View
36
Download
0
Category
Preview:
Citation preview
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMI: PARASHKOLLOR
PUNIM DIPLOME
Roli i personazheve pozitive dhe përceptimi i tyre nga
fëmijët
Mentori: Kandidatja:
Prof. Dr. Ilir Muharremi Agnesa Rexhaj
Gjakovë, qershor 2019
4
Ky punim diplome u mbrojt_____________ para Komisionit vlerësues në përbërje:
1. _____________________ Mentor
2. _____________________ Kryetar
3. _____________________ Anëtar
Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën ______________ ( ).
Nënshkrimet e anëtarëve të komisionit vlerësues:
1. ____________
2. ____________
3. ____________
Ky punim është realizuar në Fakultetin e Edukimit me qëllim të arritjes së titullit Bachelor i
Edukimit – Drejtimi Parashkollor.
5
DEKLARATË
Unë Agnesa Rexhaj deklaroj me ndërgjegjësi të plotë se i gjithë informacioni në këtë punim
diplome është marrë dhe paraqitur në përputhje të plotë me rregullat akademike.
Në këtë punim deklaroj se kam shfaqur idetë e mia rreth pjesës teorike dhe praktike të
hulumtimit tim.
© 2019-Agnesa Rexhaj. Të gjitha të drejtat të rezervuara
6
PËRMBAJTJA
Abstrakt...................................................................................................................................7
KAPITULLI 1
1.HYRJE.................................................................................................................................8
1.1 Qëllimi i hulumtimit...........................................................................................................9
1.2 Pyetjet e hulumtimit dhe hipoteza.....................................................................................10
1.3 Metodologjia .....................................................................................................................11
1.4 Mostra, Populacioni, Pjesëmarrësit....................................................................................12
1.5 Instrumentet.......................................................................................................................13
1.6 Analiza e të dhënave..........................................................................................................14
1.6.1 Rezultatet e të dhënave...................................................................................................23
KAPITULLI 2
2.SHQYRTIMI I LITERATURËS......................................................................................25
2.1 Dramatizimi, drama, dramaturgu………………………………………………………...29
2.2 Kuptimi i artit dramatik………………………………………………………………......30
2.3 Dramatizmi për fëmijë........................................................................................................31
3. Personazhet……………………………………………………..............……….................32
3.1 Aktori dhe personazhi……………………………………………………….....................33
3.2 Përgjegjësia ndaj partnerit…………………………………………………….…….........34
3.2.1 Përgjegjësia ndaj tekstit ..................................................................................................34
3.3 Personazhet pozitive……………………………………………………………...............35
3.4 Roli i pesonazheve pozitive dhe përceptimi i tyre nga fëmijët...........................................36
3.5 Fëmijët dhe arti teatror……………………………….......................................................37
3.5.1 Hyrja e fëmijëve në shoqëri-socializëm…………………………………………...........37
3.5.2 Tregimet janë fuqi e madhe për fëmijët………………...…………………..……..........38
KAPITULLI 3
Konkludimet dhe rekomandimet...............................................................................................39
Referencat bibliografike.............................................................................................................40
SHTOJCA A: Pyetësori për edukatoret.....................................................................................42
SHTOJCA B: Modeli i planifikimit të një aktiviteti për klasat përgatitore...............................45
7
ABSTRAKTI
Ky hulumtim është bërë me qëllim që të kuptohet përceptimi i personazheve pozitive nga ana e
fëmijëve të moshës parashkollore dhe është bërë me qëllim që të kuptohet rëndësia e aktrimit gjatë
moshës parashkollore.
Ndikimi i aktrimit si dhe i personazheve pozitive që ndikojnë në personalitetin e fëmijës në
përgjithësi, duke veçuar dhe u mbështetur në aspektet zhvillimore që fëmija nxë gjatë dramatizimit
apo aktrimit në klasë.
Gjithashtu dhe kur fëmija përfshihet vet në rolin e aktorit gjatë aktiviteteve mësimore siç janë:
dramat, shfaqjet me kukulla, improvizimet, muzika dhe loja.
Puna e edukatores është përcaktuar si një nga detyrat më me përgjegjësi dhe më të vështira! Në
këtë punim janë paraqitur personazhet pozitive, efekti i tyre tek fëmijët si dhe ndikimi në
krijimin e personalitetit të fëmijëve. Në shumicën e rasteve, pamja e jashtme e njeriut është e
para që na bie në sy për t'u dalluar nga të tjerët, mirëpo ajo që është më e rëndësishme për secilin
prej nesh është identiteti ynë.
Personazhet pozitive gjithnjë ndikojnë pozitivisht si në të menduarit, ashtu edhe në personalitet.
Personazhet pozitive gjithmonë i japin vlera qoftë tregimit apo përrallës, ndërsa ndikimi i tyre
tek fëmijët duhet të jetë edukativ, i kënaqshëm, ndjenjëmirë dhe i paharrueshëm.
Fjalët kyçe: personazhet pozitive, fëmijët, ndikimi, aktrimi, personaliteti.
8
Kapitulli 1
HYRJE
Pasi që fëmijët e moshës 5-6 vjeç, bazën e parë të të nxënit e marrin në edukimin parashkollor,
atëherë në këtë moshë është shumë e rëndësishnme të kemi kujdes se si veprojmë me këta fëmijë,
si t’u qasemi në mënyrë pozitive dhe të bëjmë përzgjedhjen e aktiviteteve që të kemi një vlerësim
sa më objektiv.
Fëmijët gjithashtu mund të inkurajohen që të krijojnë tregimet e tyre dhe të zgjedhin personazhet
e tyre të preferuara, mirëpo pothuajse përqindja më e madhe është se fëmijët duan dhe pëlqejnë
personazhet pozitive, ngase ata i përceptojnë këto personazhe si “ njerëz të mirë, të dashur për ta,
të lumtur etj “.
Pjesa e parë e punimit përmban qëllimin e temës, rëndësinë e hulumtimit, pyetjet kërkimore,
metodologjinë e hulumtimit, analizën e të dhënave, popullacionin, mostrën si dhe teknikat.
Pjesa e dytë flet për dramatizimin dhe personazhet duke i klasifikuar vetëm ato pozitive, pastaj
për përgjegjësitë që ka partneri, më pas kalojmë në pjesën, fëmijët në artin teatror. Një pjesë tjetër
e punimit flet për tregimet, të cilat janë fuqi të mëdha për fëmijët. Pjesa e fundit paraqet
konkludimet dhe rekomandimet, literaturën si dhe shtojcat, ku janë të përfshira pyetësori dhe një
model i një planifikimi të një ore mësimore për klasat përgatitore.
9
1.1 QËLLIMI I HULUMTIMIT
Ky hulumtim është bërë me qëllim që të kuptohet rëndësia e aktrimit gjatë moshës parashkollore.
Ndikimi i aktrimit në personalitetin e fëmijës në përgjithësi, duke veçuar dhe u mbështetur në
aspektet zhvillimore që fëmija nxë gjatë shikimit të aktorëve në skenë apo në shfaqje të ndryshme
teatrale.
Gjithashtu edhe kur fëmija përfshihet vet në rolin e aktorit gjatë aktiviteteve mësimore siç janë:
dramat, shfaqjet me kukulla, improvizimet, muzika dhe loja.
Qëllimi i këtij hulumtimi është nxjerrja e të dhënave të sakta lidhur me ndikimin dhe përceptimin
e personazheve pozitive tek fëmijët.
10
1.2 PYETJET E HULUMTIMIT DHE HIPOTEZA
Pyetja e hulumtimit (punimit): Cili është ndikimi i personazheve pozitive tek fëmijët?
Hipoteza: Personazhet pozitive ndikojnë më shumë në të mësuarit e shprehive të të folurit
rrjedhshëm si dhe përcjelljen e mesazheve pozitive.
