37
PROJEKT TEMA:DUHANI LENDA:BIOLOGJI GRUPI:NDERGJEGJESIMI OBJEKTIVAT: 1-TE TREGOJME PERBERESIT E TYMIT TE DUHANIT 2-TE TREGOJME ORGANET QE DEMTOHEN NGA PERDORIMI I DUHANIT 3-KESHILLA PER LUFTEN KUNDER DUHANIT PRANOI:M.VJOLLCA KOCI

Grupi''ndërgjegjësimi''(duhani)

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Grupi''ndërgjegjësimi''(duhani)

PROJEKTTEMA:DUHANI

LENDA:BIOLOGJIGRUPI:NDERGJEGJESIMI

OBJEKTIVAT:1-TE TREGOJME PERBERESIT E TYMIT TE

DUHANIT2-TE TREGOJME ORGANET QE DEMTOHEN NGA

PERDORIMI I DUHANIT3-KESHILLA PER LUFTEN KUNDER DUHANIT

PRANOI:M.VJOLLCA KOCI

Page 2: Grupi''ndërgjegjësimi''(duhani)

ANETARET E GRUPIT1-EGILJANA DOBRUSHI(LIDERIA)

2-JOANA ZHUPA3-KLEA SARACI4-ARGIS CELAJ

5-ADNAND HOXHA6-ESTER HARIZI7-KRISTI NE;A

8-GISELA XHEMOLLARI9-VISARTA PASHKAJ

Page 3: Grupi''ndërgjegjësimi''(duhani)

Përbërësit e tymit të duhanit

Amoniaku: përdoret për të rritur nivelin e përthithjes së nikotinës. Amoniaku është edhe lënda bazë e plehut kimik të lëngshëm.Arseniku: përdoret si ilaç në arën ku mbillet bima e duhanit, njëkohësisht përdoret dhe për të mbytur minjtë.Kadmiumi: është përbërës metalik që gjendet në filtër dhe mblidhet nga dheu me përbërje acidi të duhanit, përdoret për të karikuar bateritë e telefonave celularë.Acetoni: përdoret për të hequr dhe pastruar manikyrin dhe për të pastruar banjën.

Page 4: Grupi''ndërgjegjësimi''(duhani)

Butani: ndihmon në ndezjen e cigares.Propilen glikoli: ndikon në krijimin e varësisë me cigaren dhe përshpejton marrjen e nikotinës nga truri.Terpentina (vaj eteror): ky vaj i cili përdoret veçanërisht në cigaret me mente përdoret edhe për të holluar bojën dhe për të hequr vernikun e dërrasës.Benzoli: produktin tjetër që çlirohet nga cigarja e ndezur, benzolin, mund ta gjeni në benzinë dhe ilaçet bujqësore.Plumbi dhe nikeli: këto metale i gjejmë edhe tek cigarja.

Page 5: Grupi''ndërgjegjësimi''(duhani)
Page 6: Grupi''ndërgjegjësimi''(duhani)

Organet e dëmtuara nga duhani

Zemra e “çmendur”Pirja e duhanit është shkaktari kryesor i infarktit dhe i sëmundjeve koronare të zemrës te gratë dhe burrat dhe veçanërisht ajo është e lidhur me 30% të vdekjeve nga sëmundjet koronare të zemrës. Duhani rrit rrezikun e arteriosklerozës dhe të infarktit miokardik, sepse ai favorizon formimin e pllakave dhe formimin e trombeve. Sëmundja koronare arteriale shkaktohet nga monoksidi i karbonit dhe nikotina. Ajo është një nga sëmundjet më të zakonshme në vendet e zhvilluara. Duhanpirësit rrezikojnë të sëmuren dy herë më shumë sesa ata të cilët nuk e pinë atë.

Page 7: Grupi''ndërgjegjësimi''(duhani)

Kancer jo vetëm në mushkëriPirja e duhanit rrit rrezikun e kancerit të fshikëzës, mëlçisë, laringut, ezofagut, pankreasit dhe gojës. Duhani, përveç këtyre, është një faktor rreziku për zhvillimin e diabetit në kohë të hershme. Kur kombinohet me pirjen e alkoolit ky rrezik shkon 150/1 në raport me popullsinë joduhanpirëse. Duhani, duke kontribuar në vazokonstruksionin (ngushtimin) e enëve të gjakut të stomakut rrit përqindjen për ulcerën e stomakut, ndërkohë që rritet 2,7 herë rrezikun për kancer në stomak. Duhani shkakton shumë sëmundje dhe është i dëmshëm për shëndetin e njeriut. Njerëzit mundohen ta lënë duhanin, por nuk munden, pasi ata janë mësuar ta konsumojnë shumë atë. Disa njerëz mendojnë se duhani të largon dhimbjen e kokës, por përkundrazi ai e shton akoma më shumë atë, por ne nuk e ndiejmë.

Page 8: Grupi''ndërgjegjësimi''(duhani)

Cila është lidhja midis duhanpirjes dhe sëmundjeve

kardiovaskulare? 

Duhanpirja është shkaku madhor i formimit të pllakës arterosklerotike - e përbërë nga grumbullimi i yndyrave në arterie. Arteroskleroza ndodh kur struktura normale e arterieve shkatërrohet, muret e arterieve trashen dhe depozitat yndyrore dhe pllakat arterosklerotike bllokojnë fluksin e gjakut të rrjedhë përmes arterieve. Në arteriet koronare, të cilat furnizojnë zemrën me gjak, arteroskleroza ngushton shumë diametrin e enës së gjakut duke pakësuar sasinë e gjakut të pasur me oksigjen që furnizon zemrën, veçanërisht në kushtet e një aktiviteti të shtuar fizik. Kjo shkakton dhimbje gjoksi (angina pektorale) ose simptoma të tjera. Sëmundja e arterieve koronare mund të çojë në atak kardiak

Page 9: Grupi''ndërgjegjësimi''(duhani)
Page 10: Grupi''ndërgjegjësimi''(duhani)

Tetë këshilla për ta lënë duhanin

1. Besoni në vetveten dhe në suksesin tuaj2. Lexoni materiale serioze që t’i mësoni dëmet e cigares3. Qëndroni larg mjedisit ku pihet duhan4. Pranë vetës mos mbani sende që ju kujtojnë cigaren5. Rrini me njerëz të cilët ashtu si ju po përpiqen ta lënë cigaren6. Qëndroni larg pijes së kafes dhe të çajit të cilët mund t’ju nxitin për të pirë duhan7. Kur t’ju lindë dëshira për të pirë cigare shmangeni këtë ndjenjë duke ngrënë ndonjë frutë8. Mjaft me duhanin! Lëre atë të shpëtosh.

Page 11: Grupi''ndërgjegjësimi''(duhani)

Pakënaqësitë që do të keni kur të lini duhanin.Shenjat e mungesës së nikotinës Në 2/3-at e përsonave të varur nga duhani shfaqen shënjat e mungesës së nikotinës dhe janë të përkohëshme. Shumica e këtyre shënjave zhduken për 2 ose 3 javë. Ndonjëherë mund të zgjasin më shumë. Këto shenja janë:• Të mos jesh i qetë• Mungesë gjumi • I/E stresuar• Vështirësi në përqëndrim• Të reagosh në mënyrë të tepërt• I/E nevrikosur• I/E lodhur• Dhimbje koke

Page 12: Grupi''ndërgjegjësimi''(duhani)

A e dini se?Nëse e lini duhanin, pas njëzet minutave nga pirja e cigares së fundit e deri pas një viti trupi juaj do të ndjejë një sërë ndryshimesh të dobishme:1. Pas 20 minutave tensioni i gjakut, rrahjet e zemrës dhe temperature e duareve dhe këmbëve normalizohen.2. Pas 8 orëve përmbajtja e dioksid karbonit në gjakë zbret në nivelin normal.3. Pas 24 orëve pakësohet rreziku i krizave të zemrës.4. Pas 48 orëve përfundimet nervore fillojnë të rriten, permisohet nuhatja dhe aftësia e shijimit.5. Pas dy javëve deri në tre muaj përmisohet qarkullimi i gjakut, ndërsa aftësitë funksionuese rriten mbi 30%.6. Pas një viti rreziku i sëmundjes koronare të zemrës pakësohet dy herë.

Page 13: Grupi''ndërgjegjësimi''(duhani)
Page 14: Grupi''ndërgjegjësimi''(duhani)

Duhani dhe shëndeti juaj

Shumica e njerëzve që pinë duhan kanë probleme me frymëmarrjen dhe rrezik të lartë për të bërë kancer të mushkërive. Gjithashtu, duhanpirja është faktor rreziku kryesor për shumë sëmundje kardiovaskulare.Duhanpirja është shkaku numër 1 i sëmundjeve të parandalueshme që çojnë drejt vdekjes. Duhanpirja është një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve kardiovaskulare që mund të shoqërohen me vdekje të parakohshme. Sipas Shoqatës Amerikane të Kardiologjisë, duhanpirja është një nga shkaqet më të rëndësishme të parandalueshme që mund të çojnë drejt vdekjes.

Page 15: Grupi''ndërgjegjësimi''(duhani)

Përfitimet e lenies së duhanit

Përfitimet në shëndetin tuaj:1-Për 20 minuta ritmi i zemrës, tensioni i gjakut, temperatura e trupit kthehet në

normalitet.2-Për 24 orë sasia e monoksidit të karbonit

ulet.3-Për 2 javë deri në 3 muaj:

• Kapaciteti juaj ushtrimor rritet.• Kolla pakësohet dhe humbet për 3 muaj.

• Ju do të merrni frymë më lehtë.• Do t’ju përmirësohen ndjesitë e të

nuhaturit dhe të shijuarit• Sistemi juaj imunitar fillon të forcohet.

• Do të filloni ta ndieni veten më të fortë.

