8
KOKSH Informacione Tetor – Dhjetor 2010

KOKSH Informacionenocalbania.org/wp-content/uploads/2012/newsletter/2010/...anë të materialeve të dhëna në paketë, si libri Lojërat Olimpike Antike dhe Moderne, do të mësojnë

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: KOKSH Informacionenocalbania.org/wp-content/uploads/2012/newsletter/2010/...anë të materialeve të dhëna në paketë, si libri Lojërat Olimpike Antike dhe Moderne, do të mësojnë

KOKSH InformacioneTetor – Dhjetor 2010

Page 2: KOKSH Informacionenocalbania.org/wp-content/uploads/2012/newsletter/2010/...anë të materialeve të dhëna në paketë, si libri Lojërat Olimpike Antike dhe Moderne, do të mësojnë

2

5 TetorSHPALLEN SPORTISTET PERFITUES TE BURSES OLIMPIKE “LONDER 2012”

Në datë 05 Tetor 2010, në zyrat e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar u shpallën zyrtarisht sportistët që do të përfitojnë nga projekti i Bursave Olimpike “Londër 2012” dhe gjithashtu u bë nënshkrimi i kontratave nga sportistët përfitues, Federatat përkatëse dhe KOKSH.

Të pranishëm në ceremoni ishin sportistët e përzgjedhur nga projekti, të cilët do të synojnë kualifikimin për Lojërat Olimpike “Londër 2012”, titullarë të Federatave përkatëse dhe anëtarët e Komisionit Teknik të KOKSH.

Në konferencën për shtyp Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH z. Bello prezantoi në prani të mediave sportistët dhe ftoi që institucione të tjera t’i bashkëngjiten këtij programi për të bërë të mundur që edhe sportistë të tjerë potencialë të kenë mundësinë për t’u kualifikuar në Lojërat Olimpike.

Këto bursa janë të vlefshme për periudhën Shtator 2010 - Gusht 2012 dhe kanë si qëllim kryesor mundësimin e kushteve optimale për stërvitjen e sportistëve për t’u kualifikuar në Lojërat Olimpike Verore “Londër 2012”.

Page 3: KOKSH Informacionenocalbania.org/wp-content/uploads/2012/newsletter/2010/...anë të materialeve të dhëna në paketë, si libri Lojërat Olimpike Antike dhe Moderne, do të mësojnë

3

Sportistët përfitues:

ROMELA BEGAJ Datëlindja : 02/11/1986 Sporti Olimpik : Peshëngritje Kategoria: 58 kgRenditja Kombëtare : 1

Renditja botërore: 14

ERKAND QERIMAJ Datëlindja : 10/08/1988 Sporti Olimpik : Peshëngritje Kategoria: 77 kg Renditja Kombëtare : 1Renditja botërore: 10

MAJLINDA KELMENDI Datëlindja : 09/05/1991 Sporti Olimpik : XhudoKategoria: 52 kg Renditja Kombëtare : 1Renditja botërore: 18

FATJON BARO Datëlindja : 08/04/1987 Sporti Olimpik : Mundje Disiplina: Stil i LirëRenditja Kombëtare : 1

ADRIATIK HOXHA Datëlindja : 09/03/1990 Sporti Olimpik : Atletikë

Disiplina: Hedhje GjylejeRenditja Kombëtare : 1

Page 4: KOKSH Informacionenocalbania.org/wp-content/uploads/2012/newsletter/2010/...anë të materialeve të dhëna në paketë, si libri Lojërat Olimpike Antike dhe Moderne, do të mësojnë

4

04 Nëntor TRYEZE E RRUMBULLAKETSPORTI DHE EDUKIMI FIZIK NE SHKOLLE

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar së bashku me Universitetin e Sporteve të Tiranës, duke vlerësuar Edukimin Fizik dhe Sportin në Shkollë një faktor të rëndësishëm për edukimin e fëmijëve dhe të rinjve organizuan një Tryezë të Rrumbullakët me aktorë të ndryshëm që kanë lidhje me ndikimin e aktivitetit fizik dhe sportit në jetën e njerëzve dhe në veçanti atë të fëmijëve dhe të rinjve shkollorë.

Paneli i tryezës u kryesua nga: z. Stavri Bello – Sekretar i Përgjithshëm i KOKSH; z. Vejsel Rizvanolli – Rektor i UST; znj. Nora Malaj – zv.Ministre e MASH.

Diskutimet e ardhura nga shumë aktorë në këtë fushë konstatuan vlerat dhe domosdoshmërinë për një bashkërendim dhe koordinim në hartimin e politikave sa më efektive dhe të dobishme për komunitetin dhe shoqërinë shqiptare në mënyrë që të krijojnë një stil jete aktive e cila fillon që në moshë të vogël.

Në diskutime u theksua roli i Edukimit Fizik dhe Sporti në shkollë si një mjet i rëndësishëm në edukimin e përgjithshëm të fëmijëve e të rinjve. Vlerësimi vjen jo vetëm nga përfaqësues të fushës së sportit dhe edukimit fizik por edhe nga autoritete të Sistemit shëndetësor, Medias, Shoqërisë civile dhe padyshim ato arsimore si MASH dhe Universitet apo Drejtoria Arsimore. (bashkëngjitur rekomandimet e dala nga Tryeza)

Page 5: KOKSH Informacionenocalbania.org/wp-content/uploads/2012/newsletter/2010/...anë të materialeve të dhëna në paketë, si libri Lojërat Olimpike Antike dhe Moderne, do të mësojnë

5

12 NëntorKAS-i SHQIPTAR RIORGANIZOHET NE MBESHTETJE TE KAS NDERKOMBETAR

Në 12 Nëntor 2010, u mblodhën pranë zyrave të KOKSH, në një takim të përbashkët arbitrat e Këshillit të Arbitrazhit Sportiv Shqiptar, KAS.KAS vepron si organ i pavarur këshillimi dhe arbitrimi pranë KOKSH i krijuar në bazë të Ligjit “Për sportin” dhe Statutit të KOKSH. Ai funksionon në bazë dhe zbatim të Rregullores së miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e KOKSH, Maj 2008.Lista e Arbitrave të Këshillit të Arbitrazhit Sportiv Shqiptar, KAS, e cila gjendet në faqen zyrtare të internetit të KOKSH : www.nocalbania.org.alArben Rakipi – Kryetar, Aldo Zadrima – Arbitër, Erald Dervishi – Arbitër, Franc Terihati – Arbitër, Gernard Velaj – Arbitër, Ilir Panda – Arbitër, Margarita Verria – Arbitër, Rovena Golemi – Arbitër, Sokol Binaj - Arbitër.

23 NëntorKOKSH DHE IKSHS BASHKËPUNIM PËR NJË KËSHILLIM SHKENCOR TË SPORTISTËVE KANDIDATË PËR “LONDËR 2012”Në një takim të realizuar midis z.Stavri Bello, Sekretar i Përgjithshëm i KOKSH, dhe z. Artan Shyti, Drejtor i Institutit të Kërkimit Shkencor Sportiv (IKSHS), u diskutua në parim mbi një bashkëpunim të mundshëm mes institucioneve me qëllim ofrimin e këshillimit shkencor sportistëve kandidatë për L.O. “Londër 2012” të cilët trajtohen me Bursë Olimpike, stafeve të tyre të trajnerëvë, si dhe për një bashkëpunim më të ngushtë me Komisionin Teknik të KOKSH lidhur me sensibilizimin e përfshirjes së sportistëve të tjerë elitarë për të marrë shërbime të tilla në funksion të rritjes së performancës dhe rezultatit teknik të tyre.

26 -27 Nëntor ASAMBLEJA E PËRGJITHSHME COE, BEOGRADZv/Presidentja e KOKSH Znj. Ela Tase dhe z. Stavri Bello, Sekretar i Përgjithshëm morën pjesë në Asamblenë e 39-të të Përgjithshme të COE (Komitetet Olimpike Europiane), e cila u konkludua në datë 27 Nëntor në Beograd, Serbi, me përcaktimin e qyteteve pritëse të Festivalit Olimpik Rinor Evropian për vitet në vijim: 2015 EYOF Veror -Tbilisi, Gjeorgji;2015 EOYF Dimëror Lihtenshtein / AustriGjithashtu u bënë prezantimet mbi edicionet e EYOF 2011, të cilat do të mbahen në Liberec, Çeki (Festivali Dimëror) dhe Trabzon, Turqi (Festivali Veror), si dhe EYOF 2013, në Brasov, Rumani dhe Utrecht, Holandë.Në këtë takim, ku ishin të pranishëm përfaqësuesit e 49 KOK-eve (Komiteteve Olimpike Europiane), si dhe zyrtarë nga CIO, pjesëmarrësit u njohën me progresin e bërë për përgatitjet e Lojërave Olimpike “Londër 2012”, nga Sebastian Coe, President i Komitetit Organizator të “Londër 2012”.

Page 6: KOKSH Informacionenocalbania.org/wp-content/uploads/2012/newsletter/2010/...anë të materialeve të dhëna në paketë, si libri Lojërat Olimpike Antike dhe Moderne, do të mësojnë

6

ASMCVIJON KURSI I AVANCUAR MBI MENAXHIMIN SPORTIV

Kursi i Avancuar mbi Menaxhimin Sportiv ka vijuar me modulin 1 dhe 2 sipas kalendarit të përcaktuar më parë. Për të drejtuar seancën e dytë të modulit 1 të ASMC datë 16.10.2010 ishte i ftuar z. Luc Vandeputte nga Belgjika, i cili është edhe një nga autorët e Librit në të cilin ASMC bazohet.Temat e trajtuara nga z. Vandeputte ishin:

1. “Manaxhimi i Informacionit dhe Teknologjia e Informacionit në Organizatat Sportive”2. Menaxhimi i Ndryshimit

Moduli i dytë ka vijuar me tematikën e Manaxhimit Strategjik të Organizatave Sportive Olimpike e udhëhequr nga z. Leonard Tase. Gjithashtu në seancat e tjera të muajve Tetor, Nëntor dhe Dhjetor pjesëmarrësit kanë prezantuar rastet e studimit të cilat janë një punë e vlerësueshme dhe konkrete në funksion të organizatave të tyre.

KOKSH dhe UST - Leksion i Hapur me lektor z. Luc VandeputteKOKSH në bashkëpunim me UST organizuan një Leksion të Hapur më datë 18 Tetor 2010 në ambjentet e UST. Në prani të studentëve dhe pedagogëve të UST z. Luc Vandeputte prezantoi temën “Kush është i saktë Profesori im apo Facebook-u?”, një temë që ka lidhje me dilemat e zhvillimeve teknologjike sot dhe menaxhimit të teknologjisë së informacionit në sport. Leksioni ishte interaktiv duke përfshirë opinione dhe mendime të studentëve. Zv. Rektori i UST z. Arben Kaçurri falenderoi KOKSH për bashkëpunimin dhe njëkohësisht z. Vandeputte për kontributin e tij dhe gjithashtu premtoi vijimin e bashkëpunimit në projekte të tjera të përbashkëta.

Page 7: KOKSH Informacionenocalbania.org/wp-content/uploads/2012/newsletter/2010/...anë të materialeve të dhëna në paketë, si libri Lojërat Olimpike Antike dhe Moderne, do të mësojnë

7

08 TetorForumi i 13-të i ENGSOKomiteti Olimpik Kroat priti Forumin e 13të Europian të Organizatave Sportive Jo-Qeveritare (ENGSO), i cili u mbajt në Dubrovnik në 8 dhe 9 Tetor, me temë: “Përfshirja sociale dhe Edukimi nëpërmjet sportit”. Për këtë temë, e cila u zgjodh nga ENGSO në bashkëpunim partnerët, u organizuan Tryezë e Rrumbullakët mbi Sportin për të Gjithë dhe Seminar i Bashkimit Europian. Atje u fol mbi strategjinë dhe eksperiencën e shumë përfaqësuesve të shoqatave sportive kombëtare nga vende Europiane, si dhe bashkëpunimin në të gjitha nivelet e përgjegjësisë sociale në Europë.

Përfaqësues të KOKSH në këtë forum morën pjesë znj. Majlinda Pilinci – Anëtare e Komitetit Ekzekutiv dhe njëkohësisht Kryetare e Komisionit Sport për të Gjithë pranë KOKSH, si dhe z. Kliton Muca – Anëtar i Komitetit të të rinjve të ENGSO Youth.

Konventa e parë Botërore e Sporteve Olimpike, u mbajt në Akapulko, Meksikë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Komiteteve Olimpike Kombëtare, Ministrave dhe përfaqësuesve të autoriteteve sportive qeveritare të 205 vendeve anëtare të ANOC.

Përfaqësuesit e më shumë se 200 Komiteteve Olimpike Kombëtare (KOK) u takuan me Ministrat e tyre të Sporteve gjatë Konventës së Parë Botërore të Sporteve Olimpike, organizuar nga ANOC (Shoqata e Komiteteve Olimpike Kombëtare), në 23 Tetor 2010 në Akapulko të Meksikës.