Targeti: Edukatoret
11
1.3 METODOLOGJIA E HULMTIMIT
Për realizimin e këtij hulumtimi është përdorur metoda cilësore dhe metoda sasiore. Këto metoda
i kam cilësuar më të përshtatshme për shkak të të dhënave më të sakta që mund të nxjerrë nga ky
hulumtim.
Kam zgjedhur këto metoda hulumtimi, sepse do të përdorë pyetësorin për të grumbulluar të
dhënat që nevojiten për punim. Në kuadër të pyetësorit do të ketë edhe pyetje të hapura që u
mundësojnë edukatoreve të japin mendimet e tyre lidhur me pyetjet që kërkohet.
12
1.4 Mostra / Populacioni / Pjesëmarrësit
Hulumtimi u realizua në komunën e Istogut dhe në komunën e Gjakovës, në dy shkolla me klasa
parashkollore dhe në dy Institucione Edukativo- Arsimor ( çerdhe). Pyetësorët ishin të punuar në
formë anonimi.
Në këtë hulumtim janë përfshirë vetëm edukatoret.
Tabela 1: Karakteristikat përshkruese të mostrës apo pjesëmarrësve
Targeti i hulumtimit janё: Edukatoret.
Numri i
edukatoreve
Gjinia Grupmosha
SH.F.M.U “ Hysni Zajmi” - Istog 1 F 5-6
IP “ Gëzimi ynë” - Istog 2 F 5-6 3-6
SH.F.M.U “ Emin Duraku”-
Gjakovë
1 F 5-6
IP “ Ganimete Terbeshi” –
Gjakovë
1 F 5-6
Gjithsej 5 4 1
13
1.5 INSTRUMENTI MATËS I HULUMTIMIT
Nё kёtё hulumtim si instrument kryesor është përdorur pytёsori pёr edukatoret, që të hulumtohet
se sa aplikohet arti dramatik si dhe sa rezulton përceptimi i personazheve pozitive nga ana e
fëmijëve, gjithashtu në këtë punim është përdorur metoda krahasuese dhe metoda statistikore. Në
hulumtim janë përfshirë vetëm edukatoret.
Pyetësori të cilin kam përdorur përbëhet nga tre sektorë: Sektori A, B, C.
Sektori A - përmban të dhëna demografike të pjesëmarrësve (edukatoreve).
Sektori B - përmban pyetje të cilat lidhen me hulumtimin dhe janë pyetje të tipit të mbyllur.
Sektori C- përmban pyetje të hapura, ku pjesëmarrësit kanë të drejtë të shprehin mendimet e
tyre.
14
1.6 ANALIZA E TË DHËNAVE DHE REZULTATET
Në këtë kapitull janë të paraqitura rezultatet e nxjerrura të hulumtimit të bërë në dy shkolla
fillore dhe në dy Institucione Edukative (çerdhe) të komunës së Istogut dhe Gjakovës. Analiza e
të dhënave është punuar përmes programit Microsoft Excel 2010. Më poshtë është paraqitur
rezultati i pyetësorit në formë grafike, me ngjyra të ndryshme dhe të shprehura me përqindje (%).
15
Histogrami 1: Nga rezultatet e marrura nga kjo pyetje të pesë edukatoreve, rezulton që të gjithë
fëmijët i preferojnë personazhet pozitive, kurse asnjëri nga ta nuk pëlqejnë t’i dramatizojnë
personazhet negative, kjo ngase ata si në shkollë, ashtu edhe në jetën e përditshme mundohen të
flasin sikurse disa nga personazhet pozitive të tyre të preferuara. Përveç se të flasin, fëmijët
pëlqejnë gjithashtu edhe të vishen me rroba në të cilat janë të paraqitura personazhet e tyre të
preferuara.
100%
0%0%0%
1.Cilat role të personazheve preferojnë më shumë fëmijët?
Pozitive Negative
16
Histogrami 2: Nga përgjigjet e kësaj pyetje, rezultuam që personazhi më i parapëlqyer i fëmijëve
ishte Borëbardha, ku të gjitha edukatoret janë përgjigjur njësoj, kurse ujkun vetëm njëra nga
edukatoret e kishte cekur, mirëpo fëmijët kishin edhe disa personazhe tjera që i pëlqenin dhe në
shumë raste i dramatizonin me shumë dëshirë si: Spiderman, Masha, Supermen, Gjyshja etj.
Vetëm një numër shumë i vogël pajtoheshin që të dramatizojnë personazhet negative, kjo ngase
ata çdo herë ishin të fokusuar tek personazhet pozitive.
56%
11%
33%
2. Cilat janë personazhet e parapëlqyera të fëmijëve ?
Borëbardha Ujku Të tjera: Spiderman, Masha, Superman, Gjyshja etj.
17
Histogrami 3: Nga pëgjigjet e marrura të të gjitha edukatoreve për këtë pyetje ishte se fëmijët
gjithmonë aktrojnë personazhet pozitive në momente të caktuara, përveç rasteve kur edukatoret i
lejojnë fëmijët të vetë zgjedhin një përrallë apo tregim dhe ata vetë të bëjnë ndarjen e roleve, për
arsye të shihet se si bëhet ndarja e roleve nga vetë fëmijët dhe sa prej tyre pranojnë të luajnë rolet
e personazheve pozitive e sa të atyre negative.
100%
0%0%0%
3. A aktrojnë fëmijët personazhet pozitive në momente të caktuara?
Po Jo Nganjëherë
18
Histogrami 4: Edhe përgjigjet e nxjerrura nga kjo pyetje rezultuan që të gjithë fëmijët ndihen të
lumtur gjatë aktrimit të rolit të tyre, kjo ngase kur edukatorja bën përzgjedhjen e roleve, fëmijët
padyshim që do të pajtohen me rolin, por ka raste që kur fëmijët nuk pranojnë të luajnë rolin e
ndonjë personazhi negativ, kështuqë edukatroja detyrohet ta luaj vetë atë rol.
100%
0%0%0%
4. A ndihen të lumtur fëmijët gjatë aktrimit (rolit të tyre)?
Po Jo Deri diku
19
Histogrami 5: Përgjigjet e nxjerrura të kësaj pyetje rezultuan që si rolet negative, gjithashtu edhe
ato pozitive ndikojnë në formimin e personalitetit të tyre, kjo ngase fëmijët qysh të vegjël përmes
përrallave apo tregimeve të ndryshme arrijnë të kuptojnë dhe të dallojnë të mirën nga e keqja dhe
anasjelltas. Pastaj nga rolet dhe personazhet pozitive fëmijët arrijnë ta pasurojnë fjalorin e tyre, si
në shkollë, ashtu edhe në shtëpi, kurse nga rolet dhe personazhet negative arrijnë të mësojnë se
çdo herë e mira arrinë të triumfojë në fund.
100%
0%0%0%0%
5.Sa ndikojnë rolet negative- pozitive në formimin e personalitetit të tyre?
Ndikon shumë Nuk ndikon aspak Deri diku
20
Histogrami 6: Nga përgjigjet e nxjerrura të kësaj pyetje, rezultoi se rolet e fëmijëve në të
shumtën e rasteve ndahen sipas edukatores, ku dy nga to konstatuan që janë pikërisht ato të cilat
bëjnë ndarjen e roleve të dramatizimeve të ndonjë përralle apo tregimi, dy nga to konstatuan që
ndarjen e bëjnë më shumë fëmijët, kurse njëra nga edukatoret konstatoi që shpesh herë bën
ndryshime, kështu nganjëherë bën vet ajo ndarjen e roleve të personazheve të fëmijëve, por ka
raste edhe kur fëmijët nga vetë grupi i tyre bëjnë ndarjen e roleve.
50%
33%
17%
0%
6.Si ndahen rolet e fëmijëve?
Nga edukatorja Nga fëmijët (nga vetëdeshira e tyre) Nga grupi
21
Histogrami 7: Përgjigjet rreth përdorimit të kukullave teatrale në klasë për realizimin e
aktiviteteve të ndryshme mësimore ishin të ndryshme, ngase katër nga edukatoret janë përgjigjur
që zakonisht i përdorin për realizimin e aktiviteteve të ndryshme në klasë si për zhvillimin e
njësive mësimore, poashtu edhe për dëshirat e fëmijëve, ngase kukullat dhe përdorimi i tyre është
mjaft tërheqës dhe atraktiv për fëmijët, e sidomos për këta parashkollor. Disa nga kukullat të
cilat i posedonin në klasë ishin: kukullat e dorës, kukullat e drurit etj. Kurse vetëm njëra nga
edukatoret konstatoi që kukullat teatrale i përdorë nganjëherë, për arsye se nuk e kishte klasën e
pajisur aq sa duhet me to për të zhvilluar aktivitete të ndryshme shpesh herë.
80%
20%
7. A i përdorni kukullat teatrale në klasë për realizimin e aktiviteteve të ndryshme
mësimore?
Po Jo Ndonjëherë
22
Histogrami 8: Nga përgjigjet e marrura të kësaj pyetje nga edukatoret, rezultoi që vetëm njëra
nga to është përgjigjur që rrallë herë institucioni komunal i asaj komune organizonin vajtje të
fëmijëve nëpër shfaqje për fëmijë, kurse komuna tjetër në të cilën kam realizuar pyetësorin me
dy edukatore tjera kanë konstatuar që asnjëherë institucioni nuk organizon vajtje të fëmijëve
nëpër shfaqje për fëmijë, kjo siç ceken ato për shkak të buxhetit komunal. Mirëpo shpresojmë që
në një të ardhme të afërt të ndryshohet kjo gjendje dhe të gjithë të marrin më me seriozitet artin
dhe ndikimin e tij tek fëmijët, sepse vetë jeta është art. Andaj shpresoj që në të ardhmen të ketë
sa më shumë organizime të artit si për fëmijët, ashtu edhe për të rriturit.
0%
20%
80%
8. A organizon institucioni vajtje të fëmijëve nëpër shfaqje për fëmijë?
Shpesh Rrallë Asnjëherë
23
1.6.1 Rezultatet e të dhënave
Si përfundim i këtij hulumtimi, rezultuam që personazhet pozitive preferohen më shumë nga
fëmijët si dhe ata ndihen më të lumtur gjatë aktrimit të roleve të tyre. Edhe pse institucionet nuk
organizojnë vajtje të fëmijëve nëpër shfaqje për fëmijë, shpresojmë që në të ardhmen të ketë më
shumë organizime, të cilat u mundësojnë fëmijëve të shohin nga afër shfaqje të ndryshme
teatrale.
24
SEKTORI C
1. Sa mendoni se aktrimi ndikon pozitivisht në zhvillimin mendor, socio-emocional dhe
motorik të fëmijës?
Mendimet e edukatoreve ishin të ndryshme në lidhje me këtë pyetje, por të gjitha kishin
mendime pozitive duke konsideruar se përmes aktrimit fëmija arrinë të dalloi anën e së mirës dhe
së keqes. Po ashtu si të tillë edhe përgatiten për jetë. Mendim të njëjtë kishte edhe një edukatore
tjetër, e cila u shpreh se aktrimi gjithmonë ndikon për të mirë në zhvillimin mendor në
bashkëpunim në shprehjen e emocioneve dhe në zhvillimin motorik të fëmijëve.
2. A mendoni se roli i personazheve pozitive i tërheq fëmijët për të marrë pjesë sa më
shumë në aktrim (dramatizim) të përrallave?
Mendimet e edukatoreve ishin të njëjta. Secila nga to mendon se roli i personazheve pozitive i
tërheqë më shumë fëmijët që të marrin sa më shumë pjesë në dramatizim të përrallave.
Edukatoret dhanë mendimet e tyre, ku njëri mendim ishte se fëmijët sa më shumë që shohin, aq
më shumë bëhen kurreshtarë për ta sprovuar veten në vend të personazheve pozitive.
3. Sipas jush, përse fëmijët më shumë parapëlqejnë të emitojnë personazhet pozitive?
Sa i përket kësaj pyetje, edukatoret dhanë përgjigje të ndryshme. Një eduaktore u shpreh se
fëmijët prej fillimit mësojnë që çdo përrallë apo tregim ka personazhet pozitive dhe negative.
Gati gjithmonë ato që fitojnë janë ato pozitive dhe se kjo është arsyeja që ata duan të jenë në
vend të tyre.
Një edukatore tjetër u shpreh se fëmijët pëlqejnë të emitojnë personazhet pozitive për shkak se
shpesh gjatë jetës së përditshme, fëmijët luajnë rolet e tyre dhe ndihen me të vërtetë sikurse ata
aktorë.
25
Kapitulli 2
Shqyrtimi i literaturës
Termi pozitiv i referohet kënaqësisë dhe gëzimit të fëmijëve gjatë lojës i cili shprehet përmes
qeshjes, të kënduarit dhe shprehjes së gëzimit gjatë lojës.
Dramatizimi i personazheve pozitive është një përvojë e gëzueshme dhe shumë interesante për
fëmijët. Një gjë e tillë duhet të bëhet shpesh si në shkollë ashtu edhe në familje.
Në mënyrë që të bëhen aktor të aftë e jetëgjatë, është e nevojshme që fëmijët të inkurajohen dhe
të mbështeten menjëherë sapo ata të fillojnë procesin e aktrimit.
Kështu, prindërit dhe të tjerët përveç që duhet të jenë shembull për një aktrim të drejtë, duhet që
të tregojnë gatishmëri për të mbështetur dhe gjallëruar fëmijën si dhe për të njohur botën që e
rrethon. Rëndësia e dramatizimit të personazheve pozitive konsiderohet si komponent thelbësor
në zhvillimin e personalitetit të fëmijëve.
Edukimi i fëmijëve të grupmoshës deri në tri vjeç dhe i grupmoshës deri në gjashtë vjeç konsiston
në zhvillimin e aspektit shëndetësor e fizik, emocional, mendor e social të tij.
Emocionalisht, fëmijët përformojnë shfaqjet teatrale duke gjetur zgjidhje në problemet e tyre dhe
marrjen e disa vendimeve vetvetiu, kjo poashtu përmirëson vetëbesimin e tyre, për faktin se
fëmijët e kuptojnë se ata mund të qëndrojnë larg nga prindërit e tyre dhe gjithashtu mund të
kujdesen për veten, prandaj mungesa e prindërve jo vetëm që do të rrisë vetëbesimin, por edhe
pavarësinë e fëmijëve.
“Puna e udhëhequr nga edukatori në mënyrë profesionalesi organizator, shpjegues, argumentues,
kontrollues e vlerësues njihet si mësimdhënie. Mësimdhënia si një punë humane me vlera të shumta
pedagogjike me të vërtetë është art”. (Temple, 2009:41,403-410).
Loja dramatike është ajo ku fëmijët kanë liritë zgjedhin skenarët e tyre të planit dhe shpeshherë
fëmijët krijojnë grupet e tyre të bazuar në atë që është në dispozicion për ta.
Drama e cila zhvillohet për fëmijë duhet të jetë aq shumë frymëzuese për të vegjëlit, pë faktin se
roli i shfaqjeve është që fëmijëve t’iu zhvillojë imagjinatën dhe krijimtarin.
26
Loja dramatike iu mundëson fëmijëve gjuhën ekspresive, prandaj fëmijët janë të motivuar që të
komunikojnë dëshirat e tyre me bashkëmoshatarët e tyre, për faktin se kjo i bën që ata të marrin
pjesë në grupime shoqërore.(sq.wikipedia.org, 2017).
