22
PROJEKT Tema:Pergatitni nje raport kerkimor ,mbi zonat e mbrojtura natyrore,pasurite e tyre ,terheqjen e turisteve drejt tyre, ndikimin e zhvillimit te turizmit mbi to.

Gjeografi: "Zonat e mbrojtura natyrore"

  • Upload
    maja

  • View
    1.210

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

PROJEKT Tema:Pergatitni nje raport kerkimor ,mbi zonat e mbrojtura

natyrore,pasurite e tyre ,terheqjen e turisteve drejt tyre, ndikimin e zhvillimit te turizmit mbi to.

Nentemat

• Zonat e Mbrojtura në Vendin tone.• Shqipëria pjesë e Parqeve Dinarike• Lista e Parqeve natyrorë dhe

kombëtarë të Shqipërisë.

Mjedisi është kërcënuar dhe kërcënohet vazhdimisht nga veprimtaria njerëzore mbi mjedisin dhe vlerat e tij. Hapësirave me vlera të veçanta të biodiversitetit dhe peisazhit u jepet statusi “zonë e mbrojtur”, si domosdoshmëri për të mbrojtur këto vlera të veçanta të trashëguara dhe për t’ua përcjellë ato brezave të ardhshëm.

Zona e mbrojtur është hapësira tokësore, ujore me vlera të veçanta të biodiversitetit, peisazhit, pasurive natyrore dhe kulturore, e mbrojtur me ligj, rregullore të veçanta që kufizojnë praninë dhe veprimtarinë e njeriut dhe e menaxhuar me metoda shkencore.

Ndërsa standardi europian parashikon që çdo vend të ketë 20% sipërfaqe zona të mbrojtura, në Shqipëri, edhe pse 10 vitet e fundit kjo sipërfaqe është trefishuar, 15 parqet kombëtare mbulojnë vetëm 16% të territorit, ose 460 mijë hektarë, ndryshe 4600 kilometra katrorë.

Lista e Parqeve natyrorë dhe kombëtarë të Shqipërisë

Zonat e mbrojtura natyrore dhe turistike në vendin tonë, janë konsideruar si pjesë tokësore dhe ujore të mbrojtura për shkak të shumëllojshmërisë biologjike të pasurive natyrore dhe kulturore që ofrojnë. Këto zona mbrohen nga shteti dhe numërohen rreth 384 të tilla. Ato ndahen në 6 kategori sipas rëndësisë: 4 zona rreptësisht të mbrojtura ku përfshihen Laguna e Karavastasë (Lushnjë), Lumi i Gashit (Tropojë), Rrajca (Librazhd) dhe Kardhiq (Gjirokastër), 11 parqe kombëtare; 300 monumente natyrore; 26 zona të menaxhuara, 4 peisazhe të mbrojtura tokësore ose detare, si dhe 4 zona të mbrojtura resursesh. Fillimet e zonave të mbrojtura kanë nisur që në vitin 1940 me shpalljen ose krijimin e rezervatit të parë shtetëror të gjuetisë Kune-Vain-Tale në Lezhë dhe në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorrit në Berat.

Parku Kombëtar “Dajti”

Ndodhet në lindje të kryeqytetit të

Shqipërisë dhe ka një sipërfaqe prej

3300 ha. Ai ndodhet në pjesën lindore

të fushës se gjerë të Tiranës 26 km në

lindje të Tiranës dhe 50 km larg nga

aeroporti “Nënë Tereza”. Tipike e

Parkut te Dajtit është shtrirja e

bimësisë me kate . Ky park është një

zonë shumë e frekuentuar nga

pushuesit ditor. Ai konsiderohet

"Ballkoni natyror i Tiranës". Ai ofron

mundësi akomodimi për pushuesit .

Aty mund te shkohet me teleferik ,

udhëtim i cili ofron një eksperience te

veçante.

Parku Kombëtar “Lugina e Valbonës

Ka një sip prej 8000 ha dhe konsiderohet si mrekullia e Alpeve Shqiptare. Ndodhet 25-30 km në veri-perëndim të qytetit të Bajram Currit. Shtrihet midis majash të larta e të thepisura të mbuluara me një kolorit fantastik ngjyrash në çdo stinë duke dhënë kështu imazhin e një lugine plot labirinte dhe të papritura. Lugina e Valbones nis nga Qafa e Valbones ne perendim dhe perfundon ne luginen e Drinit ne jugperendim.

Lugina e Valbones eshte zona turistike me e vizituar ne rrethin e Tropojes, madje nga me te vizituarat ne Alpet shqiptare . Kjo zone me bukuri te rralla eshte e preferuar jo vetem nga turistet vendas por edhe nga turistet e huaj, te cilet parapelqejne te njihen edhe me zakonet apo traditat e fshatrave me

veriore te vendit.- Ka vlera te medha turistike dhe rekreative te cilat ndërthuren me nje biodiversitet me

rendesi kombetare dhe nderkombetare.

• Parku Kombëtar “ThethiKa një siperfaqe prej 2630 ha dhe ndodhet në Alpet e Shqipërisë, pranë Bjeshkëve të Nëmura. Ai ndodhet në një distancë 70 km larg qytetit të Shkodrës dhe përshkohet nga lumi i Thethit, me një prurje prej rreth 1000-1300 l/sek dhe është i pasur me troftën e malit. Një pikë mjaft piktoreske dhe mahnitëse është Ujëvara e Grunasit. Për tu vlerësuar është prania e drurit relikt të lisit. Ky përfaqëson zonën më të populluar të vendit me rrëqebull ( linx linx ) i cili konsiderohet specia e rrezikuar

Ka një sipërfaqe prej 1280 ha dhe shtrihet në faqen lindore të Masivit "Kurora e Lurës". Mjaft piktoreske këtu janë 14 liqenet akullnajore të Lurës. Në dimër sipërfaqet e tyre ngrijnë. Ndërsa në pjesën jugore të parkut ndodhet "Fusha e Pelave" që ofron pamje shumë çlodhëse, pasi ka bimësi të larmishme me lule shumëngjyrëshe të rrethuara nga drurë shekullorë halorë. Në këtë park ka mundësi të mëdha për zhvillimin e ekoturizmit.

