12
Lidhja e kontratës me AMC KOKSH Dhe ja më në fund, pas kaq shumë vitesh përpjekjesh e mundimesh, Kosova e lirë, e pavarur e sovrane. Si të gjithë bashkëatdhetarët tanë në Kosovë, Shqipëri, diasporë e kudo që ndodhen, edhe ne, i gjithë Komuniteti Sportiv Shqiptar përcolli me emocion të madh momentet historike të shpalljes së Pavarësisë, të një të drejte legjitime e jetësore të mohuar prej vitesh. Unë kam krenarinë dhe kënaqësinë si President i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, që në emër Mesazh i Presidentit të KOKSH, Z. Hysen Domi për Pavarësinë e Kosovës të tij t’i uroj udhë të mbarë Shtetit të ri Kosovar. Gjithashtu i urojmë udhë të mbarë kolegëve tanë të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe gjithë Federatave Sportive Kosovare, në veçanti sportistëve e trajnerëve kosovarë. Jemi të sigurt se gradualisht do të hapen të gjitha perspektivat e përfaqësimit dinjitoz të vitalitetit e performancës sportive popullit Kosovar, e sidomos rinisë saj, arenën kombëtare e ndërkombëtare. Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar do të shtojë angazhimin e tij për të qëndruar pranë Komitetit Olimpik Kosovar. Tashmë sukseset e sportistëve që do të përfaqësojnë Kosovën do të jenë po aq të gëzueshme sa ato të sportistëve shqiptarë dhe anasjelltas. Nuk ka gjë më të bukur. Urimet mira Kosovës pavarur. Urimet mira sportit Kosovar. INFORMACIONE JANAR-SHKURT 2008 Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar nënshkroi zyrtarisht në datë 6 Shkurt 2008 Marrëveshjen e Sponsorizimit me AMC, ambjentet e Hotel Sheraton, në prani të mediave, anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të KOKSH dhe shumë të ftuarve të tjerë. Me këtë Marrveshje zyrtarizohet marrdhënia me AMC si Co-Sponsor Gjeneral i KOKSH, marrveshje e cila nga ana e AMC është një vazhdim i angazhimeve të saj për mbështetjen e sportit shqiptar dhe nxitjen e vlerave sportive me finalizimin e PERMBAJTJA 06/02/2008 Lidhja e kontratës me AMC 08/02/2008 Mbledhje e Komitetit Ekzekutiv 25/02/2008 Orienteering Duke pritur Lojërat Olimpike Pekin 2008 Aktivitete me Komitetin Olimpik të Kosovës Federatat & Komisionet e KOKSH Njoftime përpjekjeve të saj për sponsorizimin e Skuadrës Olimpike Shqiptare në Lojërat Olimpike PEKIN 2008. 1

KOKSHnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/newsletter/2008/Janar-Shkurt... · gjithë Komuniteti Sportiv Shqiptar ... Komisioni Financë – Marketing pranë KOKSH, me kryetar z

  • Upload
    buihanh

  • View
    222

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: KOKSHnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/newsletter/2008/Janar-Shkurt... · gjithë Komuniteti Sportiv Shqiptar ... Komisioni Financë – Marketing pranë KOKSH, me kryetar z

Lidhja e kontratës me AMC

KOKSH

Dhe ja më në fund, pas kaq shumë vitesh përpjekjesh e mundimesh, Kosova e lirë, e pavarur e sovrane.Si të gjithë bashkëatdhetarët tanë në Kosovë, Shqipëri, diasporë e kudo që ndodhen, edhe ne, i gjithë Komuniteti Sportiv Shqiptar përcolli me emocion të madh momentet historike të shpalljes së Pavarësisë, të një të drejte legjitime e jetësore të mohuar prej vitesh.Unë kam krenarinë dhe kënaqësinë si President i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, që në emër

Mesazh i Presidentit të KOKSH, Z. Hysen Domi për Pavarësinë e Kosovës

të tij t’i uroj udhë të mbarë Shtetit të ri Kosovar. Gjithashtu i urojmë udhë të mbarë kolegëve tanë të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe të të gjithë Federatave Sportive Kosovare, në veçanti sportistëve e trajnerëve kosovarë.Jemi të sigurt se gradualisht do të hapen të gjitha perspektivat e përfaqësimit dinjitoz të vitalitetit e performancës sportive të popullit Kosovar, e sidomos të rinisë së saj, në arenën kombëtare e ndërkombëtare.

