17
PROJEKT LËNDA: GJEOGRAFI ISHUJT BRITANIKË

DocumentUK

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: DocumentUK

PROJEKTLËNDA: GJEOGRAFI

ISHUJT BRITANIKË

Page 2: DocumentUK

PËRMBAJTJA E PROJEKTIT

Pjesët përbërësë të rajonitArsyet e rajonizimitArsyet e ndarjes së Irlandës nga MBKarakteristika të përgjithshmeKarakteristika të relievitKlima Popullsia FejaQytetet kryesore

Page 3: DocumentUK

PJESËT PËRBËRËSE TË RAJONIT

Ishujt Britanikë apo Europa

Ishullore është një ndër 5 nënrajonet e Europës. Në këtë rajon bëjnë pjesë vetëm dy shtete:

Mbretëria e Bashkuar dhe Republika e

Irlandës.

Page 4: DocumentUK

ARSYET E RAJONIZIMIT

Arsyet se pse Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda janë një rajon më vete janë të shumta. Ndër më kryesoret mund të përmendim:

Pozicioni gjeografik (shkëputja nga Europa kontinentale)

Trashëgimia historike e përafërtFakti që dikur kanë qenë pjesë e të njëjtit

shtet.Kultura e përgjithshme e përbashkët dhe e

ndryshme nga pjesa tjetër e Europës.

Page 5: DocumentUK

PSE U NDA IRLANDA NGA MBRETËRIA E BASHKUAR?

Mbretëria e Bashkuar dhe tanimë Republika e Irlandës për shumë vite të tërë kanë qënë pjesë e të njëjtit shtet. Ndarja e tyre u bë më 6 dhjetor 1922, ku përfaqësues të të dy shteteve firmosën Traktatin Anglo-Irlandez. Që nga viti 1801 kur dy shtetet u bashkuan së bashku kanë ekzistuar debate e konflikte të shumta për shkak se Irlanda po humbte pak e nga pak të gjitha të drejtat e saj e po njehsoj me pjesën tjetër të ishullit. Lëvizje të shumta nisën në Irlandë për të rifituar pozitën e dikurshme si shtet i pavarur e për të mos cënuar integritetin e tyre kombëtar. Gjithsesi ndikimi anglez e britanik në tërësi ka mbetur gjithnjë i pranishëm në shtetin irlandez. Ndarja i kushtoi Irlandës humbjen e pjesës veriore të ishullit, që me marrëveshje i ngeli Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe (emër që iu vendos pas traktatit të 1922)

Page 6: DocumentUK

KARAKTERISTIKA TË PËRGJITHSHME

Mbretëria e Bashkuar

Kryeqyteti: Londra ( 7 173 000 banorë)

Sipërfaqja: 242 910 km2 Popullsia: 60 442 000

banorë Dendësia: 250 banorë/

km2

Popullsia qytetare: 89 %

Forma e qeverisjes: mbretëri kushtetuese

Republika e Irlandës

Kryeqyteti: Dublin ( 495 780 banorë)

Sipërfaqja: 70 270 km2

Popullsia: 4 016 000banorë

Dendësia: 58 banorë/ km2

Popullsia qytetare: 60 %

Forma e qeverisjes: republikë parlamentare

Page 7: DocumentUK

Mbretëria e Bashkuar është e ndarë në disa nënrajone të cilat janë:1. Anglia2. Skocia3. Uellsi dhe

Irlanda e Veriut

Page 8: DocumentUK

KARAKTERISTIKA TË RELIEVIT

Relievi te të dy ishujt është përgjithësisht fushor. Vërehen disa forma malore në ishullin britanik ndërsa në Irlandë majat më ta larta arrin deri në 1000 m.

Page 9: DocumentUK

MBRETËRIA E BASHKUAR

Përshkohet nga veriu në jug prej maleve të vjetra dhe të ulëta: Higlandet Veriore, malet Grampiane, malet Uplande, malet Penine dhe malet Kambrike. Pjesa juglindore është fushë e përshkuar nga lumi Tamiz. Vendi përshkohet tejendanë prej kanaleve lundruese. Skocia ka shumë liqene të vegjël dhe një bregdet të thyer.

IRLANDA Ishulli është fushor, përvec

pjesës qendrore ku ngrihen kodra me vallëzim të lehtë dhe kudo ka liqene të vegjël. I vetmi varg malor ngrihet në pjesën jugore dhe maja më e lartë 1038 është në skajin jugperëndimor (Karrantuohill). Lumi kryesor është Shanon. Edhe ky ishull përshkohet nga kanalet lundruese.

Page 10: DocumentUK

KLIMA Klima e rajonit është e tipit

oqeanik, në sajë të ndikimit të rrymës së Golfstrimit, me dimër të butë dhe me verë të freskët. Shirat bien në të gjithë muajt e vitit. Mjegulla është mjaft e përhapur. Në Irlandë klima favorizon rritjen e barit, që i shërben shumë bagëtisë. Ndryshe Irlanda quhet edhe “vend i gjelbër”.

Page 11: DocumentUK

POPULLSIA Popullsia e këtij rajoni është me prejardhje anglo-

saksone. Ka një diferencë të madhe midis rajonit të jugut dhe atij të veriut e ishullit të Irlandës. Rreth 80 % e gjithë popullsisë së rajonit është e përqendruar në Angli, e cila është një nga pjesët më të populluara të gjithë Europës. Irlanda nga ana tjetër është një nga vendet më pak të populluara të Europës. Popullsia është përqendruar më tepër në zonën lindore të ishullit. Popullsia e Irlandës është më e reja e Europës Perëndimore ndërsa përkundrazi ajo e Mbretërisë së Bashkuar dallohet për plakje të popullsisë.

Page 12: DocumentUK
Page 13: DocumentUK

FEJA Besimi fetar në 85 % të

vendit është protestant (kisha anglikane) dhe 15 % është katolik, përgjithësisht në Skoci, Irlandë e Irlandë të Veriut por dallohet edhe një numër i madh i atyre që nuk besojnë në zot (ateistët )

Page 14: DocumentUK

QYTETET KRYESORE Dallojmë një disnivel të theksuar midis dy

shteteve përsa i përket urbanizimit të tyre. Në Mbretërinë e Bashkuar rrjeti urban ësthë ndër më të zhvilluarit në botë dhe urbanizmi i mëtejshëm i qyteteve metropol është temë e ditës. Mbrojtja e natyrës dhe e mjedisit është një problem i madh. Si metropole të rëndësishme dallojmë: Londrën (ndër qytetet më të rëndësiushme botërore), Birmingham, Bristol, Manchester, Leeds, Shefild, Edinburg etj. Në Irlandë i vetmi metropol ekzistues është Dublini. Disa qytete me rëndësi më të vogël janë : Kork, Limerik e Galuaj.

Page 15: DocumentUK

LONDRA

Page 16: DocumentUK

METROPOLE TË TJERA

Page 17: DocumentUK

Rajoni i Europës ishullore apo Ishujt Britanikë është një ndër rajonet më të vjetra e më të zhvilluara në Europë e jo vetëm. Dallohet për historinë e kulturën e pasur si edhe për rëndësinë ekonomike e politike që ka pasur kurdoherë në arenën ndërkombëtare. Studiohet si një rajon i vecantë jo vetëm për pozitën gjeografike që ka por edhe për të gjitha karakteristikat e tjera dalluese nga pjesa tjetër e kontinentit. Për shumë shekuj ka qenë qendra e botës e Londra, metropoli kryesor i saj është ndër qytetet më të rëndësishmë në të gjithë botën.