10
FOSILET DHE EVOLUCIONI GJEOLOGJIK Lënda: Shkenca e Tokës

FODILET DHE EVOLUCIONI GJEOLOGJIK

  • Upload
    gersaa

  • View
    152

  • Download
    9

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: FODILET DHE EVOLUCIONI GJEOLOGJIK

FOSILET DHE EVOLUCIONI GJEOLOGJIK

Lënda: Shkenca e Tokës

Page 2: FODILET DHE EVOLUCIONI GJEOLOGJIK

Fosilet Fjala fosile rrjedh nga

latinishtja fossa-mihje që do të thotë "diçka e nxjerrë nga toka duke gërmuar". Fosilet paraqesin tërësitë e ruajtura, pjesë ose gjurmë të organizmave të vdekur ose aktivitetit të tyre jetësor. Mbetjet e bimëve dhe kafshëve që kanë vdekur shumë kohë më parë mund të gjenden te ngurtësuara në formën e fosileve. Pjesët e forta si dhëmbët, guackat ose kockat, ruhen ashtu siç janë. Por, zakonisht, pjesa më e madhe e trupit të organizmave kalbet dhe humbet, duke lënë një boshllëk (zakonisht në shkëmb). Kjo pastaj mbushet me minerale, të cilat ruajnë formën e tij.

Page 3: FODILET DHE EVOLUCIONI GJEOLOGJIK

Çfarë tregojnë fosilet? Fosilet tregojnë një të

kaluar të largët ku kanë ekzistuar shumë specie kafshësh dhe bimësh që sot nuk ekzistojnë më. Shkencëtarët kanë përllogaritur se mbi 90% e të gjitha specieve që janë shfaqur në Tokë, si pasojë e evolucionit, nuk ekzistojnë më.

Page 4: FODILET DHE EVOLUCIONI GJEOLOGJIK

Etapat e fosilizimit Biocenoza – përfaqëson një grup organizmash të

gjallë, të cilët jetojnë në një mjedis të caktuar. Tanatocenoza – janë organizma të vdekur, kur e gjithë

biocenoza vdes. Tafocenoza – është fenomeni i gruposjes së

organizmave të vdekur. Mundësia që fosilizimi të ruhet, ato duhet të varrosen, të mbulohen nga sendimente.

Orkitocenoza – përfaqëson atë pjesë të tafocenozës që kthehet në fosil.

Biostormat dhe biogeramat – janë modele të fosileve të krijuara nga rifet koralore dhe grumbullim masive të guackave tv ndryshme.

Page 5: FODILET DHE EVOLUCIONI GJEOLOGJIK

Fosile të organizmave që nuk ekzistojnë më

Amonitet – butakë deti të pajisur me një guackë të fortë.

Dinosaurët – zvaranikë gjigandë të tokës

Page 6: FODILET DHE EVOLUCIONI GJEOLOGJIK

Fosile të organizmave që nuk ekzistojnë më

Trilobitët – kafshë të vogla detare që u shfaqën para 570 milion vitesh

Peterosaurët – zvarranikë të aftë të fluturojnë.

Page 7: FODILET DHE EVOLUCIONI GJEOLOGJIK

Evolucioni gjologjik Evolucioni është çdo ndryshim te brezat pasardhës në

karakteristikat e trashëgueshme te popullatave. Proceset evolutive i japin jetë diversitetit në çdo nivel të organizimit biologjik, si në specie, organizma individualë dhe në molekula si AND-ja dhe proteinat.

Jeta në Tokë filloi dhe evoluoi nga një paraardhës universal i përbashkët rreth 3.7 miliard vjet më parë. Shfaqja e gjallesave të reja dhe divergjenca e jetës mund të dëshmohen nga një grup i përbashkët i tipareve biokimikë dhe morfologjikë, ose nga sekuenca të përbashkëta të AND-së. Këto tipare dhe sekuenca homologe janë më të ngjashme ndër speciet të cilat kanë një paraardhës më të ri dhe mund të përdoren për të rindërtuar historinë evolucionare duke u mbështetur në rekordet e fosileve dhe specieve të tanishme. Struktura e sotme e biodiversitetit është formuar si nga zhdukja, si nga shfaqja e specieve të reja.

