29
Valbona Imeraj ARSIMI FILLOR Planifikim mësimi: Edukatë shoqërore 3

Modeli i një planifikimi ditor

Embed Size (px)

Citation preview

Valbona Imeraj

ARSIMI

FILLOR Planifikim mësimi: Edukatë shoqërore 3

Faqe 2

PLANIFIKIMI

I ORËS SË MËSIMIT

Faqe 3

Lënda: Edukatë shoqërore

Tema: Ç’janë rregullat?

Objektivi implikues:

Të demostrojë përgjegjësi, në realizimin e rregullave në mjedise të ndryshme.

Objektivat :

Në përfundim të orës së mësimit nxënësi do të jetë në gjendje:

1. Të shpjegojë me fjalët e veta kuptimin e konceptit rregull, duke përdorur burime të ndryshme

informacioni.

2. Të përpilojë rregulla për mjedise të ndryshme, duke u bazuar në kërkesat e veçanta të këtyre

mjediseve.

3. Të diskutojë për rëndësinë e rregullave, duke dhënë argumenta dhe shembuj që mbështesin

qëndrimin e tij.

Mjetet: organizues grafikë, lapsa, bojra, fletë A4, enciklopedi, Fjalori i gjuhës shqipe, instrumentat e

vlerësimit të nxënësit.

Konceptet kryesore:rregull, korrekt, rregulla të shkruara, rregulla të pashkruara, rregullat në natyrë,

rregullat në shoqëri..

STRUKTURA E MËSIMIT

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve

Organizimi i nxënësve

Parashikimi Stuhi mendimi Rikujtim i njohurive të marra Nxitja e diskutimit

Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Grafiku organizues Të nxënët në bashkëpunim

Punë në grup bazë ( 4 nxënës)

Përforcimi Rrjeti i diskutimit Shkëmbim idesh Punë individuale

I. PARASHIKIMI

Koha : 5 min

Tërheqja e vëmendjes

Shkruaj temën në tabelë “Ç’janë rregullat?” dhe i drejtohem nxënësve:

Kërkoj nga nxënësit të shprehin me sa më shumë fjalë, kuptimin e konceptit “ rregull”.

Përgjigjet e nxënësve i shkruaj në tabelë:

Faqe 4

RREGULLAT

Kërkesa sjellje të kërkuara detyra urdhëra përcaktues të sjelljes sjellje të detyrura

Komunikimi I objektivave

Komunikoj tek nxënësit veprimtaritë që ata do të kryejnë gjatë orës së mësimit:

Gjatë kësaj ore mësimi ju do të kryeni këto veprimtari:

1. Do të shpjegoni me fjalët tuaja kuptimin e fjalës “ rregull”, duke përdorur burime të

ndryshme informacioni.

2. Do të krijoni rregulla për mjedise të ndryshme, duke u bazuar në kërkesat e veçanta që

kanë këto mjedise.

3. Do të diskutoni për rëndësinë e rregullave, duke dhënë shpjegime dhe prova për të

mbështetur mëndimin tuaj.

II. NDËRTIMI I NJOHURIVE

Koha : 25 minuta (5+ 10 + 10)

Paraqitja e materialit (5min)

I shpjegoj nxënësve mënyrën si do të kryejnë veprimtaritë:

Për të kryer dy veprimtaritë e para , që përshkruam më parë, nx. do të punojnë në grupe. Secili grup do të

marrë , fletën e punës dhe udhëzimet përkatëse. Puna do të zgjasë 10 min. Më pas raportuesi I grupit do të

prezantojë punën e grupit të tij.

Shpërndaj fletët e punës dhe ndaj rolet në grupe.

Disa grupe do të kenë këto ndarje rolesh: ilustruesi 1, ilustruesi 2, ilustruesi 3, ilustruesi 4, raportuesi.

Disa grupe të tjera do të kenë këtë ndarje në role pune: bërësi i pyetjeve, gjetësi I fjalëve, shkruesi, ,

raportuesi.

Ndarja e tretë sipas roleve të punës do të ketë këtë strukturë: bërësi I pyetjeve, hulumtuesi, gjetësi I

fjalëve, raportuesi.