Komiteti Olimpik Kombëtar

Shqiptar do të shtojë angazhimin

e tij për të qëndruar pranë

Komitetit Olimpik Kosovar.

Tashmë sukseset e sportistëve që

do të përfaqësojnë Kosovën do

të jenë po aq të gëzueshme sa

ato të sportistëve shqiptarë dhe

anasjelltas. Nuk ka gjë më të bukur.

Urimet më të mira Kosovës

së pavarur. Urimet më

të mira sportit Kosovar.

INFORMACIONE JAN

AR

-SH

KU

RT

20

08

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar nënshkroi zyrtarisht në datë 6 Shkurt 2008 Marrëveshjen e Sponsorizimit me AMC, në ambjentet e Hotel Sheraton, në prani të mediave, anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të KOKSH dhe shumë të ftuarve të tjerë. Me këtë Marrveshje zyrtarizohet marrdhënia me AMC si Co-Sponsor Gjeneral i KOKSH, marrveshje e cila nga ana e AMC është një vazhdim i angazhimeve të saj për mbështetjen e sportit shqiptar dhe nxitjen e vlerave sportive me finalizimin e

PERMBAJTJA06/02/2008Lidhja e kontratës me AMC

08/02/2008Mbledhje e Komitetit Ekzekutiv

25/02/2008Orienteering

Duke pritur Lojërat Olimpike Pekin 2008

Aktiviteteme Komitetin Olimpik të Kosovës

Federatat & Komisionet e KOKSH

Njoftime

përpjekjeve të saj për sponsorizimin e Skuadrës Olimpike Shqiptare në Lojërat Olimpike PEKIN 2008.

1

Page 2: KOKSHnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/newsletter/2008/Janar-Shkurt... · gjithë Komuniteti Sportiv Shqiptar ... Komisioni Financë – Marketing pranë KOKSH, me kryetar z

MASKOTËT ZYRTARË TË LOJËRAVE OLIMPIKE

“PEKIN 2008”BeibeiNë kulturën dhe artin tradicional Kinez, peshku dhe uji janë simbol i begatisë dhe korrjes. Beibei përcjell bekimin

qelibar.JingjingPanda që bën fëmijët të qeshin, duke përcjellë mesazhin e lumturisë. Gjethet mbi kokë simbolizojnë lidhjen harmonike të njeriut me natyrën.HuanhuanËshtë vëllai i madh, fëmijë i zjarrit që simbolizon Flakën Olimpike dhe pasionin për sportin. Pasioni është urimi që ai përcjell.YingyingSi të gjitha antilopat, Yingying është i shpejtë dhe i lëvizshëm dhe përcjell mesazhin për shëndet të mirë.NiniDallëndyshja me krahë ari është tradicionalisht një nga më të njohurat ndër dizenjot e balonave në Kinë. Krahët e artë simbolizojnë qiellin e pafund dhe përcjellin fat.

2

Page 3: KOKSHnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/newsletter/2008/Janar-Shkurt... · gjithë Komuniteti Sportiv Shqiptar ... Komisioni Financë – Marketing pranë KOKSH, me kryetar z

Flaka Olimpike

Ndizet më 24 Mars 2008 Flaka Olimpike

Sipas kalendarit zyrtar të “Pekin 2008”, Flaka Olimpike do të ngrihet në datë 24 Mars 2008, në Olimpia, Greqi. Sipas traditës, ceremonia e ngritjes së Flakës Olimpike është mbajtur gjithmonë përpara Tempullit të Herës të Olimpias së Vjetër.605 Flakëmbajtës Grekë do të përshkojnë një rrugë prej 1,528 km përgjatë 7 ditëve, ndërmjet 43 qyteteve. Në datë 30 Mars 2008, ora 15:00, Flaka Olimpike do të mbërrijë në Stadiumin e Panatenianit në Athinë, aty ku u zhvilluan Lojërat e para Olimpike Moderne, në vitin 1896.

Logo zyrtare "Pekin 2008"

Medaljet e Lojërave Olimpike "Pekin 2008"

3

Page 4: KOKSHnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/newsletter/2008/Janar-Shkurt... · gjithë Komuniteti Sportiv Shqiptar ... Komisioni Financë – Marketing pranë KOKSH, me kryetar z

ORIENTEERING09/01/2008

Vizitë në KOKSH e Marilena Pinca – Orienteering

Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH z. Stavri Bello, priti të Mërkurën, dt. 09 Janar 2008, Dr. Marilena Pinca, Përgjegjëse e Rajonit të Puglias së Italisë në Shqipëri, me qëllim diskutimin mbi Kampionatin Mesdhetar të Sportit të Orientimit (Orienteering), kampionat i cili përfshin Greqinë, Italinë dhe Shqipërinë.

16/01/2008

Takim Orienteering

Në kuadrin e organizimit të Kampionatit Mesdhetar të Sportit të Orientimit, Tour i Shqipërisë, Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH, z. Stavri Bello, zhvilloi një takim me z. Gabriele Viale, President i Park World Tour Italia dhe koordinator i zonës Mesdhetare, në datë 16 Janar 2008, pranë Hotel Tirana International. Pas këtij takimi, z. Bello dhe z. Viale vizituan zonën ku do të zhvillohet Kampionati Mesdhetar i Orientimit (MOC), Amfiteatrin e Liqenit Artficial të Tiranës, në datë 25 Shkurt 2008.

Vullnetarët e KOKSH, nga Liceu Artistik i Gjuhëve të Huaja, “Asim Vokshi”

4

Page 5: KOKSHnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/newsletter/2008/Janar-Shkurt... · gjithë Komuniteti Sportiv Shqiptar ... Komisioni Financë – Marketing pranë KOKSH, me kryetar z

25/02/2008

AktivitetOrienteering

Në partneritet me Parc World Tour, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar mori pjesë në realizimin e Projektit "Sporti– Turizmi – Shkolla – Mjedisi", në kuadrin e Kampionatit Mesdhetar

pjesë edhe katër sportistë shqiptarë, nga të cilët Edmond Bajraktari mori çmimin e parë për kategorinë e të rinjve. Nëkëtë aktivitet masiv që zgjati rreth 4 orë, ishte i pranishëm z. Stavri Bello, Sekretar i Përgjithshëm i KOKSH, i cili shprehu kënaqësinë e tij më të madhe në realizimin e këtij eventi për herë të parë në Shqipëri.

të Sportit të Orientimit, kampionat i cili mblodhi rreth tij Italinë, Greqinë dhe Shqipërinë. Në organizim ndihmoi edhe Klubi i Ecjes dhe Vrapimit Tiranë, me kryetar Suad Jegenin. Turi i Shqipërisë u zhvillua pranë Amfiteatrit të Liqenit Artificial të Tiranës, me pjesëmarrjen e rreth 100 sportistëve, kryesisht nga vendet Skandinave. E veçanta e këtij evenimenti me rëndësi për sportin shqiptar dhe promovimin e tij, ishte se në këtë Tur morën

Gjithashtu të pranishëm ishin edhe anëtarët e Komisioneve të KOKSH: “Femra dhe Sporti”, “Sporti për të Gjithë”dhe Komisoni Sportistit. Ajo çfarë i dha një atmosferë akoma më të bukur këtij aktiviteti ishte pjesëmarrja e 20 vullnetarëve të rinj, nxënës të Liceut Artsitik të Gjuhëve të Huaja në Tiranë, për pjesëmarrjen e të cilëve falenderohet veçanërisht Drejtori i kësaj shkolle, z. Prelë Vata. Presidenti i veprimtarisë së Orientimit Gabriele Viale dhe Koordinatori Jorgen Mortenssen, në një intervistë për shtypin theksuan se zhvillimi i sportit të Orientimit edhe në Shqipëri përbën një hap më tej për këtë vend të bukur nga pikëpamja natyrore, duke sjellë herë pas here sporte e rryma të reja, të cilat kontribuojnë pozitivisht në imazhin e sportit vendas kudo në botë. Në përfundim u shpërndanë çertifikatat e çmimeve fituese.

Përfaqësuesit shqiptarë në Veprimtarinë e Orienteering

Foto nga aktiviteti masiv

TANI EDHE NË SHQIPËRI

5

Page 6: KOKSHnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/newsletter/2008/Janar-Shkurt... · gjithë Komuniteti Sportiv Shqiptar ... Komisioni Financë – Marketing pranë KOKSH, me kryetar z

12/01/2008 - 55–vjetori i Federatës së Radioamatorizmit

Federata Shqiptare e Radioamatorizmit festoi 55 – vjetorin e krijimit, ceremoni në të cilën mori pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH, z. Stavri Bello. Në veprimtarinë e saj 55 – vjeçare, Federata Shqiptare e Radioamatorizmit ka treguar seriozitet e devotshmëri të plotë në misionin përkatës. Presidenti i FSHR, z. Miftar Fana, tha se ky eveniment është i një rëndësie të veçantë dhe se do të vazhdojë t’i shërbejë si gjithmonë kësaj Federate.

Federata Shqiptare e Notit

Në Turneun Ndërkombëtar që u zhvillua në Herceg Novi të Malit të Zi, dt. 16-17 Shkurt 2008, Federata Shqiptare e Notit mori pjesë me 34 notarë të moshave të ndryshme, ndërkohë që numri i pjesëmarrësve ishte 235. Në këtë Turne konkuronin 17 ekipe meshkuj dhe

14 ekipe femra nga Mali i Zi, Serbia, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia, Vojvodina dhe Shqipëria. Ekipi shqiptar mori 9 medalje nga të cilat: Meshkuj – 6 argjendi e 2 bronzi dhe femra 1 bronxi. Ndërsa në renditjen përfundimtare ekipi i meshkujve zuri vendin e dytë dhe ekipi i femrave vendin e shtatë.

15/02/2008 - Takim me Presidentët dhe Sekretarët e Federatave të Notit, Atletikës dhe Xhudos

Presidenti dhe Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH, z. Hysen Domi dhe z. Stavri Bello, pritën në datë 15 Shkurt 2008 në një takim zyrtar autoritetet e Federatave Shqiptare të Notit, Atletikës dhe Xhudos, me qëllim diskutimin mbi përgatitjet që po kryejnë Federatat e lartpërmendura nëkuadrin e Lojërave Olimpike ”Pekin 2008”.

Federata Shqiptare e Dancit Sportiv

Federata Shqiptare e Dancit Sportiv mori pjesë në Kupën e Botës që u zhvillua në Montreal të Kanadasë, duke i dhuruar dancit sportiv fitoren e çiftit Kris Spaho dhe Adriana Kapaj, të cilët garuan në seksionin pro – amator, ku përfitohen pikë për t’u përfaqësuar në të ardhmen në kategori të profesionistëve. Çifti shqiptar konkurroi në kategorinë Junior 4x4, në vallëzimin latin, si edhe në kategorinë për të Rinj 4x4. Në përfundim Spaho – Kapaj merituan 3 medalje të arta, dy në grupmoshën Junior, në vallëzimet standard e latin dhe një në grupmoshën për të Rinj.Një tjetër lajm i mirë i Dancit Sportiv vjen nga Turneu Ndërkombëtar Bassano Open Itali, ku çifti shqiptar Lec Patoku dhe Veronika La Mana zunë vendin e nëntë në vallëzimin latin, ndër 32 çifte të tjera nga Italia, Rusia, Republika Çeke, Sllovenia dhe Letonia.

Presidenti i Federatës së Radioamatorizmit, z.Miftar Fana, duke i dhënë dekoratë Presidentit të KOKSH,

z. Hysen Domi, për kontributin e dhënë në sport.

Nga Asambleja e Radioamatorizmit.

Federatat

6

Page 7: KOKSHnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/newsletter/2008/Janar-Shkurt... · gjithë Komuniteti Sportiv Shqiptar ... Komisioni Financë – Marketing pranë KOKSH, me kryetar z

Mbledhje e Komitetit Ekzekutiv

Komiteti Ekzekutiv i KOKSH zhvilloi të Premten, dt. 8 Shkurt 2008 mbledhjen e parë të vitit Olimpik 2008, në të ciliën nderoi me ardhjen e tij edhe Ministri i MTKRS, z. Ylli Pango. Rendi i ditës së mbledhjes ishte si më poshtë vijon:• Përgatitjet për "Pekin 2008"• Diskutim mbi strukturën e delegacionit Olimpik• Miratimi i Projektit për mbështetje drejtuar MTKRS• Vendosja e masës së shpërblimit për medalje në Lojërat Olimpike• Marrëveshja me AMC si co – sponsor i KOKSH për Lojërat Olimpike "Pekin 2008"• Përfundimi i Kurseve Kualifikuese për Administratorëte Sportit• Organizimi i Ditës Olimpike në Durrës, në bashkëpunim me Ambasadën Kineze• Diskutim mbi materialin për Strategjinë e Sportit• Miratim i Programit vjetor 2008 të KOKSH• Informacion mbi programin e Talenteve të Reja 2007• Miratim i botimit të Raportit Vjetor të KOKSH përvitin 2007• Projekte të ndryshme nga Federatat• Projekti për mbjelljen e Ullinjve në Olimpia

Mbledhje e Komisionit “Financë – Marketing”

Komisioni Financë – Marketing pranë KOKSH, me kryetar z. Gëzim Panariti, zhvilloi në datë 10 Janar 2008 mbledhjen e parë të vitit 2008. Në këtë mbledhje u diskutua mbi Raportin e ekspozimit të Co-sponsorit Reiffeisen Bank gjatë vitit 2007, projekt propozimin e partneritetit ndërmjet MTKRS dhe KOKSH në lidhje me Lojërat Olimpike “Pekin 2008”, si dhe propozimin e Kompanisë Celulare AMC, si co-sponsor i “Pekin 2008”. Në mbledhje ishin gjithashtu të pranishëm z. Hysen Domi, President i KOKSH dhe z. Stavri Bello, Sekretar i Përgjithshëm i KOKSH.

Komisioni i Kualifikimit pranë KOKSH, me kryetar z. Koço Mikerezi, zhvilloi të Premten, dt. 18 Janar 2008 mbledhjen e parë të këtij viti, në të cilën ishin të pranishëm Presidenti dhe Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH, z. Hysen Domi dhe z. Stavri Bello. Rendi i ditës në këtë mbledhje ishte si vijon: Analiza dhe Raporti informativ i vitit 2007, planifikimi i projekteve kualifikuese për vitin 2008 dhe projektet për kualifikimin e Trainerëve të KOKSH, siç është rasti i traineres së Atletikës, zj. Laureta Derhemi, e cila mori pjesënë Kursin e Kualifikimit të trainerëve në Budapest tëHungarisë.

Mbledhje e Komisionit ”Sporti për të Gjithë”

Komisioni ”Sporti për të Gjithë” pranë KOKSH, zhvilloi më datë 01 Shkurt 2008 mbledhjen e parë të këtij viti me qëllim diskutimin e Raportit të aktiviteteve tërealizuara gjatë vitit 2007 dhe miratimin e Planit për vitin 2008.

Mbledhje e Komitetit Elzekutiv

Mbledhje e Komisionit “Financë - Marketing”

Mbledhje e Komisionit “Sporti për të Gjithë”

Mbledhjet e komisioneve

7

Page 8: KOKSHnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/newsletter/2008/Janar-Shkurt... · gjithë Komuniteti Sportiv Shqiptar ... Komisioni Financë – Marketing pranë KOKSH, me kryetar z

Nga Asambleja e 7-të vjetore e KOKSH, Elbasan 2002

Nga Asambleja e 7-të vjetore e KOKSH, Elbasan 2002

Seminar “Qeverisja e Organizatave Sportive”

Seminar “Qeverisja e Organizatave Sportive”,Prishtinë 2006.

Pamje nga Seminari mbi Manaxhimin e Infrastrukturës

Sportive, Tiranë 2005

Nga Asambleja e 7-të vjetore e KOKSH,

Elbasan 2002

Aktivitete ndër vite

8

Page 9: KOKSHnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/newsletter/2008/Janar-Shkurt... · gjithë Komuniteti Sportiv Shqiptar ... Komisioni Financë – Marketing pranë KOKSH, me kryetar z

me Komitetin Olimpik të Kosovës

Pritje në zyrat e KOKSH

të Presidentit të Komitetit Olimpik Kosovar, z. Besim Hasani

Pritje në zyrat e KOKSH

të Presidentit të Komitetit Olimpik Kosovar, z. Besim Hasani

Pamje nga Asambleja e 9-të Vjetore e KOKSH, Vlorë 2004

Pritje në zyrat e KOKSH e Presidentit të Komitetit

Olimpik Kosovar, z. Besim Hasani, Janar 2008

Seminar “Qeverisja e Organizatave Sportive”

Pamje nga Asambleja e 9-të Vjetore e KOKSH,

Vlorë 2004

9

Page 10: KOKSHnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/newsletter/2008/Janar-Shkurt... · gjithë Komuniteti Sportiv Shqiptar ... Komisioni Financë – Marketing pranë KOKSH, me kryetar z

AKTIVITETESekretari i Përgjithshëm i KOKSH, z. Stavri Bello, i ftuar në Universitetin Luigj Gurakuqi, Shkodër

Sekretari i Përgjithshëm i

KOKSH, z. Stavri Bello, u ftua

nga Universiteti Luigj Gurakuqi

në Shkodër, për të mbajtur një

leksion mbi manaxhimin dhe

drejtimin në sport.

Seminar “Marketingu Sportiv”, Cairo, Egjipt

Z. Flobenc Dilaveri, anëtar i

Komisionit Financë Marketing

mori pjesë në Seminarin

mbi Marketingun Sportiv,

i cili u zhvillua në Cairo të

Egjiptit në datat 17 – 20 Janar

2008. Seminari drejtohej nga

Presidenti i Komitetit Olimpik

të Maltës, i cili ishte edhe

koordinator i këtij eventi, z.

Lino Farrugia.

25/01/2008 – Takim Presidenti i KOKSH & Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH në Ambasadën Kineze

Presidenti i KOKSH, z. Hysen

Domi dhe Sekretari i Përgjithshëm

i KOKSH, z. Stavri Bello, zhvilluan

një takim me Ambasadorin Kinez

në Tiranë, z. Wang Junling, në

kuadrin e organizimit të Ditës

Olimpike në qytetin e Durrësit,

në shkollën sportive “Bernardina

Qeraxhi”, projekt në të cilin

Ambasadori Kinez tha se do të

jetë i pranishëm.

10

Page 11: KOKSHnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/newsletter/2008/Janar-Shkurt... · gjithë Komuniteti Sportiv Shqiptar ... Komisioni Financë – Marketing pranë KOKSH, me kryetar z

janar-shkurt 2008

Presidenti dhe Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH takim në Ambasadën Greke Më datë 4 Shkurt 2008, autoritetet e larta të KOKSH, Presidenti z. Hysen Domi dhe Sekretari i Përgjithshëm

z. Stavti Bello, zhvilluan një takim me Ambasadorin Grek në Shqipëri, z. Konstantinos Kokosis pranë zyrave

të Ambasadës Greke në Shqipëri. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi mbi Projektin ”Një rrënjë ulliri

për Olimpian”, projekt i cili do të konsistojë në mbjelljen e një rrënje ulliri nga çdo anëtar i Komitetit

Ekzekutiv të KOKSH në një udhëtim të afërt në Olimpia.

Mbledhja e katër drejtorëve kombëtarë të licensuar nga CIO, z. Stavri Bello,

z. Gëzim Panariti, z. Leonard Tase e z. Arben Kaçurri, mbi organizimin e Kurseve

të Administratorëve sportivë u zhvillua të Enjten, dt. 31 Janar 2008, me objekt

kyesor: analizën e përgjithshme të programit / feedback për periudhën kohore

2001 - 2008, mbarëvajtjen e Kursit, vazhdueshmërinë e Kurseve.

Propozimet konkrete që u hodhën gjatë mbledhjes: Të vazhdohet Kursi

i Administratorëve Lokalë të Sportit, Të përkthehet në shqip Manuali i

Administratorëve Sportivë, gjë që do të ndihmojë në shpërndarjen efektive

të informacioneve e strategjive sportive edhe në nivel lokal, të ndërtohet një

Projekt për Drejtuesit e Rinj të Sportit. , Edukimi i pjesëmarrësve me aftësitë e IT & Gjuhës Angleze.

Një falenderim i veçantë gjatë kësaj mbledhjeje, i shprehur nga të katër drejtorët, ka qenë falenderimi drejtuar

Teknologjike dhe materialet informative të shfrytëzuara gjatë Kurseve

1. Mirëpresim këtë Seminar të

dytë për frymën dhe rëndësinë

në kontibutin e dhënë nga e gjithë

Lëvizja Olimpike dhe Sportive, duke

vënë në pah kështu, interesin tonë

lidhur me këtë subjekt dhe kërkesën

tonë të njëzëshme për ta trajtuar

atë si prioritet.

2. Të ritheksohet se Autonomia në

Lëvizjen Olimpike dhe Sportive është

esenciale për zhvillimin e sportit dhe

promovimin e vlerave të tij, në të

mirë të të gjithë sportistëve.

3. Të shpreh vullnetin e Lëvizjen

Olimpike dhe Sportive për të

bashkëpunuar me Qeveritë dhe

institucionet ndërkombëtare brenda

kuadrit të një respekti reciprok, për

të vlefshme për të gjithë qytetarët

e botës.

4. Të vlerësojë evolimin e

Autonomisë në organizatat sportive

gjatë 18 muajve të fundit, duke njohur

kontributin e konsiderueshëm dhënë

nga të gjithë anëtarët e Lëvizjes

Olimpike, ndërkohë që bëhet i

njohur gjithashtu një numër rastesh

serioze të cilat në fakt provojnë se

ky parim ende nuk është pranuar

nga të gjithë.

5. Të nënvizojë Qeverisjen e Mirë

si parim bazë për të siguruar

Autonominë e Organizatave

Olimpike dhe Sportive dhe të

sigurojë se kjo Autonomi është

respektuar nga partnerët tanë.

6. Të sigurojë në parim mbështetjen

për draft dokumentin e titulluar

“Parimet Bazë Universale të

Qeverisjes së Mirë të Lëvizjes

Olimpike dhe Sportive”, i cili është

prezantuar në këtë seminar, dhe

të përfshihen rekomandimet dhe

seminar përpara paraqitjes së tij në

Kongresin Olimpik 2009.

7. Të krijojë menjëherë Networkun

Olimpik dhe Sportiv me detyrë

ruajtjen e Autonomisë dhe të

sigurojë që ky Network të lehtësojë

shkëmbimin e informacionit dhe të

sigurojë një analizë të përgjithshme,

e cila do të përdoret si bazë për

vendime dhe veprime në të ardhmen,

aty ku do të jetë e nevojshme të

merren.

Mbledhja e Drejtorëve Kombëtarë të Kurseve të Administratorët Lokalë të Sportit

SPECIALEREZOLUTË E SEMINARIT TË DYTË MBI AUTONOMINË NË LËVIZJEN OLIMPIKE DHE SPORTIVE

Seminari i dytë mbi Autonominë e Lëvizjes Olimpike dhe Sportive, u zhvilluar në Lozanë, Zvicër në datat 11 dhe 12 Shkurt 2008, në të cilin

mori pjesë anëtari I Komitetit Ekzekutiv, z. Genc Boga

11

Page 12: KOKSHnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/newsletter/2008/Janar-Shkurt... · gjithë Komuniteti Sportiv Shqiptar ... Komisioni Financë – Marketing pranë KOKSH, me kryetar z

N J O F T I MNë kuadrin e përgatitjeve për pjesëmarrje të Ekipit Olimpik Shqiptar në Lojërat Olimpike në Pekin, Gusht 2008, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar shpall konkurs për propozim e dizajnit të veshjes zyrtare të delegacionit shqiptar që do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike “PEKIN 2008”.Informacion të zgjeruar do të gjeni të publikuar në faqen tonë të internetit : www.nocalbania.org.al

Njoftime

E

N J O F T I MNë kuadrin e përgatitjeve për pjesëmarrje të Ekipit Olimpik Shqiptar në Lojrat Olimpike në Pekin , Gusht 2008, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar shpall konkurs duke ftuar të gjitha firmat e veshjeve sportive të paraqesin oferta për veshjet sportive që do të përdoren nga delegacioni shqiptar që do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike PEKIN 2008.Informacion të zgjeruar do të gjeni të publikuar në faqen tonë të internetit : www.nocalbania.org.al

Të gjithë të interesuarit mund të kontaktojnë në adresën: Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar

Rr.” Muhamet Gjollesha”, Sheshi “Mustafa K.Ataturk” (ish-21 Dhjetori), Tiranë,Tel : +355 4 235 249 / 240 602

Fax : +355 4 240 565E –mail : [email protected]

12