9
SHKAQET E DEGRADIMIT MJEDISOR E SHOQEROR NË SHËNDETIN RIPRODHUES.

Biology

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Biology

SHKAQET E DEGRADIMIT MJEDISOR E

SHOQEROR NË SHËNDETIN

RIPRODHUES.

Page 2: Biology

HYRJE Shëndeti riprodhues është një temë e nxehtë në ditët e sotme sepse me

të lidhet e gjithë vazhdimësia e shoqërisë njerëzore. Të pasurit shëndet riprodhues të shëndetshëm do të thotë të qenurit i / e aftë për të pasur pasardhës. Vitet e fundit janë shtuar shumë problemet në këtë fushë. Problemet lidhen mbi të gjitha me uljen e numrit të lindjeve, shtimit të numrit të aborteve apo edhe prekjen e një numri gjithnjë e më të madhe të femrave e meshkujve në organet e tyre riprodhuese por jo vetëm. Shkaqet që kanë cuar në këto ndryshime vende-vende të menjëhershme janë të shumta dhe lidhen kryesisht me zhvillimin frenetik të shoqërisë, emancipimi i femrave, mjedisin, përdorimi i substancave narkotike e shumë faktorë të tjerë. Projekti ynë konsistonte në evidentimin e disa prej problemeve më të rëndësishme që lidhen me shëndetin riprodhues, si zhvillohen ato dhe sigurisht c’mund të bëhet për përmirësimin e tyre. Pikat e studimit të projektit tonë lidheshin me abortin, shkaqet e tij dhe si ndikon në shëndetin fizik e mendor të femrat, pllenimi in-vitro dhe teknikat që përdoren, si ndikojnë përdorimi i substancave narkotike te shëndeti riprodhues dhe roli që luan mjedisi. Nëpërmjet grumbullimit të informacioneve nga literatura të ndryshme, intervistë me mjekë specialistë , analizimit të video-ve e fotove u arrit një produkt final ku të gjithë nxënësit mësuan më tepër mbi këtë cështje.

Page 3: Biology

LINDSHMËRIANga 82000 lindje në vit numri i lindjeve ka rënë në 33000

lindje në vit. Vihet re që për një vit rënia e lindjeve bie në 19000. Shqipëria ka një rënie të kësaj norme, por krahasuar me disa shtete të tjera ajo ende kryeson listen. Standartet jetësore në Shqipëri, pasiguria e punës, ndryshime në vlerat sociale, mosdëshira për t’u martuar, dëshira për të bërë karrierë, emigrimi i të rinjve, abortet kufizojnë numrin e fëmijëve për familje. Shqipëria e ndalonte abortin para 1990 ndërsa tashmë ajo e lejon. Abortet në Shqipëri jane të lejuara kur shtatëzania e një gruaje shkakton probleme psikologjike dhe sociale. Ato vijnë kryesisht nga rrethanat të veshtira ekonomike, besimet tradicionale. Rënia e përgjithshme në normën e përgjithshme të lindjeve në Shqipëri bashkuar me emigracionin dhe vdekjet e rritën moshën e popullsisë në 31.7 vjec.

Page 4: Biology

ABORTI Fjala abort konsiston në

ndërprerjen e një shtatëzanie të padëshirueshme. Por jo gjithmonë kjo shtatëzani është e padëshirueshme, sepse aborti mund të jetë një abort sponta n, i shkaktuar prej faktorëve mjedisore apo shëndetësorë ose mund të jetë një abort i qëllimshëm, në të cilin rolin vendimarrës e luan nëna.

Page 5: Biology

PLLENIMI IN- VITRO

Pllenimi artificial është procedurë e kurimit me të cilën mundësohet që qelizat vezë femërore dhe qelizat mashkullore për pllenim (spermat) të bashkohen në kushte laboratorike dhe të kryhet pllenimi. Vezë të pllenuara shumohen dhe fitohet embrioni që fazën e parë të zhvillimit të tij i kalon në kushte laboratorike kurse pastaj lëshohet në mitrën e nënës.Pas kësaj faze fillon shtatzënia dhe nuk ka aspak dallim nga shtatzënia përmes rrugës natyrore. I vetmi dallim është në atë që me pllenimin artificial, pllenimi kryhet në kushte laboratorike kurse pastaj përsëri lëshohet në mitrën e nënës.Në procedurën e pllenimit në kushte laboratorike, qelizat nga sperma lëshohen për rreth qelizave vezë dhe pritet që qelizat nga sperma vetë vetiu të hyjnë në qelizat vezë dhe t’i pllenojnë (pllenimi klasik artificial-IVF) ose nën mikroskop me ndihmën e injektorit, injektimi i drejtpërdrejtë i qelizave nga sperma në qelizat vezë (mikroinjektimi) me çka mundësohet pllenimi. Ekspertët, varësisht nga aftësia e çiftit, vendosin për njërën nga metodat e përmendura të pllenimit artificial. Qëllimi i pllenimit artificial është që të ketë më shumë shanse për sukses.

