7

Click here to load reader

Leonardo Da Vinci

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Leonardo Da Vinci

Punoi:

Keisi Mecaj

Leonardo Da Vinci

Një ndër humanistët më

të mëdhenj ne

kategorinë e artit.

Page 2: Leonardo Da Vinci
Page 3: Leonardo Da Vinci

Jeta Leonardo di ser Piero da Vinci lindi më 15 prill 1452 në Ankiano

të Vinçit; vdiq më 2 maj 1519 në Kështjellën e Cloux të Ambuazit. Sipas

dëshirës së tij arkivoli u ndoq nga 60 lypsa.

Ishte arkitekt i

famshëm, shpikës, inxhinier, piktor e skulptor

italian i Rilindjes. Babai i tij Ser Piero da

Vinci ishte noter ndërsa e ëma Katerina një

fshatare.

Si piktor, ishte nxënës i Verrocchios, në

shitoren e të cilit njohu bashkënxënësin

Lorenzo di Credi, që shquhej për stilin e tij të

hijshëm me vija të prera e të sakta. Këto

mënyra të di Credi-t ndikuan te Leonardoja,

por më pas ishte radha e Lorencos të mësonte

nga Leonardo. Në vitin 1516 hyri në

shërbimin e Francesko I me detyrën piktor i

parë, inxhinier e arkitekt i Mbretit ; iu lejua përdorimi i Clos Lucé, pranë

Kështjellës së Ambuazës, vendbanim i mbretit, bashkë me një pension të

majmë. Leonardo e mbreti u bënë miq të mirë.

Leonardo ishte vegjetarian për gjithë jetën e tij. Piktor e nxënës në shitoren e

Verrokios, ku mori ndikim të pikturës tejet realiste qoftë nga Verrokio, mbi

të gjitha edhe nga Lorenco di Kredi. Nga 1482 deri 1499 punoi

për Ludoviko Sforca, Dukë i Milanos, ku pat shitoren e tij me nxënës.

Clos Lucé në Francë, ku vdiq

Leonardoja në vitin 1519

Page 4: Leonardo Da Vinci

Darka e Fundit është darka e fundit

që Jezu Krishti kishte shtruar për

rrethin e tij të ngushtë. Eshte pikturuar

ne 1498.

Vepra më e njohur është Mona

Liza e njohur edhe si La

Gioconda. Ruhet në Muzeun e

Luvrit në Paris, pikturuar në

vitet 1503-1506.

Vetëportreti i da Vinçit.

Vizatim me shkumës të kuq.

Pikturat e Para

Madonna

(1475)

Genevra de'

Benci (1478)

Luftëtar

(1472)

Page 5: Leonardo Da Vinci
Page 6: Leonardo Da Vinci

Shkence dhe Inxhinieri

Ende më mbresëlënëse se punët e tij artistike qenë studimet e tij në fushën shkencore e

inxhinierike, regjistruar në librin e tij të shënimeve që zënë pothuajse 8.000 faqe

shënimesh e skicash që ndërthurin artet dhe shkencën. Leonardo ishte majtosh dhe shpesh

e përdorte shkrimin pasqyrë, pra shkruante nga e djathta në të majtë. Ai qe i pari që

përdori atë që ne sot quajmë "metodë shkencore".

Ai ishte i magjepsur nga fluturimi. Bëri studime të

hollësishme mbi fluturimin e zogjve dhe projektoi makina të

ndryshme fluturuese, përfshirë edhe një helikopter që vihej në

lëvizje nga katër njerëz dhe një deltaplan.

Mori pjesë në shumë autopsi duke bërë një numër të

skicimeve anatomike tejet të hollësishme, duke projektuar një

studim të plotë të anatomisë njerëzore e krahasore.

Leonardo shfrytëzoi në veçanti këto dituri anatomike edhe në

mekanikë: është projekti i parë i dokumentuar mbi

një robot humanoid rreth viteve1495. Shënime te zbuluara që datojnë rreth 1495 - 1497

tregojnë skicime të hollësishme mbi një kalorës mekanik, që ishte me sa duket në gjendje

të ngrihej në këmbë, lëvizte krahët, kokën dhe nofullat, duke nxjerrë tinguj nga goja.

Edhe pse ishte kunder luftrave, shënimet e tij përmbajnë një

numër të madh shpikjesh në fushën ushtarake: mitroloz dhe

"tanke" të lëvizura nga njerëz apo kuaj,

bomba copëtuese, etj.

Shpikje të tjera përfshijnë nëndetëset, parashutën, biçikletën,

një aparat me rrota të dhëmbëzuara, një përdorim industrial të

energjisë diellore nëpërmjet përdorimit pasqyrave konkave për

ngrohjen e ujit., një automobil shtyrë nga një mekanizëm me

sustë dhe një tezgjah automatik.

Studimet e embrionit

Skice e makinës

fluturuese

Biçikleta e projektuar nga Da

Vinçi

“Njeriu Vitruvian”

është skicë e

hollësishme e

trupit të njeriut.

Eshte vizatimi me

I sakte, sepse

zbaton raportin e

prerjes se arte.

Page 7: Leonardo Da Vinci