26
TIRAN A QYTETI IM

Tirana copia - copia

Embed Size (px)

DESCRIPTION

xv

Citation preview

Page 1: Tirana   copia - copia

TIRANA

QYTETI IM

Page 2: Tirana   copia - copia
Page 3: Tirana   copia - copia

SHTRIRJA E TIRANËS Tirana ndodhet 110 metra mbi nivelin e detit. Lartësia

mesatare e fushës së Tiranës është 521 m, kurse dy malet më të larta rrëz të cilëve shtrihet janë Mali i Dajtit me 1612 m dhe Mali me Gropa me 1828 m.

Qyteti gjendet rreth 34 kilometra larg detit Adriatik në perëndim. Nga jugu dhe perëndimi rrethohet nga kodra relativisht të ulta, kurse nga ana veriperëndimore Tirana shtrihet mbi një zonë të rrafshët.

Në periferinë veriore kalon lumi i Tiranës. Disa kilometra më tutje nga ana jugore rrjedh lumi i Erzenit. Sipërfaqja e qytetit të Tiranës është rreth 31 km², ndërsa sipërfaqja e gjithë rrethit është 1288 km² dhe përfshin katër qendra: Tiranën,Vorën dhe Kamzën si dhe 150 fshatra.

Qendrën e Tiranës e përshkon përroi i Lanës i cili në grykëderdhje bashkohet me lumin Ishëm.

Tirana ndodhet në të njëjtin paralel me Napolin, Madritin dhe Stambollin dhe në të njëjtin meridian me Budapestin dhe Krakovin.

Page 4: Tirana   copia - copia

PAMJE E QYTETIT TË TIRANËS NGA MALI I DAJTIT

Page 5: Tirana   copia - copia

TRI HIPOTEZA MBI PREJARDHJEN E EMRIT “TIRANË”

 “Tiranë” mendohet se vjen nga fjala “Theranda”, e përmendur në burimet e lashta greke dhe latine, që vendasit e quanin Te Ranat, meqë fusha ishte formuar si rezultat i materialeve të ngurta që sillnin ujrat nga malet përreth.

“Tirana” vjen nga “Tirkan”. Tirkan ka qenë një

kështjellë në shpat të Malit të Dajtit. Edhe sot e kësaj dite ekzistojnë rrënojat e kësaj kështjelle të lashtë që daton në fillimin e shekullit I p.e.s. Kjo mendohet të ketë qenë kështjella që historiani bizantin Prokop, (shek.VI), e quan Kështjella e Tirkanit.

“Tirana” vjen nga greqishtja e vjetër, “Tyros” që do të thotë bulmet. Mendohet se ky variant ka mbetur ngaqë në fushën e Tiranës bëhej tregtimi i bulmetrave nga barinjtë e zonave përreth.

Page 6: Tirana   copia - copia

TIRANA,KRYEQYTET Tirana u shpall kryeqytet

i përkohshëm i Shqipërisë në 9.02.1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe pjesëtarët e Këshillit Kombëtar hynë në qytet në 11 shkurt 1920. Përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërisë  në vitin 1925 nga Asambleja kushtetuese . Sidoqoftë jeta e Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë fillon më 11 shkurt 1920

Page 7: Tirana   copia - copia
Page 8: Tirana   copia - copia

ADMINISTRIMI I TIRANËS Deri në shekullin e XV Sundimtarët e Pellgut të Tiranës Familja e Topiajve deri në shekullin e

XIV Familja e Kastriotëve deri në shekullin

e XV Me vdekjen e Skënderbeut, territoret

e sundimit të tij me qendër Krujën u tkurrën u shpopulluan e deri u braktisën duke rimarë format e niveleve të fshatrave. Në këto rrethana fillon e i hapet rrugë një qendre tjetër, pesha e së cilës është shkallëzisht në rritje.

Page 9: Tirana   copia - copia

POPULLSIA NË QYTETINE TIRANËS NDËR VITE Për herë të parë regjistrimi i tokave

u bë nën pushtimin otoman në vitet 1431-1432. Tirana kishte 60 qendra të banuara me rreth 1000 shtëpi dhe 7300 banorë.

Në shekullin XV njihen, siç përmendet nga Marin Barleti, Tirana e Madhe dhe Tirana e Vogël.

Në regjistrimet e vitit 1583 treva e Tiranës rezulton me 110 qendra të banuara, 2900 shtëpi dhe 20, 000 banorë.

Në vitin 1703, Tirana kishte 4000 banorë.

Në vitin 1769 treva e Tiranës eksportonte në tregjet e Venedikut 2600 fuçi me vaj ulliri dhe 14.000 dengje duhani.

Në vitin 1820, Tirana kishte 12.000 banorë.

Në vitin 1901, Tirana kishte 15.000 banorë.

Në fillim të shekullit XX, Tirana kishte 140.000 rrënjë ulliri, 400 mullinj vaji, ndësa pazari i saj numëronte 700 dyqane.

Në vitin 1838, Tirana kishte 38.000 banorë.

Në vitin 1945 kishte 60.000 banorë.

Në vitin 1990 Tirana kishte 250.000 banorë. Aktualisht, dyndja masive e banorëve nga gjithë pjesët e tjera të vendit drejt kryeqytetit, e ka çuar popullsinë e Tiranës në mbi 700.000 banorë.