Page 6: Biology

IMPAKTI I DROGAVE TE

SHËNDETI RIPRODHUESDrogat, të tilla si: kokaina, heroina, barbituratet dhe amfetaminat mund të shkaktojnë deformime trupore dhe mund të shkaktojnë lindjen e fëmijës të vdekur. Këto dhe drogat e tjera; marihuana e drogat inhalatore shkaktojnë një numër të madh problemesh të tjera te i porsalinduri. Përdorimi kronik i tyre është mjaft i rrezikshëm gjatë shtatzanisë. Disa nga problemet janë: lindje e parakohshme, pesha e vogël në lindje, truri dhe sistemi nervor i pazhvilluar, të meta gjinore dhe urinare, varësia nga droga dhe simptomat e varësisë, probleme të frymëmarrjes, vonesa në zhvillim, probleme në sjellje, probleme gjatë lindjes. Duhet theksuar gjithashtu fakti se midis grave që përdorin lëndë narkotike, shkëmbimet e shpeshta të shiringave, cojnë në 50% mundëisnë e infektimit të bebit nga virusi HIV-SIDA apo hepatiti B.

Page 7: Biology

NDOTJA E MJEDISIT DHE SHËNDETI RIPRODHUES

Problemi i lindjes së parakohshme të fëmijëve po has në një faktor të ri : ndotja e mjedisit. Po ashtu në rritje është edhe numri i foshnjave që lindin me deformime, pikërisht nga ndotja e mjedisit. Gratë shtatzëna që jetojnë në qytete të mëdha dhe industriale si: Tirana, Elbasani apo Kruja janë 3 herë më shumë të rrezikuara të lindin fëmijë përpara kohe. Është vënë re se dhe stresi apo ndotja e mjedisit kanë ndikuar që ciftet ta kenë të vështirë fekondimin e një embrioni.

Page 8: Biology

PËRFUNDIME Pjesëmarrja e lartë e nxënësve në projekt flet për një sukses të padiskutueshëm të

tij. Arritjet e këtij projekti ishin të shumta, jo vetëm nga ana e zgjerimit të njohurive, por mbi të gjitha për faktin se nxënësit bënë një studim të detajuar të bazuar në dokumente shkencore e intervista reale mbi një temë shumë të nxehtë e shumë të rëndësishme. U arritën:

Mësuam më shumë mbi statistikat e lindshmërisë në Shqipëri e faktorët që kanë ndikuar në uljen e numrit të lindjeve.

Zgjeruam njohuritë tona mbi abortin, format e tij, impaktin në shoqëri duke intervistuar specialistë të fushës.

U njohëm me një formë të re të pllenimit, atij artificial, cilat janë rastet kur përdoret e sa i suksesshëm është.

U rrit ndërgjegjësimi në lidhje me përdorimin e drogave gjatë shtatzanisë dhe impakti që ka jo vetëm te fëmija por edhe te nëna.

Së fundmi por jo më pak e rëndësishme... sa ndikon mjedisi te shëndeti riprodhues.

Si përmbledhje të gjithë jemi më të informuar mbi shëndetin riprodhues e mbi të gjitha pasojat që degradimi shoqëror e mjedisor sjell.

Vetëm në këtë mënyrë mund të ndryshojmë sjelljen tonë e të përmirësojmë situatën. Duke njohur problemet mund të gjenden një zgjidhje.

Page 9: Biology

REFERENCAPër të realizuar projektin nxënësit i janë referuar:

Librave mësimore të biologjisë ndër vite

Revistave shkencore

Literaturës shkencore në lidhje me shëndetin riprodhues

Wikipedia-s

Website -vetë tjera mbi shëndetin

Faqes zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë