3, që synojnë vendosjen e vlerave dhe standardeve mbarëbotërore për t’u arritur në vitin 2015.

a. Adela Xhemali – Drejtore e Kontrollit Financiarb. Lauresha Basha – Drejtore e Komunikimitc. Jorida Bezhani – Drejtore e Kontrollit te Brendshemd. Alketa Lamce – Drejtore e ITe. Albina Mancka – Drejtore e Operacionevef. Suela Totokoci – Drejtore e Thesaritg. Entela Zigori – Drejtore e Burimeve Njerezore

Page 12: Revista Vizion  Nr 7

12 I n t e s a s a n p a o l o b a n k a l b a n I a

Reklama e re mbi kredinë për shtëpi

Pas videos së suksesshme instituciona-le “Me sy mbyllur”, merr jetë projekti i përbashkët i reklamave mbi fushat/produktet kryesore të biznesit bankar në të gjithë rrjetin ISBD të bankave. Pjesë e këtij projekti është edhe reklama e lançuar së fundmi mbi kredinë për shtëpi tek Intesa Sanpaolo Bank .

Linja që i përafron të gjithë këto produkte të marketingut është ruajtja dhe komunikimi i vlerave të Grupit që janë: Shpresa, Imagjinata, Humanizimi dhe Qëndrueshmëria. Këto reklama, të ideuara me format unik dhe që flasin të njëjtën gjuhë përballë çdo publiku ku ato shfaqen, bëhen mjaft tërheqëse dhe reflektojnë cilësi, thjeshtësi dhe një mënyrë mjaft të drejtpërdrejtë të trans-metimit të mesazhit promocional.

Elementët kryesorë të reklamës sonë janë lejleku, simbol i fëmijës që do të lindë shumë shpejt, çifti i ri përpara një vendimi të rëndësishëm siç është blerja e një shtëpie që të strehojë familjen e zmadhuar, dhe oferta mjaft përfituese dhe konkurruese e bankës sonë për kredinë për shtëpi.

Në çdo hap të reklamës vërehet sesi të vizatuarit është përdorur si një mjet i fuqishëm për të përfytyruar dëshirat e protagonistëve tanë dhe personifikimit me vetë kërkesat dhe gustot personale.

Page 13: Revista Vizion  Nr 7

13I n t e s a s a n p a o l o b a n k a l b a n I a

Sëbashku në ndihmë të komunitetit që na rrethon:

për familjet e përmbytura

për fëmijët talasemikë

Nëpërmjet iniciativës së përbashkët dhe të suksesshme mes Grupit Intesa Sanpaolo dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania, ban-orët e zonave të përmbytura në Shkodër përfituan nga një buxhet prej 50.000 euro për ushqim për bagëtinë. Drejtori i Përgjithshëm i Bankës, Zoti Stefano FARABBI, shprehet se “duke ofruar ushqim për bagëtinë në këto zona, ne japim një kon-tribut të qëndrueshëm dhe thelbësor në përmirësimin e kushteve të familjeve të dëmtuara nga përmbytjet”. Ndihma e Intesa Sanpaolo Bank Albania ka filluar të shpërndahet në prani përfaqësuesve të vetë bankës në bashkëpunim me autoritetet ven-dore, më datë 22 mars në të gjitha komunat, në mënyrë të drejtpërdrejtë tek familjet e dëmtuara. Fondi i vënë në dispozicion mbuloi nevojat për ushqim për një periudhë 10-ditore të më shumë se 3.400 bagëtive të rreth 800 familjeve rreth 15 fshatra të Dajçit, Bushatit, Guri i Zi, Velipojës dhe Obotit. Thelbësore në realizimin e këtij operacioni ndihme, ka qënë bashkëpunimi me Ministrinë Shqiptare të Bujqesisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Drejtorinë Rajonale në Shkodër dhe me Kry-etarët e Komunave të prekura të cilët kanë vënë në dispozicion të bankës listat e detajuara të të gjitha familjeve në nevojë. Intesa Sanpaolo Bank Albania, e konsideron këtë ndihmë pjesë të misionit të saj për të kontribuar jo vetëm në përmirësimin e shërbimeve financiare në vend duke ofruar një gamë të plotë produktesh bankare, por edhe duke luajtur një rol social që mbështet zhvillimin e qëndrueshëm të familjeve shqiptare, pjesë e strategjisë së përgjegjësisë sociale. Intesa Sanpaolo Bank Albania është bankë e Grupit Intesa Sanpaolo, i cili me praninë e saj në më shumë se 40 vende të botës, mbështet stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e vendeve në te cilat operon.

