7
Makinat me hidrogjen një hap para Projektet dhe studimet për të ndërtuar një automjet që të funksionojë me hidrogjen, duke i shkaktuar zero ndotje ambientit, por edhe për të shmangur varësinë nga nafta, kanë nxitur shumë kompani të prodhimit të automjeteve të ngrenë grupe pune në këtë fushë. Prej vitesh janë kryer qindra testime. Hapa përpara ka pasur, por asnjë testim nuk ka qenë bindës për t’u përcaktuar si mjeti lëvizës i së ardhmes. Kostoja e këtyre studimeve u ka marrë çdo vit miliona dollarë kompanive të prodhimit të automjeteve. Këto shuma janë domethënëse, sidomos në këtë periudhë krize, kur kërkesa e tregut është tronditur. Për të përballuar koston e këtyre eksperimenteve,

Makinat hibride

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Makinat hibride

Makinat me hidrogjen një hap para

Projektet dhe studimet për të ndërtuar një automjet që të funksionojë me hidrogjen, duke i shkaktuar zero ndotje ambientit, por edhe për të shmangur varësinë nga nafta, kanë nxitur shumë kompani të prodhimit të automjeteve të ngrenë grupe pune në këtë fushë.Prej vitesh janë kryer qindra testime. Hapa përpara ka pasur, por asnjë testim nuk ka qenë bindës për t’u përcaktuar si mjeti lëvizës i së ardhmes. Kostoja e këtyre studimeve u ka marrë çdo vit miliona dollarë kompanive të prodhimit të automjeteve.Këto shuma janë domethënëse, sidomos në këtë periudhë krize, kur kërkesa e tregut është tronditur. Për të përballuar koston e këtyre eksperimenteve, katër gjigandët e prodhimit të automjeteve, Mercedes, Renault, Ford dhe Nissan vendosën të punojnë së bashku.

Page 2: Makinat hibride

MAKINAT ME HIDROGJEN NJË HAP PARA

Çfarë do të thotë kjo? Financimi do të ndahet në katër pjesë të barabarta me objektivin që të arrihet një produkt me çmime të përballueshme nga qytetarët brenda vitit 2017.

Me t’u arritur objektivi, që të katër kompanitë kanë të drejtën e shfrytëzimit të tij, ndërsa është rënë dakord që çmimi, me të cilin do të hidhet në treg automjeti me hidrogjen, të mos jetë më i madh se çmimi i modeleve hibride që shiten aktualisht.

Marrëveshja e këtij lloji mes kompanive që konkurrojnë ashpër njëra-tjetrën në tregun global është më e madhja, por jo e para.

Page 3: Makinat hibride

Vetëm pak ditë më parë, një marrëveshje të njëjtë me objektiv për gjetjen e një formule të përdorimit të hidrogjenit në prodhimin e energjisë për të lëvizur automjetet, u nënshkrua mes BMW-së dhe Toyota-s.

Page 4: Makinat hibride

MAKINA QË PËRDOR ENERGJINË DIELLORE

Në fillim të shekullit të XX-të, energjia elektrike, ajo me avull dhe benzina konkurronin për epërsinë mbi automobilat. Sot, makinat mund të funksionojnë me benzinë, bateri elektrike, ose të dyja. Makina C-Max Solar Energi Concept nuk është makina e zakonshme hibride.

 “Ajo në fakt mund të funksionojë nga tre burime energjie. Nga karikimi me energji elektrike, nga rrezet e diellit, ose me benzinë. Pra, është e mirë nga të tëra anët.”

Dhe, shton zyrtari i firmës Ford,  Mike Tinskey, mund të jetë e ardhmja e transportit.  Ai shpjegon se si panelet diellore, të vendosura në tavan të automjetit, do të shfrytëzojnë energjinë e diellit.

“Mendoni për të sikur të jetë një strukturë parkimi.  Është një tendë poshtë së cilës parkohet automjeti, ndërkohë që ajo kap energjinë diellore. Çdo ditë që bateria karikohet plotësisht, dhe makina mund të ecë rreth 35 kilometra vetëm me energji elektrike…energji e lirë, e pastër, çdo ditë.” 

Page 5: Makinat hibride

MAKINA QË PËRDOR ENERGJINË DIELLORE

Prodhuesit kryesorë të makinave e kanë përdorur energjinë e diellit në të kaluarën. Por panelet diellore ose janë përdorur për pajisje të tjera si ajër të kondicionuar, ose për makina jo-praktike testimi, sipas historianit të automobilave, Leslie Kendall.

“Makinat duhej të ishin të lehta për të qenë aerodinamike. Duhej të ishin tejet efikase dhe nuk ishin praktike. Por tani kemi një makinë moderne që mund ta përdorësh realisht çdo ditë. Energjia diellore nuk është burimi i saj i vetëm, por është një hap i madh drejt saj.” 

Zyrtarët e Ford-it thonë se para se të fillojnë me prodhimin në masë, ata kanë ende disa çështje për të zgjidhur…si të mbahet automjeti ftohtë nën tendë dhe se si mos të lejohen njerëzit të ecin nën të kur është në karikim.

Page 6: Makinat hibride

TRANSPORTI NDOTJA

Transporti• Transporti është një kontribuesi madh në shkarkimet e gazrave me efekt serrë. Monoksidi i karbonit është krijuar përmes djegies jo të plotë të karburantit nga motorët me benzinë.• Rrezatimet VOC vijnë nga djegia jo e plotë e karburantit dhe nga avullimii karburantit nga motorët me benzinë dhe nga pikat e shpërndarjes së karburanteve. VOC-et kontribuojnë në hollimin e shtresës së ozonit troposferik.• Grimcat e imta vijnë, kryesisht, nga motorët që punojnë me naftë, të cilët shkarkojnë rreth 50 herë më shumë sesa motorët me benzinë.• Shkarkimet e zakonshme dhe ato aksidentale të naftës dhe të substancave kimike nga kamionët dhe nga cisternat ndikojnë në ndotjen e tokës, lumenjve dhe të deteve.• Zënia e Tokës

Energjia• Djegia e karburanteve fosile çon në shkarkimin e CO2, SOx, NOx, grimcave të imta dhe të pluhurit.• Energjia bërthamore Problemet rriten nga depozitimi dhe vendosja e mbeturinave radioaktive, si dhe nga rreziku i ndotjeve më të mëdha mjedisore nga aksidentet bërthamore.Një tjetër shqetësim lidhur me rreziqet dhe me problemet e depozitimit të mbeturinave ka të bëjë me nxjerrjen jashtë përdorimit të reaktorëve bërthamorë.

Page 7: Makinat hibride

PROJEKT Tema : Makinat qe ndotin me pak mjedisin Motorret hibrid . Koha 45 min Vendi klase Punoi : Kletia Sula Pranoi Griselda Allgjataj Klasa IX-a