24
DOMINIMI I BOTES PJ3(PERANDRIA OSMANE)

Dominimi i botes pj3(perandria osmane)

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Dominimi i botes pj3(perandria osmane)

DOMINIMI I BOTES PJ3(PERANDRIA OSMANE)

Page 2: Dominimi i botes pj3(perandria osmane)

Të dhëna paraprake Emri i plotë Shteti Sublim Osman Gjuha zyrtare Turko-otomane (e shkruar me alfabet arab), Gjuhë të folura Shqip., arabisht, greqisht,armenisht, hebraisht, 

rusisht,serbisht etj. Kryeqyteti Söğüt (1302–26)

Brusa (1326–65)Edirne (1365–1453)Stamboll (1453–1922)

Valuta Akçe, Para, Kuruş, Lira,Sultanî Politika Forma e qeverisjes Kalifat Statusi Perandori e madhe

Popullsia ~30-35.000.000 ban. (1600)

~35.350.000 ban. (1856)~20.884.000 ban. (1906)~18.520.000 ban. (1914)~14.629.000 ban. (1918)

Sipërfaqja ~4.800 km² (1299)

~5.200.000 km² (Shekulli XVI)~3.400.000 km² (1900)783.562 km² (1923)

Themelimi 1299 Qeverisja e ndërmjetme 1402–1414 Republika e Turqisë 29 tetor, 1923

Page 3: Dominimi i botes pj3(perandria osmane)

Perandoria Osmane Perandoria Osmane (1299 - 1923), është shteti paraardhës i Republikës

së Turqisë së sotme dhe një nga perandoritë më të mëdha të historisë. Përfshinte 22,9 milion km² në majë të lulëzimit në shekullin XVI duke mbajtur të pushtuara viset nga Afrika Veriore, Lindja e Afërt, Kaukazi deri në Evropë. Ishte rivali kryesor i shteteve evropiane kundër të cilave ndërmori shumë fushata ushtarake. Brenda perandorisë mbizotëronte rendi ushtarak dhe aristokracia e zgjedhur e padishahut ose sulltanit, sovranit të shtetit.Një ndër sundimtarët më të fuqishem ishte Sulltan Sylejmani ndryshe nga turqit quhej Kanuni Sulltan Sylejman.

Kryeqyteti : Stambolli (Konstandinopoja) Shekujt XVI dhe XVII ishin kulmi i lulëzimit të kësaj perandorie, ndërsa në

shekujt XVIII dhe XIX luftërat e shpeshta me Rusinë dhe Austro-Hungarinë shënojnë rënien. Përfshirja në Luftën e Parë Botërore, në krah me fuqitë qendrore, Austro-Hungarinë dhe Perandorinë Gjermane, osmanëve iu solli shkatërrimin e plotë të perandorisë së tyre. Lëvizjet nacionaliste turke shpallën Republikën e Turqisë në territorin e mbetur, i cili kryesisht banohej nga populli turk.

Page 4: Dominimi i botes pj3(perandria osmane)

Historia Pas vdekjes së Sulltanit Selxhuk Anadolli ishte i ndarë si një mozaik ku çdo

pjesë e Anadollit ishte si një shtet i pavarur,kjo ndarje e Anadollit dhe disa pjesëve të Turqisë ndodhi gjatë fillimit të vitit 1300 e deri në fund të këtij shekulli.Keto shtete të ndara të Anadollit quheshin Emiratet e Gazit.Emiratet e Gazit apo shtetet e ndara ishin të udhehequra nga Osmani I (1258 - 1326) ku edhe mori emrin Perandoria Osmane nga Sulltani Osman I (1258-1326),si themelues i Perandorisë Osmane ai tha dhe qellimi i tij ishte: "Unë si themeluesi i kesaj Perandorie,do te zgjeroj kufijte e Perandorisë Osmane drejt Perandorisë Osmane.Me këto reforma pjesët e ndara të Anadollit tashmë ishin të bashkuara.Pas vdekjes së Sulltan Osmanit I Perandoria Osmane filloi të zgjerohej prej mesdheut Lindor e deri në Ballkan.Djali i Sulltan Osmanit Orhani pas shumë sukseseve të bëra ai pushtoi Bursën dhe Bursa u bë kryeqyteti i kësaj Perandorie.Rënia e Bursës nënkuptonte humbjen e kotrollin Bizantin mbi Anadollin.Fitorja Osmane në Kosovë në vitin 1389 në mënyrë efektive shënoi fundin e pushtetit serb në rajon duke hapur rrugën për zgjerimin e Perandorisë Osmane në Evropë.Beteja e Nikopolit ne vitin 1396 mes forcave Otomane dhe Kryqtareve ne Bullgari ishte beteja e cila Perandoria Osmane i dha fund kryqëzatave të asaj kohe në fund të shekullit XIV.

