10
Tek porta e xhenetit. Varri, fillimi i përjetësisë

Tek Porta E Xhenetit

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Tek Porta E Xhenetit

Tek porta e xhenetit.

Varri, fillimi i përjetësisë

Page 2: Tek Porta E Xhenetit

Të përjetosh bukuritë e xhenetit, është një ndër dëshirat dhe ëndrrat e çdo besimtari musliman. Të fitosh xhenetin që në këtë botë, do të thotë të mos e përjetosh ndëshkimin e jetës së varrit dhe as dënimin në zjarrin e xhehnemit. Të fitosh xhenetin, do të thotë të kesh fatin të shohësh, takosh dhe të bisedosh me të dërguarin e Zotit.Prej nesh kërkohet që këto ëndrra të bukura, t’i shëndërrojmë në një projekt dhe objektiv të mundshëm për t’u arritur dhe realizuar. Këto ëndërra, duhet të na bëjnë të kalojmë në atë zonë, ku ne mund t’a masim afërsinë tonë me objektivin, xhenetin. Etapa e parë e jetës së botës tjetër, është vdekja dhe shkëputja e shpirtit nga trupi. Para se të flasim mbi mënyrën si vdes një njeri i mirë dhe një i lig, le të flasim mbi vetë vdekjen.Ne duhet t’a dimë se vdekja është një etapë rehatie, pasi varri është zijafeti i parë që na ofron i Gjithëpushtetshmi, për robët e Tij të ndershëm.

Page 3: Tek Porta E Xhenetit

Me këtë rast, më kujtohet thënia e Umer ibnu Abdul Azizit:”O bijtë e Ademit! Ju jeni krijuar për të qenë të përjetshëm dhe vdekja nuk është gjë tjetër veçse

një zhvendosje nga një shtëpi në një shtëpi tjetër”.Përfundimisht, ne do të vdesim dhe do të shpëtojmë nga vuajtjet dhe lodhjet e kësaj bote, të cilat janë të panumërta. Thotë Zoti i madhëruar në Kuran:” Ne e kemi krijuar njeriun për të luftuar në vështirësi!” (Beled 4)Ne duhet t’a shohim vdekjen si një mënyrë e kalimit nga bota e problemeve dhe vuajtjeve, në atë të kënaqësisë së përjetshme, me qëllim që dashuria për takimin me Zotin të na shtohet.Dijetarët muslimanë thonë se njerëzit janë katër kategori përsa i përket përjetimit të vdekjes .

Në kategorinë e parë bëjnë pjesë ata njerëz të cilët nuk mendojnë aspak mbi vdekjen. Ata janë të angazhuar dhe të dhënë pas kësaj bote dhe nuk duan gjë tjetër veç saj. Ata nuk pranojnë që dikush t’ju flasë rreth hallallit apo haramit. Këta njerëz e urrejnë vdekjen, madje nuk dëshirojnë t’i dëgjojnë as emrin, pasi janë të papregatitur për diçka të tillë.

Page 4: Tek Porta E Xhenetit

Në kategorinë e dytë, bëjnë pjesë ata njerëz të cilët janë penduar për vepruat e tyre të liga. Të penduarit, janë ata njerëz të cilët më parë vepronin gjëra të liga dhe të ndyra, por që janë penduar nga këto vepra. Këta njerëz i frikësohen vdekjes, pasi kanë frikë se mos vdesin pa e plotësuar pendimin.

Në kategorinë e tretë, bëjnë pejesë ata njerëz të cilët e duan dhe e urojnë vdekjen, pasi janë të sigurtë që vdekja është dera që do i çojë pranë Zotit të madhëruar dhe se është vdekja ajo që do i zhvendosë nga vendi i halleve dhe telasheve, në atë të rehatisë dhe kënaqësisë.

Në kategorinë e katërt, bëjnë pjesë ata njerëz të cilët ia lënë në dorë Zotit çështjen e vdekjes. Vetë Profeti a.s gjatë lutjeve të tij, lutej dhe si më poshtë:

“O Zot! Më jep jetë, përderisa e din që jeta është më e mirë dhe e dobishme për mua dhe ma merr jetën, kurdo

që e din që vdekja është më e mirë për mua”.