Diskutimet u përqendruan mbi tema të interesit të përbashkët si lufta kundër dopingut; Edukimi Olimpik; pjesëmarrja e femrave në sport; si dhe trajnimi i sportistëve të nivelit të lartë. Mbajtja e një marrëdhënieje bashkëpunuese dhe produktive ndërmjet Lëvizjes Olimpike dhe autoriteteve publike është kritike në të gjitha këto fusha, fakt ky që u vu në dukje nga Presidenti i CIOs Jacques Rogge gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e hapjes. (Bashkëngjitur Deklarata e Konventës)

20-22 Tetor Asambleja e Përgjithshme ANOC, Meksikë

08- 09 Nëntor KONGRESI NDËRKOMBËTAR I FRANKOFONISË

Z. Përparim Ferunaj Prof. i Asoc.

dhe mjeshtër i merituar sporti, me cilësinë e Ekspertit Botëror në peshëngritje për drejtimin e kurseve për trajnerë, ka qenë në datat 03-11 Korrik 2010 në Nepal për të drejtuar një kurs me trajnerët e peshëngritjes së Nepalit. Ky kurs, i cili u zhvillua me pjesëmarrejn e 30 trajnerëve, mori vlerësimin maksimal nga Komiteti Olimpik i Nepalit.Një tjetër aktivitet i ngjashëm i drejtuar nga Z. Ferunaj ishte kursi i trajnimit me trajnerët Egjiptianë, i cili u zhvillua në Egjipt në datat 02 – 10 Dhjetor 2010.Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar vlerëson se aktivitete të tilla janë shumë të rëndësishme për shfrytëzimin e potencialeve të sportistëve shqiptarë për fitimin e medaljeve në sporte të ndryshme Olimpike, dhe është i gatshëm të bashkëpunojë për organizimin e kurseve të tilla trajnuese së shpejti edhe në Shqipëri në të gjitha sportet.

Kongresi Ndërkombëtar i Frankofonisë u mbajt në paris në datat 8-9 Nëntor 2010, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të CIO-s, Qendrës Studimore Olimpike, MEMOS në Trashëgiminë Sportive, Qendrave Universitare etj.Punimet e këtij kongresi u përqendruan në: Ruajtjen e trashëgimisë sportive dhe perspektivën e Memories në lëvizjen sportive, Akademitë Olimpike si përgjegjëse për ruajtjen e dokumentacionit sportiv dhe sigurimin e ekspertizës së nevojshme etj. KOKSH, si anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare Frankofone të Komiteteve Olimpike, u përfaqësua në këtë kongres me anëtarin e Komitetit Ekzekutiv, z. Gëzim Panariti.

Page 8: KOKSH Informacionenocalbania.org/wp-content/uploads/2012/newsletter/2010/...anë të materialeve të dhëna në paketë, si libri Lojërat Olimpike Antike dhe Moderne, do të mësojnë

Adresa: Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, Rr. “Muhamed Gjollesha”, Sheshi “Mustafa K.Ataturk” (ish 21-dhjetori), Tiranë-Albania

Tel: +355 4 2235 249 / 2240 602, Fax: +355 4 2240 565 e-mail: [email protected] / www.nocalbania.org.al

PAKETA E TRETË OLIMPIKE PËR SHKOLLAT

Paketa Olimpike është materiali që shërben si udhërrëfyes për Edukimin Olimpik nëpër shkolla. Materialet e Paketës Olimpike përbëjnë bazën e shëndoshë në të cilën mund të mbështeten jo vetëm mësues të Edukimit Fizik por dhe ato të lëndëve të tjera . Një vend të rëndësishëm zënë simbolet dhe Vlerat Olimpike, si dhe roli i tyre për edukimin harmonik të njeriut në të gjitha aspektet: përmirësimin personal , respektimin e rregullave, paqes, mirëkuptimit të popujve, barazia e të drejtave në sport dhe nëpërmjet tij. Materialet e Paketës së tretë Olimpike do të shërbejnë jo vetëm për të plotësuar Këndin Sportiv të shkollës me anë të katër posterave të reja që janë realizuar , por ka materiale mjaft të vlefshme për mësuesit të cilët me anë të eksperiencave të aktiviteteve të realizuara më parë dhe që jane pasqyruar në Revistën Olimpike , por dhe me kriteret dhe idetë që janë dhënë aty , do të mund të realizojnë një Ditë më të bukur Olimpike, apo një Javë më të plotë Olimpike në secilën nga shkollat e tyre. Dhe jo vetëm mësuesit, por dhe nxënësit me anë të materialeve të dhëna në paketë, si libri Lojërat Olimpike Antike dhe Moderne, do të mësojnë më shumë mbi Olimpizmin dhe do të kenë vetë më shumë ide se si t’i realizojnë aktivitetet Olimpike.Paketa është e gatshme dhe do të fillojë të shpërndahet së shpejti në të gjithë shkollat e Shqipërisë.

THE WORLDWIDE OLYMPIC PARTNERS