Page 5: Dominimi i botes pj3(perandria osmane)

Shtrirja Gjeografike e Perandorisw Osmane(1300-1923)

Page 6: Dominimi i botes pj3(perandria osmane)

Lidhja e Shenjtë Në vitin 1684 u krijua një koalicion kundërosman me emrin “Lidhja e

Shenjtë”. Në koalicion merrnin pjesëAustria, Polonia, Venediku, Malta dhe pas dy vjetësh hyri edhe Rusia.Gjendja e shtetit osman ishte keqësuar edhe më shumë. Në letër ushtria osmane llogaritej rreth 300 000 veta, kurse në të vërtetë nuk i kalonte të 160 000 vetat. Përsa i përket armatimit dhe stërvitjes së ushtarakëve kishte të meta të mëdha. Më e keqe ishte gjendja e spahinjve. Forcat e Lidhjes së Shenjtë filluan luftën në vitin 1686.Ushtritë austriake morën Budën që kishte 160 vjet që ndodhej në duart e osmanëve, thyen në Mohaç ushtrinë osmane, në vendin ku më 1526 u vendos fati i Hungarisë dhe pushtuan Beogradin; në Vidin pranë Danubit, u thye flota osmane. Në përparimin e shpejtë të ushtrisë austriake ndikoi edhe qëndrimi i ushtrisë osmane. Jeniçerët dhe një pjesë e ushtarëve të kategorive të tjera u rebeluan, braktisën frontin dhe u kthyen në Stamboll. Ushtria veneciane u hodh në sulm në More dhe në Dalmaci. Brenda një kohe të shkurtër në duart e venecianëve ra gjithë Moreja.Në suksesin e forcave të Lidhjes së Shenjtë ndikoi dhe lufta çlirimtare e popujve të Ballkanit për të flakur zgjedhën osmane. U ngritën serbë, bullgarë, grekë dheshqiptarë. Ata iu përgjigjën thirrjes së perandorit austriak për të luftuar kundër osmanëve. Kryengritje të fuqishme shpërthyen në rajone të Tërnovës e të Sofjes nëBullgari. Bojari rumun doli hapur kundër pushtetit qendror.

Page 7: Dominimi i botes pj3(perandria osmane)

Vendet pjesmarrëse në Lidhjen e Shenjtë

Page 8: Dominimi i botes pj3(perandria osmane)

Lufta Osmano-Austriake Luftën më të gjatë shteti osman e zhvilloi me Austrinë. Lufta filloi në vitin 1683.

Pretekst ishte përkrahja që i bëri Austria grupit kundërosman. Ushtria osmane arrinte mbi 170 000 veta kurse ushtria austro-polake deri 63000 veta. Në ushtrinë osmane ishin marrë me forcë persona që nuk kishin kapur armë me dorë: si shërbëtorë, zejtarë, tregtarë etj. Ushtria osmane me në krye sulltan Mehmetin IV dhe vezirin e madh, Kara Mustafa pashën, hynë në territoret hungareze që ndodheshin nën Austrinë. Sulltani synonte të merrte Vjenën.Rrethimi i Vjenës zgjati dy muaj. Atë e mbronin 13000 veta si zejtarë, studentë, banorë të tjerë e fshatarë të krahinave përreth. Ndonëse nuk ishin të armatosur mirë ata i qëndruan ushtrisë osmane. Gjatë sulmeve për pushtimin e Vjenës sulltani humbi pothuajse 1/4 e ushtrisë. Më 12 shator ushtria osmane u sulmua edhe nga një ushtri prej 25000 vetësh e përbërë nga polakë, ukrainas dhe kazakë e komanduar nga mbreti polak Jan Sobeski.Të vënë midis dy zjarreve, osmanët pësuan disfatë, lanë 20000 të vrarë dhe 3000 topa. Veziri i madh mezi shpëtoi kokën dhe u tërhoq në Beograd. Atje u ekzekutua me urdhrin e sulltanit. Mbreti polak ndoqi ushtrinë gjatë tërheqjes dhe e theu atë edhe një herë në Brigjet e Danubit. Kjo disfatë e ushtrisë osmane ngjjalli shpresa për dëbimin e osmanëve nga Evropa. Por realizimi i kësaj kërkonte bashkimin e forcave të disa sheteteve.