Page 8: FODILET DHE EVOLUCIONI GJEOLOGJIK

Historia e Teorisë së Evolucionit Propozimi se një lloj kafshe mund ta ketë prejardhjen nga një nga kafshë e një

lloji tjetër shkon në kohën filozofëve grekë para-Sokratikë, si Anaksimandri dhe Empedokli. Në kundërshtim me këto pikëpamje materialiste, Aristoteli i përkufizon të gjitha gjërat natyrore, jo vetëm ato frymore, si forma të disa ideve të fiksuara natyrore. Kjo ishte pjesë e kuptimit të tij teleologjik të natyrës në të cilën të gjitha gjërat kanë një rol të qëllimtë për të luajtur në rendin hyjnor kozmik. Variante të ksaj ideje u bënë standardi i kuptimit në Mesjetë dhe u integruan në mësimet e të krishterëve, por Aristoteli nuk kërkonte që kafshët reale të korrespondonin një për një me forma metafizike dhe dha hollësisht shembuj sesi lloje të reja të frymorëve vinin në jetë.

Në shekullin e 17-të metoda e re e shkencës moderne hodhi poshtë propozimet e Aristotelit dhe kërkoi shpjegimin e fenomeneve natyrore në lidhje me ligjet e natyrës të cilat ishin të njëjta për çdo gjë të dukshme dhe nuk kishin nevojë të viheshin në punë nga ndonjë rend hyjnor kozmik. Por ky lloj trajtimi qe i ngadaltë për të vendosur rrënjët në shkencat biologjike, të cilat ngelën bastionet e fundit të tipeve natyrore të fiksuara. John Ray përdori një nga termat e përgjithshme të tipeve natyrore të fiksuara, “speciet”, te kafshët dhe bimët, duke propozuar se çdo specie përkufizohet nga tiparet që i dallojnë nga të tjerët dhe që çojnë te pasardhësit. Këto specie ishin formuar nga Zoti, por me ndryshime të shkaktuara nga kushtet lokale. Klasifikimi biologjik i prezantuar nga Karl Lineu në 1735 i shihte speciet si të fiksuara sipas një plani hyjnor.

Page 9: FODILET DHE EVOLUCIONI GJEOLOGJIK

Historia e Teorisë së Evolucionit Teoria e Evolucionit dhe Teza e Seleksionimit Natyror u trajtuan në mënyrë të

detajuar nga Charles Darwin në librin e tij "Origjina e species" (The Origin of Species), botuar në vitin 1859. Në vitet rreth 1930s, seleksionimi natyror i Darwinit u pasurua me rregullat e trashëgimisë së Mendelit, duke çuar në lindjen e Teorisë Sintetike të Evolucionit. Është, pikërisht, kjo teori ajo që krijoi themelet e biologjisë moderne.

Në vitin 1859, Charles Darwin dhe Alfred Russel Wallace, do të paraqisnin para shoqatës Linneus të Londrës, dy punime për Teorinë e Evolucionit dhe seleksionin natyror. Të dy punimet tërhoqën shumë pak vëmendje, në kontrast me vëmendjen që tërhoqi një vit më vonë botimi i "Origjinës së Species" së Darwinit. Gradualizmi dhe seleksioni natyror, dy nga tezat e Teorisë së Evolucionit, u pritën fillimisht me rezistencë të madhe. Përfaqësuesit e Lamarkizmit do të argumentonin se, psh, rosat e kishin fituar lëkurën notuese nëpërmjet përpjekjeve të tyre të vazhdueshme për të notuar dhe jo nëpërmjet seleksionimit natyror të rosave me lëkure midis gishtave. Duke qenë se eksperimentet nuk arritën kurrë të mbështesin teorinë lamarkiste, kjo, ju dorëzua Teorisë së Evolucionit. Darwini, nga ana e tij, nuk arriti të shpjegonte mekanizmin e trashëgimisë së tipareve nga brezi në brez, dhe përse variantet e ndryshme të këtyre tipareve nuk përziheshin gjatë procesit të trashëgimisë. Këtë mekanizëm do ta shpjegonte, në vitin 1865, Gregor Mendel, kërkimet e të cilit vërtetonin, se tiparet trashëgohen sipas një ligjësie të mirëpërcaktuar.

Page 10: FODILET DHE EVOLUCIONI GJEOLOGJIK