"Çdo fëmijë është një artist. Problemi është të qëndrosh artist edhe kur rritesh" Pablo Picasoo
(ikub.al, 2016).
"Shoqëria i ndihmon fëmijët që të mësojnë konceptet sociale dhe shprehitë sociale, ndihmon në
zhvillimin e vetëvlerësimit, shoqëria është një mjet për vetëshprehje (ndahen frikërat, ankthet,
detajet e jetës se tyre, sekretet). Po ashtu, shoku ose shoqjamund të përdoret si model imitimi nga
një shok ose shoqe tjetër" (Karaj,2005).
"Origjinaliteti nuk është gjë tjetër veçse një imitim i mençur" – Voltaire (ikub.al, 2016).
"Fëmija përdor artin për të shprehur atë çfarë di, mendon, beson dhe ndien, fëmija zhvillon njohuri
dhe aftësi vlerësuese për artin”(Kagan,2015).
Përrallat, legjendat, mitet gjithmonë do të përfaqësojnë për fëmijët. Mjetet përmes të cilave ata
njihen me botën e të rriturve, kuptojnë se si funksionon jeta dhe shoqëria përreth. Përrallat ofrojnë
një botë, në të cilën personazhet janë të ndarë në të mirë dhe të këqij, kanë fuqi magjike dhe për ta
gjithçka është e mundur. Nëpërmjet tyre, fëmijët mësojnë se për çdo problem ka një zgjidhje, dhe
se e mira triumfon mbi të keqen. Në këtë mënyrë, ata arrijnë të kontrollojnë frikën e tyre, ankthin
apo makthet gjatë natës.
Karakteret apo personazhet qofshin ato pozitive apo negative, lehtësojnë personifikimin, ndërsa
gjuha e përdorur, e përbërë prej imazheve dhe simboleve, mund të kuptohet nga një fëmijë, edhe
pse ai ende nuk është në gjendje të deshifrojë arsyetimin abstrakt.
Gjithnjë fëmija mbetet në koherencë me sekuencën e imazheve tipike të përrallave klasike.
Me pak fjalë, për të gjitha qëllimet dhe synimet, përrallat janë instrumentet e para arsimore që
nëna, babai, gjyshërit dhe edukatorët mund të përdorin për të ndihmuar fëmijët të rriten, si dhe
personazhet janë ato të cilat kanë ndikim në rritjen dhe zhvillimin socio-emocional të fëmijëve,
andaj personazhet pozitive janë personazhet më të parapëlqyera të fëmijëve.
“Për të mbajtur një qëndrim pozitiv duhet të zhvillojmë një vizion pozitiv”- Dalai Lama.
“Qëndrimet tuaja janë si një kuti me pastela që ngjyrosin botën tuaj. Nëse ngjyros gjithë kohën me
gri, atëherë pikturat tuaja do të jenë gjithmonë të zymta. Provoni t’i shtoni ngjyra të ndezura
pikturës duke përfshirë humorin, dhe piktura juaj do të ndriçohet”- Allen Klein.
“Diçka pozitive është gjithmonë më mirë se asgjë negative”- Elbert Hubbard.
27
Fëmijët mund të dëgjojnë tregime dhe pastaj t’i luajnë ato si teatër. Shumë tregime për fëmijë
mund të realizohen në këtë mënyrë, ku fëmijët mund të marrin çdo herë role të ndryshme.
Shumicës së fëmijëve u pëlqejnë personazhet pozitive dhe shumicës prej tyre u pëlqen që tregimet
të cilat dramatizohen apo shfaqen të përsëriten disa herë. Egziston edhe një mënyrë që fëmijëve u
kërkohet që gjatë dramatizimit të emitojnë emocionet si pjesë e një tregimit. Ky lloj aktiviteti u
ndihmon atyre të identifikojnë dhe t’u vënë emër ndjenjave të tyre dhe njerëzve të tjerë. Gjithashtu
fakti që të gjithë njerëzit kanë ndjenja të ngjashme, mund t’u jap atyre siguri.
Fëmijët gjithashtu mund të inkurajohen që të krijojnë tregimet e tyre dhe të zgjedhin personazhet
e tyre. Ky ushtrim mund të drejtohet nga të rriturit siç janë eduaktoret apo ndonjë anëtarë i familjes
apo mund të bëhet edhe në mënyrë të pavarur nga fëmijët. Shumë fëmijë kanë dëshirë që të
përfshihen në aktivitete imagjinare si pjesë normale e të nxënit dhe zhvillimit të tyre.
“Kur i zëvendëson medimet negative me ato pozitive, atëherë do të arrish edhe rezultate pozitive”-
Willie Nelson.
Përmes këtij punimi rezultuam që personazhet pozitive janë ato të cilat preferohen më shumë nga
fëmijët, duke marrë parasysh që si vajzat, poashtu edhe djemtë parapëlqejnë gjithmonë të luajnë
rolet e personazheve pozitive si dhe të vishen apo të duken edhe në jetën reale sikurse këto
personazhe. Rezultuam se ndër personazhet më të pëlqyera të fëmijëve janë: Borëbardha, Frozen,
Spiderman, Batman etj. Personazhet pozitive janë më të pëlqyera se ato negative, ngase aktrimi
dhe personazhet pozitive ndikojnë si në formimin e personalitetit, gjithashtu edhe në zhvillimin
socio-emocional, mendor si dhe në zhvillimin motorik të tyre.
Personazhet pozitive i tërheqin më shumë fëmijët për të marrë pjesë sa më shumë në aktrim apo
dramatizim të ndonjë përralle të caktuar, ngase fëmijët sa më shumë që shohin, aq më kurreshtarë
bëhen për ta sprovuar veten në vend të tyre dhe ata gjithmonë duan dhe kanë dëshirë të jenë në
vend të tyre.
Ky punim diplome pëbëhet prej tre kapituj, ku kapitullin e parë e përbën hyrja në të cilën tregohet
në pika të shkurtëra dhe qarta rreth gjithë punimi në fjalë. Më pas vazhdon qëllimi i hulumtimit,
ku tregohen pyetjet e hulumtimit dhe hipoteza, mostra, populacioni dhe pjesëmarrësit, ku
pjesëmarrës të këtij hulumtimi janë vetëm edukatoret e arsimit parashkollor. Më pas punimi
vazhdohet me analizën e të dhënave si dhe rezultatet e tyre të nxjerrura nga pyetësorët e të
shoqëruara me përqindje.
28
Pjesa e kapitullit të dytë përbën shqyrtimin e literaturës, ku tregohet më shumë në pika më të
zgjeruara për personazhet në përgjithësi, për aktrimin se sa e pëlqejnë fëmijët si dhe disa thënje
rreth artit dhe pozitivitetit nga autorë dhe filozof të njohur si: Elbert Hubbard, Allen Klein, Dalai
Lama, Pablo Picasso etj. Poashtu në këtë kapitull flitet rreth dramatizimit, rreth personazheve,
duke i veçuar më shumë personazhet pozitive nga ato negative, për faktin se personazhet pozitive
përveç që janë më të pëlqyera dhe më të dashura nga fëmijët, ato gjithashtu çdo herë përcjellin
mesazhe pozitive dhe të duhura që shërbejnë për jetë. Kurse kapitulli i fundit përbëhet nga
konkludimet dhe rekomandimet, referencat bibliografike si dhe shtojcat, të cilat janë të ndara në
dy grupe, ku shtocja A përmbanë pyetësorin, i cili është përgatitur për edukatoret, kurse shtojca B
përmbanë një model të planifikimit të një ore mësimore për klasat përgatitore.
Për realizimin e këtij hulumtimi janë përdorur metoda krahasuese dhe metoda statistikore e
shprehur edhe me përqindje të rezultateve të fituara nga përgjigjet e pyetjeve drejtuar edukatoreve.