Page 5: Tek Porta E Xhenetit

Ne e lusim Zotin e madhëruar, që të na bëjë nga kjo kategori njerëzish. Për këtë, ne duhet të përpiqemi dhe të punojmë

punë të mira, me qëllim që kurdo që Zoti e sheh të përshtatshme të na marrë jetën, të jemi të gatshëm dhe t’i

përgjigjemi thirrjes së Tij.Thotë Hasan El-basrij mbi mënyrën sesi hyn meleku i

vdekjes në shtëpitë tona dhe merr shpirtin e njerëzve:”Çdo ditë që lind, Meleku i vdekjes hyn në

shtëpitë e secilit prej nesh tre herë, duke kontrolluar çdo pjestar të familjes. Nëse dikujt i ka ardhur momenti i

vdekjes, ia merr shpirtin menjëherë. Kur familjarët e tij fillojnë t’a qajnë dhe vajtojnë, ai u drejtohet me një zë të

cilin ata nuk e dëgjojnë dot:”Për Zotin nuk ia kam shkurtuar jetën, nuk ia kam pakësuar rizkun dhe përsëri

do të kthehem në këtë shtëpi, derisa të mos mbetet i gjallë asnjëri prej jush”.

Ne e lusim Zotin e madhëruar, që kur të na vijë meleku i vdekjes, t’i marrë shpirtrat tonë dhe t’i bëjë banorë të

xhenetit dhe jo të zjarrit. Për këtë, duhet që t’i drejtohemi Zotit të madhëruar me lutje dhe të ndjekim rrugën e Tij, të

cilën e gjejmë të mishëruar në traditën profetike.

Page 6: Tek Porta E Xhenetit

Mbi mënyrën se si ia del meleku i vdekjes të marrë shpritrat e njerëzve mbi mbarë rruzullin tokësor, disa dijetarë thonë:”Toka i është zvogëluar sa një enë, nga e cila merr shpirtrat e kujt të

dojë prej njerëzve”.Thotë Zoti në Kuran:”Thuaju: “Shpirtin do t’jua marrë engjëlli i

vdekjes, i cili ështëcaktuar për ju, e pastaj do të ktheheni te Zoti juaj”. (Sexhde 11)

Në një ajet tjetër, thuhet:”“Thuaj: “Vdekja prej së cilës po ikni, do t’ju arrijë. Pastaj, ju do të ktheheni tek Ai, i Cili e di të

padukshmen dhe të dukshmen dhe Ai do t’ju njoftojë ju për atë që keni bërë.” (Xhumua 8)

Gjithçka që ekziston mbi tokë do të vdesë një ditë, edhe vetë Xhibrili a.s dhe meleku i vdekjes. Thotë Zoti në Kuranin

famëlartë:”Çdo gjë që është në Tokë, do të zhduket.” (Rrahman 26)

Duke qenë se njeriu mund të befasohet nga meleku i vdekjes në çdo moment dhe çast, Profeti a.s na këshillon:”Është e

papranueshme për një njeri, që të flerë pa testamentin nën kokë”.

Prandaj është mirë dhe këshillohet që njeriu të shkruajë një testament, ku të përmendë borxhet dhe porositë që ka për

familjarët. Kështu, nëse i vjen vdekja atë natë, të afërmit do e gjejnë letrën dhe testamentin e shkruar prej tij dhe do i çojnë

në vend porositë.

Page 7: Tek Porta E Xhenetit

Në një hadith tjetër, Profeti a.s e afron Ditën e Kijametit, xhenetin dhe zjarrin duke thënë:”Xheneti është më afër me njeriun, se

ç’janë lidhëset e këpucëve të tij. Po ashtu dhe zjarri”.

Me këtë, Profeti a.s kërkon prej nesh që t’i shtojmë punët e mira.

Një herë tjetër, Profeti a.s ishte i ulur me shokët e tij dhe gjatë bisedës, u vizatoi një vijë përtokë, duke u thënë:”Kjo është jeta e njeriut mbi tokë. Pas kësaj, Profeti a.s vizatoi një katror dhe mes përmes katrorit një vijë tjetër e cila i tejkalonte dy brinjët e katrorit dhe tha:”Kjo është shpresa

e njeriut, por që ndërpritet nga vdekja”.

Me këtë hadith, Profeti a.s kërkon t’a shtyjë njeriun që shpreson shumë, drejt veprave të mira dhe të ndershme .

Duke ditur se njeriu do të ringjallet duke vepruar një vepër gjatë së cilës ka vdekur, është mirë që njeriut të përpiqet sa të mundet të veprojë mirë dhe të ruhet nga veprat e liga.

Abdullah ibnu Mubarek, një ndër figurat më të shquara islame, thoshte shpesh:”Sa herë që e harroj përkujtimin e vdekjes, kam frikë për të

ardhmen time”.

D.m.th, nëse vërej që zemra ime nuk mendon më rreth vdekjes, madje as nuk e dëshiron diçka të tillë, duke e harruar plotësisht, në këtë rast më shtohet frika.

