24
KOMENT Klasa 10 Çështjet që mund të trajtohen në orët e mësimit për novelën e Kadaresë.

Ura me tri harqe

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Ura me tri harqe

KOMENT

Klasa 10

Çështjet që mund të trajtohen në orët e mësimit për novelën e Kadaresë.

Page 2: Ura me tri harqe

Novela

ngrihet mbi

njërën prej

baladave më

të bukura

shqiptare,

baladën e

murimit

Page 3: Ura me tri harqe
Page 4: Ura me tri harqe

Stili i Kadaresë-Sa i drejpërdrejtë, aq edhe me

shtresa të tëra kuptimore, që

përbëjnë një polifoni me zëra, që

vijnë që nga lashtësia deri në ditët e

sotme.

-Fati i Shqipërisë së ndodhur ne

udhëkryq është dhembja dhe

dashuria më e madhe që e shtyn

shkrimtarin të krijojëp një vepër të

madhe nga sasia e cilësia.

Page 5: Ura me tri harqe

Kadare - Ura me tri harqe

Kjo baladë në trevat shqiptare ekziston në dy variante:

1. Varianti i murimit në murin e një kështjelle (Rozafa, varianti më i njohur).

2. Varianti i murimit në këmbët e një ure (Ura e Artës).

Një variant tjetër më pak i njohur është dhe ai i murimit në një mur kishe.

Page 6: Ura me tri harqe

Thelbi i vjetër i baladës është

ideja se çdo ngrehinë kërkon

një flijim që të mbahet më

këmbë.

Balada duhet të jetë krijuar në kohën kur fiset

nomade (shtegtare) filluan të qëndrojnë në

ngulime të qëndrueshme dhe kështu filluan të

ndërtojnë për herë të parë ngrehina prej guri.

Balada me sa duket pasqyron tronditjen

shpirtërore të kalimit nga çadrat dhe tendat

në ndërtime më të palëvizshme prej guri.

Megjithatë koha e saktë e baladës, ashtu siç

e njohim sot, është vështirë të përcaktohet

me saktësi.

Page 7: Ura me tri harqe

E ngjizur si fabul, “Ura me tri harqe” të

jep të kuptosh, me rrafshin e vet

leksikor, që pas një verniku lashtësie

flenë situata të sotme. Disa terma që të

kujtojnë shekullin XX apo të

nëntëmbëdhjetin, spikatin nëpër faqet e

librit: bujtinë, pajton, karrocë. S’është

hera e parë që Kadareja luan kështu me

shkëputjen midis kohës së tregimit dhe

“kohës leksikore”, për të krijuar pështjellim

epokash.

Ajo që ruan Kadareja nga historia nuk

është vargu i ngjarjeve dhe i datave,

Page 8: Ura me tri harqe

QËNDRESA1. Qëndresa e mureve lidhet

murimin - e vetmja baladë me këtë

motiv në Ballkan;

2. Lidhet me pushtimin e huaj që

do të shfaqet si kuçedër;

3. Lidhet me dëshirën për të

vazhduar lidhjet me Evropën

Perëndimore.

Page 9: Ura me tri harqe

RRËFYESI

Rrëfyesi shfaqet, si:

a. Kronikan (ai vetë e pohon,

“Po shpejtoj të mbaroj

kronikën time”);

b. Si përfaqësues i ndërgjegjes

popullore

Page 10: Ura me tri harqe

GURI…

Ndihet

“guri”,

pesha,

trysnia

e tij...

Page 11: Ura me tri harqe

Pse koha e baladave dhe legjendave (edhe e kësaj balade) është e papërcaktuar?

Sepse koha e baladave

dhe e legjendave është

abstrakte dhe simbolike.

Çdo legjendë ka mesazh

me vlerë simbolike dhe

alegorike, ndaj dhe nuk

vlen për një kohë të

caktuar, por për të gjitha

kohët.

Prandaj nuk është e

rëndësishme të flasë për

kohën me një vlerë

konkrete (të përcaktuar

qartë).

Page 12: Ura me tri harqe

KOHA… ...u zhvillua brenda një

kohe shumë të shkurtër, sa të hapësh e të mbyllësh sytë...

...në atë ditë të vrenjtur dukej sikur qysh nga mëngjesi ora kishte qenë gjithmonë 4.

Koha përshkruhet si abstrakte dhe absurde bashkë. Sikur nuk lëviz si zakonisht në mënyrë lineare (gjithmonë 4), si të jetë veç një moment i ngrirë (sa të hapësh e të mbyllësh sytë)

1. Pse koha është e tillë?

2. Cili është qëllimi i

autorit?

Sepse në këtë rast Kadareja

kërkon që kohës t’i japë vlerë

simbolike.

E zhvesh atë nga elementët e

normalitetit, rrjedhjes lineare, etj.

për ta bërë të veçantë, jonormale,

jo të zakonshme (të

jashtëzakonshme), sepse do që

koha të ngërthejë në vetvete

rëndësinë e asaj që po ndodh.

Ajo që po ndodh është e një

rëndësie simbolike, është

prologu i asaj që do të vijë më

pas (ndeshja me Perandorinë

dhe robëria e gjatë)

Page 13: Ura me tri harqe

KOHA Koha historike - viti 1978.

Koha e rrëfimit - 23 dhjetor në orën 4 pasdite.

Koha abstrakte rrjedh njëlloj, por nga pikëpamja shoqërore ajo ka domethënien e saj.

Koha matet jo me ngjarjen që ka ndodhur, por me filozofinë e kohës. Këtë e shpjegon simbolika e legjendës. Koha nuk rrjedh e qetë, ajo paraqitet plot dramacitet, konflikte, forca të kundërta që përleshen për jetë a vdekje.

