25
Faktet e Besimit dhe Mrekullitë Faktet e Besimit dhe Mrekullitë e Tij e Tij

Faktet E Besimit Dhe Mrekullitë E Tij

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Faktet E Besimit Dhe Mrekullitë E Tij

Faktet e Besimit dhe Mrekullitë Faktet e Besimit dhe Mrekullitë e Tije Tij

Page 2: Faktet E Besimit Dhe Mrekullitë E Tij

• Profesor Zendani godet me një goditje demonstrative një person para kameras dhe ai thotë: Kush më goditi: Profesor Zendani ia kthen: Po nëse të them askush. Tjetri: Jo është dikush. Profesor Zendani: Po të them askush. Tjetri: Jo dikush më goditi.

• Profesor Zendani: Subhan Allahu-I Dlirësuar është Allahu nga të metat që i Përshkruajnë-! Selam alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu. Falenderimet janë për Allahun, Zotin e botërave, salavatet dhe selamet janë për Profetin tonë, Muhamedin -lavdërimi dhe paqja e

Allahut qoftë mbi të-, familjen, dhe shokët e tij tërësisht.

Page 3: Faktet E Besimit Dhe Mrekullitë E Tij

Në vijim… I thashë atij, nëse unë të them se nuk të ka goditur askush ti ke të drejtë të mos m’a marrësh për të mirëqenë të tillë gjë.

Temat e episodit tonë të sotëm është: Rregullat logjike të Imanit-Besimit. Por unë para se të vazhdojë me këto rregulla logjike do doja të sillja ndër mend ata persona që po enden në humbje teksa atyre u ka ardhur nga Allahu sqarimi. Atë poetin që thotë:

Erdha nuk e di se nga, porse di që erdha Pashë para meje rrugë dhe mbi të eca Në ecje do mbetem desha apo nuk desha Si erdha, si e pashë rrugën time? Nuk e di. E përse nuk e di? Nuk e di.

Page 4: Faktet E Besimit Dhe Mrekullitë E Tij

Si nuk e di? Allahu të ka bërë ty dëgjim, shikim dhe arsyetim, ka bërë Allahu për ty burime informacioni që të rrethojnë në të katër anët, Allahu t’i dërgoi profetët që ti o njeri t’a dish se përse erdhe në këtë botë. Tema e këtij episodi tonit është “Rregullat

logjike mbi të cilat ndërtohet Imani-Besimi”. Këto rregulla janë tre.

Page 5: Faktet E Besimit Dhe Mrekullitë E Tij

E para thotë: Mosekzistenca nuk mund të bëjë gjë.E patë kur e godita atë vëllanë se si u kthye nga mua dhe tha kush më goditi. I thashë sikurse e dëgjuat nuk të goditi kush.

Tha jo jo më goditi dikush. Edhe me një fëmijë po erdhëm dhe e godasim do thotë të njëjëtën gjë. As fëmija nuk pranon të ndodhë diçka, një veprim, pa shkak, Ku kanë qenë duart tona, këmbët tona, sytë tanë, gojët tona, trupat tanë dhe zemrat tona që rrahin brenda trupave tanë, zorrët tona dhe gjthë qelizat tona ku kanë qenë para 100 vjetëve. Ja tanimë ato ekzistojnë. A erdhën nga asgjëja?! Mosekzistenca-hiçi nuk bënë gjë. Përderisa ekziston një veprim, një krijim, një ekzistencë, ajo nuk ka se si të jetë kurrsesi nga mosekzistenca pasi mosekzistenca nuk bën gjë. E studiova këtë çështje me një nga shkenctarët e Amerikës të quajtur profesor Roberti.

Page 6: Faktet E Besimit Dhe Mrekullitë E Tij

Drejtonte një kolegj, anëtarë të të cilit ishin 75 universitete, kolegj ky që kishte bërë teleskopin kozmik që fotografonte universin nga të katër drejtimet.