Grupi 1- Nxënësit do të kërkojnë për të gjetur informacionin dhe për të plotësuar dy grafikët 1&2, në

“Fjalorin e gjuhës shqipe”

Grupi 2- Nxënësit do të kërkojnë dhe do të gjejë informacionin për të plotësuar grafikun 3 , në librin e

Edukatës shoqërore 3.

Grupi 3- Nxënësit do të kërkojnë dhe do të gjejë informacionin për të plotësuar grafikun 4 , në “Libri i dijes i

lidhur me internetin”.

Faqe 5

Grupi 4- Nxënësit do të kërkojnë dhe do të gjejë informacionin për të plotësuar grafikikun 5 , në “Librin e

madh të diturisë”.

Grupi 5- Nxënësit do të kërkojnë dhe do të gjejë informacionin për të plotësuar grafikun 6 , në librin

“Enciklopedia e re për fëmijë”.

Grupi 6- Nxënësit do të kërkojnë dhe do të gjejë informacionin për të plotësuar grafikun 7 , në librin e

Edukatës shoqërore 3.

Grupi 7- Nxënësit do të kërkojnë dhe do të gjejë informacionin për të plotësuar grafikun 8 , në rregulloret e

bibliotekës së shkollës dhe të kinemasë.

Grupi 8- Nxënësit do të kërkojnë dhe do të gjejë informacionin për të plotësuar grafikun 9 , në rregulloren e

shkollës.

Formimi i sjelljes së dëshirueshme (10 min)

Gjatë veprimtarisë, shkoj në çdo grup, ku do të ndjek nxënsit nga afër për t’I ndihmuar në

përdorimin e burimit të informacionit, që ata kanë zgjedhur. Kjo veprimtari e planifikuar në këtë

mënyrë i ndihmon nxënësit në krijimin e shprehive kërkimore, të formimit shprehive të mendimit

dhe të të nxënit në bashkëpunim.

Sigurimi i komenteve dhe informacionit të ndërsjellë (10 min)

Përfaqësues të grupeve prezantojnë, punën në grup që kanë bërë, duke dhënë shpjegimet përkatëse.

III. PËRFORCIMI

Koha : 15 minuta

Shtroj pyetjen për diskutim:

A janë të rëndësishme rregullat?

I kërkoj nxënësve të përqëndrohen për disa minuta për të formuluar mendimin e tyre. Më pas nxënësit i

japin mendimet e tyre me zë , duke dhënë argumentet dhe shembujt që kanë përgatitur. Argumentet dhe

shembujt që sjellin nxënësit , shënohen në tabelë, në grafikun e diskutimit ( Grafiku 10).

Përmbledhja e orës së mësimit

Pyes nxënësit:

-Çfarë do të mbani mend ju nga këto aktivitete që zhvilluam sot në klasë?

Nxënësit japin mendimet e tyre në lidhje me atë çka kanë memorizuar në lidhje me aktivitete e organizuara

Vlerësimi i punës së nxënësve

Vlerësimi i nxënësve do të bëhet duke u bazuar në cilësinë e argumenteve dhe shembujve që sollën,

pjesëmarrjes në punën në grup, përdorimin si argument të informacionit të ri. Vlerësimi do të kryhet duke

përdorur një instrument vlerësimi, i cili do t’i jepet çdo nxënësi që do të marrë një vlerësim.

Faqe 6

Krahas këtij vlerësimi do të bëj dhe vlerësim motivues për nxënësit që punuan në grupe duke përdorur dhe

këshilla sipas rastit përveç shprehjeve vlerësuese.

Detyrat e shtëpisë

Nxënësit do të marrin detyra të ndara në tre grupe . Detyrat nxënësit i zgjedhin vetë, sipas mundësisë dhe

dëshirës.

Grupi i parë: Jepni mendimin tuaj në lidhje me situatën problemore në libër, duke e argumentuar atë.

Grupi i dytë: Vlerësoni sjelljen e nxënësve në klasën tonë. Shkruani jë tekst me tre paragrafë dhe 1

argument në lidhje me vlerësimin tuaj.

