View
243
Download
0
Category
Preview:
Citation preview
Projekt me fonde nga BE i menaxhuar
nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë
Ky dokument është përpiluar për shqyrtim nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar,
Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA) dhe Zyra e BE-së në Kosovë.
MOHIM I PËRGJEGJËSISË
Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim nuk pasqyrojnë doemos pikëpamjet e USAID-it ose të Qeverisë së
SHBA-së, SIDA-s apo Qeverisë Suedeze, ose Bashkimit Evropian.
RAPORT PËR EDICIONIN E DYTË TË
KONVENTËS SË INDUSTRISË SË
DRURIT TË KOSOVËS
SHEMBULL I SUKSESSHËM I BASHKËPUNIMIT USAID-BE
Konventa u mbajt falë bashkëpunimit të ngushtë midis Projektit të USAID-it EMPOWER
Sektori Privat i Kosovës (bashkëfinancuar nga SIDA), Projekti ICEP me fonde nga BE-ja dhe
Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës (SHPDK) dhe u mbështet nga Ministria e
Tregtisë dhe Industrisë (MTI ) dhe Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në
Kosovë (KIESA).
Edicioni i dytë i Konventës së Industrisë së Drurit të Kosovës (nga e majta në të djathtë): znj. Flora Arifi , specialiste për menaxhimin e projekteve në Zyrën e
Rritjes Ekonomike në USAID; znj. Corinne Deleu, menaxhere e Detyrës për Tregti dhe Treg të Brendshëm në Zyrën e BE-së në Kosovë; znj. Lisa Magno,
USAID/zëvendës-drejtore e Misionit në Kosovë; znj. Arieta Vula Pozhegu, drejtore e SHPDK; z. Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës; z. Skender Rama,
shef i projektit EMPOWER; z. Shyqiri Bytyqi, ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i Kosovës; dhe z. Rexhep Ilazi, prijës i Ekipit të Konkurrueshmërisë
pranë EMPOWER.
6-7 dhjetor 2017, Hotel Emerald në Prishtinë, Kosovë
2
Përmbajtja 1. PASQYRË E KONVENTËS SË INDUSTRISË SË DRURIT TË KOSOVËS 4
1.1 Qëllimi i Konventës së Industrisë së Drurit .............................................. 4
1.2 Programi i Konventës ..................................................................................... 5
2. FORUMI I BIZNESIT ............................................................................................. 6
2.1 Mbështetja nga KIESA për sektorin e përpunimit të drurit ................... 6
2.2 Gjendja e sektorit të përpunimit të drurit në Kosovë ............................. 7
2.3 Prezantimi i tregimeve të suksesit të eksportit ........................................ 8
2.4 Trendet e dizajnit në tregjet globale të orendive ................................... 10
2.5 Paneli: Bashkëpunimi në mes të universiteteve dhe sektorit privat 12
2.6 Takimet B2B ..................................................................................................... 14
3. PROMOVIMI I EKSPORTIT DHE AKTIVITETET E DONATORËVE ......... 15
3.1 Paneli: Prodhimi i orientuar drejt eksporteve ......................................... 15
3.2 Paneli: Aktivitetet e donatorëve në Kosovë ............................................ 17
3.3 Paneli: Teknologjitë efektive në përpunimin e drurit............................ 18
4. ÇMIMET E GARËS SË DIZAJNIT .................................................................... 19
4.1 Përvoja e garës së dizajnit ........................................................................... 19
4.2 Çmimet e garës së dizajnit ........................................................................... 20
5. EKSPOZIMI I PRODUKTEVE ........................................................................... 20
6. GARA STUDENTORE PËR DIZAJN ............................................................... 26
7. FJALË PËRMBYLLËSE ..................................................................................... 28
4
1. PASQYRË E KONVENTËS SË INDUSTRISË SË DRURIT TË
KOSOVËS
1.1 Qëllimi i Konventës së Industrisë së Drurit
Industria e përpunimit të drurit konsiderohet si një nga sektorët strategjikë të Kosovës me
potencial për të kontribuuar në mënyrë të ndjeshme në ekonominë e saj dhe krijimin e vendeve
të punës. Pa marrë parasysh rritjen e ndjeshme të sektorit në vitet e fundit, industria e përpunimit
të drurit kërkon mbështetje të vazhdueshme strategjike nga hisedarët kryesorë, duke përfshirë
qeverinë, sektorin privat dhe agjencitë donatore. Edicioni i dytë i Konventës së Industrisë së Drurit
të Kosovës (KIDK) ofron një shembull të mirë të bashkëpunimit të suksesshëm midis palëve kyçe,
duke përfshirë qeverinë dhe donatorët e rëndësishëm.
Memorandumi i Mirëkuptimit (MM) në mes të Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës
(SHPDK), Projektit të USAID-it EMPOWER Sektori Privat (bashkëfinancuar nga SIDA), dhe
Projektit të BE-së Rritja e Konkurrueshmërisë dhe Promovimi i Eksportit (ICEP) përgatiti terrenin
për edicionin e dytë të përvitshëm të KIDK-së. EMPOWER dhe ICEP ndanë në mënyrë të
barabartë koston e organizimit të konventës, gjersa Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) dhe
Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) mbështetën ngjarjen
me folës dhe punë që lidhen me marrëdhëniet me publikun. Tema bosht e konventës së këtij viti
ishte “Fuqizimi i Eksporteve, Novacionit dhe Dizajnit.”
Objektivi kyç i KIDK-së ishte sigurimi i platformës së rrjetëzimit për prodhuesit e orendive të
Kosovës, agjencitë qeveritare, donatorët, blerësit ndërkombëtarë dhe të gjithë hisedarët përkatës
të industrisë së drurit. Konventa pati forume të ndryshme diskutimi, ku ekspertë dhe folës
ndërkombëtarë dhe vendorë bënë prezantime në tema të rëndësishme për industrinë e drurit.
Gjithsej 21 kompani kosovare të përpunimit të drurit i ekspozuan produktet e tyre për publikun,
dhe studentët ekspozuan dizajnet e tyre të orendive si pjesë e garës studentore për dizajn.
Pjesëmarrësit në Konventë mbajtën 68 takime biznes-me-biznes (B2B), dhe gjashtë kompani
filluan prodhimin e mostrave për eksport. Përveç kësaj, në bazë të informacionit të mbledhur gjatë
konventës, kompanitë që bënë prezantime gjatë konventës shitën teknologji në vlerë prej
€350,000. Në fund të ngjarjes, organizatorët e konventës ndanë certifikata të pjesëmarrjes për të
gjithë studentët që morën pjesë në garën e dizajnit, ndërsa fituesit e garës morën çmime.
KIDK gjithashtu përfshiu një forum biznesi, gjatë të cilit kompanitë e Kosovës prezantuan tregimet
e tyre të suksesit në fushën e eksportit. Një tjetër forum u përqendrua në bashkëpunimin midis
universiteteve dhe sektorit privat, si dhe trendet e dizajnit në tregun global të orendive. Në
ditën e dytë të konventës, si pjesë e forumit për promovimin e eksportit dhe aktivitetet e
donatorëve, ekspertët folën për mënyrat e promovimit të produkteve të Kosovës në tregjet e
eksportit. Përveç kësaj, u prezantuan edhe aktivitetet e donatorëve në Kosovë, si dhe teknologjitë
efektive që përdoren në industrinë e përpunimit të drurit.
KIDK u angazhua për realizimin e objektivave të mëposhtme:
5
(1) Shqyrtimi i statusit të tanishëm të biznesit të industrisë së drurit të Kosovës, veçanërisht
në aspektin e eksportit, novacionit dhe dizajnit
(2) Rritja e vetëdijes së publikut mbi rëndësinë e sektorëve të drurit dhe orendive për punësim
dhe rritje ekonomike
(3) Promovimi i eksportit të produkteve të industrisë së drurit
(4) Rritja e vetëdijes së publikut për aktivitetet e donatorëve në Kosovë
(5) Informimi i publikut për teknologjitë më të fundit të përpunimit të drurit
Duke mbuluar një brez të gjerë të çështjeve, si dhe duke prezantuar dhe promovuar dizajnet dhe
produktet vendore, konventa u ofroi pjesëmarrësve të saj një mundësi unike për të diskutuar,
analizuar dhe mësuar, si dhe një shans për të krijuar marrëdhënie dhe për të prezantuar produktet
e tyre. Këtë vit, KIDK ishte edicioni i dytë i ngjarjes. Organizatorët e ngjarjes synojnë ta bëjnë
konventën ngjarje vjetore, që ngitet nga sektori privat, ku përpunuesit e drurit dhe hisedarët mund
të takohen, shkëmbejnë informacion dhe të bëjnë biznes.