Mësova se ai ishte nga grupi “nuk e di” hezitues midis besimit dhe blasfemisë (mosbesimit). Debatova me të dhe i thashë. O professor mosekzistenca a bën gjë. Tha jo dhe e mori të mirëqenë këtë. I thashë mirë, o professor ti para 100 vjetësh a ekzistoje apo nuk ekzistoje. Tha jo nuk ekzistoja. I thashë a je sjellë në ekzistencë. Tha po. I thashë kush të solli në ekzistencë? Pastaj kjo bimësi para dhjetëra apo qindra vitesh nuk ekzistonte, as lulet, as degët dhe as filizat e tyre. Pastaj i thashë po kafshët, edhe ato nuk ekzistonin dhe u sollën në ekzistencë, s’kanë pas as këmbë, as sy, as aparate trupore, as qime, asgjë prej këtyre. Të gjithë këto u sollën më pas në ekzistencë ja ku I kemi. Pasatj toka, këto lumenj nuk ekzistonin erdhën në ekzistencë pasi ranë shirat, retë nuk

ekzistonin, erdhën në ekzistencë pas ardhjes në këtë ekzistencë të detërave.

Page 7: Faktet E Besimit Dhe Mrekullitë E Tij

Detërat nuk kanë ekzistuar vetëm se pasi dolën nga brendia e tokës, ku gjendeshin në një strukturë kristaloide. Pastaj e gjithë toka malet dhe shkëmbinjtë e saj nuk patën ekzistuar, toka u soll më pas në ekzistencë dhe u sheshua. Pastaj e gjithë toka ishte pjesë përbërëse

e qiellit, nuk gjendej diç të quhej tokë. Toka më pas u veçua si rezultat i shkëputjes dhe ndarjes së saj nga qielli. Sikurse ka thënë i Lartamdhëruari: “A nuk e shikojnë ata që nuk besojnë (blasfemojnë) se qiejtë dhe toka qenë njësh dhe i ndamë”. Pastaj këto yje dhe këto trupa qiellor, miliarda e miliarda, nuk ekzistonin qenë tymnajë kozmike. Njeriu sot arriti t’i shikoj këto tymnaja dhe se si nga ato krijohen yjet ashtu sikurse lajmëron Kurani, ka thënë i Lartësuari: “Pastaj qëndroi në qiell teksa ai-qielli ishte tymnajë. I tha të vini me hir apo me pahir. Thanë, do vijmë me hir.” Pastaj kjo tymnajë në origjinë ishte në një formë radiacionesh-rrezesh radioaktive ndërsa para se të ishin rreze radioaktive ishin diç krejt e vogël. Duke filluar nga viti 1964 shkenctarët e specializuar në lëmenj të ndryshëm të universit filluan të konkludojnë se edhe ky univers ka një fillim dhe se

më parë nuk ka pas ekzistuar diçka që quhej univers.

Page 8: Faktet E Besimit Dhe Mrekullitë E Tij

Ata përcaktuan se universi ka startuar të ekzistojë 12 bilion vite më parë. Por para kësaj çfarë ishte? Përpara nuk ka qenë universi. I gjithë ky univers nga erdhi?! Mos më thuaj erdhi nga mosekzistenca. Ky shoku ynë nuk pranoi për një goditje mbi shpinën e tij të jetë nga asgjëja. Kështu ky univers me gjithë

krijesat që bart në të dëshmon se ai ka ardhur dhe se ardhja e tij në këtë ekzistencë domosdoshmërisht ka qenë nga një Krijues që e solli në ekzistencë dhe e bëri të lulëzojë në këtë ekzistencë. Allahu thotë: “A u krijuan ata nga asgjëja?! Apo ata janë krijuesit?! Apo qenë ata që i krijuan qiejtë dhe tokën?! Porse ata janë në mëdyshje.” E pyeta profesor Robertin rreth kësaj dhe tha është e saktë që mosekzistenca nuk bën gjë dhe këto ekzistenca dohet medoemos t’a kenë një krijues. I thashë kush është ai? Tha është natyra. I thashë kam një rregull tjetër që do na njohë ne me cilësitë e Krijuesit që na krijoi. Pasi të njohim cilësitë e Krijuesit arrijmë të njohim se Kush është Ai që posedon këto cilësi. Në dhomën ku gjendeshim ndodhej një llambë neoni. I thashë shikoje këtë neon.

