17
UJI NE NATYRE

Uji ne natyrre

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Uji ne natyrre

UJI NE NATYRE

Page 2: Uji ne natyrre

1.BIOLOGJIUji, respektivisht, mungesa e tij ndikon në organet vitale

Truri – nëse keni pirë ujë mjaftueshëm edhe kujtesën do ta keni më mirë, disponimin stabil, ndërsa koncentrimin të mirë. Me një gotë ujë mendohet më lehtë dhe më shpejtë për problemet. Hulumtuesit mendojnë që uji i pamjaftueshëm në trup zvogëlon edhe rrjedhën e oksigjenit në tru. Apo thjesht etja nuk ju lejon të koncentroheni.

Page 3: Uji ne natyrre
Page 4: Uji ne natyrre

Zemra – dehidrimi zvogëlon vëllimin e gjakut. Prandaj zemra duhet të pompojë me zor sasinë e reduktuar të gjakut për të sjellë oksigjen të mjaftueshëm në qelizat trupore. Për këtë arsye, janë më të lodhshme edhe aktivitetet e zakonshme, si ecja dhe ngjitja në shkallë.

Gjaku – trupi lirohet nga nxehtësia përmes zgjerimit të enëve të gjakut të cilat gjenden afër sipërfaqes së lëkurës. Për këtë arsye fytyra skuqet gjatë ushtrimeve. Megjithatë, kur jeni të dehidruar, enët e gjakut zgjerohen në temperatura më të larta, dhe për këtë shkak e keni ende nxehtë.

Page 5: Uji ne natyrre

Veshkat – veshkat kanë nevojë për ujë të mjaftueshëm për të larguar materiet toksike nga gjaku. Përveç kësaj, uji i mjaftueshëm parandalon shfaqjen e infeksioneve të traktit urinar dhe zhvillimin e gurëve. Nëse jeni shumë gjatë pa ujë, veshkat mund të dështojnë ndërsa toksinat grumbullohen në trup.

Page 6: Uji ne natyrre

Këmbët dhe duart – nëse keni pirë mjaftueshëm ujë, ai në stacione qelizore dhe jashtë tyre ofron sasi të mjaftueshme të materieve ushqyese dhe largon toksinat. Për këtë arsye muskujt punojnë më mirë. Përveç kësaj, uji është i rëndësishëm për “lubrifikimin” e nyjave. Megjithatë, ngërçi i muskujve nuk ka lidhje me dehidrimin, por me lodhjen e indit muskulor.

Lëkura – te personi gjithnjë i dehidruar lëkura është më pak elastike. Kjo gjendje ndryshon nga lëkura e thatë, e cila është kështu kryesisht për shkak të sapunit, ujit të nxehtë dhe ekspozimit në ajër të thatë.

Page 7: Uji ne natyrre

2. KIMIPërvoja tregon - rrobat e lagura, me qëllim të teren, duhet të hapen. Uji në enë, së cilës nga jashtë i ofrohet nxethësi, shterrohet. Nëse në vend të ujit derdhet alkool, këtij do t'ia diktojmë edhe erën karakteristike. Kuptohet, materiali ka kaluar nga gjendja e lëngët në të gaztë. Kjo dukuri quhet avullim. Mefjalë të tjera, avullim quhet procesi i transformimit të çfarëdo materiali nga gjendja agregate e lëngët në gjendje të gaztë. Avullimi kryhet me ajrosje dhe me valim. Ajrosje quhet procesi i avullimit të lëngut në çdo shtypja dhe temperaturë. Kësisoj, avullimi i sipërfaqeve ujore në tokë, si: i lumenjve, i liqeneve dhe i deteve kryhet me ajrosje, sikurse edhe terja e rrobave. Parvoja tregon se ajrosja kryhet në çdo temperaturë, kryhet vetëm mbi sipërfaqen e lëngjeve, kurse varet nga madhësia e sipërfaqes së lëngut, natyra e tij, dhe nga shpejtësia e rrymave ajrore. Praktikisht, që të teren rrobat, duhet të hapen me qëllim që të rritet sipërfaqja, por ato do të teren edhe më shpejt nëse fryn era. Kuptohet, trupi që ajroset ftohet. Kjo tregon së nxehtësia e nevojshme gjatë ajrosjes lirohet nga trupi. Në aspektin mikoroskopik, gjatë ajrosjes, nga sipërfaqja e lëngut, apo e rrobave që do të teren, shkëputen vetëm ato meleuka që kanë energji të mjaftueshme për t'i mbizotëruar forcat ndërmolekulare dhe shtypjen e jashtme atmosferike. Kjo do të thotë se nga lëngu mënjanohen vetëm ato molekula që kanë energji maksimale kinetike, duke shkaktuar zvogëlimin e energjisë kinetike të molekulave që ngelin në lëng.