Parku Kombëtar “Lura

Parku Kombëtar “Pishat e DivjakësKa një sipërfaqe prej 1250 ha dhe ndodhet 5 km larg qytetit të Divjakës dhe 40 km larg qytetit të Lushnjes. Ky park është njëkohësisht edhe pjesë e kompleksit Laguna e Karavastasë ndodhet nën mbrojtjen e Konventës Ndërkombëtare të Ramsarit, që nga viti 1994. Ky park përbën një nga ekosistemet më të rëndësishme të gjithë vendit. Kjo sidomos për faunën e pasur ku përfaqësuesi më tipik është pelikani kaçurrel, i cili zë rreth 6.4% të popullatës botërore. Ketu ndodhet pika perendimore e folezimit te ketij shpendi ne europe.

•Parku "Bredhi i Hotoves"•Parku "Bredhi i Hotoves"•Parku "Bredhi i Hotoves"•Parku "Bredhi i Hotoves"

Parku "Bredhi i Hotoves"

Bredhi i Hotovës është park kombëtar, ndodhet në jug të Shqipërisë pak kilometra nga qyteti i Përmetit, dhe mund të cilësohet si mushkria natyrore e Shqipërisë Jugore. Me një shtrirje prej 1200 hektarësh dhe një masiv të mrekullueshëm të përbërë kryesisht nga Bredhi Maqedonas, ky park kombëtar është një nga perlat turistike të Shqipërisë, që ofron surpriza të këndëshme në çdo stinë të vitit, si në dimër, ku ai është i mbuluar nga dëbora por dhe në verë ku mund të shijosh freskinë e tij

Prej disa vitesh ai është kthyer në një vend që vizitohet shpesh nga turistët. Ai ndodhet në zonën e Frashërit, rreth 35 kilometra nga qyteti i Përmetit, në verilindje të tij.Pamja madhështore e parkut të shfaqet nga hyrja e luginës së Lumicës e deri afër majës së malit të Kokojkës. Në Bredhin e Hotovës mund të shkosh me çdo lloj mjeti pavarsisht se rruga nga kthesa e Piskovës, është e paasfaltuar. Por udhëtimi me mjete fuoristrada të krijon lehtësinë për të hyrë sa më thellë në pyll.

Parku "Qafe Shtama"Ka një sipërfaqe prej 2000 ha dhe ndodhet rreth 25 km në verilindje të qytetit të Krujës. Në përgjithësi pamja e këtij parku është rrethor dhe mjaft piktoresk. Në këtë park mjaft tërheqës përmendet çezma e "Nënës Mbretëreshë" me ujë shumë të pastër, të ftohtë e kurativ. Është një zonë mjaft e frekuentuar për vlerat e larta kurative dhe ato të peisazhit që ajo ofron.

Parku Kombetar "Prespa"Ka një sipërfaqe prej 27500 ha, duke perbere ne kete menyre edhe Parkun Kombetar me te madh te Shqipërise. Ndodhet në kryqëzimin e kufijve të Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë. Përbëhet nga liqeni i Prespës së Madhe dhe Prespës së Vogël si dhe pellgu ujëmbledhës i tyre. Kjo zonë është mjaft e pasur me vlera kulturore. Liqeni i Prespës së Madhe dhe Prespës së Vogël janë përfshirë në Parkun Ballkanik të Prespës, me një marrëveshje të kryeministrave të të dy vendeve.

Prespa

•Lugina e lumit të Gashit

Kjo zonë ndodhet në rrethin e Tropojës dhe përfshin zonën e skajit më verilindor të Shqipërisë, në pikën më të lartë të kufirit midis Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi. Lugina e lumit të Gashit, i cili derdhet në Valbonë, fillon nga zona akullnajore e Dobërdolit. Gjatë rrjedhjes së saj kjo luginë shquhet për bukurinë natyrore, mbasi ajo kalon një sërë ngushtimesh e zgjerimesh duke krijuar trajta mjaft tërheqëse. Në njërin prej segmenteve të saj, lugina ngushtohet aq shumë, sa merr formën e një kanioni të ngushtë. Shpatet e luginës janë të veshura me pyje dushku, ahu dhe sidomos me halorë.

Parku Kombetar "Butrinti"

Parqet natyrore kombëtare mund të kthehen në një rrugë të efektshme për të krijuar të ardhura të mira ekonomike, nëpërmjet zhvillimit të qëndrueshëm, kthehen dhe në një element të fortë integrimi për vendet e Ballkanit.

Politikat e promovimit kanë synuar vetëm turizmin e plazheve, pra sezonale, kur kemi gjithë këtë sipërfaqe që duhet eksploruar, dhe ndonëse diçka ka nisur, ecja është e ngadaltë. Ministria e Turizmit dhe ajo e Mjedisit duhet të bëjnë më shumë për promovimin e parqeve kombëtare për të njohur vlerat e tyre me gjithçka kanë traditat, veshjet, kultura, pra duhet një paketë e plotë, një mënyrë e integruar e komponentëve, mjaft e kërkuar nga turistët dhe ku rol kryesor kanë banorët e zonave të mbrojtura.