1.2 Programi i Konventës
Ngjarja dyditore u mbajt në Hotelin Emerald në Prishtinë më 6-7 dhjetor 2017, dhe gjatë saj u
zhvilluan forume kyçe tematike dhe relevante për industrinë, gjegjësisht forumi i biznesit dhe
forumi për promovimin e eksportit dhe aktivitetet e donatorëve. Krahas forumeve dhe seancave
B2B, SHPDK, USAID EMPOWER dhe projekti ICEP organizuan ekspozitën e produkteve për
kompanitë dhe, në bashkëpunim me universitetet dhe kolegjet e Kosovës, koordinuan garën
studentore për dizajn. KIDK e këtij viti përfshiu aktivitetet bërthamë në vijim:
• Forumi i biznesit dhe forumi për promovimin e eksportit dhe aktivitetet e donatorëve
ndoqën formatin e seminarit dhe mbuluan një sërë temash, duke përfshirë gjendjen e
sektorit të përpunimit të drurit në Kosovë; tregimet e suksesit të eksportit; trendet e dizajnit
në tregjet globale të orendive; bashkëpunimin midis universiteteve/fakulteteve dhe sektorit
privat; orientimin e prodhimit drejt eksporteve; aktivitetet e donatorëve në Kosovë; dhe
teknologjitë efektive në përpunimin e drurit. Forumet përfshinë prezantues nga subjektet
qeveritare, organizatat ndërkombëtare dhe kompanitë e përpunimit të drurit, si dhe
ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë.
• Ekspozita e produkteve, e cila ishte e qasshme për tregtarët, mediat dhe të gjithë
pjesëmarrësit në KDIK, u krijua për të shfaqur zotësitë e përgjithshme të sektorit të drurit
të Kosovës dhe për të shërbyer si një zonë prezantimi për blerësit dhe agjentët e shitjes.
Më konkretisht, zona e ekspozimit të produkteve shfaqi orendi dhe dollapë të përzgjedhur
nga druri masiv, si dhe dyer, dritare dhe elementë të tjerë të dizajnit të enterierit.
• Takimet B2B u organizuan për t’u mundësuar kompanive lokale që të ndër-veprojnë me
njëra-tjetrën dhe të shkëmbejnë informacione me ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë.
Takimet gjithashtu ofruan mundësi për prodhuesit kosovarë për të takuar agjentët e shitjes
dhe blerësit.
• Gara studentore për dizajn, e cila u organizua në bashkëpunim me disa universitete dhe
kolegje të Kosovës, nisi përpara se të fillojë konventa. Gara shfaqi dizajne të reja të
krijuara nga studentët që studiojnë arkitekturën, dizajnin e enterierit, dizajnin e integruar
6
dhe teknologjinë e drurit. Një juri e pavarur vlerësoi konceptet e dizajnit dhe shpalli fituesit
në ceremoninë e çmimeve gjatë pjesës përfundimtare të konventës.
2. FORUMI I BIZNESIT
Pjesëmarrësit në forumin e biznesit mësuan dhe diskutuan mbi çështjet kyçe si vijon: si agjencitë
qeveritare kyçe, të tilla si KIESA, mbështesin sektorin e përpunimit të drurit; gjendja e
përgjithshme e sektorit të përpunimit të drurit në Kosovë; tregimet e suksesit të eksportit; dhe
bashkëpunimi midis universiteteve/fakulteteve dhe sektorit privat. Drejtorja ekzekutive e SHPDK-
së, Arieta Vula Pozhegu, moderoi forumin, në të cilin prezantuan folësit e mëposhtëm: Besian
Mustafa, kryeshef ekzekutiv i KIESA; Sheqer Ukaj, pronar i kompanisë përpunuese të drurit Elnor;
Arben Kelmendi, kryeshef ekzekutiv i Schwarzwald Massivholz; dhe Ekrem Shahini, pronar i
kompanisë Palma.
Folësit e forumit të biznesit (në kah të akrepave të orës): Arben Kelmendi, kryeshef ekzekutiv i Schwarzwald Massivholz ; Sheqer
Ukaj, pronar i Elnor; Ekrem Shahini, pronar i Palma; Besian Mustafa, kryeshef ekzekutiv i KIESA; dhe Arieta Vula Pozhegu, drejtore
e SHPDK.
2.1 Mbështetja nga KIESA për sektorin e përpunimit të drurit
Besian Mustafa, kryeshef ekzekutiv i KIESA, dha një prezantim që vuri në pah rëndësinë e
promovimit të produkteve të Kosovës përmes panaireve. Përveç kësaj, ai theksoi menaxhimin e
brendit dhe mbështetjen për kompanitë kosovare në promovimin e produkteve të tyre në sallat
7
ekspozuese përkatëse evropiane; ai vuri në dukje se kjo është thelbësore për zgjerimin e
eksporteve. Ai shpjegoi se KIESA ofron mbështetje për kompanitë e interesuara kosovare që
kërkojnë të realizojnë certifikimin e produkteve dhe njohjen e brendeve. Aktualisht, KIESA
ndihmon 12 kompani të përpunimit të drurit për të përmirësuar efiçencën e tyre të prodhimit,
menaxhimin e cilësisë dhe zhvillimin e marketingut dhe eksportit përmes Programit për zhvillimin
e ndërmarrjeve (CDP). Ky program zbatohet me asistencë teknike dhe financiare nga projekti
ICEP. KIESA gjithashtu bashkëpunon me EMPOWER në një varg aktivitetesh, duke përfshirë
bashkëfinancimin e pjesëmarrjes dhe ekspozimit të kompanive kosovare të gatshme për treg në
panairet tregtare ndërkombëtare kyçe.
2.2 Gjendja e sektorit të përpunimit të drurit në Kosovë
Gjatë prezantimit të saj, Arieta Vula Pozhegu, drejtore ekzekutive e SHPDK-së, prezantoi
diagramin kohor se kur dhe si SHPDK ka mbështetur sektorin e drurit në Kosovë. Duke filluar nga
viti 2004, SHPDK ka ofruar mbështetje për kompanitë kosovare, duke përfshirë mundësitë për
rrjetëzim, trajnime dhe lidhje biznesi të orientuara nga eksporti. Bizneset e huaja që kanë zgjedhur
SHPDK-në si pikën e tyre të kontaktit në Kosovë kanë fituar qasje në resurset e organizatës, duke
përfshirë kontaktet e biznesit, njohuritë e tregut dhe ekspertizën e sektorit. SHPDK është bërë një
platformë e besueshme për të demonstruar qëndrueshmërinë e sektorit të drurit të Kosovës, duke
përfshirë edhe çështjet e lidhura me eksportin.
SHPDK ka asistuar në ndërkombëtarizimin e industrisë së drurit të Kosovës përmes promovimit
të së paku 58 ndërmarrjeve në panaire dhe ngjarje tregtare ndërkombëtare në 2017. Kjo
asistencë ka rezultuar në kontrata me vlerë prej përafërsisht €3 milionë. Si rezultat i asistencës
nga SHPDK, disa kompani kanë ekspozuar në IMM Cologne (Këln) në Gjermani në janar të vitit
2017, duke rezultuar në kontrata të reja me vlerë prej €2 milionë. Disa kompani të tjera ekspozuan
në dy panaire në Shqipëri dhe Maqedoni në mars 2017, duke rezultuar në kontrata me vlerë prej
€350,000; dhe 15 kompani morën pjesë në takimin B2B të Unionit të Bizneseve të Diasporës
Shqiptare në Dyseldorf, ku u përfshinë 228 kompani shqiptare.
Drejtorja ekzekutive e SHPDK-së më tej shpjegoi se me mbështetjen e EMPOWER dhe projektit
me fonde nga Zvicra, Rritja e Punësimit të të Rinjve (EYE), ata ofruan 61 vende për praktika në
17 kompani. Në përfundim të praktikave, 80 për qind të praktikantëve më pas iu ofrua punësimi.
Drejtorja e SHPDK-së gjithashtu vuri në dukje se përmes një aktiviteti të praktikave të organizuar
nga projekti Punësim dhe Shkathtësi për të Rinjtë (YES), me fonde nga GIZ dhe mbështetur nga
SHPDK, rreth 100 individë siguruan punësim në industrinë e drurit. Znj. Pozhegu gjithashtu
përmendi asistencën praktike këshilluese për kompanitë, që ofrohet nga CDP pranë KIESA dhe
kryhet nga ICEP. Kjo asistencë i vë 12 kompani të përzgjedhura në kontakt me konsulentët
ekspertë. Një projekt i ngjashëm për asistencë praktike këshilluese do të zhvillohet në vitin 2018
në partneritet me EMPOWER.
Në lidhje me avokimin, SHPDK organizoi takime me agjencitë qeveritare dhe krijoi partneritet me
MTI-në për procesin e certifikimit në MTI. SHPDK është gjithashtu pjesë e forumit të biznesit për
zhvillim industrial në MTI, dhe ka buxhet të miratuar për dy nga aktivitetet e saj për 2018. Ndër
8
donatorët dhe agjencitë e zhvillimit, SHPDK punon ngushtë me USAID-in, Zyrën e BE-së në
Kosovë, GIZ-in dhe Bankën Botërore duke këshilluar partnerët dhe donatorët mbi nevojat e
industrisë së drurit.
Rishtas, SHPDK punoi me dhjetë kompani për t’i përgatitur ato për ekspozitë në Swissbau dhe
në panairin e orendive IMM Cologne në janar 2018.
2.3 Prezantimi i tregimeve të suksesit të eksportit
Sheqer Ukaj, pronar i kompanisë kosovare për përpunimin e drurit Elnor, prezantoi tregimin e
suksesit të kompanisë së tij në lidhje me rritjen e eksportit. Elnor eksporton 35 për qind të
produkteve të saj në Danimarkë, Gjermani, Zvicër, Finlandë, Irlandë dhe Mal të Zi. Kompania
është kompani pjesëmarrëse në një sallë ekspozuese në Shtutgart të njohur si PSA (Product
Sales Agent) Schwarzwald Massivholz.
Gjatë prezantimit të tij, z. Ukaj theksoi tre komponentë kryesorë të eksportimit të suksesshëm:
marketingu, plani i veprimit dhe plani i eksportit. Përveç kësaj, ai vuri në dukje se një kompani
duhet të ketë kapital, dijeni, kontakte dhe staf profesional për të qenë e suksesshme në tregun
global. Për t’u futur në një treg të caktuar të produkteve, një kompani ka nevojë për personel të
specializuar në hulumtimin e tregut dhe të shkathtë në krijimin e një produkti me karakteristika
specifike, dizajnimin e produktit, krijimin e prototipit, dhe lansim dhe livrim. Kompanitë që
aspirojnë të eksportojnë duhet të qëndrojnë krah për krah me çdo ndryshim në procedurat e
eksportit, duke përfshirë procedurat e transportit ndërkombëtar. Z. Ukaj rekomandoi që bizneset
të kërkojnë ndihmë nga KIESA, MTI dhe SHPDK për realizimin e qëllimeve të tyre të eksportit.
9
Sheqer Ukaj, pronar i Elnor, prezanton në forumin e biznesit.
Arben Kelmendi, kryeshef ekzekutiv i Schwarzwald Massivholz, prezantoi në sallën e parë të
përbashkët ekspozuese të kompanisë kosovare që u hap në Shtutgart, Gjermani, e cila
menaxhohet nga Kelmendi Holzmöbel. Z. Kelmendi promovon dhe eksporton produktet e
Kosovës nën emrin e brendit Schwarzwald Massivholz. Për shumë vite, kompanitë kosovare për
përpunim të drurit kanë pasur vështirësi për të hyrë në tregjet e huaja. Hapja e kësaj sallë
ekspozuese në Gjermani paraqet jo vetëm pikë jetike të qasjes në tregun evropian, por gjithashtu
ofron mundësi për përfshirje të përmirësimeve nga kompanitë kosovare në teknologji, cilësi dhe
dizajn. Kompanitë kosovare Kelmendi, Elnor, Deva, Balaj dhe Godzi marrin pjesë në sallën
ekspozuese.
Në shtator 2017, kompania mori pjesë në disa panaire të organizuara në Gjermani, ku ka kërkesë
të madhe për produktet kosovare; për fat të keq, prodhuesit kosovarë nuk janë në gjendje ta
përmbushin këtë kërkesë duke pasur parasysh kapacitetin aktual të prodhimit. Në 2018,
Schwarzwald Massivholz planifikon të hapë edhe një sallë ekspozuese në zonën e Shtutgartit, e
cila do të vejë në shënjestër tregje të tjera të eksportit, duke përfshirë Austrinë, Zvicrën,
Luksemburgun dhe Anglinë. Z. Kelmendi vuri në dukje disa sfida kyçe që pengojnë aftësinë e
prodhuesve kosovarë për të zgjeruar prodhimin e tyre, siç janë ndërprerjet e shpeshta në
furnizimin me energji elektrike, si dhe problemet e vizave që ia pamundësojnë kompanive të
marrin pjesë në panaire ndërkombëtare. Sipas z. Kelmendi, është e vështirë të depërtohet në një
10
treg që tashmë ka shumë furnizues. Megjithatë, ai vuri në pah se kompanitë e Kosovës kanë
arritur të depërtojnë në tregjet e eksportit duke ofruar produkte të cilësisë së lartë me çmime
konkurruese. Kompanitë e huaja në vijim janë duke pritur produkte nga Schwarzwald Massivholz:
Diga Mobel Kika (Austri), XXL Lutz (Austri), Hofmeister (Gjermani), dhe Mobel Hesse (Gjermani).
Arben Kelmendi, kryeshef ekzekutiv i Schwarzwald Massivholz (majtas), dhe Sheqer Ukaj, pronar i Elnor (djathtas).
Ekrem Shahini, pronar i kompanisë kosovare për përpunimin e drurit Palma, paraqiti historikun e
shkurtër të kompanisë së tij, me fokus në aktivitetet e saj të eksportit. Ai shpjegoi se si filloi biznesi
i tij me një produkt të vetëm - dhoma gjumi - dhe më vonë u zgjerua për të përfshirë produkte të
tjera. Aktualisht, Palma ka tre dyqane në Gjilan, Ferizaj dhe Prizren, dhe një dyqan në Zvicër.
Kompania ka gjithashtu një fabrikë në Gjilan. Produktet Palma shfaqen në më shumë se 40
dyqane në Zvicër, dhe shiten në Gjermani, Angli, Arabi Saudite, Serbi dhe Maqedoni. Palma së
shpejti do të hapë një sallë ekspozuese të re në Prishtinë. Sipas z. Shahini, të qenit të
suksesshëm ndërkombëtarisht kërkon pajtueshmëri me standardet evropiane të dizajnit dhe
cilësisë.
2.4 Trendet e dizajnit në tregjet globale të orendive
Z. Përparim Rama, kryeshef ekzekutiv i 4M dhe arkitekt me nam botëror, dha një prezantim mbi
kërkesën e konsumatorëve në nivel global, pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare dhe trendet e
dizajnit në tregjet globale. Z. Rama ka fituar çmime ndërkombëtare për punën e tij arkitekturore
në mbarë botën; është paraqitur në botime të shumta mediatike; ka bërë disa prezantime TEDx;
dhe ka marrë pjesë në juri dhe panele të ndryshme. Gjatë prezantimit të tij, z. Rama u përqendrua
11
në atë që kompania e tij ka punuar gjatë disa viteve të fundit dhe se si pjesëmarrja në ngjarje të
ndryshme ka pasur ndikim të madh në kompani. Sipas tij, produktet novatore çojnë në marketing
falas dhe kompanitë përfitojnë nga kjo. Z. Rama sugjeroi që kompanitë e Kosovës të përdorin
kapacitetet e tyre ekzistuese për të përmirësuar qasjet e tyre dhe të përdorin produkte që janë
bërë në Kosovë. Ai theksoi se arkitektët dhe dizajnuesit duhet të eksperimentojnë duke u fokusuar
në origjinalitet, vendosje të trendeve dhe krijim të imazhit të brendit.
Z. Rama prezantoi projekte të ndryshme dhe punë personale nga e kaluara, duke theksuar se e
gjithë puna e tij paraqitet në treg si “Made in Kosova”. Ai beson se krijimi origjinal dhe novator
lehtëson aspektin e marketingut, pasi mediat janë të prira për të shkruar për risitë. Z. Rama
gjithashtu theksoi se kërkimi dhe zhvillimi janë çelësi për ndërtimin e identitetit të çdo kompanie.