Page 9: Dominimi i botes pj3(perandria osmane)

Konflikti me Rusinë Një nga këto shtete ishte Rusia. Ajo filloi të marrë nën “mbrojtje” të

krishterët. Si kundërpërgjigje qeveria osmane filloi të përkrahë armiqtë e Rusisë. Një nga këta armiq ishte mbreti suedez Karli XII dhe disa persona të tjerë. Me ta qeveria osmane kishte arritur marrëveshje për luftë të përbashkët.Në nëntor të vitit 1710 Rusia i shpalli luftë Perandorisë Osmane mbasi Porta e Lartë nuk pranoi kërkesën e carit rus për të dëbuar mbretin sudez nga territori i Perandorisë Osmane. Cari rus me anë të letrave u përpoq të ngrejë në luftë kundër pushtetit qendror grekët, serbët, bullgarët e malazezët.Rusia bëri disa marrëveshje të fshehta me bojarët e Vllahisë e të Moldavisë. Sundimtari i Vllahisë duhej të hidhte një ushtri prej 30000 vetash në anën e Rusisë, të furnizonte ushtrinë ruse me rezerva ushqimore dhe të ngrinte serbët e bullgarët në luftë kundër sulltanit. Rusia duhej ta njihte atë si sundimtar të pavarur. Sundimtari i Moldavisë do të hidhte në luftë 10000 veta me kusht që kufijtë lindorë të shtriheshin deri në lumin Dniester dhe Moldavia të ruante autonominë e brendshme. Për organizimin e kryengritjes në Ballkan u dërguan në brigjet e Adriatikut Miloradoviçi. Oravtjet e saj dështuan. As sundimtarët e provincave rumune nuk e mbajtën fjalën.

Page 10: Dominimi i botes pj3(perandria osmane)

Disfata Ruse Forcat ndërluftuese ishin të pabarabarta. Forcat ruse nuk i kaloni 38000

vetat, kurse forcat osmane arrinin mbi 100000 veta. Në këto kushte ushtria ruse u rrethua në verën e vitit 1711 në lumin Prut

në Jasi. Cari rus u detyrua të kërkojë paqe: Kushtet e paqes ishin të rënda për Rusinë. Ajo duhet të

Kthente Azovin. Mos përzihej në çështjen e Polonisë Privohej nga e drejta për të bërë tregti në Detin e Zi. Rruga tregtare kufizohej vetëm në tokë. Së fundi ajo humbiste të drejtën

për të mbajtur përfaqësues në Stamboll. Porta e Lartë ishte e detyruar të largonte Karlin XII nga territori i perandorisë, por Rusia duhet ta lejonte atë të tërhiqej përmes territorit të saj për në Suedi. Si Rusia dhe shteti osman nuk kishin ndërmend të zbatonin këto vendime. Mosmarrëveshjet arritën gati në shpërthimin e luftës, por në verën e vitit 1713 në Adrianopojë u arrit një paqe për 25 vjet. Shtatë vjet më vonë u nënshkrua një paqe e përjetshme midis këtyre shteteve në Kostandinopojë.

Page 12: Dominimi i botes pj3(perandria osmane)

Lufta kundër VenedikutPas sukseseve në luftë me Rusinë, shteti osman nisi luftën

kundër Venedikut. Ai kërkonte të kthente Morenë dhe ishujt e Arkipelagut, të shkëputura nga paqja e Karlovacit që ndodheshin në duart e venecianëve. Ai shfrytëzoi edhe gjendjen e krijuar në këto rajone. Popullsia greke e këtyre rajoneve ishte e pakënaqur nga sundimi venecian. Përveç shtypjes dhe grabitjes ajo ishte e pakënaqur edhe për shkak se ai kishte dëmtuar tregtinë dhe kisha katolike nuk merrte parasysh ndjenjat fetare të saj. Në këto kushte popullsia e këtyre rajoneve i priti forcat osmane si çlirimtare. Këto të fundit ia arritën qëllimit.Venediku i kërkoi ndihmë Papës dhe Austrisë. Papa u bëri thirrje vendeve katolike të ndihmonin Venedikun. Si aleate e “Lidhjes së Shenjtë” dhe garantuese e paqes së Karlovaçit, Austria i kërkoi shtetit osman të zbatonte kushtet e asaj marrëveshje. Shteti osman nuk pranoi. Atëherë në luftë hyri edhe Austria. Ushtria austriake u solli forcave osmane disa disfata në Petervarat, Timishuarë e Beograd. Në duart e austriakëve ra një pjesë e Serbisë me Beogradin, Banati dhe rajone të tjera.