Page 8: Uji ne natyrre

Procesi i avullimit me nxehje të drejtpërdrejtë, i shoqëruar me flluska ajri, quhet valim dhe fillon në çastin kur shtypja e avullit bëhet e barabartë me shtypjen atmosferike. Lëngjet e ndryshme valojnë në temperatura të caktuara, për shembull uji në shtypje normale valon në temperaturën 100°C. Në kushte normale atmosferike, temperatura e valimit quhet pikë vallimi dhe varet nga materiali i enës, pastërtia e lëngut, lloji i gazit të tretur në lëng dhe nga natyra e lëngut. Me rënie të shtypjes bie edhe temperatura e valimit. Këtë më së miri e dinë të gjithë ata që kanëkaluar pushimet në male të larta, ku mbretëron shtypje me e ulëtatmosferike, ku uji do të valojë në temperaturë më të ulët se 100°C dhe ushqimi duhet të zihet shumë më gjatë se në ultësira, apo gati nuk zihet fare.Meqë valimi kryhet në temperatura të ulëta, gjellës nuk i jepet temperaturë e nevojshme për zierje. Por, me rritjen e shtypjes, rritet edhe pika e valimit të ujit që ka zbatim të gjerë në termoteknikë, në sterilizimin e instrumenteve sanitare dhe në dezinfektimin e rrobave. Në enët e mbyllura hermetikisht, ushqimi zihet shumë më shpejt se në enët e hapura, sepse në to, duke rritur shtypjen, e rrisim edhe temperaturën e valimit.

Page 10: Uji ne natyrre

FORMULA KIMIKE E UJIT

Page 11: Uji ne natyrre

3.FIZIKEDukuria e transformimit të lëndës prej gjendjes së ngurtë në gjendje të lëngët quhet shkrirje. Për këtë transformim shpenzohet energji e nxehtësisë. Ngurtësimi apo ngrirja është proces i kundërt i shkrirjes. Kalimi nga gjendja e lëngët në gjendje të ngurtë quhet ngurtësim. Gjatë këtij procesi lirohet nxehtësia. Ngurtësimi apo ngrirja është proces i kundërt i shkrirjes. Kalimi nga gjendja e lëngët në gjendje të ngurtë quhet ngurtësim. Gjatë këtij procesi lirohet nxehtësia. Temperatura në të cilën shkrihet trupi quhet temperaturë e shkrirjes. Trupat amorfë kanë shkrirje brumore ose qelqore, ndërsa trupat kristalorë kanë temperaturë të qartë të shkrirjes. Për një shtypje të dhënë, çdo trup kristalor shkrihet dhe ngurtësohet të temperaturë të caktuar, e cila quhet pikë e shkrirjes apo e ngurtësimit. Për shembull uji në shtypje normale atmosferike pikën e shkrirjes pikën e shkrirjes dhe të ngurtësimit e kan në 0°C.

Page 12: Uji ne natyrre
Page 13: Uji ne natyrre
Page 14: Uji ne natyrre
Page 15: Uji ne natyrre

Masa e lëngut të vendosur në enë hermetikisht të mbyllur vetëm në fillim do të pakësohet ashtu që pas një kohe niveli i tij në enë nuk po të ndryshojë. Kësisoj masa e lëngut pakësohet, por rritet masa e avullit në hapësirë të-enës mbi sipërfaqe të tij. Disa molekula të avullit rikthehen në lëng ashtu që pas një kohe numri i molekulave të lëngut, që avullohen, është i barabartë me numrin e molekulave të avullit që kthehen në lëng. Ky baraspeshim dinamik ndikon që sasia e lëngut në enë të mos ndryshojë Avulli që ndodhet në baraspeshim dinamik me lëngun përkatës quhet avull i ngopur. Me fjalë të tjera, themi se avulli që ndodhet në hapësirën e lëngut përkatës quhet avull i ngopur.

Page 16: Uji ne natyrre

Shndërrimi i avullit të ujit në lëng është i mundshëm, nëse ekzistojnë qendrat e kondensimit, të cilat mund të jenë grimcat e pluhurit, jonet etj. Për shembull në mungesë të këtyre qendrave të kondensimit nuk do zë formohen pikat e ujit, por një gjendje metastsbile, që quhet avull i tejngopur. Mbrojtja nga breshëri është e bazuar pikërisht në parimin e krijimit të qendrave të kondensimit.Efekti i predhës kunër resë breshërformuese nuk bazohet në ngritjen e temperaturës dhe të shkrirjes së kokrrizave të akullit në të, por në dërgimin e pluhurit të jodurit të argjendit AgJ. Predha zakonisht hudhë në lartësinë afro 6 000m afro 0.5 kg AgJ, kurse vetëm 1 g përmban 3*10 ne fuqi 14 grimca perkatesisht qendra te kondensimit.

Rreth këtyre grimcave krijohen pika të shiut. Siç cekëm më lart, me fjalën ajrosje kuptohet procesi i avullimit të lëngut në çdo shtypje dhe temperaturë, pra avullimi bëhet me ajrosje. Por, mund të ajrosen edhe trupat e ngurtë, si: akulli, jodi, naftalina apo bora ngaCO2Avullimi i trupave të ngurtë quhet sublimin. Me fjalë të tjera, me sublimin kuptohet transformimi i drejtpërdrejtë i trupit të ngurtë në avull, me çka përfundohet se këtu fjala është për kapërcim nga një gjendje agregate në tjetrën.

Page 17: Uji ne natyrre

PUNOI:

KLASA :