Nga pikëpamja kohore autori flet për qëndresën kundër të huajit. Legjendën e Rozafës e lidh me fatin tragjik të Shqipërisë.

Page 14: Ura me tri harqe

Pasi të vini re dhe të kuptoni mënyrën se

si Kadareja e shndërron kohën, vini re

si:

përshkruhet mjedisi dhe ngjarja (

gjeni elementë të përshkrimit).

...rrafshulëta ngjante si e shtypur

nga avujt e lagësht... gjithçka dukej

e humbët... mënyrë e beftë... u

pollën kalorës... mjegullnajë e

ftohtë... vrap paksa i çuditshëm...

furtunë e padukshme... etj.

Page 15: Ura me tri harqe

Cili është qëllimi i Kadaresë që bën

një përshkrim të tillë? (çfarë

atmosfere kërkon të krijojë?)

Me bërjen e kohës të pakohë dhe

mjedisit të ëndërrt, Kadareja kërkon

të krijojë një realitet makthi, një

atmosferë si në një ëndërr të keqe.

Elementë të tjerë për ta ilustruar këtë

mendim:

Shprehja “valle memecësh”, që nuk

Page 16: Ura me tri harqe

FRYMA LEGJENDARE, ELEMENTET HISTORIKË

Si përdoret legjenda në të dy librat?

Zbuloni elementët që sjellin frymën e legjendës

dhe elementët reale historike (Ura me tri

harqe).

Si gërshetohen ato?

Page 17: Ura me tri harqe

Lexoni vlerësimin e T. Çaushit (në

tekstin Albas) për përdorimin e

legjendës në dy vepra të Kadaresë

(“Kush e solli Doruntinën” dhe “Ura me

tri harqe”). Mundohuni të shtjelloni dhe

të jepni mendimin tuaj për çështjet e

mëposhtme:

•Si përdoret legjenda në të dy librat?

•Zbuloni elementët që sjellin frymën e

legjendës dhe elementët reale historike

(Ura me tri harqe).

•Si gërshetohen ato?

Page 18: Ura me tri harqe

Fryma legjendare:

Elementët e përshkrimit të incidentit.

Fjalitë: Kjo është vdekje e

vogël...vdekja e madhe, ajo që merr

popuj s’ka për të ardhur... Arbri ka

lindur bashkë me perënditë, etj.

Elementët historikë:

Toponimet dhe emërtimet e fisnikëve

shqiptarë, etj.

Gërshetohen përmes rrëfimit të murgut

Gjon Ukcama, që del

si kronikan dhe përfaqësues i

ndërgjegjes popullore.

Page 19: Ura me tri harqe

Vini re dhe mundohuni të shpjegoni

përdorimin në fragment të

përemrit vetor “Ne”

Punoni me paragrafin “Vdekjen e kemi

pranë...”

Duket se vetori “ne” është përdorur enkas prej

autorit, ndoshta për të njëjtësuar fatin e kombit

me atë të individit. Ky është një nga tiparet

thelbësore të prozës së tij.

Page 20: Ura me tri harqe

Identifikimi i fatit të individit me fatin e

kolektivit.Mundohuni ta ilustroni këtë tipar përmes

krahasimit të dy paragrafëve:

1. E megjithatë unë e ndjej sa Arbri ka përpara një

zi të madhe. Kjo natë që po na afrohet, s’do të gdhijë

shpejt. Akrepat e orës së saj ecin ngadalë, shumë

ngadalë...

2. ...Po shpejtoj të mbaroj kronikën time, sepse

koha ecën tani mbrapsht, si gaforrja... dhe atëherë

shkrimi i kronikave shqipe mund të paguhet me kokë.

Dhe kjo kronikë, ashtu si ura vetë, mund të kërkojë një

fli, dhe këtu i flijuari s’ka kush të jetë tjetër veç meje...

Page 21: Ura me tri harqe

Mesazhi universal shihet në këndvështrimin e

ardhmërisë.

Mesazhin a mund ta marrim në titull? – “Ura me tri

harqe”

- Një flijim për një ndërtim.

- E shkuara / e tashmja / e ardhmja.

- Historikja është bashkëkohore.

2. Mesazhin e marrim nga personazhi në rolin e

rrëfyesit kronikan.

3. Mesazhin e marrim dhe tek qëndresa e gjuhës

shqipe – qëndresa e një kombi që kërkon të ecë

me të njëjtin hap si vendet e tjera përtej

Adriatikut.

MESAZHI

Page 22: Ura me tri harqe

U r ë a p o kë s h t j e l l ë ? . . .

Page 23: Ura me tri harqe

Ç’është ura dhe ç’është muri i kështjellës? Ndoshta njëra të lidh me botën, ndërsa tjetra të mbron nga bota (ose i këput lidhjet me botën, u vë atyre një mur, një pengesë).

Pse shqiptari të ketë dy variante të baladës? Ndoshta kjo tregon dilemën e tij të përjetshme, të ngakohshme: të ngrejë rrugë lidhjeje me botën, të japë e të marrë me të apo t’i presë ato, t’u ngrejë një mur, të izolohet?

Në fund të fundit, rruga sa sjell të mirën, aq mund të sjellë dhe të keqen, rrezikun... Kujtoni Gjergj Elez Alinë (nga i vjen e keqja, Bajlozi... nga deti).

Page 24: Ura me tri harqe

Mundohuni t’i jepni përgjigje

pyetjes së shtruar në këtë

novelë:

Flijim në këmbët e një ure

apo në muret e një

kështjelle?