8
Viti IV - Nr:52 E diel, 21 dhjetor 2014 STUDIUESIT: NJË NDËR DOKUMENTET MË TË RËNDËSISHËM TË SHEKULLIT XIV PËR FAMILJET FEUDALE SHQIPTARE Poeti Sokol Olldashi është zë i veçantë poetik, me personale artistike të spikatur, me një poezi provokative, dramatiko-lirike dhe me mesazhe të fuqishme... Rita Petro ka krijuar njëfarë poeme në vargje si një këngë e dhimbshme, njerëzore, përtejnjerëzore; sa e kësajbotshme, po aq e përtejbotshme... Fragment nga libri i ri i Ylli Polovinës “Shqiptarët, diamantët e pagdhendur/ Për t’ia dalë mbanë duhet të plotësojmë një kusht: të mbajmë vazhdimisht në sy një rrezik tepër të madh, atë të metë që e kemi identitare, pothuaj gjenetike: mospajtimin tonë me publiken, shpesh edhe antagonizmin me të. L ibri “unë dhe Unë” i poetit Sokol Olldashi. do të jetë një befasi e këndëshme për lex- uesit. Prej poezive të tij këndon- jësi merr kënaqësi estetike sipas mënyrës së leximit të tekstit poetik dhe shijeve të tij. Pasuria e mjeteve figurative poetike është e larm- ishme sidomos me metafora e sim- bole të ndryshme e të larmishme që e përshkojnë inkandeshenshëm. Është poezi realiste, ajsbergiane dhe moderne. Këndonjësi elitar, përtej të duk- shmes në shtresat e tekstit poetik, zbulon edhe të padukshmen në nënshtresat e tij, P oetja Rita Petro e ftuar në mbrëmjen poetike nga studentë e pedagogë në Tetovë Poetja Rita Petro ishte e ftuar në qytetin e Tetovës për librin e saj të fundit poetik Vrima, një libër që men- jëherë, pas dritës së botimit u bë objekt i diskutimit në rrethet e letrarëve si dhe të lexuesve në Shqipëri. Kjo mbrëmje poetike u organizua nga një grup studentësh e pedagogësh nga të dyja Universitetet e Tetovës...të pran- ishëm ishin njerëz të njohur të letrave, shkrimtarë e studiues si dhe lexues. Akademik Ali Aliu iu rikthye shkri- meve të tij kritike për librat e parë poetikë të Rita Petros..... Poezia realiste ajzbergiane dhe moderne e Sokol Olldashit Rita Petro, rrugëtim ekzistencial në librin “Vrima” faqe 22-23 faqe 24 vijon në faqen 18-19 DUKAGJINËT E SHEK.14 Një dokumet i rëndësishëm i Lekë Dukagjinit në Dubrovnik Ylli Polovina: Shqipëria mund edhe të mos bëhet? faqe 20-21 N jëra ndër familjet snike sh- qiptare më të fuqishme dhe më të njohura në mesjetë është familja e Dukagjinëve. Për historinë, gjenealogjinë, origjinën dhe shtrirjen e sundimit, mar- rëdhëniet diplomatike me famljet e tjera snike shqiptare dhe me snikët fqinjë jo- shqiptarë, sllavë, grekë, bullgarë, rumunë, etj., si dhe me shtetet (komunat) e kohës, qofshin ato shqiptare, dalmatine, italiane, spanjolle, frënge apo të tjera, gjatë sheku- jve të mesjetës janë shkruar disa studime, por asnjëherë shteruese. Befason fakti se shumë studiues kopjojnë njëri-tjetrin (këtu duhen theksuar dy apo tre studiues shqiptarë që kanë provuar të shkruajnë për këtë familje snike) pa përmendur se kanë shfrytëzuar veprat e mëparshme të botuara apo burimet arkivore origjinale, si dorëshkrime, literaturë mesjetare apo burime të tjera. Duke u mbështetur në burimologjinë arkivore, si dorëshkrime, dokumente apo informacione të tjera të sakta, është i pamohueshëm fakti që kjo familje ishte shumë e fuqishme në shekujt XIV e XV duke zotëruar një territor mjaft të gjërë sundimi, në kohën kur familja e Kastriotëve ende nuk kishte dalë në skenën politike, ushtarake dhe shoqërore të kohës. Natyrisht politika e ndjekur nga Dukagjinasit gjatë epokës skenderbegiane kërkon një studim të specializuar, të thellë, profesional, duke analizuar rrethanat e kohës si dhe duke ballafaquar burimet dokumentare arkivore me literaturën e kohës, duke shmangur tendenciozitetin dhe njëanshmërinë e cila sot shfaqet te amatorët e historisë në forma të ndryshme, deri në skajshmëri ekstreme. Kësaj radhe nuk kemi për qëllim të debatojmë me të gjithë këta të “ashtuqua- jtur autorë”, por, po botojmë një diplomë (dokument) origjinale nga Arkivi Historik i Dubrovnikut. Diploma që po botojmë me këtë rast është e njohur nga studiuesit dhe historianët, por për herë të parë ajo botohet së bashku me faksimile cilësore të cilat specialistët e medievistikës dhe paleograsë së sllavishtes së vjetër mund t’i lexojnë lehtësisht (shih ilustrimet nr. 1 dhe 2). Përveç kësaj botimi është shoqëruar edhe me aparat kritik, përkthim në gjuhën shqipe e transliterim të dorëshkrimit të diplomës. Logjika e stu- dimit përcjellës, e bazuar në të gjitha këto elemente shkencore mund të ndiqet lehtë- sisht jo vetëm nga studiuesit, historianët, medievistët... NGA YLLI POLOVINA NGA SALAJDIN SALIHU NGA MEXHIT PRENÇI DR. MUSA AHMETI Diversa Cancellariae (1387- 1389), vëll. 27, f. 69v - shënimi i datës së dokumentit Dokumenti i transkriptuar dhe i përkëthyer në shqip

Dukagjinët e shek. 14: Një dokument i rëndësishëm i Lekë Dukagjinit në Dubrovnik

Embed Size (px)

Citation preview

Viti IV - Nr:52 E diel, 21 dhjetor 2014

STUDIUESIT: NJË NDËR DOKUMENTET MË TË RËNDËSISHËM TË SHEKULLIT XIV PËR FAMILJET FEUDALE SHQIPTARE

Poeti Sokol Olldashi është zë i veçantë poetik, me personale

artistike të spikatur, me një poezi provokative, dramatiko-lirike dhe

me mesazhe të fuqishme...

Rita Petro ka krijuar njëfarë poeme në vargje si një këngë

e dhimbshme, njerëzore, përtejnjerëzore; sa e kësajbotshme,

po aq e përtejbotshme...

Fragment nga libri i ri i Ylli Polovinës “Shqiptarët, diamantët e pagdhendur/ Për t’ia dalë mbanë duhet të plotësojmë një kusht: të mbajmë vazhdimisht në

sy një rrezik tepër të madh, atë të metë që e kemi identitare, pothuaj gjenetike: mospajtimin tonë me publiken, shpesh edhe antagonizmin me të.

Libri “unë dhe Unë” i poetit Sokol Olldashi. do të jetë një befasi e këndëshme për lex-

uesit. Prej poezive të tij këndon-jësi merr kënaqësi estetike sipas mënyrës së leximit të tekstit poetik dhe shijeve të tij. Pasuria e mjeteve figurative poetike është e larm-ishme sidomos me metafora e sim-bole të ndryshme e të larmishme që e përshkojnë inkandeshenshëm. Është poezi realiste, ajsbergiane dhe moderne.

Këndonjësi elitar, përtej të duk-shmes në shtresat e tekstit poetik, zbulon edhe të padukshmen në nënshtresat e tij,

Poetja Rita Petro e ftuar në mbrëmjen poetike nga studentë e pedagogë në Tetovë

Poetja Rita Petro ishte e ftuar në qytetin e Tetovës për librin e saj të fundit poetik Vrima, një libër që men-jëherë, pas dritës së botimit u bë objekt i diskutimit në rrethet e letrarëve si dhe të lexuesve në Shqipëri. Kjo mbrëmje poetike u organizua nga një grup studentësh e pedagogësh nga të dyja Universitetet e Tetovës...të pran-ishëm ishin njerëz të njohur të letrave, shkrimtarë e studiues si dhe lexues.

Akademik Ali Aliu iu rikthye shkri-meve të tij kritike për librat e parë poetikë të Rita Petros.....

Poezia realisteajzbergiane

dhe moderne eSokol Olldashit

Rita Petro,rrugëtim

ekzistencial nëlibrin “Vrima”

faqe 22-23 faqe 24

vijon në faqen 18-19

DUKAGJINËT E SHEK.14Një dokumet i rëndësishëm i Lekë Dukagjinit në Dubrovnik

Ylli Polovina: Shqipëria mund edhe të mos bëhet?

faqe 20-21

Njëra ndër familjet fi snike sh-qiptare më të fuqishme dhe më të njohura në mesjetë është familja e Dukagjinëve. Për historinë, gjenealogjinë,

origjinën dhe shtrirjen e sundimit, mar-rëdhëniet diplomatike me famljet e tjera fi snike shqiptare dhe me fi snikët fqinjë jo-shqiptarë, sllavë, grekë, bullgarë, rumunë, etj., si dhe me shtetet (komunat) e kohës, qofshin ato shqiptare, dalmatine, italiane, spanjolle, frënge apo të tjera, gjatë sheku-jve të mesjetës janë shkruar disa studime, por asnjëherë shteruese. Befason fakti se shumë studiues kopjojnë njëri-tjetrin (këtu duhen theksuar dy apo tre studiues shqiptarë që kanë provuar të shkruajnë për këtë familje fi snike) pa përmendur se kanë shfrytëzuar veprat e mëparshme të botuara apo burimet arkivore origjinale, si dorëshkrime, literaturë mesjetare apo burime të tjera.

Duke u mbështetur në burimologjinë arkivore, si dorëshkrime, dokumente apo informacione të tjera të sakta, është i pamohueshëm fakti që kjo familje ishte shumë e fuqishme në shekujt XIV e XV duke zotëruar një territor mjaft të gjërë

sundimi, në kohën kur familja e Kastriotëve ende nuk kishte dalë në skenën politike, ushtarake dhe shoqërore të kohës. Natyrisht politika e ndjekur nga Dukagjinasit gjatë epokës skenderbegiane kërkon një studim të specializuar, të thellë, profesional, duke analizuar rrethanat e kohës si dhe duke ballafaquar burimet dokumentare arkivore me literaturën e kohës, duke shmangur tendenciozitetin dhe njëanshmërinë e cila sot shfaqet te amatorët e historisë në forma të ndryshme, deri në skajshmëri ekstreme.

Kësaj radhe nuk kemi për qëllim të debatojmë me të gjithë këta të “ashtuqua-jtur autorë”, por, po botojmë një diplomë (dokument) origjinale nga Arkivi Historik i Dubrovnikut.

Diploma që po botojmë me këtë rast është e njohur nga studiuesit dhe historianët, por për herë të parë ajo botohet së bashku me faksimile cilësore të cilat specialistët e medievistikës dhe paleografi së së sllavishtes së vjetër mund t’i lexojnë lehtësisht (shih ilustrimet nr. 1 dhe 2). Përveç kësaj botimi është shoqëruar edhe me aparat kritik, përkthim në gjuhën shqipe e transliterim të dorëshkrimit të diplomës. Logjika e stu-dimit përcjellës, e bazuar në të gjitha këto elemente shkencore mund të ndiqet lehtë-sisht jo vetëm nga studiuesit, historianët, medievistët...

NGA YLLI POLOVINA

NGA SALAJDIN SALIHUNGA MEXHIT PRENÇI

DR. MUSA AHMETI

Diversa Cancellariae (1387-1389), vëll. 27, f. 69v - shënimi i datës së dokumentit

Dokumenti i transkriptuar dhe i përkëthyer në shqip

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 21 dhjetor 2014

18 SH.com ARKIV

DOKUMENTI TRASKRIPTIMI

SUPLSUPSUSUSUPSUPSUSSUSUPSUSSUPSUSUSUSUSUSSUSUUUSUSSUSSUPSUSSUPSUUUUPUSUSUSSUUUPUUUP EMENT JAVOR I

RILIN

Familja fi snike shqiptare e Dukagjinëve sipas burimeve arkivore në shekullin XIVEdhe pse i shkruar vetëm në pesë rreshta tekst, ky është një ndër dokumentet më të rëndësishëm të shekullit XIV për familjet fi snike feudale sh-qiptare, origjinali i të cilit ruhet në Dubrovnik. Raportet diplomatike me Raguzën dhe pozitat e qendrueshme ekonomike të Dukagjinëve në shek. XIV janë në qendër të vëmendjes. Dëshmi për zhvillimin e një kancelarie shumë-gjuhëshe pranë kësaj familje, ngjashëm me familjet e tjera shqiptare dhe europiane.

DR. MUSA AHMETI

por edhe nga amatorët e interesuar në këtë fushë dhe historidashësit. Ky botim njëherë e mire nxjerr në pah botimet joprofesionale dhe joserioze të bëra nga studiues të ndryshëm, e veçanërisht përkthimet në gjuhën shqipe, të cilat lënë shumë për të dëshiruar, sidomos për pasaktësitë dhe perifrazimet e origjinalit, gjë që e kanë shtrembëruar dhe dëmtuar në masë të madhe vlerën historike të kësaj diplome (dokumenti).

Dokumenti origjinal sot ruhet në Arkivin Historik të Dubronvikut në Dubrovnik me signaturë P. Nr. IV a 67 pra si dokument i veçantë (dhe signaturë të vjetër 792), përderisa më parë (deri në fi llim të shek. XX) ruhej në kuadër të fondit: Diversa Cancellarie 1387-1389, P. II, 38, dhe këtu si shtesë nr. 27. Ky dokument tani është i regjistruar me titull: “Lekë Dukagjini fton dubrovnikasit që të bëjnë tregti nëpër tokën e tij“.

PËRSHKRIMI FIZIK I DOKUMENTITDokumenti është i shkruar në letër gjysëm karton.

Dimensionet e dokumentit janë: 19.6 x. 8.9cm ndërsa dimensioent e tekstit janë: 17.7 x 6cm.

Për herë të parë, kjo diplomë është botuar në vitin 1862. Pas këtij botimi kanë pasuar ribotime të shumta, (shih: Puciq 1862, Mijatoviq 1881, Novakoviq 1912, Suffl ay 1918, Shllaku 1940, Burime 1962) po asnjëherë korrekte dhe me gabime e lëshime të ndjeshme..

TRANSKRIPTIMI [TEJSHKRONJËZIMI] I DIPLOMËSTranskriptimi [tejshkronjëzimi] i diplomës origjinale

me signaturë: Wiena 792, ose P. Nr. IV a 67, është shumë

i vështirë jo vetëm për studiuesit, medievistët, historianët e paleografët e qirilikës, e sidomos për ata që nuk janë specialistë të paleografi së sllave, asaj qirilike e glagolike, por edhe për ata që kanë përvojë të gjatë në transkriptime të këtij lloj shkrimi. Shkurtesat e shumta dhe grafi a e imët dhe në disa raste, shenjat e veçanta të logofetit ose scribes-it, vështirësojnë edhe më shumë transkriptimin. Pra, teksti i dokumentit lexohet me vështirësi për shkak të shkurtesave të shumta si dhe gjuhës e drejtshkrimit jo të saktë të përdorur nga logofeti/scribes-i, që ka shkruar këtë dokument. Ky fakt lë të kuptohet se logofeti/scribes-i nuk ka qenë sllav, po shqiptar që ka punuar në kancel-larinë e familjes Dukagjini, që ka njohur gjuhën sllave si dhe shkrim-leximin e saj. Kjo diplomë që ka karakterin e një dokumenti publik mban në vetvete të gjitha karakter-istikat e dokumenteve të kësaj epoke historike.

TEKSTI I DIPLOMËSTeksti i diplomës është shkruar në pesë rreshta ngjyrë

kafe e cila i ka përballuar një kohe të gjatë tashmë prej 627 vjetëve. Në të djathtë poshtë me laps plumbi është shënuar në fund të shek. XIX: h. si D. Cancellar. 1388-1389, (numri 8 te viti 1388 ka të shënuar numrin 7 që lë të kuptohet se logofeti/scribes-i, e ka shkruar gabimisht vitin, gjë që vërehet edhe nga datimi i dokumentit).

VULA E DIPLOMËSNë të majtë të diplomës, poshtë tekstit, vërehen gjurmët

e vulës prej dylli të kuq, që për fat të keq tani nuk është më! Vula ka qenë e vendosur në anën e pasme (verso) të diplomës. Dimensionet e gjurmës së vulës janë: 1.6 x 1.8 cm. Kurse perimetri është 5.2 cm. (Këto të dhëna na i ka saktësuar dr. Niksha Selmani nga Arkivi i Dubrovnikut,

të cilin e falenderojmë publikisht). Siç mund të vërehet në diplomën origjinale, vula ka qenë e tipit të shtypur në letër, sipër së cilës ka qenë një letër e bardhë e hollë e ngjitur nëpërmjet shpimit të letrës bazë (shih ilustrimin 1 dhe 2), ngjashëm me vulat e fi snikëve të tjerë shqiptarë: Balshajve, Topiasve, Spanëve, Muzakëve... etj.

DIPLOMA NË VERSONë verso, pjesën e pasme të dokumentit ka të shënuar

në dy rreshta një tekst me këtë përmbajtje: “/1/ † Vlaste lome čestenoga /2/ grad Dubrovenika” ndërsa në mes të fjalëve grad () Dubrovnika vërehet se ka qenë e vendosur vula prej dylli të kuq. Në mes të faqes verso është vula e Arkivit Historik të Dubrovnikut nga fundshekulli XIX.

Dokumenti ka qenë i palosur katër herë: një herë horizontalisht dhe tre herë vertikalisht, gjë që vërehet në ilsutrimin nr. 2. Në pjesën e tretë të thyerjes së palosjes vërehet gjurma e vulës, e cila lë të kuptohet se kjo letër ka qenë e mbyllur me vulë. Dokumenti është në gjendje të mirë dhe nuk ka pasur nevojë të restaurohet.

FILIGRANESDuke analizuar me kujdes letrën e dokumentit, poshtë

në të djathtë mund të vërehet një pjesë e fi ligranes (shenjës së ujit), që është e pamjatueshme për të kuptuar të gjithë shenjën (fi gurën) përkatëse të fi ligranit.

Në vijim po sjellim tanskriptimin e dokumentit. Me numrat në kllapa të drejta kemi shënuar fi llimin e rreshtit sipas origjinalit të tekstit në dokument. Kurse në përkthim, në kllapa të vogla, me shkronja të pjerrëta, kemi shënuar fjalët e origjinalit të tekstit sllavisht, por që i humbin kuptimin fjalisë po të përkthehen fjalë për fjalë. Pra kemi shënuar të dy variantet e mundshme, atë

Diversa Cancellariae (1387-1389), vëll. 27, f. 69v - shënimi i datës së dokumentit

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 19www.shqiptarja.comE diel, 21 dhjetor 2014

ARKIVshqiptarja.comq p jSUPLEM

të përkthimit fjalë për fjalë sipas origjinait dhe përkthimin sipas kuptimit.

Paraqitja paleografiko-diplomatike e diplomës

Duke qenë se editimi ynë bëhet sipas kritereve bashkëkohore shkencore, ne po sjellim një studim paleografi ko-diplomatik të kësaj diplome mesjetare, përkatësisht të fundit të shek. XIV.

Në fillim të diplomës është i shënuar invokacioni simbolik, që në këtë rast na pa-raqitet në formë të një kryqi të tejzgjatur deri në rreshtin e dytë të tekstit, që është tregues i nënshtrimit të pushtetit real të Dukagjinasve ndaj atij kishtar, duke treguar besnikërinë absolute ndaj kishës.

Invokacioni verbal, që përdoret në këtë dokument, është karakteristikë e shpeshtë e përdorimit në dokumente të tilla të lëshuara nga kancelari sllave. Me këtë, i rritej vlera do-kumentit duke dëshiruar që të arrihej qëllimi për destinimin e tij. Në këtë rast, është i shpre-hur në formën: “në besën time dhe të vëllait tim të kaloni lirisht nëpër tokën time”.

Menjëherë në vijim është intitulacioni që është i shkurtër fare: “Nga Lekë Dukagjini e Pali, vëllai i tij”. Kjo është një shprehje e za-konshme e kohës për fi snikët shqiptarë, të cilët, kur u drejtohen fi snikëve të tjerë apo shteteve (komunave) të kohës, shkruajnë emrin personal të tyre dhe pothuajse çdo herë të shoqëruar edhe nga një person i dytë i familjes, vëllai, xhaxhai, kurshëriri i parë, e në raste të rralla, gruaja ose motra. Në këtë rast, te kjo diplomë, Lekë Duk-agjini, që mendohet të jetë i pari me këtë emër, përkrah emrit të tj shënon edhe emrin e të vëllait Palit. Më këtë rast duhet të theksojmë se nuk është fjala për Lekë Dukagjinin e kohës së Skenderbeut, por për të atin e tij, ose ndoshta gjyshin e tij.

Në vijim, Lekë Dukagjini i siguron dubrovnikasit në formën e njohur të së drejtës zakonore shqiptare, se ai është garant për kalimin e tyre nëpër territorin ku ai sundon, me kusht që ata të respektojnë obligimet e tyre, pra të paguajnë doganën. Ky pohim në dukje të parë nuk duket shumë i rëndësishëm, por nëse e studiojmë me kujdes do të vërejmë se është një dëshmi e pakundërshtueshme se familja fi snike feudale e Dukagjinasve ka rrënjë të lashta fi snikërie shqiptare dhe se ata ishin krenarë për këtë gjë.

Kurse dispozicioni, si pjesa më e rëndë-sishme e aktit diplomatik, e cila në vete ngërthen objektin moral dhe atë material, që i dedikohet pranuesit, na paraqitet në formën ku Leka në mënyrë bindëse i siguron dubrovnikasit se ata mund të vijnë në territoret që ai sundon: “pa asnjë frikë dhe pa asnjë dyshim, sepse jam

pajtuar me turqit”, shprehet ai. Në ekspozicion (narracion) janë sqaruar

rrethanat aktuale për vendimin e shkrimit të një akti të tillë diplomatik ku Leka pohon: “kaloni lir-isht nëpër tokën time pa iu frikësuar asgjëje dhe për doganë duhet të jepni sipas ligjit doganën që ua keni dhënë edhe më parë atyre fi snikëve që më parë kanë sunduar (...) sepse jam pajtuar me turqit”. Me sundues të mëparshëm, Lekë Dukagjini nënkupton sunduesit serbë, përkatësisht carin Dushan, gjatë kohës që kishte pushtuar Shqipërinë mesjetare.

Kjo diplomë, nuk ka të shënuar datën e lëshimit të saj. Rreth datimit kemi një përshtjellim, që përfundim-isht u zgjidh duke shfrytëzuar fondin e dokumeteve origjinale ku ruhej kjo diplomë më herët. Edhe më parë është shënuar data 30 dhjetor 1387, por pa u saktësuar dhe sqaruar se nga është nxjerrë kjo datë. Duke mos pasur datën e lëshimit, të gjithë që janë marrë me këtë diplomë kanë shënuar si datë të lëshimit, datën e pranimit, përkatë-sisht të regjistrimit si diplomë e pranuar pranë kancelarisë Raguzane, që është data 30 dhjetor 1387. Kjo nuk është data e lëshimit të këtij dokumenti nga Lekë Dukagjini, përkatësisht data e shkrimit të diplomës nga logofeti/scribes-i i Lekës. Duke mos qenë në gjendje të saktësojmë datën e lëshimit, edhe ne kemi pranuar si datë të kësaj diplome datën e lartcekur, edhe pse të vetëdijshëm se ky dokument është shkruar të paktën 15-30 ditë më herët. Në fondin Diversa Cancellariae (1387-1389), vëll. 27, f. 69v të Arkivit Historik të Dubrovnikut është shënimi i pranimit të letrës së Lekë e Pal Dukagjinit në kancelarinë zyrtare të Raguzës. Shënimi është i treti me radhë, pra kryerreshti i tretë, në fund të faqes dhe ka gjithsej 3 rradhë tekst (shih ilustrimin nr. 3) me këtë përmbajtje (transkriptimi në latinisht): “Ista littera sclavica fuit hic posita, de mandato

domini rectoris et consilii que continet quod merchatores Ragusini possint ire securi per terrenum dominorum Leche et Pauli Ducadini ut patet in littera”. Përkthimi në shqip i këtij teksti është: “Kjo letër sklavike (sic! lexo: qirilike) u depozitua me urdhër të z. rektor dhe me këshillën që përmban që tregtarët e Raguzës mund të lëvizin me siguri në territoret e zotërinjve Lekë e Pal Dukadini (sic! lexo: Dukagjini, në origjinal është: Dukadini), siç shënohet në letër”. Nga dokumenti që po botojmë, pohohet se: “me re-komandim të rektorit po rregjistrojmë letrën e depozituar”. Ne kemi konsultuar edhe dokumente të tjera në sllavisht të familjes Dukagjini që ruhen në Arkivin Historik të Du-

brovnikut, po nuk kemi arritur të nxjerrim informacione të sakta në lidhje me këtë çështje.

E pazbardhur mbetet edhe çështja e autorit të shkrimit të diplomës – logofetit/scribes-it i cili nuk shënon në fund emrin e tij, sikurse nuk ka shënuar as datën e vendin e lëshimit. Pra, ne nuk kemi njohuri se në cilin qytet apo pjesë të sundimit të Lekë Dukagjinit është lëshuar kjo diplomë.

Kësaj diplome i mungon edhe elementi i përfor-cimit, që është i zakonshëm pothuajse në të gjitha diplomat tjera të ksëaj peridhue në gjuhën sllave që njohim deri me sot.

Përveç elementeve të përmendura, këtij akti diplo-matik, i mungojnë edhe disa pjesë standarde apo klishe, të cilat i ndeshim në diploma të ngjashme nga e njëjta periudhë. Këto mungesa nuk e zvogëlojnë rëndësinë dhe autenticitetin e kësaj diplome.NË BOKS:

Sipas burimeve arkivore që ruhen në Arkivin Historik të Dubrovnikut, familja Dukagjini për-mendet për herë të parë në histori në shek. IX. Natyrisht që ky burim duhet studiuar, verifi kuar dhe ballafaquar edhe me burime e literaturë tjetër për të vërtetuar saktësinë e tij. Kjo familje, si të gjitha familjet fi snike feudale shqiptare kishte ngritjet e rëniet e saj. Poashtu kjo familje gjith-një sipas burimeve të shkruara arkivore është me rrënjë të mirëfi llta shqiptare. Ajo ka luftuar kundër armiqve e pushtuesve të huaj bizantinë, sllavë e osmanë, por ka bërë edhe luftëra lokale kundër feudalëve shqiptarë, për zgjerim terri-toresh, për rritje ndikimi apo edhe për të “ruaj-tur nderin” siç ishte rasti me Lekë Zaharinë. Ajo ka pasur marrëdhënie diplomatike me shumë komuna e njësi të tjera politike të kohës në Europë, Dalmaci e me fi snikë shqiptar si dhe

me fqinjë të tjerë jo-shqiptarë. Ajo ka njohur në më shumë se një rast vasalitetin e sundimtarëve të

huaj, si të Republikës së Venedikut, Perandorisë Osmane, mbretit Alfonsi V etj., ngjashëm me fi snikët e tjerë sh-qiptarë. Dukagjinasit ishin besimtarë të devotshëm, por kemi rastin kur kërcënohen me çkishërim nga papa me rastin e konfl iktit me Gj. K. Skënderbeun. Ata patën më shumë se një pinjoll që pranoi fenë islame, dhe që u ngritën në hierakinë sunduese të Perandorisë Osmane, ashtu si shumë fi snikë të tjerë shqiptarë, si p.sh. Gjergj Kastrioti Skenderbeu, nipi i tij Hamzai ose Ballaban Pasha, ose Topiasit, Spanët, Muzakajt etj. Ata lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë kombëtare, sidomos me “Kanunin e Lekë Dukagjinit”, i cili bashkë me kanunet e tjera si p.sh. “Kanunin e Skenderbeut”, përbëjnë një kontribut të paçmueshëm për të drejtën zakonore, por edhe të drejtën në përgjithësi në trojet shqiptare.

Diploma origjinale nga viti 1387, e Lekë Dukagjinit

Dokumenti i transkriptuar dhe i përkthyer në shqip

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 21 dhjetor 2014

20 SH.com STUDIMI

ANALIZA SHQIPTARËT

Shqipëria mund edhe të mos bëhet?

POLOVINA: Ylli

Fragment nga libri i ri i Ylli Polovinës “Shqiptarët, diamantët e pagdhendur/ Për t’ia dalë mbanë duhet të plotësojmë një kusht: të mbajmë vazhdimisht në sy një rrezik tepër të madh, atë të metë që e kemi identitare, pothuaj gjenetike: mospajtimin tonë me publiken, shpesh edhe antagonizmin me të.

NGA YLLI POLOVINA

Homo albanicus” në shoqërinë e hapur ka mjedisin më të pëlqyer të tij, terren ku virtutet i ruan dhe defektet nuk i gjejnë rehat.

Forcimi institucional i këtij sistemi, qoftë edhe sikur të bëhet fare në kuotë minimale, nis dhe e çmëson opinionin tonë publik nga legjenda urbane, sipas të cilës “homo albanicus” ka një papaj-tueshmëri tradicionale ndaj pluralizmit dhe sidomos demokracisë.

Sigurisht pluralizmi i deritanishëm ala-shqiptar nuk është ai ku secili ndodhet në vendin e vet, por kjo gjithsesi ai mund të rregullohet për të funksionuar më mirë dhe më drejt. Shpresë jep pluralizmi ynë i besimeve fetare, raportet e ekuilibruara me

njëri-tjetrin që ata kanë ruajtur dhe ruajnë prej shumë kohësh.Me demokracinë, po, mund të thuhet se “homo albanicus” ka ende një raport të vështirë. Defi citi i shoqërisë shqiptare me të, sistemin e papërkryer që deri tani është më i miri,

në parim duhej të nxiste një dukuri të qartë: ngritjen e frymës së shërbimit të politikanëve vendas ndaj popullit.

Janë pikërisht ata që nëpërmjet profesionit të tyre luajnë rol të parë në orientimin e zhvillimit dhe të ritmeve të tij. Nuk kërkon arsyetim të ndërlikuar çështja se që të bëhet Shqipëria përveç vetë masës së shqiptarëve dhe individëve të saj, misioni për këtë qëllim i është ngarkuar pikërisht politikanëve.

Ata, në një farë mënyre, kanë zanatin e “inxhinierit” të shtetit. Mirëpo përvoja e shqiptarëve me ta deri tani mbetet tepër dëshpërimsjellëse. Mes kontributit herë për të ndrequr dhe herë për të prishur, forcë që e kanë të përmasave

të mëdha, në shekullin e parë të historisë së shtetit tonë bilanci mbetet me tepri në këtë kahe të fundit.

Më së shumti kjo ka ndodhur sepse politikanët tanë të mëparshëm që ja kanë dalë në mbërrijnë në krye të Shqipërisë, janë pak ose asfare politikanë të vërtetë, por thjesht njerëz të pushtetit. Ushtrimi i politikës zgjidhet prej tyre jo si ambicie realizimi profesional, por si mjet për të sunduar e kontrolluar personalisht territorin si edhe fatin e nënshtetasve të tjerë.

Po ashtu për të hyrë me çdo mënyrë në histori dhe ca më keq, për t’u pasuruar. A e keni vënë re sa shumë e duam të gjithë Gjergj Kastriot Skënderbeun, mes nesh edhe

pushtetushtruesit, e megjithatë asnjë prej këtyre të fundit, kur merr postin e njëshit të Shqipërisë, nuk bën pothuaj asgjë si heroi ynë kombëtar.

Pas viti 1990, siç do të ishte logjike, politika duhej të ndërtonte një model të ri. Kjo nuk ndodhi.

Arsyeja më e parë është se politikani i ri shqiptar del prej barkut së politikanit të vjetër. Në këtë kuptim pushtetushtruesit e Shqipërisë së pasdiktaturës deri këtë çast kur po

shkruhet ky libër, nuk ja kanë dalë dot të krijojnë modelin e tyre të kohës tjetër, të shoqërisë së hapur.

Duke i lënë politikanit politikanist vetëm pjesën e merituar të së drejtës për pushtet, pra shumë më pak nga sa në jetën publike zotëron dhe ka uzurpuar tani, mundësia e bërjes së Shqipërisë ofron një shteg nëpërmjet të cilit ekziston gjasa të mbrothësohet: brezi i ri.

Pra është euroshqiptari.Kjo gjeneratë e re sot nuk është vetëm në një bum demografi k, çfarë u bie në sy jo vetëm

statistikave, por edhe ardhësve të huaj. Ajo u vu re menjëherë edhe nga Papa Françesku në vizitën e tij në Tiranë në 21 shtator 2014. Këtë karakteristikë, që e kishte përjetuar si një befasi të këndshme, ia përcolli medias së botës dhe opinionit publik të saj.

Ky brez i ri euroshqiptarësh ka një shtrirje gjeografi ke globale, ndodhet kudo dhe çdo ditë e më tepër përfton përvojë të përparuar prej shumë popujve. Kështu, në mos fi zikisht me praninë e tij, të paktën nëpërmjet teknologjisë moderne të komunikimit, rrjeteve sociale në internet, ai e mbart dhe e sjell të dhjetrafi shuar këtë eksperiencë në vendlindjen e vet. Duhet thënë, madje, se më shumë nga një përvojë kjo është frymë, çka e lehtëson të shndërrohet për bashkëkombësin tonë në një mendësi, në një mënyrë të re të jetuari.

Euroshqiptari është në shumim edhe në rastin kur mbetet banues në vendin e tij tashmë kufi jhapur. Ai i kapërcen lirisht ato dhe për mjaft nevoja të veta, që nga shkollimi, vizita tek familjarët e emigruar, ushtrimi i biznesit e deri tek pushimet vjetore, sheh dhe mëson

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 21www.shqiptarja.comE diel, 21 dhjetor 2014

STUDIMI

nga bota. Këto, kur rihyn në atdheun e tij, nuk i hedh prapa kurrizit, por përpiqet sadopak t’u gjejë një mundësi zbatimi.

Nuk e bën këtë për shkak se patjetër e ndjen si detyrë atdhetare apo si mision qytetar, por sepse ajo që ka parë jashtë zotëron vlera të mëdha pragmatiste për t’ia përmirësuar jetën brenda vendit.

Pikërisht kjo nevojë utilitare ia siguron kësaj dukurie vetëfunksionimin dhe gjallërinë, veprimin dhe realizimin konkret.

Qytetari shqiptar i viseve tona, tashmë edhe udhëtues nëpër botë, duke gjetur në vendin e vet një mjedis më të favorshëm për të mos jetuar më si më parë, e ka shtuar dëshirën e shkëputjes nga e shkuara.

Duhet thënë se në këtë pamje të re të gjërave duket tepër i qartë një fakt, i cili duhet nënvizuar. Kur mjaft prej të rinjve tanë me anë të hyrjes në ambasadat e huaja të Tiranës, në korrik 1990, ikën nga Shqipëria, po ashtu të tjerët që më pas, të hipur nëpër vaporë dhe anije të pushtuara prej tyre, bënë të njëjtën gjë të gjithë mbartnin me vete për në Perëndim edhe shumë prej defekteve.

Kur dy dekada më pas u hapën kufi jtë e Bashkimit Evropian dhe shqiptari me një pasaportë biometrike nisi të shkojë në çdo vend të kësaj bashkësie, jo vetëm kur rik-thehet nuk sjell asnjë ves, por edhe kur del për të qëndruar përkohësisht është shumë më i kujdesshëm për korektesë qytetare se pararendësit e tij.

Kjo do të thotë se jo vetëm në Perëndim kjo gjeneratë e re që jeton në trojet tona kalon vazhdimisht një proces purifi kimi moral dhe etik, plotësimi dijesh dhe pasurimi shpirtëror, por sadopak kjo ka fi lluar edhe në Shqipëri.

Kështu mund të pohohet se të paktën tek brezi ynë i ri, në mënyrë të kryqëzuar, nga jashtë dhe brenda, me një shpejtësi të dyfi shtë, po ndodh një zhvillim shndërrimi i tij në njeri të Perëndimit.

“Homo albanicus”, edhe këtë herë, ndoshta nuk do të dijë ta shfrytëzojë deri në fund rastin (dhe fatin) e do të ndalet në mes rrugë, por faktori favorizues i ndryshimit është dhe mbetet tepër inkurajues: përreth tij kanë ndryshuar vetë rrethanat historike si edhe ato shoqërore.

Me pak fjalë përveç botës në globalizim të vrulltë, ku kulturat e tjera depërtojnë më shpejt dhe ndikojnë më shumë, por ndër-kohë ajo vendase vetëmbrohet e forcohet, zhvillohet po ashtu, ajo që e ndihmon posaçërisht Shqipërinë, shtetin, shoqërinë, individin dhe elitat e saj, është pjesëmarrja aktive, kandidimi dhe më pas hyrja si pjesëtar me cilësi të plota në Bashkimin Evropian.

Jeta në këtë supershtet, në këtë konfederatë, në këtë “peran-dori” të demokracisë politike dhe sociale, ku rregullat kryesore të funksionimit si shtet, ku ne kemi pikën më të dobët, do të ndikohen vendosmërisht prej modeleve më të përparuara të Perëndimit.

Nënshtetas të Perandorisë Osmane, asaj të Bizantit dhe më në fund të Perandorisë Osmane, si të jetë një fat i mbarë që na bie tepër rrallë, njëherë në dymijë vjet, BE paraqet për shqiptarët mundësinë më të sigurt se vendi dhe shteti i tyre ka të ngjarë, për aq sa nëpërmjet cilësive tradicionale të “homo albanicus” gjen shteg realizimi, të bëhet.

Bashkë me të edhe një “homo albanicus” i shndërruar njëkohësisht në “homo europeus”, ua kufi zon përherë e më shumë pushtetushtruesve lokalë, që nën ambicien për ta mbajtur vetë ata nën kontroll territorin dhe shoqërinë shqiptare, të pengojnë nëpërmjet zvarritjes procesin e këtij integrimi.

Tirana me mbi kokë të saj Brukselin është zgjidhja më e mirë për çfarë vjen më pas. Kjo mund t’i inatosë disa nacionalistë të sinqertë, sepse shohin që shqiptarëve u ikën nga

duart një pjesë jo e vogël e sovranitetit të tyre, por kjo është vetëm pamja e sipërfaqshme. Sovranitetin e plotë nuk e kanë prej kohësh edhe vetë shtetet e mëdhenj. Tirana apo Prishtina, të cilat nesër duhet të jenë shtete në dy konfederata, në të madhen,

Bashkimin Evropian, dhe në të voglin, Shqipërinë e ardhshme, sovranitetin e tyre e kanë pasur përherë mjaft të ngushtuar.

Siç edhe pluralizmi jep më shumë hapësirë për sadopak sovranitet real, po ashtu edhe pjesëmarrja në BE nuk e ngushton, por e rrit edhe më tepër këtë pavarësim të kufi zuar.

Në një farë mënyre alternativa se shteti dhe shoqëria shqiptare, bashkë me individin e saj, do të bëhen vetëm me tutor Bashkimin Evropian, provojnë se ka diçka shumë të vërtetë dhe realiste në sentencën e Faik Konicës se Shqipëria do të bëhet edhe për inat të shqiptarëve.

Me hyrjen në BE ne shpëtojmë prej rrezikut të mbijetimit në hapësirë gjeostrategjike fërkimi apo përplasjesh e thyerjesh të ndërsjella.

Nuk do të jemi më rrugëkalimi të njërës palë kundër tjetrës.

Një mëdyshje e fundit: po sikur të mos bëhemi dot?Jemi një etni me qëndresë ekzistence të sprovuar. Një varg i himnit tonë thotë “Se Zoti vetë e tha me gojë/Që kombet shuhen përmbi dhe/

Po Shqipëria do të rrojë/Për të, për të luftojmë ne”. Nuk janë as megalomane dhe as shovene këto fjalë, as nënvleftësim për popuj të tjerë, por

thjesht një mënyrë metaforike për të kumtuar idenë e mësipërme, pra që ne nuk shkatër-rohemi, që etnikisht nuk shbëhemi dot.

Historia në mjaft raste na ka marrë edhe kufi jtë shtetërorë, ata që ishin në kohë të ndry-shme të principatave apo edhe të ndonjë mbretërie kohëshkurtër. Madje kjo ka ngjarë edhe pas 28 nëntorit 1912, por asnjëherë nuk na ka marrë dot kufi jtë gjeografi kë ku jetonim, ru-anim të folurën tonë karakteristike, kulturën, traditën, breznitë, të shkuarën dhe të ardhmen.

Si e tillë, tokë ku nëpër mijëvjeçarë do të jetojnë vetëm shqiptarët, bëhesh optimist se një ditë do ta ngremë edhe ne shtetin tonë ashtu siç e dëshirojmë.

Kur sheh rezultatin e deri tanishëm të bren pesimizmi.Por pesimizmi nuk është asnjëherë pasojë e një analize konkrete. Po ashtu as optimizmi. Të dy qëndrimet janë pika orientimi që të gabojnë.Qëndrimi realist do të qe i vetmi më i sigurti.Me këtë rast, duke e përfunduar sprovën e këtij libri, autori do t’i lejonte vetes edhe një

merak të fundit: aftësitë shqiptarit nuk i janë të pamjaftueshme për shtetformim, por për shtetbërje.

Ndokujt kjo mund t’i ngjajë si një lodër fjalësh. Megjithatë të dy konceptet kanë mes tyre një hapësirë të dukshme mëvetësie. Të kesh apo të mos kesh cilësi shtetformuese do të thotë se nuk di as ta ëndërrosh këtë shtet, as ta projektosh, as të luftosh për ta realizuar, as ta shpallësh ndërkombëtarisht dhe as t’ia mbrosh ekzistencën.

Por të gjitha këto bashkë, një për një, shqiptarët i kanë kryer më së miri. “Shqipëria çka qenë, ç’është e ç’do të bëhet” i rilindësit Sami Frashëri, libri projekt i ndërtimit të shtetit dhe i funksionimit të shoqërisë së saj, për nga largpamja, moderniteti dhe fryma e prakticitetit, deri tani nuk ka më asnjë tjetër të ngjashëm. Po ashtu modelin real të këtij shteti, për aq sa mund të ishte bashkëkohor në motin e vet, por që gjithsesi qe një shembull, shqiptarët e kishin të njohur dhe të vlerësuar nga pothuaj e tërë bota: ishte ai i Lidhjes së Lezhës të udhëhequr nga Skënderbeu.

N ë 2 8 nëntor 1912 shpalljen e pavarësimit të vendit po ashtu e bënë vetë shqiptarët.

Po vetë ata, duke manovruar midis trysnisë së interesave të kundërta të fuqive të mëdha e fqinjëve, mbajtën Kongresin e Lushnjës, themelvënësin e shtetit.

Po vetë shqiptarët e shpallën Tiranën kryeqytet dhe e bënë njëkohësisht atdheun e tyre të njohshëm ndërkombëtarisht, anëtar të Lidhjes së Kombeve.

Vetë ia kanë mbrojtur integritetin territorial, për aq sa kanë mundur dhe sa i kanë lejuar rrethanat, duke dhënë shembuj vetëmohimi aspak turpërues.

Hedhja e italianëve në det në 1920 dhe lufta antifashiste nga viti 1939 deri në 1944 janë dëshmi shkëlqimtare të kësaj të vërtete.

Qenë republikanët, monarkistët apo komunistët në pushtet, antidemokratët, pseudot e tyre apo edhe demokratët e vërtetë, Shqipërisë deri tani nuk i është marrë asnjë cen-timetër tokë.

Sepse qe një popull me ndjenjë të qartë shtetformuese edhe bashkëkombësit në Kosovës, pas qëndresës së gjatë paqësore, i hynë rrugës së luftës çlirimtare me armë dhe, me një përkrahje vendimtare të vendeve demokratike të Perëndimit, ia dolën të shpallin shtetin e tyre.

Tani jemi etni me dy shtete. Prandaj vetëm si mosshtetformues nuk mund të qor-

tohemi!Defekti ynë problematik është tek krijimi i një shteti

me frytshmëri të lartë, pra tek shtetbërja, shtetndërtimi, shtetpërsosja.

Ndërkohë mendësia se Shqipëria nuk bëhet, po na u shndërrua në bindje, shumë shpejt mund të kthehet në fatalitet.

Ja pse ajo duhet mbajtur dhe ruajtur si shpresë. Kjo vdes e fundit, bashkë me vetë njeriun.

Shqipëribërja apo më saktë shtetbërja shqiptare le të vdesë edhe ajo bashkë me shqiptarin.

Ndërkohë, që të jemi realistë gjer në fund, na duhet, për t’ia dalë mbanë, të plotësojmë një kusht: të mba-

jmë vazhdimisht në sy një rrezik tepër të madh, atë të metë që e kemi identitare, pothuaj gjenetike: mospajtimin tonë me publiken,

shpesh edhe antagonizmin me të.Do të ishte përgjegjësi e madhe edhe për autorin e këtij libri të thyente rregullin e

përgjithshëm të marrëveshjes së brendshme të një populli të tërë për të mos e thënë me gojë asnjëherë kobin se mëmëdheu dhe kombi ynë nuk ka për ta bërë kurrë një shtet të mirorganizuar, të fortë dhe me autoritet, të shpëtuar përfundimisht nga ajo shprehje dufi kaq të shpeshtë “ne nuk bëhemi”.

E megjithatë ai mund të mos bëhet.Duke e thënë këtë, pra që ne Shqipërinë e kemi të pavdekshme, por shtetin e saj, dje dhe

sot, copë e trokë, mbase, përveç të zemëruarve që do të na tregonin me gisht si tradhtar, do të shfaqeshin edhe ata, të cilët sedërprekur prej këtij kumti të keq, do të zgjonin thellë ndërgjegjes dhe karakteristikave tona kombëtare atë energji vullkanike që pëlqen të fl ejë kur dikton se ne mjaftohemi me vetëm pohimin e të metës.

Por që shpërthen kur kupton se ne me të vërtetë i jemi përveshur punës për ta ndryshuar atë.

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 21 dhjetor 2014

22 SH.com KRITIKA

LIBRI I RI

Poezia realiste ajzbergiane dhe moderne e Sokol OlldashitPoeti Sokol Olldashi është zë i veçantë poetik, me personale artistike të spikatur, me një poezi provokative, dramatiko-lirike dhe me mesazhe të fuqishme, çka sipas meje, hyn në pallatin e të talentuarve pa trokitur si poet modern i guximshëm

NGA MEXHIT PRENÇI

Libri “unë dhe Unë” i poetit Sokol Olldashi. do të jetë një befasi e këndëshme për lexuesit. Prej poezive të tij këndonjësi merr kënaqësi estetike sipas mënyrës së leximit të tekstit poetik dhe shijeve të tij. Pasuria e mjeteve fi gurative poetike është e larmishme sidomos me metafora e simbole të ndryshme e të larmishme

që e përshkojnë inkandeshenshëm. Është poezi realiste, ajsbergiane dhe moderne.

Këndonjësi elitar, përtej të dukshmes në shtresat e tekstit poetik, zbulon edhe të padukshmen në nënshtre-sat e tij, prej nga burojnë mendime dhe kumte të vyera e të fuqishme. Autori poetikisht shpreh të bukurën e të shëmtuarën, të mirën dhe të keqen, e në të njetën kohë mospajtimin me këtë të fundit dhe kundërshtinë e rrebe-limin ndaj botës së ndyrë e të pistë, që të vret kur s’e prêt dhe të qan me lotë krokodili para arkivolit. Nga poezia “Funeral” citoj:

”Në kortezhe të përmortshëm/ grumbuj dykëmbësh pas një arkivoli…/ Ata që e vranë ata e përcjellin./ Ata e qajnë… / Gjithçka me dhe e mbulojnë./ Prifti bën meshën e fundit./ U uron krimbave orkes.”

Nuk di pse pikërisht në këtë çast, më vijnë ndërment fjalët lapidare të Niçes: “Të gjithë duan të arrijnë fronin. Kjo është marrëzia e tyre: sikur lumturia të qëndronte në fron! Shpesh herë balta rri mbi fron e shpesh froni mbi baltë. Të gjithë këta për mua janë të çmendur…”

Poezia e Olldashit nga mënyra si e shpreh poetikisht urrejtjen, ironinë, satirën dhe akuzën ndaj njeriut të

çmendur për pushtet e para dhe ndaj atij realiteti pushtuar nga e keqja, është unikale. Veçori specifi ke e un-it poetik është krijimi i një poezie provokative që ndez fi tilët e kërleshjes së njeriut brenda vetes e jashtë saj me të tjerët, sidomos kur ajo përshkohet nga ide e mendime fi lozofi ke dhe politike të mishëruara dhe shprehura aritistikisht, siç do të thoshin teoricienët e letërsisë Velek dhe Uoren.

Kjo qasje poetike ravijëzon personalen artistike të au-torit ku Olldashi është Olldash -vetvetja poetike.

Duke analizuar tekstin dhe nëntekstin e poezive përf-shirë në këtë libër, nuk e kam të vështirë të shquaj profi lin e Olldashit si njeri dhe poet i shqetësuar, i ndjeshëm, poet i dhimbjes, trishtimit, vetmisë; i shpresës së plagosur; poet që siç theksova më sipër, aplikon mjete fi gurative të larmishme në motive të ndryshme, ndër të cilat vend të konsiderueshëm zë dhe motivi i vdekjes, shprehur meta-forikisht me forma të ndryshme, në shumë poezi. Citoj njerën prej tyre:

“Të vdekurit u ngritën nga varret/ për të vratë të gjallët./ nën të njejtin diell/ mbyllemi në errësirë.../ Mbetëm lakuriq në acarin e sinqertë/ të mendimeve tona/ duke shpresuar se një ditë/ do të jemi ne, ata,/ që do t’i vidhemi Shën Pjetrit,/ për t’i rivrarë të vdekurit e ringjallur”.

Talenti, do të thoshte Dostojevski, është aftësia e të shprehurit bukur, atë, që mungesa e talentit e thotë shëmtuar.

Me zërin e tij të veçantë poetik, i këndon bukur edhe dashurisë, nga të gjitha kuptimet e marrëdhënieve dashu-

r o r e që nga ato lirike

dhe intime e gjer dramatike. Këndon me pasionin e adoleshentit dhe mençurinë e Urtakut. Figuracioni poetik është sa i freskët aq dhe origjinal.

Nga poezia “Si tingulli i një bluzi të vjetër” Citoj:“Më vjen ndërmend si tani/ Si tingulli i një bluzi të

vjetër/ thellësive të shpirtit tim.../ Habitesh?!.. aty s’është dikush tjetër ?! Mbi tastierë harruar ti luan/ Gishtërinjtë nga tymi krejt zverdhur / i shijshëm si bishti i një cig-areje/ Tingulli i këtij bluzi të vjetër./ Por, ti ikën sërish bashkë me muzgun./ Magjishëm, nervoze, si bluz./ Lë pianon, kitarën braktisur / Dhe mua me cigare në buzë”.

Larmia e motiveve jo vetëm në rrafshin e dashurisë, por edhe në rrafshe e dukuri të tjera të jetës në tërësi dhe realitetit aktual në veçanti, është refl ektim i botës reale, prej ku buron frymëzimi poetik dhe ndizet fan-tazia e jashtëzakonshme. Në tërë poezinë e Olldashit fantazia është sa e arsyeshme aq dhe frelëshuar, por jo e programuar. Ajo vjen vetvetiu, natyrshëm prej poetit dhe qytetarit Sokol Olldashi. Fracisko Goja do të tho-shte: “Fantazia pa arsyen pjell përbindsha, e lidhur me arsyen, është mëma e dijes dhe mrekulli e artit”.

Duke u ndalur te disa prej motiveve të dashurisë shquaj motivin shumëdimensional të dashurisë për nënën, vëllain, vendlindjen, për vajzën që dashuron, për Xhimin qenin e bukur që ia dogjën kur tre vjeç po takonte njerëzit e nwnës në internim, motivet nga fenomenet e natyrës si metafora etj. Ja, si i këndon poeti Nënës, në

Faksimile nga libri “unë dhe Unë” unë dhe Unë”

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 23www.shqiptarja.comE diel, 21 dhjetor 2014

KRITIKA

Mesazhi ështe tronditës.Poezia provokative e Olldashit është gjithë mesazhe.

Mesazhe të pafundme: nga një fjalë, tog fjalësh, nga një varg, nga shumë vargje, nga çdo poezi, një veçori specifi ke e autorit. Sipas meje, në rrafshin e kumteve poezia e tij është e pakrahasueshme. Artistiken dhe estetiken poeti i ka vënë në funksion të mesazhit. Kjo është qasja e duhur që i jep përgjigje edhe pyetjes përse shkruan poeti. Ajo që ulurinë brenda botës së qytetarit dhe poetit shndërrohet në poezi si thirrje për liri e drejtësi, duke akuzuar botën e të pistë të pushtetit dhe parasë.

Pesha specifi ke e vlerës së mesazhit në raport me ar-tistiken dhe estetiken është më e madhe. Kjo funksionon vetëm atëhere kur artistikja dhe estetikja janë në nivele të larta. Sipas kësaj kuptimësie poezia e Olldashit ka një unitet të admiruehëm të këtij raporti, çka dimensionon forcën shpërthyese të mesazhit.

Vlerë të vyer konsideroj edhe mënyën si i ka formësu-ar dhe realizuar poezitë autori, duke i dhënë hapësirë çdo lexuesit të marrë mesazhin sipas leximit që ai i bën tekstit poetik, ashtu si e kupton, ndjen dhe shijon ai. Nga një poezi, mund të formulohen mesazhe të ndryshme nga lexues të ndryshëm. Kjo qasje nuk ushtron trysni mbi lexuesin, por e lë të lirë të marrë atë që sheh ai, atë që ndjen dhe mendon ai, qoftë edhe ndryshe nga autori.

Si konkluzë: Poeti Sokol Olldashi është zë i veçantë poetik, me personale artistike të spikatur, me një poezi pro-vokative, dramatiko-lirike dhe me mesazhe të fuqishme, çka sipas meje, hyn në pallatin e të talentuarve pa trokitur si poet modern i guximshëm.

ditelindjen e saj:“47 butona kish makina/ me të cilët shtypa gjithë ditën/

47./ tamam sa vitet e tua/ 47 cigare piva/ 47 rrathë tymi/ tamam sa vitet e tua./ Do të doja të pija/ 47 gota fërrnet,/ por s’munda,/ vetëm 47 lekë/ kisha ne xhep./ 47 herë të kujtova. / Nuk të urova,/ nuk thashë monotonen/ “Edhe 100” ! / Janë tepër shumë 100 vjet/ në këtë botë të ndyrë zhgënjimesh/ mes majmunësh, hipokritësh, palaçosh/ pa fund./ Janë tepër shumë/ mes pak njerëzve të mirë/ Megjithatë.../ Jetofsh sa të duash, nëna ime!”

Edhe poezitë me motive sociale e fenomenet e natyrës që përdoren si metaforë, apo poezitë në rrafshin e sure-ales, janë refl ektime të realitetit të jetës shndërrruar në realitet artistik të momenteve, çasteve e gjëndjeve të rënda që përjeton njeriu: të mjerimit e dramave të tij, të zvjordhjes së ëndrrës e humbjes së shpresës, të ngushtimit të hapësirave të lirisë dhe të pamundësisë për të thënë të vërtetën rrethuar nga të katër anët me kufi j, mure e vija të bardha.

Shndërrimi i këtij realteti në realitet poetik është realizuar falë talentit të Olldashit, si një zë i ri, i veçantë poetik.

Nga poezia “Nuk di ç’lë pas, nuk di ç’ke përpara”, shkëpus këto vargje:

“Të ngjitësh të tatëpjetën/ është fort e vështirë,/ S’të mbajnë gjunjët dhe të dridhen këmbët./ Të rrekesh në zap të mbash ecjen në çdo hap,/ Të ngulësh gishtat në kalldrëmin e squllur.../ Kufi j ka përpara, kufi j ka dhe pas/ Kufi j anash/ kufi j lart/ kufi j poshtë./ Kalldrëmi mes hapësirash pa anë/ Unë mbi të, duke u ngjitur teposhtë”/.

Qyteti im gëlon nga zallamahia e festave të Vitit Të Ri, dhe i veshur me drita anë e mbanë të krijon një

ngazëllim pështjellimi që të mbush me mornica. Baret dhe lokalet të tejmbushura ding me njerëz, që hyjnë për të gjetur [gjoja] miqtë, por vërtik gjuajnë edhe prenë e Fatit.

Diku aty do të jem edhe unë, me një re gjigande nga tymi i duhanit, që për një moment më vjen për të qeshur me ligjin anti-duhan [të dhjefsha ligjin] sepse unë nuk jetoj në Stohkolm me pamje nga lumi. Njerëzit pinë hallet, dhe tresin ëndrrat.

Por unë nuk di kujt t'i shkruaj ndonjë urim të ngrohtë tradicional? Ngado dëg-johen urimet dashamirëse: "Gëzuar Nga Mot". Dëgjohen nga telefonat, nga takimet ballë për ballë, nga Skype, nga mesazhet. Gëzuar për shumë Vjet Vitin E Ri - një urim ky sa i lashtë, aq edhe i sinqertë. Dhe unë nuk di kujt ti shkruaj dy fjalë, sa për të qenë në kohë, ose sa për tu kujtuar se jam gjallë. Kjo ndodh ngaqë e kam të vështirë t'i përballojë këto larmi të pabarabarta. Dikush, ose më mirë unë, nuk di nga t'ia nis me përgatitjet e natës së madhe, atë të Vitit Të Ri. Në fi llim duhet zbukuruar bredhi, pastaj aroma e portokalleve që mbush gjithë shtëpinë, pastaj pak aromë Vanilje tek sher-beti i bakllavasë, pastaj qymyri që ndezim zgarrën, pastaj një tingull i vjetër i pjatës që thyhet në dhomën e gatimit, pastaj fëmijët e vegjël, që luajnë nëpër këmbë, e fi llojnë të qajnë se padashur u ça tullumbacja ... Pastaj Ora 12 me përshëndetjen e superpozuar të Presidentit të Republikës, pastaj ora 12 e 1 minutë, Shqipëria vjen era barut. Ehh sa ngopesh me këto kujtime, aq sa nuk plas dot.

Por unë nuk shtroj në tryezën e madhe. Qyshkur gjithçka e përgatis në karrigen e vjetër, në tjetrën përball ulem vet. Të them të drejtën ky fakt më trishton ngaherë, por ngushëllohem se nuk besoj të jem i vetmi, ka edhe të tjerë që shtrohen në shilte.

Pastaj mëngjesi i boshatisur. Është e njëj-ta ndjesi që u ndodh të gjithëve. Disa dalin e gjejnë ndonjë kafene hapur, dikush bën të rëndin, nuk del as pasdite. Të tjerë janë velur nga dhjami dhe alkooli i tepruar. Unë shoh nga matanë rrugës disa fëmijë të veshur trashë, që janë mbledhur kokë më kokë dhe diç çuçurisin. Aha do ndodhë tani. Zë veshët me duar. Ajo plas në koshin e mbeturina fuqishëm. Janë pëllcitëshe të shtrenjta, 50 lekëshe, aq sa kushton një bukë. Pastaj largohen të gëzuar, duke kërkuar kosha të tjerë. Vizitat dhe ritu-alet e datës 1 Janar sapo kanë fi lluar. Ora është afro 11 e paradites. Disa gra kanë ndaluar në ballkonin e katit të tretë, dhe pa radhë, tregojnë tryezat, ëmbëlsirat, pi-jet dhe frutat. Dikush nga to, Lirka, e kish bërë bakllavanë me 127 petë, nga ato që tërhollin korçarkat faqe-kuqe. Dhe i lumtë atyre që i kanë shijuar. Pastaj vjen një fuoristradë me targa të Tiranës. Në fi llim zbret një grua e gjatë me fl okët kapele, me një Peliçe gri me Zebra. Është ajo që jep lajmet në një televizion të njohur, vjen ta festoj me prindërit ...

Unë do të shtroj më vonë. Le që nuk kam ç'të shtroj. Ato aty kanë mbetur nga mbrëmë. Në karrige unë do të heq vetëm gazetën që kanë përsipër. Ja kështu ikin dhe vijnë vitet. Edhe me Babagjyshin jam shumë i mërzitur, por ai s'ka për ta marrë vesh kurrë. Dhe unë nuk di kujt t'i shkruaj dy fjalë të ngrohta. Sikur t'i qëndis ndonjë varg të njohur, të ngjashëm me kartolinat që na i kthenin menjëherë poshtë derës. Ose thjesht të shkruaja vetëm tre fjalë: "Gëzuar Nga Mot".

Tregimi Monologu i bohemit

NGA ARTAN PAJA

Sokol Olldashi

SUPLEMENT JA

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 21 dhjetor 2014

24 SH.com KRITIKA

LIBRI POETIK

Rrugëtim simbolik ekzistencial në librin “Vrima” të Rita PetrosRita Petro ka krijuar njëfarë poeme në vargje. Janë copëza poezish që krijojnë tërësi artistike. Mund të lexohen veçmas, por edhe si pjesë të veçanta të një kënge të gjatë: të dhimbshme, njerëzore, përtejnjerëzore; sa e kësajbotshme, po aq e përtejbotshme; sa lokale, po aq universale...

NGA SALAJDIN SALIHU

Rita Petro ka formësuar një përm-bledhje poetike tërësisht metaforike. Si lexues ndiej kënaqësinë estetike gjatë zbërthimit të kësaj metafore mbi rrugëtimin jetësor të njeriut.

Zbërthimi i kësaj metafore është pothuajse i pamundshëm, përpos nëse bëhet nëpërmjet gjuhës së harruar, e cila shpreh realitetin e thellë simbolik.

Por kjo gjuhë është e harruar.Në këtë rast ne fl asim me gjuhën njerëzore, si

refl ektim i gjuhës së harruar, gjuhës së ëndrrës, prandaj që në fi llim e dimë se do të themi pak për një realitet të thellë simbolik.

Rita Petro ka krijuar njëfarë poeme në vargje. Janë copëza poezish që krijojnë tërësi artistike. Mund të lexohen veçmas, por edhe si pjesë të veçanta të një kënge të gjatë: të dhimbshme, njerëzore, përtejnjerëzore; sa e kësajbotshme, po aq e përtejbotshme; sa lokale, po aq universale. Rrugëtimi jetësor fi llon nga

parabola, nga lëngu amnor dhe nuk përfundon me fundin njerëzor. Ka diçka përtej horizontit që e kap shikimi ynë prej njeriu.

Sipas vetëdijes racionale e empirike ne jemi produkt i përvojës jetësore dhe i asaj të mbartur prej kësaj bote. Sipas vetëdijes mitike ne jemi pjesë edhe e parabotës. Vijmë në këtë botë duke mbartur intelektin e kohërave dhe Shpirtin Universal. Kemi shumëçka që nga zanafi lla e njeriut, nga gjendja “ex nihilo” ose gjendja e asgjësë.

Burimin e poezisë ne e gjejmë pikërisht te miti. Vijimësia e letërsisë së shkruar, përafërsisht, është sipas kësaj linje: miti – letërsia antike – vepra epokash të ndryshme – veprat bashkëko-hore.Teksa lexojmë poezinë e Rita Petros kemi ndjesinë se shtegtojmë nëpër kohëra, kultura e qytetërime të ndryshme, që dendësohen në një pikë dhe krijojnë një botë simbolike. Kemi në këtë botë refl eksione, dilema, tejkalime kohore e hapësinore, sipërfaqe të një bote emocionale të brendshme dhe refl ektime përmasash të ndry-shme ekzistenciale.

Rrugëtimi jetësor shoqërohet me kufi zime të lirisë. Jo të lirisë arbitrare, që nuk e njeh pendesën, por të lirisë së pakufi shme njerëzore dhe përtej njerëzore, që formësohet nëpërmjet ngushëllimit.Në këtë rrugëtim nga lëngu amnor kufi zimet vijnë në forma të ndryshme, duke fi lluar nga mjeku, si subjekt i parë që merr pjesë në nxjerrjen e një shpirti nga vrima, duke vazhduar më pas me nënën e babanë, që duan të lënë shenjat e tyre në botën e njeriut, pastaj të shtetit, pra policisë, ligjit, priftit, bosit e deri tek pasardhësi, që njëkohësisht të fal kënaqësi e kufi zim. Ky kufi zim të përkujton tregimin “Çmendina” të Khalil Gibranit. Një tregim mbi botën ku quhesh i çmendur nëse dëshiron të jesh vetvetja dhe nëse refuzon të jesh si të tjerët.

Në këtë përmbledhje poetike Rita Petro e shfrytëzon mitin shqiptar të Konstandinit dhe Doruntinës. E ridimensionon (ripërmason) dhe e risemantizon këtë mit. Në themelet e këtij mi-tit të ri nuk qëndron fjala e dhënë, por është një tjetër forcë e cila e shtyn njeriun për të kaluar kufi zimet e jetës dhe të vdekjes. Është forcë e pasionit, e epshit, e dashurisë.

Dashuria “vëlla – motër” këtu nuk është vetëm dashuri njerëzore, incestuoze, që mund të zbërthehet nëpërmjet psikanalizës, por edhe mitike e biblike. Kjo dashuri na kujton “Këngën e Këngëve”, që i përshkruhet Solomonit dhe e gjejmë si pjesën më të bukur të Biblës. Më pas e hasim te Lasgush Poradeci, ku termi “motër” është e dashura.

Nga ky këndvështrim mund të themi se në leximin e parë ne shohim vetëm një pjesë ajsbergu. Në thellësi është diçka më shumë, diçka më e mistershme, më hijesore, më fl atore. Edhe ky lexim imi është vetëm gërvishtje në një mur, pas të cilit është një parabotë, këndejbotë e përtejbotë.

13 Dhjetor 2014

Poetja Rita Petro e ftuar në mbrëm-jen poetike nga studentë e pedagogë në Tetovë

Poetja Rita Petro ishte e ftuar në qyte-tin e Tetovës për librin e saj të fundit poetik Vrima, një libër që menjëherë, pas dritës së botimit u bë objekt i diskutimit në rrethet e letrarëve si dhe të lexuesve në Shqipëri. Kjo mbrëmje poetike u organizua nga një grup studentësh e pedagogësh nga të dyja Universitetet e Tetovës...të pranishëm ishin njerëz të njohur të letrave, shkrimtarë e studiues si dhe lexues.

Akademik Ali Aliu iu rikthye shkri-meve të tij kritike për librat e parë po-etikë të Rita Petros ku nënvizoi se poetja vjen gati si zë “përjashta”...që nuk ia për-cakton dot saktë as kohën, as shkollën, as brezin. Është një poezi që të nxit që t’i rikthehesh, edhe pse transparente, ku sensi i revoltës dhe i pikëllimit, nuk kanë shije të hidhur. Vihet re gjakimi pas fjalës që shpërthen tavane limituese...

Po kështu gazetari dhe kritiku Salaj-din Salihu ndaloi në mënyrën origjinale te shfrytëzimit nga poetja të mitit sh-qiptar të Kostandinit dhe Doruntinës, ku në themelet e tij nuk qëndron fjala e dhënë, por forca e pasionit, e epshit, e dashurisë që kapërcen kufi zimet e jetës dhe të vdekjes.

Poetja dhe pedagogia Vjollcë Berisha (që ishte njëkohësisht dhe moderatorja e aktivitetit) nxori në pah epërsinë sensuale dhe amësore të femrës, ku ekstaza dhe orgazma vijnë në trajtën e paralelizmit të fuqive natyrore, si tërmeti dhe vullkani dhe atyre që fshihen brenda trupit të njeriut, konkretisht të vetë femrës.

Studiuesja Luljeta Isaku ndër të tjera u shpreh se heroi i Ritës është ai burrë që lufton për dashurinë dhe di të bëjë një grua të lumtur; studiuesi Zeqir Kadriu tha se më tepër se e guximshme, poezia e Ritës është e vetvetishme në prirjen për të thyer tabu. Edhe rebelimi nuk është qëllim në vetvete…Rita shkruan ashtu si i ndien gjerat dhe këtu qëndron bukuria e vargut të saj. Në fund poetja Rita Petro iu përgjigj pyetjeve të disa studentëve të letërsisë, të cilët ishin të interesuar për zgjedhjen strukturore poetike të librit si dhe për raportin mes instinktit dhe vetëdijes në poezinë e sotme moderne shqipe e në veçanti të poezisë së saj. E gjithë mbrëmja ishte e veçantë, ku re-citimi i poezisë u shoqërua me tingujt e saksofonit, me jazz e rock, me verë të kuqe e whiskey...ashtu siç i shkon një poezie të tavanshpërthyese

Në këtë përmbledhje poetike Rita Petro e shfrytëzon mitin shqiptar të Konstandinit dhe Doruntinës. E ridimensionon (ripërmason) dhe e risemantizon këtë mit.

Miti

NË FOTO: Poetja Rita Petro gjatë përurimit të librit në Tetovë

Gazetari dhe kritiku Salajdin Salihu