Page 13: Dominimi i botes pj3(perandria osmane)

Marrëveshjet për paqjeVazhdimi i mëtejshëm i luftës do të ishte me pasoja për

Perandorinë Osmane. Franca ishte e interesuar që Austria, forcat ushtarake t’i përqendronte në Lindje. Prandaj ishte për zgjatjen e luftës. Anglia e Holanda ishin për kthimin në kufijtë e para luftës. Austria kërkonte gjithë Serbinë, Bosnjën, Moldavinë, Vllahinë dhe Besarabinë. Megjithatë Porta e Lartë dhe ndërmjetësit e pushimit të luftës shfrytëzuan vështirësitë e Austrisë për shkak të kontradiktave me Spanjën për Sicilinë dhe e detyruan atë të bënte disa lëshime.Në fillim të qershorit 1718 në afërsi të qytetit të vogël Pozharevac (Pasaroviç) u hap konferenca e paqes. Përveç palëve ndërluftuese morën pjesë përfaqësues të Holandës dhe të Anglisë. Bisedimet përfunduan me nënshkrimin e traktateve politike dhe tregtare midis kësaj të fundit dhe Venedikut.

Page 14: Dominimi i botes pj3(perandria osmane)

Austria në marrëveshjeSipas marrëveshjes politike, Austria siguroi Banatin, një pjesë

të Serbisë me Beogradin, Bosnjën Veriore e Vllahinë e Vogël, garantonte lirinë e besimit për katolikët në të gjithë Perandorinë Osmane; kurse sipas marrëveshjes tregtare shtetasit austriakë kishin të drejtë të tregtonin në gjithë territorin e perandorisë, në Danub e në portat e Detit të Zi. Dogana për import dhe eksport ishte 3%. Tregtarët austriakë çliroheshin nga taksa e detyrimet e tjera që jepnin tregtarët e vendeve të tjera. Austria kishte të drejtë të vendoste në portet dhe në qendrat tregtare konsuj dhe agjentë tregtarë. Ata gëzonin kapitulacionet si francezët dhe anglezët. Tregtarët austriakë gëzonin më shumë privilegje se vetë tregtarët turq.

Venediku në marrëveshjeVenediku, sipas marrëveshjes, humbi Morenë dhe një varg

ishujsh të Arkipelagut. Ato i kaluan Perandorisë Osmane. Për t’i kompensuar humbjet territoriale, tarifat doganore për tregtarët venecianë u ulën nga 5 në 3 për qind.

Page 16: Dominimi i botes pj3(perandria osmane)

Rifillimi i konfliktit me RusinePaqja nuk vazhdoi gjatë. Pjetri I shfrytëzoi humbjen e osmanëve nga

austriakët dhe venecianët për të forcuar ndikimin në rrethet e Kaukazit. Pas një lufte të shkurtër me Iranin, sipas paqes së vitit 1723, Rusia mori qytetet Derbend e Baku me rrethet e tyre. Kjo cenoi interesat e shtetit osman.Forcat osmane hynë në Gruzi, morën Tbilisin dhe vazhduan drejt Lindjes. Një ushtri tjetër me 30000 veta u nis drejt hanit të Erevanit. Pasi theu qëndresën e kundërshtarit ajo pushtoi Erevanin. Cari rus nuk ishte në gjendje të largonte forcat osmane. Prandaj u përpoq ta zgjidhte çështjen me rrugë paqësore. Meqenë se forcat osmane ndeshën një qëndresë të madhe në rrugën e pushtimeve, sulltani pranoi propozimin e carit.Në verën e vitit 1724 në Stamboll u nënshkrua marrëveshja midis Rusisë dhe shtetit osman për ndarjen e zotërimeve iraniane në Kaukaz. Me Rusinë u bashkuan territoret pranë detit Kaspik, kurse Gruzia, Shirvani, Erevani e një pjesë e Azerbaixhanit iranian njohën sundimin osman.