Z. Rama ndau përvojat e veta në krye të projekteve novatore, të tilla si Hamam Jazz Bar në
Prishtinë në vitin 2010. Ky projekt i veçantë fitoi çmimin e parë në Londër në vitin 2013 në mesin
e 1,100 projekteve të tjera konkurruese dhe shënoi pikë kthese për kompaninë e z. Rama dhe
suksesin e saj të ardhshëm. Objektivi kyç për Hamam Jazz Bar ishte dizajnimi i një hapësire të
brendshme duke përdorur vetëm produkte nga Kosova. Kompania 4M e z. Rama gjithashtu
realizoi projekte dizajni me café bar Truffle Seco dhe restorantin My Place Soho në Londër. Këto
projekte fituan çmime Time Out Love London Awards, gjë që siguroi marketing falas për 4M. 4M
vazhdoi me dizajnimin e Kudeta në Perth, Australi, dhe City Zebrano në Londër, Britani e Madhe
- dy bar restorante të shtrenjta. Këto restorante u pajisën plotësisht me produkte orendish të bëra
në Kosovë.
4M gjithashtu mbështet artistët dhe dizajnuesit duke u ofruar atyre qasje në hapësira ku ata mund
të prezantojnë punën e tyre. Pasi 4M të përfundojë një projekt dizajni dhe para se hapësira të
hapet për biznes, 4M u ofron artistëve mundësinë për ta përdorur hapësirën si galeri. Z. Rama
vuri në dukje se ndërsa kjo mbështetje është ndihmë e vogël për artistët e rinj, rezultatet mund të
jenë magjepsëse. Për shembull, znj. Alketa Xhafa vendosi instalimin e saj artistik në një galeri të
zotëruar nga z. Rama. Instalimi u çmua nga presidentja e Kosovës, e cili më pas vendosi të
instalonte veprën artistike në stadiumin e futbollit në Prishtinë. Si pjesë e instalimit, u ndenë
fustane në kujtesë të grave të përdhunuara gjatë luftës. Z. Rama vuri në pah se edhe projektet e
vogla mund të gjenerojnë ndjenjën e lëvizjes midis njerëzve që kanë vuajtur dhe shërbejnë si
platformë për shprehje simbolike.
Sipas z. Rama, ndërkohë që dizajnuesit dhe arkitektët mund të mësojnë rreth trendeve të
ardhshme nëpërmjet platformave të ndryshme në internet, ata duhet të synojnë t’i prijnë - dhe jo
t’i ndjekin - trendet. 4M aktualisht ka zyra në Britani të Madhe, Kosovë, Irlandë Veriore dhe
Australi. Punon në projekte në Australi, Indonezi, Nigeri, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrein,
Sri Lanka, Zvicër, Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe Shtetet e Bashkuara.
12
Përparim Rama, kryeshef ekzekutiv i 4M Group
2.5 Paneli: Bashkëpunimi në mes të universiteteve dhe sektorit privat
Paneli mbi bashkëpunimin në mes të universiteteve dhe sektorit privat u moderua nga z. Rexhep
Ilazi, prijës i Ekipit të Konkurrueshmërisë pranë EMPOWER dhe aty u paraqitën folësit e
mëposhtëm: z. Agron Bajraktari, rektor i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj; znj.
Majlinda Sylejmani, përfaqësuese e ANB Baliu dhe anëtare e Bordit Industrial (themeluar nga
Universiteti i Shkencave të Aplikuara); dhe znj. Ryva Prekorogja, përfaqësuese nga Ministria e
Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT).
13
Panelistët (nga e majta në të djathtë): Ryva Prekorogja, përfaqësuese nga MASHT; Majlinda Sylejmani, përfaqësuese nga ANB Baliu; Agron Bajraktari,
rektor i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj; dhe Rexhep Ilazi, prijës i ekipit të konkurrueshmërisë pranë EMPOWER.
Z. Agron Bajraktari, rektor i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, prezantoi mbi
bashkëpunimin në mes të universitetit dhe sektorit privat, veçanërisht mbi rëndësinë e zhvillimit
të strategjive mësimore që janë në përputhje me nevojat e tregut. Z. Bajraktari dha një diagram
kohor të plotë të themelimit të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, i cili më parë
kishte ekzistuar si institucion i arsimit profesional i themeluar në vitin 1976. Me mbështetjen e
hisedarëve dhe komunave, universiteti u themelua në vitin 2015 si i pari për shkencat e aplikuara,
dhe i vetmi universitet që fokusohet në industrinë e drurit.
Z. Bajraktari vuri në dukje rëndësinë e institucioneve arsimore në nxitjen e lidhjeve të ngushta me
sektorin privat dhe industrinë. Ai gjithashtu argumentoi se mësimdhënia e cilësisë së lartë që
ofrohet në Universitetin e Shkencave të Aplikuara është rezultat i marrëdhënieve të forta si me
sektorin privat ashtu edhe atë publik. Ai theksoi se një tipar kritik i qasjes së universitetit të tij
është që t’i ofrojë studentëve mundësinë për t’u regjistruar për praktikë në industrinë e drurit.
Aktualisht, universiteti ka bërë mbi 50 praktika dhe marrëveshje kërkimi dhe zhvillimi me
kompanitë; këto marrëveshje përfshijnë ujdinë për të zbatuar koncept idetë që studentët i
zhvillojnë gjatë shkollimit.
Z. Bajraktari vuri në dukje se universiteti kërkon të bashkëpunojë ngushtë me Bordin Industrial
duke ofruar këshilla për zhvillimin e kurrikulave që janë në përputhje me nevojat e tregut. Më
shumë se 50 pronarë të kompanive të përpunimit të drurit në Kosovë janë anëtarë të Bordit
Industrial dhe agjenda mësimore e universitetit është zhvilluar sipas nevojave të anëtarëve.
14
Znj. Majlinda Sylejmani, përfaqësuese e prodhuesit të orendive ANB Baliu nga Ferizaj, diskutoi
se si kompania e saj bashkëpunon me Universitetin e Shkencave të Aplikuara. Ajo theksoi se në
mes të kompanisë së saj dhe universitetit ishte lidhur një marrëveshje që hap rrugën për praktika.
Gjatë praktikave, studentët mund të zhvillojnë idetë e tyre dhe ato më të mirat përzgjedhen për
prodhim. Këto produkte pastaj paraqiten gjatë ekspozitës vjetore në Universitetin e Shkencave të
Aplikuara. Ideja prapa bashkëpunimit të tillë është lidhja e teorisë dhe praktikës dhe pajisja e
studentëve me shkathtësi të botës reale.
Znj. Ryva Prekorogja, përfaqësuese nga MASHT, dha një prezantim mbi sektorin e arsimit
profesional, i cili përfshin rreth 45,000 studentë dhe 155 profile profesionale, duke përfshirë
përpunimin e drurit, në 17 fakultete. Sistemi i arsimit profesional në Kosovës gjithashtu përfshin
69 shkolla të arsimit profesional, tri prej të cilave ofrojnë aftësim në përpunimin e drurit. Në kurset
e trajnimit të ofruara për studentët në industrinë e përpunimit të drurit përfshihen përpunimi i
drurit/dizajni i enterierit, zdrukthëtaria dhe pylltaria. Këto kurse aktualisht janë në dispozicion në
shkollat e arsimit profesional që gjenden në Pejë, Podujevë dhe Ferizaj. Sipas znj. Prekorogja,
çdo rajon duhet të bëjë hulumtime të tregut për të kuptuar se cilat profile janë të nevojshme në
treg në mënyrë që të zhvillojë kurrikulat e duhura për studentët.
Zonja Prekorogja vuri në dukje se kompanitë vendore nuk janë të kënaqura me cilësinë e
shkathtësive të paraqitura nga studentët, pasi ata gjatë studimeve nuk kanë ekspozim profesional
në vend të punës. Znj. Prekorogja sugjeroi vlerësimin e studentëve në fund të praktikave të tyre
dhe ndarjen e certifikatave që njihen nga të gjitha kompanitë. Sipas saj, kompanitë duhet të
kërkojnë të bashkëpunojnë më gjerësisht me MASHT-in në përpilimin e kurrikulave mësimore që
përputhen me nevojat e tregut dhe përgatitin studentët që të kenë sukses në punën e tyre.
2.6 Takimet B2B
Në bashkëpunim me SHPDK-në, organizatorët e ngjarjes planifikuan një varg takimesh B2B,
duke ofruar mundësi unike për pjesëmarrësit që të takohen dhe t’i paraqesin oferta agjentëve të
shitjes. Kompanitë kosovare ishin veçanërisht të interesuara për t’u takuar me ekspertin e
angazhuar nga projekti ICEP, z. Michele Cariota; z. Arben Kelmendi nga Schwarzwald
Massivholz; dhe z. Përparim Rama, kryeshef ekzekutiv i 4M.
Gjatë kësaj pjese të ngjarjes, kompanitë dhe partnerët e mundshëm, duke përfshirë tregtarët nga
Kosova dhe agjentët e shitjes, morën pjesë në 68 takime. Takimet B2B çuan në rezultatet kyçe
të mëposhtme:
• Kompanitë e pajisjeve dhe teknologjisë shitën pajisje me vlerë prej €350,000 (BIESSE
dhe UKAJ, SCM dhe Mahagoni, dhe Euro Model dhe Euro Swiss me Baliu).
• 4M, përfaqësuar nga z. Përparim Rama, pati takime me të gjitha kompanitë ekspozuese
- gjashtë nga këto kompani kanë filluar të prodhojnë mostra për eksport në Angli.
• Schwarzwald Massivholz do të vazhdojë bashkëpunimin me kompanitë e Kosovës dhe do
të zgjerohet për të punuar me tetë kompani duke filluar nga 2018.
15
• Michele Cariota, konsulent italian i angazhuar nga ICEP, sugjeroi dhe propozoi zgjidhje
për kompanitë e interesuara për zhvillimin e produkteve të reja, sidomos divaneve. Në
këto kompani përfshihen Albed, Sela Impex, Divani, dhe Mobileria Karagaq.
• Takime B2B u zhvilluan midis kompanive dhe dizajnuesve të rinj, duke përfshirë studentët
që morën pjesë në garën për dizajn; kompanitë ofruan mundësi punësimi për 14 studentë.
3. PROMOVIMI I EKSPORTIT DHE AKTIVITETET E DONATORËVE
3.1 Paneli: Prodhimi i orientuar drejt eksporteve
Znj. Arieta Vula Pozhegu, drejtore ekzekutive e SHPDK-së, moderoi panelin, në të cilin u
paraqitën folësit e mëposhtëm: Michele Cariota, eksperti i sektorit të drurit nga ICEP; dhe Arben
Kelmendi, kryeshef ekzekutiv i Schwarzwald Massivholz.
Panelistët (nga e majta në të djathtë): Arben Kelmendi, kryeshef ekzekutiv i Schwarzwald Massivholz; Arieta Vula Pozhegu, drejtore e SHPDK; dhe
Michele Cariota, ekspert nga ICEP.
Gjatë diskutimit në panel, z. Michele Cariota, ekspert nga projekti ICEP, ndau përvojën e tij 40-
vjeçare në industrinë e orendive dhe tapicerive, duke punuar ndërkombëtarisht për brendet,
arkitektët dhe dizajnuesit më të njohur. Gjatë kësaj kohe, z. Cariota u përfshi në rregullimin e
fabrikave të reja dhe në përmirësimin e proceseve të inxhinierisë dhe prodhimit. Ai ishte gjithashtu
i përfshirë në marketing, dizajn dhe aktivitetet e përgjithshme prodhuese të kompanive që
16
veprojnë në Itali, Mbretëri të Bashkuar, SHBA, Indi, Kinë, Nigeri, Arabi Saudite, Qipro, Egjipt dhe
Bangladesh. Gjatë ditës së dytë të KIDK, z. Cariota diskutoi mbi prodhimin e tapicerive në Itali
dhe në mbarë botën. Ai gjithashtu diskutoi disa nga sfidat me të cilat përballen ndërmarrjet e vogla
dhe të mesme të Kosovës në prodhimin dhe eksportimin e orendive cilësore.
Z. Cariota shpjegoi strategjitë e ndryshme të eksportit duke vënë në dukje se cilësia globale është
çelësi i suksesit. Kompanitë që kanë produkte dhe shërbime me cilësi të lartë janë më rezistuese
ndaj krizave dhe ndryshimeve në tregun global. Historia dëshmon se këto kompani gjithmonë
kanë qarkullim më të lartë, madje edhe gjatë krizave botërore. Sipas z. Cariota, për të arritur cilësi
të lartë, kompanitë duhet të investojnë në dizajn, kërkim dhe zhvillim, dhe marketing, dhe duhet
të jenë të përgjegjshme ndaj nevojave të konsumatorëve. Kompanitë gjithashtu duhet të ofrojnë
livrim të shpejtë dhe trajnim të mirë për stafin e vet. Ai gjithashtu paraqiti të dhëna kyçe rreth
trendeve të ardhshme globale.
Më tej ai shpjegoi se dizajnet dhe detajet e përdorura nga kompanitë bëjnë që ato të dallohen.
Aktualisht, ekziston kërkesë e madhe për produkte cilësore dhe ekskluzive në mbarë botën dhe
klientët janë të informuar mirë dhe në gjendje të njohin cilësinë e mirë. Për të realizuar një dizajn
unik dhe me cilësi të lartë, kompania duhet të punojë në kërkim dhe zhvillim për të qëndruar krah
për krah me trendet e tregut, dhe gjithashtu ka nevojë për mbështetjen e arkitektëve, dizajnuesve
apo studiove të dizajnit. Kompanitë duhet të jenë fleksibël në përshtatjen e produkteve të tyre
enkas sipas nevojave të klientit; ky fleksibilitet do të lejojë prodhimin ad-hoc, duke u mundësuar
kompanive të konkurrojnë me kompanitë më të mëdha. Livrimi i shpejtë është thelbësor pasi
kompanitë tani kryesisht veprojnë sipas konceptit “just in time” (fiks në kohë), i cili dikton kohë të
shkurtër të magazinimit.
Personeli kompetent dhe i trajnuar mirë është thelbësor për performancën e mirë të kompanisë.
Kompanitë kanë nevojë për mbështetje nga institucionet qeveritare, universitetet, shkollat,
organizatat dhe donatorët dhe duhet të jenë të etur për krijimin e vendeve të reja të punës për të
papunët. Strategjitë e marketingut janë vendimtare për depërtimin në treg dhe pjesëmarrja në
panaire tregtare më nuk është e mjaftueshme për një kompani. Kompanitë gjithashtu duhet të
investojnë në marketing digjital dhe marrëdhënie me publikun, dhe të përpiqen të jenë fizikisht të
pranishme në tregjet ku ato janë më në kërkesë ose në zonat e vëna në shënjestër. Z. Cariota e
identifikoi Kosovën si një vend me pozitë strategjike, midis Evropës dhe Lindjes së Mesme, dhe
në afërsi të Afrikës. Ai beson se Kosova fare lehtë mund t’i japë hov eksporteve të saj.
SHPDK shpërndau prezantimin e z. Cariota në PowerPoint, me titull “Strategjitë e eksportit. Tregu
i së ardhmes. Çka të bëhet?”, për kompanitë e interesuara.
Z. Arben Kelmendi, kryeshef ekzekutiv i Schwarzwald Massivholz, shpjegoi se si kompania e tij
ka operuar duke shitur përmes platformave online si Amazon.de, eBay, Rakuten dhe Moebel.de.
Sipas tij, shitja në internet është mënyra më e mirë dhe më e shpejtë për të testuar popullaritetin
e një produkti në mesin e konsumatorëve. Është e rëndësishme që ta keni një produkt me cilësi
të mirë dhe të kuptoni se si ta prezantoni në internet përmes fotografive dhe përshkrimeve të
favorshme, dhe të paketoni produktet sipas standardeve. Marketingu është çelësi i suksesit të
17
shitjes online. Kompania ka dy magazina në Gjermani dhe pika të tjera të shitjes në Kosovë. Kur
një produkt porositet nga një kompani, Schwarzwald Massivholz bën porosinë në Kosovë dhe
bën dërgesën e produktit te kompania.
Funksioni “Prime” përmes Amazon.de i garanton blerësit që produkti do t’i livrohet atyre brenda
24 orëve. Shitja sipas funksionit Prime bëhet për produktet që Amazon ka në magazinat e veta.
Një nga metodat më të suksesshme të shitjes është shitja mujore me produktet e testuara; kjo
merr tri deri në pesë javë për të arritur tek blerësi përfundimtar. Produkti është bërë në Kosovë,
por është shitet në Gjermani. Kur produkti arrin në Gjermani, nuk hyn në magazinë, por i dërgohet
blerësit përfundimtar.
Sipas z. Kelmendi, shitja në internet është gjithashtu njëfarë gare pasi çmimi, recensionet dhe
rangu janë të dukshme për të gjithë. Si bestselerë, produktet nga Kosova janë ranguar shumë
herë në faqen e parë të Amazon.de; kjo tregon potencialin që këto produkte kanë në tregun
evropian. Z. Kelmendi vuri në dukje se produktet që nuk janë kopjuar dhe nuk mund të
krahasohen me produkte të tjera në të njëjtën kategori, janë më të suksesshme në treg.