Page 10: Tirana   copia - copia

MONUMENTE NË QYTETIN E TIRANËS

Page 11: Tirana   copia - copia

KULLA E SAHATIT

  Kulla e Sahatit u fillua nga Haxhi Et'hem Beu rreth vitit 1821-1822 dhe u përfundua me ndihmat e familjeve të pasura të Tiranës. Montimi i sahatit u bë nga familja Tufina. Më 1928 u ble në Gjermani nga shteti shqiptar një sahat modern dhe kulla u ngrit në lartësine 35 metra. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Sahati u dëmtua, por u rivu në punë në korrik të vitit 1946.

Page 12: Tirana   copia - copia

XHAMIA

Xhamia në qendër të Tiranës, e quajtur Xhamia e Et'hem Beut, filloi të ndërtohej më 1789 nga Molla Beu, i ardhur nga Petrela. Xhamia u përfundua më 1821 nga i biri i Molla Beut, Haxhi Et'hem Beu, stërnipi i Sulejman Pashës. Për të punuan mjeshtrit më të mirë të Shqipërisë.

Page 13: Tirana   copia - copia

Biblioteka u themelua në vitin 1922 dhe kishte 5000 vëllime.

Kalaja e Petrelës ndodhet 12 km nga Tirana dhe daton në shekullin IV, para Krishtit. Formën e saj aktuale e mori në shekullin e XIII nën sundimin e Topiajve dhe më vonë kaloi pronë e familjes së Kastriotëve.

Page 14: Tirana   copia - copia

Godina ekzistuese e Parlamentit u ngrit më 1924 dhe fillimisht ka shërbyer si Klubi i Oficerëve. Atje, më 1 shtator 1928, Ahmet Zogu shpalli monarkinë.

Qendra e Tiranës është projektuar nga arkitektët e njohur italianë të periudhës musoliniane Florestano de Fausto dhe Armando Brasini.

Page 15: Tirana   copia - copia

 Pallati i Kulturës, ku ndodhet Teatri i Operas dhe Baletit dhe Bibloteka Kombëtare, u përfundua më 1963. Ai u ndërtua mbi ish-Pazarin e Vjetër të Tiranës dhe tulla e parë u vendos nga ish-presidenti sovjetik Nikita Hrushov më 1959.

Monumenti i Skënderbeut, i ngritur më 1968, është vepër e Odhise Paskalit, në bashkëpunim me Andrea Manon dhe Janaq Paçon. Ai u vendos me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar.

Monumenti “Nënë Shqipëri”, 12 metra i lartë, u përurua në varrezat e “Dëshmorëve të Kombit” më 1971.

Page 16: Tirana   copia - copia

Galeria e Arteve Figurative u krijua më 1976 dhe në të përfshihen rreth 3200 vepra të autorëve shqiptarë dhe të huaj.

Muzeu Historik Kombëtar u ndërtua më 1981 dhe afresku në pjesën ballore të tij titullohet “Shqipëria”.

Piramida u projektua nga një grup arkitektësh nën drejtimin e Pranvera Hoxhës dhe Klement Kolanecit.

Page 17: Tirana   copia - copia

TIRANA E SË ARDHMES

Page 18: Tirana   copia - copia
Page 19: Tirana   copia - copia
Page 20: Tirana   copia - copia
Page 21: Tirana   copia - copia

GASTRONOMIA E TIRANËS

Tava e dheut

Page 22: Tirana   copia - copia

GASTONOMIA

Speca të mbushur

Page 23: Tirana   copia - copia

GASTRONOMIA

Byrek me kumgull

Page 24: Tirana   copia - copia

GASTRONOMIA

Gliko shalqiri

Page 25: Tirana   copia - copia

GOJEDHENA

Djali dhe e bukura e dheutQerosiTre shoket dhe e bukura e dheutTri motrat dhe tre vellezeritVajza qe u be djaleLegjenda e djaloshit qe kuptonte gjuhen e kafsheveAriu dhe dervishiGjarperi dhe vajza e mbretitGjysmagjeli

Page 26: Tirana   copia - copia

FJALË TË URTA FJALË TË URTA

Ku ka tym,ka edhe zjarr.- Hekuri lakohet sa është i nxehtë. - Gur gur behet mur.- Shkaut nuk i besohet as kur është i vdekur.- Fshati qe duket nuk do kallauz.- Këmbët e shpejta faqja e bardhë.- Moti i mirë duket që në mëngjes.- Kush nuk ka kokë ka këmbë.- I duruari i fituari.- Punën e sotme mos e lër për nesër.- Mendja e madhe e keqja e të zott.- Mos i shih gunën po punën.- Shqiptari kur jep fjalën ther djalën.- Pika pika mbushet pusi.

- M'ka djeg tamli e i fryej Kosit.- Dita e mirë shihet në mëngjes.- Korbi korbit sytë s'ja nxjerr.- Ma mirë një zog n'grusht se njiqind n'hava.- Gjarprin godite në kokë.- Mos e nguc grajzin me krane se gjen t'zezën tande.- Muri ka vesh e gardhi ka sy.- Nata s'ka ispat (dëshmitar).- Lira e vogël por me vlerë.- Goja kapak ,trupi rahat.- Qeni dhe shkau nuk kan besë.- Qejf për njeri e tym për shpije.- Sa pata qura e qurana ,pata miq pata jarana.- Ara e zezë por buka e bardhë.- Bira e minit treqind grosh.- Pa hangër hudër nuk t'vie era.- Ku ka zë s'është pa as gjë.