Page 9: Faktet E Besimit Dhe Mrekullitë E Tij

Ai që e bëri këtë llambë a posedon xham. Tha po. I thashë a je i sigurtë. Tha shihe vetë. I thashë a është i aftë ai t’a formësoj xhamin në formë cilindrike? Tha shihe vetë ka një formë cilindrike të përsosur. A posedon ai metalin që vendoset anash neonit. Tha po. A është ai i aftë t’a

formësojë këtë metal në formë tape. Tha, po, shihe. E ka bërë metalin të përputhet krejtësisht me grykën e xhamit të neonit, pa asnjë çalim. E pyeta a është bërësi i kësaj llambe i mençur. Tha po. Shikoje me sytë e tu këtë mençuri. I thashë në këtë llambë do kaloj rrymë elektrike dhe atëherë ajo do bëj dritë. Ai që e bëri llambën a e din se kjo llambë kur të kaloj në të rrymë elektrike, do bëj dritë. Tha shtype çelsin dhe do e shohësh. I thashë pra profesor ti tani po dëshmon i sigurtë për cilësitë e bërësit të kësaj llambe, duke më thënë se bërësi i kësaj llambe posedon xham, është i aftë t’a formësojë atë në formë cilindrike, se ai posedon një metal të cilin falë aftësisë së tij e ka bërë perfektshmërisht të mbyllë anët e hapura të llambës, se

ai e din që kur rryma elektrike do kaloj në llambë ajo do bëj dritë.

Page 10: Faktet E Besimit Dhe Mrekullitë E Tij

I thashë a dëshmon për këtë. Tha po dëshmoj. I thashë po a e ke parë ti bërësin e llambës? A e ke parë atë që e ka bërë këtë llambë? Tha jo. I thashë atëherë si

dëshmon për cilësitë e tij. Tha vepra e tij dëshmon dhe tregon për këtë. Çdo gjë prezente tek kjo vepër tregon për aftësi dhe mundësi ekuivalente tek vepruesi i saj duke qenë se ajo nuk mund të vijë nga mosekzistenca. Pra çdo gjë që gjendet në këtë produkt shërben si provë për ekzistencën e bërësit të saj dhe aftësitë e tij. I thashë faleminderit, kjo na ka sjellur tek një rregull i dytë.

Page 11: Faktet E Besimit Dhe Mrekullitë E Tij

Rregulli i dytë është: Krijesat janë gjurmë dëshmuese për disa nga cilësitë e Krijuesit. Ashtu sikurse arritëm të njohim disa nga cilësitë e bërësit të kësaj llambe, tani në vend që objekt i vëzhgimit të jetë llamba do të vëzhgojmë ty o profesor, tokën mbarë, qiellin dhe çfarë

ka në të, të gjithë krijesat. Kjo pasi ky univers bartë tregues dhe prova, posedon gjurmë të disa prej atributeve të Krijuesit të tij, Allahut të Plotfuqishëm, që e kriojoi dhe solli në ekzistencë. E nëse ne njohim atributet dhe cilësitë e Tij, kështu do njohim Atë që i posedon ato. Ra dakord lidhur me këtë rregull dhe e konfirmoi atë. I thashë ky do jetë programi përmes të cilit do hulumtojmë. I thashë, lidhur me trupin tënd dhe temperaturën e tij, si fiksohet ajo në 37°C. Ky trup bën kondencionerin e temperaturës. Kështu kur në verë temperatura e jashtme mund të jetë tepër e nxehtë, edhe 50°C, temperatura e trupit tënd qëndron fikse 37°C. E pyeta përse nxehtësia nuk kalon nga ambienti i jashtëm tek trupi yt. A s’është kjo pasi trupi yt është i paisur me aparatura përkatëse, djersët që dalin, njomin, lagin rrobat, freskojnë gjakun duke mbetur temperature e trupit stabël 37°C.