Page 16: Grupi''ndërgjegjësimi''(duhani)

4-Për 1 vit:• Rreziku për krizën e zemrës fillon të ulet që në ditët e para dhe pas një viti ky rrezik

ulet me 50%. • Rreziku për hemoragjinë e trurit dhe

sëmundjes së enëve të gjakut të këmbëve (sëmundja Buerger) ulet deri në 30-50%.

• Parandalohen sëmundjet e mushkërive si bronkiti kronik dhe emfizema që mund të

përparojnë deri në pamajftueshmëri të sistemit të frymëmarrjes. Në vitet e mëtejshme funksionet e sistemit të

frymëmarrjes përmirësohen.

Page 17: Grupi''ndërgjegjësimi''(duhani)
Page 18: Grupi''ndërgjegjësimi''(duhani)
Page 19: Grupi''ndërgjegjësimi''(duhani)

ALKOOLI

Page 20: Grupi''ndërgjegjësimi''(duhani)
Page 21: Grupi''ndërgjegjësimi''(duhani)
Page 22: Grupi''ndërgjegjësimi''(duhani)
Page 23: Grupi''ndërgjegjësimi''(duhani)
Page 24: Grupi''ndërgjegjësimi''(duhani)

Përqindja e akoolit në pije

Page 25: Grupi''ndërgjegjësimi''(duhani)
Page 26: Grupi''ndërgjegjësimi''(duhani)
Page 27: Grupi''ndërgjegjësimi''(duhani)
Page 28: Grupi''ndërgjegjësimi''(duhani)
Page 29: Grupi''ndërgjegjësimi''(duhani)

DROGA

Page 30: Grupi''ndërgjegjësimi''(duhani)

DROGADrogë është cdo substancë e huaj kimike që ndryshon funksionimin e një sistemi biologjik. Shumë substanca mund të shërbejnë si droga, përfshirë qetësuesit e dhimbjeve, alkooli, nikotina, kafeina, ontibiotikët, drogat klinike dhe drogat e paligjshme psikoaktive. Psikofarmakologjia është shkenca e cila studion ndikimin e drogave psikoaktive te sjellja dhe njohja. Jo të gjitha drogat janë të paligjshme. Për shembull, kafeina (e cila gjendet në kafe ose në pijen “Coca-Cola”), nikotina (e cila gjendet në cigare) dhe alkooli teknikisht janë të gjitha droga të ligjshme edhe pse zakonisht nuk quhen të tilla. Barnat, si ato që shiten me recetë të lëshuar nga mjeku ashtu edhe ato që shiten pa recetë nëpër farmaci, janë droga të ligjshme të cilat na ndihmojnë të shërohemi nga sëmundjet, megjithëse edhe me to mund të abuzohet. 

Page 31: Grupi''ndërgjegjësimi''(duhani)

Klasifikimi i drogave•Depresantët

•Opiatet•Kanabis•Kokaina•Ekstazia•Heroina

•Haluçinogjenët: LSD•Metamfetamina

•Nikotina•Morfina•Kafeina

Page 32: Grupi''ndërgjegjësimi''(duhani)

KanabisKanabisi është një lëndë si duhani, me ngjyrë mes të gjelbrës dhe kafesë, e cila përbëhet nga lulet dhe gjethet e sipërme të thara të bimës së kërpit. Rrëshira e kanabisit apo, siç quhet ndryshe, hashashi, është mbetja e tharë e një lënde që nxirret nga pjesa e sipërme e lulëzuar e bimës së kërpit, e cila kthehet në pluhur ose presohet në forma. Vaji i kanabisit ose, siç quhet ndryshe, vaji i hashashit, është një lëng i cili nxirret ose nga bima e tharë ose nga rrëshira.

Page 33: Grupi''ndërgjegjësimi''(duhani)

KOKAINAKokaina është një pluhur i bardhë ose ngjyrë qumështi, i cili vepron si stimulues i fuqishëm. Kokaina nxirret nga gjethet e bimës së kokës.Gjatë rrugës, mund të tretet ose të “pritet” me lëndë të tjera me qëllim që të rritet sasia.Droga “crack” është një kokainë e cila është përpunuar më tej me amoniak ose bikarbonat natriumi (sodë buke) dhe ngjan si flokëza ose kokrriza të vogla.

Page 34: Grupi''ndërgjegjësimi''(duhani)

EkstazaEkstaza është një stimulues psikoaktiv, i cili zakonisht prodhohet në laboratorë të paligjshëm. Në të vërtetë, termi “ekstazë” ka evoluar dhe nuk përdoret për të quajtur vetëm një lëndë kimike por në të vërtetë një gamë lëndësh të tilla të cilat kanë një efekt të ngjashëm te përdoruesi. Shpesh, çfarëdo tablete me stemë tani quhet “ekstazë” pavarësisht përbërjes së vet kimike. Edhe pse kjo drogë zakonisht shpërndahet në formën e një tablete, ajo mund të jetë edhe në formë pluhuri ose kapsule. Tabletat mund të kenë forma dhe madhësi të ndryshme.

Page 35: Grupi''ndërgjegjësimi''(duhani)
Page 36: Grupi''ndërgjegjësimi''(duhani)
Page 37: Grupi''ndërgjegjësimi''(duhani)