Page 8: Tek Porta E Xhenetit

Kjo, pasi vdekja është diçka që na afron me më të dashurin tonë, Allahun e madhëruar. Nëse një mik i dashur do të dëshironte të na takonte dhe të qëndronte pranë nesh, distancimi prej tij dhe shfaqja e mosinteresimit, do të

tregonte një ftohje dhe mosdëshirë për t’u parë.Pa vdekur dhe pa u ndarë përfundimisht nga kjo botë, ne e kemi të pamundur t’a shohim Zotin tonë. Thotë Profeti a.s:”Ju nuk do të mund t’a shihni Zotin tuaj, derisa të

vdisni”.Atëherë, vdekja është porta e cila na e mundëson t’a

shohim Zotin dhe është oguri i mirë për të qenë sa më pranë Mëshiruesit dhe Mëshirëbërësit.

Një njeri e pyeti dijetarin e njohur Ebul Hazim:”Përse e urrejmë vdekjen?

Ai iu përgjigj:”E urrejmë vdekjen, pasi kemi ndërtuar dynjanë dhe kemi shkatërruar ahiretin. Kush është ai që

kërkon të zhvendoset nga ngrehinat në rrënoja”!?Kur disa njerëz vajtën për vizitë në shtëpinë e Ebu Dardait,

panë që mobiljet dhe orenditë e tij ishin të pakta. Të çuditur e pyetën:”Përse kaq pak orendi në shtëpi o Ebu

Darda”!?Ai u përgjigj:”I dërguari i Zotit na ka mësuar se kemi një shtëpi tjetër, e cila është më e mirë se kjo që kemi tani.

Kështu, mallrat dhe orenditë më të vyera, unë i transportoj tek ajo shtëpi”.

Page 9: Tek Porta E Xhenetit

Me këtë, ai dëshironte t’ju thotë se pasurinë e tij, ai e jepte sadaka, me qëllim që në botën tjetër të gjejë shpërblimin e Zotit.

Kurdo që t’i japësh disa të holla një të varfëri, dije se para se të bjerë në duart e të varfërit, ato të holla bien në duart e Zotit të

madhëruar.Gruaja e Profetit a.s, Aisheja, kur dëshironte t’i japë një monedhë

një të varfëri, e parfumoste fillimisht. Kur e pyetën përse e bënte këtë, u përgjigj:”Pasi para se të bjerë në dorën e fukarait, kjo monedhë bie në dorën e Zotit të madhëruar. Kështu, dua që

Zoti t’a marrë të parfumosur”.Nëse dëshiron të mendosh sa më shumë rreth ahiretit, atëherë

hidhi një vështrim arkivolit ku qëndron një i vdekur dhe ai sikur të thotë:”Më vështro me zemrën tënde. Unë jam pregatitur për

të të mbajtur dhe unë jam krevati i ëndrrave tua”.Një herë, profeti Sulejman ndodhej në shoqërinë e një prej miqve të tij. Ndërkohë që ishin duke biseduar dhe kuvenduar, vjen një

burrë i cili edhe pse fliste me Sulejmanin a.s, sytë ia kishte ngulur mikut të Sulejmanit a.s .

Pasi doli, miku e pyeti Sulejmanin:”Kush ishte ai burrë që nuk mi ndante sytë”?

Sulejmani iu përgjigj:”Ai nuk ishte njeri, por ishte meleku i vdekjes”.

Miku i tha:”Pash Zoti më dërgo në Indi, pasi nuk qëndroj dot në një vend ku ndodhet meleku i vdekjes”!

Page 10: Tek Porta E Xhenetit

Sulejmani a.s urdhëroi erën që t’a

transportojë atë person për në Indi dhe ashtu ndodhi. Pas pak, u kthye përsëri meleku i vdekjes, dhe Sulejmani e pyeti:”Përse ia ngule sytë në atë

mënyrë personit i cili ndodhej me mua”?Meleku i vdekjes i tha:”U habita pasi Zoti më kishte urdhëruar t’ia marr shpirtin atij personi në Indi,

ndërkohë që ai ishte me ty! Kështu, kur vajta në Indi, e gjeta pikërisht në vendin ku më kishte urdhëruar

Zoti dhe ia morra shpirtin”.Për këtë, Profeti a.s thotë:”Nëse Zoti dëshiron që dikujt

t’ia marrë shpirtin në njëvend të caktuar, e bën të shkojë në atë vend për një nevojë të tij”.

Në fund të kësaj teme, e lusim Zotin të na bëjë njerëz të devotshëm, të lidhur me botën tjetër dhe të na bëjë

nga banorët e xhenetit.

Paqja e Zotit qoftë mbi ju!