Page 12: Faktet E Besimit Dhe Mrekullitë E Tij

Ndërsa në dimër ti hanë shumë pasi trupit yt transformohet në një furrë që djeg ushqim, duke u bërë ushqimi lëndë djegëse që digjet në trupin e njeriut, ndaj dhe në dimër ne hamë më shumë, teksa në verë pimë më shumë. Në verë pimë më shumë për shkak të freskimit dhe në dimër hamë më shumë për shkak të nxehjes. Ky proces kryhet në mënyrë precize dhe perfekte duke e mbajtur temperaturën konstante 37°C. Në dimër ndodh që temperatura në disa zona të zbresë në zero madje poshtë zeros minus, porse temperature e trupit të njeriut mbetet e fiksuar në 37°C. Në të gjitha stinët ajo është e njëjtë. Trupi yt është një kondencioner. Tani pyetja ime profesor është se Ai që e bëri të qënësishme këtë perfektshmëri dhe urtësi lidhur me temperaturën e brendshme të trupit dhe e bëri atë të stabilizohet në 37°C pamvarësisht nga ndryshimi i motit, e bëri këtë në një formë të tillë që në varësi të ulje-ngritjes së jashtme të temperaturës trupi merr përsipër të funksionojë pro ruajtjes së temperaturës në 37°C, temperaturë kjo që është temperatura e vetme e përshtatëshme për funksionimin kimiko-biologjik të procesit jetik të trupit të njeriut, ky ligj i stabilizimit të temperaturës së trupit pamvarësisht nga luhatjet e motit a nuk të dëshmon se ky është produkt i të Urtit që e ka bërë urtësisht të tillë gjë në trupin tënd, timin dhe mbarë njerëzve?!

Page 13: Faktet E Besimit Dhe Mrekullitë E Tij

Ai që në mënyrë perfekte vendos një mbyllje metalike ne hapjen e qelqit të neonit the se është i mençur dhe i urtë, po Krijuesi që bëri sa parapërmendëm me njeriun a nuk duhet të jetë i Urtë?! Pastaj

ti atëherë kur t’u krijuan këto aparatura që centrojnë dhe kondecionojnë fiksimin e temperaturës së trupit në 37°C, teksa u pajise me këto, gjendeshe në barkun e nënës, temperatura e të cilit është stabël 37°C, si rezultat ti nuk kishe nevojë të pajiseshe me aparatura që do të duhej t’a centronin dhe balanconin temperaturën e trupit tënd nga luhatjet e temperaturës. Kjo pasi ti gjendeshe në një temperaturë konstante aty brenda mitrës. Ai që të përgatiti brenda në mitrën e nënës me këto aparatura që e balancojnë temperaturën e trupit tënd pamvarësisht luhatjes së temperaturës së jashtme të motit, si thua a e di se ti jashtë barkut të nënës do dalësh në një ambient të ri temperatura e të cilit është e luhatëshme, herë me ngritje dhe herë me ulje, ndaj krijoi për ty aparaturë që stabilizon temperaturën e trupit tënd në 37°C, duke bërë balancuesin me temperaturën e motit, Ky a është i Ditur apo i paditur?!

Page 14: Faktet E Besimit Dhe Mrekullitë E Tij

Ai që të përgatit aparaturën në fjalë teksa ti je në barkun e nënës, është apo nuk është i Ditur për ambientin që të pret, është apo nuk është i Urtë?! Dhe fillova t’i japë edhe shembuj të tjerë nga balancimet trupore.

I thashë, trupi yt profesor, që ka miliarda qeliza, në të çdo qelizë zhvillohet në vendin e duhur, që të formojë lëkurë, damar, kockë, mish, një muskul specifik në gisht, në dorë, hundë, kofshë… ose që të formojë flokun, thoin. Kush është ai që i stabilizon dhe organizon të gjitha këto qeliza që të kujdesen për formën tonë fikse në të cilën ne jemi. Nëse balli yt do qe më i madh, sytë më të thella, kjo do reflektohej tek pamja jote. Pra kush e balancon gjithë këtë zhvillim qelizor në trup?! Dihet që kanceri në trupin e njeriut s’është gjë tjetër veçse zhvillim qelizor e trupor i pabalancuar. I përmenda atij ekuilibrin dhe balancimin e njeriut kur ai ecën. Kur njeriu ecën dhe rrëshqet djathtas trupi yt është përsosur ashtu që muskujt e tu janë programuar përmes aparatit përkatës t’a shohësh trupin tënd papritmas të anoj në anën tjetër që të ruaj ekuilibrin e të qëndrojë drejtë. Kurse kur trupi yt rrëshqet përpara, muskujt dhe aparati balancues në fjalë funksionon duke e anuar atë pasë, duke e mbajtur atë kështu në ekuilibër.

Page 15: Faktet E Besimit Dhe Mrekullitë E Tij

Ky balancim i përsosur që ti posedon kur lëviz, pastaj balancimi i përsosur në proporcionin oksigjen-dioksid karboni në atmosferë, dihet që trupi njerëzor thith oksigjen pandarë dhe e kthen atë në dioksid karboni porse

proporcioni i tij në atmosferë mbetet gjithmonë stabël i fiksuar në masën 1/5 e komponentëve të ajrit. Cilat na ndihmojnë ne në mirëmbajtjen e kësaj vlere oksigjeni në ajër. Po, janë bimët me lejen e Allahut të cilat u krijuan si balancuese të oksigjenit që ai të mbetet në vlerën përkatëse për vazhdimësinë e jetës. Medito në këto balancime. Medito lidhur me hënën që rrotullohet rreth tokës. Kur hëna rrotullohet rreth tokës në rrotullimin eliptik të saj vjen një moment kur distanca mes tyre siç dihet është fare e afërt. Dihet se në varësi të afërsisë forca tërheqëse e tokës shtohet, prandaj hënës i duhet të shtojë shpejtësinë e saj që t’i rezistojë forcës tërheqëse të tokës, dhe ajo këtë e bën në mënyrë të shkëlqyer. Nuk është ky një shtim i rëndomtë shpejtësie porse shpejtësia shtohet përsosshmërisht ashtu që nuk shkakton devijim nga trajektorja e saj rrotull tokës. Krejt kështu ndodh edhe kur toka rrotullohet rrotull diellit. Shpejtësia e tokës ulet kur gjendet në distancat e largëta të orbitës eliptike rreth diellit dhe shtohet kur gjendet në distancat e afërta të orbitës eliptike rrotull diellit. Kjo bëhet përmes një balancimi perfekt. I tillë është edhe balancimi i zhvillimit qelizor në trup.

Page 16: Faktet E Besimit Dhe Mrekullitë E Tij

Gjendet pra një balancim në rrotullimin e tokës, hënës, sistemit të aparaturave trupore, në lëvizjen e yjeve, galaktikave, rreth vetvetes dhe

tjetërkujt, balancim ky që është i përsosur. Kjo perfektshmëri në trupin njerëzor dhe mbarë universin a nuk tregon e gjitha kjo se të gjitha këto gjëra janë krijuar nga vepra e të Urtit. Medito edhe në funksionin e çdo organi në trup dhe formën e tij, çfarë do vëmë re? Shohim zemrën të bërë nga muskuj të fuqishëm, pse? Sepse ajo do pompojë në dobinë tonë gjakun tonë. Brenda saj janë katër dhomëza, secila prej të cilave ka rolin e saj përkatës. Midis tyre gjenden valvulat e krijuara perfektshmërisht. Duke u krijuar kështu zemra krjet në përputhje me funksionimin e saj. A nuk është kjo tregues për diturinë dhe urtësinë e Atij që e krijoi zemrën kundrejt funksionit të saj pikërisht në këtë mënyrë, si dhe për materien përkatëse me të cilën duhet të krijoheshin qelizat e zemrës. Teksa tek mushkëritë gjejmë një endje qelizore të brishtë pasi ato kanë të bëjnë me ajrin që është po ashtu i brishtë.

Page 17: Faktet E Besimit Dhe Mrekullitë E Tij

Prandaj ato janë bërë të tilla që zgjerohen dhe ngushtohen, që të lejojnë hyrjen e ajrit përmes kalimit nga ajri në trup. Po kështu Ai që krijoi mushkëritë dhe i bëri një endje të tillë që përkon me thithjen dhe shfryrjen e ajrit si dhe

konvertimin gazor s’ka dyshim që është i Gjithdijshëm lidhur me çfarë funksioni do bëjnë mushkëritë, është , i Gjithdijshëm kundrejt subtancës lëndorë të përshtatshme për mushkëritë, e përsosi strukturën e tyre, lëndën e tyre, që të jenë në përputhje me funksionimin e tyre. Përsosmëria nuk gjendet vetëm në trupin dhe organet e tij, por çdo qelizë në trup është e përshtatur me funksionin e saj kudo që ndodhet në trup teksa ajo nuk është e vetëdijshme për atë që po bën. Për shembull qeliza në mes të trurit nuk e din se çfarë po bën, porse ajo e bën detyrën e saj përsosshmërisht, asaj i është caktuar që t’a kryej rolin e saj kështu. Qelizat në stomak, muskuj, në palcën e kockës që të gjitha punojnë në përputhje me funksionin e tyre. Të gjitha ato janë formuar në një mënyrë të tillë që t’u përshtaten funksioneve të tyre specifike. Kështu, Ai i Cli i krijoi në mënyrë kaq perfekte qelizat dhe të gjitha sistemet e trupit është po Ai i Cili krijoi të gjitha qelizat, sistemet dhe pjesët e bimësisë. Qelizat tek rrënjët, funksioni i tyre është të sjellin ujin, të thithin krypërat që duhen, qelizat tek gjethet, funksioni i tyre është që të përfitojnë energjinë nga rrezet e diellit, qelizat përgjegjëse për daljen e frutave dhe formimin e tyre funksionojnë përsosshmërisht pro kësaj.

Page 18: Faktet E Besimit Dhe Mrekullitë E Tij

Po kështu edhe ato formuese të kërcellit dhe mbështjellës së tij, çdo qelizë e din perfektshmërisht funksionin e saj. Ka ca qeliza që janë përgjegjëse tek bima për prodhimin e ngjyrës që ndjell insektet. Kush ua vendosi atyre këtë

rol specifik ngjyrosës dhe i bëri të funksionojnë në mënyrën e tyre përfekte?! Përfektshmërisht ato tregojnë për informacionin e plotë që i Gjithdijshmi, Krijuesi, ka rreth vendodhjes së tyre, natyrës së tyre, formës së tyre dhe funksionimit të tyre. Po kështu duhet medituar në faktin që sekrecioni që del nga syri është loti, nga veshi dylli, nga hundët mukoza, nga goja jargët. Po nëse do pësonte ndryshim vendalja e këtyre sekrecioneve? Po qe se do të dilte dylli nga syri, do t’a bllokonte. Nëse jarga do dilte nga hunda do vërshonte në fytyrë. Kështu Krijuesi i njeriut, Zoti i qiejve, yjeve dhe mbarë university është i Gjithdijshëm për çdo detaj, të vogël apo të madh. Të gjitha këto janë dëshmi se Krijuesi është i Gjithdijshëm. A e ke parë pulën, një fëmijë po t’a ngacmojë trembet e ikën, mirëpo kur është klloçkë me zogj edhe nëse një njeri shumë i fuqishëm i vjen asaj t’i trazoj një nga të vegjëlit e saj, ajo fryhet, rebelohet dhe rrinë e gatshme për t’ju vërsulur në fytyrë, si një shqiponjë, vetëm e vetëm poër të mbrojtur të voglin e saj. Kush e futi në zemrën e saj mëshirën?! Kjo është çështja e nënave me të vegjëlit.

Page 19: Faktet E Besimit Dhe Mrekullitë E Tij

Ke lopën që me gjuhën e saj lëpin trupin e të voglit të saj të porsalindur duke e pastruar atë… Kush e inspiroi këtë mëshirë në zemrën e

nënave?! Prej Kujt erdhi kjo?! A s’është ky një adoptim i mëshirës së Mëshiruesit, të Urtit, të Gjithdijshmit. Medito rreth farërave në çelje. Nuk kemi parë asnjë bimë të zhvillohet me rrënjë në ajër dhe kërcell nën tokë. Fshatari e hedh farën të përmbysur, dhe kur çel rrënjëza në pjesën e sipërme të farës, aty për aty drejtohet për poshtë. Po kështu ngjan edhe me kërcellin, kërcellëzi kur çel në pjesën e poshtme të farës merr automatikisht drejtim duke devijuar lart. Kush i orientoi të gjithë kërcellët dhe rrënjët e mbarë bimësisë në këtë mënyrë?! Kjo është çështja e çdo kërcelli dhe çdo rrënje në gjithë bimësinë. E gjen gjethen njëra të dal djathtas e tjetra majtas përgjatë gjithë degës anash dhe lart-poshtë. Kush i tha asaj të majtës dil majtas se ka dalë tjetra djathtas?! Kush e organizoi daljen e gjetheve në këtë kërcell që të ngrihet me një balancim perfekt?! Kush, Kush është Ai që orinetoi qimen në vetull të drejtohet në drejtimin e duhur që gjendet dhe i tha drejtohu në këtë drejtim deri në një limit të caktuar që mos t’i shkaktosh çrregullime syrit?!

Page 20: Faktet E Besimit Dhe Mrekullitë E Tij

Ndërsa qimes simotër në kokë i tha zgjatu dhe rritu që të sjellësh masën e duhur të flokut që kërkohet për t’u realizuar ngrohja etj, dhe që flokun kur duam mundet edhe t’a presim. Kush e orientoi pra vetullën pro

funksionit të saj?! Kush e orienton çdo organ pro funksionit të tij?! Kush e orienton hënën në pozicionin e saj, e orienton diellin në pozicionin e tij, dhe i orienton yjet të jenë në vendodhjen e tyre?! Kush e orienton çdo gjë?! Ai është Orientuesi, Udhëzuesi, Allahu i Lartmadhërishëm, “Është Ai që çdo gjëje i dha krijueshmërinë që ka e më pas e orientoi”. Medito sesi Allahu e mbrojti syrin! Syri është i dobët dhe mund të dëmtohet kollaj me çdo gjë që mund t’a godas. Prandaj Ai e ruajti atë me kockat rrethuese të kafazit të syrit, eshtrës së ballit, hundës dhe mollëzës së faqes që përbëjnë një strehë të pacënueshme për syrin, prandaj sido të vijë puna syri mbetet i ruajtur. Nëse do kishin dalë sytë në ballë do kishin patur vetëm një javë punë. Shiko edhe zemrën dhe mushkëritë sesi i mbrojti Allahu me kafazin e krahërorit, pasi janë të brishta dhe ruajtja e tyre është një domosdoshmëri. Kjo vlen edhe për trurin e brishtë që lehtësisht mund të dëmtohet ndaj për të Krijuesi bëri kafkën me kockat e saj tepër të forta që e rrethojnë anekënd dhe e mbrojnë të mos dëmtohet.

Page 21: Faktet E Besimit Dhe Mrekullitë E Tij

Nga brenda kafkën e bëri me një shtresë të butë e të lëngshme përbrenda ashtu që kur goditet kafka kjo shtresë amortizon fuqinë goditëse. Kush e bëri këtë? Mbrojtësi apo jo?! Siç të mbrojti ty Ai e

mbrojti dhe tokën. E mbrojti tokën nga rrezet vrasëse që vijnë nga dielli. Dielli çliron rreze vdekjeprurëse porse ato para se të arrijnë në tokë shkatërrohen nga mbështjella ajrore që mbështjell tokën. Ai gjithashtu e mbrojti tokën me mbështjellën magnetike e cila e rrethon tokën nga të gjitha anët. Ajo pengon arritjen e rrezeve të dëmshme kozmike nga universi dhe devijon rrugën e tyre gjë e cila bën që ato të mos arrijnë në tokë. Nëse këto rreze do zbrisnin në tokë do kishin shkatërruar çdo gjë. Subhan Allahu, Ai që e ruajti mbarë këtë univers, Ai që e bëri atë të jetë si një trup i vetëm! Në realitet ky është krijimi i Allahut, Ai është Krijuesi dhe Mbrojtësi. Medito gjithashtu rreth foshnjes në embrion teksa gjendet brenda barkut të së jëmës, derisa del nga barku pasi që është furnizuar aty brenda plot nëntë muaj, pasi këputet zorra e tij që pat qenë lidhur me gërthizën, atij furnizimi fillon i vjen nga gjinjtë e së jëmës dhe qysh kur ky fëmijë është një ditësh orientohet të thithë ushqimin e përgatitur për të nga gjinjtë e së jëmës.

Page 22: Faktet E Besimit Dhe Mrekullitë E Tij

Kjo është vepër e Furnizuesit që furnizon të gjithë krijesat, furnizon zogun që gdhihet barkëthat dhe ngryset i ngopur, furnizon krimbin në thellësinë e tokës, furnizon peshkun në thellësi të oqeanit. Subhan Allahu, Ai është Krijuesi, Mbrojtësi, Orientuesi, Furnizuesi. Këto janë

argumentat e Tij, gjurmët që tregojnë Prezencën e Tij dhe faktin e njëshmërisë së Tij. Stomaku yt është i lidhur në funksionim me zorrët, zorrët janë të lidhura në të funksionuar me gjakun, gjaku është i lidhur në të funksionuar me mushkëritë, mushkëritë janë të lidhura me ajrin, ajri është i lidhur me bimësinë, më tej bimësia kryen funksionin e saj ashtu që nxjerr për ne oksigjenin gjë të cilën s’e bën dot pa dritën e diellit, drita e diellit ka të bëjë me diellin, dielli është i lidhur dhe ka të bëjë me sistemin diellor, sistemi diellor është i lidhur me galaktikën tonë, galaktika jonë është e lidhur me galaktikat e tjera. Mendo se si stomaku yt ka të bëjë dhe është në një lidhshmëri të pazgjidhëshme me galaktikat e universit. Nëse një dëmtim do ndodh në galaktika ai do arrinte tek sistemi diellor, nga sistemi diellor tek dielli, nga dielli tek drita e tij, nga drita e tij tek bimësia, nga bimësia tek balancimi i oksigjenit, nga oksigjeni tek mushkëritë, nga mushkëritë tek gjaku, nga gjaku tek zorra…

Page 23: Faktet E Besimit Dhe Mrekullitë E Tij

Shiko sesi ai është një univers kompakt i vetëm që dëshmon për një Krijues të Vetëm. Kush është

Ai që i posedon cilësitë i Urtë, i Gjithdijshëm? Ai është Allahu.Rregulli i tretë është se mosposeduesi i diçkaje s’mund t’a japë atë. Natyra që ti thua dhe bën fjalë për të nuk posedon as dituri, as urtësi, as përvojë, as dëshirë, as mbrojtje, as vendimarrje, as furnizim, as mund të bëj kujdes për krijesat dhe as mund t’i krijojë ato.

Page 24: Faktet E Besimit Dhe Mrekullitë E Tij

Përkundrazi, këto janë atributet e Krijuesit të Plotfuqishëm, jo të Përkundrazi, këto janë atributet e Krijuesit të Plotfuqishëm, jo të natyrës. Nëse ti mendon dhe mediton në këtë univers dhe natyrës. Nëse ti mendon dhe mediton në këtë univers dhe komponentët e tij ato japin për ty një dëshmi, thonë dëshmojmë o komponentët e tij ato japin për ty një dëshmi, thonë dëshmojmë o

njeriu i mendjes se ai që n’a krijoi është i Dituri, i Gjithdijshmi, i njeriu i mendjes se ai që n’a krijoi është i Dituri, i Gjithdijshmi, i Urti, Furnizuesi, Formëdhënësi, Orientuesi, Mbrojtësi, Udhëzuesi, Urti, Furnizuesi, Formëdhënësi, Orientuesi, Mbrojtësi, Udhëzuesi, i Vetmi. Është pikërisht kjo çfarë muslimani dëshmon kur thotë LA i Vetmi. Është pikërisht kjo çfarë muslimani dëshmon kur thotë LA ILAHE IL ALLAH-NUK MERITON TË ADHUROHET KUSH VEÇ ILAHE IL ALLAH-NUK MERITON TË ADHUROHET KUSH VEÇ ALLAHUT,ALLAHUT, është Ai i Vetmi që e meriton adhurimin, është Ai i është Ai i Vetmi që e meriton adhurimin, është Ai i Vetmi që e meriton dëgjueshmërinë dhe bindjen, Atij nuk duhet që Vetmi që e meriton dëgjueshmërinë dhe bindjen, Atij nuk duhet që t’i bëhet shokvurje (shirk). Ky është kuptimi i thënies sonë LA t’i bëhet shokvurje (shirk). Ky është kuptimi i thënies sonë LA ILAHE IL ALLAH-NUK MERITON TË ADHUROHET KUSH VEÇ ILAHE IL ALLAH-NUK MERITON TË ADHUROHET KUSH VEÇ ALLAHUT,ALLAHUT, dëshmi argumentat dhe provat e së cilës mbushin dëshmi argumentat dhe provat e së cilës mbushin universin. Mbetet vetëm të shikosh dhe meditosh, universin. Mbetet vetëm të shikosh dhe meditosh, “A nuk shikojnë ata në mbretëritë e qiejve dhe të “A nuk shikojnë ata në mbretëritë e qiejve dhe të tokës, dhe në atë çfarë Allahu ka krijuar”. tokës, dhe në atë çfarë Allahu ka krijuar”. Falenderimi suprem i takon vetëm Allahut, Zotit të Falenderimi suprem i takon vetëm Allahut, Zotit të Botërave Botërave. . . .

Page 25: Faktet E Besimit Dhe Mrekullitë E Tij