Grupi i tretë: Krijoni rregulla të reja për mbarëvajtjen e veprimtarisë në klasë, duke e argumentuar atë.

Bibliografia IZHA. (2007) Programe lëndore klasa e tretë. Tiranë

Musai, B.(2003) Metodologji e mësimdhënies. Tiranë: ALBGRAF

Temple, C. Crawford ,A. Saul, W. Mathewus, R. S. Makinster, J. ( 2005). Strategji të mësimdhënies

dhe të të nxënit për klasat mendimtare. Tiranë: CDE

Woolfolk, A. ( 2011) Psikologji edukimi. Tiranë: CDE

Faqe 7

INSTRUMENTI I VLERËSIMIT

Kriteri Nuk përfshihet dhe nuk demonstron përdorim të njohurive të veta.

Rrallë herë përfshihet e demonstron përdorim të njohurive pa ilustruar me shembuj idetë e veta.

Herë pas herë përfshihet e demonstron përdorim të njohurive duke ilustruar me shembuj idetë e veta.

Shpesh përfshihet e demonstron përdorim të njohurive duke ilustruar me shebuj idetë e veta.

Gjithmonë, përfshihet e demonstron përdorim të njohurive ekzistuese dhe të atyre të reja për të formuluar, shprehur dhe mbrojtur idetë dhe mendimet e veta

Nota 1 2 3 4 5

Faqe 8

GRAFIKËT ORGANIZUES

Faqe 9

Grupi i parë

GRAFIKU I FJALORIT

Shpjegimi në fjalor

_____________________________

_____________________________

RREGULL Antonimi

________________________

________________________

Fjali me fjalën rregull

_____________________________________________________

Faqe 10

Grupi i dytë

GRAFIKU I FJALORIT

Shpjegimi në fjalor

_____________________________

_____________________________

KORREKT Antonimi

________________________

________________________

Fjali me fjalën korrekt

_____________________________________________________

_____________________________________________________

_____________________________________________________

_____________________________________________________

_____________________________________________________

Faqe 11

Grupi i tretë

Harta e konceptit

Çfarë roli kanë rregullat? Çfarë rregullojnë, rregullat?

________________________ __________________________

RREGULLI

Kush i shkruan rregullat? Kush i zbaton rregullat?

______________________ ______________________

______________________ ______________________

Faqe 12

Grupi i katërt

GRAFIKU ORGANIZUES

Pranvera Vera

RREGULLAT E NATYRËS

Stinët

Vjeshta Dimri

Faqe 13

Grupi i pestë

GRAFIKU ORGANIZUES

Dalja e rrënjës Rritja e filizit

RREGULLAT TEK BIMËT

Mbirja e farës

Çelja e gjetheve

Faqe 14

Grupi i gjashtë

GRAFIKU ORGANIZUES

Vezët Larva në formë krimbi

RREGULLAT NË

BOTËN E KAFSHËVE

Zhvillimi i fluturës

Fshikëza Flutura

Faqe 15

Grupi i shtatë

Harta e mendimit

Ç’ janë rregullat e shkruara? Ç’ janë rregullat e pashkruara?

______________________ _________________________

___________________________________________________

LLOJET E RREGULLAVE

Si përcillen tek njerëzit? Si përcillen tek njerëzit?

______________________ _________________________

___________________________________________________

___________________________________________________

Faqe 16

Grupi i tetë

RREGULLAT NË SHKOLLË RREGULLAT NË KLASË

Faqe 17

Grupi i nëntë

RREGULLAT NË KINEMA RREGULLAT NË BIBLIOTEKË

Faqe 18

Grafiku 10

RRJETI I DISKUTIMIT

A janë të rëndësishme rregullat për njerëzit?

PO JO

Pse po? Pse jo?

________________________________________________

________________________________________________

________________________________________________

________________________________________________

Shembull Shembull

Faqe 19

FOTOGRAFI

Faqe 20

Faqe 21

Faqe 22

Faqe 23

Faqe 24

Faqe 25

Faqe 26

Faqe 27

Faqe 28

Faqe 29