Page 17: Dominimi i botes pj3(perandria osmane)

Konflikti me Iranin Shteti osman në këtë periudhë zhvilloi luftëra të gjata me Iranin. Pas

nënshkrimit të marrëveshjes me Rusinë ushtria osmane hyri në Iranin Perëndimor. Ajo ndeshi në një qëndresë të fortë të fshatarësisë dhe të banorëve të qyteteve të atyre territoreve. Megjithatë kjo qëndresë nuk vazhdoi gjatë.Shkaku ishte lufta për fronin e shahut. Në vitin 1725 si rezultat i kësaj lufte u vra uzurpatori i fronit Afganas Mahmuti. Vendin e tij e zuri i vëllai thjeshtër i quajtur Ashraf. Në radhë të parë ai duhet të likuidonte çrregullimet në vend, të ndërpriste grabitjet dhe dhunën ndaj popullsisë, të vendoste disiplinën në ushtri. Për këto arsye ishte i detyruar të kishte marrëdhënie të mira me shtetin osman. Në tetor të vitit 1727 u arrit një paqe me kushte të rënda për Iranin :Shahu njihte sulltanin Ahmet III (1703-1730) si halif të gjithë myslimanëve sunitë.Ai vetë e konsideronte veten si vasal të sulltanit.Perandoria Osmane mori mjaft territore të tjera, afro 2/5 e territorit të Iranit, përveç atyre që mori në marrëveshjen me Pjetrin I.Masat popullore u bënë qëndresë osmanëve. Në krye të tyre doli një njeri nga shtresat e ulëta, Halil Patrona, i cili në vitin1730 u shkaktoi osmanëve disa humbje, shpërtheu më 28 shtator 1730 gjithashtu me mbështetjen e regjimentit të pestë të Jeniçerëve.

Page 19: Dominimi i botes pj3(perandria osmane)

Rifillimi i luftës me RusinëMarrëdhëniet me Rusinë nuk u normalizuan. Cari rus kërkonte

të çlirohej nga vendimet e marrëveshjeve të Adrianopojës dhe të Kostandinopojës. Në radhë të parë kërkonte të dilte në Detin e Zi. Pretekst ishin sulmet e tatarëve të Krimesë në territorin e Rusisë. Në vitin 1735 një ushtri prej 20000 vetash tatare u dynd në territorin e Rusisë. Si kundërpërgjigje Rusia organizoi dy ekspedita kundër hanit të Krimesë, ku e para përfundoi pa sukses për Rusinë. Ushtria ruse gjatë fushatës së dytë arriti deri në kryeqytetin e hanit të Krimesë dhe mori Azovin.Në luftë kundër shtetit osman në vitin 1737 hyri edhe Austria si aleate e Rusisë. Ushtria austriake hyri në Bosnjë, Serbi, Vllahi dhe vuri dorë mbi një varg qytetesh. Në këto kushte forcat ruse arritën suksese të reja në Krime, duke pushtuar disa qendra të rëndësishme tregtare në brigjet e Detit të Zi. Në kushtet e luftës në dy fronte shteti osman u detyrua të kërkojë paqe.

Page 20: Dominimi i botes pj3(perandria osmane)

Pëpjekje për marrëveshjeNë verën e vitit 1737 palët ndërluftuese u ulën në tavolinën

e bisedimeve. Përveç tyre në bisedime morën pjesë si vëzhgues përfaqësues të Anglisë e të Holandës. Gjatë bisedimeve nuk u gjet një gjuhë e përbashkët.

Rusia kërkonteT’i jepeshin rajonet midis lumenjve Don e DanubTë ktheheshin Moldavia e Vllahia në principata të pavarura

nën mbrojtjen e RusisëLundrimin e lirë të anijeve ruse në Detin e Zi.Austria pretendonte për territore të Moldavisë, Vllahisë,

Serbisë e Bosnjës.Porta e Lartë nuk pranoi asnjë nga këto kërkesa. Kështu,

pas një armëpushimi të shkurtër, lufta rifilloi përsëri.

Page 21: Dominimi i botes pj3(perandria osmane)

Lufta në ShqipëriNë këto rrethana të favorshme, ushtria austriake përparoi në

Bullgari dhe në tokat e shqiptarëve. Në Prishtinë forcat austriake u pritën nga 5000 kryengritës shqiptarë, kurse në Prizren nga 6000 kryengritës të tjerë shqiptarë. Në betejën e Kaçanikut 2 janar  1690 ushtria austriake së bashku me kryengritësit shqiptarë pësunan disfatë. Pas kësaj ushtritë osmane, brenda një kohe të shkurtër, arritën të pushtonin qytetet e Rrafshit të Dukagjinit dhe të Kosovës.Shqiptarët luftuan përkrah austriakëve në Novobërdë e në disa qytete të tjera. Këto beteja përfunduan me fitoren e ushtrisë osmane. Pas këtyre disfatave, me austriakët u tërhoqën nga Kosova mjaft kryengritës. Faktin e largimit të mjaft kryengritësve nga Kosova e shfrytëzoi më vonë monarkia serbe e cila krijoi legjendën e së ashtuquajturës “shpërngulja e serbëve” nga Kosova dhe popullimin e saj prej shqiptarëve. Historiografia shqiptare me argumente shkencore ka hedhur poshtë këtë tezë anti-shqiptare.

Page 22: Dominimi i botes pj3(perandria osmane)

Coptimi i Perandorisë Osmane Sukseset e ushtrive austriake e shqetësuan Francën, prandaj ajo u hodh në luftë kundër

Austrisë. Austria, duke mos qenë në gjendje të luftonte në dy fronte, u tërhoq nga lufta me shtetin osman. Kështu brenda një kohe të shkurtër forcat osmane u shkaktuan humbje forcave austriake dhe i dëbuan nga Bullgaria, Serbia, Kosova e Transilvania. Ndërkohë edhe anëtarja e katërt e Lidhjes, Rusia zhvilloi luftë me Perandorinë Osmane. Në vitet 1686-1687 dy ekspeditat e saj kundër Krimesë përfunduan në disfatë. Pas shumë përpjekjeve një dhjetëvjeçar më vonë ajo mori Azovin.Në këto kushte gjendja e Perandorisë Osmane u keqësua shumë. Prandaj sulltani kërkoi paqe. E interesuar për luftë ishte edhe Austria. Anglia e Holanda, si armike të Francës, ndonëse mështetnin Austrinë, ishin për përfundimin e luftës. Për këto arsye në vitin 1698 në Karlovac të Sllovenisë u thirr konferenca për hartimin e kushteve të paqes midis shtetit osman dhe “Lidhjes së Shenjtë”. Më 26 janar të vitit 1699 u arrit një paqe për 25 vjet me Austrinë, Poloninë e Venedikun. Austria mori pothuajse gjithë territorin e Hungarisë që deri para luftës i përkiste shtetit osman, Transilvaninë dhe Slloveninë. Polonia mori bregun e djathtë të Ukrainës, kurse Venediku vuri nën sundim Morenë. Gjashtë kështjella në Dalmaci dhe një radhë ishujsh të arkipelagut.Nuk vonoi shumë edhe Rusia bëri paqe me shtetin osman në verën e vitit 1700. Sipas kushteve të paqes Rusia mori Azovin me territorin përreth, fitoi të drejtën të lundrojë në Detin e Zi dhe të mbajë ambasador në kryeqytetin osman, si gjithë shtetet e tjera. Fetarët rusë kishin të drejtë të vizitonin vendet e shenjta në Palestinë.

Page 23: Dominimi i botes pj3(perandria osmane)

PërfundimetKëto ishin shkëputjet e para nga perandoria Osmane. Ato i

sollën dëme të mëdha morale dhe materiale. Ato treguan se Perandoria Osmane nuk ishte në gjendje t’u bënte ballë koalicioneve evropiane. Kështu prestigji i perandorisë në arenën ndërkombëtare ra. Jo më të vogla ishin dëmet materiale. Me shkëputjen e krahinave të lartpërmendura shteti humbi një fond toke me të cilën kishte kënaqur mijëra spahinj dhe e kishte burim të ardhurash. Ata u detyruan të largohen nga ato territore, pasi lanë timaret, ziametet dhe hasset. Shetei humbi një kontingjent ushtarak prej 32000 vetash.Si rezultat i rënies së Perandorisë Osmane, në Lindjen e Afërme u forcua edhe më shume pozita e shteteve më të mëdha të Evropës perëndimore. Në këtë periudhë ishte rritur ndikimi i Anglisë dhe i Holandës.

Page 24: Dominimi i botes pj3(perandria osmane)

Perandoria Osmane në gjysmën e parë shek. XVIII-XIXNgjarjet ne shek.XVII e keqësuan shumë

gjendjen të brendshme dhe të jashtme e Perandorisë Osmane. Klasa sunduese kërkonte të dilte nga situata me anë të pushtimeve të reja. Nga ana tjetër Rusia dhe shtete të tjera filluan të marrin nën “mbrojtje” popullsi të krishtera që ndosheshin nën shtetin osman. Për këto arsye në 40-vjetët e parë, Perandoria Osmane u ndodh në disa luftëra me shtetet të vetme ose me disa shtet së bashku.