Instrumenti matës është përpiluar në formë te pyetësorit, ku kanë marrë pjesë vetëm edukatoret.
Hulumtimi është bërë në nivelin komunal dhe përmes këtij hulumtimi konstatohet vlera e rëndësisë
së aktrimit si dhe ndikimi i personazheve pozitive në zhvillimin e fëmijëve.
Në këtë hulumtim janë përdorë ide, strategjitë dhe metodat të cilat janë të përshtatshme për arsimin
parashkollor.
2.1 Dramatizimi, drama, dramaturgu
29
Dramatizimi e ka kuptimin e përzgjedhjes së tekstit letrar qoftë tregimit apo përrallës, të cilat
shndërrohen në tekste dramatike, e më pas inskenohen në skenë.
Thelbi i dramatizimit është ndërtimi i një historie nëpërmjet interpretimit.
Kur e përmendim dramën menjëherë na shkon mendja për veprat që zakonisht shfaqen në teatër.
Por, duhet të përmendim se fjala dramë ka rrënjën nga greqishtja: drama që do të thotë bëjë,
veproj diçka të rëndësishme në momentin që flas. Nuk rrëfej, nuk tregoj diçka, por e bëj tani
sikur të ndodhë në këtë moment kështu, para syve të të gjithëve. Kjo është drama e cila
pos epikës dhe lirikës është shtylla e tretë e letërsisë. Pra, e thënë ndryshe veprat dramatike
njihen si drama. Drama është teatër i shprehur me fjalë. Drama është një nga gjinitë kryesore të
letërsisë artistike. Tekstet e shkruara për teatër i quajmë dramë. Ashtu si përralla, tregimi, romani
edhe drama ka një ngjarje kryesore. Me termin e përgjithshëm me dramë nënkuptojmë atë
krijimtari letrare që shkruhet për t’u shfaqur në teatër. https://en.wikipedia.org/wiki/Drama
(marrë nga interneti, më: 12.4.2019, ora 15:02)
Dramaturgu në teatër, personi përgjegjës për projektin apo “partiturën” e shfaqjes së ardhshme
është dramaturgu. Ai nëpërmjet shkrimit të dramës, krijon vizionin që do të udhëheqë spektaklin.
Më tej, autori dramaturg:
Koncepton situatën dramatike
Zhvillon strukturën dramatike
Krijon karakteret
Vendos stilin e shfaqjes
Zgjedh gjuhën e duhur dramatike dhe transformon veprimin dramatik në bisedë ose
dialog midis personazheve etj.
30
2.2 Kuptimi i artit dramatik
Kuptimi i artit dramatik është përzgjedhja e një teksti letrar qoftë tregim apo përrallë, të cilat
shndërrohen në tekste dramatike e më pas inskenohen në skenë. Madje, edhe kur vepra të tilla i
lexojmë, nuk mund të shkëputemi nga mendimi se ato “leximin” më autentik mund të kenë në
skenën e teatrit, derisa ne qëndrojmë në vendin tonë bashkë me publikun, kurse atje para nesh në
skenën e rregulluar në mënyrë të veçantë për t’u shfaqur vepra zhvillohet para syve tanë intriga e
fabulës.
Përmes artit dramatik, fëmijët mësojnë të përdorin mendjen e tyre dhe trupat në mënyra krijuese
(kreative). Arti dramatik i pajisë nxënësit me aftësi jetësore të rëndësishme si vetëvlerësimi,
kreativiteti, besimi etj. https://www.gostudy.net/subject/dramatic-arts(marrë nga inteneti, më:
14.4.2019, ora 11:22).
31
2.3 Dramatizimi për fëmijë
Dramatizimi është një ndër format më të përshtatshme, i cili i ndihmon fëmijët (nxënësit) të
kuptojnë individualitetin e tyre, të njohin dhe të kuptojnë situata të ndryshme komplekse sociale.
Duke vënë në përdorim dramën, nxënësit (fëmijët) mësohen të shqyrtojnë probleme, ngjarje, apo
të kuptojnë ndërlidhjen ndërmjet të gjitha gjërave që na rrethojnë.
Studimet kanë treguar se zhvillimi i aftësive për të mësuar të interpretosh gjendet në natyrën e
interpretimit teatror. Duke ndjekur udhëzimet, fëmijët do të kenë një përfytyrim të ri të jetës, të
vetvetes dhe do të mësojnë:
Të tërhiqen nga fabula që kanë krijuar,
Të futen me fantazi në një situatë imagjinare,
Të njohin dhe të përjetojnë rrethanat, dilemat dhe pasojat e veprimeve të
personazheve të krijuara dhe rrjedhojat përkatëse,
Të riinterpretojnë gjithçka nëpërmjet personalitetit të vet.
Dramat dhe aktivitetet dramatike në arsimin parashkollor ndikojnë pozitivisht në zhvillimin njohës
të fëmijës, lidhur me të gjitha fushat e zhvillimit. Drama mundëson zhvillimin e emitimit dhe
aftësisë së imagjinatës së fëmijës. Ajo siguron një kuptim të udhëzimeve të dhëna gjatë aktiviteteve
duke zhvilluar kështu përceptimin dhe kujtesën, vëmendjen dhe përqendrimin.Në dramatizim
veprimi lind nga bashkëveprimi i personazhit ireal dhe situatës në të cilë nndodhet.
https://www.google.com/search?q=www.skribd.com%2C+2017&rlz=1C1CHBF_enXK839XK8
39&oq=www.skribd.com%2C+2017&aqs=chrome..69i57.26868j0j4&sourceid=chrome&ie=UT
F-8 (marrë nga interneti, më: 17.4.2019, ora 12:09)
32
3. Personazhet
Personazhet janë personat që veprojnë në një tregim, përrallë apo edhe në shfaqje. Personazhi
kryesor është personi rreth të cilit shtjellohen ngjarjet. Një njeri që vepron në një vepër letrare e
quajmë personazh.
Personazhe ka çdo gjini, lloj apo nënlloj (zhanër) i letërsisë për fëmijë: poezia, proza dhe drama.
Personazhet i klasifikojmë në dy grupe:
Personazhet pozitive dhe
Personazhet negative.
Personazhi pozitiv: zë kryet e vendit në letërsinë për fëmijë. Ai është protagonisti dhe heroi
kryesor. Kalon nëpër peripeci të ndryshme të jetës, përjeton drama rrënqethëse, e mban në tension
e në ankth spektatorin dhe në fund i shpëton rrezikut, triumfon mbi të keqen.
Personazhi negativ: zë pak sipërfaqe në krijimet për fëmijë. Roli i tyre jo pozitiv, e bënë përrallën
kuptimplotë, duke e krahasuar çdo herë të mirën me të keqen përballë.
https://www.google.com/search?q=kesulkuqja&rlz=1C1CHBF_enXK839XK839&source=lnms
&tbm=isch&sa=X&ved=0ahUKEwiHiventJfjAhXsoIsKHZ7xCzQQ_AUIECgB&biw=1330&bi
h=638 (marrë nga interneti më: 3.7.2019, ora 01:46).
33
3.1 Aktori dhe personazhi
Aktori për veten e tij është një instrument. Ai është një subjekt i punës dhe në të njëjtën kohë
edhe tërheqës i vëmendjes tek publiku, varësisht tek i cili publik. Trupi i aktorit duhet të jetë i
fortë të përballojë impulse individuale “vibrimet” emotive dhe disa dëshira që nuk i përkasin
natyrës së tij. Për dallim nga lëvizjet gjimnastike dhe të balerinit, aktori nuk i ka lëvizjet e
kufizuara të cilat në mënyrë precize duhet t’i përsërisë, por lëvizja e tij më shumë i përshtatet
anës subjektive shpirtërore.