Gjatë prezantimit të z. Kelmendi, publikut iu prezantua katalogu i produkteve aktuale
(Schwarzwald Massiveholz), duke i dhënë prodhuesve të Kosovës një pasqyrë të shkurtër të llojit
të produkteve që kërkohen ndërkombëtarisht.
3.2 Paneli: Aktivitetet e donatorëve në Kosovë
Znj. Arieta Vula Pozhegu, nga SHPDK-së, moderoi panelin, në të cilin u paraqitën folësit e
mëposhtëm: Z. Skender Rama, shef i projektit EMPOWER; znj. Blerta Qerimi, përfaqësuese nga
Banka Botërore; znj. Argjentina Grazhdani, menaxhere e projektit PPSE me fonde nga Zvicra; z.
Ilir Rexha, këshilltar në GIZ; dhe z. Libor Chlad, zëvendës-kreu i Departamentit për bashkëpunim
në Zyrën e BE-së në Kosovë.
18
Folësit (nga e majta në të djathtë): Blerta Qerimi nga Banka Botërore; Argjentina Grazhdani, menaxhere e projektit dhe drejtore për vendinë në PPSE; Ilir Rexha, këshilltar në GIZ; Libor Chlad, zëvendës-kreu për bashkëpunim, Zyra e BE-së në Kosovë; Skender Rama, shef i projektit EMPOWER; dhe Arieta Vula Pozhegu, drejtore
në SHPDK.
Gjatë ditës së dytë të ngjarjes, organizatat e mëposhtme prezantuan mbi aktivitetet e donatorëve
në Kosovë: projekti i USAID-it EMPOWER Sektori Privat në bashkëpunim me SIDA; Zyra e BE-
së në Kosovë; GIZ GmbH; projekti PPSE; dhe Banka Botërore. Temat e diskutuara përfshinë
mbështetjen e ofruar për sektorin e drurit, aktivitetet aktuale të sektorit dhe të ardhmen e sektorit.
Prezantuesit dhanë informacion mbi projektet e ardhshme dhe punën e mëparshme të kryer nga
donatorët në Kosovë. Kompanitë pjesëmarrëse në KIDK shprehën interesim të madh për këtë
panel, pasi ai ofroi mundësi për të fituar njohuri për mundësitë e ardhshme për bizneset e tyre.
3.3 Paneli: Teknologjitë efektive në përpunimin e drurit
Znj. Arieta Vula Pozhegu moderoi këtë panel, në të cilin u paraqitën folësit e mëposhtëm: Z.
Liridon Limani nga Biesse; z. Kreshnik Shehu nga SCMl; dhe z. Labinot Sahiti nga EuroSwiss.
Këta folës që të gjithë shesin teknologji për përpunim të drurit, dhe ata folën për pajisjet e fjalës
së fundit të teknologjisë për prodhimin e produkteve finale, duke përfshirë makineritë CNC. Këto
kompani shesin makineri CNC në Kosovë, dhe secila kompani pati shansin për të dhënë detaje
mbi modelet dhe ofertat e tyre më të reja. Ata shpjeguan dhe prezantuan teknologji efektive për
përpunimin e drurit, të pasuara me shpjegime mbi tendencat globale.
19
Panelistët (nga e majta në të djathtë): Labinor Sahiti, EuroSwiss; Kreshnik Shehu, SCM; Liridon Limani, Biesse; dhe Arieta Vula Pozhegu, drejtore e SHPDK.
4. ÇMIMET E GARËS SË DIZAJNIT
4.1 Përvoja e garës së dizajnit
Z. Drilon Rexhepi ishte fituesi i garës studentore për dizajn 2016, që u mbajt si pjesë e edicionit
të parë vjetor të KIDK-së. Z. Rexhepi është student i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në
Ferizaj dhe u ftua të flasë për të inkurajuar aplikuesit e ardhshëm dhe për të ndarë përvojën e tij
pas fitores në garën e vitit 2016. Z. Rexhepi ia tregoi audiencës dizajnin me të cilin kishte fituar
çmimin dhe përshkroi se si gara ndryshoi trajektoren e karrierës së tij, duke përfshirë atë se si ai
me sukses fitoi klientë të rinj dhe hapi byronë për projektim arkitekturor. Z. Rexhepi tha se beson
se çmimi i ndihmoi atij që të mobilizojë klientë të rinj për kompaninë e tij, e cila prodhon orendi.
20
Drilon Rexhepi, fituesi i garës studentore për dizajn nga viti i kaluar, prezanton përvojat e tij.
4.2 Çmimet e garës së dizajnit
Nga 51 studentë, 40 u përzgjodhën për të marrë pjesë në ekspozitën e konventës, e cila u quajt
Dizajnet më të mira (Best Designs). Një juri e pavarur ndau certifikata për të gjithë 40 studentët
dhe dha shpërblime në të holla për tre finalistët kryesorë. Fitues i çmimit të parë ishte z. Vlorjan
Paçarizi, i ndjekur nga znj. Vildane Maliqi dhe z. Arian Berisha. Kompanitë e përpunimit të drurit
pjesëmarrëse në konventë shprehën interes për të angazhuar disa prej këtyre studentëve si
praktikantë ose punonjës.
5. EKSPOZIMI I PRODUKTEVE
Ekspozimi i produkteve u dizajnua për të krijuar një përshtypje të fortë mbi zotësitë e përgjithshme
të sektorit të drurit të Kosovës dhe për të shërbyer si një prezantim për blerësit dhe agjentët e
shitjes. Ekspozita e produkteve u organizua për t’i dhënë hapësirë ekspozimi secilës kompani
pjesëmarrëse. Kompanitë e mëposhtme morën pjesë në ekspozitë:
1. ANB Baliu: Themeluar në vitin 2003, prodhon produkte me cilësi të lartë dhe ka 25 vjet
përvojë në prodhimin e orendive. Eksporton 50 për qind të produkteve të saj në Zvicër.
Produktet përfshijnë kuzhina, dhoma gjumi për fëmijë dhe të rritur, produkte të ndryshme
MDF, dhe orendi për zyre.
21
2. Albed: Themeluar në vitin 1990, prodhon orendi për dhoma të qëndrimit ditor, kuzhina,
dhoma gjumi dhe elemente të tjera orendish. Albedka sallë ekspozuese në Vushtrri dhe
së shpejti do të fillojë të prodhojë tapiceri lëkure.
3. Dijamant: Themeluar në vitin 1986 në Maxharë, hapi selinë në Malishevë në vitin 2001.
Bazuar në kërkesën e madhe të tregut, Dijamant hapi impiantin për përpunimin e drurit
dhe filloi prodhimin e peletit në parkun e biznesit në Drenas në 2016.
4. Divani: Ka fabrikë të prodhimit të orendive në Ferizaj. Kompania ka rreth 60 modele të
pëlhurave të ndryshme që janë eko-miqësore, dhe rreth 30 modele të dhomave. Divani
eksporton në Gjermani, Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi.
5. Dekoriti: Kompani e specializuar e përfshirë në përpunimin e drurit masiv që nga viti 1989.
Pas shumë vitesh përvojë pune, kompania përfundoi investimet në vitin 2016 duke sjellë
trendet më të fundit teknologjike në përpunimin e drurit. Dekoriti ka ndërmarrë projekte të
ndryshme dhe ka shumë klientë në rajon dhe në Evropë. Produktet e kompanisë
përfshijnë dyer dhe dhoma, dhoma të gjumit, kuzhina, shkallë, fasadat e jashtme dhe
elementë të tjerë të enterierit.
6. Dekor IN: Themeluar në vitin 2008 në Leposaviq si biznes familjar. Dekor IN është mikro-
ndërmarrje e vogël që prodhon një spektër të larmishëm të orendive që i përgjigjen
porosive individuale të klientëve, duke përfshirë dollapë të kuzhinës, dollapë, tavolina dhe
shtretër. Gjithashtu, kompania ofron shërbime të tilla si prerja, lakimi i teheve, dizajni i
orendive, restaurimi dhe riparimi i orendive të vjetra.