Në ditën ndërkombëtare të dhurimit të gjakut, Intesa Sanpaolo Bank Albania i gjendet pranë fëmijëve talasemikë duke orga-nizuar pjesëmarrjen e stafit të saj në Tiranë për të dhuruar gjak. Iniciativa rezultoi e suksesshme falë bashkëpunimit të bankës me Organizatën Shqiptare të Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut dhe simbolizon hapjen e një rruge optimiste dhe frutdhënëse në të ardhmen në shërbim të komunitetit dhe përgjegjësisë sociale që banka jonë mbështet fuqimisht. Të gjithë pjesëmarrësit iu bashkuan sloganit të fushatës sensibilizuese:

Bëje të qeshë... me pak pika

Page 14: Revista Vizion  Nr 7

14 I n t e s a s a n p a o l o b a n k a l b a n I a

Sezoni i Madh i Eventeve 2010:“Italia dhe Shqipëria 2010 - dy Popuj, një Det, një Miqësi”

Me një gamë mjaft të gjerë aktivitetesh kulturore, ekonomike dhe promocionale dhe me një audiencë gjithëpërfshirëse në grupmoshë, kombësi dhe grupe interesi, “Italia dhe Shqipëria 2010 – dy Popuj , një Det dhe një Miqësi” shënoi eventin se-zonal më të larmishëm dhe më të veçantë në historinë e dy popujve mesdhetarë. Një nismë e suksesshme e Komisionit për Promovimin e Kulturës Italiane jashtë Italisë pranë Ministrisë së Jashtme Italiane, nuk mund të mos gjente kontributin dhe mbështetjen e sponsorëve promovues të kulturës, zhvillimit ekonomik dhe integrimit të vendit në familjen Europiane, sikurse edhe Intesa Sanpaolo Bank Albania. Ndër aktivitetet që shënuan edhe lidhjet e ngushta me këtë sezon ishin: Tirana Music Festival edicioni i V-të, Festivali i Beratit 2010, edicioni i I-rë, Salloni i Librit Italo-Shqiptar, Milan School Camp dhe Milan Junior Camp dhe një cikël konferencash mbi temën e integrimit Europian të vendit.

Për më shumë referojuni fotoreportazhit të mëposhtëm:

Berat Festival 2010: Në vetëm një prej ditëve të aktivitetit Festivali i Beratit ofroi për pjesëmarrësit: njohjen e vlerave të qyteti muze të Beratit, maratonën e fëmijëve të qytetit dhe shijimi i verës vendase

Tirana Music Festival – edicioni V, 22-29 Prill 2010: Edicion i sukseshëm i një cikli koncertesh e masterklas perfeksionimi për muzikantët e rinj shqiptarë të cilët për të pestin vit radhazi patën mundësinë të shpalosin talentin e tyre nën drejtimin e mjeshtrave të shquar shqiptarë dhe italianë sic janë: Piero VINCENTI, G. MAZZOCCANTE, F. QERIMI, M. KONI e shumë të tjerë që zbritën në sallën e Akademisë së Arteve të bukura për t’i ofruar publikut shqiptar momente të pahar-rueshme. E veçanta që sjell ky festival janë bursat e studimit të cilat këtë vit iu akorduan të rinjve Xh. Dimo dhe E. Zurbo në klarinetë, K. Mëhilli në piano.

Page 15: Revista Vizion  Nr 7

15I n t e s a s a n p a o l o b a n k a l b a n I a

Salloni i Librit Italian dhe Shq-iptar: “Letërsia dhe Integrimi” – Jo vetëm një panair libri dedikuar ve-prave letrare që shprehin në mënyrën më të mirë lidhjen kulturore italo-shq-iptare, por edhe kuvendim mbi Letërs-inë dhe Integrimin mes shkrimtarëve italianë dhe atyre shqiptarë.

Milan School Camp dhe Milan Junior Camp: Turne futbolli për fëmijë të shkollave fillore dhe të mesme nën guidën e trajnuesve të skuadrës së Milan A.C..

Konferenca & Aktivitete kul-turore

Konferencë mbi Integrimin Europian të Shqipërisë

Giuseppe TORNATORE ne Shqipëri

Banka jonë sponsorizon

Page 16: Revista Vizion  Nr 7

16 I n t e s a s a n p a o l o b a n k a l b a n I a

Lajme nga Grupi

Bordi i ri drejtues në Grupin Intesa SanpaoloNë takimin e mbajtur të 30 Prill 2010 të Aksionerëve të Grupit Intesa Sanpaolo, u caktua Bordi i ri Mbikqyrës me19 anëtarë për vitet financiare 2010, 2011 dhe 2012 me në krye Giovanni BAZOLI dhe dy nënkryetarë, Elsa FORNERO dhe Mario BERTOLISSI. Një javë më pas, të premten e datës 7 Maj 2010, me propozim të Komitetit Nominues, Bordi Mbikqyrës caktoi unanimisht 9 anëtarë të Bordit Menaxhues përfshi këtu kreun e ri të bordit, Andrea BELTRATTI dhe dy nënkryetarët Marcello SALA dhe Gio-vanni COSTA. Në takimin e tij parë, të Hënën më 10 Maj, dhe me komunikim të Bordit Mbikqyrës, Bordi Menaxhues konfirmon Corrado PASSERA si Drejtor të Përgjithshëm Ekzekutiv. Në 14 Maj, Bordi i ri Menaxhues aprovon rezulta-tet e konsoliduara të Grupit të 31 Mars 2010.

Fuqia e gruas = GEMM@

Më 11 Shkurt 2010 u festua 1 vjetori i komunitetit online GEMM@, një ko-munitet i dedikuar krejtësisht forcimit të rolit të gruas në punë. Me analizat e marra nga sondazhet e kryera online, nëpërmjet intervistave të drejtpërdrejta, ose takimeve të dedikuara me grupe kolegesh që shfaqën dëshirën të nda-jnë mes tyre eksperiencat e ndryshme, u identifikuan tre fushat e mëposhtme për të cilat komiteti drejtues GEMMA ndërmerr këto plane veprimi:

1.Në fushën e zhvillimit të karrierës

Rezultate: Rrugëtimet e grave në kar-rierë, në shumicën e rasteve, përfun-dojnë deri tek arritja e pozicioneve me përgjegjësi të mesme. Kjo sepse të qe-nurit nënë konsiderohet si një udhëkryq në jetë ndaj së cilës gratë ndjekin rrugën e familjes dhe dorëzohen përpara rritjes profesionale. Ato shfaqin tendenca vetëlimituese duke e bërë kështu thu-ajse të pamundur apo tejet të vështirë zbulimin e aftësive menaxheriale.Plane veprimi: Shpërndarja e informa-cionit të vlefshëm për përmisimin e cilë-sisë së jetës së grave në vendin e pu-

nës. Reflektim dhe identifikim i talentit të grave në punë dhe mbështetja e një kulture përfshirëse të grave në vendim-marrje dhe në rritjen e tyre profesion-ale. 2.Në fushën e ekuilibrimit të jetës profesionale me atë personaleBalancimi i jetës profesionale me atë personale për një shumicë grash me familje, rezulton të jetë tejet i vështirë. Për 60% të kolegeve të sondazhit (nga 1700 në total) përpjekjet në vazhdimësi për të ruajtur këtë ekuilibër shkaktojnë stres të fortë emocional. Plane veprimi: Ofrimi i lehtësirave që favorizojnë ekuilibrin e jetës private me atë profesionale.

3. Në fushën e ndërtimit të një stili menaxherial përfshirës dhe jo-diskriminues mbi baza gjinore

Është vënë re se për arritjen e objekti-vave të njëjta, mjaft shefa (qofshin këta meshkuj apo femra) rrisin ndjeshëm pritshmërinë ndaj kolegeve femra përkundrejt atyre meshkuj. Kjo lidhet ngushtë edhe me perceptimet e vetë femrave për veten e tyre si edhe nga de-klaratat që bëjnë shefat e tyre. Në 60% të përgjigjeve të sondazhit, evidento-het se gratë në linjat menaxheriale janë zgjedhja e dytë për promovim, kjo pasi të jetë kaluar opsioni i përzgjedhjes së një kolegu mashkull.

Plane veprimi: Identifikimi i karakter-istikave të stilit të lidershipit të Grupit, analizimi dhe mënjanimi i pengeseva ndaj rritjes së grave menaxhere dhe promovimi i lidershipit femëror.

Në nivelin europian, Gemma merr pjesë në një seri tryeza pune të Komisionit Eu-ropian (nëpërmjet Zyrës Ndërkombëtare mbi Cështjet Rregullatore dhe Antitrust në Bruksel), për hartimin e politikave

Page 17: Revista Vizion  Nr 7

17I n t e s a s a n p a o l o b a n k a l b a n I a

mbarë-europiane mbi përfshirjen e grave dhe të aksioneve për vlerësimin e talentit dhe lidershipit femëror.

Komuniteti online GEMM@ në Janar 2010 shënoi rekordin e mbi 10.000 vizitorëve, 8,337 kolege dhe 1,955 kolegësh të abonuar në faqe me rreth 1,800 postimesh dhe komente mbi çështjet në fjalë.

“Gratë që arrijnë me sukses të bëj-në gjithçka në jetë janë heroinat e kohëve të sotme. Duhet të jemi të aftë që jo vetëm të përthithim tal-entet femërore por edhe t’i rrisim ato dhe të tregojmë se edhe me përgjegjësi të mëdha në ambientet e punës, të ndërtosh një familje të shëndoshë është plotësisht e mun-dur”, Corrado PASSERA, DPE, Intesa Sanpaolo

Një projekt që shënon ndryshim: Stop AIDS në MalawiVazhdojnë të rriten Projekti Malawi dhe Projekti Malawi Onlus, iniciativa të për-bashkëta të Fondacionit Cariplo dhe Intesa Sanpaolo për të ndihmuar të prekurit nga HIV-AIDS në Malawi. Me një numër shërbimesh tradicionale mjekësore dhe ato jo-tradicionale listohen kontributet më të rëndësishme siç janë: vizitat mjekë-sore, terapitë kundër përhapjes të virusit HIV, ndihmat ushqimore, trajnimet mjekë-sore, mbështetje ndaj personave të prekur. Më veçanërisht kanë dhënë impakt tejet pozitiv, ndërtimi i një pusi pranë Klinikës “Komfort” të Balakës për të luftuar përhapjen e epidemive nga uji i papastër si edhe ndërtimi i një pavijoni për fëmijët në djep në Spitalin e ri të Komunitetit të Balakës i cili do të jetë operacional në fil-lim të vitit 2011. Për më shumë informacion, klikoni në faqen zyrtare të projektit: http://www.insiemexmalawi.it

Page 18: Revista Vizion  Nr 7

18 I n t e s a s a n p a o l o b a n k a l b a n I a

Eventet sportive të ISBD

Kur: 13-26 Qershor 2010 Ku: Follonica (Grossetto, Itali)Kush: Nga Shqipëria morën pjesë 10 fëmijë të stafit (5 vajza dhe 5 djem) të grupmoshës 9-11 vjeç dhe 2 instruktorë;Total: 193 fëmijë nga Italia, Bosnia-Hercegovina, Rumania, ShqipëriaÇfarë: Aktivitete sportive dhe sociale të dedikuara për fëmijët, si psh; basketboll, volejboll, ping-pong, mini golf, futboll, dhe futboll në tavolinë[table football], luna park, casino, pishina, plazh; Fitues: Rei Xhaferri – 2 medalje për futboll në tavolinë (table football) dhe fëmija më i mirë i Follonica 2010. Enea Gore – medalje si lojtari më i mirë në futboll

Kur: 03-06 Qershor 2010Ku: Portoroz, SlloveniKush: Skuadrat sportive të ISBA (shih listën emërore më poshtë) Çfarë: Kampionat i Futbollit për meshkuj dhe Volejbolli për femrat

Follonica 2010: “Tutti hanno un motivo per esserci,Follonica 2010: “Të gjithë kanë një motiv për të marrë pjesë”

Portoroz 2010

Page 19: Revista Vizion  Nr 7

19I n t e s a s a n p a o l o b a n k a l b a n I a

Skuadrat e sportive të ISBAFutbolli për meshkujt:

Trajner: Alessandro Ungaro

1. Arban Morina2. Dorian Joanidhi3. Elis Ikonomi4. Dorjan Koçi5. Elvis Muça6. Erton Myftari7. Gent Tabaku8. Aleksandër Semi9. Elton Zhuleku10. Alfred Gjuraj11. Julian Çela12. Altin Baçe13. Alban Çarçiu14. Alban Duro15. Maks Leksani

Fitues dhe Çmime:Aleksandër Semi si futbollisti më i mirë

Volejbolli për femrat:

Trajner: Ilia Vasili

1. Naltina Koco2. Rovena Golemi3. Orjola Baku4. Lindita Sejdiaj5. Manjola Hoxha6. Matiela Zenjo7. Joana Haxhi8. Elsa Lila9. Erinda Shtepani10. Drinalda Todor

Fituese dhe Çmime:Pjesëmarrje edhe në Beachvolley:

Rovena Golemi&Orjola Baku – kuali-fikuar deri në gjysmëfinaledhe Ilia Vasili & Lindita Sejdiaj

Të dyja skuadrat trajnohen rregullisht dy herë në javë dhe kryejnë ndeshje miqësore me ekipet e institucioneve lokale dhe ose ekipet sportive të skuadrave kombëtare.

Page 20: Revista Vizion  Nr 7

Eventi i rradhës: Beograd (Serbi) 2010 në datat 10-12 Shtator

Eventet Ndërkombëtare të ISBD

Departamenti i Komunikimit

INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA