24
Organizimi i hapësirës bregdetare të Velipojës-sfida drejt një zhvillimi urban Dr. Ervis Krymbi Prof.as.Dr. Namik Kopliku Dr. Dritan Rustja KONFERENCA SHKENCORE NDËRKOMBËTARE E GJEOGRAFISË “KONTRIBUTI I GJEOGRAFISË NË STUDIMIN E HAPËSIRËS BREGDETARE” Tiranë, 05 dhjetor 2014

Organizimi i hapësirës bregdetare të Velipojës-sfida drejt një zhvillimi urban

Embed Size (px)

Citation preview

Organizimi i hapësirës bregdetare të Velipojës-sfida drejt një zhvillimi urban

Dr. Ervis Krymbi

Prof.as.Dr. Namik Kopliku Dr. Dritan Rustja

KONFERENCA SHKENCORE NDËRKOMBËTARE E GJEOGRAFISË“KONTRIBUTI I GJEOGRAFISË NË STUDIMIN E HAPËSIRËS BREGDETARE”

Tiranë, 05 dhjetor 2014

• Çështje studimi

• Pozita gjeografike dhe kufinjtë e shtrirjes së komunës bregdetare të Velipojës;

• Karakteristikat territoriale të hapësirës së komunës Velipojë, planet zhvillimore dhe infomaliteti;

• Çështja e pronësisë dhe fragmentarizimi ekstrem i tokës;

• Infrastruktura lokale;• Orientimi i hapësirës së Velipojës nga një zonë periferike drejt një zonimi funksional;

• Përfundime dhe sugjerime.

1.Pozita gjeografike dhe kufinjtë e shtrirjes së komunës bregdetare të

Velipojës• Komuna Velipojë bën pjesë në qarkun e Shkodrës, gjendet në j-p të qytetit të Shkodrës në një largësi prej rreth 24 km prej tij, në v-p kufizohet nga Mali i Zi përgjatë lumit Buna, në lindje nga qarku i Lezhës, në veri nga komuna e Dajçit dhe në jug nga deti Adriatik. Sipërfaqja totale e kom. të Velipojës është 72.4 km2.

Harta nr.1:Shtrirja e komunës

bregdetare Velipojë dhe e

njësive të saj

përbërëse

Harta nr.2:Shtrirja e rrugëve në komunën Velipojë

• Numri i popullsisë aktuale në tërë komunën e Velipojës është 9.417 banorë, ndërsa dendësia është 69 banorë/km2.. Gjatësia totale e rrugëve komunale është 41.65 km, ku gjatësia e rrugëve të asfaltuara është 26.4 km dhe gjatësia e rrugëve të paasfaltuara 15.25 km.

• Plazhi i Velipojës ka gjatësi 14,5 km. Shtrirja e plazhit në një kondicion parametrash të tillë krijon mundësi të shumta dhe të

pashterrshme shfrytëzimi turistik që nga grykëderdhja e Bunës e deri tek skaji i fushës së Zunkthit (ose siç

quhet ndryshe Rëra e Hedhur).

• Ballina e plazhit ose waterfront merr pamje relativisht të ndryshme nga njëri segment në tjetrin. Kështu në segmentin e plazhit të Velipojës është më pak i pjerrtë e më i qetë për shkak të këtij segmenti pranë një pellgu të ulët apo fushe me

lartësi fare të vogël. Përkundrazi në plazhin e Ranës së Hedhun dhe në

atë të deltës së Bunës fytyra e plazhit është më e pjerrtë gjë që

krijon edhe një thellësi më të madhe të pjesës ujore të plazhit.

Foto nr.1: Sektori i grykëderdhjes së Bunës

Foto nr.2: Sektori qendër i bregdetit të Velipojës

Foto nr.3: Sektori i lagunës së Vilunit

2.Karakteristikat territoriale të hapësirës së komunës Velipojë-planet

zhvillimore dhe infomaliteti • Zhvillimet dinamike dhe kaotike të territorit në këtë

hapësirë rezultuan informale në shumicën e rasteve pas viteve 1990, gjë që solli probleme sociale në rritje që në shumë raste ekzistojnë edhe në ditët e sotme të trashëguara. Në këtë vorbull, ndryshimin më të madh dhe të shpejtë e ka hapësira e plazht të Velipojës, i cili para viteve 1990 kishte vetëm disa kabina dhe 3 hotele.

• Në fillim të viteve 1990 filloi një fluks ndërtimesh (konstruksione të lehta) për qëllime tregtare.

• Kjo shpërhapje ndërtimesh pa plan dhe jashtë çdo kriteri solli si pasojë humbjen ose keqmanaxhimin edhe të tokave bujqësore në komunën e Velipojës. Proçesi ishte zinxhir; pra, çdo pronar vepronte po në të njëjtën mënyrë. Më përjashtim të disa rasteve në fshatin Pulaj, nuk ka pasur kthim pronash për ish-pronarët rreth territorit të plazhit.

Evolucioni dhe planet pjesore urbane për komunën Velipojë

Mes planeve urbane dhe informalitetit “dominues”• Në vitin 1995 është miratuar një master plan i

hartuar nga një studio italiane që parashikonte plazhin e Velipojës–një plazh të turizmit cilësor, me hapësira për fshatra turistikë dhe arkitekturë në përputhje me mjedisin;

• Studim urbanistik dhe shesh ndërtimi për fshat turistik në Velipojë me sipërfaqe 8.5 ha, miratuar nga KRRTRSH, vendim nr. 8 datë 16.09.2000;

• Studim urbanistik për zhvillimin turistik e mbrojtjen e zonës turistike Velipojë, miratuar me Vendim Nr.1 datë. 18.06.2003 nga KRRTRSH-ja;

• Nga Instituti i Studimeve e Projektimit, është përgatitur një plan tjetër urbanistik, i cili merr në konsideratë ndërtimet e bëra, por që është i pamiratuar nga KRRTRSH-ja.

Harta nr.3: Projekti pjesor urbanistik i vitit 1995

komuna Velipoje nga Tullio Zini

Harta nr.4: Ristudim urbanistik i zhvillimit turistik dhe i mbrojtjes së bregut të detit në Velipojë (Burimi: ISPU,

2003)

Harta nr.5: Rikualifikim i hapesires se komunes Velipojes,

Studio Parenti, 2010

• Etja e madhe gjatë viteve me pasiguri ekonomike dhe me liri të lëvizjes 1990-2000, çoi në zaptim në masë të tokave shtetërore dhe private, sidomos në zonën bregdetare të Velipojës.

• Ndërtimet bëheshin pa marrë në konsideratë ligjet e rregullimit të territorit apo të ndërtimit, pa leje nga autoritetet zyrtare, pa infrastrukturën e duhur dhe, shpesh (por jo gjithmonë), në tokë e cila nuk i takonte ndërtuesit. Mungesa e planifikimit dhe kontrollit të efektshëm të ndërtimeve mundësoi ndërtimin e shumë objekteve jashtë të gjithë normave, të cilat tani konsiderohen si jo të ligjshme. Për pasojë, një numër i konsiderueshëm pronash mbeten jashtë tregut formal të pasurive të paluajtshme dhe objektet e ndërtuara në mënyrë të paligjshme që nuk mbulohen nga procesi i legalizimit vijojnë të jenë të zbuluara ndaj rrezikut të prishjes

Fotot nr.4: Ndertime informale dhe jashte cdo norme urbane ne komunen Velipoje

• Sipas një llogaritje të bërë, në komunën Velipojë rezultojnë rreth 2000 ndërtime pa leje (1253 në proçes legalizimi), të përqendruara në zonën e plazhit si dhe gjatë rrugës së Vilunit. Këto janë ndërtime kaotike dhe jo në përshtatje arkitektonike. Ato janë përgjithësisht nga 1 deri në 5 kate. Braktisja e zhvillimit urban të plazhit brenda zonës ekzistuese të masterplanit në duart e forcave të tregut, ka bërë që zhvillimi i zonës të jetë shumë larg administrimit dhe riplanifikimit në përputhje me parimet e zhvillimit të qëndrueshëm.

KomunaVelipoj

ë

Rregjistrat dhe vetëdeklaruesit sipas komunës Velipojë pranë zyrës së ALUIZNI-t Shkodër

A A1 A1(para 1993) Totali

Rregjistri Persona

Rregjistri Persona

Rregjistri Persona

Rregjistri

Persona

1 1239 1 14 2 1253Tabela nr.1: Vetëdeklarimet e ndërtimeve sipas komunës Velipojë pranë zyrës së ALUIZNI-t

(Burimi: ALUIZNI, Shkodër)

• Braktisja e zhvillimit urban të plazhit brenda zonës ekzistuese të masterplanit në duart e forcave të tregut, ka bërë që zhvillimi i zonës të jetë shumë larg administrimit dhe riplanifikimit në përputhje me parimet e zhvillimit të qëndrueshëm.

• Po kështu, ndërtimet frenetike jashtë çdo kapaciteti kanalizimesh të ujërave të zeza apo të bardha, derdhja e tyre në gropa septike apo edhe drejt e në det në disa pika të vijës bregdetare, ka dëmtuar rëndë cilësinë e pastërtisë së detit dhe të rërës në hapësirën bregdetare të Velipojës. Mbi të gjitha, theksojmë se këto ndotje që depozitohen nën tokë, sikurse theksojnë sot specialistët e ekologjisë, mund të prekin edhe napën ujore nëntokësore dhe prej andej rrezikojnë të infektojnë, siç japin alarmin në raportet e tyre drejtues të ndryshëm të administratave lokale, gjithë elementet e eko-sistemit, pa evituar që në të ardhme të na shfaqet rreziku i infektimit të qëndrueshëm në këtë zonë.

• Prona publike pa inventar në këtë komunë bregdetare, shpesh herë është trajtuar si pronë private duke anashkaluar të gjitha ligjet dhe normat. Megjithëse proçesi për regjistrimin ka filluar prej 18 vitesh, ende nuk ka përfunduar, dhe janë prodhuar me qindra vendime për inventarizimi dhe transferim të pronës publike, tek qeverisja vendore apo institucione të tjera publike, por që në të shumtën e rasteve kanë mangësi lidhur me informacionin hartografik, i cili edhe në rastet kur nuk mungon, është i pasaktë. 

• Fragmentarizimi ekstrem i tokës në komunën Velipojë dhe mungesa e të dhënave mbi llojet dhe kategoritë e tokës, vështirëson zhvillimin e territorit, pengon investimet në ndertim dhe turizëm, dhe ne shume raste mbetet për t’u vlerësuar impakti që mund të sjellë edhe në mjedis. Mungesa e një standardi unik hartografik, përdorimi i bazave të ndryshme hartografike nga institucione të ndryshme, është një problem që kërkon masa urgjente, sepse jo vetëm që rrit në mënyrë fiktive problemet e mbivendosjes së pronave por prodhon edhe  konflikte të karakterit  ligjor e administrativ. 

3.Çështja e pronësisë dhe fragmentarizimi ekstrem i tokës

Harta nr.6: Planvendosja e pronësise sektori

Velipojë/Qendër plazhi (Burimi: ASIG, 2014)

Harta nr.7: Planvendosja e

pronësisë sektori Velipojë/Rezervati (Burimi: ASIG, 2014)

Harta nr.8: Planvendosja e

pronësisë sektori Velipojë/laguna e

Vilunit (Burimi: ASIG, 2014)

• Ndërhyrja në rrjetin rrugor të komunës është bërë e domosdoshme, kjo për faktin se rrugët nuk janë të asfaltuara dhe të shtruara me çakull. Kjo ndërhyrje do të rriste aktivitetin ekonomik dhe përmirësimin e jetës.

• Ndërtimet e pakontrolluara dhe mungesa e zbatimit të planit të zhvillimit të plazhit, kanë bërë që rrugët hyrëse për në plazh si dhe rrugët e brendshme që lidhin qendrën e plazhit ose rrugën kombëtare me hotelet, janë të vështira për tu përshkuar dhe mirëmbajtur. Ndaj mund të thuhet se mungon rrjeti rrugor i komunikimit në territorin e plazhit, rrugët e brendshme janë pjesërisht të shkatëruara dhe në ditët me shi bëhen pothuajse të pakalueshme.

4.Infrastruktura lokale

• Përsa i përket sistemit të ujërave të bardha e të zeza, furnizimi me ujë për komunën Velipojë bëhet nga fshati Trush, nga një largësi prej 12 km. Rrjeti i ujësjellësit është me sistem pompash me ngritje mekanike, sistem depozitimi dhe sistem me rrjedhje të lirë.

• Në komunën Velipojë nuk ka kanalizime të ujërave të zeza. Në të gjithë komunën përdoren gropat septike, sipas modelit më të keq të tyre dhe numri i tyre është pothuajse i barabartë me numrin e shtëpive. Çdo familje grumbullon ujërat e zeza në gropa septike individuale. Familjet që banojnë në pallate, (Ças:12 pallate, Reç i Ri:13 pallate dhe Velipojë 10 pallate) kanë sisteme me gropa septike të përqendruara. Në këto mjedise ujërat e zeza shpërthejnë dhe dalin përgjatë rrugës, duke paraqitur rrezik për përhapjen e sëmundjeve infektuese. Kjo “zgjidhje” është jashtë të gjithë standarteve dhe përbën rrezik edhe për ujërat nëntokësorë dhe zonën e plazhit.

• Një problematikë tjetër është çështja e mbetjeve urbane. Edhe pse komuna deklaron se ajo mbulon 100% të zonës së mbetjeve me shërbim të rregullt (mbledhja e përditshme e mbetjeve) dhe se ka mbuluar pjesën më të madhe të PGM‐ve të zonës urbane, ka ende mangësi me infrastrukturën e mbetjeve. Në zonën e mbetjeve ka numër të pamjaftueshëm të kazanëve dhe pirgjet e mbetjeve dergjen në tokë, kryesisht rreth e rrotull kazanëve apo në pikat e dëmtuara prej betoni.

Eshte e nevojshme për të organizuar një shërbim të rregull pastrimi (çdo ditë në zonën qendrore dhe më pak e shpeshtë në zonat e tjera) gjatë sezonit veror (qershor‐shtator).Edhe këtu, pranë rrugëve dhe zonës së gjelbër kërkohen vendosja e koshave të vegjël rrugorë për të mbledhur çdo ditë mbetjet. 

Harta nr.9: Planvendosja e pikave te grumbullimit

5.Orientimi i hapësirës së Velipojës nga një zonë periferike drejt një

zonimi funksional• Fragmentizimi dhe “Kërpudhëzimi” i territorit të bregdetit të

Velipojës me ndërtime spontane apo individuale dëmton rëndë dhe asfikson potencialin e zhvillimeve të saj. Një ndarje e re administrativo-territoriale do të ishte një instrument për të orientuar këtë hapësirë nga një zonë periferike me shfrytëzim sezonal, drejt një zone funksionale urbane, duke u bazuar në trinomin hapësirë gjeografike-popullsi-zhvillim ekonomik i territorit.

• Në këtë kuptim “zona funksionale Velipojë” do të jetë njësia administrative e organizuar rreth një qendre urbane si Shkodra që ka numrin më të lartë të popullsisë, krahasuar me qendrat e tjera brenda zonës dhe ka mundësi për ofrimin e gamës së plotë të shërbimeve publike që duhet të ofrojë një njësi vendore.

• Zona bregdetare e Velipojës e lidhur me qytetin e Shkodrës, paraqet interes të veçantë si nga ana e përmbajtjes, funksionit dhe kapacitetin vendimarrës mbi territorin, ashtu edhe nga pikëpamja vizuale për plotësimin sa më të mirë të panoramës së qytetit.

• Në zonën e re funksionale të Shkodrës, ku mendohet të përfshihet Velipoja, do të mund t’i jepet prioriteti i nevojshëm rrugëve lidhëse të komunave me qendrën administrative duke mundësuar një shkurtim të kohës së udhëtimit.

• Sigurisht që zhvillimi i infrastrukturës së rajonit të Shkodrës do të planifikohet në harmoni me zhvillimin infrastrukturor kombëtar dhe më gjerë me atë ndërkombëtar. Gjithashtu në fokus të zhvillimit të ri do të jetë edhe rritja e investimeve në infrastrukturën e ujësjellës-kanalizimeve dhe sistemimin e ujërave të zeza.

DREJTIM I DREJTIM I PER NE PER NE KOSOVEKOSOVE

VauVau DejesDejes

KoplikKoplik

SHKODERSHKODER

VelipojeVelipoje

DajciDajci

GuriGuriZiZi

KORRIDORI SHKODER KORRIDORI SHKODER --KOPLIKKO PLIK

KORRIDORI SHKODER KORRIDORI SHKODER –– VAU DEJESVAU DEJES

LIQENI I Shkodres

DREJTIM I DREJTIM I PER NE PER NE TIRANETIRANE

DREJTIM I DREJTIM I PER NE PER NE PODGORICEPODGORICE

Harta nr.10: Planvendosja e Velipojes drejt zonimit

funksional

6.Përfundime dhe sugjerime• Organizimi i hapësirës bregdetare të komunës Velipojës

është një proçes i rëndësishëm dhe kompleks. Territori i Velipojës ka një vendndodhje shumë të mirë bregdetare por të mbetur në zhvillime të pakontrolluara spekulluese dhe shumë larg administrimit dhe planifikimit. Ndaj duhet për momentin edhe ngrirja e ndërtimeve në situatën aktuale, studimi më i kujdesshëm i zonës pak të prekur dhe zgjidhja më e shpejtë e zonës me ndërtime të shumta.

• Rehabilitimi dhe mirëmbajtja e sistemit rrugor të komunës është bërë e domosdoshme, kjo për faktin se rrugët janë ne gjendje te keqe. Ndërhyrjet në infrastrukturë do të rrisin aktivitetin ekonomik dhe përmirësimin e jetës. Rehabilitimi dhe mirëmbajtja e sistemit të ujësjellëit dhe K.U.Z.

• Përmirësimi i shërbimit të pastrimit dhe mbrojtjes së ambientit do te ishte nje rekomandim ne lidhje me hapesiren bregdetare te Velipojes. Rritja e popullsisë në mënyrë të vazhdueshme, shtimi i ndërtimeve dhe frekuentimi i madh i plazhit gjatë periudhës së verës e bën të domosdoshëm përmirësimin e shërbimit të pastrimit dhe të mbrojtjes së ambientit.

• Qënia zonë turistike bën gjithashtu të domosdoshëm përmirësimin dhe të shërbimeve të tjera si sistemi i ndriçimit publik, ndërtimi i trotuareve, ndërtimi i banjove publike në zonën e plazhit, zhvillimin e sistemit të telekomunikacionit dhe të rritjes së furnizimit me energji elektrike. E gjitha kjo duke ribërë studimin urbanistik te zonës bregdetare dhe të planeve rregulluese.

Ju faleminderit për vëmendjen tuaj