32
1 Universiteti i Prizrenit Administrim Biznesi BILANCI KONTABEL- ANALIZA E AKTIVITETEVE INVESTUESE ANALIZA PASQYRAVE FINANCIARE ANALIZA PASQYRAVE FINANCIARE 2 Presentimet Poëerpoint Veli Lecaj

BILANCI KONTABEL- ANALIZA E AKTIVITETEVE INVESTUESE

Embed Size (px)

DESCRIPTION

BILANCI KONTABEL- ANALIZA E AKTIVITETEVE INVESTUESE

Citation preview

Page 1: BILANCI KONTABEL- ANALIZA E AKTIVITETEVE INVESTUESE

11

Universiteti i Prizrenit Administrim Biznesi

BILANCI KONTABEL- ANALIZA E AKTIVITETEVE INVESTUESE

ANALIZA PASQYRAVE FINANCIAREANALIZA PASQYRAVE FINANCIARE

2

Presentimet Poëerpoint

Vel

i

L

ecaj

Page 2: BILANCI KONTABEL- ANALIZA E AKTIVITETEVE INVESTUESE

22

Pas kësaj ligjërate ju do jeni në gjendje të dini:

Bilanci kontabel - Aktivet afatshkurtra -Investimet afatgjata - Aktivet e qendrueshme të trupëzuara

(materiale) dhe burime natyrore - Aktivet e qendrueshme patrupëzuara

Page 3: BILANCI KONTABEL- ANALIZA E AKTIVITETEVE INVESTUESE

3

Bilanci kontabel

BK-paraqet gjithe informacionin mbi situaten financiare te nje njesie ekonomike ne nje moment te caktuar ose

Gjithe informacionin mbi gjendjen dhe strukturen e aktiveve dhe burimeve te veta e te huajtura qe disponon ne nje moment te caktuar njesia ekonomike per kryerjen e aktiviteteve te saj.

Aktivet=Detyrime + Kapitali aksionar

Aktivitetet investuese=Aktivitetet e financimit

Page 4: BILANCI KONTABEL- ANALIZA E AKTIVITETEVE INVESTUESE

4

Bilanci kontabel

Grupimi i aktiveve te çdo njesie ekonomike ne aktivin e bilancit behet duke marre parasysh natyren homogjene te tyre nga pikepamja e funksionit te tyre ne njesine ekonomike.

 Renditja e aktiveve behet sipas shkalles se likuiditetit te tyre, duke filluar nga aktivet me shkalle me te ulet te likuiditetit (siç renditen aktivet aktualisht sipas PKP), ose e kunderta (sipas standarteve te kontabilitetit).

 Shkalla e likuiditetit: shpejtesia e shnderrimit te çdo elementi pasuror ne gjendjen likuide, dmth., ne para’.

Page 5: BILANCI KONTABEL- ANALIZA E AKTIVITETEVE INVESTUESE

5

Aktivet.Analiza e aktiviteteve investuese

 Nga kendveshtrimi analizes se aktiviteteve te investimit te çdo njesie ekonomike aktivet klasifikohen:

 Aktive afatshkurtera Aktive afatgjata.

Page 6: BILANCI KONTABEL- ANALIZA E AKTIVITETEVE INVESTUESE

66

Aktivet afatshkurtra jane burime apo pretendime ndaj burimeve qe jane gati ose pothuajse gati per t’u konvertuar ne para’.

Aktivet afatgjata, jane burime apo pretendime ndaj burimeve qe pritet te perfitohen per nje periudhe mbi 1 vit.

Page 7: BILANCI KONTABEL- ANALIZA E AKTIVITETEVE INVESTUESE

77

 Paraqitja e një mjeti në aktivin e bilancit bëhet nisur nga e drejta ekskluzive e përdorimit të tij në veprimtarinë e një njesie ekonomike dhe jo nga forma e pronësisë ndaj tij. 

P.sh., marrja me qera e nje aktivi AGJ, makineri, me - leasing.

Kuotat e leasingut klasifikohen pjeserisht si shpenzime financiare dhe pjeserisht si shpenzime amortizimi, ku keto te fundit i takojne pjeses se “kapitalit” te kesaj kuote leasing.

Page 8: BILANCI KONTABEL- ANALIZA E AKTIVITETEVE INVESTUESE

88

Përdoruesit e pasqyrave financiare:

Aktivet afatshkurtra Sipas shkalles rënëse te likuiditetit te aktiveve elementet pasurore te njesise ekonomike fillojne me:

Page 9: BILANCI KONTABEL- ANALIZA E AKTIVITETEVE INVESTUESE

99

 Aktivet afatshkurtra

 Aktivet afatshkurtra:- aktivet monetare, likuide ne arke dhe ne banke dhe te gjithe elementet e tjere qe shnderrohen ne likuide nepermjet shitjeve, ose konsumohen gjate ciklit normal te aktivitetit te njesise ekonomike; - depozita te ndryshme bankare me date te caktuar maturimi;-  aktive jo financiare (materiale):

a. Inventare, si: Materiale, Prodhime në proces, Produkte gateshme, Mallra etj.

b.Shpenzimet e parapaguara, siç jane: Qera e parapaguar, Sigurim i parapaguar etj.         

Page 10: BILANCI KONTABEL- ANALIZA E AKTIVITETEVE INVESTUESE

10

Shpenzimet e parapaguara paraqiten si ze me vete ne bilanc kur:-njesia ekonomike gezon te drejten e perdorimit te tij ne te ardhmen per qellimet e veprimtarise;-ekziston mundesia e vleresimit monetar te dobise qe sjell perdorimi i ardhshem i ketij zeri.

Page 11: BILANCI KONTABEL- ANALIZA E AKTIVITETEVE INVESTUESE

1111

Aktivet janë të ndara në bilanc sipas mënyrës së tyre të përdorimit.

- Aktivet afatshkurtra përfshijnë aktivet monetare ose ato aktive që mund të konvertohen në para’ brenda 1 viti ose një cikli prodhimi, në varësi të faktit se cili është më i gjatë.

- Cikli i prodhimit është koha që duhet për të blerë ose prodhuar lëndën e parë e materialet e tjera, për të shitur produktin dhe për të arkëtuar paratë.

 

Page 12: BILANCI KONTABEL- ANALIZA E AKTIVITETEVE INVESTUESE

1212

Metodat e vleresimit te AASH

a) Metoda e kostos historike korrigjuar me indeksin e ndryshimit të çmimeve,

b) Metoda e vlerës korrente, (ose sipas metodës së vlerës reale të realizueshme, që njihet edhe me emërtimin vlera e daljes),

c) Metoda e vlerës aktuale të shumës së të ardhurave të ardheshme.

Page 13: BILANCI KONTABEL- ANALIZA E AKTIVITETEVE INVESTUESE

1313

Metodat e vleresimit te AASH

 Përzgjedhja e metodës më të përshtatshme të vlerësimit varet nga qëllimi për të cilin do të përdoret informacioni financiar në procesin e marrjes së vendimeve.Për elementet e veçantë pasurorë parimi i kostos historike merr format konkrete që vijojnë si:- Kosto historike për mjetet monetare konsiderohet vlera e tyre korrente ose nominale në momentin e arkëtimit të tyre.- Kosto historike e të drejtave financiare (klientë e debitorë) përbëhet nga vlera e mundshme e arkëtimit të tyre.

Page 14: BILANCI KONTABEL- ANALIZA E AKTIVITETEVE INVESTUESE

1414

Për elementet e veçantë pasurorë parimi i kostos historike merr format konkrete që vijojnë si:

Mallrat, materialet dhe letrat e ndryshme me vlerë (obligacione, aksione etj.), regjistrohen dhe paraqiten me vlerën më të vogël ndërmjet kostos së blerjes dhe vlerës neto të realizueshme.

Shpenzimet e parapaguara vlerësohen me koston e tyre.

Investimet afatgjata vlerësohen me madhësinë më të vogël ndërmjet kostos dhe çmimit të tregut (me përjashtim të disa rasteve tëveçanta kur përdoren çmimet korrente të blerjes së tregut).

Page 15: BILANCI KONTABEL- ANALIZA E AKTIVITETEVE INVESTUESE

1515

Mjetet monetare dhe ekuivalentët e saj përfaqësojnë pikën e nisjes, dhe fundin e një cikli operativ.

Cikli operativ është i rëndësishëm për klasifikimin e aktiveve dhe të detyrimeve në afatshkurtra dhe afatgjata.

Mjete monetare dhe ekuivalente të tyre

Page 16: BILANCI KONTABEL- ANALIZA E AKTIVITETEVE INVESTUESE

16

Mbajtja e inventarit

Blerja e inventarit

Shitja Mbledhja e

parave

Page 17: BILANCI KONTABEL- ANALIZA E AKTIVITETEVE INVESTUESE

1717

Llogarite e arketueshme

Perfaqesojne gjendjen e detyrimeve te klienteve per shitjet me kredi dhe paraqiten ne bilanc me vleren e tyre neto te arketueshme, domethene shuma e llogarise minus llogarite qe nuk priten te arketohen..

Page 18: BILANCI KONTABEL- ANALIZA E AKTIVITETEVE INVESTUESE

1818

Llogarite e arketueshme

 Vleresimi i ketyre llogarive qe nuk priten te arketohen behet mbi bazen e: - eksperienca e kaluar, -njohurite mbi cilesine e klientit, - gjendja e ekonomise dhe politikat e arketimeve te shoqerise.

 Zbritjet per llogarite e dyshimta paraqiten te veçuara, ne fund te çdo periudhe kontabel, duke krijuar një provizion për shumën qe parashikohet se nuk do të mblidhet kurrë dhe që konsiderohet borxh i keq.

Page 19: BILANCI KONTABEL- ANALIZA E AKTIVITETEVE INVESTUESE

1919

Vleresimi i kesaj llogarie ndikon si ne shumen e llogarive te arketueshme neto ne bilanc ashtu edhe ne paraqitjen e shpenzimeve te borxhit te keq ne pasqyren e te ardhurave.

Llogaria pa shprese arketimi e zbritur nga llogaria e arketueshme ne bilanc duhet te reflektoje vellimin e shitjeve me kredi, eksperiencen e kaluar te njesise ekonomike me klientet, gjendjen e ekonomise dhe ndryshimet ne secilen nga keto.

Page 20: BILANCI KONTABEL- ANALIZA E AKTIVITETEVE INVESTUESE

20

Njësitë ekonomike mund të shesin të gjithë ose një pjesë të llogarive të tyre të arkëtueshme (nëpërmjet transaksionit të faktoringut).

- Shitja e llogarive të arkëtueshme me garanci për arkëtim nuk e transferon efektivisht riskun e pronësisë mbi llogaritë e arkëtueshme nga shitësi.

Risku me llogaritë e arkëtueshme qendron deri sa të paguajë përfundimisht debitori fillestar

Page 21: BILANCI KONTABEL- ANALIZA E AKTIVITETEVE INVESTUESE

21

Vlerësimi i shumes se llogarive të arkëtueshmeve të mbledhshme

Mjetet e analizës për të parashikuar mbledhjen e parave nga të tretët janë:- Përcaktimi i modeleve të të drejtave për të marrë nga të tretët, për njesi ekonomike që konkurrojnë në të njejtën degë, duke i shprehur të dhënat në përqindje me shitjet.- Shqyrtimi i përqëndrimit të klientëve. Risku rritet kur pjesa më e madhe e të arkëtueshmeve është përqëndruar tek një ose disa klientë të mëdhenj.

Page 22: BILANCI KONTABEL- ANALIZA E AKTIVITETEVE INVESTUESE

22

Shqyrtimi i moshës (kohës) së të arkëtueshmeve.- Përcaktimi i pjesës së të arkëtueshmeve që janë rinovim i llogarive të arkëtueshme të mëparshme apo të dëftesave të arkëtueshme.- Analiza e zbritjeve dhe kthimeve që u bëhen klientëve.

Page 23: BILANCI KONTABEL- ANALIZA E AKTIVITETEVE INVESTUESE

23

Inventarët

Inventarët - Ekzistojnë disa metoda vlerësimi “përgjithësisht të pranuara” të mallrave gjendje, ne fund te periudhes.

Këto metoda per te vleresuar inventarin dhe koston e mallrave te shitura qe lidhet me te kanë nje ndikim të konsiderueshëm në poziten financiare të njesisë ekonomike dhe në rezultatet operative të saj.

Inventaret ne fillim + Blerjet neto - Kosto eprodukteve te shitura=Inventari ne fund

Page 24: BILANCI KONTABEL- ANALIZA E AKTIVITETEVE INVESTUESE

24

Analiza e inventarit dhe vlerësimi i besueshmërisë së tij

Analiza e inventarëve përfshin dhe kërkon informacion dhe siguri për të paktën tre pyetje:

Pyetja 1. A ekziston fizikisht inventari dhe a është vlerësuar saktë ai?

Pyetja 2. Është e qendrueshme metoda e kontabilizimit të inventarit?

Pyetja 3. Mund të maten efektet e metodave të ndryshme të inventarit? 

Page 25: BILANCI KONTABEL- ANALIZA E AKTIVITETEVE INVESTUESE

25

Aktive afatshkurtra te tjera Shpenzimet e parapaguara - Këto janë pagesa të kryera në

avancë për produkte e shërbime të pa dërguara apo të pakryera ende që shtrihen brenda ose përtej periudhës afatshkurtër, 1 vjeçare.

Investimet Afatshkurtra - Investimet afatshkurtra ne letrat me vlere (aksione, obligacione etj.) evidentohen ne kontabilitet me koston e blerjes se tyre. Por, meqenëse vlera e tyre e tregut ndryshon vazhdimisht, nevojitet informacion ne lidhje me vleren aktuale te tregut te tyre.

Investimet ne letra me vlerë të tregtueshme (LVT), janë para zëvendësuese, që nuk nevojiten për momentin në biznes dhe që përkohësisht janë të investuara për të siguruar fitime.

Page 26: BILANCI KONTABEL- ANALIZA E AKTIVITETEVE INVESTUESE

26

Aktivet afatgjata

Investimet afatgjata - Investimet afatgjata janë dy llojesh: letra me vlerë të kapitalit (aksione) dhe letra me vlerë të borxhit (obligacione, bono).

Letrat me vlerë të kapitalit (Aksione Zakonshme , AksionePreferaura) përfaqesojnë interesin e njesisë ekonomike ndaj një njësie tjetër.

Page 27: BILANCI KONTABEL- ANALIZA E AKTIVITETEVE INVESTUESE

27

Letrat me vlerë të kapitalit (AZ, AP)figura:Përqindja e pronësisë dhe vlerësimi i letrave me vlerë të kapitalit

Page 28: BILANCI KONTABEL- ANALIZA E AKTIVITETEVE INVESTUESE

28

Aktivet e qëndrueshme-afatgjata te trupezuara (AGJ)

Aktivet e qëndrueshme të trupëzuara materiale (ose AQT) - janë aktive të trupëzuara të cilat përdoren nga njësia ekonomike për prodhimin e mallrave, kryerjen e shërbimeve apo për t’ua dhënë me qira palëve të treta,- përdoren për qëllime administrative,- mbahen për rritje të çmimit, të cilat priten të përdoren në më shumë se një periudhë ushtrimore- Zhvleresohen sipas metodave te ndryshme (sipas SKK 5). .

Page 29: BILANCI KONTABEL- ANALIZA E AKTIVITETEVE INVESTUESE

29

Aktivet afatgjata të patrupëzuara

Aktive të patrupëzuara janë aktive të identifikueshme jomonetare pa përmbajtje fizike dhe që dallohen nga aktive të tjera.

Amortizohen per nje periudhe 5 vjeçare sipas ligjeve ne fuqi.

Page 30: BILANCI KONTABEL- ANALIZA E AKTIVITETEVE INVESTUESE

30

Analiza e madhesise dhe e struktures se aktiveve

Shuma e ndryshimit të aktiveve të qendrueshme nga fillimi në fund të periudhës

Shuma e zhvlerësimit dhe amortizimit me çmime aktuale të llog. për të njejten periudhe

= Shkalla e ripërtëritjes së aktiveve të qendrueshme = 14480- 14149/8347 = 0,04

Page 31: BILANCI KONTABEL- ANALIZA E AKTIVITETEVE INVESTUESE

31

Koeficienti që del nga raporti i mësipërm tregon se ç’pjesë e vlerës së zhvlerësuar

e amortizuar të aktivëve të qendrueshme

është zëvendësuar me blerjen e aktiveve të reja të qendrueshme. Per nje raport më e lartë se 1, ripërtëritja e aktiveve të qendrueshme është bërë me ritme më tëshpejta se amortizimi i tyre dhe e kundërta.

Page 32: BILANCI KONTABEL- ANALIZA E AKTIVITETEVE INVESTUESE

3232

Ndonjë pyetje?