Ekzistojnë dy lloje aktorësh:
të parët janë të lumtur me prezantimin në skenë, ndërsa
të dytët në thelb kanë frikën.
Me këtë nënkuptojmë se të parët do të qëndrojnë në skenë me shumë dëshirë derisa të tjerët mezi
presin të përfundojë shfaqja, ngase sytë e spektatorëve u duken sikurse shigjeta.
Ne besojmë dhe e dimë me siguri nga përvoja se vetëm ai teatër që është i ngopur me përjetime
të gjalla organike të njeriut-aktorit, mund t’i krijojë në mënyrë artistike të gjitha reflekset dhe
thellësitë e jetës së brendshme të rolit.
“Vetëm një art i tillë mund ta bëjë për vete tërësisht spektatorin dhe vetëm me anë të një arti të
tillë spektatori jo vetëm që do ta kuptojë ç’është më e rëndësishmja, por edhe do ta përjetojë atë
që ndodhë në skenë, do ta pasurojë përvojën e tij të brendshme dhe te ai do të ngelin gjurmë që
nuk do t’i shlyejë koha. E pos kësaj gjë që gjithashtu është tejet me rëndësi janë parimet
kryesore të krijimit dhe ligjet e natyrës organike në të cilat ndërtohet arti, e ruajnë aktorin nga një
rrugë e gabuar.
Aktori në realitet shfaq njerëzit. Qëllimi është që aktori të luaj nën lëkurën e personazhit. Loja
duhet të jetë në thellësi e jo përjetimi. ( Ilir Muharremi “Moskuptimet”, SHB”DRITApress”,
Prishtinë, 2016.
34
3.2 Përgjegjësia ndaj partnerit
Puna e aktorit zhvillohet me partnerin e tij në skenë. Çdo gjë që e bën aktori në skenë, e bën në
kuadër të partnerit, madje nganjëherë edhe kur ndodhet vetëm në skenë. Etika e parë e aktorit
është të mos e nevrikos partnerin ose kolegun e tij ⁄ saj. Partnerin duhet krijuar. Pavarësisht të dy
partnerët mund të njihen shumë mirë, por kur ngjiten në skenë, ata mund ta shikojnë njëri-tjetrin,
por jo ta shohin, ata mund të flasin, por mos ta dëgjojnë njëri-tjetrin. Ndodhë shpesh që aktori e
shikon partnerin, por në fakt nuk e shikon. Ndërkaq, kur krijohet kontakti i shëndoshë mes dy
partnerëve, aktori bëhet më i fortë dhe më i lirë në çdo aspekt. Aktori ekziston vetëm nëse e ka
partnerin. Drama fillon vetëm kur krijohet beteja mes dy personave në skenë dhe shikuesve.
Aktori bëhet mbret në skenë, vetëm në momentin kur partneri i tij pranon të bëhet shërbëtor. Nga
kjo del se partneri në skenë është fati kryesor, ai vendos se çka do të jetë.
3.2.1 Përgjegjësia ndaj tekstit
Suksesi i një shfaqjeje bazohet në rezultatin e aktorit, regjisorit, dramaturgut dhe gjithë atyre
bashkëpunëtorëve të tejdukshëm e që janë pjesë e shfaqjes.
Ekzistojnë dy teknologji të realizimit të shfaqjes:
E para është kur regjisori ka konceptin e tij, del në teren dhe e fillon procesin. Të gjitha i ka bërë
në detaje, ka vizatuar, krijuar makete, ka imagjinuar. Ky lloj i regjisorit të gjitha i ka rregulluar
në shtëpi dhe vije në teatër për të ringjallur konceptin.
E dyta teknologji për realizimin e shfaqjes është atëherë kur regjisori tek aktorët shpalos ide
gjeniale, të cilat ende nuk janë të konkretizuara, ky regjisor kërkon edhe sygjerime të aktorëve.
Regjisori i parë më lartë kërkon të jetë autori i shfaqjes, derisa i dyti kërkon që emri i tij të
shkruhet në fund të pllakatit. I pari shërbehet me aktorët, kurse i dyti u shërben aktorëve.
35
3.3 Personazhet pozitive
Sikurse në jetën reale, ashtu edhe në përralla, tregime, filma të animuar ne arrijmë të dallojmë
personazhet pozitive dhe negative apo thënë ndryshe njerëzit e mirë nga ata të këqinjë.
Sa u përket personazheve të tregimeve, të përrallave, fëmijët gjithmonë i pëlqejnë më shumë
personazhet pozitive sesa ato negative.
Kësulëkuqja, Borëbardha, Hirushja etj janë personazhet më të dashura për fëmijët (kryesisht për
vajzat) dhe ëndërrojnë që kur të rriten të bëhen princesha! Veshja e fustaneve të këtyre
personazheve, të përrallave më të famshme botërore zakonisht realizohet në momente të veçanta
festimesh apo ditëlindjesh!
Ndonëse tek çdo përrallë është e zakonshme të ngadhënjej personazhi pozitiv dhe të triumfoi e
mira në çdo fund të përralle. Pra, tek fëmijët zgjohet ndjenja e fitores, e lumturisë, ku përralla e
tyre mbretëron me fund të mirë.
https://www.google.com/search?q=hirushja&rlz=1C1CHBF_enXK839XK839&source=lnms&tb
m=isch&sa=X&ved=0ahUKEwjWoczQ7_XiAhVM06YKHdDxAb8Q_AUIECgB&biw=1366&
bih=657https://www.google.com/search?rlz=1C1CHBF_enXK839XK839&biw=1366&bih=657
&tbm=isch&sa=1&ei=PFYKXYP3LKyW1fAPlZCJuAQ&q=BOREBARDHA&oq=BOREBAR
DHA&gs_l=img.3..0l8j0i24l2.28333.31838..32491...0.0..1.242.2376.0j13j2......0....1..gws-wiz-
img.....0..0i67j0i10j0i5i30.ahgDmZpUBLU (marrë nga interneti më: 12.4.2019, ora 17:37)
Personazhet pozitive i japin vlera përrallës, ndërsa ndikimi i tyre tek fëmijët duhet të jetë edukativ,
ndjenjëmirë, fantastik, i kënaqshëm dhe i paharrueshëm.
36
3.4 Roli i personazheve pozitive dhe përceptimi i tyre nga fëmijët
Fëmijët prej të vegjël kur dëgjojnë përrallën e parë nga nëna, motra apo gjyshja e më vonë edhe
nga edukatorja, kuptojnë që aty ka diçka të mirë dhe diçka jo të mirë. Këto janë personazhet
pozitive dhe ato negative. Pastaj fëmijët mundohen shpesh edhe t’i emitojnë apo të vihen në vend
të tyre, ku mundohen të përshtaten me to prej veshjes e deri tek të folurit, qoftë në shtëpi apo
shkollë! Më pas fillojnë t’i ndajnë edhe rolet, ku caktohet se kush do të jetë kush! Kë pëlqejnë
athua ata më shumë?! Është një pjesë e vogël e fëmijëve që pëlqejnë të luajnë rolet e
personazheve negative, pasi u duket që duke i dramatizuar si të tillë janë më të pafuqishëm, andaj
janë më të rrallë ata që duan të vihen në vend të tyre. Kurse pjesa më e madhe e fëmijëve
parapëlqejnë personazhet pozitive dhe duan të jenë në vend të tyre, për shembull: në vend të
Kësëlkuqës, Borëbardhës, kecave, Hirushes, princit etj. Pse i pëlqejnë më shumë? Për shkak se
fëmijët dëgjojnë dhe shohin nëpër filma vizatimor që është e mira ajo që zakonisht triumfon në
fund. Fëmijët duan pikërisht për këtë arsye të vihen në vend të tyre. Poashtu çdo përrallë apo
tregim në fund na jep një mesazh, i cili duhet të reflektoi tek fëmijët apo tek njerëzit. Ky mesazh
duhet të jetë një mësim i mirë, i gjithë asaj çka fëmijët i rrethon dhe në këtë mënyrë fëmijët
mësojnë, por edhe edukohen për vazhdimësinë e jetës.
Zhanërri përrallë ofron mënyra për fëmijët që të marrin mesazhe të rëndësishme. Edhe pse ka
disa tema në përralla që janë joreale, efekti i përgjithshëm është pozitiv dhe ofron elemente
themelore për zhvillimin e fëmijëve.
Në përrallat lufta midis së mirës dhe së keqes, të dobëtit dhe të fortit është gjithmonë në qendër
të historisë dhe është gjithmonë e mira ajo që triumfon në lidhje me dinakërinë dhe të keqen.
Fëmija prezantohet me të gjitha anët e jetës, por ushqehet me idenë se e mira është arma e duhur
dhe gjithashtu pajiset me stimujt e duhur për të mos hequr dorë nga ëndërrat, qëllimet e tij, sepse
në fund ai do ia dali mbanë! http://www.ikub.al/FEMRA_CATEGORY/1105030046/Article-
Tenda-Dielli-OZUNI.aspx (marrë nga interneti, më 19.4.2019, ora 18:49).
37
3.5 Fëmijët dhe arti teatror
Fëmijët kanë fuqi të vogël për t’u mbrojtur nga negativiteti i botës! Për shkak të rrezikimit nga
bota e jashtme dhe rrezikimet edhe kur i posedojnë të gjitha çka ju nevojitet, fëmijët e sotëm
mbrohen me pjekurinë e përshpejtuar dhe ngutinë për t’u rritur, që si më të fuqishëm dhe të
pjekur t’i kundërvihen botës e cila iu është imponuar si jo e tyre. Tradicionalisht, arti është parë
kënaqësi rekreative. Megjithatë, siç tregohet në studimet e shumta kërkimore, arti mund të jetë
një burim shumë i vlefshëm në zhvillimin e përgjithshëm të fëmijës. Pra, duke u angazhuar në
aktivitete artistike, jo vetëm që fëmija të ketë kënaqësi krijuese, por edhe përfitime të shumta
zhvillimore. http://yllzat.com/arti-pjese-e-pandashme-ne-zhvillimin-e-femiut-tuaj (marrë nga
interneti, më: 20.4.2019, ora 22:23)
Për dallim nga bota e jashtme, fëmijët mbështetën në aleatët më besnikë të tyre, mes të cilëve më
besnikët janë: imagjinata dhe loja në përgjithësi.
3.5.1 Hyrja e fëmijëve në shoqëri-socializëm
Mjedisi i kopshtit është një komponent i rëndësishëm në përshpejtimin e zhvillimit social dhe
emocional të fëmijëve. https://www.arsimi.gov.al/wp-content/uploads/2018/02/dok-0021.pdf-
Save the Children (marrë nga inteneti, më: 20.4.2019, ora 23:20). Shpesh fëmijët, dialogjet e tyre
i fillojnë me gjësendet rreth vetes dhe i përfundojnë si një kozmonaut imagjinar në gjithësi
përmes yjeve apo trupave qiellor të imagjinuar, kjo është shprehja e domosdoshmërisë apo
zakonit që jetohet në dialog të vazhdueshëm në mjedisin e vet, pa marrë parasysh a dëgjohet kjo
bisedë a jo! Të gjithë fëmijët prekin aktivisht botën në të cilën ata jetojnë. Mundësitë e dhëna për
të bërë zgjedhje lidhur me veprimtaritë e tyre, i bëjnë ata të fitojnë njohuri, aftësi dhe shprehi për
të zgjidhur problemet. https://www.arsimi.gov.al/wp-content/uploads/2018/02/dok-0022.pdf Gati
për në shkollë- Udhëzues për klasat përgatitore (marrë nga interneti, më: 20.4.2019, ora 00:15).
38
3.5.2 Tregimet janë fuqi e madhe për fëmijët
Çdo tekst letrar qoftë përrallë apo tregim si bazë ka idenë dhe qëllimin. Më fuqinë e përrallës
fëmijët i dërgojnë në të gjitha rrugët fantastike, pikërisht këtu realiteti shndërrohet në
fantazinë! Qëllimi është që fëmijët të përjetojnë përvojë, e cila i ndihmon edhe në mësime. E
rëndësishme është që fëmijët t’i dëgjojnë tregimet, por jo të kalojnë në obligim. Qëllimi është
sipas interpretimit të zgjohet kureshtja për dëgjim të një pjese letrare.
https://rm.coe.int/16806ae5c3 (marrë nga interneti, më 24.4.2019, ora 10:53)
39
Kapitulli 3
KONKLUDIMET DHE REKOMANDIMET
Edukimi dhe arsimimi parashkollor është shumë i rëndësishëm, madje rëndësia e tij shtrihet
përgjatë tërë jetës.
Fazat e edukimit dhe arsimimit ndërlidhen me njëra-tjetrën, andaj mosha 5-6 vjeç u paraprinë të
gjitha fazave tjera.
Qëllimi i këtij punimi diplome është i një rëndësie të veçantë, për faktin se fëmijët e kësaj moshe
mësojnë përmes lojës, edukimit fizik, muzikës dhe artit. Kur jemi tek kjo e fundit, kemi të bëjmë
edhe me aktrimin, i cili është shumë i dashur për fëmijët, e sidomos për fëmijët e moshës 5-6
vjeç. Fëmijët i duan shumë personazhet e përrallave, tregimeve etj.
Pikërisht, ky punim diplome vë në pah rëndësinë e personazheve pozitive tek fëmijët e edukimit
parafillor. Tregon në pika më të gjera pse fëmijët e kësaj moshe i duan dhe i pëlqejnë
personazhet pozitive.
Rekomandim për institucionet: që të merren më shumë në këtë fushë, t’i kushtojnë rëndësi të
madhe artit dramatik, sepse për fëmijët është diçka shumë e rëndësishme, sikurse për lëndët e
tjera bazike edhe për artin dramatik kanë nevojë.
Rekomandim për edukatoret: që fëmijëve t’u krijohen kushte dhe mundësi, të cilët përmes artit
dramatik (rolit të lojës) të komunikojnë më lirshëm dhe të përcjellin mesazhin tek të tjerët më qartë
dhe më mirë.
40
REFERENCAT BIBLIOGRAFIKE
Muharremi, I. (2016). Moskuptimet, Prishtinë: SHB Dritapress.
Rrahmani, Z. (2008). Teoria e letërsis, botimi i dytë Faik Konica. Prishtinë: Zejnullah Rrahmani.