7. Elnor: Kompania filloi si biznes familjar, duke ndërtuar mbi një histori të gjatë të përpunimit
të drurit me fillim në vitin 1916. Në vitin 2002, kompania filloi prodhimin masiv të dyerve,
karrigeve dhe tavolinave. Elnor është bërë brend i njohur dhe ka selinë në Prishtinë. Me
kapacitet të lartë prodhimi, Elnor dominon në tregun lokal dhe ka depërtuar në tregjet
rajonale dhe evropiane në vijim: Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Zvicra, Gjermania,
Finlanda, Irlanda, Danimarka dhe Luksemburgu. Rreth 35 për qind e linjës së prodhimit të
kompanisë është e fokusuar në eksporte.
8. Fontana: Themeluar në vitin 2004 në Zubin Potok si kompani tregtare e orendive për
shpërndarje të brendeve të mirënjohura, duke përfshirë Dallas, Jela, Matis, Forma Ideale,
Dasa dhe Ciao Berto, kryesisht të importuara nga Serbia por edhe të prodhuara në vend.
Kompania krijoi të kuptuar të mirë të tregut të orendive në veri të Kosovës. Në vitin 2011,
kompania filloi prodhimin e vet të elementeve të kuzhinës, dollapëve, komove, shtretërve
të fëmijëve dhe divaneve për të përmbushur kërkesat e blerësve.
9. Greenhouse: Greenhouse prodhon elemente të para-fabrikuara për shtëpitë familjare,
objektet industriale, sallat sportive dhe shtëpitë malore. Kompania ka shumë vite përvojë
në këtë fushë të specializuar dhe historik të dëshmuar të operacioneve të suksesshme në
Zvicër. Kompania është themeluar përmes një partneriteti shqiptaro-zviceran.
Greenhouse gjithashtu prodhon elemente për ndërtim, të cilat përfshijnë objekte të
ndryshme vertikale në lartësi deri në tre kate dhe horizontale pa kufij. Këto produkte
prodhohen tërësisht për tregun evropian.
10. Greatwood: Themeluar në vitin 2016 me seli në Kosovë, kompania përpunon dhe
konverton metalin dhe drurin e vjetër në orendi të ndryshme. Produktet përfshijnë tavolina,
karrige, llamba dhe aksesorë dhe produkte për gatim. Përveç pranisë së saj në tregun
vendor, Greatwood shet produktet e veta në Luksemburg, Zvicër, Gjermani dhe Angli.
22
Kompania gjithashtu ka një program që kompanive që prodhojnë elemente dekorative i
jep mundësinë për të prezantuar produktet e tyre në sallën ekspozuese të Greatwood.
11. Godzi: Themeluar në vitin 2004 në Zveçan në një hapësirë të vogël prodhimi. Godzi
prodhon dyer dhe dritare druri dhe e kupton mirë tregun e prodhimit të drurit në veri të
Kosovës. Kompania ka zhvilluar marrëdhënie biznesi me shumicën e kompanive
ndërtimore në pjesën veriore të Kosovës, përmes të cilave kryesisht shet dyer të
brendshme prej druri. Që nga 2004, Godzi ka zgjeruar spektrin e produkteve dhe tani
prodhon dollapë kuzhine, tavolina, dhe shkallë nga druri masiv, kompensata dhe MDF.
Cilësia e lartë e produkteve të saj e bëri të mundshme që Godzi të zgjerojë shitjet në
Mitrovicën e Jugut.
12. Karagaq: Prodhon orendi që nga viti 1967. Produktet e kësaj kompanie përfshijnë dhoma
gjumi, kuzhina, pjesë të ndryshme dekorative dhe tavolina. Karagaq vepron në tregun e
Kosovës dhe eksporton produktet e veta në Shqipëri, Zvicër dhe Gjermani.
13. Kelmendi: Kompania është themeluar në vitin 2014, duke u ndërtuar mbi trashëgiminë e
Kombinatit të Drurit (1958). Kelmendi fokusohet në prodhimin e orendive nga druri masiv,
duke zbatuar edhe teknologjinë standarde edhe atë eksperimentale. Kompania prodhon
një shumëllojshmëri të produkteve prej druri, nga të cilat 100 për qind eksportohen në
vendet gjermanisht-folëse. Produktet kryesore të kompanisë përfshijnë shtretër dhe
orendi për dhoma gjumi. Kelmendi gjithashtu prodhon tavolina, kuzhina dhe karrige. Të
gjitha prodhimet e prodhuara kontrollohen nga Kelmendi Holzmöbel, kompani
shpërndarjeje që është përgjegjëse për sigurimin e cilësisë së produktit për blerësin
përfundimtar.
14. Kosova Model: Themeluar në vitin 1958, kompania prodhon dyer, kuzhina, orendi për
dhoma gjumi, produkte MDF dhe dritare. Stafi profesional i kompanisë mat, dizajnon dhe
monton produktet e saj. Kosova Model operon në tregun rajonal, por edhe në vende të
ndryshme evropiane.
15. Sela Impex: Themeluar në vitin 1994 si vazhdimësi e biznesit familjar të përpunimit të
drurit. Produktet e saj përfshijnë orendi, dhoma gjumi, pjesë dekorative, kuzhina dhe
tavolina.
16. Sharra: Themeluar në vitin 1991, prodhon produkte me cilësi të lartë dhe me vëmendje
të veçantë ndaj detajeve. Produktet e saj kryesore përfshijnë orendi për qëndrim ditor,
orendi për dhoma gjumi, kuzhina, dritare, dyer dhe elemente strukturore nga druri. Sharra
eksporton në shumë vende duke përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë, Zvicrën, Anglinë,
Gjermaninë dhe Austrinë.
17. Shehu: Filloi si kompani tregtare familjare në 2005. Ata gradualisht zgjeruan spektrin e
produkteve dhe shërbimeve të tyre, dhe krijuan një brend të njohur në vend për dyer të
hyrjes të teknologjisë së lartë dhe konstruksione të shkallëve nga druri dhe metali.
Kompania prodhon shumëllojshmëri të pakufizuar të shkallëve nga klasike në moderne,
duke ofruar mundësinë për t’i dizajnuar ato enkas sipas nevojës, shijes dhe hapësirës në
shtëpi.
18. Lesna: Kompania më e madhe në rajon për prodhimin e dyerve dhe dritareve. Kompania
prodhon dritare nga druri, druri-alumini, dhe PVC, dyer PVC, dhe roleta moderne nga
alumini për dritare. Dyert dhe dritaret prej druri dhe alumini prodhohen nga lëndët e para
23
që vijnë nga pyjet; produktet e tyre janë të certifikuara nga FSC dhe furnizues të tjerë të
mirënjohur.
19. Lumi: Biznesi familjar i themeluar 25 vjet më parë. E ka konsoliduar veten si një nga
prodhuesit më të mëdhenj të dyerve në Kosovë. Lumi prodhon dyer dhe kuzhina për
tregjet vendore dhe të huaja. Deri më sot, Lumi ka eksportuar produktet e veta në disa
vende në Evropë, duke përfshirë Zvicrën, Gjermaninë, Austrinë dhe Suedinë. Kompania
planifikon të rrisë eksportet e saj, pasi ka zgjeruar kapacitetin e saj të prodhimit me
ndërtimin e fabrikës së re pranë parkut të biznesit në Prishtinë.
20. Tefik Çanga: Themeluar në vitin 1947. Kompania ka spektër të gjerë me më shumë se
200 produkte, duke përfshirë karriget, dhomat e gjumit dhe enterier për hotele, restorante
dhe kafene. Grupi i kompanive në kuadër të Tefik Çangës përfshin pesë fabrika: Tefik
Çanga, Divani, Deco, Tedes Contract dhe Sofa Avantgarde. Tefik Çanga eksporton
produktet e veta në Evropë dhe Australi.
21. Marković: Themeluar në 2001 si prodhues i dyerve dhe dritareve nga druri të bëra nga
bredhi dhe pisha. Marković e kupton mirë industrinë e drurit në veri të Kosovës dhe ofron
produkte të cilësisë së mirë me çmime të arsyeshme. Marković specializon në prodhimin
e produkteve ornamentale prej druri të përshtatura enkas. Këtu përfshihen shtretërit,
tavolinat e ngrënies dhe kornizat. Marković ka përfaqësi për shitje në Serbi dhe synon të
shesë në jug të Kosovës.
Ekspozimi i produkteve nga Dijamant. Ekspozimi i produkteve nga Lesna.
Ekspozimi i produkteve nga Greatwood. Ekspozimi i produkteve nga Kelmendi.
24
Ekspozimi i produkteve nga Divani. Ekspozimi i produkteve nga Greenhouse.
Ekspozimi i produkteve nga Elnor. Ekspozimi i produkteve nga Sela-Impex.
Ekspozimi i produkteve nga Albed. Ekspozimi i produkteve në KIDK.
25
(Nga e majta në të djathtë) Corinne Deleu, menaxhere e Detyrës për Tregti dhe Treg të Brendshëm në Zyrën e BE-së në Kosovë; Libor Chlad, zëvendës-kreu për bashkëpunim
në Zyrën e BE-së në Kosovë; Flora Arifi, specialiste për menaxhimin e projekteve në Zyrën e Rritjes Ekonomike në USAID/Kosovë; Lisa Magno, zëvendës-drejtore e Misionit
të USAID-it në Kosovë; dhe Rexhep Ilazi, prijës i Ekipit të Konkurrueshmërisë pranë EMPOWER Sektori Privat.
Vizitorët në hapësirën ekspozuese të KIDK 2017. Memorandumi i Mirëkuptimit u nënshkrua në mes të SHPDK dhe MASHT.
26
Vizitorët nga Down Syndrome Kosova në KIDK 2017.
6. GARA STUDENTORE PËR DIZAJN
Gara studentore Best Designs u zhvillua për të shfaqur dizajnet novatore të studentëve të
universiteteve të Kosovës që studiojnë arkitekturën, dizajnin e enterierit, dizajnin e integruar dhe
teknologjinë e drurit. Gara u organizua në bashkëpunim me Management and Development
Associates (MDA). Përfaqësuesit e MDA-së vizituan të gjitha universitetet dhe kolegjet që ofrojnë
studime në fushat e lartpërmendura dhe shpjeguan rregullat e garës dhe procedurat e aplikimit
për studentët e interesuar.
Pas skadimit të afatit për aplikim, një juri e pavarur e përbërë nga profesorë, përfaqësues të
industrisë së drurit, dizajnues dhe arkitektë vlerësuan 51 aplikime. Juria vlerësoi dizajnet bazuar
në tri kritere: probabiliteti që ideja të bëhet produkt real (50 për qind e totalit të notës), novacioni
(30 për qind) dhe dizajni (20 për qind). Paneli vlerësues i përbërë nga z. Sheqer Ukaj, z. Adriatik
Bytyqi, z. Arianit Loxha, z. Shpat Pozhegu dhe z. Hashim Deshishku përzgjodhën 40 finalistët
dhe zgjodhën fituesit e çmimit të parë, të dytë dhe të tretë. Çmimi i parë ishte €500; çmimi i dytë
ishte €300; dhe çmimi i tretë ishte €200.
Organizatorët e ngjarjes shtypën dhe ekspozuan që të gjitha 40 dizajnet në sallën e konventës
dhe i përfshinë ato në katalogun Best Designs. Katalogu i Best Designs është në dispozicion
online për publikun: https://issuu.com/gara2017/docs/student_design_contest_2nd_edition_ .
27
Përveç organizimit të garës, MDA gjithashtu dizajnoi katalogun e studentëve, afishe të ndryshme,
certifikatën e arritjeve, fletëpalosjet e vogla informative, certifikatën e fituesit dhe materialet e tjera
të përdorura për marketing përmes faqes zyrtare të SHPDK në Facebook.
Detaj nga Best Designs! Ekspozita e dizajnit studentor.
(Nga e majta në të djathtë) Flora Arifi, specialiste për menaxhimin e projekteve në
Zyrën e Rritjes Ekonomike në USAID/Kosovë; Vildane Maliqi, fituese e çmimit të dytë
në Garën Studentore për Dizajn; Arieta Vula Pozhegu, drejtore e SHPDK.
(Nga e majta në të djathtë) Vlorjan Paçarizi, fituesi i çmimit të parë në Garën
Studentore për Dizajnit Studentor; Corinne Deleu, menaxhere e Detyrës për Tregti
dhe Treg të Brendshëm në Zyrën e BE-së në Kosovë; Arieta Vula Pozhegu, drejtore
e SHPDK.
Vlorjan Paçarizi fitues i Garës Studentore për
Dizajn; Arieta Vula Pozhegu Drejtore e SHPDK.
28
7. FJALË PËRMBYLLËSE
Edicioni i dytë vjetor i KIDK ishte një ngjarje e suksesshme që mblodhi më shumë se 325
pjesëmarrës të regjistruar, si nga sektori i industrisë së drurit ashtu edhe nga publiku i gjerë.
Ngjarja u ndoq gjithashtu nga përfaqësues të ndryshëm të ministrive dhe agjencive të qeverisë
së Kosovës.
Pjesëmarrësit në forume dhe panele të ndryshme mundën të diskutojnë dhe analizojnë çështjet
relevante, dhe patën mundësi të shprehin shqetësimet e tyre dhe të marrin përgjigje. Siç u tha,
rritja e bashkëpunimit midis sektorit privat dhe sektorit të arsimit u trajtua në pjesën e parë të
konventës. SHPDK dhe MASHT nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi që detajon zhvillimin
e standardeve profesionale, zhvillimin e kurrikulave të arsimit dhe aftësimit profesional, zgjerimin
Fituesit e garës studentore Best Designs
(Nga e majta në të djathtë) Arian Berisha, fitues i çmimit të tretë në Garën
Studentore për Dizajn; Sheqer Ukaj, pronar i Elnor ; Arieta Vula Pozhegu, drejtore e
SHPDK.
Studentët nga Universiteti i Arteve dhe Shkencave të Aplikuara në Ferizaj vizitojnë
Ekspozitën studentore Best Designs.
Finalistët e garës Best Designs me përfaqësuesit e projektit të USAID-it
EMPOWER Sektori Privat dhe përfaqësuesen e SHPDK.
29
e bashkëpunimit mes shkollave dhe bizneseve, sigurimin e mentorëve për ndërmarrjet, programet
e praktikave gjatë pushimeve verore, praktikat profesionale dhe aktivitete të tjera të përbashkëta.
Përveç folësve, përfaqësuesve të kompanive dhe publikut të gjerë në KIDK 2017, mysafirët nga
Down Syndrome Kosova gjithashtu shfaqën produktet që ata kishin krijuar. Studentët nga
universitetet që morën pjesë në garën Best Designs ishin gjithashtu të pranishëm gjatë ngjarjes
dy-ditore dhe mundën të angazhohen drejtpërsëdrejti në forume, si dhe të takohen me
përfaqësuesit e kompanive.
Edicioni i dytë i KDIK u mbulua gjerësisht nga kanale të ndryshme televizive, radio, mediat e
shtypura dhe në internet. Për të promovuar ngjarjen, kryetari i Bordit të SHPDK-së Hashim
Deshishku dhe drejtorja e SHPDK-së Arieta Vula Pozhegu ishin mysafirë në programin e
mëngjesit “Sot” në KTV. Znj. Pozhegu dhe Përparim Rama, kryeshef ekzekutiv i 4M Group ishin
të ftuar në programin “Ora e Pasdites” në Klan Kosova, ndërsa Kreshnik Shehu, kryeshef
ekzekutiv i SCM, u paraqit në programin “Express” në KTV pas KIDK. Gjatë KIDK, znj. Pozhegu
dhe Sheqer Ukaj, pronar i kompanisë Elnor, dhanë intervista për programin e mëngjesit në RTK.
KIDK ishte rast i përkryer për të lansuar faqen në Facebook të SHPDK-së për të promovuar
kompanitë e industrisë së drurit dhe për të ndarë detajet rreth agjendës së KIDK 2017. Konventa
gjithashtu u transmetua drejtpërdrejt në Facebook, dhe shënoi shumë shikues: 7,300 ishte numri
i shikuesve më 29 dhjetor 2017. Faqja në Facebook, e cila përmban video nga konventa, mund
të gjendet këtu: www.facebook.com/kosovowoodassociation .
Objektivi kyç i KIDK ishte që të tërhiqte vëmendjen tek industria e drurit në Kosovë dhe të
promovonte eksportin, novacionin dhe dizajnin. Ky objektiv u arrit plotësisht nëpërmjet
mbështetjes së folësve dhe ekspertëve, dhe nëpërmjet punës së kompanive që ekspozuan
produktet e tyre dhe falë ideve novatore të studentëve. KIDK tani ekziston si një ngjarje premtuese
vjetore që bashkon kompanitë, dizajnuesit dhe arkitektët e ardhshëm, institucionet, agjencitë dhe
ekspertët për t’u takuar, diskutuar dhe shkëmbyer informacion. Aktivitetet e suksesshme të
ngjarjes i kanë hapur udhën edicioneve të ardhshme të KIDK dhe shërbejnë si shembuj për
ngjarje të ngjashme.
Recommended