Marrë nga interneti më: 1.7.2019, ora 23:25
Allen Klein
Dalai Lama
Elbert Hubbard
Karaj, (2005)
Kagan (2015)
Picaso, P. (ikub.al, 2016)
Voltaire (ikub.al, 2016)
Willie Nelson
Sq.wikipedia.org. (2017, 07. 03). Wiki/Kategoria:Shfaqje_teatrale:
wiki/Kategoria:Shfaqje_teatrale
http://www.bota.al/2017/03/10-theniet-qe-patjeter-ju-ndihmojne-te-qendroni-pozitive/
https://businessmag.al/10-theniet-e-mia-te-preferuara-mbi-pozitivitetin/
https://www.arsimi.gov.al/wp-content/uploads/2018/02/dok-0022.pdf (Gati për në shkollë-
Udhëzues për klasat përgatitore )
https://www.arsimi.gov.al/wp-content/uploads/2018/02/dok-0021.pdf- (Save the Children)
https://www.gostudy.net/subject/dramatic-arts
https://www.google.com/search?q=www.skribd.com%2C+2017&rlz=1C1CHBF_enXK839XK8
39&oq=www.skribd.com%2C+2017&aqs=chrome..69i57.26868j0j4&sourceid=chrome&ie=UT
F-8
41
https://www.google.com/search?q=hirushja&rlz=1C1CHBF_enXK839XK839&source=lnms&tb
m=isch&sa=X&ved=0ahUKEwjWoczQ7_XiAhVM06YKHdDxAb8Q_AUIECgB&biw=1366&
bih=657
https://www.google.com/search?rlz=1C1CHBF_enXK839XK839&biw=1366&bih=657&tbm=is
ch&sa=1&ei=PFYKXYP3LKyW1fAPlZCJuAQ&q=BOREBARDHA&oq=BOREBARDHA&g
s_l=img.3..0l8j0i24l2.28333.31838..32491...0.0..1.242.2376.0j13j2......0....1..gws-wiz-
img.....0..0i67j0i10j0i5i30.ahgDmZpUBLU
http://yllzat.com/arti-pjese-e-pandashme-ne-zhvillimin-e-femiut-tuaj
https://rm.coe.int/16806ae5c3)
https://en.wikipedia.org/wiki/Drama
http://www.ikub.al/FEMRA_CATEGORY/1105030046/Article-Tenda-Dielli-OZUNI.aspx.
https://www.google.com/search?q=kesulkuqja&rlz=1C1CHBF_enXK839XK839&source=lnms
&tbm=isch&sa=X&ved=0ahUKEwiHiventJfjAhXsoIsKHZ7xCzQQ_AUIECgB&biw=1330&bi
h=638
42
SHTOJCA A: Pyetësori për edukatoret
Pyetësor
Pyetësor mbi temën “Roli i personazheve pozitive dhe përceptimi i tyre nga fëmijët”
SEKTORI A :Të dhënat demografike
Mosha: _______
Gjinia: __________
Pozita: ___________________
Kopshti/Shkolla __________________________
Sa përvojë pune keni në këtë profesion? _________
Secila pyetje ka nga tre opsione, ju lutem përgjigjuni me √zgjedhjen më të saktë që reflekton për
mendimin tuaj.
SEKTORI B
1. Cilat role të personazheve preferojnë më shumë fëmijët?
POZITIVE
NEGATIVE
2. Cilat janë personazhet e parapëlqyera të fëmijëve?
BORЁBARDHA
UJKU
TЁ TJERA (ju lutem shënoni ndonjë personazh tjetër
____________________________________________
43
3. A aktrojnë fëmijët personazhet pozitive në momente të caktuara?
PO
JO
NGANJЁHERЁ
4. A ndihen të lumtur fëmijët gjatë aktrimit (rolit të tyre)?
PO
JO
DERI DIKU
5. Sa ndikojnë rolet negative/pozitive në formimin e personalitetit të tyre?
NDIKON SHUMЁ
NUK NDIKON ASPAK
DERI DIKU
6. Si ndahen rolet e fëmijëve?
NGA EDUKATORJA
NGA FËMIJËT ( NGA VETËDËSHIRA E TYRE)
NGA GRUPI
44
7. A i përdorni kukullat teatrale në klasë për realizimin e aktiviteteve të ndryshme
mësimore?
PO
JO
NDONJËHERË
8. A organizon institucioni vajtje të fëmijëve nëpër shfaqje për fëmijë?
SHPESH
RRALLË
ASNJËHERË
SEKTORI C
1. Sa mendoni se aktrimi ndikon pozitivisht në zhvillimin mendor, socio-emocional dhe
motorik të fëmijës?
___________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________
__________________________________________________________________________
2. A mendoni se roli i personazheve pozitive i tërheq fëmijët për të marrë pjesë sa më
shumë në aktrim (dramatizim) të përrallave?
___________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________
3. Sipas jush, përse fëmijët më shumë parapëlqejnë të emitojnë personazhet pozitive?
___________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________
45
Fusha kurrikulare:Gjuhët dhe komunikimLënda:Gjuhë Shqipe Shkalla e kurrikulës:1Klasa:
Përgatitore
Tema:Dramatizim
Rezultatet e të nxënit të temës: Fëmijët përforcojnë të mësuarit dhe krijojnë ngjarje të reja të ndërtuara
me fjalët e tyre
Kontributi në rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës: I, II, III, IV
I-Kompetenca e komunikimit dhe shprehurit (komunikues efektiv)
II-Kompetenca e të menduarit (mendimtar kreativ)
III-Kompetenca e të mësuarit (Nxënës i suksesshëm)
IV-Kompetenca për jetë, punë dhe mjedis (Kontribues produktiv)
Kontributi në rezultatet e fushës së kurrikulës për shkallën:I, V, VI, VII
-Gjuha dhe komunikimi, Shoqëria dhe mjedisi, Shëndeti dhe mirëqenia, jeta dhe puna
ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIFIKIMIT TË ORËS MËSIMORE
Njësia mësimore: Shfaqja e përrallës “ Kësulëkuqja”
Fjalët kyçe: Shfaqje, përforcim, ngjarje
Rezultatet e të nxënit të aktivitetit: Shprehin aftësitë për të rikrijuar ngjarje të reja.
Shprehin përjetime emocionale si: gëzime, shqetësime.
Kriteret e suksesit: Shprehin aftësitë e të shprehurit, imagjinatës për krijimin e ngjarjeve të reja, si
dhe shprehin aftësi të përballen me situata të reja.
Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Tavolina,karrige,qarqaf, shtëpia nga
druri, lulu nga plastika, shportë nga druri etj.
Lidhja me lëndët tjera mësimore apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situatat jetësore:
Gjuha shqipe -Përdorë gjuhën e pastër gjatë interpretimit dhe komunikim të rrjedhshëm.
Shoqëria dhe mjedisi-Socializohen gjatë lojës dhe ambientohen në mjedise dhe situata të reja.
SHTOJCA B: Modeli i planifikimit të një aktiviteti për klasat përgatitore
46
PËRSHKRIMI I METEODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME FËMIJË GJATË
AKTIVITETIT
Aktivitetin e fillojmë me bashkëbisedim së bashku me fëmijët dhe synojmë që të arrijmë qëllimin e orës.
Gjatë bashkëbisedimit i informojmë fëmijët për aktivitetin që do ta zhvillojmë së bashku në klasë.
Fëmijëve u tregojmë se do ta organizojmë një shfaqje së bashku në klasë. Në klasë do të improvizojmë
një skenë të vogël, ku do të përformojnë fëmijët. Skenën e ndërtojmë me tavolinat e punës, karriget dhe
disa qarqaf. Fëmijët i ndajmë në grupe dhe u tregojmë se grupet do të interpretojnë duke dramatizuar
përrallën “Kësulëkuqja” në skenë me radhë, ku secili fëmijë në grup e ka rolin e tij ̸ saj.
Vlerësimi i fëmijëve: Gjatë aktivitetit fëmijë tnë përgjithësi ishin aktiv, shprehën dëshira për
informacione të reja rreth shfaqjes, si dhe treguan vullnet për të punuar në organizimin e shfaqjes dhe
rikrijimin e një ngjarjeje. Mirëpo kishte edhe fëmijë të cilët nuk pëlqenin të ishin pjesë e aktivitetit.
Detyrat dhe puna e pavarur: Fëmijët udhëzohen, që të bashkëbisedojnë me prindërit , duke diskutuar
për përvojën e tyre në shfaqje, në mënyrë që nga ana e prindërve të inkuarjohen për arritje më të larta.
Reflektimi për rrjedhjen e aktivitetit: Aktiviteti ishte gjithëpërfshirës dhe u realizua sipas planifikimit.
Organizimi i këtij aktivitetit ishte po ashtu i përshtatshëm për moshën parashkollore.
Fëmijët në përgjithësi treguan interes për të nxënë në fushën e artit.
Recommended